8
Ekonomik F a k u l t e t i Nr. 4, Qershor 2014 Për herë të parë Fakulteti Ekono- mik ka hapur dyert për bizneset duke krijuar kështu mundësinë për kontaktet e para të punësimit për studentët. Panairi i Karri- erës dhe Punësimit u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë Elbasan, si dhe Qendrën Didaktike Irisoft... Televizioni Skampa ka mbështe- tur financiarisht klipin fitues pas konkursit të shpallur nga Fakulteti Ekonomik për studentët për pro- movimin e këtij fakulteti. Juria e përbërë nga Dekani i Fakultetit Altin Idrizi, dy pedagogë dhe një përfaqësues i Televizioni Skampa si dhe një student ... Panairi i Punës Videoklipi fitues EuroWeb Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Faqe 3 Faqe 8 Faqe 6 Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Xhensila Beqiri/ Kristiana Zaçi/ Vojsava Kotorri Buletini i Fakultetit Ekonomik [email protected] FE, kalendari i datave të provimeve për sistemin me kohë të plotë SHPËTIM ÇERRI N ë fund të muajit prill fakultetit Ekonomik i është shtuar edhe një de- partament i ri, ai i Marketingut dhe Inxhinierisë. Krijimi i Departa- mentit të Marketingut dhe Inxhin- ierisë vjen natyrshëm, me zgjerimin dhe konsolidimin e degëve të reja në FE të UE, në përputhje me zh- villimet në ekonominë e vendit dhe atë globale, si dhe në harmoni me zhvillimet... Konsolidohet departamenti Marketing Inxhinieri Faqe 2 Programi Euroweb – Emaction më dha mundësinë për të zhvilluar një vit akademik ne Univesidad de las Islas Baleares në Spanjë. Kanë qenë të shumta eksperiencat që dua të ndaj gjatë një viti akademik. Ak- tivitet zhvilloheshin nga universiteti por gjithashtu edhe nga një organi- zatë e quajtur AEM... D ua të ndalem ketu pasi është folur pak për një çështje kaq shumë të rëndësishme për ne siç është është Reforma për Arsimin e Lartë dhe aq më pak kur bëhet fjalë për të marrë mendimin e studentëve. Ne këtë artikull dua të shpreh qëndrimin tim si studente për një çështje ku secili nga ne duhet të jetë i përfshirë, i pyetur e vendima- rrës, për të na ... Të pyetën dhe studentët për Reformën e Arsimit 10 rekomandimet e FE për Reformën e Arsimit të Lartë Call for papers 3rd INTERNATIONAL CONFERENCE November 21-22th, 2014 Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration process The Faculty of Economy, University of Elbasan “Aleksandër Xhuvani” is pleased to invite submissions of papers to be presented during the International Conference “Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration process”, on November 21-22th, 2014. The main goal of the conference is to pro- vide academic/professional approaches and to encourage discussion on crucial and recent developments within economic and legal science, ... 3rd International Conference Faqe 4-5 Ilir Ndria shpallet kampion i shahut Faqe 6 KLODIANA CAPJA Faqe 3 Faqe 3 Fq. 7

Faqe 3 Faqe 8 Faqe 6 Ekonomik F a k u l t e t i · Marketing Inxhinieri Faqe 2 Programi Euroweb – Emaction më dha mundësinë për të zhvilluar një vit akademik ne Univesidad

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

EkonomikF a k u l t e t i

Nr. 4, Qershor 2014

Për herë të parë Fakulteti Ekono-mik ka hapur dyert për bizneset duke krijuar kështu mundësinë për kontaktet e para të punësimit për studentët. Panairi i Karri-erës dhe Punësimit u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë Elbasan, si dhe Qendrën Didaktike Irisoft...

Televizioni Skampa ka mbështe-tur financiarisht klipin fitues pas konkursit të shpallur nga Fakulteti Ekonomik për studentët për pro-movimin e këtij fakulteti. Juria e përbërë nga Dekani i Fakultetit Altin Idrizi, dy pedagogë dhe një përfaqësues i Televizioni Skampa si dhe një student ...

Panairi i Punës Videoklipi fitues EuroWeb

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Faqe 3 Faqe 8 Faqe 6

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Xhensila Beqiri/ Kristiana Zaçi/ Vojsava Kotorri

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

FE, kalendari i datave të provimeve për sistemin me kohë të plotëShpëtim Çerri

Në fund të muajit prill fakultetit Ekonomik i është shtuar edhe një de-

partament i ri, ai i Marketingut dhe Inxhinierisë. Krijimi i Departa-mentit të Marketingut dhe Inxhin-ierisë vjen natyrshëm, me zgjerimin dhe konsolidimin e degëve të reja në FE të UE, në përputhje me zh-villimet në ekonominë e vendit dhe atë globale, si dhe në harmoni me zhvillimet...

Konsolidohet departamenti

MarketingInxhinieri

Faqe 2

Programi Euroweb – Emaction më dha mundësinë për të zhvilluar një vit akademik ne Univesidad de las Islas Baleares në Spanjë. Kanë qenë të shumta eksperiencat që dua të ndaj gjatë një viti akademik. Ak-tivitet zhvilloheshin nga universiteti por gjithashtu edhe nga një organi-zatë e quajtur AEM...

Dua të ndalem ketu pasi është folur pak për një çështje kaq shumë të rëndësishme

për ne siç është është Reforma për Arsimin e Lartë dhe aq më pak kur bëhet fjalë për të marrë mendimin e studentëve. Ne këtë artikull dua të shpreh qëndrimin tim si studente për një çështje ku secili nga ne duhet të jetë i përfshirë, i pyetur e vendima-rrës, për të na ...

Të pyetën dhe studentët për Reformën e

Arsimit

10 rekomandimet e FE për Reformën e Arsimit të Lartë

Call for papers3rd INTERNATIONAL CONFERENCE

November 21-22th, 2014Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the

integration processThe Faculty of Economy, University of Elbasan “Aleksandër Xhuvani” is pleased to invite submissions of papers to be presented during the International Conference “Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration process”, on November 21-22th, 2014. The main goal of the conference is to pro-vide academic/professional approaches and to encourage discussion on crucial and recent developments within economic and legal science, ...

3rd International Conference

Faqe 4-5

Ilir Ndria shpallet

kampion i shahut

Faqe 6

Klodiana Capja

Faqe 3Faqe 3

Fq. 7

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Të gjitha strukturat e Fakultetit Ekonomik të Universitet-it “A.Xhuvani” u angazhuan në një diskutim paraprak të propozimeve të paraqitura në hartimin e Raportit të Parë (“Green Paper”) mbi reformën në Arsimin e Lartë. Duke shprehur bindjen se arsimi i lartë në Republikën e Shqipërisë ka nevojë për reforma që të ndikojnë në përmirësimin cilësor të tij, jemi të mendimit se drafti i propozuar duhet të përmirësohet në funksion të hartimit të një ligji sa më të mirë për të mundësuar një reformë efektivisht të suksesshme. Sa më sipër Ju kërkojmë të merrni në konsideratë për har-timin e Raportit Final (“White Paper”), rekomandimet e mëposhtme, të cilat jemi përpjekur t’i koncetrojmë dhe argumentojmë shumë shkurtimisht. Rekomandimi nr.1 – “Rajonalizimi” i Universiteteve të mos përfshihet, madje të mos përmendet fare si koncept në ligj. Statusi i “Universitetit” të jetë i njëjtë për të gjitha IAL-të që e kanë dhe e meritojnë këtë status. Argumentimi: Çdo universtitet duhet të ofrojë shumël-lojshmëri kurrikulash e programesh, në bazë të kapac-iteteve akademike dhe infrastrukturore që ka, pa qenë i nevojshëm “rajonalizimi” apo “profilizimi” me ligj. Nuk mendojmë se janë nevojat e tregut faktorët që efektivisht diktojnë profilizimin dhe rajonalizimin, pasi tregjet nuk variojnë sipas rajoneve, aq më tepër në një vend të vogël si Shqipëria. Krijimi i disa poleve kërkimore-shkencore ku kultivohet dhe performohet kërkim i pavarur ndih-mon në zhvillimin e shkencës. Nuk do të ishte e drejtë që kërkimi shkencor të centralizohej nën drejtimin vetëm të disa Departamenteve (në një Universitet të vetëm). Në gjykimin tonë “rajonalizimi” me ligj i Universiteteve dhe i ofertës së kurrikulave të tyre do sjellë në mënyrë të pashmangshme dhe apriori “asfiksimin” e disa degëve që nuk paraqesin interes të theksuar rajonal, duke cënuar kësisoj vetë thelbin e misionit të një universiteti. Rekomandim nr.2 – Stafit menaxherial nuk duhet t’i jepet asnjë kompetencë në krijimin e komisionit ad-hoc për emërimet e pedagogëve në Departament. Parashikimi në ligj të ndryshohet si vijon: “Departamenti që ka bërë kërkesën për vendin e lirë të punës, vendos me votim për ngritjen e një komisioni ad-hoc më përbërje pedagogë të fushës/profilit përkatës nga të cilët: tre anëtarë të këtij departamenti dhe dy anëtarë të departamenteve analogë të IAL-ve kombëtare me grada ose tituj. Vendimi i këtij komisioni i përcillet administratës (stafit menaxherial)”. Argumentimi: Dhënia e kompetencës stafit menaxherial të organizojë komisionet e rekrutimit cënon rëndë dhe anashkalon autoritetin e departamentit dhe strukturave të tij (përgjegjësin e departamentit dhe grupet kërkimore), të cilat paraqesin më shumë garanci pasi janë të zgjed-hura dhe më shumë kompetencë. Rekomandim nr.3 – Të përfshihen në dispozitat për-katëse të ligjit këto parashikime: a) Kandidaturat për anëtarët e Bordit të Administrimit, që vijnë nga bota e biznesit dhe pushteti lokal duhet të mar-rin një miratim paraprak (pëlqim) nga Senati Akademik; b) Propozimet për kandidaturat për CEO të vijnë nga Senati Akademik; c) Një nga propozuesit për shkarkimin e CEO të jetë edhe Senati Akademik, në rastet kur CEO nuk respekton politikën akademike të Universitetit. Argumentimi - Duhen përfshirë detyrimisht të shprehura në ligj mekanizmat ligjorë që dualizmi akademiko-me-naxherial në drejtimin e Universitetit të rezultojë një-kohësisht efektiv dhe i pa-anshëm. Gjykojmë se pushteti shumë i madh që i jepet bordit administrativ dhe menax-herëve të varur prej tij anashkalon vullnetin e strukturave kolegjiale akademike të universiteteve publike, duke cënuar autonominë e tyre. Universiteti duhet të menax-hohet nga dy organe kolegjiale (Senati akademik dhe Bordi administrativ) me funksione të qarta por domo-sdoshmërisht që bashkëpunojnë dhe ndërveprojnë midis tyre.

FE: Ja 10 rekomandimet tona për Reformimin e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor

Drejtuar: Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor

Rekomandim nr.4 – Për zgjedhjen e organeve drejtuese (përgjegjës departamenti, dekan, dhe anëtar senati) të mos kërkohet si kriter minimal titulli “as.prof.” por grada shkencore “doktor”. Argumentimi: Në përgjithësi nga i gjithë materiali i para-qitur në Raportin e Parë, ata që mbajnë aktualisht gradën “doktor”, përjashtohen totalisht nga çdo formë vendim-marrjeje apo mundësie për të qenë të zgjedhur, duke minimizuar pa të drejtë vizionin dhe rëndësinë e tyre në universitet. Gjithashtu, nga eksperienca aktuale, rezulton që zgjedhja e personave me gradën “doktor” nuk ka qenë pengesë specifike për mbarëvajtjen e një strukture (psh. të një departamenti).

Rekomandim nr.5 – Zgjedhja e Dekanit dhe e Rektorit të bëhët drejtpërdrejt nga i gjithë stafi akademik i bred-shëm, respektivisht i Fakultetit dhe Universitetit. Argumentimi: Gjykojmë që nuk duhet të ngushtohet trupa zgjedhore për zgjedhjen e Dekanit dhe Rektorit të Universitetit, pasi kjo e ul ndjeshëm autoritetin e kë-tyre organeve drejtuese. Këto organe përfaqesojnë stafin akademik të përhershëm në tërësinë e tij dhe jo organet kolegjiale. Megjithëse në materialin e Raportit të Parë, demokracia e gjerë nuk quhet si “zgjidhje e përsosur” në vende si i yni, pikërisht kjo lloj demokracie e drejt-përdrejtë (jo indirekte) do ta bënte organin drejtues më të pavarur nga “influencuesit e votave”. Në rast zgjed-hjeje të Rektorit nga ana e Senatit, Rektori do të bëhej më vulnerabël ndaj vullnetit të Senatit në përgjithësi apo të grupeve të caktuara të anëtareve të senatit.Rekomandim nr.6 – Të parashikohet në mënyrë eksplic-ite në ligj që AKKSH dhe AKF të përbëhen në shumicë prej anëtarëve të zgjedhur nga IAL-të. Të parashiko-het në ligj transparenca e procedurave të financimit me grante buxhetore të Universiteteve publike dhe atyre pri-vate përsa i përket kërkimit shkencor. Argumentimi: Duke patur parasysh rolin e madh që mar-rin Agjensitë kombëtare që bëjnë rankimin e departa-menteve dhe shpërndarjen e fondeve në formë grantesh (AKKSH dhe AKF), mbetet detyrë e ligjit të garantojë pavarësinë e këtyre Agjensive nga politika. Rekomandim nr.7 – Të mos ndalohet dypunësimi i peda-gogeve që nuk cënon interesat e IAL-ve dhe standartet e arsimit të lartë. Mund të parashikohet që: “Angazhimi i pedagogëve me kohë të pjesshme në IAL të tjera duhet të evidentohet, lejohet (autorizohet) dhe kontrollohet nga autoritetet drejtuese te Universitetit publik”. Argumentimi: Mësimdhënia diku tjetër rrit prestigjin e pedagogut dhe të Universitetit, si dhe i jep shanse peda-gogëve të integrohen më së miri me botën akademike. Në gjykimin tonë, një angazhim i pjesshëm dhe i kon-trolluar jashtë IAL-ve “bazë” do të ndikonte për mirë në rritjen dhe forcimin e netëork-ut të çdo lektori me kolegë të tjerë jashtë Universitetit përkatës. Në shumë vende të tjera lejohet dhe madje vlerësohet marrja pjesë si lektor i jashtëm dhe si kërkues shkencor part-time pranë një qën-

dre tjetër kërkimore. Pra lektimi në një universitet tjetër është një tregues i kredibilitetit dhe profesionalizimit të një akademiku, sigurisht pa kaluar në mbingarkesë apo neglizhim të punës kërkimore-shkencore në universitetin ku ai bën pjesë.Rekomandim nr.8 – Të hiqet mesatarja e maturantëve si kriter pranimi në Universitet. Menaxhimi i proce-durave dhe përcaktimi i kritereve të pranimit (pikëzimit) të maturantëve në Universitet të bëhet nga vetë IAL-të. Argumentimi: Mesatarja e notës së maturantëve si kriter pranimi në Universitet është diskriminuese dhe për më tepër nuk reflekton vlerën reale të njohurive të studentit. Kriteri i mesatares nuk zgjidh problemin e cilësisë hy-rëse në Universitet. Hyrja në Universitet duhet të bëhet nëpërmjet një provimi hyrës ku të testohen njohuritë re-ale të studentit. Provimi hyrës merr vlerë të madhe për tre arsye: 1) lejon të drejtën për të studiuar në bazë të meritës; 2) profilizon njohuritë e studentit rreth lëndëve të degës për të cilën ai synon të arsimohet; 3) krijon një database të standartit të njohurive që do t’i shërbejë Uni-versitetit për të kuptuar situatën reale të formimit të stu-dentëve.Rekomandim nr.9 – Të parashikohet vlerësimi i dok-toraturave të fituara jashtë shtetit. Të përcaktohet lista e Universiteteve prestigjoze, doktoraturat e të cilëve do të konsiderohen më të vlerësuara (të evitohen përkufizme të tilla si “universitete të vendeve perëndimore”). Argumentimi: Duke qënë se synimi i Universiteteve sh-qiptare është që ti afrohen sa më shumë standarteve eu-ropiane, roli i intelektualëve që kanë mbaruar doktoratu-rat e tyre në Universitete të mirënjohura është thelbësor. Kjo për tre arsye kryesore: së pari, gëzojnë një vlerësim objektiv më të madh të meritës dhe punës së tyre kërki-more-shkencore; së dyti, shërbejnë si ura lidhëse midis situatës në të cilën ndodhemi dhe statusit që synojmë të arrijmë; së treti, janë një faktor pozitiv që ndihmon për një realizim sa më të shpejtë dhe efikas të Reformës në Arsimin e Lartë. Rekomandimi nr.10 – Të përfshihen studentët në trupat zgjedhore që zgjedhin organet drejtuese dhe përfaqësuesit në organet kolegjiale, por jo me votim të drejtpërdrejtë. Pëlqimi i tyre duhet të shprehet nëpërmjet përfaqësuesve të organizatave studentore.Argumentim: Gjykojmë se nuk duhet të përjashtohen kategorikisht studentët nga drejtimi i strukturave Univer-sitare, pasi ata duhet të jenë një faktor i rëndësishëm i veprimtarisë së Universiteteve.

Duke Ju falenderuar, shpresojmë që këto rekomandime të merren në konsideratë në punën që pritet të bëjë Komi-sioni i Reformës në Arsimin e Lartë.

D E K A N I Dr.Altin IDRIZI

Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Në fund të muajit prill fakultetit Ekonomik i është shtuar edhe një de-partament i ri, ai i Marketingut dhe Inxhinierisë. Krijimi i Departamentit të Marketingut dhe Inxhinierisë vjen natyrshëm, me zgjerimin dhe konsoli-dimin e degëve të reja në FE të UE, në përputhje me zhvillimet në ekonomi-në e vendit dhe atë globale, si dhe në harmoni me zhvillimet më të fundit të shkencave ekonomike. Ky departa-ment synon të jetë një katalizator për krijimin dhe transferimin e një spektri të plotë të aftësive dhe njohurive mbi marketingun dhe inxhinieringun, me qëllim plotësimin e nevojave të stu-dentëve, të tregut dhe të gjithë të in-teresuarve të tjerë. Edukimi akademik do të rritet e zhvillohet nëpërmjet inte-grimit të teorisë me praktikën, sikurse

dhe nëpërmjet kërkimit të specializuar akademik përmes grupeve të punës di-namike, inovative dhe vibrante.Komunikimi me komunitetin e bizne-sit, vendim-marrësit vendorë e qen-drorë dhe shoqërinë në përgjithësi do të jetë një pikë kritike në mbarëvajtjen e punës së departamentit. Si rezultat, njohuritë e disponueshme në këtë de-partament do të ndahen me një audi-encë të gjerë në seminare, konferenca, ëorkshop-e dhe media.Përveç këtyre, departamenti do të fokusohet në tërheqjen e fondeve të

Dr. Shpëtim Çerri

Përgjegjës i Departamentit Marketing – Inxhinieri

jashtme dhe në pjesëmarrjen në pro-jekte të ndryshme, duke mundësuar në këtë mënyrë një zhvillim më të madh profesional-akademik të stafit dhe mësimdhënies në përgjithësi.Ky departament do të mbulojë lëndët e profilit të Marketingut dhe Inxhin-ierisë në të gjitha profilet e studimit të FE, në nivel bachelor dhe master, ndërkohë që do të ketë në adminis-trim katër programe: (1) Bachelor në Ekonomi – Turizëm; (2) Bachelor në Administrim – Inxhinieri; (3) Mas-ter Profesional në Marketing; dhe (4)

Dua të ndalem ketu pasi është folur pak për një çështje kaq shumë të rëndësishme për ne siç është është Reforma për Arsimin e Lartë dhe aq më pak kur bëhet fjalë për të marrë mendimin e studentëve. Ne këtë artikull dua të shpreh qëndrimin tim si stu-dente për një çështje ku secili nga ne duhet të jetë i përfshirë, i pyetur e vendimarrës, për të na shërbyer, ashtu siç ne jemi fati i së ardhmes së këtij vendi. Drafti i ri për arsimin e lartë i propozuar së fund-mi nga Ministria e Arsimit, po përpiqet të zhbejë shumë gjëra e të na fusë gjithmonë e më tepër në një garë ku dija nuk është prioritet, por për të na trajtuar si pjesë eksperimentale, duke rëndur me një shpejtësi të papritur drejt një rrënimi dhe degradimi për arsimin e lartë. Studentët nuk dinë që qëllimi i vërtetë i kësaj reforme është rritja e tarifave të uni-versiteteve publike, diskriminimi i studentëve dhe kategorizimi i tyre në të pasur dhe të varfër, zbehja e rëndesise së stafit akademik dhe monopolizimi i universiteteve. Kjo reformë që duhet të ketë qendër, bërthamë dhe pikë graviteti studentin, e informon atë pasi të jetë bërë ligj, pasi të jetë bërë detyruese për të gjithë ne, duke mos na marrë në konsideratë qoftë dhe formalitetin e një bisede, e jo më domosdosh-mërinë e një diskutimi dhe debati. Në po flasin per nje reformë arsimi qe do te rilindë ndërkohe që nuk na përmendin konkretisht sa është buxheti që kanë miratuar për arsimin. Thonë që kjo reformë i përng-jan reformës së arsimit të lartë në Britani por nuk na thonë që Britania është shëndërruar në një elitë universitare. Propozojnë një reformë të ngjashme me të Britanisë sepse xhepi i tyre dhe fatkeqësisht jo i prindërve tanë, e përballon që femijët e tyre

të studiojnë edhe në shkollat më të kushtueshme te Britanisë dhe vëndeve perëndimore. Të nderuar studentë ajo që ne kemi në dorë është të ngremë zerin te gjithë së bashku në kundërshtim te fortë deri në mosmiratim te ketij drafti, nëse në më përpara nuk jemi bërë pjesë organike e tij. Ne nuk jemi vetëm. Pedagogët tanë janë më afër nesh se sa etheve qeveritare, ndaj bashkë me ta ne duhet të marrim pjesë në reformat në mbrojtjen e të drejtave tona. Do ti lutesha shume edhe stafit akademik të bënte takime me studentët për ti informuar mbi këtë reformë dhe për të përcjellë opinionin e stu-dentëve në institucionet e duhura . Kush nuk përfill studentët, i bën sfidë së ardhmes sepse ndryshimet e ç'do kombi kanë qelizë rininë, studentët.

Klodiana Çapja

Master Shkencor në Marketing. Në të ardhmen planifikohet që të hapen programe master profesionalë dhe shkencorë dhe në profilet e turizmit dhe të administrim – inxhinierisë. Stu-dentët e degëve që mbulon ky depar-tament, por dhe të gjithë studentët në përgjithësi, do të gjejnë mbështetjen e duhur tek pedagogët e këtij departa-menti për çdo problem apo shqetësim që ata mund të kenë gjatë aktivitetit të tyre mësimor. Cilësia e punës në departamentin e Marketingut dhe Inxhinierise do të mbështetet në dy shtylla të fuqishme: mësimdhënia dhe kërkimi shkencor. Më poshtë para-qiten elementët të cilët do të synojnë të çimentojnë këto dy shtylla të zhvil-limit të departamentit:Hapja e këtij departamenti të ri do të konsolidojë edhe më tepër profilin e fakultetit tonë si një prej fakulteteve që kombinon fu-qishëm aspektin cilësor dhe sasior të mësimdhënies dhe kurrikulave në dis-pozicion të studentëve.

Për herë të parë Fakulteti Ekonomik ka hapur dy-ert për bizneset duke krijuar kështu mundësinë për kontaktet e para të punësimit për studentët. Panairi i Karrierës dhe Punësimit u organizua në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë Elbasan, si dhe Qendrën Didaktike Irisoft. Në fjalën e tij presidenti i qendrës Irisoft e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë panair për mundësitë që ofron, duke krijuar ura lidhëse midis studentëve dhe pu-nëdhënësve. Genci Ibrahimaj në cilësinë e presi-dentit të Irisoft, tha se kjo është një praktikë e re e realizuar edhe më parë edhe në fakultete të tjera. Qëllimi është që në një mjedis të përbashkët të bashkohen aktorët e biznesit dhe kandidatët për punësim. Njëkohësisht kjo qendër ka lidhur edhe një marrëveshje me FE për trajnimin e studentëve. Dekani i këtij fakulteti, Altin Idrizi ndërsa thek-son rëndësinë ka një aktivitet i tillë për ti dhënë një shans studentëve në gjetjen e një pune qoftë edhe në lidhjen e kontakteve të para. “Për herë të parë organizohet panairi i Karrierës dhe i Punës. Është një mundësi shumë e mirë për studentët dhe sidomos pë ata që përfundojnë vitin e tretë që të njihen nga afër me bizneset dhe të kenë mundësi të prezantojnë veten e tyre bashkë me cv-në e tyre si një mundësi mjaft e mirë për të ardhmen”. Bi-zneset pjesëmarrëse kanë prezantuar mundësitë për të krijuar një eksperiencë që sjellë punësimin e të studentëve. Gjithashtu fakulteti ekonomik ka lidhur edhe marrëveshje me bizneset për trajn-imin dhe praktikën profesionale.

Panairi i Karrierës e Punësimit, një

mundësi e mirë për studentët

Capja: Për reformën duhet të merret edhe mendimi i studentëve

Vendimi, FE zgjerohet me një departament te ri në Marketing dhe Inxhinieri

Faqe 6 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni

MAT. E ZBATUAR 07.06.2014 08:00-11:00 402-403-405 B.Shyti, BAZAT E FINANCES 14.06.2014 08:00-11:00 402-403-405 E. Gremi, A.Idrizi,A.VociMANAXHIM BIZNESI 19.06.2014 08:00-11:00 402-403-405 M.Cela, S.Peja, E.LazajE DREJTE PRIVATE 24.06.2014 08:00-11:00 402-403-405 A.Vangjeli, E.YrykuMIKROEKONOMI 29.06.2014 08:00-11:00 402-403-405 B.Himci, A.Spahiu, S. Dode MAKROEKONOMI 10.06.2014 09:00 402-403-405 M.Tavanxhiu, I.ZeneliSTATISTIKE 15.06.2014 09:00 402-403-405 Sh. Sulkuqi, M. MarkuDREJTIM FINANCIAR 20.06.2014 09:00 402-403-405 A.Voci,M.Ashiku, T.BalliuKONTABILITET FINANCIAR 23.06.2014 09:00 402-403-405 V. Ballkoci, M. Kenuti, Sh. AckaE DREJTE BIZNESI 26.06.2014 09:00 402-403-405 R.Tahiraj, A. Berisha, A. GjevoriANGLISHT 30.06.2014 09:00 302-303-304 SIP.BIZ.VOGEL 08.06.2014 09:00 306-307-308 A.Kacollja, G.Bajrami KONTAB KOSTO DREJT. 11.06.2014 09:00 402-403-405 A.Musaj, M.SulanjakuMKT SHERBIMEVE 16.06.2014 09:00 402-403-405 Sh.Cerri, E.SJELLJE ORGANIZATIVE 21.06.2014 09:00 402-403-405 Gj.Shaqu, S.PejaEKONOMETRI 25.06.2014 09:00 402-403-405 E.Fetahu, J.Bicoku

Viti

PARE

DYTE

TRETE

Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni E DREJTE PRIVATE 07.06.2014 08:00-11:00 103-104-107 B.Himci, A.Spahiu MATEMATIKE 14.06.2014 08:00-11:00 103-104-107 B.Shyti, MANAXHIM BIZNESI 20.06.2014 08:00-11:00 103-104-107 N. Krypa, Xh.Abazi, E.Lazaj BAZAT E FINANCES 24.06.2014 08:00-11:00 103-104-107 A.Idrizi, E.Gremi,A.Sufali KONTABILITET FINANCIAR 10.06.2014 09:00 103-104-107 V. Ballkoci, M. Kenuti, Sh. Acka SISTEME INFORMACIONI 15.06.2014 09:00 103-104-107 L. Bekteshi, G. Spaho, A Vangjeli STATISTIKE 20.06.2014 09:00 103-104-107 Sh.Sulkuqi, M.Marku FINANCA PUBLIKE 23.06.2014 09:00 103-104-107 M.Ashiku, A.Isaj, E.Gjika E DREJTE BIZNESI 26.06.2014 09:00 103-104-107 R.Tahiraj, A. Gjevori ANGLISHT 30.06.2014 09:00 404-405 V.Tafani FINANCA PUBLIKE 08.06.2014 09:00 103-104-107 M.Ashiku, A.Isaj, E.Gjika DR. FINANCIAR I AVANCUAR 11.06.2014 09:00 103-104-107 A. Turhani, M. Ranxha LENDE ME ZGJEDHJE 16.06.2014 09:00 103-104-107 M. Serreqi, A. Shingjergji, A.Qenani, V.Ballkoci, M.Sulanjaku KONTABILITETDREJTIMI 21.06.2014 09:00 103-104-107 A. Musaj, M. Sulanjaku DREJTIM PORTOFOLI 25.06.2014 09:00 103-104-107 A.Shengjergji, A.Todri

EKONOMETRI 30.06.2014 09:00 103-104 E.Kushi,Xh.Abazi

AD

MIN

IST

RIM

-BIZ

NE

SKalendari i provimeve të sezonit të verës 2013-2014 Programi i Studimit me kohë të plotë

Shënim: Provimet e lëndëve të mëposhtme për vitin e parë që janë firma do të zhvillohen sipas datave: Anglisht: 4.06.2014 ora 11:00 salla 215-216-217. Aktivitete Rekreative: 06.06.2014 ora 11:00. Datat e provimeve të mbartura për vitet e treta janë dt. 2,4, korrik 2014. Provimi i Formimit, tema e diplomës do të jepen në dt. 11,12,13 korrik 2014

PARE

DYTE

TRETEFI

NA

NC

Ë-K

ON

TAB

ILIT

ET

Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni

BAZAT E TURIZMIT 07.06.2014 08:00 302 M.Kotollaku, MANAXHIM BIZNESI 14.06.2014 08:00 302 M.Cela, E.Lazaj MAT. E ZBATUAR 19.06.2014 08:00 302 D.Starja, MAKROEKONOMI 24.06.2014 08:00 302 S.Hajdari, M.Tavanxhiu BAZAT E FINANCES 28.06.2014 08:00 302 A.Idrizi, E.Zeneli SIPERMARRJE 10.06.2014 09:00 101-106 A.Kacollja,G.Bajrami KONTABILITET DREJTIMI 15.06.2014 09:00 101-106 M.Sulanjaku, A.Shengjergji INFORMATIKE 20.06.2014 09:00 101-106 E DREJTE BIZNESI 23.06.2014 09:00 101-106 A.Gjeta, DREJTIM FINANCIAR 26.06.2014 09:00 101-106 A.Voci, M.Ashiku

PARE

DYTE

Shenim: Provimet e lëndëve të mëposhtme për vitin e parë që janë firma do të zhvillohen sipas da-tave: Anglisht: 4.06.2014 ora 11:00 salla 215-216-217 aktivitete rekreative 06.06.2014 ora 11:00

EK

ON

OM

I-T

UR

IZË

M

Faqe 6 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni MIKROEKONOMI 07.06.2014 08:00-11:00 306-307-308 A.Vangjeli,K.Gjini MANAXHIM BIZNESI 14.06.2014 08:00-11:00 306-307-308 N. Krypa, Xh.Abazi, E.Lazaj MAT. E ZBATUAR 19.06.2014 08:00-11:00 306-307-308 B.Shyti, E DREJTE PRIVATE 24.06.2014 08:00-11:00 306-307-308 B.Himci, A.Spahiu,S.Dode BAZAT E FINANCES 29.06.2014 08:00-11:00 306-307-308 A.Idrizi, E.Gremi, A.Voci STATISTIKE 10.06.2014 09:00 306-307-308 Sh. Sulkuqi, K.Kristo DREJTIM FINANCIAR 15.06.2014 09:00 306-307-308 M. Ranxha, A. Voci, T. Balliu E DREJTE BIZNESI 20.06.2014 09:00 306-307-308 R. Tahiraj, I. Peza,A. Gjevori SISTEME INFORMACIONI 23.06.2014 09:00 306-307-308 L. Bekteshi, G. Spaho KONTABILITET 26.06.2014 09:00 306-307-308 Sh. Acka,V. Ballkoci, M. Kenuti, E DREJTE DETYRIMESH 28.06.2014 09:00 306-307-308 A.Spahiu, A.Gace ANGLISHT 30.06.2014 09:00 306-307-308 MANAXHIM MARKETINGU 08.06.2014 09:00 306-307-308 E.Gega, I.Bejta, E DREJTE PUNE 11.06.2014 09:00 306-307-308 A. Gace , A. Spahiu KONTAB. PUBLIK 16.06.2014 09:00 306-307-308 Sh. Acka, M. Kenuti E DREJTE ARBITRAZHI 21.06.2014 09:00 306-307-308 A.Spahiu, A.Gace LENDE ME ZGJEDHJE 25.06.2014 09:00 306-307-308 A.Kacollja, A.Bersiha, E.Tafani EKONOMETRI 30.06.2014 09:00 306-307-308 J.Bicoku, A.Papamihali, A.Todri

Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni BAZAT E FINANCES 07.06.2014 08:00-11:00 215-216-217 E.Gremi, E.Carhoshi PROGRAMIM 14.06.2014 08:00-11:00 215-216-217 E. Bedalli, R. Rada MIKROEKONOMI 19.06.2014 08:00-11:00 215-216-217 S.Hajdari, K.Gjini MANAXHIM BIZNESI 24.06.2014 08:00-11:00 215-216-217 M.Cela, Xh.Abazi, S.Peja MATEMATIKE E ZBATUAR 29.06.2014 08:00-11:00 215-216-217 STATISTIKE 10.06.2014 09:00 215-216-217 J.Bicoku, K.Kristo, I.Sejdini BAZA E TE DHENAVE 15.06.2014 09:00 215-216-217 R. Rada, E. Bedalli KONTABILITET 20.06.2014 09:00 215-216-217 V. Ballkoci, M. Kenuti, Sh. Acka MAKROEKONOMI 23.06.2014 09:00 215-216-217 M.Tavanxhiu, I.Zeneli BAZAT E MKT 26.06.2014 09:00 215-216-217 A.Gaspari, ANGLISHT 30.06.2014 09:00 215-216-217 E-COMERCE 08.06.2014 09:00 215-216-217 M.Lopari, E.Fetahu EKONOMETRI 11.06.2014 09:00 215-216-217 A. Todri, J.Bicoku METODA SASIORE 16.06.2014 09:00 215-216-217 Gj.Shqau, M.Lopari MENAXHIM PORTOFOLI 21.06.2014 09:00 215-216-217 A.Todri,J.Bicoku ZHVILLIM APLIK..KOMPJUT . 27.06.2014 09:00 215-216-217 E Haskasa Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni

MANAXHIM BIZNESI 07.06.2014 08:00 101-106 M.Cela, E.Lazaj BAZAT E INFORM. 14.06.2014 08:00 101-106 E.Vila EKONOMI POLITIKE 19.06.2014 08:00 101-106 D.Madhi, S.Hajdari FILOZOFI E SE DREJTES 24.06.2014 08:00 101-106 INSTITUCIONE E SE DRJETES 26.06.2014 08:00 101-106 A.Spahiu,B.Himci, S.Korreshi HISTORI E INST. TE SE DREJTES 29.06.2014 08:00 101-106 A.Berisha MANAXHIM BIZNESI 07.06.2014 08:00 218-221 M.Cela, E.Lazaj BAZAT E INFORMATIKES 14.06.2014 08:00 218-221 R.Rada, FILOZOFI E SE DREJTES 19.06.2014 08:00 218-221 HISTORI E INST. TE SE DREJTES 24.06.2014 08:00 218-221 A.Berisha INSTITUCIONE E SE DREJTES 29.06.2014 08:00 218-221 A.Spahiu,B.Himci, S.Korreshi

Viti Lenda (Moduli) Data Ora Salla Komisioni MEKANIKE MATERIALE 07.06.2014 08:00 303-304 E.Dakli, M.Caku MARKETING 14.06.2014 08:00 303-304 E.Gega, MATEMATIKE 19.06.2014 08:00 303-304 O.Zaka, PROJEKTIM MAKINERISH 24.06.2014 08:00 303-304 A.Anxhaku, A.Bylykbashi MANAXHIM 29.06.2014 08:00 303-304 M.Cela, E.Lazaj MAKROEKONOMI 10.06.2014 09:00 218-221 M.Tavanxhiu, I.Zeneli MANAXHIM PROJEKTESH 15.06.2014 09:00 218-221 A.Kacollja,G.Bajrami STATISTIKE 20.06.2014 09:00 218-221 J.Bicoku, I.Sejdini BAZAT E KONTABILITETIT 23.06.2014 11:00 218-221 Sh.Acka,M.Kenuti, V.Ballkoci METODA CAD 26.06.2014 09:00 218-221 A.Anxhaku, A.Bylykbashi

Kalendari i provimeve të sezonit të verës 2013-2014

PARE

DYTE

TRETEE

KO

NO

MIA

& E

DR

EJT

A

PARE

DYTE

TRETE

PARE

PARE

DYTE

PARE

INFO

RM

ATIK

E

EK

ON

OM

IKE

SHK

EN

CA

JU

-R

IDIK

E,

BIZ

NE

S

SHK

EN

CA

JU

RID

IKE

, A

DM

. PU

B

AD

MIN

IST

RIM

DH

E

INX

HIN

IER

I

Shënim: Provimet e lëndëve të mëposhtme për vitin e parë që janë firma do të zhvillohen sipas datave: Anglisht: 4.06.2012 ora 11:00 salla 215-216-217. Aktivitete Rekreative: 06.06.2012 ora 11:00. Datat e provimeve të mbartura për vitet e treta janë dt. 2,4, korrik 2014. Provimi i Formimit, tema e diplomës do të jepen në dt. 11,12,13 korrik 2014

MIKROEKONOMI MANAXHIM BIZNES MAT. E ZBATUAR E DREJTE PRIVATE BAZAT E FINANCES

Faqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Është zhviluar finalja e turneut të shahut i organi-zuar nga Fakulteti Ekonomik gjatë muajit maj. Ky turne që përfshiu në ethet e shahut 84 konkurentë, studentë të këtij fakulteti, ishte një risi ndër aktiv-itetet jashtëakademike të organizuara gjatë muajve të fundit. Pas fazave eleminatore në finale u për-ballën dy studentët Sokol Budva dhe Ilir Ndria që pas përballjes direkte mes tyre fitues do të shpallej Ilir Ndria, student i vitit të tretë në Informatikë Ekonomike. Dekani i fakultetit Ekonomik Altin Idrizi përshëndeti të gjithë pjesmarrësit duke falen-deruar edhe mbështetësit e këtij aktiviteti. “Dua të falenderoj Univers Hotel për kontributin në vlerën 10 mijë lekë të reja për fituesin e kësaj gare si dhe

organizatorët, pedagogun e së Drejtës Arber Gjeta dhe studentin Krenar Gjata. Ishte një aktivitet që mori shumë interes nga studentët dhe arritem deri në finale. Si gjithmonë në një garë ka një fitues dhe fitoi më i miri duke marrë çertifikatën e kampionit”. Ishte znj. Çapja që i dha çertifikatën fituesit në emër të Univers Hotel. Fakulteti Ekonomik është përf-shirë në disa aktivitete kulturore, argëtuese si dhe në shërbim të promovimit të programeve të studimit muajt e fundit. Vetë fituesi i këtij turneu Ilir Ndria u shpreh se ka 10 vjet që merret me shahun dhe e ka pasion këtë lojë. Mes emocioneve të fituesit ai shprehet se do të vazhdojë të merret me shah edhe në të ardhmen.

Ilir Ndria shpallet kampion i shahut në Fakultetin Ekonomik

Programi Euroweb – Emaction më dha mundësinë për të zhvilluar një vit akademik ne Univesidad de las Islas Baleares në Spanjë. Kanë qenë të shumta eksperiencat që dua të ndaj gjatë një viti akade-mik. Aktivitet zhvilloheshin nga universiteti por gjithashtu edhe nga një organizatë e quajtur AEM (Asociación Estudiantes de Movilidad). Kjo or-ganizatë kishte për qëllim të realizonte aktivitete të ndryshme dhe të ndihmonte studentët që kishin ardhur në këtë universitet me bursa si Erasmus, Euroweb Emaction, Senéca etj. Kjo organizatë me koordinatorët që kishin pjesën e akomodimit të studentëve dhe një tjetër detyrë e saj ishte të ndihmonte studentët si mund të merrnin karten e qytetarit (Targeta Ciutadana). Kjo kartë i favori-zonte shumë studentët. Avantazhi i saj ishte tek udhetimet e autobuzave, ku vetëm studentët kishin të drejtë të bënin abonimin e udhëtimeve pa lim-it brenda qytetit. Ky abonim mund te sigurohej vetëm për 20€/muaj.

AktivitetetAktivitetet organizoheshin në mënyrë të tillë që për të gjithë studentët të ishin të paharueshme gjatë vitit akademik 2012 – 2013. Kemi njohur pothu-ajse të gjithë bukuritë e ishullit Palma de Mallorca disa per aktivitete siç do të ishin ekskursioni në “Soller” me trenin antik, ekskursioni në “Mira-dor de na Foradada”, në “Avenc de son pou”, një kështjellë që ndriçohej nga drita e djellit kur ishte ditë dhe nga drita e hënës kur ishte natë. Në majë të kështjellës lejohej që të depertonte drita dhe ishte vërtet nje pamje mahnitëse për ne.

Karta e StudentitNjë ndër elementët e organizimit të jetës stu-dentore ishte “Karta e studentit”. Kjo kartë ishte shumë e nevojshme pasi në çdo kompani, bankë, apo në çdo vend që universiteti ishte partner, stu-dentët kishin avantazhet e çdo aktiviteti të ishte me 30%, 50% ose 70% ulje. Unë mund të shfrytëzoja një seri të uljeve të çmimeve të shërbimeve gjatë vitit akademik dhe qëndrimit në ishull. Kishte ulje për muzetë, në libraritë e Palmës, etj.

Campus Esport në UIBCampus Esport ishte një tjetër eksperiencë që nuk

mund të harrohet lehtë. Ky kampus organizonte ak-tivitete të ndryshme. Salla sportive ishte shumë e madhe sa që mund te zhvillohej çdo lloj sporti si basketboll, futboll, volejboll, not, tenis etj. Organizata AEM (Asociación Estudiantes de Movi-lidad) organizoi një aktivitet shumë mbresëlënës, që ishte ai me KAYAK. Ky aktivitet u realizua ne

plazhin e Ses illetas. Për këtë eksperiencë shumë të bukur që do të mbetet gjatë gjithë jetes sime ne kuj-tese, falenderimi im i shkon përzemërsisht pedago-gut Altin Idrizi, tashmë dekan në krye të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Elbasanit.

Gazmend Suparaku

Programi Euroweb, një mundësi e mirë për çdo student

Projekti EUROWEB (European Research and Educational Collaboration with Western Balkans), i financuar nga Komisioni Europian, synon të krijojë një rrjet mobiliteteshakademike ndërmjet vendeve evropiane dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konsorciumi përbëhet nga 17 institucione të arsimit të lartë (9 nga Evropa dhe 8 nga Ballkani Perëndimor) dhe koordinohet nga Universiteti Malardalen, Suedi.Me një financim prej gati 4 milionë eurosh, projekti EUROWEB do të krijojë mundësi që më shumë se 200 studentë/pedagogë nga universitete të Ballkanit Perëndimor të kryejnënjë pjesë të studimeve të tyre në një nga institucionet partnere të BE. Shkëmbimi i personelit, njo-hurive dhe kompetencave në fusha të shumta të shkencës dhe teknologjisë ngakonsorciumi pritet të ketë ndikim pozitiv dhe afatgjatë në zhvillimin e qëndrueshëm social - ekono-mik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Cfarë është Euroweb

Faqe 8 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

“Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration process”

21-22 November 2014Elbasan, Albania

Call for papers3rd INTERNATIONAL CONFERENCENovember 21-22th, 2014Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration pro-cessThe Faculty of Economy, University of Elbasan “Aleksandër Xhuvani” is pleased to invite submissions of papers to be presented during the International Conference “Toward EU Single Market: Experiences, models and proposals in the integration process”, on November 21-22th, 2014. The main goal of the conference is to pro-vide academic/professional approaches and to encourage discussion on crucial and recent developments within economic and legal science, as well as to establish a stable network between academic, professionals and businesses. Reaching the EU Single Market constitutes the main goal for Western Balkan in its EU accession path. The latest integration processes, from 2004 until the recent Croatian adhesion, con-stitutes sufficient experiences for the Western Balkan countries. Nevertheless, Balkan countries face peculiarities due to their different pace in their integration path. Today we stress the importance of discussing experiences, models to conform and proposals as in regard to integration process of these countries into the Single Market, as a first step of adhesion.The uniform market is considered as the root of the European Union beside its actual dimension as a political cohesion. The aim of this meeting is to foster the debate on the actual trends and perspectives of its functioning within EU and the desirable achievements from Western Balkan countries. The Conference double track lays on law and economic fields of studies, encouraging collaboration and multidisciplinary papers. Drawing on these premises, the conference will focus on these main topics: Economic topics:* Albania under Optimal Currency Area* Business Organization and Innovation* Business to Business Relationships Dynamics* Common Market Impact on Western Balkans’ Countries * Corporate Governance and Performance* Economic Growth Models and Challenges toward Future* Entepreunership and Organisational Models* Entrepreneurship and Local Development* European Monetary Policy* Fiscal Integration and Harmonization* Foreign Direct Investments * Green Accounting and Sustainable Development* Human Resources Management and Entrepreneurship* Insurance and Pension Funding Schemes * Modern Cost-calculation Systems* Operations Management* Professional Ethics of Auditors* Public Sector Policies* Recent Trends in Financial Markets and Banking System* Remittances and their Impact in Albania* Services Marketing and Managements* SME’s Performance and their Importance within the Integration Process* Strategies in Contemporary Tourism* Sustainable Development* The EU Standardization of the Albanian Products* Virtual World and the Consumer

Law topics: * Administrative Contracts * Alternative Dispute Resolution in Commercial Relations* Civil Procedure Rules Harmonization* Constitutional Courts Decisions and the European Common Market* Customs and EU Integration Process* ECJ and ECHR activity* Energy Strategy toward EU* EU Administrative Law* EU Common Market Historical Roots* EU Transport Law * Extra-contractual Obligations* Fiscal and Tax Law Harmonization

* Independent Authorities in Albania and EU * Intellectual Property Rights* Legal Drafting Procedures* Public Transport* Public-Private Partnerships * Social and Economic Rights within Constitutional Charts* Social Integration and EU Citizenship* State Aids * Toward EU Private Law * Toward European Common Aviation Area* Transport Infrastructures Regulation in EU

Please note that these topics are to be considered as a reference and guidance for authors but the organizing committee with evaluate each abstract which deal with important specific issues that results with relevant impact on EU Common Market and integration process of Western Balkans’ Countries.

SCIENTIFIC COMMITTEEMembers will review and select submitted papers in order to assure scientific and academic quality as well as the relevance and their originality. They will be also asked to act as chairs to the panels. Prof. Dr. Liman Varoshi, University of ElbasanProf. Dr. Adrian Civici, European University of Tirana, AlbaniaProf. Dr. Agim Kukeli, European University of Tirana, AlbaniaProf. Dr. Alessio Claroni, University of Trento, ItalyProf. Dr. Antonio M. Chiesi, University of Milan, Italy Prof. Dr. Bardhyl Ceku, Agricultural University of Tirana, Albania Prof. Dr. Fatmir Memaj, University of Tirana, Albania Prof. Dr. Fracesco Roberto Scalera, University of Bari, ItalyProf. Dr. Ilia Kristo, University of Tirana, Albania Prof. Dr. Mimoza Kasimati, University of Tirana, Albania Prof. Dr. Roberto Romboli, University of Pisa, ItalyProf. Dr. Shyqyri Llaci, University of Tirana, AlbaniaProf. Dr. Stefano Zunarelli, University of Bologna, ItalyProf. Assoc. Dr. Ali Turhani, University of Elbasan, Albania Prof. Assoc. Dr. Evis Kushi, University of Elbasan, AlbaniaProf. Assoc. Dr. Kestrin Katro, University of Tirana, AlbaniaProf. Assoc. Dr. Zhaklina Peto, University of Tirana, AlbaniaDr. Altin Idrizi, University of Elbasan, AlbaniaDr. Ersida Teliti, University of Tirana, AlbaniaDr. Massimiliano Musi, University of Bologna, ItalyDr. Rezarta Tahiraj, University of Elbasan

ORGANIZING COMMITTEDr. Arber Gjeta, Dr. Shpetim Çerri, Anduena Gjevori, Eliona Gremi, Elvira Fetahu, Jonida Biçoku, Robert Gajda

PRESENTATION OF PAPERS AND DISCUSSIONSThe Conference will be organized in both plenary and separate parallel sessions. Each presenter (apart from the keynote speakers) will have 15-20 minutes to show in-sights and conclusions. After presenting the papers, each session will have a modera-tor remarking on the presentation and setting the tone of the discussion. Participants (author/s) must personally present their papers during the panel sessions. ABSTRACT GUIDELINES FOR AUTHORSAuthors are strongly encouraged to submit their abstracts as early as possible. The abstracts should not exceed 300 words and clearly present the purpose, methodology and conclusions of the work. In adjunction, authors are encouraged to indicate the conference topic under which the papers falls and to provide 4-5 keywords. Please in-clude your name, full address and affiliation and conference topic on all submissions. Abstracts should be submitted by e-mail to [email protected] before July 10th, 2014. The conference languages are English and Italian. Submission Guidelines will be sent to all Authors after the notification of abstract acceptance (July 20th, 2014). IMPORTANT DATESJuly 10th, 2014 – Deadline for the abstract submissionJuly 20th, 2014 – Notification of abstract acceptanceSeptember 30th, 2014 – Deadline for the full paper submissionOctober 20th, 2014 – Notification of paper acceptance

FEES AND OTHER DETAILSThe conference fee for participation is 40 Euro (5.600 lek) for paper (not for each au-thor). The fee includes the certificate of participation, copy of conference proceedings (printed), Coffee Breaks and Conference Lunch (22 November).

VENUEFaculty of Economy, “A. Xhuvani” University, Elbasan (Plenary Meeting)University of Elbasan Corpus (Library conference rooms)

NOTEWe would appreciate if you share this Call for Papers and recommend the event among colleagues.

3rd International Conference

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Elbasan

Brain Challenge

studentcard

SHPENZONI PA KOMISION!MERRNI KARTËN E PARAPAGUAR!

Karta e Parapaguar është një kartë Visa.Ka limit shpenzimi të barazvlefshëm me shumën e fondeve që ju vetë vendosni të hidhni në kartë referuar maksimumeve të lejuara.Në varësi të qëllimit të përdorimit, ofrohen tri lloje kartash:

Kartë e Parapaguar “Studenti”

Kartë e Parapaguar për “Përdorim të Përgjithshëm”

Kartë e Parapaguar “Interneti”

LLOJI KARTËS

Deri në - 50 000 Deri në - 100 000Deri në - 150 000

LIMITI MAKSIMAL I RIMBUSHJESSË KARTËS NË LEKË

Çfarë është karta e Parapaguar?

[email protected]

KARTAT E PARAPAGUARAB

oti

mi i

saj g

aze

te u

mu

nd

ësu

a

3. Marrëdhënia matematike është e tillë: mblidhet numri lart maj-tas me atë poshtë majtas me atë poshtë djathas. Më pas shuma që del shumëzohet me numrin që ndodhet djathtas lart, dhe prodhimi vendoset në qendër të katrorit. Kështu, për katrorin e tretë që mun-gon numri në qendër të tij është (2+1+4) x 2 = 14.

1. Në qoftë se A=2 dhe B+P+F=24, cilat janë vlerat e Q dhe S?

A + B = ZZ + P = TT + A = FF + S = QQ – T = 7

2. Numrat nga 1 në 6 janë sistemuar në një mënyrë të tillë që çdo numër që ndodhet nën dhe midis dy numrave është sa diferenca e atyre dy numrave:

Duke përdorur numrat nga 1 deri në 10, plotësoni X-et e mëposhtëm duke

3. Një lloj përzierje fare bari krijohet duke miksuar Markën A me çmim 9$ për kg dhe Markën B me çmim 4$ për kg. Në qoftë se kjo përzierje del me çmimin 7$ për kg, sa kilogramë farë të Markës A janë të nevojshëm për të krijuar 40 kilogramë të përzierjes?

.Përgatiti Shpëtim Çerri

krijuar një “trekëndësh diferencash”, duke respektuar të njëjtat kushte. Nëse doni sfidë më të vështirë, ndër-toni një trekëndësh tjetër me num-rat nga 1 në 15 të vendosur në pesë rreshta.

Për këtë radhë po ju sfidojmë me këto lojra logjike:

Përgjigjet e lojrave të numrit

të kaluar:

1 2

Televizioni Skampa ka mbështetur fi-nanciarisht klipin fitues pas konkursit të shpallur nga Fakulteti Ekonomik për studentët për promovimin e këtij fakulteti. Juria e përbërë nga Dekani i Fakultetit Altin Idrizi, dy pedagogë dhe një përfaqësues i Televizioni Skampa si dhe një student ikëtij fakulteti, kanë dhënë vlerësimet për-katëse për videot konkuruese. Vlerësi-mi i jurisë është bërë në prezencë të konkurentëve dhe studentëve, duke mos lënë vend për interpretime. Në fund të votimit, juria bashkë me vo-tat e studentëve shpalli fitues videon

e studentit Bruno Ferra. Fituesi ka përfituar edhe një vlerë monetare prej 100 mijë lekësh të vjetra të sponsori-zuara nga Televizioni Skampa. Klipi ka sjellë pikat e forta të fakultetit duke i përcjellë ato nëpërmjet masivitetit të studentëve që e karakterizon FE. Dekani i këtij fakulteti Altin Idrizi

ka vlerësuar punën e studentëve dhe është shprehur se të tilla aktivitete me qendër studentin do të jenë në ax-hendën e tij si drejtues i këtij fakulteti.Video e shpallur fituese do të përdoret si reklamë e këtij fakulteti në tel-

Tv Skampa kurorëzon fituesin për videoklipin e FE

evizionet lokale të qytetit. Ndërkohë Televizioni Skampa do të mbështesë dhe do të jetë promotor i aktiviteteve që kanë në qendër të vëmendjes të rinjtë dhe studentët edhe në nisma të tjera të ngjashme.