43
RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT” Projektligji i sigurimit të detyrueshëm propozohet me qëllim përmirësimin e bazës ligjore të sigurimit të detyrueshëm dhe përfshirjen si të detyrueshme të disa produkteve të reja të sigurimit në sektorin e transportit. Ky zhvillim ligjor ndërmerret në një kohë kur tregu i sigurimeve është zhvilluar me shpejtësi, dhe kërkohen ndryshime ligjore në përgjigje të këtij zhvillimi, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe përarfrimit me standartet ndërkombëtare. Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësi ndaj personave të tretë”, akoma në fuqi, është hartuar që në vitin 1992. Projektligji për sigurimin e detyrueshëm në transportin publik është mbështetur në direktivën 72/166/EEC “Për sigurimin e përgjegjësisë civile që rezulton nga përdorimi i mjeteve motorrike dhe zbatimin e detyrimeve që sigurojnë një përgjegjësi të tillë”, Direktivën 84/5/ECC “Për përafrimin e legjislacionit lidhur me sigurimin e përgjegjësisë civile që rezulton nga përdorimi i mjetit motorrik”, amenduar me direktivat 88/357/EEC, 90/232/EEC, Direktivën 2000/26/EC dhe Direktivën 2005/14/EC. Gjate hartimit të aktit janë marrë parasysh gjithashtu aktet ligjore në fushën e sigurimit të detyrueshëm të disa vendeve si Kroacia dhe Bullgaria, duke u bazuar në mënyrën e transpozimit të direktivave përkatëse nga një shtet anëtar i BE siç është Bullgaria si dhe nga një shtet si Kroacia kandidate për antarësim, i përfshirë në të njëjtin proçes stabilizim asociimi. Mbështetja në kuadrin ligjor të Kroacisë ka pasur si qëllim edhe standartizimin e legjislacionit vendas me atë të vendeve fqinje me problematika të ngjashme të tregjeve financiare. Edhe ligje të tjera vendase të cilat rregullojne tregjet financiare janë bazuar në modelet përkatëse Kroate (ligji “Për titujt”). Në hartimin e projektit kanë marrë pjesë: (a) Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si institucion përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve.

Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

RELACION

PËR PROJEKTLIGJIN

“PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”

Projektligji i sigurimit të detyrueshëm propozohet me qëllim përmirësimin e bazës

ligjore të sigurimit të detyrueshëm dhe përfshirjen si të detyrueshme të disa

produkteve të reja të sigurimit në sektorin e transportit. Ky zhvillim ligjor ndërmerret

në një kohë kur tregu i sigurimeve është zhvilluar me shpejtësi, dhe kërkohen

ndryshime ligjore në përgjigje të këtij zhvillimi, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit

dhe përarfrimit me standartet ndërkombëtare. Ligji “Për sigurimin e detyrueshëm të

mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësi ndaj personave të tretë”, akoma në

fuqi, është hartuar që në vitin 1992.

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm në transportin publik është mbështetur në

direktivën 72/166/EEC “Për sigurimin e përgjegjësisë civile që rezulton nga përdorimi

i mjeteve motorrike dhe zbatimin e detyrimeve që sigurojnë një përgjegjësi të tillë”,

Direktivën 84/5/ECC “Për përafrimin e legjislacionit lidhur me sigurimin e

përgjegjësisë civile që rezulton nga përdorimi i mjetit motorrik”, amenduar me

direktivat 88/357/EEC, 90/232/EEC, Direktivën 2000/26/EC dhe Direktivën

2005/14/EC.

Gjate hartimit të aktit janë marrë parasysh gjithashtu aktet ligjore në fushën e

sigurimit të detyrueshëm të disa vendeve si Kroacia dhe Bullgaria, duke u bazuar në

mënyrën e transpozimit të direktivave përkatëse nga një shtet anëtar i BE siç është

Bullgaria si dhe nga një shtet si Kroacia kandidate për antarësim, i përfshirë në të

njëjtin proçes stabilizim asociimi. Mbështetja në kuadrin ligjor të Kroacisë ka pasur si

qëllim edhe standartizimin e legjislacionit vendas me atë të vendeve fqinje me

problematika të ngjashme të tregjeve financiare. Edhe ligje të tjera vendase të cilat

rregullojne tregjet financiare janë bazuar në modelet përkatëse Kroate (ligji “Për

titujt”).

Në hartimin e projektit kanë marrë pjesë:

(a) Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si institucion përgjegjës për rregullimin

dhe mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve.

Page 2: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(b) Ministria e Financave, si institucioni që ka të drejtën e propozimit në Këshillin

e Ministrave, të nismave ligjore të fushës në kompetencë.

(c) Byroja Shqiptare e Sigurimit si nje nga institucionet qe implikohen me

zbatimin e ligjit.

Produktet e reja te sigurimit te detyrueshem

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit në krahasim me

kuadrin ligjor ekzistues i cili parashikon vetëm një produkt të sigurimit të

detyrueshëm, atë të përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar palës së tretë që rezulton nga

përdorimi i mjeteve motorrike, zgjeron gamën e produkteve të sigurimit të

detyrueshëm me:

1. sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik i trajtuar në

kapitullin II të projektit. Këtu përfshihet sigurimi i detyrueshëm për aksidentet

që u shkaktohen pasagjerëve të cilët udhëtojnë në linjat e transportit publik:

autobuzëve urban, interurban dhe ndërkombëtar, të transportit të punëtorëve,

taksive, mjeteve lundruese detare, lumore dhe liqenore qoftë për qëllim

transporti apo turistik, avionëve, si dhe mjeteve të transportit mbi shina dhe

teleferikë, etj. Sigurimi i një përgjegjësie civile të tillë është tashmë një

standart i vendosur në disa vende të BE-së i cili nxitet nga fakti i rritjes së

rasteve të aksidenteve të pasagjerëve të cilët udhëtojnë në këto mjete transporti

të pambuluara nga kontratat e MTPL-së. Sipas kësaj kontrate sigurimi

pasagjerët përfitojnë edhe në rastet e aksidenteve dhe dëmtimeve nga shkaqe

natyrore por jo vetëm, të cilat ndodhin pa përgjegjësinë e drejtuesit apo

pronarit të mjetit të transportit. Sigurimi i pasagjerëve nga aksidentet është një

kontratë e veçantë e ndyshme nga kontrata e sigurimit të përgjegjësisë ndaj

palëve të treta që rezulton nga përdorimi i mjetit të transportit të trajtuara këto

të fundit në kapitujt III, VII dhe VIII të këtij projektligji.

2. sigurimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar palës së tretë nga përdorimi i

mjeteve të transportit ajror dhe mjeteve lundruese. Krahas përafrimit me

direktivat dhe standartet, përfshirja e këtij produkti është në koherencë me një

nisëm tjetër ligjore “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, në të cilën është

Page 3: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

përfshirë detyrimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta që rezulton

nga përdorimi i avionëve.

Trajtimi i dëmeve

Në drejtim të përmirësimit të trajtimit të dëmeve të mbuluara nga kontratat e sigurimit

të detyrueshëm por edhe të përmirësimit të shërbimit ndaj konsumatorit projektligji

sjell disa risi. Së pari ridimensionohet e drejta e palës së dëmtuar për të kërkuar

dëmshpërblimin. Në projekt krahas praktikës së deritanishme për të drejtuar kërkesën

për dëmshpërblim tek siguruesi i shkaktarit të dëmit është parashikuar si mundësi

(neni 11 dhe 12) edhe kërkesa për dëmshpërblim tek siguruesi me të cilin është lidhur

kontrata e sigurimit të detyrueshëm (siguruesi i drejtpërdrejtë). Mundësia për trajtimin

e dëmeve nga siguruesi i drejtpërdrejtë është një skemë dëmshpërblimi e cila zbatohet

vetëm kur ka aksidente ndërmjet dy ose më shumë mjeteve motorrike me kontrate

sigurimi të detyrueshme si dhe kur ka marrëveshje ndërmjet shoqërive për zbatimin e

kësaj skeme. Së dyti projekti qartëson llojet e dëmeve të cilat mbulon kontrata e

sigurimit të detyrueshëm në dëme pasurore dhe shëndetsore, por edhe të dëmeve që i

shkaktohen integritetit fizik dhe psikologjik të palës së dëmtuar (i ashtëquajtur “dëm

moral”). Parashikohen gjithashtu procedurat e trajtimit të dëmeve duke vendosur

detyrime dhe afate ndaj siguruesit në funksion të mbrojtjes së të drejtës konsumatore.

Qëndra e informacionit

Në kuadër të përmirësimit të standarteve të raportimit, si dhe nevojave të tregut për

një proçes më të sigurtë dhe të formalizuar të raportimit, projekti parashikon ngritjen e

Qëndrës së Informacionit, funksionimi i së cilës rregullohet në kapitullin V të

projektit. Ngritja e kësaj Qëndre ndihmon në identifikimin e shitjeve të policave të

sigurimit të detyrueshëm duke ndihmuar njëkohësisht në përmirësimin e mbikëqyrjes

dhe monitorimit mbi bazën e informacioneve cilësore. Informacioni nëpërmjet

Qëndrës do të reduktojë manipulimet dhe do të krijojë mundësi më të mëdha për

analiza paraprake të zhvillimit të tregut. Projekti rregullon shkëmbimin e

informacionit me autoritete të tjera publike të cilat disponojnë informacion dhe janë

përgjegjëse për monitorimin e transportit rrugor, detar dhe ajror.

Arkitektura institucionale dhe e drejta për miratimin e akteve nënligjore

Page 4: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Progresi i arkitekturës institucionale në përputhje me standartet reflektohet në projekt,

në fuqi më të mëdha emetuese dhe mbikëqyrese të Autoritetit rregullator.

• Neni 10 i projektit parashikon të drejtën e Autoritetit për nxjerrjen e

udhëzimeve dhe miratimin e kushteve të sigurimit dhe bazat teknike të

llogaritjes së primit.

• Në lidhje me rregullat për trajtimin e dëmshpërblimit, në nenin 13 të projektit,

parashikohet të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave duke sjellë

fuqi më të madhe juridike të aktit që rregullon këto procedura.

• Në strukturën e funksionimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit parashikohet të

ushtrohet nga Autoriteti roli i mbikëqyrësit për përdorimin e fondit të

garancisë dhe kompensimit si dhe në drejtim të miratimit të organeve drejtuese

të këtij institucioni. Nenet 48, 49 dhe 50 parashikojnë miratimin nga Autoriteti

të shumës së kontributeve për fondin e garancisë dhe të kompensimit si dhe të

rregullores për administrimin e këtyre dy fondeve. Po në këtë aspekt vlen të

përmendet përmiresimi i kërkesave fit and proper për drejtuesit e Byrosë dhe

kërkesave për raportim nga ana e saj.

Zbatueshmëria

Përmirësime të ndjeshme synon të sjellë projekti në drejtim të sanksioneve për rastet e

shkeljeve të konstatuara, duke siguruar në këtë mënyrë implemetimin e ligjit nga të

gjithë subjektet e detyruara. Në kapitullin IX ndahen në katër grupe rastet e shkeljeve

të dispozitave të ligjit: shkeljet nga shoqëria e sigurimit, shkeljet nga Byroja, shkeljet

nga pronari i mjetit të transportit dhe shkeljet nga drejtuesi i mjetit duke i shoqëruar

me sanksionet përkatëse të cilat variojnë në përputhje me natyrën e shkeljes.

Projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e vendit

tonë në fuqi.

Ministri i Financave

Page 5: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Pasqyra e lëndës

KAPITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti

Neni 2 Fusha e veprimit

Neni 3 Përkufizime

Neni 4 Detyrimi për tu siguruar

Neni 5 Personat e bashkësiguruar

Neni 6 Detyrimet e drejtuesit të mjetit

Neni 7 Detyrimi për informim

Neni 8 Kontrata e sigurimit të detyrueshëm

Neni 9 Vlefshmëria territoriale e sigurimit

Neni 10 Kushtet dhe tarifat e sigurimit të detyrueshëm

Neni 11 E drejta e palës së dëmtuar të paraqesë kërkesë për dëmshpërblim

Neni 12 Proçedura dhe afate për rregullimin e shperblimit të dëmeve

Neni 13 Rregullat e trajtimit të dëmshpërblimit

Neni 14 Masat administrative të Autoritetit

Neni 15 Kërkesa për subrogim e shoqërive të sigurimit

Neni 16 Aplikimi individual tek Byroja, Statistikat dhe të dhëna të tjera

KAPITULLI II

SIGURIMI I AKSIDENTEVE TË PASAGJERËVE NË TRANSPORTIN PUBLIK

Neni 17 Detyrimi për lidhjen e kontratës së sigurimit

Neni 18 Pasagjerët në një mjet transporti

Neni 19 Përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e siguruar

Neni 20 E drejta për dëmshpërblim

Neni 21 Pagesa e dëmshpërblimit të pasagjerit të pasiguruar

KAPITULLI III

SIGURIMI I DETYRUESHËM I PËRGJEGJËSISË TË MBAJTËSIT TË MJETIT MOTORRIK PËR DËMET QË U SHKAKTOHEN PALËVE TË TRETA NGA PËRDORIMI I MJETIT MOTORRIK

Page 6: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 22 Detyrimi për sigurim

Neni 23 Përjashtimi nga mbulimi në sigurim

Neni 24 Dëmshpërblimi në rast të humbjes së të drejtave që rrjedhin nga mbulimi në sigurim

Neni 25 Kompensimi i dëmeve në rast të drejtimit të paautorizuar të mjetit Neni 26 Përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e siguruar (Kufiri i

mbulimit)

Neni 27 Kërkesa për subrogim e mbajtësit të sigurimit shoqëror

Neni 28 Ndryshimi i pronësisë së mjetit Neni 29 Konpensimi i dëmeve të shkaktuar nga përdorimi i mjeteve motorrike

të pasiguruara

Neni 30 Kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorrike të paidentifikuara

Neni 31 Kompensimi i dëmit në rast të mbylljes apo likuidimit të shoqërisë së sigurimit

Neni 32 Dokumenti ndërkombëtar i sigurimit të mjetit motorrik me regjistrim të huaj

Neni 33 E drejta për kompensim Neni 34 Sigurimi kufitar i përgjegjësisë së mbajtësve të mjeteve motorrike Neni 35 E drejta e kompensimit të humbjeve bazuar në sigurimin kufitar

Neni 36 E drejta për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga një mjet motorrik

me regjistrim të huaj i pasiguruar

Neni 37 Formati i raportimit të aksidentit

KAPITULLI IV

MBROJTJA E PALËVE TË DËMTUARA NË AKSIDENTE RRUGORE TË SHKAKTUARA NË NJË VEND TË HUAJ

Neni 38 Përfaqësuesi i autorizuar i dëmeve

Neni 39 Regjistrimi i përfaqësuesve të dëmeve

Neni 40

Neni 41 Proçedurat dhe afatet për zgjidhjen e një kërkese për dëmshpërblim për dëme jo pasurore

KAPITULLI V

QENDRA E INFORMACIONIT

Page 7: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 42 Krijimi i Qendrës së Informacionit dhe lloji i të dhënave që duhet të administrojë

Neni 43 Dhënia e Informacionit Palës së Dëmtuar Neni 44 Dhënia e Informacionit nga shoqëria e sigurimit Neni 45 Shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunimi me autoritetet publike

kompetente

KAPITULLI VI

BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT, FONDI I GARANCISË DHE I KOMPENSIMIT

Neni 46 Byroja Shqiptare e Sigurimit Neni 47 Organet Drejtuese të Byrosë Neni 48 Fondi i Garancisë i Kartonit Jeshil Neni 49 Fondi i Kompensimit Neni 50 Neni 51 Trajtimi i dëmeve të ndodhura jashtë territorit

KAPITULLI VII

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SE PRONARËVE TË AVIONËVE PËR DËMIN E SHKAKTUAR PALËVE TË TRETA

Neni 52 Detyrimi për të lidhur kontratën e sigurimit

Neni 53 Përgjegjësia e marrjes në sigurim dhe shuma e siguruar

KAPITULLI VIII

SIGURIMI I PRONARËVE TË VARKAVE OSE JAHTEVE PËRKUNDREJT PËRGJEGJËSISË SË DËMIT SHKAKTUAR PALËVE TË TRETA

Neni 54 Detyrimi për të lidhur kontratën e sigurimit

Neni 55 Shuma e sigurimit

KAPITULLI IX

KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 56 Shkelja e dispozitave nga shoqëria e sigurimit

Neni 57 Shkeljet nga Byroja

Neni 58 Shkeljet nga pronari i mjetit të transportit

Neni 59 Shkeljet nga përdoruesi i mjetit të transportit

Neni 60

Page 8: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

KAPITULLI X DISPOZITAT TRANZITORE

Neni 61 Harmonizimi i sipermarrjeve siguruese Neni 62 Nxjerrja e akteve nënligjore Neni 63 Shfuqizime Neni 64 Hyrja në fuqi

Page 9: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

PROJEKT LIGJ

Nr.______ datë_____

Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KAPITULLI I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Neni 2

Fusha e veprimit

(1) Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin:

1. sigurimin e aksidnteve të pasagjerëve në transportin publik;

2. sigurimin e përgjegjësisë së pronarëve ose përdoruesve (që këtu, më poshtë do të quhet pronari) të mjeteve motorrike, për dëme të shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtyre mjeteve;

1

Page 10: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

3. sigurimin e përgjegjësisë të pronarëve ose përdoruesve (që këtu, më poshtë do të quhet pronari) të avionëve për dëme të shkaktuara palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtyre mjeteve;

4. sigurimin e përgjegjësisë së pronarëve ose përdoruesve (që këtu, më poshtë do të quhet pronari) të një motobarke ose jahti, për dëme të shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtyre mjeteve;

(2) Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për kategori të veçanta mjetesh motorrike të forcave të armatosura, të cilat përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Mbrojtjes dhe Minitsrit të Financave;

(3) Ministria e Mbrojtjes, garanton kompesimin e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve të transportit, të përcaktuara në paragrafin (2) të këtij neni, sipas mënyrës së përcaktuar në udhëzim.

Neni 3

Përkufizime

Termat e përdorur në këtë ligj, kanë kuptimin si më poshtë:

1. Aksident nënkupton një ngjarje ku nga përdorimi i një mjeti transporti ka rezultuar dëm;

2. Mjet transporti, nënkupton një mjet motorrik, një avion, një motobarkë ose një jaht;

3. Mjet motorrik, nënkupton mjetin që lëviz në rrugë të përdorimit publik ose në sipërfaqe të tjera të barasvlerëshme me to me anë të fuqisë së tij motorrike, pavarësisht nga numri i rrotave. Mjet motorik, konsiderohen edhe rimorkiot dhe gjysëm rimorkiot, që mund të jenë ose jo të bashkuara me mjetin levizës;

4. Përdorues i një mjeti transporti, është pronari ose një person fizik ose juridik i cili përdor mjetin e transportit me autorizimin e pronarit

5. Drejtues, nënkupton një person që drejton një mjet transporti;

6. Policë sigurimi, nënkupton një kontratë sigurimi sipas përkufizimit të dhënë në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”;

7. dëm pasuror, nënkupton dëmet e pësuara si rezultat i dëmtimit dhe humbjes së pronës;

8. dëm jopasuror, nënkupton dëmet që vijnë si rezultat i vdekjes, dëmtimeve trupore dhe përkeqësimeve të shëndetit dhe dëmtimin e integritetit psikologjik që pëson pala e dëmtuar ose të afërmit e tij (bashkëshorti, prindi dhe fëmijët);

9. Palë e siguruar, nënkupton një person, interesi pasuror i të cilit është i siguruar;

10. Palë e dëmtuar, nënkupton çdo person që ka pësuar dëme dhe të cilit i lind e drejta që të kërkojë dëmshpërblim sipas këtij ligji për humbjet apo dëmtimet e pësuara, që i janë shkaktuar nga një mjet transporti;

2

Page 11: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

11. Siguruesi i drejpërdrejtë, nënkupton shoqërinë e sigurimit me të cilën pala e dëmtuar ka lidhur kontratë sigurimi për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta;

12. Sigurues përgjegjës, nënkupton një shoqëri sigurimi me të cilën pronari i mjetit të transportit që ka shkaktuar dëmin, ka lidhur një kontratë sigurimi të përgjegjësisë për dëme të shkaktuara palëve të treta;

13. Mjet motorrik i pasiguruar, nënkupton një mjet, siç referohet në pikën 3 të këtij neni, për të cilin nuk është lidhur një kontratë për sigurimin e përgjegjësisë që rezulton nga përdorimi i mjetit ose periudha e sigurimit ka përfunduar dhe kontrata e sigurimit nuk është rinovuar;

14. Mjet motorrik i paidentifikuar, nënkupton një mjet, siç referohet në pikën 3 të këtij neni, për të cilin nuk ka qenë e mundur të bëhet identifikimi as i mjetit dhe as i shoqërisë së sigurimit ku është siguruar ai mjet;

15. Avion, nënkupton çdo mjet që mund të qëndrojë me ndihmen e ajrit në atmosferë, me përjashtim të rasteve kur ajri godet siperfaqen e tokës me forcë.

16. Transportuesi ajror, nënkupton një operator që ka një dëshmi të aftësisë ose ndonjë licence tjetër ekuivalente për të vepruar në transportin ajror;

17. Drejtues avioni, nënkupton personin, i cili vendos për mënyrën e përdorimit ose veprimin e një avioni ose personi, në emër të të cilit është regjistruar një avion në Regjistrin Shqiptar të avionëve civile ose në ndonjë regjistër tjetër ekuivalent të avionëve;

18. Fluturim i një avioni në lidhje me:

• pasagjeret dhe bagazhet e tyre personale të vendosura në bordin e avionit, nënkupton periudhën gjatë të cilës pasagjerët janë transportuar me avion;

• ngarkesën dhe bagazhet e kontrolluara, nënkupton periudhën e transportimit të bagazheve dhe mallrave nga koha pranimit të bagazheve ose dorëzimit të mallrave në transportuesin përkatës ajror, deri në kohën e dorëzimit të tyre në një marrës të autorizuar ose pritësin e mallit;

• palët e treta, nënkupton përdorimin e një avioni nga koha e ndezjes së motorrëve, për qëllim të drejtimit të tij përgjatë sipërfaqes së tokës ose ngritjes deri në kohën kur një avion ulet në sipërfaqen e tokës dhe motorrët e tij janë tërësisht të fikur, si dhe lëvizja e një avioni nëpërmjet mjeteve motorrike që përdoren për rimorkimin apo shtyrjen, ose lëvizjen nëpërmjet forcës;

19. Motobarkë, nënkupton një mjet transporti i përcaktuar për lundrim i cili nuk është një anije, fuqia motorrike e përgjithëshme e të cilës nuk i kalon 15 kw, sipas përcaktimeve të Kodit Detar;

20. Jaht, nënkupton një anije lundruese për sport dhe kohën e lirë, gjatësia e të cilit i kalon 12 metrat, ku përveç ekuipazhit është i autorizuar të mbajë jo më shumë se 12 pasagjerë, siç përcaktohet në Kodin Detar;

21. Zona e shteteve anëtare të sistemit të kartonit jeshil, nënkupton territorin e shteteve anëtare të Sistemit te Kartonit Jeshil sipas rregullave apo marrëveshjeve të Këshillit të Byrove;

22. Territori ku mjeti motorrik ka qëndrim të përhershëm, nënkupton territorin e një shteti:

3

Page 12: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

• targën e regjistrimit të të cilit mjeti motorrik mban, pavarësisht nëse targa është e përhereshme apo e përkohshme;

• i cili lëshon targën e sigurimit ose çdo shenjë tjetër dalluese analoge me targën e regjistrimit të konceptuar për mjetet motorrike, në rastet kur targa e regjistrimit nuk është e nevojshme për tipe të veçanta të mjeteve motorrike;

• në të cilin përdoruesi i mjetit motorrik ka kryesisht qëndrimin, në rastet kur një tip i caktuar mjetesh nuk kanë nevojë për targë regjistrimi apo për karton sigurimi ose ndonjë shenjë tjetër dalluese analoge me targën e regjistrimit;

• në të cilin një aksident trafiku ka ndodhur, në rastet kur mjeti i transportit të përfshirë në aksident nuk ka targë regjistrimi ose ka targë regjistrimi e cila nuk i përgjigjet ose nuk i përket më atij mjeti.

23. Marrveshja e Kretës, është një marrëveshja e cila rregullon marrdhëniet reciproke ndërmjet Byrove të Shteteve Anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil;

24. Kartoni Jeshil, nënkupton një çertifikatë sigurimi ndërkombëtare, të përgjegjësisë për dëmet që rezultojnë nga përdorimi i mjeteve motorrike, e vlefshme në territorin e Shteteve Anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil;

25. SDR (Special Draëing Rights), nënkupton përllogaritjen sipas njësisë, të përcaktuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar;

26. MTOM (Maximum Take Off Mass), nënkupton masën maksimale të lejueshme të një avioni në momentin e ngritjes, e cila korrespondon me masën specifike të çertifikuar për secilin lloj të avioneve, siç është e deklaruar dhe në çertifikatën përkatëse të vlefshmërisë të avionit;

27. Autoriteti, nënkupton Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, i krijuar me ligj të veçantë;

28. Byroja, nënkupton Byronë Shqiptare të Sigurimit, të organizuar sipas kapitullit VI të këtij ligji;

29. Qendra e Informacionit, nënkupton Qëndrën e Informacionit të Sigurimeve, të organizuar sipas kapitullit V të këtij ligji;

Neni 4

Detyrimi për tu siguruar

(1) Pronari i një mjeti transporti është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi sipas nenit 2, paragrafit (1) të këtij ligji, përpara se të përdorë mjetin e transportit në trafik dhe të sigurojë rinovimin e saj për aq kohë sa mjeti i transportit do të mbetet në qarkullim;

(2) Nëse mjeti i transportit është subjekt i detyrimit për tu regjistruar (liçensuar) dhe sipas legjislacionit duhet të ketë një çertifikatë regjistrimi (licencimi), autoritetet kompetente, mund të lëshojnë çertifikatën e regjistrimit ose ndonjë dokument tjetër të barazvlefshëm me të, vetëm pasi pronari i mjetit të transportit të ketë paraqitur prova se ai ka lidhur një kontratë sigurimi për sigurimin e detyrueshëm sipas këtij ligji;

4

Page 13: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(3) Nëse mjeti i transportit, në përputhje me legjislacionin mbi regjistrimin, është i regjistruar në emër të përdoruesit të mjetit të transportit, dispozitat e këtij ligji të cilat janë të vlefshme për pronarin e mjetit të transportit do të jenë përkatësisht të zbatueshme gjithashtu dhe për përdoruesit e mjetit të transportit.

Neni 5

Personat e bashkësiguruar

Sigurimi i përgjegjësisë së pronarit të një mjeti transporti, për dëme të shkaktuara ndaj palëve të treta, përfshin gjithashtu mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga personat gjatë përdorimit të mjetit të transportit, me miratimin e pronarit nëpërmjet një akti formal.

Neni 6

Detyrimet e drejtuesit të mjetit

(1) Gjatë përdorimit të mjetit të transportit në trafik, drejtuesi është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose çdo provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit për atë person dhe e paraqet atë menjëherë me kërkesën e një personi zyrtar të autorizuar.

(2) Në ndryshim nga paragrafi (1) i këtij neni, transportuesi ajror ose drejtuesi i avionit është i detyruar të paraqesë, me kërkesën e personit të autorizuar para lëvizjes së avionit, një policë sigurimi ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës lidhur me sigurimin e detyrueshëm referuar në nenin 2, paragrafi 1, pika 1 dhe 3 të këtij ligji.

(3) Në rastin e një aksidenti, drejtuesi i mjetit është i detyruar të paraqesë për sa është në dijeni, të dhënat personale dhe të dhënat lidhur me sigurimin e detyrueshëm sipas këtij ligji, të të gjithë personave të përfshirë në aksident, të cilët mund të kenë të drejtë të paraqesin një kërkesë për dëmshpërblim në bazë të një sigurimi të tillë.

Neni 7

Detyrimi për informim

(1) Organet e autorizuara për të bërë mbikëqyrjen e trafikut, organet e drejtësisë dhe organet e tjera që zbatojnë një proçedurë që lidhet me një aksident trafiku ose kanë në dispozicion të tyre detaje në lidhje me aksidentin e trafikut, i sigurojnë shoqërive të sigurimit dhe Byrosë, informacion mbi të dhënat e aksidentit të trafikut, me qëllim zgjidhjen e kërkesës për dëmshpërblim.

Neni 8

5

Page 14: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Kontrata e sigurimit të detyrueshëm

(1) Një shoqëri sigurimi, është e detyruar të lidhë një kontratë sigurimi në përputhje me këtë ligj të kushteve të sigurimit dhe tarifave të primit të sigurimit.

(2) Një shoqëri sigurimi nuk mund të refuzojë një kërkesë për të lidhur një kontratë sigurimi, nëse aplikuesi pranon kushtet, sipas të cilës shoqëria e sigurimit zbaton një sigurim të tillë.

(3) Kushtet e sigurimit janë një pjesë e pandashme e kontratës së sigurimit dhe me lidhjen e një kontrate, shoqëria e sigurimit është e detyruar të dorëzojë të njëjtat kushte mbajtësit të kontratës.

(4) Kushtet e sigurimit përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet palëve kontraktuese, të cilat nuk janë të përcaktuara në këtë ligj.

(5) Përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit që rrjedh nga kontrata e sigurimit, fillon nga përfundimi i orës 24 të ditës së përcaktuar në dokumentin e sigurimit, si datë e fillimit të mbulimit dhe përfundon me mbarimin e orës 24 të ditës së përcaktuar, si datë e përfundimit të mbulimit, nëse nuk është rënë dakort ndryshe.

(6) Nëse një shoqëri sigurimi konstaton se ka përfunduar mbulimi i sigurimit që disponon pronari i një mjeti, duhet të informojë brenda 15 ditësh Qendrën e Informacionit.

Neni 9

Vlefshmëria territoriale e sigurimit

(1) Kontrata e sigurimit për sigurimin e detyrueshëm, referuar nenit 2, paragrafit (1), pikave 1 dhe 4 të këtij ligji, mbulon dëme ose humbje të ndodhura në Republikën e Shqipërisë.

(2) Kontrata e sigurimit në lidhje me sigurimin e detyrueshëm, referuar nenit 2, paragrafit 1, pikës 2 të këtij ligji, mbulon dëme ose humbje të ndodhura në Republikën e Shqipërisë dhe në territoret e shteteve anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil.

(3) Kontrata e sigurimit për sigurimin e detyrueshëm, referuar nenit 2, paragrafit (1), pikës 2 të këtij ligji, i referohet territorit të Republikës së Shqipërisë dhe territoreve të shteteve anëtare të Sistemit të Kartonit Jeshil, nëse nuk është rënë dakort ndryshe.

Neni 10

Kushtet dhe tarifat e sigurimit të detyrueshëm

(1) Shoqëria e sigurimit detyrohet të depozitojë në Autoritet kushtet e sigurimit dhe bazën teknike të përdorur për llogaritjen e tarifave të primit të sigurimit, referuar nenit 2 të këtij ligji, me qëllim kontrollin nëse ato janë llogaritur në

6

Page 15: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Autoriteti, parimet aktuariale dhe praktikat e tregut. Nëse kushtet e sigurimit dhe baza teknike është në përputhje me legjislacionin, Autoriteti i miraton këto kushte brenda 60 ditëve nga dorëzimi i kërkesës dhe njofton shoqërinë e sigurimit për zbatimin e tyre.

(2) Nëse Autoriteti konstaton se kushtet dhe bazat teknike referuar paragrafit (1) të këtij neni nuk janë në përputhje me legjislacionin, parimet aktuariale dhe praktikat e tregut, miraton vendime, të cilat trajtojnë mënyrën sipas së cilës shoqëria e sigurimit duhet t’i ndryshojë ato për ti përputhur me legjislacionin.

(3) Nëse Autoriteti miraton vendime sipas paragrafit 2 të këtij neni, shoqëria e sigurimit nuk mund të zbatojë kushtet dhe tarifat e primit të sigurimit, për të cilat është kërkuar marrja e masave.

Neni 11

E drejta e palës së dëmtuar të paraqesë kërkesë për dëmshpërblim

1. Pala e dëmtuar, bazuar në sigurimin sipas paragrafit 1, të nenit 2 të këtij ligji, ka të drejtë të paraqesë kërkesën për kompensimin e dëmit (dëmshpërblim) tek siguruesi përgjegjës.

2. Kërkesa për kompensim sipas paragrafit (1) të këtij neni mund të përfshijë kompensimin e dëmeve pasurore dhe jo pasurore.

3. Shoqëria e sigurimit mund të lidhë një marrëveshje, sipas së cilës kërkesa për kompensimin e dëmit mund të trajtohet nga shoqëria e sigurimit, me të cilën pala e dëmtuar ka lidhur një kontratë për sigurimin e përgjegjësisë që rezulton nga përdorimi i mjeteve motorike ndaj palëve të treta.

4. Në rast aksidenti ndërmjet dy automjeteve të identifikuar dhe të siguruar me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, gjatë të cilit shkaktohen dëme, pala e dëmtuar mund ti kërkojë dëmshpërblim siguruesit të drejtpërdrejtë, nëse ky i fundit ka marrëveshje me siguruesin përgjegjës, sipas paragrafit (3) të këtij neni.

Neni 12

Proçedura dhe afate për rregullimin e shpërblimit të dëmeve 1. Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim

dhe në përfundim të trajtimit duhet: • të informojë palën e dëmtuar mbi shumën e dëmshpërblimit, nëse detyrimi i

siguruesit përgjegjës për të paguar dëmshpërblim që rrjedh nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta është vërtetuar;

• të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar për refuzimin e kërkesës për

dëmshpërblim, si dhe të bëjë të ditur shkaqet ligjore të këtij refuzimi.

7

Page 16: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

2. Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim brenda afateve si më poshtë:

• për dëme jopasurore, brenda 90 ditëve nga dita e plotësimit të

dokumentacionit që shoqëron kërkesën me shkrim ose rrugë elektronike për dëmshpërblimin;

• për dëme pasurore, brenda 30 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës për

dëmshpërblimin, me shkrim ose rrugë elektronike.

3. Në rast se siguruesi përgjegjës nuk i kthen një përgjigje brenda afateve të përcaktuara në paragrafin (2) të këtij neni palës së dëmtuar, kjo e fundit ka të drejtë të ngrejë një padi kundër siguruesit përgjegjës.

4. Pala e dëmtuar ka të drejtën e përfitimit të interesit ligjor për çdo ditë vonesë

në shlyerjen e dëmshpërblimit nga siguruesi përgjegjës.

5. Proçedurat sipas pikave 2, 3 dhe 4 të këtij neni, nuk zbatohen për rastet e aksidenteve ku janë përfshirë automjete të regjistruara jashtë shtetit, te pajisura me certificate nderkombetare te sigurimit (karton jeshil).

6. Në rastet e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim tek siguruesi i

drejpërdrejtë, shoqëria e sigurimit të palës së dëmtuar është e detyruar të marrë të gjitha masat për likuidimin e dëmit për llogari të siguresit përgjegjës, deri në limitet dhe afatet e përcaktuara në këtë ligj dhe rregullat e përcaktuara në marrëveshjet midis shoqërive.

7. Në rastin e ngritjes së një akt padie kundër siguruesit të drejtpërdrejtë nga pala

e dëmtuar, shoqëria e sigurimit të automjetit të shkaktarit, mund të kërkojë të ndërhyjë në proçesin gjyqsor dhe të përjashtojë siguruesin e palës së dëmtuar, duke njohur përgjegjësin e të siguruarit të tij, pa prekur vazhdimin e mëtejshëm të raporteve midis shoqërive të parashikuar në sistemin e dëmshpërblimit nga siguruesi i drejtpërdrejtë;

Neni 13

Rregullat e trajtimit të dëmshpërblimit

(1) Rregullat për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm sipas nenit 2, paragrafit (1) të këtij neni, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

(2) Autoriteti mbikëqyr funksionimin e sistemit të dëmshpërblimit dhe rregullat e ndjekura nga shoqëritë e sigurimit për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit (policmbajtësit), zhvillimin korrekt të veprimeve të kompensimit dhe stabilitetin e shoqërive;

8

Page 17: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(3) Autoriteti për realizimin e funksioneve sipas pikës (2) të këtij neni, mund të

miratojë rregulla shtesë për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave sipas paragrafit (1) të nenit.

Neni 14

Masat administrative të Autoritetit

Për shkeljen e dispozitave të nenit 12 të këtij ligji, Autoriteti mund të marrë ndaj shoqërisë së sigurimit, në mënyrë të përshkallëzuar masat administrative si më poshtë:

a. shpall publikisht informacionin rreth praktikave të gabuara të shoqërive të sigurimit, me shpenzimet e tij;

b. tërheq miratimin për anëtarët e organeve drejtuese të shoqërisë së sigurimit.

c. Tërheq përkohësisht ose përfundimisht licencën për kryerjen e aktivitetit përkatës të sigurimit ;

Neni 15

Kërkesa për subrogim e shoqërive të sigurimit

(1) Një shoqëri sigurimi, e cila në përputhje me këtë ligj ose kushteve të sigurimit i ka kompensuar dëmet një pale të dëmtuar ose paguar shumën e siguruar, ndërkohë që sipas këtij ligji ose kushteve të sigurimit nuk ka qenë përgjegjës, ka të drejtë të kërkojë kompensim nga personi përgjegjës për dëmin duke përfshirë shumën e paguar për dëmin, interesin dhe shpenzimet e tjera të kryera për të.

Neni 16

Aplikimi individual tek Byroja, Statistikat dhe të dhëna të tjera

(1) Parashikimet e neneve 11, 12 dhe 15 të këtij ligji, zbatohen në të njëjtën mënyrë në rast se Byroja është kompetente për trajtimin e dëmeve sipas parashikimeve në këtë ligj.

(2) Në lidhje me ndjekjen e proçedurave dhe pagesat sipas paragrafit (1) të këtij neni, Byroja mund të ngarkojë njërin prej anëtarëve të saj.

(3) Shoqëritë e sigurimit dhe Byroja për rastet që trajton, janë të detyruara të mbledhin, përpunojnë dhe të mbajnë të dhëna statistikore dhe të dhëna të tjera për sigurimet që i referohen nenit 1 të këtij ligji.

(4) Të dhënat statistikore referuar paragrafit (3) të këtij neni, janë të dhëna të veçanta për personat e siguruar, rastet e humbjeve, vlerësimet dhe likujdimet e dëmeve.

9

Page 18: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(5) Shoqëritë e sigurimit dhe Byroja, janë të detyruara të përpunojnë të dhënat referuar paragrafit (3) të këtij neni, duke zbatuar standartet statistikore të sigurimeve dhe në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjeve të tjera për mbrojtjen e të dhënave.

(6) Byroja përcakton përmbajtjen dhe formën e të dhënave, referuar paragrafit 1 të këtij neni dhe mënyrën e afatet për paraqitjen e të dhënave.

(7) Byroja është e detyruar ti paraqesë Autoritetit, me kërkesën e ketij të fundit, të dhëna referuar paragrafit (3) të këtij neni.

KAPITULLI II

SIGURIMI I AKSIDENTEVE TË PASAGJERËVE NË TRANSPORTIN PUBLIK

Neni 17

Detyrimi për lidhjen e kontratës së sigurimit

1. Pronarët e mjeteve të transportit, që përdorin në transportin publik të pasagjerëve mjetet e tyre, janë të detyruar të lidhin një kontratë për sigurimin e aksidenteve të pasagjerëve në transportin publik;

2. Kontrata referuar paragrafit 1 të këtij neni, lidhet nga pronarët e:

a. autobuzëve urban, interurban dhe transport publik ndërkombëtar, duke përfshirë rastet kur merren me qera;

b. autobuzëve që transportojnë punëtorë për dhe nga qendrat e punës dhe autobuzëve të shoqërive turistike që përdoren për transportin e turistëve;

c. taksive dhe makinave me qera, kur jepet bashkë me drejtuesin e mjetit;

d. të gjithë tipeve të mjeteve lundruese detare, lumore dhe liqenore, përfshirë tragetet për transpotin e pasagjerëve në linjë të rregullta dhe transportin e turistëve si dhe mjetet lundruese pa motorr;

e. të gjithë tipeve të mjeteve, referuar në pikën d të këtij neni, të dhëna me qera me të paktën një anëtar ekuipazhi;

f. avionëve të përdorur për transportin publik ajror të pasagjerëve dhe mallrave;

g. të gjitha mjetet e tjera të transportit, pavarësisht nga tipi i origjinës së fuqisë, të përdorur për transportin publik të pasagjerëve me pagesë, përfshirë këtu mjetet e transportit mbi shina dhe teleferikët.

10

Page 19: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 18

Pasagjerët në një mjet transporti

(1) Pasagjerë, konsiderohen personat që udhëtojnë në një nga mjetet e transportit të destinuar për transportin publik, pavarësisht nëse ata kanë blerë tashmë një biletë, por përfshihen gjithashtu edhe personat, të cilët ndodhen në territorin e stacionit, molit, portit, aeroporit ose pranë mjeteve të transportit para se të hipin ose duke zbritur, të cilët kanë qëllim të udhëtojnë ose kanë udhëtuar me një mjet të veçantë transporti, me përjashtim të personave të punësuar në mjetin e transportit;

(2) Pasagjerë, referuar paragrafit (1) të këtij neni, do të konsiderohen gjithashtu ato persona që kanë të drejtë të udhëtojnë pa pagesë;

(3) Personat që gjenden në avion (në shkallë ose kabinë), referuar nenit 17, paragrafit 2, pika f, pa autorizimin e pronarit të avionit ose ekuipazhit të tij nuk konsiderohen pasagjerë sipas paragrafit (1) të këtij neni.

Neni 19

Përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e siguruar

(1) Detyrimi i një shoqërie sigurimi në kontratën e sigurimit, referuar nenit 17 paragrafit 1, të këtij ligji, përfaqësohet nga shuma e siguruar e vlefshme në ditën e rastit të humbjes apo dëmtimit, nëse nuk është rënë dakort për një shumë më të madhe në kontratën e sigurimit;

(2) Minimumi i shumës për pasagjer, për çdo rast dëmi apo humbje, për të cilën është lidhur një kontratë sigurimi për një mjet transporti, sipas nenit 17, paragrafi 2, pika a deri në g, të këtij ligji, është:

a. në rast vdekjeje 2 000 000 Lekë

b. në rast të paaftësisë së përhereshme 4 000 000 Lekë

Neni 20

E drejta për dëmshpërblim

(1) Një pasagjer i përfshirë në një aksident ose një përfitues në rast të vdekjes së një pasagjeri sipas kushteve të kontratës së sigurimit, ka të drejtë të kërkojë nga siguruesi i drejtpërdrejtë të paguajë detyrimet që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, drejtpërdrejtë tek ai;

(2) Nëse pronari i një mjeti transporti që ka lidhur një kontratë për sigurimin e pasagjerëve në transportin publik është përgjegjës për dëmin e ndodhur, cdo kompensim i dëmeve ndaj palëve të dëmtuara sipas sigurimit të përgjegjësisë që rezulton nga përdorimi i mjeteve te transportit, nuk përfshin shumën që i përket palëve të dëmtuara sipas sigurimit të detyrueshëm të pasagjerëve në transportin publik.

11

Page 20: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 21

Pagesa e dëmshpërblimit pasagjerit të pasiguruar

1. Nëse pronari i një mjeti transporti nuk ka lidhur një kontratë për sigurimin e pasagjerëve sipas dispozitave të këtij ligji dhe një aksident ka ndodhur, pasagjeri ose personi që është përfituesi i një kontrate të tillë sigurimi nëse do të ishte lidhur, ka të drejtë të kërkojë pagesën e shumës së siguruar nga fondi i kompensimit.

2. Byroja ka të drejtën të rimbursojë nga personi përgjegjës shumë e paguar,

interesat dhe shpenzimet.

KAPITULLI III

SIGURIMI I DETYRUESHËM I PËRGJEGJËSISË SË PRONARIT TË MJETIT MOTORRIK PËR DËMET QË U SHKAKTOHEN PALËVE TË

TRETA NGA PËRDORIMI I MJETIT MOTORRIK

Neni 22

Detyrimi për sigurim

(1) Pronari i mjetit motorrik detyrohet të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund t’u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë dëmtimet dhe humbjet e pronës, vdekjen, dëmtimet trupore, përkeqësimin e shëndetit dhe dëmtimet e integritetit psikologjik.

(2) Kontrata e sigurimit sipas paragrafit (1) të këtij neni, mbulon gjithashtu dëmet me pasojë vdekjen, dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit, cënimit të integritetit fizik dhe psikologjik të pasagjerëve të mjetit shkaktar të aksidentit, si rezultat i përdorimit të tij. (3) Sigurimi i përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit, nuk mbulon dëmet e sendeve që ka marrë përsipër të transportojë mbajtësi i mjetit shkaktar i aksidentit dhe që ndodhen në mjetin shkaktar të aksidentit në momentin e aksidentit.

(4) Përgjegjësia e mbajtësit të mjetit zbatohet për dëmet e shkaktuara, si nga mjeti tërheqës, ashtu edhe nga mjeti i tërhequr (rimorkio).

(5) Mbajtësit e të dy mjeteve janë bashkërisht përgjegjës për dëmet ndaj palëve të treta, në rastet e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjetit tërheqës, apo i mjetit të tërhequr, kur këto mjete janë të lidhura në një tërësi integrale, ose kur aksidenti ndodh nga shkëputja e rimorkios nga mjeti tërheqës. Në këto raste, pala e dëmtuar mund të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim ose tek siguruesi i mjetit tërheqës, ose tek siguruesi i rimorkios.

12

Page 21: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(6) Shoqëria e sigurimit që paguan dëmet e palëve të treta sipas paragrafit 5 të këtij neni, ka të drejtën e rimbursimit për shumën e paguar, interesat dhe shpenzimet nga siguruesit e mjetit tërheqës, apo siguruesit të rimorkios, në rast se pala përkatëse e siguruar rezulton përgjegjëse për dëmet dhe brenda kuadrit të përgjegjësive të palës së siguruar.

7) Me kërkesë të palës së siguruar shoqëria e sigurimit detyrohet t’i lëshojë asaj konfirmim për të gjitha kërkesat për dëmshpërblim që shoqëria e sigurimit ka marrë nga palët e treta dhe që lidhen me sigurimin e përgjegjësisë së palës së siguruar.

(8) Konfirmimi sipas paragrafit 7 duhet të mbulojë një periudhë të paktën 5 vjeçare, dhe të lëshohet nga shoqëria e sigurimit brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës nga i siguruari. Nëse pala e siguruar ka me shoqërinë e sigurimit një histori më të shkurtër se 5 vjeçare, konfirmimi i jepet për të gjithë periudhën e siguruar.

Neni 23

Përjashtimi nga mbulimi në sigurim

(1) Bazuar në sigurimin e përgjegjësisë së mbajtësit të mjetit motorrik, palët e mëposhtme nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit:

1. drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit, përfshirë këtu trashëgimtarët ligjorë të tij, për dëme që vijnë nga vdekja, dëmtimet shëndetësore, apo përkeqësimi i shëndetit të drejtuesit për shkak të aksidentit;

2. pronari, bashkëpronari dhe çdo përdorues tjetër i mjetit shkaktar të aksidentit, për dëmet që ata vetë pësojnë si rezultat i aksidentit;

3. çdo pasagjer që ndodhet me vullnetin e tij në mjetin shkaktar të aksidentit, të drejtuar nga një drejtues i paautorizuar, nëse shoqëria e sigurimit provon që pasagjeri ishte në dijeni të këtyre rrethanave;

4. çdo pasagjer që ndodhet me vullnetin e tij në një mjet të pasiguruar, shkaktar të aksidentit, nëse Byroja provon që pasagjeri ishte në dijeni të kësaj rrethane;

5. Personi, i cili ka përvetësuar mjetin në mënyrë të kundraligjshme dhe është dëmtuar gjatë përdorimit të këtij mjeti motorrik;

6. personi i dëmtuar në rastet e mëposhtme:

- për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë, apo pjesë rrugësh të palejuara për drejtim të mjetit, me qëllim arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta, apo stërvitjen për këto gara;

- për shkak të pasojave të energjisë bërthamore gjatë transportit të materialeve radioaktive;

- për shkak të veprimeve të luftës, revoltave apo akteve terroriste, me kusht që shoqëria e sigurimit duhet të provojë në këtë rast se dëmi është shkaktuar si rezultat i ngjarjeve të tilla.

Neni 24

13

Page 22: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Dëmshpërblimi në rast të humbjes të së drejtave që rrjedhin nga mbulimi në sigurim

(1) I siguruari i humbet të drejtat që rrjedhin nga sigurimi në rastet e mëposhtme:

1. drejtuesi nuk e përdor mjetin në përputhje me qëllimin për të cilin ai është destinuar të përdoret;

2. drejtuesi nuk ka leje të vlefshme të drejtimit të mjetit motorrik sipas kategorisë, apo tipit të mjetit, përveç rasteve të përdorimit të mjetit gjatë mësimeve të drejtimit të mjetit, kur ky drejtohet nga kandidati drejtues (nxënësi) sipas të gjithë rregullave të përcaktuara për proçesin e mësimit;

3. drejtuesit të mjetit motorrik i është konfiskuar leja e drejtimit të mjetit, i është ndaluar të drejtojë tipin dhe kategorinë e mjetit, apo i është ndaluar përdorimi i lejes së drejtimit të lëshuar nga një shtet tjetër brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;

4. drejtuesi drejton mjetin motorrik nën ndikimin e alkoolit mbi kufijtë e lejuar, nën ndikimin e lëndëve narkotike, apo psikoaktive;

5. drejtuesi e shkakton dëmin qëllimisht;

6. në rast se aksidenti ndodh për shkak të defekteve të ndjeshme teknike të mjetit dhe drejtuesi ka qenë në dijeni të këtyre rrethanave;

(2) Heqja e të drejtave që rrjedhin nga sigurimi siç përcaktohen në paragrafin 1, pikat (1) deri (6) të këtij neni, nuk kanë pasojë mbi të drejtën e palës së dëmtuar të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim tek siguruesi përgjegjës.

(3) Shoqëria e sigurimit, që sipas paragrafit 1, pika (5) të këtij neni, ka paguar dëmet tek pala e dëmtuar, ka të drejtë të rimbursojë të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet nga personi përgjegjës për dëmet.

Neni 25

Kompensimi i dëmeve në rastin e drejtimit të paautorizuar të mjetit

(1) Në rast të dëmit të shkaktuar nga drejtimi i paautorizuar i mjetit motorrik, pala e dëmtuar mund të drejtohet për dëmshpërblim tek shoqëria e sigurimit që ka siguruar mjetin, përveç rastit të përcaktuar në nenin 23, paragrafi 1, pika (3) e këtij ligji;

(2) Drejtues i paautorizuar, konsiderohet një person që në momentin e aksidentit drejton mjetin pa lejen e mbajtësit të tij, nuk është punësuar prej tij për të drejtuar mjetin, nuk është anëtar i familjes së tij dhe nuk e ka marrë mjetin në dorëzim nga mbajtësi;

(3) Shoqëria e sigurimit që ka paguar dëmet, ka të drejtë të rimbursojë nga personi përgjegjës për dëmin, të gjithë masën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet.

Neni 26 Përgjegjësia e shoqërisë së sigurimit dhe shuma e siguruar (Kufiri i mbulimit)

14

Page 23: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(1) Detyrimi i shoqërisë së sigurimit që rrjedh nga kontrata e sigurimit e përcaktuar në nenin 22 të këtij ligji, përfaqësohet nga kufijtë minimalë të mbulimit të vlefshëm në ditën e aksidentit, përveç rastit kur në kontratën e sigurimit përcaktohet një shumë më e lartë;

(2) Kufiri minimal i përgjegjësisë që mbulohet nga kontrata e sigurimit, sipas paragrafit (1) të këtij neni, është si më poshtë:

1. Për dëme të vdekjes, dëmeve shëndetësore dhe përkeqësimeve të shëndetit që vijnë nga një rast:

- për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 150,000,000 Lekë

- për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme 200,000,000 Lekë

- për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 50,000,000 Lekë

2. Për dëme të lidhura me dëmtimin, apo shkatërrimin e pronës nga një rast:

- për autobusë dhe kamionë, përfshirë rimorkiot 15,000,000 Lekë

- për mjete që transportojnë lëndë të rrezikshme 20,000,000 Lekë

- për mjete të tjera, përfshirë mjetet e paidentifikuara 10,000,000 Lekë

3. Për dëmtime të integritetit psikologjik 5,000,000Leke

(3) Në rast se ka disa palë të dëmtuara nga një ngjarje dhe vlera totale e dëmtimit tejkalon sasitë e përcaktuara në paragrafin (2) të këtij neni, të drejtat e palëve të dëmtuara prej shoqërisë së sigurimit do të zvogëlohen proporcionalisht;

(4) Një shoqëri sigurimi që i ka paguar një pale të dëmtuar një sasi më të madhe se shuma e duhur, që rezulton nga zvogëlimi proporcional i dëmshpërblimit, pasi, pavarësisht nga masat e marra, nuk mund të parashikohej që kishte palë të tjera të dëmtuara, është përgjegjëse ndaj këtyre palëve të tjera, deri në plotësimin në total të shumës së përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni;

(5) Kufijtë minimalë të mbulimit në sigurim të Kartonit Jeshil, përcaktohen në legjislacionet përkatëse të vendit ku ndodh aksidenti;

Neni 27

Kërkesa për subrogim e mbajtësit të sigurimit shoqëror

(1) Shoqëria e sigurimit, detyrohet të rimbursojë dëmet e institucioneve që mbulojnë sigurimet e shëndetit, pensionit, paaftësive brenda kuadrit të përgjegjësive të së siguruarve të tyre dhe brenda limiteve të përcaktuara në kontratën e sigurimit.

(2) Dëmet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, konsiderohen shpenzimet mjekësore dhe shpenzimet e tjera të nevojshme të kryera në përputhje me legjislacionin e sigurimeve të shëndetit, duke përfshirë edhe një masë përpjesëtimore të pensionit të palës së dëmtuar apo anëtarëve të familjes së tij.

15

Page 24: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(3) Masa proporcionale e pensionit, përcaktohet sipas legjislacionit për sigurimet shoqerore si diferencë midis pensionit të paaftësisë, të përcaktuar me vendim të ISSH-së dhe pensionit të paaftësisë që përcaktohet në rast të aksidentit në punë.

(4) Parashikimet e paragrafëve (1), (2), dhe (3), të këtij neni, zbatohen përkatësisht në subrogimin e dëmeve të shoqërisë së sigurimit në lidhje me rimbursimin e dëmeve të paguara mbi bazën e sigurimeve vullnetare të shëndetit, pensionit, jetës, apo të ngjashme me to.

Neni 28

Ndryshimi i pronësisë së mjetit

(1) Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit i kalojnë pronarit të ri dhe vlejnë deri në përfundimin e kontratës së sigurimit, përfshirë këtu edhe të drejtat dhe detyrimet që përcaktohen në nenin 8 të këtij Ligji.

(2) Organet kompetente të regjistrimit të mjeteve, detyrohen të njoftojnë Byronë dhe Qëndrën e Imformacionit për ndryshimin e pronësisë së mjetit brënda një periudhe prej 8 (tetë) ditësh kalendarike.

Neni 29

Konpensimi i dëmeve të shkaktuar nga përdorimi i një mjeti motorrik të pasiguruar

(1) Pala e dëmtuar, së cilës i është shkaktuar dëmi nga një mjet motorrik, pronari i

të cilit nuk është i mbuluar nga sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë, ka të drejtë të kërkojë kompensimin e dëmit nga Byroja.

(2) Në rastin e dëmeve dhe humbjeve të shkaktuara nga mjete motorrike, sipas paragrafit (1) të këtij neni, Byroja garanton për limitet e përgjegjësisë të përcaktuara në nenin 26, paragrafi (2) të këtij ligji.

(3) Byroja mund t’ia delegojë shqyrtimin dhe pagesën e një dëmi të tillë njërit prej anëtarëve të saj, i cili është i detyruar të shqyrtojë dhe trajtojë dëmin duke përdorur Fondin e Kompensimit.

(4) Byroja ka të drejtën të rimbursojë nga personi përgjegjës shumën e paguar, interesat dhe shpenzimet.

Neni 30

Kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve të paidentifikuara

(1) Pala e dëmtuar mund të drejtohet për dëmshpërblim tek Byroja për dëme të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve të paidentifikuara.

(2) Pala e dëmtuar ka të drejtë të dëmshpërblehet për dëmet në formën e vdekjes, dëmtimeve trupore, apo përkeqësimit të shëndetit duke perfshire edhe demtimin e integritetit fizik dhe psikoligjik deri në shumën e përcaktuar në nenin 26, paragrafi (2) të këtij ligji.

16

Page 25: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(3) Pala e dëmtuar ka të drejtë të dëmshpërblehet për dëmet që lidhen me dëmtimin e sendeve, deri në shumën e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, për dëme të cilat kalojnë vlerën 25 000 Lekë, duke përjashtuar këtu dëmin shkaktuar mjetit motorrik. Pala e dëmtuar ka të drejtë të dëmshpërblehet për këto dëme, në rast se Byroja ka paguar dëmet e pjesëmarrësve në aksident në formën e vdekjes, dëmtimeve trupore, apo përkeqësimit të shëndetit.

(4) Në rast të indentifikimit më pas të mjetit, përdorimi i të cilit shkaktoi aksidentin, apo të shoqërisë përgjegjëse të sigurimit, Byroja ka të drejtë të rimbursohet nga personi përgjegjës, ose shoqëria e sigurimit përgjegjëse, deri në shumën e paguar për dëmet, interesat dhe shpenzimet.

(5) Parashikimet e paragrafit (1), (2) dhe (3), zbatohen edhe në rastin kur mjeti motorrik rezulton i përvetësuar në mënyrë të kundraligjshme në momentin e aksidentit.

Neni 31 Kompensimi i dëmit në rast të mbylljes apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit

(1) Në rast se shoqëria e sigurimit ndërpret veprimtarinë bazuar në një vendim ligjor të vlefshëm, pala e dëmtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim tek Byroja.

(2) Pala e dëmtuar ka të drejtën e dëmshpërblimit deri në shumat e përcaktuara në nenin 26, paragrafi (2) të këtij ligji.

(3) Në rast të pagesës së dëmeve gjatë kryerjes së procedurave të falimentimit të shoqërisë së sigurimit, Byroja ka të drejtë të rimbursohet nga shoqëria e sigurimit që është nën procedurat ligjore për masën e dëmeve të paguara, interesat dhe shpenzimet. Për sa kohë që zhvillohen procedurat e falimentimit, Byrosë i lind e drejta e kompensimit për të gjitha shumat nga gjendja e shoqërisë së sigurimit.

Neni 32

Dokumenti ndërkombëtar i sigurimit të mjetit motorrik me regjistrim të huaj

(1) Drejtuesi i mjetit motorrik, i cili hyn në territorin e Republikën së Shqipërisë me një mjet me regjistrim të huaj, duhet të jetë i pajisur me certifikatën ndërkombëtare të vlefshme të sigurimit të përgjegjësisë (kartoni jeshil) ose ndonjë dokument tjetër të vlefshëm që vërteton ekzistencën e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, në ato raste kur ka një marrvëshje të veçantë bilaterale për mjetet që kanë targë regjistrimi të shtetit tjetër nënshkrues të kësaj marrveshje.

(2) Byroja, për njohjen e vlefshmërisë së dokumenteve ndërkombëtare të sigurimit, sipas paragrafit (1) të këtij neni, njofton paraprakisht Autoritetet Përgjegjëse për kontrollin kufitar

(3) Autoritetet kompetente për kontrollin kufitar janë të detyruara të kontrollojnë, nëse janë përmbushur kërkesat e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni.

17

Page 26: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 33 E drejta për kompensim

(1) Pala e dëmtuar, së cilës i është shkaktuar dëm në Republikën e SHqipërisë nga

një mjet motorrik me regjistrim të huaj dhe me dokument të siguracionit ndërkombëtar, sipas nenit 32, paragrafi (1) të këtij ligji, kanë të drejtën të kërkojnë kompensim për dëmin tek Byroja.

(2) Parashikimet, sipas nenit 29 të këtij ligji, zbatohen për kompensimin e dëmeve

edhe/ose humbjeve të shkaktuara nga një mjet motorrik me regjistrim të huaj, i cili nuk është i pajisur ose ka një targë që nuk përputhet me mjetin, nga një mjet i veçantë motorrik për të cilin targa ose shenja dalluese e ngjashme me targën nuk është e nevojshme. Byroja kërkon rimbursimin e shumës së paguar, interesave dhe shpenzimeve nga Byroja e shtetit në të cilin është i regjistruar mjeti.

(3) Në rastin kur dëmi shkaktohet nga përdorimi i mjetit motorrik sipas paragrafit

(1) të këtij neni, Byroja garanton për përgjegjësi sipas shumave të përcaktuara në nenin 26, paragrafi (2) të këtij ligji.

(4) Byroja mund t’ia delegojë shqyrtimin dhe pagesën e një dëmi të tillë njërit prej

anëtarëve ose një organizmi të specializuar për trajtimin e dëmeve të sipërpërmendura, e cila është e detyruar të shqyrtojë dhe trajtojë kompensimin e dëmeve në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare mbi sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë që rezulton nga përdorimi i mjeteve motorrike.

Neni 34 Sigurimi kufitar i përgjegjësisë së mbajtësve të mjeteve motorrike

(1) Drejtuesi i një mjeti motorrik me regjistrim të huaj, i cili nuk ka një dokument

ndërkombëtar të vlefshëm të sigurimit të përgjegjësisë sipas nenit 32, paragrafi (1) të këtij ligji, është i detyruar të lidhë një kontratë për sigurimin e përgjegjësisë që rrjedh nga përdorimi i mjetit motorrik, (sigurim kufitar) me një periudhë vlefshmërie të barabartë me periudhën e qëndrimit në këtë vend por jo më pak se 15 ditë.

(2) Nëse drejtuesi i mjetit, nuk ka lidhur kontratën e sigurimit kufitar, referuar

paragrafit (1) të këtij neni, ai nuk lejohet të hyjë në territorin e RSH dhe kthehet mbrapsht së bashku me mjetin.

(3) Monitorimi i përmbushjes së detyrimeve nga drejtuesit e mjeteve motorrike

me regjistrim të huaj, sipas paragrafit (1) të këtij neni, kryhet nga personat e autorizuar për kontrollin e kufirit të Republikës së Shqipërisë.

(4) Nëse personat e autorizuar për kontrollin e trafikut, konstatojnë gjatë kontrollit

rutinë të trafikut se drejtuesi/mbajtesi i mjetit nuk ka dokument ndërkombëtar të vlefshëm ose prova në lidhje me ekzistencën e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë, sipas paragrafit të parë të këtij neni, ata ndalojnë qarkullimin e

18

Page 27: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

mëtejshëm të mjetit motorrik dhe urdhërojnë lidhjen e kontratës kufitare për sigurimin e përgjegjësisë që rrjedh nga përdorimi i mjetit motorrik.

Neni 35 E drejta e kompensimit të humbjeve bazuar në sigurimin kufitar

(1) Pala e dëmtuar, së cilës i është shkaktuar dëm nga përdorimi i një mjeti

motorrik me regjistrim të huaj, i siguruar nga shoqëri sigurimi vendase referuar nenit 35, paragrafi (1) të këtij ligji, ka të drejtën të kërkojë kompensimin e dëmit tek shoqëria përgjegjëse e sigurimit, e cila ka lëshuar kontratën e sigurimit ose tek Byroja nëse parashikohet ndryshe.

(2) Pala e dëmtuar ka të drejtën të kërkojë kompensimin e dëmit deri në shumat e

përcaktuara në nenin 26, paragrafi (2) të këtij ligji.

(3) Nëse pala e dëmtuar ka kërkuar kompensimin e dëmit sipas paragrafit (1) të këtij neni tek shoqëria e sigurimit, e cila ka lëshuar policën, zbatohen në të njëjtën mënyrë parashikimet e nenit 11, 12 dhe 14 të këtij ligji.

(4) Nëse pala e dëmtuar ka kërkuar kompensimit e dëmit sipas paragrafit (1) të

ketij neni tek Byroja, parashikimet e nenit 16 të këtij ligji zbatohen në të njëjtën mënyrë.

(5) Në rastin e parashikuar në paragrafin (4) të këtij neni, Byroja ka të drejtën e

kompensimit duke përfshirë shumën e paguar, interesin dhe shpenzimet.

Neni 36 E drejta për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga një mjet motorrik me

regjistrim të huaj i pasiguruar

Për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i një mjeti motorrik me regjistrim të huaj, i cili nuk ka dokument të sigurimit ndërkombëtar të vlefshëm të parashikuar në nenin 32, paragrafi (1) të këtij ligji dhe as një kontratë sigurimi me shoqëri sigurimi vendase sipas nenit 34, paragrafi (1), zbatohen parashikimet e nenit 29.

Neni 37

Formati i raportimit të aksidentit

(1) Pjesëmarrësit e përfshirë në një aksident rrugor, duhet të plotësojnë, nënshkruajnë dhe shkëmbejnë raportin e aksidentit sipas një formulari të miratuar nga Autoriteti. Formulari i plotësuar me korrektësi mund të përdoret nga pala e dëmtuar dhe pala e siguruar për kërkesën për kompensimin e dëmit mbi bazën e sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që rezultojnë nga përdorimi i mjetit motorrik.

19

Page 28: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(2) Shoqëria e sigurimit është e detyruar që së bashku me policën e sigurimit, t’ia shpërndajë mbajtësit të policës formularin e raportimit të aksidentit.

(3) Drejtuesi i mjetit motorrik është i detyruar të mbajë me vete formularin e

raportimit të aksidentit, të cilin e paraqet me kërkesën e personave të autorizuar për mbikëqyrjen e trafikut dhe e dorëzon te siguruesi në momentin e lidhjes së kontratës së re të sigurimit.

KAPITULLI IV

MBROJTJA E PALËVE TË DËMTUARA NË AKSIDENTE RRUGORE TË SHKAKTUARA NË NJË VEND TË HUAJ

Neni 38

Përfaqësuesi i autorizuar i dëmeve

(1) Një shoqëri sigurimi e cila ka liçensë për ushtrim veprimtarie sigurimi për kartonin jeshil, duhet të emërojë një përfaqësues të autorizuar dëmesh, që këtu e më poshtë do të quhet përfaqësuesi i dëmeve, për trajtimin e dëmeve për këtë lloj sigurimi, në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

(2) Përfaqësuesi i dëmeve:

o mbledh informacionin e duhur;

o merr masa të nevojshme për trajtimin e dëmit në vendin ku pala e dëmtuar është rezident i përhershëm;

o bën pagesën e dëmit;

(3) Përfaqësuesi i dëmeve është përgjegjës per trajtimin dhe pagesën e dëmeve palëve të dëmtuara, rezidente në vendin anëtar të BE-së, ku përfaqësuesi i dëmeve është emëruar, në rastin kur mjeti motorrik që shkakton dëmin është pajisur me një policë sigurimi të lëshuar nga shoqëria e sigurimit që ka emëruar përfaqësuesin e dëmeve.

(4) Përfaqësuesi i dëmeve, duhet të ketë të gjithë të drejtat për të përfaqësuar shoqërinë e sigurimit në lidhje me palët e dëmtuara e institucionet kompetente shteterore dhe duhet të ketë vendqëndrim të përhershem në atë vend.

(5) Përfaqësuesi i dëmeve duhet të njohë gjuhën zyrtare të vendit në të cilin ai është emëruar.

(6) Përfaqësuesi i dëmeve mund të përfaqësojë një ose më shumë shoqëri sigurimi.

(7) Pavarësisht nga sa është parashikuar në paragrafin (1) të këtij neni, pala e dëmtuar ose shoqëria që e siguron këtë palë, ka të drejtën për të kërkuar direkt dëmshpërblimin e personit përgjegjës për aksidentin ose shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.

20

Page 29: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(8) Personat juridikë të cilëve mbi baza ligjore u është transferuar e drejta për kompensim të palës së dëmtuar, nuk kanë të drejtë të kërkojnë shpërblimin e dëmit nga një përfaqësues dëmesh.

Neni 39

Regjistrimi i përfaqësuesve të dëmeve

(1) Byroja mban regjistrin e përfaqësuesve të dëmeve, sipas vendeve dhe shoqërive të sigurimit që kanë emëruar përfaqësuesit e dëmeve.

(2) Byroja mban regjistrin e përfaqësuesit të siguruesve të huaj, që operojnë në Shqipëri.

(3) Byroja informon Byrotë e vendeve të tjera, antare të BE-së, në të cilat ka përfaqësues të autorizuar, për emrat dhe adresat e perfaqësuesve të dëmeve.

Neni 40

Emërimi i përfaqësuesit të dëmeve nuk mund të kufizojë të drejtat e një pale të dëmtuar të bëjë kërkesë për dëmshpërblim, sipas parashikimeve ligjore në vendodhjen e siguruesit përgjegjës ose të degës së tij.

Neni 41

Procedurat dhe afatet për zgjidhjen e një kërkese për dëmshpërblim për dëme jo pasurore

(1) Në rastet e dëmeve jo-pasurore, shoqëria e sigurimit përgjegjëse ose përfaqësuesi i saj i autorizuar, brenda 3 muajve nga data e njoftimit të dëmit, detyrohet t’i japë palës së dëmtuar:

• një ofertë të justifikuar për kompensimin e dëmeve, kur përgjegjësia për kompensimin e dëmeve dhe vlera e dëmeve nuk janë të diskutueshme;

një përgjigje kur përgjegjësia për kompensimin e dëmeve dhe vlera e dëmeve janë të diskutueshme.

(2) Nëse shoqëria e sigurimit përgjegjëse për pagesën e dëmit ose përfaqesuesi i saj i dëmeve, në rastin e përmendur në paragrafin (1) të këtij neni, nuk zbaton afatin, nuk paguan dëmin ose nuk jep përgjigje, atëherë pala e dëmtuar ka të drejtë të padisë shoqërinë e sigurimit përgjegjëse në vendin ku shoqëria është regjistruar.

KAPITULLI V

QENDRA E INFORMACIONIT TË SIGURIMEVE TË DETYRUESHME

Neni 42

21

Page 30: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Krijimi i Qendrës së Informacionit të Sigurimeve dhe lloji i të dhënave që duhet të administrojë

(1) Me qëllim dhënien e statistikave të besueshme, standartizimin e praktikave, shmangien e rasteve të mashtrimit dhe pagesën e dëmshpërblimit palës së dëmtuar në kohë dhe në masën e duhur, krijohet pranë Autoritetit, Qendra e Informacionit të Sigurimeve të detyrueshme, e cila duhet të:

1. krijojë një bazë të dhënash për ruajtjen e informacioneve të përftuara nga shoqëritë e sigurimeve që lidhen me të gjitha llojet e sigurimit të detyrueshëm sipas nenit 2 të këtij ligji;

2. mbledhë dhe ruajë të dhënat e mjeteve motorike që janë regjistruar në Republikën e Shqipërisë, të cilat i vihen në dispozicion nga autoritetet përkatëse si dhe t’i lidhë këto të dhëna me të dhënat e përftuara sipas paragrafit (1) të këtij neni;

3. mbledhë dhe ruajë të dhëna nga kontratat për të gjitha llojet e sigurimin të detyrueshëm përfshirë certifikatat e Kartonit Jeshil, kontratat e sigurimit kufitar. Të dhënat sipas këtij paragrafi përmbajnë numrin e kontratës, emrin e siguruesit, datën e fillimit dhe mbarimit të kontratës, numrin e regjistrimit të makinës si dhe të dhëna të tjera sipas rregullave të miratuara nga Autoriteti;

4. mbledhë dhe ruajë të dhëna për shoqëritë e sigurimit që ofrojnë sigurim të detyrueshëm;

5. të mbledhë dhe të ruajë nga shoqëritë e sigurimeve, të dhëna për dëmet për të gjitha llojet e sigurimit të detyrueshëm, te perditesuara por jo me vone se nje dite nga perftimi i te dhenes;

6. mbajë listën e përfaqësuesve të dëmeve të emëruar nga shoqëritë e sigurimit që ofrojnë sigurim të detyrueshëm të përgjegjësisë ndaj palëve të treta, që rezulton nga përdorimi i mjetit motorrik;

7. mbledhë dhe ruajë të dhëna mbi subjektet që veprojnë në transportin publik, të cilët kanë marrë licencë për transportin publik të pasagjerëve dhe i vihen në dispozicion Qendrës së Informacionit nga autoritetet përkatëse;

8. mbledhë dhe ruajë informacion mbi mjetet motorike të çdo vendi, të cilat janë të përjashtuara nga detyrimi për të pasur sigurim të detyrueshëm motorrik të përgjegjësi ndaj palëve të treta, si dhe informacion për autoritetet që janë përgjegjëse për pagesën e dëmeve që shkaktohen nga këto mjete motorrike. Informacioni sipas këtij paragrafi përftohet sipas procedurës së përcaktuar në paragrafin (5), neni 43, të këtij ligji.

(2) Shoqëritë e sigurimit marrin masa për furnizimin e Qëndrës me informacion sipas paragrafit (1), në kohë reale për cdo shitje të kontratave të sigurimit të detyrueshëm, me përjashtim të rasteve kur Autoriteti vendos ndryshe. Autoriteti miraton rregullore per funksionimin e Qendres dhe përcaktimin e mënyrës dhe procedurave për raportimin e informacionit sipas paragrafit (1) të këtij neni.

(3) Qendra e Informacionit mbledh, përpunon, dhe të ruan informacionin sipas paragrafit (1) të këtij neni dhe duhet t’ua vë në dispozicion personave të autorizuar sipas kushteve dhe procedurave të parashtruara në këtë ligj. Periudha kohore që duhet të ruhet informacioni sipas pikës (1) është minimalisht 7 vjet nga data e përfundimit të regjistrimit të të dhënave.

22

Page 31: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(4) Në rastin e përpunimit të të dhënave personale, zbatohet legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale. (5) Shoqëritë e sigurimit kontribuojnë financiarisht për ngritjen, funksionimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e Qendrës së Informacionit. Struktura, aktiviteti i Qendrës së Informacionit dhe masa e kontributit financiar miratohet me rregullore të Autoritetit.

Neni 43 Dhënia e Informacionit një Pale të Dëmtuar

(1) Qendra e Informacionit është e detyruar t’i japë palës së dëmtuar sipas të drejtës që ai ka për kompensim bazuar në Sigurimin e Detyrueshëm të Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta këto të dhëna:

1. emrin e shoqërisë, selinë dhe zyrën e regjistruar të siguruesit përgjegjës; 2. numrin e kontratës së sigurimit; 3. emrin dhe adresën, emrin e shoqërisë, selinë, dhe zyrën e regjistruar të

Përfaqësuesit të Dëmeve në vendin ku jeton pala e dëmtuar.

(2) Qendra e Informacionit duhet të japë informacion mbi identitetin dhe adresën e pronarit ose drejtuesit të mjetit motorrik, në rastin kur pala e dëmtuar ka një interes ligjor për të marrë këtë informacion. (3) Qendra e Informacionit duhet gjithashtu t’i japë informacion palës së dëmtuar në lidhje me të drejtën për kompensim që rrjedh nga Sigurimi i detyrueshëm i aksidenteve të pasagjerëve, mbi emrin dhe selinë e shoqërisë së sigurimit, numrin e kontratës së sigurimit, si dhe informacion për shoqërinë e sigurimit, gjithashtu, të dhëna mbi shoqërinë e transportit publik, në rast se pala e dëmtuar ka një interes ligjor për të marrë këtë informacion. (4) Në lidhje me informacionin e parashikuar në paragrafin (1) të këtij neni, për kontratat e sigurimit të lidhura jashtë Republikës së Shqipërisë ose në lidhje me mjete motorike të cilat janë të regjistruara jashtë Republikës së Shqipërisë, Qendra e Informacionit duhet të kërkojë të dhënat e nevojshme nga Qendrat e Informacionit në vendet përkatëse. Me kërkesën e Qendrave të Informacionit nga vendet e huaja, Qendra e Informacionit është e detyruar të japi informacionin që disponon. (5) Në rastin kur Qendra e Informacionit nuk ka të dhëna për identitetin ose adresën e personave sipas paragrafit (2) të këtij neni ose emrin dhe selinë e shoqërisë sipas paragrafit (3), e përfiton informacionin me anën të një kërkese të shkruar shoqërisë së sigurimit që ka lidhur kontratën e sigurimit ose nga autoritetet kompetente për mbajtjen e këtyre të dhënave. (6) Për marrjen e informacionit sipas paragrafit (1), (2) dhe (3), pala e dëmtuar, duhet të specifikojë në kërkesën tip, datën e saktë, vendin e ndodhjes së rastit të sigurimit, numrin e regjistrimit të mjetit motorrik, si dhe informacion plotësues nëse ka.

23

Page 32: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(7) Qendra e Informacionit është e detyruar të japë informacionin që disponon, të parashikuar sipas këtij neni, jo më vonë se 3 ditë pune nga depozitimi i kërkesës me shkrim nga personi i siguruar.

Neni 44 Dhënia e Informacionit nga shoqëria e sigurimit.

(1) Çdo shoqëri sigurimi e cila ofron Sigurim të Detyrueshëm të Përgjegjësisë përkundrejt Palëve të Treta ose Sigurimin e aksidenteve për pasagjerët në transportin publik, raporton për kontratat e lidhura dhe të ato të cilave i ka përfunduar afati, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga Autoriteti. (2) Shoqëritë e Sigurimit në zbatim të nenit 42, paragrafi (1), duhet të depozitojnë çdo vit pranë Qendrës së Informacionit një listë të zyrave të përfaqësimit në vendet anëtare, si dhe informacion për përfaqësuesit e dëmeve dhe të azhornojnë këtë informacion brenda 15 ditëve nga dita e ndryshimit të informacionit.

Neni 45 Shkëmbimi i Informacionit dhe Bashkëpunimi me Autoritetet Publike

Kompetente (1) Autoritetet përgjegjëse për monitorimin e trafikut rrugor, detar dhe ajror, kalimit kufitar, monitorimin e shërbimit doganor, dhe administrimin e shërbimeve të transportit rrugor, duhet të furnizojnë Qendrën e Informacionit me të dhënat e parashikuara sipas këtij ligji. (2) Qendra e Informacionit duhet t’i japë autoriteteve përgjegjëse sipas paragrafit (1), të këtij neni, informacion të përditësuar në lidhje me:

1. mjetet e transportit, të cilat nuk kanë sigurim të detyrueshëm të përgjegjësisë ndaj palëve të treta të vlefshëm ose për të cilat ka përfunduar dhe nuk është rinovuar afati i kontratës së sigurimit brenda 14 ditëve;

2. subjektet, të cilat veprojnë në transportin publik të pasagjerëve, të cilat nuk kanë sigurim të detyrueshëm të aksidenteve të pasagjerëve ose për të cilat ka përfunduar dhe nuk është rinovuar afati i kontratës së sigurimit brenda 14 ditëve.

(3) Autoritetet përgjegjëse sipas paragrafit (1) të këtij neni, duhet të marrin masa për ndalimin e menjëhershëm të lëvizjes së mjeteve të transportit në kushtet e paragrafit (2) të këtij neni. (4) Format, mënyrat dhe afatet e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit sipas këtij neni, duhet të përcaktohen me akt nënligjor të miratuar nga Ministria e Brendshme, Ministria e Transportit dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

KAPITULLI VI

24

Page 33: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

BYROJA SHQIPTARE E SIGURIMIT, FONDI I GARANCISË DHE I KOMPENSIMIT

Neni 46

Byroja Shqiptare e Sigurimit

(1) Byroja Shqiptare e Sigurimit, është person juridik me seli në Tiranë, me statusin e

entit publik i cili nuk ka qëllime fitimi. (2) Anëtar i Byrosë duhet të jetë çdo sigurues, i cili është licencuar për të ushtruar

veprimtari në sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë, që rezulton nga përdorimi i mjetit të transportit.

(3) Anëtarësimi në Byro fillon me pagesën e kontributit fillestar në shumën fikse 20

000 EUR në favor të Byrosë. Anëtarësimi në Byro përfundon në momentin që siguruesit i hiqet e drejta për të ushtruar veprimtarinë e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësive ndaj palës së tretë, që rezulton nga përdorimi i mjetit të transportit.

(4) Byroja pajis anëtarët me certifikatën ndërkombëtare të sigurimit të detyrueshëm të

përgjegjësive ndaj palës së tretë, që rezulton nga përdorimi i mjetit motorik, Karton Jeshil. Çdo anëtar ka të drejtën të lëshojë certifikatën ndërkombëtare të sigurimit, Karton Jeshil, pas përmbushjes së kritereve të miratuara nga Këshilli Administrativ i Byrosë, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve.

(5) Byroja, në kuptimin e një rregullatori të brendshëm, është përfaqësuese kombëtare

në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për funksionimin e Sistemit të Kartonit Jeshil.

(6) Byroja kryen funksionet e entit kompensues, për bërjen e pagesave të parashikuara

në këtë ligj. Fondet e nevojshme për pagesën e dëmshpërblimeve për kompensimet, përballohen nga Fondi i Kompensimit.

(7) Byroja përfaqëson siguruesit shqiptarë në marrëdhënie me organizatat

ndërkombëtare të sigurimit. (8) Organizimi dhe funksionimi i Byrosë, përcaktohet në Statutin e saj. Kontributet

për funksionimin administrativ të Byrosë miratohen çdo vit nga Autoriteti me propozim të Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.

Neni 47 Organet Drejtuese të Byrosë

(1) Organet drejtuese të Byrosë janë:

1. Asambleja e Përgjithshme

25

Page 34: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

2. Këshilli Administrativ 3. Drejtori ekzekutiv

Asambleja e përgjithshme përbëhet nga përfaqësues të shoqërive të sigurimit anëtarë te Byrosë. Çdo shoqëri sigurimi, anëtare e Asamblesë së Përgjithshme ka të drejtën e një vote në mbledhjet e asamblesë. (varianti i dytë për fjalinë e fundit të paragrafit të mësipërm): Numri i votave të cdo antari në Asamblenë e Përgjithshme është në proporcion me masën e kontributit të derdhur në fondin e kompensimit. Këshilli Administrativ përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë, të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë. Varianti i dytë për paragrafin e mësipërm: Këshilli Administrativ përbëhet nga 7 (shtate) anëtarë, 4 (katër) prej të cilëve emërohen nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë, 1 (një) anëtar nga Ministri Puneve Publike, Transportit dhe Telekominikacionit, 1 (një) antar nga Ministri i Brendshëm dhe 1 (një) antar nga Ministri i Financave. (2) Drejtori ekzekutiv i Byrosë emërohet nga Asambleja e Përgjithshme, pas miratimit nga Autoriteti. Autoriteti miraton ose jo Drejtorin Ekzekutiv, brenda nje muaji nga dita e depozitimit të Vendimit të Asamblesë. Drejtori ekzekutiv duhet të plotësojë të gjitha kërkesat ligjore dhe nënligjore, të kualifikimit, eksperiencës dhe përshtatshmërisë së anëtarit të drejtorisë së një shoqërie sigurimi. Drejtori ekzekutiv i Byrosë zgjidhet për një periudhë 3 (tre) vjeçare me të drejtë riemërimi. (3) Kompetencat dhe detyrat e organeve drejtuese të Byrosë, përcaktohen në statut, i cili propozohet nga Asambleja e Përgjithshme dhe miratohet nga Autoriteti.

Neni 48 Fondi i Garancisë i Kartonit Jeshil

(1) Çdo anëtar i Byrosë i pajisur me certifikatën ndërkombëtare të sigurimit, karton

Jeshil, duhet të depozitojë një garanci bankare pranë një banke shqiptare në favor të Byrosë, vlera e të cilit është minimumi 10% e primeve të Kartonit Jeshil të raportuara gjatë vitit paraardhës por jo më e vogel se vlera e mbajtjes së rrezikut përgjegjësisë që mbulohet nga vetë anëtari sipas marrëveshjes përkatëse të risigurimit.

(2) Shuma e Fondit të Garancisë, afatet dhe procedura e rinovimit, si dhe afatet e

rivendosjes miratohen çdo vit nga Autoriteti, me propozimin e Asamblesë së Përgjithshme.

(3) Fondi i Garancisë shërben për mbulimin e:

1. dëmeve të ndodhura jashtë territorit të Republikën e Shqipërisë të shkaktuara

nga mjete motorrike të siguruara nga sigurues shqiptarë, në një vend anëtar i

26

Page 35: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

sistemit të Kartonit Jeshil në rastet e mospërmbushjes së detyrimit të një anëtari të Byrosë përgjegjës për pagesën e dëmshpërblimit;

2. dëmeve të ndodhura jashtë teritorit të Republikën e SHqipërisë, në një vend anëtar i sistemit të Kartonit Jeshil, në rastin kur dëmi është shkaktuar nga një mjet motorrik i regjistruar në Shqipëri, i pajisur me Karton Jeshil fallco.

Neni 49 Fondi i Kompensimit

(1) Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në sigurimin e detyrueshëm të

përgjegjësisë që rezulton nga përdorimi i mjetit motorrik, janë të detyruara të kontribuojne financiarisht në Fondin e Kompensimit në përpjestim me vlerën e primeve të raportuara për çdo lloj të sigurimit të detyrueshëm të vitit paraardhës. Fondi i kompensimit administrohet nga Byroja.

(2) Burime të tjera të fondit të kompensimit rrjedhin nga:

1. kontribute shtesë të siguruesve kur ka nevojë për financim të aktivitetit të fondit;

2. gjobat e vëna pronarit të mjetit të transportit, nëse nuk kanë lidhur kontratat e sigurimit të detyrueshëm të parashikuara sipas këtij ligji;

3. të ardhurat nga investimi i burimeve të fondit; 4. të tjera burime të cilat nuk ndalohen nga ligji; 5. arkëtime nga paditë për rimbursimin e shumave sipas parashikimeve të këtij

ligji; (3) Autoriteti me propozimin e Këshillit të Byrosë, vendos çdo vit shumën e

kontributeve sipas paragrafit (1) të këtij neni dhe afatin brënda të cilit duhet të bëhet derdhja.

(4) Fondi i kompensimit shërben për mbulimin e:

1. humbjeve/dëmeve, që vijnë si rezultat i vdekjes, dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit të ndodhura në Republikën e Shqipërisë dhe të shkaktuara nga një mjetet motorik i paidentifikueshëm;

2. dëmeve pasurore dhe jopasurore të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të shkaktuara nga një mjet motorrik, të parashikuara në nenin 29, 30 paragrafi (5), dhe 31 të këtij ligji;

3. dëmeve pasurore dhe jopasurore të ndodhura sipas parashikimeve të nenit 32 dhe 33 të këtij ligji;

4. dëmeve të ndodhura sipas parashikimeve të nenit 21 të këtij ligji; 5. dëmeve të shkaktuara nga mjetet e transportit të paidentifikuara dhe të

pasiguruara, sipas parashikimeve të këtij ligji;

(5) Pagesa e dëmshpërblimit nga fondi i kompensimit llogaritet deri në masën në të cilën i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë sigurimi për të përfituar dëmshpërblim.

Neni 50

27

Page 36: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(1) Fondi i Kompensimit, përkohësisht i lirë, mund të investohet në letra me vlerë të Qeverisë dhe depozita bankare për një periudhë jo më të gjatë se 3 (tre) muaj.

(2) Këshilli i Byrosë i paraqet për miratim Autoritetit rregulloren për administrimin e

Fondit të Garancisë dhe Fondit të Kompensimit. Autoriteti mund të miratojë rregulla shtesë për mënyrën e mbajtjes dhe përdorimit të aseteve të destinuara për të plotësuar detyrimet nga këto fonde.

(3) Byroja është e detyruar të paraqesë në Autoritet raport mujor mbi gjendjen e

aseteve të destinuara për të plotësuar detyrimet nga Fondi i Kompensimit. (4) Byroja është e detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin, nëse shoqëria e

sigurimit vepron në kundërshtim me parashikimet e nenit 48 paragrafit (1), dhe 49 paragrafi (1) dhe (2), të këtij ligji. Nëse shoqëria e sigurimit nuk ka zbatuar sanksionet e parashikuara në këtë ligj për shkelje të neneve të parashikuara në këtë paragraf, Autoriteti i revokon shoqërisë licencën për kryerjen e aktivitetit të sigurimit të detyrueshëm.

Neni 51 Trajtimi i dëmeve të ndodhura jashtë territorit

(1) Pala e dëmtuar, shtetas dhe me banim të përhershëm në RSH mund të kërkojë nga

Byroja kompensimin e dëmit të pësuar gjatë një aksidenti rrugor, i cili ka ndodhur në një shtet anëtar i sistemit të kartonit jeshil dhe aksidenti është shkaktuar nga një mjet motorik i siguruar dhe regjistruar ne nje shtet tjetër anëtar i këtij sistemi.

(2) Pala e dëmtuar mund të bëjë një kërkesë sipas paragrafit (1) të këtij neni, vetëm në

rastet kur siguruesi përgjegjës ose përfaqësuesi i tij i dëmeve nuk kanë përmbushur detyrimet.

(3) Trajtimi i dëmeve sipas paragrafit të parë bëhet në përputhje me angazhimet e

mara përsipër në marrëveshjet shumëpalëshe.

KAPITULLI VII

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SE PRONARËVE TË AVIONËVE PËR DËMIN E SHKAKTUAR PALËVE TË TRETA

Neni 52 Detyrimi për të lidhur kontratën e sigurimit

(1) Pronari i avionit të regjistruar në regjistrin Shqiptar të avionëve civil, duhet të

lidhë një kontratë sigurimi përkundrejt sigurimit të përgjegjësive ndaj pasagjerëve dhe palëve të treta për çdo dëm dhe/ose humbje të shkaktuar gjatë përdorimit të avionit.

28

Page 37: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(2) Kontrata e sigurimit sipas Paragrafit (1) të këtij neni, mbulon:

1. humbje të palëve të treta në rast vdekje, dëme trupore, përkeqësim të gjendjes shëndetësore, dëmtim ose shkatërrim të pasurisë gjatë fluturimit të avionit;

2. humbje të pasagjerëve në rast vdekje, dëme trupore, përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë fluturimit të avionit;

3. dëmtime ose humbje të sendeve personale të pasagjerëve që janë të vendosura në kabinën e një avioni;

4. dëmtime ose humbje të mallrave në transport (cargo) dhe bagazheve që kanë kaluar procesin e pranimit.

(3) Palë e tretë, quhet çdo person i ndryshëm nga një pasagjer apo anëtar i ekuipazhit

të fluturimit ose të kabinës të një avioni gjatë një fluturimi të avionit. (4) Pasagjer, sipas pikës 2 të paragrafit 2 të këtij neni, quhet çdo person që

transportohet nga një avion, me dijeninë e “transportuesit ajror” ose të “drejtuesit të avionit, duke përjashtuar personelin në detyrë si të ekuipazhit të fluturimit ashtu dhe të ekuipazhit të kabinës, të cilët janë në detyrë gjatë fluturimit.

(5) Kontrata e sigurimit sipas paragrafit (1) të këtij neni nuk ka detyrimin të mbulojë

dëme sipas pikës 3 dhe 4 të paragrafit (2) të këtij neni, në rast se avioni nuk përdoret për qëllime tregtare.

(6) Kontrata e sigurimit sipas paragrafit (1) të këtij neni mbulon dëme dhe/ose

humbje, që shkaktohen nga aktet e luftës ose terrorizmit. (7) Në ndryshim nga sa parashikohet në paragrafin (6) të këtij neni, për avionet me

MTOM deri në 500 kg, në kontratat e sigurimit sipas paragrafit (1) të këtij neni nuk ka detyrimin të mbulojë dëme dhe/ose humbje, që shkaktohen nga aktet e luftës ose terrorizmit.

(8) Pronari i një avioni të regjistruar jashtë territorit të Shqipërisë, i cili kryen

fluturime në hapësirën ajore të Republikës së Shqipërisë, duhet të ketë një kontratë sigurimi të vlefshme përkundrejt përgjegjësive për dëmet dhe/ose humbjet të përcaktuara në paragrafin (2) të këtij neni, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga një marrëveshje ndërkombëtare.

(9) Në ndryshim nga sa parashikohet në paragrafin (8) të këtij neni, pronari i një

avioni të pa regjistruar në Republikën e Shqipërisë dhe fluturimet e të cilit nuk përfshijnë ulje ose ngritje në territorin e Republikës së SHqipërisë, por vetëm kryen fluturime mbi këtë hapësirë, nuk ka detyrimin e parashikuar në pikat 2, 3 dhe 4 të paragrafit 2 të këtij neni.

29

Page 38: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(10) Nenet 29, 30, 31, 32 dhe 33 të këtij Ligji, që rregullojnë përgjegjësinë ndaj palëve të treta të pronarit të mjetit motorrik , zbatohen edhe për sigurimin e përgjegjësisë së pronarit të avionit për demet ndaj pasagjerëve të avionit dhe palëve të treta.

Neni 53 Përgjegjësia e marrjes në sigurim dhe shuma e siguruar

(1) Përgjegjësia e siguruesit që rrjedh nga kontrata e sigurimit sipas nenit 52,

paragrafi (1) të këtij ligji, korespondon me shumën e siguruar në fuqi në datën kur ka ndodhur humbja, përveç rasteve kur sipas kontratës shuma e sigurimit është me lartë.

(2) Përgjegjësia minimale për një ngjarje humbjeje, e përcaktuar në kontratën e sigurimit sipas paragrafit (1) të këtij neni është në masën:

1. për dëmet dhe/ose humbjet ndaj palëve të treta;

a) për paragliders, motor gliders, si dhe hang-gliders, për të cilët MTOM është mbi 20 kg, limiti i përgjegjësisë do të jetë minimalisht 10,000 SDR

b) për unattached balloons me ekuipazh limiti i përgjegjësisë do të jetë minimalisht 20,000 SDR

c) Për avionët, MTOM e të cilëve është:

2. për një pasagjer 250,000 SDR 3. për sendet personale të vendosura në kabinën e avionit 1,000 SDR 4. për mallrat në transport dhe bagazhet e pranuar (check-in), 17 SDR për kg

(3) Përveç sa është parashikuar në paragrafin (2), pika 2 të këtij neni, shuma minimale e siguruar për një ngjarje humbjeje e përcaktuar në kontratën e sigurimit sipas nenit 52, paragrafi (1) të këtij ligji, për avione me MTOM deri në 2,700 kg dhe që nuk përdoren për qëllime tregtare, mund të vendoset një nivel më i ulët i përgjegjësisë, por jo më të vogël se 100,000 SDR për pasagjer.

KAPITULLI VIII

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË SE PRONARËVE TË ANIJEVE OSE JAHTEVE PËR DËMIN E SHKAKTUAR PALËVE TË TRETA

- nga 20 në 500 kg 750,000 SDR- nga 501 në 1,000 kg 1,500,000 SDR- nga 1,001 në 2,700 kg 3,000,000 SDR- nga 2,701 në 6,000 kg 7,000,000 SDR- nga 6,001 në 12,000 kg 18,000,000 SDR- nga 12,001 në 25,000 kg 80,000,000 SDR- nga 25,001 në 50,000 kg 150,000,000 SDR- nga 50,001 në 200,000 kg 300,000,000 SDR- nga 200,001 në 500,000 kg 500,000,000 SDR- mbi 500,000 kg 700,000,000 SDR

30

Page 39: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 54 Detyrimi për të lidhur kontratën e sigurimit

(1) Pronari i motobarkës apo jahtit, me fuqi motorike më të madhe se 15 kw dhe që sipas rregullave të regjistrimit të anijeve duhet të regjistrohen në rregjistrin e anijeve ose jahteve, është i detyruar të lidhë një kontratë sigurimi për përgjegjësitë ndaj dëmeve pasurore dhe jopasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.

(2) Në palët e treta, sipas paragrafit (1) të këtij neni, nuk përfshihen personat në bordin e anijes apo jahtit shkaktar të dëmit, as personat në një anije tjetër, në bordin e ndonjë jahti tjetër, apo mjeti lundrues.

(3) Pronari i një motobarke të huaj ose jahti që hyn në ujrat territoriale të Republikës së Shqipërisë, duhet të ketë një kontratë sigurimi të vlefshme për përgjegjësitë ndaj dëmeve shkaktuar palëve të treta sipas paragrafit (1) të këtij neni, përveçse kur ka një garanci tjetër kompensimi për dëmet apo kur përcaktohet ndryshe në marrëveshjet ndërkombëtare.

(4) Dispozitat e neneve 29, 30, 31, 32 dhe 33, të cilat rregullojnë sigurimin e pronarit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta, janë të zbatueshme dhe për sigurimin e përgjegjësisë se pronarëve të motobarkave dhe jahteve për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

(5) Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për përgjegjësitë e pronarëve të varkave me motor gjatë lundrimit në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Neni 55 Shuma e sigurimit

(1) Detyrimi i shoqërisë së sigurimit në lidhje me kompensimin e dëmeve, sipas nenit 54, është e barabartë me shumën e siguruar, të vlefshme në ditën e ngjarjes së sigurimit, përveç rasteve kur në kontratën e sigurimit është përcaktuar një shumë më e lartë.

(2) Shuma minimale e siguruar në kontratën e sigurimit sipas përcaktimeve të paragrafit (1) të këtij neni, për çdo ngjarje të vetme është 50 000 000 lekë.

KAPITULLI IX

KUNDERVAJTJET ADMINISTRATIVE

Neni 56

Shkelja e dispozitave nga shoqëria e sigurimit

31

Page 40: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(1) Autoriteti vendos sanksione me gjobë nga 100,000 deri në 300,000 lekë ndaj shoqërisë së sigurimit dhe degës së shoqërisë së huaj, kur mbajtësit të kontratës së sigurimit nuk i vihen në dispozicion kushtet dhe termat e përcaktuara në nenin 8, paragrafi (3) të këtij ligji;

(2) Në rast të shkeljeve të paragrafit (1), Autoriteti vendos gjithashtu gjobë nga

50,000 deri në 100,000 lekë për personat përgjegjës të shoqërisë së sigurimit. (3) Autoriteti vendos gjobë nga 500,000 deri në 1,000,000 lekë, ndaj shoqërisë së

sigurimit dhe degës së shoqërisë së huaj, nëse shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj:

1. harton një kontratë sigurimi në kundërshtim me dispozitat e nenit 8, paragrafi

(1) të këtij ligji; 2. zbaton kushte sigurimi, terma si dhe tarifa primesh në kundërshtim me nenin

10, paragrafin (3) të këtij ligji; 3. ushtron aktivitet në sigurimet e detyrueshme sipas nenit 2, paragrafit (1), pika

2 të këtij ligji dhe nuk është anëtar i Byrosë; 4. nuk paguan kontribute kundrejt Fondit të Garancisë dhe Kompensimit në

përputhje me nenin 48, Paragrafi (1) dhe 49, paragrafi (1) dhe(2) të këtij ligji.

(4) Autoriteti vendos gjithashtu gjobë 100,000 deri në 200,000 lekë për personat përgjegjës të shoqërisë së sigurimit në rast të shkeljeve të paragrafit 3 të këtij neni.

(5) Autoriteti vendos gjobë nga 500,000 deri në 1,000,000 lekë ndaj shoqërisë së sigurimit dhe degës së shoqërisë së huaj, nëse shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj:

1. refuzon propozimin per lidhjen e kontratrës së sigurimit në

kundërshtim me nenin 8, paragrafin (2) të këtij ligji; 2. fillon të zbatojë terma dhe kushte sigurimi si dhe tarifa primesh në

lidhje me këto terma dhe kushte, si dhe për bazën teknike që është përdorur brenda periudhës së përcaktuar në nenin 10, Paragrafi (1) i këtij ligji;

3. nuk i jep një ofertë apo informacion të arsyetuar palës së dëmtuar brenda afateve të përcaktuara në nenin 12, pika 1 të këtij ligji;

4. nuk i paguan palës së dëmtuar pjesën që i korrespondon në përputhje me dispozitat e nenit 12 të këtij ligji;

5. vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij ligji; (3) Në rast të konstatimit të shkeljeve të përcaktuara në paragrafin (5) të këtij

neni, Autoriteti vendos gjobë nga 50,000 deri në 100,000 lekë edhe ndaj personave përgjegjës të shoqërisë së sigurimit.

(4) Perfaqësuesi i autorizuar i dëmeve i shoqërisë së sigurimit gjobitet nga

Autoriteti ne masen nga 100,000 deri në 200,000 lekë, nëse ai nuk i paraqet palës së dëmtuar një ofertë për dëmshpërblim apo nuk i kthen një përgjigje të arsyetuar brënda afateve kohore të përcaktuar në nenin 41 të këtij ligji.

32

Page 41: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Neni 57

Shkeljet nga Byroja

(1) Autoriteti vendos sanksione me gjobë nga 500,000 deri në 1,000,000 lekë, nëse Byroja:

1. nuk i jep një ofertë apo informacion të arsyetuar palës së

dëmtuar brenda afateve të përcaktuara në nenin 12, paragrafi (1) të këtij ligji, ku Byroja është e detyruar të paguajë kompensimin sipas nenit 16, paragrafi (1) te këtij ligji;

2. nuk i paguan palës së dëmtuar vlerën që i korrespondon pjesës se padiskutueshme të dëmit sipas nenit 12 të këtij ligji, për të cilën është e detyruar sipas përcaktimeve të nenit 16, paragrafi (1) dhe (2) e këtij ligji;

3. vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij ligji; 4. nuk menaxhon dhe përdor Fondin e Kompensimit dhe

Garancisë, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj apo rregullore, sipas nenit 50, paragrafi (2) të këtij ligji;

(2) Në rast të shkeljeve të paragrafit (1) të këtij neni, Autoriteti vendos gjobë nga

50,000 deri 100,000 lekë edhe ndaj personit përgjegjës të Byrosë. (3) Autoriteti vendos gjobë në masën nga 100,000 deri në 500,000 lekë, nëse Byroja:

1. nuk njofton Autoritetin Mbikëqyrës sipas përcaktimeve të nenit 50, paragrafi (3) dhe (4) te këtij ligji;

2. nuk i vë në dispozicion palës së dëmtuar, apo çdo pale tjetër të përfshirë në aksident, informacionin e disponueshëm dhe përdorimin e këtij informacioni në përputhje me parashikimet e këtij ligji;

(6) Në rast të shkeljeve sipas paragrafit (3) të këtij neni, Autoriteti vendos gjobë nga

50,000 deri në 100,000 lekë edhe ndaj personit përgjegjës të Byrosë.

Neni 58

Shkeljet nga pronari i mjetit të transportit

(1) Personi juridik ose fizik gjobitet me 20.000 lekë, kur në cilësinë e pronarit të mjetit të transportit, ai shkel dispozitat e nenit 4, paragrafi (1).

Neni 59

Shkeljet nga drejtuesi i mjetit të transportit

(1) Gjobitet në masën nga 10,000 lekë drejtuesi i mjetit të transportit, nëse me kërkesë të një personi të autorizuar ai nuk vë në dispozicion një kontratë sigurimi apo ndonjë dokument vërtetues të një kontrate sigurimi, të lidhur në përputhje me nenin 6, paragrafi (1) të këtij ligji;

33

Page 42: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

(2) Nëse një automjet i huaj, lëvizja e të cilit në territorin e Republikës së Shqipërisë

është e kushtëzuar nga kontrata e sigurimit kufitar, por lëviz në këtë territor pa lidhur këtë kontratë, drejtuesi i këtij mjeti motorik gjobitet në masën 20.000 lekë. Parashikimet e këtij paragrafi zbatohen njësoj edhe nëse një mjet motorrik me regjistrim të huaj lëviz në territorin shqiptar pa sigurim kufitar, pasi i ka mbaruar afati i vlefshmërisë së kartonit jeshil.

(3) Nëse drejtuesi i një mjeti të huaj, lëvizja e të cilit në territorin e Republikës së

Shqipërisë është e kushtëzuar nga sigurimi kufitar, në momentin kur largohet nga Shqipëria nuk paraqet policën e sigurimit kufitar të lidhur për të gjithë periudhën e qëndrimit të këtij automjeti apo për kohëzgjatjen e këtij qëndrimi pasi vlefshmëria e kartonit jeshil ka mbaruar, organet kompetente për kontrollin e kufirit nuk lejojnë lëvizjen e mëtejshme të mjetit derisa detyrimet si në paragrafin (2) të këtij neni të përmbushen.

Neni 60

(1) Gjobat sipas neneve 58 dhe 59 vendosen nga organet kompetente përkatëse përgjegjëse për kontrollin e trafikut.

(2) Byroja është e detyruar të njoftojë Autoritetin menjëherë nëse ka dijeni për shkelje nga ana e shoqërive të sigurimit, sipas përcaktimeve të nenit 56.

(3) Përveç sa është parashikuar në paragrafin (2) të këtij neni, Byroja është e detyruar të dërgojë pranë Autoritetit të gjitha të dhënat që disponon në lidhje me shkeljet nga ana e shoqërisë së sigurimit.

KAPITULLI X DISPOZITAT TRANZITORE

Neni 61 Harmonizimi i sipërmarrjeve siguruese

(1) Shoqëria e sigurimit, e cila ushtron aktivitet në fushën e sigurimit të detyrueshëm motorik, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, është e detyruar të harmonizojë kushtet e sigurimit me dispozitat e tij, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

(2) Autoriteti harmonizon funksionimin e Qendrës së Informacionit, në përputhje me

dispozitat e këtij ligji, brenda një viti nga hyrja në fuqi e tij.

Neni 62 Nxjerrja e akteve nënligjore

34

Page 43: Projekt ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e ... ligj Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e... · RELACION PËR PROJEKTLIGJIN “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM

Autoriteti, brënda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, miraton rregullat e përcaktuara në këtë ligj.

Neni 63

Shfuqizime

(1) Ligji nr.7641, datë 1.12.1992 “Për miratimin me disa ndryshime të dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i ndryshuar, shfuqizohet.

(2) Aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit nr.7541, datë 1.12.1992 “Për sigurimin

e detyrueshëm të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, të ndryshuar, shfuqizohen brënda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

(3) Aktet nënligjore sipas paragrafit (2) të këtij neni, zbatohen nëse nuk janë në

konflikt me këtë ligj. (4) Neni 100, pika (1) e ligjit nr.9276, datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit,

risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, shfuqizohet.

Neni 64 Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

35