8
E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS FALAS Organ i Bashkisë së Elbasanit ALMANAK Klosi: Jeni Bashkia për tu marrë shembull Përfundon me sukses operacioni i 13 vjeçarit Faqe 4 Një përshkrim, si urim për Pashkët Ortodokse Faqe 5 Unë refuzoj korrupsionin ! Kastriot Tusha me tinguj mesdhetar në Elbasan Faqe 5 Faqe 7 Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kanë organizuar aktivitetin sensibilizues “Unë Mbroj Fëmijët”. Bashkia e Elbasanit është vlerësuar si një bashki model për përkushtimin e saj ndaj shtresave në nevojë. Ky aktivitet i bashkohet dhjetëra aktiviteteve të tjera sensibilizuese të zhvilluara me target-grupe të ndryshme. Këtë vit thirrja për ndaljen e shfrytëzimit të fëmijëve i drejtohej bizneseve duke kërkuar ndihmën e tyre për parandalimin e këtij fenomeni. Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje bizneseve të bëhen palë në këtë nismë të rëndësishme duke trajtuar me dashamirësi fëmijët që shkojnë për të lypur, por duke mos dhënë para apo duke mos blerë nga fëmijët që shesin në rrugë. Bashkia ka kërkuar gjithashtu ndihmën e bizneseve që t’u sugjerojnë klientëve të tyre të mos japin para për fëmijët që lypin, por të gjithë së bashku të bëjmë diçka që këta fëmijë të rikthehen në bangat e shkollës. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi ligjin e ri për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i cili parashikon 1 punonjës social për çdo 3 mijë fëmijë. Sipas Sejdinit, Bashkia e Elbasanit KËSHILLI BASHKIAK, VENDIME ME SUBSTANCË SOCIALE Faqe 2-3 Aktivitet sensibilizues për mbrojtjen e fëmijëve do të jetë pranë fëmijëve në situatë rruge dhe prindërve të tyre jo vetëm në qytet, por në çdo Njësi Administrative ku do të ketë një punonjës social. I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri Blendi Klosi tha se shembulli i Bashkisë së Elbasanit do të shtrihet në të gjithë vendin. Ne, tha Ministri, ashtu si, Bashkia Elbasan, pas identifikimit të fëmijëve në situatë rruge do të përkujdesemi për familjet e tyre. Sipas Ministrit, ndihma konsiston në ofrimin e kurseve profesionale për prindërit dhe më pas punësimin e tyre me përparësi nga Zyrat e Punës. Ministri u bëri thirrje prindërve të ndërgjegjësohen, pasi një punë dinjitoze do t’i ofrojë një jetesë më të mirë, ndërsa fëmijët e tyre do të arsimohen dhe do të kenë një të ardhme të sigurt. RAPORTO Nëse sheh një fëmijë të pashoqëruar në orët e vona të natës, duke lypur apo shitur, ju duhet të telefononi menjëherë Policinë në numrin 129. Nëse identifikoni një fëmijë të dhunuar apo shfrytëzuar ju duhet të telefononi menjëherë 116 111. Plani vendor Elbasan, mbahet dëgjesa publike për vlerësimin mjedisor Eshte mbajtur diten e sotme dëgjesa publike në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, per Vleresimin Strategjikor Mjedisor ne qytetin e Elbasanit. Takimi i organizuar nga CO-PLAN dhe Bashkia Elbasan ka mbledhur bashkë përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert të mjedisit dhe jo vetëm si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Rajmond Hasballa Drejtor i Planifikimit të Territorit Bashkia Elbasan ka prezantuar par të pranishmëve qëllimin e dëgjesës së radhës publike, që ka në focus Vlerësimin strategjik mjedisor. Nxitja e sektorit te buqesise dhe blektorise jane objektivat e ketij program. Gjithashtu ai vuri theksin mbi faktin se ky program do te jete edhe ne mbeshtetje te Turizmit kryesisht Turizmit Malor /Kulturor i cili perfaqeson me se miri territorin e Bashkis Elbasan.

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË E SË HËNËS

FALAS

Organ i Bashkisë së Elbasanit

ALMANAKKlosi: Jeni Bashkia për tu

marrë shembull

Përfundon me sukses operacioni i 13 vjeçarit Faqe 4

Një përshkrim, si urim për Pashkët Ortodokse

Faqe 5Unë refuzoj korrupsionin !

Kastriot Tusha me tinguj mesdhetar në Elbasan Faqe 5

Faqe 7

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve kanë organizuar aktivitetin sensibilizues “Unë Mbroj Fëmijët”.Bashkia e Elbasanit është vlerësuar si një bashki model për përkushtimin e saj ndaj shtresave në nevojë. Ky aktivitet i bashkohet dhjetëra aktiviteteve të tjera sensibilizuese të zhvilluara me target-grupe të ndryshme.Këtë vit thirrja për ndaljen e shfrytëzimit të fëmijëve i drejtohej bizneseve duke kërkuar ndihmën e tyre për parandalimin e këtij fenomeni.Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje bizneseve të bëhen palë në këtë nismë të rëndësishme duke trajtuar

me dashamirësi fëmijët që shkojnë

për të lypur, por duke mos dhënë para apo duke mos blerë nga fëmijët që shesin në rrugë. Bashkia ka kërkuar

gjithashtu ndihmën e bizneseve që t’u sugjerojnë klientëve të tyre të mos japin para për fëmijët që lypin, por të gjithë së bashku të bëjmë diçka që këta fëmijë të rikthehen në bangat

e shkollës.Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi ligjin e ri për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i cili parashikon 1 punonjës social për çdo 3 mijë fëmijë.Sipas Sejdinit, Bashkia e Elbasanit

KËSHILLI BASHKIAK, VENDIME ME SUBSTANCË SOCIALE Faqe 2-3

Aktivitet sensibilizues për mbrojtjen e fëmijëve

do të jetë pranë fëmijëve në situatë rruge dhe prindërve të tyre jo vetëm në qytet, por në çdo Njësi Administrative ku do të ketë një punonjës social.I pranishëm në këtë aktivitet, Ministri Blendi Klosi tha se shembulli i Bashkisë së Elbasanit do të shtrihet në të gjithë vendin. Ne, tha Ministri, ashtu si, Bashkia Elbasan, pas identifikimit të fëmijëve në situatë rruge do të përkujdesemi për familjet e tyre. Sipas Ministrit, ndihma konsiston në ofrimin e kurseve profesionale për prindërit dhe më pas punësimin e tyre me përparësi nga Zyrat e Punës. Ministri u bëri thirrje prindërve të ndërgjegjësohen, pasi një punë dinjitoze do t’i ofrojë një jetesë më të mirë, ndërsa fëmijët e tyre do të arsimohen dhe do të kenë një të ardhme të sigurt. RAPORTONëse sheh një fëmijë të pashoqëruar në orët e vona të natës, duke lypur apo shitur, ju duhet të telefononi menjëherë Policinë në numrin 129. Nëse identifikoni një fëmijë të dhunuar apo shfrytëzuar ju duhet të telefononi menjëherë 116 111.

Plani vendor Elbasan, mbahet dëgjesa publike për vlerësimin mjedisorEshte mbajtur diten e sotme dëgjesa publike në kuadër të Planit të Përgjithshëm Vendor, per Vleresimin Strategjikor Mjedisor ne qytetin e Elbasanit. Takimi i organizuar nga CO-PLAN dhe Bashkia Elbasan ka mbledhur bashkë përfaqësues të shoqërisë civile, ekspert të mjedisit dhe jo vetëm si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Rajmond Hasballa Drejtor i Planifikimit të Territorit Bashkia Elbasan ka prezantuar par të pranishmëve qëllimin e dëgjesës së radhës publike, që ka në focus Vlerësimin strategjik mjedisor. Nxitja e sektorit te buqesise dhe blektorise jane objektivat e ketij program. Gjithashtu ai vuri theksin mbi faktin se ky program do te jete edhe ne mbeshtetje te Turizmit kryesisht Turizmit Malor /Kulturor i cili perfaqeson me se miri territorin e Bashkis Elbasan.

Page 2: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 2 maj 2016 Informacion

Panoramë e vendimeveNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, mes tyre edhe titulli “ Qytetar nderi”, për Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, një kërkesë e bërë nga kreu i KLSH Bujar Leskaj.

Ndihma ekonnomike, 93 kërkesa të reja Pika e parë e rendit të ditës, ajo e Dhënies së Ndihmës Ekonomike është miratuar nga këshilltarët, ku konsiston se në muajin Prill kanë aplikuar për ndihmë ekonomike 6125 familje, ku nga këto janë paraqitur 93 kërkesa për ndihmë ekonomike nga fond i të ardhurave të Bashkisë, ku me vendim të komisionit e më pas edhe të Këshillit Bashkiak, kanë përfituar ndihmë ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë 81 familje me një fond prej 210.000 lekësh. Sakaq, nga fondet e kushtëzuara për dhënien e ndihmës ekonomike, për muajin prill të këtij viti, kanë përfituar gjithsej 143 familje me një fond prej 411920 lekë. Pagesë paaftësie për 5870 persona

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është miratuar edhe dhënia e pagesave për aftësinë e kufizuar për muajin prill, ku është vendosur në unanimimitet që të përfitojnë pagesë paaftësie në total 5870 persona, me një fond prej 71620723 lekë, të ndarë në persona të paaftë, të verbër, para e tetraplegjikë, kujdestar paaftësie, kujdestarë verbërie, kujdestarë para e tetraplegjikë. Gjithashtu përfitojnë pagesë për shkak të Invaliditetit në punë për muajin Prill 5474 persona me një fond prej 17818300 lekë.

Mjedise me qera për nevoja sociale Pika e dytë e rendit të Ditës në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak për muajin Prill, ka qenë edhe “dhënia në përdorim (pa pagesë)

e dy ambjenteve nga Bashkia, ajo e Fondacionit “ Aid To The Balkans”. Këshilltarët vendosën të miratojnë dhënien në përdorim pa pagesë të ambjentit me sipërfaqe 253.2m katrorë, në godinën e ish- mencës së konviktit të shkollës së Muzikës “Onufri” për një periudhë 1 vjeçare. Gjithashtu u vendos edhe dhënia në përdorim e godinës me emërtimin “Qendra Kulturore e Fëmijëve” e ndodhur në lagjen “Kala” për një periudhë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi për tu përdorur si shtëpi, në të cilën të akomodohen të rinj në nevojë të fondacionit “ Aid To The Balkans”. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes.Në vijim, është miratuar edhe “ rinovimi i kontratës së qirasë lidhur ndërmjet Bashkisë dhe 3 familjeve përfituese të Banesave Sociale me qera në Elbasan. Mbas miratimit nga ana e këshilltarëve për zbatimin në vijim të këtij vendimi u ngarkua sektori i strehimit dhe Njësia e Menaxhimit të Banesave Sociale me Qira. Uji vaditës, 300 lekë për dynym

“ Miratimi i tarifës së shërbimit ujitës për vitin 2016”, ishte një tjetër pikë në rend të ditës, e cila u miratua nga

këshilltarët. Pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Agjensia e Shërbimeve Publike, këshilltarët vendosën që të miratojnë tarifën e shërbimit të ujitjes 300 lekë për dynym. Nga ana e tij kreu i bashkisë Qazim Sejdini i dha një rëndësi të veçantë kësaj pike duke deklaruar se “ për një muaj nis fushata e ujitjes dhe ne duhet të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi”.

“ Qytetar Nderi”, Presidenti i Zyrës

Supreme të Auditimit të Polonisë

Në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, mes tyre edhe titulli “ Qytetar Nderi”, për Presidentin e Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, një kërkesë e bërë nga kreu i KLSH Bujar Leskaj. Në mbledhjen e radhës u miratua edhe “ rregullorja e brendshme e Agjensisë së Shërbimeve Publike”. Pika e fundit në rend të ditës ka qenë propozimi i kreut të KLSH – së Bujar Leskaj, ku këshilltari Hektor Ciftja ka lexuar përpara këshilltarëve këtë kërkesë. Ka pasur edhe sygjerime nga ana e këshilltarëve , ku Blendi Himçi në fjalën e tij ka deklaruar se “ Bujar Leskaj nuk e ka të drejtën e propozimeve të tilla, kjo i takon vetëm kreut të bashkisë dhe prefektit. Nuk më duket i arsyeshëm ky propozim, pasi vlera “ Qytetar Nderi” të mos kthehet në treg si letra me vlerë”. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i kreut të Bashkisë, Qazim Sejdini i cili, ndër të tjera ka deklaruar se “ është nder i Bashkisë të ketë figura

të spikatura, dhe më vjen mirë që Bashkia i ka këto miq, pasi dhe qyteti merr vlera të tjera”. Edhe pse me pak debate, edhe kjo pikë e fundit në rend të ditës u miratua nga këshilltarët.

Këshilli Rinor dy projekte në Këshillin Bashkiak Në mbledhjen e Rradhës së Këshillit Bashkiak, dy përfaqësues të Këshillit Rinor kanë paraqitur pranë Këshillit Bashkiak dy projekte që synojnë sensibilizimin e qytetarëve dhe sidomos të rinjve. Projekti i parë i Këshillit Rinor synon të nxisë të rinjtë të jenë më të ndjeshëm ndaj fëmijëve jetimë. Në kuadër të këtij projekti këta të rinj do të organizohen për të ofruar ndihmën e tyre në dy qendra të qytetit të Elbasanit, tek “ Nënë Tereza”, si edhe tek “Motrat Gjermane”, ku edhe kujdesen për fëmijët jetimë. Përmes punës vullnetare ata synojnë t’u japin këtyre fëmijëve pak ngrohtësi, përkushtim dhe dashuri, ndjenja të cilat atyre u mungojnë kaq shumë. Të rinjtë ftuan bashkëmoshatarët e tyre të bëhen pjesë e këtij projekti dhe të japin pak nga koha e tyre për fëmijët jetimë. Grupi i dytë i të rinjve të Këshillit Rinor kishte përgatitur një tjetër projekt nisur edhe nga shqetësimi qytetar për kafshët e rrugës. Kjo nismë synon jo vetëm mbrojtjen e qytetarëve, dhe sidomos fëmijëve, nga rreziku që paraqesin kafshët e rrugës, por edhe mbrojtjen e këtyre kafshëve. Ata kanë përgatitur fletëpalosje me udhëzime sensibilizuese për të drejtat e kafshëve dhe mbrojtjen e tyre. Duke përshëndetur idetë e paraqitura nga të rinjtë, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini tha se Bashkia Elbasan ka gjithashtu projekte dhe së bashku me këta të rinj do të bëhet një punë e shkëlqyer për zbatimin e tyre. Këshilli Rinor është një strukturë e cila mbështetet nga Bashkia e Elbasanit dhe synon përgatitjen e të rinjve në lidership, hartim dhe zbatim projektesh për komunitetin, të folurit në publik dhe të shumë aftësive të tjera. Shpesh herë të rinjtë janë bërë pjesë e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak duke paraqitur idetë e tyre. Ata gjithashtu kanë zhvilluar takime këshilluese dhe udhëzuese me stafin e bashkisë dhe me kryetarin Sejdini.

Page 3: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

Gazetë e së hënës 2 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Informacion

të Këshillit Bashkiak

Këshilltarët, duke ju referuar shqetësimit të shumë banorëve elbasanas, kanë reaguar për

mbifaturimin e energjisë elektrike, kryesisht muajin e fundit. Në emër të këshilltarëve të djathtë, Blendi Himçi në fund të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ka kërkuar fjalën dhe ka kërkuar mbështetjen e Këshilltarëve që të ngrenë zërin, pasi sipas tij është e padrejtë që fatura e energjisë elektrike të kalojë cakun e asaj që lexohet në sahatin e çdo qytetari. Himçi gjithashtu ka kërkuar që drejtues të OSHEE në Elbasan të japin llogari para këtij Këshilli.” Mbifaturimi i energjisë elektrike, është një skandal i vërtetë, buxheti i OSHE –së nuk mund të mbushet me mbifaturime. Reforma që u propozua nga qeveria në mënyrë pompoze sot ka rënë në një batak të jashtëzakonshëm, pikërisht në muajt ku energjia është konsumuar më pak, për shkak të kohës së mirë. Në çdo familje është e prekur, dhe kjo prek të majtë dhe të djathtë. Unë ngre shqetësimin, duke treguar vlerat e qytetarisë elbasanase, thërras edhe pjesën e shoqrisë civile, ti bashkëngjiten kësaj nisme, për të mos paguar faturën e energjisë elektrike. Nëse i referohemi matesave nuk është djegur as gjysma e asaj që është në faturë. Dhe nëse nuk paguhet në afatin e caktuar OSHE pret energjinë elektrike. Kjo faturë është dyfishuar për çdo familje për këtë muaj. Ndoshta ky shqetësim nuk i përket këshillit bashkiak, por ne përfaqësojmë interest elbasanase”, tha Himçi.Nga ana e tij kreu i bashkisë Qazim

Sejdini i njohur me këtë rast, ka ftuar qytetarët elbasanas, që të mos e paguajnë diferencën e energjisë

elektrike, atë çka nuk është në sahatin e tyre, ndërsa ka shtuar se “ unë si kryetar bashkie jam i gatshëm të kontaktoj vetë me drejtues të OSHE – së, sepse janë xhepat e mbarë qytetarëv elbasanas. Kjo kërkesë e kshilltarëve të djathtë u bë pasi Këshilli Bashkiak miratoi një sërë pikash në rend të ditës, mes tyre, dhënien e ndihmës ekonomike për muajin prill, dhënien e pagesës për invalidët, për personat me aftësi të kufizuara, mbi miratimin e rregullores së brendshme të Agjensisë së Shërbimeve Publike Elbasan, etj. Reagmi i OSHEE - së

Situata e shqyrtimit të ankesave për rajonin e Elbasanit Në adresë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,

OSHEE, për periudhën janar-prill

2016, janë depozituar rreth 300 ankesa nga abonentët në rajonin e Elbasanit, për mbifaturimet e vitit 2016, në të cilin përfshihen Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini dhe Përrenjasi.Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pra janar-prill 2015, janë depozituar 1600 ankesa për faturimin e periudhës 2007-2014.Sic vërehet, në 4 mujorin e vitit 2016, numri mesatar i ankesave të depozituara për faturimin gjatë këtij 4-mujori, është 4 ankesa në ditë ose 5 herë më i ulët se 4-mujori i 2015.Nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për periudhën janar-prill në rajonin e Elbasanit, rreth 317 mijë, në raport me 107 mijë abonentë aktivë që ka ky rajon, rezulton se vetëm 0.1 përqind e faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE. Lidhur me ankesat, OSHEE ka zgjidhur gati 92 përqind të numrit total të tyre depozituar në zyrat tona dhe për 20 përqind të ankesave ka kthyer përgjigje negative. OSHEE thekson se për cdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta. Nga ana tjetër, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve të cilëve u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt nga ana e specialistëve tanë, të kryejnë pagesat e faturave të ankimuara, me qëllim që të mos penalizohen si debitorë ndaj kompanisë.

PREZANTOHET PROJEKTI “SISTEM

MODERN PARKIMI PER BASHKINE ELBASAN”

Një takim i hapur, mes shoqerisë civile dhe ekspertëve për çështjet automobilistike, është mbajtur në ambientet e Hotel “Skampa”. Qëllimi i këtij takimi ka qenë prezantimi i projektit për një sistem modern parkimi në Bashkinë Elbasan. Ilir Rembeçi, njëri prej ekspertëve, është shprehur se ky projekt ka nisur që në vitin 2014 si një bashkëpunim mes USAID dhe Bashkise Elbasan.Më pas, me prezantimin e projektit, ka vazhduar kolegu i tij, i cili shpjegoi me gjërë sesi do të funksionojnë këto parkingje. Qëllimi i këtij projekti është t’i shërbejë qytetarëve dhe bizneseve, si dhe të reduktojë ndjeshëm mbingarkesën në qarkullim dhe

Mbifaturimi i energjisë nga OSSHE

Këshilltarët mbështesin qytetarëtndotjen. Në takim janë listuar disa nga zonat më të nxehta të qytetit, të cilat, sipas ekspertëve, kanë nevojë më urgjente për këtë projekt.

KODËR - KRASTA, DO TË PLOTËSOHET

ME SINJALISTIKË RRUGORE

Kodër Krasta është shndërruar në një atraksion turistik, shlodhës dhe kreativ për shumë qytetarë të Elbasanit. Pasditeve, ky vend, shndërrohet në destinacion për qindra qytetarë, të cilët kryejnë aktivitet fizik apo pushojnë në ajrin e pastër dhe gjelbërimin e kësaj kodre , mbulluar në çdo stinë me masive pishash.. Por, veç këmbësorëve, shumë të tjerë ngjiten në kodër- Krastë me makina, duke u bërë shqetësim për qytetarët. Për këtë arsye, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë

z.Qazim Sejdini u shpreh se do të vendoset një tabela për kufizimin e shpejtësisë së mjeteve, por do të ketë edhe masa të tjera, për të krijuar kushte sa më të mira për shëtitjen e këmbësorëve gjatë orëve të pasdites.Ndërkohë, prej disa kohësh në Kodër - Krastë, është vendosur një patrullë policie, e cila shërben gjatë orëve të pasdites me qëllim normalizimin e qarkullimit të mjeteve dhe garantimin e rendit në këtë zonë me vlera turistike.

Page 4: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 2 maj 2016 Sociale

Përfundon me sukses operacionin i 13-vjecarit

Ka përfunduar me sukses operacioni i 13-vjecarit Kleo Muca nga fshati Kodra Bujaras. 13-vjecari u aksidentua para disa ditësh duke thyer të dyja këmbët, por familja e tij në pamundësi financiare për kryerjen e operacionit, kërkoi ndihmë për kryerjen e operacionit. Pas publikimit në media të lajmit për problemin e Kleos, Spitali Amerikan ofroj të kryente operacionin falas për Kelon. Mjekët e këtij spitali shkuan në shtëpinë e Kleos, duke e marrë me autoambulancë dhe pas kryerjes të të gjitha vizitave, u bë i mundur operacioni. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook thotë se “Kleo do të ecë sërshi vetë! “Spitali Amerikan ka kthyer serish shpresen dhe ka bere te mundur sherimin e

Kleos 13 vjecar, i cili u operua 2 dite me pare nga mjeket kirurge ortopede me ne krye Dr. Onder Delialoglu prane Spitalit Amerikan. Sipas mjekeve, operacioni ka dale me sukses, Kleo gezon shendet te plote dhe shume shpejt do te jete ne gjendje t’i kthehet normalitetit dhe te ece pa asnje veshtiresi.”- thuhet në njoftimin zyrtar të spitalit amerikanë. Tashmë 13- vjecari Kelo Muca do mund të ecë shumë shpejtë për t`iu bashkuar shokëve të tij për në shkollë. Thirrja e familjes Muca nëpërmjet medias gjeti mbështetje dhe reagim të menjëhershëm, edhe prej faktit se i ati i kelos, Bashkim Muca, nga dëshpërimi tha se do të shiste djalin e madh për të kryer operacionin e Kelos.

Ndyshe nga herët e tjera, fushata për zgjedhjet në universitete u shoqërua me tensione dhe debate të ashpra

mes akademikëve. Pati një fushatë të ndezur që ka disa shkaqe pse ishte e tillë. Kryesisht ajo lidhet me detyrat e reja të drejtuesve të universiteve bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë. Ata do të kenë më shumë autonomi për të thithur dhe menaxhuar fondet e akorduara nga qeveria dhe ato të mbledhura në rrugë dytësore nga pagesat e studentëve. Për projekte të ndryshme studimore do të ketë donacione. Pra paraja shkon për tu menaxhuar nga Ministria e arsimit, tek Universitetet dhe kjo shpjegon shume gjëra, por fillimisht garën e fortë në 14 universitete në gjithë vendin.Zgjedhjet në universitete u dominuan nga debatet, dhe arritën të shpëtojnë nga politizimi pavarësisht

modelit të depolitizuar që duhet të ofrojë bota akademike. Duket se fuqizimi i univeristeteve, reputacioni

dhe autonomia e rektorëve që burojnë nga ligji i arsimit të lartë, janë thelbi i një gare të ashpër dhe te forte mes kandidatëve. Për herë të parë këtë vit implemenetohet ligji i ri i arsimit të lartë, që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si financohen universitetet. Buxheti i ministrisë së Arsimit për 2016 është 51 miliarde e 800 mln lekë. Rritja krahasuar me një vit më parë kapi vlerën e 1.7 miliard lekësh. Nga buxheti total arsimi i lartë zë rreth 3%. Por, universitet nuk do të bazohen më në fiancat e qeverisë dhe se buxheti i universiteteve ndryshe nga më parë që menaxhohej nga Ministria, tani do menaxhohet nga vetë insitucuionet e arsimit të lartë. Ligji i arsimit të lartë,

Për herë të parë në sistemin e arsimit të lartë

Rektorët do të menaxhojnë fondet

Matura 2016-të, si të aplikoni për të fituar

universitetin Rregullat e reja të pranimeve sipas ligjit të ri për arsimin e lartë kanë ndryshuar edhe procedurën se si do të aplikojnë maturantët në universitete. Thuajse të gjithë e kanë plotë suar Formularin A1, duke zgjedhur lëndët me zgjedhje që do të japin provim gjatë muajit qershor, por nuk dinë se çfarë do të bëhet më tej me fatin e tyre. Edhe këtë vit, rruga e pranimeve do të kalojë përmes AKP -së, e jo Qendrës së Shërbimeve Arsimore, siç parashikon ligji. Por deri në daljen e udhë zimeve nga Ministria e Arsimit, kjo agjenci do të luajë rolin e saj si në vitet e kaluara. Me reformën universitare, Matura Shtetërore nuk do të jetë më me funksionin e saj të dyfishtë, por do të jetë vetëm dalëse, apo

për diplomimin e maturantëve. Prej muajsh është thënë që nuk do të ketë Formular A2 si vitet e kaluara, por ende nuk ka asnjë udhëzim se ku do të drejtohen maturantët. Drejtoresha bën me dije se një dokument i ngjashëm me A2 që do të quhet “Formulari i Aplikimit” do t’u ofrohet maturantëve të rij e të vjetër për të aplikuar në universitete. “Në sistemin e AKP- së janë regjistruar të gjithë maturantët që do të jenë pjesë e Maturës Shtetërore, njëkohësisht të gjithë aplikantët mbetës të viteve të kaluara. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin studimet e arsimit të lartë duhet të aplikojnë online në sistemin e AKP- së përmes ‘Formularit të Aplikimit’”. Formulari që këtë vit plotësohet për herë të parë do të ketë të njëjtin numër preferencash. “Secili nga maturantët do të shfaqë dëshirën e vet në 10 programe dhe në momentin e caktuar këto do t’i bëhen të ditura secilit universitet. Do të ishte mirë që më parë të gjitha universitetet të kenë pasqyruar saktë e qartë në faqet e tyre kriteret e reja të pranimeve”. Përpara se maturantët të vendosin, do të ishte mirë konsultimi me secilën nga këto faqe për t’u informuar paraprakisht mbi programet e studimit për të parë përputhshmërinë e asaj çfarë ata pretendojnë dhe asaj çfarë përmbushin për një program të caktuar.

ngarkon drejtuesit që nëpërmjet projekteve, studimeve, kërkimeve shkencore të thithin investime dhe të sigurojnë të ardhurat nga veprimtari ekonomike fitimprurëse. Fianncimet do të bazohen mbi donacionet e ndryshme – mënyrë që deri më sot nuk njihet në sektorin publik. Keto kritere të reja të lidhura me autonominë univeristare ku të zgjedhurit do të jenë të pavarur nga qeveria dhe ministria në orientimin e investimeve dhe thithjen e tyre, e ka bërë postin e tyre të forte dhe me ndikim, larg detyrës honorifik që mbanin me ligjin e vjetër.

Page 5: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

Gazetë e së hënës 2 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 5

Inaugurohet qendra e forumit rinor në Elbasan

Ditën e djeshme u inagurua Qendra e Formimit Rinor në Elbasan, e cila është qendra e parë e këtij lloji në këtë qytet. Kjo qendër do t’u ofrojë të rinjve të parën bibliotekë universitare, e cila ka mbi 2000 tituj librash si edhe teknologjinë më të fundit në dobi të formimit të të rinjve. Në inagurimin e kësaj qendre morën pjesë myftiu i Elbasanit z. Agim Duka, Drejtori i Rinisë dhe i Xhemateve pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar z. Armand Shehu,zv kryetari bashkise z.Ervin Saraçi anëtarë të Këshillit të Myftinisë si dhe besimtarë e dashamirës të shumtë. Qendra e Formimit Rinor synon të largojë sa më shumë të rinj nga rruga e keqe, t’i largojë nga veset e këqija si droga, alkooli, kumari etj, por pa harruar problemin e ekstremizmit dhe fanatizmit, i cili tek të rinjtë ka premisa të përhapet

Të ndryshme

Lufta ndaj Korrupsionit duket se do të sjellë rezultate positive vetëm me ndërgjegjësimin e shoqërisë. Për këtë arsye, pre tre vjetësh Ambasada Amerikane dhe Ministria e Arismit dhe Sporteve kanë nisur zbatimin e një projekti me temë “Unë refuzoj Korrupsionin”. Ky projekt po zbatohet në shkollat e vendit, ku pjesë e tyre janë dhe disa gjimnaze të qytetit të Elbasanit. Këtë të enjte, nxënësit e gjimnazit

“UNË REFUZOJ KORRUPSIONIN”Aktivitet në gjimnazin “Vasil Kamami”

“Vasil Kamami”, kanë preznatuar punime të ndryshme rreth luftës ndaj korrupsionit. Mësuesja koordinatore e këtij projekti në këtë shkollë, u shpreh se vetëm me ndërgjegjësim mund ti thuhet Stop korrupsionit. Mbështetës i këtij projekti është edhe portal stopkorrupsionit.al, ku cdo qytetar që është dëshmitar i një rasti korruptiv mund të denoncojë onlinë këtë fenomen.

2000 tituj librash për të rinjtë e qytetitmë lehtë. Në ambientet moderne të Qendrës së Formimit Rinor të rinjtë, studentë, besimtarë ose jobesimtarë kanë mundësinë të kalojnë disa orë në shoqërinë e njëri-tjetri, duke shkëmbyer eksperiencat dhe idetë e tyre, por gjithsesi ata mund t’i shfrytëzojnë këto ambiente për të lexuar, si edhe për t’u informuar me të rejat më të fundit në sajë të teknologjisë më të fundit. Ky projekt kapi shifrën e 2.220.000 mijë (lekë të reja) dhe u financua nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku kjo e fundit ia bëri dhuratë Myftinisë Elbasan. Myftinia Elbasan nuk do t’i ndalet me kaq, pasi shumë shpejt do të hapë qendrat e tjera si motra në të gjithë rrethin e Elbasanit, si në Cërrik, Belsh, Librazhd etj., e gjitha kjo në traditën e saj për të dhënë më të mirën dhe për t’iu përafruar sa më shumë nevojave të besimtarëve.

Nxënësit e shkollës “Liria” në Elbasan, kanë prezantuar nëpërmjet një panairi, shpikje të ndryshme shkencore në fusha si fizika apo kimia. Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë prefekti i Qarkut Arben Kamami, Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa, përfaqësues të dar etj. Nxënësit e kësaj shkolle kanë prezantuar shpikje shkencore të ndryshme, ku një nga më interesantet ishte ajo e ndërtimit të një tramvai për qytetin e Elbasanit, i cili mund të funksionojë nëpërmjet fushave magnetike.

Nxënësit prezantojnë shpikje shkencore

Një tjetër shpikje ishte ajo e prezantuar nga një nxëës, i cili para mësuesve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal ka treguar se si mund të përfitohet krom në mënyrë më të thjeshtë. Gjithashtu gjatë panairit me shpikjet shkencore, nxënësit dhe mësuesit kanë marrë këshilla nga Prefekti Kamami që këto gjetje ti zhvillojnë më tej për ti vënë në funksion për qytetarët. Gjatë panairit janë prezantuar shumë gjetje shkencore, të bëra nga nxënësit e shkollës në bashkëpunim me mësuesit e lëndëve përkatëse.

Veprimtari të teatrit “Skampa”

Kastriot Tusha me “Tinguj Mesdhetar”, në Elbasan

Përgatitjet e skenografisë në Teatrin “Skampa” ndër më të arrirat Kastriot Tusha dhe drejtori Artistik Zeqir Sulkuqi, kanë ndjekur hap pas hapi çdo detaj të ndërtimit të skenës. Tenori elbasanas me famë ndërkombëtare, shprehet i emocionuar që rikthehet në qytetin e Elbasanit me një koncert të tillë. Kastriot Tusha tregon më tej se rikthimi në Elbasan është më shumë se sa një detyrim ndaj vendlindjes, por një detyrim shpirtëror për qytetin e tij dhe mbi të gjitha për familjen. Drejtori Artistik i Koncertit, violinisti, Zeqir Sulkuqi, me përqendrimin tek detajet, gjen kohën për të na treguar disa detaje

rreth koncertit, duke vënë theksin tek promovimi i talenteve të reja në muzikë dhe jo vetëm. Nga ana tjetër, mjeshtri Kastriot Tusha ka dhe disa falënderime të veçanta për miqtë e tij dhe mbështetësit e këtij koncerti. Koncerti Kastriot Tusha dhe Miqtë, janë mbajtur ditën e premte në mbrëmje në skenën e teatrit “Skampa”, ku veç të spektatorëve që kanë gjetur një biletë, kanë qenë të pranishëm edhe personalitete të shumtë, të ardhur me ftesë të veçantë në këtë mbrëmje. Veprimtaria e radhës e këtij institucioni kulturor-artistik ka tërhequr qindra shikues.

Page 6: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 2 maj 2016 E drejta dhe ligjshmëria

MES ATYRE QË U RIKTHEHET GËZIMI

“Mbi proçedurat për vjeljen e taksave dhe tarifave

vendore dhe mbledhjen me forcë të detyrimeve fiskale”

Këshilli i Bashkisë Elbasan, në mbledhjen e radhës, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga administrata e Bashkisë Elbasan “Mbi proçedurat për vjeljen e taksave dhe tarifave vendore dhe mbledhjen me forcë të detyrimeve fiskale” për vitin 2016, me qëllim përcaktimin e proçedurave për mbledhjen e detyrimeve fiskale vendore, bazuar në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr.9632, dt. 30.10.2006 “Për Sistemin e Taksave Vendore”, i ndryshuar, në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neëV.K.B nr.106, dt.24.12.2015 “Mbi Taksat e Tarifat Vendore, vjeljen dhe arkëtimin e tyre për vitin 2016”, si dhe në V.K.B. të meparëshme.

Tabela – K – Tarifat vendore

Subjektet qe tregtojne tek tregu industrial(L.Shenkoll), tregu i fruta perime (Namazjaja dhe tek ish Zyra e Punes), tek fusha e vjeter e sportit, L “Luigj Gurakuqi”( te rruga “Mustafa Sahatci”) trajtohen si ambulant.Ambulantet te menaxhohen nga drejtoria e tregut dhe ne fillim te vitit te bien te gjithe kontratat dhe ne vazhdimesi ndryshimet jo me vone se 5 dite nga momenti i ndryshimit te kontrates.Struktura e caktuar për vjeljen e këtyre tarifave është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave.Per mos pagese ne afatin e caktuar aplikohet gjobe nga 5-25% mbi detyrimin.

4

Nr. Lloji i tarifës Njësia Niveli i taksës 1- Tarifa e ndotjes se mjedisit Personi juridik vip Leke/vit 3.000.000-5.000.000 Personi juridik 1.000.000 Personi fizik 500.000 2- Tarifa e rregjistrimit në bashki - Biznesi i vogël Lekë /vit 0 - Biznesi i madh Lekë /vit 0 - Ambulant Lekë /vit 0 3- Tarifë për zgjatje orari - Zgjatje orari deri në oren 24.00 Lekë /vit 20.000 - Zgjatje orari “NON STOP” Lekë /vit 30.000 4- Tarifë shërbimi në tregje - Artikuj fruta perime në merkato Lekë /1.3

m2/ditë 100

- Fruta, perime në rrugë lekë/ditë 100 - Industriale në rrugë lekë/ditë 100 -Tarife per çdo bageti te imet ne tregje publike Leke/krere 50 -Tarife per çdo bageti te trashe ne tregje publike Leke/krere 100 5- Tarifë për pastrimin - Për çdo njësi prodhimi Biznesi i madh Lekë /vit 55.000 - Tregëti e shërbime Biznesi i madh Lekë /vit 30.000 - Firma ndërtimi Lekë /vit 60.000 - Firma ndërtimi (pas lejes se perdorimit) Lekë /vit 30.000 - Institucione shtetërore Lekë /vit 30.000 - OJF Lekë /vit 10.000 6- Tarifë gjelbërimi Biznesi i Madh Lekë /vit 5.000 7- Tarifë ndriçimi Biznesi i Madh Lekë /vit 5.000 8 Tarifë për lëshimin e vërtetimeve Lekë/copë 100 9-1 Tarifë pastrimi per biznes te vogel pa tvsh Lekë/vit 5.000 9-2 Tarifë pastrimi per biznes te vogel me TVSH taksi dhe transport mallrash 0-

3.5t Lekë/vit 10.300

10-1 Tarifë gjelberimi per biznes te vogel pa tvsh Lekë/vit 1.000 10-2 Tarifë gjelberimi per biznes te vogel me tvsh Lekë/vit 1.500 11-1 Tarifë ndricimi per biznes te vogel pa tvsh Lekë/vit 700 11-2 Tarifë ndricimi per biznese me tvsh Lekë/vit 1.000 11-3 Ambulantet tarifen e pastrimit Lekë/vit 2.000 Ambulantet tarifen e ndricimit Lekë/vit 500 Ambulantet tarifen e gjelberimit Lekë/vit 500 11-4 Per bisnesin vip pastrimi Lekë/vit 100.000 11-5 Per bisnesin vip gjelberimi Lekë/vit 100.000 11-6 Per bisnesin vip ndricimi Lekë/vit 100.000 12 Tarife per prerje dru per nevoja familjare ne pyje vendor te miratuara ne

njesite administrative Leke /m3 500

5

Tabela – K /1– Tarifat vendore transporti 13 Tarifë Parkimi 13-1 Tarifë orare parkimi Lekë /ora 50 13-2 Tarifë vjetore parkimi Taxi 4+1

Taxi 8+1 Autovetura familjare Furgon malli deri 3.5 ton Kamion 3.5÷8 ton Kamion 8÷14 ton Kamion mbi 14 ton Autobus

Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit

2.500 5.000 1.500 2.500 4.000 5.500 6.500 9.000

13-3 Parkim i rezervuar Lekë/vit 30.000 14 Karotreci Lekë/ngarkesë 3.000 14-1 Tarife embleme taksi Leke/vit 500 Autorizim Tregtim Shitje Karburanti vajra per

stacionet Lekë per rast 100000

Autorizim per njesi lende djegse per cdo njesi shitje Lekë per rast 50000 Per perseritjen e tyre sa ½ e tarifave 50000e25000 15-1 15-2 15-3 15-4 15-5 15-6 15-7 15-8 15-9 15-10

Leje ditore për hyrje në qytet të mjeteve 3.5÷8 ton Leje ditore për hyrje në qytet të mjeteve 8÷14 ton Leje ditore për hyrje në qytet të mjeteve mbi 14 ton Leje 3 mujore për hyrje në qytet të mjeteve 3.5÷8 ton Leje tre mujore për hyrje në qytet të mjeteve 8÷14 ton Leje tre mujore për hyrje në qytet të mjeteve mbi 14 ton Leje vjetore për hyrje në qytet të mjeteve 3.5÷8 ton Leje vjetore për hyrje në qytet të mjeteve 8÷14 ton Leje vjetore per hyrje në qytet të mjeteve mbi 14 ton Leje qyteti për karrocat

Lekë/ditë Lekë/ditë Lekë/ditë Lekë/tre muaj Lekë/tre muaj Lekë/tre muaj Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit Lekë/vit

100

200

300 4.500

6.000 7.500

10.000

15.000

20.000 2.000

Struktura e caktuar për vjeljen e këtyre Tarifave është Drejtoria e Sherbimit dhe Teritorit Urban .1.Sektorit te Transportit2.Agjenti tatimorKjo tarife mblidhet vjetore deri me 20 Korrik.Per subjektet e reja pas 1 Korrikut deri me 31 Dhjetor.Per mos pagese ne afatin e caktuar aplikohet gjobe nga 5-25% mbi detyrimin.

Struktura e caktuar për vjeljen e kësaj tarife eshte:1.Agjenti tatimor “Ujesjelles Kanalizime Elbasan” sh.p.k për taksat e popullatës per vitin 20162.Qendrat administrave kur nuk ka kontrate me ujesjellesin.3.Ne ato qendra administrative ku bashkia e ka te pamundur te beje pastrimin tarifa behet 0

Tabela – K /2– Tarifat vendore 16 Tarifa për popullaten Leke/vit Elbasan Zonat

rurale - Tarifë pastrimi Lekë/vit 1.000 1.000 - Tarifë gjelbërimi Lekë/vit 200 0 - Tarifë ndriçimi Lekë/vit 500 0 - Tarifë pastrimi, gjelbërimi, ndriçimi për

familjet me ndihmë ekonomike

0 0

Page 7: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

Gazetë e së hënës 2 maj 2016 Bashkia Elbasan ALMANAK 7

Një përshkrim, si urim për Pashkët Ortodokse!Për të moshuarit në zonën malore të Shpatit në rrethin e Elbasanit mbetet akoma e gjallë edhe pas kaq vjetësh atmosfera e një gëzimi masiv dhe e një harmonie gjithpërfshirëse, që shkaktonin dikurë festat fetare. Ato vinin nga thellësi shekujsh, sepse rrënjët e krishtërimit në këtë zonë në këto thellësi duheshin kërkuar akoma më tej, në këto festa gërshetoheshin me ritet fetare edhe ritet pagane që mblidhnin në një të vetëm të krishterë e muslimanë.“ Vlen për t’u theksuar se misionarë

të katolicizmit dhe të ortodoksisë nuk ia kishin dalë anjëherë të thellonin një hendek ndarës midis këtyre komuniteteve”, thotë Llazari një mësues shpatarak i moshuar tashmë.Ai shpjegon se “ nuk ishin një e dy martesat e përzjera”.Festa e Shën Kollit mblidhte në shtëpitë e zavalinakëve apo gjinarakëve mysafirë që nga Lleshani (fshatra të zonës së Shpatit), e deri tutje nga Poroçani i largët me një popullsi muslimane.Festa e Shën Mërisë organizohej nga të krishterët në dy fshatra muslimanë, në Galigat dhe

Histori dhe Traditë

MES ATYRE QË U RIKTHEHET GËZIMI

Lleshan. “ E në këtë festë pjesëmarrja ishte e barabartë nga të dy palët”, vijon Llazari, pa lënë mënjanë Ditën e Verës që vinte nga paganizmi për t’u veshur me aspekte fetare, një festë gjithpërfshirëse.Dikurë në Gjinarin malor sot kthyer në një fshat turistik kam pyetur nënë Sanën(kështu e thërrisnin gjinarakët), se “ nëse do të ishte dakord që njëra nga vajzat e saj të martohej me një djalë musliman”?Dhe ajo m’u përgjigj me një varg nga Bibla .. “ Perëndia është

dashuri ” ...“ Nëse ime bijë do të dashurojë një musliman, kjo dashuri do të bekohet nga Perëndia që është një për të gjithë”.Në këto festa fetare shpatarakët harronin për pak ditë varfërinë e të tjera probleme që i rëndonin, e jepeshin pas gazimit e harmonisë. Bëheshin pajtime e fejesa. Pa menduar se këto festa fetare popullore nuk shiheshin me sy të mirë nga diktatura totalitare.U bënë përpjekje që këto festa të zëvëndësosheshin me festa zyrtare, por pas sukses. Më në fund një Plenium i Komitetit Qëndror të Partisë në pushtet, vendosi

ndalimin e çdo veprimtarie fetare

, duke e kthyer kështu Shqipërinë

të vetmin vend ateist në botë. Dhe, si pritej e dëshirohej nga regjimi totalitar, edhe Shpatin e pllakosi heshtja e gëzimi u ngriu shpatarakëve në buzë. U deshën vitet e demokracisë që kishat e kthyera në stalla, të pastrohen nga mbeturinat, të dalin në pah ikonat e Onufrit dhe Kostandin Shpatarakut, të ndërtohen të tjera të reja, dhe të gjitha këto të kthehen në qendra grumbullimi vëllezërish e miqsh, duke rikthyer atë karakteristikë të bukur të shqiptarit, besën dhe fenë. Për mësuesin e moshuar Llazarin ky rikthim ... tek Zoti, është njëkohësisht një rikthim në atë vazhdë të bukur që e dallojnë shqiptarin ndër popuj të tjerë, harmoninë mes njerëzish pa dallim feje dhe ideje”.

Page 8: E PËRJAVSHME INFORMATIVE / Nr. 107/ MAJ 2016 GAZETË …elbasani.gov.al/Documents/gazeta_nr_107_6708_1.pdfNë mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak, janë miratuar të gjitha

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë e së hënës 2 maj 2016

Për informacion: E-mail: [email protected] Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan. E-mail: [email protected]

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

Art & dizajn: Nevila Boci

Përgatiti:

Panorama of Municipal Council decision, April 2016

In the Municipal Council meeting of the month of April are approved all the agenda points of the meeting and among them also the title “Citizen of Honor”, for the president of the supreme office of Polish audit, a request made from the head of the High Control of State Mr. Bujar Leskaj. Economic assistance, 93 new requestsThe first point of the agenda was the one of giving economic assistance. It was approved by the council members, and the month of April 6125 families have applied for it. 93 requests were made for economic assistance from the fund of the municipality, which by the decision of the municipal council 81 families benefited economic assistance from the funds of the municipality of 210.000 lek. Meanwhile 143 families have benefited from the conditional funds of economic assistance for the month of April 2016 with a fund of 411920 lek. Disability payment for 5870 people In the Municipal Council meeting is also approved the payment for the disabled people for the month of April, where is decided that 5870 people will benefit this payment with the fund of 71620723 lek. Also 5474 people benefit work disability payment for the month of April with a fund of 17818300 lek. Buildings in rent for social needsThe second point of the agenda of the municipal council of April was also to give in usage for free of the two places owned by the municipality. A surface of 253.2 meter square was decide by the municipal council to be given in usage for free to “Aid To The Balkans” foundation for a year. This surface is at the ex cafeteria of Onufri high school. Also it was decided the same thing for the ex building of the cultural youth center in the castle, to be given to the same foundation in two years term contracts, with the right of renovation of the contract. This building will be given to be used as a shelter for the youth in need that receive help from “Aid to the Balkans” foundation. This decision gets in power 10 days after its approval. Also, it was decide to renew the renting contract between the municipality of Elbasan and three families that live in social houses in rent in Elbasan. After the decision making, the housing sector and the

unit of social housing management were assigned to implement it.

Irrigation water , 300 lek per acre The approval of watering service for 2016 was another point in the agenda that was approved by the municipal council. After hearing the report of the public services agency, the municipal council decided to approve the tariff of watering service for 300 lek per acre. By his side the mayor Mr. Qazim Sejdini gave a special attention to this point, declaring that next month starts the watering campaign and we should get ready. “Citizen of Honor”, President of polish audit supreme officeAnother point of the agenda that was approved by the municipal council was giving the title “Citizen of Honor” to the president of the Polish audit supreme office. This request was done by the head of the high control of state Mr. Bujar Leskaj. Also it was approved the internal regulation of the public services agency. The last point in the agenda was the proposal of the head of the high control of state Mr. Bujar Leskaj. The member of the municipal council, Mr. Hektor Ciftja has read this request in front of all the municipal council members. There were also suggestions from other members of the municipal council. Mr. Blendi Himçi said that Mr. Bujar Leskaj has no right to do such requests. It is only the mayor, or the prefect of the city who can make such requests. The reaction of the mayor, Mr. Qazim Sejdini was immediate. He said that is in the honor of the municipalities to have such personalities, and it is a good thing that the city has such friends, because it receives other values. This last point was also approved at the end by the municipal council. Elbasan Youth Council presents two projects in the municipal council Two representatives of the Elbasan Youth Council presented in front of the municipal council two projects

that aim the awareness of the citizens and mainly the youth. The first project of Elbasan Youth Council aims to encourage the youth in order to be more sensitive toward the orphan children. In the frame of this project this youth will be organized to offer their help in two orphanages of the city; one at “Mother Teresa”, as well as at “German nuns”, where they will spend time with orphan children. Through this voluntary work they aim to give some warm, commitment and love to these children, feelings that they miss very much. The youth invited their peers to be part of this project and give some of their time to the orphan children.

The second group of Elbasan Youth Council had prepared another project related to the concern of the citizens about the street animals. This initiative aims not only to protect the citizens and mainly children from the danger that appears from the street animals, but also the protection of these animals. This group has prepared brochures with guidelines for the rights of animals and their protection. Greeting the ideas presented by the youth, the mayor of Elbasan, Mr. Qazim sejdini said that the municipality of Elbasan has its own projects that together with this youth a great work is going to be done for their implementation. Elbasan Youth Council is a project of the municipality of Elbasan, which aims the training of the youth in leadership designing and implementing projects, public speaking and many other skills. The youth has often been part of the municipal council meetings presenting their ideas. They also have had advisory meetings with the municipal staff and the mayor Sejdini. Overcharging of power bill from the power supply company

The municipal council supports the citizens

The right side municipal council members referring to the

concern of the inhabitants of Elbasan reacted about the overcharging bills of electricity mainly in the last month. In the name of the right side municipal councilors Mr. Blendi Himçi asked to speak and asked the support of the municipal council to raise the voice, because is unfair the power bill which goes beyond to what is read in the power meter of every citizen. Mr. Himçi also said that he has requested that leaders of the power supply company in Elbasan to give some explanations in front of the municipal council.” The overcharging bill of the power is a real scandal. The budget of the power supply company cannot be completed by overcharging. The reform that was proposed from the government was useless especially in the months when is spent less power, because of the good weather. Every family is touched by this. I raise this concern, showing the values of Elbasan citizenship. I call the civic society to join to this initiative, in order not to pay the power bill. If we would refer to the power meters, even half of the power shown in the bill is not consumed. If it is not paid on time, the company cuts the power. This bill is doubled for every family this month. Maybe this is not a concern that belongs to the municipal council, but we represent the interest of Elbasan”, said Himçi. Mayor Sejdini after knowing the case invited the citizens not to pay the difference that is not in their power meters. He added that he as mayor is ready to contact the leaders of power supplying company, because the pockets of the citizens of Elbasan are touched in this case.