10
DRURI MREKULLI NATYRORE Nga Miftar Lokaj Druri është përfaqësuesi me i përhapur i florës tokësore i cili lajmërohet ne te kaluarën shumë te largët te tokës tone ne forme te fiernave te drunjtë. Gjate etapave gjeologjike te cilat kane qene ne ndikimin e kushteve te ndryshme klimatike lajmërohen dhe zhvillohen shume familje dhe specie te drurëve. Druri, si material, pra, materie prej te cilës diçka prodhojmë, është prodhim i organizmit te ngjall pemës (trungut) pyllit. Kur themi: prodhimi është organizëm i gjalle, prodhim prej diçkaje qe lind, rritet qe zhvillohet e edhe vdes , athua nuk nxite një frikë dhe respekt ! Çfarë raporti ka njeriu ndaj atij trungu, kur trungu ka humbur ( ose ne njerëzit i kemi marr!) funksionet e jetës?! Për shkak te mbijetesës ne kushte te renda për fillim te sojit te llojit te njeriut , druri është përdorur për ndërtimin strehimoret te cilat na kanë mbrojte nga ndikimet natyrore dhe rreziqet e ndryshme te botes shtazore.

Druri nje mrekulli natyrore

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Nje shkrim nga Miftar Lokaj

Citation preview

Page 1: Druri nje  mrekulli natyrore

DRURI MREKULLI NATYRORENga Miftar Lokaj

Druri është përfaqësuesi me i përhapur i florës tokësore i cili lajmërohet ne te kaluarën shumë te largët te tokës tone ne forme te fiernave te drunjtë. Gjate etapave gjeologjike te cilat kane qene ne ndikimin e kushteve te ndryshme klimatike lajmërohen dhe zhvillohen shume familje dhe specie te drurëve.Druri, si material, pra, materie prej te cilës diçka prodhojmë, është prodhim i organizmit te ngjall pemës (trungut) pyllit. Kur themi: prodhimi është organizëm i gjalle, prodhim prej diçkaje qe lind, rritet qe zhvillohet e edhe vdes , athua nuk nxite një frikë dhe respekt ! Çfarë raporti ka njeriu ndaj atij trungu, kur trungu ka humbur ( ose ne njerëzit i kemi marr!) funksionet e jetës?!Për shkak te mbijetesës ne kushte te renda për fillim te sojit te llojit te njeriut , druri është përdorur për ndërtimin strehimoret te cilat na kanë mbrojte nga ndikimet natyrore dhe rreziqet e ndryshme te botes shtazore.

Deban druri Deban druri

Si mjete dhe arme. Si zbulim epokal , druri është përdor për lëndë djegëse nga njerëzit e parë dhe është ende burimi primar i energjisë ngrohëse më të madhe të botës. Druri është përdorur dhe akoma përdoret si lëndë djegëse për gatim. Për te gjitha këto dhe përdorime te ngjashme druri ne fillim është përdore i pa ose me një përpunim minimal. Ne një shkalle me te larte te zhvillimit te vete, njeriu i vetëdijshëm për vetit e disa cilësive te drurit, prenë dhe sharron pemën (lisin) dhe shfrytëzon pjesët e saja për te përmirësuar kushtet mbijetese dhe jetës. U vene zjarrin sipërfaqeve te mëdha te pyjeve dhe i transformon ne sipërfaqe te punueshme bujqësore. Pyje ka me bollëk dhe njeriu i preokupuar me veten nuk mendon ( për veti) për te ardhmen e largët dhe mundësin e shkatërrimit te pyjeve dhe shfarosjen e tyre si dhe humbjen e burimit te atij materia te dashur dhe te vlefshëm për njeriun - drurit. Është interesant edhe për ne sot si njeriu derisa i ka krijuar veti ( edhe me ndihmën e drurit) kushtet e mbijetese ne toke e edhe atëherë kur këto kushte i ka siguruar ka nje ndjenje dhe nevoje për zbukurim, dhënien e formës artistike te drurit dhe prodhimeve te tij.

Page 2: Druri nje  mrekulli natyrore

Çarshia e drurit ne Gjakove Shkalle druri

Te përkujtojmë monumente qetësuese ( edhe pse relativisht te dimensioneve te vogla) sarkofaget egjiptiane te drurit si dhe dhënie te e formave te ndryshme artistike , ne anijet vitale dhe te pabesueshme aq elegante nga njëherë me kokat e tyre frikësuese ne pjesën vazhduese te përparme. Punimet e shumta prej druri për gjueti dhe peshkim , për ecje neper bore etj. Kush mund te mbetet i ftoftë para konstruksioneve te arkitekturës askete, kishave ne Norvegji te vjetra disa qindra vjet te nderuara nga pemët dhe drrasat e pishave dhe hormoqit kambanat e te cilave simbolikisht ngrihen drejt qiellit.Te ne druri si materiali më i vjetër është përdorur nga kohërat e lashta për ndërtimin e kasolleve, debaneve, shtëpive, ndërtesave dhe të objekteve të ndërtuara siç janë  Xhamit , Kishat, Katedralet, Mullinjtë , Urat ,çatia e Kalasë  Rozafa  Shkodër, Mbrendia e mullirit te Hagji Zekes ne Peje, Hani i Haraqis ne Gjakove etj.

Hani i Haraçive Gjakove Mulliri i Hagji Zekes Peje

Po ashtu druri është përdor shume herët si ene se bashku me enët argjilore ne kuzhinat e stërgjyshereve tone, ruajtje dhe përpunim e qumështit dhe prodhimeve te tij, ene për ruajtjen e prodhimeve te alkooholit, ene për ruajtjen dhe transportin e ujit te pijes, pastaj ndërtimin e mjeteve transportuese për sezonin dimëror si janë sajat e dimensioneve te ndryshme dhe qerreve te drurit si mjete themelore për udhëtim dhe furnizim me te mira materiale shumica e te cilave sot ruhen si mjete shume te rëndësishme për kulturën tone ne muzetë e ndryshme te vendit.

Page 3: Druri nje  mrekulli natyrore

Ene druri per uji prodhime te qumështit Veku per prodhimin e qilimave

Njeriu te gjitha këto produkte nga druri i ka punuar prej llojeve të ndryshme te drurit te haloreve siç janë hartina, rrobulli, arneni, bredhi, hormoqi, ndërsa prej llojeve te fletoreve gështenja, bungu, panja, frashri dhe drurë te tjerë  nga specie të tjera qe kanë ngjyra, tekstura, dendësi dhe karakteristikat e ndryshme dhe jashtëzakonisht te pasura. Pra vetit e jashtëzakonshme qe i ka druri kundrejt elementeve te tjera siç janë stabiliteti dhe siguria sizmike, higjiena dhe ambienti më i shëndetshëm dhe  komod, prevalenca ne ruajtjen e energjisë dhe lehtësia e ngrohjes, duke siguruar rritjen e sigurisë në rast zjarri, estetika, izolim i mirë termik, vetit elektrike dhe akustike si dhe si një material termoizolues ndaj lagështirës, duke absorbuar ndryshimet në lagështi e bëjnë lëndën e drurit qe te jete edhe sot te jete ne avantazh për përdorim. Pa prodhime te drurit siç janë celuloza nuk mund te para mendohet prodhimi i letrës.

Një trung rreth njëqindvjeçar i hormoqit Dru ahu për ngrohjene pyjet e Rugovës

Page 4: Druri nje  mrekulli natyrore

E kështu do te mund te vazhdonim me numërimin me shembuj neper anët e ndryshme te botes mbi shfrytëzimin e drurit ne historinë e njerëzimit, jo vetëm si material i jashtëzakonshëm për plotësimin e nevojave me te llojllojshme por edhe për nevojën e shprehjes shpirtërore për gare me te bukuren.

Djepa te drurit te punuar nga druri i ahut

Marr për baze rendësin e jashtëzakonshme te drurit duhet te vëmë ne spikame parimet e arritjes sa me te mire kuantitative dhe kualitative te shfrytëzimit te asortimenteve te drurit si imperativ ne qasjen e teknologjisë moderne te përpunimit te drurit masiv ( teknologjisë se sharrave). Me një frikësim, respekt dhe njohuri duhet ti qasemi vendimit per te ndaluar jeten e nje druri 100 vjecar, sepse mos te harrojmë se kemi te beje me aktin e konvertimit te organizmit te gjalle pemës por edhe te drurit te rrumbullaket ne nje mall per shoqerine. Sa akt i ndërgjegjshëm? A e bëjmë ketë vërtetë me përgjegjësi çdo here? Me përgjegjësi ndaj natyrës dhe vete neve...

Page 5: Druri nje  mrekulli natyrore

Trupa hormoqi per sharritje Dru te qara ahu

Prandaj qe te jemi ne gjendje qe ta kryejmë me sukses ketë akte te sharrimit te drurëve te rrumbullaket dhe sharrimin e me vonshëm te dërrasave te prodhuara na nevojitet qe para se gjithash te armatosemi me dije. Kur flasim për mënyrën e sharrimit atëherë gjithsesi kemi nder mend llojet e makinave primare dhe sekondare me te cilat behet sharrimi primar i drurit te rrumbullaket dhe sharrimi i produkteve te sharruara ne pjese te tjera te destinuar për prodhime finale te drurit.Çështje me rendësi është shfrytëzimi i drurit ne formën finale te tij. Druri është pra një material shume i çmuar qe ta shfrytëzojmë aty ku përparësitë e tij kooperative para materiale tjera nuk vihen ne shprehje. Me vlera komparative te drurit kuptojmë vetit estetike te drurit(ngjyra, tekstura por edhe “gabime “ te drurit), ngrohtësinë e tij ne kontakt me njeriun, mundësin e lehte te dhënies se formës dhe përpunimit ne përgjithësi. Ne ketë kuptim druri masiv ne te ardhshmen do te shfrytëzohet para se gjithash aty ku vjen ne kontakte direkte dhe indirekte me njeriun.

Page 6: Druri nje  mrekulli natyrore

Restorant druri ne ‘Shkukeza” ne Gjakove Prodhime drur: drrasa te sharrura

Prandaj druri veçanërisht do te duhej ta shfrytëzonim ne prodhimin e mobilieve, për përpunimin e dyerve dhe dritareve, për punim e shtëpizave nga druri, për rregullimin e brendshëm te banesave ( veshje te mureve , shkalle te ndryshme ), prodhimin e parketit dhe dysheve te ndryshme. Po ashtu druri është një material i pa zëvendësueshëm për prodhimin e instrumenteve muzikore( vetit akustike te drurit). Teknologjia moderne e ngjitjes se drurit e mundëson edhe përdorimi i suksesshëm për projektime arkitektural te mbajtëseve me distance te madhe ( për halat sportive, hapësira te mbyllura për pishina si dhe për qëllime te tjera.)

Perfundimi!....