174
Libri Libri Libri Libri Arkivi i blogut Arkivi i blogut Arkivi i blogut Arkivi i blogut 20 20 20 2010 10 10 10

Enigma e gjuhës shqipe-e-book, viti 2010

  • Upload
    elton

  • View
    1.304

  • Download
    42

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Artikujt e publikuar gjatë vitit 2010, në blogun "enigma e gjuhës shqipe".

Citation preview

LibriLibriLibriLibri

Arkivi i blogutArkivi i blogutArkivi i blogutArkivi i blogut 2020202010101010

ENIGMA E GJUHËS

SHQIPE

E-BOOK

ARKIVI I BLOGUT

2010

Ky e-book i përket blogut:

Enigma e gjuhës shqipe www.eltonvarfishqip.blogspot.com

Paralajmërim: Mund të përdorni lirisht materialet që ndodhen në këtë e-book, për blogjet e sitet tuaja web. Kushti i vetëm është që duhet të citoni burimin nga i keni marrë (d.m.th. blogun Enigma e gjuhës shqipe) në fund të çdo artikulli. Nëse do të më lajmëroni për këtë ju falenderoj nga zemra.

*** Përkthimet nga gjuha italiane janë kryer nga Elton Varfi. Intervistë me professor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë”, përktheu Brunilda Ternova.

***

©-2011- enigma e gjuhës shqipe

3

Epiri është dhe do mbetet shqiptar

Nga Abdyl Frashëri

Po botojmë këtu poshtë një letër me shumë rëndësi drejtuar redaksisë së gazetës Moniteur Universel, të Parisit. Botuar në atë gazetë në Maj 1879, nga patrioti i Rilindjes Shqiptare, Abdyl Frashëri. Zotëri Redaktor! Me habi pamë se gazeta e rëndësishme "Republique Française", e cila në polemikën e saj të zakonshme kurrë nuk devijon nga rregullat e modestisë, botoi disa pjesë të shkëputura nga Memorandumi i Lidhjes Shqiptare, dhe poshtëroi e bëri qesharake atdhetarët tanë. Atij artikulli nuk i dhamë asnjë përgjigje, por "Republique Française", duke u rikthyer prapë në çështjen në fjalë, u orvat të tallë dy të dërguarit e Lidhjes Shqiptare. Një sjellje të tillë fare nuk e pritnim prej një gazetave që simpatizonte luftën e kombësive. Franca qanë gjithmonë humbjen e krahinave të saj: banorët e Alsace e Lorraine rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqsie të tillë? Nuk jemi savantë dhe as pretendojmë për të, por historinë e atdheut tonë e kemi studjuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër. Banorët e Epirit i quajnë "Pellazgë". Herodoti, Tucididi dhe Straboni dalin me konkluzionin se ky vend nuk ka qenë pjesë e Greqisë. Sipas Strabonit, Greqia nga veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe Gjiut të Ambrakisë. Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihme grekërve të sotëm, po pyesim ata që kanë mendime të kundërta, se cila pjesë e Epirit është greke? Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë

4

se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia, Thraka, Rumania, Azia e Vogël, sipas vendeve të Greqisë së Madhe, edhe Marseja e juaj!!! Epiri ka 650 mijë banorë. Sa janë vallë grekët që ndodhen në të dhe ku banojnë? Në Korçë? Në Berat? Në Gjirokastër? Apo në Çamëri? Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë, jo epirotë grekë. Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë puro për të nginjur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre… Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmon se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë Cariste!!! Por kjo (Rusia) i përkrahë pretendimet e saj me anën e forcës, e cila për fat të mirë i mungon Greqisë. Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen!!! Që në fakt janë vetëm miq të zhurmës, Europa nuk do të kishte kurrë qetësi. Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do të shpiente Greqinë shumë larg, por në rradhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët dyqind mijë shqiptarët që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur "Plakë", dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca. Epiri është dhe do të mbetet gjthëmonë shqiptar, ashtu si e krijoi natyra dhe historia. Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogjet shuma të majme, të cilat mund t'i përdorte në mënyrë më të arsyeshme. Ajo përpiqet t'i zgjasi një ngatërrese, e cila s'ka për të mashtruar asnjë europian. Po të ngulë këmbë Greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura, të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve, shqiptarët kanë nji vullnet të patundur që të mbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe janë betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë por të vdesin për të po të jetë nevoja. Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkë-atdhetarëve tanë. Europa do të marrë përsipër përgjegjsinë e luftërave shkatërrimtare që do të inauguronte për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia. Shpresojmë, zoti redaktor, se do ta botoni përgjigjen tonë, gjë për të cilën dhe ju falënderojmë qysh më parë.

5

Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe liria e gjetur në mes të popullit të tij

Nga Adele Pellitteri

Sot më 17 janar 2010, në nder të përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405 – 1468), ne kujtojmë madhështinë e këtij njeriu, i njohur për mbrojtjen që i bëri Shqipërisë nga kërcënimi turk.

Historia e tij është një histori komplekse e bërë nga një lindje ( lindi në fisin e Kastriotëve që ishin një nga familjet më të rëndësishme të Shqipërisë), dhe nga një rilindje (u mor peng nga sulltan Murati II, e u rrit në oborrin e tij). Megjithatë nuk e harroi kurrë orgjinën e tij, dhe kur ishte momenti për të zgjedhur, ai vendosi t'ia kushtojë tërë jetën e tij për popullin shqiptar, i cili ishte i detyruar të qëndronte nën tiraninë osmane. Megjithatë, kurrë nuk e konsideroi veten si bartës i lirisë i popullit të tij, por anasjelltas, nëse liria është ndjenja e realizimit të plotë të njeriut, sigurisht Skënderbeu mundi ta jetojë të plotë vetëm sepse kishte rigjetur popullin e tij dhe bashkë me të thelbin e të qënit i lirë. Lirinë Skënderbeu e përdori për t’i shërbyer shqiptarëve, popull i cili i kishte dhënë privilegjin që ai të ishte dhe të ndihej i lirë.

Shqiptarët janë krenarë që mund të kujtojnë si hero Gjergj Kastriotin, dhe do të luftojnë deri në fund që të tillë heronj të kujtohen dhe vlersohen në mënyrën më të drejtë, dhe të kenë vendin që meritojnë në histori.

6

Kur mikrotoponomastika na flet në Ilirisht

nga Alberto Areddu

Të interesohesh për toponomastikën sarde, do të thotë të japësh kuptim toponimeve shumë shpesh të heshtura. Është llogaritur që sa më shumë afrohesh vëndeve që ndodhen në qëndër, aq më shumë rritet numri i toponimëve (deri sa arrihet 30% e shumës në sitet si Ovodda, Orune, Ollolai), që nuk mund të interpretohen me latinishten. Për të interpretuar korrekttësisht një toponim janë të nevojshëm dy kritere: të gjesh deri sa është e mundur formën e tij mesjetare (përpara mesjetës është praktikisht e pamundur të shkosh), dhe të kërkosh në të tjerë studime se ç’farë karakterizon atë territor të caktuar, kështu të quajtur. Në qoftë se për poleonimet (d.m.th. emrat e qëndrave të banuara nga mesjeta deri më sot) këto dy kritere janë shpesh të mundëshëm, sepse mbështeten nga informazione të shumëllojshme që na jepen nga studiues të ndryshëm , e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mikrotoponomastikën, që për shkak të tingullit egzotik mund të na mashtroj mbi vjetërsinë e saj, dhe të dal në pah për ndonjë deformacion popullor, edhe pse duhet thënë që mund të jetë e vërtetë e kundërta, d.m.th. ata mund të na rezultojnë më të pastër fonetikisht edhe nga vet poleonimët, veçanërisht kur kemi të bëjmë me vënde të izoluar dhe jo shumë të frekuentuar. Pra për ti dhënë kuptim këtyre mikorotoponimeve duhet të shikojmë se çfarë KA në atë territor të caktuar, dhe deri tani studiuesit e ndryshëm janë përqëndruar thjesht në tingullin e këtyre toponimeve, dhe janë bërë gabime duke mbështetur teorinë siç ka bërë Wolf (dhe disa nxënës katalas të tij) të origjinës jo indoeuropiane të toponomastikës barbariçine. Për këtë arsye dua të marr në analizë këtu disa mikrotoponime që në lidhje me territorin ku

7

ndodhen, për mua janë sigurisht indoeurpiane dhe pa dyshim mund të interpretohen nën dritën e origjinës ilirike. Në territorin e Olzai-t ndodhej një lokalitet i quajtur ( ndoshta i njëjti që sot jehon si Dronnoro) Drovènnero, siç na e dëshmon studiuesi Fancello, i cili shton që në të njëherë e një kohë kishte një pyll ahesh, që në kohë të mëvonëshme është zhdukur. Duke lënë mënjanë prapashtesën –ennero që e gjejmë shpesh në shumë toponime sarde (dhe që e kam analizza në Origini albanesi della civiltà in Sardegna), rrënja drov na shpie në fjalën ilirike druva (sot pjesërisht e përdorur në gjuhën shqipe në formën druvar) që do të thotë pyll dhe që e gjejmë në gjuhët sllave në si drvo . Dimë nga Wagner që duri na tregon në dialektet qëndrore shkopin për të varur nga *drus “pemë”, dhe siç e pa edhe studiuesi gjerman, nuk është e ndarë nga shqipja druri. Në territorin e Nuoro-s gjejmë malin Gurtei. Mbi këtë mal është gjetur një nuraghe; sipas Pittau-t që e shikon si toponim sostratik, kjo fjalë na kujton latinishten curtis, të cilën fjalët e përafërta indoeuropiane na tregojnë “sheshi, vënd i mbyllur”; fjalë që na duken pak të goditura për një vënd që quhet mal. Vetë Pittau dhe të tjerë studiues kanë vënë re frekuencën e toponimeve që fillojnë me gur –gurt –gurth- në gjuhën sarde, një tjetër mal këtë radhë Curtei na e ofron këtë fjalë në territorin e Bosa-s. vëmë re që në gjuhën shqipe një rrënjë tipike me origjinë ilire është gur; nga kjo fjalë ndërmjet formës indoeuropiane -*to kemi i gurtë. Vihet re që kjo formë rigjehet në të tjerë toponime sarde: Bul-tei, Ful-tei. Gjithashtu vihet re që në gjuhët indoeuropiane kalimi nga pietra (gur) në monte (mal) bëhet me një farë frekuence dhe lehtësishtë. Për sa i përket daljes në –ei mund të mendohet një vendore e lashtë indoeuropiane në *-ei ose një mbrapa vendosje e artikullit

8

mashkullor i , siç patëm mundësinë të shkruajmë për sisaja “nera la”(e zeza), dhe praktikisht “pietroso il” (i gurtë). Kështu ky toponim mua më duket që tregonte një mal të gurtë.

Le te vimë tani tek Artilai. Me emrin Arco di Artilai (Harku i Artilai-t) quhet një pikë kalimi që lidh e ndan dy zona të papërshkueshëme në Gennargentu të Desulo-s. ky zë është sostraktik dhe na shpie tek emri i lumit Artila që është me origjinë indoeuropiane, dhe vjen nga rrënja *ar “lidh, përshtat” nga i cili rrjedh në latinisht artus “gjymtyrë”, në greqisht arto etj. Na duket e natyrshme që Artilai, mbiemër në origjinë do të thoshte “lidhësi, që bën lidhjen”.

Dhe tani le të spostohemi në Ogliastra, mbretëria e vërtetë e mbetjeve ilire në tokën sarde. Këtu në territorin e Seulo, kemi një përrua (rrymë) që derdhet në Flumendosa. Ky riu Berissai

9

që kalon nëpërmjet zonave të papërshkueshëme, dhe ka si të vetmen atraktivë turistike, një urë romake që quhet arcu de Berissai. Kush kupton sado pak gjuhën shqipe, lidh mebjëherë të tillë emër me toponimin e përhapur shqiptar dhe kosovar Berisha/Berishë/Berisa/Berisani, nga i cili rrjedh emri Berisha.

Egzistenca e një lokaliteti antik Beroia, na bënë të mendojmë që toponimi shqiptar ka origjinë ilire. Por nuk është e gjitha: në shqip fjala ber-i tregon harkun , dhe siç e thamë përroi ynë ka sipër arcu de Berissai! Si mund të mos mendojmë Romakët kanë ndërtuar urën me hark mbi një urë më të vjetër me origjinë ilire, që quhej Berissa dhe ai toponim antik më vonë u kthye në emrin e përroit?

10

Kur interpretojmë këto toponime, mbetet që dikush për të na mbushur mëndjen që po gabojmë duhet që të përdori të njëjtat mënyra si ne, d.m.th. të na shpjegojë me fakte të PAKUNDËRSHTUESHME teorinë e tij. Natyrisht jo gjithshka mund të shpjegohet thjesht me ilirishten apo shqipen që për fat të keq nuk ka ruajtur të gjitha gjurmët që do të kishim dëshirë, por këto janë disa nga pikat të cilat mëndejt e hapura (që në Sardenjë ka plot) duhet të nisen në qoftë se duan të interpretojnë korrektësisht të kaluarën e tyre, pa qënë e nevojshme të lënë gjithshka në duart e gjoja urtësisë së baronëve. Bibliografia e përdorur: Alberto G. Areddu, Le origini albanesi della civiltà in Sardegna, Napoli 2007 Alberto G. Areddu, web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica Salvatore Dedola, Toponomastica sarda, Dolianova 2004 Fabio Fancello, Voci di un mondo remoto, Nuoro 2003 Massimo Pittau, I nomi di paesi... della Sardegna, Cagliari 1997 Heinz Jürgen Wolf, Toponomastica barbaricina, Nuoro 1998 Vladimir Zoto, Fjalor Emrash, Tirana 2005 L. Zgusta, Kleinasiatische Ortsnamen, Heidelberg 1984

11

Çerberi dhe Karonti

Nga Aristidh Kola

Çerberi Te Homeri dhe Hesiodi, Hadis dhe bota tjetër është e errët, një vend pa diell ku banojnë të vdekurit. Është një vend i pafund, sepse i nxë të gjithë. Të gjithë hynë në të, por asnjeri nuk mund të kthehet më. Portat e mbretërisë së Hadis i ruan një qen i zi , i fortë dhe i tmerrshmëm, që në vitet e mëvonëshme përshkruhet me tre kokë e me bisht gjarpëri. E quajnë Çerber. Emri i tij thotë Decharmi (f. 392) është identik me fjalën sanskritishte Sarvari që do të thotë natë. Unë duke ngulur këmbë edhe në këtë rast se sanskritishtja vjen shumë më pas gjuhës pellazgjike – arvanitase gjej se Çerberi tregon qenin (d.m.th. ruajtësin e pafjetur) të varreve (d.m.th. të hadis). E në të vërtetë Ken = qeni në gjuhën arvanitase, Kυνν = qion në greqishten e vjetër, kurse Bαρ = varri (shiq greminën e thellë). Fillimisht kjo fjalë e përbërë ishte Kenbar-os dhe me kthimin e gërmës n në r u bë Kenvaros e përfundimisht Qerveros – Çerberi. Gërmën n e përdorin zakonisht Gegët, kurse gërmën r Toskët, d.m.th. zona ku është krijuar miti i Çerberit. Pra, Kervepis – Kervar – Qenvar. Karonti Karonti në mitologjinë greke u krijua nga ideja se që të kalojnë shpirtrat e të vdekurve lumin Akeront e të zbresin në Hadis, do të duhej t’i shoqëronte dikush që njeh rrugën, në mënyrë që të kalonin lumin. Dhe këtë gjë e bën Karonti. Në vitet e mëvonëshme u përhap zakoni që në gojë të të vdekurit të vinin një monedhë, që të përfaqësojë çmimin e biletës që gjoja kërkonte Karonti. Dhe janë të njohura Dialogët e të vdekurve të

12

Lukianit dhe përgjigja e famshme negative “S’ke për të marrë nga ai që s’ka”. Kjo është mitologia e mëvonëshme e Grekëve që bazohet në kozmogoninë dhe teogoninë pellazgjike. Diodori (A, 92, 2, 96, 8) pretendon se besimi te Karonti kishte prejardhje nga Egjypti. Decharmi (394) nuk pajtohet me këtë mendim por nxjerr etimologjinë e fjalës Karonti nga folja e greqishtes Χαipω = gëzoj, d.m.th. në formën e një eufemizmi. Megjithatë personazhi mitologjik i Karontit mbijeton edhe në realitetin e krishterë, në Greqinë e re, dhe madje i rrënjosur fort e me të njëjtin identitet, në mos pasuruar edhe më shumë. Kur i kalon shpirtrat në Hadis, Karonti u jep të pinë ujin e harresës dhe ata harrojnë të kthehen përsëri, siç thotë populli midis shumë e shumë rrëfenjave. Por ky ujë i harresës dhe i mohimit pa një shkak në mitologjinë greke, që e do Karontin të shurdhër që të mos dëgjojë e të mallëngjehet nga të qarat e të luturat, dhe të pamposhtur në duelet e tij me trimat më të dëgjuar. Me pak fjalë, të vdekurit logjikisht nuk do të kishin nevojë të pinin ujin e harresës. Mirëpo gjuha arvanitase që ishte gjuha e folur e popullit tonë gjer në revolucionin e vitit 1821, na jep shpjegimin edhe për ujin e harresës edhe për etimologjinë e Karontit. Në gjuhë arvanitase egziston folja harronj ose haroj. Është e vërtetë se arvanitasit e Greqisë së Jugut erdhën këtu të gjithë së bashku gjatë shekullit të XIV nga pjesa Veri – perëndimore e Gadishullit Ballkanik, por çamërit arvanitas të Çamërisë ose Thesprotisë, ku gjejmë toplogji të tilla si Aqeronti dhe liqeni Aqerusia, janë autoktonë prej mijra vjetësh, pamvarsisht se meqënëse ishin musulmanë shumë prej tyre ne i kemi përzënë. Përsëri, mjaft nga ata mbetën. Mbeti në rradhë të pare shpirti i tyre në folklorin e Greqisë së re dhe në mitologji, mbeti vallja panelenike, vallja çame. Pra këta çamë, mund të thuhet se tradita nuk u ndërpre kurrë për mijra vjet me rradhë.

13

Demetra, Poseidoni, Hadi

Nga Aristidh Kola

Demetra dhe Poseidoni Në mitet e vjetër grekë të Arkadisë, Poseidoni paraqitet si përdhunues i Demetrës (Tokës). E ndjek që ta dhunojë, dhe ajo në përpjekjet e saj që të shpëtojë transformohet në pelë. Por Poseidoni e kupton dhe merr formën e kalit dhe futet në kopenë ku ndodhej Demetra e trasformuar në pelë. Kjo epokë i përkiste mbretit Ojjio. Atje vjen një kontakt me të, dhe nga kjo lidhje erotike pa dashje lind siç thonë mitet arkadikë, një vajzë që emri i saj nuk mund të thuhet. Por edhe në Elefsinë, në qëndrën kryesore të kultit të Demetrës, egzistonte tempulli shumë i lashtë i Poseidonit, që tregon se Pellazgët e lashtë e konsideronin Persefonin me dy etër: Zeusin (diellin) e Poseidonin (ujin). Demetra e turpëruar dhe e zemëruar nga ky dhunim i pabesë nuk dinte si të hakmerrej. Më në fund u qetësua dhe u la në lumin Ladona, që të shplante turpin. Gjithë këta emra që përmendëm kanë kuptimin dhe shpjegimin e tyre dhe nuk janë aspak të rastit. Përse të lahej Demetra në lumin Ladona e ç’tregon kjo gjë? Cili është ai lum që mund të shplajë turpin e një perëndeshe? E thotë emri i tij që është fjalë e përbërë nga folja Lja = laj, që ka lidhje me foljen λουο (laj) të greqishtes, dhe nga emri Doun = dhunë, turp, ofendim. Si tek fjala u bë dhunë, u bë rezil. Është e tepërt të theksojmë se ω e greqishtes së vjetër korrespondon me U edhe në shqiptimin e tij të vjetër edhe me fjalët korrespondonjëse të gjuhës arvanitase bie fjala ∆ωδωνν = Doduna, ∆ωρενσ = Durian, etj. Pra Ladon = lladhun = lau turpin. Emri i mbretit Ojjio tregon ujin në gjuhën arvaniatse.

14

Hadi Miti i Demetrës e i Persefonit lidhet drejtpërsëdrejti me perëndinë e botës tjetër, d.m.th. të elementit që ndodhet në thellësi të tokës dhe me fantazinë ose me logjikën e thjeshtë ka dy veti. Piksëpari, sundon shpirtrat e njërzëve të vdekur dhe së dyti vepron ose lejon mbirjen e bimëve si mbret i botës tjetër kjo perëndi quhet Hadi, dhe emrin e tij indologu i madh Max Müller e lidh me fjalën sanskritishte Adhiti. Por këtë mendim të Müller-it e kanë vënë në dyshim shumë studiues, midis të cilëve edhe Decharmi, e me të drejtë, sepse me termin Adhiti në vedat Indiane kuptohen shumë veti: Adhiti është qiell, Adhiti është era, Adhiti është nëna, babai dhe gjithë perëndia në të pesë racat. Adhiti është diçka që ka lindur dhe ajo që pritet të lind, na thonë Vedat, dhe bëhet e qartë që kjo fjalë që kërkon të gjitha ose të shpreh çdo gjë, i përket pikpamjes bazë të filozofisë orientale të konkretes së papërcaktuar dhe nuk ka asnjë lidhje me Hadin Pellazgjik. Por le të kthehemi në gjuhën e pellazgëve, në gjuhën arvanitase që të marrim një përgjigje. Fjala Hadi ka gërmën iniciale A që merr shenjën e greqishtes dhasia e shqiptohet Hadis, kurse fillimisht para shekullit të VI p. K. Hades. Duke hequr sigmën (s) fundore merret rrënja Hade që përbëhet nga dy fjalë të vecanta. Nga folja ha e cila është fjalë onomatopeike e hapjes së gojës kur njeriu kërkon të përpijë diçka, të kapërdijë ushqimin, dhe nga fjala dhe tokë. Pra Ha + dhe = ai element që ka gërryer tokën, ka krijuar boshllëk e një hapje brenda tokës. Pra ka ngrënë tokën. Vendi bosh, barku i hapur në thellësitë e tokës ngjan shumë me shpellat e nëndheshme etj. Këto shpella që fillonin nga sipërfaqja e tokës dhe arrinin deri në thellësi të papërcaktuara brenda tokës, konsideroheshin nga grekërit e vjetër si portat e Hadit. Pra hadis – Adisi – Hades – Ha – dhe.

15

Telhinët

Nga Aristidh Kola

Telhinët janë edhe ata demonë, që nuk rrojnë nën tokë, por nën det, megjithëse kjo nuk tregon se nuk mund të rrojnë edhe në sterë. Kjo ndodh shpesh, prandaj ata konsiderohen qenie amfibe që kanë formë të çuditëshme dhe kanë një mundësi të pakufizuar për të ndryshuar, ndaj në ishullin e Rodos që konsiderohet si atdheu i tyre, quhen magë. Ishin ata që sipas legjendave të Rodosit, bënë që ky ishull të fundosej bashkë me ta në fund të detit e të dalë përsëri në sipërfaqe shumë më vonë nga ishujt e tjerë. Kanë edhe ata lidhje me zjarrin, dhe me shumë të drejtë kërkuesit i konsiderojnë si personifikm të forcave vullkanike detare dhe në përgjithësi të çrregullimeve që shkaktojnë tërmetet dhe vullkanet në trevat ishullore. Një vullkan detar mund të bëjë të fundoset një ishull ose të dalë një ishull i ri. (shiko Santorini). Më duket se kjo pikërisht krijoi legjendat për jetë amfibe, për lidhjet e saj me llavën vullkanike e me përpunimin e metaleve, si dhe me vetinë e tyre magjike të nxjerrin në sipërfaqe ose të çdukin diçka e të bëjnë të ndryshoj formën. Të gjitha këto janë nxjerrë nga vëzhgimet e veprimeve vullkanike nëpër ishujt. Pikërisht këto veti të Telhinëve u dhanë edhe emrin këtyre demonëve të fundit të detrave. Si variant etimologjik i emrit të tyre përmendet edhe folja e greqishtes së vjetër ϕελγειν (felgein) që ka kuptimin bëj për vete, magjeps por gjuha arvanitase na jep një interpretim tjetër. Telhinat është një emër që vjen nga folja del dhe folja tjetër hin . Kësisoj, delhin është ai që hyn dhe del (amfib), ose që bën një ishull të çduket dhe të duket përsëri (legjenda e fundosjes dhe e shfaqes përsëri të ishullit të Rodos). Pastaj nga delhin – telhin.

16

P. Karolidhi në hyrjen e tij tek Historia e kombit grek të K. Paparigulit (pjesa e I, f.96) e nxjerr fjalën Telhi, nga fjala armene del = ilaç. Ne duke insistuar në variantin arvanitas, shtojmë se analogji me këtë fjalë ka edhe fjala Delfis / delfin/ që ka lidhje direkte me fjalën greke δελϕυοσ – υοσ (delfyos – yos) që është mitra e gruas (shih Kristoforidhi). Pra del dhe fus ajo që del e hyn. Gjë që ndodh edhe me delfinin (ndryshe nga të gjithë peshqit e tjerë) ose edhe me mitrën e tij. Një variant tjetër etimologjik është ai i Graves tek Mitologjia Greke, f.215. Robert Graves që në veprën e tij ka dhënë shjegimet etimologjike më të pamundura dhe më të pajustifikuara, na jep një shpjegim të atillë që po e paraqesim pa asnjë lloj ndryshimi, në mënyrë që ju të gjykoni se si e shpjegojnë epokën e vjetër shkrimtarët e afirmuar europianë. […]Telhin, gramatologët grekë e nxirrnin nga fjala bëj për vete, magjeps. Por meqë femra, qeni dhe peshku lidheshin njëlloj në pikturimet e Skillës Tirrene – ashtu si dhe në ato të Kretës – apo me bashin e anijeve Tirene, kjo fjalë mund të jetë variant i fjalës “Tirin” ose “Tirsin”. Duket se Telhinët adhuroheshin nga një popull i lashtë i Greqisë, i Kretës, i Lidisë dhe ishujve të Egjeut, që ishin ende në stadin e matriarkatit, të cilët grekërit agresorë, që ishin në stadin e patriarkatit e ndoqën dhe ose e përvetësuan ose e detyruan të emigronte drejt perëndimit. Origjina e këtij populli ishte me sa duket nga Afrika Orientale […]. Këto supozon dhe mbron Robert Graves.

17

Orakulli i Dodonës

Nga Aristidh Kola Shumë janë shkruar mbi prejardhjen e emrit të profetit të madh Thamir, dhe po aq janë shkruar dhe mbi fjalën Tomur me të cilën shumë studiues të epeve homerike e zëvëndësojnë fjalën Themist tek Odisea, vargu 403. Tomur sipas kërkuesve të lashtë do të thotë profeci, pra diçka e përafërt me themistët. Me sa duket e pëlqyen më shumë se fjala Themist dhe e lidhën me malin e Epirit Tomar të Helopisë dhe Dodonës. Po përse? Këtu kruajnë mustaqet e tyre filologët e rinj. P.Karolidhi zemërohet me versionin që japin”albanologët dhe politikanët” shqiptarë. Por le ti japim fjalën njëtit prej “politikanëve shqiptarë”, Jani Vretos që në veprën e tij të famshme “Apologjia” shkruan : “… akoma edhe sot tradita e orakullit të shenjtë të Dodonës është njësoj e gjallë. Kështu mali ku gjendej Dodona quhej Tomar dhe shenjtorët e Dodonës Tomare ose Tomure. Profecitë e Dodonës trasmetoheshin me anë të ahishtes së shenjtë dhe kazanit të shenjtë. Mirëpo fjala Tomarë dhe Tomare ose Tomure gjendet e qartë në gjuhën shqipe. I mirë (në kuptimin e shenjtë, zemërmirë, shpirtmir i virtytshëm) në shumës bën të mirë, nga e cila u formua fjala greke Tomar, Tomur etj. Tomorr në Shqipëri quhet mali më i lartë i Toskërisë, dhe Tomorricë zona rreth rrëzës së Tomarit. Akoma edhe sot një oshëtimë që vjen nga gryka e një topi të padukshëm që është fshehur atje, duke zëvendësuar zhurmën e ahishtes dhe të kazanëve, parashikon që do të ndodhin gjëra të mëdha. Pra kaq ndryshim i vogël mes shekujve dhe ndryshimeve të feve nga paganizmi në krishtërim, dhe nga krishtërimi në

18

myslimanizëm. Pra kot e kërkojnë Dodonën e madhe në vend tjetër…” (fq. 84). Kishte të drejtë “politologu shqiptar” Vreto, dhe gabim ata që e kërkonin diku tjetër deri atëherë për Dodonën (Semiteli, Arvantini, Petridhi etj). Në të njëjtin vit, 1878 që u botua “Apologjia” e Jani Vretos, K. Karapani botoi në frëngjisht veprën e tij në dy vëllime, “Dodona dhe gërmadhat e saj” dhe e konfirmonte vendëndodhjen e Dodonës së lashtë me gërmimet e tij në malin Tomorr.

19

Dielli - Zeus

Nga Aristidh Kola

Dielli (Zeusi apo Dhias). Më i larti i zotave, perëndi dhe baba si i perëndive të tjera ashtu dhe i njerëzve. Përpara se të na bëhej i njohur si zot i Olimpit (Zeus), dhe përpara se të krijohen mitet mbi lindjen e tij në Kretë, ekzistonte si hyjnizim i Diellit. Përderisa është zoti i parë dhe më i madh i botës pellazge, llogjikisht duhet ta hasim në të gjitha territoret ku banuan këta pellazgë, nga Italia Qëndrore e deri në Azi të Vogël, Qipro, Kretë etj. Dhe me të vërtetë atje e takojmë. Shumë dimë për Diellin dhe peripecitë e tij, por thelbësisht e injorojmë historinë e tij, prejardhjen e tij, etimologjinë e tij. Çdo të thotë Dhias, Zeus, Zin etj? Ç’kuptim kanë rrënjët Dhi dhe Zi të perëndisë më të madhe pellazge? Thonë që dielli ishte hyjnizim i “shkëlqimit dhe ndriçimit” të Qiellit (Uranit). Qielli (Urani) në gjuhën sanskritishte quhet Diau-h. Kështu gjuhëtarët dhe mitologët menduan se gjetën zanafillën e çështjes së Diellit, meqënëse e cilësonin gjuhën sanskritishte më të lashtë se ajo greke. Rrënjët Dhi dhe Zi në shqip kanë kuptimin e ndriçimit, shkëlqimit dhe zjarrit d.m.th. i përshtaten vetive të Diellit dhe i gjejmë në fjalët: Diell apo dialektore Dill, Div, etj. Ditë pra dita, pjesa e kohës që ndriçohet. Dihet, dialektore, që do të thotë bëhet ditë. Dieg, Djeg. Di, njoh, ndriçohem, (ndriçoj trurin). PerënDia, Perëndia, Zoti. Diel, E diel d.m.th. ditë e diellë, dita e Diellit, që të krishterët e kthyen në ditën e Zotit. Dialë, djalë, djali.

20

Rrënja Zi përfaqësohet me fjalët Zien tek fjala Zjarr dhe gjithashtu në fjalën e mëpasme Zot. Diah-u sanskritisht do të thotë Qiell (Uran), i cili, siç e kuptoni nuk është gjithmonë i ndriçuar, por edhe i errët dhe në asnjë rast nuk është i zjarrtë. Këstu që nuk është e mundur të jetë e shpikur nga sanskritët, të cilët do të gjenin një emër tjetër për të shpjeguar veçorinë e tij (qiellit). Si rrjedhim është fjalë e prejardhur nga Dielli (Diau në pellazgjisht) dhe ka të bëjë vetëm me shkëlqimin e qiellit, pra është një prejardhje mbiemërore e Diau. Prejardhje të Diau (Dielli) janë edhe fjalët latine DIOVIS dhe DEUS = Zot, Perëndi. Kjo ka ndodhur në kohën pas krijimit të panteut të Olimpit dhe njësimit të Diellit me kryezotin Zeus. Pra në kohëra kur dielli tashmë është “kryezot”. Dhe ja që Heredoti quan Dhia çdo zot të madh të popujve që ai përshkruan në historinë e tij. Fjalë të prejardhura janë dhe Dies – dita në spanjisht, Day – dita në anglisht, Dieu – Zoti në frëngjisht, etj. Por në asnjë gjuhë të botës nuk ka një sistem kaq të plotë të fjalëve me rrënjët Di dhe Zi si ai që ekziston në gjuhën shqipe, dhe ku të gjitha fjalët kanë kuptimin e të ndriçuarës, të shkëlqimit, të zjarrit, të jetëdhënësit, d.m.th. të veçorive të Diellit.

21

Intervistë me professor Alberto Areddu autor i librit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në

Sardenjë”

Nga Brunilda ternova Professor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar: “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002). Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.

Brunilda Ternova: Para së gjithash Profesor Areddu ju falenderoj për mundësnë që na ofruat për t’ju bërë këtë intervistë, duke i mundësuar lexuesit shqiptar (në Shqipëri dhe në diasporë) që të njoh Juve dhe veprën tuaj shkencore.

Prof. Alberto G. Areddu: Faleminderit Juve që më mundësuat të flas mbi punën time. Brunilda Ternova: Meqënëse vepra është e vështirë të konceptohet e shkëputur nga krijuesi i saj, më lejoni t’ju pyes diçka mbi personin tuaj. Kush është Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku është rritur?

22

Prof. Alberto G. Areddu: Kam lindur në Xhenova nga prindër sardenjas ku dhe jam diplomuar, e më pas jam transferuar në Sardenjë, ku aktualisht punoj si profesor në një shkollë publike të profilit të mesëm ku dhe jap mësim. Brunilda Ternova: Libri juaj “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” është publikuar në 2007 dhe është një libër që trajton argumente shumë interesante në fushën gjuhësore, etnografike dhe historike. Mund të na shpjegoni çfarë do të thotë ky libër për ju? Çfarë ju ka shtyrë të ndërmerrni përsipër një studim të tille, si kanë lindur këto studime dhe si janë zhvilluar gjatë kohës? Prof. Alberto G. Areddu: Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qënë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qënë banorë të një ishulli patjetër që duhet të jenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur, thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën. Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materjaleve të mjaftueshëme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja. Brunilda Ternova: Cilat janë pikat e forta që sipas jush argumentojnë teornë tuaj mbi origjinën ilire të qytetërimit në Sardenjë? Si shpjegohet që studjuesit e tjerë kanë druajtje, për të mos thëne frikë, ti trajtojnë këto pika takimi historike në antikitet midis popullit Sardenjas dhe atij Ilir? Prof. Alberto G. Areddu: Kjo është një pyetje e rëndësishme. Duhet të dihet dhe mund ta themi pa frikë fare, se argumenti i

23

antikuareve dhe veçanërisht ai i toponomastikës rindërtuese në Sardenjë është i kontraktuar vetëm për pak studjues, të cilët nuk kanë asnjë interes që një jo-akademik të shprehë opinione në kundërshtim me hipotezat ose punimet e tyre. Kështu ndodhi që i vetmi recension (pozitiv në pjesën më të madhe) që ka dalë deri më sot, i përket ballkanologut Emanuele Banfi të Universitetit të Milanos i cili nuk është sardenjas. Ka edhe një arësye të përgjithëshme që e bën më pak interesant studimin tim: prej vitesh egziston një rrymë e shtëpive botuese sardenjase, që është e interesuar më shumë të manifestojë (sesa të dëshmojë) se Paleosardët ishin Semitë antikë, rastësisht krijues të një qytetërimi të jashtëzakonshëm të lindur gati abiogjenetikisht¹ ...Gjithashtu edhe baronët universitarë janë të tërhequr nga këto hipoteza dhe shkruajnë libra easy reading (të lehtë për tu lexuar) për publikun e pashkolluar. Për këtë arsye shumë njerëz në Sardenjë mendojnë se sardët rrjedhin nga Lidët imagjinarë (mbi të cilët nuk dimë praktikisht asgjë), dhe se sardenjasit nuk janë gjë tjetër veçse unaza lidhëse me Etruskët. Pra ështe e thjeshtë të kuptohet, pasi në të vërtet nuk ka asnjë Babilonez ose Lidian të gjallë e në jetë që të mund të replikojë në lidhje me pasaktësitë e këtyre studjuesve. Kuptohet qartë se ideja është shitja e flakonave të shpresës për njerëz që mendojnë se kanë nevojë, dhe e gjitha kjo bëhet në dëm të kërkimit shkencor. Sardenjasit pa dashur ti akuzoj për lehtësi, dëshirojnë të kalërojnë (dhe të kalërohen) nga hipoteza të Forta që lartësojnë një farë sensi të vjeter infeririteti që kanë (i krijuar nga fakti se nuk janë dhe nuk ndihen italianë), prandaj hipoteza iliro-shqiptare nuk është tërheqëse duke qënë se është bijë e një populli të pakicës. Megjithatë kohët e fundit duke lexuar artikujt nëpër revistat sardenjase po preket shkarazi – kuptohet duke mos më

24

përmendur si burim fare – një farë lidhje e botës së hershme sardenjase me atë thrake, e parë në të njëjtën formë ashtu si ajo imagjinarja e zonës Lidiane. Elementët e fortë që argumentojnë tezën time janë: lokalizimi i disa leksemave në zonat më konservuese të Sardenjës, të cilat nuk janë të shpjegueshme me anë të latinishtes por mund të shpjegohen me anë të shqipes, rumanishtes, me anë të disa elementëve arkaik të balto-sllavishtes ose me ato pak që njohim nga thrakishtja dhe ilirishtja shpesh të ruajtura nga glosa dhe fjalët greke. Egzistojnë të dhëna të burimeve historiografike greke që tentojnë të kualifikojnë ardhjen e elementëve ilirik në Sardenjë, (jo si pushtim popujsh), sëbashku me njerëz të Beotisë (që flisnin gjuhën Eolite) duke shënuar një moment të rëndësishëm të qytetërimit, të ushtruar nga njerëz me një kulturë më të lartë në krahasim me ishullorët sidomos në bujqësi dhe kultivim. Brunilda Ternova: Ky libër është publikimi juaj i tretë i vet-financuar. Mendoni se është e natyrshme dhe e “drejtë” që studime të tilla shkencore të hasin kaq shumë vështirësi për tu botuar dhe publikuar nga organet paraprake, dhe nga shtëpitë botuese? Prof. Alberto G. Areddu: Për fat të keq më duhet të them se kjo është një praktikë shumë më e përhapur sesa mendohet. Sot, ose ke përkrahjen e një shtëpie botuese të fuqishme që mendon të botojë tremijë kopje, ose në të kundërt duhet ti apelohesh industrisë së librit on demand e cila maskohet nën petkun e industrisë zyrtare. Prandaj dikush edhe mund të punoj mbi një hipotezë e cila mund të jetë komplet e gabuar, duke investuar kohë dhe kapitale e duke vet rrezikuar.

25

Ajo që është e papranueshme është fakti se botimin nuk ta lejojnë pikërisht ata që ndajnë të njëjtat interesa me ty, kjo ështe e tmerrëshme dhe jo njerzore. Por nuk ka kuptim të ankohesh duke gjykuar pasojat mbi insistimin e kësaj heshtjeje, pasi akademikët janë të auto-rekomanduar dhe korporativ, dhe nëse i ke lejuar vet-vetes ti kritikosh në studimet e tua atëhere per ty ka marre fund gjithshka. Brunilda Ternova: Teoritë tuaja janë shumë revolucionare; keni patur pak ndrojtje se mos idetë tuaja kritikoheshin nga qarqet akademike dhe shkencore? Prof. Alberto G. Areddu: Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re. Studjuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur këte ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkoj nga siti web Gallica). Për fat të keq, kjo ide, më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtëquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoeuropjan në zonën e mesdheut, me më pak elementë indoeuropjanë. Megjithatë unë e përsëris, se do më pëlqente që studimet e mia të kritikoheshin pasi do të thotë se “egzistojnë. Prandaj, duke marrë parasysh faktin se prej dy vjetësh në Sardenjë nuk është publikuar asnjë recension nëpër gazetat lokale , televizionet, revistat akademike ose parakademike, për të nxjerr në pah punën time kam krijuar një web sit personal dhe shkruaj në ndonjë blog. Gazetarët (90% e të cilëve nuk njeh as greqishten dhe as latinishten e jo më të njohin shqipen), degjojnë me veshore ato që u thuhet nga referuesit universitarë, që shpesh janë të

26

ndërlidhur me shtëpitë botuese, me ato shpërndarëse, dhe me ato dy gazeta që publikohen (të cilat nuk është se shkëlqejnë). Mund të shtohet ndonjë gjë tjetër më tepër se kaq? Brunilda Ternova: Çfarë përfaqson për Ju Sardenja dhe çfarë do të thotë të jesh sardenjas sot nën dritën e kësaj lidhje Sardo-Ilire (Shqiptare)? Prof. Alberto G. Areddu: Do të thotë të ravijëzosh një drejtim të largët, i cili në epokën e Bronxit, i ka sjellë elementë qytetërimi atyre popullsive të cilat kishin ngelur në fazat e prapambetura të Neolitit. Është e mundur që në zonën Nuoreze (hetimet gjenetike janë akoma në fazat fillestare), të zbulohen bërthama të lidhura gjenetikisht me popullsitë e sotëme të ballkanit; është kjo arsyeja për të cilën njërin nga kapitujt e kam titulluar duke parafrazuar Virgjilin: “Mbi kërkimin e babait antik”. Brunilda Ternova: Prania e diasporës Shqiptare në Itali është ndër më të shumtat dhe më konstantet që njihen historikisht, duke nisur që nga antikiteti e duke vazhduar deri më sot në ditët tona. Mendoni se kjo lidhje kaq antike dhe prania e sotëme shqiptare në territorin italian, mund të ndihmojnë në krijimin e një klime vëllazërore reciproke midis popujve tanë dhe gjithashtu shkembimeve të ardhëshme midis studjuesve e shkencëtarëve? Prof. Alberto G. Areddu: Unë uroj që kjo gjë të ndodhë. Fatkeqësisht ndodhemi në një moment që ashtu si në Itali edhe në Sardenjë ka patur një farë reagimi ndaj emigrantëve në vetvete (tout court), që nuk merr parasysh cilësitë personale të individëve, dhe e gjitha kjo për arsye të rendit publik dhe të krizës aktuale ekonomike.

27

Duke arsyetuar në aspektin antik, egzistencën e një diaspore ilire mund ta shohim tek “Popujt e detit” midis të cilëve përfshihen Shardanat. Populli i Shardanëve, që sipas interpretimeve të studjuesëve Schachermeyr dhe Bonfante mendohej se ishin njerëz me origjinë ilire, të shtyrë nga nevoja u spostuan drejt deltës së lumit Nil, për tu drejtuar më vonë drejt Palestinës. Janë të shumta të dhënat që na sigurojnë se kjo dyndje ka ndodhur: qyteti i Sarda (Shudah i sotëm), fisi i Sardeates ose i Ardiejve, qyteti Pelastae nga ku kemi emrin etnik Pelaestini ose Pelasgi, etj, etj. Brunilda Ternova: Mendoni se mund të organizohen edhe sipërmarrje të tjera – jo vetëm publikime studimesh por edhe sipërmarrje akademike – për të hedhur më shumë dritë mbi këto argumente që zbulojnë misteret e të kalurës së popujve tanë? Prof. Alberto G. Areddu: Patjetër. Është e nevojshme që studjuesit shqiptarë të merren me “Gjërat Sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë - qofshim ose jo akademikë por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e llogjikës - të merremi me “Gjërat Shqiptare”, duke studjuar në menyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare. Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di sesa do të ishim të gatëshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.

28

Brunilda Ternova: Cili ështe mesazhi juaj për lexuesin shqiptar dhe cili do të jetë argumenti i veprës suaj të ardhëshme? Prof. Alberto G. Areddu: Njëra nga dëshirat e mia kulturore do të ishte zhvillimi i një rryme edhe jashtë Shqipërisë, që të rivlerësojë antikitetin ilir, ashtu si ka ndodhur për popullsitë e tjera antike indoeuropjane gati të harruara si psh. rasti i sagave kelte. Dëshira ime shkencore është që në studimin e ardhëshëm të thelloj disa aspekte të rindërtimit historik dhe kulturor të lëna në harresë gjatë studimit “Origjina Shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”, pra të sjell jo vetëm fjalë por edhe objekte, tradita, ndërlidhje reciproke dhe simbole. Më lejoni të ndahem nga ju duke përdorur një fjalë përshëndetëse tipike shqiptare: falem, që sipas të madhit Eqrem Çabej rrjedh nga latinishtja CHALARE e ruajtur edhe sot në gjuhët Sarde dhe Korse në vlerën origjinale “zbres” (falare). Faleminderit të gjithë juve! Brunilda Ternova: Faleminderit Juve Professor Areddu për këtë intervistë shumë të këndëshme! Shënime

1) abiogjenetikisht: Teori që hipotizon krijimin e organizmave të gjalla nga lënda pa jetë.

Për informacione të mëtejshme ju ftojmë të konsultoni blogun e autorit: http://web.tiscali.it/sardoillirica/sardoillirica/ARCHIVIO%20ILLIRICO.htm

29

Per të kontaktuar me autorin E-mail: [email protected] Intervistoi dhe përktheu nga italishtja: Brunilda Ternova

30

Rëndësia e popullit Pellazgo-Ilir

Nga Elena Kocaqi Populli pellazgo-ilir ka qënë populli më i rëndësishëm i antikitetit dhe nga ai rrjedhin qytetërimet, kombet, gjuha dhe kultura e lashtë europiane si edhe ajo moderne. Këto dëshmohen nga të dhënat historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike. 1- Qytetërimet e vjetra europiane si ai i Kretës, Mikenës, Trojës dhe Etruskë kanë qënë vepër e popullit pellazgo-ilirë edhe nga të dhënat historike që tregojnë se kjo etni ka ngritur këto qytetërime. Edhe të dhënat antropologjike dëshmojnë se popullësia e vjetër e këtyre qytetërimeve ka qënë Brachycephala ashtu siç janë Shqiptarët sot pasaadhësit e popullësisë pellazgo-iliro-trako-trojano-skithe e më gjërë. Pra qytetërimi i hekurit dhe i bronxit i Evropës është një qytetërim pellazgo-ilir. Nëse do t’u referohemi të dhënave të tjera nga kjo etni duket se janë themeluar edhe shtetet e vjetra si ai Egjiptian dhe shtetet e Mesopotamisë duke filluar me qytetërimin Sumer. Kjo dëshmohet nga të dhënat historike që dëshmojnë një presencë të kësaj rrace në këto territore që në kohë të herëshme. Kështu të dhënat antropologjike dëshmojnë se në deltën e Nilit dhe tek Sumerët tre mij vjet para Krishtit, ka banuar një popullësi e bardhë. Të dhënat e mëpasme historike tregojnë se kjo popullësi ka qënë me origjinë pellazgo-ilire. Madje edhe dyndjet e popujve të detit janë dyndjet e kësaj popullësie drejt këtyre territoreve në shekullin e XIII para Krishtit, pasi aty dalin dardanët, lidët etj, që ishin fise pellazgo-ilire.

31

2- Grekët antikë nuk janë një etni, ata thjesht janë fiset pellazgo-ilire që kishin një nivel kulturor më të lartë se fiset e tjera të këtij trungu, dhe kjo falë pozitës gjeografike dhe kushteve natyrore. Ai që quhet qytetërim antik grek është qytetërim pellazg, pasi të tre popujt që kanë banuar në Heladën antike ishin me origjinë pellazge. Kështu jonët ishin me origjinë pellazg, dorët ishin ilir dhe eolët pellazg. Atëherë ku janë grekët? Nuk ka egzistuar kurrë një komb grek. Gjuha e vjetër greke është një gjuhë e stisur për tu përdorur nga të diturit e kohës. Si mund të dalim në këtë konkluzion? Është e lehtë, ajo gjuhë e vjetër greke nuk përkthen asnjë fjalë të jonishtes, dorishtes dhe eolishtes. Shkrimet e tyre edhe sot janë në gur dhe nuk flasin, askush nuk e di se çfarë gjuhe kanë përdorur, por një gjë është e sigurtë se ajo është një gjuhë e ndryshme nga gjuha greke e vjetër dhe e re. Përse greqishtja nuk përkthen këtò gjuhë? Ajo nuk ka se si ti përkthej kur popullësia ishte e gjithë pellazgo ilire dhe fliste këtë gjuhë që sot gjendet tek shqiptarët. Mirë do bëjnë studiuesit që të marrin shqipen e sotme dhe sidomos gegërishten dhe ti futen punës që të përkthejnë shkrimet antike. Fakti që në kohët moderne në Greqi nuk kishte popull grek por shqiptar tregon se asnjëherë nuk ka patur grek. Kombi modern grek është një komb artificial i përbërë nga disa etni ku pjesën më të madhe e zënë shqiptarët, kanë një gjuhë artificiale që nuk është gjuha e tyre por gjuha që kisha dhe shteti vendosën që të kishte. Kjo gjuhë u pastrua, u rregullua dhe iu imponua popullit duke ja vendosur si gjuhë të detyrueshme, dhe kështu u krijua një etni artificiale ashtu siç është edhe sot. Edhe qytetërimi antik romak ishte pellazgo-ilir pasi Italinë në antikitet e kanë banuar këto fise nga jugu në veri. Vetë Romakët e mbanin veten si pasardhës të dardanëve të Trojës, por këta dardanë janë ata të Ilirisë që ende sot jetojnë në territorin e tyre dhe quhen shqiptar. Qytetërimi Romak rrodhi

32

nga ai Etrusk apo tusk që ishte gjithashtu një qytetërim pellazg. Disa studiues kanë arritur që me anën e shqipes së sotme të përkthejnë shumë shkrime etruske. 3- Europa e kohës së bronxit ka patur një popullësi të njëjtë nga ana teknike që ka folur të njëjtën gjuhë apo dialektet e saj. Të dhënat tregojnë se pellazgët, ilirët, trakët, dakët, skithët, sarmantët, trojanët deri në Atlantik kanë qënë popuj të një etnie. Sipas të dhënave ata kanë folur një gjuhë të përbashkët e cila ka qënë shqipja arkaike. Ka qënë kjo gjuhë sepse ajo gjendet në të gjitha gjuhët antike dhe moderne europiane dhe iu jep kuptimin fjalëve të këtyre gjuhëve. Shumë fjalë të gjuhës së vjetër latine dhe fjalë që kanë përdorur pellazgët e quajtur si helen janë shqip, madje shqipja i përdor edhe sot. Këto fjalë nuk janë të huazuara pasi në shqip ato kanë kuptimin e asaj që duan të shprehin. Megjithëse gjuha latine dhe ajo greke e vjetër duket se janë të krijuara, ato sërisht kanë shumë fjalë shqipe brenda tyre. Populli që është quajtur me emrin romak apo helen, ka qënë një popullësi ilire që ka folur këtë gjuhë, pasi të dy gjuhët si latinishtja dhe greqishtja nuk përkthejnë gjuhën që ka shkruar dhe folur populli i tyre. Shumë nga fjalët që kanë mbërritur nga kjo gjuhë që kanë folur pellazgët helenë dhe romak janë sot tek shqipja dhe marrin kuptim nga ajo. Nga ana tjetër shqipja përkthen edhe gjuhën e dakëve dhe është e vetmja gjuhë që iu jep kuptim fjalëve të tyre pasi ajo i ka edhe sot këto fjalë në fondin e saj të gjuhës së përditëshme. Straboni dëshmon se dakët kanë pasur të njëjtën gjuhë me trakët, skithët. Kjo do të thotë se këto fise kanë folur një gjuhë shqipe, për aq kohë sa shqipja është e vetmja që përkthen gjuhën dake. Trojanët kanë folur një gjuhë shqipe pasi shumë nga fiset trojan janë me origjinë nga Traka dhe Iliria ashtu si dardanët përbëjnë sot një pjesë të konsiderueshme të popullit shqiptar.

33

4- Në shekujt V-VI kur fuqia e Romës ra, të shtyrë nga dyndjet e popullësive me origjinë Aziatike, një pjesë e popullësisë etnike europiane u detyrua të emigrojë në territoret e Ilirisë dhe Detit të Zi në drejtim të perëndimit që njihen edhe si dyndje gjermanike. Të dhënat mesjetare tregojnë se këto fise ishin me origjinë Ilire. Ato ndikuan shumë në krijimin e kombeve moderne gjermane, angleze, franceze etj. Faktet antropologjike, historike dhe ato arkeologjike dëshmojnë një gjë të tillë. 5- Teoria e gjuhëve indo-europiane është një teori që duhet rishikuar pasi ajo është ngritur pa studiuar gjuhën shqipe e cila është gjuha që kanë folur edhe popujt e vjetër Europian dhe shumë e quajnë gjuhën e rracës së bardhë asaj Japetike. Nuk mund të nxiren teorira të tilla pa studiuar gjuhën sustrakt të Europës, atë shqipe me gjithë dialektet e saj të pasura. E them këtë pasi vërej se fondi i fjalëve të përbashkëta midis gjuhëve europiane dhe sanskritishtes gjendet i gjithë tek shqipja. Madje shqipja këto fjalë i ka edhe sot në gjuhën e saj të përditëshme dhe këto fjalë marrin shpjegimin vetëm nga kjo gjuhë. Gjuhëtar i mirë është ai që është së pari një historian i mirë, pasi nuk mund të përcaktosh një gjuhë në disa kategori pa parë se si kanë qënë kushtet historikë që kanë çuar në këtë përfundim. Fjalët që sot gjenden tek gjuha indiane dhe iraniane nuk janë fjalë që gjenden nga gjuhët europiane me këto gjuhë, por gjenden midis shqipes dhe këtyre gjuhëve. Ky është çelësi që tregon gabimin e bërë deri më sot nga gjuhëtarët të cilët kanë nxjerrë konkluzione pa studiuar shqipen dhe historinë. Historia dëshmon se në periudhën e bronxit këto territore janë pushtuar dhe sunduar nga një rracë e bardhë. Kështu sumerët janë një popullësi jo-semite. Shqiptarët sot janë një komb prehistorik që jeton në trojet e tij në Ballkan prej mijëra vjetësh. Paraardhësit e shqiptarëve i

34

kanë dhënë Europës qytetërimin etnik Europian si atë prehistorik dhe atë antik që u bë baza e qytetërimit modern. Ata kanë luajtur një rol të madh në formimin e kombeve moderne të Europës dhe gjuhëve të tyre.

35

28 nëntori, dita e pamvarsisë së Shqipërisë

Nga Elton Varfi “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj”. Ndoshta me këto fjalë heroi kombëtar i Shqipërisë, Athleta Christi, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ju drejtua ushtisë së tij të rradhitur për betejë, kur tashmë kishte çliruar principatën e tij Krujën nga Osmanët dhe kishte ngritur fitimtar flamurin e Kastriotëve (që më vonë do të bëhej flamuri kombëtar i Shqipërisë). Këtë fjalë na e sjell Marin Barleti në veprën e tij Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarvm principis. Ndoshta autori për një formë romantiçizmi të tepruar ka vënë në gojë të princit të Krujës fjalë që heroi nuk i ka thënë kurrë, por brenda kësaj fraze gjejmë një të vërtetë të madhe historike: dëshirën për liri të popullit shqipëtar. Një popull i paepur, që nuk duronte tiraninë osmane, dhe që priste vetëm një shkëndij për tu rrebeluar. Kthimi në Krujë i Skëndërbeut më 28 nëntor 1443 është një datë historike për Arbërinë. Kjo datë shënon fillimin e një rezistence heroike të shqiptarëve që do të zgjaste për njëzetepesë vjet me radhë deri në vdekjen e Skëndërbeut, kundër fuqisë më të madhe luftarake të kohës: Perandorisë Osmane. Por kryeveprën e vërtetë Skëndërbeu do ta kryente në Lezhë më 1444 kur arriti që të bashkoj gjithë princat shqiptar nën një flamur për të luftuar për të njëjtin objektiv, të mbanin vendin të lirë nga turqit. Me vdekjen e Skënderbeut (17 janar 1468), Osmanët arritën të pushtonin përsëri Shqipërinë që do të hynte në periudhën e saj më të errët që do të zgjaste për katër shekuj. Katër shekuj mundimesh për popullin shqiptar. Pjesa më e madhe e tij u kthye me forcë në Myslimanizëm. “Porta e Lartë” ishte tolerante me nënshtetasit jo myslimanë. Në fakt i lejonte grekëve mësimin e gjuhës së tyre. Çuditërisht

36

trajtimi që kishin nënshtetasit shqiptarë edhe pse këta ishin me fe myslimane ishte i veçantë. Turqia kishte ndaluar hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe gjithashtu përdorjen e kësaj gjuhë si gjuhë zyrtare. Politika agresive ndaj shqipëtarëve e Xhonurqëve që morrën pushtetin në Turqi më 1908, qe pika e fundit e durimit për shqiptarët. Shqiptarët filluan që të kërkojnë të drejtat e tyre. Kërkesat e parë e shqiptarëve qe mësimi i gjuhës së tyre. Situata e brendëshme e Shqipërisë dhe mardhëniet me “Portën e Lartë” filluan të përkeqësohen seriozisht në fillimin e vitit 1910 në Kosovë ku shpërtheu shpejt një kryengritje që u përsërit edhe më në Jug. Më 29 shtator 1911 Italia deklaroi luftë Turqisë. Konflikti italo – turk bëri që situata në Ballkan të keqësohet. Lufta ballkanike kaloi në rajon si një tërmet. Konflikti degjeneroi në egzekutime në masë në dëm të popullsisë civile shqiptare, në Veri nga ana e serbëve dhe malazezëve, por më shumë ne Jug nga ana e grekëve. Urrejtja dhe intoleranza raciale e fetare bënë që në mungesë të strukturave qeveritare dhe në përhapjen në masë të armëve të kishte masakra dhe shaktërrim në pjesën më të madhe të një shteti që akoma nuk egzistonte. Gazetat e kohës dhe tregimet e memorialistëve na flasin për fshatra të djegura, sakatime, familje të shkatërruara, burra dhe fëmi të masakruar në emër të “pastrimit etnik”, kolona me refugjatë dhe skena dëshpërimi kolektiv, dhunë të çdo lloji që na kujtojnë në mënyrë impresionate imazhet që na treguan tmerrin e shkaktuar nga lufta në Bosnjë dhe Kosovë në fundin e viteve ’90 të shekullit të kaluar. Kryengritja shqiptare mori hov të ri dhe nisi gjithmonë nga Veriu por shumë shpejt u përhap në të gjithë vendin. Kjo kryengritje përgatiti rrugën e fitores për aleatët ballkanik kundër Turqisë, dhe e bëri të mundëshme këtë fitore, duke pasur një rol që nuk ju dha në atë kohë rëndësia e duhur. Pikërisht në këtë klimë të formimit të ndërgjegjes kombëtare të popullit të lashtë shqipëtar, që plaku i mençur Ismail Qemal

37

Bej Vlora, më 28 nëntor 1912 ngriti në Vlorë flamurin shqiptar të kuq me shqiponjën dykrenare të zezë të Skëndërbeut, dhe Shqipëria u bë e pamvarur nga Perandoria Osmane. U formua një qeveri provizore e drejtuar nga vet Ismail Qemali, u vendos që të zgjidhej një Senat që të kontrolloj dhe ndihmoj qeverinë. Shpallja e pamvarsisë iu notifikua “Portës së Lartë” dhe fuqive europiane. Një delegacion u dërgua jashtë për të mbrojtur të drejtat e shqipëtarëve. Zgjedhja e datës dhe e mitit të Skëndërbeut nuk ishin të rastësishëm. 28 nëntori siç pamë kujtonte një datë historike, datën e çlirimit të Krujës nga turqit, dhe shqiptarët po çliroheshin përfundimisht nga mbeturina e Perandorisë Osmane. Kulti i Skëndërbeut u bë një element bashkimi që përqëndrohej mbi identitetin kombëtar. Shqiptarët lanë mënjanë mosmarrveshjet e ndryshme. Megjithë diferencat ndërmjet Veriut dhe Jugur, ndërmjet Toskëve dhe Gegëve, shqiptarët patën një reagim të fortë patriotik. 28 nëntori i vitit 1912 hyri në historinë e Shqipërisë si “dita e flamurit”. Shqipëria më në fund kishte fituar pamvarsinë. Por sipas pakteve ndërkombëtar Shqipëria e pamvarur do të bëhej vërtetë më 1913. Më 29 korrik 1913 në Londër, konferenca e ambasadorëve të gjashtë fuqive të mbëdha vendosi që Shqipëria ishte formuar në principatë autonome, sovrane dhe trazhgimtare nën garancinë e gjashtë fuqive që [do të zgjidhnin] Princin dhe bëri skemën e shtetit të ri. Por në këtë konferencë u morrën edhe vendime të turpëshme. Në Veri Kosova i kaloi serbëve. Në Jug Greqia mori Çamerinë. Siç mund të kuptohet pamvarësia i kushtoi shtrenjtë shqipëtarëve. Më shumë se gjysma e territoreve që populloheshin nga etni shqipëtare mbetën jastë kufijve të Shqipërisë të sapoformuar (Peja, Ohëri, Struga, Gjakova, Ulqini etj). Nuk duhet harruar represioni dhe gjenocidi i pësuar nga popullësitë shqiptare që mbetën jashtë kufinjëve nga ana e serbëve dhe grekëve. Gjaku i atyre të pafajëshme kërkon akoma drejtësi.

38

Politika shoviniste e vëndeve kufitar me Shqipërinë si Serbia dhe Greqia, dëshmojnë edhe sot më 2010 që ata kurrë nuk kanë hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë. Shqiptarët nuk duhet të bëjnë gabimin që të ndihen të sigurtë, por duhet të jenë gjithmonë vigjilent. Konferenca e Londrës e 1913 duhet që të jetë një paralajmërim për të ardhmen. “Dita e flamurit” akoma edhe sot arrin që bashkojë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, sepse është e vetmja festë kombëtare që festohet në të gjithë territoret ku ndodhen shqipëtarë, nga të gjitha etnitë dhe fetë (katolike, ortodokse dhe musulmane), dhe nga të gjithë ata që ndihen pjesë e popullit të lavdishëm dhe të lashtë shqipëtar.

39

Çështja e Albanisë së Kaukazit

Nga Elton Varfi

Albania kaukaziane ishte një shtet që në antikitet gjendej pak a shumë në rajonin e Kaukazit, që aktualisht ndodhet Azerbajxhani.* Është e pamohueshme që çështja e Albanisë së Kaukazit bën kureshtarë shumë persona. Është e mundëshme që ky kuriozitet vjen nga emri i njëjtë i rajonit antik që ndodhej në Kaukaz, me emrin e Shqipërisë së sotme (Albania për të huajt). Kohët e fundit më kanë ardhur disa e-mail, ku më bëhej pyetja se nëse ka ndonjë lidhje Albania e Kaukazit me Shqipërinë “tonë”. E çfarë përgjigje mund ti jap unë një pyetje të tillë? Nuk mund të mohoj faktin që emri i Albanisë së Kaukazit më ka bërë edhe mua shumë kureshtar. Kështu vendosa që ta studioja këtë “enigmë” më me themel. Duhet thënët që burimet nga ku mund të merren informacione nuk janë të shumta, dhe të bësh një kërkim në internet është vetëm një humbje kohe. Një nga artikujt e parë që trajtone këtë temë e gjeta në internet në janarin e vitit 2010, dhe është një artikull i shkruar nga Dr.Jovan I. Deretić me titull Arbanasi - Albanesi, la loro origine e l'arrivo in Serbia ( Albanesi – Arbanasi, origjina e tyre dhe mbërritja në Serbi). Sa më shumë shkoja përpara me leximin e këtij artikulli aq më shumë më hipte gjaku në kokë, por kjo është një histori tjetër. Pa humbur kohë të çmuar le të lexojmë së bashku se çfarë shkruan ky studiues mbi çështjen e Albanisë së Kaukazit. Populli që ne serbët quajmë arbanasi (albanesi për të huajt), dhe ata vetë quajnë veten e tyre Schipetari, është me origjinë nga Kaukazi. Në kohët antike ishte i njohur një vend në Kaukaz me emrin Albania. Kështu e quanin të huajt, ndërsa banuesit e

40

atij vëndi e quanin në një tjetër mënyrë, pikërisht siç bëjnë sot me Shqipërinë moderne. Banuesit e saj quajnë Albaninë aktuale Shqipëria. Mendimi im modest është që ky autor nis artikullin e tij njëçik si ters. Unë nuk lexoj, sepse nuk është shkruar në asnjë vend se nga i ka marrë këto të dhëna kur shkruan që shqiptarët janë me origjinë nga Kaukazi. Por pjesa komike akoma do të arrijë kur shkruan që: e vetmja gjë që Albania e vjetër ishte e njohur ishin qentë e rrezikshëm që quhen pastor kaukazian. Në kohën kur Aleksandri i Madh pushtonte Azinë, u përball me një sovran të Albanisë i cili i dhuroi një qen të madh. Albania e Kaukazit ishte një vend shumë i varfër, dhe si i tillë nuk tërhiqte aspak pushtuesit. Urrejtja që ushqen ky studiues ndaj shqiptarëve i bën që të humbi llogjikën kur shkruan që edhe një Albani hipotetike në një rajon të largët ishte pa interes për pushtuesit. Por këto që lexuam janë vetëm fillimi i këtij artikulli “të mrekullueshëm”. Autori nuk ndalet këtu por vazhdon artikullin e tij me një fantazi e cila është e denjë për ndonjë sagë fantastiko-shkencore. Natyrisht nuk do të sjell të gjithë artikullin këtu për respekt të lexuesit (kush ka kohë për të humbur mund ta lexoj këtë artikull në Scribd), por nuk mund që të mos sjellë pjesën e fortë, kulmin e gjithë artikullit. Etimologjinë e emrit Shqipëtar: në gjuhën e tyre fjala SCHIP do të thotë “vend guror”. Schipetar mund të përkthehet në serbisht me “malok”. Shkrimtarët austro-hungarez në fundin e shekullit të 19° dhe fillimin e shekullit të 20°, i jepnin qëllimisht një interpretim të gabuar emrit Schiperia, që në vend të “tokës së malokëve” e

41

kanë quajtur “toka e sorrave”. Kjo u bë për tu dhënë përpara botës mbarë një origjinë më fisnike emrit të tyre. Me demek ne shqipëtarët, malokë të varfër, duhet që të falenderojmë disa shkrimtarë austro-hungarez që kanë “manipoluar” historinë për të quajtur Shqipërinë toka e sorrave. Një sqarim i vogël. E dinë edhe gurët që Shqipëria quhet nga shqipëtarët dhe nga të huajt vëndi i shqiponjave. Tani mbas pjesës komike të këtij shkrimi le ti kushtojmë pak kohë seriozisht çështjes së Albanisë së Kaukazit duke vizituar mendimet e disa autorëve serioz. Në librin L'Albania: notizie geografiche, etnografiche e storiche (1901) i autorit Arturo Galanti gjejmë disa informazione të vyera. Autori është kundër tezës që Albania e Kaukazit mund të ketë ndonjë lidhje me Shqipërinë moderne. Ai shkruan që historianët armenë, që sipas tij janë më besueshmit për afërsinë e vendit të tyre me Kaukazin dhe që quajnë Albaninë kaukaziane Arganie, e vetmja gjë që na thonë është që në shekullin e VII pas Krishtit banorët e Arganie-s, të shtyrë nga Kazarët dhe nga të tjerë popuj endacak, emigruan në Armeni. Pasardhësit e tyre sot flasin gjuhën armene. Nuk kemi të dhëna se kush ishte gjuha e tyre primitive. Megjithatë asnjë nga gjuhët që flitet sot në rajonin kaukazian, ngjan me gjuhën shqipe. Më pas i njëjti autor shpjegon që çështja e emrit të njëjtë të dy Albanive është një fenomen i shpeshtë në gjeografi, nga i cili duhet të jemi të kujdesshëm për të mos nxjerr konkluzione të gabuara. Pastaj Arturo Galanti jep disa shëmbuj në mbrojtje të teorisë së tij. Ndër të tjera thotë që edhe Britania antike një herë e një kohë quhej Albion. Malësorët e Skocisë quajnë vendin e tyre Albany. Alba ishte një emër që hasej shpesh në Italinë antike. Alba Longa në Lazio, Alba Fucense në vendin e Marsi-t, Alba Pompeia, sot Alba, Albium Ingaunum, sot

42

Albenga, Albium Intemelium, sot Ventimiglia dhe fisi i Albici në Liguria. Por edhe në Spanjë si dhe në Galinë e vjetër takohet shpesh emri Alba. Të gjithë njohin qytetin e Albì-së në Provencë nga prej ku morrën emrin e tyre heretikët albigesi në shekullin e XIII. Autori i sipër përmendur e shpjegon këtë me faktin që të gjithë këta emra “thërresin” rrënjën radikale ariane alb ose alp, që do të thotë e bardhë, dhe mal i lartë ( nga maja e malit e bardhë nga dëbora). Gati të gjithë vendet që ne përmëndëm më sipër janë vende malore. Jani Vreto, filozofi i Rilindjes kombëtare, në librin e tij Apologjia i publikuar në vitin 1878, tezës që do shqiptarët të ardhur nga Kaukazi (tezë që mbron autori serb që vlerësuam në fillim të këtij shkrimi), i përgjigjet në një mënyrë shumë të veçantë dhe me efekt. Vreto parashtron një seri dokumentesh dhe fjalësh të lashtësisë klasike dhe paraklasike, që janë të njërrënjëshme me ato përkatëse shqiptare. “Në qoftë se – thotë Vreto – shqiptarët nuk do të ishin të vendosur ngahera aty ku janë edhe sot, por do të ishin barbarë të ardhur gjatë fushatave pas viteve të krishtërimit, atëherë si shpjegohet identiteti i përbashkët i shqipes me greqishten e vjetër homerike të viteve të lashtësisë paraklasike, në një çast kur ne dimë se në shekullin e VII nuk flitej më gjuha e epeve homerike?” Profersor Sabri Musliu në artikullin e tij Albania e Kaukazit dhe shqiptarët (Prishtinë 2009), shkruan qartë që dukuria nuk është vetëm shkencore, sepse ajo përdoret edhe nga politika. Kështu këto 150 vjetët e fundit, kur historia është shumë shpesh në shërbim të politikave nacionaliste, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara përpara se të tjerët nëpërkëmbënin ato të popujve fqinj që nuk kishin krijuar ende shtetin e tyre.

43

Përgjithësisht shkruan po ky autor, historiografia shqiptare e ka refuzuar pseudoteorinë e prejardhjes nga Kaukazi. Studiuesve shqiptarë me të drejtë i ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qënit e saj indoeuropiane. Më pas autori bën një histori të shkurtër të atij rajoni që në antikitet quhej Albania e Kaukazit. Përfundimisht kuptojmë që për të gjithë studiuesit (përjashto studiuesin serb) Albania e Kaukazit nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë e sotme. Natyrish ky artikull nuk ka asnjë pretendim që të mbylli përfundimisht çështjen e Albanisë së Kaukazit, por të paktën bëmë një tentativë të shikojmë me një sy kritik materialet që kemi në dispozicion dhe që na serviren si të mirëqëna. *burimi Wikipedia

44

Etimologjia e emrit Shqipëri, shqiptar, Albania, albanese

Nga Elton Varfi

Është interesant fakti se si shqipëtarët quajnë vendin dhe veten e tyre, dhe se si ata quhen nga të huajt. Vëndi ku shqiptarët jetojnë sot quhet Shqipëri dhe banorët pikërisht shqiptar, ndërsa të huajt vendin e quajnë Albania dhe banorët albanesi. Pa pasur pretendimin për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë çështje, le të përpiqemi të kuptojmë nëpërmjet shkrimeve të disa studjuesve arsyen e këtij ndryshimi në emërtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në vitin 1847 Vincenzo Dorsa në librin e tij “Su gli albanesi, ricerche e pensieri” jep disa mundësi: “diskutohet midis kritikëve mbi origjinën e emrit”Albania”, sepse nuk gjejmë asnjë gjurmë në shkrimet e autorëve antik. Ka disa që mbështesin teorinë që ky emër rrjedh nga Albanët, popull i Azisë i cili ndodhej midis detit Kaspik dhe detit të Zi. Këta popuj sipas këtyre autorëve formuan disa koloni në Maqedoni dhe në Epir”. Por Dorsa nuk është i bindur për këtë teori. Në fakt na jep një tjetër të dhënë: “Palmerio (Graccia antiqua, Libro 1, Cap. 14),na ka lënë të shkruar që Shqipëria (Albania) quhej kështu për shkak të maleve të larta, dhe kur Galët arritën në atë vënd e quajtën Albani sepse kështu quheshin alpet në gjuhën e tyre”. Duke u bazuar në këtë teori Dorsa shpjegon termin Albania duke e lidhur me natyrën e “atij vëndi”. Shkrimtari antik Tolomeu na thotë që në Maqedoni ekziston një mal Albanus, popuj Albani, dhe një qytet Albanopolis. Vetë Straboni kujton malin Albia ose Albion. Në këtë pikë Dorsa bën pyetjen përse mos ti japim rëndësi kësaj të dhëne? Një e dhënë e vetmuar por që na flet qartë.

45

Versioni personal i Dorsës është ky: Në Lazio ekzistonte Alba, qytet i shenjtë, trashgimi i pasardhësve të Eneas. Romakët të cilët erdhën në Maqedoni dhe në Epir, kur panë qytetin e Albës ose të Albanopolis, ju erdhi në mënd qyteti që quhej Alba në atdheun e tyre (në Lazio). Kështu për ta dalluar nga Alba e Lazios e quajtën Alba-nia, domethëne Alba e re (nia - e re ), siç kanë quajtur edhe Roma-nia, Roma e re toka që u bë vëndi i perandorisë së re […]”. Edhe për emrin shqipëtar Vincenzo Dorsa jep shpjegimin e tij: “Midis tyre quhen Skipëtari. Questo secondo nome na çon tek σχίφος që Eskili shpjegon duke përdorur fjalën ξίφος shpatë, përdorues të shpatës […]”. Më 1877, në Paris publikohet libri La Grèce avant les Grecs i autorit Louis Beonlew. Beonlew kërkon të shpjegojë fjalën shqiptar me teorinë e Xylander. Fillon analizën e tij duke thënë që fjala shqiptar ngjason me fjalën shqiptoj, por e braktis shpejt këtë teori sepse nuk është shumë e besueshme. Beonlew krahason fjalën shqiptar me shqiponjë. Po të marrim parasysh se shqiponja jeton ashtu si fajkoi në shkëmb, dhe po të konsiderojmë që skifteri quhet edhe petrit atëherë kjo fjalë na shpie tek fjala greke petra d.m.th. shkëmb. Si rrjedhojë, Shqiptarët quhen ashtu si kishte menduar Xylander, banorë të shëmbinjëve, malësorë. Sami Frashëri në veprën e tij "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet" (Bukuresht 1899), thotë që ; Prindërit tanë të vjetër u quajtën arbën, fjalë të cilën toskët për shkak të zakonit që kanë për të kthyer n në r e bënë arbër siç përdoret edhe sot. D.m.th. ata që punojnë arën, që korrin e mbjellin. Këtë fjalë Romakët e kanë kthyen në alban duke quajtur vëndin Albania[…] dhe kombi i tërë ka marrë emrin shqipëtar dhe

46

vëndi ynë emrin Shqipëri, fjalë të bëra prej shqipes zogut të bekuar të Hyjit që faleshin prindërit e vjetër tanë, dhe që e kemi edhe në flamur[…] . Robert d’Angely në librin e tij “Enigma” thotë që fjala shqiptar në kundërshtim me mendimin e Vaso Pashës i cili e quante këtë fjalë shumë të vjetër dhe e kundërvinte me fjalën albanë, të cilën ai e besonte si një krijim të albanologëve të sotëm, fjala shqiptar pra nuk datohet në realitet më përpara se viti 1375 në Shqipëri; ajo bëhet e njohur dhe e famshme për shkak të një ushtrie të vogël shqiptare (d.m.th. bartëse e shqiponjës, e shqipes), të princit legjendar Gjergj Kastrioti. Edhe studiozi Aristidh Kola në librin e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve” thotë që emri shqiptar e ka orgjinën e tij nga ushtria e Skëndërbeut që mbante flamurin e kuq me shqiponjën dykrenare. Kurse për emrat Alban dhe Arbëresh , Arishtidh Kola thotë që nuk ka asnjë diferencë midis tyre dhe që janë e njëjta gjë. Historianët Pollo dhe Puto pohojnë që fjala Alban ka prejardhje historike, ndërsa fjala Arbëresh prejardhje gjeografike. Kola nxjerr në pah edhe një here teorinë që emri Albani është një fjalë antike çeltike. Natyrisht ky artikull nuk ka pretendimin të jetë i plotë, por mendoj që jep një ide mbi çështjen komplekse të emërtimeve Shqipëria, shqiptar, Albania, albanese.

47

Ngjashmëria e gjuhës hitite me atë shqipe

Nga Giuseppe Catapano

Arkeologjia moderne dhe filologia, me studimin e shkrimit kuneiform dhe me ndihmën e C14 radioaktiv, kane sjellë në dritë qytetërimin e perandorisë së madhe hitite, kryeqytatit të saj, dhe gjithashtu pjesë nga leksiku i po kësaj perandorie. Pak pas revolucionit neotilik dhe me ndryshimet e strukturës së saj, gjejmë në Çatal Hüyük (aktualisht Turqi), një qytet të ndërtuar mbi baza traditash të forta, dhe i lashtë të paktën sa Tiro dhe Sidona (7000 vjeçare), duke u bazuar në të dhënat e teknikave të datimit të Bahir Alkim, dhe nga të tjerë kërkues dhe shkencëtarë të njohur. Winckler zbulon në Boghazköv gjuhën e Hititëve, dhe kryeqytetin e perandorisë së tyre Hatusa, midis Detit të Zi dhe Mesdheut, pranë Haly, e përqëndruar në Jug brënda një mali, në një luginë që hapet drejt Veriut. Ky pozicion nuk bën që të mendosh në rradhë të parë që Hititët kishin përhapur dominimin e tyre drejt jug/jug-lindjes, përtej vargmalit të Tauro deri në Babiloni dhe poshtë në Palestinë. Pra është me rëndësi të madhe zbulimi i perandorisë Hitite në Anatolinë Veriore, në një zonë që nuk ishte e llogaritur ndërmjet qëndrave kryesore të qytetërimit. Lexuesi po bën pyetjen se përse po insistoj me Hititët. E thjeshtë: për mua ata janë Trojanë, dhe gjithashtu Ilirë, Etrusk, Shqipëtarë; dhe mbas ardhjes të Eneas në Itali, edhe Romakë. Provat i gjejmë në leksikun dhe në arkeologjinë, në etnografinë dhe në monumentet e sjella në dritë nga gërmimet e kohëve të fundit, dhe nga një studim i thellë i antropologjisë, duke mbajtur parasysh që kjo shpesh varet edhe nga kushtet ambientale të vëndeve dhe të rajoneve të ndryshëm të botës.

48

Dhe tani po ju jap një listë të vogël me fjalë hitite, në të cilat gjejmë ngjashmëri me arbërishten (shqipen):

Fjalë hittite Fjalë shqip

Nï Ni Ata At-i Asht Asht-i Mat Mat-ënj Maje Manj Njoj Njoh Wit Vit-i Ane Anë Gjun Gju Qend Qind

Ili Yll Bait Baj Et Etë Est Është

Gurta (qytet)* (i) Gurtë Lule Lule Dor Dorë Mial Mjaltë

Wesha Veshje Urim** Urim

Shur Shur Turija*** Turi

Nakt Natë Ara Arë-a

Shkal Shkallmoj Sojoti Sitë Hur Ur-i

Lehit Lehtë

49

Lissi Lis

*Qyteti ishte i gurtë në antichitet, pra fjala rrjedh nga Gur. ** Urim, në hebraisht, është akti me të cilin Saçerdoti i Madh consulton Zotin. Përgjigjja quhej thunim; këtu është evidente rrënja ilirike thom. *** Turija, hit = litar me të cilin lidhet feçka e derrit, i përkthyer nga ilirishtja Turi = Feçkë.

50

Thot – Tat fliste shqip Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezultat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili

51

e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe. Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave". Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, po ashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapano, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në shkrimet e vjetra egjiptjane, Atlantida njihej me emrin shqip Borea , pra e bardhë.

52

Hieroglifet egjiptiane dhe fjalë shqipe nga të cilat Thot-i mori shkas për të

vizatuar hieroglifet e alfabetit fonetik egjiptian

Shkronja shqip

AIN = Shqiponja. Ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën.

në kohën antike, në fjalët që fillonin me, ky hieroglif shpesh zëvëndësohej me Kjo është e kuptueshme sepse fillimi i gjithshkaje nuk mund të manifestohet direk por nëpërmjet formës së dukshme

A

BROF = Në këmbë. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Shpreh lëvizjen inevolutive

fillimin falë së cilës njeriu perfeksionohet.

B

53

DORË. Si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.

D

GATH = Si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.

G

54

FJERË = paraqiste shlingën ose nepërkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sipas shkencës moderne, zvarranikëk janë qëniet e para të dukura në tokë. Sipas librit të Zanafillës u krijuan përpara vegjetacionit, përpara se të gjitha kafshët e tjera. asaipas Thot-it i zvarranikët u ngritën nga“NU” (protolënda) në momentin në të cilin ATUM (zoti krijues, nënë dhe baba) u manifesta në botë; u ngritën për të duartrokitur Zotin. Në fillim gjarpëri nuk ishte helmues; u bë në vijim për të ndëshkuar njeriun, i cili, me rënien e tijë (nga parajsa tokësore) përfshiu krijimin universal. Edhe sot e kësaj dite nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.

F

HIÈTË = Në ezoterizëm përfaqson tre fushat e jetës: fizik; astral, dhe shpirtëror; rruga e natyrshme për të arrirë fundin, me këtë, lumturinë e plotë, pa fund tek Zoti. Shenja tjetër përfaqëson evolucionin e gjërave. Shikojmë hireoglifin e dytë ,me të njëjtin kuptim, edhe në shkrimet e vjetra të Naacal, të cilat sipas James CHURCHWARD (“Mu: Il Continente

H

55

Perduto”, Sargan 1978), i ka futur në Birmaniadalla Madreterra (=Madre, io; Më, u) kontinet i zhdukur në oqeanin Paqësor rreth 12.000 më parë; kontinet në të cilin popullsia e tijë egzistonte që nga 50.000 vjet më parë. Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H. KUFË = Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë per krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.

K

56

MIRË = Mund të simbolizoj të mirën dhe mbarësinë; por edhe vdekjen. Në termin MIRË është shprehur antiteza: zhdukja e fundit për pafundësinë; zhdukja e dy kategorive të relativitetit: kohë dhe hapësirë për të arrirë qënien e vërtetë në pavdekësi.

M

GJÍ = Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shkronja GJ në shqipen.

Shqiptimi i këtyre dy hireoglifëve nuk gjehet në gjuhën ebraike edhe pse është shumë antike. Duhet të konsiderohet si një mbetje e çmuar e gjuhës së parë që qeriu fliste mbi tokë.

Gj

NU është fjalë e përbërë (në ujë, “nu” = është elementi i parë përbërës i ujit fillestar (kur u krijua bota) nga ku ka prejardhjen krijimi universal.. Edhe në Biblën e Shenjt shkruhet: “fryma e Zotit endej përmbi ujëra”. Hieroglifi “nu” përfaqsonte grafikisht e ujrave fillestar (kur u krijua bota), të dilje jashtë këtij uji do të thoshte “lindje”, domethënë të kaloje nga forza në veprim.

N

57

U = Unë. Shpreh individualitet: unë dhe jo të tjerë. Në gjuhën shqipe mban të pa prekur kuptimin fillestar: unë. Shenja e dytë, spiralja, përfaqëson shtjellimin e foecave prodhuese të kozmozit, të cilat vihen në lëvizje nga forcat egzistuese, në fillim nga,“nu”.

U

58

PLIS = copë toke e punuar; plitë: tullë, bazament. Përfaqëson punën prodhuese të njëriut, i cili trasformon lëndën e papunuar ( q, qull =) pa formë, në lëndë të punueshme, duke aplikuar forcën e vullnetit dhe të krahëve.

P

QULL = hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

Q

Këtu BUZË përfaqëson një organ nëpërmjet të cilit kalon ushqimi, që na japin mundësinë për të ekzistuar. JETA: RROJË

R

59

STOL, STOLI = të dy shenjat janë simbole të lindes dhe të vdekjes; dhe akoma: të ringjalljes definitive. Në fasha mbidheshin të sapo lindurit, në fasha mbidheshin mumjet në pritje të linde së re: të rimishërimit ose ringjalljes përfundimtare. STOLI, përfaqson HIJESHIN (zbukurim shpirtëror) që siguron rrugën drejt dritës. Hireoglifi i parë ka si qëllim rrugën (udhë) për të mbërritur fitimtar në objektivin përfundimtar: hireoglifi i dytë që ka të njëtin tingull (S) na tregon, vështirsitë, pengesat, ndalesat, “mbylljet”, bllokimet. SIXHIR , edhe sot në gjuhën shqipe, (dialekti gegë) zinxhir,. Në hieroglifin e parë pamë përgatitjen e punëve të mira që duhen të bëhen për të fituar mbetërinë e Qiellit; në të dytin : vështirsitë që duhen kaluar për arritjen e qëllimit.

S,s

Enel i jep këtyre hieroglifëve të njëjtin tingull: “T”. Unë jam dakord me De Bruck që i jep dy hireoglifëve dy tinguj të ndryshëm: të parit tingullin“t”; të dytit: tingullin e shkronjës “c” të gjuhës shqipe. Hireoglifi i vetmi që ekziston në piramidën e Keopit (10 x 20 cm) përfaqson postimi e përditshmëm të diellit; kuptimi i tij është GJITHSHKA, ABSOLUTI,

T alb

60

PREFEKTI; ATIJ që nuk i mungon asgjë, ATIJ TË CILIT asgjë nuk mund ti shtohet apo hiqet; kuptim i cili ka mbetur i pa prekur në gjuhën shqipe: TËRË. Ka kuptim edhe si plotësia e ligjit, i famshmi TORA i Izrailitëve. Nga Tërë doli hireoglifi . Hireoglifi (c shqipe.) ka dalë nga CIMPITH= mashë. Ka si shpjegim qëndresën ndaj “zjarrit”, afshin e shpirtit, dhe entuziazmin në që të jep respekti ndaj Zotit, për të arritur shpëtimin e përjetshëm.

61

ISË = drita. Do të thotë që mendimi, parimi i jetës i simbolizuar nga dielli dhe i bërë nga forca krijuese, FJALA, është fiksuar në formë të dukshme në hieroglifin . .“I” është emri i parë i dhënë Zotit nga njeriu(Shiko Dante Par. XXVI, 133; 136). Zoti është drita e përjetshme. Në arbërisht drita quhet akoma “Isë”. Isë, ishte emri i Iside, simbol i dritës. Nga ky emër ka dalë shkronja “I”, e quajtur shkronja fisnike nga Platoni, tingulli i së cilës tregon që nga krijimi i botës: ZOTIN.

I, J

ASHIM O ASHER = degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.

Â, Ô

62

ZVARANIK o ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimental. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.

Z

SHI = Shiu. Si hieroglif paraqiste një liqen me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

SH

63

Krahasim i gjuhës hebraishte me shqipen

Nga Giuseppe Crispi

Nga pjesa më e madhe e studiuesve, nuk vihet në dyshim se gjuha hebreje është gjuha e parë. Edhe historia e shenjtë na tregon se, përpara rrëmujës babilonase të gjithë njerëzit flisnin një gjuhë, ndërsa pas ngatërrimit, dolën gjuhë të ndryshme: disa prej tyre i ngjanin hebraishtes, sidomos ato të popujve pranë Babilonisë, prej nga rrodhën të gjitha të folurat. Të tilla ishin gjuhët kaldaike, arabike, siriake dhe etiopiane. Kështu, shqipja konsiderohet, për nga pastërtia, e krahasueshme me hebraishten dhe me gjuhën kaldaike. Të krijohet një përshtypje e fortë sikur fjalët e shkruara në mur kundër Baltazarit, mbretit të kaldenjve dhe , të interpretuara nga Danieli farsin u techel mene mene, tingëllojnë në veshë sikur të ishin shqip dhe kjo përforcohet përherë e më shumë, sa më shumë i afrohemi kuptimit të tyre, pra: manë manë – duke matur, mat e mat, ti chel – ti sjell, farsin – fare, farsoj, asgjë. Dhe në fakt, është plotësisht e besueshme që këto fjalë të jenë pikërisht shqip ose t’i përkasin gjuhës shumë të lashtë epirote të cilën vetëm Danieli e njihte dhe e kuptonte, ndërsa dijetarët e mbretërisë së kaldejve nuk mund t’i kuptonin. Por, për ta parë më nga afër gjenalitetin e kësaj gjuhe epirote të shkurtër, njërrokëshe dhe kaq energjike, që më shumë shpreh vetëm tinguj se sa fjalë, do të më pëlqente të shtoja këtu disa rreshta mbi përkthimin e pjesës kryesore të kreut të tretë të Kantikës, aty ku nusja ankohet që ka kaluar natën duke kërkuar të dashurin e saj dhe nuk e ka gjetur dot atë. Pikërisht këtë dua të bëj, sepse, meqë gjuha hebreje shpreh me pak fjalë shumë mendime, e vendosur përballë saj do të dukej më mirë dhe më qartë se në ndonjë krahasim tjetër, se si gjuha shqipe hahet me

64

gjuhën hebreje për sa i përket fjalëve të shkurtra, madje, dhe në këtë mënyrë, atë mund ta vendosim në kategorinë e gjuhëve natyrore Bikascti balleloth miscchabi Hal Bikascthiu: naphsci sceaaba eth Na akuma: metzathiu lo ve …. bahir asobeba va

Me strat tim në nat chercova atë Ghi dò zëmëra ime: e chercova as ghieta: ‘nciume nanì ‘mbë kambë, e vete për në Giutet et ce.

Sikur të merrje në dorë lapsin e të numëroje rrokjet në të dyja shkrimet, do të shihje se në gjuhën shqipe janë më pak se në atë hebreje, duke llogaritur edhe të pazëshmet. Por, për të treguar edhe më mirë natyrën originare të gjuhës për të cilën po flasim, këshilla më e mirë do të ishte të ndiqnim krahasimin me hebraishten. Një gjuhë mund të ngjasoj me një tjetër ose për nga karakteri i ngjeshur, ose nga tingujt, ose në vetë fjalët ose në sintaksë. Meqë tingëllimi varet nga zanore që ka, mund të jetë gjë e mirë të shqyrtohen zanoret e njërës dhe të tjetrës gjuhë, që kemi marrë përsipër të krahasojmë. Zanoret në thelb janë pesë: a, e i, o, u. por ato mund të jenë ose të gjata, ose të shkurtëra, dhe sa më shumë të kalojnë shkallëzimin nga e shkurtëra tek e gjata, nga ato pesë zanore mund të përfitohen shumë të tjera, nëse këtë e ka kërkuar përdorimi i një gjuhe të dhënë. Gjuha hebreje ka trembëdhjetë zanore. Duhet thënë se ato pesë zanore janë shëndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është herë më i gjatë e herë më i shkurtër. Megjithëse nuk është se ndarja e zanoreve hebreje në trembëdhjetë është një gjetje masoretike e ndërfutur me

65

pikësim, unë mendoj se pikat nuk kanë qenë asgjë tjetër veçse shenja që mbanin më fort tingullin e zanoreve, i cili rrezikonte të humbiste kur gjuha niste të zvetënohej. Duke arsyetuar në këtë mënyrë, mund të arrijmë në përfundimin se trembëdhjetë zanore i përkasin dhe janë tipike për gjuhën hebreje dhe mund të themi se hebrenjtë, mes zanoreve të shkurtra, të gjata dhe tepër të gjata, përveç atyre të pazëshme, i ndanin pesë tingujt e zërit në trembëdhjetë të tillë, mes tonesh dhe gjysëmtonesh, nëse më lejohet të përdor këto fjalë të marra hua nga muzika. Edhe në gjuhën shqipe dhe nga pesë bëhen shumë më tepër. Ja shembujt. Në fjalën amë – nënë, a-ja nuk është e hapur, por i ngjan një tingulli mes a dhe e: aemë,amë, ëme. Tek fjala ata, të dyja a-të janë të gjata. Te fjala baame – e bëme, veprim, nuk janë të hapura por i afrohet e – së së pazëshme. Tek ati – ati, babai, a-ja duhet shqiptuar shpejt. Te ar – ar, flori, shqiptimi i a-së duhet të jetë ndryshe nga ai i fjalës ar- arrë, dhe ar – arë. Tek ar (flori) shqiptohet më shpejt se tek ar (arrë), ku a-ja duhet zgjatur disi, duke dyfishuar edhe r-në, ndërsa ar (arë) duhet shqiptuar sikur të jetë shkruar are. E-ja tek e para, e mira ka një tingull natyror. Tek fjala guerte – gurët, i përngjan zanores së pazëshme. Tek grue – grua dhe tek zonje – zonjë, afron nga a-ja. Në fakt këto fjalë shqiptohen shpesh edhe grua, zonja. E-ja tek hem Pietri, hem Pali është e shkurtër. E-ja tek e more është e shpejtë tek morê shumë e gjatë. I-ja shqiptohet e gjatë, sikur të jetë e theksuar, në disa emra familjeje si Vadagni, Zumi, dhe në sctpì, që thuhet edhe scpì – shtëpi. I-ja tek i ti – ji ti, është shumë e gjatë, aq sa në gojën e disave tingëllon sikur të ishte ijë ti. E njëjta gjë ndodh me fjalën ïeta – jeta, që shqiptohet edhe jeta.

66

O-ja te more është e gjatë si te fjala dò, një lidhëz veçuese kjo dò ti, dò ai – ose ti, ose ai, ose që përkthehet dëshiron, do ti. Te kroi, ajo ka një tingull natyror te jo ka një tingull të gjërë. U-ja tek u – unë, është e shpejtë si dhe te ju. Te u që shërben për foljet jokalimtare dhe që shprehet në rregullat dhe kohët e pësores, është zanore e shkurtër, madje shumë e shkurtër, për shembull: me u ‘mreculuem – të mrekullohesh, me u dasciume – të duhesh. Në fakt, disa e shqiptojnë sikur të ishte e e pazëshme, duke thënë me të ‘mreculuem, me të dasciume. Ndonjëherë ka një tingull natyror si tek fjala turk.

67

Korrespondenca gjuhësore ndërmjet gjuhëve

kaldaike, hebreje e shqipe

Nga Giuseppe Crispi Le të flasim për fjalët që ka gjuha shqipe, rrënjët e të cilave gjenden edhe në gjuhën hebreje. Po jap disa shembuj: Bal, në gjuhën kaldaike, do të thotë zemër, shpirt, thuajse sikur t’u kemi ndërruar vendet shkronjave për të marrë fjalën hebreje leb. Në shqip bal do të thotë ballë, kokë, që është vet selia e sopirti. Bar – bir, në gjuhën kaldaike beri – bijët e mi, Prov. 31. 2. Shqiptarët thonë bir, biri. Bara – fushë në gjuhën kaldaike. Në shqip bar do të thotë, bar, barishte që është analoge me bar – grurë në gjuhën hebreje. Barâ – krijoi, bëri, dhe në shqip bërë. Bana – ndërtoi, ngriti, ngjan me bën. Achan – qëndron dhe në paskajore, meachen , në shqip thuhet me vet chenë – që qëndron vet, më vete. Barach – bekoj, dhe në paskajore pahul, beruch, ndërsa në shqip metatezë becuer – bekuar. Kever – varr, nga folja kavar, në shqip quhet var. Isc – është, në shqip thuhet isch – ishte. Remija – gënjeshtër, e pavërtetë, në shqip erremia – e rremja, rrena. Gebar – burrë, në shqip bur(a) – burrë. Bach – te ty, që mund të jetë e njëjtë me fjalën shqipe basch – bashkë, me ty. Hotam – ata, në shqip: hatà – ata.

68

Sciucha – priret, anohet, por përdoret dhe për një gjë që po shuhet, pëe shembull, beta mavet el sciucha chi. Në shqip do të thuhej: vete të sciuchet stpia e tii, - po shuhet shtëpia e tij. Jarâ – u hodh, ra, në shqip ra. Pat – kafshore (buke), mipitò – kafshorja e tij, në shqip pita është një lloj buke. Scetija – pije, në shqip etija – etje. Kanë ngjashmëri edhe këto fjalë, megjithëse njëra shpreh shkakun e tjetrës: Derech – rrugë, në shqip deer – derë portë. Zina – shqyt, mburojë, porn ë gjuhën kaldaike merret për ftohtë. Në shqip zin – ftohtë. Chapar – gërmova, në shqip chapn – hap, ndaj. Kasc – kashtë, byk, në shqip casct – kashtë. Macharesciat – shat ose plor, ndërsa shqiptarët i thonë sciat – shat. Mund të rreshtoja këtu edhe shumë fjalë të tjera shqiptaro – hebreje, sikur të mos ndjeja se po zgjatem shumë në këtë pikë.

69

Frigjët

Nga Giuseppe Crispi Etnografia e Frigjisë dhe geografia e saj fizike na hedhin mjaft dritë mbi gjuhën e këtij populli. Fjala frigj ose frigos, shqiptohej me φ, të frymëtuar, që më pas u bë v dhe frigjtë u quajtën edhe vrighes. Kjo fjalë ka kuptim në gjuhën shqipe dhe do të thotë fryrës nga fjala frin-fryn. Ndoshta aludohet për përdorimin e fryrjes me kacekë nëpër furra nga që frigjtë qenë të parët që punuan metale në zjarr. Për të konfirmuar këtë opinion, ia vlen të përmëndet se ka egzistuar një vend i quajtur ophyr ose obrygio, që ngjan me fjalën greke ό πύρ (o pir) - zjarr , ose ophir që në gjuhën hebreje do të thotë ar, flori, dhe në gjuhën popullore quhet obriz, ophirizum, një vend në të cilin brenda oxhaqeve me zjarr, veçohej ari nga rërat e lumenjve që merreshin nga Kaukazi. Mund të nxirret edhe një etimologi tjetër nga fjala Bryges, siç quheshin popujt e Frigjisë, për shkak të veshmbathjes së tyre: Breches, Bryges, Phryges, që mbanin çorape apo brekë të gjata, nga fjala shqipe brech – brekë, prej ku keltët thoshin breeches - brekë ose pantallona të ngushta siç quhen edhe sot e kësaj dite nga anglezët, broeches nga bullgarët dhe brog nga cimbrët gjermanikë. Nga vetë kjo fjalë frigjo-shqiptare u quajt βρίκισµα (vrikisma) një lloj valleje frigje hareje e ngazëllimi që kërcehej në festat e Bakusit dhe që për shkak të shkundjes së veshjeve apo brekusheve , gati thuhej brechismata, shkundje e brekëve: βρίκισµατα (vrikismata), shpjegon Hezikiusi, όρχησις φρυγιακή (ohrisis frigiaki), do të thotë: valle frigje. Nga frigjtë, nga keltët ose nga shqiptarët, rrodhi më pas te latinët fjala braca, ndërsa në Siçili dhe në Itali, fjalët vrachi dhe brache.

70

Për më tepër frigjtë koribantë quheshin edhe haberi që si iberët aziatikë, edhe e kishin marrë këtë emër nga bâri – bar, sikur të quheshin njërëz të barit, një emër përshkrues për barinjtë nomadë. Mund të quheshin dhe Habôri pra të borës, të dëborës sepse malet e tyre të Kaukazit dhe të Taurit qenë gjithnjë të mbuluara nga bora, që në shqip thuhet borë: prej nga ka rrjedhur dhe emërtimi i hiperborëve e i boriadëve në Trakë, ndërsa në Maqedoni i malit që i thonë bora, i erës borea dhe i një mbreti që quhej Boris. Koribantët quheshin edhe gureti, nga fjala gur, pra banorë të gurëve e të vendeve me gurë. Ose quheshin kuretë nga fjala shqipe cuar – korr, duke aluduar për κυρά (kira), e tyre, pra për qethjen, njësoj sikur të quheshin kuaretë.

71

Memorie mbi gjuhën shqipe

Nga Giuseppe Crispi

Sipas Herdotit emrat e shumë perëndive greke rrjedhin nga gjuha pellazge. P.sh. në gjuhën shqipe kemi fjalën det që në greqishten e vjetër korrispondon τέτις; dhe (tokë) me δηώ, emri i Demetrës; herë (era) me ήρη që është emri i perëndeshës Hera; dielli , corrispondon me δέλιος, që ishte pseudonimi i Apollos, zotit të diellit; vranë (re) me ούραγός. Edhe pse ajo që thamë deri tani nuk është me saktësi ajo që ka thënë Heredoti, i cili thotë që nuk ka nocione të sakta për gjuhën e pellazgëve, dhe nuk përmënd veçse Herën midis perëndive, megjithatë kjo është një tregues se disa nga fjalët e antikitetit të largët janë ruajtur në gjuhën shqipe. Në të vërtetë shumë fjalë tjera antike ndodhen në gjuhën shqipe. Këtu do të kujtojmë vetëm dy shëmbuj të sjellë nga Malte-Brun; fjala e parë ështp uedy , emër që meriton vëmëndjen tonë, sepse poemat orifike tregojnë me këtë fjalë ujin dhe ngjan shumë pra me fjalën shqipe u(j)e, u(j)en, dhe fjala e dytë është Larthes që do të thotë kastë e zotërinjve në gjuhën etruske. Në shqip të lartët do të thotë pikërisht i lartë i madh. Pastaj emri Pellazgë mund të kuptohet me gjuhën shqipe si plak dhe pleqtë në shumës. Emrat Pella dhe Pellenë mund të shpjegohen me fjalën shqipe pela. Emrat Pelion dhe Pelinji dhe emrat e shumë vëndeve dhe disa popujve Pellazgë kanë dalë nga fjala shqipe pyll duke i cilësuar ata si banorë të pyjeve. Gjuha shqipe pra lidhet me gjuhën frigjiane dhe gjuhën pellazge, pra si rrjedhim me gjuhën maqedonase, për vetë faktin që shumë rite maqedonase datojnë me stilin frigas, dhe shumë emra gjeografik maqedonas janë të njëjtë me emrat që

72

përdoreshin në Frigji, pra me origjinë nga gjuha frigo-shqipëtare; duke qënë të sigurtë që në ato vënde në kohën e monarkisë maqedonase flitej një gjuhë lokale që nuk kuptohej aspak nga grekët, dhe kemi arsye që të besojmë që bëhej fjalë për gjuhën barbare frigo-pellazgjike, që qëndroi si gjuhë kombëtare e popullsisë në atë vënd edhe se flitej dhe shkruhej gjuha greke, për shkak të bashkësisë me Helenët.

73

Disa fjalë të kulturës Etruske

Nga Ilir Mati Në fjalorin e gjuhës etruske thuhet: TAGET, sipas mitologjisë etruske ishte një fëmijë me dituri plaku, që lindi nga plisat e tokës së sapolëruar. Ai qe i pajisur me aftësi profetike. Tageti ishte parashikues i madh. Legjenda thotë se një fshatari, duke punuar tokën e tij pranë lumit Marta në Etruri, i ndodhi diçka e çuditëshme, nga një plis i tokës së sapoçarë me plug prej druri lindi një qënie hyjnore. Qënia kishte pamjen e një fëmije, por me diturinë e një plaku. Nga të thirrurat e fshatarit ia behën mbretërit – priftërinjtë etruskë, të cilëve fëmija plak u këndoi doktrinën e shenjtë, doktrinë që ata e shkruan për ta trashëguar si gjënë më të shtrenjtë. Këtë qënie hyjnore etruskët e quanin Taget, fjalë që shqiptohet Tagjet. “Doktrina etruske” ishte një tërësi ligjesh në bazë të të cilave rregullohej gjithë jeta e etruskëve nga lindja deri në vdekje. Grekët dhe Romakët thoshin se kjo formë ligjesh rrallë mund të gjendej tek popujt e tjerë (tek shqiptarët kjo dukuri ka mbërritur deri në ditët e sotme në formën e kanuneve). Aty ku u shfaq perëndia Tagjet , etruskët rrethuan vendin dhe ndërtuan qytetin e tyre të parë Tharkuinë. Legjenda sipas Romakëve, thotë se qyteti mori emrin e bujkut i cili e kishte emrin Tharkon. Tharkoni u quajt nga etruskët edhe si themeluesi i të gjitha qyteteve të tyre që lindën më vonë. Këto qytete si karakteristikë të parë kishin rrethimin e vendit ku do të ndërtoheshin, si edhe qeverisjen në bazë të “doktrinës etruske”.

74

Etruske Shqip

TAGET TAGJET THARKON THARKON

THARKUINE THARKU INE THARK THARK

Koment: aty ku fshatarit iu shfaq Tagjet-i , etruskët tharkuan vendin dhe e quajtën Tharku ine, me kuptimin qyteti ynë (barku ynë). Të gjithë qytetet e tjera ata i tharkonin. Kështu, në legjendë, Tharku hyri si themelues i qyteteve në formën e emrit të fshatarit Tharkon. Tagjeti mbeti në histori si themelues i “doktrines etruske” dhe parashikues për të gjetur fatin e të tjerëve. Në Dodonë të Eladës, perëndia e parashikimeve ishte Themisi. Në shqip të dy emrat si tek etruskët, ashtu edhe në Dodonë kanë në vetvete kuptimin e fallxhorit, të atij ose asaj që parasheh. Shënim: Në gjuhën sanskrite qarkut i thonë cakra. Në shqip kemi cak-u dhe në shumës cakra, caqe. Vihet re se lidhja me fjalën Thark është e afërt. Kotasi Sipas Herodotit, Lidët, për të kaluar kohën përdornin sende që i quanin KOTASI. Sende të tilla janë gjetur edhe në varrin e një gruaje etruske. Sende pët të kaluar kohën: KOTASI. Në shqip kemi: sende koti, punë koti. Po ashtu kemi edhe KOTASI me kuptimin : në mënyrë të kotë. Munth

75

MUN, MUNTH; latinisht mundus. Etruskologët shpjegojnë: Në pikën ku duhej të binte qendra e qytetit të ri të etruskëve, hapej një grope shumë të thellë, gati gati me formën e një pusi. Kjo gropë shërbente për të bërë lidhjen ndërmjet botës së gjallë dhe botës së të vdekurve. Pastaj gropa mbulohej me pllaka guri dhe quhej porta e mundimeve ose siç thotë Varoni porta e ferrit. Latinët e quajtën mundus, fjalë që morën nga etruskët. Etruskët: MUNO = MUNTH Shqip kemi: MUND, MUN. Vegoia Vegoja është një profeteshë etruske që i komunikoi popullit vendimet e Jupiterit dhe të drejtësisë. Në shqip kemi:

1. VEGOIA: VEGOJ, VEGIM. 2. VEGOIA: ajo që vë gojë, ajo që thotë.

Sipas një varianti në latinisht, profetesha i ka shpjeguar me gojë vendimet e Jupiterit në këtë mënyrë: Dijeni që deti është i ndarë nga toka. Dhe se Jupiteri tokën e Etrurisë e quan pronë dhe urdhëron që terreni të matet dhe fushat të paisen me kufi. Dhe; meqë ai e di mirë se toka ngjall lakmi dhe etje tek njerëzit, dëshiron që çdo gjë të jetë përcaktuar saktësisht me anë të shenjave të kufirit…, kush luan gurët e kufirit, dënohet me vdekje. Koncepti për gurët e kufirit ndodhet edhe në të drejtën e dokeve të Veriut të Shqipërisë, në Ligjet e Dukagjinit. Lukumon Etruskët udhëheqësin e tyre e quanin Lukumon. Në shqip kemi: LUKUNI; Turmë njerëzish, turmë ujqish. Duke u nisur nga kuptimi në shqip i fjalës Lukuni, fjala Lukumon na kujton atë që udhëheq turmën.

76

For Mbreti etrusk Tarkuin Prisko ndërtoi në Romë një vend ku ai kisht mundësi për të folur me popullin. Aty bëheshin edhe shfaqe. Ky vend quhej FOR. Mos vallë fjala FOR fsheh kuptimin FOL, vend për të FOLUR? Hastat Një nga njësitë përbërëse të ushtrisë së mbretit etrusk Tarkuin Prisko quhej HASTAT. Autorët antikë shpjegojnë se pjestarët e ushtrisë etruske pajiseshin vetë me armatim. Nga armatimi që mbanin, merinin jo vetëm emrin por edhe pozitën shoqërore. HASTAT shqiptohet edhe HASHTAT, të sjell ndër mend fjalën shqipe USHTË-A, shumës USHTAT. Nga emri i armës USHTË kemi edhe emrin e luftëtarit USHTAR. Në gjuhën sanskrite Hasta do të thotë DORË-A. Sella curules Mbretërit etruskë të epokës së mbretërimit tarkuin në Romë uleshin mbi një ndenjëse të ashtëquajtur sella curules, të cilën më vonë e përdorën edhe romakët. Sella curules përdoret edhe sot për të treguar fronin e posaçëm ku ulet një njeri i shquar. Kjo shprehje citohet si latine, paçka se vetë latinët thonë se ajo është etruske. Në këtë shprehje të bën përshtypje fjala CURULES, e cila përkon me shqipen KUR ULESH. Pra sella curules në gjuhën shqipe jep kuptimin SHALA KUR ULESH. Hister Tit Livi thotë: në gjuhën etruske aktor thuhet Hister. HISTER, HISHTER: HIQTAR, ai që hiqet, ai që shtiret.

77

Kur Çdo qytet etrusk ishte i ndarë në Kure. Në shqip ka mbërritur, p.sh. Kuri im me kuptimin prona ime kur lajnë fëmijët me peta. Po ashtu edhe Kur me kuptimin ndarje mbenda një tharku. Kemi edhe Kurth, Kurm. Kurm, do të thotë trup. Në sanskritisht trupit i thonë Karma.

78

"O e bukura More" (Historia e një Kënge 600 - vjeçare Shqiptare)

Nga Lirio Nushi

Kjo këngë mërgimi, kaq e njohur dhe e dashur jo vetëm për Arbëreshët e Italisë, por edhe për Avanitët e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave, përmban në vetvete pothuajse gjithë sekretin historik të krijimit të fshatrave të arbërëreshëve të Italisë. Por shumë pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë... ! MORE ! – është nji pasthirmë... ?, është nji vajzë e bukur... ? .

- JO! MORE, - është PELOPONEZI i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë. Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë. Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është

79

publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.

“O E BUKURA MORE”

‘O e bukura More çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe atje kam unë zotin-tatë atje kam u mëmëm time

atje kam u tim vëlla ‘O e bukura More çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe. Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.

80

Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

LARGIMI

Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut? Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1453), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.

Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso V, të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat kundër tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.

81

SKËNDERBEU Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë. Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur. Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja. Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1485). Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri. Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.

82

Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.

GJUHA

Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj. Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona. Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në

83

Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

SHQETËSIMI

Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje me rikodimin e shqipes së sotme? Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia,

84

vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme. Mendoj se ajo që na mbetet është ta ruajmë këtë shqipe të mesjetës ndoshta si Dialektin Arbëresh të gjuhës Shqipe.

BIBLIOGRAFIA “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese” Dhimitër Kamarda (1821-1882) Dorëshkrimin e Kieutit (1708) "The Alexiade" of Anna Comnena Publishing: Penguin "Αλεξιάδα" από την Άννα Κοµνηνή Εκδώσεις: Άγρα "The Albanians in Greece" Alain Ducellier "Γεννήθηκα το 1402" Παναγιώτης Κανελλόπουλος Alle Colonie Abanesi Giuseppe Grispi (1853) Πελασγικές Νύκτες C.H.T.Reinhold (1855) Αλβανική Ραψωδία Girolamo De Rada (1866) Demetrio Camarda (1866) Vuk Stefanovic Karaxhic (1795) Zef Jubani (1871) Manuel De La Langue Chkipe (1879) A.Dozoni Jan Urban Jarnik (1883) Michele Marchiano (1908) Antonio Bellusci: Antologjia Arbëreshe Βαγγέλης Λιάπης: «Το Κουντουριώτικο ερωτικό τραγούδι» Μέλπω Μερλιέ, Τίτος Ιοχάλας Αριστείδης Κόλιας: « Η γλώσσα των θεών» «Ανθολογία Αρβανίτικων Τραγουδιών της Ελλάδας» (2002) Θανάσης Μοραήτης.

85

Apfelsine

Nga Louis Beonlew Gjermanët përdorin vazhdimisht një fjalë, të cilës ende askush nuk ka mundur t’i japë etimologjinë dhe është fjala Apfelsine , e cila do të thotë portokall. Fjala më e fisme e përdorur zakonisht për të emëruar këtë frut është Pomeranze. Pjesa e parë e fjalës Pomeranze nuk është gjë tjetër veçse frëngjishtja pomme d.m.th. mollë, në italisht poma; dhe përkon edhe me pjesën e parë të fjalës Apfelsine, meqënëse në gjermanisht Apfel do të thotë mollë. Naranza është forma veneciane dialektore e italishtes arancia d.m.th. portokalle. Saumaise e nxirrte këtë fjalë, si edhe frëngjishten orange nga latinishtja aurantia d.m.th. mollë e praruar, fjalë e cila do të jetë zëvëndësuar nga fjala aurata në periudhën e mesjetës. Fjala aurata do të jetë thënë për aurea mala, mollë e Hesperideve. Aurantia e bashkuar me in do të ketë dhënë inaurantia, naranza ecc. Diez pëlqen më mirë të dallojë një fjalë persiane në fjalën naranza të futur në Europë nga Arabët. Portokalli në Persisht thuhet nareng, në arabisht narang. Fjala frëngjisht për këtë është një shëndrim i shtrëmbëruar sipas një etimologjie të gabuar; populli ka dashur të paraqesë latinishten aurum me fjalën frëngjisht or, d.m.th. ar. Latinishtja e Mesjetës (në shekullin XIII) e transkiptoi këtë term oriental: arangia. Fruti u importua në Gjermani njëherazi nga Provençalët, të cilët e quanin orange si dhe nga Venecianët, të cilët e quanin naranza, poma naranza. Por nga mund të ketë ardhur ndër popullësitë gjermanike shprehja Apfelsine? Fjalori i Grimm nuk na thotë gjë për këtë pikë. Fjalori i Kraftit e përkthen: China-Apfel (mollë e Kinës), shpjegim në të cilin as që mund të ndalesh seriozisht.

86

Në gjuhën shqipe ka një mbaresë sine , e shquar sinea me ndihmën e së cilës kjo gjuhë formon emra të përgjithshëm dhe mbi të gjitha emra abstrakt si për shëmbull mersine për kaçup vere nga mere d.m.th masë për të matur lëngjet dhe mallrat, mecefsine d.m.th. mësheftësi, secret, sakrament, ljagesine d.m.th. lagështi, thatësinë thatësirë, vranesine vranësinë e qiellit, egersine egërsirë etj. Gjithashtu nga ambelje ose amelje d.m.th. e ëmbël (thuhet gjithashtu emblje) , shqiptarët kanë formuar ameljsin d.m.th. ëmbëlsirë, kuptimi i së cilës është, i sheqerosur, sheqerka. Besojmë se kjo është vetë fjala që përkon ma fjalën Apfelsine. Popullsia e Gjermanisë Jugore besonte se në fjalën shqipe amelje kishte hasur fjalën Apfel, ashtu si italianët dhe francezët besonin se në fjalën persiane nareg kishin gjetur fjalën latine aurum. Shembuj të etimologjive të gabuara të përcjella kësisoj në gjuhë nga populli, janë të shumta në të gjitha gjuhët. Mbetet të shpjegohet se si gjermanët kanë mundur të arrijnë të përshtasin një fjalë shqipe e cila emërton shumë trubull një objekt për të cilin italishtja dhe frëngjishtja u kanë dhënë emra në përgjithësi të njohur dhe të kuptueshëm. Për të kuptuar një fakt kaq të çuditshëm duhet të kujtohet se Venecia deri më 1866 i përkiste Austrisë, se Gjermania nëpërmjet portit të Triestes merrte pjesë në tregtinë që zhvillohej në Mesdhe. Së fundi jo vetëm në Siçili por edhe në shtetet e Hapsburgut ekzistonin tri koloni shqiptare, një koloni në Smirmia, pra në brigjet e Savas, e cila daton prej 1740; një koloni e dytë me 900 frymë në Ereco, e cila nuk është gjë tjetër veçse një lagje e jashtme e Zaras, kryeqyteti i Dalmatisë; një koloni e tretë me 210 frymënë gadishullin e Istrias, në Peroe, pranë Polas. Peroe në gjuhën shqipe do të thotë luginë. Territori i zënë nga kolonia e fundit iu dha në vitin 1657 nga Republika e Venecias 60 familjeve shqiptare të cilat u hoqën nga trojet e tyre dhe moren arratinë prej zgjedhës turke.

87

Për sa i përket Siçilisë dihet se qysh nga shekulli i XIII ajo ka qënë një pikë emigrimi për shqiptarët, të cilët i përkasin fesë ortodokse. Shqiptarët e Siçilisë dhe Dalmacisë, të cilët u mburrnin gjermanëve portokallet që u ofronin i emërtonin ato me emrin ëmbëlsirë ameljsine. Gjermanët besonin që ky ishte emri i vërtetë i atij fruti dhe kështu e përshtatën.

88

“Thot” i Katapanos, një vepër shkencore

Nga Maria Teresa Pisani - Grottaferrata E njihja Shqipërinë pak, shkruan autorja e këtij shkrimi, për mua ka qenë një tokë e largët e panjohur pavarsisht se ajo gjeografikisht është shumë afër me vendin tim, pavarsisht se në krahasim me vendet e tjera kemi një histori komune që na lidh në të gjitha pikat e vështrimit historik. Shqipëria ky vend i shqiponjave afërsisht prej dy vjetësh kur rrash në kontakt me gazetën historiko – kulturore dy gjuhëshe “Rrënjët” po më shtyn që të punojë pa rreshtur për ta njohur më nga afër këtë vend. Në disa studime që kam nisur dhe ato që kam shkruajtur për këtë truall dhe njerëzit e tij kam konstatuar se ky vend në të ardhmen do të jetë një pikë referimi i gjithë studjuesve, historianëve, gjuhëtareve, arkeologëve mbarë botëror për të zbuluar enigmat dhe plotësuar ato boshllëqe që tashmë dihen nga të gjithë mbi origjinën, historinë dhe qytetërimin e njerëzimit. Pikërisht ky refleksion rreth librit Thot me autor Giuseppe Catapano do të jetë një nxitje dhe një reflektim i cilido historiani ose hulmutuesi bashkëkohor. Giuseppe Catapano, i Frashinetos, kërkimtar i kujdesshëm i kulturave Primitive inkuadrohet në numrin e madh të glotologëve, filologëve, historianëve që kanë bashkëpunuar mbi dijurinë e misterit tërheqës të njerëzimit. Ai dedikon librin e tij “Thot fliste shqip” arbëreshëve të pesëdhjetëepesë komunave albanofone të Siçilisë, të Puljës, të Kampaniës, të Molizit, të Lukaniës, të Kalabrisë, ndaj të cilave është i lidhur nga një miqësi e lashtë dhe nga kujtime të përzemërta dhe të forta. Lidhje të tilla janë përforcuar gjatë “Kursi i Kulturës së Lartë” i mbajtur në Rodi në 1936, nën kujdesin e Shoqërisë Kombëtare Dante Alighieri. Pati mundësinë, ndërkohësisht, të njihte personalitete të larta të botës shkencore dhe kulturore. Vizita e monumenteve të mëdhaja, si Sphinxi dhe Piramidat i

89

shkaktuan një emocion aq të thellë sa e tërhoqën tek ndjenja fetare, të cilën mbarte edhe Thoti, si kumtar i Dritës dhe të Mirës së Epërme, Zotit. Thoti prezantohet si krijuesi i shkencës antike, burim njohjeje për dijëtarët më të mëdhenj të njerëzimit. Sipas studimeve shumëvjeçare, Catapano dikton tek Thoti përcjellësin e kulturës iliro-shqiptare në Meslindje deri në Egjipt. Metoda e kërkimit të tij bazohet mbi krahasimin shkencor e rrënjëve të shumë gjuhëve të lashta si Eskuera baskisht (E- Shkuera ne shqip = gjuhë e të shkuarës), shqip, hitit, hebraisht, koptisht (gjuhë liturgjike e të Krishterëve të Egjiptit). Studime të drejtpërdrejta në fusha të ndryshme: fi lozofi , teozofi , histori, arkeologji, etnologji, mitologji, matematik, kimi, fi zik, natyralizëm. Nëpërmjet këtyre studimeve përfundon tek koncepti i: borea (etimoni i saj është bore, fjalë iliro-shqiptare, pra: borë e maleve më të larta, dëlirësi e zemrave, nga të cilët në kohët e lashta zbritën paraardhësit tanë, duke zënë gradualisht të gjitha rajonet e Europës e shumëpjesë të Azisë. Në këtë mënyrë ai përmbyt besimin tradicional, sipas të cilit qytetërimi nilotik gjente prejardhjen nga kryqëzimi midis racës të kuqe dhe të zezë dhe më pas të kësaj me atë të bardhë dhe të verdhë. Arët i përkasin kësaj familjeje të lashtë; fjala që i emërton ka të njëjtin etimon e të njëjtave zëra iliro-shqipëtare: Ar-i = ar; Are = të korrat, elbi, gruri, me kuptim 1) ngjyrën e flokëve bjondë dhe të lëkurës ngjyrë ari i sfumuar; 2) të verdhat e të korrave, që simbolizojnë të Mirën si melodi e Kozmit, e mirë e arritur ndërmjet një pune të pandërprerë dhe të lodhshme, me nënkuptimin e qartë të lirisë, si çlirimi nga e keqja. Koncept që ai përfshin dhe shpiegon në formulën izoterike të teoremës së Pitagorës; sipas këtij kalkulimi matematik, fuqia e një njeriu, fuqia për të mposhtur Fatin është rizultati i dy përbërësve në fuqinë e dytë të forcës së Providencës+Fatit. Psh.: AB dhe BC = masat e katetit në fuqi të dytë dhe AC = hipotenuza në fuqi të

90

dytë, pra AB + BC në fuqi të dytë = AC në fuqi të dytë. Thoti besohet të jetë paraardhësi i profetëve biblik, i filozofëve si Pitagora, Sokrati, Platoni, të cilët studionin dhe u mësonin të tjerëve konceptimin e tyre mbi njeriu si objekt kozmik për të arritur më vonë në njeriun që aspiron sferat trashendentale. Pra Thoti, iliro-shqiptar, ka përcaktuar linjat e punës fi zike dhe metafi zike në Shkollat e shumta të Eladës dhe të Athinës, të përhapura më vonë në Kalabrinë tonë. Thoti, në fakt, kishte mësuar shkenzat në tempullat dhe shenjtëroret e Egjiptit, ku Faraonët përfaqësonin fuqinë hyjnore dhe sphinx-et mbartnin kuptimin e Dijurisë e të shkuarës. Catapano përcakton Thotin si një kumtar hyjnor dhe e përafërson me Muhametin dhe profetët e ndryshëm. Tashmë është i nevojshëm një refl ektim: i vështirë ka qenë në të kaluarën dhe akoma i tillë ngelet mundimi për kërkimin e të Mirës epërore. E sigurt është që për të arritur dijurinë e Trashendentit, duke filluar nga bota e prekshme nevojitet përkushtimi ndaj ushtrimit të vazhdueshëm të perfeksionimit të gjendjes së vet psikofizik dhe shpirtëror, edhe nëpërmjet heqje dore, nëseduhet. Një koncept i tillë është akoma i përhapur në besimet perëndimore. “Per aspera ad astra” (“Nëpërmjet vështirësive tek yjet”). Veç kësaj, qëllimi i Giuseppe Catapano është ai i vërtetimit mbi çfarë u tha sipër, pra: Thoti, Përcjellësi i gjuhës së folur dhe më pas së shkruar shqip në tokat më perëndimore të Anatolias dhe të Egjiptit. Konfirmim i prekshëm u tregua gjetja e “Gurit të Rozetës”, në Rashid, lokalitet i ndodhur në Egjipt, në të majtën e lumit Nil, në 1799, gjatë punës së përforcimit të linjës ndarëse midis protektoratëve anglez dhe francez. Mbi këtë ndodhi, është e dobishme ti njohet një gjenerali të madh francez, Napoleone Bonaparte, meritën e rrethimit të vetes me arkeologë të vlefshëm dhe glotologë me kulturë, si Kapiteni Bouchard dhe Champollion. Kapiteni Bouchard vuri re që ai gur i zi bazalti paraqiste tre nënshkrime; pati përshtypjen që kishte të bënte me

91

një test unik: greqisht, hieroglifi k, ghierati, dy gjuhët e fundit ishin, faktikisht, përkthimi i greqishtes. Më pas Champoillon iu dedikua me shumë zell studimit e tre karakterave. Kuptoi që gjuha egjiptiane nuk mund të ishte zhdukur komplet sidomos në zonën e gjuhës arabe, ku kultura egjiptiane kishte dominuar për shumë kohë.Ai njihte disa gjuhë europiane dhe meslindore, studioi atëherë edhe arabishten, gjuhët semite, kopton, gjuhën liturgjike e të krishterëve të Egjiptit. Kuptoi edhe që hieroglifët egjiptian ishin tre herë më shumë se ata grekë. Pra përmbyti besimin që çdo hieroglif përfaqësonte një koncept të plotë, por vetëm një letër. Ndërkohësisht suedezi Akerblad kishte njohur në tekstin demotik midis hieroglifi kut dhe greqishtes emërin e Kleopatrës në një nga pllakat arabe të Gurit të Rozetës. Zbulimi në radhe të dy obeliskëve të vegjël që përmbanin emërin e Tolomeut dhe nga krahasimi i tyre u shfaq menjëherë që një nga pllakat përmbante karaktera pak a shumë të njëjtë me ata të Gurit të Rozetës”. Ky u tregua çelësi i njohjes së vlerës së hieroglifëve egjiptian,“veçantitë” e kuptimit midis gjuhës egjiptiane dhe shqipes. Psh. disa simbole egjiptiane përkthenin fjalën mirë, shqip, mere copte, kuptimi i të cilës është Mirë, me të duar, dashuruar, nga vjen: dua mirë = dashuroj. A, tingull latin, “a”; A: letra e parë e Ain = në shqip Shqiponjë. Një shembull tjetër: GJ (tingull shqiptar “gj”) = gji, prehër, mitër, simbol i organit femëror për prokreimin. “A” = Atë, princip i parë; J = Folja Krijuese; “N” = Ji = Zot. Zoti, për shkak të përhapjes së dashurisë, lejon të kalohet nga Fuqia në Akt. Ja pra ku shfaqet lidhja e ngushtë midis simbolëve egjiptian dhe shenjat arbërisht, që tregojnë vlerën e Thotit si përhapësi i iliro-shqipes në të gjithë zonën kulturore të meslindjes dhe jugperëndimit. Çështja e të mirës kozmike dhe individuale si harmoni e bazuar mbi koerencën dhe sakrificën në një impenjim të vazhdushëm është gjithmonë një karakteristikë e Giuseppe Catapano, që ai transferon në

92

edukimin e të rinjëve të kohës sonë, ndaj moralit të së cilës është një vëzhgues i kujdesshëm dhe sheh një mungesë miëqenieje morale që shpesh i tërheq drejt një arritjeje tunduese të disa modeleve sjelljeje të gabuara ose akoma më keq imorale, dhe largohet nga koncepti i pastër i lirisë, liri, jo arbitër, por si çlirimi nga e keqja, ku ai përsërit vlefshmërinë e mësimeve të Thotit, kumtar i së Mirës, i Dritës Hyjnore. Megjithatë pikësynimi i tij themelor është pohimi i fortë i vlerës së Thotit, përhapësit të gjuhës shqip dhe të kulturës të një populli që një kulturë të tillë e ka trashëguar nga Atlantidi i dikurshëm, qëllim i ndikuar nga dëshira e njohjes së veprës ndërmjetëse të një race që dëshmon në mënyrë funksionale identitetin e tij ndërmjet gjuhës së folur dhe shkruar të Grekëve, Etruskëve Romak, dhe nga mbërrin krenaria e tij e të qenit arbëresh.

93

Aleksandri, Kasandra, Ajaksi

Nga Mathew Aref

Aleksandri = Ka le andërr Ky emër është bërë i shquar falë Parisit, i quajtur ndryshe Aleksandër, biri i Priamit (mbreti i Trojës) dhe i Hekubës. Këtë emër e mbajtën më vonë në mënyrë të veçantë princat e linjës mbretërore dhe me zanafillë pellazge, të tillë si Aleksandri i III i Maqedonisë, biri i Filipit II dhe Olimpias, princesha epiriote. Legjenda e parë ka të bëjë me Paris/Aleksandër, hero trojan dhe pellazg. Nëna e tij Hekuba kur ishte shtatzënë pa në ëndërr se ishte mbarsur me një pishtar që flakëronte dhe që dogji gjithë qytetin e Trojës. Duke dyshuar për një paralajmërim të keq ajo e la atë në malin Ida. Ai u rrit nga bariu Agelaus. Më vonë duke zbuluar zanafillën e tij, ai u kthye pranë babait të tij në pallatin e Trojës. Profetja Kasandra, motra e tij e njohu menjëherë. Pa dyshim bariu që e rriti i kishte dhënë emrin “Paris”. Ai mori emrin Aleksandër ka shumë të ngjarë si rrjedhojë e britmës së motrës së tij Kasandra: ai që ka lindur si në ëndërr, ëndrra e Hekubesë! Ka le si andërr. Një tjetër legjendë ëndërrash është e lidhur me lindjen e Aleksandrit të Madh . Ai që mbron burrat është nga ana fonetike shpjegimi në greqisht. Kasandra = Qes andërr, Qes andërra Bija e Priamit (mbret i Trojës) dhe i Hekubës. Ajo mësoi nga Apolloni dhuntinë e parashikimit të së ardhmes. Emri i saj shpjegohet në mënyrë të përkryer fal gjuhës shqipe: qes andërr ose qes andërra (gegë), çfarë nënkupton ajo që shpjegon ëndërrat.

94

Ajaks = Gjakës, Gjakësorë Ky është emri i dy heronjve legjendarë. I pari Ajaksi, biri i Telamonit (mbret i Salaminës) dhe i trajtuar si luftëtari më i guximshëm pas Akilit gjatë luftës së Trojës. Por pas vdekjes së këtij të fundit, ai dhe Uliksi u ndeshën për armët e heroit të madh. Ishte Uliksi ai që i mori ato. Atëherë Ajaksin e kapi dalldia dhe doli natën nga tenda e tij dhe theri të gjithë deshët që gjendeshin përreth duke kujtuar se po vriste luftëtarë. Sa për Ajaksin e dytë, biri i Oiles, mbreti i Lokrianëve i mbiquajtur i vogli jo vetëm në raport me Ajaksin e madh por edhe për shkak të trupit të tij më të vogël. Edhe ai u dallua për trimërinë dhe mizorinë e tij në luftimet kundër Trojës. Por mbi të gjitha ai bëhet fajtor për sakrilegjin kundrejt Athinës. Pra kemi vërejtur se bëhet fjalë për Ajaksin e parë o se të dytë, të cilët si njëri dhe tjetri simbolizojnë mizorinë dhe gjakun e derdhur. Mirëpo në shqip kjo na zbulon pikërisht këtë aspekt mizor dhe gjakatar: Gjaks ose Gjakës nënkupton vrasës dhe Gjakësor.

95

Gjuha shqipe

Nga Mathew Aref

Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër e Europës. Ajo rrjedh nga gjuha ilire dhe ajo thrako-frigjiane (të një trungu me gjuhën etruske) gjuhë trazhgimtare e pellazgjishtes së lashtë, nga e cila grekët huazuan një pjesë të gjuhës së tyre, greqishten e lashtë. Nga ajo rrjedhin drejtpërdrejt gjuha joniane dhe ajo arkado-qipriote. Gjithsesi gjenden një numër i madh fjalësh të ndryshme si dhe oronime, toponime, antroponime ose teonime pellazge dhe thrako-ilire në gjuhë të ndrushme të vdekura apo të gjalla: hitite, etruske, latine, kelte, baske, armene, gjuhë të Kaukazit, gjuhë balltike, irlandishte e vjetër, anglishte, gjermanishte e hershme etj. Shqipja përbën një degë krejtësisht më vete të gjuhëve të quajtura indoeuropiane dhe nuk rrjedh nga asnjë gjuhë tjetër e njohur. Ne nuk zotërojmë gjurmë të ilirishtes së last, përveç disa epigrafeve të rrallë (transkiptime fonetike të gjuhës së tyre me anë të gërmave greke dhe më pas latine) të përbëra nga emrat të përveçëm dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë prijësit ilirë përdornin greqishten dhe më pas latinishten (gjuhë ndihmëse) në mardhëniet e tyre me botën e jashtme, ndërkohë që populli fliste gjuhën e tij. Ky është një monument i madh apo gjurmë e prekshme që pellazgo-ilirët u lanë trazhëgim brezave të ardhshëm: vërtet një fosile e gjallë. Z. Majani në lidhje me këtë pohon: “Gjithsesi shqipja është një gjuhë mahnitëse ku nganjëherë mjafton të përkulesh përdhe për të kapur një purtekëz ari… filologjike. Është kjo gjuhë ku pamundim më të vogël, nganjëherë ju bien në dorë zbulime: fjalë arkaike që janë bashkëkohëse me Iliadën dhe Numa Pompilius”.

96

Siç e pamë në paragrafin e mëparshëm, ilirët ishin një popull autokton, të cilët kanë vazhduar në përjetësi kulturën, gjuhën dhe traditat e trazhëguara nga pellazgët e lashtë. Ata ua përcollën këtë trazhgimi kulturore pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë: shqiptarëve. Megjithëse nuk gjenden aspak gjurmë të shkruara të gjuhës shqipe përpara shekullit XIV, është i pakundërshtueshëm mendimi që shqiptarët e sotëm flasin të njëjtën gjuhë me stërgjyshërit e tyre, pamvarsisht disa përpunumeve dytësore të pashmangshme që pësoi nga stuhitë e kohëve. Në të vërtetë gjuhëtarët e parë të shekullit të XIX, ndër të cilët Ksilander, Ramus, Shlaiçer, dh mbi të gjithë Franc Bop kanë treguar se gjuha shqipe është dukshëm një gjuhë indoeuropiane por që nuk ka asnjë degëzim me këdo gjuhë tjetër të njohur. Gjuhëtarë të shumtë e bashkangjisin gjuhën shqipe me grupin indoeuropian të veriut të Europës për shkak të zhvillimit strukturor. Por këta të fundit janë të prerë: t’i bashkëngjitësh një gjuhë një familjeje ose një grupi gjuhësh nuk do të thotë se bëhet fjalë për një degëzim, por për një zhvillim strukturor. Kështu në gjuhët indoeuropiane të Veriut, gërma o e shkurtër është shëndruar në a, ndërsa në gjuhët e Jugut është ruajtur gërma o. ja pra për këtë arsye ata e bashëngjitin gjuhën shqipe te gjuhët e Veriut. Ja një shembull i qartë, fjala natë ; është natë (shqip) nacht (gjermanisht), naktus (lituanisht) për gjuhët e grupit të Veriut si dhe nox, noctis (latinisht), nuktos (greqisht) për gjuhët e grupit të Jugut. Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e Veriut të Europës kanë qënë studiuar nga gjuhëtarë të shumtë, ndër të cilët pedersen, Hoger dhe albanologu i shquar Norbert Jokl. A nuk duket e gjithë kjo normale, kur dihet që rajonet e sipërme dhe të mesme të Danubit kanë qënë djepi apo vatra zanafillore e pellazgo-ilirëve, ose të paktën një nga etapat e shtegëtimeve të tyre prej Atlantikut (viset baske) deri në Detin e Zi (Kaukazi)?

97

Xhon Geipel, midis autorëve të tjetë modernë, ka nxjerrë disa të vërteta të pakundërshtueshme në librin e tij “Antropologjia e Europës” : “Pamvarësisht sulmeve, shqiptarët…në të vërtetë mbetën të izoluar në malësitë e thella të tyre dhe e ndjenë shumë pak ndikimin e pushtuesve, megjithëse një farë numri fjalësh greqisht, latinisht, sllavisht dhe turqisht kanë kaluar në gjuhën e tyre. Pushtimi sllav në Ballkan gjatë shekujve VI pas Krishtit solli zhdukjen e dialekteve shqip në rajone e Bosnjës dhe Malit të Zi, por e thënë saktë gjuha sllave nuk arriti kurrë të zinte rrënjë në Shipëri. Gjuha shqipe trajtohet se ka një strukturë gramatikore dhe një farë fjalori të gjuhës thrako-frigjiane e cila është zhdukur kudo në Ballkan”. Dhe për të përfunduar ja çfarë thotë Norbert Jokl: “në çdo aspekt vëmë re se trashëgimia gjuhësore e përcjellë nga gjuhët e lashta të Ballkanit si gjuha ilire dhe ajo thrake, është e lidhur ngushtë me gjuhën shqipe”. Gjuhëtari Meje në librin e tij “Gjuhët idoeuropiane” duke mos mundur të vendosë zanafillën e vërtetë të pellazgëve dhe as karakterin pararendës të gjuhës së tyre, nuk ka mundur të vendosë lidhjen me gjuhën ilire dhe aq më pak me shqipen, por megjithatë edhe ai ka nxjerrë disa të vërteta befasuese: “Ilirët kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm, por ende të përcaktuar keq, në qëndër të Europës dhe kanë vepruar në tri drejtime: drejt botës gjermanike,me të cilën lidhjet dhe shkëmbimet kanë qenë të pareshtura, drejt Italisë, ku popuj të shumtë ilirë ishin vendosur ( madje është hamendësuar që populli i Umbria ska qënë një degë ilire) ata gjithashtu duhet të kenë lumzuar në një periudhë të hershme ne jug të Ballkanit, ku emra të shumtë vendesh shënojnë një kolonizim të lashtë ilir të mbuluar nga pushtimi helen. Duhen trajtuar gjithashtu filistinët me origjinë ilire, të cilët emërtuan Palestinën. Rrënja dhe fjalëformimi janë emra të mirëfilltë ilir.

98

Gjithsesi mbetet e trubullt çështja e pellazgjishtes së lashtë: “krahinat që pushtuan grekët, kishin qënë të banuara përpara mbërritjes së tyre nga popullsi të një rrace të panjohur si edhe me një gjuhë të panjohur, për të cilët ne dimë vetëm emrat Pellazgë, Lelegë, Karianë, etj. Sipas mbetjeve toponimie të ngulimeve të tyre, këta popuj flisnin gjuhë jo indoeuropiane. Në bazë të dëshmive të të lashtëve gjuha pellazge (emër i paqartë që duket të ketë qenë përdorur për gjuhë të ndryshme para-helene) ishte ende në përdorim në shekullin e V para Krishtit në bregdetin e Thrakës, në jug të Propontidës dhe në disa ishuj të Imbros, Lemnos, Samothrakë dhe deri në Kretë”. Për të përfunduar ja dhe ky paragraf, ajo çfarë mendon Z.Majani në studim të tij mbi Etruskët dhe fiset nga i njëjti trung Thrako-Ilirët: “Heredoti sipas një tradite e trajtonte Anatolinë si pikënisjen e etruskëve për në Itali. Rreth vitit 1300 para Krishtit, këto vende të Anatolisë ishin të populluara pjesërishtë nga ilirët dhe thrakët të ardhur nga Ballkani. Kështu brigët maqedonë u bënë frigjianë në Anatoli. Dardanët ballkanas u vendosën në Troadë. Ata flisnin dialekte ilire : një gjuhë indoeuropiane më vete, as greke, as latine. Nga kjo shpjegohet se përse latinistët dhe helenistët nuk kanë mundur të shpjegojnë etruskishten. Ata kërkojnë çelësin në këto gjuhë klasike. Mirëpo ai gjendet diku tjetër. Vetëm gjuha ilire na lejon të qarkullojmë mjaftueshëm hapësirën e këtij humultimi, në mënyrë që të kapen afritë me gjuhën etruske. Së fundi burimi ynë kryesor, natyrshëm mbetet gjuha shqipe, e vetmja gjuhë ballkanike e gjallë, baza e së cilës ka mbetur gjuha ilire” Në të vërtetë duhet shënuar që gjuhëtarët e parë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX, i kanë bazuar humultimet e tyre paraprake në veçanti në afrinë sanskritisht – greqisht – latinisht. Ja përse edhe ky problem etno-gjuhësor ka mbetur në udhë pa krye, d.m.th. nuk ka mbajtur parasysh të qënit më e

99

hershme e pellazgjishtes së lashtë kundrejt gjuhës greke, madje edhe asaj sanskrite dhe ndikimi i saj i sigurt mbi disa gjuhë të mëvonëshme. Përveç të tjerave, në këtë pikën e fundit duhet shënuar roli që gjuha ilire ka ushtruar mbi gjuhët ballkanike.

100

Shpjegim emrash me anë të gjuhës pellazgo-shqipe

Nga Mathew Aref

Demetër = Dhè motër Bija e Kronos dhe e Reas, ka qënë një hyjni e rëndësishme e “tokës së lëruar dhe pjellore”, çfarë ajo mishëronte si dhe më në veçanti kokrra gruri. Kujtojmë kalimthi se Pellazgët janë të parët që sollën kulturën e drithrave në Europë. Gjithashtu perëndesha e frutave dhe e të gjitha pasurive të tokës, ajo ishte simbol i qytetërimit antik: begatia e të korrave dhe e zhvillimit ekonomiko shoqëror. Kulti i saj u ruajt në disa rajone të Greqisë antike, në veçanti në Arkadi, ku Pellazgët ruajtën për një kohë më të gjatë tradidat e tyre. Një legjendë tregon se Demetra kishte mbërritur në Greqi nëpërmjet Kretës. Grekët e quanin Nëna e tërshërës. Gjithsesi të lashtët, të gjithë njëhërësh e cilësonin perëndesha Tokë ose Toka – Mëmë. Dhe pjegimi shqip i mësipërm është më se i qartë: Dhe – Motër që do të thotë Toka Motër. Është me vend të shënohet përputhja e kuptimeve midis Demetër (perëndeshë e kultures dhe e mbjelljes) dhe bija e saj Kore (perëndesha e të korrave): ajo që mbjell nëna dhe ajo që korr bija! Hadi = Ha deks, Ha vdeks Biri i Koronos dhe Reas, Hadit i ranë pjesë zotërimi sovran mbi botën e nëndheshme. Ai është zot i botës së përtejme dhe i mbretërisë së të vdekurve. Ai paraqitet në fund të botës së përtejme mbi një fron duke mbajtur një skeptër në dorë, me të cilin ai sundon pa mëshirë shpirtrat e të vdekurve. Grekët e kanë përkthyer emrin e tij i padukshmi, ndërkohë që në gjuhën shqipe Ha deks (gegë) ose Ha vdeks nënkupton ai që ha të vdekurit.

101

Hesiona = E zanë Egzistojnë dy versione në lidhje me këtë. Në versionin e parë ajo është një Oqeanidë, bashkëshorte e Prometeut. Në versionin tjetër ajo është bija e Laomedonit. E lidhur me zinxhir pas një shkëmbi në brigjet e Trojës, krejt e zhveshur dhe e zbukuruar ma bizhuteritë e saj dhe për jetën e saj i detyrohet Heraklesit që e zgjidhi nga zinxhirët. Emri i saj shpjegohet në mënyrë të përkryer në gjuhën shqipe: E zanë (gegë) ose E zënë (toskë), pra në të dy dialektet e kapur. Odise = Odhysseus = Udhës, Udhësi Uliksi, pasi kishte luftuar për dhjetë vjet, u nis ndër aventura për dhjetë vjet të tjerë. Penelopa, gruaja e tij, e priti gjatë njëzet viteve të luftimeve dhe të dhe shtegëtimeve të ndryshme. Uliksi është më i njohur për aventurat dhe udhëtimet e tij. Madje është vetë emri i tij që na e zbulon këtë: Udhës, Udhësi, Udhëtar që rrjedhin nga fjala shqipe Udhë. Uliksi është emri i latinëve. Edhe ky emër shpjegohet nga fjala shqip Ulic d.m.th. rrugë e vogël. Penelopa = Penë* e lyp Bija e nimfës Periboea dhe e Ikarios, vëllai i Tindarit. Ajo është gruaja e të famshmit Uliks. Gjatë mungesës së bashkëshortit të saj edhe për të shmangur prtenduesit e mundshëm për martesë, ajo vuri në zbatim një strategji: ajo shpalli se së pari duhej të përfundonte endjen e qefinit të vjerrit të saj, Laertit. Por natën ajo e zhbënte atë që kishte bërë ditën. Emri i saj shpjegohet mjaft qartë në gjuhën shqipe: Penë e lyp, që do të thotë Ajo që ka nevojë për fill. Grekët e shpjegojnë me ajo, fytyra e së cilës është mbuluar me një vello. Penelope është epiteti që jepet sepse në të vërtetë ajo quhet Arnea ose Arnakia (ajo që arnon?)

102

Hipos Kjo fjalë në greqisht do të thotë kalë. Mirëpo sigurisht kjo fjalë rrjedh nga fjala pellazgo-shqipe hip. Në të vërtetë për të emërtuar kalin gjuha shqipe ka ruajtur formën më arkaike të belbëzimeve të para të njeriut parahistorik: kal. Njohja e kalit nga ana e Grekëve është arritur nëpërmjet pellazgëve (Thrakët, Frigjanët), tashmë kali ishte një kafshë e zbutur shtëpiake, d.m.th. i hipshëm. Pra, Grekët gjatë mbërritjes së tyre ne gadishull do ta kenë emërtuar Hip-os : ai që hipet. Kjo “folje” përfundoi duke u dhënë Grekëve “emrin” e kalit, ndërkohë që Shqiptarët kanë ruajtur formën e tij arkaike: kal. Homeri = Omerë, O mirë Kjo thirje admiruese, tipike pellazgo- shqiptare do të thotë sa bukur, sa këndëshëm! Ky interpretim përmbush tezën e atyre që mendojnë se Homeri kurrë nuk ka egzistuar, se Iliada dhe Odisea, janë vetëm poema parahelene të kënduara nga brezi në brez nga rapsodë anonimë. Në të vërtetë ne mund të mendojmë se këta poetë epikë, rapsodë ose këngëtarë popullorë në epokën pellazge ( meqënëse të lashtët na thonë se Pellazgët “zotëronin vendin që do të bëhej Greqi, përpara mbërritjes së helenëve”, nuk mund të anashkalojmë këtë pohim të njëzëshëm), kanë përcjellë gojarisht epopetë e lashta që u morën nga helenët kur ata mbërritën në vendin e Pellazgëve, dhe këto epope i përshtatën, i përpunuan dhe më në fund i transkriptuan në gjuhën e tyre duke ruajtur termat dhe emrat që nuk i kuptonin, të tilla si ato të perëndive dhe toponimeve pellazge. Pra ata do t’i kenë dëgjuar këta poetë epikë të recitojnë epopetë e tyre dhe njërëzinë që të thërrasë: O mere dialekti gegë i Shqipërisë së Veriut, sepse në Jug thuhet O mirë. *Penë = peri, filli.

103

Thalassa

Nga Mathew Aref

Etimologia e kësaj fjale kurrë nuk ka qenë ndonjëherë e sqaruar sa duhet. Nuk gjendet asnjë shpjegim i mjaftueshëm në gjuhën greke. Kanë kërkuar të gjejnë në këtë gjuhë taraso (onomatope që imiton shushurimën e dallgëve). Përkundrazi gjuha greke zotëron terma të tjera në lidhje me detin: pontos, pelagos (që të dyja do të thonë deti), als (pellg), tallaszi (dallgë, valë). Fjala mund ti përkasë vetëm asaj gjuhe të lashtë ku gjendet në harmoni edhe me terma të tjerë. Mirëpo të gjithë autorët antikë pohojnë se Pellazgët, Egjeo-Kretasit, Lelegët, Karianët, Filistinët, Thrakët, Ilirët dhe Etruskët (këta janë Turshat e famshëm, popuj të detit, që shumë herë referohen ndër tekste me hieroglife egjiptjane) ishin të familiarizuar me detin që në mugëtinë e kohërave, pra shumë më përpara se Grekët: shumica e “popujve të detit” ishin me zanafillë Pellazge, deti Adriatik (Adria, emër ilir) quhej deti Jonian që është vetëm një transkriptim fonetik i pellazgjishtes “deti i jonë” pra deti deti jonë d.m.th ai i pellazgo ilirëve dhe që Grekët përveç kësaj e quanin Ionion pelasgos, deti Tirren ishte deti i Etruskëve dhe në të gjithë bregdetin grek ne gjejmë emërtime të zanafillës pellazge të tilla si gjiri maliak, gjiri pellazg dhe Thrakiko pelagos, (pjesa verilindore e detit Egje buzë gjithë bregdetit thrak). Pa harruar që në det të hapur në greqisht i thonë pelagos. Kësaj i shtojmë pohimin e Tuqididit sipas të cilit Korintianët ishin të parët grekë që ndërtuan anijet, ndër të cilat triere janë rreth tri shekuj përpara luftës së Peloponezit (1,13) : d.m.th. nga fillimi i shekullit VII para. Krishtit. ndërkohë që Pellazgët tashmë kishin kontrollin e detrave qysh 15 shekuj më parë. Sidoqoftë pjesa më e madhe e komentarëve në lidhje me

104

këtë çështje pohojnë se Grekët kur mbërrinin nuk zotëronin asnjë term për të emëruar detin. Kësisoj ata i huazuan nga pellazgët emrat e perëndive të tyre madje pa kuptuar domethënien e saktë të tyre. Kështu emrat Thety(s) dhe Theti(s), perëndesha detare të mirëfillta rrjedhin nga pellazgo shqipja deti. Prandaj meqënëse nuk e kuptonin çfarë do të thonin këto fjalë, ata përdorën për të emëruar detin një tjetër fjalë pellazge tallaz që në pellazgo – shqipen do të thotë dallgë e madhe. Përveç kësaj fjala e fundit ka qënë huazuar nga gjuha ilire prej sllavëve (një popull i lidhur me tokën, i cili kishte mbërritur nga stepat e Lindjes dhe që nuk njihte detin). Kjo termë u bë talas te Sllavët, duke ruajtur të njëjtin sens si ai i paraqitur nga Thako – Ilirët, popull pellazg që kanë jetuar në të gjithë rajonin ballkanik dhe që sot zihet nga popujt sllavë qysh prej shekullit të VII pas Krishtit. Dhe së fundi ja dhe mendimi i Meje (Një vështrim mbi historinë e gjuhës greke – Klincksieck, Paris 1965): “Dhe kështu greqishtja gjatë një farë kohe padyshim qè nuk ka pasur kurrëfarë emri për detin. Përveç kësaj greqishtja ka emra të tjerë për detin dhe shumë të vonshëm: pontos, pelasgos dhe thallatta, zanafilla e të cilave është e trubullt dha padyshim janë huazuar nga ndonjë e folur parahelene e Mesdheut. Deti në gjuhën greke nuk ka emër të lashtë, përveç kësaj nuk ka emërtim tjetër, përveç emrit indo-europian”. Kjo është domethënëse dhe mbështet argumentimin e mësipërm, duke vërtetuar përkatësinë e thalassas ndaj fjalorit pellazg, të cilin Meje e quan e folura parahelene , pa kapur përkatësinë e gjuhës shqipe ndaj të famshmes pellazgjishte të lashtë, e cila ju ka sjellë probleme autorëve antikë dhe atyre të kohëve tona përgjatë më shumë se njëzet shekujve.

105

Shqiptarët janë të vetmit pjestar autentik të familjes së Pellazgëve

Nga Nermin Vlora Falaschi

Në Rumani janë gjetur mbishkrime pellazgjike, edhe këto mbishkrime janë të kuptueshme vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe, sepse Trakët banorët e vjetër të kësaj toke përbënin një nga fiset më të mbëdha pellazgjike. Fjala BALL është shumë e përhapur në Rumani, dhe e gjejmë të përzierë në forma të ndryshme, p.sh. BALCRAS = përputhje (në shqip ballakrahas), BALLAS = përballë. Por fjala me Ball që na intereson më shumë në këtë studim është BALUS, për shkak të termit LUS, lutem, që e kemi parë në shumë mbishkrime në Itali. Kuptimi i BALL-LUS është “lutem përballë”. Në Varin Vend-Kahrun të Tarkuinisë fjalën LUS e gjejmë në formën FE-LUS = me besim lutem, edhe në formën KE-LUS = ke lutjen tonë. Nuk na rezulton që në Rumani të jenë gjetur mbishkrime trakase të gjata, përkundrazi shumë shpesh janë vetëm toponime, ose përmbajnë vetëm dy fjalë. Meritojnë që të citojmë dy fjalë që janë interesante për ne sepse i hasim në Stelën e Lemnos: ZA-ka = ZË (FAMË)ka, dhe ZËR-ula = i kapur nga poshtë. Nga kjo pamje e përgjithëshme mund të konstatojmë që në një rajon të madh të brigjeve të Mesdheut, por edhe në brendësi të tokës, flitej e njëjta gjuhë. Në veprën madhështore të profesorit të universitetit të Kosovës në Prishtinë Skënder Rizaj, që titullohet “Roli i Pellazgo-Iliro-Shqipëtarëve në krijimin e kombeve dhe të kulturave”, gjehen mjaft informazione mbi pellazgët, dhe citime të sakta të burimeve ku janë marrë këto informazione. Përveç kërkimeve

106

në ish Jugosllavi, Rizaj ka bërë kërkime edhe në Azinë e Vogël, dhe falë njohjes së shkëlqyer të gjuhës shqipe, turke, dhe të gjuhëve sllave ka mundur të realizojë një vepër me vlera të mbëdha. Nuk është momenti që të “zhytemi” në këtë vepër voluminose me mbi 500 faqe, por për këtë studim duhet që të marrim disa citime të Rizajt. Ai na bën të ditur që historiani turk Sulejman Kulça thotë që sot në botë shqiptarët janë të vetmit pjestar autentik të familjes së pellazgëve. Rizaj na bën të ditur që ilirologu jugosllav Alexander Sticeviç është kategorik kur thotë që ekspertët që duan të jenë preçiz në studimin e ilirëve, duhen që të njohin gjuhën shqipe. Sticeviç na thotë që Ilirët nuk bëjnë pjesë vetëm në të shkuarën, sepse në Ballkan elementi ilir është akoma i gjallë. “Prandaj thotë ai është a pamundur të shkruash historinë e popujve të Ballkanit pa njohur mirë substraktin kulturor ilir”. Dhe është pikërisht për këtë arsye që Ilirët paraqesin akoma sot një temë aktualiteti për mbarë Europën. Dimë që Heredoti ka shkruar për gjurmë të Pellazgo-Ilirëve në Dodonë, dhe që banorët e Epirit, si edhe ata të Korintit e të Peloponezit, flisnin një gjuhë që nuk njihen nga ai (Heredoti). Për më tepër shumë autorë janë të mendimit që Dorët ishin një fis ilir i helenizuar (DOR në shqip do të thot dora). Tuqididi duke folur për Dorët na bën të ditur që ishin detarë të rrahur, dhe që ishin shtyrë drejt veriut dhe në drejtime të tjera duke kontribuar kështu në formimin e kulturës në botë. Mbas shumë kërkimesh dhe studimesh, studiuesi Hans Krahe shkruan: “Një numur i madh i fjalëve të dialektit Dor nuk arrin të kuptohet me anë të gjuhës greke, por shpjegohet më së miri me ligjet e gjuhës ilire”.

107

Austriaku von Hahn, që për shumë vite ishte konsulli i Janinës, interesohej për repertet arkeologjike të Shqipërisë si edhe për gjuhën dhe traditat e saj. Mbasi kishte vizituar mjaft rajone të Shqipërisë dhe mësuar dialektet e gjuhës shqipe, më 1854 publikon në Vienë një libër interesant, “Albanische studien” ku mbi të tjera shkruan: “Shqipëtarët janë autokton sepse janë pasardhës direkt të ilirëve, gjithashtu edhe popujt e Maqedonisë dhe të Epirit, të gjithë pasardhës të pellazgëve prehistorik”. L. Benlöw, në veprën e tij, “La Grëce avant les Grecs” të publikuar në paris më 1877 shkruan: “Vetëm një gjuhë deri më sot arrin të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vëndeve, dhe kjo është gjuha shqipe”. Norbert Jokl, në librin e tij publikuar më 1924 “Reallexikon der Vorgeschichte” shtrin konsideracionet e tij për Ilirët edhe mbi Trakët: “Megjithatë ne shohim që trazhgimia gjuhësore që na vjen nga gjuhët e vjetra të Ballkanit, si ajo e Ilirëve dhe e Trakëve, janë ngushtësisht të lidhura me gjuhën shqipe”. Për të mbaruar me citimet duhet të përmendim disa studiues italianë që janë interesuar për problemin pellazgo-iliro-etrusk. Ribezzo njeh një harmoni të rëndësishme mbi emrat venet, japig, ilir dhe shqiptar. Lattes pohon që nuk ka asnjë arsye për të mos pranuar një origjinë ilire të popullsive italike. Dhe së fundi Trombetti pohon që fiset ilire janë përhapur gjatë gjithë Gadishullit Italian, nga Veneto në Pulia në Kalabri. Përveç dëshmive të këtyre studiuesve të nderuar, ka edhe shumë prova arkeologjike që dëshmojnë ngjashmërinë jo vetëm gjuhësore por edhe të ideve krijuese, nëpërmjet monumenteve, monedhave, skulpturave, sjelljes sociale midis Toskëve (Tushi) të Etrurisë dhe atyre të Shqipërisë Jugore. Nuk është fare pa vend që të kujtojmë që akoma sot shqipëtarët e

108

Veriut quhen Gegë dhe ata të jugut Toskë. Territoti I banuar nga Gegët dhe Toskët ishte Iliria e Jugut.

109

Ilirët dhe Ertuskët janë me prejardhje të përbashkët pellazgjike

Nga Nermin Vlora Falaschi

Falë ndonjë repreti arkeologjik, mund të konstatojmë në veçanti afërsinë dhe paralelizmin evolutiv të Ilirëve dhe Etruskëve, me qëllim që të verifikojmë prejardhjen e përbashkët pellazgjike. Në Shqipëri kanë ardhur në dritë shumë varre monumentale me dy kate që ngjajnë në mënyrë të çuditëshme me disa varre etruske që kanë të njëjtat karakteristika. Për shëmbull në Gradishtë, pranë Lushnjës në Shqipërinë e mesme, është gjetur ky varr madhëstor i shekullit të IV p.K.

Varri i gjetur në Gradishtë, Shqipëri

Në brendësi të tij janë gjetur këto bizhuteri të shkëlqyera:

110

Madje edhe toponimi Gradishta egziston në Etruri, pranë Tarkuinisë, me një ndryshim fare të vogël: Gravisca. Më në Jug pranë Cerveteri, mund të admirohet ky varr monumental që ngjan shumë me atë të Shqipërisë:

Varri monumental zbuluar në Cerveteri, Itali

Është e ditur që si Ilirët ashtu edhe Etruskët ishin mjeshtra në përpunimin e metaleve. Është interesante të shikosh këtë bazoreliev ilir që është gdhendur për nder të kovaçëve dhe që është zbuluar në Korçë që ndodhet në Shqipërinë e Jugut.

Po të krahasojmë bazorelievin me këtë monedhë etruske të Populonia mund të këqyrim të njëjtat mjete pune, dhe poashtu të njëjtën qeleshe:

111

Në të vërtetë ngjarje të tilla nuk i gjejmë rastësisht: në origjinë egziston gjithmonë një dinamikë e përbashkët , që pastaj të shpie në realitete të pamohueshme. Mjafton të vëzhgosh, krahasosh, të llogjikosh, pa asnjë lloj paragjykimi. Qytetërimi i mrekullueshëm i Etruskëve ishte baza ku u mbështetën Romakët për krijimin e perandorisë së tyre. Monumentet etruske sot janë gati të panjohur sepse më parë i kthyen në monumente romake dhe më pas në monumente kristiane. Vetëm varret që janë zbuluar në kohët moderne dhe që ishin endhe të padhunuar, na kanë dhënë idenë e origjinalitetit të atij qyetetërimi të shkëlqyer. Nga ana tjetër Iliria e shkelur shpesh nga pushtues të ndryshëm, dhe në pjesën më të madhe të saj e pushtuar nga popullësi të të ndryshme , ka humbur shtrirjen e saj territoriale por ka ruajtur figurën e madhështisë së dikurshme falë monumenteve pjesërisht të shkatërruara por akoma autentike dhe të dukëshme. Koha dhe akoma më shumë luftërat e vazhdueshme kanë shkatërruar një pjesë të mirë të këtyre dëshmive , por ndodh që jo larg zemrës të një qyteti ilir ne mund të vërejmë një kishë paleocristiane ose një kështjellë mesjetare. Mund të gjykohet nga kjo pamje e qytetit të Butrintit në Shqipërinë Jugore, se si teatri i shekullit të IV p. K., peristili (hapësira e rrethuar me kolona) , dhe banjot publike kanë mbetur ilire, duke mos ndryshuar as emrin dhe as stilin me gjithë pushtimet e njëpasnjëshme dhe të ndryshme.

Qyteti i Butrintit, Shqipëri

112

Edhe ninfeu i Apollonisë, qyteti ku Ottaviano Augusto perfeksionoi studimet e tij, shatërvani i shekullit të IV p.K. që gjendet në fundin e ujësjellësit, një nga monumentet më të bukur të Mesdheut, ka mbetur i pandryshuar:

Qyteti i Apollonisë, Shqipèri

Natyrisht nuk është rasti në këtë shkrim të shkurtër, që të flasim për gjurmët ilire të gjetura në Shqipëri, që janë të ngjashme me ato etruske, por është e vështirë të mos përmendim të paktën një repert i gjetur në Durrës, qyteti ku studioi Cesari, dhe që Ciceroni e quajti Mirabilis Urbs, prezantojmë këto bizhuteri të shekullit të III p.K.

Bukuria e përpunimit të tyre simbolizon sublimitetin e artit dhe shuarjen e ëndërrave.

113

Muzeu arkeologjik i Vatikanit

Nga Nermin Vlora Falaschi

Është një vend jashtzakonisht magjepës, muzeu arkeologjik i Vatikanit. Bukuria dhe harmonia e bëjnë kulturën gati më të fisme se diku tjetër, me gjetjet të vendosura në një kornizë të shkëlqyer, që rrit vlerën e çdo objekti, në këtë kuadër mijvjeçar. Gjithçka është një emocion dhe duke admiruar jeton, gëzon dhe vuan me paraardhësit tanë. Koha ndalet kur lexohen ato mbishkrime që i përkasin ndjenjës, dhe mënyra se si ndihesh nuk ndryshon me kalimin e shekujve. Ndoshta mbishkrimi më i bukur, më i qartë dhe më i lexueshmi, i përket një urne në të cilën janë gdhendur disa ëngjëj që janë duke ndjekur disa mjellma që po marrin fluturimin. Nga anët urna është e rrethuar nga lule të stilizuara, të sunduara nga një figurë njerëzore që mban këmbët e kaluara njëra mbi tjetrën që treten deri sa trasformohen në bazën që mbështet gjithçka. Është e tëra e kësaj stolie që bën si kornizë mendimit filozofik që është i dedikuar një figure të bukur femërore, të ulur në një jastëk, me shikimin drejt hapësirave të pafundme. Larg nga vuajtjet tokësore, në një urnë të stolisur me mbishkrime dhe të rrethuar me lisa, prehet personi pranë zemrës sonë. Interesi që ka kjo urnë është i madh, jo vetëm për gjuhën e përdorur kaq të ngjashme me shqipen e sotme, jo vetëm për mënyrën se si janë shprehur ndjenjat dhe koncepti i paqes siç do të na pëlqente që ta kishim edhe në ditët e sotme, dhe në fund jo vetëm për arsyen që ka ruajtur bukurinë e saj që nga kohët antike, por mbi të gjitha konfirmon një kulturë dhe një traditë të përbashkët në zonën euro-mesdhetare.

114

Edhe ky mesazh epigrafik, interpretohet si shumë të tjerë të këtij lloji me gjuhën e Pellazgëve mitik, që mbijeton në gjuhën shqipe të sotme:

Pellazgo-Etrusk Shqip

LARCE Largë TUTNASH tutnash

LATHA lata LISA a lisa SCL shkeli

AFRA e afra Në këtë mbishkrim të shkurtër por me shumë kuptim, vërehen tre fjalë që i gjejmë edhe në Kiusi, Firence dhe Peruxhia: TUT, LISA dhe SCELI.

115

Kemi parë në mbishkrimin e Peruxhias fjalën SCELI (në shqip shkeli), domethënë zbriti, që këtu është shkruar bashkëtingëllore (BCL), një mënyrë jo e pazakontë.Mbi një urnë në muzeun kombëtar të Kiusit gjejmë një mbishkrim mjaft të gjatë që mban brenda fjalën TUT, vuajtje. Për të evituar dyshimet, vlen të vihet në dukje edhe forma TUTNASH siç na paraqitet në muzeun e Vatiqë do të thotë nga frika. Në fakt edhe sot gjuha shqipe nuk ka artikuj por ka lakim, në formë të dyfishtë, të shquar dhe të pashquar. P.sh. për të bërë të shquar fjalën LIBRO, në italisht përpara i vihet artikulli (il libro), ndërsa në shqip nemër i pashquar formohet libri , i shquar. Le ti rikthehemi termit LISA, kuptimi magjik dhe sentimental i tij është i lidhur me kujtesën e santuarit legjendar të Dodonës, që është djepi i kulturës pellazgjike, është komentuar kur kemi trajtuar sarkofagun e Firences ku i bëhet thirrje “Krijuesve të rracës që ishin atje ku lind drita dhe ku janë lisat”. Le të shohim tani mbishkrimin e Kiusi-it që përmban flajën TUT.

Kemi parë në mbishkrimin e Peruxhias fjalën SCELI (në shqip shkruar vetëm me

(BCL), një mënyrë jo e pazakontë. Mbi një urnë në muzeun kombëtar të Kiusit gjejmë një mbishkrim mjaft të gjatë që mban brenda fjalën TUT, frikë,

Për të evituar dyshimet, vlen të vihet në dukje edhe forma TUTNASH siç na paraqitet në muzeun e Vatikanit, dhe

Në fakt edhe sot gjuha shqipe nuk ka artikuj por ka lakim, në formë të dyfishtë, të shquar dhe të pashquar. P.sh. për të bërë të shquar fjalën LIBRO, në italisht përpara i vihet artikulli (il libro), ndërsa në shqip nga libër

Le ti rikthehemi termit LISA, kuptimi magjik dhe sentimental i tij është i lidhur me kujtesën e santuarit legjendar të Dodonës, që është djepi i kulturës pellazgjike, është komentuar kur kemi

“Krijuesve të

it që përmban flajën

116

Pellazgo-Etrusk

Shqip

LO Loc (vëllai i vog

TREPY treti (është humburTUT tut (frikëNAI nai (tek nePAN pan (kanë parL… L…

REMZ Ramë (kemi rNA na (neve

RESE Reze (EtruskTHE dhe (edhe

RINIA rinìa

Në muzeun arkeologjik të Vatikanit gjendet edhe kjo urnë me një basoreliev që rafiguron një pjesë gjahu, me kuaj, qen dhe një derr të egër që është viktima. Personazhi që pushon mbi kapakun ndoshta ishte një gjahtar i zoti: kështu të paktën i është trazhëguar pasardhësve. Megjithatë mesazhi na zbulon një dhimbje të pafund:

llai i vogël) humbur)

ë) tek ne)

parë)

kemi rënë) neve) Etruskët) edhe)

Në muzeun arkeologjik të Vatikanit gjendet edhe kjo urnë me pjesë gjahu, me kuaj, qen dhe

një derr të egër që është viktima. Personazhi që pushon mbi kapakun ndoshta ishte një gjahtar i zoti: kështu të paktën i

Megjithatë mesazhi na zbulon një dhimbje të pafund:

117

Pelasgo-Etrusco Albanese

OAN Joni (i yniTRENOI trenoi (çmë

NE ne (neveINASPRESH ashpërsisht

Në këtë mbishkrim meriton një vëmëndje të veçantë fjala OAN, që në shqip është joni (i yni), që i referohet të vdekurit tonë, që na përket neve. Një shembull tipik i kësaj fjale OAN, ose edhe ON ose ION, është emri i detit Jon. Deti Jon ishte mare Nostrum i Pellazgëve: sipas Tuqididit, Jon ishte edhe deti Adriatik i sotëm, brigjet e të cilit ishin të banuara në kohët e lashta nga fise pellazgo-ilire, që e konsideronin si një liqen që u përkiste këtyre fiseve. Një tjetër fjalë është INASPRESH, ashpër në gjuhën shqipe, aspro në gjuhën italiane, që ka edhe kuptimin dhimbje. Gjithmonë në të njëjtin muze, një objekt shumë interesant dhe i bukur, i rrallë në llojin e vet, është një tempull i vogël cilindrik, që na fton të reflektojmë për formën e tij jo të zakonshme dhe për konceptin e dhimbjes që na sjell të gdhendur:

Albanese

i yni) ëndi)

neve) ashpërsisht

Në këtë mbishkrim meriton një vëmëndje të veçantë fjala (i yni), që i referohet të vdekurit

tipik i kësaj fjale OAN, ri i detit Jon. Deti Jon ishte

it, Jon ishte edhe deti Adriatik i sotëm, brigjet e të cilit ishin të banuara në kohët e

konsideronin si një liqen që u

në gjuhën shqipe, në gjuhën italiane, që ka edhe kuptimin me shumë

Gjithmonë në të njëjtin muze, një objekt shumë interesant dhe i lë në llojin e vet, është një tempull i vogël cilindrik,

që na fton të reflektojmë për formën e tij jo të zakonshme dhe

118

Pellazgo-Etrusk Shqip

LA lanë ROI roi (jetën

THANKH tanë (të gjithFILUS fillus (rekrutMASH mosh NIAL dial (të re

Sot në gjuhën shqipe shumësi i la është lanë. Në kohët e lashta jo gjithmonë ky rregull merrej parasysh. Nuk mungojnë shembuj edhe në gjuhë më të reja të foljeve në njëjës në vend të shumësit, sidomos nëse i referohemi shumësit kolektiv të të njëjtit lloj. Një pjesë e thjeshtë guri mban të gdhendur këtë mbishkrim:

Pellazgo-Etrusk Shqip

ARNO Arno (KrijuesiLA la

ROAL roi -plotjen (në lulen e

n)

gjithë) rekrutët)

re)

Në kohët e lashta jo gjithmonë ky rregull merrej parasysh. Nuk mungojnë shembuj edhe në gjuhë më të reja të foljeve në njëjës në vend

nëse i referohemi shumësit kolektiv të të

Një pjesë e thjeshtë guri mban të gdhendur këtë mbishkrim:

Shqip

Krijuesi)

lulen e jetës)

119

Sot ne themi: o Zot i madh, na la në lulen e jetës! dëshpërimi që mendja nuk shpjegon dhe arsyeja refuzon.Në vend të zakonshmes LA ROI (la jetën), në këtë mbishkrim dhe në atë vijues kemi LA ROAL. Prapashtesa –AL shpreh pa dyshim një kulm ose një rritje, kështu si në fjalën LARTHAL (shumë i lartë), në krahasim me LARTH (i lartë). Kjo vlernuk mund të jepet me një fjalë të vetme, as në gjuhdhe as në atë italiane, në një rast si ky që është i lidhur me konceptin e “jetës”, kështu që mun të tentojmë që ta interpretojmë me një shprehje që e intensifikon, siç është pikërisht lulja e jetës. Le të shohim tani pllakën e dytë ku gjejmë fjalën ROAL, e klasifikuar me numrin 207112:

Pellazgo-Etrusk Shqip

LA la RIS risi (rininLA la

ROAL roi -plotjen (në lulen e

Fjala RIS që e kemi parë edhe në muzeun e Tarkuinisë me formën RISÌA, është e njëjta me fjalën RINÌ që e kemi parë në muzeun e Kiusi-t: RINÌ = rinia, RISÌA = rinia, si RINÌ dhe RINIA. Në një tjetër gur gjejmë të gdhendur fjalën CAE që këtu na jepet pa dyshim në shumës CAINE:

o Zot i madh, na la në lulen e jetës! Një thirrje që mendja nuk shpjegon dhe arsyeja refuzon.

), në këtë mbishkrim AL shpreh pa

kështu si në fjalën LARTHAL Kjo vlerë sot

gjuhën shqipe është i lidhur me

tojmë që ta interpretojmë me një shprehje që e intensifikon, siç është

Le të shohim tani pllakën e dytë ku gjejmë fjalën ROAL, e

rininë)

lulen e jetës)

Fjala RIS që e kemi parë edhe në muzeun e Tarkuinisë me formën RISÌA, është e njëjta me fjalën RINÌ që e kemi parë në

si RINÌ dhe

fjalën CAE që këtu na

120

Pellazgo-Etrusk Shqip

CAINE qajnë I RAMO i ramë (të r

Dhe në fund kjo pllakë që i drejton ARNO-s një mesazh të shkurtër, që për fatin e keq nuk mund të lexohet i gjithi për shkak të thërmisjes së gurit.

Pellazgo-Etrusk Shqip

ARNOA (nga) Arnoia (nga Krijuesi… …

CAES qaesh (qahesh

rënët)

s një mesazh të shkurtër, që për fatin e keq nuk mund të lexohet i gjithi për

nga Krijuesi)

qahesh)

121

Siç e kemi parë edhe në muzeun e Viterbo-s, fjala CAE, i zgjedhuar në vetën e dytë njëjës të kohës së tashme CAES, ka një kuptim më të gjerë e më të thellë se sa qaje. Do të kishte një kuptim më të qartë po ta interpretojmë, pa mbajtur parasysh fjalët ndërmjetëse që mungojnë. Nga Krijuesi ke mëshirën, mbarësinë, dhembshurinë.

122

Muzeu arkeologjik i Tarkuinisë

Nga Nermin Vlora Falaschi

Muzeu arkeologjik i Tarkuinisë është një thesar me reperte. Çdo kat të ngjall admirim dhe habi. Çdo repert na tregon simbolikisht një fragment të historisë, që është zhvilluar nga objekti në objekt, në një jetë të jetuar dhe që na ka mbetur e dëshmuar nëpërmjet bukurisë së artit.

Të dy kuajt janë të gjallë e të fuqishëm, drejt në këmbë përpara gati për tu hedhur në hapësirën e pafund. Dhe kush po i admiron, vazhdon që ti admiroj, në pritje që të marrin fluturimin. Dhe kur largohet… e bën sepse ndoshta imagjinon që kanë fluturuar tashmë në drejtim të botëve të largëta. Është interesante të vëresh të njëjtin ekspresion artistik, në këmbë drejt lartësisë, egzistonte në Iliri, siç na e tregon ky kal me flatra i shekullit të IV para Krishtit, i gjetur pranë qytetit të Kolonjës në Shqipëri.

123

Në muzeun e Tarkuinisë janë sugjestivë në mënyrë të veçantë mendimet që kanë mbërritur deri në ditët tona me anën e mbishkrimeve nëpër sarkofag. Në katin e poshtëm, në qëndën e sallës së parë, spikon një sarkofak shumë i bukur i bardhë. Sipër kapakut gjejmë një grua të shtrirë. Përveç kokës së saj, me kokën të mbështetur në të njëjtin jastëk, qëndron një bust fëmije, dhe nga të dy krahët e tij qëndron një luan. Të katër anët e sarkofagut janë të zbukuruar me figura në basoreliev të punuara me mjeshtëri të rradhë. Posht kapakut gjejmë një mbishkrim të bukur dhe interesant, siç janë të gjithë mbishkrimet e muzeut:

Pellazgo – Etrusk Shqip

CE qe

LOUR lodhurPARTUNUS nga pjellje

LA la RISA risì LIMA dhima CLAN klan

RAMOAS ra mosh

janë sugjestivë në mënyrë të veçantë mendimet që kanë mbërritur deri në ditët tona me anën e

Në katin e poshtëm, në qëndën e sallës së parë, spikon një sarkofak shumë i bukur i bardhë. Sipër kapakut gjejmë një grua

Përveç kokës së saj, me kokën të mbështetur në të njëjtin jastëk, qëndron një bust fëmije, dhe nga të dy krahët e tij qëndron një luan. Të katër anët e sarkofagut janë të zbukuruar me figura në basoreliev të punuara me mjeshtëri të rradhë.

jejmë një mbishkrim të bukur dhe interesant,

lodhur pjellje

ra mosh

124

CUCLNIAL kukumal (pirg)ZILKH zije

CEKHAN që kjanE e RI ri

TENOAS te ne A a

FIL bir Ce që A â

LOAS lash KH koha

XXXII 32 (?) Duhet të marrim në konsideratë që edhe ky mesash me kaq shumë dhimbje, i përket një periudhe të vonëshme, jo vetëm për prezencën e numrave romak, por edhe për lanitizimin e disa fjalëve si FIL (filius) dhe në veçanti PARTUNUS (për sa është e mundur të gjykosh duke marrë parasysh gjuhën e sotme shqipe, që i korrispondojnë të gjitha fjalët e tjera, nuk egzistojnë në gjuhën e lashtë të Pellazgo –Ilirëve. Në të djathën e sarkofagut që morëm në analizë, ndodhet një kapak varri që mund ta anashkalonim pa e vënë re, sikur të mos tërhiqte vëmëndjen mesazhi që ka të gdhëndur dhe na jep ndjenjën e një trishtimi të madh për këtë djalosh 25 vjeçar, që imposhtur nga ndonjë sëmundje që e shpuri në varr rininë e tij:

kukumal (pirg)

që kjan

Duhet të marrim në konsideratë që edhe ky mesash me kaq shumë dhimbje, i përket një periudhe të vonëshme, jo vetëm

edhe për lanitizimin e disa ) dhe në veçanti PARTUNUS (partus), që

për sa është e mundur të gjykosh duke marrë parasysh gjuhën e sotme shqipe, që i korrispondojnë të gjitha fjalët e tjera, nuk

Ilirëve. Në të djathën e sarkofagut që morëm në analizë, ndodhet një kapak varri që mund ta anashkalonim pa e vënë re, sikur të mos tërhiqte vëmëndjen mesazhi që ka të gdhëndur dhe na jep ndjenjën e një trishtimi të madh për këtë djalosh 25 vjeçar, që i mposhtur nga ndonjë sëmundje që e shpuri në varr rininë e tij:

125

Pellazgo – Etrusk

Shqip

CE qe

LOUR lodhur LA la

RISAL risin CLAN klan

CUCLNIAL Kukumal THANKH thatë

TI LUS Ti lus LUPU lypi

A â FILS fisit XXV 25 (?)

Djaloshi i ka kërkuar të afërmve të tij që të luten për të: ne të gjithë jemi në një farë mënyre pasardhësit e tij, dhe të gjithë ne duke lexuar këtë mbishkrim, ndihemi të detyruar të bëjmë një lutje për paqen e përjetëshme, për këtë djalosh të vdekur para kohe. Në sallën pranë, poshtë dritares ndodhet një kapak tjetër. Megjithëse është ngjyrë gri dhe i thjeshtë si i pari, ai është pak i stolisur në ekstremet e tij. Mbishkrimi që është gdhendur mbi të na paraqitet, nga pikpamja letrare dhe konceptuale shumë i perfeksionuar, edhe se fatkeqësisht nuk është e mundur që të lexohet i gjithi: gërmat janë të prishura dhe guri është i ciflosur dhe nuk është e drejt që të kërkojmë ta gjejmë duke ndjekur kuptimin e fjalisë.

126

Pellazgo - Etrusk Shqip

C Qe ANA ana NAS nash LA la ROI roi

LARTHAL I LartiMATIUAL I Maturi

CCLA Ke krahTI Tij

ANATI Ana TijVOI vej

LAFTNI lavdi … …

CERIM kërkimTE te

MAHI MadhiSA Za

MUTHITH mu thith… …

I Maturi Ke krah

Ana Tij

kërkim

Madhi

mu thith

127

Në fundin e sallës së dytë të muzeut gjendet një sarkofag me një figurë burri të shtritë mbi kapak. Bazamenti na paraqet disa basoreliev të komplikuar që tashmë janë mbuluar nga mjergulla e kohës dhe duken si fantasma të vetvetes. Figura e burrit në qëndrimin e tij të qetë duket shprehja e lumturisë, sikur të mos lexonim mesazhin që është gdhendur në gurin e kapakut, ne mundet që të mbesim me të tillë ndjesi. Ndërsa mbishkrimi është një thirrje e dëshpëruar, e drejtuar ARNO- s, Krijuesit, për humbjen e gati të gjithë pjestarëve të familjes, ndoshta nga ndonjë epidemi. Sa dhimbje të thellë kuptojmë nga këto fjalë:

“Ke dënuar etëtit që të mbijetojë o Krijues!

Pellazgo – Etrusk Shqip

DAINOA DënoveAPAT apat RUI ruj

LAROIAL duke la rojtjenFEKH duke fikATA ata CRI qe i ri

fundin e sallës së dytë të muzeut gjendet një sarkofag me një figurë burri të shtritë mbi kapak. Bazamenti na paraqet disa basoreliev të komplikuar që tashmë janë mbuluar nga mjergulla

n e tij të qetë duket shprehja e lumturisë, sikur të mos lexonim mesazhin që është gdhendur në gurin e kapakut, ne mundet që të mbesim me të tillë ndjesi. Ndërsa mbishkrimi është një thirrje e dëshpëruar, e drejtuar

të gjithë pjestarëve të

Ke dënuar etëtit që të mbijetojë o Krijues!”.

Dënove

la rojtjen fik

qe i ri

128

AI ai CALE ka le ONAS jonash ARNO Arno

AI ai LAROI la roi ATIMIA a timia

PUIA gruia APA apa … …

AVIS a fis TER tër NES nesh … …

Varret Vend – Kahrun dhe të tjera varre që gjenden në Tarkuini janë vënde kulti. Rregulli, dhe pastërtia që i dallojnë shprehin dashurinë e madhe për paraardhësit tanë të largët, nga ana e atyre që ruajnë këtë kulturë dhe me pasion ja tregojnë vizitatorit. Vizitatorët mund që të lexojnë me sytë e tyre te mbushur me habi mesazhet, dhe mësojnë që të duan kë jetoi dhe vuajti si ne, shumë kohë përpara nesh. Lucus a non lucendo, thoshte ironikisht Marco Fabio Quintiliano, duke pasur parasysh shtrembërimet e fjalëve për të gjetur rrënjët pikërisht të fjalëve. Në fakt nuk ishte aspak “pylli i shenjtë që nuk bën dritë” rezultati i përpjekjeve i shumë gjuhëtarëve që kanë pasur iniciativë dhe janë përpjekur të gjejnë çelësin e gjuhës së Etruskëve, me anë të fjalëve gjarpëruese, që rrëshkasin nga duart dhe në më të shumtën e rasteve na bëjnë që të humbim orientimin. Kanë arritur qëllimin e tyre vetëm ata që kanë pasur intuitën që të përdorin gjuhën shqipe.

129

Një falenderim i madh i shkon Profesorit Zacharie Mayani i Universitetit të Sorbonës të Parisit, që ka mësuar gjuhën shqipe, dhe ka thelluar njohjen me praktikën e bërë në Shqipëri, dhe kështu ka bërë të mundur të nxjerri në dritë të vërtetën. Një tjetër personalitet me kulturë të madhe është Profesori Skënder Rizaj i Universitetit të Kosovës në Prishtinë, që me ndihmën e gjuhës shqipe ka arritur që të interpretoj paleografinë e Tuqisë perëndimore të sotme, që në lashtësi ishte e banuar nga fise pellazgo – ilire. Gjithashtu nuk duhen harruar studimet e thella të Profesorit Giuseppe Catapano, që me të njëjtën metodë i ka dhënë dritë të re gjuhës ezoterike të bregut tjetër të Mesdheut, Egjiptit faraonik ( në gjuhën shqipe fara (j)onë).

130

Epirotët dhe Maqedonasit nuk janë popuj helenik

Nga Pashko Vasa Në vitin 376 para Krishrit, Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të Maqedonisë, por pas tre vjetësh, epirotët bënë kryengritje dhe u mundën. Me gjithë këto humbje në shekullin e tretë shohim të dalë një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili para se të hidhej në Itali, luftoi kundër maqedonasve po ashtu edhe kundër grekëve që ishin fqinj me kufijtë e tij shtetërore; pikërisht në këtë rast ndodhi që ushtarët e tij, të mahnitur nga shpejtësia e lëvizjeve ushtarake që bënte, i thanë se nuk kishte lënë gjë mangët shqiponjës. Pirroja u përgjigj se kjo ishte e vërtetë, por shtoi se ushtat e tyre i kishin shërbyer si krahë për të shtjelluar fluturimin e vet. Plutarku, i cili na e jep këtë rrethanë karakterishtike në jetëshkrimin e Pirros, nuk e ka ditur kurrë dhe atij nuk i ka shkuar ndër mend se pikërisht kësaj rrethane ia detyrojnë emrin gjenetik shqiptar epirotët dhe gjithë ata që sot quhen shqiptar. Plutarku, që nuk e dinte gjuhën pellazgjike, e cila merrej që nga koha e Heredotit si gjuhë barbarësh, dhe që nuk e kishte parë nga afër Epirin dhe popullësinë e tij, sigurisht nuk mund të jepte këtë shpjegim, të cilin ne do t’ia nënshtrojmë vlerësimit të filologëve dhe dijetarëve. Shqype quhet shqiponja arbërisht. Shqypëri apo Shqypëni ka kuptimin : vendi i shqiponjës. Shqyptar është baraz me bir i shqiponjës. Ky fakt historik që i ka shpëtuar vlerësimit të historianëve të vjetër, po aq sa edhe atij të filologëve dhe të dijetarëve modernë, meriton një shqyrtim serioz, pasi përbën një provë të pakundërshtueshme për ata që, porsi dhe ne mbrojnë tezën se epiriotët ishin popull i ndryshëm nga populli helen, se gjatë gjithë kohëve kishin pasur gjuhën e vet, atë të pellazgëve të

131

vjetër, të cilën grekët nuk e kuptonin aspak dhe e cila, me siguri, është po ajo që edhe sot e kësaj dite flitet në Epir, Maqedoni, në Iliri e në disa ishuj të Arkipelagut, sikurëse edhe në malet e Atikës. Po ajo gjuhë që quhet gjuhë arbëreshe apo shqiptare. Me qëllim që ti japim filologjisë një mjet më të sigurt për të vlerësuar rëndësinë e këtij shkrimi, do të themi se emërtimet Epir, Maqedoni, Albani etj., janë krejt të panjohura për shqiptarët; në gjuhën e tyre këto fjalë nuk egzistojnë; ata vetë nuk njihen me njëri-tjetrin veçse me emrin gjenetik shqiptar dhe nuk u shkon ndër mend që vendi i tyre të ketë një tjetër emërtim nga ai që i njohin ata vetë përgjithësisht, d.m.th. Shypëri ose Shqypëni. Emërtimet Epir e Maqedoni janë me burim të huaj, grek; ai Albani është me prejardhje moderne; pikërisht evropianët ia kanë ngjitur këtë emër vendit të shqyptarëve në shekullin e XIV ose XV. Por shqiptarët vetë nuk dinë ç’është as Epiri, as Maqedonia, as Albania; këta janë emra fare të panjohur për ta dhe pa asnjë domethënie në gjuhën e tyre. Prandaj duke filluar nga Shkodra e deri në gjirin e Prevezës, gjithë vendi ndërmjet këtyre pikave gjeografike dhe deti njihet si Shqypëri , vend që i përket farës shqiptare e që nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Greqinë. Po të ndalosh të parin fshatar që ndesh rrugës e ta pyesësh; Ç’je ti? Ai do të përgjigjet: Jam shqiptar. Kjo përgjigje jepet pa dyshim aq nga ata të Shqipërisë së Sipërme sa edhe nga ata të Shqipërisë së Poshtëme, qofshin ata myslimanë, katolikë apo ortodoksë. Po t’u flitet për Epir apo për Albani, do të kujtojnë se u flet në gjuhën kineze ose u bëhet ndonjë sharje në gjuhë të huaj e mund ta quajnë veten të fyer. Atë që thamë për epirotët besojmë se mund t’i themi edhe për maqedonasit e lashtë. Provohet historikisht se, sikurse epirotët, edhe ky popull kishte gjuhën e vet të ndryshme nga të gjithë dialektet e gjuhës greke; kishte një formë qeverisjeje që largohej fare nga ajo e Greqisë, kishte ligje e veta, zakonet,

132

doket dhe organizimin e vet ushtarak që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë të Heladës. Për të provuar këtë që parashtruam më lart, nuk do të bëjmë tjetër, veçse të pyesim historinë. Në fillim kemi Plutarkun, i cili duke kallëzuar si e vrau Aleksandri Kliton, mikun e zemrës thotë: Aleksandri i dehur nga vera dhe nga zemërimi, u hodh jashtë shatorres së vet dhe u bëri zë në të folmen maqedonase gardës dhe shqytarëve të tij. Por sipas pohimeve të të gjithë historianëve, e folmja maqedonase ndryshonte nga të gjitha idiomat që përdoreshin në Greqi; nga kjo del se, për t’u folur të vetëve Aleksandri nuk përdorte gjuhën greke, mbasi maqedonasit, duke mos e ditur greqishten nuk nuk a sta kuptonin. Pra gjuha që dinin dhe që flisnin ushtarët e Filipit e të Aleksandrit, nuk mund të ishte veçse gjuha e pellazgëve të lashtë, ajo vetë që flitej në Epir, ajo që i thotë shqipe shqiponjës e që flitet sot e kësaj dite kudo në Shqipëri. Në shumë shkrime të vjetra përmëndet se ata etolianë që banonin në kufi me Epirin, flisnin një gjuhë të përzier, gjysmë greqishte e gjysmë pellazgjishte, të cilën e quanin barbare. Dhe që flisnin atë gjuhë të përzier, kjo vinte nga vendosja e tyre topografie, mbasi nga njëra anë takoheshin me Greqinë dhe nga ana tjetër me Epirin. Kjo hollësi që është dhënë nga aq historianë e përforcon tezën që gjuha e epirotëve ishte gjuhë e pellazgëve dhe se ajo siç thuhet më lart ishte krejt e ndryshme nga dialektet dhe të folmet e Greqisë. Gjuha greke njihej vetëm nga shoqëria e lartë, e cila e studionte, ashtu siç studiohet edhe sot në disa rrethe të Shqipërisë, dhe ka të ngjarë që në oborret mbretërore të Filipit e të Pirros, oborrtarët, gjeneralët dhe qeveritarët bisedonin në greqisht, shkruanin greqisht dhe kultivonin shkrimet dhe letërsinë greke. Veç kësaj shkrimet greqishte dhe vetë gjuha greke nuk mësoheshin vetëm në Epir e në Maqedoni; gjuha e helenëve ishte përhapur në Azi e në Afrikë, aq sa edhe në

133

Romë e në Itali, mbasi ajo pikërisht ishte më e përparuara, më e afta asokohe për të lidhur popuj të ndryshëm që kishin relazione tregëtare apo mardhënie politike. Atëherë greqishtja mësohej ashtu siç mësohet sot frëngjishtja, e cila është bërë, si të thuash gjuhë e përgjithëshme. Askush nuk mund të mohojë që helenët kishin arritur kulmin e lavdisë me anë të përparimit të qytetërimit të tyre, dhe që qoftë me gjuhën e tyre që ishte bërë gjuhë letrare e të gjthëve, qoftë me artet, me marrëdhëniet, me zejet e tyre kishin fituar vendin e parë ndërmjet popujve të vjetër, por ne nuk e besojmë se të gjithë ata që flisnin greqisht të kenë qenë grekë dhe t’i përkisnin familjes helenike. Me sa u tha deri këtu provohet në mënyrë të mjaftueshme se epirotët dhe maqedonasit ishin disa popuj, zanafilla e të cilëve mund të fillonte verte nga i njëjti burim, si ajo e etolianëve, jonianëve etj; por që në krye të shfaqes së tyre në kontinent, ata kishin qëndruar larg grekëve, kishin formuar një shoqëri më vete, një kombësi të dallueshme dhe aspak të gjindëshme me atë të helenëve; ata bënin një jetesë të vetën dhe asnjëherë s’kishin pasur kauzë të përbashkët me Greqinë apo simpati për mendimet apo prirjet politike të saj. E vetmja gjë që ndoshta e kishin të përbashkët me helenët, ishin hyjnitë pagane. Por edhe vetë këto hyjni, më të shumtat ishin shpënë atje nga pellazgët dhe duhen të kenë qenë grekët ata që përqafuan më në fund kultin e tyre. Ky fakt që provohet mjaft mirë nga historia, përforcohet gjithashtu nga emrat e këtyre hyjnive që kanë një domethënie të qartë e bindëse në gjuhën shqipe.

134

Feja e Pellazgëve është e gjallë në Shqipëri

Nga Pashko Vasa Pamvarësisht nga sa e sa rite të tjera fetare që i përkasin besimit të vjetër të pellazgëve dhe që as Krishti dhe as Muhameti nuk kanë mundur t’i zhdukin fare nga mendja e popullit shqiptar, është betimi mbi gur, që egziston dhe përdoret akoma në të gjitha malësitë shqiptare; ky betim shoqërohet me të njëjtin nderim dhe me të njëjtën madhështi sikurse në kohën e lashtësisë së hershme. Në rastet e rënda dhe kur është fjala për të dhënë një vendim me peshë të madhe, pleqtë e fiseve të Shqipërisë, myslymanë e të krishterë pa dallim, ftohen në palët kundërshtare që të betohen me gur para se të fillojnë bisedimet për çështjet që janë thirrur të gjykojnë. Ky betim bëhet shumë shpesh edhe në ditët tona, qoftë në Shqipërinë e sipërme, qoftë në Shqipërinë e poshtëme: ai shoqërohet me të njëjtat formalitete dhe me të njëjtat madhështi dhe pasohet me po ato mallkime që kanë përshkruar historianët e vjetër. Malësorët e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë, d.m.th. banorët që i përkasin familjes pellazgjike apo shqiptare e kanë zakon të betohen për gurin edhe sot e kësaj dite, krejt ashtu si betohen të tjerë për Perëndinë, për Krishtin apo për nderin e vet. Kështu që kur bisedojnë ndërmjet tyre banorët e Shqipërisë së Sipërme thonë, duke marrë në duar, apo duke treguar gurin e parë që e shohin me sy: Për këtë peshë! Dhe ata të Shqipërisë së poshtëme apo të Epirit shprehen kështu: Për të rëndët e këtij guri!. Ne nuk e dimë që ky rit dhe ky betim të jenë futur ndonjëherë në zakonet fetare të Greqisë: të paktën nuk gjejmë as gjurmët që të na e provojnë këtë. Ky është pikërisht një rit primitiv, të

135

cilin vetëm pasardhësit e pallazgëve e kanë ruajtur dhe e kanë mbartur me vete përmes shtegëtimeve të tyre, në ato vise ku janë vendosur. Pellazgët të cilët nuk shquheshin për zotërimin e arteve të bukura dhe nuk ishin ndonjë arsim relativisht të përparuar, adhuronin natyrën dhe fenomenet e saj mirëbërëse: hyjnitë e tyre ishin toka, qielli, fusha, mali, uji, zjarri, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, i tillë siç është edhe sot, dhe veçanërisht njërëzit e malësive betohen zakonisht me dheun e qiellin: Për qiell e për dhe! Me zjarrin e ujin: Për këtë zjarr e për këtë ujë! Me malin e fushën: Për mal e për fushë! Me diellin e hënën; Për këtë diell e për këtë hënë! Në vënd që të betohen për Perëndinë e për shenjtorët. Këto tradita betimesh që na shpien në lashtësinë më të hershme, kanë mbetur të pandryshuara për nga besimi prej të cilit rrjedhin dhe për nga shprehja e tyre. Mbasi kanë mbetur në vend dhe nuk kanë ndryshuar fare, megjithëse mbi kokën e tyre dyzet shekuj kanë kaluar, shqipëtarët nuk kanë mundur të gjejnë fjalë të tjera për të përfytyruar hyjnitë. Gjuha, doket, besimet intime, gjithçka me një fjalë ka mbetur pellazgjike nga njëri cep në cepin tjetër të Shqipërisë, pa u ndryshuar nga qytetërimi, pa u shndërruar nga shekujt që kanë ndjekur njëri-tjetrin dhe nga të papriturat që u ndodhin njerëzve. Këtu kemi të bëjmë me të vërtetë me një dukuri të çuditshme: si ka mundësi që kjo gjuhë e lashtë, më e vjetra në Evropë dhe që është folur vetëm nga një popullsi prej milionë frymësh, si ka mundur, themi të mbahet ashtu siç ka qenë në fillimet e saj, pa pasur sa letërsi të përparuar, as qytetërim të theksuar? Gjuha e kësaj popullësie, si dhe vetë ata që e flasin, i kanë qëndruar çdo gjëje, edhe shqiptari ka mbetur pellazg kudo që është vendosur. Ky fakt i pashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, d.m.th. në atë zonë që quhet Shipëri, ku popullata është kompakte, homogjene dhe e shumtë, por edhe në shumë ishuj të Arkipelagut, në malësitë e Atikës, në

136

kolonitë shqiptare të Italisë e të Dalamcisë, kudo, me një fjalë, ku ky popull ka vendosur banimin e tij qoftë në kohët e vjetra, qoftë gjatë shtegtimeve të tij të vona. Megjithëse ka përqafuar fe të tjera dhe është pranuar në shoqëri të ngushtë me popuj të tjerë, kujtimi fesë së tij primitive i ka mbetur i paprishur dhe gjuha e tij ndonëse në kontakt me gjuhë të tjera nuk ka humbur aspak dhe nuk është gjuhë tjetër. Kjo dukuri që historianët grekë e kanë konstatuar së lashti dhe që duket sheshi sot te populli shqiptar, meriton vërtet gjithë vëmëndjen e filologëve dhe dijetarëve dhe duhej të bëhej objekt i një studimi serioz e të duruar. Nga kjo gjë shkenca do të kishte shumë për të fituar. Pavarësisht nga gjithë sa kemi thënë deri këtu për të provuar lashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij vetjake jashtë familjes helenike, ka edhe fakte të tjerë që ndihmojnë për të forcuar mendimin tonë. Në Shqipëri ushtrohet akoma në shkallë të gjerë fryma e parashikimit të ngjarjeve: kështu horoskopin e nxjerrin nga të brendshmet e kafshëve apo nga disa eshtra, nga fluturimi i zogjve, nga angullima e ujkut, nga ëndërrat etj. Ky besim është i rrënjosur dhe asgjë nuk ka mundur ta dobësojë në mendjen e popullit. Gostitë e përmortshme, pastrimet me anë të ujit e sa e sa praktika të tjera besëtytnish të pandara nga kulti primitiv i pellazgëve, të cilat përdoren kudo, provojnë se shqiptarët, megjithëse janë bërë të krishterë ose myslimanë, i kanë ruajtur besimet e tyre të thella, po aq sa dhe gjuhën e tyre.

137

Grekët morën fenë dhe perënditë e tyre nga Pellazgët

Nga Pashko Vasa

Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë. Khaos-i, Χάος që është zbrazëtia e patrajtshmja, shqyesja, rrjedh nga fjalët pellazgjike hahao, unë ha dhe has, haos, ngrënës ushqyes, ose nga fjalët haap, haapsi, haopsi, e hapura, e zbrazëta. Këto fjalë kanë edhe sot të njëjtin kuptim në gjuhën shqipe. Nga Khaosi ka lindur Ereba, Έρεβος. Kjo fjalë ka si rrënjë erh, errem, erhëni ose erhësi, terr, të errata, errësira. Në shqip u err ka kuptimin u bë natë; erre:t bëhet natë, errësirë; errëni; vend i errët, plot errësirë. Ereba është selia e errësirave të përjetshme. Gea, Γεα, Γη, është toka. Në shqip toka quhet dhe. Uranos, Ουρανός. Kjo fjalë me diagramë shqiptohet oras-os. Mirëpo vran, vrant, i vrant, në gjuhën shqipe kanë kuptimin; me re, të vrenjturit. Po t’i shtohet fjalës vran pjesa greke os, kemi vranos, është emri me anën e të cilit pellazgët dhe

138

pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë shqiptarët tregojnë qiellin si selinë e reve: të vrenjturit. Bashkimi i Geas me Uranosin, d.m.th. i dheut me qiellin ka dhënë Rea dhe Kronos. Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell. Kronos, Κρoνος, rrjedh nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende të Shqipërisë K-ja ndryshohet në R dhe atje ku do të shqiptohet kohë shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë koha; shtoni pjesëzën greke os dhe do të kemi pikërisht Kronos. Nga Rea lindi Zevsi, Zeusi, (Jupiter) Zaa, Zëë, në gjuhën shqipe do të thotë zë-zëri. Por Rea nuk mund të pillte veçze me anë të shkreptinës, e cila nxirrte një tingull, një zë: rrufeja dhe bubullima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve. Dimë se Jupiteri i shfaqte orakuj e tij në Dononë pikërisht me anë të një zhurme, të një zëri, Zëëri ishte perëndia e pellazgëve. Ka vende në Shqipëri ku edhe sot e kësaj dite thonë: Zëë! Lirona sot së keq! (Zë, Perëndi! Çlirona sot nga e keqja!). Fjalët Zaa, Zëë janë shëndrruar më vonë në Zaan, Zaon, dhe Zoot, fjalë që sot ka kuptimin Perëndi-Zoti dhe njerëzia betohen për Zonë, për Zotin. Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit; Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e

139

gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja. Hera, Ήρα, Junona e grekëve është ajri: erë, era në gjuhën shqipe kanë kuptimin; ajër, erë. Nemese, Νεµεόιζ. Në gjuhën shqipe nëmë, nëmës, kanë kuptimin e mallkimit të një gjëje që ndjell të keqen, që shkakton vuajtje dhe prodhon fatkeqësi. Besojmë se atributet e Nemeses përfshihen në kuptimin e fjalëve shqipe nëmë, nëmës. Erinët, Εριυυύες. Kjo rrjedh nga err, errni, i errët errësirë, ose nga rrënëe, rrënime, rrënoja, shkatërrim. Muze, Μούσα. Në gjuhën shqipe mësoj dhe musoi do të thotë nxë,mësoj për vete, dhe mësoj të tjerët. Musoise është ajo që mëson, që frymëzon dije, shkencë. Theti, Θέτις. Dihet se Therni është një hyjni detare, në gjuhën shqipe kemi fjalën det. Afërdita, Αφροδίτη. Venera është perëndesha e dashurisë, e bukurisë, po ashtu si e Yllit të Mëngjesit; Afërditë në gjuhën shqipe do të thotë, që ndodhet ndaj të gdhiri, Ylli i mëngjesit. Delos, ∆ήλος. Idhull që i kushtohet diellit. Në gjuhën shqipe kemi fjalën diell, duke i shtuar pjesëzën greke os kemi dielos. Këtu po ndalemi për të mos lodhur vëmëndjen e lexuesit, meqënëse jemi të bindur që këta shëmbuj janë më se të mjaftueshëm për të përforcuar ponimi tonë, dhe për të konfirmuar në mënyrë përfundimtare të drejtën e lashtë që kanë kombësia dhe gjuha shqipe mbi gjithë gjuhët e kombësitë e tjera që njihen në Evropë.

140

Kuriozitete fonetik

Nga Robert d’Angely Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përkthyer emrat dhe emërtimet e huaja për t’i bërë greke ose për t’i helenizuar. Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar edhe mënyrën e shqiptimit e të shkrimit të fjalëve ose emrave të përkthyer, gjë që më në fund i bënte tërësisht të pakuptueshëm. Nëse grekët e lashtë, madje ashtu edhe si të sotmit nuk do të kishin kërkuar ta bënin gjithshka greke, qoftë duke e transikptuar në mënyrë të pamjaftueshme, qoftë duke e përkthyer jo me saktësi, dhe gjithnjë me një mënyrë që e shtrembëronte shqiptimin fillestar në pjesën më të madhe pellazg, ne nuk do të kishim në këtë moment kaq shumë vështirësi për t’i përkthyer ose për t’i rindërtuar këto fjalë të shkruara ose të përkthyera greqisht. Nëse për shembull, ata do të kishin shkruar: Πιελβαρδος (Pielbardos), në vend të Πελαργος (Pelargos) dhe Πελασος (Pelasos), që do të thotë i lindur i bardhë, ose më mirë Πιελουερδος (Pielouerdos) që do të thotë i lindur i verdhë, ose më mirë akoma ancora Πιελζιου (Pielziou) ose Πιελζις (Pielzis) që do të thotë i lindur u zi, etj., dijetarët e ditëve tona nëse megjithatë do ta dinin mirë shqipen, nuk do të kishin pasur vështirësi për ta kuptuar, se të lashtët kanë dashur të transkiptojnë kompozitat e shqipes së sotme: piellbardhë, piellverdhë, piellzi etj. Duke ndjekur të njëjtën mënyrë arsyetimi, po ata dijetarë do të mund të na thoshin me lehtësi se: Οδυσσευς (Odusseus) = Udhës ‘she-u, me perifrazë: ai që nuk pa udhën e vet; Πηνελοπη (Pēnelopē) = Pen e lypi, me perifrazë: që rregulloi perin e vet; Αχιλλευς (Achilleus) = Akileti, me perifrazë: aq i lehti;

141

Αγαµεµνων (Agamemnōn) = Aqë me mënt-i, me perifrazë: aq i mençuri, aq i dituri. Μενελαος (Menelaos) = Mënt’ e lau, me perifrazë: që e lanë mendtë; Ελενη (Elenē) = E lëna, me perifrazë: e lëna nga mendtë, Κερκυρα (Kerkura) = Kërcuri = trung që noton Βρινδσι-ον (Brindsi–on) = Brin dashi= briri i dashit (forma e gjirit). Ηλος (Hlos) = Helli Μελιττα (Melitta) = mjalat = Malta = mjaltë, për shkak të ëmbëlsisë së klimës në ishull; Εχιδνα (Echidna) = e hidhna = nepërka = e hidhura, helmuese. Dëshirojmë të shënojmë këtu të famshmen Βη Βη, transkiptim i blegërimës së deles, që del te Kratili i Platonit dhe që i ka habitur dijetarët deri më sot, sepse sipas tyre ky transkiptim nuk i përgjigjet blegërimës së kafshës. Një mendim i tillë shpjegohet, nëse bazohemi në shqiptimin grek që ndodh sot në Greqi, dhe nëse nuk njihet vlera e saktë fonetike e kësaj Βη në epokën e Platonit. Për ta njohur është e nevojshme edhe këtu ndihma e gjuhës pellazge ose shqipe të sotme. Ne tashmë e kemi thënë se pellazgjishtja përfshinte në fonetikën e saj një tingull ose një nxjerrje të veçantë të zërit, që dilte nga goja duke ardhur drejtpërdrejt nga kordat zanore pa u ndikuar nga asnjëri prej organeve të gojës ose të hundës, që marrin pjesë në shqiptimin e gjithë fjalëve të një gjuhe. Ky tingull sot në shqipen përfaqësohet nga shkronja ë, që gjithmonë ka të njëjtën vlerë fonetike të caktuar dhe që gjithnjë i përgjigjet një tingulli ose shqiptimi, i cili u jepet nga pellazgët. Megjithatë ky tingull, kur grekët dhe latinët e bënë huazimin prej tyre, së bashku me rrënjën ose fjalën që përmbanten nuk është dhënë në çdo rast me saktësi me të njëjtën formë ose shkronjë, sepse eolët dhe jonianët e kanë dhënë me anë të η, dorasit me α dhe latinët me

142

e. por ajo që ka shumë rëndësi është të dimë se ky transkiptim, ndonëse është dhënë me tri shkronja të ndryshme, shërbente në lashtësi për të tria format që jepej po ai tingull, që ishte një tingull i vërtetë pellazg. Kështu kur Platoni ka shkruar Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë, bë-ë, dhe që është transkiptimi i përsorur i britmës së deles. Del që kjo Βη i përgjigjej në epokën e Platonit bë-ë të shqipes së sotme, dhe vetëm më vonë, kur vlera fonetike e disa shkronjave greke ndryshoi, morri tingëllimën e : vi, i cili në fakt nuk i ngjet blegërimës së deles.

143

Shqiptarët janë pasardhësit e Pellazgëve

Nga Robert d’Angely Shqipja si gjuhë është gjeniale dhe është për të ardhur keq, që shqiptarët e sotëm ende nuk kanë kuptuar rëndësinë e saj gjuhësore universale. Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka ditur ta studjojë dhe ta thellojë siç meriton në këtë kuptim gjuhësor. Dijetarët shqiptarë gjithmonë kanë shkuar pas gjuhëtarëve perëndimorë dhe më në veçanti atyre që quhen albanologë. Ata madje kanë kaq shumë besim te këta, sa shpesh pranojnë pa menduar aspak gjithë mendimet që japin albanologët sido që të jenë. Kështu duke hequr dorë nga çdo mendim tjetër, ata besojnë në mënyrë të patundur, se janë “të gjithe” pasardhës të ilirëve, sepse një dijetar me gjithë ata që kanë pranuar pikpamjen e tij, e ka thënë kështu. Në thelb kjo gjë është e vërtetë vetëm për një pjesë fare të vogël – për disa të Veriut por shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nga pak kudo në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, në Serbi, në Itali, nëpër ishuj etj., nuk janë pasardhës të ilirëve, por të degëve të tjera të trungut të racës pellazge. Nga ana tjetër mjafton që një dijetar perëndimor të shpreh mendimin, se pellazgët nuk kanë ekzistuar, përveç se në imagjinatën e dijetarëve të lashtësisë, ose që ata përbëjnë vetëm një mit të këtyre të lashtëve (Max Müller), e menjëherë shqiptarët e kanë pranuar pa rezerva. Ja një gabim i një dijetari perëndimor, edhe më i rëndë se gabimi i Max Müller: etnologu J. P. Fallmerayer, duke marrë elementin shqiptar të Greqisë e në veçanti të Peloponezit për një element të huaj të atij vëndi për shëmbull për sllav, dhe aspak si popullësi vëndase, që ka banuar në Greqi që përpara vetë grekëve, ka dhënë mendimin se grekët e viteve 1830-1840 nuk kanë qënë pasardhës të drejtpërdrejtë të grekëve të lashtë. Kështu ai nuk ka bërë dallimin që duhej detyrimisht ta bënte,

144

domethënë mendimi i tij është fare i vërtetë për pasardhësit e sllavëve, të çifutëve, të armenëve, të arabëve, të persëve, të egjiptjanëve, të arixhinjve e të tjerë që u kristianizuan, më pas u përthithën në popullësinë heteroklite, që doli prej kësaj dhe që pas gjithë kësaj përzjerjeje dhe kryqëzimi, mori emrin e helenëve. Por për shqiptarët, si ata të Peloponezit edhe gjetkë çështja është ndryshe: duhej shqyrtuar dhe duhej thënë që ata zbresin drejtpërdrejtë jo nga helenët e lashtë që tashmë ishin të përzier nga kryqëzimi i tyre mesopotamas, por nga pasardhës të pellazgëve të mbetur jashtë çdo përzjerjeje dhe që përbënin në kohën e lashtë shumicën dërrmuese të popullsisë së Greqisë. Ja se kush kanë qënë këta shqiptarë të Greqisë bizantine të shekullit VI, kush kanë qënë ata të vitit 1830, epoka e dijetarit J. P. Fallmerayer, dhe ata që janë ende shqiptarët e Greqisë së sotme. Prandaj në kundërshtim me atë që shkruajnë autorët e sotëm, të cilët deklarojnë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve , deklaratë që shqiptarët nga ana e tyre e pranojnë, këta të fundit jo vetëm që janë pasardhës të ilirëve, por para së gjithash të pellazgëve gjë që nuk është e njëjtë, sepse kur deklarojmë ose kur deklarohen vetëm si pasardhës të ilirëve, merret parasysh vetëm një pjesë e vogël në vënd të tërësisë. Ilirët përbënin vetëm një pjesë të vogël të pellazgëve ose shqiptarëve. Për ta mund të thuhet se: “Gjithë Ilirët janë shqiptarë”, por e kundërta nuk është aspak e vërtetë, domethënë: “Gjithë shqiptarët janë ilirë”. Më të njëjtën mënyrë mendimi për ilirët mund të thuhet njësoj: Gjithë grekët (duke përjashtuar siç e kemi thënë më lartë, pasardhësit e mesopotamasave) janë shqiptarë ose Γραικοι (Graikoi) , ose më mirë: “Gjithë grekët janë pellazgë, por jo gjithë pellazgët janë grekë”. Që këtej del siç e kemi parë tashmë se: Gjithë shqiptarët janë pellazge dhe gjithë pellazgët janë shqiptarë.

145

Mbishkrimet nga Kreta

Nga Robert d’Angely

Mbishkrim i gjetur nga Prof. Halbherr më 1893 Mbishkrimi është shkruar me shkronja të alfabetit jonian arkaik; si rrjedhim ai i përket shekullit të VI p.K. Për lehtësi po e transkriptojmë të gjithë nga e majta në të djathtë ashtu siç është në tekstin origjinal:

Mbishkrimi heteokretas i mësipërm duket se ështsepse kuptimi i tij i përgjithshëm është i qartë dhe i lehtpërkthyer. Disa shkronja që i mungojnë, pesë a gjashtka qenë e lehtë të gjenden, sepse i përgjigjen përsosmqë duhet për të plotësuar kuptimin. Por edhe nëse kemi bërë gabime në zgjedhjen e tyre, kuptimi mbetet po ai, sepse shkronjat që mungojnë nuk u pfjalëve kryesore, që zënë një vend të rëndësishëm npor pjesëzave të thjeshta, që nënkuptohen lehtë sipas kuptimit të përgjithshëm. Dhe po të hiqeshin nga teksti knjërrokëshe që nuk janë veçse tre, nga dhjetë fjalëmbeten, tre janë emra të përveçëm:

Mbishkrimi është shkruar me shkronja të alfabetit jonian arkaik; si rrjedhim ai i përket shekullit të VI p.K. Për lehtësi po e transkriptojmë të gjithë nga e majta në të djathtë ashtu siç

shtë i plotë,

dhe i lehtë për tu a gjashtë gjithsej,

rsosmërisht asaj

zgjedhjen e tyre, kuptimi nuk u përkasin

m në tekstet, sipas kuptimit

hiqeshin nga teksti këto pjesëza ët e tjera që

146

dhe shtatë të tjerat, ndonëse nuk ka asnjë pikësim, janlehta për t’i dalluar dhe asnjë prej tyre nuk sjell marrjen me dy kuptime ose në mëdyshje. Sipas kuptimit që nxjerrim, ja se si duhen plotësuar vendet e zbrazëta dhe si duhen ndarë shkronjat sipas fjalëve ptekstin të kuptueshëm:

Dhe ja tashti po ai tekst i transkiptuar në shqipen e sotme qçdo shqiptar qoftë gegë ose toskë, mund të pëlehtësi: PAS NGJALLIMIT1) QË BËRI VAJZA 2) TAJO 3)

ARKIA SHPËTUEMJA 4) ARKAKOKLESI YEP JEP) 6)

PAS 7) P(A)G(Ë)N ANAISË. dhe që ne e përkthejmë nga ana jonë si: pas ringjalljes që bëri vasha e virgjër në Arkia, ka shpëtuar, Arkakoklesi i jep pas pagën Anaisë.

Vërejtje 1) NGJALLIMIT, do të thotë në shqipen

ringjallje, siç e kemi shkruar më sipër. Kjo fjalë e përdorur këtu në këtë tekst, provon se dy mijë vjet më parë, likiasit gjithashtu e përdornin si shqiptarët e sotëm me kuptimin: shërim i mrekullishëm. Në botën shqiptare dëgjojmë shpesh të thuhet: kjo qe një ngjallje, shpëtimi i këtij djali, kur ndonjë që e quanin të vdekur ngrihet nga një sëmundje shumë e rëndë. Dhe kjo thirrje e bërë për të njëjtën arsye: ish i vdekur dhe u ngjall!

sim, janë fare të prej tyre nuk sjell marrjen me dy

suar vendet e ve për të bërë

shqipen e sotme që

ërkthejë me

ARKAKOKLESI YEP 5) (PËR

shqipen pikërisht . Kjo fjalë e

përdorur këtu në këtë tekst, provon se dy mijë vjet më parë, likiasit gjithashtu e përdornin si shqiptarët e sotëm

Në botën shqiptare kjo qe një ngjallje, shpëtimi

kur ndonjë që e quanin të vdekur ngrihet nga një sëmundje shumë e rëndë. Dhe kjo thirrje e bërë

ish i vdekur dhe u ngjall!

147

2) VAJZA, ka disa evoluime sipas krahinave, kështu kemi: vajza, vasha, vashëza, varsha, varzha, varza, etj., të gjitha trajta të shquara që duan të thonë ; vajzë e re e virgjër, si dhe të tjerat: virgjëreshë, çupa, cuca, çika, etj; ka edhe të tjera: goca…

3) TAJO, është forma e shkurtuar e : te+ajo = tajo që do të thotë; te ajo, atje, ose më larg se: te kjo = te kjo këtu që ndodhet më afër; janë që të dyja femërore, ndërsa format e ture mashkullore janë: te+ay = tay = te ai atje, për larg, dhe: te ky = te ai këtu, afër.

4) SHPËTUEMJA, është trajta e shquar femërore e pjesores së foljes shpëtoj ose shpëtonj, që është gjithashtu veprore e pësore ma kuptimin: e shpëtoj dikë nga vdekja, mbytja ose nga çdo rrezik tjetër, që pësore jokalimtare do të thotë: shpëtoj veten, iki. Shembuj: e shpëtova nga mbytja; shpëtova nga plumbi. Forma e lashtë që figuron në tekstin e mbishkrimit, e transkiptuar me shkronja latine të sotme na jep: PSETIMEYN. Shkronja e parafundit po të duam ta transkiptojmë me shkronja greke, duhet shkruar: ΠΣΕΤΙΜΕΓΝ (Psetimegn) , ashtu siç është shkruar gjithashtu në tekst. Kjo formë ARKIA, PSETIMEN domethënë Arkia e shpëtuar, e tekstit të lashtë, që ka rreth dy mijë vjet, i përgjigjet dialektit gegë të shqipes, që thotë Arkia (të) shpëtumen, sepse dialekti toskë thotë Arkia (të) shpëtuarën, që ka po atë kuptim.

5) YEP, e transkiptuar me shkronjat e sotme shqipe: JEP, përkthehet me jep veta e tretë e tashme e dëftores së foljes jap.

6) PASË, ne shqipen: më pas, pas shërimit të Arkias Arkakoklesi jep…personalisht nuk shikoj ndonjë shpjegim tjetër.

148

7) P(A)G(Ë)N, ne mendojnë se këtu ashtu si ndodh shpesh në etruskishten ( e sidomos është e zakonshme në arabishten dhe në gjuhët e tjera mesopotamase) është fjala për një zakon që të shkurtohen fjalët duke hequr zanore. Kjo ide na ka ardhur sepse nuk e shohim se si do të kishte një fjalë hitite të Kretës, që do të ishte e plotë pa pasur zanore , duke e ditur mirë se normalisht kjo gjuhë, veç kësaj i përdor shpesh. Në fakt kjo fjalë: PGN tre bashkëtingëllore, nga pozicioni i saj në tekstin heteokretas, duhet të ketë kuptimin blatim për ti paguar Anajt, dhe arritëm në përfundimin se duke ndërfutur zanore që mungojnë, do ta kishim fjalën të plotë, kështu na doli fjala që në shqipen e sotme i përgjigjet po asaj fjale: PAGËN, që do të thotë plotësisht të njëjtën gjë: blatim, pagë, shpërblim etj.

Rrjedhimisht del nga gjithshka thamë më sipër si vërejtje, se kuptimi i mbishkrimit është ky: Arkakoklesi për hyjneshën Anajtis Virgjëreshë jep një blatim si shpërblim për shërimin e Arkias, pa dyshim gruaja e tij që është shëruar nga një sëmundje e rëndë për të cilën mbishkrimi nuk flet.

149

Shqipja gjuha nënë

Nga Robert d’Angely

Që nga antikiteti më i largët shqiptarët gjithmonë janë denigruar e zhvlerësuar sistematikisht nga të rishardhurit: helenët,të cilët pasi arritën ta ngrenë gjuhën e tyre në gjuhë zyrtare të arsimit, të artit, të qytetërimit e të kishës ose të drejtësisë, bënë që shqipja, e cila kishte qenë liturgjike madje para gjuhës së tyre, kalonte në plan të dytë në vend që të dilte në krye siç e meritonte, duke qenë se ajo ishte në origjinë të saj dhe pa të greqishtja nuk do të kishte lindur. Në fakt studimi i thelluar i shqipes, i greqishtes dhe i latinishtes bën të dalë qartë, se mardhënia e afërisë që i lidh, është ai i nënës për shqipen dhe i bijave për të dy të tjerat: greqishten dhe latinishten. Ne nuk druhemi ta përdorim një terminologji të tillë që të përcaktojmë afërinë, e cila i lidh me të vërtetë këto tri gjuhë – edhe disa të tjera – sepse në të vërtetë kemi të bëjmë me një mardhënie të tillë, me gjithë faktin që ka gjuhëtarë, të cilët pretendojnë se lidhur me mardhëniet e farefisnisë midis gjuhëve, ai i nënës dhe bijës nuk mund të zbatohet, sepse nuk është çështja e një farefisnie të tillë, por për një evoluim të gjuhës. Sipas pikpamjes sonë, po të pranohej një mendim i tillë, duhej të thoshim se greqishtja dhe latinishtja janë gjuhë shqipe të evoluara. Në realitet, kemi të bëjmë me një evoluim ose ndërrim të një gjuhe në një tjetër, por siç e kërkojmë ne, kjo do të thotë t’i jepet një emër pikërisht rezultatit të këtij evoluimi, i cili ka bërë, pamvarsisht nga gjithçka, një lidhje farefisnie që i bashkon realisht këto tri gjuhë, ka ndërhyrë dhe ekziston, edhe nëse do t’i quanim greqishten e latinishten, gjuhë të evoluara nga shqipja. Dhe nëse shqipja atëhere, që ka pësuar këtë evoluim, nuk kemi të drejtë ta quajmë nëna e këtij evoluimi,

150

sepse ajo ka qënë, në mos tërësisht, të paktën thelbi i këtij evoluimi? Kështu siç mendojmë ne, dhe me të drejtë, që emri i nënës për shqipen dhe i bijës për secilën nga dy gjuhët e tjera: greqishtja dhe latinishtja, janë saktësisht emrat ose cilësimet që përshtaten më mirë dhe që na imponon një emërtim i tillë. Nga ana tjetër, ka një vërejtje të rëndësishme, që duhet bërë këtu lidhur me dallimin ndërmjet helenëve, nga njëra anë, dhe pellazgëve, shqiptarëve ose grekëve, nga ana tjetër. Pas luftës me atlantët kanë kaluar nëntë mijë vjet deri në epokën e Platonit, pellazgët – atikë, athinas të Greqisë, për shkak të famës që morën nga fitorja në krye të të gjitha trupave pellazge të Europës, vijuan të luajnë gjithnjë rolin e parë në çdo lëvizje të rëndësishëme që ndodhi më pas. Por meqë pas vërshimit të egjiptasve të Danait e fenikasve të Kadmit, një pjesë e këtyre pellazgëve të Greqisë pranoi të përzihej me pushtuesit për të ndërtuar klasën sunduese të momentit dhe morën emrin e helenëve, këta helenë përqëndruan te vetja, tek emri i tyre gjithë meritën e qytetërimit të quajtur pellazg (dhe më vonë helenik), nën këtë emër të helenëve bënë që të eklipsohej çdo kujtim për përkatësinë e tyre qoftë edhe të pjesëshme, në popullin e madh pellazg.

151

Një ngjashmëri e habitshme

Nga Robert d’Angely

Është interesante se si mund të ndeshen terma të shqipes së vjetër në përdorim tek lamat që kryejnë shërbesat në Indi dhe në Tibet. Në fakt budizmi na mëson metodën për të shqipëtuar pranë një njeriu që vdes dy fjalët e lidhura me fatin: “Hik” që ka po atë kuptim si në shqipen: “nisu”, dhe: “Fet” që do të thotë si në shqipen: “shpejt”. Këto thirrje janë britma rituale, që lamat shërbesëtar i thonë pranë atij që po vdes, me qëllim që të shkëputet shpirti i tij dhe të dalë nga trupi nëpërmjet një hapjeje, që rrokjet magjike shkaktojnë në maje të kresë. Vetëm lama që nga një mjeshtër kompetent ka marrë pushtetin për të shqipëtuar Hik me intonacionin dhe forcën psikike të kërkuar, është në gjendje të veprojë me sukses. Kur ai bën shërbesën pranë një kufome ai shton Fet pas hik , por ai duhet të ketë kujdes për të artikulluar këtë fet kur thjesht ushtrohet per te praktikuar ritin. Nderthurja e këtyre dy tingujve sjell pa mëdyshje shkëputjen e shpirtit nga trupi dhe, si rrjedhim lama që do ti shqipëtonte me saktësi do te vdiste në vend. Por ky rrezik nuk ekziston kur ai bën shërbesën sepse atëherë ai vepron me prokurë ne vendin e të vdekurit, duke i huajtur zërin e vet, në mënyre që efekti i rrokjeve magjike ndihet nga i vdekuri dhe jo nga lama. Pasi pushteti psikik për të nxjerrë shpirtin jashtë mbështjellës së vet trupore u jepet atyre nga një mjeshtër kompetent, u mbetet dishepujve që shqiptojnë tingullin hik me tonin korrekt. Pranohet se është arritur ky qëllim, kur një fije kashte e vënë mbi krye qëndron aty drejt pa rënë për aq kohë sa dëshirojnë ata. Në fakt shqiptimi korrekt i hik shkakton një hapje të vogël në majë të kresë dhe fija futet aty. Kur është fjala për një të vdekur, hapja është shumë më e

152

madhe. Arrin deri sa të futet gishti i vogël. Kjo “nxjerrje” e shpitit pra bëhet nga britma rituale hik që pasohet nga fet . Para se të veprojë lama duhet të mbledhë thellë veten, të njëjtësohet me atë që do të nxjerrë frymën dhe të bëjë përpjekjen që duhej të bënte ky i fundit për të shkakëtuar ngjitjen e shpirtit në majën e kafkës me një forcë të tillë që të shkakëtohet e çara e nevojshme që të hapet kalimi. Të iniciuarit e afte për të vepruar për vete që të arrihet kjo ngjitje e shpirtit në majë të kresë, kur e ndjejnë se u ka ardhur fundi e shqiptojnë vet hik dhe fet që i lirojnë. Me këtë mënyrë ata edhe mund të vrasin veten, thuhet se disa e bëjnë vërtet.

153

Zanafilla e Greqisë moderne është shqiptare

Substanca jo’greke e grekëve dhe Greqisë

Nga Salih Mehmeti

Obsesioni i sëmurë i Greqisë për të përvetësuar jo vetëm të tashmen por edhe të kaluarën e moçme është qesëndisur nga gazeta si New York Times (1994) e cila i referohej pozicionit të Greqisë si ‘histeri mbi historinë’. Kurse një diplomat i panjohur perëndimor i cituar në New York Times (1995) e përshkruante pozicionin e Greqisë si “tërësisht iracional”. Klithjet histerike të togës së marincave grek që përçarteshin se “grek lindesh, grek nuk bëhesh” jo që janë qesharake por edhe janë tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethënësisë së termit “grek” në lashtësi dhe sot, që për hir të së vërtetës nuk duhen ngatërruar në asnjë mënyrë. Mantra e ligjërimit etnonacional në Greqi ka të bëjë me sajimin e mitit modern të së ashtuquajturës “vazhdimësi e pakëputur” historike e kulturore nga ku grekët e sotëm s’janë gjë tjetër pos pasardhës vijëdrejtë të Perikliut, Platonit e Solonit. Derisa sot në Greqinë bizantine kanibalizohet e heretizohet verbalisht me të qenurin shqiptar, para një shekulli nuk ishte kështu.

Harta e Shqipërisë ku askund nuk figuron emri Greqi!

154

‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra më të fismë e më të nderuar në Athinë, nuk ka familje më me ndikim në qarqet politike, sesa ato të prijësve shqiptarë në luftën e 1821, Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882:31). Në të vërtetë zanafilla e Greqisë moderne është kryekëput shqiptare. Çdo shkrimtar, kronikan apo historian i shekullit të nëntëmbëdhjetë rregullisht ravijëzon fytyrën shqiptare të asaj që sot quhet Greqi. C. M. Woodhouse shprehet: ‘Të habit fakti që prijësit e mbrojtjes së lirisë greke në atë kohë ishin shumica jo-grek’. Sipas antropologut Roger Just, shumica e ‘grekëve’ të shekullit të nëntëmbëdhjetë, jo vetëm që nuk e quanin vetën helenë (këtë etiketim e mësuan më vonë prej intelektualëve nacionalist); madje ata s’flisnin me qejf as greqishten, por më shumë dialektet shqiptare, sllave apo vllahe. Misha Glenny, një studiues i mbrehtë amerikan për Ballkanin vë në pah se filohelenët e Amerikës, Britanisë dhe Europës perëndimore thirreshin për një shtet të lirë grek, përpjekje kjo pasionante romantike për të sjellë në jetë kulturën helene të së kaluarës. Pak prej tyre ishin në dijeni të ndryshimeve të skajshme që kishin zënë vend në tokën e qytet-shteteve të dikurshme greke. Shumica e tyre qenë zhgënjyer keqazi nga mungesa e ngjashmërisë fizike me helenët e parafytyrimit të tyre klasik.

Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha!

155

David Holden, autor i librit ‘Greece without Columns: the making of the modern Greeks’ pohon: ‘Për mua, filohelenizmi është një çështje dashurie me një ëndërr që e parafytyron ‘Greqinë’ dhe ‘Grekët’ jo si një vend aktual ose popull i vërtetë por si simbole të një përkryerje të imagjinuar’ (1972:12). Më tej Holden vazhdon: ‘Shteti-komb grek ishte sajesë e ndërhyrjes politike perëndimore - ‘ideja fatale’ siç e quante dikur Arnold Toynbee, ekskluzivisht një nacionalizëm perëndimor që godiste mbi traditat multi-nacionale të botës lindore. Duke u rritur, prandaj, në njëfarë shkalle teorike, ishte një fëmijë i Rilindjes dhe racionalizmit perëndimor’. Por cila është kjo shumicë jo-greke që vazhdimisht pikaset

nga po këta perëndimor që e bënë Greqinë shtet? George Finlay, një nga historianët më të flaktë filohelenik që morri pjesë me armë në dorë në luftën kryengritëse të vitit 1821-31 jep një pasqyrë të shqiptarësisë së asaj që më vonë u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi, Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarët dhe jo grekët. Bile edhe në rrugët e Athinës, që ndonëse për më shumë se çerek shekulli kryqytet i Mbretërisë greke, gjuha shqipe dëgjohet ende midis fëmijëve që luajnë në rrugët në afërsi të tempullit të Tezeut’ (Historia e Revolucionit Grek: 1861). Autorë të tjerë vënë në spikamë ngjyrën shqiptare të shumicës së popullatës nëpër qytetet më të mëdha të Greqisë së asaj kohe. Edmond About me 1855 shkruan: ‘Athina, njëzet e pesë vjet më parë, ishte veçse një fshat shqiptar. Shqiptarët përbënin, dhe ende përbëjnë, thuajse tërë popullsinë e Atikës; dhe brenda tri kategorive të kryqytetit, gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukëvill pajtohet me ngjyrat shqiptare të shumicës së popullsisë së Atikës. Edhe ‘Elefisi, gati në mes të rrugës midis Megarës dhe Athinës…është një fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarët’ - shkruan

156

Henry A. Dearborn me 1819. Me një fjalë, duke u mbështetur në përshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarët popullonin tërë Atikën dhe Meseninë, pjesën më të madhe të Beotisë, krejt Salamisin, Korinthin, Argolisin dhe treva të tjera të brendshme të Moresë (Peleponezit).

Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha!

John Hobhouse (1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e shtrirjes tokësore të zotërimeve të Pashallëkut të Ali Pashë Janinës thotë se në jug përfshinin një pjesë të Tebës, tërë Negroponten (Eubenë), trevën e Livadisë, Atikën, viset rreth Gjirit të Lepantos (Korinthit) dhe së fundmi edhe Morenë (Peleponezin), e cila i takonte njërit prej djemve të tij. Sami Frashëri në enciklopedinë e tij shumëvëllimëshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipërfaq elemente biografikë të shqiptarëve me nam, përmend në zërat përkatës se djemtë e Ali Pashë Tepelenës, përkatësisht Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin në detyrat e mytesarrifëve të Athinës (Muhtari) dhe të Moresë (Veliu). Kjo do të thotë se dhjetë vite para se të formohej Mbretëria rioshe e Greqisë, ajo quhej Shqipëri jo vetëm nga aspekti politik por

157

veçanarisht nga ai etno-linguistik. Në mbështetje të këtij përfundimi vijnë një shumësi e panumërt dokumentimesh etnografike të kohës, të cilat vënë në dukje karakterin shqiptar të hapësirave në fjalë. Jakob Philipp Fallmerayer i cili udhëtoi mespërmes Greqisë hasi në Atikë, Beoti, dhe në pjesën më të madhe të Peleponezit një numër të madh shqiptarësh të vendosur, të cilat nganjëherë nuk kuptonin madje as greqisht. Nëse dikush e quan këtë vend Shqipëri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin e saj të vërtetë. Për të, këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me helenizmin aq sa janë malësitë skoceze me trevat afgane të Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithëse teoria e Fallmerayerit si tërësi është përjashtuar, edhe në ditët tona është e vërtetë se një numër i madh, shumë nga ishujt e Arçipelagut dhe thuajse e tërë Atika gjer në Athinë janë shqiptare’ shkruan A. Vasiliev, autor i volumeve të tëra për Perandorinë Bizantine. Pikërisht, kjo popullsi luftarake shqiptare (për të cilën flasin me admirim të gjithë europianët e kohës) do të jetë avangardja e kryengritjes së ardhshme e cila do të kurorizojë një Greqi të mëvetësishme. ‘Kunduriotët - shkruan Misha Glenny - familja më e fuqishme lundërtare e ishullit të Hidrës, që i priu një grupi domethënës gjatë luftës për pavarësi, ishin me prejardhje shqiptare’. Woodhouse veçon edhe prijësin e qëndresës në veri të Gjirit të Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boçari, pasuesit e të cilit ishin shumica shqiptarë’. Edhe Lord Bajroni kur kërkonte ca fakte bashkohore për të dëftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikërisht tek shqiptarët suliotë. Bile në përceptimin e asokohshëm europian, heleniku i vjetër që iluminoi me qytetërim Europën, shikohej tek shqiptari i asokohe. David Roessel thotë: ‘Kur Disraeli (kryeministri britanik - S.M) e bëri grek heroin shqiptar Skënderbeun në novelën e tij Ngritja e Iskanderit (1831), ai nuk përpiqej të rishkruante

158

historinë ose të shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma përjashtues njëri me tjetrin’. Së këndejmi, është për t’u shënuar pohimi i sinqertë dhe i përligjur i profesorit grek Nikos Dimous në një intervistë për New York Times: ‘Ne flisnin shqip dhe e quanim vetën rumë, por pastaj Winkelmani, Gëtja, Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanë neve, ‘Jo, ju jeni Helenë, pasardhës të drejtë të Platonit dhe Soktratit,’ dhe këtë e bënë’ (23 qershor, 2009).

Mbreti Otto I me fustanellë shqiptare

Përveç të lartëpërmendurve, në kronikat e luftës për pavarësi të Greqisë, heronjtë, kapetanët dhe ushtarët ishin shqiptar. Në të mirë të këtij përfundimi flet fakti që menjëherë pas pavarësimit, në kohën e mbretit bavarez Otoni I, veshja emblematike shqiptare - Fustanella - u adaptua si veshje zyrtare e Greqisë, e cila përdoret edhe nga Garda e ushtrisë së sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes së grekëve të sotëm me ‘Ellinikotita’ (grek i vërtetë) janë veçse një tregues i falsitetit të pretendimit të tyre.

159

Thelbi jo'grek i emrit ‘Grek’ Vetë zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ është ilire. Shumica e historianëve bashkohor pohojnë se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός) për të cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndërkaq interepretimi modern kumton se ky emër është përdorur nga ilirët për t’i shënjuar dorët në Epir (për të cilët pranohet në mjedisin historigrafik botëror të kenë pasur pjesërisht karakter ilirik) nga Graii, emër autokton për një popull të Epirit. Irad Malkin (1998), historian në Universitetin e Tel-Avivit thotë se termi ‘Graikoi’ u shpërnda në Italinë jugore nga ilirët dhe mesapët. Henry Welsford (1845) thotë se ishin Pellazgët ata që e sollën emrin ‘Graikoi’ (Γραικο ) në Itali ndërkaq Wilhelm Ihne (1871) mendon se këtë e bënë Epirotët. Në këtë rast, njejtësia etnike pellazgo-iliro-epirote bëhet e pamohueshme pikërisht falë faktit të konfondimit të vazhdueshëm të Pellazgëve, Ilirëve dhe Epirotëve nga ana e studiuesve. George Grote në Historia e Greqisë, thotë se ‘Graikoi’ ishin një popull ilir, emri i të cilëve nënkuptonte ‘malësorë’.

Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha (policët) dhe shteti i ri grek (fëmiju shqiptar me

fustanellë)

160

Osborne William Tancock (1874) thotë së Graeci ishin një fis i vogël i vendosur në bregdetin ilir. Më vonë romakët do t’i quajnë tërë helenët e vjetër me emrin e përgjithshëm grek ose ‘Graeci’ më konkretisht. Leonard Robert Palmer (1988) është i prerë në atë se emri ‘Graeci’ është emër ilir kurse Eric Partridge (1977) e quan emër me ‘origjinë pellazge’. Malte Brun (1829) gjatë elaborimeve të tij për të dëshmuar ‘strukturën helenike’ të shqipes thotë se ‘Graia’ (Γραία) shpjegohet përmes fjalës shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letërsisë greke në Universitetin e Palermos, Xhyzepe Krispi (1831) mbështet zbërthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe pikërisht Γραία do të thotë grua plakë, madje mund të merret fare mirë për zonjë shtëpie, në kuptimin e gruas me përvojë. Sido që të jetë, grua është një fjalë shumë e vjetër’. Nicholas C. Eliopoulos (2002) pohon se në perceptimin romak përmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti matriarkal i tyre. Kjo përforcohet edhe nga dëshmitë e bollëkta të autorëve greko-romak ku në botën iliro-epirote kishte një nderim të madh për gjininë femërore, veçanarisht për gruan. William Ridgeway, historian britanik thotë se Aristoteli duhet të ketë pasur në mendje Ilirët kur thotë se popujt luftarak dhe ushtarak, me përjashtim të keltëve, kanë qenë nën kontrollin e grave. Ilirët kanë qenë nën gineokraci (sundimi i grave) në shekullin e tretë p.l.k ndaj nuk duhet parë si befasi fakti që monarku më i rëndësishëm ilir ishte femër. Kjo ishte Teuta, mbretëreshë ilire e cila me 228 p.e.s. vrau të dërguarit e Romës. Edhe në ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911) pohohet e njejta: ‘Duket që gratë në Iliri kanë pasur një pozitë të lartë në shoqëri dhe madje të kenë ushtruar fuqi politike’. Dëshmia e Pseudo-Skylaksit në ‘Periplus’ (21) se liburnët i nënshtrohen pushtetit të grave interpretohet nga një sërë studiuesish bashkohor si një lloj matriarkati. Kurse, Stipçeviq (1974) beson se kemi të bëjmë me ‘mbeturinat e një institucioni të stërlashtë, rrënjët e

161

të cilit duhet kërkuar në periudhën paranindoevropiane’. Straboni në kumtin e tij (7.7.12) bën fjalë për kastën priftërore të Dodonës pellazgjike në të cilën profetizonin tri gra ( στερον δ' πεδείχθησαν τρε ς γρα αι, πειδ κα σύνναος τ ∆ι προσαπεδείχθη κα ∆ιώνη.) Edhe brenda kuadrit të legjendave lashtësore pellazgjike, veçmas në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura GRAIAI të cilat në përfytyrimin mitologjik paraqiteshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura. Për t’i dhënë përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias). Me fjalë të tjera, zbërthimi përfundimtar i emrit Grek - ‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo-ilire. Në llojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë përkatëse për γραίας si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj. Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’ ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht shqiptarin. Vendbanimi ‘Piana del Greci’ në trevën e Palermos në Sicili është banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëvet). Prishtinë, më 11 Gusht 2010

162

Kombi dhe gjuha e shqiptarëve

Nga Sami Frashëri

Shqiptarët flasin një nga më të vjetra e më të bukura gjuhë të dheut. Gjuhët që kanë qënë të ngjashme dhe bashkëkohëse me gjuhën shqipe janë zhdukur prej mijëra vjetësh, dhe nuk fliten më në asnjë vend të botës. Në vendin e tyre fliten gjuhët që rrjedhin prej tyre. Shqipja si gjuhë është e ngjashme me greqishten e vjetër, me latinishten, me sanskritishten gjuhë e vjetër e Indisë, me zendishten gjuhë e Persisë së vjetër, me keltishten, me teutonishten etj. Por këto gjuhë që numëruam më sipër janë me të reja se gjuha shqipe dhe kanë mijëra vjet që nuk fliten më, dhe rrojnë të shkruara vetëm në faqet e disa librave shumë të vjetër. Këto gjuhë quhen “gjuhë të vdekura”, dhe shqipja, gjuha jonë që është më e vjetër nga ato është e gjallë dhe flitet edhe sot si në kohën e Pellazgëve. Pa dyshim Pellazgët janë kombi më i vjetër arian i Europës. Ka shumë fakte dhe shumë rrëfime që na tregojnë se Pellazgët që ne na duken si një përrallë për faktin që janë një komb shumë i lashtë, kanë folur këtë gjuhë që flasim edhe ne sot e kësaj dite. Emrat e perëndive që Pellazgët u faleshin, i ka huazuar mitologia e grekëve dhe romakëve, por edhe shumë fjalë të tjera që historia i ka ruajtur si emra vendesh etj,.. duken që janë fjalë thjeshtë shqip edhe na tregojnë që Pellazgët kanë folur mijra vjet më parë të njëjtën gjuhë që flasim edhe ne sot, pothuajse pa ndryshime, ose me aq pak ndryshime saqë po të dilte ndonjë pellazg do të mund të flisnim me të si flet një gegë me një toskë. Gramatika e gjuhës shqipe, lakimi dhe zgjedhimi, hollësia e nyjeve, dhe e përemrave e të tjera bukuri të kësaj gjuhe, që jo vetëm asnjë nga gjuhët e sotme nuk i ka, por as gjuhët e vjetra nuk i kanë, na tregojnë që shqipja është një gjuhë shumë e

163

vjetër dhe na vjen nga kohët e qëmotëshme e ruajtur e paprishur dhe e pandryshuar. Shënja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës. Ata njerëz që harrojnë apo nuk flasin më gjuhën e tyre, ma kalimin e kohës bëhen qytetarë të atij kombi që i flasin gjuhën. Shumë qytetërime që janë zhdukur mos pandehni se vdiqën ose u vranë të gjithë, jo, por u përzien me kombe të tjerë dhe morën gjuhën e tyre dhe u bënë pjesë e tyre. Kështu u zhdukën Maqedonasit, Thrakët, Frigasit, dhe shumë popullësi të tjera që nuk ishin pellazgë d.m.th. shqiptarë si ne, pra këto popullësi sot nuk janë por u zhukën dhe u harruan sepse humbën gjuhën e tyre. Por shqiptarët e atij vendi që sot quhet Shqipëri e kanë ruajtur fort mirë gjuhën e tyre, dhe kështu edhe sot në këtë vend flitet gjuha e Pellazgëve të lashtë. Si kanë mundur shqiptarët të ruajnë gjuhën e tyre të plotë e të paprishur për një kohë kaq të madhe? Si ka mundësi që gjuha shqipe nuk është prishur dhe nuk është ndryshuar edhe pse nuk ka pasur shkronja dhe libra, dhe duke mos qënë e shkruar dhe duke mos e mësuar nëpër shkolla, kur gjuhë të shkruara dhe të krijuara me kujdes të madh janë prishur aq shumë sa sot quhen gjuhë të tjera? Përgjigja e këtyre pyetjeve është fare e lehtë: Shqiptarët e kanë mbajtur gjuhën dhe kombin e tyre jo me shkronja, jo me dituri dhe sa me qytetërim, por vetëm me pastërti, duke qënë gjithmonë vetëm dhe duke mos u përzjerë me të tjerë, dhe duke mos futur të huaj në vendin e tyre. Të qëndruarit larg nga e gjithë bota, nga dituritë, nga tregëtia me një fjalë të jetuarit nëpër male, u ka ruajtur shqiptarëve kombin dhe gjuhën. Se përse shqiptarët nuk kanë menduar të shkruajnë gjuhën e tyre, kjo është një çudi e madhe. Nuk flasim për ato fise të vegjël dhe të shpërndarë të Pellazgëve dhe të Ilirëve të vjetër, sepse ata duke jetuar nëpër male nuk kishin nevojç që të shkruanin dhe as nuk u vinte ndër ment një gjë e tillë. Por

164

Maqedonasit që kishin një mbretëri të sofistikuar, ashtu edhe mbretëria e Pirros në Epir dhe e Teutës në Iliri përse nuk patën nevojë që të shkruajnë gjuhën e tyre? Filipi i Maqedonisë që donte që të zgjeronte mbretërinë e tij dhe të pushtonte Greqinë, përse nuk bëri të shkruhej gjuha e tij ashtu si greqishtja? Aleksandri i Madh le të themi që nuk pati kohë, por Ptolemenjtë që zgjuan diturinë dhe gjuhën greke në Aleksandri, si nuk menduan për gjuhën e tyre që ti bënin një palë shkronja, duke parë të gjithë kombet e Azisë dhe të Egjiptit që shkruanin cilido në gjuhën e tij? Romakët mësonin filozofinë në gjuhën greke, por kishin bërë shkronja edhe për gjuhën e tyre latinishten, kështu që shumë gjëra i shkruanin dhe i lexonin në këtë gjuhë. Johan George von Hahn (1811-1869), filologu i madh gjerman, ka shkruar shumë të vërteta për Shqipërinë, dhe ka gjetur në një vend të Shqipërisë një gur të shkruar shqip me disa shkronja të cilat u ngjajnë shumë shkronjave fiqinishte edhe duken të marra prej atyre por pa qenë vetë ato. Por këto shkronja nuk janë parë gjetkë, dhe as dihet që të kenë qenë të përdorura në Shqipëri. Disa varre dhe të tjerë gurë të shkruara me shkronja greke në Azinë e Vogël afër Angoresë, si edhe disa të tjerë të shkruara me shkronja latine në Etruri të Italisë, gjuha e të cilëve (gjuha e shkruar mbi varret dhe gurët) nuk është as greqisht as latinisht, duken të jenë shkruar në gjuhën shqipe prej Frigasve dhe Etruskëve të vjetër, të cilët ishin Pellazgë d.m.th. shqiptarë. Kuptohet që shqiptarët e vjetër kanë shkruar gjuhën e tyre me ato shkronja që njihnin, kështu që ata shkruanin herë me shkronja arabe, herë me shkronja greke dhe latine. Kjo ka ndodhur sepse shqiptarët nuk kanë menduar kurrë që të përgatitnin një palë shkronja për të shkruar gjuhën e tyre: dhe gjuha shqipe kishte mbetur deri në kohën tonë gjuhë e pashkruar.

165

Etimologjia e fjalës art

Nga Stanislao Marchianò

Teksti që ju paraqitet është shkruar në vitin 1882. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe disa fjalë të gjuhès shqipe kanë evoluar. Edhe disa deklarata të autorit do t’ju habisin sepse nuk janë në përputhje me aktualitetin por janë pjellë e kohës kur është shkruar ky tekst.

Për të fiksuar një epokë sado pak të përafërt për origjinën e gjuhës pellazge o shqipe në rajonin e gjërë të Kaukazit në Azi, sipas mendimit tonë, çdo hamendje bëhet pothuajse e pamundur, dhe mendja e njeriut që do të kërkoj të imagjinoj një gjë të tillë, do të humbasi në vorbullën e kohës: por pa frikë mund të themi që në Europë kjo gjuhë flitej në kohë shumë të hershme e përpara pushtimit Fenikas, dhe akoma më herët se gjuha greke të cilës i huazoi shkronjat dhe tingujt e shkronjave, për shkak të së cilave kjo gjuhë u pasurua dhe u pëhap kudo. Gjuha pellazgo-shqipe u quajt barbare sepse, sipas Kadmenjve gjithçka që nuk ishte greke ishte barbare; dhe barbarë u quajtën të varfërit pellazgo-shqiptar; në të vërtetë në përputhje me këtë që thamë na duket e arsyeshme të sjellim atë që Platoni shkruan tek Kratili: Në qoftë se ju nuk gjeni shpjegimin e emrave grekë në gjuhën e vetë grekëve, kërkoni në gjuhën e barbarëve (d.m.th pellazgo-shqiptar), nga e cila shumë fjalë grekët kanë marrë. Barbarë dhe dy gjuhësh quhen edhe sot e kësaj dite nga italianët, të gjithë shqiptarët që ndodhen në provincat jugore të Italisë, shpesh i quajnë edhe grekë. Duke pranuar një herë dhe për gjithmonë egzistencën e një populli kaq të lashtë, gjuha e folur nga ky popull nuk mund që

166

të jetë veçse primitive, e ashpër, e mbushur me bashkëtingëllore, dhe plotë me fjalë një rrokëshe. Kjo është gjuha pellazgo-shqiptare, siç mund të vërehet nga fjalët e më poshtëme: Ferr (gjemb, shkurre), Gardh, Pret, Thik, Lop, Shtjerr (qingj), Zërk (qafë), Diell, Lum që ka shumë ngjashmëri me flumen të latinëve, Burr, Bir, At, Ëma, Motër, Plot. Mund të sjellim me mijëra fjalë të kësaj natyre, por po ndalemi që të mos mërzisim lexuesin. Një komb është i gjallë, në lulen e jetës kur ka leteraturën e tij. Pra jeton populli gjerman sepse jeton leteratura gjermane, jeton populli francez dhe ai italian sepse si njëri ashtu edhe tjetri kanë leteraturën e tyre. Në të kundërtën quhet i vdekur ai komb që nuk ka lateraturën e tij. Në të vërtetë gjuha e shqiptarëve të Azisë, të Greqisë, të Turqisë, dhe të Italisë, egziston vetëm në formën orale dhe nuk na ka lejuar që të na vijnë deri në ditët tona dokumente të shkruara, kështu që ky popull duke mos pasur leteraturë, gjuha e tij po shuhet. Ndër shqiptarët e Italisë në kohë të ndryshme dolën mendje të shëndetshëme dhe të forta. Ata shkruan poezi të bukura në gjuhën e tyre, këngë të bukura, shkruan, monografi, madje shkruan edhe epope, përkthyen Biblën, por shkrimet e tyre patën jetën e asaj luleje që në agim e deri në mesditë i jep kënaqësi me aromën e saj gjithkujt që i afrohet, pastaj thahet sepse askush nuk kujdeset për të, kështu që në darkë askush më nuk i afrohet. Shqiptarët po të mundnin në tërësinë e tyre të bashkohen, natyrisht do të formonin një komb të shklëlqyer; por fatkeqësishtë ndarë e të shpërndar, në vënde të ndryshme të botës, dhe ç’farë është akoma më keq janë në mosmarrëveshje midis tyre, ata nuk kanë formuar një komb dhe nuk mund të kenë leteraturë të tyren. Gjuha shqipe nuk është tjetër veçse gjuha e Pellazgëve. Ajo është shumë e vjetër, është primitive, është autonome, nuk rrjedhin nga asnjë gjuhë tjetër.

167

Duke pasur parasysh këto që thamë më lart, është për ne mjaft e lehtë, me anën e kësaj gjuhe të lashtë, që të mundim të gjejmë etimologjinë e fjalës Art, e cila akoma është e mbledhur në errësirën e kohës. Etimologia për të qënë e vërtetë , nuk duhet që të mbështetet mbi hamëndje fantastike, nuk duhet të krijohet siç bëhet zakonisht, duke hequr rrokje, o me zëvendësim shkronjash; dhe nuk duhet që sajojmë dialekte imagjinarë ose egzistues; por etimologia duhet që të mbështetet mbi të vërtetën, duhet që të jetë spontane, dhe të mbajë brenda saj gjithë filozofinë e fjalës primitive, nga e cila duhet që të nxirret natyra dhe origjina e fjalës nga e cila ajo rrjedh. Fjala Art në gjuhën shqipe është emër, kështu që shqipëtarët për të treguar "se çfarë mund të bëni?", "Çfarë prodhimesh, produktet që ju mund të bëni?" thotë: Cië Art di e bën ti?-Ç’farë Arti di dhe bën ti?, Cië Art ësct ckiò?- Ç’farë Arti është kjo? Pra rrjedh nga rrënja e foljes Ardhur që do të thotë prodhuar rritje, arritur. Nga zgjedhimi i kësaj foljeje në kohët e duhura kemi Erdh që do të thotë është prodhuar, ka lindur, është arritur. Shqiptarët për të thënë lindi dielli thonë: Erdh Dielli. Art është e tashme e mënyrës urdhërore, në shqip thuhet: Art tij e mira (i ardhtë atij e mira), Art tij e liga ( i ardhtë atij e liga). Kush nuk sheh në këtë etimologji harmoninë, filosofinë dhe analogjinë e fjalës ART me fjalën primitive të gjuhës shqipe?

168

Tomori dhe Dodona pellazgjike

Nga Yllka Lezo Vendndodhja e tempullit të lashtë të Dodonës është një argument që shpesh i ka çuar studiuesit në debate. Në vitet tridhjetë, Perikli Ikonomi, me librin "Tomori dhe Dodona pellazgjike", përpiqej të tregonte se vendndodhja e tij është në Shqipëri. Legjenda thotë se shumë kohë më parë, nga Egjipti u nisën dy zogj. Njëri prej tyre ndaloi në Libi, ku u ndërtua tempulli i Ammon Zeusit dhe tjetri ndali në Dodonë. Aty u ndërtua tempulli tjetër, ku ndodhej orakulli më i famshëm i antikitetit, ai i Dodonës, pasardhës i të cilit do të ishte orakulli i Delfit. E nëse tempulli i Ammon Zeusit dihet që është në Libi, çështja e vendndodhjes së tempullit të Dodonës është më e komplikuar. Një pjesë e mirë e studiuesve mbrojnë tezën se tempulli i lashtë i Dodonës ndodhet në tokat e sotme greke, në këmbët e malit të Tammaros, rreth 18 km larg Janinës. Ka edhe një tjetër grup më të vogël, pjesë e të cilit është studiuesi Perikli Ikonomi (1882-1977), që nuk mendon kështu. Në vitin 1934, ky studiues nis të shkruajë "Tomori dhe Dodona pellazgjike", një studim nëpërmjet të cilit përpiqet të vërtetojë se tempulli i Dodonës është në malin e Tomorit. Për herë të parë ai e botoi me shpenzimet e veta këtë libër më 1936-ën, në një numër të vogël kopjesh. Një prej tyre e kishin familjarët dhe tjetrën Muzeu Historik Kombëtar. Pas gati 8 vitesh, studimi u ribotua. Për të vërtetuar tezën e tij për vendndodhjen e tempullit të Dodonës u mbështet në disa burime: etimologjinë e fjalës Tomor, vendndodhjen e përshkruar nga autorë të antikitetit dhe ndërtimit gjeografik të ngjashëm të këtyre dy vendeve, si dhe gojëdhënave të banorëve përreth malit të Tomorit. Që në faqen e parë të librit tregon arsyen se përse po merr përsipër një punë të tillë, kur thotë se po e shtron këtë

169

çështje për të treguar vendndodhjen e vërtetë të tempullit origjinal të Dodonës. Ikonomi shkruan se ka një grup studiuesish shqiptarë, të cilët i mëshojnë idesë se Dodona e Epirit Jugor (mali Tammaros, në Janinë) është vetëm një kopje e vonshme e origjinalit, i cili duhet të ndodhet në malin Tomor në Toskëri. Për të është i rëndësishëm fakti që të dy malet kanë emra të ngjashëm (Tammaros dhe Tomor). Në këtë pikë ai nxjerr prejardhjen e fjalës Tomor. Ai shkruan se mali i Tomorit, konsiderohet si banesa e Perëndisë së pellazgëve, domethënë e shqiptarëve të vjetër. Veç kësaj, Tomorin e quajnë mal i të-mirit, prandaj priftërinjtë e orakullit të Dodonës quheshin Tomurë, të mirë. "Në të folurën popullore të shqiptareve, çdo vend i shenjtë quhej dhe vazhdon të quhet më së shumti edhe sot vend i mirë. Pra, në këtë togfjalësh, mbiemri "i mirë" përdoret në kuptimin "i shenjtë", rrjedhimisht, mali i Tomorit do të thotë mali i Zotit", shpjegon ai. Me tej argumenton se priftërinjtë ose fatthënësit (parashikuesit e ngjarjeve) e Dodonës quheshin Tomuri dhe parashikimet (fatthënat) e tyre quheshin Tomure. "Tomar ose Tmar quhej mali pranë ose mbi të cilin ndodhej tempulli i Dodonës, i njohur ndryshe si faltorja e famshme pellazgëve, shkruan Ikonomi. Por kjo analizë nuk i mjafton për të vërtetuar tezën e tij, kështu që merr në shqyrtim edhe gjithë dëshmitë e mundshme historike. Një kapitull më vete u kushtohet përshkrimeve të autorëve të antikitetit si Herodoti, Hesiodit Pliniusi, Pindari, Plutarku, Straboni etj., shënime të cilat e largojnë Dodonën nga Janina dhe e sjellin në veri të Toskërisë. Një nga shënimet që Ikonomi citon është ai i Stragjiritit: "Në faqen 28 të shënimeve ku bën fjalë për Dodonën, ai e përmend si të pacaktuar vendndodhjen e malit Tomor. Ai pohon se të tjerë e vendosin këtë mal më lart e më tej nga veriu i malit të Pindit. Gjithashtu, thotë se molosët kanë qenë më të përmendurit e më të famshëm nga haonët, se ata kishin dhe

170

tempullin famëmadh të Dodonës në krahinën e tyre". Duke përmendur shënimet e këtyre autorëve dhe gjeografëve, të cilat japin detaje të ndryshme për tempullin e Dodonës, Ikonomi arrin të ndërtojë një panoramë të vendndodhjes së këtij tempulli. Por punën nuk e lë me kaq. Pasi përfundon me përshkimet e këtyre autorëve, në kapitullin e fundit ai jep kallëzime e gojëdhëna për malin e Tomorit dhe rrethinat e tij. Kështu, njëra prej tyre thotë se në Tomor rrinin tri motrat e Dhodhonit, tek të cilat vinin mbretërit e vjetër për t'i pyetur për fatin e tyre dhe të mbretërisë. Ndërsa sipas një tjetër gojëdhëne, në kulmin e malit të Tomorit ndodhet e skalitur mbi një shkëmb një plakë që ruan një dhi dhe një kec. Gojëdhënë që sipas Ikonomit mund të ketë lidhje me dhinë Amalthia, që sipas mitologjisë, ushqeu Zeusin kur e ëma e tij, Rea, e fshehu për ta ruajtur nga i ati, Shtuni (Saturni), që hante fëmijët e tij. Mes Ikonomit dhe malit të Tomorit ekzistonte një lidhje më e veçantë se ajo mes një studiuesi dhe një subjekti.

Dy fjalë mbi Perikli Ikonomin I lindur në fshatin Vokopolë të Beratit, ai e njihte ndoshta më mirë se çdo studiues tjetër këtë vend dhe legjendat që e rrethonin, shumë prej të cilave lidhen me shenjtërinë e këtij mali. Dhe jo rastësisht e ka përshirë shenjtërinë në libër. Perikli Ikonomi vinte nga një familje që për 17 breza me radhë kishte nxjerr priftërinj. I fundit prej tyre ishte babai i Perikliut, Papa Pavli. Por ai nuk do të ndiqte këtë rrugë. Mësimet e para do t'i merrte në Berat, nga rilindësi Babë Dudë Karbunara (1842-1917). Më pas vazhdoi shkollën e Korfuzit, ku u njoh me Ismail Qemalin, i cili i zgjon ndjenjën e atdhetarisë dhe të çështjes kombëtare. Më pas studion dhe formohet si specialist i psikologjisë në njërën prej shkollave më të rëndësishme të kohës në Ballkan, në gjimnazin "Zosimea" të Janinës. Pas kthimit në Shqipëri, më 1916-ën, jep mësim fillimisht në

171

shkollat e Beratit dhe më pas në një sërë shkollash në të gjithë Shqipërinë. Krahas mësimdhënies shkruan dhe boton me shpenzimet e tij librat didaktikë: "Atdheshkronja praktike", 1926; "Atdheshkronja e plotë për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë", 1932; "Mineralogjia dhe mësime kimike", 1933. Ai bëhet kështu një nga themeluesit e parë të arsimit shqiptar, kontribut për të cilin, më 1956-ën u vlerësua me titullin "Mësues i Merituar". Vdes në maj të 1977-ës

Arkivi i blogutArkivi i blogutArkivi i blogutArkivi i blogut 2222010010010010