Upload
others
View
22
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Klasa e Mësimit të Kombinuar në shkollën TregtareKlasat e Mësimit të Kombinuar, Laboratorët TI, Infoteka dhe Tualete në Shkolla “Pavarësia “Vlorë, Shqipëri
Kërkesë për Kuotim - Me ftesë
për punimet për rindërtimin e sallës së Klasa e Mësimit të Kombinuar në shkollën Tregtare dhe Klasat e Mësimit të Kombinuar, Laboratorët TIK, Infoteka, Tualete në Shkolla “Pavarësia“Vlorë, Shqipëri
1. Tabela Përmbledhëse
Lloji i Procedurës
Ftese per kuotim
Vendi
Shkolla “Tregtare” “Pavarsia” Vlorë, Shqipëri
Afati i fundit për Aplikimin
7 Nentor 2017
Data e parashikuar për fillimin e punimeve
9 Nentor 2017
Afati i zbatimit
20 Nentor 2017
Adresa ku mund të dërgoni aplikimet:
Aplikimi në hard copy dhe një USB dërguar me porstë ose personalisht në adresën: Swisscontact, Rruga Skenderbej, 6/1/1 P.O. Box 2891 | Tirane, Albania
Dosja e Dokumentacionit duhet të përmbajë:
i. Ofertë Financiare sipas specifikimeve bashkangjitur
ii. Dokumentat ligjor te kompanise (NIPT, liçensa, etj)
iii. Informacion i përmbledhur mbi Kompaninë ofertuese (volumin financiar, projektet/portofoli, nr. punonjësve të angazhuar)
2. Informacion i Përgjithshëm
Projekti “Aftësi për Punë” zbatohet nga Swisscontact. Projekti ka nisur në Maj 2016 dhe do të përfundojë në Shkurt 2019. Ai adreson sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi drejt tregut të punës dhe përfshirja në sektorin privat. Kjo ndërhyrje e projektit bazohet në përvojën mbi 20 vjeçare të Swisscontact në Zhvillimin e Aftësive Profesionale në Shqipëri dhe ndahet në tre komponentë:
Përmirësimi i cilësisë së Kërkesës formale dhe joformale për Zhvillimin e Aftesive Profesionale në sektorët e përzgjedhur, në përfitim të sektorit privat dhe Rritja e aksesit për gratë dhe të rinjtë.
Qendrat shumëfunksionale që krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe të reja me sektorin privat në nivel ofruesi të mjeteve dhe instrumenteve për përfshirjen në tregun e punës
Funksionaliteti si ofrues i faciliteteve dhe instrumentave për futjen në tregun e punës dhe sfidat kryesore të zhvillimit të arsimit profesional: cilësia dhe statusi, financimi, orientimi në tregun e punës dhe përfshirja e sektorit privat.
Për kuadrin e zbatimit të projektit ne planifikojmë të krijojmë Qendra Karriere (CCs) në 4 shkollat që mbështet projekti Aftësi për Punë (S4J). CCs-të do të shërbejnë si facilitues të brendshëm për futjen në tregun e punës dhe duhet të prezantojnë sa më mirë risitë që sjell projekti në sistemin VET në Shqipëri. Krijimi i CCs-ve do të jetë pika e nisjes dhe për rrjedhojë kemi zhvilluar një stil dizajni bashkëkohor që është modest në mjete, por shumë tërheqës për studentët dhe kompanitë që (do të) bashkëpunojnë me shkollat e përzgjedhura. Pas përfundimit të projektit dhe ilustrimit arkitekturor, ne po kërkojmë kompani që mund të zbatojnë punimet rikonstruktuese të planifikuara në dizajnin e brendshëm dhe arkitekturor të tre klasave të mësimit të kombinuar, katër Laboratorëve TI , Infoteken dhe Tualete (Meshkuj, Femra, Aftësi të kufizuar) të vendosur në Shkollën “Pavarsia”, si dhe klasën e mësimit të kombinuar në shkollen Tregtare, në Vlorë - Shqipëri.
Në këtë dokument, ne paraqesim planet e dizajnit të brendshëm dhe arkitekturor (në format 3-d), pronë e Swisscontact, në bazë të të cilave kompanitë që paraqesin ofertat e tyre duhet të hartojnë planin e punës dhe ofertën financiare. Gjithashtu, aty ku është e aplikueshme, janë dhënë specifikimet teknike. Në rastet kur specifikimet mungojne, ofertuesit duhet te detajojne produktet që ofrojnë.
Swisscontact kërkon që kompania e përzgjedhur të dorëzojë punimet rikonstruktuese brenda datës 20 Nentor 2017.
3. DETAJET E PERSHKRIMIT PER PUNIMET
3.1 Specifikimet teknike për punimet e brendshme
E pergjithshme
· Specifikimet e detajuara që do të jepen më tej janë për zërat e punimeve të përshkuara në skedulin e sasive të bashkangjitur këtu dhe do të shërbejnë si udhëzues për zbatimin e duhur të punimeve sipas standarteve të kërkuara.
· Mund të shihet që specifikimet janë të një natyre të përgjithshme dhe do të lexohen në lidhje me përshkrimin e artikullit në skedulin e sasive dhe skicave.
· Puna gjithashtu përfshin të gjitha detajet e vogla të ndërtimit që mund të mos jenë përmendur në këto dokumenta, por janë të rëndësishme për përfundimin e punës, në përputhje me standartet e inxhinierisë.
· Arkitekti dhe Kontraktori do të jenë i vetmi autoritet vendimarrës për shpjegimin, interpretimet dhe implikimet që kanë kërkesat e ndryshme të Specifikimeve.
· Në rast të ndryshimeve apo mospërputhje mes specifikimeve të tenderit dhe preventivit, përparësi ka preventivi.
· Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, do te aplikohen kodet dhe standartet më të fundit të Eurokodit përsa i përket dizajnit, teknikës, cilësisë, cilësisë së materialeve, metodës së testimit dhe metodës së matjes.
· MATERIALET QË DO TË MIRATOHEN /CILËSIA MË E MIRË: Të gjithë materialet që do të përdoren për punimet, do të jenë të reja dhe më të mirat e kategorisë së tyre. Të gjitha materialet do të jenë në përputhje me specifikimet dhe do të miratohen paraprakisht nga Arkitekti/Kontraktori.
· STANDARTET: Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe dhe kur lejohet nga Arkitekti, të gjithë materialet do të jenë në përputhje me versionin më të fundit të specifikimeve të standarteve të Eurokodit.
4. SPECIFIKIMET 4.1. MATERIALET
LYERJA
Kontraktori do të sigurojë të gjitha materialet, punën, mjetet, shkallët, skeleritë dhe të gjithë pajisjet e nevojshme për përfundimin dhe mbrojtjen e të gjithë lyerjes.
Lyerja nuk duhet të nisë derisa sipërfaqet që do të lyhen të jenë në kushte të përshtatshme për t’u lyer dhe të jepet miratimi nga Arkitekti. Lyerja do të bëhet vetëm pasi puna e kontraktoreve të ketë mbaruar.
Vendosja e astarit dhe bojës do të bëhet duke përdorur furça ose pompa sprucuese. Çdo shtresë duhet lënë të thahet përpara se të vendoset shtresa tjetër; nëse janë të nevojshme shtresa shtesë perveç atyre që janë specifikuar, sepse nevojiten për një shtresë uniforme dhe të lëmuar, ato do të bëhen pa kosto shtesë.
Lyerja e murit (dy shtresa) me bojë plastike të bardhë, mbi sipërfaqe të re, për të dhënë një nuancë të njëtrajtshme pas pastrimit të plotë të sipërfaqeve nga kokrrizat dhe trupit e tjerë të huaj me letër smerile.
XHAMAT DHE VENDOSJA E TYRE
Kontraktori duhet të sigurojë të gjithë materialet, punën, mjetet, pajisjet, dhe shpenzimet qe kërkohen për përfundimin e instalimit të xhamave dhe elementeve përkatëse. Së pari duhet të hiqen dritaret ekzistuese, dera prej druri dhe elementët metalikë. I gjithë xhami duhet të jetë i llojit, cilësisë dhe përbërjes së specifikuar. Xhami do të jetë 100% pa forma, njolla, gërvishtje dhe bulëza në mënyrë që të mos deformohet imazhi.
Kontraktori duhet të presë masat e xhamave sipas matjeve ose dimensioneve të skicave te miratuara. Përgjegjësia për përmasat e duhura të xhamit është e Kontraktorit. Nuk do të pranohen xhama të krisur, të cifllosur, apo të deformuar.
Kontraktori do të zëvendësojë të gjithë xhamat e thyer, të dëmtuar dhe të deformuar që vjen si pasoje e punimeve ose e instalimeve të gabuara përpara dorëzimit të objektit, me shpenzimet e tij.
Imazhet dhe specifikimet e references për zgjedhjen e dyerve dhe xhamave
· Menteshë për derë me xham të temperuar (100 x 210)
Vendosja e një dere pa kornizë, me xham të temperuar 10 mm, me hapje 180 gradë dhe që qëndron e hapur në 90 gradë. Dera e xhamit duhet të jetë e kthyeshme në mënyrë që të instalohet nga të dyja anët.
Fig. 1 Menteshë për derë me xham të temperuar
· Dritare me dopio xham me konstruksion PVC
Heqja e shtresës së parvazit prej mermeri të dritares ekzistuese dhe vendosja e dritares së termoizoluar me dopio xham, me konstruksion PVC, me gjatësi të plotë dhe stil hapje vertikale (6.3 m2)
Nivel i lartë mbrojtje nga zjarri, zhurmat, izolim i nxehtësise dhe izolim akustik.
INSTALIMET E BRENDSHME ELEKTRIKE
Vendosja e percjellësave (telave) për një qark të ri, sistemi i kamerave dhe sigurisë LAN, përfshi sistemin e tubave me kabllo te padjegshëm dhe kuti shperndarëse të përshtatshme, si dhe kuti çelësash dhe prizash, të gjitha të futura në mur, dhe pikat e daljes së kamerave.
Të gjithë përcjellesit janë pajisur me tuba dhe këto aksesorë përshtatës/të tubave plotësojnë vendosjen e telave dhe çelësave.
Përcaktimi i saktë i prizave dhe çelësave do të përcaktohet në bashkëpunim me ekspertet e kontraktuesit.
SPECIFIKIMET E PËRCJELLESAVE
SISTEMI I PËRCJELLESAVE: Sistemi i përcjellesave duhet të përbëhet nga një tel unik ose shumëfish bakri, që futen në tuba metalikë ose jometalikë PVC.
Të gjithë tubat duhet të jenë mbi sipërfaqe, në tavanin e varur dhe të fshehur në zonat e tjera, me përjashtim të rasteve kur kërkohet nga skica. Të gjitha tubat e poshtëm duhet të fshihen, me përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe.
Përpara vendosjes së tubave, Kontraktori duhet të ketë të miratuar planin e vendosjes së tubave, numrin dhe dimensionin e tubave, vendin e kutive elektrike ku bëhet shpërndarja dhe kontrolli i përcjellësve dhe vendndodhjen e kutive të çelesave dhe detajeve te tjera.
Ky plan i tubave do të miratohet nga Kontraktori dhe vetëm ateherë duhet të nisë shtrimi i tubave. Çdo modifikim apo sugjerim do të miratohet nga Kontraktori përpara vendosjes së tubave.
Fig. 2 Modeli i Çelësit
· Pozicionimi dhe vendosja e ndriçuesve
Ndriçimi duhet të shpërndahet sipas specifikimit të skicës në Skedulin e Sasive. Ndriçimi duhet te jetë i plotë në të gjithë aspektet, përfshi kanalin ku montohet llampa, mbajtësi i llampës, starter-i me mbajtësin, transformator elektronik ose bakri, blloku i konektorit, telat e brendshëm dhe pjesët/shtesat dekorative, nëse ka.
Ndriçuesit duhet të montohen dhe instalohen në poziconin e plotë dhe të jenë gati për përdorim në përputhje me skicat e detajuara, udhëzimet e prodhuesit dhe në përputhje me kërkesat e arkitektit.
Fig. 3 Ndriçues Led, të vendosur në tavan
Ndriçimi duhet të jetë me ndriçues led, të vendosur në tavan,
Të gjithë materialet që do të përdoren për vendosjen e ndriçimit duhet të kenë atë cilëzi, dizajn dhe ndërtim që të ofrojnë mbrojtjen e duhur në përdorimin normal, në rast difekte mekanike/elektrike/ ndërprerje energjie, dhe ekspozimit ndaj riskut të aksidenteve dhe shokut elektrik dhe duhet të përballojë efektet e ekspozimit në atmosferë.
MBROJTJA NGA ZJARRI
Pajisni dhe instaloni Fikës Zjarri Portabël, të etiketuara për klasin A (substancat e djegshme), B (lëngjet e djegshme) dhe C (pajisjet elektrike). Për të parandaluar levizjen dhe dëmtimin e fikëseve, ato do të montohen në rafte ose në kënde në mure, ku doreza mbajtëse të vendoset 1 deri 1.5 m mbi dysheme. Punonjësve duhet t’u jepet Trajnim për Fikësin e Zjarrit Portabël; punëdhënësi duhet të ofrojë një program edukativ që punonjësit të familjarizohen me parimet dhe përdorimin e fikësave. Programi i edukimit duhet të plotësohet në momentin e punësimit dhe më pas çdo vit.
4.2 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të laboratorit IT me Cisco LAB
4.3.Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të laboratorit IT të përgjithshëm
4.4 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të laboratorit IT
4.5 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të laboratorit IT me Printer 3D
4.6 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Klasës së Mësimit të Kombinuar 1
4.7 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Klasës së Mësimit të Kombinuar 2
4.8 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Klasës së Mësimit të Kombinuar 3
4.9 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor i Infotekës
4.10 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor Tualeteve në katin e parë
4.11 Projekti për Dizajnin e Brendshëm dhe Arkitekturor të Klasës së Mësimit të Kombinuar në shkollën “Tregtare”
4.12 SPECIFIKIMET PËR PUNIMET E BRENDSHME TË KLASAVE TË MËSIMIT TË KOMBINUAR DHE LABORATORËVE TI
Nr.
Emertimi
Njeris
Sasia
Çmimi/njesi
1
Furnizim, Vendosje Suvatime Meremetime Zmerilime
dp.
4
IT Lab with CISCO
2
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
3
F.V Patinime, Stukime, Zmerilime
m2
166.8
4
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
m2
166.8
5
F.V Xham I tempmeruar dhe Dere teke 90x2.1
m2
14.1
6
Furnizim, Vendosje Suvatime Meremetime Zmerilime
dp.
4
Blended Learning
7
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
8
F.V Patinime, Stukime, Zmerilime
m2
113.3
9
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
113.3
10
Furnizim, Vendosje Suvatime Meremetime Zmerilime
dp.
4
Blended Learning
11
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
nesi
1
12
F.V Patinime, Stukime, Zmerilime
m2
195
13
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
195
14
Nderrim xhama dritare, gomina dritaresh etj.
M2
4
15
Furnizim, Vendosje Suvatime Meremetime Zmerilime
dp.
4
Blended Learning
16
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
17
F.V Patinime, Stukime, Zmerilime
m2
198
18
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
198
19
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
IT General LAB
20
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
195
21
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
IT LAB
22
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
154
23
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
3D LAB
24
F.V Lyerje, Boje Plastike (Ngjyre)
M2
154
4.13 SPECIFIKIMET PËR PUNIMET E BRENDSHME TË INFOTEKËS DHE TUALETEVE
Nr.
Emertimi
Njesia
Sasia
Çmimi/njesi
1
Shtrese parket Laminat
m2
60
TABELA E PAISJEVE DHE MATERIALEVE KATI 3 DHE KORRIDORI
2
Shtrese linkfloor
m2
49
3
Heqje Pllaka, Nivelim F.V. Shtrese pllaka qeramike
m2
91.7
4
Prishje suvatim I vjeter, F.V. Suvatim I brendshem
m2
402
5
Suvatim tavani/Tavani I varur me gipsi knauf+dopio konstruksion
m2
135
6
Plintues anesor
ml
53
7
Lyerje e brendshme
m2
168
8
Dyer te brendshme
cope
1
9
Grila roller opak
cope
4
10
Dere xhami 2m
cope
1
11
Dritare 4M gjeresi
cope
3
12
Dritare 1.4M gjeresi
cope
2
13
Dyer klasa
cope
9
14
Ndricim I varur LED + aksesore
cope
5
15
Spote katrore LED + aksesore
cope
21
16
Spote rethore LED + aksesore
cope
24
17
Ndricim I varur LED + aksesore
cope
12
18
Priza ne dysheme per kompjutera
cope
8
19
Priza per ndricim + aksesore
cope
8
20
Prishje Pllakash, heqje mbeturinash, transport
Njesi
1
TABELA E PAISJEVE DHE MATERIALEVE TUALETE
21
Prishje suvatimesh, F.V Suvatime
m2
67
22
Punime Hidraulike F.V.
cope
6
23
Izolim banjo F.V
m2
35
24
Suvatim Tavani F.V
m2
37
25
Lyerje te brendeshme F.V
m2
104
26
Shtrese pllaka mosaik blu
m2
26
27
Pllaka dekorative te bardha murale
m2
12
28
Shtrese pllake qeramike bardhe dysheme
m2
12
29
Shtrese pllake qeramike gri
m2
9
30
Shtrese pllaka qeramike portokalli
m2
54
31
Dyer blu
cope
3
32
Dritare dopjo xham
cope
3
33
Dere e bardhe
cope
1
34
Dyer portokalli
cope
5
35
Punime Elektrike sipas projektit
cope
1
36
Ndricim I varur LED + aksesore
cope
6
37
Ndricim tavanor
cope
6
38
Ndricim mural LED + aksesore
cope
5
39
Priza per ndricim + aksesore
cope
6
40
Priza per dysheme
cope
4
41
F.V Vendosje Tualet
cope
5
42
F.V Lavaman Tresh + Banko
cope
2
43
Mbajtse sapu I lengshem
cope
8
44
F.V Tharse duarsh
cope
5
45
F.V Aksesore Tualet Invalidesh
cope
1
46
F.V. Lavaman Invalide
cope
1
47
F.V. Tualet Invalide
cope
1
4.14 SPECIFIKIMET PËR PUNIMET E BRENDSHME TË KLASAVE TË MËSIMIT TË KOMBINUAR NË SHKOLLËN TREGTARE
Nr.
Emertimi
Njesi
Sasia
Çmimi/njesi
1
Prishje suvatime, F.V Meremetime, Suvatime
dp.
5
Blended Learning
2
Patinime F.V
m2
188
3
F. Vendosje Lyerje, Plastike ngjyre
m2
188
4
F.V Punime elektrike, vendosje ndricues LED montimi I tyre etj.
njesi
1
5
Heqje pllakash
dp.
4
6
Furnizim vendosje, nivelim shrese pllakash
m2
71
7
F. Vendosje Plintues
ml
36.6
8
F.V Kuti priza dysheme
cope
4
9
Dere
cope
1