61
Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE KOMUNIKACION Lëndë zgjedhore Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike Departamenti: Komunikacion rrugor Viti i II-të, semestri i IV-të PRISHTINË, 2006

Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

  • Upload
    others

  • View
    12

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE KOMUNIKACION

Lëndë zgjedhore

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Departamenti: Komunikacion rrugor

Viti i II-të, semestri i IV-të

PRISHTINË, 2006

Page 2: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

2

PARATHËNIE

Ky libër është shtjelluar duke u bazuar në planin dhe programin e lëndës me të njëjtin emër

pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Departamenti i Komunikacionit rrugor.

Informimi dhe Komunikimi bashkëkohor gjithnjë e më shumë po mundëson zhvillimin e

parametrave relevant prej të cilëve varet kualiteti i komunikacionit.

Detyrë e komunikacionit nuk është vetëm transporti i njerëzve, mallit dhe shërbimeve por ky

komunikacion duhet të kënaq dhe të mundësojë parametra kualitativ siç janë: kapaciteti optimal,

kualiteti, drejtimi, ekologjia, komunikimi i të dhënave dhe saktësia e rrjetës komunikuese.

Zhvillimi i rrjetave të reja komunikuese ka për qëllim ndërtimin e rrjetave në nivel nacional,

regjional, kontinental dhe global-botëror.

Duke e ndier nevojën që të japim një qasje shkencore për Informimin dhe Komunikimin në

përgjithësi dhe atë në lëmin e Komunikacionit në veçanti iu qasem punës në hartim e këtij libri i cili

posaçërisht duhet të u shërbejë studentëve të Komunikacionit por mund të përdoret edhe nga

studiues të tjerë që dëshirojnë të kyçen në këtë lëmi.

Duke qenë i hapur për vërejtje dhe sugjerime qëllim mira, shpresojmë se ky libër do të

mirëpritet.

Prishtinë, Mars 2006 Autori

Page 3: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

3

P ë r m b j a t j a

PARATHËNIE

HYRJE

I. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN.....................................................6

II. TEORIA E INFORMIMIT – INFORMATËS ...........................................................................9

II.1. Informata dhe teoria e probabilitetit..................................................................................10

Shembull 1.......................................................................................................................11

Shembull 2.......................................................................................................................11

Shembull 3.......................................................................................................................12

II.2. Përmbajtja e informatës dhe Entropia ...............................................................................13

Shembull 4.......................................................................................................................14

II. 3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave.............................................................15

II. 4. Kodet dhe kodimi i informatës.........................................................................................16

II. 4.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal ..................................17

Shembull 5. Konvertimi i numrave binar - heksadecimal...............................................19

Shembull 6. Konvertimi i numrave binar - decimal........................................................20

Shembull 7. Konvertimi i numrave heksadecimal - decimal ..........................................22

II.4.2. Kodet kontrolluese................................................................................................23

Shembull 8.......................................................................................................................25

III. LLOJET E LAJMIT – POROSISË .........................................................................................27

III. 1. Porosia me zë ..................................................................................................................27

III. 2. Lajmet e shkruara, me foto statike dhe lëvizëse .............................................................29

III. 3. Interneti, Rrjeti i gjerë publik i kompjuterëve ................................................................30

Page 4: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

4

IV. PAJISJET KOMUNIKUESE ...................................................................................................34

IV. 1. Pajisjet Analoge..............................................................................................................36

IV.1.1. Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës........................................................38

Shembull 9.......................................................................................................................41

IV.1.2. Modulimi analog i sinjalit sipas fazës.................................................................42

IV.1.3. Modulimi analog i sinjalit sipas frekuencës........................................................43

Shembull 10.....................................................................................................................45

IV.2. Pajisjet Digjitale .....................................................................................................46

IV.2.1. Modulimi digjital ................................................................................................49

V. PAJISJET KOMUNIKUESE NË KOMUNIKACION ...........................................................51

V.1. Pajisja komunikuese DPCM .............................................................................................52

V.2. Programet zhvillimore informativo-komunikuese PROMETHEUS dhe DERIVE..........55

Literatura

Page 5: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

5

HYRJE

Duke i shikuar Informimin dhe Komunikim si një tërësi është mjaft vështirë të ndahen ato

njëra nga tjetra, por me cilën pjesë të veçantë të njihemi më parë, do të nisemi nga vetë jeta e

njeriut. Në fillim të gjithë njerëzit fillojnë të informohen p.sh lidhur me njëri-tjetrin, pas një

informimi të mjaftueshëm ato vendosin të kenë komunikime të natyrave të ndryshme.

Bazuar në këtë edhe këtu kemi filluar me informimin përkatësisht informatën si fenomen dhe

pastaj kemi kaluar në komunikimet në përgjithësi.

Nganjëherë ka qenë e vështirë që ti ndajmë këta dy faktorë sepse vetë natyra e tyre është e

ndërlidhur.

Page 6: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

6

I. NË PËRGJITHËSI PËR INFORMIMIN – INFORMATËN

1.

Informata në kuptimin e përgjithshëm paraqet lajm apo risi, të cilën e ofrojnë mjetet e

informimit publik, lajme të cilat transmetohen nga pajisjet komunikuese.

Informata mund të definohet edhe si cilësi e përcaktimit të parametrave të ndonjë përmbajtje e

cila ka të bëjë me një përmbajtje tjetër.

Definicioni teknik i informatës është: Informata është bashkësi e të dhënave (elementeve,

ngjarjeve), të cilat shprehen përmes ndonjë ligji matematikor të gjasave (probabilitetit).

Sinjali paraqet bartësin e informatave, pra informata futet në sinjal.

Simbolet paraqesin reprezentuesit e të dhënave (ngjarjeve).

Lëmi e cila merret me studimin teorik të informatës është Teoria e Informimit e cila paraqet

bazën teorike të komunikimit teknik të informatave, përkatësisht në kuptimin e ngushtë ka për

detyrë të zgjedhë problemet e komunikimit.

Teoria e Informimit mund të përkufizohet në prezantimin fizik të informatës në formën e saj

kontinuele dhe diskrete si sinjal. Këto sinjale quhen transmetues të informatave.

Si lëmi shkencore, Teoria e Informimit merret me formën matematike të informatës, kurse në

kuptimin e zbatimit të saj paraqitet në komunikacion, rregullim dhe kompjuteristikë.

Informata është madhësi e matshme . Malli i cili transportohet përmes mjeteve komunikuese

quhet informatë

Mjetet komunikuese janë mjete transporti ashtu si rrugët, hekurudhat, trafiku ajror etj, por

këtu malli që bartet është informata.

Informata mund të paraqitet në formën e fjalëve të shkruara, zërit dhe fotografisë etj.

Bazuar në këto dallohen këto forma të informatës:

- sintaksore

- skematike

- programore dhe

- estetike.

Page 7: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

7

Informata sintaksore (në formë të zërit) përbëhet nga këto elemente:

- lloji i burimit statistikor

- kufizimet lidhur me kodin

- siguria e kodimit

- kapaciteti i nevojshëm i linjës dhe kodimi optimal

- numri i simboleve në përmbajtje të burimit të informatës dhe

- gjatësia e simboleve (fjalëve).

Kështu forma sintaksore e informatës është një ndër format më të ulëta të paraqitjes së

informatës, por prapë se prapë është prezentë në komunikacion.

Informata skematike i mundëson pranuesit të njohë përmbajtjen e informatës. Kështu

pranuesi në memorien e tij duhet të ketë rregulla skematike, të cilat përcaktojnë përmbajtjen e

secilës porosi. Gjuhët e shkruara natyrore janë forma më karakteristike e informatës skematike.

Nëse dy njerëz nuk flasin të njëjtën gjuhë, përmbajtja sintaksore do të jetë shumë e madhe (për

shkak të numrit të madh të përpjekjeve për shpjegime), kurse përmbajtja skematike shumë e vogël

ose gati kurrfarë. Pranuesi duhet të dijë kodin e dhënësit, e nëse këtë nuk e di, përmbajtja skematike

e informatës është zero.

Se çka nënkupton ndonjë fjalë në gjuhët natyrore është rezultat i marrëveshjeve, mund të jetë

e ndryshme në raste dhe rrethana të ndryshme, ndryshon edhe si variabël në funksion të kohës. Kjo

është e caktuar sipas rregullave formale logjike.

Të gjitha mjetet komunikuese posedojnë parametra të funksioneve logjike, të cilët iu

mundësojnë të njohin porositë e caktuara, për të cilat edhe janë projektuar. P.sh. Pajisja

telekomunikuese e njeh parapaguesin i cili dëshiron të vendosë lidhje ose kërkohet për një gjë të

tillë. Filtri elektrik e njeh porosinë, përkatësisht urdhrin që disa sinjale duhet lëshuar e disa sinjale

jo.

Përmbajtja skematike e informatës ka rëndësi të madhe te pajisjet kriptografike të

komunikimit. Kjo nënkupton që personat të cilët dëshirojnë të komunikojnë do të kenë protokollin e

tyre të komunikimit, pra njërën nga metodat mbrojtëse të kodimit. Pala tjetër p.sh armiku i cili

dëshiron të deshifroj këto informata, do të përdorë përmbajtje të gjata të informatave sintaksore, pra

numër të madh të tentimeve për deshifrim.

Page 8: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

8

Informata programore zakonisht varet nga pranuesi dhe momenti i pranimit të ndonjë

porosie. Disa porosi të cilat kanë përmbajtje të gjatë sintaksore dhe programore, mund të jenë

përmbajtje programore zero. P.sh një lajm mjaft me rëndësi që merret me vonesë, nuk ka fare

rëndësi, apo siç themi “e morëm vesh vonë se ...” .

Faktori kryesor që e karakterizon informatën programore është vonesa në transmetim prej

burimit deri te dedikimi. Te pajisjet komunikuese faktori i vonesës është përcaktues i shfrytëzimit të

pajisjes. Shpejtësia e pranimit, përpunimi dhe dërgimi i informatave duhet të jetë e kënaqshme,

ashtu që personat e interesuar të kenë informata të sakta në kohë të sakta.

Informata estetike paraqesin numër të pacaktuar të porosive të cilat gjeneron burimi i

informatave. Papërcaktueshmëria është e caktuar me strukturën e burimit të tyre, pra sipas gjasës që

porosia të përsëritet dhe varësinë e tyre. Kjo informatë është mjaftë e dëshirueshme sepse njeriun e

kënaq përmes lojërave, zërave, notave ose ngjyrave.

Mund të thuhet se informata estetike matet me raportin e pa pa-përcaktimit dhe përcaktimit.

Page 9: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

9

II. TEORIA E INFORMIMIT – INFORMATËS

Njëri ndër themeluesit e Teorisë së Informimit është amerikani Clod Shanon, i cili ka dhënë

kontribut të madh sidomos në përcaktimin e kualitetit të transmetimit të informatës, definimin e

kapacitetit të linjës për transmetim të informatave në pajisjet komunikuese.

Njëri ndër ligjet elementare të natyrës kurse mjaft fundamental për studimin e informatës

është ligji i Weber-Fechner-it, i cili thotë:

Shkalla e ndjeshmërisë është proporcionale me logaritmin e raportit të madhësive që normohen,

pra:

2

1logIIkS ⋅= .................................................................................................................. (1)

ku: S- Shkalla e ndjeshmërisë, k-faktor i proporcionalitetit, I1 dhe I2 – intensiteti i madhësive që

normohen.

Rëndësia e ligjit të Weber-Fechner-it në Komunikacion qëndron në atë se i ndërlidhë

madhësitë subjektive dhe objektive, pra në mundësimin e përcaktimit të njësive transmetuese:

Decibeli (dB), Neperi (Np) dhe Bajti (byte).

Decibeli [dB] paraqet logaritmin me bazë 10 të raportit të dy madhësive fizike me njësi

matëse të njëjta, kështu sipas ligjit të Weber-Fechner-it në decibel mund të paraqitet p.sh. tensioni

(U), rryma (I) ose fuqia (P):

][log2

][log][log2

1

2

1

2

1 dBPPkdB

IIkdB

UUk ⋅=⋅=⋅ ........................................................... (2)

Kështu në shprehjen (2) kur është fjala për logaritmin me bazë 10 të normuar të raporteve të

tensioneve ose rrymave, konstanta është k, kurse nëse është fjala për raportin e fuqive ajo është k/2.

Neperi [Np] paraqet logaritmin natyral (baza e=2.71) të raportit të dy madhësive fizike me

njësi matëse të njëjta, kështu sipas ligjit të Weber-Fechner-it në decibel mund të paraqitet p.sh.

tensioni, rryma ose fuqia:

][ln2

][ln][ln2

1

2

1

2

1 NpPPkNp

IIkNp

UUk ⋅=⋅=⋅ ................................................................ (3)

Page 10: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

10

Bajti [byte] paraqet njësinë matëse të sasisë së informatës gjatë transmetimit dhe përcaktohet

me logaritmin me bazën 2 të numrit pa njësi duke shfrytëzuar ligjin e Weber-Fechner-it.

Njësi më të mëdha për matjen e sasisë së transmetimit të informatës janë:

Kilobajti [KB] ku:

] ..................................................................................................................... (4) [10][1 3 bitKb =

Megabajti [MB] ku:

.................................................................................................................... (5) ][10][1 6 bitMB =

Gigabajti [GB] ku:

..................................................................................................................... (6) ][10][1 9 bitGB =

Terrabajti [TB] ku:

..................................................................................................................... (7) ][10][1 12 bitTB =

II.1. Informata dhe teoria e probabilitetit

Secili lloj i informatave mund të përshkruhet përmes ligjit matematik të probabilitetit (gjasës),

sipas të cilit të dhënat në informata mund të paraqiten me pjesëmarrje të caktuar.

Nëse marrim që simbolet: x1, x2, x3, ... , xn, ... , xi paraqesin përfaqësues të një informate,

atëherë me analizën e karakteristikave të këtyre simboleve do të nxirret përmbajtja e informatës.

Çdo simbol ka probabilitetin e paraqitjes së tij pra p(xi), pra:

x1 p(x1)

x2 p(x2)

...

xi p(xi) ............................................................................................................ (8)

...

xn p(xn)

Shuma e probabilitetit të gjitha simboleve xi (i=1...n) është e barabartë me 1, pra:

.............................................................................................................. (9) %1001)(1

==∑=

n

iixp

Page 11: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

11

)

%

Shembull 1.

Nëse një informatë përbëhet nga tri simboleve x1, x2 dhe x3 dhe nëse probabiliteti i simboleve

x1 dhe x2 dihet, pra:

p(x1) = 0.4 = 40%

p(x2) = 0.25 = 25%

atëherë probabiliteti i simbolit të tretë x3, do të jetë:

%1001)()()()( 321

3

1==++=∑

=

xpxpxpxpi

i

()(1)( 213 xpxpxp −−=

35.025.04.01)( 3 =−−=xp

3535.0)( 3 ==xp

Shpërndarja më e shpeshtë e simboleve të një informate i përgjigjet shpërndarjes normale apo

siç është e njohur “shpërndarja e Gauss-it”, në këtë rast probabilitetit të paraqitjes së simboleve

gjithashtu i përgjigjet një funksion i Gauss-it (Fig. 1). Shumë probleme në teori dhe praktikë

zgjidhen me përdorim të këtij funksioni.

2

21

21)(

⎟⎠⎞

⎜⎝⎛ −⋅−

⋅⋅⋅

= σµ

πσ

x

exf .......................................................................... (10)

Shembull 2.

0 4 8 12 16 20 24 28 32 36 400

0.025

0.05

0.075

0.1

f x( )

x µ-σ µ+σ µ

x

f( x)

T1 T2

Fig. 1. Funksioni i Gauss-it i shpërndarjes normale (σ = 4 dhe µ = 20)

Page 12: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

12

Mesatarja aritmetike mX e grupit të të dhënave caktohet me shprehjen:

n

xxxx

nX n

n

iim

+++=⋅= ∑

=

...1 21

1

......................................................................................... (11)

Kështu nëse grafikun në Fig. 1 e kemi paraqitur në intervalin 0 deri 40 me hap 0.01, atëherë

mesatarja aritmetike për pikat e marra në aksin x do të llogaritet si në vijim.

Shembull 3.

xfillestar 0:= xfundor 40:= hapi 0.01:=

n ceilxfundor xfillestar−

hapi⎛⎜⎝

⎞⎠

:= n 4000= i 0 ..:=

xi xfillestar i hapi⋅+:=

Xm1n

n

1

n

i

xi∑=

⋅:= Xm 20.005=

Kështu pra, mesatarja aritmetike në këtë rast do të jetë:

005.20=mx

Njëra prej madhësive mjaft me rëndësi për përpunimin empirik të të dhënave është devijimi

standard σ2 , e cila llogaritet me shprehjen:

........................................................................................................... (12) ∫∞

∞−

⋅= dxxfx )(22σ

Faktori i pritjes µ për variablat kontinuale llogaritet me shprehjen:

.................................................................................................................. (13) ∫∞

∞−

⋅= dxxfx )(µ

kurse për variablat diskontinuale llogaritet me shprehjen:

.................................................................................................................... (14) ∑=

⋅=n

iii xpx

1)(µ

ku: paraqet probabilitetin e variablës x)( ixp i.

Page 13: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

13

Funksioni i Gauss-it f(x) ka këto veti:

a) , për çdo x.......................................................................................................... (15) 0)( ≥xf

b) .................................................................................................................. (16) 1)( =∫∞

∞−

dxxf

c) .......................................................................................... (17) )()( 21

2

1

xxxPdxxfx

x

<<=∫

ku paraqet probabilitetin prej x)( 21 xxxP << 1 deri x2 dhe llogaritet me shprehjen:

∫⎟⎠⎞

⎜⎝⎛ −⋅−

⋅⋅⋅

=<<1

2

21

21 21)(

x

x

x

dxexxxp σµ

πσ ....................................................... (18)

Vlera e funksionit f(x) quhet amplitudë, p.sh nga Fig. 1 shihet se:

1)( Tf =− µσ dhe 2)( Tf =+ µσ .

Simbolet me amplituda të mëdha kanë probabilitet të paraqitjes mjaft të vogël, pra hasen

mjaft rrallë. Simbolet me amplituda mesatare kanë probabilitet të konsiderueshëm të paraqitjes

përderisa simbolet me amplituda të vogla kanë probabilitet të paraqitjes mjaft të madh.

Informata e të folurit (me zë) është e formës jo-uniforme, kështu që probabiliteti i paraqitjes

së simboleve është i ndryshueshëm. Kjo e vështirëson përpunimin digjital të të folurit si informatë.

II.2. Përmbajtja e informatës dhe Entropia

Përmbajtja e informatës paraqet vlerën reciproke të probabilitetit të paraqitjes së simboleve

përbërëse (i) të saj, pra:

)(

1)(i

i xpxI = ....................................................................................................................... (19)

Meqë rezultati i shprehjes (19) është pa dimension, kurse në informata duhet të jetë e

matshme atëherë përmbajtja e informatës llogaritet në bit, pra përdoret logaritmi me bazë 2 (log2)

apo që shpesh quhet logaritmi dual (ld).

Page 14: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

14

][)(

1ld)(

1log)( 2 bitxpxp

xIii

i == ...................................................................................... (20)

Nëse një informatë ka vetëm një simbol, probabiliteti i paraqitjes së këtij simboli është 100%,

kurse përmbajtja e kësaj informate është asgjë (zero).

Çdo informatë ka vlefshmërinë e burimeve të saj (Bvl) që varet nga numri i burimeve të

përgjithshme (Bp) dhe burimeve të vërteta (Bv). Ndryshimi ndërmjet këtyre dy llojeve të burimeve

paraqet përmbajtjen e vërtetë të informatës, pra:

......................................................................................................................... (21) vpvl BBB −=

Përmbajtja e vërtetë e informatës shpesh quhet entropia e burimit.

Entropia H(X) paraqet vlerën mesatare të përmbajtjes së informatës, pra:

]/[)(

1ld)()()(11

simbolbitxp

xpxHXHn

i ii

n

ii ∑∑

==⎥⎦

⎤⎢⎣

⎡⋅== ................................................. (22)

Kështu nëse probabiliteti i paraqitjes së ndonjë simboli është 1, atëherë të panjohurat janë 0 e

gjithashtu edhe entropia e saj është e barabartë me 0.

Sa më të barabarta që të jenë probabilitetit e mundësisë së paraqitjeve të simboleve të një

informate aq më e madhe është entropia e asaj informate, kështu nëse probabiliteti i të gjitha

simboleve (n) të një informate është i barabartë, pra në këtë rast:

n

xp i1)( = , ni ,...2,1=

atëherë entropia do të jetë maksimale:

]/[ld11ld1

)(1ld)()()(

11simbolbitn

nn

nxp

xpxHXHn

i ii

n

ii =⋅⋅=⎥

⎤⎢⎣

⎡⋅== ∑∑

==

.................. (23)

Shembull 4.

Nëse një informatë përmban dy simbole me probabilitet të njëjtë të paraqitjes atëherë kemi:

dhe - simbolet përbërëse 1x 2x

%505.0)()( 21 === xpxp

Përmbajtja e secilit simbol sipas shprehjes (20) është:

Page 15: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

15

][15.0

1ld)(

1ld)(

1log)(11

21 bitxpxp

xI ====

][15.0

1ld)(

1ld)(

1log)(22

22 bitxpxp

xI ====

Entropia duhet të jetë maksimale, meqë simbolet kanë probabilitet të barabartë, pra sipas

shprehjes (22) kemi:

]/[)(

1ld)()(

1ld)()(2

21

1 simbolbitxp

xpxp

xpXH ⋅+⋅=

]/[15.0

1ld5.05.0

1ld5.0)( simbolbitXH =⋅+⋅=

Në rastin kur një informatë përbëhet nga 4 simbole me probabilitet të njëjtë paraqitje pra:

%2525.0)()()()( 4321 ===== xpxpxpxp

Entropia do të jetë maksimale e barabartë me 2, pra:

]/[2)(

1ld)()(

1ld)()(

1ld)()(

1ld)()(4

43

32

21

1 simbolbitxp

xpxp

xpxp

xpxp

xpXH =⋅+⋅+⋅+⋅=

II. 3. Ndarja e sinjaleve si transmetues të informatave

Sinjalet si transmetues të informatave mund të kenë formë:

- kontinuale (të vazhdueshme) dhe

- diskrete (me shkëputje).

Forma kontinuale e sinjaleve nënkupton sinjalin i cili nuk ka shkëputje sipas kohës, pra sinjal

i cili për ekziston për çfarëdo vlere të kohës dhe ndryshimi i kësaj vlere për dy simbole fqinje nuk

ka kërcim, pra ndryshimi i tangjentit të këndit ndërmjet këtyre dy pikave është shumë i vogël sa

mund të neglizhohet.

Shembulli më i mirë i sinjaleve kontinuele janë sinjalet harmonike (fig. 2). Informata

kontinuale paraqitet në funksion të kohës dhe nuk ka shkëputje. Shembull i këtyre informatave janë

të folurit dhe muzika.

Page 16: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

16

t

A(t)

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

1

0.5

0.5

1

Fig. 2. Sinjali kontinual (i vazhdueshëm)

Informatat kontinuele mund të shndërrohen në informata diskrete me gabim të vogël, nëse

shfrytëzohen hapat kohor modular.

Që të shfrytëzohet hapi kohor modular, shfrytëzohen sinjalet kontinuele pulsor, kështu kjo

mënyrë mund të quhet edhe modulim pulsor apo diskret.

Shembull i sinjalit diskret është informata telegrafike, ku sinjali përbëhet nga elementet nën

dhe pa rrymë. (Fig. 3.).

Në funksion të kohës paraqiten disa sinjale, pra funksione diskrete në formë të impulseve. I

pari Morse i ka bartë këto sinjale, përkatësisht impulse të cilat i ka shënuar me kodin e tij. Sinjali ka

vetëm dy intensitete 0 ose 1, në kohëzgjatje të ndryshme. Kodi i Morse-së paraqitet si kod binar.

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 100.1

0.5

1.1

t

A(t)

Fig. 3. Sinjali diskret - telegrafik

Page 17: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

17

II. 4. Kodet dhe kodimi i informatës

Me qëllim të transmetimit të informatës përmes pajisjes transmetuese, ajo duhet të

përpunohet, ashtu që procedimi të jetë efikas dhe kualitativ.

Një mënyrë e përpunimit të sinjaleve është kodimi. Me zgjedhje të mirë të kodit mundësohet

mbrojtja e duhur e sinjalit nga pengesat, përkatësisht transmetimi kualitativ i tij.

Ekzistojnë sisteme koduese të cilat iu përmbahen dhe që nuk iu përmbahen sistemeve

numerike natyrore.

Vargu i zgjedhur i kombinimit të numrave sipas ndonjërit sistem kodues quhet kod.

Kodet dallojnë sipas bazës dhe numrit të elementeve të mundshëm për krijimin e

kombinimeve. Baza (b) e ngritur në fuqi me numrin e elementeve të mundshëm (m) paraqet numrin

e kombinimeve të mundshme të një kodi, pra:

................................................................................................................................. (24) mb

Në përdorim më së tepërmi janë: kodi binar, decimal dhe heksadecimal.

Kodi binar është mjaft i rëndësishëm, sepse është mjaft i thjeshtë, përmban vetëm dy

simbole, 0 dhe 1, kështu është i përshtatshëm për pajisjet digjitale elektronike të cilat njohin vetëm

dy gjendje stabile, 0 dhe 1. Baza këtij kodi është 2.

Kodi decimal është mjaft interesant për arsye se shumica e komunikimeve njerëzore

realizohet përmes tij. Baza e këtij kodi është 10. Siç dihet simbolet e këtij kodi janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5,

6, 7, 8 dhe 9.

Kodi heksadecimal është i përshtatshëm për lokalizimin e informatave ku një lokacion

memorues prej 8 bit-ësh shndërrohet në një bit. Baza e këtij kodi është 16. Simbolet e këtij kodi

janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A, B, C, D, E dhe F. Kjo do të thotë se një përmbajtje e koduar duhet

të përmbajë 16 simbole të ndryshëm prej x1 = 0 deri x16 = F.

Në rastin e përdorimit të kodeve, çështje me rëndësi paraqet kalimi prej një lloji të kodimit në

tjetrin.

Page 18: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

18

II. 4.1. Konvertimi i numrave Binar, Decimal dhe Heksadecimal

Le të shohim si qëndrojnë numrat bazik të këtyre tri sistemeve ndërmjet veti:

Binar Decimal Heksadecimal

0000 0 0

0001 1 1

0010 2 2

0011 3 3

0100 4 4

0101 5 5

0110 6 6

0111 7 7

1000 8 8

1001 9 9

1010 10 A

1011 11 B

1100 12 C

1101 13 D

1110 14 E

1111 15 F

Konvertimi i numrave bazik decimal dhe heksadecimal në numra binar siç është paraqitur më

parë shpesh quhet edhe kodi EXCESS 3.

Kështu pra numrat bazik heksadecimal janë: 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, A (dhjetë),

B (njëmbëdhjetë), C (dymbëdhjetë), D (trembëdhjetë), E (katërmbëdhjetë), F (pesëmbëdhjetë)

Page 19: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

19

Shembull 5. Konvertimi i numrave binar - heksadecimal

Numrat Binar është shumë lehtë të konvertohen në numra heksadecimal, sepse çdo numër

heksadecimal është i dizajnuar ashtu që ka nga katër bit (katër shifra) binar, kështu nëse kemi këtë

numër binar:

100011011011110101000100001

vendosim presje për çdo katër shifra (duke filluar nga ana djathtë në të majtë):

100,0110,1101,1110,1010,0010,0001 ←fillo nga kjo anë

Meqë në fillim kanë mbetur tri shifra nuk prish asgjë nëse shtojmë një 0, dhe secilit grup katër

shifror ia shoqërojmë numrin heksadecimal përkatës, pra:

Binar: 0100,0110,1101,1110,1010,0010,0001

Heksadecimal: 4 6 D E A 2 1

atëherë numri binar 100011011011110101000100001 është i barabitë me numrin heksadecimal

46DEA21.

Në mënyrë të ngjashme bëhet edhe konvertimi i numrave heksadecimal në binar, vetëm

veprohet anasjelltas duke ia shoqëruar secilës shifër heksadecimale nga katër digit përkatës binar.

Konvertimi prej dhe në numrat decimal është më i koklavitur që do ta shohim në vijim.

Konvertimi i numrit binar në numër decimal realizohet si në shembullin vijues.

Page 20: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

20

Shembull 6. Konvertimi i numrave binar - decimal

Dihet se p.sh numri 7431 mund të zbërthehet në:

7431 = 7*103 + 4*102 + 3*101 + 1*100

Tabela e numrit 10 në fuqinë e 7, 6 ... 0::

107 106 105 104 103 102 101 100

10000000 1000000 100000 10000 1000 100 10 1

Le të shohim si konvertohet numri binar 110101 në numër decimal.

Tabela e numrit 2 në fuqinë e 7, 6 ... 0:

27 26 25 24 23 22 21 20

128 64 32 16 8 4 2 1

Duke e ditur se numrat binar kanë bazën 2 atëherë numri i dhënë ka 6 shifra dhe duke

numëruar nga zeroja shifra e parë nga e majta (fillimi) duhet shoqëruar me numrin 2 në fuqinë 5,

pasta shifra e dytë me numrin 2 në fuqinë 4 e kështu me radhë deri te shifra e fundit çdoherë

shoqërohet me numrin 2 në fuqinë zero, pra:

(110101)2 = 1*25 + 1*24 + 0*23 + 1*22 + 0*21 + 1*20

=1*32+1*16+0*8+1*4+0*2+1*1

=32+16+0+4+0+1

= (53)10,

Kështu numri binar 110101 është i barabartë me numrin decimal 53.

Page 21: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

21

Në vijim le të veprojmë në mënyrë të anasjelltë, pra konvertimin e numrit decimal 53 në

numër binar.

53 : 2 = 26 mbetja 1

26 : 2 = 13 mbetja 0

13 : 2 = 6 mbetja 1

6 : 2 = 3 mbetja 0

3 : 2 = 1 mbetja 1

1 : 2 = 0 mbetja 1

Kështu kur të shkruhen me radhë shifrat binare para numrave 2 në fuqitë prej 5, 4 deri në 0

fitohet ky numër binar 110101 pra i cili është i barabartë me numrin decimal 53.

Shembull 7. Konvertimi i numrave heksadecimal - decimal

Tabela e numrit 16 në fuqinë e 7, 6 ... 0:

167 166 165 164 163 162 161 160

268435456 16777216 1048576 65536 4096 256 16 1

Le të konvertojmë numrin heksadecimal F40A2 në numër decimal:

F40A2 = F *164 + 4*163 + 0*162 + A*161 + 2*160

= 15*164 + 4*163 + 0*162 + 10*161 + 2*160

= 983040 + 16384 + 0 + 160 + 2 = 999586

Pra numri heksadecimal F40A2 është i barabartë me numrin decimal 999586.

Le të veprojmë në mënyrë të anasjellët, pra konvertimin e numrit decimal 999586 në numër

heksadecimal.

Page 22: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

22

Pjesëtojmë me 16, pra: 999586 : 16 = 62474 mbetja 2, dhe është më i madh se 4096 = 163

por më i vogël se 65536 = 164 andaj merret:

(F) 15*164 = 983040 , mbetja është 16546 që është më i vogël se 999586

(vërejtje: 0*165 = 0 kurse 1*165 = 104876>999586)

Pjesëtojmë 16546 : 16 = 1034 mbetja 2, dhe është më i madh se 256 = 162 por më i vogël se

4096 = 163 andaj merret:

+ (4) 4*163 = 16384 , mbetja 999586-983040-16384 = 162

Pjesëtojmë 162 : 16 = 10 , mbetja 2, dhe është më i madh se 1 = 160 por më i vogël se

16 = 161 por meqë është kaluar fuqia 162 së pari merret:

+ (0) 0*162 = 0

pastaj merret:

+ (A) 10*161= 160 , mbetja 999586-983040-16384-0-160 = 2

Tani mbetja përfundimtare 2 shkruhet si:

+ (2) 2*160 = 2

------------- --------------

F40A2 = 999586

II.4.2. Kodet kontrolluese

Gjatë konvertimit të numrave nga një sistem kodimi në tjetrin pamë se mund të shfrytëzohen

të gjitha shifrat bazike të secilit sistem të numrave apo kodeve.

Nëse zgjedhim një kodim të atillë që gjatë konvertimit të informatës prej një sistemi kodues

në tjetrin nuk i shfrytëzon të gjitha shifrat bazike të tij, p.sh i përdor vetëm 10 shifrat e para bazike

të sistemit të numrave heksadecimal, kurse 6 të tjerët lihen të lirë atëherë thuhet se kemi zgjedhur

një kodim redundant.

Redundantiteti i kodeve është faktor mjaft i rëndësishëm e kodimit, pasi që sa më i madh që të

jetë ai aq më e vogël është mundësia e gabimit.

Për realizimin e kontrollës së kodit, ai duhet të ketë redundantitet (shifra bazike të lira).

Page 23: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

23

Matematikani Hamming është marrë me kërkimin e kodeve adekuate për transmetim të

informatave. Ai ka projektuar Kodin për Detektim të Gabimit – EDC (Error Detection Code) dhe

Kodin për Korrektim të Gabimit – ECC (Error Correction Code).

Kodet EDC/ECC janë prezentë në të gjitha pajisjet kompjuterike, sidomos në pajisjet

memoruese ku ruhen informatat si: disketa, CD, Hard Disqe, flash disqe etj.

Kodi EDC ka mundësi të gjetjes së gabimit, i cili duhet të plotësojë:

- distanca e kodit duhet të jetë më e madhe ose e barabartë me 2: ; 2≥D

- Kodi duhet të ketë paritet sipas horizontales.

Pariteti është veti e kodit, i cili tregon raportin e njësive, që mund të jetë sipas horizontales

apo vertikales së kodit. Nëse njësia e kodit është tek (jo qift) atëherë biti i paritetit merret 1. Nëse

dëshirohet që njësia e kodit të jetë qift, atëherë biti i paritetit merret 0.

Hamming-u ka dhënë kodin për korrektim të gabimit sipas distancës, p.sh.: kodin i cili

mundet të tregohet grafikisht dhe ka distancë 1.

0 1 D = 1

Fig. 3. Paraqitja grafike e distancës në një drejtim

Distanca paraqet ndryshimin e numrit të të dhënave ndërmjet dy kombinimeve të një kodi.

Praktikisht, distanca në kodin binar paraqet numrin e nevojshëm e ndërhyrjeve ashtu që nga një

përbërje të kalohet në tjetrën.

Kodi binar prej dyshifror ka gjithsejtë 4 kombinime të mundshme dhe mund të fitohet sipas

kulmeve të katrorit. Distanca më e madhe është ajo në diagonale (Fig. 4.)

00 x

D = 2

y

10

01 11

Fig. 4. Paraqitja grafike e kodit binar në rrafsh, me distancë 2

Page 24: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

24

Kodi i cili mund të paraqitet nëpërmjet kulmeve të trupit në formë të kubit ka distancën më të

madhe 3. Kombinimet janë të shpërndara në hapësirë. (Fig. 5.)

001 011

010 000 y

D = 3

z

x 100 110

101 111

Fig. 5. Paraqitja grafike e kodit binar në hapësirë, me distancë 3

Shembull i kërkimit dhe korrektimit të gabimit, është paraqitur në Fig. 6, ku ndonjë kod ECC

ka për detyrë të kërkoj në kombinimet e paraqitura se a janë të gjitha çift (parë) (në kombinim të

ekzistojnë dy nga dy shifra 0 dhe 1).

p

0 1 0 1

1 1 0 1

0 1 1 0

p 1 0 1 0

Fig. 6. Mënyra e kërkimit të gabimit sipas paritetit (p)

Kështu sipas Fig. 6, nëse pariteti zbulohet sipas vertikales dhe horizontales në kombinimin e

dytë, atëherë kjo nuk është problem të eliminohet, për arsye se gabimi varet nga vetëm dy gjendje të

numrave binar 0 ose 1. Nëse gabimi ka rezultuar në “1” atëherë ai ndërrohet me “0”.

Page 25: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

25

Shembull 8.

Kodi binar “2 në 5” ka gjithsejtë 25 = 2*2*2*2*2 = 32 kombinime. Të shfrytëzueshëm janë

vetëm 10, për arsye se siç dihet nga matematika logjike: numri i kombinacioneve pa përsëritje të

n - elementeve të klasës – k, janë:

( )!)!(

!kkn

nC nk

kn −

== ........................................................................................................... (24)

ku: numri Permutacioneve apo n – faktoriel është:

P=n! = 123...)2()1( ⋅⋅⋅⋅−⋅−⋅ nnn .

numri i Variacioneve:

)!(

!kn

nV kn −=

Kështu për n = 5 dhe k = 2 , kemi:

( ) 102

4512123

12345!2)!25(

!552

25 =

⋅=

⋅⋅⋅⋅⋅⋅⋅⋅

=−

==C

Kombinimet e mbetura të tjera (22) paraqesin rendundantitetin e këtij kodi. Distanca

minimale është më e madhe se 2.

1 0 0 0 1 1

1 0 1

1 0 0 1

1 0 0 0 1

1 0 0 1 0

1 0 1 0 0

1 1 0 0 0

1 1 0

1 1 0 0

1 0 1 0

2 0 0

3 0

4

5

6

7

8 0 0

9 0

10 0

Fig. 7. Kodi “2 në 5”

Page 26: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

26

III. LLOJET E LAJMIT – POROSISË

Pajisjet komunikuese mundësojnë transmetimin e llojeve të ndryshme të lajmeve (porosive) –

–informatave siç janë: me zë (të folme), të shkruara, muzikore, me foto statike, me foto lëvizëse,

alarme të ndryshme, drejtuese, indikatore, regjistruese dhe matëse si dhe porosi për mirëmbajtje dhe

funksionim të vetë pajisjes.

Porositë në përgjithësi mund të jenë të formës analoge ose diskrete (digjitale).

Elementet fundore të një pajisje komunikuese quhen terminale.

III. 1. Porosia me zë

Zëri natyror është si rezultat i rrymimeve të ajrit që vijnë prej mushkërive. Rrymimi i ajrit

kalon nëpër konfiguracione të ndryshme si të fytit, hundës dhe gojës, me ç’rast krijohen lloje të

ndryshme të harmonikeve të zërit që quhen formate. Kështu paraqiten një varg vibrimesh,

amplituda (toni) e të cilave më e ulëta është 80 Hz, kurse më larta 12000 Hz.

Pajisje përmes së cilës analizohet e pastaj sintetizohet zëri quhet Vocoder (voice-coder). Një

pajisje të tillë e hasim te aparati telefonik, mikrofonat etj. Ekzistojnë lloje të ndryshme të

vocoderëve të cilët krijojnë zë, siç është rasti te robotët. Kjo i bënë mjaft aktuale këto pajisje.

Parimi themelor i punës së vocoderit është analiza e spektrit të zërit, që nënkupton diagramin

e zërit në funksion të frekuencës së tij.

Duke ditur se zëri paraqet grup tingujsh apo fjalësh, atëherë për të folurën me zë është me

rëndësi njohja e diagramit – spektrit të zërave të veçantë – shkronjave.

Fig. 7. Paraqitja e spektrit të zërit “A”

Page 27: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

27

95 505 1990

Fig. 8. Paraqitja e spektrit të zërit “E”

Për transmetim të të folurit-zërit në ditët e sotme është e mjaftueshme linja transmetuese me

kapacitet rreth 2400 bit/s dhe nivel të frekuencave rreth 400 Hz, me kualitet të transmetimit rreth

85%.

Mundësi më të mëdha sot ofrojnë pajisjet digjitale, që veçohen me këto aspekte:

- sinjali i të folurit është kod telekomunikues më i i përbërë dhe më i shpejtë,

- niveli i frekuencave është i kufizuar në nivelin e frekuencave të burimit

- dinamika e sinjalit është e kufizuar me procesin e kuantizimit

- në përgjithësi zhurma e kuantizuar e zvogëlon raportin sinjal/zhurmë, mirëpo me

shfrytëzimin e kompresimit logaritmik ky raport arrihet deri në 40dB.

- Sinjali i të folurit mund të përshkruhet përmes funksioneve normale, duke shfrytëzuar

transformimet lineare, kurse me përdorim të vocoderëve sasia e transmetimit të

informatave mund të zvogëlohet edhe nën 600 bit/s.

- Mundësohet ndërlidhja njëri-pajisje dhe identifikimi i folësit, përkthimi automatik i

teksteve të ndryshme, tekstit të shkruar të të folurit etj.

Page 28: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

28

III. 2. Lajmet e shkruara, me foto statike dhe lëvizëse

Lajmet apo porositë e shkruara mund të jenë të formës:

Teleks - Telegrami (Telex): të shkruara për korrespondim, printim. Këto kanë shpejtësi

transmetimi prej 50 deri 200 bit/s, kurse raporti sinjal / zhurmë është 25 dB. Për transmetim të

informatës shfrytëzohet kodi “2”, që do të thotë se mundëson transmetimin prej 32 kombinimeve,

mirëpo përdoren vetëm 31 kombinime për transmetim të shkronjave dhe numrave.

Për të gjitha shtetet e botës ekzistojnë TDC (Telex Destination Codes) dhe TNIC (Telex

Network Identification Codes) përkatëse, që për rajonin tonë janë dhënë në Tabelën vijuese:

TDC TNIC I caktuar për

... ... ...

23 ShBA (USA) 230 UD USA (AT&T) 231 UT USA (TRT/FTC) 232 UR USA (MCI/WUI) 233 UB USA (GRAPHNET) 234 UI USA (AT&T) ... ... ...

597 MB Maqedonia 598 Sl Sllovenia 599 RH Kroacia 600 BH Bosnja dhe Hercegovina 601 GR Greqia 602 603 604 AB Shqipëria 61 H Hungaria 62 YU Ish. Jugosllavia (RFJ)

Vendet e zbrazëta janë të lëna të lira, që mund të u jepen shteteve të reja, ose në rast nevoje

edhe shteteve ekzistuese si kode shtesë, siç është rasti i SHBA-ve që ka disa kode.

Teleteksti (Teletext): gjithashtu është porosi e shkruar për korrespodim, por si terminal

fundor pranues përdoren teleprinter apo monitorë me shpejtësi të madhe deri në 300 bit/s. Monitori

shërben si pajisje shkruese me memorie, përpunon tekstin dhe transmeton informatën e shkruar. Në

këtë rast teleteksti ka gjetur përdorim edhe në rrjetin transmetues televiziv, me ç’rast informata

transmetohet përmes sinjalit televiz, në një nën-linjë (nën-kanal) të veçantë.

Page 29: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

29

Videoteksi (Videotex) gjithashtu është porosi që transmetohet për TV-sinjalit. Mund të

transmetohet edhe përmes rrjetës telefonike. Komunikimi është i dy-anshëm, sepse shfrytëzuesi

mundet përmes aparatit telefonik të dërgojë porosi në qendrën shpërndarëse dhe nga aty te

shfrytëzuesi tjetër. Porositë mund të jenë tekstuale por edhe me fotografi statike dhe lëvizëse.

Transmetimi është digjital dhe arrin shpejtësinë deri 1200 bit/s.

Faksimile – Telefaksi (Faximil-Telefax): është porosi që dërgohet/pranohet përmes rrjetit

telefonik. Pajisja dërguese/pranuese quhet telefaks. Në këtë rast përmes rrezeve të dritës incizohet

(kopjohet) porosia në fotoqeli, e cila e hap/mbyll qarkun elektrik në varësi të intensitetit të dritës së

reflektuar. Koha e dërgimit të një flete p.sh A4 është rreth 1 minutë, e nëse përdoret pajisje me

sinjal digjital kjo kohë mund të jetë edhe më e shkurtër, ku shpejtësia e transmetimit sillet prej 14

deri 400 bit/s.

Viedotelefoni: i takon transmetimit të porosive përmes fotove statike të spektrit të ngushtë

frekuencor. Terminali përbëhet nga pranuesi/dhënësi televiziv që mundëson komunikimin e fotove

dhe zërit. Frekuenca e transmetimit sillet rreth 1 Mhz. Transmetimi i fotografisë është bardh-zi.

Lidhja vendoset përmes aparatit telefonik, me ç’rast zgjidhet pala për komunikim.

Televizioni kabllovik: i takon spektrit të transmetimit të fotove lëvizëse. Kjo mund të

përdoret edhe si komunikim i dy-anshëm, meqë shfrytëzuesi është i lidhur me qendrën shpërndarëse

televizive. Nga qendra deri te shfrytëzuesi është në dispozicion linja e gjerë frekuencore.

Shfrytëzuesi ka mundësi të zgjedhë programet në dispozicion sipas dëshirës.

III. 3. Interneti, Rrjeti i gjerë publik i kompjuterëve

Interneti paraqet rrjetë të gjerë WAN (Wide Area Network), pra bashkësi të mijëra rrjetave

kompjuterike përreth botës, që i’u mundësojnë komunikim miliona shfrytëzuesve.

Rrjetat kompjuterike që marrin pjesë në Rrjetën Globale janë të llojllojshme, si rrjeta

universitare, biblioteka, agjensione qeveritare dhe jo-qeveritare, qendra hulumtuese, kompani

prodhuese-tregtare etj.

Prejardhja e internetit është e lidhur me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve përkatësisht

organizatën e tyre DARPA (Defenced Advanced Research Projects Agency), e cila ka zhvilluar

rrjetën e kompjuterëve me katër nyje kompjuterike të lidhura me protokoll identifikues. Kjo rrjetë e

kompjuterëve ka filluar me u shpërnda nëpër tërë territorin e SHBA-ve, prej vitit 1968 dhe është

Page 30: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

30

quajtur ARPANET (Advanced Research Project Agency Network). Qëllimi i krijimit të kësaj rrjete

ka qenë funksionimi i lidhjeve me pjesë të ndryshme të SHBA-ve në rast “lufte nukleare”, pa marrë

parasysh shkatërrimet.

Fig. 9. Struktura e ARPANET-it në vitin 1971

Pas ARPANET-it i cili punonte mbi platformën operative UNIX, janë zhvilluar edhe shumë

rrjete tjera si UUCP (1970), USENET (1979), BITNET (1981), FIDONET (1983) e cila ka lidhur

ndërmjet veti kompjuterët që punojnë mbi platformën operative MS DOS.

Në vitin 1983 janë pranuar normat e përgjithshme të TCP/IP (Transmission Control Protocol /

Internet Protocol) , me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe sigurisë së rrjetave komunikuese.

Në vitin 1989 është formuar WWW (World Wide Web) nën udhëheqjen e CERN-it (frënge:

Conseil Europeen pour le Recherche Nucleaire (angl: European Laboratory for Particle Physics), )

Gjenevë, Zvicër dhe është udhëhequr nga Tim Berners-Lee. WWW është hap i parë drejt

Internetit.

Qëllimi i krijimit të WWW-së, ka qenë ndërtimi i një pajisje e cila do të mundësojë që

informata prej burimeve të ndryshme në rrjetë, të arrijnë në vende të largëta gjeografike. Këto

informata të pranohen përmes një programi universal me pengesa minimale të shfrytëzimit.

Në fillim programet që përdoreshin kanë qenë mjaft primitive, pa mundësi të gjenerimit të

fotografive kualitative, siç janë: Lynx, Viola dhe Celo. Në vitin 1993 Marc Andressen nga NCSA

(Nacional Centar for Supercomputing Applications) ka zhvilluar programin e parë për

Page 31: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

31

kërkim/navigim të informatave nëpër Internet, nën protokollin e rrjetës komunikuese të quajtur

HTTP (Hyper Text Transfer Protocol) i cili ka qasje në nyje të rrjetës.

Përmes HTTP-se definohet bazat e të dhënave (data-base) të ndryshme.

Bazat e të dhënave grafike mund të jenë:

- gif Graphics Interchange Format, Compurserve

- pdf Portable Document Format, Adobe

- jpeg Joint Photographic Experts Group - tiff Tagged Image File Format

Bazat e të dhënave audio:

- au Audio File

- wav Waveform, Microsoft

- voc Vocal File

- aiff Apple sound File

Bazat e të dhënave për foto lëvizëse (film)

- mpeg Motion Picture Expert Group

- cgm Computer Graphics Metafile

- avi Audio Video Interactive

- dvi Digital Video Interactive

Dokumenti bazë i cili i bashkon të gjitha objektet prej bazave të dhënave të ndryshme quhet

web faqe (website). Dokumentet e bazave ë dhënave janë për nga gjerësia dhe gjatësia të

ndryshme, parametrat e tyre definohen përmes gjuhës HTML (Hyper test Markup Language)

Burimi i informatave në Internet, përkatësisht adresa caktohet përmes URL (Uniform

Resource Locator). URL-ja ia mundëson shfrytëzuesit që të gjejë dokumentin në serverin e

Internetit.

Kështu p.sh.: URL: http://www.uni-pr.edu/

Do të ju dërgojë në website-in e Universitetit të Prishtinës.

DNS (Domain Name Server) është lloj sistemi që shfrytëzohet në internet. Me ndihmën e tij

lexuesi informohet për zanafillën e shtetit ose organizatës në të cilin është publikuar ai website.

Page 32: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

32

Pasi për kompjuterët më të mira janë të dhënat e shkruara me numra dhe për njerëzit më mirë

në shkronja, është futur edhe ky sistem.

Sistemi në fjalë është i ngjashëm me sistemin e adresave IP. Ky sistem ka emrat e adresave që

në këtë teknologji thirret emri i domenit (Domain Name). Këta emra i takojnë një niveli më të lartë

të quajtur niveli i sipërm i domeneve (Top-Level-Dmain). Pjesët e emrave janë të ndara sikurse tek

adresat IP, me një pikë si p.sh yahoo.com, google.com, uni-pr.edu etj.

Top-Level-Domain janë disa shkurtesa dhe zakonisht shkruhen në fund të emrit të domenit.

Shkurtesat janë tipike për shtetet përkatëse ose për organizatat, kështu për:

al Shqipëria

it Italia

de Gjermania

com Organizata komerciale

org Institute ose organizata

net Rrjetë e përgjithshme ose Provider

edu Shkollat, universitetet

gov Organizata shtetërore

mil Organizatat ushtarake

Dhënia e emrave për domen, bëhet nga qendra e lidhjes me internetin (Provider), pasi që të

jetë kontrolluar në mos ai emërtim është nën licencë apo përdoret nga dikush tjetër.

Page 33: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

33

IV. PAJISJET KOMUNIKUESE

Pajisjet komunikuese zanafillën e tyre e kanë në vitin 1937 me zbulimin e Modulatorit

impulsiv-kodues PCM (Pulse-Code Modulation) nga ana e francezit Alec H. Reeves, i cili punonte

për kompaninë Franceze të Telefonisë dhe Telegrafisë Ndërkombëtare. Përdorimi i parë komercial i

pajisjes PCM është realizuar në vitin 1962 në transmetimet telefonike, pas zhvillimit të qarqeve

integruese, ku zëri analog me valë zanore prej 4000 Hz është transmetuar me 8000 impulse/sekondë

dhe secili impuls ka qenë i koduar me vlerën digjitale, përkatësisht amplitudën e tij, duke paraqitur

një pikë të veçantë të serisë lineare të impulseve të njëjta në funksion të kohës në valën zanore.

Detyrë kryesore e pajisjeve komunikuese është transmetimi efektiv i informatave të ndryshme

prej një vendi në tjetrin. Skema e një pajisje komunikuese është paraqitur në Fig. 10.

. . . . . .

. . . . . .

. . . . . .

ku: I – burimi i informatave Dh – dhënësi D - demodulatori

K – konvertori s – sinjali i kohor K - konvertori

M – modulatori sN – sinjali i zhurmës C - caku

s' – sinjali primar Pr - pranuesi s'' – sinjali sekondar

Transmetimi

Dh Pr

D1

D2

Dn

K1

K2

Kn

C1

C2

Cn

I1

I2

In

K1

K2

Kn

M1

M2

Mn

s''1(t) s'1(t)

s'2(t)

s'n(t)

s(t)

sN(t)

s''2(t)

s''n(t)

Fig. 10. Bllok diagrami i pajisjes komunikuese .

Kështu sipas Fig. 10, në hyrje të pajisjes komunikuese gjendet terminali (telefoni, telegrafi,

etj) si burim i informatave. Pajisja ka shumë burime të informatave, pra prej 1 deri në n. Këto

informata së pari kalojnë nëpër konvertues (mikrofoni, pjesa dhënëse e teleprinterit, etj), pastaj

daljet e tyre gjenerohet në funksion të kohës, të cilat quhen “sinjale primare” s'(t). Sinjalet primare

për arsye teknike dhe ekonomike është e nevojshme të modulohen në modulator, i cili duhet të

plotësojë këto kushte:

Page 34: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

34

- të transmetojë informatën në frekuencën e caktuar për kohë sa më të shkurtër

- të transmetojë informatën për kohë të caktuar në një fushë sa më të ngushtë frekuencore.

Koha (T) dhe frekuenca (f) janë madhësi reciproke, pra:

][1 sf

T = .......................................................................................................................... (25)

Daljet nga modulatorët futen në dhënës dhe nga ai transmetohen deri te pranuesi. Përgjatë

transmetimit të sinjalit në shtegun prej dhënësit deri te pranuesi, ai mund të u nënshtrohet

pengesave të ndryshme. Sinjalet me amplituda të ulëta janë më të rrezikuara nga pengesat si

zhurma, pastaj jo-efikasiteti i modulatorëve etj. Këto sinjale “të pa dëshiruara” janë përfshirë në

sN(t).

Sinjalet prej pranuesit, kalojnë nëpër demodulatorë ashtu që zbërthehen prapë në n-linja,

pra në n- “sinjale sekondare” – s''(t). Sinjalet sekondare përmes konvertorëve kthehen në formën

e informatave hyrëse-burimore dhe dërgohen në cak.

Sikur të ekzistonte pajisja ideale komunikuese atëherë pengesat në transmetim të sinjalit do të

ishin zero, pra sN (t) = 0. Në këtë rast kualiteti i transmetimit gjithashtu do të jetë i përkryer

(ideal) dhe sinjali sekondar do të duket i njëjtë me sinjalin primar, pra:

s''(t) = s'(t) ............................................................................................................................. (26)

Nga ajo që u tha më lartë shihet se kualiteti i transmetimit është proporcional me sN(t) dhe

te pajisjet reale vlen:

s''(t) = s'(t) – sN(t) ................................................................................................................... (27)

Në përgjithësi Pajisjet komunikuese ndahen në dy grupe:

- Pajisje Analoge me ndarje frekuencore të linjave, përkatësisht

pajisjet FDM (Frekuence Division Modulation) dhe

- Pajisje Digjitale me ndarje kohore të linjave, përkatësisht

pajisjet TDM (Time Division Modulation)

Përveç këtyre dy llojeve ekzistojnë edhe pajisjet komunikuese me transmetim valor WDM

(Wave Divizion Modulation) dhe ato me transmetim dinamik DDM (Dynamic Division

Modulation).

Page 35: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

35

IV. 1. Pajisjet Analoge

Pajisjet analoge AD (Analog Device) datojnë prej Janarit të Vitit 1965. Detyrë kryesore e

AD-ve është ofrimi i zgjidhjeve për procedimin e sinjaleve. Zhvillimi i tyre ka qenë mjaft o

hovshëm dhe fitim prurës për arsye se kanë ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e teknologjisë

bashkëkohore. Duke parë rëndësinë e zhvillimit dhe përsosjes së këtyre pajisjeve nuk ka munguar

investimi i kompanive liderë botërore, në hulumtimin dhe zhvillimin e llojeve të reja të AD-ve.

Kështu në vitin 1975 për hulumtim dhe zhvillim të AD-ve janë ndarë rreth $2 milion Dollar

Amerikan apo 7.3% nga vlera e shitjes së po të njëjtave pajisje, kurse në vitin 2005 rreth $500

milion, apo 19% e vlerës së shitjes.

$ H&ZH % $ H&ZH / Shitje

Fig. 11. Raporti i investimeve në hulumtim dhe zhvillim sipas shitjes për 10 vjeçare.

Pajisjet Analoge përkatësisht Pajisjet TDM, karakterizohen me ndarjen frekuencore të linjës

transmetuese, pra secilës linjë i takon fushë e caktuar frekuencore. Me fjalë të tjera nëpërmjet një

shtegu mundësohet bartja e informatave përmes n- linja. Linjat gjithashtu ndërmjet veti kanë

distancë të mjaftueshme frekuencore ashtu që të mbrohen nga pengimi i njëri-tjetrit (përgjimi).

Në Fig. 12 është paraqitur bllok diagrami i një pajisje TDM me katër linja.

Page 36: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

36

M – modulatori D - demodulatori

M1

M2

1

2

FFU

M3

M4

3

4

D1

D2

1

2

FFU

D3

D4

3

4

16 kHz 20 kHz 24 kHz 28 kHz

Linja transmetuese

Fig. 12. Bllok diagrami i pajisjes analoge TDM me 4 linja, përkatësisht ndarja frekuencore e linjave telefonike .

Kështu, sinjalet hyrëse ndahen në 4 linja të FFU-së (fusha e frekuencave të ulta), me distancë

të mjaftueshme për tu mbrojtur nga përgjimi i ndërsjellë dhe futen në modulatorët (M) përkatës.

Daljet nga modulatorët transmetohen së bashku në një linjë transmetuese dhe pastaj para se të

arrijnë në cak, ato prapë demodulohen (D) në 4 linja të njëjta sipas frekuencave hyrëse përkatëse të

FFU-së.

Siç shihet nga Fig. 12, elementët kryesorë të pajisjeve analoge janë modulatorët përkatësisht

demodulatorët. Tërësia e modulatorëve dhe demodulatorëve të një pajisje komunikuese quhet

modem. Kështu te dhënësi i informatave kemi të bëjë me modulatorët kurse te pranuesi i tyre me

demodulatorët.

Sipas llojit të mediumit transmetues, modemët mund të ndahen në:

- modem të klasës së parë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve fizike

- modem të klasës së dytë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve radio – releje

- modem të klasës së tretë, te të cilët transmetimi realizohet përmes rrugëve satelitore.

Lidhur me procesin e modulimit – demodulimit analog të sinjalit ekzistojnë dy parime bazë:

- modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës dhe

- modulimi analog i sinjalit sipas fazës

Page 37: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

37

IV.1.1. Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës

Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës është formë e modulimit te e cila amplituda e

sinjalit transmetues ndryshon drejtpërdrejt në proporcion me sinjalin modulues.

Ky lloji modulimi zakonisht përdoret në radio frekuenca dhe ka qenë metoda e parë e

përdorur në radio transmetimet komerciale.

Termi origjinal “Amplitude Modulation – AM” përdoret edhe sot për të identifikuar brezin

valor të radios – Valët e mesme: AM-valët.

Modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës arrihet në atë mënyrë që me modulim fitohet

sinjal me FU (Frekuencë të Ultë) duke vepruar në sinjalin transmetues me FL (Frekuencë të

Lartë).

Le të kemi një sinjal hyrës në FU, i cili në vete ka informata me rëndësi, të dhënë me

funksionin e tensionit të tij në funksion të kohës uh (Fig. 13):

)cos( tUu hhh ω= ................................................................................................................... (28)

ku: Uh – amplituda dhe hω - frekuenca në [s-1]

Sinjali transmetues në FL, le të jetë i përshkruar gjithashtu me funksionin e tensionit të tij në

funksion të kohës utr (Fig. 14):

)cos( 0Φ+= tUu trtrtr ω ......................................................................................................... (29)

ku:

Utr – amplituda,

trω - frekuenca në [s-1] dhe

- ndryshimi fazor fillestar [rad]. 0Φ

Sinjali i moduluar sipas amplitudës u(t) do të jetë (Fig. 13):

)cos()]cos([)( 0Φ+⋅+= ttUUtu trhhtrm ωω .......................................................................... (30)

ku amplituda e sinjalit të moduluar është:

)cos( tUU hhtr ω+ ................................................................................................................... (31)

Page 38: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

38

Siç shihet nga shprehja (31) amplituda e sinjalit të moduluar sipas amplitudës është në

funksion të kohës. Ndryshimi fazor 0Φ nuk ndikon në procesin e modulimit sipas amplitudës,

kështu ai mund të merret zero, pra = 0. 0Φ

Kështu shprehja (30) mund të shkruhet si në vijim:

)cos()]cos(1()( 0Φ+⋅+= ttmUtu trhatrm ωω ......................................................................... (32)

ku indeksi i modulimit të amplitudës është:

tr

ha U

Um = ............................................................................................................................... (33)

0

Uh

uh

t

Uh Fig. 13. Sinjali hyrës për modulim në funksion të kohës

0

Utr utr

t

Utr Fig. 14. Sinjali transmetues në funksion të kohës

Page 39: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

39

0

Uh+Utr

u(t)

t

Utr

-Uh-Utr

-Utr+Up

Utr-Up

Utr

Fig. 15. Sinjali i moduluar sipas amplitudës në funksion të kohës

Indeksi i modulimit paraqet raportin ndërmjet amplitudave të tensioneve të sinjaleve

përkatëse hyrëse dhe transmetuese.

Nëse ma = 0, atëherë duhet të jetë Utr = 0 që do të thotë nuk ka tension modulues apo nuk ka

çka të modulohet.

Nëse ma = 1 (modulimi 100%, Fig. 16), atëherë duhet të jetë Utr = Uh , pra amplituda e

tensionit hyrës dhe të transmetuar e barabartë. Në këtë rast Amplituda minimale e sinjalit të

moduluar zero kurse ajo maksimale Uh + Utr = 2 Utr .

Në Fig. 16 janë paraqitur shembull i modulimit 50% (ma=0.5), 100% (ma=1) dhe 150%

(ma=1.5),

Page 40: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

40

Shembull 9.

Le të marrim sinjalin hyrës )2

cos( tUu hh ⋅=π , kurse sinjalin transmetues

)5.04cos(1 +⋅⋅⋅= tutr π atëherë sinjali i moduluar sipas shprehjes (30) do të jetë:

)5.04cos()]2

cos(1

1(1)( +⋅⋅⋅⋅⋅+⋅= ttU

tu hm ππ ................................................................... (34)

Kështu nëse në shprehjen (34) marrim: Uh = 0.5, fitojmë modulimin 50%, Uh = 1, fitojmë

modulimin 100% dhe Uh = 1.5, fitojmë modulimin 150% (Fig. 16).

1.5

1.5Modulimi 50%

2

2Modulimi 100%

2.5

2.5Modulimi 150%

Fig. 16. Modulimi 50%, 100% dhe 150% i sinjalit hyrës

Page 41: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

41

IV.1.2. Modulimi analog i sinjalit sipas fazës

Modulimi fazor (PM: Phase Modulation) i sinjalit është formë e modulimit e cila paraqet

informatën si ndryshim në varësi të fazës së funksionit transmetues.

Ky lloj i modulimit nuk është i përshtatshëm për përdorim meqë kërkon harduer kompleks për

implementim si dhe është mjaft problematik për rastin kur faza e sinjalit është 0° dhe 180°.

Supozojmë që sinjali hyrës duhet të modulohet përmes sinjalit modulues me frekuencë ωm

dhe fazë ϕm, pra:

)sin( hhhh tUu φω +⋅= ,.......................................................................................................... (35)

kurse sinjali përmes të cilit transmetohet është:

)sin( trtrtrtr tUu φω +⋅= ......................................................................................................... (36)

Atëherë sinjali modulues është:

)sin()( trhtrtrm utUtu φω ++⋅= ............................................................................................. (37)

Është e qartë se kjo mund të konsiderohet edhe si rast special i modulimit të frekuencës kur

kemi të bëjmë me sinusoidat (Fig. 17).

2

2

uh t( )

utr t( )

t

Fig. 17.a. Sinjali hyrës dhe transmetues për modulimin fazor

Page 42: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

42

2

2Modulimi fazor

um t( )

uh t( )

t

Fig. 17.b. Shembull i Modulimit fazor

IV.1.3. Modulimi analog i sinjalit sipas frekuencës

Modulimi i frekuencës (FM: Frequency Modulation) së sinjalit është formë e modulimit e

cila paraqet informatën si ndryshim në varësi të frekuencës së funksionit transmetues.

Modulimi frekuencor përdoret në radio frekuencat VHF për cilësi të lartë të transmetimit të

muzikës përkatësisht zërit. TV normale gjithashtu transmetimin e zërit e realizojnë përmes FM-ve.

Llojet të ndryshme të FM-ve të përdorura në transmetim të sinjalit në përgjithësi quhen W-FM

(Wide – i plotë).

Si rezultat i FM-së është modulimi standard i radio frekuencave të larta që quhen FM radio

valët (për shumë vite radio BBC insistonte të quhen radio valët VHF, që është shumë logjike,

meqë transmetimi FM përdorë një pjesë të brezit VHF (Very High Frequency).

FM-ja është e vetmja metodë e zbatueshme për video regjistrime dhe për konvertimin nga

shiriti magnetik pa deformime ekstreme në video sinjale, të cilat kanë rang të lartë të frekuencave

prej disa Hz pra në disa MHz.

Karakteristika kryesore të FM modulimit janë: reduktimi i zhurmës në minimum, kufizime të

thjeshta, formate të larta të brezave të linjave siç është realizuar V2000, mundësia e mbajtjes nën

kontroll e shqetësimeve mekanike dhe ndihmesa në korrektimin kohor.

FM gjithashtu përdoret edhe si audio frekuencë për sintezë të zërit, e njohur si FM sinteza

apo e popullarizuar si sintisajzer (synthesizers) dhe përdoret të të gjitha gjeneratat e Kompjuterëve

personal si pajisje “Sound Card”.

Page 43: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

43

Për të shpjeguar teorinë e modulimit sipas frekuencës marrim se sinjali hyrës që duhet të

transmetohet, do të jetë:

) ...................................................................................................................................... (38) (tuh

amplituda e të cili duhet të plotësojë kushtin:

1)( ≤tuh ............................................................................................................................... (39)

Sinjali transmetues duhet të jetë:

)2cos()( tfUtu trtrtr ⋅⋅⋅= π ................................................................................................... (40)

ku:

ftr paraqet frekuencën bazë të sinjalit transmetues në Hz, kurse

Utr – amplituda e çfarëdoshme.

Sinjali transmetues duhet të modulohet përmes sinjalit modulues të formës:

............................... (41) ⎟⎟⎠

⎞⎜⎜⎝

⎛⋅⋅+⋅⋅=⎟⎟

⎞⎜⎜⎝

⎛⋅⋅⋅= ∫∫ ∆

t

htrtr

t

trm dttuffUdttfUtu00

)]([2cos)(2cos)( ππ

ku dhe quhet frekuenca e çastit të oscilimit, kurse paraqet devijimin e

frekuencës në një drejtim prej duke marrë që është i kufizuar në rangun .

)()( tufftf htr ⋅+= ∆ ∆f

trf )(tuh 1±

Karakteristikë e modulimit të frekuencës është indeksi i modulimit i cili ndikon në atë se sa

variabla e moduluar ndryshon rreth shkallës së pa moduluar të saj. Për FM-në kjo varet prej

frekuencës së sinjalit transmetues, pra:

h

h

h ftuf

ffh

)(⋅=

∆= ∆ .............................................................................................................. (42)

Në këtë mënyrë të indeksimit vërejmë dy raste:

- Nëse frekuenca e modulimit është konstante dhe indeksi modelues rritet atëherë gjerësia e

linjës së sinjalit rritet, por hapësira ndërmjet spektrave mbetet e njëjtë.

- Nëse devijimi i frekuencës është konstant dhe indeksi i modulimit rritet atëherë gjerësia e

linjës së sinjalit mbetet e njëjtë, kurse hapësira ndërmjet spektrave zvogëlohet.

Page 44: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

44

Shembull 10

Le të marrim që sinjali hyrës që duhet të modulohet është:

ππ

π

63)cos(2

30)cos()(

≤<⋅⋅

≤<⋅⋅=

tnesetfU

tnesetfUtu

hh

hh

h

Diagrami i këtij sinjali hyrës është paraqitur në Fig. 18.

1

1

t

uh(t)

Fig. 18. Sinjali hyrës, për Uh=1, fh=1.5

Sinjali transmetues do të jetë i formës së ngjashme me shprehjen (40) kurse sinjali modulues

sipas shprehjes (41). Janë përvetësuar këto vlera për sinjalin transmetues: Utr = 2, ftr = 0.5 kurse për

sinjalin e moduluar, devijimi i frekuencës është marrë f∆ = 0.3. Kështu indeksi i modulimit sipas

shprehjes (42) do të jetë:

333.031

5.113.0)(

≈=⋅

≤⋅

=∆

= ∆

h

h

h ftuf

ffh dhe 0≥

Në Fig. 19 është paraqitur sinjali hyrës dhe sinjali i moduluar sipas frekuencës, me vlerat e

përvetësuara, paraprake.

Page 45: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

45

2

2

t

um(t)

utr(t)

f∆

Fig. 19. Sinjali transmetues dhe sinjali i moduluar sipas frekuencës.

IV.2. Pajisjet Digjitale

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjisë digjitale integruese, gjithnjë e më shumë vërehet

përdorimi i transmetimit të sinjaleve diskrete dhe proceseve të digjitalizimit.

Bazuar në historikun e teorisë së informimit dhe komunikimit, mund të thuhet se vitet e fundit

po ndodhë “revolucioni digjital” (Digital Revolution).

Revolucioni digjital, zanafillën e ka që nga viti 1937 kur francezi, Alec H. Reeves e prezantoi

kodin e modulimit impulsiv PCM (Pulse-Code Modulation).

Zhvillimi pajisjeve digjitale ka vazhduar nëpër vite, ku do të veçojmë:

Page 46: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

46

Fig. 20. Memorien tambur të kompjuterit të Atanasoff-Berry, viti 1939, NMAH

Pajisjen digjitale muzikore “Mellotron” në formë të pianos, por e cila jep tinguj të ngjashëm

me instrumentet muzikore si klarineta, violina etj., viti 1963. Kjo pajisje është përdorur nga grupet e

njohura muzikore si Beatles, Pink Floyd, Led Zeppelin etj.

Fig. 21. Pajisja Mellotron

Fig. 22. Qarkun e integruar, GEE, viti 1974

Page 47: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

47

Peter Vogel dhe Kim Ryrie në vitin 1979 prodhuan instrumentin muzikorë kompjuterikë

(CMI - Computer Musical Instrument) i cili përdorte disketat pre 500kB.

Fig. 23. Instrumenti muzikorë CMI

Zhvillimi i pajisjeve digjitale edhe sot është mjaft prezent, si CD-të, flash memoriet, telefonitë

digjitale, kabllot optike, rrjetet TV digjitale tokësore dhe satelitore etj.

Përparësia e pajisjeve digjitale ndaj atyre analoge është e pamohueshme, si në aspektin teknik

ashtu edhe ekonomik. Mirëpo, në aspektin e praktik, përdorimi i teknologjive të reja paraqet edhe

probleme, siç është përshtatshmëria e pajisjeve digjitale me ato analoge.

Nëse nga sinjali analog (kontinuel) merren vetëm disa vlera karakteristike në një interval të

caktuar kohor, fitohet sinjali diskret. Shembull i sinjalit diskret është sinjali telegrafik.

Mënyra se si realizohet digjitalizimi i sinjalit prej analog në digjital është paraqitur në Fig. 24,

ku nga sinjali analog (kontinuel) ngjyrë të hirtë, merren vlerat karakteristike dhe ato bashkohen me

funksione shkallë, me ç’rast fitohet sinjali digjital – diskret me ngjyrë të kuqe.

Fig. 24. Digjitalizimi i sinjalit

Page 48: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

48

IV.2.1. Modulimi digjital

Modulimi digjital i sinjalit realizohet përmes funksioneve transmetuese analoge dhe

mundëson përmirësimin e sinjalit në aspektin e zhurmës dhe krahasimin me skemat e modulimit

analog.

Modulimi digjital ashtu si modulimi analog është i mundur në tri mënyra themelore të

ndryshme: Modulimi impulsiv i amplitudës PAM (Pulse Amplitude Modulation), Modulimi

impulsiv i kohëzgjatjes PDM (Pulse Duration Modulation) dhe Modulimi impulsiv i fazës PPM

(Pulse Phase Modulation). Ekziston edhe lloj tjetër i modulimit që quhet Modulim impulsiv i

gjerësisë PWM (Pulse Width Modulation) ku gjerësia e impulsit ndryshon në varësi të sinjalit

modulues, pra gjerësia është funksion i amplitudës.

Modulimi digjital PAM është paraqitur në Fig. 25.

Sinjali

hyrës t

Sinjali

transmetues t

PAM t

τ

To

Fig. 25. Modulimi digjital PAM

Karakteristikë e modulimit PAM është se gjerësia e impulsit τ dhe largësia ndërmjet

impulseve To janë konstante, kurse amplituda është e ndryshueshme.

Page 49: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

49

Sipas normave të pranuara ndërkombëtare ITU, vlera e largësisë së impulseve duhet të jetë:

To = 125 µs (mikro sekonda, 1 µs = 10-6 s)

Në rastin e modulimit digjital PDM gjerësia e impulseve është në funksion të kohës, pra

τ(t), kurse amplituda dhe largësia ndërmjet impulseve (To ) diskrete janë konstante Fig. 26.

PDM t

τ (t)

To

Fig. 26. Modulimi digjital PDM

Në rastin e modulimit digjital fazor (frekuencor) PPM gjerësia e impulseve τ(t), është

madhësi konstante, kurse largësia ndërmjet impulseve ndryshon në funksion të kohës, pra T(t)

diskrete janë konstante Fig. 27.

PPM t

τ

To T(t)

Fig. 27. Modulimi digjital PPM

Page 50: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

50

V. PAJISJET KOMUNIKUESE NË KOMUNIKACION

Me qëllim të modernizimit të komunikacionit rrugorë, në ditët e sotme vërehen përpjekje të

ndryshme në përdorimin e pajisjeve të sofistikuara komunikuese në komunikacion. Ndër problemet

më të mëdha që vërehen sot në komunikacion janë: ndotja e ambientit, siguria në komunikacion

dhe mbingarkimi (tollovitë) i komunikacionit veçmas rrugor.

Pajisjet komunikuese janë me rëndësi të veçantë në komunikacion, apo mund të themi se janë

pjesë e pandashme e tij. Nuk mund të mendohet komunikacioni bashkëkohor, i cili do të do të

kishte funksion kualitativ pa prezencën e këtyre pajisjeve.

Në shumicën e degëve të komunikacionit, pajisjet komunikuese paraqesin ngritje të

infrastrukturës, përkatësisht modernizim të tyre. Kjo i shtynë hulumtuesit që edhe më tepër të

punojnë ashtu që këto pajisje të arrin shkallë të kënaqshme të zhvillimit, për t’iu përgjigjur

kërkesave të kohës.

Me shfrytëzimin e informatave të llojeve të ndryshme, automatizimit, digjitalizimit dhe

pajisjeve komunikuese veçmas digjitale janë zgjedhur dhe pritet të zgjedhën shumë probleme në

komunikacion në përgjithësi siç janë:

- ndotja e ambientit nga pjesëmarrësit në komunikacion,

- dirigjimi (drejtimi) optimal i komunikacionit dhe

- siguria në komunikacion .

Fatkeqësisht, pajisjet ekzistuese komunikuese, zgjedhin një numër të vogël të problemeve të

përgjithshme të cekura. Prandaj, zhvillimi dhe hulumtimi i pajisjeve të reja është dhe duhet të jetë

proces dinamik i vazhdueshëm.

Infrastruktura e Informimit dhe Komunikimit paraqet bazë të përbashkët mbi të cilën

funksionojnë pajisje të ndryshme pjesëmarrëse në komunikacion.

Telekomunikacioni si degë e rëndësisë së veçantë kombëtare, bazën e saj e mbështet mbi

pajisjet informative dhe komunikuese, përkatësisht cilësinë e tyre.

Një ndër pajisjet komunikuese që ka gjetur përdorim në komunikacion është pajisja DPCM

(Differential Pulse Code Modulation) përmes së cilës arrihet vlerësimi i procesit të kodimit

fotografive dhe modulohet sinjali digjital.

Page 51: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

51

V.1. Pajisja komunikuese DPCM

Parimi i punës së pajisjes DPCM është paraqitur në Fig. 28

hyrja kuantizeri koduesi i entropisë

linja

linja

parashikuesi

s e

s

e'

s'

+

+

+

dekoduesi i entropisë

s

s' e'+

+

dalja

koduesi

dekoduesi parashikuesi

Fig. 28. Parimi i punës së pajisjes DPCM

Sinjali hyrës (s) krahasohet me sinjalin e dalë nga parashikuesi ( ). Ndryshimi ndërmjet tyre

paraqet gabimin (e) i cili është:

s

. sse ˆ−=

Gabimi (e) hynë në kuantizer dhe pasi të kuantizohet merr formën e sinjalit (e’) i cili përmes

koduesit të entropisë së sinjalit kalon në linjën transmetuese.

Në këtë rast shuma e gabimit të kuantizuar dhe sinjalit të parashikuar, paraqet sinjalin e

përmirësuar, pra:

. ses ˆ'' +=

Nga Fig. 28 mund të shihet se gabimi i përmirësimit është i barabartë me gabimin e

kuantizimit (q), pra:

. qeess =−=− ''

Në Fig. 29 është paraqitur rasti i analizës së një fotografie, varësisht nga numri i pixel-ve të

përdorur.

Page 52: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

52

kodimi i gabimit të parashikuar

shkalla e mbingarkuar

shkalla më e qartë

fytyra kokërrzuar

origjinali

Parashikimi linear

1 bit / pixel 1 bit / pixel 3 bit / pixel

4 bit / pixel

0

1/2

1/4 1/4

Fig. 29. Transmetimi digjital fotografisë përmes pajisjes DCPM

Dallojmë edhe dy lloje të pajisjes DPCM dhe atë sipas mënyrës së formimit të ndryshimit

sinjalit:

- me formim të ndryshimit të sinjalit në formë analoge dhe

- me formim të ndryshimit të sinjalit në formë digjitale.

Parimi i punës së pajisjes DPCM-analoge është paraqitur në Fig. 30.

BN S

DPCM sinjali

1 s'(t)

ndërprerësi i vonesës

2

To Digjitalizuesi (Sampler)

Blloku i ndryshimit

GF Gjeneratori i frekuencave

K

Koduesi

Q

Kuantizeri (Quantizer)

Integratori

D

Dekoduesi

s(t)

s''(t)

Fig. 30. Parimi i punës së pajisjes DPCM-analoge

Page 53: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

53

Te pajisja DPCM – analoge (Fig. 30) sinjali hyrës s’(t) futet në hyrjen 1 të bllokut për

ndryshim (BN) dhe njëherësh ai kalon nëpër ndërprerësin e vonesës To për hapin kohore To dhe

futet në hyrjen 2 BN-së. Prej bllokut BN fitohet sinjal analog, që paraqet ndryshimin e dy sinjaleve

hyrëse analoge 1 dhe 2. Ky ndryshim digjitalizohet (diskretizohet) me frekuencë të caktuar përmes

gjeneratorit të frekuencave (GF). Sinjali i digjitalizuar është shënuar me s(t) i cili pastaj kuantizohet

dhe kodohet. Nga koduesi (K) del sinjali digjital impulsiv DPCM i cili vazhdon rrugën në linjën e

pajisjes komunikuese deri te dekoruesi (D) dhe kalon nëpër integrator me qëllim të kuantizimit dhe

mbledhjen e vlerave të ndryshme ndikuese, dhe në fund përmes filtrave të ndryshëm fitohet sinjali

analog si dalje pra s’’(t).

Në Fig. 31. është paraqitur parimi i punës së pajisjes DPCM – digjitale.

∑DPCM sinjali

1 s'(t) 2 s''(t)

A/D ∑1 2

To

To

D/A s(t)

Fig. 31. Parimi i punës së pajisjes DPCM-digjtale

Te pajisja DPCM-digjitale (Fig. 31), sinjali analog kthehet në sinjal digjital përmes

konvertuesit (A/D) dhe pastaj si hyrje e parë shkon në bllokun e ndryshimit dhe krahasohet me

sinjalin që vjen nga ndërprerësi i vonesës dhe si dalje fitohet sinjali digjital DPCM. Ky sinjal s(t)

duhet prapë të krahasohet në mbledhës me sinjalin e vonesës dhe pastaj përmes konvertuesit (D/A)

kthehet në sinjal analog s’’(t).

Me qëllim të zvogëlimit të ndryshimit, që lind si pasojë e përdorimit të kuantizimit dhe

digjitalizimit, nevojitet që në vazhdimësi sinjali dalës nga modulatori të krahasohet me sinjalin

hyrës.

Kjo do të thotë se në këtë rast në anën e dhënësit duhet të kemi demodulatorin. Në këtë

mënyrë ka lind nevoja për pajisjen DPCM me lidhje kthyese, parimi i punës të të cilës është

paraqitur në Fig. 32.

Lidhja kthyese realizohet prej sinjalit që del nga kuantizeri (Q) dhe pastaj futet në integrator,

dhe si i tillë kthehet në hyrjen e dytë të bllokut të ndryshimit (BN).

Page 54: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

54

BN S

DPCM sinjali

1 s'(t) 2

Digjitalizuesi (Sampler)

Blloku i ndryshimit

GF Gjeneratori i frekuencave

K

Koduesi

Q

Kuantizeri (Quantizer)

Integratori

D

Dekoduesi

s(t)

s''(t)

Integratori Fig. 32. Parimi i punës së pajisjes DPCM me lidhje kthyese

V.2. Programet zhvillimore informativo-komunikuese PROMETHEUS dhe DERIVE

Kohët e fundit në SHBA, Japoni dhe Evropë janë në zhvillim e sipër pajisjet informative-

komunikuese të cilat bazohen në pajisjet inteligjente.

Komunikacioni rrugor në SHBA zhvillohet nën programin ERGS (Electronic Route Guidance

System), dhe është pjesë e programit të përbashkët me emrin ITS (Intelligent Transportation

System).

Në Japoni, komunikacioni rrugor zhvillohet nën programin CACS (Comprehensive

Automobile Traffic Control sistem).

Në Evropë zhvillimi i komunikacionit rrugor është nën dy programe:

PROMETHEUS (Programme for a European Traffic with Highest Efficiencu and

Unprecudented Safety) dhe

DRIVE (Dedicated Road Infrastructure for Vehicle safety in Europe)

Të dyja këto programe kanë të njëjtin qëllim: efikasitetin, sigurinë, drejtimin optimal të

komunikacionit dhe mbrojtjen e ambientit.

Page 55: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

55

Kështu, programet Prometheus dhe Derive duhet të zhvillojnë pajisje integruese informative

inteligjente për komunikacion. Me fjalën “integruese” nënkuptohen pajisje të ndryshme që

prodhohen nga ky program, siç janë:

- pajisjet për drejtim të komunikacionit,

- pajisjet kërkimore-hulumtuese,

- pajisjet informuese për shoferë,

- pajisjet automatike për pagesa,

- pajisjet për drejtim të stacionit të trenave etj.

Këto pajisje në bashkësi përdoren si pjesë e infrastrukturës së rrjetave të komunikacionit.

Duhet theksuar se programin Prometheus e ka themeluar Industria e Automobilave kurse

programin Drive, Bashkësia Europiane.

Prometheus i ka dhënë detyrë vetes të realizojë një nënprogram i cili në mënyrë aktive do t’i

mundësojë shoferit në vozitje. Kështu, shoferi përmes këtij programi do të ketë në dispozicion

informatat lidhur me rrugën më të shkurtër për të arritur deri në cakun e dëshiruar. Pastaj ky

program mundet edhe të merë përsipër drejtimin, me ndihmën e pajisjeve elektronike të

infrastrukturës.

Përmes këtij programi do të mundësohej rregullim dinamik i komunikacionit dhe në disa

raste, vetë sistemi do të reagojë, shpesh edhe më shpejtë se vetë shoferi, dhe kështu do të

evitoheshin shumë aksidente. Pra bëhet fjalë për pajisje të cilat në mënyrë autonome do të merrnin

drejtimin e automjetit.

Programi Prometheus kërkon hulumtime në teren, projekte demonstruese, vlerësimin e

shfrytzueshmërisë së pajisjeve dhe mundësinë e përdorimit të pajisjeve të reja teknologjike. Pra

Prometheus është program i atillë që i bashkon zhvillimin industrial dhe hulumtues, si një tërësi

për një qëllim të përbashkët.

Zhvillimi i industrisë së automobilave bazohet në nënprogramet për hulumtime që janë:

PRO-CAR - që merret me hulumtimin e fushave siç janë: gjendja e shoferit dhe makinës,

rrethina (pengesat, moti, dukshmëria, etj), sipërfaqja e rrugëve (e rrafshët, e pjerrët, me gunga dhe

gropa, fërkimi, etj.) dhe të gjithë parametrat nga senzorët në automjet dhe rrethinë. Nën këtë

program janë edhe hulumtimet në aspektin e drejtimit automatik të komunikacionit përmes

Page 56: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

56

sinjalizimeve elektrike, e ashtuquajtura drive-by-wire e cila në të ardhmen do të zëvendësonte

drejtimin manual klasik.

PRO-NET – është nënprogram kompleks. Nga ky priten zgjidhje për rritjen e shkallës së

sigurisë në komunikacion. Rezultatet bazohen në përparimin e teknikës, komunikacionit dhe

sistemeve paralajmëruese në rast rreziku.

PRO-ROAD – është nënprogram i cili duhet të përfshijë komunikimin ndërmjet

infrastrukturës dhe shoferit (automjetit) dhe atë përmes procedimit të informatave dhe grumbullimit

të të dhënave. Gjithashtu këtu nevojitet realizimi i pajisjeve komunikuese përkatëse.

PRO-ART – si nënprogram merret me zhvillimin dhe hulumtimin e teknikës së inteligjencës

artificiale. Kjo bazohet në mundësinë e manovrimit dhe dialogut. Ky nënprogram është njëherësh

edhe ardhmëria e komunikacionit bashkëkohor.

PRO-CHIP – nënprogram që përfshinë zhvillimin e teknologjisë integruese

mikroelektronike, e cila do të zbatohet në zhvillimin e industrisë. Këto hulumtime përfshijnë:

mbështetjen teknologjike, aktivizimin e teknologjisë, paraqitjen e udhëzimeve dhe të dhënave,

komunikimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në përpunim të të dhënave.

PRO-COM – është nënprogram që merret me hulumtimin e pajisjeve informative –

komunikuese dhe protokolleve të nevojshme për komunikim ndërmjet pjesëmarrësve në

komunikacion dhe qendrës për drejtim të komunikacionit.

PRO-GEN – nënprogram që duhet të mundësojë zbatimin e projekteve të programit

Prometheus në komunikacion, me ç’rast shfrytëzohen teknikat e simulimeve. Mu përmes këtij

nënprogrami realizohet bashkëpunimi apo renditja me programin tjetër DERIVE të Bashkësisë

Evropiane.

Kështu pra si program bashkërendues me Prometheus është programi Derive, por i cili

kryesisht merret me hulumtimet rreth infrastrukturës së komunikacionit. Derive ka për detyrë të

zhvillojë tri fusha të komunikacionit: sigurinë e rrugëve, ndotjen e ambientit dhe përparësitë e

llojeve të transportit.

Gjithashtu përmes programit Derive ka lindur nevoja e standardizimeve në komunikacion për

tërë hapësirën evropiane. Ky program mundëson radhitjen e informimit dhe komunikimit si pjesë

integrale në teknologjinë e komunikacionit ashtu që pajisjet komunikuese të kenë infrastrukturë të

përbashkët informativo-komunikuese.

Page 57: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

57

Pajisjet komunikuese për mbështetje dhe vendosje kanë për detyrë: përpunimin e të dhënave,

vizualizimin e të dhënave, të mundësojnë qasje dhe ofrojnë propozime për të cilat mund të

shfrytëzohen për kërkim të zgjidhjeve përmes metodave analitike.

Metodat analitike përfshijnë: planifikimin e rrjetave, programimin, teorinë e probabilitetit dhe

metodat e simulimit e të ngjashme.

Funksionet inteligjente (të mësuarit, zgjedhja e problemit, kuptimi, etj.) të pajisjeve të

informimit – komunikimit, përkatësisht modeli mekanik i memories kryesisht varet nga sasia

njohurive të arkivuara më parë. Për të kuptuar një ngjarje është e nevojshme të posedojmë njohuri

paraprake.

Si pajisje me rëndësi të veçantë, konsiderohen pajisjet eksperte përkatësisht pajisjet

informativo-komunikuese inteligjente të cilat në bazë të llogaritjeve ekzakte nxjerrin vendimet e jo

siç është rasti me njeriun i cili duke përdorë të menduarit nxjerrë vendime, që shpesh mund të mos

jenë më të qëlluarat.

Përparësitë e pajisjes eksperte ndaj njeriut janë:

- gjithmonë është e “disponuar”,

- gjithmonë ofron të njëjtën aftësi profesionale,

- ka qasje të vazhdueshme në bazën e nevojshme të të dhënave,

- janë logjike, objektive dhe të besueshme,

- në to nuk ndikon gjendja emocionale,

- nuk harron dhe nuk bënë gabime matematikore,

- nuk e pengon sasia e madhe e të dhënave, përkundrazi,

- çdoherë është në gjendje aktive, i vëzhgon dhe udhëheqë të gjitha momentet kritike,

- sjellë vendime të arsyeshme, e jo subjektive.

Pajisja eksperte është ushqim për dijen dhe paraqet bazë me vlerë të madhe të dijes. Njëra

ndër detyrat bazë të tyre është të i ndihmojë ekspertit gjatë zgjidhjeve të problemeve të fushave të

caktuara paraprakisht.

Kështu për përfundim, njeriu prapë se prapë mbetet mbikëqyrësi kryesor – “personazhi

kryesor i kësaj bote” edhe pse në disa raste duket se po zvogëlohet-humb rëndësia e tij.

Page 58: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

58

LITERATURA

1. C. E. Shannon, W. Weaver; The Mathematical Theory Of Communication, Illinois, USA, 1949.

2. Thomas M. Cover, Joy A. Thomas; Elements of Information Theory, New York, USA, 1991.

3. US Army Information Center; Basic Communications Information, Fort Huachuca, USA, 1999.

4. Frane Jelusic, Informacije i Komunikacije, Zagreb, Croatia, 1999.

5. Denis McQuail’s; Mass Communication Theory, London, UK, 2000.

6. Littlejohn, S. W.; Theories of human communication, Belmont, USA,1999.

7. Griffin, E.; A first look at communication theory, Wheaton, USA, 2003.

8. K. Shigemoto; Weber-Fechner’s Law and Demand Function, Tezukayama, Japan, 2002

9. www.analog.com dhe website tjera

Page 59: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

59

Pyetje për përgjigje nga lënda Informimi dhe Komunikimi 1. Çka thotë definicioni teknik i informatës? 2. Çka paraqet sinjali? 3. Çka paraqesin simbolet? 4. Pajisjet-mjetet komunikuese me cilat pajisje-mjete mund të krahasohen dhe si quhet

“malli” që bartet këtu? 5. Cilat janë format kryesore të informatës? 6. Çka paraqet Informata sintaksore? 7. Çka paraqet Informata skematike? 8. Çka paraqet Informata programore? 9. Çka paraqet Informata estetike? 10. Çka përshkruan ligji i Weber-Fechner-it, shkruaje shprehjen për të, çka paraqesin

përbërësit e tij dhe çka përcaktohet përmes tij? 11. Çka paraqet Decibeli dhe Neperi? 12. Çka paraqet Bajti (byte) dhe cilat janë njësitë më të mëdha se ai? 13. Një informatë përbëhet prej tri simboleve. Probabiliteti i dy simboleve janë p(x1) = 0.4 =

40% , p(x2) = 0.25 = 25%. Sa është probabiliteti i simbolit të tretë? 14. Shkruaje shprehjen për llogaritje të mesatares aritmetike të një grupi të të dhënave? 15. Të llogaritet mesatarja aritmetike e numrave 1, 3, 5, 7 dhe 9?

16. Duke e ditur se devijimi standard llogaritet me shprehjen: , tregoni për

çka shërben ajo?

∫∞

∞−

⋅= dxxfx )(22σ

17. Shkruani shprehjen për llogaritje të përmbajtjes së informatës dhe çka paraqet ajo? 18. Cila është baza e logaritmit me të cilën llogaritet përmbajtja e informatës dhe çfarë njësie

ka? 19. Çka paraqet entropia e informatës, e cila dihet se llogaritet me shprehjen:

]/[)(

1ld)()()(11

simbolbitxp

xpxHXHn

i ii

n

ii ∑∑

==⎥⎦

⎤⎢⎣

⎡⋅== .

20. Në rast se një informatë përbëhet nga 4 simbole me probabilitet të njëjtë pra: %2525.0)()()()( 4321 ===== xpxpxpxp , të llogaritet entropia e kësaj informate?

21. Çfarë nënkuptoni me formën kontinuele (të vazhdueshme) të sinjalit, veçoni ndonjë informatë të tillë?

22. Çfarë nënkuptoni me formën diskrete (digjitale) të sinjalit, veçoni ndonjë informatë të tillë?

23. Cilat janë karakteristikat kryesore të një kodi dhe si llogaritet numri i kombinimeve të mundshme të tij?

24. Të konvertohet numri binar (110101)2 në numër decimal? 25. Të konvertohet numri binar (100011011011110101000100001)2 në numër heksadecimal? 26. Të konvertohet numri heksadecimal (F40A2)16 në numër decimal? 27. Çka paraqet redundantiteti i një kodi, apo kur një kod është redundant?

28. Duke ditur se numri i kombinacioneve llogaritet me shprehjen: ( )!)!(

!kkn

nC nk

kn −

== ,

numri i variacioneve me shprehjen: )!(

!kn

nV kn −= dhe numri i permutacioneve me

shprehjen: P=n!, të llogariten ato për rastin e numrave binar prej pesë simboleve (elementeve). Gjithashtu të tregohet se ky kod a është reduntant apo jo dhe pse?

29. Cilat janë llojet kryesore të lajmit-porosisë dhe çka paraqesin terminalet?

Page 60: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Dr. sc. Ahmet SHALA

60

30. Çka paraqet pajisja vocoder, për bartjen e cilit lloj të porosisë përdoret? 31. Shkruani disa përparësi (veçori) të përdorimit të pajisjeve digjitale për transmetim të të

folurit-zërit? 32. Cilat janë format kryesore të lajmit-porosisë: së shkruar, me foto statike dhe lëvizëse? 33. Çka paraqet interneti? 34. Shkruani disa rrjeta kompjuterike që marrin pjesën në rrjetën globale? 35. Cila organizatë, si e ka emërtuar rrjetën e parë kompjuterike, për çfarë qëllimi është

projektuar dhe që konsiderohet si paraardhëse e internetit. 36. Si quhen normat e përgjithshme të rrjetave kompjuterike – internetit dhe cili është

qëllimi i tyre? 37. Cili ishte qëllimi i krijimit të WWW nga CERN-i? 38. Shkruani disa lloje të bazave të të dhënave grafike (ekstenzione të File-jave) që përdoren

më së tepërmi? 39. Shkruani disa lloje të bazave të të dhënave audio (ekstenzione të File-jave) që përdoren më

së tepërmi? 40. Shkruani disa lloje të bazave të të dhënave për foto lëvizëse - film (ekstenzione të File-

jave) që përdoren më së tepërmi? 41. Çka paraqet web-site? 42. Për çka shërben URL-ja? 43. Çka përcakton DNS-ja? 44. Çka nënkuptoni me shkurtesën Top-Level-Domain? 45. Si quhet pajisja e parë komunikuese dhe për çfarë qëllimi komercial është përdorur për

herë të parë? 46. Cila është detyra kryesore e pajisjeve komunikuese? 47. Cilat janë kushtet teknike dhe ekonomike që duhet të i plotësojë një modulator? 48. Cilat janë llojet kryesore në të cilat ndahen pajisjet komunikuese? 49. Cila është detyra kryesore e pajisjeve analoge? 50. Çka i karakterizon pajisjet analoge TDM? 51. Cilat janë elementët kryesore të pajisjeve analoge dhe çka paraqet modem-i? 52. Si ndahen modemët sipas llojit të mediumit transmetues? 53. Cilat janë dy parimet bazë të procesit të modulimit-demodulimit të sinjalit analog? 54. Si arrihet modulimi analog i sinjalit sipas amplitudës, përshkruajeni matematikisht atë? 55. Çka paraqet indeksi i modulimit analog sipas amplitudës? 56. Çka ndodhë në rast se indeksi i modulimit është ma = 0 ose 1 ose 1.5? 57. Çka paraqet modulimi i sinjalit analog sipas fazës dhe pse është i papërshtatshëm? 58. Çka paraqet modulimi i sinjalit analog sipas frekuencës (FM) dhe ku përdoret ai? 59. Cilat janë karakteristika kryesore të FM modulimit? 60. Kur mund të thuhet se ka filluar “revolucioni digjital”, me çka ka filluar dhe veçoni disa

pajisje të hershme digjitale? 61. Si fitohet sinjali digjital duke e krahasuar atë me sinjalin analog dhe cili është sinjali

digjital që mund të merret si shembull? 62. Shkruani katër mënyrat e modulimit të sinjalit digjital? 63. Cilat janë problemet më të mëdha që vërehen sot në komunikacion rrugor? 64. Çka është duke u përdorur në zgjidhjen e problemeve në komunikacion në përgjithësi? 65. Çka paraqet Infrastruktura e Informimit dhe Komunikimit? 66. Si quhet pajisja komunikuese që ka gjetur përdorim në komunikacion, çka arrihet me

përdorimin e saj dhe cilat janë tri llojet kryesore të tyre? 67. Si quhen dy programet që mbështesin zhvillimin e komunikacionit rrugor në Evropë,

kush i ka themeluar ato? 68. Cili është qëllimi kryesorë i programeve evropiane të komunikacionit rrugorë?

Page 61: Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMIMI DHE KOMUNIKIMI NE …

Informimi dhe Komunikimi në Komunikacion

61

69. Çka i ka dhënë detyrë vetes të realizojë programi Prometheus? 70. Çka do të mundësojë programi Prometheus? 71. Cilat janë nënprogramet e programit Prometheus, njëri prej tyre trego se çka ka për

detyrë? 72. Me çka merret kryesisht dhe çka ka për detyrë të zhvillojë programi Drive? 73. Çka kanë për detyrë pajisjet komunikuese për mbështetje dhe vendosje? 74. Çka janë pajisjet eksperte përkatësisht pajisjet informativo-komunikuese inteligjente? 75. Cilat janë përparësitë e pajisjes eksperte ndaj njeriut? 76. Cila mbetet detyra bazë e pajisjeve eksperte?

Përfundon me numrin 76.