11
*** RtiPlIfillKA Ie. "OS()\'Es - PIillYliJIllKA KOCOUO - REf'lmLJ OF KO OVO G.JYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY)l. CONSTITUnONALCOURT Prishtine, me 23 prilJ 2019 Nr. ref.:RK1348/19 AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERI ne rastin nr. KI113/17 Parashtrues x Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme, Rev. A. (U) nr. 13/2017, te 4 gushtit 2017 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga X, nga Podujeva (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

***

~ RtiPlIfillKA Ie. "OS()\'Es - PIillYliJIllKA KOCOUO - REf'lmLJ OF KO OVO

G.JYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY)l.

CONSTITUnONALCOURT

Prishtine, me 23 prilJ 2019

Nr. ref.:RK1348/19

AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERI

ne

rastin nr. KI113/17

Parashtrues

x

Kerkese per vleresim te kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme, Rev. A. (U) nr. 13/2017, te 4 gushtit 2017

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga X, nga Podujeva (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktvendimin e Gjykates Supreme, Rev. A. CU) nr. 13/2017, te 4 gushtit 2017.

Objekti i ~eshtjes

3. Objekt i <;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se aktvendimit te kontestuar, me te ci1in pretendohet se jane shkelur te drejtat dhe lirite e parashtruesit te kerkeses te garantuara me nenin 22.1 te Kushtetutes [Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare] lidhur me nenin 25.1 te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut si dhe nenin 50-4 [Te Drejtat e Femijes] te Kushtetutes.

4. Parashtruesi i kerkeses ka kerkuar qe te mos i zbulohet identiteti per shkak te gjendjes se tij materiale dhe "turpit qe do te ndiente tek rrethi ku aijeton".

Baza juridike

5. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), ne nenin 47 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregu11in 32 te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

6. Me 31 maj 2018, Gjykata miratoi ne seancen administrative plotesim­ndryshimin e Rregullores se punes, e cila u publikua ne Gazeten Zyrtare te Republikes se Kosoves, me 21 qershor 2018 dhe hyri ne fuqi 15 (pesembedhjete) dite pas publikimit te saj. Rrjedhimisht, gjate shqyrtimit te kerkeses, Gjykata i referohet dispozitave juridike te rregullores se re ne fuqi.

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

7. Me 22 shtator 2017, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

8. Me 22 shtator 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Altay Suroy gjyqtar raportues. Te njejten dite, Kryetarja e Gjykates caktoi Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Almiro Rodrigues (kryesues), Snezhana Botusharova dhe Arta Rama-Hajrizi.

9. Me 2 tetor 2017, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Supreme.

10. Me 16 qershor 2018, u perfundoi mandati gjyqtareve: Snezhana Botusharova dhe Almiro Rodrigues. Me 26 qershor 2018, u perfundoi mandati gjyqtareve: Altay Suroy dhe Ivan Cukalovic.

11. Me 9 gusht 2018, Presidenti i Republikes se Kosoves emeroi gjyqtaret e rinj: Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Radomir Laban, Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

12. Me 18 tetor 2018, Kryetarja e Gjykates nxori vendimin per zevendesimin e gjyqtarit raportues dhe te Kolegjit shqyrtues, ku gjyqtare raportuese u caktua Remzije Istrefi-Peci, ndersa ne kolegj u caktuan gjyqtaret: Arta Rama-Hajrizi (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Safet Hoxha (anetare).

13. Me 13 mars 2019, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

14. Me 5 qershor 2010, parashtruesi ka shkuar ne Suedi, me familje.

15. Me 29 qershor 2011, parashtruesi eshte kthyer nga autoritetet suedeze ne Kosove.

16. Me 29 qershor 2011 e deri me 1 shkurt 2013, parashtruesi ka jetuar ne shtepine e vellait te tij ne nje dhome banimi.

17. Me 18 maj 2012, parashtruesi pohon se ka paraqitur nje kerkese ne Zyren Komunale per Kthim dhe Komunitete (ZKKK) te Komunes se Podujeves per ndertimin e shtepise dhe ndihme urgjente per strehim, per shkak te kushteve te renda te jeteses dhe pamundesise qe ai vete ta zgjedhe c;eshtjen e banimit per te dhe familjen e tij.

18. Me 18 maj 2012, po te njejten dite, ZKKK-Podujeve zyrtarisht kishte derguar kerkesen e parashtruesit ne Bordin Ekzekutiv per Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar ne Ministrine e Puneve te Brendshme (DRPR i MPB-se), ku potencohej se parashtruesi ka kerkuar "strehim, pako ushqimore dhe pastaj ndertimin e shtepise".

19. Parashtruesi pohon se ai personalisht lidhur me kete kerkese nuk ka pranuar asnje vendim dhe as ZKKK-Podujeve nuk e ka lajmeruar te jete marre ndonje

.. ...pergJIgJe.

20. Me 1 shkurt 2013, parashtruesi eshte akomoduar ne banese me qira nga ana e DRPR i MPB-se. Kontrata per akomodim ka skaduar ne fund te muajit korrik 2014·

21. Me 18 korrik 2014, Kryetari i Komunes se Podujeves nxjerr vendim me te cHin parashtruesit i miratohet kerkesa per perfitim nga Programi per Riintegrim, per vazhdimin e strehimit edhe per 6 (gjashte) muaj.

22. Me 30 korrik 2014, DRPR i MPB-se, me shkrese i drejtohet Komisionit Komunal per Riintegrim ne Komunen e Podujeves me te cilen konstaton se parashtruesi ... [" X i ka kaluar te gjitha afatet kohore te parapara per banim permes qerase" ...J dhe ... "Kerkon qe ky vendim te rishqyrtohet nga Komisioni Komunal per Riintegrim, dhe te vendoset per kete rast sipas Rregullores 20/2013 te nenit 7 pikas" ...J.

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

23. Me 27 qershor 2014, Komisioni Qendror per Riintegrim (KQR), nxjerr vendim me te cilin parashtruesit i refuzohet kerkesa per ndertim shtepie, sipas kerkeses se parashtruar, nga Komuna e Podujeves.

24. Me 27 qershor 2014, parashtruesi ka ushtruar ankese ne Komisionin e Ankesave kunder vendimit te Komisionit Qendror per Riintegrim.

25. Me 22 korrik 2014, Komisioni i Ankesave per Riintegrim, si organ i shkalles se dyte, nxjerr vendim me te cilin refuzon ankesen e parashtruesit dhe e Ie ne fuqi vendimin e Komisionit te shkalles se pare.

26. Me 21 gusht 2014, parashtruesi ka paraqitur padi ne Gjykaten Themelore ne proceduren e kontliktit administrativ per shkak te: 1. Zbatimit te gabuar te se drejtes materiale; 2. Zbatimit te gabuar te se drejtes procedurale; dhe 3. Vertetimit te gabuar te gjendjes faktike.

27. Me 12 janar 2015, Ministria e Drejtesise, ne emer te Qeverise se Republikes se Kosoves, paraqiti pergjigje ne padi.

28. Me 24 nentor 2016, Gjykata Themelore ne Prishtine - Departamenti per Geshtje Administrative, me Aktgjykimin A. nr. 1643/2014, refuzoi si te pabazuar kerkesepadine e parashtruesit.

29. Me 7 shkurt 2017, parashtruesi parashtroi ankese ne Gjykaten e Apelit per shkak te: shkeljes se dispozitave te Ligjit per Kontliktin Administrativ, konstatimit te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike dhe te zbatimit te gabuar te se drejtes materiale.

30. Me 31 maj 2017, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 91/2017, refuzoi si te pabazuar ankesen e parashtruesit dhe vertetoi Aktgjykimin e Gjykates Themelore.

31. Me 14 korrik 2017, parashtruesi paraqiti kerkese per revizion ne Gjykaten Supreme, duke kerkuar rishikimin e te gjitha vendimeve qe kane te bejne me c;eshtjen juridike ku ai eshte pale ne procedure.

32. Me 4 gusht 2017, Gjykata Supreme nxori Aktvendimin Rev. A. (U) nr. 13/2017, me te cilin hodhi poshte si te palejuar kerkesen per revizionin e parashtruesit.

33. Me 12 shtator 2017, parashtruesi permes Gjykates Themelore ne Prishtine kishte paraqitur kerkese per mbrojtje te ligjshmerise.

34. Me 15 shtator 2017, Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit, me njoftimin KMLA. nr. 12/17, i ka bere te ditur parashtruesit "se nuk ka gjetur baze: te: mjaftueshme ligjore per paraqitjen e kerkeses per mbrojtjen e ligjshme'rise", andaj nuk ka aprovuar propozimin e tij per paraqitjen e ketij mjeti te jashtezakonshem juridik.

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

35. Parashtruesi i kerkeses ka pretenduar se me vendimet e kontestuara atij i jane shkelur nenet 22.1 [Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare] dhe 5004 [te Drejtat e Femijes] te Kushtetutes dhe neni 25 i Deklarates Universale per te Drejtat e Njeriut por pa specifikuar menyren dhe kushtet nen te cilat keto shkelje te pretenduara kane ndodhur.

36. Parashtruesi ka kerkuar qe "te kem nje kulm mbi koke" sepse ai nuk ka mundesi ta ndertoj vete, dhe se eshte i bindur se gjate shqyrtimit te rastit te tij jane bere "shkelje procedurale".

Pranueshmeria e kerkeses

37. Gjykata se pari vlereson nese jane permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

38. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara], paragrafi 7 te Kushtetutes, i cili parasheh:

"Individetjane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet pubZike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me Zigj".

39. Gjykata, gjithashtu, i referohet nenit 49 [Matet] te Ligjit, i cili parasheh:

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej 4 (kater) muajsh. Afati filion te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor. [. ..J".

40. Gjykata konstaton se kerkesa e parashtruesit i permbush kriteret e nenit 113.7 sa i perket pales se autorizuar dhe shterjes se mjeteve juridike, kerkesa eshte parashtruar brenda afateve te nenit 49 te Ligjit, andaj ne vijim Gjykata do te vleresoje nese kerkesa i ka plotesuar kriteret e rregullit 39 (2) te Rregullores se punes [Kriteret e pranueshmerise], i cili parasheh:

"Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij".

41. Gjykata rikujton se parashtruesi ka pretenduar se me Aktvendimin e Gjykates Supreme, Rev. A. (U) nr. 13/2017, te 4 gushtit 2017, atij i jane shkelur te drejtat e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per ndertim te shtepise nga fondi per riatdhesim te personave te kthyer ne Kosove.

42. Gjykata konstaton se parashtruesi ne kerkesen e tij vetem sa i ka permendur dispozitat e nenit 22.1 te Kushtetutes dhe te nenit 2504 te Deklarates Universale per te Drejtat e Njeriut.

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

43. Gjykata rikujton se neni 22 i Kushtetutes percakton se cilat Marreveshje dhe Instrumente Nderkombetare jane drejtpersedrejti te zbatueshme ne Republiken e Kosoves. Si e tille, kjo dispozite kushtetuese ne raport me parashtruesin nuk mund te jete objekt i nje "shkelje nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive" individuale, te garantuara me Kushtetute, sikur percakton neni 113.7 i Kushtetutes.

44. Gjykata ve ne dukje se ne lidhje me nenin 5004 te Kushtetutes, parashtruesi vetem e ka theksuar ne kerkese dhe nuk ka dhene asnje shpjegim apo ka bashkengjitur ndonje prove se si, dhe ne c;' menyre, eshte shkelur kjo dispozite kushtetuese dhe cilat te drejta te femijeve jane cenuar me veprimin e autoritetit publik.

45. Gjykata me tej konstaton se edhe organet administrative edhe gjykatat e rregullta kur kishin vendosur per kerkesen e parashtruesit, ku ai ishte pale ne procedure, vendimet refuzuese i kishin nxjerre mbi bazen e veprimeve procedurale te parashtruesit (mosaplikimi me kohe dhe c;eshtja e titullarit te pronesise) dhe jo, mbi bazen e percaktimit te gabuar te fakteve apo zbatimit te gabuar te ligjit sikur pretendon parashtruesi. Ne keto rrethana, Gjykata nuk mund te konstatoje se "veprimet ... te ndermarra ... nga institucionet e pushtetit publik" nuk jane "ne interesin me te mire te fomijeve", sikur parasheh neni 50. 4 i Kushtetutes, sepse ne c;eshtjen juridike pergjate tere procesit vendosej per "nje te drejte te parashtruesit dhe jo drejtpersedrejti te femv'eve, edhe pse rezultatiperJundimtar i geshtjes padyshim qe afekton edhefomv·et".

46. Lidhur me nenin 25 te Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut, parashtruesi edhe per kete shkelje te supozuar nuk ka dhene ndonje shpjegim apo paraqitur ndonje prove se si eshte shkelur kjo e drejte. Ne fakt, Gjykata konstaton se nga vendi met e paraqitura ne kerkese, parashtruesit dhe familjes se tij i eshte ofruar mbeshtetje "duke perfshire ketu ushqimin, veshmbathjen, strehimin", ... qofte edhe ne baza te perkohshme. Per me teper, duket se parashtruesi supozon se te drejtat e para para me kete deklarate jane cenuar me vet rezultatin perfundimtar te rastit te tij, gje qe Gjykata e riperserite se nuk ka kompetence te vleresoje kete perfundim te procedurave gjyqesore dhe administrative.

47. Gjykata rikujton se ne baze te nenit 53 te Kushtetutes [Interpretimi i Dispozitave per te Drejtat e Njeriut] "Te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te garantuara me kete Kushtetute, interpretohen ne harmoni me vendimet gjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut" [GJEDNJj, andaj gjate shqyrtimit te rasteve para saj, Gjykata i referohet praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se.

48. Ne kete drejtim, Gjykata konstaton se edhe pse parashtruesi shprehimisht nuk e kishte permendur ne kerkese nenin 31 te Kushtetutes [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshemj, pergjate gjithe arsyetimit te kerkeses se tij ne gjykate i referohet c;eshtjes se aplikimit te ligjit dhe leshimeve procedurale qe kane bere organet administrative dhe gjyqesore. Parashtruesi keto c;eshtje i ka ngritur edhe ne ankesat qe ka bere ne institucionet perkatese, e qe bazuar ne praktiken e gjykates jane elemente qe lidhen me nenin 31 te Kushtetutes, gjegjesisht bazuar ne praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se jane elemente qe lidhen me nenin 6 te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut [KEDNJ].

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

49. Rrjedhimisht, Gjykata, duke marre parasysh praktiken e vet ligjore, praktiken ligjore te GJEDNJ-se, substancen e kerkeses se parashtruesit dhe fakteve te paraqitura bashke me kerkesen (kopja e padise ne Gjykaten Themelore, permbajtjen e ankesave ne gjykatat e rregul1ta, vendimeve gjyqesore etj.) konstaton se duhet t'i referohet edhe nenit 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes, ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se, qe percaktojne:

Neni 31 i Kushtetutes [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem]

"1. 9dokujt i garantohet mbrojtje e barabarte e te drejtave ne procedure para gjykatave, organeve te tjera shteterore dhe bartesve te kompetencave publike.

2. 9dokush gezon te drejten per shqyrtim publik te drejte dhe te paanshem lidhur me vendimet per te drejtat dhe obligimet ose per cilendo akuze penale qe ngrihet kunder saj/tij brenda nje afati te arsyeshem, nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, e themeluar me ligj".

dhe Neni 6.1 (E drejta per nje proces te rregullt), te KEDNJ-se, qe percakton:

"9do person ka te drejte qe c;eshtja e tij te degjohet drejtesisht, publikisht dhe brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj e cila do te vendose si per mosmarreveshjet ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e tij te natyres civile, ashtu edhe per bazueshmerine e c;do akuze penale ne ngarkim te til'.

50. Gjate shqyrtimit te pretendimeve per shkelje te te drejtave te njeriut per gjykim te drejte dhe te paanshem, Gjykata vlereson nese procesi gjyqesor ne teresine e tij ka qene i drejte dhe i paanshem, ashtu sikur edhe kerkohet me nenin 31 te Kushtetutes (shih, nder te tjera, mutatis mutandis, Edwards kunder Mbreterise se Bashkuar, 16 dhjetor 1992, f. 34, seria A. nr. 247, dhe B. Vidal kunder Belgjikes, 22 pril11992. f. 33, seria A. nr. 235).

51. Gjykata veren se argumentimi i parashtruesit lidhur me shkeljet kushtetuese konsistojne ne konstatimin e gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike, gabimeve procedurale si dhe faktit qe ai nuk ishte fajtor per leshimin e nje afati ne procedure administrative e i cili sipas tij, rezultoi me refuzimin e kerkeses se tij.

52. Gjykata konstaton se MPB-KQR si organ i shkalles se pare ne procedure administrative kur ka refuzuar kerkesen e parashtruesit per ndertim te shtepise, nder te tjera, ka arsyetuar: "Komisioni ka shqyrtuar te gjitha dokumentet e prezantuara dhe sipas deshmive te paraqitura komisioni konstaton: se riatdhesuari nuk i ploteson kriteret per mbeshtetje nga programi i riintegrimit te percaktuara me Rregulloren QRK-se nr. 20/2013 ... (neni 13, par. 1)".

53. Gjykata me tej veren se Komisioni i Ankesave i MPB-KQR-se, si organ i shkal1es se dyte ne procedure administrative, pas shqyrtimit te ankeses se parashtruar kunder vendimit te shkalles se pare, kishte vendosur ta refuzoje kete ankese dhe, nder te tjera, ka arsyetuar "kur i referohemi nenit 2, paragrafi 4 te Rregullores

7

i

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

QRK. nr. 20/2013 Per riintegrzmzn e Personave te Riatdhesuar dhe menaxhimin e Programit te Riintegrimit ne baze te se ciles komisioni i ankesave ka mandate per te shqyrtuar dhe vendosur per ankesat e personave te riatdhesuar, shihet se i riatdhesuari sipas kesaj dispozite kerkesen e dyte per perfitim nga programi per riintegrim, perkatesisht per ndertim shtepie e ka paraqitur jashte afatit ligjor, perkatesisht kerkesa nuk eshte paraqitur brenda afatit prej 12 muajve nga dita e riatdhesimit".

54. Komisioni i Ankesave i MPB-KQR-se me tej ka arsyetuar edhe Geshtjen e kerkeses se pare te parashtruesit per te cilen ai pohon se e kishte dorezuar me kohe. Komisioni thekson ne vendim se ne ate kohe, ne fuGi, ishte Rregullorja per Menaxhimin e Programit nr. 10/2012, e cila kerkonte qe parashtruesi te prezantonte prone ne emer te tij per te perfituar nga programi dhe, se parashtruesi per arsye te procedurave te tejzgjatura administrative e edhe per mungese te mjeteve financiare nuk kishte mundur ta barte pronen e paluajtshme ne emer te tij, andaj as me rastin e kerkeses se pare nuk i kishte plotesuar kushtet qe kerkoheshin me rregullore.

55. Gjykata me tej konstaton se parashtruesi i kerkeses vendi min perfundimtar ne procedure administrative e kishte kontestuar me padi ne proceduren e konfliktit administrativ, duke kaluar neper te gjitha instancat e sistemit te rregullt gjyqesor.

56. Gjykata Themelore ne Prishtine-Departamenti per Geshtje Administrative, me Aktgjykimin A. nr. 1643/2014 kishte vendosur qe te "Refuzohet kerkesepadia e paditesit (parashtruesit) si e pabazuar, me te cilen ai ka kerkuar nga Gjykata, qe te anulohet vendimi i te paditures, Qeveria e Republikes se Kosoves, Komisioni iAnkesave per Riintegrim, nr. 108/2014, i 22 korrikut 2014".

57. Gjykata Themelore ne Prishtine-Departamenti per Geshtje Administrative duke vleresuar ligjshmerine e vendi mit te goditur me padi iu referua Rregullores se QKR-se, nr. 20/2013, per Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar, nenit 2, paragrafi 4 te te njejtes, i cili percakton se, "Per perfitimet e perkufizuara ne nenin 13 dhe 17 te kesaj rregulloreje, personat e riatdhesuar mund te dorezojne kerkesat per perfitim brenda 12 muajve nga data e riatdhesimit". Gjykata tutje konstaton se ''paditesi, ka bere kerkese tek e paditura jashte afatit prej 12

muajve, pas afatit te percaktuar nga paragrafi 4, te nenit 2 te Rregullores se QKR-se nr. 20/2013".

58. Gjykata Themelore ne Prishtine-Departamenti per Geshtje Administrative, me Aktgjykimin A. nr. 1643/2014 "vlereson se ne kete ~eshtje administrative drejt eshte vertetuar gjendja faktike nga e paditura, drejt ka zbatuar dispozitat e procedures administrative dhe te ligjit material, kur ka reJuzuar ankesen e paditesit dhe ka vertetuar vendimin e organit te shkalles se pare te 2706.2014,

perkatesisht Komisionit Qendror per Riintegrim te MPB-se".

59. Gjykata e Apelit, duke vepruar sipas ankeses se parashtruesit, me Aktgjykimin AA. nr. 91/2017, vendosi qe te refuzoje ankesen e tij si te pabazuar dhe Aktgjykimin e Gjykates Themelore ne Prishtine-Departamenti per Geshtje Administrative, A. nr. 1643/2014, te 24 nentorit 2016, e vertetoi.

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

60. Gjykata e Apelit ne aktgjykimin e vet kishte arsyetuar si ne vijim "Qendrimin juridik te gjykates se shkalles se pare, si te rregullt dhe te bazuar ne ligj ne teresi e aprovon edhe kjo gjykate, per arsye se aktgjykimi i ankimuar nuk eshte perfshire me shkeUe qenesore te dispozitave te Ligjit per Konjliktet Administrative, te cilat shkeUe gjykata e shkalles se dyte i heton sipas detyres zyrtare, ne baze te nenit 194 te Ligjit per Proceduren Kontestimore, te aplikueshem sipas nenit 63 te Ligjit per Konjliktet Administrative. Gjykata e shkalles se pare duke vleresuar ligjshmerine e aktvendimit te kontestuar ne kuptim te nenit 44 par. 1 te Ligjit per Konjliktet Administrative, ne drejtim te thenieve ne padi, provave te administruara ne seance gjyqesore si dhe pas shqyrtimit te shkresave te tjera te lendes ka konstatuar se kerkesepadia e paditesit eshte e pabazuar".

61. Kunder Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, parashtruesi kishte paraqitur kerkese per revizion ne Gjykaten Supreme te Kosoves.

62. Gjykata Supreme me Aktvendimin Rev. A. (U). nr. 13/2017, nder te tjera, arsyetoi "Neni 24 i Ligjit per Konjliktet Administrative (LKA) thote se kunder vendimit te formes se prere te gjykates kompetente per ~eshtje administrative te shkalles se dyte, pala mund t'i parashtroje Gjykates Supreme te Kosoves kerkesen per rishqyrtim te jashtezakonshem te vendimit gjyqesor. Kerkesa mund te parashtrohet vetem per shkak te shkeUes te se drejtes materiale ose te shkeUeve te dispozitave te procedures, qe do te mund te kishte ndikim ne zgjidhjen e ~eshtjes".

63. Gjykata Supreme, duke zbatuar ligjin ne fuqi per Konflikte Administrative ne rastin konkret, kishte konstatuar se parashtruesi ka ushtruar mjetin juridik te gabueshem qe nuk korrespondon me dispozitat e ligjit, andaj edhe e ka hedhur poshte ker kesen e tij.

64. Parashtruesi me tej kishte paraqitur kerkese per mbrojtje te ligjshmerise ne Zyren e Kryeprokurorit te Shtetit, por nga kjo zyre kishte marre njoftimin KMLA. nr. 12/17 me te cHin kerkesa e tij ishte refuzuar me arsyetimin se "Pas shqyrtimit te propozimit tuaj si dhe shkresave te len des A.nr.1643114,ju njoftojme se Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit nuk ka gjetur baze te mjaftueshme ligjore per paraqitjen e kerkeses per mbrojtjen e ligjshmerise, andaj nuk ka aprovuar propozimin tuaj per paraqitjen e ketij mjeti te jashtezakonshemjuridik".

65. Ne kete drejtim, Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e faktit ose te ligjit Oigjshmeria), qe pretendohet te jene bere nga gjykatat e rregullta apo organet administrative, pervec; dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e parashtruesit te kerkeses te mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria).

66. Bazuar ne parimin e subsidiaritetit, Gjykata nuk mund te marre rolin e gjykates se shkalles se katert dhe nuk gjykon lidhur me rezultatin perfundimtar te vendimeve gjyqesore (Shih Fe Metrebi v Georgia, par. 31, Aktgjykim i GJEDNJ­se, i 31 korrikut 2007, shih gjithashtu Aktvendimin e Gjykates per rastin KI70/11 te parashtruesve Faik Hima, Magbule Hima dhe Bestar Hima, te 16 dhjetorit 2011) .

9

Page 10: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

67. Gjykata veren se parashtruesi ka pasur mundesi te shumta qe ta paraqes rastin e tij ne organet administrative-komisionet perkatese te MPB-se, si dhe ne Gjykaten Themelore ne Prishtine, ne Gjykaten e Apelit dhe ne Gjykaten Supreme. Gjykata konstaton se duke perdorur mjetet e ankimit parashtruesi ka marre pjese aktivisht ne te gjitha fazat e procedures gjyqesore, andaj, procesi ne teresine e tij nuk mund te cilesohet si arbitrar apo i padrejte.

68. Ne rrethanat e rastit, Gjykata nuk gjen se vendimet e gjykatave te rregullta jane arbitrare apo jane tregues i shkeljes te se drejtes per gjykim te drejte dhe te paanshem, aq me teper, kur te gjitha pretendimet e parashtruesit kishin te benin per shkelje ligjore dhe jo te natyres kushtetuese me c;'rast, edhe kur parashtruesi vetem sa i theksoi ne kerkese normat kushtetuese, ai ne asnje menyre nuk paraqiti prova se si dhe ne cHat rrethana e drejta e pretenduar kushtetuese eshte shkelur.

69. Si perfundim, Gjykata konkludon se parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij per shkelje te te drejtave te garantuara me Kushtetute. Andaj, ne perputhje me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes kerkesa duhet te deklarohet e papranueshme, si qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese.

Kerkesa per moszbulim te identitetit

70. Duke marre parasysh kerkesen e parashtruesit dhe shpjegimin per gjendjen e tij materiale, Gjykata aprovoi kerkesen e parashtruesit per moszbulim te identitetit ne pajtim me rregullin 39 (6) te Rregullores se punes. Rrjedhimisht, pergjate tere procedures atij i referohet si parashtruesi X.

10

Page 11: AKTVENDIM PER PAPRANIJESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/ki_113_17_av_shq.pdf · e njeriut si ne kerkese dhe kete vec;anerisht sepse pa arsye i eshte refuzuar kerkesa per

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, ne nenin 48 te Ligjit dhe rregullin 39 (2) dhe (6) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 13 mars 2019, njezeri

VENDOS

1. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

"a raportuese

11