24
CMYK www.radionacional.al faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe 5-18 Gjithçka nga saga e familjes Mëlyshi në komunizëm n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI IV BOTIMIT NR. 206 7-14 KORRIK 2013 ÇMIMI 50 LEKË / 0,50 EURO Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected] Kritika maqedonase per librin “Fitorja e padukshme”, e poetit të mirënjohur Mujë Buçpapaj, botoi “Interlingua”, Shkup 2012 Regjisori Esat Musliu flet për fillimet, si dhe rrugëtimin e vështirë për të hyrë në imagjinatën e imazhit filmik Bashkëpunimet e mia me Dhamon, Koreshin, Gjikën, Çashkun... Serenditipy Nga BAKI YMERI O rganizuar nga Bashkësia Kul- turore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe re- daksia e revistës Sh- qiptari, në restorantin “Boema 33” që ndod- het në zemër të Buku- reshtit, në prezencë të një numri të madh intelektualësh rumunë dhe shqiptarë, poetë, eseistë, diplomatë dhe kuadro shkencore, dashamirë të mëdhenj të Kosovës dhe kulturës shqiptare, u mbajt Tryeza e pestë e miqësisë.. Letërsia shqiptare në Rumani Faqe 21 Buçpapaj, një libër modern i përshpirtjeve të përbotshme faqe 6 Nga SAMI HALITI N jë ndër kon ceptet e shumta të gjeneruara nga hu- lumtimet sociologjike është edhe nocioni Serenditipy. Ky term, në fakt ka rezultuar si rrjedhojë e një për- voje konkrete hulumtuese, dhe nënkupton faktin se në procesin e hulumtimeve sociale, kur jemi duke hulumtuar aspekte të caktu- ara, apo kur jemi duke e pasur një fushë in- teresimi të caktuar, deri sa jemi duke aplikuar metodologji të besueshme... Faqe 20 Nga a a a a BRATISLLAV T V T V T V T V TASHKOV OV OV OV OVSKI Nga a a a a ENVER S. MO R S. MO R S. MO R S. MO R S. MORINA E DITORIA L Për librin e shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin, “Yjet nuk janë të kuq” Gënjeshtra partie Tregim n im n im n im n im nga a a a a RAMIZ G Z G Z G Z G Z GJINI ZOGU PREJ DRURI Tregim n im n im n im n im nga a a a a NAUM P M P M P M P M PRIFTI GRAZIA DELEDDA ÇMIMI “NOBEL” PËR LETËRSI, 1926 LIRIA E VONUAR Poezi n i n i n i n i nga a a a a MUHAMED K D K D K D K D KERVESHI Shalli i mëndafshtë Tregim n im n im n im n im nga a a a a HERTA MY A MY A MY A MY A MYLER faqe 23 faqe 2 Të r ë r ë r ë r ë rinjtë shqi ë shqi ë shqi ë shqi ë shqipt pt pt pt ptarë “amb mb mb mb mbasado sado sado sado sadorë” në P ë” në P ë” në P ë” në P ë” në Pragë Nga Prof. Dr. KLARA KODRA faqe 6 faqe 4-19 Proz oz oz oz ozë n ë n ë n ë n ë nga: : : : : Klea V Klea V Klea V Klea V Klea Vysh ysh ysh ysh yshka ka ka ka ka, Sh , Sh , Sh , Sh , Shkëlqesa ëlqesa ëlqesa ëlqesa ëlqesa Osmanaj, F aj, F aj, F aj, F aj, Fatmir T r T r T r T r Terziu, Eqe iu, Eqe iu, Eqe iu, Eqe iu, Eqerem B m B m B m B m Bash sh sh sh sha, Vangjush Zik sh Zik sh Zik sh Zik sh Ziko d o d o d o d o dhe F he F he F he F he Fatmir M r M r M r M r Musa sa sa sa sai Poezi n i n i n i n i nga: : : : : Vio io io io iola I a I a I a I a Isufaj, S aj, S aj, S aj, S aj, Sej ej ej ej ejdi B i B i B i B i Berish ish ish ish isha, A , A , A , A , Artan Ballgji ji ji ji jini, A i, A i, A i, A i, Alm lm lm lm lma V a V a V a V a Veria ia ia ia ia, A , A , A , A , Antonel nel nel nel nela G a G a G a G a Gega, N , N , N , N , Nafie afie afie afie afie Salih ih ih ih ihaj, M aj, M aj, M aj, M aj, Mig ig ig ig igena R a R a R a R a Rama d a d a d a d a dhe Klo he Klo he Klo he Klo he Klodia ia ia ia iana K a K a K a K a Kullo lo lo lo loli Re Re Re Re Repo po po po port rt rt rt rtaz az az az azh n h n h n h n h nga a a a a ETLA B A B A B A B A BUÇPAPAJ Mrekullia e natyrës shqiptare Poeti i mirënjohur Ferrik Ferra publikon vëllimin poetik “Sytë Kast” ND ND ND ND NDAHET N T N T N T N T NGA J A J A J A J A JETA AKTORI I S I I S I I S I I S I I SHQUAR, MI MI MI MI MINELLA BO A BO A BO A BO A BOROV OV OV OV OVA St St St St Stud ud ud ud udim n im n im n im n im nga a a a a DËFR FR FR FR FRIM M M M M CANI

gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

  • Upload
    others

  • View
    52

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

CMYK

www.

radio

nacio

nal.a

l

faqe 3

BRENDËSI

faqe16-17

faqe9

faqe7

faqe8

faqe17,19

faqe5-18

Gjithçka nga saga e familjesMëlyshi në komunizëm

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI IV BOTIMIT NR. 206 7-14 KORRIK 2013 ÇMIMI 50 LEKË / 0,50 EURO

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected]

Kritika maqedonase per librin “Fitorja e padukshme”, e poetittë mirënjohur Mujë Buçpapaj, botoi “Interlingua”, Shkup 2012

Regjisori Esat Musliu flet për fillimet, si dhe rrugëtimine vështirë për të hyrë në imagjinatën e imazhit filmik

Bashkëpunimet e mia me Dhamon,Koreshin, Gjikën, Çashkun...

Serenditipy

Nga BAKI YMERI

Organizuar ngaBashkësia Kul-

turore e Shqiptarëvetë Rumanisë dhe re-daksia e revistës Sh-qiptari, në restorantin“Boema 33” që ndod-het në zemër të Buku-reshtit, në prezencë tënjë numri të madh intelektualësh rumunë dheshqiptarë, poetë, eseistë, diplomatë dhekuadro shkencore, dashamirë të mëdhenj tëKosovës dhe kulturës shqiptare, u mbajtTryeza e pestë e miqësisë..

Letërsia shqiptarenë Rumani

Faqe 21

Buçpapaj, një libër modern ipërshpirtjeve të përbotshme

faqe 6

Nga SAMI HALITI

Një ndër konceptet e shumta

të gjeneruara nga hu-lumtimet sociologjikeështë edhe nocioniSerenditipy. Ky term,në fakt ka rezultuar sirrjedhojë e një për-voje konkrete hulumtuese, dhe nënkuptonfaktin se në procesin e hulumtimeve sociale,kur jemi duke hulumtuar aspekte të caktu-ara, apo kur jemi duke e pasur një fushë in-teresimi të caktuar, deri sa jemi duke aplikuarmetodologji të besueshme... Faqe 20

NNNNNggggga a a a a BBBBBRRRRRAAAAATTTTTIIIIISSSSSLLLLLLLLLLAAAAAV TV TV TV TV TAAAAASSSSSHHHHHKKKKKOVOVOVOVOVSSSSSKKKKKIIIII NNNNNggggga a a a a EEEEENNNNNVVVVVEEEEER S. MOR S. MOR S. MOR S. MOR S. MORRRRRIIIIINNNNNAAAAA

E DITORIAL Për librin e shkrimtares shqiptaro-amerikane Albana Melyshi Lifschin, “Yjet nuk janë të kuq”

Gënjeshtra partie

TTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim nggggga a a a a RRRRRAAAAAMMMMMIIIIIZ GZ GZ GZ GZ GJJJJJIIIIINNNNNIIIII

ZOGU PREJ DRURI

TTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim nggggga a a a a NNNNNAAAAAUUUUUM PM PM PM PM PRRRRRIIIIIFFFFFTTTTTIIIII

GRAZIA DELEDDAÇMIMI “NOBEL”

PËR LETËRSI, 1926

LIRIA E VONUAR

PPPPPoooooeeeeezzzzzi ni ni ni ni nggggga a a a a MMMMMUUUUUHHHHHAAAAAMMMMMEEEEED KD KD KD KD KEEEEERRRRRVVVVVEEEEESSSSSHHHHHIIIII

Shalli i mëndafshtë

TTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim nggggga a a a a HHHHHEEEEERRRRRTTTTTA MYA MYA MYA MYA MYLLLLLEEEEERRRRR

faqe23

faqe2

TTTTTë rë rë rë rë riiiiinnnnnjjjjjtttttë shqië shqië shqië shqië shqiptptptptptaaaaarrrrrëëëëë“““““aaaaambmbmbmbmbaaaaasadosadosadosadosadorrrrrë” në Pë” në Pë” në Pë” në Pë” në Prrrrraaaaagggggëëëëë

Nga Prof. Dr. KLARA KODRA

faqe 6

faqe4-19

PPPPPrrrrrozozozozozë në në në në ngggggaaaaa: : : : : Klea VKlea VKlea VKlea VKlea Vyshyshyshyshyshkakakakaka, Sh, Sh, Sh, Sh, ShkkkkkëlqesaëlqesaëlqesaëlqesaëlqesaOOOOOsssssmmmmmaaaaannnnnaj, Faj, Faj, Faj, Faj, Faaaaatttttmmmmmiiiiir Tr Tr Tr Tr Teeeeerrrrrzzzzziu, Eqeiu, Eqeiu, Eqeiu, Eqeiu, Eqerrrrreeeeem Bm Bm Bm Bm Baaaaashshshshshaaaaa,,,,,

VVVVVaaaaannnnngggggjjjjjuuuuush Ziksh Ziksh Ziksh Ziksh Ziko do do do do dhe Fhe Fhe Fhe Fhe Faaaaatttttmmmmmiiiiir Mr Mr Mr Mr Muuuuusasasasasaiiiii

PPPPPoooooeeeeezzzzzi ni ni ni ni ngggggaaaaa: : : : : VVVVVioioioioiollllla Ia Ia Ia Ia Isssssuuuuufffffaj, Saj, Saj, Saj, Saj, Sejejejejejdddddi Bi Bi Bi Bi Beeeeerrrrrishishishishishaaaaa, A, A, A, A, ArrrrrtttttaaaaannnnnBBBBBaaaaallllllllllgggggjijijijijinnnnni, Ai, Ai, Ai, Ai, Almlmlmlmlma Va Va Va Va Veeeeerrrrriaiaiaiaia, A, A, A, A, Annnnntttttooooonelnelnelnelnela Ga Ga Ga Ga Geeeeegggggaaaaa, N, N, N, N, NafieafieafieafieafieSSSSSaaaaalllllihihihihihaj, Maj, Maj, Maj, Maj, Migigigigigeeeeennnnna Ra Ra Ra Ra Raaaaammmmma da da da da dhe Klohe Klohe Klohe Klohe Klodddddiaiaiaiaiannnnna Ka Ka Ka Ka Kuuuuullllllololololollllliiiii

ReReReReRepopopopoportrtrtrtrtazazazazazh nh nh nh nh nggggga a a a a EEEEETTTTTLLLLLA BA BA BA BA BUUUUUÇÇÇÇÇPPPPPAAAAAPPPPPAAAAAJJJJJ

Mrekullia e natyrës shqiptare

Poeti i mirënjohur Ferrik Ferrapublikon vëllimin poetik “Sytë Kast”

NDNDNDNDNDAAAAAHHHHHEEEEET NT NT NT NT NGGGGGA JA JA JA JA JEEEEETTTTTAAAAAAAAAAKKKKKTTTTTOOOOORRRRRI I SI I SI I SI I SI I SHHHHHQQQQQUUUUUAAAAARRRRR,,,,,MIMIMIMIMINNNNNEEEEELLLLLLLLLLA BOA BOA BOA BOA BORRRRROVOVOVOVOVAAAAA

StStStStStudududududim nim nim nim nim nggggga a a a a DËDËDËDËDËFRFRFRFRFRIIIIIM M M M M CCCCCAAAAANNNNNIIIII

Page 2: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

2/ E Diel,7 korrik 2012nacional REPORTAZH

Nga ETLA BUÇPAPAJ

Ambasador i vendit tënd nuk bëheshvetëm nëse je njeri me pozitë diplomatike apo i shquar në një fushë të jetës,

mund të jetë çdokush i aftë të përçojë vlerat evendit nga vjen në vendet që shkon. Këtë gjë dita bëjë më së miri rinia e një vendi duke bërë tënjohur më të mirën e vendit nga vjen. Mundës-inë për të qënë ambasadorë të vendit të tyre ekanë të rinjtë që bëhen pjesë e programeve përshkëmbime kulturore (youth exchange). Me keteqellim u zhvillua në Pragë të Republikës ÇekeProjekti “Edison” nje veprimtari shume e bukur,organizuar nga filiali në Pragë i organizatësndërkombëtare studentore AIESEC, me ndërm-jetësimin e AIESEC Albania. Mundësinë për tëqënë ambasadorë të vendit të tyre si vullnetarëe kishin të rinjë nga shtatë shtete të botës: UkteCengiz (Turqi), Jeeyun Sim (Korea e Jugut),Boyuan Zhao (Kina), Lara Gianina Rojas Al-varez (Brazil), Guowen Cheng (Australi), Fab-rizia Raffaele (Itali) dhe Etla Buçpapaj (Sh-qipëri). Qëllimi i projektit i cili zhvillohet dyherë në vit është të afrojë nxënësit çekë menjerëz dhe kultura të ndryshme, t’i njohë ata measpekte të ndryshme të vendeve të tjera nëpërm-jet të rinjve që bashkohen në këtë projekt. Or-ganizimi ishte i tillë që të gjitha klasat e shkol-lave pjesëmarrëse në projekt të njiheshin meprezantimet e të gjitha vendeve.Shkollat që u dhanë mundësinxënësve të tyre për të qënë pjesëe këtij projekti ishin: ZŠ Veron-ské námìstí, ZŠ Burešova, SPŠSmíchovská, VOŠ Alšovonábøe•í, në kryeqytetin e Repub-likës Çeke, Pragë. Koordinatorëtë projektit ishin Adéla Kubelk-ová dhe Marek Moj•íš, studentënë Universitetin “Èeská zemìdìl-ska univerzita (CZU), Praha”.Nga e hëna deri të enjten stu-dentët internacionalë prezantoninmesatarisht në 4 klasa të ndry-shme çdo ditë rreth vendeve tëtyre. Prezantimi përmbante infor-macionet bazë të shtetit, si: ven-dodhja, popullësia, gjuha, mon-edha e vendit, lloji i qeverisjes,gjithashtu muzika tradicionale,instrumentet muzikore, kostumettradicionale, ushqimet karakter-istike, sportet më të dashura etj. Dita e premteorganizohej si një ditë më ndryshe nga të tjeratpasi secilit shtet i vendosej në dispozicion njëtavolinë (stendë) për të demonstruar produktettipike të vendit dhe nxënësit e të gjithë shkollësndalonin për të parë, shijuar gatimet karakter-istike apo bërë pyetje për gjërat e reja që kishindëgjuar e njohur gjatë prezantimeve. Gatimet esecilit vend gatuheshin edhe me ndihmën e disanxënësve të shkollave, duke u mësuar gjithash-tu atyre diçka më shumë për gatimet tradicio-nale dhe mënyrën e përgatitjes së tyre. Kishtenxënës që kërkonin t’u shkruaje recetën e ga-timit që më pas mamatë e tyre t’ua gatuanin nështëpi. Në stendën e Shqipërisë, përveç flamu-rit kombëtar ndodhej një qeleshe, një borsetëpunim artizanal, një sharki suvenir, kartolina mepamje të ndryshme të Shqipërisë, albume fo-tografike, çubuk për cigaret, ftetushka të për-gatitura me informacione për Shqipërinë dhelinqe në internet ku mund të gjenden informa-

cione në lidhje me turizmin shqiptar, etj.Prezantimet zhvilloheshin të gjitha në an-

glisht, të paraqitura në Power Point me fotografiilustruese, sigurisht në disa klasa fillore nevojitejedhe ndihma e mësuesve të anglishtes për t’ipërkthyer ato në gjuhën çeke për shkak të nivelitjo të mjaftueshëm të gjuhës angleze të nxënësve.Gjithashtu prezantimi shoqërohej me videomuzikore apo peisazhe të ndryshme të vendeve.

Prezantimi i ShqipërisëE papritura e parë ishte se shumica e nxënësve

të shkollave 9-vjeçare nuk e dinin se në çfarë pjesetë globit ishte Shqipëria. Ndërkohë që në Shqipërinxënësit marrin shumë informacione për shumështete të botës, në Çeki shumica e nxënësve nuk idinin të gjitha shtetet e Europës. Pyetja “Çfarë dinipër Shqipërinë?” pothuajse gjithmonë kishte sipërgjigjje heshtjen, ndërsa pyetja: “Ku ndodhetShqipëria?” merrte përgjigjje të parë “Afrikë” mëpas “Azi” dhe në fund “Europë”. Gjatë prezan-timit nxënësit shfaqnin shenja habie dhe pëlqimi

kur shpalosej flamuri shqiptar dhe kur shfaqeshinfotografi të vendeve të ndryshme të Shqipërisë.Mahnitëse për ta ishin pamjet e rivierës shqiptaredhe të Alpeve. Shumë kurioz për gjuhën tonë tëveçantë, kishte nxënës që përveç fjalëve shqip qëshoqëronin prezantimin “Ç’kemi!”, “Faleminder-it” “Të Lutem” “Mirupafshim” donin të dëgjoninfjali më të gjata për të parë shqiptimin dhe timbrine veçantë të fjalëve shqipe. Kënaqësi e veçantëishte kur klasa në kor përsëriste fjalët shqip dhekur dëgjoje në korridoret e shkollës kur kaloje tëtë përshëndesnin me fjalën “Ç’kemi” apo “Miru-pafshim”. Gjithashtu admironin lehtësinë e sh-qiptarëve për të mësuar gjuhët e tjera dhe shqip-timin e lehtë të fjalëve me shqiptim të vështirë tëgjuhës çeke. Mundoheshin të gjenin ndryshimet dhengjashmëritë midis gjuhëve, habiteshin kur dëgjo-nin se fjalët “shkolla, plazh apo çaj” ishin të njëjtame gjuhën shqipe, pavarësisht se shkruheshin pakndryshe, ndërsa fjala “jo” që në shqip ka kuptimmohues në gjuhën çeke do të thotë “po”. Nxënësit

merrnin shtysë për të mësuar më shumë rreth Sh-qipërisë nga fakti që Tirana është vetëm dy orëme avion nga Praga dhe që nuk kishin informa-cione për Shqipërinë dhe njerëzit që jetojnë aty.

Pyetjet dhe kuriozitetet e nxënësveNë fund të prezantimeve rreth 15 minuta i

kushtoheshin pyetjeve të nxënësve. Pyetjet ishinnga më të ndryshmet duke qënë se kishin marrëinformacione të reja, të padëgjuara më parë.Nxënësit pyesnin nësë në Shqipëri përdoren uni-forma në shkolla, kjo pasi në Çeki nuk vishninuniforma, as në shkollat 9-vjeçare as në ato tëmesme. Aksesori i vetëm që mund të quhet uni-formë për ta ishin disa lloj shapkash që vishninnë ambjentet e shkollës, nuk përdorin këpucë,sandale apo cizme por vetëm shapkat. Në korri-dorin hyrës të shkollave janë vendosur dollapëtpër secilin nxënës ku lenë këpucët, xhupat apoveshjet e tepërta. Edhe mësuesit përdorin shap-ka në ambjentet e shkollës. Kjo gjë u bënte shumëpërshtypje të gjithë internacionalëve kur vizito-

nin për herë të parë shkollat çeke.Pyetjes se pse ata nuk përdorin uni-formë, ata u përgjigjën se duan të ru-ajnë identitetin e tyre dhe të shprehinpersonalitetin e tyre nëpërmjetveshjes, ndërsa shapkat i ndihmojnëtë ndihen si në shtëpi, të jenë tëçlodhur dhe të përqëndruar për tëmësuar më lehtë. Ata pyesnin përsistemin arsimor në Shqipëri, dhe vi-nin re se kishin shumë ngjashmëri meatë që kishin ata. Ndryshime shumëtë mëdha viheshin re ndërmjet siste-meve europiane me ato aziatike nëvitet e studimit sipas cikleve, orarevetë mësimit, ngarkesës mësimore etj.Në shkollat 9-vjeçare nxënësit me ku-riozitetin e tyre nuk kufizoheshin nëpyetjet si: “Keni internet në Shqipëri,po kompjutera?”, “Hani qen osemace?” - kjo pyetje ndoshta vinte sipasojë e prezantimeve të shteteveaziatike; “Çfarë lojërash luajnë bash-

këmoshatarët”, “Çfarë transporti publik përdor-ni” etj. Të gjitha këto pyetje vinin si pasojë efaktit që Shqipëria është më pak se gjysma e sipër-faqes së Republikës Çeke, jo shumë e njohur përta dhe sipas mënyrës së tyre mundoheshin tëimagjinonin si ishte jetesa apo njerëzit në Shqipëri.Gjithashtu pyesnin nëse na pëlqente vendi i tyre,cili ishte ushqimi tradicional çek që na pëlqente,çfarë vendesh kishim vizituar gjatë qëndrimit tonë,pse zgjodhëm Republikën Çeke, etj.etj.Pyetjet enxënësve të klasave të teta, të nënta dhe atyre tëshkollës së mesme ishin më të mirëformuara, sip.sh.: “A trajtohen njëlloj gratë me burrat në ven-din tuaj?”, “Çfarë marrëdhëniesh keni me vendetfqinje?”, “A keni krizë ekonomike?”, “Sa ështërroga mesatare”, “Përdorni shumë makina?”. Nëtentativë për të steriotipizuar shqiptarët, ata mun-doheshin të krahasonin pamjen fizike të përfaqë-sues së Shqipërisë me atë të shqiptarëve të tjerë.Pyesnin nëse të gjithë ishin të gjatë, nëse të gjithëi kishin flokët e errët apo sytë të shkruar. Mun-

doheshin të krijonin imazhin e tyre për shqiptarëtqë kur të takonin ndonjë të arrinin të dallonin qëishte nga Shqipëria, siç arrijnë të dallojnë gjer-manët, rusët, spanjollët etj. Kjo gjë iu dukej epamundur pas përgjigjes se shqiptarët kanë ti-pare të ndryshme fizike nga njëri qytet në tjetrin,dallojnë nga gjatësia, ngjyra e flokëve, syve, ngapothuajse të gjitha tiparet e tyre.Ngjashmëritëmidis dy vendeve janë të mëdha, përveç peri-udhës së përbashkët historike të komunizmit, tëdy vendet kanë njerëz mikëpritës, në pamje tëparë çekët të krijojnë idenë e njerëzve të ftohtëpor më pas janë po aq mikëpritës si shqiptarët.Disa nga mësueset e shkollave pjesëmarrëse nëprojektin “Edison”, Jana Piòosová dhe PetraPolaki organizuan darka me miqtë e tyre për tëmikpritur miqtë internacionalë, për t’i njohur mëmirë me ushqimet tradicionale, për të njohurmiqtë e tyre çekë, për të biseduar për ngjash-mëritë dhe dallimet mes vendeve, për të shijuarmuzikën e tyre. Atmosfera mikpritëse ishte ako-ma më e theksuar tek nxënësit, të cilët për-shëndesnin sa herë kalonte grupi i të rinjve inter-nacionalë, kërkonin të bënin foto me ta, të kishinautografet e tyre, adresat e-mail, facebook, skypeetj. Kishte edhe nga ata që të ftonin pas mësimittë pije një çaj apo një çokollatë të ngrohtë, tëftonin në kinema apo në koopështin zoologjik.Disa nxënës të klasave të 5-ta dhe të 6-ta në sh-kollën ZŠ Veronské námìstí dhe ZŠ Burešovakrijuan tablo për secilin vend në këndin e shkollëstë pikturës, duke vendosur vizatimet e tyre përshtetet pjesëmarrëse në projekt, duke mbledhurartikuj gazetash apo revistash që flisnin për seci-lin vend. Për Shqipërinë njëra shkollë kishtezgjedhur një të moshuar shqiptar me qeleshe, fl-amurin kombëtar dhe fjalën “Mirë se vini” ndër-sa shkolla tjetër përveç artikujve, pamje të sh-këputara nga gazetat çeke të Tiranës, një vizatimtë flamurit shqiptar, etj. Kënaqësi vërtetë eveçantë tek shikoje impaktin e madh që mund tëshkaktojë një njeri i vetëm në mbi 2 mijë nxënëstë 4 shkollave të projektit “Edison”, gjithashtuedhe te shumë studentë vendas anëtarë të orga-nizatës AIESEC. Shumë nxënës vazhdojnë tëpërshëndesin në rrjetet sociale, ndërsa shtysa përkëtë shkrim dhe e-mailet më prekëse janë të dy:I pari është nga Honza H., nxënës i shkollës SPŠSmíchovská, i cili kërkon ndihmë për të organi-zuar pushimet e tij verore së bashku me familjennë rivierën shqiptare, në disa nga vendet që kaparë gjatë prezantimit dhe më pas në internet. E-mail i dytë është dërguar nga një grup nxënësishtë shkollës ZŠ Veronské námìstí, të cilët pasi janënjohur gjatë prezantimit në klasë me konceptin e“Besës shqiptare” kërkojnë të dinë kur të mbahet“besa” e dhënë gjatë kohës së qëndrimit në Pragë,që sërish do të rikthemi në Pragë vitin që vjenpër të biseduar me nxënësit dhe për të parë për-parimet e tyre në gjuhën angleze dhe nëmësime.Vërtetë emocionuese kur shikon dashu-rinë e fëmijë të pafajshëm tek pranojnë dhepërqafojnë vlerat shqiptare, kur kupton që ka mëshumë ndikim një bisedë në shkolla se një panairapo spot publicitar në TV. Dhe sigurisht që sh-qiptari do të mbajë besën e dhënë...

Mbresa nga përfaqësimi i Shqipërisë në shkollat parauniversitare të Pragës

Të rinjtë “ambasadorë” në Pragë“Mundësinë për të qënë ambasadorë të vendit të tyre e kanë të rinjtë që bëhen pjesë e programeve për shkëmbime kulturore(youth exchange). Me kete qellim u zhvillua në Pragë të Republikës Çeke Projekti “Edison” nje veprimtari shume e bukur,organizuar nga filiali në Pragë i organizatës ndërkombëtare studentore AIESEC, me ndërmjetësimin e AIESEC Albania.

Mundësinë për të qënë ambasadorë të vendit të tyre si vullnetarë e kishin të rinjë nga shtatë shtete të botës.”

Page 3: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional3/ E Diel,7 korrik 2012 INTERVISTË

Nga ENVER S. MORINA

Pse filmi dokumentar ishte në themel i politizuar, cilët ishin operatorët e parë të filmitpas lufte në Shqipëri, xhirimet origjinale në

Beograd dhe montazhet e mbetura, episodi i gjy-qit ndaj ushtarakeve që dëgjonin muzikë moderne,si qëndroj një muaj në spitalin e psikiatrisë, psenjë nga personazhet do te marr mbiemrin Begolli,fryma e Kosovës në një film psikologjik, pse mbetii zhgënjyer me bashkëpunimin me Vardar Film”të Maqedonisë, si arriti vetëm një regjisor brazil-ian sipas Musliut të përafrohet me sukses në ek-ranizimin e veprës së Kadaresë, pse mundësitëpër realizmin e një vepre tjetër për Skënderbeunjanë të pamundshme, etj të gjitha këto në bash-këbisedimin e gjatë me regjisorin dhe skenar-istin Esat Musliu. Pastaj për bashkëpuniminme Dhimitër Anagnostin, Piro Milkanin, Gë-zim Erebarën, Kujtim Çashkun, Esat Ibro,pastaj me Teodor Laçon, Diana Çulin, RikardLjarjen, Fatos Baxhakun, etj. puna dhe këshil-lat profesionale te Kristaq Dhamos, përvojame Viktor Gjikën, projektimi i filmit për shof-erin xhiruar në vitin 1997 që punonte për vitin2010, për filmat që kanë tematikë luftën dhelirinë, filmin e parë të pavarur “Rruga e lir-isë”, pastaj “Nata e parë e lirisë”, etj.

Shkurtazi biografia në vetën e parë?Nisja në rrugën e vështirë për të hyrë nëimagjinatën e imazhit filmik?

Esat MUSLIU: Esat Musliu. Me datëlind-je 22 prill 1946. Kam lindur në Dibër, Pesh-kopi. Kam mbaruar për arte figurativ përskulpturë në Tiranë. Me tej mbarova në Aka-deminë të Arteve të Dramës për regji teatri.Në vitin 1973 kam mbaruar dhe jam emëruarnë detyrë asistent regjisor në Kinostudio “Sh-qipëria e re”. Punën e parë si asistent regjisore kam kryer me regjisorin e mirënjohur Dhim-itër Anagnosti. Punën e dytë me Piro Milka-nin me një film me temën nga lufta “Shtigjelufte” që është një film epope me organizimetë mëdha, me masa të mëdha figurantësh, mepiroteknik aksioni dramatik. Dhe më tej meGëzim Erebarën kam qenë asistent regjisor nëfilmin “Në fillim të verës”. Edhe ky një film mëpërmasa të mëdha, temë nga lufta. Provën e parënë Kisnostudio, ka qenë një praktikë e tillë, meqëishim një sasi e madhe asistent regjisorësh. MeqëKinostudio filloj të prodhoj 14 filma artistik nëvit, që ishte një sasi jashtëzakonisht e madhe përnumrin e profesionistëve që mund të bënin filma,kishte pak regjisor, kryesisht që kishin studiuarshkolla kinematografike jashtë kufijve të Sh-qipërisë si në Bashkimin Sovjetik, në Hungari, nëÇeki. Ky orientim i politikës së atëhershme për tëbërë 14 filma artistik kërkonte angazhimin ekuadrove të reja. Kështu pranë Kinostudios u hapnjë kurs pasuniversitar me shkëputje nga puna përtë përgatitur regjisor të ardhshëm për film. Nëkursin e parë ka qenë Kristaq Mitro, IbrahimMuço, Rikard Ljarja, Saimir Kumbaro etj. Një nuke mbaj mend. Në kursin e dytë prapë vazhdoj kur-si pasuniversitar dhe më futen edhe mua. Sigur-isht pasi kisha dhënë një provë. Kisha xhiruar njëfilm kronikal në atë kohë, një film dokumentarreportazh dhe i cili krijoj bindjet këshillit artistik.Në atë kohë në kinostudio funksiononte një insti-tucion që quhej Këshilli artistik i cili kontrollontetë gjitha veprat që realizoheshin dhe aprovonteveprat e reja që të futeshin në prodhim. Këshilliartistik përbëhej nga regjisorët tanë më të mirë,shkrimtarët tanë më të mirë që ishin të punësuarnë Kinostudio, ose jashtë Kinostudiosh, pra bënimpjesë në figurat më të shquara të artit të skenës, tëletërsisë dhe të ekranit. Këshilli artistik e pa punëntime dhe propozoj që unë të futesha në kursin edytë pasuniversitar. Prapë ishim pesë regjisorë. Nëkëtë kurs në fund erdhën për të diplomuar edhetre student që ishin në Rumani Kujtim Çashku,Spartak Pecani dhe Vlladimir Kasi. Punën e parëtë diplomës e kam bërë me Kujtim Çashkun. Bëmëfilmin “Ata ishin katër” një film me temë nga luf-ta.

Ky ishte fillimi, një lloj prologu si asistentregjisor me tre regjisor, pastaj me Kujtim Çash-kun projekti i parë i filmit artistik. Kjo për-

vojë sa të shërbeu për filmat e mëtejshëm meradhë që do të vijnë. Katër projektet që ti do tëjesh regjisor?

Esat MUSLIU: E kemi pasur në atë kohë njëudhëheqës artistik që quhej Kristaq Dhamo, artisti Populli, një figurë shumë e nderuar jo vetëm ekinematografisë por edhe artit shqiptar nëpërgjithësi. Ai ka studiuar në Hungari për regjifilmi. Është regjisor i parë që ka punuar filmin memetrazh të gjatë “Tana”. Ai ka kryer detyrën eudhëheqësit artistik për gati njëzet vjet. Ai na kishtegjithmonë nën patronazh të gjithë regjisorët e rinj.Gjithmonë na qëndronte pranë për çdo problemartistik apo problem organizativ, për çdo zgjidhjeqë mund të kishim midis administratës edhe punësartistike. Është dhe mbetët figura më e nderuar ekinematografisë shqiptare i cili ne themi të gjithëkemi dalur nga duart e Kristaq Dhamos. Nuk jemipak po jemi rreth pesëmbëdhjetë regjisor filmi qëe quajmë atë si babai i kinematografisë shqiptare.Edhe te dy filmat që bënim për student ai prapë naqëndronte pranë. Në krijimtarinë e mëtejshme unëgjithmonë jam konsultuar me Kristaqin sepse ish-te edhe detyra e tij artistike. Më tej kam punuar siregjisor i pavarur. Pasi bëra dy filmat artistik qëquheshin me metrazh të mesëm, kam patur disaprojekte edhe në zhanrin e filmit dokumentar.Punova një vit disa cikle dokumentarësh që janëpritur jashtëzakonisht mirë. Kam patur në këtëperiudhë një bum çmimesh dhe vlerësimesh. Nwvitin 1981 punova në filmin artistik dhe bëra film-in “Rruga e lirisë”. Është ky filmi i im i parë ipavarur. Është një film i përmasave të mëdha, që ikushtohej rrugës së gruas të lidhur me LNÇ, mëskenar të Natasha Lakos dhe Lavdije Lekës. Nëkëtë film kam patur skena të mëdha masive, ske-na luftimesh që ishin shumë të vështira për tu re-alizuar për përvojën time artistike të pakët në ki-nematografi. Megjithatë filmi u prit mirë dhe qëlli-mi që kisha e realizova.

Më tej kam nisur një film me skenar të VathKoreshit që quhej “Nata e parë e lirisë”. Seç mu

qep liria dy vjet rresht?! Është një film që u pritjashtëzakonisht mirë. Është një film që ndoshtandryshonte shumë nga filmi i parë dhe sigurishtnë këtë rast më bashkonte përvoja e jashtëzakon-shme e Vath Koreshit që ishte jo vetëm një sh-krimtar shumë i madh, i afirmuar më filmin ishtenjë skenarist që ka bërë rreth nja 25 skenar Mbi tëgjitha më të gjitha gjetëm një frymë bashkëpuni-mi të mrekullueshëm. Vathi ishte një shkrimtar qëgjente mënyrë komunikimi, dinte të konvertonteme çdo lloj kategori artistësh. Megjithëse ishashumë më i ri me Vathin m’dukej vetja gjithnjëmë i pjekur, duke marr gjithmonë në konsideratëatë eksperiencën e tij, atë gjerësinë e tij si shkrimtar.Unë ruaj kujtimet më të mrekullueshme me Vathin.Me Vathin unë bëra edhe dy filma dokumentar sepastaj ndërruan kohërat...

Subjekti i këtij filmi sillet rreth natës së parëtë çlirimit të qytetit. Është Berati si vend ku ven-dosen ngjarjet. Është një qytet i cili pas largimit tëgjermanëve ka mbetur pa drita dhe ka mbetur pabukë. Aty ka një personazh shumë të bukur që einterpreton Timo Flloko, hamall që punon tërënatën por e vrasin bandat e bashkëpunëtorëvekolaboracionistë të nazizmit akoma nëpër qytetqë akoma nuk janë tërhequr.

Të ndalemi, te ndërrimi i kohërave. Kine-matografia shqiptare në ndërrimin e sistemeve.Si e keni ndier ju si kineastë? Keni xhiruar njëfilm në mesvitet e 70 për vitin 2010. Kine-matografia shqiptare në kapërcyell të ndërrim-it të sistemeve?

Esat MUSLIU: Duhet të dini një gjë, filmidokumentar i asaj kohe ishte në shërbimin totaltë diktaturës komuniste, pra të ideologjisë ko-muniste dhe veçanërisht ky zhanër filmi ka qenëjashtëzakonisht i politizuar. Sistemi komunistkrijoj njeriun e ri. Ndoshta ky shofer ishte krijimi sistemit komunist, ishte pjellë e sistemit komu-nist. Pikërisht kjo ishte ideologjia bazë që ndër-tohej sidomos te filmi dokumentar. Puna e par-tisë për të krijuar njeriun e ri, për të përballuar

Regjisori Esat Musliu flet për fillimet, si dhe rrugëtimin e vështirë për të hyrë në imagjinatën e imazhit filmik

Ju tregoj bashkëpunimet meDhamon, Koreshin, Gjikën, Çashkun...

Me regjisorin Esat Musliu bashkëbisedojmë gjatë për rrjedhat e kinematografisë shqiptare në përgjithësi, për krijimtarinëfilmike të tij. Ai do të flas për fillimet dhe rrugëtimin e vështirë për të hyrë në imagjinatën e imazhit filmik, përvojën e parë

në sheshxhirim dhe natyrën e të qenit kineastë në vitet 70- ta e 80- të shekullit të kaluar dhe në kapërcyell të shekujve,bashkëpunimin me skenaristin e shkrimtarin Vath Koreshi, perspektiva e gjinisë dhe zhanreve filmike, për rëndësinë

e letërsisë dhe marrëdhëniet me filmin, për ekranizimin e veprës letrare, për shtresimet psikologjike te “Vitet e pritjes”dhe “Rrethi i kujtesës”, për bashkëprodhimet, për ekranizimin e veprës së Kadaresë, për bashkëprodhimet,

publicistikën kinematografike dhe mungesën e saj, restaurimin e filmit “Skënderbeu”, etj. etj.

problemet e mëdha që i dalin sistemit te vet,sigurisht duke marr parasysh pikërisht kjoishte motoja ideologjike ku orientohej filmidokumentar. Dokumentaristi i sotshëm rëndëpas temash të cilat kanë një karakter që janëmë shumë në përplasje me sistemin se sa nëshërbim të sistemit.

Jeni marrë me filmin artistik te me-trazhit të gjatë, pastaj film me kukulla, do-kumentar. Si e shihni ju perspektivën ezhanrit sot? A ka zhanër të pastër?

Esat MUSLIU: Zhanër të pastër të filmitnuk ka kurrë sepse të bëj një film njeriu do tëpërziej problemet se s’bën. Nuk mund të lidhkonsekuent problemit ose një fenomeni pormund te jetë në krye një problem dhe rreth errotull tij ka edhe probleme të cilat kryen njëlloj garniture ose herë- herë njëri problem merrepërsi në problemin tjetër. Varët nga tema qëtrajton regjisori dhe nga kapaciteti i tij krijues.Nuk mund të këtë kufij të përcaktuar në asnjëmënyrë. S’ka si të jetë kufij i përcaktuar qëkjo gjini e ka kufirin këtu e nuk mund të shkojmë tutje. Ne bënim një film për një fshatë dhebefas zbuluam që atje ishte një kishë ku ishinzbuluar eshtrat e Shën Kozmait. Shën Koz-mai ishte një figurë ballkanike. Nuk mund tëquhej thjeshtë shenjtor, por ai është një figurëmë një popullaritet shumë të madh, një figurëi cili ka luftuar për arsimin, për personalitetin

e gruas gjersa turqit e vranë. Po neve rastësishtduke u marr me këto probleme na doli ky fenom-eni tjetër, që e bëmë një film tjetër me Fatos Bax-hakun që fituam edhe aty një çmim që e paraqitëmnë Monpelje. Është “Fshati pa emër”. Bënim njëreportazh për Nartën, për emigracionin që kishtepushtuar në fshatin shumë të bukur në rrethin eVlorës, kishin mbetur vetëm pleq e plaka. Nukpamë asnjë djalë të ri, asnjë vajzë të re. Dhe pleqtërrinin, luanin domino, rrinin nëpër kafene. Dukeu marr më këtë fenomen zbuluam që këtij fshati ikishin hequr emrin. E kishin quajtur “Lagjja numër3” e Vlorës, më sa duket lagja e Vlorës me numër.Dhe këta kundërshtonin në mënyrë kategorike “psetë na quanin lagjja Numër 3”?! Ne nuk jemi lagjja“Numër 3”, ne jemi Narta”, Ne jemi fshati Nar-ta!”. Në të vërtetë duke zbuluar më tutje Ne zbu-luam që këta fshatar, këto shtëpi të mbyllura tëkyçura, te braktisura jetonin me një ëndërr, menjë shpresë, që ata prindërit e tyre në qoftë se,pleqtë që ishin aty ose ishin në Vlorë, vinin hap-nin shpinë, çdo të diel, e ajrosnin. Krevatit që pris-nin fëmijët e tyre të kthehen nga kurbeti, ti hapnintë ajroseshin, dritaret, hapnin perdet, rregulloninfotografitë te nipave dhe mbesave të cilat shpesh ingatërronin s’dinin kush ka lindur i pari, kush kalindur i dyti. Si mbanin mend emrat. Duke gër-muar në një film zbulohen problemet, fenomenet,zbulohet informacioni. Të gjitha këto nuk krijojnëkufi strikt për një fenomen, përzihen.

(përfundon në numrin tjetër)

Në vazhdimin e ardhshëm regjisori Esat Mulsiuflet për shtresimin psikologjik te filmit “Rrethi i

kujtesës”, si qëndroj një muaj në spitalin e psikia-trisë, pse një nga personazhet do te marr mbiemrin

Begolli, fryma e Kosovës në një film psikologjik,pse mbeti i zhgënjyer me bashkëpunimin me

“Vardar Film” të Maqedonisë, pse mundësitëpër realizmin e një vepre tjetër për Skënderbeun

janë të pamundshme, cilët janë kritikët e kine-masë që për Musliun janë më objektiv, etj.

Page 4: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

4/ E Diel,7 korrik 2012nacional PROZË

Ai mbështeti kokën plot thinja të bardhambi portën e madhe, të hekurt. Ishte ilodhur. Me dorën e dobët dhe të thatë

arriti të trokiste tri herë. Zhurma e thellë shun-gulloi mbytur. Ai priti, por më kot sepse askushnuk ia hapi derën. Trokiti sërish. Hapa të lehtavajze u dëgjuan ca më tej, në brendësi të obor-rit të asaj shtëpie rrethuar me mur të lartë, porato nuk rendën gëzueshëm. Ato u stepën. Njëzë moskokëçarës jehoi pyetjen, e cila iu duk mëe çuditshmja në botë.

“Kush është?”“Babi jam,” mërmëriti ai nëpër dhëmbë.Hapat përshkuan zvarrë rrugën që pak më

parë kishin bërë dhe nuk u dëgjuan më. Tri tro-kitje të tjera të mbytura u shpërndanë nga dorae tij e lodhur.

“Nina, hape! Hape!” foli trishtueshëm zëri itij i mplakur aq dobët, saqë edhe vetë ai mezi edëgjoi. Nuk mendonte dot asgjë. Rrotull vetëmi vërtitej fjala “hape!”. Po përse nuk e hapnin?Ç’u kish bërë vallë ai, një baba i dhembsur tëbijave, vajzave të tij, atyre fluturave të bukuraqë aq shumë ua kishte puthur doçkat sa kishinqenë të vogla, atyre që kishin pushtuar ngaheramendimet e tij dhe që ia kishin lënë shpirtin boshpas ikjes së mallkuar?

Pasi thirri edhe nja dy herë të tjera, ai u lar-gua kokëposhtë. Mjekra mend sa nuk i prektekraharorin. Iku përsëri, ashtu siç bënte çdo natë,çdo ditë, çdo herë që shkelte në pragun e asajdere të hekurt që ai e kish parë duke u ndrysh-kur. Trokiste tri herë, thërriste: “hape!”, pristedhe... largohej. Në diell, në shi, në borë e nëstuhi, ai nuk linte pa vajtur përballë derës sëftohtë ndoshta për të shpresuar se herët a vonëdikush do ta hapte. Edhe nesër do të kthehej.Dhe prapë do të ikte me mejtimin e atyre ditëvetë trishta që i dhanë jetën kësaj historie tëmallkuar.

Kish qenë gazetar. Sigurisht, nga më të mirët.I kishte shërbyer lajmit dhe fjalës me dëshirë edhembshuri derisa takoi atë. U martuan dhelindën dy vajza. Ai i donte çmendurisht, ashtusiç do babai të bijat, as më pak e as më shumë.Pas kësaj mendja e tij turbullohej. Nuk i kujto-hej fort mirë se ç’kish ndodhur... Mure të bardha

spitali, dritare me hekura, ca njerëz me pizhamevija-vija që ecnin kuturu nëpër lëndinën e gjel-bër, djersët e ftohta në ballin e tij, shkuma ebardhë që i dilte shpesh nga goja, këto ishinthjesht copa shëmbëlltyrash që nuk arrinte t’ilidhte me njëra-tjetrën.

Pastaj ato të treja ikën. Shkuan tek ajo shtë-pia me mur të lartë dhe portë të çeliktë. Njerëz-it e tjerë ia treguan, ndoshta sepse i vinte keqpër këtë plak të gjorë e të çmendur. Pa prit pak,mos ishte kjo vallë arsyeja? Ai e kish vënë re sekur përshkonte rrugën e përditshme njerëzitpëshpërisnin dhe thoshin me vete: “Ja ky ka qenëi çmendur! Eh, ç’të bësh, të ikën mendja ndon-jëherë!”

Sot porta e hekurt po i dukej më e ftohtë sekurrë. Trokiti tri herë. Kësaj radhe bërtiti pakëzmë fort me zërin e trashë:

“Hape, Nina! Hape!”Në dorë shtrëngonte qesen me ëmbëlsira, me

karamele dhe sheqerka që ua kish blerë vajzave.Teksa përsëriste refrenin e përhershëm iu duksikur porta u ngërdhesh. Iu duk sikur ajo e përf-shiu në kthetrat e saj dhe filloi ta shkundë si emarrë. Dikush i tërhoqi mëngën e xhaketës. Ai,i trembur, ktheu kokën.

“Përse nuk ta hapin derën ty xhaxhi?” folinjë zë i ëmbël fëmije.

Ai nuk dinte ç’përgjigje t’i kthente. As aivetë nuk e dinte përse nuk ia hapnin derën. Dintevetëm se kur doli nga ai spitali me dritare tëhekurta, nuk gjeti njeri në shtëpi. Dinte vetëmse vinte çdo ditë përballë kësaj porte, pas sëcilës gjendej familja e tij e dashur, ajo për tëcilën kish sakrifikuar gjithçka. Fëmijës së vogëliu përgjigj me gjysmë zëri:

“Nuk e di, mor bir!”Djaloshi iku dhe ai mbështeti sërish kokën

në çelikun e ftohtë të portës. Befas dëgjoibubullimën që shkundi qiellin. “Po filloin shiu,”mendoi. Ai qëndroi aty derisa pika e parë i rrësh-qiti faqeve. Nëse ishte shi apo lot, ai këtë nukdinte ta tregonte. Po fundja, ç’rëndësi kish kjo?Qëndroi mbështetur edhe kur filloi rrebeshi ipamëshirshëm. “Eh, u pa puna,” tha, “nesër dotë marr çadër me vete...”

Tiranë, më 4 qershor 2013

Një rreze e madhe e diellit kishte përshkuar oborrin e saj që në çdo qoshe ishte e stolisur me trendafile me lloj-lloj

ngjyrash. Anash shtëpisë ishte një pushimore endërtuar vite më parë. Ajo rrinte ulur. Flokët ethinjura kishin arritur deri ne gjoks. Pasditë. Çdogjë lulëzonte, çilte, rritej. Bari ishte rritur goxha,kopshtari kishte dite që s‘kishte ardhur. Trupi isaj i ftohtë rrinte ulur mbi karrige. Sa të largta iudukeshin të gjitha. Nga ajo ditë ajo ishte tjetër-suar. Dy lotë si të pafajshëm zbritëën deri tekbuzët e njoma. Buzëqeshi. U kthye vite më parë.

Fustani i saj me lula që ta mirrte mendja ikishte ngjitur lule të gjalla, valvitej nëpër kall-drëmat e qytetit. Dora e saj ishte puthitur me tëtijën. Këmisha e tij ngjyrë blu i shkonte me sy.Ndërsa flokët e verdhë lëviznin ngapak nga ajoerë e nxehtë. S‘flisnin. Vetëm ecnin. S‘kishtenevojë për fjalë. Të dy mendonin njejtë, të dyfrymonin njejtë. Ajo e mendonte fustanin e saj tëgjatë, shumë të gjatë, të bardh te lëpitur në gjoks.I mendonte edhe ca rruaza në qafën e saj të hollë.Tek flokët si shkonte mendja. Dredhat në atë kohële që ishin në modë, por që secila vajze lodhejduke u endur butik në butik për t‘i bërë si të saj.

Asgjë s‘ngjante me të. Ajo ishte unike. Kurse

Kujdes nga grekëtme “tabaka”

Tregim nga FATMIR TERZIU

E dini tipin e tyre? Kamarierë grek të lajkatosur, dinak e mafiozë të lindur. Njerëz metabaka që të tërheqin me marifete të pakuptimshme. Tipa me tabaka në duar që hyjnënë lojë për jo më shumë se një musaka. Taksista të çmendur që marrin një kthesë më

shumë, nga vera se sa nga zotësia, duke luajtur deri në çmendi me kthesat, kur kthesat vijnë eikin si rrathë ferri. “Varka pa det, makinat e tyre, që të përmbysen pa hapur e mbyllur sytë…”,- thuaj më mirë. Frikësimi që të shtrëngon më shumë se një gjethe rrushi e mbushur (japrakë).

Dhe këtu jemi, në makinën tonë, që ka turririn e një derri të vogël. Ne të pestë dhebashkë me ne shumë valixhe, në atë makinë që të nxjerr zorët përjashta. Zverdhemi silimonë në këtë derr të vogël që të lë pa frymë duke marrë kthesat e vështira. Marshi imakinës ndëroheshe çdo sekondë, ndërsa shoferi i kishte sytë tek vajzat kamariere në restoran-tet që shtriheshin sa pranë rrugës e sa në anët e saj të pjerrëta. Djem që tringëllonin sytë.

‘Derri i vogël’ filloi të rrëshkasë mbrapsht. Shoferi i autobuzit që po vinte në anën ekundërt buzëqeshi. “Ti e ke mirë Kostas”!- Unë bërtita, - “Se je vendas.” dhe e luan tabakanë sitë duash. Kamarier tek restoranti. Taksist me ‘tabaka’ në rrugë, ku mban kokën tonë si në tepsinëe Ali Pashës... Ndaloj makinën për pak, të qetësohem dhe të shoh hartën. Vetëm 46 kthesa tëtjera me pamje të tërkuzta, pamje të bukura e të jodizuara deti (që do të thotë si ndonjë rrënie nganjë vënd i lartë) deri sa të arrijmë tek vendmbërritja jonë. Dhe pas një lutjeje të heshtur, nearritëm. “Nuk mund të jetë këtu,” tha Miles, “Kjo s’është vilë, kjo është një hotel.”

Por, është rradha ime për të buzëqeshur. Ishte vila jonë. Një vilë e madhe. E vendosur nëshkëmb, sipër “detit të errët si vera”. Po, po si ndonjë verë e supozuar e kohës së Homerit.

Kështjella jonë Korfuzi, qëndronte midis vendit turistik të vogël, Kalami, dhe portit tëvogël të Kalourës. Det rreth e qark. Malet e Shqipërisë na vëshgonin ne nga tre kilometralarg matanë detit. Unë mësova se vila ishte pronë e ‘patologut’ lokal. Ajo ishte një ‘tabaka’e vjetër. Ishte një lidhje treshe. Restorant-taksist-vilë. Një lidhje që të shpinte tek kuleta.Dhe këtu ishte marifeti. Turistët shkonin në restorant. Kërkonin taksi. Pastaj e gjenin këtërrugë. Të gjitha pyetjet e turistëve në atë restorant gjenin përgjigje të njëjtë me tonën.

Nejse duhej shijuar vila...Duke e gjykuar nga madhësia dhe luksi i saj, ndjehej se ajo ishte ‘pronë’ e një të zoti që

jetonte mirë. Por nuk doja ta mbaja mëndjen aty, sidomos në raste të tilla, pas kthesash tëshumta dhe tabakash, se jam pak nevrik.

Pastaj gjithçka filloi si nga fillimi.Djemtë morën një nga dhomat në katin e parë. Vajzat hypën në një kat tjetër.Ato fjetën me dritaren hapur atë natë të nxehtë, atë natë të parë dhe të paparë... Deri në

mëngjes mushkonjat kishin bërë punën e tyre. Grekët me tabaka u shfaqën sërrish...

SHI…Tregim nga KLEA VYSHKA

DashuriTregim nga SHKËLQESA OSMANAJ

ai nuk u ngjasonte çunave të tjerë. Ai ndryshenga të tjerët mendonte për kostumin e martesës.Ne mendje i ilustronte ato komplete të zeza, menjë këmishë të bardhë dhe një shallë te vogël në

qafë.Donte të dukej i denjë për të. Kënaqej dukee shikuar buzëqeshjen e saj vesh më vesh. Mundtë quhej kjo dashuri ? Asnjëri se dinin dot, sepseajo që përjetonin të dy, s‘përthekohej me një fjalë

të vetme, ajo lëvizte zemrat e çdo njërit. Kur aishikonte nëpër dyqane fustane të rafinuara, ndon-jë çantë te bukur, buzët i merrnin hov të fliste,por ndalej. Kënaqej duke e paraftyruar Erisën etij brenda tyre. Atë mund ta bënte. Mund të ëndër-ronte pa dhënë një lek të vetëm. Ajo e vërente,por s‘fliste. Ndërronte temë duke marrë në gojëaromën e krofneve që ndiheshin edhe në rrugë.Por, prapë kënaqeshin vetëm me aromën e tyre.

E sot i kishte të gjitha këto, fustanet e shtren-jta, perlat që kushtonin mijëra dollarë, diamanteqë të linin pa mend. Por, donte ta kthente atëmoment bashkë. Donte të ndalonte kohën aty kuai frymonte ende, para se kamioni te ndynte trupine saj me gjakun e tij. Donte, shumë donte, pors‘mundej. E këtë mund ta quani dashuri?!Dhënien e të gjitha që kishte vetëm për një mo-ment? Përfundimi i jetës së saj, botës së saj,ëndërrave te saj atëherë kur zemra e tij ndaloi sërrahuri... Faqet i‘u lagën prapë, por kësaj radhe jody lotë të thatë, tashmë po i rridhnin lotët çurg sinjë shi i pandalur.- Zemër, do vish brenda tashmë-, dëgjoi një zë burri , të ftohtë të largët, sikur senjihte, por para syve të të tjerëve atë e kishte mëtë afërmin, e ne zemrën e saj ende jetonte Ai…

Gjimnaziste, Istog

Page 5: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional5/ E Diel,7 korrik 2012 POEZI

Nëse në të vërtetë nuk do të hysh këtuNuk të jap dot fjalen se mund të dalëshTë pamundur e kam t’i shpjegoj ligjet e frikës dhe jo-frikësE kam të pamundur t’i harroj brigjet e AfrikësDhe luanet e zënë robMe atë përpëlimëMe atë hungërimëSi në një makthShumëvje«arMe atë britmë-tërbim për ta shqyer rrjetënDhe atë botë Si një zebërVija -vijaMe sy të capëlyer(Lutja jote përpëlitej ndërkaqPër të vënë dorën në zemërPër ata që vdisnin nga untia,Po nuk kishe të drejtëSe nuk ishte ashtuAta nuk i shpëtoja unë).Luani ish ve« një shenjëDiku, se si u bë damkë!E habitshme më pas!Aty një mbishkrim mbi një varr“Bijës sonë të dashur qe shpetoi qytete”E pastaj i njëjti mbishkrim mbi një mauzole të lartëTë një qyteti shumëkombëshMe në hyrje luanëNë të dalë të BabilonisëPastaj harqe dhe heshtaSi dhe shumë shigjetaMizëriSi shiGjak në sytë e miNuk është se pata ndonjë lakmi(Desha vetëm që kur të vdes, të mos vdesë dhe emri imDhe ah, të mos njoh shëmti)Mirëpo vazhdonin të gëlltiteshin bijtë nga etëritMe shpejtësiZemra ime nuk di si kish rrëshqitur atyNdofta e kishim marrë për ta gatuarGabimishtPikerisht ne!Tmerr tmerrNuk kuptoja asnje fjalë të mekur në atë gjuhë të pamëshirshmeVetëm fjalët e vrazhda(si« i ngjet gjithkujt në gjuhë të pahirshme)Ajo ish perandori e zhdukur a e humbur?Po kush po di taniAty ndodhi që shpirti im u ngrit i purpurt si tymNektaret violet i piu si verënPrandaj i zgjodhi,jo për di« tjetër--ishte shumë i etur.Pastaj i pashë vetë kafshët e bardha që vraponin

Në ëndrrat e tuaPer gra besnikeDhe i njohaDikur isha unë në ato vrapimePo për ty drita e natës e panjohshme ështëSa terri i ditësDhe i pëlqej puthjet e tua në ballëPo jo kur janë aq të cudituraPse arrij të kthehem gjallë nga dallgët Gjithmonë kam notuar vetëmAskush nuk më ka ndjekurKush i ndjek kafshët e «artura?As dhe nje i fantaksur për gjah…I kam mbyllur sytë në bregGjysmë e vdekurDhe ja, i hap këte mëngjes.Tinguj flautiTë hollë si cipe akulliKush e priste!!!Dhe flokët e mi të gjatë gjer në fund të këmbëveSi«i kam dashur kur isha femijë Dhe dihet ai trishtim sa herë ngjallen jargavanëtSe kujtoj kur vjeshta m’i hodhi ato petla te verdhaQë vetëm kur i pashë në gjinjte e mi si një brezKuptova se s’kish lidhje me ndonjë lojë që bën tiPor me mbarim-ditët e zbehtaKush dinte «’stine vinte!!!E di se jam më e bukur pa pekta ne korp, porqë ti ishe kundër lëkurës sime: s’e besoj dot!!!Përndryshe, « ‘ishte ai kafshimkur perandoria e madhe kapitullonte?kur ekzekutohej nderkaq dhe i fundit që dezertonte...Dhe petlat e verdha binin të ftohta nga qielliPrandaj u trishtova aq fortSe nuk bëja dot më dallimin mes stinëve të vakëta, Të ngohta a të nxehtaE dija gjithnji se diku gjallonte shpirti binjakPo s’dija se kish shpirtra trinjakë e kështu me radhë, të tjeraTë cilët endeshin gjith’ njësojE aty u ngatërruan keq gjëratDhe kështu ndodhi qe mbetëm të gjithe shpirtra bonjake!Prandaj dhe rënkova në atë mënyrë.Tani më kot sytë i kthejnë nga dritaPër të parë me sy një shpat të pabukurQë së paku e kish një hije grandioze në terrNjë shpat që zjarret e veshën dhe e zhveshënJa, shëmti!!!(Mund dhe mos ta shoh, sa mirë!) Dhe kështu u gjenda këtë mëngjes(Mund të më ndodhë gjith«ka por jo të zhdukem!)Me puth në supe vigani i heshtur(Kjo Puthje pas Shpine!!!) PërkulemPër të parë më mirë. Për të puthur sythin e qeshur në tokë të djegur.

Poezi nga Niels Hav(Danimarkë)

Niels Hav, poet dhe prozator i tregimeve të shkurta jeton ne Danimarkë. Hav është i njohur gjerësisht në vendin e tij të lindjes Danimarkëdhe librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë duke përfshirë gjuhët

Anglisht, Spanjisht, Portugalisht, Turqisht dhe Italisht. Që nga debutimi iparë në letërsi në vitin 1981, krijimet e tij përfshijnë pesë vëllime me poezisi: Lumturia e trupit (Happiness In the Body), Gjeografia e shpirtit (Geogra-phy Of the Soul), Okay Zogu i Zjarrit (Firebird Okay), Kur të bëhem i verbër(When i Become Blind), Elementët (Elements) dhe tre përmbledhje me tre-gime si: Pafuqia e ndaluar (Powerlessness Forbidden), Momenti eshte njehapje (The Moment is an Opening), Vera iraniane (The Iranian Summer). Aigjithashtu është fitues i disa çmimeve kombëtare.

Vështirësia e njohjes së gjuhës daneze iu mohon shumë lexuesve ngabota anglo-saksone kënaqësinë e të lexuarit të poezisë daneze. Libri me poezitë zgjedhura i Niels Hav “Ne jemi këtu” (We are here) përkthyer me mjeshtërinë Anglisht nga Patrick Friesen dhe P. K. Brask u mirëprit dhe poeti u kon-siderua si një prej poetëve më te talentuar te gjallë të Danimarkës.

Siç tregohet në librin “Ne jemi këtu” poezia e Hav karakterizohet ngaekonomia e shprehjes, një gjuhë e drejtpërdrejtë që të bën për vete, humori këndshëm, ironi që shpesh ia drejton vetes së tij, imazhe tërheqëse dhe njëton të ulët të përmbajtur por kkëmbëngulës të një ankthi ekzistencialist.Pavarësisht ose ndoshta pikërisht nga mungesa e shtirjes në gjuhën e tijdhe me natyrën e larmishme të subjekteve te krijimeve, poeti ia arrin qëedhe poezive të tij më te shkurta t’iu japë një kuptim të thellë.

Një ditë e zakonshme

Sot piva një numër të caktuar cigareshGërvishta me thonj lëkurën timeShfletova libra të ndryshëm sotRegjistrova zërin tim në shiritIsha në shoqërinë e mizave, e kaluara e të cilëveishte e panjohur për muaKam ngrënë tre vaktekam pirë kafet e domozdoshme

Unë nuk qava sotNuk pashë gjak apo trupa të vdekurLexova një gazetëDëgjova tinguj nga shkallëtPreka një lëkurë fëmije sotdhe mendova çfarë ndodhiDhe si gjërat do të ndryshojnëKjo lloj ditë ka qenë sot

Unë do ta quaja normaleNjë ditë e zakonshme

Kafe Pushkin

Tani ne përjetojmë një roman rustë shkruar në vargje nga Aleksander PushkinParakalojmë në trafikun rrugorQëndrojmë së bashkuFlemë në të njëjtin krevat nën një mal rrobashndërsa ngrica kërcëllon dhëmbëtTani Moska ështëpërsëri MoskëEcim ngadalë të lodhur. Cdo gjë është një gënjeshtërSi në realitet

Ju fantazoni si të vidhni një mitraloz të lehtëNga një ushtar i përgjumurPor ata qëndrojnë zgjuartërë natën me juJu vallëzoni gjithë natën në kafe Pushkinndërsa unë qëndroj në dhomën e bagazheveduke pirë duhan rusÇfarë tjetër?Ajo quhet Nataliadhe flet si e krisurfare e krisur

Në të vërtetë, Pushkini u vranga i dashuri i saj

Përktheu nga anglishtja: Kujtim Morina

Nëse në të vërtetë nuk do të hysh këtu(Shakullima)

Poemë nga VIOLA ISUFAJ

Page 6: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

6/ E Diel,7 korrik 2012nacional KRITIKË

Nga BRATISLLAV TASHKOVSKI/ Shkup

Duke iu falënderuar SHB “Interlingua”,lexuesve maqedonas iu dha kënaqësiapër ta lexuar dhe njohur me një vepër

poetike interesante, themelore dhe filozofikishttë kuptimësuar e cila patjetër meriton vëmend-je të veçantë. Me interesim të pafshehur ua re-komandojmë librin Fitorja e padukshme, të po-etit të shquar bashkëkohorë shqiptarë Mujë Buç-papaj, përkthyer në gjuhën maqedonishte ngamr. Jehona Spahiu dhe Mustafa Spahiu, si pjesëleximi, e cila bartë vështrime të guximshme, endoshta për ndokend provokative për gjendjete shpirtit të njeriut të ngarkuar me barrën eluftës, perceptimet e pyetjeve të parashtruaradhe pritjet e, jo çdoherë, përgjigjeve të dëshiru-ara. Veçanërisht kur këndohet për vetveten, përvendlindjen, për ekzistencën personale dhe përkornizat e atdheut në të cilin është vendosur çdogjë. Ajo gjithçka në poezinë e Buçpapajt ështëportë e madhe filozofike nëpër të cilën hyjnë edalin përgjërimi, gëzimi dhe të gjitha emocio-net të cilat e ndërtojnë statikën e kësaj poezietë qëndrueshme. Posaçërisht kur fija parimorenarative e këtij libri është koha para luftës dhejeta pas saj. Në një vendosje të këtillë tragjikee së vërtetës (çdokush ka të drejtë në te të shehprej këndvështrimit të vet), autori e përshkruankohën në të cilën jeton me fjalët e radhës:

Kaq pak jetë kishteNjeriuPër të bërë mirë.

Nga Prof. Dr. KLARA KODRA

Vepra më e fundit e Albana Melyshi-Lifschin me titullin original simbolik “Yjetnuk janë të kuq” është e lidhur pazgjidhs-

hmërisht me krijimtarinë e saj të mëparshme kukomponenti biografik luan një rol të veçantë. Nëkëtë libër ky komponent luan një rol të rëndë-sishëm meqë është fjala për një vepër që nuk kanë bazë të vet fiction, një vepër memoralistike.Epokat e trazuara e nxisin zhvillimin e llojevememoralistike, e veprave që dëshmojnë për ng-jarje tronditëse, reale. Këto lloj veprash luajnërrol të njohur dhe pasqyrues duke patur si kriterbesnikërinë ndaj realitetit. Vepra e Albanës ësh-të kronika e një familje, ose “saga” e një familje,siç e quan autorja kur faktet e mbledhura mekujdes marrin jetë. Mund të krahasohet me sagatromanore të disa vendeve të huaja në fillim tëshekullit të XX apo sagen shqiptare të familjessë Shpiragajve në trilogjinë romanore të JakovXoxës. Ose më mirë me sagën e shkruar ngagazetarja italiane Oriana Falaci “Një kapele estolisur me qershi” ku ajo kërkon rrënjët e vetanëpër brezat e ndryshëm të një familje. EdheAlbana e emigruar në Amerikë, kërkon të gjejërrënjët e veta dhe të thithë limfën e tyre jetsore.Vepra pasqyron tragjedinë e shumfishtë të njëfamilje që ndahet në dysh nga lufta e klasave, kunjë pjesë e kësaj familje luftohet duke qënë epafajshme për traditat e saj të larta, jo për vese e

Kritika maqedonase per librin “Fitorja e padukshme”, e poetit të mirënjohur Mujë Buçpapaj, botoi “Interlingua”, Shkup 2012

Buçpapaj, një libër i përshpirtjeve të përbtoshme“Me interesim të pafshehur ua rekomandojmë librin Fitorja e padukshme, të poetit të shquar bashkëkohorë shqiptarë Mujë Buçpapaj, përkthyer në gjuhën

maqedonishte nga mr. Jehona Spahiu dhe Mustafa Spahiu, si pjesë leximi, e cila bartë vështrime të guximshme, e ndoshta për ndokend provokative për gjendjete shpirtit të njeriut të ngarkuar me barrën e luftës, perceptimet e pyetjeve të parashtruara dhe pritjet e, jo çdoherë, përgjigjeve të dëshiruara.”

Poeti Mujë Buçpapaj në këtë libër, për të ci-lin tashmë tham se mund të jetë si provokativ nëkëto shtrëngata ballkanike, shkruan në mënyrëemotive, por guximshëm dhe i drejtëpërdrejtë.Shkruan para se të shfaqet frika, por edhe pastaj/ kur e mundëm gjigandin. Po qe se mund tëthjeshtësohet shpjegimi i kësaj poezie, lirishtmund të themi se rrëfimi poetik iu këndon, kup-tohen përmes prizmës personale, mallkimeveballkanike të popullit të tij. Në ato shpjegime dhepërjetime dimensionet poetike zgjerohen dhedrejtëpërdrejtë e godasin cakun. Pa patos të te-pruar përshkruhet çmimi i lirë i jetës dhe masa evdekjes. Ritmi i luftës e krahason brengën e mad-he të autorit përmes lartësimit të tragjedisë. Këtëritëm të shfarosjes dhe ndërtimit autori e prak-tikon si një lajtmotiv udhëheqës dhe vazhdimishttë pranishëm. Imazhi virtual për absurdin e luftësndoshta më së shumti është reflektuar përmespërballjes së dilemës – vallë fitorja e padukshme

është tradhëti ose heroizëm i papërfunduar?Në përpjekjet për ta gjetur përgjigjen për

praninë personale në heroizmin, autori na shfaqetedhe si protagonist dhe si këndues i gjendjevedhe errësirës, ai, pra lëshon një ofshamë pikël-luese. Thotë:

As korbi s’ka qenë më i zise rrobat e tyre të zeza.Ndërsa veshja e zezë është shenjë udhërrë-

Për librin e shkrimtares shqiptaro-amerikaneAlbana Melyshi Lifschin, “Yjet nuk janë të kuq”Vepra e Albanës është kronika e familjes Melyshi, ose “saga” e një familje, siç e quan autorja kur faktet e mbledhura me kujdes marrin jetë. Mund të krahasohet

me sagat romanore të disa vendeve të huaja në fillim të shekullit të XX apo sagen shqiptare të familjes së Shpiragajve në trilogjinë romanore të Jakov Xoxës.

krime dhe tjetra detyrohet ta mohojë gjysmëntjetër të vet. Po si mund të ndahet më dysh, zem-ra, trupi? Si mund te ndahet më dysh rryma egjakut? Kjo familje, si qelizë e shoqërisë ngrihetnë simbol të Shqipërisë së përçarë nga diktaturakomuniste Në këtë vepër ka fakte reale që ua

kalojnë për tragjizëm tragjedive shekspiriane,drama e një nëne që humbet dy herë të birin ngavdekja fizike dhe nga mallkimi që hodhën mbitë pikërisht shokët e tij të idealit, një nënë të ndarëpër së gjalli nga vajza, drama e një burri që luftontërë jetën për atdheun paradoksalisht detyrohetta braktisë dhe më vonë, pikërisht ata që ia mo-huan mundësinë të jetojë për të i mohojnë edhetë drejtën të vdesë në gjirin e tij, drama e njëdjali të ri që tradhëtohet nga shokët e idealit përtë cilin flijon jetën; drama e një vajze të re qëhumbet të dashurin, e një vajze tjetër, autores,fëmijëria e së cilës helmohet nga tragjedia efamiljes. Në këtë vepër zbulohet tragjikja dhe emadhërishmja e realitetit që ia kalon gjetjeve mëtë guximshme të fantazisë dhe autores i duhet tangjyejë penën në gjakun e zemrës, për ta përsh-kruar dhe për ta përshkruar atë duhet vetëmthjeshtësia.Dhe autorja e arrin këtë thjeshtësi. Nëkëtë vepër ka një rrëfimtare kryesore që ështëvetë autorja, dhe disa zëra gjyshi, gjyshja, nëna,e fejuara e Palit, vetë Pali që vizatohet në sfondnë dritë –hije, si një personazh enigmatik, mëtepër përmes perceptimit të të tjerëve. Pra vepraka një karakter polifonik dhe personazhe të mar-ra nga realiteti dhe që rikrijohen si në auto-biografitë ose biografitë karaktere që jepen meviza të shpejta por të mbeten në mëndje. Autor-ja flet për një realitet të shformuar kur nuk ështëe lehtë të dallosh heroin dhe tradhëtarin dhemegjithatë shpreh besimin në vlerat njerëzore.

Ajo nuk i ndan në mënyrë manikejane tëmirët dhe të liqtë: Toger “Baba” një komunist,është një përbindësh moral. Pali dhe Bardhoku,komunistë dhe ata, janë të rinj idealistë që luftojnëpër të renë dhe flijohen për idealin. “Komiteti iMaleve” pavarësisht nga qëllimi për të çliruarpopullin nga diktatura komuniste kryen edheveprime terroriste si vrasja e Bardhokut apo ePrenës, nuses së re fajtore vetëm se vuri dashur-inë më lart se fenë; dikur zakoni patriarkal i morijetën nuses së re Diellës, vajzës që vdes mbi kalë.

Autorja ve patriotizmin dhe vlerat morale mëlart se partitë dhe ideologjitë. Ajo shpreh admir-imin për vetitë tradicionale të karakterit shqiptar,si trimëria, besa, dhe stoicizmi të mëshiruara tekgjyshi dhe gjyshja e saj dhe gjithashtu tek PalMelyshi. Ajo vlerëson kulturën amerikane përdemokratizimin dhe disiplinën e punës, por nuke pranon kultin e parasë që mbyt vlerat njerë-zore. Ajo ngrihet kundër hipokrizisë, kudo qëshfaqet ajo. Thamë se tipari më i mirë i kësajvepre është thjeshtësia, thjeshtësia që shkon krahpër krah me forcën komunikuese. Ky vëllim rim-err disa motive të tregimeve të Albanës për tëarritur në sintezë. Autorja dallohet për konçiz-itet dhe gjallëri si në dialogje ashtu edhe në ko-mentet që bën si rrëfimtare dhe personazh pjesë-marrës. Kjo vepër është vëllimi i 13-të i Albanës.Ky numër është quajtur jo rallë fatal, unë do taquaja fatsjellës se shoh në këtë libër një pike-arritje që premton maja të tjera.

fyese e rrezikshme nëpër të cilën lëvizë realitetiballkanik (në hapësirat tona ballkanike të shiko-het në fqiun si në ndonjë barbar është krejtësishte vërtetë historike normale), pa dallim prej ngaajo buron dhe ku perëndon. Për këtë shkak kjopoezi është më se e duhur të lexohet pa kurrfarëparagjykime që sa më mirë të sqarohen punët (osetë fillohet që të shpjegohen) në relacionin afërsiose largësi të poezive tona. Kuptohet, ndjesh-mëria personale do të na sjellë deri te të vërtetattona për mënyrat e ndryshme të vajtimit të tragje-disë dhe të vetmisë kombëtare. Poeti Mujë Buç-papaj dërgon porosi me të cilin, krahas luftës sëcilën e shfaq si tragjedi të dukshme, e shpjegonedhe hutimin njerëzor dhe padukshmërinë e tëgjitha çudirave. Duke filluar nga ato gjithëpopu-lloret, përplot me lidhëse emotive nga të gjithallojet, deri te të gjitha materialet dhe pezullimete dhunshme të së vërtetës, të cilat rrjedhin simotive nga përralla socialiste në vendin e tij.

Porositë e poetit M. Buçpapaj janë mirë tënjohura. Secili mund t’i interpretojë kufinjtë edukshëm dhe të padukshëm, të një poezie tëpërbotshme. Buçpapaj ka shkruar atë që e kaparë ose atë që ka dashur ta shohë si një poet ipërmasave europiane dhe botërore duke u bërënjë zë origjinal i poezisë shqipe në botë. Ai kël-thet si një lajmës i botës, aq sa ngjan se nën hirii Universit dhe poetikisht e rrumbullakësonrrëfimin për fitoren e padukshme. Megjithatëpoeti shpreh dhimbjen e mosbesimit kur Thër-ret – të vdesim që të bëhemi të qartë!

Nga origjinali maqedonishtPërktheu: Mustafa SPAHIU

Page 7: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional7/ E Diel,7 korrik 2012 POEZI

KJO DITË

Kjo ditështatore e rrëzuar

hija e saj e kërrusur

zëri i saj i syrgjyrosur

pamja e saj e zbehtë

kjo ditënjë ditë

do t’i heqë rrobat e vjetra.

NË PËRNDJEKJE

Ditana sheh në pyje

natai fsheh rrugët në flokët e saj

yjeti kanë mbyllur sytë.

TROKITJE

Shpeshtrokitje-brenda!

Rrallëtrokitje-jashtë

në mua!

Nga unëzogu i frikësuarlart ka fluturuar!

HIJA IME

A je hija imenë këtë rrugë?

A je hija imenë këtë shkallë?

A je hija imenë këtë rreth?

A je hija imenë këtë kurthë?

SHI

Çdo ditëbie shilot dhe gjak

i zi-mërzi!

nga bjeshkët e dhembjeveburojnë lumenj pikëllim

takohen në udhëtim

në drithëtirëshikimet e ngrirë

bie shilot dhe gjak

gjelbrimi në zi-mërzi!

KLITHMA E AGUT

Pagjumësi e zogjve të ditës

e zbrazëtfoleja e etjes së gjelbrimit

gurëtedhepemët

e përshëndesin agun e plagosur

krahët e thyertë shikimeve të yjeve

jehona ishull i pabanuari klithjeve të agut.

VRULL I RI

Kosovë hejti e di se asgjës’mund të fitojmë pa betejë!

THIRRJE E KOSOVËS

Më në funderdhi edhe koha

flakë për flakëzjarr për zjarrkohë për kohëjetë për jetëvdekje për vdekje!

LOTI I KOSOVES

Syri i Kosovës kontinentloti i Kosovës oqean

morësh tanë

rrudhat në ballëvullkane të zgjuar

gjaku u Kosovësnë dammarët e shekujve.

ZËRI ME KRAHË

Zë loti në ditëzë varri në natë

zë guri në kullë

zë me krahëzë me dritë

zë pranvere në udhëtimzë përmendore në ndërtim.

HYRJE NË METAFORË

1. (Bardh)

Me syme duar

dita e zgjuar

largnata e fjetur

hijet e thyera

në tokëdhe në qiell

rrugë rrezesh

edheura stinësh

rojënjë zog

pikturës me sy gjelbrimi.

2. (Gjelbër)

Në tëflasinsytë e Kosovës

djemërgimivarr u shekujve tanë

rrugaedhenë brendësi të gurit

ashti i Kosovëstunel i rinë qiell me krahë

stinën e pestëe mundon etjalarg burimi

retëvishenme petk shikimi.

3. (Kaft)

Këta synë detdhe në qiell

i numërojnëanijet e fundosura ilirenë shikimet e romakëve

varrit të Teutës sonënë shpellë

çdo natëi afrohen yjete qiellit të mbyllur

në çativalonflamuri i gjakut tonë

banorët e qiellit

shpeshme të flasin.

4. (Kaltër)

Edhebrendësinëe ka të ndritur

rrallëedhetë pikëlluar

një zog bonjakdikush e nxoringa Drini i Bardhë

kafazi i hapurerai përplas dyert e gjelbrimit

gjethet e agullimësshpatë flake me krahë-vezullon në sy qielli

kjo ditëkurorë kaltërsienë kokë të metaforës.

5. (Kuq)

Metaforanë vargun tim-nuse kosove në qiell

në brendësivalle flake-rrugë zjarri

në tëDrini i shen rrugëndhe hijen e vet

atybën dritëfanari i gjakut të kosovës.

6. (Verdh)

Zogjtëme sy tanë

lot pikëllimi

shumë gjetheditë tona të vyshkura

i varros era

syçkat e dashurisënë ballë të Kosovës

shesh i qiellit

Drini dhe vjeshtanën ura të njëjta

kalojnë të përqafuar

hija e kontinentitdhe planeti yjor

në sytë e zogjve tanë.

7. (Zi)

Sytëdhe pema e shikimit

në terrinë

hijae Alpeve tona

lahet ne Dri

zogjtëfoletë e tyre

në lisa gjelbrimi

u marrin erëgjetheve të ditës

i mundon etja e gjelbrimit

yjete ngacëmojnë terrin

kjo zbret me parashutë.

LIRIA E VONUAR

Dritaret e qiellitnesër do të hapen

agimii fshinsytë e përgjakur

gjelbrimime krahë të hapur

në etjetallazitje e lirisë

po del nga rrethi

pritja e bardhëdridhetnë tokëdhe në qiell

liria e vonuar në udhëtim

ne të mos vonohemi në liri!

Në etjeshikimi

i ngurosur

në përshendetjeerëmimi

i ngjyrosur.

LIRIA E VONUARPoezi nga MUHAMED KERVESHI

Page 8: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

8/ E Diel,7 korrik 2012nacional PROZË

Ortaku im i bodrumit, Albert Gion, parase të fillonte turni i natës, më tha përgjatë rrugës për në shtëpi se, kur nuk

gjendet gjësendi për të ngrënë, sëpaku urinëmund ta ngrohësh në diell…

Unë nuk kisha gjë për të ngrënë, prandajvajta te oborri i magazinave për ta ngrohur ur-inë. Bari përqark ishte ende i kafenjtë, ishte ishtypur dhe i shprishur nga ciknat, ndërsa rrezete diellit të marsit ishin të kursyera.

Mbi Russendorf (Fshati i Rusëve) qiellidukej si një det i dallgëzuar, që e shtynte diel-lin, teksa mua, Engjëlli i Urisë, më shtynte drejtmbeturinave, prapa mensës.

Ndoshta do të gjeja lëkura patatesh, nëse,nuk kishte qënë ndokush aty para meje, meqëpjesa më e madhe ishin ende duke punuar…

Sapo pashë afër mensës Fenjën, duke bised-uar me Bea Zakelën, nxora duart nga xhepat dhe,ndala hapin; te mbeturinat tashmë nuk mund tëafroheshe kurrsesi. Fenja mbante veshur xhaketëne saj lejla dhe, mua më erdhi ndër mend shalli imi purpurt. Pas fiaskos me kambalet , as që dëshi-roja të dukesha më në pazar. Por ai që ishte i aftëtë fjalosej si Bea Zakeli, do të arrinte të bëntenjë pazar të mirë dhe, ta shkëmbente shallin timtë purpurt me pak kripë e me pak sheqer…

Në mensë Fenja zvarritej dhembshurishtdrejt krodhes së bukës. Pa u gjendur ende tamamballë për ballë me Bean, e pyeta:

- Kur do të shkosh në pazar ?- Ndoshta nesër.- m’u përgjegj ajo.Bea shkonte sa herë t’i donte qejfi në pazar dhe,

biletat, nëse i nevojitej ndonjë, i gjente fare lehtë…Ndërsa ajo po priste e ulur në njërin nga sto-

lat e sheshit, ku këmbeheshin gjithfarsojsendesh, unë vajta të merrja shallin, i cili ndod-hej në fundin e valixhes, së bashku me shaminëtime të bardhë prej pambuku. Nuk e kisha prekurprej muajsh dhe, ai ishte i butë dhe i lëmuar silëkura e një foshnjeje. Më shkuan mornica nëtrup. Ndruhesha përpara rombeve që derdheshinmbi të anekënd dhe, nuk kishin të mbaruar, sepsendihesha i brishtë dhe i braktisur, teksa ai shallkërkonte ngrohtësi dhe, dukej sikur përkëdhelej,kur shkëlqimi ia rrëmbente figurave gjeometriketrajtat e ftohta dhe gjyrën mat. Moti në kampnuk kishte ndryshuar dhe, ai i ruante ende for-mat kubike dhe atë rregullsinë e qetë të dikur-shme ; sidoqoftë, ai nuk ishte më asgjë për mua,kështu që edhe unë nuk isha më asgjë për të…

Kur ia dorëzova Beas, sytë e saj u sprapsënsi të turpëruar përballë tij dhe, më pas e vësh-truan vëngër.Gjithsesi ishin sy enigmatikë dhe,e vetmja gjë e bukur tek ajo.

Mbështolli qafën e saj të hollë me shallindhe, kënaqësisë që e shfaqi haptazi, nuk mundit’i rezistonte; kryqëzoi krahët dhe e përkëdhelteëmbëlsisht me të dyja pëllëmbët.

Ishte një femër shpatullngushtë, me llërë tëholla si shkopinj, por nuk i mungonin kofshëtdhe vithet e plota dhe të hajthme të një struk-ture trupore kockëfortë. E pra, dukej sikur ish-in përngjitur dy organizma; njeri, ai nga mesi elart, i brishtë dhe delikat, ndërsa tjetri, ai ngamesi e poshtë, masiv dhe kompakt…

Bea e mori shallin sigurisht për ta këmbyer,por të nesërmen, gjatë apelit, ishte Tur Prikulits-chi që e mbante atë përreth qafës së tij. Madje jovetëm të nesërmen, por gjatë tërë javes që vijoi.

E mbante si të ishte një cohë e keqe, e

vjetëruar dhe e arnuar dhe, çdo apel, tashmëishte njëherësh edhe një pantomimë e shallit tim.Por ja, që i shkonte goxha!

Kockat e mia ishin plumb të rënda. Nga njeraanë merrja frymë me zor, nga ana tjetër, sytë ivërdallosja sikur kërkoja të varesha pas cepit tëndonjë reje. Nuk po më ecte! Shallin tim nuk mundta lija më gjatë rreth qafës së Tur Prikulitschit!Kështu veprova; e mblodha veten dhe e pyeta pasapelit se, nga e kishte marrë ai shallin tim. Pa ngu-ruar aspak, ai m’u përgjigj se, shallin e kishte marrëandej nga e kishte marrë çdoherë, domethënë, ngashtëpia e tij. Bean nuk e përmendi fare dhe, sakaqkishin kaluar plot dy javë. Nga Bea Zakeli nukkisha marrë ende asnjë grimë kripe apo sheqeri,por a e kishin idenë se, sa shumë e kishin mash-truar urinë time ata dy të ngopurit? A nuk më kish-in vënë re vallë se, isha rrëgjuar dhe isha mjeruar,aq sa edhe vetë shalli im nuk më shkonte më? Porqë ishte ende imi përderisa ende nuk zotëroja as-gjë nga këmbimi i tij, a e dinin?

Kaloi një muaj i tërë dhe, dielli sikur e mpa-ku ndriçimin e ftohtë si shije e hidhur. Drithëratkishin marrë sërish ngjyrë të blertë në tëargjendtë, teksa kopra ishte harbuar fare. Tekndukja ende jastëkun, u ngrita të dal nga bo-drumi, por me t’u përkulur te hyrja, rrëzovapadashur llambën dhe, përpara syve m’u shfaqdielli i zi, ai dielli i sigurimit SS! Gatova cadrithëra, që më kujtuan shijen e baltës, por endenuk kisha asnjë kokërr kripë!

Dhe Tur Prikulitschi mbante qafës shallin timdhe, unë e kaloja turnin e natës në bodrum, ndër-sa pasditeve, ashtu me barkun bosh hidheshapërnga mbeturinat, prapa mensës, të cilat më shi-jonin më shumë se spinaqi im fals dhe drithërat emia pa kripë… Rrugës për te mbeturinat takovanjëherë edhe Bea Zakelën dhe, ajo nisi si gjith-monë, të më fliste për bjeshkët (die Beskiden, nëorigj. gjermanisht) që derdheshin në Karpate. Kurfilloi të më rrëfente sesi ishte larguar nga fshati ivogël për t’u zhvendosur në Pragë dhe, sesi Turindërkohë kishte mundur të kthehej nga një mis-ionar në një tregtar, unë munda më së fundmi tandërprisja dhe ta pyesja:

- Bea , mos ia ke falur gjë shallin tim Turit ?- E mori pa më pyetur; - ma ktheu - ti e njeh

çfarë tipi është ai.- Si kështu ? – e pyeta unë .- Po ja; ai me siguri që do të të japë diçka në

këmbim të shallit. Ndonjë ditë pushimi, ndoshta?Në sytë e Beas nuk reflektonte më shkëlqi-

mi i diellit, por frika, frika nga Turi, jo nga unë.- Bea, e çfarë më duhen mua ditët e pushim-

it? Mua më duhet Kripa dhe Sheqeri....Perktheu nga origjinali: Ela Dhamo,

studente në Universitetin e Frankfurtit,në degët Gjeografi Humane dhe Fizikë

Shalli imendafshtë

Tregim nga HERTA MYLER

Pasthenie

Ne veren e vitit 1944, kur Ushtria e Kuqe kishte marshuar thelle ne Rumani,diktatori fashist Antonesku u arrestua dhe u ekzekutua. Rumania kapitulloidhe si per cudi, i shpalli lufte ish-aleates se saj, Gjermanise Naziste. Ne

Janar te vitit 1945 gjenerali sovjetik, Vinogradov, i kerkoi qeverise rumene rek-rutimin, ne emer te Stalinit, te gjithe gjermaneve, qe jetonin ne Rumani, per te“rindertuar” Bashkimin Sovjetik, te rrenuar gjate luftes se Dyte Boterore.

Te gjithe meshkujt dhe femrat nga mosha 17 deri ne 45 vjec u derguan per punete detyruar ne Gulake. Edhe ime me qendroi pese vjet ne kamp.

Meqenese keto kampe na kujtonin te shkuaren e Rumanise gjate regjimit fashist,tema e shpernguljes ishte tabu. Vetem brenda familjes apo me te besuar, qe edhe veteishin shperngulur, mund te shkembeje ndonje fjale e te ankoheshe. Madje edhe me taperdornim nofka e nenkuptime.

Keto biseda te fshehura mua me kane shoqeruar gjate gjithe femijerise. Perm-bajtjet une nuk ia kuptoja, por ankthin iua ndjeja.

Me 2001 nisa te mbaja shenim biseda me te shperngulur nga fshati im ne Rumani.E dija qe, edhe Oskar Pastiori ishte njeri prej tyre dhe, i tregova se doja te shkruaja njeliber rreth kesaj ngjarjeje. Ai donte te me ndihmonte me ato c’kish perjetuar e mbantemend. Ne takoheshim rregullisht, ai tregonte dhe, une mbaja shenime. Por dikur, lindideshira per ta shkruar sebashku librin.

Me 2006 Oskar Pastiori vdiq papritmas. Mua me mbeten kater fletore plot meshenime te shkruara me dore dhe tregime qe do te mjaftonin per disa kapituj. Pasvdekjes se tij, une pushova se punuari. Afersia personale me shenimet e bente hum-bjen edhe me te madhe. Vetem pas nje viti munda te mbledh veten, te ndahesha nga„ne” dhe ta shkruaja vetem romanin. Gjithesesi, pa detajet e Oskar Piastorit mbi teperditshmen ne kamp, nuk do te mund t’ia kisha dale mbane.

Herta Müller, Mars 2009

*Tregimi “Shalli i mendafshte”, (“Der weinrote Seidenschal” në origj.gjermanisht) është marrë nga libri i saj i fundit “Atemschaukel”.

Page 9: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional9/ E Diel,7 korrik 2012 NOBELISTË

BiografiaGrazia Deledda u lind më 27 shtator 1871,

në Nuoro të Sardenjës. Ajo ishte fëmija iparafundit në familjen Daledda. Babai i saj,Giovanni Antonio, ishte një sipërmarrës, përveçkësaj ai ishte edhe kryetari i bashkisë së qytetittë Nuoros në vitin 1892, nëna e saj, FrançeskaCambosu, ishte një besimtare e devotshme. Ajoi ushqeu fëmijëve të saj dashurinë për familjen,si një ndër bazat e zhvillimit të shoqërisë.Deledda pas shkollës elementare, nuk shkoi mënë shkollë, ajo i vazhdoi mësimet në shtëpi, kumësonte me një tutor që i jepte leksione përletërsinë italiane, gjuhët latine dhe atë franceze.Në këtë kohë për vajzat nuk lejohej që të kish-in një shkollim të kompletuar, atyre iu lejohejvetëm fillorja dhe studimet e përgjithshme. Ajovazhdoi që të studionte në mënyrë autodidaktelëndën e letërsisë. Personi që i dha shtysën eparë Grazias ishte shkrimtari Enrico Costa, qëmenjëherë e dalloi talentin e saj. Shkrimet e sajtë para ishin disa tregime të shkurtra, të cilat upublikuan në revistën “Moda e fundit”. Në vitin1890, Daledda, publikoi librin me poezi “Nëkaltërsi”, që konsiderohet si një ndër pjesët epara të karrierës së saj. Daledda, ka qenë gjith-monë në mëdyshje midis përdorimit të prozësapo përdorimit të poezisë. Në vitin 1900, ajo umartua me Palmiro Madesani, nëpunës në min-istrinë e financave, ata të dy u njohën bashkë nënjë natë tetori të vitit 1899, në Kaljari, pasmartesës së tyre shkrimtarja u transferua nëRomë, për t’i qëndruar sa më pranë bashkëshor-tit të saj. Në këtë periudhë Grazia, publikoi njësërë punimesh ndër të cilat ishin: “Shpirtra tëndershëm” (1895) dhe “Plaku dhe mali” (1900),nga ana tjetër ajo vazhdonte të bashkëpunonteme revista si: “La Sardegna”, “Piccola rivista”dhe “Nuova Antologia”. Për sa i përket kritikës,Daledda, u mirëprit prej tyre, duke e cilësuaratë si një element shumë premtues. Në vitin1903, Daledda nxjerr për publikim “Elias Por-tolu”, që e konfirmoi atë si një shkrimtare shumëpremtuese, pas saj, ajo publikoi një seri ro-manesh dhe pjesë të shumta teatrale, të cilat dota pasuronin më tej karrierën e saj tashmë nëlulëzim e sipër. Disa prej tyre ishin: “Hi” (1904),“Dredhza” (1906), “Deri në kufi” (1911), “Pël-lumbat dhe skifterët” (1912), “Zjarri në ullish-te” (1918), “Zotat e erërave” (1922). Romani isaj “Hi” u bë film, te ky film interpretoi aktoriaEleonora Duse. Pjesët e saj stimoheshin shumënga shkrimtarë të tillë si Verga dhe Capuana.Nga ana tjetër Grazia u bë një pikë referimi përshkrimtarët e rinj që sapo ishin futur në botën ebukur të artit si: Enrico Thovez, Pietro Pancrazidhe Renato Serra. Shtëpia e saj në Sardenja taniështë kthyer në një muze. Grazia Daledda ishtegjithashtu edhe një përkthyese, ajo pati përk-thyer Evgjeni Grande të Honore de Balzac.

VarguNarrativiteti i Grazias bazohet në çështje të

tilla si dashuria, dhimbja dhe vdekja, mbi të cilatmbështetet mëkati, faji dhe ndërgjegja e të pa-shmangshmes fatalitet. Vargu i saj disa herë ësh-të krahasuar me vargun e Giovanni Vergës, tëdekadentit Gabriele D’Annunzio, Lev Tolstoindhe Balzac që Daledda e ka përkthyer. Mund tëthemi se ajo ten e shfaqet me një lloj shkrimitepër origjinal e personal që i ka rrënjët te kul-tura tradicionale sarde dhe në veçanti tek Bar-bagia. Kritika tenton t’i ndajë pjesët e saj nëdekadente, gazetareske etj. Disa kritikë të tjerëpreferojnë që t’ia njohin talentin e rrallë që kaajo, duke e vendosur atë përkrah shkrimtarëve tëmëdhenj. Duhet theksuar edhe një fakt qëmegjithëse shkrimtarja shkruan në italisht, po tavëmë re më thellë ajo i përket letërsisë sarde.Verizmi që përshkon vargun e saj, nuk u mirëpritmirë nga banorët e Nuorës, duke e cilësuar atë siantipatike. Sipas banorëve Daledda e përshkru-ante Sardenjën si një tokë të papërpunuar dheshumë e pazhvilluar. Në realitet Daledda nukdonte që të merrte angazhime sociale, që shpeshkarakterizon verizmin.

Daledda dhe kritikaFrancesco Bruno ishte i pari shkrimtar që

shkroi për biografinë e Grazia Daleddas në vitet‘30. Atë e ndoqën edhe shumë autorë të tjerë si:Attilio Momigliano, Francesco Flora dhe Na-talino Sapegno në vitet 40’ dhe 50’. Më pas nëvitet ‘60, emri i Daleddas shfaqej në historitëdhe antologjitë e letërsisë italiane. Daledda, nëantologji kishte shumë faqe që merreshin mekritikën e pjesëve të saj, veçanërisht te novel-at. Në një nga gjimnazet e Sapenjos, në librin eletërsisë ishte botuar njëri prej kryeveprave tësaj. Gjithsesi kritikët e artit ishin gjithmonë nëvështirësi se ku ta poziciononin stilin e saj, tekai i verizmit apo tek i dekadentizmit. Më vonë,nga njëra anë vargun e saj e gjykuan në bazë tëdisa skemave që nuk i kalonin kufijtë e Natyral-izmit dhe nga ana tjetër, ekzistonte një teori qëtheksonte se gjuha dhe arti i saj nuk e përshkru-ante mirë kompleksitetin e sistemit letrar nëSardenjë. Kritikët italianë, e gjykonin artin eDaleddas si shumë të stërholluar dhe tepër filo-zofik. Luigi Pirandello kishte një respekt dhekonsideratë të madhe për të, ai tek Daleddadallonte talentin që kishte në venat e saj, e kup-tonte shumë mirë se ajo shkruante për të për-

faqësuar mungesën e jetës në tragjizmin e saj.Kritikët e saj më të zjarrtë ishin bashkëqyteta-rët e saj, por kishte edhe nga ata që ishin të pa-kët në numër që e kuptuan atë menjëherë, ataishin Blasi, Ruju. Shumë prej intelektualëvesardë të kohës, u ndien të tradhëtuar prej sajdhe nuk e pranuan aspak letarsinë e Grazias.Qëndrimi pranë piktorëve dhe ambientit të tyrenuk është përmendur fare ose nuk është vënë renga kritika. Daledda kishte një lidhje të fortëme piktorët e kohës së saj, ajo theksonte se pik-tura dhe vargu letrar bëjnë pjesë që të dyja nëfamiljen e madhe të artit. Në këtë kohë vlen tëtheksohet se Daledda e ngriti artin e saj në niveleeuropiane. Ajo frekuentoheshte shpesh me pik-torin Plinio Nomellini, ai në një ekspozitë shfa-qi edhe një portret të Daleddas në këtë peri-udhë. Nuk ishte vetëm Nomellini që i pati bërënjë portret Daleddas, por edhe piktorë të tjerësi:Cambellotti, Prini, Antonio Maraini, Dazzi,Viani dhe Cascella. Interesi i saj për pikturëndhe artin ishte autentik, ajo ishte gjithmonëprezente në çdo ekspozitë, shkruante tekstet eprezantimit të mostrave. Ajo banonte në tënjëjtën lagje me artistë dhe gazetarë të njohurnë atë kohë, atje ku edhe kishte studion e saj.

Shkrimtarja autodidakte që arriti majat e letërsisë botërore

Grazia DeleddaÇmimi Nobel për letërsi, 1926

“Narrativiteti i Grazias bazohet në çështje të tilla si dashuria, dhimbja dhe vdekja,mbi të cilat mbështetet mëkati, faji dhe ndërgjegja e të pashmangshmes fatalitet.”

Daledda & shkrimtarët rusëGrazia Daledda, që në kohën kur shkruante

nëpër gazeta apo revista nënvizonte faktin seegzistonte një distancë shumë e madhe midisprozës italiane së gazetave ku ajo shkruantedhe ekzigjencës së saj për të përdorur një gju-hë italiane më të zhvilluar se sa ajo që ekzis-tonte. Pra ajo ishte e mendimit që të krijontenjë literaturë sarde edhe në gjuhën italiane qëti përgjigjej atij shikimi antropologjik me tëcilin shkrimtarët shikonin popullin e tyre dhendërtonin letërsinë e tyre kombëtare. Vitet kuDaledda filloi që të shkruajë, ishin vite ku sh-krimtarët e kombeve të vogla përpiqeshin qëtë krijonin një urë midis sistemit linguistik eletrar të vendit ku ato i përkisnin dhe sistemitlinguistik të vendeve të zhvilluara europiane.Shkrimtarët rusë që në shekullin e 18 dëshiro-nin që universin antropologjik të popullit tëtyre ta transferonin në atë europian. Sardenja,në fund të shekullit të 18 dhe në fillim të 19tentoi si Irlanda e Oscar Uajlldit, Joyce apoYeats apo Polonia e Conradit që të krijonte njëdialog të barabartë me letërsinë europiane dheveçanërisht me atë ruse. Në këtë kohë popu-llariteti i shkrimtarëve rusë në Itali dhe nëSardenjë ishte shumë i madh dhe ky fakt ështëedhe i dokumentuar. Duke iu rikthyer raportevetë ngushta midis Rusisë dhe Sardenjës në fush-ën e letërsisë, duhet nënvizuar edhe fakti setek Daledda kjo ndikoi shumë në aspektin kr-ijues të sajin. Në shumë faqe të librave të sajgjejmë fjalë të Tolstoit. Vepra e Daleddas, nëdukje duket sikur kërkon që të afrojë në mak-simum këto dy vende, duke shkuar edhe mëtej teksa përpiqet edhe ti familjarizoi ato. Kul-tura rurale dhe fshatare ruse që është izoluarnga lindja, futet shumë shpejt në sistemin letrareuropian nëpërmjet një proçesi oksidentializi-mi që përkufizohet si: europianizimi dhe mod-ernizimi i Pietërburgut, qyteti i formuar ngaarkitektët italianë, të cilët ndërtojnë teatro,gazeta etj, një gjuhë kjo shumë e pasur përzhvillimin e saj të mëtejshëm. Në kohën kurGrazia filloi karrierën e saj si letrare, letërsiaruse tashmë ishte përkthyer dhe kishte filluarqë të mos shihej si gjuha e poezisë klasikepor si gjuha e poezisë romantike, e cila ishfaqet publikut perëndimor e përfaqësuar meprozën e rrjedhshme të romanneve ruse. Nëfund të shekullit të 19, Daledda i dedikohetplotësisht gjetjes së stilit të saj poetik, dhe përta gjetur këtë ajo përqëndrohet e bazohet teveprat e Tolstoit. Dhe është pikërisht ky takimqë e ndihmoi shkrimtaren të gjejë stilin që dota ndjekë atë edhe më pas. Rusët për Daled-dan janë një shembull, por një shembull mjaftdeterminant. Ato shfaqen kudo në personazhete saj, që janë shumë të turbullt nga një realitetobjektiv ku ballafaqohen e mira dhe e keqja,ndëshkimi dhe krimi, tek e cila mundimi ibrezave midis baballarëve dhe fëmijëve bëhetnjë materie narrative dhe konflikti midis së resëdhe së vjetrës, midis traditës dhe progresitprodhon heronj që shfaqen akoma edhe sot.Rusët janë vetëm një shembull që mund tëimitohen. Substanca, antropologjia, përmbajt-ja, peisazhi, historitë, psikologjia, dhe gjuha eheronjve të romaneve të Daleddas nuk mundtë imitohen kaq lehtë sa letërsia ruse sepse ajoështë unike në llojin e saj. Grazia Daledda vdiqmë 15 gusht të vitit 1936, në qytetin e Romës.

Përktheu nga anglishtja:Endrit Shtylla

Page 10: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

10/ E Diel,7 korrik 2012nacional STUIDIM

I qetë, i qartë, konkret, komunikues, vëzhgues i hollë dhe mjeshtër i zbulimit të poezisë dhe aty ku askush nuk arrin ta “gjejë”

atë. Gati gjashtëdhjetë vjet, që poeti Ferik Fer-ra e bën këtë udhëtim të mrekullueshëm, njëudhëtim herë lëndues, herë i vështirë, njëudhëtim i fshehur për një kohë jo të vogël, porpa u ndaluar njëherë.

Poeti e ka ditur mirë se, poezia është si njështojzovalle, e tejdukshme, e depërtueshme,është ajër, frymë, e mishëruar në marrëdhënietqë materia krijon me jo materien, një masë eeternizuar, vështirë për ta zotëruar, se ajo pose-don kudogjendshmërinë dhe llojshmërinë më tëmadhe në gjërat e kësaj gjithësie, që ne njerëzite prekim në masë të ndryshme, në ndjesi të ndry-shme dhe në emocionalitet të ndryshëm.

Në këtë mori marrëdhëniesh të kushtëzuaradhe jo të kushtëzuara është shfaqur, ka lindurapo nuk ka mundur t’i mbijetojë trysnisë sëvet poezia në përgjithësi, prandaj dhe mbijete-sa e saj është një fat hyjnorë për njerëzimin,kulturën, gjuhën, dijen njerëzore në përgjithë-si. Popujt e lashtë, popujt e qytetëruar dhe mehistori udhërrëfyese, e kanë njoftuar që herëtkëtë, dhe po prej kësaj pasurie të paçmueshme,ata kanë mbetur të tillë. Veprat e lashta të njo-hura si epe, për shkakun e energjisë që ataposedojnë, që në fëmijërinë e tyre, kanë qenëgur themeli dhe ekuilibri kulturor, historik,social, qytetërues, poetik, gjuhësor, dokesh dhezakonesh për gjithë jetën në vazhdim të atyrepopujve dhe më gjerë. Dhe ashtu siç besohetnë doket popullore, ai eposi ka qenë si ajo “gjë-ja” e shenjtë, që e ruan shtëpinë, dhe ai e karuajtur popullin e vet në një mënyrë apo tjetër.Nuk ka gjë më të thjeshtë për ta kuptuar këtë.

Për fatin e mirë, dhe ne shqiptarëve, lashtë-sia jonë na krijoi një epos mitik, kohët pagane,me gjurmët e lashtësisë, në të cilën “kryqëzo-hen” koordinata të zhvillimeve historike, sociale,shpirtërore, kulturologjike, mitike, inteligjencedhe kodi mendorë të mrekullueshëm, prej të cilitvijon të burojë një vijimësi etnopsikologjike, gju-hësore, shpirtërore dhe të kohëve te errëta, ngatë cilat kanë ardhur të gjithë popujt e botës.

Ashtu siç e kanë pasur fatin gjërat e lashtadhe eposi ynë, detyrimisht ka humbur diçka apomë shumë se diçka, që do të mbesë një dhimbjesëmbuese, e thellë dhe torturuese për studiues-it, të cilët e kuptojnë humnerën para të cilësndodhen, por është e pamundur. Eposi e Veriut,i quajtur ndryshe Eposi i Kreshnikëve, gjithse-si ka qenë mrekullisht një zgjedhje e zgjuar. Aii është besuar të kënduarit, përmes veglës sëshenjtë lahutës, një vegël e vogël, me një tel,një harpë të çuditshme, me një gropë të vogël,e cila arriti të zërë brenda vetes kaq shumë kohë,kaq shumë hapësirë, heronj të jashtëzakonshëm,karaktere dhe një arsenal të madh pasurorë tëkulturës sonë popullore. Fatmirësisht një pop-ull, i cili është në thelb artist, i cili ka bërë njëart të madhërishëm, jo vetëm në ditë të gëzuara,por dhe në dhimbje të madhe, dhe në vdekje,arriti t’i mbajë kronikat etnopsikologjike, tëkarakterit, të raportit me zotin dhe tokën nëkëngët e kënduara. Asnjëherë nuk ka qenë emundur të hysh në këngë apo të të këndohetrapsodi nëse nuk e ke merituar atë.

Marrëdhënia e kulturës popullore me zhvil-limet historike është dëshmuar si një dëshmiautenticiteti e popujve, të cilët janë jo të paktëqë vuajnë për një referencë të tillë. Ne e kemipasur dhe e kemi, pavarësisht se fryma, ndiki-mi dhe nevoja që kultura jonë, më së shumtiajo gjuhësore, ka nevojë të madhe dhe të do-mosdoshme për të, në jo pak raste është nënv-lerësuar. Poezia e Ferik Ferrës është një areal imrekullueshëm, me të cilën mund të kuptoshlehtësisht simbiozën që Eposi Epik i Veriut kame gjuhën dhe fjalën artistike, me detajin dhefigurën artistike, të cilat në poezi kanë vendindhe funksionin e tyre të domosdoshëm. Në ko-hët e errëta dhe të vështira, popujt e kanë mbësh-tetur kokën tek eposet e tyre, ashtu siç mbësh-tesim kokën fëmijët në kraharorin e nënës.

Një studiues i njohur perëndimorë, që nëshekullin e kaluar sillte në vëmendjen e studi-uesve një ‘qortim’ të rëndësishme:-”Në doni të

Poeti i mirënjohur Ferrik Ferra publikon vëllimin poetik “Sytë Kast”

Fjala e Ferrës është sirrënja që mbin vazhdimisht...

“Poezia e Ferik Ferrës jep një mundësi praktike për të kuptuar jo vetëm ushqimin e përjetshëm dhe gjithkundodhshëm,që eposi i jep poezisë të të gjithë kohërave, qoftë dhe asaj moderne, por në kushtet e zhvillime të sotme, ajo është ushqimi

më i domosdoshëm i gjuhës së shkruar dhe i gjuhës së folur. Eposi i Veriut është një libër brilant, një thesar dhe njëvepër e mrekullueshëm, që duhet të lexohet gjithmonë dhe që nuk soset kurrë. Kohët këtë e kanë vërtetuar.”

vrisni fëmijërinë e popujve, përveçse vrasjes dhepërdhosjes së gjuhës, asnjë gjë tjetër më shumëse kjo nuk mund t’i bëjë dëm atij populli. Në donita leni pa fëmijëri, pa origjinë dhe pa orientimnjë popull, asnjë gjë tjetër më shumë se vrasje eeposit të tyre nuk do ta bënte një punë të tillë...”

Poezia e Ferik Ferrës jep një mundësi prak-tike për të kuptuar jo vetëm ushqimin e përjet-shëm dhe gjithkundodhshëm, që eposi i jep poez-isë të të gjithë kohërave, qoftë dhe asaj moderne,por në kushtet e zhvillime të sotme, ajo ështëushqimi më i domosdoshëm i gjuhës së shkruardhe i gjuhës së folur. Eposi i Veriut është një libërbrilant, një thesar dhe një vepër e mrekullueshëm,që duhet të lexohet gjithmonë dhe që nuk sosetkurrë. Kohët këtë e kanë vërtetuar.

Mbijetesa e një pasurie thelbësore e gjuhësshqipe, kryesisht përmes strukturave dhe “re-lieveve të zverdhura “ të poetikës së lashtë ver-iore, të Eposit të Kreshnikëve, teksteve kish-tare apo të baladave, është një fat i madh përshqipen, por dhe një dëshmi e luftës ideologjike,luftës praktike, e cila fatkeqësisht ka akoma dhesot reminishenca të dukshme në një rreth ta cak-tuar akademikësh dogmatik, të cilët dje doninta zhduknin atë dhe sot ta zbehin vlerën e saj.

Arsyetimi është i thjeshtë, rregulli mijëravjeçar i komunikimit shpirtërorë poetik, i be-simit dhe i gjithë mbijetesës kulturologjike, ecila njihet për diversitetin, duelitetin e drejtpër-drejtë me invazorin sllavo- rus, nuk mund tëvendosej me një akt ligjorë të dhunshëm dheme orientim politik, siç ndodhi me kongresin edrejtshkrimit. Lufta që iu bë fjalës shqipe, e cilavinte nga kjo gurrë e lashtë, kur shqiptarët nëhistorinë e tyre nuk kishin asnjë të tillë, si me ishkul rrënjët etnisë. Gjithë komunikimit që vijnëpërmes kësaj pasurie dhe fondamenti, janë cilë-sisht të emancipuara, janë komunikuese nëpërtë gjithë kohët e zhvillimit historik dhe aktualtë shqiptarëve, kryesisht ai që lidhej me kon-ceptin e të vërtetës dhe të të drejtës.

Eposi epik i Veriut, në të cilin lindi dhe uorganizua gegnishtja, ka plazmuar, ka hyjnizuare i ka bërë pjesë etike të këndueshme norma tëpranueshme që në vijimisitë historike të sh-qiptarëve kanë qenë kolona të ekuilibrit social-kulturorë, shpirtërorë dhe psikologjik.

Në kohën kur perlat e gjuhës së lashtë shqipeishin prangua, kur gjedhit brilante të Eposit tëVeriut, elokuenca e pashoqe e Fishtës dhe e Koli-qit ishin dënuar me vdekje, kur mijëra fjalë të

poetikës e leksikut fondamental të shqipes për-bënin heretizëm, po të përmendeshin, poeti Fer-ik Ferra në heshtin e vuajtjen e vet jetonte me to.

Në këtë kohë poeti do të shkruante poezitëmë të bukura të tij dhe si të bashkëkohësve të tijdhe pse ai nuk kishte mundësi t’i bënte të njohu-ra në mjetet e komunikimit të kohës. Në këtë kohëFerra do të shkruante poezi të tilla “Në terrin enatës” (1954), “Credo” (19610, “Dromca drite”(1961), “Ave, Cesar” (1962), “Ka njëzet shek-uj” (1965), “Nën rrasat e mermerta” (1972), “Papranverë” (1955), cikli i famshëm i tij “Hije lash-tësie” (1954- 1973), në të cilët vazhdon traditaveriore poetike. I trishtuar, epik dhe lirik, ai je-tonte me eposin, Fishtën, Mjedën, Poradecin, membijetesën e fjalës shqipe, e cila vinte nga njësakrificë të pamenduar dhe të pabesuar. Ai e dintese fjala ka instinktin e femrës Ajo jepet pa ko-mpleks. Kërkon të zërë vendin e vet dhe i qën-dron besnike vendit të vet.

E ashtu duke iu shmangur një eufuizmi tradi-cional, poeti u kujdes t’i gjente vend fjalës sëlashtë në strukturat e mrekullueshme poetike qëka poezia e tij gjatë gjithë kohës. Poeti Ferik Ferrae dinte mirë, sepse e prekte vetë realitetin mbi-jetues të fjalës së vjetër në poezi, letërsi dhegjithçka të shkruar. Ai e dinte se fjala do të mb-este aty, mes fjalëve të tjera, në vargun e në mar-rëdhëniet me të tjerat, për të “ndërtuar” emocion,histori, ndjesi të dhimbshme apo të gëzuara, ajorrinë aty, pavarësisht kalimit të kohëve.

A nuk qëndroi mote, dekada, përballoi stuhi,vrer, cinizëm, vrasje e barbari, përçmim e dhunëfjala e Fishtës, e cila vinte mu prej thelbit të tra-ditës së shqipes, mu prej thelbit të kulturës gjithë-sisht të tekstit të shkruar dhe gjuhës së eposit tëlashtë, fjala e Konicës, Prendushit, Koliqit, A.Harapit, Camajt, Pipës,Kutelit, Haxhiademit,Mit’hat Frashërit, madje dhe Migjenit?

Gjashtëdhjetë vjet ua prenë biskun e fjalës,mollën e bënë drizë, dardhën e bënë ferrë, porfjalë është rrënjë që mbin vazhdimisht, në ditëtë mira dhe jo të mira.

Poeti Ferik Ferra vazhdon të shkruajë poezitë mrekullueshme, me një freski të jashtëzakon-shme të figurës, fjalës dhe ndijueshmërisë së lartëpoetike. Ai ka dije të gjëra të poetikës dhe funk-sionin që fjala ka në poezinë tradicionale dhe atëbashkëkohore. Poezia e ruan fjalën, e mbron atënga gjithçka ajo rrezikohet. Për shumë kohë fja-la e vjetër, veçmas ajo e dialektit gegë u rrezikuajo pak. Vetëm poezia mundej ta ruante atë, siç eka ruajtur eposi dhe gjithë poezia e vjetër pasur-inë tonë më të madhe të gjuhës.

Eposin e Veriut poeti e sheh gjithmonë njëburim të përjetësishëm me të cilin ushqehetletërsia. Në epos gjenden burimet gjuhësore,burimet e figurës, freskia e motiveve dhe deta-jet, thelbi i vijimësisë pre dhe historike të kul-turës dhe fiziologjisë etnokulturore, totemizmidhe etniciteti. Gjithashtu përmes këtij burimipoezia në përgjithësi ruan një ritëm përmbajtje-sor, ashtu siç gjendet veçmas tek Eposi i Kresh-nikëve, një lloj energjie, që çlirohet vazhdimisht,një burim i lidhjes së ngushtë me paganizmin.

Poeti Ferik Ferra vazhdon ta bëjë me shumëdashuri dhe aftësi këtë detyrë fisnike:- në poez-inë e tij të vazhdueshme ditë pas dite, rast pasrasti, fjala e rrallë, ajo fjala e “harruar” apo e“humbur” prej 40 apo 50 vjet, vjen dhe zë ven-din e vet. Shqipja ka nevojë për të. Poezia kamundësi ta bëjë këtë fytyrë fisnike. Ajo rrjedh...

Dëfrim CANI (studiues)

Page 11: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional11/ E Diel,7 korrik 2012 PROZË

Ende nuk kishte aguar, por një kaltri emekur varej në fund të rrugës si perde erëndë, pas së cilës lëngonte drita e zbe-

htë. Edhe pse lindte një ditë tjetër, dukej sikurgjithçka vdiste. Vetëm konturet e petkut të ri edallonin sheshin nga vdekja e përditshme - kë-pucë, xhaketa të grisura, mbeturina të letrave,pankartave dhe - pulla, taka, vathë, cigare, kre-hër, çelësa, basma…, gjithë ç’mbetej këndej ngane pas rrëmujës së përgjithshme, kur bëhej lëm-sh qendra e qytetit. Ky mëngjes, megjithatë,sillte një risi, siç sjellin

të gjitha mëngjeset në këto anë, e që s?ishteparë në manifestimet tona të tjera - qirinjtë.Qirinj të tretur, të gjithë të shkrirë, të rrëzuar etë shkelur, të derdhur dhjami, me vazhda tëngurtësuara si pikat e qumështit në muret eRozafës, krijonin radhë simetrike në të dy anëte rrugës që shpinte nga sheshi dhe rreth fon-tanës së madhe në mes të tij. Por kishte endendonjë bisht që bënte akoma dritë, duke dhënëshpirt, fare zbehtë, fare zbehtë… Mbrëmë ishtenatë përkujtimore, e para që kujtonte të vdeku-rit e manifestimeve të mëhershme. Në fillim,sheshin e vdekur e kapërceu një qen, që nuhastengado dhe rraste turinjtë në hurdhëzat e gjakuttë mpiksur, andej nga kishin rënë viktimat e njënate më parë. Pastaj u duk një makinë policieme xhama të mbuluar, e cila lëshoi nëpër rrjetate hekurta rasterin e dritës anës trotuareve. U ndalpara fontanës, hapi dyert dhe prej saj zbritëndy policë të maskuar që tërhoqën nga shtylla ebetonit parullën e madhe LIRI-DEMOKRACI.E mbështollën dhe e futën brenda. Makina pastaju zhduk, duke kthyer sërish heshtjen në shesh.Mëngjesi po zbardhte me zor, sikur të ishtemallkuar mos u zbardhsh kurrë! Asgjë s’lëvizte,asgjë s’pipëtinte. Rruga që kishte zier e vluartërë natën me këtë qetësi sikur ia shkurtontejetën ditës që lindte e ftohtë. As kënga e egër,

çmendurisht e klithur, e dy ushtarëve të dehur,që përshkoi si një prerje rrëqethëse e thikës sëndryshkur, nuk e shkundi këtë vdekje. E kaltranë skaj të rrugës më në fund u zbeh e u zbardh,ndërsa këpucët, xhaketat, letrat dhe pankartat,pastaj - pullat, takat, basmat, vathët, krehrat, çelë-sat… humbën konturet dhe filluan të duken ob-jekte të gjalla dhe konkrete. Askush nuk e kishtediktuar deri tash. Kishte qëndruar i shtangur, palëvizur, dhe e dinte se drita e ditës do ta tradh-tonte. Tërë natën e kishte kaluar në mes të shkur-reve të dendura para fontanës, i harruar nga ataqë e kishin qëlluar dhe e kishin hedhur në njëanë, për t?u kthyer dhe për ta marrë më vonë.Ftohtësia dhe stërkalat e ujit e kishin mbuluarme vesë e gjethe. Sheshi nisi ringjalljen si përditë,me zërin çjerrës të rrotave të palyera. Pastaj uduk karroca e dorës, dhe me të pastruesi isheshit, që mblidhte një nga një mbeturinat eprotestës së një dite më parë. U ndal pak paratij dhe provoi një këpucë që e gjeti aty. I bintetamam. La karrocën dhe filloi të sillej anash

Kurbetidhe kurbetët

Nga VANGJUSH ZIKO

Viktoria hapi fjalorin, shfletoi enciklopedinë, qëkanë marrë me vete fëmija. Kërkon kuptimin e

fjalës emigrim. Kudo që kërkoi, vërtitej rreth sënjëjtës gjë, largimi i njerëzve nga vendi i tyre në njëvend tjetër për të punuar dhe për të jetuar. Emigrim.Mërgim. Kurbet. Këtë fjalë të fundit ajo e pëlqeusepse i kujton kurbetët dhe kurbatkat, që në libra dhegazeta i quajnë ciganë apo romë.

Kurbetët…Kur kujton këta, i dalin përpara sysh ca çadëre të

ngritura buzë lumit të qytetit të saj, që rrjedh mespërmesfushës. Prindërit i thoshin se ata ishin kurbetët. Ata ingrenë çadrat buzë ujit, ku rriten shelgjishtet e dendura.Me degët e holla të këtyre, me purtekat ata thurin kanis-tra edhe shporta. Kur kishte shkuar andej një herë tjetër,çadëret e tyre nuk qenë më. As kurbetët. Kështu e kanëata, i kishte thënë i ati, lëvizin nga njëri vend në tjetrin.Mbledhin çadëret dhe nisen për udhë.

Viktoria po çuditet me veten e saj.Ç’i erdhë ndërmend këto kujtime këtu në Kanada!Ajo po kërkon kup-timin e fjalës emigrim. Ç’i mbinë në mendje kurbetët!

Qeshi me vete.Mos u bënë dhe fëmijët tanë si kurbetët!? Mblodhë

valicat dhe u nisën për të kërkuar një vend ku të gje-nin punë.O Zot, më fal që po i ul kështu fëmijët! Ataishin me shkollë, me zanat, me kamje, me shtëpi,jome çadëre dhe…

Viktoria ndjen një shqetësim në gjoks.Një dridhjetë brendshme. Sikur i shkoi korrent në trup.U ngrit. Laufytyrën. Vuri xhezven në zjarr dhe bëri një kafe. Kafejasikur e mblodhi.Librat i kishte harruar më një anë.Kurbetët nuk i harronte dot.

I ati i pat thënë se kurbetët nuk kishin varre. I var-rosnin të vdekurit buzë lumit dhe iknin më tutje, pavënë as ndonjë gur apo shenjë tjetër përsipër.

Ajo u drodh nga këto kujtime. Qoftë larg!Këtu kavarreza dhe për kurbetllinjtë. Edhe televizori tregonca vende të bukura plot gjelbërim dhe lule, me kryqedhe me gurë të skalitur. Me demek, mos u merakosnise parajsën e kini të siguruar.

M’u bëfshi kurban, m’u bëfshi!-foli me zë të lartëdhe e mblodhi veten. Sa budallaqe që bëhej! Fëmijëtkëtu kanë shtëpi, kanë punë. Atë e mbajnë në pëllëm-bë të dorës. Kurbetët dhe kurbatkat, ata qofshin! Mb-esa vete në shkollë. Vishet për bukuri. Frigoriferi ështëplot. Uji dhe drita nuk rreshtin. Makina në dera…

Por përsëri kurbetët nuk i hiqen nga mendja. Fund-ja edhe ata nuk e kishin keq. Kërkonin të rronin. Përbukën e gojës dhe për jetën e fëmijëve endeshin. Emira nuk të vjen duke ndenjur.

Kurbeti është rruga për të jetuar më mirë njeriu.Po mos punove dhe po mos brodhe, nuk mbushenshportat dhe frioriferët. E përmblodhi, më në fund,gjykimin e saj përfundimtar për këtë fjalë. Këtë nuk iathoshin librat. Ia thoshte jeta.

Shyqyr, o Zot, që ka edhe kurbet se ç’do të bëntenjeriu i shkretë në këtë botë me halle shumë!

U kujtua që kishte përmbysur filxhanin e kafesë. Emori me kujdes dhe e pa. Tërë anët e filxhanit ishin tëpikturuara me lulka dhe me figura lloje-lloje. Ajo nuki lexonte dot. E vuri më një anë në dollap. Sot pasditedo t’i vinte Nushi. Ajo di t’i lexojë mirë filxhanët.

PASTRIMI I SHESHITTregim nga EQREM BASHA

duke kërkuar këpucën tjetër. Atëherë e pa.Kush je ti, i tha.Jam nga tanët.Ç’kërkon këtu?Më vranë. Nuk lëviz dot.Po këpuca, jotja është?Po. Tjetrën e kam në këmbë.E kisha tamam.Ndihmomë të dal!Pastruesi i sheshit shikoi anash. Nuk ishte

askush. Vetëm nga larg dëgjohej një ulërimë evetme, si njëfarë thirrje ujku, e qenit që i leh hënëssë vonuar apo e kafenesë që ka pritur mëngjesin.Ai i hapi shkurret dhe e zuri për këmbësh. Duke uzmbrapsur u rrëzua dhe i mbet këpuca në dorë.Ashtu, i ulur siç ishte, mbathi këmbën tjetër dhe ungrit. E zuri me të dy duart dhe e nxori nga shkur-ret. Do të kërkojnë… Ke fat që kalova këndej dheqë jam i joni, i pëshpëriti në vesh. Shikoi edhe njëherë anash dhe e mbërtheu për beli.

Por, dëgjoi kërcëllimën e eshtrave dhe utremb. S’ka gjë, i tha ai, janë brinjët e thyera.

Pastruesi i sheshit i dha të shtyrën dhe e futinë karrocën e dorës duke fshirë pastaj duart ngagjaku i mpiksur. Drita e mëngjesit tashmë kish-te zbardhur të gjithë sheshin. Ishte zhdukurkaltërsia dhe frynte një fresk i lehtë. Nuk ndi-hej as ulërima e qenit, as makina e policisë, askënga e ushtarëve të dehur. Vetëm fishkëllimae njohur e rrotave të palyera. Pastruesi i sheshitvazhdonte të mblidhte këpucë, xhaketa, mbetu-rina letrash, pankartash dhe pulla, taka, basma,vathë, krehër, çelësa… gjithë çka kishte mbe-tur nga përkujtimi i djeshëm i viktimave tëmëhershme, dhe i hidhte në karrocë.

Kur policët zunë vende në dy gjysmërrathëte sheshit dhe filluan kontrollin e përditshëm,karroca e vogël kishte mbaruar punë në varrezate qytetit, kurse ne, të strehuar nëpër shtëpi,shëronim plagët dhe numëronim të vdekurit.

Page 12: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

12/ E Diel,7 korrik 2012nacional

CMYK

INFO

Page 13: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional13/ E Diel,7 korrik 2012

CMYK

INFO

Qendra për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim

Nëna NaileBANJA NË KLLOKOT - KOSOVË

Kryejmë terapitë më të sofi stikuara shëruese dhe rehabilituese të arritshme si:• ELEKTROTERAPI• KINEZITERAPI• HIDROTERAPI• PARAFINOTERAPI• TERMOTERAPI

• MAGNETOTERAPI• TERAPI ME LASER• MEHANOTERAPI• SONOTERAPI• FOTOTERAPI

Page 14: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

14/ E Diel,7 korrik 2012nacional POEZI

Hajde! Më gjeni!

Nga ALMA VERIA

Mureve Sot do t’u flas veç mureve,atyre qe s’di se sima mbajnë lart çatinë...!...Këto mure s’u ndërtuanmbi gjirin e Rozafës...... nga to pikon veç heshtja......A s’mi fal ato dy duartë më mbërthejnë pas tyre?!Si mundesh vallëta lësh vetë robinën kështjellësme gjithë kyçe???...Sa ballëlartë qëndrojnëkëto mure!Kjo tokë s’paska njohur tërmete......A munden vallë, këto muretë ma murosin shpirtin?Si do të fluturoja ashtu drejt teje?...Te lumët ataqe s’rrethohen nga mure!Çatia që sipër krysë,muret tendosin,ta racionon qiellin...“Deri këtu e ke kufirin!” -të thonë,e ti s’je e mbinatyrshmetë ndryshosh ligjet e natyrës......Mure... murosje...martesë midis mërgimit dhe mortjes!Heshtje e fshehurpërmes harrimit... përkotjes...!...Mure!!!Te burgosur që për ju paguanmë keni!Shkruaj...... kur heshtjen veç juma zbërtheni.vuaj...... kur në Rozafë të ngujuarme ktheni...qesh me ju,që jeni... e s’jeni......Hajde!Më gjeni!

Po më rilind një yll Po më rilind një yll,kapruall shfaqur ne pyll!M’u fsheh apo më humbi,me dridhje-gush-pëllumbi?Pëshpëriti a foli?A hyri a doli?A ju rindez i njëjti zjarr,në të shkretin varr?Sa do të digjet? S’guxoj ta pyes!Oh! Ankth magjepsës edhe gërryes!Lehtaz a e kam përqafuar,me këto të ashprat duar?!Po më rilind një yll…Gjithmonë ka qenë i lirëqe të ndiçojë i lumtur,dhe të prehet në errësirë...Ja befas seç ma bën me sy,me një shkëndijë edhe dy,e është pakëz nazeqar,rrëmben vështrime pa orar,e asnjë tjetër nuk guxon,t’i ulet në të njëjtin fron.Po më rilind një yllpikërisht aty ku ishte tretur…ku dhimbja heshtur i kish fjetur...

(ALMA VERIA ka studiuar Letërsi dheShkrim Kreativ në Brunel Univesrity, UK.Shkruan poezi, prozë, dramë e ese letrare.

Jeton dhe punon në Londër.)

Shikoje dritënsi të buzëqesh

Nga ANTONETA GEGA

RIKUJTIM KOHESH

Kapur dore për dore me fëmijërinëOh çmu kujtu dhe kjo taniAto kohëra aq mallëngjyesePërse mos ti kujtoja dhe më shpesh.

Sepse ato kohë të sjellinTë njëjtën buzëqeshjeKu fëmijëria ta krijonSi rikujtim kohërave të mia.

Dua serish të bërtas me të madheDhe jehona e zërit tim të dëgjohet në

çdo shtëpizëDua të vrapoj mes për mes natyrës siq

bëja dikurTë ecë këmbëzbathur ose të dalë nëpër

shi duke u lagur, sa shumë gjera.

Oh, kthehu në realitet taniShikoje dritën si të buzëqeshDhe ndoshta do të tregojeQë vetëm një jetë ke.

FLAS ME YJET

Dua te flas me yjetDua të ju tregoj sa shumë mallëKam për dikeVetëm ata me kuptojnë mua.

Dua t’ju tregoj për atë që shumë e duaT’ju flas për sytë e ti dhe buzëqeshjen

e tij mahnitëseNdoshta yjet do pranojnë t’i dërgojë

përqafimin tim,A thua edhe yjet do e pranojnë dashurinë

time për të.

NJË SHIKIM DREJT MEJE

Hidhe shikimin drejt mejeKalo përtej pamjes simeShiko në thellësinë e shprititPor mos u mbyt mes oqeanit .

Që do prekesh me sytë e tu.

Mbroje atë shpirtAdhuroje me tërë qenien tëndeKrijo pavdekëshmërinë brënda sajDhe kështu ti nuk do vdesesh kurrë

tek ajo.

Shiko te ardhmenKrijoje folen tek ajo zemer dhe jeto aty,deri sa fryme te keshe kurr mos i krijovaj.

Kujtimet tablovarur në mur

Nga KLODIANA KULLOLLI

Tradhëtia Unë,Zbërthej këmishën që ke veshur, Ti .Këmishën që ta ka hekurosur ,Ajo .Ti,Shet kohën që ta ka falur,Ajo .Unë ,Vjedh kohën që i përket , Asaj .Ajo,Bën darkën dhe të hekuros një tjetër

këmishë,Që nesër ta veshësh, Ti.

Pusi i fëmijërisë Dikur në lagje kemi patur një pusKur ishim fëmijë shkonim mbushnim ujëMe ëndrra në xhepa, me kova në duarMblidheshim te pusi me zhurmë e me bujë. Sa ëndrra të bardha rëndonin ndër kovaI zhysnim në pus, i mbushnim me ujëSot pusi s’ka as ujë , as ëndrraAs fëmijë të rendin të bëjnë rrëmujë. Dhe thashë me vete të shkoj njëherëQë larg më nxiste fëmijëriaTa shoh se sa është bërë i thellëKy pus i ëndrrave të mia. Dhe pash… eh ç’pashNjë pus të tharë, të shterruarAs ujë, as zhurma, as fëmijëVeç ëndrra të vjetëra harruar.

Kujtim i largët Ç’më erdhi ndër mend sot për dreqKujtimi i atyre netëve të shkuaraDhe m’u ngatërruan fare keqCopëza ngjarjesh të harruara. Dhe mpleksen copëzat lesh e liCopëza të ëmbla, copëza helmuarNë mes të tyre më shfaqesh tiI qeshur si dikur, flokë lëmuar. Dhe më buzëqesh si nëpër ëndërrSi nëpër ëndrrën që ka shkuarE më ngjan sot fytyra joteKaq shumë e dashur, e përmalluar. Eh ç’mu kujtuan sot për dreqTë gjitha ato që larg na mbetënDhe lus imazhin tënd tek buzqeshKëtë natë mos t’më lër vetëm. Të jemi këtë natë si dikurUnë dhe imazhi yt i bukurKujtimet tablo varur në murDëgjojnë bisedën tonë të heshtur.

Mbi dashurinëe më të dashurve

Poezi nga MIGENA RAMA

Përndrysh...Kam nevojë të njoh, ZotPërndrysh... zemra përbrenda më është

diçka e huaj,Kur çdo portë mbyllet... e pëshpërimë

lodhet,Kam nevojë të shoh, Zot

Nga afër,Të hesht, të ndiej,Prej ku më ke vënë, prej ku Ti afroheshTë kujtoj se ata si unë, e unë me ta,Kaq pak... brishtë... kaq pluhur i lehtë,

jemi

Kam nevojë të njoh ZotPërndrysh, një dhimbje shpirti,S’më shërohet kurrëPër..ditë...PrapëKam nevojë të shoh, Zot

Të dua ZotTë dua ZotAshtu siç im shpirt, më nuk mundet,Mbi gjithçkaNjeri a vizionTë shoh, të ndjek.

Të çmojMbi atë që turp më ndjell,E sytë përdhe m’i ulTurrem tek Ti, të Të ankohemTë Të padisKur zemra më vuanSi njeri... si njeri që jam!Por mbi veten...Mbi dashurinë e më të dashurveTë dua Zot

Më deshe ZotAshtu siç Shpirti yt më nuk mundetMbi dhimbjen më çmoveMbi vetenTurpin tim moreEce me të.

Më pret ZotMua,NjeriunPa papaditurSi dashurinë e fituarMe jetën...Të dua Zot

E pamjaftëTa kam ndier mungesën, që kur s’të

kam njohurFëshfërimën e PranisëLypa,Takuar e kamNë çdo perëndim,Në çdo dritë të strukur të një qielli t’lirë.Me mall do ngelja,Do vdisja ashtuPo mos të njihjaSi një i verbër që di se dielli mbi të shtrihet,Por dritën s’ia prekE çdo frymëDo ishVeç grimcë HijeshieGjithmonë ...E pamjaftë.

Page 15: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional15/ E Diel,7 korrik 2012 POEZI

LËRMËMe gjasë nuk do takohemi më...Si një fanepsje tretesh në muzgMe flokët që era ti tund si lamtumirëDhe me vështrimin e tretur përfund horizontitNë kërkim të një tjetër qielli ...Gjurmë të hidhura do të lësh pasNë livadhin tim ku ece aq magjepsëse.Ky apokalips në formë gruajeDhimbje e durim prej skllaviDo të më injektojë mes heshtjes që më mbyt...Po ikën si një flesh drite;E shkurtër dhe mrekullisht e bukur,Por... më lër të vizatoj portretin tëndNë muret e zemrës sime,Aty ku koleksionojThesaret që jeta ime i pat të pakta.Të të pikturoj imtësitë e tua të ëmbla;Buzëqeshjen prej ylberiEndur cepave të buzëve si bisht bajameje,Kaltërsinë e papërcaktuar të syveSi ngjyra e detit në muzgun e mbrëmjes,Flokët që mbi supe të vareshinSi degëza shelgjesh të trishtë...Dhe pastaj fytyrën tënde të brishtëKur tkurrej nga maraziSi të ishte ketër i uritur...Më lër pra me heshtjen timeSi në një akuarel të vakumtëMe penelat e vështrimeve të mi të hutuaraTë pikturoj ikjen tëndeQë koha të ndalet këtuE unë të kundroj në çdo çast I etur prej dashurieNdalesën e ikjes tënde dëshpëruese...

AKOMA KA VENDZgjuar si një farJosh ne breg kujtime te largëta,I shoh dritat e zbehta te anijeve te tyreSi aviten neper terrDrejt limanit te vjetër.Akoma ka vend për tu ankoruar

Ne molin qe i përcolli dikurDuke lidhur ne maje te direkeveNjë copëz shpirti Si flamur...

LUMTURIAAkoma re e pluhurit nuk është shuarNën trokun e patkonjve të shpirtit tim,Që vjen me jelet valëzuar,Të sjellë tek ty shërim,shërim...Dhe hingëllima e tij e mallëngjyer;Kambanë bekimi në një meshë,Nëpër ca shtigje ferrshpërthyer,Të bën të ndjehesh mbretëreshë.Se ja,ç’është jeta pa ca çasteKur peshë nuk ka as bota vet,Dhe një demon i kuq të shfaqetKur plogështia zë e vret.Kur të rrëzon përtokë lëndimiE pas plagosjes si një mjellmë,Ringrihet fati i fluturimitPrej dashurisë që vjen si dehmë.E bëhesh qiell,e bëhesh det,Që nuk të mund asnjë stuhi,E në Olimp je zoti vetëMe fron të artë, një dashuri!

HESHTJA JOTEHeshtja jote më vret ngadalëMe fjalët e pathëna,Që mbetën zogj të vrarëArdhjes pa fund,Molë që më rrënon butë,Qetësisht,Pafundësisht.Më bren boshësia e fjalëveSi kripaBarkën e vjetërBregut të detit harruar,Aq sa dhe erërat nuk mund të krijojnë mëFishkëllimën e tyre vajtonjëse.Më vret heshtja jote,Dhe me qefin trishtimi më mbulon

Para ritualit të fundit të përcjelljes.

MË KOTNë gjurmët e mia po ecën më kotNuk mund të vish më deri tek unëAto humbasin nëpër një shtegShprishen, si dunat, nëpër furtunë.Nuk mund të vish më deri tek unë,As më si mall, as si mirazh,Mbete ëndërr përherë në gjumë,Syakulluar nga dimri i madh.Gjurmëve të mia po ecën më kot,Kam ikur larg nëpër dëborë,Veshur do jetë, me ngricë dhe acar,Munguar e nesërmja, për ne, gjithmonë.Më kot, më kot i kërkon gjurmët,Në asnjë vend nuk do më gjesh,Ti që në ëndërr nuk m’u zgjove,Tani, veç hije, mund të më kesh.

NË LIMANIN TIMTi eja e dashur në limanin tim,Ku një far rri ndezur përherë si një lutje,Dhe natës ia vjedh gjumin nëpër terr,E heshtjen ia prish me të ëndrrës puthje.Drejt zefirit të ngrohtë ngriji velëzat e tua,Dhe syrin që shkrep në bebëz shikoje,Në natën e errët ku hëna ka humbur,Ti hidhe spirancën pa frikë e pa droje.Sirenës në mbërritje jo,mos i bjerr,Në molin e vjetër me mallin e fjetur.Se erërat e detit me zemër kuptonAi që në pritje ditënetëve është endur.Ndaj futu limanit e butë si një valëz,Si bregun,me puthje më mbyt e më mbytNë kuisjen e tyre lëri zogjtë e natësTe unë rri në paqe, larg nga stuhitë.Pra, prehu e dashur në limanin tënd.Kuti e Pandorës në fund të detit humbi.Te fari ndezur si një lutje përherëZefiri do fryjë në gugatje pëllumbi.Këtu në limanin tim ku pritja s’më mundi.

POEZISË SË BRAKTISUR

Fytyrë të pastër ke ti e dashura imeEdhe kur gjaku e kripa currila-currilaTë spërkatin buzët njomështore eFaqet aromë e lëndinës maj-buzëqeshës.

Dua të të puth me afsh,Të kafshoj qerpikun e metaforësE në kokordhokët valë-përplasësTë ngul shigjetën e Formës së Shkrirjes.

Të kam hyrë në hak Formë e Shkrirjes,Në nuancat e tua që të lidha gërshet,Kaq kohë pa hedhur farë të re.

O fytyrë (e poshtër) e së dashurës simeDua sërish të t’ shkoj gjuhën mbi ballëE lëvozhgat Froshnjane të mbledh.

Vocërrake e brishtë mes gjakut e kripës,Bukurisë e pelinit ditë-shthururSërish mbledh zambakëE shkrepëtima këngësh.

Nuancë dritë-hënë. Të dua shumë.

MOS PRIT

Përse hedh sytë nga dera,

Që vetëm era mund ta hapë e ta mbyllë.

Kë pret? Ata që më shumë,Të hedhin baltë e pështymë.

Apo drenushat që vinë e ikin si era,Të bien në të njëjtin batak.

Pret me pritjen skëterrëE damarët që rrahin në plasje.

Sot. Nënë e Baba,Vëllain e Motrën, në i paç.

LARG SIMFONISË SIME

Nëse të intereson e shkuara Kthehu andej.Unë tani jam në rrugën e së ardhmes.

NË IKJE…(Ali Podrimjes)

E takuat vallë poetinPranë lumit bënë sehirPse e shikon qiellin e vrenjtur

A nuk ishe ambasador i poezisëMe dekret të lum- lumit

Në freskun e asaj nateShkëputet ky yll.

Testament çfarë na laO lum burri…Cilat vargje i pëshpëritenë heshtjen tënde

Një shekull pritjeE ti në ikjeEja merre kurorën e poezisëLumit mos i bjerë vërdallë.

*Poetit të ndjerë Ali Podrimja 2012

QËNDRESË NË KALA(Bilall Maliqit)

Në dallgët kohësGjurmëve të feniksitRrugëton

Fjalën e shqipeBukur e mbëlton

Qëndresë në kalaKaradaku të mirëpret

Metaforë vargjeshNë Preshevë me Pegasin zbret*Mikut tim poet me rastin e ditëlindjes

DHEMBJET JA SHËRON(Nexhat Rexhës)

Tek guri i DardanisëLigjëron vargjet e Naimit

Helenen e takove vallëApo u bë ziliqareKur shqip i përgjërohesh

Sa herë griset qielliDhembjen ja shëron

Pikëpyetjen e AtdheutE bartë zvarrë në pergamenë

Në ëndrrat e ndrydhuraDurimi lodhet në mesnatëDeri në pikën e fundit të verës

Përshëndet Ismajl QemajlinPas çdo të diele pushimi

Thepat e DardanësMbollën pishtarNë agun e mjegulluar*Mikut tim poet me rastin e ditëlindjes

Cikël poetik përkushtimor nga Arsim HaliliLARG SIMFONISË SIMECikël poetik nga NAFIE SALIHAJ

Në portretin e tij prej burri dhe njeriu,është pak vështirë të shquash poetin. Menjë mimikë që lëviz ngadalë nga e qe-shura t e zemërimi apo nga qetësia tehabia, me një të folur të qetë si e filtruarme kujdes nëpër një logjikë të saktë, aitë befason kur fillon e të përshkruan po-etikisht peizazhet e Maliqit, vendlindjessë tij, kur nis e të shpreh motive dhe de-taje poetike e, sidomos, kur fillon e të re-citon vargje. Dhe kjo “natyrë e qetë” kjopërmbajtje deri në fshehtësi, të bie në syedhe kur njihesh me poezitë e tij: Të qeta,gati të ftohta, si një hi i kahershëm,porqë mjafton ta trazosh pak dhe prej andej,befas shkrepëtijnë e ngrohin xixat e zjar-reve të ndjenjave, lëvizin forma të thyerasendesh e peizazhesh që të zgjojnë men-dime tronditëse! Kjo mendoj se ështëpoezia e Qazim Muskës, me një vjeshtëpërmbi dhe një verë përbrenda…

Demir Gjergji

Limanet e mallitPoezi nga QAZIM MUSKA

Page 16: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

16/ E Diel,7 korrik 2012nacional PROZË

Me këmbët në ujët e kënetës e me sqepin egjatë ngritur vertikalisht drejt qiellit, aisikur priste diçka. Shpendi dukej se kish-

te vetëm këmbë e sqep e një dorë pupla në mes.Sikur Stiliani ta kishte parë duke çepkatur farëzanëpër lëndinat e zabelet, s’do t’i kishte lënëmbresë, kurse atje në blacë zogu me sqepin e hollëdrejt qiellit, dukej se dëgjonte diçka mahnitëse.Stilianit nuk i hiqej nga mendja figura e tij. Këm-bët e gjata e sqepi thuajse po aq i gjatë, me njëtrumbë puplash në mes, i parafytyrohej edhe kurmbyllte sytë. Nuk ia dinte emrin zogut, ndërsacicërimat e lehta si ca mërmëritje që po ia besonteqiellit dhe bllacës, ia dëgjonte. Ndofta zogu pristea ftonte zogëzën duke cicëritur: “Jam këtu, jam këtu.Tani vij, vij, vij, vij!” Pamja e zogut e ngacmoi Stil-ianin ta gdhendte figurën e tij në dru. Tek e parafy-tyronte të modeluar, i shkonte një e therur mes përmes, sikur i fërgëllonte shpirti prej padurimit. Zogudo të qëndronte me sytë e pulitur kudo që ta vijedhe kushdo që ta shihte do të kishte mbresën se poia dëgjonte cicërimat që delnin nga sqepi.

Ndërsa dielli derdhte mbi luginë afsh tëngrohtë, dhentë kullosnin si përherë të qeta nëlëndinat me bar. Herë pas herë në qiellin e kaltërfluturonin zogj të vegjël duke hapur e mbledhurkrahët. Qielli mbushej me cicërima e Stilianimendonte sa mirë do të kishte qenë sikur ta dintegjuhën e zogjve që të kuptonte çfarë thoshin mi-dis tyre. Vetëm te përrallat kishte njerëz që e kup-tonin gjuhën e zogjve dhe Stiliani e besonte si tëvërtetë. Nuk thonë kot pleqtë, kanë ngjarë, pran-daj tregohen. U fut në zabel të kërkonte një drubushi të trashë sa llëra dhe për fat e gjeti shpejt.E preu në rrëzë me sakicë, pastaj i shkurtoi ma-jën dhe copa e bushit thuajse dy pëllëmbë e gjatë,akoma e pa xhveshur nga lëkura, tani ngjante sikopërr për të shtypur hudhrat, po ai do ta kthentenë shëmbëlltyrën e zogut pa emër që sodiste imahnitur diellin dhe qiellin.

Çdo cefël që hiqte biçaku nga druri, i ngjalltepërbrenda gëzimin e paçanësuar se po nxirte ngaduart një zog po aq të bukur sa ai ii vërteti dhekënaqej tek e përfytyronte të përfunduar. Do taquante thjesht “Zogu i bllacës.” Dhentë ecnin dukekullotur dhe ai po ashtu ecte duke gdhendur copëne drurit. E ndërsa gdhendte kërçelen, Stilianit ingjante se ia dëgjonte këngën zogut, me refrenin“tani vij, vij, vij.” Mes cicërimave biçaku shkistelehtësisht mbi drurin e butë të bushit. Më së fundie arriti që donte, një zog me këmbë të gjata e menyje në mes, trupi sa një dorë fëmije me pendët ekrahëve të palosura njëra mbi tjetrën dhe qafa engritur lart me sqepin si shigjetë. Tani zogu i tijishte si ai që pa në kënetë. E soditi i gëzuar dheduke e mbajtur zogun në dorë, e vuri kopenë për-para dhe e nisi drejt fshatit, që të arrinte t’i fustedhëntë në shtrungë pa perënduar dielli, përndry-she Sabriu, do të turfullonte si kalë teknefes.

Rrugës hasi një udhëtar që la xhadenë dhe morimonopatin e fshatit të tij. Sikurse e donte mirësjell-ja, e përshëndeti i pari:

- Mirëmbrëma, o mik!- Mirëmbrëma, - iu përgjegj udhëtari.- Nga vjen zotrote?- Nga qyteti.- Ke ndonjë mik këtu, apo...- Jo, jam inspektor arsimi.- A, paske punë me shkollën... Shkolla të bën

njeri, po ç’e do që s’e patëm atë fat.Sapo inspektorit i ranë sytë mbi zogun e gd-

hendur, e pyeti:- Ku e gjete këtë zog?- E bëra vetë, -iu përgjegj Stiliani. – Kaloj kohën

duke gdhendur lugë druri, koka kërrabash, qepshe...- E bukur, - tha tjetri pasi e vërejti hollësisht,

se vërtet e befasoi forma elegante e zogut.- Të pëlqen? – e pyeti bariu.- Shumë, -pohoi inspektori.- Merre! – ia ofroi bariu.- Po ndoshta ta ka porositur dikush... – deshi

të davariste dyshimet inspektori.- Jo, jo, - e siguroi ai. – Kush porosit gjëra të

tilla? – u habit Stiliani.Inspektor Misto Kavaku u mendua pak. Zogu

i pëlqente, por kishte të ngjarë që çobani t’i kërkon-te një çmim të lartë dhe ai nuk ishte i prirë përshpenzime luksi. Sikur të kishte kuptuar dyshimete tij, bariu i tha se ia falte.

- Kam dhe një lugë druri, - tha çobani duke nxierrënga torba qepshen e lëmuar me prarime bojë lajthie.

- Këtë do ta ble, - i tha inspektori, duke men-duar se e shoqja do t’i gëzohej dhuratës.

* * *

E shoqja e Mistos, Pavlina, iu gëzua qepshes,ndërsa skulpturën prej druri s’e përfilli aspak. Sivajzë fshati, edhe pse jetonte në qytet prej vitesh,ajo çmonte vetëm sendet që i hynin në punë, ndërsaobjektet artistike i shihte si rrangulla të kota.

- Po këtë ç’e deshe? – e pyeti të shoqin qor-tueshëm, sapo ai nxori nga çanta zogun prej druri.

- Thashë mos e doje ta vije te komoja për buku-ri, - ironizoi i shoqi.

- Unë s’e shoh dot me sy, ti më thua ta mbajatje si ikonë...

- Po nuk e deshe, e shpie në zyrë.- Shpjere ku të duash, veç ma hiq nga shtëpia,

- erdhi përgjegja e saj.Të nesërmen Mistoja e mori skulpturën prej

druri në zyrë dhe e vuri mbi tryezën e punës.Doemos ishte një objekt i rrallë që tërhiqte vëre-

jtjen e e secilit vizitor a në punës që hynte në zyrë.- Ku re në këtë kryevepër? – e pyeti Jeton Sh-

tuni, drejtori i Arsimit, sapo hyri në zyrë. Shkoipranë tryezës, e mori zogun në dorë dhe po e so-diste hollësisht.

- Ma falën, - ia ktheu Mistoja.- Mos fol gjepura, nuk të fal njeri sende të tilla...- Për nder ma falën në Arrëz.- Thuaj, sa e ke blerë?- Unë të harxhoj për të tilla gjëra? – protestoi

Mistoja.- Atëherë e ke peshqesh nga ndonjë mik, që ta

ka nevojën... – e ngacmoi Jetoni-As nuk e njoh fare, - u mbrojt Mistoja duke e

befasuar shefin akoma më shumë. – U takuam ras-tësisht në rrugë. “Të pëlqen?” më pyeti. “Po,” ithashë. “Mbaje!” më tha. As emrin nuk ia mëso-va. Qe çoban dhënsh, më duket...

Misto Kavaku u kutua se nuk ia dinte autorit asemrin e mbiemrin, veç profesionit çoban dhensh.

- Ky u bë imi, - deklaroi shefi duke përdorurformulën e njohur të përvetësimeve shoqërore.

- Merre! – ia ofroi zemërgjerësisht Misto Ka-vaku. – Unë e solla për zyrën. – Madje ndihej i gë-zuar që iu dha rasti t’ia falte shefit diçka që i pëlqente.E dinte se Jetoni mblidhte objekte etnografike, çorapëme lule, qendisje me grep, mblatësa, kupa druri, etj.Disa thoshin se e shtynte pasioni për artin popullor,disa të tjerë pëshpëritnin se synonte të nxirrte fitimetë majme prej tyre. i donte për tregëti.

I mrekulluar nga punimi, Jeton Shtuni e vurimbi tryezën e vet që t’ua dëftente shokëve të vet,sidomos atyre që dinin t’i çmonin vlerat e artitpopullor. I joshur nga punimi artistik i veprës“Zogu me këmbë të gjata,” -titullin vepra e morivetvetiu- ai mendoi të shkonte në Arrëz e të takonteautorin. Shpresonte se artisti popullor do të kishtenë inventarin e vet edhe vepra të tjera dhe ai s’dontet’i linte t’i shpëtonin nga duart mrekulli të artitpopullor. Ai u nis me veturë drejt fshatit Arrëz mespyllit me pisha e bredha. Kërkoi mësuesin e sh-kollës fillore dhe e pyeti nëse njihte ndonjëgdhëndës figurinash prej druri. Mësuesi u mend-ua. Me frikë në zemër Jetoni priti përgjigjen e tij.

- Më duket se Stilian Ademi, gdhend kupagjize, lugë me bilbil, vazo, koka kërrabash... Kësh-tu më kanë thënë, - bëri një parapritë mësuesi, -por unë vetë s’i kam parë.

-A thua të ruajë në shtëpi sende të gdhendura?– e pyeti shefi.

-Nuk e di. Ai s’ka shtëpi fare, as familje, - ukujtua mësuesi. - Fle në plevicën e Sabri Tulanit.

- Kush është ky?- Kryetari i komunës pra, ai që e ka pajtuar çoban.Shefi kërkoi ta takonte çobanin sapo të kthe-

hej nga kullota në darkë, ndërsa mësuesi qe i men-dimit të takonin Sabriun më parë, ndryshe atij dot’i ngelej hatëri.

* * *

Sabri Tulani nuk e pyeti mikun nga qyteti përseqe munduar, se te shtëpia e tij vinin vazhdimishtblerës leshi, gjalpi, lëkurësh ose mish në këmbë.Mysafiri mbase donte katër a pesë shelegë përdasmë a ndonjë festë familjare. Pas përshëndetjestë zakonshme, miku nga qyteti filloi të interesohejpër punët e çobanit që ruante dhentë e tij.

-Ç’punë? – pyeti me dyshim Sabriu, dukemenduar mos merrej me kontrabandë.

- E ka fjalën për lugët, kokat e kërrabave qëgdhend ai, - e sqaroi mësuesi.

- Ooo! Çeplendiset me brisk në dorë e vret ko-hën duke gdhendur druçka, - e zhvleftësoi Sabriu.– Kalamajve , u ka lezet të gdhendin bilbila druri, easi sendesh, jo burrave! Rri gjithë ditën burri dukegdhendur një kokë kërrabe. Pse stoli për ta varur nëgushë është kërraba? Si e gdhendur, si e pagdhen-dur një punë bën. Apo e kam gabim?

- Jo, e ke mirë, - e përkrahu mësuesi.-Në krye xheku vinte m’i tregonte, - vazhdoi

Sabriu, - më lutej t’ia shihja si e kishte stolisurdashin te koka e kërrabës, më tregonte turinjtë,buzët, brirët e tij të kthyer. Dashin e dua të gjallë,ia ktheja unë, që ta shes në pazar, që ta pjek nëfurrë, ndërsa ky i kërrabës tënde s’më hyn në qese.Mirë i thosha? – pyeti Sabriu.

-Bukuri, - e miratoi mësuesi.- Xhingla-minglat s’i hyjnë askujt në sy, -

shpërtheu Sabriu.- Më falni, - ndërhyri Jetoni, - por edhe ato

kanë vlerën e tyre....- Vlerë? – u habit Sabriu. Ai s’mund ta beson-

te se nga duart e çobanit të tij delnin gjëra mevlerë. – Te fundçat e shqopave të Tilit mbeti vlera?– pyeti mospërfillës.

- Një tavan i gdhendur e kënaq syrin, ndërsa atijme tavanishte s’ia hedh sytë kush, - vërejti mysafiri.Kundërshtimi i matur dhe argumentet e tij, e shtynë

Sabriun të mos acarohej me blerësin e ri.- Jo, unë s’e ndaloj, - deklaroi Sabriu, - ama i

mjeri ai po më humbi ndonjë sheleg. Qumshtin enënës kam për t’i nxjerrë.

-Kur mund ta takojmë? – e pyeti Jeton Shtuni.Gëzimi avulloi nga fytyra e Sabri Tulanit. Pra

ai kishte ardhur të takonte argatin e tij. Doli më irëndë bishti se sqepari..

- Sonte s’besoj se vjen, - shtoi kryetari, - ekam dërguar në stan të qethë dhentë.

-Po nesër? – pyeti i ardhuri nga qyteti.-As nesër. Do të rrijë atje tre katër ditë, - i gënjeu.

Miku i largët u ngrit në këmbë e pas tij edhe mësuesi.-Nuk më premton koha ta pres, - tha me

hidhërim Jetoni. I zoti i shtëpisë i përcolli deri tegardhi dhe kur mbylli me zimbicë tokatin, uroi memend të mos i shkelnin më në shtëpi miq të tillë.

* * *Ndërkohë as Jeton Shtuni nuk e gëzoi gjatë skulp-

turën. “Zogu prej druri” dukej prirej të shkonte drejtsferave të larta dhe vrullin s’mund t’ia ndalte askush..Sapo drejtori i Artit i i Ministrisë së Kulturës, Kle-ment Tufa, e pa te tryeza e shefit, u sevdallis pas tij.

-Kryevepër, - tha duke e soditur me ëndje. -Kush e skaliti kaq hijshëm? Ç’elegancë! Soditpërhedhjen që ka qafa tok me sqepin! Duket sikurpas pak do të ngrihet si shigjetë drejt qielli. Kushqenka ky artist?

- Një çoban dhensh nga Arrëza, - i tha shefi.- Besoj se nuk e ke vështirë të gjesh një tjetër si

kjo, - i tha duke ia rrëmbyer pa ceremoni. - Do t’iatregoj ministrit, - deklaroi për të larguar çdo kundër-shtim të mundshëm e ndërkohë i lëmonte sqepinzogut si ta përkëdhelte. – Besoj se edhe ai do ta pëlqe-jë. - Doli nga zyra pa e lëshuar zogun nga dora.

* * *As Klement Tufa nuk mundi ta mbante gjatë

te dollapi me xham prapa tryezës së tij. Sapo ve-prën artistike e diktoi zëvendës ministri, u intere-sua të dinte si i kishte rënë në dorë dhe ku mund tëprokuroronte një kopje tjetër si ajo. Klementi itregoi se e kishte gjetur në rrethin e Korçës, tezyra e shefit të arsimit. Pas një jave zevendës min-istri Perlat Maska u nis me shërbim në Korçë “përdisa pune administrative” të sektorit. Në çantë futiedhe “zogun me këmbë të gjata,” që porosia tëishte e saktë dhe vartësit të mos e hanin sapuninpër djathë. Pasi mbaroi kontrollin e sipërfaqshëmnë prefekturë e pasi la detyrat për të ardhmen, epyeti prefektin nëse asaj ane kishte njerëz që gd-hendnin në dru ashtu si qëmoti.

- Këtej të gjithë gdhendin, - iu përgjegj prefektipa u menduar.

- E kam fjalën për punime artistike, - e sqaroizëvëja.

Prefektin e ngatërroi fjala “artistike” dhe nukpo e kuptonte përse interesohej zyrtari i ministrisë.

- Lugë prej druri, figurina, kafshë, gjela prëshishet e rakisë, koka kërrabash... – vazhdoi sqa-rimin Perlat Maska.

Nënprefekti u shtensionua menjëherë.- Shiten në pazar me okë, - i informoi, - prit

deri ditën e shtunë dhe i shohim bashkë po deshe.Do t’i gjesh si t’i duash e sa të duash....

- Pranojnë porosi?Pyetja i erdhi e papritur, por si nëpunës i sh-

kathët, nuk e humbi toruan.- Pse jo? – iu përgjegj nënprefekti. – Edhe me

porosi...- Dua një zog të tillë, - shfaqi dëshirën ai, duke

nxierrë nga çanta zogun prej druri. – Dua t’i kem çift.Vepra kaloi dorë më dorë te nëpunësit e prefek-

turës. Për hatër të mikut u hoqën sikur e pëlqyen.“Po. Po shumë e bukur!” “Punim i hollë..” “Shihe

ZOGUprej druri

Tregim nga NAUM PRIFTI

Page 17: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional17/ E Diel,7 korrik 2012 PROZË

si e ka sqepin, si fëndyell.” Veç pa përjashtim vris-nin mendjen përse duhej? Kërraba e luga e kur-rizit e kryejnë nga një funksion, ndërsa zogu, zogsot, zog mot. As cicëron, as ecën...

- Të pyesim, - tha prefekti, - se të tilla s’kemiparë në pazar. Atje shesin qepshe, lugë druri, sendeqë hyjnë në punë.

Pastaj dikush u kujtua se një zog të tillë e kishteparë në zyrën e shefit të arsimit dhe me ndihmën etij zbuluan adresën e Stilian Ademit dhe të pronaritku ishte pajtuar. Meqë vetura nuk shkonte deri nëArrëz, për shkak të shëmbjeve dhe shkarjeve tëdheut, i dërguan lajm Sabri Tulanit të zbriste nëqytet. Më mirë se ai, askush s’e mbaronte atë po-rosi. Mjaft t’i jepte urdhër çobanit të tij.

Sabriu i lajmëroi të afërmit se e kërkonte njëzyrtar nga Tirana, sigurisht për ndonjë punë të rëndë-sishme dhe do të zbriste në qytet. “Njerëzit e sërëssime i thërresin,” mendonte duke kalëruar krenarme frerët ndër duar, veshur me rrobat më të mira.Portofolin e mbushi me kartmonedha që t’u shtrontedrekë në ndonjë lokal, nëse nuk do t’i lejonte kohatë vinin deri në fshat, te shtëpia e tij. “Jam i modëssë vjetër,” thoshte Sabriu, “më pëlqen më shumëkali se vetura. Pse, do pyesësh ti. Se kali të shpije tëshpije atje ku do ti, ndërsa vetura atje ku do ajo.”

* * *Prefekti i prezantoi zyrtarin e shquar e ndërsa

Sabriu e përshëndeti, ai nxori nga çanta zogun prejdruri dhe pasi e çpështolli, nisi të fliste për stilin emodelimin sa tradicional, aq dhe modern. Sytë eSabriut shkonin sa te zogu te fytyra e butë e zyr-tarit nga Tirana. Shtrëngonte nofullat nga inati, qëai zyrtar me peshë, interesohej për një palo çobanqë gdhendte ca druçka, në vend të nderonte krye-tarin e komunes. A durohej kjo shpërfillje? Mun-dohej ta fshihte inatin me buzëqeshje tinzare.

-Ma jep atë druçkën mua, - e luti Sabriu zyrtarin.Ai u step dhe vërejti se zogu nuk i duhej.- Ta ketë përpara si yrrnek, a model, si i thonë

sot, se ai është paksa i lajthitur dhe ç’bën sot eharron nesër...

Pa e besuar krejtësisht, drejtori e mbështollime letër me kujdes dhe ia dorëzoi. Atij iu duk sezogu u drodh sapo e mori Sabriu.

- Mos ki merak! – e qetësoi ai. – Për një javë,e shumta, ia shpije në zyrë zotit prefekt.

* * *Në mbrëmje Sabri Tulani, me xhaketën hedhur

krahëve e me dorën fshehur pas kurrizit, i doli për-para kopesë. I bëri shenjë me kokë Stilianit t’i vintepranë e ndërkohë vuri re një sheleg që çalonte.

Pse çalon shelegu? – e pyeti vrazhdë.- Vikoja? – Stiliani u kishte vënë emra dhënve

e shelegëve të kopesë. – Ka dy ditë e gjora qëçalon... iu ça thundra.

Thundra? Po pse?- Ku ta dish? Bagëti është, s’ka gojë të flasë.

Ka shkelur në ndonjë çakull të mprehtë, a...Po ti ç’bën? Pse nuk i mban hapur sytë?Mal i thonë, o zot. Ka vende të buta, ka edhe grill.- Ti e ke mendjen të gdhendësh nga këto, - tha

duke nxierrë që prapa kurrizit zogun e mbështjellëme letër. E grisi nga që s’i durohej ta hapte sa mëshpejt dhe ia futi në surrat. – Ti e ke sajuar këtë?Jotja është kjo?

- Unë... – Stiliani po habitej si i kishte rënë në dorëpronarit, zogu të cilin ia kishte falur një udhëtari.

- Qen e bir qeni! Tërë ditën gdhend ca syfete eca hiçmosgjëra, e më le bagëtinë azat. Nuk të mbajpër këto unë, e more vesh? Nuk ta jap çapin e bukëspër marrëzi të tilla. – Ai e vendosi zogun mbi gjudhe i mëshoi me të dy duart. Qafa e hollë e zogutkrisi dhe Stilianit iu duk sikur dëgjoi një cicërimëdhimbje që iu mek në grykë. Të dy copat ia hodhimbi kokë Stilianit dhe ndërsa ai ngriti duart të mbro-hej, copat e zogut dergjeshin përtokë.

- Ç’ke aty në torbë? – e mbërtheu me sy Sabiti.- Hiç ... – tha çobani i habitur, se torbën s’ia

kishte kontrolluar kurrë. Mos dyshonte se i vidhtendonjë dorë lesh, a ndonjë kupac hurle?

- Derdhi këtu! – e urdhëroi.Pranë këmbëve të Stilianit ranë sendet e tor-

bës, një kokë kërrabe me figurën e nuselalës, njëfyell i zbukuruar me lale-lule, një dorëze thike dhedisa copëra shqope e bushi. Sabriu i shkeli mekëpucë me inat, deri sa i bëri bërllok.

- Të pashë dhe njëherë duke gdhendur, këtutek unë s’ke më vend. Hajt, çporru tashti!

Duke zvarritur këmbët ngadalë, i tronditur ngatërbimi i pronarit, Stiliani u çapit drejt plevicës.Shtyri dedrën dhe u shukos në errësirën e saj.

Nënkryetari Brahim, po shikonteëndërr: E thirri në zyrën e tij vetëshoku Rushit dhe i ngarkoi një detyrë

mjaftë të çuditëshme: të shkonte në pazar dhet’i shiste miletit gënjeshtra partie. Por, parasë gjithash, ai e pyeti nëse e rrihte gruaja.

- Jo, shyqyr Zotit, nuk më rreh, - tha Bra-himi.

- Zër bè.- Për ideal të partisë, jo!- Po brirë, të vë?- Më vë, nganjëherë, kur jam në mbledhje

të partisë.- Tek cili mashkull dyshon më shumë.- Dyshoj tek... Më vjen zor ta them, o

shoku Rushit... - Thuaje, thuaje. Hapja zemrën partisë.- Dyshoj tek yt bir Xhezmiu, që e ke me

gruan time të parë...- Hëm...- Psss...Ato çaste, Toka nisi të lëkundej dhe bash-

kë me Tokën, edhe muret e zyrës. Shoku Brahim dhe shoku Rushit, u trem-

bën kaq shumë sa u shtrënguan fort tëpërqafuar si vëllezër me njëri-tjetrin.

- Medet! o shoku Rushit, çna gjeti! - iabëri Brahimi i tmerruar. Qimet e kokës iangritën rrepubliken përpjetë.

- Më duket se Marsi, po ia bën me zorTokës sonë. – Tha shoku Rushit. - E ka zënëngushtë në ndonjë qoshe të kozmosit dhe poe përdhunon...

- Po qe keshtu, mbaruam, o shku Rushit,- tha Brahimi. - Kaq e patëm!

Kur gjithshka ra në fashë, ata kuptuan, sekishin pas të bënin thjeshtë me një tërmet tëzakonshëm, i cili, vetëmse i kishte bërë të kolo-viteshin për pak kohë si në një shilarës. Atëherë, shoku Rushit, e shtyu tej si me lezet shokunBrahim dhe si kruajti njëherë zërin, pyeti:

- Po fakte ke more Brahim, që gruaja tëvë brirë, apo ia fut kot?

- Kam, shoku Rushit... Kam edhe fakte.- Ku i ke marrë faktet?- Mi ka dhënë vetë gruaja ime, Lulushja.- Hëm...- Psss...Shoku Rushit i tha Brahimit, që duheshin

marrë masa.- I kam masat, - tha Brahimi. Xhezmiu

është një metër e tetëdhjetë cëntimetër. EdheLulushja aq është.

- Domethënë, janë një masë?- Një masë janë, shoku Rushit, një masë.- Hëm...- Psss...Sapo u nda me shokun Rushit, Brahimi vajti

në pazar, që t’i shiste miletit gënjeshtra partie.Kishte mbushur dy kosha me gënjeshtra

tek partia dhe ua shiste njerëzve. Njërin koshe kishte mbushur me gënjeshtra të vogla. Cagenjeshtra, qenë të pjekura mirë dhe usilleshin rrotull miza në fluturim; por, ca tëtjera, nuk ishin dhe aq të pjekura. Kjo dukejashiqare, sepse sapo njerëzit i shikonin, thar-

tonin turinjtë e iknin. Kurse koshin tjetër, Bra-himi e kishte mbushur me gënjeshtra të mëdha.Marshalla, çfarë gënjeshtrash!

Të voglat, Brahimi, i shiste me çmim pak mëtë lirë se të mëdhatë. Njerëzit i blinin sipas inter-esit. Të vjetrit, blinin gënjeshtra rrumbullake mebisht, në formë tollumbacesh, që po t’i fryje,rriteshin pagat e pensioneve. Por kishte edhegënjeshtra të vjetra, të palara, që binin erë të keqe,të cilat Brahimi i kishte ndarë veç për t’i shiturfare lirë. Këto gënjeshtra, i blinte ose ndonjë fa-kir i lanun nga trutë, ose ndonjë përfaësues i ndon-jë organizate të huaj, që nuk merrte vesh dhe aqshumë nga cilësia e gënjeshtrave.

Të rinjtë, preferonin te blinin me teper dogënjeshtra, që ngjanin me hapset e shisheve tëbirrës. Por kishte edhe nga ato, që ngjanin mehapëse konservash peshku e kanaçesh me mishderri. Këto lloj gënjeshtrash, hapnin vende tëreja pune dhe krijonin mundësinë, që mileti tëderdhej në gjithë botën pa qene nevoja te kish-in viza në pashaporte.

Brahimi u nxeh shumë dhe për pak do të qevrarë mu në mes të pazarit me Kel Fistin, i cili,kishte zënë vend kundruall dhe u bënte thirrjenjerëzve, që të mos blinin gënjeshtrat e partisësë Brahimit, por të blinin gënjeshtrat e partisësë tij, sepse sipas tij, qenë më të mira.

Ndodhi kur pranë Brahimit, qe afruar njëklient me ballin e rrudhur nga mërzia e thellë, icili, tymoste njërën pas tjetrës cigare të markës“Parlament”. Klienti quhej Adil.

- Gënjeshtrat, - tha Adili, - më janë bërë sicigaret e duhanit, nuk rri dot pa to.

Adili shpjegoi, që për çdo ditë, pinte dy pa-keta me cigare si dhe merrte rregullisht, tek epakta, katërmbëdhjetë gënjeshtra partie. Nësenuk i merrte këto gënjeshtra, i ngrihej tensioni igjakut, fillonte të dridhej, bëhej nervoz, shantekotsëkoti me nënë komshiun përballë, shkel-monte macen e shtëpisë dhe rrihte gruan. Kursei vella i tij i madh, Bekimi, merrte aq shumegenjeshtra sa ishte droguar fare me to.

Pasi e dëgjoi Adilin me shumë vëmendje,Brahimi filloi t’i bënte rreklamë një gënjeshtretë kallaisur në formë trapezi, të cilën, mjeshtri ikishte futur katër gozhdë të vogla floriri dhe ekishte pas lyer pastaj me llak të cilësisë së lartë.Gënjeshtër kaq të bukur, Adili, kurrë nuk kishteparë. Ishte, vërtet një gjë e rrallë.

Sipas kësaj gënjeshtre, partia e tij, nëse mer-rte pushtetin, do të përmirësonte kushtet klima-terike. Dimrin do ta bënin pranëverë me lule,kurse verën do ta bënin vjeshtë me prodhime tëbollshme. Pra, do të kishte vetëm dy stinë gjash-tëmujore dhe jo katër stinë me nga tre muaj. Këtëgënjeshtër, Brahimi ia la në dorë klientit me bal-lin të rrudhur nga mërzia e thellë, e i tha:

- E ke sakllam, or mik. Edhe të mirë, edhe të lirë.Tjetri e mori gënjeshtrën në dorë, që ta

shikonte, por, ngase i rrëshqiste si një peshk krapujrash të ndotura, s’po e mbante dot. Katër herë,Brahimi ia la Adilit gënjeshtrën në dorë dhekatër herë, atij i rrëshqiti e i ra në tokë.

- Mos është e skaduar, o shoku Brahim? -pyeti Adili duke rrudhur edhe më shumë ballin.

- Sepse, siç e shikoni edhe vetë, s’po e rrokdot...

- Apsolutisht, jo, - tha Brahimi. - Çështëajo fjalë?! E ke fringo të re, safi gënjeshtër tëfreskët.

Adili ia doli ta mbante gënjeshtrën përpak çaste, por, pikërisht kur po e rrotullontepër të parë datën e skadencës, gënjeshtra irrëshqiti sërish e i ra në tokë.

- Në fakt, - nisi të thoshte disi i turpëruarAdili, - desha të blija një gënjeshtërkatërkëndëshe, me brinjë të barabarta dhe jogënjeshtër në formë trapezi, ku njëra brinjë,është më e madhe se tjetra.

- Sot nuk kemi nga ato katërkëndëshet, - thaBrahimi. - Nesër, do interesohem tek partia dhenëse nuk gjejme ndonjë të gatëshme, do ta bëjmëme porosi për zotërinë tuaj. - Si heshti një çast,Brahimi u kujtua e shtoi: - Po deshe, të jap njëtjetër gënjeshtër, si punë kulari, ta varësh përqafe kur të dalësh shëtitje mbrëmjeve me gru-an. Adili nuk e deshi gënjeshtrën në formë ku-lari. Ai tha se për më tepër, nuk ishte i martuar.Kishte qene martuar njehere, por e kishte ndarë para nja dy vjetësh, sepse e kishte ofenduarnë sy të dashnores.

Kel Fisti, teksa shikonte këtë skenë, herëqeshte e tallej me gënjeshtrat e partisë së Bra-himit, herë mburrte gënjeshtrat e partisë së tij.

Atëherë Brahimi, si e pastroi pak ngadheu gënjeshtrën që kishte rënë në tokë përherë të katërt, e hodhi brenda koshit, iu drej-tua Kelit e fort i nxehur, e paralajmëroi tëmos i prishte pazarin, sepse ndryshe, nuk dotë ndahej mirë me të.

Paralajmërimi i shokut Brahim, në njërinvesh i hyri Kelit, në tjetrin i doli. Jo që nukpushoi, por Keli nisi të tallej edhe më tepër.Atëherë, Brahimi nuk duroi më; nxorri shpejtnga koshi një gënjeshtër të gjatë si punë gër-baçi dhe iu turr Kelit ta rrihte. Mirëpo, atoçaste, hyri mes tyre Fidaim Qorri dhe i ndau.

Fidaimi shiste të ndryshme: propozime, lutje,sugjerime, ankime, por askush nuk i blinte...

Kjo histori, është një turp i madh dhe unë e diqë nuk duhet rrëfyer. Por tani që e ka marrë veshgjithë bota, një makth vjen e rritet çdo ditë e mëtepër brenda gjoksit tim, ngjitet gjer në grykë dheatëherë, dua të flas, sepse vetëm kur flas, lehtëso-hem disi. Gjithshka ndodhi mes meje dhe Zulit,moshatarë me mua. Ndonëse e kisha kushëri tëparë nga nëna, Zuli, qe kundërshtari im më i egër.Kishte dy vjetë, që na brente cmira për njëri-tjetrin, një cmirë kjo, e cila, dalngadalë, po shndër-rohej në urrejtje. Veëm para dy ditësh, ne u rrahëmmu në mes të sheshit të fashatit derisa u për-sheshëm. Nuk do të ishim ndarë sikur të mos ekishim lënë të rriheshim sërish të nesërmen.

Shkaku qe, sepse, që të dy, dashuronimAishen, vajzën e Ali Amandisë, një bukuro-she njëzetëvjeçare kjo, me trupin si një pjer-gull e bishtalecat gjer poshtë gjunjëve. Përshkak të Aishes, njëri nga ne të dy, do të ishtevrarë me kohë, sikur të mos kishim lidhjegjaku e të mos qenë rritur bashkë.

(vijon në faqen 19)

Gënjeshtra partieNga RAMIZ GJINI

Page 18: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

18/ E Diel,7 korrik 2012nacional POEZI

HYNI NË DHOMËN TIME

1.Një ditë...Një ditë hyni në dhomën timeMerrni çfarë të doniVetëm kornizën e jetës ma leniËndrrat në te t’i ngujojMa leniVetëm një grimë varg poeziePër ta vazhduar këngën e çuditshmePa laps as pa letërMos ma vidhni një pikë e një presjeNjë ditëPër t’i vënë aty ku duhetPorMos ikni nga dhoma imeNëse ushtima iu shurdhonNëse loti faqet ua përvëlonNëse gëzimi rri kacavjerrë në pritje

2.Një ditëHyni në dhomën timePor mos ia trembni gjumin

3.Një ditëLirshëm hyni në dhomën timeAtyAskush nuk do të jetëAs heshtja as dhembjaSepse unëKaherë jam në brendinë tuajLumturinë për t’ua dhuruar

Dhoma ime nuk ka ulëseAs tavolinë puneDhoma ime jeni Ju

4.Dhe, një ditëTë gjitha nxirrni nga dhoma imeVetëm ngrohtësinë dhe acarinMos i trazoniSepse qëndrojnë në përqafimJetën për ta madhështuar

5.Një ditëHyni në dhomën time të zbrazëtNë mure do hasniVetëm etjen e poeziveSi shkrime në dhoma burguNga çunatQë e kanë trembur rininëMe ëndrrat e stërgjyshërveMe kujtimet për vashatTë cilat me gjinjtë e tyreShkrirë e kanë akullinE kanë djegur hartën e botës

6.Një ditëDhoma ime muzePa asnjë dokumentAs pa foto të fëmijërisëAs pa ditar të rinisëAs pa tapi të atdheutTë cilatPa u lind unëBabait ia kishin vjedhur

Por, ndoshtaZëri im do t’i lus kujtimetTë mos shlyhen ato nga dhoma imeTë cilat i ngjajnë edhe barkësKurrë pa ia diturCakun as rrugëtimin

7.Një ditëUrdhëroniMos hezitoniHyni në dhomën timeEdhe nëse nuk më gjeniPërgjithmonëTë lumtur do të jeni

PELEGRINAZHNËPËR ESHTRAT E MI

Vetëm pluhur dhe pritjeAskush tjetër në këtë shëtitjeRrugëtim i gjatëQumështin e gjirit të nënësPër ta lypur nëpër eshtrat e miMe vete vetëm një letër pa shkronjaMbi supe frikën e lumturisëPër dritën e humburPër zjarrin e pashuar...Çfarë shëtitje është kjoDuke kërkuar fjalën e babaitEdhe djepinKu shtati më është rriturPelegrin në atdheun timDuke kërkuar vendlindjen

UNË JAM AI RRUGËTARI...!

NatëShumë vonë ishteRrjedha e lumit më trazonteDuke kërkuar për ta qortuar vetvetenI zemëruar më doli zëriPse lumi kurrë nuk i tregon fshehtësitë e vetaKurse unëEdhe sa beteja duhet bërëPër ta kthyer lotin në syEdhe sa lutje edhe sa fjalëDuhen për ta shëruar plagën e qiriutEdhe sa fjalë duhenPër t’i shëruar dhembjet tjeraPapritmas në atë natë të vonshme

Dikush si ma zuri frymënQëndro këtu i thashPër ta përqafuar tokën në vjeshtëPër ta puthur gjethin në pranverë

Kjo është beteja imePër t’i pajtuar stinët

Unë jam ai, praQë lejlekëve ua mësoj rrugënPër ta kuptuar kthiminBjeshkëve ua tregoj historinë

Unë jam ai, praQë luleve ua mësoj gjuhënPër t’i kuptuar fjalët e tokësPër ta qetësuar dritën e diellit

Në këtë afërsi të largësiveNë këtë largësi të vetvetesUnë jam ai rrugëtariQë nuk ka punë tjetërPos përqafimit të zjarritQë më djegëShkrumb më bënPër këngënTë cilën deri sotAskush kënduar s’e kaAs nuk do ta këndojëEtja është kjo

Etja, o beteja ime e plaçkiturNdize dritënTë ecim sërish bashkëO, ankthi im i tradhtuar

Kjo është beteja imeStinët për t’i pajtuar

KUSH E DI DHEMBJEN TIME

Vetëm loti dhe shiuE din dhembjen timeE din etjen dhe peshën e lumturisëI din të gjithaPraVetëm me lot më mbuloniVetëm me shi më këndoniKy është peizazhi i jetës simeKjo është historia e klithjeve të miaKëto janë plagët e pritjeveKëto janë dhembjet e miaQë kurrë nuk më tradhtojnë

Mos më qorto

Nga ARTAN BALLGJINI

Mos me qorto tek vijMos me qorto tek shkojPak dhimbje vij te te marrPak dasuri vij te te dhuroj

Mos e qorto neteve me shi,Ku lotet s'mundem te t'i fshij,Ndonese mund tejem ai lotQe faqet t'i puth gjithnje.

Mos me qorto pse tek endrrat s'me gjenNeteve kur te ndjesh te ftohte ne shtrat,Une mund te je aty ne sfod,Por imazhet te puthin s'munden dot.

07-03-13

E pashetek i qeshnin syte dhe zemraprej gezimit po i dilte nga kraharorita pyesja ishte e kotene dashurinata kishte rene

02-03-13

kortezhi i dhimbjeveecte ne heshtjearkivolin e dasurisepercillnin per ne varreza.

Plot me mezi e mbusha dhomenPa nje arsyeje ashtu kotePastaj prane e therrita dhimbjenQe qelqet lante me lote e ftohte.

Ngadale, ngadale i fshiva lotet,Ah c'zubolova pertej atij trishtimi.Zbulova gezimin e vertete.Qe s'mundej ta fsheh harrimi.

E ndeza cigaren e prap e fik,Idhash fund nje dileme,E dhimbeshme eshte te humbsesh nje mik.Por bukur eshte te gjesh veteveten

Fare pake te isha ndrysheTe kisha fat fare pakeJeta te mos me perplaste ne vuajtjeMos t'me shanin shkak e p shkak.

Fare pak te me doninMenje dashuri nje vlen fare pakeNje cast lulet tek une te bleroninSe me ka lodhur ky dimer i gjate

Fare pake dhimbjet t'me buzeqeshninLotet t'm'i fshinte eare pakeFare pake heshtja t'me flisteTe dija ku kam bere mekat

Idil në tri kohë

Qielli vizaton dhimbjenNga lotet e tuUne ne mendime kotemPyes ku kam gabur ku.

Ti stukesh prapa heshtjesTe mos t'i shohe nata lotetUne si shmangem dot dhimbjesPyes ku kam gabuar ku.

Me kote perpiqesh te heshteshUne t'i lexoj heshtjet diTi mallin foprmon mes loteshUne pyes aty ku kam gabuar ku

22-02-13

Cikël poezish

LULEVE UA MËSOJ GJUHËNPËR T’I PAJTUAR STINËT

Nga Sejdi BERISHA

Page 19: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional19/ E Diel,7 korrik 2012 PROZË

(vijon nga faqja 17)

Por fshati, ia hidhte krejt fajin vajzës, pse nukishte e zonja të vendoste, cilin duhej të merrtepër burrë; të çilte gojë e të fliste, të paktën, vetëmnjë fjalë, një emër të vetëm. Mirëpo asaj, thjeshtë,i pëlqente ta dashuronim. Kështu, sa herëpiqeshim me të në rrugë, ajo luante një lojë të rrez-ikshme: na buzëqeshte të dyve, si mua, si Zulit,na ndillte njëlloj me sjelljen e saj tërhiq e moskëput, dhe kështu, çdo ditë e më tepër, situataerdhi duke u acaruar aq fort, sa rriheshim megrushte sa herë takoheshin.

Me t’u afruar pranë shtëpisë së kushëririt iapashë siluetën këtij të fundit, se si u përvodh evajti të lëshonte qenin, një qen murrash i madhstani, që ai e mbante gjithmonë lidhur me zingjir.Provova të shkulja një hu gardhi, që të mund t’ibëja ball sulmit të kafshës. Mirëpo, ngase nuk eshkula dot në pak sekonta, e pashë të udhës tëngjitesha shpejt në shalcën e një vidhi. Aty, trem-ba një zog që ngrohte të vegjëlit në folenë endërtuar mbi një degëz të shtrirë si erashkë.Zogu ia dha fluturimit dhe e braktisi folenë dukelëshuar eterit cicërima të alarmuara.

Ato çaste, duke lehur si e tërbuar nga ndër-simi i të zotit, ia behu aty kafsha murrashe. Ungrit kas, i vendosi këmbët e përparme në trun-gun e pemës dhe nisi të më vështrionte me sytëe kuq si gjaku. Pas kafshës çalltisi edhe kushër-iri. Kishte veshur çizme të gjata llastiku, panta-llona kadife dhe një këmishë të bardhë pa mëngëe pa jakë, që e pati marrë me vete ditën kur ulirua nga ushtria. Në dorë, ai mbante një bishtsëpate gjysëm të gdhendur.

- Largoje qenin, - i thashë që lart nga pema kuqëndroja. - Të pashë, kur vajte dhe i hoqe zingjirin.

- Ta kam thënë, mos kalo kësaj rruge, - maktheu ai kërcënueshëm.

Për të qenë më i sigurtë, u ngjita një degëmë lart, dhe për një çast, më vajtën sytë tek fole-ja me zogjtë e vegjël. Nga plasa e njërës ngavezët pikaloshe, kishte nxjerrë kokën i vogli ifundit. Sqepi i tij i bardhë si bërthamëza e njëbostani të papjekur, hapej e mbyllej sa herësforcohej për të dalë në jetë. Mbi kokën e tij,hidhej fluturimthi degë më degë duke cicëruarvajtueshëm e ëma.

Ato çaste, ndodhi që u dha në krye të rrugësAishja. Qe këmbëzbathur. Kishte veshur njëfustan të gjatë, të zi e me pikëla të bardha, qëngjante mu sikur të kishte shkundur aty furçennjë piktor i nervozuar. Dy gërshetat, i patihedhur përgjatë kraharorit nga ana e djathtë. Nëdorë ajo mbante një shervete të lidhur në katërcepa. Po i çonte bukën e drekës të atit, që ko-siste jonxhat në tokat e tij. Herë pas here, ajondalonte pranë ledhit anës rrugës dhe zgjastedorën për të marrë kokërra të pjekura manaferre.

- Mos luaj aty ku je, - tha Zuli, - Tani do ivëmë karar kësaj pune.

Që të mos bija në sy, u ngjita edhe një degëmë lart në pemë.

Me t’u afruar aty, Aishja e përshëndeti Zu-lin dhe si gjithmonë, i buzëqeshi.

- Po të prisja, - i tha Zuli.- Përse? - pyeti ajo me një habi të shtirur,

athua sikur nuk e dinte ç‘hall e mundonte tjetrin.- Më thuaj, që ta dëgjojë Zoti atje lart: do mar-

tohesh me mua, apo me kushëririn tim, Gjezin.- Me atë më të mirin, - tha duke qeshur ajo.

Dhe, si kapi kindin e fustanit me dorë ia dhavrapit mu si një sorkadhe.

Zuli e ndoqi me sy derisa ajo humbi prapafurrës së bukëpjekësit Gjegjë Gjini, para së cilës,qenë kruspullosur e flinin dy zagarë rrugësh.

- Se mos na thua tani, që je më i miri, - ithashë kushëririt që lart nga pema

- Jo, - tha prerë ai, - Por njëri nga ne, duhettë tërhiqet se s‘bën, ndryshe do të rrihemi gjernë vdekje.

- Njëherë largo qenin, - i thashë. - Pastajrrihemi.

- E kishim lënë për dje, por ti, o frikacak,s‘u duke, - tha ai.

- Dje vajta në qytet e bleva çifte.- Çifte the...?!- Po, çifte. E mora braziliane, me grykë të

gjatë. Bleva edhe fishekë, nga ata që shërbejnë për të vrarë derra.

Ai u zbyth e u zgërlaq. Pastaj u duk sikur povriste mendjen të gjente një zgjidhje.

- E di çfarë? - i erdha më në fund në ndihmëunë. Më shkrepi një mendim: të kam kushëri tëafërt dhe për më tepër, jemi rritur bashkë. U bënëdy vjetë që rrihemi. Tani, duhet t’i vëmë kapakkësaj çështje. Të jetë për t’u zënë, le të zihen qentëtanë. Unë po marr qenin tim, Bakun, dhe po e vëtë përleshet me Murrashin tënd. Nëse kafsha jotengadhënjen mbi timen, atëherë, unë heq dorë prejAishes. Në të kundërt, do heqësh dorë ti.

Djali i tezes, u përtyp njëherë nën vete, porngase nuk gjente dot vetë zgjidhje më të mirë,pranoi.

E kapi qenin për veshësh dhe e bëri zap, qëtë më jepte mundësi të zbriste nga pema.

Kur zbrita, u pamë njëherë gjatë sy më sy gjithëurrejtje, pastaj ai më dha me të djathtën një grushttë beftë turinjve sa më erdhi dynjaja rrotull.

- Me kohë kam dashur të të vras, o kushëririim i dashur. - tha.

Unë i futa një shkelm të fortë barkut, e iaktheva:

- Fjala jote në vesh të Zotit. Vritemi, kur tëduash.

Bëra prapa për të ruajtur distancën; pastaj,si e mora disi veten, u desh vetëm një fishkëllimë

Iku dhe kjo stinë elektorale, i foli vetes Fationi tek ngrinte jakën e palltos për t’u mbrojtur disi nga erërat e vrullshme që kurrë s’i

ndaheshin këtij qyteti. Siç po ikën dhe kjo pran-verë. Shkrepëtimat e qiellit u përzien e u naka-tosën keqazi me ato të fjalimeve. Sigurisht, paratyre, në atë diferencë kohore midis dritës dhezërit, të parat ishin metastazat e vetëtimave. Atondodhnin diku në skaj të qiellit dhe zgjasnin aqsa për të të frikësuar me imazhet fantazmago-rike të reve, që zor se të shlyheshin lehtë ngakujtesa. Ashtu siç përjetësonin në celuloid blicete fotoreporterëve buzëqeshjet hakërryese në fy-tyrat e liderëve, teksa i jepnin dorën njeri-tjetrit.Por këto ishin vetëm çaste paralajmërimi që ipërkisnin parafushatës, parabetejës. Më pas vi-nin shkrepëtimat. Ato të tromaksnin me rroko-pujën që zbriste nga qielli, sikur një hobe gji-gande thyente e dërrmonte kokallat e Djallit.

Dreq! Qenka e natyrshme që, pas gjëmës sëpara dy muajve, gjithçka e stërzgjatur, e laka-dredhur, t’i kujtonte ato… të frikshmet deri nëtmerr, metastazat! Ja, si këta gjarpërinj vetëti-mash që mistershëm shfaqeshin atje tej, në fundtë horizontit. Kokat e tyre dukeshin sikur do t’unguleshin indeve të buta të mushkërive të reve.Njëkohësisht, si një makth, e paralajmëronin:Vërtitu, vërtitu në atë qytet erërash, por, gjithës-esi, s’ke ku shkon! Ne po vimë!

Ai ngulmoi ta largonte këtë imazh makabërvetëtimash dhe u kthye me kurriz ndaj tyre, porrrokopujës së shkreptimave dhe, aq më tepër,korit antik të bubullimave, s’kishte ç’t’u bënte.Të mbyllte veshët në mes të rrugës? Sigurishtqë do ta merrnin për të lojtur!

Rrokopuja qiellore, ç’është e vërteta, zg-jaste disi më tepër, rifilloi të meditonte Fatio-ni, i lehtësuar që u shkëput nga paralelizmat ekobta. Por shkrepëtimat ishin aq të shpeshta,sa që i gjithë muaji i fushatës elektorale ishte imbushur me to. Sidomos ekranet e TV-ve ul-urinin në të gjitha edicionet e lajmeve. Ndërsatifozët e mitingjeve kishin privilegjin e madhqë, jo vetëm t’i dëgjonin, por edhe t’i shiko-nin ato! Tashmë, buzëqeshjet hakërruese tëparafushatës ua kishin lënë vendin imazhevetë ringut të tribunave, nofullave të shtërnguara,vetullave të çara e pllangave të gjakut të pësh-

PASSTINEELEKTORALE

Tregim nga FATMIR MUSAI

tyra kudo nëpër tapet. Pasnokdauneve të njëpasnjëshëm,më së fundi vinte edhe nokautifatal. Nuk njihej kurrë fitorjame pikë. Ajo s’ishte fitore bur-rash! Nokauti po! Dhe fitim-tari hidhej me dorezat lartbrenda litarëve, sikur më tepëri gëzohej përgjakjes sëkundërshtarit mbi tapet, se sabrezit të kampionit që i shtërngonte belin!

Sa mirë që shpëtuam nga ajo zallamahi,mendoi Fationi, tek ecte kuturu nëpër rrugët eqytetit, në atë mesvjeshtë të lagur nga shirat epërditshëm. Stina elektorale e kreu ciklin e vetedhe për këtë vit dhe duhet të presim vitin tjetër,kur ajo, si një kafshëz e urtësuar, papritur do tëfillonte të zgjaste kthetrat e të ulurinte. Ishte njëe keqe e domosdoshme, përderisa kishte dheidhtarët e vet. Jo më kot kishte zënë vend midisstinëve, pikërisht në mesin e vjeshtës së dytëose në muajin e qershive, muajt me më tepërshkrepëtima, sikur të kërkonte ta fshihte zal-lamahinë e vet mes tyre. Deri sa njerëzit të har-ronin dhe të shlodheshin ca për të rimbledhurforcat, që gjithçka të rifillonte nga e para vjesh-tën a qershorin e ardhshëm.

Ai ngriti duart e mbërtheu fort vetullat, dukei futur gishtat hatashëm në thellësi të zgavrave tësyve, pikërisht në atë vend ku mendohej të nistegjumi. Ndjehej i kapitur nga pagjumësia embrëmshme. Ajo kishte qarë gjatë dhe, pasi kish-in bërë dashuri për herë të fundit, ishte larguar josi herët e tjera. Me krahët rreth qafës së tij, ekishte parë thellë, ngultazi në sy dhe kishtemërmëritur: Sidoqoftë, ne sërish do të shihemi.Në mos këtu, atje! E ç’rëndësi ka vendi!...

Mos ardhç kurrë, moj stinë elektorale, gatithirri ai me vete. Shiko ç’pisllëk ke lënë prapa,kudo nëpër qytet. Mure të llangosur me bojëranga më të çuditshmet, deri tek e zeza e një kryqitë thyer, çuditërisht në lagjen e arixhinjve! Ndër-

sa një drapëreçekani i kullon-te e kuqa e gjaktë, pikë-pikë,në fasadën e supermarketit tënjë afaristi. Era e ftohtë shqeuposterin e kandidatit të një par-tie të blertë dhe fytyra e tij edeformuar, si një gjethe vjesh-te, u zhduk diku poshtë rrotavetë një kazani plehërash.

Nga na mbive kështu, mojpasstinë?!... Passtinë! Që po na gllabëron tëgjithëve dhe, të parin, mua. A s’i kam unë në këtëtrupin tim ato vetëtimat e tua me emrin metasta-za?... Sepse unë tashmë i përkas një tjetër stinetë panjohur, stinës së pestë. Unë kam kapërcyernë një botë të panjohur, në skaj të botëve tëtjera,… në Passtinë!

Fasadat janë më të goditurat, më mjeranet nëkëtë qytet, rivendosi ai me një vullnet heroik di-alogun me vetveten. Dhe s’është për t’u çuditur.Gjatë një beteje me bombardime, të parat që epësojnë janë fasadat e pallateve. Predhat në tokishin format e posterëve gjithfarësh. Që nga atotë kandidatëve të partive të vogla, të cilët, jovetëm s’merrnin para, por kusht për kandidimine tyre ishte pikërisht dhënia e parave për partinë,dhënie që tingëllonte bukur pas fjalës “spon-sorizim”. Ndërsa privilegjin e veçantë e kishinkandidatët e dy partive të mëdha. Fytyrat e tyre,përveçse përsëriteshin me dhjetra herë përbrinjëra-tjetrës, si në njëshkolonë ushtarake, kish-in zënë edhe pikat më dominuese të qytetit. Disasyresh ishin ngjitur si balona të mëdha edhe mbitarraca, përveç trotuareve ku kishin zëvendë-suar reklamat e cigareve. Dhe, mbi të gjithë,qëndronin dy liderët. Ata kishin pushtuar kalanëe vjetër të qytetit duke u ngulur në bedenat e sajdhe sikur kontrollonin me vështrim strategëshkrejt fushën e betejës.

Rrënojat e betejës janë të prekshme kudo.Aq të prekshme, sa që ende na gjëmojnë nëveshë shkrepëtimat. Ato ndeshen diku atje lart,

në qiell a në Parlament, por rrufetë i zbrazinkëtu te ne, në tokë! Dhe qytetit plot plagë nënkëmbët e tyre. Një katrahurë e vërtetë.

Don të dish përmasat e një beteje, kishtethënë dikur një gjeneral. Shko e shiko fushë-betejën mbas lufte! Dhe ushëtima e bubulli-mave, si jehonë e largët e betejës së rrufeve,vazhdonte si zhaurimë në veshët e banorëve.Deri kur, pyeti ai dhe u përgjigj po vetë: Deri safushatat elektorale të mos na bëhen si stinët!

Duke u kthyer për në shtëpi, nëpër fasadandërtesash dallonte edhe kuadrate të bardhë,krahas portreteve të zbërdhulur nga dalja ebojës, pasojë e shirave dhe e dritës. Koha bëntë vetën dhe ata po bien, mendoi ai. Është pragdimri dhe nuk rezistojnë dot deri në stinën eardhshme. Po unë, tha vetvetishëm, po unë…,sa do të arrij të rezistoj?!

Instiktivisht ndaloi para një vitrine me xha-ma të errët dhe soditi fytyrën. Nën efektet e neo-neve të brendshëm, çuditërisht, shëmbëllimi i saj,brenda kuadratit të xhamtë, frikshëm iu fanit izbehtë, si në një katërkëndësh të zi! Të gjorëtkatërkëndësha të bardhë e të zinj, mërmëriti dhesepse i erdhën vagëllimthi në mendje ca vargjetë vetat që kur kishte qenë student:

Katërkëndësha të bardhë, çuditërisht të bardhë,Të zbehur si meiti rrinë e heshtin në vetmi,Vështrimit të kalimtarëve dot s’i bëjnë ballë…Fund vjeshte. Rigon shi… Rigon shi…

Dhe bien portretet të qullur në trotuare,Si fletë të verdha që i tremb dimri,Fshesarët në kosha i mbledhin me plehërat…Fund vjeshte. Rigon shi… Rigon shi…

- Pse nuk shkruan, Fation?! Ti shkruan poezitë bukura. Madje, edhe kur mendon, ti mendonfigurshëm!- i kishte thënë atëherë një shoqe ekursit që porsa kishte botuar librin e parë poetik.

- Sepse jam ca egoist, prandaj!- mbantemend t’ia kishte kthyer ai me shpoti dhe kurajo, e çuditur, i kishte kërkuar pse-në e kësajpërgjigjeje, ai kishte pohuar çapkënçe: Pse,budalla jam unë? Ku ka si qyli! Kur shkruajnëtë tjerët që të kënaqem unë, përse të vras mend-jen e të torturoj unë veten që të kënaq të tjerët?!

alarmante që t’ia behte aty, qeni im, Baku.Baku qe rracë gjermane. Kishte qafë të fu-

qishme; kurse sytë, - xixëllues e të ftohtë, që tëshponin si hej akulli.

Të dyja kafshët, u panë njëherë sy më sy,ngritën veshët, kreshpëruan qimet e qafës dhenuk pritën as t’i ndërsenim. U sulën përn-jëherësh kundër njëri-tjetrit dhe nisën kështu,një përleshje të egër.

Shkuan rrotull në një luftë për jetë a vdekje.Baku im, qe më gjakftohtë. Në mënyrë instik-tive, ai mbante nën kontroll çdo lëvizje tëkundërshtarit, dhe, kur tjetri sulmonte, ashtu siçbëjnë luanët, përdorte më tepër putrat e tij tëmëdha për ta shtyrë kundërshtarin e për të mose lënë të kafshonte. Kurse Murrashi i Zulit, qegjaknxehtë, sulmonte çdo herë me tërbim dhepërpiqej të kafshonte ku të mundëte.

Ne të dy, vazhdonim t’i ndërsenin, secilikafshën e vet.

- Mbyte, Baku, mbyte...!- Çaje Murrash, çaje...!Sa herë dëgjonin yshtjet tona, qentë merr-

nin më shumë zemër, dhe çdo çast e më tepër,lufta bëhej më e ashpër. Të kataleshur siç qenë,ata shkuan rrotull duke kafshuar njëri-tjetrin; uzhkërryen në pluhurin e rrugës, ranë në vijën eujit, sërish në pluhur; pastaj u përplasën përgardhit, të cilin e rrëzuan dhe si hynë në ko-pësht, thyen lastarët e njomë të hardhivenjëvjeçare, shkelën mbi një mutaf të nderë plotme grurë të larë që po thahej në diell, shkatër-ruan të gjitha lulet dhe së fundi, përmbysën kosheret e bletëve.

Atëherë ndodhi ajo, që ne kurrë se kishimparashikuar: rè të mëdha bletësh vërshuan jas-htë që nga kosheret si stuhi gumëzhitëse, u der-dhën të thumbonin qentë, që u ndanë e nisën tëangullinin vajtueshëm.

Page 20: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

20/ E Diel,7 korrik 2012nacional OPINION

Një ndër konceptet e shumta të gjeneruara nga hulumtimet sociologjike ështëedhe nocioni Serenditipy. Ky term, në

fakt ka rezultuar si rrjedhojë e një përvojekonkrete hulumtuese, dhe nënkupton faktin se nëprocesin e hulumtimeve sociale, kur jemi dukehulumtuar aspekte të caktuara, apo kur jemi dukee pasur një fushë interesimi të caktuar, deri sajemi duke aplikuar metodologji të besueshme, tëpranuar (reliable) dhe valide hulumtimi, nemundë të vijmë deri te njohuri të caktuara, krejttë papritura, gjetje këto të cilat rrënjësisht dal-lojnë nga ato të cilat i synojmë fillimisht në pro-jektin tonë hulumtues. Le të themi për ilustrimse deri sa jemi duke e hulumtuar relacionin e di-vorceve në një populacion si rrjedhojë e ndikim-it të industrializimit, ne rastësisht mësojmë se ek-spozimi i të fëmijëve me filma që përmbajnëdhunë, reflektohet me rritje të agresivitetit nëjetën reale. Pra Serenditipy në përvojën e hulum-timeve sociologjike nënkupton një zbulim të papritur dhe të pa synuar nga hulumtuesi.

Para se të e qartësojmë edhe më tej këtë kon-cept duke inkluduar edhe reperkusionet e tij kon-ceptuale në jeten sociale dhe politike, për ata qëeventualisht nuk e njohin të njejtin, fillimisht let‘i themi disa fjalë për substratin dhe rrethanatsociale të cilat kanë pasur ndikim në zhvilliminshkencorë, respektivisht metodologjisë hulum-tuese shkencore të aplikuar në shkencat sociale,nga ku është gjeneruar i njëjti.

Fillimisht të themi se ky nocion derivon ngaaktivitetet hulumtuese sociale (më saktë so-ciologjike) të cilat janë realizuar në shoqëritë ezhvilluara perëndimore, apo të sistemit kapital-ist (neoliberal), i cili ka arritur superioritet nëformësimin, funksionalizimin edhe integrimine strukturës dhe proceseve dinamike politiko-sociale,por edhe metodologjike në sferën hu-lumtuese shkencore. Si rrjedhojë e kësaj, në këtoshoqëri është arritur një diferencim më i gjith-anshëm në pothuajse të gjitha sferat e jetës. Kjoështë reflektuar edhe në sferën e hulumtimevesociale, ku janë krijuar avantazhe të dukshmenga studimet sociologjike, të cilat avantazhe ishohim se manifestohen si në aspektin sasiorëedhe atë cilësorë.

Kolapsimi i të ashtuquaj-turës Sociologji e vendeve so-cialiste e cila vinte nga varfëriametodologjike e saj hulumtuesee konfirmon këtë, pasi dihet sevetëm para disa dhjetëra viteshflitej për Sociologji marksistedhe Sociologji borgjeze.

E para merrej me hu-lumtimin e problemeve empir-ike sociale në nivel makro, porjo edhe me probleme konkretedhe të prekshme sociale të cilati kishte para vetes, dhe si e tillëishte ne funksion të ideologjisëoficiale, të cilës i sub-ordinohejedhe në rastet kur realizonte hu-lumtime të pakta.

Kjo qasje nuk kishte si të ar-rinte progres në metodologjinëhulumtuese, së paku për dy ar-sye, të cilat janë;

-së pari, nuk kishte një spe-ktër të gjerë hulumtimi social(apo llojllojshmëri hulum-

SERENDITIPYNga SAMI HALITIMaster, Sociologji

timesh), dhe-së dyti, nga fakti se edhe gjet-

jet eventuale i interpretonte në pa-jtim me ideologjinë zyrtare.

Prandaj, si rezultat i kësaj varfë-rie metodologjike në sferën e hu-lumtimeve empirike sociale, inter-pretimi i gjetjeve harmonizohej mekonkludimin gjeneralizues lidhurme” domosdoshmërinë e përm-bysjes së sistemit kapitalist dhe me fitoren e pa-shmangshme të komunizmit ... dhe se... përm-bysja së sistemit kapitalist ishte çështje kohe “që nuk ishte aspak qasje serioze nga aspekti sh-kencorë si metodologji hulumtuese.

Përkundër kësaj, sociologjia borgjeze, nukqante kokën për çështje ideologjike pasi ishtenjë koncept i hapur mendimi me një qasje plu-rale. Hulumtimet e saj ishin realizuar në njëspektër shumë më të gjerë problemesh nga jetakonkrete, siç thuhet të një qarku në nivelin mikrodhe mezo, dhe gjetjet nga këto hulumtime ishimmë të shumta, më objektive dhe më të be-sueshme. Prandaj, të njëjtat rrjedhimisht ishinedhe më të aplikueshme dhe vlefshme për t‘ushfrytëzuar nga ato institucione të cilat kishinnevojë për të dhëna nga provenienca sociale,gjë që pa dyshim se edhe ndihmuan në zhvil-limin tërësorë të shoqërisë. Pluraliteti socialmanifestohej me pluralitet metodologjik dhe in-terpretativ shkencorë.

Ky avantazh në hulumtimet sociale, konsid-erojmë se origjinën e suksesit e ka nga modelipluralist social dhe politik. I njëjti, në sferën poli-tike manifestohet si instalim i “demokracisë ngalartë”, dhe ilustrim për këtë janë zhvillimet nëTurqi, përderisa aktualisht i njëjti model mani-festohet edhe në relacion me vendet e dalura ngasistemi socialist. Ky model i instalimit të“demokracisë nga lart” sikur po ngjason me ishrolin e “avangardës komuniste “, e cila u aplikuasi koncept nga ish vendet socialiste lidere (BRSS,Kina), pasi të njëjtat e konsideronin veten se janë

model që duhet ndjekur edhe ven-det tjera, në rrugëtimin drejt komu-nizmit. Sikur duket paradoksale kjoanalogji mes dy ish kontrapunkteve.Në kontekstin aktual, le të paramen-dojmë situaten kur dikush do tëmundë të jetë parimisht kundërprivatizimit si koncept neoliberal,përderisa i njëjti është në ekspansion.Thjeshtë do të cilësohej egalitarist i

pa prespektivë.Nuk mundë të mohohet fakti se metodologjia

hulumtuese në sferën sociale, sikurse niveli idemokracisë sociale si ideologji, ka pësuar njëzhvillim shumë më të hovshëm në këto vende(demokratike), të cilat janë aktualisht duke embajtur “dub” demokracinë kosovare. Ky ek-sport ideologjik, në këtë rast i vendeve neolib-erale, aplikohet posaçërisht në vendet demokra-tikisht vasale, të cilat si pasojë e kalimit nga njësistem tjetër, ende janë në fazat fillestare (em-brionale) demokratike. Një rast i tillë është edheKosova, e cila pos ndërrimit të sistemit politi-ko-social, ka pësuar edhe ndërrimin e statusittë saj (paraprak) kolonial..

Avansimi hulumtues metodologjik sigurishtse përcillet me më shumë ekzaktësi shkencorenë gjetjet e realizuara nga hulumtimet empirike.Kjo vjen si rrjedhojë e vëllimit më të madh hu-lumtimeve të realizuara dhe llojllojshmërisë sëhulumtimeve sociale, që ka sjellë edhe superior-itet gnoseologjik. Megjithëse kontrapunkt, kon-statimi marksist i shndërrimit të kuantitetit nëkualitet, si një ndër ligjshmëritë e pretenduarasociale të zbuluara nga ky drejtim, duket se nëkëtë rast e përshkruan plotësisht këtë moment.

Duke pos pasur pasiguri lidhur me alterna-tiven e marrë drejt së cilës rrugëtojmë në rraf-shin politik, konsiderojmë se edhe në sferën ehulumtimeve sociale, shoqëria jonë, institucio-net hulumtuese (konsiderojmë të pakta), duhettë jetë e mveshura apo pajisura me principe dhemetodologji hulumtuese të akceptuara, sikurse

nga bota e industrializuar dhe demokratike.Shtrohet pyetja, sa ka të ngjarë që të bal-

lafaqohemi me evidencimin eventual edhe tëefektit serenditipy në hulumtimet (e munguara)empirike te ne, të cilat do të duhej të bëheshindhe nga ku konsiderojmë se do të mundë të re-zultonte evidencimi i dukurive eventualisht të “papritura”. Kjo sigurisht ka gjasa të mëdha se do tëmundë të ngjante nëse nuk do t`i mbyllnim sytë,me apo pa qëllim, para këtij fenomeni?

Situatat e këtilla do të mundë të ishin vërtetëtë pa pritura, sikurse efekti serenditipy. Le tëthemi se p.sh se demaskuesi i korrupsionit do tëmundë të evidencohej si një i korruptuar, anate-muesi i nepotizmit një anëtarë klani, demokratinjë antidemokrat, liberalisti një despot, sekular-isti një njeri religjioz dogmatik, institucionalistinjë anarkist, pacifisti një militarist, humanisti njëkarrierist, nacionalisti një oportunist, misionaridemokratik një imponues vullgar dhe tiran.

Apo edhe do të mundë demaskohej profili ivërtetë i atyre organizimeve shoqërorë që e ven-dosin veten në pozitën e të sakrifikuarit, sikursesegmente të caktuara të shoqërisë civile të cilatvjelin pa meritë fonde jo të pakta financiare dheshoqërisë nuk i kthejnë asgjë si kundërvlerë ngaangazhimet e tyre pseudopublike.

Në sferën politike do të mundë të evidenco-heshin gjetje të cilat edhe do të komprometo-nin karakterin “demokratik” të disa veprimeve,posaçërisht në imponimet politik,e si proces iinstalimit të “demokracisë nga lartë”.

Tek e fundit efekti hulumtues serenditipy vjenpikërisht nga vendet e zhvilluara dhe demokra-tike si përvojë pozitive hulumtimi, dhe s‘ka ar-sye pse të mos aplikohet edhe te ne. Kjo nënkup-ton, se ky efekt duhet të aplikohet edhe në rastetkur avangarda demokratike dhe neoliberalemundë të jenë subjekt i hulumtimeve të ndry-shme, dhe posaçërisht kjo duhet të vijë në shpre-hje te konstatimi i veprimeve politike, sidomos nëgjetjet që janë të pa përtypshme nga aspekti përm-bajtësorë demokratik. Demokracia dhe republi-kanizmi përjashtojnë çfarëdo atributi favorizuespër këdo, përderisa maksima “ligji mbi të gjitha”pranohet si i parim inherent i demokracisë.

Fenomeni serenditipy ka tëngjarë të ndihmoj në Kosovë,sepse kushdo qoftë mundë të bienë këtë grackë efektive metod-ologjike hulumtuese.

I njëjti ka të ngjarë të vijënë shprehje, nëse duam, apo mësaktë guxojmë, të e vemi pikënmbi i, në të adresuarit e gjetjessë shkaqeve reale që kanëndikim në (i)racionalizimin dhe(de)funksionalizimin e zhvilli-meve sociale në Kosovën postkoloniale. Çështja është sa jemitë guximshëm, objektiv, dhenetural në interpretimin egjetjeve të hulumtimeve sociale.

Nëse kjo nuk do të mundë-sohet që të ndodhë, atëherë in-terpretimi apo edhe keqinter-pretimi i gjetjeve lidhur me re-alitetin social, siç thotë socio-logu Michael Harolombas, ka tëngjarë që përherë do të bëhet si-pas “interesit ideologjik”,ndoshta edhe momental.

Page 21: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional21/ E Diel,7 korrik 2012 REPORTAZH

Nga BAKI YMERI, Bukuresht

Organizuar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, në restorantin “Boema

33” që ndodhet në zemër të Bukureshtit, nëprezencë të një numri të madh intelektualësh ru-munë dhe shqiptarë, poetë, eseistë, diplomatë dhekuadro shkencore, dashamirë të mëdhenj të Ko-sovës dhe kulturës shqiptare, u mbajt Tryeza epestë e miqësisë së Kosovës me Rumaninë, metë cilin rast u promovuan librat “Golgota koso-vare” e Fehmi Kelmendit nga Zvicra dhe “Kos-ova letrare” e Monika Mureshanit nga Bukuresh-ti. Vendosëm t’ia transmetojmë shtypit këtoburime të reja (të përkthyera nga rumanishtja),për t’ia bërë më dije një klani minor të xhelozisëballkanike, që ende s’e ka kuptuar rëndësinë eafirmimit të Kosovës në gjuhë të huaja.

Mihai Antonescu, poet dher prozator: Duatë them edhe unë dy fjalë për poeteshën dhe mik-en tonë, Monika Mureshan. Jemi katër këtu qënë mënyrë speciale preokupohemi për poezinëshqipe: Lucian Gruia, unë, Victoria Milescu dheMonica Mureºan, pa e harruar zotin MariusChelaru nga Jashi, njeriu që është preokupuar nëmënyrë direkte me librat e sivëllezërve tanë sh-qiptarë. Monica Mureshan, të cilën e kremtojmësot, është jo vetëm një poeteshë e talentuar, poredhe një analist fort i mirë letrar. Ajo din të de-shifrojë kauzistikën, madje tejmatanë përkthi-meve të Baki Ymerit, dhe të ndjejë autorin –përmbi tekstin e përkthyer, duke ia dhënë dukjen/apo/pamjen e atij që lexon dhe e përvetëson. Dheshprehet si e tillë. Këtë e bën Monika jonë nëlibrin e saj, dhe e bën fort mirë... Duket se ështëvepra e parë integrale që del në këto kondita,duke lënë mënjanë revistat në të cilat kemi botu-ar së bashku, por si libër, ajo dhe Victoria Miles-cu janë dy autorë që shkojnë përpara të tjerëvenë aspketin e deshifrimit të përkthimeve të BakiYmerit nga poezia shqipe. Ato kanë ndjerë thellë-sisht shkrimet e autorëve shqiptarë, prezentë edhenë këtë libër. Unë do të ishta tejet i lumtur tëdëgjoj se këto libra do të arrijnë edhe në Prish-tinë dhe kahmos. Që të dihet se në Rumani troketnjë zemër kosovare e shqiptare, dhe se ne jemigjithmonë afër njëri-tjetrit, këtu e në përjetësi.

Lucian Gruia, poet dhe prozator: Impre-sionet nga leximi i publikuar nga Monika Mure-shan kushtuar poetëve shqiptarë, të rikënduarkohëve të fundit përmes mundit dhe përkush-timit të të palodhurit Baki Ymeri, kanë qenë tëtubuara në vëllimin Kosova letrare, botuar ngaEditura Rafet më 2010, me një parathënie tëMarius Chelaru. (...) Meqë shkrimtarët shqiptarëtë recensionuar nuk ishin aq të njohur në Ru-mani, Monika Mureshan i prezanton edhepërmes disa burimeve biografike të nevojshme,para se t’i analizojë stilistikisht. Ajo nxjerr nëpah disa veti të përbashkëta të poetëve që vijnëte ne nga zona e Kosovës: trishtimin që rezul-ton nga ideali kombëtar ende i pazgjidhur, pe-sha e ekspresionit, qëndrimi qytetar, luhatjandëmjet planit real dhe atij fantastik, mahnitjapërballë mrekullive të natyrës, kultivimi i poez-isë së dashurisë. Janë të analizuar poetët: SaliBashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu,Ibrahim Berisha, Sabile Keçmezi-Basha, BasriÇapriqi, Nexhat Rexha, Hysen Këqiku, Adem

Zaplluzha, Skënder Sherifi, Nuri Plaku dheWilhelme Vranari Haxhiraj nga Shqipëria, Sor-in Arbãnaº dhe Baki Ymeri nga Rumania.

Poetët nga Kosova, falë mospërmbushjes sëidealit kombëtar, ilustrojnë tipin e mërgimtaritnga vendi i vet, tipin e të tëhuajësuarit. SaliBashota ka një vëllim të titulluar, madje, Ekzili ishpirtit. Përmes faktit se shkrimtarët dhe artistëtbasarabas janë të botuar te ne dhe shumë nga taprezentë në evenimentet kulturore të këtushme,ata e kanë për atdhe Rumaninë spirituale. Përmespërkthimeve të Baki Ymerit, edhe poetët sh-qiptarë e kanë përfituar Rumaninë e tyre.

Florentin Popescu, poet, prozator dhe edi-tor: Është një hapje e trupës: Baki Ymeri ka përk-thyer edhe poetë që janë këtu përballë. Pra, keminë të një mesazher kulturor dhe një propagan-dist në kuptimin fisnik të fjalës propaganduesetë kulturës. Nuk kanë të gjithë popujt një shpirttë këtillë të patriotizmit të zjarrtë, dhe shumëkushdo të dëshironte të ketë një përkthyes të këtillë tëjashtëzakonshëm. Në anën tjetër, ne rumunët ekëtushëm, të kësaj tryeze (dhe të tjerët që nukjanë këtu), përmes Viktoria Mileskut, Mon-ika Mureshanit, Mihai Antoneskut, MariusQelarut..., kemi do lexues që shfletojnë meshumë gëzim, me shumë kënaqësi, dhe nëpërkufizim të mundësive shkruajnë edhe përpoezinë shqipe. Ju përgëzoj që keni paturkënaqësinë të takoheni me ne, dhe tëshpresojmë se takime të këtilla do të mbahenedhe në ardhmëri. Të shpresojmë se dita esotme është një fillim i mirë, një nisje embarë e një fati të përbashkët.

Nicolae Iordan-Constantinescu (Presi-dent i Fundacionit Paneuropa): Është një tra-ditë e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve tëRumanisë dhe e Redaksisë së Revistës Shqip-tari, për të organizuar takime periodike ndërmjetshkrimtarëve nga Rumania, Kosova dhe Shqipëria,që janë miq dhe veprimtarë për zhvillimin e rela-cioneve të farefisnisë historike, letrare dhe kultur-ore. Kësaj here, rasti iu dha lansimit të përkthimitnë gjuhën rumune të vëllimit Golgota kosovare epoetit Fehmi Kelmendi, aktualisht rezident nëZvicër, si dhe e librit Kosova letrare të poeteshësMonika Mureshan. Me siguri, e gjithë kjo nuk dotë ishte e mundur pa kontributin dhe aktivitetin epalodhur të zt. Baki Ymeri, poet dhe përkthyes qëpërmes përkthimeve të tij të frymëzuara e lehtësonnjohjen reciproke të këtyre dy letërsive.

Tiberius Puiu (Drejtor i Revistës Shqiptari):Sa i përket çështjes së Kosovës, publiku i gjerë

rumun gjatë kohë ka qenë i mashtruar. Idetë egabuara, jorealiste, që bazohen mbi gënjeshtradhe krahasime të papërshtatshme, kanë njëshpërndarje tejet të madhe në Rumani, dhe kanëarritur madje, të influencojnë edhe pozitat e or-ganeve zyrtare (...). Kosova është për shqiptarëtajo që është Moldova (Basarabia) për rumunët.Nuk kemi këtu mundësinë për të analizuar nëhollësi fenomenet e këtyre dy zonave, por me-sazhi im do të prezantonte interesim për ata qëmerren me fatin e rumunëve të kudondodhur. Ciliështë krahasimi ndërmjet Kosovës dhe Repub-likës së Moldovës? Në kohën kur komunistëtrumunë e kanë tradhëtuar Basarabinë në favor tëpatronëve sovjetikë, komunistët shqiptarë e kanëtradhëtuar Kosovën në favor të patronëvejugosllavë. Mëkat që, përveç kësaj tryeze të miqë-sisë dhe librave të përkthyer nga gjuha shqipe,prezente edhe në shtypin rumun të tirazhit tëmadh, e vërteta për Kosovën ende nuk ka depër-tuar në dritën e së vërtetës historike...

Jehona nga shtypi rumun:Lucian Gruia: Monica Mureºan,Kosova leltrare,Vatra veche,Viti III, Nr. 3 (fq.25), Mars 2011

Përmes mundit dhe përkushimit të palodhs-hëm të Baki Ymerit, poetë të panumërt shqiptarëjanë përkthyer në gjuhën rumune. Për librat e tyrekanë shkruar me admirim: Marius Chelaru, MihaiAntonescu, Victor Sterom, Florentin Popescu,Monica Mureºan etj. Vëllimi i i kësaj të fundit(Kosova letrare) hapet me një parathënie të shënu-ar nga Marius Chelaru, pas së cilës pason fjala eautores, lënda e librit dhe fjala e përkthyesit. Kjovepër ka dy kapituj, Kosova letrare dhe Poetë ngaShqipëria dhe Rumania. Kapitulli i parë përfshin11 poetë të lindur në Kosovë, njëri nga ta i vendo-sur në Belgjikë, kurse dy tjerë duke ardhur nga

troje tjera shqiptare, aktualisht të vendosur në Ru-mani. Lirika e Sali Bashotës pulson ndërmjet re-ales dhe fantastike, trishtimit dhe dramatizmit, tonittë rëndë dhe melankolisë. (...) Piktorja dhe poete-sha Miradije Ramiqi transmeton «gjestin për tëpërfshirë në kornizë botën përmes artit» mbi sfon-din e kulluar të ngjyrës së bardhë. Poezitë e Ibra-him Kadriut janë një radiografi e mirëfilltë sociale,«fotograma» lirike të pajisura me epitete të rralla,ku manifestohet një diversitet tematik ciklik, në tëcilat paraprijnë virtytet morale. Esesiti IbrahimBerisha na përgëzon me mahnitjen për të ekzistu-ar me lulëzimin e poezisë së tij të dashurisë. PërBasri Çapriqin poezia është një ritual, një portë epadukshme e syrit të rëndomtë. Ajo hapet vetëm

Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari organizojnë debatin për kulturën shqiptare

Jehona nga tryeza e miqësisë Rumuno-Shqiptare(Burime të reja lidhur me lansimin e dyfishtë të librave Kosova letrare të Monika Mureshan dhe Gologota kosovare të Fehmi Kelmendit-Bukuresht, 28 Nëntor 2010)

për syrin e brendshëm, një pasqyrë ku reflektohetbota reale dhe ajo imagjinare.

Florentin Popescu:Prezenca letrare në Bukuresht,Climate Literare, nr. 39,shkurt, 2011, fq. 4-5

Edhepse propaguesit e kulturës shqiptare nëRumani nuk janë shumë në momentin aktual(memzi që mund të numërohen në gishtërinj!),kemi të gjitha argumentet për të pohuar se vitevetë fundit ekziston një rrymë e vërtetë sa i përketbotimit të shkrimtarëve shqiptarë nga ky vend mepasuri të hatashme shpirtërore, me poetë që zënënjë vend të rëndësishëm. Falë përpjekjeve të njëpoeti (qofshin ato edhe materiale!), falë BakiYmerit, krijuesit letrarë nga Kosova kanë gëzuardhe gëzojnë një prezencë gjithnjë e më të shquarte ne. Paralelisht (apo nëse doni, konkomitent) mekëto botime, gjithnjë e më shumë sivëllezër tëpenës nga Kosova, kanë dëshmuar dhe dëshmojnëse kanë me se të mburren sa i përket njohjes dheafirmimit të letërsisë që krijohet në atë zonë tëprekur nga shtrëngatat e historisë.

Kështu, poetët dhe prozatorët e gjeneratës sëmesme biologjike (Marius Chelaru, Mihai Anto-nescu, Monica Mureºan, pse jo dhe unë), kemi pa-tur rastin, falë po atij poeti dhe përkthyesi tëzellshëm dhe fisnik, që është Baki Ymeri, të famil-iarozohen me krijimtarinë e shqiptarëve të Kosovës,si përmes leximit të tyre, po aq edhe përmes dhunt-isë së disa lansimeve të librave të tyre në Buku-resht, në prezencë të autorëve shqiptarë.

Zonja Monika Mureshan, e akredituar si poetedhe prozatore (ka botuar pesë vëllime me vargje,një me prozë Shkencore Fantastike dhe një tjetërme intervista), pa u specializuar në fushë të kritikësdhe historisë letrare, ka arritur, siç vetë dëshmon,në «përshkrimin» e veprave mbi të cilat ka përqën-druar vëmendjen, «emocionalisht, subjektivisht dhe

pasionalisht». Kjo dëshmi, që mund të mer-ret dhe interpretohet edhe si një avertismentdrejtuar lexuesit, apo si një «captatio benev-olentiae», nuk e zvoglon me asgjë interesin elekturës, por, do të thoja, përkundrazi, e sh-ton, apo smadhon. Në sfond, dalja nga tip-aret dhe kanonet me të cilat na janë bërë tëzakonshëm krejt recenzentët, është një gjestsalutar (përshëndetës) dhe dobiprurës, aq kohësa autorja nuk bie në grackat e mëkatit deni-grues dhe minimalizues, dhe as në atë tëlavdërimeve superlative.

Kështu kundruar gjërat, autorja e struk-turon vëllimin në dy kapituj të gjerë: Kos-ova letrare dhe Poetë nga Shqipëria dhe

Rumania (këta të fundit duke iu përshtatur «tem-atikisht» dhe shpirtërisht idesë zotëruese të lib-rit). Shkruaja më lart se zonja Monika Mures-han është një poete dhe, për pasojë, nuk duhettë na mahnisë fakti kur zbulojmë se secilit tek-sti i jep nga një titull origjinal: «Sali Bashota dheekzili i shpirtit», «Miradije Ramiqi duke kyçurnë kornizë ngjyrën e dashurisë», «IbrahimKadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe»,«Basri Çapriqi – një strumbullar ideshë», «Nex-hat Rexha dhe poezia e artë e poezisë shqipe»,«Me Adem Zaplluzhën kur mitet vajtojnë» etj.

Është një mozaik interesant jo vetëm përpersonalitete, për vizione letrare, por edhe përreflektimet e një bote nga e cila vijnë.»

Monika Mureshan

Page 22: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

22/ E Diel,7 korrik 2012nacional INFO

Studentët e“Marubit” mbyllinvitin akademikStudentët e filmit në Aka-deminë “Marubi” mbyllinvitin akademik. Produksio-net e tyre zbulojnë historinjerëzore afër nesh poedhe pasigurinë përdrejtimin që do të marrëpasioni i tyre për kine-manë. Një përqafim përfundin e vitit akademik,ndërkohë që brenda kine-masë Marubi studentëtdhe prindërit ndjekin rezul-tatin e punës 1-vjeçare.Nëntë filma të shkurtërnga studentët e kinemasësë tre viteve në Akadem-inë “Marubi”. Produksionete shkollës kanë ndon-jëherë mundësinë të bal-lafaqohen në festivale tëfilmit studentor.

Pushimet verore,shtohet interesipër librinNdryshimi i stinëve sho-qërohet edhe me dimen-sionim shijesh ndryshe.Në verë jo vetëm veshjetjanë më të lehta, por edhekonsumi i librave ndrys-hon. Sipas librashitësveblerjet në këtë sezonshënojnë rritje dhe më sëshumti blejnë persona tëcilët marrin arratin drejtdetit ose malit për të push-uar. Lexuesit e zakon-shëm preferojnë libra tëlehtë për të lexuar nënçadër. Ndërsa lexuesit disimë të specializuar kanëpreference për gjini tëndryshme. Botuesit janëata të cilët duhet ti sh-kojnë përshtat lexuesve tëgrupmoshave dhe kate-gorive të ndryshme.Këshilla për të gjithë ata tëcilët po nisën për pushimeështë mos harroni të merr-ni me vete librat e au-torëve dhe gjinive tëpreferuara. Vera pa libranuk ka kuptim, pasi sipasstudimeve librat shërbejnëpër të nxitur imagjinatën.

Punimet eartistëve të rinjStudentët e Universitetit tëArteve, Tiranë kanëzgjedhur forma dhe mate-riale të ndryshme shpre-hje. Bota nën ujore ështëmuzë frymëzimi për këtëartiste. Ky instalacionedhe mund të vishet.Mijëra pupla kanë shërby-er për të krijuar fustane tëmrekullueshme shoqëruaredhe me kapele endur meperla. Këto veshje shërbe-jnë edhe si vepër e mirë-filltë arti. Mbështetur mbikontrastin bardh e zi, njëstudente ka krijuar veshje,dekor dhe karrige, prezan-tuar në këtë dhomë. Përartistin Ali Oseku këtopunime jane të arrira dheflasin me nje gjuhe univer-sale ne fushen e modes.

MUZEU ARKEOLOGJIK ZGJON INTERESIN E VENDASVE DHE TË HUAJVE

Specialisti Ilir Zaloshnja thotë se interesi për tëvizituar këtë muze është si nga vendasit dheveçanërisht të huajt. Për gjatë muajit qershor ësh-të vizituar nga më shumë se 2 mijë vizitorë edhepse ky muze është pak sa i veçuar nga qendra.Krahas objekteve të ekspozuara ky muze mbësh-tetet nga një fond rezervë prej 17 000 objektesh,të cilave gjithashtu i shtohen çdo vit objekte tëtjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.

Kritiku Giancarlo Politi, kërkesë Edi Ramës

“Tirana, kyeqytet arti me kostotë ulëta për studio e rezidenca”

Veterani i kritikës ndërkombëtare, botuesi milanez i re-vistës historike të artit pamor “Flash Art”, kur pagëzonteBienalen e Tiranës në vitin 2001 dhe botonte “Escape” aiu sugjeronte Tiranën gati 200 artistëve nga bota, si njëvend ku liria ishte akoma në formën e saj të virgjër nëkaos. Politi iku i zemëruar nga reagimi që patën vendasitndaj ngjarjes. E tani ai ka një kërkesë për mikun e kohëvetë vjetra, kryeministër i ardhshëm. Në një mesazh për ABCNEWS ai thotë se beson që Edi Rama dëshiron dhe mun-det ta bëjë Tiranën kryeqytet të artit: “Tirana më duket njëqytet mikpritës, disi anarkist dhe tolerant, ashtu siç iupëlqen artistëve, të cilët deri më sot kanë zgjedhur Berlin-in si vend pune dhe rezidence, sidomos për koston e ulëttë studiove dhe të apartamenteve, edhe pse në dimër qyte-ti për shkak të të ftohtit, bëhet pothuajse i pajetueshëm.”

Ekspozita etnografike nëambientet e Ish-Muzeut në Tiranë

Kjo ekspozitë e përhershme zgjon kureshtje të vizitorëve,pasi është i vetmi ambjent deri tani në kryeqytet, ku pasyro-hen veshjet dhe kultura popullore origjinale. Ajo cka u bënmë shumë përshtypje është mënyra e thurjes së veshjeve nëformë artizanale. Kjo ekspozitë është vetëm një pjesë e fon-dit etnografikë që është në varësi të Bashkisë së Tiranës, ecila është e përfshirë në guidën turistike. Veshjet dhe objektete ekspozuara janë mbi 100 vjecare krijuar nga duart e mjesh-trave popullorë. Objektiv është që fondi etnografik së shpejtitë mund të shndërrohet në një muze të mirëfilltë etnografik.

Kërkimi i Elisabeth M.Claffey-tnë ekspozitën personale në Tiranë

Artistja amerikane Elisabeth M. Claffey prezanton në“Galerinë Miza”, ekspozitën e personale “Uniformat e spi-talit”. Bazuar në kërkimin në spitalet amerikane ajo e për-dor ankthi nga kanceri si një shkas për të kuptuar kontrollinqë kanë institucionet e kujdesit shëndetësor ndaj trupit dhemendjes njerëzore. Kur e ëma e Elizabet Klajfi-së u diag-nostikua me kancer, bashkë me ankthin e asaj që do tëndodhte, nënë e bijë përjetuan në hapësirën e spitalit njëgjendje pafuqie e dobësie njerëzore. Këtu nis kërkimi i Eliz-abetës që u bë vepër arti, të cilën ajo e prezanton përgjatëkorrikut në galerinë “Miza” në Tiranë formën e instalacion-it “Uniformat e spitalit” dhe të videos “Pritja”.

Gara për kreun e Akademisësë Shkencave është mbyllur

Gara për kryetarin e Akademisë së Shkencave është mbyl-lur. Akademikët kanë dorezuar dosjet për këtë post bren-da afatit kohor prej 30 ditesh. Per postin e kryetari konku-ron nënkryetari aktual Myzafer Korkuti ndërsa per postin enënkryetarit, Gudar Beqiraj, i cili ka drejtuar deri tani këtëinstitucion. Kështu, bëhet fjalë për një rotacion mes tyre,ose thënë ndryshe thjesht nje ndërrim zyrash. Mungesën einteresit për këtë post ata e shpjegojnë kështu. 39 anëtarët eAsamblesë së Akademisë së Shkencave do të votojnë për tëzgjedhur drejtuesit e rinj ne shtatorin e këtij viti.

Mjeshtrat e fotografisë, Alket Islamidhe Nenad Rebersak me syrin e pangopur për ngjyrat, për detajet, u

ngjiten lart njëri me parashurë dhe tjetri ngakabina e avionit për të sjellur dhe kujtuar se cfareimazhe mahnitëse na dhurojnë qytetet , mallet,plazhet e lumejt të Shqipërisë dhe Kroacia

Fotografitë u prezantuan në ekspozitën ”Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”. Renditja etyre është bërë në mënyrë të qëllimshme pa rend

se cilat janë shkrepur në Kroaci dhe cilat nëShqipëri. Të dy fotografët duket se shohin një-soj detajet nga lart. Kroacia dhe Shqipëria përta është sa e ndryshme aq edhe e ngjashme.

Kjo ekspozite fotografike pas rrugetimit nëdisa vende europiane u prezantua edhe në Tiranë.Me mbështetjen e Ambasadës se Republikës sëKroacisë në Tiranë me rastin e ditës kombëtaredhe të festimeve për të shënjuar anëtarësimin eKroacisë në Bashkimin Europian.

Listimi i Amfiteatrit tëDurrësit si monument i rrezikuar

Amfiteatri i Durrësit shpallet si një nga 7monumentet më të rrezikuara nga Europa Nos-tra ku kanë aplikuar mbi 40 vende europiane.Sipas kryetares se shoqatës për zhvillimin eturizmit kulturor Armada Molla këto vende janëpërzgjedhur jo vetëm se tregojnë një historiinteresante në familjen europiane por edhe pseato janë tejet të vlefshme për komunitetin.

Aplikimi i kësaj shoqate ka marrë miratiminnga Ministria e Kulturës , pasi ky listim i mundë-

son thithjen e fondeve për amfiteatrin e Durres-it. Në shtator ekspertet nga europa nostra sho-qata për zhvillimin e turizmit kulturor dhe Min-istria e klultures do të mbërrijnë në terren për tëparë kushtet. Europa nostra prej 50 vitesh kaqenë active në mbrojtje të trashëgimisë së rrez-ikuar në gjithë europen. Nderkohë që propoz-imet për vitin 2014 mund të paraqiten deri më 1nëntor 2013 nga organizatat antare të asociuaradhe përfaqësuesit shtetror të Europa Nostra.

Ekspozita “Kroacia dhe Shqipëria nga ajri”

Prezantohen fotografitëshkrepur nga

Islami dhe Rebersak

Page 23: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

nacional23/ E Diel,7 korrik 2012 INFO

FestivaliBallkanik i Ohritpa shqiptarëSHKUP, 5 KORRIK - Fes-tivali i 52 tradicional Ball-kanik i këngëve dhevalleve popullore, qëtradicionalisht mbahet nëOhër, edhe këtë vit ngadata 6-11 korrik, nëskenën e Sarajit të Posh-tëm, do të grumbullojë an-samble dhe grupe ngashumë vende të botës,ndërsa, siç raporton INA,janë anashkaluar ansamb-let dhe grupet shqiptarenga Maqedonia por edhenga Shqipëria e Kosova.

Ulqin, aktivitetkushtuarfilmit shqiptarShoqata e Artistëve dheIntelektualëve “Art Club”po organizon prej 5 ko-rrikut në Molin e Madh nëRanë, Ulqin, një aktivitetkushtuar filmit të shkurtërdhe atij dokumentar. Si-pas organizatorëve, kjoveprimtari, e cila zhvillo-het për të parën herë nëUlqin, ka për qëllim pre-zantimin dhe afirmimin eproduksioneve të funditnë këto zhanre të kine-matografisë shqiptare.Gjatë tre netëve do tëshfaqen 8 filma, pjesë-marrës në festivale ko-mbëtare dhe ndërko-mbëtare, shumica e tëcilëve fitues të çmimevetë ndryshme.

“FanfaraTirana”, turnenëpër EuropëTIRANË, 4 KORRIK -Prej 12 korrikut deri nënëntor, kabatë shqiptareme klarinetë, kënga e Ma-ros e shumë të tjera do tëbëjnë xhiron e Europësnga Italia në Belgjikë,Poloni, Çeki, Hungari, An-gli, Letoni… Do të jetë njëtur i gjatë koncertesh përgrupin e famshëm sh-qiptar “Fanfara Tirana”, qëka bërë një “martesë” tëlumtur me grupin etno-techno “Trans-global Un-derground” me qendër nëLondër. Në këtë tur kon-certesh ata do të promo-vojnë albumin e tyre, që i kakaluar të gjitha pritshmëritë,edhe të atyre vetë per sh-kak te popullaritetit te madhdhe shitjeve te medha.

Teatri i Gjilanit shfaq“Pacienti i dr. Frojdit”

GJILAN, 5 KORRIK - Ende pa kaluar java, Teatri Pro-fesionist i Gjilanit do të jep shfaqjen e dytë premierë “Pa-cienti i dr. Frojdit”, me tekst të autorit kroat Miro Gavran,regjinë e së cilës e ka bërë Erson Zymberi.Kjo shfaqjevjen pas premierës së komedisë “Hajnat”, e cila është dhënëtë hënën, kurse në premierën e kësaj shfaqje do të luajnëMuharrem Sylejmani, Mejreme Berisha dhe Ali Demi.Skenografinë dhe kostumografinë i kanë bërë Bekim Ko-rça e Venera Ramadani, muzikën Florim Gagica dhe dritatFatmir Halili. Kjo është premiera e tretë e këtij sezoni qëe ka shfaqur Teatri Profesionist i Gjilanit.

Themelohet shtëpia mëe madhe botuese në botë

Sipërmarrjet e medieve Bertelsmann dhe Pearson, kanë ven-dosur themelimin e shtëpisë më të madhe botuese në botë.Koncerni gjerman i medieve Bertelsmann do të ketë 53 përqind të aksioneve të Penguin Random House, rivali britanikPearson pjesën tjetër prej 47 për qind, bënë të ditur dy sipër-marrjet pas nënshkrimit të kontratave të furnizimit, transme-ton DW. Të gjitha lejet nga autoritetet janë siguruar, bënë tëditur sipërmarrjet. Së bashku Bertelsmann dhe Pearson në tëardhmen duan të investojnë në tregje me rritje të shpejtë siKina, India apo Brazili dhe në biznese të reja. Bashkimi në tënjë njëjtën kohë u jep të dy koncerneve të medieve më shumëforcë kundërpërgjigjëse, kundrejt konkurrentëve si Amazon,Apple dhe Google, të cilët me ofertat e tyre në internet, uakanë vështirësuar jetën tregtuesve tradicionalë të librit. “Sëbashku do të investojmë në vëllim shumë më të madh”, thashefi i Bertelsmann, Thomas Rabe.

Dhimitër Mborjes, fotografit ushtarakamerikan në Luftën e Parë Botërore

KORÇË, 4 KORRIK - Ulind në Korçë dhe pati njëkarrierë të spikatur në Hol-livud, por suksesin evërtetë e arrin si fotografnë Luftën e Parë Botërore,në krah të GjeneralitAmerikan, Dagllas MakArthur. “ABC Story” sol-li të plotë historinë eDhimitër Mborjes, fo-tografit ushtarak amerikanqë la amanet ndërtimin e një muzeu të artit oriental në qyte-tin e Korçës. Një muze qe ndërtuar me kursimet e tij dhe kujanë ekspozuar objekte artistike të Lindjes së Largët.

Ashley Wood, një libërpër kulturën shqiptare

PRISHTINË, 5 KORRIK - Shkrimtarja amerikane ngaAtlanta, Ashley Wood, ka nisur një projekt i cili quhet“Albanian Voices” (Zërat shqiptarë), nëpërmjet të cilitsynon që ta afrojë lexuesin amerikan me kulturën shqiptare.Ajo do të vijë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë kësaj vere përtë bërë disa hulumtime nëpër familje të ndryshme shqiptare,në mënyrë që të marr material për të shkruar librin. “Zëratshqiptar” është një projekt hulumtues i cili ka për qëllimqë të dokumentojë përvojat e emigracionit të shqiptarëve.

TEDx Tirana kampione e“Act Now” për muajin qershor

TIRANE - TEDx Tirana është shpallur fituesja e nismëssë Ambasades Amerikane ‘Vepro Tani’ për muajin qershor.Ky vlerësim ju dha këtij grupi, me udhëheqësen Iris Xho-li, për organizmin e aktivitetit të TEDx në Shqipëri më 26prill 2013, e cila ka frymëzuar ndarjen pozitive të idevemes popullit shqiptar. Dorëzimi i këtij çmimi u bë ngaambasadori Aleksander Arvizu, i cili vlerësoi energjinë etë rinjve për t’i bërë gjërat më mirë.

Papavrami nxjerrnga kujtesa sekretet

TIRANË, 2 KORRIK - Tedi Papavrami sjell në një libërautobiografik jetën e tij. Ikjen nga Shqipëria kur ishte vetëm11 vjeç, dhe sagën e vuajtjeve të pjesës tjetër të familjes nëburgjet dhe internimet e komunizmit. Ky libër është një thir-rje për kujtesë me zërin e një artisti që kërkon t’i flasë kohës.

Shuhet në moshën 66-vjeçare aktori i shquar,

Minella Borovau shqua si aktor i planit satirik

Ndahet nga jeta aktori i shquar MinellaBorova. Ai ndërroi jetë në Buenos Ajres,Argjentinë, ku edhe jetoi per disa

vjet. Minella Borova lindi në vitin më 22 shkurt1947 në Korçë. Kreu studimet e larta për aktor nëInstitutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Punoine teatrin “A.Z Cajupi” të Korçës, më pas si ped-agog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Institutin e Lartëtë Arteve dhe si specialist i teatrit në Ministrinë eKulturës. Në vitin 1993 emigroi per gati 15 vjetnë Argjentinë, për t’u rikthyer serish ne vitin 2006,ku edhe nisi punë si specialist i teatrit në QendrënNdërkombetare e Kulturës “Pjeter Arbnori”.Minella Borova u shqua me fort si aktor i planitsatirik, por herë-herë edhe lirik e romantik. Nëlojën e tij spikat një humor i çlirët, shije e hollë, njësjellje e shpenguar, njëherazi edhe elegante, kundihet synimi për të skicuar tipa e karaktere tëndryshëm. Roli i parë është ai i Lirimit në dramën“Njollat e murrme” (1969) te Minush Jeros me

regji te Mihal Luarasit, me të cilin fitoi edhe çmimsi “Aktor i ri”. Ndër rolet më të realizuar të tijjanë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, Mar-tini te “Mosha e bardhë” e Dritero Agolli, StenliKor tek “Engjëjt e sketerrës” e George Bellak dhePol Kanten, mësuesi te “Plumbat e shkronjave”të Naum Priftit, hetuesi te “Qyteti i akuzuar” iTeodor Laços, Vehapi te “Tri ditët e kiametit” eLuan Qafezezit; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” iRuzhdi Pulahes, etj. Në vitin 2007 pas një ndër-prejeje rreth 15 vjeçare, luajti rolin e protago-nistit në dramën “Duke pritur Hënën” e KarlosMaria Alsina. Minella Borova fitoi emër më fortsi aktor i filmit, ku ka realizuar nje spektër tëgjerë figurash të ndryshme si tek “Udhëtim nëpranverë”, “Rrugë të bardha”, “I treti”, “Pylli ilirisë”, “Rrethimi i vogël” dhe veçanërisht merolin e oficerit fashist në filmin “Në fillim tëverës”. Ai ka shkruar edhe mjaft artikuj kritikëper teatrin, sidomos në vitet 1980-1990.

Në hapësirat e Akademisë së Shkencave dheArteve të Kosovës, u bë paraqitja (ribotimi) eveprave të poetit të ndjerë të Kosovës, Ali Po-drimja. Veprat janë të shtypura në nëntë vëllime,ku përmblidhet e gjithë krijimtaria e poetit. Nëkëto vëllime janë përfshirë: Në vëllimin e parëlibrat me poezi “Thirrje”, botimi i parë dhe idytë i plotësuar, si dhe përmbledhja “Shamijate përshëndetjeve”. Në vëllimin e dytë dy bot-ime të përmbledhjes “Dhimbë e bukur” dhe“Sampo, ndërsa në vëllimin e tretë “Hija etokës”, “Torzo”, “Folja” dhe “Credo”.

Në vëllimin e katërt janë përfshirë tre libratë poezive: “Lum Lumi”, “Fundi i Gëzuar” dhe“Zari”. Kurse, në vëllimin e pestë librat: “Nëbisht të sorrës”, “Buzëqeshje në kafaz”, “Ishul-li Albania” dhe “Pikë e zezë në blu”.

Akademia e Shkencave dhe Artevetë Kosovës, riboton veprat

e poetit të ndjerë Ali PodrimjaNëntë vëllime, përmblidhet e gjithë krijimtaria e poetit

Libri me poezi të zgjedhura “Litari i ankthit”,është botuar në vëllimin e gjashtë. Vëllimi i sh-tatë përbëhet nga dy libra tregimesh, “Loja nëndiell” dhe “Burgu i hapur”.”Tkurrja e atdheut”,“Libri që nuk mbyllet”, “Dielli i zi” dhe “Ëndrrakallxohet në mëngjes”, janë librat e publicistikëstë përfshira në vëllimin e nëntë.Podrimja u gjet ivdekur më 21 korrik të vitit 2013, në një pyll afërqytetit Lodève të Francës, prej ku kishte humburkontaktet tri ditë më herët.

Vdekja e Ali Podrimës ishte humbje e mad-he për familjen e tij, miqtë, lexuesit, komunite-tin e artistëve, Akademinë e Shkencave dheArteve të Kosovës, si dhe për gjithë vendin nëpërgjithësi. Kështu e kishin përshkruar humb-jen e poetit përfaqësuesit e institucioneve të lar-ta politike, shkencore dhe të artit në Kosovë.

Page 24: gazeta nacional 206 - RadioNacional.Alradionacional.al/wp-content/uploads/2013/07/gaz-nacional-206.pdf · CMYK faqe 3 BRENDËSI faqe 16-17 Në faqe 9 faqe 7 faqe 8 faqe 17,19 faqe

24/ E Diel,7 korrik 2012nacional

CMYK