24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Premte 29 Mars 2019 Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin sulmon fort Ramën pas akuzave për rritje të ndikimit rus, zbut tonet me presidentin Ç m i m i 2 0 l e k ë Protestat e nisura nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po zbehen nga dita në ditë. Pas djegies së mandateve Basha dhe Kryemadhi deklaruan se qeveria... Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme mes debatesh ndryshimet në projektligjin për vetingun në polici. Protagonistë janë bërë ish-min- istri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj... Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po shkatërrohen nga dita në ditë. Pasi të gjithë deputetët lanë Parlamentin duke djegur mandatet dhe pas rrjedhjes që dy partitë opozitare më të mëdha në vend pësuan tek... Skandalet e ALUIZNI-t nuk kanë të sosur. Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry- era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi për rregullimin... Miratohen ndryshimet në ligjin për vetingun në polici, Fatmir Xhafaj del kundër Sandër Lleshajt, përplasje mes socialistëve në Parlament Zbehen protestat e opozitës, tubimi para Parlamentit mbyllet për 3 orë, dështon skenari Berisha- Kryemadhi për dhunë Deputetët e rinj krijojnë grupe parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ediola Braha marrin frenat e PD-LSI në Kuvend, betohen dy emra të tjerë Thellohen skandalet e ALUIZNI-t, ja si është abuzuar me fondin limit në tendera, batërdi me legalizimet në bregdetin e Sarandës Faqe 2 Faqe 8 Faqe 6 Faqe 10 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Bardhyl BEJKO Nga Enver CAKAJ Sihariq, Kuvendi u bë i popullit! Nga Besi BEKTESHI Bujaria me NATO, që mund të funksionojë edhe me BE! Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave, të besuarit e liderit të PD pranojnë mandatet, SHBA- BE lënë në baltë Berishën, Metën e Kryemadhin Dokumentet e CIA, ja si u arrestua Liri Gega pas Konferencës së vitit 1956 dhe përplasjet që lindën mes Enver Hoxhës dhe Hrushovit për eliminimin e saj Zbardhet vendimi për taksën e re të ndërtesës, ja sa do të jetë pagesa për banesat dhe bizneset sipas zonave në Tiranë dhe rrethe Edi Rama: PD-LSI janë kthyer në parti endacake, me djegien e mandateve do të rrudhen, zgjedhjet vendore nuk shtyhen Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Qeveria ka ndryshuar çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, në të gjithë vendin.Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit... Strategjia e ndjekur nga opozita ditët e fundit, ka rritur dyshimet dhe hamendësimet në qarqet politike e mediatike. Më 16 shkurt u dhanë sinjale se vendi do shkojë te mosbindja civile, por situata ka ndryshuar. Kreu demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga skenarët e dhunës, pavarësisht deklaratave të lëshuara nga Sali Berisha e Monika Kryemadhi. Këta të fundit tentuan disa herë të shkonin... Faqe 11 Faqe 12 Faqe 5 Faqe 7 Faqe 4 PD-LSI të mbërthyera nga rusët, protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë në të njëjtat data dhe me skenarë identikë, pasqyrim masiv në mediat e Putinit Sa herë e kanë “vrarë” Edi Ramën deri tani?!

Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Premte 29 Mars 2019

Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin sulmon fort Ramën pas akuzave për rritje të

ndikimit rus, zbut tonet me presidentin

Çmimi 20 lekë

Protestat e nisura nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po zbehen nga dita në ditë. Pas djegies së mandateve Basha dhe Kryemadhi deklaruan se qeveria...

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme mes debatesh ndryshimet në projektligjin për vetingun në polici. Protagonistë janë bërë ish-min-istri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj...

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po shkatërrohen nga dita në ditë. Pasi të gjithë deputetët lanë Parlamentin duke djegur mandatet dhe pas rrjedhjes që dy partitë opozitare më të mëdha në vend pësuan tek...

Skandalet e ALUIZNI-t nuk kanë të sosur. Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi për rregullimin...

Miratohen ndryshimet në ligjin për vetingun në polici, Fatmir

Xhafaj del kundër Sandër Lleshajt, përplasje mes

socialistëve në Parlament

Zbehen protestat e opozitës, tubimi para Parlamentit

mbyllet për 3 orë, dështon skenari Berisha-

Kryemadhi për dhunë

Deputetët e rinj krijojnë grupe parlamentare, Rudina Hajdari

dhe Ediola Braha marrin frenat e PD-LSI në Kuvend, betohen dy emra të tjerë

Thellohen skandalet e ALUIZNI-t, ja si është abuzuar me fondin limit në tendera, batërdi me legalizimet në

bregdetin e Sarandës

Faqe 2

Faqe 8

Faqe 6

Faqe 10

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Enver CAKAJ

Sihariq, Kuvendi u bë i popullit!

Nga Besi BEKTESHI

Bujaria me NATO, që mund të funksionojë

edhe me BE!

Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave, të besuarit e liderit të PD pranojnë mandatet, SHBA-BE lënë në baltë Berishën, Metën e Kryemadhin

Dokumentet e CIA, ja si u arrestua Liri Gega pas Konferencës

së vitit 1956 dhe përplasjet që lindën mes Enver Hoxhës dhe Hrushovit për eliminimin e saj

Zbardhet vendimi për taksën e re të ndërtesës, ja sa do të jetë pagesa

për banesat dhe bizneset sipas zonave në Tiranë dhe rrethe

Edi Rama: PD-LSI janë kthyer në parti endacake, me djegien e mandateve do të rrudhen, zgjedhjet vendore nuk shtyhen

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Qeveria ka ndryshuar çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, në të gjithë vendin. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit...

Strategjia e ndjekur nga opozita ditët e fundit, ka rritur dyshimet dhe hamendësimet në qarqet politike e mediatike. Më 16 shkurt u

dhanë sinjale se vendi do shkojë te mosbindja civile, por situata ka ndryshuar. Kreu demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga skenarët e

dhunës, pavarësisht deklaratave të lëshuara nga Sali Berisha e Monika Kryemadhi. Këta të fundit tentuan disa herë të shkonin...

Faqe 11Faqe 1

2

Faqe 5

Faqe 7

Faqe 4

PD-LSI të mbërthyera nga rusët, protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë në të njëjtat data dhe me

skenarë identikë, pasqyrim masiv në mediat e Putinit

Sa herë e kanë “vrarë” Edi Ramën deri tani?!

Page 2: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

Dje Kuvendi u mblodh në seancë plenare, ndër-kohë që opozita protestës protestë para këtij institucio-ni. Duke marrë shkas nga protestat e shkuara, ku ka pasur përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës, policia kishte masat e nevojshme për shman-gien e konflikteve dhe garantimin e sigurisë së depu-tetëve. Godina është rrethuar nga efektivët dhe sipas policisë për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan rreth 1300 policë. Forcat e rendit dhe ato shqiponja kishin krijuar kordonin e parë, ndërsa më në brendësi ishin FNSH, garda dhe RENEA, për ruajtjen e rendit dhe të monitorimin e protestës. Po ashtu, rrugët që të çonin për tek Parlamenti ishin rrethuar me skela hekuri, duke mos lejuar asnjë qytetar që të kalonte.

Dje në disa raste protestuesit e opozitës u përleshën me policinë, duke hedhur ndaj tyre kapsolla dhe ten-tuar që të thyenin kordonin, në mënyrë që të mësynin brenda godinës së Parlamentit. Në këto kushte, Policia e Shtetit bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë. “Ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë. Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë. Vep-rimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin. I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime”, thuhet në deklaratën e policisë.

PROTESTA E OPOZITËS, ANGAZHOHEN 1300 POLICË

SENDET NDAJ UNIFORMAVE BLU, POLICIA THIRRJE PROTESTUESVE

p o l i t i k e www.sot.com.al

Militantët e opozitës sulmojnë me bojë të zezë godinën e Ministrisë së Brendshme, reagojnë Rama e Lleshaj

Opozita protestoi ditën e djeshme për rreth tre orë para Parlamentit, ku nuk mun-guan edhe disa incidente, sikundër ishin hedhja e shashkave dhe tymuesve në drejtim të policisë dhe shtyrja me këta të fundit. Por pas disa përplasjesh me efektivët, militantët e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë tërhequr nga Kuvendi, teksa iu drejtuan Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku qëndruan atje për disa minuta. Ndërkohë që disa militantë kanë hedhur bojë të zezë ndaj mureve të Ministrisë së Brendshme. Sakaq, dje këtë veprim e kanë dënuar edhe ministri i

Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit reagoi dje menjëherë në rrjetet sociale, teksa ndan një foto të momentit kur protestuesit spërkatën me bojë të zezë Min-istrinë e Brendshme. “Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë”, shkruan Rama mbi foto. Nga ana tjetër, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për këtë ngjarje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Lleshaj ka dënuar veprimet e opozitës gjatë protestës dhe sulmin me bojë ndaj godinës së Ministrisë së Brendshme. Ai thotë se Lulzim Basha dikur si drejtues e ka

turpëruar MPB, ndërsa sot u mundua ta njol-losë. “Modeli i sjelljes politike të Lulzim Bashës ndaj Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, të cilën dikur e ka turpëruar si kreu saj dhe sot mundohet të njollosë me mjetet e tij”, shkruan Lleshaj. Ndërkohë që në lidhje me ngjarjen, ditën e djeshme ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Bardhi ka treguar domethënien e 3 njollave me bojë të zezë tek Ministria e Brendshme. “Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në “bazë operacionale të krimit të

organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend krye-sor të pastrimit të parave në botë””, deklaroi ai. Më tej, Bardhi sqaroi se edhe për kë ishin ato tre njolla. “Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Ta-hirin- kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn-kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllanë trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun- kampionin e servilizmit, paaftësisë dhe kor-rupsionit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Rigels SELIMAN

Protestat e nisura nga Partia Demokratike dhe Lëvizja So-cialiste për Integrim po zbehen nga dita në ditë. Pas djegies

së mandateve Basha dhe Kryemadhi deklaruan se qeveria do të rrëzohet përmes protestave dhe mosbindjes civile. Kjo thirrje u bë në mes të shkur-tit, por për pak ditë nis muaji prill dhe qeveria dhe Parlamenti vijojnë të jenë funksionalë. Mirëpo, ajo që po vihet re është se vetë PD e LSI po rrudhen pak nga pak dhe kjo u dëshmua edhe ditën e djeshme në tubimin e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë. Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita protestoi dje nis para Parlamentit, teksa shumë mbështetës të partive kryesore me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim kishin udhëtuar nga rrethet por edhe nga Tirana për të qenë pjesë e këtij tubimi, ndërsa pjesë ishin edhe banorët e “Astirit”. Këta të fundit u përplasën qysh në fillim me uniformat blu, pasi tentuan të thyenin perimetrin e siguruar nga policia, duke tentuar që t’i bashkoheshin protestës përmes hyrjeve që ishin vënë në dispo-zicion për të kaluar deputetët, në mënyrë që t’i bashkoheshin seancës plenare, sikundër ishte “Pedonalja”. Ndërkohë që ra në sy fakti se pjesën më të madhe të protestuesve e dominonin punonjësit e bashkive të administruara nga PD dhe LSI, sidomos ato të Kukësit, Kamzës dhe Vorës.

Protesta nisi në orën 10:00Fillimisht, protestuesit u grumbul-

luan para selisë blu rreth orës 9 e 45 minuta dhe më pas nisën marshimin për tek Kuvendi. Rreth orës 10:00 minuta, sheshi para Parlamentit nisi të popullo-hej, teksa protestuesit në kor thërrisnin “Rama ik”, “Parlamenti i krimit”, ndërsa mbanin në dorë edhe pankarta me mb-ishkrime antiqeveritare dhe ishin pajisur me vuvuzela. Po ashtu, ajo që ra në sy në protestën e djeshme kishte të bënte me faktin se ndryshe nga herët e tjera, num-ri i protestuesve ishte më i pakët, ndërsa disa prej protestuesve ishin pajisur me maska artizanale anti-gazlotsjellës, me qëllim bërjen ballë të përplasjes me po-licinë, në rast se kjo e fundit do të hidhte gaz-lotsjellës. Mirëpo, në të njëjtën kohë, që protestuesit po grumbulloheshin para Kuvendit, në Parlament po flisnin

Protesta e opozitës, Policia e Shtetit shoqëron 23 persona

Zbehen protestat e opozitës, tubimi para Parlamentit mbyllet për 3 orë, dështon skenari Berisha-Kryemadhi për dhunë

Salianji: Në 13 prill rrëzojmë Ramën

Opozita protestoi dje sërish para Parlamentit, ku qytetarë dhe ish-depu-tetë të PD dhe LSI mbajtën nga një fjal-im të shkurtër para protestuesve. Gjatë fjalës që mbajti para protestuesve tek Parlamenti, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklar-oi se prokurorët janë tredhur nga hallatet, pasi sipas tij, nuk thërrasin asnjëherë zyrtarët e PS, ndërsa theksoi se Rama do të largohet në protestën që do të mbahet më 13 prill para Kryem-inistrisë. “Ne kërkojmë mirëqenie për shqiptarët, Rama do para të zhvatë popullin, ndaj ne jemi këtu dhe themi Rama ik. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme dhe Shqipërisë si gjithë Evropa, ai do ta kthejë si Venezuelën e Maduros. Ne duam qeveri shërbëtore të qytetarëve dhe jo shërbëtore të oligarkëve, ndaj themi Rama Ik. Ka vetëm një zgjidhje, kjo rrugë të çon te demokracia e vërtetë, te zgjidhja për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ju dhe cili-do e sheh se si qeveria është e kapur në krim e korrupsion”, deklaroi Salianji.

Protesta pasqyrohet në mediat e huaja

Militantët e opozitës u tubuan dje sërish para Parlamentit, ku nuk mun-guan edhe disa incidente të vogla mes tyre dhe protestuesve. Por përleshjet e protestuesve të opozitës me Policinë para Parlamentit bënë edhe një herë xhiron e botës dje. Raportimi i agjen-cisë “Associated Press”, u shpërnda menjëherë nga mediat amerikane, rrjeti televiziv “Fox News” dhe e përditshmja “New York Times”. Ndërsa zhvillimet në Tiranë u ndoqën nga afër dhe nga agjencitë e vendeve të rajonit. “Protestuesit e opozitës shqiptare u përpoqën sërish të enjten për të hyrë me dhunë në Parlament, pasi kërko-jnë dorëheqjen e qeverisë e zgjedhje të parakohshme”, ky ishte raportimi i agjencisë amerikane të lajmeve “Asso-ciated Press”, që po i ndjek prej fillimit të tyre, protestat e opozitës. “AP” theksoi se disa mijëra protestues të drejtuar nga PD hodhën tymuese dhe kapsolla e u përleshën vazhdimisht me policinë, në një përpjekje për të thyer kordonin saj që mbronte ndërtesën e Parlamentit.

Shashka dhe sende të forta drejt policisë

Rreth orës 11:00 minuta, në mes të sheshit, nisën të mbanin fjalime krerët e opozitës dhe ish-deputetë të saj, si dhe qytetarët, cilët njëzëri thërrisnin duam “Zgjedhje të parakohshme” dhe “Qeveri tranzitore”. Ndërkohë, gjatë protestës nuk munguan edhe incidentet e vogla, ku disa protestues hodhën sende të forta, shashka, flakadanë dhe shkopinj në drejtim të uniformave blu. Madje, në disa raste protestuan disa herë që të çanin kordonin e policisë, me qëllim që të mësynin brenda godinës së Parla-mentit. Megjithatë, protesta u mbyll pas

3 orësh, për shkak se Lulzim Basha iu kërkoi protestuesve që ta shoqëronin në marshimin e tij, ku qëndresa e parë ishte Ministria e Brendshme dhe destinacioni final selia blu. Por pjesëmarrja e ulët në tubimin dje para Parlamentit tregoi edhe një herë se protestat e opozitës nuk po japin rezultatet e pritshme, si-kundër është rrëzimi i qeverisë. Edhe pse Berisha e Kryemadhi bëjnë thirrje për dhunë, skenarët e tyre po dështojnë. Ndërkohë, mësohet se pas protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka sho-qëruar 23 protestues, të cilët dyshohet se gjatë protestës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të tyre.

deputetë e mazhorancës dhe kjo gjë ka irrituar protestuesit. Në shenjë revolte, protestuesit jashtë Kuvendit e përcollën fjalën e deputetëve në sallë, duke hed-hur tymuese dhe kapsolla në drejtim të godinës së Parlamentit dhe kordonëve të policisë të cilit ishin dislokuar aty në rruajtje të rendit dhe sigurisë publike, madje dhe të deputetëve. Më pas, rreth orës 10:45 minuta, Basha dhe Berisha lënë selinë e PD-së dhe iu drejtuan pro-testuesve para Kuvendit, ndërsa rrugës iu bashkua edhe kryetarja e LSI, Mon-ika Kryemadhi. Të pranishëm në pro-testë ishin edhe shumë ish-deputetë të opozitës, të cilët folën para protestuesve.

Page 3: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD-LSI paralajmërojnë të tjera protesta, nuk pranojnë vendimin e deputetëve të rinj që morën mandatin

Partia Demokratike dhe Lëvizja Social-iste për Integrim duket se nuk do ndalin protestat e tyre para Parlamentit. Pas djegies së mandateve, Basha dhe Kryemadhi kanë përdorur skenar destabilizues, ku kanë shkaktuar incidente të ndryshme. Deputeti i LSI, Endrit Braimllari paralajmëroi dje se protesta e radhës do të jetë në 13 prill, duke shtuar se çdo tubim kundër qeverisë ia ka ar-ritur qëllimit. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se qytetarët do të shtohen më shumë në numër për shkak se keqqeverisja e Ramës po varfëron qytetarët. “Kemi edhe

një protestë me datë me datë 13 prill, që do të jetë përpara Kryeministrisë. Në këto kus-hte që ndodhet vendi, çdo protestë që bëhet, i realizon objektivat e veta, sepse qëllimi kryesor i qytetarëve që protestojnë ka të bëjë me qeverisjen e keqe që po bën Rama, me varfërinë që ka mbuluar vendin, me të rinjtë dhe të rejat që po largohen nga vendi. 500 mijë shqiptarë janë larguar, mungesa e një politike e cila krijon mundësinë e punësimit, arroganca e qeverisë dhe e këtij kryeministri. Pra janë një sërë faktorësh që bëjnë që qytetarët të jenë gjithmonë e më

shumë të shumtë në numër për të protestuar kundër kësaj qeverie”, tha Endrit Braimllari. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, i cili ka bërë thirrje për protestën e radhës, e cila do të mbahet në 13 prill. Gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit, ai akuzoi deputetët e rinj, duke thënë se ata janë blerë nga mazhoran-ca. Boçi tha se Parlamenti është ilegjitim, i mbushur sipas tij me hajdutë dhe kriminelë. “Çdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parlament që nuk e njohim, fals, i mbushur

me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërg-jegjshëm që pranojnë të përfaqësojnë popul-lin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare. Rama duhet ti thërrasë mendjes. Protesta e sotme pritet të jetë e fuqishme. Më vjen keq, nuk kam asnjë koment. Është një maskaradë, një lojë e pisët e mazhorancës që kërkon të krijojë një opozitë false. Opozita ja ku është, janë qytetarët dhe nuk janë ata individë të blerë”, tha Boçi.

“Ne duhet të forcojmë edhe një ligj tjetër, atë të fi-nancimit të partive politike. Jemi sot para një akti të kon-firmuar tashmë nga të gjitha burimet, se për fatin e keq të shqiptarëve, sepse Partia Demokratike ka qenë dikur një prej aseteve më të rëndësishme në vend, partia e parë e idealeve të Dhjetorit që buroi nga studentët e Dhjetorit dhe që sot dëshmohet të jetë peng i një financimi të dyshimtë me burim rus me një shumë prej më shumë se një milion dollarësh. Ish- zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të

mbrojtjes z. Carpenter dje tha shumë qartë se: Kur deputetët e opozitës djegin mandatet dhe refuzojnë të jenë pjesë e procesit politik, duke ushqyer përçarje bipolare të politikës, kjo është toka më pjellore, situata më e përkryer, që Rusia të përfitojë e të ushqejë më shumë armiqësi, përçarje dhe kaos në shoqëritë e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Provat e shfaqura në artikullin e “Mother Jones”, të cilat ne i bëmë publike, e më pas pothuajse të gjitha mediat amerikane dhe ata evropiane i bënë publik”, tha Taulant Balla dje.

BALLA: PD, PENG I FINANCIMEVE RUSE

PD-LSI të mbërthyera nga rusët, protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë në të njëjtat data dhe me skenarë

identikë, pasqyrim masiv dhe në mediat e Putinit

Më 16 mars e 16 shkurt, protesta në Shqipëri, Serbi e Mal të Zi, ja faktet

Kliti TOPALLI

Provat, të dhënat dhe zërat se pas protestave në Ballkan fshihen rusët po shtohen nga dita në ditë. Zyrtarët më të

lartë ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin për shtrirjen e tentakulave të Putinit, ndërsa në Tiranë duket se ato kanë prekur opozitën shqiptare. Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e mohojnë diçka të tillë, por çdo ditë që kalon dalin në dritë fakte që kanë rritur dyshimet se Moska po investohet për të destabilizuar vendin tonë. Dje opozita protestoi para Parlamentit, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Bal-la, lëshoi akuza të drejtpërdrejta se ky është një skenar i mirëfilltë rus. Ashtu siç gazeta e tha pak ditë më parë se PD-LSI po kopjojnë opozitën serbe, Balla e përforcoi akoma dhe më shumë duke treguar të tjera ngjashmëri, jo vetëm mes protestave të Tiranës dhe atyre në Beograd, por dhe me ato në Podgoricë të Malit të Zi. Ai u shpreh se falë rusëve kemi një koordinim të mirëfilltë, pasi më 16 shkurt dhe më 16 mars është protestuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Serbi e Mal të Zi, ndërsa po ndiqet e një-jta strategji protestash. “Lulzim Basha nuk mund të ketë më të drejtën morale të flasë në emër të Partisë Demokratike, por ajo që duhet të ketë mbetur ende nga Partia Demokratike për t'u distanc-uar nga kjo lidhje e dyshimtë që nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, nuk është e rastësishme që në 16 shkurt të organ-izohej protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë edhe në Beograd. Nuk është e rastësishme që edhe në 16 mars të kishte protestë edhe në Podgoricë edhe në Beograd edhe në Tiranë. Madje edhe forma e protestës në Tiranë po sposto-het si format e protestës në Beograd e Podgoricë, nuk do ta bëjmë me 13 prill ditën, por do ta bëjmë natën”, tha ai. Edhe pak ditë më parë, gazeta tregoi se PD-LSI po kopjonin serbët, ndërsa dje kanë dalë në dritë të tjera të dhëna se kemi me një skenar të mirë-organizuar për të mbajtur protesta të vazhdueshme në Ballkan.

Faktet Gazeta “SOT” ka bërë një verifikim

të thjeshtë në internet, ku dëshmohet qartë se disa protesta të mbajtura në Tiranë, kanë qenë në të njëjtën datë me ato në Serbi e Mal të Zi. Më 16 mars, opozita protestoi para Kryeministrisë

Blindohet Tirana, zyrtarët e NATO në Shqipëri

Në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) janë mbledhur në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të cilat janë pjesë e kësaj organizate. Në kuadër të kësaj dite, kryeministri Rama ka publikuar një video në të cilën tregohen disa nga takimet, ar-ritjet dhe kontributin e Shqipërisë në këtë aleancë. Në kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në Tiranë do të zhvillo-hen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë. Ky vit përkon dhe me drejtimin e pothuajse te gjitha nismave rajonale nga vendi ynë (A5- Adriatik – Charter; SEDM; RACVIAC). Ndër eventet më kryesore parashikohen të jenë aktivi-tetet e datave 28 – 29 mars, “Shqipëria 10 vjet në NATO”, ku janë ftuar të marrin pjesë: ministra të Mbrojt-jes dhe shefa shtabesh të vendeve anëtare dhe komandave të NATO-s; ambasadorë; atashe të akredituar në vendit tonë; parlamentarë; flamurtarë të vendeve anëtare të NATO etj. Por në këtë kuadër janë marrë dhe masa të larta sigurie.

Xhaçka: Shqipëria, partnere strategjike në NATO“10 vjet më parë Shqipëria u

pranua si anëtare e Aleancës më të madhe ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia. Sot, një dekadë më pas, unë jam shumë krenare që ne jo vetëm e kemi justifikuar atë besim, por falë punës e kontributit tonë, ia kemi dalë të kthehemi në një partner të besueshëm dhe një aset strategjik për aleancën në rajon”. Kështu u shpreh ministrja e Mbrojt-jes Olta Xhaçka, në fjalën e mbajtur mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë e pritjes zyrtare të organizuar në Tiranë, me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku ishin të pranishëm përfaqësues të lartë të institucioneve të linjës. “Është vërtet një kënaqësi e veçantë për mua që t’ju mirëpres sot, në një moment vërtet të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët”, vijoi Xhaçka, ndërsa theksoi se, “Shqipëria është një partner që po punon për të përmbushur detyrimet e saj ndaj NATO-s”, vijoi ajo.

dhe më pas e ktheu tubimin në tur nëpër Tiranë. Po më 16 mars, e njëjta gjë ka ndodhur në Beograd. Në mbrëmje opozita ka protestuar duke filluar para televizionit publik dhe më pas duke u zhvendosur në zona të tjera. Më 19 mars 2019, “Reuters” ka shkruar: “Protestuesit antiqeveritarë “sulmuan” ndërtesën e televizionit serb”. Në të njëjtën ditë, po “Reuters” ka raportuar: “Mijëra qytetarë marshojnë në kryeqytetin e Malit të Zi, duke i kërkuar dorëheqjen presidentit”. E njëjta gjë ka ndodhur dhe më 16 shkurt 2019. Opozita shqiptare sulmoi Kryeministrinë, ndërsa në mbrëmje të asaj dite protestohej në Mal të Zi e në Serbi. “Mijëra qytetarë protestojnë në Serbi kundër qeverisë së Vuçiç”, rapor-tonte më 16 shkurt “Trt World”. Ndërsa

“Radio Europa e Lirë” po më 16 shkurt ka raportuar: “Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë largimin e qeverisë”. Artikujt kanë qenë në kohë reale, duke treguar qartë se kemi një dorë të fshehtë që po koordinon gjithë protestat dhe dy-shimet bien mbi Moskën.

Pasqyrimi në mediat ruseNjë tjetër element që forcon bindjen

se Moska po shtrin ndikimin në Tiranë, Beograd e Podgoricë, duke tentuar

destabilizim është dhe fakti se mediat e Putinit janë me sy e veshë se çfarë ndodh në rajon. Protesta e djeshme e opozitës para Parlamenti është pasqyruar gjerë-sisht në mediat ruse, e veçanërisht te ato shtetërore, si agjencia “Sputnik”. Por nëse vihet re, pasqyrim të njëjtë ka pasur dhe për protestat në Beograd e Podgoricë. Pra çdo ditë që kalon, forco-het bindja se PD e LSI, tani që po afron SPAK, ka kthyer sytë nga Moska.

M i c h a e l C a r p e n t e r , ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes, ka deklaruar dy ditë më parë se djegia e man-dateve dhe protestat e opozitës i shërbejnë Moskës, duke faktuar atë që gazeta ka thënë prej muajsh se pas gjithçkaje fshihet Moska. “Kur deputetët e opozitës djegin mandatet dhe refuzojnë të jenë pjesë e procesit politik, duke ushqyer përçarje bipo-lare të politikës, kjo është toka më pjellore, situata më e përkryer që Rusia të përfitojë e të ushqejë më shumë armiqësi, përçarje dhe kaos në shoqëritë e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë. Provat e shfaqura në artikullin e ‘Mother Jones’ janë seri-oze. Ato tregojnë lidhjen që ekziston midis aktorëve rusë dhe me intere-sat e PD-së në Shqipëri. Kjo është alarmante. ”, tha Michael Carpenter.

Ja alarmi i amerikanëve

Page 4: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

4 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Ndikimi i Rusisë në Ballkan mbështetet në afrimitetin e hershëm shpirtëror, kulturor dhe etnik me popujt e rajonit. Ky ndikim ka për qëllim ndërtimin e marrëdhënieve në bazë të respektit të ndërsjellë në fushën e tregtisë, ekonomisë, investimeve dhe atë humanitare, si edhe në forcimin e gjithanshëm të stabilitetit dhe sigurisë në këtë pjesë të Evropës. Për fat të keq, në Perën-

dim ekzistojnë disa forca që nuk e pëlqejnë vetë faktin e pranisë ruse në Ballkan, megjithatë nuk guxojnë të flasin hapur për këtë, ndaj shpikin histori absurde për “ekspansionin” e Rusisë, “veprimtari subversive”, “luftë hibride”, “atentate” etj., por, në të njëjtën kohë, nuk sjellin asnjë fakt konkret. Ky është stili i zakonshëm i vendeve perëndimore vitet e fundit”, tha dje ambasadori rus.

Karpushin: Ja çfarë synojmë në Ballkan

“Unë tashmë ju fola për absurditetin dhe pathemelësinë e materialeve të tilla në mediat shqiptare. Nëse i analizojmë ato me kujdes, do të shohim se në to nuk ka as edhe një fakt të vetëm konkret, por vetëm hamendje. Dhe kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë

Demokratike? Mos vallë është më pro-ruse sesa Partia So-cialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse. Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete ruso-fobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë”, tha dje Karpushin.

AMBASADORI RUS FLET PËR LOBIMET E PD

Plasin përçarjet brenda opozitës, Basha i distancuar nga Kryemadhi gjatë protestës, Berisha lë në mes tubimin para Parlamentit

Nisin përplasjet, divergjencat dhe mos-marrëveshjet brenda kampit opozitar. Djegia e mandateve është kthyer në një sport të vështirë për PD dhe LSI, pasi ditët e fundit po tregohet qartë se një pjesë e deputetëve janë penduar, ndërsa qytetarët po lodhen me të njëjtin skenar. Berisha dhe Kryemadhi në çdo dalje bëjnë thirrje për revolta të mosbindjes civile, por Basha në protestat e fundit ka treguar vetëpërmbajtje. Ky është një sinjal se brenda opozitës kanë nisur mosmarrëveshjet e para dhe gjithçka u faktua dje. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu demokrat, Lulzim Basha ishin mjaft të distancuar nga njëri-tjetri. Por një tjetër detaj in-

teresant është se ish kryeministri Sali Berisha ka qëndruar shumë pak në protestë. Të gjitha këto dëshmojnë qartë se kanë nisur mosmarrëveshjet mes Bashës, Berishës dhe Kryemadhit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lëshuar dje të tjera akuza të forta ndaj qeverisë gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit. Në fjalën e saj, ajo u shpreh se për të gjitha ndërtimet që flasin ndërkombëtarët janë bërë me paratë e drogës. Kryemadhi deklaroi se kryeministri Rama me para të pista dhe me krimin e organizuar ka blerë edhe votat në zgjedhjet parlamentare të 2017, duke shtuar se kjo qeveri po varfëron shqiptarët. “Dëgjojmë ndërkombëtarët se si flasin për kulla

të larta, të shtrenjtë të cilat nuk janë bërë me taksat e bizneseve shqiptare, por janë bërë me paratë e drogë dhe me paratë e krimit. Themelet e këtyre kullave të shumta, që ka ngritur Edi Rama në Tiranë janë paratë e drogës që mbolli në 2015-ën dhe i shiti në 2016. Janë paratë e drogës që përdori për të blerë votat me krimin e organizuar në 2017”, u shpreh Kryemadhi. Edhe kreu demokrat, Lulzim Basha ka ngritur dje akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama. Gjatë fjalës së tij në protestën para Parlamentit, ai ka kërcënuar biznesmenët që bashkëpunojnë me qeverinë, duke thënë se populli nuk ua fal shërbimin ndaj klikës mafioze. Basha deklaroi se

për të zgjidhur krizën politike duhet bashkimi i të gjithë shqiptarëve të ndershëm, duke shtuar se Parlamenti është kthyer në një fasadë. “Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë, siç nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë një Parlament fasadë. Zgjidhja politike kërkon bashkimin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, edhe të social-istëve të ndershëm që janë braktisur, tradhtuar dhe vjedhur nga Edi Rama, njësoj si pjesa tjetër e shqiptarëve. Sot u shtrij dorën të gjithë shqiptarëve të ndershëm, të gjithë socialistëve të ndershëm, për këtë pakt të madh kombëtar, për këtë ndryshim të madh që po vjen, ndryshimin e pandalshëm të Shqipërisë si gjithë Europa”, u shpreh Basha.

Kliti TOPALLI

Ambasada ruse në Tiranë ka reaguar për herë të parë pas akuzave se fshihet Moska pas skenarëve destabilizues

në Tiranë. Ambasadori Alexander Karpushin, në një intervistë për tel-evizionin “A2” foli për këtë çështje. Normalisht ai deklaroi atë që pritej, duke mohuar të gjithë zërat. Por nga gjithë intervista e tij, u duk se ambasadori ishte shumë kritik ndaj kryeministrit Rama dhe mjaft i butë me presidentin Ilir Meta. I pyetur mbi deklaratat e Ramës se fshihet Moska pas skenarëve destabilizues, ai tha: “Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit”. Sipas ambasadorit rus, është shqetësuese që deklara-tat e udhëheqësve shqiptarë ngan-jëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. “Është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet. Për shembull, kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE. Sidomos zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Ru-sia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik”, shtoi Karpushin, duke ju referuar deklaratave të Ramës në Itali.

Karpushin i butë me MetënAjo që ra në sy gjatë intervistës

është se ambasadori në një farë mënyre u duk sikur mori në mbrojtje presidentin Ilir Meta. Gazeta e ka thënë se presidenti ka kthyer sytë nga Rusia prej shumë kohësh dhe dje ky qëndrim u përforcua ndjeshëm. Ambasadori Karpushin nuk la pa përmendur deklaruan e Metës kur tha pak ditë më parë se ka ndikim toksik nga Moska. Por përmendja e saj, duket se ishte në një farë mënyre kamuflim

Ambasadori rus valë akuzash Ramës, tepër i rezervuar me presidentin

Moska merr në mbrojtje Metën, ambasadori Karpushin sulmon fort Ramën pas akuzave për rritje të ndikimit rus, zbut tonet me presidentin

për të treguar se Meta nuk ka lidhje me Moskën. Por kjo pjesë stonoi me faktin se Karpushin ishte shumë tepër i ash-për ndaj kryeministrit Rama, krahasu-ar me presidentin Meta. Këtë të fundit nuk e sulmoi fare, por vetëm i kujtoi se si Bashkimi Sovjetik na ndihmoi pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu ai në

asnjë moment nuk i përmendi emrin Metës, ndërsa kryeministrit ju drejtua në emër. “Kur dëgjojmë nga zyrtarët shqiptarë për ndikimin gjoja “toksik” të Rusisë në rajon, mua më duket se ata kanë harruar ose e kanë detyruar veten të harrojnë atë që ka ndodhur këtu pas përfundimit të Luftës së Dytë

Caka: Qëllimi ynë të rrëzojmë qeverinë, në vend mungon rendi Ish-deputetja e LSI, Silva Caka tha

se misioni i opozitës dhe qytetarëve është rrëzimi i qeverisë. Gjatë fjalës së saj para Parlamentit, ajo u shpreh se në Shqipëri mungon rendi dhe siguria, duke shtuar se çdo ditë po largohen shumë të rinj nga vendi. “Unë jam një 31 vjeçare që nëse nxjerr fëmijët e mi shëtitje nga liqeni, mund të shoh që vriten njerëz në mes të ditës. A kam unë sot garanci për 31 vjeçarët, a ka garanci për ata që janë më të rinj. A ka më sot vend në Shqipëri për ata që ikin çdo ditë dyerve të ambasadave. Duan të ikin një orë e më parë sepse është kanceri më i madh dhe më agresiv i këtij vendi, metastazat e tij i ka përhapur kudo dhe duhen shkulur me rrënjë. A ka më sot garanci që ne realisht jemi duke jetuar në një vend demokratik? Deri para pak kohësh konsiderohej si periudhë tranzi-cioni, një demokraci e brishtë. Sot jemi në kushtet e një autokracie të vendosur nga Edi Rama. Dhe misioni i secilit prej nesh është ta zhdukim një orë e më para nga Shqipëria”, tha Silva Caka.

Nora Malaj: Nuk tërhiqemi nga rruga jonë,

Parlamenti i kapur nga krimiIsh-deputetja e Lëvizja Socialiste

për Integrim, Nora Malaj tha se opozita nuk tërhiqet nga protestat, duke shtuar se Parlamenti është i kapur nga krimi. Gjatë fjalës së saj para Kuvendit, ajo deklaroi se qeveria nuk po realizon ligje për interes të qytetarëve, por për interesa të oligarkëve. “Jemi në ditën e 7 të protestës së madhe. 7 ditë i kanë mbetur për ti ardhur fundi i tij dhe i qeverisë së krimit. Sot janë këtu në emër të moshës së dytë. Rruga jonë nuk ka kthim. Rruga jonë është për shumë djem dhe vajza, është për shumë prindër,është për të gjithë ne. Sot jemi përpallë këtij Parlamenti të kapur. Pop-ulli ka rrethuar Parlamentin që ka mar-rë damkën e Parlamentit të krimit. Dhe pse e ka marrë këtë damkë. Sepse sot më shumë se kurrë nuk po realizohen ligje në interes të popullit por në interes të oligarkëve për të kapur popullin. Ne miqtë e mi jemi lind të lirë sepse kemi simbolin e shqiponjës dykrenore”, u shpreh Nora Malaj.

Botërore. Rusia, e shkatërruar dhe e stërmunduar nga lufta, pasi kishte humbur 27 milionë jetë njerëzish, iu përgjigj thirrjes së popullit shqiptar për ndihmë dhe në fakt e shpëtoi Shqipërinë nga katastrofa human-itare, duke dhënë një kontribut kolosal në zhvillimin e ekonomisë, shkencës, kulturës, ushtrisë, si edhe në shkollimin e përfaqësuesve më të mirë të elitës, me të cilët shqiptarët edhe sot krenohen me të drejtë. Meqë ra fjala, sot frytet e ndihmës sonë i gëzon jo vetëm vetë Shqipëria, por edhe NATO-ja, e kam fjalën për infrastrukturën ushtarake të krijuar në vendin tuaj”, u shpreh Karpushin, duke mos sulmuar drejtpërdrejt pres-identin, sikundër ndodhi me Ramën. Po ashtu ai mohoi dhe mbështetjen ruse për lobimet e PD, ndryshe nga sa është faktuar deri më sot.

Page 5: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Partia më e trembur nga refor-ma zgjedhore është padyshim Lëvizja Socialiste për Integrim. Pakti Rama-Berisha i vitit 2008 ka trembur Ilir Metën dhe tani LSI është skeptike për çdo reformë. Që në fund të vitit që lamë pas PD e LSI e dakordësuan draftin e re-formës dhe më pas PS e paraqiti në Parlament. Demokratët kërkonin që të miratohej më parë në Komi-sionin e Reformës Zgjedhore. Por deklaratat më shumë ishin për

konsum politik, pasi nuk mund të “tradhtonin” LSI. Por PD e PS pak-tin për reformën zgjedhore e kanë mbyllur. Por më pas LSI nisi pre-sionet duke pasur frikë se me këtë draft del jashtë loje si parti. Aty par-ashikohet që të hiqen komisionerët dhe të zëvendësohen me punonjës që gëzojnë statusin nëpunësit civil. Shumica e të cilëve janë punësuar nga PD e PS. Kjo fundos LSI. Por me djegien e mandateve dhe deputetët e rinj, kjo reformë do miratohet.

LSI në panik nga reforma zgjedhore

“Ne thjesht duhet të ecim përpara. Nuk kemi ngut për të bërë kalimin e reformës zgjedhore në Kuvend, akoma. Ne jemi këtu. Zonjat dhe zotërinjtë që janë në krahun tjetër nuk i kemi zgjedhur ne dhe nuk i kemi sjellë ne këtu. I ka sjellë lista e hartuar dhe e firmosur nga dok-torja e shkencave horoskopike, Monika Kryemadhi dhe nga artisti Lulzim Basha. Ndërkohë që sot janë këtu, në vendet që iu jep Kushtetuta dhe ligji. Kështu që komisionet përkatëse, siç po krijohen, me pjesëmarrjen e zonjave dhe zotërinjve që kanë ardhur në Parlament, do të pasqyrojnë

edhe bashkëpunimin me opozitën në komisionin zgjed-hor, ku patjetër ne do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata. Jo këtu, por një derë në tryezë. Ne jemi gati që atyre, sidoqoftë, meqë kanë vulat e partive akoma për ca kohë, t’iu njohim të drejtën e vulës mbi propozimin, t’iu njohim edhe të drejtën e vetos, po të duan, por nuk do presim gjatë. Do të presim aq sa është e arsyeshme, sepse nuk do ta lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor nga ana e Këshillit Europian, se ata nuk duan të vijnë”, tha Rama dje.

RAMA: DO TË MIRATOJMË REFORMËN ZGJEDHORE

Edhe Holanda del kundër PD e LSI: Djegia e mandateve nuk është mënyra e duhur për të zgjidhur problemet, Parlamenti themel i demokracisë

Asnjë shtet i huaj nuk mbështet djegien e mandateve nga ana e PD dhe LSI. Dje kundër tyre është rreshtuar dhe Holanda. Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë së Mbretërisë së Holandës, Ferdinand Grapperhaus në një konferencë për median tha se Kuvendi është themeli i çdo demokracie dhe bëri thirrje për protesta të qeta. “Demonstratat janë një element shumë i rëndësishëm dhe thelbësor i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit da-lin në rrugë. Por më vjen keq që kemi pasur raste dhune në Shqipëri, në disa protesta.

Unë bëj thirrje të marrin masa e të sigurohen të jenë të paqta. Protesta duhet të qëndrojë brenda sundimit të ligjit dhe dhuna shkon përtej këtyre limiteve. Më vjen keq që opozita ka marrë vendim për djegien e mandateve. Dalja nga Kuvendi nuk është mënyra për të zgjidhur problemet. Kuvendi është forumi ku duhen trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është themeli i çdo demokracie”, tha ai. Sa i përket hapjes së negociatave, ai tha se Holan-da është në pritje të progres-raportit, duke theksuar se reforma në drejtësi është kyçe

në këtë drejtim. “Ne ndjekim më vëmendje ecurinë e reformës në drejtësi. Kemi ndjekur ngritjen e KLP, KLGJ, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Nevoja për ngritjen e SPAK e BKH është e rëndësishme. Vetingu, pra rivlerësimi i gjyqtarëve është kyç në këtë proces. Është ndërmarrje monumentale, super e madhe dhe ka detyruar vendin të shtyjë ngritjen e disa institucioneve apo bllokimin e punës në institucionet ekzistuese. Kjo është një kosto që duhet pranuar për të arritur sundimin e ligjit dhe krijimin e një drejtësie funksionale e më

pas për të pasur rezultate edhe më pozitive në luftën ndaj krimit ndërkombëtar, që ka një ndikim negativ në të dyja vendet tona”, tha Grapperhaus. Sipas tij, procesi i reformës në drejtësi, që po ndërmerr Shqipëria është kyçe dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend të sigurt dhe më të mirë. “Dje në leksionin që dhashë te akademia e magjistraturës tregova lidhjen që ekziston mes vendeve që kanë një sistem të drejtë që funksion mirë dhe lumturisë që mbart shoqëria. Kjo është një gjetje nga hu-lumtimet shkencore”, tha Grapperhaus.

Kliti TOPALLI

Strategjia e ndjekur nga opozi-ta ditët e fundit, ka rritur dyshimet dhe hamendësimet në qarqet politike e media-

tike. Më 16 shkurt u dhanë sinjale se vendi do shkojë te mosbindja civile, por situata ka ndryshuar. Kreu demokrat Lulzim Basha është tërhequr nga skenarët e dhunës, pavarësisht deklaratave të lëshuara nga Sali Berisha e Monika Kryema-dhi. Këta të fundit tentuan disa herë të shkonin te mosbindja civile, por nuk ja arritën. Megjithatë, sinjalet janë se kemi një pakt disi të fshe-htë mes Ramës dhe Bashës për të mbyllur reformat e mbetura pezull. Gjatë kohës që ishte në Parlament, Bashën nuk e lejonte Berisha e LSI që të miratonte reformën zgjedhore. Në Parlament ndodhet një draft i dakordësuar mes PS dhe PD, por ai u bllokua krejt papritur. Po ashtu prej më shumë se një viti u bllokuan disa ligje të mbetura të reformës në drejtësi dhe ndryshimi i neneve që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por me djegien e mandateve u hap rruga e miratimit të tyre. Nga LSI shumë emra po pranojnë mandatet duke mos dëgjuar Kryemadhin, ndërsa nga PD po futen personazhe pranë Bashës. Emra si Alban Zeneli e Adri-atik Alimadhi kanë qenë gjithmonë pranë kreut të PD. Por dje ka pranuar mandatin një tjetër kandidat. Bëhet fjalë për Korab Litën, zëvendëskrye-tar i Bashkisë së Kamzës. Vetë Basha pak ditë më parë rikonfirmoi Xhelal Mziun si kandidat duke treguar se kanë mbështetjen e njëri-tjetrit. Fakti që pas Zenelit e Alimadhit, pranon mandatin dhe krahu i djathtë i Mziut, ka ngjallur mjaft dyshime. Dyshimet janë se Basha po fut disa nga njerëzit e tij që të miratohen reformat e mbetura. Falë votës së tyre, do të miratohet reforma zgjedhore dhe po ashtu gjithë çështjet e mbetura pezull të reformës në drejtësi.

Roli i ndërkombëtarëveFutja e deputetëve të rinj duket

se po mbështetet shumë dhe nga ndërkombëtarët. SHBA e BE e dinin se me Berishën e Kryemadhin në Par-lament mbyllja e reformave do ishte e vështirë dhe sinjalet janë se dhe ata kanë iniciuar të shkohet te djegia e mandateve. Por kush e tregon këtë? Deri më sot nuk ka dalë asnjë zyrtar

Nënkryetari i Bashkisë së Kamzës pranon mandatin e deputetit

Rama-Basha “pakt” për mbylljen e reformave, të besuarit e liderit të PD pranojnë mandatet, SHBA-BE lënë në baltë Berishën, Metën e Kryemadhin

Pra ndërkombëtarët në një farë mënyre pranojnë në heshtje largimin e PD dhe LSI nga Parlamenti duke u hapur derën emrave të rinj. Kjo ka rritur dyshimet se mund të kemi dhe një plan ndërkombëtar që Berisha,

Meta e Kryemadhi të dalin jashtë loje. Shpresat e këtyre të fundit ishin se pas djegies së mandateve do hynin ndërkombëtarët dhe do negocionin. Askush nuk e ka bërë deri më sot duke i lënë të gjithë në baltë.

Gjonaj: Reforma në drejtësi s’ka kthim pas

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi dje se qeveria do të çojë deri në fund reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp me homologun holandez, ajo u shpreh se ka pasur tentativa për ta frenuar këtë proces, por askush nuk do ja dalë dot. “Dua të them me bindje të plotë se Shqipëria ka bërë progres në realizimin e objek-tivave dhe prioriteteve të vendosura nga qeveria shqiptare se jemi në rrugën e duhur për tu bashkuar me familjen e madhe europiane. Reforma në Drejtësi, shtoi ajo, ka hyrë në fazën vendimtare, ku KLP e KLGJ janë ngritur e janë funk-sionale. Rezultatet e vetingut janë të dukshme në luftën për të pastruar nga pallati i drejtësisë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, ku më shumë se 50% e tyre janë larguar tashmë nga sistemi”, tha Gjonaj. Po ashtu ajo tha se me ritme të shpejta po ecet dhe me organet e reja të drejtësisë. Sipas ministres, Inspektorati i Drejtësisë do jetë gati shumë shpejt, ndërsa do plotësohen dhe vakancat në Kushtetuese. “Unë jam besimplotë që me mbështetjen nga partnerët tanë ndërkombëtarë, reforma në drejtësi të eci deri në fund pa asnjë vonesë. Procesi i filluar për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe ngritja e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë do të realizohen bren-da qershorit. SPAK e BKH janë në fazën e ngritjes të tyre dhe shumë shpejt lufta ndaj krimit të organ-izuar do të jetë më efektive”, tha Gjonaj. Ministrja dërgoi një mesazh për të gjithë armiqtë e reformës, duke thënë se ajo nuk ka kthim pas. “Vitin e shkuar nënshkruan në Hagë marrëveshjen për rritjen e bashkëpunimit për sigurinë dhe për luftë më efektive ndaj krimit të organizuar. Në fund të vitit të nënshkrua edhe marrëveshja me “Eurojust”. Prania e përhershme e Shqipërisë, përmes një prokurori me strukturën “Eurojust” në Hagë, do t’i mundësojë prokurorëve shqiptarë shkëmbim të informacionit gjyqësor me prokurorë të vendeve të tjera dhe do të rrisë kapacitetet tona hetimore”, tha Gjonaj.

i lartë ndërkombëtar dhe institucion që të mbështesë djegien e mandateve. Po ashtu, në historinë e demokracisë sa herë ka pasur përplasje kanë hyrë ndërkombëtarët dhe kanë ulur palët në tavolinë. Kështu ka ndodhur me Nanon e Berishën, me Berishën e Ramën, por dhe me Ramën e Bashën gjatë çadrës. Madje, në Tiranë në këtë kohë erdhën dhe figura të rëndë-sishme si McAllister apo Hot Brian Yee. Po ashtu ndodhi në krizën e 2016, ku ndërhynë amerikanët që të gjendej konsensusi për reformën në drejtësi. Ishte Viktoria Nuland ajo që telefonoi palët. Por këtë herë kemi një situatë shumë ndryshe. Të gjithë ndërkom-bëtarët dalin kundër opozitës dhe askush nuk ka ardhur deri më sot të negociojë. Edhe ata 7 eurodeputetë që ishin para disa javësh, erdhën për reformat dhe jo për krizën politike.

Page 6: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

6 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Nuk kam patur presione nga mazhoranca për mandatin. PD nuk respektoi marrëveshjen. Fati i Ballit Kombëtar është i ballistëve të Vlorës. Të gjitha marrëveshjet PD nuk i ka pranuar. Prandaj është kryesia e Ballit Kombëtar ai që vendos për ecurinë politike. Duhet te them që

asnjë parti opozitare nuk mund të detyrojë Ballin Kombëtar të marrë një vendim politik. Unë jam kandidat i Ballit Kombëtar. Të jeni të sigurt që mandati i Ballit Kombëtar do jetë në dispozicion të kauzës kombëtare”, tha kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi dje.

Adriatik Alimadhi: Ja pse e pranova mandatin e deputetit

Baçi akuza deputetëve të rinj: Maskaradë e Ramës

Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier, Luan Baçi deklaroi dje gjatë një prononcimi për mediat se opozita nuk do të lejojnë që të zhvillohet një Parlament i rregullt, deri në rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme. “Çdo ditë ne jemi në protestë dhe protesta e sotme është e radhës para parlamentit, një parla-ment që nuk e njohim, fals, i mbushur me hajdutë dhe kriminele, njerëz të papërgjegjshëm që pranojnë të për-faqësojnë popullin sipas mendimit të tyre. Nuk do të lejojmë të zhvillohet parlament i rregullt asnjëherë. Do të kulmojë në 13 prill, të shtunë në orën 18:00 një protestë mbarë kombëtare.”, deklaroi ai. Sa i përket deputetëve të rinj, Luan Baçi theksoi se kjo është një maskaradë dhe lojë e mazhorancës. “Më vjen keq, nuk kam asnjë koment. Është një maskaradë, një lojë e pisët e mazhorancës që kërkon të krijojë një opozitë false. Opozita ja ku është, janë qytetarët dhe nuk janë ata individë të blerë”, nënvizoi Baçi.

“Shpërthen” Balliu: Kush merr mandatin

është palaço dhe deleIsh-deputeti i Partisë Demokra-

tike, Klevis Balliu, teksa ishte i pran-ishëm ditën e djeshme në protestën e opozitës, deklaroi se ka ardhur koha që qeveria të largohet me qëllim që së shpejti të kthehet demokracia. Duke folur para protestuesve, Balliu sulmoi deputetët e rinj të opozitës PD-LSI që po pranojnë mandatet, duke u shprehur se kush pranon mandatin, sipas tij është palaço. “Jemi mbled-hur kundër atij parlamenti që është kthyer në një Parlament palaçosh. Ata deputet që pranojnë mandatet janë palaço dhe dele që blihen nga Rama. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë. Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir. Ka ar-dhur koha të shpëtojmë vendin tonë nga ky uzurpator”, tha Klevis Balliu.

Mimoza IBRA

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Inte-grim po shkatërrohen nga dita në ditë. Pasi të gjithë

deputetët lanë Parlamentin duke djegur mandatet dhe pas rrjedh-jes që dy partitë opozitare më të mëdha në vend pësuan tek listat e kandidatëve pasardhës, pak nga pak atyre po u zhduken edhe grupet parlamentare. Opozita e re pritet që së shpejti të përfaqësohet në Ku-vendin e Shqipërisë me dy grupe të reja parlamentare. Ditën e djeshme deputetët e rinj opozitarë, por edhe ata që refuzuan të dorëzojnë man-datet kanë hedhur hapin e parë për formalizimin e grupeve parlam-entare. Sipas burimeve, deputetët e rinj të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë organizuar dje në një mbledhje teksa po zhvillohej seanca plenare dhe temë diskutimi ka qenë krijimi i grupeve parlamentare. Në përfun-dim të takimit, ata kanë rënë dakord që t’i drejtohen me një shkresë zyrtare Kuvendit për formalizimin e grupeve javën e ardhshme. Deri në finalizimin e këtij procesi, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e deputetëve që do të marrin drejtimet e grupeve parlamentare. Sipas in-formacioneve, në krye të grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike do të qëndrojë deputetja Rudina Hajdari, e cila theu edhe urdhrin e Lulzim Bashës për të djegur man-datet. Kujtojmë që Hajdari pritet të marrë edhe drejtimin e Komisionit parlamentar të Integrimit, duke zëvendësuar kështu ish-deputetin e PD, Genc Pollo. Ndërsa kryesimin e grupit të ri parlamentar të LSI pritet ta marrë deputetja e re Ediola Braho. Emri i saj ka ardhur si propozim i deputetit të LSI, Lefter Koka, i cili ashtu si Rudina Hajdari, nuk e dorëzoi mandatin, duke refuzuar urdhrin e Monika Kryemadhit. Lefte Koka është shprehur se më mirë është që në krye të grupit të qëndrojë një femër, ndërsa të njëjtin mendim me të ka ndarë edhe kandidati nga listat e LSI, Enver Roshi i cili ka pranuar mandatin e deputetit. Ven-dimi përfundimtar pritet të merret javën e ardhshme mbi emrat që do të jenë drejtuesit e rinj të grupeve par-

Klotilda Ferhati: PD-LSI po rrudhen, populli po e braktis, nëse ka forcë le të përballet me mazhorancën në zgjedhje

Rrudhja e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim është vënë në pah dje edhe nga mazhoranca. Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati deklaroi ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit se dy partitë më të mëdha opozitare në vend po braktisen nga kandidatët e tyre dhe nga populli sepse qytetarët duan që të ecin përpara. Sipas saj, situata në të cilën ndodhet vendi është absurde. “Ndodhemi në një situatë absurd, ku opozita ka djegur mandatet e deputetit, ka prishur marrëdhëniet që ka pasur me popul-

lin për të qenë përfaqësues i tyre, i dorëzon dhe del në rrugë, mbledh disa militantë të tyre për të përmbysur rendin kushtetues, për të përmbysur atë që sot është Parlament legjitim, është qeveri legjitime, e cila po bën punën e vet dhe pavarësisht thirrjeve që bën opozita, ne e shikojmë çdo ditë e më tepër rrudhet në forcën e vetë, qoftë të mili-tantëve, sepse një popull i tërë dëshiron që vendi ynë të ecë përpara, populli ynë kërkon që ata që i kanë qeverisur ta çojnë përpara deri në fund këtë mandat”, tha Ferhati. Duke komentuar akuzat e

hedhura nga opozita dhe kërkesën e saj për të rrëzuar qeverinë, Klotilda Ferhati shtoi se faktet e paraqitura deri tani nuk janë të mjaftueshme për të çuar deri tek akti final i largimit të mazhorancës nga qeverisja. Ajo i sfidoi PD-LSI që ta tregojnë forcat në proceset zgjedhore që janë përpara. “Këto nuk janë arsye për të kërkuar rrëzimin nga pushteti. Të gjitha argumentet që ka opozita e ka fushën e vet të betejës për t’i paraqitur në fushatat zgjedhore për të bindur publikun se është forcë dhe alternativa më e mirë qeverisëse, me të gjitha

të metat që ajo pretendon se mund t’ia paraqesë për të fituar besimin e tij. Por kjo nuk mund të ndodhë me situata si rasti kur pranohen zgjedhjet, rri 2 vjet në pushtet, krijon një alibi dhe kërkon që rrotacionin e pushtetin ta bësh nëpërmjet dhunës dhe kërkesës për pushtet në tavolinë, kjo është një gjë që e minon demokracinë”, u shpreh deputetja e PS. Sa iu takon pretendimeve se zgjedhjet në vitin 2017 u blenë me paratë e krimit, Ferhati theksoi se ky proces zgjedhor është pranuar si nga vetë opozita, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Betohen Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi, shkon në 98 numri i deputetëve të rinj

Deputetët e rinj krijojnë grupe parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ediola Braha marrin frenat e PD-LSI në Kuvend, betohen dy emra të tjerë

drejton Partinë e Ballit Kombëtar. Ai ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun e Vlorës në zgjedhjet parlamentare 2017. Alima-dhi mori mandatin e Agron Shehaj, i cili iu bashkua vendimit ekstrem të opozitës së bashkuar. Ndërkohë Arben Elezi i cili ishte në listën e kandidatëve për deputetë të PD në qarkun Elbasan, mori mandatin e djegur të Edmond Spahos. Sakaq

nga radhët e LSI, Ambra Borova, nuk ishte prezente dje në seancën plenare për të bërë betimin si depu-tete e re, sepse e ka pranuar manda-tin. Ajo pritet të betohet në seancën e ardhshme. Me betimin e Alimadhit dhe Elezit, numri i deputetëve të rinj në Parlament shkoi në 98. Edhe njëherë dy deputetët Alimadhi dhe Elezi theksuan se janë të gatshëm të votojnë reformën zgjedhore.

lamentare të PD dhe LSI, por duhet theksuar se partia e Lulzim Bashës dhe ajo e Monika Kryemadhit po zëvendësohet pak nga pak në Par-lament. Në këtë mënyrë, opozita e re me 20 deputetë deri tani, po e nxjerr jashtë loje opozitën e vjetër.

Betohen dy emra të tjerëMes tensioneve dhe protestave

jashtë godinës së Parlamentit, de-putetët e rinj të opozitës që kanë pranuar mandatet u betuan ditën e djeshme. Edhe pse opozitarët e vjetër, por edhe krerët e PD-LSI, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha i kanë kërcënuar shumë shpesh kanidatët në listat respektive që të mos pranojnë mandatin dhe të mos betohen si deputetë, duket sikur thirrjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët. Dje u betuan gjatë seancës plenare dy deputetët e PD, Arben Elezi dhe Adriatik Alimadhi. Ky i fundit është aleat i Bashës dhe

“Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet. Por, edhe me pjesën që kanë zëvendësuar listën e LSI unë si Myslim Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit

zgjedhor pasi kodi është artifica, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat. Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”, tha deputeti i PD, Myslim Murrizi pak ditë më parë.

PARALAJMËRIMI I MURRIZIT PËR GRUPIN E RI PARLAMENTAR

Page 7: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Erion Braçe thirrje opozitës: Me dhunë nuk arrihet asgjë

Zv/kryeministri Erion Braçe ka komentuar protestat e opozitës të zhvil-luara dje para Parlamentit. Duke marrë shkas nga përplasjet e protestuesve me policinë dhe sulmit me bojë në Minis-trinë e Brendshme, ai u shpreh përmes një postimi në rrjetin social se me dhunë nuk arrihet asgjë. “Jo or mik, jo! Jemi në shekull tjetër, në atë të menduarit, arsyes, debatit, bindjes! Me dhunë nuk arrin asgjë! Me dhunë kundër pronës publike, të përbashkët, thjesht paguan ti nga tatimet e taksat, por edhe të tjerë që nuk të kanë asnjë borxh ty, fare! A e di çfarë arrite? Bërë të qeshë si përherë Lulzim Bashën, ja kaq, por kjo është e zakonshme, ai qesh dhe në varrim! A e di çfarë tjetër? Tamam ai, Lulzim Basha, katër shqiptarë që nuk bën kurrë atë që ti bëre sot, i vrau, po po i pushkatoi dhe ishte ministër i Brendshëm. Dhe ti dhunon krah tij, për të e menderen e tij?! E kupton sa e padrejtë është! Ndërkohë, ju të tjerët; Po si ka mundë-si që nuk e kuptoni se e gjitha, flaka e tymi, nuk është “pro” jush por “kundër” jush”, tha ai.

Shehu: Policia në territorin e xhamisë, veprim ekstrem

Ish deputeti demokrat Tritan She-hu ka dënuar veprimin e policisë që qëndroi në xhaminë e Namasgjasë gjatë protestave të opozitës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se përdorimi i një objekti kulti në një protestë paqësore është një veprim eks-trem. “Territori i Xhamisë kthehet sot në një ambient masiv forcash, duke cenuar përsëri pa prekshmërinë e imparcialite-tin e institucioneve të tilla shumë të res-pektuara të kultit. Të tilla veprime eks-treme në territorin e këtyre institucion-eve edhe moralisht kryhen vetëm në raste ligjërisht të jashtëzakonshme, me autorizime të veçanta, të argumentu-ara e transparente, që mos të krijohen keqkuptime dhe jo pak orë para fillimit të një proteste paqësore të opozitës shqiptare. Pamje të tilla të shëmtuara e të përsëritura në forma të ndryshme, jo vetëm që cënojnë rolin, etikën etj mbi të cilat funksionojnë këto institucione të nderuara, por dhe tregojnë pa aftësinë e panikun e atyre që në mënyrë aven-tureske i keqpërdorin ato”, tha Shehu.

Elisjeda KIKO

Kryeministri Edi Rama ka lësh-uar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Social-iste për Integrim pas protestës së

djeshme. Duke folur në sallën e Parlamen-tit, Rama i cilësoi si parti endacake që duan vetëm sherr dhe dhunë. Kreu i qeverisë ka dënuar sulmin me bojë në Ministrinë e Brendshme, duke thënë se gjesti i bërë dje u bë vetëm e vetëm që të eksportohet në mediat e huaja. Rama ka sulmuar edhe me-diat ndërkombëtare, duke i quajtur ato si “kadrinj”. “Boja mbi muret e ministrisë sot është një produkt që do të thithet nga tregu ndërkombëtar i medias, që nuk janë të pa-ktë euro kadrinjtë, që ngjajnë me kadrinjtë lokalë që kemi ne. Ata janë të pafajshëm, pasi pak ose aspak dinë dhe duhet të ush-qejnë me lajme sensansionale. Eksplozivi nëse nuk do të ishe një nga mjetet e shfrim-it demokratik të PD-së të kthyer në grup endacak, që kërkon pushtetin, por nuk di sesi merret ndryshe, veçse me zgjedhje dhe duke mos e ditur këtë është fshehur në mes të “popullit” duke kërkuar njerëz të dëshpëruar dhe të verbër, të rinj rrugë humbur, që vendosin kapuçin e xhupit në kokë dhe mësyjnë drejt policisë”, tha Rama. Kreu i qeverisë ka dënuar sulmin e opozitës me bojë në drejtim të Ministrisë së Brendshme, duke e cilësuar PD dhe LSI si një grup endacak të cilët kërkojnë të marrin pushtetin me dhunë. Rama u shpreh se mazhoranca do të vazhdoj me punën e saj, pavarësisht tubimeve të opozitës. “Barbarëve që kujtojnë se të hedhësh gurë mbi Policinë e Shtetit, në emër të Partisë që të ka nxjer-rë në rrugë, është trimëri. “Lironi djemtë tanë” bërtet partia e endacakëve të rrugës që vjen vërdallë, pasi midis dy seancave të Parlamentit mbush veshët e shqiptarëve me paralajmërimin që këtë herë do të ndodhi ajo që duhet të ndodhi. Nuk do të ndodhi asgjë tjetër, përveçse ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën që na kanë dhënë”,tha Rama.

Zgjedhjet vendoreKreu i qeverisë foli edhe për zgjedh-

jet vendore të 30 qershorit, duke thënë se bojkoti i PD-LSI është në dëm të tyre, duke shtuar se me apo pa opozitën zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar. Rama u shpreh se mazhoranca do të arrij të marr edhe ato bashki që kanë qenë peng i opozitës, duke theksuar se do tu shërbe-jnë edhe atyre që nuk i kanë votuar. “Sot dhe në vijimësi do dëgjojmë avazin “nuk hyjmë në zgjedhje”. Është punë e tyre. E mira e tyre është të hyjnë në zgjedhje. E

Socialistët reagojnë për protestën e opozitës: Nuk vihet në pushtet me gurë e molotov, PD e LSI e dinë që po u ngushtohet lakuDeputetët socialistë kanë dënuar inciden-

tet e shkaktuara nga protesta e opozitës ditën e djeshme para Parlamentit. Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti tha se gurët dhe molotovi nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo u shpreh se opozita sulmon policinë për arsye se po i ngushtohet laku në fyt dhe nuk do të ketë më mbështetjen e krimit, duke shtuar se Basha dhe Kryemadhi cenojnë punën e policisë dhe hedhin vetëm baltë. “Gurët dhe molotovi

nuk janë rrugët për të ardhur në pushtet. Do të duhet të ishin këtu. Prej tre dekadash kanë konsideruar si bastione të tyre Shkodrën dhe Lezhën, por çfarë kanë bërë për ata? Kanë qenë tetë vite në pushtet por çfarë ka bërë? Tjetër-suan interesat e qytetarëve. Opozita cenon punën dhe hedh baltë. Opozita ka sulmuar policinë dhe ndaj atyre që mbrojnë institucio-net. A mos vallë, rastësi është që opozita ka frikë që laku po i ngushtohet dhe nuk mund të mbështetet më te krimi”, tha Blerina Gjylameti.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila tha se PD-LSI ka vite që hedh baltë të zezë mbi policinë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo u shpreh se opozita nuk ka asnjë problem me ministrat e Brendshëm, por ajo do destabilitet në vend. “Në 5 vite e gjysmë opozita nuk ka lënë rast pa hedhur bojë të zezë në mënyrë sistematike dhe të llogaritur mirë për të cenuar besueshmërinë e një prej shtyllave të shtetit, që është Policia e Shtetit. Me qindra e mijëra

deklarata shtypi, qindra emisione televizive, deputetë të opozitës të dirigjuar për të goditur Policinë e Shtetit, telenovela me Babale e me drogë, që janë skenare të mirëmenduar për të shkatërruar moralin e Policisë së Shtetit dhe për t’i bërë një dëm të rëndë vendit. Ky vend ka policë të vrarë, nuk ka gjykatës e prokurorë të vrarë. Opozita nuk e ka pasur me ministrat e Brendshëm të PS-së, por e ka pasur dhe e ka me cenimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend”, u shpreh Elisa Spiropali.

Kryeministri: Ndryshime në Kodin Penal, ashpërsojmë dënimet për barbarët

Rama: PD-LSI janë kthyer në parti endacake, me djegien e mandateve do të rrudhen nga dita në ditë, zgjedhjet vendore nuk shtyhen

“Komisionet përkatëse, siç po krijohen, me pjesëmarrjen e zonjave dhe zotërinjve që kanë ardhur në Parlament, do të pasqy-rojnë edhe bashkëpunimin me opozitën në komisionin zgjedhor, ku patjetër ne do të gjejmë rrugën që të ketë një derë edhe për ata. Jo këtu, por një derë në tryezë. Ne jemi gati që atyre, sidoqoftë, meqë kanë vulat e

partive akoma për ca kohë, t’iu njohim të drejtën e vulës mbi propozimin, t’iu njohim edhe të drejtën e vetos, po të duan, por nuk do presim gjatë. Do të presim aq sa është e arsyeshme, sepse nuk do ta lëmë veten në dorë të gjykimeve subjektive në qershor nga ana e Këshillit Europian, se ata nuk duan të vijnë”, u shpreh kryeministri.

“Ata e dinë që nuk fitojnë dot me zgjedhje, janë të dëshpëruar dhe pa shpresë. Ata rrugën kanë zgjedhur dhe në rrugë të rrinë dhe ne të vijojmë në rrugën që kemi marrë përsipër që të udhëheqim shqiptarët. Për hir të rrugës që kemi zgjedhur t'u japim mundësinë që të ndjehen të përfshirë dhe kjo ka vetëm një mundësi. Të japin

kontributin e atyre për atë që u kanë rrokanisur kokën ndërkombëtarëve dhe partnerët e tyre partiakë në Gjermani ndikuan që të futen në rekomandimet e komisionit reforma zgjedhore. Jemi gati me gjithë reflektimin tonë me të gjitha rekomandimet për reformën zgjedhore, ndërsa ata janë në rrugë”, u shpreh kryeministri Rama.

KRYEMINISTRI: DO U NJOHIM DEPUTETËVE TË RINJ TË DREJTËN E VETOS

RAMA: OPOZITA E PASHPRESË, NUK FITON DOT NË ZGJEDHJE

keqja e tyre është të mos hyjnë në zgjedhje. Natyrisht, Shqipërisë nuk i bëhet nder, nëse siglat e atyre partive që janë jashtë, nuk janë në fletën e votimit në zgjedhjet ven-dore, por qederin më të madh ata ia kanë bërë, ia bëjnë dhe do ia bëjnë vetes. Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar dhe ne do të marrim përsipër të qeverisim edhe aty ku ata kanë qeverisur deri më sot dhe do të qeverisim shumë më mirë se ata, edhe për ata që ne nuk na kanë votuar dhe përsëri nuk do vijnë të na voto-jnë”, u shpreh Rama.

Ndryshim të Kodit PenalKryeministri Rama tha se qeveria do

të sjell ndryshime të reja të Kodit Penal, duke shtuar se do të ashpërsohet dënimi për barbarët në rrugë. “Më shpejt se vonë të vijë paketa për të ndërhyjë në kodin penal për t'u dhënë përgjigje disa shqetësimeve serioze nga goditja për shkak të detyrës deri te adresimi i disa boshllëqeve, bren-da së cilave prokuror dhe gjykatës bëjnë hajgare, i japin vetes të drejta që nuk duhet ti lejojnë duke bërë interpretime në kodin penal. Ka një punë të nisur për rishikimin rrënjësor të kodit penal, por kjo nuk pret. Barbarët futen në fushat e futbollit dhe ushtrojnë dhunë, barbarëve që u kthehen mjekëve, nga janari deri sot janë goditur katër mjekë”, tha Rama.

Page 8: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

8 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje ish-vartësit e tij Fat-mir Xhafaj lidhur me ndryshimet në ligjin e vetingut në polici. Dje në Kuvend, ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk duhet të jetë SHÇ-BA ajo që do të bëjë skanimin në veting, pasi cënon besueshmërinë e procesit, duke qenë se është në varësi të ministrit. “Ndryshimet e

propozuara reflektojnë një qasje më praktike dhe ngarkojnë strukturën e brendshme të kontrollit të policisë së shtetit për ta çuar deri në fund këtë proces, pasi të kalojë e para në vet-ing, duke bërë kështu dhe një kursim jo të parëndësishëm që na krijon më shumë hapësirë buxhetore për të vazhduar të mbështesim Policinë e Shtetit”, deklaroi Rama.

VETINGU NË POLICI, RAMA I PËRGJIGJET XHAFAJT

Vetingu në polici, Felaj: Synojmë polici cilësoreDeputetja e Partisë Socialiste,

Ermonela Felaj foli ditën e djeshme për ndryshimet në ligjin për vetingun për punonjësit në Policinë e Shtetit. Gjatë fjalës së tij para deputetëve dje në Kuvend, Felaj deklaroi se përmes vetingut në polici synohet një polici cilësore. “Synimi i ndryshimeve ligjore është krijimi i një trupe cilësore që frymëzon respekt dhe që garanton në fund të ditës sigurinë. Policia e Shtetit përfaqëson institucionin më delikat kjo dhe për faktin e të qenit përballë një organizate të madhe me 13000 njerëz, që duhen të mbajnë të fokusuar punën e tyre në luftën ndaj krimit. Si qytetarë duhet të bëjmë kujdes kur kritikojmë punën e Policisë së Shtetit. Janë djem e vajza, janë burra e gra, janë prindër, vëllezër të dikujt, janë bashkëshortë e qytetarë njësojë si ne, por kanë në thelb një mision të rëndësishëm për botën e qytetëruar europiane, ruajtjen e sigurisë, që na lejon të gjithëve të lëvizim lirshëm”, deklaroi Felaj.

Ulsi Manja: Ja pse u bënë ndryshimet

në ligjin për policinëKryetari i Komisionit të Ligjit, Ulsi

Manja foli ditën e djeshme për ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit. Nga foltorja e Kuvendit, Manja deklaroi se ndryshimet qe iu bënë ligjit në fjalë, nuk e cënojnë procesin e vetingut më Policinë e Shtetit. “Këto ndryshime kanë ardhur në kohën e dukur dhe momentin e duhur si tregues i qartë i reflektimit dhe i përgjegjshmërisë së kësaj mazhorance për të përfunduar me sukses procesin e vetingut për afro 13 mijë punonjës të policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në të gjitha nivelet. Ndryshimi i ligjit nuk e ndalon procesin e vetingut dhe as nuk e prek substancën e kritereve të vlerësimit, dhe as të procedurës që duhet ndjekur, por sjell ndryshime në mekanizmin e zbatimit të ligjit. Komi-sioni i Jashtëm i Vlerësimit do të bëjë vetingun e SHÇBA dhe të gradave të larta të në Policinë e Shtetit dhe të Gardës, sipas procedurës të zbatuar në ligj dhe në fazën e dytë”, deklaroi deputeti i PS, Ulsi Manja.

Rigels SELIMAN

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme mes de-batesh ndryshimet në pro-jektligjin për vetingun në

polici. Protagonistë janë bërë ish-min-istri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe pasardhësi i tij, Sandër Lleshaj, të cilët kanë debatuar me njëri tjetrin për ligjin. Më konkretisht, ndryshimet që iu bënë ligjit nuk janë mirëpritur nga Xhafaj, i cili udhëhoqi miratimin e ligjit të vetingut në Policinë e Shtetit kur ishte ministër, ndërsa ka kritikuar rishikimin që u kërkua nga pasardhësi i tij dhe që u miratua dje në Kuvend. Dy ishin pikat kryesore që u ndryshuan dhe që Xhafaj abstenoi, afati dhe komisionet që do të bëjnë vetingun. Në ligjin e ri parashikohet që vetingun në Policinë e Shtetit, në fazën e parë për drejtuesit e lartë, 300 grada ta bëjë një Komision i Jashtëm sikur është deri tani, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë ti kalojë në skaner më pas SHÇBA-ja. Por, për Fat-mir Xhafajn, ky institucion nuk mund të bëjë një filtër të tillë, pasi e para është në varësi të ministrit dhe mund të cenohet pavarësia e procesit dhe e dyta sipas tij, sepse SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet e nevojshme. “Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit. Kemi të bëjmë me skanim të veçantë dhe nuk mund të bëhet nga SHÇBA, në varësi të ministrit. Së dyti cënohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vetingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë proces-in. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive,nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret”, deklaroi Xhafaj.

Reagon LleshajNë kundërpërgjigje për Xhafajn,

ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se ndryshimet e propozuara

Zbardhet lista, ja kush janë diplomatët e parë të shkarkuar nga Gent Cakaj, shkon në 28 numri i punonjësve që do ikin

Kryeministri Edi Rama ka nisur një tjetër valë shkarkimesh në institucionet e vendit. Pas ndryshimeve në qeveri dhe largimit të disa dre-jtorëve të rëndësishëm, furtuna ka zbritur edhe në Ministrinë e Jashtëm, ku disa diplomatë dhe zyrtarë të thjeshtë janë shkarkuar apo transferu-ar nga puna. Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm në detyrë shkaktoi furtunë në ambasadën e Shqipërisë në Greqi, duke larguar nga detyra dy diplomatët Florian Nova dhe Enkelejda Riza. Sipas burimeve të gazetës, Cakaj spastroi ambasadën tonë në Athinë pas skandalit me pasaportat e humbura. Por këto shkarkime nuk

janë të vetmet, pasi lëvizjet në trupin diplomatik shqiptar, pritet të prekin një numër të konsid-erueshme përfaqësish të vendit tonë në botë. Në total mësohet se nga reforma do të lëvizin 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit. Fakte të cilat kane shtyrë grupin e punës të ngritur pranë MEPJ të marrë vendimet, të cilat konsiderohen mëse të ligjshme. Sipas in-formacioneve, mësohet se disa prej emrave, që do të duhet të lënë detyrën që e mbajnë prej kohësh. Burimet bëjnë me dije se Edmond Caca, punonjës në ambasadën shqiptare në Londër, do të lirohet

nga detyra. Po ashtu, mësohet se është liruar nga detyra në Misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës, Fatjon Demnderi. Ndërkohë, burime te mirë-besuara bënë me dije se është urdhëruar që në Misionin në Nju York, të lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në listën e siguruar, vihet re edhe shkëputja nga detyra e Xhuljeta Kekos, pjesë e ambasadës shqiptare në Hagë. Më herët, u bë publik edhe lirimi nga detyra e Pranvera Skanes, këshilltare në ambasadën shqiptare në Londër,

si dhe konsullit të Romës Edmond Kumaraku. Vendimet për të shkëputur marrëdhëniet e punës ose për transferim, janë marrë për shkak se këta punonjës kanë qëndruar në detyrë përtej afatit ligjor dhe kritereve të sanksionuar në ligj. Vetë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka deklaruar pak ditë më parë se reformimi i shërbimit diplomatik, kryhet bazuar në nevojat e shtetit shqiptar. Cakaj ka nënvizuar se një numër i të shkarkuarve nuk ka pasur performancën e duhur në punë, si dhe kanë pasur shumë pak kontribut për të miratuar vijimin në detyrë.

Xhafaj abstenon për ligjin e Lleshajt: Bie cilësia e vetingut

Miratohen ndryshimet në ligjin për vetingun në polici, Fatmir Xhafaj del kundër Sandër Lleshajt,

përplasje mes socialistëve në Parlament

240 punonjës me kohë të plotë, nga strukturat e Policisë dhe të SHÇBA, të shkëputen nga funksioni i tyre bazë dhe ti dedikohen vetingut me kohë të plotë, pra kjo është një volum shumë i madh administrativ dhe këtij volumi administrativ i bashkëshoqërohet dhe një faturë jo e parëndësishme

financiare, e cila shkon rreth 3 milionë dollarë, kosto e parashikuar e këtij procesi”, deklaroi Lleshaj. Në fund, pas debateve dhe diskutimeve mes deputetëve socialistë, ndryshimet në ligjin për vetingun në polici u votuan nen për nen, dhe në tërësi u miratua me 76 vota pro, 6 kundër, 6 abstenim.

nuk prekin thelbin e procesi të vetin-gut, por sipas tij, bëhen për të përshpe-jtuar procesin. Madje, Lleshaj theksoi se për këtë arsye ka kërkuar realizimin e disa ndërhyrjeve në ligjin ekzistues për vetingun. “Problemi themelor që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicion për të mbyllur procesi e vetingut. Sipas lig-jit aktual, procesi i vetingut për 13 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar dhe praktikisht është e vështirë, për të mos thënë e pamun-dur, që ky proces të mbyllet ashtu sikundër ligji e parashikon, pra në marsin e vitit të ardhshëm. Një arsye tjetër që ka të bëjë me kërkesën për të ndryshuar ligjin lidhet me volumin e madh administrative që kërkohet për të realizuar atë, kërkohet që rreth

Kuvendi miratoi dje disa projekt vendime të rëndësishme. Kështu, projektligji për raportin e veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2018, u miratua me 83 vota pro, asnjë kundër, 4 abstenime, ndërsa një deputet nuk mori pjesë në votim. Kuvendi ka miratuar sot me 88 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim projektligjin “Për

ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe Komisionit Europi-an”. Pas shqyrtimit nen për ne dhe në tërësi u votua me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjithashtu, Kuvendi votoi me 87 vota pro, 1 kundër, asnjë abstenim, projektrezolutën për vlerësimin e punës së grupit të deputetëve “Miqtë e fëmijëve” për vitin 2018 dhe për planin e veprimit për 2019.

JA DISA NGA ÇËSHTJET E VOTUARA DJE

Page 9: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

KPK zbardh vendimin për Donika Prelën dhe hap rrugën e ankimimit në Apel, ja pikëpyetjet

mbi shmangien e taksave dhe rivlerësimin e pronave

Bashkëshorti i Prelës bleu apartament 1.4 mln lekë dhe e shiti brenda vitit për 4 mln lekë

KPK ka ngritur dyshime edhe për një tokë arë të blerë në Tiranë nga bashkëshorti i Doni-ka Prelës. ILDKP në raportin e tij konsistonte se kjo tokë është blerë me një çmim më të lirë se të tregut, duke qenë një zonë në zhvillim, por hetimet e KPK kanë provuar të kundërtën. KPK ka marrë për bazë edhe sqarimin e Prelës se toka ndodhej 3 km larg rrugës kryesore, çka ia ul vlerën sipas saj. “Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, çmimi për metër katror i tokës bujqësore në zonën e Tiranës është 230 lekë/ m². Gjithashtu sipas vendimit të Këshilit të Ministrave, rezulton se çmimi për metër katror i tokës bujqësore në zonën e Tiranës është 266 lekë/ m². Referuar të dhënave nga aktet nënligjore lidhur me çmimet e tokës arë për këtë zonë kadastrale vlera e bler-jes nuk rezulton të këtë diferencë nga çmimet e referencës”, thuhet në vendimin e KPK.

DYSHIMET PËR TOKËN ARË NË TIRANË

Mimoza IBRA

Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka zbardhur ven-dimin për drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të

Rënda, Donika Prela. Ajo u përball me trupën gjykuese në datën 22 janar të këtij viti, ndërsa në fund KPK vendosi ta konfirmojë në de-tyrë. Por ky vendim ngjalli reagime dhe ishte deri diku i papritur sepse në seancën dëgjimore për Donika Prelën u renditën disa probleme me pasurinë. Aty u ngritën dyshime për blerjen e një shtëpie dhe të një toke are me çmim më të lirë se të tregut si edhe për shmangien e taksave nga ana e bashkëshortit të saj. Për këto dyshime KPK ka dhënë sqarimet e saj të zgjeruara në vendim, për të justifikuar vendimin. Pavarësisht sqarimeve, vijon të ketë pikëpyetje për pasuritë e kryeprokurores së Krimeve të Rënda dhe tani fati i saj është në dorë të Komisionerit Publik. Sipas ligjit, Komisioneri Publik ka afat 15 ditë që nga data e zbardhjes së vendimit për ta dërguar çështjen tek Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Komisioneri Publik mund të vihet në lëvizje për të ankimuar vendimin edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Mon-itorimit, i cili rekomandon apelim. Tani i takon Komisionerit Publik të vendosë nëse vendimi për Prelën do të ankimohet apo jo dhe nëse do të kërkohet shkarkimi i saj në Apel, por duhet theksuar se në pasurinë e saj ka disa gjëra të dyshimta. Pikëpyetjet mbi pasurinë e Prelës

Problemi i parë i hasur me pas-urinë e Donika Prelës është fakti se bashkëshorti i saj për disa vite me radhë nuk ka paguar taksat mbi pagën e marrë si inxhinier pranë një shoqërie ndërtimi. Por KPK ka argumentuar se ai nuk ka patur dijeni që taksat nuk janë paguar dhe se bazuar në kontratën e punës, detyrimi për pagimin e tyre i takon punëdhënësit. Sipas KPK, kjo nuk mund të konsiderohet si një ten-tativë për të shmangur taksat nga ana e bashkëshortit të Prelës sepse taksat nuk janë paguar as për disa

punëtorë të tjerë të shoqërisë. “Në kontratën e lidhur midis z.V. P. dhe shoqërisë është parashikuar paga neto në masën 50,000 lekë në muaj, e cila rezulton se faktikisht është marrë nga zoti P. sipas mar-rëdhënies së punës, dhe se pagimi i sigurimeve shoqërore dhe i tatimit mbi të ardhurat ka qenë detyrim për t’u paguar për punëdhënësin, e cila rezultoi se është paguar pjesërisht prej tij. Kjo praktikë rezultoi e nd-jekur për të gjithë të punësuarit në shoqëri. Referuar legjislacionit në fuqi z. V. P. nuk mund të paguante per-sonalisht tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas kontratave të punës të datave 20.12.2005 dhe 25.8.2010. Gjatë hetimit u konstatua se shtetasi V. P. ka ndërmarrë hapa

ligjorë lidhur me çështjen e mospag-esave të taksave në momentin që ka marrë dijeni për këtë fakt”, thuhet në vendim. Po ashtu, KPK shton se mospagimi i taksave nuk është prob-lem sepse legjislacioni tatimor lejon pagimin e tatimit mbi të ardhurat edhe një kohë të mëvonshme.

Problemet me pronatPikëpyetje ngrihen edhe për

një apartament banimi të blerë më lirë sesa çmimi i tregut. Donika Prela ka deklaruar se blerja me një çmim më të lirë ka ndodhur sepse bashkëshorti i saj punonte tek shoqëria e ndërtimit dhe duke qenë punonjës, ka përfituar ulje. Një sqarim i tillë është pranuar si argument bindës nga KPK. “Aparta-ment banimi me sipërfaqe 95.6 m². Vlera e apartamentit sipas kontratës

është 32,100 euro. Ky apartament është rivlerësuar nga subjekti i rivlerësimit në 30.7.2013 në vlerën 9,034,200 lekë. Çmimi ka qenë i tillë për faktin se bashkëshorti i subjektit ka punuar për disa vite në shoqërinë e ndërtimit dhe se kjo shoqëri ka dhënë apartamente me këtë çmim edhe për punonjës të tjerë të saj. Çmimi i referencës është një çmim që aplikohet kur pallati është i për-funduar dhe i regjistruar, ndërkohë që shtëpia është blerë në kohën kur pallati ishte në ndërtim, ende i papërfunduar”, thuhet në vendim. I dyshimtë është edhe një apartament në zonën e plazhit në Durrës, i cili është blerë për 1.400.000 lekë në 2014 dhe është shitur po në atë vit me një çmim shumë herë më të lartë, 4.000.000 lekë. Sipas KPK, edhe për

“Në lidhje me ankesën e shtetasit V. Ç., sqaroj se nga verifikimet që bëra në zyrën e protokollit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, rezulton se shtetasi V. Ç., më datë 5.6.2018 ka paraqitur në protokoll kërkesën për informacion që më është drejtuar mua me cilësinë e drejtueses, në të cilën kërkon informacion për emrin e prokurorit që po ndjek çështjen e tij, me qëllim për të paraqitur dokumente të

tjera shtesë në lidhje me kallëzimin e bërë prej tij. Re-zulton se kjo shkresë, nuk më është vënë mua në dispo-zicion nga sekretaria, pasi nuk ka shënim timin në këtë kërkesë për përcjellje apo informacion nga prokurori i çështjes. Megjithëse ankuesi nuk ka marrë përgjigje në rrugë zyrtare nga ana ime, ai ka marrë dijeni efektivisht, pasi është thirrur dhe është pyetur në prokurori në lidhje me kallëzimin e tij”, thuhet në vendim.

PRELA ANASHKALON KËRKESËN PËR INFORMACION TË KALLËZUESIT

JA DISA NGA PIKAT E VENDIMIT TË KPK PËR PRELËN• Mospagimi i taksave mbi të

ardhurat nga ana e bashkëshortit të Donika Prelës: Në kontratën e lidhur midis z.V. P. dhe shoqërisë është parashikuar paga neto në masën 50,000 lekë në muaj, e cila rezulton se faktikisht është marrë nga zoti P. sipas marrëdhënies së punës, dhe se pagimi i sigurimeve shoqërore dhe i tatimit mbi të ardhurat ka qenë detyrim për t’u paguar për punëdhënësin, e cila rezultoi se është paguar pjesërisht prej tij. Kjo prak-tikë rezultoi e ndjekur për të gjithë të punësuarit në shoqëri. Referuar legjislacionit në fuqi z. V. P. nuk mund të paguante personalisht tatimin mbi të ardhurat dhe kontributet për sig-

urimet shoqërore dhe shëndetësore sipas kontratave të punës.

• Pikëpyetjet për vlerën e një apartamenti: Apartament banimi me sipërfaqe 95.6 m². Vlera e apartamen-tit sipas kontratës është 32,100 euro. Ky apartament është rivlerësuar nga subjekti i rivlerësimit në 30.7.2013 në vlerën 9,034,200 lekë. Çmimi ka qenë i tillë për faktin se bashkëshorti i sub-jektit ka punuar për disa vite në sho-qërinë e ndërtimit dhe se kjo shoqëri ka dhënë apartamente me këtë çmim edhe për punonjës të tjerë të saj.

• Pikëpyetjet për apartamen-tin në zonën e plazhit në Durrës:

Në deklaratën periodike për vi-tin 2014 është deklaruar shitje apartamenti me sipërfaqe 59.2 m2 në Plazh, Durrës, në shumën 4,000,000 lekë. Apartamenti është blerë në vitin 2014 me vlerën prej 1,400.000 lekë dhe është shitur po në këtë vit në vlerën prej 4.000.000 lekë. ZVRPP-ja Durrës ka kthyer përgjigje, ku rezulton se shitësi ka shitur një apartament me sipërfaqe njësoj sa pasuria e subjektit të rivlerësimit prej 59.2 m² në vlerën prej 4,455,360 lekë. Pra, çmimi i shitjes së këtij apartamenti (sipas kontratës së porosisë) është ai i tre-gut. Shoqëria ndërtuese sqaron se çmimi i shitjes është përcaktuar me

marrëveshje verbale midis palëve dhe se çmimi është vendosur i tillë për shkak se z. P. ka punuar si inxhinier ndërtimi në objektin ku ndodhet pasuria.

• Mosdeklarim i një huadhënieje 25.000 euro nga bashkëshorti i Don-ika Prelës: Subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se V. P. ka deklaruar se i ka dhënë shtetasit R. N. gjithsej shumën prej 25,000 euro, në dy këste, të marrë nga nga kushëriri i tij z. A. P. V. P. ka ndjekur kthimin e kësaj huaje, së bashku me interesat, nga shtetasi R. N. tek shtetasi A. P., deri në qershor të vitit 2014. Ai e ka kryer këtë veprim në emër të kushëririt të

tij A. P., pasi ky i fundit nuk jetonte në Shqipëri. Huadhënia nuk është deklaruar, pasi nuk ka qenë pjesë e të ardhurave të subjektit të riv-lerësimit dhe bashkëshortit të saj.

• Mbajtja e standardit të dyfishtë për çështjet: Për dy çështje me vepër penale të njëjtë (drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, Prela ka mba-jtur standard të dyfishtë sepse për një i pandehur është hetuar në burg, ndërsa tjetri në gjendje të lirë. Për këtë Prela ka sqaruar se standardi i dyfishtë është mbajtur nga policia gjyqësore sepse ajo e ka dërguar një të pandehur me masë sigurie “Arrest me burg” dhe një në gjendje të lirë.

këtë pasuri, bashkëshorti i Donika Prelës ka përfituar ulje për shkak se ishte punonjës i shoqërisë së ndër-timit. “ZVRPP-ja Durrës ka kthyer përgjigje, ku rezulton se shitësi ka shitur një apartament me sipërfaqe njësoj sa pasuria e subjektit të riv-lerësimit prej 59.2 m² në vlerën prej 4,455,360 lekë. Pra, çmimi i shitjes së këtij apartamenti (sipas kontratës së porosisë) është ai i tregut. Është kërkuar informacion nga shoqëria ndërtuese, e cila sqaron se çmimi i shitjes është përcaktuar me mar-rëveshje verbale midis palëve dhe se çmimi është vendosur i tillë për shkak se z. P. ka punuar si inxhinier ndërtimi, drejtues i kantierit për zbatimin e punimeve në objektin ku ndodhet pasuria”, sqarohet në ven-dim. Edhe për një tokë arë të blerë në Tiranë ka dyshime se është blerë me një çmim më të ulët se të tregut.

Page 10: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

10 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Mimoza IBRA

Skandalet e ALUIZNI-t nuk kanë të sosur. Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kryera

nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi për rregullimin e procesit të le-galizimeve dhe zgjidhjen e hal-lit të qytetarëve pa i vërdallisur. Auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nuk i ka shpëtuar as AL-UIZNI i Sarandës, i cili, ashtu si zyrat e tjera rajonale, ka shkelje të shumta ligjore dhe ka bërë batërdi me legalizimet. Një ndër shkeljet që mund të përmendim është abuzimi me fondin limit në tendera. Sipas raportit të KLSH, ALUIZNI Sarandë nuk ka përllogaritur fondin limit për rastet kur ka pasur blerje me vlera të vogla. Po ashtu, ka patur edhe nga ato raste kur fondi limit është llogaritur pa u bërë testimi i tregut.

“Drejtoria e ALUIZNIT Sarandë, nuk ka hartuar plan vjetor dhe nuk ka bërë përllog-

Testimi i tregut është bërë pasi është përcaktuar fondi limit për objektin që do të prokurohet

Thellohen skandalet e ALUIZNI-t, ja si është abuzuar me fondin limit në tendera, batërdi

me legalizimet në bregdetin e Sarandësaritje të fondit limit në asnjë prej 12 procedurave për blerjet me vlera të vogla gjatë periud-hës 2016- 30.06.2017. Fondi i prokuruar i referohet buxhetit të miratuar të institucionit. Në disa raste testimi i tregut është bërë pasi është përcaktuar fondi limit për objektin që do të prokurohet, duke mos bërë përllogaritjet e tij, veprim në kundërshtim me VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit pub-lik” kreu II, neni 9, pika 1, dhe udhëzimit nr. 3, datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël””, thuhet në raport. Po ashtu, KLSH, ka konstatuar se në Drejtorinë e ALUIZNIT Sarandë nuk është ngritur komision për kolaudi-min dhe marrjen e mallrave, punimeve dhe shërbimeve në dorëzim. “Në të gjitha proce-durat mungon procesverbali i marrjes në dorëzim të mall-rave ose kryerjes së shërbimit, veprime në kundërshtim me pika 42, 43, 52 dhe 60, të Ud-

brigjet detare. “Në 9 raste re-zultoi se janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton

SHPALLJE E THIRRJES NR. 12 PËR PROJEKT-PROPOZIME

hëzimit nr. 30, datë 27.12.2011, “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik””, shtohet më tej në audit.

Batërdi me legalizimet në bregdet

ALUIZNI i Sarandës nuk

ka mundur të shmangë as shkeljet me lejet e legalizimit të dhëna në bregdet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë re sesi në 9 raste kjo zyrë rajonale ka legalizuar objekte pa res-pektuar distancën ligjore nga

se objektet ndodhen në një distancë prej buzës së detit me pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, të ndryshuar, ligjin nr. 111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, i ndrysh-uar, nenin 4, pika 8 a dhe b, VKM nr. 280, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumenta-cionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” , pika 4”, theksohet dokumen-tin e KLSH. Midis skandaleve nuk mungojnë as legalizimet e objekteve në zona arkeolog-jike, në parqe apo në zona të mbrojtura. Për këto shkelje KLSH ka kërkuar që ALUIZNI i Sarandës të marrë masa që me plane konkrete të shqyrtojë kërkesat për të zbatuar afatet ligjore për shqyrtimin e prak-tikave të legalizimit me qëllim rritjen e transparencën publike dhe respektimin e ligjeve.

Pavarësisht përpjekjeve të bëra për menaxhimin e mbetjeve urbane, ato vijojnë të mbeten një shqetësim për vendin dhe mjedisin. Problemi pranohet edhe nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili dje gjatë një konference ndërkombëtare të mbajtur në Tiranë, theksoi se duhet të gjenden mekanizma modern dhe efiçentë për trajtimin e mbetjeve urbane, e sidomos atyre të ngurta. “Ka ardhur koha që të vëmë gishtin në plagë se po të shikojmë një hartë se ku ndodhen venddepozitimet e mbetjeve urbane në vendin tonë kuptojmë që lumi vazhdon të jetë dhe sot që flasim venddepozitime legal i bashkive tona. Zgjidhja është që ta marrë lumi mbetjen urbane dhe ta çojë në det, kjo është zgjidhja që kemi ne sot në shumë bashki të vogla apo ish-komuna të cilat duhet të futen në një sistem tjetër”, deklaroi ai. Më tej, Klosi tha se Shqipëria është ende larg standardeve që përdoren në vendet e Bash-kimit Europian për menaxhimin e mbetjeve. Ministri njoftoi se në dy muajt e ardhshëm do të nisin sërish aksionet e pastrimit në mënyrë që zonat turistike të jenë gati dhe të pastërta për sezonin veror.

Ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ndali theksin ditën e djeshme tek rezultatet e Policisë së Shtetit në qarkun e Lezhës. Gjatë fjalës së mbajtur në Parlament, ajo veçoi operacionet që janë ndërmarrë lidhur me përfshirjen e zyrtarëve dhe funksionarëve publikë në falsifikimin e dokument-eve në vijën bregdetare të Lezhës e Kurbinit. “Në këtë kuadër u goditën dy grupe të organizuara, u dha masa arrest me burg për 20 persona, arrest në shtëpi për 8 persona, 2 janë me detyrim para-qitje dhe 4 në kërkim. Në 5 vite është bërë një reformë tërësore në strukturat policore për rritjen e forcës goditëse ndaj krimit”, deklaroi Lindita Nikolla. Sa i takon statistikave për qarkun e Lezhës, ajo veçoi punën parandaluese në drejtim të krimeve të rënda. Nikolla tha se në qarkun e Lezhës për vitin 2018 u evidentuan gjithsej 4 vrasje, ku 3 janë zbuluar dhe vetëm 1 vrasje nga pakujdesia nuk është zbuluar. Po ashtu, Nikolla veçoi punën e madhe që është bërë në këtë qark në drejtim të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Sipas saj, në 2018 ka 67 aksidente më pak se në 2017.

Studentët pritet që t’iu rikthehen protestave. Pak ditë më parë qarkulluan lajmet se grupe studentore po diskutonin për të dalë sërish në protestë pasi sipas tyre kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Ndërsa dje Këshillat Studentorë të shtatë universiteteve në të gjithë Shqipërinë dolën me një vendim zyrtar, ku paralajmëruan nisjen e një vale të re protestash nëse nuk do të plotësohen të gjitha pikat siç është kërkuar. Një përfaqësi e këshillave studentorë të Universitetit të Tiranës, “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Fan Noli” i Korçës, “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Universiteti i Mjekësisë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor përmes një deklarate infor-muan dje se kanë marrë në shqyrtim Paktin për Universitetin të prezantuar nga Qeveria dhe kanë vërejtur se nuk janë plotësuar kërkesat. Sipas Këshillave Studentorë, pothuajse asnjë kërkesë nuk është plotësuar. Ata theksojnë në deklaratë se ka edhe nga ato kërkesa që janë deformuar dhe më pas janë plotësuar. Studentët shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund kuazës.

Klosi thirrje bashkive: Menaxhoni mbetjet, larg standardeve të BE

Abuzimi me pronat në bregdetin e Lezhës, reagon Lindita Nikolla

Studentët paralajmërojnë rikthimin në protestë: Kërkesat nuk janë plotësuar

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10 093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qën-drueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.

Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushën prioritare:1. Rinia – Investim dhe garanci për të ardhmen evropiane të vendit2. Integrimi – Shoqëria civile si faktor, aktor dhe partner i rëndësishëm në proceset e

integrimit evropian dhe rajonal të vendit3. Zhvillimi Social, shërbimet sociale4. Mjedisi, Turizmi dhe Zhvillimi i qëndrueshëm

Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.

Formularin e aplikimit për projekt-propozime si dhe informacionin e plotë në lidhje me Thirrjen 12, mund t’i gjeni duke vizituar faqen zyrtare: www.amshc.gov.al

Kohëzgjatja minimale e projekt-propozimeve të jetë 5 (pesë) muaj, ndërsa koha mak-simale e tyre të jetë deri në 10 (dhjetë) muaj. Shuma maksimale e financimit me grant për projekt është deri në 3.5 milionë lekë.

Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozi-meve është dita e hënë, datë 1 Prill 2019, ora 14:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.

OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave të AMSHC-së në adresën: Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.

Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:1. Formulari i plotësuar i aplikimit2. Fotokopje të Vendimit të Regjistrimit të Gjykatës dhe Statutit të Organizatës;3. Ekstrakti i Gjykatës4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave6. Vërtetim bankar7. CV të Organizatës8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti

(28 shkurt – 1 prill 2019)

Për pyetje në lidhje me Thirrjen 12, lutemi të shkruani në adresën e-mail: [email protected]

Page 11: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 11

Fletorja Zyrtare

Viti 2019 – Numri 42

Faqe|3515

Nr. r. qarkut Qarku Nr. r.

bashki Bashkia Nr. r. qytete

Nr. r. qytet i qarkut

Qytetet Lekë/m2 sipërfaqe

shfrytëzimi

1 Berat

1 Berat 1 1 Berat 41 400,00 lekë 2 Poliçan 2 2 Poliçan 26 000,00 lekë 3 Ura Vajgurore 3 3 Ura Vajgurore 37 000,00 lekë 4 Kuçovë 4 4 Kuçovë 36 000,00 lekë 5 Skrapar 5 5 Çorovodë 25 000,00 lekë

2 Dibër

6 Dibër 6 1 Peshkopi 49 000,00 lekë 7 Mat 7 2 Burrel 44 300,00 lekë 8 Klos 8 3 Klos 32 000,00 lekë 9 Bulqizë 9 4 Bulqizë 41 800,00 lekë

3 Durrës

10 Durrës 10 1 Durrës 67 500,00 lekë 11 Shijak 11 2 Shijak 41 000,00 lekë

12 Krujë 12 3 Krujë 48 500,00 lekë 13 4 Fushë Krujë 51 000,00 lekë

4 Elbasan

13 Elbasan 14 1 Elbasan 50 300,00 lekë 14 Belsh 15 2 Belsh 35 000,00 lekë 15 Cërrik 16 3 Cërrik 38 300,00 lekë 16 Peqin 17 4 Peqin 39 000,00 lekë 17 Librazhd 18 5 Librazhd 44 000,00 lekë 18 Përrenjas 19 6 Përrenjas 41 780,00 lekë 19 Gramsh 20 7 Gramsh 43 000,00 lekë

5 Fieri

20 Fier 21 1 Fier 53 100,00 lekë 21 Patos 22 2 Patos 28 000,00 lekë 22 Roskovec 23 3 Roskovec 30 000,00 lekë 23 Lushnjë 24 4 Lushnjë 40 100,00 lekë 24 Divjakë 25 5 Divjakë 40 100,00 lekë 25 Mallakastër 26 6 Ballsh 30 000,00 lekë

6 Gjirokastër

26 Gjirokastër 27 1 Gjirokastër 47 400,00 lekë 27 Dropull 28 2 Sofratikë 27 000,00 lekë 28 Libohovë 29 3 Libohovë 27 000,00 lekë 29 Përmet 30 4 Përmet 37 000,00 lekë 30 Këlcyrë 31 5 Këlcyrë 24 600,00 lekë 31 Tepelenë 32 6 Tepelenë 32 500,00 lekë 32 Memaliaj 33 7 Memaliaj 15 000,00 lekë

7 Korçë

33 Korçë 34 1 Korçë 45 800,00 lekë 34 Maliq 35 2 Maliq 27 800,00 lekë 35 Pustec 36 3 Pustec 35 000,00 lekë 36 Devoll 37 4 Bilisht 35 000,00 lekë 37 Pogradec 38 5 Pogradec 49 900,00 lekë

38 Kolonjë 39 6 Ersekë 23 000,00 lekë 40 7 Leskovik 21 000,00 lekë

8 Kukës 39 Has 41 1 Krumë 24 500,00 lekë 40 Kukës 42 2 Kukës 54 000,00 lekë 41 Tropojë 43 3 Bajram Curri 27 900,00 lekë

9 Lezhë

42 Lezhë 44 1 Lezhë 56 000,00 lekë 45 2 Shëngjin 56 000,00 lekë

43 Kurbin 46 3 Laç 42 500,00 lekë 47 4 Milot 34 000,00 lekë

44 Mirditë 48 5 Rrëshen 42 000,00 lekë

Fletorja Zyrtare

Viti 2019 – Numri 42

Faqe|3516

49 6 Rubik 29 500,00 lekë

10 Shkodër

45 Shkodër 50 1 Shkodër 58 000,00 lekë 46 Vau i Dejës 51 2 Vau i Dejës 24 300,00 lekë 47 Malësi e Madhe 52 3 Koplik 40 500,00 lekë 48 Pukë 53 4 Pukë 22 000,00 lekë 49 Fushë Arës 54 5 Fushë Arës 7 500,00 lekë

11 Tiranë

50 Kavajë 55 1 Kavajë 51 000,00 lekë 51 Rrogozhinë 56 2 Rrogozhinë 41 000,00 lekë 52 Vorë 57 3 Vorë 51 500,00 lekë 53 Kamzë 58 4 Kamzë 52 000,00 lekë

12 Vlorë

54 Sarandë 59 1 Sarandë 56 000,00 lekë 55 Konispol 60 2 Konispol 28 000,00 lekë 56 Finiq 61 3 Livadhja 28 000,00 lekë

57 Vlorë 62 4 Vlorë 61 800,00 lekë 63 5 Orikum 60 000,00 lekë

58 Himarë 64 6 Himarë 58 000,00 lekë 59 Selenicë 66 7 Selenicë 25 000,00 lekë 60 Delvinë 67 8 Delvinë 26 750,00 lekë

a.2) Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi për Bashkinë Tiranë:

Bashkia Tiranë Nr. i njësisë administrative Nr. rendor Zona Lekë/m2 sipërfaqe

shfrytëzimi

Qyteti Tiranë sipas ndarjeve zonale për

çdo njësi administrative

1 1 1/1 97 700,00 lekë 2 1/2 78 000,00 lekë

2

3 2/1 187 000,00 lekë 4 2/2 134 500,00 lekë 5 2/3 95 000,00 lekë 6 2/4 110 000,00 lekë 7 2/5 80 000,00 lekë

3 8 3/1 77 000,00 lekë 9 3/2 60 000,00 lekë

4 10 4/1 70 000,00 lekë 11 4/2 60 000,00 lekë

5

12 5/1 190 000,00 lekë 13 5/2 132 000,00 lekë 14 5/3 107 000,00 lekë 15 5/4 82 000,00 lekë

6 16 6 65 000,00 lekë

7

17 7/1 120 000,00 lekë 18 7/2 100 000,00 lekë 19 7/3 85 000,00 lekë 20 7/4 65 000,00 lekë

8 21 8/1 110 000,00 lekë 22 8/2 100 000,00 lekë 23 8/3 72 000,00 lekë

9 24 9/1 130 000,00 lekë 25 9/2 100 000,00 lekë 26 9/3 77 000,00 lekë

Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi,sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve (me përjashtim të Bashkisë Tiranë)

Fletorja Zyrtare

Viti 2019 – Numri 42

Faqe|3516

49 6 Rubik 29 500,00 lekë

10 Shkodër

45 Shkodër 50 1 Shkodër 58 000,00 lekë 46 Vau i Dejës 51 2 Vau i Dejës 24 300,00 lekë 47 Malësi e Madhe 52 3 Koplik 40 500,00 lekë 48 Pukë 53 4 Pukë 22 000,00 lekë 49 Fushë Arës 54 5 Fushë Arës 7 500,00 lekë

11 Tiranë

50 Kavajë 55 1 Kavajë 51 000,00 lekë 51 Rrogozhinë 56 2 Rrogozhinë 41 000,00 lekë 52 Vorë 57 3 Vorë 51 500,00 lekë 53 Kamzë 58 4 Kamzë 52 000,00 lekë

12 Vlorë

54 Sarandë 59 1 Sarandë 56 000,00 lekë 55 Konispol 60 2 Konispol 28 000,00 lekë 56 Finiq 61 3 Livadhja 28 000,00 lekë

57 Vlorë 62 4 Vlorë 61 800,00 lekë 63 5 Orikum 60 000,00 lekë

58 Himarë 64 6 Himarë 58 000,00 lekë 59 Selenicë 66 7 Selenicë 25 000,00 lekë 60 Delvinë 67 8 Delvinë 26 750,00 lekë

a.2) Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi për Bashkinë Tiranë:

Bashkia Tiranë Nr. i njësisë administrative Nr. rendor Zona Lekë/m2 sipërfaqe

shfrytëzimi

Qyteti Tiranë sipas ndarjeve zonale për

çdo njësi administrative

1 1 1/1 97 700,00 lekë 2 1/2 78 000,00 lekë

2

3 2/1 187 000,00 lekë 4 2/2 134 500,00 lekë 5 2/3 95 000,00 lekë 6 2/4 110 000,00 lekë 7 2/5 80 000,00 lekë

3 8 3/1 77 000,00 lekë 9 3/2 60 000,00 lekë

4 10 4/1 70 000,00 lekë 11 4/2 60 000,00 lekë

5

12 5/1 190 000,00 lekë 13 5/2 132 000,00 lekë 14 5/3 107 000,00 lekë 15 5/4 82 000,00 lekë

6 16 6 65 000,00 lekë

7

17 7/1 120 000,00 lekë 18 7/2 100 000,00 lekë 19 7/3 85 000,00 lekë 20 7/4 65 000,00 lekë

8 21 8/1 110 000,00 lekë 22 8/2 100 000,00 lekë 23 8/3 72 000,00 lekë

9 24 9/1 130 000,00 lekë 25 9/2 100 000,00 lekë 26 9/3 77 000,00 lekë

Fletorja Zyrtare

Viti 2019 – Numri 42

Faqe|3517

10 27 10/1 145 000,00 lekë 28 10/2 139 500,00 lekë 29 10/3 102 000,00 lekë

11 30 11/1 87 000,00 lekë 31 11/2 75 000,00 lekë 32 11/3 70 000,00 lekë

Njësitë administrative Bashkia Tiranë

12 33 Baldushk 32 000,00 lekë 13 34 Bërzhitë 34 000,00 lekë 14 35 Dajt 53 500,00 lekë 15 36 Farkë 66 500,00 lekë 16 37 Kashar 53 500,00 lekë 17 38 Kërrabë 28 200,00 lekë 18 39 Ndroq 34 000,00 lekë 19 40 Petrelë 53 500,00 lekë 20 41 Pezë 53 500,00 lekë 21 42 Shëngjergj 23 000,00 lekë 22 43 Vaqarr 34 000,00 lekë 23 44 Zall-Bastar 25 000,00 lekë 24 45 Zall-Herr 28 200,00 lekë

b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi

të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 (tridhjetë e pesë) për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 (tridhjetë) për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt.

c) Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

ANEKSI 2 ÇMIMET MESATARE REFERUESE PËR

METËR KATROR SIPËRFAQE NDËRTIMI PËR VLERËSIMIN E VLERËS SË

TAKSUESHME PËR NDËRTIME DHE AMBIENTE JO-BANIMI

a) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi është 1.5 (një pikë pesë) herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë

kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është 2 (dy) herë më i lartë.

b) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 (shtatëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

c) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.

ç) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme me to është 50 (pesëdhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve.

d) Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësorë dhe blegtorale, është 30 (tridhjetë) për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.

Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi për Bashkinë Tiranë:

e k o n o m i www.sot.com.al

Taksa e re e ndërtesës, ja sa do të paguhet për banesat e bizneset sipas zonave në Tiranë dhe rrethe

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNdryshojnë çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme

Qeveria ka ndrysh-uar çmimet mesa-tare referuese për metër katror sipër-

faqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për bane-sat, në të gjithë vendin. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa tashmë ka hyrë dhe në fuqi, me botimin e tij ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare. Vendimi i ri përcakton çmimet mesa-

tare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve; Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve (me përjashtim të Bashkisë Tiranë). Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërti-mi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë

qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqever-isjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndar-jen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri

në 30 për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt. Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmi-mi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Çmimet referuese për taksën e

ambienteve jo-banimiÇmimi për metër katror

sipërfaqe ndërtimi për vep-rimtari ekonomike tregtimi shërbimi është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku një-kohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përf-shihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është 2 herë më i lartë. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit

sipas qyteteve. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndër-timi për parkim të hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Çmimi për metër katror sipër-faqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave indus-triale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objek-tet e tjera të ngjashme me to

është 50 për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qytet-eve. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdor-en për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bu-jqësorë dhe blegtorale, është 30 për qind e çmimit të sipër-faqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.

Page 12: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT12 E Premte 29 Mars 2019

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

Ja si Moska tentoi të pajtonte hoxhën me Titon

Dokumentet e CIA, ja si u arrestua Liri Gega pas Konferencës së 1956 dhe përplasjet që lindën mes Hoxhës dhe Hrushovit për eliminimin e saj

CIA ka treguar të tjera detaje nga historiku i mar-rëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Në një dokument të deklasifikuar, në vazhdën e artikullit të djeshëm, jepen detaje mbi eliminimin e një sërë figurave të rëndësishme, mes të cilëve dhe Liri Gega. Sipas CIA, eliminimi i saj solli përplasje mes Hoxhës dhe Hrushov.

Largimi i Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut

Në një takim të Komitetit Qen-dror Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu u përjashtuan nga partia duke u etiketuar nga Hoxha si “pasues të elementëve revizionistë jugosllavë në parti” pas disa raportimeve se të dy kishin kërkuar bashkëpunim më të ngushtë me Jugosllavinë dhe rehabilitim të Koçi Xoxes. Spastrim i të dyve ishte një reflektim i frikës së udhëheqjes se takimi Tito-Hrushov do të ringjallte fraksionet pro-titiste në parti dhe nuk dihet me siguri nëse Jakova e Spahiu ishin vërtet pro-ju-gosllavë, por me shumë gjasa ishin thjesht mbështetës të linjës sovjetike në vitin 1955. Ata të dy kishin lua-jtur rol të rëndësishëm në prishjen me Jugosllavinë në 1948, pasi në sesionin e rëndësishëm të shtatorit 1948, ishte Jakova që i sapo kthyer nga Moska, zuri postin e Xoxes si sekretar organizativ dhe udhëhoqi sulmet kundër tij. Ashtu si Jakova edhe Spahiu ka qenë nga prokurorët publikë në gjyqin e Xoxes, prandaj asnjë prej tyre nuk mund të konsid-erohet pro-jugosllav apo favorizues i lidhjeve me Jugosllavinë. Të dy ata kanë humbur tashmë statusin e tyre në udhëheqjen Hoxha-Shehu pas heqjes nga Byroja Politike në 1951 për “pikëpamje oportuniste”. Ata mbetën në Komitetin Qendror dhe e panë hezitimin e qeverisë për të ndjekur linjën sovjetike të afrimit me Jugosllavinë dhe mund ta kenë konsideruar si një mundësi për të përmirësuar statusin e tyre në par-ti, pasi ishte e ditur që edhe partia shqiptare duhet të përshtaste kursin e saj me linjën sovjetike. Ata mund të kenë folur në Komitetin Qendror kundër përçmimit të udhëheqjes shqiptare ndaj afrimit me Jugosl-lavinë duke e kthyer veten në shën-jestra të elementëve që kërkonin të shtypnin që në lindje çdo tentativë të ndryshimit të linjës së partisë.

Spastrimet Spastrimet e udhëheqjes në qer-

shor 1955 erdhën pas një deitoriali me dy pjesë në Zërin e Popullit, më 17 e 21 korrik, ku sinjalizohej qartë se Hoxha me shokë nuk kishin ndërmend të modifikonin politikat e brendshme apo të pranonin gabime të shkuara në lidhje me Jugosllav-inë, siç kishin nisur të bënin sovje-tikët. Artikulli trajtonte përpjekjen e partisë kundër manifestimeve të ideologjisë borgjeze dhe për herë të parë në dy vjet iu rikthye refer-imeve ndaj “titistit Xoxe” dhe dëmit që ai i kishte shkaktuar partisë. Në

artikull thuhej: Edhe tani, zbulimi i elementëve anti-parti mes radhëve të partisë nuk është surprizues, pasi mbetjet e borgjezëve ende ekzis-tojnë dhe presioni iklasës armike ndaj anëtarëve të partisë ka vazh-duar. Në këto kushte përpjekja e partisë duhet të drejtohet ndaj çdo forme liberalizmi, oportunizmi apo nacionalizmi borgjez në radhët e partisë ”. Një tjetër shenjë e ftohtë-sisë së Shqipërisë ndaj iniciativës sovjetike drejt Jugosllavisë në 1955 ishte në fushën e këmbimeve kul-turore. Në një kohë kur këmbimet mes Jugosllavisë dhe vendeve të bllokut ne fushat parlamentare, ekonomike, kulturore e sportive po lulëzonin, me Shqipërinë ata ishin thuajse inekzistente. Jugosllavia e vërejti këtë mendësi vetëm nga mesi i gushtit. Duke komentuar për vrasjen e një bariu jugosllav në një incident kufitar, shtypi ju-gosllav në 20 gusht sulmoi liderët shqiptarë për kundërshtimin e tyre ndaj përmirësimit të lidhjeve dhe përmendi se marrëdhëniet e Ju-gosllavisë me Shqipërinë ishin më të këqijat me çdo vend tjetër satelit. Edhe pse pala shqiptare pranoi përgjegjësinë për vrasjen, Tirana nuk kërkonte falje në deklaratën e saj dhe ofruan të paguajnë gjysmën e kompensimit të kërkuar nga jugosllavet. Kritika e ashpër jugosl-lave koinçidonte me vizitën e parë në Moskë të udhëheqjes shqiptare që prej asaj të Hrushovit në Be-ograd. Hoxha u nis për në Moskë

më 18 gusht dhe nuk u kthye deri në 3 shtator. Gjatë kësaj kohe liderët sovjetikë biseduan me shqiptarët duke u munduar të qetësojnë frikat e tyre dhe polemikat anti-jugosl-lave. Ata patën njëfarë suksesi teksa marrëdhëniet për pjesën e mbetur të vitit u përmirësuan disi. Në raportin e politikës së jashtme, ministri i Jashtëm jugosllav Popovic deklaronte: “Kohët e fundit qeveria shqiptare ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e disa çështjeve të mbetura nga marrëdhëniet e mëparshme, dhe nëse kjo arrihet mund të krijohet një bazë e mirë për marrëdhënie të mira fqinjësore mes dy vendeve”.

U duk për momentin se ud-hëheqja shqiptare po lëvizte dre-jt modifikimit të politikave të brendshme në linjë me politikat sov-jetike, por brenda muajit ata përsëri nisën t’i rezistonin ndryshimeve në praktikat staliniste në marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ashtu si në vende të tjera të Evropës Lindore edhe në Shqipëri në pranverën e 1956 lindën thirrjet për më shumë nacionalizëm, demokraci të brendshme të partisë deh reforma për korrektimin e gabimeve deh padrejtësive të së shkuarës. Por sapo lindnin shenjat e para të rrezikut Hoxha e Shehu i shtypnin me forcë elementët disi-dentë dhe refuzonin t’i përuleshin presionit sovjetik.Konferenca e Tiranës, prill 1956

Ishin ndoshta zhvillimet në konferencën e Partisë së Bash-kisë së Tiranës që ndezën frikat e

disidencës te partia, aq sa për t’u rikthyer në praktikat e mëparshme. Në mëngjesin e dytë të konferencës shtatë anëtarë të komitetit bash-kiak u ngritën dhe folën njëri pas tjetrit për të dënuar politikat dhe praktikat e partisë, duke thënë se po braktisnin idealet e komunizmit në favor të kultit të individit. Ata kërkuan rehabilitimin e Koçi Xoxes dhe kritikuan politikën e afrimit me BRSS, por jo me tone të nxehura dhe duke dashur të arsyetonin për kthimin e linjës së vjetër të politikës. Fjalimet e tyre morën duartrokitje, por i vetmi anëtar i byrosë prezent, ministri i mbrojtjes Beqir Balluku, mbylli papritur sesionin pa reaguar ndaj fjalimeve. Gjatë kohës për rinisjen e sesionit në ora 3 pasdite, qyteti i ishte mbushur me lajmet për sesionin e paradites dhe rruga jashtë konferencës ishte mbushur me njerëz. Për sesionin e pasdites erd-hën anëtarë të Komitetit Qendror, të cilët kritikuan folësit e paradites duke i etiketuar “grup anti-parti”. Dëshmitarët thonë se shumë zyr-tarë dhe anëtarë prezentë të partisë (rreth 250 vetë) kishin pritur që Hoxha të mbështeste pikëpamjet e folësve, por ai qëndroi i ulur në hes-htje të gurtë. Folësit e paradites nuk pranuan të tërhiqnin deklaratat e tyre dhe u arrestuan po atë mbrëmje.

Çështja GegaPas ngjarjes së konferencës

policia shqiptare lëvizi me shpejtësi për të kapur të gjithë ata që mund të konsideroheshin devijacionistë,

dhe ndoshta në këtë kohë u ar-restuan Liri Gega, e cila kishte qenë drejtuese e lartë e Partisë dhe par-tizane e kohës së luftës, bashkë me të shoqin gjeneral Dali Ndreu dhe shtetasin jugosllav Petro Bulatova. Liri gega ishte përjashtuar herët nga partia pas një debati me Koçi Xoxe dhe në 1956 raportohej se ishte mësuese një shkollë fillore në Fier. Burri i saj Ndreu ishte gjithashtu ish-udhëheqës partizan por ishte shkarkuar nga ushtria në 1948. Në 22 nëntor 1956 Gega, Ndreu dhe Bu-latova u ekzekutuan për “spiunazh për një vend të huaj”. Arrestimi dhe ekzekutimi i këtyre tre personave nuk është i qartë por Moska e bëri të qartë se ekzekutimi i Gegës luajti një rol të rëndësishëm në thyerjen e lidhjeve në vitin 1960. Në kohën e ekzekutimit raportohej se gega dhe burri i saj ishin kontaktuar nga agjentë jugosllavë që përpiqeshin të organizonin njëfarë revolte kundër Hoxhës e Shehut. Akuzat e ngrtura ndaj tyre prej qeverisë shqiptare së bashku me përfshirjen e një shteta-si jugosllav mund t’i japin kuptim çështjes, por gjithsesi ka shumë dy-shime që Gega mbante ende lidhje apo simpati jugosllave në 1956, që prej kohës së shkarkimit të saj nga partia. Ekzekutimi i saj së bashku me dy ‘bashkëpunëtorët’ ishte diçka e paprecedentë në historinë e partisë që prej vitit 1948. Kur Xoxe dhe bashkëpunëtorët e tij u gjykuan në 1949, vetëm Xoxe u pushkatua ndër-sa pjesa tjetër më vonë u liruan nga burgu, ndërsa ekzekutimi i Gegës ishte i pazakontë. Polemikat mes Hrushovit dhe Hoxhës për ekzeku-timin dolën dhe në konferencën e vitit 1960 në Moskë, ku Hoxha pre-tendonte se Kongresi i tretë i partisë dha informacionin e likuidimit të tre agjentëve jugosllavë, mes të cilëve dhe një grua shtatzënë. Hushovi pretendonte se kishte ndërhyrë te autoritetet shqiptare për llogari të Liri Gegës, duke përmendur si “arsyet humanitare dhe evitimin e vrasjes së një guaje e cila për më tepër ishte shtatzënë”. Nuk ka arsye të besohet se Gega kishte lidhje me agjentë sovjetikë apo se BRSS po promovonte një klikë të saj si alternativë ndaj udhëheqjes Hoxha-Shehu. Provat sugjerojnë se përpjekjet sovjetike në 1956 ishin të fokusuara te marrja e mbështetjes së liderëve socialiste për politikat liberale dhe jo përmbysjen e ndonjë prej tyre. Gega dhe burri i saj ishin në arrest shtëpie dhe ndoshta të dënuar me vdekje që prej majit 1956, por ekzekutimi i tyre u shty prej presionit sovjetik. Por udhëheqja shqiptare, në mundësinë e parë që iu dha pas revolucionit hungarez dhe rinisjes së marrëdhënieve sov-jeto-jugosllave, gega dhe të tjerët u ekzekutuan. Vetëm në mars 1957 Prvda raportoi se një grup anti-parti, përfshi Liri Gega deh Dali Ndreu, “të cilët po përgatisnin një kryengritje, u zbuluan jo shumë kohë më parë në Tiranë”.

Pas ngjarjes së konferencës policia shqiptare lëvizi me shpejtësi për të kapur të gjithë ata që mund të konsideroheshin devijacionistë, dhe

ndoshta në këtë kohë u arrestuan Liri Gega, e cila kishte qenë dre-jtuese e lartë e Partisë dhe partizane e kohës së luftës, bashkë me të shoqin gjeneral Dali Ndreu dhe shtetasin jugosllav Petro Bulatova. Liri gega ishte përjashtuar herët nga partia pas një debati me Koçi Xoxe dhe në 1956 raportohej se ishte mësuese një shkollë fillore në Fier...

Page 13: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Konfirmimi/ PE voton pro liberalizimit të vizave me Kosovën

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBE prioritet vizat me Kosovën edhe në mandatin e ri pas zgjedhjeve

Andi LAMKO

Deputetët e Parlamentit Europian kanë konfir-muar dje për herë të dytë qëndrimin e tyre pro liber-

alizimit të vizave me Kosovën, duke konfirmuar se vendi ka përmbushur të gjitha kërkesat e institucioneve evropiane, ndërsa vendimi për-fundimtar pritet t'i kalojë Këshillit Europian. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin, duke thënë se tejzgjatja e procesit është e padrejtë dhe po dekurajon qytetarët, që vazhdojnë t'u mohohet e drejta për të lëvizur të lirë në Evropë. Vota e propozuar nga raportuesja për Kosovën, Tanja Fajon, u prit pozitivisht nga 331 europarlamentarë, 126 u shprehën kundër liberalizimit të vizave dhe 12 abstenuan. Fajon falënderoi kolegët e saj dhe apeloi Këshillin Evropian që të veprojë sa më shpejt për ta çliruar nga regjimi i vizave të vetmin vend të izoluar të rajonit, teksa më herët kishte thënë se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës. Ky votim ka qenë pjesë e hapit ligjor për të vazhdu-ar mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian që mbahen në maj.

Haradinaj: Liberalizimi, e drejtë e fituar

Vullneti politik i eurodeputetëve, ndërkohë, ka gëzuar Prishtinën, megjithëse aktorët më të fuqishëm sërish presin më shumë. Kreu i qever-isë, Ramush Haradinaj, tha se mohi-mi i të drejtës për të udhëtuar të lirë në Europë po dekurajon qytetarët e

Anija e marrë peng nga emigrantët arrin në Maltë

Erdogan akuzon: SHBA po sulmon ekonominë e Turqisë

Forcat speciale të Maltës morën dje kontrollin e anijes së marrë peng nga emigrantët e shpëtuar në det, para se të ankorohej në një port të Maltës. Ministri i brendshëm i Italisë dënoi aktin piratesk të emigrantëve dhe fajësoi për këtë politikat e BE të rik-thimit të tyre në Libi. Forcat speciale të ushtrisë u ngjitën në bordin e transportueses turke El Hiblu 1 dhe të paktën pesë trafikantë u shoqëru-an në pranga. Nga anija u shpëtuan 77 burra, 19 gra e

12 minorenë. Autoritetet ital-iane e malteze thanë se grupi kishte marrë peng mjetin pasi i kishte shpëtuar në ujërat e Libisë ku ishte drejtuar, dhe e kishin detyruar të rikthehej drejt Evropës. Para ndërhyr-jes, autoritetet malteze kishin arritur të komunikonin me ka-pitenin e anijes i cili tha se nuk ishte më në kontroll të mjetit pasi po kërcënohej nga emi-grantët për të lundruar drejt Maltës. Emigrantët nuk kishin armë por ishin në numër më të madh se ekuipazhi.

Presidenti i Turqisë gjatë takimeve për fushatën e zg-jedhjeve lokale të së dielës, ka akuzuar dje Shtetet e Bashkuara se po sulmojnë ekonominë e Turqisë. Rexhep Tajip Erdogan tha se luhatjet e tregjeve dhe paqëndrueshmëria e monedhës turke ishin një "operacion i sofistikuar i Perën-dimit dhe SHBA në veçanti" por shtoi se ndërhyrjet nuk do të arrinin qëllimin e tyre. Erdogan përsëriti sot besimin e tij se përqindjet e interesit duhet të mbahen të ulëta për të

luftuar rritjen e inflacionit, në të kundërtën e asaj që rekoman-dojnë ekspertët e ekonomisë. Duke folur në Ankara, Erdo-gan u zotua të kryejë reforma ekonomike për të mbrojtur ekonominë e vendit nga ‘sulme të tilla’ pas zgjedhjeve. Analistët perëndimorë thonë se luhatjet e vlerës së lirës turke nuk janë pasojë e manovrave financiare, por vijnë nga kufizimet e zyr-tarëve turq ndaj spekulimeve financiare për lirën, gjë që sipas tyre ka reduktuar interesin e investitorëve.

OKB dënon njohjen e Lartësive Golan si territor izraelit

SHBA mbeti e izoluar në Këshillin e Sigurimit të OKB, pasi anëtarët e tjerë dënuan ve-primin e Uashingtonit që i njo-hu si territor izraelit Lartësitë Golan. Ambasadorja britanike tha në këshill se veprimi i SHBA bie ndesh me rezolutën e vitit 1981, ndërsa Rusia parala-jmëroi se kjo lëvizje do të nxitë paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme. Në letrën ku kërkohej mbledhja e këshillit, Siria e përshkroi vendimin e SHBA si " një shkelje flagrante" e rezo-lutave të OKB. Izraeli i pushtoi

Lartësitë Golan nga Siria në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme dhe më pas i aneksoi në vitin 1981 një veprim i shpal-lur asokohe “i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar” nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Anëtarët evropianë të Këshillit, Franca, Britania, Gjermania, Belgjika dhe Po-lonia gjithashtu u shprehën të shqetësuar për pasojat që do të sjellë një veprim i tillë. Presi-denti Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv që i njeh si territor izraelit Lartësitë Golan.

Zakharova: Trupat ruse në Venezuelë

s’përbëjnë kërcënim Moska ka thënë dje se mbër-

ritja e ushtarëve rusë në Venezuelë nuk përbën kërcënim për askënd, pas thirrjes së mëparshme të pres-identit amerikan Donald Trump që Rusisë të tërheqë trupat nga shteti i Amerikës Jugore dhe shtoi se thënë se për largimin e tyre “të gjitha opsionet” janë duke u shqyrtuar. “Rusia nuk është duke ndryshuar balancat e fuqisë në rajon. Rusia nuk po kërcënon askënd”, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Guatemala, 18 të vrarë nga vërshimi i kamionit

mes turmës Një kamion ka goditur një grup

njerëzish në Guatemala, të cilët kishin shkuar në ndihmë të një personi të goditur nga makina, dhe si rrjedhim 18 njerëz mbetën të vdekur, tha zëdhënësi i zjarrfikësve Cecilio Cha-caj. Mes të vrarëve ishte dhe një vajzë tetë vjeçare ndërsa 19 njerëz ishin shtruar në spital të plagosur. Zyrtarët thanë se korrigjuan shifrën fillestare prej 32 të vdekurish pasi zjarrfikësit dhe grupet e shpëtimit ekzaminuan të plagosurit në pirgun e trupave.

Radikalizmi i bardhë nuk do të tolerohet

nga FacebookRrjeti social më i madh në botë,

Facebook tha se do të bllokojë nxit-jen, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizmit të bardhë dhe sepa-ratizmit, nisur nga java e ardhshme. Facebook po ashtu u zotua se do të përmirësojë aftësitë e tij për të iden-tifikuar dhe bllokuar materialet nga grupet terroriste. Rrjeti social është nën presion, qëkur një terrorist i ar-matosur transmetoi drejtpërdrejt në Facebook sulmet e tij në dy xhami të Zelandës së Re, më 15 mars.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka mbështetur dje shtytjen e Britanisë së Madhe kundër nepotizmit në Kosovë, duke thënë se punësimi në bazë meritash, është çështje kritike për prosperitetin. “Mbështesim plotësisht shtytjen e Mbretërisë së Bashkuar për punësimin me bazë meritash, çështje është kritike për të siguruar pros-peritet për Kosovën”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij. Më herët Ambasada britanike shprehu zhgënjimin me vendimin e deputetëve të Kuvendit për mos-votimin e asnjë prej kandidatëve të rekomanduar nga partneri i ‘Projektit të Rekrutimit’ në pozitën e kreut të Bordit së Rregullatorit për Energji, duke përmendur punën e pakët që Kosova po bën për luftën kundër nepotizmit e korrupsionit.

Mediat greke raportonin dje se kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë vizitës së tij në Shkup në fillim të muajit që vjen, do të jetë së bashku me përfaqësues të mbi 70 kompanive të biznesit. Ata raportojnë se del-egacioni është i mbështetur nga kompania greke për investime dhe interes kanë shprehur kompani nga sektori energjetik, sektori i ndërtimtarisë, prodhimet industriale dhe teknologjia e lartë, të cilat besojnë se kanë vend për investime në Maqedoninë e Veriut. Tsirpas dje në Selanik deklaroi se ndërmarrësit grek do të mund të kenë rol kyç në rritjen ekonomike të vendit tonë. “Ekonomia greke ka potencial ndikojë në rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me një rritëm pozitiv që krijoji marrëveshja e Prespës”, deklaroi Tsipras.

Kosnett: Punësimi në bazë merite, kyç në zhvillimin e Kosovës Mediat greke: Mbi 70 kompani vijnë bashkë me Tsiprasin në Shkup

Kosovës. "Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakon-testueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat", tha Harad-inaj. Aksesi i Prishtinës në zonën Shengen ishte propozuar fillimisht në shtator të vitit 2016 dhe ishte votu-ar nga eurodeputetët 2 vite më vonë, por një vendim i Këshillit Evropian për të mos e diskutuar çështjen gjatë sezonit dimëror e shtyu vendim-marrjen përfundimtare. Aprovimi nga Ministrat e vendeve evropiane do lejonte qytetarët kosovarë të

udhëtonin lirisht në destinacionet e Bashkimit Europian për një periudhë 90-ditore çdo gjashtë muaj për qël-lime biznesi, turizmi apo familjare.

Avramopulos: Kosova e meriton liberalizimin

Më herët komisionieri evropian për emigracionin, Dimitris Avram-opoulos tha se Bashkimi Europian po humb kredibilitetin me rezistencën e tij kundrejt liberalizimit të regjimit të vizave me Kosovën. Ai bashkë me raportuesen, Fajon apeluan lig-jvënësit europianë t'i japin dritën jeshile procesit që nisi fillimisht në vitin 2012. "Kosova është i vetmi partner në Ballkanin Perëndimor që nuk po përfiton nga marrëveshja për lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët e saj. E di që disa vende kanë rezerva

për risqet e emigracionit nga Kosova, edhe ata vetë janë dijeni të tyre. Por ne duhet ta inkurajojmë vendin të plotësojë më tej kriteret e mbetura, të forcojë kornizën ligjore, dhe t'ua komunikojë qartësisht qytetarëve të tij të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga regjimi pa viza. Tani na mbetet neve të biem dakord sa më shpejt që ky proces të përmbyllet", tha Avram-opulos, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë sa më shpejt regjimin e vizave me Kosovën pasi janë përmbushur standardet bazë dhe është në interes të perspek-tivës europiane të gjithë Ballkanit. Zyrtari i lartë evropian kujtoi se shtatë vite pas fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave, vendi ka bërë hapa konkretë në luftën kundër ko-rrupsionit dhe krimit të organizuar dhe këto përpjekje duhen vlerësuar.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e dre-jtë e fituar dhe e pa-kontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat...

Page 14: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT14 E Premte 29 Mars 2019

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Togat e zeza të kryeqytetit vendosën masën e sigurisë “arrest me burg”, për Elsi Levendin, 21 vjeç, Alesio

Berberin, 33 vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç. Të rinjtë do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve, ndërsa akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”...

Tritol automjetit në Fushë-Krujë, në kërkim autorët

Një shpërthim tritoli tronditi Fushë-Krujën mbrëmjen e djeshme. Mësohet se një sasi prej rreth 300 gram eksploziv shpërtheu brenda oborrit të banesës së shtetasit Afrim Çeku në lagjen “Hasan”. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe për pasojë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme mate-riale, por fatmirësisht veç panikut tek familjarët nuk pati persona të lënduar. Në dëshminë e parë për policinë Afrim Çeku mësohet se ka thënë se nuk ka konflikte, ndërsa ai rezulton pa precedentë. Policia ende nuk ka një pistë zyr-tare për arsyet e atentatit me tritol, ndërsa tha se po punon për identifikimin e autorëve. Ky ishte rasti i dytë brenda kësaj jave, pasi pak ditë më parë një atentat me eksploziv dështoi në Mallkuç, ku një sasi lëndë plasëse u gjet poshtë makinës së një 43 vjeçari. Ndërsa më herët, janë regjistruar shpërthime me tritol ndaj një biznesi, një efektivi të policisë dhe në raste i është vënë eksploziv shtyllave të tensionit të lartë duke rrezikuar për të lënë pa energji gjysmën e vendit.

Vritet shqiptari në Spanjë, dyshohet për pazare droge

Një shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë pasi është ekzekutuar me armë zjarri brenda një automjeti. Trupi i tij është gjetur i pajetë nga banorët të cilët njoftuan policinë. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Totana të Spanjës. Sipas me-diave spanjolle, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e së mërkurës (27 Mars) pranë rrjedhës së lumit Guadalentin. Ka dyshime se shqiptari mund të jetë vrarë rreth një javë para se të gjendej nga autoritetet. Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Në fakt, zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet spanjolle dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës apo për shkak të ndonjë konflikti që shqiptari mund të ketë pasur si pasojë e punës së tij si truprojë në lokalet e natës.

Të burgosurit e 302 në grevë urie, nuk u pëlqen ushqimi

Të paraburgosurit e burgut 302 në kryeqytet prej dy ditësh janë futur në grevë urie. Arsye e futjes në këtë grevë është se të burgosurit kërkojnë kushte më të mira në higjienë dhe ushqim. Burime bëjnë me dije se shumica e të paraburgosurve kundërshtojnë rregullat e reja që janë vënë. Disa javë më parë u vunë disa rregulla të reja në burgje, sipas të cilave të burgosurve nuk u lejohet më shumë se 5 kg ushqim që u sillet nga të afërmit e tyre nga jashtë. Greva ka qenë mes tensioneve, ku mesditën e djeshme kur të gjithë të paraburgosurit nuk janë paraqitur në mensë për të konsumuar ushqimin që gatuhet në kuzhinën e burgut. Ata kundërshtojnë cilësinë e ushqimeve në burg dhe mos-lejimin e takimeve me familjarë. Të burgosurit kërkojnë që ushqimet ti sigurohen nga familjarët. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve sqaron se këto masa janë për shkak të rregullave të reja për institucionet e burgjeve.

Vrasja e Jurgen Kurtit, Gjykata e Tiranës lë në burg autorët e dyshuar, 3 të rinjtë mohojnë akuzat

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMesazhet: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”

Elvis MYRTA

Ditën e djeshme kanë dalë përpara Gjykatës së Tiranës për tu njo-hur me masat e sig-

urisë, tre të arrestuarit si të përf-shirë në vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti. Togat e zeza të kryeqytetit vendosën masën e sigurisë “arrest me burg”, për Elsi Levendin, 21 vjeç, Alesio Berber-in, 33 vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç. Të rinjtë do të qëndrojnë në qeli në vijim të hetimeve, ndërsa akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim e kry-er në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shit-je të lëndëve narkotike”. Krahas tyre është shpallur në kërkim edhe Klodian Bane, i cili men-dohet se është edhe personi i cili mbrëmjen e 18 marsit ekzekutoi Jurgen Kurtin. Seanca e djeshme ndaj tre të rinjve u zhvillua me dyer të mbyllura, burime nga brenda seancës bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se të rinjtë kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre. Elsi Levanti ka thënë për-para gjykatës se ai është marrë në pyetje pa praninë e avokatit të tij dhe se ndaj tij është ushtruar dhunë psikologjike. Hetuesit kanë dyshime se të arrestuarit mund të jenë paguar për të real-izuar vrasjen për llogari të dikujt tjetër. Atentatorët janë identifi-kua nga kamerat e sigurisë në kohën kur po ndërronin targat e mjetit, nga i cili dyshohet se u qëllua për vdekje Kurti dhe përgjimet telefonike. Ndërsa motivi që çoi në ekzekutimin e Kurtit vazhdon të mbeten mister. Pistat kryesore të hetimit janë ato të hakmarrjes ose konflikteve të mundshme të viktimës. Jurgen Kurti u akuzua për vrasjen Agim Arapit, në Prill të vitit 2017, por familja Arapi ka mohuar të ketë gisht në vrasjen e tij.

Dinamika e ngjarjes sipas prokurorisë

Jurgen Kurti u ekzekutua në një pritë pranë banesës së tij mbrëmjen e 18 marsit, në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë. Për këtë ngjarje janë në pranga 3 persona, ndërsa një i katërt që dyshohet

se është autori i vrasjes i iden-tifikuar si Klodian Bane por që mban edhe mbiemrin Buxhaku, është në kërkim nga Policia. Ak-tualisht Policia ka bërë të mun-dur zbardhjen e dinamikës së ngjarjes se si kanë lëvizur autori dhe bashkëpunëtorët si edhe ko-munikimet e fundit që ata kanë pasur me njëri-tjetrin para kryer-jes së vrasjes. Provat më të forta që i lidhin ata me ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë si edhe disa mesazhe telefonike të shkëmbyera me njëri-tjetrin, që lidhin të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi si dhe të shumëkërkuarin Klodi-an Bane (Buxhaku). Për vrasjen autorët kanë përdorur një mak-inë “Benz C Class”, ngjyrë gri, e cila u vu në ndjekje menjëherë nga hetuesit. Kamerat e sigurisë kanë shquar se makina kishte një antenë në pjesën qendrore

të xhamit të pasme, dhe kur frenonte, drita e frenës te pjesa e bagazhit nuk ndizej e plotë. Automjeti është dalluar për herë të parë në orën 20.00, ndërsa hyn kundravajtje në vendin ku pikërisht dy orë më pas u vra Ju-rgen Kurti. Gjatë kësaj periudhe kohore, makina ka bërë tre xhiro në vendngjarje. Makina ishte në pronësi të Klodian Banes. Ky i fundit ka dalë disa herë dhe ka fotografuar shkallët e pallatit ku banonte Jurgen Kurti. Ndërkohë Elsi Levendi dallohet teksa vjen nga posta dhe ulet në kafen ngjitur me hyrjen e palestrës nga ku do të dilte më pas Jurgen Kurti. Vetëm katër orë para se të ndodhte krimi, Levendi kishte marrë porosi me mesazh nga Klodian Bane që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin. “Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më

thuaj nëse e sheh këtë person”. Përpara policisë Levendi ka mo-huar ta njihte Kurtin, ndërsa ka marrë një mesazh tjetër “vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”. Në momentin kur Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi i shkruan sërish Klodian Banes: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”. “Është një djalë i gjatë, i bëshëm”, i përgjigjet Bane me një tjetër mesazh. Të gjitha momentet kur Levendi dhe Bane shkëmbejnë mesazhet janë fiksuar nga kam-erat e sigurisë. Vetëm pak më pas ndodhi vrasja e cila po ashtu është fiksuar nga pamjet e kameras së sigurisë. Në pamje dallohet një person i cili del nga makina dhe pasi merr diçka në dorë, kryen ve-prime të njëjta me ato të qitjes me armë. Benzi më pas lokalizohet drejt ish-lokal Shushicës dhe më tej në Kopshtin Zoologjik. Ndërsa Levendi del para postës dhe merr një taksi duke u nisur drejtb digës së Liqenit, ku ndalon për të blerë një paketë cigare. Pasi rikthehet në makinë, Levendi shfaqet më vonë pranë Liqenit të Thatë ku ngjitet në mjetin Benz me të cilin u krye vrasja. Në këtë moment mbërrin edhe mjeti tip Audi ku udhëton Olsi Qalliaj, edhe ky i kapur nga kamerat e sigurisë në vendngjarje. Pas këtij momenti, njëri nga të rinjtë, drejtohet me një qese drejt liqenit të Thatë, ndërsa dy të tjerët ikin ne dre-jtim të pallateve.

Tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit, drejtoria e burgjeve pezullon 6 policë

Gjashtë punonjës të policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë janë pezulluar nga puna pas një tentative për t’u futur drogë në qelitë e të dënuarve. Ka qenë Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ai që ka zbuluar se punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë. Mësohet se droga u tentua të futej përmes ushqimit. Burimet bëjnë me dije se policët dyshohet se kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të burgut tre ditë më parë, por lajmi u bë mediatik vetëm mesditën e djeshme. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë

vendim, por as me sasinë e drogës që u tentua të futej në ambientet e këtij burgu. Burime nga drejtoria e Burgjeve konfirmojnë vetëm pezullimin e policëve. Informacionet për këtë ngjarje janë shumë të rezervuara pasi SHÇBA ka vënë nën hetim policët e pezulluar për të mësuar se nga e kanë marrë drogën efektivët e policisë së burgut, dhe për cilin të dënuar ishte lënda narkotike. Policët e burgut të Shënkollit janë marrë në pyetje për rastin dhe pas për-fundimit të hetimeve SHÇBA dhe Drejtoria e Burgjeve pritet të dalin me një njoftim zyrtar mbi këtë rast. Futja e sendeve të paligjshme

në ambientet e burgut nuk është rasti i parë që ndodh në burgjet e vendit tonë. Kanë qenë të shumta rastet kur policët kanë tentuar të fusin në ambientet e qelive sende të ndryshme. Edhe pse dy vite më parë qeveria ashpërsoi ligjin duke rritur masën e dënimit për fundjen e sendeve të ndaluar në burgje, rastet kanë qenë të shumta dhe të përsëritura, ku në disa raste të burgosurit janë ndihmuar nga gardianët. “Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”, thuhet në Kodin Penal.

Page 15: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

Ditën e djeshme kur ishte caktuar dhe data për dhënien e vendimit ndaj Ervin Matës, togat

e zeza të apelit rikonfirmuan të njëjtën masë për të, dhe vendosën që ai do të hetohet me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”...

Dhunohet mjeku në Dibër, arrestohet 43-vjeçari

Një tjetër rast i dhunës ndaj bluzave të bardha është regjistruar në Dibër. Mjeku i spitalit rajonal Agron Mezenx-hiu është goditur me grushte nga shtetasi me iniciale V. L.. Ky i fundit kishte shkuar për të mjekuar një plagë. Mjeku pasi i ka qepur plagën dhe e ka mjekuar, pacienti i ka kërkuar raport mjekësor por mjeku ka refuzuar duke i thënë se nuk e shikon të arsyeshme. Kaq ka mjaftuar që ai ta sulmojë mjekun. “Policia ka arrestuar në flagrancë vëllain e shtetasit me inicialet V. L., ndërsa po vijon punën për kapjen e këtij të fundit. "U arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet A. L., 43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V. L, banues në Dibër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushte mjekun shtetasin A. M”, njofton poli-cia. Policia thotë se dy vëllezërit akuzohen për "Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij akti.

Kapet me armë në makinë, pranga 22-vjeçarit në Fier

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri nga Fieri i cili qarkullonte me armë zjarri. Po kështu gjatë kontrollit fizik të ushtruar i është gjendur dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike. Nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se Shërbi-met e Policisë të Komisariatit Nr.1, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M. G., 22 vjeç, banues në Fier. I riu është ndaluar në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” në drejtimin e një automjeti. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një pistoletë tip “Zaztava” me krehër pa fishekë dhe 0.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan për vep-rime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, para-shikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Zbulohet serë kanabisi në Kurbin, pranga 50-vjeçarit Një operacion i policisë së Kurbinit i koduar “Miloti” ka

zbuluar një serë me bimë narkotike. Kështu gjatë pasdites së djeshme, e mërkurë, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin duke bashkëpunuar edhe me qytetarët. Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe gjatë kontrolleve të im-tësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F. H., në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë. Efektivët e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të F. H., 50 vjeç, banues në Milot, si kultivues i tyre. Aktualisht policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre pe-nale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.

Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë, ish i fejuari i Elvana Gjatës do të hetohet në gjendje të lirë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraErvin Mata nuk u paraqit në seancë, u përfaqësua nga avokati

Elvis MYRTA

Gjykata e Apelit të kryeqyteti ka rrëzuar kërkesën e p r o k u r o r i s ë

duke rikonfirmuar masën e sigurisë “detyrim para-qitje” ndaj Ervin Matës. Pas vetëdorzimit Gjykata e Shkallës së parë caktoi pikërisht këtë masa ndaj Ervin Matës, por grupi he-timor i prokurorëve që po hetojnë ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin mbrëm-jen e 4 tetorit në ish Bllok me një të vrarë dhe dy të plagosur apelojë vendimin e gjykatës. Ditën e djeshme kur ishte caktuar dhe data për dhënien e vendimit ndaj Ervin Matës, togat e zeza të apelit rikonfirmuan të njëjtën masë për të, dhe vendosën që ai do të hetohet me masën e sigurisë “Detyr-im paraqitje”. Në seancën e djeshme në të cilën vetë Mata nuk ishte i pranishëm gjykata vendosi që ai do paraqitej një herë në javë në prokurori. Në kërkesën drejtuar Apelit të Tiranës Prokuroria kërkoi kthimin në burg të 31-vjeçarit, pasi sipas saj sipas saj ai mund të prishë provat nëse qën-dron me masë sigurie “de-tyrim paraqitje”, masë të cilën gjykata vendosi për të. Sipas organit të akuzës në pamjet filmike, 31-vjeçari, ka shtyrë në konflikt Mar-vjol Bilon i cili vrau Fabian Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, ky i fundit mbeti i parali-zuar në këtë ngjarje. Sipas Prokurorisë Mata duhet të mbetet në burg pasi autori nuk kishte asnjë konflikt të drejtpërdrejtë me viktimën Fabiol Gaxha, dhe të gji-tha veprimet e Bilos kanë qenë të ndikuara nga Mata. Ervin Mata u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes në një nga komisariatet e kryeqytetit, por ai ndenji pas qelive vetëm për 48 orë, pasi gjykata vendosi ta lirojë atë. Ervin Mata

menjëherë pas masakrës në ish Bllok me një të vdekur dhe dy të plagosur, u shpall në kërkim nga policia pasi nga hetimet e prokurorisë rezultoi si një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Tashmë i vetmi që ka mbetur në kërkim është ish-komandoja Merv-jol Bilo, i cili akuzohet se ekzekutoi Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martina-jn dhe Eljo Haton. Ndërsa i arrestuar për ngjarjen është vetëm Ervis Martinaj pas vendimit të dhënë nga gjykata e Apelit. Gjithash-tu në kërkim policor për ngjarjen e 4 tetorit është edhe Eldi Dizdari, i cili sipas policisë është personi që ka pasur konflikt me Ervin Matën. Dorëzimi i këtij të fundit dhe deklarimet që do të bëjë përpara grupit heti-

mor pritet që të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë dhe konfliktin që të gjithë këta persona kanë pasur mes tyre.

Hetimet Sipas prokurorisë Eldi

Dizdari, tashmë në kërkim policor ka pasur një konf-likt të fortë me Ervin Matën mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol”, rreth gjysmë ore para se të ndodhte përplasja me armë bren-da këtij lokali. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kus-hëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokuror-isë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin

në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezu-ltuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tower”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërish pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qenë fizikisht në lokalin “Mo-nopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qenë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar. Sipas prokurorisë pas konfliktit Mata-Disdari, Martinaj, së bashku me disa miq të tij, kanë shkuar te dyqani “Monopol”, ku ka pasur një shkëmbim zjarri, që duke iu referuar mesazheve të gjetura në telefonin e Mar-tinajt, nuk ka ndodhur për një sherr të momentit.

Sherr mes të rinjve në kryeqytet për lojën e futbollit, plagoset 21-vjeçari Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur

me thikë mesditën e djeshme pasditen e djeshme në kryeqytetet. Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta që disa të rinj kanë pasur me njëri-tjetrin, në zonën e Institutit, ka mbetur i plago-sur 21-vjeçari me inicialet I. M.. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur. Sipas policisë i riu është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj si dhe kapjen e autorit. Sipas burimeve mësohet se një grup të

rinjsh kanë qenë duke luajtur një ndesh-je futbolli në një nga fushat sportive të zonës. Gjatë lojës ata kanë pasur një konflikt, ku fillimisht të rinjtë janë konf-liktuar fizikisht mes tyre. Gjatë konfliktit njëri nga personat që u përfshinë në të, ka marrë thikën në çantën që kishte me dhe i ka gjuajtur 21-vjeçarit, në këmbë duke e plagosur. Menjëherë ai u dër-gua në Spitalin e Traumës, ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të kryeqytetit bëjnë me dije se 21-vjeçari i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga unifor-

mat blu të komisariatit nr.3 të kryeqytetit personat e përfshirë në këtë konflikt kanë qenë të moshës 18-21 vjeç. Ata janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje dhe për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen e rëndë e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima. Pas ngjarjes, ka qenë policia e Tiranës e cila ka nëpërmjet një deklarate ka dhënë detaje për mediat. “Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit”, njofton policia.

Page 16: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

16 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

Nga Besi BEKTESHI

Data 1 prill, sigurisht për ne shqiptarët nuk mund të jetë përgjithësisht dita

e "gënjeshtrave"! Zyrtarisht 1 Prilli i vitit 2009-të është një datë fantastike, e pamundur për vite e vite për një Shqipëri, e cila kishte trashëgimi të afërt "Traktatin e Varshavës" daljen dhe denoncimin e këtij traktati, nxjerrjen jashtë të sovjetikëve nga baza e Vlorës, por dhe armatimit gjigand sovjetik por sidomos kinez në depot tona! Ishim vendi sigurisht i Gjergj Kastri-otit, mbrojtësit jo vetëm të territorit shqiptar, por dhe krishterimit përballë super fuqisë së kohës, kundër dy sulltanëve të shkëlqyer si Muradi dhe biri Mehmedi dytë. Ishim vendi ku burrat akoma më shumë dhe përpara "farwest-it" amerikan, përpara kaubojsave dhe përpara luftës për pavarësi dhe asaj të madhe veri-jug, mbanin të gjithë armë! Ishim vendi që kishim luftuar të vetëm me disa pushtues fqinj pa pasur shtet unitar! Ishim vendi komunist i dikurshëm i Enver Hoxhës i cili ishte çliruar (luftuar me ital-ianët dhe larguar gjermani) pa shkelur këmba e sovjetikëve, si kudo në Europën lindore dhe qendrore! Por ishim vendi që donte më shumë SHBA-të dhe perëndimin, vendi ku njerëzit mar-toheshin me flamurin amerikan, vendi që pranoi 1 milion kosovarë apo vëllezërit e një gjaku pa u ankuar, pa bërë asnjë krim ordiner në atë kohë, duke mahnitur botën! Ishim vendi që edhe ish komunistët ishin pro amerikanë dhe janë edhe sot. Po, pro perëndimorë dhe pse kishin pasur një ideologji të jashtëzakonshme kundër perën-dimit dhe SHBA-ve! Ishim të prapambetur dhe të korruptuar, na plaste Gërdeci nga korrupsioni qeverisë së Berishës, por shoqëri dhe politika ishin me Amerikën dhe botën perëndimore! Si presidenti Klinton dhe ai Bush, realizuan me anën e presidentit fantastik Obama, pranimin e Shqipërisë në NATO! Kjo ishte dhe është një nga arritjet më të mëdha të shoqërisë shqiptare, kombit shqiptar dhe padyshim një bujari e mad-he e vendeve perëndimore me në krye SHBA-të!

Nga Enver CAKAJ

Mos kujtoni se po hamendësojmë, as shaka nuk po bëjmë. Deri para

një muaji kemi parë vetëm sharje e sherre. Asnjë fjalë për hallet e shumta të popullit. Opozita pati hallet e saj dhe u arratis nga Kuvendi, ku e kishte autorizuar populli për të mbrojtur problemet e tij. Hynte në Kuvend vetëm për të zhurmuar, ku fliste në emër të popullit, po nuk thoshte asnjë fjalë për popullin. Njerëzit e zgjedhur të vendit na ishin kthyer në bezdi, se dhe shumica, për të mos i lënë shteg opozitës të ankohej se nuk i linte hapësira për të diskutuar, ra në pozitat e saj. Tani në Kuvend ka hyrë një opozitë konstruktive, që nuk ka hallet e saj, por të popullit. Madje kjo ka qenë arsyeja që deputetët e thyen vendimin fatal të opozitës dhe hynë në Kuvend për të kryer misionin e tyre, të zgjedhurit e vërtetë e lanë në mes. I kemi dëgjuar, që bëjnë vërejtje me vend, po flasin si njerëz, pa inate.

Populli nuk po merrte vesh se cilin kishte përfaqësuesin e tij. I lënë në mes të rrugës po

“Ishim vendi që edhe ish komunistët ishin pro amerikanë dhe janë edhe sot. Po, pro perën-dimorë dhe pse kishin pasur një ideologji të jashtëzakonshme kundër perëndimit dhe SHBA-ve! Ishim të prapambetur dhe të korruptuar, na plaste Gërdeci nga korrupsioni qeverisë së Berishës, por shoqëri dhe politika ishin me Amerikën dhe botën perëndimore! Si presidenti Klinton dhe ai Bush, realizuan me anën e presidentit fan-tastik Obama, pranimin e Shqipërisë në NATO!

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Ajo bujari me NATO-n, e cila mund të funksionojë dhe me BE!

Sihariq, Kuvendi u bë i popullit!

Pse bujari? Po ne sigurisht nuk mund të kishin standarte kaq të pranueshme dhe të larta si të tjerët në NATO! Nuk kishim ushtri të tillë! Ne na kishte rënë shteti vetëm 12 vite përpara, duke na u shkatërruar dhe ushtria! Njeriu që po "kreno-hej" se kishte futur "Shqipërinë në NATO" kishte lejuar dhe kishte rrëzuar shtetin dhe ushtrinë tonë në vitin 1997! Bujaria e presidentit Obama, shtetit amerikan, por dhe shteteve të tjera aleate të NATO-s, ishin praktikisht për shqiptarët, kombin shqiptar! E kjo llogaritje, kjo aksiomë dhe ky moment, ishin fatmirësisht bujaria e madhe e botës së kulturuar dhe demokratike, duke na pranuar në aleancën më të madhe ushtarake të botës demokratike! Pra 1 prilli i vitit 2009 është një çast solemn për ne, një çast lavdie kombëtare dhe çast bujarie e ndershme e sinqertë, nga të gjithë shtetet anëtare të NA-TO-s! Ne padyshim për nga dashuria, qëllimi dhe besnikërie ndaj NATO-s dhe perëndimit demokratik e meritojmë!

Çfarë dua të them sot!? Sot është ditë krenarie, por ne kemi një objektiv tjetër që është Bashkimi Europian! E vërtetë, por një mik imi thotë: në Bashkimin Europian nuk bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Biles sot ai thotë se "nuk është më as presidenti Obama (Klinton Bush) në Amerikë"! Por sigur-isht unë qesh me vete edhe pse e di që ai ka disi të drejtë! Por padyshim për ne Amerika është dhe do të mbetet, shteti që na ka dalë zot dhe ka bërë të mundur integrimin tonë në aleancat e mëdha të demokracisë! E sigurisht ka dhe shtete e tjera Europiane të mëdha që janë miq të lartë dhe integruesit tonë! Por edhe pranimi apo kalimi i fazave të pranimit në BE, për mua duhet të kishte ngjashmëri me pranimin tonë në NATO! Idea është se mbase duhej mbyllur një "sy dhe një vesh" për standartet me qëllim përmirësimin më pas dhe duhej respektuar dhe nderuar "NATO dhe Bashkim Europian si dashuria e shqiptarëve" përpara korrupsionit të shtetarëve të tyre! Sepse asnjëherë nuk duhet harruar se jemi shoqëria më pro perën-dimore, jo në rajonin ballkanik, por dhe në Europë! Asnjëherë nuk duhet harruar faktori stabilitet i shqiptarëve në Ballkan! Asnjëherë nuk duhet harruar populli më "Amerikë dhe

priste sa të vinin zgjedhjet e tjera. Por grupi i dalë nga opozita e korrigjoi Kuvendin. Diskutimet kanë marrë rrjedhën e duhur. Kemi dy mbledhje të tij që po u përkushtohet plotësisht problemeve të shumta të popullit. Nuk kishte ndodhur kurrë që përfaqësuesit e tij ta mërzitnin popullin, aq sa të mbyllnin ekranet e televizorëve. Deputeti zgjidhet nga populli për t’u marrë me problemet e zonës së tyre, jo të bëjë shëtitje nëpër zonë e të venë në Kuvend për të derdhur shpifje e sharje kundër shokëve të tyre. Problemet zgjidhen me fakte, jo me zhurmë. Nuk e morëm vesh, shkau kjo opozita jonë apo e shkanë, që braktisi tempullin e popullit. Populli nuk i ka zgjedhur që të sulmojnë e shkatërrojnë institucionet e tij, po të përpiqen që të gjejnë donatorë për të shpënë ndonjë investim në zonën e tyre, që të përmirësojnë jetën e banorëve. Populli nuk ka nevojë për shëtitës. Nuk kemi dëgjuar një deputet në Kuvend, që të thotë se në zonën e tij ka shpënë fonde donatorësh për të ndërtuar një vepër. Mjetet e informimit na sjellin çdo ditë ankesa të popullit, se nuk funksionon ujësjellësi i fshatit. Në disa zona nuk ka drita. Diku është prishur një urë dhe askush nuk ndërhyn për ta rregulluar, dhe fatkeqësisht këto nuk i kishim dëgjuar nga goja e përfaqësuesve të popullit. Kemi dy mbledhje që deputetët po e kthejnë Ku-

vendin në pronë të popullit, kur opozita tenton ta djegë. Shumë probleme kanë ngritur e zgjidhur.

Opozita e larguar nuk e dinte, që duhet ta kundërshtonte qeverinë për probleme që binin ndesh me interesat e popullit, po jo për çdo gjë që diskutohej dhe zgjidhte probleme të rëndë-sishme të tij. E kemi thënë, ajo është shemra e pushtetit, por jo për inate të ndryshme të kundërshtojë ato që i duhen popullit. Opozitën më të mirë e kanë bërë studentët, që i dhanë mend edhe opozitës edhe qeverisë. Po ndërsa qeveria i pranoj ankesat e tyre dhe i vuri në rrugën e zgjidhjes,opozita,në vend që të kor-rigjohej, e la detyrën e saj dhe iku në arrati. Ka ngulur këmbë, se pa ikur Rama si kryeministër, nuk hyjnë në zgjedhje. Po, a e di opozita se Rama mund të largohet nga detyra e kryeministrit, po ai është kryetar partie dhe të gjitha zgjedhjet ai do t’i udhëheqë!? Nëse një njeri i vetën si Rama i bleka votat dhe opozita nuk është e zonja të ru-ajë një njeri, hallall i qoftë. Po ky është pretekst, se e dinë që nuk i fitojnë dot zgjedhjet me këtë politikë shkatërrimi dhe urrejtje që ndjekin. Ba-sha të mos i mbledhë ish-deputetët e t’u thotë të shkojnë nëpër rrethe e të sjellin njerëz në Tiranë duke i paguar, po t’i shpërndajë për t’i bindur që të votojnë opozitën. Rama e ka bërë gjysmën e fushatës me takimet që bën, kur opozita endet

rrugëve të Tiranës duke ulëritur si barinjtë kur u bie ujku te bagëtitë.

Populli i ka zgjedhur deputetët për t’u zg-jidhur hallet madhore të tyre, se grurin e misrin e mbjellin dhe e korrin vetë. Njerëzit i duan de-putetët atje ku morën votat, jo duke sulmuar me lëndë plasëse institucionet që i ka ndërtuar vetë, ose duke bërë thirrje militantëve, që kolegët e tyre t’i zënë me gurë kur të venë te zgjedhësit. Populli do deputetë të qëndrueshëm, që t’i ketë pranë në gëzime e hidhërime. Jo të rrinë më shumë jashtë shtetit se në zonën e tyre. I ndjeri Kahreman Ylli, edhe pse ishte i zënë me punë të shumta nuk u shkëput kurrë nga populli i Skraparit. Me takimet që bënte, me letra e telefonata, ishte gjithmonë në kontakt me popullin. Fshatrat e Skraparit nuk kishin rrugë makine, po udhëtonte, herë me kafshë, herë në këmbë. Dhe populli e donte dhe e priste si djalin e tyre. Nuk kishte as telefon falas, as favore të tjera që kanë deputetët tani. Ky ishte njeriu i vërtetë i popullit. Nuk e di a do të bëhet ndonjë deputet, që të mbetet përjetësisht në mendjen e popullit si Kahreman Ylli? Populli nuk do deputetë që ta mërzisin, t’i hapin telashe e ta detyrojnë t’i thonë, mos ta pafshim bojën kurrë! Nuk e dimë, a do të vazhdojë kështu Kuvendi i Shqipërisë, që të jetë i popullit? Le të shpresojmë, se ujqërit ikën e morën arratinë.

Europëdashës dhe pse shumica e popullsisë është e besimit musliman"! Po po, sepse në perëndim ka dhe të tillë dyshues! Asnjëherë nuk duhet harruar se ka qenë shoqëria dhe populli më i persekutuar dhe izoluar në Europë, nën një regjim despotik feudal dhe ideologjik! Asnjëherë nuk duhet harruar se jemi shoqëria që nuk sulmojmë fqinjin dhe nuk i bëjmë keq atij dhe pikërisht e kundërta është vërtetuar! Asnjëherë nuk duhet harruar se tashmë jemi dy shtete shqiptare (meritë e NATO, USA dhe UE) me shqiptarë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi që nuk duam luftë dhe nuk acarojmë situata kombëtare! Asnjëherë nuk duhet harru-ar se jemi besnikë të NATO-s dhe perëndimit dhe kjo nuk vihet në diskutim! Por nuk janë aspak kështu të tjerët anëtarë të BE-së dhe në NATO! Mund të kenë më shumë qytetërim dhe më shumë standarte, por nuk janë të sinqertë dhe të dashur me organizmat e lartë sikundër është shqiptari si shoqëri dhe popull!

Në fakt standartet janë standarte dhe duhen zbatuar, por dhe kriteri që unë thashë më sipër dhe që u zbatua për pranimin tonë në NATO, duhet të kishte funksionuar dhe për pranimin vend kandidat në BE! Ky do të ishte dhe rast fatlum për ne, në raport dhe me demokracinë dhe me rritjen e shtetit ligjor në vendin kur politika dhe politikanët bëjnë "sikur" do të integrohen, sepse realisht nuk "ju plas kaq shumë" sepse i kanë arritur elementët e pushtetit që duan dhe për shoqërinë nuk është se ju bëhet shumë vonë! Në vendin ku korrupsioni është "sport kombëtar" përpara futbollit dhe çdo loje tjetër! Por sigurisht në vendin kur NATO dhe BE kanë njerëzit më të dashur të tyre masivisht dhe sinqerisht akoma! Pse them akoma? Po them akoma, sepse po u vonua pranimi jonë në BE dhe për njëzet vjet, ka dy rreziqe të mëdha! I pari është rreziku i stabilitetit të vetë BE-së dhe i dyti është se: mbase atëhere ne plotësojmë standarte, por do të humbasim "dashurinë" e madhe që sot kemi për Bashkimin Europian dhe për integrimin në të! Mbase them, por kjo nuk është diçka që nuk ka ndodhur me të tjerë përpara nesh! Pikërisht për këtë mbase është më mirë që "ajo bujari me NATO-n të funksionojë dhe me BE"!

Page 17: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 17

Nga Bardhyl BEJKO

Sa herë dëshirojnë, lid-erët opozitar të duken si të guximshëm, sypatrembur, të fortë,

që kanë në dorë jetën e të gjithëve dhe mund të tërheqin këmbëzën nëse u cënohet interesi vetijak apo familjar, partisë apo pushtetit për ata që i pengojnë në rrugëtimin për pushtet në tavolinë, paralajmërojnë vrasjen e Kryeministrit Edi Rama. Bile e paraqesin si akt të kryer.

Sapo erdhi në pushtet në vitin 2013, Rama si rrallë kush para tij është vrarë e rivrarë, sulmuar me të gjitha format nga fjala tek mallkimet e urrejtja, deri te kërcënimet për pushkatim me plumb ballit. Ky është çmimi që duhet të paguajë një kryeqeveritar në një vend si Shqipëria me këtë opozitë të çartur. Sa për largim, as nga kreu i qeverisë as që mund të bëhet llogari pasi kjo është e përminutshme. Në çdo sekondë nga podiumet partiake betohen të gjithë se do ta përmbysin. Ajo që është tronditëse dhe jashtë çdo parametri demokratik është betimi për zhdukjen fizike përmes të gjitha formave nga më klasiket tek më të sofistikuarat. Njëherë deklarohet se do zhduket nga zoti. Të nesërmen nga një plumb ballit. Një ditë si individ, pastaj familjarisht. Gjithnjë me plumbin ballit. Njëherë me varje. Tjetrën me mbytje në Lanë. Të gjitha format e vdekjes i përkunden para syve sikur të ishte armiku më i madh i tërë kohëve, jo vetëm i Shqiptarëve, po tërë globit nga Alaska deri në Hono Lulu. Të vetëpërzgjedhurit dhe vullnetarët, ata që kanë marrë përsipër ta zhdukin janë të shumtë. Nga tërë spektri opozitar nga më të vjetrit tek më të rinjtë, ata që kanë përvojë në këto lloj punësh, deri tek ca deputetë rioshë, që sapo kanë nisur rrugëtimin politik dhe si vlerë të tyre kanë meritat e babait apo të vëllait. I pari që ka vendosur për vrasjen e Edia Ramës është ish Kryeministri dhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Ai është i armatosur me artilerinë e rëndë dhe pothuaj i përgatit nga një vrasje në ditë. E vret nga zyra ovale në katin e sipërm të kullave, në Facebook, në portale, njëherë përmes ‘qytetarit dixhital” dhe jo pak herë me deklarata direkte të bëra nga podiumet e kuvendit apo nga mesi i turmave të acaruara para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë. Ai zgjedh për çdo rast një mënyrë të re të sofistikuar vrasje. Pa pyetur shumë për efektin që kanë deklaratat e tij me një tonacion që duket sikur sapo e ka kryer vrasjen dhe është ulur në shoqërinë e militantëve të partisë, duke iu dhënë sihariqin e madh se Ai iku, e qëroi. Tani radha është e atyre që vijnë pas tij. Po pengesa e madhe iku nga mesi dhe rruga për në fron është e hapur. Askush nuk mund të pengojë askënd nga “pro-gresistët” që do sjellin lumturinë në këtë vend

Nga Fatos ÇOÇOLI

Dje banka jonë qen-drore dha kumtet e saj për gjend-jen ekonomike të

vendit në këto muajt e parë të vitit. Jemi të gjithë me vëmendjen e përqendruar tek protestat e opozitës dhe rreziqet për përshkallëzim të tensionit politik në vend. Mirëpo nga ana tjetër, jeta vazhdon. Krahas kauzës opozitare, njerëzve u duhet të përbal-len me problemet e jetës së përditshme dhe aty disa zhvillime ekonomike kanë më shumë rëndësi se sa klima e akuzave të ndërsjellta të drejtuesve tanë politikë. Një institucion që deri tani e ka treguar veten të jetë parashikues me bazë i zhvillimeve tona ekonomike është pikërisht banka jonë qendrore. Tha se euro do të stabilizohej në një ekuilibër të ri dhe euro këto tre muaj nuk po lëviz shumë. Duke dëshmuar për balancim më të mirë të kërkesës

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Sa herë e kanë “vrarë” Edi Ramën deri tani?!

Ç’do të thotë kredi e rritur 6 përqind

pas gjashtë viteve që e kanë humbur atë. Dhe ngrihen dollitë dhe urohet për veprën që ka bërë dhe për lumturinë që u ka dhënë shqiptarëve me heqjen qafe të të keqes më të madhe të shekullit nga kryet e shqiptarëve. Dhe gëzimi merr dhenë, dhe ngrihen dollitë e urohet që e ka kryer këtë trimëri, duke lartësuar në qiell meritat e tij. I dyti që e vret përditë Ramën, është Lulzim Basha. Pasi e ka vrarë Berisha ai e rivret. Me fjalime. Me deklarata. Me ultimatume. Me protesta me rrethime të Kryeministrisë me molotovët kundër Kuvendit të Shqipërisë. I bie që Basha të ketë bërë rvivrasje, ose të ketë vrarë për herë të dytë atë që më parë e ka vrarë kryetari paraardhës i PD-së. Basha nuk flet për largim të Ramës përmes votës popullore, po i do largimin fare nga kjo botë. Metodat që premton janë të frikshme. Deri më parë kur kemi njohur kryetarin Basha përmes buzëqeshjeve dhe rre-zatimit të qytetarisë nuk na kishte shkuar kurrë ndër mend se ai mund të fshihte nën lëkurë dashurinë për të rivrarë nuk prisnim të kishte në majë të gjuhës vrasjen, zhdukjen, rrëmbimin, poshtërimin apo linçimin. Atë e mendonim si njeriun buzagaz që bënte opozitë të qytetëruar, ishte i edukuar dhe me kulturë. Po ja që edhe Basha nuk bëri asgjë tjetër veç ndoqi rrugëtimin e Berishës në lidhje me urrejtjen për Ramën.

Po vargu i atyre që duan të vrasin Kryem-inistrin nuk mbaron me numrin dy. Lista e kryemistërvrasësve vijon. Një vrasëse per-manente e Kryeministrit është padyshim Monika Kryemadhi. Ajo pasi nuk ia arriti ta vriste me çizme në parlament, me molotov, para Kryeministrisë, me kapsolla me hunj, me bojëra, me miell e vezë, i përgatit Ramës vrasje të shumëfishtë. Fillimisht me vrasje të butë, siç janë ato me armë që i përkasin veshmbathjeve, këpucët dhe çizmet. Më pas me lëndë të buta, si miell e vezë. Kur nuk arrin rezultati i duhur me këto mjete, Kryemadhi ka kërkuar ndihmën e zotave. Ajo ka dashur që atë që nuk mund ta bëjë njeriu ta bëjë vetë zoti. Një kapërcim shumë i madh ky dhe një pretendim që u takon vetëm perëndive. Po nuk e ka lënë vetëm me kaq se edhe ajo i mendon se është një gjysëm perëndi. Ka thënë shumë herë se vdekja e pret se o ikën ai, ose Shqipëria nuk bëhet. Rrallë mund të ketë ndodhur që një individ të ketë sulmuar më shumë nga zonja Monika. Po gjith-një i ka zgjedhur zhdukjen fizike nga kjo botë. Më pas nën shembullin e liderëve, zbresin në fushëbetejë ca politikanë periferikë dhe depu-

dhe ofertës për valutë. Tani Banka e Shqipërisë thotë se kredia në vend për sektorin privat është rritur. Kjo po ndodh, edhe pse bankat ankohen se nuk ka shumë kërkesa për kredi. Kompanitë po tregohen më të kursyera në ide të reja investimi dhe biznesi. Mirëpo kjo stepje momentale është zëvendësuar nga një rritje e kërkesave për kredi nga individët. Ka rritje të kërkesave për kredi dhe në sektorin rural, ndër fermerët tanë. Këto janë sinjale pozitive për ekonominë tonë. Bankat i janë përgjigjur interesimit të shtuar për kredi me paketa të reja produktesh, me oferta inovative kredish për kategori të caktuara të popullatës (për të rinjtë, për investimin e prindërve për depozita apo kredi për të ardhmen e fëmijëve të tyre, kredi për moshën e tretë, kredi për pajisje shtëpiake apo për turizëm, krahas kredive hipotekore (për shtëpi). Pavarësisht shumë shqetësimeve se kredia është ende anemike tek ne, bankat po orientohen kah futjes masive të huadhënies edhe në sektorë të rinj. Sektori i shërbimeve dhe sidomos ai i telekomunikimeve po furnizohen me oferta të reja kredish. Sigurisht, nëse merr

stokun nëpër banka të afro 4 miliardë euro depozita dhe përdorimin e tyre me vetëm një të katërtën si kredi në vit, mbetet shumë për të bërë. Por ama kredia po rritet. Ngadalë, por bindshëm. Banka e Shqipërisë thotë se kemi rritje të konsumit, investimeve dhe eksporteve. Kjo do të mundësojë zgjerimin e mëtejshëm të punësimit, rritjen e pagave dhe të normave të fitimit, si dhe forcimin gradual të presioneve të brendshme mbi inflacionin. Pra, për ta rritur pak më shumë atë. Njerëzit në përgjithësi e mendo-jnë inflacionin, rritjen e çmimeve si problematik. Dhe në fakt, ai i tillë është, sidomos për njerëzit me të ardhura të pakta ose modeste. Dhe ata përbëjnë shumicën e ne shqiptarëve. Mirëpo në ekonomi jo çdo inflacion përbën problem të mprehtë. Kur inflacioni mbahet nën kontroll, kur vërtitet rreth 2-3 përqind në vit, ai mund të jetë i shëndetshëm për ekonominë tonë si dhe për çdo ekonomi tjetër në botë. Kjo, për arsye se duke u rritur pak dhe me kontroll çmimet, ato përçojnë sinjale tek prodhuesit e mallrave dhe shërbimeve, për të rritur prodhimin e tyre në treg. Pra, për të investuar më shumë dhe në

këtë mënyrë, për të krijuar vende të reja pune. Ja përse për bankën tonë qendrore një inflacion në kufijtë 2-3 përqind është i pranueshëm dhe madje i dëshirueshëm, që të ndihmohet ekonomia. Mad-je banka qendrore pikërisht këtë objektiv ka me ligj, ta mbajë inflacionin në kufijtë 2-4 përqind në vit. Është morali i të gjithë përpjekjeve të saj. Prandaj dhe i gëzohet një inflacioni të rritur më shumë se 1.5 ose 1.7 përqind. Që ky tregues të kapë 2 përqindëshin. Prandaj dhe vijon ta mbajë koston e parasë sa më të ulët që mundet (norma e interesit vetëm 1 përqind), për të ndihmuar uljen e përqindjes së interesit, sidomos për kreditë në lekë. Për të, përmirësimi i rezultatit ekonomik të 14 bankave tregtare të vendit, duke ulur stokun e kredive me probleme dhe duke hequr nga bilancet e tyre kreditë e këqija (pa llogaritur kursin e këmbimit), ka sjellë që kredia të shto-het për dy muajt e parë janar-shkurt 2019 me 6 përqind, në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2018. Kjo përbën një dallëndyshe të ndrojtur, por premtuese për një vit të mirë kreditimi tek ne. Sigurisht, nëse do të na lejojë politika dhe lojërat e saj të paskrupullta për pushtet.

as për ata që ia kanë bërë borxh qytetarëve me aktet e tyre vandale dhe me pasoja fatale, për përdhunues, vrasës me pagesë, trafikantë, po për të parin e qeverisë i cili faj të vetëm ka se drejton qeverinë e Shqipërisë dhe është shpallur non grata nga politika opozitare, e cila çdo dështim në politikë dhe mungesën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme apo lokale ia faturojnë Ramës. Ai është për ta pengesa kryesore që PD dhe LSI janë në opozitë. Që ata kanë dorëzuar mandatin e deputetit. Që janë në rrugë dhe rrethojnë in-stitucionet kryesore të vendit si të ishin pushtues dhe jo shqiptar. Të paktën njëherë në javë bëjnë agresorin. Në vargun e gjatë të atyre që kanë shpallur zhdukjen e Kryeministrit të Shqipërisë dhe mburren me këtë atentat që duan ti bëjnë, renditen edhe disa ish deputetë.

Balliu, i riu nga “Unaza e Madhe” e vret përditë kryeministrin, duke qenë në krye të skuadrës së vet që e udhëheq kundër qeverisë për katër muaj. Ai përditë lëshon nga një ultimatum. E vret ditën, e vret natën, njëherë në Tiranë të nesërmen në Surrel. E vret kudo që e gjen. Të njejtën gjë bën edhe Bylykbashi. Edhe ai, pasi i numëron ditët që i kanë mbetur, njofton për zhdukjen, jo simbolike, po fizike. Po juristi, ia lë në dorë këtë akt popullit të varfëruar dhe të irrituar. Radha për kryerjen e vrasjes së Kryeministrit është e gjatë. Përditë e përnatë shtohen vrasësit si killera të porositur. Të gjithë bëjnë ultimatum për dënim me vdekje. Sa herë e kanë vrarë e rivrarë deri sot këtë kryeminis-trin tonë? Sa jetë ka vallë ai që e vrasin përditë dhe nuk mbaron, po çdo ditë e shohim sa në mbledhje të qeverisë aq në rrugë, në ara, në baipase, në biznese në portale?! Po kryeministrin veç vrasësve direkt, ka edhe jo pak që e duan të vdekur indirekt. Ata flasin nga ana tjetër e gardhit. Jo drejtpërdrejt. Paska me doreza. Vrasje me dy e tre kuptime. Herë me kritika, jo pak herë ultimatume për përmbysje e mosvlerësim të reformave. Këta janë vrasës in-direktë. Ata veprojnë në fushën e vrasjeve të buta. Nëse do iu referoheshim rastvrasjeve që i bëhen Ramës prej vitesh me të drejtë do pyesnim: Sa jetë ka vallë ky Kryeministri i Shqipërisë, që e vrasin përditë dhe ai mbet në krye të qeverisë, gjallë e mbi të gjallët? Me këto vrasjet e përminutshme, vrasësit e drejtpërdrejtë edhe ata imagjinarë dhe indirektë e kanë bërë Ramën si Akili që nuk e zinte shigjeta si të ishte i pavdekshëm. Megjithatë, edhe pse përditë e vrasin dhe rivrasin, ata do vazhdojnë të bëjnë të njejtin ritual deri sa të na zhgënjejnë të gjithëve me ultimatumet dhe t’i përcjellim kërcëni-met e tyre me shaka e të qeshura.

tetë, të cilët edhe ata bëjnë ritin e tyre në lidhje me kërcënimet për vrasje kryeministrore. Si të rinj janë edhe më entuziastë se gjyshërit dhe të parët e tyre. Ata e quajnë fare të lehtë marrjen e jetës. Nëse do bëhej fjalë për jetën e një njeriu të zakonshëm asnjëri prej tyre nuk do bënte kaq zhurmë. Tek e fundit, këto do ishin vrasje të zakonshme. Nuk të japin lavdi. Nuk të bëjnë të njohur. Nuk do shkruante shtypi, do mungonin komentet në TV dhe opinionistët nuk do t’i bënin objekt të programeve të tyre. Tek e fundit, ata do gjykoheshin si të luanin lodra çiliminjsh ose si lojëra me kukulla. Po atëherë, si duhet bërë që të dëgjohet krisma e tyre deri në fund të globit dhe menjëherë të shpalleshin vrasës të rëndësishëm? Edhe pse të rinj, me pretendimin si të shkolluar në perëndim edhe këta flasin me krenari për vrase, mburren e fryhen si të kenë bërë heroizëm. Edhe pse përpiqen të jenë origjinalë, të gjithë janë në sinkron me liderët e tyre politikë. Dhe për t’i dhënë një arsye të fortë këtij akti, ia numërojnë të gjitha të këqijat që ai i ka sjellë vendit dhe shqiptarëve. Natyrisht për kërcënimin me marrje jete, liderët e opozitës i vendosin në një sfond që lidhet me hallet e pop-ullit, me shkeljen e të drejtave të tij, me braktisjen e demokracisë, me korrupsionin, me largimet klandestine, me kërkesat për azil në shtetet huaja. Për të justifikuar këtë akt makabër, që edhe në sistemet naziste e fashiste, po edhe në diktatura nuk deklaroheshin kaq hapur, zgjidhej një gjuhë më e moderuar edhe për ata që ishin vënë në shënjestër të sistemit politik. Askush edhe në ato kohë nuk guxonte të dilte në tribuna në radio dhe të deklaronte se do vrasin të parin e qeverisë apo një personalitet periferik të politikës. Edhe pse në sistemet diktatoriale, bëhej kujdes që të mbuloheshin krimet kundër udhëheqësve dhe nëse bëheshin, maskoheshin me qëllim që të arrihej objektivi po edhe të mos ngjallej panik në popull. Këtu tek ne, kohët e fundit nuk ka më asnjë maskë dhe asnjë kujdes për të shpallur dënimet me vdekje. Edhe pse shoqëria jonë në shembullin e Europës e ka hequr dënimin me vdekje, liderët e frontit të bashkuar të opozitës e kanë vënë në rend të ditës këtë dënim. Edhe pse në ligj dhe Kodin Penal, një dënim i tillë është hequr, edhe pse opinioni i gjerë shoqëror kërkon të rivendoset ky ligj, shteti shqiptar e quan këtë kërkesë të pamundur pasi bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe BE-së. Megjithatë, fronti i bashkuar opozitar e ka në rend të ditës dënimin me vdekje. Dhe jo për njerëzit që kryejnë një krim të rëndë

Page 18: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT18 E Premte 29 Mars 2019

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Mungesa e transpar-encës në Ministrinë e Kulturës sigurisht që nuk është e mirë. Mund të kemi lloj- lloj interpretimesh për këtë mungesë transparence, dhe nuk dua të parag-jykoj. Por përderisa shikoj aty dhe pro-jekt tematika fasulja, çfarë kulture mund të ketë fasulja nuk e kuptoj atë gjë...

Kompozitori shprehet se investimi i ministrisë për krijimin në art mungon

Ministria e Kulturës financon projekte dhe për fasulen, krijuesit e muzikës

në mëshirë të fatit prej 20 viteshMinistria e Kulturës nuk ka

krijuar ende një fond për krijimin, një problem që sipas krijuesve të muzikës

prej vitesh nuk ka gjetur zgjidhje. Në kërkesat e tyre ata herë pas here janë shprehur se ky është një fond me shumë rëndësi, sepse ndihmon në zhvillimin e krijimtarisë së re muzikore, por deri tani fjalët e tyre nuk janë marrë par-asysh nga asnjë ministri deri tani. Në intervistën për “SOT” kompozitori Endri Sina shprehet se projekti Festivali i Ro-mancave këtë vit nuk gjeti mbështetje nga Ministria e Kulturës. Kompozitori shpreh keqardhjen që për krijimin nuk po mendohet më nga institucionet. Ai pohon se kanë njëzet vjet që e kërkojnë fondin e krijimit, por deri tani nuk është bërë. Problem për kompozitorin Edri Sina është dhe mungesa e transpar-encës me projektet, që sipas tij duhet të kishte të tjera vlerësime nga ministria. Kompozitori Endri Sina njëkohësisht dhe pedagog në Fakultetin e Muzikës shprehet se përballë këtyre problemeve po humbet dhe dëshira për të rinjtë që të ndjekin shkollën e muzikës.

-Krijuesit shprehen se në projektet e Ministrisë së Kulturës edhe këtë vit mungoi mbështetja për krijimtarinë muzikore. Për ju sa është shqetësuese?

Këtë vit edhe pse ne shpresonin mungon mbështetja e projekteve për krijimtarinë muzikore. Mungon edhe këtë vit investimi i Ministrisë së Kulturës, pasi te projektet nuk kishte mbështetje të atyre që kishin në fokus krijimtarinë muzikore. Sigurisht që kishte projekte në fushën e muzikës, por ne flasim për atë pjesë që është më e rëndësishme dhe detyrim i ministrisë që të mbajë kulturën shqiptare. Në këtë moment të gjithë ne pyesim çfarë bëhet me kulturën shqiptare dhe me krijimtarinë e re muz-ikore? Nuk po them që të lozim vetëm muzikën e vjetër, por për të krijuar kri-jimtarinë e re, për të mbajtur rreshtimin e gjërave si është bërë në të kaluarën. A është e mundur që çdo vit të kemi një fond, që i dedikohet vetëm krijimtarisë muzikore nga Ministria e Kulturës? Deri tani ky fond për krijimtarinë mungon. Ky është një fond që ne e kërkojmë me vite e vite nga çdo qeveri që ka qenë, por nuk është bërë asgjë. Kjo kërkesë e jona vazhdimisht nuk merret parasysh nga ministria dhe nuk e kuptoj pse ndodh. Ne nuk po kërkojmë si krijues fonde të mëdha për muzikën, por qoftë dhe minimale sa për të mbajtur gjallë atë lloj krijimtarie. Siç kemi një fond që është vetëm për kinematografinë shqiptare, po ashtu të kemi dhe një fond nga shteti që të jetë për krijimtarinë muzikore. Unë si krijues mendoj që në atë buxhet që ka Ministria e Kulturës për artin dhe kulturën të jetë i ndarë më vete fondi për krijimtarinë e re. Dhe kjo do të jetë një nismë që do të mbahen gjallë artet dhe nuk po flas vetëm për muzikën por për

krijimin në tërësi. Unë e shikoj një gjë të dorës së dytë. Nuk dua që ta mohoj, por ama kjo nuk mund të jetë në plan të parë me atë që do të krijohet. Edhe krijimtaria muzikore që ne flasim do të vërë në angazhim edhe instrumentistët.

-Ju aplikuat në Ministrinë e Kul-turës për Festivalin e Romancave, por nuk patët mbështetje. Në çfarë vështirë-sie ju vendos si organizatorë zhvillimi i këtij edicioni që do të jetë në Tiranë?

Ne aplikuam dhe nuk u shpallëm fitues me projektin tonë për këtë fes-tival. Këtë vit i bie të jetë edicioni i pestë i këtij festivali, që ne e kemi zhvilluar pas shkëputjes. Ne si organ-izatorë nuk duam ta ndërpresim dhe do të përpiqemi, që të zhvillohet, duke kërkuar dhe mbështetje në donatorë privatë si çdo vit. Por Festivali i Roman-cave ka të bëjë vetëm me krijimtari të re muzikore dhe ne çdo vit bëjmë gjithmonë 15 romanca të reja, që është gjinia më e vogël muzikore, sepse ka dhe buxhet minimal. Ne duam që të bëjmë dhe gjëra më të mëdha, një muzikë shumë më të angazhuar, dhe jo thjesht me dy persona siç është romanca vokal dhe piano, por kërkon më shumë buxhet dhe nuk mundemi. Në këto kushte ne po mundohemi të mbajmë këtë festival. Për këtë aktivitet janë shumë të interesuar kompozitorët që të marrin pjesë edhe pse pagesa është shumë minimale, por është një aktivitet që i vë në lëvizje dhe janë të interesuar të bëjnë diçka. Është një stimul qoftë dhe për studentët e kompozicionit, që janë të interesuar për të shkruar, që ta dinë se kanë një

aktivitet që ka të bëjë me krijimtarinë e re. Por dhe këtë vit Festivali i Roman-cave mohohet nga Ministria e Kulturës. Pra është absurde, që ministria nuk do të ndihmojë. Po ashtu absurde është si nuk e mendojnë në ministri, që këtë vit çfarë dhamë për krijimtarinë muzikore? Autorët në festivalin tonë paguhen me shuma qesharake. Arrin puna që një autor për krijimtarinë paguhet vetëm 10 mijë lekë të reja. Por do të paguash dhe instrumentin dhe e gjithë romanca shkon për 17 mijë lekë të reja.

-Ministria e Kulturës shpalli vetëm listën e projekteve edhe pse kërkesat e artistëve kanë qenë dhe për bordin që vlerësoi apo dhe buxhetet. Mungesa e transparencës si ndikon?

Mungesa e transparencës në Min-istrinë e Kulturës sigurisht që nuk është e mirë. Mund të kemi lloj- lloj interpre-timesh për këtë mungesë transparence, dhe nuk dua të paragjykoj. Por përderisa shikoj aty dhe projekt tematika fasulja, çfarë kulture mund të ketë fasulja nuk e kuptoj atë gjë. Pra ka pasur dhe projekte që unë si kuptoj se çfarë lidhje kanë me kulturën. Mund të jenë projekte të tjera dhe për fëmijët, etj, dhe në rregull se janë të domosdoshme. Por ajo që mungon nga çdo lloj qeveria që ne kemi është një lloj qartësie në pikësynime, që çfarë kanë për të bërë me atë x buxhet që kanë. Nëse e kanë për kulturën ai duhet ndarë te kultura e vjetër dhe te ajo e së ardhmes. Kulturë të së ardhmes quaj krijimin. Atëherë këtë gjë duhet ta ketë të ndarë në mënyrë të qartë ministria apo ai grup pune aty. Nga ai buxhet të paktën 30 përqind të jetë për krijimtarinë dhe 70 përqind si institucion për kulturën në përgjithësi. Por që këtu fillon ai ngërç me buxhetin, dhe nuk e

kuptoj pse nuk bëhet kjo. Ju pohova që nuk është problem vetëm i këtij viti, por ne kemi 20 vjet që tentojmë ta kemi atë që quhet fond i krijimit.

-Vite më parë si ishin aktivitetet për atë që ju e quani krijimtaria e re muzikore?

Para ’90 ka qenë një sistem që ne e shajmë vazhdimisht dhe me të drejtë, por kur vjen puna në fushën e kulturës ka qenë më i rregullt se ky i sotmi. Kishte një fond të caktuar, që sigurisht i shërbente propagandës së tij, por ishte për muzikën. Nëse ne kishim Dekadat e Majit ato ishin vetëm me krijimtari të re muzikore çdo vit, kishte TOB, Radio dhe institucione të tjera fondin për krijimtarinë, deri te ndër-marrjet e vogla. Sigurisht që ai ishte dhe një masivizim “qesharak” por në vetvete shteti investonte për krijimtarinë. Dhe nga ato vepra muzikore kanë mbetur këto që janë sot. Pyetja që bëj unë si krijues, pas 30 vitesh ku jemi ne me kri-jimtarinë muzikore? Ne vuajmë sidomos për krijimtarinë e re muzikore për vepra të mëdha, sepse nuk ka investime. Këtë gjë ne kërkojmë edhe nga drejtoria e RTSH, që ata të kenë një buxhet minimal, që të jetë vetëm për krijimtarinë e re muz-ikore. Për të porositur vepra, sepse kanë dhe orkestrën në dispozicion. Gjë që e kanë bërë më parë, por tani se bëjnë më.

-Ministria e Kulturës zhvilloi konkursin mbarëkombëtar të kri-jimtarisë muzikore në gjinitë: opera, balet dhe muzikal, në kuadër të Vitit të Skënderbeut në 2018. Pse ju u shprehët kundër dhe sa shërbeu ai konkurs?

Më vjen keq që një investim që për mua ishte i rëndësishëm në fushën e muzikës nga ministria u katandis në një konkurs me një pjesëmarrje shumë të dobët. Arsyeja është ajo që ne kujtohemi

në momentin e fundit të shpallim gjërat. Pra konkursi për veprat e mëdha muz-ikore nuk mund të shpallet 6 muaj para. Kjo sepse veprat e mëdha duan kohën e tyre për ta shkruar, minimumi një vit që dhe kaq është pak. Nëse kërkon vepra të mëdha muzikore serioze duhet kohë. Por ai konkurs u katandis, që juria e festivalit ishte më e madhe se sa pjesëmarrësit. Nuk po them fituesit, por pjesëmarrësit që morën pjesë. Në këtë rast një mendim shumë i mirë për konkursin u realizua në mënyrën më të varfër të mundshme. Atëherë u paraqit vetëm një opera, një balet si dhe një punë studenti. Niveli ishte i mirë, por problem ishte pjesëmarrja sepse ishte vërtetë e pamundur për ta ndjekur atë konkurs. Nuk mundet për një kohë të shkurtër të shkruash një vepër të madhe. Këtë gjë e kisha parashikuar dhe më parë, ndaj e mendoj që ajo ishte një nismë e mirë por që u mbyll keq, vetëm u bë një show.

-Me këto probleme si po mbijeton krijimtaria muzikore?

Ne flasim dhe asnjë nuk na dëgjon. Jemi po në të njëjtën situatë prej vitesh. Problem është mungesa e një organ-izimi të mirë të gjërave, të një platforme që ka munguar prej vitesh nga ministria. Kërkesa për një fond për krijimtarinë muzikore nuk është urgjente, por e tejkaluar. Në rast se ky fond nuk do të krijohet do të vazhdojë situata akoma dhe më keq. Kjo do të thotë që për t’u bërë kompozitorë njerëzit nuk kanë më interes për në Akademinë e Arteve. Ne nëse kishim më parë kërkesa nga 20-30 veta për të hyrë në vitin e parë në shkollë tani kemi 2 kur kërkojmë katër veta. Kjo ka arritur sepse u bënë 30 vjet që asnjë nuk investon për krijimtarinë në art.

Intervistoi: Julia VRAPI

ENDRI SINA:

Page 19: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Salome” është e cilësuar si një nga kryeve-prat e Oscar Wilde provokon emocione tron-

ditëse dhe rrënqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan...

Vepra e artistit Driant Zeneli “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, e kuruar nga Alicia Knock do të prezantohet në Bienalen e Venecias. Për këtë prezantim sot pasdite te “arTur-bina” do të zhvillohet konferenca për Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit, edicioni i 58-të në Venecia, me pjesëmarrjen e ministres së Kulturës, Elva Margariti, artistit Driant Zeneli dhe kuratores Alicia Knock. “Maybe the cosmos is not so extraordinary” (2019), është një video instilacion skulpturor i cili bazohet në një projekt multidisiplinar të titulluar “Beneath a surface there is just another surface”, i cili nisi në vitin 2015 në Metalurgjik, një kompleks in-dustrial dystopian, në qytetin e Elbasanit në Shqipëri. Projekti dhe titulli i tij rrjedhin nga novela fanatastiko-shkencore “On the way to Epsilon Eridani” (1983) e shkruar nga fizikanti dhe shkrimtari shqiptar Arion Hys-enbegas. Instalacio-ni zhvillohet nga një film me dy kanale, ngjarjet e të cilit zh-villohen në minierat e Bulqizës, një qytet në verilindje të ven-dit, ku, që nga viti 1918, është nxjerrë minerali i kromit. Kromi përbën një burim kryesor për zhvillimin industri-al të Shqipërisë dhe bindesh me konfliktet ekonomike dhe politike në Jugun Global (Botën në Zhvillim). Filmi paraqet një grup adoleshentësh nga Bulqiza, të cilët zbulojnë një kapsulë kozmike e cila ndjek ud-hëtimin e kromit, nga nxjerrja dhe përpunimi i tij brenda fab-rikës deri në eksportimin dhe shfrytëzimin e tij në mbarë botën. Në materialin përshkrues të veprës shpërndarë nga Ministria e Kulturës tregohet se ky udhëtim hapësinor "gjeopolitik" e kthen këtë mjedis industrial të errët dhe dramatik në një hapësirë ambivalente për kolaps dhe fluturim. “Nëpërmjet rrëfimit binar, koreografisë së përpiktë të imazhit dhe zërit, fabrika funksion-on jo vetëm si një hapësirë industriale apo qendër gjeopolitike, por edhe si një forcë vizualisht performuese. Nxjerrja e kromit shndërrohet në një imazh skulpturor hipnotik dhe, si pasojë, e tërë fabrika përkthehet në një instilacion të madh "paralel" të dritës dhe zërit, i vulosur organikisht në muret e Arsenales. Në këtë hapësirë produktive dhe magjepsëse, Driant Zeneli synon të krijojë tension midis një realiteti shtypës në tokësor dhe një hapësire utopike të mundësisë dhe çlirimit. “Maybe the cosmos is not so extraordinary” përpiqet të zbulojë fizikisht aftësinë e të zakonshmes, madje edhe në qoshet e saj më të errëta, për të zgjeruar ekzistencën tonë”, thuhet në materialin e veprës.

prindër intelektualë anglo-irlan-dezë. Gjatë studimeve në Dublin dhe më pas në Oksford, u shfaq si njohës i shkëlqyer i klasikëve dhe që në moshë të re përvetësoi shumë mirë gjuhën frënge dhe atë gjer-mane. Gjatë kohës në universitet u përfshi edhe në lëvizjen e quajtur esteticizmi. Pasi kreu studimet, shkoi në Londër, që ishte qendër e rretheve shoqërore, kulturore dhe letrare të kohës. Mori pjesë në shumë aktivitete të ndryshme le-trare dhe mbajti leksione të ndrys-hme mbi esteticizmin në Amerikë dhe Kanada. Më pas u kthye në Londër, ku ushtroi profesionin e gazetarisë dhe me mprehtësinë therëse, veshjen dhe oratorinë e tij u bë një nga personalitetet më të shquar të kohës. I jepte shumë rëndësi artit, duke i shprehur idetë nëpërmjet dialogëve të ndryshëm, eseve, të cilat përmbanin pikëpam-je mbi dekadencën, bukurinë etj.,

që mishërohen edhe në të vetmen novelë të tij “Portreti i Dorian Grejit”, botuar në vitin 1890. Për të shprehur më mirë idetë e tij estetike dhe për t’i kombinuar me tema më të gjera sociale, Wilde u fut në rrugën e dramës. Në vitin 1891 boton në Paris dramën “Sa-lome”. Jo më pak të njohura janë komeditë e tij, ku mund të veçojmë “Një grua pa rëndësi” (A woman of no importance), “Erashka e zonjës Uindëmiër” (Lady Windermere’s fan), “Një bashkëshort ideal” (An Ideal Husband) dhe atë që konsid-erohet si kryevepër, “Rëndësia e të qenët i ndershëm” (The Importance of being Earnest). Përveç dramave dhe novelës së vetme, krijimtaria e tij përmbledh edhe tregime, ku mund të përmendim “Krimi i lordit Artur Sevilit” dhe histori të tjera, botuar në vitin 1891, apo përralla si “Princi i lumtur” dhe histori të tjera, “Shtëpia e Shegave”.

Shqipëria në Venecia me “Ndoshta kozmosi nuk është

aq i jashtëzakonshëm”

Julia VRAPI

Teatri Kombëtar Eksper-imental "Kujtim Spahi-vogli" sjell në ditët e mua-jit prill dramën “Salome”,

vepër shkruar nga Oscar Wilde. Vepra do të jetë në skenën e teatrit premierë më datë 13 prill dhe vjen me regji nga Carlo Sciaccaluga. Puna për këtë dramë ka nisur prej disa ditësh dhe rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve të njohur, por dhe emrave të rinj të teatrit. Për dramën “Salome”, që do të jetë premierë në teatër aktorja Yllka Mujo vjen në rolin e mbretëreshës, Salome do të inter-pretohet nga aktorja Ermira Hysaj, Jokanan vjen e interpretuar nga aktori Vin Bejleri për të vijuar dhe me të tjerë emra që regjisori i ka bërë pjesë e kësaj drame. Një nga veprat që ka njohur suksesin në botë dhe në skenën tonë do të vijë nga regjisori Carlo Sciaccaluga, i cili dhe më parë ka qenë me veprat teatrore në këtë teatër. Tragjedia “Salome” është e cilësuar si një nga kryeveprat e Oscar Wilde provokon emocione tronditëse dhe rrënqethëse të një pasioni të pazakontë. Salome, Princesha e Judese, vajza e mbretëreshës Herodia, gruaja e mbretit Herod, i cili vrau vëllain dhe u martua me gruan e tij, dashurohet e fiksohet ndaj profetit Jokanan dhe kur ai e përbuz dhe nuk e pranon, ajo duke shfrytëzuar perversitetin e Herodit që e dëshiron aq shumë Salomenë, i kërkon dhuratë kokën e prerë të Jokananit. Ajo arrin deri aty sa të përkëdhel e puth me një pasion të shfrenuar kokën e prerë të Jokananit sa Herodi tmerrohet dhe urdhëron vrasjen e Salomesë. Ve-pra “Salome” është vënë në shumë skena të botës nga regjisorë të ndryshëm. Por dhe Ricard Shtraus ka kompozuar një opera me të njëjtin titull. Po ashtu dhe aktori i njohur hollivudian Al Pacino ka re-alizuar një film të mrekullueshëm, por nuk kanë munguar dhe të tjera projekte me këtë vepër.

Jeta dhe vepraOscar Wilde është shkrimtar,

poet dhe dramaturg i shquar ir-landez. Lindi më 16 tetor të vitit 1854 dhe rridhte nga një familje me

DRKK Berat, punime restauruese në xhaminë e Beqarëve

40 të rinj, pjesë e administratës të Ministrisë së Kulturës

Drejtoria Rajonale e Kul-turës Kombëtare në Berat bën me dije se vijon puna në xhaminë e Beqarëve. “Pas procesit të dranazhimit dhe përforcimit të themeleve të objektit, po vi-johet me punimet restauruese, konkretisht me restaurimin e çatisë. Ky proces ka vijuar me zbërthimin e kujdesshëm të çatisë, zëvendësimin e ele-mentëve të degraduar, petavrim-in e çatisë, mbulimin me letër hidroizoluese dhe më pas do të mbulohet me tjegulla ven-di”, shprehet DRKK. Xhamia e Beqarëve është një monument

i kategorisë së parë me vlera të shumta arkitekturore dhe përfaqëson një arritje të lartë në nivelin e ndërtimit të objekteve të kultit në qytetin e Beratit. Ndodhet në anën e poshtme të lagjes Mangalem dhe u ndërtua në fillim të shek. XIX. Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kul-turës Kombëtare mbikëqyrin në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e punimeve në 5 kantieret e ngritura në xhamitë e qyteteve Tiranë, Berat dhe Gjirokastër, të cilat janë edhe pjesë e programit “Rrugët e Besimit”.

Pjesë e administratës së Ministrisë së Kulturës janë 40 të rinj, që sapo kanë mbaruar studimet. Ministria e Kulturës Elva Margariti zhvilloi një takim me të rinjtë në Ministrinë e Kulturës. Në fjalën e saj minis-trja u shprehet se të rinjtë janë tashmë pjesë e administratës së Ministrisë së Kulturës dhe in-stitucioneve të artit përmes por-talit “Punë të Mbarë”. “Ata kanë përfituar nga thirrja e katërt e Programit Kombëtar të Prakti-kave të Punës dhe studentëve ekselentë përmes portalit “Punë të Mbarë”, mundësi që kjo

qeveri u krijon të rinjve profesionistë pas mbarimit të studimeve”, shprehet min-istrja e Kulturës Elva Mar-gariti. Nga këta 40 studentë të punësuar si pjesë e shër-bimit civil 10 studentë janë të ekselencës, 17 të rinj nga programi kombëtar i prakti-kave të punës, 9 praktikantë të programit dhe 5 raste suksesi. Për angazhimin e të rinjve ministrja e Kulturës Elva Margarit ka folur dhe më parë, ku në fjalët e saj ajo ka theksuar se institucionet e artit do të kenë vëmendje.

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” sonte në Shkodër

Ve p r a t e a t r o r e “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” sonte shënon premierën në skenën e te-atrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spa-hivogli” vepra me regji nga Kiço Londo mbrëmjet e datave 29 dhe 30 mars në orën 19:00 shfaqet në teat-rin “Migjeni” për publikun. Në qendër të veprës janë marrëdhëniet e kompli-kuara nënë e bijë dhe ro-let në vepër interpretohen

nga aktorët Laura Nezha, Er-mira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Gjithashtu kjo komedi trajton dhe fundin tragjik të Meg, një nëne 70-vjeçare, e cila jetonte me të bijën e pamartuar 40-vjeçare, Morin. Për të mos mbetur vetëm, nëna bllokon çdo rast të së bijës për t’u martuar. E kjo e fundit pas dhunës së herëpashershme fizike, edhe e vret atë. Komedia “Mbretëresha e Bukurisë nga Leenane”, është shkruar nga Martin McDonagh në vitin 1996. Kjo vepër ka marr shumë çmime si Tony Awards, Oliver Aëards.

“Salome”, rikthen në skenë me rolin e mbretëreshës Yllka Mujon në Teatrin Eksperimental

Drama e Oscar Wilde, premierë në skenë nga regjisori Carlo Sciaccaluga

Page 20: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT20 E Premte 29 Mars 2019

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Mesfushori kosovar i Kukësit, Besar Musolli është kthyer të stërvitet prej 45 ditësh me grupin dhe tani është në gjendje të mirë. “Ka një muaj e gjysmë që kam filluar të bëj stërvitje me grupin. Shyqyr zotit gjithçka ka shkuar mirë. Ndihem 95% gati, patëm një miqësore ku u aktivizova për rreth 30 minuta dhe çdo gjë ishte mirë. Tani varet nga trajneri nëse do të aktivizojë ose jo. Partizani? Normalisht deri tani kanë bërë shumë pasi dhe fakti që janë nëntë pikë larg nesh tregon që kanë bërë shumë mirë. Mendoj se kjo ndeshje është një finale për ne sepse po na mundën ose barazuan mendoj se janë zyrtarisht kampion, por Kukësi do ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha ai.

SULMUESI

DEKLARATA

MESFUSHORI

Trajneri u tregua optimist për fitore, në “Loro Boriçi” luhet sot dueli vendimtar i sezonit

Gega ndez atmosferën para duelit me Kukësin: Nuk na ndalin “marifetet” e tyreAdriatik BALLA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gaze-tarëve në një konferencë të zakonshme shtypi, ku shpa-

losi objektivat e skuadrës së tij në prag të duelit të sotëm me Kukësin, një duel që është vendimtar për fatet e titullit këtë sezon. do të jetë një ndeshje me emocion të madh dhe tension të lartë, pasi Kukësit i duhet me patjetër fitorja që të rihapë garën e trofeut, kurse të kuqve u intereson edhe barazimi, sepse kështu ruajnë të paprekur diferencën prej nëntë pikësh në renditje. Gega u tregua optimist, por njëherësh ironizoi me Kukësin në lidhje me vendimin që mori rreth vendit të zhvillimit të ndeshjes dhe me çmimin e biletave. “Është e vërtetë që në dy ndeshje kemi marrë maksimumin m tepër se rivalët por është e kaluar dhe nesër është ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi ardhur pas pushimeve dhe kemi pasur probleme si dëmtimi i Telushit që është nga pika më e fortë por edhe Idrizin. Na munguan Hebaj dhe Bardhi, por Bardhi besoj se do të jetë nesër. Jemi gati edhe me mungesa të shkojmë në Shkodër për më të mirën. Jemi 9 pikë dhe nuk kemi panik por besim për më të mirën. Klubet kanë një listë me 25 veta dhe merren parasysh firot. Ardhja e Hilës na ka bërë mirë dhe kur ka munguar ka bërë mirë Atan-da. Duhet të ruhen nivelet dhe perfor-manca dhe falë ekuilibrave të prishu-ra jo për fajin tonë, sot jemi këtu ku jemi. I tillë është futbolli. Telushi i përket Telushit dhe çdo kush rritet e i vjen momenti i tij për të pasur per-

formancën e Telushit. E kemi forcën për të zëvendësuar Telushin por nuk mund të them se kush mund të jetë 100%. Janë djem që janë stërvitur mirë dhe janë të freskët, kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh tekniku i Partizanit, Skënder Gega. Më pas trajneri komentoi lëvizjet e bëra në merkaton e dimrit dhe harmonizimin e elementëve. “Është e vërtetë që në janar kanë ardhur lojtarë dhe ato që kanë ardhur nuk është se janë adaptuar shpejt përveç Dukës dhe Rexhepit. Pjesa tjetër është e dëmtuar si Kevin që është dëmtuar dhe ka frakturë në gisht. Ka kohë që nuk stërvitet me grupin, ndërsa lojtari tjetër ka pasur kohë pa minuta dhe ka probleme fizike. Rexhepi ka ardhur në ambient jo të njohur dhe luan në mënyrë agre-sive. Nesër nuk do të jetë dhe kjo na shqetëson. Pas kësaj ndeshjeje

do të ketë grup më të plotë dhe kjo është e rëndësishme. Një javë më parë ishim 6 pikë para ndërsa sot jemi 9. Çfarëdo që të ndodhë do të ruajmë vazhdimësinë tonë. Edhe nëse fitojmë nesër nuk ngremë Kupën por vazhdojmë. Nëse dikujt i jep besim Kukësi, është puna e tyre por ne jemi optimist”, shtoi më tej trajneri Gega. Më pas ai komentoi lëvizjet në kampin kundërshtar. “Nuk është problemi im ndryshimi në pankinën e Kukësit. Nuk i hyj ndeshjeve për të prishur plane dhe karriera trajnerësh. Jam trajner i Partizanit dhe synoj më të mirën. Zgjedhjet e tjera janë të të tjerëve. Nuk i prish punë kolegëve por dua maksimumin”, vijoi tekniku i kuq. Gega ka një mendim edhe për bile-tat, për çmimin e tyre, që ishte një marifet i Kukësit në këtë rast për të frenuar tifozerinë e Partizanit. “Që në

Teutës iu afruan në janar ele-mentë cilësorë, mes të cilëve edhe Armando Vajushi. 27-vjeçari nuk ka mundur të japë kontributin e tij pasi dëmtimi e la jashtë për të debutuar në sfidën ndaj Partizanit, të humbur 1-3. Vajushi ndjehet gati për të dhënë ndihmën e tij në për-balljen me Kastriotin. “Kemi dy javë që stërvitemi mirë. Jemi përgatitur shumë mirë, si grupi, ashtu edhe unë personalisht. Shpresojmë të marrim 3 pikët pasi jemi të mërzitur me barazimet dhe këto rezultatet e

fundit që kemi pasur deri më tani”, tha Vajushi. Statistikat tregojnë që Teuta ka sulmin më të mirë të kampionatit me 30 gola të shënuar, dukë lënë pas Partizanin me 29. Ndërkohë reparti i mbrojtjes nuk është në lartësinë e sulmit, pasi ren-ditet në vendin e 5, duke u treguar si “thembra e Akilit” për djemtë e detit. Megjithatë në Durrës nuk e mendo-jnë kështu, pasi Armando Vajushi në analizën e tij ka një tjetër opinion. “Nuk mendoj që kemi pikë të dobët, por ka qenë gjendja psikologjike

jo e mirë. Shpresojmë ta kalojmë këtë ndeshje. Pika më e fortë është kolektivi, grupi”, shtoi Vajushi. Laçi dhe Skënderbeu janë vetëm 3 pikë larg Teutës, duke shtuar presionin e vendit të tretë. Nga një skuadër që shpresonte të sulmonte kreun, tashmë Teuta duhet të mbrohet për të ruajtur deri në fund këtë pozicion. “Nuk kemi patur asnjëherë objektiv titullin kampion, por vetëm Eu-ropën. Jemi në presionin e të tjerëve pasi janë afruar, por një fitore na bën mirë”, përfundoi Vajushi.

Vajushi shfaq gatishmëri për Teutën, pritet titullar në duelin ndaj Kastriotit

Musolli: Fiton Kukësi, Partizani e njeh forcën tonë

Valdet Rama: Sot është dita e Kukësit, do ta shfrytëzojmë

momentin që kam ardhur më keni pyetur për Kukësin dhe batutat dhe nuk jam marrë me atë punë pasi nuk i përket futbollit. Sa i përket biletave është punë e tyre pasi klubi me Fed-eratën e përcaktojnë vetë. Edhe në Bangladesh nëse na çojnë, Partizani ka tifozë. Edhe në Europë kemi pasur tifozë dhe do të kemi nesër. Asnjë ekip nuk ka më shumë tifozë se ne. Biletat nuk na interesojnë pasi klubi i ka mbështetur tifozët dhe kanë qenë komod gjithmonë. Çdo çmim është i tepërt në Shqipëri dhe çdo ndeshje të luhej pa biletë por janë administrimet e klubeve dhe shpresoj që Partizani të bëjë dhe ka bërë më të mirën për të mbushur stadiumet. Lojtari nr.12 na jep qetësi dhe optimizëm”, përfundoi trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Trajneri i Kukësit, Ramadan Ndreu, iu kundërpërg-jigj flakë për flakë teknikut të Partizanit, Skënder Gega, duke thënë se fatet e titullit janë të hapura dhe matematika lejon Kukësin të besojë deri në fund për titullin. “Gara për titull është e hapur deri sa lejon matematika. Nuk kemi presion. U kam thënë futbol-listëve, të tregojmë se jemi skuadër e mirë jo vetëm në letër. Futbolli të sjell edhe humbje, apo barazime. Ne duam të fitojmë dhe do bëjmë maksimumin. I dimë mungesat e kundërshtarit. Jam trajner që nuk i njoh mungesat. Edhe ata që janë në stol japin më shumë kur u vjen momenti. Ndoshta Shameti, që është një shtyllë, është një goditje. Na mungon Et’hemi, që hyn

te mungesat e rëndësishme. Këta të stolit do japin më të mirën. Ndeshja me Partizanin është e rëndësisë së veçantë, pasi kanë kryesuar gjatë gjithë kampionatit. Gjatë kësaj periudhe jam i kënaqur me punën e bërë. Kemi avantazhe dhe jemi më të etur për të marrë pikët, si dhe jemi një skuadër që mund të rivalizojmë deri në fund. Duke krahasuar dy skuadrat, kemi avantazhe. Shoh më shumë mobilizim për të marrë fitore. Kuptohet do shumë punë, pasi Partizani jo kot është në krye”, theksoi Ndreu. Më tej trajneri komentoi gjendjen e skuadrës së tij dhe të kundërshtarit. “Nëse ata kanë mbrojtjen më të mirë, ne kemi sulmin. Jemi munduar të punojmë me kujdes, e kemi ndjekur

Partizanin me kujdes. Me sulmin që kemi mendojmë ta çajmë kundërshtarin. Sulmi nis nga mbrojtja dhe jemi munduar të qarkullojmë topin dhe të dalim para portës. Kemi lojtarë që në fund duhet ta zgjidhin. Do luajmë në sulm, por nuk do harrojmë mbrojtjen, duhet ekuilibër. Në vijën e parë kemi lojtarë shumë të mirë dhe puna jonë është fokusuar aty”, shtoi Ndreu. Në fund, një koment edhe për çmimin e biletave. “Nuk më përket mua kjo pjesë. Ashtu e ka parë të arsyeshme klubi. Jemi menduar për fushën, nuk ishte strategji. Fusha në Elbasan nuk është shumë e mirë, në Shkodër është më mirë. Po të isha tifoz, do shkoja dhe do blija biletën 10 mijë lekë”, përfundoi Ndreu.

Ndreu “trimëron” Kukësin, garën për titull e sheh të hapur deri në fund

Mesfushori i Partizanit, Ardit Hila, mundohet ta kalojë presionin në radhët e Kukësit. “Është ndeshje e rëndësishme, por jo një finale për ne. Duhet thjesht të japim më të mirën dhe të luajmë pa presion. Nuk men-dojmë çfarë do të ndodhë pas disa ndeshjesh, por për sfidën e radhës. Nuk besoj se një rezultat negativ do të prishte balancat”, tha ai. Më pas foli për mungesën e Telushit. “Telushi ka qenë ndër lojtarët më të mirë të ekipit. Çdo lojtar ka përgjegjësinë e tij, nor-malisht edhe unë. Mbas dëmtimit do të marr përgjegjësitë e mia. Ne jemi të qetë, jemi stërvitur mirë, pavarësisht dëmtimit të lojtarëve. Goli? Për çdo futbollist ka shumë rëndësi, do marr përgjegjësitë e mia”, shtoi Hila.

Hila: Presionin e ka Kukësi, jo Partizani

Sulmuesi kosovar i Kukësit, Valdet Rama, i ardhur në merkaton e dimrit, beson se sot në Shkodër do të fitojnë verilindorët. “Kemi një ndeshje të veçantë, pasi Partizani kryeson aktualisht në Superiore. Kemi dëshirë të fitojmë, do japim maksimumin, shpresoj të bëjmë atë që kemi bërë në stërvitje. Lojtarët i kemi të mirë dhe të gjithë kemi dëshirë të luajmë për fitore. Të gjithë duam të futemi në fushë dhe po e presim. Duam ta fitojmë këtë ndeshje. Nuk i marrim ne si lojtarë vendimet, vendos klubi. Ne japim maksimumin. Siç e thashë, jemi përgatitur dhe kemi punuar mirë. Jemi gati për ndeshjen. I kam treguar cilësitë e mia në ofensivë dhe ndihem mirë”, tha Rama.

JAVA E 26-TË E KATEGORISË SUPERIORE

TË PREMTENKukësi-Partizani 18:00

TË SHTUNËNLuftëtari-Skënderbeu 14:00Tirana-Laçi 17:00Teuta-Kastrioti 17:00Flamurtari-Kamza 3-0 (në tavolinë)

RENDITJA1.Partizani 532.Kukësi 443.Teuta 404.Laçi 375.Skënderbeu 376.Flamurtari 357.Tirana 298.Luftëtari 289.Kastrioti 2410.Kamza 17

Page 21: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Shkëndija e Tetovës arriti të ruajë

distancën prej 8 pikësh në krye të kampionatit maqedonas, pasi mori një fitore të thellë 0-3 në transfertën ndaj Sileksit. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t, kuqezinjtë treguan sërish nivelin tejet të lartë në kampionat, duke mos diskutuar për asnjë moment fitoren ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë. Sfida u zhbllokua nga një autogol i vendasve, ndërsa më pas shënuan Agim Ibrahimi dhe Musliu për tetovarët, që shkuan në kuotën e 53 pikëve, ndërsa titulli i dytë rad-hazi duket se është vetëm çështje kohe. Fitore mori edhe skuadra tjetër shqiptare, Renova, që mposhti Bela-sicën me rezultatin 3-2, kurse Shkupi humbi 0-1 me Makedonija GP.

SHKODËR

TRAJNERI

MAQEDONI

Mbrojtësi shkodran nuk arriti dot marrëveshje me presidentin De Laurentis, bisedimet vijojnë

Rroga e Hysajt shqetësim i Napolit, palët nuk merren vesh për 500 mijë euro

Adriatik BALLA

Napoli është mjaft i shqetësu-ar për të ardhmen e Elseid Hysajt, sepse klubi italian nuk po arrin marrëveshje

për zgjatjen e kontratës me mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë. Kemi të bëjmë me një ngërç që mediat italiane e cilësojnë të pakapërcyeshëm dhe që ka të bëjë me parametrat financiarë. Ngërçi ka vlerën e 500 mijë eurove në sezon, një shumë që duket e konsid-erueshme dhe që i ndan palët. Referuar mediave sportive italiane, Napoli i ka ofruar Hysajt një pagë deri në 2.4 mil-ionë euro në sezon për një hark kohor prej 4 vjetësh, por menaxheri i futbol-listit, Mario Xhiufredi, insiston që Hysaj të paguhet 3 milionë euro në sezon, madje flitet që një marrëveshje mund të mbyllej edhe me 2.8 milionë euro në vit. Por Napoli vijon të insistojë në të tijën, pra jo më shumë se 2.4 milionë euro në sezon, një shumë që sipas mediave italiane është e madhe për kushtet e Na-polit, por jo e pamerituar për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë. Pra janë 500 mijë euro mesatarisht në sezon që e pengojnë arritjen e një marrëveshjeje,

Situata dhe qëndrimi i palëveReferuar mediave sportive italiane,

e ardhmja e Elseid Hysajt është bërë një rebus i vërtetë për momentin. Shpesh mbrojtësi i Kombëtares duket i larguar nga Napoli dhe emri i tij del në disa klube me emër, ndërkohë që situata ndryshon nga momenti në mo-ment. Gjatë pasdites së sotme, agjenti i futbollistit kuqezi, do të takohet me presidentin e Napolit, De Laurentis, për të diskutuar në lidhje me rinovimin e mundshëm të kontratës mes palëve. Propozimi i Napolit është për një kon-

tratë deri në qershor të vitit 2023, – siç bën me dije “Gazzetta dello Sport”, – po palët janë ende shumë larg sa i takon shifrës që do të përfitojë shkodrani. Gjasat janë që të mos ketë akord mes agjentit të Hysajt dhe presidentit De Laurentis dhe në këtë rast është gati të përfitojë menjëherë Interi, që po e ndjek lojtarin shqiptar. Gjithsesi, duhet përfundimi i takimit të sotëm për të mësuar më shumë detaje. Interi kërkon Elseid Hysajn. Sipas “Fcin-terneës”, mbrojtësi i djathtë i Napolit mund të largohet nga të kaltrit për t’iu bashkuar skuadrës milaneze, madje ka patur një takim mes drejtuesve zikaltër dhe përfaqësuesve të lojtarit për të parë mundësinë e transferimit gjatë merkatos së verës. Tek Interi e shohin futbollistin shkodran si alter-nativën e duhur për pozicionin e Simo Vrsaljko dhe të Cedric Soares. Napoli, në fakt, dëshiron të mbajë shqiptarin,

që është shndërruar pikë shumë e rëndësishme në skemat e trajnerit Karlo Ançeloti, pavarësisht mosak-tivizimit në vazhdimësi në pjesën e parë të sezonit. Orët e ardhshme është parashikuar një takim mes menax-herit të Hysajt, Mario Xhiufredi, dhe presidentit të Napolit, De Laurentis, për të përcaktuar të ardhmen e lojta-rit. Pritet që presidenti i të kaltërve t’i propozojë 2.4 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2023, ndërkohë që Hysaj pretendon se meriton 3 milionë. Interesimi i Interit e nxit Hysajn të kërkojë një eksperiencë të re, edhe për faktin që ka qenë që i vogël tifoz zikaltër dhe ka patur idhull Maikon. Për këtë arsye, si De Laurentis dhe kapiteni i kuqezinjve janë të orientuar për të pritur lëvizjen e Interit.

KombëtarjaElseid Hysaj ka një pozicion kyç

në skuadrën kombëtare prej gati katër

Ndeshjet e skuadrave kom-bëtare që u luajtën në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Ev-ropian morën vëmendje maksimale, pasi janë vendimtare për Euro-2020. Në këto eliminatore luajti dhe Shqipëria apo Kosova, por nga 22 lojtarë shqiptarë vetëm njëri është zgjedhur në formacionin e yjeve. Sipas mediave franceze, pak ditë më parë, u mbyllën ndeshjet e para dhe të dyta të turit kualifikues për në Euro-2020, ku Shqipëria pësoi një humbje dhe mori një fitore,

ndërkohë që Kosova e ka nisur aventurën e saj për herë të parë, duke marrë një barazim ndaj Bull-garisë. “France Football” ka bërë një formacion me 11 futbollistët më të mirë në Botë, të cilët kanë shkëlqyer në këtë periudhë Kombëtaresh me skuadrat e tyre përfaqësuese dhe në këtë formacion bënte pjesë edhe mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut që tashmë aktivizohet te Kalmari, është vënë përkrah Danilos, Varane e Shulz për paraqitjen që ai ka bërë

në ndeshjen ndaj Bullgarisë. Ndër-kohë, “France Football” që jep edhe çmimin e ‘Topit të Artë’, ka bërë edhe një formacion për ndeshjet e para kualifikuese ku në këtë forma-cion bën pjesë mesfushori i Turqisë, Hakan Çalhanollu. Ai shkëlqeu në ndeshjen ndaj Shqipërisë duke shënuar dhe një supergol, gjë për të cilën gazeta ka paralajmëruar edhe Francën për ndeshjen që Turqia ka ndaj tyre. Përfshirja e Alitit në këtë formacion yjesh është vlerësim për shqiptarët në tërësi.

11 futbollistët më të mirë të momentit në botë, në listë edhe një shqiptar

Shkëndija e papërmbajtshme,

fitorja e afron me titullin

Mblidhet këshilli bashkiak, Vllaznia pret lajme të mira

vitesh. ai është lider i padiskutuar në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe prej disa muajsh edhe kapiten i skuadrës përfaqësuese. Në dy ndeshjet e fundit eliminatore, atë ndaj Turqisë dhe An-dorrës, ishte kapiten i skuadrës dhe ka nisur ta bëjë mirë rolin e liderit në ekip, duke u dhënë lojtarëve inkura-jim dhe vetëbesim. Por performanca e Hysajt në përfaqësuese gjatë 8 muajve të fundit është kushtëzuar nga cilësia e lojës së tij tek Napoli, pasi dihet që me ardhjen e Ançelotit dhe ndryshim-it të skemave taktike të Sarrit, Hysaj ka nisur ta shohë veten në stol, madje me tepri dhe ka qenë ky minutazh i limituar që ka sjellë pasoja për të edhe në Kombëtare. Performanca e tij nuk është më si më parë, sikurse në Euro-2016. Megjithatë, Hysaj mbetet një lojtar i madh dhe një futbollist që do të qëndrojë gjatë në Kombëtare.

Dështimet e skuadrave kombëtare në fazat eliminatore të Kampionatit Europian si për ekipet përfaqësuese, ashtu dhe për ato të moshave, ka sjellë kritika të shumta në adresë të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila për të evituar këto skandale merret me imazhin dhe aktivitete banesore që të shpërqendrojë vëmendjen. Kështu, FSHF u është qepur projekteve financiare të UEFA-s dhe mirë bën. Por krahas kërk-esës që Shqipëria bën për të afruar investitorë dhe në futboll, domethënë nëpërmjet fondeve të UEFA-s, apo dhe kërkesave për të pritur evenimente të mëdha sportive në futboll, duhet që ajo të mendojë dhe për skuadrat kombëtare të moshave Në vend që të men-

dojë se si të ringrejë futbollin e moshave që po reg-jistron paraqitje të turpshme në aktivitetet ndërkom-bëtare, të kurorëzuar me sukses me barazimin 2-2 ndaj Andorrës të U21, FSHF mendon si të marrë fonde nga UEFA falë organizimit të fazës finale të një turneu të moshave për meshkuj apo femra. Kjo është e vetmja mënyrë në fakt që Shqipëria të marrë pjesë në një aktivitet të tillë, pasi nëpërmjet kualifikueseve duket qartësisht se as nuk i afrohet. UEFA ka bërë të ditur se FSHF ka bërë aplikimin e parë, përkrah 16 shteteve të tjera, për të organizuar fazën finale të Kampionateve Europiane për vitet 2021 dhe 2022. Turnetë në fjalë janë fazat finale për Kampionatin

Europian U19 dhe U17, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Meqë në këtë listë nuk është asnjë nga vendet fqinje, qartësisht FSHF ka bërë aplikimin e vetme si vend organizator për turnetë, faza finale e të cilëve zhvillohet me 8 skuadra e sigurisht do të kërkonte disa impiante në dispozicion. Megjithatë, fillimisht Shqipëria do të duhet të paraqesë një dosje të mirëfilltë për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ku përtej dëshirës së FSHF-së që tashmë është pjesë e tij, votimi do të bëhet duke u bazuar mbi mundësitë reale të vendeve që aplikojnë për këto turne pasi ndërkombëtarët janë shumë rigorozë në kushtet që duhen plotësuar.

FSHF do Europianin e moshave, por vetë skuadrat tona po dështojnë radhazi

Trajneri i Kastriotit, Bledar De-volli, e quan ndeshjen e kësaj jave me Teutën më të vështirën e kësaj faze. Megjithatë, ai beson se skuadra e tij i ka mundësitë të fitojë pikë nga kjo përballje në “Niko Dovana”. “Kemi një ndeshje shumë të vështirë përpara, ndoshta më të vështirën për këtë fazë. Teuta ka një grup të mirë futbollistësh, por është edhe pak e nevrikosur nga rezultatet e javëve të fundit. Ne duhet të shkojmë të përulur në këtë transfertë, me kokën poshtë. Teuta ka një trajner të madh dhe do luftojë për fitore, por ne duhet të shkojmë të bëjmë maksimumin, të bëjmë lojën tonë dhe me pak fat shpresojmë të mos dalim pa pikë nga kjo ndeshje shumë e vështirë”, – tha ai për “RTSH Sport”.

Devolli: Teuta e uritur, por Kastrioti im do pikë

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka parashikuar për sot mbledhjen e asamblesë së Vllaznisë, ku do të diskutohet për ekipin e futbollit dhe pritet të merret një vendim i rëndë-sishëm për të. Gjatë kësaj mbledhjeje të organizuar enkas për Vllazninë, pritet të miratohet buxheti i 2019-ës për klubin e futbollit. Kështu ndodh çdo vit, pasi Vllaznia varet nga bash-kia e qytetit, që ka 100% të aksioneve. “Ju njoftoj se ditën e premte, datë 29 mars 2019, ora 11:00, në sallën e këshillit bashkiak, zhvillohet mbledh-ja e Asamblesë së K.F.Vllaznia sh.a për shqyrtimin e projekt-buxhetit të vitit 2019 të shoqërisë aksionare K.F.Vllaznia sh.a”, thuhet në njoftimin zyrtar. Të gjithë presin lajme të mira.

“Performanca e Hys-ajt në përfaqësuese gjatë 8 muajve të fundit është kus-htëzuar nga cilësia e lojës së tij tek Na-poli, pasi me Ançelo-tin, Hysaj ka nisur ta shohë veten në stol dhe kjo ka sjellë pa-soja për të edhe në Kombëtare....”

Page 22: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

22 GAZETA SOTE Premte 29 Mars 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Rita Ora jo vetëm koncerte, por dhe bamirësi

1-Ka edhe një lloj gjarpëri me të tillë...2-Është lëvizje e ajrit...3-Përsëri...4-Këngëtarja popullore Rasha...5-Ngastër e punuar dhe e mbjellë...6-Dre-jtësia Italiane...7-Ka për kryeqytet Afganistani...8-Ramazoti i këngës italiane...9-Ka edhe një të tillë fetar...10-Korça në makina...11-Patriotja Galica...13-Rikardo...ish futbollist brazilian ka luajtur me Milanin...14-Qarje me ngashërime me u marrë fryma...16-Mjet i rëndë luftimi...17-Qytet në verilindje të vendit...18-Sopranoja Inva...20-Ndodhen mbi krahë...21-Kro-jet...22-Grupi drejtues i një Institucioni...23-Zavalani i letrave, pa të fun-dit...24-...Shele, kimist suedez që zbuloi oksigjenin...25-Pako...26-Banor në një krahinë në jug të vendit, shumës...27-Pengesë që ngrihet për një ujëmbledhës apo për të penguar vërshimin e ujërave...29-Dredhi me qëllim mashtrimi...30-Çekiç i madh...31-Aurel i humorit amerikan...33-Mikhail...ish shahist rus kampion...34-Piktori shkodran Kodheli...35-Tase e volejbol-lit...36-Baballiu e këngës lirike në inic...37-Pohojnë italianët...

1-Këngëtari italian Renato...4-Tip autoveture ruse...7-Lutje që i bëhet dikujt me shkrim ose me gojë...12-Fringo fare, i sapo dalë nga fabri-ka...13-Është lumë dhe fshat në Shkodër...14-Ish aktori...Llukaçi në filma epidodike...15-Filiz i njomë...17-Diskutim i gjallë dhe i ndërsjelltë...18-Ish Zonja e parë e Amerikës Obama në inic...19-Shkrimtari Sërmilli, autori i romanit “Sikur të isha djalë”...20-Shenjë matematike për këndet...21-Fuçi druri për bulmet...22-Vullkan në Itali...23-Lloj peshku i madh me kokë të madhe...24-Dhori...rektor i Universitetit...25-I moshuar...26-Xhenifer...këngëtare dhe aktore meksikane...27-Poeti arbëresh Gavril...28-Dushk ose...29-Gati...30-Njëra anë e horizontit...32-Instituti Teknik...33-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore...34-Lloj vere vendi...36-Art i të kërcyerit me figura në skenë...37-Tel shumë i fortë që nuk jepet...38-Profil meta-lik...39-Vezë e rrahur dhe e fërguar...40-Dredhi me qëllim mashtri-mi...41-Vend në mal ku rrinë bagëtia gjatë verës...

Në pjesë e parave nga fushata “Escada” me Rita Orën do të shkojnë për bamirësi. Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me shumë koncerte dhe projekte muzikore. Këngëtarja shqiptare ka nxjerr në shitje albumin më të ri “Phoenix” dhe po mban koncerte të ndryshme anembanë globit. Gjithashtu ajo po bëhet fytyrë e markave të njohura botërore të veshjeve dhe një të tillë e ka nisur me “Escada”. Kështu së paku ka bërë të ditur artistja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka dhënë detaje të pakta. “Pra, jam e lumtur që kam arritur një bashkëpunimin të veçantë

me “Escada” në NYC! Dizajni ka të bëjë me ngjyrën e preferuar të kuqe që përfaqëson pasionin dhe forcën. Një përqindje e shitjeve do t’i dhurohet partnerit tonë për bamirësi ‘Women for women UK’, që ndihmojnë gratë e mbijetuara të luftës”, ka pohuar ajo. Por Rita Ora edhe këtë vit do të jetë e zënë me koncerte, që do ta promovojë albumin e fundit muzikor. Ky album, i cili erdhi pas gjashtë vitesh pritje për fansat e saj, ka bërë që menjëherë pas lançimit të tregojë interes të madh te fansat. “Phoenix” u rendit i pari në listën e albumeve më të kërkuar në botë, në aplikacionin iTunes.

Në spital Një burrë i sapo dalë nga spi-

tali, kthehet për të takuar shokët e dhomës. I afrohet të parit një kinezi, por ai i mërmërit tepër i shqetësuar:

-“Woong sing hoo!!! Pas pak minutash kinezi vdes.

Burri sa del nga spitali shkon në restorantin kinez dhe pyet një kuzhinier:

-Çfarë do të thotë Woong sing hoo?

Kuzhinieri i përgjigjet:-Është një frazë e çuditshme,

sepse po ta përkthesh fjalë për fjalë do të thotë:

-Spostohu, je ulur mbi tubin e oksigjenit.

I fortiNjë person tepër i fortë, i cili

e mbante veten si kapon e lagjes, hyn në bar dhe me zë të lartë bërtet:

-A ka njeri në këtë bar, më të fortë se unë. Nëse po le të dalë përballë meje.

Në këtë kohë aty ndodhej një person me të vërtetë i fortë, i cili ngrihet në këmbë dhe shkon drejt tipit.

Ndërkohë personi i parë me zë të mekur, pëshpërit:

-Mund të më ndihmosh të shtyj pak makinën?

Në ditët e verës

Është kulmi i vapës. Një lepur është ulur në hijen e një peme dhe me një thikë mpreh një shkop. Gjatë kësaj kohe kalon aty pranë një ujk dhe e pyet:

-Lepur, o lepur çfarë po bën?Lepuri i përgjigjet.-Po mpreh këtë shkop për të

vrarë ariun.Më pas kalon një dhelpër dhe

e pyet:-Lepur o lepur, çfarë po bën?Lepuri i përgjigjet sërish:- Po mpreh këtë shkop për të

vrarë ariun.Pas një kohe të shkurtër kalon

ariu:-Lepur, o lepur çfarë po bën?Lepuri përgjigjet:-Po, mpreh këtë shkop e po

tregoj budallallëqe.

5 2 8 4

7 4 9 5

3 7 5 4

6 9 3 1

1 2

4 5 3 6 8

3 1 2

6 8 4 2

1 8 4 7

3 8 5 2

3 2 6

1 8 6 9 4

1 8 2 4

4 3 9 7

2 8 7 1

2 9 1 6

6 3 5

7 9 5 8

6 3

7 5 8 2

9

2 1 3

4 9 8

6 1

8 5 4 3 6 1

4

1 5

Page 23: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT E Premte 29 Mars 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Ndiheni të sulmuar dhe kjo gjë ju shkakton ankth dhe shqetësim. Nëse diçka nuk ka funksionuar, mund të mbështeteni në ditët në vijim.

23 shattor - 22 tetor

Parashikohen debate në çift, për gjithë ata që kanë kalu-ar një periudhë krize. Tensioni do të jetë i pranishëm, ndërkohë që problemet duhen zgjidhur.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Yjet janë mjaft të favor-shëm për gjithë ata që janë të dashuruar apo duan të dashurohen. Venusi do të fa-vorizojë sferën sentimentale.

Këshillohet që të shmangni situatat e komplikuara, pasi mund ta pësoni. Kjo pasi aku-mulimi i problemeve, ju largon nga zgjidhjet e mundshme.

Nëse ka diskutime me të cilat duhet të përballeni, më mirë bëjeni këtë të premte. Megjithatë mundohuni të shmangni konfliktet.

Dashi Demi

Kjo ditë do të nxjerrë në pah vendosmërinë tuaj. Marsi do të dominojë shenjën tuaj, e cila do të jetë e karakterizuar nga një pasion i madh.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të jetë një e premte e mbushur me propozime dhe emocione. Këshillohet që të keni kujdes sot sidomos në raportet me të tjerët.

Jo gjithmonë diskutimet në çift mund të zgjidhin një sit-uatë të vështirë. Ka momente gjatë së cilave luftoni dhe të tjera ku dorëzoheni.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo ditë do ju ofrojë mu-ndësi të shumta. Mund të për fundoni një projekt ose të merrni një detyrë të cilën e kishit kërkuar prej kohësh.

SHBA njofton planet për rikthim në Hënë

Ky është momenti ideal për të vepruar, ku duhet të tre-goni atë çfarë jeni në gjendje të bëni. Kush është i përgatitur, do marrë suksesin e dëshiruar.

Horizontal

Parashikohet një ditë mjaft e favorshme, veç duhet të bëni kujdes. Megjithatë mund të ketë propozime të rëndësishme.

Do të jetë një fundjavë mjaft pozitive dhe e mbushur me lëvizje. Do të përjetoni ndj-esi mjaft pozitive nën ndikimin e yjeve dhe Diellit.

Pas Rusisë dhe Kinës, edhe Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të ndërtuar një stacion të përhershëm në Hënë. Lajmi u dha nga zv./presidenti Mike Pence në 50-vjetorin e zbarkimit të njeriut të parë në Hënë. Objektivi për të arritur Hënën, reflekton dëshirën e presidentit Trump në prag të shpalljes së kandidaturës për t’u rizgjedhur. Në 50-vjetorin e zbarkimit të njeriut të parë në Hënë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po bëhen gati të rikthehen në sateli-tin natyror të Tokës brenda 5 viteve të ardhshme. Zëvendëspresidenti, Mike Pence, tha gjatë një fjalimi në qendrën hapësinore dhe raketore Huntsville të Alabamës se objektivi i NASA-s për t’u rikthyer në Hënë në vitin 2028 nuk ishte aq ambicioz.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Shtet në SHBA...6-Goditje e fortë dhe e menjëhershme...7-I thonë bakrit ndrys-he...8-Aktori Pogaçe në inic...9-Humoristi anglez Atkinson në inic...10-Bujtinë primitive...11-Fuçi druri...12-Ndryshe i thonë delikatesë...16-Ish futbollisti shkodran Ragami...17-Masë e sipërfaqes së tokës së barabartë me 4047 m2...18-Lloj peshku i ujrave të ëmbla...19-Dete që lag brigjet tona...20-Ish futbollisti Loro...pa fund...22-Aktorja dhe këngëtarja Kidman në inic...23-Ulje mbi gjunjë...24-Simboli kimik i hekurit...25-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët...26-Aktori amerikan Riçard...27-I njëllo-jtë...29-Guri kryesor në bilardo...30-Një shtet në Gadishullin Arabik me kryeqytet Muskat...31-Fortesë...32-Ka për kryeqytet Jordania...33-Ire-na...aktore amerikane me origjinë greke, e shquar...35-Vlerëson tensionin...36-Banor i Rigës (Letoni)....37-Aligheri i “Ferrarit”, në inic...38-Shkrimtari turk...Aziz...39-Alibali i këngës në inic...40-...Sharon, ish Kryeministër Izraelit...41-Feudal polak i paraluftës...42-Ndry-she për treguesin...43-Patrioti Hilë...

1-Grup njerëzish me qëllime e interesa të përbashkëta...2-Lëng që të bije në vete në raste asfiksimi...3-Posedoj...4-Regjizori Kumbaro në inic...5-Janë të përmendura ato të Linosit...8-Akuzoj, kallëzoj...10-Taksë apo detyrim që paguante një shtet i mundur në luftë...11-I vogli gomaricës...12-Një shpend grabitqar me krah të mëdhenj e me sqep të kthyer...13-Pikturë shenjtori në dru...14-Çdo ligj e ka një të tillë...15-Ramazoti i këngës italiane në inic...16-Abati...tek filmi Konti Montekris-tos...18-Bashkëpunëtor...20-Titull fisnik në Francë...21-Një shtet ameriko-latin me kryeqytet Lima...23-Lartësira ndërmjet Palestinës dhe Izraelit...24-Një fshat i Elbasanit afër Ti-ranës...25-Pagesë mbi vlerën e faturës...26-Njël-loj si nr.23 vertikalisht...28-Shëtitës, enda-cak...29-Kocka e kofshës së këmbës...31-Vrasës, barbar, i pamëshirshëm...32-Difekt...33-...De Kuelar, ish Sekretari i OKB-së...34-Ish Cari i tmerrshëm i Rusisë...36-I pafe...38-Një numër...39-Zë në opera...41-Lumë në veri të Italisë në krahinën e Lombardisë...

Shitet 170 mijë euro ora e Muamar Gadafit

Një nga orët e dorës, që i përkiste ish-udhëheqësit libi-an, Muamar Gadafi, u shit në ankand për mbi 170 mijë euro, shtatë herë më shumë se vlera reale e saj. Vlera origjinale, në fakt, e larë në ar të bardhë dhe 18 karat, ishte rreth 20 mijë euro. Në shiritin “Blue Tiffany” ka një mbishkrim në arabisht: “Vetëm në kohë nevoje do të gjeni lirinë”, të shoqëruar nga nënshkrimi i Gadafit. Regjimi i tij u karakterizuar nga një kontroll i rreptë policore dhe nga terrori i shërbimeve se-krete, të cilat praktikisht ishin gjerësisht të përhapura dhe kontrollonin edhe gjërat më të vogla në jetën e përditshme të libianëve.

Page 24: Moska merr në mbrojtje Ilir Metën, ambasadori Karpushin ...Çdo ditë gazeta po nxjerr në pah shkeljet e kry-era nga ky institucion, çka provojnë se nuk është mbajtur premtimi

GAZETA SOT24 E Premte 29 Mars 2019

2,3,4,12,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Reali i Madridit po projekton skuadrën e së ardhmes. Bëhet f j a l ë p ë r e m ra

shumë të mëdhenj të futbol-lit botëror, të cilët “Los Blan-cos” i duan në gjirin e tyre për sezonin tjetër. Skuadra vijon të ketë kapacitete të larta teknike dhe lojtarë të nivelit më të lartë, por grupi duhet freskuar, sidomos në sulm, pasi me largimin e Kristiano Ronaldos reparti ofensiv çalon dhe presidenti Florentino Perez dëshiron të ndërtojë një skuadër që të jetë e aftë të rivalizojë me skuadrat më të fuqishme të kontinentit, por kjo do të mundësohet vetëm pasi të jetë mbyllur sezoni aktual, i cili, siç dihet, ka qenë to-talisht i dështuar për “galak-tikët”. Për të mundësuar këtë transformim rrënjësor dhe madhështor të Realit, Perez ka vënë në dispozicion 500 milionë euro për të bërë tre goditje të bujshme. Kjo është lëvizja e fundit që vjen nga Reali i Madridit, që ashtu siç është paralajmëruar, pritet që gjatë merkatos së verës të

Dëmtohet Martinez, Mauro Ikardi merr në dorë “frenat” e Interit

QËNDRIMI Luis Figo beson se ashtu siç ka ndodhur me emrat e lojtarëve të tjerë të mëdhenj që e kanë fituar “Topin e Artë”, duhet të ndodhë edhe me Serxhio Ramos. Mbrojtësi ia ka dalë si kapiten të drejtojë këtë skuadër të madhe drejt trofeut të tretë radhazi të Champions League në Kiev, edhe pse njëherazi ai ishte pjesë e performancës zhgënjyese të Spanjës në Botërorin e Rusisë. “Është kaq e qartë, Serxhio Ramos e meriton këtë trofe. Roli i mbrojtësit ndonjëherë është i ng-

jashëm me atë të portierit dhe në këtë pozicion është shumë më e vështirë që të fitosh këtë çmim, gjithsesi ka shembuj që ia kanë dalë si Kanavaro. Megjithatë duhet thënë se varet nga momenti dhe vendi, edhe pse për kual-itet individual ai meriton në mënyrë absolute këtë nderim”, tha portugezi. Në karrierën e tij Figo ka qenë pjesë e klubeve më prestigjioze duke punuar me trajnerët më fantastikë përfshi Johan Krujf, Hoze Murinjo dhe Vicente del Boske, gjithsesi ai veçon influ-

encën dhe ndikimin e madh që ka pa-tur tek ai, trajneri holandez. “Kam pas-ur fatin dhe nderin të punoj me Krujf, një mjeshtër në termat e filozofisë që implementonte në skuadër dhe që ka rezultuar si një shkollë për mua per-sonalisht. Ndër emrat e tjerë që kam punuar, e kam të vështirë të përzgjedh më të mirin, pasi kanë qenë të gjithë trajnerë të jashtëzakonshëm”, tha Luis Figo, një nga më të mirët e kohës së tij, ku shkëlqeu sidomos me Realin e Madridit.

DEKLARATA SURPRIZA BEFASUESE

Toti: Kam qenë fare pranë Realit të Madridit

Mirabelli: Ronaldo ishte pranë Milanit, ja e vërteta

Felipe Skolari, trajneri i Palmeirasit, është ai që e ka aktivizuar për herë të parë Kristiano Ronaldon në kom-bëtaren e Portugalisë, më 20 gusht të 2003-shit, në ndesh-jen Portugali-Kazakistan, 1-0. Skolari flet me superlativa për portugezin, duke thënë se është një lojtar unik. “Po, mbaj mend gjithçka. Ishte momenti i duhur për të ak-tivizuar një lojtar special në një grup, ku shokët ishin më të mëdhenj dhe ekspertë. Për Kristiano Ronaldon e ri nuk ishte e lehtë, sepse luanim ndryshe nga Sportingu i tij. Megjithatë, u ingranua shpejt

Ish-administratori i Mi-lanit, Masimiliano Mirabelli, ka befasuar tërësisht dje në mediat italiane, ku ka zbuluar një prapaskenë për transfer-imin e Kristiano Ronaldos para se portugezi të firmosë me Juventusin. Dhe dështimi erdhi si pasojë e mungesës së shumës së parave në kohën e duhur. “Me portugezin patëm negociuar gjatë dhe në fund ramë dakord që ai të vinte te Milani. “Ju nuk luani në Champions, por unë nuk e kam fituar asnjëherë Europa Ligën”, na tha Ronaldo, kur na dha miratimin për të kaluar te Milani. Më pas ndodhi ajo

Legjenda e Romës, Françesko Toti, ka pranuar se ishte shumë afër kalimit te Real Madridi, por beson se ka marrë vendimin e duhur për të qëndruar te klubi italian. Ai u pensionua në maj të vitit 2017 si futbollist që nuk kishte ndërruar kurrë klubin. “Isha shumë afër të kaloja te Real Madridi, por kam marrë një vendim të madh jetësor që të rrija në Romë për gjithë kar-rierën. Nëse do të vendosja të largohesha, zgjidhja ime do të ishte jashtë vendit, por vetëm për Real Madridin për shkak të respektit të njerëzve dhe përkrahësve të Romës. Por në

dhe gjeti vendin e tij. Kishte potencial, kualitet, saktësi dhe gjithçka tjetër. Ishte i komplet-uar, por nuk e mendoja kurrë se do të arrinte deri këtu.

fund, kam marrë vendimin e duhur të qëndroja me skuad-rën time të cilën e kam përkra-hur dhe e përkrah gjithnjë”, tha Toti për “Football-Italia”.

tregohet i papërmbajtshëm. Por cilët janë lojtarët që do shpenzohet 500 milionë euro? Florentino Perez së bashku me Zinedine Zidane kanë vullnetin e plotë për ta rikthyer Realin në një skuadër galaktike. Eden Hazard është në krye të listës, i cili sipas raportimeve, mendohet që ka arritur akor-din me drejtuesit los blan-cos. E vetmja gjë që mund ta pengojë atë të largohet nga “Stamford bridge” është fakti që Çelsit i është hequr e drejta për të zhvilluar mer-kato, teksa drejtuesit e klu-

Projekti i çmendur i Realit të Madridit, ofron 500 mln euro për tre lojtarë

Rikthimi i Mauro Ikardit në dispozicion të Spaletit duhet t’i krijonte telashe këtij të fundit, pasi do të duhet të vendoste se cili mes ish-ka-pitenit dhe Lautaro Martinezit do të niste si titullar sfidën ndaj Lacios. Megjithatë fati nuk ka qenë në anën e Lau-taros, i cili ka pësuar një dëmtim në grumbullimin me Përfaqësuesen argjentinase dhe sipas mjekëve të skuad-rës, do të duhet të qëndrojë për dy javë jashtë fushave të lojës. Thënë ndryshe, në sfidën mjaft të rëndësishme të vlefshme për një vend në zonën Champions, përballë

Lacios të dielën në mbrëm-je, do të jetë momenti që në majë të sulmit të luajë ish-kapiteni, Mauro Ikardi. Ky i fundit ka qëndruar jashtë skuadrës që prej 13 shkurtit, kohë kur edhe iu hoq shiriti i kapitenit, por pas disa bal-lafaqimesh me drejtuesit, u rivendos paqja dhe të enjten e kaluar iu bashkua skuadrës në stërvitje. Tashmë Mauro do të tentojë të rikuperojë edhe marrëdhënien me tifozerinë zikaltër, duke kërkuar golin në sfidën ndaj Lacios, e cila nëse fitohet nga Interi, do të konsolidojë ekipin e Spaletit në zonën Champions.

bit shpresojnë që të bindin belgun të ndërrojë mendje dhe të rinovojë kontratën. Kampioni i Botës, Pol Pogba është gjithashtu i theksuar në listën e klubit madrilen. Mesfushori nuk ka nguruar ta deklarojë hapur, edhe pse jo në mënyrë direkte, se do t’i pëlqente që një ditë të transferohej në Madrid. Kalimi i francezit duket më se i mundshëm duke patur parasysh edhe vetë dëshirën e kampionit të botës. I fundit, por jo për nga rëndësi është Kilian Mbape. Madje sulmu-esi i Paris San Zhermenit

Madrilenët janë duke shqyrtuar kandidaturat që ka hedhur në listë trajneri Zinedin Zidane. Varianti i fundit i blerjeve lë jashtë brazilianin Nejmar

që të gjithë e dimë me kinezët dhe CR7 u fut në negociata me Juventusin”, u shpreh Mirabel-li. Pas Milanit, Juventusi gjeti akordin me portugezin.

qëndron në krye të kësaj liste dhe është objektivi primar i “Los Blancos”. Ditët e fundit rreth së ardhmes së Mbape kanë qarkulluar shumë zëra edhe pse shpesh ka patur përgënjeshtrime, por në Ma-drid të gjithë janë të bindur për transferimin e tij, madje edhe shtypi francez e jep si të sigurt largimin e tij nga radhët e Parisit. Mbetet të shihet deri në fund të edi-cionit se si do të variojnë zhvillimet në merkato, pasi Pogbanë nuk e dëshiron vetëm Reali, pro edhe armik-ja e tij në La Ligan spanjolle, Barcelona, madje katalanasit duket se e kanë arritur akor-din paraprak me francezin i cili ka nisur të interesohet për mënyrën e lojës që ap-likon Barça. Nga ana tjetër, Mbape është në fokusin e shumë klubeve, sidomos Ju-ventusit, dhe duhet parë se çfarë çmimi (oferte) do të preferojë PSG në lidhje me të. Sa i takon Eden Hazardit, ai e dëshiron me të madhe mbërritjen në Madrid dhe ka deklaruar në media se që i vogël ka besuar se Reali i Madridit është klubi ideal i karrierës së tij.

Skolari: Ronaldo unik, s’e mendoja që arrinte deri këtu

Luis Figo: “Topin e Artë” e meriton Serxhio Ramos