16
-Krijuesit e saj ndër vite- Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit. Nr.74. Prill 2019. Çmimi 30 lekë FALËNDERIM cmyk Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare Kryesia e Shoqatës “Dëshnica” dhe Redaksia e kësaj gazete, falënderojnë në mënyrë të posaçme kosovarin bujar, Fazli Behlulaj, një mik e dashamirës i Shoqatës dhe i gazetës sonë ”Dëshnica”, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli punon dhe jeton familjarisht në Gjermani dhe bashkë me dëshnicarin Skënder Voda, që edhe ai ndodhet në atë vend, morën përsipër me dëshirë financimin e këtij numri të gazetës sonë. Nga KUJTIM MATELI K rahina e Dëshnicës në pikëpamje gjeo- grafike është krahina më e madhe e rrethit të Përmetit, kurse nga pikëpamja etnografike radhitet midis krahinave më të rëndësishme të vendit tonë. Në përbërje të saj janë zyrtarisht 43 fshatra që kanë si kryqendër qytetin e Këlcyrës. Në ditët e sotme, krahina e Dëshnicës dhe ajo e Malëshovës janë në të njëjtën njësi administrative si pjesë e Bashkisë së Këlcyrës. Letërsia dëshnicare i ka fillesat e veta qysh në mesin e shekullit të kaluar me poetët Belul Arapi, Bujar Elmazi, Ylli Hoxhaj, Lumo Kolleshi, Sadik Murraj etj. Zhvillimin e saj të vrullshëm poezia dëshnicare e ka sidomos pas vitit 2000, pra në fillim të këtij Mijëvjeçari. Ajo shënoi arritje si në anën sasiore ashtu dhe në atë cilësore. Krijuesit dëshnicarë kanë marrë pjesë në konkurset letrare që janë zhvilluar në të gjitha trojet shqiptare, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme gjatë këtyre viteve. Po am- bicja e tyre i ka kapërcyer dhe kufijtë e trojeve tona duke marrë pjesë dhe në konkurse ndër- kombëtare dhe përsëri poezia dëshnicare ka qenë e vlerësuar me çmime. Mund të themi se në ditët e sotme letërsia dëshnicare është bërë pjesë e qënësishme e letërsisë që zhvillohet në trojet tona. Dëshnica numëron 30 autorë librash artistikë e studimorë për letërsinë, ku kryet e vendit e zë poezia. Krahas letërsisë ka rreth 20 studiues dëshnicarë që me studimet e tyre i janë kushtuar truallit të Dëshnicës, ku dominojnë mo- nografitë për fshatrat dhe fiset e saj. Shkrimtari dhe artisti nuk është i mbyllur në krijimtarinë e tij brenda një hapësire të ngushtë ku punon dhe jeton. Çdo shkrimtar, duke dhënë një kontribut të çmuar për vendin e vet, e ka si synim të tij që këtë pasuri ta përcjellë jashtë këtij kuadrati, për ta bërë të njohur veten dhe vendin e tij në rrafshin global. Duke qënë se shkrimtari dhe artisti, me gjuhën e artit, komunikon me të gjithë banorët e planetit Tokë, me universin e tij shpirtëror, gjithçka që krijon nuk është pronë as e tij, as e vendit që përfaqëson. Ajo ka vlerë universale. Ç`kuptim do të kishte që mirësinë që vjen prej kësaj hapësire globale, poeti ta mblidhte për vendlindjen apo atdheun e tij, kur bota që e rrethon, e ruan ende atë tiparin e egër që njerëzimi e ka patur në fillimet e tij. Një vend i vetëm, sado fuqi politike dhe ekonomike të ketë, nuk do ta bëjë dot botën më të mirë. Ndryshimin në këtë botë nuk e sjell dot një vend i vetëm sado i madh që të jetë, madje as një kontinent i vetëm. Ndaj shkrimtari dhe artisti nuk i drejtohet vetëm vendit të tij dhe kontinentit ku bën pjesë. Ai i drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht se ku ndodhet: në Lindje apo në Perëndim. I drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht besimit fetar, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, pavarësisht pasurisë materiale që zotëron. Shkrimtari dhe artisti kërkon të ndajë në mënyrë të barabartë me qytetarët e kësaj bote pasurinë e tij shpirtërore. Kjo botë bëhet e bukur dhe e mirë, kur luftojmë të gjithë për të. Letërsia i bën njerëzit të jenë më të dashur me njëri-tjetrin, më të bukur në shpirt, më të kthjellët në mendime. Në krijimtarinë e tyre artistike, shkrimtarët dhe artistët dëshnicarë ia kanë arritur me sukses që të bëhen zëdhënës të banorëve të krahinës sonë, që me krijimtarinë e tyre i kanë dhënë dhe i japin shumë dhe letërsisë në rrafshin kombëtar. Veçori e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë dëshnicarë është dhe krijimi i një letërsie që pasqyron realitetin e kohës në të cilën jetojmë. Të gjithë e kanë të drejtën e tyre të predikojnë atë çfarë ata mendojnë se është më e mira për veten e tyre dhe për shoqërinë ku jetojnë. Një klerik apo besimtar mund të predikojë -Krijuesit e saj ndër vite- Fazli Behlulaj, është lindur në prill të vitit 1948 në Gjinovce të komunës së Suharekës, Kosovë dhe mbasi ka kryer atje arsimin 8-vjeçar, ka emigruar në Gjermani. Aty kreu Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në qytetin Heideberg më pas u punësua në specialitetin e vet në firmën private “ABB”, tek e cila mbas disa vite përvojë kaloi si Drejtor i Ndërmarrjes, deri sa doli në pension. Ndërkohë, merret edhe publicistikë. Ka botuar edhe një libër me poezi. Tre nga krijimet e tij, gjenden edhe në këtë gazetë. Po ashtu gjenden edhe disa vargje përkushtuese për shokët e vet nga Skënderi. Edhe një herë u shprehim mirënjohje dhe falënderime sinqerta që të dyve, zotit Fazli dhe Skënderit, për këtë gjest miqësor dhe bamirës ndaj nesh si Shoqatë e gazetë dhe u urojmë mbarësi në jetë e në familjet e tyre. Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e Gazetës se duhet të jesh i mirë dhe të bësh të mira në këtë botë që të mund të pranohesh në parajsën e botës tjetër. Një politikan mund të predikojë se X forcë politike do të bëjë këtë apo atë mrekulli. Pra, njerëzit mund të predikojnë atë që ata mendojnë se është e realizueshme në të ardhmen. Arti nuk mund të predikojë gjëra misterioze, të pakapshme, që mund të realizohen një ditë apo dhe mund të mos realizohen. Arti i drejtohet jetës reale, atë të cilën jetojmë. Shkrimtari shikon, vrojton, analizon, e prek realitetin me shqisat e tij dhe bindet se ka depërtuar në vërtetësinë e këtij realiteti, se e ka prekur këtë realitet dhe është i gatshëm të vërtetojë nëpërmjet një vepre artistike për vlerat reale. Një vepër nuk mund të quhet artistike, nëse brenda saj gjejmë synime të caktuara që grupime të ndryshme të një shoqërie kërkojnë të realizojnë. Cilësia kryesore e shkrimtarëve dhe artistëve është se ata e thonë të vërtetën edhe kur ajo i dëmton interesat e tyre personale. Ajo që për njerëzit e zakonshëm mbetet mistike dhe e mjegulluar, procesi krijues i shkrimtarit bën kalimin nga realiteti fizik në atë estetik, e zbardh pamjen dhe ai së mirës i thotë e mirë dhe së keqes i thotë e keqe; liderit i thotë lider e mashtruesit i thotë mashtrues. Krijuesi shpreh atë që ka parë në përthyerjen e tij estetike. Këtë cilësi bazë të një krijimi artistik, e kanë shprehur në veprat e tyre shkrimtarët dhe artistët e krahinës së Dëshnicës. Veçori tjetër e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë janë nivelet e larta cilësore. Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm që e paraqesin dhe e mbrojnë një realitet të caktuar duke përdorur gjuhën e folur apo ligjërimin bisedor, krijuesi e lartëson gjuhën e folur duke e ngjitur në një shkallë të caktuar ose e thënë me fjalë të tjera: e kthen ligjërimin bisedor në një ligjërim artistik. Një realitet i caktuar, i kthyer në imazhe poetike apo karaktere njerëzorë, ka ndikim shumë herë më të madh se një realitetit i treguar në nivelin e ligjërimit bisedor. Ngjitja nga niveli i ligjërimit bisedor në atë artistik, nuk është dhunti e njerëzve të zakonshëm, kjo është dhunti e atyre njerëzve që quhen shkrimtarë dhe artistë. Kjo ngjitje kërkon punë dhe vullnet, kërkon talent, kërkon përkushtim që shkrimtarët dhe artistët e bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndaj dhe kjo punë kolosale që shkrimtari dhe artisti e zhvillon në heshtje, larg zhurmës dhe bujës së jetës së përditshme, kërkon të ekspozohet mirë dhe të vlerësohet. Duke paraqitur disa nga veçoritë që karakterizojnë letërsinë e shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë jam i bindur se në të ardhmen do të kemi të tjera krijime artistike që do t`u bëjnë jehonë trojeve shqiptare, disa prej cilësive speciale shqiptarët kanë trashëguar në shekuj dhe që kanë qenë themelet mbi të cilat është ngritur dhe ruhet identiteti ynë kombëtar duke i vendosur këto vlera, me dinjitet, në hapësirën tonë të përbashkët globale. Duke e parë këtë shtrirje të letërsisë dëshnicare në kohë dhe hapësirë ia vlen që lexuesi të njihet herë pas here me profilin krijues të këtyre autorëve. Në këtë numër do të njihemi me profilin krijues artistik të shkrimtarëve dhe poetëve: Lumo Kolleshi, Bujar Elmazi, Et`hem Bun- do, Flamur Dalipaj, Bujar Bejkollari, Mus- tafa Fezga, Dashnor Selimi, Veron Hoxhaj, Selam Deliu, Ylli Selfo dhe Islam Kalemi. LUMO KOLLESHI Lumo Kolleshi u prezantua si publicist e poet qysh në vitet `80, kur ishte student, në shtypin qendror të atyre viteve, me shkrime publicistike dhe poezi, i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesit për freskinë dhe origjinalitetin në krijimtarinë e tij, sidomos në atë poetike. (vijon në faqen 2) 15 PILOTËT DËSHNICARË Në brendësi FAQE 4 Dëshnica, si do ta donim Nga GËZIM VODA FAQE 8-9,16 Formulë e re për të nxënit afatgjatë apo kujtesën afatgjatë NGA PROF. DR. NEXHIP MËRKURI FAQE 10 Nuk shuhet kurrë Dëshnica POEMË NGA F.DALIPAJ - FAQE 11

Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

-Krijuesit e saj ndër vite-

Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit. Nr.74. Prill 2019. Çmimi 30 lekë

F A L Ë ND E R IM

cmyk

Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare Kryesia e Shoqatës “Dëshnica” dhe Redaksia e kësaj gazete, falënderojnë në mënyrë të posaçme kosovarin bujar, Fazli Behlulaj, një mik e dashamirës i Shoqatës dhe i gazetës sonë ”Dëshnica”, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli punon dhe jeton familjarisht në Gjermani dhe bashkë me dëshnicarin Skënder Voda, që edhe ai ndodhet në atë vend, morën përsipër me dëshirë financimin e këtij numri të gazetës sonë.

Nga KUJTIM MATELI

Krahina e Dëshnicës në pikëpamje gjeo-grafike është krahina më e madhe e rrethit të Përmetit, kurse nga pikëpamja

etnografike radhitet midis krahinave më të rëndësishme të vendit tonë. Në përbërje të saj janë zyrtarisht 43 fshatra që kanë si kryqendër qytetin e Këlcyrës. Në ditët e sotme, krahina e Dëshnicës dhe ajo e Malëshovës janë në të njëjtën njësi administrative si pjesë e Bashkisë së Këlcyrës. Letërsia dëshnicare i ka fillesat e veta qysh në mesin e shekullit të kaluar me poetët Belul Arapi, Bujar Elmazi, Ylli Hoxhaj, Lumo Kolleshi, Sadik Murraj etj. Zhvillimin e saj të vrullshëm poezia dëshnicare e ka sidomos pas vitit 2000, pra në fillim të këtij Mijëvjeçari. Ajo shënoi arritje si në anën sasiore ashtu dhe në atë cilësore. Krijuesit dëshnicarë kanë marrë pjesë në konkurset letrare që janë zhvilluar në të gjitha trojet shqiptare, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme gjatë këtyre viteve. Po am-bicja e tyre i ka kapërcyer dhe kufijtë e trojeve tona duke marrë pjesë dhe në konkurse ndër-kombëtare dhe përsëri poezia dëshnicare ka qenë e vlerësuar me çmime. Mund të themi se në ditët e sotme letërsia dëshnicare është bërë pjesë e qënësishme e letërsisë që zhvillohet në trojet tona. Dëshnica numëron 30 autorë librash artistikë e studimorë për letërsinë, ku kryet e vendit e zë poezia. Krahas letërsisë ka rreth 20 studiues dëshnicarë që me studimet e tyre i janë kushtuar truallit të Dëshnicës, ku dominojnë mo-nografitë për fshatrat dhe fiset e saj.

Shkrimtari dhe artisti nuk është i mbyllur në krijimtarinë e tij brenda një hapësire të ngushtë ku punon dhe jeton. Çdo shkrimtar, duke dhënë një kontribut të çmuar për vendin e vet, e ka si synim të tij që këtë pasuri ta përcjellë jashtë këtij kuadrati, për ta bërë të njohur veten dhe vendin e tij në rrafshin global. Duke qënë se shkrimtari dhe artisti, me gjuhën e artit, komunikon me të gjithë banorët e planetit Tokë, me universin e tij shpirtëror, gjithçka që krijon nuk është pronë as e tij, as e vendit që përfaqëson. Ajo ka vlerë universale. Ç`kuptim do të kishte që mirësinë që vjen prej kësaj hapësire globale, poeti ta mblidhte për vendlindjen apo atdheun e tij, kur bota që e rrethon, e ruan ende atë tiparin e egër që njerëzimi e ka patur në fillimet e tij. Një vend i vetëm, sado fuqi politike dhe ekonomike të ketë, nuk do ta bëjë dot botën më të mirë. Ndryshimin në këtë botë nuk e sjell dot një vend i vetëm sado i madh që të jetë, madje as një kontinent i vetëm. Ndaj shkrimtari dhe artisti nuk i drejtohet vetëm vendit të tij dhe kontinentit ku bën pjesë. Ai i drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht se ku ndodhet: në Lindje apo në Perëndim. I drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht besimit fetar, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, pavarësisht pasurisë materiale që zotëron.

Shkrimtari dhe artisti kërkon të ndajë në mënyrë të barabartë me qytetarët e kësaj bote pasurinë e tij shpirtërore. Kjo botë bëhet e bukur dhe e mirë, kur luftojmë të gjithë për të. Letërsia i bën njerëzit të jenë më të dashur me njëri-tjetrin, më të bukur në shpirt, më të kthjellët në mendime. Në krijimtarinë e tyre artistike, shkrimtarët dhe artistët dëshnicarë ia kanë arritur me sukses që të bëhen zëdhënës të banorëve të krahinës sonë, që me krijimtarinë e tyre i kanë dhënë dhe i japin shumë dhe letërsisë në rrafshin kombëtar.

Veçori e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë dëshnicarë është dhe krijimi i një letërsie që pasqyron realitetin e kohës në të cilën jetojmë. Të gjithë e kanë të drejtën e tyre të predikojnë atë çfarë ata mendojnë se është më e mira për veten e tyre dhe për shoqërinë ku jetojnë. Një klerik apo besimtar mund të predikojë

-Krijuesit e saj ndër vite-

Fazli Behlulaj, është lindur në prill të vitit 1948 në Gjinovce të komunës së Suharekës, Kosovë dhe mbasi ka kryer atje arsimin 8-vjeçar, ka emigruar në Gjermani. Aty kreu Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në qytetin Heideberg më pas u punësua në specialitetin e vet në firmën private “ABB”, tek e cila mbas disa vite përvojë kaloi si Drejtor i Ndërmarrjes, deri sa doli në pension. Ndërkohë, merret edhe publicistikë. Ka botuar edhe një libër me poezi. Tre nga krijimet e tij, gjenden edhe në këtë gazetë. Po ashtu gjenden edhe disa vargje përkushtuese për shokët e vet nga Skënderi.

Edhe një herë u shprehim mirënjohje dhe falënderime të sinqerta që të dyve, zotit Fazli dhe Skënderit, për këtë gjest miqësor dhe bamirës ndaj nesh si Shoqatë e gazetë dhe u urojmë mbarësi në jetë e në familjet e tyre.

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e Gazetës

se duhet të jesh i mirë dhe të bësh të mira në këtë botë që të mund të pranohesh në parajsën e botës tjetër. Një politikan mund të predikojë se X forcë politike do të bëjë këtë apo atë mrekulli. Pra, njerëzit mund të predikojnë atë që ata mendojnë se është e realizueshme në të ardhmen. Arti nuk mund të predikojë gjëra misterioze, të pakapshme, që mund të realizohen një ditë apo dhe mund të mos realizohen. Arti i drejtohet jetës reale, atë të cilën jetojmë. Shkrimtari shikon, vrojton, analizon, e prek realitetin me shqisat e tij dhe bindet se ka depërtuar në vërtetësinë e këtij realiteti, se e ka prekur këtë realitet dhe është i gatshëm të vërtetojë nëpërmjet një vepre artistike për vlerat reale.

Një vepër nuk mund të quhet artistike, nëse brenda saj gjejmë synime të caktuara që grupime të ndryshme të një shoqërie kërkojnë të realizojnë. Cilësia kryesore e shkrimtarëve dhe artistëve është se ata e thonë të vërtetën edhe kur ajo i dëmton interesat e tyre personale. Ajo që për njerëzit e zakonshëm mbetet mistike dhe e mjegulluar, procesi krijues i shkrimtarit bën kalimin nga realiteti fizik në atë estetik, e zbardh pamjen dhe ai së mirës i thotë e mirë dhe së keqes i thotë e keqe; liderit i thotë lider e mashtruesit i thotë mashtrues. Krijuesi shpreh atë që ka parë në përthyerjen e tij estetike. Këtë cilësi bazë të një krijimi artistik, e kanë shprehur në veprat e tyre shkrimtarët dhe artistët e krahinës së Dëshnicës.

Veçori tjetër e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë janë nivelet e larta cilësore. Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm që e paraqesin dhe e mbrojnë një realitet të caktuar duke përdorur gjuhën e folur apo ligjërimin bisedor, krijuesi e lartëson gjuhën e folur duke e ngjitur në një shkallë të caktuar ose e thënë me fjalë të tjera: e kthen ligjërimin bisedor në një ligjërim artistik. Një realitet i caktuar, i kthyer në imazhe poetike apo karaktere njerëzorë, ka ndikim shumë herë më të madh se një realitetit i treguar në nivelin e ligjërimit bisedor. Ngjitja nga niveli i ligjërimit bisedor në atë artistik, nuk është dhunti e njerëzve të zakonshëm, kjo është dhunti e atyre njerëzve që quhen shkrimtarë dhe artistë.

Kjo ngjitje kërkon punë dhe vullnet, kërkon talent, kërkon përkushtim që shkrimtarët dhe artistët e bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndaj dhe kjo punë kolosale që shkrimtari dhe artisti e zhvillon në heshtje, larg zhurmës dhe bujës së jetës së përditshme, kërkon të ekspozohet mirë dhe të vlerësohet. Duke paraqitur disa nga veçoritë që karakterizojnë letërsinë e

shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë jam i bindur se në të ardhmen do të kemi të tjera krijime artistike që do t`u bëjnë jehonë trojeve shqiptare, disa prej cilësive speciale që shqiptarët kanë trashëguar në shekuj dhe që kanë qenë themelet mbi të cilat është ngritur dhe ruhet identiteti ynë kombëtar duke i vendosur këto vlera, me dinjitet, në hapësirën tonë të përbashkët globale. Duke e parë këtë shtrirje të letërsisë dëshnicare në kohë dhe hapësirë ia vlen që lexuesi të njihet herë pas here me profilin krijues të këtyre autorëve.

Në këtë numër do të njihemi me profilin krijues artistik të shkrimtarëve dhe poetëve: Lumo Kolleshi, Bujar Elmazi, Et`hem Bun-do, Flamur Dalipaj, Bujar Bejkollari, Mus-tafa Fezga, Dashnor Selimi, Veron Hoxhaj, Selam Deliu, Ylli Selfo dhe Islam Kalemi.

LUMO KOLLESHI

Lumo Kolleshi u prezantua si publicist e poet qysh në vitet `80, kur ishte student, në shtypin qendror të atyre viteve, me shkrime publicistike dhe poezi, i cili tërhoqi vëmendjen e lexuesit për

freskinë dhe origjinalitetin në krijimtarinë e tij, sidomos në atë poetike.

(vijon në faqen 2)

15 PILOTËT DËSHNICARË Në brendësi

FAQE 4

Dëshnica, si do ta donim Nga GËZIM VODA

FAQE 8-9,16

Formulë e re për të nxënit afatgjatë apo kujtesën

afatgjatëNGA PROF. DR. NEXHIP MËRKURI

FAQE 10

Nuk shuhet kurrë Dëshnica POEMË NGA F.DALIPAJ - FAQE 11

Page 2: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

2 — Nr. 74, Prill 2019

Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare (vijon nga fajqa 1)

Poezitë e para i përmblodhi në vëllimin poetik “Mars” të cilin e botoi në vitin 1998. Rrugëtimi i tij poetik nuk pati të ndalur, as ngjitja e tij poetike nga njëri vëllim në tjetrin. Me punën e tij të pandërprerë në kërkim të vargut e poezisë, ia ka arritur që të hyjë në këtë univers poetik dhe të vendosë atje Unin e tij, të pangjashëm me të tjerët.

Lumo Kolleshi u lind në fshatin Mërtinj. Shkollimin 8-vjeçar e përfundoi në vendlindje. Më pas përfundoi gjimnazin «Sami Frashëri» në Përmet dhe ndoqi studimet e larta për gjuhë e letërsi në Elbasan («Aleksandër Xhuvani»). Është fitues i çmimit të dytë kombëtar në poezi me rastin e 55-vjetorit të Çlirimit, i çmimit të tretë ndërkombëtar për fabul në Athinë, nga Lidhja e Shkrimtarëve “ Zasteron”.

Ka marrë diplomë për librin poetik «Derdhen vetëtimat» në Mottola të Italisë. Gjithashtu ka marrë diplomë po këtu për poezinë «Nëse». Fitues i çmimit të dytë për satirë “Jul Variboba” nga Dega e Blertë Selanik. Fitues i çmimit “Vepra letrare” 2014 në festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik” Prishtinë.

Poeti e zgjedh vet pozicionin nga ku duhet të luftojë me të keqen a t`i këndojë ditës së re që çel horizontin. Ky pozicion i Lumo Kolleshit është ndërtuar aty në rr-jedhat e Vjosës. Në tërë ato mijëra vargje të Lumo Kolleshit, ndihet ritmi i jetës që çon përpara poezinë, ngulmimi i poetit për t`i dhënë vargut melodinë e këngëve të erërave që lëvizin shpateve të Dhëmbelit e Nemërçkës, fëshfërimën e bredhave të Hotovës dhe të lisave shtatlartë të krahi-nës së Dëshnicës, freskinë e burimeve të kaltra dhe magjepsjen e lëndinave të gjel-bëruara, ku lëviz shpirti i bardhë i përm-etarit si bardhësia e majës së maleve të mbuluar nga bora. Këto përjetime të mrekullueshme që i jep vendlindja, poeti kërkon t`i përcjellë sa më larg, deri atje ku gjuha shqipe tingëllon bukur midis gjuhëve të tjera: në takimet poetike brenda trojeve shqiptare dhe më gjerë, në ato ndërkom-bëtare. Misioni i poetit është të shkojë larg. Të ndriçojë me dritën e vargut jo vetëm brenda gjuhës së tij amtare, por kudo ku njerëzit me vargun e poetit ndriçojnë anët e errëta të jetës së tyre. Vëllimi i fundit po-etik i Lumo Kolleshit “Mbahem te një fije bari” është një sintezë e krijimtarisë së tij poetike e kuotuar në një nga lartësitë që letërsia shqipe ka krijuar në udhëtimin e saj artistik. Ky vëllim shënon pjekurinë artistike të autorit dhe i jep mundësinë ta zgjerojë më tej dimensionin që ka krijuar në mijëra vargje të krijuara deri tani. Çdo poezi e Lumo Kolleshit nxirret nga një mo-tiv që e ka shoqëruar poetin në rrugëtimin e tij. Ato nuk janë krijime të rastit nga një dalldisje poetike e çastit. Poeti rron me poezinë dhe jeton për të.

Në poezinë e Lumo Kolleshit dimen-sioni kohë merr të gjithë hapësirën e tij. Nuk mund të kuptohet historia, as e sot-mja, madje as e nesërmja, nëse nuk shko-jmë në fëmijërinë e shoqërisë njerëzore e që prej aty, të gjejmë lartësitë në të cilat u ngrit kjo shoqëri. Një shoqëri nuk mund të kuptohet pa lartësitë e veta. Poeti kërkon të zbardhë misterin se si është e mundur që ajo kohë aq e largët siç është Lufta e Trojës vazhdon t`na tërheqë në vorbullat e saj duke u shfaqur nëpërmjet vargut home-rian me pamje të mrekullueshme. Edhe pse shoqëria ishte në fëmijërinë e saj, mendja njerëzore kishte vendosur rregulla që sundonin universin shpirtëror. Jo më kot Homeri e jep skenën ku Akili i lutej krye hyjnisë pellazge që sundonte tempullin e Dodonës. Aty ekzistonte një kod ligjesh që rregullonin jetën njerëzore në kohë paqeje, por dhe në kohë lufte, kur shpirti ishte i tra-

zuar dhe i mbushur me dhembje siç ishte rasti kur Akilit i vritet shoku më i ngushtë. Akili hakmerret dhe e vret Hektorin, krye-heroin që mbronte Trojën dhe e shpie tek çadra e vet buzë detit. Poeti Lumo Kolleshi e merr këtë skenë dhe e rikrijon artistiki-sht. Në misterin e mesnatës ka një dialog midis Akilit dhe Priamit, që kërkon të marrë trupin e vrarë të të birit. Me një përcjellje të bukur artistike, jepet ideja se heronjtë dhe njerëzit e mëdhenj nuk udhëhiqen nga instiktet e tyre individuale, por nga parimet e larta që ushqejnë dhe mbajnë në këmbë shoqërinë njerëzore.

Në poezinë e Lumo Kolleshit gjejnë vend artistikisht edhe marrëdhëniet midis fqinjëve në gadishullin tonë ballkanik. Po-eti i thur himn bashkëjetesës në paqe. Fatkeqëisht në këto vende ballkanike që natyra u ka dhuruar dritë dhe bukuri, do të gjendet një vjegë që do t`i vihet sherrit për të mbajtur në këmbë mëri të vjetra dhe të reja, të cilat e kanë përzënë mirëkup-timin nga ky territor ballkanik. Ushqehet mbi sajesa e mitologji që vrasin të sotmen dhe të ardhmen. Shtetet ndahen midis tyre nga akujt e keqkuptimit dhe të lakmisë. Që të mos ndodhë kjo, poeti nxjerr zjarrin e vargut të tij tek poezia “Ballkanisht”. “Që të shkrijnë akujt,/ Nuk duhet të zërë dëbora mbi dëborë”, nënvizon poeti me shpresën se thirrja e tij do të dëgjohet nga ata që u fryjnë urave tinzare të nacional-izmit.

Në poezinë e Lumo Kolleshit vargu ka një vezullim madhështie. Bota shpirtërore e njeriut vjen në përmasat reale të kohës në të cilën jetojmë ku zënë vend natyr-shëm disa nga figurat qendrore të artit dhe letërsisë. Me ato vargje dhe tablo u rritën disa breza. Me to ushqyen mend-jen dhe zemrën. Ndaj do të duhej t`i kemi pranë kurdoherë. T`i pyesim kur gjendemi në udhëtime të vështira. E përjetojmë me dhimbje ndarjen prej tyre. Ndaj dhe poeti përmetar i drejtohet devollitit me përmasa evropiane, Dritëro Agollit, me thirrjen: Mos ik! Dhembja për poetin Dritëro rëndon mbi gjymtyrët e vargut dhe lexuesi e mbart prej andej në zemër. Mos ik,- i thotë edhe lex-uesi bashkë me poetin. Portreti i Dritëroit vizatohet në atë sfond shpirtëror dhe naty-ror që ai vetë e skaliti një jetë të tërë. Poe-zia mbyllet me vargun elegjiak: “Mos ik, se atdheun s`e kemi bërë ende të bukur.” Duke lexuar krijimtarinë e Lumo Kolleshit dhe në veçanti vëllimin poetik “Mbahem te një fije bari” ndjen se poeti nuk ka të nda-lur në krijimtarinë e tij poetike. Poezitë e tij janë copëza realiteti të ngritura në art. Vargu i tij buron nga hapësirat e relievit shpirtëror që shoqëria e kohës së sotme krijoi në një përballje të fortë me dukuritë negative dhe në rrugëtimin e saj drejt një shoqërie sa më të mirë. Ka përfunduar 13 libra me poezi, tregime dhe studime në fushë të letërsisë. Disa qindra poezi të botuara në shtypin e shkruar dhe atë elek-tronik presin të strukturohen në vëllime të tjera poetike në të ardhmen.

BUJAR ELMAZI

Bujar Elmazi ka lindur në fshatin Podgoran të rrethit të Përmetit më 30 maj 1935. Punën e ka filluar si skenograf dhe më vonë si mësues vizatimi dhe përgjegjës i Galerisë së Arteve në qytetin e Vlorës deri sa doli në pension. Poezia e ka tërhequr qysh në vitet e hershme të rinisë duke arritur të krijojë artistikisht atdheun dhe vendlindjen në bukurinë e tyre të përhershme. Poezia e tij tregon se kemi të bëjmë me një poet të talentuar, i cili ka aftësinë ta paraqesë vendlindjen e tij, Dëshnicën, në madhështinë e saj të papërsëritshme, me detaje konkrete, vargje të ngrohta e

plot kolorit, me figura letrare që janë të lidhura organikisht me vargun e poezinë. Vëllimi poetik “Kopshti im i këngëve” për-bëhet nga tre libra, të cilat poeti i ka ndarë sipas periudhave kur i ka shkruar. Libri i parë, i cili është titulluar “Stinë dashurie” përfshin periudhën 1953-1959. I botu-ar në vitin 2005, sigurisht që aty është edhe poeti i viteve të mëvonshme, duke ndërhyrë për ta metaforizuar më shumë krijimin e tij artistik. Poezia e parë mban në fund të saj vendin dhe vitin, Tiranë 1953 dhe është shprehur vizioni i tij në rrugëtimin njerëzor që duhet të ecë gjith-monë përpara: “Po ngece kund hiqu dhe zvarrë,/ Se, po u nise, duhet të arrish”.Poezia “Rruga e mbarë” fq. 11. Poezia e Bujar Elmazit, që në fillimet e saj, ka qenë e lidhur ngushtësisht me njerëzit që njohu përherë gjatë rrugëtimit të tij në çdo skaj të atdheut. Kudo gjen njerëz me shpirt të pastër si bora e vendlindjes së tij, por dhe bukuri natyrore që të trondisin shpirtin: male të ngarkuar nga bora dhe ujëvara të kristalta që zbresin poshtë tyre duke gjarpëruar përmes pyjeve shekul-lorë. Përtej kësaj bukurie është bukuria e shpirtit: “Janë ëndrrat e njerëzve që rrit toka ime”Poezia “Bukuritë”, faqe 12.

Poeti Bujar Elmazi jep në vargje rrugët-imin e tij në jetë. Fillesat e tij i ka atje në Dëshnicë të Përmetit. Atje ku ngrihet mad-hështore Trebeshina. Atje ku lumi i Dësh-nicës ecën krenar luginës së gjelbëruar. Mrekullohet kur shkon në Gjirokastër dhe shikon monumentin e Çerçiz Topullit, në qendër të qytetit, madhështor mbi sheshin ku qëndronte dhe mbi historinë që shkroi. Aty, djaloshi i vogël u betua se do t`i futej rrugës së vështirë të artit: do të bëhej sk-luptor: “ Hipa lart mbi një bedenë..., / Aty përsërita benë,/ Se me baltë s`do bëja enë,/ Po trima si Skënderbenë?Poezia “Besa e lidhur në fëmijëri” faqe 20.

Pasi kthehet në fshatin e tij në Podgo-ran, siç thuhet dhe në shënimet e kësaj poezie, djaloshi i vogël filloi të skaliste me baltë portrete njerëzish dhe disa herë pro-voi të bënte edhe portretin e Skënderbeut. Duke ecur pa ndërprerje në këtë rrugëtim, sot ai është një nga skluptorët me emër në qytetin e Vlorës dhe në të gjithë Shq-ipërinë.

Poeti i këndon Durrësit, duke e cilë-suar si prijës i historisë, sepse me portin e tij ka qenë në marrëdhënie me vendet dhe popujt e tjerë, ku mitologjia dhe histo-ria gërshetohen bashkë. Koha ecën dhe: “Ja, tani, gjurmë të tjera:/ Të Gjergjit, të Mujos... dhe të pasardhësve të tij!/ Këto me lule i ka rrethuar pranvera/ Dhe deti i ka stolisur me inxhi”.Poezia “Prijësi i historisë, faqe 16.

Qysh tek poezia e tij e parë me të cilën fillon vëllimi poetik “Kopshti im i këngëve” vërehet këmbëngulja e poetit për të mos u kthyer pas nga rruga poetike e sapofilluar. Frymëzimi poetik e ka burimin te njerëzit me të cilët ka në krahë në jetën e përdit-shme. Në vargje lëvizin natyrshëm fëmijët që shkojnë shkollë, njerëzit që çajnë me anije detet dhe ata që pushtojnë hapësirat e kaltra të qiellit. I këndon bukurisë së lu-mit të Vjosës që në të dy krahët e saj është e mbushur me drufrutorë dhe nën degët e tyre shtohen dashuritë. Aty buzë Vjosës, vështrimi i përmetares e kërkon për pak dashuri dhe ata shkojnë tutje: “andej nga kullot thëllënza”Poezia “Buzë Vjosës” faqe 38.

Poezia e Bujar Elmazit ka brenda gjeo-grafinë e Atdheut të tij. Në këto udhëtime poetit i ka rrahur zemra fort për natyrën e bukur shqiptare, për njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë. Gjatë qëndrimit në Peshkopi, rrethuar nga bukuria e maleve dhe nga kën-ga e valëve të Drinit, era e jugut i sjell nga larg portretin e vajzës jugore, me ngrohtësi-në e flladit pranveror, ajo ishte për të: “Si yll i rënë prej qiellit tim jugor.”Poezia Va-jza prej viseve të Jugut” faqe 83.

Poeti i këndon vajzës së tij të vogël, dhe ritmi i vargut të kujton këngën popul-lore që nënat këndonin mbi djepet e fos-hnjave, i këndon takimit të dy të rinjve në kufirin e dimrit të larguar dhe pranverës që trokiste në zemrat e dashuruara. Po-etin e ndjek pas fëminia, vitet e Luftës NacionalÇlirimtare, kur në mes të natës çohej me nxitim t`u hapte portën partiza-nëve, ecën fëmijëria përmes zhurmave të luftës, përmes tymit dhe flakëve. Ecën fëmijëria dhe e ndjek njeriun në ndër-rmarjet e tij të vështira, në rrugëtimin e tij që ka ngjitje të thikta, por dhe të tatëp-jeta që të çojnë honeve nga pakujdesia. Bujar Elmazi me vargun e tij krijon tab-lo poetike ku jeta njerëzore shfaqet në tërë larminë e saj dhe me misteret e saj. “Vonoi sivjet pranvera,/ Zemra më dhemb,/ Një zjarr do të ndez,/ Dim-rin ta tremb.”Poezia “Sivjet” faqe 147. Te vëllimi poetik “Mall” i botuar në Vlorë, vitin 2010, poeti ecën në vazhdën e krijim-tarisë së tij në vite, duke e pasuruar me motive të reja dhe duke sjellë problema-tikën e shqetësimeve që shoqëria shqip-tare përballej në ato vite.

Qëndron para vargut të tij si para një statuje që mbart heroizmin e luftëtarëve apo mençurinë e bijve të kombit që i dolën zot vendit në momentet të vështira. Bust-et e heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë zenë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim poetik. Njeriu kur ndodhet para tyre mediton dhe reflekton. A është në vazhdën e udhëtimit që na lanë të parët tanë?! Janë momente refleksioni dhe njeriu mbushet me shpresë dhe dashuri. Këto momente të krijon poezia “Pranë bustit të Ali Asllanit” poetit fjalëzjarrtë që godet edhe sot veset e këqija të njerëzve, sidomos të atyre që kanë hedhur krahëve mantelin e pushtetit.

Poeti i këndon dëshmorit dëshnicar që ra në Luftën e Spanjës, Daut Muço Podgo-ranit, Brigadës së XII sulmuese që u krijua në vendlindjen e tij në fshatin Sukë, atyre bijve dëshnicarë që jetës i dhanë kuptim në beteja e përpjekje për një Shqipëri të bukur. Poetit i vjen në ndihmë vendlindja e tij gjatë udhëtimit poetik. “Kur më duhet ndonjë rimë,/ Fluturoj mbi Trebeshinë,/ Dhe mbi këmbët mbi dëborë,/ Gudulis qiejt me dorë.”Poezia “Zemrën kur ma zhurit malli” faqe 63. Poezia e Bujar Elma-zit e ka çarë rrugëtimin e vet dhe ka depër-tuar në thellësi të qënies njerëzore, atje ku njeriu lufton me veten për të mposhtuar vese e zakone. Në vargjet e poetit përcillet drama e vitit 1997 dhe plagët që ajo la në

Page 3: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 3

shoqërinë shqiptare, por edhe krenaria që në këto përballje dramatike, ishin vyrtytet ato që triumfuan dhe zbukuruan karakterin e shqiptarit.

ET`HEM BUNDO

Et`hem Bundo është bërë i njohur si fabulist nëpërmjet vëllimit poetik “Dhia me delen ç`u ndesh” botuar në vitin 2004. Pas botimit të këtij vëllimi me fabula, ka qenë i pranishëm me shkrime publistike në shtypin e shkruar, sidomos në gazetën “Dëshnica”. Në këtë vëllim zënë vend du-

FLAMUR DALIPAJ

Flamur Dalipaj u lind në fshatin Xhanaj më 17. 02. 1958. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, në vitin 1994. Është autor i vëllimit poetik «Nata e puthjeve» (li-rika) Tiranë 2003. Dashuria është boshti rreth të cilit janë mbështjellë edhe moti-vet e tjera nga i cili është përbërë ky libër. Dashuria midis dy të rinjve është dhënë me ngjyrat e shpirtit rinor të vetë poetit. I dashuruari dhe e dashuruara lëvizin në kahjen drejt njëri-tjetrit, ata bëhen bashkë

mendësi të re dhe do ta ringrenë vendlind-jen në një dimension të ri ekonomik dhe njerëzor.

Autori e vështron vendlindjen dhe Atd-heun në dy përmasa të reja të cilat e bëjnë poezinë e tij të dashur dhe të prekshme. Nga një pikë e kontinentit amerikan ku poeti jeton tashmë, vendlindja i vjen në përmasat e saj të kufizuara në kuadër të zhvillimi ekonomik dhe shoqëror dhe poeti ndjen se duhet të kishte bërë dhe duhet të bëjë më shumë për vendlindjen e tij.

Pika e dytë nga e vështron vendlind-jen e tij është ajo kohore. Duke u ngjitur në kuotën e 70 viteve të jetës së tij shikon rininë, vajzat dhe djemtë e vendlindjes. Megjithëse shumë prej tyre kanë flutu-ruar si dhe vetë poeti, përsëri ata gjenden në vendlindje. Në tempullin shpirtëror të vendlindjes ndodhen përjetësisht ata që i qëndruan besnik truallit të të parëve të tyre, por dhe ata që i janë larguar dhe i kthehen herë pas here dhe i krijojnë re-alitete estetike që do ta përjetësojnë në rrjedhë të historisë. Vendlindja frymon shpresë dhe dashuri. Ngado që shkon fizikisht dhe poetikisht në hapësirat e plan-etit tonë, Bujar Bejkollari i shikon rrënjët e veta në vendlindjen e tij të dashur, aty ku ka varret e të parëve, aty ku kujtimet kanë bleruar si lulemollët e fshatit, aty ku ruhet një shpirt i ngrohtë, aty ku fëminia e thërret të rikthehet përsëri dhe ai i kthehet herë pas here vendlindjes së tij.

MUSTAFA FEZGA

Mustafa Fezga apo Muci siç e thërrasin në perëndim, u lind në fshatin Xhanaj. Ka kryer studimet për matematikë në Universitetin « Lomonosov të Moskës. Matematicieni dëshnicar, i njohur në të gjithë Shqipërinë për kontributin e tij në shkencat ekzakte, doli para lexuesit me romanin e tij: “Financieri rebel i Përme-tit”. Është romani i parë në letërsinë dësh-nicare dhe një nga librat konkurues në

Bujar Bejkollari

Ku më thërrasin r r ë n j ë t

Poezi

BotimeT M & B

Ku më thërrasin rrënjët

Bujar B

ejkollariPoezi

Çmimi: 600 lekë

Ja, kështu dhe kënga imeVargje malli, rime stisurVlagë vatre me thërrimePolen mjalti veselitur.

Bujar B. Bejkollari ka lindur më 1943 në Leskovec të Përmetit. Shkollën 7-vjeçare e ka kryer në Këlcyrë, kurse gjimnazin në Përmet, në vitin 1962. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Ruse - Gjuhë Shqipe në vitin 1966. Vitet e shkollimit i ka kryer me rezultate shumë të mira.

Ka punuar mësues i Gjuhës Ruse dhe Shqipe në shkollat e mesme Këlcyrë dhe Sukë.

Në vitet 1992-1995 ka punuar si Sekretar i degës së PD-së për rrethin e Përmetit.

Në vitin 1996 vjen me banim në Tiranë dhe punon si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe gjer në vitin 2003.

Gjatë viteve si mësues është marrë me krijimtari letrare artistike, duke bashkëpunuar me Institutin e Folklorit, gazetën “Mësuesi”, etj.

Tani, aktualisht, jeton në Nju Jork, SHBA. Ky libër është fryt i një pune shumëvjeçare në lëmin e poezisë.

Ka botuar librin “’Magazina të shëndetit”, përkthim nga gjuha ruse.Në vitin 2010 ka botuar librin me poezi “Pengu i shpirtit tim”.

Thellë vetes këngët flenë,Rima mban vargjet mbi sy,Flenë, flenë relike mbenëE unë penën ngjyej aty.

9 789928 256072

gjenden më fije që i lidhin me njëri-tjetrin. Është segmenti kohor që ata i kanë thënë dikur : të dua njëri-tjetrit. Janë dhe krijesat njerëzore që ata mund të kenë sjellë në jetë si frut i dashurisë së tyre. Poeti nuk kër-kon imtësira që të largojnë nga njëri-tjetri. « Unë e di që jam fajtor tek ty,/ Ti fajtore ndoshta je tek mua,/ Le të grinden fajet që të dy,/ Le të shuhet bota, unë të dua. »

Flamur Dalipi ka qenë emigrant për disa vite në Angli. Në ato vite u frymëzua për të shkruar një nga poemat më të buku-ra në letërsinë dëshnicare. Poema është ndërtuar mbi figurën letrare të Personi-fikimit dhe poeti i drejtohet Hënës si një qënie njerëzore, e vetmja e mundshme që mund t`i tregojë e t`i thotë të rejat nga atdheu i vet, Shqipëria. Ky kuvendim është ndërtuar mbi detaje konkrete, te-për prekëse e mallëngjyese, duke e bërë lexuesin a dëgjuesin të dëgjojë deri në fund këtë kuvendim të poetit me të afër-mit e tij, të njohurit a të panjohurit që për poetin janë të dashur e të çmuar.

Po kështu, poema tjetër e tij, e botuar në gazetën “ Dëshnica” për teqen e Bubësit të Dytë, është një himn që shpirti i dëshnicarit e ka thurur për besimin e tij, një nga besimet më të dashura për shqiptarët, sepse mbi të nuk ka asnjë ndikim të huaj sikundër ndodh me besimet e tjera ku ndikimi fetar përzihet me atë politik dhe që ka krijuar probleme edhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Qendra e besimit botëror bektashi është Shqipëria dhe në qendër të këtij besimi, shqiptarët kanë vendosur parimet e Naim Frashërit duke e bërë besimin bektashi të dashur e të kuptueshëm.

BUJAR BEJKOLLARI

U lind në vitin 1943 në fashatin Lesko-vec të krahinës së Dëshnicës, në rrethin e Përmetit. Shkollën 7-vjeçare e ka kryer në Këlcyrë, kurse gjimnazin e përfundoi në Përmet në vitin 1962. Është diplo-muar në Universitetin e Tiranës në de-gën Gjuhë ruse-Gjuhë Shqipe në vitin 1966. Poezia e Bujar Bejkollarit i drejto-het në radhë të parë krahinës sonë. Një poezi e qetë dhe e shtruar, ku elementin bazë të ndërtimit të saj e përbëjnë deta-jet, në të cilat jepet portreti i dëshnicarit në marrëdhëniet e tij me tokën e natyrën. Vendlindja dhe Atdheu vijnë natyrshëm, pa sforcime, si një fllad pranveror dhe të mbushin me shpresë dhe dhe besim. Forca e vargut te tij ka marrë përmasa të reja në vëllimin e dytë poetik “Rrënjët”. Poeti beson dhe shpreson se, edhe pse pas viteve 1990 fshatrat e Dëshnicës si në të gjithë Shqipërinë braktisen vazhdimisht, do të vijë një ditë që ata do të kthehen atje përsëri si dallëndyshet që e braktisin fo-lenë para një dimri të egër, por kur të krijo-hen kushtet, ata do të kthehen përsëri me

kuritë shoqërore negative, të përfaqësu-ara nëpërmjet personazheve të marra nga flora dhe fauna me të cilat është e pasur vetë krahina e Dëshnicës nga ku poeti ka nxjerrë personazhet e veprës së vet. Vël-limi poetik fillon me fabulën “Ujku, qeni dhe çakalli” ku në një dialog midis tyre shohim grykësinë të përfaqësuar nga ujku dhe çakalli dhe besnikërinë që mishëro-het tek qeni. Këto tipare të shfaqura tek kafshët, autori i zbret edhe në rrafshin shoqëror për të parë se pangopësia nuk është vetëm instikt i kafshëve të egra, por bëhet tipar dhe i vetë njeriut, nëse indivi i largohet shoqërisë në të cilën bën pjesë. Tek fabula “Bleta, grerëza dhe gredhi” nën veshjen e gredhit dhe grerëzës shohim njerëzit llafazan që e kalojnë kohën duke u marrë me punën e të tjerëve. “Dëgjon bleta dhe mban vesh,/ Nënë buzë zë e qesh,/ Këta s`kanë tjetër punë,/ Veç shikojnë se ç`bëj unë.” Fabula të kujton njerëzit që e kalojnë kohën kot, që nuk e gjejnë pozicionin e tyre në shoqëri. Fabu-lat e poetit Et`hem Bundo vendosin në fokus të tyre bimë dhe kafshë në veprimet të cilave, njeriu gjen anë të errëta të jetës së vet. E qeshura dhe humori që krijohet gjatë leximit të tyre përcillet te lexuesi dhe përfundon në thellësi të ndërgjegjes së gjithsecilit. Në një luftë të brendshme njeriu ndjehet shpirtërisht më i lehtësuar, teksa mendon se duhet të ndryshojë sjel-ljen e vet ndaj të tjerëve.

Tek fabula “Dora dhe këmba” në një bashkëbisedim midis tyre, secila gjym-tyrë kërkon të paraqesë epërsinë që ka ndaj tjetrës. Kjo të kujton njerëzit fodul-lë, që e vendosin veten mbi të tjerët dhe harrojnë se në një shoqëri secili ka një pozicion që është i kushtëzuar prej të tjerëve, sepse dhe vetë shoqëria është një organizëm që nuk mund të funk-sionojë pa individët që e përbëjnë atë. Njeriu jeton në shoqëri dhe çdo lartësi personale që arrin në jetë, ka brenda dhe kontributin e të tjerëve. Fabulat e Et`hem Bundos përcjellin mesazhe të rëndësishme për një shoqëri që kërkon të pastrohet nga veset e këqija duke i hapur rrugën virtytit që e mban lart shoqërinë njerëzore.

dhe kur janë me qindra kilometra larg. Ata mendojnë për njëri-tjetrin dhe nyjëtohen te një ëndërr e përbashkët. Vajza që dashu-ron është konkrete, portreti i saj fizik, flokët e gjatë që ia rriti nëna. Edhe në fatkeqë-si ata duan të jenë pranë : « Në u mbytë varka ime,/ Nëpër ujra, në lundrime,/ T`i ma hidh atë gërshet,/ Që nga mali gjer në det. »Poezia « Pas gërshetit » faqe 41. Edhe kur poeti kërkon të thurë varg-je për gjërat e njohura me të cilat lidhet jeta njerëzore, prapë nuk shkëputet dot nga dashuria. Ajo është manteli i zjarrtë që mbështjell gjithçka tjetër. Është mo-tivi që e shtyn përpara. Dhe vërtet, nëse nuk dashurojmë në këtë botë, nëse nuk i dhurojmë dashuri njëri-tjetrit, çfarë do të ishim?! Njeriu i mbyllur që jeton për veten e tij, është i destinuar të humbasë në detin e trazuar të shpirtit njerëzor. Nëse nuk ka një dorë ku të mbështesë dorën e tij për t`u ngjitur, nëse ndihet fillikat, nëse nuk e ka një pikë orientuese se ku duhet të mbrrijë, i ka rënë dhe motivi se përse du-het të luftojë. Nga dashuria frymojnë dhe sendet që kemi pranë: Kitara magjepëse që dhuron kaq tinguj,/ Kitara që dhuron ëmbëlsi,/ Si një grua e bukur, e thin-jur,/ Dhuron e dhuron dashuri. Poeti na përcjell kështu mesazhin e një dashurie të gjatë, që e shoqëron njeriun ashtu si edhe kitara nga e cila nuk mund të ndahet.

Dashuri për poetin është universale, është e përjetshme dhe bashkudhëtare me shoqërinë njerëzore, produkt i së cilës është vetë njerëzimi. Gjërat e afërta njëjtësohen brenda shpirtit të njeriut. Poeti mbështetet tek motivet popullore, tek për-fytyrimi popullor që vajzën e quan hënë dhe djalin yll. Nuk është vetëm shpirti njerëzor që binjakëzohet dhe trupat lëvizin brenda orbitës së tyre. Këtë dukuri poeti e vëren edhe në hapësirë : Rrethi i hënës këtë natë,/ Më thellon brengë e men-dime,/ Qepur hënës ylli i zjarrtë,/ Yll, ma dogje zemrën time. Poezia « Romancë, faqe 114.

Poeti edhe ndarjen nuk e sheh me ur-rejtje, por e shikon atë si pjesë të jetës njerëzore. Nuk e shikon si një fund të hid-hur, ku gjithçka është përmbysur. Edhe në ndarje jo gjithçka është ndërprerë dhe nuk

letërsinë e trevës së Përmetit. Personazhi kryesor i romanit është lokalizuar nga au-tori si një banor i Dëshnicës, i cili Pas Çli-rimit vepron në Qarkun e Gjirokastrës, në qytetet Gjirokastër, Përmet e Këlcyrë. Në personazhin kryesor të romanit është ska-litur këmbëngulja dhe ndershmëria, tipare këto karakteristike të banorëve të trevës së Dëshnicës. Më në fund edhe Dëshnica hyn në letërsinë mbarë shqiptare duke u dhënë trevave të tjera të vendit tonë mo-delin e qënies njerëzore, modelin e njeriut që lufton për drejtësi e përparim shoqëror. Marrja e pushtetit nga komunistët u shoqërua shpejt me probleme të mprehta jo vetëm në shtresat e gjera të popullsisë. Më të mprehta ishin ato në administratën e re shtetërore.

(vijon në faqen 13)

Page 4: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

4 — Nr. 74, Prill 2019

Muaji Prill, si një ndër më të bukurit e pran-verës, nuk kujtohet vetëm për ngjyrat e

bukura që merr natyra pas muajve të ftohtë të dimrit si dhe bimësinë që ripërtërihet e zbukuron vendin, por edhe se në këtë muaj daton krijimi iaviacionit luftarak shqiptar, i kësaj arme të lavdishme të ushtrisë së këtij vendi. Kjo ngjarje mban datën 24 prill të vitit 1951, ku u krijua Skuadrilja e Parë e avion-ëve luftarakë, dhe ky vit është i 68-i i krijimit të kësaj arme. Atë kohë ishin vetëm 12 avionë me helikë të ardhur nga ish Bashkimi Sovjetik dhe me pilotë e teknikë tërësisht shqiptarë të përgatitur disa vjet jashtë vendit. Mes atyre pilotëve ishte edhe dëshnicari Fari Bubësi, i cili njëherazi u caktua Shef i Shtabit të asaj Skuadrilje. Nndër vite ai u bë ndër pilotët e komandantët më të shquar në aviacion.

Mbase kjo ngjarje mund të mos për-bënte ndonjë interes të veçantë për lex-uesin dëshnicar, por fakti që në përbërje e kësaj arme 15 aviatorë kanë qënë nga krahina e Dëshncës, që ndër vite krahas kryerjes me devotshmëri të detyrës janë ndodhur shpesh para rrezikut për jetën, bën krenarë jo vetëm ata, por edhe ne dëshnicarët. Mjafton të dihet se, 8 prej kë-tyre pilotëve (siç do të lexohet më poshtë), kanë qënë me detyra të rëndësishme kom-anduese në aviacion. Pa dashur të hyjmë në hollësi, mund të themi se në vitin 2018 atyre u është kushtuar libri “Sfiduesit e Qi-ellit” –(botim biografiko-historik), me autor Gëzim Vodën. Në kuadrin e ditës së krijimit të kësaj arme, e cila lidhet me muajin që del ky numër gazete, Redaksia e jonë e gjen me vend të paraqesij një tabllo të shkurtër njohëse për ta, qoftë dhe për kurreshtje, të nxjera nga ky botim. Cilët janë ata?

1- Kolonel, Fari Xhaferr Bubësi. I lin-dur në Bubësin e Parë më 29 shkurt 1924. Pjesëmarës në luftën antifashiste N.Ç. në përbërje të Brigadës së Parë sulmuese. Në vitet 1945-1947, kryen studimet për pilot në ish Jugosl-lavi. Më pas është specializuar në Rusi e në Kinë. Është një ndërv 8 pilotët më të hershëm që mori Klasin e Parë si pilot (më1958). Po ashtu, njëri ndër katër Kolonelët e parë të aviacionit luftarak dhe ndër komandantët më të shquar në avi-acion. Zotërues i disa gjuhëve të huaja.Për mjaft vite komandoi Regjimentin luftarak të Kuçovës, më i madhi dhe i pari Regjiment avi-acion në Shqipëri me avionët reaktivë. Mjaft vite të tjera i kaloi si pilot dhe komamandat i ekuipazhit të avionëvë qeveritarë. Fluturoi 38 vjet . Ndërroi jetë në gusht të vitit 1995. 2-Kolonel, Isa Ibrahim Arapi. I lindur në Kajcë më 1 shtator 1945, por i rritur në Vlorë. Është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit në Vlorë, madje pjesë e kursit të parë për pilotë që nxori ajo shkollë në vitin 1966. Ka flutu-ruar për shumë vitë më avionë reaktivë duke qënë pilot-instruktor. Në saj të aftësive dhë sjelljeve të tij, mbas vitit 1990 arriti deri në detyrën e Komandantit të asaj shkolle kur ajo u emërtua “Akademia e Avi-acionit”. Ka vite në pension dhe banon në Itali.

3-N/Kolonel, Ethem Aliaj. I lindur në Ka-jcë më 7 maj 1944. Është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit në Vlorë, të cliën e mba-roi në vitin 1966, shok kursi me Isa Arapin. Mbas diplomimit “Pilot”, ka drejtuar avionë reaktivë në Regjimentin e Rinasit e më pas në

15 PILOTËT DËSHNICARË -Në respekt të 24 Prillit, Ditës së Aviacionit Luftarak Shqiptar-

atë të Gjadrit, Lezhë. Ka qënë disa vite ko-mandant Skuadrilje me avionët Mig-19 dhe më pas deri Komisar I Regjimen-tit të helikopterëve në Farkë të Tiranës. Ndërroi jetë në maj të vitit 2017.

4 - N / K o l o n e l , Mane Abedin Bul-luti. I lindur në Kël-cyrë më 10 dhjetor 1948. Produkt I Shkollës së Lartë të Aviacionit në Vlorë, të cillën e kreu në vitin 1970. Më pas është speciali-zuar një vit në Kinë për avionët reaktivë më të sofistikuar. Shumë vite ka shër-byer në Regjimen-tin e Kuçovës. Për aftësitë e treguara arriti deri Zv/kom-andant i atij Regji-menti, madje edhe instruktor në Kom-andën e Aviacionit pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Tashmë në pension.

5-Komisar (ose N/Kolonel), Kujtim Teme Osmani. I lindur në Sukë më 5 tetor të vitit 1955. Është produkt i Shkolls së Lartë të Aviacionit, Vlorë, të cilën e kreu në vitin 1977. Mbas saj caktohet instruktor me avio-nët reaktivë pranë asaj shkolle, tek e cila qëndroi mbi një dekadë. Gjatë asaj kohe iu besua detyra e komandantit por dhe e komisarit të skuadriljes reaktive, më pas edhe detyra e Komisarit të Shkollës së Aviacionit. Më tej, ka kaluar në pilotomin e helikopterëve si pjesë përbërëse e Ministrisë së Brëndëshme dhe strukturave të saj policore. Ka dalë në pension në prill të vitit 2018, mbas 42 vite fluturim, një rekord i derisotëm në aviacio-nin shqiptar. Grada “Komisar” në polici, e barasvlefshme me “N/Kolonel” në ushtri. 6-Major, Barhri Daut Meshau. I lindur në Bubësin e Parë. Është dërguar të për-gatitej për pilot në ish Bashkimin Sov-jetik në vitin 1961, por për shkak të prishjes së marëd-hënieve shtetërore me atë vend, iu ndërprenë studi-met dhe diplomën si pilot e mori ne Shkollën e Avi-acionit, Vlorë, në vi-tin 1963. Për disa kohë ka qënë pjesë e skuadriljeve reaktive në Regjimentin e Kuçovës dhe më pas instruktor me tipat reaktivë pranë Shkollës së Lartë të Avi-acionit në Vlorë. Për aftësitë e treguara, ai ka kryer deri detyrën e Zv/Komandantit të kësaj shkolle. Prej vitesh është në pension. 7-Major, Musa Fadil Kame. I lindur në Girokastër më 24 korrik 1950, i rritur në Berat, por me rrënjë nga Fratari. Mban emrin e xhax-hait të tij Musa Fra-tari, “Hero i Popul-lit”, rënë në luftën e Spanjës. Produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit, të cilën e përfundoi në vi-

tin 1970. Një vit më pas u specializua në Kinë për drejtimin e avionëve reaktivë më të sofistikuar. Është i vetmi pilot dëshnicar (ndër 25 gjithë aviacioni), që ka drejtuar avionët Mig-21, më i sofistikuari në aviacio-nin luftarak shqiptar. Ka arritur deri zv/Ko-mandant në Regjimentin e Rinasit. Është ndër tre pilotët e parë shqiptarë që u spe-cializua në Francë, për të drejtuar avionë transporti në linjat ndërkombëtare. Flu-turoi rreth 40 vjet. Ka disa vite në pension. 8- Major, Bashkim Shahin Sadiku. I lindur në Rodenj më 7 mars 1951. Është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit, Vlorë, të cilën e kreu në vitin 1977. Mbas kësaj dërgohet një vit në Kinë për t’u spe-cializuar për avo-nët më të avancuar teknikisht. Ka shër-byer në Regjimentin luftarak të Kuçovës me avionë reaktivë dhe po me këtë tip edhe instructor në Shkollënë e Lartë të Aviacion-it, Vlorë. Ka qënë i prirur për aventura në fluturim dhe për një periudhë të shkurtër e larguan nga pilot, por e rikthyen përsëri duke shërbyer derinë vitin 2003, kur aviacionit luftarak të atyre viteve, për shkak të refor-mave po i vinte fundi. Ka vite në pension. 9-Major, Luan Idriz Jaupi. I lindur në Pogradec më 20 korrik 1949, por i rritur atje dhe në Kavajë e Librazhd, sepse kishte babain ushtarak. Është me rrënjë nga Tosh-kësi dhe produkt i shkollës së Lartë të Aviacionit, Vlorë, të cilën e përfundoi në vitin 1970. Mbas kësaj dërgohet për specializim një vit në Kinë dhe caktohet pi-lot për avionët reaktivë në Kuçovë. Në me-sin e vitit 1972, del i paaftë si pilot dhe kryen detyra të tjera pranë reparteve të aviacionit, kryesisht në Regjimentin e Gjadrit. Kish ambicje për të studjuar duke kryer Fakulte-tin e Filozofisë dhe më pas disa vite ishte pedagog në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë. Zotëronte disa gjuhë të huaja. Në vitet 1997-1998- arriti deri në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil Shqiptar. Ndërroi jetë në shkurt të vitit 2014.

10-Major, Bashkim Hazis Duçkollari. I lindur në Seniçan më 21 shkurt 1948. Është produkt i Shkol-lës së Lartë të Avi-acionit në Vlorë, të cilën e ka përfun-duar në vitin 1970. Mbas kësaj dërgo-het një vit në Kinë për t’u specializuar në avionët më të përparuar tekniki-sht. Ka shërbyer më pas në Regji-mentin luftarak të Kuçovës me avionët reaktivë.

Në mesin e vitit 1980, i ndërpritet kariera si pilot, për shkak të braktisjes së avionit nga që shkëputet kabina e pilotit kur ishte në detyrë fluturuese si instruktor, ndërkohë që avioni i mbeti nën komandë kursantit, i cili me mundim të madh uli atë në aerodrom. Ndonse situata ishte tepër e rëndë dhe teknikisht e diktonte veprimin e tij, ajo nuk iu mor parasysh. Ai u përjash-tua nga aviacioni dhe u dënua disa vite me burg. Ka vite në pension dhe ndodhet në Itali.

11-Major, Irfan Sefer Rabo. I lindur në

Toshkës më 5 maj 1946. Është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit në Vlorë, të cilën e mbaroi në vitin 1969. Mbas asaj shkolle për më shumë se një çerek shekulli kreu dedyrat si pilot për helikopterë në Regji-mentin e Farkës në Tiranë. Nga fundii vitit 1995, ka dalë në pension dhe tani banon në Austri. 12- Kapiten i Parë, Myrteza Shaqo Ara-pi. I lindur në fshatin Ball më 23 mars të vitit 1937. Në gusht të vitit 1959 dërgohet për t’u përgatitur për pilot me avionë bombardues në ish Bashkimin Sovjetik. Kthehet ne vitin 1961 i diplomuar por asokohe aviacini shqiptar nuk kishte një avion të tillë dhe mbeti pa fluturuar. Dërgohet në Kinë për tu specialicuar për tipa të tjerë, por pa mbushur vitin, grupi i tij rrebelohet ndaj auto-riteteve kineze për trajtim të papërshtatshëm si oficera. Kjo ngjarje i kushtoi karierën gjithë grupit, mes tyre edhe Myrtezait, duke i kthyer në Shqipëri me njëherë dhe i përjashtojnë nga radhët e pilotëve. Ai mundi të fluturojë vetëm në Rusi dhe në Kinë, por jo në vendin e vet. Qëndroi në ushtri duke kryer detyra të tjera, deri sa doli në pension.]

13-Lulo Xhelo Canollari. I lindur në Kon-das më 1 janar 1948. Në vitin 1969 përfun-don Shkollën e lartë të Aviacionit në Vlorë dhe më pas caktohet pilot helikopteri në Regjimentin e Farkës, Tiranë. Shërbeu aty më pak se tre vjet, sepse në mars të vitit 1972, e largojnë nga aviacioni për problem biografike nga ana e bashkëshortes. Punoi në sektorë të jetës ci-vile deri sa doli në pension. Në janar të vitit 2018, ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.

14-Ervis Seit Lame. I lindur në Kuçovë më 20 prill të vitit 1983, por me rrënjë nga fshati Kuqar. Është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit, të cilën e përfundoi në vi-tin 2005, duke qënë piloti i fundit dëshni-car i diplomuar prej kësaj shkolle, e cila më pas nuk funk-sionoi më. Ai u diplo-mua për të pilotuar helikopterë dhe u bë pjesë e Regjimentit të Farkës në Tiranë. Në vitin 2016, emi-gron për në Kanada, ku banon familjarisht.

15-Islam Myrteza Xhani. I lindur në Kajcë më 27 korrik të vitit 1939. Në vjeshtën e vitit 1957, dërgohet për studime në ish Bashkimin Sovjetik për t’u përgatitur si pilot. Në qersho-rin e vitit 1958, mbasi kish dhënë provat fluturuese të vitit të parë si kursant dhe do të kthehej për pushimet verore në Atdhe, gjat një stër-vitje duke u larë në lumin e qytetit ku ai studjonte, aksiden-talisht mbytet. Varro-set atje me ceremoni dinjitoze dhe eshtrat e tij prehen në atë vend pa mundur të vinë në Shqipëri.

Page 5: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 5

Nga GËZIM VODA

Fjala është për njërin prej 15 pilotëve dësh-nicarë, që si askush tjetër në aviacoinin shqiptar fluturoi mbi 42 vjet: 17 prej tyre

me avionë reaktivë dhe pjesën tjetër me he-likopterë, gjithnjë si ushtarak. Ai është produkt i Shkollës së Lartë të Aviacionit në Vlorë, shkollë të cilën e kreu me rezultate të shkëlqyera në vitin 1977. Nuk kish qënë në parashikimet e tij fillestare që ai një ditë do të bëhej avia-tor. Mbase agronom, zoveteriner apo ndonjë mësuesi, mund t’i kish shkuar mëndja, sepse shumicës së të rinjve të kësaj krahine në ato vite këto degë u rezervoheshin. Madje, duke qënë pjesë përbërëse e një familje të thjesht të fshatit Sukë në krahinën e Dëshnicës (Përmet), e cila tërë jetën ishtë marë më bujqësi, ndofta ato specialitete i shkonin ndërmënd apo për-shtat edhe Kujtimit.

Ndodhi që edhe shkollimi i tij i mesëm u orientua pakashumë rreth profilit që e lidhte atë sa më afër me bujqësisë. U dërgua në Korçë sapo kreu shkollës 8-vjeçare në vendlindje, për të vazhduar teknikumin e ndërtimit, të cilin e mbaroi në vitin 1974, i specializuar si gjeometër. Një zanat që siç u pa më pas, e shpuri në dis-pozicion të bujqësisë, duke e caktuar teknik gjeometër në kooperativën bujqësore të Balla-banit. Tashmë do të merej kryesisht me matjen ose rivelimin e parcelave të arave dhe ndojë nevojë tjetër që kish ajo kooperativë dhe asgjë nuk e lidhte me të ardhmen si ushtarak. Por nuk zgjati shumë dhe pa filluar ende viti arsi-mor, përzgjidhet për t’u dërguar në Shkollën e Bashkuar në Tiranë, për t’u përgatitur si oficer. Mirëpo, edhe aty pati vetëm “një fillim”, sepse nga kontrollet mjekësore dhe prova të tjera të thelluara, rezultoi se nga ai moment përspe-ktiva e mëtejshme e tij do të ishin studimet për pilot në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, të cilat i filloi në shtator të vitit 1974, kur ende nuk i kish mbushur 19 vjeç.

I përfshirë mes moshatarëve që ishin përzgjedhur për të njëjtën rrugë në jetë, apo mes mjediseve mësimore model të asaj shkolle, si dhe mes instrumenteve të shumtë në kabinat e avionëve mësimorë, ai po përje-tonte një hop të rëndësishëm mendor dhe fizik. Tashmë po bëhej pjesë e armës së lavdishme të aviacionit shqiptar, i cili deri atë kohë nuk kish mbushur ende një çërek shekulli, por arrit-jet dhe krenaria e asaj arme kish pushtuar rre-spektin e njerëzve në mbarë vendin. I riu sukjot nuk kish si të mos e ndjente kënaqësinë që po bëhej pjesë e kësaj trupe. I rritur në një mjedis fushor që deri atëherë lartësitë e krahinës i kish parë vetëm nga ultësira, tashmë po i jepej rasti të sodiste nga lartësitë qiellore jo vetëm fshatin dhe krahinën, por tërë teritorin e atdheut të vet. Ishte më i privilegjuari që përbënte të parin pilot nga fshati Sukë, ndonse zor ta dinte që ishte i 14-i në radhën e pilotëve dëshnicare. Ajo ndjesi disi e papritur për të që një ditë do bëhej pilot, u kthye në pasion dhe vullnet për të mësuar e u stërvitur me seriozitetin më të madh dhe me disiplinë shëmbullore.

Dhe gushti i vitit 1977, mbeti më i pa-harruari për të. Përfundoi studimet me rezul-tate shumë të larta dhe mbas 10 muaj stazh në Regjimentin Luftarak të Kuçovës (ish Qyteti “Stalin”), pikërisht në qershor të vitit 1978, u diplomua “Pilot” ushtarak, i aftë të drejtonte avi-onët luftarakë reaktivë, ato mjete që githëkush kur i shihte nëpër qiejt tanë, çmonte guximin dhe përkushtimin e atyre njerëzve që ishin në komandim të tyre. Fill mbas kësaj date, ai cak-tohet instruktor për kursantët e rinj pilotë të asaj shkolle. Do t’i instruktonte dhe stërviste ata teo-rikisht e praktikisht që nesër të ishin zotër të avionit kur çdokush prej tyre do të delte i vetëm në hapësirat qiellore, ndërkohë që ende nuk kish shkuar 23 vjeç. Një burrërim para kohe, por nuk qe ai i vetmi kështu.

Qëndroi në këtë detyrë plot një dekadë. Për aftësitë etij profesionale dhe shjelljet kor-rekte me kursantët e kolegët, prej prillit të vitit 1988 deri në mars të vitit 1991, Kujtimit do ti besoheshin fillimisht detyra e Komandantit të Skuadriljes reaktive pranë asaj shkolle dhe më pas detyra e Komisarit të po asaj skuardrilje. Në vitin pasardhës (mars 1991-mars 1992), ai

kreu detyrën e komisarit të Shkollës së Lartë të Aviacionit. Qe një besim edhe më i madh. Por pavarësisht detyrave konanduese, ai nuk do t’i ndahej fluturimit, por do pilotonte si edhe më parë. Këtu përfundoi edhe periudha e qënies së tij me avionët reaktivë dhe kalon tek helikop-terët. Ishte një ndryshim disi ekstrem dhe i pa dëshiruar shpirtërisht, por e diktuan rrethanat e kohës. Sapo kishin ndodhur ndryshimet de-mokratike në Shqipëri dhe reforma që po trokiste në përshtatje me to edhe në ushtri, bëri që ai të kërkonte vet të kalonte në tipat e avionëve më helikë, sidomos tek helkopterët të cilët do të ishin perspektiva më e mundshme e forcave ajërore në këtë vend, sikurse ndodhi më pas.

Në prill të vitit 1992, Kujtimi do të bëhej pjesë e helikopterëve të Ministrisë së Brëndëshme. Disa vite i kaloi tek Forcat RENEA, pastaj tek Drejtoria e Pergjithëshme e Policisë së Shtetit dhe mjaft vite në Departamentin e Sigurisë Publike, duke qënë nga pilot i parë deri me detyra komanduese dhe ka marë gradën poli-core “Komisar”, e barasvlefshme me gradën N/Kolonel në ushtri. Në prill të vitit 2018, mbasi kishin kaluar 6 muaj tej kohës optimale të moshës si pilot, Kujtim Osmani, del në pension si njeri i nderuar, madje edhe i dekoruar . Ai qëndroi si fluturues 42 vjet e pak. Filloi të flu-turonte në fillimet e vitit 1976 kur ishte kursant dhe u largua në prill të vitit 2018 kur mbushi 63 vjeç, duke shënuar një rekord si fluturues, të pa arritur nga sanjë aviator shqiptar deri sot. Kësisoj, ai qe fluturuesi i findit i plejadës së tij.

Kariera e tij e gjatë si pilot, sigurisht i ka dhënë atij kënaqësi jo vetëm si profesinist, por edhe kënaqësi shpirtërore. Ato vite e kanë ar-gasur Kujtimin me cilësinë e gjakftohtësisë në gjykim e veprim, por edhe të qëndrueshmërisë për tu përballur me vështirësitë që shpesh në aviacion diktohen nga kapriçot e teknikës flututuese dhe ato të motit apo dhe rrethana të tjera, që piloti nuk i ka në dorë t’i parandalojë, por ka në dorë që t’i kapërcejë maksimalisht, pa patur rreziqe për vete dhe mjetin që koman-don. Nuk është pa vend thënia: “pilot do të thotë koncentrim vullneti, karakteri dhe aftësie për të shkuar në rrezik. Edhe Kujtim Osmani në ato 42 vite si pilot, nuk ka shpëtuar nga rrezikimi i jetës.

EVITIMI I RËNIES NË TOKË SI TRUP I LIRË, BASHKË MË AVIONIN.

Ishin muajt e verës së vitit 1983, kur në Pish- Poro të Vlorës që asokohe ishte aerodromi veror ku kryheshin fluturimet intensive me kur-santët pilotë të Shkollës së Lartë të Aviacionit dhe Kujtimi ishte instruktor me avionët reaktivë. Në një fluturim bashkë me kursantin, sapo ata shkëputen nga toka, në lartësinë rreth 200 metra bien xhirot e motorrit, nga 12,300 rrotul-lime/minutë, në 10,000 dhe tendenca ishte drejt rënies së mëtejshme. Një situatë e pa dëshiru-

ar që duhej vlerësuar me seriozitetin e duhur. Diçka që nuk tolerohej në fluturim. Komunikon me Vendkomandën e fluturimit dhe merr urdhër të lëvizte një instrument tjetër për të provuar nëse avioni merrte fuqi. Vepron si i thanë, por nuk rezultoi me sukses. Rezultati qe i papër-fillshëm. Gjendja mbeti si më pare me tendencë përkeqësimin. Detyrimisht, duhej bërë ulja për të mos patur pasoja. Raste të tilla në lartësi të ulëta, bëheshin më të rrezikshme për pilotin e avionin se sa të jesh në lartësi më të mëdha, sepse kur je ulët nuk ke kohë të mendosh gjatë. Madje në atë lartësi, as parashuta nuk hapet nëse tenton të braktisësh avionin. Ndonse brak-tisja konsiderohet si akti ekstrem dhe më i pa pranueshmi për dinjitetin e një piloti. Rasti në fjalë fliste që edhe sekondat ishin vendimtare dhe vetëm përvoja e qetësia e aviatorit mund të evitonte rrezikun e rënies në tokë bashkë me avionin, tamam si një trup i lirë dhe vdekja ishte mëse e sigurt. Kujtimi i kish fituar ato cilësi. E uli avionin me vështirësi dhe u evitua pasoja. Më pas, sikur nuk kish ndodhur asgjë.

NJË ULJE E DETYRUAR NË BENEVENTO TË ITALISË.

Sikurse është thënë dhe më lart, pjesa më e madhe e kohës së Kujtim Osmanit si aviator është ajo e pilotimit të helikopterave. Por edhe pse ata janë avionë më të ngadaltë dhe mund të ulen në pak vend, pilotët e tyre nuk gjenden gjithnjë të qetë dhe jashtë rreziqeve, sepse edhe helikoipterët mjete ajrore janë, mes qiellit e tokës e kanë misionin. Në pasditen e 24 Dhjetorit të vitit 1994, ai po kryente një fluturim me helikopter nga Marseja e Francës për në Shqipëri, me 4 veta në bord. Posa kaluan territorin francez dhe ujrat detare e futen në Itali, përfshihen nga një mot i keq me shi, erë dhe shkrepëtima rrufeje. Një situ-atë tepër e rrezikshme për çdo lloj avioni, ca më shumë për helikopterët. Nuk kishte kohë për të menduar gjatë. Duhej ulur. Po ku? Nuk ishte diku mbi aerodrom dhe të komunikonte me tokën, as në territorin e vendit të vet, por para rrezikut për jetën. Çfardolloj vendimi shpëtimtar të merrej, ishte i paqortueshëm.Në ato rrethana,nuk kish kujt t’i merte leje për veprimet që do të kryente, nuk kish kujt t’i raportonte se ku ndodhej e ku duhej të ulej. Zotësia e pilotit, kushdo qoftë, pikër-isht në situata të tilla dëshmohet tamam. Ndaj, ai pa humbur kohë përcaktoi me ato mundësi që kish vendin e uljes dhe e zbriti avionin në tokë me siklet, por pa probleme. Por aty ku u ul, ishte bahçja e një italiani në afërsi të qytetit Benevento. Zhurma dhe prania e helikopterit në afërsi të banesave, domosdo që habiti banorët e atyshëm. Ca më shumë të zotin e bahçes.

“Ai –siç tregon Kujtimi- pas daljes sonë nga mjeti na u afrua me mirësjellje dhe me xheste miqësore. E kuptoi që ishim të huaj për të dhe një hall duhej të na kishte shpënë në atë ulje në tokën e tij. Gjëja e parë që bëri me ne, na py-eti nëse kishim pësuar ndonjë gjë fizikisht, ose ndonjë difekt helikpteri në atë ulje të papritur në mot të keq. Pastaj, pyeti nga ishim dhe pa ngurru-ar na ftoi me dashamirësi të gjithëve në shtëpinë e tij aty afër. Ishte darka e Krishtlindjeve, festë që italianët i kushtohen shumë. U ndje mirë që atë darkë festive kishte miq të paftuar. Ishte i sinqertë në atë që tha në një çast: “Zoti i’u solli peshqesh sonte në shtëpinë time...”. Kishte dijeni për emigr-imin e shumë shqiptarëve në ato vite në Itali për nevoja ekonomike dhe nuk ngurroi të na shprehej - “Jam i gatshëm të marr prej tyre në punë, se kam mjaft toka të mijat...” “Atë natë flejtëm aty. Të nesërmen që u nisëm për në Shqipëri, u ndamë miqësisht me të dhe mbetëm miq prej asaj kohe. Pas një peripecie të tillë, ia vlente që pas disa ditësh t’i gëzoheshim edhe më shumë festës së Vitit të Ri në Shqipëri, pranë familjeve tona”.

RRËZOHET ME GJITHË HELIKOPTER, POR SHPËTON.

Katër vite më vonë, në vitin 1998, ai përbal-let me një tjetër peripeci. Fluturonte në kodrat e Ndroqit, duke patur në bord një skuadër të policisë së shtetit. Kishin marrë detyrën për të ndjekur e identifikuar disa keqbërës me rrezik-shmëri kriminale në atë zonë. Por helikopteri befasisht pëson difekt të rëndë në motorr.

Megjithë manovrën e mundimshme të Kujtimit që helikopteri dhe njerëzit brenda tij të mos pë-sonin gjë, kjo nuk u bë e mundur. Ata, u rrëzuan! Helikopteri nga përplasja humbi helikën, bishtin dhe po rrokullisej drejt rrëpirës për të përfundu-ar tatëpjet, në ullirin e vetëm të asaj kodre, që u gjend aty per t’i ndalur. Më e keqja qe se në atë rast mbeti i vdekur njëri prej 3 policëve që ndod-heshin në sediljen e prapme. Të tjerët shpë-tuan, por dikush më pak e dikush më shumë, nuk mbeti pa lëndime. Banorët e zonës ju erd-hën në ndihmë. Vdekja e policit, i hidhëroi të gjithë! Ajo që ndodhi me policin, mund të kishte ndodhur me cilindo prej tyre. Shpesh rastësia, fati apo Zoti bën çudira. Kur thuhet prej disave se, “piloti është me kokë në torbë...”, sigurisht që bazohet edhe në përvoja të tilla të hidhura.

MES PLUMBAVE TË TRAFIKANTËVE TË DROGËS, NË DUKAGJIN TË SHKODRËS.

Të kesh 40 e kusur vjet në fluturim siç ka ar-ritur Kujtimi, sigurisht që edhe ndodhitë e ngjar-jet e papritura nuk mund të përjashtohen,edhe pse ato për shkak të përvojës së pilotit ndodh që konsiderohen si “rutinore”, pjesë e zanatit dhe e përditshmërisë. Mirëpo, pavarësisht si e kur ndodhin, ato asnjëherë nuk duhen nënvleftësu-ar, as atëhere kur nuk janë pjesë e vet avionit, por nga faktorë të tjerë jasht tij. Se, nuk thonë kot, që ndonjëherë “e gjen, nga nuk e panden...’’

Në gushtin e vitit 2014, medja vizive dhe ajo e shkruar folën për një ngjarje të jashtëza-konëshme në zonën e Dukagjinit në Qarkun e Shkodrës. Atë ditë, dy helikopterë ushtarakë shpinin në atë zonë disa nga forcat speciale të Ministrisë së Brëndëshme, me objekt vënien nën kontroll ligjor të kultivuesve të lëndëve narkotike të atyre anëve. Njëri prej helikopter-ëve që drejtohej nga Kujtim Osmani me një ko-leg tjetër, sapo kish zbritur në tokë pjestarët e forcave speciale dhe mori ngritjen, pa shkuar ende në lartësinë 50 metra nga toka, qëllohet me breshëri automatike nga njerëz keqbërës të pozicionuar në një kodër në afërsi. Ishte një sjel-lje kriminale e papritur, plumbat e të cilëve rrezi-kuan seriozisht jetën e dy pilotëve të atij helikop-teri. Predhat e armëve çpuan në disa vende trupin e mjetit fluturues, depozitën e karburantit e atë të vajit dhe për pak gjë mund të qe godi-tur edhe njëri prej dy pilotëve.Vetëm manovra e shpejtë e Kujtimit, bëri të mundur që avioni në fjalë të largohej që andej duke gjetur si “shesh ulje” një arë me misër diku më tutje. Dolën nga rreziku mësymës më armë , por helikopteri atje ku u ul u konstatua se kish rrjedhur dhe vazh-donte të rridhte karburant dhe vaj. Për fat, ishte shmangur rastësisht një eksplozion i mundshëm i helikopterit qysh në ajër, të cilit tashmë i ishte thyer edhe një helikë. Kishin shpëtuar në fill të perit. Veçse, ai helikopter nuk mundi të vinte më në Tiranë “me këmbët e veta”, nuk mund të ngrhej nga toka në ajër. Ai, u zmontua pas disa ditësh në vend dhe u transportua për në repart, pjesë-pjesë nga një helikopter tjetër. Ngjarje që Kujtimit i ka mbetur në mëndje dhe që fati si edhe herë të tjera ka qënë me të. Një medalje që iu dha atij nga Ministri i Brëndshëm për aktin e guximit e të trimërisë dhe manovrën e suk-sesëshme për të evituar rrezukun e mëtejshëm në atë rast, ka qënë mëse e merituar për të.

Ai, në prillin e vitit që shkoi,siç u tha sa sipër, u shkëput nga aviacioni për shkak të moshën për të dalë në pension. Por nështë nga ata që “i bjenë gjoksit” për bëmat e tyre edhe kur nuk ua kërkon kush. Përkundrazi, ai është tjetër tip: i qetë, fjalë pakët dhe modest. Duhet “ta çposh” deri në bezdi që “t’i vjelësh” duke pirë një kafe, diçka nga jeta e tij si fluturues kaq gjatë. E tregon aq natyrshëm e duke qeshur ngjarjen e Dukagjinit, sa të duket sikur nuk janë qëlluar me plumba, por me llastiqe. Pilotët,janë njerëz të çuditshëm. Janë mësuar me të papritura dhe me situata që nuk i dëshirojnë, por nuk e kanë zakon as të mburren e as të bjenë në panik e t’i dramatizojnë ato. Tashmë e gjen më të përkush-tuar për familjen e vet dhe e sheh duke shetitur me rroba sportive në mjediset e Parkut tek Liqeni i Tiranës, sikurse bëjnë edhe mjaft kryeqytetas dhe ndodh të përshëndetemi hera-herës andej. Nuk mund ndahet kollaj nga tradita ushtarake për kujdesin fizik dhe atë shëndetësor.

Në kuadrin e 24 prillit, 68 vjetorit të krijimit të Aviacionit Shqiptar.

Piloti KUJTIM OSMANI- 42 vjet në fluturim-Një rekord i derisotëm ndër pilotët shqiptarë-

Piloti Kujtim Osmani në vitin 1983, kur ishte instruktor me avion reaktiv në Vlorë.

Page 6: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

6 — Nr. 74, Prill 2019

Nga KUDRET MANE

Kuqari është një fshat në lindje të qytetit të Këlcyrës

dhe në veri-perëndim të qytetit të Përmetit, i ven-dosur dukshëm në një kodër të zgjatur që zbret nga fundi I Qarrishtës deri tek lumi Vjosë. Ai për pozi-cionin ku ndodhet, po ta shohësh nga qyteti i Kël-cyrës të jep përshtypjen e një “Kryqëzori” detar, që

në një farë mënyre “prêt” ose ndan luginën e Dësh-nicës dhe njëherazi edhe atë të Vjosës, sepse në fshatrat që shtrihen në ultësirë në një krah të Kuqarit nuk shohin dot fshatrat që janë në ultësirën e krahut tjetër të tij. Ndaj figurativisht kodra ku ndodhet Kuqari ngjan me një kryqëzor detar.

Nga ky pozicion gjeografik, mund të thuhet se Kuqari është i vetmi fshat në zonën e Dëshnicës, nga i cili me sy të lirë shikon pjesën dërmuese të teritorit Përmet-Këlcyrë.Që aty, syri me apo pa dylbi arrin të shohij jo vetëm malin e Nemërçkës, Dhëm-belit, Trebeshinën,Kokojkën e Frashërit, Postenanin, Melesinin, Bredhin e Hotovës, Tremishtin etj, por deri dhe malet e Gllavës tej qafës së Kiçokut si dhe malet e Pindit në Greqi. Gjithashtu, shikon shumicën e fshatrave të krahinës së Dëshnisës e të rrezës së Dhëmbelit. Sheh edhe dy qytetet, Këlcyrë e Përmet. Ky pozicion gjeografik i vendndodhjes së këtij fshati e ka bërë atë të lakmuar për t’u banuar qysh në lashtë-si. Aty ndodhen shënja banimi të hershme për të cilat dëshmon shpella e “Figonit” që ndodhet rrëzë një ko-dre të këtij fshati si dhe gjurmë të tjera në vendin që quhet “Qytezë”,gjithashtu në një kodër tjetër po me këtë emër. Në Qytezë gjen mure përqark perimetrit të asaj kodre, por edhe mbeturina të puimeve prej balte si, tjegulla, enë, etj. Këto fakte janë të njohura edhe nga studjues të historisë në Përmet e gjetkë, por duhet thënë se deri tani nuk është treguar ndonjë kujdes i posaçëm për të vazhduar më tej zbulimet arkeologjike, si pjesë e kulturës sonë kombëtare. Do të thosha që Bashkia e Këlcyrës mund e duhet të bëjë më shumë për këto vlera. Përveç angazhi-mit të saj më diret të paktën për shtrimin me asfalt të rrugës deri atje që nuk është më shumë se 2 km dhe në gjendje të keqe, duhet të ngrejë zërin më fort edhe pranë insitucioneve përkatëse në qëndër, që zbulimet e Kuqarit të marin vlerën e duhur, jo vetëm nga pikpamja historike, por edhe të atyre turistike, çka mund të sillte gjallëri e zhvillim në fshat por edhe për zonën përrreth.

Kuqari, ndonse ëshët i vendosur në kodër dhe në tërësi është vend i thatë, ka patur rreth 350 ha tokë në fushë mjaft pjellore dhe rreth 100 ha në kodrër, prej të cilave fshati siguronte të ardhura të kënaqshme. Fshti ka edhe një kurorë të konsiderueshme me pyje kryesisht me drurë mesdhetarë ku spikat lisi,mareja, shkoza, mëreti, cërmëdelja, dëllinja etj. Në Kuqar, deri në luftën e dytë botërore ka patur rreth 20 shtëpi kurse në vitet e komunizmit arriti në 30-35 shtëpi dhe tani rreth 15 shtëpi. Ai është përbërë nga katër lagje (mëhallë). Më e madhja ka qënë lagja “Piranj “ ku përfshiheshin familjet Rushani, Alizoti, Hax-hiaj, Xhaferri dhe Hodo. Lagja tjetër ka qënë ajo e “Hodollarëve”,ku përfshiheshin familjet Rrapo, Sha-bani, Kamberi dhe Hasimaj.Lagjia e tretë ka qënë ajo me emrin “Purgas”, e veçuar në një kodër tjetër ku janë fiset Mane,Sulo dhe Ismaili. E katërta është lagjia “Pulare”, tek e cila ka qënë fisi Lame.

Mas rënies së komunizmit dhe ardhjes së siste-mit demokratik, shumë banorë të këtij fshati janë lar-guar brënda dhe jashtë teritorit shqiptar duke mbetur atje as gjysma e tyre, dhe me rritjen e vëmëndjes nga pushteti vendor e qëndror për arsyet që thuhen pak më sipër, mund të rikthehet dikush prej tyre sepse fshati Kuqar bën pjesë ndër më të begatët në kra-hinën e Dëshnicës.Aktualisht janë 150 ha në fushë për të cilët mungon ujitja dhe kjo situatë e vë para vështirësive banorët që jetojnë sot atje. Kushtet që ka ky fshat, ashtu siç kanë qënë të lakmueshme dikur në lashtësi, ashtu janë dhe do të jenë edhe nesës, nëse për to nuk do mungojë përveç punës së banorëve që jetojnë aty edhe vëmënvdja pushtetit lokal dhe atij qëndror. Ata që banojnë aty, meritojnë rrespekt dhe ndihmë më të madhe për sakrificat që bëjnë dhe njerëzillëkun që tregojnë edhe pse deri tani janë ndihmuar fare pak.

Para disa ditësh, u nda nga jeta Hysni Dragoj, djaloshi partizan që nuk iu tremb vdekjes, një nga kuadrot e devotshëm të bujqësisë shqiptare, veterani i luftës dhe i punës, që gjithë jetën punoi e sakrifikoi për të mirën e atdheut. Hysniu bën pjesë në ata njerëz që pati fatin të jetonte në tri epoka, për t‘u bërë pjesë e enciklopedisë së jetës shqiptare. Duke kaluar në skaner 93 vitet e jetës së tij, ne kuptojmë fare qartë, që ai i përket kategorisë së personave që u për-poqën për të çuar përpara progresin e sho-qërisë shqiptare.

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Hys-ni Dragoj ishte në prag të moshës e ado-leshencës, të cilën nuk e përjetoi si duhet, pasi në atë kohë territori shqiptar qe ndezur flakë, për shkak të lakmive të pushtuesve. Fillimisht treva e Përmetit u kthye padrejtë-sisht në shesh luftimi, si pasojë e lakmive të zgjerimit të territorit nga ana e Romës, të cilat çuan në Luftën Italo-Greke. Më vonë, i gjithë vendi u përfshi nga rezistenca kundër okupatorëve italianë dhe pastaj edhe atyre gjermanë.

Hysniu ishte një nga mijëra burra, pjellë e trungut shqiptar, që u treguan të gatshëm të sakrifikonin për kombin. Ishte djali i Bek-tash Aliko Dragojt, që kishte fituar emër të nderuar për trimërinë në luftë kundër and-artëve grekë, në vitet 1913-1916, por edhe kundër italianëve në vitin 1920. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, Bektashi ishte kryeta-ri i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit dhe shtëpia e tij u kthye në çerdhe të pritjes dhe përcjelljes së luftëtarëve të lirisë. Për pasojë, edhe Hysni Dragoj, që në moshë të vogël, ngjeshi armët dhe shkoi në male, për të luftuar kundër pushtuesve. Fillimisht u inkuadrua në një kompani partizane që u formua në Dëshnicë, e cila u bë pjesë e batalionit të tretë, të formuar në qarkun e Gjirokastrës, ndonëse ceremonia u zhvillua në fshatin Vlushë të Skraparit, ku dy muaj më parë nazistët gjermanë patën vrarë 114 skraparllinj. Batalioni mbajti emrin e krahi-nës, por sipas ligjit të pashkruar partizan, ai merrte emrin e dëshmorëve të rënë për mbrojten e vatanit. Ndaj dhe këtij batalioni, i dhanë emrin e dëshmorit Çome Mandi, që u vra në vjeshtën e vitit 1943, gjatë luftimeve në kodrat midis fshatit Rodenj dhe Pavar.

Të gjitha vitet e jetës së tij janë sintezë e trimërisë dhe heroizmit të brezit të luftës, bashkëkohësve të vet, në betejat legjendare për çlirimin dhe rindërtimin e vendit. Shumë prej këtyre bashkëkohësve, apo bash-këluftëtarëve, ishin djem të rinj nga Zhepova, apo Përmeti, si nga gjithë Shqipëria. Dhe, siç thuhej shpesh në gojën e popullit, ishin djem që të merrnin gjak në vetull. E themi këtë, sepse shkalla e vendosmërisë së tyre, që frymëzohej nga lufta e drejtë e popullit shqiptar, ishte aq e lartë, saqë nuk mund të tronditej për asnjë shkak. Në luftë, gjithkush mund të vritej, në çdo minutë, sepse lufta e Tendës së Qypit përfundoi me përleshje trup me trup, ku midis dy ndërluftuesve, njëri do të vritej patjetër. Por partizanët dolën fitimt-arë në këtë përleshje, pavarësisht se artileria e armikut qëllonte papushim drejt tyre. Mund të qe vrarë dhe vet Hysniu, në Tendën e Qypit, apo në Shkodër, kur ndoqën pushtu-esin përtej kufirit. Por kjo nuk ndodhi. Mbase ngaqë, në vitet e luftës, ai nuk mendoi as-njëherë për vdekjen. Gjithmonë ka menduar për jetën dhe të ardhmen. Duke qenë djalë i ri dhe ëndërrimtar, pas betejave luftarake përfytyronte Shqipërinë e lirë, të mbushur me fabrika, uzina, traktorë dhe hekurudha. Por mbi të gjitha, përfytyronte një Shqipëri të qeshur, me njerëz të gëzuar e të mbushur me optimizëm.

Në një prej radiogrameve të shtabit partizan të asaj kohe, lexohet ky urdhër: Armikut duhet t’i pritni rrugën që të çon në Përmet. Mundohuni të futeni në rreshtat e tij dhe njoftoni si u zhvilluan luftimet sot”. Ndërsa në një tjetër radiogram, bëhej e di-tur se “janë 9 të vrarë, 27 të plagosur dhe 15 të humbur! Humbjet e forcave gjermane nuk na janë njoftuar”.

Luftimet e kryera nga njësia ku bënte pjesë Hysniu, në Paraspuar-Qafë-Shkozë-

Kuqari- “Kryqëzori” i luginës së Vjosës

Shuhet partizani dhe veterani i devotshëm, HYSNI DRAGOJ

Vokopolë dhe në thellësi, ishin të mahnit-shme. Situata qe e vështirë. Shumë parti-zanë u kacafytën me forcat hitleriane dhe reaksionin vendas. Në Qafë-Shkozë u vra komandanti i batalionit të tretë, Gani Nivica e dhjetra partizanë. Luftonin përballë trupave gjermane të Divizionit 100 malor. Batalioni ku bënte pjesë Hysniu, qe pjesë e Brigadës së Tretë. Ai u shqua edhe në luftimet e kr-yera në Radon, në afërsi të Përmetit, si dhe në Qafën e Tëndës së Qypit, e cila ndan në mes dy rrethe, Skrapar e Përmet. Në këto beteja, për jetë a vdekje, morën pjesë shumë luftëtarë edhe nga Zhepova, vendlindja e Hysniut. Ata luftuan me trimëri për të çliruar Shqipërinë, për të gëzuar së bashku ditët e lirisë. Por disa nuk u kthyen më. Nuk arritën ta përjetonin agun e lirisë, sepse mbetën në fushat e betejave. Kështu, Asim Myrto Laml-lari ra më 16 gusht të vitit 1944, në Postribë të Shkodrës. Madje, Asimi ka një histori të veçantë. Për të mund të shkruhet një roman i tërë, sepse eshtrat u gjendën me vështirësi dhe janë tërhequr nga Postriba me shumë vonesë. Edhe Shefqet Nurçellari, Ethem Habibaj, Avni Xhaferraj e Ali Abazaj, ranë si dëshmorë për idealin e atdheut. Ishin bash-këfshatarë dhe bashkëmoshatar me Hys-niun. Disa prej tyre u vranë, fare pak kohë, para se të agonte 29 Nëntori, dita e lirisë.

Në muajin qershor të vitit 1944, gjer-manët kapën në përpjekje edhe xhaxhan e Hysniut, Asllanin, dhe e internuan në Gjer-mani. Po ato ditë, iu vra në luftë një prej kushërinjve. Quhej Enver Xhelili (Delilaj). Por i thërrisnin shkurt, në mënyrë përkëd-helëse, Vekja. Në bisedë me të, Hysniu bënte shpesh plane për pasluftën. Por atë ditë, duke mbajtur në krah trupin e pajetë, u betua para tij, se hakun do t’ia merrte qysh në betejën e ardhshme. Dhe ashtu ndodhi. Në ato luftime Hysniu mori vërejtje të rëndë nga komandanti, sepse luftonte në këmbë dhe rrezikohej të goditej.

Të rënët, në shërbim të çështjes kom-bëtare, janë nderuar në çdo kohë. Edhe për dëshmorët e fshatit Zhepovë, për shokët par-tizanë të Hysniut, janë kënduar këngë. Njera prej tyre thotë: Ky Aliu nga Zhepova / Trim i madh, i lumtë dora / Ishte në brigadë të tretë / Komisar i vërtetë. / Luftoi si trim i rrallë, / Me pushkë dhe me fjalë. / Zini shtigjet partizanë / Gjermanët t’i zëmë të gjallë. / Si trim sulet në ballë / Mbi armiq e tradhëtarë. / Në Nemër-çkë e dha xhanë, / Vrau shumë, po e vranë.

Ja dhe një tjetër këngë: Kushtrimi që dha Atdheu, / Ushtoi anë e mbanë / Pesëdhjetë djem nga Zhepova/ Dolën partizanë. / Pesë prej tyre u vranë / Në luftë me italianë e gjer-manë / Aliu, Shefqeti, Avniu, Ethemi me Asim Lamllarë…

Me çlirimin e Shqipërisë, Hysniu filloi punë në Përmet, në Komitetin Ekzekutiv, dhe pikërisht në komandën e vendit. Aty u mor me projektet e rindërtimit dhe zhdukjes së pasojave të luftës. Krahas tyre, prioritet ishte ndjekja e bandave diversioniste dhe sigurimi i ushqimit për banorët vendas. Në të gjitha detyrat që iu ngarkuan shpalosi përkushtimin e tij, duke punuar pa orar, me ndërshmëri e

moral të lartë. Më pas u transferua në Gjiro-kastër. Vendosmëria dhe trimëria e Hysniut ishte përgjigje dinjitoze dhe e merituar për bandat e kriminielëve. Ai tregohej i butë ndaj njerëzve të thjeshtë e të ndershëm, por i papërmbajtshëm ndaj hileqarëve dhe mash-truesve. Krimi duhej ndëshkuar. Në ligjet e kohës thuhëj që, kush vret, do vritet, kush derdh gjakun e njerëzve të pafajshëm, do va-ret në litar. Kështu, pasi stabilizoi gjendjen në Gjirokastër, Hysniut i erdhi transferimi për në Delvinë. Flitej se agjenturat e huaja qarkul-lonin shpesh. Më problematike që zona për-reth Delvinës, ndërkohë që grupe të caktuara organizonin mbledhje të fshehta nëpër mje-dise të ndryshme. Gjatë asaj kohe, Hysniu afroi pranë vetes njerëz të devotshëm e të përkushtuar për mbrojtjen e rendit publik dhe qetësisë së asaj zone. Të gjithë ishin vullne-tarë dhe të gatshëm për t’i shërbyer organe-ve të antikrimit. Problemi kryesor ishte rua-jtja e vigjilencës, kundrejt sabotatorëve dhe keqbërësve, por edhe ndjekja e agjentëve të fshehtë, që çonin informacione përtej kufirit grek. Shpesh herë, Hysniu është vënë në ndjekje të organizatave të fshehta antishqip-tare, që kishin si synim nxitjen e protestave popullore, apo arratisjen e grupeve të ndry-shme jashtë vendit. Në Delvinë, thuhej se ekzistonte një reaksion i fortë antishqiptar. Krahas suportit të shtetit, Hysniu kishte edhe mbështetjen e qindra banorëve të asaj zone, të cilët donin qetësi dhe punë, për të garantu-ar jetën e fëmijëve të tyre. Për të çuar deri në fund urdhrat që vinin nga lart, ai shpeshherë ka vënë në rrezik jetën e tij, duke pranuar sakrifica ekstremisht të rrezikshme.

Puna për rindërtimin e vendit ishte detyrë e vështirë, sepse askush nga luftëtarët nuk e kishte të qartë formulën e menaxhimit të lirisë. Kishte dhe raste të deformimit të kësaj lirie, apo të keqpërdorimit të saj, nga ana e zyrtarëve të paditur. Por Hysni Dragoj, me urtësinë që e karakterizonte dhe tendencën e mirëkuptimit, i realizoi me sukses detyrat që iu ngarkuan. Gjithsesi, pas lufte dilte detyrë parësore shkollimi. Shoqëria përparonte vetëm me dije. Ekonomia mund të ngrihej vetëm duke u mbështetur te shkenca. Krijimi i kontigjentit të nevojshëm i një njerëzve të arsimuar qe shtruar si çështje e ditës. Ndaj Hysniu vazhdoi studimet e larta në Institu-tin Bujqësor, selia e të cilit ndodhej në Ko-dër-Kamëz, një nga pikat më të bukura, 5 km larg qendrës së Tiranës. Studioi në degën e Agronomisë. Me mbarimin e shkollës u cak-tua me detyra të rëndësishme, si përgjegjës sektori, kryegronom i Ndërmarrjes Bujqësore të Sukthit, në shkollën bujqësore të Golemit, kryeagronom e më pas drejtor i Ndërmarrjes Bujqësore Ushtarake etj.

Në librezën e tij të punës, ku janë shënuar hap pas hapi lëvizjet e bëra nga një ndërmarr-je në tjetrën, detyrat e kryera prej tij, qëndron gati e gjithë enciklopedia e jetës shqiptare. Aty gjendet veprimtaria e luftëtarit për liri, punët bujqësore, përpjekjet për rindërtimin industrial të vendit. Jo pak mund kërkoi mbrojtja nga di-versantët dhe agjenturat e huaja, veprimtaria si pedagog i mësimdhënies dhe edukator i brezit të ri. Në çdo karakteristikë të shkuar për Hys-niun, vëmë re që përshkruhej si njeri i qeshur, i fjalës, kërkues në punë e familje. Ishte mjaft ko-munikues në kolektiv. Nuk kursehej kurrë për të dhënë ndihmë ndaj të tjerëve, por qe i rreptë në zbatimin e disiplinës. Thuhej se u aktivizua qysh në orët e para me lëvizjen Nacionalçlirimt-are. Ishte aktivist rinie në fshat, shpërndante trakte e komunikata, mblidhnin ndihma dhe i çonin te partizanët. Në dhjetor të vitit 1943 u bë pjesë e batalionit „Dëshnica“ etj.

Por asnjë nga përshkrimet, apo shëni-met biografike të asaj kohe, nuk kanë mun-dur të përshkruajnë saktësisht, trimërinë dhe guximin e tij në terrenet e luftës, ku ai kacafytej me gjermanët dhe as punën e jashtëzakonshme në bujqësi, për ta çuar fermën, bashkë me shokët e vet, në nivele të kënaqshme, ku merrej mbi 40 kv grurë e 80 ky misër për hektarë, si dhe më shumë se 4500 litra qumësht nga çdo lopë.

Besim Shahini, Gëzim Voda, Jak Mustaqia, Nuri Dragoj, Shpëtim

Haka, Kujtim Mateli, Zaim Dragoj.

Hysni Dragoj

Page 7: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 7

Kongresi i Përmetit, një kapitull krenarie

(Me rastin e 75 vjetorit)

Më njëzetekatër majIsh dyzetekatër viti,Në Përmetin, çerdhe trimashDielli më shumë ndriti.

Qyteti rrëzë DhëmbelitU dogj nga bishat naziste,Por, në atë ditë maji,Shkëlqeu si rreze drite.

Mbi gërmadhat hi e blozë,Çelën më shumë trëndafila,Pllajat rreth e rreth Përmetit,I mbuloi trëndelina.

Buçiti, bregut të Vjosës,Këngë e bukur partizane,U tmerruan okupatorëtNga trimat, me rrënjë në male.

Në Kuvend të madh u mblodhën,Ata djem e vjaza lule,I dërgoi tërë një popull,Legjendë gjithë nure.

Ata erdhën nga betejat,Tëndë e Qypit e Barmashi,Erdhën që nga Shkalla e Valit,Mushqetasë e Qestoratit.

Nga betejat e TiranësCepua e Odriçani,Nga Dukaj e Drashovica,Qafë e Gjashtës, Mezhgorani.

Nga Peza e Babë MyslimitNga Polisi, Shkallë e Zezë,Erdhën me krisma lirieViganët e epopesë.

U mblodhën në kongres trimatBuçet salla, ndriçon mali,Në Dhëmbel këndojnë thëllëzatVjosa rrjedh ujë kristali.

Flasin bilbilat e malit,Për betejat, për të rënët,Në sallë ushton ribetimi;-Liria, në gjak i ka rrënjët.

Në atë kongres të zjarrtëRrahu zemra e Shqipërisë,Vendimet që trimat morën,Një kapitull i lavdisë.

U dha i fortë kushtrimiPër çlirimin e Atdheut:“Të goditen pa mëshirëBishat e egra të dheut”.

Kongresi zgjodhi këshillinSi qeveri provizore,Në ballë trimat që na çoninNga fitoja në fitore.

Vendime të tjera mori,Të mos kthehet më Zogolli,Vetëm këshillat popullorPër pushtet kongresi zgjodhi.

Të ndizet më e ashpër luftaNë çdo cep të Shqipërisë,Sa të çlirojmë atdheunNga prangat e robërisë.

Kongresi madh i PërmetitNjë kapitull krenarie,Vite e shekuj do të kalojnë,Do të shkëlqejë, si dielli mbi yje.

Nga ENGJËLL FINO

Portret

Shpresa F. Hoxhaj (Shyti) - Mësuesja e nxënësve cilësorë Vendlindja - Shkollimi: Shpresa lindi në Leskovec në familjen e

Fetah Shytit: e shkathët, e zgjuar e lodërtare ishte gëzim i familjes dhe i motrave. I pëlqente të ngacmonte moshatarët, udhëtarët që kalo-nin te Kryqi (udha e madhe) si edhe motrat e saj me bejte e kalambure.

Shkollën fillore e bëri në Leskovec, me mësues....Viktor Sevon nga Mbrezhdani.. dhe 7-vjeçaren në Topojan. Mësuesit i donte dhe i respektone dhe kjo lidhje i kishin zgjuar dëshirën për të qenë edhe Ajo, si ata. Rruga deri në Topojan ishte e gjatë dhe e vështirë, sidomos në stinën e dimrit, kur shpesh u ta-konte ta bënin rrugën e gjatë të lagur e me op-inga të grisura. Ne atë kohë binte shumë borë dhe detyrohesh t’u hapte rrugen babai, Fe-tau. Ishte bukur tregon Shpresa. Këtë shkollë e mbaroi, gjithashtu me nota shumë të mira. Me dëshirën e saj dhe mbështetjen e pakursyer të prindërve: Fetahut dhe Peruzesë, fitoi konkur-sin, në Përmet, për të ndjekur studimet në Tirane, në shkollën e mesme pedagogjike “17 Nëntori”, një shkollë e dëgjuar dhe cilësore. Fal një kujtese dhe inteligjence natyrale, mbaroi, me rezultate cilësore atë shkollë, më 1970, dhe u diplomua “Mësuese e ciklit të ulët” ( shkollë fillore).

Në shkollën pedagogjike u zbuluan prirje dhe talenti i saj si këngëtare dhe valltare . Ishte pjesë e Ansamblit të shkollës dhe e përfaqë-suan atë dy herë në Festivalet Kombetare të shkollave, në Shkodër.

MËSUESJA E NXËNËSVE CILËSORË:Shpresa filloi punën si mësuese e ciklit

të ulët, fillimisht në Leskovec, më 20 gusht 1970, duke punuar atje 2 vjet. Pastaj dy vjet në Kutal, një vit zëvendësuese dhe 36vjet, pa ndërprerje, në Shkollën “ M. Gosnishti “ të qytetit të Përmetit. Gjithsej mbi 40 vjet punë: Eshtë dekoruar dy herë me Medaljen “N Frasheri” kl. II, 1980 dhe 1987 dhe 5 herë me disktivat: “Mësues i dalluar”, akorduar nga Ministria e Arësimit. Ka qenë tërë kohën më-suese cilësore: e lakmuara dhe e preferuar e nxënësve shembullorë. Ka pasur shkrime në gazeta dhe revista për punën dhe përvo-jën e saj pedagogjike... Një revistë e kohës, në gjuhën frenge: “ Albania,”, 1986, shkruante një reportazh të gjatë, për mësuesen, autor: vetë Ministri i Arësimit të asaj kohë, Skender Gjinushi, i cili e kishte vizituar e njohur direkt në klasë, punën e dallueshme të Shpresës. Reportazhi ishte shoqëruar edhe me disa foto nga puna e mësueses me nxënësit. Shpresa ruan shumë kujtime: nga jeta familjare dhe mësuesia.

Pasionin e mësuesit ia dedikon kujdesit dhe përkushtimit të të atit, Fetahut, i cili për shkollimin e fëmijëve bëri të pamundurën, sido-mos për vajzat… Të gjithave u dha një drejtim e profesion, pa kursyer dhe pa paragjykuar as kohën dhe as shpenzimet që duheshin…Shpresa edhe pse e fitoi konkursin ne Permet per Pedagogjiken ne Tirane, organet shteterore të arsimit ne rreth nuk i akorduan burse studimi.. Por, Shpresa u dallua si nxenese e rregullt dhe cilesore dhe pas semestrit të pare, Drejtoria e Shkolles ia aprovoi kerkesen per te vazh-duar me burse shteti. Nga shumë kujtime që tregon, Shpresa ruan kujtimin e pashlyeshëm të konkurrimit të saj në Përmet për shkollën Pedagogjike “17 Nëntori “, në Tiranë…

E tregon atë episod me mallëngjim, me fëmijët, miqtë dhe shoqet: Kishte kërkuar një shkollë të mesme dhe, ditën e fundit të konkur-rimit, e njoftuan të paraqitej në Përmet… “Ba-bai erdhi nga puna, i lodhur dhe i djersitur, e pa ngrëne , më mori dhe u nisëm për në Përmet… U nisëm pa u përgatitur mirë, dhe Ai përpara, unë vajzë e vogël, sa kisha mbaruar 7-vjeçaren në Topojan, mezi çapitesha … Hajde, shpejto, më thërriste, që të arrijmë konkurrimin… Dhe ia mbajtëm nga Bregu i Tolarit, kaluam këtej nga rripa e Kuqe e Tolarit, dhe dualëm, poshtë Bedyqasit. Mezi e gjetëm një makinë dhe mbi të u nisëm në Përmet dhe arritëm, e mbaruam punë… Një lodhje, që nuk harrohet”…

Gjithashtu, po kaq e mundimshme ishte nisja për në Tiranë: Kur e kujtojme, ndonëse e përjetuar realisht , duket e pabesueshme...

Ajo tregon: “më dhane nje valiçe të vogël druri, për ca ndërresa, pak lekë sa për rrugën, e ndonjë shpenzim i vogël, dhe u nisa vetëm, me nje zarf në dorë, me adresën e Shefqet

Shytit, (djalë i Xhaxhait). Nuk kisha qënë kurrë në Tiranë dhe as e dija shtëpinë e Shefqet Shy-tit dhe pa mundur të lidheshim me ata, që të mund të më prisnin, Babai më hipi në Këlcyrë në satën, ( autobus i vjetër i linjës Përmet- Ti-ranë) dhe, vetë Ai u kthye në Leskovec.

Duke pasur pike orientimi Monumentin e Skenderbeut, duhet te pyesja për shtepine e Shefqet Shytit...Po kush e njihte Shefqetin ne qendren e Tiranes...Nje burre i moshuar me tha, se Shefqetin nuk e njihte , por njihte Ilia Shytin, Aktorin e shquar te Teatrit Popullor, dhe me dre-jtoi nga ishte shtëpia e aktorit. Me tej, nje burre i shendoshe me ktheu e me orientoi nga lagjia qe shenonte adresa... Ik e pyet, ik e pyet dhe e gjeta shtëpinë,- thotë Shpresa. Shefqeti dhe Kilja me priten me habi e dashuri... Dhe të nesërmen, me Shefqetin shkuam në Pedagogjike. “Tani, kur e mendoj, më duket e jashtëzakonshme, një inicia-tivë e rrallë, thotë Ajo-... Ndaj tërë atë kujdes dhe pasion ia dedikoj Babait dhe nënës sime të pa-harruar…” Këtyre rrëfimeve u kthehemi me mall kur kujtojmë prindërit dhe punën e mësuesisë.

Në fillim të viteve 70-të, Shpresa, me korrespodencë,ndoqi studimet për histori-gjeo-grafi në Institutin e lartë Pedagogjik të Gjirokas-trës dhe i çoi këto studime deri në vitin e trete, por i ndërpreu për arsye të kujdesit për fëmijët.

NUSJA QENKËSH PRAPA BREGUT: (Familja): Mësuesja e re kishte tërhequr

vëmendjen e beqarëve... Ishte gusht i vitit 1970, kur ajo u paraqit në Seksion të Arësimit të rrethit me diplomën e mësueses. Atëherë Ylli Hoxhaj ishte Kryeinspektor i ar-simit të rrethit dhe ndodhej në zyrë. Ajo ishte skuqur në fytyrë dhe ndihej e turpshme. Violeta Tole, inspektore, qe ndiqte arsimin parashkollor në rreth, e ftoi Mësuesen e re pranë saj dhe i mori diplomen... Ktheu kokën nga Ylli, i shkeli synë dhe i dha dokumentin: “ Pa shikoje Diplomen

edhe me mire, nëpërmjet vizitave e ndihmes metodike që Kryeinspektori i arsimitt i bente Mësuese së re në shkollë... Dhe zgjati kjo lidhje nga gushti i 1970 deri në gusht të 1972. Më 6 gusht u bë dasmë e madhe. Nusja e Xhanajt nuk veshi fustan nusërie, se fustani i bardhe i nusërisë kosideohej atëherë “kulturë e borgjez-isë, (bënte pjesë në zakonet prapanike).

Dasmorët e përcollen çiftin deri te lemi me kenge e bejte. Dhe rrodhen dite e vite, edhe me ngjarje te dhimbshme... dhe jeta do të vazh-donte si për të gjithë.

Mesuesja kishte formuar familjen e re: Më 14 qershor 1974 lindi djali i pare Klodiani... Pesë vjet më pas , më 14 shkurt 1979 ( Diten e Shen Valentinit) erdhi djali tjeter, Ertoni... Familja ngrihej nga viti në vit... Fëmijet ishin të mbare, të dashur dhe mësonin mirë.... Klodi ishte edhe nxenes i Shpreses. U rriten shpejt djemtë, dhe pas mbarimit të maturës shkuan në emigracion: në Greqi pak muaj dhe më pas në Norvegji: Më 1993, Klodi, si student, në Norvegji, dhe më 1998 edhe Erti, në Norvegji si refugjat...

AMVISË E TALENTUAR: Veçse një nënë e mirë, me shoqëri të gjerë,

Shpresa është edhe një amvisë, me një art të lartë në kulinari… Marazi i saj i përhershëm ka qene gatimi për djemtë, të cilët u larguan shpejt në emigracion, dhe siç thotë ajo: “ Oh,…nuk i kënaqa fëmijët me kuzhinën time.“

NË JETËN SHOQËRORE:Prej 12 vjetesh, kolektivi i shkolles

M.Gosnishti e zgjidhte Shpresën Kryetare të Organiztes profesionale, deri sa e dorëzoi vet kete detyre shoqerore....Ajo mbante shume mire ekuilibrat me kolektivin, duke iu përkush-tuar kryesisht punes mesimore dhe veprim-tarive shoqerore e argëtuese.

NË KRISTIANSAND:Më 8 nentor 2013, në aeroportin e Kris-

tiansandit ( Norvegji ), Shpresen e prisnin famil-jarisht djemte: Klodi dhe Ertoni. Dëshira për të qenë pranë djemve ishte dëshiruar për shumë kohë. Mikpritja e tyre ishte e veçantë....Famil-jet e tyre, harmonike e gazmore jane burim i gëzimeve te medha të familjes...

Klodi dhe Erti kishin përgatitur gjithçka

e mesues së re, se Ti do ta ndjekesh”.. Edhe Kryeinspektori ishte skuqur pak në fytyrë. Ata njiheshin që kur ishte ajo në pedagogjike dhe Ai kryente shërbimin ushtarak në Tiranë. Ishin parë dhe kishin folur disa herë edhe te porta e shkollës, kur ai vinte të takonte mbesen e tij, Hasime Elezin. Mbaruan punë me dokumenti-min, dhe Kryeinspektori e shoqëroi dhe e ftoi per një freskuese (aranxhata , u thoshin atëherë)...

Atë ditë ata e bënë bashkë udhëtimin e kthi-mit: Përmet - Leskovec... Me Kryeinspektorin, u nda te Kryqi dhe ai shkoi në familjen e tij, në Xhanaj... Atë natë, prinderit e tij e hapen perseri muhabetin e nuses që nuk po dukej kund:”Po hë , more djalë, ç’ pret, ka kaq çupa të mira... Ja, të kam thëne,-thoshte Nëne Lekja,- ke çupen e Peruzesë... apo ç’ vini të dy dëng...ç’ pret?!..”

- Me të e bëra rrugën sot,- i tha Ai..- U të keqen! - tha Nëna, e u ngrit e qafoi...

Qeshën me shpirt e të gjithëve u ra një nur i bukur....

Vërtet, prapa bregut paskësh qënë fshe-hur Nusja! Kaq prane shtëpisë!..Ata u njohën

duhej per dokumentet dhe kushtet e jetesës...Midis tyre, me një angazhim të plotë e shumë familjar ata i zgjidhën tëre ç’duhej...

....Shpresa u rinua dhe u gjallërua: ...Nene e, tanimë edhe Gjyshe e Vjehrrë, përsëri ajo iu përkushtua fëmijëve dhe bën tërë përpjekjet të integrohet në shoqërine e panjohur norveg-jeze. Ajo ka 3 vjet që ndjek kursin e norveg-jishtes pa ndërprerje, duke shkuar me shume kënaqësi: ne kohe të mire e te keqe edhe ne temperatura me minus, më shume se 1 ore e gjysme, vajtje ardhje.Dheka bere shume për-parim.. E duan dhe e rspektojne shoket e kur-seve, shpesh Ata i thone “Mama”.

Fotografia e “studente Shpreses” është ne klase e në disa postera publikimi.

Me Elinën, Lizy-n e Dean, mbesat e buku-ra, po ashtu dhe me nuset e djemve ka marrd-henie shume te mira. Gjyshe Shpresa ka kri-juar shume intimitete dhe dashuri reciproke, U tregon dhe u lexon mbesave përralla ne tekste norvegjeze dhe ne gjuhen shqipe.

Uliam Bregasi, Kristiansand, Norvegji

Page 8: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

8 — Nr. 74, Prill 2019

cmyk

Nga GËZIM VODA

Çdokush i lindur në këtë tokë, ashtu si-kurse ka mëmësinë dhe atësinë për t’u identifikuar si qënie njerëzore, po

ashtu ka edhe një vendlindje; fshat, qytet, krahinë dhe gjithçka që plotëson identitetin e vet. Krenohet apo turpërohet me atë që ai përfaqëson, kjo është tjetër çështje. Individi, bën çmos që me kontributin vetiak, t’i shtojë ca “tulla” së mbari, asaj që quhet “banesa e të gjithëve”, fshatit dhe krahinës së tij. Në ras-tin konkret, Dëshnicës sonë, sepse, si i thonë fjalës,” i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Pra vetë dëshnicarët duhet ta duan, ta ndërtojnë e ta zhvillojnë atë vend siç kanë bërë në breza. Kjo nuk është dogmë propagandistike e as vetmburrje, por realitet i njohur ndër vite e dekada, për të mos thënë në shekuj.

Dëshnicës, natyra i ka falur malin dhe py-jet për blektori, kodrinat për pemtari, fushën për prodhimin bujqësor, diellin me bollëk për njeriun dhe bimësinë, si dhe njerëzit duarartë, të duruar dhe të sakrificës, të lidhur tradicional-isht me tokën dhe gjënë e gjallë. Përmes doku-menteve gjejmë se në vitin 1926, 31 fshatra të Dëshnicës me 1437 shtëpi banimi, kishin 22.824 krerë bagëti të imta, ose mesatarisht rreth 16 krerë për çdo shtëpi. Kishin edhe 32 dyqane. Dëshnicarët, nuk u ndanë kurrë prej tokës dhe blektorisë as në rastet më të vështira të luftrave pushtuese, kur të tjerë gjetkë edhe pa ato rretha-na ” ia kanë mbathur” pa u kthyer më. Dukuri kjo që në dy-tre dekadat e funditI “infektoi” edhe një pjesë dëshnicarësh që morën rrugët e kurbetit brënda dhe jashtë truallit amëtar.

Por fundja nuk mund të qortohen, njeriu një jetë ka dhe ajo duhet jetuar sa më mirë. Nëse nuk e arritën siç e dëshironin atë në vendlind-jen e tyre, synuan ta gjejnë diku, me punë e me djersë. Veçse, ikjet nuk qenë zgjedhje qe-jfi. Megjithatë, janë disa mijra dëshnicarë që banojnë në vatanet e të parëve dhe përpiqen ta rindërtojnë e ta jetësojnë atë vend me pu-nën e tyre. Me atë që bëjnë i japin emër të mirë vetes, fshatit e krahinës, tregojnë se me vullnet dhe përkushtim, Dëshnica mund të bëhet ashtu si do ta donim të gjithë. Ndaj, meritojnë jo vetëm respekt, por edhe përkrahje nga çdo pikëpamje.

Po a është i mjaftueshme vetëm ky fakt që krahinën tonë ta çmojmë ashtu sikurse e dëshirojmë? Po të absolutizohej kjo, do të ishte njësoj sikur t’i bëje jehonë primitivizmit, kohës kur njeriu mbante sytë nga qielli dhe i mjaftonin për të jetuar ç’gjente të gatshme në natyrë. Përderisa njeriu i sotëm jeton në një shkallë të lartë përparimi arsimor, kulturor e shoqëror dhe është pjesë aktive e ndërtimit të qeverisjes vendore e qëndrore, ai përveç

detyrimeve për përmirësimin e qeverisjes së tij periodikisht, ka edhe të drejtat e veta që i pret prej saj. Jemi në kohrat e ndërvartësisë mes pjesës dhe së tërës. Seicila ka detyrimet dhe të drejtat ndaj njëra-tjetrës. Pikërisht, këtu qëndron edhe dilema e Dëshnicës sonë. A vallë ajo shihet me kujdesin e duhur nga qe-verisja e vet për t’ia plotësuar asaj disa të dre-jta si “pjesë”, për kontributet që ajo ka dhënë e jep ndaj “së tërës” (qeverisjeve)?!. Kush është më në “borxh” në këtë mes? Le të sqarojmë disa aspekte rreth kësaj çështje:

1-Dëshnica, mes 6 krahinave që ka gjithë treva e Përmetit është më e madhja ndër

to dhe njëherazi përcaktuesja dominuese e territorit që formon Bashkinë e Këlcyrës.

Madje, vetë Këlcyra nuk quhet ndryshe, veçse “Kryeqëndra e Dëshnicës”. Aktualisht, ajo si Bashki numëron 43 fshatra, nga 92 që kanë bashkërisht të dyja Bashkitë: Përmet e Këlcyrë. Nndërsa, nga 7 njësi administrative që kanë këto të dyja, tre prej tyre (Ballaban, Sukë, Dëshnicë), i përkasin kësaj krahine. Ndërkohë, nga 301 km2 që ka Bashkia e Këlcyrës, rreth 220 prej tyre per-faqësojnë Dëshnicën. Më e madhja rezulton kjo Krahinë edhe në popullsi. Në fund të viteve ’80-të ajo arrinte deri 25.000 banorë, ose gjysmën e popullsisë që kish ish rrethi i Përmetit. Pak a shumë ky raport vihet re edhe sot, ndonëse numri i banorëve ka rënë ndjeshëm. Duke qënë kështu, a i është kushtuar asaj kujdesi i duhur proporcio-nalisht me atë çfarë ajo ka përfaqësuar në shkallë rrethi dje, e sot? Vështirë të thuhet, “Po”. Mjafto-jnë mbase tre fakte: Në 45 vite të regjimit komu-nist, nga Dëshnica nuk kanë dalë më shumë se 10 mjekë! Nuk kish ajo vajza e djem të zotë, apo nuk ”dilte hesapi” për zonat e tjera?! Tjetër. Nga të 32 objektet e shpallura “Monument Kulture”qysh në vitin 1979 për gjithë trevën e Përmetit, vetëm 3 kanë të bëjnë me Dëshnicë (banesat e Riza Sa-kos dhe Nuro Selfos në Çorrogunj dhe ajo e Lumo Pavarit në Pavar), ku dy të parat janë të rrënuara tërësisht. E treta, është vetëm karabina. Praktiki-sht, Dëshnica nuk ka asnjë objekt që të respekto-het si e tillë. Pyetje që mund të bëhet është: Nuk ka patur objekte për ta merituar këtë vlerësim, apo është gjykuar qesim, sa për të kaluarv rad-hën? Më tej: Nga tërësia e figurave patriotike të hershme që ka nxjerë Dëshnica (dhe nuk janë pak), për asnjë prej tyre nuk ka një përmendore a diçka tjetër të dedikuar. Nuk u dihej kontrbuti, nuk e meritonin, apo “të shkuara, të harruara…?!”

2-Dëshnica, ka qënë “hambari” bujqësor, blegtoral dhe frutikulturor i rrethit të dikur-

shëm të Përmetit. Nga 14 ish kooperativa bujqësorë që kish

Përmeti deri në fund të viteve ’80-të, 7 prej të

cilave i kishte Dëshnica, ndërkohë që të 4 ish kooperativat bujqësore të zonës së Dangëllisë së toku, nga pikëpamja e peshës në prodhim dhe të forcave të punës, zor të barazoheshin as me ish kooperativën bujqësore të Sukës. Vetëm ish kooperativa bujqësore e Ballabanit, mbillte rreth 1500 ha me drithra buke prej të cilave 1100 ha vetëm grurë (ose sa gjithë rrethi i Pukës), nga 5000 ha grurë që mbillte gjithë Përmeti. Në dy vitet më të mira bujqësore (1976 dhe 1983), vetëm kjo kooperativë prodhoi rreth 30.000 kv drithra. Ndërsa ajo e Këlcyrës në ato vite, mbi 25.000 kv.

Vlen të dihet, që asokohe Dëshnica nuk kra-hasohej me asnjë krahinë tjetër në Jugun e Shq-ipërisë në prodhimin e rrushit nga pjergullat, duke dhënë mesatarisht çdo vit rreth 30-35.000 kv dhe në vitin më të mirë ( 1988) dha deri 44.000 kv, prodhim që mbante tërësisht me furnizim fabrikën e pijeve alkoolike në Këlcyrë. E njëjta gjë, pa u fu-tur në shifra, mund të thuhet edhe në përparësitë e kësaj krahine në mbarështimin e blektorisë, sidomos asaj të imët. Siç do shihet edhe me të dhëna të tjera më poshtë, zor të pretendohet se Dëshnica nuk i ka kryer si duhet detyrat e veta në histori. Janë qeverisjet, që nuk kanë qënë mjaf-tueshëm korrekte me të.

3- Dëshnica ka mbajtur peshë parësore në luftrat për pavarësi dhe ndaj çdo pushtuesi

të huaj. Dhe ky është fakt real. Nga të 18 çetat

patriotike që ka patur tërë treva e Përmetit në fillim të viteve 1900, 12 prej tyre i përka-sin Dëshnicës dhe komandoheshin prej emra të shquar dëshnicarësh si: Riza Velçishti, Mehmet Pavari, Kamber Bënja, Nexhip Bënja, Riza Xhunga, Ahmet Kajca, Abaz Kajca, Zaim Bubësi, Arif Rodenji, Mete Topojani, Lutfi Topo-jani e Zaim Ibrahimaj. Është fakt i njohur që në 14 gushtin e vitit 1912, Përmeti fitoi pavarësinë nga zgjedha turke mbas 495 vite pushtim, në saj të 4 çetave patriotike, ku dy prej tyre ishin të dëshnicarëve Riza Velçishti e Mehmet Pavari. Dëshnicës i përket edhe dëshmori i parë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës shqiptare nga grabitësit e huaj më 1916, Kamber Bënja. Asaj i përket edhe Veli Këlcyra, njëri prej dy delegatëve përmetarë që mori pjesë në Shpal-ljen e Pavarësisë në 28 nëntorin e vitit 1912 në Vlorë. Janë 59 emra dëshnicarësh të dekoruar me medalje dhe urdhëra “Për Veprimtari Patrio-tike”, si pjesëmarës në Luftën e Vlorës më 1920 dhe në kontribute të tjera atdhetare. Po ashtu, mund të thuhet se Dëshnica është e vetmja krahinë në Jugun e Shqipërisë që nxori nga gjiri i saj 3 luftëtarë për mbrojtjen e Republikës në luftën e Spanjës në vitet 1936-1939. Prej kësaj krahine, dolën mbi 800 partizanë në luftën anti-

fashiste N.ÇL. Aty u kriijuan tri çeta, një batalion dhe një brigadë partizane. Është i njohur edhe vullnetarizmi i dëshnicarëve për t’u përballur me provokacionet greke të gushtit 1949, në vijën kufitare Korçë- Ersekë. Ndërkohë, kra-hina numëron 83 dëshmorë të të gjitha periud-have, të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e dëshmorëve që ka gjithë treva e Përmetit. Pra nuk është kontribut dosido në planin lokal e kombëtar. E megjithatë, në regjimin e djeshëm (disi dhe më pas), nuk kanë munguar belbëzimet për ta etiketuar Dëshnicën “krahinë ballistësh”, për shkak të orientimit të tillë politik që zgjodhën në atë luftë përfaqësuesit e Oxha-kut Këlcyra, pjesë e kësaj krahine! Një paragjy-kim jo pa pasoja në arsimimin dhe vlerësimin e fëmijëve dëshnicarë ndër vite.

4-Dëshnica, mes gjithë krahinave të tjera përmetare, është më e masakruara, sidomos nga barbaritë dhe lakmitë e fqinjëve jugorë.

Dihet nga historia çfarë bënë andartët grekë në Dëshnicë në vitet 1913-1914, dhe po ashtu gjatë atyre muajve të luftës italo-greke në vitet 1940-1941. Mbi 200 burra, gra e fëmijë u therën ose u ekzekutuan në ato dy vite (’13-’14) prej andartëve, u dogjën mbi 1000 shtëpi veç grabitjes dhe dëmtimeve në pronat vetiake. Sa e sa familje dëshnicare morën arratinë në thellësi të territorit shqiptar për t’u shpëtuar mizorive të tyre, ku disa vdiqën andej. Dhe e gjitha kjo, vetëm pse dëshnicarët nuk ishin orto-doks!! Vuajtje pësuan ata, sidomod nga ushtria greke, kur ajo në tetorin e vitit 1941 i hapi luftë Italisë fashiste në territorin shqiptar. “Dasma” qe mes tyre, “harxhet” i paguan dëshnicarët. Përsëri viktima, përsëri grabitje pronash dhe zhvendosje familjesh për t`i shpëtuar gjyleve të palëve ndërluftuese. E megjithatë, askush prej tyre deri më sot, jo vetëm që nuk ka dëmshpër-blyer diçka, por nuk i ka kërkuar as ndjesën më minimale popullsisë së kësaj krahine, kur prej dëshnicarëve nuk u ndodhi asnjë e keqe. Jo vetëm kaq, por edhe qeverisjet tona në qendër e në bazë, nuk kanë treguar ndonjë vlerësim të ndjerë për këto specifika të kësaj krahine. Vetëm këta faktorë (pa folur për aspekte të tjera), do të mjaftonin që Dëshnica të shihej me tjetër sy jo vetëm më parë, por dhe në këto 30 vitet e fundit. Praktikisht, ndonëse çdokush prej ne dëshnicarëve do ta donte krahinën të zhvilluar apo të rilindur në raport me kushtet, mundësitë që i ka dhënë natyra dhe meritave që ajo i ka ofruar vetes ndër dekada për kon-tribute ndaj Atdheut, përkundrazi, me keqardhje mund të themi se ajo vazhdon të jetë disi e lënë pas dorë, e vlerësuar jo siç meriton. Madje, në disa aspekte thuajse e harruar.

Ku vrehen ato?

REFLEKSION

DËSHNICA, SI DO TA DONIM -Të harruar, apo të rilindur ?-

Page 9: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 9

Dëshnicë apo “Dishnicë”.Është fjala për emërtimin zyrtar të krahi-

nës, identifikimin e saj historik , si dhe për sh-trëmbërimet që i janë bërë emrit “Dëshnicë” në dekadat e fundit. Shmëkush duhet ta ketë parë që ish komuna e cila mbulonte fshatrat rreth qytetit të Këlcyrës (tashmë një nga Njësitë Ad-ministreaive të Bashkisë Këlcyrë), nuk quhej dhe vazhdon të mos quhet “Dëshnicë”, por “Dishnicë”. Ngjan si diçka pa rëndësi ky fakt. Dikush mund të thotë, “s’çalon gomari nga veshët”, ç’bëri “Dëshnicë” e ç’bëri “Dishnicë”. Mirëpo, flasim për saktësi të identitetit historiko-territorial dhe jo për kapriço krahinarizmi. Dhe ky ndryshim nuk është bërë se e kanë dashur dëshnicarët, por për shkak të “lajthitjes” nga lart. Siç thuhet, ka ndodhur në fillim të viteve 2000, kur Ministër i Pushtetit Lokal ka qënë Ben Blushi, i cili duke qënë nga qarku i Korçës dhe mbase “i mangët” në mësimin e gjeografisë, ka kujtuar se me që kish një fshat me emrin “Dish-nicë “ në atë qark, kështu duhej të quhej edhe një krahinë e tërë në Përmet ?!. Veçse, ca më “të mangët” kanë qënë në Përmet e Këlcyrë, që e kanë pranuar këtë shtrëmbërim. Është një-soj sikur fshati Doshnicë në zonën e Zagories në qarkun e Gjirokastrës të quhej “Dëshnicë” ose “Dishnicë”, apo sikur krahina e Malëshovës të quhej “Milëshovë” apo “Melëshovë”, sikur Dangëllia të quhej “Dingëlli” ose “Dungëlli”, Labëria të quhej “Libëri” ose “Lobëri”, etj. A do ta pranonin ato këtë lloj lajthitjeje?. Me sig-uri, jo. Përderisa për një ndryshim gërme në dokumentin identifikues të një njeriu vihet në diskutim qënia e tij ashtu siç është në të vër-tetë, përse u dashka pranuar në këtë rast?!. Qysh në gusht të vitit 2014, për këtë çështje Shoqata “Dëshnica” i ka dërguar letër z. Bledi Çuçi, atë kohë Ministër Shteti për Çështjet Ven-dore, por as përgjigje nuk ktheu dhe as ndonjë reflektim nuk u bë!. Është ngritur zëri edhe ndaj Bashkisë së Këlcyrës, por po e njëjta gjë. Ndërkohë, kujtojmë lexuesin se Pukëvili, i dër-guari i Napolon Bonopartit pranë Pashallëkut të Janinës në fillim të viteve 1800, në një libër të tij të botuar mbas një udhëtimi në Jug të vendit (përfshi edhe trevën e Përmetit), i cili titullohet “ Travels Albania, Makcedonia and”, ndër të tjera fjalë për fjalë thotë: “Këlcyra është kryeqën-dra e Dëshnicës…”. Siç shihet, nuk ka gabuar për shqiptimin e saktë të emrit të krahinës. Saktësisht kështu shkruhet edhe në një hartë të vitit 1878. Pra, e kanë njohur me këtë emër Dëshnicën edhe të huajt. Ndaj ajo nuk mund të emërtohet ndryshe , veçse siç është shkruar në shekuj; vetëm “Dëshnicë”. Gjithëçka tjetër, nuk mund të quhet lajthitje, por thjesht nënv-leftësim. Larg qoftë, të jetë me dashje.

Dikush mund të thotë: “Ç’rol luan kjo për Dëshnicën që do të donim …? ” Mbase më mirë është të pyeten ata që e kanë shtrëmbërur këtë emër: Ç’punë u prish atyre ta quajnë Dësh-nicën ashtu siç është thirrur në shekuj, siç e kanë quajtur dhe e quajnë vetë dëshnicarët, dhe pse nuk e korregjojnë gabimin?. Nëse dikush nga ne do ta kish mbiemrin “Dëshnica” dhe t’i transformohej në “Dishnica”, si në rastin që fla-sim për Krahinën, do të kishte andralla kudo që ai do të shfaqej zyrtarisht, sidomos në pikat e kontrollit kufitar. Pra, nuk duhet marë aq lehtë.

Patriotizëm, por pa simbole përkujtimore.Gjithçka e parashtuar më lart në lidhje me

kontributin atdhetar e patriotik të dëshnicarëve, thuajse ka shkuar veresie, pa ndonjë ndikim të dukshëm në kujtesën e brezave të kësaj kra-hine. Emra dhe ngjarje të hershme patriotike që lidhen me ta, nuk mbahen mënd të jenë përkujtuar publikisht në zonë apo më tej. Zor të jetë folur apo të flitet për mjaft prej atyre pa-triotëve edhe nëpër shkolla dje, e për më tepër

sot. Një neglizhencë që vret e nëpërkëmb jo vetëm përkushtimin dhe sakrificat e atyre bur-rave të motit për këtë vend, por ka zbehur edhe respektin ndaj tyre, sepse për asnjërin nga ata nuk ka një pllakë përkujtimore diku, një piedestal, memorial, përmendore, lapidar apo edhe ndonjë muze të vogël fshati ose zone. Figura si Riza Velçishti, Mehmet Pavari, Kam-bar Bënja, Nexhip Bënja e ndonjë tjetër, do ti meritonin me kohë dedikime të tilla me vepra arti, minimalisht në Këlcyrë, Sukë e Ballaban. Ka qënë pikërisht vepra e Nexhip Bënjës që frymëzoi në vitet ’30-të “Skluptorin e Popul-lit” Odhise Paskali, më të madhin e skluptorëve shqiptarë, që ai realizoi përmendoren e “Luftë-tarit të Lirisë”, e cila prej dekadash qëndron në mesin e qytetit të Korçës. Këtë gjë, e ka po-huar vetë ai sa qe gjallë. Mehmet Pavari, për mëse 45 vjet në sistemin komunist anatemo-hej si “armik”, le pastaj t’i jepej ndonjë medalje mirënjohje për atë që i kish dhënë Atdheut. Ajo ndodhi vetëm në vitin 2012, në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe vetëm me nxitjen e Shoqatës “Dëshnica”, duke u shpallur me mer-itë “Patriot i Shquar i Qarkut të Gjirokastrës”.

U desh ky eveniment që të mësohej pub-likisht se në Shpalljen e Pavarësisë më 1912, paskej qënë edhe dëshnicari Veli Këlcyra, por me që ishte pinjoll i Oxhakut të Bejlerëve kël-cyriotë dhe xhaxhai i eksponentit të Ballit Kombëtar, Ali Këlcyra, nuk ishte folur kurrë për të. Edhe ai u vlerësua sikurse Mehmet Pavari, vetëm me atë rast. A nuk do ta meritonte edhe Veliu të paktën një “Pllakë Përkujtimore” apo një emër rruge në Këlcyrë? Është pak si pa kuptim fakti që ky nder i është bërë kryepriftit të këtij vendi me origjinë greke, hirësisë Janul-latos, i cili të vetmen “meritë” për Këlcyrën ka se i la “peshqesh” Manastirin në Grykë…! Kë-sisoj, neglizhenca është e tejskajshme. Por dhe toleranca dëshnicare, nuk ka kufi. Madje, ndonjëherë ajo është konsideruar si mefshtë-si dhe pazotësi e tyre. Besimi i verbër tek ata mbi krye, nuk mund të quhet gjithë kohën virtyt. E vetmja përmendore e dedikuar në Dësh-nicë, është ajo që ndodhet në qytetin e Këlcyrës, e cila i kushtohet “Heroit të Popullit” Musa Fra-tari, që ra në Luftën e Spanjës. Po a mund t’i përfaqësojë ky rast gjithë figurat atdhetare e patriotike të krahinës? Sigurisht që jo. Aktu-alisht, gjithë krahina ka vetëm tre lapidarë: ai për brigadën e 12-të në Sukë; ai për luftimet e batalionit partizan “Naim Frashëri” të Brigadës së 6-të në Ballaban dhe ai në Kajcë që i kush-tohet Batalionit “Dëshnica”. Që të tre të gjykuar politikisht dhe që flasin për 2-3 vjet të luftës nacional-çlirimtare, pa folur se si janë katandi-sur ata sot. Madje ngjarja që lidhet me Kajcën, përbën të vetmen festë lokale që ka Dëshnica. Pra asnjë shënjë simbolike nga Rilindja Patrio-tike e mëhershme. Duket sikur ata burra paskan

sakrifikuar kot ndër luftra, ose sikur vepra e tyre ka shterur së frymëzuari brezat pasardhës. Bota, së cilës ne duam t’i bashkëngjtemi vepron ndryshe, i respekton tërësisht figurat e veta, duke hijeshuar me bustet e përmendo-ret e tyre anët e rrugëve në qëndrat e banu-ara, parqet shlodhëse, oborret e shkollave, etj. Në Mes të Madridit në Spanjë, i është kush-tuar përmendore dinjitoze Don Kishotit me gi-jithë kalë dhe Sanço Panços me gomar, që në fund të fundit janë vetëm përsonazhe romani. E njëjta gjë me Nastradinin me gjithë gomar dhe shkopin e tij magjik ku nuk mungon e shk-ruar shprehja e njohur “ Dünyanin merkezi bur-asidër” (Këtu është qëndra e Botës), në zonën e Anadollit,Turqi, i cili është personazh për-rallash. Njerëzit, parasëgjthash do të donin të rilindnin shpirtërisht, se sa në aspektet e tjera. Tre vjet e gjysmë më parë, pikërisht më 30 nëntor 2015, Shoqata “Dëshnica “ i ka propozuar me shkrim Bashkisë së Këlcyrës që në atë qytet të ngrihej një memorial kushtuar masakrave që Dëshnica pësoi nga andartët grekë në vitet 1913-1914. Ishte një propozim i sygjeruar nga pjesëmarësit dëshnicarë në një aktivitet të kësaj Shoqate në kryeqytet, në qershor të vitit 2014, e oganizuar si homazh me rastin e 100 viteve nga ato ngjarje. Memoriali në fjalë do të financohej privatisht pa e rënduar buxhetin e asaj Bashkie. Është paraqitur pranë saj modeli dhe teksti për-katës, është folur edhe gojarisht me titullarët e Bashkisë, është dakordësuar me ta edhe vendin ku do të vendosej. Por nuk ndodhi asgjë konkrete më pas. Do të ishte paradoksale, sikur për këtë gjë do të duhej edhe “pëlqimi” i palës greke! Nëse përgjithçka të harruar, të neglizhuar apo të nënvlevtësuar deri më sot do të ngarkohej me faj vetëm regjimi i djeshëm komunist (I cili ka kusuret e veta), lipset të shihnim më parë çfarë gjëra pozitive janë realizuar në këto 30 vite, që ajo kohë të përbuzej. Vetëm me dëshmi reale, me xheste njerëzore që mbeten në kujtesën e brezave mund të mposhtet dhe harrohet një sistem, ose një e keqe, pavarësisht nga koha apo shkaqet kur dhe si ka ndodhur. Pra nuk mjafton përçmimi me fjalë i së keqes, por ka rëndësi sidomos arritja që mbetet më pas. Sig-urisht, për çfarë flitet jo çdo gjë mund t’i kërkohej vetëm Bashkisë së Këlcyrës me një buxhet të vogël. Por ajo mund e duhet të këmbëngulë ndaj qeverisjes qëndrore për nevojat më të që-nësishme që ka komuniteti dëshnicar, për ar-syet e thëna më sipër ose në vijim. Ndërkohë, Bashkia mund të nxiste lobingun me biznes-menë dhe intelektualë dëshnicarë kudo ku janë, për t’i vënë në sedër e në lëvizje edhe ata, për realizime të tilla në krahinë, apo të ngjashme me këto. Shoqata “Dëshnica’, ka qënë e është e gatshme të bëjë atë që mundet. Përderisa, elektorati dëshnicar përbën shumicën në form-imin e qeverisjes vendore, edhe vëmëndja e këtij pushteti duhet të jetë më e shtuar ndaj tij.

Rrugë të abandonuara, që zor të quhen “rrugë”.Nëse qeverisja e sotme vendore në Këlcyrë,

do të demaskonte me të drejtë qeverisjen mo-niste të kohës që shkoi, fare lehtë mund ta niste nga neglizhenca e atëhershme për gjendjen e keqe të rrugëve. Fjala është për ato rrugë që lidhnin qëndrat e fshatrave të krahinës me qën-drat kryesore të banuara si: Këlcyra, Suka dhe Ballabani. Për më shumë se 45 vjet, asnjë nga këto rrugë nuk u shtrua si duhet as me çakëll, pa le me asfalt, i cili quhej “punë lluksi”. Edhe rruga nacionale Përmet-Këlcyrë-Ballaban-Berat, ishte vetëm me çakëll, aq sa duhet të kujdeseshe kur kalonin makinat për t’iu ruajtur gurëve që mund të hidhnin gomat e tyre. Disa fshatra arritën të bëheshin me rrugë-trase nga ato që bënin vetë kooperativat bujqësore me traktor, kryesisht për kalimin e mjeteve të punës thuajse vetëm në

behar, se sa të kish një interesim të posaçëm nga qeverisja e kohës. Pra, qenë rrugë sa për të thënë. Në fshatra të tjerë, nuk pati as rrugë të këtij niveli. Po ashtu, i gjithë lumi i Dëshnicës, nga Beqarajt deri në Këlcyrë, pati vetëm një urë që kalohej me mjete motorike, atë të Katundishtës. Edhe ajo e ndërtuar nga fundi i viteve ’80-të dhe asnjë nga 6 fshatrat e tjera të rrëzës së Trebe-shinës nuk e pati një të tillë. Për hallet e njerëzve të këtyre fshatrave mjaftonin pasarelat me kavo çeliku dhe kalimi i lumit me kafshë samari duke zgjedhur motin pa shumë shi. Edhe mjetet moto-rike që mund të punonin për këto fshatra, shfrytë-zonin motin pa shi. Një neglizhencë e theksuar, e cila shërbeu si një nga arsyet kryesore që shumë familje dëshnicare, sapo ndryshoi sistemi braktisën vendlindjet dhe vendbanimet e tyre.. Po në këto 30 vite, çfarë është bërë më mirë se ajo kohë? Sigurisht, janë realizuar disa gjëra, por në ca të tjera është shkuar më keq. Është as-faltuar rruga prej 12 km Këlcyrë-Ballaban. Janë ndërtuar 4 ura për mjete nga Podgorani-fushë deri në Psarr. Shihen edhe rrugë të asfaltuara (pavarësisht standartit), si ato për në fshatrat Katundishtë, Podgoran, Sukë, Ballaban, Fsha-tin e Ri, dhe kaq. Pak vjet më parë, banorë të fshatit Zhepovë, i ngritën në Sukë, Kryeministrit të sotëm Z. Edi Rama, nevojën e një ure tek për-roi në fund të atij fshati. U premtua dhe nuk u bë gjë, kur fshati në fjalë vazhdon të jetë nga më të populluarit në krahinë dhe nga më të frekuentu-arit prej vendasve që kanë shkuar gjetkë, të cilët fatmirësisht po investojnë atje me shtëpi të reja dhe ekonomitë vetiake. Shkohet në Kajcë çdo vit më 16 tetor për të kujtuar batalionin partizan “Dëshnica”, por rruga për atje ka mbetur si di-kur, pa asnjë lloj përmirësimi. Kështu ndodh me pjesën dërmuese të fshatrave të krahinës që janë kodrinoro-malorë, duke filluar nga Toshkësi në Seniçan nga njëri krah dhe nga dy Bubëset në Çorrogunj në krahun tjetër.

Mund të mendohet se në disa prej tyre ka pak banorë dhe “nuk përbën interes rregullimi i tyre…”. Atëherë, indirekt u thuhet edhe atyre pak njerëzve atje se “Po ju pse rrini e nuk ikni…?’’ Duhet të kuj-tojmë se nëpër fshatra janë varret e të parëve dhe nuk mund t’ua ndalosh të ikurve nga fshati të mos i respektojnë ata kur munden, për mungesë rruge gjer atje. Është çështje kulture e civilizimi, por edhe detyrim shpirtëror plotësimi i këtij xhesti njerëzor. Është edhe investim dashurie për vendlindjen, pa folur që rruga mbi të gjitha është zhvillim. Është edhe një “pasaportë” për të dalluar qeverisjen e sotme nga ajo e djeshmja. Pastaj, qënia e rrugëve deri në qëndër të fshatrave, mund t’i jepte frymë-marrje zhvilimit turistik. Rrugët e mira mund të nx-isnin edhe dëshnicarë të caktuar për të investuar ose iu rikthyer trojeve të tyre.

Nëse këto konsiderohen “fshatra malorë” dhe duan më shumë fonde, nuk është se ndrijnë rrugët për në Vinokash- fushë, Goricë, Tolar, Riban, Vari-bob, Kuqar e ndonjë tjetër, që janë ose në fushë, ose fare afër saj dhe pa asfalt. Madje, është e pa konceptueshme se si nuk asfaltohet rruga 5-6 km për në Kuqar ku ka zbulime arkeologjike me interes. Rrjedhimisht, pushteti i sotëm vendor në Këlcyrë, por dhe qeverisja qëndrore, më e pakta që mund të thuhet për to, është se në këto 30 vite nuk kanë mundur ta kapërcejë “ylberin”, ta ndryshonin dukshëm situatën e bartur nga e kaluara komu-niste në këtë krahinë e të përcillnin tek banorët e atyshëm optimizmin e duhur për një jetesë më të mirë në atë vend. Kjo nuk është çështje kriticizmi, por shprehje e një të vërtete që nuk do ta dëshi-ronte askush. Mbase nuk duhet spekulluar me “përgjumjen” e mjaft banorëve dëshnicarë, të cilët votojnë me shpresën për më mirë, por fukarallëku dhe njerëzillëku i tejskajshëm, i bën të heshtin kur duhet të jenë më të vetëdijshëm për vendimet që marrin, por edhe për zërin e tyre më të fort në të drejtat e tyre. (vijon në faqen 16)

Page 10: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

10 — Nr. 74, Prill 2019

1 Mërkuri,N. Modul. Integrimi i mësimdhënies dhe i të nxënit në lëndën e gjuhës shqipe 2-4, në Ndërveprimi në klasë. Për zhvillimin profesional. (për pasuniversitarët e Ciklit të Ulët), Botim i Institu-tit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 2003.

2 Mërkuri,N. Teste në lëndën e gjuhës shqipe, 2, 3, 4. Triptik, 2002.

3 Shih: Nexhip Mërkuri.com Aplikacione, 2017 në Google Play Teste gjuhë shqipe, 2, 3.

4 Shih më gjerë: UNESCO-Bangkok Office» Education» ICT in Education» Themes»Training of Teachers»

Guidelines»Teachers’ role and needs in the ICT environment

UNESCO-Bangkok Office» Education» ICT in Education»

Themes»Training of Teachers»Guidelines»Teachers’ role and needs in the ICT environment

[UNESCO (2011). [UNESCO (2011). UNESCO ICT competency frameëork for teach-

ers (ICT CFT). IITE Conference Teacher Compe-tencies in Knoëledge Society: Policy, Pedagogy.

Prof. dr. NEXHIP MËRKURIUniversiteti “Ismail Qemali”,Vlorë

Shumë sisteme edukimi e ndiejnë si domosdoshmëri informacionin sesi ngjiten shkallët e të mësuarit, apo

të nxënies afatgjatë tek nivele të ndry-shme shkollimi. Ka një thirrje, platformë globale, kërkesë, sfidë kryesore e vitit dhe e viteve të ardhshme për nxënës dhe stu-dentë të suksesshëm. Mund të ketë një kahe që duhet mëshuar më shumë tek gjuha amtare, gjuha shqipe.

Ndryshimet e kërkuara në vite për mësimdhënien dhe mësimnxënien kanë vijuar dhe vijojnë të jenë fushë e kërkimit shkencor edhe për gjuhën, gjuhën shq-ipe gjatë 35 javëve të vitit shkollor dhe akademik. Fushë e gjerë hulumtimi për t’u dhënë përgjigje me argumente pyetjeve të ndryshme. Si të memorizohen kompe-tencat gjuhësore për çdo nivel shkollimi, pra një nxënie që e aftëson nxënësin, studentin ? Nxënësi, studenti duhet të shpjegojë realizimin e situatës jetësore, gjuhësore, për një temë mësimi dhe të in-tegruara ? A argumentohet ora e mësim-it për nxënien e realizuar edhe jashtë mureve të klasës si kërkesë e kohës me teknologjinë e kohës si mjete didaktike? Mund të renditen pyetje të llojeve të ndry-shme për nivele shkollimi.

Përvoja hulumtuese sjell argumente që bindin te kjo teknologji që po përdoret në klasa dhe auditorë, që e bën nxënësin dhe studentin më të interesuar për temën gjuhësore, zvogëlon kohën e të mësuarit si dhe ofron mundësi për të mësuar në mënyrë krejt ndryshe, dhe motivohet në punën e pavarur.

Përdorimi i teknologjisë në klasë dhe auditorë gjithashtu ka një efekt pozitiv në qëndrimet e nxënësve dhe studentëve, pasi ata ndihen më të suksesshëm, më të motivuar për të mësuar dhe shfaqin më shumë vetëbesim. Jo vetëm që shkrua-jmë, por edhe të hedhim hapa të mëte-jshme duke krijuar mjete didaktike konku-ruese me këtë teknologji për rritjen e të nxënit, për rrjedhojë zvogëlohen nxënësit me arritje të pakënaqshme (N.1,4), si edhe nxënësit me arritje që kanë nevo-jë për përmirësim (N.2,5), duke ngjitur shkallë me arritje të kënaqshme (N.3,6), arritje shumë të kënaqshme (N.4,8),arritje të shkëlqyera (N.5,10). Ngjitja e këtyre shkallëve kërkon mjete didaktike bash-këkohore si edhe popullsia shkollore eu-ropiane.

Përvoja 17-vjeçare, realizoi dhe zba-toi tek fjala teste dy kuptimet e saj: në latinisht dhe anglisht duke u ardhur në ndihmë mësuesve, prindërve dhe nxë-nësve me mjete didaktike për rritjen e të nxënit. Para 17 vjetësh botuam librat “Teste gjuhësore”. Për herë të parë për gjuhën shqipe në vitin 2002 dhe u shtrinë në të gjitha shkollat e vendit së bashku me modulin e përdorimit1, i cili shërben për kualifikimin e mësuesve. Përveç përdorimit, hulumtuam për një kohë të gjatë këto mjete të efektshme (Teste2 në gjuhën shqipe, 2, 3, 4, 5) për orët e gjuhës shqipe. Treguesit e rritjes ishin të ndjeshëm duke i krahasuar me klasat të cilat nuk i kishin përdorur.

Zhvilluam kërkime prej disa vjetësh për përgatitjen e aplikacioneve të efektshme si mjete didaktike “Teste” me disa zgjed-hje3 për nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, të katërta, të pesta të Ciklit fillor dhe nivele të tjera shkollimi në hapësirën mbarëshqiptare, me 60 mijë përdorues për secilën klasë. Këto aplikacione vijnë si

Formulë e re për të nxënit afatgjatë apo kujtesën afatgjatë

një mjete tepër konkurruese dhe realizues për rritjen e të nxënit. Janë realizuar si aplikacione për pajisjet mobile: sistemet Android, iOS dhe ëeb. Mund të punohet sipas mundësisë së nxënësit dhe më-suesit me tri nënndarjet: Shfleto testin, Sfido shokun dhe Kampionët. Shih tek faqja www.nexhipmerkuri.com. Shkar-kohen falas per nxenes mesues dhe per-dorues te tjere

Hulumtimi në disa vite ka prodhuar riformulimin në këndvështrimin neurolin-guistik për të nxënit afatgjatë të kërkuar nga çdo nxënës apo student dhe e gjithë shoqëria:

NA( Nxënia afatgjatë)= 3R (Read “lexoj” + Recite “thuaj me gojë” + Re-vieë “përsërit”+rimarrje) x 3SNGJ( tri situata të ngjashme të përshkallëzuara të formimit e aftësive për njësi gjuhësore të sistemitgjuhësor) similar situations x PN(shumëzuar me probabilitetin e të nxënit)) x Msh (motivimi nga shoqëria e kohës)

NA(Memory long-term )= 3R x 3 SNGJ( similar situations)x PN x Msh .

Eksperimentet e zhvilluara na japin mundësinë të rishkruajmë se janë të do-mosdoshme 3 situatat e ngjashme të përshkllëzuara në mjetet didaktike, ap-likacionet për rritjen e njohurive të qën-drueshme të orëve: të flasim, shkruajmë, njohuri për gjuhën, drejtshkrim, të cilat rritin kujtesën afatgjatë(memory long-term),apo NA. Formulimi gjuhësor pyetjet me përgjigje të shumëfishtë trajtohen hap pas hapi, gjatë një procesi mendor, që fil-lon me receptimin, perceptimin, kuptimin dhe përmbyllet me prodhimin gjuhësor, i cili kërkon funksionimin shumë të mirë të hemisferës së majtë dhe hemisferës së djathtë të trurit, zona suplementare (mo-torit corteks) tek secili nxënës apo student edhe për 3SNGJ( similar situations).

Këto mjete didaktike për gjuhën shqipe që përdoret në klasa të ndryshme, e bën nxënësin më të interesuar në temën mësimore, zvogëlon kohën e të mësuarit si dhe ofron mundësi për të mësuar në mënyrë krejt ndryshe, dhe motivohet për të gjatë punës së pavarur me shumë kujdes edhe me PN x Msh.

Kompetenca digjitale dhe rritja e treg-uesve të të nxënit për gjuhën shqipe kërkon përdorimin e mjeteve didaktike efektive të eksperimentuara, si aplika-

cionet, mjete didaktike gjuhësore, duke mos e lënë vetëm mësimnxënien me tek-stin e nxënësit, gjuhën shqipe 2, 3,4,5... Realizimi i përgjigjes së vlerësimit në pak minuta, duke kursyer kohën e nxënësit, kërkon që mësuesit, duke u kualifikuar, të jenë më të suksesshëm me nxënësit dhe së bashku të jenë në gjendje të përdorin teknologjitë e reja (TIK). Mësuesi, duke zotëruar kompetencat e përcaktuara në dokumentet zyrtare të UNESCO-s për teknologjinë në arsim, moduli 4 në kon-ferencën4 e UNESCO-s, rrit treguesit e të nxënit afatgjatë.

Kërkimi dhe vendosja e përgjigjes në mjetet didakatike për temën e re gjuhë-sore shërben si rimarrje e informacionit edhe jashtë orës së mësimit, duke e rihapur debatin për njësinë mësimore të një ore mësimi ose disa orëve, 3R x 3SNGJ dhe motivim, për realizim tërësor, të komptencës digjitale si proces neurolin-guistik normalizues dhe diagnostikues,në harmoni me PN x Msh.. Aplikacionet si mjete didaktike bashkëkohore për rritjen e të nxënit për gjuhën shqipe2,3,4,5... janë variant i zbatimit të formulës neurolinguis-tike të sukseshme për çdo nivel shkollimi për 35 javët e vitit shkollor apo akademik, çdo temë mësimore NA=3R x 3SNGJ x PN x Msh.

Afrojnë si një mundësi që edhe gjuha shqipe të ketë mjete didaktike bashkëko-hore si edhe gjuhët e tjera të Europës për rritjen e të nxënit afatgjatë, NA, rritjen e notës mesatare kombëtare, e cila do të pasqyrohet më tej në konkurset ndërkom-bëtare që zhvillohen çdo vit akademik.

U këput një këmbë mali

(Me rastin e 175 vjetorit të lindjes dhe 100 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemal

Bej Vlorës)

Nëndëqind e nëntëmbëdhjetëDoli i hidhur janariNë Perugia të ItalisëNdërroi jetë Ismail Qemali.

Lajmi i zi pushtoi kombin,Qajnë shqiptarët me dënesë.Si u këput këmbë e malit?Si ia bënë me të pabesë?

Atdhetari madh nga VloraQë i bëri ballë stuhisë,Nisi rrugën drejt Parisit,Në mbrojtje të Shqipërisë.

Kundërshtar i IsmailitTradhëtar Esat Toptani,Trimin e Pavarësisë,S’e ndan dot nga vatani.

Doli trimi në mëngjesNga hoteli ku pushonte,Sa piu kafen e rastit,Nisi zemra t’i rëndonte.

Në Konferencën e PaqesNë Versajë ku do të shkonte,Flitej për gjithë EuropënDhe për trojet arbërore.

Katakombi i mëmëdheutNuk arriti dot të shkonteNuk e lanë tradhëtarëtTa shihnim si ligjëronte.

Trimin që ngriti Flamurin,Edhe shpalli Pavarësinë,Me nderimin që i takonte,E varrosën në Kaninë.

Disa vjet nga ajo ditëTrimin që s’peshoi taborrë,Me nderim i çojnë eshtratAty te sheshi në Vlorë.

Varri i Ismail QemalitËshtë simbol për Shqipërinë,Me nderim kujtojmë strategun,Bashkë me të dhe Pavarësinë.

Nga ENGJËLL FINO

Page 11: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 11

Ju jam mirënjohës që më ftuat për të marrë pjesë në këtë përkujtimore. Jeta dhe puna ma kanë prurë të shkel pël-

lëmbë për pëllëmbë të gjitha viset shqiptare, ndër to edhe Dëshnicën. Por ftesa që mora nga miqtë e mijë dëshnicarë - nga z. Gëzim Voda që është, me sa shoh, shpirti i Shoqa-tës tuaj; nga doktori dhe koloneli fisnik Luan Nikollari; nga z. Nuri Dragoi - pena jonë e madhe kombëtare, si dhe nga i shumën-driçuari Kujtim Mateli, më bënë t’iu kthehem edhe një herë letrave e historisë për të më-suar më shumë për këtë krahinë

Një poet i madh ka pasë thënë se, nëqoftëse Zoti do të kishte krijuar një vend më të bukur se vendlindja e tij, me siguri që atë do ta mbante për vete. Mendoj se juve Dëshnicaret keni plot arsye për ta pretendu-ar këtë mrekulli, jo aq dhe jo vetëm nga bu-kuria, por në radhë të parë nga madhështia që rrezaton krahina juaj.

Ne e dimë se gjeografia formëson popujt. Gjeografia e Dëshnicës dhe e ansamblit përreth iu ka caktuar dëshnicarëve një mis-ion të lartë atdhetar.Pse?

Dëshnica është porta e madhe që ruan Beratin – qytetin me moshën e Romës së lashtë. Drejtimi më i shkurtër jugor për në zemër të Shqipërisë kalon detyrimisht nga Dëshnica. Kohezioni dhe qëndresa njerëzore, ekonomike, sociale, qytetëri-more, kulturore dhe, po të doni, edhe ush-tarake e këtij drejtimi, është qëndresë e Shqipërisë së Jugut. Krahpërkrah me Fra-shërin e Skraparin, Kurveleshin e Labërinë, gjeografia i ka dhënë Dëshnicës fatin gjeo-grafik, por edhe detyrimin e nderin të jetë një pikëmbështetje e fortë e shqiptarizmës për të gjithë Shqipërinë e Jugut. Kjo është arsyeja pse nga këto treva lindën Frashal-linjtë që janë perëndia e shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse aty lindën Ali Pashë Te-pelena e Veli bej Këlcyra: i pari sepse bëri atë që mund të bëhej Shqipëri dhe i dyti, sepse duhej të ishte patjetër një dëshnicar, krahas burrave të mëdhenj të kombit nga të gjitha krahinat e vendit, për të nënshkruar Deklaratën e Themeleve të Shtetit Shqiptar.

Tej Dëshnicës, aty ku zënë fill vijëtakimet me fqinjët tanë jugorë, si në një hark të yl-bertë, patën lindur Fan Noli e Faik Konica, për t’u mbështetur më në thellësi nga Naim Frashëri e Kadareja, me sa duket për të dëshmuar se Shqipëria kish nevojë sa për bastione gjeografike, aq edhe për bastione kulture e frone perëndish.

Le të vijmë tani tek përkujtimorja. E fillova me gjeografinë, e cila na ka vendosur në fq-injësi me grekët. Urtësia thotë se kemi në dorë të bëjmë miq. Urtësia thotë gjithashtu se kemi në dorë të bëjmë edhe armiq, por nuk është në dorën tonë të zgjedhim fqinjët. Zoti na bëri me fqinjë. Prandaj, të kuptosh se ke fqinjë, është hapi i parë për të kup-tuase mund të bëhesh besimtar e qytetar, ashtu siç duhet kuptuar se të ndërtosh fq-injësi të mirë, duhet të ndërtosh edhe gardh të mirë. Studjuesit thonë se kulturat, qyte-tarimi, mund të gjënden në tre forma

Gjëndja e parë është barbaria. Barbaritë greke ndaj shqiptarëve u kryen pikërisht në

Nga Flamur Dalipaj

Ç’patët lisa të Dëshnicës, që i drodhët rrënjë e fletë, Ne qëndruam të dëshmojmë, kanë shkuar njëqind vjet. Që atëherë kur barbarët, u lëshuan të tërbuar, Mbi Dëshnicën tonë bujare, ujqërit me kama në duar. Ishte shpallur Pavarësia, u ngrit Flamuri në Vlorë, Po nuk ndënjti grekëria, u sul me dyfek në dorë. Të pushtonte, të rrëmbente, çdo pjesë që ish e mirë Dhe kështu të realizonte, ëndrrën mbi Vorio-Epirë. Nga Konica në Sarandë, Gjirokastër ,Tepelenë, Nga Përmeti në Dëshnicë, në Berat duan të venë. Jepnin urdhëra klonelët: Zisra, Dhuli dhe Mavridhi; -”Digjni, therni, vrisni, prisni, të gjallët në zjarr i hidhni…” Ç’tmerr panë lisat dhe shkëmbijtë, kodrat e buta, përrenjtë, Ç’tmerr me sy panë nënëzezat, kur grekërit u thernin djemtë. I çanin me bajoneta, të pambrojturat shtatzëna, Të mbytur në gjak të dy; dhe fëmija, edhe nëna. Fshatrat u martirizuan, Kuqar edhe Pacomit, Shtatëdhjetepesë burra, therën grekët atë ditë. Në Zhepovë mbritën të etur, s’u ngopën vrasësit me gjak, Pesëmbëdhjetë gra, fëmijë, therën në vatër e prak. Pastaj tetëmbëdhjet burra, i therën me sakature, Vunë zjarr në çdo shtëpi, në kasolle, në haure. NëToshkës, Fratar, Seniçan, hynë grekët me përdhunë, Porsi breshëri i korrikut, përmbi grunjërat me furtunë. Të gjorat gra morën pyjet, t’u shpëtonin mizorive, Por mizorët u çanë barkun, kur u jepnin gji fëmijëve. Vunë zjarr në tridhjete fshatra, dogjën mbi njëmijë shtëpi, Nga njëmijëetreqind vatra ,prej tymit qielli u nxi. Të vrarët u hoqën zvarrë, nga gjaku udhët u nxinë, Mal me trupa dëshnicarësh, ngritën grekët në Kosinë. Nga dhimbja çdo gur i dheut, u bë i gjallë, u coptua, Grekët pinë gjak të vrarësh dhe i hodhën në përrua. Priftërinjtë e zinj si nata, psallnin me Ungjill në dorë: -”Atje ku ka ortodoksë, është e jona, Toka jonë… Të çlirojmë popullin grek, që banon në këto troje. E dimë që Shqipëria, eshtë si kulla pa roje. Ndaj të ngopemim me gjak, se për gjak ne kemi etje, Ta bëjmë një me Greqinë, sot o kurrë, o më mirë vdekje…” S’kishte Shtet e s’kishte armë, vetëm ca dyfek të vjetër, Në brez ato pak naganta, shpirt e zemër, asgjë tjetër. Pa u mblodhën dëshnicarët, burrat trima dhe të zgjuar, Njëzëri bënë betimin, qënin grek për ta luftuar. Burrat trima kapedanë, që u mblodhën për qëndresë: Thanë: “O të mbrojmë vatanë, o nga ne një të mos mbesë…” Mehmet Pavari, Riza Xhunga dhe Myrteza Panariti, Ngritën pushkët edhe thirrën:”Pritni plumbat tanë pritni…” Zjarr për zjarr me flakë baroti, thikë për thikë, gjak për gjak, Dita dukej sterrë nga tymi, nata qiellin e përflak. Zjarr dhe flakë nga çdo anë, o Përmet se ç’të ra gjëma, Por prit se po vjen ai, djali që se lind më nëna. Mehmet Pavari, kapedani, ndër krerët për rezistencë, U derdh me trimat e tij, të mbrojë Përmetin me besë. Grekërit i dërgojnë habet: familjen ta “eksioriosëm”, “Këtë keni bërë përherë, por ne kurrë nuk u sosëm...” Terxhumahu shkoi prapë: “Mehmet, ta dogjën shtëpinë”, “Thuaju grekëve që Mehmeti, ka Përmetin, Shqipërinë”. Ndër përrej nuk rridhte ujë, rridhte gjak i kuq shqiptarësh, Përzjerë gjaku i dëshnicarëve, me gjak të ndyrë kusarësh. Ky Ahmeti me Abazë, që të dy burra nga Kajca, Flak për flak ua thanë grekëve: “Këtu do t’u zërë lëngata…”. Ali Kamja, Zaim Bubësi dhe trimi Arif Rodenji, Zunë pritat e sokëllinë: “Hajdeni grekër, ku jeni… Ne do vdesim, u vendos, do na qajnë fis e farë, Domosdo, do na kujtojnë, se do vdesim si shqiptarë. Ju do mbeteni pa varre, se të ligjtë, s’kanë nderime, Cila bushtër, grek të tha, që të shkelësh tokën time…” Dyfekët kërcisnin rëndë, të dy palët breg më breg, Një palë binte në llogore, një palë binte në hendek. Krisma krismën e përcillte, klithma klithmën e shurdhonte, Ç’qe ai nëpër rrëpira, si shqiponja fluturonte. Ishte Mete Topojani, tha: “O shokë, këngën ma mbani, O shokë këngën ma mbani, këngën që kërkon vatani. Këngën do ta shkruajmë sot, o me gjak o me barot, Po s’e sosa këngën dot, ju këndoni, s’dua lotë…”. Ç’është ai që ka zënë shkembin edhe zjarr po vjell tek guri, Me plumba ç’e mbolli vëndin, trimi ynë Hasan Mërkuri. Ç’është ai më të përtejmë, tek mulliri, tek dëllënja, Eshtë derë e sua trimi,luftëtari Nexhip Bënja. Godet qetë e godet rëndë, për çdo grek një plumb në ballë, S’ka fishekë por me këngë, i tmerroi greket të gjallë. O Muhamet bej Këlcyra, o Muhamet bej Oxhaku, Urdhërprerë: “S’kalohet gryke”, si qase grekët te pragu. Muhameti me Alinë thirrën: “Luftë grekërisë!” Grekërit dogjën Sarajet, krim dëshmi e historisë. Në atë kohë s’pikoi shiu, në atë kohë s’rrodhën gurrat, Ajo kohë vaditi tokën, me gjakun që derdhën burrat. Ajo kohë nuk harrohet, se nuk harrohen të rënët, Patriotët e Dëshnicës, s’vdesin kurrë, se s’vdesin këngët. Ishte Mars, katërmbëdhjetë, Gjirokastër , të ra gjëma, Kala me kokën tek retë, si e qase grekun brënda? Të mbahej një farë kongresi, kongres për “autonominë”, Të marrë “Vorio-Epirë”, të coptojë Shqipërinë. Grek, harrove kapedanët, ishin të gjithë shqipëtarë, Derdhën gjak, për ty luftuan, të gjthë Marko Boçarë. Harrove Pasha Alinë që të ndau nga Turqia, Ndaj ç’pate me Shqipërinë, s’të kujtohet historia? Po fundja, ta dish, luftuam, se Greqia ka qënë jona, Kështu dëshmon lashtësia dhe Homeri,dhe Dodona. Koha shkon dhe ti akoma, ëndërron “Vorio-Epirë”, Mbete djall në ditët tona, ti vampirë përmbi vampirë. * U recitua nga vet autori, më 21 qershor 2014, në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë.Tiranë, prill 2019

Në pranverën e këtij viti mbushen plot 105 vjet nga barbaritë greke në Jugun e Shqipërisë dhe sidomos në Krahinën e Dëshnicës, ku u masakruan mbi 200 burra, gra e fëmijë dhe u dogjën mbi 1000 shtëpi e u grabiten bagëti e pasuri të tjera të kësaj krahine, vetëm pse dëshnicarët nuk ishte e besimit ortodoks. Një ngjarje e dhimbshme që filloi në vitin 1913 dhe mbaroi ne pranverën e një viti më pas. Shoqata jonë “Dëshnica” e përkujtoi këtë ngjarje 5 vjet më parë në një aktiv-itet të sajin në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, në kuadrin e 100 vjetorit të saj. Gjejmë rastin që në këtë 105 vjetor, të ribotojmë për efekt kujtese, vetëm dy materiale që janë botuar edhe në Gazetën “Dëshnica”, korrik 2014.

PËKUJTIMORE NË 105-VJETORIN E MASAKRAVE GREKE NË DËSHNICË

Nga ZENO JAHAJIsh diplomat për disa kohë në Greqi mjaft vite më parë.

Të mos i harrojmë të këqijat e bëra ndaj neshtrojet dhe mbi popullsinë shqiptare. Barbarët besojnë se zakonet apo pretendimet primi-tive të fshatit të tyre janë ligje të natyrës dhe se cilido tjetër që nuk i pranon apo nuk u nënshtrohet këtyre zakoneve, ai do të gjen-det përpara presionit ose për t’u ndrequr si-pas atyre që barbarët i quajnë ligje, ose për t’u shkatërruar.

Gjendja tjetër është qytetërimi: Njerëzit e qytetëruar janë në gjendje të ekuilibrojnë mendimet kontradiktore në mëndjet e tyre, domethënë të zhvillohen përmes bashkë-jetesës e tolerancës – një pasuri e rrallë, ndoshta ekskluzivisht shqiptare.

Por unë mendoj se ne shqiptarët duhet të ruhemi nga gjëndje e tretë e kulturës: nga mbetja pas kohës. Shqiptarët nuk u përshtatën në kohën e duhur me procesin e nacionalizmit shtetbërës ku u përfshi e gjithë Europa e shekullit të 19-të. Dy fqinjët tokësorë të shqiptarëve qenë nga të parët e fillimshekullit të 19-të që e kurorëzuan me sukses këtë proces. Shqiptarët pritën fillimshekullin e 20-të - plot një shekull vonesë për të “kapur fillin”. Ndërkohë, fqinjët tanë që i kishin “blinduar” tanimë shtetin, organizimin, forcën dhe ushtritë, shfrytëzuan momentet për të arritur objektivat e tyre nacionaliste përmes zgjerimit të teritoreve.

Sot pas një shekulli ne përkujtojmë bar-baritë e kryera mbi popullsinë dhe në tokën shqiptare, nga forcat e errëta që dolën nga fqinjët tanë të jugut, të ardhura me forcën e armëve, për të krijuar terrenin e faktit të kryer e për t’a përdorur këtë pastaj si argument në konferencat diplomatike. Kjo ishte e vetmja zgjidhje që u vinte për shtat.Populli shqiptar nuk u përgjigj me barbarizëm, as atëherë, as kurrë ndonjëherë.Sidoqoftë, ne duhet ta përkujtojmë dhe shenjtërojmë historinë dhe trojet tona kombëtare, sepse pa këtë hap nuk mund të kemi një bosht për sigurinë dhe ndërtimin e të ardhmes tonë kombëtare. Të gjithë popujt e kombet e kanë një bosht të tillë, po të doni, një strategji kombëtare, të prekshme dhe të detyrueshme, jo moral-izime, jo thjeshtë ndjenja kombëtare.

Interesat kombëtare nuk mund të zh-villohen pa programe kombëtare e aq më pak vetëm me ndjenja kombëtare. Një komb serioz çmohet për të gjithë proce-sin e realpolitikës dhe jo vetëm për proce-sin e moralpolitikës. Kur them programe kombëtare nuk kam parasysh doktrina në kurriz të kombeve të tjerë. Sikurse e thotë edhe i madhi Kadare, shqiptarët, ndonëse nuk falin lehtë, nuk kanë krijuar kurrë asnjë doktrinë për zhbërje, shfytyrim a dëmtim të kombeve të tjerë. “Në Ballkan – thotë ai, ku arsyet për krenari janë zakonisht të pakta, kjo do të ishte njëra prej krenarive të kombit tonë.” Prandaj kombi shqiptar nuk ka kulti-vuar urrejtje, as doktrina që pjellin urrejtje. Përkundrazi, jo rrallë, madje në momente kyçe të historisë së Ballkanit, populli shqip-tar e ka ndarë fatin e vet me fatin e popujve fqinjë.

Përkujtimorja që zhvillojmë sot përcjell pikërisht mesazhin se gjeografia dhe histo-ria na ka dhënë një fat të përbashkët. Bota globale që po jetojmë i bashkon dhe do t’i bashkojë akoma më shumë fatet e popujve. Prandaj edhe barbaritë e një shekulli më parë apo ringjalljet e tyre me çfardo petku, janë jo vetëm të jashtëkohëshme, por edhe të dëmshme, sepse intoksikojnë pa dallim kufinjsh.

Duke ju falënderuar edhe një herë për ft-esën, si dhe për kënaqësinë që më dhatë për të folur, dëshiroj edhe unë të uroj: Të rritet më tej krenaria e dëshnicarëve, për ta shtuar edhe më shumë krenarinë tonë kom-bëtare.

Tiranë, 21 qershor 2014

Nuk shuhet kurrë Dëshnica (100 vjet në 100 vargje)

Poemë, kushtuar barbarive greke në Krahinën e Dëshnicës, më 1913-1914*

Page 12: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

12 — Nr. 74, Prill 2019

Në Luftën e Dytë Botërore, në Londer, ishte shpallur ora e ndalimqarkullimit. Pas orës tetëmbëdhjetë, cilido që, do të gux-onte te lëvizte ne rrugë, do te vritej, pa paralajmërim. Ky ishte urdhëri i Kryeminis-trit të vendit, Uinston Churchill.Churchilli e kishte zakon që, mbremjeve, gjithmonë të bënte një shetitje në park. Çuditërisht, ajo ditë, ishte e pazakonte për Londren. Në gjithë qytetin shkelqente dielli. Churchilli u ul në një stol në park dhe po kundronte perendimin e diellit, gjë të cilën, për arsye të luftës, prej shumë kohësh nuk e kishte bërë. Dikur, kur dielli u zhduk në horizont, ai shikoi orën dhe pa se kishte shkelur urdhrin mbi ndalimqarkullimin. Ora tetëm-bëdhjetë kishte kaluar me kohë. Vendi ku ai ndodhej ishte afërsisht një milje larg sht-episë së tij.

Çfarë mund të bënte Churchilli me urdhrin (ne fakt urdhrin e tij) mbi ndalimqa-rkullimin e njerëzve? Nese do te provonte ta shkelte atë, natyrisht që do te vritej. Kështu ishte urdhri i tij. As Churchillin nuk e perjashtonte. I hodhi një sy vendit aty perreth, nëse do te kishte mundësi të fuste diku kokën. Kush nuk do ta pranonte atë në shtëpi, shpetimtarin e kombit, natyrisht nëse do ta njihte. Ai trokiti në derën e parë që pa. Nuk dihet përse por, ai ishte i pa-fat atë natë. Dera ku ai trokiti ishte spitali psiqiatrik i qytetit.

Një burre, trupmadh dhe muskuloz e hapi menjehere derën. Churchilli iu drejtua atij:

„Më falni për shqetesimin! Une jam Ëinston Churchill, kryeministri i juaj, sigur-isht që më njihni“. Pa e zgjatur më, burri muskuloz e mbërtheu përkrahu bullafiqin dhe e terhoqi me forcë brenda duke ja mb-yllur deren nga pas shpines.

„Futu, futu brenda edhe ti, i shtati Churchill. Edhe gjashtë te tjerë i kemi ketu“, i tha ai kryeministrit dhe e tërhoqi me forcë në korridor. Por, Churchilli, vazh-donte të ngulte kembë që ta sqaronte njer-iun e paarsyeshem duke i thënë se, unë, nuk jam i çmendur por, jam kryeministri i vertetë i juaj dhe i gjithë Anglisë, Ëinston Churchill…

Muskulozi, i cili nuk kishte aspak ndër-mend që ta lëshonte trashaluqin nga kra-hu, ju pergjigj:

“Ju të gjithë kështu thoni. Edhe ata tëg-jashtë të tjerët që janë këtu, kështu thonë. Secili nga ata është kryeministri i vërtetë i Anglisë. Unë po të dërgoj në dhomën e tyre dhe, ju, gjejeni vetë se, cili nga ju,

Një kuriozitet për Ish Kryeministri e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas, Uinston Çurçill.

Çurçilli në çmendinë

është kryeministri ynë i vërtetë”, dhe e shtyu perpara.

Churchilli nuk kishte asnjë shans tjeter vecse te zbatonte urdherat e burrit musku-loz dhe të kalonte natën aty, në çmendinë, pa ditur se çfarë do ta priste. Edhe sikur të mund të dilte prej andej, ai do te vritej në rrugë. Kush nuk guxonte të zbatonte urd-herin e tij!?

Portieri e dergoi në dhomën e bul-lafiqëve, gjashtë “Churchillve” te tjerë, të cilët po pinin cigare nga ato që pinte Churchilli i vertetë dhe, merreshin me plane lufte. Sapo ai u fut brenda, të gjithë u ngritën në kembë dhe e pershëndetën me dy gishta, në formë V, shenja Victory.

“Ju urojmë mirëseardhjen“! i thanë ata, thuajse, njëzeri. Ata, të gjithë dukeshin tamam si ai, bullafiqë, arrogantë dhe, cig-arepirës, nga ato që pinte ai. E gjithë nata kaloi me diskutime te ashpra. Ai ju thoshte atyre:

„Ju jeni të çmendur, unë jam Churchilli i vërtetë.

Ata vetem qeshnin dhe shumë te qetë i pergjigjeshin: „Secili nga ne këtu, është Churchill i vertetë. Nuk ka Churchill fallso“ dhe… Megjithatë, Churchilli nuk dorëzo-hej.

„Churchilli i vertetë jam vetëm unë. Nuk më njihni ju mua!? Unë jam kryeministri i juaj. Ju jeni te çmendur“

„Natyrisht që të njohim dhe, gëzohemi

shumë që, nga gjashtë Churchillë, u bëmë shtatë. Por, i vetmi ndryshim midis nesh është se, ti je Churchilli i shtatë. Asgjë më tepër. Sigurisht që do të vijnë edhe të tjerë dhe, ti, nuk do të jesh më i fundit. Edhe ne, edhe ata që do të vijne, të gjithë jemi Churchillë të vertetë. Nuk ka Churchill fall-so“, i përgjigjeshin ata, qetë, qetë

Churchilli kaloi një natë të tmerrshme me ata Churchillë të çmendur të cilët vetëm pinin cigare si ato të tijat dhe, bënin plane lufte se, si ta mundnin Hitlerin. Dikur ai vetëm heshti duke menduar se, heshtja, ishte mjeti më i mirë përballë atyre idiotve.

Por ata nuk e linin rehat. “Përse e mb-ylle gojen? Nëse je Churchilli i vërtetë, kështu si ne, duhet të marrësh pjesë në planet tona të luftës, për të mposhtur Hit-lerin dhe, shpëtuar Anglinë dhe botën nga ai përbindesh. Vendi nuk ka qenë kurrë më në rrezik dhe, ti hesht, si një frikacak. Si mund të të besojmë ty se ti, je Churchilli i vërtetë“, vazhdonin ata.

Më vonë, kur Churchilli e kujtonte atë natë, thoshte: „Dikur fillova të dyshoja me të vërtetë… ata njerëz, dukeshin aq të sigurtë sa… kush e din? Ndoshta isha unë i çmenduri aty. Po aq i sigurtë sa isha unë si Churchilli i vërtetë, ishin edhe ata. Madje, ata dukeshin më të sigurtë, se unë .Tek unë shfaqeshin shenja inati dhe dys-himi…”

Të nesërmen i telefonoi menjëherë

sekretarit të vet. Ne qytet kishte pllakosur tmerri dhe frika mbi zhdukjen e mister-shme te kryeministrit. Gjithkush e kishte gdhirë në kerkim por, pa i shkuar mendja askujt se, kryeministri i Anglisë, ishte mbyl-lur në psikiatri..Kur forcat e sigurisë arritën në psikiatri, iu turrën menjehere portjerit, duke e sharë dhe bërtitur: “Ti je një idiot! Si guxon te mbash kryeministrin me forcë në psikiatri si të çmendur“…

Roja u përgjigj i qetë: „Zotrinjë, futuni një herë aty brenda dhe, do të gjeni edhe gjashtë kryeministra të tjerë, tamam si ky i vërteti. Të gjithë thonë të njejten gjë: Unë jam kryeministri i vërtetë i Anglisë, Ëinston Churchill. Dhe nga mund ta dija unë se, cili nga ata të shtatë, është kryeministri ynë i vërtetë“!?

Kur shoqëruesit i panë të gjashtë “Kry-eministrat“ e tjerë, i dhane të drejtë rojes dhe i kerkuan falje. „Paske pasur të drejtë por, ne, do të marrim kryeministrin e vër-tetë.

„Si është e mundur që, të ketë kaq pa-drejtësi tek ne!? Si guxojnë të vijnë këtu dhe të marrin Churchillin fallso dhe, për ne, gjashtë Churchillët e vërtetë, nuk ku-jdeset askush!? Do të protestojmë, do t’ì bëjmë thirrje popullit të ngrihet“, deklaruan ata me të madhe.

Lekë Imeraj – shkrimtar dhe përkthyes(Marë nga gazeta “Dita”, 3 mars 2019)

Pukevili në KëlcyrëPo çfarë pa Pukëvili tek këto pamje piktoreske që ia

la Titianit apo Salvator Rosës, këtyre mjeshtrave të mëd-henj, për t`i përshkruar?

Sigurisht që përballë tij ndodhej mali i Trebeshinës, ku kullotin kope të panumërta e ku rriten bimë të shumta mjeksore. Para syve të tij, mali është shfaqur me të gjitha ngjyrat e ylberit. Nuk e dimë se në cilën pjesë të ditës u mrekullua Pukëvili para këtij mali.

Në agim është gri, pastaj në vjollcë, me daljen e diellit shfaqet në një purpur të ndezur. Në mes-ditë mbi majën e malit bie e kaltërta e qiellit. Mbasdite, një e verdhë e lehtë, gjersa kthehet në ngjyrë trëndafili, pastaj në gri, në ngjyrë gështenje, më në fund ngjyra e natës. Në dimër mali mbulohet nga bora dhe vezullon nga ngjyra e bardhë.

Në pranverë mbulohet nga bari, por edhe nga pemët dhe mbisudon e gjelbërta. Në vjeshtë një mozaik i rrallë

Konsulli i Francës, François Pouqueville, pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë, gjatë udhëtimeve të tij në Shqipërinë e Jugut, kur arriti në qytetin e Këlcyrës u mrekullua nga malet që e rrethonin atë:

“….. malet që i rrinë rrotull paraqesin një skenë me pyje të dendur dhe me maja të zhveshura, një kontrast i thellë piktoresk, skenë e vlefshme për penën e Titianit apo Salvator Rosës”

ngjyrash. Mali ngjan me një gur diamanti gjigand që ve-zullon nga të katër anët.

Aty ngjyrat shpalosen njëra pas tjetrës : e kuqja, viola, portokalli, ngjyrë e trëndafilit, e verdha, kafja e të tjera ngjyra që këtu në Trebeshinë nuk janë më ngjyra të za-konshme, por janë ngjyrat e një magjie të vërtetë: herë shfaqen të ndritshme dhe herë të errëta në varësi të kupës qiellore e cila herë është e mbuluar nga retë dhe herë shkëlqen nga rrezet e diellit.

Po çfarë pa Pukëvili që ua la mjeshtërve të mëdhenj për t`i përshkruar këto pamje? Dhëmbelin dhe Grykën e Këlcyrës ku reflekse diamantesh formohen në lindje të ditës dhe shformësohen më vonë. Pastaj, pamje të tjera të mrekullueshme që ia lënë vendin njëra-tjetrës shfaqen përgjatë gjithë luginës së Dëshnicës.

Kujtim Mateli

Page 13: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 13

(vijon nga faqja 3)

U dukën thuajse hapur të tjera synime, ndryshe nga ato për të cilat ishte premtuar me zhurmë. Shumë nga të punësuarit u zh-gënjyen dhe heshtën, ndërsa të tjerë u re-beluan, bënë gati të pamundurën, por nuk ia dolën dot. I tillë ishte dhe Financieri.

Novela “I dënuar pa e ditur” shtjellon ngjarje të viteve 1970-74, në një qytet të sk-ajit jugor të Shqipërisë. Në këtë qytet kanë ardhur me urdhër nga qendra për të punuar tre punonjës të rinj, një pedagog universitar dhe dy mësues kosovarë, që kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror. Motivet me të cilat janë përcjellë të tre janë formuluar me fjalë shumë të mira, por në vazhdim zbulohet gradualisht se kanë ardhur të dënuar. Në praktikat e reja shtetërore fjala e tmerrshme internim ishte zëvendësuar me sloganin pa-triotik e të nderuar: “Të punojmë ku të ketë nevojë Atdheu”. Në emër të një patriotizmi të rremë, largoheshin nga qytetet njerëzit që shfaqnin kundërshtinë e tyre ndaj prakti-kave të gabuara të pushtetit të kohës.

Shkrimtari Ylli Hoxhaj vëren se novela “Një kirurg i çmendur” e vë lexuesin para pasqyrës së kohës që të rishikojë e të rivlerësojë pozicionin e tij qytetar. Në faqet e novelës e ndjen veten sikur ndodhesh në një pyll të errët që në çdo kthese dëgjon hungërimën e ulërimën e bishave te uritura që të copëtojnë pjesë-pjesë. Dhe brenda këtij tmerri lëvizin, gjallojnë, përpiqen të jetojë e të punojnë; të ëndërrojnë e të sakrifikojmë: unë e ti, fëmijët tanë, brezat që jetojmë e ata që do të shkojnë edhe më tej… Doktor Zefi është viktima tragjike e një mjeku të talentuar, që nuk u rezistoi dot mbrapshtësive të kohës, u bë pjesë e tyre dhe që përfundoi në një kriminel të çmendur. Helidona, e ëma e tij, Drejtoresha e spitalit privat: një maniake e parave të pista, makute, që prostituon ende me pushtetarët dhe nuk pyet për tjetërsimin e djalit në një vrasës të rrezikshëm.. Eliona, vajza virtuoze, që ndërpret ëndrrat e saj si studente dhe bëhet viktimë e marrëzive dhe amoralitetit të kohës… Autori ka të përfunduara disa novela të tjera dhe tregime të cilat priten të botohen në disa libra në të ardhmen.

DASHNOR SELIMI

Dashnor Selimiu lind në gusht të vitit 1966 në fshatin Goricë. Është marrë me letërsi që në moshë të re, duke botuar poezi, tregime dhe publicistikë në organe të ndryshme të shtypit lokal e qendror. Ka marë pjesë në disa antologji me poezi dhe prozë. Sekretar i Lidhjes së Krijuesve “Dega e Blertë” në Selanik. Në qershor të vitit 2010 Ë.P.S. në një konkurs të organizuar në Indi e vlerëson me çmimin special të konkur-sit. Νë vitin 2008 libri “Ëngjëjt e heshtur” vlerësohet me çmimin e parë nga Lidhja e

Krijuesve “Pegasi Albania”. Në vitin 2005 Shoqata ’’Nënë Tereza’’ në konkursin vjetor e vlerëson me çmim të parë në publicistikë. Më 15 nëntor 2015, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë i jep çmimin vjetor të poezisë në ’’Takimet e vjeshtës’’, organizuar në Kërçovë. Romani ‘’Pasioni’’ vlerësohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Përmetit ’’Naim Frashëri’’ si romani më i mirë i vitit 2016. Për krijimtarinë e tij letrare janë realizuar disa emisione televizive dhe radiofonike në Shqipëri dhe në Diasporë. Talenti i tij spikati që herët, në fillim në publicistikë e më vonë në krijimta-rinë artistike duke zënë një vend të merituar në letërsinë dëshnicare dhe me rrezatim brenda dhe jashtë vendit, duke u bërë i njo-hur edhe në Greqi midis shqiptarëve që në këtë vend e kapërcejnë shifrën e gjysmë mi-lioni. Poezia e tij rrezaton vendlindjen e vet, Goricën, aty ku kaloi fëmijërinë. Poezia e tij rrezaton Dëshnicën që laget nga dy lumenj: Vjosa dhe Dëshnica, emër i cili nuk dihet se kush ia dha i pari: krahina i dha emrin e vet lumit apo lumi krahinës. Poezia e Dashnor Selimit paraqet artistikisht mrekullinë dësh-nicare, mrekulli që shfaqet në natyrë dhe në botën shpirtërore të banorëve të saj. Realiteti i ri ku jeton e punon në Selanik të Greqisë i ka dhënë poezisë përmasa të reja. Poezia e tij paraqet njeriun e kohëve moderne që punon e jeton ku t`i jepet mu-ndësia, por që nuk e harron kurrë folezën prej nga nisi fluturimin. Deri tani ka botuar 6 vëllime me poezi si dhe dy romane. Vaz-hdon të shkruaj dhe të botojë pa ndërprerje.

VERON HOXHAJ

Veron Hoxhaj u lind më 7 mars 1970, në fshatin Topojan të rrethit të Përmetit. Puna e tij është Mjeshtër Guri (skulptor dhe piktor). Është, po ashtu, donator tek shtëpia e fëmijëve jetim. Poezinë e konsideron si: “fryti i ëmbël me shije shumë që në damarët e gjakut të tij, lundron si lumë”. Pas viteve 1990 jeton me familjen e tij në Greqi.

shqiptar të pas viteve 1990. Ka botuar katër vëllime poetike dhe është i pranishëm me poezinë e tij në shtypin e përditshëm.

SELAM DELIU

Selam Deliu, në vitin 2002 boton vëlli-min poetik “Mes lulesh e hedh zemrën”. Fillimet e krijimtarisë së tij shenjohen që në bangat e shkollës 8-vjeçare Katundishtë ku si mësues letërsie kishte poetin e mirënjo-hur Lumo Kolleshi. Poezia e Selam Deliut ka brenda ngjyrat e vendlindjes së tij, së cilës i këndon me vargje që mbajnë brenda aromën e luleve dhe ritmin e valleve, hënën fytyrmbuluar me tisin e reve dhe bilbilat që këndojnë në korije. Poeti ndjen dhimbje për fatin e vështirë të shqiptarit përgjatë histo-

Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare të çonte në stane apo në arat e ngarkuara me bimët bujqësore, nën ritmin e jetës që mbushte hapësirat e fshatit, Ylli Selfo pro-vonte të shkruante për çfarë i shihte syri dhe i këndonte zemra. Ndaj poezia e tij gjallon nga zërat e barinjve dhe kënga e bilbilit, nga mendimi i bujkut dhe ciltërsia e fëmijve që shkojnë në shkollë. Përveç natyrës së bukur dhe jetës në fshat, në poezinë e Ylli Selfos ka lënë gjurmët e veta dhe letërsia e Ril-indjes sonë Kombëtare, ndihet në vargjet e këtij vëllimi universi poetik i Naimit Frashërit dhe Çajupit. Poezia “Shpresë” jep kontek-stin e ri të emigrimit që u krijua pas viteteve 1990 dhe qëndrimin e autorit për këto lëvizje masive të shqiptarëve duke iu drejtuar vetë engjëllit të Zotit: “Kur më dhe tokën dhe detin/ Për të qenë si njerëzia,/ Ç`deshe që më dhe kurbetin/ Dhe s`më duket pro-kopia?!” Autori ndalet tek vazhdimësia e shqiptarëve në breza, tek rrënjët e identitetit tonë kombëtar që ruhet nga njëra periudhë historike në tjetrën, pikërisht në këtë truall që është ruajtur me forcën e armëve dhe zgjuarësinë e bijve të saj: “ Në Evropë kam hedhur rrënjët/ Dhe prej saj s`ka Zot t`më shkuli,/ Po të ngjallet prapë Bismarku,/ Do të ngjallet dhe Abdyli”. Krijimtarinë e tij ndër vite e ka përmbledhur në vëllimin poetik “Dashuri e mërguar”, 2008

ISLAM KALEMI

Islam Kalemi u lind në fshatin Ka-tundisht më 07.07 1940 dhe u nda nga jeta më 17. 06. 2018. Shkollën fillore e bëri në vendlindje, ndërsa 7-vjeçaren e vazhdoi në qytetin e Këlcyrës. Mbas mbarimit të shkollës së mesme për agronomi, emëro-het agronom i mesëm në frutikulturë dhe llogaritar në kooperativën bujqësore Ka-tundishtë.Veprimtarinë letrare e ka zhvilluar qysh në shkollën e mesme. Krijimtaria e tij ka qenë e përqëndruar në letërsinë artistike dhe publistikë. Është vlerësuar me Çmim-in e parë në Greqi për fabulën “Miza dhe risë së tij, kur për popuj të tjerë: “Pema e

fatit i poqi kokrat,/ Për ne nuk i lëshoka as fletët”(faqe 43). Megjithatë thirja e poetit është e fortë për të ecur përpara: “ Jetën/ Nuk e kam zhvlerësuar kurrë/ Dhe kur dhimbja ka kaluar caqet e durimit”.(faqe 44). Jetën nuk e zhvlerësoi as kur dallgët e detit i përpinë vajzën që donte, as kur në vend të huaj ndihej si një trung i prerë. Në moshë rinore Selam Deliu shpërndau këtë buqetë të bukur poetike dhe lexuesi ka vite që është në pritje të buqetës së radhës.

YLLI SELFO

Ylli Selfo u lind në Tiranë më 15. 02. 1959. Një pjesë të rëndësishme të jetës së tij i kaloi në fshatin e prindërve të tij në Çorrogunj ku shfaqi dhe frymëzimet e para poetike. Aty në rrëzë të malit Trebeshinë, ku burojnë ujrat e kristalta të malit, ku erërat dhe flladet ia lënë vendin njëra-tjetrës, rrugës që

Në poezinë e tij ndihet vazhdimisht shqetësimi për vendlindjen dhe Atdheun, për njerëzit e dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit në emigrim. Vargu godet fort pabaraz-inë shoqërore që u krijua si rezultat i korrup-sionit që u ngrit deri në nivelet më të larta të qeverisjes dhe që nëpunësit e thjeshtë nga ato kolltuqe u zhndërruan në biznesmenë, që autorit i shëmbëllejnë si këpushat që fry-hen mbi shpinën e tjetrit. Në poezinë e tij ndi-het dhimbja për trojet shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë nga fuqitë evropiane në Konferencën e Londrës të vitit 1913. Një nga këto pjesë të copëtuara pamëshirshëm është dhe Çamëria për të cilën poeti ndjen dhimbje dhe bën thirrje që të mos e har-rojmë kurrë. Njeriu i vendlindjes së tij dhe natyra e bukur janë ndërthurur artistikisht duke na dhënë realitete estetike të fshatit

kunupi”, 2003. Ka vlerësime të ndryshme dhe Certifikata nga Lidhja Ndërkombëtare e krijuesve Pegasi, Gjirokastër, Tiranë dhe Kosovë.

Në krijimtarinë e tij poetike ndërthuret bukuria e vendlindjes me shpirtin e bardhë të banorëve të saj, lufta dhe përpjekjet e njerëzve punëtorë për t`i sjellë Atdheut lum-turi dhe begati. U këndon vendeve të shen-jta të besimeve tona rreth të cilit mblidhet njerëzia për t`i dhënë dashuri dhe mirëkup-tim njëri-tjetrit. Dënon djallëzinë që gjymton shpirtin e njeriut duke ngritur në kult të bu-kurën dhe të mirën. Në fabulat e tij dënohen veset e njeriut që rend pas një jete që nuk i sjell vlera shoqërisë në të cilën jetojmë. Kri-jimtaria e tij numëron 7 vëllime poetike, dy vëllime poetike në anglisht dhe disa libra të tjerë me publicistikë, monografi dhe studime.

(Pjesa tjetër, në numrin e ardhshëm).

Page 14: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

14 — Nr. 74, Prill 2019

Kur më zë malliKur më zë malli t’i shoh vendësit e mi,zbres o në Mannheim, o në Heidelberg.Dhe i gjej të mërzitur, të lodhur e të tylët,plot përshpërimë e plot mall,me shi lotësh e marrish,në atë thyerje të ftohtë lakmie,në atë ftohtësi të madhe metropole.E ulem me ta e bisedoj,e ligështohem në shpirt kur i shohsi u ka ikur ngjyra, si u ka ikur shikimi.Dhe s’mendojnë asgjë tjetër.Pas që gjithë ditën në rrugë me melankolinëe vdekjen e kanë futur nëpër xhepa,duar dhe kokë.Trima si vetëtima-thotë askushi.I verboi lakmia-thotë dikushi.Se në Europë nuk vdes askushi,pos nga marria e lakmia.

TeatriEnde e gjithë ditën janë të goditur.Nga marramendja me fytyrë cjapi, e dhie e horde, mundime rraskapitur, e vrapojnë e u zë frymën hapi.

Kishin dalë në sulm gjahtarësh-dhe kishin armë urrejtjen e egër,aktorë teatrash amatore e zagarë.Nuhatës në zanat aq të vjetër, rrallë ktheheshin në njeri gjyqar. Pastaj pamja, pastaj skamja, vrena,parafytyrimi, gjykimi, pastaj dija.Kafkë e thyer në kulisë e emra, ku mbet vetëdija, ku mbet lirija…?!

Ja pra, mashtrimi, univerzumi,në mbinë si në rrugë, hiri e zalli,nga marramendja u vritet truri.Fotografi e teatrit krye katundi.

Bëmë çka nuk bëmëBëmë, çka nuk bëmë?Në të katër anët pushtuesin tek dera e lamë.Na e gjymtoi ëndërrën,na e ndaloi frymëmarrjen,na e vrau dëshirën, na e coptoi atdheun.Në emër të lirisë na varrosi së gjalli.

Bëmë, çka nuk bëmë?Kryqzatë, pas kryqëzate, ushtri pas ushtrie.Na e plagosën trupin.Donin të na zhduknin !

Bëmë, çka nuk bëmë?A do mjaftojë kjo e bëmë…të shpëtojmë nga urrejtja?Urrejtja helmuese e djallit, djallit të kuq dymijë vjeçar.Bëmë çka nuk bëmë, a do të mbesim shqipëtar?

Viernheim, Gjermani, Korrik 2006

* * * Krijimtari poetike * * *Vargje poetike nga Fazli Behlulaj.

MallMë ka marë malli shumë,Eh, more shokët e mi,Që të mblidheshim një ditë, Ashtu siç qemë në rini.

Është e pamundur të ndodhë,Ajo kohë nuk vjen më,Ca janë larguar nga jeta, Ca në mërgim e pa zë.

Dua t’i them nja dy fjalë,Të bëj dhe ndonjë shaka,S’ishin pak, por dyzet vite,Punuar e jetuar me ta.

Në zanat, qemë të rinj fare,Ardhur që të gjithë nga fshatrat,Nga kandili me vajguri,Nga “dritat”,që bënin shkarpat.

Punuam ditën edhe natën,Pa përtim dhe pa u ndjerë,Shpesh u ndeshëm dhe me vdekjen,Por s’thamë “u lodhëm”, një herë.

Këta njerëz kërkonte koha,Koha e zhvillimeve,Të ndriçonte Shqipëria,T’u afrohej shoqeve.

S’jam poet, por më flet zemra,Për të thënë ca fjalë malli,Kur qënke larg nga Vatani,U bëke “poet” nga halli.

U bëke “poet” nga halli,Se nuk jemi pranë e pranëNuk jemi ashtu së toku,Të flisnim ballëpërballë

Ndaj po shkruaj disa rreshta,Për seicilin, një për një, Nëse nuk i them të tëra,Dhe t’më shani, nuk them gjë.

Desha që të flas më parë, Për të larguarit nga jeta,Për ata që kanë lënë emërDhe nuk hiqen nga kujtesa.

Jam ca larg, si i mërguar,Edhe lotët nuk më mbahen,Nuk më bindet kollaj lapsi,Po me shpirt nga Ju nuk ndahem. * * *

Po filloj me Ramadanin,Bir i fshatit Podgoran,Të djalit nga Kopollarët,Burrë i burrave, me taban.

Ish i matur, fjalë shtruar,Rallë në jetë të kish gabuar,Katërmbëdhjet vjeç la fshatin,Shumë shpejt punën kish provuar.

Në Marinë kish bërë ushtrinë,Patrulluar ujrat me dallgë,E kish shkelur dhe Rusinë,Gjer në Vladivostok, largë

Përgjegjës i zonës sonë,Gjersa doli në pension,Atje ku shkoi këmb’ e tija,

Me rrespekt mbeti gjithëmonë.

Ashtu si klloçka mbledh zogjtë,U soll me ne dhe ai,Ndaj në fshatra të Dëshnicës, Për atë ngrihej dolli. * * *

Dy fjalë për Fërit Abazin,I lindur në Taroninë,Rritur nëna me mundime, Se babai e la jetimë.

Si nga shtati dhe zanati,Feriti ishte më lart,Shquante nga gjithë ne të tjerët, I ngjante plepit kavak.

Dymbëdhjet vite me radhë,Çuditi një njerëzi,I qëndroi nënës tek shtrati, Rrespektmadh mbeti ai

Edhe pse ishte me halle,Priste, përcillte me nder,Fjalëve ua gjente vendin, Ishte burrë me haber.

Por punës nuk iu përtua, Ishte ditë, a ishte natë,Nuk të falte për detyrën,Kudo shkoi, i bënte “zap…”

Feriti me Ramadanin, Kanë ikur në atë botë,Por ne që i kemi njohur,Nga zemra s’i heqim dot. * * *

Si të mos i them dy fjalë,Për atë burrë babaxhanI lindur në Hysesanaj,Dhe Kadri emrin e mban?

Njeri i gatuar sëmbari,I shkuar në shoqëri,I pritur, i muhabetit,Me namuz dhe erzeli.

Punës kurrë nuk i qe ndarë,Brodhi zonën anë e mbanë,Rodenj, Pavar edhe Kajcë,Leskovec, Luarë, Topojan.

Kudo shkoi i ndriti puna,Diell të ishte apo shi,Edhe “kampion”, mund t’i thosheKur merte shtangën ai.

Që të dy me Ranadanin,Podgoranit i bënë nder,Zanatçij të dorës parë,Zemërbardhë e gojë sheqer. * * *

Pak fjalë për Osman Brahimin,Ç’ti thoshe për zanatçi ?Trup të thatë e burrë zakoni,Por dhe pakëz “sevdalli…”Topojani e kish lindur.Ku piqej rrushi me famë,Ku vënçe ngrihej dollia,Mes tyre gjeje Osmanë.

Dhe pse punës s’iu nda kurrë, Shtëpinë e bënte “Teqe…”,Mikpritës, s’ia gjeje shokun,Shpesh në borxh na kish vënë ne.

I shkathët, i pa përtuar,Kurrë nuk u lodh ky njeri,Në dimër, a në behar,Kudo ndjehej dora e tij.

Nuk harrohet një mot dimri, Në atë borë e stuhi,Kambalecat majë shtylle,Të kish dritë në çdo shtëpi.

O Osman, ta pi dollinë“Barut” dyfeku ti ishe,Si në rini e “pleqëri”,Punës nuk i bëre hile. * * *

Vetvetiu fjalët shkojnë,Për Rexhepin, kajcalli,Njeriu që kishte dy emra,Thirrej dhe Muhamet Ali.

Ajo Kajca emërndriturQë “Moskë e Vogël’’, i thanë,Komandantë e pilotë nxori,Por dhe trima kordhëtarë.

Ahmet Kajcën kish në fis,Patriotin e Lirisë,Që dyfek kish bërë me turkun,Në të mirë të Shqipërisë.

S’ndjente lodhje ky Rexhepi,“Qëndiste’’ shtyllat me radhë,Nga Rodenji gjer në Kajcë,Ai qe “krisma” e parë. * * *

S’më ndalet lapsi së shkruari,Pa thënë dy fjalë për Hydanë,Për Hyda Demën që ndriti,Në Fshatin e Ri, kish vatanë.

Fillimet e punës tija,Qenë në Cerje e Shqeri,I brodhi fshatrat me radhë,Kur ishte fare i ri,

Pastaj qark i ra Dëshnicës,Për punë veten pati shok,Nga Gorica e Podgorani,Rëzës, deri në Kiçok.

Nuk i mjaftoi as Bubësi,Të shkonte në çdo shtëpi,Ndonjëherë dhe Dodoveci,Gjer poshtë, tek Ujët e Zi.

Për humor s’e kishte shokun,As për nder e mirësi,Me të dhe punët e rënda,I zgjidhje me lehtësi.

Vargje nga SKËNDER VODA(Kushtuar shokëve të mi elektriçistë)

Page 15: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

Nr. 74 Prill 2019 — 15

* * *

Po flas dhe për Kujtim TiçenEdhe ky nga Topojani,Elektriçist shumë i zoti,Kudo ishte punëmbaruari

Kur fshatrat po bënin “firë”U shërbeu sa më s’ka,Përballoi Shelq e Zhepovë,Dhe në Përmet shkoi më la.

Dy fjalë ia kam “si më vete…”Se qemë të dy vreshtaxhi,Prodhonim raki e verë, Mësuam zanat të ri.

Kur në Budva turistë shkuam,Dhe për pak faqet “i nximë”,I ngritëm dollitë me verë,Dymbëdhjet kupa i pimë.

Mirë që u ndamë me aq,Se ishim ca në dalldi,Do t’i lebetisnim shokët,Do çudisnim Maln’ e Zi

Nuk harroj ç’na panë sytë,Kur kaluam Shën Stefanë,Femrat zhveshur lakuriq,Siç qe Eva me Adamnë…

* * *

Ca fjalë për Ilmi SeliminE thërrisnim “inxhinier”,Njeri me veti të larta,Burrë fisnik dhe i ndjerë

Kur filloi punën me ne,I lipsej “kategoria…”Pa atë, hallet të zinin,Të priste kooperativa,

Ishim bashkë me RamadaninQë e nxorëm në “mejdan”I dhamë çfar meritonte,Elektriçist e “graduam”,

Ndodhi, e rrëzuan “nga fiku”,I thanë: “boll në …Elektrik…”,Por ai nuk iu trëmb kohës,Se ish dhe hidraulik !

Duke qënë me dy zanate,E nderove fisin tënd,Provat i dhe përmes punës, U shfaqe njeri me mënd.

Goricës ti nuk iu ndave, Aty u bëre me thinja,Aty mbi Ujët e Varur,Ku karshi është Trebeshina.

* * *

Për atë që flas tani, E ka emrin Irakli,E la zanatin me dhi,Mori profesion të ri.

Në Zhepovë, në Tafil-llarë,Prej atij fisi kish dalë,“Lili”, e thërrisnim ne,Ishte burrë dhe për qoshè.Ishte burrë me zakon,Jo vetëm në zonën tonë,Kudo që shkonte ai,

Shquhej dhe si shakaxhi.

U mor me pinca e tela, Dhe harroi ç’ishte kopeja,Në çdo fshat, apo shtëpi, Dera i hapej atij.

Me shokët e pati “grurë”Ashtu ishte dhe për punë,Patëm shoqëri të bërë,Si t’na kish lindur një nënë.

* * *

Edhe disa fjalë i kam, Për ca shokë në Ballaban,Kur vajtëm tok me Hydan,Fidrin e ri përfunduam.

Gjetëm nja dy djem të rinj, Hydai u thoshë “axhami…” Ata ishin djem flori, Si për punë e shoqëri.

Çoç do thosha nëpër radhë,Por s’janë llafe për të sharë,Po ua them pa bërë “bisht”,U pamë “shtëmbër” në Zallishtë.

Një që “grisej” në zhavor,S’qe i vogël mor të gjorë, Por i gjatë si lis në hije,Në shtyllë si pikpyetje rrije.

Dhe për ca llafe të tjera,I kam thënë kur ishte vera,Atë ditë të tetë qershorit,Ditëlindjen e përvjetorit.

Por dhe tjetrin s’po e lë,Se dhe ai s’qe pa gjë,Përgjegjësi ynë me takt,Shtëpitë në Komarak.

Qe për të bërë; “mashalla”,Me Hydan bënte shaka,Që të dy të terezisë,Qenë lezeti shoqërisë.

* * *

Dy fjalë dhe për Përparimin,Nga Memajt, në Katundishtë,Ishte njeri me virtyte, Dhe pse tek ne vonë u ngjizë.

Kur plot e shtronte me ne,Na thoshte ca mesele,Meselera nga tabani,Qeshnim sa nuk tundej mali.

Me shaka, jo me të sharë,Përgjegjësi i thoshë ca fjalë:-S’kam ikur nga tepeleku,Qoftë i pa thyeshëm dyfeku…

-Mos përgjegjës, ç’e cëmbis,Nuk jemi, në Katundishtë,Këtu je në Ballaban,Dhe “dyfeku” ia bën “bam…”!

Folë avash, e sa të mban,Nuk ka “mish” në këtë “stan”,“Kabull”, të qe më i ri,Por anon nga “pleqëri”.

Me punë e shaka përherë,Shkonte jeta pa u ndjerë,Silleshim si dëshnicarë,Në shpirt e kishim beharë.

* * *

Dua të lë dhe një shënim,Për shokun tonë Besim.Besimin nga fisi i Xhungës,Fillorojtës e kish punën.

Puna na lidhi me të,Herë me tel e herë me zë,Natë e ditë i pa përtuar,Detyrës s’i kish munguar.

Besim emrin ti e kishe,Dhe me shokët besnik ishe,I le gjurmët në çdo fshat,I shquar në atë zanat.

Shkuam mirë, e bëmë shaka, Me kada, e pa kada,Shoshokun, donim me shpirt,Qemë bekuar nga Perënditë. * * *

Gjer këtu i prura fjalët,Për t’ua thënë shokëve të mi,I kam mirë, a i kam ligsht,Zahmet bëni, falmëni,

Siç e them dhe në fillim,Çfar kam shkruar i kam nga malli,Nuk jam kalemxhi “i thekur”,Por “poet” i bërë nga halli.

Shokët që më nuk jetojnë,Meritojnë gjithnjë rrespekt,Ndërsa ne që jemi gjallë,Mbase shihemi në jetë.

Gjermani, mars 2019.

* * * Krijimtari poetike * * *Dhjetë epigrame…

Nga poeti ARBEN DUKA

Pa titull…

I bardhë si bora të jesh,i ndritur-i larë me flori,prapë do të shajnë patjetër,pa sharé nuk mbetet njeri!.

Pa titull…

Dhe këmbët gjithnjë më kanë çuar,ku ndizet flaka dhe zjarri,nga lufta kam ikur i fundit,në luftë kam shkuar i pari… Pa titull…E hodhën floririn-e tretën,në llum e llagëmin e zi,një shekull kaloi dhe e gjetën,floriri kish mbetur flori!..

Pa titull…

Mos lër mënjanë miqtë e vjetër,që vlejnë sa bota e tërë,se miqtë e rinj qé do gjesh,jané si kështjella né rërë!..

Pa titull…

Mbi tërbimin e shtrëngatës,mbi greminën pus të errët,ndrin një yll në mes të natës,kur janë shuar gjithé të tjerët!..

Pa titull…

Eh-dallandyshet-dallandyshet,i kam nektar të poezisé,ato gjithë jetën shtegëtojnë,veç né kërkim të dashurisë!

Pa titull…

Të kërkosh gjithë jetën,do mundohesh kot,një tjetër-si veten,nuk do ta gjesh dot!.. Pa titull…U gdhëndën fjalët në letër,kështjella të larta qëndrojnë:“Ca njerëz një jetë e kanë tepër,të tjerëve dhe dhjeté s’u mjaftojnë!…”

Pa titull…

Të mira bëj në këtë jetë,për to nevojë kané të tërë,po kur ta bésh hidhe në det,ose ta shkruash veç në rërë…Dhe asnjëherë-tek asnjeri,mos e përmend të mirën tënde,të mirën që të bëjnë ty,në shkëmbin më të lartë gdhënde!…

Pa titull…

Xhungla mbijeton,nga seleksionimi,me rregull e ligj,rron qytetërimi. Ndaj kur shkelen ligjet,dëmi nuk rrëfehet,gjithë qytetërimi,në një xhungël kthehet!(Marë nga gazeta “Dita”, 4 mars 2018)

Page 16: Dimensioni kombëtar i letërsisë dëshnicare · 2019-04-24 · -Krijuesit e saj ndër vite-Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVI i botimit

16 — Nr. 74, Prill 2019

cmyk

Faqosja: M&B Botime dhe Studio Grafike. Tel. (04) 22 33 283

Drejtor: GËZIM VODA (04) 222 75 36; 069 27 56 451.Kryeredaktor: NURI DRAGOJ (04) 22 51 372, 069 20 95 741Zv/kryeredaktor: KUJTIM MATELI 067 540 23 07

Në redaksi: Resul Telhaj, Flamur Dalipaj,Ethem Bundo

Emaili i gazetës “Dëshnica”: <[email protected]>Adresa e redaksisë: Lagjia 1, Rr. “Ali Demi”, Pall. 4/1, Ap.6

DËSHNICA, SI DO TA DONIM -Të harruar, apo të rilindur ?-

(vijon nga faqja 9)

Agroturizëm, por Dëshnica e pa përfaqësuar.

Kur Qeveria Shqiptare shpalli programin e 100 fshatrave për t’u bërë model në zhvilli-min e agroturizmit, jo pak dëshnicarë shpre-suan se me siguri në këtë numër do të për-faqësohej edhe Dëshnica. Të kishte edhe aty një fshat që të bëhej “dallëndyshe” për fshatrat e tjerë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi. Për të 43 fshatrat e saj, nuk u pa e arsyeshme të caktohej i tillë qoftë dhe një fshat. Se çfarë kritere janë ndjekur nuk mund ta hamëndë-sojmë. Drejtuesit e Bashkisë në Këlcyrë, me siguri që e dinë.

Nëse ka qënë kriter pasja e kishave, e zbulimeve arkeologjike, e vendeve me ngjarje e figura historike etj, Dëshnica pa-varësisht se është e besimit bektashi ( mini-malisht të përkushtuar), dhe ka për objekte kulti Teqetë, Dylbetë dhe Mekamët, prejard-hjen jo shumë të largët nga krishterimi e ka. Rrallë gjen fshatra në krahinë të mos kenë gjurmë kishash dhe emra arash, kodrash dhe burime uji që të mos kenë prejardhje të krishtere. Pastaj, duhet të respektohesh ashtu siç je apo si i vjen mirë dikujt? Por mbase ky aspekt nuk ka qënë kriter. Fundja, edhe Malëshova si i vetmi fshat agroturistik në Bashkinë e Këlcyrës, nuk është e tëra me kisha, përderisa aty ka edhe të besimit mysliman. Sa për figura dhe ngjarje histo-rike, ato janë përmëndur dhe më lart dhe mund të përbënin interes të mjaftueshëm edhe për vizitorët e huaj ose vendas. Kalaja Ilire ( e parashtruar edhe si vendi i Dodonës së Lashtësisë), si dhe Sarajet e Bejlerëve në Këlcyrë, a nuk do të përbënin një mundë-si për ta? Po kështu edhe gërmimet arke-ologjike në Kuqar, ku janë zbuluar banime nga lashtësia, etj.

Po të qe për kriterin mikpritje, gatimet e traditës, qënien e fshatit natyral, ushqi-met bio, ngjitjen nëpër lartësi e male dhe në rrugë “mushkash” etj, këto jo vetëm nuk mungojnë në Dëshnicë, por i ka dhe me bol-lëk. Ajo që ende mungon, janë disa kushte të nevojshme në banesat e vendasve. Flitet për bujtina ose mjedise të thjeshta që shpre-hin veçori të dallueshme të fshatit e të zo-nës, të cilat mbi të gjitha të kenë ujë, ndriçim, kushte hidrosanitare të mjaftueshme, sh-troje të arsyeshme dhe ushqim të traditës. Edhe pse Dësnica në këtë drejtim është pa përvojën e duhur, ia vlen të hidhet edhe ky hap, ashtu sikurse organizimi i guidave të dedikuara për bukuritë natyrore të fshatit e të zones. Mbase do të mjaftonte një shetitje turistike deri në Peshtan të Tepelenës për të parë disa gjëra interesante. Mund të vlente si përvojë edhe ajo çfarë po bën çifti shq-iptaro-francez më tej Ballabanit, apo disa ndryshime në qëndër të fshatit Seniçan, në saj të nismës individuale të djalit të atij fshati Përparim Demçellari, edhe pse ai banon në Tiranë. Megjithatë, mbase ndonjë nga fshatrat si: Këlcyra-fshat, Zhepova, Podgo-rani, Katundishta, Kajca, Rodenji, Topojani, Gorica, Fratari, Seniçani, Ribani, Varibobi, e Kuqari e ndonjë tjetër, mund të ishte një mes 100 fshatrave agroturistikë të këtij ven-di, ku do të ndjehej edhe dora e drejtpër-drejt e shtetit. Sido që të ketë ndodhur, kjo

mangësi nuk tingëllon për mirë.Disa element pozitivë që po vihen re sidomos këto vitet e fundit për t’u zhvil-luar përmes përpjekjeve individuale të mjaft dëshnicarëve, duke shumuar vreshtarinë, pemtarinë ( ullinj, arrë, pjeshkë, bajame lajthi etj), bimët medicinale, blegtorinë e imët, prodhimin bio të verës dhe rakisë, shtrirjen e baxhove për përpunimin e bulmetit, kultivi-min e bletarisë, ndërtimin e shtëpive të reja dhe ripërtëritjen e atyre ekzistuese etj, nuk mund të anashkalohen. Tashmë për këto zh-villime po bëhen gjithnjë e më të njohur mjaft dëshnicarë pasionantë. Ndër ta meritojnë të përmënden: Halim e Gani Agushi, Bujar e Fatos Lytaj, Dritan Rrapo e Afred Shkurti në Vinokash-Fushë; Vëllezërit Enver e Mehmet Saliu dhe Qazim Delilaj në Podgoran; Asl-lan e Selfo Sako dhe Përparim Pasho në Çorrogunj; Hamit Abazi, Hekuran Sevdari e Hysen Sula në Zhepovë; Bajram Alikol-lari, Myslym, Pëllumb e Kaso Çangollari, Enver e Mandi Jaupllari dhe Agim Muratl-lari në Seniçan; Astrit Brahollari në Xhanaj, etj, të cilët po shquhen për produktivitetin në vreshtari dhe pemtari. Një sipërmarrje e pa aplikuar më parë në krahinë dhe tashmë ka arritur në disa dhjetra hektarë. Ndërkaq, disa prej këtyre si Përparimi në Çorrogunj, Bajrami në Seniçan, Hekurani dhe bashkëf-shatarët e tij, Artem Habilaj e Pëllumb Abazi në Zhepovë etj, i janë futur bletarisë duke patur një numër të kënaqshëm koshere me to. Të tjerë si: Safet Çela në Vinokashin e Parë; Elton Kaso në Okolishtë; Nexhip Laze e Tomor Hyseni në Psarr; Ali Mollaj në Bal-laban; Ferrik Selfo e Sadik Mullaj në Çorro-gunj; Irakli Tafili, Blesi Serani e Dritan Jaupi në Zhepovë; Mustafa Sakollari në Gërdas-Fratar; Olti e Kastriot Jaupllari dhe Gëzim Çangollari në Seniçan; Vëllezërit Adriatik e Marsel Lamaj në Katundishtë; Kujtim Zo-taj në Bubësin e Parë, Selam Shkëmbi në Goricë e shumë të tjerë, dallohen për tu-fat me numër të konsiderueshëm bagëti të imta. Disa si Kadri Kopo në Podgoran; Esat Murati në Çorrogunj e të tjerë në Sukë, Bal-laban e gjetkë, janë bërë të njohur si bax-hierë, si mjeshtra në përpunimin e bulmetit. Sa thuhet, janë nisma shpresëdhënëse

për ta parë e vlerësuar Dëshnicën ndryshe, ndonëse hëpërhë janë hapa kryesisht me cikël të mbyllur (për nevojat e veta famil-jare) dhe shumë pak për të dalë në treg, çka mund të sillte rritje në investim, por dhe në kapitalet financiare vetiake. Janë një mundësi për ta ripërtërirë jo vetëm jetesën familjare, por edhe fshatin e krahinën, duke i dhënë asaj në të ardhmen profil më të qa-rtë agrokulturor dhe pse jo edhe për agro-turizëm. Dëshnicarët duhet t’u rikthehen disa prodhimeve karakteristike të zonës që i kanë realizuar të parët tanë dhe tani kon-siderohen “ të harruara” ose “primitive”, por me vlera të jashtëzakonshme ushqyese për vetë ata si dhe për vizitorët e sotëm e të nësërm në familjet dëshnicare. Ato janë: rehania, pekmezi, nardeni, bollguri, trah-anaja, petet, turshitë, gjiza në shakull, shël-lira, palaniku, qumështori, revania me nise-shte, çyreku, buka e ponicës, pastërmaja, përsheshi me mish bagëtie, jania, kuku-reci, lakrorët me lakra të egra, lakrorët me koçuklla, fierzat, qoftet me kos, etj, pa folur edhe për vlerat e disa bimëve kuruese ose aromatike si: çaja e malit, pelini, hithra, vad-hëzt, etj, deri tek trëndelina e Trebeshinës. Sa më origjinale e me cilësi të jenë ush-qimet e zonës, apo dhe produkte të tjera natyrale, aq më të kërkuara do të jenë nesër nga vizitorët e mundshëm, aq më të frekuentuara do të jenë familjet dëshnicare nga turistët, të cilët ua bëjnë vetë reklamën për mirë nëse ndahen të kënaqur. Dhe për-fitimi financiar e jetesa në fshat, do të rriten më tej. Veçse, duhet guxim, vizion, vësh-trim me tej se “hunda”, më tej nevojave të ditës. Pavarësisht detyrimeve të shtetit për komunitetin, përpjekjet individuale mbeten parësoret. Mesa duket, dëshnicarët sikurse kanë bërë qëmoti, duhet ta nxjerin vetë “go-marin nga balta”, ta bëjnë Dëshicën ashtu siç e duan vet, pa pritur nëse këtë ndjesi e kanë edhe të tjerët. Duhet për këtë qël-lim edhe kontributi i dëshnicarëve në emi-gracion, më e pakta me përvojën e fituar. Për një takëm, këto që thuhen mund të duken “aventureske”, por pa besim tek vet-vetja dhe tek puna që investon, nuk mund të ketë avancim. Nëse dikur dëshnicarët ur-

renin bejlerët, sepse ishin të kamur dhe pu-nonin si argat tek ta, tashmë “bej” mund të bëhet gjithkush në fshat që i përvishet nder-shmërisht e me guxim punës duke menduar për sot dhe për nesër, veçanërisht brezi i ri. Atë që të jep toka jote, nuk mund ta ga-rantosh askund. Dhe Dëshnica thuajse i ka të gjitha. Është thënë dhe më lart: ka malin për blegtori, kodrat për pemtari, fushën për prodhimin bujqësor, diellin me bollëk dhe njerëzit e mrekullueshëm.

Rruga për Berat, sa larg dhe sa afër

Përmëndëm më lart rrugën naciona-le Përmet-Këlcyrë-Ballaban-Berat, e cila është 90 km. Po kaq është edhe nga Ti-rana deri në Berat. Pra, 180 km. Ruga në fjalë, është ndërtuar para një shekulli, tek e cila para viteve ’70-të, kalonin gjithë au-tomjetet e skajit jugor të Shqipërisë: Për-metit, Gjirokastrës, Sarandës dhe Tepele-nës. Rrugë strategjike që kalon nëpër qafa malesh, e cila në këto 30 vitet e fundit, për shkak të vështirësisë që paraqet, thuajse është abandonuar. Askush nuk kalon an-dej me dëshirë. Ndërsa për guida e turis-tike, mund të ishte më e preferuara, edhe për shkak të disa vëndeve me histori lufte. Mbasi u bë rruga Tepelenë-Fier (që është dhe sot), Përmeti si trevë mbeti më i largëti për atë rrugë, por dhe disi “pas krahëve”. Që përmetarët të shkojnë sot në Tiranë, lipset të përshkojnë 236 km. Domethënë, mbi 50 km. më shumë. Dëshnicarët, sidomos të zonës së Ballabanit e të Sukës, dikur bënin pazar në Berat për bereqet e gjënë e gjallë dhe përgjithësisht shkonin e vinin me kaf-shë ose më këmbë duke gjetur rrugë më të shkurtëra, kryesisht nga Ujët e Zi, që tash-më është pjesë e Bashkisë së Poliçanit. Po t’i pyesëh sot ata, por mendoj edhe përm-etarët në tërësi, jo vetëm për hir të traditës, por edhe për të dalë më shpejt në brëndësi të Shqipërisë, e dëshirojnë një lidhje sa më shkurtër me Beratin, por jo më nga rruga e hershme që kalon nëpër male.

Nëse do të ngrihej zëri nga dy Bashkitë përkatëse dhe të lobohej fuqishëm, mbase diçka mund të arrihej, sepse është me interes ekonomik, turistik, etj. Aktualisht, Kompania e Gazsjellsit TAP, ka ndërtuar rrugë bashkëko-hore nga Pronoviku i Poliçanit deri fare afër Ujit të Zi. Nuk do të duheshin veçse 15-16 km rrugë të re për t’u lidhur nga Ballabani deri tek atje, përmes fushës së Komarakut e Karatit dhe pjesës tej Qafës së Bubësit, e cila mund të kish ndonjë urë përroi diku dhe asgjë më shumë. Kush e ka parë nga afër këtë pjesë territori, do bindej përsa thuhet. Nga Këlcyra deri në Berat, kjo rrugë (kushdo mund ta kontrollojë me llogaritje në celular), nuk do ishte më shumë se 75 km. duke kaluar nga Poliçani. Ndërsa deri në Tiranë do të shkonte më pak se 170 km, ndërkohë që nga Këlcyra në Tiranë nga kalohet tani, arrin 218 km. Përsëri, 50 km. më pak. Dhe po të ndodhte kjo, Përmeti e Këlcyra do të lidheshin më natyrshëm me Beratin e Skraparin. Ndërkaq, edhe këto dy bashki do të delnin më shpejt tek Tre Urat, në kufi me Greqinë. Pra, krijohej një aks i ri rrugor për në Jug me fare pak in-vestime. Se ç’dobi do të sillte kjo lidhje sido-mos për Dëshnicën dhe Përmetin në tërësi, besoj se është e tepërt të komentohet.