74
Adil Rr. FETAHU ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë) Prishtinë, 2017

ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

  • Upload
    lekiet

  • View
    224

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

Adil Rr. FETAHU

ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR

(Publicistikë)

Prishtinë, 2017

Page 2: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara
Page 3: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

3

PARATHËNIE E SHKURTËR

Këto shkrime, te botuara në këtë separat, janë shkrime që janë botuar në media të ndryshme, dhe që janë përmbledhë e botuar edhe në dy libra të mia publicistike: “Në mbrojtje të të drejtës dhe drejtësisë”(botuar më 2014), dhe “Adil Fetahu – Publicistikë” (botuar më 2017). I nxora këto shkrime për t’i botuar edhe si të veçanta në këtë separat, enkas në këtë 73-vjetor të gjenocidit grek mbi shqiptarët myslimanë të Çamërisë (27 qershor 1944).

Autori

Page 4: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

4

Page 5: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

5

ÇAMËRIA PLAGA JONË E PA SHËRUAR

(Në njëqindvjetorin e pushtimit)

Çamëria është (ishte!) njëra nga krahinat më të bukura të tokave iliro-shqiptare, që shtrihet në brigjet e Detit Jon. Sot vetëm shtatë fshatra të kësaj krahine, me qendrën në Konispol, janë brenda kufijve të Shqipërisë; tërë pjesa tjetër më e bukur është pushtuar dhe aneksuar nga shteti fqinj – Greqia, gjatë luftërave ballkanike 1912-1913, ndërsa me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të fuqive të mëdha të asaj kohe për caktimin e kufirit jugor të Shqipërisë, të mbajtur në Londër (11 gusht 1913), Çamëria i është lënë Greqisë.

Pushtimi dhe aneksimi nga Greqia i tokave shqiptare të cilat akoma ishin nën sundimin e Perandorisë Otomane, ishte pjesë e “Megali Idea-s”, një program nacional panhelen, të cilin e kishte shpallur kryeministri grek Ioannis Kolettis në vitin 1844, po atë vit kur ministri e pansllavisti serb Ilija Garashanin e kishte shpallur programin nacional të Serbisë së Madhe (“Naçertania”), në realizimin e të cilit Serbia punoi gjatë gjithë kohës, duke pushtuar tokat shqiptare: Sanxhakun e Nishit, Vilajetin e Kosovës e të Manastirit, e duke ngushtuar deri në maksimum hapësirën jetësore të Shqiptarëve.

Gllabërimet e tokave shqiptare nga fqinjët, me bekimin e superfuqive të kohës

Fqinjët tanë nga Jugu e nga Veriu: Greqia, Serbia e Mali Zi, me idetë e tyre ekspansioniste për Greqinë respektivisht Serbinë e Madhe, u turrën si bishat mbi tokat shqiptare, duke u përpjekur që popullin shqiptar ta zhbijnë e zhdukin njëherë e përgjithmonë nga faqja e dheut. Për plot një shekull e gjysmë, arritën që nga viset e pushtuara, sidomos nga Sanxhaku i Nishit (Serbia), dhe nga Çamëria (Greqia), ta “pastrojnë” terrenin nga elementi shqiptar. Tmerret që kanë përjetuar shqiptarët e Sanxhakut të Nishit (1878-1879), shqiptarët e Kosovës, të Çamërisë, të Malit Zi e të Maqedonisë, gjatë luftërave ballkanike (1912-1913), gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore (1914-1918, respektivisht 1940-1945), janë të papara. Këtyre katrahurave tona iu kanë kontribuar edhe fuqitë e mëdha, sidomos Rusia, por jo vetëm ajo, duke përkrahur apetitet ekspansioniste të fqinjëve tanë, në dëm të popullit e të tokave shqiptare. Nga afro 50.000 km/katrore sa kishte Greqia kur e fitoi pavarësinë nga Turqia (më 1832), me pushtime të njëpasnjëshme e rriti shtrirjen e shtetit grek në afro 132.000 km/katrore që ka sot. Kështu, edhe Principata e vogël e Serbisë, nga Pashallëku i Beogradit, sot shtrihet në 56.000 km/katrore, në bazë të pushtimeve të tokave shqiptare,etj.

Page 6: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

6

Po, t’i kthehemi Çamërisë.

Në luftërat ballkanike për çlirimin nga pushtuesi otoman, morën pjesë të gjithë popujt e Ballkanit. Shqiptarët që ishin më të diskriminuarit nën pushtetin otoman, për shkak se nuk njiheshin si etni e veçantë ose komb, veçse varësisht nga përkatësia fetare njiheshin si muhamedan, ortodoks ose katolik, prandaj nuk u lejoheshin shkollat as gjuha shqipe, luftuan për të drejtat e veta dhe çlirimin e vet, krahas me popujt e tjerë (grekë, serbë, bullgarë). Mirëpo, nga luftërat që bënë shqiptarët kundër Perandorisë Otomane, fituan kryesisht fqinjët tanë: grekët, serbët, malazezët. Shqiptarët e fituan një gjysmë-shteti (Shqipërinë), në më pak se 1/5 e territorit të banuar kryesisht ose me shumicë shqiptare.

Pas një lufte që zgjati plot gjashtë muaj, në të cilën ranë dëshmorë mbi 4000 shqiptarë dhe 5000 të tjerë vdiqën nga plagët ose nga sëmundjet dhe rraskapitja, me rënien e Janinës (mars 1913), Çamëria u çlirua nga pushteti otoman, por ra nën pushtimin grek. Me qenë se Shqipëria londineze ishte shtet i ri, i dobët dhe i pa konsoliduar, nga kjo luftë përfitoi Greqia e cila e mbante Çamërinë të pushtuar, ndërsa fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës (më 11 gusht 1913) ia caktuan kufirin jugor Shqipërisë, duke e lënë Çamërinë brenda kufirit të Greqisë. Humbja e Janinës, si kryeqendër e Çamërisë dhe gjithë Epirit, ka qenë humbja më e dhembshme dhe më e hidhur në historinë shqiptare.

Projektet e spastrimeve etnike

Sapo e morën Çamërinë, qeveritë greke filluan spastrimin etnik, në mënyrën dhe me metodat më barbare: duke bërë krimet më monstruoze mbi popullsinë çame, veçmas atyre të besimit musliman, për t’i detyruar ta braktisin atdheun e tyre. Pas luftës greko-turke (1920-1922), Turqia dhe Greqia nënshkruan Konventën e Llozanës (janar 1923), për shkëmbimin e ortodoksëve të Turqisë me turqit e Greqisë. Me forma të ndryshme të presionit, propagandës e dhunës, Greqia i detyronte edhe çamët e besimit musliman të deklarohen si turq, për t’i shkëmbyer me ortodoksët e Turqisë, duke ua marrë çamëve tokat dhe gjithë pasuritë, për t’i vendosur në to grekët e ardhur nga Anadolli, apo grekët vendas. Sipas kronikave të kohës, grekët e ardhur nga Anadolli vendoseshin nëpër shtëpitë e çamëve muslimanë, ndërsa vet çamët mbeteshin nëpër stallat e bagëtive, apo duhej ikur nga zullumi i ardhacakëve dhe i pushtetit grek. Në këtë mënyrë i përzuri afro 60.000 çamë muslimanë. Pas ankimeve të patriotëve e diplomatëve shqiptarë, një Komision i Lidhjes së Kombeve hulumtoi çështjen dhe konstatoi se çamët e konfesionit musliman as nuk janë turq, as nuk dëshirojnë të shkojnë në Turqi në bazë të Konventës së Llozanës, prandaj ata nuk duhet të shkëmbehen me ortodoksët e Turqisë. Mirëpo, kisha, shteti dhe banda të ndryshme kriminale greke shtuan zullumin, për t’i detyruar çamët të ikin, qoftë në Shqipëri, në Turqi, apo kudo gjetkë. Për krimet e pushtetit grek

Page 7: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

7

mbi çamët, ka shumë libra e dokumente të shkruara, nga autorë të ndryshëm, si Arben Kondi, Mentor Nazarko, Hajredin Isufi, Arben Llalla, e të tjerë.

Në librin e Hajredin Isufit: “Çamëria – nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940”, në më se 320 shkrime-kronika të shtypit të kohës, me dëshmi të frikshme bëhet e ditur se çfarë kalvari përjetuan çamët. Gazeta “Atdheu”, që botohej në Konstancë, në numrin e saj të datës 20 maj 1913, shkruante: “Grekët, barbarët dhe egërsirat me fytyrë njeriu, mblodhen 70 shpirt nga gjithë paria e Çamërisë, Margëlliç e Paramithi, duke u thënë se i kërkojnë në Janinë, dhe që të 70 i zhdukën udhës me dinakëri. Qeveria shqiptare tejshkroi në Londër për këto vrasje”.

Ata 70 ‘shpirt’ ishin paria e gjithë Çamërisë, dhe nuk ishin 70, por 72 veta. Ky krim kishte për qëllim që ta frikësojë tërë popullsinë e Çamërisë dhe t’iu tregojë atyre se nuk kanë perspektivë as jetesë në vendin e vet. Për t’ua bërë jetën të padurueshme çamëve të besimit musliman, pushteti grek përmes reformës agrare iu merrte tokat, e më vonë edhe shtëpitë, të cilat ua ndante grekëve, me qëllim që të ndryshonte strukturën etnike të Çamërisë. Kisha në anën e vet përqante sa mundte shqiptarët në baza të përkatësisë fetare.

Në prag të luftës italo-greke (1940), pushteti grek i mblodhi të gjithë meshkujt e çamëve muslimanë prej 15-75 vjeçe dhe i internoi nëpër ishujt e Egjeut, gjoja nga frika se këta çamër do të hakmerreshin sapo Italia ta pushtojë Greqinë. Shumë (450 veta) prej atyre të internuarve nuk u kthyen më kurrë, ngase u likuiduan ose vdiqën nga torturat. Në familjet e të internuarve bënin kërdi bandat greke, duke vrarë, masakruar e dhunuar gra e fëmijë, dhe duke plaçkitur gjithë çka kishin.

Krimet më monstruoze kundër çamëve bandat greke (ushtri, xhandarmeri e paramilitarë) i kryen në periudhën 1944-1945, atëherë kur Greqinë e kishte pushtuar Gjermania. Klerofashizmi grek bashkëpunonte fshehtas me gjermanët, duke iu premtuar gjermanëve se nuk do i ngacmojnë gjatë ikjes, në qoftë se do t’ua lënë duart e lira për t’i përzënë çamët. Në kronikat e kohës shënohet se më 27 qershor 1944, në Paramithi ndodhi “nata e Bartolomeut”, me ç’rast monarko-fashistët grekë arrestuan tërë popullsinë muslimane çame dhe deri të nesërmen i vranë të gjithë burrat. Qyteti ishte mbushur kufoma. Nga 380 tjerë të burgosur, në mesin e tyre plot gra e fëmijë, 120 vdiqën nga torturat dhe uria. Në Spatar të Filatit, në shtator 1944 i grumbulluan të gjithë banorët para xhamisë së fshatit, i torturuan e dhunuan gra e vajza, kurse nëpër shtëpi bënin mizori të papara. Plakës 50 vjeçe (Paçe Çulani) ia prenë flokët dhe veshët e pastaj e vranë në kopshtin e saj. Familjen tetë anëtarësh të Sako Banushit, pasi i çnderuan gratë, i masakruan me thika. Në shtëpinë e Damin Muhametit u vranë 5 gra e 3 fëmijë. Në shtëpinë e Dul Sherifit ia prenë kokën plakut 80-vjeçar dhe shoqes së tij. Në shtëpinë e Metë Brahës i dogjën për së gjalli 20 gra, fëmijë e burra. Në kopshtin e Avdyl Nurçës

Page 8: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

8

masakruan 30 veta. Çamëve nuk iu mbeti shteg tjetër, veçse të ikin brenda kufirit të Shqipërisë, ku u strehuan mbi 20.000 veta, duke lënë gjithçka që kishin në shtëpitë e tyre, e duke mos mund të marrin asgjë prej tyre. Ata çamë që nuk kishin mund të ikin, në vitet 1944 e 1945 u bënë objekt i masakrave të bandave greke të udhëhequra nga Napolon Zerva famkeq (për këtë shih librin, romanin historik të Arben Kondit), të cilët vranin e masakronin kudo që i gjenin: në shtëpi, në rrugë, në treg apo në arë. Sipas një statistike për krimet ndaj çamëve (“Masakra në Çamëri – përmbledhje dokumentesh”), më 27 qershor 1944, në Paramithi, Margëlliç e katunde, u vranë e masakruan 800 burra dhe 230 gra e fëmijë, në Pargë 130 burra; në gusht 1944, në Filat e katunde 198 burra e 61 gra e fëmijë; në mars 1945 në Filat e katunde 142 burra dhe 59 gra e fëmijë; e kështu me radhë. Në qytetet e përmendura kishin humbur edhe 230 burra, gra e fëmijë. Gjatë asaj kohe, pasi plaçkitën gjënë e gjallë dhe gjithçka që mund të plaçkitej, i dogjën e shkatërruan 68 katunde me 5800 shtëpi. Statistika jep shënime edhe për bagëtinë dhe mallrat e grabitura e plaçkitura, në naturë dhe në çmime.

Sipas një raporti të Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë (3 qershor 1946), çamët e ikur në Shqipëri ishin vendosur përkohësisht, në: Konispol 1490, në Delvinë 940, në Sarandë 1050, në Vlorë 4700, në Fier 1980, në Berat 1070, në Lushnjë 1500, në Durrës 1420, në Kavajë 1450, në Shijak 640, në Krujë 770, në Elbasan 500, në Peqin 450, në Dumre 820, në Tiranë 900, dhe në Shkodër 75 veta, e kështu me radhë.

Regjimi komunist në Shqipëri, i lidhur ngushtë me komunistët në Greqi, Jugosllavi e Rusi, nuk u kujdes sa e si duhet për fatin e çamëve as nuk i trajtoi në mënyrë adekuate refugjatët çamë. Bile, në vitin 1949, gjatë luftës civile në Greqi, me kërkesën e Greqisë, regjimi shqiptar u përpoq të mobilizojë çam për t’i dërguar në luftën civile në Greqi që zhvillohej midis të majtës e të djathtës greke.

Një “shërbim” tjetër të keq që regjimi komunist u ka bërë çamëve, është dhënia e shtetësisë shqiptare të gjithë çamëve në mënyrë kolektive, me një dekret në vitin 1953, dhe ky fakt paraqet në një mënyrë pengesë në kërkesën e çamëve për kthim ose për kompensimin e pronave të tyre të lëna në Çamëri.

Ka apo s’ka sot çamë në Greqi?

Dikush mund të shtrojë pyetjen: a ka sot çamër në Greqi? Përgjigja mund të jetë: edhe ka, edhe s’ ka! Çamët e konfesionit ortodoks, janë asimiluar e konvertuar në grekë, dhe nëse ka ndonjë që e ndien veten shqiptar, këtë nuk guxon ta thotë “as në vesh”. Nëse ka mbetur ndonjë çam i besimit musliman, nuk guxon të ndihet i gjallë. Gjuha shqipe është e ndaluar, ndërsa pa gjuhë, pa arsim në gjuhën amtare, pa liri të përdorimit të gjuhës në

Page 9: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

9

komunikimin publik e pa mjete të informimit në gjuhën amtare, nuk mund të ruhet identiteti kombëtar. Historiani Arben Llalla, në një intervistë dhënë gazetares Valeria Dedaj me rastin e botimit të librit “Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut”, thotë se në atë pjesë (Maqedonia e Egjeut dhe Trakia), sot (2013) shqipja flitet në 42 fshatra, ndërsa në gjithë Greqinë gjuhën shqipe e flasin rreth 1,5 milion njerëz, dhe se rreth 4 milion grekë kanë origjinë të pastër shqiptare?! E pabesueshme! Po zotëri Llalla nuk e thotë se a ka shkolla shqipe në ato fshatra, a ka radio, televizione, gazeta ne gjuhën shqipe? A përdoret gjuha shqipe gjëkundi në administratë apo në vende publike. Jo. E pa to, nuk ruhet gjuha as identiteti.

Shteti grek është shteti më fashist në Evropë, në mos edhe në botë. Policia (fashiste) greke e ka ndihmuar nazizmin gjerman në mars të vitit 1943 për t’i kapur dhe internuar çifutët nga Selaniku në kampet e Aushvicit, kurse në pronat e tyre u vërsulen grekët, si bishat mbi gjahun. Prej 47000 çifutëve në Greqi, vetëm 2000 veta mbijetuan Luftën e Dytë Botërore, dhe askush në Greqi nuk është gjykuar as për gjenocidin mbi çamët, as për atë mbi çifutët! Fashizmi në Greqi është paraqitur shumë më përpara se fashizmi e nazizmi në Gjermani, qysh prej luftërave ballkanike, dhe ende është në zbatim nga shteti dhe kisha greke, që në të vërtetë janë një. Gjenocidin e programuar e zbatuar në baza etnike, fetare, kulturore, ekonomike që ka bërë Greqia ndaj popullsisë autoktone çame, është i përmasave më të mëdha të fashizmit. Një përqindje të madhe të popullsisë çame e ka likuiduar fizikisht në mënyrën më mizore, ndërsa të gjithë të tjerët i ka shpërngulur e përzënë nga atdheu i tyre. Sot, pas një shekulli të pushtimit të Çamërisë, pushtim që ia ka njohur edhe bashkësia ndërkombëtare, plaga kombëtare shqiptare për Çamërinë nuk ka gjasa të shërimit. Evropa demokratike e me plot gojën të drejta të njeriut e të minoriteteve, qe plot një shekull e heshtë problemin e Çamërisë e të çamëve, ndërsa Greqinë fashiste e përkëdhelë dhe ndihmon, si ta kishte ‘bijë hasreti”! Fatkeqësisht!

(“Zemra Shqiptare”, 10 gusht 2013)

Page 10: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

10

PASURITË E SHQIPTARËVE NË GREQI

Për krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e shtetit, kishës dhe bandave greke kundër shqiptarëve në Greqi, është shkruar e folur në media e forume të ndryshme. Një përmbledhje e atyre ngjarjeve është botuar në librin e Hajredin Isufit, me titull: “Çamëria, nëpërmjet kronikave të kohës 1902 – 1940,” kushtuar martirëve të Çamërisë, botim i “Pegi”, 2007. Është një listë shumë e gjatë bibliografike e librave dhe shkrimeve të botuara për Çamët dhe Çamërinë, në të cilat është trajtuar nga aspekte të ndryshme ky problem i pjesës së kombit e dheut shqiptar. Sot vatani i çamëve ose është i helenizuar tërësisht, ose në vise të caktuara ka mbetur i shkretë, pasi çamët, sidomos ata të besimit mysliman, ose janë shkëmbyer me ortodoksët grekë të Turqisë (1922-1927), ose janë detyruar të ikin në Shqipëri e vende tjera, deri përfundimisht me vitin 1949/50. Por, pasuritë e çamëve, të krijuara në vendin e tyre shekuj me radhë, kanë mbetur brenda kufirit të shtetit grek, dhe as u janë kthyer as kompensuar pronarëve. Madje, vetëm përmendjen e çështjet çame, apo të pasurisë së tyre, pushtetarët e Greqisë e quajnë “skandal” diplomatik, pasi që sipas tyre çështja çame nuk ekzistuaka! Sa herë (sado rrallë herë) dikush ua përmend çështjen çame, ose pronat e çamëve që janë detyruar lënë në Greqi, e të cilat duhet t’iu kthehen ose kompensohen pronarëve, Greqia reagon sikur gjarpri kur ia shkel në bishtin. Në tetorin e vitit 2012, gjatë një vizite në Athinë, kur ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Edmond Panariti, ia përmendi homologut të tij çështjen e pasurisë së çamëve, ajo ministri reagoi me tone të ashpra. Po, çfarë pasurish kanë çamët në Greqi? Për pasuritë dhe problemin e pronës së çamëve në Greqi, deri më sot në mënyrë më të plotë dhe të argumentuar nga pikëpamja juridike dhe diplomatike e ka analizuar Mentor Nazarko, në librin e tij “Lufta e fundit, pronat e shqiptarëve në Greqi”, botim i Shtëpisë Botuese të Universitetit Evropian të Tiranës, 2007. Pasuritë e çamëve janë goditur në disa momente kohore: në kohën e ndarjes prej Perandorisë osmane; në kohën e Konferencës së Llozanës për këmbimin e popullsive midis Turqisë dhe Greqisë; në kohën e reformës agrare, dhe në kohën e luftës e pas Luftës së Dytë Botërore. Pasuritë e tyre populli i Çamërisë i humbën në disa forma: me grabitje, përvetësim, prishje, shkatërrim qoftë prej pushtetit apo bandave të përkrahura nga pushteti grek; me përvetësim të padrejtë e nën kërcënim me vdekje nga autoritetet greke; me konfiskim nga qeveria greke, duke i konsideruar shqiptarët-çamët mysliman se janë turq të cilët është dashur të shkojnë në Turqi; dhe me shpronësim në procesin e reformës agrare, për t’iu siguruar prona ortodoksëve grekë të ardhur nga Anadolli. Për përmasat e pasurisë së çamëve të mbetura në Greqi, ka të dhëna të ndryshme, që sillen nga 600.000 ha toke, oborre, kopshtije, ara, livadhe, male, kullosa, sa pretendojnë pronarët e ndryshëm, deri 100.000 ha sa pretendonin organet zyrtare të Greqisë. Sipas të dhënave të Shoqërisë Komisionere, pasuritë e pretenduara deri në vitin 1989 ishin: 309 shtëpi, ndërtesa dhe apartamente; 62 terrene të ndërrueshëm; 66 dyqane dhe

Page 11: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

11

magazina; 30.000 hektarë tokë bujqësore, ara dhe vreshta; 65.000 ha pyje; 108.000 hektarë livadhe. Ka pasur edhe sekuestrime tjera dhe depozita bankare. Vlera e këtyre pasurive shkonte deri në 350 milionë dollarë të asaj kohe. Çka shkruante Konica më 16 shtator, dhe Krivova më 20 shtator 1930? Në “Shqipëria e Re”, që botohej në Konstancë, nr.437, të datës 16 shtator 1930, Faik Koncia shkruante, lidhur me një artikull të autorit anonim “Krivova”, të botuar në gazetën “Demokratia” të Gjirokastrës, të datës 6 shtator 1930, me titull:”Pasuritë e patundshme të shqiptarëve të Çamërisë”. Në atë artikull autori anonim përgënjeshtronte me argumente gënjeshtrën që kishte përhapur qeveria greke, gjoja për trefishimin e çmimit për shpronësimet e bëra të pasurisë së çamëve. Letra e Konicës kishte këtë përmbajtje: “Në një numër të fundit ‘Demokratia’ boton një artikull interesant mbi ‘Pasuritë e patundshme të shqiptarëve të Çamërisë’. Në atë artikull, një shqiptar që fshihet prapa pseudonimit ‘Krivova”, plot arsye dhe i mbështetur në shifra, tregon se ç’është në realitet i famshmi dyfishim e trefishim aq i trumbetuar i çmimit të pasurive shqiptare në Çamëri. – Duke qenë se artikullshkruesi i ‘Demokratia’ në krye të artikullit referohet në një botim të ‘Shqipërisë së Re’, nr.429, mbajmë të nënvijueshme se lajmin e shtesës së çmimit në fjalë e morëm nga fletoret e Tiranës dhe duke e konsideruar si të saktë, e quajtëm si të parën provë miqësie të sinqertë të Greqisë kundrejt shqiptarëve. Koha na provoi se ishim rrejtur, duke qenë se në themel ajo shtesë nuk ishte veçse një grusht për sytë e botës.- Sot ‘Krivova’na ndriçoi plotësisht këtë çështje. I falemi nderit. (Faik Konica). Ishte fjala për një gënjeshtër të qeverisë greke, kinse kishte vendosur të paguante dy-trefishin e çmimit për pronat e shpronësuara, të cilat gjoja se ua ka caktuar me rastin e shpronësimit, e që ai çmim nuk ishte as sa renta e një viti, madje as ajo kurrë nuk iu pagua. I njëjti autor anonim (‘Krivova’), që ishte korrespodent në Prevezë, i gazetës “Demokratia” të Gjirokastrës, më 20 shtator 1930, shkruante: “Pasuritë shqiptare të shpronësuara dhe qëndrimi i qeverisë greke”. Për hirë se përputhet në kohë (20 shtator...), artikullin po e riprodukojmë në tërësi, ashtu siç ishte botuar atëherë: “Nënshtetasit shqiptarë kanë në Greqi një pasuri bujqësore të vlerës reale më se dy milion napolona flori. U shpronësuan të gjitha në favor të katundarëve me një çmim gradualisht të ulët, me një të dhjetën dhe në shumë vende një të njëzetën e vleftës së vërtetë. Për këtë çështje më 1928 u këshilluan nga Lidhja e Kombeve që ta zgjidhin ndërmjet tyre Shqipëria dhe Greqia, në mënyrë miqësore mosmarrëveshjen. Të dy të interesuarit e pranuan, por dikush prej të dyve vetëm sa për faqe dhe ky ishte greku, i cili nuk deshi të hynte në bisedime me delegacionin shqiptar, vajtur në Athinë nergut për këtë çështje brenda atij viti. Mbeti çështja në gjendjen e parë. – Greqia insistonte të shpërbleheshin sipas vendimit të gjykatoreve kompetente, kurse Shqipëria kërkonte një farë shtese. Asnjë fitim, asnjë përmirësim. Dhe sikur të qëndronte çështja vetëm këtu...! Ministri i jashtëm i Greqisë, vitin e kaluar, me një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë greke thotë se Qeveria e Athinës ka arsye politike të mos u paguajë asnjë samtim nënshtetasve shqiptarë për pasuritë e tyre të shpronësuara. Dhe nuk i pagoi. Vëllazëria

Page 12: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

12

Lolomani, vëllazëria Kumbarat e Abdiajt, zonja Heteme Fejzi, i parashtruan Ministrisë së Bujqësisë formalitetet e plotësuara me dokumenta përkatëse dhe kërkuar t’u jepen aksionet e vleftës së çmimit të vendosur nga gjykatoret greke për mbi pasuritë e tyre të shpronësuara, por më kot. Nuk iu paguhen për arsye politike se janë shqiptarë. Dhe aktet e tyre shkojnë të flejë në arkivat e harresës. Jemi pëprara një grabitjeje zyrtare! Nuk dimë në bëri ndonjë përçapje qeveria shqiptare apo jo për këtë çështje. Dhe vazhdon të mbetet mister shkaku i këtij qëndrimi të qeverisë greke. Që të mos përmendim se shumë shqiptarëve nuk u njeh as nënshtetësinë e tyre!- Persona grekë që mund të jenë me kompetencë e të dinë diçka mbi këtë çështje, na informojnë me insistencë se qeveria shqiptare është në marrëveshje me z.Mihalakopulos që t’i paguhen drejtpërdrejt asaj çmimet e pasurive të përmendura. Në është i vërtetë apo jo ky lajm, nuk mundemi ta kontrollojmë. Shpresojmë pra, se Ministri i Jashtëm, z.Reuf Fico, do ta ndriçojë opinionin e shqetësuar të proprietarëve (pronarëve.a.f) shqiptarë. Është dhe një detyrë njerëzore që mos të lihen të interesuarit të sillen rrugëve të Athinës dhe koridoreve të ministrive, duke vuajtur sa dhe për bukë. Nëse me të vërtetë jemi në prakun e një marrëveshjeje të tillë, proprietarët duhet të pushojnë energjitë e tyre, dhe në qoftë se një marrëveshje e tillë nuk është e vërtetë qeveria shqiptare duhet jo vetëm të mos rrijë apatike, por edhe të ndërhyjë energjikisht për të mbrojtur nënshtetasit e dëmtuar.- Krivova, ‘Demokratia’,Gjirokastër, nr.268, 20 shtator 1930, autori: Krivova”. (Marrë nga libri i Hajredin Isufit, fq.356-357). Historia e çamëve dhe e Çamërisë është plagë e hidhur dhe e pashëruar shqiptare. Greqia (tash) anëtarja më e përkëdhelur dhe më e ndihmuar e Bashkimit Evropian, ka kryer dhunë e krime të vazhdueshme më se gjysmë shekulli ndaj çamëve, e edhe tash vazhdon t’ua mohojë të drejtën e kthimit të pronave ose kompensimin e tyre. Problemi pasuror dhe pronësor i shqiptarëve të Çamërisë është problem politik, diplomatik dhe juridik në kontekst të politikës dhe të drejtës ndërkombëtare, veçmas asaj evropiane, që po zvarritet kaq kohë dhe akoma nuk u vu në binarë të zgjidhjes. Me këtë Greqia si shtet gjoja demokratik, nuk po e respekton të drejtën ndërkombëtare kur është fjala për pasuritë e pronarëve shqiptarë që i kanë lënë brenda shtetit grek. Kjo çështje asnjëherë nuk duhet të heshtet e neglizhohet por duhet të internacionalizohet nga vet pronarët, nga shteti shqiptar dhe nga institucionet kompetente të Evropës, deri në zgjidhjen përfundimtare. Për këtë nevojitet një luftë e gjatë, e mundimshme dhe e mençur juridike dhe diplomatike. (“VOAL-Zëri i Shqiptarëve”, “Bota sot”, “Radio Kosova e Lire” dhe “Facebook”, 20

shtator 2013)

Page 13: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

13

ROMAN PËR ÇAMËRINË – DHEMBJEN TONË TË

MADHE Arben Kondi: “Rikthim në Çamëri”, botimi i gjashtë, Shtëpia Botuese “Ilar”, Tiranë 2012 Romanin historik e udhëpërshkrues “Rikthim në Çamëri”, të shkrimtarit Arben Kondi, herën e parë e kam lexuar gjatë një pushimi në fshatin turistik “Mali i Robit”, në qershor të vitit 2011, ndërsa për herë të dytë e lexova para disa ditëve gjatë qëndrimit në Banjën “Nëna Naile” në Kllokot. Ka shumë urti e aforizma për librin, por unë për këtë rast po e citoj një që thotë se: “libri është më i vlefshëm se të gjitha përmendoret, ngase ky ndërtonpërmendore në zemrat e atyre që e lexojnë”. Dhe vërtetë, kur lexon libra për Çamërinë, nuk ka se si të mos krijohen “përmendore” në zemër, për atë pjesë më të bukur të atdheut tonë të “amputuar” padrejtësisht e të dhënë shtetit fqinj (Greqisë). Në hyrje të librit, “Pak fjalë”, autori shtron pyetjen, vallë çfarë zgjidhje do t’i jep Perëndimi çështjes shqiptare, në këtë kapërcyell të mijëvjeçarëve, ndërkohë që Kosova fitoi lirinë, ndërsa” Çamëria mbetet plaga që rrjedh gjak në trupin e kombit”. Është ky një roman historik dhe udhëpërshkrues; një udhëpërshkrim i shkëlqyeshëm që autori u bënë vendeve, takimeve, situatave të ndryshme. Pas një shqyrtimi të shkurtër historik që autori jep në “Vitet gjashtëdhjetë” (fq.9-15), ku përshkruan përçmimin, vuajtjet dhe persekutimin që u bënte pushteti komunist i Shqipërisë familjeve dhe personaliteteve të njohura çame të ikur në Shqipëri pas gjenocidit të pushtetit grek në vitet 1944-1945, në vazhdim flet për mbresat, përshtypjet, peripecitë e udhëtimit dhe qëndrimit në qytete të ndryshme gjatë një vizite dyjavore, me gruan (Mirelën) dhe djalin (Arbërin) në Greqinë fqinje, në pritje të vitit të ri 2000. Autori e kishte vizituar Çamërinë disa herë nëntë vjet më parë, i përfshirë nga eksodi i madh, ndërsa gruaja dhe djali po shkonin për herë të parë në shtetin fqinj. Përshtypjen e parë trishtuese e hasin në pikën kufitare, në Kakavijë, të cilën autori e quan “porta e fatit apo e ferrit”, ku shqiptarët trajtohen në mënyrë shtazarake nga autoritetet greke. Këtë herë, një polic grek e rrahë brutalisht dhe përgjakë një djalë të ri shqiptar, ndoshta se nuk paska qenë në rregull me letrat, por cili ligj ndërkombëtar i justifikon veprimet e këtij polici barbar, shtron pyetjen autori. Destinacioni i parë i udhëtimit ishte Janina, kryeqendra e Epirit të lashtë. Gjatë udhëtimit me urbanin e linjën Kakavijë-Janinë, autori i tretë sytë dhe mendjen thellë në tokën nënë, e njëkohësisht e huaj! Kur kalon kah Delvinaqi, i kujtohet vrasja e gjeneralit italian Telini, më 27 gusht 1923, i cili ka qenë kryetar i Komisionit ndërkombëtar për vendosjen e kufijve në mes shtetit shqiptar me atë grek dhe atë jugosllav. Ai u vra për shkak se ishte i ndërgjegjshëm, dhe falë ndërgjegjes së tij dhjetra fshatra devollite mbeten brenda kufijve të Shqipërisë. Gjyshi i autorit të romanit për një kohë kishte qenë shoqërues i Telinit. Gjatë rrugës sheh tabelat e vendbanimeve, të shkruara në gjuhën greke me toponime të ndërruara, dhe i kujtohen personalitete historike të atyre vendeve, si puna e Vasil

Page 14: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

14

Grebenesë, një nga luftëtarët më të shquar në mbrojtjen e Janinës dhe të Çamërisë në fund të vitit 1912 e fillimet e 1913-es, i cili bashkë me Ismail Qemalin kishin bërë një plan për ngritjen e shqiptarëve në luftë për marrjen e Çamërisë e të Kosovës, por pasi u zbulua plani i tyre, forcat ndërkombëtare e arrestuan në Vlorë dhe e pushkatuan. Pas pushkatimit të major Grebenesë, ministri i jashtëm i Greqisë (në shkurt 1914) e shpalli në Gjirokastër Republikën Autonome të Epirit. Në Janinë, pas një shkëmbimi të pak llafeve “çamçe” me një plak janjiot, bënë një foto familjare pranë godinës klasike të Gjimnazit “Zosimea”, ku janë shkolluar sa e sa figura të shquara të Rilindjes sonë kombëtare, midis të cilëve edhe tre vëllezërit Frashëri. Kur e ka fjalën për Janinën, autori duke u mbështetur në burime të ndryshme, prej Herodotit, Tukiditi, Straboni, e tjerë, shpjegon histori të lashtë të Epirit dhe fiseve ilire që e banonin (Kaonët, Mollosët, Thesprotët). Për ekzistimin e minoritetit grek në Epir, ekziston një mendim, se ata i ka sjellë në këtë trevë Ali Pashë Tepelena, për të punuar si argat në tokat e bejlerëve shqiptarë (fq.29). Madje, edhe akademiku francez, ndonëse ishte adhurues i flakët i helenëve, (Pukvili, i cili ka qenë konsull te Ali Pashë Tepelena), e njeh Pirron si prijësi ilir i Epirit, e jo helen. Shqetësimi, nervoza dhe tronditja e autorit vazhdon në autobusin e linjës Janinë-Athinë, ku një plakë (mjerisht me origjinë çame nga Konica, prej nga ka qenë edhe gjyshja e autorit të romanit), gërthet e bënë me dorë (“pissu alvanis, pissu” – mbrapa shqiptarët, mbrapa), se si shqiptarët (emigrantë) duhet të shkojnë në fund të autobusit. Nga mesi i autobusit dy rreshta bosh, që i ndanë dhe diferencon udhëtarët shqiptarët prej atyre grekë, ndonëse biletat i kanë paguar me të njëjtin çmim. Në këto momente autorit i vjen ndër mend emri i Ali Pashë Tepelenës dhe i Mustafa Pashë Bushatit, dy pashallarë të fuqishëm shqiptarë, të cilët edhepse patën mundësi, nuk bënë asgjë për bashkimin e kombit. Autorit i sillet në mendje mbrojtja e Janinës (tetor 1912 – mars 1913), ku ishte plagosur edhe gjyshi i tij, derisa më 7 mars 1913 armata kryqtare Athinë-Fanaritë, hyri në Janinë, me ç’rast u dorëzuan 550 oficerë dhe 22000 ushtarë, ndërsa 4000 të tjerë mbetën dëshmorë (fq.35). Në kalim e sipër me autobus, sheh qytetin e Artës, në të cilin thonë se në çdo tre banorë, dy flasin shqip. Prej aty autori ka një kujtim, kur me shokun e tij, Çimin, para nëntë vjetëve kishin punuar, ishin mirëpritur dhe kishin drekuar te një familje shqiptare vendase. Qytetin e Artës në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë e pat shpallur kryeqendër të principatës së tij princi shqiptar, Gjin Bue Shpata, i shquar në luftën kundër hegjemonizmit sllavo-grek. Këtë kujtesë ia prishë shtatorja e Napoleon Zervës, atij krimineli që bëri kërdi mbi popullin e Çamërisë. Me pushtime të tokave të hueja, të shumtën shqiptare, shteti i Greqisë prej 50.000 km/katrore që kishte në vitin 1832, në vitin 1946 arriti ta zgjerojë territorin në 110.000 km katrore! Kënaqësinë e shikimit të bukurisë së Detit Jon e të pejsazheve, ia prishin tabelat e emrave të helenizuar të vendbanimeve çame, dhe parullat e shumta antiamerikane e anti-NATO, paçka se Greqia edhe vet është anëtare e NATO-s dhe se Amerika e ka ndihmuar zhvillimin e saj dhe e ka nxjerrë nga kthetrat e komunizmit ortodoks. Gjatë qëndrimit në Athinë, përveç mikpritjes së paharruar që u bënë miqtë e vjetër, Shyqa me të shoqen-Fluturën, të cilët punojnë atje, viziton Akropolin, amfiteatro të vjetra e

Page 15: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

15

muzeume, takon bashkatdhetarë të njohur (ndër të tjerë edhe poetin Visar Zhiti), e kur me grekët komunikon në gjuhën italiane, ata sillen me një servilizëm. Në Tripoli e pret Vitin e Ri 2000, në një atmosferë të hareshme te vajza e dajës së Mirelës (Ledi me të shoqin Beni dhe me disa mysafirë tjerë). Aty u fol për marrëdhëniet historike dhe aktuale midis grekevë e shqiptareve, për Marko Boçarin, Kollokotronin, Mijaulin, Andrucin, Bubulinën e komandantët dhe luftëtarët tjerë arvanitas në luftën për pavarësinë e Greqisë; për numrin dhe shpërndarjen e arvanitasve në tërë Greqinë. Kur flet për Filatin, qytet tipik shqiptar, përshkruan historinë e qytetit, luftërat dhe trimat çamë, si Muharrem Rushiti, Abedin Dino, Halit bej Frashëri, Çelo Picari, Ahmet Çapari etj, të cilët bënë çmos për ta mbrojtur vendin nga kriminelët grekë, dhe citon vargjet nga kënga popullore: “Prite, prite Kurvelesh/ Se të vjen në ndihmë petriti/, Vjen mbi grekun shesh më shesh/Timi Muharrem Rushiti”. Më 24 shtator 1944 andartët kryen një ndër masakrat më tragjike në Çamëri, me ç’rast therrën si bagëtinë 1286 veta, gra, burra, fëmijë, pleq, plaka, përdhunuan të rejat, me bajonetë u hapen barkun nënave shtatzëna që t’ua nxirrnin foshnjet, të gjallëve ua nxirrnin dhëmbët e florinjtë me dara gozhdash, ndërsa të vdekurve u prenin gishtat për t’ua marrë unazat, paçka se kishin plaçkitur gjithçka që kishin gjetur. Në Margëllëç kishte shkuar një grua plakë, për ta parë shtëpinë të cilën e kishte lënë kur si foshnje kishte ikur me familjen në Shqipëri, por jo se nuk i ndihmoi kush ta gjente shtëpinë, veçse nuk e lanë as të vendosej në hotel, e urdhëruan të kthehet në Shqipëri nëse nuk do të përfundojë në polici, për shkak në pasaportën e saj i shkruante: vendlindja – Margëllëç! Telashet që pati gruaja plakë e Margëllëçit, ia bënë autorit të romanit ditën më të rëndë gjatë atij udhëtimi e qëndrimi dyjavor në Greqi, sa që prej hutimit, cigaren e ndezi së prapthi. Autori këtë herë nuk e vizitoi Paramithinë, por para 9 vjetëve e ka vizituar dy herë, dhe e përshkruan historinë e këtij qyteti, si një ndër vendet më të përgjakura të shqiptarëve edhe në vitin 1913, edhe më 1944. Shoku i ngushtë i autorit, Çimi, tregon një detal, se kur kishte punuar te një pronar arvanitas, plaku e plaka që nuk kishin djalë të tyre, e kishin lutur që të bëhej djalë i tyre, “se një gjak jemi”. Porosinë e një plake që nga vendlindja e saj, Gumenica, t’ia sjell një grusht dhe, autori e kryen, duke e fshehur dheun në këllëfin e fotoaparatit. Vizitën qytetit të Pargës, autorit ia kishte rekomanduar madje një punëtore e sigurimit grek (Asfalisë), duke thënë se është më e bukur se Saranda, të cilën ajo e kishte vizituar (mund të merret me mend se me çfarë misioni!). Dhe vërtetë Parga është vend i bukur, e prej kalasë së qytetit shihet e tërë Çamëri. Edhe Parga ka qenë logu i krimeve zerviste në verën e vitit 1944. Preveza ishte kryeqendra e Çamërisë, ku në janar të vitit 1879 u mblodh gjithë paria shqiptare, në shtëpinë e Abedin Dinos, në një tubim të rëndësishëm për fatin e vendit, tubimi më i rëndësishëm pas Lidhjes së Prizrenit, në kohën kur tokat shqiptare po copëtoheshin e jepeshin Greqisë e Serbisë. Abedin Dino është figura më e madhe në historinë e Çamërisë. Ai edhe si ministër i jashtëm i Perandorisë Osmane, e mbrojti Çamërinë në vitin 1878 nga pushtimi grek. Në të kthyer, sheh gërmadha në fshatin Koskë e të tjera, si ato të qindra fshatrave të djegura të Kosovës gjatë vitit 1999. Disponimin e udhëtimit ia prishin edhe xhipat e policisë doganore që i vijnë pas, e nuk

Page 16: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

16

guxon të fotografojë gërmadha as pejsazhe. Në kufirin shqiptaro-shqiptar, çamo-çam, në Qaftë Botë, përsëri skenë trishtuese, kur policia greke po e tërhiqnin zvarrë për flokësh një djalë të ri, e goditnin në çdo pjesë të trupit deri sa e dërmojnë dhe e përgjakun. Askush nga të pranishmit e shumtë nuk guxon t’i ndihmojë gjë. Autori për ta kaluar më lehtë kufirin, doganierëve iu flet italisht, dhe ata e marrin menjëherë pa pritur në radhë. Mirëpo, gjatë kontrollit të pasaportave kur e shohin se është shqiptar, e kthejnë të fundit në radhë. Kësi trajtimi kanë shqiptarët nga autoritetet greke me karakterin më negativ ballkanik: nëse shpëton nga dajaku ose nga vrasja, të paktën nuk shpëton nga përçmimi e nënçmimi.

* * * Nga opusi i veprave të zgjedhura të shkrimtarit Arben Kondi, një vend të merituar zë romani “Kthim në Çamëri”. Lajtmotivi i këtij romani është i lidhur me historinë tragjike e të paharruar të Çamërisë, e në kontekste të caktuara autori shpesh bënë krahasime me Kosovën. Me talentin, mjeshtrinë dhe përvojën e tij letrare, përmes këtij romani autori shprushë historinë e dhembshme të Çamërisë, të vërtetën historike dhe reale e shprehë me ndjesinë e shpirtit krijues. Për secilin qytet dhe fshatrat më të njohura, jep një përshkrim të gjeografisë dhe historisë së tij, reale dhe sipas legjendave. Plagët e paraardhësve i dhëmbin edhe autorit Arben Kondi, si trashëgimtar çam, por ato na dhëmbin e duhet të na dhëmbin edhe të gjithë ne shqiptarëve tjerë. Çamërinë duhet ta mbajmë në mendje e në zemër. Ato plagë e tragjedi nuk guxojmë t’i harrojmë, veçse për to duhet të flasim, ta ngritim zërin, të shkruajmë e veprojmë për të mos e harruar Çamërinë dhe viktimat e shovinizmit e nacizmit grek. Sepse, Çamëria është plaga jonë e pa shëruar, që kullon gjak e shkakton dhembje, prandaj duhet ruajtur e përsëritur shqetësimet lidhur me Çamërinë, me parametrat historike dhe bashkëkohore. I vetëdijshëm për gjendjen dhe rrethanat ndërkombëtare bashkëkohore, zgjidhjen e problemit të Çamërisë autori e sheh në pajtim me parimet dhe normat e të drejtës ndërkombëtare e pa gjakderdhje, sepse në Çamëri është derdhur shumë gjak shqiptari. Rikthimi i çamëve mysliman në trojet e veta amtare nuk mund të jetë utopi (f.142). A s’është shembulli i çlirimit dhe i pavarësisë së Kosovës një argument, se drejtësia mund të vonohet, por është e arritshme.

(Radio Kosova e lirë, më 18 mars, “Standardi.info, më 19 mars, dhe “Zemra Shqiptare”, më 22 mars 2014)

Page 17: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

17

GJENDJA E SHQIPTARËVE NË ÇAMËRI (PARA 90

VJETËVE)

Fqinjët tanë ballkanikë , veçmas Serbia dhe Greqia, e hiq më pak edhe Mali Zi, kanë synuar pushtimin e tokave të hueja, kryesisht ato shqiptare, dhe formimin e shtetit të tyre të madh: Serbisë së Madhe dhe Greqisë së Madhe. Ato qysh sa kishin statusit e principatave të dhënë nga pushteti i Perandorisë Osmane, ushqenin apetite dhe iluzione që një ditë, nëse do çliroheshin nga pushteti otoman, ta përtërijnë Perandorinë Bizantine. Kështu, në vitin 1844 kryeministri grek Joanis Kolettis shpalli planin (platformën) për një Greqi të madhe (“Megali Idea” – Idea e Madhe), ndersa Garashanini në Serbi shpalli planin e Serbisë së Madhe (“Naçertanie”). Të gjitha strukturat shtetërore e kishtare të të dy shteteve gjatë gjithë kohës kishin këto plane si udhërrëfyes për veprimin e tyre në pushtimin e tokave të hueja. Gjatë luftërave greko-turke e ruso-turke dhe kryengritjeve të popujve tjerë, prej vitit 1876-1912, Serbia dhe Greqia vazhdimisht pushtonin toka shqiptare. Me rënien e Perandorisë Osmane dhe caktimin e kufijve të monarkive ballkanike në Konferencën e Londrës (1913), jeta politike dhe ekonomike e shqiptarëve u përkeqësua, territori i tyre u ngushtua ndërsa demografia e popullsisë në tokat e pushtuara u ndryshua rrënjësisht. Tërë periudha 1912 – 1945, por edhe më vonë, u karakterizua me presion, represion, krime, terror, gjenocid të kishës dhe shtetit mbi popullsinë autoktone shqiptare. Shteti grek, i inspiruar dhe ndihmuar nga kisha ortodokse dhe nga bandat kriminale shtetërore e parashtetërore, bënë çmos që brenda kufijve të shtetit grek të mos mbetën popuj tjerë, përveçse grekë, në mënyrë që të zhdukin identitetin shqiptar të popullsisë së Çamërisë, duke i ndarë sipas besimit fetar, e shndërruar në grekë ose turqë. Duke mos mundur t’u bëjnë ballë krimeve monstruoze, shqiptarët që si autoktonë jetonin në tokat e tyre brenda shtetit grek, u detyruan të shpërngulen e t’i lënë varret e të parëve, shtëpitë dhe pronat e tyre. Një shpërngulje e madhe e shqiptarëve, çamëve myslimanë u bë pas luftës greko-turke (1922). Në janar të vitit 1923, në Lozanë u nënshkrua Konventa greko-turke për shkëmbimin e popullsive: grekët (ortodoks) të Turqisë të shkojnë në Greqi, ndërsa turqit (myslimanë) të Greqisë të shkojnë në Turqi. Me një formulim paksa të komplikuar në Konventë, shqiptarët ishin përjashtuar nga shkëmbimi. Mirëpo, duke marrë parasysh qëndrimin antishqiptar, shteti grek të gjithë shqiptarët myslimanë i trajtonte si turqë, dhe i detyronte të shpërngulën nga pronat e tyre, i shkëmbente me grekët e Turqisë, ndërsa pronat e shqiptarëve ua jepte grekëve të ardhur nga Turqia. Kundërshtimin dhe rezistencën e shqiptarëve për të mos i lëshuar pronat dhe tokën e të parëve, shteti e ndëshkonte në mënyrat më mizore, kështu

Page 18: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

18

që përveç atyre që u shkëmbyen me grekët e Turqisë, çamët e tjerë myslimanë u detyruan të shpërngulën në Shqipëri, ose në Amerikë. Për persekutimet, vuajtjet, krimet dhe gjenocidin që ka përjetuar populli i Çamërisë, është shkruar e foluar, e do shkruhet e flitet por edhe të veprohet derisa drejtësia të vie në vend. Për statistikat dhe numrin e çamëve të vrarë e të shpërngulur, plaçkitjet dhe pronat e tyre të shkatërruara e të konfiskuara, ka shkrime të shumta të evidentuara dhe argumentuara. Për këtë shkrim, po e japim një artikull të botuar në “Politika” të Vlorës, nr.8, datë 27 Mars 1924, pikërisht sot e 90 vjet më përpara. Artikulli flet për gjendjen e shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1924. Tekstin po e reprodukojmë këtu në origjinal, me gjuhën dhe shkrimin e përdorur atëherë, të nxjerrë nga libri ÇAMËRIA, i autorit Hajredin Isufi, fq.83-85. Artikulli mbanë titullin: “Te drejtat e pakicave”: “Formula e pakicave qe pranuar në Paris, në Gjenevë e në Lausanë, si një parim i përgjithshëm, do me thënë tërë ata shtete që merrnin pjesë në Shoqërinë e Kombeve e që pranonin Statutin e saja, kishin dhënë fjalë nderi se do t’i ruanin të pacenuara ato të drejtat ngado e kudo të gjendeshin. Por, atëherë Shqipëria, ndonëse ishte pranuar si anëtare në Aeropagun e Gjenevës – quhet një shtet i ri, pa kredi politike e pa prestigj morali në botë, kurse Sllavo-Grekët mburreshin si popuj liridashës dhe gjenin kush t’u besonte n’Evropë. Delegati ynë në Gjenevë pra, për ta treguar që shteti e populli ynë ishin më liberal nga të tjerët, e për ta forcuar besimin e botës së qytetëruar, bëri një deklaratë zyrtare në Këshillin e Shoqërisë së Kombeve, me u zotua apriori, se shqiptarët do t’i nderonin me gjithë zemër pakicat të ndodhura brenda nër kufit e Shtetit. I nderçmi prelat Imzot Noli nuk duhet kurrë të kritikohet për këtë veprë, mbasi n’ ato kohë e n’ato qarke nuk mundësh të bëhësh ndryshe e mbassi neve kishim nevojë të domosdoshme për një prestigj morali në botë. Veç kësaj, deklarata zyrtare e delegatit t’onë nuk kishte ndonjë vleftë juridike më tepër se pranimi në princip i sllavo-grekve, të cilët tue nënshkruar traktatet e Paqes dhe Statutin e Shoqërisë së Kombeve, kishin dhënë fjalën orbi et urbi, po dhe ata si neve. Këta zotime e këta engagements solennels, diplomatikisht kishin doemos një karakter reciprok. Pastaj arriti puna në Lausanne. Turko-grekët kishin bërë një projekt ad-hoc për këmbimin e popullatave së Maqedhonisë e t’Asis së Vogël, e këtë vendim i a kishin bërë të ditur Konferencës së Paqës. Delegati ynë, Z.Mehdi Frashëri, e kuptoi rrezikun q’u vinte çamëve dhe atë çast paraqiti një shkresë të posaçme, tue kërkue përjashtimin e shqiptarëve banues në Greqi. Në bazë të këtij demarshi Z.Venizellos u shtrëngua t’a deklarojë në Konferencë, se Greqia pranonte tezën e Delegatit t’onë. E mbi këtë zotim të qart muarën shënim gjithë Fuqit e Mëdha... Qeveria e Athinës tue mbajtur fjalën, jo vetëm do të mbante edhe nderin e saja, por do të na kishte dhënë edhe neve një shënjë vëllazërije e miqësije, qo do të na i kishin

Page 19: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

19

ngrohur zëmërat. Për fat të keq po të thuash grekër, domethënë gënjeshtar e po të thuaç Greqi, domethënë pabesi. Athina filloi një sjellje të ashpër, një vepër brutale e barbare mbi kurrizin e të mjerëvet çamë. Ç’bëri Kabineti i Z.Zogu për sigurimin e jetës e të pasurisë së vëllazërvet t’anë? S’bëri fare gjë. Kryeministri kishte një doktrinë të vet: L’etat c’est moi: Shteti jam unë... Ministri i Jashtëm ishte një patriot i mirë, por mjerisht, i ftohur, i plakur e i vdekur nga vullneti... Ndofta Z.Pandeli Evangjeli kishte frikë se mos bëhesh ndonjë aleancë e shenjtë kundra nesh, e se mos vinte Evropa të na therrte, pse neve kërkonim të drejtat! Pra politika oportuniste e qeverisë së re dhe toleranca e saj kundrejt elementit grekofon, u dha guxim ca më keq qeveritaret e Athinës aqë sa më në fund, Ministri grek i Bujqësis ia deklaroi dërguarës çame n’Athinë se shqiptarët që ndodhen në Greqi si nënshtetas grek, duhet të pregatiten për të shkuar në Turqi. Gjer këtu këjo histori e zezë e një populli martir e shkaktuar nga moskujdesja e qeveritarëve t’anë! E tash vjen vet-vetiu pyetja: ç’do të bëjë Kabineti i Z.Vërlaci e si do sillet Ministri i ri i Jashtëm? Neve, me gjithë që jemi kundërshtarët politik më të rreptë, prap duamë të shpresojmë se z.Iljas Vrioni nuk do të ndjekë kurrë politikën personale e oportuniste të predecesorvet të tij... Greqija duhet të pranojë pa tjetër vendimin e Lauzann-së; duhet të respektojë nderin e nënshkrimit të saja; duhet t’i njohë pakicës shqiptare në Greqi si ç’njohëm neve pakicat greke në Shqipëri. Këjo është një subordinatë që s’mund të kuxojë njeri të pyes përse... në do të jetë anulluar deklarata e Venizelos në Lausannë, pse të mos jetë e pa qenë edhe deklarata e imzot Nolit në Gjenevë? E atëherë po të prishen këto dy deklarata, Greqija ka të drejtë të bëjë si të dojë me nënshtetasit e saj, por natyrisht kemi edhe neve të drejtë të sillemi si të duamë me nënshtetasit t’anë... Duamë sy për sy, e dhemb për dhemb e s’ duam’ të dimë aspak me fotos-pios. Kur shkon greku mbi trupat e gjakosur të shqipfolësvet, do të shkojmë edhe neve mbi kufomat e therura të grekofonvet. Qoftë sikur ta dimë se do të shkelëm mbi xhenazet e djemve t’onë, neve prap do të vemi përpara, sepse ideali i të tjervet nuk është më i shenjtë nga ideali ynë. E pra, në bazë të këtij ideali të mbështetur në të drejtat t’ona është koha të tundemi e t’a rrëfejmë veten”,- përfundon artikulli i botuar në gazeta “Politika” të Vlorës, më 27 mars 1924. Thika arriti në palcë... “Politika”, Vlorë, nr.8, 27 Mars 1924 Artikulli pa emër autori (30 mars 2014)

Page 20: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

20

DISKRIMINIMI I ÇAMËVE DATON QË NGA FILLIMI I

SHEKULLIT XVII

Ata që mendojnë se populli i Çamërisë është diskriminuar vetëm prej kohës së këmbimit të popullsisë midis Turqisë e Greqisë, nuk e njohin historinë e atij vendi dhe atij populli të lashtë. Këtë mund ta mësojnë nga romani më i ri historik i shkrimtarit me prejardhje çame, Arben Kondi: “Dionisi i Paramithisë”, botoi Shtëpia Botuese “Ilar”, Tiranë, 2014.

Në vitin 1453 patriku i Stambollit, Genadi, kishte lidhur një marrëveshje me Sulltanin, për marrëdhëniet e Portës me kishën greke. Me atë marrëveshje, kisha greke fitoi privilegje çfarë nuk i kishte asnjë komunitet tjetër në Perandorinë osmane. Duke shfrytëzuar pozitën dhe privilegjet e fituara, kisha greke gjatë tërë kohës bashkëpunoi me Portën e Lartë, në dëm te shqiptarëve, dhe u përpoq që shqiptarët ortodoks t’i paraqet si grekë, t’i përçajë dhe armiqësojë me shqiptarët muhamedanë. Në vitin 1601, në Thesali shpërtheu një kryengritje kundër pushtuesit osman, por u shtyp shpejt në mënyrë të përgjakshme, pasi nuk e kishte përkrahjen e Perëndimit. U derdh shumë gjak shqiptari gjatë dhe pas kryengritjes. Udhëheqës të kryengritjes ishin klerikët ortodoks, dy prej të cilëve (Serafimit dhe Pakoit) iu pre koka. Prerja e kokave ishte një “formulë rutine” mbi të cilën mbahej pushteti osman. Me rastin e kontrollit të kështjellës së Paramithisë, Osman pasha ua preu kokat edhe dy komandantëve të rojës së kështjellës, për shkak se rojën e gjeti fjetur. Udhëheqësi kryesor i kryengritjes, Dionisi i Paramithisë, kishte shpëtuar, veçse Patrikana e Stambollit ia hoqi titullin e mitropolitit të Larisës, Tërhallës e Thesalisë, të cilin e mbante prej vitit 1592, si kuadër i lartë kishtar, i shkolluar në Venedik ku njohu filozofinë, filologjinë, astronominë dhe mjekësinë, ndërsa në kolegjin e Patrikanës së Stambollit përsosi teologjinë. Në fshatrat e krishtera kishte autoritet të pakontestueshëm dhe populli e quante filozof. Kryepeshkopi i Peloponezit, Maksimi, dhe Patriku i Stambollit i ankoheshin Portës, se Dionisi nuk po i lente në paqe me Sulltanin. Kur patriku e pyeti Maksimin e Peloponezit, se a ka Dionisi mbështetjen e popullit, ky iu përgjigj: “Po hirësi, ka në vendin e tij, shqiptarët janë gati për luftë; në Epir ne grekët jemi sa t’i numërosh në gishta, dhe po do të na shkulë me degë e me rrënjë” (fq.66).

Pas shtypjes së kryengritjes së Thesalisë, Dionisi nuk mund të qëndronte më në vendlindje (Paramithi) as në Epir. U betua se do të luftonte për lirinë e popullit të vet, prandaj mori rrugën për në Evropë, që të kërkonte ndihmë në armatim dhe luftëtarë për një kryengritje të re, për çlirim nga pushtuesi osman. Me kuaj e mushka të ngarkuara dhe i shoqëruar nga kryemurgu Gjoleka e katër murgji tjerë, po kalonte rrugëve më të vështira, për të mos iu rënë në sy patrullave të ushtarëve turq, por ishin

Page 21: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

21

në rrezik edhe nga kaçakët, të cilët “o merrnin mall e para, o merrnin koka, o linin kokat e tyre”. Afër Dodonës pellazgjike, djepit të qytetërimit, ku gjendeshin rrënjët mijëvjeçare, parahelene, të popullit të tij, bujti te një bari shqiptar paramithiot, të cilit amfiteatri gjigant i shërbente si stan për bagëtinë të cilën e ruante me pagesë. “Hyni, tha bariu, stani është i juaji”. Ai e njohu mitropolitin. Dionisi hyri në skenë, po nuk po zbriste prej kalit. E mendonte amfiteatrin të mbushur me spektatorë, stërgjyshërit e tij e të bariut mikpritës… Në këtë tokë qe tharmi i popullit të cilit i përkiste. Me qenë se fshihej nga pushteti osman, duhej të udhëtonte natën, por nuk u durua pa u ndalë te rrënojat e tempullit të Zeusit e të Afërditës dhe te lisi madhështor, nën hijen e të cilit kishte qëndruar shumë herë. Përjetoi emocione. U nda prej bariut, i cili e kishte përcjellë deri aty. Karvani u ndal në periferi, ndërsa Dionisi me Gjolekën, pa rënë në sy, arritën te kisha në qendër të Paramithisë, ku u takuan me parinë e popullit. Atyre u foli për qëllimin e rrugës që kishte marrë, për të kërkuar ndihmën e Evropës për çlirim nga pushteti osman. Luftën do ta bëjmë kundër turkut, dhe jo kundër vëllezërve tanë të islamizuar, i porositi Dionisi.

Derisa Dionisi përmes Korfuzit kishte arritur në Napoli, kryepeshkopi i Peloponezit, greku Maksimi, po i shkruante një letër-raport patrikut të Stambollit, të cilën e titulloi: “Mbi Dionis Skylozofin dhe rreziqet që mund të vijnë prej tij”. Epiteti “skylozof” iu duk më adekuat se sa ta quante “djalli me brirë”, (skylos, greqisht = qen). E lajmëronte patrikun, se Dionisi po përgatitej të organizonte një kryengritje të re me shqiptarët e tij, të cilët Maksimi i urrente edhe më tepër se turqit, e në vete thoshte: “shqiptarët dhe turqit le t’ia hanë kokën njeni-tjetrit”. Ozil pasha, i ngarkuari për çështje fetare në Perandori, e thërret në bisedë Patrikun e Stambollit dhe i kërcënohet, se nëse ndodhë një rebelim i ri, si ai i Thesalisë, nuk do të pritet vetëm koka e Dionisit, por edhe koka e Patrikut. Në ndërkohë, Dionisi bënte çmos të siguronte armë dhe përkrahje nga Perëndimi, veçmas nga Spanja, si forca më e madhe në Evropë asokohe. Përveç armëve, kërkonte edhe 500 kalorës dhe të paktën 5000 këmbësorë spanjollë. Në këtë mision, Dionisin e shoqëronte Jeronim Kombi, një arbëresh që gëzonte autoritet te spanjollët. Kur e pyetën se kush do ta drejtonte kryengritjen, Jeronimi tha se drejtimin do ta merrte gjenerali shqiptar Gjergj Basta, i cili bashkë me të vëllanë Nikollë Basta patën luftuar në Francë, në Flandri dhe në Austri për Spanjën, dhe që për meritat e luftës mbreti i Spanjës, më 1597, e kishte emëruar komandant të përgjithshëm të kalorsisë spanjolle (fq.77). Në bisedat për ndihmën që kërkonte Dionisi në Këshillin e Shtetit të Spanjës (më 25 gusht 1603), ministrat i bënin pyetje nga më të ndryshmet: a ka pasuri natyrore vendi i tij; çfarë përfitimi do të ketë Spanja; si do të ushqeni gjithë ata ushtarë, etj. Përgjigjet e Dionisit ishin herë të drejtpërdrejta e herë lakonike, duke thënë se Epiri është porta e Perëndimit për depërtim kah Lindja. Derisa Dionisi kërkonte ndihmë për luftë kundër pushtuesit, Maksimi i Peloponezit thurte plane si ta likuidonte, përmes Konstandinit që ia kishte flugur prapa dhe një profesor i drejtësisë në Romë (Dario), i

Page 22: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

22

cili i bëri një akuzë në gjyqin e inkuizicionit, për herezi (kinse ka thënë se pas vdekjes nuk ka ringjallje) dhe një shpifje për pedofili. Por, falë ndihmës së kardinalit të shquar arbëresh, Pjesta, që ishte mik i Jeronim Kombit, Dionisi shpëtoi nga gjykimi dhe u takua me Papën (Klementi i tetë), nga i cili kërkoi përkrahje dhe i tha se dëshiron dhe premton se shqiptarët ortodoks të Epirit e më gjerë do të bashkoheshin me Kishën katolike e të shkëputën nga kthetrat e kishës greke, e cila ishte në shërbim të pushtuesit dhe kurrë nuk i përkrahi përpjekjet e shqiptarëve për liri, derisa shqiptarët ortodoks i konsideron për grekë (111). Klerikët grekë ishin në ujdi dhe i shërbenin turkut kundër shqiptarëve në çdo mënyrë. Osman pasha, para se të transferohej nga Paramithia për në Vlorë, thirri popullin në një tubim dhe i urdhëroi ta ndërrojnë fenë, duke iu premtuar favore por edhe duke iu kërcënuar, siç thuhej: “me kulaç e me kërbaç”. Për fillim donte vetëm t’ua ndërronte fesat (kapelat e bardha shqiptare t’i zëvendësonte me kapela të zeza turke). Një plak që kundërshtoi, ia morën nipin 7-8 vjeçar për t’ia prerë kokën, ndërsa gjyshi i gjorë u detyrua ta ndërrojë kapelën për ta shpëtuar nipin. Një djalë i ri që nuk pranoi ta ndërrojë kapelën, mbeti pa kokë; iu pre koka në trungun pranë Rrapit të Paramithisë (135). Osman pasha la porosinë: “Bëni selam peshekopit tuaj, se edhe koka e tij këtë fat do ta ketë” (136).

Kur u kthye nga Europa, Dionisi u bind se kryengritja ishte e pashmangshme. Manastiri i Shën Mërisë, midis malesh, u bë si shtab dhe qendër e kryengritjes, ku mbaheshin takime e merreshin vendime. Aksionin e parë kryengritësit, të prirë nga Tagani, e kryen në Gliqi, ku vranë shtatë roje dhe dogjën vendkomandën turke. U alarmua Stambolli. Rikthimi i kryepeshkopit shqiptar po rrezikonte paqen jo vetëm në Epir, por edhe më gjerë. Nuk kaloi as java, kur forca të shumta të garnizoneve të Janinës, Prevezës e Paramithisë iu vërsulën Sulit, por e pësuan keq nga trimat e Taganit. Mirëpo, turqit morën hak mbi popullin e pambrojtur në fshatrat e Frarit. Osman pasha po vine me ushtri nga Vlora për në Janinë. Nëpër Labëri po digjte shtëpi e vriste njerëz. Në Sajadhë populli i tubuar prej Filati e në Konispol, “kaurrë e muhamedanë” bashkë po festonin Ditën e verës, kur Osman pasha hyri në mesin e turmës, maltretoi masën, prishi kremtën, ndërsa natën u preu kokat shumë njerëzve. Në Janinë mblodhi parinë, kryesisht njerëz të vetët e spiunë, ndërsa nga Maksimi i Peloponezit kërkoi që t’iu mbante meshën edhe grekëve edhe shqiptarëve, ta qetësonte popullin e të mos lejonte të rebelohej siç po kërkonte ai “djalli” Dionisi, i cili madje është takuar edhe me Papën e Romës! Në ndërkohë Jeronim Kombi kishe sjellur ca armë në Korfuz, por kishin rënë në pritë dhe ishin vrarë dy trima të Taganit dhe armët ishin konfiskuar. Nga fundi i gushtit 1611, Dionisi caktoi një mbledhje në Manastirin e Shën Mërisë, për t’u marrë vesh për fillimin e kryengritjes e për të caktuar vendin dhe kohën, varësisht nga gjendja në terren. Aty u dëgjuan mendime e propozime të ndryshme dhe u morën vesh që kryengritja të fillojë në fshatra, sepse atje kishte përkrahjen më të madhe. Dionisi porositi: “kujdesuni për shqiptarët muhamedanë, ata i kemi vëllezër prej një rrënje, gjuhe e gjaku” (189).

Page 23: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

23

Kryengritja filloi duke zbritur nga Konispoli, Sajadha, Filati, Mazreku, Margëlliqi, etj. Qindra fshatarë lanë punët e tyre në fushë dhe iu bashkuan kryengritjes, me ato armë e mjete që kishin. Në çlirimin e Paramithisë nuk pati ndonjë rezistencë turke. Kryengritësit u nisën për ta marrë Janinën, veçse elementët grekë, që ishin futur në radhët e kryengritësve, vranë e prenë barbarisht shqiptarë të pafajshëm myslimanë në fshatrat Zaravusë dhe Turkogranicë. Dionisi u hidhërua në krerët e kryengritjes, se e prenë në besë, por shpejt u bind se atë masakër e kishin bërë disa grekë, të prirë nga avokati grekë Samaras, sipas planit që kishin bërë Osman pasha dhe Maksimi. Maksimi i Peloponezit dhe Konstandini u morën vesh për plane të reja, sipas të cilave elementi grek duhet të forcohej në Janinë, sepse një ditë Janina dhe gjithë Epiri duhet t’iu përkas vetëm grekëve dhe duhet të frymojë vetëm greqisht. Ata grekët e përzier në kryengritje, pastaj u bashkuan me ushtarët turq. Masakra e kryer në dy fshatrat myslimane, shkaktoi indinjatë dhe përçarje në mesin e shqiptarëve ortodoks e mysliman, gjë që ishte qëllimi i kishës greke. U alarmua edhe Stambolli. Dymijë kryengritës ishin nisur për Janinë. Rrugës për në Janinë, kryengritësve iu bashkuan shtatëdhjetë fshatra shqiptare. Osman pashën dhe bashkëpunëtorët e tij i kapi paniku. Nga bedenat e kalasë hodhën gjyle topi, heshta, shtiza, gurë e trungje, vranë dhjetëra kryengritës, por turma e madhe e kryengritësve i shkeli jeniçerët dhe mori hakun për shokët e vrarë. Dionisi i porositi udhëheqësit e kryengritjes, Taganin e Gjolekën, se pas Janinës do ta sulmojmë Prevezën, Artën…, do ta çlirojnë gjithë Epirin, madje të gjitha trojet shqiptare deri në Tivar, por që asnjë shqiptari qoftë i krishterë a mysliman nuk duhet t’i mungojë fija e flokut. Tagani e Gjoleka, me një grup të zgjedhur luftëtarësh vrapuan drejt sarajeve të Osman pashës, por ai kishte ikur natën. Këta ia vunë zjarrin sarajeve. Janina u çlirua. Por, Osman pasha natën befas hyri në qytet me taborin e Prevezës dhe bëri kërdi mbi shqiptarët. Me hafijet e veta e gjetën Dionisin dhe e shpënë tek kisha e Shën Gjonit, ia prenë kokën, ia ropën lëkurën të cilën e mbushën me kashtë, e shëtitën nëpër qytete, për ta frikësuar popullin, e pastaj ia dërguan dhuratë Sulltanit në Stamboll. Popullit të Epirit ia hoqën të gjitha privilegjet që i kishin pasur sipas marrëveshjes.

* * *

Ndonëse disa autorë në shkrime tjera e paraqesin Dionisin si klerik grek dhe kriminel që ka bërë masakra mbi popullsinë myslimane të Çamërisë, unë këtu i bëra një vështrim literar romanit të Arben Kondit, pa u lëshuar në vërtetësinë e përkatësisë etnike të Dionisit, dhe duke u nisur nga thënia se “prej të njëjtës lule, bleta nxjerr mjaltë, ndërsa gjarpri nxjerr helm”!

Arben Kondi është një shkrimtar i afirmuar në letrat shqipe, po ka edhe vepra të përkthyera në gjuhën angleze. Disa prej veprave të tij janë ribotuar disa herë. Ka dëshmuar prirje e talent në gjini të ndryshme letrare: prozë, poezi, tregime, ese, romane. Punën më të madhe dhe afirmimin më të madh e ka arritur me romanet. Ai ka zgjedhur

Page 24: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

24

një rrugë të posaçme dhe të vështirë të krijimtarisë, atë të romaneve historike, për Çamërinë e për Kosovën, të kohës së re, por edhe ca më të hershme. Është një histori në mos e panjohur, të paktën jo mjaft e trajtuar jo vetëm nga shkrimtarët, por edhe nga vetë historianët.

Romani “Dionisi i Paramithisë”, është një roman historik, përmes të cilit Kondi “e merr lexuesin përdore” dhe e shpie në historinë e Çamërisë që prej fillimit të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Të gjitha veprat e Kondit kanë karakter të theksuar kombëtar, sikur që vet Arben Kondi është shpirti i shqiptarit, sa çam po aq edhe kosovar. Është fat i mirë që Kondi me moshën dhe me përvojën që ka, garanton edhe shumë punë e vepra tjera me vlerë. Ai të paktën, për çdo vjet na paraqitet me nga një vepër të re. Në Panairin e librit që u mbajt sivjet në Prishtinë, kolonës së veprave tjera ia bashkëngjiti romanin më të ri, të sapobotuar “Dionisi i Paramithisë”, kushtuar historisë së Çamërisë dhe Epirit, dhe kryengritjeve të popullit të asaj krahine shqiptare kundër pushtuesit otoman, në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë (vitet 1600-1611). Përmes këtij romani, Kondi gërmon thellë në shpirtin e njeriut: atij të mirit e atij të keqit; atyre që gjakonin për linë e popullit, dhe atyre që shtypnin lirinë. Edhe në këtë roman, si dhe në romanet e tjera të Kondit, përmes ngjarjeve e personazheve të ndryshme, ndeshen e mira dhe e keqja, drejtësia e padrejtësia, dinakëria e trimëria. Në romanin “Dionisi i Paramithisë, “defilojnë një galeri personazhe të përkatësive, orientimeve dhe karaktereve të ndryshme. Përveç kryepersonazhit (Dionisit), pozitive janë: kryemurgu Gjoleka, bariu shqiptar i stanit në Dodonë, komisari i policisë së fshehtë të Napolit, shqiptari poliglot Jeronim Kombi, arbëreshi Don Francesko de Kastro, kardinali i shquar arbëresh Pjesta, kaçaku trim suljoti Tagani, Llambro dhe Jorgo, që ishin me shërbim në pushtetin turk por që fshehtas e informonin dhe përkrahnin Dionisin. Personazhe negative të romanit janë: sanxhakbeu i Paramithisë, shqiptari i turqizuar dhe shok i fëmijërisë së Dionisit – Osman Pasha, kryepeshkopi i Peloponezit Maksimi, adjutanti i tij Konstandini që e përcillte këmbaskëmbes Dionisin, profesori i drejtësisë në Romë – Dario i cili akuzoi Dionisin për herezi e pedofili, avokati grek Samaras, i cili bëri kërdi mbi shqiptarët myslimanë në dy fshatra.

Përmbajtja, vlera artistike, gjuha, stili rrëfimor, metafora, dialogu, risitë kuptimore figurative, reflekset dhe ndjenjat patriotike, mendimet e përmbledhura me fjali të shkurtëra e të qarta, janë ato që lexuesin e mbajnë “të lidhur” për romanin e Kondit. Në romanin “Dionisi i Paramithisë”, në kontekst të fjalisë pararendëse, lexuesi mund të gjejë “fjali” të përbëra vetëm prej një emri, një folje, apo një ndajfolje, si për shembull: Duhej (fq.24); Përkundrazi (29); Jo (39; Arritëm (46); Flinin (46); Priste (60); Përkundrazi (65); Rrezëllinte (65); E dinte (87); Takie (108): Heshti (110); Thjeshtë (111); Jo (126); Dakort? (163). Kondi ka një sens të posaçëm të përdorimit të figurave në fjali, të cilin e përdorë edhe në këtë roman, si ato: “Shenjëtërve nëpër mure ju bënë vetullat një” (fq.16); “Portretet e të shenjtëve nëpër mure u bënë seriozë” (31); “Madje

Page 25: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

25

vetë mimika e shenjëtorëve pësoi tërheqje” (31); “Në horizont Vezufi tymoste rëndë, si një babagjysh mjekërbardhë” (55); “Me zërin e hollë e të mprehtë porsi teh jatagani” (147); “Tymoste pa prerë; mirë që nuk i mori zjarr çibuku prej ahu” (162); “Patën futur pyka të thella mes shqiptarëve” (196), etj.

Me romanet historike, të trajtuara në mënyrë letrare-artistike e përshkruar në mënyrë të hollësishme, Arben Kondi si shkrimtar i arrirë në lartësitë e krijimmtarisë, ka dëshmuar se është edhe njohës i mirë i ngjarjeve dhe i vendeve ku janë zhvilluar ato. Por, veprat e Kondit sa janë artistike e të vërteta historike, aq më tepër janë patriotike për kauzën çame e gjithëshqiptare.

(27 qershor 2014)

Page 26: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

26

NJË STUDIM KOMPLEKS PËR EPIRIN E JUGUT – ÇAMËRINË

Çështja çame (e Çamëve dhe e Çamërisë), tash e një shekull e pazgjidhur, është temë e ligjërimit politik, diplomatik, juridik, shkencor, historik, ekonomik, kulturor – kombëtar e ndërkombëtar, që kërkon zgjidhje të drejtë e paqësore. Çamëria ka një histori të veçantë. Për këtë janë shkruar shumë libra, studime, artikuj, nota, memorandume, raporte, informacione, madje edhe romane, poezi e publicistikë tjetër. Kolanës së gjatë të librave, studimeve, artikujve, debateve profesionale e shkencore për Epirin (shqiptar), e veçmas për Çamërinë, këtë plagë tonën kombëtare të pa shëruar, nga fundi i majit të këtij viti iu bashkua edhe një libër-studim i thuktë i një grupi autorësh eminentë, studiues të njohur shqiptarë, me një libër-studim: Epiri i Jugut, Çamëria, botim i Universitetit Evropian të Tiranës (UET), mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Autorë të materialeve të përfshira në këtë libër janë: prof.dr Selman Sheme, Sami Repishti, prof.dr Ferid Duka, prof.dr Romeo Gurakuqi, dr. Ledia Dushku, prof.dr Ksenofon Kristafi, prof.dr Fatmira Rama, dhe Mentor Nazarko. Materialeve të botuara në këtë libër u prinë Parathënia e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili çështjen çame e konsideron “jo si moment politik, por si kazus evropian”, si një e vërtetë historike e dëshmuar me të dhëna, dokumente e dëshmi të pakontestueshme.

Prof.dr Selman Sheme, nga Fakulteti i Histori-Filozofisë të Universitetit të Tiranës, ka bërë një vështrim gjeografik (fq.3-29), në të cilin ka përshkruar hollësisht pozitën gjeografike të Çamërinë, si rajoni më skajor i trojeve të banuara nga shqiptarët, si rajon i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike, gjeopolitike dhe strategjike. Për shkak të pozitës së favorshme që kishte, gjatë historisë Epiri (Çamëria) qysh në kohën e sundimit të Pirros (307-272 p.K.) ishte një nga fuqitë e rëndësishme ushtarako-politike të kohës, ndërsa në Mesjetë u formua Despotati Shqiptar shtet i fuqishëm feudal, nën sundimin e Gjin Bue Shpatës, me qendër Artën. Ndërkaq, në kohën e re, Çamëria u bë bërthama e Pashallëkut të Janinës, nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës. Në vazhdim autori shpjegon prejardhjen e toponimit “Çamëri” dhe “Epir”, sipas autorëve të ndryshëm, por edhe procesin e ndryshimit të toponimeve nga shteti grek pas pushtimit të këtij rajoni shqiptar. Ka shtjelluar të dhëna për veçoritë gjeografike dhe pasuritë natyrore, pejsazhet e bukura, reliefin në formën e një amfiteatri natyror, klimën tipike mesdhetare, ekosistemin, pasuritë ujore. Në pjesën e hartës politike të Çamërisë gjatë historisë, i bënë një vështrim historik e demografik, prej kohës së sundimit të Pirros, deri para pushtimit grek, duke e ilustruar me harta, fotografi e tabela statistikore.

Page 27: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

27

Kryeintelektuali i gjallë shqiptaro-amerikan, Sami Repishti, nga Fordham University, New York (i cili është profesor me një varg diploma universitare e pasuniversitare, dhe ka doktoruar qysh në vitin 1977 për gjuhë e letërsi franceze, por kurrë nuk nënshkruhet me titujt “prof.dr”), në shkrimin e tij në këtë libër (fq.31-90), e trajton historinë moderne të Çamërisë, kryesisht prej vitit 1878 deri në ditët e sotme. Natyrisht se nuk mund t’i shmanget një përshkrimi gjeografik dhe historik të rajonit, të qyteteve, fshatrave, ndarjeve administrative sipas kazave, numrit të popullsisë. Historinë e re të Çamërisë profesor Repishti e ndanë në tri faza: faza e parë fillon nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (dhe Kongresi i Berlinit) 1878 e deri në pavarësinë e shtetit shqiptar më 28 nëntor 1912; faza e dytë, prej vitit 1912 deri me sulmin e Italisë kundër Greqisë 28 tetor 1940; dhe faza e tretë, nga tetori 1940, deri me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore 1945. Në zgjidhjen e krizës turko-greke, në diplomacinë evropiane kishte mendime të ndryshme lidhur me tokat shqiptare që duhej t’i jepeshin Greqisë. Në ato “pazare” gjithsesi duhej përjashtuar Çamëria duke përfshirë edhe Prevezën. Bile, kancelari gjerman, Bizmarku, kishte deklaruar se: “…e ardhmja e Greqisë do të ishte e kërcënuar po të përfshinte një pjesë të kësaj race luftarake të panënshtruar të shqiptarëve, që ajo as do t’i nënshtronte as do t’i asimilonte” (fq.39). Por, duke shfrytëzuar dobësimin e Perandorisë Osmane, Greqia pandërprerë pushtonte tokat shqiptare, duke bërë fakt të kryer, të cilin konferencat e ambasadorëve në Berlin, dhe ajo në Londër, ia njohën Greqisë. Kështu, kur Shqipëria u bë e pavarur (1912), dy të tretat e territoreve kombëtare dhe gjysma e popullsisë shqiptare mbetën nën pushtimin e shteteve fqinje. Pastafaj fillon kalvari i vuajtjeve të shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit amë, fillojnë represaljet, ndjekjet, vrasjet, gjykimet, dëbimet, pastrimi etnik, shkëmbimi i shqiptarëve myslimanë me ortodoksët grekë midis Turqisë e Greqisë, në bazë të marrëveshjes së janarit 1923. Mbetën pa sukses, jo vetëm të gjitha përpjekjet e Qeverisë dhe diplomacisë shqiptare, por edhe të Lidhjes së Kombeve, në mbrojtjen e popullsisë çame. Qeveria greke me ligje, akte nënligjore e vendime të ndryshme, e aq më tepër me akte terrori e përkeqësoi dhe bëri të padurueshme pozitën e shqiptarëve në Greqi, deri sa i detyroi të gjithë myslimanët të lëshojnë atdheun dhe pasuritë e tyre, ndërsa shqiptarët ortodoks të asimilohen e helenizohen me ndihmën e kishës greke. Autori shpjegon në hollësi dhe në mënyrë të argumentuar shkaqet e sulmit italian kundër Greqisë nga toka e Shqipërisë, pasojat e atij sulmi dhe Ligjin e luftës, të cilin Greqia akoma e mbanë në fuqi sa herë i nevojitet në marrëdhëniet kundër Shqipërisë (ndërsa e ka hequr kundër Italisë!), pasojat katasfrofale të atij Ligji në raport me refugjatët çamë të ikur në Shqipëri, të cilëve iu mohohet jo vetëm e drejta e kthimit në pronat e tyre, por edhe e drejta e kompensimit të atyre pronave. Profesor Repishti vënë në pah edhe gabimet që ka bërë regjimi komunist i Shqipërisë lidhur me refugjatët çamë, të cilët i largoi nga zonat kufitare me Greqinë, e më vonë (1953) iu dha shtetësinë shqiptare, në vend se t’i vendoste nëpër kampe pranë kufirit, që t’i sheh bota e të ndërmerr masa për kthimin e tyre. Autori shpreson se prania e Greqisë në Bashkimin Evropian dhe demokratizimi i mëtejshëm i Shqipërisë,

Page 28: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

28

premtojnë ditë më të mira për zgjidhjen paqësore të problemit të pakicës çame në Greqi dhe atyre të ikur jashtë.

Prof.dr Ferid Duka, nga Universiteti Evropian i Tiranës, bënë një analizë të hollësishme e të argumentuar të pozitës shoqërore dhe ekonomike dhe popullsinë e Çamërisë, në gjysmën e dytë të shekullit XVI, me të dhëna mbështetur në defteret osmane të vitit 1583, për kazatë e Ajdonatit dhe Mazrakut (fq.91-110).

Prof.dr Romeo Gurakuqi, nga UET – Instituti i Hsitorisë Bashkëkohore, në studimin e tij shpjegon në mënyrë të argumentuar historinë e ndarjes së Shqipërisë së Jugut, ose Epirit, në periudhën 1878 – 1914, sipas apetiteve greke të caktuara në projektin e kahershëm të “Idesë së Madhe” (Megali Idea), që përfshinte tërë Epirin nga Saranda deri në Gjirin e Artës, por edhe më thellë në Shqipëri, deri te lumi Shkumbin. Në vazhdim, autori shpjegon pushtimet greke të tokave shqiptare dhe veprimin e padrejtë të Konferencës së Ambasadorëve në Londër lidhur me caktimin e kufirit jugor të shtetit shqiptar, marrëveshjen e fshehtë midis Austrohungarisë dhe Italisë (8 maj 1913) për ta pushtuar dhe ndarë midis tyre Shqipërinë. Sipas autorit, pas vendimit mbi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, një nga vendimet më të rëndësishme të Konferencës së Ambasadorëve në Londër ishte ai për kufirin jugor të Shqipërisë (11 gusht 1913). Derisa fuqitë e mëdha bisedonin për caktimin e kufijve, Greqia kishte okupuar tërë Epirin, që ishte taktikë e shtetit grek për të krijuar faktin e kryer para se Komisioni ndërkombëtar të vinte për të caktuar kufijtë, i cili e përfundoi punën më 18 dhjetor 1913, në Firencë, duke e ndarë Epirin në dy pjesë, duke lënë Çamërinë tërësisht jashtë territorit të shtetit shqiptar. Copëtimi i trojeve jugore të Shqipërisë ishte një proces i ndikuar prej shumë faktorëve kompleks e të ndërlikuar ndërkombëtar, por edhe prej mentalitetit prootoman dhe kundërshtive brendashqiptare (111-170).

Dr Ledia Dushku, nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë, shkruan për administrimin grek të territoreve të Shqipërisë së Poshtme (1912-1913). Në viset e pushtuara, tërë Çamërinë, me Gjirokastrën e Korçën, Greqia shpalli veprimin e ligjit ushtarak instaloi administratën e vet që përfaqësonte indoktrinimin e“identitetin helen”, nëpërmjet administratës shtetërore, programit arsimor, propagandës kulturore dhe kishës agresive ortodokse. Përdorimi i gjuhës shqipe dhe hapja e shkollave shqipe ishin të ndaluara. Shqiptarët frikësoheshin, torturoheshin, burgoseshin e likuidoheshin. Burgu në Kështjellën e Janinës ishte mbushur me shqiptarë, ndërsa në mars të vitit 1913, së paku 72 burra të parisë çame u vranë dhe masakruan rrugës për në Paramithi (fq.171-186).

Prof.dr Ksenofon Kristafi, nga UET, shkruan gjerë e gjatë për marrëdhëniet shqiptaro-greke në sfondin e Traktatit të Miqësisë dhe hijeve të Ligjit të Luftës (fq.187-259). Në këtë pjesë, autori shpjegon historikun e Ligjit të Luftës, të cilin Greqia e shpalli më 10

Page 29: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

29

nëntor 1940, fill pas sulmit ushtarak që Italia ndërmori nga territori i Shqipërisë kundër Greqisë më 28 tetor 1940. Këtu autori me argumente shpjegon absurditetet e Ligjit të luftës, me qenë se Shqipëria asokohe ishte e okupuar nga Italia dhe nuk e kishte subjektivitetin real ndërkombëtar për të qenë palë në luftë. Kur Gjermania e pushtoi Greqinë (1941), qeveria kuislinge e abrogoi Ligjin e luftës, por qeveria greke në vitin 1944 përsëri e ktheu në fuqi atë ligj. Është absurd i llojit të vet, që Ligji i luftës është në fuqi edhe pasi në Tiranë (më 26 mars 1996) është nënshkruar Traktati i miqësisë, bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe sigurisë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Greqia vringëllon me atë ligj, sa herë i nevojitet për te realizuar ndonjë pretendim (“Vorio Epiri”, ujërat territoriale), a interes tjetër, apo nëse qeveria shqiptare shfaqë ndonjë kërkesë për trajtimin dhe zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Greqi apo pasurisë së çamëve të dëbuar. Në vazhdim autori e shtjellon hollësisht këtë temë, duke përmendë shembuj konkret të absurditetit të mbajtjes në fuqi të atij ligji.

Prof.dr Fatmira Rama, nga Universiteti i Tiranë, shkruan për: pozitën e çamëve në vitet 1912-1920; lëvizjen për bashkimin e Çamërisë me shtetin amë pas Luftës së Parë Botërore; situatën në Çamëri pas luftës greko-turke (1922); shpërnguljet dhe shpronësimin e popullsisë çame në periudhën 1923-1926; përpjekjet për liritë dhe të drejtat e popullsisë çame dhe rikthimin e pasurive (1926-1940); shoqëritë çame në diasporë, etj. ( fq.260-308).

Mentor Nazarko, njëri nga njohësit më të mirë të çështjes së pronave të çamëve, shkruan për peshën e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri në procesin evropianizues të Greqisë dhe Shqipërisë. Krahas fakteve historiko-gjeografike mbi Çamërinë, autori shtron kuadrin e problemit të pasurisë së çamëve nga aspekti juridik, dhe jo vetëm të çamëve, por edhe të shqiptarëve tjerë në Maqedoninë e Epirit, të cilët kanë pësuar të njëjtat pasoja, duke përmendur ligjet greke mbi pasuritë shqiptare: legjislacionin penal, atë në favor të të varfërve, ligjin për refugjatët politikë, ligjin e luftës dhe trajtimin e çamëve e të pasurisë së tyre sipas atyre ligjeve. Autori nuk beson në zgjidhjen e drejtë në rrugë ligjore, përmes procedurave të komplikuara gjyqësore, qoftë në sistemin e drejtësisë së Greqisë, apo atë ndërkombëtar. Të vetmën zgjidhje të problemit e sheh në rrugë diplomatike midis dy qeverive, duke u mbështetur në Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve. Lufta për rikthimin ose kompensimin e pasurive shqiptare në Greqi, pas zgjidhjes së statusit të Kosovës, pritet të jetë beteja e fundit e rëndësishme e shqiptarëve në përpjekje për të stabilizuar dhe përmirësuar statusin e tyre si komb, të cenuar rënd gjatë shekullit 20, përfundon Nazarko (fq. 309-338). Edhe profesor Sami Repishti, në Pasthënien e librit në fjalë (fq.341-346, shkruar në dialektin gegërisht), vlerëson se problemi çamerian kërkon njohje të mirë dhe mirëkuptim.

* * *

Page 30: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

30

Libri “Epiri i Jugut, Çamëria”, është ndër studimet më komplete të botuara deri më tash për trajtimin shkencor, për njohjen e plotë dhe vërtetën e historisë së Epirit, në kuadër të cilit Çamëria ka një histori dhe fat të veçantë. Duke marrë parasysh nivelin shkencor dhe intelektual të autorëve, libri është “i ngarkuar” me referenca nga burime e dokumentesh të pakontestueshme zyrtare, historike, diplomatike e të shtypit të kohës, shqiptare e të hueja (angleze, amerikane, italiane, austrohungareze), mbështetet në kritere e metodologji shkencore, dhe nuk është i ngarkuar me politizime e romantizëm nacionalist, përkundër faktit se bënë fjalë për probleme që ka krijuar nacional-shovinizmi grek, e që shoqëria, politika zyrtare dhe kisha greke as sot e kësaj dite nuk është shkëputur nga paragjykimet e tilla klero-nacionaliste e fashiste kundrejt shqiptarëve dhe problemit të çamëve e të Çamërisë. Është ky një studim i avancuar, me argumente dhe i trajtuar nga këndvështrime të ndryshme. Me qenë se punimet janë shkruar në mënyrë të pavarur nga autorë të ndryshëm por që kanë të bëjnë me të njëjtin problem, në trajtesat e tyre ka përsëritje të materies, si për historinë, popullsinë, krimet, pasuritë etj. Por, këto përsëritje nuk ia zvogëlojnë rëndësinë librit, veçsa e përforcojnë qëndrueshmërinë e argumenteve konsistente të shtruara në libër.

Për ne shqiptarët e Kosovës, çështja çame është veçanërisht e ndjeshme, jo vetëm për shkak të përkatësisë së një trungu kombëtar, por edhe për shkak të historisë së njëjtë, e që fatmirësisht çështja e Kosovës u zgjidh me pavarësi, pas një lufte të përgjakshme e me pasoja të mëdha, por e përkrahur dhe ndihmuar nga të gjitha shtetet demokratike të botës.

(12 gusht 2014)

Page 31: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

31

ÇËSHTJA ÇAME - MISION I (PA)MUNDUR

(Gëzim Zilja: “ÇËSHTJA ÇAME – mision i (pa)mundur, 1990-2014)

“Ti pse klanë moj Çamëri? Ç’të mos kjaj moj Shqipëri,

Gjithë huduti i Çamërisë I mbeti resto Greqisë!”

(Filat, 1944) Botimeve publicistike për çështjen çame, para ca kohe iu shtua edhe libri i autorit Gëzim Zilja: “Çështja çame – mision i (pa)mundur”, 1990-2014, botim i “Mirgeeralb”, Tiranë 2014, fq.190. Pas pjesës hyrëse “Histori e shkurtër e popullsisë çame” (fq.5-22), pjesa më e madhe e librit (fq.23-153) është përmbajtja e nja 30 artikujve të autorit, të botuara e të pabotuara në harkun kohor janar 2010 – mars 2014 (nuk jepen referenca se cili artikull në cilën gazetë është botuar?). Pas kësaj, në faqet 154-162, jepen disa fragmente nga libra të autorëve huaj për problemin çam, si Edit Durham, James Petiffer, Miranda Vickers, Edwin Jacques, Joseph Swire. Në fq.163-180 është teksti i 14 këngëve historike (në të folmën çame) për historinë e Çamërisë, ndërsa nga fq.181-189 janë 16 fotose (kolor) të vendeve të ndryshme të Çamërisë. Duke iu referuar një shkrimi të prof.dr Selman Sheme, të botuar në gazetën “Telegraf” 19.05.2014, (i njëjti shkrim është edhe në librin-studimin : “Epiri i Jugut,Çamëria”), autori jep shënime për vendet, ndarjen administrative, numrin e popullsinë dhe hapësirën e Çamërisë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë; pushtimin grek dhe masakrat mbi atë popullsi, derisa pas Luftës së Dytë Botërore të gjithë myslimanët u detyruan ta lëshojnë vendin e vet, ndërsa ortodoksët u asimiluan në helenë! Kryekrimineli Napoleon Zerva, i shkruante një miku të vet: “...e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga atdheu ynë të çamëve myslimanë... dhe ua bëmë të mundur malsorëve (grekë) të zbresin në fusha”. Në këtë libër është botuar Memorandumi i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë (1947), dërguar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të OKB lidhur me trajtimin dhe masakrat e bëra mbi minoritetin shqiptar çam në Greqi. Në Memorandum jepen shënime konkrete , me data dhe emra të mizorive e masakrave të kryera nga forcat zerviste në bashkëpunim dhe në marrëveshje me ushtrinë gjermane. Për zgjidhjen e problemit çam, nënshkruesit e Memorandumit (Taho Sejko, Kasëm Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti), i shtrojnë këto kërkesa Komitetit Hetimor të Këshillit të OKB-së: 1) marrjen e masave imediate për pengimin e vendosjes së

Page 32: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

32

elementëve të huaj në vatrat tona; 2) riatdhesimin e të gjithë çamëve; 3) kthimin e pasurisë, shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të luajtshme dhe të paluejtëshme; 4) ndihmën për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë; 5) sigurimin dhe garancitë që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare, si sigurimi i të drejtave civile, politike, kulturore dhe sigurimi personal; 6) gjykimin dhe dënimin e të gjithë përgjegjësve të krimeve të kryera. Këto kërkesa ishin sa të plota për sanimin e gjendjes së refugjatëve çamë, aq të arsyeshme nga pikëpamja e të drejtave elementare, të cilave as sot nuk ka çfarë t’iu shtohet as t’iu heqet. Për shkrimet e veta që ka bërë autori, të botuara në gazeta apo të pabotuara, dhe për librin e tij, thotë se kishte për qëllim të rritë ndjeshmërinë ndaj problemit, dhe të bëjë një përmbledhje të përpjekjeve të përfaqësuesve çam nga Shoqata “Çamëria” dhe nga partitë politike të komunitetit çam: PDI, PDU,PDIU dhe AP. Në shkrimet e tij autori analizon punën dhe veprimet e partive politike të komunitetit çam në Shqipëri, dhe nxjerr përfundime se ato nuk po e luajnë rolin sa i përket sensibilizimit të çështjes çame, as në planin kombëtar, as në atë ndërkombëtar. Në këtë kontekst, autori thotë: “Unë dëshiroj të jem i gabuar në arsyetimet dhe analizat e mija, por faktet mjerisht më çojnë gjithmonë tek i njëjti përfundim, se me çështjen çame po abuzohet”. Partitë çame hynë në aleancë e në qeverisje me PS dhe me PD, të cilat në programet e tyre elektorale nuk e kanë problemin çam, prandaj partitë çame angazhohen për të zënë pozita në pushtet e për të punësuar njerëzit e vet. Aq më keq, këto parti janë të përçara midis tyre dhe kanë shkaktuar përçarje në komunitetin çam. Pesë deputetë të këtyre partive, nuk arritën që në Parlamentin shqiptar të miratohet një rezolutë për problemin çam. Nuk është vu kurrfarë kontakti me popullsinë ortodokse që jeton në Çamëri, për ta ringjallur ndjenjën kombëtare në mesin e tyre. Derisa zyrtarë të lartë dhe spiunë të Greqisë zhvillojnë propagandë, bëjnë provokacione e shkaktojnë incidente brenda territorit shqiptar, çamëve nuk iu lejohet as vizita e pronave ose varrezave që kanë lënë në Çamëri! Nuk është bërë ndonjë veprim i organizuar në institucionet ndërkombëtare për të kërkuar realizimin e të drejtave pronësore çame. Ka pasur parulla, slogane, premtime, lavdërime e sajesa nga liderët e partive për aktivitete për çështjen çame, si ajo e një rezolute të (pa)miratuar në Parlamentin shqiptar (më 8 prill 2004); pastaj dorëzimin e një dosje në disa adresa jashtë vendit (DPA, KE, BE); angazhimi i një zyreje avokatësh anglez për ngritjen e padisë në Gjykatën e Strasburgut për kthimin e pronave, etj, etj, por prej të gjitha këtyre doli një zero me xhufkë,- thotë autori Zilja. Ai shtron pyetjen, përse nuk organizohet një konferencë ndërkombëtare për çështjen çame, në të cilën do të ftoheshin personalitete të shquara njohës të këtij problemi, për të debatuar e trajtuar problemin çam, në mesin e të cilëve ka madje edhe grekë e serbë? Një debat i tillë do ta favorizonte kauzën çame. Të botohen e shpërndahen libra e broshura në gjuhë të hueja për çështjen çame. Në vazhdim jepen disa fragmente të shkurtëra nga publikacionet e autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar për tmerret që kanë përjetuar çamët prej vitit 1912, e deri më 1945.

Page 33: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

33

Mis Edit Durham (në “Rruga e Ballkanit”) ndër të tjera shkruante: “Më 13 korrik 1913 shkova në Vlorë për të parë me sytë e mi numrin e refugjatëve dhe gjendjen e tyre. Këtu nuk më lejon vendi për t’u zgjatur në përshkrimin e tmerreve e mizorive që më panë sytë atyre pak javëve atje” (fq.154). Ndërkaq, Xhejms Petiffer e Miranda Vickers, në librin “Çështja shqiptare – Reformimi i Ballkanit”, ndër të tjera shkruanin: “Problemi i tanishëm çam është në thelb një krijesë e britanikëve dhe ekstremistëve të djathtë grekë në Luftën e Dytë Botërore, kur më 1943 Kristofor Udhauz, këshilltar ushtarak anglez për rezistencën greke kundër Boshtit, nxiti udhëheqësin paraushtarak monarkist Napoleon Zerva, për të hequr qafe popullatën çame... . Dokumente sekrete të Ministrisë së Jashtme Britanike të botuara tani vonë, tregojnë për paragjykime raciste dhe shoviniste ndër qarqet e zyrtarëve britanikë kundër shqiptarëve myslimanë..., kurse imperializmi tradicional anglez që mbështeste planet ekspansioniste greke luajti gjithashtu një rol në atë çfarë ndodhi...” (fq.156). Edwin Jacques, i cili kishte jetuar tetë vjet me familjen e tij në Korçë deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, në librin e tij “The Albanians; An ethnic History from Pre-Historic Times to dhe Pressent” (Shqiptarët, histori etnike nga epoka parahistorike deri në kohën e tashme, bot.1995), shkruan se “Vendimi më i vështirë i Konferencës së Ambasadorëve ishte përcaktimi i kufijve të shtetit të ri shqiptar..., dhe se Lordi Edmond Ficmoris, si përfaqësues i Britanisë, ishte i bindur se shqiptarëve u është bërë një padrejtësi e madhe, prandaj me përkrahjen e fuqishme të Lordit Goshen, që ishte ambasador britanik në Konstandinopojë, ai propozoi kufijt dhe formimin e një province e cila do të përfshinte të gjitha krahinat ku mbizotëronte karakteri etnik shqiptar i popullsisë, të katër vilajeteve: Shkodrës, Janinës, Kosovës e Manastirit. Po të kishte funksionuar drejtësia, do të ishin njohur këta kufij të natyrshëm, duke shmangur një masë të madhe gjakderdhjen..., por më 11 gusht 1913 u arrit një zgjidhje kompromisi; Greqisë i dhanë një pjesë të madhe të Shqipërisë Jugore, ku përfshihej krahina e Çamërisë e populluar kryesisht nga myslimanë shqiptarë, si dhe vetë Janina, kryeqyteti tradicional i Shqipërisë së Jugut” (fq.374-375 e librit të Edwin Zhakut). Një historian tjetër i njohur anglez, Joseph Swire, në librin e tij: “Albania, the Rise of a Kingdom” (Shqipëria, ngritja e një mbretërie), botim i vitit 1929 (përkthimi në shqip më 2005), shkruante: “Gjatë diskutimeve për kufirin greko-shqiptar, Franca mbështeti Greqinë, e cila përdori çdo dredhi të përfytyrueshme për të provuar se “Epiri i Veriut” ishte grek nga feja, nga ndjenjat dhe nga kombësia, kurse Italia ishte në krye të trysnisë për kërkesat shqiptare. Përveç paaftësisë të fuqive të mëdha për të rënë dakord, çështja ndërlikohej nga lidhja e elementit të krishterë me kishën ortodokse “greke”, nga ekzistenca e shkollave greke, nga padituria e thellë e Evropës në lidhje me racën shqiptare dhe nga lidhja e saj sentimentale me Greqinë...” (fq.141-148 e librit të J.S.). Libri “Çështja çame...” i Gëzim Ziljes përmban edhe 14 këngë të shkurtra, origjinale në të folmën çame, për qëndresën heroike të çamëve në luftërat kundër pushtuesit otoman dhe forcave klerofashiste greke, në vitet 1897, 1912-1913, shpërnguljen e madhe me

Page 34: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

34

këmbimin e popullsisë në vitin 1923, luftën italo-greke (1940), dhe personalitetet e shquara politike e luftarake të çamëve (fq.164-180), si dhe një album me foto-panorama të disa vendeve të Çamërisë.

* * * Ndonëse për lexuesit libri mund të jetë monoton, për shkak të përsëritjes së përmbajtjes së shkrimeve, prej shkrimit të parë e deri te ai i fundit, megjithatë është një kontribut i autorit Gëzim Zilja, që tregon se është i preokupuar me çështjen çame, dhe me sugjerimet e tij për një organizim më të mirë dhe punë më frytdhënëse në misionin e partive, të shoqatave e të deputetëve të komunitetit çam në sensibilizimin e çështjes, si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar, dhe për shfrytëzimin e të gjitha mundësive që çështja çame të merr zgjidhje të drejtë. Me shkrimet e botuara dhe impenjimin në çështjen çame, autori dëshmon se është një atdhetar, jo çam me origjinë, por me ndjenja të larta për çështjen çame, sikurse do të duhej të ishin të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Me Memorandumin e Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri, dërguar Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1947), me fragmentet nga shkrimet e historianëve dhe gazetarëve të huaj, me këngët origjinale çame dhe me fotoset nga qytetet e vendbanimet çame, libri merr edhe karakter dokumentar. Në kopertinën e fundit, autori shkruan: “Unë dëshiroj të jem shumë i gabuar në arsyetimet dhe analizat e mia. Por faktet, mjerisht, më çojnë gjithmonë tek i njëjti përfundim: me “Çështjen çame po abuzohet. Nga natyra nuk jam pesimist. Por di të them me siguri, se trupat e gjyshërve dhe etërve të dëbuar nga Çamëria e të varrosur në Shqipëri, nuk gjejnë prehje. Atyre u rëndojnë mbi kocka pllakat e varrit, ndërsa shpirtrat me kohë kanë marrë arratinë dhe endën ditë e natë si ca zogj të vetmuar pa fole, gërxheve, pllajave, fushave e limaneve të Çamërisë së dashur, ku u lindën dhe u larguan me kokën pas”. (17 shtator 2014)

Page 35: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

35

NJË LIBËR (STUDIM) QË NA RIKUJTON HISTORINË E GJENOCIDIT MBI SHQIPTARËT

(Elena Kocaçi-Levanti: “PLANET PËR ZHDUKJEN E SHQIPTARËVE”, “EMAL”,, fq.230)

Nuk ka komb në Evropë apo në botë që të ketë vuajtur kaq shumë nga fqinjët e tij sa shqiptarët, thotë autorja në hyrjen e librit. Ajo thotë se ky studim ka për qëllim të tregojë planet, format dhe mënyrat se si u zhdukën shqiptarët nga pjesa më e madhe e trojeve të tyre në Ballkan gjatë shekujve XIX-XX, dhe se si në tokat e tyre u krijuan Serbia, Greqia dhe Mali Zi. Popujt barbarë të ardhur në Evropë nga stepat e Azisë (sllavët), vranë, dëbuan, masakruan, asimiluan, vodhën e shkatërruan gjithçka nga fqinjët e tyre (shqiptarët) në mes të Evropës në kohën moderne. Ndaj shqiptarëve bënë gjenocid, deri në holokaust, madje me plane e programe politike, kishtare e shtetërore për zhdukjen tonë, të cilat janë unike në botën moderne. Në vazhdim, autorja shtjellon faktorët historikë që ndikuan në përpjekjet për zhdukjen e shqiptarëve, ndër të cilët, përveç politikës shtetërore të fqinjëve tanë, një rol të veçantë ka pasur kisha ortodokse, por edhe vetë fuqitë e mëdha të Evropës, të cilat lejuan gjenocidin dhe ndihmuan formimin dhe zgjerimin e shteteve-komb (të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi) në trojet shqiptare, dhe shpërnguljen ose asimilimin e shqiptarëve në dy shekujt e fundit. Territoret e Greqisë së sotme banoheshin nga shqiptarët, arvanitasit, dhe ata vendin e tyre e quanin Arbëri, e jo Greqi. Këtë tezë autorja e ilustron me burime të shumta të autorëve të ndryshëm, si Paulo Petta e Cippico, të cilët thonë se shumica e oficerëve dhe ushtarëve (“stratiotëve) të Vendedikut, i cili sundonte në atë kohë, vinin nga shqiptarët e Moresë, të cilët quheshin grekë për shkak të përkatësisë fetare (ortodokse). Luis Boenlew , në librin “Greqia para grekëve”, thotë se edhe “në kohën tonë shohim se si shqiptarët, të cilët pasi u përhapën në të gjitha rajonet e Greqisë moderne,... po harrojnë edhe gjuhën e nënës dhe po bëhen grekë”. Nikolas Hamondi, ndonëse ishte një filohelenist i zjarrtë, thotë se “në shekullin 14 e 15, pjesa më e madhe e Peloponezit ishte shqipfolës, por ata e quajnë vetën grekë, pavarësisht se janë shqiptarë dhe flasin shqip”. Pukvili thotë se “fshatrat e Atikës janë shqiptare, se në atë kohë vet Athina ka pasur 4000 shqiptarë, 3000 grekë dhe 3000 banorë nga etni të tjera, nga të cilët edhe shqiptarë myslimanë”, dhe kështu jep shifra edhe për vendet e tjera të dominuara nga banorët shqiptarë. Autorja përmend emrat dhe veprat e shumë autorëve të huaj, të cilët vërtetojnë përbërjen etnike me prejardhje shqiptare të popullsisë së Greqisë së sotme, paraardhësit e të cilëve luajtën rolin kryesor udhëheqës dhe të luftës për

Page 36: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

36

pavarësinë e Greqisë. Cevasi (në “Historia e Tebës”, vëll.II), thotë: “Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe, deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe dhe shumë pak vet dinin të flisnin greqisht”, ndërsa V.Rafailidhi (“Etnos”), shkruante: “Revolucioni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve”. Francezi Viktor Bernard (në “La Turkie et l’Helenisme contemporain”), shkruante: “Ndonjëherë kombi shqiptar është ngritur dhe është personifikuar me një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qenë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skënderbeu apo Pirroja, ka çuar peshë një botë të tërë dhe ka gdhendur mbi popujt që ka drejtuar shenjat e gjenialitetit të saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbrapshtë, vepra e tyre në Egjipt, ku qenë mbretër, apo në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së hershme...”. Edhe Misha Gleni thotë se shteti grek ishte produkt i fuqive të mëdha. Perëndimi e bëri Greqinë gjoja për ta ringjallur Heladën e vjetër, ndërkaq që helenizmi nuk është identitet etnik a kombëtar, por është ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë në grekë. Prandaj shteti grek sot nuk njeh asnjë etni a pakicë kombëtare! Nga të gjitha burimet që analizon autorja, konkludon se territori që sot quhet Greqi, historikisht është populluar nga shqiptarët, me origjinë pellazgo-ilire (Jonët, Dorët, Eolët). Poashtu, Serbia dhe Mali i Zi u krijuan si shtete me ndihmën e Rusisë e të fuqive tjera të Evropës, vazhdimisht u zgjeruan mbi territoret dhe popullsinë shqiptare, duke vrarë, shpërngulur me dhunë ose asimiluar shqiptarët. Pjesa qendrore dhe jugore e Serbisë së sotme ishte e banuar pothuajse krejtësisht ose me shumicë shqiptare, të cilët u vranë, masakruan dhe u shpërngulën pas vitit 1876. Pretendimet nacionaliste serbe për pushtimin e tokave shqiptare, mbështeteshin në gënjeshtra historike dhe në lakminë për të zgjeruar shtetin me resurse ekonomike dhe krijuar Serbinë e Madhe, sikurse edhe “Megali Idea” greke për Greqinë e Madhe, deri në Konstantinopojë! Të gjitha shtetet fqinje u ngritën dhe u rriten mbi territoret dhe popullsinë shqiptare, dhe kishin pretendime për ta ringjallur Perandorinë bizantine, ndonëse ajo nuk ishte as serbe, as greke por e të gjithë popujve të këtyre viseve, ndër të cilët asokohe më së shumti ishin shqiptarë. Nga lufta me Turqinë, Serbia, Greqia dhe Mali Zi pushtuan tokat dhe dëbuan popullsinë shqiptare, duke bërë krime, masakra e gjenocid të paraparë. Po të lexosh librin e Joseph Swire (“Shqipëria – ngritja e një mbretërie”), ose atë të Leo Feundlich (“Golgota e Shqipnisë”) në të cilën mbështetet edhe studimi i Elena Kocaqit, shihet se çfarë masakra të tmerrshme kanë bërë fqinjët tanë mbi popullsinë shqiptare në dy shekujt e fundit. Por, realiteti i vuajtjeve dhe monstruoziteti i krimeve ka qenë shumë më i vrazhdë e më i tmerrshëm se që mund të përshkruhet në libra, në gazeta ose në raportet e luftës të Dimitrije Tucoviqit e Kosta Novakoviqit në vitet 1913-1914. Autorja Kocaqi në librin e saj, duke dhënë shifra për të vrarët e të shpërngulurit me dhunë e terror, thotë se fqinjët tanë kanë bërë holokaust të vërtetë, duke vrarë mbi 500.000, e dëbuar me dhunë 2,5 milionë shqiptarë, që po të llogaritësh me shtimin natyror, sot prej tyre do të ishin

Page 37: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

37

edhe 10 milionë banorë shqiptarë më shumë. Nga ana tjetër, janë asimiluar e bërë grekë 5 deri 7 milionë shqiptarë e sa të tjerë në Turqi. Shqiptarë të asimiluar ka edhe në Serbi, e sidomos në Malin e Zi, ku ma se gjysma e popullsisë kanë prejardhje shqiptare, sikurse që një numër i konsiderueshëm i ortodokësve janë asimiluar edhe në Maqedoni. Prej fillimit të pushtimeve, shtetet fqinje kanë pushtuar e marrë rreth 140.000 km/katrore toke të pasur shqiptare, gjë që ka ndikuar që shqiptarët të mbetën populli më i varfër në Evropë. Vetëm pas vitit 1912, duke pushtuar tokat shqiptare, Serbia u zgjerua dhe u rrit me 82% sipërfaqe dhe 55% popullsi; Greqia me 67% tokë dhe 68% popullsi; dhe Mali Zi me 62% tokë dhe 100% popullsi , thotë Kocaqi në librin e saj (fq.149). Në krejt këtë fatkeqësi të kombit tonë kanë gisht edhe fuqitë e mëdha: Anglia, Franca, Rusia, Gjermania, të cilat kanë përkrahur kërkesat sllavo-greke, dhe po të mos ishte Austria dhe Amerika, sot nuk do të kishte as shtet as popull shqiptar, sepse do të zhdukej ashtu sikur e kanë pasur në planet e tyre morbide shtetet fqinje. Të gjitha pushtimet, krimet dhe shpërnguljet e shqiptarëve janë bërë me plane, programe dhe elaborate politike, shtetërore, shkencore e kishtare, në hartimin e të cilave janë angazhuar akademikë, shkrimtarë, klerikë e diplomatë, si: Ilija Garashanin (1844), Vlladan Gjorgjeviq (1908), Vasa Çubrilloviq (1937, dhe 1944), Ivo Andriq (1939), Stevan Moleviq (1941), ASShA (1986), Kuvendi i Serbisë dhe i Jugosllavisë (1990), Partia Radikale Serbe (e Sheshelit 1991, bashkëpunëtorët më të ngushtë të cilit sot janë në krye të shtetit dhe të qeverisë së Serbisë!). Zbatimi i atyre planeve e programeve famëkeqe është bërë në mënyrë kontinuele dhe me metodat më brutale nga të gjitha strukturat e shtetit, prej 1876 e deri më 1999, kur bota demokratike e prirë nga ShBA-të dolën në mbrojtje kundër zhdukjes së shqiptarëve të Kosovës. Shteti i Serbisë edhe tash haptas shpreh pretendime hegjemoniste dhe ekspansioniste për ripushtimin e Kosovës dhe zhdukjen e shqiptarëve, derisa nuk e njeh pavarësinë dhe me çdo mënyrë përpiqet ta dezorganizojë e pengojë zhvillimin e Kosovës përbrenda dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sikurse edhe Greqia që kurrë nuk ka hequr dorë nga “Megali Idea” dhe pretendimet për “Vorio Epirin”, dhe asimilimin e të gjithë shqiptarëve ortodoks në Greqi e në Shqipëri. Holokausti i nacizmit sllavo-grek mbi shqiptarët është bërë shumë më herët dhe shumë më i egër e më i tmerrshëm se holokausti i nacizmit gjerman mbi hebrenjtë. Sepse hebrenjve nuk u janë marrë territoret, nuk u janë djegur shtëpitë, nuk u janë plaçkitur pasuritë, nuk u janë dhunuar femrat në sy të prindërve, të fëmijëve e të burrave, nuk u janë prerë organet e trupit, nuk janë djegur të gjallë në shtëpitë e tyre e në vende të hapura, sikur kanë bërë sllavët dhe grekët mbi shqiptarët. Autorja Kocaqi nuk harron pa përmendur edhe problemin e shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, duke shtuar se përgjithësisht çështja shqiptare në Ballkan është një problem i hapur dhe i pazgjidhur, që kërkon zgjidhje të drejtë politike, në mënyrë paqësore, dhe se për këtë shqiptarëve u nevojitet të kenë politikanë, udhëheqës e diplomatë të përgatitur e të zotët për të mbrojtur interesat kombëtare dhe sqaruar diplomacisë botërore historinë tonë kombëtare. Shpëtimin e shqiptarëve nga

Page 38: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

38

zhdukja, autorja e sheh në unitetin dhe bashkimin kombëtar, në formë federate a konfederate midis Shqipërisë e Kosovës (Dardanisë), po edhe te pjesës shqiptare të Maqedonisë.

* * * Në raportet midis njerëzve, është thënie: “Ai që nuk sheh asnjë të metë, ose është i çmendur, ose i dashuruar verbërisht”. Në raport me librin-studimin e Elena Kocaqit, duhet thënë se libri nuk është pa të meta, sidomos sa i përket referencës së burimeve për shumë citime të mendimeve e thënieve të personaliteteve të ndryshme. Madje, citimet janë bërë diku me thonjëza, diku me kursiv e diku me germa të trasha (të zeza), shumica pa fusnota për burimin. Aty ku janë dhënë referencat në fusnotë, nuk janë dhënë të plota me të gjitha elementet sipas metodologjisë shkencore. Në një studim që pretendon të jetë shkencor, nuk mund të jepen mendime në bazë të thashethemeve, sikur ajo për prejardhjen shqiptare të Stefan Nemanjës, një princi serb i dinastisë se Nemanjiqve (1113-1199), kinse ishte i derës së Nimanajve (Nimani) të Prizrenit, nga të cilët ishte edhe Xhavit Nimani me vëllezërit dhe të afërmit e tij” (fq.111-112). Edhe vet autorja Kocaqi thotë se “shqiptarët e greqizuar e të sllavizuar kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve” (fq.13-15), duke marrë si shembull Napolon Zervën, Mark Milanin, Venizelosin, Ataturkun, ejt,- prandaj s’i duhej që Stefan Nemanjën ta “sheh” me prejardhje shqiptare, kur për te nuk ka asnjë dokument provues a burim të besueshëm. Elena Kocaqi është një studiuese e re, pedagoge historie dhe drejtësie në disa universitete të Shqipërisë, që ka mbaruar studimet për histori (me medalje të artë), fakultetin e drejtësisë dhe studimet për shkencat politike, dhe ka disa libra të botuara deri më tash. Në librin-studimin, me një titull specifik: “Planet për zhdukjen e shqiptarëve”, autorja jep informacione të dobishme, disa prej të cilave janë të panjohura për lexuesin. Me këtë nxjerr në shesh padrejtësitë historike dhe prapaskenat politike e diplomatike që kanë bërë e zhvilluar shtetet fqinje, por edhe fuqitë e mëdha, në dëm të trojeve e të popullit shqiptar në dy shekujt e fundit. Në shumë vende, libri është edhe emocionues, sikurse është rrëfimi trishtues i një vajze të dhunuar, apo i dëshmitares së krimeve monstruoze e tmerrit që kishte parë e përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë (fq.182-185). Leximi i këtij libri është me interes, ngase tema është e rëndësishme, shqetësuese dhe tregon se rreziku është potencial, nuk ka kaluar krejtësisht; ndoshta tash jo për zhdukje totale, por për ndonjë katastrofë gjithmonë ekziston mundësia, kur e ke dreqin komshi! Sfondi teorik i librit është i gjerë, me paraqitje, përmbajtje, krahasime, vlerësime, libra, artikuj, raporte të autorëve të ndryshëm, të huaj, shtjelluar me metodën historike, krahasuese e fenomenologjike. Ky libër duhet të vejë mendjen e njerëzve në veprim, për t’i dalë zot vendit e kombit. Thuhet: pa histori – nuk ka histori. Historia e shqiptarëve në dy shekujt e fundit është kryesisht regjistrim i fatkeqësive dhe tragjedive, që ka rrudhur hapësirën dhe ka reduktuar numrin e banorëve. Kjo histori është dëgjuar sa e sa

Page 39: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

39

herë në mënyra e me përmbajtje të ndryshme, por kurrë nuk është e tepërt të rilexohet e rikujtohet, e ata që nuk e kanë ditur – ta mësojnë e të përgatitën që të mos iu përsëritet. Profesioni dhe pasioni i autores është premtues se edhe në të ardhmën do të na jep libra edhe më të mira.

(21 tetor 2014)

Page 40: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

40

LOJA E FASHIZMIT ITALIAN ME NDJENJAT

KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE

Donato Martuci: “TOKAT E ÇLIRUARA SHQIPTARE, II – ÇAMËRIA” (Botues: ICEBERG –Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë, 2013,

fq..240; Përkthyese: Anila Omari)

Aspiratat për një shtet të bashkuar shqiptar Shekulli i njëzet ishte fatal për kombin shqiptar, sepse me themelimin e shtetit të vogël shqiptar (1912), nga trungu i tij iu ndanë shumica e trojeve dhe e popullit: Kosova, Çamëria e vise tjera nën pushtimin e Serbisë, Greqisë e Malit Zi. Shqiptarët kurrë nuk u pajtuan me këto pushtime, veçse në kushte e rrethana të ndryshme luftuan në mënyra, me metoda e mjete të ndryshme për çlirimin dhe bashkimin kombëtar. Aspiratat dhe lufta e pandërprerë për çlirimin dhe bashkimin kombëtar nuk dhanë rezultatin e dëshiruar, për shkak se shqiptarët nuk kishin një fuqi botërore për t’i përkrahur e ndihmuar në realizimin e qëllimit. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), e sidomos Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913/14), pastaj Konferencat e Paqes në Paris (1919/20 e 1946) nuk i morën parasysh aspiratat dhe të drejtën tonë kombëtare, pasiqë shumica e trojeve dhe e popullsisë shqiptare edhe më tutje mbetën jashtë kufijve të shtetit të shpallur, të ndarë në disa shtete të Ballkanit, armike të përbetuara të popullit shqiptar. Mbijetesa e shqiptarëve të ndarë në disa shtete, është një histori e dhembshme, përplot krime e gjenocid. Në çdo ndryshim të rrethanave historike ndërkombëtare (Lufta e I dhe II Botërore), shqiptarët u orvatën të arrijnë çlirimin e bashkimin kombëtar, por diplomacia ndërkombëtare i tradhtoi interesat dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve për të jetuar të lirë e të bashkuar në një shtet. Bashkimi i Kosovës dhe Çamërisë nën pushtimin fashist, ishte një iluzion Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (7 prill 1939), dhe bashkimi i Kosovës e Çamërisë me shtetin amë (të pushtuar!), ishte një storie e shkurtër historike e iluzionit për arritjen e qëllimit madhor të bashkimit kombëtar. Në të vërtetë, Shqipëria ishte viktima e parë e fashizmit italian në Evropë, dhe fuqitë e mëdha nuk e lëvizën bishtin për mbrojtjen e Shqipërisë, ndonëse Italia kishte shkelur parimet e Konferencës së Paqes e të Lidhjes së Kombeve. Shqipëria u pushtua pa ndonjë rezistencë të madhe, me përjashtim që Abaz Kupi me xhandarmëri dhe Mujo Ulqinaku me ushtrinë e marinës, i

Page 41: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

41

bllokuan për një kohë dy divizione italiane në Durrës, derisa mbreti Zog iku në Greqi. Forcat patriotike e përparimtare nuk u pajtuan me pushtimin, organizuan demonstrata (në Shkodër, Korçë, e gjetkë), pati protesta, rezistencë pasive, sulme e akte sabotazhi, që dëshmuan se shqiptarët të parët e kundërshtuan fashizmin. Bile, në Tiranë u bë një atentat i pasuksesshëm mbi mbretin Victore Emanuele (maj 1941). Këtë pushtim Italia e trumbetoi si bashkim të Shqipërisë me Italinë, ndërsa në tetor 1940, e sulmoi Greqinë nga territori i Shqipërisë, por ai sulm pësoi humbje. Në ushtrinë italiane kishte edhe shumë shqiptarë (disa të dhëna flasin për 20.000 sish), por sipas një raporti gjerman (dhjetor 1941), shumë ushtarë shqiptarë kaluan në anën e grekëve. Para pushtimit të Greqisë nga Italia, qeveria greke e diktatorit Metaxa i mblodhi 5000 meshkuj çamër, i dërgoi në ishujt e Egjeut, prej të cilëve 350 veta i masakroi, ndërsa 400 tjerë vdiqën nga torturat dhe uria. Dymijë rekrutëve çamër që ndodheshin në ushtrinë greke (1939/40), nuk iu dhanë armë, por i detyruan të punojnë për hapje të rrugëve, sikur të ishin rob lufte! Nga dëshmitë, deklaratat dhe dokumentet e proceduara në procesin e Nynbergut (gusht 1945), shihet se Gjermania nuk parapëlqente as pushtimin e Shqipërisë as të Greqisë, sepse nuk ishte e interesuar të shpërndajë forcat e luftës në Ballkan përderisa këto shtete qëndronin neutrale, dhe derisa ishte orientuar në luftë me Bashkimin Sovjetik. Bile, Qeveria e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, në mars 1941 në Vjenë lidhi traktat/pakt për t’iu bashkuar boshtit fashist: Gjermani-Itali-Japoni, mirëpo në Beograd u bë grushtshtet dhe u prish pakti, prandaj Gjermania përnjëherësh sulmoi dhe pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë, në prill 1941; pasi që edhe Musolini i kishte kërkuar ndihmë Gjermanisë për ta pushtuar Greqinë. Pas pushtimit të Jugosllavisë e Greqisë, në Vjenë u bë ndarja territoriale-administrative midis shteteve pushtuese. Italisë iu dhanë shumica e territoreve të banuara me shqiptarë, të cilat kishin qenë nën pushtimin e Jugosllavisë, Malit Zi e Greqisë; Kosova, Çamëria, e pjesë tjera, u inkorporuan në shtetin e Shqipërisë, që shtrihej në 42.469 km/katrore, por që ishte i pushtuar dhe konsiderohej pjesë e Perandorisë së Italisë, me njëfarë statusi shtetëror të kufizuar e një qeverie kuislinge. Pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943), u formua Komiteti Nacional Shqiptar, kryesuar nga Xhafer Deva, u shpall pavarësia e Shqipërisë “së bashkuar”, u mbajtën zgjedhjet, dhe u formua parlamenti dhe qeveria (kryeministër Rexhep Mitrovica, e ministër i brendshëm Xhafer Deva). Por, pas kapitullimit të Italisë, në Çamëri nuk ndihej më era e çlirimit, ndërsa prej fillimit të vitit 1944, Kosova u bë arenë betejash e luftërash të përgjakshme midis grupeve të ndryshme: forcat kombëtare shqiptare kundër forcave çetnike-serbe, forcave të përziera partizane-jugosllave dhe atyre bullgare.

Page 42: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

42

Studimet (librat) e fashizmit për “Tokat e çliruara shqiptare”: Kosova (I), Çamëria (II) Pasi Italia pushtoi Shqipërinë, pranë Akademisë Mbretërore të Italisë u themelua Qendra e Studimeve për Shqipërinë. Qendra angazhoi studiuesit më të njohur të çështjeve shqiptare, si nga radhët e studiuesve italianë, poashtu edhe studiues shqiptarë, në mesin e të cilëve ishin edhe Ernest Koliqi, Gjergj Fishta, Eqrem Çabej, etj. Në ftesën që u ishte dërguar studiuesve thuhej: “Për të festuar denjësisht fitoren e armëve tona që vendosi kthimin e shqiptarëve të shkëputur nga Atdheu mëmë, Kryesia e Qendrës së studimeve për Shqipërinë ka qëllim të botojë në dy vëllime, kushtuar Çamërisë, përkatësisht Kosovës, punime të studiuesve më autoritativë për problemet albanologjike. Secila nga dy pjesët do të përmbledhë studime historike, letrare, gjuhësore, etnografike, shkencore...”. Pas grumbullimit dhe redaktimit të materialeve, Këshilli i Qendrës (më 21 mars 1942) u njoftua se “përkundër vështirësive në mbledhjen e materialeve, falë aftësisë dhe përkushtimit të studiuesve, të dy vëllimet janë gati, dhe se do të mirëpriten në botën kulturore italiane dhe shqiptare. Vëllimi për Kosovën është gati, ndërsa ai për Çamërinë do të dalë pak kohë pas të parit. Botimet do të mbajnë titullin: “Tokat e çliruara shqiptare” (it. “Le terre albanesi redente”). Kështu, vëllimi për Kosovën u botua në fillim të korrikut 1942, kurse ai për Çamërinë kurrë nuk doli në dritë, për shkaqe politike e të marrëdhënieve midis Italisë e Greqisë dhe Shqipërisë e Greqisë, veçmas pas një bisede që kishte pasur Musolini me kryeministrin grek Colakoglunë, definitisht ishte hequr nga plani i botimit vëllimit për Çamërinë. Ngjarjet që rrodhën pas rënies së fashizmit italian (8 shtator 1943), e bënë të padobishme për propagandën fashiste dhe e groposën për gjithmonë atë vëllim, ndonëse materiali kishte qenë i gatshëm për botim, i radhitur në pllakat e plumbit të shtypshkronjës. Disa punime që nuk implikonin shumë politikën ndërkombëtare u botuan në revista, ndërsa të tjerat nuk e panë dritën kurrë. Donato Martucci e ribëri dhe botoi vëllimin për Çamërinë Donato Martucci është profesor i antropologjisë kulturore në Universitetin e Salentos (Itali). Thotë se pas vitit 1991 ka njohur shumë shqiptarë të shpërngulur në Itali, bile librin ia ka kushtuar një mikut të tij, profesor Halil Myrtës. Falë takimeve me shumë shqiptarë, filloi interesimi i tij për kulturën dhe të kaluarën shqiptare, të cilën e ka trajtuar në tezën e tij të doktoratës mbi “Të drejtën zakonore shqiptare”. Materialet për librin “tokat e çliruara shqiptare, II – Çamëria”, Martucci i ka marrë nga arkivat historike të Akademia dei Lincei – Roma, ku i ka gjetur materialet e pabotuara për Çamërinë, të studiuesve të huaj të gjysmës së parë të shekullit njëzet. Nga ato materiale dhe shumë letra të gjetura, ka ndërtuar librin, ashtu siç ishte menduar të botohej në vitin 1942. Në Parathënien e gjatë (36 faqe), ka shpjeguar tërë ecurinë e përgatitjes së materialeve për të dy vëllimet, rrethanat politike dhe shkaqet përse nuk u botua vëllimi për Çamërinë, duke dhënë edhe emrat e studiuesve të angazhuar, dhe

Page 43: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

43

shumë çështje tjera lidhur me ato vëllime. Disa punime të përgatitura për vëllimin për Çamërinë, të cilat nuk kishin konotacion politik, janë botuar në revista të asaj kohe, ashtu që Martucci i ka marrë prej revistave, ndërsa ato që nuk ishin botuar, i ka marrë nga bocat e korrigjuara e të ruajtura në arkiva. Libri përmban gjashtë punime autoriale të studiuesve italianë, të përgatitura për vëllimin Çamëria, të renditura në kapituj të veçantë: 1) “Vijimësia dhe ruajtja e gjuhës shqipe në Epir dhe zhvillimi i letërsisë në Çamëri” (Gaetano Petrota); 2) “Ilirët në Epir” (Domenico Mustilli); 3) “Mite, kulte dhe legjenda me prejardhje ilirojugore në Itali” (Francesko Ribezzo); 4) “Zotimet mesjetare italiane në Çamëri” (Genaro Maria Monti); 5) Arti në krahinën e Çamërisë” (Sergio Bettini); 6) “Për njohjen dhe shfrytëzimin e florës së ngjyrosur shqiptare” (Antonio Baltaci). Libri përmban edhe tetëmbëdhjetë fotografi të objekteve dhe vendeve të ndryshme, por ato janë të dobëta, të nxjerra nga fotokopjet. Përmban edhe një skemë për një hartë të zonave periferike të Shqipërisë. Për të analizuar e vlerësuar përmbajtjen e punimeve të studiuesve për vëllimin e Çamërisë, do të duhej shkruar një libër të tërë me kritikë shkencore, letrare e politike në raport me kohën. Këtu po japim vetëm një pasazh nga punimi i Gaetano Petrota-s: “Duke kufizuar kërkimet për Epirin dhe duke mbledhur me kujdes e me durim pak shënime nga ato që historianët, gjeografët, etnografët, gjuhëtarët kanë thënë rreth popullsive dhe gjuhës së kësaj krahine të rëndësishme të Shqipërisë, besojmë se na del e qartë: a) që Epiri nuk ka qenë kurrë grek, as etnikisht as politikisht; b) që në Epir është folur gjithmonë një gjuhë jo helene që i përgjigjet gjuhës së sotme shqipe; c) që Epiri në njëfarë mënyre mund të konsiderohet si djepi i letërsisë shqipe” (f.41). Nga këto konkludime të studiuesit italian, mund të dihet shkaku përse vëllimi për Çamërinë nuk u botua, që të mos prishë punët politike e të mos acarojë më tepër marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë dhe Italisë e Greqisë, e cila ndonëse u pushtua nga Gjermania, gëzonte një simpati e përkrahje ndërkombëtare sidomos nga Anglia, por edhe nga Gjermania. Madje, pas kapitullimit të Italisë, libri nuk do ishte i dobishëm as aktual, pasi Italia nuk ishte në gjendje të garantonte “tokat e çliruara shqiptare”. Të dy vëllimet, edhe ai i botuar për Kosovën, edhe ai i pabotuar për Çamërinë, mbetën vetëm si një iluzion shqiptar i propagandës fashiste për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin me shtetin amë. Është një thënie popullore “Dora e huaj nuk të kruan, por të qorron”. Prandaj shqiptarët e Kosovës është dashur të rrokin armët e të çlirohen vet nga Serbia, me ndihmën e NATO-s. Populli i Çamërisë dhe Epirit të Jugut (shqiptar), duhet të zgjedhin rrugë tjetër për të realizimin e të drejtave politike, ekonomike e kombëtare, pasi tanimë nuk janë në gjendje të çlirohen me armë nga fashizmi i egër grekë, ndërsa diplomacia ndërkombëtare nuk udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, por nga interesi i konjukturave dhe fuqive të mëdha. Kjo nuk do të thotë se ata dhe të gjithë shqiptarët duhet të pajtohen me pushtimin - kurrën e kurrës.

(29 dhjetor 2014)

Page 44: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

44

NJË KUJTIM PËR PATRIOTËT ÇAMË

Pozita e volitshme gjeostrategjike e trojeve shqiptare ka qenë “fatkeqësi” gjatë historisë, sepse ka nxitë lakminë e fqinjëve për pushtimin dhe zotërimin e saj. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (1912), nuk e zgjidhi problemin kombëtar, por dha shkas që fqinjët tanë: serbë, grekë, malazezë, por edhe italianë të nxitojnë ta pushtojnë, ta copëtojnë e kush më shumë të merr dhe aneksojë për vete trojet shqiptare. Konferenca e Londrës (1912-1913) caktoi vetëm parimisht, në hartë, kufijtë e Shqipërisë së pavarur, por, për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, e cila zgjati katër vjet (1914-1918), ngjarjeve që ndodhën në ndërkohë dhe intrigave e marrëveshjeve të fshehta e të hapta të fqinjëve tanë, por edhe të disa fuqive të mëdha (Itali, Francë, Angli), çështja e Shqipërisë dhe shqiptarëve u komplikua aq shumë, sa që rrezikohej të fshihej krejtësisht nga harta politike dhe nga faqja e dheut. Lufta e Madhe mori fund më 11 nëntor 1918, kur u nënshkrua akti i armëpushimit. Përpos 15 milionë të vrarëve, 20 milionë të plagosurve dhe shkatërrimit të shteteve dhe të ekonomisë, lufta shkaktoi rënien e Perandorisë Osmane dhe të Austrohungarisë, prej të cilave u formuan ose u rritën shtete të reja, sikurse që lindën edhe shtetet baltike pas Revolucionit të Tetorit (1917). Më 18 janar 1919 u mblodh në Paris Konferenca e Paqes, për të caktuar kufijtë e shteteve të reja e të vjetra. Në Konferencën e Paqes shkuan dy delegacione të shqiptarëve: njeni delegacion i Qeverisë së Durrësit, me në krye Turhan pashë Permetin, dhe tjetri ishte delegacioni i kolonive shqiptare në diasporë (Amerikë, Turqi, Rumani) i kryesuar nga Pandeli Evangjli. Më 7 mars 1919, delegacioni qeveritar i paraqiti Konferencës një Memorandum, me të cilin, veç tjerash, propozonte që në krahinat shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, të vendoseshin forcat ushtarake të ShBA-ve për një mandat një ose dy vjet, që të siguronin plebishitin e deklarimit të lirë të shqiptarëve se në cilin shtet dëshironin të jetonin. Këtë protektorat amerikan mbi krahinat shqiptare e përkrahi edhe delegacioni i kolonive shqiptare (Pandeli Evangjeli, më 15 prill 1919). Më përpara, shqiptarët e Amerikës, të tubuar në një kuvend të “pazakontë” në Boston (më 4 janar 1919), i bënë thirrje qeverisë së Amerikës dhe qeverive të fuqive tjera të mëdha, të rivendosnin pavarësinë e Shqipërisë dhe ndreqjen e kufijve, duke përfshirë krahinat shqiptare të cilat padrejtësisht ia kishte shkëputur Konferenca e Londrës, dhe që ato krahina të vihen e sigurohen nën protektoratin amerikan derisa të deklarohej popullsia për fatin e vet. Në ndërkohë, në Konferencën e Paqes në skenë e në prapaskena zhvillohej aktiviteti, propaganda dhe intriga në dëm të Shqipërisë e të trojeve shqiptare jashtë shtetit. Propaganda dhe gënjeshtrat greko-sllave kishin arritur deri aty, sa ta bindin edhe presidentin amerikan Woodrow Wilson, se Vlora, Sazani me një rrethinë mbrojtëse duhej t’i mbetej Italisë, e cila veç gjendej në posedim. Po, gjithashtu rrezikohej që edhe pjesët veriore e jugore t’i

Page 45: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

45

marrin sllavo-grekët. Delegacionet shqiptare, ndonëse ai qeveritar ishte i përçarë, megjithatë falë angazhimit të disa figurave autoritative, bënë çmos për ta shpëtuar Shqipërinë nga copëtimi, por edhe për përfshirjen e krahinave tjera shqiptare brenda kufijve të Shqipërisë. Nga të gjitha anët, pjesëmarrësve të Konferencës dhe qeverive të fuqive të mëdha, u dërgoheshin rezoluta, memorandume, deklarata, kërkesa në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare. Një kontribut të veçantë në demaskimin e propagandës greke dhe në paraqitjen e realitetit të popullsisë së Jugut të Shqipërisë, ka dhënë komuniteti ortodoks shqiptar i Amerikës dhe vëllezërit Konica. Shpresa e vetme ishte varur që Amerika, dhe presidenti Wilson t’i mbronte interesat shqiptarëve në Konferencën e Paqes. Këtu po japim tekstin e një rezolute që patriotët çamë të Amerikës, ia kishin dërguar presidentit Wilson më 4 maj 1919 (sot e 96 vjet më parë), me të cilën i propozonin t’i mbronte kërkesat e drejta të shqiptarëve. Tekstin e Rezolutës, po e japim siç ishte shkruar atëherë. “ Komisioni i Partisë u mbloth sot (4 maj 1919) në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe duke biseduar për mbi rekomandimin e Presidentit Wilson, që Vlora mund t’i mbetet Italisë,- me një zë vendosi t’i dërgojë Presidentit Wilson këtë rezolutë: 1. Duke shtruarë edhe duke biseduar përmbi rekomandimin që bëri Presidenti Wilson, më 14 të prillit, se Vlora, vendi i shenjtë ku u prokllamua independenca e Shqipërisë është tërësisht e ndenjur prej shqiptarësh t’i jepet Italisë; 2. Duke parë se ky rekomandim është në kundërshtim me parimet e kombësisë edhe të vetëvendosjes, edhe se viset edhe popujt nuk mund të dorëzohen nga një qeveri tek tjetra si kafshët, kundër dëshirës së tyre; 3. Duke marrë ndër sy se ky rekomandim është në kundërshtim me parimin “Ballkani për popujt e Ballkanit”; 4. Duke marrë ndër sy, se po t’i jepet leje Italisë të mbajë Vlorën, jo vetëm shqiptarët, por tërë kombet e Ballkanit do të jenë , të thoni të paktën, nën zgjedhen ekonomike të pamohueshme të saj, sepse duke zotëruar të dy anët e Ngushticës së Otrantos, Adriatiku bëhet një liqen Italian,- me zëra të përgjithshme votoi t’u lutet Shquanjësisë s’uaj t’a rekonsideroni këtë rekomandim, edhe nënë dritën e arsyeve më sipër emëruar t’a anuloni. Shqipëria, nuk është e mundur të rrojë pa Vlorën, sikundër njeriu nuk mund të rronjë pa mushkëri. Shqiptarët, duke marrë ndër sy qëllimin për të cilin luftuan me anën të Fuqive Aliate, duke pasur ndër sy deklaratat edhe betimet solemne që janë bërë për të drejtat të kombeve të vogla, duke marrë ndër sy drejtësinë e çështjes tyre, kishin çdo arsye të besonin se në këtë Konferencë të Paqes do t’i ktheheshin Shqipërisë tërë viset shqiptare, të cilat padrejtësisht u shkëputen nga trupi i saj prej Konferencës Londrës 1912-1913 edhe iu dhanë Malit Zi, Serbisë edhe Greqisë, dmth. Çamëria dhe Kosova, po në vend të kësaj, rekomandimet që po bëhen nuk qëllojnë tjatër përveç se ndarjen e plotë të atdheut tonë, midis fqinjëvet tanë lakmonjës.

Page 46: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

46

E vetmja shpresë e Shqipërisë Shquanjësia juaj, edhe nxehtësisht u lutemi të mos e lini fatin e saj në duart e fqinjevet saj lakmonjës, po duke marrë ndër sy drejtësinë e saj, të hiqni rekomandimin që bëtë për Vlorën, edhe mbi themel të deklaratave solemne që keni bërë për të mbrojtur të drejtat e kombeve të vegjël të merrni përsipër barrën e ndershme edhe të punoni për tërësinë e Shqipërisë edhe për lirinë e plotë të vendit tonë të mjerë...”. (nga libri i Hajredin Isufit:”ÇAMËRIA”, fq.246-247). Nuk duhet harruar përkrahjen dhe kontributin që dhanë për çështjen shqiptare edhe shume personalitete amerikane. Ndër ta, po përmendim Charl Telford Erickson, një personalitet me autoritet të pakontestueshëm amerikanë, i cili punoi si emisar i ShBA-ve në Shqipëri. Me një memorandum që Ericksoni i kishte dërguar presidentit Wilson (1919), propozone rivendikimin e kufijve të Shqipërisë të vitit 1913 dhe vendosjen nën protektorat të përkohshëm të ShBA-ve, për të siguruar konsolidimin e shtetit. Në përkrahje të delegacionit të shqiptarëve në Versajë, Ericksoni foli dhe protestoi kundër padrejtësive që Konferenca po u bënte shqiptarëve. Angazhimi i patriotëve shqiptarë e ndonjë përkrahës i tyre, bëri që presidenti Wilson, që ishte autoriteti i demokracisë dhe drejtësisë botërore, të ndërrojë qëndrimin në favor të shqiptarëve, ashtu që Qeveria amerikane më 6 mars 1920 i dërgoi Konferencës së Paqes një notë, me të cilën këkonte që çështja shqiptare të mos përfshihej në diskutimet e përbashkëta midis Italisë e Jugosllavisë, të cilat në diskutimet e tyre për çështjen e Adriatikut bënin pazare në kurriz të Shqipërisë. Vet presidenti Wilson, si personi kryesor i Konferencës, nuk pajtohej që tokat shqiptare në Veri e në Jug t’i jepen Jugosllavisë e Greqisë, sipas planeve paraprake të fshehta e te hapëta. Nota e qeverisë amerikane dhe qëndrimi i vendosur i presidentit Wilson në Konferencën e Paqes ishin në harmoni me planin e njohur prej 14 pikash të presidentit Wilson (janar 1918) për zgjidhjen e drejtë dhe mbrojtjen e kombeve të vogla pas Luftës së Parë Botërore. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve (17 dhjetor 1920), ishte një kthesë tjetër në favor të Shqipërisë londineze, pasi që kështu u njoh si shtet sovran dhe i pavarur, ndonëse territorin e saj e mbanin të okupuar Greqia, Jugosllavia, Italia, Mali Zi, dhe se caktimi i kufijve të shtetit u bë me shume vështirësi, me marrëveshje përfundimtare për kufijtë e Shqipërisë, të cilën më 26 qershor 1926 e nënshkruan: Greqia, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Në shenjë miradije për ndihmën e Amerikës e të presidentit Wilson, që kishin dhënë për shtetin, shqiptarët kishin thurë vargje e këndonin këngë. Profesori amerikan Elmer J.Jones, asokohe ishte emisar në Shqipëri, kishte dëgjuar një këngë të tillë, që fillonte me vargjet: “Thërresim rroftë Amerika, / Madhëria e tij Wilsoni,/ Me katërmbëdhjetë pika,/I thotë Evropës qendroni...”. Profesori Jones e kishte regjistruar këngën të plotë, i kishte përkthyer vargjet, dhe me një letër përcjellëse ia kishte dërguar presidentit Wilson. Pasi e kishte lexuar letrën dhe vargjet e këngës, presidenti i kishte kthyer profesorit Jons letër me këtë përmbajtje:

Page 47: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

47

“Washington D.C., 26 janar 1922 I dashuri profesor Jones, Ju falënderoj sinqerisht për letrën tuaj dhe për përmbajtjen e saj. S’ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë ndaj meje në Shqipëri. Duket se do të keni pasur një eksperiencë plot interes. Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe, ma sqaron më së miri pikëpamjen tonë mbi rastet dhe përgjegjësitë tona kombëtare . Me urime të përzemërta, Woodrow Wilson”

* * *

Ndonëse populli shqiptar është populli më dashamirës në botë ndaj ShBA-ve, dhe kurrë nuk e ka harruar përkrahjen, ndihmën, kontributin e popullit, të shtetit e të presidentëve të Amerikës për çështjen shqiptare, shpesh duhet t’i kujtojmë edhe personalitetet e tjera, për angazhimet dhe kontributin e tyre, atëherë e sot! Po nuk duhet harruar përpjekjet, mundin, sakrificën dhe kontributin edhe të patriotëve tanë shqiptarë, për çështjen kombëtare në kohë të vështira e të kthesave të mëdha. Unë këtë e bëra sot, në 96-vjetorin e Rezolutës së patriotëve çamë të emigruar në Amerikë, që ia kishin dërguar presidentit Wilson, më 4 maj 1919, për shpëtimin jo vetëm të Shqipërisë londineze, po për të gjitha trojet e banuara me shqiptarë. Po sot, në tryezat e bisedimeve të shumta ndërkombëtare, në diplomaci, në media e propagandë ndërkombëtare, a po e përmendim e sensibilizojmë çështjen e Çamërisë, pjesës më të bukur të Shqipërisë etnike, çështjen e trojeve shqiptare të zaptuara nga Mali Zi të cilat po braktisën (ndërsa Mali Zi akoma don të uzurpojë territor të Kosovës), çështjen e Luginës së Preshevës (që Medvegja u shpopullua nga shqiptarët), çështjen e Iliridës (ku maqedonasit e pa identitet kombëtar bëjnë diskriminim e masakra mbi shqiptarët e përçarë nëpër parti politike)?! (2 maj 2015)

Page 48: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

48

KUZHINA ÇAME

( Mirela Kondi: “KUZHINA ÇAME – Libër gatimi”, botoi ShB “Çamëria”,Tiranë, 2014)

Në vizitën që i bëra çiftit Kondi, në shtandin e tyre ÇAMËRIA, në Panairin e librit në Prishtinë, me të cilët pimë kafe bashkë, zonja Kondi ma dhuroi librin e saj, me dedikim gruas sime, Havës. Pasi e urova dhe falënderova për librin, në shaka i thash se do ta sfidoj gruan që tash në pleqëri të mësohet të gatuajë ushqime nga kuzhina çame. Libri përmban më se njëqind reçeta për përgatitjen e ushqimeve e specialiteteve të kuzhinës çame, duke dhënë elementet dhe masat e materialeve të nevojshme dhe mënyrën e përgatitjes.

Një kushtim në faqen e hapjes së librit, çfarë nuk e kam hasur në asnjë libër tjetër: “Nënës dhe vjehrrës sime, që më ndihmuan aq shumë”. Kjo tregon edukatën familjare, mirëkuptimin dhe harmoninë e familjes së Arben e Mirela Kondit. Një grua e suksesshme dhe krah i fortë i bashkëshortit të saj, shkrimtarit të afirmuar Arben Kondi. Nuk do ta analizoj përmbajtjen e librit, veçse do pres nga gruaja ime të provojë ndonjë gatim “çamçe” Kompletin e librave të veta shkrimtari Arben Kondi ma ka dhuruar vitin e kaluar në Panairin e librit, në Prishtinë, shumicën prej të cilave i kisha lexuar më herët, e pastaj i kam lexuar që të gjitha. Një falënderim dhe përshëndetje të sinqertë për Familjen Kondi.

(Facebook, 5 qershor 2015)

Komenti: A.Kondi: “Rrofsh miku im, rrofsh për mirësinë tënde të pafundme. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se edhe ju jeni një figure e respektuar jo vetëm në Kosovë, por tashmë edhe për çamët në Shqipëri, pasi pena juaj është marrë gjërësisht me problemet e komunitetit tone. Ndërkohë, ime shoqe, Mirela, ju falënderon gjithashtu duke përshëndetur në mënyrë të veçantë zonjën tuaj Hava si dhe vajzat tuaja. Mirësi e shëndet për ju e familjen tuaj! Së toku do të jetë një kënaqësi e veçantë të piqemi sa më shpejt në Tiranë”. (Fb, 5.8.2015)

Page 49: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

49

ÇAMËRINË - PËRHERË NË VËMENDJE!

Edhe pse mbi 90 përqind e heronjve të luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Greqisë ishin shqiptarë (arvanitas), shteti nacional-shovenist grek, i indoktrinuar nga kisha ortodokse greke për përtrirjen e Perandorisë Bizantine, qysh prej pavarësisë (1821), ishte urrejtësi më i egër i shqiptarëve. Kjo sidomos u manifestua në mënyrën më gjakatare pas vitit 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër padrejtësisht ia dha Greqisë krahinën më të bukur shqiptare – Çamërinë, e banuar me popullsi autoktone shqiptare. Të dhënat statistikore për popullsinë e Çamërisë, bëjnë të ditur se në vitin 1913, në qytetet me rrethinë, kishte 8.062 familje, me 43.218 pjesëtarë të nacionalitetit shqiptar, dhe 1576 familje, me 7.892 pjesëtarë të nacionalitetit grek (Kastriot Dervishi: “Masakra në Çamëri – Përmbledhje dokumentesh”, fq.83). Mirëpo, duke pasur parasysh manipulimet e kishës dhe shtetit grek, që ortodoksët shqiptarë t’i konsiderojë dhe regjistrojë si grekë, në shifrën e grekëve duhet të jenë përfshirë edhe shumë shqiptarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, në atë Krahinë shqiptare kishte 111 xhami, 46 kisha dhe 76 shkolla me mësim në greqisht, e asnjë me mësim në gjuhën shqipe! Pas pushtimit grek të Çamërisë, gjatë Luftës Ballkanike (1912-1913), nisi kalvari i vuajtjeve, torturave, masakrave mbi shqiptarët, duke i asimiluar shqiptarët ortodoks në grekë, e duke i zhdukur apo dëbuar shqiptarët myslimanë. Në periudhën 1922-1926, në bazë të marrëveshjes greko-turke për shkëmbimin e popullsisë, duke i trajtuar shqiptarët myslimanë si turqë, shteti grek i dëboi shumë shqiptarë në shkretëtirat e Anadollit, prej nga i mori grekët dhe i vendosi në shtëpitë dhe tokat e shqiptarëve të dëbuar por edhe të atyre që akoma ishin aty. Shumë shqiptarë myslimanë nga Çamëria janë dëbuar për në Turqi, të cilët u detyruan t’i lënë pronat dhe pasuritë e tyre në shfrytëzim të shtetit e të “muhaxhirvë” grekë të ardhur nga Turqia, apo nga vise tjera të Greqisë.

27 qershori – ditë e shënuar e masakrës greke mbi çamët

Pas pastrimit etnik të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit (1878), dëbimi i shqiptarëve myslimanë nga Çamëria ishte spastrimi i dytë i shqiptarëve, pas Luftës së Parë dhe asaj të Dytë Botërore, në zemër të Evropës. Për t’i frikësuar e detyruar shqiptarët të ikin, pushteti fashist grek, kreu masakra të tmerrshme. Duke marrë si pretekst gjoja bashkëpunimin e çamëve me fashizmin italian e gjerman, forcat greke prej 5000 vetash, nën komandën e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva, më 27 qershor 1944 sulmuan fshatrat dhe qytetin e Paramithisë, me ç’rast, brënda 24 orëve vranë e masakruan 800 burra dhe 230 gra e fëmijë, dhe në Pargë 130 burra (“Masakra në Çamëri”,fq.75). Në një xhami të qytetit të Paramithisë, u dogjën së gjalli 40 gra e fëmijë që kishin shkuar aty për të kërkuar shpëtim. Forcat e Zervës, dogjën e shkatërruan

Page 50: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

50

gjithçka që identifikonin se u përkiste shqiptarëve myslimanë. Në muajin gusht 1944, një grup prej 72 çamësh trima luftuan heroikisht, duke vrarë 400 e plagosur 600 ushtarë të Zervës, derisa në atë betejë u vranë të gjithë ata 72 çamë rezistues. Pastaj, forcat greke në Filat bënë masakrën tjetër, pas asaj të Paramithisë, duke vrarë 198 burra e 61 gra e fëmijë, për të vazhduar masakrat në Filat dhe katunde në mars 1945. Përveç civilëve të vrarë, pati edhe shumë të zhdukur. Sipas të dhënave nga burime të ndryshme, numri i përgjithshëm i të vrarëve e të zhdukurve arrin në 4700 veta.

Këto masakra i detyruan ma se 22 mijë myslimanët çamë të kërkojnë shpëtim, duke ikur brenda kufirit të shtetit shqiptar, të cilët kishin lënë pronat dhe gjithë pasuritë që kishin krijuar brez pas brezi.

Ndërkaq, çamët ortodoks përjetuan diskriminimin më të egër kombëtar në gjuhë, arsim, kulturë, deri në asimilim të plotë. As çamët as katër milion qytetarë të Greqisë me prejardhje arvanitase, tash nuk guxojnë të flasin në gjuhën amtare jashtë shtëpive të tyre. Në Greqinë shqiptare, në parlamentin e së cilës deri në vitin 1880 është folur e debatuar vetëm shqip – arvanitçe. Ja se çfarë dhembje thotë një poezi për gjuhën e arvanitasve:

“Gjuha jonë vetëm thuhet, Nuk e lënë që të shkruhet, Bëmë këngë këshillat e urta, Që të mos harrohet gjuha”.

Duke pasur për qëllim zhdukjen e një pjese të popullsisë së caktuar, për shkak të përkatësisë kombëtare dhe fetare, veprimet e shtetit grek ndaj çamëve përmbajnë të gjitha tiparet dhe elementet e gjenocidit. Kaluan shtatë dekada, e asnjë qeveri greke deri më tash nuk kërkoi falje për këtë gjenocid. Terrori e gjenocidi mbi çamët, është dokumentuar me prova të pakontestueshme , të cilat gjendën në raporte të komisioneve ndërkombëtare, në arkiva të ndryshme, të Kombeve të Bashkuara apo të shteteve të caktuara. Po, për këtë gjenocid, kurrë nuk e ndëshkoi bashkësia ndërkombëtare, e cila e përkëdhelë dhe ndihmon pa kursim shtetin grek, duke pasur një sentimentalizëm të pakuptimtë ndaj “ djepit të demokracisë dhe civilizimit antik helen”, me të cilin Greqia e sotme nuk ka asgjë të përbashkët. Studjuesi austriak, Jakob Fallmerajer, thotë se “Grekët e sotëm nuk janë helenët e lashtësisë, veçse një etni e re, ku është përzier edhe gjak sllav , edhe gjak shqiptar”. Ali Pashë Tepelena në kohën e sundimit të tij u thoshte: “O ju grekët e varfër, deri kur do të rroni me lavdinë e gjyshërve”?

Greqia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ua njeh statusin e minoritetit as të drejtat elementare minoriteteve brenda shtetit të vet: çamëve, arvanitve, turqve, vllehëve. Është një shtet i absurdeve: anëtare e KB, e BE-së, OSBE-së, NATO-s, aktualisht udhëhiqet nga komunistët radikalë të “Sirizit”, mbahet gjallë me ndihmat e

Page 51: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

51

Perëndimit, ndërsa flerton me Rusinë. Borxhet që ka ndaj kreditorëve perëndimor arrijnë dyfishin e brutoproduktit vjetor të vendit, dhe për të mos i kthyer ato, kërcënohet me daljen nga “eurozona”, thuase do ta tronditë botën nëse del. Realiteti i Greqisë duhet t’i shkërmoçë iluzionet e “demokracisë së lashtë”, të cilën e kanë përdhosur e varrosur përgjithmonë kisha ortodokse dhe shteti grek. Duket qartë se, bashkë me Serbinë, Greqia është një “kali i Trojës” ruse në organizmat e Perëndimit.

Pasuritë e çamëve të lëna në Greqi

Pasuritë e çamëve, të krijuara në vendin e tyre shekuj me radhë, që kanë mbetur brenda kufirit të shtetit grek, as u janë kthyer as kompensuar pronarëve, llogaritën në vlerë 4 miliardë dollarë. Pasuritë e tyre janë goditur në disa faza të ndryshme kohore: në kohën e ndarjes prej Perandorisë Osmane; në kohën e reformës agrare dhe në kohën e luftës e pas Luftës së Dytë Botërore. Ato pasuri çamëve iu morën në disa forma: me grabitje, përvetësim, shkatërrim prej pushtetit ose bandave të përkrahura nga shteti grek, me konfiskim, me shpronësim në procesin e reformës agrare. Përveç pasurisë së çamëve, në Greqi kanë pasuritë e tyre edhe shumë shqiptarë tjerë, nga Konispoli deri në Ersekë. Ato pasuri iu dhanë në shfrytëzim grekëve e vllehëve, por nën administrimin e Bankës Agrare të Greqisë, e pa të drejtë tëhuajsimi. Bile, Qeveria Papandreu në vitin 1986, me një vendim qeveritar, e ka shty afatin e tjetërsimit të pronave të shqiptarëve edhe për 40 vjet, dmth. deri në vitin 2026.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta zgjidhë problemin e çamëve

Problemi i çamëve është botërisht i njohur, por mbahet si një sekret ndërkombëtar, dhe asnjëherë nuk është shtruar në tavolinën e diplomacive ndërkombëtare për t‘u trajtuar e dhënë zgjidhje të drejtë, në pajtim me marrëveshjet dhe traktatet të cilat e obligojnë Greqinë për garantimin e të drejtave politike, ekonomike e kulturore të minoriteteve. Historiani i njohur i çështjes shqiptare, Noel Malkolm, duke folur për librin e Bejtullah Destani-Robert Elsie: “Shqiptarët çamë të Greqisë – një tregim i dokumentuar”, ka pohuar: “Fati i shqiptarëve çamë është një nga sekretet më të errëta të historisë evropiane”.

Tash që Shqipëria është anëtare e KB, e OSBE-së, e NATO-s dhe është në procesin e anëtarësimit në BE, duhet të bëjë më shumë dhe çmos në sensibilizimin dhe kërkimin e zgjidhjes së çështjes çame. Duhet të kërkohet që çamëve:

a) T’iu kthehën pronat dhe t’iu paguhet dëmshpërblimi për tërë kohën e shfrytëzimit të atyre pronave nga shteti grek;

b) T’iu lejohet dhe mundësohet kthimi i çamëve në pronat e tyre;

Page 52: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

52

c) T’iu njihet statusi i pakicës kombëtare dhe t’iu garantohet mbrojtja e të drejtave civile, politike dhe kulturore sipas standardeve ndërkombëtare dhe reciprocitetit të atyre të drejtave që gëzon minoriteti grek në Shqipëri.

Shqipëria e Kosova, dhe shqiptarët kudo që janë, kurrë nuk duhet ta heshtin problemin e çamëve e të Çamërisë, por ta kenë përherë në vëmendje e në agjendë të aktiviteteve të tyre diplomatike në arenën ndërkombëtare. Në këtë kuptim, duhet të organizohen konferenca shkencore e profesionale ndërkombëtare, në të cilat të ftohen autoritete të njohura ndërkombëtare dhe njohës të çështjes çame, siç janë Xh.Petifer, Mirand Vickers, Noel Malkolm, e shumë të tjerë, për të trajtuar dhe propozuar zgjidhje; të botohen e shpërndahen libra në gjuhë të hueja, me dokumente relevante ndërkombëtare autentike, në favor të zgjidhjes së drejtë të problemit të pazgjidhur të çamëve tash e një shekull.

(22 qershor 2015)

Koment:

*A.Kondi: “Të lumtë zemra dhe pena miku im. Një artikull që duhet të botohet patjetër edhe në Shqipëri” (Fb,23.06.2015)

Page 53: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

53

KUJTOJMË DATAT E PËRGJAKSHME TË ÇAMËRISË

Ndaj popullit të Çamërisë është kryer gjenocid E kam thënë sa herë, me gojë e me shkrim, kudo e kurdo që ishte rasti, se fashizmi në Greqi është shfaqur e ka vepruar shumë më herët se nacizmi dhe fashizmi gjerman e italian në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, në Greqi fashizmi është shfaqur e ka vepruar qysh prej çlirimit nga Perandoria Osmane, për çlirimin e së cilës kontributin më të madh e kanë dhënë vet shqiptarët që jetonin si autokton në trojet e veta, tash të okupuara nga Greqia. Pas Kongresit të Berlinit (1878), e veçmas në prag dhe pas Konferencës së Londrës (1913), shteti grek filloi ekspansionin e pushtimit të tokave shqiptare (Epirin, Çamërinë) dhe ishujve të Turqisë e Maqedoninë Veriore. Menjëherë pas pushtimeve, filloi spastrimin etnik të popullsisë jogreke (shqiptarë, turqë, vllehë, hebrenjë). Më së keqi e pësuan shqiptarët, si përkah përmasa e krimeve monstruoze që kreu shteti grek ndaj tyre, ashtu edhe nga pushtimi i pjesës më të bukur të tokës dhe bregdetit shqiptar. Krimet më monstruoze dhe gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë, Greqia ka filluar e zbatuar në masë, qysh prej vitit 1913, dhe i ka përfunduar gjatë Luftës së Dytë Botërore (1940-1945), por diskriminimin ndaj shqiptarëve e ka vazhduar dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, duke ua mohuar identitetin, ndaluar gjuhën e trajtuar si grekë të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks.

Regjimenti XV i krahut komunist gjatë Luftës së Dytë Botërore (ELAS), në një komunikatë (nr.15, të datës 6 janar 1945), drejtuar refugjatëve të Çamërisë, i porositë ata të kthehen në vatrat e tyre kur të merret një vendim i përbashkët midis Shtabit të Përgjithshëm të ELAS-it dhe autoriteteve shqiptare. Në atë komunikatë, mes tjerash shkruan: “...Të gjithë e dimë se populli i kësaj krahine këto vitet e fundit vuajti shumë nga mania e fashizmit (nënv.a.f.).Gjaku pothuaj kurdoherë i pafajshëm u derdh si lumë; gra e çiliminj u masakruan pa mëshirë dhe fshatra të tëra u zhdukën nga flaka. Nga këto të këqija në kohë të ndryshme pësuan dhe banorët e krishterë dhe ata myslimanë të rrethit. Veçanërisht drama e katastrofës dhe e masakrimit që tani kohët e fundit shkretoi elementin minoritar mysliman të kësaj krahine shquan si një krim të tmerrshëm brenda në historinë e gjakosur të viteve të fundit... Ata njerëz që hynë në krye për të bërë gjakderdhje, ata që bënë krime, ata që vodhën e që lyen duart e tyre të çndershme me gjak të pafajshëm, me gjakun e të varfërve dhe njerëzve të ndershëm, këta qofshin të krishterë ose myslimanë, nuk do të shpëtojnë nga dënimi po me ndihmën tonë do të kapen dhe do t’i dorëzohen vet popullit që e torturuan për ato që bënë. Dhe ata myslimanë që nën urdhërat e Nuri Beut therën të krishterë, dhe ata të krishterë që të paguar dhe të drejtuar nga fashisti Zerva shkretuan fshatra myslimane dhe therën

Page 54: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

54

gra dhe fëmijë myslimanë, të gjithë këta kriminelë nuk do t’i shmangen dënimit të tyre të drejtë...”. (Kastriot Dervishi: “Masakra në Çamëri – Përmbledhje dokumentesh”, fq.56).

Përmasat e krimeve të shtetit grek ndaj çamëve kanë të gjitha elementet dhe tiparet e gjenocidit. Këtë e kanë pohuar në studimet e tyre edhe disa studiues, historianë e profesorë grekë të cilët kanë dinjitet e pavarësi profesionale e shkencore, si profesori Stathis Kalivas, nga Universiteti Jale (ShBA), Konstandinos Ciceliqis nga Universiteti Padio (Greqi), e ndonjë tjetër. Ky i fundit, në një studim të paraqitur në vitin 2008 në atë Universitet, pohonte se forcat e ushtrisë çlirimtare greke (EDES), gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë kryer gjenocid ndaj çamëve, duke dhënë shifra edhe më të mëdha të atij gjenocidi, se që ka dhënë vet Shoqata e Çamëve. Ai gjenocidin e relativizon, duke thënë se atë e kanë kryer “një grup nëpunësish grekë”, por është konsekuent ndaj qëndrimit të vet për gjenocidin, pa marrë parasysh presionet politike, duke thënë se “nuk po flasim për çështje kombëtare, por për çështje dhe për fakte historike të dokumentuara”. Historiani tjetër grek, Niko Zhangu, për masakrat e bandave të Zervës, shkruan: “Duhet të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vie turp për ato që u bënë, sepse nuk janë në karakterin e popullit tonë”.

Mjerisht, zëra të tillë të ndërgjegjes profesionale, shkencore e njerëzore janë të rralla në mesin e qarqeve të shoqërisë greke, dhe ato nuk depërtojnë jashtë rretheve të tyre të ngushta. Ndërkaq, janë shumë më të shpeshtë, më të përhapur e më të zëshëm ata që edhe sot ushqejnë e zhvillojnë propagandë dhe praktikojnë ksenofobi e veprime fashiste e të gjenocidit, duke u nisur nga qarqet politike, diplomatike, shtetërore e kishtare. Doktrina fashiste është pjesë e Magaliidesë, qysh nga mesi i shekullit XIX, dhe ajo edhe sot vepron përmes lobeve, organizatave e aksioneve kriminale: “Agimi i artë”, KOG, MAVI, “17 Nëntori” etj, si mbeturina nga Lufta e Dytë Botërore, por që veprojnë të papenguara edhe në Greqinë “demokratike” e anëtare e NATO-s dhe BE-së! Kisha ortodokse greke është ajo që ushqen urrejtje e ksenofobi ndaj etnive jogreke, veçmas ndaj shqiptarëve. Klerikët e kishës greke, në një dorë mbajnë kryqin, e në tjetrën thikën e përgjakur. Ky fashizëm po e rritë urrejtjen edhe ndaj emigrantëve shqiptarë që tash punojnë në Greqi, mohon pakicat brenda Greqisë, ndërsa provokon me pakicën minore greke, madje edhe me ortodoksët shqiptarë në Shqipëri, duke i joshur ata me paga, pensione e pasaporta greke, vetëm që të regjistrohen si grekë; duke ndërtuar kisha të stilit grek, apo varreza gjoja të ushtarëve grekë në trollin shqiptar, me synime djallëzore e pretendime territoriale për “Vorio Epirin”! Nga ana tjetër, shqiptarët myslimanë të Çamërisë i ka vrarë, zhdukur e ndjekur nga vendi i tyre, ua ka uzurpuar e konfiskuar pronat dhe pasuritë, ua mohon të drejtën e kthimit e te kompensimit të pronave; shqiptarët ortodoks i ka asimilua e shndërrua në grekë, të cilëve nuk ua njeh statusin e minoritetit, ua ka ndaluar gjuhën amtare-shqipe, ka ndërruar e greqizuar të

Page 55: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

55

gjithë emrat e vendbanimeve, nuk iu lejon shqiptarëve çamë vizitat në vendin e tyre e të parëve të tyre. Fashizmi e gjenocidi ndryshe brina nuk ka!

Datat e përgjakshme të Çamërisë

Menjëherë pas pushtimit të Epirit, pushteti grek nisi masakrat ndaj popullit shqiptar. Faik Konica ynë, duke e njohur mirë shpirtin e lig të popullit grek, qysh në vitin 1897 e ka thënë: “Grekët e kanë një armë të frikshme: pabesinë” (“Albania”2, 1897). Dhe kjo thënie e Konicës u vërtetua menjëherë pas pushtimit të Çamërisë (1913). Me një pabesi e dredhi i mashtroi e mblodhi 72 burra më të njohur të parisë së Çamërisë, kinse po i thërriste shteti për një marrëveshje për rend e qetësi, pastaj i lidhi e masakroi në mënyrë mizore, për t’ia futur frikën gjithë popullit. Ato ditë masakruan e zhdukën edhe qindra shqiptarë tjerë të zgjedhur. Mizoritë e masakrat vazhduan deri në vitin 1922-24, kur një pjesë të popullsisë shqiptare myslimane, duke i trajtuar si turq, sipas marrëveshjes me Turqinë Greqia i shkëmbeu me grekët e Azisë së Vogël.

Krimet më të tmerrshme, në përmasa të gjenocidit, forcat monarko-fashiste greke i kryen ndaj shqiptarëve myslimanë të Çamërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore (1940-1945). Dy muaj para se Italia ta sulmonte Greqinë (1940), pushteti grek mblodhi mbi 5000 meshkuj çamër (prej 15-75 vjeç) dhe i internoi në ishujt e largët të Egjeut, që ta eliminonte qëndresën çame. Më sa 400 prej tyre u vranë e masakruan gjatë rrugës ose në kampe, e më shumë tjerë vdiqën në ndërkohë, nga torturat, uria e sëmundjet. Nja 2000 e sa çamë që i kishte rekrutuar në ushtrinë greke, atyre nuk iu besua as iu dha armë për të luftuar, por kazma e lopata, e punë të dhunshme, për të thye gurë e ndërtua rrugë e istikame.

27 qershori 1944, njihet si “Nata e Bartolomeut” kundër çamëve myslimanë. Atë ditë, më se 5000 forca monarko-fashiste greke, nën komandën e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva, filluan aksionin e masakrave, plaçkitjes e djegëjes së gjithçkajës që identifikohej se ishte shqiptare. Në Paramithi e Margëlliq me rrethinë, vranë 728 veta. Dogjën të gjitha xhamitë e medresetë, ndërsa në xhaminë e qytetit të Paramithisë i dogjën për së gjalli 40 gra e fëmijë që kishin shkuar aty për të gjetur strehim e shpëtim.

Mizoritë e masakrat e forcave greke nuk pushuan as ditëve në vijim, në korrik e gusht të atij viti. Është e shënuar, se në gusht të atij viti, 72 çamë trima luftuan heroikisht kundër 2500 forcave greke, dhe u shkaktuan 400 të vrarë e 600 të plagosur, derisa u vranë edhe vet të gjithë trimat shqiptarë. Qeveria Berisha, në vitin 1994, e shpalli (me dekret) 27 qershorin 1944 Ditë e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek, dhe ngritjen e një monumenti në Konispol.

Page 56: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

56

Natën ndërmjet 23/24 shtatorit 1944, Filatin e Spatarin e kishin rrethuar forcat greke, gjithë popullatën e tubuan para xhamisë së fshatit Spatar. Aty sulmuan e plaçkitën popullin e tubuar, ndërsa femrat i çnderuan e disa edhe i masakruan, duke ua prerë veshët, hundën, gjinjët. Sipas dëshmive të atyre që kishin parë e përjetuar masakrën që bënë forcat greke, bëjnë të ditur se atë ditë u vranë e masakruan 47 burra, gra e fëmijë në mënyrën më barbare, kurse në aksionin e zhvilluar po atë ditë nëpër shtëpitë në Spatar, u vranë e zhdukën 175 veta, shumica e tyre që kishin ardhur nga fshatrat tjera. Gratë dhe vajzat u dhunuan e masakruan. Dëshmitë e dëshmitarëve që kanë përjetuar e mbijetuar ato mizori, të cilët në shkurt të vitit 1947 i kanë dhënë para një Komisioni në Delvinë, tregojnë për tmerre e skena makabre të krimeve që kishin bërë forcat greke. Dhe ato krime e ai gjenocid ndaj çamëve nuk u ndal, deri sa nuk mbetën më çam-mysliman në Çamëri. Të tjerët, ata të besimit të krishterë i diskriminoi, ua mohoi përkatësinë etnike, ua ndaloi gjuhën amtare dhe i asimiloi e shndërroi në grekë.

Kryekrimineli i masakrave dhe gjenocidit, Napoleon Zerva, që mjerisht edhe vet ishte arvanit, sikur edhe shumë kriminelë të tjerë, para se të vdiste, kishte lënë një deklaratë si amanet të vetin: “Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pasi lash rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, uturima fëmijësh, nuse e gra nudo që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë, ... burra të varur e të shpuar me bajonetë. Gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaqë mua, ashtu siç kënaqë tërë shpirtërat helenë”!

Kujtimi për ato data të përgjakshme, ato vuajtje, ato masakra, ato viktima e ato sakrifica të shqiptarëve të Çamërisë, është obligim yni i përhershëm. Ngjarjet makabre të gjenocidit grek nuk mund të numërohen dhe identifikohen të plota e me saktësi, por edhe vetëm këto që u përmendën më lart, duhet ta tronditin ndërgjegjen njerëzore, veçmas të atyre që munden dhe duhet ta gjykojnë ideologjinë dhe politikën fashiste të Greqisë, e ta detyrojnë atë për të lejuar kthimin e çamëve në pronat e veta dhe t’ua kompensojë dëmin e shkaktuar tash e një shekull.

Më bëhet se këtij shkrimi të rikujtimit të datave të masakrave greke mbi çamët, i shkojnë vargjet e një poezie (nga përmbledhja: “Zog dhe gur”), e shkrimtarit të ndjerë Azem Shkreli, të cilin e kisha shok klase në Normalen e Prishtinës: “Sonte /Qava sonte për ty/ Arbëri/ Nuk më vjen turp/ Pse qava/ Më vjen turp pse s’munda/ Të bëj tjetër/ Nga turpi qava”/.

E unë, qava nga dhembja e madhe për tragjikën çame.

(3 tetor 2015)

Page 57: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

57

GAZETA “DIELLI” PËR ÇAMËRINË, PARA 98 VJETËVE

Gazeta “Dielli” është gazetë me stazhin më të gjatë nga të gjitha gazetat e tjera në gjuhën shqipe. Botimi i saj nisi në shkurt të vitit 1909, në Boston. Fillimisht ishte organ i Shoqërisë “Besa-Besë”, e më vonë i Federatës Shqiptare “Vatra”. Botimin e saj e drejtuan personalitete të njohura të penave të afirmuara të letrave shqipe, si: Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, e shumë të tjerë, deri te Anton Çetta. Editor aktual i gazetës “Dielli” është z.Dalip Greca. Gazeta “Delli” kishte një program kombëtar, për ta ndihmuar pavarësinë dhe mëkëmbjen e Shqipërisë etnike. Udhëheqësit, aktivistët dhe anëtarët e “Vatrës”, përmes gazetës “Dielli”, dhe në mënyra të ndryshme ndiqnin me shumë kujdes e brengosje se ç’po ndodhte në atdheun e tyre, alarmonin opinionin ndërkombëtar, veçmas atë amerikan, kërkonin ndihmë për ta shpëtuar Shqipërinë nga rreziku që po i kanosej, si para, ashtu edhe pas pavarësisë së Shqipërisë londineze, gjatë luftërave ballkanike, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, kur tërë territori etnik shqiptar ishte nën okupimin e ushtrive të hueja: serbe, greke, malazeze, austrohungareze, franceze, italiane. Të gjitha ishin lëshuar si hijenat mbi trupin e Shqipërisë etnike dhe donin ta coptonin e ta gëlltitnin secili copën më të madhe. Shoqëria (Federata) “Vatra” bëri çmos ta ndihmonte atdheun. Shumica e shqiptarëve të sotëm i dinë, dhe sipas rastit citojnë vargjet: “Mbahu nëno, mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”, por pakkush e di të kujt dhe prej kur janë këto vargje. Ishin këto vargjet e Nolit, me të cilat “Vatra” hapi dhe zhvillonte fushatën për shpëtimin e Shqipërisë. Noli, në vitin 1917 e takoi presidentin Wilson, nga i cili kërkoi dhe mori garancion se do ta mbrojë pavarësinë e Shqipërisë (londineze), së cilës i kanosej rreziku i zhbërjes dhe ndarjes midis shteteve fqinje. Po, trojet shqiptare vazhdonin të ishin nën okupimin e shumë shteteve pretendente për copëtimin e saj. Italia, si një nga fqinjët e përtej detit, kinse kishte rolin e mbrojtësit të Shqipërisë nga okupimi i shteteve tjera, por edhe ajo, në bazë të do marrëveshjeve të fshehta e të hapta, kishte synimet që, nëse Konferenca e Paqes do ta copëtonte Shqipërinë, kjo të merrte Jugun, prej Vlorës me një zonë të gjerë, duke përfshirë edhe Çamërinë. Populli i Çamërisë, që kishte vuajtur aq shumë nga okupimi grek, shpresonte se Italia do ta bashkonte Çamerinë dhe tërë Epirin me shtetin amë – Shqipërinë, dhe kështu do të ndreqej padrejtësia që i kishte bërë Konferenca e Londrës. Por, kur ushtria italiane u tërhoq dhe ia la ato troje Greqisë, çamërit e dinin se çfarë rreziku iu kanosej nga fashizmi grek, gjë që u vërtetua në vitet e mëpastajme. Ja se ç’shkruante gazeta “Dielli”, në numrin e 22 tetorit 1917, për braktisjen e Çamërisë nga ushtria italiane:

“ÇAMËRIA NË ZI

Page 58: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

58

Në numrin e djeshëm patëm lexuar një artikull të marrë nga gazeta “Korriere della Puglie” nën titullin e epër (“Çamëria në Zi”, a.f.), po duke mos ditur se gjer me ç’pikë ishte i vëretë ai lajm aq i hidhur, kishim lanë një shënim ku thoshnim se nuk ka asnjë lajm që të vërtetoheshin mi atë pikë.

Oh! Mjerisht lajmi qenka i vërtetë: z.Beqo Izeti Çami, pas disa letra që u kanë ardhur atdhetarëve, na lajmëron me hidhërim ikjen e ushtrisë italiane prej viseve të Çamërisë. Nuk mund t’a vajtojmë Çamërinë londore. Çamërinë e bukur... atë diamantin e vyer të Shqipërisë. Kemi shpresë të madhe që Konferenca e Paqes t’a ndreqi gabimin e madh të Konferencës së Londrës dhe ta bashkojë me nënën e saj. Vetëm hidhërohemi me fatkeqësinë e atij populli që të hyjë nën sundimin e një qeverie gjakpirëse (greke,a.f.), gjersa të vijë ora që të gjykohet fati i tyre.

Çamëria është një pjesë e pandarë e Shqipërisë, nuk ka asnjë shenjë ta ndajë nga kombësia shqiptare. Nuk do të ketë asnjë zemër shqiptari që të mos tronditet nga fatkeqësia që po ngjet sot për popullin e ngratë të Çamërisë. Ndofta hidhërimi i këtij lajmi është i pakufishëm, por jo edhe fare dëshprues, se nuk mund t’i humbasim shpresat fare për Çamërinë.

Çamëria është vendi i burrave të dlirë, është vendi ku ka bërë fole shqiponja. Çamëria me bregdetin dhe pasuritë e saj tërhoqi syrin lakmonjës të armikut, se sa ta shikojë Çamërinë të ndarë nga prehëri i saj. Shqiptarët kështu mejtohen se nuk mund të bëhet Shqipëria pa Çamëri. Në është e mundur të rrojë trupi i njeriut pa zemër, aq mund të rrojë edhe Shqipëria pa Çamërinë.

Shqiptarët duke e çmuar këtë pikë do t’u duket më e ëmbël vdekja se sa hidhërimi i një plage të pambyllur. Çamëria s’mund të bëhet Greqi. Çamëria është vendi më i bukur i tërë atij anëdeti. Gjithë valët e Adriatikut atje në baltën e ëmbël të Çamërisë kërkojnë të mbështeten dhe të prehen. Ato valë që njëherë i priste Çamëria me nënqeshjen e saj bujare, sot i pret me sy të lotuar, ku lotët e saj trazohen bashkë me valët e atij deti. Nuk mundet Çamëria të martohet me një burrë nga i cili ndahet nga gjuha e me zakone. Mirë Evropa, e cila nuk ka mundur t’i ketë studiuar ato vise se çfarë kombësie përmbajnë, po Italia që i pa me sytë e saj se me sa nxehtësi i priti Çamëria ushtarët e saj, si mundet t’i lëshojë përsëri ato vise në duart e barbarisë greke? Çfarë mbrojtje tjetër është ajo që do na bëjë Italia: Si thotë z.Dhembeli: “Ah, ato buqeta me lule që u dhanë besalerëve, nuk do të jenë fishkur dhe le t’i hedhin mbi trupat e ftohta të atij populli fatzi”.

Evropa duhet ta dijë se largohet fare nga e drejta, po t’a lejojë Çamërinë në duart e grekëve. Aleatët nuk do t’i përmbushin zotimet e tyre mbi parimet e të drejtave të kombeve të vegjël po ta dënojnë Çamërinë të ndahet nga mëma e saj. Shqiptarët po ta shikojnë se Konferenca e Paqes përsërit padrejtësitë e vjetra, krijimin e saj do ta quajë

Page 59: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

59

vetëm sa për ambiciet politike të shteteve të mëdha dhe do të përpiqen në dëmin e ekuilibrave...

Një Shqipëri e coptuar pa zemrën e saj – Çamërinë, pa kryet e saj – Kosovën dhe Jakoven (Gjakoven), s’mund të ketë jetë të gjatë midis fqinjëve të saj lakmonjës.

Shqiptarët duke e çmuar këtë gjë, do të thonë: më mirë një orë e me nder, se sa vjete e pa nder. Çamëria është nderi i tyre...”.

“Dielli”, Boston, 22 tetor 1917

(Artikull pa emër autori)

____________

Shënim: “Artikullin” e gazetës “Dielli”, për këtë shkrim e mora nga libri i Hajredin Isufit: Çamëria – nëpërmjet kronikave të kohës, 1902-1940; fq.212-214, për ta “ribotua” pikërisht pas 98 vjetëve (22 tetor 1917 – 22 tetor 2015).

(26 tetor 2015)

Page 60: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

60

ÇAMËT U MASAKRUAN NGA GJENOCIDI GREK, U PERSEKUTUAN EDHE NGA REGJIMI KOMUNIST NË

SHQIPËRI

(Arben Kondi: “Mëhalla e Muhaxhirëve”, roman, ShB “ILAR”, Tiranë, 2013)

Pas plot njëzet vjetëve, autori kthehet në Mëhallën e Muhaxhirëve në Tiranë, ku gjen shtëpi të braktisura, strehëprishura, porta e shtëpisë së vet, si porta e ferrit, që kur hapet i “kërcasin kockat prej dhimbjes”. Fushën e sportit, ku dikur luanin fëmijët e shkollës, e paskan copëtuar e ndërtuar godina të larta. Në moment i kujtohen shokët e shoqet e klasës e të lojës ( Gimi, Timi, Moza, Abi) dhe zyshja (mësuesja) Mynavere, prindët, motra, vëllai, gjyshja, fqinjët e mirë. Autori përmallohet nga gjendja që sheh dhe kujtimet e fëmijërisë, sa që lotët i pikojnë, si pikat e çezmës në oborrin e mbetur shkret. Kështu disi, nisë romani i shkrimtarit Arben Kondi: “Mëhalla e Muhaxhirëve”, që është një roman historik, për historinë e banorëve çamër e dibranë të asaj lagjeje. Duke vazhduar romanin, në kapitullin e parë tregon trajtimin dhe persekutimin që pushteti komunist u bënte muhaxhirëve çamë, si të ishin spiunë amerikanë, anglezë e grekë. Nëse për dy të parat mund të “kapërdihej” disi, ai grek nuk mund të arsyetohej kurrsesi, ngase çamët prej gjenocidit grek kishin lënë atdheun e tyre – Çamërinë, dhe ishin bërë muhaxhirë në Shqipëri. Po edhe regjimi komunist në Shqipëri i persekutoi keqas. Si shembull, real, të persekutimit, shkrimtari Kondi e trajton gjykimin me pushkatim të grupit të Teme Sejkos, dhe internimin e familjes së tij, e shumë të tjerëve.

Si roman historik që është, natyrisht që disa personazhe në te janë të jetës reale. Për ata që nuk e dinë, Teme Sejko (1922-1961), në realitet ishte admiral dhe komandant i Flotës Detare të Shqipërisë. Në korrik të vitit 1960, Teme Sejko, Tahir Demi dhe një grup i madh, prej 63 vetash, që ishin elita e çamëve, u arrestuan, të akuzuar si komplotistë e spiunë të imperializmit amerikanë, revizionizmit jugosllav dhe monarko-fashizmit grek. Teme u akuzua si udhëheqës i grupit, dhe me disa prej tyre u pushkatuan më 30 e 31 maj 1961. Shumë prej tyre u gjykuan me pushkatim dhe u ekzekutuan, pas torturave çnjerëzore që iu bënë gjatë dhjetë muajve në hetuesi. Të tjerët vuajtën 1250 vjet burgim, ose “u vetëvranë” në burg. Dhe jo vetëm ata që u pushkatuan ose vuajtën burgun, por u persekutuan edhe familjet e farefisi i tyre. Ky është konteksti real dhe historik i romanit të Arben Kondit, i cili në mënyrë artistike-letrare shtjellon ngjarjet dhe krajatat e çamëve dhe të fqinjëve të vet nga Mëhalla e Muhaxhirëve.

Page 61: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

61

Është emocionues momenti i shpërnguljes nga shtëpia dhe internimi i familjes se Teme Sejkos. Kryepersonazhi i romanit, Pirro, asokohe ishte nxënës i klasës së parë. Në familjen e Sejkëve, që ishin fqinjë të afërt, kishte dy shokët më të mirë të shkollës e të lojës: Gimi e Timi. Kur ata u shpërngulën, me dhunë, për t’u internuar, Pirro u mërzit shumë, ua hodhi topin në kamionin me plaçka, por i ati i Gimit e Timit, xhaxhi Naimi ia ktheu topin, që ta mbajë për kujtim të shokëve. Të nesërmen, në shkollë kur mësuesja Mynavere mori vesh për shkakun e mungesës së Gimit e Timit dhe se ata kurrë më nuk do vinin në shkollë, e lëshuan këmbët dhe u ul në bankën e tyre boshe. Fqinja e tyre Nu-ja, që ishte një grua e mirë, e vuajtur dhe e sjellshme, e cila jetonte e vetme ngase djalin (Kudretin) e kishte ushtar, çdo mbrëmje ndizte qiri para derës së mbyllur të familjes Sejko. Nga bisedat e gjyshës me Nu-jën, Pirro kishte dëgjuar se asaj grekët ia kishin vrarë e masakruar burrin, ndërsa vajzën katërmuajshme në djep, e kishin shkuar në bajonetë, të ngritur lart si flamur. Gjyshja e Pirros, Teuta, të cilën e quanin Tetua, i tregonte Nu-jës se si edhe kësaj ia kishin vrarë burrin (Ademin), ndërsa babain e paralizuar ia kishin djegë, bashkë me shtëpinë.

Edhe prindët e Mozës, shoqës së bankës të Pirros, ishin fqinjë të mirë. Ata (Donika e Tomorri) ishin profesorë universiteti, e donin Pirron dhe komunikonin me familjen. Por në mesin e fqinjëve kishte edhe njerëz të këqij, siç ishte kapteri Feridi, dhe i biri i tij (Beqiri), një djalë i mbrapshtë e grindavec, por edhe disa të tjerë të lidhur me pushtetin.

Në shtëpinë e boshatisur të Gimit e Timit, ishin vendosur nëndrejtoresha e shkollës (Dita) me të shoqin (Vironin) dhe dy fëmijët e tyre. Nëndrejtoresha ishte një grua e pështirë dhe ishte sekretare e organizatës bazë të partisë. Ajo bashkë me kapter Feridin dhe disa tjerë, gati i përjashtuan prej shkolle Pirron dhe Turin, për shkak të një ngatërrese me djalin e Feridit. Motra e Pirros (Ela) që ishte gjimnaziste, shoqërohej me djalin e nëndrejtoreshës (Pandin) që ishte student. Kjo e kishte gjindosur Pirron dhe gjyshën e tij, dhe e kishte prishur harmoninë në familje, sa që gjyshja kërkonte që Elën ta mbyllnin në shtëpi, kurse Pirro nuk fliste, nuk hante dhe shihte ëndrra të këqija. Për ta qetësuar situatën, e ëma e Pirros bashkë me tre fëmijët, gjatë pushimit dimëror, vajti për dy javë te e motra (teta Sheqo) në Markat të Konispolit. Në ndërkohë, i ati i Pirros (Didi) dhe i ati i Pandit (Vironi), ishin marrë vesh që Ela e Pandi, pasi ta kryejnë shkollën, të fejohen e martohen dhe të jetojnë të veçuar, sepse familja e burrit do kishte telashe prej pushtetit, dhe e ëma e djalit, nëndrejtoresha Dita nuk donte që djali i saj të martohej me një vajzë çame.

Nu-ja, fqinja e vetmuar, ishte merakosur për djalin e saj ushtar, se nuk i kishte shkruar letër prej disa muajsh, prandaj vajti në Konispol për ta parë të birin, por nuk e gjeti. E kishin vrarë në kufi, e kishin lidhur pas një karroce e tërhequr zvarrë rrugëve të Sarandës, për ta shikuar populli si të ishte një kriminel. Me të marrë vesh për vrasjen e djalit, Nu-ja ishte çmendur e sillej rrugëve të Sarandës si lypsare. Duke pritur autobusin

Page 62: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

62

në Sarandë për t’u kthyer prej Markati në Tiranë, e ëma e Pirros dhe fëmijët e saj e kishin parë e takuar Nu-jën në atë gjendje të mjerë, sa që ajo nuk i kishte njohur as iu kishte folur. E ëma e Pirros ia lë ca lekë në dorë. Ishte moment i dhembshëm dhe prekës për të gjithë.

Në shtëpinë e lënë bosh të Nu-jës, ishin vendosur do fqinjë të ri, nga një familje fisnike kolonjare. Ata kishin një djalë të sëmurë (Talon), të cilin e ngacmonte djali i kapter Feridit, ndërsa Pirro dhe Turi e mbronin, sa mundnin. Gjyshi i Talos kishte qenë ndër kapedanët kryesor në çetat e jugut dhe ishte vrarë e masakruar nga grekët. Pirro dëgjonte me shumë vëmendje ngjarjet që tregonin më të vjetrit për luftërat me grekët, masakrat, vuajtjet e çamëve. Ishte bërë sy e vesh kur i ati (Didi) shpaloste kujtimet nga lufta e mbi 2000 luftëtarëve trima çamë kundër forcave të Zervos e Kranjit, në korrik 1944, për çlirimin e Paramithisë e të Pargës, kur Didi ishte plagosur dhe akoma vuante nga plaga. Ishte i prekshëm kujtimi i Didit, kur kishte parë një nënë në ikje e sipër, për t’u çliruar nga barra që s’mund ta bartte më, në vend se ta hidhte boshçen, e kishte hedhur foshnjen nga ura mbi lumin Kalama. Duhet ta kesh zemrën gur që të përmbash lotët nga tregimet e tilla, të atyre që kanë përjetuar gjatë valës së gjenocidit grek mbi çamët. Dhe këto kujtime nuk janë vetëm ilustrime artistike të romanit, por e vërteta, përmasat dhe vrazhdësia kanë qenë ku e ku më të tmerrshme.

Një shkëputje në kohë e në hapësirë është epilogu i romanit, kur pas një kohe të gjatë që kishte punuar e jetuar jashtë vendit, Pirro kthehet në “Mëhallën e Muhaxhirëve”, të cilën e gjen krejt të ndryshuar: shtëpitë e vjetra ishin rrënuar, e në vend të tyre ishte ndërtuar një pallat i madh, që ia kishte zënë frymën shkollës së vjetër. Në klubin afër shkollës takohet me Abin, shokun e fëmijërisë, të cilin nuk e njohu, derisa ai i tregoi se cili ishte, dhe se ishte bërë gjysh. Edhe Pirro i tregoi se gruan e kishte nga Çamëria dhe se kishte një djalë (Arbërin) dhe se ishte bërë gjysh. Kujtimet e Pirros dhe Abit ndërroheshin si sekuencat e një filmi bardh-zi, për egërsinë e një kohe.

Çamët, që nga gjenocidi grek ishin detyruar të ikin prej vendit të tyre, as në Shqipëri nuk kishin qenë të mirëpritur. Qeveria shqiptare që kishte detyrim kombëtar, moral e njerëzor të kujdesej për muhaxhirët çamë, i shikonte me mosbesim, si bashkëpunëtorë të fashizmit italian e nacizmit gjerman dhe spiunë të imperializmit anglo-amerikanë, madje edhe të monarkofazhizmit grek! Pas gjykimit të Grupit të Teme Sejkos, roli i çamëve në jetën publike shqiptare ishte margjinalizuar tejmase.

* * *

Me romanin “Mëhalla e Muhaxhirëve”, shkrimtari Arben Kondi na ruan kujtimin për çështjen çame e të Çamërisë. Si çam që është edhe vet, Kondi edhe këtë herë ka larë një borxh intelektual ndaj muhaxhirëve çamë. Fabula e romanit zhvillohet në “Mëhallën e Muhaxhirëve”, por edhe gjithandej Shqipërisë, duke pasqyruar realitetin e kohës.

Page 63: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

63

Personazhet e romanit, ishin pjesë përbërëse e jetës reale në Shqipërinë komuniste, veçmas e muhaxhirëve çamë, të përzënë nga vendi i tyre, e të persekutuar nga shteti i tyre. Lirisht mund të thuhet se personazhi i Pirros, personifikon vet autorin e romanit. Romani shprehë dhembje dhe e mishëron lexuesin me personazhet, duke ndier vuajtjet e tyre. Gjuhës së romanit i jep një shije të veçantë përdorimi i disa fjalëve dhe shprehjeve të të folmës çame.

Romanet e Kondit kanë karakter mbarëkombëtar, sepse gati me të njëjtën ndjesi njerëzore shkruan për të gjithë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, duke lënë të hapura portat e problemeve të tyre. Arben Kondi është i çiltër me veten e vet dhe me lexuesit e veprave të tij, kur trajton probleme që duhet të shqetësojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Me moshën që ka, përvojën, talentin, zellin e përkushtimin në punën krijuese, nga shkrimtari Arben Kondi presim edhe shumë vepra tjera të arrira.

(22 nëntor 2015)

Page 64: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

64

ÇAMËRIA– FIDANISHTE E FIGURAVE TË SHQUARA

(Mirela Kondi: Figura të shquara të Çamërisë, Tiranë, 2016)

Epiri dhe Çamëria, kjo krahinë më vitale e kombit tonë, gjatë historisë së bujshme të saj e deri në rilindjen e vonshme, i ka dhënë kombit, po edhe Greqisë, Ballkanit, perandorive të kohës (Osmane, Bizantine, Romake), Evropës dhe Botës, dinasti e personalitete spikatura të strategjisë së luftës, të fushës së arsimit, shkencës, artit, kulturës, fesë. Vështirë se mund të gjeni një vend e shembull tjetër në botë që, në proporcion me territorin dhe numrin e popullsisë, t’i ketë dhënë kombit e njerëzimit kaq shumë figura të shquara të fushave të ndryshme. Në nderim të atyre figurave, zonja Mirela Kondi, si një bletë punëtore, ka vjelë e mbledhë të dhëna historike, të një periudhe të gjatë kohore, për të kompletuar biografitë e 56 nga ato personalitete dhe u ka ofruar lexuesve në librin e saj me titull: “Figura të shquara të Çamërisë”.

Pas fjalës së redaktorit (Arben Kondit), libri fillon me prezantimin historik të biografisë së Mbretëreshës Olimpia, një nga gratë më të shquara e më të bukura të botës antike, e lindur në vitin 375 para epokës së re, prej familjes së fisit të Aikaidëve të Epirit, me rrënjë pellazge të Akilit legjendar. Nga martesa e saj me Filipin II, u lindën dy fëmijë: Aleksandri i Madh (ai nuk lindi i madh, por u bë i Madh) dhe Kleopatra. Olimpia mbeti në histori e njohur jo vetëm si nëna e Aleksandrit të Madh, por edhe si grua epirote e ngritur në fronin mbretëror. Libri vazhdon me Aleksandër Molosin, vllain e Olimpisë, i cili e zgjëroi mbetërinë e Molosve, me qendër në Dodonën e lashtë. Nën udhëheqjen e Pirros, Epiri arriti pikën më të lartë të lulëzimit ndër shekuj. Ai krijoi mbretërinë e tij, si një federatë e tre fiseve më të njohura ilire: molosve, kaonëve e thesprotëve. Sot shumica e njerëzve për Pirron dinë vetëm nga thënia: “Fitore e Pirros”, por pakkush e di se si ka mbetur ajo thënie. Në vitin 280 p.e.r, në betejën e Erakleas dhe Askulit, Pirro doli fitimtar mbi ushtrinë romake dyherë më të madhe, por aty humbi aq shumë ushtarë e oficerë, sa që klithi:“Edhe një betejë (fitore) tjetër si kjo, dhe më duhet të kthehem në Epir”! Çamëria dhe Epiri kanë dhënë edhe shumë strategë luftarakë e komandantë trima, heronjë, në luftërat për lirinë dhe bashkimin kombëtar, por edhe për çlirimin e të tjerëve, në rend të parë për çlirimin e Greqisë. Mirëpo, ka pasur edhe mercenarë të rryer, të cilët janë ftuar në luftëra të ndryshme, për llogari të shteteve të kohës nëpër Evropë: Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, që në ato beteja kanë korrë fitore mahnitëse, por edhe i kanë lënë kockat e ushtarëve të vet, si puna e Pirros, Merkur Bue Shpatës etj.

Page 65: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

65

Është e pamundur që në një vështrim si ky, të pasqyrohen të gjitha të bëmat dhe kontributi i personazheve të shumtë të librit. Cilin ta veçosh nga ata princa, ata strategë, luftëtarë trima e heronjë, duke filluar nga princër e luftëtarë: Pirro i Epirit, Pjetër Losha, Gjin Bue Shpata (për këtë princ e luftëtar të shquar, shkrimtari Arben Kondi ka shkruar e botuar romanin historik: Gjin Bue Shpata), Merkur Bua Shpata, Gjon Zenevishti, Dionis Filozofi, Gjergj Karaiskaqi, Ibrahim Pasha, Marko Boçari, Odhise Andruco, Haxhi Mehmet Dalani, Muharrem e Haki Rushiti, Osman Taka, Daje Sako, Merrushe Nelo, Aziz Çami, Daut Hoxha, Rexho Plaku, Teme Sejko. Epiri i ka dhënë njerëzimit jo vetëm mbretër, princa e luftëtarë të njohur, po edhe klerikë të rangut më të lartë, si Shën Eleuteri, Mihal Artioti, Dionis Filozofi (edhe klerik edhe prijës kryengritjesh), Atenagora i Parë. Gjithashtu, ka dhënë figura brilante të arsimit, shkencës, artit e kulturës: Mihal Artioti, Muhamet Kyçyku-Çami, Haxhi Murat Çami, Mihal Anagnosti, Hasan Tahsini, Elena Gjika, Abedin, Rasih, Ali e Arif Dino, Rexhep e Musa Demi, Kolë Idromeni, Faik Konica, Abaz Dojaka, Niko Stilo, Bilal Xhaferri, tj.

Principata e Artës e princit Pjetër Losha shtrihej prej Gjirokastre deri në Korinth. Në aleancë me princin Gjin Bue Shpata, në vitin 1358 e mundën ushtrinë bizantine të princit serb Niçifori II, në betejën e Akaleut, në të cilën u vra edhe vet princi serb. Gjin Bue Shpata ishte princi më i zoti, që zotëroi hapësirat më të mëdha të Epirit, përveç Janinës ku sundonte shqiptarovrasësi Toma Preluboviq, i cili ishte në aleancë me ushrinë osmane në luftë kundër princërve shqiptarë. Ai tiran ia kishte dërguar Gjin Bue Shpatës shportën me sytë e nxjerrur e vëshët e prerë të fëmijëve shqiptarë! Gjon Zenevishti, sundimtar i Principatës e cila shtrihej prej Gjirokastre në Luginën e Drinos dhe Delvinës. Ishte dhëndër dhe besnik i Gjin Bua Shpatës. Merkur Bua Shpata, fitoi beteja, tituj e shpërblime, me ushtrinë e tij të rryer në luftëra (stratiotët, mercenarë), sa herë u ftua për t’i ndihmuar në luftë Vendikut, Spanjës, Francës, Gjermanisë, gjithmonë doli fitues. I ftuar nga Franca, në vitin 1515 e theu ushtrinë zvicërane, e cila prej 1500 vjetësh nuk kishte njohur disfatë! Ibrahim Pasha, vezir i lartë e komandant suprem i ushtrisë osmane (i martuar me motrën e sultan Sulejmanit), e pushtoi Beogradin, Budapestin e Rodosin. Në vakëfet e tij në Bullgari (Razgrad), në tri fshatra janë vendosur ortodoks të Çamërisë, të cilët edhe sot e flasin “çamërishten”. Donis Filozofi, peshkop i Thesalisë, nxiti dy kryengritje të mëdha të shqiptarëve kundër osmanëve. Kur ushtria osmane e shtypi kryengritjen e dytë, zuri peshkopin, e rjepi për së gjalli dhe lëkurën e tij të mbushur me kashtë, bashkë me kokat e 200 kryengritësve ia dërgoi mbretit në Stamboll (asokohe osmanët masën e suksesit të betejës e llogaritnin me numrin e kokave të prera)! Haxhi Mehmet Dalani nga Konispoli u bë guvernator i Libanit (1826) dhe si strateg ushtarak, me 800 kalorës e 3 anije luftoi për çlirimin prej Perandorisë osmane. Marko Boçari, kapiteni suliot, komandant i përgjithshëm, strateg e hero i revolucionit për çlirimin e Greqisë (1821), për artin ushtarak u edukua dhe aftësua në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Për këtë trim suliot është shkruar shumë (edhe shkrimtari Arben Kondi për

Page 66: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

66

këtë ka shkrua romanin historik: “Vrasja e dytë e Marko Boçarit”). Arben Rakipi, në një shkrim të vetin, me apo pa të drejtë (?) Boçarin e cilëson si vrasës të shqiptarëve myslimanë. Marko Boçari u vra (1823) në luftë kundër ushtrisë së pashait të Shkodrës (Mustafë Pashë Bushatlia). Odhise Andruco që i qëndroi besnik Ali Pashë Tepelenës më tepër se dy djemtë e pashait, dhe që në vitin 1824 luajti rol vendimtar në çlirimin e Athinës, por që në fund e vranë autoritetet greke, në mënyrën më mizore. Gjergj Karaiskaqi, që ishte zënë rob nga ushtria e Ali Pashës, u vu në shërbim të tij dhe i mbeti besnik pashait deri në fund, dhe bashkë me Andrucon si komandant luftoi për çlirimin e Greqisë, por Asambleja greke ia hoqi të gjitha postet dhe gradat, dhe vdiq nga plagosja në rrethana të dyshimta në betejën e Akropolit. Muharrem Rushiti ishte simbol i trimërisë dhe zgjuarsisë, i cili prej vitit 1902-1920 udhëhoqi njëqint beteja, kundër pushtuesit osman dhe andartëve grekë, në të cilat mori 12 plagë në trup (e quanin Isa Boletini i Çamërisë). Alush Take, bashkëluftëtar me Muharrem Rushitin, tërë jetën dhe pasurinë i vuri në shërbim të atdheut; ai i furnizonte me armë dhe i mbante me shpenzime të veta mbi 300 ushtarë. Daut Hoxha, i cili luftoi 27 vjet rresht, ishte tmerr për andartët grekë, sa që prefekti grek i Paramithisë i kishte thënë Jori Sulit: nëse djali i tij Koço, që ishte në çetën e Dautit Hoxhës, do ta vriste Dautin, qeveria do ta bënte kolonel e do t’i jepte të holla të shkojë e ta kalojë tërë jetën në Athinë, por Jori ishte përgjegjur: “Nëse ime shoqe Koçon e ka me mua, ai nuk vret Dautin, edhe sikur t’ia jepni tërë Greqinë dhe ta vëni në fronin e mbretit”. Kishte edhe shumë luftëtarë trima tjerë të Çamërisë, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman, kundër bandave greke, por edhe kundër pushtuesve italian e gjerman; si oficeri artilerisë komandanti Haki Rushiti, i cili pastaj kaloi në grupimin e Ballit Kombëtar, apo komandanti Rexho Plaku, i cili në kohën e komunizmit vuajti 33 vjet burgim, bashkë me shumë çamër tjerë. Në luftë kundër bandave greke, bashkë me trimat e Muharrem Rushitit morën pjesë edhe femra çame: Daje Sako, Merrushe Nelo etj.

Çamëria i ka dhënë edhe krishterizmit figura të shquara. Papa i trembëdhjetë me radhë ishte Shën Eleuteri, papa i parë me origjinë shqiptare, nga Nikopoja e Çamërisë, i cili përhapi krishtërizmin deri në Angli. Sipas disa të dhënave, ai qëndroi në fron dhe kreu me sukses detyrën e papës 15 vjet (175-189), në një kohë të vështirë të luftës së kristianizmit me paganizmin. Shën Donati ishte një tjetër shenjëtor çam i Paramithisë (shekulli IV e.r.) i cili, pas mbarimit të studimeve në Butrint, gjithë jetën shërbeu me titullin e peshkopit të dioqezës së Çamërisë. Për nderë të tij, qytetin e Paramithisë populli e quante Ajdonat. Mihal Artioti, nga qyteti i Artës, ishte një nga viganët e mendimit humanist të Rilindjes Europiane. I ftuar nga Cari rus (1515), përktheu librat e shenjtë nga greqishtja në rusisht. Ishte humanisti i parë në Rusi, që hapi shkollë humaniste italiane dhe shtypshkronjën e parë të rregullt. Për shkak të qëndrimit liberal ndaj fesë, u akuzua si heretik dhe qëndroi njëzet vjet i izoluar në një manastir. Ka më se 150 tituj vepra e punime të botuara në tema filozofike, etike e pedagogjike.

Page 67: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

67

Në periudhën e Rilindjes, nga Çamëria dolën personalitete të spikatura të shkencës, artit, kulturës, arsimit. Çdo komb do të krenohej ta kishte të vetin Hasan Tahsinin, të cilin mund ta quajmë kryerilindas i Evropës. Lindi në Ninat (1811). Si nxënës i medresës i kishte mahnitur mësuesit dhe nxënësit me zgjuarsinë e tij, dhe aty mori epitetin “Tahsin” (i shkëlqyeshëm), të cilin e mbajti dhe arsyetoi me meritë tërë jetën. Në Paris e Sorbonë qëndroi me studime e punë 12 vjet, ku doktoroi për shkencat fizike e natyrore. U emërua rektor i parë i Universitetit të Stambollit, por për shkak të pikëpamjeve liberale e demokratike u etiketua si “kaur” (pa fe) dhe u shkarkua nga posti i rektorit. Në institutin (medresën) që themeloi, nxënës-student të tij ishin: Pashko Vasa, Ismail Qemali, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami e Abdyl Frashëri etj, të cilët i njohim si rilindas të spikatur të çështjes kombëtare. Burimet turke e kanë quajtur – njeriu më i ditur i kohës në Stamboll, ndërsa Sami Frashëri thoshte: “Njeri si Hoxhë Tasini i vjen Shqipërisë një herë në 1000 vjet”. Kur lexon për Hasan Tahsinin, leximin duhet ta bësh me dorë në zemër, nga respekti për te, atëherë, sot e mot. Mihal Artioti, klerik e dijetar i shquar poliedrik. Muhamet Kyçyku-Çami, një arsimdashës, mësues, shkrimtar, përkthyes, autorë i shumë veprave. Poema e tij “Erveheja” (e përkthyer nga gjuha arabe) ishte lektyrë shkollore deri në ditët tona. Elena Gjika (Dora D’Istria), nga familja Gjika, me rrënjë nga Parga, nga udhëtimet, shkrimet dhe letërkëmbimet me personalitet më të njohura të kohës, u bë ambasadore e shquar e çështjes shqiptare. Ajo cilësohej si njëra nga gjashtë gratë më të famshme të shekullit XIX. Abedin Dino, ministër i punëve të jashtme në Perandorinë Osmane, u angazhua që Çamëria të mos i shkëputej Shqipërisë, ka shkruar, përkthyer e botuar vepra të ndryshme. Osman Taka, në saje të artit të valles “çamika” që luajti para valiut, shpëtoi nga dënimi me varje! Tahir Mete, përfaqësues i Çamërisë në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, punoi për hapjen e shkollave dhe organizimin e shoqërive kulturore. Rexhep Demi gjithë jetën e shkriu për shkollën shqipe, mblodhi ndihma edhe për Normalen e Elbasanit. Sheh Sabri Preveza, në shkollat turke u mësonte nxënësve fshehurazi edhe shqipen. Kolë Idromeni ishte piktor duarartë. Faik Konica cilësohet si një ndër njerëzit më të ditur në kulturën shqiptare në kohën e tij, të cilin Noli e quante: “bibliotekë lëvizëse”. Tërë veprimtarinë e tij diplomatike e publicistike ia kushtoi çështjes kombëtare. Musa Demi, mësuesi i parë në shkollën e Filatit. Spiro Çalluka, avokat e intelektual i nivelit të lartë, mik i Ismail Qemalit, Nolit e Hasan Prishtinës. Ali Dino, piktor dhe një nga karikaturistët më të mirë në Evropë. Arif Dino poet, aktor, regjisor, skenograf, përkthyes i njohur në Turqi e Greqi, e shumë e shumë të tjerë e tjerë. Për të mësuar më shumë për jetën dhe veprat e të gjitha këtyre personaliteteve, lexonie librin e Mirela Kondit “Figura të shquara të Çamërisë”.

Të gjithë ata princa, ata ushtarakë, dijetarë, filozofë, klerikë, ishin personalitete të njohura e të respektuara, të cilët lan gjurmë të pashlyeshme në shkallë kombëtare e ndërkombëtare, në kohë e hapësirë dhe në rrethana të ndryshme. Shqiptarët në përgjithësi, dhe çamërit në veçanti, ishin populli më aktiv në luftën kundër pushtuesit

Page 68: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

68

osman, por ata kishin arritur suksese të admirueshme edhe në fushën e arsimit, shkencës, artit e kulturës. Ata sakrifikuan pasurinë dhe jetën, e për këto meritojnë lavdinë e përjetshme. Me librin e saj, “Figura të shquara të Çamërisë”, Mirela Kondi ka kryer një akt simbolik të kujtimit dhe respektit për ato personalitete që janë për krenari. Po, përmes asaj galerie figurash të shquara, autorja ka paraqitur një mozaik procesesh e ngjarjesh të historisë së Çamërisë e më gjërë, në një periudhë të gjatë kohore. Leximi i librit “Figura të shquara të Çamërisë”, të krijon një ndjenje respekti për ato figura dhe krenarie që ato i përkasin kombit tonë dhe gjith përparimit të njerëzimit në fusha të ndryshme.

Ky është libri i dytë i Mirela Kondit, krejt i ndryshëm nga libri i parë, që ishte libër i lëmit të kulinarisë: “Kuzhina çame”, por që tregon se autorja është denjësisht e lidhur për trevën e Çamërisë. Sikur e thotë vet autorja, libri është një “sprovë historike-letrare…”, vazhdimin e së cilës e paralajmëron në fund të librit, sepse ka edhe shumë figura tjera të cilat meritojnë të kujtohen e të mos harrohen. Për hartimin e librit ka shfrytëzuar një bibliografi të pasur, prej afro 150 njësi bibliografike. Libri është shkruar me një gjuhë të pastër e stil të qartë e të rrjedhshëm, e me përdorimin aty-këtu të ndonjë shprehje karakteristike të çamërishtës, asaj “gluhe” e të folme të ëmbël, për të cilën poeti ynë Naim Frashëri (në poezinë “Dallëndyshe”) thotë: “Eni vjen prej Çamërie / me ato milra fjalë / me atë gluhë perëndie/.

(22 korrik 2016)

Koment: Arben Kondi: “Faleminderit Adil për këtë shkrim kaq serioz. Falënderimi ynë nuk është thjeshtë i ngushtë apo thjeshtë familjar. Ai është një falënderim i gjërë, i madh, në emër të gjithë Çamërisë martire, ndaj së cilës ju si një atdhetar i shquar keni pasur dhe vazhdoni të keni një angazhim të vazhdueshëm. Qofshi mire gjithmonë dhe mbarësi në familjen tuaj!” (“ZSh”, 3 korrik 2016). “

Page 69: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

69

A PO LËVIZË “GURI” I ÇAMËRISË?

Pushtimi dhe aneksimi i Çamërisë nga shteti grek

Çamëria dhe i tërë Epiri ishte pushtua nga shteti grek gjatë Luftës Ballkanike (1912/13), kur Perandoria Osmane po numronte ditët e fundit të pushtimit të Ballkanit, e që më 4 dhjetor kapitulloi nga fuqitë ballkanike. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912) nuk ndryshoi gjendjen në terren, për shkak se Qeveria e Ismail Qemalit nuk kishte as forcë ushtarake dhe asnjë kapacitet për të përballuar pushtimet që shtetet fqinje: Greqia, Serbia, Mali Zi e Bullgaria kishin bërë mbi territorin shqiptar. Ato ishin lëshuar si hijenat, për të mos lejuar kurrë të formohet shteti shqiptar. Shtypi dhe propaganda e pushtuesve bënin gjithçka për ta denigruar para botës racën shqiptare si të paaftë dhe të padenjë për të formuar e mbajtur shtet të pavarur. Kryeministri i Serbisë (N.Pashiqi) u kishte thënë aleatëve ballkanikë dhe fuqive të mëdha, se “një Shqipëri e pavarur nuk është as e dëshirueshme as e mundshme”. Ndërkaq, shtypi grek shkruante se “është e pakonceptueshme që shqiptarëve barbarë t’iu lejohet një ekzistencë e pavarur midis qytetërimit helen” (J.Swire: “Krijimi i një mbretërie…”, fq.128). Rusia dhe Franca u bënin presion fuqive tjera të mëdha, ta pranonin faktin e kryer, dmth. t’u lejonin aleatëve ballkanikë të mbajnë dhe aneksojnë gjithçka që kishin pushtuar. Por, Austrohungaria, Italia, edhe me përkrahjen e Anglisë, nuk pranun, prandaj zgjidhja iu besua Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha, e cila në mbledhjen e mbajtur në Londër, më 17 dhjetor 1912, pa marrë mendimin e Qeverisë së Vlorës, as të aleatëve (pushtuesve) ballkanikë, rekomandoi që Shqipërisë (së saposhpallur) t’i jepet autonomi e të njihej si një principatë autonome nën sozerenitetin e sulltanit turk, ndërsa Serbisë t’i garantohet një dalje në Adriatik, për qëllime tregtare. Ismail Qemali, me Qeverinë e tij, bëri përpjekje të mëdha diplomatike për njohjen e pavarësisë së plotë së shtetit shqiptar dhe për përfshirjen e territoreve shqiptare, posaçërisht të Çamërisë në shtetin shqiptar. Për këtë qëllim Qeveria paraqiti memorandume Konferencës më 2 e 13 janar 1913, në të cilat pasqyrohej përbërja etnike e Çamërisë, me numrin e popullsisë sipas rretheve (kazave) dhe sipas përkatësisë etnike, për të argumentuar të drejtën e përfshirjes së Epirit brënda kufijve të shtetit shqiptar.

Page 70: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

70

Shteti i sapolindur shqiptar, nuk i kishte kufijtë e caktuar e të njohur ndërkombëtarisht, edhe një kohë të gjatë pas shpalljes së pavarësisë. Konferenca e Ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha: Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Austrohungarisë e Rusisë, në mbledhjen e mbajtur në Londër më 29 korrik 1913, njohu pavarësinë dhe caktoi një Komision Ndërkombëtar të Kontrollit dhe një princ evropian, për të ndihmuar mëkëmbjen e shtetit, por nuk ishin marrë vesh për kufijtë e Shqipërisë, dhe nëse Epiri do t’i mbetej Shqipërisë apo t’i jepej Greqisë. Më 11 gusht 1913, me propozimin e Austrohungarisë, Konferenca e Ambasadorëve formoi Komisionin për caktimin e kufirit me Greqinë. Gjatë punës në terren, shteti grek bëri gjithfarë makinacionesh për ta bindë Komisionin që Epiri të mbetej brenda kufirit të shtet grek, edhepse të gjitha argumentet entike, historike e tjera ishin se ai duhej t’i takonte Shqipërisë. Komisioni, me Protokollin e Firencës (17 dhejtor 1913), vendosi që Epiri i Jugut dhe Çamëria t’i mbetej Greqisë. Asokohe Greqia mbante të pushtuar, nën regjim ushtarak, dhunë e terror tërë Epirin e Jugut e të Veriut, me Gjirokastrën, Korçën e Tepelenën, deri sa fuqitë e mëdha nuk e detyruan të tërhiqej përtej kufirit të caktuar nga Komisioni, por derisa zyrtarisht e tërhiqte ushtrinë, po ata të njëjtit ushtarë, të veshur në rroba tjera i shnderronte në grupe kriminale paramilitare, të cilët vazhdonin të mbeteshin brënda kufirit shqiptar e bënin krime e mizori mbi popullsinë civile.

Masakrat dhe gjenocidi grek mbi shqiptarët

Pas çlirimit nga Perandoria Osmane, Greqia u formua si shtet ekskluziv fetar ortodoks, që nuk duron brënda shtetit të vet njerëz të besimeve tjera, sikur po përpiqet sot ISIS-i të formojë shtetin islamik në Siri e rreth saj. Sapo u vendos administrata greke në Epir, filluan represaljet dhe shtypja mbi popullsinë myslimane të Çamërisë. Çetat paramilitare, andarte, të nxitura e përkrahura nga kisha dhe shteti, sulmonin e digjnin fshatra e qytete, plaçkitnin pasurinë, vritnin e masakronin njerëz të pafajshëm, për t’ia shti frikën popullit e të detyrohej të shpërngulej. Meshkujt e aftë për mbrojtje, shteti i mobilizoi dhe dërgoi në kampe larg në ishujt e Egjeut, shumë prej të cilëve u vranë ose vdiqën nga torturat dhe uria, e nuk u kthyen kurrë më.

Përveç Çamërisë, të cilën Konferenca e Londrës ia la Greqisë, ushtria greke së bashku me bandat paramilitare, në vitet 1913-1914 e deri në funt të vitit 1916,

Page 71: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

71

mbanin të pushtuar edhe tërë Shqipërinë Juglindore, dhe bënin masakra të papara mbi popullsinë e atjeshme. Ndërkaq, pas luftës greko-turke (1919-1922), dy shtetet lidhën marrëveshje për shkëmbimin e popullsisë (Konventa e Llozanës, 30 janar 1923), sipas së cilës rreth një million ortodoksë (grekë) të Turqisë të vendoseshin në Greqi, ndërsa myslimanët (turqit) e Greqisë të vendoseshin në Turqi. Në marrëveshje, mbase qëllimisht nuk ishin përmendur fare shqiptarët e besimit myslimanë, por aparati ushtarak, kishtar e paramilitar kishin shtuar presionin e zullumin dhe i kishin detyruar më se 10.000 shqiptarë myslimanë të shpërngulën (në disas shkrime jepen të dhëna për rreth 30.000), e në pronat e tyre të begata vendosen grekët e Turqisë, ose të viseve tjera të Greqisë, deri sa me intervenimin e Lidhjes së Kombeve u ndërpre shkëmbimi i dhunshëm, mirëpo për shkak të zullumit të shtuar, edhe më tutje shpërnguleshin gjoja “vullnetarisht” për shkak të fesë. Pas një qetësimi gati dhjetëvjeçar (1926-1936), presioni dhe represioni mbi shqiptarët myslimanë e të krishterë të Çamërisë u shtua pas vendosjes së diktaturës (së Joanis Metaxa në vitin 1936). Ai nga posti i kryeministrit të Greqisë, kishte deklaruar: “Sa të kemi çamë myslimanë në shpinë, do ta kemi thikën në zemër”, dhe politika e tij e presionit dhe represionit vazhdoi në këtë frymë. Gjenocidi grek kishte përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilëve iu ndalua përdorimi i gjuhës amtare (shqipe) në ambiente publike dhe private. Dhe kjo zgjati deri sa Italia e pushtoi Epirin (tetor 1940), kur çamët morën ca frymë dhe shpresuan se do të bashkohen me Shqipërinë. Pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943) dhe pushtimit të Greqisë nga nacizmi gjerman, gjendja e çamëve u përkeqësua, pas marrëveshjes së kolonelit Napoleon Zerva me komandën gjermane që, për të mos i sulmuar gjermanët gjatë tërheqjes nga Ballkani (1944-45), t’ia lënë duarët e lira Zervës për t’i shpërngulë çamët myslimanë jashtë Çamërisë. Dhe këtë shpërngulje Zerva e bëri në mënyrën më çnjerëzore. Për krimet, masakrat dhe gjenocidin që bënë në Çamëri ushtria, kisha dhe paramilitarët e Greqisë prej qershorit 1944 deri në maj të vitit 1945, derisa i detyruan të gjithë shqiptarët myslimanë, duke vrarë mbi 3000 e dëbuar me dhunë më se 25.000, të shpërngulën në Shqipëri, është shkruar e dokumentuar nga shumë historianë shqiptarë e të huaj, ka raporte të misioneve diplomatike e ushtarake, por edhe nga autorë grekë. Studjuesi e historiani grek Nikos Zhangu shkruan: “Në Thesproti EDES-i i Zervës zbatoi praktikat hitleriane për të përligjur krimin ndaj fëmijëve e grave të pafajshëm. Këtë praktikë e ka dënuar ndërgjegja e gjithë njerëzimit... Ato nuk janë në karakterin tonë. Le të shohim vetën në pasqyrën e historisë… Shtazëri e padëgjuar, jashtë çdo logjike njerëzore…Ekzekutimet, djegëjet e fshatrave të tëra, e kthyen

Page 72: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

72

Thesprotinë në një skëterrë zjarri e hekuri. Njenjat e humanizmit ishin zhdukuar, ndërsa instinktet shtazarake gjenin kënaqësinë në mes të flakëve dhe gjakrave”! Po edhe vetë kryekrimineli Napoleon Zerva, gjatë qëndrimit për shërim në një spital të Parisit (1955) pranoi gjenocidin, kur i shkruante një miku të tij: “I dashur Jani, bënjua të qartë njerëzve se e kryem detyrën që na ish ngarkuar për pastrimin e atdheut tonë nga çamët myslimanë, të cilët kanë qenë 500 vjet në qafë të grekëve. Kështu ua bëmë të mundur malësorëve (grekë) të zbresin në fusha”.

A e lëvizi Hahni “gurin” e Çamërisë?

Mizoritë që ka bërë Greqia ndaj shqiptarëve, jo vetëm atyre të Çamërisë dhe gjithë Epirit të Jugut, por edhe në tërë Juglindjen e Shqipërisë, përmbajnë të gjitha elementet dhe tiparet e veprës penale të gjenocidit. Dhe krimet e kryera e gjenocidin gjithnjë e ka mohuar, duke u përpjekur të arsyetohet se ato veprime i kanë kryer grupet e pakontrolluara paramilitare, ndërsa për shpërnguljen e çamëve në Shqipëri, në vitin 1944 e 1945, thotë se ata vetë kanë ikur, nga frika se do të ndëshkoheshin si bashkëpunëtorë të okupatorit. Kjo tezë nuk pi ujë, sepse pjesa dërmuese e të shpërngulurve ishin gra, femijë e pleqë; ata nuk ishin bashkëpunëtorë të fashizmit e nacizmit as tradhtarë të vendit. Po edhe nëse ndokush do të gjykohej për bashkëunim me okupatorin, dhe ta vuante dënimin e shqiptuar, ai nuk do të humbte statusin e shtetasit, pronën dhe të drejtat civile. Grekët e shumtë që bashkëpunuan me okupatorin, dhe ca prej tyre që ishin dënuar, pas sa vjetëve u kthyen si qytetarë të lirë në pronat e tyre, e shumë sish zunë edhe pozita të larta shtetërore. Nuk ka në botë ndonjë akt juridik ndërkombëtar që lejon dëbimin kolektiv të një popullsie të një shteti, për çfarëdo arsye, e aq më pak për arsye të përkatësisë etnike a fetare, siç ka vepruar Greqia me çamët myslimanë. Poashtu, askush nuk mund të privohet në mënyrë të paligjshme nga e drejta e pronës, siç u veprua me çamët. Ata kanë të drejtë, ndërsa shteti grek duhet t’ua mundësojë, lehtësojë e garantojë kthimin në vendin dhe në pronat e tyre. Gjenocidi grek mbi çamët u mohua dhe u hesht nga shteti grek, po u hesht një kohë të gjatë edhe nga shteti shqiptar dhe nga faktori ndërkombëtar. Shoqatat çame brenda e jashtë Shqipërisë nuk mund të bënin më shumë për ta sensibilizuar çështjen, pa pasur përkrahjen institucionale e ndërkombëtare.

Page 73: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

73

Nga fundi i shtatorit të këtij vitit, komisionieri për zgjërim në Bashkimin Evropian, Johanes Hahn, duke iu përgjegjur një pyetjeje të eurodeputetës greke, Maria Spyraki, lidhur me disa aktivitete të PDIU-së, mori një përgjigje sa të papritur aq më të pakëndshme kur, ndër të tjera, tha në mënyrë të hapur e të qartë se çështja çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe se i takon Greqisë dhe Shqipërisë, si vende fqinje të bisedojnë e të gjejnë zgjidhje. Ishte kjo një deklaratë (përgjigje) zyrtare e një diplomati të lartë të BE, një njohje ndërkombëtare e ekzistimit të problemit të çamëve (dhe Çamërisë), që duhet të gjejë zgjidhje, dhe që nuk mund të heshtet më. Tash e tutje, kjo çështje, pa hezitim, duhet të jetë pikë e agjendës në bisedimet midis Tiranës dhe Athinës për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis dy vendeve fqinje. Greqia zyrtare, që është mësuar e munduar ta mohojë ekzistimin e çështjes çame, reagoi si gjarpëri kur ia shkelë bishtin, bile edhe me kërcënim të hapur ndaj Shqipërisë, por kjo nuk do ta frikësojë askend as nuk do të mund ta fshehë çështjen çame nën rogoz, si deri më tash. Tash që në njëfarë dore ka marrë dimension ndërkombëtar, çështja çame duhet të jetë kryefjala dhe kallëzuesi i politikës shqiptare. Qeveria dhe diplomacia shqiptare, krahas argumenteve të pamohueshme historike, etnike etj, tash e kanë edhe një element shtesë, deklaratën e komisionerit Hahn, si njohje ndërkombëtare të problemit i cili kërkon zgjidhje paqësore, në baza ligjore, të drejtë e sipas standardeve evropiane, natyrisht me ndërmjetësimin dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Nuk duhet bërë hapa të nxituar e të pamatur që ia zbehin seriozitetin e problemit dhe humbin përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Edhe Serbia, tërë kohën është përpjekur ta injorojë e mohojë ekzistimin e çështjes së Kosovës, por me veprime të mençura Kosova fitoi njohjen dhe përkrahjen e botës demokratike, e cila e ndihmoi të çlirohet. Pas Kosovës, shqiptarët kudo që janë, çështjen çame duhet ta konsiderojnë e trajtojnë si çështje kombëtare. Një komb, një qëndrim, si një ansambël i harmonizuar dhe i koordinuar mirë. Për këtë duhet punë, angazhim e mjete, që të gjendën aleatë e forca, (edhe brënda korpusit çamë në Greqi e në diasporë), edhe aleatë e miqë ndërkombëtarë. Duhet mbajtur sa më shumë takime, konferenca e simpoziume, në të cilat të ftohen personalitete me autoritet ndërkombëtar për të dëshmuar për të drejtën e çamëve, për të sensibilizuar problemin në përmasa ndërkombëtare.

Krahas punës këmbëngulëse, për zgjidhjen e çështjes çame, t’i kujtojmë këtu vargjet shpresëdhënëse të At Gjergj Fishtës sonë, pas Konferencës së Versajes:

Page 74: ÇAMËRINË - PËRHERË NË MENDJE E NË ZEMËR (Publicistikë)adilfetahu.com/wp-content/uploads/2017/03/Cameria-aDIL-fETAHU.pdf3 PARATHËNIE E SHKURTËR Këto shkrime, te botuara

74

“Por, po, prap me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë na Shqipërinë e lirë, prej Presheve, në leqe të Hotit, e prej Tivari – në Manastir”.

(21 nëntor 2016)

Komentet:

Arben Kondi: “Përshëndetje miku im i nderuar! Një shkrim i saktë. Si çam, të falënderoj me shpirt. Si çam dhe shqiptar njëkohësisht, në këtë shkrim shoh intelektualin e plotë e të shquar, që gjaku dhe zemra i rreh për mbarësinë e kombit të tij. Respekt dhe faleminderit”! (e-mail, 21 nëntor 2016)

Zeqir Lushaj: “Faleminderit zotëri Adil Fetahu. Kontributi juaj atdhetar është shumë i prekshëm dhe jo vetëm sot por ndër dekada aktual. Le ta dijnë kush ta dijnë, e vërteta flet vet dhe nuk luan për kollaj”. (ZSh, 26.11.2016)