20
Marka e re rajonale për identifikimin dhe promovimin e mollës së Korçës

Broshura_Molle_web.pdf

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Broshura_Molle_web.pdf

Marka e re rajonale për identifikimindhe promovimin e mollës së Korçës

Kjo broshurë mund të gjendet në website të mëposhtëm:www. promalisnv.org

www. garanciashqiptare.org

Page 2: Broshura_Molle_web.pdf

Krijimi dhe promovimi i markës “Mollë Korçe” është mundësuar nga projekti ProMali.Bashkëpunoi në ide dhe realizim Shoqata Shqiptare Marketingut.

Projekti ProMali është një projekt i mbështetur nga Qeveria Daneze, përmes Programit Danez të Fqinjësisë dhe Qeveria Hollandeze përmes SNV, Organizata Hollandeze për Zhvillim në Shqipëri.

SNV është e mirënjohur në Shqipëri për punën e saj këshilluese për te dy sektorët publik dhe privat.

Qëllimi i kryesor i projektit ProMali është të përmirësoje të ardhurat e popullsisë në zonat rurale e malore te Shqipërisë, te cilët janë active në tregun e bagëtive te imta, mollës dhe bimëve aromatiko mjekësore.

Në zinxhirin e vlerave të mollës ProMali ka sjellë modele të qëndrueshme të manaxhimit të fermës duke ndihmuar prodhuesit, tregëtarët, pushtetin vendor dhe qëndror si dhe aktorët e tjerë të këtij zinxhiri.

Së fundmi, ProMali ka identi�kuar mundësi të të reja për tregtimin e mollës së Korçës, në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Krijimi dhe promovimi i markës “Mollë Korçe” paraqet një diferencim produkti, që do ti japë vlerë të shtuar të gjithë aktorëve të përfshirë në proçesin e kultivimit dhe tregtimit të kësaj molle.

Adresa: Rruga: Albanopoli, Vila Nr. 1 Tirana, Albania PO Box 1735Tel: +355 (0) 422 55 800Fax: + 355 (0) 422 55 801Website: www.promalisnv.org

Page 3: Broshura_Molle_web.pdf

Vlerat e zonës së Korçës

Zona e Korçës është një ndër zonat më të njohura të Shqipërisë për cilësinë e prodhimit të mollës dhe kultivimin e saj. Tradita në kultivimin e mollës, sasia e ulët e përdorimit të pesticideve, kushtet gjeo-klimaterike të Korçës, janë vlera të cilat pasqyrohen në shijen e veçantë që ka molla e Korçës. Rajoni i Korçës ka rreth 3 mijë hektarë të mbjellë me mollë dhe një potencial prodhimi vjetor prej 13 mijë ton mollë, e cila përben rreth 62% të potencialit prodhues të të gjithë vendit. Periudha e prodhimit të mollës është Janar - Shkurt dhe Tetor - Dhjetor, por potenciali prodhues dhe kapacitetet ruajtëse në zonë mundësojnë furnizimin cilësor të tregut përgjatë gjithë vitit.

Molla në Shqipëri dhe botë

Sipas studimeve, origjina e mollës është pjesa veri-perëndimore e maleve të Himalajave, e cila shtrihet deri në lartësinë 3’000 m mbi nivelin e detit. Sot kultivohen rreth 7 mijë varietete në të gjithë botën, me aroma, shije, ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Prodhimi ndërkombëtar vjetor arrin 50 milion ton mollë të varieteteve të ndryshme. Në Shqipëri varietetet më të njohura janë Red Delicious (Starking), Golden Delicious, Renet, Granny Smith, Jona Gold, Kanadeze, Gala, Pink Lady, Elstar, Fuji, Gjeçe, Rubinola, etj. Në Shqipëri rezulton se nga molla merren rreth 35% e prodhimit të përgjithshëm të pemëve frutore.

Arkeologët kanë prova që njerëzit kanë ngrënë mollë që prejvitit 6500 p.e.s.

Page 4: Broshura_Molle_web.pdf

Marka “Mollë Korçe”

Marka e re Mollë Korçe identi�kon mollën e prodhuar në rajonin e Korçës. Marka është krijuar me ndihmën e projektit ProMali, të �nancuar nga Ministria Daneze e Punëve të Jashtme dhe SNV, duke përfshirë aktorë të ndryshëm të zinxhirit të vlerës. Të gjithë aktorët kanë qenë të motivuar për gjetjen e rrugës më të mirë të shfrytëzimit të kushteve natyrore dhe traditës së Korçës për të prodhuar mollë të një cilësie të lartë.

Çerti�kimi Garancia Shqiptare

Disa prodhues të mollës në Korçë janë të çerti�kuar sipas standartit të cilësisë “Garancia Shqiptare”. Garancia Shqiptare është një standart që promovon prodhimin dhe marketingun e produkteve tipike shqiptare të cilësisë së lartë.

Çerti�kimi sipas standartit Garancia Shqiptare të plantacioneve të Dvoranit dhe Devollit i shton vlerë mollës së Korçës duke siguruar një cilësi të lartë, të kontrolluar dhe sipas rregullave të përcaktuara, në të gjithë zinxhirin e vlerës së mollës, që nga prodhimi deri tek tregtimi i saj.

Marka Prodhime Jugu, e cila identi�kon produktet tipike të zonës së Jugut të çerti�kuara sipas standartit Garancia Shqiptare është një vulë cilësie që rrit besueshmërinë konsumatore.

Page 5: Broshura_Molle_web.pdf

Varietetet autoktone

Ndër varietet më të njohura të mollës së Korçës janë e famshmja Starking (Red Delicious) dhe Gold (Golden Delicious), të cilat ndër vite kanë rezultuar si më të preferuarat nga konsumatorët.

Përshtatshmëria mjedisore në pllajat malore të Korçës me ditët e ngrohta dhe netët e freskëta i ka dhënë një ngjyrë të kuqe intensive dhe të shkëlqyeshme dhe një fortësi më të madhe të tulit, me një shije dhe aromë të veçantë. Fortësia e tulit me strukturë kërcitës dhe të lëngshëm lejon praninë në treg për një kohë më të gjatë.

E kuqja e Starkinges dhe aroma e saj vulos një lloj marke territoriale, e cila edhe sot karakterizohet nga një preferencë e lartë konsuma-tore dhe kërkohet masivisht në pikat e shitjes. Ky fakt i drejton prodhuesit e mollës së Korçës të investojnë çdo vit në ruajtjen e kultivarëve autoktonë në prodhimin e mollëve të shijshme dhe cilësore. Në të njëjtën kohë shumë kultivarë të rinj janë prezantuar në rajonin e Korçës, duke rritur larmishmërinë e produkteve të mollës.

Page 6: Broshura_Molle_web.pdf

Varietetet e reja të prezantuara nga ProMali

Me mbështetjen e Projekti ProMali janë prezantuar rreth 15 varietete të reja të mollës dhe brenda një kohe të shkurtër synohet të prezantohen dhe 17 varietete të tjera. Ndër këto variete veçojmë Braeburn Aporo, Pilot Dalirene, Daliclass, Golden Reinders, Golden 972, Elstar Dalistar, Dalinco, Clochard, etj.

Varietet e reja sigurojnë një rendiment të lartë prodhues, qëndrueshmëri ndaj sëmundjeve të mollës dhe shije të veçantë e cila pwrshtatet me kushtet gjeo-klimaterike të zonës.

Krijimi i �danishtes së mollës ku janë prezantuar këto varietete të reja është e para e këtij lloji në Shqipëri, e krijuar me synimin për të siguruar �danë të mjaftueshëm për mbulimin e kërkesave vendase për mollë Korçe përgjatë gjithë vitit dhe për të rritur mundësitë eksportuese të mollës së Korçës.

Page 7: Broshura_Molle_web.pdf

Vlerat e Mollës

Molla njihet si mbreti i frutave. Molla është një frut i bukur, i shijshëm dhe ka një aromë të mirë. Ajo mund të përshtatet lehtë në klima të ndryshme dhe mund të rritet pothuajse kudo.

Për nga vlerat ushqimore, molla luan një rol të rëndësishëm dhe të pazëvedësueshëm në dietën ushqimore të njeriut. Ajo përmban përbërës organikë ushqimorë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut, si: vitaminat (A, PP, C, E, B1, B2, B6, etj), lëndët minerale, sheqernat (kryesisht fruktoza dhe glukoza), lyrat, acidet organike (veçanërisht acidi malik), lëndët aromatike, etj.

Dietologët këshillojnë se sasia ditore e nevojshme për konsumimin e frutave të freskëta të mollës, të domosdoshme për një njeri të rritur, duhet të jetë rreth 220-250 gram në ditë, ndërsa e përllogaritur në një vit duhet të jetë jo më pak se 80-100 kg për njeri. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse.

Një mollë në ditë mban doktorin larg.

Page 8: Broshura_Molle_web.pdf

Miliona e kanë parë mollën të bjerë nga pema, por vetëm Njutoni pyeti pse.

Vlerat ushqimore për 100 gramë mollë tëfreskët janë si më poshtë:

Page 9: Broshura_Molle_web.pdf

Efektet kurative të Mollës

Një thënie e vjetër angleze thotë: “Një mollë në ditë, mban mjekun larg”. Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Arsyeja, janë faktet e mëposhtme:

E pasur me �bra - Mes përbërësve kryesorë të këtij fruti përveç antioksidantëve, janë edhe �brat. Të pranishme si në pjesën e tulit ashtu edhe në lëkurës së mollës, �brat favorizojnë një mirëfunksionim të transitit intestinal dhe vlejnë si për tretjen e ngadaltë ashtu edhe për të luftimin e fenomenit të diarresë. Por jo vetëm kaq, �brat kontribuojnë edhe për të krijuar ndjesinë tipike të ngopjes.

Merret frymë më lehtë - Nënat e fëmijëve të cilat gjatë kohës së shtatzanisë konsumojnë nga një mollë në ditë janë më pak të rrezikuar se do të preken nga sëmundja e astmës. Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar se kjo pemë mbron edhe mushkëritë e të rriturve, nga infeksionet e ndryshme dhe nga kanceri.

Parandalon kolesterolin - Falë polifenolit, mollët mund të ulin kolesterolin në gjak. Për të pasur një efekt maksimal, mollët nuk duhen qëruar – lëkura posedon gjashtë herë më shumë efekt antioksidues.

Fytyra juaj mund të mbetet e re për një kohë të gjatë - Molla ndihmon në largimin e materieve toksike nga organizmi dhe pasuron atë me shumë vitamina.

Pastron dhëmbët - molla konsiderohet pastruesi natyror i dhëmbëve dhe freskues i frymëmarrjes.

Page 10: Broshura_Molle_web.pdf

Efektet kurative të Mollës

Lufta kundër kancerit - Shkencëtarët italianë kanë lajmëruar se disa komponentë që gjenden në mollë, kur e konsumoni të tërën (pa fara), ndikojnë në forcimin e qelizave të trupit të njeriut. Njerëzit të cilët brenda ditës konsumojnë më shumë se një mollë janë shumë pak të rrezikuar nga sëmundja e kancerit.

Kthjellon mendjen - Konsumi i mollës kthjellon mendjen meqënëse shton prodhimin e acetilholinës, substancës e cila dërgon sinjalet tek qelizat nervore. Shkencëtarët nga Universiteti i Masaçusets kanë zbuluar se molla po ashtu zvogëlon rrezikun edhe nga sëmundja e Alzhaimerit. Mollët rekomandohen të përdoren nga njerëzit me sëmundjet nervore dhe nga ata që vuajnë nga pagjumësia.

Çaji i mollës - Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson etjen, zbut acarimin e laringut, përdoret kundër kollës, kundër ngjirjes së zërit, lehtëson dhimbjet e grykës dhe acarimet e rrugëve të frymëmarrjes, ndihmon për funksionimin e mirë të veshkave dhe të fshikëzës urinare; ai përdoret kundër infeksioneve të këtyre organeve. Mollët kanë dhënë rezultate të mira edhe kudër sëmundjeve të mëlçisë. Gjethet e mollës përdoren kundër helmimeve.

Forcon kockat – molla përmban �avonoide që forcojnë kockat dhe parandalojnë dëmtimin e tyre pas menopauzës.

Edhe mollët e bukura mund të jenë të tharta.

Page 11: Broshura_Molle_web.pdf

Zbulo ngrënësin e mollës që fsheh

Ekzistojnë po aq mënyra të të ngrënit të mollës sa llojshmëria e varieteteve të mollës. Çfarë lloj ngrënësi molle je ti? Krahasoni mënyrën tuaj të të ngrënit me këto pro�le molle:

Ngrënës i �ksuar: Ky ngrënës molle, nuk arrin të mbarojë së ngrëni të gjithë mollën; ai kërkon të ketë një mollë të prerë bukur dhe të vendosur me kujdes në një pjatë. Çdo kafshatë duhet të jetë 1/8 e një molle.

Ndarje e mollës në dy pjesë: Ky ngrënës molle urren të merret me lëkurën e mollës, por nuk është aq i �ksuar sa ta ndajë mollën në pjesë ta barabarta – mjafton ta ndajë mollën përgjysëm, të heqë lëkurën dhe kafshon pa problem. Karakteristikë e këtij pro�li janë personat që duan të vënë në dukje muskujt e tyre.

Rrathë përgjithnjë: Ky lloj pro�li është rebelues dhe e pret gjithmonë mollën në feta rrethore. Shpesh mund t’i gjeni me feta molle dhe djathë mbi të, të cilat i konsumojnë në vend të patatinave, dhe janë shumë të ndërgjegjshëm se molla rrethore me djathë është më e shëndetshmë se patatinat!

Ngrënie vertikale: Ky ngrënës metodik �llon nga maja e mollës dhe e kafshon në mënyrë vertikale deri në fund të saj, pa e prishur rendin.

Page 12: Broshura_Molle_web.pdf

Zbulo ngrënësin e mollës që fsheh

Ngrënës Ekuatorial: është ngrënësi më i zakonshëm, duke u përqëndruar në qendrën e mollës dhe ngrënie në formë rrumbullake derisa molla të duket e ngjashme me një kërpudhë. Më pas kafshon majën dhe pastaj fundin e mollës. Kjo mënyrë ngrënie nuk është shumë komode sepse në fund ka shumë pak vend për të mbajtur mollën, dhe domosdoshmërisht do përfundosh duke përlyer gishtat, por këta lloj ngrënësish nuk e vrasin mendjen!

Mollë lakuriq: Ky ngrënës preferon të qërojë të gjithë mollën njëhërësh me një lëvizje rrethore, dhe nuk i interesojnë faktet kurative të lëkurës së mollës me shumë vitamina dhe �bra.

Jashtë farat: Ky ngrënës paraqitet në dy tipe personalitetesh. Tipi B preferon pajisjet e vogla që e ndihmojnë të heqë farat. Ai e konsu-mon shumë mollën sepse dëshiron të tregojë që di të përdorë atë pajisjen e vogël të mrekullueshme për heqjen e farave. Tipi A ka fobi ndaj farave dhe nuk i intereson nëse përdor një pajisje speci�ke, thikë apo cfarëdo tjetër për heqjen e tyre – mjafton që të heqë farat.

Këputës bishti: Përpara se ta kafshojë, ngrënësi i mollës heq bishtin duke e rrotulluar, duke thënë një shkronjë alfabeti në çdo rrotullim. Shkronja në të cilën këputet bishti ka një kuptim domethënës – është iniciali i emrit të bashkëshortit/es së ardhshme.Këputës bishti: Përpara se ta kafshojë, ngrënësi i mollës heq bishtin duke e rrotulluar, duke thënë një shkronjë alfabeti në çdo rrotullim. Shkronja në të cilën këputet bishti ka një kuptim domethënës – është iniciali i emrit të bashkëshortit/es së ardhshme.

Page 13: Broshura_Molle_web.pdf

Përdorimi i mollës

Produktet me bazë mollën gjejnë përdorime të shumëllojshme në kuzhinën shqiptare dhe molla e Korçës është më e kërkuara në tregun vendas, por edhe në atë të huaj. Ajo mund të përdoret në forma të ndryshme, si: e freskët, e përpunuar, në lëngje frutash dhe reçelra, prevede, gliko, e fermentuar në raki, verë, etj, apo si asortiment në gatime të ndryshme. Një ndër kompanitë shqiptare që përdor mollën e Korçës për përgatitjen e produkteve të saj është kompania e lëngjeve të frutave, AgroFrut në Korçë.

Më poshtë prezantohen disa receta tradicionale në gatimet shqiptare dhe receta të reja për shtimin e asortimenteve me bazë mollën:

Pite me mollë

Përbërësit për 5 persona• 5 vezë • 10 lugë supe sheqer • 1 gotë qumësht • 1 gotë vaj • 1 qese sheqer vanilje • 3 gota e gjysëm miell.

Mollët të grira, vezët dhe sheqeri përzihen mire. Më pas shtohet qumështi dhe vaji. Shtohet 1 qese sheqer vanilje dhe 3 gota e gjysëm miell. Lyhet tepsia me gjalpë, e zbrazim gjysmën e masës dhe pastaj shtojmë disa mollë të grira. Më pas hidhet sipër pjesa e mbetur e masës dhe piqet në zjarr të ngadalë për rreth 45 minuta.

Uthulla e mollës

Përgatitja në kushtet e shtëpisë

Pergatitja e kësaj uthulle është shumë e lehtë. Në një kavanoz ose shishe qelqi shtoni vazhdimisht ujë dhe lëkura molle dhe ruajeni në frigorifer. Me kalimin e kohës fermentimi i lëkurave të mollës do të kthehet në një uthull të shijshme.

Page 14: Broshura_Molle_web.pdf

Supë me karrota dhe me mollë

Përbërësit:

1 kg karrota1/2 kg mollë të tharta50 gr(3 1/2 lugë supe) gjalpë2 litra lëng zarzavate ose ujë me 2 kuba lëng zarzavateshlëngu i 1/2 limoni1 spec i kuq i vogël djegëskripë e piper

Lani karrotat e i prisni në copa mjaft të mëdha. I hiqni farat dhe e grini hollë specin e kuq. Skuqni karrotat në gjalpë në një tenxhere. Kur karrotat marrin ngjyrë hidhni dhe mollët e qëruara e të prera në copa e specin e kuq dhe e lini në zjarr akoma dhe 1 sekondë. Shtoni lëngun e zarzavateve të cilin mund ta keni përgatitur vetë duke zierë zarzavate të ndryshme, ose ujë me 2 kuba zarzavatesh brenda. E zieni supën përafërsisht 15 min deri sa të zbuten karrotat. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe bëjini pelte karrotat e mollët. Shtoni dhe lëngun e limonit, kripë e piper. Servireni me bukë të prerë në kuba të vegjël, të pjekur në furrë ose të skuqur në pak gjalpë.

Pulë me mollë

Koha e përgatitjes: 20 minutaKoha e gatimit: 15 minuta

Përbërësit për 4 persona:

4 gjokse pule nga 250 gr secili40 gr gjalpënjë lugë vaj ulliri3 mollë të kuqe3 mollë jeshile2 thelbinj hudhërnjë lugë të vogël erëza të përzierakripë, piper300 ml verë mollë po të jetë e mundur, ndryshe verë të bardhë4 lugë panë (kajmak qumështi i përpunuar).

Skuqni me �akë të ulët gjokset e pulës me vajin dhe gjysmën e gjalpit për 5-6 minuta, derisa të marrë ngjyrë. Hiqini nga tigani dhe thajini me letër kuzhine. Lani 2 mollë të kuqe dhe 2 jeshile dhe pritini në feta. I vini të skuqen për pak kohë, derisa të ngjyrosen, në të njëjtin tigan të gjokseve të pulës, ku keni shtuar dhe hudhrën e shtypur. Tani vini përsëri në këtë tigan gjokset e pulës, shtoni erëzat dhe verën. Uleni �akën pasi të ketë vluar dhe lëreni kështu për 40 minuta. Lani 2 mollët, që kanë ngelur dhe pritini në feta të holla, skuqini pak minuta me gjalp dhe thajini me letër kuzhine. Holloni çfarë ka ngelur në tigan me panën për 2-3 minuta. Hidhni këtë lloj salce mbi gjokset e pulës, zbukuroni pjatën me mollët dhe servireni.

Page 15: Broshura_Molle_web.pdf

Sallatë me spinaq dhe mollë

Përbërësit për 6 persona

2 lugë gjelle lëng portokalli2 lugë gjelle lëng limoni 2 lugë çaji salcë (mustardë)2 lugë çaji mjaltë1/4 lugë çaji kripë1/8 lugë çaji piper1/2 �lxhani me qepë të kuqe të grira vertikalisht disa �etë spinaq i freskët dhe i larë mirë 1 kokërr mollë e prerë në copa të holla1/4 �lxhan djathë i grirë hollë

Përzieni lëngun e freskët të portokallit, lëngun e limonit, mustardën, mjaltin, kripën dhe piperin duke i rrahur fort me një rrahëse vezësh. Më pas hidhini në një enë qepët, spinaqin dhe mollët dhe spërkatini me salcën e përgatitur. Shtojini sipër dhe djathin e grirë.

Kek me mollë e rrush të thatë

Përbërësit për 6 persona

2 kokrra vezë1 �lxhan kafe vaj ulliri6 lugë supe sheqer7 lugë supe miell3 kokrra mollë1 paketë me rrush të thatë, më pak se një lugë kafe sode

Më parë bëjmë gati mollët,të cilat i qerojmë dhe i grijmë në copa të vogla.Pastaj në një enë rrahim �llimisht vezët dhe më pas shtojmë sheqerin. Pasi ka shkrirë sheqeri hedhim vajin e ullirit e më pas hedhim miellin. Pasi e rrahim masën mirë shtojmë sodën dhe në fund frutat: rrushin e thatë dhe mollët e grira. Masën e përftuar e hedhim në një tavë mesatare të cilën e kemi lyer më parë me pak gjalp. E vendosim në furrë të piqet për rreth 45 minuta në temp. 180 gradë. E lemë deri sa të marrë një ngjyrë pak si të kuqërremte.

Page 16: Broshura_Molle_web.pdf

Petulla të mbushura me mollë

Përbërësit për 4 - 5 persona:• 2 gota uji miell• 1 gotë uji kos• 1 kokërr vezë• kripë• 1 lugë kafeje sheqer• ½ lugë kafeje sode• 2 filxhanë kafeje vaj• disa molle ose marmalatë molle

Mielli i situr përzihet me sodë, në mes të tij hapet një gropë ku hedhim vezën, ujë, kripë, pak sheqer, kos dhe vaj. Duke �lluar përzierjen nga mesi, zihet një brumë pak më i fortë se ai i petullave që u permend më sipër, por jo dhe shume i fortë. Brumi nuk duhet të punohet shumë, që të mos ulet dhe të mos bëhet elastik. Brumin e ndajmë në dy pjesë dhe secilës i jepet forma e bastunit dhe pritet në copa rreth 50g. Çdo copë punohet në formë topi dhe hapet në petë të rrumbullkta në tavolinën e sperkatur me miell. Në mes të petës vendoset mbushja (1 lugë gjelle), e cila mbulohet duke e mbeshtjellë petën përgjysmë. Anash shtypet me gisht, përmbyset me palosjen poshtë dhe shtypet pak nga sipër duke i dhënë formën ovale. Këto vihen në tavolinë ku është hedhur mielli.

Në tiganin me yndyrën e nxehtë vendosen petullat njëra pranë tjetrës dhe pasi skuqen nga njëra anë kthehen nga ana tjetër. Petullat e skuqura vendosen në tas dhe mbulohen me pecetë të palosur me qëllim që të zbuten pak. Mbushja e këtyre petullave bëhet me marmelatë molle ose me mollë të grira dhe të përziera me sheqer e pak kanellë.

Rizoto me mollë dhe kungull

Përbërësit:• 10 gr oriz • 20 gr mollë jeshile • 20 gr kungull • 2 gr shafran • 2 gr salcë Kerry • 2 gr salcë soje • 2 gr kopër • 20 gr karrota • 20 gr patate • 10 gr qepë • ½ kokrre lëng limon • 10 ml vaj ulliri • 1 thel hudhër

Në një tigan nxehim vajin e ullirit dhe shtojmë thelin e hudhrës. Shtojmë me radhë, qepën e grirë hollë, kungullin në forma gjysëm hëne, patatet, karrotat në formë kubi dhe i perziejmë. Kur perimet të jenë zbutur hedhim orizin dhe vazhdojmë e përziejmë deri sa kokrrat e orizit të zverdhen. Më pas shtojmë buljonin lugë-lugë derisa orizi të jetë gati. E heqim nga zjarri dhe shtojmë mollët e prera në kubikë, shafranin, salcën kerry pluhur dhe pak salcë soje. Përziejmë gjithë përbërësit, e spërkasim me kopër dhe pak djathë parmixhan. Kjo recete sjell një shije të vecantë të rizotos.

Page 17: Broshura_Molle_web.pdf

Pikat e Shitjes

Molla e Korçës ka krijuar një emër të mirë në vite për cilësinë dhe shijen e veçantë të saj, karakterizuar nga vlerat e zonës. Markimi me logon Mollë Korçe shërben për identi�kimin gjeogra�k të mollëve të freskëta të Korçës, apo produkteve të përpunuara që përdorin mollë Korçe.

Markimi me logon Prodhime Jugu vërteton që produkti është i çerti�kuar sipas standartit të cilësisë Garancia Shqiptare, një stand-arti që garanton cilësi të lartë në prodhim dhe marketing.

Molla cilësore e Korçës, e cila dallon nga produktet e tjera nga mënyra e kultivimit, paketimit, tregtimit, sot mund të gjendet në pika të ndryshme shitje, si: • Shitje direkte në fermë – mollët mund të blihen direkt në fermat prodhuese• Treg i gjelbër• Treg i shumicës• Pika shitjesh në qytete të ndryshme• Hipermarkete (p.sh Euromax, Carrefour, Mercator, Conad)

Diferencimi i “Mollës Korça” nga produktet e tjera realizohet nëpërmjet pasqyrimit të logos “Mollë Korçe” në mjete të ndryshme promovuese dhe shitje si kuti paketimi, qese, adhezivë, �etëpalosje, broshura, etj.

Page 18: Broshura_Molle_web.pdf

Prodhuesit kryesorë të mollës Korça

Aktorët e zinxhirit të vlerës së mollës së Korçës përfshijnë prodhuesit dhe shoqatat prodhuese, grumbulluesit, tregtarët, përpunuesit, institucionet lokale, agjensitë mbështetëse dhe konsumatorët, të cilët së bashku kanë kontribuar në ofrimin në treg të një molle cilësore të Korçës dhe në ruajtjen e vlerave të saj. Aktorët kryesorë të cilët shërbejnë si prodhues, grumbullues apo tregtarë, janë:

Kompania: “Muso” sh.p.kAdresa: Devoll, KorçëTel: +355 682515371

Kompania: “Ferdinand Ali”Adresa: Dvoran, KorçëTel: +355 682018021

Kompania: “Shkëlqim Mullalli”Adresa: Zemblak, KorçëTel: +355 674060647

Kompania: “Pajtim Kumbulla”Adresa: Mollaj, KorçëTel: +355 684654917

Shoqata e Mollës dhe Qershisë DvoranAdresa: Mollaj, KorçëTel.: +355 863 80 116, Cel.: +355 66 56 86 414E-mail: [email protected]

Pjesa më e madhe e grumbulluesve dhe tregtarëve kanë investuar në kapacitete ruajtëse bashkëkohore,për ruajtjen optimale të vlerave të mollës.

Page 19: Broshura_Molle_web.pdf

Krijimi dhe promovimi i markës “Mollë Korçe” është mundësuar nga projekti ProMali.Bashkëpunoi në ide dhe realizim Shoqata Shqiptare Marketingut.

Projekti ProMali është një projekt i mbështetur nga Qeveria Daneze, përmes Programit Danez të Fqinjësisë dhe Qeveria Hollandeze përmes SNV, Organizata Hollandeze për Zhvillim në Shqipëri.

SNV është e mirënjohur në Shqipëri për punën e saj këshilluese për te dy sektorët publik dhe privat.

Qëllimi i kryesor i projektit ProMali është të përmirësoje të ardhurat e popullsisë në zonat rurale e malore te Shqipërisë, te cilët janë active në tregun e bagëtive te imta, mollës dhe bimëve aromatiko mjekësore.

Në zinxhirin e vlerave të mollës ProMali ka sjellë modele të qëndrueshme të manaxhimit të fermës duke ndihmuar prodhuesit, tregëtarët, pushtetin vendor dhe qëndror si dhe aktorët e tjerë të këtij zinxhiri.

Së fundmi, ProMali ka identi�kuar mundësi të të reja për tregtimin e mollës së Korçës, në Shqipëri dhe më gjerë në rajon. Krijimi dhe promovimi i markës “Mollë Korçe” paraqet një diferencim produkti, që do ti japë vlerë të shtuar të gjithë aktorëve të përfshirë në proçesin e kultivimit dhe tregtimit të kësaj molle.

Adresa: Rruga: Albanopoli, Vila Nr. 1 Tirana, Albania PO Box 1735Tel: +355 (0) 422 55 800Fax: + 355 (0) 422 55 801Website: www.promalisnv.org

Page 20: Broshura_Molle_web.pdf

Marka e re rajonale për identi�kimindhe promovimin e mollës së Korçës

Kjo broshurë mund të gjendet në website të mëposhtëm:www. promalisnv.org

www. garanciashqiptare.org