Upload
ing-bashkim-statovci
View
3.469
Download
17
Embed Size (px)
DESCRIPTION
Fakulteti i Inxhinjerisë Elektriktrike dhe Kompjuterike
Citation preview
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE
PUNIM DIPLOME Tema: TS. 220/35/10(20) kV PODUJEVË , MUNDSIA E KALIMIT NGA
220/35/10(20) kV NË ATË 110/20 kV
Mentori: Kandidati:
Dr.Sc. Isuf KRASNIQI Bashkim STATOVCI
Prishtinë, 2009
Punim Diplome
1
Përmbajtja:
HYRJE .......................................................................................................................... 4
KAPITULLI 1
1.1 Një historik i shkurtër i sistemit energjetik në Kosovë.............................................6
1.2 Mihjet sipërfaqësore.................................................................................................7
1.3 Termocentralet .........................................................................................................9
1.3.1 Termocentrali “Kosova A”.........................................................................9
1.3.2 Termocentrali “Kosova B”.......................................................................10
1.4 Skema teknologjike e sistemit prodhues.................................................................12
1.5 Hidrocentralet ........................................................................................................12
1.6 Burimet e ripërtërishme (turbinat me erë)……………………………………….13
KAPITULLI 2
2.1 Rrjeti i transmisionit i Republikës së Kosovës......................................................14
2.1.1 Historiku i rrjetit të transmisionit............................................................15
2.1.2 Kapacitetet aktuale të rrjetit të transmisionit............................................18
2.1.2.1 Kapaciteti i linjave të transmisionit............................................18
2.1.2.2 Kapaciteti i linjave te shpërndarjes.............................................18
2.1.2.3 Kapacitetet transformuese..........................................................19
2.2 Linjat interkonektive..............................................................................................21
2.3 Nënstacionet elektrike ............................................................................................23
KAPITULLI 3
3.1 TS 220/35/10(20) kV Podujevë..............................................................................24
3.2 Pamja e ndërtimit , dhe elementet kryesore te një stacioni transformator-ik.........25
3.3 Transformatorët .....................................................................................................28
Punim Diplome
2
KAPITULLI 4
4.1 Transformatorët në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë......................................... 30
4.2 Çelësat automatik ................................................................................................. 34
4.3 Çelësat me gaz SF6 ............................................................................................... 35
4.4 Çelësat ndarës ajror .............................................................................................. 37
4.5 Sistemi për furnizim të pandërprerë-UPS ............................................................. 38
4.5.1 Ndarja e UPS-ve sipas fuqisë ................................................................. 38
4.5.2 Ridrejtuesit .............................................................................................. 39
4.2.3 Bateritë .................................................................................................... 40
4.2.4 Invërtorët ................................................................................................. 41
KAPITULLI 5
5.1 Transformatorët e tensionit ................................................................................... 42
5.1.1 Konstruktimi i transformatorët e tensionit .............................................. 42
5.2 Transformatorët rrymor ........................................................................................ 43
5.3 Transformatorët e kombinuar ............................................................................... 44
5.3.1 Konstruktimi i transformatorëve të kombinuar ...................................... 44
KAPITULLI 6
6.1 Mbrojtja .................................................................................................................45
6.1.1 Mbrojtja e transformatorëve në TS 220/35/10(20) kV Podujevë
me Rele Siemens SIPROTEC..................................................................45
6.1.2 Mbrojtja termike e transformatorëve........................................................47
6.1.3 Mbrojtja Distanciale ................................................................................48
6.1.4 Mbrojtja Diferenciale ...............................................................................48
KAPITULLI 7
7.1 Mbrojtja nga mbitensionet .....................................................................................50
Punim Diplome
3
7.1.1 Mbrojtja nga mbitensionet e jashtme (atmosferike) ................................50
7.1.2 Rrufepritësit .............................................................................................50
7.1.2.1 Realizimi i rrufepritësit në TS 220/35/10(20)kV, Podujevë................. 51
7.1.3 Përçuesit mbrojtës ....................................................................................52
7.1.3.1 Përçuesi mbrojtës në TS 220/35/10 kV, Podujevë.....................52
7.1.4 Shkarkuesit e mbitensionit .......................................................................53
7.1.4.1 Shkarkuesit metal-oksid të mbitensionit në
TS 220/35/10(20) kV në Podujevë..............................53
7.2 Linjat për bartjen e energjisë elektrike ................................................................. 55
KAPITULLI 8
8.1 Mundësit e kalimit nga 220/35/10(20) kV në 110/20 kV ......................................59
Shtojca..........................................................................................................................61
Përfundimi ...................................................................................................................62
Literatura ......................................................................................................................63
Punim Diplome
4
HYRJE
Ne këtë punim diplome me titull ”TS 220/35/10(20) kV Podujevë , mundësitë e
kalimit ne 110/20 kV” kryesisht do te flasim për TS 220/35/10 kV në Podujevë , por
do te flasim edhe për historikun e zhvillimit energjetik ne Kosovë , prodhimin e
energjisë elektrike në Kosovë si dhe për minierat e linjitit , “Termocentralet”dhe ujërat
“Hidrocentralet” si dhe për energjinë e ripërtërishme.
Energjia elektrike si një faktor kryesor i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik te një
vendi duhet ti kushtohet një vëmendje te posaçme energjisë elektrike përkatësisht
prodhimit bartjes dhe shpërndarjes së saj. Energjia elektrike për herë të par filloj te
përdoret ne vitin 1882, duke vepruar me tension 2000 [V] në përçues çeliku me gjatësi
prej 57[km] dhe fuqi bartëse 1.5 [kW]. Zbulimet e më vonshme kanë dhënë
shpjegime te hollësishme për mënyrën e bartjes së energjisë elektrike me sa me pak
humbje dhe shfrytëzimit sa më racional të saj.
Problemi i prodhimit te energjisë elektrike, i bartjes së saj dhe shpenzimit, u zgjodh
teknikisht mirë dhe pati arsyeshme-ri ekonomike. Sot centralet elektrike ndërtohen ne
afërsi te lëndëve djegëse sepse bartja e energjisë elektrike prej centralit (prodhimit) te
energjisë elektrike deri te shpenzuesi (konsumatori) mundësohet me ndihmën e
stabilimenteve te tensionit te lart dhe lart përçuesve. Pra centrali ndërtohet ne afërsi te
minierave te linjitit, te liqeneve akumuluese, lumenjve me rrjedhje të shpejt të ujit dhe
burimeve te tjera energjetike.
Nevoja për energji elektrike po rritet për çdo ditë e më shumë. Kjo po kushtëzon
ndërtimin e centraleve me kapacitete te mëdha. Rëndësi e posaçme është bartja e
energjisë me humbje energjetike sa më të vogla. Një terkes e tillë mund të mund të
plotësohet nëse bartja e energjisë elektrike bëhet me tensione sa më të larta, mirëpo
bartja e energjisë elektrike me tensione shumë të larta paraqet një punë te vështirë,
gjatë bartjes së energjisë elektrike paraqiten probleme shumë të mëdha, te cilat
kërkojnë zgjidhje shkencore dhe praktike. Problem i veçantë ne sistemin
elektroenergjetikë paraqitja e mbitensioneve, dega e cila merret me zgjedhjen e
problemeve te mbrojtjes nga mbitensionet është teknika e tensioneve te larta, është
degë relativisht e re shkencore. Zhvillimi i saj është kushtëzuar me rritjen e nivelit të
tensioneve bartëse, duke filluar nga sistemet bartëse 10kV, 20kV, 35kV, 110kV,
220kV, 400kV, 765kV. Ne shtetet ku distanca nga burimi deri te shpenzuesi janë
shumë te mëdha, janë ne eksperimentim edhe sistemet 1050kV e ka propozime qe te
provohet edhe sistemi prej 2000kV. Për nevojat e shtetit të Republikës së Kosovës
sistemi prej 420kV është i mjaftueshëm, por për integrim ne Evropë është e
nevojshme te ndërtohen sisteme bartëse prej 750kV.
Punim Diplome
5
Kosova disponon me një potencial të konsiderueshëm energjetik të qymyrit (linjitit),
po ashtu posedon edhe disa burime tjera si hidrocentrale dhe tash se voni janë ndërtuar
edhe tre mullinj ere për prodhimin e energjisë elektrike. Rezervat kryesore te linjitit
shtrihen ne dy basene të linjitit në Kosovë, eksploatimi i linjiti sot behet vetëm nga
baseni i Kosovës, në minierat sipërfaqësore në Bardh dhe Mirash planifikohet te nis
eksploatimi i linjitit edhe në Sibovcë. Minierat shtrihen në një sipërfaqe të hapur dhe
me një shkallë të lartë të efikasitetit së nxjerrjes së linjitit. Linjiti qe nxirret ne këto
miniera kryesisht përdoret për nevojat e termocentraleve (rreth 98%). Termocentralet
e ndërtuara dhe lëshuara ne punë në mes te viteve 1960-1984 janë të ndërtuara afër
minierave te qymyrit, rreth 10-15 km nga Prishtina.
Punim Diplome
6
KAPITULLI 1
1.1 Një historik i shkurtër i sistemit energjetik në Kosovë
Sistemi energjetik në Kosovë e ka një histori prej disa dekadash. Në vitin 1922
Kosova inauguroi zhvillimin e saj energjetik me hapjen e minierës së parë nëntokësore
të thëngjillit. Nga ajo minierë është nxjerr thëngjill deri në vitin 1958, kur ka filluar
punën mihja sipërfaqësore e linjitit në minierën e Mirashit. Sot, miniera e Mirashit,
miniera e Bardhit, dhe miniera e Sibovcit Jugperëndimor janë burimet kryesore të
thëngjillit që përdoret për energji në Kosovë, duke siguruar një prodhim të
përgjithshëm vjetor prej përafërsisht 7 milionë tone linjit. Në vitin 1960, filloi
ndërtimi i termocentralit të parë të bazuar në thëngjill. Ishte ky termocentrali Kosova
A, blloku i parë i të cilës kishte një kapacitet prej 65 MW. Deri më 1975, në kuadër të
Kosovës A u ndërtuan edhe katër blloqe të tjera, që gjithsej arrinin një kapacitet prej
800 MW. Prej vitit 1977 deri më 1984, u ndërtua edhe termocentrali i dytë, Kosova B,
me një kapacitet të përgjithshëm prej 678 MW dhe me dy blloqe prodhuese. Për një
kohë të gjatë, Kosova ishte pjesë përbërëse e sistemit energjetik të ish-Jugosllavisë.
Gjatë asaj periudhe, prodhimi i energjisë në Kosovë ishte i përqendruar në prodhimin
e bazuar në linjit (termo), me një kontribut të vogël të prodhimit të bazuar në ujë
(hidro).
Furnizimi i vet Kosovës me energji bëhej nga termocentralet e saj por edhe nga
burime të tjera të prodhimit të energjisë që gjendeshin gjithandej territorit të ish
Jugosllavisë.
Në vitet e 90ta, gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, sistemi energjetik i vendit u
mirëmbajt shumë dobët ose në të u investua shumë pak. Prej vitit 1989 deri më 1999
shumica e ekspertëve vendorë u larguan nga vendet e tre të punës. Megjithatë, në
mesin e qershorit të vitit 1999, kur përfundoi lufta e fundit me Serbinë, punëtorët
shqiptarë filluan të ktheheshin në Kosovë dhe ishin në gjendje që të kthehen në vendet
e tyre të punës. Pas një dekade të lënies anash, në sektorin e energjisë u bënë
investime, së pari nga institucionet ndërkombëtare e pastaj edhe nga institucionet
vendore në mënyrë që të ringjalleshin kapacitetet energjetike të vendit.
Në periudhën e pasluftës sektori i energjisë mori një ‘infuzion’ të madh nga ndihma
ndërkombëtare. Ndonëse nuk ka në dispozicion shifra të sakta, llogaritet se që nga viti
1999 në ketë sektor janë investuar më shumë se 1 miliardë euro. Megjithatë, as këto
fonde nuk ishin të mjaftueshme për të zgjidhur problemet që ka vendi në sektorin e
energjisë.
Punim Diplome
7
1.2 Mihjet sipërfaqësore
Nxjerrja e qymyrit(linjitit) në basenin qymyror të njohur me emrin Baseni i Kosovës
ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore. Fillimisht, qymyri është eksploatuar
nga miniera KOSOVA, e më pastaj nga minierat: Dardhishtë, Sibovcë, Zgafella e Re
dhe Babushi i Muhaxherëve. Kjo formë e nxjerrjes së qymyrit ka vazhduar deri në
vitin 1956, në minierën e atëhershme të Mirashit fillimisht me largimin e djerrinës në
vitin 1956, ndërsa tonët e parë të qymyrit nga kjo minierë janë realizuar në vitin 1958.
Me rritjen e kapaciteteve gjeneruese ka lindur nevoja për hapjen e minierës së Bardhit.
Punët minerare në hapjen e minierës së Bardhit kanë filluar me largimin e djerrinës
në vitin 1964 ndërsa eksploatimi i tonëve të parë të qymyrit nga kjo minierë ka
ndodhur në vitin 1969. Që nga viti 1922 e deri në dhjetor të vitit 2009 nga të gjitha
këto miniera në kuadër të basenit të qymyrit(Linjitit) të KOSOVËS janë eksploatuar
gjithsej 300.1 milionë tonë qymyr.
Organizimi aktual i prodhimit të qymyrit në kuadër të KEK-të është :
DIVIZIONI PËR PRODHIMIN E QYMYRIT, në kuadër të këtij divizioni ekzistojë
tri fronte kryesore të punës:
Fig 1.1 Burimet e linjitit në
Kosovë
Punim Diplome
8
Mihjet ekzistuese apo Sektori lindor dhe perëndimor
Sektori i Sitnicës
Mihja e re Sibovci Jug-Perëndimor
Fig 1.2 Harta e baseneve të linjitit të Kosovës
Fusha e Sibovcit Fusha Jugore Fusha D
Rezervat e linjitit
Gjeologjike/Eksploatabile
990 mt / 830 mt 537 mt / 370 mt 395 mt / 280 mt
Të mjaftueshme për TC
me kapacitet :
2000-2500 MW Ca. 1000 MW Ca. 600 MW
Djerrina / linji m3/t 0.9:1 2.8:1 0.9:1
Vlera kalorike neto 8300 kJ/kg 8000/8300 kJ/kg 7300 kJ/kg
Tabela 1.1 Baseni i linjitit i Kosovës
Rezervat aktuale në minierën ekzistuese janë : 7.1. milion tonë dhe pritet të
përfundohen gjatë vitit 2012.
Rezervat në sektorin e Sitnicës janë : 7.4 milion tonë
Rezervat në mihjen e re SJP janë : 123.4 milion tonë .
Këto rezerva janë paraparë të furnizojnë kapacitetet ekzistuese gjeneruese deri në vitin
2024 . Prodhimi mesatar vjetor aktualisht në DPQ është rreth 8.0 milionë tonë qymyr
Punim Diplome
9
në vit. Linjiti është burimi kryesor i energjisë në Kosovë, 98% te linjitit te nxjerrë i
dedikohet i dedikohet prodhimit të energjisë elektrike në KEK-ë, ndërsa prodhimi i
energjisë elektrike varet plotësisht nga furnizimi me linjit.
Fig 1.3 Miniera e qymyrit (linjitit)
1.3 Termocentralet
Divizioni i Gjenerimit të Energjisë përbëhet nga termocentralet "Kosova A", "Kosova
B" dhe Seperimet Kimike, që janë të vendosura në rrethinën e Kastriotit, që gjenden
rreth 8 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Republikës së Kosovës.
1.3.1 Termocentrali “Kosova A”
Termocentrali "Kosova A" përbëhet nga pesë Blloqe punuese të njohura si A1, A2,
A3, A4 dhe A5. Blloku A1ka filluar te ndërtohet më 10.03.1960 kurse ky Bllok është
lëshuar në punë në vitin 21.10.1962 me fuqi prej 65MW, Blloku A1 ishte i pajisur me
kaldajën nga “Babcock” (Gjermani), kurse turbina nga “Westinghouse” (Amerika).
Kurse Blloku A2 ka filluar te ngritët në vitin 1962 dhe ka startuar me prodhim me
20.05.1965 me fuqi prej 125MW, Blloku A2 ishte i pajisur me kaldajën nga
“Babcock” (Gjermani), kurse turbina nga “General Electrics” (Amerika). Blloku A3
ka startuar më 18.04.1970 me fuqi 200MW , Blloku A3 ishte i pajisur me kaldajën nga
“Rafako” (Poloni), kurse turbina dhe gjeneratori nga “Leningradski Metaljurgski
Zavod” nga ish Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS-Rusia). Blloku
A4 ka filluar prodhimin më 15.05.1971 me fuqi prodhuese të instaluar prej 200MW
dhe Blloku A5 në vitin 08.07.1975 me fuqi prodhuese të instaluar prej 210MW.
Pajisjet e prodhimit te këtyre dy Blloqeve janë të njëjta me at të Bllokut A3. Blloqet
A3, A4 dhe A5 janë funksional. Sipas planit aktual në prodhim përdoren dy blloqe,
Punim Diplome
10
kurse njëri prej tyre është rezervë “e nxehtë “ për shkak te gatishmërisë se tyre të
ulët, që është pasojë e vjetërsisë së tyre. Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë pune, pa status
të definuar, dhe sipas planeve aktuale ato do të mbesin kështu deri në fund, kur pritet
të bëhet dekomisionimi i tyre së bashku me njësitë tjera.
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova A është rreth 1500GWh.
Njësia gjeneruese Fuqia e instaluar
(MW)
Periudha e ndërtimit Lëshimi i parë në punë
A1 65 1960-1962 21.10.1962
A2 125 1962-1965 20.05.1965
A3 200 1966-1970 18.04.1970
A4 200 1967-1971 15.05.1971
A5 210 1971-1975 08.07.1975
Tabela 1.2 Termocentrali “Kosova A”
Fig 1.4 Termocentrali “Kosova A”
1.3.2 Termocentrali “Kosova B”
Ndërtimi i Termocentralit ”Kosova B” është kryer nga konsorciumi Man dhe Alstom
Atlantique-ggee. Termocentrali "Kosova B" përbëhet nga dy njësi (blloqe) punuese të
njohura si B1 dhe B2. Blloku i parë (B1) i këtij termocentrali është lëshuar në punë
me 10.09.1983 me fuqi prej 340MW, kurse blloku i dytë (B2) në vitin 14.07.1984 me
fuqi të njëjtë, 339 MW. Të dy blloqet janë funksional dhe kanë një gatishmëri të mirë
kohore. Me investimet që janë bërë dhe që vazhdimisht janë duke u bërë ne ketë
termocentral është përmirësuar dukshëm gjendja e blloqeve, që ndonëse kanë një
vjetërsi prej 25 vitesh, janë në një gatishmëri të lartë teknike.
Punim Diplome
11
Vitet 2008 dhe 2009 janë vitet kur ky termocentral ka arritur prodhimet rekorde në
historinë e tij që nga ndërtimi i tij në vitin 1984 .
Prodhimi vjetor i energjisë elektrike nga TC Kosova B është rreth 3650GWh.
Njësia
gjeneruese
Fuqia e instaluar
(MW)
Viti i ndërtimit Lëshimi i parë në punë
B1 339 1977-1983 10.09.1983
B2 339 1977-1984 14.07.1984
Tabela 1.3 Termocentrali “Kosova B”
Fig 1.5 Termocentrali “Kosova B”
Punim Diplome
12
1.4 Skema teknologjike e sistemit prodhues
Tabela 1.4
1.5 Hidrocentralet
Hidrocentralet :
- Hidrocentrali i Radavcit ,
- Hidrocentrali Ujman ,
- Hidrocentrali Lumbardh,
- Hidrocentrali Dikance.
Hidrocentrali Ujmani (2x17.5MW) i menaxhuar nga kompania publike Ibër-Lepenci.
Po ashtu edhe disa hidrocentrale të vogla janë në operim, dy prej tyre Lumbardhi dhe
Dikance janë dhënë me koncesion investueseve privat dhe së shpejti pritet që edhe
hidrocentralet Radavci dhe Burimi të jepen me koncesion. Në tabelën 4-2 janë
paraqitur të dhënat kryesore për hidrocentralet të cilat janë në operim.
Punim Diplome
13
Njësia Gjeneruese Kapaciteti i Njësive të HC [MW] Futja në operim
Instaluar Neto Dispozicion
Hidrocentrali i UJMANIT
G 1 17.5 16 16 1983
G 2 17.5 16 16 1983
Hidrocentrali i LUMBARDHIT
G 1 4.04 4.00 4.0 1957(2005)
G 2 4.04 4.00 4.0 1957(2005)
Hidrocentrali i BURIMIT
G 1 0.34 0.34 0.34 1948(2010)
G 2 0.136 0.13 0.13 1948(2010)
Hidrocentrali i DIKANCIT
G 1 0.67 0.66 0.66 1957(2010)
G 2 0.67 0.66 0.66 1957(2010)
Hidrocentrali i RADAVCIT
G 1 0.14 0.14 0.14 1934(2010)
G 2 0.14 0.14 0.14 1934(2010)
Tabela 1.5 Hidrocentralet
1.6 Burimet e ripërtërishme (turbinat me erë)
Në dy vitet e fundit është vërejtur interesim i madh i investitorëve privat në instalimin
e kapaciteteve gjeneruese nga era. Në Kosovë në fillim të vitit 2010 në kodrën e
Golesh-it janë instaluar tri turbinat e para të gjeneratorëve me erë, të një teknologjie të
vjetër (gjenerator asinkron me shpejtësi konstante). Këto tri turbina janë të kyçura në
nivelin e tensionit 10kV dhe secila prej tyre ka kapacitetin e instaluar prej 0.45MW.
Në bazë të parashikimit të prodhimit që ka dhënë investitori këto tri njësi mund të
gjenerojnë rreth 2.59GWh/vit, që rezulton me një faktor të ngarkesës rreth 0.22.
Fig 1.6 Tre turbinat e gjeneratorëve me erë ne kodrën e Golesh-it
Punim Diplome
14
KAPITULLI 2
2.1 Rrjeti i transmisionit i Republikës së Kosovës
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT-i, është themeluar me 1 korrik
të vitit 2006. KOSTT-i është krijuar si rrjedhojë e procesit të ristrukturimit të sektorit
të energjisë në Kosovë, në bazë të obligimeve që rrjedhin nga Traktati për
Komunitetin e Energjisë për Evropën Juglindore. I emëruar nga Qeveria dhe i
liçensuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në tetor të vitit 2006, KOSTT-i është
pronare e dy liçensave:
• për Operim të Sistemit të Transmisionit
• për Operim të Tregut të energjisë elektrike.
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT-i është kompani publike e cila
merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të
transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. KOSTT është përgjegjës për
transmisionin e energjisë elektrike të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV dhe 110 kV dhe
po ashtu është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë
elektrike. Prandaj edhe TS 220/35/10 kV Podujevë qe ne e kemi ne shqyrtim është nën
përgjegjësin e KOSTT-it.
Energjia elektrike e transmetuar do të përkufizohej si energjia elektrike (në GWh) e
transmetuar tek konsumatorët gjatë periodës së raportimit nëpërmjet sistemit të
transmisionit të vënë në funksion nga OST. Kjo përfshin humbjet e sistemit të
transmisionit dhe eksportin përgjatë interkonekcionit. Ky përkufizim paraqitet
grafikisht në Fig 2.1
Fig 2.1 Energjia Elektrike e transmetuar duhet të llogaritet duke shtuar gjithë energjinë elektrike (në
GWh) që rrjedh përgjatë vijës së ndërprerë gjatë periudhës raportuese.
Vlera duhet të jetë e barabartë me gjenerimin me të cilin furnizohet sistemi i
transmisionit plus importi nga interkonekcioni siç tregohet në Fig 1.7
Punim Diplome
15
Energjia Transmetuar = Energjia Eksportua r + Ngarkesa Përdoruesve Fundor Transmisionit
TPF1+ Ngarkesa Shpërndarje + Humbjet Sistemin Transmetues
Energjia Transmetuar = Energjia Importuar + Energjia Prodhuar
Fig 2.2 Energjia Elektrike e transmetuar duhet të llogaritet duke shtuar gjithë energjinë elektrike (në
GWh) që transmetohet përgjatë vijës së ndërprerë gjatë periudhës raportuese.
2.1.1 Historiku i rrjetit të transmisionit të Republikës së Kosovës
Rrjeti i transmisionit i Republikës së Kosovës gjatë viteve është zhvilluar në disa faza
të zgjerimit, përforcimit dhe konsolidimit.
Mes viteve 1953 dhe 1958, është ndërtuar linja e parë 110 kV në Kosovë, nga Novi
Pazari (në Serbi) deri në Butel (në Maqedoni), duke i lidhur nënstacionet (NS): NS
Vallaç, NS Trepçës, NS Vushtrrisë, NS Kosova A, NS Prishtina 1 dhe NS Prishtina 4,
NS Ferizaji dhe NS Sharri. Në të njëjtën periudhë u ndërtua linja e dytë 110 kV në
mes NS Kosova A dhe NS Prishtina 1 dhe linja radiale 110 kV nga Vallaçi në Pejë
duke u lidhur me Burimin.
Më 1959 u ndërtua linja e dytë 110 kV nga NS Vallaçi në NS Kosova A për të
forcuar lidhjen në Termocentralin (TC) Kosova A e cila në atë kohë ishte duke u
ndërtuar. Më 1960 u ndërtua linja e parë 220 kV në Kosovë, nga Krushevci (Serbi)
deri në NS Kosova A.
Më 1963 u ndërtua linja tjetër 220 kV, nga NS Kosova A deri në Shkup (Maqedoni)
dhe një inerkonekcion i dytë u shtua mes këtyre dy nënstacioneve në vitin 1971.
Më 1967, linja 110 kV në veri-perëndim u zgjerua nga Peja, për të lidhur nënstacionet
Deçani dhe Gjakova 1 të pjesës perëndimore të regjionit. Më 1969 kjo u zgjerua më
tej drejt NS Prizrenit 2 në jug duke e lidhur atë me NS Gjakova 2. Më 1972 u ndërtua
linja e dytë radiale 110 kV nga Ferizaji në Therandë, dhe pastaj me
Punim Diplome
16
1973 në NS Prizreni 3, NS Prizreni 1 dhe NS Prizreni 2 duke kompletuar një unazë
110 kV për rreth regjionit.
Po ashtu me 1973 u ndërtua një linjë e dytë 110 kV nga NS Prishtina 1 e cila me vonë
në vitin 1988 u lidh me NS Prishtinën 4 dhe u zgjerua deri në NS Gjilani, në pjesën
lindore të Kosovës.
Më 1977 u ndërtua linja e dytë 110 kV nga NS Kosova A në NS Prishtinën 1, duke
forcuar furnizimin për qytet dhe duke u lidhur kështu me NS Prishtina 2 e NS
Prishtina 3 (1986). Po ashtu me 1977, u ndërtuan linjat e dyfishta 220 kV duke lidhur
kështu NS Kosova A dhe NS Kosova B.
Në vitin 1978 u ndërtua linja e parë 400 kV në Kosovë duke u lidhur Nishin (Serbi)
me Shkupin (Maqedoni) përmes NS Kosova B,. Më 1980 linja 110 kV drejt Gjilanit, u
zgjerua për në Bujanovc (Serbi). Më 1981 u ndërtua linja 110 kV për lidhjen e HC
Ujmanit me NS Vallaçi.
Më 1983 u ndërtua linja e dytë 400 kV e interkonekcionit nga Ribarevina (Mali i Zi)
për në NS Kosova B, dy linjat 400 kV duke lidhur kështu TC Kosova B me NS
Kosova B, dhe linja 220 kV për furnizim vetjak të TC Kosova B. Në të njëjtin vit u
ndërtua linja 220 kV nga NS Kosova B në NS Prizreni 2, përmes nënstacionit
shpërndarës në Drenas. Po ashtu në të njëjtin vit u ndërtua edhe linja e dytë 220 kV
për Drenas duke pasuar me linjën e dyfishtë për furnizim të objekteve industriale të
Feronikelit. Në të njëjtën kohë u ndërtua linja radiale 110 kV nga NS Kosova A në NS
e Bardhit.
Në vitin 1984 u ndërtua linja nga NS Gjilani për në NS Sharri përmes NS Vitia, duke
përmbyllur kështu rrethin jug-lindor të rrjetit 110 kV të Kosovës.
Më 1988 u ndërtua linja interkonektive 220 kV nga NS Prizren 2 për në
Hidrocentralin (HC) Fierza (Shqipëri), po ashtu në të njëjtin vit u ndërtua linja e
dyfishtë 220 kV nga NS Kosova B në NS Prishtina 4. Po në atë vit u ndërtuan edhe
linjat 110 kV nga NS Gjakova 2 në NS Klina dhe linja nga NS Prizren2 në NS Prizren
3 duke forcuar kështu furnizimin e Prizrenit.
Më 1990 u ndërtua linja e dytë 110 kV nga NS Prizreni 2 në NS Gjakova 2.
Më 1991 u ndërtua nënstacioni i Lipjanit duke u ndërlidhur me NS Prishtina 4 përmes
linjës 110 kV që u ndërtua po atë vit. Ky vit paraqet fundin e investimeve në rrjetin e
transmisionit për një periudhë kohore prej 10 vitesh deri në vitin 2001, që paraqet një
pauzë mjaftë të gjatë 10 vjeçare në përforcimin dhe zhvillimin e rrjetit të
transmisionit.
Punim Diplome
17
Fig 2.3. Periudha kohore dhe numri i instalimeve të NS dhe linjave për vit
Emërtimi Karakteristikat Viti
AT3 ne NS Kosova B 400/220 kV Auto transformatori i tretë 400
MVA
2003
AT3 ne NS Kosova A, 220/110 kV AT3 ndërrim, 150 MVA 2003
NS Podujeva 220/35/10 kV 2x40 MVA 2003
Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, nr
164/1 NS Gjakova 1- NS Gjakova 2
Ndërrimi i përçuesit nga 150mm2
në 240mm2, 4.9 km
2003
Linja dyfishe 110 kV nga NS Kosova
A në NS Prishtina 5
Al Çe 240mm2, 5.5 km 2005
Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, nr
125,NS Kosova A- NS Vushtrria1& 2
“HW” 150mm2, 24km 2007
Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV,
nr 164/3,
NS Prizreni 1- NS Prizreni 2
“HW” 150mm2, 3.2 km 2007
Linja 110 kV NS Prizren 2- NS
Rahoveci
AlÇe 240mm2, 17.25 km 2008
Tab 2.1 Rrjetit të transmisionit të realizuara nga viti 2000 deri në 2008
Një pauzë aq e gjatë e mos zhvillimit të rrjetit të transmisionit, mirëmbajtja jo e mirë,
vjetërsia e pajisjeve janë faktorët kryesor të cilët e kanë sjellë rrjetin transmetues të
Punim Diplome
18
Kosovës në situatë shumë të vështirë. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare
edhe pas luftës nuk ka pas investime të nevojshme të cilat do të përmirësonin
përformancat e rrjetit. Në vijim në tab. 2.1 është dhënë lista e projekteve të
kategorisë së rritjes së kapaciteteve të rrjetit të transmisionit të realizuara nga viti 2000
deri në 2008.
2.1.2 Kapacitetet aktuale të rrjetit të transmisionit
Rrjeti i transmisionit i Kosovës operon me tri nivelet e tensioneve 400 kV, 220 kV
dhe 110 kV. Sistemi i transmisionit i Republikës së Kosovës është i ndërlidhur,
përmes linjave ndërkufitare me katër shtetet fqinje: Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe
Shqipëria. Në aspektin regjional Sistemi i Transmisionit të Kosovës luan rol mjaftë të
rëndësishëm në transaksionet tregtare të energjisë elektrike të cilat zhvillohen në
rajon.. Rrjeti i fuqishëm horizontal sidomos ai 400 kV, ndërlidhja e fuqishme me
vendet fqinje përcakton rolin e rëndësishëm të sistemit tonë në aspektin
elektroenergjetik. Aktualisht përmes rrjetit horizontal tranzitohet sasia vjetore tejet e
madhe e energjisë elektrike e cila sillet rreth 62% të konsumit vjetor të Kosovës. Në
vazhdim do të paraqiten kapacitetet e linjave dhe transformatorëve sipas gjendjes për
fundin e vitit 2009, duke marr parasysh edhe projektet të cilat kanë përfunduar.
2.1.2.1 Kapaciteti i linjave të transmisionit
Në Tab. 2.2 mund të shihen gjatësitë dhe kapacitetet transmetuese për gjatësi të
linjave ekzistuese të rrjetit të transmisionit të Kosovës, me përfshirje edhe të dy
linjave 110 kV të cilat janë futur në operim në vitin 2009.
Linjat ajrore 2008 Gjatësia totale në Kosovë
[km]
Kapaciteti transmetues
Ct=Sn*L [MVA km]
400kV 181.4 238846
220kV 231.82 1
77506
110kV 685.4 2
69443 Tab 2.2 Gjatësitë e linjave të transmisionit dhe kapaciteti transmetues i tyre.
1 Nuk janë marr parasysh dy linjat e dëmtuara NS Kosova A- Shkup me gjatësi 2*65=130km
2 Linja 17.24 km 110 kV NS Rahovec – NS Prizren 2 dhe linja 23.1,110 kV NS Peja 3 – NS Klina është e përfshirë.
2.1.2.2 Kapaciteti i linjave të shpërndarjes Gjatësia e rrjetit të shpërndarjes së energjisë së prodhuar në Kosovë ose importit të
energjisë elektrike është si vijon:
- 35 kV 776.8 km
- 20 kV 331.7 km
- 10 kV 12873.3 km
- 0.4 kV 37988.9 km
Ky Divizion ka në pronësi të vet 6.200 trafo stacione të nivelit nga 220 kV (
nga transformatori ) deri në 10(20)/ 0.4
Punim Diplome
19
2.1.2.3 Kapacitetet transformuese
Kapacitetet aktuale transformuese të rrjetit të transmisionit të cilat menaxhohen nga
KOSTT-i janë në nënstacionet e niveleve të tensioneve 400/220 kV, 220/110 kV dhe
400/110 kV.
Kapaciteti më i madh transformues është i instaluar në NS Kosova B 400/220 kV. Në
këtë nënstacion janë të instaluar tre autotransformator të fuqisë nominale prej 400
MVA. Kapaciteti total transformues i këtij nënstacioni është 3*400 = 1200 MVA.
• NS Kosova A paraprakisht kishte të instaluar tre autotransformator AT1-100 MVA,
AT2 dhe AT3-150 MVA deri në momentin e avarisë së autotransformatorit AT1 -100
MVA në fund të vitit 2008. Gjatë fundit të vitit 2009 është instaluar
autotransformatori i ri prej 150 MVA. Kapaciteti total transformues në NS Kosova A
pas instalimit të autotransformatorit të ri është 450 MVA..
• NS Prishtina 4, aktualisht ka dy autotransformator AT1=150 MVA dhe AT2 = 150
MVA, me kapacitet total të transformimit prej 300 MVA. Edhe këtu shumë shpejtë
pritet (në muajin gusht 2010) të shtohen kapacitete transformuese dhe ne gjysmën e
dytë të vitit 2010 planifikohet të futet në operim autotransformatori i tretë 150 MVA
duke rritur kapacitetin transformues nga 300MVA ne 450MVA.
• NS Prizreni 2, aktualisht ka dy autotransformator AT1-150 MVA dhe AT2 - 150
VA, me kapacitet total të transformimit prej 300 MVA.
• NS Peja 3 400/110 kV i cili operon qe nga fundi i vitit 2009 fillimisht ka të instaluar
një autotransformator me kapacitet transformues prej 300 MVA.
AUTOTRANSFORMATOR Numri i
Autotransformatorve
Kapaciteti total
transformues (MVA)
400/220kV
-NS Kosova B
3 1200MVA
400/110kV
-NS Peja 3
1 300 MVA
220/110kV
- NS Kosova A
-NS Prishtina 4
- NS Prizreni 2
3
2
2
1050MVA
450MVA
300MVA
300MVA Tab. 2.3 Kapacitetet aktuale Transformuese në Rrjetin e Transmisionit
Fig 2.4 Skema njëpolëshe e SEE në Republikën e Kosovës 400/220/110 kV
Punim Diplome
21
2.2 Linjat interkonektive
Kapaciteti maksimal i shkëmbimeve të energjisë me fqinjët (me fuqi natyrore të linjave)
me linjat e transmisionit të tensionit të lartë është 1740 MW. Në linjat 400 kV kapaciteti
transmetues ekzistues ndërkufitar është rreth 1500 MW (3x500 MW), ndërsa në atë 220
kV arrin deri në 240 MW (120 MW linja me Shqipërinë dhe 120 MW linja me
Krushevcin – Serbinë . Planet e ardhshme për përmirësimin gjegjësisht ngritjen e
kapacitetit transmetues të linjave ndërkufitare përfshijnë ndërtimin e një linje 400 kV që
do të lidhë Kosovën me Shqipërinë me një kapacitet të fuqisë natyrore prej 500 MW, si
dhe një linjë 400 kV shtesë me Maqedoninë me kapacitet prej 500 MW. NTC-ja (Neto
Kapaciteti i Transferit) të linjave ndërkufitare të Kosovës është më e vogël se fuqia e tyre
natyrore dhe e njëjta varet edhe nga bilanci rajonal i energjisë elektrike në vendet fqinje
si dhe nga kufizimet në linjat e transmisionit që mund të paraqiten në linjat ndërkufitare
të nivelit 400 kV. Në fig.5-3 mund të shihen kapacitete aktuale të linjave interkonektive
sipas fuqisë natyrore të tyre (P) , NTC mesatare dhe fuqia nominale (Sterm)
Fig 2.5 SEE e Kosovës dhe kapacitetet aktuale dhe të planifikuara të interkoneksionit – NTC dhe
kapacitetet sipas fuqisë natyrore të linjave
NTC - paraqet maksimumin e totalit të shkëmbimit
të fuqisë elektrike në mes të dy zonave kontrolluese,
Punim Diplome
22
Fig 2.6 SEE e Komunës së Podujevës
Fig. 2.7 Linjat ekzistuese Interkonektive ne Sistemet e ndërlidhura të Transmisioneve të Evropës Jug-
Lindore
Punim Diplome
23
2.3 Nënstacionet Elektrike
• 1 Nënstacion 400/220 kV me kapacitet të transformatorëve 3x400 MVA
• 3 Nënstacione 220/110 kV me kapacitet të transformatorëve 4x150 +100 =1000MVA
• 1 Stacion shpërndarës 220kV
• 1 Nënstacion 220/35/10 kV vetëm fushat 220kV;
• 24 Nënstacione 110/(35 ose 10) kV vetëm fushat 110kV
Rrjeti 400kV është i lidhur me atë 220kV me anë të tre autotransformatorëve prej
400MVA me gjeneratorët në Kosova B të lidhur me zbara 400kV-she.
Rrjeti 220kV dhe 110kV janë të ndërlidhur nëpërmjet shtatë transformatorëve me një
kapacitet total prej 1000MVA. Shumica e ngarkesës (konzumit) së Kosovës furnizohet
nëpërmjet këtyre transformatorëve megjithëse rreth 40MW furnizohen direkt prej
sistemit 220kV në Podujevë – ku gjenden transformatorët 2x40MVA 220kV/TU– dhe
G1 në TC Kosova A dhe hidrocentrali i Ujmanit janë direkt të lidhura në rrjetin 110
kV. Po ashtu rreth 30MW furnizohen nëpërmjet transformatorëve 2x160MVA në
trafostacionin e klientëve në Feronikël. Kapaciteti total i transformatorëve në 220kV
plus furnizimin direkt nga gjeneratorët e lidhur në 110kV është rreth 1200MVA që
mbulon një ngarkesë të përafërt prej 1200MW por mungesa e kapacitetit transformues
në nivelin 220kV përkeqësohet meqë ngarkesa nuk shpërndahet njëtrajtësisht nëpër
sistem.
Punim Diplome
24
KAPITULLI 3
3.1 TS 220/35/10(20) kV Podujevë
Stacioni Transformator-ik TS 220/35/10(20) kV (hyrje-dalje) dhe largpërçuesit 220 kV
në Podujevë, u lëshuan ne tension me 13 nëntor 2003 me pranin e përfaqësuesve të
“Siemens”-it Austria, punëkryersit “Umel” nga Tuzlla e Bosnjës dhe “Montingut” nga
Prishtina.
Fig 3.1 Pamja e një pjese të NS 220/35/10(20) kV, Podujevë
Projekti i ndërtimit të kësaj stacioni transformator-ik është donacion i Agjensionit
Evropian për Rindërtim.
Punëkryesi i trafos 220/35/10(10) kV Podujevë është firma e njohur Siemens nga Austria
kurse projektin e ka bërë ndërmarrja “Umel” nga Tuzlla e Bosnjës. Ky stacion
transformator-ik ka rëndësi sidomos për industrinë e komunës së Podujevës, por edhe për
popullatën e cila do të furnizohet më mirë me energji elektrike.
Në te kaluarën Komuna e Podujevës është furnizuar me 16 MVA energji elektrike, me
futjen në funksion të këtij stacioni transformator-ik, Podujeva do te furnizohet me 80
MVA energji elektrike, aq sa janë kapacitetet e këtyre dy Transformator-ve
Punim Diplome
25
3.2 Pamja e ndërtimit , dhe elementet kryesore te një stacioni
transformator-ik Pjesa bazë e ndërtimit e një stacioni transformator-ik është baza se ku do të vendosen
elementët e një stacioni të tillë, pasi ka një peshë bukur të madhe. Baza e stacionit
transformator-ik 220/35/10(20) kV Podujevë është paraqit ne fig. në vijim.
Fig 3.2 Baza (themelet) e ndërtimit të stacion it transformator-ik me dimensione.
Punim Diplome
26
Fig 3.3 Pamja dhe dimensionet e TS 220/35/10(20)kV, Podujevë
Fig 3.4 Shtylla dhe përçuesit ne hyrje të TS 220/35/10(20) kV, Podujevë
Punim Diplome
27
Fig 3.5 Dimensionet e vendosjes së disa elementeve të një TS.
Një stacion transformator-ik përbëhet prej disa pjesëve bazë: Transformatorëve
energjetik, transformatorëve të tensionit, transformatorëve të rrymës , shkarkuesve te
mbitensionit, ndarësve, izolatorëve të ndryshëm, zbarrave etj.
Në fig. në vazhdim është paraqitë vendosja e elementeve te TS 220/35/10(20) në
Podujevë.
Punim Diplome
28
Fig 3.6 Figura e vendosjeve te elementeve të TS 220/35/10(20) kV në Podujevë më dimensione
3.3 Transformatorët
Transformatori elektrik është një pajisje statike e cila, me induksion elektromagnetik,
transformon një sistem te rrymës alternativ aktuale në një ose më shumë sistem të rrymës
alternative me frekuencën të nyejt dhe vlera të ndryshme të rrymave dhe tensione.
Roli i transformatorëve në sistemet elektroenergjetike është shumë i rëndësishme sepse aj
ofron një prodhimin më te sigurt më ekonomik dhe më të besueshme të energjisë
elektrike, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike në nivelet më të
përshtatshme të tensionit Prandaj, zbatimi i tij, me shumë pak humbje të energjisë,
zgjidhjen problemet ne nivelet e ndryshme te tensionit të izolimit të ndërsjellë të qarkut
që ndodhen në nivele të ndryshme të tensionit.
Punim Diplome
29
Pjesët themelore të transformatorit:
- Qarkut magnetik,
- Mbështjellave,
- Izolimit,
- Enës së transformatorit dhe
- Pjesëve ndihmëse të transformatorit.
Transformatorët ndahen në transformator njëfazor dhe trefazor, transformatorët trefazor
ndahen edhe sipas lidhjeve të mbështjellave.
Mbështjellat ne anën primare dhe sekondare mund te lidhen ne yll (Y), trekëndësh (D),
yll te thyer (Z) ose (cik-cak lidhja). Me shkronja të mëdha shkruajmë pjesën primare
kurse me te vogla pjesën sekondare të transformatorit.
Fig 3.7 Pjesët kryesore te transformatorit
Fig 3.5 Lidhjet më të shpeshta në
transformator
Punim Diplome
30
KAPITULLI 4
4 .1 Transformatorët në TS 220/35/10(20) Podujevë
TS 220/35/10(20) përbehet nga dy transformator me fuqi 2 x 40 MVA, transformatori
T1 është transformator dy mbështjell-or 220/10(20) kV më mbështjella yll (Y) -
trekëndësh (d), YNd5 me yll të tokëzuar, kurse transformatori T2 është transformator
tre mbështjell-or terciar 220/35/10(20) kV më mbështjella yll (Y) – yll (Y) – trekëndësh
(d) YNyn0d5 , me yll te tokëzuar ne pjesën e tensionit 220 kV dhe me yll të tokëzuar
përmes rezistencës ne pjesën e tensionit 35 kV, te tokëzuar më rezistencë 69 Ω.
Fig 4.1 Pamja e transformatorit të parë T1 220/10(20) kV
Punim Diplome
31
Fig 4.2 Pamja e transformatorit të dytë T2 220/35/10(20) kV
Transformatori i parë T1 ka nëntë (9) dalje 10 kV, e qe janë te shpërndara neper
transformatorët 10/0.4 kV qe ndodhen neper këto vende:TS Podujeva 1, TS Podujeva 2
“Spitali”, TS Podujeva 3, TS Fabrika “Agro Produkt” Peranë, TS Ballofcë, TS Sillosi
“Brecalitë”, TS Fabrika e Polisterit, TS Llaushë, TS Letancë.
Transformatori i dytë T2 katër (4) dalje 35 kV prej të cilave dy rezervë, dhe tetë (8) dalje
10 kV dhe shpërndahen neper këto trafo stacione 35 kV : dalja e parë është rezervë kurse
e dyta në TS Ujësjellësi regjional “Batllava” Shajkovcë , dalja e tret në TS Koliqi dhe
dalja e katërtë rezervë. Kurse daljet 10 kV janë të shpërndara nëpër TS 10/0.4 qe njihen
me këto emërtime: TS Fabrika e Tjegullave Podujevë, TS shtëpiak-e qe ndodhe në
oborrin e TS 220/35/10(20) kV në Podujevë, TS Fabrika e Armaturës, TS Podujeva 4
“Lagjëja e Kuvajtitë”, TS Podujeva 5, TS Livadicë, TS Fshatrat 1dhe TS Fshatrat 2.
32
Fig 4.3 Skema njëpolëshe e TS 220/35/10(20) kV, Podujevë
33
Fig 4.4 Skema njëpolëshe e TS 220/35/10(20) kV Podujevë, dhe shpërndarja 35 dhe 10 kV
34
Kontrolli, qkyçëja- kyçja realizohet ne meny kompjuterike si ne hyrje te
transformatorëve ashtu edhe ne dalje te tyre, po ashtu mund te qyqen dhe tokëzohen edhe
daljet 35 dhe 10 kV, një gjë e tillë realizohet prej qendrës kontrolluese. Ne vijim do
paraqesim se si duket pamja vizuale e kontrollimit në qendrën kontrolluese. Kontrollimi
bëhet me SIEMENS SICAM PAS Software (6MD90) .
4.2 Çelësat automatikë
Përpos te mënyrës kompjuterike te kyçje-qkyçjeve si dhe tokëzimi mund të realizohet
edhe ne mënyrë mekanike me çelësa automatik me ajrë të izoluar ne shtëpizën e linjave
dalëse 35dhe 10 kV si dhe ne hyrje te transformatorëve ne shtëpizat kontrolluese përmes
çelësave mekanik .
Në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë per daljet 10 kV janë përdor çelësat me air-izoluar
të tipit NXAIR-M te prodhuar nga SIEMENS, kurse për daljet 35 kV janë përdor çelësat
te tipit SF6-8DA te prodhuar nga SIEMENS.
Fig 4.5 Paraqitja e qendrës kontrolluese SICAM PAS Software 6MD90 në TS 220/35/10(20) kV.
Punim Diplome
35
Fig 4.6 Pamja e çelësat te tipit NXAIR-M për daljet 10 kV
Fig 4.7 Pamja e çelësat te tipit SF6-8DA me gaz te izoluar për daljet 35 kV
4.3 Çelësat me gaz SF6
Çelësat e tipit SF6 lejojnë një numër kyçje-çkyçjesh prej të paktën 10 000 here pa qene
e nevojshme që të behet mirëmbajtje apo zëvendësim i pjesëve të tyre.
Te gjithë çelësat e gazit SF6 janë të testuar sipas standardeve IEC 62271-100 të testuar në
laboratorë si:” CESI” Italia,” KEMA” Holanda , “Keri” Korenë e Jugut dhe “CPRI” Indi.
Në varësi të aplikimit, çelësat e gazit SF6 janë të ndarë në dy lloje si më poshtë;
- Tre çelësa të vendosur në një mekanizëm të përbashkët,
- Tre çelësa të vendosur në mekanizma të veçantë për çdo fazë.
Punim Diplome
36
Fig 4.8 Llojet e çelësave SF6, tre çelësa të vendosur në një mekanizëm të përbashkët
Fig 4.9 Parimi i punës
Punim Diplome
37
Fig 4.10 Principi mekanik i punës
Fig 4.11 Tre çelësa të vendosur në mekanizma të veçantë, dhe procesi mekanik i punesë
4.4 Çelësat ndarës ajror
Përpos çelësave automatik dhe çelësave SF6 ndërprerja mund të bëhet edhe përmes
çelësave ndarës ajror qe ndajnë edhe fizikisht përçuesit.
Fig 4.12 Çelësat ndarës ajror në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë
Punim Diplome
38
4.5 Sistemi për furnizim të pa ndërprerë – UPS
Qëllimi kryesor i UPS-it është që të siguroj furnizim të sigurt të pajisjeve të ndjeshme
dhe kritike. Rëniet e rrjetit, ndërprerjet në furnizim.
Variacionet në tensionin dhe frekuencë, vetëtimat, zbrazjet elektrostatike dhe
mbitensionet janë dukuri të shpeshta në zyrat dhe në mjediset industriale dhe shkaktojnë
dëmtim të harduerit dhe humbje të të dhënave.
Sistemi i UPS-ve përbëhet nga këto komponente :
- Ridrejtuesit
- Invertori
- Burimet rezervë te furnizimit (zakonisht grup i baterive)
- Çelësi statik
Skema bazë e lidhjes së UPS-ve është treguar në fig.
Fig4.13 Furnizimi i shpenzuesve te rëndësishëm me UPS
UPS-i automatikisht hedhet në këtë regjim të punës gjatë rënies së rrjetit ( oscilime në
furnizim ose ndërprerje më të gjatë ), ose në qoftë se rrjeti nuk është i mirë; konsumuesit
furnizohen duke e shfrytëzuar energjinë e akumuluar në baterinë të shëndrruar në tension
alternativ nga invertori.
Lajmërohet alarm akustik i ngadalshëm, derisa LED-i/LCD-i për PUNË TË
BATERISË në pllakën e përparmë vezullon. Gjatë rënies më të gjatë të rrjetit, UPS-i i
furnizon konsumuesit deri në çkyqjen e tij kur bateria plotësisht do të zbrazet.
Para çkyqjes, kur bateria është plotësisht e zbrazur, lajmërohet sinjalizim për bateri të
dobët me alarm të shpejtë akustik të ndërprerë.
UPS-i automatikisht kthehet në punë normale për rreth dy sekondave pas kthimit të
furnizimit të rrjetit. Koha e hedhjes nga puna normale e baterisë dhe anasjelltas, është e
pavërejtshme për konsumuesit.
Punim Diplome
39
4.5.1 Ndarja e UPS-ve sipas fuqisë
Fuqia e UPS-ve mund te shprehet ne (W) vat ose ne (VA) volt-amper. Prodhuesit
zakonisht për madhësi të fuqisë përdorin Volt-Amper (VA), varësia në mes të [W] dhe
[VA]e japim në përmjet faktorit të fuqisë.
Ndarja e UPS-ve sipas fuqisë është:
- Sisteme mikro të UPS-ve me fuqi deri në 250VA,
- Sisteme mini të UPS-ve me fuqi prej 500-2000VA,
- Sisteme mesatar të UPS-ve me fuqi prej 3000-200000VA,
- Sisteme të mëdha të UPS-ve me fuqi prej 30000-400000VA,
Stacioni transformatorik 220/35/10(20) kV në Podujevë shfrytëzon dy UPS-a te
prodhuara nga SIEMENS, njëri me fuqi 12500 VA dhe i dyti me fuqi 25000 VA.
Fig 4.14 Ridrejtuesit në TS 220/35/10(20) kV Podujevë
4.5.2 Ridrejtuesit
Ridrejtojnë tensionin alternativ te burimit kryesorë të furnizimit, në atë te vazhduar për
nevojat:
- furnizimin e invertorit
- mbushjeve të baterive.
Punim Diplome
40
Rryma e mbushjes plus rryma e shpenzuesve është e barabartë me rrymën e nevojshme
për mbushjen e baterive dhe furnizimin e shpenzuesve ( ne rastin ton kemi 12500 VA dhe
koha për mbushjen e baterive 10 min duhet rrym prej 100 A, 25000 VA dhe koha për
mbushjen e baterive 10 min duhet rrym prej 160 A).
4.5.3 Bateritë
Siguron furnizimin e invertorit nëse vjen deri te :
- Zhdukja e tensionit të furnizimit kryesorë
- Pengesë në burimin kryesorë të cilët janë jashtë kufijve te lejuar.
Fig 4.15 Bateritë në TS 220/35/10(20) kV Podujevë
Fuqia e UPS-it
(kVA)
Koha e autonomisë
(min)
Lartësia x gjerësia x gjatësia
(mm)
Pesha
(kg)
4.5
10
20
45
Brenda UPS-it 690x200x690
Dy shtëpiza 690x200x690
Tri shtëpiza 690x200x690
95
160
270
10
10
20
45
Brenda UPS-it 1300x490x800
Brenda UPS-it 1300x490x800
Brenda UPS-it 1300x490x800
225
275
325
20
10
30
Brenda UPS-it 1200x430x800
Dy shtëpiza 1200x430x800
325
590
60 6 Brenda UPS-it 1300x800x800 650 Tab 4 Dimensionet e baterive
Punim Diplome
41
4.5.4 Invertorët
Shndërron tensionin e vazhduar hyrës në at alternativë dalës me kërkesa më të ashpra se
sa janë kërkesat ne burimin kryesor të furnizimit.
Fuqia e dukshme e UPS-it:
Fuqia e ngarkesës:
Fig 4.16 Invërtorët në TS 220/35/10(20) kV Podujevë
Punim Diplome
42
KAPITULLI 5
5.1 Transformatorët e tensionit
Transformatorët e tensionit janë tip i transformatorëve për matje. Përdoret kur kemi
nevojë për matjen e tensionit të lartë që është e vështir për matje me metodën direkte pra
në qoftë se pajisje të tilla ekzistojnë, ato do të jenë shumë të vështira dhe të shtrenjta. Për
përdorimi i transformatorit të tensionit, tensioni i lartë transformohet në vlerën që
mundëson përdorimin e mjeteve matëse standarde dhe releve. Me këtë arrihet edhe një
siguri e personelit punues. Transformatorëve të tensionit janë të dizajnuara që të
kenë raport të saktë për të ulur tensionin në mënyrë që të mund të matet në një tension të
sigurt (zakonisht 100V). Janë të dizajnuara për të përfaqësuar një ngarkesë të vogël të
tension që matet.
5.1.1 Konstruksioni i transformatorëve të tensionit
Mbështjellja e transformatorëve matës janë zakonisht prej bakri, tela bakri të tërhequr të
bakrit elektrolitik i cili është së paku 99,9% i pastërt. Teli i bakrit është i izoluar me
rrëshirë sintetike . Përveç telit te izoluar me llak përdoret edhe tel i izoluar me fije
mëndafshi, ky izolim përdoret kur dëshirojmë të arrijmë kapacitet të vogël ne bështjella,
qe te mundet te përdoret për frekuenca të larta.
Sipas llojit të izolimit të përdorura në mes të mbështjellave, dallojmë transformator
matës të tensionit me izolim të:
- thatë (deri në 145 kV)
- me pak vaj për të gjitha tensione
- vajit
- të gazit SF6
Fig 5.1 Transformatorët e tensionit dhe ata rrymor
Punim Diplome
43
Transformatorët e tensionit ndahen në transformator induktiv dhe kapacitiv të tensionit
5.2 Transformatorët rrymor
Me qenë se sistemi elektrik zakonisht ka fuqi të madhe e cila realizohet në tensione të
larta dhe rryma të mëdha, këto madhësi konvertohen në madhësi të standardizuara të
përshtatshme për tu aplikuar në rele me anë të transformatorëve matës.
Fig 5.3 Transformatori rrymor, pjesët kryesore
1. Kapaku mbrojtës
2. Mëmëbrama
3. Lidhja primare
4. Pjesë aktive
5. Izolatori
6. Kutia sekondare
7. Ventili për lëshimin e vajit
Fig 5.2 Transformator induktiv dhe
kapacitiv të tensionit
Punim Diplome
44
Funksioni kryesor i transformatorëve rrymor është:
- Të ulë rrymat e sistemit te primarit në nivelin i cili mund të përdorët nga
instrumentet dhe mbrojtja,
- Të mundëson përdorimin e instrumenteve dhe releve te standardizuara,
- Të mundëson përdorimin e sistemit të centralizuar të matjes dhe mbrojtjes.
5.3 Transformatorët e kombinuar
Transformatorët matës të kombinuar për rregulluar matur rryma dhe tensione të larta
shumat brenda një saktësi të përcaktuar të përshtatshme për lidhjen e pajisjeve matëse,
mbrojtjen dhe menaxhimin. Në të njëjtën kohë izolojmë lidhjet të rrjetit të tensionit të
lartë. Transformator kombinuar përbëhet nga dy njësi matëse : transformatorëve
induktiv të tensionit dhe transformatorëve rrymor.
5.3.1 Projektimi i transformatorëve të kombinuar
- Tensioni maksimal veprues Um: 72,5-550 kV
- Rryma primare: deri në 6000 një
- Rrymat afatshkurtër: termike në 100 kA,dinamike, deri në 250 kA
- Numri i transformatorit kryesor i tanishëm: 5 (në bazë të kërkesës deri në 10)
- Numri sekondar i mbështjellave të transformatorit të tensionit: 3 (në bazë të
kërkesës deri në 6)
- Të gjitha klasat e matjes dhe të sigurisë për të gjitha standardet e aplikueshme.
Fig 5.4 Transformatorët e kombinuar
Punim Diplome
45
KAPITULLI 6
6.1 Mbrojtjet
6.1.1 Mbrojtja e Transformatorit në TS 220/35/10(20) kV Podujevë
me Rele Siemens SIPROTEC
Fig 6.1 Releja Siemens SIPROTEC
1. LED për të treguar statusin që vepron
2. LCD për shfaqje tekstuale e procesit të pajisjes dhe informacioni
3. Çelësat navigator për të lëvizur nëpër rrjetën operativ
4. MENYA kryesore : asnjë funksion
5. Enter:për konfirmim të hyrjeve, për të hyrë në nivelin e ardhshëm, ose për kaluar mes kodit urdhërues (MLFB)
dhe vlerat e matura operacionale ESC kyç të shkojë deri një nivel,
6. Çelësat funksion:F1 qasje e drejtpërdrejtë për rrjetin operativ për ndryshimin e modelit, F2 Fillon test çelës
elektrik, F3: qasje të drejtpërdrejtë në rrjetin operative për kalimin e
funksionit rishikimin,F4: ndryshim transformues të polarizimit
7. Butoni ON / OFF për furnizimin me energji elektrike
8. Priza 9-pol për lidhjen e një PC funksionim DIGSI
9. LED kryesore për testim dhe rivendosjen,LED për shfaqjen e vlerat operative të matura në 4-linja,
10. LED për shfaqjen procesit të parametrizimit të lirshëm apo pajisje informacion. LED tjetër , ka një
rrip etiketimit për etiketimin e funksionit të secilit LED.
11. LED për parametrizim total.
Mbrojtjet kryesore
1. Mbrojtja e linjave
2. Mbrojtja e motorëve
3Mbrojtja e transformatorëve
Punim Diplome
46
Mbrojtja e transformatorit me rele digjitale (mikroprocesorike, numerike) 7UT6.
Teknologjia mikroprocesorike siguron karakteristika si te reletë statike e bile edhe më
shumë, rrymat ne hyrje dhe funksionet e integruar mbrojtëse. Karakteristikat e releve
numerike janë:
- Në një rele janë të integruara më shumë funksione mbrojtëse,
- Mund të bëhet kontrolli vetjak i harduerit dhe softuerit ,
- Zgjerohet përdorimi i informacioneve për shkak të komunikimeve,
- Në terminalet e ushqimit janë te integruara, mbrojtja, matja, kontrolli dhe
monitorimi, përcjellja e informacioneve në distancë.
Fig 6.2 Releja dhe funksionet e integruara mbrojtëse
Fig 6.3 Pamja e releve ne TS 220/35/10(20) kV Podujevë
Punim Diplome
47
Fig 6.4 Realizimi i mbrojtjeve të transformatorëve ne TS 220/35/10(20) në Podujevë
6.1.2 Mbrojtja termike e transformatorëve
Jeta e izolimit varet nga temperatura e mbështjellave, temperatura më e lartë se 6 OC ,
rrit plakjen e izolimit nga faktori 2!.
- Dy termo-pajisje mund të jenë të lidhura me interfejs serial shërbim,
- Monitorimi deri në 12 pikë matëse (6 për termo- pajisje),
- Një hyrje është e rezervuar për monitorimin vendeve të nxehta (matjen
e temperaturës së vajit ).
- Termoelementet: Pt100, Ni100 or Ni120
Temperatura e lartë të vajit matet drejtpërdrejt nga përdorimi i termoelement.
Temperatura llogaritet duke transmetuar temperaturën në modelin termikë Cu-vaj:
Fig 3.5 Monitorimi i temperaturës
Punim Diplome
48
6.1.3 Mbrojtja distancionale
Mbrojtja distancionale realizohet me rele të drejtimit dhe të nën impedancës. Releja e
mat raportin U/I dhe vepron në qoftë se vlera e matur është më e vogël se vlera e
akorduar në të. Kjo mbrojtje përdoret për mbrojtjen e linjave të transmisionit.
Fig 6.6 Mbrojtje distancionale
Përparësitë dhe te metat e mbrojtjes distancionale janë:
- Është mbrojtje selektive e linjës në rrjetet konturale ( të mbyllura),
- Koha e veprimit të relesë zakonisht është rreth 30 ms,
- Kjo mbrojtje është mbrojtje rezervë me zonën e dytë dhe të tretë për relet tjera
pasuese,
- Zonat e para të cilat e mbulojnë së paku 85% te elementit (linjës) që mbrohet janë
me veprime të shpejtë dhe kanë selektivitet absulut,
- Nuk ka nevojë për linja kanale të ndërlidhjes,
- Nuk ndikohet nga shtimi dhe ndryshimi i ngarkesës,
- Vepron për dëmtime të ndryshme (lidhje të shkurtra, lidhje me tokën dhe për
mbingarkesa të palejuara ).
Të metat janë:
- Ndjeshmëria varet nga impedanca e ngarkesës,
- Në veprimet e mbrojtjes ndikojnë:
Linja e shkurtër ,
Lëkundja e fuqisë,
Ndikimi i rezistencës së dëmtimit
6.1.4 Mbrojtja diferenciale
Rryma fazore matet në të dy anët e zonës së mbrojtur. Diferenca e rrymës së fazës
shkaktojnë veprimin e mbrojtjes Kjo është mbrojtje e shpejt dhe përdoret për mbrojtjen e:
Transformatorëve, makinave rrotulluese dhe linjave.
- Mbrojtja aktuale aplikohet për kabllot dhe linja e tensionit të lartë,
- Dy deri në gjashtë linja përfundimtare
- Trajton zonat mbrojtëse të transformatorëve
- Lidhje të drejtpërdrejta të rrjetave komunikuese etj.
Punim Diplome
49
Fig 6.7 Mbrojtja diferenciale në tri linja dhe transformator
Nuk ka kufizime për komunikim me:
- Direkt më lidhjen deri në 100 km
- Rrjetin digjital të komunikimit (G703, X21)
- ISDN-lidhjet
- 2 deri në 3 fije drejtues fije (tel).
Punim Diplome
50
KAPITULLI 7
7.1 Mbrojtja nga mbitensionet
Mbrojtja nga mbitensionet është një problem që preokupon shumë ekspert të teknikës
së tensioneve të larta. Meqë tensionet klasifikohen në tensione të jashtme (atmosferike),
dhe te brendshme (komutimit dhe rezonances), edhe mbrojtja nga këto ka veçantit e veta.
Sipas te dhënave edhe mbrojtja do të klasifikohet në mbrojtje nga mbitensionet e
jashtme(atmosferike) dhe mbrojtja nga mbitensionet e brendshme.
7.1.1 Mbrojtja nga mbitensionet e jashtme (atmosferike)
Për mbrojtje nga mbitensionet e jashtme përdoren këto pajisje:
- Rrufepritësi,
- Përçuesi mbrojtës,
- Sferat mbrojtëse dhe
- Shkarkuesit e mbitensioneve.
Si element përcjellës i çdo pajisje mbrojtëse nga mbitensionet është gjithmonë tokëzimi-
rezistenca e përtokëzimit.
7.1.2 Rrufepritësi
Nuk ka mbrojtje absolute nga goditja e rrufesë. Megjithatë mbrojtje shumë efikase nga
goditjet direkte e rrufesë bëhet me anën e rrufepritësit. Çdo rrufepritës përbëhet prej
marrësit, përcjellësve, dhe rezistencës së tokëzimit.
Karakteristika themelore e rrufepritësit është zona mbrojtëse e tij, e cila në raste më të
shpeshta përcaktohet eksperimentalisht.
Fig 7.1 Zona mbrojtëse e rrufepritësit
hx- lartësia e rrufepritësit
ha- lartësia aktive mbrojtëse
x- rrezja mbrojtëse
Punim Diplome
51
7.1.2.1 Realizimi i rrufepritësit në TS 220/35/10(20)kV, Podujevë
Fig 7.2 pamja e rrufepritësve në TS 220/35/10(20) kV, Podujevë.
Janë të vendosur katër rrufepritës me lartësi të ndryshme,dy të paret më të shkurtër se
dy tjerët si në fig 7.2 ku është dhënë pamja e rrufepritësve.
Zona mbrojtëse e këtyre dy rrufepritësve është dhënë në fig 7.3.
Fig 7.3 Zona mbrojtse e dy rrufepritsve dhe zona mbrojtëse e rrufepritsve në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë
Parametri b ndikon që të caktohet projeksioni i zonës mbrojtëse te dy rrufepritësve.
Punim Diplome
52
7.1.3 Përçuesi mbrojtës
Më qëllim të mbrojtjes së përçuesve të fazës nga goditja e drejtpërdrejt e rrufesë, në
largpërçues vendoset përçuesi mbrojtës fig.
Mbrojtja e përçuesve fazorë nga goditja e drejtpërdrejt varet shumë nga këndi mbrojtës i
përçuesit mbrojtës.
a) b) Fig 7.4 a) Goditja e drejtpërdrejt e rrufesë në përçuesin mbrojtës në përçuesin fazorë dhe në afërsi të
shtyllës së tensionit të lartë, b) këndi mbrojtës i përçuesit mbrojtës
7.1.3.1 Përçuesi mbrojtës në TS 220/35/10 kV, Podujevë
Fig 7.5 Vendosja e përçuesve mbrojtës në TS 220/35/10(20) kV
Punim Diplome
53
Njëri përçues mbrojtës vije nga linja L205-1 nga Kosova B hynë në TS 220/35/10(20)
kV në Podujevë dhe pastaj del nga të njëjtat shtylla deri ne linjën L205-2 që shkon në
drejtim të Krushevcitë, si në fig 7.5.
7.1.4 Shkarkuesit e mbitensionit
Shkarkuesit e mbitensioneve janë aparate me te cilat mbrohen me mjaft efikasitet
pajisjet elektrike nga mbitensionet. Me SHMT mbrohet izolimi i stabilimenteve
elektroenergjetike e veçanërisht i trafo stacioneve si elemente me të shtrenjta te
stabilimenteve. Ekzistojnë tri lloje të SHMT-ve.
- Shkarkuesit gypor të mbitensioneve,
- Shkarkuesit ventil të mbitensioneve,
- Shkarkuesit metal-oksid të mbitensioneve (ZnO).
7.1.4 Shkarkuesit metal-oksid të mbitensionit në
TS 220/35/10(20) kV në Podujevë Shkarkuesit metal oksid, elemente të vetme aktive të shkarkuesit metal-oksid të
mbitensionit janë varistorët metal-oksid. Nga aspekti konstruktiv komponenta shkarkuese
metal-oksid është më e thjeshtë sepse në të nuk ekziston hapësira xixë, vendosen në
shtëpizën prej porcelani. Shkarkuesit metal-oksid mund të ndërtohen me më një apo më
shumë shtylla paralele varistorësh .
Në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë janë të vendosur shkarkuesit metal-oksid të
mbitensionit me izolator silikon-gomë dy llojesh. Lloji i par i shkarkuesve të mbitensionit
që janë të vendosur në TS në Podujevë janë gjashtë shkarkues metal-oksid të vendosur
vertikal te tipit Siemens 3EQ-1, dhe gjashtë shkarkues të mbitensionit metal-oksid të
varrur në konstruksionin e TS në Podujevë të tipit Siemens 3EL-2 të cilët janë paraqitur
në (fig 7.6).
Fig 7.6 Shkarkuesit metal-oksid në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë
Punim Diplome
54
Fig 7.7 Diagrami i nënstacionit i me SH M-O të mbitensionit 3EQ-1
Varistorë metal-oksid janë të vetmit elemente aktive që përdoren për ndërtimin e
shkarkuesve metal-oksid te mbitensionit. Varistoret ndërtohen në formë të diskut. Nga
aspekti teknologjik, varistoret përbëjnë kryesisht oksid zinku ZnO, (94-96%) dhe sasi të
vogël të disa oksideve tjerash: Bi2O3, CoO, Cr2O3, MnO, Sb2O3, etj.
Varistorë metal-oksid ka karakteristik V-A jashtëzakonisht jo linear dhe aftësi për
largimin e nxehtësisë që krijohet në të.
Fig 7.8 Konstruksioni i shkarkuesit metal-oksid të mbitensionit Siemens 3EQ dhe Siemens 3EL.
Fig 7.9 Skema e thjeshtuar e vendosjes së SHMT dhe zona e tyre mbrojtëse.
Punim Diplome
55
7.2 Linjat për bartjen e energjisë elektrike
Në përputhje me ndarjen e tensionit në: tension të ultë deri në 1000 V, dhe tension të
lart mbi 1000 V edhe linjat ndahen në:
- Linja te tensionit të ultë dhe
- Linja të tensionit të lartë.
Në përputhje me këtë linjat e tensionit të lartë ndahen në:
- Linjat e tensionit të mesëm ( p.sh. 10, 20, 35 kV)
- Linjat e tensionit të lartë ( p.sh. 110, 220 kV)
- Linjat e tensionit shumë të lartë (p.sh. 400, 750, 1150 kV).
Rrjetin e transmisionit që përmban linjat e tensionit të lartë dhe shumë të lartë.
Elementet bazë të linjave energjetike janë:
- Përçuesit,
- Litarët sigurues,
- Shtyllat (koka, trupi, themeli),
- Izolatorët dhe
- Tokëzimi.
• Përçuesit mund të jen masiv, gypor dhe në formë litari. Për linja elektrike, përçues
tipik është litari i përbërë nga telat e këtyre materialeve: bakri (Cu), alumini (Al),
Çeliku(Fe) etj. Litari përbëhet nga disa tela të përdredhur në mes veti qe te arrihet fortësia
e duhur mekanike. Numri i telave nëpër shtresa është përcaktuar saktësisht ndërsa numri
i tërësishëm i telave përcaktohet në bazë te relacionit:
Linjat ajrore L205 qe furnizojnë TS 220/35/10(20) kV në Podujevë gjegjësisht linja
interkonektive që lidhin termocentralin Kosova B me Krushevcin, janë përçues Al/Fe 6:1
me seksion 3x360/57 mm2.
Për linjat 220 kV: përçuesi 1x360/65 mm2 prej Al/Fe, përçuesi i tokëzimit C 2x50 mm2
ose 1x490/65 mm2 prej Al/Fe përçuesi i tokëzimit C 2x70 mm2
•Shtyllat si konstruksione mbajtëse, mbajnë përçuesit dhe litarët mbrojtës.
Sipas ndërtimit shtyllat ndahen në: shtylla prej druri, betoni dhe çeliku.
Sipas destinimit shtyllat ndahen në:
- Shtylla mbështetëse,
- Shtylla shtrënguese,
- Shtylla këndore, fundore, kryqore etj.
Fig 7.10 Ndërtimi i përçuesit Al-Fe
Punim Diplome
56
Shtyllat duhet të dimensionohen me standarde ashtu që të sigurojnë bartje të fuqisë në
meny kualitative, p.sh.
Për linja 220 kV, lartësia e shtyllës është 35 m dhe fuqia që bartin është 480 MW,
Llogaritja mesatare gjeometrike e përcjellësve te linjave për linjat trefazore mund te
llogaritet nga ekuacioni:
Për 220 kV
~ 7 [m]
Fig 7.11 Koka e shtyllave për disa lloje të linjave
Shtyllat prej TS Kosova B deri në Krushevcë (Serbi) janë të formës si në fig 7.12 ndërsa
nga ndarja ku bëhet në Podujevë si në fig 7.13 deri në TS 220/35/10(20) kV në Podujevë
janë shtylla më tetë përçues (fig 2.14), gjashtë të tensionit dhe dy përçues mbrojtës, prej të
cilëve katër vijnë nga Kosova b dhe katër shkojnë për Krushevcë.
Fig 7.12 Fig 7.13 Fig 7.14
Punim Diplome
57
Fig 7.15 shtylla nga ndarja ne linjën interkonektive
Kosova B-Krushevcë deri të TS 220/35/10(20) kV Podujevë
Fig 7.16 Standardet e ndërtimit te shtyllës.
•Izolatorë e linjave ajrore duhet te kenë aftësi izoluese, pra izolatorët duhet të
pengojnë rrjedhje e rrymës nëpër ta me fjalë të tjera duhet te kenë rezistencë të madhe
dhe duhet ti përballojnë forcat shtrënguese qe ti mbajnë përçuesit në pozitat e tyre
standarde, dhe të mbajnë peshën e përçuesve dhe peshat shtesë.
Punim Diplome
58
Sipas mënyrës se mbajtjes izolatorët mund te jenë: mbështetës (në formë kapaku), varës
(vargorë), kalimtar.
Izolatorët mbështetës përdoret deri në 10 kV ndërsa për 35 kV e më shumë përdoren më
rrallë. Izolatorët varës sipas mënyrës se ndërtimit mund të jen:
- Izolatorë në formë kapele
- Izolatorë masiv dhe
- Izolatorë në formë shkopi.
Izolatorët në formë kapele përbëhet nga disa elemente në formë kapele te lidhura në
varg me lidhëza speciale fig 4.25, ku numri i tyre varet nga tensioni standard dhe vendi i
përdorimit.
Fig 7.17 a) Izolatorët në formë pjate 220 kV :1) porcelan, 2)-3) gjam 4) aerodinamik
b) Izolator pjatë të lidhur në zinxhir: (1) të vetëm 120 kN, (2) dyfishtë 210 kN
Fig 7.18 Izolatorët 220 kV
Punim Diplome
59
KAPITULLI 8
8.1 Mundësit e kalimit nga 220/35/10 kV në 110/20 kV
Kalimi në nivelin e tensionit 110/20 është zgjedhje e mirë qe te kemi një furnizim sa
me te mirë me energji elektrike jo vetëm ne komunën e Podujevës po edhe në tërë
Kosovën kjo është vërtetuar si ne aspektin teknik ashtu edhe në at ekonomik.
Si rezultat i kalimit nga 10 kV në nivelin 20 kV rëniet e tensionit dhe humbjet e fuqisë do
të zvogëlohen shumë, kapaciteti i linjave do te dyfishohet në krahasim me atë gjatë
operimit në 10 kV.
Derisa te bëhet komplet kalimi ne nivel të tensionit 20 kV, kërkohet qe të përdorët një
nivel i tensionit kalimtar i përzier (35 kV, 20 kV, 10 kV). Kjo bëhet në meny që të kemi
një furnizim rezervë më të mirë në 35/10 kV dhe veçanërisht në trafo stacionet 35/20
/(10) (kV/kV/kV) qe do te jen në dispozicion gjatë periudhës së rikonstruktimit.
E mira e këtij kalimi të transformimi të tensioni nga niveli 10/0.4 (kV/kV) në atë 20/0.4
(kV/kV) është se humbjet janë dukshëm më të vogla dhe atë për shkak se:
- Eliminohen TR 400/220/110 (kV/kV/kV) duke e zëvendësuar në at 400/110
(kV/kV),
- Rëniet e tensionit zvogëlohen dukshëm si pasoj si pasoj e zvogëlimit të humbjeve
vetanake me zvogëlimin e transformatorëve.
Kjo për komunën e Podujevës mund te realizohet në dy mënyra:
- Mënyra e parë, mund te realizohet atëherë kur të eliminohet nga sistemi, rrjeti 220
kV sipas një standardi ndërkombëtarë , dhe në bazë të kësaj adaptojmë linjën 220
kV Kosova B-Podujevë të ndërtohet linja 110 kV deri në një NS 110/20 kV që do
të ndërtohet në vend të TS 220/35/10 kV.
- Kurse mënyra e dytë është eliminimi i linjës 220 kV dhe vendosja e një
transformatori 440/110 (kV/kV), në linjën interkonektive L437 Kosova B – Nish.
Nënstacioni 400/110 kV do të jetë me konfiguracion të zbarrave të dyfishta me fushë
lidhëse dhe në sistem të hapur. Në figurën 8.1 është paraqitur konfiguracioni standard për
nënstacionet e nivelit të tensionit 400/110 kV. Sistemi i zbarrave të dyfishta për nivelin e
tensionit 400 kV i treguar në fig 8.1 mund të avancohet me sistemin shtesë të zbarrës
ndihmëse, në nënstacionet të cilat janë të lidhura më shumë se tri linja 400 kV.
Punim Diplome
60
Fig 8.1 Planifikimi standard i konfiguracionit të zbarrave të nënstacionit të ri të planifikuar
në rrjetin e transmisionit 400 kV
Ndërsa për nënstacionet të cilat do të lidhen më shumë se dy linja aplikohet sistemi me
zbarra të dyfishta me fushë lidhëse ashtu siç është treguar në fig 8.2.
Fig 8.2
Punim Diplome
61
Shtojca:
Seksioni
Standard
(mm2)
Tensioni
Nominal
Un(kV)
Tab 1 Seksionet standarde për linjat ajrore Al/Fe 6:1
Seksioni
Standard
(mm2)
Rryma
kufitare
Ik(A)
90 125 145 170 235 290 345 400 455 490 530 615 780 950
Tab. 2 Ngarkesa e përçuesve Al/Fe 6:1
Seksioni i përçuesit Niveli i tensionit In (t0=400C)
Linjat Ajrore
Cu 150 mm2 110 kV 480 A 90 MVA
Al/Çe 150/25 mm2 110 kV 440 A 84 MVA
Al/Çe 240/40 mm2 110 kV 605 A 115 MVA
Al/Çe 360/57 mm2 110 kV 780 A 149 MVA
Al/Çe 360/57 mm2 220 kV 780 A 297 MVA
Al/Çe 490/65 mm2 220 kV 951 A 362 MVA
Al/Çe 2x490/65 mm2 400 kV 1900 A 1316 MVA
Kabllo nëntokësore
Al/Çe 300 mm2 110 kV 475 A 90
Al/Çe 400 mm2 110 kV 510 A 100
Al/Çe 1000 mm2 110 kV 740 A 140
Tab. 7.3 Nivelet e përçuesve Al/Fe 6:1
(1-10 kV)
(20-35 kV)
110 kV
220 kV
400 kV
Punim Diplome
62
PËRFUNDIMI
Në këtë temë me titull “TS 220/35/10(20) kV Podujevë, mundësit e kalimit në 110/20
kV” është paraqit stacioni transformator-ik në Podujevë dhe janë dhënë disa mundësi për
kalimin në sistemin 110/20 kV.
Tema është ndarë në tetë kapituj. Në fillim ( hyrje ) është bërë përshkrimi i rëndësisë së
furnizimit më energji elektrike dhe bartja e saj deri në stacionin transformator-ik përmes
lart përçuesve. Në kapitullin e par, ë pika të shkurta kemi folur kemi folur për mihjet
sipërfaqësore, termo dhe hidro centralet dhe turbinat me erë në përgjithësi prodhimi i
energjisë në Republikën e Kosovës. Në kapitullin e dytë kemi folur për rrjetin e
transmisionit të Republikës së Kosovës, Linjat interkonektive, nënstacionet aktuale
elektrike. Në kapitullin e tretë kryesisht kemi folur për TS 220/35/10(20) kV në
Podujevë, konstruksionin e ti dhe elementet kryesore dhe transformatorët në të. Në
kapitullin e katërt janë përshkruar elementet kryesore të TS 220/35/10(20) kV në
Podujevë, dhe është bërë përshkrimi i tyre. Në kapitullin e pestë kemi përfshirë dhe
shpjeguar rolin dhe punën e transformatorëve matës. Në kapitullin e gjashtë është
shpjeguar mbrojtja e TS 220/35/10(20) kV në Podujevë. Dhe në kapitullin e fundit kemi
shpjeguar mundësit e kalimit nga sistemi 220/35/10(20) kV në atë 110/20 kV në
Komunën e Podujevës, ku kam paraqitur dy mundësi qe un kam vërejtur për këtë kalim.
Punim Diplome
63
LITERATURA:
1. Dr.sc. Isuf Krasniqi dhe Mr.sc. Gani Latifi, Teknika e tensioneve të larta, Prishtinë
1996.
2. Korporata Energjetike e Kosovës KEK, distribucioni Podujevë. www.kek-energy.com
3. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a , www.kostt.com
4. Dr. Sabri Limari, Rrjetat elektrike ( dispensë ) Prishtinë.
5. Dr. Ali Gashi, Mbrojtja Rele ( dispensë ) Prishtinë.
6. Dr. Sabri Limari, Dr Luan Ahma, elementet e sistemeve elektroenergjetike Prishtinë
1997.
7. Dr. Vjollca Komoni Sistemi për furnizim të pandërprerë-UPS (dispensë ) Prishtinë.