16
KOMUNA E SHTËRPCËS Investo në SHTËRPCË

Investo në SHTËRPCË - kiesa.rks-gov.net · 4 D uke u përpjekur që Shtërpce të bëhet “kryeqyteti” i turizmit në Kosovë, në Shtërpce kryesisht merremi me krijimin e

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

KOMUNA ESHTËRPCËS

Investo nëSHTËRPCË

2

SHTËRPCËInvesto në

Për më shumë informata:Web: http://kk.rks-gov.net/shterpce/

Faqosja dhe dizajni:www.rrota.com

Fotografi :Komuna e Shtërpcës

3

Shtërpcë

SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Prizren/Prizren

Ferizaj/Uroševac

Pristina

Mitrovicë/Mitrovica

Gjilan/Gnjilane

4

Duke u përpjekur që Shtërpce të bëhet “kryeqyteti” i turizmit në Kosovë, në Shtërpce kryesisht merremi me krijimin e

kushteve për një jetë më të mirë në komunë. Shtërpca në vitin 2013 vazhdon me ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve socio-ekonomike, punën në zhvillimin e vetëdijes mjedisore, ndërlidhjen e sistemeve të informacionit dhe atij arsimor, si dhe realizimin e projekteve kulturore. Në tre vitet e fundit, rrugët, furnizimi me ujë, kanalizimi, shkollat, qendrat sportive, parqet, ndriçimi rrugor të modernizuar sipas programeve infrastrukturore, përfaqësojnë një kontribut themelor të Komunës së Shtërpcës në zhvillimin e shoqërisë. Në historinë e Shtërpcës gjithmonë ekziston një pjesë e tregimit e cila ka vlerë vetëm në lidhje me kushtet ekonomike dhe sociale. Megjithatë, zhvillimi i vlerave origjinale që janë baza e kulturës në ndërlidhet me kushtet për marrjen e njohurive dhe shkathtësive të reja. Nuk ka asnjë dyshim se dituria është një parakusht thelbësor për zhvillimin ekonomik. Prandaj, inkurajimi i risive dhe dëshirës për të krijuar, si dhe vetë zhvillimi i turizmit,

është burimi i të gjitha programeve për zhvillimin e qëndrueshëm të Shtërpcës. Gjithashtu, si një mjedis shumë-etnik dhe shumë-kulturor ne njohim dhe e ruajmë diversitetin, ndërsa vlera të tilla si paqja, toleranca dhe respekti për të tjerët është veçanti dhe avantazh i yni.

Ne fuqimisht besojmë se Shtërpce mund të bëhet lider i qëndrueshëm dhe i zhvilluar ekonomik në regjion, duke iu falënderuar potencialit të veçantë dhe akoma jo të përdorur të turizmit, trashëgimisë së ruajtur kulturore dhe historike, pasurive natyrore, zhvillimit të prodhimit bujqësor bazuar në traditën dhe trendët moderne, si dhe mjedisin e ruajtur dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

Në kohën që do të vijë ne do të përpiqemi që vizioni ynë të bëhet realitet.

Bratislav Nikoliq

Kryetari i Komunës Shtërpcës

Fjala hyrëse e Kryetarit të Komunës

5Të dhënat e përgjithshme për Shtërpcen

Një qytet i vogël kodrinor-malor në Evropën Juglindore dhe pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, i cili shtrihet në pjesën jugore dhe jug-lindore të Kosovës në kufi rin me Maqedoninë.

Sipërfaqja 247,36 km2 (95,51 mi2), zona kohore GMT +1, lartësia mbidetare 900 (2.953ft).

Popullsia 11.000.

Vendi ku gërshetohen ndikimet e klimës mesdhetare dhe asaj kontinentale që karakterizohet nga temperaturat e larta gjatë ditës, netët e freskëta në zonat e ulëta dhe klimën alpine në zonat më të larta, ku bora mbetet deri në 280 ditë në vit.

Pozita shumë e favorshme gjeostrategjike e cila lidh Evropën dhe Azinë dhe paraqet një udhëkryq të rrugëve drejt detit Adriatik, të Zi dhe atij Egje.

Pasuritë e shumta natyrore që janë ideale për zhvillimin e turizmit dimëror dhe veror.

Qyteti është i rrethuar nga pjesa verilindore e malit të Sharrit, ku gjendet qendra e njohur e skitarisë Brezovica, e cila është e rrethuar nga majat dominuese malore në lartësi mbidetare prej mbi 2660 m. (8.730ft).

Shtigjet unike për skijim, teleferikët dhe infrastruktura ekzistuese ofrojnë mundësi të pakufi zuar për zhvillimin e programeve sportive dhe rekreative, prodhimtarisë bujqësore dhe turizmit.

Largësia nga aeroportet ndërkombëtare: 65km Prishtinë (Kosovë), 60 km Shkup (Maqedoni), 190km Nish (Serbi), 190 km Tirana (Shqipëri), 220 km Selanik (Greqi), 360 km Sofje (Bullgari) dhe 400 km Beograd (Serbi).

6

Organet e administratës komunale në Shtërpcë janë Kuvendi Komunal - si organ më i lartë përfaqësues dhe legjislativ i

cili ka 19 anëtarë, Kabineti i Kryetarit të Komunës dhe Drejtoritë komunale - si organ ekzekutiv i pushtetit lokal. Kryetari i Komunës është organi më i lartë ekzekutiv i komunës i cili zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe mandati i tij është katër vjet. Në administratën komunale një nga vendet më të rëndësishme zënë Departamenti i Zhvillimit Ekonomik, i Turizmit, Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë, i cili përbëhet nga një ekip i njerëzve të ri, të arsimuar dhe pro-aktiv që mbështesin zhvillimin e afarizmit dhe ekonomisë në Shtërpcë.

Misioni ynë është që të sigurojmë ruajtjen e karakterit dhe zakoneve të komunitetit, duke siguruar shërbime cilësore dhe të përshtatshme nëpërmjet punës moderne dhe efi kase, përkushtimit absolut ndaj klientëve dhe bashkëpunimit efektiv me të gjitha subjektet relevante të publikut që kontribuojnë në punën e përbashkët të komunës, me të cilën do të sigurojmë zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe qytetarëve, ndërsa komunën tonë do ta bëjmë një vend ideal për të jetuar.

Administrata komunale

7

Qendra e shërbimeve për qytetarët Për të siguruar shërbime të shpejta dhe efi kase për qytetarët e saj, komuna e Shtërpcës në vitin 2007, në katin përdhes të ndërtesës së komunës ka themeluar Qendrën e Shërbimeve për Qytetarët (të ashtuquajturin sportel unik) në të cilin shfrytëzuesit e shërbimeve komunale në një vend mund të marrin të gjitha shërbimet në një mënyrë të shpejtë dhe efi kase dhe në një atmosferë miqësore.

Qendra për regjistrimin e bizneseveMe qëllim të ofrimit efi kas të shërbimeve për bizneset që janë të interesuara për çdo lloj të afarizmit në territorin e komunës tonë, është formuar Qendra komunale për regjistrimin e bizneseve. Qendra kryen regjistrimin e bizneseve dhe lehtëson afarizmin e tyre dhe komunikimin me institucionet përkatëse publike në Kosovë. Qendra është e vendosur në një zyrën nr. 8 në katin përdhes të ndërtesës, dhe ky është po ashtu vendi ku do të gjeni të gjitha informatat e nevojshme për një afarizëm të suksesshëm dhe të organizuar.

Në përdhesen e ndërtesës së Komunës së Shtërpcës (zyra nr.9 dhe 10) gjendet Qendra për regjistrimin e automjeteve dhe lëshimit të lejeve të vozitjes të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Komunës Shtërpcë: http://kk.rks-gov.net/shterpce/

8

Byroja e turizmit ofron informacion gjithëpërfshirës mbi ofertat turistike ekzistuese në komunën tonë. Misioni themelor i Byrosë

së Turizmit është

1) për të promovuar dhe për të forcuar potencialin e turizmit në komunë,

2) rritja e numrit të turistëve dhe

3) rritja e numrit të fjetjeve dhe inkurajimi i prodhimtarisë vendore.

Qëllimi përfundimtar i Byrosë së Turizmit është që të përdor potencialin ekzistues të turizmit në mënyrë që të sigurohet shërbime të përmirësuara për turistët dhe banorët lokal, gjenerimi i të ardhurave, krijimi i vendeve të punës dhe nxitja e zhvillimit ekonomik lokal. Byroja e Turizmit është gjendet në Brezovicë, përballë hotelit “Narcis”. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Byrosë së Turizmit www.visitbrezovica.org ose shkruani në [email protected]

Byroja e turizmit

9

Lehtësirat ligjore: Marrëveshja e tregtisë së lirë nënshkruar në mes të Shqipërisë,

Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Moldavisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës - CEFTA (South East Europe Free Trade Area).

Heqja e licencës së biznesit dhe taksës për regjistrim të biznesit.

Heqja e praktikës së depozitimit të kapitalit fi llestar për shoqëritë me përgjegjësi të kufi zuar.

Procedura e thjeshtësuar e import-eksportit.

Burimet dhe përparësitë: Dhënia e tokës komunale investitorëve potencial për shfrytëzim

nga 15 deri 99 vjet.

Dhjetëra mijëra vizitorë gjatë sezonit,

Qasja në burime natyrore të tilla si numri i madh burimeve të ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore të cilësisë së lartë, 10.500ha sipërfaqe të pyjeve, tokë pjellore, kushtet shumë të përshtatshme klimatike, specie shumë të rralla bimore dhe shtazore, më shumë se 200 lloje të bimëve të regjistruara mjekësore, etj.

Disponueshmëria e fuqisë punëtore, mikpritja, përvoja dhe tradita e gjatë e popullsisë lokale në bujqësi, turizëm dhe prodhimtari të ushqimit të shëndetshëm

Stimulimet për investitorë

10

Strategjitë: Plani zhvillimor i komunës së Shtërpcës.

Plani i ndërtimit të vendpushimit malor me studim të fi zibil-itetit.

Strategjia për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Stimulimet: Sistemi i favorshëm tatimor me tatim mbi vlerën e shtuar prej

15% i cili është më i ulëti në regjion.

Tatimi i favorshëm në fi tim prej vetëm 10%.

Infrastruktura e zhvilluar prej pesë (5) bankave që veprojnë me sukses në territorin e komunës tonë.

Gatishmëria për përfi time shtesë për investitorët e huaj.

11

Paraqitja e lokacionit potencial për ndërtimin e një qendre të re të skitarisë në Brezovicë

12

Hulumtimet dhe studimet e shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë treguar se komuna e Shtërpcës ka burime dhe potenciale

të mëdha natyrore që mund të përdoren për qëllime zhvillimore. Shumëllojshmëria relative e potencialeve të veçanta ekonomike – turistike dhe njerëzore së bashku me mjedisin e ruajtur dhe nivelin e ulët të zhvillimit të përgjithshëm, tregojnë nevojën për të përcaktuar qartë dhe saktë qëllimet afatgjata të zhvillimit.

Ndër qëllimet themelore afatgjate të zhvillimit mund të defi nohen si në vijim:

Një nga qëllimet e para është krijimi i vendeve të punës;

Mbështetja familjeve të kenë të ardhura të mjaftueshme;

Efi kasiteti ekonomik i përdorimit të burimeve;

Siguria sociale;

Integrimi funksional hapësinor;

Mbrojtja e mjedisit;

Koordinimi dhe sinkronizimi organizativ në sistemin e vendimmarrjes.

Burimet natyrore

13

Dy fushat kryesore të zhvillimit janë:

Turizmi, dhe

Bujqësia.

Turizmi – Studimet e shumta kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se komuna e Shtërpcës ka burime dhe potenciale të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit veror dhe dimëror. Nga burimet natyrore veçohet mali i Sharrit që është jashtëzakonisht i pasur me ujëra (lumenjtë dhe liqenet malore), tokë pjellore bujqësore të klasës III dhe IV, kullosa, pyje, fl orë dhe faunë. Parku Kombëtar

“Malet e Sharrit”, qendra e skitarisë Brezovica me shtigjet FIS me gjatësi prej mbi 3.000 m. dhe 5 teleferikë, mjedisi ruajtur, trashëgimia kulturore dhe historike mesjetare e monumenteve unike ortodokse nga shekulli XVI, janë vetëm disa nga atraksionet që paraqesin pasuri ndërkombëtare, por edhe potencial të madh turistik. Pikërisht këto atraksione e bëjnë Komunën e Shtërpcës si unike në tërë regjionin. Për fat të keq këto burime janë pak të përdorura, sepse për nevojat e turizmit aktualisht përdoren vetëm 0,12% të sipërfaqes së përgjithshme të komunës. Prandaj, kapacitetet turistike në të ardhmen mund të zgjerohen për më shumë se 10 herë, pa rrezikuar veprimtaritë tjera ekonomike.

14

Sipërfaqet e përdorura Totali Private Shoqërore

ha % ha % ha %

Bujqësia 2.464,0 10,3 2.461,5 33,1 2,5 0,0

Pemëtaria dhe vreshtaria 203,5 0,8 199,5 2,7 4,0 0,0

Blegtoria 10.985,2 45,8 3.972,7 53,4 7.012,5 42,4

Pylltaria 10.331,4 43,1 801,1 10,8 9.530,3 57,6

Totali 23.984,1 100,0 7.434,8 100,0 16.594,3 100,0

Bujqësia 13.649,1 56,9 6.633,7 89,2 7.019,0 42,4

Pylltaria 10.331,4 43,1 801,1 10,8 9.530,3 57,6

Totali 23.984,1 100,0 7.434,8 100,0 16.549,3 100,0

Bujqësia – Përveç turizmit, si shtyllë e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, ekzistojnë të gjitha kushtet për zhvillimin e blegtorisë (dele dhe bagëti), pemëtarisë (mjedrat, manaferrat dhe dredhëzat), bletarisë, gjuetisë dhe peshkimit, prodhimtarisë bujqësore dhe të ushqimit organik.

Përveç kësaj, potencialet ekzistuese mund të përdoren edhe për të zhvilluar industrinë e prodhimit të tilla si industria e drurit,

industrinë e materialeve ndërtimore, përpunimi i metalit, kultivimi dhe përpunimi i bimëve mjekësore, industria ushqimore, tekstilit, riciklimi dhe përpunimi i mbetjeve të ngurta. Gjithashtu burimet në dispozicion të tilla si biomasa, energjia diellore, era dhe uji mund të përdoren për prodhimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Toka pjellore sipas përdorimit dhe pronësisë

15

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.