Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
PËRMBAJTJA
Çështje Civile
Nr.i vendimit Data PALËT Faqe
564 (00-2014-).11.2014 kundër
565 (00-2014-4004)05.11.2014Kërkues: Kadastra pranë Këshillit të Rrethit Elbasan,
Këshilli i Qarkut Elbasan
566 (00-2014-3451)05.11.2014Genti Brahja kundër Joan Gjeta
567 (00-2014-4061)05.11.2014Anastas Vjeri kundër Agjensia e K.K.Pronave Tiranë,
Bashkia Sarandë
568 (00-2014-3480)05.11.2014K. D. në mungesë kundër L. H. në mungesë
569 (00-2014-3538)05.11.2014Mustafa Dedenika në mungesë kundër Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
570 (00-2014-3492)05.11.2014Bilal Hidri kundër Tomorr Lelo
571 (00-2014-3710)05.11.2014Afroditi Stillo kundër Bashkia Sarandë, Këshilli i
Bashkisë Sarandë
572 (00-2014-3491)05.11.2014Kërkues: Floraq Çela
573 (00-2014-3553)06.11.2014Olimbi Gega kundër Bashkia Berat, Drejtoria e
Urbanistikës në mungesë, Shoqëria “Stela” Shpk,
Ministria e Ekonomisë në mungesë
574 (00-2014-3552)06.11.2014Alfred Frashëri, Sali Frashëri, Neki Frashëri,
në mungesë kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
575 (00-2014-3519)06.11.2014Afrim Sulo kundër Flora Dervishi
576 (00-2014-3541)06.11.2014Erklejda Hakrama në mungesë kundër
ProCredit Bank SHA
577 (00-2014-)354006.11.2014Lumturi Sula në mungesë kundër Albpetrol SHA Patos
në mungesë
578 (00-2014-3543)06.11.2014Viron Dhima në mungesë kundër
Shoqëria “Albpetrol" SHA në mungesë
579 (00-2014-3544)06.11.2014Dritan Dano në mungesë kundër
Shoqëria "Ital Mec" shpk në mungesë
580 (00-2014-4031)12.11.2014Këshilli i Qarkut Lezhë kundër Shefqet Martini,
Zyra e Përmbarimit Lezhë
581 (00-2014-4033)12.11.2014Enver Zela, Nurije Kavaja, Afërdita Zela kundër
Ferid Zela
582 (00-2014-3699)12.11.2014Aleksandër Kolonja, Kostandin Kolonja, Linde Ulrike
Schiedel, Sabire Kolonja kundër Agjensia e Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Alma Zadeja
(Radovicka) në mungesë, Gëzim Radovicka
në mungesë, Gazmend Radovicka në mungesë,
Ambasada e Republikës së Turqisë në mungesë, Zyra e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
583 (00-2014-4059)12.11.2014Fatbardh Shtiza në mungesë kundër Xhemalije Saiti
në mungesë, Eba Rrexhe (Brahimi) në mungesë
584 (00-2014-4114)12.11.2014Esma Këlliçi, Lejla Çitaku, Bujar Çitaku, në mungesë
kundër Shoqëria “PIM.IT.AL” sh.p.k. në mungesë
585 (00-2014-3820)12.11.2014Alqi Kobuzi në mungesë kundër Viktor Vito
586 (00-2014-).11.2014 kundër
587 (00-2014-3493)12.11.2014Muharem Stafuka, Hasan Stafuka kundër KESH sh.a.
588 (00-2014-4121)12.11.2014Hasan Cekodhima, Arianit Cekodhima,
Artur Cekodhima, Besharet Cekodhima,
Koçi Cekodhima, Diana Sokoli (Cekodhima) kundër
Agjencia e Kthimit e Kompensimit të Pronës Tiranë
589 (00-2014-3626)13.11.2014Arife Peçi në mungesë kundër Kosta Kaçi në mungesë
590 (00-2014-3628)13.11.2014Zhuljeta Kapllanaj në mungesë kundër Avni Halili
në mungesë, Shoqëria “Deneka” Shpk në mungesë
591 (00-2014-4149)13.11.2014Fize Basha në mungesë kundër Durim Myzeqari
592 (00-2014-4125)13.11.2014Artur Veliko në mungesë kundër Idajet Demaj
593 (00-2014-4126)13.11.2014Genc Petrela kundër
Shoqëria “Kirchberger Albania” shpk
594 (00-2014-4089)13.11.2014Andrea (Sulejman) Noka në mungesë kundër
Vangjel Babi në mungesë
595 (00-2014-4210)19.11.2014Hasan Cekodhima kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
596 (00-2014-4060)19.11.2014Sadik Sina kundër Kreshnik Hoxha, Zoica Hoxha
597 (00-2014-3703)19.11.2014Bardhyl Hoxhaj në mungesë kundër Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
në mungesë, Ali Brame në mungesë, Ibrahim Brame
në mungesë, Mehmet Brame në mungesë,
Bashkim Brame në mungesë, Hamit Brame
në mungesë, Asllan Isa në mungesë, Mirjeta Eleza
në mungesë, Vjollandi Ramo në mungesë,
Xhevahir Brame në mungesë, Doloreza Pronjari
në mungesë, Fatbardha Myrtollari në mungesë,
Engjëlluese Hoxhe në mungesë, Donika Brame
në mungesë
598 (00-2014-).11.2014 kundër
599 (00-2014-3983)19.11.2014Ëngjëll Gorishti kundër Rektorati i Universitetit
Politeknik Tiranë, Shoqëria Ndërtuese “Diamanti”
sh.p.k., Shoqëria Ndërtuese “Miko” sh.p.k.
600 (00-2014-3984)19.11.2014Ariola Shehu kundër Ilirjana Kutrolli,
Shoqëria “Korça Fresk Aso” sh.p.k.
601 (00-2014-3985)19.11.2014Zyra Allaj, Ndriçim Allaj, Orland Allaj,
Sabaudin Allaj, Sabire Allaj, Saimir Allaj kundër
Agjencia e Kthimit e Kompensimit Pronave Tiranë,
Zyra Rajonale e Kthimit e Kompensimit Pronave
Elbasan
602 (00-2014-3711)19.11.2014Shoqëria “Omegas Energy” sh.a. Vangjel Xhamo
kundër Nikolas Vagenas
603 (00-2014-3629)20.11.2014Kujtim Çitozi në mungesë kundër Ilir Çitozi
604 (00-2014-3793)20.11.2014Fatbardh Shabani në mungesë kundër Bujar Duro
605 (00-2014-3631)20.11.2014Angje Boriçi, Margarita Boriçi, Klorinda Boriçi,
Rozita Boriçi, Plator Boriçi, Elsa Boriçi, Jozef Boriçi,
(trashëgimtarë ligjorë të Zef Boriçi) në mungesë,
Meri Taja (trashëgimtare ligjore e Niko Cici)
në mungesë kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
606 (00-2014-4247)20.11.2014Hyrije Kastrati kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
607 (00-2014-4127)20.11.2014Taip Llani kundër Skënder Baçova
608 (00-2014-4128)20.11.2014Haxhire Heri (Selenica) në mungesë kundër
Ilirjan Male
609 (00-2014-4148)20.11.2014Shoqëria “Internacional Konfeksion Kompani" shpk
në mungesë kundër Sotiraq Xhambazi në mungesë,
Zyra e Përmbarimit Korçë në mungesë
610 (00-2014-4122)26.11.2014Shoqëria “Global Petroleum Albania” SHA kundër
Shoqëria “Flladi” SHPK në mungesë
611 (00-2014-4143)26.11.2014Shoqëria "Euromag 2000" SHA kundër ZVRPP Durrës
në mungesë
612 (00-2014-4115)26.11.2014A.T. kundër K.T.
613 (00-2014-4116)26.11.2014Ajna Berisha, Shoqata “Mama Aishe” kundër
Zeqir Geci
614 (00-2014-4117)26.11.2014Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Komuniteti
Bektashian Shqiptar, Teqeja Kulmak kundër
Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Tiranë,
Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Berat
615 (00-2014-3940)26.11.2014Xhelal Kaloshi në mungesë kundër Agjencia e Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
616 (00-2014-4055)26.11.2014Anila Elbasani në mungesë kundër Operatori i Sistemit
të Shpërndarjes, Drejtoria e Zonës Tiranë në mungesë
617 (00-2014-4254)26.11.2014Bilal Zorba, Zyhdi Zorba kundër Agjencia e Kthimit
dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
618 (00-2014-4096)26.11.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave në mungesë,
Dhimitër Ballabani në mungesë
619 (00-2014-3980)26.11.2014Gramoz Shehu kundër Shoqëria “Fenikas” sh.p.k.
620 (00-2014-4119)26.11.2014Luan Hajnaj kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë
621 (00-2014-4120)26.11.2014Ferit Hyka, Naile Hyka kundër Zyra Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë; Hamid Seseri,
Haxhire Seseri, Qazim Seseri, Rustem Seseri,
Klodi Kasemi, Livia Kasemi, Silvana Kasemi,
Tahir Tahiri, Shoqëria “Baçi Konstrucion” sh.p.k.
622 (00-2014-3700)27.11.2014Shkëndi Ismailati, Nehat Ismailati kundër Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë
623 (00-2014-3680)27.11.2014“Rai Radiotelevisione Italiana” Spa kundër
“Albtelekom” Sha
624 (00-2014-4129)27.11.2014Hysni Kaceli në mungesë, Petrit Kaceli në mungesë,
Qefsere Kaceli (Meneri) në mungesë,
Trashëgimtarët ligjorë të Sadete Kaceli (Harizi):
Arjana Luli në mungesë, Brunilda Bilali në mungesë,
Irida Harizi në mungesë, Artur Harizi në mungesë,
Shaban Harizi në mungesë kundër Idajet Kacel
në mungesë, Shkëlqim Kaceli në mungesë,
Dhuarata Kaceli në mungesë, Flamur Kaceli
në mungesë, Mimoza Kaceli në mungesë, Islam Xixi
në mungesë
625 (00-2014-4130)27.11.2014Pranvera Berberi në mungesë kundër
ÇEZ Shpërndarje sh.a. Tiranë në mungesë
626 (00-2014-4124)27.11.2014Lefteria Kuculi në mungesë, Melpo Daflla në mungesë
kundër Stefo Bua në mungesë, Mantho Bua
627 (00-2014-4198)27.11.2014Dhimitraq Millonaj, Eldar Çelkupa, Eva Shkembi
(Millonaj), në mungesë kundër Njësia Bashkiake nr.7
Tiranë, Ministria e Rregullimit te Territorit dhe
Turizmit, Projekti i Menaxhimit të Tokës Urbane
në mungesë
628 (00-2014-4145)27.11.2014Gjeraqina Kërçiku në mungesë kundër
Fatbardha Ismailati, Sabri Ismailati, Florian Ismailati,
Migena Ismailati, në mungesë
629 (00-2014-4146)27.11.2014Shoqëria "SINANI" shpk kundër Saime Bajrami,
Hydai Bajrami
630 (00-2014-4147)27.11.2014Alma Behari kundër Zagoll Muskaj
(00-2014-).11.2014 kundër
Çështje Penale
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
207 (00-2014-).11.2014Të pandehur:
208 (00-2014-).11.2014Të pandehur:
209 (00-2014-1945)05.11.2014Kërkues: Elidon Kotorri
210 (00-2014-1955)05.11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Fier
I pandehur: Viktor Shehaj
211 (00-2014-1949)05.11.2014I pandehur: Ardian Majnishta
212 (00-2014-1874)12.11.2014Kërkues: Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Kurbin
I pandehur: Edison Çelaj
213 (00-2014-1956)25.11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Estref Dedja
214 (00-2014-1959).11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
I pandehur: Erion Musa Muskaj
215 (00-2014-1951)26.11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Ilir Deliu
216 (00-2014-1969)26.11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier
E pandehur: Anila Haxhiu
217 (00-2014-1958)26.11.2014Kërkues: Lulëzim Hoxha
218 (00-2014-1944)26.11.2014Kërkues: Marash Gjoka
219 (00-2014-).11.2014Të pandehur:
220 (00-2014-1960)26.11.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
I pandehur: Ilir Dedja
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
(00-2014-).11.2014Të pandehur:
Çështje Administrative
(00-2014-).11.2014 kundër
570 (00-2014-4133)04.11.2014Petrit Mulla kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve (DPT) Tiranë
571 (00-2014-).11.2014 kundër
572 (00-2014-).11.2014 kundër
573 (00-2014-).11.2014 kundër
574 (00-2014-4159)04.11.2014Elmaz Begu në mungesë kundër Drejtoria e
Përgjithshme e Tatimeve në mungesë
575 (00-2014-).11.2014Shoqëria "Geci" sh.p.k. kundër Komisioni i Posaçëm i
Dhënies së Liçensave Profesionale të Subjekteve
në mungesë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës
në mungesë
576 (00-2014-).11.2014 kundër
577 (00-2014-4204)04.11.2014Shoqëria “Guri i Bardhë” sh.p.k; Shoqëria
“Vëllezërit Llupo” sh.p.k; Shoqëria “Shpiragu” sh.p.k;
Shoqëria “Koloseu” sh.p.k kundër Këshilli i Bashkisë
Ura Vajgurore
578 (00-2014-).11.2014 kundër
579 (00-2014-4136)06.11.2014Alim Cemurati kundër Drejtoria e Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Dibër, Agjencia e Sigurimeve
Shoqërore Mat
580 (00-2014-4069)06.11.2014Orest Lleshi kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Tatimeve (DPT)
581 (00-2014-4320)11.11.2014Shoqëria "Philip Morris" (PMA) Sh.p.k. Tiranë kundër
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës
Tiranë
582 (00-2014-4092)06.11.2014Bedrizan Daçellari, Fatbardha Daçellari kundër
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Tiranë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Tiranë
583 (00-2014-4028)06.11.2014Karafil Memishi kundër Inspektoriati Ndërtimor dhe
Urbanistik Kombëtar Tiranë
584 (00-2014-4027)06.11.2014Shoqëria “Everest” Sh.a kundër Njësia e Mbikqyrjes së
Lojërave të Fatit, pranë Ministrisë së Financave,
Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së
Financave
585 (00-2014-3913)06.11.2014Skënder Omeri kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Sarandë, Zyra Qendrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
586 (00-2014-4026)06.11.2014Artan Hyka kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë
587 (00-2014-3678)06.11.2014Shoqëria “Halili” sh.p.k. kundër Inspektorati
Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë I.N.U.K.
Dega Vlorë, Avokatura Shtetit-Zyra Vendore Vlorë
588 (00-2014-3679)06.11.2014Ramiz Cena kundër Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër
589 (00-2014-3826)06.11.2014Lek Tushaj kundër Departamenti i Administratës
Publike (DAP)
590 (00-2014-).11.2014 kundër
591 (00-2014-).11.2014 kundër
592 (00-2014-).11.2014 kundër
593 (00-2014-).11.2014 kundër
594 (00-2014-4196)11.11.2014Shoqëia "Marisa" sh.p.k. në mungesë kundër Dega e
Tatim Taksave-Durrës në mungesë
595 (00-2014-).11.2014 kundër
596 (00-2014-).11.2014 kundër
597 (00-2014-4206)13.11.2014Denis Lame kundër Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
598 (00-2014-4000)13.11.2014Nezir Sinani kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve Tiranë; Institucioni i Ekzekutimit të
Vendimeve Penale Burrel
599 (00-2014-3991)13.11.2014Shoqëria “Regency International Casino Tirana” sh.a
kundër Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Tiranë
600 (00-2014-4074)13.11.2014Pëllumb Zaimi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
601 (00-2014-3951)13.11.2014Jonuz Velaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
602 (00-2014-3952)13.11.2014Luljeta Kongoli kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Parandalimit të Pastrimit të Parave
603 (00-2014-3914)13.11.2014Altin Hyka kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave
604 (00-2014-4012)13.11.2014Nazmi Çela kundër Bashkia Ura Vajgurore
605 (00-2014-4197)13.11.2014Mikel Mone kundër D.R.S.SH. Vlorë
606 (00-2014-4170)13.11.2014Ferit Gjuzi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
607 (00-2014-4213).1311.2014Fatmir Saliaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
608 (00-2014-3955)18.11.2014Agim Taka kundër Prefekti i Qarkut Vlorë
609 (00-2014-3954)18.11.2014Tomorr Hidri kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve
610 (00-2014-).11.2014 kundër
611 (00-2014-).11.2014 kundër
612 (00-2014-).11.2014 kundër
613 (00-2014-).11.2014 kundër
614 (00-2014-).11.2014 kundër
615 (00-2014-4138)18.11.2014Thimjo Zharkalli kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) Tiranë,
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
(ZVRPP) Sarandë
616 (00-2014-4064)18.11.2014Shoqëria “AVN Cable Television” shpk kundër
Këshilli Kombëtar i Radio dhe Televizionit (KKRT)
Tiranë
617 (00-2014-4067)18.11.2014Beton EG Shpk kundër Inspektorati Ndërtimor
Urbanistik Kombëtar Tiranë
618 (00-2014-4310)18.11.2014Ali Tafili; Josif Tafili; Mhill Deda; Ndre Brozi;
Nikoll Ndreca; Deli Shabani; Taf Shabani;
Gëzim Shabani; Hajdar Shabani; Kasem Shabani;
Ded Sefgjini; Mark Lleshi kundër Këshilli i Ministrave
Tiranë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Tiranë
619 (00-2014-4241)20.11.2014Arif Muka kundër Këshilli i Ministrave Tiranë,
Ministria e Financave
620 (00-2014-4216)20.11.2014“BENJA” sh.p.k kundër Drejtoria e Rajonale e
Tatimeve Berat, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë
në D.P.T. Tiranë
621 (00-2014-4249)20.11.2014Irfan Toro në mungesë kundër Bashkia Vlorë
në mungesë
622 (00-2014-).11.2014 kundër
623 (00-2014-).11.2014 kundër
624 (00-2014-4013)20.11.2014Mimoza Kaçi kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave
625 (00-2014-4014)20.11.2014Shpëtim Shkëmbi kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
625/1 (00-2014-4099)20.11.2014Shoqëria “Banka Ndërkombëtare Tregtare” sha kundër
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të
Parave
626 (00-2014-4276)20.11.2014Holiday Travel”sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale
Tatimore Tiranë
627 (00-2014-4299)20.11.2014Silvana Dalipi kundër Dega Tatim Taksave Vlorë,
Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë
628 (00-2014-3286)20.11.2014Alqi Papa kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
629 (00-2014-3287)20.11.2014Metat Avdyli kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
630 (00-2014-3291)20.11.2014Fatmir Ruci kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
631 (00-2014-4215)20.11.2014Ardit Kaja kundër Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik
Kombëtar
632 (00-2014-3290)20.11.2014Ardit Kaja kundër Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik
Kombëtar
633 (00-2014-4228)20.11.2014Kujtim Pelinku kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra Qendrore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë
634 (00-2014-3828)20.11.2014Gëzim Dulja kundër Zyra Arsimore Lushnjë
635 (00-2014-3992)20.11.2014Ujësjellës Kanalizime sh.a Tiranë kundër Drejtoria e
Kontrollit mbi Territorin Urban, Bashkia Tiranë
636 (00-2014-4301)20.11.2014Gjurgjo Belja kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Shkodër
637 (00-2014-3827)20.11.2014Aleksandër Jakaj kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Lezhë
638 (00-2014-).11.2014 kundër
639 (00-2014-).11.2014 kundër
640 (00-2014-).11.2014 kundër
641 (00-2014-4134)25.11.2014Areti Prifti kundër Arjan Mehmeti, Këshilli Bashkiak
Sarandë, Bashkia Sarandë
642 (00-2014-4282)25.11.2014Albert Alliaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Vlorë
643 (00-2014-4293)25.11.2014Lumturi Shqau kundër Drejtoria Arsimore Elbasan
644 (00-2014-).11.2014 kundër
645 (00-2014-4245)25.11.2014Gjon Pervataj kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave
646 (00-2014-4203)25.11.2014Elinda Hysenbelli kundër Qendra Ekonomike e
Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve pranë Bashkisë
Tiranë
647 (00-2014-).11.2014 kundër
648 (00-2014-).11.2014 kundër
649 (00-2014-).11.2014 kundër
650 (00-2014-4039)27.11.2014Sokol Mezini kundër Enti i Banesave, Drejtoria
Rajonale Vlorë
651 (00-2014-4281)27.11.2014Shoqëria “Avduli” Sh.p.k kundër Agjencia e
Prokurimit Publik
652 (00-2014-4041)27.11.2014Ali Barhani kundër Reparti Ushtarak Nr.1501,
Komanda e Mbështetjes Rajonale Burrel
653 (00-2014-3959)27.11.2014Shoqëria “Grid” sh.p.k kundër Bashkia Tiranë
654 (00-2014-3860)27.11.2014Shoqëria “Kurti” sh.p.k kundër Ministria e Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës; Shoqëria “Kunjxhiu” sh.p.k
655 (00-2014-).11.2014 kundër
656 (00-2014-4082)27.11.2014Genci Spaho kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave
657 (00-2014-4277)27.11.2014Koço Noçka kundër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme Elbasan
658 (00-2014-4303)27.11.2014Lumturi Maloku kundër Autoriteti i Mbikëqyrjes
Financiare
659 (00-2014-).11.2014 kundër
660 (00-2014-).11.2014 kundër
661 (00-2014-).11.2014 kundër
662 (00-2014-).11.2014 kundër
698 (00-2014-)20.11.2014Shoqëria TV AVN shpk kundër Këshilli Kombëtar i
Radio dhe Televizionit (KKRT) Tiranë
Moskompetenca Civile
00-2014-269404.11.2014Bujar Kurti, Sanije Kurti, Besmir Kurti kundër
Ali Carungu
00-2014-302506.11.2014Mustafa Mata kundër QEndra Spitalore Universitare
“Nënë Tereza”
00-2014-306204.11.2014Shoqëria “Profil” sh.p.k kundër Bashkim Haxhiu,
Mirjan Haxhiu
00-2014-312013.11.2014Bardhyl Çeku kundër Universiteti “Aleksandër
Moisiu” Durrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të
Institucionit, Komisioni i Apelimit të Universitetit
00-2014-315013.11.2014Baki Alla kundër Zyra e Gjendjes Civile Lushnjë
00-2014-316413.11.2014Drita Çaka kundër Agim Çako, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier
00-2014-316513.11.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjensia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Kujtim Hamzaraj,
Valentina Mici, Inajete Ismaili, Zenete Gjoca,
Rexhije Shehaj, Ramis Shehu, Mejreme Shehu,
Cyme Shehu, Pushime Myrtaj, Kudrete Tepelena,
Engjëllushe Begaj, Nihajete Shehaj, Zinte Gjoca
00-2014-323513.11.2014Verine Lalollari kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë
00-2014-324619.11.2014Fatmir Gjuzi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të
Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Naime Topore,
Sadete Topore,
Shoqëria “LF Construction Group” shpk
00-2014-324719.11.2014Vait Kabashi kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave
00-2014-324819.11.2014Eduart Xhaferaj (Xhafa), Alma Xhaferaj (Xhafa)
kundër Banka Societe Generale Albania sha,
Shoqëria “Shërbimi Përmbarimor ZIG” shpk
00-2014-324919.11.2014Kërkuese: Shoqëria “Elgakoti” shpk
00-2014-325019.11.2014Bujar Dika kundër OSHEE
00-2014-330725.11.2014Albert Duli kundër ZVRPP Gjirokastër, Dhurim Kaçi,
Spiro Kaçi, Ilir Kaçi
00-2014-330825.11.2014Kërkues: Dega e Doganës Shkodër
00-2014-330925.11.2014Tahir Titini kundër OSHEE
00-2014-334025.11.2014Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Rexhep Demiri
00-2014-334725.11.2014Market Rrapaj kundër Zyra e Gjendjes Civile Fier
00-2014-335225.11.2014Jakup Dedej kundër Milazim Meta, Komuna Rrashbull
00-2014-335325.11.2014Ganimet Luca (Koka) kundër Zyra e Gjendjes Civile,
Bashkia Tiranë
00-2014-335625.11.2014Shoqëria “Klame” sh.p.k kundër Inspektoriati Shtetëror
i Punës, Drejtoria Rajonale Tiranë
00-2014-335925.11.2014Osman Vulka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Durrës, Agjencia Lokale e Sigurimeve
Shoqërore Fushë Krujë
00-2014-336025.11.2014Naxhije Alija kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Shkodër
00-2014-336125.11.2014Flutura Gaxha, Ergysa Gaxha kundër Zyra e Gjendjes
Civile Njësia Bashkiake Nr.4. Tiranë
00-2014-339725.11.2014Subi Kodra kundër Filiali i Postës Shqiptare Sh.a. Mat
00-2014-342125.11.2014Vladimir Fejzo kundër Bashkia Vlorë - Inspektorati
Ndërtimor Urbanistik
00-2014-342225.11.2014Afërdita Luli, Luljeta Çelkupa kundër Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,
Mereme Berisha, Hajrije Dema, Fatime Berisha
(Muka), Muhamet Muka, Saimir Muka,
Hyrije Kastrati, Sokol Muka, Isuf Muka, Jakute Muka,
Kosov Muka, Hazize Vokshi, Zamira Kavaja,
Bujar Muka
00-2014-342625.11.2014Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Avokatura e
Shtetit kundër Seit Fishta; Kadri Dida, Astrit Kamberi;
Astrit Dhama Gentian Kurani, Ylli Bani, Leke Gjoni,
Sinon Cuni, Mentor Male, Besim Hajdari,
Granit Dalani, Agustin Vreshti, Leonard Duro,
Mehmet Zhupi, Kujtim Qelia, Qemal Tahiri
00-2014-342725.11.2014Valentina Bilishaj, Blenard Bilishaj, Gentjan Bilishaj,
Fatbardha Bilishaj dhe Artur Bilishaj (të gjithë
trashëgimtarë të paditësit Kapo Bilishaj) kundër
Asllan Murati
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-368213.11.2014Shemsi Shema kundër Kryetarja e Bashkisë Burrel,
Këshilli Mbikëqyrës
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-368713.11.2014Bukuroshe Gega, Mimoza Sota kundër Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, Drejtoria e
Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike pranë
Ministrisë së Financave Tiranë
00-2014-368813.11.2014Dile Muca kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Durrës
00-2014-369813.11.2014Dode Deda kundër Komuna Shëngjin – Lezhë,
Konto Pjetrushaj
00-2014-370113.11.2014Brunilda Qylafi kundër Edri Kreka, Z.V.R.P.
Paluajtshme Korçë
00-2014-370413.11.2014Alfons Muça kundër Shoqëria Përmbarimore
“Strati Bailiff's Service”, sh.p.k.
00-2014-370713.11.2014Fatmira Baburi kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Vlorë
00-2014-371713.11.2014Jonuz Tufa kundër Qendra Spitalore Universitare
“Nënë Tereza” Tiranë
00-2014-372013.11.2014Paulin Rajta kundër Qendra Spitalore Universitare
“Nënë Tereza” Tiranë
00-2014-372113.11.2014Rexhep Prenci kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
00-2014-373127.11.2014Ernest Duka kundër Ardian Duka; Agjencia e
Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të
Zonave/Ndërtimeve Informale Tiranë
00-2014-373227.11.2014Panajot Qiro; Kristaq Qiro kundër Perikli Nikolla;
Bashkia Sarandë; Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes
së Pronës Publike Tiranë; Zyra Vendore e Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-374513.11.2014Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë kundër Sokol Halili
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-381711.11.2014Luan Hasa kundër Posta Shqiptare SHA Tiranë;
Filiali i Postës Shqiptare SHA Berat
00-2014-381813.11.2014Violeta Ruçi (Biba) kundër Agjencia e Sigurimeve
Shoqërore Mat
00-2014-381913.11.2014Sabije Farruku kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Durrës
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-382313.11.2014Shoqata Kulturore Artistike “Promotor” kundër
Bashkia Lushnjë
00-2014-382411.11.2014Etleva Molloholli kundër Qendra Spitalore
Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-391518.11.2014Lirije Tonçica kundër Qendra Spitalore Universitare
“Nënë Tereza” Tiranë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-392020.11.2014Bukurosh Mani kundër Projekti i Përmirësimit të
Administrimit të Burimeve Natyrore
00-2014-397120.11.2014Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë kundër Besim Gjika
00-2014-397220.11.2014Enver Lagji kundër Merjeme Lagji, Lavdërim Lagji,
Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave
00-2014-397320.11.2014Dila Çoku kundër “Hec Ulëz Shkopet” sha, Mat
00-2014-399027.11.2014Sabah Bajri kundër Xhemal Bushati; Bashkia Shkodër
00-2014-399311.11.2014Rronjë Shehu kundër Drejtoria e Përgjithshme e
Policisë së Shtetit
00-2014-399611.11.2014Vasil Talo kundër ZVRPP Sarandë; Lame Jupe;
Romeo Karathano
00-2014-399711.11.2014Pëllumb Berberi kundër Gentian Llaka
00-2014-399813.11.2014Tefta Sota kundër Zyra e Gjendjes Civile e Prefekturës
së Qarkut Vlorë
00-2014-400220.11.2014Ministria e Mbrojtjes kundër Miranda Toska;
Fari Toska
00-2014-401125.11.2014Zyhdi Kokomani, Arben Kokomani, Edgar Konomani,
Spartak Poci, Nexhmije Kalo, Vaila Poci, Teuta Poci
kundër ZVRPP Durrës, Hasan Berberi,
Shpresa Berberi, Suela Lleshi, Valbona Lani,
Eltion Berberi
00-2014-402006.11.2014Abdullah Reli kundër Drejtoria Rajonale e Aluizni-t
Tiranë, Sabri Manjani
00-2014-402327.11.2014Astrit Hitaj kundër Garda e Republikës
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-402913.11.2014Suzana Skeja kundër Qendra Spitalore Universitare
“Nënë Tereza” Tiranë
00-2014-403013.11.2014Nimete Lushka kundër Agjencia Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Kavajë, Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Institucioni i Sigurimeve
Shoqërore Kavajë
00-2014-403213.11.2014Gjet Lleshi, Pashk Lleshi kundër Prefektura Lezhë,
Bashkia Mamurras, Ish Këshilli i Rrethit Kurbin,
KKRRT Kurbin
00-2014-403413.11.2014Selami Omari kundër Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave Tiranë, Bashkia Shkodër,
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
Shkodër, Safije Omari, Muhamet Omari, Lejla Omari,
Lulzana Bekteshi, Mynevere Rroji, Emine Deliallisi
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-406320.11.2014Kristo Xani kundër Zyra e Gjendjes Civile Qarku
Vlorë, Zyra e Gjendjes Civile Bashkia Himarë
00.2014-407727.12.2014Zylfie Hysenlekaj kundër Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore Tiranë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-409413.11.2014“Dinamo” sh.a. kundër Bashkia Tiranë
00-2014-409806.11.2014Fitnete Ilnica kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Tiranë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-410020.11.2014Gjergj Sokoli kundër Drejtoria e Policisë Shtetit
00-2014-410120.11.2014Kristo Suloti kundër Jani Suloti, Zyra Vendore e
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-417506.11.2014Kërkues: Vasil Pano
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-417906.11.2014Zyra Gjyli kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Durrës
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-423820.11.2014Sose Prendi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve
Shoqërore Shkodër
00-2014-426327.11.2014Partia Aleanca Kuq e Zi, Partia Demokristiane, Partia
Demokracia Sociale, Partia Fryma e Re Demokratike
kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-428825.11.2014Prefektura e Qarkut Shkodër në mungesë kundër
Fran Zef Doda, Malva Doka Doda, Arta Doda,
Paula Doda, Ylli Doda, të gjithë në mungesë
00-2014-428918.11.2014Myrvete Rama kundër Qendra Spitalore Universitare
"Nënë Tereza" Tiranë
00-2014-.11.2014 kundër
00-2014-.11.2014 kundër
ÇËSHTJE CIVILE
Nr.11243-01405-00-2011 i Regj.Themeltar
Nr.00-2014-4004 i Vendimit (565)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Admir ThanzaAnëtar
Artan BrociAnëtar
Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:
KËRKUES: KADASTRA PRANË KËSHILLIT TË RRETHIT ELBASAN,
KËSHILLI I QARKUT ELBASAN
PERSON I TRETË:ARJAN LUTA
OBJEKTI:
Rishikimin e vendimit nr.305, datë 07.03.2002,
të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan
me objekt "Kërkohet njohja e pavërtetësisë së dokumentit”,
në bazë të nenit 32 të K.Pr.Civile
Baza Ligjore: Neni 494 e vijues i Kodit Civil.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.305, date 07.03.2002, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesë padisë.
Njohjen e pavërtetësisë së Aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.90 Akti vetëm përsa i përket emrit të marrësit në pronësi, duke njohur si të vërtetë “Arjan Shamet Luta”.
Kundër këtij vendimi nuk është ushtruar e drejta ankimit në Gjykatën e Apelit Durrës dhe ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 25.03.2002.
Kundër vendimit nr.305, datë 07.03.2002, të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan (i formës së prerë) ka bërë kërkesë për rishikim pala kërkuese, Këshilli i Qarkut Elbasan, i cili parashtron këto shkaqe:
· Gjykata ka ndryshuar në thelb aktin e marrjes së tokës në pronësi të dhënë nga Komisioni i ndarjes së tokës për të ndjerin Shamet Luta.
· Dokumentat arkivore provojnë se i ndjeri Shamet Luta ka qenë anëtar themelues i ish NB Elbasan e për rrjedhojë në bazë të VKM nr.161, datë 08.04.1993, i lind e drejta për të marrë tokë në përdorim e më pas në pronësi.
· Ky fakt vërtetohet edhe nga prova shkresore nr.498/1 prot, datë 22.04.2011, e Këshillit të Qarkut.
· Prove tjetër e re është shkresa ku rezulton se në vitet 1988-90 ka kryer shërbimin ushtarak dhe nuk ka qenë anëtar i NB-së Elbasan.
· Gjithashtu paditësi pas kësaj date figuron punonjës i ish Nd.Rruga-Ura Elbasan.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palës kërkuese Këshilli i Qarkut Elbasan, dëgjoi përfaqësuesin e palës së tretë, av. Nazmi Dervishi; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
1. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, bazuar në kërkesën paraprake të përfaqësuesit të palës së tretë Arjan Luta dhe mbështetur në nenin 199/2 të K.Pr.Civile, bëri kalimin procedural të palës së tretë Arjan Luta (i cili ka ndërruar jetë) duke thirrur në gjykim si palë të treta gjithë trashëgimtarët ligjor të Arjan Luta, të cilët janë: (1) Aida Luta (bashkëshortja), (2) Shamet Luta (i biri) dhe (3) Andri Luta (i biri), sipas vendimit nr.1466 (13-2013-3920), datë 24.06.3013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë.
I. Rrethanat e çështjes
2. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se z.Arjan Shamet Luta ka iniciuar fillimisht një gjykim me objekt pavërtetësi dokumenti, duke thirrur të paditur Këshillin e Rrethit Elbasan (palë kërkuese në çështjen në shqyrtim). Arjan Luta pretendonte se në bazë të ligjit nr.7501/1991 “Për tokën”, kishte marrë fillimisht në përdorim e më pas në pronësi 3000 m2 tokë bujqësore, të ndodhur në qytetin e Elbasanit në vendin e quajtur Fierzë, por sipas tij akti i marrjes së tokës në pronësi ka patur një gabim, pasi duhej të shkruhej në emër të “Arjan Shamet Luta dhe jo “familjes së Shamet Lutës”.
3. Në përfundim të atij gjykimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.305, datë 07.03.2002, ka vendosur:
“Pranimin e kërkesë padisë.
Njohjen e pavërtetësisë së Aktit të marrjes së tokës në pronësi nr.90 Akti vetëm përsa i përket emrit të marrësit në pronësi, duke njohur si të vërtetë ‘Arjan Shamet Luta’.”
3. Kundër këtij vendimi nuk është ushtruar e drejta ankimit dhe ky vendim ka marrë formë të prerë në datën 25.03.2002.
4. Me datë 30.05.2011, kundër vendimit nr.305, datë 07.03.2002, të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan (i formës së prerë) ka bërë kërkesë për rishikim pala kërkuese, Këshilli i Qarkut Elbasan, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
5. Gjykata e Lartë në datë 19.03.2013, ka vendosur kalimin për gjykim të kësaj kërkese për rishikim.
II. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
6. Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2014 në Gjykatë të Lartë, në fazën e kërkesave paraprake, përfaqësuesi i palës së tretë, paraqiti paraprakisht një kërkesë me shkrim me nr.1604 prot, datë 03.11.2014 në emër të palës kërkuese Këshilli i Qarkut Elbasan, nënshkruar si kërkues nga Kryetari Eugen Isaj, i cili me anë cilës vë në dijeni Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë se pala kërkuese, bazuar në nenit 442, 463, 490 e 494/a të Kodit të Procedurës Civile, heq dorë nga kërkesa për rishikimin e vendimit nr.305, datë 07.03.2002, të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
6.1. Gjithashtu ai paraqiti edhe një fotokopje të një kërkese të mëparshme me nr.1667 Prot, datë 08.11.2012, ku pala kërkuese Këshilli i Qarkut Elbasan, kërkonte heqjen dorë nga kërkesa për rishikimin e vendimit nr.305, datë 07.03.2002 të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
7. Në kërkesën për heqje dorë, nr.1604 prot, datë 03.11.2014, pala kërkuese shprehet se: “Kërkesa për rishikim të vendimit civil është bërë nga ana jonë referuar nenit 494/a të K.Pr.Civile. ... Referuar kësaj drejte që na jep ligji procedural civil, kërkojnë heqjen dorë nga kërkesa për rishikimin të vendimit të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Elbasan me nr.305, datë 07.03.2002 …”
8. Sipas nenit 442 të Kodit të Procedurës Civile, kërkesa për rishikim është një nga mjetet e ankimit kundër një vendimi gjyqësor. Ndërkohë duke ju referuar neneve 450, 463 e 490 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata është në pamundësi të shqyrtimit të mëtejshëm të një çështje kur vetë pala ankuese/rekursuese heq dorë nga ankesa/rekursi i saj. Në këto kushte, për analogji, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë Kolegj çmon se shqyrtimi i çështjes “de quo” në Gjykatën e Lartë duhet të pushohet për shkak të heqjes dorë nga kërkesa për rishikim nga pala kërkuese.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenet 442, 450, 463, 490 e 485 të Kodit Procedurës Civile,
V E N D O S I
Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë, për shkak të heqjes dorë nga kërkesa.
Tiranë, më 05.11.2014
Nr.11118-01515-00-2011 i Regj. Themeltar
Nr.00-2014-3451 i Vendimit (566)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS:GENTI BRAHJA
I PADITUR: JOAN GJETA
OBJEKTI:
Shpërblim dëmi në shëndet.
Baza Ligjore: Neni 640 e vijues i Kodit Civil,
neni 31 i Kodit të Procedurës Civile.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.2870, datë 04.12.2008, ka vendosur:
“Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi Genti Brahja.
Detyrimin e të paditurit Jona Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja shumën prej 6370 euro e konvertuar në lekë sipas kursit të datës 01.03.2006 ku një euro =121.70 lekë e barabartë me 775229 lekë.
Detyrimin e të paditurit Joan Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja shumën prej 142020 lekë, që përbën vlerën e pagës mujore për periudhën nga data 30.08.2005 deri me datë 12.02.2008, në raport me humbjen e aftësisë për punë që i është shkaktuar paditësit Genti Brahaj nga i paditurit Joan Gjeta (pasi shuma tjetër prej 130000 lekësh është likuiduar nga i padituri).
Detyrimin e të paditurit Joan Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja një shumë prej 56 000 lekë që përbën vlerën e pagës mujore për periudhën nga data 12.02.2008 deri me 12.02.2009 në raport me humbjen e aftësisë për punë që i është shkaktuar paditësit Genti Brahja nga i padituri Joan Gjeta (pasi për këtë vit ka një humbje të aftësisë në masën 40 %).
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit Joan Gjeta.”
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-487 (256), datë 11.04.2011, ka vendosur:
“Lënien në fuqi të vendimit nr.2870, datë 04.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.”
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs pala e paditur Joan Gjeta, i cili kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, duke parashtruar këto shkaqe:
· Mjekimi i paditësit sipas diagnozës së përcaktuar nga mjekët dhe rekomandimeve të tyre mund të bëhej në Shqipëri me një kosto disa herë më të vogël sesa spitali në Maqedoni.
· Zgjatja e riaftësimit fizik të paditësit ka ardhur nga neglizhenca dhe moskryerja në kohë prej tij fizioterapisë dhe këshillave të mjekut.
· Gjykata me detyron të paguajë në favor të paditësit një pagë për periudhën 30.08.2005-12.02.2008 ndërkohë që paditësi duhej t’i drejtohej një kompanie sigurimesh për shpërblimin e dëmit në shëndet.
· Familja ime në kohën e ndodhjes së aksidentit ka kontribuar për kurimin e tij dhe në gjykimin penal unë jam falur nga ana e paditësit.
· Vlera e dhënë në para ndaj paditësit nuk ka qenë 130.000 lekë por 370.000 duke llogaritur shpenzimet mjekësore dhe personale gjatë periudhës 2005-2006 deri në momentin që paditësi kërkoi me dëshirën e tij të largohej nga kurimi në spitalin ushtarak pa një vlerësim të mjekëve për gjendjen shëndetësore.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, në mungesë të palëve ndërgjyqëse; dhe pasi e analizoi e diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton provuar se me datë 30.08.2005 i padituri me makinën që ka qenë duke drejtuar, ka aksidentuar paditësin Genti Brahja. Për këtë aksident i padituri është deklaruar fajtor dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Librazhd, me vendimin nr.109, datë 19.12.2005, për veprën penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjetit pa dëshmi aftësie”.
2. Rezulton se paditësi i dëmtuar nga ky aksident (thyerje në këmbë) është mjekuar në spitalin e qytetit Librazhd, në qendrën spitalore Elbasan, ashtu dhe në Spitalin Ushtarak Tiranë. Sipas përmbledhjes së daljes nga Spitalin Ushtarak Tiranë e datës 13.03.2006 rezulton që paditësi është mjekuar në këtë spital nga data 28.10.2005 deri më datë 14.11.2005. Nga ky spital paditësi ka dalë me këto rekomandime: a) Të vazhdojë mjekimin e plagës; b) Të paraqitet për intervent kirurgjikal për mbylljen e defektit.
3. Pas daljes nga ky spital dhe si rezultat i gjendjes që kishte paditësi i është drejtuar vetë një spitali për ortopedi dhe traumatologji në Ohër të Republikës së Maqedonisë. Për këtë ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekim që paditësi ka marrë në këtë spitale ka paguar shumën prej 6370 eurosh. Fakti që paditësi ka paguar pikërisht këtë shumë për mjekimin e tij vërtetohet nga fatura e pagesës me nr.32/p e datës 01.03.2006, e lëshuar nga ky spital. Pikërisht këtë shumë paditësi kërkon nga i padituri Joan Gjeta për t’i paguar, pasi pjesën tjetër të mjekimit ai e ka marrë falas në spitalin e vendit tonë.
4. Kjo është dhe pjesa e parë e kërkimit të kërkesë-padisë së paditësit Genti Brahja, ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë me pagimin e një page mujore nga momenti i shkaktimit të aksidentit.
5. Kjo çështje është gjykuar fillimit nga Gjykata e Rrethit Librazhd, e cila me vendimin nr.404, datë 27.11.2006 ka vendosur pranimin e padisë së paditësit Genti Brahja. Por ky vendim është prishur nga Gjykata e Apelit Durrës, për shkak të shkeljeve procedurale dhe në kthimin për rishqyrtim çështja i është dërguar Gjykatës Elbasan, meqenëse Gjykata e Librazhd ishte suprimuar.
6. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.2870, datë 04.12.2008 ka vendosur:
“Pranimin pjesërisht të kërkesë-padisë së paraqitur nga paditësi Genti Brahja.
- Detyrimin e të paditurit Jona Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja shumën prej 6370 euro e konvertuar në lekë sipas kursit të datës 01.03.2006 ku një euro =121.70 lekë e barabartë me 775229 lekë.
- Detyrimin e të paditurit Joan Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja shumën prej 142020 lekë, që përbën vlerën e pagës mujore për periudhën nga data 30.08.2005 deri me datë 12.02.2008, në raport me humbjen e aftësisë për punë që i është shkaktuar paditësit Genti Brahaj nga i paditurit Joan Gjeta (pasi shuma tjetër prej 130000 lekësh është likuiduar nga i padituri).
- Detyrimin e të paditurit Joan Gjeta të paguajë në favor të paditësit Genti Brahja një shumë prej 56 000 lekë që përbën vlerën e pagës mujore për periudhën nga data 12.02.2008 deri me 12.02.2009 në raport me humbjen e aftësisë për punë që i është shkaktuar paditësit Genti Brahja nga i padituri Joan Gjeta (pasi për këtë vit ka një humbje të aftësisë në masën 40 %).
- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurit Joan Gjeta.”
6.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “... Gjykata duke analizuar dhe vlerësuar provat e secilës palë ... e duke parë dhe bazën ligjore mbi të cilën ka mbështetur pretendimin e tij e konkretisht nenin 640 e vijues të K.Civil konkludon se:
Në bazë të nenit 641 paditësi legjitimohet në ngritjen e kësaj padie m.gj. se ai është i pasiguruar pasi një kërkesë e tillë nuk kërkohet nga kjo dispozitë e K.Civil.
... në këtë rast nga paditësi provohet me anë të mandatit përkatës që vlera e dëmit që i është shkaktuar atij është e barabartë me 6370 euro vlerë kjo që përbën shpenzimet e bëra për mjekimin e tij që provohet me anë të mandatit të sipërcituar (i cili në bazë të ligjit të viti 2003 për njohjen reciproke të dokumenteve të autoriteteve të huaja kanë fuqi provuese të plotë pa qenë i nevojshëm legalizimi i tyre).
Paditësi për shkak se nuk ka qenë i siguruar ..dhe nuk ka plotësuar edhe vitet e punës e kërkuara nga ligji....nuk është trajtuar me pension invaliditeti ..., po ky institucion ... ka përcaktuar se deri në çfarë shkalle ka humbur aftësinë në punë...për këtë arsye paditësi legjitimohet në kërkimin ...shpërblimit për dëmin e shkaktuar që ka të bëjë me humbjen e aftësisë në punë.”
7. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2011-487(256), datë 11.04.2011, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.2870, datë 04.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë.
8. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs pala e paditur Joan Gjeta i cili kërkon ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm
9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992, “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992, ndryshuar me ligjin nr.8729, datë 19.01.2001, në të cilat është parashikuar:
9.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.
9.2. Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.
Megjithatë, gjykata nuk mund të ndryshojë bazën juridike të padisë pa kërkesën e palës”.
9.3. Neni 2 i Dekretit nr.295, datë 15.09.1992: “Mbajtësi i një mjeti motorik detyrohet të lidhë, me një sigurues të autorizuar, një kontratë për sigurimin e përgjegjësisë së tij ndaj personave të tretë për mbulimin e vdekjes, të dëmtimit të shëndetit dhe të dëmeve pasurore, të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, duke përjashtuar dëmet në mallrat gjatë transportit”.
9.4. Neni 8 i Dekretit nr.295, datë 15.09.1992: “Siguruesi, që ushtron veprimtarinë e sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike, detyrohet të bëjë sigurimin e tyre për përgjegjësinë ndaj personave të tretë sipas dispozitave të këtij dekreti”.
9.5. Neni 13§1 i Dekretit nr.295, datë 15.09.1992: “Personi i dëmtuar ka të drejtë të kërkojë drejtpërdrejt nga siguruesi, brenda kufijve të përgjegjësisë së tij sipas kontratës së sigurimit, shpërblimin e dëmit”.
9.6. Neni 17 i Dekretit nr.295, datë 15.09.1992: “Personi, të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit motorik, ka të drejtë të kërkojë shpërblimin e dëmit nga fondi i kompensimit, deri në vleftat minimale të shumës së siguruar, në qoftë se:
a) mjeti motorik, me të cilin u shkaktua dëmi, nuk mund të identifikohet;
b) mbajtësi i mjetit motorik, me të cilin u shkaktua dëmi, nuk është i siguruar sipas dispozitave të këtij dekreti;
c) mjeti motorik, i identifikuar ose jo, ishte i vjedhur ose i grabitur nga personi përgjegjës për shkaktimin e dëmit;
ç) shpërblimi i dëmit nuk mund të paguhet nga siguruesi për shkak të falimentimit të tij.”
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
10. Se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Joan Gjeta përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat përbëjnë shkak për cënimin e vendimeve të gjykatave të faktit.
11. Në shqyrtim e vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se vendimet e gjykatave të faktit janë marrë në interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit material dhe procedural dhe për këtë shkak duhet të ndryshohen dhe të rrëzohet padia.
12. Nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi, bazuar në nenet 640 e vijues të Kodit Civil, kërkon detyrimin e palës së paditur (shkaktar i aksidentit) që t’i dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar në shëndetin e tij, që përbëhet nga shpenzimet për mjekim dhe humbja e aftësisë për punë, si pasojë e aksidentit automobilistik të datës 30.08.2005.
13. Kolegji Civil vlerëson se, Gjykata Rrethit Gjyqësor Elbasan ka zgjidhur çështjen në kundërshtim dhe keqinterpretim të rregullimeve ligjore që parashikojnë dispozitat e Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992, ndryshuar me ligjin nr.8729, datë 19.01.2001 (në fuqi në kohën e ndodhjes së aksidentit).
14. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Gjykata e Apelit Durrës, e cila, ndonëse i ka patur të gjitha mundësitë ligjore, nuk ka evidentuar zbatimin e gabuar të ligjit nga ana e gjykatës së shkallë të parë, duke anashkaluar problemet themelore që kanë të bëjnë me natyrën juridike të mosmarrëveshjes objekt gjykimi dhe me kushtet ligjore që duhet të plotësohen për pranimin e kësaj padie, dhe duke i dhënë zgjidhje jo të drejtë mosmarrëveshjes në shqyrtim.
15. Sipas qëndrimit të mbajtur nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.3, datë 29.03.2012: “...gjykata e zbulon shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj. Mund të ndodhë që paditësi të referojë gabimisht dispozitat ligjore, porse nga leximi i kërkesëpadisë del e qartë e drejta që ai kërkon të mbrojë. Në këtë rast gjykata duhet të zgjidhë çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar”.
16. Në këtë kuadër, qartësimi i natyrës së mosmarrëveshjes dhe i ligjit të aplikueshëm është shumë i rëndësishëm jo vetëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes, por njëkohësisht dhe për krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në procesin civil, padia e ngritur nga paditësi jo vetëm duhet të jetë e mbështetur në dispozita ligjore, që i njohin atij të drejtën e pretenduar, por nga ana tjetër, personi i thirrur si i paditur të jetë ai që duhet të përgjigjet për cënimin e së drejtës së paditësit. Në të kundërt, sikundër është rasti konkret, vendimi nuk është i bazuar në ligj.
17. Kolegji Civil, në analizë juridike të vendimeve të dy gjykatave, vlerëson se ato kanë zbatuar gabim ligjin, duke zgjidhur çështjen në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit të posaçëm (lex specialis) me të cilin rregullohen rastet e mbulimit të përgjegjësisë civile dhe dëmshpërblimi përkatës i dëmit të shkaktuar të tretëve nga përdorimi i mjeteve motorike (Dekretit nr.295, datë 15.09.1992).
17.1. Gjykatat, nuk kanë përcaktuar saktë natyrën e marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur mosmarrëveshja, shkakun ligjor mbi të cilin themelohet padia, duke konfonduar qëllimin dhe kuptimin e legjislacionit të posaçëm për përgjegjësinë civile në rastet e kësaj natyre, lidhur me shpërblimim e dëmit jashtëkontraktor dhe veçanërisht rrethin e subjekteve që kanë legjitimim pasiv për t’u detyruar të dëmshpërblejnë të tretët për aksidentet e ndodhura nga mjetet motorike të siguruara, sipas dekretit të sipërcituar.
18. Gjykatat në zgjidhjen e mosmarrëveshjes i janë referuar vetëm dispozitave të Kodit Civil për përgjegjësinë jashtë kontraktore (sikundër edhe vetë pala paditëse) dhe kanë arritur në përfundimin e gabuar se është i padituri ai që duhet të përgjigjet drejtpërdrejt për dëmet që ka pësuar paditësi si rezultat i aksidentit.
19. Ndërkohë që për rastet e kësaj natyre është e nevojshme të mbahet parasysh marrëdhënia juridike e rregulluar nga normat e ligjit të posaçëm, në bazë të të cilit personat fizikë apo juridikë pozicionohen si palë, paditës dhe i paditur.
20. Lindja e detyrimeve nga shkaktimi i dëmit (dëmi jashtë kontraktor) është parashikuar në nenet 608-647 të Kodin Civil. Në këto dispozita, krahas parimeve të përgjithshme të përgjegjësisë nga shkaktimi i dëmit, inter alia, janë përcaktuar në mënyrë jo shteruese dhe llojet e tij.
20.1. Ndërsa rastet e shpërblimit të dëmeve që u shkaktohen të tretëve nga përdorimi i mjeteve motorike, janë rregulluar nga legjislacioni i posaçëm për sigurimin e detyrueshëm, sipas të cilit subjektet që marrin përsipër dëmshpërblimin janë shoqëritë e sigurimit.
21. Referuar neneve 2, 8 dhe 13 të dekretit nr.295, datë 15.09.1992, mbajtësi i një mjeti motorik detyrohet të lidhë me një sigurues të autorizuar një kontratë për sigurimin e përgjegjësisë së tij ndaj personave të tretë, për mbulimin e vdekjes, të dëmtimit të shëndetit dhe të dëmeve pasurore ose jo pasurore, të shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, që do të thotë se është siguruesi (shoqëria e sigurimit) ai që detyrohet t’i paguajë personit të tretë, përfituesit (beneficarit), shpërblimin e sigurimit kur ndodh ngjarja e sigurimit.
22. Sipas formulimit dhe përmbajtjes të këtyre dispozitave, subjektet mbi të cilët shtrin veprimin ky dekret janë shoqëritë e sigurimeve apo Byroja Shqiptare e Sigurimeve dhe jo individi, drejtues i mjetit që ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, pavarësisht nëse është deklaruar ose jo fajtor me vendim penal të formës së prerë. Ky përcaktim është përjashtues për çdo subjekt tjetër dhe nuk del (nga ratio legis) se ligjvënësi ka pasur për qëllim që, krahas shoqërive të sigurimit, të përfshijë dhe subjekte të tjerë të cilët mund të jenë ose jo shkaktarë të aksidentit.
23. Në këtë gjykim, subjekti/personi i thirrur si i paditur legjitimohet pasivisht, nëse kërkimi i paditësit i kundërdrejtohet atij të cilit ligji i ka ngarkuar përgjegjësinë civile për shlyerjen e dëmit të shkaktuar (pra shoqërisë së sigurimit dhe jo individit shkaktar të aksidentit automobilistik), në të kundërt padia rrëzohet.
24. Legjitimimi në një proces gjyqësor, i quajtur legitimatio ad causam apo legjitimimi real është një nga kushtet e domosdoshme për dhënien e një vendimi të bazuar në ligj. Me legjitimimin legitimatio ad causam kuptohet qenia identik e personit-paditës me personin që ligji i njeh të drejtën për të ngritur padinë konkrete (legjitimimi aktiv), si dhe qenia identik e personit të paditur me personin kundrejt të cilit ligji lejon ngritjen e padisë (legjitimimi pasiv).
25. Duke iu kthyer rastit konkret, në kuptim të ligjit të zbatueshëm, paditësi pretendimet e tij, duhej t’ia drejtonte shoqërisë së sigurimit me të cilin i padituri në këtë gjykim Joan Gjeta mund të kishte një kontratë për sigurimin për mjetin e tij, ose, në rast se mjeti nuk ka qenë i siguruar, duhej thirrur me cilësinë e të paditurit Byroja Shqiptare e Sigurimeve, e ngarkuar me detyrën e administrimit të fondit të kompensimit.
25.1.Ndërkohë, nga tërësia e fakteve të parashtruara dhe të pranuara nga gjykatat e faktit, apo nga aktet e tjera të dosjes gjyqësore, nuk rezulton nëse paditësi i është drejtuar ndonjë shoqërie sigurimi me kërkesë për dëmshpërblim për shkak të aksidentit të pësuar.
26. Në përfundim të arsyetimit sa më sipër, nisur nga fakti se paditësi Genti Brahja nuk mund t’i drejtojë kërkimet si në këtë padi ndaj të paditurit Joan Gjeta (i cili nuk legjitimohet pasivisht), Kolegji Civil konkludon se kërkesë padia e paraqitur prej tij është e pabazuar në ligj e për rrjedhojë ka vend që vendimet e gjykatave të faktit të ndryshohen dhe të vendoset rrëzimi i saj.
27. Në zgjidhjen e dhënë për këtë çështje, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka në konsideratë edhe vendimin unifikues nr.12, datë 15.11.2007 të Kolegjeve të Bashkuara të kësaj gjykate, por edhe vendime të Kolegjit Civil për çështje të ngjashme si ai nr.2039, datë 10.11.2011; nr.719, datë 20.03.2014.
28. Ndryshimi i vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimi i padisë passjell dhe përcaktimin e palës së cilës duhet t’i ngarkohen shpenzimet gjyqësore.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 480/d të Kodit Procedurës Civile,
V E N D O S I
Ndryshimin e vendimit nr.10-2011-487 (256), datë 11.04.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.2870, datë 04.12.2008, të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Rrëzimin e padisë së paditësit Genti Braja. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit.
Tiranë, më 05.11.2014
Nr.11243-01939-00-2011 i Regj.Themeltar
Nr.00-2014-4061 i Vendimit (567)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Admir Thanza Anëtar
Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:
PADITËSANASTAS VJERIE PADITURAGJENSIA E K.K.PRONAVE TIRANËPERSON I TRETËBASHKIA SARANDË
OBJEKTI:Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994 pika 2 të K.K.Pronave, kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe pasqyrimin në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi.Baza Ligjore: Ligji nr.9684, datë 06.02.2007 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” neni 2, si dhe nenet 32/a,153,154 të K.Pr.Civile.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010, ka vendosur:
“Pranimin e padisë së paditësit Anastas Vjeri.
Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994, pika 2, të K.K.Pronave, kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe planvendosjes së përgatitur nga eksperti faqe 6 e aktit të ekspertimit.”
Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.249, datë 24.05.2011, ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.”
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs paditësi Anastas Vjeri, duke parashtruar këto shkaqe:
· Vendimi i Gjykatës së Apelit është në kundërshtim me vendimin nr.7, datë 24.03.2005 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë (vendim unifikues).
· Kundërshtimi i vendimeve të KKKP të marrë në zbatim të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 dhe që janë kundërshtuar në Gjykatë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” janë në juridiksion gjyqësor dhe jo administrativ.
· Në këto kushte vendimi i Gjykatës së Apelit për pushimin e gjykimit të çështjes për arsye se paditësi duhet t’i drejtohet AKKP, Tiranë, nuk është i bazuar dhe duhet të ndryshohet.
· Me vendimin nr.21, datë 22.06.1996 të KKKP të Bashkisë Sarandë është njohur pronësia e ish pronarit Kol Vjeri për sipërfaqen 2000m2, dhe në pikën 2 është kthyer pronësia e lirë, me sipërfaqe 578m2 në lagjen nr.4 Sarandë. Me vendim të gjykatës nr.183, datë 30.03.2000 është hequr sipërfaqja prej 218,25m2 dhe është dhënë e drejta e kompensimit fizik. Sipas studimit urbanistik në fuqi brenda sipërfaqes prej 578m2 ka rrugë dytësore.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË
pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea, konstatoi mungesën e palës paditëse dhe palës së tretë, dëgjoi përfaqësuesin e palës së paditur Av. e Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, si dhe bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes
1. Nga aktet e dosjes rezulton se, paditësi Anastas Vjeri është njëri prej trashëgimtareve të trashëgimlënësit Kol Vjeri, i cili është trajtuar nga ish KKKP të Bashkisë Sarandë me vendimin nr.21, datë 22.06.1994.
2. Ky vendim rezulton të jetë ndryshuar pjesërisht me vendimin nr.183, datë 30.03.2000, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket paragrafit të dytë, duke ju dhënë e drejta e kompensimit fizik për sipërfaqen prej 218,25m2 dhe duke ju kthyer përfundimisht, trashëgimtarëve të ish pronarit Kol Vjeri sipërfaqja prej 359,75m2, sipërfaqe e cila rezulton e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, datë 18.04.2006.
3. Me padinë objekt gjykimi, paditësi Anastas Vjeri ka kërkuar ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994 pika 2 të KKKP, kthimin e sipërfaqes prej 359,75m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe pasqyrimin në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, me pretendimin se kthimi në natyrë i kësaj sipërfaqe është realizuar në pronë publike dhe në këto kushte paditësi dhe trashëgimtarët e tjerë të Kol Vjerit nuk munden ta gëzojnë lirisht pronën e tyre.4. Sipas studimit të KRTSH është miratuar studimi i qendrës së qytetit Sarandë dhe zonimi funksional (studim i cili vazhdon të jetë në fuqi), për shkak të të cilit trualli i paditësit është zënë me rrugë publike.
5. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010 ka vendosur:
“Pranimin e padisë së paditësit Anastas Vjeri.
Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994, pika 2, të K.K.Pronave, kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe planvendosjes së përgatitur nga eksperti faqe 6 e aktit të ekspertimit.”
5.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Në përfundim të këtij ekspertimi teknik, rezultoi e provuar se “ ...prona e kthyer prek pasuritë nr.8/76 (shesh me pronar shtetin) në një sipërfaqe prej 102.6 m2 dhe pasurinë nr.8/72 në një sipërfaqe 133.0 m2 . ...
Përfaqësuesi i avokatit të shtetit, në seancat e fundit gjyqësore pretendoi se kjo çështje duhet nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësor ...
Gjykata ... çmon se pretendimi i përfaqësuesit të avokatit të shtetit ... është sa i gabuar aq edhe i pabazuar në ligj pasi rasti konkret nuk hyn në ato raste të ankimimit që unifikon vendimi nr.2 datë 06.01.2009, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pasi vendimi nr.21 datë 22.06.1994, i K.K.Pronave Bashkia Sarandë, ka qenë objekt kundërshtimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, dhe nëse zbatojmë vendimin tjetër unifikues nr.7, datë 24.03.2005, ... sipas së cilës “... të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish Pronarëve që janë marrë në zbatim të ligjit 7698, datë 15.04.1993, dhe që janë kundërshtuar në gjykatë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 ... janë në juridiksionin gjyqësor dhe jo në atë administrativ”, kjo çështje është padyshim objekt shqyrtimi gjyqësor ashtu sikurse ka qenë edhe njëherë me përpara.”
6. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.249, datë 24.05.2011, ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.”
6.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “vendimi nr.183, datë 30.03.2000, nuk ka pasur objekt shqyrtimi, atë çfarë paditësi kërkon në çështjen objekt shqyrtimi.
Gjykata e apelit i gjen të drejta pretendimet e Avokatit të Shtetit i ... se paditësi duhet t’i drejtohej A.K.K.Pronave Tiranë (neni 18 i ligjit 9235/2004 i ndryshuar) për të kërkuar përshtatjen (kompensimin) e truallit të zënë me ambiente publike.
Arsyetimi i gjykatës së faktit se çështja hynë në juridiksionin gjyqësor ... është i gabuar. ...pretendimi (kërkesa) e paditësit nuk mund të realizohet nëpërmjet kundërshtimit te vendimit të K.K.Pronave nr.21, datë 22.06.1994 në gjykatë.
Paditësi për kompensimin, ҫvendosjen e truallit të zënë prej 223,4 m2 nga ambientet publike, duhet t’i drejtohet organit kompetent A.K.K.Pronave Tiranë dhe jo gjykatës, ose të kërkojë vlerën e truallit për sipërfaqen e shpronësuar nga Bashkia Sarandë e cila ka zënë truallin me ndërtime publike.”
7. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs paditësi Anastas Vjeri, duke parashtruar si shkaqe për prishjen e tyre ato të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
II. Ligji i zbatueshëm
8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilën është parashikuar:
8.1. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”
8.2.Neni 36: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.
Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera.
Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u gjykuar nga gjykata.
Është e pavlefshme çdo marrëveshje që lidhet në kundërshtim me këtë dispozitë.”
8.3.Neni 59§1: “Gjykata në çdo fazë dhe shkallë gjykimi, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor. ...”
9. Vendimet Unifikuese nr.24/2002, nr.5/2004, nr.7/2005 dhe 4/2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson
10. Se, rekursi i paraqitur nga paditësi Anastas Vjeri përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat motivojë cënimin e vendimit nr.249, datë 24.05.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të rekursit, vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit është rrjedhojë e moszbatimit të ligjit, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet e çështja të kthehet për rishqyrtim.
12. Kolegji Civil vëren se Gjykata e Apelit Gjirokastër ka pushuar çështjen duke konsideruar se shqyrtimi i saj i përket juridiksionit administrativ.
13. Referuar nenit 59 të Kodit të Procedurës Civile, çdo lloj gjykate dhe në çdo shkallë gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim, të analizojë dhe të vendosë edhe kryesisht nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të K.E.D.NJ.
14. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykata e Apelit Gjirokastër në rastin “de quo” nuk ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me juridiksionin gjyqësor. Në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile, ajo nuk ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes, si dhe nuk ka bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që në rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e juridiksionit, si një parakusht i rëndësishëm procedural për gjykimin e një çështje.
15. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, pala paditëse ka kërkuar ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994, pika 2 të ish KKKP[footnoteRef:1], dhe kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi, duke pretenduar se kthimi është bërë në pronë publike dhe kështu nuk ka mundësi ta gëzojë lirisht pronën e vet. Pra nëpërmjet kësaj padie, pala paditëse synon të realizojë plotësisht të drejtën e vet të pronësinë, përfshirë tagrin e gëzimit të pronës. [1: Vendimi nr.21, datë 22.06.1994 i ish KKKPronave ishte ndryshuar pjesërisht me vendimin nr.183, datë 30.03.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë (shih pikën 2 të këtij vendimi).]
16. Referuar objektit të padisë dhe veçanërisht shkakut ligjor të saj, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se shqyrtimi i kësaj çështje i përket juridiksionit gjyqësor.
17. Sikundër ka arsyetuar edhe gjykata e shkallës së parë, referuar “ ... vendimin tjetër unifikues nr.7, datë 24.03.2005 ... sipas së cilës “... të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave ish Pronarëve që janë marrë në zbatim të ligjit 7698 datë 15.04.1993 dhe që janë kundërshtuar në gjykatë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9235 datë 29.07.2004 ... janë në juridiksionin gjyqësor dhe jo në atë administrativ.”.
18. Për më tepër, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në Vendimin Unifikues nr.4, datë 10.12.2013, kanë konkluduar se natyra juridike e gjykimit me objekt kundërshtimin e vendimeve të KKKP apo AKKP është civile.
18.1. Konkretisht, në këtë vendim Kolegjet e Bashkuara shprehen se: “... gjykimet me objekt kundërshtim të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës apo të Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk janë gjykime që përfshihen në rrethin e atyre çështjeve që i përkasin fushës administrative, por mosmarrëveshje të natyrës civile, në të cilat subjekti pretendues kërkon të drejtën e pronës mbi një send të paluajtshëm, duke paraqitur për këtë qëllim prova në mbështetje të kësaj të drejte.”
19. Një konkluzion i tillë u arrit duke analizuar vendime të mëparshme unifikuese, vendime të Gjykatës Kushtetuese të R.Sh si dhe vendimarrjen e GJ.E.D.NJ., lidhur me natyrën dhe qëllimin e ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” (anima legis dhe ratio legis), si dhe duke u bazuar në natyrën e vendimeve të KKKP dhe/apo AKKP.
19.1. Qëllimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ishte rivendosja në vend e drejtës së pronësisë të ish pronarëve, pronat e të cilëve ishin marrë padrejtësisht nga shteti, dhe ky proces nuk ishte një mënyrë të re fitimi pronësie, por kthim i palëve në gjendjen e mëparshme, në të gjitha ato raste kur ishte e mundur (shih vendimet unifikues nr.24/2002 dhe nr.5/2004 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).
19.2. Nga ana tjetër, është konkluduar edhe se veprimtaria e këtyre organeve (KKKP apo AKKP) nuk është konsideruar asnjëherë si veprimtari e mirëfilltë administrative dhe vendimet e tyre nuk trajtohen e nuk goditen në gjykatë si akte të mirëfillta administrative. Në këto çështje, subjekti kërkues i cënuar në të drejtën e tij, në një gjykim të zakonshëm, kërkon të drejtën e pronës mbi një send të paluajtshëm duke paraqitur prova në mbështetje të kësaj të drejte.
20. Ky lloj gjykimi, i cili lidhet me të drejta subjektive dhe synon njohjen e të drejtës së pronës mbi sende të caktuara, bëhet nga gjykatat civile në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe të Kodit të Procedurës Civile.
20.1. Gjykata zhvillon një gjykim themeli lidhur me titullin e pronësisë duke ndryshuar apo shfuqizuar vendimin e KKKP apo AKKP, si dhe duke zgjidhur në themel këtë konflikt që në thelb është një konflikt pronësie, pra i natyrës civile dhe nga pikëpamja procedurale paditësi duhet ta provojë këtë fakt me mjetet provuese të lejueshme nga Kodi i Procedurës Civile.
21. Në këtë kuadër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, shkaku i padisë së paditësit Anastas Vjeri është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara dhe nëpërmjet këtij kërkimi pala paditëse kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë, për të cilën është shprehur më parë organi administrativ, ndaj për këtë arsye mosmarrëveshja objekt shqyrtimi i përket juridiksionit gjyqësor.
22. Bazuar në nenin 31 të Kodit të Procedurës Civile “Padia është e drejta e personit që bën pretendimin, për t’u dëgjuar, mbi themelin e këtij pretendimi, në mënyrë që gjykata ta shpallë atë të bazuar ose jo. Pala kundërshtare ka të drejtë të diskutojë dhe të ngrejë prapësime mbi themelin dhe bazueshmërinë në ligj të këtij pretendimi.”.
22.1. Në këtë frymë pala e paditur ka të drejtë të paraqesë pretendime lidhur me legjitimitetin aktiv ashtu edhe me legjitimitetin pasiv, në mënyrë që nga kontradiktoriteti i gjykimi të sqarohet mosmarrëveshja objekt gjykimi dhe mbi këtë bazë gjykata të pranojë apo rrëzojë padinë.
23. Nga ana e Gjykatës së Apelit Gjirokastër nuk është interpretuar dhe zbatuar me korrektësi neni 36 i Kodit të Procedurës Civile, ku parashikohet se: “Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. ...”.
23.1. Kthimi përsëri në juridiksion administrativ i çështjes është i pambështetur në ligj, kur organi administrativ është shprehur njëherë mbi kërkimin e njohjes së pronësisë të palës paditëse (vendimi nr.21, datë 22.06.1994) e për më tepër ky vendim është bërë edhe objekt rishqyrtimi gjyqësor.
24. Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit Gjirokastër ka anashkaluar detyrimin e saj për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare konfliktin e paraqitur para saj dhe, duke nxjerrë çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor, ka cënuar procesin e rregullt ligjor si në lidhje me të drejtën për akses në gjykatë edhe të gjykimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm ligjor.
25. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se çështja objekt gjykimi duhej të shqyrtohej në themel nga Gjykata e Apelit, prandaj vendimi nr.249, datë 24.05.2011, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
26. Në rigjykim Gjykata e Apelit duhet të mbajë në konsideratë nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, duke garantuar një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile) dhe zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).
27. Gjithashtu, Gjykata e Apelit Gjirokastër duhet të mbajë në konsideratë se nëse ajo që paditësi pretendon se i është cënuar apo që duhet t’i njihet, parashikohet nga e drejta pozitive në aspektin material, e akoma më tej, nëse e drejta pozitive i njeh paditësit të drejtën që këtë të kërkojë ta realizojë nëpërmjet gjykatës, atëherë gjykata ka detyrimin të verifikojë nëse ajo kërkohet konkretisht me padi (në objekt) është e mbështetur në prova.
PËR KËTO ARSYE
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 480/c të Kodit Procedurës Civile,
V E N D O S I
Prishjen e vendimit nr.249, datë 24.05.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Tiranë, më 05.11.2014
MENDIM PAKICE
1. Unë, gjyqtari në pakicë Admir Thanza, lidhur me çështjen nr.11243-01939-00-2011, kam mendimin se rekursi nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.249, datë 24.05.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Vendimi i shumicës duke vendosur Prishjen e vendimit nr.249, datë 24.05.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues vlerësoj se është në marrë jo në zbatim të ligjit.
2. Nga shqyrtimi i akteve të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se, paditësi Anastas Vjeri është njëri prej trashëgimtareve të trashëgimlënësit Kol Vjeri, i cili është trajtuar nga ish KKKP të Bashkisë Sarandë me vendimin nr.21, datë 22.06.1994.
3. Ky vendim rezulton të jetë ndryshuar pjesërisht me vendimin nr.183, datë 30.03.2000, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket paragrafit të dytë, duke ju dhënë e drejta e kompensimit fizik për sipërfaqen prej 218,25m2 dhe duke ju kthyer përfundimisht, trashëgimtarëve të ish pronarit Kol Vjeri sipërfaqja prej 359,75m2, sipërfaqe e cila rezulton e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, datë 18.04.2006.
4. Me padinë objekt gjykimi, paditësi Anastas Vjeri ka kërkuar ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994 pika 2 të KKKP, kthimin e sipërfaqes prej 359,75m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe pasqyrimin në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, me pretendimin se kthimi në natyrë i kësaj sipërfaqe është realizuar në pronë publike dhe në këto kushte paditësi dhe trashëgimtarët e tjerë të Kol Vjerit nuk munden ta gëzojnë lirisht pronën e tyre.
5. Sipas studimit të KRTSH është miratuar studimi i qendrës së qytetit Sarandë dhe zonimi funksional (studim i cili vazhdon të jetë në fuqi), për shkak të të cilit trualli i paditësit është zënë me rrugë publike.
6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010 ka vendosur:
“Pranimin e padisë së paditësit Anastas Vjeri.
Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr.21, datë 22.06.1994, pika 2, të K.K.Pronave, kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe planvendosjes së përgatitur nga eksperti faqe 6 e aktit të ekspertimit.”
Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se:”(...) Në përfundim të këtij ekspertimi teknik, rezultoi e provuar se “ ...prona e kthyer prek pasuritë nr.8/76 (shesh me pronar shtetin) në një sipërfaqe prej 102.6 m2 dhe pasurinë nr.8/72 në një sipërfaqe 133.0 m2 …”.
7. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.249, datë 24.05.2011, ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr.23-2010-2032, datë 20.12.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe pushimin e gjykimit të çështjes.”
Kjo gjykatë ka arsyetuar ndër të tjera se: ”(…) Arsyetimi i gjykatës së faktit se çështja hynë në juridiksionin gjyqësor ... është i gabuar. ...pretendimi (kërkesa) e paditësit nuk mund të realizohet nëpërmjet kundërshtimit te vendimit të K.K.Pronave nr.21, datë 22.06.1994 në gjykatë. ...Paditësi për kompensimin, ҫvendosjen e truallit të zënë prej 223,4 m2 nga ambientet publike, duhet t’i drejtohet organit kompetent A.K.K.Pronave Tiranë dhe jo gjykatës, ose të kërkojë vlerën e truallit për sipërfaqen e shpronësuar nga Bashkia Sarandë e cila ka zënë truallin me ndërtime publike.…”.
8. Pakica, ndryshe nga shumica vlerëson se konkluzioni i dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër se kjo çështje nuk hyn në juridiksionin gjyqësor dhe për këtë arsye duhet vendosur pushimi i gjykimit, është i drejtë dhe ligjor.
9. Sa sipër, Pakica i referohet ligjit nr.9235, date 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, nenit 11, pika 2 që parashikon se : “2. Subjekti i shpronësuar i paraqet me shkrim komisionit vendor për kthimin dhe kompensimin e pronave formën ne te cilën kërkon te realizohet kompensimi. Komisioni, brenda 30 ditëve nga marrja e kërkesës, me vendim te arsyetuar vendos për pranimin e kërkesës ose refuzimin e saj kur objektivisht plotësimi i kërkesës është i pamundur.(…)., si dhe nenit 19, pika 4 e tij që parashikon se: “ Nëse vendimi i dhënë nga komisioni vendor ose Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave nuk është ankimuar brenda afateve te parashikuara nga ky ligj, ai është titull ekzekutiv. Ngarkohen zyrat e përmbarimit për ekzekutimin e tij, sipas rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedurës Civile.”
10. Në gjykim ka rezultuar se palës paditëse si trashëgimtar ligjor i ish pronarit Kolë Vjeri, me vendimin nr.21, datë 22. 06. 1994 K.K.K.P. Sarandë vendim i cili është ndryshuar pjesërisht me vendimin nr.183, datë 30.03.2000, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket paragrafit të dytë, duke ju dhënë e drejta e kompensimit fizik për sipërfaqen prej 218,25m2 dhe duke ju kthyer përfundimisht, trashëgimtarëve të ish pronarit Kol Vjeri sipërfaqja prej 359,75m2, sipërfaqe e cila rezulton e regjistruar në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, datë 18.04.2006. Sipas studimit të KRTSH është miratuar studimi i qendrës së qytetit Sarandë dhe zonimi funksional (studim i cili vazhdon të jetë në fuqi), për shkak të të cilit trualli i paditësit është zënë me rrugë publike.
11. Pakica vlerëson se kërkesa e paditësit për të ndryshuar pjesërisht të vendimin nr.21, datë 22.06.1994 pika 2 të K.K.Pronave, kthimin e sipërfaqes prej 359,75 m2 sipas studimit urbanistik në fuqi dhe pasqyrimin në regjistrin hipotekor nr.1, faqe 14, nr.66 indeksi, referuar dispozitave të lartpërmendura nuk hyn në juridiksion gjyqësor.
12. Nga ana e Komisionit Vendor të K.K.Pronave me vendimin nr.21, datë 22. 06. 1994 K.K.K.P. Sarandë, vendim i cili është ndryshuar pjesërisht me vendimin nr.183, datë 30.03.2000, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, përsa i përket paragrafit të dytë është përfunduar procedura ligjore e kompensimit fizik. Ndaj këtij vendimi pala paditëse nuk është ankuar, por ka vijuar me procedurën e ekzekutimit të tij me regjistrimin pranë ZVRPP Sarandë.
13. Pakica çmon se, pala paditëse duhet të ndiqte procedurën pranë organeve administrative duke kërkuar ripozicionimin e truallit me të cilin është kompensuar sipas studimit të ri urbanistik, në zbatim të ligjit 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.
14. Gjykata e apelit me të drejtë ka pushuar gjykimin, bazuar në nenin 468 të K.Pr.Civile që parashikon se: ”Gjykata e apelit kur konstaton se çështja nuk hyn në juridiksionin gjyqësor….prish vendimin dhe vendos vetë pushimin e gjykimit të çështjes.
15. Përfundimisht, pakica ka mendimin ndryshe nga shumica çmoj se rekursi i paraqitur nga pala paditëse nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, pasi çështja nuk hyn në juridiksion gjyqësor dhe se vendimi i nr.249, datë 24.05.2011,i Gjykatës së Apelit Gjirokastër duhet të lihet në fuqi.
Admir Thanza
Nr.21001-02973-00-2011 i Regj.Themeltar
Nr.00-2014-3480 i Vendimit (568)
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese
Admir Thanza Anëtar
Artan BrociAnëtar
Në seancën gjyqësore të datës 05.11.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:
PADITËS: K. D., në mungesë,
I PADITUR: L. H., në mungesë,
OBJEKTI:
Zgjidhje e martesës për faj të së paditurës.
Lënien e fëmijëve për rritje dhe edukim paditësit.
Baza Ligjore: Neni 132 e vijues i Kodit të Familjes,
Nenet 32, 349 e vijues të Kodit të Procedurës Civile,
Neni 3 i Konventës së OKB, “Për të Drejtat e Fëmijëve”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.793, date 09.02.2010, ka vendosur:
Pranimin e pjesshëm te kërkesë-padisë.
Zgjidhjen e martesës midis paditësit K. D. dhe të paditurës L. H..
Lënien e fëmijës E.D., i dtl.2006 për rritje dhe edukim paditësit K.D.
Lënien e fëmijës M. D., i dtl.2004 për rritje dhe ed