18
PUNE E PAVARUR TEMA: LEVIZJET NACIONALISTE NE BALLKAN DHE MARRJA E PAVARESISE.

Levizjet nacionaliste ne ballkan

  • Upload
    arlinda

  • View
    1.350

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Levizjet nacionaliste ne ballkan

PUNE E PAVARURTEMA: LEVIZJET NACIONALISTE NE BALLKAN

DHE MARRJA E PAVARESISE.

Page 2: Levizjet nacionaliste ne ballkan

PERANDORIA OSMANE.PERANDORIA OSMANE

NJE NGA PERANDORITE ME TE MEDHA NE HISTORI KISHTE NJE SHTRIRJE TE GJERE QE NDRYSHONTE NE VARESI TE LUFTRAVE, FITOREVE OSE HUMBJEVE. NJE NGA PJESET PERBERSE TE SAJ ISHTE DHE GADISHULLI I BALKANIT.

Page 3: Levizjet nacionaliste ne ballkan

BALLKANI

DERI NE LUFTEN E PARE BOTERORE NUK NJIHEJ EMRI BALLKAN, PASI KY TERRITOR QUHEJ TURQIA EVROPIANE. GJATE LUFTES E PAS SAJ, ME NDYSHIMET E MEDHA POLITIKE QE NDODHEN ME NJOHJEN ME TE MIRE TE KETYRE TERRITOREVE.

EVROPA JUGLINDORE FILLOI TE QUHEJ BALLKAN OSE GADISHULLI I BALLKANIT.

Page 4: Levizjet nacionaliste ne ballkan

PERANDORIA OSMANE DREJT RENIES

Gjendja e shtetit osman ishte keqësuar edhe më shumë. Në letër ushtria osmane llogaritej rreth 300 000 veta, kurse në të vërtetë nuk i kalonte të 160 000 vetat. Përsa i përket armatimit dhe stërvitjes së ushtarakëve kishte të meta të mëdha. Më e keqe ishte gjendja e spahinjve. Forcat e Lidhjes së Shenjtë ne te cilen merrnin pjesepjesë Austria, Polonia Venediku, Malta dhe pas dy vjetësh hyri edhe Rusia.

Ushtritë austriake morën Budën që kishte 160 vjet që ndodhej në duart e osmanëve, thyen në Mohaç ushtrinë osmane, në vendin ku më1526 u vendos fati i Hungarisë dhe pushtuan Beogradin; në Vidin pranë Danubit, u thye flota osmane. Në përparimin e shpejtë të ushtrisë austriake ndikoi edhe qëndrimi i ushtrisë osmane. Jeniçerët dhe një pjesë e ushtarëve të kategorive të tjera u rebeluan, braktisën frontin dhe u kthyen në Stamboll. Ushtria veneciane u hodh në sulm në More dhe në Dalmaci. Brenda një kohe të shkurtër në duart e venecianëve ra gjithë Moreja.

Page 5: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Në suksesin e forcave të Lidhjes së Shenjtë ndikoi dhe lufta çlirimtare e popujve të Ballkanit për të flakur zgjedhën osmane. U ngritën serbë, bullgarë, grekë dhe shqiptarë. Ata iu përgjigjën thirrjes së perandorit austriak për të luftuar kundër osmanëve. Kryengritje të fuqishme shpërthyen në rajone të Tërnovës e të Sofjes në Bullgari. Bojari rumun doli hapur kundër pushtetit qendror.

Page 6: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Lufta e pare Ballkanike filloi në vitin 1912. Shkaku ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga Shtetet e Ballkanit. Këtë aleance e bëri Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi. Ata i bene sulme të rufeshme Perandorisë Osmane dhe ariten ta përzënë Perandorinë Osmane. Pas Perandorisë Osmane në plan erdh ndarja e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Tensionet në mesin e vendeve të Ballkanit mbi aspiratat e tyre rivale në krahinat e Rumelise osmane të kontrolluar, pikërisht Roumelia Lindore, Trakia dhe Maqedonia, ishin ulur disi pas ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha në mesin e shekullit të 19-të,. Nga 1867, Serbia dhe Mali i Zi kishin siguruar pavarësinë e tyre, e cila u konfirmua nga Traktati i Berlinit një dekadë më vonë. Por pyetja e realizueshmërisë të sundimit osman u rigjallërua pas Revolucionit të Turqeve te rinj ne korrik 1908 detyron Sulltanin për të rivendosur kushtetutën e pezulluar osmane, dhe zhvillimet e rëndësishme në vitet 1909-1911.

LUFTA E PARE BALLKANIKE

Page 7: Levizjet nacionaliste ne ballkan

VENDI I PARE QE FILLOI REVOLUCININ SERBIA

Me mbeshtetjen e vendeve te fuqishme sic ishte Rusia dhe Austria si dhe me levizjet revolucionare per pavaresi te popullit serb, Serbia beri dy levizje kryesore te cilat paten ndikim thelbesor e shpalljen e pavaresise se serbise .

Page 8: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Levizja e pare e drejtuar nga nje nga heronjte kombetar te Serbise sic ishte Gjorgje Petrovic

Kjo levizje nuk pati ndikimin e duhur pasi perandoria osmane shtypi kete levizje si dhe per arsye se kjo levizje ishte thjeshte nje levizje amatore me nje ushtri te dobet.

Levizja e dyte e drejtuar nga Milosh Obrenovic filloi ne vitin 1815, e cila ishte levizja perfundimtare e cila i dha dhe pavaresine Serbise. Kjo levizje u mbeshtet nga nga fuqite e medha ku me ndihmen e tyre u krijua shteti i pavarur serb.

Page 9: Levizjet nacionaliste ne ballkan

GREQIA Në qershor të vitit 1827 në Londër, Rusia,

Anglia e Franca nënshkruan traktatin mbi zgjidhjen e çështjes greke me anë të bisedimeve. Para bisedimeve të arrihej një armëpushim. Bisedimet të zhvilloheshin mbi platformën e një autonomie të Greqisë nën sovranitetin e sulltanit duke i paguar atij një tribut vjetor. Kufijtë e Greqisë do të përcaktoheshin nga fuqitë e mëdha dhe nga të dy palët. Sipas një neni sekret, në rast se Porta e Lartë nuk përgjigjej brenda një muaji, skuadriljet detare të tri shteteve të merrnin nën mbrojtje Greqinë.

Në gusht 1827 përfaqësuesit e Francës, Anglisë e Rusisë i drejtuan Portës së Lartë një notë kolektive. Për përgjigjen brenda afatit të caktuar flotat e tri shteteve bllokuan brigjet e Greqisë. Komandantët e skuadriljeve i dërguan një ultimatum Ibrahim Pashës që komandonte forcat detare për shtypjen e revolucionit grek.

Page 10: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Porta e Lartë përdori një manovër të re, për të izoluar Rusinë. Në janar 1828, nëpërmjet patriarkut të Stambollit, ajo u premtoi grekëve amnisti për pjesëmarrësit në kryengritje, kthimin e pasurive të konfiskuara, përjashtimin nga taksat për periudhën e kryengritjes, në rast se ata ndërpritnin luftën dhe i bindeshin sulltanit.

Manovra politike dështoi. Grekët nuk pranuan këto propozime. Në prill 1828 Rusia i shpalli luftë shtetit osman. Ky i fundit u gjend i papërgatitur për luftë. Luftërat e gjata me Rusinë dhe Iranin kishin gëlltitur mjete të mëdha financiare. Gjendja ushtarake ishte e keqe. Sapo ishte shkatërruar korpusi i jeniçerëve. Ushtria e re nuk kishte përgatitjen e duhur. Në të mungonin oficerët. Edhe më e keqe ishte gjendja e flotës. Ajo ishte shkatërruar në Navarinë.

Page 11: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Krahas veprimeve ushtarake vazhdonin bisedimet midis përfaqësuesve të Anglisë, Francës e Rusisë mbi çështjen greke. Në mars të vitit 1829 në Londër u arrit një marrëveshje për Greqinë e ardhshme. Shteti i ri grek do të përfshinte territorin nga gjiri i Vollosit në Lindje, përmes Agrafës e Artës deri në gjirin e Ambrakisë në Perëndim. Në të do të hynin edhe ishujt Eubea e Qikladet. Shteti grek do të ndodhej nën pushtetin e Portës dhe do të paguante çdo vit një tribut prej 1 500 000 grosh.

Në organizimin e brendshëm shteti grek do të gëzonte autonominë e plotë. Sundimtari do të zgjidhej prej tre shteteve të mëdha e Portës. Për pjesëmarrësit në luftë të shpallej një amnisti e përgjithshme. Përfaqësuesit e tri shteteve filluan bisedimet me përfaqësuesit e Portës. Nga ana tjetër Rusia për ta detyruar Portën e Lartë të përfundonte paqen, nisi në mesin e majit 1829 fushatën e dytë. Rreth 70 000 veta u hodhën mbi ushtrinë osmane, e cila ishte shumë më e madhe në numër. Ushtria e rregullt nuk i kalonte 50 000 vetët. Rusia kishte supremaci në flotën e Detit të Zi. Kjo ndikoi mjaft në zhvillimin e luftës në favor të Rusisë.

Page 12: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Zgjidhja e çështjes grekePër Greqinë u pranuan vendimet e marrëveshjeve të

Londrës të 6 qershorit 1827 e 22 marsit 1829. Paqja e Adrianopojës u ratifikua nga 2 sundimtarët. Cari ishte shumë i kënaqur nga këto kushte, kurse sulltani nuk ishte nga t’ia mbante. Ai shpresonte se do të ndryshonte gjendja me ndihmën e Anglisë e të Francës, por u gabua.

Paqja e Adrianopojësi siguroi autonominë Greqisë. Sipas marrëveshjes Porta e Lartë ishte e detyruar të pranonte rekomandimet e tri shteteve për drejtimin autonom. Por përfaqësuesit e këtyre shteteve në shkurt 1830 vendosën t’i jepnin pavarësinë Greqisë dhe këtë vendim ia imponuan sulltanit

Page 13: Levizjet nacionaliste ne ballkan

SHQIPERIA

Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e " Çështjes Lindore", në kohën që Ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, eKosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, zhvilloi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Bitola, Maqedoni) dhe përshtatën njëalfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshirë alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim

Page 14: Levizjet nacionaliste ne ballkan

RILINDJA Rilindja ishte një lëvizje e gjerë,

që tërhoqi në jetën politike të gjitha forcat shoqërore të popullit shqiptar dhe që kishte rrënjë të thella historike. Ajo u zhvillua në një truall të përgatitur nga kryengritjet popullore, që nuk u ndërprenë gjatë katër shekujve të robërisë osmane dhe që drejtoheshin kundër kësaj robërie. Gjatë këtyre lëvizjeve ishte formuar te shqiptarët ndjenja e kombësisë, e identitetit dhe e individualitetit të tyre të veçantë përballë sundimtarëve të huaj. Por këto lëvizje, edhe pse kishin karakter çlirimtar, mbetën prej fillimit deri në fund lëvizje të veçuara e të palidhura ndërmjet tyre. Epoka e Rilindjes krijoi kushtet për bashkimin e tyre, për t’i kanalizuar ato në hullinë e lëvizjes kombëtare. Megjithatë, lëvizje organizativisht të veçuara e pa lidhje me njëra-tjetrën pati edhe gjatë Rilindjes.

Page 15: Levizjet nacionaliste ne ballkan

LEVIZJET REVOLUCIONARE Shek. XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu si për popujt e tjerë

të Ballkanit hyrjen në historinë moderne, si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare, që ndoqën njëri-tjetrin dhe që çuan në çlirimin e shumicës së popujve të këtij gadishulli nga zgjedha e Perandorisë Osmane]]. Këto lëvizje u zhvilluan në kushtet e rënies së Perandorisë Osmane, të shthu i fundit në Ballkan që u shkëput nga [[Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare, krahasuar me vendet e tjera ballkanike, ajo, që në fundin e shek. XVIII dhe në fillimin e shek. XIX, nisi të zhvillohej nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore e politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Vështirësitë e ritmet e ngadalshme të këtij zhvillimi të Shqipërisë, të diktuara nga kushtet e rënda e të ndërlikuara, që ishin karakteristike për vendet nën sundimin osman, nuk e penguan shoqërinë shqiptare që në agimin e shek. XIX të kishte, krahas ndryshimeve, edhe mjaft gjëra të përbashkëta me shtetet fqinje, të krijonte premisat që çuan në konsolidimin e shqiptarëve si komb, në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare dhe në zhvillimin e lëvizjes kombëtare.

Page 16: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Rilindja Shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative. Ajo synonte të zgjidhte detyrat që i takonin revolucionit kombëtar, të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, t’u hapte rrugën zhvillimit e përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë.

Page 17: Levizjet nacionaliste ne ballkan

Shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, vlerësohej nga mendimtarët rilindës si një organizim i përkohshëm e kalimtar, për të shkuar, në kushte më të favorshme ndërkombëtare drejt një shteti plotësisht të pavarur. Autonomia territoriale-administrative krijonte mundësitë që të ngriheshin institucionet juridike-politike dhe strukturat ekonomiko-shoqërore, që do të shërbenin si mbështetje për rendin shtetëror të pavarur, i cili do të vendosej sapo të krijoheshin kushtet e përshtatshme. Kjo ishte rruga që kishin ndjekur drejt pavarësisë edhe disa shtete të tjera ballkanike; ishte e natyrshme që shqiptarët të merrnin parasysh edhe përvojën e tyre.

Page 18: Levizjet nacionaliste ne ballkan

RUMANIA DHE BULLGARIA Jane dy vendet e tjera te

ballkanit te cilet u ndikuan nga levizjet qe ballkani po pesonte koheve te fundit.

Si te gjitha vendet e tjera te ballkanit edhe Rumania e Bullgaria te ndihmuar nga fuqite e medha shpallen pavaresite e tyre kunder pushtimit osman.

Ne te dyja vendet ballkanike vemendje te vecante pati zhvillimi i gjuhes dhe dhe i arsimit.

Ata bene perpjekje duke hapur shkolla ne vendet e tyre dhe filluan te botoheshin abetaret.

Ishte pikerisht Kongresi i Berlinit ai qe njohu pavaresine e tyre te plote.