Ndertimet pa leje si problem mjedisor ne Komunen e Prizrenit

  • View
    692

  • Download
    3

  • Category

    Law

Preview:

Citation preview

“Ndërtimet pa leje si problem mjedisor në Komunën e Prizrenit”

PUNIM DIPLOME

Durim Kërhanaj

Përmbajtja e temës:

1. Vështrim i gjendjes mjedisore në Kosovë

2. Ndërtimet pa leje si problem mjedisor në Komunën e Prizrenit, dhe

3. Veprimi institucional në parandalimin e ndërtimeve pa leje

1.Vështrim i gjendjes mjedisore në Kosovë Sfidat mjedisore të Kosovës

Mjedisi është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgimisë kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu

(vazhdim)…

Çështja e ndotjes së mjedisit

Ndotja e mjedisit është ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i materieve ndotëse apo i energjisë në mjedis, e shkaktuar përmes aktiviteteve të njeriut ose përmes proceseve natyrore që kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut

1.1. Disa nga problemet kryesore mjedisore në Kosovë janë:

Ndotja e ajrit Ndotja e ujit Ndotja e tokës, dhe Problematika e ndërtimeve pa leje në Kosovë.

1.2 Zanafilla e problemeve mjedisore në Kosovë

Nga vije ky rrezik i ndotjes së mjedisit në Kosovë ?

Rreziku vije nga:

Termocentralet, Komplekset industriale (Ferronikeli, Sharrcemi, Trepça etj), Shkatërrimet e shkaktuara nga lufta, Rritja e vendbanimeve, Faktorët tjerë.

2.Ndërtimet pa leje si problem mjedisor në Komunën e Prizrenit

2.1 Problematika e ndërtimeve pa lejeDisa nga shkaktarët që mundësuan zhvillimin e kësaj

problematike në Komunën e Prizrenit janë:

Periudha prej vitit 1991 deri më 2003 pa plan zhvillimor urban,

Rritja e pakontrolluar e hapësirës së banueshme nga zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato urbane,

Mungesa e Planeve Rregullative Urbane, Mosveprimi Institucional,

2.2 Ndotja e mjedisit si pasojë e ndërtimeve pa leje në Prizren Ndërtimet pa leje në mjedis shkaktojnë ndotjen e:

ujit, tokës, ajrit dhe ndotjen nga zhurma .

Mungesa e infrastrukturës së domosdoshme komunale shkakton ndotjen e mjedisit.

Gjithashtu, këto ndërtime shkaktojnë edhe: mungesën e hapësirave të gjelbëruara, atyre për rekreim, si dhe prishjen e peizazhit natyror

2.3 Vështrimi i ndërtimeve pa leje

Është bërë në:

Qendrën Historike të Prizrenit, Zonat tjera Urbane, Tokat bujqësore, Zonat rurale.

2.2.1 Vështrimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit Përbëhet nga objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore

dhe fetare,

Mbrojtja e trashëgimisë me Kushtetutë Ligjin për Trashëgiminë Kulturore Ligjin për zonat e veçanta të mbrojtura dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit

Ndërtimet pa leje dhe ndërtimet të cilat nuk i përmbahen lejeve të lëshuara,

Procedura e pajisjes me leje ndërtimore (Instituti i monumenteve të Kulturës, Këshilli për Trashëgimi i QHP dhe Drejtoria e Urbanizmit).

Dështimi i organeve komunale.

2.2.2 Vështrim i ndërtimeve pa leje në Zonat tjera Urbane Vërshim nga ndërtimet pa leje.

Faktorët që kanë ndikuar: 1. Zgjerimi i kufirit urban të qytetit, 2. Fokusimi i zgjerimit të qytetit në drejtim të veriut dhe perëndimit, 3.Mungesa e Planeve Rregullative Urbane.

Mosrespektimi i distancës në mes ndërtimeve të larta, problematika e ndërtimit të objekteve shumë katëshe në fqinjësi me ndërtimet e ulëta, ndërtimi i shtëpive në renditje të çrregullt, e deri tek ndërtimi i objekteve në afërsi të zonave të rrezikshme.

2.2.3 Vështrim i ndërtimeve pa leje në toka bujqësore Toka bujqësore duhet të shfrytëzohet për prodhimtari

bujqësore dhe nuk mund të përdoret për qëllime tjera.

Kundertheniet e pjesëve të Planit Zhvillimor Urban.

Mungesa e kontrollit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndërrimi i çasjes aktuale të Kuvendit Komunal të Prizrenit,

Zgjidhjet e propozuara

2.2.4 Vështrimi i ndërtimeve pa leje në zonat rurale Karakteristikat dalluese te ketyre zonave ndaj zonave

urbane. Si probleme të zonave rurale theksojmë: mungesën e Planeve Rregulluese, mungesën e lejeve

të ndërtimit, mungesën e veprimit të inspektoratit në parandalimin e ndërtimeve, e deri te infrastruktura komunale jo e mjaftueshme për këto zona.

Zonat rurale të kenë të njejtin problem me ndërtimet pa leje si zonat urbane, por me intensitet shumë më të vogël.

2.3 Raporti në mes ndërtimeve pa leje dhe lejeve për ndërtim Deri në vitin 2000, për nga sasia e ndërtimeve ilegale

Prizreni ishte komuna e katërt në Kosovë, me gjithsej 1500 ndërtime të tilla.

Mungojnë statistikat e sakta për ndërtimet pa leje.

Problem paraqitet edhe çështja e numrit të saktë të lejeve ndërtimore.

Kohëzgjatja e procedurës për pajisje me leje ndërtimore.

2.4 Ndërtimet pa leje dhe problemi me ofrimin e infrastrukturës komunale Zhvillimi i ndërtimeve kërkon shtrirje të infrastrukturës

komunale. Infrastruktura komunale ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve lokale,

kanalizimit dhe ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza, menaxhimin e mbeturinave, ndriçimin publik dhe mbrojtjen e mjedisit.

A duhet t’iu mundësohet qasje e lirë në infrastrukturën komunale edhe qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje në zona të paplanifikuara për ndërtim?

Kjo kërkon përgjigje në dy aspekte: në atë të drejtave të patjetërsueshme të qytetarëve dhe në përgjegjësinë e organeve komunale.

Rasti i Lagjes së Re (te ish Baza e KFOR-it)

3.Veprimi institucional në parandalimin e ndërtimeve pa leje Veprimi institucional është parakusht që një dukuri të

trajtohet në mënyrë meritore, krahas nxjerrjes së ligjeve përkatëse.

Veprimi institucional është shumë i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Për këtë është marrur veprimi i:1. Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor 2. Drejtorisë së inspektorateve të Komunës së Prizrenit, 3. Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe 4. Gjykatës Themelore-Divizioni për Kundërvajtje

Vazhdim… Veprimi i Drejtorisë për Urbanizëm dhe

Planifikim Hapësinor ka të bëjë me: përcaktimi i kushteve urbanistike, lëshimin e lejeve urbanistike për të gjitha llojet e ndërtimit, pranimin teknik të objekteve, legalizimin e objekteve dhe hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban dhe Planeve Rregulluese Urbane.

Veprimi i Drejtorisë për inspektorate bënë të mundur që të kontrollohen ndërtimet të cilat janë të pajisura me leje ndërtimore dhe po ashtu bënë parandalimin e ndërtimeve pa leje, përmes punës inspektuese në terren.

Vazhdim…

Veprimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka të bëjë me: nxjerrjen e legjislacionit, hartimin e planeve hapësinore në nivel qendror, ofrimin e ndihmës teknike autoriteteve përgjegjëse komunale për planifikim hapësinor dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Gjykata Themelore-Divizionit për Kundërvajtje i trajton çështjet nga ndërtimet pa leje dhe kundërvajtjeve tjera që lidhen me ndërtimet.

4.Përfundimet

Kosova po ballafaqohet me probleme të shumta mjedisore të gjithë komponentëve mjedisor,

Invadim i ndërtimeve pa leje anembanë territorit, problematika me ndërtimet pa leje është dukuri e

pranishme edhe në qytetin e Prizrenit, Mosveprim dhe neglizhencë e punës e institucioneve

të cilat janë të përfshira në trajtimin e ndërtimeve pa leje,

Gjyqësor jo efikas.

Rekomandimet Të ndërmerren masa të shpejta në përmirësimin e mjedisit të

ndotur, sensibilizimin për ndikimin në ndotjen e mjedisit dhe në shëndet nga ndërtimet pa leje.

Të ndalohen të gjitha ndërtimet pa leje dhe të trajtohen sipas ligjit dhe të ndërmerren masa të menjëhershme në mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit dhe zonave tjera urbane nga ndërtimet pa leje,

Të ndërmerren masa për përmirësimin e gjendjes me ndërtime pa leje nga institucionet lokale, qendrore dhe nga Gjykatat.

Të bëhet shtrirja më e shpejtë e infrastrukturës komunale në zonat ku mungon

Të ndërmarrë më shumë masa në kontrollin e punës të institucioneve lokale dhe në zbatim të ligjeve.

Pyetje ?

Faleminderit !

Recommended