8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 77 Shtator-Tetor 2014, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Vijon në faqen 3 Nga Sofokli Lazri P artizanët e Brigadës së 5-të, më 15 shkurt e filluan sulmin nga të gjitha anët, nga jugu, lindja e perëndimi. Mua më takoi t ë isha në Kallarat me një grup forcash të përbërë nga reparte të ndryshme të brigadës. Ato ditë binte shumë sh dhe bënte shumë ftohtë. Ujët zbriste me rrëke nga malet e Bogonicës, kullohet nga pemët e shkurret, rridhte nga toka, nga gurët. Çdo gjë ishte e qullët. Edhe njerëzit e kafshët kullonin ujë. Megjithatë, përgatitjet për kundërsulm vazhdonin. Shumë punë kishin sidomos skuadrat e zbulimit, të cilat duhet të përcaktonin ku ndodheshin forcat armike. Atë mëngjes të 19 shkurtit, në një aksion zbulimi do të nisej edhe Kadri Hazbiu me nja 7-8 partizanë për të zbuluar dislokimin e forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre në zonën e Smokthinës. Midis tyre ishte edhe një vajzë e re, Rakibe Dervishi. Të vëllanë, Bakon, e kishim një nga komandantët e shquar të Brigadës së 5-të. Kadriu nuk donte ta merrte me vete. Ajo i lutej dhe ai e kundërshtonte, duke i thënë se këtë radhë do ta linte me shokët, se ashtu ishte puna, kurse herën tjetër ajo do të ishte e para që do të sulmonte. Po Rakibeja s`bindej. Ashtu e urtë, e ndrojtur dhe e dëgjuar siç ishte, si të gjitha vajzat fshatare, ajo u tërhoq disa metra më tutje nga grupi i shokëve që po niseshin dhe filloi të qante pa zë me kokën varur. Kadriu e pa dhe i shkoi pranë. - Pa dëgjomë një çikë, - i tha, -lufta nuk mbaroi sot. Deri sa ta çlirojmë Shqipërinë atë punë do të bëjmë, do të luftojmë natë e ditë. Mos u bëj e padëgjuar. Nesër do të shkojmë bashkë në Smokthinë dhe do t`i fshijmë ata zagarë. - Dua të vij me ju, - iu përgjigj ajo me zë të ulët dhe duke iu lutur. Kadriu përpiqej me të gjitha mënyrat që ta bindte me fjalë të mira e të urta, por ajo qëndronte në të sajën. Më në fund, para dëshirës së saj të zjarrtë, ai u dorëzua. - Mirë, - i tha ai me një ton komandues, 0 eja të shkojmë! Ajo i fshiu lotët me dorë, i ndriti fytyra sikur po shkonte në dasmë. Skuadra u nis. Ajo ktheu edhe njëherë kokën prapa, si për të na përshëndetur me buzëqeshjen e saj fëminore e të ëmbël. Pa mbërritur në Smokthinë, skuadra ra në një pritë, në të cilën Rakibeja mbeti e plagosur rëndë. E kish marrë një plumb në bark. Në Kallarat e prunë shokët, me të cilët ishte nisur. Binte shi qamet. Aty nuk kishte as doktor, as infermier, as barna. Vetëm sa ia kishin lidhur plagën me një fashë, që do t`i ishte ndodhur ndonjë partizani në xhep e përzier me fishekë e me thërrime buke misri. E shkreta vajzë! As qante, as bënte zë. Rënkonte lehtë dhe i dukej sikur kishte bërë diçka që s`duhej ta bënte, sikur ishte në faj se po pengonte shokët të luftonin. Po vinte nata dhe përgatitjet për sulmin që do të fillonte atë mbrëmje duheshin mbaruar shpejt. Kadriu më ngarkoi mua të merresha me Rakibenë. - Dëgjo këtu, - më tha, - merre dhe çoje te nënë Duzja. Ja ku është shtëpia, e sheh? Ti do të rrish me të deri nesër në mëngjes. Ti je përgjegjës dhe ty po ta lë amanet. Nesër në mëngjes do shihemi patjetër. Me Kadriun u ndamë menjëherë. “Hej bela, thashë me vete, ç`të bëj unë me këtë vajzë, ku ta shpie e ku të ngrysem?” Asnjeri nuk e kishte mendjen te ne. Na shikonin me keqardhje, thoshin ndonjë fjalë dhe largoheshin me nxitim në punët e tyre. I pezmatuar e i drobitur, bashkë me dy partizanë e Rakibenë të shtrirë në një vig të ngushtë, mbuluar me ca rroba krejtësisht të qullta e që nuk kuptohej çfarë kishin qenë e përse kishin shërbyer, u ngjitëm te shtëpia e nënë Duzes, e ndërtuar në një çukë mbi rrugë. Shtëpia duhet të ishte ndërtuar e re, por kishte mbetur e pasuvatuar nga brenda e nga jashtë. Të vetmet mobilje që unë vura re atë natë, ishte një sënduk i nxirë nga koha e përdorimi dhe përballë, përdhe, një shtroje që nuk përcaktohej dot nga çfarë shtese e mbulese përbëhej. Varfëri e plotë. Nuk e di nëse nënë Duzja përjashta shtëpisë kishte ndonjë haur që nuk e vura re, në kish ndonjë dhi a ndonjë kafshë tjetër. Kur hyra brenda, nënë Duzja, që mua atëherë m`u duk plakë, por nuk duhej të ishte më shumë se 50 vjeçe, na priti qetë, pa asnjë habi, pa asnjë turbullim. Dukej se ajo u përkiste atyre nënave labe, që plumbat, plagët e vdekjet ishin pjesë e pandarë e jetës së tyre. Sa u futëm brenda, ajo na tha që vajzën, korbën, rrënjëdalën e derëzezën, siç zuri ajo ta thërriste, ta vendosnim mbi shtrojën e gatshme e të paluajtshme e që ishte shtrati i saj për ditën e për natën. Ajo mori ca shkarpa e ca dru të holla nga fundi i dhomës dhe filloi të ndizte zjarrin, por “shuari”, siç i thoshte ajo, nuk mund të merrte. Drutë ishin të njoma dhe oxhaku nuk hiqte. Dritë në shtëpi nuk kishte dhe tymi i madh na nxorri sytë. Rakibeja s`kërkonte gjë, por dhe unë e nënë Duzja pas largimit të dy shokëve s`kishim çfarë t`i bënim. I jepnim nga një çikë ujë, i lagnim ballin që i digjej flakë dhe i jepnim dorën që na e shtrëngonte fort për të larguar dhimbjet. Përpiqeshim t`i jepnim kurajë, por fjalët tona nuk ishin bindëse. Ne e shihnim që Rakibeja po mbaronte dhe ajo e kuptonte se jeta e saj po shuhej. Jashtë frynte e binte. Era që përshkonte gryka e përrenj, që përplaste pemët e tundte gërxhet, krijonte një zhurmë e uturimë llahtarisësh. Përreth s`dëgjohej frymë njeriu. As blegërimë bagëtish e as lehje qensh. Sikur të gjithë kishin ikur dhe na kishin lënë vetëm ne të treve, mua që rrija pa folur mbi sëndukun e vjetër, një plakë, e cila shtynte urët për të mos u fikur zjarri dhe një vajzë e re që po shuhej ngadalë. Nënë Duzja, për të dalë nga kjo gjendje zymtësie e dëshpëruar, zuri të më pyeste mua me një ton pak si të rëndë, si qortues e si akuzues. - E kujt është kjo vajzë, me ju ka qenë apo e keni gjetur mb`udhë? Kuptohej që nënë Duzja nuk ishte e mendimit që gratë duhet të dërgoheshin nëpër fronte. Për të, ato kishin punë të tjera. - E di, e di nëno,-fillova të flas, duke thënë me vete shyqyr që po fillojmë të llafosemi, se tërë kjo natë nuk gdhihet dot. Doja t`i thosha nënë Duzes se kohët kishin ndryshuar. Recitimin standard lidhur me nevojën e domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së grave e vajzave në luftë e kisha gjithnjë të gatshëm. - Është nga Smokthina, - iu përgjigja, të atin e të ëmën nuk i njoh, por i njoh të vëllanë, është partizan me ne këtu në brigadë. Por ajo ma preu fjalën duke mos ua vënë fare veshin atyre çka i thosha unë. - Mirë, mirë biro, po ti nga je? - Jam nga Vunoi, nëno. - Nga Vunoi the, po i kuj je? Si i thashë i kujt jam e ku kisha qenë, nënë Duzja heshti për pak dhe m`u duk sikur po përgatitej të më drejtonte ndonjë pyetje të vështirë, sikur mendonte Në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë NJË SKENË MAKBETHIANE NË MALET E LABËRISË NË DITËT E ZJARRTA TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE

Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta "Kallarati", nr.77 shtator-tetor 2014

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 77 Shtator-Tetor 2014, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

Vijon në faqen 3

Nga Sofokli LazriPartizanët e Brigadës së 5-të, më 15 shkurt e filluan sulmin nga të gjitha anët, nga jugu, lindja e perëndimi. Mua më takoi t ë isha në

Kallarat me një grup forcash të përbërë nga reparte të ndryshme të brigadës. Ato ditë binte shumë sh dhe bënte shumë ftohtë. Ujët zbriste me rrëke nga malet e Bogonicës, kullohet nga pemët e shkurret, rridhte nga toka, nga gurët. Çdo gjë ishte e qullët. Edhe njerëzit e kafshët kullonin ujë. Megjithatë, përgatitjet për kundërsulm vazhdonin. Shumë punë kishin sidomos skuadrat e zbulimit, të cilat duhet të përcaktonin ku ndodheshin forcat armike.

Atë mëngjes të 19 shkurtit, në një aksion zbulimi do të nisej edhe Kadri Hazbiu me nja 7-8 partizanë për të zbuluar dislokimin e forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre në zonën e Smokthinës. Midis tyre ishte edhe një vajzë e re, Rakibe Dervishi. Të vëllanë, Bakon, e kishim një nga komandantët e shquar të Brigadës së 5-të.

Kadriu nuk donte ta merrte me vete. Ajo i lutej dhe ai e kundërshtonte, duke i thënë se këtë radhë do ta linte me shokët, se ashtu ishte puna, kurse herën tjetër ajo do të ishte e para që do të sulmonte.

Po Rakibeja s`bindej. Ashtu e urtë, e ndrojtur dhe e dëgjuar siç ishte, si të gjitha vajzat fshatare, ajo u tërhoq disa metra më tutje nga grupi i shokëve që po niseshin dhe filloi të qante pa zë me kokën varur. Kadriu e pa dhe i shkoi pranë.

- Pa dëgjomë një çikë, - i tha, -lufta nuk mbaroi sot. Deri sa ta çlirojmë Shqipërinë atë punë do të bëjmë, do të luftojmë natë e ditë. Mos u bëj e padëgjuar. Nesër do të shkojmë bashkë në Smokthinë dhe do t`i fshijmë ata zagarë.

- Dua të vij me ju, - iu përgjigj ajo me zë të ulët dhe duke iu lutur.

Kadriu përpiqej me të gjitha mënyrat që ta bindte me fjalë të mira e të urta, por ajo qëndronte në të sajën. Më në fund, para dëshirës së saj të zjarrtë, ai u dorëzua.

- Mirë, - i tha ai me një ton komandues, 0 eja të shkojmë!

Ajo i fshiu lotët me dorë, i ndriti fytyra sikur po shkonte në dasmë.

Skuadra u nis. Ajo ktheu edhe njëherë kokën prapa, si për të na përshëndetur me buzëqeshjen e saj fëminore e të ëmbël.

Pa mbërritur në Smokthinë, skuadra ra në një pritë, në të cilën Rakibeja mbeti e plagosur rëndë. E kish marrë një plumb në bark. Në Kallarat e prunë shokët, me të cilët ishte nisur. Binte shi qamet. Aty nuk kishte as doktor, as infermier, as barna. Vetëm sa ia kishin lidhur plagën me një fashë, që do t`i ishte ndodhur ndonjë partizani në xhep e përzier me fishekë e me thërrime buke misri. E shkreta vajzë! As qante, as bënte zë. Rënkonte lehtë dhe i dukej

sikur kishte bërë diçka që s`duhej ta bënte, sikur ishte në faj se po pengonte shokët të luftonin. Po vinte nata dhe përgatitjet për sulmin që do të fillonte atë mbrëmje duheshin mbaruar shpejt. Kadriu më ngarkoi mua të merresha me Rakibenë.

- Dëgjo këtu, - më tha, - merre dhe çoje te nënë Duzja. Ja ku është shtëpia, e sheh? Ti do të rrish me të deri nesër në mëngjes. Ti je përgjegjës dhe ty po ta lë amanet. Nesër në mëngjes do shihemi patjetër.

Me Kadriun u ndamë menjëherë. “Hej bela, thashë me vete, ç`të bëj unë me këtë vajzë, ku ta shpie e ku të ngrysem?” Asnjeri nuk e kishte mendjen te ne. Na shikonin me keqardhje, thoshin ndonjë fjalë dhe largoheshin me nxitim në punët e tyre.

I pezmatuar e i drobitur, bashkë me dy partizanë e Rakibenë të shtrirë në një vig të ngushtë, mbuluar me ca rroba krejtësisht të qullta e që nuk kuptohej çfarë kishin qenë e përse kishin shërbyer, u ngjitëm te shtëpia e nënë Duzes, e ndërtuar në një çukë mbi rrugë. Shtëpia duhet të ishte ndërtuar e re, por kishte mbetur e pasuvatuar nga brenda e nga jashtë.

Të vetmet mobilje që unë vura re atë natë, ishte një sënduk i nxirë nga koha e përdorimi dhe përballë, përdhe, një shtroje që nuk përcaktohej dot nga çfarë shtese e mbulese përbëhej. Varfëri e plotë. Nuk e di nëse nënë Duzja përjashta shtëpisë kishte ndonjë haur që nuk e vura re, në kish ndonjë dhi a ndonjë kafshë tjetër.

Kur hyra brenda, nënë Duzja, që mua atëherë m`u duk plakë, por nuk duhej të ishte më shumë se 50 vjeçe, na priti qetë, pa asnjë habi, pa asnjë turbullim. Dukej se ajo u përkiste atyre nënave labe,

që plumbat, plagët e vdekjet ishin pjesë e pandarë e jetës së tyre.

Sa u futëm brenda, ajo na tha që vajzën, korbën, rrënjëdalën e derëzezën, siç zuri ajo ta thërriste, ta vendosnim mbi shtrojën e gatshme e të paluajtshme e që ishte shtrati i saj për ditën e për natën. Ajo mori ca shkarpa e ca dru të holla nga fundi i dhomës dhe filloi të ndizte zjarrin, por “shuari”, siç i thoshte ajo, nuk mund të merrte. Drutë ishin të njoma dhe oxhaku nuk hiqte. Dritë në shtëpi nuk kishte dhe tymi i madh na nxorri sytë.

Rakibeja s`kërkonte gjë, por dhe unë e nënë Duzja pas largimit të dy shokëve s`kishim çfarë t`i bënim. I jepnim nga një çikë ujë, i lagnim ballin që i digjej flakë dhe i jepnim dorën që na e shtrëngonte fort për të larguar dhimbjet. Përpiqeshim t`i jepnim kurajë, por fjalët tona nuk ishin bindëse. Ne e shihnim që Rakibeja po mbaronte dhe ajo e kuptonte se jeta e saj po shuhej.

Jashtë frynte e binte. Era që përshkonte gryka e përrenj, që përplaste pemët e tundte gërxhet, krijonte një zhurmë e uturimë llahtarisësh. Përreth s`dëgjohej frymë njeriu. As blegërimë bagëtish e as lehje qensh. Sikur të gjithë kishin ikur dhe na kishin lënë vetëm ne të treve, mua që rrija pa folur mbi sëndukun e vjetër, një plakë, e cila shtynte urët për të mos u fikur zjarri dhe një vajzë e re që po shuhej ngadalë. Nënë Duzja, për të dalë nga kjo gjendje zymtësie e dëshpëruar, zuri të më pyeste mua me një ton pak si të rëndë, si qortues e si akuzues.

- E kujt është kjo vajzë, me ju ka qenë apo e keni gjetur mb`udhë?

Kuptohej që nënë Duzja nuk ishte e mendimit që gratë duhet të dërgoheshin nëpër fronte. Për të, ato kishin punë të tjera.

- E di, e di nëno,-fillova të flas, duke thënë me vete shyqyr që po fillojmë të llafosemi, se tërë kjo natë nuk gdhihet dot.

Doja t`i thosha nënë Duzes se kohët kishin ndryshuar. Recitimin standard lidhur me nevojën e domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së grave e vajzave në luftë e kisha gjithnjë të gatshëm.

- Është nga Smokthina, - iu përgjigja, të atin e të ëmën nuk i njoh, por i njoh të vëllanë, është partizan me ne këtu në brigadë.

Por ajo ma preu fjalën duke mos ua vënë fare veshin atyre çka i thosha unë.

- Mirë, mirë biro, po ti nga je?- Jam nga Vunoi, nëno.- Nga Vunoi the, po i kuj je?Si i thashë i kujt jam e ku kisha qenë, nënë Duzja

heshti për pak dhe m`u duk sikur po përgatitej të më drejtonte ndonjë pyetje të vështirë, sikur mendonte

Në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

NJË SKENË MAKBETHIANE NË MALET E LABËRISËNË DITËT E ZJARRTA TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE

Page 2: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 2 Shtator-Tetor 2014

Ishte muaji korrik ̀ 944. Komanda partizane në Kurvelesh (Kuç) kishte porositur komandën e

vendit në Kallarat që të dërgoheshin disa vetë për të korrur grurin në fushën e Velçës apo të Gjormit . Pronarët e asaj fushe e kishin braktisur atë e ishin larguar në drejtim të Vlorës se i përkisnin grupimit të kundërt politik dhe jo Frontit Nacionalçlirimtar. Gruri kish mbetur pa zot, prandaj duhej të korrej për llogari të forcave partizane, por edhe atyre që do e korrnin do t`u lihej një sasi që mua nuk më kujtohet se nga sa kilogram do të merrte secili. Ishin kohë shumë të vështira lufte. Në nevojë të madhe për çdo gjë e veçanërisht për bukën e gojës, ishte i gjithë populli, jo vetëm partizanët që edhe këta popullin kishin prapavijë që i furnizonte.

Për këtë aksion ekonomik, komanda e vendit dhe këshilli nacionalçlirimtar i Kallaratit caktoi nja 7 -8 gra nga organizata e gruas, si Xhevo Jonuzaj, Hyri Memushaj, Haire Petanaj, Pesare Qejvanaj e të tjera që nuk më kujtohen. Nga organizata e rinisë u caktova unë e Nexhip Memushaj, mbase edhe ndonjë djalë tjetër dhe nga çeta territoriale u caktua pjesëtari i saj, Rrapo Hiro që do përdorte kalin për shirje. Kalin e kish dhënë për këtë punë Llano Delo Memetaj.

U nisëm e shkuam në fushë të Velçës, buzë Shushicës përtej Gjormit. Filluam korrjen dhe grumbullimin në lëmë. Nisi dhe shirja me kalin që e ngiste Rrapua. Fusha ishte e madhe dhe gruri ishte i mbarë, i bollshëm e kallimadh, prandaj kjo punë zgjati disa ditë. Në një nga ditët, ia mora shufrën Rrapos që të shija unë me kalë. Më dukej gjë e lehtë se s`kisha pasur rast ndonjë herë tjetër të ngisja kalin në lëmë. Dhe nga që nuk dija, i qëndroja kalit shumë afër bishtit. Ai ishte kalë xanxar dhe kur iu afrua hurit, më këputi një shqelm e më hodhi mbi byk. Shqelmi më zuri në kokë mbi veshin e majtë dhe më çau harkun e sipërm të veshit. Rashë i turrullosur, po thuajse pa ndjenja dhe gjaku vrushkull nga pjesa e çarë e veshit (Shenjën e plagosjes e kam dhe sot). Krisi ulërima e simëje dhe e grave të tjera. Më morën e më çuan në spitalin partizan të Ramicës, ku më mjekuan. E mora veten. Për mjekim shkoja në spital një ditë po, një ditë jo. Gjithsej shkova tre herë, se aksionin e korrje-shirjes e mbaruam dhe u kthyem ne fshat me gjithë grurin. Atje vazhdova edhe disa herë të shkoja për mjekim në spitalin partizan të Kuçit, derisa më thanë nuk ke nevojë të vish më.

Aty nga muaji shtator vjen një kërkesë në Kallarat nga komanda eprore partizane që të caktohej një djalë që të shkonte për të shërbyer pranë spitalit partizan. Kjo kërkesë u ishte bërë edhe fshatrave të tjera të Kurveleshit të Poshtëm. Komanda e vendit caktoi mua. Sipas urdhërit, ditën e caktuar u grumbulluam në Kuç: unë Nurçe Nanagjoka nga Kuçi e një tjetër nga Fterra. Nga Bolena e Çorraj nuk erdhi njeri. Në këtë kohë

spitali kishte kaluar nga Kuçi ku ishte më parë, në Himarën e çliruar. Prandaj, na nisën për në Himarë. Spitali qe vendosur në një ndërtesë të vjetër buzë detit në anën perëndimore të Spilesë. Atje gjetëm dy mjekë që merreshin me të plagosurit: Batjar Halilin nga Drashovica ( i biri i patriotit Arshi Halili) dhe një italian. Komandant i spitalit ishte fterrjoti Memet Dusha. Të plagosur kishte shumë, ca rëndë e ca më lehtë. Detyra jonë që na vuri komandanti e mjekët ishte t`u shërbenim të plagosurve me çaj, biskota, ujë, ndonjë ushqim a ndonjë gjë tjetër, t`u masnim temperaturën dy herë në ditë (për këtë na mësuan mjekët se ne nuk dinim e nuk kishim parë ndonjëherë termometër), të shoqëronim mjekët në çdo vizitë me tabaka në dorë të bisturive, fashave e barnave. Kjo ishte puna jonë e përditshme. Moti ishte i ngrohtë e me diell. Njerëzit bënin edhe plazh e not në det. Ne të plagosurit që mund të ngriheshim e të dilnim jashtë, i nxirrnim në plazh, që ndodhej pranë ndërtesës së spitalit. Ndonjëherë aty vinin edhe grupe partizanësh që jepnin shfaqje teatrale të improvizuara, për të zbavitur të plagosurit.

Në net të caktuara vinte në Porto Palermo natën një anije luftarake angleze për të marrë të plagosurit rëndë që t`i çonte në Bari e Brindizi të Italisë jugore, ku ndodheshin spitale të aleatëve angloamerikanë. Spitali ynë i shpinte këta të plagosur në Palermo, ku hipnin në anije dhe niseshin. Lidhjen me aleatët, të cilëve u bëhej kërkesa për të marrë të plagosurit tanë, i mbanin dy mjekë anglezë që qëndronin në Spile.

Një sherr ndërmjet mjekëve të spitalit tonë dhe mjekëve anglezë.

Mjekët anglezë banonin në një ndërtesë 2-katshe në qendër të Spilesë përballë detit. Në spital mjekët anglezë, megjithëse nuk ishin larg, vinin vetëm një herë në javë. Në një nga ditët e ardhjes së tyre, pasi vizituan të plagosurit, u ulën në verandë dhe nisën një debat të ashpër me mjekët tanë për mënyrën e hedhjes në allçi të gjymtyrëve të të plagosurve, jo allçisë t`i lihen vrima për ajrosje, jo të mos u lihen. Secila palë mbronte e argumentonte praktikën e saj. Pa e gjetur fjalën, anglezët ikën të inatosur.

Pranë spitalit të VlorësMenjëherë pas çlirimit të Vlorës më 15 tetor

1944, spitali partizan mori urdhër që të kalonte pranë spitalit civil në Vlorë. Tre ditë e net udhëtim në këmbë kemi bërë me të plagosurit nga Himara në Vlorë. Të plagosurit që mund të qëndronin hipur, i lëviznim me kafshë, të tjerët me vigj. Ndalonim rrugës vetëm për t`u çlodhur e për të ngrenë ndonjë gjë. Ditën e tretë në mbrëmje vonë mbërritëm në spitalin e Vlorës. Pasi sistemuam të sëmurët, ne personeli u shpërndamë me anën e këshilltarëve nëpër familje të lagjeve përreth spitalit për ngrënie e fjetje. Kështu vazhduam disa ditë, duke u paraqitur në mëngjes në spital për t`u kujdesur për të plagosurit. Aty gjetëm edhe spitalin partizan të Mallakastrës me komandant Abaz Shakajn, të ardhur si puna jonë. Me ne çunat nisi edhe një kurs infermierie që e zhvillonte doktori i njohur, Ali Mihali. Por nuk zgjati shumë kjo punë se në një nga ditët, drejtori ynë, Memet Dusha, na mblodhi ne personelin dhe na komunikoi urdhrin e Komandës së Përgjithshme

Nga aKSIONI PËR KORRJE gRURI, NË SPITaLIN PaRTIZaN

E NË bRIgadËN VIII -S. Kujtime Nga Seit Jonuzaj

që spitali partizan shkrihej dhe të plagosurit i kalonin spitalit civil të Vlorës. Unë, na tha ai, kam marrë urdhër të paraqitem në Berat, ndërsa për ju çunat mbaroi lufta, shkoni në shtëpi, se çlirimi i plotë i Shqipërisë po përfundon. Në këtë kohë ishte çliruar edhe Tirana dhe forcat partizane po marshonin me luftime drejt veriut.

Në Tiranë me Zini Karabollajn.Unë vajta një natë në Kallarat sa për t`u takuar

me nënën e vëllezërit. Atje takova Ziniun dhe vendosëm të niseshim bashkë për në Tiranë, ai për të takuar vëllezërit, Memetin e Taren dhe unë babain tim, Mazen. Të nesërmen u nisëm nga Kallarati dhe pas disa ditësh udhëtimi në këmbë, duke u gdhirë fshatrave ku na zinte nata, mbërritëm në Tiranë në mbrëmje vonë. Aty pyetëm ku kishte partizanë dhe na thanë se do gjeni në Bashki, duke na treguar edhe vendin ku ndodhej Bashkia. Atje gjetëm plot partizanë, që nga të ftohtit kishin ndezur zjarre në soba e madje edhe në shesh, nëpër zyra e korridore dhe po ngroheshin. I pyetëm se ku mund të gjenim Brigadën e 6 e të 8 ku kishim njerëzit tanë. Shumica e kallaratasve partizanë në keto dy brigada bënin pjesë. Na thanë se sonte nuk i gjeni dot, është natë, por gdhihuni këtu me ne dhe nesër në mëngjes Brigadën e 8 do e gjeni në Laprakë, ndërsa të 6-ën nuk mbaj mend ku na thanë. E gdhimë natën aty dhe të nesërmen që në mëngjes, duke më orientuar partizanët që gjetëm aty, Ziniu shkoi të gjente brigadën e 6, ndërsa unë shkova në Laprakë ku gjeta kompaninë e dytë të batalionit të tretë të Brigadës së 8. Komandant i kësaj kompanie ishte bashkëfshatari im, Ferik Strataj, shok e bashkëluftëtar i tim et, Mazes. Më mirëpriti e më takoi me përzemërsi, duke shprehur habinë se si unë u gjenda aty. Pastaj më sqaroi se ku ta gjeja babanë. më tha se Mazja, nga Brigada e tetë është transferuar komisar kompanie në brigadën e Mbrojtjes Popullore dhe e ke në Kavajë. Shko takoje dhe eja me mua se do nisemi për në Shkodër. Në këtë kohë forcat partizane po luftonin për çlirimin e Shkodrës. Ashtu bëra. Vajta në Kavajë sa takova babain, mora dhe pëlqimin e tij dhe u ktheva me njëherë në Tiranë, duke u bërë efektiv i kompanisë së Ferikut. Brigada e 8 Sulmuese, që ishte një nga forcat kryesore pjesëmarrëse në luftimet shumëditore për çlirimin e Tiranës, pas një pushimi diasaditësh, grumbullimit e dorëzimit të trofeve të zëna, u nis në drejtim të Shkodrës që tashmë ishte çliruar nga Brigada e 23-të dhe e 24-të Sulmuese të Div. të dytë Sulmues, në bashkëveprim me Grupin partizan të Shkodrës. Më 5 dhjetor në mbrëmje brigada jonë mbërriti në Shkodër dhe në mëngjesin e datës 6 dhjetor u nis në drejtim të Malit të Zi, në përbërje të Div. . Ajo i ndoqi forcat naziste këmba-këmbës, së bashu me brigadat e tjera të Divizionit, deri në Vishegrad të ish-Jugosllavisë, duke marrë pjesë në çlirimin e shumë zonave e qyteteve të Malit të Zi, Sanxhakut e Bosnjës jugore. Në një nga këto luftime ra trimërisht edhe bashkëfshatari ynë, trimi Nelo Nazër Hysaj.

Nga rajoni i Vishegradit, në shkurt 1945, me urdhër të Komandës së Përgjithshme, mua, me shumë shokë të tjerë si pionierë partizanë na kthyen në Tiranë, ku për ne, në mars u hap shkolla ushtarake “Skënderbej”. Lamë pushkët dhe u ulëm në bankat e shkollimit.

Page 3: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 3 Shtator-Tetor 2014

Vijon nga faqja 1

në bënte a s`bënte të m`i thoshte ato fjalë që i erdhën në mend.

- Ke qenë në Tiranë, më the?- Po, - iu përgjigja thjesht.Por e gjeta veten në faj. Si nuk e pyeta në kish

pasur burrë, në kishte fëmijë dhe të kuptoja pse të gjithë e njihnin dhe e thërrisnin nënë Duze? Kjo plakë, thashë me vete, duhet të ketë një histori tragjike, se plakat e vetmuara te ne, vetëm tragjedi kanë njohur. Duhet t`i ketë ndodhur diçka e rëndë në jetë. Nuk ka se si shpjegohet gjithë ai respekt për të. A nuk më tha Kadriu, çojeni te nënë Duzja, i sigurt se unë duhet ta njihja, se patjetër duhej të kisha dëgjuar për të?

Ndërsa po mendoja nga ta nisja e si ta nisja fjalën, ajo me një ton pak si serioz, pak si solemn, më pyeti:

- Kam pasur një djalë në Tiranë, e ke njohur?- Nuk e di për cilin e ke fjalën, mbase edhe e

njoh, po përse thua kam pasur?- Ehe, - psherëtiu ajo thellë, ndërsa bëhej gati

të më rrëfente për të birin.- Kam pasur, po tani s`e kam. Ma vranë

italianët në Vlorë. Ishte partizan si ju, ti duhet ta njohësh. Mumin e quanin, Mumin Selami.

- Po si nuk e njihja, më fal nënë Duze që nuk të ngushëllova. Nuk e dija dhe njeri s`më tha, luftë e madhe këto ditë, shumë shokë na janë vrarë, shumë kanë vdekur. Nuk e kemi mendjen në vend. Po ne do t`ua marrim hakë. Durim, nënë Duze, durim.

Muminin e kisha njohur vërtet në Tiranë. Ishte pranvera e vitit 1941 dhe sapo kishte mbaruar lufta italo-greke. Ishim takuar në korridoret e zyrave të Gjykatës së Tiranës, ai – sekretar tek av. Suat Asllani, unë – tip ndihmës sekretari te noter Kokalari. Aty me orë të tëra bisedonim për punët dhe hallet tona djaloshare....

Ishte një djalë i ëmbël me flokë të verdhë e të dredhur, tipike për shumë të rinj kurveleshas, një djalë i ndrojtur, por i mprehtë dhe inteligjent. Shkruante vjersha dhe ëndërronte të bëhej poet. Më kishte dhënë të lexoja disa prej tyre që i kishte daktilografuar pastër dhe fletët i kish lidhur bukur e bërë si libër....

...Pas dy-tre muajsh me Muminin u ndamë... Por, nga fundi i vitit 1942, kur unë gjendesha në burgun e Vlorës, edhe Mumini ndodhej në Vlorë.

Një natë vonë ne dëgjuam të shtëna të zgjatura armësh. E kuptuam menjëherë se duhej të ishte një përpjekje midis policëve italianë dhe aktivistëve të Lëvizjes. Atë natë n, të burgosurit politikë, nuk fjetëm fare. Prisnim me padurim të merrnim vesh se ç`kishte ndodhur. Dhe herët në mëngjes njëm shoku ynë erdhi tek ne e na tha se në Tophana ishin rrethuar e vrarë katër shokë . Midis tyre përmendi edhe emrin e Mumin Selamit.

Këto ngjarje po rikujtoja me dhimbje atë natë të egër e të tmerrshme dimri, duke ndenjur me një nënë zemërzhuritur dhe një vajzë heroinë që po jepte shpirt nga plagët e marra në luftë. Nënë Duzja priste që djali i vetëm të mbaronte shkollën, të punonte në qytet, të bënte karrierë, të bëhej i falshëm e të martohej, të ngrinte shtëpi e të rriste fëmijë. Por ja që të gjitha ëndrrat, të gjitha dëshirat, të gjitha shpresat iu shuan përnjëherësh, si një dritë që fiket nga era. Ajo tani ishte vetëm, krejtësisht vetëm, e varfër, e dërrmuar, e gjallë, por pa jetë.

I shkreti Mumin! I këndoi lirisë dhe u ngrit kundër skllavërisë. Luftoi për një ideal dhe u vra për dheun e tij, për fshatin e tij midis maleve, për atë shtëpi të pambaruar mbi çukën e vogël përmbi lumë, për

nënën e tij që rronte vetëm për të, për shokët e miqtë e tij, për të gjithë ne që e njihnim dhe e donim.

Ja dhe Rakibeja që të këpute shpirtin. Ajo po jepte shpirt. Pa u ankuar as për dhimbjet e as për jetën e saj që po i ikte. As kërkoi gjë, as pyeti për njeri. Ne dëgjonim vetëm rënkimin e butë e gati më të shuar të saj, si dhe të vetmet fjalë, “një çikë ujë”, që përsëriteshin pothuaj pa ndërprerje e të shoqëruara me një “ah” të mekur.

Ajo erdhi në brigadë atë ditë që u inaugurua. Ishte një vajzë akoma fëmijë, tejet e turpshme. Rrinte me ndonjë shoqe dhe nuk i dëgjohej fare zëri. Edukata që kishte marrë, klasike e familjeve të mira, nuk e lejonte të fliste me zë të lartë përpara burrave dhe të bënte ndonjë gjest që mund të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve. E duroi operacionin e dimrit dhe u bëri ballë stërmundimeve të atij muaji të tmerrshëm, sikur të ishte burrë dhe jo grua dhe duroi të gjitha vuajtjet e mundimet fizike. Për një muaj ajo qëndroi pranë nesh, por ne nuk e vumë re. Ajo ishte e bindur, e heshtur dhe detyrat luftarake i kryente pa fjalë, pa u përpjekur që të dukej ose të tërhiqte vëmendjen.

... Duhet të ishte natë e thellë kur Rakibeja u shua.

Ne nuk kishim orë dhe nuk dëgjuam as ndonjë kokosh të këndonte që të merrnim vesh nëse agimi po afronte apo ishte akoma larg.

- U ftoh, biro, mbaroi e shkreta vajzë, - më tha nënë Duzja, që i mbante vazhdimisht dorën në ballë.

Unë mbeta si i ngrirë, mbasi nuk dija edhe çfarë të thosha e çfarë të bëja.

Nënë Duzja, pasi i mbuloi fytyrën, hodhi një dru në zjarr dhe filloi ta qante me ligje. Kishte qarë tërë jetën dhe e tërë jeta e saj kishte qenë një vaj. Në fillim qau Rakibenë, pastaj të birin, Muminin dhe një djalë tjetër të saj, që siç thoshte ajo në ligje, duhej të ishte vrarë diku gjetkë, por që unë nuk e kuptoja se ku e kur. Kur qante Muminin u trondita shumë, mbasi ajo në ligjet e saj se si më plekste edhe mua me të. Më nxirrte sikur isha vrarë ose sikur do vritesha e do të veja tek ai dhe më jepte porosi që t`ia thosha. Një skenë surrealiste do të thoshim sot. Unë kisha parë, sidomos gjatë operacionit të dimrit, shumë të vrarë, të plagosur e të sakatuar. Me ngjarje të tilla isha mësuar, ato më ishin bërë të zakonshme. Edhe vetja nuk më dhimbsej. Mendoja se në mos sot nesër, kjo mund të ndodhte. Isha i bindur ashtu si edhe të gjithë shokët e tjerë se të vriteshe nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Po shpëtove, mirë, po nuk shpëtove, s`ka gjë. Të parët do të vriten, por do të ngrihen të tjerë. Populli nuk soset, nuk mbaron. Vetëm për nënat mendonim, si do ta duronin ato humbjen tonë...

Nuk e di se si u gdhi ajo natë ferri. Sapo zbardhi, erdhën disa partizanë bashkëfshatarë të Rakibesë ta merrnin e ta çonin për ta varrosur në vendlindjen e saj.

Unë zbrita poshtë dhe u bashkova m shokët që po bëheshin gati për të sulmuar e çliruar Vranishtin, ku qenë grumbulluar mjaft forca armike. Nuk isha në terezi. Isha i hutuar nga ajo natë e llahtarshme. As kisha fjetur, as kisha ngrënë. Ecja, por nuk e dija se ku i hidhja këmbët. Bile nuk dija ku shkoja e përse shkoja. Betejat në luftë janë si garat sportive. Përveç gjendjes së mirë fizike, ato kërkojnë një kthjelltësi të madhe të mendjes dhe një përqendrim të fortë të brendshëm. Atë mëngjes mua më mungonin të gjitha këto. Ndoshta edhe nga kjo e pësova.

Marrë me ndonjë shkurtim fare të vogël nga gazeta DITA e 12 tetorit 2014.

Në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të ShqipërisëNJË SKENË MAKBETHIANE NË MALET E LABËRISËNË DITËT E ZJARRTA TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE Për emigrantët është folur shumë me emra

për punën që po bëjnë në pronat e tyre në fshat, po edhe për fshatin, si dhe për ndihmën dhe kontributin që japin për punën dhe veprimtaritë e shoqatës sonë K/A “Kallarati”. Në këtë shkrim unë nuk do i përmend të gjithë emigrantët, por do veçoj kryesisht Emirjan Ribajn.

Miri është emigrant në Greqi. Ai është djali i Azbi Ribajt, babai i tre fëmijëve që rrjedh nga një familje atdhetare e punëtore. Familja e tij punëtore ka kontribuar në të gjitha periudhat e kaluara, siç ishte edhe rindërtimi e ndërtimi i fshatit dhe i vendit. Azbiu k qenë një kuadër i mirë në sektorin e blegtorisë, ku ishte brigadier. Ishte korrekt në zhvillimin dhe administrimin e blegtorisë, gëzonte respekt të madh nga kolektivi dhe fshati. Edhe fëmijët e tij, kudo që janë, ecin në gjurmët e tij, në shembullin e dhe edukatën e familjes së tyre.

Miri është dhëndër në fisin Begaj të Bolenës, një familje punëtore e bujare. Ai vjen në fshat me pushime 2-3 herë në vit dhe sa herë që vjen do bëjë punë në dobi të fshatit. Kështu, Miri ka dhënë kontributin e tij për ndërtimin e lulishtes te lapidari i dëshmorëve, duke sjellë e mbjellë lule të ndryshme. Për fat të keq, nga pakujdesia e çobanëve tanë, ato i kanë dëmtuar bagëtitë.

Në kuadrin e 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit kundër andartëve grekë më 1914 dhe të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë, Miri ndërtoi te lulishtja pranë lapidarit 5 tavolina të rregullta prej guri për të pushuar e pirë kafe të moshuar e të rinj të fshatit, po edhe kalimtarët e rastit, ku iu shërbehet nga bufetierët e dalluar Zeqo Hoxhaj e Budin Demiraj. Miri me shokët e tij Lili Memushaj, Blerim Xhaferaj, Sokol Strataj, Geso Hoxhaj, Ëngjëllush Boçaj, Toli Ribaj, Alti Gjonbrataj, nxorën dhe sollën me shumë vështirësi në Morrëz nga përroi i Gjome dhe Kurpica pllakat e tavolinave dhe i montuan ato aq bukur, duke i pajisur ato edhe me stola të kohës.

Miri ka krijuar në fshat edhe një skuadër futbolli, duke i pajisur dhe me uniforma dhe zhvillon aktivitete sportive brenda e jashtë fshatit. Për këto punë të mira që bën, ai gëzon respekt e simpati në shoqëri e në fshat. Miri ka edhe projekte të tjera për të investuar në fshat në të ardhmen.

Kohët e fundit në fshatin tonë për lagjen e Qafës së Ubavit u ndërtua edhe ujësjellësi i ri që e merr ujin nga Pajamehu i Kuçit. Me investimin e komunës dhe punën e lagjes u arrit që të sillej uji në Qafë të Ubavit, të futej në tubacionin kryesor dhe në rubinetat e çdo familjeje të kësaj lagjeje të rrjedhë uji me bollëk. Për këtë ujësjellës kontribuoi edhe bashkëfshatari ynë Idajet Toçaj me banim në Tiranë. Me përgjegjësi e përkushtim punuan për ujësjellësin Lili Memushaj, Shpëtim dhe Myzafer Laçaj, Razi Qejvanaj e banorë të tjerë të lagjes.

Përveç këtyre, në vazhdim, në lagjen e Qafës së Ubavit kanë bërë investime edhe emigrantët Mirjan Ribaj, Lavdosh Jonuzaj, të cilët të ndihmuar nga banorët e lagjes Lili Memushaj, Kastriot Qejvanaj, Elmaz Mehmetaj, Shpëtim Laçaj etj. bënë të mundur ndërtimin pranë rrapit e një çezme të bukur me ujët e Pajamehut, duke ndërtuar aty edhe një tavolinë guri me stola për të pushuar të moshuarit e kalimtarët. Të gjitha këto ndërtime u bënë në kuadrin e ngjarjeve të shënuara të këtij viti.

Bejo Xhaferaj

EMIGRANTË, POR MENDJEN E KANË NË

KALLARAT Nga Subi JONUZAJ

Page 4: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Vijon në faqe 7

Gazeta KALLARATI faqe 4 Shtator-Tetor 2014

Një shqiptar nga Çamëria kish ardhur në Shqipëri rreth viteve

1944-45. Aty nga viti 1947 çami merrej me tregti bojërash për ngjyerje, gjilpëra, penj të ndryshëm, komça e sende të tjera të kësaj natyre. Këto i blinte në Sarandë e Delvinë dhe i sillte me kalë për t`i tregtuar fshatrave të Kurveleshit e të Lumit të Vlorës.

Gjatë lëvizjes së tij nga një fshat në tjetrin, duke ardhur nga jugu një ditë e zuri nata në Kallarat. I duhej pa tjetër të strehohej diku. Rasti e pruri që vite më parë të takohesha me këtë njeri dhe të më tregonte historinë e mëposhtme.

- Ishte ftohtë dhe detyrohem të flas në një shtëpi që më doli përpara pranë rrugës. – O i zoti i shtëpisë!

- Pas pak më del një grua, hapi portën e avllisë dhe më pyet se çfarë kërkoja.

- I them se dua burrin ose djemtë të bisedoj me ta. Jam udhëtar, më zuri nata këtu, është ftohtë, prandaj kam nevojë të strehohem. Për këtë do t`u paguaj. Gruaja më tha: urdhëro brenda. Hyra në avlli dhe shkarkova mallin. Urdhëro lart në shtëpi, më tha. Shtëpia ishte me katua poshtë dhe mbi të kish dy dhoma banimi. Lash në avlli kalin e plaçkat dhe u ngjita pas të zonjës në dhomë.

- Ulu, më tha pranë zjarrit te oxhaku dhe mos u mërzit se do vonohem pak. Ashtu bëra, u ula atje ku më tha, ndërsa ajo doli nga dhoma. Pas rreth një ore, ajo grua solli një tepsi me një pulë që e kishte gatuar, bukë misri dhe diçka tjetër që nuk më kujtohet dhe ma vuri përpara.

- E pyes, ke burrë dhe fëmijë?- Ajo m`u përgjigj: kam burrë dhe djem e vajza plot.- Po ku janë, vazhdova ta pyes?- Janë lart në stan me bagëti dhe mund të vinë vonë, ma ktheu.- Pastaj e pyeta se si e quanin.- Më quajnë Hajdine, më tha.Ishte koha, kur teto Hajdua ishte ndarë nga burri i saj, Azbiu, i cili kish

mbajtur edhe fëmijët dhe teto Hajdua jetonte vetëm në atë periudhë në shtëpinë e të vëllait, Barjam Toçajt në Shesh të Fierës. Pikërisht në këtë shtëpi kishte folur udhëtari Çam. Por teto Hajdua, si grua me sedër, nuk e jepte veten para të panjohurit të tregonte se si e kishte hallin, prandaj, me zgjuarsinë e saj, doli nga situata duke i thënë mysafirit se i kishte në mal burrin e djemtë.

- Pasi mbaruam së ngrëni darkën, - vazhdoi udhëtari çam tregimin, - erdhi koha për të fjetur.

- Stromën e ke gati, më thotë Hajdinea dhe vetë kaloi në dhomën tjetër.- Para se të shtrihesha, dola jashtë për të parë kalin e plaçkat, po edhe për

nevoja personale. Kur dola në avlli pashë që Hajdinea kalit i kish hedhur një krah bar, ndërsa plaçkat i kishte futur në katua. Këto nuk i kontrollova dot nga që ishte errësirë e nuk shikoja. Dyshova ca se mos më kishte marrë gjë, por thash me vete do t`i kontrolloj nesër në mëngjes dhe u ngjita në dhomë për të fjetur. Rashë për gjumë me merak të madh. Çohem në mëngjes dhe zbres në katua e nisa të kontrolloja mallin. Për çudinë time, asnjë gjilpërë nuk më mungonte, pa le më të më kishte marrë gjë nga ato të tjerat më me vlerë, që jo e jo.

- E pyes të zonjën e shtëpisë, po nuk të erdhi burri apo djemtë?- Ajo m`u përgjigj se ka mundësi t`u ketë bërë dëm ujku, prandaj nuk

erdhën.- Ngarkova plaçkat në kalë dhe para se të dilja nga avllia, i zgjas 5

napolonë, m’u shpreh ai. Ajo, jo vetëm që nuk mi mori, por me gjithë lutjet e mia që t`i merrte, më tha se nuk të strehova për para, të strehova si udhëtar jabanxhi. Më bëri përshtypje të madhe ky gjest kaq bujar e mikpritës i kësaj gruaje. Ishte me të vërtetë një trimëreshë labe, që guxoi të fuste brenda një të panjohur, duke qenë vetëm filli, pa një burrë në shtëpi, më thoshte mua çami. Të tillë trimëreshë e bujare as kam parë e as kam dëgjuar. Edhe një grua nga dora jonë të ishte, vazhdoi bisedën me mua ai, nuk do ta kishte bërë këtë të mirë. Nuk më çoi më puna në Kallarat, se do kisha gjetur mënyrën për t`ia shpërblyer, përfundoi historinë udhëtari nga Çamëria.

TRIMËRESHË LABE TË TILLË AS KAM PARË E

AS KAM DËGJUAR

Ishte tetori i vitit 1958, kur më thirrën në zyrën e kooperativës në Morrez.

Atje ndodhej kryetari, Salo Mataj dhe brigadieri i blegtorisë, Tafil Ribaj. Pasi më folën për rëndësinë që kishte blegtoria, më thanë se nesër duhej të dilja në mal si ndihmës çoban ose ekonomat për të bërë bukën e çobanëve dhe qullin e qenve.

Të nesërmen mora 12 kg. miell misri, një shark dhe u nisa. Malit binte një shi i butë i përzier me borinë. Aty nga dreka dola në Val. Kur mbërrita, gjeta në stan Luto Demirajn, i cili, pasi më mbrojti nga qentë, vajtëm në kasolle, ku u ngroha dhe thava rrobat që më ishin ngjitur për trupi nga shiu.

Në darkë erdhën dhentë bashkë me çobanët Maman Boçaj e Hasan Jonuzaj, të cilët edhe ata ishin njomur nga shiu. Tufa kishte çobanë Mamanin, Hasanin, Gani Stratajn dhe Rizo Xhaferajn. Luton e hoqën andej dhe në vend të tij sollën Barjam Goxhajn që kishte qenë me shterpa me Qerim Rjepajn.

Ishin ditë të vështira për bukë se 12 kg. miell nuk na dilte për një muaj. As rroba për t`u mbrojtur nga shiu nuk kishim. Sharkun kishim për ditën e për natën. Ata burra që ndodheshin atje , ishin të zotë e malit dhe kishin dhentë që kishin dorëzuar vetë në kooperativë. Ishin fjalëmbël dhe edukatorë të mirë, për të cilët do ndalem më poshtë.

Xha Mamani ishte një çoban i përkryer. Ai nuk dinte t`u fliste fort dhëne, por me një vërshëllimë të ëmbël futej nëpër to dhe ato nuk i trembeshin fare. Neve që ishim fëmijë para tij, na tregonte histori për jetën e çobanit, si dhe për çobanët kallaratas, me të cilët kishte kullotur malet një jetë të tërë. Na tregonte kufijtë e maleve me të tjerë fshatra që kishim në kufi e shumë histori të tjera të jetës që kish kaluar. Xha Mamani na tregonte edhe si kishte kaluar operacionin gjerman të dimrit në kohën e luftës, kur ai ndodhej me dhën në meratë e Seit Isufit (Dautaj) në Hysoverdh dhe për dëmtim bagëtish që kish pasur nga lufta. Në dhjetor vajtëm në Hysoverdh me dhëntë. Xha Mamani qendroi në fshat dhe në vend të tij erdhi Barjam Goxhaj.

Hasan Jonuzaj ishte njeri fjalëpak, nurzi, nuk qeshte kurrë, por ishte i dashur dhe ne të rinjve na fliste, na jepte porosi, të mos njomeshim se ftoheshim e sëmureshim, por kishte zakon që dhëntë i mbante pa grezhë që ato të hapeshin natën e të kullosnin. Ore, do na i hajë ujku, i thoshim ne, jo kështu. Ai na përgjigjej ashpër: - “të kullosin, pa ujku po erdhi, do hajë një, të tjerat do

shëndoshen”. Ai nuk ruhej nga shiu e ftoma,

atij i mjaftonte të kishte dhëntë të shëndosha. Ishte njeriu që kishte shumë fëmijë dhe po t`i gjëje momentin për bisedë, të thoshte se fëmijëve duhet t`u jap shkollë, të mos mbeten si unë pa shkollë. Edhe çobanët duhet të kenë shkollë, thoshte ai, së me shkollë do bëjnë punë më yë mirë dhe do kenë më shumë të ardhura.

Dhe vërtet, fëmijëve u dha shkollë, u bënë agronomë, ekonomistë, inxhinierë infermierë etj. të cilët ,jo vetëm nderuan veten kudo që punuan, po dhe xha Hasani u ndie i lumtur dhe i respektuar nga djemtë e nuset, nipërit e mbesat deri në fund të jetës së tij dhe u përcoll me të gjitha nderimet kur u nda nga jeta, nga të gjithë.

Xha Rizua. Edhe sot që jam 71 vjeç nuk e gjej dot çfarë burri ishte, pse nuk foli një herë me inat, por gjithmonë me humor të hollë e plot respekt dhe dashuri me shokët, të moshuarit, dhe veçanërisht me në që ishim fëmijë. Ai na këshillonte që të dilnim në jetë të edukuar, të pa mërzitur me punën, ta donim punën së nga ajo merrnim jo vetëm të mirat materiale, por edhe përvojën që në jetë do të na duhej shumë.

Gani Strataj ishte çoban shumë i mirë dhe i respektuar nga të gjithë. Tregonte se në këto male kishin kaluar të mirë e të keqe me fukarallëk dhe familje e madhe. Ai në familje kishte edhe kunatën me dy fëmijë se vëllai i tij, kapiten Ferik Strataj, sot dëshmor i atdheut, u vra në luftë me ushtrinë monarkofashiste greke gjatë provokacioneve të gushtit 1949 të ndërmarra nga ana e Greqisë kundër

ME NdERIM E MIRËNJOHJE KUJTOJMË

bLEgTORËT E KaLLaRaTIT NdËR VITE

Nga Namaz TOZAJ

Subi JonuzaJ

Page 5: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 5 Shtator-Tetor 2014

MËSUES dHE USHTaRaK I dEVOTSHËM-Intervistë për gazetën “Kallarati”me Kujtim Hysaj (Dautaj)

Kujtim Hysaj, ose më saktë,

siç njihet nga të gjithë, Kujtim Dautaj, i rritur mes vështirësive, si gjithë fëmijët kallaratas të viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, i arsimuar fillimisht për mësues, duke shërbyer për edukimin e brezit të ri në fshatrat e Tepelenës dhe më vonë në vendlindje, Kallarat, papritur ndryshon drejtimin e jetës duke

iu përkushtuar një tjetër profesioni të vështirë, por edhe të bukur, atij të ushtarakut. Pasi përfundon arsimin bazë ushtarak në degën e tankeve në ish shkollën e Bashkuar, pas disa vitesh pune në repartet e garnizonit të Fierit, përfundon me rezultate të larta edhe studimet në Akademinë Ushtarake, kryen me përkushtim e pasion detyra të ndryshme drejtuese e shtabi të niveleve të ndryshme në ish divizionin e Fierit. Në vitin 1994, në moshën 49 vjeçare, papritur dhe para kohe, në kulmin e njohurive dhe përvojës së tij ushtarake, për shkak të ashtuquajturës “Reformë”, ndërpret karrierën ushtarake, duke u kthyer në një “pensionist” të parakohshëm.

Dashuria dhe respekti për miqtë, shokët, familjen, bashkëfshatarët dhe në veçanti për vendlindjen, Kallaratin nuk i kanë munguar asnjëherë, të cilat e bëjnë atë sot tepër të njohur e të respektuar nga kushdo që e njeh apo të ketë punuar me të. Aktualisht, edhe pse pensionist, nuk e pengon asgjë të kontribuojë në mbarëvajtjen e shoqatës “Kallarati” e në veçanti ndaj degës së saj në Fier.

Kujtimi, si njeri i thjeshtë, në fillim hezitoi të jepte intervistë për gazetën, duke u shprehur se: “Në jetën time nuk ka ndonjë gjë të veçantë, nga ajo e bashkëfshatarëve dhe bashkëmoshatarëve të mi, që lindën dhe u rritën në Kallaratin tonë të mrekullueshëm”, por, deshi, s`deshi, iu bind kërkesës, duke dhënë intervistën e mëposhtme.

1. Duke ju falënderuar që pranuat për këtë intervistë, së pari a mund të na thoni diçka për prindërit, familjen, por edhe për veten tuaj?

Para së gjithash, më duhet të falënderoj redaksinë e gazetës ‘Kallarati”, që kërkon të pasqyrojë në faqet e saj një pjesë nga jeta ime. Në jetën time nuk ka ndonjë gjë të veçantë, nga ajo e bashkëfshatarëve dhe e bashkëmoshatarëve të mi, që lindën dhe u rritën në Kallaratin tonë të mrekullueshëm. U linda në Rapeta në fillim të viteve të pasluftës Nacionalçlirimtare në vitin 1945, si fëmija i vetëm i prindërve Shaban e Begzo Dautaj (Hysaj). Kur linda unë, babai im duhet të ketë qenë rreth të gjashtëdhjetave, ndërsa nëna afër të dyzetave. Të dy prindërit e mi kishin pasur në jetë shumë peripecira të pakëndshme. Babai u martua me nënën time aty nga fundi i vitit 1944, pasi kish pasur më parë edhe pesë martesa të tjera, por nga asnjëra nuk kishte fëmijë, ndërsa nëna që ishte nga Vranishti, nga fisi Jonuzaj, kishte qenë e martuar edhe dy herë të tjera. Nga martesa e parë në fisin Micaj të Vranishtit kishte tri vajza, më të voglën e të cilave, Farfurinë, e solli me vete në Kallarat. Të dy prindërit ishin të lodhur së tepërmi nga jeta plot vështirësi e të papritura, që kishin kaluar.

Nga fëmijëria ime mbaj mend mirë, në moshën 5-6 vjeç, dhe më ka mbetur në mendje dhe e kujtoj me shumë dhimbje, varfërinë e madhe, jo vetëm në familjen tonë, thuajse në të gjitha familjet e fshatit, që unë njihja në atë moshë. Bëhej fjalë për mungesën e bukës së misrit, leri pastaj të tjerat, që nuk bëhej fjalë. Jetonte disi më mirë ndonjë, që ishte i punësuar në ndonjë punë shteti, pasi atyre u jepeshin ca ushqime e veshmbathje siç quheshin atëherë “të garantuara”. Do të duheshin vite të tëra pune të çdo familjeje, por edhe të grupuar në kooperativë, që jeta të ndryshonte disi edhe në

fshatin tonë.

2. Mesa dimë, jeni njohës i mirë i historisë së fshatit, i fiseve, mëhallëve, i zakoneve dhe traditave të Kallaratit, ç’mund të na thoni në përgjithësi për to dhe në veçanti për fisin dhe mëhallën tuaj?

Po, është e vërtetë që unë di, jo vetëm përbërjen e mëhallës tonë, por në përgjithësi mëhallët dhe fiset e Kallaratit. Ndoshta të qënurit djalë i vetëm, afërsia me burra të vjetër e të mençur të asaj kohe kanë ndikuar në ngulitjen në mendjen time të shumë ngjarjeve dhe historive të vjetra të fshatit, në këtë kontekst edhe të mëhallëve dhe fiseve.

Dhe tani të ndalemi drejtpërdrejt te pyetja juaj. Familja jonë i takonte mëhallës “Mërtigjin”, që përbëhej nga fiset: Petanaj (Begaj), Rjepaj, Ribaj, Haxhiaj e Meçaj, një mëhallë shumë kompakte, ku unë ndihesha si në shtëpinë time në të gjitha familjet e mëhallës. Të gjithë burrat dhe gratë e mëhallës tonë ishin shumë të dashur dhe shkonin shumë mirë me njëri tjetrin. Ata ndanin bashkë të mirat dhe të këqijat. Nga të moshuarit e mëhallës, mbaj mend mirë Ruzhdi e Sinan Petanajn, Hyso Isanin (Begaj), Tafil, Muslli, Ahmet, Manxhar e Rrapo Ribaj, Ramadan, Qerim e Velo Rjepaj, Lato e Binjar Lulon (Haxhiaj), Hasan e Skënder Shametaj (Meçaj), Fuat Petanajn, nga të cilët kujtoj, se sa të dashur dhe sa të gatshëm ishin të ndihmonin njëri tjetrin në rast nevoje. Por, po aq të dashura ishin të gjitha gratë e mëhallës tonë, Pajamja, Behua, Fëzja, Hazimeja, Bena, Kalemja, Pashakua, Melaizja, Hairja, Telja, Velide Ribaj e Rjepaj, që dinin të nxirrnin vetëm mjaltë nga goja. Nuk diskutoj teto Selimenë (Dautaj), që e kisha edhe më të afërtën e fisit.

Vlerat e vërteta të këtyre njerëzve i njoha më së miri më vonë, pas vitit 1968, kur u ktheva të punoja në Kallarat për gati dy vjet si mësues. Kuptohet që kisha një moshë të mjaftueshme për të vlerësuar marrëdhëniet në mëhallë e me bashkëfshatarët. Unë mund të flas fare mirë edhe për mëhallët e tjera të fshatit, por do të ishte e tepërt, pasi ato tashmë dihen. Atë që doja të theksoja, harmonia dhe bashkëjetesa e mirë brenda mëhallës tonë, ekzistonte edhe në mëhallët e tjera të fshatit, ku nuk ka pasur asnjëherë kontradikta të thella që të çonin në qejfmbetje e hasmëri, siç mund të ketë ndodhur gjetkë. Kjo është një gjë shumë e mirë e fshatit tonë, si në të kaluarën, ashtu edhe gjatë viteve të ekonomisë kolektive, sikurse edhe sot në kushtet e ekonomisë private, të quajtur ekonomi e tregut. Gjithsecili ka parë dhe shikon punën e vet dhe kjo është një anë tepër pozitive që duhet mbajtur në çdo kohë.

3. Në kohën që jetuat në fshat si mësues, rrinit shpesh me burra të vjetër e të dëgjuar të fshatit, duke biseduar, luajtur, pse jo edhe duke pirë ndonjë gotë raki, a mund të na kujtoni diçka më tepër nga ajo kohë?

Para se të përgjigjem kësaj pyetje desha të theksoj se unë shkollën fillore e kreva në Kallarat dhe atë 7 vjeçare në Vranisht, se nuk kishte 7-vjeçare në fshatin tonë atëherë. Në vitin 1959 mua më dhanë të drejtën të vazhdoja studimet në Shkollën e Mesme Pedagogjike në Berat. Me mbarimin e saj në vitin 1963, me gjithë dëshirën që kisha për të qenë mësues në vendlindje, më caktuan në Tepelenë, në zonën e Krahësit, në të cilën shërbeva për afro 4 vjet, 1963-1968, nga ku ruaj kujtimet më të mira. Më pas, për arsyet familjare që unë kisha, më transferuan në vendlindjen time, Kallarat, duke m`u plotësuar kështu dëshira ime.. Megjithëse edhe në Kallarat nuk ndenja gjatë, por ato gati dy vjet që punova aty, janë ndoshta mbresat më të bukura të jetës time. Aty kuptova se sa e rëndësishme është të jetosh e punosh me njerëzit e fshatit tënd, ku je lindur e rritur.

Edhe për shkak të një përvoje pune pesëvjeçare në Tepelenë, larg njerëzve të fshatit, por mendoj edhe për shkak të moshës më të pjekur (23 vjeç), isha në gjendje të dalloja tek secili nga fshatarët e mi cilësitë më të spikatura. Aty njoha nga afër urtësinë e Velo Nuro Hysajt, bujarinë e Muslli Birçe Ribajt, zgjuarsinë e lindur të Qerim Rjepajt, kulturën e gjerë të Shahin Osmënit, dashurinë për njerëzit të Muço Xhevitit, natyrën gazmore të Mato Zigurit, mençurinë e Tafil Boros, Salo Rexhepit, Bajram Lelos, Ferik Tozajt, Rizo Xhaferajt, Ahmet Shakos, Gani Stratajt, Veip Balilit, Selman Qejvanajt, Xhelal Breshanajt e plot bashkëfshatarëve të tjerë të asaj moshe.

Aty njoha edhe shumë nga bashkëfshatarët tanë që jetonin larg Kallaratit, që vinin me pushime dhe nuk rrinin pa e bërë një pushim në vapë te burimi i Morrezës mes rrapeve

shekullorë, ku mblidheshin e kalonin vapën në verë shumë nga djemtë e fshatit. Aty njoha Dalan Memushin, Hasan Shamon, Abaz Shakon, Mevlan Habilin, Micol Haxhinë, Xhemal Gjonin, Nexhip Memushin, Esat Breshanin, Xhafer Hyson, Tahir Gjonbratajn, Namik Abazajn, Mersin Tozajn etj, që të gjithë njerëz që më kanë lënë mbresa të rralla, që flisnin me shumë dhembshuri për fshatin ku ishin rritur.

Edhe pse i ri në moshë, bashkëfshatarët më futën në shoqërinë e tyre dhe thuajse çdo pasdite e kalonim bashkë me shokët e fshatit më të mëdhenj, me Sulo Hoxhajn, Subi Jonuzajn, Magrip Mehmetajn, Besim Jonuzajn, Balil Xhaferajn, pa harruar për asnjë çast mësuesit e Kallaratit, Bilal Breshanajn, Hamit Muharremajn, Çize Xhaferajn, Namik Mehmetajn, Jazo Davacajn, por edhe mësuesit e huaj që punonin në Kallarat, Nevzat Velajn, Lefter Beqirin, Lumturi Godaj, Naxhie Bisha, etj. Kishim me të vërtetë një kolektiv të mrekullueshëm e një shoqëri që e kujtoj shpesh, sidomos kur shkonim në mal për të ndërtuar tendat e bagëtive me të rinjtë, Namaz Tozaj, Zeqo Hoxhaj, Njazi Xhaferaj, Lefter Ribaj, Neki Rjepaj, Bexhet Jonuzaj, Fadil Qamili, Fadil Azbiu etj.

Kallaratasit gjithnjë u kanë qëndruar afër njerëzve në raste fatkeqësish. Më ka mbetur në mendje solidariteti i fshatit në rastin e rënies në krye të detyrës të Shamet Jonuzajt. Çdo natë shtëpia e Shahinit në Qesarule ishte plot me bashkëfshatarë për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen familjarëve, një traditë

shqiptare, që e kisha vënë re edhe në Tepelenë, por jo në këto përmasa.

4. Më pas ju iu përkushtuat një tjetër profesioni, atij të ushtarakut, çfarë ndodhi, një rastësi, detyrim apo dëshirë e juaja?

Profesionin e mësuesit, ose më saktë të edukatorit, e pëlqeja shumë. Aq më tepër shërbimi në këtë profesion në fshatin tim ma shtonte akoma më shumë dashurinë për të, por kuptohet edhe përgjegjësinë. Ndryshimi i profesionit nuk qe ndonjë detyrim a ndonjë dëshirë e madhe, më tepër do ta quaja një rastësi, që pastaj u kthye në dëshirë. Në ato vite njerëzit që kishin një lloj arsimimi, aq më tepër mësues, kërkoheshin nga ushtria, pasi edhe profesioni i ushtarakut në një farë mënyre kishte të bënte me edukimin, por të një brezi tjetër, që kishte përfunduar minimalisht shkollën 8 vjeçare ose që kishte moshën mbi 18 vjeç. Ky shans m’u krijua edhe mua, si shumë të tjerëve, përfshi edhe bashkëfshatarë të mi. Në atë kohë isha martuar dhe kisha dy vajzat e mëdha, nënën dhe gruan, Shefon. Mendova që të ndërtoja shtëpi të re në fshat, pasi sapo kishte filluar grumbullimi i fshatit, por edhe me ndikimin e shokëve dhe shoqeve të mi mësues, gjykova që largimi në ushtri ishte një mundësi më e mirë jetese, sidomos për fëmijët, prandaj vendosa t’i futesha karrierës ushtarake. E vërteta është, që në atë kohë jeta në qytete ishte më e lehtë e me më shumë mundësi. Pra në një farë mënyre ishin kushtet që më detyruan të largohesha nga Kallarati për t’u marrë me një tjetër punë, si ajo e oficerit, për të cilën sot po të më pyesësh do të thosha se nuk jam penduar aspak për këtë zgjedhje. Edhe pse u largova nga profesioni aq fisnik i mësuesit, më vonë atë ia përcolla vajzës sime, Luizës, e cila e ushtron sot po me aq përkushtim e dashuri aq sa edhe unë 50 vite më parë.

Largimi nga vendlindja për këdo nuk është e lehtë. Fillimisht nuk e kuptoja ose nuk e besoja që unë isha larguar, pasi edhe për disa vite familja ime vazhdoi të qëndronte në Kallarat dhe në këtë mënyrë nuk e ndjeja edhe aq shumë mungesën e shokëve dhe të bashkëfshatarëve me të cilët

Vijon në faqe 6

Page 6: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 6 Shtator-Tetor 2014

isha rritur. Mungesën dhe emocionet e largimit tamam nga Kallarati i ndjeva në vitin 1975, kur unë u shpërngula familjarisht për në Fier. Por për fatin tim të mirë, në Fier gjeta një Kallarat të “vogël” me një komunitet rreth 15 familje kallaratase, me të cilat herë pas here kujtojmë ndonjë copëz jete nga fshati ynë.

5. Po si ushtarak çfarë detyrash kini kryer dhe si i vlerësoni ato vite të jetës ushtarake, vetëm stërvitje, gatishmëri, stërmundime të pafundme, apo edhe krenari, kënaqësi, vlerësim e respekt ndaj profesionit sa të bukur aq edhe të vështirë të ushtarakut?

Pas mbarimit të Shkollës së Bashkuar u caktova të punoj në garnizonin e Fierit si oficer tankist. Në fakt para meje në armën e tankeve kish qenë Hasan Hysaj dhe u shtuam si tankistë unë dhe Vasil Xhaferaj. Arma e tankeve ku unë shërbeva për rreth 22 vjet, ishte ndër krenaritë e ushtrisë për kohën, krahas aviacionit e flotës detare që quheshin armë të rënda. Në vitin 1980-1982 mbarova edhe Akademinë Ushtarake, çka vlejti edhe më shumë në kompletimin tim profesional e më gjerë.

Jeta ushtarake, aq sa e vështirë që është si profesion, është edhe e bukur. E bëjnë të bukur atë vetë ushtarakët. Mendoj se shoqëria dhe solidariteti midis ushtarakëve të kohës që unë shërbeva në ushtri ishte në nivelet më të larta, që rrallë gjendej në sektorë të tjerë të jetës. Me të vërtetë që përballonim stërvitje të pafundme ditën e natën, shërbim e gatishmëri të jashtëzakonshme të vetë kohës dhe ekzistencës së luftës së ftohtë, stërmundime patjetër, qëndrime për ditë të tëra larg shtëpisë e familjes. Megjithatë ndjeje kënaqësi që i shërbeje vendit tënd, pavarësisht disa tejkalimeve të kohës, që duhen pranuar që ishin edhe të tepërta. Por duke lënë mënjanë të gjitha sakrificat, profesioni i ushtarakut të bënte të ndjeheshe edhe i lumtur, edhe krenar edhe i vlerësuar në raport me shtresat e tjera të popullsisë. Të gjitha këto vërtetoheshin nga respekti që populli shprehte dhe demonstronte në rrugë, qytet, lagje a kudo tjetër ku ushtaraku ballafaqohej me jetën civile. Këtë respekt e kam ndjerë edhe unë nga afër, kudo ku punova në rrethin e Fierit, sidomos në Shkollën e Lirë të asaj kohe në Levan, ku çdo ditë, për shkak edhe të detyrës, isha midis dhe krah për krah me pjesën civile.

Në punën time si oficer, nuk ka pasur ndonjë gjë të veçantë. Kam kryer vetëm detyrën me devotshmëri sipas kërkesave të asaj kohe. Jam munduar të jem sa më korrekt me vartësit, kolegët dhe eprorët, por besoj se kaq ka qenë e mjaftueshme për të fituar respektin e njerëzve me të cilët ke punuar. Sot, pas shumë vitesh si ushtarak, kujtoj me shumë mall atë kohë, kujtoj marshimet, stërvitjet me fushim e stërvitjet komando-shtabi dhe me trupa, mbledhjet, takimet, aksionet e ndryshme. Ndjej kënaqësi, kur njerëzit me të cilët kam punuar, më ndalin në rrugë, më flasin, madje më ftojnë për kafe. Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Burrëria dhe respekti për njeriun provohen, jo kur je me pushtet, sado i vogël, por kur je njeri i lirë. Për mua kjo vlen shumë.

6. Nga viti 1994 e deri më sot “pensionist”, a nuk ju duket si shumë herët që ju të konsideroheshit i tillë, në një kohë që mund të jepnit akoma, përveçse në ushtri, të paktën në një sektor civil?

Siç ju thashë edhe më lart, në vitin 1994 dola në rezervë, kuptohet shumë para kohe. Dola në një kohë që ekonomikisht familja kishte shumë nevojë. Dola në një kohë që mund të jepja shumë më tepër për ushtrinë, si për kualifikimin, përvojën, por edhe moshën, akoma pa mbushur 50 vjeç. Dola në një kohë që nuk mund të sistemoheshe në një sektor tjetër të jetës. Të them të drejtën daljen në lirim e përjetova shumë keq, jo se e mendoja veten të përjetshëm në ushtri, por për faktin se e ashtuquajtura ‘reformë” atëherë në ushtri, nuk qe gjë tjetër veçse një “luftë klasash” edhe më e keqe se ajo e sistemit të mëparshëm politikoshoqëror që u kritikua aq ashpër. Kontributet e dhëna në kohë të ndryshme nga kushdo e kudo ku ka punuar, shteti s’ka asnjë të drejtë t’i mohojë, e aq më tepër t’i përbaltë. Shteti duhej të krijonte strategji të tilla që ushtarakët kur largohen nga Forcat e Armatosura për shkak të reformave, por edhe të plotësimit të viteve sipas ligjit, të aktivizohen në administratën shtetërore, pasi kanë eksperiencën, përkushtimin dhe besnikërinë. Por kjo gjë nuk ndodhi as në kohën time, por shoh që nuk ndodh as në ditët e sotme. Le të shpresojmë të bëhet ndonjë gjë në të ardhmen.

Pavarësisht këtyre mos vlerësimeve, të cilat nuk janë në dorën tonë, ne na ngelet të kënaqemi me atë që shprehin ndaj nesh ata që na kanë njohur, por që s’kanë gjë në dorë (nuk janë shtetarë), ish ushtarët, ish oficerët, ish rezervistët që na respektojnë edhe më shumë se dikur, besoj se kjo mjafton.

7. Le t’i kthehemi edhe njëherë familjes tuaj, që nga prindërit e deri te fëmijët. Sa i kënaqur ndjehesh për ta sot?

Duke qenë djalë i vetëm dhe prindërit në një moshë jo të re, kënaqësia e tyre ishte të martonin djalin sa më parë. Dhe kështu ndodhi, jam martuar në vitin 1965 me Shefon, bijë kallaratase, vajzë e Sabri dhe Trëndafile Demiraj, njerëz shumë të nderuar. Fillimisht, pas martese, qëndrova në Kallarat me shtëpi në Rapeta. Pastaj, për arsyet që thashë më lart, në vitin 1975 u vendosa familjarisht në qytetin e Fierit, ku banoj edhe sot.

Profesioni i ushtarakut të detyronte që shpesh të mungoje në shtëpi për shkak të shërbimit, stërvitjeve apo gatishmërisë disaditore, kështu që barra e rëndë për çdo familje ushtarakësh i bie bashkëshortes. Unë falënderoj dhe vlerësoj punën dhe përkushtimin e bashkëshortes time, Shefos, në rritjen e fëmijëve, sidomos në pritjen e përcjelljen jo vetëm të njerëzve tanë, por të çdo kallaratasi që ka trokitur në derën tonë, e cila edhe pse invalide, ka ditur t’i presë e përcjellë me çfarë i ndodhej dhe me buzëqeshje e fjalën e saj të ëmbël. Në mënyrë të veçantë do ta falënderoja për respektin dhe trajtimin që i bëri nënës time, Begzos, që për të gjithë mbahet mend si një grua zonjë, tepër fisnike, por edhe si një grua e “hekurt”, apo më saktë nga karakteri i saj, si një grua “burrë”. Por Shefua diti të gjente në çdo kohë gjuhën e përbashkët me të, atë të komunikimit të harmonishëm.

Së bashku me Shefon jemi krenarë dhe shumë të kënaqur për fëmijët, tre vajzat dhe djalin, të cilët u rritën edhe ata jo pa vështirësi dhe sot kanë ndërtuar jetën e tyre të rregullt familjare. Në mënyrë të veçantë, si gjyshër, jemi të gëzuar për tre nipërit dhe tre mbesat, të cilët na rinojnë dhe na zbavitin pa masë.

8. Prej shumë vitesh vazhdoni të jetoni në qytetin e bukur e mjaft të mirë të Fierit, ku ka një komunitet jo të vogël bashkëfshatarësh kallaratas, komunitet që mund të renditet si numër pas Vlorës dhe Tiranës. Sa afër njëri tjetrit keni qëndruar dhe qëndroni?

Të gjitha vitet e ushtrisë i kalova në Fier, ku pata fatin të njohë nga afër të gjithë bashkëfshatarët e mi si; Besim Kasëmi, Enver, Xhemal e Sinan Stratajn, Shako Kokëvelaj, Hajri e Rimo Zhibaj, Hamit Malo Qejvanajn, Bilal e Mico Ribaj, Ahmet Memushajn, Faik Qejvanajn, Idajet Llanaj, por ca kohë edhe Dodo Tazajn, Nesim Gjonaj, Faslli e Pëllumb Breshanaj, Lilo Abazaj etj, me të cilët jemi bërë për gëzim e fatkeqësi, por edhe pa ndonjë shkak, thjesht për t’u çmallur me njëri tjetrin.

Pas viteve 90, mblidheshim thuajse çdo ditë dhe pinim kafe bashkë. Të gjithë kujtonim edhe toponimet e vendeve në fshat që ndonjëri i kish harruar. Më vonë kjo “çerdhe” e kallaratasve, pothuajse u shpërbë, pasi shumë nga bashkëfshatarët u larguan në qytete të tjera, sidomos në Tiranë, por edhe jashtë vendit, për të tjerë mosha ka bërë punën e vet dhe tani ne që kemi ngelë në Fier takohemi më rrallë.

9. Po për Shoqatën dhe gazetën “Kallarati”, ju ç’mendim keni? A mendoni se diçka duhet përmirësuar?

Mendoj se shoqata “Kallarati”, që prej 2003-shit, që është krijuar, e ka justifikuar plotësisht veten e saj si një bashkim vullnetarësh për të kujtuar ngjarjet historike, për të ruajtur vlerat dhe zakonet e mira të të parëve tanë dhe si fshat. Edhe në Fier, megjithëse tani me një numër më të vogël, funksionon dega e kësaj shoqate, me një aktivitet të sajnë të admirueshëm. Po kështu edhe gazeta, sidomos kohët e fundit e ka rritur së tepërmi cilësinë në përmbajtje dhe në formë. Vend për rregullim e përmirësime patjetër që ka. Më shumë kujdes duhet treguar afrimit të brezit të ri, i cili edhe pse shumë të rinj duken si indiferentë, kanë të ngulitur ndjenjën e atdhedashurisë për vendlindjes e për gjithë vendin. Duhet

ditur se si t’i afrojmë. Një gjë e tillë u vu re veçanërisht në veprimtarinë e organizuar në Kallarat më 16-17 gusht në përkujtim të 100-vjetorit të qëndresës ndaj andartëve grekë.

10. Duke qenë se kohët e fundit jeni edhe një “lojtar i mirë” i facebook-ut, shumë persona të identifikuar me emrin e fshatit apo të malit dhe mbi të gjitha uebsaiti www.kallarati.com, mendoni se i ka bashkuar më afër njëri tjetrit kallaratasit kudo që ndodhen?

Jo më kot i thonë që jetojmë epokën e “dixhitalizimit”. Deri para disa vitesh të kishe një telefon fiks në shtëpi, ishte gjë e madhe, komoditet do të thosha. Për ne që ishim të larguar nga fshati, ishte e pamundur që të flisje me familjen. Në atë kohë rrofshin vetëm letrat, telegramet, të cilat me rregullsinë e kohës pavarësisht vonesës një ditë do të mbërrinin patjetër. Ndërsa sot as që mund të imagjinohet komunikimi kaq i shpejtë. Dalja e celularëve, interneti, kanë krijuar kushtet e një komunikimi masiv e të shpejtë. Dikur ndonjë që kishte emigruar jashtë ose arratisur, do të kalonin vite të tëra dhe nuk kishe asnjë fjalë e as një lajm nëse ishte apo jo gjallë. Ndërsa sot të gjithë emigrantët anekënd botës komunikojnë e shikojnë njëri tjetrin më shumë se atëherë kur ishin bashkë në fshat. Hapja e faqes së internetit www.kallarati.com i ka krijuar çdo kallaratasi apo kujtdo tjetër, që ka lidhje me Kallaratin, mundësinë të njihet me të gjitha ngjarjet në Kallarat e kudo. Sidomos rrjetet sociale si ai i facebook-ut kanë krijuar mundësinë që në çast të njihesh me zhvillimet në vend, në fshat, familje dhe te çdo individ. Edhe unë, që dikur facebook-un e quaja vetëm për rininë, kam hapur një adresë dhe aty kaloj kohën. Duke shfletuar atë njihem me ndodhitë e çdo njërit. Aty mësojmë se kush ka ditëlindjen dhe gjejmë rastin ta urojmë, aty gjejmë edhe ndonjë njoftim, edhe pse jo të këndshëm në rast ndarjesh nga jeta. Ulesh në mbrëmje para kompjuterit dhe përpara të del Myzafer Qekjvanaj, Kasëm Ferra e bashkëshortja e tij Loreta në Amerikë, Gjena në Angli, Lefter Qejvanaj e Dori Demiraj në Kallarat, Kastriot Karabolli në Vlorë, Ramiu e Besniku në Tiranë, deputeti i zonës Fatmir Toci, Gjergj Dautaj në Durrës, Dilaver Mataj në Itali, Xhevdet Demiraj e Lavdosh Jonuzaj në Greqi, Vangjel Ribaj në majë të Bogonicës, nipër e mbesa pa fund anekënd botës, e shumë e shumë të tjerë miq, shokë, të afërm e bashkëfshatarë. Aty gjej rastin të shoh fotografi e video për vendlindjen, të çmallem e të kaloj kohën. Pra, për aq kohë sa gjendesh në kompjuter merr një informacion të gjerë e të shpejtë me të gjithë të afërmit e bashkëfshatarët e tu. Dhe këtë unë e quaj, jo luks, por arritje të kohës dhe tepër të domosdoshme.

11. Sapo festuam 100 vjetorin e qëndresë së kallaratasve ndaj andartëve grekë, ç’mendim keni për organizimin dhe zhvillimin e saj?

Do t’i përgjigjesha shumë shkurt. Ishte një festë e mirëorganizuar, e cila na bëri që jo vetëm të kujtojmë atë qëndresë heroike të kallaratasve në 1914-ën ndaj andartëve grekë, por edhe të takoheshim e të çmalleshim me njëri tjetrin. Raste të tilla të bëjnë të takohesh me miq, shokë edhe bashkëfshatarë të të gjitha moshave, me dikë edhe të panjohur për arsyet e shpërnguljes anekënd botës. Përkujtimi i ngjarjeve të tilla historike, por edhe takimi i brezave që organizohet në çdo dy vjet, bën që edhe brezi i ri, nipër e mbesa të lindur e rritur larg Kallaratit, të vinë me dëshirë të vizitojnë dhe njohin nga afër vendlindjen a prejardhjen e baballarëve të tyre. Edhe unë pata rastin që nipin dhe mbesën, që edhe pse të atin e kanë nga Fieri, të vinë dhe të shikojnë nga afër truallin në Rapeta, ku është lindur mamaja dhe gjyshërit e tyre. Dhe kjo është gjë shumë e mirë.

12. Mësuam shumë gjëra nga jeta juaj, por çfarë bëni dhe me se merreni aktualisht?

Atë çfarë mund të bëjë një pensionist. Një kafe me shokët, lexim të gazetave, shikim të lajmeve, emisioneve televizive, ndjek sidomos futbollin, kompjuterin dhe patjetër, ndihmoj edhe familjen, sidomos bashkëshorten. Pjesë e veçantë e aktivitetit tim është edhe shëtitja me nipërit dhe mbesat e mia në Fier, të cilët më argëtojnë pa masë.

13. Cili do të ishte mesazhi që do të jepnit për kallaratasit kudo që ndodhen?

Së pari shëndet dhe jetë të gjatë familjarisht kudo që ndodhen. Ajo që i bashkon të gjithë është vendlindja, Kallarati, prandaj secilit do t’i sugjeroja të bëjë diçka për të, sado e vogël që të duket. Kallarati ka nevojë për të gjithë.

Duke përfunduar, Redaksia e gazetës ju falënderon për

intervistën dhe ju uron shëndet, jetë të gjatë e të lumtur juve dhe familjes tuaj.

MËSUES dHE USHTaRaK I dEVOTSHËM

Page 7: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Gazeta KALLARATI faqe 7 Shtator-Tetor 2014

Kënga e Flamurit në Kurvelesh (11 maj 1911)

Hiqe atë gjysmë hëne dhe ngrije atë flamurTë kuq me zhabë të ndritur të Hodo beut, o nur(1)

O flamur i kuq me zhabë, anë e mbanë flori qëndisurI veçantë për të gjithë me gjak ngjyer e ndriturMe këtë flamur të artë s`turpërohet LabëriaKrenohet i gjithë vendi, nderohet dhe ShqipëriaHiqe atë gjysmë hëne, skëterrën e OsmanllisëNgri në vend të saj flamur-zhgabonjën e lirisëKjo zhgabonjë hijerëndë për të huajt e AzisëNuk ka njohur të përkulur se nëna i ka dhënë sisë.

(Gazeta DRITA 6/6/198200)

1) Hodo beu, Hodo Nivica-udheheqës kry-engritjesh në shek. 19.

Shënim: Më 11 maj 1911 u bë mbledhja e përfaqësive nga të gjitha fshatrat e Kurveleshit në Lajthizë të Gusmarit, ku u bë betimi nga çdo përfaqësues fshati (15 fshatra), që nga data 12 maj 1911 çdo shtëpi në Kurvelesh të ngrinte flamurin e Skënderbeut dhe të hiqte atë të Turqisë.

Këngë për luftën e vitit 1914 kundër grekut

Që në lynec e përpjetëMale e shkëmbinj të sertëBëri greku si desh vetëTheri çiliminj e pleqëDogji Kurveleshn e shkretëSeç e dogji, e bë hiPse nuk ndihmoi njeri (1)

As Berat as Gegëri (2)

As Vlora që pat kufi (3)

(Imo Strataj-Kallarat, 1914)

1) U ndaluan nga traktatet e Fuqive të Mëdha.2) Berati-qendër prefekture3) Vlora-zonë kufitare me Kurveleshin.

Vargje për luftën e Grekut më 1899

Kush u hodh në urë i pariKy Barjam Bilbil Miftari (1)

Jelek-kuq e pallaskë-lari.

(Dule Strataj)

1) Barjam Bilbil Toçaj.

Një ferman nxori sulltani

Një ferman nxorri sulltaniTë ziret Lame PetaniMeçja e Dervish QejvaniBazja e Bilbil HasaniJanë murtat i divanit

vendit tonë. Në këto kushte ishin shumë shtrënguar nga ekonomia, sepse kooperativa ndante shumë pak lekë, fillimisht 7 lekë për ditë pune dhe pastaj, gradualisht erdhi duke u rritur vlera për ditë pune.

Ganiu kishte një logjikë shumë të fortë. Ishte pa shkollë, por ishte absolut në njohjen e brezave të familjeve. Për këdo që ta pyesje, ai të shpjegonte me përgjegjësi shumë saktë, sikur t`i kishte të shkruara. Këtë veti nuk e kishin të gjithë, madje edhe ata që kishin shkollë. Ndiej keqardhje që, si i ri që isha, nuk mbajta asnjë shënim prej tij.

Barjam Goxhaj. E gjithë jeta e tij çoban. Gjatë kohës private, ai dhëntë i kishte përzier me të kunatin, Isuf Beqon nga Vranishti dhe për verim i shpinin në mal të Vranishtit, ndërsa për dimërim i shpinin në Mavrovë. Me ato Barjami mbante familjen. Me krijimin e kooperativës, i dorëzoi dhentë, duke i bashkuar me shokët, por pa e hequr kërrabën nga dora duke mbetur çoban edhe në ekonominë kolektive. Me atë punë ai rriti fëmijët, duke i edukuar me atë shkollë që mundi t`u jepte. Këta fëmijë u bënë të vlefshëm për familjen dhe për shoqërinë, punëtorë të mirë e të dashur që gëzojnë respekt të madh. Barjami vetë mbeti i nderuar e i respektuar deri në fund të jetës.

Nënë Duzja në mal. Ishte korriku i vitit 1960, kur ne kishim një konflikt kufiri me çobanët e Vranishtit. Për ta mbyllur sherrin, dolën në mal nga pala jonë nënë Duzja, nënkryetari i kooperativës për blegtorinë,Tafil Boro, brigadieri i blegtorisë, Muslli Ribaj, Maman Boçaj, plak dhe njohës i mirë i kufirit, Qerim Rjepaj, Barjam Goxhaj,Rizo Xhaferaj, bari dhe anëtar i kryesisë së kooperativës e shumë çobanë të tjerë. Nga pala e Vranishtit ishin: Alush Majko, kryetar i kooperativës së Vranishtit, Hamet Kanani, çoban i vjetër, Ali Sheko, çoban, Çerçiz Veliu, çoban e të tjerë si puna ime që dëgjoja debatet. Pala e Vranishtit kërkonte Thanët dhe Lëmin e Qafave, që pas shumë debatesh deri në ofendime, nënë Duzja tha: More djem, u keqen nëna, Kallarati ka male me bollëk dhe Vranishti është gjitoni ynë, prandaj, unë them që Thanët t`i kullosin ata se jemi vëllezër me njëri-tjetrin. Por qe i menjëhershëm reagimi i Mamanit dhe i Qerimit. Ai ka qenë ndër shekuj mal i Kallaratit dhe i familjes Davacaj, thanë ata, pse ta marrë Vranishti? Por kjo u vendos në të mirë të Vranishtit dhe Mamani e Qerimi nuk qëndruan për drekën që u shtrua në stanin tonë në Val të Mesëm.

Këto kujtime mendova t`i hidhja në letër për gazetën “Kallarati”. Unë kam shumë kujtime nga jeta e blegtorëve dhe kam shumë respekt, jo vetëm për ata burra që nuk jetojnë më, ndjesë paçin, por edhe për të tjerët që u bënë çobanë që djem të rinj e vazhduan derisa u prish kooperativa, si Bejkush Laçaj, Sami Davacaj, Neki e Refat Rjepaj, Shyqo Laçaj, Muhedin Qejvanaj, Lufter Laçaj, Myzafer Qejvanaj, Jaho Kondaj, Hamet Shakaj, Dino Boçaj, Brahim Goxhaj, Lavdi Hoxhaj e shumë të tjerë, që me vështirësi e shpesh larg familjeve, punuan me përkushtim.

Unë kam shumë respekt për të gjithë ata emra që përmenda, si edhe për të tjerët që nuk i përmenda dot.

Dua të shtoj se ajo pjesë e malit, d.m.th. Thanët dhe Lëmi i Qafave, është e Kallaratit, madje në pronësi të Davacajve në shekuj. Ai vendim që u mor atëherë , ishte një vendim kooperative dhe jo i fshatit, prandaj, ashtu siç u prish kooperativa, duhet të quhet i prishur edhe vendimi i lartpërmendur. Tjetërsimi i kufijve të fshatit bëhet me vendim të të gjithë fshatit dhe jo me vendim kooperative. Këtë duhet ta dijë edhe fqinji ynë, Vranishti. Të këtij mendimi janë edhe shumë kallaratas të tjerë.

Murtatë të OsmanllisëTë sulltanit të TurqisëGjolekën kanë në ballëÇelon e Rrapo Hekalë.Në Picar na janë mbledhëKanune na kanë nxjerrëUrdhëroj Mehmet PashanëBashkë me hordhinë e parëTë zërë shpej BeranëTë mbushet deti me pamporrëQë nga Preveza në VlorëGjithë brigjet t`i rrethojnëSadikun dhe BirçenëMe atë Lesko LevenëLamen edhe Dervish benëMe Bilbil e me Meçenë Mu te rrapi degëvjerrëSi shqerrat të shtatë i therë (1)

Kënga labe, f. 883

1) Lame Petanin, Dervish Alikon, Birbil Hasanin, Meçe Haxhiun, së bashku me tre bolenas i therën si hakmarrje për humbjet që pësuan osmanët në luftën kundër kryengritësve.

(Kallarat 1945)

Hyso Balili, Hero i Kallaratit

Nga Asia KALLUSHI (nxënëse e kl. së 8, Tiranë) O hero që luftove për atdheun,O trim që me Skënderbeun ngjasove,O luan që për popull sakrifikovePushkën mbi sup e në luftë shkove. Sa majtas e djathtas kërciste plumbiDhe herë pas here thonit:“Shokë, njëri nga ne jetën sapo humbi!”Shumë më tepër të shtohej hidhërimi,Dalëngadalë po të rritej egërsimi,Po ti kurrë nuk ndaloje,Pa frikë mes plumbave kaloje.

Ditët sa hap e mbyll sytë kaluan,Dhe shumë lajme na trishtuan,Por lajmi i vrasjes tënde o gjysh na tmerroi,Zemrat na i helmoi e shpresat na i shoi.

Katër fëmijë të vetëm i le,Të kërkonin e thërrisnin “o Baba , ku je?”Po ti pas nuk ktheheshe dot, U thoshe nga parajsa “Babi ju do fort!”

Ditët sa hap e mbyll sytë kalonin,Dhe dita-ditës ty të kujtonim,Por mos ki merak o gjyshSe qëllimi yt u arrit,Luftën e fituamE në 5 Maj ty të nderuam.

DISA KËNGË TË VJETRA PATRIOTIKEQëmtuar e dërguar për gazetën nga Idajet LLANAJ

ME NdERIM E MIRËNJOHJE KUJTOJMË

bLEgTORËT E KaLLaRaTIT NdËR VITE

Vijon nga faqja 4

Page 8: Gazeta kallarati, nr 77, shtator tetor 2014

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferi;

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

Gazeta KALLARATI faqe 8 Shtator-Tetor 2014

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

THESARE MENÇURIEVetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës. Platoni

Asnjëherë mos e humb shansin për të thënë një fjalë të mirë. William Makepeace Thackeray Njerëzit kërkojnë liri vetëm kur nuk kanë pushtet. Fridrih Niçe

Jeta është shumë e shkurtër për të shpenzuar kohën duke lexuar një libër të keq. Xhejns Xhojs

Çdo formë varësie është e keqe, pavarësisht se është drogë, alkool ose morfinë apo idealizëm. Karl Gustav Jung

FJALË LAPIDARE“Besnik si Akati” Personazh i “Eneidës” së Virgjilit, Akati ishte shoku dhe miku

më i ngushtë i Eneas. Dallohej për besnikëri, dashuri dhe respekt ndaj komandantit të vetë që më shumë se detyrën vlerësonte lidhjet shoqërore. Ata qëndruan miq deri në fund, ndaj dhe miqësia e tyre u bë proverbiale. Përdoret si emër që simbolizon besnikërinë e një njeriu që sakrifikon shumë për shokun.

Afërdita Afërdita, fjalë pellazgjike, që përkon me shqipen afër ditës.

Sipas Mitologjisë, ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Sipas legjendës, kishte lindur nga “shkuma e detit”, ndaj gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia romake, asaj i përshtatej hyjnesha Venera. Afërdita i mbronte të dashurit dhe nxiste marrëdhëniet dashurore në mes të zotave dhe sidomos zotave e të vdekshmëve . Edhe vetë ajo ka qenë e zjarrtë në dashuri. Ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me Aresin, por edhe të tjerë jaranë. Simbolizon bukurinë dhe delikatesën femërore, por edhe kurthet, tradhtitë dhe intrigat bashkëshortore.

AtlasiSipas një miti të vjetër, Atlanti (Atlasi) u grind me Perseun, i

cili për hakmarrje i nxori kokën e Meduzës dhe ia tregoi Atlantit.Pas kësaj ai u kthye menjëherë në malin Atlas. Grekët e vjetër vendqëndrim të Atlasit quanin skajin perëndimor të hapësirës që njihnin. Prej këtej e kanë prejardhjen e emrit malet Atlas, Atlasi gjeografik, por edhe oqeani Atlantik që ndodhet në pjesën perëndimore të rruzullit tokësor.

ANEKDOTAPërgatiti për gazetën Subi JONUZAJ

Çakmaku “Big”Tashmë është i njohur për ata që përdorin çakmak “Big” për të

ndezur cigaren apo ndonjë gjë tjetër se është një nga çakmakët më të mirë që ndizen menjëherë.

Në SHBA gjykohej një qytetar, i cili për fajet që kish bërë, rrezikohej të bënte 5-7 vjet burg. Në sallën ku zhvillohej gjyqi, gjykatësi i bën një pyetje të pandehurit. Ky, para se të përgjigjej, mendohej mirë, duke zgjatur kohën për dhënien e përgjigjes.

Gjykattësi i thotë me nervozizëm, pse nuk përgjigjej shpejt!? I pandehuri i thotë, unë nuk jam çakmak “Big” që të

përgjigjem shpejt. Kjo përgjigje e të pandehurit u përhap nga mediat në të gjithë

Amerikën dhe në Evropë e Azi. Pronari i firmës, bosi i çakmakëve “Big” që e mori vesh këtë gjë, pagoi me një çmim të lartë gjykatën për t`i lehtësuar dënimin të pandehurit. Për rrjedhojë ai u dënua me kusht.

I habitur nga ky gjest, i pandehuri shkon dhe e takon pronarin e firmës së çakmakëve dhe e pyet, pse ma bëre këtë të mirë?

Pronari i përgjigjet se reklama që më bëre ti për çakmakët “Big”, mi shtoi aq shumë fitimet në botë, sa që ato u bënë shumë më të mëdha se sa shpenzimet që bëra unë për ty që të të ulej dënimi.

Edhe unë, si duhanpirës, vetëm çakmak “Big” blej.

Fotokopja Një qytetar futet në një lokal dhe porosit një gotë verë e një

bërxollë gici. Gota e verës i erdhi menjëherë, ndërsa bërxolla po i vonohej. Klienti i nervozuar i thotë kamerierit pse ma vonon bërxollën!?

Kamerieri i përgjigjet, prit se nuk është fotokopje që të bëhet kaq shpejt.

Qëmtuar nga gazeta DITA

MOLLALëkura e mollës përmban rreth gjysmën e sasisë

së fibrave që përmban një mollë e plotë. Një gjysmë molle ka gjithashtu 9 mgr. Vitaminë C, 100 IU vitaminë A dhe 200 gr. potas. Duke hequr lëkurën humbet rreth 1/3 e këtyre ushqyesve. Lëkura ka gjithashtu 4 herë më shumë vitaminë K se tuli, pra rreth 5% të vlerës që duhet të marrë njeriu në ditë. Vitamina K ndodhet gjithashtu te mishi, spinaqi dhe në perime të tjera të gjelbra. Vitamina K ndihmon në mpiksjen e gjakut që është e domosdoshme në rastin e plagëve, si he ndihmon në aktivizimin e proteinave që trupi ka nevojë për rritjen e qelizave dhe ruajtjen e shëndetshme të kockave. Tek molla gjendet edhe një antioksidant i quajtur kuercetin, shumica e të cilit ndodhet në lëkurën e mollës dhe ndihmon në funksionin e mushkërive, lehtëson problemet me frymëmarrjen dhe mbron mushkëritë nga irritimet. Kuercetini besohet gjithashtu se lufton dëmtimin e indeve të trurit dhe mbron kujtesën. Një studim ka treguar një tjetër përbërës që është gjetur kryesisht në lëkurën e mollës i quajtur triterpenoid, i cili duket se pengon ose vret disa lloje qelizash knceroze në të gjithë trupin. Acidi ursolik në lëkurën e mollës stimulon rritjen e muskujve dhe lufton obezitetin (dhjamosjen).

PATATJALëkura e një patateje përmban një sërë ushqyesish

si hekur, kalcium, kalium, magnez, vitaminë B6 dhe vitaminë C. 100 gr. lëkurë patateje përmban 7 herë më shumë kalcium dhe 17 herë më shumë hekur se e njëjta sasi tuli të patates. Duke hequr lëkurën humbet afërsisht 90% të hekurit që ndodhet në patate dhe gjysmat e fibrave të saj.. Lëkura e një patateje të ëmbël është e mbushur me një sasi të konsiderueshme beta-karoten, e cila shndërrohet në vitaminë A gjatë tretjes. Vitamina A është e domosdoshme për shëndetin e qelizave dhe rregullimin e sistemit imunitar, si dhe në ruajtjen dhe rregullimin e funksionit të organeve.

AGRUMET (Portokalle, limona, qitro)Lëkura e një portokalli përmban dy herë më

shumë vitaminë C së tuli. Ajo gjithashtu përmban përqendrime të larta të riboflavinës, vitaminës B6, kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Lëkura e këtyre agrumeve lufton kancerin dhe ka cilësi antiinflamatore. Megjithatë lëkura e portokallit është e hidhur dhe tretet me vështirësi, prandaj grijeni hollë dh hidheni në formë pluhuri në sallata, salca, si dhe mund t`ia shtoni akullore apo çokollatës sç shkrirë.

PATËLLXHANETNgjyra manushaqe e patëllxhanëve vjen nga

një oksidant i fuqishëm i quajtur nasusin, i cili ndihmon në mbrojtjen kundër zhvillimit të kancerit, sidomos atij në tru dhe pjesë të tjera të sistemit nervor. Nasunini besohet gjithashtu të ketë cilësi antiplakjeje. Lëkura e patëllxhanit është gjithashtu e pasur me acid klorogjenik, një element kimik që ka cilësi antioksiduese dhe antiinflamatore dhe nxit tolerancën e glukozës. Acidi klorogjenik është shumë më i përhapur në lëkurë se sa në tul.

TRANGUJTLëkura e gjelbër e trangujve përmban pjesën më

të madhe të antioksiduesve që përmban një trangull

i plotë. Ajo gjithashtu përmban fibra të patretshme dhe potas. Lëkura e trangullit përmban edhe vitaminë K.

KAROTADuke qenë se lëkura e një karote ka të njëjtën

ngjyre si tuli i saj (si domatja , apo piperi i kuq), lëkura dhe tuli kanë pothuajse të njëjtat cilësi ushqimore. Megjithatë, përqendrimi më i lartë i fitonutrientëve gjendet në lëkurën e karotës, ose drejtpërdrejt poshtë saj.. Prandaj mjafton ta shpëlani karotën me kujdes, në vend që ta qëroni.

KIVILëkura e kivit përmban shumë flavonoide

antioksidantë dhe vitaminë C më shumë se tuli dhe përmban dyfishin e fibrave. Prandaj, lajeni kivin dhe atë hajeni si një pjeshkë, pa ia qëruar lëkurën. Nëse nuk ju pëlqen pushi i tij, mjafton ta fërkoni fort për ta larguar pjesën më të madhe të tij.

SHALQIRII gjithë shalqiri përmban citrulinë që ka veti

antioksiduese dhe shndërrohet në argjirinë, një aminoacid thelbësor që është i dobishëm për zemrën, sistemin imunitar dhe sistemin e qarkullimit të gjakut. Por pjesa më e madhe e kësaj citruline gjendet në lëkurë. Lëkurën e shalqirit mund ta bëni turshi, ashtu si dhe kastravecin, apo thjesht ta skuqni.

QEPAAshtu si lëkura e mollës, lëkura e qepës përmban

kuercetinë. Edhe pse lëkura e saj nuk është e ngrënshme, mund të merrni disa nga ushqyesit e saj duke e zier.

ANANASIAnanasi përmban bromelainë, një enzimë që mund

të ndihmojë në uljen e inflamacionit, veçanërisht në hundë dhe sinuse. Një studim ka zbuluar se thelbi dhe lëkura e ananasit kanë sasinë më të lartë të bromelainës në të gjithë frutin. Lëkura dhe thelbi i ananasit janë të vështira për t`u tretur, prandaj vendoseni në një shtrydhëse frutash a perimesh për ta shrydhur ose skuqeni për disa minuta në tigan.

BANANETLëkura e bananes përmban më shumë fibra se

tuli i saj dhe është gjithashtu më e pasur më kalium. Lëkura përmban gjithashtu luteinë, një antioksidant i fuqishëm që luan një rol në ruajtjen e funksionimit të shëndetshëm të syve. Një aminoacid i quajtur triptofan është i përqendruar më shumë në lëkurë se sa në brendësi. Ndër të tjera, triptofani besohet se lehtëson depresionin duke rritur nivelet e serotoninës në trup, një neurotransmetues në tru që ndikon në gjendjen shpirtërore.. Duke qenë se lëkura ka një shije të hidhur, shumica e njerëzve nuk e përdorin atë. Por një banane e pjekur bëhet më e hollë, më e ëmbël e më e lehtë për t`u përtypur. Gjithashtu mund ta shtrydhni përmes një shtrydhëseje frutash së bashku me pjesën tjetër të bananes.

Qëmtuar nga numra të ndryshëm të gazetës DITA

KËNDI I SHËNDETIT

Frutat dhe perimet që duhet t`i hamë me gjithë lëkurë

Nga Ornela Jaupi