16
1 SELENICA “Mëma” e vëndburimeve minerare në SHQIPËRI Shkrim nga : Haki Rrokaj,Pandeli Bombaj Vlore Gusht 2015

1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

1

SELENICA

“Mëma” e

vëndburimeve

minerare në

SHQIPËRI

Shkrim nga :

Haki Rrokaj,Pandeli Bombaj

Vlore Gusht 2015

Page 2: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

2

SELENICA

Selenica të gjithë famën e saj e ka nga bitumi që nxirret nga nëntoka dhe grumbullohet

vazhdimisht në depozita të mëdha në sipërfaqe magazinimi

Selenica shtrihet në shpatin jugor të malit të Treblovës, dhe e ka bazën e saj në luginën e Vjosës Ajo

sundohet nga lartësitë që ndodhen “në shpinën”e saj me qëndror Malet e Kudhësit dhe të Gribës. Në

territorin e saj është një pjesë e mirë e vëndburimeve bituminoze të përmëndura qysh prej historianëve më

të shquar të Lashtësisë, si Straboni, Vitruvi, Aristoteli, Plini, Eliani, Plutarku, pa përjashtuar edhe disa

studiues të kohëve tona që janë marrë me Shqipërinë.sidomos ata Italianë dhe Francezë që kanë patur

interes për të.

Nga udhëpërshkrimi i Evlija Çelebiut (Sejahatnameja) permendet Selenica në nëntorin e vitit

1670, udhëtari turk, Evlija Çelebi, vazhdoi rrugën e tij në Shqipërinë e Jugut.

Pas vizitave në Gjirokastër dhe në Tepelene ai erdhi në zonen e Vlorës , kalanë e Kaninës dhe në qytetin

e Vlorës, dhe i përshkruan ato me një interes të veçantë

“Që këndej,shkruan Evlija Çelebi, pas dy orësh kaluam me anije lumin e Gjirokastrës në

katundin e Mëkatit dhe hymë në territorin e Vlorës. Në këtë vënd është një mal me zift. Këtu punojnë

shumë punëtorë, të cilat kanë hapur me qindra shpella, nga të cilat nxjerrin zift në copa të mëdha si

arka dhe këto copa minerali administratori u’a shet tregtarëve frëngj, të cilët vinë dhe e blejnë

menjëherë. Shfrytëzimi i këtij minerali bëhet me konçesion dhe i dhuron thesarit të shtetit shtatë barrë

akçe.

Punëtorët e kësaj miniere, të cilët vinë këtu nga njëzetë katunde myslimanësh përreth , si shpërblim për

punën e tyre janë përjashtuar nga të gjitha taksat shtetërore. Porveç këtyre në këtë minierë punojnë

duke qënë të lidhur me pranga edhe të gjithë kriminelët e dënuar me burgim të përjetshëm.

Me mijëra tregtare sigurojnë jetën familjare me tregtimin e këtij minerali. Pranë këtij mali me mineral

u diktua një tjetër mal i pasur për të cilin administratori i raportoi Portës Mbretërore. Porta menjëherë

e dha me koncesion kundrejt një shume prej 10 barrë akçe. Këto male janë çudia e të madhit Zot. Sipër

ato janë të mbuluara me gjelbërim ndërsa në brëndësi të tyre janë mbushur me serë të zezë.

Page 3: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

3

Pasi e shëtitëm këtë mrekulli të Zotit, u hipëm kuajve dhe kaluam Ujët e Bardhë, i cili bashkohet me ujët e

Gjirokastrës. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë larg këtij lumi, në një skaj fushe të pasur me vreshta e

kopshte, ndodhet katundi i Mekatit me një xhami që bie në sy.

Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me

këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj, nxjerrjen dhe

shfrytëzimin e bitumit natyror, gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Në fillim të shekullit

të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit ç’njerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga

shoqëritë e huaja. Në fillim nga Perandoria Turke, më pas nga shoqëritë angleze, franceze e më pas ato

italiane para dhe gjatë Luftës II Botërore. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe

është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të

Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e

viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si

rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit

ndjeshëm. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë

Page 4: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

4

Qyteti i Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, në afërsi (pak kilometra më në

lindje) të derdhjes së lumit të Shushicës (lumit të Vlorës) në lumin Vjosë. Selenica rrethohet nga jugu,

lindja dhe perëndimi me kodra. Në drejtim të veriut gjendet lumi i Vjosës, që shërben si kufi ndarës me

fshatrat e rrethit të Fierit. Selenica në jug ka Treblovën, në lindje ka Resulajn dhe Rromsin, më në lindje

akoma ka Karbunarin. Në perëndim të Selenicës ndodhet fshati i Armenit.

Gjatë muajve të dimrit, kur rreshjet e shiut janë mjaft të dëndura, në Selenicë krijohet një përrua i

përkohshëm (disa ditësh). Përroi krijohet si pasojë e ujit të shumtë që grumbullohet dhe zbret që

nga Treblova në një zonë të ngjajshme me një luginë

Gjeologjikisht miniera e Selenices dhe nafta e gazi i kesaj zone janë të lidhura nga ana studimore

dhe kërkimore për naftë e gaz mbajtje ,përshkrimet gjeologjike fillestare sipas L.Madalena (Sulla

geologia di Petroli Albanesi” datojnë qysh prej vitit 1868 me autor Coquand i cili përshkruan minierën e

bitumit të Selenicës shënjat e mjaftueshme të gazit që çfaqen për rreth kësaj zone dhe përqark minierës

SELENICA Fotografi e vitit 1915 -1916

prandaj edhe Selenica është nëna e zbulimeve të rëndesishme të naftës dhe të gazit në Shqipëri të cilat u

shoqëruan vite më pas duke filluar me Drashovicën,1918 ,Devollin, Patosin e më vonë Marinez, Gorisht

Cakran ,Hekal Karbunarë ,Ballsh e të tjerë Zhvillimi i saj vijoi me ritme të përcaktuara nga perandoritë

Osmane dhe romake për periudha të gjata duke e shfrytezuar vite e vite me radhë nëpërmjet

Page 5: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

5

konçensioneve dhe kompanive Italiane ,Franceze ,vetëm pas viteve të luftës së dytë botërore ajo u

shfrytëzua nga shteti Shqiptar deri në vitet 2001 kur e privatizoi K.L.P. Industries një shoqëri Franceze

Fotokopjo nga revista Italiane Gusht 1937 (Sulla geologia di Petroli Albanesi”

Formacione te Selenices Shënja të bitumit në lumin Vjosa Trung bituminoz para miocenik

Duke qënë se informacionin për vëndburimin e bitumit, zhvillimet në këtë vëndburim dhe

situatën aktuale, ndoshta jo shumë njerëz kanë dijeni të plotë po japim shkurtimisht disa njohuri mbi

antikitetin e vëndburimit, vlerat historike, ekonomike, kontributin që ka dhënë miniera e Selenicës ndër

vite, shfrytëzimin aktual të këtij vëndburimi dhe perspektivat e shfrytëzimit të tij.

Për bitumin e vëndburimit të Selenicës është folur e shkruar që në kohët e lashta

Page 6: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

6

Depozitime te bitumit te gatshem per transport

Në këtë vëndburim kanë punuar ilirët dhe e kanë njohur grekërit dhe romakët të cilët flasin për të.

ARISTOTELI shkruante:"Thonë se del asfalt dhe pis si currilla që shpërthejnë nga toka dhe banorët e

vëndit thonë se jo larg këtij vëndi është një zjarr".STRABONI thoshte:"Një shkëmb aty nxjer zjarr e

po atje rrjedhin burimet e vakta dhe asfalti.Aty mbi një kodër ka një minierë".

Fillimi i shfrytëzimit të vëndburimit të bitumit Selenicë është i hershëm, përpara më tepër se 2000

vjet, por shfrytëzimi i tij në mënyrë të organizuar ka filluar në vitin 1870, kur për herë të parë vëndburimi

u dha me konçension një shoqërie Angleze. Në gusht të vitit 1886 konçensioni i kaloi Bankës Otomane në

Konstandinopojë.Në shtator të vitit 1891 konçensioni i kaloi shoqërisë FRANCEZE të bitumit me qëndër

në Paris.Gjat periudhës 1914 - 1916, punimet e shfrytëzimit në këtë minierë u ndërprenë për shkak të

luftës.Gjatë periudhës 1916 - 1920 miniera u kontrollua nga ushtria italiane e cila e shfrytëzoi atë.

Page 7: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

7

SELENICË ,depozitim i Bitumit në forma të shkrira të gatëshme për transport (1915 – 1916 )

Kariera në minierën e SELENICËS ( Viti 1914 – 1915)

Në vitin 1920 konçensioni i kaloi shoqërisë italiane S.I.M.S.A. Nga qershori i vitit 1945 deri në tetor të

vitit 1996, miniera u shfrytëzua nga shteti Shqipëtar.Në tetor të vitit 1996, pjesa kryesore e aksioneve

(70%) të shoqërisë "Bitumi"sh.a u privatizuan nga VEFA sh.p.k dhe në Shkurt të vitit 2001 aksionet e

Page 8: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

8

shoqërise "Bitumi" sh.a u privatizuan 100 % nga shoqëria Franceze K.L.P. Industries e cila themeloi në

Shqipëri sipas të drejtës Shqipëtare shoqërine "SELENICË BITUMI" sh.a e cila aktualisht zhvillon

veprimtari minerare nxjerëse dhe përpunuese në vëndburimin e bitumit Selenicë.

Duhet theksuar se një kontribut të çmuar në dhënien e konçensionit perandorise Otomane ka

dhënë themeluesi i shtetit shqiptar z.Ismail Qemali . Ai bënte pjesë në administratën e lartë të

Perandorisë, me autoritetin e tij ndërhyri për dhënien e konçensionit me qëllim zhvillimin e zonës përreth

vëndburimit të bitumit.

Pjesë e shkëputur nga ; L’Albanie dans la politique etrangere de la France

Depozitat e pasura të bitumit në zonën Sélénica-Resulaj, e njohur që nga kohërat e lashta, kanë

qënë të parat tërhequr vëmëndjen e Francës, e cila dërgoi një mision industrial ne Shqiperi.

Minierat aty janë dhënë në koncesion nga Qeveria osmane, për një periudhë prej 75

vjetësh, në Bankën Imperial Osmane ne dt 17/29 gushtit 1885.

Në vitin 1891, një kompani e quajtur "Minierat e Selences " u themelua në Paris, dhe Banka

Perandorake Otomane i dha të drejtat e konçesionit kompanisë për minieren e bitumit te Selenicës në

Shqipëri me përfitimet dhe të gjitha kërkesat për grante ndaj pronës ose shfrytëzimit të minierës që kishin

të bënin me Perandorinë Osmane në emër të Bankës Perandorake selia e të cilës në atë periudhë ishte në

Paris (7, rue Meyerbeer, Paris, 75011) . Përfitimet që Banka Otomane solli në kompani minerare

Sélénica nen sundimin e perandorisë, ishin në përputhje me ligjet dhe praktikat në fuqi në atë vend.

Kështu ligji osman nuk i lejonte kompanitë e huaja për të blerë ose të posedonin të ardhura imobilare në

Perandori, përveçse në rrethana të veçanta, detyrimi për transferimin e pronës u bë me një dokument në

Paris më10 shtator 1891. Ky akt, në të njëjtën kohë vepronte edhe në shitjen e këtyre mallrave, ai ishte

hartuar nga Banka perandorake osmane për kompaninë e Minierave Sélénica për pronën e paluajtshme

që gjëndej në Perandori. Rrjedhimisht, prona e kompanisë franceze të Minierave Sélénica ishte e

Page 9: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

9

vendosur në Perandorinë Osmane dhe mbeti në emrin e Bankës perandorake në cilesimin e saj si

administrator i besuar

Kompania franceze punësoi si punëtorë Vllehë dhe Greke. menaxhimi i minierës i'u besua

inxhinier Alfred Gounod , një veteran i Shkollës së Minierave të Parisit. Aktiviteti i tij është veçanërisht

interesant pasi ai përmbushi në të njëjtën kohë edhe funksionet konsullore zyrtare të Francës gjatë Luftës

Greko-Turke dhe gjatë bllokadës së Vlorës nga ana e grekëve që zgjati një muaj. Ai botoi pas kthimit të tij

në France, në Buletinin e Shoqërisë të industrisë minerale dhe në Analet e Minierave, një përshkrim të

depozitave të naftës në Shqipëri. Së fundi, ai la edhe një vëllim të pa botuar me titull " Pesë vjet në

Shqipëri ". Ky është një studim mbi zakonet dhe njerëzit e këtij vëndi, ku, së bashku me anekdotat ka

përjetuar si vëzhgues,prandaj dhe në të gjen edhe vehten si inxhinier me shifra dhe statistika të minierës.

[Alfred] Gounot, « Notes sur les mines de bitume exploitées en Albanie », Annales des

Mines, juillet 1903, Paris, Frédéric Gibert, Les Pays d’Albanie et leur histoire, Paris, 1914,

Një moment të dytë vendimtar për fatet e Selenicës ka qënë periudha e konçensioneve të naftës

,pavarësisht se miniera ishte e njohur shumë kohë më parë ,zona për rreth saj ngjallte mjaft interes për

kërkimet për naftë dhe gaz , kështu që gjat diskutimeve dhe përpjekjeve për marrje të koncensioneve nga

shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet

për përfitimet e zonave të koncensioneve nga këto shoqëri .

Ajo është përfshirë në një zonë prej 2148 hektarësh e cila përfshinte edhe zonën e kërkimit për naftë të

Page 10: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

10

Penkovës dhe është e përmëndur në mjaft gazeta dhe revista të kohës.

shih revista e Arkeologjisë ,historisë ,artit Nr 2 viti 1927 .dhe linkun për konçensionet e naftës

ne Shqiperi

https://www.google.com/maps/d/edit?mid=zBjzuePtmS4s.kxiiBvs7Jxb

Pra, miniera e bitumit Selenicë, ndër vite ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e

industrisë minerare në Shqipëri dhe në zhvillimin ekonomik të vëndit.Ajo me historikun e saj reflekton

vlera të çmuara historike, vlera të zhvillimit të ekonomisë tregut (kapitalizmit), vlera të lëvizjes greviste

dhe vlera të mëdha ekonomike. Për kontributin e madh që ka dhënë kjo minierë në zhvillimi ekonomik të

vëndit, për vlerat e mëdha dhe të veçanta që ka e meriton që Shteti Shqipëtar t'i jap një status të veçantë

"Muze i Industrisë minerare në Shqipëri". Për këtë në vitin 2001 u organizua në Selenicë festa e 130

vjetorit të minierës, dhe me këtë rast u përgatit dokumentacioni përkatës dhe j’u kërkua Kuvëndit të

Shqipërisë që me rastin e 130 vjetorit Minierës t'i jepej titulli "Heroi i punës".por, fatkeqësisht kuvëndi i

Shqipërisë nuk e vlerësoi këtë propozim.

Page 11: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

11

Është paradoksale që Kuvëndi i Shqipërisë me këtë titull ka vlerësuar shumë individë dhe nuk

vlerësoi kontributin e kësaj miniere ku kanë punuar me mijra puntore, minatore, specialiste, inxhinjera

ekonomist etj. Megjithë këtë në këtë festë madhështore e para pas viteve 90, u ftua edhe shoqeria

Franceze e cila dha lajmin per privatizimin e minierën e Selenicës dhe së shpejti miniera do të fillonte

nga puna.

MBI SITUATEN E MINIERES MBAS VITIT 2000 DHE PERSPEKTIVEN E SAJ.

Transport i bitumit per ne portin e Vlores Foto e vi teve 1916- 1918 (shih edhe linkune e me poshtem )

https://www.google.com/maps/d/edit?mid=zDUmKa6r0ta4.kr6BGKZHbh_A

Shënim nga P.Bombaj në F.B

.Kjo është qëndra e qytezës së Minatorëve Selenicë, kur miniera e bitumit Selenicë shfrytëzohej nga shoqëria

Italiane S.I.M.S.A..Fotua është nxjerë nga arshiva italiane nga një miku im italian ( një inxhinjer ndërtimi) të

cilën ma dhuroi, pasi kjo është edhe një kujtim për familjen time, pasi në foto duket edhe shtëpia e familjes

Page 12: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

12

Prej muajit Shkurt të vitit 2001 e në vazhdim, pjesa kryesore e vëndburimit ku bën pjesë miniera

egzistuese (Pusi vertikal) shfrytëzohet nga shoqëria "Selenicë Bitumi"sh.a e cila është pronare 100 % e

aseteve të ish shoqërise "Bitumi"sh.a (Miniera e bitumit Selenicë) e cila është pajisur me leje

shfrytëzimi për nxjerjen e rezervave të bitumit natyral dhe zhavorit bituminoz në një sipërfaqe prej 1.7

km2 dhë ne vertikalitet nga sipërfaqia deri në thellësi të vëndburimit si dhe nga shoqëria tjetër Franceze

"Mineral Bitumen"sh.p.k e pajisur me leje shfrytëzimi për nxjerjen me karierë të rezervave të

bitumit.natyral dhe zhavorrit bituminoz (humbjet teknollogjike) në zona të shfrytëzuara më parë me

punime nëntokësore.

Për shfrytëzimin e vëndburimit minerar , janë dhënë dhe disa leje të tjera shfrytëzimi me sipërfaqe

të kufizuara për nxjerjen e rezervave të mineralit në zona të shfrytëzuara më parë me punime nëntokësore

që ndodhen në kufirin jugor të vëndburimit afër sipërfaqes.

.Në Shqipëri Miniera e bitumit Selenicë ose shoqëria tregetare "Bitumi"sh.a është e vetmja që

aksionet e saja ka përfshire të gjitha asetet e minierës (Punimet kapitale minerare, teknollogjia nëntokë

dhe në sipërfaqe, fabrika e pasurimit, ndërtesat, magazinat, zyrat, fabrika dhe gjithë infrasrtrukturën tjetër

Page 13: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

13

të saj) të cilat janë privatizuar 100% nga shoqëria Franceze.Kjo ndodhi për arsye se pasi falimetuan firmat

piramidale ku shoqëria Vefa sh.p.k kishte privatizuar 70 % të aksioneve, shteti Shqipëtar me VKM

autorizoi shoqërinë "Vefa" në administrim sh.p.k të shesi 100 % aksionet e shoqërisë Bitumi sh.p.k me

qëllim që të rikuperonte dhe të likujdonte një pjesë të kreditoreve të shoqërise Vefa sh.p.k.

Pas shpalljes së tenderit për shitjen e aksioneve të shoqërise "Bitumi"sh.p.k në vitin 2000 ka

çfaqur ineteres për blerjen e tyre shoqëria Franceze e cila i kërkoi Zyrës së investimeve Franceze në

Shqipëri të kontaktonte një specialist për konsultime lidhur me gjithë problematikën e këtij vëndburimi

dhe kësaj miniere..Në muajin Nëntor të vitit 2000 pronarët e shoqërisë jane informuar për vlerën e

vëndburimit dhe të minierës, rezervat e mineraleve, shfrytezimin e tyre etj.

Në Shkurt të vitit 2001 shoqëria lidhi kontratën përfundimtare të blerjes së 100 % të aksioneve të

shoqërisë "Bitumi"sh.p.k, prandaj në rakordim dhe me shoqërinë ata ftuan në festën e 130 vjetorit të

minierës

Shoqëria franceze kur bëri privatizimin e minierës mori në dorëzim nga Shteti Shqiptar një

minierë të shkatëruar dhe të braktisur, pasi kishte disa vjet që nuk punonte.Për rivënien në punë të

minierës dhe zhvillimin e saj shoqeria franceze ka bërë investime të konsiderushme për rikonstruksionin e

minierës, ndërtimin e teknollogjisë egzistuese dhe më vonë të teknollogjisë së re të shkrirjes së bitumit,

rikonstruksionin e fabrikës për prodhimin e produktit të gatshëm, amballazhimin e tij si dhe

rikonstruksionit të gjithë infrastrukturës (ofiçina, magazina, rrugë e sheshe,Zyra e objekte të trajtimit të

puntorëve etj.)

Natyrisht duke qënë se bitumi i pastruar kishte shumë vite që nuk ishte në treg e veçanërisht në

eksport, ai nuk njihej, prandaj shoqëria Franceze ka bërë një punë të vlerësushme për njohjen e produktit

në tregun e huaj dhe shitjen e tij.Sot , produkti i bitumit të pastruar "Selenica" i fraksionuar dhe i

amballazhuar ne thase letre, në thasë të mëdhenj, eksportohet në shumë vënde të botës.Së fundi shoqëria

ka hyr në tregun Kinez dhe të Afrikës. Për nxjerjen e bitumit dhe zhavorit bituminoz nga nëntoka,

shoqëria ka bërë investime të konsiderushme në minierë dhe ka filluar përgatitjen me punime minerare

nëntokësore (miniere) për nxjerjen e mineralit nga thellësi e vëndburimit nën nivelin me kuote -43 m si

dhe ka intensifikuar nxjerjen e mineraleve (humbjeve teknollogjike) me anë të punimeve minerare

sipërafaqësore (karierë) të cilat kanë mbetur nëntokë në zonat e shfrytëzuara më parë të minierës.Për këtë

qëllim në vëndburim është hapur një karierë në të cilën deri tani janë gërmuar, ngarkuar dhe transportuar

në sheshin e depozitimit rreth 3.5 milion metër kub sterile.Për kryerjen e kësaj veprimtarie minerare në

Page 14: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

14

karierë shoqëria ka investuar për blerjen e teknollogjisë së nevojshme si eskavator, kamiona të artikuluar,

buldozjera, fadroma etj të kapaciteteve të vlerësushme.

Duke qënë se kostua e nxjerjes së mineraleve me punime nëntokësore me teknologjinë egzistuese

është relativisht e lartë, shoqëria me strategjine e saj synon për përmirësimin e teknologjise në nëntokë,

por edhe ndryshimin e hapjes së minierës duke parashikuar që nga kariera e hapur të hapet një rampë

(punim i pjerrët për auto transport) që do të lidhi karierën (sipërfaqen) me nentokën nivelin me kuotë -

43m dhe të bëhet transporti nga ky nivel në sipërfaqe me anë të kamionave.

Natyrisht këto ndryshime teknollogjike, investimet që parashikohen të kryehen në minierë dhe

karierë si dhe zgjerimi i i tregut të shitjes së produktit, krijojnë mundësinë për rritjen e prodhimit, shtimin

e fuqisë puntore, duke krijuar mundësi për mos largimin e njerzëve nga Selenica dhe krijimin e kushteve

të favorshme për mos braktisjn e saj.

.Vëndburimi i bitumit Selenicë është i zbuluar nga siperfaqia me anë të shpimeve me rrjet

kuadratik 100 x 100 m.Raporti i parë gjeologjik i vëndburimit është bërë nga gjeologu rus Jakushkin dhe

ka dhënë rezerva gjeologjike deri në 100 thellësi nga sipërfaqia.Raporti i dytë gjeologjik është hartuar

nga gjeologët shqipetarë Reshat Myftari dhe Luçi Pleqi dhe jep rezerva gjeologjike deri në thellësi të

vëndburimit, deri tek shtresa e ranorit bituminoz që është dyshemeja e vëndburimit.

Shoqëria franceze ka bërë rivlërësimin e rezervave me anë të një shoqërie angleze e specializuar

dhe çertifikuar e njohur në botë për vlerësimin e rezervave të mineralit me anë të një programi të

sofistikuar "Surpac" duke ritur sasinë e rezervave dhe kategorinë e tyre në vëndburim , gjë që është një

bazë e rëndësishme për planifikim dhe nxjerjen e rezervave të mineralit nga nëntoka në perspektivë.

Vëndburimi i bitumit Selenicë ka një sipërfaqe rreth 6 km katror dhe pakua produktive me

mineralet (bitum natyral dhe zhavor bituminoz) shtrihet me një kënd rënie rreth 12 gradë nga juglindja në

drejtim të veriperëndimit.Rezervat industriale të mineraleve në vëndburim fillojnë rreth kuotës +200 m

dhe vazhdojnë në thellësi të vëndburimit deri në kuotën -160m.

Shfrytëzimi i vëndburimit ka filluar nga lart - posht me punime horizontale, punime të pjerrëta

dhe aktualisht me punime vertikale me anë të Pusit vertikal të minierës me thellesi 140 m.Aktualisht

punimet e shfrytëzimit në nëntokë kanë aritur deri në kuotën -43m dhe është duke u përgatitur horizonti i

shfrytezimit me kuotë -53m Prej fillimit te shfrytëzimit të vëndburimit është shfrytëzuar me punime

nëntokësore rreth 240 m (në vertikalitet) të pakos produktive, por theksohet se edhe kjo nuk është

shfrytëzuar në gjithë sipërfaqen e vëndburimit.Mbeten akoma dhe rreth 120 m pako produktive e pa

atakuar dhe shfrytëzuar.Ndërkohë me mënyrën e shfrytëzimit (sistemet e shfrytezimit) dhe teknologjinë e

Page 15: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

15

përdorur deri tani, në zonat e shfrytëzuara më parë me punime nëntokësore, rreth 30 % e rezervave të

mineraleve (humbjet teknollogjike) kane mbetur nëntokë.

Si konkluzion në vëndburimin e bitumit Selenicë gjënden akoma rezerva të konsiderushme të

bitumit natyral dhe zhavorit bituminoz. Bitumi natyral është një aditiv natyral shumë cilësor i cili

modifikon shumë mirë bitumet e naftës që përdoren për asfaltim dhe ndërtime e izolime duke u

përmirësuar shumë treguesit teknollogjik dhe duke garantuar rrugë që plotsojnë normat e komunitetit

Evropian të rrugëve që rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e tyre.Zhavori bituminoz është një lëndë diegëse

shumë e mirë që përdoret për prodhimin e materialeve të ndërtimit.Koncentratet e zhavorit bituminoz

kanë fuqi kalorifike deri 8,000 kkal/kg si dhe qymyret antracite dhe kanë veti koksifikuese. Pra, duke

qënë se në vëndburim ka rezerva të konsiderushme, mineralet jane të veçanta dhe të rëndësishme në

ekonomi, dhe vazhdimisht po zgjerohet tregu i shitjes, shoqëria Franceze parashikon të kryejë investime

të konsiderushme për përmirësimin e teknollogjisë së nxjerjes dhe përpunimit e rritjen e

prodhimit.Prandaj mendohet se perpektiva e minierës do të jetë e mirë, do të hapen vënde pune, do të

zbuten problemet sociale të zonës, do të rriten të ardhurat dhe do të përmiresohet mirëqenia dhe natyrisht

në buxhetin e shtetit do të derdhen të ardhura më të mëdha që rrjedhin nga taksat që veprojnë në fushën

minerare dhe të tjera. Por, që të realizohen këto objektiva shteti duhet të marrë përsipër dhe të kryejë

detyrat që i takojnë si për monitorimin e shfytëzimit të burimeve minerare në vëndburim në të gjitha

subjektet që ushtrojnë veprimtari minerare, të mbeshtetë subjektet e veçanerisht investitorët e huaj (që

kanë bërë investime të konsiderushme) në zgjidhjen e problemeve që dalin për shfrytëzimin me pronarët e

tokave, të ndërtoj infrastrukturën rrugore të përshtatëshme për zhvillimin e veprimatrive etj.

Shoqëria Franceze kryen aktivitet minerar dhe përpunues duke zbatuar të gjitha kërkesat teknike e

ligjore që parashikon Ligji minerar dhe aktet nënligjore që kan dal në zbatim të tij.Por, në vëndburimin e

Selenicës kryejnë veprimtari minerare dhe disa subjekte të tjera,ndaj të cilavev shteti duhet të kërkoje dhe

t’i kontrollojë ato që të plotësojnë të gjitha kërkesat teknike e ligjore, me qëllim që të gjitha subjektet të

jenë në kushte të barabarta dhe të bëhet një konkurencë e ndershme në treg.

Gjatë ushtrimit te veprimtarise minerare subjektet pengohen nga "pronarët" e tokave, pasi janë

pak ata që kanë një dokument hipotekor që vërteton se jë pronarë, por pretendojnë se e kanë pronësinë e

trashëguar, me ligjin 7501 etj. etj.Shteti sipas ligjit minerar duhet të krijoj kadastrën minerare me qëllim

që në momentin që ai jep lejen e shfrytëzimit toka duhet të kaloj në kadastrën minerare dhe subjekti ka

vetëm marrëdhenie me shtetin pronar i burimeve natyrore.

Selenica ka mbetur me një rrugë automobilistike të ngushtë me një kalim dhe vënde - vënde e

dëmtuar rëndë.Por a mund të zhvillohet veprimtari minerare dhe t’a rritësh atë me këtë rrugë

automobilistike? Është shteti që duhet të sigurojë infrastrukturën rrugore nacionale dhe jo subjektet.Shteti

Page 16: 1 SELENICA - WordPress.com...shoqërite e huaja në Shqipëri në vitet 1920 deri 1926 zona e Selenicës ka qënë e përfshirë në diskutimet për përfitimet e zonave të koncensioneve

16

që është përgjegjës për shtetasit e tij duhet t'i krijoj mundësi për bërjen e investimeve për shfrytëzimin e

gjithë resurseve që janë në këtë zonë me qëllim zhvillimin dhe mirëqënien e tij.Për këtë qëllim së paku

duhet të ndertojë një rrugë automobilistike të përshtatëshme që të lidhë Selenicën me Vlorën, por

veçanërisht duhet të bëjë një urë mbi lumin Vjosa në Selenicë që t’a lidhë atë me autostradën Levan -

Tepelenë.Kjo do t'i krijonte mundësi kësaj zone për zhvillimin e saj dhe rritjen e mirëqënies.

Qeveria aktuale, me sa ka informacion , ka projekte për këtë qëllim por, kaluan dy vjet dhe

shikojmë se nuk ka ndonjë zhvillim të ri.. Por,për zhvillimin dhe mirëqënien e banoreve të Selenicës dhe

zones për reth duhet të kontribojnë të gjithë dhe veçanërisht djemt dhe vajzat inetelektuale të lindur ,rritur

dhe edukuar nën kujdesin dhe dashurinë e vëndit të tyre të lindjes ,Selenicës.

Natyrisht ka shumë gjëra më tepër për të shkruar, probleme për të shtruar për diskutim dhe për të

zgjidhur dhe akoma më shume përpjekje për të bërë me shtetin me qëllim që Selenicës t'i japim atë që

meriton

Për detaje lexo edhe në faqen

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10204162650569761&set=a.1022648409742.2003911.13311

84809&type=1&theater

Reference :

1. Geologia petroli albanesi. Maddalena e Zuber 1937

2. 14-18 Grande guerra Documenti e imaine e imagine

3. R.Elsie Evlija Çelebi (Sejahatnameja)

4. Wikipedia, the free encyclopedia

5 L’Albanie dans la politique etrangere de la France (1919 deri 1940) Stefan

Popesku

VloreGusht 2015