14
PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR Pas viteve ’60, përkrahja e terrorizmit ndërkombëtar ishte bërë pjesë inte- grale e politikës së jashtme të shteteve të caktuara, si: Libisë, Algjerisë, Sirisë, Jemenit Jugor, Koresë Veriore, Sudanit dhe Kubës. Këto shtete, duke i furnizuar grupet e ndryshme terroriste me mjete financiare dhe armë, si dhe duke u mundë- suar atyre stërvitjen në territorin e vet, në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin përkrahur terrorizmin ndërkombëtar. Kjo, natyrisht, kishte ndikuar në paraqitjen e një dukurie të re në politikën dhe përgjithësisht në raportet ndërkombëtare, që karak- terizohej me raporte të shumta sekrete, interesa kriminale dhe intriga të ndryshme politike. Përderisa Bashkimi Sovjetik kishte ofruar ndihmën e vet vetëm në pikë- pamje të armatimit, Libia më tepër se çdo shtet tjetër në botë i kishte financuar gru- pet e ndryshme terroriste 582 . Në këtë drejtim, as roli i Sirisë dhe ai i Iranit nuk kishin qenë më pak të rëndësishëm. Mirëpo, për dallim nga Libia, numri i sulmeve terroriste të financuara nga Siria dhe Irani kishte qenë më i vogël 583 . Gjithashtu, edhe në aspekte të tjera të ofrimit të ndihmave, këto dy shtete kishin treguar kujdes më selektiv dhe cilësor. Përfshirja e tyre në aktivitete terroriste, nuk dëshmohet vetëm më nivelin e lartë profesional të treguar gjatë kryerjes së disa sulmeve ter- roriste ndërkombëtare. Mirëpo pikërisht kryerja profesionale e tyre dëshmon për mundësinë reale të angazhimit të oficerëve të rregullt ushtarakë sirianë dhe irani- anë në përgatitjen e kuadrove të tyre terroriste. Siria gjatë dekadave të fundit kishte sulmuar kryesisht shtetet rivale arabe dhe pozicionet izraelite në rajon, ndërsa në shënjestër të sulmeve terroriste iraniane kishin qenë të gjitha ato shtete myslimane, të cilat gjatë luftës me Irakun, kishin marrë qëndrime antiiraniane. Irani i kishte sulmuar edhe interesat e ndryshme franceze dhe amerikane në rajon si dhe opoz- itën iraniane në emigracion. Këtu duhet përmendur edhe dënimin me vdekje (14.02.1989), kundër shkrimtarit të njohur iranian me origjinë pakistaneze, Salman Rushdie. Ndërkaq, Jemeni vazhdon të japë ndihmesën e vet në drejtim të strehim- it të terroristëve të ndryshëm ndërkombëtarë. . : 370 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR 582 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 352 - 353. 583 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 341 - 342.

10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Pas viteve ’60, përkrahja e terrorizmit ndërkombëtar ishte bërë pjesë inte-grale e politikës së jashtme të shteteve të caktuara, si: Libisë, Algjerisë, Sirisë,Jemenit Jugor, Koresë Veriore, Sudanit dhe Kubës. Këto shtete, duke i furnizuargrupet e ndryshme terroriste me mjete financiare dhe armë, si dhe duke u mundë-suar atyre stërvitjen në territorin e vet, në mënyrë të drejtpërdrejtë kishin përkrahurterrorizmin ndërkombëtar. Kjo, natyrisht, kishte ndikuar në paraqitjen e njëdukurie të re në politikën dhe përgjithësisht në raportet ndërkombëtare, që karak-terizohej me raporte të shumta sekrete, interesa kriminale dhe intriga të ndryshmepolitike.

Përderisa Bashkimi Sovjetik kishte ofruar ndihmën e vet vetëm në pikë-pamje të armatimit, Libia më tepër se çdo shtet tjetër në botë i kishte financuar gru-pet e ndryshme terroriste582. Në këtë drejtim, as roli i Sirisë dhe ai i Iranit nukkishin qenë më pak të rëndësishëm. Mirëpo, për dallim nga Libia, numri i sulmeveterroriste të financuara nga Siria dhe Irani kishte qenë më i vogël583. Gjithashtu,edhe në aspekte të tjera të ofrimit të ndihmave, këto dy shtete kishin treguar kujdesmë selektiv dhe cilësor. Përfshirja e tyre në aktivitete terroriste, nuk dëshmohetvetëm më nivelin e lartë profesional të treguar gjatë kryerjes së disa sulmeve ter-roriste ndërkombëtare. Mirëpo pikërisht kryerja profesionale e tyre dëshmon përmundësinë reale të angazhimit të oficerëve të rregullt ushtarakë sirianë dhe irani-anë në përgatitjen e kuadrove të tyre terroriste. Siria gjatë dekadave të fundit kishtesulmuar kryesisht shtetet rivale arabe dhe pozicionet izraelite në rajon, ndërsa nëshënjestër të sulmeve terroriste iraniane kishin qenë të gjitha ato shtete myslimane,të cilat gjatë luftës me Irakun, kishin marrë qëndrime antiiraniane. Irani i kishtesulmuar edhe interesat e ndryshme franceze dhe amerikane në rajon si dhe opoz-itën iraniane në emigracion. Këtu duhet përmendur edhe dënimin me vdekje(14.02.1989), kundër shkrimtarit të njohur iranian me origjinë pakistaneze, SalmanRushdie. Ndërkaq, Jemeni vazhdon të japë ndihmesën e vet në drejtim të strehim-it të terroristëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

.: 370 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

582 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 352 - 353. 583 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 341 - 342.

Page 2: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Aktualisht në listën e shteteve përkrahëse të terrorizmit janë Kuba (që ngaviti 1982), Irani (që nga viti 1984), Sudani (që nga viti 1993), dhe Siria (që nga viti1979). Në vitin 2007 ishte shqyrtuar edhe mundësia e evidentimit të Eritreas sishtet përkrahës i terrorizmit ngaqë iu kishte ofruar përkrahje forcave ekstremisteislamike në Somali584.

Shtetet përkrahëse të terrorizmit quhen edhe „shtete të papërgjegjshme”585.Sipas qëndrimit zyrtar të ShBA-së, si shtete të tilla vlerësohen ato shtete qëangazhohen për posedimin e armëve për shkatërrim masovik, që mbajnë qëndrimagresiv ndaj vendeve tjera, që veprojnë në drejtim të prishjes së stabilitetit politiktë shteteve tjera dhe shtetet që refuzojnë pjesëmarrjen në organizatat ndërkom-bëtare ose i kundërshtojnë vendimet e tyre 586. Një shtet i tillë ishte Libia që ngaviti 1979 e deri në vitin 2006; Pastaj Iraku që nga viti 1979 deri në vitin 1982 dhenga viti 1990 deri në vitin 2003; Koreja e Veriut, nga viti 1988 deri në vitin 2008,kur ishte arritur marrëveshja për pezullimin e programit të saj bërthamor; dheJemeni Jugor, që nga viti 1979 e deri kur ishte bashkuar me Jemenin Verior. Këtuduhet theksuar se Afganistani asnjëherë nuk ishte në listën e shteteve përkrahëse tëterrorizmit ngase ShBA-të nuk e kishin njohur pushtetin taleban ose shtetin e tyre„Emiratin Islamik të Afganistanit“.

1. Irani

Republika Islamike e Iranit kishte përkrahur lëvizjet dhe grupet e ndryshmeterroriste islamike në Afrikë, Azi dhe në vende të tjera të botës. Në këtë drejtim, për-parësi kishin gëzuar grupet militante shiite në Liban, ato islamike, palestineze, sidhe disa grupe komuniste kurde nga Turqia, të cilat kishin orientime të qarta sepa-ratiste. Në kuadër të këtyre ndihmave duhet pasur parasysh edhe ndërtimin e dy„qendrave për stërvitje revolucionare“, në të cilat kuadrot potenciale terroristendërkombëtare islamike e kishin studiuar edhe taktikën e rrëmbimit të aeroplanëve.Njëra prej qendrave të tilla kishte qenë e rezervuar ekskluzivisht për femra587.

Irani është njëri nga përkrahësit kryesorë të grupeve terroriste që luftojnëkundër zgjidhjes paqësore të problemeve politike në Lindjen e Mesme. Nga ky

371 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

584 Eritrea është shtet afrikan që kufizohet me Sudanin, Etiopinë dhe Gjibutin.585 Kjo listë ishte emruar sipas filozofit amerikan John Rawls, i cili në librin e vet “E drejta e popujve”, i kishte quajtur shtetet

që kanë qëndrim armiqësor ndaj bashkësisë ndërkombëtare, i shtypin të drejtat e njeriut dhe ato të minoriteteve në shtetine tyre dhe angjazhohen për destabilizimin e shteteve të tjera, si “shtete të papërgjegjshme”

586 US Department of State: State Sponsors of Terrorism587 Qendra për stërvitjen e kuadrove të huaja revolucionare islamike ishin ndërtuar në Vakilabad dhe në Behestija. Kjo e dyta

kishe qenë e rezervuar vetëm për femra. Më gjerësisht shih: International Terrorism, Insurgency, and Drug Trafficking:Present Trends in Terrorist Activity. Raport i datës 13 - 15 maj 1985 para Komisionit të Drejtësisë dhe atij të Punëve tëJashtme të Senatit Amerikan, Uashington 1986, f. 39 - 71.

Page 3: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

qëllim, Irani i furnizon me armë dhe i trajnon luftëtarët Hamasit dhe terroristët egrupeve të tjera palestineze, si p.sh., Xhihadit Islamik Palestinez dhe FrontitPopullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda Gjenerale. Në vitin 2006 Irani jovetëm që e kishte financuar Hamasin gjatë zgjedhjeve palestineze por edhe e kishtearmatosur atë më armë moderne që mund të godasin Izraelin. Gjatë vitit 2008,Irani i kishte dhënë rreth 200 milionë dollarë ndihma të ndryshme financiare Hezb-Allahut dhe i kishte trajnuar mbi 3.000 terroristë nga Libani në kampet e ndryshmeushtarake në Iran.

Mekanizmi kryesor i regjimit iranian për mbështetje të terrorizmitndërkombëtar është njësiti elitë i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike(IRGC), i njohur me emrin “Forca Qods”. Kjo forcë iraniane padyshim se indihmon, ushtron dhe armatosë grupet e ndryshme terroriste nga Lindja e Afërt,Iraku dhe Afganistani. Ndërsa nga viti 2006, përmes kanaleve të ndryshme Irani ifurnizon me armë dhe municion të ndryshëm luftarak (madje edhe me raketa tokëajër, mortaja 107mm dhe eksplozivë plastikë) edhe luftëtarët Talebanë.

Gjatë viteve të fundit “Forca Qods” është e angazhuar edhe në Irak. Kështuajo në bashkëpunim me organizatën Hezb - Allah, u ofron trajnime brenda dhejashtë Irakut kryengritësve irakianë, me qëllim të aftësimit të tyre për përdorimine teknologjisë së sofistikuar dhe armëve moderne të Iranit, si të raketave tokë-ajër,snajperëve modernë, eksplozivit plastik dhe armëve të lehta artilerike. KështuTeherani mbanë përgjegjësin për kryerjen e sulmeve të ndryshme terroriste memjete shpërthyese të tipit IEDs dhe EFPs kundër objekteve të ndryshme civile dheatyre ushtarake në Irak.

Sipas publikimeve austriake, “Forca Qods” (dhe personalisht kryetariaktual i shtetit iranian) janë përgjegjës edhe për vrasjen e tre udhëheqësve kurdënë Vjenë, që kishte ndodhur në vitin 1989. Ndërkaq Prokurori i Shtetit tëArgjentinës e ishte akuzuar “Forcën Qods” edhe për pjesëmarrje në sulminterrorist të 18. 06. 1994, kundër një qendre kulturore çifute në Buenos Aires, në tëcilin kishin vdekur 85 persona dhe ishin plagosur rreth 200 të tjerë.

Kështu Irani ishte dhe mbetet sponsori kryesor i terrorizmit ndërkombëtar.Padyshim se përkrahja e terrorizmit ndërkombëtar nga Irani që ofrohet përmesplanifikimit ose financimit të drejtpërdrejtë të sulmeve të ndryshme terroriste nëLindjen e Mesme, Evropë dhe Azinë Qendrore, është pengesa kryesore epërpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për promovimin e paqes, mirëqeniesekonomike dhe prosperitetit demokratik në këto pjesë të botës.

.: 372 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Page 4: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

2. Kuba

Një qëndrim tejet përkrahës ndaj terrorizmitndërkombëtar kishte Kuba. Mirëpo, që nga viti 1998 ajoishte përpjekur për fshirjen e emrit të saj nga lista e shtetevepërkrahëse të terrorizmit. Kështu, në vitin 1998 qeveriakubaneze e kishte miratuar kërkesën spanjolle përekstradimin e 20 anëtarëve të organizatës terroriste, ETA.Sipas të dhënave të argumentuara, Kuba që nga viti 1991 jovetëm që kishte ndërprerë furnizimin me armë ndaj grupevetë ndryshme revolucionare që kishin vepruar në AmerikënJugore, por atyre iu ishte mohuar edhe e drejta për hapjen endonjë përfaqësie në Kubë. Në vitin 2001 kryetari i Kubës, Fidel Kastro, kishte viz-ituar Iranin, Libinë dhe Sirinë, mirëpo pas këtyre vizitave nuk kishte qëndruar ndon-jë aleancë e tyre e fshehtë politike ose kriminale. Menjëherë pas sulmit të 11.09.2001, presidenti kubanez u kishte ofruar ShBA-ve ndihma humanitare dhe shërbimetë caktuara shëndetësore, duke iu mundësuar aeroplanëve të ndryshëm joluftarakëfluturimin e lirë mbi territorin kubanez. Në të njëjtin vit, Kuba i kishte ratifikuar 12konventa kundërterroriste të hartuara nga komisionet e Kombeve të Bashkuara. Kyndërrim rrënjësor i qëndrimeve kubaneze kishte të bënte vetëm me çështjet e terror-izmit, ndërsa në të gjitha aspektet e tjera politike, Kuba kishte mbetur ajo që ishte.

Kështu, me stilin e vjetër propagandues, qeveria kubaneze kishtekundërshtuar ndërhyrjen ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak. Pastaj kishtevazhduar t’i përkrahë formacionet kryengritëse të organizatës FARC (Fuerzas

373 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Fidel Castro

Page 5: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Armadas Revolucionarias de Colombia) në Kolumbi dhe ELN (Ejército deLiberación Nacional/Ushtria Nacionalçlirimtare) në Bolivi si dhe disa lëvizje tëtjera kryengritëse në Amerikën Latine. Në anën tjetër, më 6 korrik 2008, ish-presidenti kuban Fidel Castro i kishte dënuar keqtrajtimet e organizatës FARC ndajpersonave të rrëmbyer dhe kishte kërkuar lirimin e pakusht të tyre588.

Edhe përkundër figurimit të emrit të Kubës në listën e shteteve përkrahësetë terrorizmit, ajo që nga viti 2006 nuk ka financuar ndonjë aktivitet terrorist osestrehuar ndonjë terrorist të kërkuar në shtetin kubanez.

3. Sudani

Nga viti 1991 e deri në vitin 1996, Sudani i kishte ofruar mikpritje BinLadenit dhe organizatës së tij terroriste Al -Qa´da589. Gjatë tri dekadave të fundit, Sudani ukishte ofruar strehim të sigurt anëtarëve tëndryshëm të grupit të Abu Nidalit, XhihaditIslamik Egjiptian, Xhihadit Islamik Palestinez,organizatës Hamas, anëtarëve të Hezb - Allahutetj. Gjatë të gjitha konflikteve të armatosura,Sudani kishte qëndruar në anën e shteteveislamike të përfshira në konflikt dhe si reaksionhakmarrës ndaj sulmeve të ndryshme izraeliteose amerikane, forcat radikale islamike nëSudan kishin sulmuar minoritetet katolike nëvend. Në vitin 1995, grupi islamik egjiptian AlGamaat al - Islamia, kishte përgatitur planin për vrasjen e kryetarit egjiptian,Mubarak gjatë qëndrimit të tij në Adis Abebë. Ky plan ishte përgatitur në territorinsudanez dhe me një aeroplan shtetëror sudanez ishin bartur armët e destinuara përvrasjen e kryetarit egjiptian. Territori sudanez ishte shfrytëzuar edhe për sulmetterroriste të vitit 1998 kundër ambasadave amerikane në Daressalam (Tanzani) dheNairobi (Keni). Gjatë këtyre sulmeve të koordinuara nga Al - Qa´da kishin vdekur258 persona, në mesin e të cilëve edhe 12 shtetas amerikanë. Dy javë më vonë, for-cat ajrore të ShBA-ve kishin bombarduar bazat e Al Qaidës në Afganistan dhe njëfabrikë për prodhimin e gazit nervor në Sudan.

.: 374 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

588 US Department of State: State Sponsors of Terrorism589 U.S. Department of State, http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19988.htm

Page 6: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Pas goditjeve të pësuara, ishte vërejtur një ndërrim gradual i qëndrimevesudaneze në raport me terrorizmin ndërkombëtar. Kështu Sudani përveç pjesë-tarëve të Hamasit, të cilët i konsideron “luftëtarë të lirisë”, nuk iu kishte ofruarstrehim grupeve tjera terroriste. Pastaj gjatë viteve 2007 dhe 2008 i kishte penguardisa grupe të huaja “muxhahedine” për shfrytëzimin e territorit sudanez si bazëlogjistike dhe pikënisje në drejtim të Irakut. Kështu Sudani gradualisht ishte përp-jekur të bëhet edhe partnere e ShBA-së në luftë kundër terrorizmit. Në këtë drej-tim ishin shkëmbyer edhe disa informacione të çmuara me ShBA-në.

Me 14. 07. 2008 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishtengritur padi penale kundër kryetarit sudanez Omar al-Bashir për kryerjen ekrimeve të luftës dhe gjenocidit gjatë viteve 2003-2008 ndaj popullsisë civile nëDarfur. Pas urdhër-arrestit të lëshuar nga kjo gjykatë me 04.03.2009, grupe tëndryshme ekstremiste kishin kërcënuar me sulme terroriste kundër interesaveperëndimore në Sudan.

4. Siria

Ka disa dekada me radhë që shteti sirian praktikon vrasjen dhe format etjera të dhunës politike. Në të vërtetë, edhe shumë kohë para ardhjes së Asadit nëpushtet (29.08.1960), Shërbimi Sekret Sirian kishte montuar në zyrën e kryemi-nistrit të Jordanisë, Hazza al Majali, një mjet të fuqishëm shpërthyes, nga shpërthi-mi i të cilit ishte vrarë kryeministri jordanez. Bomba kishte shpërthyer pikërisht nëkohën kur në zyrën e kryeministrit duhej të kishte ardhur edhe mbreti Husein,mirëpo për fat ai ishte vonuar për disa minuta, kështu që kishte shpëtuar. Lidhurme këtë sulm terrorist, Jordania e kishte fajësuar Sirinë duke nisur edhe mobiliz-imin e përgjithshëm ushtarak me qëllim të shpalljes së luftës. Mirëpo, me ndërm-jetësimin e shteteve të ndryshme arabe, lufta u mënjanua. Pas këtij sulmi terrorist,pushteti sirian kishte përgatitur edhe disa atentate të tjera kundër mbretit tëJordanisë, Huseinit590.

Ashtu si kishte vepruar shumë kohë më parë Stalini me Trockin në vitin1980, edhe kryetari sirian, Asadi, kishte urdhëruar vrasjen e themeluesit të Sirisëmoderne, Salah Al - Din Al - Bitar. Në nëntor të vitit 1986, gazetat zyrtareamerikane „U. F. News“ dhe „World Report“ në titujt kryesorë të tyre „Gjaku nëduart e Sirisë“, i kishin pasqyruar 11 sulme terroriste të kryera në mes të viteve1982 - 1986 me pjesëmarrjen ose përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të Sirisë. Tri ngakëto sulme ishin kryer nga grupi i Abu Nidalit, kurse një tjetër me ndihmën e Sirisë

375 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

590 Jochen Hippler/Andrea Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 57

Page 7: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

nga Grupi i Xhihadit Islamik. Në shtatë rastet e tjera, Siria ishte akuzuar si autoree drejtpërdrejtë e sulmeve terroriste ndërkombëtare591.

Akuzat kundër Sirisë kishin të bënin me sa vijon: - Abu Nidali, së bashku me grupin e tij, pas tërheqjes nga Iraku, ishte ven-

dosur në Siri. Në këtë shtet ishin vendosur edhe disa qendra komanduesedhe përfaqësi të grupeve të ndryshme terroriste palestineze dhe kurde.

- Në Luginën Beka (territor libanez i kontrolluar nga Siria) ishin të sta-cionuara grupet e ndryshme terroriste palestineze dhe ato islamike shi-ite, të cilat e praktikonin zbatimin e dhunës politike, si mjet për zgjid-hjen e problemeve të tyre politike ose nacionale. Nëpërmes LuginësBeka bëhej furnizimi me armë i disa grupeve terroriste ndërkombëtare.Atje janë themeluar dhe funksionojnë disa qendra për stërvitje terroriste.

- Përfshirja e drejtpërdrejtë të shërbimeve siriane në dy sulme terroriste. Ipari kishte ndodhur në prill të vitit 1986, kur në Londër ishte bërë përp-jekja e dështuar për montimin e një bombe në aeroplanin e kompanisëizraelite EL-AL, i cili duhej të fluturonte për në Izrael. Ndërsa, në rastine dytë, me ndihmën e Shërbimit Sekret Sirian ishte sulmuar ShoqataArabo - Gjermane në Berlinin Perëndimor.

Pas argumentimit të përfshirjes siriane nësulmin e dështuar kundër aeroplanit të kompanisëizraelite EL - AL, në tetor të vitit 1986 Britania eMadhe i kishte ndërprerë të gjitha marrëdhënietdiplomatike me Sirinë. Ishte argumentuar fakti se“turisti” jordanez i pajisur me pasaportë sirianekishte vepruar me kërkesën e Shërbimit SekretSirian. Ky “turist” ishte njohur me një vajzë irlan-deze dhe pas disa kohësh qëllimisht e kishte lënështatzënë. Pas disa muajve, turisti jordanez mekushtëzime dhe kërcënime të ndryshme, e kishtedetyruar „të dashurën e vet“, që të fluturonte për nëIzrael. Në bagazhin e gruas shtatzënë, turisti jordanez e kishte montuar një bombëme mekanizëm të saktë kohor. Mirëpo, Shërbimi Sekret Izraelit e kishte zbuluardhe, në çastin e reagimit të tyre, terroristi i frikësuar në rrëmujën e krijuar kishtearritur të largohej nga aeroporti dhe të strehohej në Ambasadën Siriane.

Siria, në mënyrën e vet, e kishte përcaktuar kuptimin e terrorizmit, që dal-lohej qartë nga lëvizjet çlirimtare. Në këtë mënyrë ajo, sipas vlerësimeve të veta, i

.: 376 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

591 Jochen Hippler/Andrea Lueg, Gewalt als Politik, Terrorismus und Intervention im Nahen Osten, Bonn 1987, f. 108.

Kryetari sirian Al Asad

Page 8: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

kishte përkrahur disa „grupe dhe organizata çlirimtare“, të cilat në botën perëndi-more ishin vlerësuar si terroriste. Nga ndihma ushtarake, financiare ose politikesiriane, kishin përfituar: Organizata Islamike Libaneze, Hezb-Allah, ajopalestineze Hamas, Xhihadi Islamik Palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin ePalestinës, Grupi i Abu Nidalit, Armata Sekrete për Çlirimin e Armenisë, PartiaPunëtore Kurde (e cila që nga viti 1980 e kishte selinë e vet në Siri) etj.

Në prill të vitit 2002, presidenti i ShBA-së Bush kishte deklaruar se „ka ard-hur koha që Siria të deklarohet për pozicionin që ka në luftën e filluar kundër ter-rorizmit ndërkombëtar“. Që nga ajo kohë Siria kishte deklaruar se nuk i ofronpërkrahje terrorizmit ndërkombëtar. Pavarësisht nga këto deklarata kishte vazhd-uar ofrimin e përkrahjes materiale dhe politike ndaj organizatës islamike libanezeHezb - Allah. Ndërsa anëtarëve të Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), FrontitPopullor për Çlirimin e Palestinës (PLFP), Frontit Popullor për Çlirimin ePalestinës-Komanda Gjenerale (PFLP-GC) dhe Hamasit iu kishte mundësuarabsolvimin e stërvitjeve ushtarake në kampin Aiyn Tzahab (Ein Saheeb)592. Madjeudhëheqësit të Hamasit Khalid Meshal i kishte ofruar edhe strehim politik dhembrojtje policore.

Siria që nga vitet ’80 lejonte kalimin nëpër territorin e saj të ndihmave tëndryshme materiale dhe ushtarake të Iranit dedikuar organizatave të ndryshme ter-roriste. Pas vrasjes së kryeministrit libanez Rafik Hariris, me 14.02.2005, ShBA-të e kishin akuzuar Sirinë për pjesëmarrje në vrasje dhe që nga ajo kohë e kishtetërhequr ambasadën e vet nga Damasku. Pas vrasjes së udhëheqësit të ShërbimitSekret të Hezb-Allahut Imad Mugniyah (i akuzuar edhe për sulme terroristekundër Bazës Ushtarake Franceze dhe Ambasadës Amerikane në Bejrut me 1984),me 12.02.2008, në afërsi të Shërbimit Informativ Ushtarak të Sirisë në Damask,ishin vërtetuar dyshimet se Siria vazhdon si më parë ofrimin e strehimit dhepërkrahjes ndaj terrorizmit ndërkombëtar. Kjo ngjarje kishte ndikuar edhe nëvendimin e kryetarit të ShBA-së, Barack Obama për vazhdimin e sanksionevediplomatike dhe ekonomike ndaj shtetit sirian. Me gjithë këto akuza të shumtajoformale, ende nuk është ofruar ndonjë argument bindës, i cili do ta arsyetontekonfrontimin eventual të koalicionit global antiterrorist me Sirinë.

5. Libia

Libia është një shtet i vogël afrikan me rreth tre milionë banorë. Një pjesëe madhe e këtyre banorëve janë beduinë, të cilët ende nuk kanë arritur të integro-

377 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

592 Die Rolle Syriens im Nahostkonflikt, http://berlin.mfa.gov.il/mfm/Web/main/Print.asp?DocumentID=39892

Page 9: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

hen në jetën shoqërore dhe politike të vendit. Mirëpo, gjatë viteve ’70, nga shitjae naftës Libia kishte realizuar të ardhura të shumta financiare, një pjesë e të cilaveedhe ishte shfrytëzuar nga kolonel Gadafi (si oficer i ri, i ardhur në pushtet në vitin1969, pas një grushtshteti të suksesshëm kundër mbretit libian) për afirmimndërkombëtar të pushtetit dhe të personalitetit të vet. Kështu ai, sidomos, si blerësdhe sponsorues i kontratave të ndryshme me armë kishte arritur të bënte emër593.Nga ana tjetër, Gadafi me ndihmën e propagandës, terrorizmit dhe korruptimit tëpersonaliteteve të ndryshme ndërkombëtare, gjithnjë e më tepër kishte arritur tëbëhej personalitet me ndikim. Madje, te disa lëvizje terroriste ndërkombëtare,kishte arritur të krijonte edhe kultin e fuqishëm të personalitetit të tij.

Është e qartë se Gadafi në disa raste kishte dërguar edhe komandot e vetavrasëse në emigracion, me qëllim të likuidimit të kundërshtarëve të ndryshëm per-sonalë dhe politikë. Në këtë mënyrë, ishte vrarë edhe i strehuari politik në Kajro,ish-kryeministri i Libisë, Mohammed Bakhush. Sidomos pas vitit 1976, dukuria elikuidimit ose e rrëmbimit të „qenve të shpërndarë“ në Britani të Madhe, Itali,Gjermani, Qipro, Greqi, Egjipt dhe në vende të tjera, kishte marrë përpjesëtime tëdukshme. Është karakteristike se numri më i madh i aksioneve të tilla ishte ekzeku-tuar sipas skenarit të ngjashëm: nëse ndonjë ekip vrasës zbulohej ose burgosej ngashërbimet e sigurimit të shteteve të huaja, Gadafi lejonte rrëmbimin e një numri tëmadh të shtetasve të huaj në territorin e vet, të cilët ishin të punësuar ose e vizitoninLibinë dhe në këtë mënyrë qeveria angleze, gjermane, italiane ose ajo greke, shtrën-gohej që të lironte nga burgu agjentët libianë (komandot e saj) ende pa filluar gjyki-mi i tyre594. Pos kësaj dukurie, disa grupe terroriste, të përkrahura nga Libia, kishinbërë përpjekje edhe për vrasjen e kryetarit egjiptian, Sadat, (Libia e kishte publikuarofertën prej një milion dollarëve për „atë që ishte i aftë dhe kishte nderin dhe gatish-mërinë ta vriste Sadatin), Mbretit të Jordanisë, Husein (duke e gjuajtur aeroplanin etij me një raketë të tipit SA-7), kryetarin palestinez, Arafat dhe disa udhëheqës tëtjerë të moderuar të OÇP-së, si dhe mbretin e Marokos595.

.: 378 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

593 Pas blerjes së disa dhjetëra aeroplanëve ushtarakë francezë „Mirage“ dhe tanksave gjermane „Leopard“, Libia kishtekontraktuar armë më vlerë 12 Miliardë USD edhe nga Bashkimi Sovjetik. Gjatë fundit të viteve ‘70 dhe fillimit të viteve‘80, ishin blerë 2800 tanksa moderne sovjetike, 7000 automjete tjera të blinduara, disa qindra aeroplanë MIG-23, MIG-25 dhe MIG-27, disa bombardues Tupolew - B-23 dhe sisteme të tëra raketore, në mesin e të cilave edhe ato Scoud etj.Pas modernizimit të armatës libiane me armë konvencionale, Gadafi kishte synuar blerjen edhe të një bombe bërthamore.Për këtë qëllim, në vitin 1970 ishte biseduar edhe me kryetarin e Kinës Mao Tse - Tung. Në vitin 1980 Gadafi i kishteofruar një ekipi të shkencëtarëve pakistanezë në Chasma, 100 milionë dollarë për prodhimin e një bombe bërthamore (ecila një vit më vonë duhej dorëzuar atij). Krahaso: Claire Sterling, Das internationale Terrornetz, Der geheime Krieggegen die westlichen Demokraten, Übersetzung aus dem Amerikanischen von Hans Thomas, München 1981, f. 271 - 283.

594 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 360. 595 Krahaso: Claire Sterling, Das internationale Terrornetz, Der geheime Krieg gegen die westlichen Demokraten,

Übersetzung aus dem Amerikanischen von Hans Thomas, München 1981, f. 272 - 73; Walter Laqueur, Terrorismus, DieGlobale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 362.

Page 10: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Është i pakontestuar fakti se Libia në forma të ndryshme i kishte përkrahuraktivitetet e lëvizjeve të ndryshme terroriste në afro 40 vende të botës596. Përkrahjete ofruara kishin të bënin me ndihma financiare, shërbime logjistike, trajnime ter-roriste, furnizime me armë, si dhe ofrimin e strehimeve të shumta politike. Këtopërkrahje të ofruara dhe të argumentuara asnjëherë nuk ishin mohuar nga kolonelGadafi597. Sipas tij, Libia zyrtarisht ishte e obliguar të qëndronte në anën e të gjithagrupeve, që luftonin për lirinë nacionale, në anën e atyre grupeve të cilat mund tëlegjitimoheshin si revolucionare ose t’i argumentonin pretendimet e tilla.Aktivitetet e këtyre grupeve ishin me interes politik edhe për Libinë. Për këtë qël-lim, në vitin 1976, Gadafi kishte vënë në dispozicion „Fondin Revolucionar“ prej580 milionë dollarësh598. Nga ky fond kishin përfituar organizatat e ndryshme ter-roriste në Bangladesh, Afrikën Jugore, Filipine, Kaledoninë e Re, Irlandën eVeriut, Spanjë, Zvicër, Francë, Gjermani, Itali dhe në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës. Zakonisht, Libia, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, kishtepërkrahur më shumë se një lëvizje terroriste brenda një shteti. Për kolonel Gadafinishte krejtësisht i parëndësishëm orientimi politik i grupit terrorist. Në këtëmënyrë, paralelisht ishin përkrahur në Turqi, Spanjë dhe Itali grupet ekstreme ter-roriste majtiste dhe ato djathtiste599.

Libia kishte ofruar rreth 20 qendra për stërvit-jen e terroristëve të ndryshëm ndërkombëtarë. Nëkëto qendra „përgatitjet luftarake“ zgjatnin përafër-sisht gjashtë muaj. Mirëpo, pas kryerjes së këtyrekurseve të përgjithshme, kandidatët kishin mundësitë vazhdonin kurse të specializuara, në të cilat ofro-hej mundësia për specializim në lëmin e përdorimittë mjeteve të ndryshme shpërthyese, raketave, si dhezbatimin e formave të ndryshme të veprimit profe-sional gjatë kryerjes së aksioneve diversante. Disanga qendrat e tilla ishin relativisht të vogla, ndërsa tëtjerat gjendeshin në kuadër të zonave të ndryshme ushtarake. Zakonisht, rekrutët tëardhur nga vendet e ndryshme, ishin zgjedhur sipas përkatësisë së tyre nacionale.Kontrollimi dhe inspektimi i këtyre qendrave bëhej nga tri institucione: Shtabi

379 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

596 Gerd Linde, Lybien - Terroristenbasis und sowjetischer Klient, Berichte des Bundesinstitutes für ostwissenschaftliche undinternationale Studien, Köln 1986, f. 15 - 19.

597 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 362. 598 Krahaso: Claire Sterling, Das internationale Terrornetz, Der geheime Krieg gegen die westlichen Demokratien,

Übersetzung aus dem Amerikanischen von Hans Thomas, München 1981, f. 273. 599 Krahaso: Claire Sterling, Das internationale Terrornetz, Der geheime Krieg gegen die westlichen Demokratien,

Übersetzung aus dem Amerikanischen von Hans Thomas, München 1981, f. 272 - 273.

Aeroplani i rrëzuar në Lockerbi

Page 11: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

Revolucionar (i udhëhequr personalisht nga Gadafi), Byroja Arabe (e cila kishte tëbënte vetëm me aktivitetet me interes ndërarab) dhe Byroja për KontakteNdërkombëtare. Ky shërbim kishte të bënte me koordinimin e aktiviteteve dhe for-mave të ndryshme të bashkëpunimit në mes grupeve të ndryshme terroristendërkombëtare. Është me interes të theksohet fakti se nga numri i përgjithshëm iinstruktorëve të punësuar në këto qendra terroriste, vetëm një numër relativisht ivogël i tyre kishin qenë shtetas të ndryshëm arabë ose nga Libia. Ndërkaq, shumi-ca e tyre kishin qenë shtetas të Republikës Demokratike Gjermane, Kubës dhe disaish agjentë të CIA-s dhe të shërbimeve të tjera sekrete amerikane600.

Libia i kishte përkrahur dhe financuar paralelisht institucionet politike tëudhëhequra nga Arafati dhe ato të kundërshtarëve të tij palestinezë601. Kështu Gadafi,për një kohë të gjatë, i kishte mbuluar të gjitha shpenzimet e aksioneve terroriste tëndërmarra nga organizata palestineze „Shtatori i Zi“ (e cila kishte shkaktuar gjakderd-hjen gjatë Lojërave Olimpike në Munih) dhe asaj „PFLP“ (e cila e kishte sulmuar qen-drën e OPEC-ut në Vjenë). Libia, gjithashtu, e kishte përkrahur grupin terrorist të AbuNidalit, i cili njëkohësisht kontrollohej edhe nga Shërbimi Sekret Irakian. Gjatë luftësirako-iraniane, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me këtë organizatë terroriste,ishte hapur në Tripoli edhe e ashtuquajtura „Byro e Abu Nidalit“. Madje në shtator tëvitit 1985, Abu Nidali ishte ftuar në një takim me Gadafin dhe zëvendësin e tij,Dschallud. Sipas disa burimeve, grupi terrorist i Abu Nidalit kishte pranuar ndihma tërregullta financiare nga Libia në vlerë prej 12 milionë dollarësh në vit. Ndërsa, në tëgjitha rastet e kryerjes së aksioneve specifike, pra me interes të posaçëm, kjo organi-zatë ishte shpërblyer me pagesa të veçanta dhe pa llogari602.

Më 05.04.1986, Shërbimi Sekret i Libisë ekishte montuar një bombë në diskotekën „La Bella“,e cila gjendej në Berlinin Perëndimor. Nga pasojat eshpërthimit të kësaj bombe, kishin vdekur dy ushtarëamerikanë, një grua turke dhe ishin plagosur rreth230 persona, prej të cilëve 50 kishin qenë ushtarëamerikanë. Ky aksion brutal është evidentuar siaksioni i fundit terrorist i ekzekutuar me urdhrin per-sonal të kolonel Gadafit. Menjëherë pas këtij sulmiterrorist, respektivisht më 15.04.1986 kishte pasuar

.: 380 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

600 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 363. 601 Sipas Marrëveshjes së Bagdadit të vitit 1978, Libia e financon OÇP-në me 40 milionë USD në vit. Pos kësaj ndihme

financiare formacionet e ndryshme luftarake palestineze kishin pranuar ndihma të rregullta ushtarake nga Libia. Krahaso:Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 361.

602 Gerd Linde, Libyen - Terroristenbasis und sowjetischer Klient, Berichte des Bundesinstitutes für ostwissenschaftliche undinternationale Studien, Köln 1986, f. 17.

Kryetari sirian Al Asad

Page 12: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

edhe leksioni i nevojshëm hakmarrës ushtarak amerikan kundër Libisë. Nga anatjetër, edhe Shërbimi Sekret Libian, në dhjetor të vitit 1988, kishte montuar njëbombë në një aeroplan të kompanisë amerikane PanAm, i cili fluturonte ngaLondra për në Nju-Jork. Shpërthimi i kësaj bombe, gjatë fluturimit të aeroplanitmbi Lockerbie të Skocisë, kishte shkaktuar vdekjen e 270 udhëtarëve dhe anë-tarëve të ekuipazhit. Në shtator të vitit 1989 ishte montuar edhe një bombë në aero-planin e linjës ajrore franceze UTA. Shpërthimi i kësaj bombe kishte shkaktuarvdekjen e 171 personave. Lidhur me këto aktivitete të sqaruara terroriste ndërkom-bëtare, Libia kishte pranuar kompensimin e dëmit të shkaktuar material dhe ofrim-in e dëmshpërblimit të kërkuar për familjet e viktimave. Në vitin 1999 Libia kishteekstraduar dy persona të kërkuar lidhur me rastin Lokerbi, njëri prej të cilëve ngagjykata kompetente holandeze ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Pas shtatorittë vitit 2001, kolonel Gadafi e kishte ofruar bashkëpunimin e vet në luftë kundërAl-Qa´idës dhe strukturave të tjera terroriste ndërkombëtare. Ky ndryshim rrënjë-sor i qëndrimeve zyrtare libiane duhet kuptuar në kontekst të efekteve tëpërgjithshme të shkaktuara nga sanksionet afatgjata ekonomike dhe izolimi poli-tik. Nga ana tjetër, edhe përpjekja e një grupi islamik libian për vrasjen e Gadafit(në vitin 1998) kishte ndikuar në ndryshimin e kursit politik të tij. Sipas Shërbimittë Sigurimit Libian, kjo përpjekje ishte bërë me kërkesën e udhëheqjes së Al-Qa´idas603. Kryetari i Libisë Gadafi, në vitin 2003 kishte deklaruar se shteti i tij dotë heq dorë nga të gjitha programet për blerjen ose prodhimin e armëve përshkatërrim masovik dhe do të paguajë dëmshpërblimin për viktimat e shkaktuarnga rrëzimi i aeroplanit në Lockerbie. Pas këtij ndryshimi të kursit politik, në vitin2004 ishin vendosur përsëri marrëdhëniet diplomatike në nivel të zyrave ndërlid-hëse në mes të Libisë dhe ShBA-së. Ndërsa në vitin 2006, pra pas 25 vjetëve ështëhequr edhe emri i Libisë nga lista e shteteve përkrahëse të terrorizmit dhe Libiakishte vendosur përsëri marrëdhënie diplomatike dhe bashkëpunim ekonomik meShBA-në dhe shtetet tjera perëndimore.

6. Iraku

Ndër shtetet kryesore përkrahëse të terrorizmit ndërkombëtar është eviden-tuar edhe Iraku. Është interesant se edhe pas një viti të rrëzimit të pushtetit tëSadam Huseinit, emri i këtij shteti nuk është shlyer nga evidencat e shtetevepërkrahëse të terrorizmit. Sipas të dhënave amerikane, gjatë viteve të fundit ofi-cerët e shërbimeve sekrete irakiane disa herë kishin kontaktuar me anëtarë të

381 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

603 Departamenti iShtetit, i ShBA-së, http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19988.htm.

Page 13: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

ndryshëm të Al Qa´idës në Pakistan. Në një takim tëtillë të vitit 2001 kishte marrë pjesë edhe ish-ambasadori irakian në Pakistan, Faruk Hijazi, i ciliishte njëkohësisht edhe udhëheqës i lartë i njëShërbimi Sekret Irakian.

Në vitin 1993, pra menjëherë pas sulmit tëparë terrorist kundër World Trade Center, njëri nga tëdyshuarit kryesor, Abdul Rahman Jasin, ishte larguarnga ShBA-ja dhe ishte strehuar në Irak. Ndërsa, lid-hur me sulmin e dytë të 11 Shtatorit 2001, njëri ngaudhëheqësit e grupit vetëvrasës, Muhammed Atta,disa herë më parë ishte takuar në Pragë me agjentinirakian, Faruk Hajazi. Kontaktet në mes organizatësterroriste Al Qa´ida dhe shtetit irakian ishin argu-mentuar edhe me faktin se ish-kryetari SadamHusein e kishte lejuar armatimin e një formacioni të Al Qa´idës të komanduar ngaAbu Abdul Rahmani, i cili si shpërblim i kishte masakruar 36 kurdë në veri tëIrakut. Sipas gazetës amerikane „Washington Post“, gjatë viteve të fundit, në njëkamp që gjendej në periferi të Bagdadit, disa anëtarë të Al Qa´idës gjatë trajnimevetë tyre speciale terroriste, e kishin ushtruar edhe taktikën e rrëmbimit të aero-planëve të tipit Boeing 707. Në bazë të këtyre informatave, me të cilat posedoninshërbimet sekrete amerikane, ishte parashtruar dilema mbi arsyeshmërinë e sulmitushtarak amerikan kundër Irakut.

Pas paraqitjes së sulmeve seriale me Antrax, ishte publikuar fakti se ShBA-tëgjatë viteve 1985 dhe 1989 e kishin furnizuar Bagdadin (i cili atëherë konsiderohej sialeat amerikan) me 21 anije të mbushura me kultura të papërpunuara të Antraksit dherreth 50 dërgesa të tjera të kulturave, si E. Coli, Salmonella Chilerasius, ClostridiumBotulinum, Brucella Meliteusis dhe Clostridium Perfingers, me të cilat mund të prod-hoheshin armë të ndryshme biologjike. Përpos këtyre dërgesave amerikane, Irakukishte importuar kultura të tilla edhe nga Gjermania, Franca dhe Japonia. Vetë fakti izotërimit të kulturave të tilla, dhe kryerjes së disa sulmeve kimike kundër forcave ira-niane dhe popullsisë kurde në Irak, kishte ndikuar në krijimin e bindjes për mundës-inë që Iraku të zotëronte armë kimike dhe biologjike për shkatërrim në masë. Kështuishte krijuar edhe dyshimi për mundësinë e qëndrimit të Irakut pas sulmeve të vitevetë fundit me Antraks kundër prominentëve të caktuar në ShBA.

Që nga viti 1979 deri në vitin 1982, Iraku ishte trajtuar si përkrahëse e ter-rorizmit. Në vitin 1982 ishin hequr sanksionet kundër Irakut për shkak të ndërrim-

.: 382 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR

Ish-kryetari i Irakut Sadam Husein

Page 14: 10.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

it të kursit politik dhe luftës së filluar kundër Iranit604. Pas atentatit të dështuarkundër Sadam Huseinit, policia irakiane i kishte pushkatuar 148 banorë të qytetitDudshail. Më 1988 ushtria irakiane kishte filluar operacionin “Anfall” kundër pop-ullsisë kurde në veri të Irakut. Gjatë këtyre luftimeve ishte përdorur helmi ushtarakkundër popullsisë në Helepçe që kishte shkaktuar vdekjen e 180.000 kurdëveirakianë. Pas kësaj masakre ishin acaruar marrëdhëniet e Irakut me bashkësinëndërkombëtare. Kështu që pas marshimit të ushtrisë irakiane në Kuvajt605, në gushttë vitit 1990, sërish ishin vendosur sanksionet e hekurta ekonomike dhe diplo-matike kundër Irakut.

Bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar nga Iraku dorëzimin e armëve përshkatërrim masovik. Pas disa konflikteve politike, në mars të vitit 2003 forcataleate sërish e kishin pushtuar Irakun. Pas instalimit të qeverisë se re në Irak, nëvitin 2003 ishte shlyer emri i tij nga lista e shteteve përkrahëse të terrorizmit.

383 :.PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR

604 Pas disa konflikteve ushtarake, Kryetari Irakian Sadam Husein me 22.09.1980 e kishte urdhëruar ushtinë e tij për sulmkundër Iranit. Kështu 9 prej gjithsej 12 divizioneve irakiane e kishin sulmuar Iranin. Pas disa sukseseve fillestareushtarake, në vitin 1988 ushtria irakiane ishte detyruar të tërhiqet nga Irani. Gjatë disa betejave të kësaj lufte, ushtriairakiane kishte përdorur edhe helme të luftës.

605 Pas gjashtë muajve, konkretisht në gusht të vitit 1991, trupat aleate të komanduara nga ShBA-ja e kishte çliruar Kuvajtin.Pasojat e kësaj lufte kishin qenë të tmerrshme për Irakun. Si pasojë e izolimit ekonomik të Irakut dhe shkatërrimit të sis-temit të furnizimit më ujë dhe sistemit shëndetësor, deri në vitin 2005 kishin vdekur 500.000 deri në 1.5 milionë fëmijëderi në moshën 14 vjeçare, nga sëmundjet e ndryshme, leukemia, kolera, mungesa e vitaminave, ushqimi i dobët etj.