77
BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA DORACAK PËR HULUMTUES nga Ronald Jay Polland, Ph.D. © 1998 1

BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

  • Upload
    others

  • View
    29

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA

DORACAK PËR HULUMTUES

nga

Ronald Jay Polland, Ph.D.

© 1998

Përpiluar nga Dr. Ronald Jay Polland për grantin për parandalimin e shtatzënësisë adoleshente, Departamenti i

shëndetësisë i qarkut të Duval-it

1

Page 2: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I PARË

Bazat e studimit hulumtues

QËLLIMET

* Përshkruani se çka matin hulumtimet * Jepni shembuj se si hulumtimet mund t’i vlerësojnë ndryshimin * Definoni “nevojat”, “vlerat”, “sjelljen”, “mendimet”, “qëndrimet”,

“bindjet”

Shprehjet kyçe

Hulumtim, pyetësor, studim deskriptiv, shpjegim shkakor, parashikim, vlerësim, mostër e vetme, mostra të vazhdueshme, panel studim.

Çka matin hulumtimet me njerëz?

Hulumtuesit dëshirojnë të dijnë se si njerëzit veprojnë dhe mendojnë në shumë situata të zakonshme. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është që ata të observohen vazhdimisht dhe në mënyrë direkte gjatë një kohe të caktuar. Për shembull, nëse dëshirojmë të dijmë se sa shpesh shkojnë njerëzit në shitore të ushqimit, ne mund t’i përcjellim ata sa herë të dalin nga shtëpitë e tyre. Nëse dëshirojmë të dijmë se çka hanë për mëngjes, mund të ulemi në tavolinën e tyre në mëngjes dhe të regjistrojmë çka kanë ngrënë. Sidoqoftë, siç mund të supozoni edhe vetë, rrallë mund ta kemi rastin t’i shikojmë njerëzit dhe sjelljet e tyre tërë kohën. Nuk mund të jemi si mizat në mur dhe të regjistrojmë secilën lëvizje të tyre. Edhe po të mund ta bënim këtë, ekzistojnë lloje të tilla të sjelljes njerëzore që nuk mund t’i shohim në mënyrë direkte, si qëndrimet, bindjet dhe mendimet. Pra, çka duhet të bëjnë hulumtuesit?

Njëra zgjidhje është të përdoren hulumtimet. Hulumtimet (të quajtura edhe pyetësorë) janë mënyra sistematike të të pyeturit që njerëzit vulnetarisht të japin informata për qëndrimet, sjelljet, mendimet dhe bindjet e tyre. Suksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin në pyetjet e hulumtimit, që do të thotë si mendojnë dhe si veprojnë njerëzit në realitet.

Problemi i parë me të cilin duhet të merret një hulumtues është si ta disejnojë hulumtimin ashtu që të fitojë informata të duhura. A është ky hulumtim i nevojshëm? A është qëllimi i hulumtimit të vlerësohen njerëzit apo programet? A

2

Page 3: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

mund të arrijmë deri te të dhënat në mënyra tjera? Çfarë shkalle e detajeve nevojitet?

Problemi i dytë është sa i saktë duhet të jetë hulumtimi? A është ky hulumtim që bëhet vetëm një herë apo hulumtuesi mund ta përsërisë hulumtimin në rrethana dhe ambiente të ndryshme. Si do të përdoren rezultatet? Sa lehtë është të kryhet hulumtimi?

Dobia e hulumtimeve

Dobia e hulumtimeve rradhitet prej hulumtimeve të opinionit publik dhe hulumtimeve të tregut që janë tejet praktike e deri te analizat tejet teorike të ndikimit social. Planifikuesit dhe administratorët i përdorin hulumtimet për informata elementare lidhur me vendimet për politikën e tyre. Shkencëtarët shoqërorë i përdorin hulumtimet për t’i matur sjelljet e votuesve, ndikimet psikologjike në shpenzimet dhe sjelljet e kursimit të konsumatorëve, qëndrimet, vlerat dhe bindjet lidhur me zhvillimin ekonomik dhe lidhshmëritë e shëndetit mental dhe sëmundjeve. Ekonomistët bazohen në hulumtimet e rregullta të konsumit për informata mbi gjendjen financiare të familjeve dhe në hulumtimet me ndërmarrje të biznesit për matjen e investimeve të fundit.

Hulumtimi është mjet i përshtatshëm për mbledhjen e informatave nën tre kushte: kur qëllimeve të hulumtimit i nevojiten të dhëna kuantitative dhe kualitative, kur informatat janë specifike dhe të njohura për respondentët dhe kur hulumtuesi ka dije paraprake se çfarë rezultate mund të fitojë.

Studimi deskriptiv

Hulumtimet mund të përdoren për të përshkruar fenomene dhe për t’i përmbledhur ato. Qëllimi i përdorimit të hulumtimeve për studim deskriptiv është që të fitohet një matje e saktë e çështjeve të caktuara si preferencat politike.

Shpjegimi shkakor

Hulumtimet shpesh matin asociacionet në mes të gjërave si notat shkollore dhe vetëbesimi. Të dhënat nga hulumtimet mund të ofrojnë një shpjegim shkakor lidhur me fenomenet si pse adoleshentet mbesin shtatëzënë ose pse adoleshentët konsumojnë drogë.

Vlerësimi

Hulumtimet janë të dobishme për përcaktimin e shkallës se sa është arritur qëllimi i dëshiruar si rezultat i një programi të planifikuar.

3

Page 4: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Parashikimi

Të dhënat e hulumtimit mund të përdoren për parashikimin e ngjarjeve në të ardhmen.

Llojet e disejnit të hulumtimeve

Një matje e vetme

Ky disejn ka të bëjë me mbledhjen e informatave vetëm një herë nga një mostër që është zgjedhur për ta përfaqësuar tërë popullatën.

Disejnet për vlerësimin e ndryshimeve

Mostrat e vazhdueshme dhe panel studimet janë metoda për vlerësimin e ndryshimeve. Në mostrat e vazhdueshme, grupet e njerëzve në secilën mostër janë të ndryshme edhe pse karakteristikat e tyre janë të ngjashme. Panel studimi është ai që mbledh informata nga grupi i njejtë i njerëzve dy ose më shumë herë. Panel studimet ofrojnë vlerësime më të mira të ndryshimeve gjatë kohës sesa mostrat e vazhdueshme.

4

Page 5: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I DYTË

Shkallët e matjes dhe llojet e të dhënave

QËLLIMET

* Definoni dhe jepni shembuj për tre shkallët e matjes* Definoni dhe jepni shembuj për tetë lloje të shkallëve* Dalloni pesë llojet e shkallëve të matjes* Krahasoni dhe dalloni intervalin ndaj shkallëve ordinale

Shprehjet kyçe

Kategorik, ordinal, shkallë, qëndrime, mendime, bindje, sjellje, atribute.

Zgjedhja e llojeve të të dhënave për të mbledhur

Lloji i të dhënave që mbledhen dhe mënyra se si mbledhen ato, ndikojnë në mënyrën se si përdoren të dhënat. Për këtë arsye duhet të vendosni paraprakisht se çka do të matet dhe si do të matet. Kur diçka matet, ne i përcaktojmë kësaj një numër apo emërtim.

Kur numrat apo fjalët përdoren për të grupuar gjëra, këtë lloj të të dhënave e quajmë të dhëna kategorike. Të dhënat kategorike mund të jenë gjërat si gjinia, raca, religjioni, grupi i ushqimit ose vendbanimi. Kur numrat përdoren për të renditur një listë të gjërave, kjo e dhënë quhet ordinale. Rangimi i ekipeve të futbollit ose basketbollit bëhet duke përdorur numra ordinalë. Lista e detyrave për t’i kryer do të ishte gjithashtu e dhënë ordinale. Lloji i tretë i të dhënave quhet të dhëna në shkallë ose të dhëna në intervale. Të dhënat në shkallë ose intervale mund të jenë gjërat si gjatësia, pesha, mosha, madhësia e klasës, kilometra në orë e kështu me radhë.

Types of data collected

Ekzistojnë gjashtë lloje elementare të të dhënave që mund të mbledhen:

1. Qëndrimet rreth asaj çka thonë njerëzit se çka dëshirojnë 2. Mendimet se çka mendojnë njerëzit që mund të jetë e vërtetë3. Bindjet rreth asaj çka njerëzit dijnë se është e vërtetë 4. Sjelljet se çka bëjnë njerëzit aktualisht 5. Atributet se çfarë janë njerëzit (karakteristikat demografike) 6. Preferencat të cilat do t’i zgjidhnin njerëzit

5

Page 6: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Secili lloj i të dhënave kërkon lloje të ndryshme të pyetjeve për të arritur deri te ato të dhëna. Ekzistojnë shtatë lloje elementare të pyetjeve të hulumtimit:

1. Përgjigjet e hapura 2. Përgjigjet gjysëm të hapura 3. Përgjigjet e mbyllura 4. Shkallët diferenciale kuptimore 5. Shkallët e pajtueshmërisë dhe klasifikimit (vlerësimit) 6. Shkallët e radhitjes 7. Listat

Pyetjet me përgjigje të hapura përdoren kur dëshirojmë që njerëzit të shprehen lirisht ose kur është e pamundur që të bëjmë një listë me të gjitha përgjigjet e mundura. (Në shkollën tuaj, pyetjet me përgjigje të hapura janë të njohura edhe si “pyetje të esejës”). Hulumtuesit i përdorin pyetjet me përgjigje të hapura kur nuk e dijnë se si do të përgjigjen njerëzit në një pyetje. Pyetjet me përgjigje të hapura gjithashtu përdoren kur nuk vendoset kufiri se sa mund të deklarojë një person. Shpesh, mund të shihni hulumtime që kanë vija plotësuese që njerëzit të shtojnë komente. Kjo është një formë për një pyetje me përgjigje të hapur.

Pyetjet me përgjigje të hapura që inkurajojnë shprehjen e lirë kanë disa dobësi. Ato mund të shkaktojnë humbje të kohës për njerëzit për të plotësuar pyetjen dhe për hulumtuesit për të interpretuar. Shpesh, përgjigjet mund të jenë shumë të shkurta, hutuese ose jorelevante për t’u përdorur. Së fundi, të dhënat nga pyetjet me përgjigje të hapura mund të jenë të vështira për t’i analizuar dhe për qëllime statisikore.

Ndryshe nga pyetjet me përgjigje të hapura, pyetjet me përgjigje gjysëm të hapura kërkojnë përgjigje specifike dhe të shkurta që nuk inkurajojnë shprehjen e lirë. Pyetjet me përgjigje gjysëm të hapura janë kompromis në mes të përgjigjeve të mbyllura dhe përgjigjeve të hapura. Pyetjet me përgjigje gjysëm të mbyllura ofrojnë një kategori “Tjetër” ku personi mund të ofrojë informata plotësuese. Një shembull i pyetjeve gjysëm të hapura është hapësira e zbrazët e ofruar për pyetjet mbi historinë raciale dhe personat që jetojnë me ju. Shembuj të tjerë të pyetjeve gjysëm të hapura janë ato që pasojnë pas pyetjes “A keni pasur ndonjëherë marrëdhënie seksuale?” në faqen tre të TBOS-it.

Ju mesiguri me së miri i njihni pyetjet me përgjigje të mbyllura nga puna juaj në shkollë. Këto janë përmbledhje me “shumë përgjigje”, ku personi duhet të zgjedhë ndërmjet disa përgjigjeve të mundshme.

Ekzistojnë dy lloje të pyetjeve me përgjigje të mbyllura: (1) ato me përgjigje të renditura dhe (2) ato me përgjigje të parenditura. Përgjigjet e renditura paraqesin

6

Page 7: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

pikët përgjatë një kontinuiteti. Për shembull, pyetja e dytë në TBOS – “Teen Behavior & Opinion Survey” (Hulumtim i sjelljeve dhe mendimeve të të rinjëve) i pyet të rinjtë të tregojnë klasën më të lartë të kryer. Përgjigjet janë të renditura prej më të ultës (klasa e 8-të) deri te më e larta (klasa e 12-të).

Pyetjet me përgjigje të mbyllura me përgjigje të parenditura e kanë secilin opcion si përgjigje të pavarur. Pyetjet për historinë raciale ose fetare janë shembuj të pyetjeve me përgjigje të parenditura -- si dhe i tërë blloku i pyetjeve lidhur me atës e kujt do t’i drejtoheshin të rinjtë për të folur për problemet e tyre.

Pyetjet diferenciale kuptimore përdorin një shkallë vlerësimi me pesë deri në shtatë pikë ku secila shkallë ka një mbiemër ose frazë. Këta mbiemra, të quajtur mbiemra bipolarë janë të kundërta direkte. Pyetjet në fund të faqes 2 janë diferenciale kuptimore. Shkallët diferenciale kuptimore kanë tre faktorë të përbashkët: një faktor vlerësues që përfshin dimensione si mirë-keq, i këndshëm-i pakëndshëm dhe pozitiv-negativ; një faktor potence që përfaqëson dimensionet si i fuqishëm-i dobët, i fortë-i butë dhe i rëndë-i lehtë, dhe një faktor të aktivitetit me shkallë të tilla si shpejt-ngadalë, aktiv-pasiv dhe nervoz-i qetë.

Sikur diferencialet kuptimore, shkallët e pajtueshmërisë kanë pika të fundit që identifikohen me mbiemra ose “fraza të veçanta”, ndryshe nga diferencialet kuptimore, të gjithë hapat mund të kenë një mbiemër ose frazë që i përcjell ato. Llojet tipike janë ato që matin pajtimin duke përdorur një shkallë pesë-pikëshe me hapat e emërtuar Pajtohem plotësisht, Pajtohem, Neutral, Nuk pajtohem dhe Nuk pajtohem plotësisht. Pyetjet në faqen 4 janë të këtij lloji.

Shkallët e radhitjes janë sikur shkallët e pajtueshmërisë. Pyetjet në fillim të faqes 2 janë shkallë të radhitjes që kërkojnë nga të rinjtë të rangojnë se sa do t’ju ndihmonte secili person që do të fliste me ta për problemet e tyre personale. Pyetjet në fillim të faqes 3 janë gjithashtu shkallë të radhitjes. Këto pyetje kërkojnë nga të rinjtë të rangojnë rëndësinë e secilit qëllim në listë.

Listat janë të përbëra nga gjëra të cilat njerëzit mund t’i shënojnë me recka. Zakonisht këto janë pyetje për atribute ose fakte dhe njerëzit mund të bëjnë recka në cilatdo gjëra që mendojnë se ju takojnë atyre. Listat janë sikur pyetjet me përgjigje të mbyllura përveç se pyetjet me përgjigje të mbyllura njerëzit duhet të zgjedhin vetëm një përgjigje. Pyetja në fillim të faqes 5 ka një listë nën të.

Shkallët e radhitjes kërkojnë nga respondenti t’i klasifikojë gjërat duke i caktuar një numër rendor (p.sh. i 1-ri, i 2-ti, i 3-ti, etj.) për secilën përgjigje. Dallimi kryesor në mes të shkallëve të radhitjes dhe shkallëve të klasifikimit është se shkallët e klasifikimit ua caktojnë një vlerë absolute përgjigjes pa marrë parasysh përgjigjet tjera; shkallët e radhitjes ua caktojnë një vlerë relative përgjigjes në

7

Page 8: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

lidhje me përgjigjet para dhe pas asaj. Alternativat çifte janë një lloj special i shkallës së radhitjes që krahason secilën përgjigje me njëra tjetrën. Shkalla me çifte alternative ofrojnë një radhitje më të saktë të përgjigjeve që mund të vendosen në një shkallë të thjeshtë të radhitur.

8

Page 9: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I TRETË

Zgjedhja e formatit të pyetësorit

QËLLIMET

* Krahasoni dhe dalloni të dhënat kualitative ndaj atyre kuantitative * Krijoni një listë të përparësive dhe dobësive të pyetësorëve për intervistë,

telefon dhe atyre postarë * Krahasoni dhe dalloni llojet e ndryshme të formateve të pyetësorit

Shprehjet kyçe

Kualitative, kuantitative, analiza përmbajtësore, gjatësore, panel studimi, këmbimi social.

Pse njerëzit i përgjigjen hulumtimeve

Procesi i hulumtimit me njerëz, duke kërkuar prej tyre ta plotësojnë pyetësorin në një mënyrë të sinqertë dhe refuzimi për të marrë pjesë mund të shikohet si rast specifik i këmbimit social. Teoria e këmbimit social thotë se njerëzit sillen në mënyra të caktuara kur e dijnë se si do të reagojnë të tjerët në sjelljen e tyre. Ekzistojnë tre gjëra që duhet bërë për të rritur pjesëmarrjen në një hulumtim: zvogëloni çmimin për t’u përgjigjur, shtoni dhuratat për këtë dhe siguroni besim se këto dhurata do të shpërndahen.

Dhuratat

Nëse keni rrespekt të lartë për një person, ky rrespekt mund të shprehet duke e shpërblyer personin. Për shembull, shprehja e komplimenteve ndaj një personi është një mënyrë e shprehjes së rrespektit ndaj tij. Përkrahja e vlerave të tyre mund të jetë gjithashtu shpërblyese për njerëzit. Nëse pjesëmarrja në një hulumtim ose të përgjigjurit në pyetjet e anketuesit shikohet si veprim shpërblyes, atëherë vetë procesi i hulumtimit mund të ofrojë motivimin që personi të marrë pjesë në hulumtim ose ta kryejë intervistën.

Çmimet

Një person vepron në bazë të çmimit që mund të paraqitet ose që tanimë është paraqitur. Për shembull, shpenzimi i kohës së dikujt për të mbushur një pyetësor është një çmim. Të përgjigjurit në pyetje të vështira është një çmim tjetër. Edhe të menduarit rreth një përgjigje të drejtë mund të jetë çmim. Çmimi është i lartë kur

9

Page 10: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

kërkohet shumë përpjekje fizike dhe mendore për t’u përgjigjur në pyetje ose kur pyetjet provokojnë turp ose shqetësim. Zbulimi i informatave personale paraqet një rrezik potencial dhe pyetjet e natyrës shumë personale sjellin çmime më të larta.

Besimi

Krijimi i besimit në mes të anketuesit dhe respondentit është shumë e rëndësishme nëse hulumtuesi dëshiron të mbledh të dhëna të mira dhe të besueshme. Ndonjëherë, hulumtuesit i paguajnë njerëzit për të marrë pjesë në hulumtim – si simbol i besimit. Pagimi i respondentëve ka tendencë t’i inkurajojë besimin e tyre se do të mbahen premtimet e ardhshme. Besimi gjithashtu arrihet duke i siguruar njerëzit se përgjigjet e tyre do të mbahen të fshehta dhe se atyre do t’ju jepet një kopje e rezultateve të hulumtimit.

Pse hulumtimet me telefon dhe hulumtimet postare janë të vlefshme

Sipas Donald Dillman-it, autor i hulumtimeve me telefon dhe atyre postare – një qasje me disejn të përgjithshëm, intervistat ballë-për-ballë nuk janë edhe aq të suksesshme si kanë qenë përpara dhe po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për t’u realizuar. Si alternativë për intervista të këtilla, hulumtimet përmes telefonit dhe postës na mundësojnë të arrijmë deri te respondentët që është vështirë të gjinden, edhe pse është e mundur që disa kanë ndërruar vendbaninim. Gjithashtu, realizimi i hulumtimeve me telefon dhe me postë janë më të lira sesa intervistat dhe i mundësojnë hulumtuesit t’i bazojnë vendimet mbi mostrën sipas natyrës së hulumtimit dhe jo sipas asaj se sa njerëz kanë llogari t’i kontaktojnë.

Dallimet në përgjigje në mes të hulutmimeve postare dhe atyre me telefon

Zakonisht, një kontakt inicues përmes telefonit zgjat vetëm disa minuta me personin që paraqitet në telefon pa pasur ndonjë vërejtje paraprake. Personi që paraqitet në telefon duhet të vendosë të përgjigjet në pyetje apo jo pa ditur fare pyetjet. Në anën tjetër, personi që pranon një pyetësor përmes postës duhet të ketë kohë për ta kontrolluar materialin me shkrim. Vendimi për pjesëmarrje mund të vonohet derisa personi e kontrollon tërë pyetësorin detalisht. Për këto arsye, efektet e këmbimit social janë më të pakta për një intervistë telefonike sesa për një hulumtim postar.

10

Page 11: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I KATËRT

Elementet për ndërtimin e pyetësorit

QËLLIMET

* Identifikoni shtatë llojet e animit në pyetësorë * Identifikoni dhe caktoni se si të përmirësohen tre problemet e zakonshme të

formulimeve* Definoni tre llojet e grupeve të përgjigjeve

Shprehjet kyçe

Dëshirueshmëria sociale, pranimi i heshtur, animi, pika mesatare, deinimi operacional, grupi i përgjigjeve

Formulimi i pyetjeve

Problemet e zakonshme të formulimit

Formulimi i pyetjeve për një hulumtim të caktuar do të thotë që ato të jenë për (1) një popullatë të veçantë, (2) për një qëllim të veçantë dhe (3) për vendosjen afër pyetjeve tjera në hulumtim. Fjalët që për disa janë tepër të vështira për t’u kuptuar mund të jenë shumë të pranueshme për të tjerët. Një pyetje që është mjaft e paqartë mund t’i plotësojë qëllimet e një studimi por jo edhe qëllimet e ndonjë studimi tjetër.

Në mënyrë që secili respondent ta kuptojë një pyetje, është me rëndësi që niveli i leximit të mbahet në nivelin mesatare ose nën mesataren e nivelit të popullatës. Fjalët e ndërlikuara mund të zëvendësohen me fjalë më të thjeshta ose me fjalë që kuptohen më lehtë. Nëse kryeni hulumtim me një grup të veçantë, mund të përdorni fjalë që janë të zakonshme për atë grup.

Në mënyrë që pyetjet t’i bëjmë sa më të kuptueshme, ato nuk duhet ta shtyejnë respondentin të përgjigjet në çfarëdo mënyre të veçantë. Kjo quhet animi i përgjigjeve. Pyetjet e anueshme i shtyejnë njerëzit të përgjigjen në atë mënyrë që nuk paraqet se si ata mendojnë ose ndjehen realisht për një pyetje.

11

Page 12: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Llojet e animit:

1. Pyetjet e pakëndshme 2. Krahasime e pabarabarta 3. Animi në më shumë se një drejtim 4. Kategoritë e pabalansuara 5. Fjalët me plotë emocione 6. Kërcënimet ndaj vetëbesimit 7. Individualizimi

Pyetjet e pakëndshme janë ato pyetje që kanë fjalë ose fraza që shkaktojnë ndjenja negative. Në mënyrë për evitimin e pyetjeve të pakëndshme është të krijohet një kategori e gjerë e përgjigjeve (si kategoritë e të ardhurave ose të moshës). NJë metodë tjetër e reduktimit të vërejtjeve ndaj pyetjeve është të përdoret një format që zbut ndikimin e tyre. Mënyra e tretë për evitimin e vërejtjeve është të përdoret një seri e pyetjeve në vend të një pyetjeje të vetme.

Evitoni pyetjet e dyfishta dhe negacionet e dyfishta. Mos supozoni se personi që jeni duke e intervistuar ka shumë njohuri të mëhershme. Sigurohuni se pyetja të cilën e parashtroni është korrekte. Mos i bëni pyetjet shumë të shkurta – ndonjëherë lexueshmëria mund të rritet duke shtuar fjalë, e jo duke i hequr ato.

Zgjedhja e detyruar ndaj zgjedhjes së padetyruar

Numri çift i alternativave krijon zgjedhje të detyruar; numri tek ofron një pikë mesatare. Përparësia e zgjedhjes së detyruar është të reduktohet numri i përgjigjeve në pikën mesatare. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se pika mesatare sjell numër të barabartë nga të dy anët ashtu që shtrirja e përgjithshme nuk ndryshon.

Mesiguri është ide e mirë të përfshihet një pikë mesatare si E pazbatueshme, ose I pasigurtë. Ju dëshironi që secili të përgjigjet në çdo kategori. Në disa lloje të studimeve (si preferencat e votuesve), numri i të papërcaktuarve është e vlefshme të dihet.

Shikoni dallimet në mes të këtyre dy pyetjeve:

12

Page 13: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Sipas mendimit tuaj, si do ta vlerësonit drejtimin e ekonomisë nga kryetari Klinton?

* SHKËLQYESHËM* SHUMË MIRË * MIRË * JO I KEQ * DOBËT

Kryetari Klinton ka kryer punë të mirë në drejtimin e ekonomisë

* PAJTOHEM PLOTËSISHT* PAJTOHEM * AS PAJTOHEM AS NUK PAJTOHEM* NUK PAJTOHEM * NUK PAJTOHEM PLOTËSISHT

Këto dy pyetje nuk janë të njejta. Në të parën, respondentët janë të lirë të vlerësojnë punën e Klintonit për çfarëdo kriteri që zgjedhin. Në pyetjen e dytë, opcioni i vetëm është se a pajtohen se pohimi është i vërtetë. Dikush që përgjigjet “Mirë” në të parën mund të përgjigjet “Pajtohem” ose “Pajtohem plotësisht”. Dikush që përgjigjet “Jo i keq” në të parën mund të përgjigjet “Pajtohem” ose “Nuk pajtohem”. Në këtë shembull, është e pamundur që dikush të përgjigjet “As pajtohem as nuk pajtohem”.

Që të pajtohemi me një pohim, ekzistojnë dy gjykime të mundshme që mund t’i bëjmë: (1) a është pohimi i vërtetë? Ose (2) si e sheh personi se çkafit i referohet pohimi. Problemi me pyetjet sikur e dyta është se mund të krijojë anim të përgjigjeve duke pasur vetëm pohime pozitive. “Mirë” nuk definohet qartë nga të gjithë respondentët. Në pyetjen e parë, “Mirë” është relative , jo absolute sikur në pyetjen e dytë.

Shikojeni këtë pyetje:

A e përkrahni mënyrën se si Klintoni e ka drejtuar ekonominë?

* PËRKRAH PLOTËSISHT* PËRKRAH * AS PËRKRAH AS KUNDËRSHTOJ* KUNDËRSHTOJ* KUNDËRSHTOJ PLOTËSISHT

13

Page 14: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Në këtë formë, nuk përmendet fare se drejtimi i tij ka qenë i mirë apo jo i mirë. Ne po i pyesim njerëzit nëse i përkrahin veprimet apo mosveprimet e tija. Nëse njerëzve ju duket mbarëvajtje e mirë e punëve kur nuk punon asgjë, atëherë ata do ta përkrahin këtë. Përgjigjet në këtë pyetje nuk na tregojnë asgjë për se çka ka bërë apo çka nuk ka bërë Klintoni. Vlerësimet e aprovimit janë matje të popullaritetit. Menaxherët efektivë shpesh nuk janë aq të popullarizuar në mesin e punëtorëve të tyre. I tillë është rasti edhe për kryetarë dhe popullin.

Është tejet e rëndësishme që të përcaktohet qëllimi i pyetjes para se të formulohet ajo. Pastaj, pas formulimit, pyetja duhet të krahasohet me qëllimin e përcaktuar që të vërtetohet validiteti i saj.

Nëse keni një pyetje me përgjigje të shumëfishta, secila prej tyre do të duhej të trajtohej si pyetje e veçantë. Kjo është në rastin e listës së karakteristikave të personaliteteve.

Njëra mënyrë për të evituar mospërputhjet është të defionet domethënia e secilës alternativë. Përdorni mostra të pyetjeve me përgjigje dhe shpjegoni çka do të thotë secila përgjigje.

Stili i përgjigjeve dhe grupet e përgjigjeve

Grupi i përgjigjeve ndodh kur respondentët zgjedhin shumë përgjigje prej një lloji të përgjigjeve sikur “Po” ose “Pajtohem”. Për të evituar grupimet e përgjigjeve, përmbajtja e opcioneve të përgjigjeve duhet të ketë llojllojshmëri. Deshirueshmëria sociale është kur njerëzit e zgjedhin përgjigjen që është më e përshtatshme për vetëbesimin e tyre ose që është në pajtim me normat e tyre sociale. Prapëseprapë, opcionet e përgjigjeve duhet të kenë përmbajtje të veçantë. Mbi të gjitha, kategoritë e përgjigjeve duhet të rregullohen në atë mënyrë që vlerat e deshirueshmërisë së tyre sociale të jenë relativisht të afërta.

Animet pozicionale paraqiten kur respondentët shënojnë fushën e njejtë të shkallës së vlerësimit pa marrë parasysh çfarë pyetje parashtrohet. Respondentët kanë tendencë të përgjigjen kah mesi i një liste numrash, kah ekstremet në një listë idejash dhe kah alternativa e dytë në nje listë me dy ide. Njëra zgjidhje është të përpilohen dy forma të pyetësorëve ku renditja e pyetjeve është e kundërt. Animi pozicional gjithashtu mund të reduktohet duke ju jepur më shumë përmbajtje secilës kategori të vlerësimit.

14

Page 15: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Gjatësia e pyetësorit

Hulumtimi i Dillman-it thotë se hulumtimet nuk duhet të tejkalojnë 11 faqe ose 125 pika. Megjithatë, derisa njerëzit janë në telefon, gjatësia e pyetësorit nuk duket të jetë problem i madh.

15

Page 16: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I PESTË

Vlerësimi i sigurisë dhe validitetit

QËLLIMET

* Krahaso dhe dallo tre llojet e sigurisë * Krahaso dhe dallo gjashtë llojet e validitetit

Shprehjet kyçe

Validitet sipërfaqësor, validitet përmbajtësor, validitet bashkëveprues, validitet dallues, validitet ndërtues, siguri test-retest, përputhje interne, stabilitet.

Siguria dhe validiteti

Në mënyrë që informata të jetë e dobishme, ajo duhet të jetë e qëndrueshme, e sigurtë, e saktë dhe mbi të gjitha, e vërtetë. Shumë shpesh hasim në informata që nuk e plotësojnë ndonjërin prej këtyre kritereve. Në hulumtime, këto kritere janë të përfaqësuara nga konceptet e sigurisë dhe validitetit.

Kur themi se informata është e sigurtë, me këtë mendojmë se mund të presim të arrijmë deri te ajo informatë e njejtë kohë pas kohe. Koncepti i sigurisë mund të aplikohet në mostër. Nëse vazhdimisht përpilojmë mostra të rastit me madhësi të njejtë nga një popullatë, mund të presim që të fitojmë vlera të njejta të mostrës secilën herë (plus ose minus disa për shkak të gabimit në mostër).

Kur themi se informata është valide, mendojmë se ajo është e prezentuar dhe e përdorur në atë mënyrë si ka qenë e paraparë. Një test i inteligjencës është valid vetëm nëse përdoret për të matur inteligjencën dhe nuk është valid nëse përdoret për të caktuar individët në grupe. Një test psikologjik që është një njësi valide e matjes së ankthit nuk është njësi valide e matjes së stresit.

Llojet e validitetit.

Validiteti sipërfaqësor është kur informata e marrur duket të jetë ajo që e kemi pritur. Pyetja “A pini duhan?” duket të ketë validitetin sipërfaqësor si njësi matëse të sjelljes ndaj duhanit.

16

Page 17: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Validiteti përmbajtësor është kur një pyetje reflekton në mënyrë adekuate sjeljen themelore ose bazën e dijes. Validiteti përmbajtësor arrihet kur ekspertët e vlerësojnë relevancën e pjesëve përbërëse të testit.

Validiteti bashkëveprues është kur një pyetje është e krahasueshme me një tjetër që mat në mënyrë valide të njejtën përmbajtje. Validiteti bashkëveprues arrihet duke e lidhur një pyetje me tjetrën që është validuar më parë.

Validiteti dallues është kur pyetja mund të përdoret për të dalluar një grup nga tjetri. Hulumtimet që përdoren për të identifikuar lënien potenciale të shkollës së mesme mund të kenë validitet dallues nëse nxënësit që diplomojnë marrin nota më të larta sesa nxënësit që tërhiqen para diplomimit.

Validiteti parashikues është kur një pyetje mund të përdoret për të parashikuar sjellje. Njëri qëllim i SAT-it (Student Achievement Test – Testi i arritjes së nxënësve) është të përcaktohet se sa të suksesshëm mund të jenë nxënësit në kolexh. SAT-i ka validitet parashikues në aftësitë e tij për të parashikuar mesataren e notës së nxënësve në kolexh.

Validiteti ndërtues është lloji i fundit i validitetit. Ky është një dimension teoretik sikur që vetëbesimi matet duke pasur disa pyetje ku të gjitha lidhen me atë se si e shohin njerëzit veten. Vetëbesimi nuk ekziston veçmas por përfaqësohet përmes asaj se si pëgjigjen njerëzit në këto pyetje. Në këtë shembull, validiteti ndërtues mat nivelin se deri në çfarë mase këto përgjigje mund të quhen vetëbesim.

Një shembull i validitetit ndërtues në një hulumtim për sjelljen ndaj vozitjes mund të jenë nëse përgjigjet në pyetjet e mëposhtme kanë lidhje mes veti. Nëse lidhja ekziston, mund të supozojmë se ajo çka matet është një konstrukt themelor i quajtur vozitje e rezikshme:

1. Zakonisht vozis më shpejtë se kufizimi i shpejtësisë. PO JO2. Mundohem të shtyhem me vozitës që më kalojnë PO JO 3. Zakonisht nuk kam kohë të sinjalizoj rreshtimin. PO JO

Llojet e sigurisë

Siguria test-retest arrihet duke e aplikuar testin e njejtë në dy ose më shumë raste të njëpasnjëshme a pastaj duke i i vënë rezultatet në lidhje reciproke.

Përputhja interne arrihet duke vënë në korrelacion rezultatet e disa pyetjeve që i përkasin përmbajtjes së njejtë të shumës së përgjithshme të rezultateve. Mesatarja

17

Page 18: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

e korrelacionit të përgjithshëm është njësi matëse se me çfarë përputhshmërie njerëzit përgjigjen në pyetje ose modalitete të afërta në një test. Për shembull: nëse një test i matematikës ka pasur disa pyetje ku njerëzit është dashur të shumëzojnë numra dyshifrorë dhe treshifrorë, mund të presim që njerëzit të cilët nuk kanë mundur saktësisht të shumëzojnë numrat dyshifrorë të mos jenë në gjendje të shumëzojnë numra treshifrorë. Gjithashtu, mund të presim që njerëzit të cilët mund të shumëzojnë numra treshifrorë të jenë në gjendje të shumëzojnë numra dyshifrorë. Këto probabilitete duhet të jenë të qëndrueshme prej personit në person dhe duhet të kenë korrelacion të lartë në mes të pyetjeve.

Stabiliteti paraqet atë se deri në çfarë mase mund të presim që rezultati i një personi të ndryshojë nga një administrim në tjetrin. Njësia matëse plotësisht stabile do të jap saktësisht rezultatet e njejta kohë pas kohe. Ky koncept është i ngjashëm me test-retestin, përveç se në situatat me test-retest nuk ka supozim se vlera absolute e secilit rezultat të testit do të mbetet e njejtë.

18

Page 19: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I GJASHTË

Si të identifikohet problemi i hulumtimit dhe si të definohet zgjidhja e hulumtimit

QËLLIMET

* Identifikoni karakteristikat e temës së hulumtimit * Definoni qëllimet e përbashkëta të hulumtimit * Definoni se çka nënkuptojmë me “problem hulumtues”

Shprehjet kyçe

Fenomen, kornizë teorike, problem hulumtues.

Zgjedhja e problemit të hulumtimit

Hapi i parë në zgjedhjen e problemit të hulumtimit është të vendoset çka me të vërtetë dëshirojmë të bëjmë. Prandaj, qëllimi i parë i hulumtimit tuaj është t’i plotësojë nevojat tuaja për kryerjen e hulumtimit. Qëllimi i dytë i hulumtimit tuaj është t’i bëhet një kontribut bazës së diturisë për punën tuaj që të ketë dobi për publikun e saj. Qëllimi i tretë është të plotësohen nevojat e agjencisë që e financon hulumtimin tuaj.

Identifikimi i problemit të hulumtimit

Mbase pjesa më e vështirë e zhvillimit të çfarëdo projekti hulumtues është të ngushtohet fusha e studimit dhe problemi i hulumtimit. Duhet të bëhet një dallim në mes të problemit dhe problemit të hulumtimit. Problemi është një mospërputhje apo zbrazëti në mes të asaj që dihet dhe asaj që nuk dihet, në mes asaj se si qëndrojnë gjërat dhe asaj se si duhet të qëndrojnë gjërat, ose në mes të dy apo më shumë bazave të dijes të lidhura potencialisht mes veti. Identifikimi i problemit është një interpretim i zbrazëtisë së bazuar në disa vërejtje ose observime. Problemi i hulumtimit është gjykim i përpiluar nga interpretimi i zbrazëtisë. Ja disa observime:

1. Përqindja e kriminelëve të zinj të dënuar nga gjyqtarët si kriminelë të zakonshëm është dy herë më e madhe se e kriminelëve të bardhë të dënuar njejtë.

2. Qarku i Duval-it ka shkallën më të lartë të gonorresë në shtet. 3. Tridhjeteshtatë milionë amerikanë janë pa sigurim shëndetësor.

19

Page 20: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

4. Meshkujt në dieta me kolesterol të ultë kanë më shumë tendencë të vdesin në vdekje të dhunshme sesa njerëzit që hajnë normalisht..

5. Mbi 25,000 njerëz kanë vdekur vitin e kaluar në aksidente trafiku nga ndikimi i alkoolit.

Derisa secila prej rasteve të lartpërmendura janë observime lidhur me një çështje specifike, ato nuk janë probleme të hulumtimit – ato nuk definojnë zbrazëti. Këtu janë observimet e lartpërmendura të transformuara në probleme të hulumtimit:

1. Raca e kriminelëve të dënuar duket të jetë e ndikuar nga vendimi i gjyqtarëve gjatë dënimeve.

2. Shumë banorë të Qarkut të Duval-it kanë lëshohen në marrëdhënie riskante seksuale.

3. Njerëzve pa sigurim shëndetësor iu mohohet mundësia për kujdes shëndetësor.

4. Njerëzit në dieta me kolesterol të ultë nuk jetojnë më gjatë sesa njerëzit që hajnë normalisht.

5. Shumë vozitës nën ndikimin e alkoolit janë ende rrugëve.

Definimi i zgjidhjes së hulumtimit - analogji

Nëse e marrim shembullin e blerjes së ushqimit, ja se si do ta definonim problemin e hulumtimit:

* Duhet ta përgatitni një gjellë të mbuluar për ta sjellur në darkë

Duke u nisur nga problemi i hulumtimit duhet të dihet nevoja për hulumtim, p.sh. çka do të bëni që ta zgjidhni problemin ose t’ju ndihmoni të tjerëve që ta kuptojnë problemin. Para se të vendosni rreth zgjidhjes, duhet të merrni parasysh se si do të duket ajo zgjidhje dhe çka do të kryejë ajo. Këto janë kriteret për zgjidhjen e problemit:

1. Ekonomike – nuk e tejkalon buxhetin tuaj të ushqimit 2. E lehtë për t’u përgatitur – mund të realizohet me ekspertizë apo trajnim

shtesë minimal 3. Jep efektin e dëshiruar dhe të pritur – Produkti final do të duket ashtu si

thotë receta. Do të duket dhe do të shijojë si duhet. 4. E besueshme – Nëse receta thotë se duhet të përgatitet për 30 minuta në 350

gradë, nuk pritni asnjë devijim nga 30 minuta ose 350 gradë. 5. Përshtatet me kërkesat e nikoqirëve – nikoqirët nuk dëshirojnë të kenë 30

gjellëra me fasule e as ndonjë peshk që është vetëm për një person, prandaj do të sigurohen që secili pjesëmarrës të sjellë diçka në bazë të disa

20

Page 21: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

specifikave të veçanta, si p.sh. sallatë, ëmbëlsirë, paragjellë, gjë që i ushqen 4-6 persona.

6. Plotëson nevojat personale – keni nevojë të bëni diçka me vlerë ose pse pritet apo kërkohet nga ju dhe/ose pse do t’ju sjellë famë (duke supozuar se njerëzve ju pëlqen).

7. I plotësan nevojat e nikoqirëve – nikoqirët nuk kanë mjete për të përgatitur disa gjellëra për t’i ushqyer një grup të madh.

8. Njerëzit do të kenë dobi – Ndoshta do ta shuajë urinë e tyre dhe do të njihen me mënyra të reja të përgatitjes së ushqimit që mund t’i përdorin në të ardhmen.

Kërkesat e zgjidhjes të imponuara nga një projekt i financuar janë shumë të ngjashme: zgjidhja juaj duhet (1) të jetë në brenda një buxheti të ndarë, (2) të jetë e realizueshme me mjetet që i keni dhe (3) të jep rezultatin e dëshiruar në mënyrë të sigurtë. Pas përcaktimit të kritereve të zgjidhjes, hapi i ardhshëm në proces është gjetja e burimeve të informatave që do t’i përdorni për mbështetjen e zgjidhjes suaj për problemin. Në këtë shembull, këto do të ishin libra gatimi, gazeta, revista, emisione televizive dhe përvoja personale në gatim.

Një numër i mjeteve është i nevojshëm për ta realizuar zgjidhjen tuaj – mjetet e nevojshme mund të jenë furra, stufa, rrahësi, enë për përzierje, mjete për matje, enë për pjekje, vegla kuzhine, kohëmatës dhe mëlmesat për ushqimin. Disa prej këtyre mjeteve do të jenë në dispozicion; disa mund të huazohen dhe pjesa tjetër duhet të blehet nga burimet e jashtme. Edhepse lista e mjeteve që i përdorni zakonisht prezentohet më vonë në propozim, procesi i vendim-marrjes ndodh në këtë çast. Mundësia e realizimit të zgjidhjes tuaj do të varet shumë nga kualiteti i mjeteve që mund t’i mbledhni.

21

Page 22: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I SHTATË

Teoria dhe praktika e mostrës

QËLLIMET

* Identifikoni pesë llojet e metodave të mostrës duke dhënë shembuj se ku mund të aplikohen ato.

* Identifikoni gabimet e zakonshme të mostrës dhe si të korigjohen ato. * Përshkruani çka nënkuptohet me “signifikancë statistikore” dhe “margjina e

gabimit”

Shprehjet kyçe

Mostër, regjistrim i popullsisë, mostër e thjeshtë e rastit, mostër e stratifikuar, mostër me grumbuj, mostër sistematike, mostër gjykuese, mostër e përshtatshme, kvotë.

Teoria e mostrës dhe zgjedhja e mostrës

Mesiguri pyetja më e shpeshtë në mesin e hulumtuesve është “Çfarë madhësie t’i caktoj mostrës?” Madhësia e mostrës varet nga disejni i hulumtimit dhe nga ajo se sa të sakta duhet të jenë përgjigjet. Gjëja më e vlefshme janë metodat e përcaktimit të madhësisë minimale të mostrës së nevojshme për një lloj të veçantë të analizës dhe një shkallë të caktuar të saktësisë.

Në studimet hulumtuese, vendimi primar i hulumtuesit duhet të jetë “Sa afër përgjigjeve të vërteta dua t’i kem përgjigjet e fituara?” Në studimet eksperimentale, vendimi primar i hulumtuesit është “Sa është i vogël fenomeni që jam duke e kërkuar dhe sa mund të rrezikoj për ta gjetur?” Në të dy rastet, rezultati përfundimtar është të përcaktohet se sa mund të ketë hulumtuesi besim se rezultatet që i fiton janë valide dhe jo të rastësishme.

Nëse e gjuajmë një monedhë, gjasat për të rënë “turë” ose “jazë” janë një nga dy (1/2) ose 50 përqind. A do të thotë kjo se sa herë ta hudhim monedhën do të fitojmë turën të përcjellur nga jaza (ose anasjelltas)? Mesiguri jo. Është më shumë e mundshme të fitojmë disa herë turë. Për çfarëdo numri të hudhjes së monedhës, numri i pritur i turave gjithmonë do të jetë i barabartë me numrin e pritur të jazëve. Megjithatë, në praktikë numri i vërtetë i turave të fituara do të jetë më i madh ose më i vogël sesa numri i jazëve për shkak të variacionit të rastit.

22

Page 23: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Ç’është variacioni i rastit? Në shembullin me hudhjen e monedhës, secila hudhje e monedhës është e pavarur nga secila hudhje tjetër e monedhës. Mundësia që të fitojmë turë ose jazë në secilën hudhje të njëpasnjëshme të monedhës nuk ka kurrëfarë lidhje me rezultatin e hudhjes së mëparshme. Kjo e nënkupton rastin: secila hudhje e monedhës ka gjasa të barabarta të jep turë ose jazë dhe secila turë ose jazë e hudhur është e pavarur nga secila turë ose jazë tjetër e hudhur.

Statistika e mostrës

Njëra ndër statistikat më të dobishme dhe më të zakonshme që i provojmë në jetën tonë të përditshme është mesatarja aritmetike e një grupi të numrave gjithashtu e njohur si mesatare (ang. “mean”). Nëse jeni simpatizues i bejsbollit, duhet të dini mjaft për mesataret e goditjeve. Nëse jeni simpatizues i futbollit, mesiguri mund t’ju kujtohen metrat mesatarë për lojë të ekipit tuaj të preferuar. Kur e gjuani monedhën 100 herë, numri mesatar i turave që pritni të dalin do të jetë 50. Mesatarja ka dy synime: një, përshkruan vlerën që është më tipike për një grup të numrave dhe dy, është vlera më e mundshme që do ta fitonit po të zgjidhnit rastësisht një numër nga një grup numrash.

Kur rastësisht e zgjedhni një numër nga një grup numrash, vlera mund të mos jetë e barabartë me mesataren por do të jetë pak a shumë e barabartë me mesataren. Variacioni prej mesatares është funksion i mostrës. Sa më shumë numra që futni në mostër, aq më e afërt do të jetë mesatarja e atyre numrave me mesataren e grupit themelor të numrave. Mesatarja e mostrës përdoret për të llogaritur mesataren e popullatës nga e cila është përpiluar. Sa më e madhe të jetë mostra, aq më të ngjashme do të jenë numrat (rezultatet) me ato të popullatës, variacioni do të jetë më i vogël dhe mesatarja e mostrës do të jetë më e përafërt me mesataren e popullatës.

Burim tjetër i variacionit të lartpërmendur ishte gabimi në matje. Nëse përdorim monedhën që ka njërën anë më të rëndë se tjetrën, rezultatet e hudhjeve të monedhës do të anojnë kah ana më e rëndë dhe rezultati nuk do të jetë sikur pritet të jetë. Ky është variacioni për shkak të natyrës së matjes. Qëllimi kryesor i analizës statistikore është të identifikohet dhe të ndahet vlera e vërtetë nga gabimi në matje dhe nga variansa e rastit.

Identifikimi i popullatës së cakut

Nga popullata e cakut do të vijnë njerëzit për studim në projekt. Popullatat janë grupe të njerëzve të përcaktuara në bazë të karakteristikave të përbashkëta. Popullata definohet sipas karakteristikave të veta. Pra,

- të gjithë meshkujt në regjionin e Xheksonuillit do të ishin një popullatë; - të gjithë mashkujt e zi,

23

Page 24: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

- të pamartuar, 20-25 vjeçarë,- momentalisht të papunë, do të ishte tjetra. Si duket, madhësia e popullatës

zvogëlohet sa më shumë që rritet numri i karakterisitkave të ndryshme.

Koncepti i popullatës në hulumtime shpesh ka qenë burim i hutimeve. Arsyeja është sepse në statistikë, popullata gjithashtu i referohet një grupi të numrave si rezultatet e testit të inteligjencës, mosha, gjinia, raca, shtypja e gjakut, numri i arrestimeve, e kështu me radhë. Në mbledhjen kualitative të të dhënave, hulumtuesit gjykojnë mbi njerëzit të cilët janë burim i të dhënave.

Kjo nuk është për të thënë se disejnet kuantitative i injorojnë popullatat e njerëzve për hir të matjes. Numrat do të ishin të pakuptimtë po të mos kishin qenë të lidhura me njerëzit që i prodhojnë ata. Për këtë arsye disejnet kuantitative i kushtojnë rëndësi të veçantë zgjedhjes së mostrave me njerëz që janë aq të mëdha sa të jenë reprezentatitve dhe tipike për atë popullatë.

Regjistrim apo mostër?

Mostra, sipas definimit, është pjesë e popullatës më të madhe. Kur e tërë popullata është në dispozicion për studim, rezultati është regjistrim i popullsisë. Pasi që statistika përshkruan karakteristikat e popullatave në bazë të karakteristikave të mostrës, nuk ka të dhëna statistikore për t’u mbledhur nga regjistrimi i popullsisë. Kjo mund të duket paksa e çuditshme për një hulumtues fillestar që planifikon të bëjë analizë statistikore të të dhënave.

Kur flasim për karakteristikat e popullatës, hulumtuesit i referohen atyre si parametra. Kur flasim për karakteristikat e mostrës që përdoren për të llogaritur parametrat e popullatës, hulumtuesit atyre i referohen si të dhëna statistikore. Matja ose observimi është pikë e veçantë që paraqitet në një periudhë specifike të kohës. Kjo pikë apo ndodhi paraqet një nga mijëra ndodhi tjera të ngjashme që mund të paraqiten në periudha të ndryshme gjatë kohës.

Parimi bazë për teori të besueshme është që matjet të cilat ne i bëjmë janë faktikisht mostra të numrit të përgjithshëm të matjeve të mundshme që mund të bëhen në çfarëdo kohe. Kur themi se një metodë na jep një matje të besueshme, nënkuptojmë se metoda vazhdimisht do të na jep mostra të ngjashme të matjeve pa marrë parasysh se kur apo si është kryer. Besueshmëria e matjes është një çështje e rëndësishme, pasi që njëri nga qëllimet e hulumtimit është të nxjerren rezultate të riprodhushme.

24

Page 25: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Sigurimi i mostrës së mjaftueshme

Kur hulumtuesit nuk janë në gjendje të sigurojnë ose të analizojnë tërë popullatën e njerëzve ose numrave, ata duhet ta marrin një mostër të popullatës. Arsyet tjera për zgjedhjen e mostrave janë:

1. sigurimi i një mbledhjeje të zotërueshme të objekteve për studim 2. sigurimi i përfaqësimit kualitativ të karakteristikave të popullatës 3. ofrimi i llogaritjeve kuantitative të karakteristikave të popullatës

(parametrave) 4. kontrollimi i faktorëve që mund të jenë të huaj për disejnin dhe fokusin e

hulumtimit

Sigurimi i mbledhjes së zotërueshme të objekteve për studim

A jeni pyetur ndonjëherë pse hulumtuesit politikë i zgjedhin për mostër diku rreth 1,000 njerëz për hulumtimet e tyre? Arsyeja kryesore qëndron në faktin se kjo mënyrë është shumë më lehtë (dhe më e lirë) sesa të studiohen të gjithë 260 milionë njerëz në këtë shtet! Derisa ky shembull është paksa ekstrem, ai ilustron problemin me të cilin ballafaqohen të gjithë hulumtuesit: Çfarë madhësie të mostrës kam llogari të zgjedhi? E kundërta e kësaj pyetjeje është “Sa të vogël mund ta marr mostrën?”

Mostrat e mëdha kërkojnë më shumë mjete për të punuar me to. Si me të gjitha projektet tjera, ekzistojnë limite në shumën e mjeteve që hulumtuesi mund t’i dedikojë për mostrën që studiohet. Hulumtuesit duhet të dijnë në buxhetin e tyre se sa kanë llogari të shpenzojnë. Në anën tjetër, çmimi i përdorimit të mostrës që është tepër e vogël mund të jetë edhe më serioz. Rreziku i përdorimit të mostrës tepër të vogël është se;

(1) për arsye se njerëzit nuk janë në dispozicion ose nuk mund t’i gjejmë, studimi nuk mund të kryhet ashtu siç është paraparë,

(2) fenomenet në studim janë shumë të rralla që të maten me mostër të vogël,

(3) procedurat e përdorura analitike mund të jenë jovalide ose jo të besueshme dhe

(4) rezultatet e projektit nuk mund të jenë të tilla që të bëjmë gjeneralizime për popullata më të mëdha.

Hapi i parë në procesin e zgjedhjes së mostrës është;- identifikimi i qëllimeve të mostrës, - definimi i limiteve dhe kufijve të buxhetit të projektit, - metodologjia e mostrës, - popullata e cakut dhe

25

Page 26: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

- përcaktimi i madhësisë minimale të mostrës së nevojshme për një analizë të besueshme, valide dhe relevante.

26

Page 27: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Sigurimi i përfaqësimit kualitativ të karakteristikave të populatës

Mostra mund të paramendohet si një fotografi e popullatës. Çdo gjë që mund të dihet për popullatën duhet nxjerret nga mostra. Prandaj, qëllimi është të përpilohet një mostër që e përfaqëson popullatën në të gjitha karakteristikat relevante dhe të rëndësishme. Në mënyrë që karakteristikat të jenë relevante ato duhet të definojnë në mënyrë adekuate popullatën e cakut dhe të lidhen me disejnin dhe qëllimin e studimit. Në mënyrë që karakteristikat të jenë të rëndësishme, ato duhet të jenë të tilla që kanë ndikim në rezultatet e studimit. Mostra ideale është ajo që dallon nga popullata e saj vetëm për nga madhësia.

Sigurimi i vlerësimeve kuantitative të karakteristikave të popullsisë

Edhe këtu qëllimi është të përpilohet një mostër që e përfaqëson popullatën në të gjitha karakteristikat relevante dhe të rëndësishme. Dallimi në mes të karakteristikave kualitative dhe kuantitative të mostrës është se karakteristikat kualitative të popullatës janë të ditura derisa karakteristikat kuantitative zakonisht nuk dihen. Kur dihen disa prej karakteristikave kuantitative, atëherë këto mund të përdoren për të vlerësuar se sa reprezentative është mostra e popullatës në pak a shumë mënyrë të njejtë sikur me karakteristikat kualitative.

Në përgjithësi, karakteristikat kuatitative të mostrës (të dhënat statistikore) përdoren për të llogaritur karakteristikat kuantitative të popullatës (parametrat). Sa më e madhe të jetë madhësia e mostrës, aq më precize do të jenë llogaritjet për popullatën. Analiza statistikore bazohet në marrëdhëniet matematikore në mes të të dhënave statistikore të mostrës dhe parametrave të popullsisë. Duke observuar rezultatet e mostrës, statisticienët kanë zhvilluar modele matematikore që mund të përdoren për përcaktimin e probablitietit të secilit rezultat. Për shembull, duke përdorur një model të probabilitetit të quajtur ekspanzion binomial, statisticienët mund të përcaktojnë probabilitetin e rezultatit me 75 jazë nga 100 hudhje të monedhës (duke pas parasysh se numri i pritur është 50).

Në të vërtetë, llogaritja e gjasës tregon se a është përpiluar ajo mostër nga popullata me vlera të njohura. Popullata me parametra të njohur mund të jetë ose popullatë e vërtetë ose popullatë teorike e numrave e krijuar në mënyrë matematikore duke përsëritur zgjedhjen e numrave të ngjashëm përkah natyra me ato të mostrës (sikur në rastin e popullatës binomiale të hudhjes së monedhës). Nëse dihet mesatarja e popullatës (për popullatën binomiale ose shtrirjen mesatarja është 0.50), atëherë është procedurë e thjeshtë matematikore që të përcaktohet probabiliteti se mesatarja e mostrës përfaqëson (është e njejtë) me mesataren e popullatës.

27

Page 28: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Kontrollimi i faktorëve të huaj

Në hulumtime, një nga qëllimet kyçe është të kemi një studim të kontrolluar mirë. Kontrolla nënkupton reduktimin ose eliminimin e efekteve nga burime tjera që nuk studiohen në mënyrë direkte nga hulumtuesi. Kujtohuni se të dhënat janë të përbëra nga dy burime të gabimit: gabimin në matje dhe gabimi i rastit. Pasi që gabimi i rastit është vetëm funksion i mostrës, metodat e përshtatshme të mostrës së rastit do të garantojnë që gabimi nga mostra nuk do ta tejkalojë maksimumin e ditur. Gabimi në matje është një tregim tjetër, pasi që gabimi mund të dalë nga shumë burime gjatë procesit të matjes. Problem tipik në hulumtimet shoqërore janë karakteristikat e popullatës që janë të ndërlidhura, si raca dhe të ardhurat. Nëse hulumtuesi është i interesuar të shikojë efektin e racës në një rezultat të veçantë, disejni i hulumtimit duhet të marrë parasysh (ose të kontrollojë) efektin e mundshëm që mund të kenë të ardhurat në atë rezultat që ka asociacion të fortë me racën.

Një formë speciale e mostrës mund të përdoret për të reduktuar probabilitetin që të ardhurat të janë faktor. Kjo teknikë quhet mostër e stratifikuar. Në këtë metodë, popullata ndahet në grupe ose shtresa (strata) të bazuara në dallimet në mes të shkallëve të ndryshme të karakteristikave të popullatës. Në rastin e të ardhurave, kjo teknikë mund të jetë e tillë që pesë kufij të të ardhurave të përfaqësojnë shtresat dhe pastaj të përpilohet një numër i barabartë i mostrave nga secila shtresë. Nëse, në anën tjetër, jeni të interesuar të matni ndikimin e të ardhurave në ndonjë rezultat, do të duhej të siguroheni që mostra juaj ka nivelet e njejta të të ardhurave në të njejtat shuma (proporcione) relative sikur popullata. Për ta realizuar këtë, gjithashtu nevojitet mostra e stratifikuar me një dallim: numri i vlerave në mostër në secilin nivel ose shtresë do të ishte sipas proporcioneve të njejta sikur popullata. Ja se si do të përpilohej një mostër me madhësi 300:

Kufiri i të ardhurave Përqindja e popullatës Numri në mostër

Më pak se 10,000 35 105

10,000 - 19,999 25 75

20,000 - 39,999 20 60

40,000 - 59,999 10 30

rreth 60,000 5 15

28

Page 29: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Këtu është një listë e llojeve të procedurave të mostrës që zakonisht përdoren në hulumtime:

1. e thjeshtë e rastit – objekteve u caktohen numrat dhe pastaj përdoret një tabelë e numrave të rastit për të zgjedhur objektet

2. sistematike – së pari objekti zgjedhet në bazë të rastit, e pastaj secili objekt tjetër zgjedhet në bazë të intervalit të barabartë

3. e stratifikuar – mostra që bëhet me nivele të një variable 4. me grupe – mostra që bëhet në kuadër të grupeve të objekteve të ngjashme 5. e shumëfishtë/vijuese – mostra që bëhet në faza sipas kritereve specifike

progresive 6. gjykimi/kuota – një numër i caktuar që nevojitet për mostër i zgjedhur në

bazë të karakteristikave fizike 7. mostra e përshtatshme – merrni çkado që mund të gjeni

Grupet e paprekura

Në hulumtimet shoqërore, shumë grupe që pranojnë shërbime, trajtim ose analizë kanë ekzistuar edhe më herët, para vendimit për t’i hulumtuar ata. Rjedhimisht, këto grupe nuk janë krijuar në bazë të ndonjë procedure të mostrës. Klasa me nxënës ose kundërvajtës të trafikut mund të jenë grupe të tilla. Kur njerëzit caktohen në ndonjë grup në bazë të ndonjë veprimi të kryer me qëllim që të jenë në atë grup, atëherë kjo quhet mostër e vetë-zgjedhur. Një shembull mund të jetë njerëzit që paraqiten vullnetarisht për të mbikqyrur ndonjë klasë.

Problemi me grupe të paprekura ose grupet e vetë-zgjedhura është se aty nuk ka kontroll rreth përfaqësimit të tyre: ato mund të jenë krejtësisht të ndryshme nga popullata prej së cilës vijnë. Gjithashtu, në grupet e vetë-zgjedhura, arsyeja për ekzistimin e grupit varet nga faktorët që janë të përbashkët në mesin e anëtarëve të grupit, por jo edhe në mesin e anëtarëve të popullatës. Me fjalë të tjera, çfarëdo analize e këtij grupi do të anonte kah çfarëdo faktori që ka çuar në krijimin e tij.

Një nga metodat që përdoren për kontrollimin e faktorëve të huaj në grupet e paprekura është të mblidhet një grup tjetër me karakteristika të ngjashme. Kjo metodë e hulumtimit njihet si studim kohort ose disejni me çifte të ngjashme. Logjika pas kësaj qasjeje është të përpiqemi të krijojmë një situatë ku dallimi i vetëm në mes të dy grupeve të njerëzve është anëtarësia grupore dhe jo karakteristikat individuale. Atëherë, disejni ideal i hulumtimit do të ishte dy grupe të të klonuarve. Derisa nuk ka gjë të tillë si klon i njeriut, janë bërë studime me binjakë të rritur bashkë përballë binjakëve të rritur ndamas që në esencë e plotëson këtë shkallë të individëve çiftë në bazë të karakteristikave të tyre fizike dhe karakteristikave mentale.

29

Page 30: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Metodat për përcaktimin e madhësisë së mostrës

Në statistikë ekzistojnë disa rregulla të përgjithshme lidhur me atë se çka është mostra e vogël e çka është mostra e madhe. Numri që e veçon të madhen nga e vogla është 30. Kjo nuk do të thotë që se do t’ju nevojiten vetëm 30 njerëz ose vlera në çfarëdo situate; e as nuk do të thotë se ju nevojiten aq shumë. Kjo do të thotë se për shumicën e mostrave me tridhjetë, karakteristikat e mostrës fillojnë t’i afrohen atyre të popullatës. Llojet a analizave që doni t’i bëni do ta diktojnë madhësinë e mostrës që ju nevojitet. Megjithëse, në secilin rast, madhësia do të jetë funksion is asaj se sa precize dëshirojmë t’i kemi rezultatet.

Madhësia e mostrës në studimet hulumtuese

Përcaktimi i madhësisë së mostrës për llogaritjen e një parametri të vetëm (sikur mesatarja e numrit të jazëve në 100 hudhje të monedhës) është e lehtë dhe thjeshtë. Përcaktimi i madhësisë së përshtatshme të mostrës për një pyetësor që ka 100 pyetje (dhe secila pyetje mund të konsiderohet si parametër), nuk është aq i lehtë dhe kërkon disa kompromise. Kompromisi paraqitet në supozimet rreth të dhënave të mbledhura.

Nëse secila pyetje e pyetësorit do të analizohet veçmas nga secila pyetje tjetër, hulumtuesi do të supozojë se secila pyetje është marrë pavarësisht nga pyetjet tjera. Pastaj, hulumtuesi do të supozojë se secila përgjigje është dhënë pavarësisht nga secila përgjigje tjetër. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse matematika e mostrës së rastit kërkon që zgjedhja e një përgjigjeje të vetme nga popullata e përgjigjeve të jetë e pavarur nga secila zgjedhje tjetër.

Hulumtuesit flasin për besueshmërinë statistikore dhe vlerën e gabimit. Për shembull, hulumtimet politike zakonisht citojnë përqindjen e njerëzve që janë përgjigjur “Po” dhe “Jo” bashkë me margjinën e gabimit që është disa përqind me e madhe ose më e vogël sesa vlera e përmendur. Për shembull, në një mostër prej 800 – 1,000 persona, margjina e gabimit (vlera e gabimit) do të jetë plus ose minus 3.5 përqind. Është 3.5 përqind pa marrë parasysh pyetjet e parashtruara, pasi që gabimi është funksion i madhësisë së mostrës. Mostra me madhësi prej 400 do të kishte një vlerë të gabimit prej plus ose minus 5 përqind. Sa më e vogël të jetë mostra, aq më e madhe do të jetë margjina e gabimit.

Pasi që pyetësori plotësohet një herë, hulumtuesit dëshirojnë të dijnë sa mund të jenë të sigurtë në rezultatet që i fitojnë. Nëse do ta përsëritnin mostrën 100 herë, sa herë do të fitonin mostra që sjellin rezultate të ngjashme. Kur hulumtuesit politikë citojnë vlera të gabimit, ata gjithashtu citojnë besimin e tyre në atë vlerë të gabimit. Koncepti i besimit apo sigurisë gjithashtu ka lidhje me madhësinë e mostrës.

30

Page 31: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Nëse keni një mostër shumë të madhe, nuk është e nevojshme ta përsëritni procesin e mostrës shumë herë ashtu që të fitoni vlerat e vërteta të karakteristikave të popullatës. Megjithatë, me popullata të mëdha dhe mostra të vogla, ju nevojitet të bëni shumë mostra të përsëritura në mënyrë që të jeni të sigurtë se do t’i fitoni vlerat e vërteta. Nëse do ta përsëritnit procesin e mostrës 100 herë dhe 90 prej 100 mostrave të marra do të jepnin përqindjet e njejta dhe vlerat e njejta të gabimit, do të ishit të sigurtë se keni fituar vlera të vërteta në 90 prej 100 rasteve. Kjo nënkupton shkallën e besimit prej 90 përqind.

Kur shihni ose dëgjoni rezultate të hulumtimeve politike, mund të jeni të sigurtë se hulumtuesit punojnë me shkallë të besimit nën 90%. A mund të kemi shkallë më të larta të besimit, si p.sh. 100%? Po, por në këtë rast nevojitet mostër më e madhe me margjinë të njejtë të gabimit. Nëse mendojmë për vlerën e gabimit në lidhje me precizitetin e mostrës, atëherë niveli i besimit mund të jetë saktësia e saj.

Madhësia e mostrës në testimin e hipotezave

Esenca e testimit të hipotezave është që të përcaktohet se a është përpiluar mostra nga popullata me karakteristika të njohura ose nga popullata me karakteristika të panjohura. Nëse e dijmë se si janë të shpërndara të gjitha vlerat në popullatë, atëherë mund ta dijmë se mostra është nga ajo shpërndarje duke shikuar vlerat e karakteristikave të saj. Karakteristikat e mostrave që janë më të rëndësishmet janë matjet që e përshkruajnë mostrën në përgjithësi: mesataren e saj dhe devijimin standard. Kur kemi mostra të përsëritura, vlera e mesatares së mostrës do të ndryshojë mbi dhe nën një vlerë mesatare: vlera mesatare duke qenë mesatarja e mesatareve të mostrës. Aq sa ndryshon, kjo paraqet vlerën e gabimit. Sa më e madhe të jetë mostra, aq më pak ndryshon dhe vlera e gabimit është më e vogël. Duke përdorur procedurë të ngjashme për përcaktimin e madhësisë së mostrës për përgjigje kategorike (si “Po” dhe “Jo”) mund të përcaktojmë se çfarë mostre kërkohet duke ditur çfarë vlere e caktuar e gabimit kërkohet.

Pasi që mund t’i llogaritim të gjitha vlerat e një shtrirjeje duke ditur mesataren e saj dhe devijimin standard, ne mund të përcaktojmë probabilitetin e çfarëdo vlere që është pjesë e asaj shtrirjeje. Kjo aplikohet në testimin e hipotezave. Nëse kemi një shtrirje të mesatareve të mostrës dhe devijimin standard të asaj shtrirjeje, ne mund të përcaktojmë se a është përpiluar mostra që e kemi nga ajo popullatë, duke krahasuar mesataren e mostrës me shtrirjen e mesatareve të mostrës. Nëse vlera e mesatares së mostrës nuk bjen askund në kuadër të kufirit të vlerave në shtrirje, atëherë mund të themi se mostra është përpiluar nga një popullatë tjetër.

Fatmirësisht për hulumtuesit, ekzistojnë tabela të publikuara që tregojnë madhësinë e duhur të mostrës duke ditur shkallën e precizitetit të dëshiruar dhe llojin e analizës që duhet të kryhet.

31

Page 32: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I TETË

Përcaktimi i sistemit të kodimit

QËLLIMET

* Përpiloni një skemë koduese që i redukton të dhënat në shprehje kuantifikuese

* Krahasoni dhe dalloni llojet e ndryshme të skemave të kodimit * Bëni një listë me kërkesat koduese të programeve të ndryshme

kompjuterike

Shprehjet kyçe

Shifrim, alfanumërike, vlera që mungojnë, fushë e fiksuar, fushë e lirë, rikodim, rikthim

Arti i bukur i kodimit

Kodimi është procesi i shndërrimit të informatave në një format të kuantifikuar (zakonisht numerik) ashtu që të mund të bëhen analizat sistematike të informatave. Procesi i kodimit zakonisht lehtësohet duke bërë kodimin e përgjigjeve paraprakisht dhe duke mundësuar që numrat e rrumbullakësuar ose të shënuar të futen direkt në bazë të të dhënave. Libri i kodeve është si fjalor i gjuhëve të huaja që i përkthen përgjigjet nga anglishtja në vlera numerike ose kategori.

Pasi që gati të gjitha analizat bazave të mëdha të të dhënave do të paraqiten në kompjuter, sistemi i përdorur i kodimit duhet të jetë lehtë i konvertueshëm në atë format që e kërkon softueri kompjuterik. Nëse informata është kategorike për nga natyra, atëherë zgjedhja rreth asaj a të paraqitet vlera e të dhënës si numër ose si emërtim varet nga analizat që do të bëhen. Nëse do të matni vetëm frekuencat e rasteve dhe përqindjet, atëherë ose numri ose emërtimi është i pranueshëm.

Nëse do të bëni çfarëdo analize statistikore, atëherë numrat janë të detyrueshëm. Emërtimet nuk mund të manipulohen matematikisht. Nëse jeni duke mbledhur të dhëna kualitative dhe mendoni të bëni analizë përmbajtësore, atëherë elementet e të dhënave tuaja mund të futen si fjalë dhe fraza në vend të numrave.

Kur të dhënat nuk mund të mbledhen përmes një ose më shumë variablave nga një ose më shumë burime, atëherë kjo krijon problemin e vlerave që mungojnë. Programet kompjuterike statistikore merren me vlera që mungojnë në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi, ato ju japin mundësinë e identifikimit se cilat vlera

32

Page 33: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

duhet të merren parasysh, vlera që mungojnë, ose të lejojë kompjuterin që të supozojë se zerot ose fushat e zbrazëta paraqesin vlera që mungojnë.

A duhet të caktoni një numër për të paraqitur vlerën që mungon? Po, nëse doni ose t’i analizoni vlerat që mungojnë ose t’i zëvendësoni me vlera tjera. Megjithatë, duhet ta informoni softuerin se cilat janë vlerat që mungojnë para se të bëni çfarëdo analize.

Organizimi i të dhënave

Kur të dhënat të futen në kompjuter, ato zakonisht organizohen në një tabelë të madhe ku rreshtat paraqesin rastet e ndryshme dhe kolonat paraqesin variablat e ndryshme. Nëse leni fusha të zbrazëta në vend se të shtypni ndonjë vlerë, nuk mund ta dini se a paraqet hapësira vlerë që mungon apo mungesë të futjes së të dhënave. Duke futur vlera në secilën hapësirë të ofruar, ju do ta dini saktësisht se cilat të dhëna janë mbledhur dhe cilat nuk janë mbledhur.

33

Page 34: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I NËNTË

Formatimi dhe pilot-testimi i hulumtimit

QËLLIMET

* Përshkruani karakteristikat fizike të pyetësorit * Krijoni një listë me hapat për grupimin dhe renditjen e pyetjeve * Përshkruani procedurën për udhëzimin e pjesëmarrësve * Krijoni një listë të informatave që duhet të mbledhen gjatë pilot testit

Shprehjet kyçe

Pilot test, udhëzim, dobia sociale

Formati i pyetësorit

Formati i fletushkës dhe procedura e shtypit

Shtypni pyetësorin në letër 81/2 x 11. Mos vini pyetje në ballinë ose në faqen e fundit. Faqet e pyetësorit duhet të shtypen duke përdorur shtypës laserik të kualitetit të lartë në letër të bardhë.

Renditja e pyetjeve

Pyetjet renditen në bazë të dobisë sociale ose sipas rëndësisë: ato që njerëzit mund t’i shohin si të dobishme vijnë së pari dhe ato si më pak të dobishme vijnë në fund. Gruponi pyetjet që janë të ngjashme për nga përmbajtja. Krijoni një rrjedhshmëri të të përgjigjurit nga një pyetje në tjetrën. Pyetjet në cilëndo temë që kanë gjasa të zgjojnë reagime ose vërejtje nga respondentët duhet të pozicionohen pas atyre që zgjojnë më pak reagime. Pyetjet demografike zakonisht vihen në fillim ose në fund.

Pyetja e parë është më e rëndësishmja. Pyetja e parë duhet të jetë qartazi e lidhur me temën e hulumtimit dhe duhet të jetë e lehtë për t’u përgjigjur. Pyetja e parë duhet të përmbajë një ndjenjë të neutralitetit. Pyetja e parë duhet të jetë qartazi e zbatueshme dhe interesante për të gjithë.

34

Page 35: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Formatimi i faqeve

Përdorni shkronja të vogla për pyetjet dhe shkronja të mëdha për përgjigje. Identifikoni kategoritë e përgjigjeve me numra në anën e majtë, gjë që lejon kodimin paraprak të përgjigjeve. Krijoni një rrjedhë vertikale. Qëllimi i rrjedhës vertikale është të parandalohen mangësitë e paqëllimta, diçka që ndodh shpesh kur kërkohet nga respondentët që të lëvizin poshtë e lartë nëpër faqe me përgjigjet e tyre. Rrjedha vertikale gjithashtu parandalon gabimin e zakonshëm të shënimit të hapësirës në anën e gabueshme të përgjigjeve kur kategoritë e përgjigjeve janë të vendosura afër njëra-tjetrës. Gjithashtu, rrjedha vertikale shton ndjenjën e kryerjes së pyetësorit.

Nevoja për të ofruar udhëzime të qarta është tejet e rëndësishme. Përdorni procedurën e njejtë të shënimit në tërë pyetësorin. Udhëzimet për t’u përgjigjur janë gjithmonë të dalluara nga pyetjet duke i futur në kllapa.

Gjërat në seri

Përsëritni shkallën për secilën gjë. Parashtroni pyetjet një nga një. Respondenti duhet të pyetet t’i bëjë gjërat një nga një. Problemi i parashtrimit të dy pyetjeve është se secila kërkesë përzihet me tjetrën.

Përdorni fjalë për opcionet e përgjigjeve. Tregoni lidhje në mes të gjërave dhe përgjigjeve. Përdorni teknika të kolonave të shumëfishta për të kursyer hapësirë. Tregoni si të kalohen pyetjet me filter. Bëni që pyetjet të përshtaten në secilën faqe. Përdorni kalime për kontinuitet – për shembull, kur fillon një grup i ri i pyetjeve, kur fillon faqja e re ose për ta thyer monotoninë e një serie të gjatë të pyetjeve rreth një teme. Kalimet duhet gjithashtu t’i përshtaten situatës. Gjithashtu është e dobishme të dallohen kalimet e mëdha dhe ato të vogla.

Disejnimi i ballinave

Ballina tërheq vëmendjen më së shumti dhe përmban (1) titullin e studimit, (2) një ilustrim grafik, (3) çfarëdo udhëzimi të nevojshëm dhe (4) emrin dhe adresën e sponzorit të studimit. Titulli duhet të jetë interesant. Nëntitujt janë shpesh të dobishëm. Përdorni ilustrime grafike. Adresa nuk përmban edhe emrin e hulumtuesit. Qëllimi është që respondenti ta shikojë hulumtuesin si një ndërmjetësues në mes të respondentit dhe plotësimit. Faqja e fundit duhet të përmbajë kërkesë për të bërë komente shtesë, një falenderim dhe shumë hapësirë të bardhë.

35

Page 36: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Pse të bëhet pilot-testi?

Pilot testi është i dobishëm për demonstrimin e seriozitetit të instrumentit, prakticitetin e procedurave, disponueshmërinë e vullnetarëve, variabilitietin e ngjarjeve të observuara si bazë për teste të fuqisë, aftësitë e pjesëmarrësve ose shkathtësitë e hetuesve. Pilot testi është mënyrë e mirë për përcaktimin e madhësisë së nevojshme të mostrës për disejne eksperimentale. Nga rezultatet e pilot testit, hulumtuesi mund të llogaritë dallimet mesatare të grupit që priten, si dhe ndryshimin e gabimit. Edhe një pilot test modest i realizuar në mënyrë formale mund të zbulojë të metat në disejnin e hulumtimit ose në metodologjinë e caktuar.

Çfarëdo hulumtime që nuk janë përdorur në të kaluarën ose janë modifikuar në ndonjë mënyrë, gjithmonë duhet të testohen përmes pilotit. Çfarëdo procedure që kërkon instruksione komplekse duhet të testohen përmes pilotit. Çfarëdo metodologjie që kërkon vlerësime kohore duhet të testohet përmes pilotit.

Pilot testi ju jep përgjigjet në këto pyetje:

1. A është secila pyetje valide? 2. A janë të gjitha fjalët të kuptueshme? 3. A janë të gjitha pyetjet të interpretara njejtë nga të gjithë respondentët? 4. A ka secila pyetje me përgjigje të mbyllura një përgjigje që i përshtatet

secilit respondent? 5. A krijon pyetësori përshtypje pozitive, të tillë që i motivon njerëzit të

përgjigjen në të? 6. A janë përgjigjur si duhet në pyetje? 7. A sugjeron ndonjë aspekt i pyetësorit anim nga hulumtuesi?

Zgjedhja e mostrës për pilot test

Mostra për pilot test duhet të jetë sa më e afërt me mostrën aktuale që do të përpilohet për projektin kryesor. Kur kjo është e mundur, atëherë duhet të mundoheni të krijoni një mostër me karakteristika të ngjashme. Varësisht prej disponueshmërisë së njerëzve, ndoshta do t’ju duhet që të ruani sa më shumë pjesëmarrës për hulumtimin kryesor dhe t’i mos inkuadroni ata në testimin me pilot.

Disa hulumtues shpesh bëjnë pilot test me një pjesë të mostrës dhe pastaj i përfshijnë ata si pjesë e mostrës kryesore. Kjo është sikur përzierja e mollave dhe portokallëve. Nëse bëni çfarëdo ndryshimi në studimin tuaj si rrjedhojë e pilot testit, atëherë pjesëmarrësit e pilot testit do të kenë pasur një përvojë tjetër nga ata të studimit kryesor. Gjithashtu, njëri ndër qëllimet e pilot testit është që të

36

Page 37: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

informohemi nga pjesëmarrësit pas studimit, duke iu parashtruar pyetje rreth metodave, instrumenteve dhe procedurave.

Informatat që duhet të mbledhen

Pilot testi duhet të zhvillohet sikur të ishte studimi i vërtetë. Përjashtimi është se këtu do të mbledhni të dhëna rreth asaj se sa zgjasin procedurat, çfarë veprime ndihmojnë ose pengojnë operacionin e studimit, a janë të kuptueshme udhëzimet dhe se a janë të dhënat e mbledhura në atë formë që presim të jenë.

Ndonjëherë është e mundur të keni më shumë se një pilot test në situata kur janë përpiluar materiale udhëzuese ose metoda. Në rastin e materialeve udhëzuese ose metodave, duhet të bëni një lloj vlerësimi të materialeve dhe metodave. Ndryshe nga pilot testi ku hulumtuesi nuk komunikon me pjesëmarrësit, këtu duhet t’i bëni pyetje pjesëmarrësve derisa ata lexojnë, shikojnë ose i dëgjojnë udhëzimet dhe pastaj të dëgjoni prej tyre se çka kanë mësuar.

Informatat nga pjesëmarrësit

Nëse studimi juaj ka të bëjë me pyetësorë ose me intervista me njerëz, ju duhet të keni një seancë informative në fund të pilot testit. I pyetni pjesëmarrësit se a i kanë kuptuar të gjitha udhëzimet, a kanë pasur ndonjë problem të veçantë lidhur me ndonjë pyetje, a kanë kuptuar qëllimin e hulumtimit dhe a kanë pasur rekomandime si ta përmirësojnë studimin.

37

Page 38: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I DHJETË

Vendimi si të futen dhe të ruhen të dhënat

QËLLIMET

* Definoni elementet e bazës së të dhënave * Përshkruani hapat në krijimin e bazës së të dhënave * Përshkruani si të përdoret një formular për futjen e të dhënave

Shprehjet kyçe

Bazë e të dhënave, tabelë, rast, fusha

Krijimi i strukturës së bazës së të dhënave

Në bazat e të dhënave relative, sikur ato që krijohen për Microsoft Access, duhet t’i ruani të dhënat nga hulumtimet në tabela. Në Microsoft Acces përdoret një tabelë për ruajtjen e të dhënave në raste (rreshta) dhe fusha (kolona). Të dhënat nga secili pyetësor ruhet në rreshtin e vet. Secila kolonë në tabelë paraqet përgjigjet në secilën pyetje të pyetësorit. Për t’i mbledhur të gjitha informatat si duhet, së pari duhet të vendosni cilat informata dëshironi t’i ruani në secilën tabelë.

Në përgjithësi, kolona e parë e tabelës së të dhënave do ta ketë një numër të veçantë identifikues që do ta identifikojë pyetësorin. Kjo është për t’ju mundësuar hulumtuesve të kthehen dhe t’i kontrollojnë të dhënat në hulumtim nga të dhënat e futura në kompjuter. Kolonat tjera zakonisht do të përmbajnë të dhënat nga pyetësori me renditje të tillë të pyetjeve sikur në pyetësor.

Për ta lehtësuar identifikimin dhe manipulimin me të dhëna, secila kolonë emërtohet me një emër të veçantë të shkurtër që i referohet numrit të pyetjes ose temës në pyetësor. Për shembull, kolona e emërtuar me “Klasa” do t’i referohej pyetjes në pyetësorin e TBOS-it, Klasa më e lertë e kryer. Nëse pyetjet në pyetësor janë me numra, atëherë mënyra më e lehtë për emërtimin e kolonave do të ishte Q1, Q2, etj.

Kur krijoni një bazë të të dhënave në Microsoft Access, ju krijoni një fajll që përmban të dhënat dhe disejnin e tabelave, si dhe formularët, raportet dhe gjërat tjera në kuadër të bazës së të dhënave. Formulari i futjes së të dhënave është sikur ndonjë pyetësor në internet: i ka hapësirat ose katrorët për shënim të emërtuara në atë mënyrë që i përgjigjen pyetjeve në pyetësor. Formulari për futjen e të dhënave

38

Page 39: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

e lehtëson futjen e të dhënave sepse programi për baza të të dhënave kërkon nga personi për futjen e të dhënave informatën e ardhshme që duhet futur.

Nëse ekzistojnë shumë pyetje në pyetësor, atëherë do të kemi shumë, shumë kolona në tabelë. Prandaj, formulari për futjen e të dhënave do ta lehtësojë për së tepërmi futjen e të dhënave, në vend se të futen të dhënat në kolona dhe në rreshta në të njejtën kohë.

{Shikoni shtojcën si të përdoret Microsoft Acces për të krijuar bazën e të dhënave}

Krijimi i formularit për futjen e të dhënave

Në Microsoft Access, mund ta krijoni formularin në dy mënyra – një, në mënyrë automatike duke përdorur të ashtuquajturin Form Wizard, ose dy, manualisht. Para se të përdoret cilado prej këtyre, është mirë që së pari të skiconi në letër se si dëshironi t’ju duket formulari juaj në ekranin e kompjuterit. Pasi që do të futni shumë të dhëna dhe pasi që ekrani mesatar i kompjuterit i tregon rreth 23 vija të të dhënave, do t’i keni disa faqe të formularit të paraqitur – një nga një – në ekranin e kompjuterit. Duhet gjithashtu të vendosni se si dëshironi të duket secila faqe.

{Shikoni shtojcën si të përdoret Microsoft Acces për të krijuar formularin}

39

Page 40: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I NJËMBËDHJETË

Futja e të dhënave, kontrollimi i të dhënave dhe kontrolli kualitativ

QËLLIMET

* Definoni variablat me interes për studimin * Demonstroni procedurat e përpilimit të pyetësorit * Definoni metodat kryesore për mbledhjen e të dhënave në studimet

kuantitative dhe kualitative * Demonstroni si të përcaktohen nëse përgjigjet janë të rastit dhe

reprezentative

Shprehjet kyçe

Variabël, skemë e kodimit, tabelim, të dhëna që mungojnë, animi pa përgjigje

Futja e të dhënave dhe kontrolli kualitativ

Futja e të dhënave është proces i transferimit ose regjistrimit të informatave nga fletat e koduara, shënimeve nga terreni, pyetësorët dhe anketat në kompjuter. Ndonjëherë, procesi i futjes së të dhënave lehtësohet me përdorimin e fletave që janë të lexueshme për kompjuterë, skanerëve ose softuerëve për njohjen e karaktereve, ku futja manuale e të dhënave nuk është e nevojshme. Megjithatë, pa marrë parasysh se a kryhet futja e të dhënave nga personat apo kompjuteri, gjithsesi duhet të kontrollohet saktësia e të dhënave. Pasi që analiza juaj varet nga saktësia e të dhënave, atëherë nevojiten procedurat e kontrollit të mirë kualitativ për kontrollimin e gabimeve dhe përputhjen me të dhënat e futura.

Ekzistojnë programe kompjuterike që mundësojnë funksionin e kontrollit kualitativ të futjes së të dhënave duke kontrolluar në mënyrë direkte vlerat e pranueshme në kohën kur ato futen. Për shembull, nëse jeni duke regjistruar moshat e të rriturve në studim, vlerat nën 18 do të jenë gabime. Ekziston mundësia që kontrollimi manual i të dhënave mos ta vërejë gabimin. Programi për futjen e të dhënave menjëherë do ta refuzojë secilën të dhënë të futur që nuk përputhet me kufirin e pranueshëm ose me formën e të dhënave. Nëse nuk e keni këtë program, atëherë mund të përdorni aftësitë e programit tuaj për analizë statistikore për të identifikuar vlerat e gabueshme dhe pastaj t’i rekodoni ato.

40

Page 41: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Problemet me kodimin e të dhënave

Si të veprohet me të dhënat që mungojnë

Bëhuni gati të trajtoni fenomenin e pyetjeve pa përgjigje si një ndër kategoritë (për shembull, si një përgjigje “Jo”). Në situata të tjera, ndoshta duhet ta caktoni një vlerë mesatare për të ruajtur pjesën tjetër të të dhënave për analizë. Nëse jeni duke bërë analizë individuale të të dhënave, atëherë mund t’i harroni të dhënat që mungojnë duke shtuar konstante që nuk e ndryshojnë rezultatet e përgjithshme. Për nevoja statistikore, duhet ta mbani sa më shumë që është e mundur madhësinë origjinale të mostrës.

Regresioni mund të përdoret për llogaritjen e të dhënave që mungojnë duke përdorur përgjigjet nga pyetjet tjera. Problemi mund të evitohet duke pasur më shumë se një pyetje rreth një teme. Çdo gjë që pyetni nuk mund ta ketë rëndësinë e njejtë, kështu që mund t’ju ndodh që të humbni të dhëna. Problemi kryesor përgjigje të zbrazëta është se ju nuk mund ta dini se a kanë kaluar njerëzit pyetjen apo kanë vendosur të mos përgjigjen. Përfshirja e kategorisë së përgjigjes së zbrazët do të sigurojë që njerëzit të përgjigjen. Përkujtojini edhe në fillim edhe në fund të pyetësorit që GJITHMONË të përgjigjen. Mos ju jepni njerëzve mundësi që të mos përgjigjen, jepjuni mundësi që të përgjigjen. Ju mund të identifikoni respondentë që në esencë nuk janë pjesëmarrës: njerëzit që e shënojnë përgjigjen e mesme në të gjitha pyetjet. Vetëm pak më të mirë se ata që nuk përgjigjen. A i mbani këta në të dhënat tuaja? Jo, pasi që përgjigjet e tyre do t’i devijojnë të dhënat.

Evitimi i animit nga jo-respondentët

Është e rëndësihme të dihet se a dallojnë shumë ata që nuk janë përgjigjur prej atyre që janë përgjigjur. Relativisht, disa refuzime ofrojnë potencialin teorik për të paraqitur gabim të konsiderueshëm në vlerësimet dhe llogaritjet për karakteristikat e mostrës. Shkalla e ndryshimeve në mes të respondentëve dhe jo-respondentëve rrallë mund të përcaktohet. Megjithatë, mund të përdoren metodat indirekte.

Pyetësorët postarë janë gjithashtu të ndijshëm në faktorë të tjerë që kanë ndikim në shkallën e përgjigjeve. Interesimi në temën e pyetësorit mund të ndikojë përgjigjet e dikujt dhe gjithashtu mund të përcaktojë se a do të mbushet pyetësori dhe të kthehet me postë. Një element tjetër për t’u marrë parasysh është aftësia e respondentit për të dhënë përgjigje të shkruara. Njerëzit me arsimim më të ultë zakonisht janë më pak të përfaqësuar, pjesërisht për shkak të shkallës së ultë të arsimimit, por gjithashtu edhe për shkak të disa vështirësive tjera lidhur me aftësitë e tyre të të pamurit dhe të të shkruarit.

41

Page 42: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I DYMBËDHJETË

Analizimi i të dhënave

QËLLIMET

* Diskutoni përdorimin e programeve kompjuterike për analizë të të dhënave * Dalloni analizën kërkimore prej asaj miratuese * Kategorizoni shkallët e ndryshme të matjeve dhe mjetet që përdoren për

analizën e tyre * Jepni shembuj të statistikës deskriptive * Shpjegoni si mund të përdoren teknikat grafike për analizën e të dhënave * Duke pasur një fajll me të dhëna, krijoni një grafik me kolona, grafik me

pite dhe një vijë trendi

Shprehjet kyçe

Analizë përmbajtësore, shtrirje e frekuencave, mesatare, medianë, devijim standard, histogram, grafik me pite.

Analiza deskriptive

Analiza deskriptive përfshin përshkrimin e karakteristikave të ndërlidhura dhe të përbashkëta të të dhënave. Në hulumtime kuantitative, analiza deskriptive ka të bëjë me paraqitjen e të dhënave në shtrirjen e frekuencave që e grupon secilën vlerë në kategori prej të ultës në të lartën. Nëse është shtrirje normale, atëherë shumica e vlerave do të vendosen kah qendra e shtrirjes dhe frekuenca e tyre do të ulet duke shkuar sa më larg qendrës. Dy të dhënat statistikore më të rëndësishme deskriptive të një shtrirjeje normale janë mesatarja dhe devijimi standard. Mesatarja është njësi matëse e tendencës qendrore (bashkë me medianën dhe modën) dhe devijimi standard është njësi matëse e shpërndarjes (bashkë me variansën e kufirit).

Nëse jeni duke analizuar variabla nominale ose kategorike, atëherë doni të dini se sa përqind e secilës vlerë ka qëlluar në secilën kategori. Nëse jeni duke analizuar variabla ordinale, përveç asaj që u përmend për variabla kategorike, ju do të dëshironi të dini edhe pozitën mesatare të një variable. Pozita mesatare llogaritet sikurse mesatarja, përveç se këtu radhiten gradat, e jo vlerat. Radhitja është proces i renditjes së vlerave prej më të ultës deri te më e larta, ku pastaj caktohet një gradë prej 1 deri në n (ku n është numri i vlerës). Në ligën e futbollit të kolexheve, gjyqtarët e caktojnë gradën prej 1 deri në 25 për 25 prej 216 kolexheve në atë ligë.

42

Page 43: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Mesatarja e gjyqtarëve i radhit dhe pastaj i përfaqëson radhitjen reale të ekipit në ligë.

Një ndihmesë për ndërtimin e shtrirjes së frekuencave për një variabël është të ndërtohet një kombinim i diy shtrirjeve të frenuekcave të lidhura mes veti. Ky proces quhet kryqëzim i tabelave dhe produkti quhet tabelë e kontingjencës. Kjo tabelë tregon kategoritë e njërës variabël të zbërthyera sipas variablës tjetër. Kjo tabelë është një nga mënyrat që hulumtuesi t’i vlerësojë marrëdhëniet në mes të variablave kategorike.

Për të vlerësuar fuqinë dhe signifikancën statistikore të marrëdhënieve në mes të variablave, hulumtuesit kanë disa procedura për t’i zgjedhur. Këto procedura bëjnë pjesë në kuadër të statsitikës inferenciale.

43

Page 44: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

MËSIMI I TREMBËDHJETË

Raportimi dhe prezentimi rezultateve

QËLLIMET

* Duke pasur disa rezultate, shkruani konkluzionet që iu referohen pyetjeve të shtruara në studim

* Duke pasur një fajll me të dhëna dhe analizën e të dhënave, zgjedhni llojin më të përshtatshëm të prezentimit

* Përshkruani përmbajtjen dhe formatin e raportit * Duke pasur disa konkluzione dhe kufizime, shkruani disa rekomandime

Shprehjet kyçe

Konkluzione, interpretim, kornizë teorike.

Rezultatet dhe vetëm rezultatet

Derisa disa raporte mund të kombinojnë seksionet e rezultateve dhe konkluzioneve, më mirë është që ato të paraqiten ndamas. Seksioni i rezultateve duhet të prezentojë rezultatet e analizës me interpretime minimale. Pasi që seksioni i ardhshëm me konkluzione do t’i ndërlidhë përfundimet me pyetjet e hulumtimit. Çfarëdo diagrami, tabele dhe grafiku duhet të flasë vetë: p.sh. lexuesi do të duhej të jetë në gjendje t’i interpretojë pa sqarime tekstuale. Një rregull lidhur me përmbajtjen e tyre është që në tekst të mos përsëritet çka paraqitet në tabela, grafikë dhe diagrame. Për shembull, nuk duhet të thuani se 50% të respondentëve janë përgjigjur “Po” nëse tabela e thotë po të njejtën gjë. Gjithashtu nuk duhet të thuani se të dhënat tregojnë një trend në rritje, nëse vija e grafikut e tregon të njejtin send.

Gjuha e seksionit të rezultateve duhet të jetë e shkrutër dhe e ëmbël: thuani dhe tregoni ç’ka ndodhur dhe leni që seksioni i konkluzioneve të kujdeset për interpretime dhe përfundime. Arsyet për këtë mënyrë janë sepse asnjë konkluzion nuk guzon të bëhet para se të gjitha rezultatet të mbledhen, që do të thotë se secili rezultat të analizohet i izoluar nga secili rezultat tjetër. Gjasat tuaja për kuptimin e tërë hulumtimit mund të minimizohen. Gjithashtu, nëse ka mospërputhje në mesin e rezultateve, do të gjindeni në një situatë të palakmueshme.

44

Page 45: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Një hap përtej formimit të konkluzioneve

Kur t’i kemi të gjitha rezultatet vjen koha t’i japim kuptim tërë kësaj pune. Secila analizë duhet të ndërlidhet me pyetjen përkatëse në pyetësor dhe me hipotezën. Nëse rezultatet tuaja i përkrahin supozimet tuaja dhe përgjigjen në pyetjet tuaja pa kurrëfarë rezerva, ju duhet ta dini se gjithçka ka shkuar sipas planit. Nëse rezultati nuk ka qenë si është pritur, atëherë ju duhet të shpjegoni rrethana lehtësuese ose jepni arsye logjike pse ka ndodhur ashtu.

Pas ndërlidhjes së rezultateve tuaja me pyetjet origjinale dhe problemin e hulumtimit, ju pastaj duhet të ndërlidheni me kornizën teorike të paraqitur seksionin e literaturës së ngjashme. Si përshtatet hulumtimi juaj në atë që është e njohur? Si shkojnë rezultatet tuaja mbi ose përtej asaj çka dihet dhe çka është e njohur? Çfarë do të jetë ndikimi i studimit tuaj?

Në kuadër të seksionit të konkluzioneve (preferohet për në fund) do të ishte një nën-seksion që fokusohet në kufizimet e rezultateve të hulumtimit tuaj. Ja se si duhet t’i diskutoni devijimet nga projekti origjinal i propozuar dhe çfarëdo rezultate të papritura. Gjithashtu duhet ta përkujtoni lexuesin për kufizimet e përmendura më herët në studim.

Rekomandimet

Pas prezentimit të rezultateve dhe konkluzioneve, pyetja logjike që do të pasonte nga lexuesi (ose hulumtuesi) është “Çka tani?” Në seksionin e rekomandimeve, ju duhet të diskutoni si të tejkalohen kufizimet e hulumtimit tuaj, si ju (ose të tjerët) do ta bënin ndryshe herën e ardhshme. Gjithashtu duhet të diskutoni për llojin e hulumtimit të ardhshëm, ndryshimin e shërbimeve ose ndryshimin e politikës që do të rekomandohej si rrjedhojë e rezultateve të studimit tuaj.

Formati i raportit

Në përgjithësi, raporti final duhet të shkruhet me stil dhe format të njejtë sikur është propozuar. Përveç formatit tuaj origjinal, ju duhet të përfshini edhe nëntituj për t’i prezentuar rezultatet, konkluzionet dhe rekomandimet. Skica e përgjithshme e një raporti final të hulumtimit do të dukej kështu:

1. Ballina 2. Faqja e titullit3. Përmbajtja4. Lista e tabelave5. Lista e figurave6. Abstrakt

45

Page 46: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

7. Parathënie 8. Historiati9. Qëllimi i studimit10. Qasja ndaj hulumtimit 11. Paraqitja e problemit 12. Natyra e problemit 13. Rëndësia e problemit 14. Nevoja për studimin15. Korniza teorike16. Metodologjia 17. Disejni i hulumtimit 18. Popullata e cakut19. Procedura e mostrës 20. Diskutimi i variablave21. Përshkrimi i burimit të të dhënave 22. Metodat e mbledhjes së të dhënave 23. Instrumentet 24. Procedurat 25. Teknikat e analizës së të dhënave 26. Rezultatet 27. Konkludimet 28. Rekomandimet29. Përmbledhja30. Shtojcat31. Instrumentet e mostrës 32. Tabelat

Kujdesuni edhe për detalet

Mendoni për paraqitjen e raportin tuaj final si një formulim për juve dhe organizatën tuaj. Tërheqës, i organizuar mirë, i bukur vizuelisht, këto janë kualitetet që duhet t’i ketë raporti juaj final. Ja disa udhëzime për përmirësimin e dukjes së raportit final:

Gjithmonë përdorni letër të bardhë standarde, 8 ½ x 11

Të gjitha faqet, përveç të parës, duhet të kenë numra

Të gjitha tabelat, grafikët dhe diagramet duhet të kenë numra gjithashtu

Margjina e majtë duhet të jetë së paku 1 ¼ inçë, derisa margjina e epërme, e poshtme dhe e djathtë së paku 1 inç.

46

Page 47: BAZAT E STUDIMIT HULUMTUES DHE ANALIZA e hulumtimit te... · Web viewSuksesi i studimit hulumtues qëndron në atë se sa janë afër realitetit përgjigjet që njerëzit i japin

Përdorni fonte standarde

Margjina e djathtë duhet të jetë e thjeshtë, jo e drejtë, nëse fonti nuk është font proporcional

Mos përdorni shkurtesa. Vendosni akronime në kllapa pas përshkrimit të plotë të tyre.

Tabelat duhet të vendosen në kuadër të tekstit vetëm nëse ato janë esenciale për kuptimin e tekstit.

47