12
QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 1 V ETERANI PROMOVIMI HISTORIA ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL) GAZETË PERIODIKE. NR.6 (360) QERSHOR 2018 ÇMIMI: 30 LEKË Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: www.VETERANIOBVL.ORG 140 VJETORI SIMPOZIUMI BALLKANI – ZONË E PAQES DHE E MIRËKUPTIMIT FAQE 3 FAQE 10 Kryetari i OBVL përshëndet pjesëmarrësit në takimin e Org.Veteranëve të rajonit të Ballkanit OBVL, PROMOTORE E INTEGRIMIT Halil RAMA Organizata e Bashkuar e Veter- anëve të LANÇ (OBVL), që me krijimin e saj para më shumë se dy dekadave u përcaktua si mbështetëse e pro- ceseve të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj organizate, ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore, me kontributin e tyre e radhitën Shqipërinë me fitimtarët, përkrah Aleancës së Madhe të Popu- jve të udhëhequr nga SHBA, Britania e Madhe dhe ish BRSS, edhe këto vite të pluralizmit politik kanë mbështe- tur pa rezerva procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO e BE. Në këtë kuadër OBVL iu ka paraprirë këtyre proceseve duke u bërë anëtare e Federatave Botërore dhe Europiane të Veteranëve, organizata në të cilat ka promovuar orientimin properëndimor të shqiptarëve, që nga koha e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skën- derbeu. Po ashtu në takime rajonale, si vitin e kaluar në Mal të Zi e Kroaci, edhe para disa ditëve në Beograd, kryetari i OBVL-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit (ku është pritur si legjendar) ka theksuar domosdoshmërinë e bash- këpunimit dhe ndërveprimit në interes të integrimit në BE të vendeve të Ball- kanit. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi pë çeljen ose jo të negociat- ave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryesia e OBVL i bën thirrje klasës politike të shmangë frymën e konfliktu- alitetit dhe të dëshmojë maturi e pros- peritet dhe të punojë maksimalisht për përmbushjen e kritereve të vendosura nga Brukseli. Aspiratat e Shqipërisë për tu an- tarësuar në Bashkimin Evropian fillu- an menjëherë pas rënies së regjimit ko- munist në vitet 1991 – 1992, moment historik kur Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë po kërkonin njëzëri që të bëheshin pjesë e Evropës Perëndi- more në kuptimin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Që nga ato vite të largëta dhe sot në 2018, integrimi i Shqipërisë në BE mbetet i konsolidu- ar si objektivi strategjik më madhor i shtetit dhe shoqërisë dhe për këtë ar- sye gjëndet në majen e piramidës së axhendës politike dhe diplomatike të institucioneve shqiptare. MËSYMJA E PËRGJITHSHME PRANVERORE DHE BRIGADA E 15-TË S ISMAIL MUÇEJ – NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES..... LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, MANIFEST I SHQIPTARISË FOKUS PROFIL HISTORIA IN MEMORIAM FAQE 5 FAQE 9 FAQE 11 FAQE 6-7 FAQE 4 Pukë - Kol Dedaj promovon librin “NË PANTEONIN E LIRISË” RIZA XHEZO RAMADANI, NGA LUFTA NË SHKOLLËN “SKËNDERBEJ” Nga Xhemal Imeri Prof. Asoc. Br. Bernard Zotaj Brigada e Kongresit dhe e çlirimit të Labërisë DËSHMORI ASLLAN RIZA KOSIQI, ”XHANDARI” LIROI NGA BURGU FASHIST KATËR DREJTUES LANÇ MBRESA NGA NJË TAKIM I PAHARRUAR NË BEOGRAD Nga Myfit GUXHOLLI Nga Xhemal MEÇI Gjen.Rrahman PARLLAKU • Unë pres me padurim që sa më parë, të gjitha shtetet tona të jenë pjesë e Europës së Bashkuar, pasi me këshillat dhe ndihmën e Europës, ne do të punojmë më mirë për demokra- tizimin e brendshëm të vendeve tona, do të kuptojmë dhe zba- tojmë më mirë liritë demokratike, në mënyrë që Ballkani, të bëhet vendi i paqes dhe begatisë, që të gjithë e dëshirojmë Arritjet e Kolës në profesion, studimet dhe, së fundmi ky botim, tregon rishfaqjen e genit të familjes me arritje në brezat në vazhdim FAQE 2 FAQE 8 Me 10 qershor 1878, nën kryesinë e atdhetarit të mirënnjohur Iljaz Qoku, Dibra, u mblodh Kuvendi Kombëtar në Prizren Ismet Balaj Shkodër – Simpozium Shken- cor për një personalitet të shquar të Kulturës Islame, me përmasa mbarëshqiptare Nikolla Sudar Nga Sakip CAMI

FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 1VETERANI

PROMOVIMI

HISTORIA

ORGANIZATA E BASHKUAR E VETERANËVE TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE TË POPULLIT SHQIPTAR (OBVL)

GAZETË PERIODIKE. NR.6 (360) QERSHOR 2018 ÇMIMI: 30 LEKË

Kryeredaktor: Halil RAMA ; Zv/Kryeredaktor: Sakip Cami Email: [email protected] / website: www.VETERANIOBVL.ORG

140 VJETORI SIMPOZIUMI

BALLKANI – ZONË E PAQES DHE E MIRËKUPTIMIT

FAQE 3

FAQE 10

Kryetari i OBVL përshëndet pjesëmarrësit në takimin e Org.Veteranëve të rajonit të BallkanitOBVL, PROMOTORE E

INTEGRIMITHalil RAMA

Organizata e Bashkuar e Veter-anëve të LANÇ (OBVL), që me krijimin e saj para më shumë se dy dekadave u përcaktua si mbështetëse e pro-ceseve të integrimit euroatlantik të Shqipërisë. Drejtuesit dhe anëtarët e kësaj organizate, ashtu si gjatë Luftës së Dytë Botërore, me kontributin e tyre e radhitën Shqipërinë me fitimtarët, përkrah Aleancës së Madhe të Popu-jve të udhëhequr nga SHBA, Britania e Madhe dhe ish BRSS, edhe këto vite të pluralizmit politik kanë mbështe-tur pa rezerva procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO e BE.

Në këtë kuadër OBVL iu ka paraprirë këtyre proceseve duke u bërë anëtare e Federatave Botërore dhe Europiane të Veteranëve, organizata në të cilat ka promovuar orientimin properëndimor të shqiptarëve, që nga koha e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skën-derbeu.

Po ashtu në takime rajonale, si vitin e kaluar në Mal të Zi e Kroaci, edhe para disa ditëve në Beograd, kryetari i OBVL-së, gjeneral-lejtënant Rrahman Parllaku, Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit (ku është pritur si legjendar) ka theksuar domosdoshmërinë e bash-këpunimit dhe ndërveprimit në interes të integrimit në BE të vendeve të Ball-kanit.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi pë çeljen ose jo të negociat-ave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryesia e OBVL i bën thirrje klasës politike të shmangë frymën e konfliktu-alitetit dhe të dëshmojë maturi e pros-peritet dhe të punojë maksimalisht për përmbushjen e kritereve të vendosura nga Brukseli.

Aspiratat e Shqipërisë për tu an-tarësuar në Bashkimin Evropian fillu-an menjëherë pas rënies së regjimit ko-munist në vitet 1991 – 1992, moment historik kur Shqipëria dhe shqiptarët për herë të parë po kërkonin njëzëri që të bëheshin pjesë e Evropës Perëndi-more në kuptimin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit. Që nga ato vite të largëta dhe sot në 2018, integrimi i Shqipërisë në BE mbetet i konsolidu-ar si objektivi strategjik më madhor i shtetit dhe shoqërisë dhe për këtë ar-sye gjëndet në majen e piramidës së axhendës politike dhe diplomatike të institucioneve shqiptare.

MËSYMJA E PËRGJITHSHME PRANVERORE DHE BRIGADA E 15-TË S

ISMAIL MUÇEJ – NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES.....

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, MANIFEST I SHQIPTARISË

FOKUS

PROFIL

HISTORIA

IN MEMORIAMFA

QE

5

FAQE 9

FAQE 11FAQE 6-7 FAQE 4

Pukë - Kol Dedaj promovon librin “NË PANTEONIN E LIRISË” RIZA XHEZO

RAMADANI, NGA LUFTA NË SHKOLLËN

“SKËNDERBEJ” Nga Xhemal Imeri

Prof. Asoc. Br. Bernard Zotaj

Brigada e Kongresit dhe e çlirimit të Labërisë

DËSHMORI ASLLAN RIZA KOSIQI, ”XHANDARI” QË LIROI

NGA BURGU FASHIST KATËR DREJTUES TË LANÇ

MBRESA NGA NJË TAKIM I PAHARRUAR

NË BEOGRAD

Nga Myfit GUXHOLLI Nga Xhemal MEÇI

Gjen.Rrahman PARLLAKU

• Unëpresmepadurimqësamëparë,tëgjithashtetettonatëjenëpjesëeEuropëssëBashkuar,pasimekëshillatdhendihmëneEuropës,nedotëpunojmëmëmirëpërdemokra-tiziminebrendshëmtëvendevetona,dotëkuptojmëdhezba-tojmëmëmirëliritëdemokratike,nëmënyrëqëBallkani,tëbëhetvendiipaqesdhebegatisë,qëtëgjithëedëshirojmë

Arritjet e Kolës në profesion, studimet dhe, së fundmi ky botim, tregon rishfaqjen e genit të familjes me arritje në brezat në vazhdim

FAQE 2

FAQE 8

Me 10 qershor 1878, nën kryesinë e atdhetarit të mirënnjohur Iljaz Qoku, Dibra, u mblodh Kuvendi Kombëtar në Prizren Ismet Balaj

Shkodër – Simpozium Shken-cor për një personalitet të shquar të Kulturës Islame, me përmasa mbarëshqiptare

Nikolla Sudar

Nga Sakip CAMI

Page 2: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)2 VETERANI

TAKIMI

Nikolla SudarPërkthyes dhe historian

Është bërë traditë e bukur dhe mjaft domethënëse takimi permanent i veter-anëve të rajonit të Ballkanit për prob-leme kardinale, të cilat shqetësojnë jo vetëm këtë hapësirë , por edhe tërë kon-tinentin. Takime të tilla janë mbajtur në Mal të Zi, në Kroaci dhe tani së fundi në Beograd.

Të ftuar nga “SUBNO-ri” (Organiza-ta e veteranëve te LANÇL të Serbisë), në takimin tradicional të mbajtur në Beograd, në datat 5 dhe 6 maj të këtij viti, mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga gjenerali leg-jendar Rrahman Parllaku, kryetar i OB-VL-s. Takimi i këtij viti ishte fokusuar në temën mjaft kuptimplote, “Ballkani – zonë paqeje dhe mirëkuptimi”.

Udhëtimi i këndshëm me makinë deri nëPodgoricë, u vazhdua më pas me avion për në Beograd. Këtu, në hotelin e përmendur “Mlladost”, u akomoduan të gjitha delegacionet nga rajoni (nga ish republikat e Jugosllavisë, nga Shqipëria, nga Greqia, nga Bullgaria, nga Hun-garia dhe nga Republika Srpska). Hote-li, një ndërtesë e rikostruktuar shumë bukur, ishte e përshtatur për takime të të gjitha niveleve, ku shërbimi ishte në nivelin më të lartë

Në sallën e pajisur më së miri me datën 5 maj, filloi takimi i veteranëve të rajonit.

Takimi e hapi mikpritësi, kryetari i organizatës së veteranëve të Serbisë, gjenerali Dushan Çukiq, personalitet i njohur në këtë vend dhe njeri me shumë horizont. Me një oratori të spikatur ai i bëri një analizë situatës së përgjithshme nëpër të cilën po kalon jo vetëm rajoni, por edhe i gjithë kontinenti, duke u nda-lur në rrezikun e madh që paraqesin sot rigjallërimi i forcave regresive neonaziste si dhe detyrave që u dalin të gjitha ven-deve, shoqërive të tyre dhe veçanërisht veteranëve të rajonit. Me të drejtë ai theksoi se këto forca të së keqes në disa shtete kanë dalur hapur, duke u përpjekur të sfidojnë të kaluarën e lavdishme të Evropës, popujt liri-dashës të së cilës para 73 vjetve sh-katërruan nazi-fashizmin, armikun kryesor të njerëzimit. Çdo qytetari të ndershëm dhe atdhetar i del për detyrë të ngrejë zërin e të rreshtohet kundër këtyre forcave, që dikur i shkaktuan njerëzimit miliona të vrarë dhe rrënime të paimagjinueshme.

Në emër të presidentit të Repub-likës së Serbisë, përshëndeti minis-tri i Punës dhe i problemeve sociale, Gjorgjeviq, kurse në emër të qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Vulin. Që të dy ata theksuan edhe një herë problema-tikën shqetësuese të kohës, jo vetëm në në rajon e kontinent, por edhe më gjërë. Duke përgëzuar organizatën e veteranëve për rezultatet e deritan-ishme, ata përsëritën mbështetjen e gjithanshme që do të ketë ajo edhe në

KryetariiOBVL,nëtakimineorg.veteranëvetërajonitmetemë,“Ballkani–zonëpaqejedhemirëkuptimi”

MBRESA NGA NJË TAKIM I PAHARRUAR NË BEOGRAD

ardhmen nga drejtuesit e vendit. Më pas iu dha fjalë z. Vilmosh Han-

ti, kryetar i Organiztaë Ndërkombëtare të Rezistencës Antifashiste. Edhe ai gjithashtu vuri theksin në nevojën e intensifikimit të luftës kundër focave të së keqes që rrezikojnë lirinë dhe pa-varësinë e popujve, të fituara me aq shumë sakrifica.

Me shumë interes u prit fjala e kryetarit të delegacionit shqiptar, e “Heroit të Popullit”, Rrahman Parllaku. Që në mbërritjen në Beograd, figura heroike e këtij personaliteti të shquar të Shqipërisë tërhoqi vëmendjen, jo vetëm të shtypit dhe të mikpritësve, por edhe të gjithë delegacioneve të pranishme në takim. Mosha e tij 99-vjeçare, e mbi të gjitha biografia e tij e ngjeshur me ngjarje me përmasa edhe ndërkombëtare, burgimi i gjatë në periudhën e diktaturës dhe sfida e hapur ndaj saj, madje edhe ndaj shkencës, me të drejtë befasuan jashtë mase të gjithë të pranishmit (një pjese të konsiderueshme të të pranishmëve iu shpërnda biografia e shkurtër e gjeneral Parllakut, e përkthyer në ser-bisht). Ky kuadër u plotësua më mirë akoma sidomos nga fjala e tij e goditur dhe largpamëse, e cila e zgjeroi akoma më tepër horizontin e temës rreth së cilës po diskutohej. Kjo qe arsyeja që fjala e gjeneralit u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e pjesëmarrësve në konferencë.

Në këtë frymë vazhduan punimet edhe mbasdite. Në mbrëmje mikpritësit shtruan një darkë mbresëlënëse, ku të pranishmit u njohën edhe më mirë me njëri-tjetrin dhe thelluan pikëpamjet e tyre.

Të nesërmen, më 6 maj u organizua vizita në varrezat e të rënëve për çlirim-in e Beogradit. Çdo pjesëmarrës ven-

dosi nga një trëndafil në monumentin kushtuar të rënëve për liri e demokra-ci dhe la shënimin e vet në librin e nderit. Në kuadrin e këtij takimi disa prej pjesëmarrësveve iu dhurua edhe monografia kushtuar jetës dhe vep-rimtarisë së gjatë e të sukseshme të gjeneral Parllakut, me bashkautorë Halil Rama dhe Sakip Cami.

Më pas Konferenca mira-toi deklaratën e përbashkët të të gjuthë pjesëmarrësvee të këtij takimi mbresëlënës, ku u theksua që ato të organizoheshin çdo vit.

Gjatë gjithë kohës delegacioni shqiptar e shoqëruan kryetari i veter-anëve të Malit të Zi, akademiku Zuvdi-ja Hoxhiq, sekretari Dragan Gjuroviq, nënkyetari i veteranëve të Serbisë, gjenerali Kovaceviq dhe anëtari i krye-sisë, juristi i mirënjohur, Ratomir Sl-jepçeviq.

Ky takim do të përfundonte me një ftesë mjaft domethënëse nga beograda-

si Danillo Sudar. Në emër të familjes ai e ftoi gjenerali Parllakun dhe z. Tatjana Parllaku për një vizitë në shtëpinë e tij me datën 6 maj, që koinçidoi edhe me festën tradicionale popullore të Shën Gjergjit, gjë që gjenerali e pranoi me kënaqësi.

Të zotët e shtëpisë, Vera dhe Danil-lo, bashkë me të bijën, juristen Sasha, dhe dhëndrin Dushan Nedelkoviq i bënë një pritje dinjitoze në këtë familje të thjeshtë por shumë mikpritëse. Mbi të gjitha, përveç tavolinës së shtruar me të gjitha të mirat, binte në sy dashamirë-sia dhe gëzimi i veçantë për këtë nder që po u bëhej nga gjenerali i shquar shqip-tar. Pas kësaj dreke të këndshme i zoti i shtëpisë na shetiti me mjetin e tij për mbi dy orë rresht për të parë të gjitha bukuritë e këtij qyteti , sa të lashtë aq edhe të njohur.

Të nesërmen delegacioni shqiptar u kthye në atdhe me mbresa të fuqishme nga takimi në Beograd.

Page 3: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 3VETERANI

FJALA

Gjen.Rrahman PARLLAKU*

I nderuar zoti Dushan Çukiq, Kryetar i Organizatës së veteranëve antifash-istë të Serbisë dhe mikpritës i kësaj Konference,I nderuar z. Vilmosh Hanti, kryetar i FIR-it, Të nderuar pjesëmarrës, të kësaj Konfrence të rëndësishme,

Ju falenderoj për ftesën dhe ju bëj me dije, se megjithë moshën gati 100- vjeçare, erdha me kënaqësi këtu, për të bashkuar zerin tim me Ju veteranë, ish bashkëluftëtarë e pasardhës te Luftës së Lavdishme Antifashiste, që i bashkoi popujt tanë.

Unë pata fatin, atëherë në moshën 25- vjeçare, me detyrën e Komandantit të Divizionit të V- të, të Ushtrisë Nacio-nalçlirimtare Shqiptare, të luftoj krahas forcave të Ushtrisë Çlirimtare Jugosl-lave, për çlirimin nga pushtuesit na-

Organizatat e veteranëve janë krenare për traditat antifashiste dhe shfaqin domosdoshmërinë e luftës kundër gjallërimit në rritje të ideologjisë fashiste dhe promovimit të saj në botën e sotme.

Ne mbetemi të vendosur në kundërvënien ndaj forcave totalitariste, revan-shiste dhe racizmit, kundër mohimit të lirive civile, të drejtave të individëve, grupeve sociale dhe kombeve e shteteve në tërësi. Përsëri ndihet kërcënimi që me forcë, në mënyra të ndryshme imponuese dhe manipulimeve të paturpshme të pushtohen hapësira dhe territore nga ato, të cilat jam mposhtur nga Fronti i gjërë antifashist, para së gjithash në Luftën e Dytë Botërore.

Cilido që përpiqet të fallsifikojë historinë, që justifikon të keqen siç është fashizmi, relativizon krimet e kryera. Detyra e të gjitha forcave liberale dhe progresive, në radhët e të cilave marshojmë, është të japin kontributin e plotë në mbrojtje të vlerave civilizuese, pespektivës së botës së sotme dhe gjener-atave të reja.

Duke ushqyer respektin më të thellë ndaj veprës së atyre, që, me gjithë sakrificat e mëdha, iu kundërvunë me sukses fashizmit, kur ishte në kulmin e vet, duhet që pa u lodhur të punojmë në atë drejtim, që shembujt e ndritshëm të mbeten udhërrëfyes për luftën në vazhdim.

E domosdoshme është kujdesi i vazhdueshëm dhe përpjekjet që programet mësimore-edukative në mënyrë sistematike të pasurohen me përmbajtje nga të dhënat konkrete mbi burimet social-ekonomike dhe iedologjiko-politike të fashizmit, me rezultatet historike, me fitoret ndaj tij, me nevojat dhe rëndësinë e luftës së mëtejshme antifashiste, në të cilat duhet të kontribuojnë të gjitha organizatat dhe qytetarët.

Duhet të vëmë forcat për rritjen e ndërgjegjes për domosdoshmërinë e ru-ajtjes dhe promovimit të monumenteve dhe burimeve relevante historike, që vazhdimisht të kujtojnë luftën antifashiste, krimet e fashistëve dhe viktimat e tyre.

Ne nuk duhet të lejojmë që idenë e pajtimit dhe bashkezistencën ta njëso-

Kryetari i OBVL përshëndet pjesëmarrësit në takimin e Org.Veteranëve të rajonit të Ballkanit

BALLKANI – ZONË E PAQES DHE E MIRËKUPTIMIT

zifashistë të popujve të Sanxhakut, të Malit të Zi e të Bosnjës.

E kujtoj edhe sot pritjen e përzemërt të Komandantit të Divizionit të 37- të, të Ushtrisë Jugosllave, kolonel Pjero Pa-pivoda, i cili shprehu gëzimin e tij, që për hërë të parë në histori, ne nuk do të luftonim kundër njëri-tjetrit, por do të luftonim sëbashku kundër pushtuesve Nazifashistë. Duke na uruar mirëseard-hjen, ai hoqi nga dora orën e tij, për të ma dhuruar në shenjë mirënjohjeje.

Detyra e forcave të Divizionit, që unë komandoja, ishte që pas luftimeve për çlirimin e Sanxhakut dhe daljes në lug-inën e lumit Lim, të bashkoheshim me forcat e Divizionit të VI- të, që mësynte nga Mali i Zi, dhe bashkarisht të vazh-donim mësymjen e mëtejshme.

Në zbatim të kësaj detyre, pas çlir-imit të Sanxhakut, të dy divizionet tona vazhduan luftimet në Bosnjen Jugore deri në çlirimin e Vishegradit. Luftimet

ishin të ashpra, kundër një mbrojtjeje naziste të fortifikuar dhe të një dimri të egër të maleve të Sanxhakut.

Ato zhvilloheshin në një tokë të dje-gur, të lënë pas nga forcat naziste në tërheqje, ku furnizimi me ushqime e veshmbathje i forcave tona ishte shumë i vështirë. Me sakrifica mbinjerëzore par-tizanët i plotësuan detyrat e ngarkuara. Ne ishim krenarë që ndihmuam për çlir-imin e popujve të Sanxhakut e të Malit të Zi dhe të Bosnjes. Në luftë për çlirimin e këtyre popujve dhanë jetën rreth 700 partizanë.

Me forcat e dy divizioneve tona, ne jo vetëm ndihmuam në çlirimin e popu-jve fqinjë, por edhe plotësuam me nder detyrën, në kuadër të Aleancës Anti-fashiste, ku bënim pjesë, duke goditur, dëmtuar e vonuar forcat e Grup-Armatës ERE, që shkonin të luftonin kundër Forcave Aleate, që kishin zbarkuar në Francë.

Të nderuar miq,Unë pres me padurim që popujt tanë

të mos vonohen, por të gjejnë sa më parë mirëkuptimin mes tyre, si fqinjë, që his-toria njerëzore i ka sjellë të jetojnë pranë njeri – tjetrit. Ata duhet të merren vesh, të mirëkuptohen, me qëllim që popujt e tyre, kudo ku jetojnë, në trojet e tyre apo në shtetet fqinjë, të jenë të sigurt, të lirë e të gëzojnë të drejta të barabarta në mjedisin ku jetojnë.

Gjithashtu pres, qe sa më parë, të gjithe shtetet tona të jenë pjesë e Eu-ropës së Bashkuar, pasi me këshil-lat dhe ndihmën e Europës, ne do të punojmë më mirë për demokratizimin e brendshëm të vendeve tona, do të kuptojmë dhe zbatojmë më mirë liritë demokratike, në mënyrë që Ballkani, të bëhet vendi i paqes dhe begatisë, që të gjithë e dëshirojmë.

Të nderuar miq,Unë, jam në moshë të thyer dhe koha

ndoshta nuk do më lejojë të shikoj të re-alizuara këto dëshira, por jam i gëzuar të përcjell sot me bindje të plotë, me-sazhin se idealet për të cilat luftova në rini dhe gjatë gjithë jetëgjatësisë sime, do të realizohen dhe do ti gëzojnë brezat që na pasojnë.

Unë ju bëj thirrje veteranëve që jeto-jnë dhe veçanërisht pasardhësve tanë, që të punojnë në mbrojtje të idealeve të shenjta që besuam, për të cilat luftuam dhe sakrifikuam rininë.

Të nderuar pjesëmarrës,Duke ju uruar të gjithëve shëndet

paqe e harmoni, ju faleminderit që patët durim e më dëgjuat.

*Fjala e Gjeneral-lejtënant Rrahman Parl-laku - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit Shqiptar, mbajtur në takimin e Org.Veter-anëve të LANÇ të rajonit të Ballkanit më 5-6 Maj 2018

DEKLARATË E KRYESIVE TË VETERANËVE TË LANÇ TË RAJONIT TË BALLKANIT

Veteranët e LANÇ, të vendosur kundër forcave totalitariste, revanshiste dhe racizmitjmë me përpjekjet për barazimin me ideologjinë e bartësve të fashizmit ashtu si edhe me kolaboraboracionizmin, me shtypësit fashistë në luftën antifashiste, të cilët në të kaluarën jo të largët janë mposhtur bindshëm, për të mirën e botës ku jetojmë dhe që do t’jua lëmë trashëgim brezave të rinj.

Ne jemi dëshmitarë sesi neofashistët, në rrethanat e sotme, ku, për fat të keq jetojmë, në një sërë elementesh karakteristikë të kujtojnë kohët kur u shfaqën në skenën e historisë të shembujve të tyre të palavdishëm; ata përpiqen të organizohen, madje të legalizohen dhe të hedhin farën e së keqes në institucionet lokale dhe më gjërë në botën e sotme.

Organizatat antifashiste, jo vetëm që kanë rol të rëndësishëm për të mos reshtur luftën që zhvillohet me të gjitha mjetet disponuese demokratike, por me mjete politike të mobilizohen në frontin më të gjërë kundër së keqes neo-fashiste.

Duke ua bërë të qartë këtë organeve përgjegjëse lokale dhe qendrore shtetërore, shoqatat e rajonit, si edhe bashkësitë ndërkombëtare të antifash-istëve të Ballkanit, të mbledhur në Beograd, nënvizuan se në mjediset e tyre, në plan rajonal dhe global me tëra forcat duhet të kontribuojnë për krijimin e nje klime shoqërore në të cilën neofashizmi të mos kenë vend. Po ashtu të mos lejohen edhe retorika luftënxitëse, teoritë e pushtimit të territoreve të të tjerëve, nënvlerësimi i popullit dhe pengimi i mendimit të lirë dhe të avancohen më tej demokracia, barazia si edhe fitoret e civilizimit.

Beograd, më 5 e 6 maj 2018.Nënëshkruar nga delegacionet e:

Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë, Republikës Srpska, Sllovenisë, Serbisë dhe FIR-it

(Federatës Ndërkombëtare Antifashiste).

Përktheu: Nikolla Sudar

Page 4: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)4 VETERANI

HISTORIA

Nga Myfit GUXHOLLI

•Që nga formimi dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut Brigada e XV-të u kompletua dhe u rrit numerikisht. Ajo arriti suksese të mëdha në të gjitha luftimet drejt për drejt me armikun dhe u shndrrua në një njësi të vërtetë luftërake, duke fituaradmiriminepop-ullit të qarkut të Korçës dhe mbarë vendit. Ajo shkroi në historinë e saj një varg suksesesh, duke i shkaktuar armi-kut dëme të mëdha si në njerëz dhe materiale e teknikë luftarake: Mbi 500 ushtarë të vrarë, shumë armë e municione, topa, mitraloza, pushkë e material të tjera, makina të djegura etj

Mbështetur në traditat luftarake të popullit shqiptar, Lufta Antifash-iste Nacionalçlirimtare kundër ok-upatorëve nazifashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore mori përmasa të gjera. Njësitë e organizyara të Ushtrisë NCÇl dhanë një kontribut të madh në raport me numrin e popullsisë, duke e renditur popullin tonë në krahun e fitimtarëve.

Idealet e Konferencës së Pezës ishin përhapur e përqafuar kudo si ideale të bashkimit kombëtar. Me parullën “pa dallim feje, krahine dhe ideje” u lind, u forcua dhe u zhvillua lufta Nacionalçlir-imtare në emër të kombit e të popullit shqiptar. Nga ky këndvështrim, lavdia e Pezës është sa heroike, aq edhe objekt për t’u studjuar si iniciuese e idealeve kombëtare.

Idealet e Pezës u shtrinë në të gjithë vendin. Rezultati është i qartë: nga njësitet në çeta e batalione…Lufta par-tizane mori përpjestime të gjëra duke shkuar te krijimi i njësive të mëdhë të organizuara, siç qenë brigadat sul-muese.

Populli iu përgjigj thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl për një mësym-je të përgjithshme që të përballonte Op-eracionin Armik të Qershorit 1944.

Më 28 Maj 1944 formohet Divizioni i I-rë S qëështë një mbështetje dhe provë e gjallë e zbatimit të strategjive ushtar-ake të luftës së armatosur për fuqizimin e UNÇl. Shtabi i Përgjithshëm shfrytëzoi me mjeshtri formimin e reparteve të reja, brigadavedhe divizioneve, veçanër-isht Divizionin e I-rë me përbërje nga tre brigada (1, 4 dhe 5), forcat tjera nëpër

Mësymja e përgjithshme pranverore dhe Brigada e 15-të S

rrethe e komandat e vendit. Divizioni i I-rë S, më 26 Qershor 1944 kalon lu-min Shkumbin dhe me luftim mësymës u goditën forcat armike gjermane, mësymje të cilën ato nuk e prisnin. Me këtë organizim synohej çlirimi i zonës së Çermenikës, rrethet e Tiranës, Dibrës e Matit, riorganizimi i këshillave Naciona-lçlirimtare dhe mobilizimi i popullit për të mbështetur dhe ripërtërirë njësitë që ishin dëmtuar…

* * *Në një kohë kur në Shqipërinë e Jug-

ut kishte shpërthyer Operacionit Armik i Qershorit dhe kur në shumë krahina të tjera zhvilloheshin luftime të rrepta, ne Malësinë e Oparit, në fshatin Proto-papë, më 29 Qershor 1944, u inaugu-rua Brigada e XV-të Sulmuese e Ush-trisë Nacionalçlirimtare. Kjo brigadë e re nuk pati shumë kohë që të festonte inaugurimin e saj. Mjaftuan katër-pesë orë për organizimin e saj dhe forcat e saj u nisën menjëherë për luftë.

Brigada e XV-të S u formua nga kuadro e partizanë të batalioneve terri-toriale të qarkut të Korçës: “Fuat Baba-ni”, “Hakmarrja”, “Reshit Çollaku”, “Skënder Çaçi”, “Tomorri”, Batalioni i Rinisë dhe partizane e partizanë të por-saardhur nga organizatat e terrenit, që duke ju përgjigjur organeve të pushtetit popullor të krijuara në zonat e çliruara shtuan radhët e Ushtrisë Nacionalçlir-imtare për çlirimin përfundimtar të at-dheut.

I pari luftim në shkallë të gjerë i brigadës ishte goditja e forcave naziste gjermane e kolaboracioniste mbi Po-gradec. Armiku, megjithëse i armato-sur mirë dhe dhe i mbrojtur në llogore e qendra zjarri, nuk mundi t’i reziston-te sulmit të shpejtë dhe të befasishëm të partizanëve. Pozicionet me rëndësi, si kalaja dhe ana perëndimore e qytet-it, Gështenjat, u morën menjëherë nga partizanët dhe forcat armike u larguan duke lënë të vrarë rreth 20 ushtarë.

Më 24 gusht 1944, një autokolonë

gjermane që kalonte nga Struga për në Elbasan u sulmua nga partizanët, duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe materiale luftarake. U dogjën 20 makina luftarake nga batalioni i IV-t i Brigadës.

Po atë ditë, një autokolonë tjetër qëvinte nga Struga në drejtim të El-basanit u sulmua egërsisht nga forcat e Brigadës. Kjo pritë dhe goditjet u krye mbi Qukës. Këtu armiku la mbi 15 ush-tarë të vrarë, ndërsa nga partizanët pati vetëm tre të plagosur.

Më 30 gusht 1944 forcat e kësaj bri-gade çliruan Pogradecin dhe të gjithë fshatrat përrreth rrugës automobilistike nga Elini në Pogradec (Pogradec-Korçë).

Natën e 24 shtatorit, forcat e batalioneve të dytë dhe të tretë goditën një autokolonë tjetër prej 75 maki-nash luftarake që vinte në drejtimin Strugë-Pogradec, duke i djegur e sh-katërruar. Armikut iu kap edhe një sasi e madhe armësh dhe municionesh. Humbjet e armikut qenë të mëdhaja.

Brigada e XV-të, pasi kaloi lumin Shkumbin u vendos në rajonin e El-basanit, ku zhvilloi një sërë goditjesh të ashpra kundër forcave që mbanin të pushtuar qytetin.. Këto goditje synonin çlirimin e qytetit ku ndodheshin rreth 2000 ushtarë e oficerë gjermanë të ar-matosur me një teknikë shumë të mirë luftarake. Më pas forcat e kësaj brigade filluan mësymjen për çlirimin përfun-dimtar të Elbasanit. Objektivat kryesor ishin: Ura e Zaranikës, Lagja e Kishës dhe gazermat e Krastës.

Batalioni i katërt do të ruante krahët dhe njëkohësisht do të sulmonte forcat armike që ishin disllokuar në Xibrakë dhe Labinot.

Batalionit të dytë i ishte ngarkuar detyra të ndërpriste rrugën Elbasan-Ti-ranë.

Mësymja filloi që me 5 Nëntor. Pas dy ditë luftimesh, batalioni i katërt me sulme e kundërsulme mundi të thye-jë rezitencën e forcave armike dhe me luftim ndeshës mori këto dy qendra të

fortifikuara të Zibrakës dhe Labino-tit. Njëkohësisht forcat e batalioneve të parë e të tretë, në zbatim të Urdhërit të Shtabit të Brigadës filluan luftimet për rrethimin dhe asgjësimin e forcave ar-mike në qytet. Veprimet luftarake të të dy batalioneve gjatë sulmit dhe në rre-thimin e qytetit qenë të suksesshme, megjithëse forcat armike u vedosën në qendra të forta, si ajo në Shkollën Nor-male dhe pika të tjera.

Mbas sulmeve të njëpasnjëshme të forcave partizane armiku nuk mundi të rezistonte dhe me humbje të mëdha u detyrua të largohet në drejtim të Tiranës dhe Rrogozhinë-Durrës.

Gjatë rrugës forcat armike iu nënsh-truan goditjeve të tjera nga forcat par-tizane.

Mbas të gjitha këtyre luftimeve të susksesshme partizanët e Brigadës XV-të S zbatuan detyrat e ngarkuara dhe më 12 Nëntor 1944 Elbasani u çlirua.

Që nga formimi dhe deri në çlirimin e plotë të atdheut Brigada e XV-të u kom-pletua dhe u rrit numerikisht. Ajo arriti suksese të mëdha në të gjitha luftimet drejt për drejt me armikun dhe u shn-drrua në një njësi të vërtetë luftërake, duke fituar admirimin e popullit të qa-rkut të Korçës dhe mbarë vendit. Ajo shkroi në historinë e saj një varg suk-sesesh, duke i shkaktuar armikut dëme të mëdha si në njerëz dhe materiale e teknikë luftarake: Mbi 500 ushtarë të vrarë, shumë armë e municione, topa, mitraloza, pushkë e materiale të tjera, makina të djegura etj.

Më vonë Brigada e XV-të S kreu me nder detyrat luftarake që i ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm deri në çlirimin e plotë të atdheut.

Nga Brigada e XV-të S, për çlirimin e atdheut ranë dëshmorë 50 partizanë e partizane, katër kuadro dhe dy shoqe partizane: Thomadha Laçka (Tomka) dhe Shanko Starja, Istref Maka, Kiço Boboshtica, Minash Gjoka dhe Rah-man Beragozhdi, ndërsa u plagosën 73 partizanë e kuadro.

Page 5: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 5VETERANI

HISTORIA

Prof. Asoc. Br. Bernard Zotaj

FORMIMI I BRIGADËS

Pasi kishte kishte dështuar op-eracioni armik i Dimrit, në pran-verën e vitit 1944, pushtuesi nazist dhe tradhtarët e vendit vazhdonin përpjekjet për të shuar Lëvizjen Na-cionalçlirimtare të popullit shqip-tar. Radhët e Ushtrisë Nacionalçlir-imtare po shtoheshin vazhdimisht me bij e bija të popullit. Krahina të tëra po çliroheshin njëra pas tjetrës. Përgatitjet për zhvillimin e Kongresit historik të Përmetit, ishin në përfundim. Në këto rrethana, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Na-cionalçlirimtare, urdhëroi formimin e Br. XII S. Në përgjigje të urdhrit të Shtabit të Përgjithshëm të Ush-trisë Nacionalçlirimtare, 670 parti-zanët dhe partizanet e brigadës së re vinin nga radhët e katër grupeve partizane të Zonës Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër, u grumbulluan në fshatrat e krahinës së Dëshnicës, me qendër në fsha-tin Sukë, disa ditë para përurimit. Në këto ditë u zhvillua punë e pro-gramuar ideopolitike dhe stërvitje luftarake me efektivin e grumbul-luar. Komanda, shtabi dhe të katër batalionet u rreshtuan më 20 maj 1944, ku u përurua Br. XII S në fshatin Sukë. I deleguari i Shtabit të Përgjithshëm në mesazhin që ju përcolli theksonte se Shtabi i Përg-jithshëm ka bindjen se Br. XII S do të ndjekë rrugën e lavdishme të brigadave të tjera dhe bashkë me to, do të shkojë përpara duke dhënë kontributin e saj në luftën për çlir-imin e vendit nga armiqtë e vendit, nga armiqtë e jashtëm dhe të brend-shëm. Me këtë bindje Shtabi i Përg-jithshëm i uron Br. XII S suksese në misionin e saj të lartë. Komandant u caktua Refat Bajrami dhe komis-ar Qamil Klosi. Ndërsa anëtarë të shtabit të brigadës dhe të seksion-it politik ishin Mehmet Jaho, Vasil Nathanaili, Veiz Gjebero, Veis Pipa dhe Vangjelo Sotiriadhi etj.

DETYRA E PARË LUFTARAKE

Brigada me luftëtarët e saj që kishin përvojë luftarake u vendos në gatishmëri dhe mori detyrë luftar-ake për mbrojtjen së bashku me brigadat e tjera partizane, të zonës së lirë të Përmetit, ku do zhvillohej Kongresit I Antifashist Nacionalçlir-imtar. Kështu brigada qëndroi në rezervë të Shtabit të Përgjithshëm, në mbrojtje të Kongresit. Ndërsa më 2 qershor 1944, Br. XII S mori urdhrin për të zhvilluar luftime në zonën e qarkut të Beratit, së bash-ku me Br. VII S. Ndërkohë kishte nisur Operacioni armik i Qershorit i vitit 1944. Ndërsa Br. VII S kishte ditë që zhvillonte luftime me forcat armike në zona në afërsi të qytet-it të Beratit. Në mbrëmjen e 2 qer-shor Br. XII S u nis për në frontin e luftimeve, ku batalionet e parë dhe të tretë kapën zonën e luftimit

Nëkuadrine74-vjetorittëkrijimittëBr.XIIS

Brigada e Kongresit dhe e çlirimit të Labërisë

nga fshati Vokopolë deri në grykën e Rehovës, në afërsi me rrugën au-tomobilistike Berat-Këlcyrë, ndër-sa batalionet i dytë dhe i katërt u përqendruan në fshatin Therepel të Skraparit. Mëngjesi i 3 qershor 1944 Br. XII S u rreshtua me forcat e Br. VII S.

BASHKËRENDIM TË VEPRI-MEVE LUFTARAKE

Të dy brigadat arritën në mënyrë mjeshtërore të bashkërendonin ve-primet luftarake, me kundërsulme, me luftime e beteja frontale nga fshati Therepel, Shkozë, fshatrat afër Çorovodës dhe deri në grykën e Rehovës, i detyruan forcat armike të tërhiqen. Në këto luftime armi-kut pësoi dëme në njerëz, të vrarë dhe të plagosur, si dhe në materi-al luftarak. Të dy njësitë luftarake që u ndeshën në rajonin e There-pelit me kolonën e forcave naziste që mësynte në drejtimin Berat-Kël-cyrë. Pas luftimesh të vijueshme armiku u detyruan të tërhiqej dhe të përqendrohej në rajonin e Zhito-mit e të Paraspuarit për t’u riorga-nizuar. Brigadat kryen në këtë rajon një kundërsulm mbi armikun duke i shkaktuar dëme të shumta dhe më 8 qershor u përleshën me nazistet gjermanë në rajonin e Vokopolës. Br. XII S u ndesh në luftime dhe me një kolonë gjermane së bashku me trupa xhandaro-balliste, duke manovruar dhe njohur terrenin ju dolën pas shpine nga Qafa e Martës e Tenda e Qypit, dhe i detyruan forcat armike të ktheheshin nga kishin ardhur, duke lënë në fush-ën e luftës përsëri të vrarë dhe kapi mjaft material luftarak.

MANOVËR E THELLË LUFTARAKE

Br. XII S me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm bëri shkëmbim të zonës së veprimeve me Br. VI S për në sektorin Vlorë-Kurvelesh-Breg-det. Shtabi i brigadës duke parë situatën dhe dendësinë e veprimeve luftarake, me një manovër të thellë kaloi në krahinën e Kurveleshit. Gjatë manovrimit u ndesh me forca armike në Arrëzën e Vogël, shumë afër Qafës së Kiçokut, me tri kom-

pani të brigadës që kryenin detyrën e praparojës. Beteja zgjati rreth 5 orë duke i gozhduar forcat gjermane deri në mbrëmje. Kështu u sigurua prej forcave të kryesore të brigadës kalimi i lumit të Vjosës,u vu në gatishmëri luftarake dhe zuri pozi-cione sipas detyrave të caktuara. Në fazën e dytë të Operacionit të Qer-shorit, Br. XII S në bashkëveprim me Br. VI S, forca të Zonës së Parë Operative, si dhe disa forca të Br. VII e III S, u ndeshën në mënyrë të vijueshme me forca armike në krah-inat e Tepelenës dhe të Kurveleshit. Qëndresën e forcave partizane, i dhanë mundësi popullit të Kurve-leshit, të plagosurve e të sëmurëve që t’i shpëtonin valës goditëse të ar-mikut.

Për repartet partizane që vepro-nin në këtë zonë, u krijua një gjend-je e rëndë dhe e rrezikshme. Këto u rrethuan disa herë prej trupave naziste të shumta, të cilat kudo që shkelnin digjnin, vritnin e sh-katërronin çdo gjë. Në saj të ven-dosmërisë së luftëtarëve dhe të popullit të krahinës, forcat parti-zane manovruan me mjeshtëri dhe çanë rrethimin armik. Forcat e Br. XII S, duke kaluan në drejtime të ndryshme në brendësi të Kurve-leshit të Sipërm u grumbulluan në fshatin Gusmar. Përsëri duke bash-kërenduar veprimet me forcat e Br. VI dhe Br. XII S organizuan sulme kundër forcave armike në rajonet e Salarisë, të Dukajt, të Lekdushit e në pyjet e Luzatit, si dhe duke godi-tur lëvizjet e automjeteve armike në rrugën Tepelenë-Vlorë.

KOMUNIKIM ME RADIO ME SHTABIN E PËRGJITHSHËM

Br. XII S duke bashkëvepruar ve-primet edhe forcat territoriale, kreu sulme të vijueshme në asgjësimin e qendrave të fortifikuara të armi-kut, organizoi prita kundër auto-kolonave në rrugën Sarandë-Urë e Mifolit, si dhe gjatë rrugës Vlorë-Te-pelenë.

Këto forca goditë pareshtur gar-nizonet armike në kalanë e Borshit, në Spile të Himarës, në Vajzë etj., si dhe kontrollonin e godisnin lëviz-jet në rrugët Borsh-Sarandë, Va-jzë-Drashovicë-Mavrovë, etj., duke

e detyruar armikun të tërhiqet në qendrat e tij të fortifikuara. Për plotësimin me sukses të detyrave ushtarake të Br. XII S në sektorin Vlorë-Kurvelesh dhe në mënyrë të veçantë në zonën bregdetare, shtabi i brigadës vepronte sipas detyrave të marra nga Shtabi i Përgjithshëm. Në këtë periudhë ishte siguruar ndërlidhje e rregullt me radio mid-is shtabit të brigadës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacio-nalçlirimtare. Në fund të korrikut 1944, forcat e batalionit katërt, së bashku me forcat territoriale, sul-muan garnizonin gjerman në Spile të Himarës, i cili ishte një nga gar-nizonet më të fortifikuara të armi-kut në zonën bregdetare. Pas sul-mit e luftimeve u asgjësua garnizoni gjerman dhe zona nga fshati Borsh deri në fshatin Palasë u çlirua plotësisht. Në ditët e para të gush-tit 1944 u çliruan fshatrat e Breg-detit nga Borshi deri në fshatin Niv-icë-Bubar, duke e zgjeruar zonën e çliruar bregdetare Nivicë-Bubar deri në afërsi të Llogorasë, zonë ku forca partizane u vunë në roja vigjilente të kësaj pjese të bregdetit tonë.

ÇLIRIM TË QYTETEVE DHE TË ISHULLIT TË SAZANIT

Më 22 shtator partizanët e Br. XII S në bashkëveprim me ata të Br. XIV S, me një sulm të rrufeshëm në grykën e Kakomesë, në afërsi të qytetit të Sarandës, goditën një repart të forcave gjermane prej 130 vetash, që kishte ardhur nga Saran-da.

Reparti gjerman u shpartallua, duke lënë të vrarë, të plagosur e robër, si dhe të gjithë materialin luftarak. Në datën 9-11 tetor 1944 forcat e brigadave XII, XIV dhe XIX S kurorëzuan me sukses luftimet kundër garnizonit gjerman të forti-fikuar e të rrethuar kudo me mina në zonën e qytetit të Sarandës duke e çliruar atë. Pas çlirimit të qytetit të Sarandës, Br. XII S mori urdhrin për çlirimin sa më shpejt të qytetit të Vlorës. Më 15 tetor 1944, forcat e Br. XII S çliruan përfundimisht qytetin e Vlorës dhe më 20 tetor një skuadër e Br. XII çliroi dhe ishullin e Sazanit. Nga radhët e brigadës në luftime me armikun dhanë jetë mbi 60 luftëtarë, midis të cilëve janë Shefit Hekali, Qeriba Koka, Braho Sako, Osman Beshiri, Sinan Bllaca, Abdyl Kuka etj. Br. XII S kaloi për të vepruar kundër trupave në tërheqje gjatë rrugës Elbasan-Peqin-Durrës. Betejë e ashpër u zhvillua në rajo-nin në lindje të qytetit të Peqinit, me një kolonë të madhe gjermane që vazhdoi e rreptë për 3 ditë. Më 14 nëntor forcat e Br. XII së bash-ku me forca të tjera partizane çli-ruan qytetin e Durrësit, ndërsa më 28 Nëntor 1944 në Tiranën e çliruar luftëtarët e Br. XII S, parakaluan përpara Qeverisë Demokratike. Me rastin e 74 vjetorit të formimit të Br. XII S, kujtojnë dhe nderojmë me respekt luftëtarët, dëshmorët dhe ish partizanët e saj.

Page 6: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)6 VETERANI

140 - VJETORI

Ismet BalajStudiues

KUSHTET HISTORIKE

Gjatë shekullit XIX Përandoria Os-mane pësoi dështime të mëdha në Ballkan. Reformat e Tanzimatit (1839-1856 dhe 1856-1876, jo vetëm që nuk e gjallëruan, por e thelluan edhe më krizën e saj. Në të gjithë terro-torët ku banonin shqiptarët shpër-thyen kryengritje të njëpasnjëshme me parullën: “Xhelep e të dhjeta nuk ka, është vendi fukara”. Veçanërisht zgjatja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në shtatë vjet rëndonte sëtepërmi jetën e çdo familje shqip-tare.

Lufta Ruso-Turke e vitit 1877-1878 tregoi qart se Përandoria Osmane po shkonte drejt shkatërrimit të pash-mangshëm. Paqa e njohur si Traktati i Shen Stefanit, në mars 1878, mid-is Rusisë dhe Turqisë, i hoqi Turqisë humbëse rreth 80% të territoreve të saj në Gadishullin Ballkanik. Shtetet Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgar-ia do të merrnin edhe rreth gjysmën e territoreve dhe të popullsisë shqip-tare. Çeshtja shqiptare asqë u dis-kutua fare. Serbia, pa dalje në det, e quante vetën si trupi pa mushkëri , prandaj synonte me çdo mjet dal-jen në Adriatik; ndërsa Greqia, me te-orinë e Megaliidhesë (idesë së madhe), synonte pushtimin, veç të tjerave edhe të Shqipërisë së Jugut. Pra po rreziko-hej mosnjohja fare e popullsisë shqip-tare dhe grabitja e gjithë territorëve të saj nga shtetet fqinj, të cilat ndihmo-heshin nga Rusia, por edhe nga fuqi të tjera të mëdha.

Fitorja e Rusisë dhe krijimi i shteteve të fuqishme sllave në Ball-kan, që do të ishin aleate të Rusisë, e shqetësoi Anglinë dhe jo vetëm, pran-daj kërkoi rishikimin e Traktatit të Shen Stefanit. Për këtë u organizua në Berlin mbledhja e Fuqive të Mëdha në qershor

Me10qershor1878,nënkryesinëeatdhetarittëmirënnjohurIljazQoku,

• Me4majnëPrizrenmblidhen30delegatëteparëmeqëllimkundërshtimineTraktatittëShenStefanit.Me24majmeftesëneYmerPrizrenitmbahetKuvendiiLidhjes,icilivendosiqët`ubëhetthirrjeshiptarëveqëpërçdokokënjeriutëjapinnga10groshpërtëformuarembajturnjëushtriprej15mijëushtarësh.

• Me10qershor1878umblodhKuvendiKombëtarnëPrizrenqë institucionalizoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si LidhjeGjithëshqiptare.NëkëtëKuvendmorënpjesëngavisetënd-ryhmeshqiptare.NgaKomitetiiStambollitmoripjesëkryetariitijAbdylFrashëri.KjoishteeparaorganizatëmbarëshqiptarebrëndaShqipërisë,menjëplatformëideologjikeenjëprogrampolitikkombëtaremenjëstrukturëorganizativetështrirënëtëgjithaviseteshqiptare,tëpërbërëngaorganelokaleeqëndrore,meushtrinëesajdhemenjëpropogandëkulturore.Qëllimiisajishtetëluftojëpërçliriminevenditngarobëriashekulloreosmane,përmbrojtjenetërësisëterritorialetëatdheutdhepërformimineshtetitkombëtar

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT,

1878, ku morën pjesë Anglia, Franca, Gjermania, Rusia, Austrohungaria dhe Italia. Turqia si humbëse e luftës, mori pjesë pa të drejtë vote.

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZREN-IT, RRITJA E VETËDIJES KOM-

BËTAREKëto rrethana historike dëshmonin

rrezikun e madh të zhdukjes së pop-ullit shqiptar si komb dhe tjetërsimin e tokave të tij duke i përdorë si plaçkë tregu për shtetet fqinj. O sot, o kurrë duhej që shqiptarët t`i dilnin zot vetës, duhej platformë se si do të veprohej për mbrojtjen e tërësisë tokësore e të popullit shqiptar, duhej përcak-tuar format e organizimit dhe ale-atët e jashtëm. Anglia, meqë ajo ishte kundër marrëveshjes së Shen Stefanit, u mendua si aleat i jashtëm i fuqishëm në ndihmë edhe të çeshtjes shqiptare. Këtë e dëshmoi edhe Komiteti i Shko-drës që i dërgoi momerandum të nën-shkruar nga 500 vetë Kryeministrit Englez; po ashtu u mendua se edhe Greqia, sepse ishte shprehur për një bashkëpunimme shqiptarët kundër Turqisë.

Këtij qëllimi i shërbyen komitetët ndërkrahinor i Veriut me kryetar

Pjetër Gurakuqin dhe i Jugut me Ab-dyl Frashërin që u themeluan në vitin 1877. Po këtë vit disa intelektualë të shquar shqiptarë me banim në Stam-boll krijuan Komitetin Qëndror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Kryetar u zgjodh Abdyl Frashëri., me anëtarë Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Zija Prishti-na, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Qoku Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Seremendi Toptani e tj. Komite-ti u bë frymëzues dhe organizues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në janar të vitit 1878 Pashko Vasa gjendej në Kosovë për të njohur gjënd-jen. Sipas Haxhi Jovan Vasiljeviç, his-torian, më 23 janar u nënshkrua mar-rëveshja serbo-turke e cila krijoi te vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit idenë e përshejtimit të formimit të Lidhjes Shqiptare për shkak edhe të kësaj marrëveshje. Po kështu Pashko Vasa i shkruante ambasadës britanike në Stamboll, “po lind Çeshtja Shqiptare”. Ndërsa përfaqësuesi i kësaj ambasade në Stamboll i shkruante Londrës, se shqiptarët e vlerësojnë “autonominë” si “ilaç” që mund të zgjidhë të gjitha padrejtësitë, se me rënien e Turqisë, sa fillon Çeshtja e Krizës Lindore.

Me 4 maj në Prizren mblidhen 30 delegatët e parë me qëllim kundër-shtimin e Traktatit të Shen Stefanit. Me 24 maj me ftesën e Ymer Prizrenit mbahet Kuvendi i Lidhjes, i cili vendo-si që t`u bëhet thirrje shiptarëve që për çdo kokë njeriu të japin nga 10 gro-sh për të formuar e mbajtur një ushtri prej 15 mijë ushtarësh.

Me 10 qershor, nën kryesinë e at-dhetarit të mirënnjohur Iljaz Qoku, Dibra, u mblodh Kuvendi Kombëtar në Prizren. Kështu u institucional-izua Lidhja Shqiptare e Prizrenit si Lidhje Gjithëshqiptare. Në këtë Ku-vend morën pjesë nga vise të ndryhme shqiptare. Nga Komiteti i Stambollit mori pjesë kryetari i tij Abdyl Frashëri. Kjo ishte e para organizatë mbarësh-qiptare brënda Shqipërisë, me një

platformë ideologjike e një program politik kombëtar e me një strukturë organizative të shtrirë në të gjitha viset e shqiptare, të përbërë nga organe lo-kale e qëndrore, me ushtrinë e saj dhe me një propogandë kulturore. Qëllimi i saj ishte të luftojë për çlirimin e ven-dit nga robëria shekullore osmane, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atd-heut dhe për formimin e shtetit kom-bëtar.

Nga Kuvendi iu drejtua një protestë Kongresit të Berlinit, në të cilin thek-sohej padrejtësia që iu ishte bërë shqiptarëve nga Traktati i Shen Ste-fanit, që e kishte mohuar çeshjten shqiptare, duke e gjymtuar territorin e tyre dhe duke ua dhënë shteteve fqinj, si plaçkë lufte. Njëkohësisht kër-kohej mbrojtja e çeshtjes shqiptare. Për mbrojtjen e të drejtave të shqip-tarëve në Kongresin e Berlinit Kuvendi zgjodhi Abdyl Frashërin dhe Mehmet Ali Vrionin.

Kuvendi zgjodhi organet e larta: Këshillin e Përgjithshëm me funksi-one legjislative me kryetar Shuaip agë Spahia dhe Komitetin Qëndror me funksione ekzekutive me kryetar Mus-tafë Pashë Tetovën. Si qëndër u caktua Prizreni. Më vonë, kryetar i Komitetit u zgjodh Ymer Prizreni. Me 17 qershor Këshilli miratoi statutin e LSHP e qua-jtur dhe Urdhëresa, ku trajtoheshin aspekte organizative, politike dhe ush-tarake, të cilat në korrik i përmirësu-an, duke hequr edhe levdatat ndaj sul-ltanit. Me 20 qershor Komiteti i LSHP i drejton një momerandum Ministrit të Jashtëm të Austro-Hungarisë në Vjenë, kontit Andrash mbi situtën aktuale dhe i kërkon që të mbrojë çeshtjen shqiptare në Kongresin e Berlinit.

Në vazhdim Këshilli Qëndror i LSHP hodhi kushtrimin për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare dhe kërkoi që të mblidhën ushtarë në të gjithë Shqipërinë për vetmbrojtje; Këshilli ush-tarak kumtoi se nuk e njeh më Qeverinë e Stambollit. Programi i LSHP synonte bashkimin e të katër vilajeteve: Shko-

Page 7: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 7VETERANI

DOSSIERDibra,umblodhKuvendiKombëtarnëPrizren

MANIFEST I SHQIPTARISË

dër, Kosovë, Manastir dhe Janinë në një qëndër të vetme në Manastir dhe real-izimin e mënjëhershëm të autonomisë. Mori masa për ngrijten e qeverosejes lokale, duke formuar nëndegët e saj në mbarë vendin, mbledhjen e taksave, forcimin e rendit dhe formimin e ush-trisë të Vilajeteve të Bashkuara. Me 18 qershor konsulli vienez Lipih në Shko-dër njofton Vjenën :”...shqiptarët... e gjetën rrugën e drejtë, kur iu përveshën formimit të lidhjes. Ata deklaruan se për mbrojtjen e vendit, në raste ektreme, do të udhëhiqen nga parimi i mbështetjes në forcat e veta.

Konsujt e Fuqive të Mëdha që ndod-heshin në Shkodër a po në Stamboll njoftonin qeveritë e tyre për zhvillimet në Shqipëri, për aktivitetin e Lidhjes Shqip-tare të Prizrenit. Kështu, pavarësisht se si do të pritej në kançelarit e Fuqive të Mëdha Europiane, çeshtja shqiptare po bëhej e njohur.

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT PËRBALLË KONGRESIT TË BERLIN-

IT DHE PORTËS SË LARTË.

LSHP kishte dy objektiva themelore: Ruajtjen e tërësisë tokësore dhe au-tonominë. Në kuvendin e Dibrës në nën-tor 1878 u mbajtë një kuvend i madh i Lidhjes, ku morën pjesë mijëra vetë dhe u drejtua nga 7 pashallarë. Kërkesat për autonomi u nënshkruan nga Iljaz Pashë Dibra dhe Abdyl Frashëri. Ato ishin: 1.Të gjitha krahinat e Shqipërisë të bashko-hen në një vilajet të vetëm me qëndër në një qytet që të jetë i përafërt me të gjitha krahinat; 2. Të gjitha nëpunësit që shër-bejnë në administratë të dijnë e të për-dorin edhe gjuhën shqipe;3. Të përhapet arsimi dhe në shkolla të mësohet gjuha shqipe;4.të zbatohen të gjitha vendi-met që hyjnë në fuqi për përmirësimin e gjendjes dhe në interes të shtetit e të kombit, të cilat merren nga Kuvendi e Këshilli Qëndror, i cili do të vazhdojë që të punojë 4 muaj në vit; 5. Të caktohet një sasi e mjaftueshme e të ardhurave të përgjitëhshme të vilajetit të cilat të pëe-doren për zhvillimin e arsimit e punimet publike. Këto do t`i paraqiten Portës së Lartë nga një delegacion prej 10 vetesh, 5 gegë e 5 toskë. Brënda një muaji t`i paraqiten Portës së Lartë.

Kërkesat për autonomi u zvarriten nga Porta e Lartë. Po kështu edhe ob-jektivi tjetër, ruajtja e tërësisë tokësore

hasi në vështirësi të shumta nga Fuqitë e Mëdha, por edhe nga Porta , e cila e pa zonja për të mbrojtur territorin e vet, u detyrua të zbatojë vendimet e Kongresit të Berlinit, i cili, jo vetëm që nuk e njo-hu Çeshtjen Shqiptare, por e quajti atë vetëm shprehje gjeografike. Sipas kësaj ideje, asqë ka popull a territor shqiptar. Prandaj dhe vendosi që disa territore shqiptare t`ua japë shteteve fqinj:Ser-bisë, Greqisë. Malit të Zi ia dhuroi Plavën dhe Gusinë. Turqia dërgoi marshallin Mehmet Ali Pashën për t`ia dorëzuar Malit të Zi. Shqiptarët nuk e lejuan dhe si rrjedhim e vranë në Gjakovë .

LSHP hodhi kushtrimin për mbrojt-jen e këtyre dy krahinave, prandaj në dimrin e vitit 1879-1880 dhe deri në nëntor të këtij viti vazhduan luftime të herë pas hershme midis forcave ush-tarake vullnetare shqiptare dhe atyre malazeze.

Në këto luftime nga pala shqiptare morën pjesë në fillim 3000 e më vonë 7000 forca, luftuan kundër 9000 deri 10000 ushtarëve malazezë. Mbas tri ditë luftimesh, ku u bënë edhe ndeshje trup me trup, ushtria malazeze pësoi disfatë dhe u tërhoq nga kërkesat për Plavë e Gusi; Fuqitë e Mëdha i dhanë pastaj Hot, Grudë e Këlmend, që bano-heshin me popullsi të besimit katolik, duke menduar se do ta pranonin push-timin malazez, por ndodhi i njëjti qën-drimi. Forcat luftarake u shtuan nga të dy palët.

Edhë këtu betejat u zhvilluan të ashpra dhe përsëri malazezët pësuan disfatë. Së fundi Malit të Zi ia afruan Ulqinin, i cili ishte me popullsi krejt shqiptare. Forcat e Lidhjes edhe këtu treguan akte heroizmi, por Fuqitë e Mëdha dërguan flotën ushtarake në bregdet për të kërcnuar luftëtarët shqip-tarë që po e mbronin. Nga ana tjetër orta e Lartë hoqi nga ministër i jashtëm Abedin Pashë Dinon (çam) dhe siguroi një vendim nga shehul islam (Si gjykatë Kushtetuese) që lejonte përdorimin e dhunës kundër myslimanëve shqiptarë për interesa të shtetit. Në këto rrethana në nëntor forcat ushtarake turke edhe ato malazeze nga toka, i detyruan forcat e Lidhjes që të tërhiqen.

Vendosmëria e LSHP për të mbrojtur tokat e Çamërisë deri në lumin Kalama e detyroi delegacionin osman në konfer-encën e Prevezës (6 shkurt 1879 të mos nënshkruante kërkesat e qeverisë greke.

Në pranverën e vitit 1879 LSHP dër-goi një delegacion të kryesuar nga Abdyl Frashëri te Fuqitë e Mëdha të Europës, i cili mbrojti para tyre çeshtjen kombetare shqiptare. Ai kërkoi njohjen e kombit shqiptar, si një e të pa ndarë, respektimin kundrejt tij të parimit të kombësisë dhe ruajtjen e tërësisë territoriale.

Viti 1880 LSHP organzoi qëndresën dhe luftën në të dy objektivat kryesore. Për shkaqet që u thanë, humbi Ulqinin. Për objektivin e dytë, vazhdoi që të ndërto-jë sturkturën e qeverisjes lokale; mobilizoi vullnetarë për të mbrojtur çdo pëllëmbë toke shqipatre që do të kërcnohej.

Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në Prizren, në fillim të janarit 1881, u bë një organizim i ri. Përjashtoi të gjithë kundër-shtarët për autonomi, miratoi përbërjen e re të Komitetit Kombëtar, të cilin e veshi me funksione të plota pushtetore qeveri-tare. Përbëhej nga 10 anëtarësh.

Kryetar u zgjodh Ymer Prizreni, nënk-ryetar Shuaip Spahiu, ndërsa Abdyl Frashëri për punët e jashtme dhe Sule-jman Vokshi për punët ushtarake. Tani LSHP mori një emërtim të ri: Kuverna e Përdorme. Në vazhdim KP, me qenëse se rruga dhe mjetet paqësore nuk dhanë efektin e kërkuar, u përpoq të përhapte flakën e kryengritjes në viset e tjera të vi-lajetit të Kosovës, formoi njësi të rregullta dhe ndihmëse ushtarake, kurse në viset e çliruara ngriti një administratë të vetën.

Forcat ushtarake të LSHP-së gjatë janarit çliruan Shkupin, Mitrovicën dhe Prishtinën.

Me Lidhjen, Qeverine e Përkohshme, ndërkohë u lidhen edhe qytete të tjera të Kosovës: si Peja, Ferizaj, Vuçiterni etj. Nëpunësit e lartë turq u dëbuan dhe u vendos autoriteti i Lidhjes. Garnizonet e dobëta turke u detyruan të mbylleshin në pika të caktuara, ndaj nuk mund të dilnin pa dorëzuar më parë armët. Forcat e Lidhjes zunë urat hekurudhore në mënyrë që të pengohej arritja e forcave ushtarake osmane.

Shoqëria e trenave me qëndër në Shkup mori urdhër që të mos trans-portonte ushtri dhe municione turke. Në këtë qytet të fundit nëpunësit turq u zëvëndësuan me shqiptar pas një ndeshje të armatosur.

Në këto rrethana Fuqitë e Mëdha i dhanë urdhër qeverisë së Stambol-lit që pas marrëveshjes me Serbinë, të përfundontë edhe marrëveshjen me Greqinë dhe të shtypte Lidhjen Shqip-tare të Prizrenit. Prandaj ajo dërgoi Der-

vish Pashën me ushtri të përgatitur mirë edhe me topa malor, me 25 mars me tradhëti pushtoi Shkupin dhe anëtarët e Lidhjes i internoi. Pas betejave të pargjakshme në Slivovë, Ceralevë dhe Shtimje ushtria osmane hyri në Prizren, ndërsa me pushtimin e Gjakovës shtiu nën kontrollin e vet të gjitha qytetet e tjera të Kosovës e të tërë vendit.

Mijëra njerëz kaluan nëpër gjyqet ushtarake në Prizren, Janinë dhe në Shkodër (ndër ta edhe Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi. Me mijëra u internu-an bashkë me familjet në Anadoll.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e ndod-hur përballë Përandorisë osmane, Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinj gjatë viteve 1878-1881, për tre vite, ka rëndësi të madhe në historinë e popullit shqip-tar. Ajo ishte organizata politike më e madhe kombëtare që e shtriu veprim-tarinë në gjithë popullsinë dhe territorin e saj në Ballkanin Përëndimor, orga-nizoi qeverisjen lokale, dëboi nëpunësit turq, ngriti lart vetëdijen kombëtare, që shprehej : ...S`është për ty e për vete, por për gjithë vilajete, ...S`është për mue e për ty por për gjithë Shqipëri...”; iu përmbajt parimit bazë të mbështetjes në forcat e veta.

Platforma e saj u përpunua në zjarrin e luftës për mbrojtjen e tërsisë tokësore, çlirimin e atdheut nga pushtuesit dhe formimin e shtetit shqiptar u bë mod-eli i programit të Lëvizjeve Kombëtare Shqiptare gjatë përiudhës deri më 28 nëntor 1912. Ishte dhe mbeti Manifesti i Shqiptarisë për një shtet të përbash-kët të të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Përëndimor.

Ismet Balaj Studiues

LITERATURA:

1. Historia e Shqipërisë viti 19652. Fjalori Enciklopedik i vitit 19853. Profesor DR.Ali Hadri Lidhja Shqiptare e Prizrenit, referat mba-

jtur në Konferencën Shkëncore për 100 vjetorin e LSHP qershor 1978 Tiranë.

4. Profesor Aleks Buda, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe rrënjët e saj historike.

5. HistoriaeLetërsisëShqiptareqëngafillimiderinëLuftënAnti-fashiste Nacionalçlirimtare, botim 1983. Fq 90-108

6. Dr. Jusuf Osmani: Vendbanimet e Kosovës, Prizreni7. Internet Vitvitja e Komitetit të Stambollit8. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 9. Free Wikipedia, the Encyclopedia: Ymer Prizreni10. “Abdyl Frashëri.

Page 8: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)8 VETERANI

IN MEMORIAM

Nga Sakip CAMI

Asllan Kosiqi u lind në fshatin Obok (Katund i Vogël) në vitin 1919 në një

familje fshatare me pak tokë. Që në moshë të re u detyrua të punonte si hyzmeqar për të nxjerrë bukën e gojës për vehte dhe për familjen. Në fillim punonin në Kurbeg (Fushë e Vogël) sepse tokën ua kishin zap-tuar bejlerët e zonës. Bejlerët dhe agallarët e zonës në bashkëpunim me qeverinë e Zogut internuan në Peqin babain e Asllanit, Rizain dhe ja grabitën tokën.

Më pas kthehen në Obok ku punojnë tokën e tyre. Ndjenja e luftës ndaj padrejtësisë e shoqëron-te kudo dhe kurdo. Pushtimi fash-ist e gjeti në moshë për ushtar. Për nevoja ekonomike Asllani vendosi të shërbente si xhandar me pagesë. Në fillim punoi në Petrelë të Ti-ranës në një repart xhandarmërie. Këtu ai ra në kontakt me idetë dhe veprimet e Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare. Më pas me “ndërhyrjen” e aktivistëve të LANÇ transferohet në Burgun e Tiranës. Djaloshi dibran na duhet në një vend tjetër, na duhet atje ku është e vështirë të hyhet, kishin menduar guerilasit e Tiranës. Në këtë burg ishin burgosur djemtë më të mirë të Luftës Antifashsite Nacional Çlirim-tare. Disa prej tyre ishin dibranë, nga Dibra e tij për të cilën e kishte marrë malli. Ra në kontakt me ta. U njoh me të burgosurit politikë, (nënkupto), veprimtarët e njësiteve guerile. U habit me mënyrën e ko-munikimit të tyre. Djem të rinj por-si ai, djem të vuajtur porsi ai. Përse mbahen në burg dhe aq më tepër të prangosur me pranga nëpër qelitë e ftohta të betonit ? pyeste veht-en. Në orët, apo minutat e “lirisë” i shoqëronte, bisedonte fshehurazi me ta. Mbrëmjeve vonë u dërgonte nga një badanie apo ndonjë pikë uji.Miqësi më të madhe zuri me Xhela-din Krifcën, Met Hajrullain, Shuaip Barutin dhe Demir Gashin.

Por në detyrë Asllani ishte i rreptë. Kështu e donte puna. Fash-istët dhe drejtuesit e burgut kur-rësesi nuk duhet të dyshonin për Asllanin. Bëntë sikur egërsohej, shante, bërtiste dhe godiste ndonjë që e dinte se ishte spiun dhe se mba-hej për të spiunuar shokët. Pran-daj i porosiste shokët që të bënin kujdes që të mos kishin besim tek filan i burgosur. (Gazeta “Ushtima e Maleve, 17 shkurt 1982)

Veçanërisht i vinte keq për disa të dënuar me vdekje. Prandaj fil-loi të mendonte si t’i lironte, si tua krijonte mundësitë atyre, që të ar-ratiseshin nga ky burg famëkeq. Vriste mendjen, bëntë plane, që një ditë apo natë të arratisej bash-kë me ta. Arratisja bashkë me

DËSHMORI ASLLAN RIZA KOSIQI ”XHANDARI” QË

LIROI NGA BURGU FASHIST KATËR DREJTUES TË LANÇ

shokët ishte detyra që i kishte vënë vehtes se sa për vehte e kishte të lehtë. Mendja dhe zemra i rrihte për shokët. Ishte betuar se do t’i shpëtonte ata. Dhe çasti i shumëpri-tur erdhi. Asllani ishin mbledhur në dhomën e tyre. Asllani me kujdes pa u vënë re ua mbylli derën. Hapi shpejt e shpejt qelitë e shokëve dhe u priu atyre për në vendin e daljes. U hodhën nga muri dhe ranë në oborr, prenë telat dhe dhe hypën në avllinë e lartë. Fashistët filluan ndjekjen. Ata qëllonin drejt tyre. Në burg ishte dhënë alarmi. Gjatë hed-hjes nga avllia njërit nga shokëve iu përdrodh këmba. Shokët e mb-anin në shpinë. Fashistët vazhdo-nin ndjekjen jashtë territorit të bur-gut, edhe me qen. Shtëpi më shtëpi përdhese tiuranase humbën gjur-mët dhe strehohen në njërën prej tyre. Pas mezit të natës kalojnë ma-lin , vazhdojnën në Martanesh dhe mbrrijnë në Dibër. Dibra i priste. Ata ishin drejtuesit e saj të burgo-sur. Ata morën detyrat e drejtimit të lëvizjes , në fillim në Batalionin e Dibrës dhe më pas në Brigadën e 18. Në fshat nënën Dane ja kishin

arrestuar. Vëllai i tij, Xhemali, e ktheu shtëpinë në bazë të LANÇ-it.

Asllani u dallua në luftime. Në fillim ishte skuadër komandant dhe më pas bëhet zv. Komandant i kom-panisë së parë të batalionit të parë.

Pas çlirimit Asllani kreu një kurs për oficer dhe inkuadrohet në forcat e ministrisë së Brendshme. (Heronj të heshtur, Vëll. I , faqe 273-277) Gjatë një ndjekje të krim-inelëve në rrethin e Kukësit ra në krye të detyrës në vitin 1946.

Ishte vetëm 28 vjeç. Sa do të dëshironte nëna Dane ta shihte dhëndër, por nuk qe e thënë. Ai ra në lulen e rinisë për kauzën e mad-he të mbrojtjes së Atdheut.

Poeti shkroi:

BALADË PËR DËSHMORIN ASLLAN KOSIQI

Toka çahet prej dhimbjesBari thahet prej flakësBie në shkrep komandantiZogu ndalet në ajër.

Toka çahet prej dhimbjesNata e merr në gjirin e sajNë roje nderi qielli

Yjet rreshton si ushtarë.

Sakip Cami

Page 9: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 9VETERANI

PROFIL

Nga Xhemal Imeri

Të rrallë, shumë të rrallë, kemi mbetur gjallë ako-ma, ne pjesëmarrësit në

luftë për çlirimin e vendit nga pushtuesit italo-gjermanë. Shumi-ca e luftëtarëve prehen “të pavdek-shëm” në banesën e përjetshme, kurse pjesëmarrësit në luftë të moshave 13 – 17 vjeçarë, me urd-hër të veçantë pas çlirimit u ulën në bangat e Shkollës Ushtarake të Kadetëve”Skënderbej”. Por, ish-partizanët e vegjël në atë kohë tani janë mbi 85 vjeçarë, e disa sapo kanë shkelur të 90-at. Madje shumica e tyre kanë ndërruar jetë.

Ata që s’jetojnë më, sidomos disa prej tyre, kujtohen nëpër shkrime të ndryshme. Të tjerët, shumica nuk i kujton askush, përveç famil-jarëve të tyre dhe rrallë ndonjë shok.

Kjo ngelet si detyrë për bash-këluftëtarët, por gjithsesi të gjallët me diploma historiane e veçanër-isht shokë të rrallë të ulur në ato banga. Edhe shkrimet që bëhen në shtyp dhe në botime gjërat shtrem-bërohen, e madje tjetërsohen duke mos pyetur fare ish-skënderbeg-asit e luftës që kapin kohën prej 8 marsit 1945 – 1955, duke shtjellu-ar hamendësime nga tjetërkush pa u bazuar në ish-partizanët e vër-tetë që u ulën fillimisht në bangat e asaj shkolle të papërsëritshme për ushtrinë tonë.

Unë që po shkruaj këto radhë jam dëshmitar e me një kujtesë të dukshme kur megjithëse kam bërë disa shkrime në gazeta e libra, lexoj shpejt në të tjera shkrime shtrembërime dhe devijime nga ato që kemi përjetuar në luftë dhe pas saj në shkolla. Na vjen keq kur lexojmë e dëgjojnë “kur thuhet se shkolla jonë është krijuar këtu e atje madje edhe me 300 veta fillim-isht”. Në fakt shkolla “Skënderbej” është krijuar tej hamendësimeve në gazermat e xhenios e pikërisht aty ku ka qenë Shkolla e Oficerëve dhe ku është sot Ministria e Mbro-jtjes.

Më 28 mars 1945 u mblodhën mbi 2500 ish-partizanë të vegjël e jo 300 siç dëgjojmë. Madje akoma vazhdojnë të gënjejnë dhe të thurin ëndrra njerëz të datëlindjeve 1922 se qenkan ulur në atë shkollë të ardhur nga lufta. Më vjen keq kur në Gazetën “Telegraf” një gazetë me emër të madh, dikush, në datën 21 prill 2018 deklaron se i paharruari, Destan Hamiti, paska kryer shkollën “Skënderbej”. Unë me plot gojën iu them shkruesve të tillë “Jo dhe jo”, sepse z. Destan Hamiti ka ardhur në shkollën tonë me gradën Toger. E ka zëvendësu-ar në Kompaninë e 4-rt të nderu-arin tjetër toger Imer Tora. Ajo kompani që ishte me efektivë të klasave unike, kur kam qenë efek-

RIZA XHEZO RAMADANI, NGA LUFTA NË SHKOLLËN “SKËNDERBEJ”

tiv edhe unë. Shtoj se toger Destan Hamiti meriton çdo virtyt që mban mbi supe njeriu i mirë të cilat ia atribuoj edhe unë, por jo të gënje-het me komandantët tanë. Përveç kësaj as R.P.-ja që paska pyetur shkruesin nuk e paska njohur De-stan Hamitin sa e njohim ne.

Gjithsesi për çka kam shkru-ar deri këtu është në nderin tim dhe të personit që do të përmend, duke u kthyer në këtë iniciativë të shkruaj një të vërtetë, sepse më ka bërë përshtypje telefonata e një vajze me emrin Besa, e bija e bash-këfshatarit dhe bashkëluftëtarit tim Riza Xhezo Ramadani. Ajo vaz-jë e nderuar në kërkim të rrugës së babait të saj, në luftë dhe në shkollën “Skënderbej” e më vonë kishte shkuar në Kryesinë e LANÇ-it dhe në atë të OBVL-së dhe babai i saj nuk figuruaka fare në to as si

veteran, as si i plagosur në luftë me shpatull të shtrembëruar e as si skënderbegas. Kur i bëra ku-jtesën asaj vajze se e kam përmen-dur në tre libra të botuar nga unë, madje në njërën e kisha cituar Ri-zanë me plot një faqe.

Riza Xhezo Ramadani ka qenë aktivist i rinisë në Tragjasin e lindjes. I rritur çoban, me dhitë e dhënë qysh 12 vjeç dhe nuk kreu asnjë klasë shkollë që në të vërtetë shfaqi zgjuarësi të dukshme në të mëtejshmen pas luftës. Më 10 qer-shor 1943 u radhit në çetën e kra-hinës “Hodo Zeqiri” si partizan.

Me formimin e brigadës së 5-të sulmuese u radhit në këtë brigadë dhe me formimin e brigadës së 8-të kaloi mitralier në këtë brigadë. Gjatë luftimeve në tokat e Jugosl-lavisë është plagosur rëndë duke u shtruar në spital dhe prej andej u dërgua në Shkollën e Kadetëve “Skënderbej”.

Tanimë 15 vjeçari partizan kishte zhdukur anafalbetizmin në brigadë dhe u fut direkt në klasën e dytë fillore. Gjatë dy vjetëve të tjera kaloi dy klasa në vit dhe në vitin 1948 u dërgua në ish-Bash-kimin Sovjetik ku doli oficer me gradën nëntoger duke u special-izuar atje si teknik i aparaturave të aviacionit. Pas kthimit shërbeu si oficer në aerodromin e Tiranës dhe nuk vonoi që teknikun Riza Ramadani e kaluan në ATSH deri-sa doli në pension. Ndërroi jetë në vitin 1984. I martuar me mbesën e Myslym Ketës me të cilën lindën

6 fëmijë midis vështirësive ekono-mike fëmijët i rritin me edukatë dhe ndjesi të kohës, me virtyte siç kishte vetë Rizai, tërë respekt, për babanë e tyre “të humbur” por i paharruar për ta dhe shokët e tij. Është kjo edukatë që ka kaluar mbi 30 e ca vjet dhe fëmijët ako-ma janë në kërkim për meritat e lënë pas dore nga organe qeveri-tare dhe organizatat përkatëse gjë që shqetësoi fëmijët.

E kam njohur nga afër Rizanë sepse xhaxhai im ka pasur grua hallën e Rizait. Në një libër të fun-dit kam paraqitur listën e 15 skën-derbegasve të ardhur nga lufta në shkollën “Skënderbej”.

Riza Ramadani mban 9 urdhëra e medalje. Boll të kujtoj medal-jen e “kujtimit” e cila jepej për ata partizanë që kishin dalë me armë në dorë para 10 korrikut në vitin 1943. Pa harruar plagën në shpat-ulla me një devijim të lehtë; si dhe dekoratën e marrë në ATSH për punë e sakrifica të Rizait. Siç shi-het të tillë si Rizai, që falën gjak nga trupi i tyre për çështjen e lir-isë dhe të atdheut gjatë luftës jo vetëm nuk harrohen, por duhet bërë simbol i atyre brezave.

Janë këto arsye që nëpërm-jet këtij shkrimi i bëj një homazh nga ana ime dhe shokëve të tij të luftës dhe të shkollës, pa përjash-tuar fëmijët e tij për të paharruarin baba.

*Veteran dhe skërnderbegas i viteve të para

Page 10: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)10 VETERANI

PROMOVIMI

Nga Xhemal Meçi*

Pukë, më 5 Maj 2018, promovohet libri “ Në Panteonin e Lirisë, botuar, Ti-ranë, 2018 në 213 faqe.

Autori,ing. Kolë Dedaj – anëtar i Krye-sisë së OBVL, pasi botoi librin model shkencor “Bazat e Matjeve në vlerësimin e pasurive të paluajtshme(BMVPP,Tiranë 2016, i cili u cilësua nga autoritete shken-core të UPT: si një “punim monografik (që) përmbledhë përvojën më të mirë shqip-tare ,si dhe risitë që vijnë në këtë fushë nga vendet e Bashkimit Europian”; tani vjen me një botim tjetër në fushën e pub-licistikës, “Në Panteonin e Lirisë, Tiranë 2018. Si ditë promovimi zgjodhi 5 Majin, “Ditën e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut, mbasi edhe ky botim u kushto-hej kryesisht dëshmorëve të Berishës së Pukës, ku tre prej tyre ishin të parët e vetë autorit (Mark Deda- 1840-1910;Mëhill Mark Deda-1889-1915; Ndoc Mark Deda 1880- 1915);Gjergj Mark Deda 1885-1936, Qytetar Nderi i Komunës Iballe. Për respekt të kësaj Dite të shënuar në plan kombëtar , si dhe në nderim të autorit dhe të studiuesve pukas kishin ardhë personalitete e përfaqësues të shkencës dhe arsimit nga Shkodra, Tirana, Mird-ita, Lezha etj. Si Prof. Dr. Bajram Xha-fa, Dr. Mark Pal Nikaj, Dr. Nikollë Loka, studiuesi, shkrimtari Sefer Pashaj, studi-uesi Ndue Dedaj, Mark Mesuli,Mrc.Kol-onel Bilbil Dervishi,Biznesmeni Tonin Alia, “Mjeshtër i Madh “,studiuesi Hasan Ahmetaj, Shike, Malzi, Kukës, biznesme-ni Demir Hyseni, Bardhok Pulaj,drejtor i drejtorisë arsimore rajonale të qarkut Lezhë,Drejtori i zyrës arsimore Mirditë, Gëzim Kaçorri, drejtori i zyrës arsimore të Pukës, Nikolin Prenga, Drejtoresha e Shkollës së Mesme “S. Sinani” Pukë, Anxhelina Paloka, miq e dashamirës të Pukës:Lazër Mëhilli, Gjovalin Gjergji,Zef Kaza, Hilë e Gjovalinë Alia, Pal Papushi. Lindita Hyseni,Ilir Ismaili,Petrit Lluka; nga pushteti lokal, Bashkia Pukë kishin ardhë ZV/kryetarët Mustafë Kopani dhe Kristian Marku, Drejtori i QKF Pukë DHE I PTV, Ramazan Ringaj; si dhe Al-ban Doçaj,Drejtori i QKB Pukë; Denisa Meçi, moderatore, një studente e talen-tuar në aktivitetet kulturore të Pukës. Gjithashtu kishin ardhë familjarët e bashkëberishas, intelektualë e bash-këqytetarë të Pukës etj. Pra, kishte një auditor mjaft të kompletuar. Pro. Dr. B. Xhafa, si shprehu mendimet më të mira për autorin e botimit “Në Panteonin e Lirisë.”theksoi se, kështu Kolë Dedaj po i afrohet “Akademisë së vogël të Pukës, ku herë pas here e vit mbas viti po zh-villohen veprimtari shkencore me intere-sa krahinore e kombëtare. Miku i Pukës Sefer Pashaj tërhoqi vëmendjen me je-honën dhe ndërlidhjet atdhetare që kanë dëshmorët e heronjtë, siç përmenden në këtë botim,f.73-74, edhe heroi ynë “Rapo Hekali, që thrret sa tundej Mali”, për të cilin unë kam debulesë dhe u gëzova, kur e pashë mes dëshmorëve të Pukës dhe mbarë Shqipërisë. Një meritë tjetër,kjo e autorit, K. Deda.

Dr. Mark Palnika, duke përmendur

Autorisiditëpromovimizgjodhi5Majin,“DitënepërkujtimittëDëshmorëvetëAtdheut

Pukë - Kol Dedaj promovon librin “NË PANTEONIN E LIRISË”

vlerat e autorit , bëri vërejtje lidhur me brezat e Berishëve me Murrë Dedin i cili nuk shkon më shumë se 20 brezë(pra, baras me 500-600 vjet), kur pretendohet se Berisha është fisi më i lashtë...Por Xh. Meçi tërheq vemendjen se kjo është një legjendë të përbashkët mes disa fiseve Pukë-Mirditë. Megjithatë, mund të mos mungojë ndonjë degë e këtij fisi,që në rrethana të caktuara të jetë shtrirë deri në bregdet.Në vijim N/kryetari i (OKDA), Dega Pukë, Rasim Cina)falënderoi autorin i cili ka hulumtuar dhe dokumentuar 83 Dëshmorë të Atdheut të Pukës, kur nuk numëroheshin të dokumentuar si të tillë më shumë se 55 . Ky botim krahas boti-meve kushtuar Dëshmorit të Atdheut Al-laman Dervishi, i ribotuar prej studiuesit Sefer Pashaj, krahas librit të Ismet Balajt “Kulla Currit plot histori”, ku permenden hollësisht Dëshmorët Prengë e Zekë Curri. Po Kështu botimi i Dedë Qafës për Qafajt, “Zani i të Parëve të mi.” Kurse tani kemi një botim të autorit Kol Dedaj që merr përmasa krahinore e më gjerë. Njëkohë-sisht falënderojmë Kryetarin e Bashkisë Pukë,Gjon Gjonaj i cili e bëri të mundur që të veshen me mermer të gjitha varrezat e dëmtuara të Dëshmorëve Pukë.”

Anxhelina Paloka, Meta, bëri një përm-bledhje të diskutantëve për vlerësimin e këtij botimi në përmasa të historiografisë jo vetëm lokale, por edhe kombëtare.

Në përfundim N/ kryetari i Bashkisë, Z. Kristian Marku, i dorëzoi ing. Kol Dedës Vendimin e Këshillit të Bashkisë Pukë, i cili e shpallë Qytetar Nderi të Bashkisë Pukë me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm, me veprën dhe veprim-tarinë shkencore studimore, artistike kul-turore, botuese në promovimin e vlerave më të mira pukjane e kombëtare.”

Ing. Kolë Dedaj është diplomuar më1988 ingjinier Ndërtimi UT Tiranë; 1995 NË Suedi, Stokholm ka kryer kur-sin “Roand and Traffic managemat”;Më 1998 ka kryer kursin Pasuniversitar të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme;Më 1988-2003 emërohet ing. ndërtimi në Pukë dhe në vazhdim drejtor i ndërmar-rjes Rruga-Ura. 2003-2005 ing. në Dre-jtorinë e Përgjithshme të Rrugëve në Ti-ranë etj. Që nga viti 2005 mban titullin “ Ambasador i Paqes” nga Universal Peace Federation Interreligiou and International

Federation for Ëorl Peace;Nga viti 2014 mban titullin “Anëtar

Nderi” i Organizatës Kombëtare të Dësh-morëve të Atdheut, Shqiperi;

Tiranë Më 17 maj 2016, në sallën e Akademisë Shkencave “Aleks Buda”pro-movohet libri i tij i parë shkencor,ku morën pjesë studiues, ekspert vlerësues, si edhe nga Tirana, nga Vlora, Korça,Fieri, Elbasani, Lezha, Puka, Shkodra, Kukësi, Kosova, Mali i Zi etj.Libri u prit mirë,sepse kodi i matjeve sipas standarteve italiane, dhe sipas shoqatës europiane të vlerë-simit të pasurive të paluajtshme TEGO-VA, e cila është korporata e vendosjes simbas standarteve brenda komunitetit europian; kodi i matjeve simbas grupim-it topo-gjeodozik europian si edhe kon-cepteve shqiptare të matjes së pronave dhe rregullave të territorit, 24.02.2016.

-Prej vitesh ka aktivitete dhe veprim-taribotuese: shkencore. historike. artis-tike dhe kulturore.Kola dhe vetë Puka krenohet për origjinën e të parëve të tij të cilët i dhanë Atdheut tre Dëshmorë, të angazhuar në veprimtari të shumta Atdhetare. Të parët e Kolë Dedës, pjesë e fisit iliro-arbëror të berishëve, të cilët për të mbrojtur mbijetesën e origjinës il-iro-arbërore, u tërhoqën në malet më të ashpra të Pukës, në këndin më verilindor ku lartësohej Alshiqja dhe Qllumi me mbi 140 m. Poshtë lagur prej lumit Drin, që u vinte hark, duke i bërë më kështjella naty-rore se ishin, pothuajse të paarritshme.Para disa vjetësh (1969) me ndihmën e vendasve iu ngjita Qllumit, shtigjeve shkëmbore , duke i dalë nga ana jugore , ku ishte një faqe e shkëmbit që e qua-nin:“Rrasa shkrolat e Turkut.” Legjenda thotë “ Një ditë vere forca të shumta os-mane kaluan Drinin dhe sulmuan venda-sit. Për kujtim të atij sulmi forcat speciale osmane u ngjitën deri te ajo rrasë, ku gdhendën shenja si shkrola, po aty sikur kishin gdhendur flamurin osman. Vend-asit si e morën veten i sulmuan përmes kalimesh mbi thepat e anës verilindore të Qllumit dhe i shfarosën.

Atij shtegu, që iu ngjita edhe unë sado me shumë vështirësi, i nxitur nga dëshi-ra për t’i shkelur ato thepa e për t’i për-jetuar më të plotë guximin dhe trimëritë merituar të berishëve. Kalimin e bëra me shumë frikë e pasiguri prej nga si-

kur të ftonte Drini 1000 m. poshtë, kurse shkrepat më kërcënonin me jetë për gux-imin e tepruar me pasoja tragjike.Por aty berishët jetuan për shekuj në liri bri atyre shkëmbinjve.Në këto vende berishët për të ruajtur dhe zhvilluar traditat e tyre il-iro-arbërore kishin ndërtuar edhe kishat dhe qytezat e kalatë e veta: Kalaja e kisha e Zhubit, kisha e Shën Gjergjit me “Kullën e Leks” në afërsi,kuptohet në mesjetë një kullë-fortesë, Kisha e Shën Ilisë, Kisha e Zojës (Shën Mërisë)me Kullën e Deskut dhe Shpellën e Deskut, e përshtatshme për strehim gjatë sulmeve të armikut e stërzgjatur deri poshtë në lum. Kisha e Shën Katerinës, Kalaja Leks; Gjytetja e Papit,qytezë në shkëmbinj natyror në dre-jtim të Balës së Iballës.

Edhe Dedajt e Belshinës,stërgjyshi i Kolës në një skajë të Brebullave, në Belshina mbi Dri ndërtoi kullën e tij. Ajo kullë e mbronte si një kështjellë.

Kur forcat osmane donin të shkelnin Iballe e Berishë, përsëri do t’i përjetësonte kënga e P. Gegës:”Kush po nis pushkën mas parit?! / Çaj Ndoc MARKU e Mark KOLIKU,/ E nuk po e prajnë luftën gjithë ditën!”

Në fillim të prillit 1911 çeta e Ndoc MAR’DEDËS merr pjesë në shoqërimin e Terenc Toçit deri në Klos të Fanit, ku po prisnin qindra mirditas trima, lumjanë e luras. Edhe gjatë Rrethimit të Shkodrës prej ushtrive pushtuese serbo-malazeze, Ndoci me çetën së bashku me shumë du-kagjinas zbritën poshtë Shllakut prej ku sulmonin prapavijën e forcave armike. Nga këto sulme, që u përsëritën herëpash-ere, siguruan shumë armë e municion, që i merrnin prej ushtarëve serb të vrarë. Po në nëntor 1912, kur u ngrit Flamuri kom-bëtar në Vlorë., Ndoc Mar’Dedën me çetën e Tij i priste një detyrë sa e vështirë,por aq e lartë, atdhetare, që të shoqëronin trimin legjendar Isa Boletinin për në Vlorë. Autori Ingj. Kolë Deda, tregon se sa gëzim kishte ndjerë, kur kishte gjetur burimin e duhur për faktin e mësipërm në Arkivin e Shtetit në Tiranë.”Të parët e mi me Isa Boletinin e qindra kosovarë që donin të përqafohesh-in me Ismail Qemalin (!)se u dukej si një i shenjtë hyjnor, që ngriti Flamurin Kom-bëtar Shqiptar në Vlorën Heroike. Arritjet e Kolës në profesion, studimet dhe, së fundmi ky botim, tregon rishfaqjen e genit të familjes me arritje në brezat në vazh-dim. Edhe fëmijët e Kolës djali,Klevisi, e vajza,Kamela janë shembull për moshën e tyre,për virtyte, sidomos në mësime. Edhe bashkëshortja e Kolës, Kristina, mësuese shembullore e lëndës së gjeografisë që prej 20 vitesh në Tiranë. Shkrimtari- pub-licist Nuredin Lushaj e mbyll vlerësimin e tij për Kolë Dedën me vargjet poetike:”Në profesion shembullor,/ Shkencëtar i vër-tetë,/Drejtues i saktë e i drejtë! Ka në zemër bujarinë,/ Trashëgim nga të Parët e tij,/ nga rrënjët trimërinë./ të njohur në tërë Shqipërinë! Kurse Studiuesi Xh. Meçi, në parodi me vargjet e një poeti për vlerësimin e De Radës, shkruan: “ Ate çka banë të parët tuaj me armë në dorë,/ Ti e bane me pendë, o i talentuari Kolë!”

*Studiues ,“Mjeshtër i Madh.”

Page 11: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360) 11VETERANI

SIMPOZIUMI

Nga Xhemal MEÇI*

Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “Is-

tambul” dhe me interesimin e përkrah-jen e shumë intelektualëve shkodranë, si edhe mbështetjen e familjes, organizuan veprimtarinë shkencore Ismail Muçej – një jetë në shërbim të Dijës. Auditori i shumtë mbizotërohej prej moshës së tretë,sepse ndjenin detyrim moral para një personaliteti të shkencës e kulturës shkodrane e shumë më gjerë.Sidoqoftë pak nga pak në sallë erdhën afro 40 të rinj e të reja nga vitet e fundit të Medre-sesë, e të gjimnazit ku u ka dhënë mësim Haxhi I. Muçej, por duhej të kishte edhe disa studentë dhe prof. nga Universiteti L. Gurakuqi,” nga Dekanati i shkencave shoqërore, sidomos dega e Gjuhësisë dhe e Letërsisë që të informoheshin për fjalorin dygjuhësh dhe interesimin për një fenomen të zotërimit të disa gjuhëve të huaja, kur ne sot kemi mjaft dekanë e rektorë universitetesh që i dinë apo jo dy a tri gjuhë.Gjithashtu duhej të ishin të pranishëm: Bashkia,Rektorati,Bib-lioteka “Marin Barleti”dhe personalitete të komunitetit katolikë, etj. sepse figura të tilla si Ismail Muçej janë pasuri të Di-jës dhe të kulturës kombëtare, pra, jo thjesht të një komuniteti, të Komunitetit Mysliman, ashtu siç janë pasuri kom-bëtare: Fishta, Mjeda, Pashko Vasa, dramaturgu i shquar Fadil Kraja, artis-ti madhor Gëzim Kruja, Bujar Qamili, regjisor Serafin Franko etj.,të cilët nuk na ndajnë, përkundrazi na bashkojnë me moton: “FEJA shqiptarit asht Shqip-taria...Mendje e zemër për te shkrije e përtërije“( P. Vasa e Mjeda)!”Megjithatë nderonte me ardhjen e tij Filip Guraziu nga komuniteti i Krishtenë,ish-kryetari Bashkisë Shkodër në vitet e para të Demokracisë.Por populli thotë: “ Me një lule nuk vjen pranvera.” Nga Puka ishte edhe Myftia i Pukës, imam G. Ko-pani. Po kështu bënte nder me praninë e Tij Myftia i Malësisë së Madhe, ndër-sa mungonte myftia i Shkodrës,por i pranishëm ish- myftia Bashkim Bajrak-tari, ish-drejtues shkollash, Ismet Bek-teshi.U përshëndetën në veçanti: zv/kryetari i Këshillit të Qarkut, Mexhid Cungu, studiues e vazhdues i “Seminar-it Ndërkombëtar Shkodra në Shekuj”V – VI; prof dr.: Tomorr Osmani, Bajram Xhafa, Njazi Kazazi etj., si edhe Sokol Mandi anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër dhe kryetar i Shoqatës “Burim-i”,Bledian Mehmeti, sekretar i Shoqatës kulturore “Istambul”me kontribut dis-avjeçar edhe në Pukë. Po kështu edhe vetë Kryetari i Përgjithshëm i kësaj sho-qate (“ISTAMBUL”) Ridvan SEFERI, me origjinë shqiptare prej Seferëve të Di-brës.

Në saj të një organizimi dhe drejtimi me rregullsi prej drejtorit të Medresesë, zotni Kujtim Dervishi dhe të bijes së të nderuarit H. Ismail Muçej, znj.Vildana Rrjolli, simpoziumi u zhvillua me nivel shkencor e seriozitetin e duhur.

Simpoziumin e hapi Kujtim Dervi-shi, i cili përshëndeti me dashamirësi të ftuarit e shumtë, që nderonin simpo-ziumin, organizatorët dhe vetë familjen bashkë me H. Ismail Muçejn. Ndër të

Shkodër–SimpoziumShkencorpërnjëpersonalitettëshquartëKulturësIslame,mepërmasambarëshqiptare

ISMAIL MUÇEJ, një jetë në shërbim të DIJES...

tjera theksoi se siç thoshte një shkrim-tar i mirënjohur anglez: “Është bërë zakon që për të parë se sa i gjatë ishte trungu i pemës,të matej si të jetë prerë.” Kështu edhe për njerëzit, është bërë za-kon të çmohen si të shkojnë në botën tjetër.”Prandaj, e morëm këtë nisëm për të shquarin Sami Muçej,që të mos pen-dohemi nesër, duke u justifikuar, sepse nuk ia zhvilluam me kohë një veprim-tari të tillë shkencore.Për të cilin, prania juaj kaq e shumtë në këtë auditor, tre-gon se kemi edhe miratimin Tuaj, duke na mbështetur”. Këtë gjë e shprehu në veçanti i nderuari Ridvan SEFERI nga Stambolli, i cili tha se i vinte shumë mirë që për një personalitet të tillë të shquar të Kulturës Islame e me përma-sa mbarëshqiptare, zhvilloni këtë vep-rimtari për të vënë në pah vlerat e tij në shërbim të dijes.

Mr. Gilman Bushati referoi gjerë-sisht për jetën dhe veprën në shërbim të Dijes të H. Ismail Muçej, ku theksoi seriozitetin e Tij për dije që në shkollën fillore dhe në Medresen e Tiranës, ku u shqua në përvetësimin me cilësi të lartë të 5 gjuhëve të huaja: arabisht,italisht, frëngjisht, anglisht e turqisht.Në vazh-dim edhe serbo-kroatisht. Ndërsa Gjer-manishtën, që i kishte mbetë merak, e mësoj në kushtet e vështira të burgut, duke u bërë shembull dhe nxitës për bashkëkohësit e Tij dhe brezat në të ar-dhmen.

Sami Muçej,,ish-mësues i lëndëve biologjike,solli kujtimet për të vëllain, Ismailin, i cili nuk i ndante kurrë librat nga dora. Kur u emërua sekretar në sek-sionin e arsimit të Qarkut Kukës. Duke qenë shumë serioz dhe rigoroz ishte kundër ndërhyrjeve të padrejta., gjë që u duk edhe më 1946, gjatë votimeve, ku iu kërkua që shumë vota kundër, t’i ka-loheshin arkës së Frontit ( të rregjimit komunist), Ismaili e kundërshtoi i ven-dosur, gjë që e vuri nën vëzhgim derisa e larguan nga Kukësi, duke e emëruar

në Pukë, ku edhe pse u emërua ins-pektor në seksionin e arsimit, karak-teristika e “luftës së klasave” e ndiqte pas. Duket se emërimi inspektor u bë me qëllimin që të krijohej përshtypja se rregjimi komunist po e trajtonte mirë. po fakti se rridhte nga një familje me rëndësi në Vaspas, tre brez hoxhallarë, ndërsa edhe ky me një kulturë të gjerë islame,por edhe me prirje perëndimore sipas gjuhëve që zotëronte,kur nuk ndi-hej “nevoja e tyre” në kushtet e izolimit komunist. Për më teper gjatë Luftës Ita-lo-greke kishte shoqëruar misione ush-tarake angleze, sidomos majorin anglez Noel, që kishte ardhur në Shqipëri për organizimin e luftës antinazifashiste, si edhe skandali me votat kundra më 1946, ishin “argumenta” se inspektori i ri paraqiste “rrezikshmëri”për rregjimin në pushtet, si edhe për vetë “jetën e shokut Enver”, i cili në vjeshtën e vitit 1952, do të bënte një vizitë në Pukë, kohë, kur iu vunë hekurat Ismailit, dy javë para martese, duke u mbajtur 11 vjet në burg.

E fejuara e Tij,Meliha Djepaxhia edhe pse e re dhe pa lidhje martesore, e priti derisa doli prej burgu.Vetëm një femër zonjë, fisnike e njerëzore mund të bënte një sakrificë të tillë në rinin e saj, kur edhe presioni i rregjimit kërkonte të prishej kjo fejesë, që shprehte rezis-tencë dhe mospërfillje.Por Melihaja dhe prindërit e saj nuk u mposhtën. Shpërblimi më i madh qenë,dy fëmijtë: djali,tani me banim në SHBA dhe e bija Vildana( Muçej)Rrjolli, e angazhuar në Medrese dhe me kujdes të veçantë për prindërit e moshuar,i ati 94-vjeçar.

Doktoresha e Shkencave Gjuhësore Irida HOTI në Kumtesën e vet trajtoi “Vlera të një Fjalori Të Pabotuar”, ku pasqyroi punën plot përkushtim të një mrekullije që ka radhitur autori Ismail Muçej më shumë se gjysmën e jetës së Tij për këtë Fjalor 25- mijë fjalësh shqip arabisht dhe arabisht shqip, i cili ishte përmbledhur në tre vëllime të trasha, që ngjanin me libra të shenjta, që sikur ishin zbritur prej qiellit e jo përgatitë me dorën e mendjen e bekuar të këtij dijetari të madh. Dr. I. Hoti me durim e kujdes e kishte rrokur FJALORIN në tërësi me profesionalizëm shkencor gjuhësor, duke e zbërthyer kapitull pas kapitulli dhe në mjaft raste fjalë pas fja-le,duke dhënë kështu tërë pasurinë e tyre leksikore. Por megjithëkëtë ngark-esë shkencore ajo kumtesë përbënte thelbin e rëndë të Simpoziumit. si e tillë ia vlejti dhe ia arriti qëllimit.

Në vazhdim u erdhi radha kujti-meve të disa prej të ftuarve. Por ima-mi i nderuar Fejzi Zaganjori ishte i pa-përmbajtshëm, sepse donte të sillte atë mori kujtimesh që i kishin mbetur me dekada në mendje e në zemër,por edhe pse u mundue të përmbledhej në katër pika, që përgjithësisht në tërësi pasqy-ronin përkushtimin e viganit të Dijës Haxhi I. Muçjes për hartimin e Fjalorit Dygjuhësh, një pasuri vlerash me inte-resa kombëtare e ndërkombëtare dhe kushtet në të cilat jetonte e punonte me një trajtim antinjerëzor ,që vazhdoi me dekada ndaj Tij.E detyruan këtë kollos të Dijes të punonte në ndërmarrjen py-jore në Tarabosh, ku duhej të hapte gro-pa mes gurëve shkëmbor për të mbjellë

fidana selvijash për pyllëzimin e vendit, “vepër e Partisë,” por ama i shenjtnue-mi I. Muçej duhej të punonte 10 orë në ditë dhe udhën shkuarje e kthim ta bënte më këmbë, me një ushqim partiak të kohës: bukën lyer me sheqer e me pak vaj kikirik të shkrirë sipër. Dhe në mbrëmje t’i kthehesh FJALORIT. Dhe kur i duheshin botime që gjendeshin në bibliotekën “Marin Barleti”i thoshte drejtori i vrejtur, si moti i lig në shtrën-gatë: “Nuk mund të shërbejmë Ty, se je i padëshirueshëm.”Kur se një herë tjetër, zonja që ishte te banaku i shpërndarjes së librave, u lëshua si ulkonjë me një fjalor të ashpër partiak, duke theksuar se “Nuk i shërbenin një njeriu të tillë.”-Nuk munda të duroja më dhe i fola i revoltuar: “ Me kë kujton se flet ti, moj gojëprishur., Ke të bësh me një dijetar të mirëfilltë që s’e ka Shkodra!” Ma vonë më thanë Fejzi, me këtë rast, e zbulove vedin se kush je!”Ja,pra, se si trajto-hesh e në ç’kushte jetonte e punonte për këtë FJALOR, që edhe sot qëndron para nesh si varr i hapur. A nuk po gjindet ndonjë shoqatë kulturore që ta marrë përsipër botimin e Tij.”

Ndërsa fliste F.Zaganjori, prapë i re-voltuar, Ai gulçonte si krater vullkani “ Si është i mundur që edhe sot të mos ketë kush guximin të thotë se kur e si do të botohet ky thesar i gjuhës shqipe!”

Më në fund na erdhi radha neë Prof. Shefqet Hoxha dhe mua. Prof. Shefqeti tregojë kujtime për emërimin në Kukës dhe duke propozuar për ta shpallë “Pro-fesor Nderi” i dorëzoi familjes së H. Is-mailit botimin e Tij “MALZIU”, ku është shkruar edhe për të shquarin I. Muçej. Unë tregova për një rast, kur na erdhi në klasën e 6-të, ku na porositi si shok që të mësonim sa më shumë. dhe u largua i qetë, ndryshe prej inspektorëve të tjerë që për raste të tilla bërtisnin dhe kërcënonin.

Më kishte qëlluar ta dëgjoja në mbrëmjet rinore të vallëzimit Në ato vite mbrëmje të tilla organizoheshin shpesh. Për t’i bërë sa më të hareshme ftonin edhe inspektorin e arsimit Ismail Muçej, i cili recitonte gazmoret e tia të çastit, duke bërë humor me ndonjërin që hiqej si bejtexhi i zoti. Inspektori ynë i nderuar jepte përgjigje të menjëhershme me gazmoret e Tia plot humor. Gjithnjë ishte i duartrokitur dhe i mirëkuptuar, se ruante masën e humorit me ironizim,-pa rënduar apo cënuar sedrën e askujt. Edhe Prof. Dr. David Luka më tha një rast, kur po fliste për Onomastikën ,se i duhej një njohje për arabishten, ishte I. Muçej që, pa hezitim, më mësoi abetar-en e arabishtes, se aq më duhej mua për atë temë.

Për arrestimin e inspektorit Is-mail Muça. pukasit, shprehnin hapur keqardhjen e tyre.Edhe tani, kur u thashë shokëve dhe kolegëve se do të shkoj në Shkodër për të nderuarin Is-mail Muçej, më përgjigjeshin se sa mirë po bëja, se Ai e meriton të respektohet e të nderohet, sepse sa qëndroi në Pukë ishte shembulli i figurës së një inspek-tori arsimi model. Duke përfunduar i urojmë jetë me shëndet e të gëzuar mes familjes , shokëve, kolegëve miqve dhe ish-nxënësve të Tij.

*Studiues, Mjeshtër i Madh

Page 12: FAQE 6-7 FAQE 4 FAQE 11 Nga Xhemal MEÇI …ndihmëne Europës,ne do të punojmëmë mirëpër demokra-tizimine brendshëmtë vendevetona,do të kuptojmëdhe zba-tojmë më mirë liritë

QERSHOR 2018; Nr. 6(360)12 VETERANI

FOTOREPORTAZH

GJENERAL PARLLAKU, PAS 71 VJTETESH VIZITE HISTORIKE NE BEOGRAD

Gjenerali legjendar Rrahman Parllaku në foltoren e Konferencës së Veteranëve të Ballkanit.

(Beograd, më 5 e 6 maj 2018).

Me kryetarin e veteranëve të Serbisë, gjeneralin Dushan Çukiq

Në varrezat e të rënëve për çlirimine Beogradit Me nënkryetarin e veteranëv të Serbisë, gjeneralin Kovaceviq

Në kalanë historike Kalemegdan (pas 71 vjetësh)Në vendin ku takohem lumejt Sava dhe Danubi.Në familjen e Beogradasit Danillo Sudar

Me kryetarin e veteranëve të Malit të Zi, Zuvdija Hoxhiq, me sekretarin, Dragan Gjuroviq dhe shkrimtarin Dimtrov Popoviq

Me anëtarin e Kryesisë së veteranëve të Serbisë, juristin Ratomir Slepceviq