8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 8-të i botimit, nr. 62 Prill-Maj 2012 E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit 100 VJET SHTET SHQIPTAR Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Në brendësi faqe 2 Intervistë me veteranin e L.A.N.Ç. Arif Breshanaj Intervistoi: Seit JONUZAJ faqe 3 Kontributi i grave të kallaratit për çlirimin e rindërtimin e vendit -nga Sulltanë GJONBRATAJ faqe 4 RROFTË VARGASI! Tregim humoristik nga WOODY ALLEN Përktheu: Ben Meçe, Bolonjë faqe 5 KRYENGRITJET E SHQIPËRISË SË JUGUT KUNDËR TANZIMATIT, PJESËMARRJA E KALLARATASVE DHE NJË LETËR DREJTUAR MBRETIT E QEVERISË GREKE Nga Lavdosh JONUZAJ, Athinë faqe 6 SI U SHKRUAN KUJTIMET E ISMAIL QEMALIT? Nga Astrit Lulushi - SHBA faqe 7 KURIOZITETE (të ndryshme) faqe 8 PATRONIMIA E HIMARËS Nga Rami MEMUSHAJ Në mes të Labërisë së thellë, në të dy anët e Lumit të Vlorës, sapo ai ka marrë startin, në këmbët e malit të Bogonicës, shtrihet Kallarati. Nga të rrallët fshatra të dyzuar, njëri përballë tjetrit, si ne legjendë: një i gjallë, tjetri i vdekur (i djegur), por me rrënojat thuaj 100- vjeçare ende në këmbë, mbresëlënëse. Është një fshat i vogël, “ i paktë” siç thotë kënga popullore, por i vetmjaftueshëm në qenien tij, me njerëz të qetë e dinjitozë, që zënë vendin, që u takon në jetë dhe në shoqëri, modestë dhe të pagabueshëm në vlerësimin e vetes dhe të tjerëve.Që nuk e matin veten me hijen e mëngjesit, që nuk mburren e bëjnë zhurmë, kaur bëjnë gjëra të çmuara, por bëjnë gjithçka bëjnë njerëzit e zakonshëm të kësaj bote.Që zënë pozicionaet e tyre kur kërcënohet liria dhe kur duhet thënë fjala. Që nuk bënë asnjëhere teatër në jetën e tyre, për t’u dukur para të tjerëve, fqinjëve apo botës, sepse janë të natyrshëm. Një fshat mes malesh, me shpatulla mbështetur te mali i tij i bukur dhe bujar, Bogonica, një mal inetresant, me dy maja gati simetrike dhe me një livadh të gjelbër në mes, si për të qetësuar rreptësinë e majave në krah të njera- tjetrës. Duket sikur është projektuar njëherë nga njeriu, pastaj është realizuar, në trajtën e dy V-ve gjigande, si tek “wolksvageni”. Është një fshat, që nuk shfaqet menjëherë, por pjesë-pjesë për shkak të relievit të thyer dhe të kodrave, që fshihen njera pas tjetrës, me pemë rreth oborreve dhe me një prehër tokë para çdo shtëpie për shkak të terrenit të sertë prej guri e shtufi. Por i bukur, ndoshta më i bukuri i fshatrave përreth , i zbritur buzë rrugës automobilistike, me një lumë të kthjellët, që gjarpëron neper zallin e bardhe midis rrepeve, që e bën më poetik dhe romantik. Një fshat i vogël, por i veçantë, me mullirin e dikurshëm, me shkollën, me qendrën shëndetsore, me klubin e vogël ndanë xhadesë, me dyqanin në Qafën e Ubavit, me njerëz, që e kanë ditur me kohe se bota nuk fillon e mbaron me sinoret e fshatit, ndonëse pa emigracion të shënuar, të kushedishëm. Ndërsa pas vitit 1990 si gjithë të tjerët. Dhe nuk e rrahën ndonjëherë gjoksin se kishin bërë çudira… Ka qenë fshat i madh dikur, thonë. Bile një këngë popullore flet për 42 dyqane!.Pak si shumë!..Gojëdhëna thotë se dikur një murtajë shoi fshatin dhe, mes lemerisë, ata që shpëtuan iknin ku të mundnin. Një pjesë e tij mbeti, për pamundësi largimi apo nga malli për vatrën,(ku i dihet?!) duke u zhvendosur pak më tej, aty ku sot është Fshati i djegur, një arkeologji e rrallë mbi tokë, një “Trojë e vogël” labe, shqiptare, djegur në fillim të shekullit XX (1914) nga po ata që dogjën Trojën e madhe. Këtë ndjesi më jep, sa herë e vizitoj, sidomos pasdite, në perëndim të diellit, kur, nga rrezet e tij, muret e rrënuar dhe pluhuri i shkatërrimit marrin një ngjyrë kafe të kuqërremtë. Ka dhe një pllakë në lapidarin simbolik atje. Sot fshati po braktiset sërish, por jo prej ndonjë fatkeqsie natyrore a pushtimi, por thjesht me dëshirë për një jetë më të mirë drejt qyteteve. Ndoshta kjo braktisje do të kthehet në një rilindje, në një pamje e funksion tjetër. Do të vijë koha kur do të ndërtohen shtëpi të reja për efekt pushimi, sidomos në verë. Nuk është një ide fantastike. Besoj do të ndodhë kështu, bile jo larg, sapo ish fshatarët të “ngopen” me qytetin, gjë që e kanë bërë të tjerët para nesh. Sepse natyra në Kallarat është e bukur: mali, lumi, pylli i Morrezës me rrepe te lashtë, ajri i pastër, qielli i thellë…Duhet vetëm rruga e mirë për të shkurtuar kohën, pasi nga Vlora 50km nuk janë ndonjë distancë e madhe. Ndoshta një ditë një rrugë e mirë do të shkojë dhe atje… 5 mars 2012,Vlorë Kallarati Petrit QEJVANI (skicë-esse) Është një fshat, që nuk shfaqet menjëherë, por pjesë-pjesë për shkak të relievit të thyer dhe të kodrave, që fshihen njera pas tjetrës, me pemë rreth oborreve dhe me një prehër tokë para çdo shtëpie për shkak të terrenit të sertë prej guri e shtufi. Por i bukur, ndoshta më i bukuri i fshatrave përreth. Rami MEMUSHAJ PATRONIMIA E HIMARËS

Gazeta Kallarati, Nr.62

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati, Nr.62 (Prill-Maj 2012)

Citation preview

Page 1: Gazeta Kallarati, Nr.62

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 8-të i botimit, nr. 62 Prill-Maj 2012

E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i

botueshëmPër çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

100 VJET SHTET SHQIPTAR Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Në brendësifaqe 2Intervistë me veteranin e L.A.N.Ç. Arif Breshanaj

Intervistoi: Seit JONUZAJ

faqe 3

Kontributi i grave të kallaratit për çlirimin e rindërtimin e vendit-nga Sulltanë GJONBRATAJ

faqe 4RROFTË VARGASI!Tregim humoristik ngaWOODY ALLENPërktheu: Ben Meçe, Bolonjë

faqe 5 KRYENGRITJET E SHQIPËRISË SË JUGUT KUNDËR TANZIMATIT, PJESËMARRJA E KALLARATASVE DHE NJË LETËR DREJTUAR MBRETIT E QEVERISË GREKE Nga Lavdosh JONUZAJ, Athinë

faqe 6SI U SHKRUAN KUJTIMET E ISMAIL QEMALIT?Nga Astrit Lulushi - SHBA

faqe 7KURIOZITETE (të ndryshme)

faqe 8PATRONIMIA E HIMARËSNga Rami MEMUSHAJ

Në mes të Labërisë së thellë, në të dy anët e Lumit të Vlorës, sapo ai ka marrë startin, në këmbët e malit të Bogonicës, shtrihet Kallarati. Nga të rrallët fshatra të dyzuar, njëri përballë tjetrit, si ne legjendë: një i gjallë, tjetri i vdekur (i djegur), por me rrënojat thuaj 100-vjeçare ende në këmbë, mbresëlënëse.

Është një fshat i vogël, “ i paktë” siç thotë kënga popullore, por i vetmjaftueshëm në qenien tij, me njerëz të qetë e dinjitozë, që zënë vendin, që u takon në jetë dhe në shoqëri, modestë dhe të pagabueshëm në vlerësimin e vetes dhe të tjerëve.Që nuk e matin veten me hijen e mëngjesit, që nuk mburren e bëjnë zhurmë, kaur bëjnë gjëra të çmuara, por bëjnë gjithçka bëjnë njerëzit e zakonshëm të kësaj bote.Që zënë pozicionaet e tyre kur kërcënohet liria dhe kur duhet thënë fjala. Që nuk bënë asnjëhere teatër në jetën e tyre, për t’u dukur para të tjerëve, fqinjëve apo botës, sepse janë të natyrshëm. Një fshat mes malesh, me shpatulla mbështetur te mali i tij i bukur dhe bujar, Bogonica, një mal inetresant, me dy maja gati simetrike dhe me një livadh të gjelbër në mes, si për të qetësuar rreptësinë e majave në krah të njera-tjetrës. Duket sikur është projektuar njëherë nga njeriu, pastaj është realizuar, në trajtën e dy V-ve gjigande, si tek “wolksvageni”. Është një fshat, që nuk shfaqet menjëherë, por pjesë-pjesë për shkak të relievit të thyer dhe të kodrave, që fshihen njera pas tjetrës, me pemë rreth oborreve dhe me një prehër tokë para çdo shtëpie për shkak të terrenit të sertë prej guri e shtufi. Por i bukur, ndoshta më i bukuri i fshatrave përreth , i zbritur buzë rrugës automobilistike, me një lumë të kthjellët, që gjarpëron neper zallin e bardhe midis rrepeve, që e bën më poetik dhe romantik. Një fshat i vogël, por i veçantë, me mullirin e dikurshëm, me shkollën, me qendrën shëndetsore, me klubin e vogël ndanë xhadesë, me dyqanin në Qafën e Ubavit, me njerëz, që e kanë ditur me kohe se bota nuk fillon e mbaron me sinoret e fshatit, ndonëse pa emigracion të shënuar, të kushedishëm. Ndërsa pas vitit 1990 si gjithë të tjerët. Dhe nuk e rrahën ndonjëherë gjoksin se kishin bërë çudira…

Ka qenë fshat i madh dikur, thonë. Bile një këngë popullore flet për 42 dyqane!.Pak si shumë!..Gojëdhëna thotë se dikur një murtajë shoi fshatin dhe, mes lemerisë, ata që shpëtuan iknin ku të mundnin. Një pjesë e tij mbeti, për pamundësi largimi apo nga malli për vatrën,(ku i dihet?!) duke u zhvendosur pak më tej,

aty ku sot është Fshati i djegur, një arkeologji e rrallë mbi tokë, një “Trojë e vogël” labe, shqiptare, djegur në fillim të shekullit XX (1914) nga po ata që dogjën Trojën e madhe. Këtë ndjesi më jep, sa herë e vizitoj, sidomos pasdite, në perëndim të diellit, kur, nga rrezet e tij, muret e rrënuar dhe pluhuri i shkatërrimit marrin një ngjyrë kafe të kuqërremtë. Ka dhe një pllakë në lapidarin simbolik atje. Sot fshati po braktiset sërish, por jo prej ndonjë fatkeqsie natyrore a pushtimi, por thjesht me dëshirë për një jetë më të mirë drejt qyteteve. Ndoshta kjo braktisje do të kthehet në një rilindje, në një pamje e funksion tjetër. Do të vijë koha kur do të ndërtohen shtëpi të reja për efekt pushimi, sidomos në verë. Nuk është një ide fantastike. Besoj do të ndodhë kështu, bile jo larg, sapo ish fshatarët të “ngopen” me qytetin, gjë që e kanë bërë të tjerët para nesh. Sepse natyra në Kallarat është e bukur: mali, lumi, pylli i Morrezës me rrepe te lashtë, ajri i pastër, qielli i thellë…Duhet vetëm rruga e mirë për të shkurtuar kohën, pasi nga Vlora 50km nuk janë ndonjë distancë e madhe. Ndoshta një ditë një rrugë e mirë do të shkojë dhe atje…

5 mars 2012,Vlorë

KallaratiPetrit QEJVANI

(skicë-esse)

Është një fshat, që nuk shfaqet menjëherë, por pjesë-pjesë për shkak të relievit të thyer dhe të kodrave, që fshihen njera pas tjetrës, me pemë rreth oborreve dhe me një prehër tokë para çdo shtëpie për shkak të terrenit të sertë prej guri e shtufi. Por i bukur, ndoshta më i bukuri i fshatrave përreth.

Rami MEMUSHAJPATRONIMIA E HIMARËS

Page 2: Gazeta Kallarati, Nr.62

IntervistaGazeta KALLARATI faqe 2 MARS – PR ILL 2012

Redaksia: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik

Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. E-mail: [email protected]

Pyetje: Cilët kanë qenë prindërit tuaj dhe cilit fis e mëhallë i përkisni?Përgjigje: Prindërit e mi kanë qenë Sali Asllan Breshanaj dhe Qeriba Meto Breshanaj. Nëna ishte nga fisi Laçaj i mëhallës Misërgjon dhe më ka vdekur e re, më 1930, duke më lënë jetim në moshën 3- vjeçare, sa që nuk e mbaj mend. Babai vdiq në vitin 1946. Familja jonë bën pjesë në mëhallën e Breshane që është një nga mëhallët e mëdha të Kallaratit. Jemi një fis i gjerë. Por sot, si nga të gjitha fiset e tjera të fshatit, edhe nga fisi ynë shumica dërrmuese janë larguar nëpër qytete e vendbanime të ndryshme të vendit dhe në emigracion.

Pyetje: Kur kini lindur dhe cila ka qenë fëmijëria juaj?Përgjigje: Kam lindur më 1927, në Mejthe ku kishim shtëpinë, mbi përroin e Ubavit. Kam kaluar një fëmijëri jo shumë të gëzuar, si të gjithë fëmijët e moshës time të fshatit në kushtet e varfërisë e të mjerimit të asaj kohe. E veçanta ime ishte se mbeta jetim që foshnjë dhe isha fëmija i vetëm në familje. Nuk kisha as motër e as vëlla tjetër se edhe nga martesa tjetër që bëri im at, fëmijë të tjerë nuk pati. Pasi mbarova 3 klasat që kishte shkolla fillore e fshatit tonë në vitin 1938, në pamundësi për të vazhduar shkollimin jashtë fshatit tim, ndihmoja familjen, duke ruajtur ato pak bagëti që kishim.

Pyetje: Cili është shkollimi juaj, ku, kur e çfarë shkolle keni kryer?Përgjigje: Siç thash më lart, 3 klasë fillore i bëra në vendlindjen time, Kallarat në vitet 1935-38. Pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit fashistë e nazistë, kreva shkollën e mesme në Fier më 1953 dhe më 1956 mbarova Akademinë ushtarake të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë.

Pyetje: Pjesëmarrja juaj në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur e ku?Përgjigje: Në LANÇ nisa të marr pjesë që në vitin 1942, fillimisht në çetën territoriale “Mumin Selami”të fshatit, pastaj me anëtarësimin në organizatën e rinisë në shkurt 1943, më 20 korrik 1943 u rreshtova në çetën partizane “Haredin Tremishti” të Kurveleshit dhe me krijimin e batalionit “Asim Zeneli”, unë bashkë me çetën u bëra pjesë e këtij batalioni. Pas pjesëmarrjes në disa luftime me këtë batalion si në Libohovë, Velçë-Gjorm etj. në dhjetor 1943 u sëmura rëndë në Dukat dhe kur batalioni po kthehej në drejtim të Kurveleshit përmes Kallartit, mua më lanë në shtëpi. Pas operacionit gjerman të dimrit 1943-1944, u bëra mirë dhe më 15 janar 1944 shkova në batalionin e Rinisë të Kurveleshit. Me krijimin e Brigadës së 8 partizane më

25 prill 1944 në Sheper të Zagorisë, bashkë me shumë bashkëfshatarë të mi, u rreshtuam në radhët e saj, duke marrë pjesë në të gjitha luftimet që kjo brigadë zhvilloi deri në çlirimin e plotë të vendit më 29 nëntor 1944 e pastaj në vazhdimin e luftimeve në ndjekje të nazistëve gjermanë në Mal të Zi, Sanxhak e Bosnjë, deri në Vishegrad.

Pyetje: Çfarë ju shtyu të merrnit pjesë në luftë? Përgjigje: Si të gjithë kurveleshasit e labët në përgjithësi edhe ne kallaratasit në shekuj e kemi pasur në zemër atdhedashurinë. Kjo na ka shtytur ta presim çdo agresor apo pushtues me armë, duke u ngritur burra e gra në luftë për mbrojtjen apo çlirimin e trojeve tona. Fshati ynë i nderuar ka treguar gjithmonë patriotizëm. Dhe fisi im nuk bënte përjashtim. Kjo u tregua edhe më 1914, kur bandat shoviniste greke sulmuan e dogjën fshatin tonë të bukur, si dhe fshatra të tjera të Kurveleshit. Babai im, Saliu, ishte pjesëtar i çetës së Kall aratit, të komanduar nga Fein Çelo dhe zëvendësi i tij Habib Gjonaj në luftën e Vlorës më 1920-n kundër pushtuesve italianë. Në kohën e qeverisë së Fan Nolit, babai im, si fanolist që ishte, ndodhej ushtar në zonën Kukës-Tropojë, ku luftoi kundër ushtrisë sërbe që pruri Zogun në fuqi. Ndërsa xhaxhai im, Azbi Breshanaj më 1934 mori pjesë në grevën e naftë tarëve të Kuçovës, së bashku me bashkëfshatarët e tjerë si Feti Tozaj, Dalan Abazaj, Har iz Goxhaj etj, kundër drejtuesve fashistë italianë për padrejtësitë që u bëheshin. Në këtë vazhdë patriotizmi edhe pushtimi

i Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939 u prit me urrej tje e zemërim të madh në fshatin tonë. Prandaj, si gjithë fshati edhe familja jonë ishte nga të parat që e mirëpriti Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke u bërë mbështetëse e vendosur e saj. Babai im u bë aktivist i saj, një nga anëtarët e këshillit nacionalçlirimtar të fshatit dhe pjesëtar i çetës territoriale “Mumin Selami”gjatë gjithë luftës për çlirimin e vendit. Në këtë mjedis patriotik të familjes e të fshatit u rrita dhe u brumosa unë dhe kjo gjë më shtyu të ngjeshja gjerdanin me fishekë e të hidhja pushkën krahut, duke u rreshtu ar bashkë me djem të tjerë kallaratas në formacionet partizane në luftë kundër pushtuesve italo-gjermanë.

Pyetje: Po të tjerë nga fisi juaj kanë marrë pjesë në LANÇ?Përgjigje: I gjithë fisi i Breshanajve u lidh me Lëvizjen dhe në Basha në gusht 1943, bashkë me të gjithë popullin e Kallaratit, u betua se do t’i qëndronte besnik deri në fund Luftës Nacionalçlirimtare. Nga bijtë e këtij fisi që u rreshtuan në formacionet partizane, ranë në fushën e nderit trimërisht në luftë me armikun Nuredin Breshanaj, kushëri i parë i babait tim, Filo Breshanaj, tre vëllezërit Sheraj që qenë larguar nga Kallarati e ishin vendosur në Hysoverdh.

Pyetje: Çfarë veçorish ju kanë lënë mbresa në shoqërinë partizane?Përgjigje: Morali i lartë, solidariteti i madh, uniteti dhe dashuria që kishim për njeri-tjetrin. Ne ishim si vëllezër. Këto gjëra na bënin që në çdo betejë të dilnim fitimtarë dhe kur na vritej ndonjë shok, aty për aty i ngrihej e i këndohej këngë.

Pyetje: A mund të na tregoni disa nga luftimet më të rëndësishme që kini marrë pjesë?Përgjigje: Kam marrë pjesë në shumë luftime. Një nga këto ishte luftimi kundër gjermanëve në Shënvasi e Nivicë-Bubar të Sarandës me Grupin e parë të Kurveleshit. Luftimi zgjati 7 orë. Vlen të shënoj se shumë djem të fshatit tonë u treguan heronj të vërtetë, si Hyso Isani, Tare Karabollaj, Sihat Tozaj, Ali Ribaj, e Isuf Breshanaj. Këta të fundit luftuan me mitraloz të rëndë dhe shpëtuan shokët nga rrethimi. Këtu një heroizëm të madh tregoi edhe trimi bolenas Shefqet Muço. Në qershor 1944 Brigada e 8 zhvilloi një luftë të përgjakshme në Sopik të Zagorisë kundër forcave gjermane që vinin nga Greqia. Kallaratasit luftuan trimërisht, si Ormën Boro që sulmonte me bomba dore e Shuko Karabollaj, të cilët të dy ranë heroikisht, Rruzhdi Lamja e Ferik Strataj, të cilët u plagosën, Barjam Toçaj

etj. Një luftë të ashpër zhvilloi brigada jonë më 5 gusht, kur sulmoi qytetin e Gjirokastrës. Unë e Sihati ishim korrierë që shpinim e sillnim lajmërime e urdhra, na duhej të futeshim në vijën e frontit dhe të dilnim sa herë që na urdhëronte komanda. Kjo ishte një detyrë shumë delikate e me rrezik sepse korrieri kish fatin e brigadës në dorë. Edhe në këtë betejë shkëlqeu heroizmi i Hyso Isanit si në sulm edhe në tërheqje që shpëtoi shokët nga rrethimi, ku Sherif Gjonaj e Kapo Habilaj u

plagosën rëndë brenda në qytet. Bashkë me Sihat Tozajn morëm të parin e pastaj të dytin dhe i nxorëm jashtë qytetit. Po në gusht 1944 Brigada e 8 sulmoi Konispolin. Unë e Sihat Tozaj mbetëm të rrethuar dhe në orët e vona të ditës e çamë rrethimin e armikut dhe dolëm prej tij. U plagos në këtë betejë bashkëfshatari ynë Xhafer Hyso, ndërsa mbet i vrarë bolenasi Razo Zeneli

(komandant kompanie). Luftime të ashpra bëmë në Berat, veçanërisht në Dobronik të këtij qyteti, kur në shtator Brigada jonë e 8 me Brigadën e 7 sulmuese kryen sulmin vendimtar për çlirimin e Beratit. Po beteja më e përgjakshme e më e gjatë, deri në luftim trup me trup e rrugicë më rrugicë, ishte ajo për çlirimin e Tiranës. Në rrugën e Kavajës unë u plagosa. Tirana pas rreth 20 ditë luftë, më 17 nëntor u çlirua, u çlirua edhe e tërë Shqipëria më 29 nëntor 1944. Por brigada jonë bashkë me të tjera vazhdoi beteja të tjera në ndjekje këmba-këmbës të hordhive naziste në tokat jugosllave. Vlen të përmend luftimet e ashpra e në terren të vështir në Breskut të Malit të Zi. Aty na u vranë shumë shokë, por nga bashkëfshatarët tanë u plagosën rëndë Hyso Isani e Tare Karabollaj. Beteja e fundit e Brigadës së 8 dhe e ne partizanëve kallaratas që bënim pjesë në të, ishte ajo për çlirimin e Qytetit të rëndësishëm të Vishegradit në shkurt 1945. Në të gjitha këto beteja, kallaratasit kanë treguar trimëri të madhe.

Pyetje: A e kini ndier ndonjëherë veten të rrezikuar dhe si e kini përballuar rrezikun?Përgjigje: I rrezikuar kam qenë në disa luftime, sidomos kur jam ndodhur i rrethuar. Por mosha e re që kisha të bën trim e guximtar për t’i përballuar me guxim rreziqet.

Pyetje: Çfarë detyrash kini kryer pas çlirimit derisa dolët në pension?Përgjigje: Pasi brigada jonë e mbaroi misionin e saj luftarak dhe u kthye nga Jugosllavia në atdhe, unë kam shërbyer si kudër ushtarak në ushtri e pastaj në organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme me detyra të ndryshme në disa qytete të vendit.

Pyetje: Si luftëtar për çlirimin e atdheut dhe si kuadër ushtarak me çfarë dekoratash jeni nderuar?Përgjigje: Nga Kuvendi Popullor i kohës jam dekoruar me Medaljen e Kujtimit, të Trimërisë, të Çlirimit, me urdhrin Ylli i Kuq, urdhrat e klasit II e të III të Skënderbeut, me Urdhrin e Punës të klasit III dhe Medaljen e Punës.

Pyetje: Kur kini krijuar familje, me kë jeni martuar dhe sa fëmijë keni e ku janë? Përgjigje: Jam martuar më 1950 në Shkodër, ku ndodhesha me punë. Bashkëshortja ime, Sadie Ahmet Breshanaj është nga një familje shkodrane atdhedashëse e lidhur ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kemi lindur e rritur 3 djem e 2 vajza, të cilët për shkak të vështirësive ekonomike që solli kalimi i vendit tonë nga sistemi i mëparshëm në ekonominë e tregut, kanë shkuar në Amerikë dhe në shtete të Evropës.

Pyetje: Çfarë ju pëlqen më shumë nga sporti dhe arti? Përgjigje: Më pëlqen shumë sporti i futbollit dhe asgjë tjetër.

Pyetje: Cili është ushqimi juaj i parapëlqyer?Përgjigje: Më shumë parapëlqej fasulet, sidomos fasulet e kuqe “kacorre” se nuk kanë nevojë as për salcë dhe bëheshin shumë në fshatin tonë.

Pyetje: Si e kaloni kohën sot si pensionist?Përgjigje: Duke luajtur letra, domino e shah me shoqërinë dhe me leximin e ndonjë gazete, sidomos të sportit.

Ju faleminderit për përgjigjet, i nderuari veteran Arifi dhe ju uroj pleqëri të bardhë bashkë me Sadien.

Intervistë me veteranin e L.A.N.Ç. Arif Breshanaj

Si të gjithë kurveleshasit e labët në përgjithësi edhe ne kallaratasit në shekuj e kemi pasur në zemër atdhedashurinë. Kjo na ka shtytur ta presim çdo agresor apo pushtues me armë, duke u ngritur burra e gra në luftë për mbrojtjen apo çlirimin e trojeve tona. Fshati ynë i nderuar ka treguar gjithmonë patriotizëm.

Intevistoi Seit JONUZAJ

Page 3: Gazeta Kallarati, Nr.62

AtdhetareGazeta KALLARATI faqe 3 MARS – PR ILL 2012

Enver GOLLOSHAJ

Në të gjitha kohërat gratë e Kallaratit, si labe e kurveleshase që janë, kanë qenë përkrah burrave të këtij fshati në punë e në luftë. Ato kanë përballuar me guxim, jo vetëm punët e shumta shtëpiake e mirërritjen e fëmijëve, kanë qenë edhe bujkesha e baresha të shkathëta, të shatit e të kërrabës, por edhe të pushkës për mbrojtjen e çlirimin e trojeve të fshatit e të vendit. Kanë qenë të zonja në punë dhe trime në luftë. Këtë e thonë edhe rapsodët popullorë të kohës në vargjet e tyre të njohura: “Kallarati fshat i pakë, Trima burrat, trime gratë” Që të shqyejnë me sëpatë”, etj. Dhe: “Kallarat u bë hata, Luftojnë burra e gra Se greku më qaf’ u ra,” etj. Dhe kjo karakteristikë e femrës kallaratase vazhdoi të shfaqej edhe më masive e më fuqishëm në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj italianë e gjermanë dhe pas saj, në rindërtimin e fshatit e të vendit. Në këtë shkrim, me aq sa më lejon kujtesa, do të vë në dukje, kontributin që dhanë gratë dhe vajzat e Kallaratit pikërisht për çlirimin e vendit dhe pas lufte, për rindërtimin e fshatit të djegur dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së shkatërruar nga lufta, por jo vetëm të fshatit po dhe të vendit. Kallarati atdhedashës u lidh me Lëvizjen Antifashiste qysh në fillim të saj. Mbi 95% e kallaratasve iu përgjigjën thirrjes për t’u ngritur në luftë për çlirimin e vendit. Si kudo edhe në Kallarat që nga viti 1942 dhe veçanërisht gjatë viteve 1943-44 funksiononin të gjitha strukturat dhe organizatat antifashiste të luftës, si këshilli nacionalçlirimtar, çeta territoriale, organizata e rinisë, e grave antifashiste etj. Dhe në organizatën e grave antifashiste përfshiheshin masivisht gratë e fshatit, të cilat dhanë një kontribut të vyer në ndihmë të luftës çlirimtare. Ndër to mund të përmendim Duze Barjamajn, Pashako Petanajn, Peno Demirajn, Xhevo Jonuzajn, Hyri Memushajn, Meno Jahajn(Qejvanajn), Nure Petanajn, Hava Zhibajn, Tefo Karabollajn, Haire Petanajn, Peno Toçajn, Sadihanë Boshaj, Xhixho Qejvanaj, Xhevo Tozajn, Hajdili Hitajn, Hava Gjonajn, Dudi Breshanajn, Hava Matajn, Hatixhe Gjonbratajn, Heto Bushaj, Shaze Hitaj, Fatime Abazaj, Xhiko Gjonbrataj, Fato Hoxhaj, Kado Xhaferaj, Pashako Habilaj, Merjo Tozaj, Zifli Hysaj, Selime Dautaj e plot e plot të tjera. Këshilli drejtues i grave përbëhej nga Duze Barjamaj, Pashako Petanaj, Meno Qejvanaj, Shaze Meçaj (Hitaj), Hyri Memushaj, Xhevo Jonuzaj, Tefo Karabollaj etj. Edhe në organizatën e rinisë bënin pjesë pothuajse të gjitha vajzat e fshatit, ndër të cilat mund të përmendim Shelege Gjonbratajn, Mynevere Zhibajn, Shefo Fikajn (mbesën e Izet Bushit), Bejaze Abazajn, Peço Haxhirajn (Qejvanajn) shumë të tjera. Të gjitha gratë e vajzat e Kallaratit jepnin një kontribut të madh në shërbim të luftës si pritja, strehimi e ushqimi i luftëtarëve të lirisë, duke ndarë me ta kafshatën e fëmijëve, ndihma me furnizim ushqimor, veshëmbathje si çorape, triko etj. për brigadat partizane. Dhe jo vetëm kaq. Të rejat si Lalo Qejvanaj, Zonjë Memushaj,

Qamile Goxhaj e Salto Golloshaj (Ribaj) e ndonjë tjetër hodhën pushkën krahut dhe u rreshtuan në formacionet partizane, duke luftuar trimërisht deri në çlirimin e plotë të atdheut nga pushtuesit nazifashistë. Përveç kontributit për luftën çlirimtare, vërehej edhe një qëndrim burrëror i nënave, motrave dhe grave të partizanëve që vriteshin në përleshje me armikun, si dhe e të gjithë luftëtarëve të tjerë kallaratas të rreshtuar në çeta e brigada partizane që pothuajse çdo shtëpi kishte nga një e më shumë pjesëtarë në to. Familjet e tyre do përballonin vështirësitë ekonomike në ato vite të rënda lufte e do kujdeseshin për fëmijët. Këto familje ishin në shënjestër të armikut në çdo operacion që ndërmerrte kundër Lëvizjes në krahinën tonë, duke u vënë zjarrin edhe shtëpive të tyre. Vitet 1943-44, veçanërisht kanë qenë vite ankthi për të gjithë, po sidomos për gratë, si më të ndjeshme e më të prekshme, nga që gati çdo muaj vinte në fshat nga një mandatë dhe kjo bënte jehonë në të gjithë fshatin. Kjo edhe për faktin që, si fshat i vogël, kishte një solidaritet të madh për shkak edhe lidhjesh

gjaku, miqësie, krushqie etj. Më kujtohet se, kur erdhi në fshat mandata e Mumin Selamit për rënien heroikisht në luftë me 400 milicë e karabinierë në lagjen Topana të Vlorës, i gjithë fshati la punë e shtëpi dhe iu ngjit kodrës përpjetë ku ai kishte shtëpinë. Dhe nëna Duze e qante me ligje: “O Mumin të dua sot/ që të më dalësh zot/ se Hasani nuk vjen dot/ se bëhet luftë në botë”. Nga hidhërimi i madh, nënë Duzja vendosi të vdiste edhe vetë, duke lënë ushqimin për 12 ditë rreshtë, por ajo ishte e fortë. Pas këtyre ditëve, thirri Hatixhe Gjonbratajn, si shoqe dhe të një mëhalle (Gjinase) që ishin dhe i tha: “Vura kokën për të vdekur, po nuk vdiqa, prandaj hidhëm një kilë (kulaç i vogël) në hi se nuk kam më takat të qaj djalin. Po kështu, zëri i Pashako Mazes (Petanaj), që nga bregu i Petane, dëgjohej deri në Povël e Basha çdo mëngjes, pa gdhirë mirë, duke qarë me ligje djalin e saj Adilin që ra në luftë me gjermanët e që la nusen e re, aktivisten shembullore Nure Godaj nga Kuçi. Edhe Hajdili Muratja (Hitaj) me ligje e qante të birin, djaloshin Hamza Malo Qejvanajn. Po kështu Peno Durja, me këngë vaji e qante të birin, Avdul Demirajn që ishte në prag të martesës me Afeza Janjajn. Shumë u përpoq Belere Memushaj me ilaçe vendi, por nuk e shpëtoi dot nga ftoma e rëndë që kish

marrë në çetë. Rëndë e përjetoi nënë Mexhidia rënien në luftë të djalit të saj, Filo Breshanaj. Shumë qau edhe nënë Takdirja për djalin e saj Ormën Ribajn e sapo martuar me Salto Golloshajn, e cila veshi gjerdanin dhe shkoi në brigadë për ta zëvendësuar të shoqin. Edhe Hanko Toçaj me ngashëri e ligje e qau djalin e vetëm, Tasim Janjajn edhe ky i sapomartuar me Merjeme Jovanajn, ndërsa Shefo Golloshaj me pikëllim priti trupin e burrit të vrarë, Ferikut, i cili la një vajzë foshnjë. Në Basha Ribajt qanin të riun Ali Ribaj,

kurse Habilajt në Povël qanin Lilon që la gruan dhe katër fëmijë. Në Gjonaj qanin për djaloshin e rritur jetim,Taren, në Kurpicë u qa trimi Hasan Laze Qejvanaj në Karabollaj Xhevua qante bashkëshortin, Shukon, babain e tre fëmijëve. Në Hysaj Bedenë Selamja qante vëllain e vetëm, Nuredin Selamin dhe po aty qanin edhe për Nelo Hysajn. Kuje e madhe u hap në Hysoverdh për tre vëllezërit Shaipaj nga fshati ynë. Dhe megjithëse vendi tashmë qe çliruar, ai duhej mbrojtur nga sulmet e fqinjëve. Se, ja, në gusht 1949 një provokacion të rëndë ndërmori kundër vendit tonë ushtria monarkofashiste. Në këto provokacione vritet oficeri Ferik Strataj në përleshje me forcat monarkofashiste. Më kujtohet si sot, se si e qante Ferikun i ati, dajo Teslimi: “O Ferik të doja gjallë/se nuk më le një djalë”. Por për fat të mirë, nusja , Azbijea që Feriku e la shtatzënë, lindi djalë, të cilit ia vunë emrin Kujtim. Dhe Azbijea i rriti e i edukoi në mënyrë shëmbëllore, si djalin edhe vazjën, Sabren që e kish lindur më përpara.

Azbijea ishte e fortë dhe me sedër të madhe.. Ishte zakoni që kur njëgruaje i vdiste burri, dera e prindërve të saj e merrte dhe e martonte me një tjetër. Kam ndodhur atje, kur pasi kishin kaluar ca ditë, kishin ardhur njerëz nga dera e babait për ta marrë, por ajo nuk pranoi. Unë kam fëmijë dhe do rri t’i rrit, u tha Azbijea. Këtu e tutje jam martuar me vdekjen, e përfundoi ajo prerë kundërshtimin e saj. Por gratë e Kallaratit nuk qanin vetëm bijtë, vëllezërit e burrat e tyre, por edhe çdo

partizan që vritej në territorin e Kallaratit e qanin si djalin e tyre. Kështu bënë për një partizan nga Mallakastra që u vra në Trap të Fiqe në luftë midis gjermanëve dhe forcave partizane në vjeshtën e vitit 1943. Po kështu edhe një nga Delvina që u soll në Kallarat i plagosur rëndë në operacionin e dimrit 1943-44, të cilin e mori në shtëpinë e saj Duzja për t’i shërbyer e mjekuar me mjekime popullore. Shumë u përpoq ajo për të, sikur ta kishte djalin e saj, por nuk e shpëtoi dot. I gjori nuk mund të shërohej me mëllaga, ai kish nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Po ku ta gjëje kirurgun dhe spitalin në ato ditë operacioni të zi, kur gjermanët priteshin nga dita në ditë të mbërrinin edhe në Kallarat. Vdiq në duart e Duzes. Të dy këta partizanë u varrosën me homazhe dhe u qanë nga gratë kallaratas sikur të ishin vëllezërit e tyre. Gratë dhe të rejat kallaratase përballuan vështirësi të mëdha edhe gjatë operacioneve ndëshkuese që ndërmerrnin pushtuesit herë pas here kundër forcave partizane dhe popullit që i strehonte e i furnizonte. Panik e shqetësim të madh, sidomos te gratë e vajzat shkaktoi operacioni i forcave italiane në krahinën tonë në pranverën e vitit 1943, ky shqetësim shtohej edhe nga fakti që ushtarët italianë konsideroheshin të dhunshëm ndaj femrave. Organizata e grave dhe ajo e rinisë morën masa, duke i strehuar sipas

lagjeve në vende të sigurta të gjitha gratë e vajzat që të mos i gjente dot armiku për t’i dhunuar e vrarë, siç ndodhi në Horë me vajzën kallaratase Belere Boshajn, e rritur në Vranisht, kur u përpoqën ta përdhunonin, por trimëresha me shkathtësi rrëmbeu sëpatën dhe e vrau oficerin fashist, ndërsa edhe vetë mbeti e vrarë nga ushtarët që shoqëronin oficerin e tyre. Më kujtohet muaji nëntor. Italia fashiste tashmë kish kapitulluar, ndërsa gjermanët filluan të duken në anët tona. Pritej ardhja e tyre edhe në fshatin tonë. U dha kushtrimi që banorët të largoheshin nga shtëpitë dhe të shkonin në zona të sigurta, larg rrugëve të lëvizjes së mundshme të forcave gjermane. Shumë familje shkuam në Varjasht, te dajo Murat Alushi dhe vëllezërit e tij Neim e Ziflo Jonuzaj. Atje na lajmëruan se po vinin gjermanët. Frikë e madhe. Dikush propozoi të ngrinim flamurin e bardhë, por ky mendim ndeshi në kundërshtimin e Xhevo Jonuzajt, të të zonjës së shtëpisë Asife Jonuzaj, Hyri Memushaj e të ndonjë tjetre. Ato thoshin jemi në luftë dhe duhet të luftojmë ashtu si luftojnë burrat e djemtë tanë për çlirimin e Shqipërisë e jo të ngremë flamurin e kapitullimit. Dhe flamuri nuk u ngrit. Po në vitin 1943, kur nisi operacioni i dimrit i forcave gjermane qe shumë i frikshëm dhe tronditi tërë Grykën e Mesaplikut dhe Kurveleshin e Poshtëm. Një ditë e një natë qëndruan nazistët në Povël të Kallaratit. Por gratë dhe të rejat e Kallaratit e përballuan me sukses. Ato, bashkë me banorët e tjerë të fshatit, iu ngjitën maleve, duke u strehuar nëpër shpella dhe në duart e gjermanëve nuk ranë. Kur zbritën nga shpellat, fshatin e gjetën të bastisur, të mbjellat të shkatërruara, pemët të prera. Por pati edhe gra që nuk mundën të largoheshin nga shtëpia para se të mbërrinin nazistët, po ato mbajtën një qëndrim heroik ndaj gjermanëve. Të tilla qenë e moshuara Dylbi Memushaj dhe Pesare Hitaj, të cilat, kur oficerët nazistë hynë në shtëpitë e tyre dhe po kontrollonin, futën një shkop tërë baltë në poçen me fasule e misra të zier si ushqim në vend të bukës që nuk kishin, ato, pa u bërë syri tërr, ua hodhën misrat fytyrës. Po kështu, Hava Gjonaj u kacafyt me gjermanët, se donin t’i vrisnin lopën. Shqipëria më në fund u çlirua, por një front tjetër e priste popullin. Duhej rindërtuar fshati e vendi i dëmtuar nga lufta. Puna nisi me rindërtimin e shtëpive të djegura. Gratë e të rejat e Kallaratit iu përveshën punës, bashkë me burrat që kishin mbetur në fshat. Ato sillnin lëndën e drurit nga Kunjova, gurët nga fshati i djegur e vende tjera, furnizonin kaminat me dru dhe punonin me turne për prodhimin e gëlqeres, veçanërisht të rejat e fshatit, duke dhënë një kontribut të vyer për strehimin e familjeve që u ishin djegur shtëpitë e flinin përjashta, rrëzë pemëve. Po kështu, gratë e vajzat e Kallaratit ishin një forcë e madhe vendimtare në rimëkëmbjen e ekonomisë bujqësore e blegtorale të familjeve dhe më vonë, në zhvillimin e ekonomisë kolektive të fshatit. Por vajzat kallaratas, të inkuadruara në brigadat vullnetare të rinisë, morën pjesë edhe në shumë aksione kombëtare për ndërtim hekurudhash e veprash industriale. Ndër të rejat e këtyre brigadave mund të përmendim Lalo Deraj (Qejvanaj), Bejaze Abazaj, Asife Llanaj (Strataj), Tanë Gjonaj, Nasibe Goxhaj, Sanie Jonuzaj, Lalo Hitaj, Shefo Memushaj, Xhevo Muharremaj, Asife Habilaj, Kadaife Bejtaj, Noçe Zhibaj, Fezilete Janjaj, autorja e këtij shkrimi dhe shumë të tjera. Të gjitha vajzat e Kallaratit ktheheshin nga aksionet me shumë “S”-ra (sulmuese) në gjoks që tregonin punën e tyre të madhe në aksione. Pra, ky është shkurtimisht kontributi i femrës kallaratas në luftë e në punë, të pandara nga meshkujt e fshatit tonë.

KONTRIBUTI I GRAVE TË KALLARATIT PËR ÇLIRIMIN E RINDËRTIMIN E VENDIT

Sulltanë GJONBRATAJ

Page 4: Gazeta Kallarati, Nr.62

Gazeta KALLARATI faqe 4 MARS – PR ILL 2012 Letrare

Copëza nga ditari i një revolucionari

3 qershor: Rroftë Vargasi! Sot u arratisëm në kodra. Të fyer dhe të ofenduar nga shfrytëzimi që po i bën vendit tonë të vogël regjimi i korruptuar dhe mashtrues i Arroyos, vendosëm të dërgonim Julion, në pallatin qeveritar, me listën e ankesave dhe kërkesave tona, të radhitura në mënyrë të përkryer dhe shumë të arsyeshme, sipas mendimit tim. Impenjimet e shumta, (gjoja), të Arroyos, nuk e lejuan, qoftë edhe për një çast, të priste zëdhënësin tonë dhe e shkarkoi atë te njëri nga ministrat e tij, i cili premtoi se do ta merrte në konsideratë peticionin tonë. Mirpo, më përpara, donte të shikonte se sa kohë mund të qëndronte Julio duke qeshur me kokën të zhytur në llavë të nxehtë.

Pas disa incidenteve të tilla vendosëm më në fund të merrnim situatën në dorë nën udhëheqjen e ndritshme dhe largpamëse të Emilio Molina Vargasit. Kjo është tradhti burra, - bërtitëm me sa fuqi kishim kur e morëm vesh, - dhe do ta shohim ku do i dalë fundi! Po shtriqesha me kënaqësi në vaskën e mbushur me ujë të vakët, kur, për fat të keq, më informuan se policia po më gjëmonte për të më kapur, e ndoshta për të më varur. Me një shkathtësi prej kaprolli dola nga vaska, por pa e parë vendosa këmbën mbi sapun dhe një shkarje e vrullshme më shpuri deri në oborr. Arrita të frenoj duke goditur me turi një kolonë dhe vetëm aty e pashë se copëzat e bardha që po më dilnin nga goja nuk ishin çimçakizë, por dhëmbët e mi. Megjithëse lakuriq e me surratin të shtypur, shpirti i të mbijetuarit më dha fuqi të hidhem mbi kalin tim, El Diablo dhe me një ulërimë prej rebeli të vërtetë arrita të largohem. Kali bëri gati dhjetë metra dhe nuk e di përse nguli këmbët e para e vendosi të mos vrapojë më, duke më hedhur në tokë. Për fat rashë me këmbë dhe i vetmi dëm ishte krisja e falangjeve të dy gishtave të vegjël.

Kur të vinë të këqijat hapu derën: Ia kisha mbathur nga sytë këmbët, kur papritur u kujtova për printerin, nuk doja t’u lija armiqve një armë të tillë politike, do të ishte një provë shumë e fortë kundër meje. U ktheva nga kisha ardhur për ta marrë. Printeri ishte aq i rëndë saqë nuk e ngrija dot as me ndonjë levë e jo më me trupin tim të brishtë gjithë gjithë pesëdhjetë kile. Kur arriti policia, dora më kishte ngecur në tamburin rrotullues dhe printeri që nuk e morra vesh pse u ndez papritur, po më stamponte në gjoks faqe të një libri të Marksit. Mos më pyesni si arrita të hidhem nga dritarja e të shpëtoja, se as vet nuk e di. Për fat të mirë u a hodha policëve dhe arrita të strehohem në kampin e Vargasit.

4 qershor: Ç’paqe është këtu, mbi kodra, nën këtë qiell të pastër e tërë yje! Jemi një grup kompakt luftëtarësh të bashkuar në një qëllim të përbashkët. Megjithëse i ka njohur dhe i vlerëson meritat dhe përpjekjet e mia në realizimin e fushatave, Vargasi është i mendimit se unë kam cilësi të pashoqe si kuzhinier. Nuk është punë e lehtë me skamjen që na rrethon, por dikush duhet ta bëjë. Gatimi im i parë mund të konsiderohet si një sukses i madh. Jo të gjithë luftëtarët janë dakort me përdorimin e hardhucave në gatim edhe pse e dinë se këtu nuk është as vendi, as kuvendi për pretendime. Është edhe një pakicë e vogël që kanë disa paragjykime mbi zvarranikët. Pikërisht e quaj sukses darkën e parë pasi përfundoi mirë e bukur, pa asnjë lloj incidenti.

Sot dëgjova rastësisht Vargasin tek fliste dhe m’u duk mjaft optimist. Ka besim të patundur se do të arrijmë të kemi kontrollin e plotë të kryeqytetit, diku aty nga mesi i dhjetorit. Nga ana tjetër, vëllai i tij Luixhi, që ka një natyrë tipike prej vëzhguesi të rafinuar, mendon se periudha është më e shkurtër, pak a shumë përpara se të vdesim të gjithë prej urie. Vëllezërit Vargas zihen shpesh me njëri tjetrin për strategjitë ushtarake apo për pozicionin politik që duhet të mbajmë. Është e vështirë të imagjinosh që këta dy komandantë rebelë, jo më shumë se një javë

më parë, punonin si lustraxhinj këpucësh pranë hotelit Hilton. Ndërkohë ne presim.

10 qershor: Sot dita më iku duke bërë stërvitje. Kemi bërë ndryshime rrënjësore: nga një bandë e paorganizuar dhe diletante jemi shndërruar në një ushtri të fortësh. Në mëngjes, me Hernandesin u stërvitëm në përdorimin e machetes, asaj thikës së mprehtë që përdoret për prerjen e kallamave të sheqerit dhe, falë një përdorimi të zellshëm nga ana e shokut tim, zbulova se e kam grupin e gjakut 0. Gjëja më e mërzitshme këtu është pritja. Artuti ka një kitarë, po di të luajë vetëm një këngë “ Cielito lindo”. Në fillim luftëtarëve u pëlqente ta dëgjonin, ndërsa kohët e fundit ia kërkojnë ta këndojë gjithmonë e më rrallë. U mundova t’i gatuaja hardhucat në një mënyrë tjetër dhe mendoj se shokëve u pëlqeu, megjithëse vura re disa prej tyre të kthenin kokën mbrapsh kur përtypeshin.

Sot dëgjova përsëri Vargasin tek fliste. Bashkë me të vëllanë diskutonin mbi planet që do të ndjekin pas marrjes së kryeqytetit. Nuk e di çfarë posti do më japin pas revolucionit. Jam i sigurt se besnikëria dhe sinqeriteti im, që mund t’i krahasoj vetëm me ato të një qeni, do të vlerësohen patjetër.

1 korrik: Sot, një skuadër e përbërë prej shokëve tanë më të përgatitur, bëri një ndërhyrje në formë inkursioni në fshatrat këtu poshtë, me shpresë mos gjenin për të ngrënë, duke shfrytëzuar rastin për të eksperimentuar edhe shumë nga taktikat që kemi mësuar këtu. Për mendimin tim taktikat u aplikuan në mënyrë të përsosur. Edhe pse skuadra pothuajse u masakrua nga të rrahurat e fshatarëve, Vargasi e quan si një fitore morale. Ne të tjerët, që nuk morëm pjesë në aksion, qëndruam të shtrirë nëpër hijet e pemëve të kampit, ku Arturi na thyente qetësinë me kitarën e tij duke kënduar si gjithnjë “Cielito lindo”. Moralin e kemi të lartë, megjithëse ushqimet dhe armët janë pothuajse të paekzistueshme dhe koha kalon ngadalë. Për fat të mirë vapa, gati dyzet gradë, na detyron ta heqim mendjen shpeshherë nga hallet dhe problemet dhe për mendimin tim, është dhe shkaktare e gërhimave dhe e ndonjë gogësime tek-tuk që del nga gurmazet e shokëve.

Durim, do vijë edhe ora jonë.10 korrik: Sot dita ishte e bukur, përveç faktit

që ramë në një pritë të ushtarëve të Arroyos dhe pas luftimeve mbetën gjallë vetëm një e dhjeta e grupit. Ç’ka ndodhi ishte pjesërisht për fajin tim, pasi zbulova në mënyrë të pavetëdijshme pozicionin e grupit, me të bërtiturat, të ulëriturat dhe të hedhurit përpjetë, kur një merimangë e madhe vendosi të bëjë një pushim mbi këmbën time. Vetëm për pak sekonda nuk u tregova i shkathët ta hiqja insektin e tmerrshëm nga këmba, që gjeti një rrugë nëpër rrudhat e pantallonave dhe filloi të ngjitej lart duke më detyruar të vrapoja si i marrë poshtë te përroi. M’u deshën rreth dyzetë e pesë minuta zhytjesh, kërcimesh, rrokjesh me vetveten, heqje dhe veshje rrobash, deri sa ta detyroja merimangën të largohej nga trupi im. Menjëherë më pas ushtarët e Arroyos hapën zjarrin. Luftuam trimërisht, megjithëse sulmi i tyre ishte i befasishëm dhe na gjeti fare të papërgatitur, aq sa ushtarët tanë, dhjetë minutat e para, qëlluan vetëm njëri-tjetrin. Vargasi shpëtoi për qime nga katastrofa, kur një bombë dore i ra afër këmbëve. Më urdhëroi t’i hidhesha sipër bombës, i vetëdijshëm se do të ishte një gjest i lartë patriotik për kauzën tonë revolucionare, dhe ashtu bëra. Për arsye të pashpjegueshme bomba nuk shpërtheu dhe arrita të largohem gjallë nga vendi i ngjarjes, megjithëse me dy pasoja të vogla: një tik nervoz dhe pamundësinë, qysh nga ai çast, i të fjeturit natën pa i shtrënguar dorën dikujt.

15 korrik: Morali i shokëve duket se është ende i fortë, përveç disa ndodhive me rëndësi të vogël. Njëra, për shembull, u provokua nga Migueli, që kishte vjedhur disa bomba tokë-tokë dhe i ngatërroi gabimisht me bomba tokë-ajër, kështu që, gjatë tentativës për të rrëzuar

ndonjë aeroplan të Arroyos, na hodhi në erë përfundimisht gjithë kamionët tanë. Kur kërkoi ta kalonte ngjarjen në aspektin komik, Joseja nuk duroi dot më dhe aty plasi grushti. Më vonë u pajtuan dhe dezertuan bashkë. Dezertimi, në atë moment të vështirë, mund të kishte arritur të shndërrohej në një problem të madh, por falë frymës optimiste që qëndron akoma lart, dezertuan vetëm tre vetë në katër. Unë, natyrisht, i mbeta besnik kauzës revolucionare dhe vazhdoj të merrem me gatim edhe pse shokët më duket se nuk e kuptojnë rëndësinë e detyrës së kuzhinierit. Në fakt, më kanë kërcënuar me vdekje po qe se nuk shpik ndonjë gjë tjetër veç hardhucave. Ndonjëherë ushtarët bëhen si fëmijë, po unë shpresoj akoma, se në një nga këto ditë, do arrij më në fund t’u bëj ndonjë surprizë të këndshme. Ndërkohë rrimë ende shtrirë rreth kampit dhe presim. Vargasi ecën para-mbrapa në tendën e tij, ndërsa Arturi është ulur nën një pemë dhe vazhdon të luajë në kitarë “Cielito lindo”.

1 gusht: Megjithse gjendja e përgjithshme është e kënaqshme, në jetën e kampit kanë filluar të shfaqen disa pakënaqsira të vogla që herë pas here transformohen në situata të pakëndshme. Gjëra të vogla, natyrisht, të kapshme vetëm nga syri i një vëzhguesi ekspert. Ka pasur disa të qëlluara me thika ndërmjet shokëve dhe sherret e zënkat këto kohët e fundit janë shpeshtuar goxha, bile edhe një tentativë nga ana e disave për të vjedhur armët në depon e municioneve. Për fat të mirë nuk përfundoi me sukses, pasi Jorges, fishekzjarret që kishte vjedhur, iu ndezën papritur në xhep. Të gjithë ia mbathëm vrapit me përjashtim të të gjorit Jorge që ca nga frika, ca nga fishekzjarret, bëri një fluturim prej disa metrash në ajër për t’u rrokullisur pastaj poshtë nëpër lëndinë duke përfunduar në duart e armiqve, tamam si cjapi te kasapi.

Të njëjtën mbrëmje, pasi u shërbeva shokëve shishqebapë me mish hardhucash, shpërtheu kryengritja. Disa nga shokët më mbërthyen nga këmbët e duart ndërsa, Ramoni më godiste vazhdimisht me qemshé. Shpëtova për mrekulli falë një rrufeje edhe pse për fat të keq vrau tre nga luftëtarët tanë. Kur mendonim se çdo gjë kishte përfunduar, Arturi, për të qetësuar gjakrat, mori kitarën dhe filloi të këndonte “Cieliti lindo”. Tre a katër nga luftëtarët, ata që nuk merrnin vesh fare nga muzika, e kapën, e çuan pas një shkëmbi dhe e detyruan të hante kitarën.

Për t’u përmendur, një lajm shumë pozitiv: njëri nga diplomatët e Vargasit arriti të firmosë një pakt me shërbimet sekrete CIA-n, të cilët si shpërblim për besnikërinë tonë politike u zotuan se do të na furnizonin me rreth pesëdhjetë pula të pjekura.

Vargasit kohët e fundit, i ka lindur dyshimi se fitorja përfundimtare e revolucionit, e parashikuar për muajin dhjetor, ndoshta ka qënë pak e përshpejtuar. Hartat gjeografike dhe skicat taktike i ka lënë pothuajse mënjanë. Ka filluar të merret me studimin e yjeve dhe të astronomisë, bile ndonjëherë mundohet të bëjë ndonjë parashikim, gjithmonë në lidhje me fitoren finale, duke vëzhguar glasat e zogjve.

12 gusht: Gjendja sa vjen e po bëhet më e nderë. Për fat të keq, kërpudhat që mezi mblodha për të ndryshuar menunë, paskëshin qenë helmuese. Megjithse provokuan vetëm pak kriza të vogla stomaku, të shoqëruara me të vjella, nuk arrita të kuptoj se pse në mënyrë të pajustifikueshme u bënë të gjithë shumë nervozë.

Ata të CIA-s ekzaminuan edhe njëherë mundësitë tona në lidhje me fitoren e revolucionit dhe si rezultat ftuan Arroyon, me gjithë kabinetin e ministrave të tij, në hotelin Wolfie në Miami Beach.

Veç të ngrënave dhe të pirave, i dhuruan Arroyos edhe 24 bombardues reaktivë, e cila u interpretua nga Vargasi si një sjellje dyfytyrëshe në mardhëniet tona.

Morali duket akoma i lartë, ndërsa përqindja

e dezertorëve është rritur megjithëse kufizohet në numrin e atyre që mund të ngrihen në këmbë e të arrijnë të ecin. Vetë Vargasi nuk duket në humor të mirë, bile ka filluar të koleksionojë bileta autobuzi. Tani mendon se jeta nën regjimin e Arroyos nuk është dhe aq e keqe. Ka mundësi të na mbledhë ne, pak luftëtarë që kemi mbetur, të braktisim përfundimisht idealet revolucionare dhe të krijojmë një orkestër me muzikë dasmash. Ndërkohë, shirat e shumta të ditëve të fundit kanë shkaktuar shkarje dherash dhe bashkë me to edhe kasollen ku flinin vëllezërit Juares. Ikën ashtu, në gjumë, pa e ndjerë fare. Dërguam një korrier tjetër te Arroya me listën e kërkesave tona të modifikuar tërësisht. Kërkesën kryesore, atë të dorëzimit pa kusht, e zëvendësuam me një recetë gatimi. Një gjellë e mrekullueshme e quajtur guacamole e cila ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme gatimi. Mezi pres të marr vesh se si do reagojnë ndaj kërkesave tona.

15 gusht: Arritëm më në fund të marrim kryeqytetin! Ja dhe detajet: Pas një mbledhje të gjatë vendosëm njëzëri të përdornim armën e fundit të shpresave tona, misionin vetëvrasës, duke mos lënë mënjanë elementin surprizë. Marshimi nëpër xhungël ishte raskapitës. Lodhja dhe uria na detyruan ta ndryshonim pak vendimin tonë. Kur iu afruam Pallatit Presidencial, vendosëm të gjithë njëzëri të përdornim ndonjë gjest diplomatik të rafinuar, psh. T’i lëpinim këmbët diktatorit. U dorëzuam te rojet, të cilët me tytat e pushkëve të drejtuara nga kokat tona, na shoqëruan te salla ku na priste Arroya. Diktatori, pasi vlerësoi aktin tonë të të dorëzuarit vullnetarisht, na tha hapur e troç se çfarë do të na bënte. Vargasit do ia merrte zorrët dhe do ia varte në një pemë, ndërsa ne të tjerëve kishte ndërmend të na rripte të gjallë. Duke ekzaminuar situatën nën dritën e fakteve të fundit dhe duke patur parasysh panikun që na kapi në ato momente, ia futëm vrapit si të marrë duke u shpërndarë në të gjithë pallatin pa ditur as vet ku po venim. Ushtarët e Arroyos filluan të shtinin ku të mundnin. Unë dhe Vargasi arritëm të ngjiteshim nëpër shkallët e kateve të larta të pallatit dhe duke kërkuar një vend për t’i shpëtuar vdekjes, pa e ditur, u futëm në dhomën e gjumit të Madam Arroyos ku e gjetëm atë në një moment shumë intim pasioni me vëllanë e Arroyos. Mbetëm të katërt të shtangur deri sa vëllai i Arroyos nxori pistoletën dhe qëlloi. E shtëna shërbeu si sinjal për një grup mercenarësh të CIA-s që kishin ardhur aty me kërkesën e diktatorit për të spastruar kodrat nga prania jonë. Si shpërblim Arroya do t’i jepte leje shtetit Amerikan të hapte kioska për shitjen e hamburgëve në të gjithë vendin tonë të vogël. Mercenarët, që edhe ata nga ana e tyre nuk kishin ide të qarta për misionin për shkak të politikës së jashtme konfuze që po ndiqte Amerika javët e fundit, sulmuan gabimisht Pallatin Presidencial. Arroya me të tijtë dyshuan menjëherë në një dopjolojë nga ana e CIA-s dhe iu përgjigjën zjarrit. Në të njëjtën kohë, një komplot maoistësh për të eliminuar Arroyon falimentoi, pasi bomba që kishin fshehur në një panine me proshutë, shpërtheu parakohe duke shkatërruar pjesën e djathtë të pallatit dhe duke katapultuar nga çatia gruan dhe të vëllanë e Arroyos.

Pasi mori me vete një valixhe plot me çeqe të bankave zvicerane, Arroyo arriti të largohet nga dera e pasme e pallatit dhe t’i hipte avionit të tij privat. Piloti arriti të ngrihet në mes të breshërisë së plumbave, por për shkak të gjendjes të turbulluar të tij, të shkaktuar nga ngjarjet e fundit, ngatërroi një buton të vogël dhe pas disa sekondash avioni u ngul në pikiatë tamam në kazermën e mercenarëve duke u lënë të përfytyroni vdekjet dhe dëmet që shkaktoi.

Ndërsa jashtë ndodhte gjithçka tregova, komandanti ynë i shtrenjtë, Vargas, u drejtua nga zyra presidenciale, u ul te kolltuku duke i dhënë fund njëherë e mirë misionit tonë revolucionar. Pushteti u mor. Pak më vonë sytë i vajtën te frigoriferi në fund të zyrës. E hapi dhe filloi të hidhte në një pjatë të madhe gjithçka kishte brenda.

Festuam fitoren gjithë natën deri sa u dehëm e u bëmë bythë. Gjatë pijes diskutuam me Vargasin mbi vështirësitë e mëdha që na prisnin në udhëheqjen e vendit. Megjithse ai është për zgjedhjet e lira dhe demokracinë e pastër, preferon të presë deri sa populli ynë i dashur të piqet edhe pak politikisht. Gjatë kësaj kohe, që nuk e dimë sa do zgjasë, ka ndërmend të krijojë një qeveri të bazuar në monarkinë absolute dhe të drejtën hyjnore. Si shpërblim për besnikërinë time më emëroi përgjegjës të personelit të pastruesve të pallatit dhe më la nderin e madh të provoj unë i pari të gjitha ushqimet që do hajë ai këtej e tutje.

WOODY ALLEN

Tregim humoristik nga

WOODY ALLEN

RROFTË VARGASI!Përktheu: Ben Meçe, Bolonjë

Page 5: Gazeta Kallarati, Nr.62

TraditaGazeta KALLARATI faqe 5 MARS – PR ILL 2012

Kryengritja më e madhe e Shqipërisë së jugut kundër Perandorisë osmane është ajo e vitit 1847, në të cilën morën pjesë edhe kallaratas. Për organizim më të mirë të kryengritjes, krerët e krahinave të jugut u mblodhën në një kuvend në Mesaplik të Vlorës në qershor të vitit 1847. Në këtë kuvend u morën vendime të rëndësishme kundër Tanzimatit. Kështu, aty u vendos të mos jepeshin ushtarë në shërbim të Turqisë, të mos paguheshin taksat e reja që vuri Tanzimati, të mos pranohej administrata e re osmane etj. Mbi këtë bazë u formua “Lidhja kombëtare shqiptare”. Lidhja krijoi një komitet për drejtimin e veprimtarive politike e ushtarake. Në krye të këtij komiteti u zgjodh njëzëri i shquari Zenel Gjoleka nga Kuçi i Labërisë. Tek Gjoleka pjesëmarrësit e Lidhjes shikonin figurën më të përshtatshme për shumë arsye. Së pari, ai ishte dalluar për talent ushtarak në luftërat turke në Siri, Jemen e gjetkë. Duke u kthyer nga këto luftime, Gjoleka vajti në Stamboll për të marrë paratë që u takonin 1000 ushtarëve shqiptarë, të cilët i komandonte në këto luftime (ishin rrogat e premtuara nga administrata turke), por qeveria nuk ia dha. Gjoleka i zemëruar dhe i egërsuar braktisi shërbimin ndaj Turqisë dhe u kthye në Greqi, ku qëndroi 5 vjet. Gjatë kësaj kohe ai bashkëbisedoi me shumë udhëheqës grekë për një qëndresë të përbashkët kundër Perandorisë. Njëri prej tyre ishte edhe shqiptardashësi Jani Koleti�∗, me të cilin u lidh miqësisht, duke ardhur në idenë e krijimit të një blloku të përbashkët kundër Turqisë. Pas kësaj kohe, Gjoleka e la Athinën dhe u kthye në vendlindjen e tij Kuç për të vazhduar veprimtarinë patriotike në shërbim të vendit të tij. Së dyti, figura e Gjolekës ishte lartësuar edhe nga fakti që kishte vrarë Kaftan Aganë, duke marrë hakë për vrasjen që kishte bërë ky i fundit ndaj patriotit Ismail bej Pasha�∗∗.

Kryengritja filloi menjëherë. Kur, në fillim të korrikut, xhelepxhinjtë erdhën në Kurvelesh për të mbledhë taksat e bagëtive 1 Jani Koleti, me origjinë epirote, kishte punuar në Oborrin e Ali Pashait si mjek personal i djalit të tij, Myftarit. Më vonë mori pjesë në revolucionin grek kundër Turqisë. Punoi si diplomat dhe në vitet 1843-1847 ishte kryeministër i Greqisë.2 Ismail Pasha, nip i Ali |Pashës, në kryengritjen e Beratit më 1839 u zgjodh komandant i përgjithshëm i administratës shqiptare që kërkonte të zëvendësonte administratën turke. Por ai shpejt ra në sy për keq të Portës së Lartë dhe u cilësua nga sulltan Mahmuti si tradhtar i autokracisë dhe kryengritës, prandaj duhej zhdukur. Për K u urdhërua Reshit Pasha, vezir i Rumelisë, që ta asgjësonte. Ky përgatiti një plan djallëzor se gjoja Porta e Lartë e kishte emëruar Ismail Benë Pasha të Jugut dhe e ftoi në Janinë për t’i dhënë këtë titull. Ismaili shkoi, por fatkeqësisht, pas marrjes së titullit të rremë, duke zbritur shkallët e Pallatit për të dalë, ra i vdekur nga një plumb që u shkrep nga Kaftan Agai, shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rushit Pashës. Ky i fundit hapi lajmin se u vra nga vetë shqiptarët si tradhtar i tyre. Ambasadori i Anglisë i asaj kohe në Prevezë, në letrën që u raporton eprorëve të tij, shkruan hollësira për këtë vrasje të pabesë.

u pritën me armë nga forcat kryengritëse me komandant Gjolekën në krye. Më vonë këto forca iu drejtuan Delvinës, qendrës së administratës turke, të cilën e çliruan. Kryengritja përfshiu të gjitha trevat e Labërisë dhe brenda pak kohësh, u përhap edhe në Çamëri, Përmet, Gjirokastër, Mallakastër, Berat, Elbasan, Tiranë e gjetkë. Në të njëjtën kohë shpërthyen kryengritje edhe në trevat veriore si në Mat, Dibër, Plavë e Guci. Nuk do zgjatem më hollësisht, se për këto kryengritje flet Historia e Shqipërisë. Fitoret e kryengritësve bënë bujë në Shqipëri dha jashtë saj. Udhëtari anglez E. Spenser, që udhëtonte nëpër Shqipëri gjatë kësaj kohe, shkruante: “Heroi i ditës kudo është Gjoleka”.

Për të siguruar suksesin e plotë të kryengritjes, komiteti i Lidhjes në mbledhjen e tij të datës 15 gusht 1847, në Kurvelesh, u përpoq të siguronte edhe aleatë të jashtëm. Për këtë qëllim iu drejtuan me një letër mbretit Othon të Greqisë dhe qeverisë së saj me kryeministër Jani Koletin, mik i Zenel Gjolekës.*** Letra u dërgua me të besuarin himarjot, Stefan Çali. Përmbajtja e letrës përmbledhtas është:

“Funksionarëve që udhëheqin dhe

parisë së Athinës në të gjitha zonat e Greqisë.

Shkëlqesisë së tij Othona, mbret i Greqisë.

Me anë të kësaj letre kërkojmë që mbreti dhe qeveria greke të mbështesin kryengritjen dhe të bashkohen në luftë të përbashkët deri në zhdukjen njëherë e përgjithmonë të tiranisë otomane.

Ja vulat e mësipërme të komandantëve të vendit tonë. Shqyrtojeni mirë e me kujdes atë (letrën-L.J.) dhe ne do të përgjigjemi me një garanci për sigurinë dhe besimin tuaj.

15 gusht 1847.

Për krahinën e Kurveleshit, Sanxhaku i Delvinës:

Zenel Gjoleka, Xhelil Aga (Çelo Picari), Sejko Bylyshi, Muharrem Beluli, Avdul bej Koka, Lulo Çapari, Muhamet Selmani, Muho Pronjo, Zahir Pronjo, Latif Elmazi, Mane Beqiri, Demçe Picari, Hodo Nivica, Sulo Çobo, Lame Duka, Sadik Bolena, Dervish Kallarati, Lame Petani, Sako Malo, Mustafa Brahimi, Kapo Lefteri, Lame Hyso, Mustafa Bedo, Myftar Pino, Sheh Duro, Elmaz Bono, Xhafer Demo, Ahmet Dino.

Për Sanxhakun e Vlorës:Beqir Velo Kanina, Hadër Sulo Kanina,

Mustafa Bisma Kanina, Sadik Armeni, Muhamet Muço, Ismail Mekati, Zeqo Xhafo Karbunari, Pasho Selman Kuqulasi, Haxhi Tahir Mavrova, Dalip Çelo Mavrova, Selim Aga Vlora, Menan Aga Vlora, Fejzo Bej, Lato Kanina, Majko Nelo Lopësi, Mato Caush Lopësi, Xhaxha Martallozi, Abedin Sheshi, Sadedin Vasjari, Ahmet Aga Vasjari, Mehmet Qollasi, Osman Rrapo Fratari, Beqir Breshani, Lilo Qëndro, Meta Çobo,

Talo Habili, Sinan Dervishi, Hito Dante Mavrova, Cimbo Keci, Mehmet Drashovica, Ymer Ali Kudhësi, Mustafa Beja, Beja Ismail, Dervish Ali Dukati, Metan Ali Dukati, Kamber Telo Tragjasi, Mahmut Hoxha, Dule Zoto, Brahim Muço, Selam Hasani, Haxhi Hoxhë Smokthina.

Për të dy Mallakastrat: Rrapo Aga Kabdibashi, Shaban

Peshtani, Shpejto Hyso Qesarati, Sulejman Çelo Toçi, Osman Belo, Dule Mato Kalivaçi, Xhelil Duro Kalivaçi, Sadik Luftino, Ramka Komari, Ahmet Matallozi, Mahmut Lame Lavani, Xhaxho Lavani.

I dërguari Stefan Çali arriti në Athinë më 31 gusht 1847, ditën kur kryeministri grek, Koleti vdiq nga sëmundja e nefropatisë në veshka.*** Ky qe një fat i keq për këtë mision historik, sepse marrëveshja dypalëshe mbeti në mes.

Siç shihet, në librin e konsultuar të autorit grek, si nënshkrues të letrës nga fshati ynë figurojnë dy nga burrat e zgjuar: Lame Petani i parë nga fisi i Petanajve dhe Dervish Kallarati nga fisi i Qejvanajve, të cilët më vonë, për veprimtarinë antiosmane, u dënuan nga administrata turke me varje tek rrapi i Janinës. Por nuk ishin vetëm këta të dy kallaratas që morën pjesë nga fshati ynë në kryengritjen antiosmane të vitit 1847. Edhe shumë kallaratas të tjerë qëndronin vazhdimisht në radhët e kryengritësve të Gjolekës, si Isa Laçaj, Brahim Majtho e të tjerë, siç ishin edhe Meçe Haxhiu e Bilbil Hasani që bashkë me Dervishin e Lamen u varën të rrapi i Janinës, siç thonë edhe vargjet e mëposhtme: “Kallarat katër nishanë/ Dervish me Lame Petanë/ Meçe me Bilbil Hasanë/ Mu te rrapi seç u varë.

KRYENGRITJET E SHQIPËRISË SË JUGUT KUNDËR TANZIMATIT,

PJESËMARRJA E KALLARATASVE DHE NJË LETËR DREJTUAR MBRETIT E

QEVERISË GREKE Nga Lavdosh JONUZAJ, Athinë-

KËNGË TË VJETRA TRIMËRIE PËR KRYENGRITJEN E VITIT 1847

NJE FERMAN NXORRI SULLTANINjë ferman nxorri Sulltani,të zihet Lame Petani,Meçija e Dervish Qejvani,Bazija e Birbil Hasani,janë murtat të Divanit,murtatë të osmënllisë,të mbëretit të Turqisë,hainë të Kombësisë,hainë na kanë dalë,me Gjolekënë në ballë,Çelua me Rrapo Hekalë.Me shumë shokë të tjerë,në Picar janë mbëledhë,Kanunë na kanë nxjerrë,Kuranin me këmbë e shkelë,urdhëroj Mehmet Pasahanë,bashkë me ordhin e parë,të nisetë sa më parë,që të zërë çpejt Beranë,se Isuf bejnë e vranë,së bashku me të vëllanë,të pa fetë shqipëtarë,të këqinj e zëmër zjarrë.Të nisen ca pamporë,që nga Preveza në Vlorë,për Kurvelesh të marshojnë,vëndin me forcë ta shtrojnë.Të zihetë kryesia,tu merretë pasuria,të shtrohetë vegjëlia,tu digjetë dhe shtëpia,lidhur në këmbë t’i çoni,në Stamboll të m’i dërgoni.

*Meçe Haxhiu

GJEMITE NE DET PO VIJNEGjemitë në det po vijnë,për të lidhë Parësinë,e zunë që në Kaninë,Laton e Dalan Seinë,Në Kudhë Imer Alinë,Mustafa Begë birbilë,në Brataj Metan HaxhinëLilo Qëndro nishanllinë,në Tërbaç Beqir Selimnë,edhe Dulo Kokë trimnë,Haxhi Hoxhënë Cmokthinë,dhe në Vajzë dy nishanëMeten e Sadik Çobanë,Leskodukajtë Bolenë,Kallarat ata që qenë,Lamenë me Dervish bejnë,Birbil Hasani e Meçenë,vanë në Sudan e mbenë,Kallarat katër nishanë,Lamja me Dervish Qejvanë,Meçja me Birbil Hasanë,mu tek rrapi seç u varrë,tre bolenasit që qenë,me Sadikun e Birçenë,me Birbil e me Meçen,me Lamen e Dervish bejnë,mu tek rrapi degë vjerrë,të shtat si shqerra i therrë.

VAJTIM PER BIRBIL DAUTINMBETURE NE JEMEN USHTARU Birbili im o xhan,të mori turku nizam, shtatë vjet n’Arapistan,nënë zeza rri e qan,rri e qan e s’duron dot,dhe nga mëndja se sis’lot,prit sivjet e prit dhe mot,e lava jetën me lot,rri e qan e zeza grua,rri e qan krua më krua,o Birbili im dragua,shtatë vjet pse s’u digjua,motër korba për vëllanë,po të qan majë më majë,qyqja që kërkon evlanë,kërkon motra të vëllanë!

Mbledhur nga H. Kallarati

Shënojmë se ky shkrim bazohet në librin greqisht (ribotim i kohëve të fundit) “Raste të humbura për një afrim greko-shqiptar” të autorit grek Dr. Vasiliu I. Fotu, Athinë1

1 Dr. Vasiliu I. Fotu, Hamenes efqeries prosegjisi (Raste të humbura për një afrim greko-shqiptar, Athinë.

Page 6: Gazeta Kallarati, Nr.62

Gazeta KALLARATI faqe 6 MARS – PR ILL 2012

Pluhuri shpesh shoqërohet me harresën, por vetëm kur cështja mendohet thellë, del se është pluhuri në sipërfaqe që zbulon të padukshmen. Heminguei përdori një parim të ngjashëm, ashtu si Kadareja gërvishtte pluhurin e diktaturë për t’a zbuluar atë. Eshtë i njëjti parim që u përvetësua nga arti fotografik, ku trupi lakuriq mbulohej me nje tyl të hollë për t’a bërë më joshës a për të shmangur censurën ndaj pronografisë. Kjo të shtyn të mendosh se shprehja “pluhuri i harresës” apo i mbulesës krijohet nga ata që e dinë që në një periudhe të caktuar të së kaluarës, dicka e keqe e turpshme ka ndodhur, ose nuk ka ndodhur asgjë për t’u regjistruar, dhe përpiqen që mbi harresën të krijojnë një histori të rremë a të shtrembëruar.

Kur njeriu largohet, pas mbeten gjurmët e tij, të cilat si shenjat e gishtrinjëve, sa më të padukëshme në kohën e prekjes aq më të theksuara bëhen kur mbi to hidhet pluhur apo ndricohen nga një dritë e re.

Shpesh nevojitet vetëm një vështrim i tillë për të kuptuar se njeriu duhet vlerësuar jo më shumë për rezultatin sesa për punën e mundin drejt këtij rezultati. Kur Davincin e përgëzonin për pikturën MonaLisa, ata nuk e dinin se për këtë vepër artisti kishte punuar për 4 vjet. “Falë Zotit, që nuk e dijnë këtë” thoshte da Vinci me vehte nga frika se mos të tjerët talleshin. Po ashtu kritikët qeshnin me skulptorin Auguste Rodin kur ky u thoshte se kishte punuar 7 vjet për statujën e Balzakut dhe ende nuk e quante të përfunduar. Në historinë e artit, Rodin sot renditet si skulptori më i madh që nga koha e Mikelanxhelos.

Historianët thonë se Enriko Karuzo, një nga tenorët më të mëdhenj që ka njohur bota, kur dilte në skenë admirohej nga të gjithë, por kush e shikonte pas shfaqjes, në mbrapaskenë, të rraskapitur në kulm, të djersitur e mezi mbushej me frymë, mendonte ndryshe. Adhurimi ndaj një personi është deri-diku dëshira për t’u bërë njësoj si ai, por pa u lodhur. Kjo është edhe arsyeja që shumë njerëz ëndërrojnë të bëhen të pasur por pak janë të tillë. Shume e dëshirojnë suksesin, por jo të gjithë e duan lodhjen, megjithatë prapë nuk heqin dorë e përpiqen të gjejnë rrugën tjera, më të shkurtrën e mundur. Por kjo vijë midis njeriut dhe qëllimit, si ajo midis dy pikave, është e drejtë vetëm në gjeomoetri, pasi në jetë është e gjatë e me shumë kthesa, ngritje, rënie e ndalesa të shkaktuara nga mundimi e lodhja.

“Kam njohur shumë njerëz të mëdhenj, por të rrallë janë ata që mund të krahasohen me plakun e urtë shqiptar, Ismail bej Qemalin”, shkruante gazetari britanik Somerville Story në vitet 1920. Dhe ai përmend mjaft emra që sot janë harruar, flet kalimthi mbi figura bashkëkohore si Pucini e Karuzo që i kishte njohur personalisht, por përshkruan si një figurë nga më tërheqëset, Ismail Qemalin, mbi shpatullat e të cilit rëndonin shpifjet e kundërshtarëve vendas a të huaj, vitet e jetës, dhe halle të gjithfarëshme, kombëtare e vetiake, që nga ato për sigurimin e jetesës. Këto përbënin atë pluhurin që zbulonte vlera të cilat u vunë re nga shkrimtari britanik Sommerville Story.

Në vitin 1927, Sommerville Story, botoi librin “20 year in Paris with a pen”, ku flet rreth pervojës se tij si gazetar. Në kapitullin “A few famous people”, Story thotë se nuk mund t’a linte pa pëfshirë në këtë libër Ismail Qemalin, jo vetëm sepse ai ishte një nga figurat më interesante që kishte njohur personalisht por edhe sepse bashkëpunoi me të për 16 muaj për hartimin e librit “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.

Në vitin 1916, gazetari amerikan William Morton Fullerton në atë kohë korrespondent i gazetës London Times në Paris, hyri në zyrën e Storyt i shoqëruar nga një burrë i rreth të 70-ve; Ismail bej Qemalin, ish diplomat i perandorisë osmane, guvernator i Rumelisë, nxitësi i lëvizjes xhonturke, njeriu që bëri Shqipërinë, dy herë president i saj dhe tani thuajse i dëbuar jetonte e në mërgim. Për këta dy gazetarë të huaj, historia e tij i ngjante asaj të një profeti i mohuar në vendin e tij. Atë ditë ata u takuan, e biseduan gjatë dhe përshtypjet e para duket se ishin të mira, pasi shënuan “fillimin e një bashkëpunimi të suksesshëm, megjithëse të vështirë”, tregon Sommerville Story

në librin; “20 vjet në Paris me penë” Më poshtë vijon tregimi i Storyt, shkëputur nga kapitulli “A few famous men”

“Bisedat me Qemal beun ishin leksione, pasi ky plak i urtë që kishte qenë për 50 vjet guvernator e guvernator i përgjithshëm në disa provinca të perandorisë osmane, dinte thuajse gjithcka që njeriu ia vlente të dinte rreth politikave, sjelljeve dhe mendësive në Lindjen e Afërme. Ishte interesante dhe stimuluese të dëgjoje diskutimet mbi politikat lindore e evropiane nga një njeri që kishte biseduar me sulltanin Abdyl Hamidin po aq familjarisht sa edhe me mua, që kishte njohur nga afër gjeneralin Charls Gordon i njohur si Gordoni i Khartumit – dhe nderonte kujtimin e tij – kishte qenë mik me kryeministra e kishte biseduar me monarkë evropianë e burra shteti gjatë jetës së tij të gjate politike…...

Në bisedë të lirë Ismail Qemali ishte i këndshëm e plot humor, ndërsa kur fillonim punën për të regjistruar kujtimet ai bëhej tepër serioz. Megjithë përvojën dhe intelektin e tij, ai tregonte kujdesin e një diplomati. I. Qemali nuk mbante me vete asnjë shënim a dokument dhe shpesh shprehte keqardhje që të gjitha letrat e tij i kishte lënë në Stamboll. Kur ndonjëherë donte t’i referohej një dokumenti diplomatik, ose të gjente datën e saktë të një ngjarjeje qe ai kishte përjetuar, ne na duhej të shkonim në librarinë Quai d’Orsay ose në Bibliotheque Nationale…..

Për të punuar, përdornim një tryezë të madhe. Une ulesha në karrige në njërin skaj e Ismail Qemali në skajin tjetër të tryezës dhe ai fillonte të tregonte incidente e ngjarje të ndryshme nga jeta e tij. Por atij nuk i pëlqente që unë të mbaja shënime edhe as nuk donte që ai të diktonte e unë të shkruaja. Kjo m’a bënte punën shumë të vështrirë. Ndonjëherë ai fliste për një orë a më shumë, dhe nëse më shikonte që mbaja shënime, nevrikosej, e ndërpriste tregimin dhe ma hiqte letrën nga dora. Ismail Qemali ishte shumë i përpiktë për ato që donte të përfshiheshin në librin e kujtimeve dhe për ato që duheshin lënë jashtë. Këto të fundit, zakonisht ishin pjesët më interesante dhe përbënin një burim të jashtëzakosnshëm për një shkrimtar. Po kujdesi i tij që ato të mos përfshiheshin në libër, ishte edhe më i jashtëzakonshëm. Ismail Qemali ishte i mendimit se në kujtimet politike duhet të përfshihen vetëm ngjarje serioze.

Kur mbaronim bisedën dhe Qemal beu ikte, unë ulesha e shkruaja ato që mbaja mend dhe kur vinte heren tjetër ia lexoja cfarë kisha shkruar. Pasi i miratonte, unë i shtypja me makinë shkrimi dhe ai më kërkonte t’ia lexoja përsëri. Në disa raste më duhej të bëja edhe ndryshime, sepse I. Qemali shpesh ndryshonte mendje e donte që ndonjë pjesë të tregohej ndryshe ose të mos tregohej fare. Bisedat i zhvillonim në frëngjisht, por unë shënimet i mbaja në anglisht dhe pastaj ia lexoja të përkthyera në frëngjisht, sepse nuk e kuptonte mirë anglishten.

Ismail Qemali ishte shumë i kujdeshëm për ato që tregonte dhe një herë me të qeshur thashë, “Ju keni ardhur tek një gazetar e shkrimtar i cili pak-a-shume i njeh shijet e publikut. Përse nuk më lejoni t’a shkruaj librin ashtu sic di vetë? Ndoshta do te dilte më interesant?” Sigurisht përgjigja e tij ishte se gjithmonë e njëjtë – “Nuk dua të dëgjoj gjëra të tilla”.

Ismail Qemali ishte shumë i thjeshtë dhe gjithmonë ndjehej ngushtë kur e lëvdonin. Ndonjëherë mendoja se historia mund të kishte qënë ndryshe, nëse ky njeri do të kishte marrë vendime të prera e të rëndësishme në momentin e duhur dhe në se do të ishte treguar më shumë ambicioz.

Një herë një revistë e njohur franceze i kërkoi Ismail Qemalit të shkruante dicka “të lehtë” rreth përvojës të tij. Në këtë rast ai u shpreh lirshëm, duke e mbushur shkrimin me episode plot humor, pasi e dinte se publikut francez i pëlqenin gjëra të tilla. Por ai nuk pranoi që ky shkrim te përfshihej në “Kujtimet” në anglisht, duke thënë, si gjithmonë, se ato nuk ishin mjaft dinjitoze për të zenë vend në librin e një diplomati.

Nisur nga përvoja, Ismail Qemali parashikoi shumë zhvillime që më pas edhe ndodhën. Por vetëm për një prej zhvillimeve më të rëndësishme parashikimi i tij doli i gabuar. Ismail Qemali besonte se Lufta e parë Botërore do të përfundonte me fitoren e Gjermanisë. Kjo jo sepse Gjermania ishte ndër fuqitë më të mëdha ushtarake të kohës, por sepse Britania e Franca do të mundeshin. Ai bënte krahasim me të kaluarën kur politikat britanike e franceze ndaj Lindjes shumë herë

kishin qënë të gabuara. Ismail Qemali thoshte se Gjermania e Austro-Hungaria kishin hyrë aq thellë në Ballkan vetëm falë pakujdesisë dhe indiferentizmit të Britanisë dhe se kishte qenë frika ndaj Gjermanisë që prej periudhës së Bismarkut, që ndikoi në krijimin e aleancës franko - ruse dhe po ashtu frika ndaj Gjermanisë që i shtyu sllavët e jugut të bashkoheshin në një federatë, duke menduar se vetëm kështu mund t’i bënin ballë kërcënimit gjerman e austro-hungarez.

Një herë e pyeta Ismal Qemalin se përse pranoi të largohej nga vendi dhe nuk e mbajti pushtetin me cdo kusht e me forcë, sic do të kishin bërë shumë të tjerë në pozitat e tij. Ai tundi kokën dhe me një zë të mendueshëm tha “ Gjëra të tilla nuk mund t’i bënte një njeri që kishte luftuar për Liberalizim në një vend të prapambetur”.

Ismail Qemalit nuk i pëlqente të fliste për veten pasi i dukej se mburrej, prandaj edhe puna për të shkruar kujtimet e tij zgjati më shumë sesa unë kisha parashikuar, pasi ndonjëherë më duhej t’ia nxirrja fjalët thuajse një nga një. Me ditë a javë të tëra ai zhdukej dhe kur kthehej i lodhur, më tregonte për takimet që kishte zhvilluar me ministra, diplomate, burra shteti e bashkëatdhetarë për të ndihmuar cështjen shqiptare. Ndonjëherë prefereronte të ulej pranë zgjarrit e të bisedonte. Por libri i Kujtimeve kurre nuk përfundoi si duhej; kapitulli rreth Shqipërisë, kurrë nuk u skicua as në vija të trasha. Më 1919, Ismaili Qemali u nis per në Spanjë, pasi duke qenë vend neutral, mendonte se ai mund të ishte më i pavarur në punën e tij për Shqipërinë. Disa ditë para se të nisej, më pyeti nëse do t’a ndihmoja mbi një libër tjetër më të gjërë mbi gjeografinë, historinë dhe etnografinë e Shqipërisë. Unë i thashë, po, por më gjatë nuk e diskutuam. Shqetësimi im i vetëm ishte se nëse puna do të kryehej me ritmin e shkrimit të “Kujtimeve”, që kishte ecur shumë ngadalë, për një libër të dytë do të na duheshin disa vite.

Nga Spanja, miku im i vjetër, me ftesë të qeverisë italiane shkoi në Itali, dhe kur arriti atje, autoritetet e mbajtën nën mbikqyrje; dhe ashtu zemërthyer e afro 80 vjecar, Ismail Qemali vdiq në Peruxha.

Gjithashtu për ata që besojnë në bestytni nuk mund të lë pa treguar një ngjarje që ndodhi në Parisi. Miku im Reginald Darcy, pianist i njohur që jetonte në Algjer, kishte ardhur për vizitë në Paris. Një mbrëmje, ai, Ismail Qemali dhe një miku i tyre po hanin darkë dhe Qemal beu i pyeti nëse u besonin bestytnive. Ata u përgjigjën se jo, dhe pastaj u befasuan kur Ismail Qemali tha se dëshironte të dëgjontë Marshin Funeber të Shopenit. Darcy e luajti në piano, të gjithë pjesën deri në fund. Në më pak se një vit pas kësaj ngjarjeje, Ismail Qemali dhe Reginald Darcy vdiqën, ndërsa personi i tretë ndërroi jete disa muaj më vonë”.

Libri “Memoirs of Ismail Kemal bey” u botua më 1920 në Londër e Nju Jork, me një pamje e përmbajtje me të vërtetë serioze, sic e kishte dashur Ismail Qemali kur ishte gjallë. Sot ky libër është një nga veprat më të cituara nga studiues e historianë mbi cështje të Lindjes së Afërme e të vendeve të ish perandorisë osmane. Libri përmban edhe një parathënie shkruar nga W.M.F, akronim i përdorur nga Willam Morton Fullerton,(1865-1952) mik i Sommerville Storyt dhe nxitësi kryesor që Ismail Qemali të hidhte në letër kujtimet e tij. Fullerton ka qenë një prej gazetarëve dhe analistëve te njohur të gjysmës së parë të shekullit të XX. Lindur në Boston e i diplomuar në Harvard, në vitet 1890, Fullerton u vendos në Paris, ku punoi si korrespondent për London Times. Ai është autor i disa librave si “Problems of Power’ edhe “Patriotism and Science” ku analizohen politikat e fuqive të mëdha në fillim të shekulli të kaluar. Shumë kritikë thonë se filmi i kohëve të fundit “Wings of the Dove” bazohet në jetën e Fullertonit, të paktën gjatë rinisë së tij.

Ndërsa të dhënat biografike rreth Sommerville Storyt janë tepër të pakta. Mendohet se ai lindi në Britani aty nga mesi i viteve 1800, punoi si gazetar në disa kryeqytete të fuqive të evropiane deri aty nga vitti 1903, kur u vendos përfundimisht në Paris, ku edhe vdiq para fillimit të Luftës së dytë Botërore. Somerville Story la pas shumë shkrime, monografi e përshkrime, por më shpesh emri i tij përmendet për librin “The Memoirs of Ismail Kemal bey”.

Histori

SI U SHKRUAN KUJTIMET E ISMAIL QEMALIT?Nga Astrit Lulushi - SHBA

Page 7: Gazeta Kallarati, Nr.62

KurioziteteGazeta KALLARATI faqe 7 MARS – PR ILL 2012

Si ta kuptoni se keni probleme me veshkat

Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të bujshme. Ndër shqetësimet më të shpeshta që paraqesin të sëmurët nga veshkat mund të përmendim:

Ndryshime të urinimit: Urinim i shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë), urinim me dhimbje ose djegie, urinim me ngyrë të kuqe apo të errët, ndryshim i sasisë së urinimit, urinim i pavullnetshëm në gjumë (por është normale deri në moshën 5 vjeç).

Edema (ënjtja) Ënjtja e këmbëve, e fytyrës apo e duarve që vjen nga ulja e eliminimit të ujit nga organizmi.

Lodhja: Veshkat luajnë rol kryesor në prodhimin e një hormoni të quajtur eritropoetinë që ndikon në zhvillimin e anemisë tek të sëmurët me ulje të theksuar të funksionit të veshkave.

Të përziera, të vjella: Një grumbullim i shtuar i produkteve toksike në organizëm si p.sh.: të uresë, mund të shkaktojnë të përziera, të vjella. Rënia e oreksit çon në rënien në peshë të këtyre të sëmurëve.

Vështirësi në frymëmarrje: Vështirësia në frymëmarrje mund të jetë pasojë e grumbullimit të ujit në mushkri, apo nga prania e anemisë.

Dhimbje mesi: Në disa raste dhimbjet e mesit mund të jenë, sidomos më të shpeshtuara, tek të sëmurët me kiste renale.

Molla lufton kolesterolin, mbron stomakun, flokët dhe mishërat e

gojës, lehtëson migrenën Anglezët thonë: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj kurative janë të shumta. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e dietave “San Xhorxh” në Londrës, është vënë re se ata që kanë përdorur mollën si dietë, kanë mundur të humbasin disa kile peshe brenda dhjetë ditëve, pa pasur asnjë pasojë për dëmtimin e organizmit.

Vlerat ushqyese Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruta e mollës, ajo arrin që të mbajë trupin në nivel normal, duke eliminuar edhe dhjamërat e tepërta. Flavonoidi arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, ndihmon të heqësh lodhjen, nervozizmin, si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i mbron mishrat (muskujt) e gojës, riformon flokët dhe shmang rrudhat, kurse acidi nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për të dizinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të ushqyerit dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden përgjatë tij. Në darkë sugjerohet që të shkohet për të fjetur duke pirë më parë një gotë me lëng molle.

Efekti kurativ Ndërkohë që në mëngjes e nisim ditën sërish me një gotë lëng molle të freskët, rreth orës 11 qërojmë një kokërr mollë, e presim feta-feta në një pjatë dhe derdhim mbi të pak lëng limoni. Efekti kurativ është shumë i madh, ndërkohë që të mban në nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paraditës këshillohet ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës dhe gjysma tjetër rreth orës 4-5 pasdite. Duhet pasur parasysh që intervali ndërmjet ngrënies së parë dhe asaj të dytë të mollës të mos jetë më shumë se 5 orë. Pra nëse e kemi ngrënë gjysmën e mollës në orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas 5 0rësh, d.m.th. në orën 4 të pasditës. Nëse vazhdohet kështu për 10 ditë, do të shihet se do të keni humbur pothuajse një kile në ditë. Edhe në rast se nuk i qëndroni asaj besnik, prapëseprapë do të shihni se do të keni humbur disa nga kilet tuaja të tepërta.

Për Migrenën Molla momentalisht ndalon dhimbjen e migrenës, Nëse personi q♪7 vuan nga migrena e kupton që do e zënë dhimbjet, menjëherë duhet të hajë një mollë. Në këtë mënyrë do të pengohet sulmi i migrenës, pra do të zbuten ndjeshëm dhimbjet e forta. -Marrë nga shtypi i përditshëm (Telegraf, 17 nëntor 2011 etj.)-

Kurveleshi në përgjithësi ka trashëguarë nga e kaluara e lashtë edhe ligjet e rregullat e vetëqeverisjes kështu edhe fshati Kallarat ka pasë vazhdimisht pleqësinë e fshatit. Me këto pleqësi ata kanë gjykuar e zgjidhur çështjet shoqërore, si mos marrëveshjet që lindnin brënda fisit, lagjes ose fshatit, deri në krahinë, cilat do që do të ishin arrësyet: pronë, armiqësi, çkurorëzim, grabitje, vjedhje dhe grindje të ndryshme, etj, ku për vënien në zbatim e këtyre vendimeve kishin dhe organin ekzekutiv zgjedhur nga vetë populli dhe që përbëhej prej 12 vetash, nga dy për çdo lagje, të cilët quheshin kanosjarë (gjobitës). Këta sëbashku me beçinë (rojtarin e fshatit), që paguhej nga populli me një rrogë vjetore në natyrë, misër nga 4 okë për shtëpie, ruajshin edhe të mbjellat e pemët nga dëmet që bëjshin fshatarët dhe bagëtitë, tue gjobitë të zotët e bagëtive me një gjobë të caktuar në të holla ose në natyrë, demi çmohej nga dy çmes me eksperiencë, të caktuar edhe këta nga populli. Çpërblimi i jepej të dëmtuarit plus në sekuestrimin e një ose dy kokë bagëti të holla, kur

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet” Populli

“Ai që e zotëron gjuhën e vet vlen më tepër se ai që pushton një qytet” Një mendimtar i lashtë

“Gjuha është institucion mbi të gjitha institucionet” Heidegger

“Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës” S. Frashëri

“Gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve” Heidegger

“Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar” Holger Pedersen

“Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet” Filip Shiroka

“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar”. “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. “Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është tregues i nivelit të kësaj kulture”. Eqrem Çabej

“Shenjat e civilizimit të një populli janë:si kujdeset ai për drunjtë e tij, si kujdeset ai për fëmijët dhe pleqtë si sillet ai me gjuhën e tij. Por gjuha është më e rëndësishme. Është detyrë e tij që

Këndi i shëndetit Thënie për GJUHËN dhe në veçanti për GJUHËN SHQIPE

ta ruajë dhe ta kultivoj atë si vlerë kulturore dhe si tipar identiteti”. Erwin Chargaff

“Themelin e diturisë dhe të atdhetarisë e përbën gjuha shqipe”. Mit’hat Frashëri

“Fjala e huaj në gjuhë është si dhia ndër dhen”. N. Frashëri

“Gjuha, më mirë se gjithçka tjetër, jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe”. I. Kadare

“Gjuha shqipe ka aq pasuri fjalësh e është e ardhshme e plot gjallëri e jetë, sa mund të përkthehen në të klasikët e çdo kombi, e çdo kohe”. Gj. Fishta

“Gjuha letrare s’është vetëm thesari i kulturës sonë, por edhe mjet i fortë për mbrojtjen e etnisë shqiptare”. I. Ajeti

“Ka një mjet me anën e të cilit kërkimtari është në gjendje ta ndriçojë, deri-diku, muzgun e fillimeve të popullit shqiptar dhe të hyjë në kohën që shtrihet përtej dëshmive historike. Këtë mjet e jep gjuhësia”. N. Jokl

“Larg gjuhës shqipe, larg të qenit shqiptar”. Q. Murati

“Mbrojtja e gjuhës është detyrë dhe peng nderi për çdo shqiptar”. Gj. Shkurtaj

“Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip të paktën kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë”. N. Bulka

“Duke lexuar autorët që shkruajnë mirë, mësohesh të flasësh mirë” Volter

LIGJET E RREGULLAT E VETËQEVERISJES SË KALLARATIT NË KOHËT E VJETRA

dëmi bëhej nga këto, për shpërblim të kanosjarëve, gjithashtu këto masa merreshin edhe për ata që do të dëmtonin pyjet me prerje ose me djegje, me ndryshim që gjobën e marrë për këto dëme e derdhnin në arkën e përbashkët të fshatit, tue qënë se Kallarati kish edhe arkën kolektive në të cilën arkëtoheshin të ardhurat e shitjeve të kullotave kolektive të fshatit dhe këto të holla spenzoheshin për puna të përbashka si ndreqje trojesh, rrugë, vija vaditëse, etj.Populli i Kallaratit me anën e pleqësisë tij dhe organit ekzekutiv, ndëshkonte deri në dënimin me vdekje spiunët dhe abuzuesit që u shërbenin autoriteteve turke, si p.sh. në vitin 1905 që ekzekutuanë një bashkëkatundarin e tyrej i cili spiunonte njerëzit që i shmangeshin shërbimit ushtarak, ose ata që mshifnin bagëtitë që të mos paguanin taksin (xhelepin) ose prodhimet buqësore që të mos jepnin të dhjetën, i cili njëkohësisht ishte ngarkuarë nga qeveria turke të bënte edhe punën e tagrambledhësit dhe këto të holla i përvetësonte dhe i kërkonte për të dyjtën herë.

Nga kujtimet e Hasan Kallaratit

Page 8: Gazeta Kallarati, Nr.62

Të ndryshmeGazeta KALLARATI faqe 8 MARS – PR ILL 2012

FABULA -Nga Ferit Lamaj-

Molla e krimburMolla lart, nga dega,Ra pingul përtokë.Krimbi që përbrendaQiti paksa kokën:“Ç’ligj rëndese thoni!-Foli krejt i qetë-,Ia fut kot Njutoni,E rrëzova vetë...”

Lëkurë gjarpriNjë lëkurë gjarpriTek sheh në lëndinë,Ujkut ç’i ngel hatriPër padrejtësinë.“Kot më kot më turren!-Vuri ulërimën,-Ky ndërron lëkurën, Kurse unë veç qimen...”

TelebingoQeni Dingo ç’gjumë ariu,Lloj-lloj ëndrrash sheh i ziu:Sikur është qen padroni,Sukur bie telefoni,Vetëtimthi qeni DingoS’leh “ham-ham”, por “Telebingo!”-Marrë nga Telegraf, 30 dhjetor 2011-

Kanë thënëMos kërkoni para hua nga miqtë dhe mos jepni para hua te miqtë. Rrezikoni që të humbisni edhe paratë, edhe miqtë. -Wiliam Shekspir, shkrimtar (1564-1616)-

Ose njerëzimi do t’i japë fund luftës, ose lufta do t’i japë fund njerëzimit -Xhon Kenedi, politikan (1917-1963)-

Mos ia moho kurrë një të mirë atij që ka nevojë, nëse është në dorën tënde që ta kryesh. -Solomon, mret i Izrailit ( rreth vitit 970 para Krishtit)- Gazeta Shekulli, mars 2012-04-21Fjalë të urtaHileqari kur të flet, shikon poshtë.

Mos ki frikë nga hasmi, por nga miku i rremë.

Kur merr rrugën vetëm, je hiç; kur je vetë i dytë, je diçka; kur je vetë i tretë, je i tërë.

1. Objekt i këtij punimi, që vjen në vijim të një monografie kushtuar përkatësisë etnike të himarjotëve, është bërë antroponimia e krahinës së Himarës, me synimin që të plotësojmë dhe të thellojmë argumentet që kemi sjellë në veprën në fjalë lidhur me këtë problem.

Meqenëse emri Himarë historikisht ka shënuar njësi të ndryshme etnografike e administrative, së pari e ndiejmë të nevojshme të saktësojmë se me Himarë kuptojmë fshatrat e krahinës së Bregut të Sipërm, d.m.th. Qeparoin, Kudhësin, Pilurin, qytetin e Himarës, Iljazin, Vunoin, Dhërmiun dhe Palasën. Nga pikëpamja administrative, këto fshatra përfshihen në bashkinë e Himarës, e cila varet nga prefektura e Vlorës. Me shtrirje gjatësore përgjatë shpateve perëndimore të maleve të Vetëtimës, bashkia e Himarës kufizohet në veriperëndim me komunën e Dukatit, në veri e lindje me komunën e Vranishtit dhe në jugperëndim me komunën e Lukovës1. Nga pikëpamja etnografike, Bregu i Poshtëm dhe Bregu i Sipërm formojnë krahinën e Bregut të Detit, që është një nënndarje e Labërisë2.

Nga pikëpamja sociolinguistike, krahina e Himarës paraqet një ndër zonat ku haset dukuria e dygjuhësisë. Në këtë trevë, banorët shqip- e greqishtfolës jetojnë në dy enklava, enklava e Himarës dhe enklava e Dhërmi-Palasës, të ndara nga njëra-tjetra prej bashkësisë njëgjuhëse shqipfolëse të Vuno-Iljazit. Këto bashkësi dygjuhëse të Bregut të Sipërm formojnë dy ishuj gjuhësorë të rrethuar prej shqipfolësish njëgjuhës: enklava e Dhërmi-Palasës nga veriperëndimi ka krahinën e Dukatit, nga lindja Tërbaçin e Vranishtin dhe nga jugperëndimi Vunoin e Iljazin; kurse enklava e Himarës në veri kufizohet me Vnnoin e Iljazin, në lindje me Kallaratin, Kuçin e Pilurin dhe në juglindje me Kudhësin e Qeparoin, të gjitha me gjuhë amtare shqipen. Madje, edhe brenda këtyre dy enklavave banorët dygjuhës jetojnë të përzier me shqipfolës njëgjuhës, të vendosur në këtë krahinë duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar, sidomos dhjetë-pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, si rrjedhim i emigrimit të brendshëm.

Prania uë krahinën e Himarës e një elementi shqip- e greqishtfolës ka shërbyer për qarqe të caktuara si argument se krahina e Himarës është pakicë etnike greke. Polemika rreth karakterit etnik të Himarës, e ndezur në periudha kritike të historisë së Shqipërisë, vijon edhe në ditët tona. Në këtë shkrim do të mundohemi të thellojmë ndihmesat për të provuar karakterin etnik të himarjotëve, por duke u ndalur në një çështje të veçantë: në onomastikën e Himarës. Para se t’i hyjmë shtjellimit të kësaj teme, duam të saktësojmë që objekt i shqyrtimit tonë do të bëhet jo gjithë onomastika e krahinës, po vetëm patronimet, apo emrat e familjeve, si dhe një pjesë e toponimisë që rrjedh prej tyre. Por edhe këtu do të përqendrohemi më shumë në patronimet e fshatrave dygjuhëse, d.m.th. të Himarës, Dhërmiut dhe të Palasës, meqenëse patronimet e fshatrave njëgjuhëse të kësaj krahine nuk kanë asnjë ndryshim prej të parave.

Korpusi i analizuar përbëhet nga një listë me 145 emra familjesh të Himarës, Dhërmiut e Palasës, e nxjerrë nga regjistri osman i vitit 1583 i kazasë

1 R. Memushaj, Himara në dritën e të dhënave historike, gjuhësore dhe etnologjike, Tiranë, 2004, f. 31.

2 Për përkatësinë labe të himarjotëve, shih J. G. von Hahn, Albanesische Studien, Wien, 1853, S. 15 dhe H. Holland, Travels in the lonian Isles, Albania..., London, 1819, p. 99. Ndër studiuesit shqiptarë, E. Çabej është i vetmi që, megjithëse pranon se kufirin perëndimor të Labërisë e “përbën deti”, shton se Himara «prej disave konsiderohet si krahinë labe, prej të tjerësh si ‘labëronjëse» (“Studime gjuhësore”, V, Prishtinë, 1975, f. 111).

Rami MEMUSHAJ

PATRONIMIA E HIMARËS

së Kurveleshit të sanxhakut të Delvinës3; nga një listë e vitit 1791 me emrat e familjeve të po këtyre tri fshatrave4, e cila përmban 59 njësi; nga të dhënat e mbledhura aty nga mesi i viteve ‘90 të shekullit të kaluar prej qëmtuesit të apasionuar të traditës së Labërisë Bardhosh Gaçe, i cili pati mirësinë të m’i vinte në dispozicion këto të dhëna; dhe nga listat zgjedhore të tetorit të vitit 2003 për bashkinë e Himarës, prej të cilave kemi vjelë rreth 750 emra familjesh himarjote vendëse, duke lënë emrat e familjeve të ardhura në qytetin e Himarës shekullin e kaluar.

2. Onomastika përbën një ndër shtresat gjuhësore me vlerë të paçmuar për historinë dhe gjuhën e një etnie. Për këtë arsye studimi i emrave të përveçëm të njerëzve dhe i emërtimeve të vendeve merr një rëndësi të veçantë. Qëllimi i studimit të onomastikës është i dyfishtë: ai synon të vendosë lidhjen e emrave dhe të emërtimeve të përveçme me bashkësinë që i përdor dhe lidhjen e këtyre emërtimeve me leksikun e përgjithshëm të gjuhës5. Në rastin e parë, studimi jep të dhëna për prejardhjen e popullsisë së një treve, për historinë e saj, për mënyrën e punës dhe të jetesës, për zakonet dhe religjionin e saj, për veçoritë e relievit ku ajo është vendosur etj. Studimi i lidhjeve të emrave të përveçëm vetjakë e familjarë dhe të emërtimeve të përveçme me leksikun e përgjithshëm ka si detyrë të përcaktojë shkallën e pasqyrimit të thesarit leksikor të një bashkësie në onomastikën e saj, por edhe të nxjerrë të dhëna për historinë e gjuhës së asaj bashkësie.

Nga natyra e vet, antroponimet dhe toponimet dallojnë rrënjësisht prej emrave të përgjithshëm, pasi këta të fundit, si pjesë e leksikut të përgjithshëm, kanë funksion përgjithësues, klasifikues, duke u përdorur për një numër të madh frymorësh ose jofrymorësh të së njëjtës klasë. Kurse emrat e përveçëm dhe emërtimet e përveçme kanë si fimksion themelor thjesht shënimin, individualizimin e frymorëve dhe të objekteve, vënien e një etikete çdonjërit prej tyre, me qëllim që individi apo objekti i emërtuar të identifikohet e të dallohet me lehtësi prej individëve apo objekteve të tjera të asaj klase�.

Meqë përgjithësimi nënkupton krijimin e koncepteve për klasa frymorësh dhe objektesh, kjo do të thotë që përmbajtja e emrave të përgjithshëm ndryshon me ndryshinun e koncepteve që ata shënojnë, pasi njohja e njeriut nuk ka kufi. Emrat e përveçëm, meqenëse nuk shënojnë koncepte, nuk kanë as përmbajtje, kështu që ndryshojnë më pak dhe më ngadalë, ngaqë nuk ka arsye të brendshme, gjuhësore për ndryshimin e tyre. Kjo qëndrueshmëri e emrave të përveçëm shpjegohet me thelbin e tyre, me atë që këta emra nuk kanë lidhje të ngushtë me frymorët dhe objektet që emërtojnë, pasi shërbejnë thjesht si etiketa për dallimin e një individi, të një grupi apo të një njësie nga individët, grupet apo njësitë e tjera. Si të tillë, ata mund tc përdoren nga dhjetëra e dhjetëra breza për individë dhe objekte të reja.

Por kjo nuk do të thotë që emrat e përveçëm janë përjetësisht të pandryshueshëm. Edhe ata ndryshojnë: për shkaqe religjioze, politike, ideologjike, të modës etj., shtresa të tëra emrash të përveçëm mund të dalin nga përdorimi dhe të zëvendësohen me emra të tjerë,

3 Të dhënat për vitin 1583 për fshatrat Himarë, Palasë dhe Dhërmi na i vuri në dispozicion prof. P. Thëngjilli, i cili i ka përkthyer ato nga Defter-i mufassal liva-i Del-vina, nr. 91, viti 1583, fl. 66 (Himara) dhe fl. 74 (Palasa e Dhërmiu).4 S. Rusha, Himara në stuhitë e shekujve, Tiranë, 2001, f. 153-155. Principii toponimiki5 Principii toponimiki Akademija Nauk SSSR, Moskva, 1966, s. 45.

6 Ç. Bidollari, Emri i përveçëm vetjak: semantika dhe morfologjia, SF, 2000, nr. 1-2, f. 148.

siç ka ndodhur jo një herë në historinë e popullit tonë. Mirëpo, edhe kur veprimi i faktorëve të mësipërm është shumë i fortë, shtresa të tëra antroponimesh, sidomos ato që lidhen me anët më të qenësishme të një bashkësie gjuhësore, me mënyrën e jetesës dhe me kulturën shpirtërore e materiale të saj, ruhen të paprekura. Pikërisht, me këtë shpjegohet pse antroponimet përbëjnë një nga shtresat gjuhësore më me interes për të provuar përkatësinë etnike dhe karakterin autokton apo alokton të një grupi të caktuar etnik.

Vijon