13
Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË Nr. 522/1 Prot. Tiranë, më 8.6.2018 Data:___________Ora:____ Lënda: Përcillet mendimi dhe qëndrimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë mbi projektudhëzimet e përgatitura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat. Drejtuar: MINISTRISË SË DREJTËSISË Për dijeni: MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË Për dijeni: KRYEMINISTRIT E nderuar znj. Ministre! Në zbatim të detyrimit ligjor të parashikuar në nenin 47 të ligjit nr. 10 031, datë 11.12.2008 Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, i ndryshuar, Dhoma Kombëtare po dërgon para Jush mendimin, por dhe qëndrimin e saj institucional në lidhje me dy projektudhëzime të dërguara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për bashkëfirmosje, me të cilat propozohet të ndryshohen tarifat aktuale të aplikuara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat. Këto projektakte të propozuara nga MFE, bashkë me relacionin përkatës, i cili sugjeron qëllimin, objektivat dhe argumentimet lidhur me nevojën për ndryshimin e udhëzimeve aktuale, bashkë me përparësitë dhe efektet e pritshme të ndryshimit të tyre, janë analizuar nga Dhoma me shqetësimin dhe kujdesin e duhur që ky mendim të përbëjë një qëndrim të argumentuar juridikisht dhe objektivisht, i huazuar sa nga shqetësimet e përditshme të veprimtarisë së funksionarëve - përmbarues gjyqësorë privatë, por më shumë nga përvoja profesionale dhe eksperienca e tyre tashmë e konsoliduar në ekzekutimin e titujve ekzekutivë përgjatë 10 viteve të ekzistencës së shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë

DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

Nr. 522/1 Prot. Tiranë, më 8.6.2018

Data:___________Ora:____

Lënda: Përcillet mendimi dhe qëndrimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve

Gjyqësorë Privatë mbi projektudhëzimet e përgatitura nga Ministria e Financave

dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

Drejtuar: MINISTRISË SË DREJTËSISË

Për dijeni: MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË

Për dijeni: KRYEMINISTRIT

E nderuar znj. Ministre!

Në zbatim të detyrimit ligjor të parashikuar në nenin 47 të ligjit nr. 10 031, datë 11.12.2008

“Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Dhoma Kombëtare po dërgon

para Jush mendimin, por dhe qëndrimin e saj institucional në lidhje me dy

projektudhëzime të dërguara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) për

bashkëfirmosje, me të cilat propozohet të ndryshohen tarifat aktuale të aplikuara nga

shërbimi përmbarimor gjyqësor privat.

Këto projektakte të propozuara nga MFE, bashkë me relacionin përkatës, i cili sugjeron

qëllimin, objektivat dhe argumentimet lidhur me nevojën për ndryshimin e udhëzimeve

aktuale, bashkë me përparësitë dhe efektet e pritshme të ndryshimit të tyre, janë analizuar

nga Dhoma me shqetësimin dhe kujdesin e duhur që ky mendim të përbëjë një qëndrim

të argumentuar juridikisht dhe objektivisht, i huazuar sa nga shqetësimet e përditshme të

veprimtarisë së funksionarëve - përmbarues gjyqësorë privatë, por më shumë nga përvoja

profesionale dhe eksperienca e tyre tashmë e konsoliduar në ekzekutimin e titujve

ekzekutivë përgjatë 10 viteve të ekzistencës së shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.

Page 2: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Ky dokument, paraqitet para Jush si mendim dhe qëndrim i konsoliduar i Dhomës, e cila

përfaqëson shërbimin përmbarimor gjyqësor privat në marrëdhënie me Ministrinë e

Drejtësisë, organet e tjera shtetërore apo organizmat ndërkombëtarë dhe është një

dokument që përmbledh në formë të integruar mendimin e pothuajse të të gjithë

përmbaruesve gjyqësorë privatë, që ushtrojnë veprimtari aktive, të cilët kanë diskutuar,

komentuar dhe dërguar opinionet e tyre rreth projektakteve të propozuara nga MFE-ja,

mendime të cilat janë të pasqyruara si vendimmarrje e Këshillit Drejtues të Dhomës

Kombëtare, i formalizuar në këtë qëndrim.

Arsyeja e vetme e vonesës së dërgimit të mendimit dhe qëndrimit të Dhomës Kombëtare

rreth ndryshimeve që parashikojnë projektudhëzimet e MFE-së, është diskutimi i gjatë

ekspertize brenda dhe jashtë organizatës sonë, me qëllim që mendimi i formalizuar me

këtë shkresë, të vijë para Jush sa më i plotë dhe i trajtuar profesionalisht.

Bashkë me parashtrimin e mendimit dhe qëndrimit tonë, po rendisim disa fakte që do të

ndihmojnë vlerësimin Tuaj lidhur me propozimet e ardhura nga MFE:

-Është fakt që, udhëzimet me nr. 385/7, datë 28.6.2017 “Për caktimin e tarifave për

shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat” dhe nr. 385/6, datë

26.6.2017 “Për caktimin e nivelit minimal dhe maksimal të zbatimit të vlerës së tarifës së

suksesit për veprimet përmbarimore të ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor

privat”, janë prej më se 1 viti në fuqi dhe nuk ka patur asnjë ankesë në lidhje me

nivelin e tyre, nga ndonjë grup interesi, individ, entitet, institucion publik privat apo

shtetëror në rolin e kreditorit apo debitorit, përveç se Shoqatës Shqiptare të Bankave

(AAB).

-Është fakt që, udhëzimet e miratuara në qershor 2017 janë nxjerrë 6 muaj në vonesë të

autorizimit ligjor, por në konformitet të plotë me parashikimet në referim të neneve 47

dhe 48 të ligjit nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”,

i ndryshuar, pjesë e paketës ligjore të ndryshuar dhe miratuar bashkë me ligjin nr. 109/2016

nga Kuvendi i Shqipërisë, referuar strategjisë qeveritare dhe planit të veprimit për uljen e

“kredive të këqija”.

-Është fakt që, prej qershorit 2017, pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve nr. 385/7- 2017 dhe

385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese

të tij (AAB-së) bojkotimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor privat dhe ndërmarrjen e

një moratoriumi mbi mosekzekutimin e titujve ekzekutivë nga ana e këtij shërbimi.

-Është fakt që, propozimi i MFE-së për shtesat dhe ndryshimet në nivelin e tarifave fikse

të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, është pothuajse i njëjtë në ngjashmëri – “copy

paste” me propozimet e janarit 2017, të diskutuara, por dhe të përcjella në rrugë

elektronike, nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në drejtim të Dhomës Kombëtare për këtë

qëllim.

Page 3: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Këto janë fakte, të cilat duhen konsideruar si premisa të rëndësishme për mbajtjen e një

qëndrimi ligjor dhe rigoroz të ministrit të Drejtësisë kah ligjit dhe të vërtetës. Mungesa

e një relacioni serioz dhe profesional që duhet të bashkëshoqëronte dërgimin e

projektudhëzimeve nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është më

shqetësues se vetë propozimet për ndryshimin e akteve nënligjore që përcaktojnë

tarifat e shërbimit përmbarimor.

1. Kuvendi i Shqipërisë, në referim të ndryshimeve ligjore të kryera në nëntor 2016 dhe

në kuadër të masave ndaj problematikës së “kredive të këqija” në Shqipëri, ndërmori dhe

miratoi konfigurime të reja në nenet 47 dhe 48 të ligjit nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për

shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, si dhe në nenin 525 të Kodit të

Procedurës Civile. Këto ndryshime, lidheshin drejtpërdrejt me tarifat e shërbimit të

përmbarimit gjyqësor privat dhe lejojnë vetëm Dhomën Kombëtare të japë mendim në

lidhje me miratimin nga ministrat e Drejtësisë dhe Financave të udhëzimit mbi tarifat

fikse të shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat dhe në asnjë rast sektorin financiar apo

Shoqatën Shqiptare të Bankave, si paraqitet në relacionin apo shkresën shoqëruese të

MFE-së.

2. Zyrtarisht, udhëzimet e përbashkëta mbi tarifat e shërbimit të përmbarimit gjyqësor

privat sipas ligjit duhet të miratoheshin brenda datës 11.1.2017 (30 ditë pas hyrjes në fuqi

të ligjit të amenduar), ndërsa formalizimi i tij më datë 26.6.2017, dhe 28.6.2018 u krye

me 6 muaj vonesë, edhe pse Dhoma Kombëtare e kishte propozuar mendimin e saj brenda

afatit ligjor një mujor dhe me këmbëngulje institucionale kërkoi respektimin e këtij afati

nëpërmjet shkresave me nr. 308, prot., datë 17.1.2017, nr. 385 prot. datë 12.5.2017, nr.

397 prot. datë 12.6.2017. Në asnjë rast për 6 muaj rresht ministri i Financave nuk

ndërmori asnjë kontakt, konsultim, diskutim në lidhje me projektudhëzimin e paraqitur

për mendim nga DHKPGJP-ja, duke marrë qartë edhe një pozicion refraktar sa i përket

mos përmbushjes së detyrimit ligjor për bashkëfirmosje apo paraqitjen e kundërshtimeve

institucionale në lidhje me këtë qëndrim.

3. Në relacionin e MFE-së, në një pjesë argumentuese mbi propozimet për

projektudhëzimin, citohet se FMN ka vlerësuar se: “Në qershor 2017, ministrat teknikë

të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Drejtësisë miratuan udhëzime të reja [...] të

cilët sollën përkeqësimin e procedurës së ekzekutimit”. Ky argumentim i cili besojmë se

është marrë dhe përdorur në kontekst të gabuar përkthimi apo vendosje, është ashtu

sikundër draft propozimi fillestar i AAB-së për udhëzimet, i njëjtë me qëndrimin refraktar

në vijimësi për 1 vit të kësaj shoqate, me referenca dhe insinuata të përfshirjes edhe të

konotacionit politik nga ana e këtij grupi interesi. Ministrat e Drejtësisë dhe të Financave

të qershorit 2017 të një qeverie shqiptare, në detyrë dhe të dekretuar nga Presidenti i

Republikës, kanë formalizuar një akt nënligjor të cilin pa asnjë ndryshim e kishte

miratuar, pas një procesi të zgjatur konsultativ edhe ministri paraardhës i Drejtësisë në

muajin prill të po këtij viti. Ashtu siç e kemi shprehur edhe publikisht: Ne, besojmë se

misioni i shërbimit përmbarimor është mision i shtetit të së drejtës dhe duhet të gjejë

mbështetje nga çdo qeveri demokratike shqiptare, përfshirë çdo ministër, kryeministër

apo deputet i çdo force politike qoftë ajo.

Page 4: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

4. Miratimi i udhëzimeve që janë aktualisht në fuqi, ishin dhe mbeten reflektime rigoroze

të ligjeve përkatëse që ka miratuar Kuvendi i Shqipërisë, në harmoni të plotë me parimet

e akteve ndërkombëtare, në veçanti me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe Kodin

Global mbi Ekzekutimin e Detyruar dhe ato sugjerojnë incentiva të qarta të mënyrës së

pagimit të përmbaruesit gjyqësor privat, brenda një balance të drejtë tarifash shërbimi dhe

mbështetur vetëm në parimet e transparencës dhe masës së arsyeshme të tyre. Në

relacionin e dërguar nga MFE nuk gjendet asnjë referencë apo model krahasues që do të

përligjte në një aspekt juridik apo ekonomik propozimin e kryer për ndryshimin dhe

reduktimin drastik të tarifave përmbarimore.

5. Projektaktet e përcjella nga MFE kanë një mungesë të theksuar në relacionin

argumentues të ndërmarrjes së një nisme të tillë. Në relacion referohet vetëm se, rishikimi

i tarifave është i domosdoshëm me qëllim adresimin e problematikave, të konstatuara

gjatë zbatimit të udhëzimeve të miratuara në periudhën qershor - korrik 2017 dhe se FMN

është shprehur se, udhëzimet në fuqi kanë sjellë përkeqësim në zhvillimin e procedurës

së ekzekutimit, duke penguar procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe si të tilla duhen

shfuqizuar. Nuk ka asnjë argumentim ligjor apo ekonomik se përse shfuqizimet

formale të udhëzimeve kërkohen efektivisht dhe në çfarë aspekti e kanë penguar procesin

e ekzekutimit të kolateralit, si në atë praktik qoftë edhe në atë teorik.

Mbetet tërësisht e paqartë nga ana jonë se:

-Si janë analizuar për t’u rishikuar tarifat aktuale të aplikuara nga shërbimi

përmbarimor;

-Mbi çfarë analize paraprake është bazuar nevoja për ndërmarrjen e një nisme të tillë;

dhe

-Si mundet të propozohet një rishikim i tarifave aktuale, pa një analizë të kostos së

procesit të ekzekutimit dhe në mënyrë të njëanshme, kur shërbimi përmbarimor gjyqësor

privat operon nën monitorimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila deri sot rezulton të mos

ketë dërguar asnjë shqetësim apo ankesë lidhur me nivelin e tarifave nga ndonjë

subjekt kreditor apo debitor. Asnjë shqetësim, nuk është adresuar gjithashtu pranë

DHKPGJP-së, në këtë drejtim.

6. Sa i përket propozimit për vlerën e tarifës fikse të shërbimit përmbarimor,

konstatojmë se ai është përcjellë si propozim i bërë pas vlerësimit se, tarifat aktuale nuk

janë në përputhje me parimin e “lidhjes së veprimit me koston”. Për këtë qëllim, MFA ka

përcjellë propozimet për nivelin e tarifës fikse, me sqarimin se propozimi i bërë në paketë,

reflekton koston e shërbimit. Do të mbështesnim një nismë të tillë, nëse vërtet do të

shoqërohej me një analizë të kostos së vënies në ekzekutim të një titulli dhe nëse do të

shoqërohej me shembuj konkretë.

Por MFE, nuk ka bërë asnjë vlerësim të tillë, dhe as nuk mund ta bëjë pa të dhënat e

përcjella nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat. Nuk evidentohet, se si janë

përllogaritur kostot e shërbimit përmbarimor (shpenzimet e nevojshme, të domosdoshme,

risku etj.) dhe nuk janë sjellë shembuj tipikë konkretë të përllogaritjes së tyre, çka është

e domosdoshme për përcaktimin e nivelit të tarifave. Dhe përllogaritja nuk mund të bëhet

vetëm nga MFE, por kjo kërkon që të jepet një përllogaritje përmbledhëse dhe krahasuese

Page 5: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

e këtyre kostove nga vetë aplikuesit në terren të shërbimit përmbarimor (shtetëror dhe

privat), nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë. P.sh., është i nevojshëm evidentimi

me shembuj konkretë i përllogaritjeve fiskale, me specifika të rasteve konkrete për

ilustrim, se sa mund të jetë kostoja e ekzekutimit në Tiranë, Durrës, Lezhë, Korçë,

Sarandë, Vlorë etj., duke përllogaritur një mesatare në shkallë vendi, risku apo

kompleksitet veprimesh përmbarimore dhe për të vlerësuar më pas nëse tarifat e

propozuara nga MFE-ja, reflektojnë kostot e nevojshme të shërbimit, ose jo.

Më poshtë po ju paraqesim një përmbledhje mbi kostot e përgjithshme dhe

shpenzimet e përafërta të ushtrimit të aktivitetit përmbarimor:

Në aspektin ekonomik, mundësimi i ushtrimit normal të veprimtarisë përmbarimore dhe

ofrimi i shërbimit publik nga përmbaruesit privatë të organizuar si persona fizikë apo të

organizuar në shoqëri përmbarimore, përveç pasjes së mjeteve themelore të aktivitetit si

janë zyra (me ambiente të përcaktuara për punë administrative, arkivim, ambient për

pritje palësh, sallë zhvillimi ankandi publik) dhe përbërësit e saj (kancelari, orendi,

pajisje elektronike, mjete logjistike etj.) përfshin edhe një sërë kostosh të detyrueshme të

cilat mbulohen nga vetë subjekti përmbarimor.

Aktiviteti tregtar i përmbaruesit privat bart kosto të detyrueshme që në momentin e

regjistrimit të tij si subjekt fizik apo juridik në QKB dhe përfshin kostot fillestare të

marrjes së ambientit me qira, kostove të investimit të ndërtimit të një zyre përmbarimore

sipas parametrave që kërkon Ministria e Drejtësisë, pagesa dhe kosto të detyrueshme që

lidhen me taksa dhe tarifa të pushtetit vendor dhe atij qendror, pagesat e menjëhershme

dhe periodike që përfshijnë: ujin, energjinë elektrike, sigurimin e aktivitetit, detyrimet

profesionale etj., të cilat në tërësinë e tyre mbulohen vetëm nga aplikimi i tarifave

përmbarimore në rastet kur përmbaruesi apo subjekti përmbarimor ka kontrata shërbimi

me kreditorët e ndryshëm persona fizikë apo juridikë – pra ofron shërbimin publik.

Në të gjitha rastet e ofrimit të këtij shërbimi, nëpërmjet kontratave tip të unifikuara nga

ministri i Drejtësisë, për kontraktimin e plotë të shërbimit, lëshohet fatura e tarifës fikse

të tij, referuar udhëzimit të tarifave. Por fatura tatimore gjatë ofrimit të shërbimit

përmbarimor, shoqëron edhe shumë veprime të ndryshme përmbarimore, si p.sh. shërbimi

postar shoqërohet me faturë tatimore; kryerja e ekspertimit të pasurive të luajtshme dhe

të paluajtshme nga ekspertët shoqërohet me faturë tatimore; shpalljet e ankandeve publike

në gazeta shoqërohen me fatura tatimore. Dhe të gjitha faturat tatimore brenda vlerës së

tyre bartin detyrimet tatimore si: tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në, tatimin në burim,

tatimin mbi fitim, tatim dividentin etj., të cilat së bashku me kostot specifike për çdo

subjekt përmbarimor që lidhen me pagat e punonjësve të punësuar (staf ndihmës), pagesat

e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbejnë totalin e kostove dhe shpenzimeve që

bart një subjekt përmbarimor gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.

Të gjitha kostot mbulohen vetëm nga tarifat e shërbimit përmbarimor të përcaktuara dhe

fiksuara në udhëzimin përkatës të tarifave të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të

Financave dhe Ekonomisë.

Page 6: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Në tabelë janë paraqitur përmbledhur dhe në formë të përgjithshme shpenzimet e

përafërta të ushtrimit të aktivitetit përmbarimor:

NR. QËLLIMI I SHPENZIMIT PËRSHKRIMI I SHPENZIMIT

1. Përmbaruesit si pjesë e sistemit të

drejtësisë, duhet të garantojnë një

ambient pune të përshtatshëm si

për funksionalitetin e kryerjes dhe

ofrimit të shërbimit, ashtu edhe për

pritjen e palëve të procesit

përmbarimor.

• Kostot e sipërfaqes së zyrës (qiraja);

• Kostot e investimit në pajisjet e

brendshme/mjetet e punës/mjete

motorike/kancelarike, etj.

2. Detyrim i parashikuar nga ligji Kostot e lidhura me punonjësit dhe

zbatimi i legjislacionit në fuqi për

çështjet e punësimit:

• Paga e përmbaruesit të punësuar;

• Pagesa e sigurimeve shoqërore,

shëndetësore sipas legjislacionit në fuqi;

3. Detyrim i parashikuar nga ligji Detyrimet tatimore:

• Tatimi mbi të ardhurat;

• TVSH;

• Tatimi në burim;

• Tatimi mbi fitimin;

• Tatim dividenti (për 43 shoqëri

përmbarimore);

• Pagesa e taksave etj.

4. Detyrim profesional i parashikuar

nga Ligji nr. 10 031/2008 dhe

Statuti i DHKPGJP-së

• Detyrime profesionale;

• Pagesa e kuotës vjetore ndaj Dhomës

Kombëtare;

• Tarifa, trajnimi vazhdues, etj.

5. Detyrime të parashikuara nga ligji

për ushtrimin dhe sigurimin e

veprimtarisë.

• Detyrime për sigurimin e veprimtarisë

profesionale;

• Polica e sigurimit të veprimtarisë

profesionale;

• Polica të tjera të sigurimit;

6. Shpenzime të lidhura me zyrën

përmbarimore.

Shpenzime të mirëmbajtjes së zyrës

përmbarimore.

7. Shpenzime të tjera operative të

lidhura me veprimtarinë

përmbarimore person fizik/shoqëri

përmbarimore.

Shpenzime/komisione bankare,

shpenzime kontabilisti dhe shërbimi

financiar, shpenzime kancelarie,

shpenzime të tjera operative.

Page 7: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Sa më sipër, korrelacioni ndërmjet qëllimit dhe përshkrimit të shpenzimeve të

përgjithshme dhe të përcaktuara rreth kostove përmbarimore, duhet studiuar në formë

më specifike për shumicën e rasteve kur shërbimi ofrohet nga subjektet që kryejnë

aktivitetin në kryeqytet, ku niveli i kostove dhe shpenzimeve është veçanërisht më i lartë,

referuar të dhënave të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe të tjera.

7. Lidhur me argumentimin e relacionit, për amendime që synojnë sipas MFE-së

vendosjen e rregullave të unifikuara standarde për shërbimin përmbarimor shtetëror dhe

privat, duke vendosur konkurrencë të drejtë në treg dhe duke balancuar sistemin, duhet

të theksojmë se shërbimi përmbarimor gjyqësor, në tërësi i nënshtrohet rregullave

standarde sa i përket procedurës së ekzekutimit, bazuar në dispozitat e Kodit të

Procedurës Civile dhe ky argument nuk mund të shërbejë për ndërmarrjen e nismës për

amendime në aktet nënligjore që normojnë vetëm tarifimin e shërbimit përmbarimor dhe

jo procedurat e zhvillimit të tij. Konkurrenca e drejtë në treg është vetëm një shembull i

pambështetur mbi të dhëna reale, për sa kohë përgjysmimi i tarifave të ofrimit të shërbimit

për përmbarimin shtetëror nuk e ndihmoi atë të bëhet atraktiv për kreditorin bankar apo

të tjerë për më se 1 vit, krahasimisht me shërbimin e përmbarimit privat.

8. Ndryshimet e propozuara nga MFE, në projektaktet e dërguara për bashkëfirmosje,

dukshëm sjellin një ulje drastike të tarifave të shërbimit të përmbarimit privat, të

parashikuara krahasimisht me udhëzimin aktual ashtu sikundër me atë vitit 2009. Mbetet

një pikëpyetje e madhe për të gjithë përmbaruesit gjyqësorë privatë që e kanë analizuar

projektudhëzimin, se si mund të kërkohet një ulje drastike e rendit të tillë tarifor kur,

indeksi i çdo shpenzimi është rritur për një dekadë dhe kur tarifat në profesionet e

tjera pësojnë rritje. Në Shtojcën nr. 1, të kësaj shkrese, do të gjeni një paraqitje grafike

të sistemit tarifor krahasues, referuar udhëzimeve të aplikuara nga shërbimi përmbarimor

gjyqësor (privat dhe shtetëror), nga viti 2009.

Në përcaktimin e tarifave përmbarimore, në përputhje me koston e ekzekutimit, duhet

mbajtur në vëmendje edhe vendi i ushtrimit të veprimtarisë së përmbaruesve gjyqësorë

privatë. Referuar të dhënave të “Regjistrit të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë”, nga

numri total prej 158 përmbaruesish gjyqësorë privatë - aktivë, 106 prej tyre ushtrojnë

aktualisht veprimtarinë në Tiranë, ku kostoja e shpenzimeve që lidhen me mundësimin

e veprimtarisë së ekzekutimit, është specifikisht më e lartë krahasuar me 52

përmbaruesit e tjerë që ushtrojnë aktivitetin të shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të

vendit. Por përmbaruesit e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë një kosto tjetër

specifike – riskun e profesionit që ushtrohet larg kryeqytetit.

Grafikët e mëposhtëm e paraqesin më qartë këtë shpërndarje:

Page 8: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

67%

33%

Vendi i ushtrimit të veprimtarisë së përmbaruesve

106 përmbarues që ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë (si persona fizikë ose pjesë e një shoqëriepërmbarimore)52 përmbarues që ushtrojnë veprimtarinë në rrethe të tjera (si persona fizikë ose pjesë e njëshoqërie përmbarimore)

81%

19%

Shpërndarja e veprimtarisë së shoqërive përmbarimore

43 shoqëri përmbarimore ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë

10 shoqëri përmbarimore ushtrojnë veprimtarinë jashtë Tirane

54%

46%

Shpërndarja e veprimtarisë së personave fizikë

45 persona fizikë ushtrojnë veprimtarinë në Tiranë

38 persona fiikë ushtrojnë veprimtarinë në qytete të tjera

Page 9: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

9. Lidhur me argumentimin e relacionit se, shfuqizimi i udhëzimeve ekzistuese ndikon në

krijimin e një kuadri nënligjor efektiv, për mundësimin e mbledhjes së kredive të këqija,

duhet të theksojmë se ndryshimi i udhëzimeve, duke u justifikuar për këtë ndërhyrje me

mundësimin e mbledhjes së kredive të këqija, jo vetëm nuk qëndron praktikisht, por

është një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë, por edhe atë bankar në vend. Në

lidhje me reduktimin e kredive të këqija në vend, sipas njoftimeve të Bankës së

Shqipërisë, referuar masave të deritanishme të marra dhe rezultateve që sigurisht

përfshijnë edhe efiçencën e shërbimit përmbarimor, konstatohet se e kanë ulur me mbi

10% nivelin e tyre nga viti 2016 në 2017.

10. Referuar propozimet të MFE-së për ndryshime dhe shtesa në udhëzimin që parashikon

përcaktimin e nivelit minimal dhe maksimal të zbatimit të vlerës së tarifës së suksesit, e

gjejmë krejtësisht pa vend këtë ndërhyrje për sa kohë, rastet e aplikimit të tarifës së

suksesit, mbështeten dhe janë një marrëdhënie/marrëveshje e pavarur që dakordësohet me

vullnet të lirë midis kreditorit dhe përmbaruesit. Dhe në çdo rast, kjo

marrëdhënie/marrëveshje kërkohet dhe vlerësohet nga kreditori jashtë kontekstit ligjor të

përfundimit të një procedure ekzekutimi, pasi tarifa për suksesin nuk paguhet nga

debitori, por vetëm nga kreditori dhe është produkt vetëm i kësaj marrëveshjeje. Kjo

tarifë paguhet vetëm në fund, kur ekzekutimi ka sukses apo proporcionalisht me suksesin

e ekzekutimit. Sipas të dhënave që ka administruar Dhoma nga përmbaruesit gjyqësorë

privatë, për 1 vit të përdorimit të kësaj tarife, rezulton se kjo marrëveshje është përdorur

vetëm në 22 raste kontraktimi, një numër i pa konsiderueshëm për të marrë angazhim për

ndryshimin e këtij akti nënligjor.

E nderuar znj. Ministre,

Parimi i sigurisë juridike është një element shumë i rëndësishëm i shtetit të së drejtës.

Në kuadër të këtij parimi, mos cenimi i të drejtave dhe pritshmërive të ligjshme që

garantojnë aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi janë një standard tashmë që kërkohet të

respektohet nga të gjitha institucionet shtetërore, veçanërisht nga organet qendrore

shtetërore, siç është Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Nevoja për respektimin dhe zbatimin e këtij parimi bëhet më e domosdoshme në rastet

kur, kërkohet dhe propozohet të vendosen detyrime apo rregulla të reja për një profesion

të tërë si është shërbimi përmbarimor.

Respektimi i parimit të sigurisë juridike dhe propozimi apo kërkesa për miratim-

ndryshimin dhe bashkëfirmosjen e udhëzimit të tarifave për shërbimin përmbarimor

privat, mendojmë se kërkon jo vetëm respektimin formal të marrjes së mendimit nga

DHKPGJP-ja, por veçanërisht transparencë dhe diskutim serioz sa edhe teknik ndërmjet

nesh, por edhe me grupe të interesit, ekspertë të fushës ekonomike dhe juridike.

Ne mendojmë se në themel të ndryshimeve tarifore duhet të jetë një analizë e plotë

juridiko-financiare dhe se pasqyrimi i një analize thjesht financiare, apo thjesht juridike,

Page 10: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

do të mbetet gjithmonë larg të vërtetës së aplikimit të tarifave dhe do të jetë gjithmonë

objekt rishikimesh, pretendimesh dhe paqëndrueshmërie nënligjore, ashtu si ka ndodhur

deri sot. Por duhet të nënvizojmë se pjesa direkt e prekur në çdo ndryshim të kuadrit

ligjor dhe nënligjor tarifor, është përmbaruesi gjyqësor, si profesion dhe shërbimi

përmbarimor në perspektivën e tij.

Tarifimi i një shërbimi me natyrë publike nuk është thjesht një çështje numrash, kostosh

dhe shpenzimesh në bilancin e çdo kreditori apo debitori, por është në çdo rast thelbi i

funksionimit të një shërbimi publik.

Për këto arsye, Dhoma Kombëtare shprehet njëzëri kundër vlerave regresive, kolapsuese

dhe denigruese të projektakteve të servirura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë

mbështetur vetëm në një analize kostosh aspak të analizuara dhe sipërfaqësore.

Ulja e vlerave tarifore ashtu sikurse është paraqitur me projektaktet e dërguara nga

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nën nivelin e udhëzimit aktual dhe nën nivelin e

udhëzimit nr. 1240/2, datë 15.9.2009 (10 vite më parë) nuk është më një masë për uljen e

kredive të këqija, por është një masë për të reformuar sistemin përmbarimor duke

marrë apriori dhe në mënyrë aksiomatike, të paprovuar dhe pavërtetuar që

shërbimi përmbarimor qenka çelësi i uljes apo ngritjes së kredive të këqija në

Shqipëri.

Kjo është e papranueshme, për sa kohë e kemi përsëritur mes komunikimesh të larmishme

institucionale që sistemi përmbarimor thjesht reflekton problematikën e kredive të këqija

që në fakt e ka gjenezën diku tjetër – tek sistemi bankar.

Për këtë arsye, nuk mund të pranojmë një reformim të sistemit përmbarimor për

një çështje ku shërbimi përmbarimor nuk është shkak determinues. Ndryshimet në

shërbimin përmbarimor dhe vlerat e tij të tarifimit duhet të orientohen proporcionalisht

me rolin që përmbarimi ka në çështjen e kredive të këqija, as më pak e as më shumë.

Për sa më sipër mendimi ynë përmblidhet përfundimisht si më poshtë:

- Është e papranueshme që vlerat tarifore të jenë ato që propozohen në

projektaktet e sjella për miratim nga MFE.

- Qëndrimi i DHKPGJP-së do të jetë i qartë dhe i prerë për moslejimin e

regresit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat në Shqipëri, për shkak të

vlerësimit jo proporcional të këtij shërbimi nga aktorët që luajnë rol

refraktar në këtë drejtim.

- Aplikimi vetëm i metodës financiare për kalkulimin e rendit tarifor të

shërbimit, pa kryerjen e një analize të hollësishme juridiko-financiare, do të

konsiderohet gjithmonë nga Dhoma si goditje e profesionit të shërbimit

përmbarimor gjyqësor privat, i cili është një shërbim jetik në shtetin e së

drejtës dhe ekonomisë së tregut.

Page 11: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Përtej këtij mendimi dhe qëndrimi institucional, shprehemi të hapur dhe të gatshëm për

çdo diskutim të detajuar në lidhje me këtë çështje.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Me respekt!

KRYETARI I DHOMËS

Tedi MALAVECI

Page 12: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

Shtojca nr. 1

SISTEMI TARIFOR KRAHASUES SIPAS RENDIT NË PËRQINDJE (%)

REFERUAR UDHËZIMEVE TË APLIKUARA NGA SHËRBIMI

PËRMBARIMOR GJYQËSOR (PRIVAT DHE SHTETËROR):

-në vitet 2009-2017;

-2017-2018;

-dhe në raport me rendin në përqindje (%) të propozuar aktualisht nga Ministria e

Financave dhe Ekonomisë.

A- SHËRBIMI PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT

Vlera mesatare e tarifave që duhen paguar fillimisht nga kreditori dhe më pas i barten

debitorit sipas udhëzimit nr. 385/7, datë 28.6.2017, për shumat e vlerave të padisë nga

500 000 ALL deri 90 000 0000ALL sot është e rendit 7% - Shërbimi përmbarimor

gjyqësor (privat).

Vlera mesatare e tarifave përmbarimore sipas udhëzimit fillestar nr. 1240/5, datë

15.9.2009 (i shfuqizuar në vitin 2017) për të njëjtat shuma të vlerave të padisë ka qenë e

rendit 4.1% - Shërbimi përmbarimor gjyqësor (privat).

Vlera mesatare e tarifave përmbarimore sipas propozimit aktual - projektakt i Ministrisë

së Financave dhe Ekonomisë, për të njëjtat shuma të vlerave të padisë është e rendit 2.1%

- Shërbimi përmbarimor gjyqësor (privat).

B- SHËRBIMI PËRMBARIMOR GJYQËSOR SHTETËROR

Vlera mesatare e tarifave që duhen paguar fillimisht nga kreditori dhe më pas i barten

debitorit sipas udhëzimit nr. 1276/5, datë 27.7.2017, për shumat e vlerave të padisë nga

500 000 ALL deri 90 000 0000 ALL është e rendit 3.5% - Shërbimi përmbarimor

gjyqësor (shtetëror).

Shërbimi përmbarimor gjyqësor (shtetëror) për të njëjtën periudhë deri në 27.7.2017

ka vepruar brenda rendit tarifor 2% (për të gjitha shumat e vlerave të padisë).

Page 13: Data: Ora: dhe Ekonomisë në lidhje me tarifat e shërbimit ... · 385/6 – 2017, sistemi bankar në mënyrë unanime, vendosi përmes strukturës përfaqësuese të tij (AAB-së)

Adresa: Rruga “Nikolla Jorga”, ndërtesa 9, kati II, Tiranë, mobile: +355676089890, e-mail: [email protected], web: www.nchb.al

PARAQITJA GRAFIKE:

Nga grafiku dhe rendi krahasues tarifor sa më sipër, konstatohen qartë faktet

shifrore të cilat janë premisë se:

➢ Degradimi i shërbimit përmbarimor gjyqësor privat nëpërmjet kërkimit të

ndryshimit të rendit aktual të tarifimit të tij, sipas propozimit të Ministrisë së

Financave dhe Ekonomisë nuk do të ishte një ngjarje e pamundur.

➢ Degradimi i shërbimit përmbarimor gjyqësor privat do të ishte një ngjarje e sigurt

nëse vullneti institucional dhe rregullator i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë

së Financave dhe Ekonomisë do të realizonte një operacion fatal administrativ, atë

të ndryshimit përfundimtar dhe regresiv të sistemit tarifor të këtij shërbimi.

➢ Kurba zbritëse e grafikut është shenjë alarmi për parametrat regresive dhe

humbjen e vitalitetit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat, elementët jetikë të

të cilit tarifat, po rrezikohen.

➢ Shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror, i cili ka patur dhe dukshëm ka një

avantazh sa i përket rendit krahasues tarifor (2% dhe 3.5 %) vijon të mos

konsiderohet dhe të mos mbahet në vëmendje, si alternativë e rëndësishme e

ofrimit të shërbimit publik, duke synuar në këtë mënyrë degradimin e këtij

shërbimi.

7%

4.10%

2.9%

3.50% Udhezimi Nr. 1276/5, date 27.07.2017

2% per te gjithe periudhen deri ne

27.7.20170%

1%

2%

3%

4%

5%

6%

7%

8%

Udhëzimi nr. 385/7, datë28.6.2017

Udhëzimi nr. 1240/5, datë15.9.2009

Propozimi i Ministrisë sëFinancave

Sistemi përmbarimor privat Sistemi përmbarmor shtetëror