Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Forumi Kulturor
BULETIN INFORMATIV
Korrik 2015
Shkolla e filmit dokumentar ACTIVE
Korrik 2015
Active # 2 është në kërkim të të rinjëve me pasion për ide dhe tregimedokumentare, që vijnë nga
një mjedis dhe kontekst i papërfaqësuar në industrinëe filmit. DokuFest, Pravo Ljudski
dhe MakeDox, në bashkëpunim me NED –National Endowment for Democracy, ftojnë të gjithë
krijuesit e rinjë të moshës 18-22vjeç të aplikojnë në edicionin e dytë të Shkollës Regjionale të
FilmitDokumentar ACTive.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,215#.VcHCj_mqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Programi i filmva muzikor “Tingulli i Shpirtit Tim”
Korrik 2015
Program i filmave muzikor i Dokufest i quajtur “Tingulli i Shpirtit Tim” këtë vit prezanton diçka
ndryshe. Ai do të përbëhet nga një miks i dokumentarëve, filmave ese, fiksionit, filmave
eksperimental dhe të shkurtër nga një numër i artistëve dhe filmëbërësve ndërkombëtar.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,217#.VcHDjPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Performansa “Komunë e hapur ll” thirrje e rradhës për ridizajnimin e
hapësirave publike
Korrik 2015
Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Komunë e Hapur II” e cila në mënyrë simbolike
përsërit kërkesën për lirimin e hapësirës publike nga gardhi rrethues, që momentalisht ua
pamundëson qytetarëve shfrytëzimin e kësaj hapësire.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,218#.VcHECvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
DOKU:TECH prezanton folësit kryesorë të këtij edicioni
Korrik 2015
DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar
dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e
teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,219#.VcHE3fmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
MIGRIMI – Tema e edicionit të XlV të DokuFest
Korrik 2015
Luftërat, uria, varfëria, korrupsioni dhe mungesa e lëvizjes së lirë janë disa nga arsyet që i
shtyjnë individët dhe familjet të marrin rrugën e migrimit. Në edicionin e tij të katërmbëdhjetë,
DokuFest do të shqyrtojë këto dhe aspekte të tjera të Migrimit. Një program special i filmave,
ekspozitë e fotografisë, një numër i paneleve dhe diskutimeve që reflektojnë temën e Migrimit
do të jenë në thelb të programit të pasur të këtij viti.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,220#.VcHFlPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Anibar dhe gazeta Zëri hapin thirrjen për pjesëmarrje në garën me stripa
Korrik 2015
Anibar dhe gazeta Zëri hapin thirrjen për pjesmarrje në garën me stripa, që organizohet për herë
të parë për artistët dhe entuziastët të cilët punojnë stripa. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të
t’a publikojnë stripin e tyre në shtojcën e veçantë të gazetës Zëri për festivalin Anibar dhe të
fitojnë 150 euro si shpërblim.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,221#.VcHGU_mqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Komuna e Prizrenit me defektet në zbatimin e ligjit për qasje në dokumente
publike
Korrik 2015
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale” ka
shqyrtuar efikasitetin e Komunës së Prizrenit në lejimin e qasjes në dokumente publike në
përputhje me Ligjin përkatës. Në kuadër të projekteve të saja, EC-i përgjatë periudhës janar-
qershor 2015 në KP ka deponuar mbi 30 kërkesa për qasje në dokumente publike dhe informata,
me ç’rast ka evidentuar vonesa që shkojnë në më shumë se dy javë në ofrimin e përgjigjes.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,223#.VcHG4Pmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Summer school as school
Korrik 2015
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte
Vizuale - AVA, Lubjanë organizon shkollën verore "Summer School as School – Shkolla Verore
si Shkollë" e cila mbahet me 26 korrik – 9 gusht .Shkolla verore është një udhërrëfyes dhe një
ndërhyrje, e dizajnuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuri kritike të prodhuar nga
profesionistë të zgjedhur, për eksplorimin dhe përgjigjen ndaj sfidave relevante të sotshme,
modelet e reja dhe mundësitë në arsimin dhe bashkëpunimin artistik.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,224#.VcHH_vmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Dëmtohet vepra “Ura e kaltër e dashurisë”
Korrik 2015
Në Prizren dëmtohet vepra “Ura a kaltër e dashurisë” ku persona të papërgjegjshëm i kanë
shkaktuar dëme serioze veprës artistike. Pas disa përpjekjeve të mëhershme dhe vjedhjeve të
dryve, sulmi i mbrëmshëm është më seriozi i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë
strukturën e veprës.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,225#.VcHImvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Shpat Deda te Lumbardhi
Korrik 2015
Këngëtari Shpat Deda, të Premtën me 17 Korrik nga ora 21:30 do të mbaj koncert recital te
Lumbardhi në Prizren.
"Molla e Parë" e ka marre "Shkëndinë" për dore e të dyja janë nisë për Lumbardh! Shpati vjen së
bashku antarët e bendit me Nesim Maxhunin, Ilir Bajrin, Fatjon Miftarajn e Art Lokajn me e
festu Bajramin me kangë e me na ba me vallëzu e me knu të gjithëve bashkë.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,252#.VcHJUvmqqkp
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
DokuFest prezanton programin “Uncharted of states of America”
Korrik 2015
Këtë vit DokuFest prezanton një program special të kinemasë radikale amerikane të kuruar nga
kritiku i mirënjohur i filmit dhe kuratori Neil Young. Neil, ka inicuar dhe programuar një
selektim të filmave të gjatë, dokumentarëve, filmave eksperimental dhe të shkurtër nga pjesa më
radikale e skenës së filmave të pavarur nga SHBA – të përmbledhura nën titullin “Uncharted
States of America” (“Shtetet e Bashkuara të pa-eksploruara”).
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,228#.VcHJE_mqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
DokuFest hap thirrjen për aplikim: Eko Video
Korrik 2015
Banka ProCredit dhe DokuFest fton të gjithë të interesuarit të xhirojnë dhe të aplikojnë me
videot e tyre të cilat adresojnë çështje të ndryshme të mbrojtjes dhe ndotjes së ambientit. EKO
videot do të shfaqen në festivalin DokuFest, i cili do të mbahet nga data 08 – 16 gusht 2015 në
Prizren.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,230#.VcHKSPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
DokuPhoto 2015 hapet me ekspozitën e Enri Canaj
Korrik 2015
Edicioni i dymbëdhjetë i DOKUPHOTO do të paraqesë punën e fotografit të mirënjohur Enri
Canaj. Në Dokuphoto do të ekspozohen fotografitë e tij të cilat dokumentojnë dëshpërimin e një
grupi emigrantësh nga Siria të cilët arrijnë në bregdetin grek. Enri Canaj poashtu do të jetë pjesë
e një masterklase, ku do të prezentoj punën dhe praktikën e tij fotografike.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,226#.VcHMIvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Thirrje për Ofertë – Realizimi i hulumtimit
Korrik 2015
Aktiviteti është në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës – planifikimi me pjesëmarrje për
zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”, të cilën e implementon EC Ma Ndryshe. Qëllimi i
projektit është artikulimi i nevojave të grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të
zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Për nevojat e projektit do të realizohet një hulumtim
i cili duhet të punohet në përputhje me qëllimin e projektit dhe i përfunduar duhet të dorëzohet
më së largu deri me 15 shtator 2015.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,227#.VcHMxvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Punëtoria e Fotografisë: Seancë informative
Korrik 2015
Të Mërkurën në orën 19:00 te Lumbardhi mbahet një seancë informative, ku fotografi dhe
regjisori Barış Karamuço do t’a prezantojë punëtorinë 2-mujore të fotografisë. Në këtë seancë
Karamuço do të flasë lidhur me programin e punëtorisë dhe temat e mësimeve si dhe do ta bëjë
një hyrje të përgjithshme në artin e fotografisë, duke folur për në veçanti për fotografinë në ditën
e sotme si dhe për fotografinë mobile dhe rolin e saj.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,231#.VcHOyvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Anibar hap thirrjen për Vullnetarët
Korrik 2015
Festivali Anibar njofton që ka hap thirrjen për Vullnetarët për edicionin e tij të Vl'të. Nga datat
20-26 Gusht, Anibar fton të gjithë të interesuarit mbi moshën 16 vjeç, të cilët dëshirojnë të jenë
prapa skenave dhe të punojnë për festivalin si vullnetarë, të aplikojnë në thirrjen e hapur.
Vullnetarë e përzgjedhur do të fitojnë eksperiencë duke u bërë pjesë e ekipit të festivalit dhe do
të ndihmojnë në krijimin e eventeve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,232#.VcHOzPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
SPECTRUS: Film on film
Korrik 2015
DokuFest shpall programin special të filmave për filmat, të treguar nga perspektiva e regjisorëve,
aktorëve, producentëve dhe nga arkivistët e filmave. Filma për regjisorë të famshëm si John
Ford, Raoul Walsh, Bernardo Bertolucci, Ousmane Sembène dhe Claude Lanzmanne, do të
shfaqen në programin i cili gjithashtu përfshin një vështrim interesant të jetrave të këtyre
artistëve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,233#.VcHP5_mqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
DokuFest 2015 shpall programin e plotë të filmave
Korrik 2015
DokuFest shpall programin e plotë të filmave që do të shfaqen në edicionin e sivjetshëm të
festivalit. Programi i sivjetshëm është përzgjedhur në mesin e një numri rekord i mbi 3.000
aplikimeve, ndërsa do të prezantoj 228 filma nga 43 vende të botës në 6 programe garuese dhe
një numër të programeve speciale. Tema e festivalit këtë vit është migrimi i cili do të theksohet
dhe hulumtohet në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me
ekspertë të ftuar vendor dhe ndërkombëtar.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,234#.VcHQfPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Kinemaja e hapur “Green:
Korrik 2015
Në kuadër të projektit “Mitrovica vepron gjelbër”, 7 Arte organizon aktivitetin tradicional
Kinema e Hapur “Green" edicioni i 7-të. Për tre net me radhë (24 -26 Korrik 2015) do të shfaqen
filma dokumentar në ambient të hapur pranë urës kryesore të lumit Ibër. Programi do të
pasurohet me aktivitete argëtuese me ç’rast do të promovohen artist ë rinj vendor nga fusha të
ndryshme të artit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,236#.VcHRLfmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Perfromanca Kultist për ditët e diasporës
Korrik 2015
OJQ Artpolis edhe këtë vit do të realizoj disa aktivitete në kuadër të Ditëve të Mërgatës.
Duke pasur parasysh faktin që gjatë sezonës së verës, kur qytetarët tonë nga diaspora janë me
pushime në Kosovë, teatrot tona janë kryesisht të mbyllura për shikues për shkak të pushimeve,
ne kemi menduar që këto aktivitete artistike ti prezantojmë në ambiente të hapura në sheshet
kryesore të Prishtinës dhe Ferizajit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,237#.VcHSaPmqqkp
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Performansa “Sa m2 një vendparking?!” thirrje për më shumë vëmendje nga
bllokimet e hapësirave publike
Korrik 2015
Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Sa m2 një vendparking?!“ e cila ka përcjellur
porosinë për promovimin e lëvizjes së lirë në trotuaret e qytetit të Prizrenit. Aktiviteti është
organizuar në sipërfaqen e një vendparkingu 2,5m X 5m një dhomë dite. Gjatë ditës në këtë
“dhomë dite” të vendosur në trotuar, qytetarët kanë ndaluar për të pirë kafe, bashkë me aktivistë
nga shoqëria civile, të cilët janë solidarizuar me thirrjen që trotuari të jetë në shërbim të
këmbësorëve.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,238#.VcHT8_mqqkp
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Anibar shpall akreditimin për gazetarë
Korrik 2015
Festivali Anibar shpall hapjen e akreditimit për gazetarët në edicionin e 6 të festivalit. Mundesia
për aplikim është e hapur për të gjithë gazetarët dhe anëtarët e mediave të cilët dëshirojnë të
marrin pjesë në këtë edicion të festivalit. Akreditimi nënkupton të drejtën tuaj si gazetarë për të
shfrytëzuar Media Center të Anibar, që posedon hapësirën për punë, paisjet kompjuterike,
printer, wireless dhe paisje të tjera të nevojshme si dhe ofron mundësi për intervistimin e
mysafirëve të festivalit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,239#.VcHUdfmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Numri i katërt i buletinit “Gjykatë e Hapur”
Korrik 2015
Gjykata Themelore e Prizrenit publikoi numrin e katërt të buletinit informativ "Gjykatë e
Hapur", e cila mbulon periudhën Prill - Qershor 2015. Publikimi i këtij numri të buletinit është
edhe një hap drejt vazhdimit të hapjes së kësaj gjykate ndaj qytetarëve dhe një dritare e re e
transparensës së punës së Gjykatës Themelore të Prizrenit, që synon fuqizimin e besimit të
qytetarëve në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në punën e Gjykatës në veçanti.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,240#.VcHU8vmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Shpallet programi i plotë i DOKUNIGHTS
Korrik 2015
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, shpall programin e
plotë të Dokunights i cili është përzgjedhur me shumë kujdes dhe dashni. Programi i sivjetshëm i
Dokunights përfshin emra të mirënjohur të skenës muzikore si: Ah! Kosmos, Tijana T, Alien no.
155, GNUČČI, Nire, Seven Neves, Wild Baby, Messer Chups, TRASHMANGO, YGRETMEN
& KARAMUCHO, Radio Noet Noet, Marcel Fengler (Ostgut Ton, Berghain Resident / Berlin)
& Hajdar Berisha (Die Rakete / Germany), The Bloody Foreigners, Turbo Bilbilat, Garazhë,
Goce, Seba Feat MC Lowqui, Gjeni ( dnb-ks), High Roll, Nyzafete Shala + Band dhe Loni.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,241#.VcHVwPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Progresi në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgëmisë kulturore
Korrik 2015
Ky është viti i dytë që Ec Ma Ndryshe dërgon në Komisionin Evropian kontribut të strukturuar
për Raportin për Kosovën 2015 (ish Raporti i Progresit) mbi trashëgiminë kulturore dhe
planifikimin urban. Raporti përmbledh të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e punës një vjeçare
të organizatës në fushtat e lartëpërmendura, të shtrira në Prizren dhe Prishtinë.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,242#.VcHVwfmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Tryezë e rrumbullakët “Roli ynë dhe i mërgatës në zhvillimin e qëndrushëm
të rajonit të Mitrovicës”
Korrik 2015
”7Arte” në kuadër të projektit "Diaspora gjelbëron vendlindjen" në mbështetje të Minsitrisë së
Diasporës, organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Roli i ynë dhe i mërgatës në zhvillimin e
qëndrueshëm të rajonit të Mitrovicës”. Ky aktivitet synon të rris rolin e mërgatës dhe
institucioneve vendore në identifikimin e opcioneve të mundshme, bashkërendimin e aktiviteve
të mërgatës dhe institicioneve vendore drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të
mjedisit në rajonin e Mitrovicës.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,243#.VcHYCfmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Arround the CORNERS - Prizren
Korrik 2015
CORNERS do të paraqesë tre projekte këtë vit në kuadër të DokuFest: PAPYRINT, GALERIA
SHTËPITË E ZOGJVE, OH MY HOME – LOST & FOUND. CORNERS është një platformë që
krijohet enkas për artistët dhe publikun, e cila drejtohet nga organizatat kulturore në skajet e
Evropës. Punëtoritë të cilat do të zhvillohen janë: PAPYPRINT, GALERIA SHTËPITË E
ZOGJVE, dhe OH MY HOME – LOST & FOUND.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,251#.VcHZB_mqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Programi i plotë i DOKUKIDS
Korrik 2015
DOKUKIDS këtë edicion do të zgjasë gjatë tërë festivalit, duke filluar nga data 8 deri më 16
gusht në Prizren. DokuKids i dedikohet të vegjëlve të cilët do të jenë të përfshirë në dy punëtori
të cilat do të shërbejnë si platforma e të menduarit dhe e argëtimit të tyre. Fëmijët do të mësojnë
për teknikat e filmit dhe artit të performancës duke reflektuar mbi aspekte të ndryshme të jetës së
tyre dhe rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në Rrugën e Farkatarëve në
Prizren si dhe një film i shkurtër stop motion. Punëtoritë të cilat do të zhvillohen janë:
MIGRIMET E ANIMUARA dhe TEATRI RRUGOR.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,244#.VcHZCPmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Anibar shpall thirrjen për gazetarët e rinj
Korrik 2015
Festivali Anibar hap thirrjen për gazetarët e rinj, të cilët në kuadër të festivalit do të kenë
mundësinë të shkruajnë për ngjarjet e Anibarit. Anibar është në kërkim të praktikantëve të cilët
do të përfitojnë përvojat më të mira të punës ekipore brenda festivalit dhe do të zhvillojnë
afestivalitë e tyre në bashkpunim me stafin e Anibar në gazetari. Anëtarët e këtij grupi të
gazetarëve do të përfitojnë praktikat më të mira të punës dhe do të ndërtojnë kapacitetet e tyre
brenda organizatës.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,245#.VcHZCvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Liburn Jupolli me solo koncert në Lubardh
Korrik 2015
Muzikanti Liburn Jupolli, të Mërkurën me 5 Gusht nga ora 21:30 do të mbaj solo koncert
autorial në Lumbardh. Prej vitit 2004 ai kryesisht ka kompozuar muzikë për teatër, film,
animacione dhe produkcione të ndryshme vizuele dhe konceptuale në Ballkan dhe gjithashtu ka
kompozuar për instrumentist dhe asnamble në Kosovë dhe jasht vendit. Pos tjerash Liburni
gjithashtu dizajnon dhe ri-modelon instrumented he nga viti 2010 ka punuar 5 instrumente të reja
muzikore.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,247#.VcHblvmqqko
BULETIN INFORMATIV - Rrjeti i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës
Performansë publike “Drunj të pastër”
Korrik 2015
Ec Ma Ndryshe realizoi performansën publike “Drunj të pastër”, iniciativë kjo e marrë nga
shqetsimet e qytetarëve dhe zyrtarëve social për mos kujdesin e drunjve në qendër të qytetit ku
vazhdimisht ngjiten postera reklamues dhe shpallje njoftuese. Kjo performansë i bën thirrje
qytetarëve për më shumë kujdes në ruajtjen e vlerave natyrore të qytetit përderisa drunjtë janë
atribues kryesor në pastërtinë e ajrit, gjelbërimin dhe janë përbërës të rëndësishëm në peizazhin e
qytetit.
Për më shumë, shih: http://forumikulturor.net/?page=1,6,248#.VcHbl_mqqko