29
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK PRISHTINË Projekt kërkimor: IDENTIFIKIMIMI I FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË PRODUKTIVITETIN E PUNËS NË BANKA INSTITUCIONE TJERA FINANACIARE Punuar nga: MENTORI: Prof.Dr. Nexhmi Rexha Luzim Jaha LËNDA: Metodologjia e Hulumtimeve STUDIMET:Postdiplomike Master DEPARTAMENTI:Banka, Financa dhe Kontabilitet

Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ne kete punim kam paraqitur para jush , neme nyre sa me te qarte faktoret te cilet ndikojn ne produktivitetin e pune ne nje ndermarrje.

Citation preview

Page 1: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI EKONOMIK

PRISHTINË

Projekt kërkimor:

IDENTIFIKIMIMI I FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË

PRODUKTIVITETIN E PUNËS NË BANKA INSTITUCIONE TJERA FINANACIARE

Punuar nga:

MENTORI: Prof.Dr. Nexhmi Rexha Luzim Jaha

LËNDA: Metodologjia e Hulumtimeve

STUDIMET:Postdiplomike Master

DEPARTAMENTI:Banka, Financa dhe Kontabilitet

PRISHTINË, janar, 2010

Page 2: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

1. PËRMBAJTJA

1. Përmbajtja...............................................................................................................1

2. Hyrje........................................................................................................................2

3. Qëllimi i projektit kërkimor.......................................................................... ........... 4

4. Definicioni i Produktiviteti........................................................................................3

5. Modeli i kërkimeve të Rrethanave dhe Faktorëve që kanë ndikuar në produktivitetin e punës në ndërmarrje.....................................................................5

5. 1 Parashtrimi i Hipotezave................................................................................ 5

6. Metodologjia e projektit kërkimor.............................................................. ........... 6

7. Mostra.................................................................................................................... 6

7.1 Përzgjedhja e mostrës........................................................................... ............ 6

7.2 Intervistimi.............................................................................................. ........... 6

7.3 Mbledhja e të dhënave....................................................................................... 6

7.4 Analiza e të dhënave.......................................................................................... 7

7.5 Paraqitja e rezultateve........................................................................................ 8

7.5.1 Rezultatet statistikore ................................................................................. 9

7.5.2 Rezultatet kualitative.................................................................................. 10

7.5.3 Rrethanat e përgjithshme........................................................................... 11

7.5.4 Ndikimi i faktorëve..................................................................................... 12

7.5.5 Ndikimi i rezultateve në produktivitet.......................................................... 13

8. Hipotezat................................................................................................................. 14

9. Konkluzionet........................................................................................................... 15

10. Analiza SVOT......................................................................................................... 16

11. Rekomandime.......................................................................................................... 17

12. Përfundimi................................................................................................................ 18

13. Literatura e Konsultuar............................................................................................. 19

1

Page 3: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

2. HYRJE

Në këtë punim unë unë para jush kam paraqitur një projekt kërkimor në të cilin unë jam munduar që në mënyrë sa më të detajuar të paraqes para jush disa koncepte kyqe të cilat do ndikojn në produketivitetine punës në qdo ndërmarrje qoftë ajo: bankë, instituticion mikrofinanciar, agjensi sigurimesh, biznes privat, partnership etj.

Rritja e produktivitetit të punës në ndërrmarrjet është objektive çdo ndërmarrje,firme apo korporate. dhe një ndër faktorët kryesor në arritjen e përparsive konkuruese në afarizmin global bashkëkohorë,është edhe rritja e produktivitetit të punës së ndërmarrjes.

Kjo është edhe arsyja pse i kushtohet rendësi aq e madhe gjetjes së faktorëve që ndikojnë rritjen e produktivitetit e punës në ndërmarrje ku qëllimi kryesor i qdo i ndërmarrje është maksimizimi i profitit.

Ky projekt në brendësinë e tij përmban një mori informatash të cila janëe shumë të rëndësishme për ndërrmarrjë të ndryshme në sektor të ndryshëm të ekonomisë, dhe besojm se se këto informa di të ju hyjnë shumë në punë veqanarishte ndërmarrjeve shërbyese sepse hulumtimi është bërë kryesisht më këto ndërmarrje.

Projekti kërkimor në vazhdim, është një detyrë që u është dhënë studentëve, që vijojnë studimet postdiplomike në programin master, drejtimi BANKA, FINANCA DHE KONTABILITET në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, qëllimi i punimit kërkimor, është zbatimi në praktik i njhohurive të fituara nga lënda:

Metodologjia e punës kërkimore shkencore:

Prof. Dr. Nexhmi Rexha

Ky projekt kërkimor është i bazuar në të dhëna të mbledhura në teren dhe të analizuara nga ne përmes intervistave të realizuara me menaxherët e ndërmarrjeve.

Grupi punues i studenteve është i përbër prej: Lulzim Jaha,

Grupi i projektit kërkimor është nga Podujeva, grupi punues i projektin kërkimor e përfunduan më datën 20, janar, 2010

2

Page 4: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

3. QËLLIMI I PROJEKTIT KËRKIMOR

Qëllimi i këtij projekti është që të identifikojmë faktorët që ndikojnë në rritjen (uljen) e produktivitetit në ndërrmarjet, veqanarisht në BANKAT kosovare. Ky projekt më shumë është orientuar në bankat në Kosove. Konsiderojmë se kemi arritur të mbledhim informata në nivel të arsyeshëm për njohjen e problemit.Sa më shumë informata që kemi marrur, kemi arritur ti qasemi problemit ne një mënyre shumë më të lehtë, dhe informatat plotësuese janë shumë të domosdoshme për njohjen e problemit dhe zgjedhjen e alternativave.

Ky punim është shumë i nevojshme për menaxheret e resurseve njerëzore.Në Kosove mbledhja e të dhënave është shumë e vështire, sepse në shumicën e ndërmarrjeve nuk ka persona adekuat për informatat e ndërmarrjes, kjo ndodh për shkak te mos vetëdijesimit te ndërmarrjeve për punët kërkimore dhe për rendësin e tyre në biznes.Kërkimet janë te domosdoshme për njohje e shume problemeve biznesore.

Burimet e te dhënave janë marrur nëpër banka te ndryshme, ku në pyetje janë përgjigjur udhëheqësit e punëtoreve.Informata në kohë është shumë e nevojshme.Mostra është shumë e domosdoshme gjatë punimit të këtij kërkimi, sepse marrja në pyetje është një formë e mbledhje sa më shumë informatave na jep mundësi qe të bëjëm analizë më të mirë. Mostra e saktë e jep një konkluzion të qarte, për ketë arsye edhe ne jemi koncentruar në ndërmarrje të ndryshme dhe me udhëheqës të ndryshëm.

Për ketë lloj të studimit mostra e rastit mund të na jep një bindje krejt tjetër me ralitetin.Nëse mbledhja e të dhënave kalon një kohë të gjatë atëherë mund të shpjer deri te monotonia e punimit te kërkimit. Është shumë e nevojshme që gjatë mbledhjes së të dhënave të kemi një mbikëqyrje të mirë për te ndihmuar të anketuarin që të përgjigjet sa më lehtë në pyetjet e bëra.

Synimi i projektit kërkimor është:

Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në produktivitetin e punës në Banka dhe Institucione tjera financiare

Objektiva e projektit kërkimor janë :

Të identifkohen rastet apo faktorët (incidentet) që janë hasur nga menaxherët tek punëtorët e tyre, që kanë ndikuar në rritje të produktivitetit të punës në ndërmarrje

Të përshkruhen rrethanat që ndikuan tek këto raste apo faktorë (incidente).

Të mblidhen të dhënat dhe të bëhët analiza e tyre

Te nxirren hipotezat,

Të nxirren konkluzionet mbi keta faktorë.

Të bëhet Analiza SËOT e këtyre faktorëve

Të jepen rekomandime për menaxhmentin e ndërmarrjeve

3

Page 5: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

4. DEFINICIONI I PRODUKTIVITETIT

Produktiviteti paraqet kërkesat e afarizmi që, me shpenzime sa më të vogla të fuqisë punëtore, të realizohen rezultate më të mëdha. Kjo, njëherit, paraqet përpjekjen e ndërmarrjes, për t’i minimizuar shpenzimet e fuqisë punëtore, dhe për të maksimizuar rezultatet dhe para së gjithash për të sendërtuar rezultatet e palanifukara të ndërmarrjes. 1

Rritja e produktivitetit është e rendesishme per dy arsye:

5. është burimi bazë për rritjen e pagave dhe standardit të jetës.6. ndihmon në uljen e forcave inflacionare (duke e mbajtur koston e punës të ulët kur pagat

nominale rriten).

Çdo ndermarrje, si bartse e aktiviteteve te caktuara afariste ne riprodhimin shoqeror, ka per detyre të organizoj asi afarizmi që siguron rezultate maksimale me shpenzime minimale të fuqisë punëtore. Një organizim i tillë mundëson rritjen e produktivietit të ndërmarrjes.

Produktiviteti tregon sa njësi të outputit mund të nxjerrim nga një njësi e inputit. Nëse outputi për njësi rritet me te njëjte sasi inputi, produktiviteti është rritur.

Produktiviteti i punës = produkti total/numri i orëve te punës 2

Produktivitetin, si parim ekonomik te afarizmit, duhet shikuar si faktor shume i rendesishme per zhvillimin stabil dhe te shpejte ekonomik. Prandaj, kërkesat për rritjen e produktivitetit nuk janë vetëm detyrat e ndërmarrjes por edhe të mbar shoqerisë.

Në faktorët objektiv të produktiviteti hyjne :

faktorët teknik dhe

faktorët shoqeror.

Në faktorët subjektiv të produktivitetit hyjnë :

struktura kualifikuese e punetore,

intensiteti i punës së ndërmarrjes, dhe

organizimi i ndërmarrjes.3

Ndikimi në produktivitetin e punës në konceptin bazë të produtivitetit qëndron raporti ndërmjet sasisë dhe cilesisë së produkteve apo shërbimeve të prodhuara dhe madhesise së burimeve të perdorura për prodhimin e tyre.

Kemi disa lloje te produktivitetit:

Kur vetem puna paraqitet si input atehere kemi te bejme me produktivitetin e punës,

Kur kapital paraqitet si input kemi te bëjmë me produktivitetin e kapitalit,

Në prodhimin bashkohor po ndodhin ndryshime cilësore të cilat flasin për atë se punetori gjithnje e më tepër po kalon nga prodhimi i drejtpërdrejtë ka pergaditja.

1 Isa Tahiri, Organizimi I punes (Prishitne, 1998)2 Campbell R. McConnell, Stanley L. Brue and David A. Macpherson, Contemporary Labor Economics, (Neë York, 1999)3 Tahiri, op.cit.

4

Page 6: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

PRODUKTIVITETI I PUNES NE DISA VENDE ME TE ZHVILLUARA NE BOTE. 4

TABELA 1

Vendet Franca Gjermania Japonia B. Madhe SHBA

Outputet per person te punesuar (1997)

54.507 55.644 46.048 42.630 60.916

Vitet Shkalla e rritjes se produktivitetit

1960-1973 4.75 4.04 8.30 2.89 2.36

1974-1986 2.10 2.30 3.50 1.40 1.40

1987-1997 1.48 2.00 1.94 1.02 1.09

FAKTORËT NE RRITJEN E PRODUKTIVITETIT (1929-1982) 5

TABELA 2

1. përmirësimi ne kualitetin e punës 20%

2. sasia e kapitalit fizik 28

3. rritja e efiqiences

a. përmirësimi teknologjik 40

b. ekonomia e shkalles 13

c. përmirësimi i alokimit të burimeve 12

d. ambienti 13

Rritja e produktivitetit te punës 100%

5. Modeli i kërkimeve të Rrethanave dhe Faktorëve që kanë ndikuar në produktivitetin e punës ndërmarrjet

4 Isa Mustafa, Lidershipi, (Prishtine 2006)5 Campbell R. McConnell, Stanley L. Brue and David A. Macpherson, Contemporary Labor Economics, (Neë York, 1999)

5

Page 7: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Ne më poshtë do të paraqesim këtë model i cili tregon se si ndikojn rrethanat dhe faktorër në produktivitetin e punës në ndërmarrje në vijim është paraqitur modeli:

RRETHANAT FAKTORI-INCIDENTI Rezultatet

e përgjithshme që kanë bërë (AKSION apo VEPRIM)

të mundur të ndodhin AKCIONI. ( Variabla e varur Y)

(Variabla e pavarur X)

5.1 PARASHIKIMI I HIPOTEZAVE

MOTIVIMI

Të ardhurat

Shtesat (Bonuset)

Bursat për ndjekje të kurseve

Pushimet dhe Sigurimet shendetsore

Kushtet e punës

Mirënjohjet për punëtorë

Gradimi në punë(ngritja në pozita më të larta

Kërcnimi i vendit të punës

Rritja e kërkesës për punë

ARSIMI I VAZHDUESHËM

Trajnimi intensive, Seminare,

Konferenca jashtë shtetit .

KREATiViTETi

Veteinciativa inovacionet tekniko-teknologjike

Avansimi i procesit të punës apo i i kushteve të punës.

MARKETING

Shperndarja, broshurave, kalendarëve, dhuratave në gjatë festave, informimi i saktë i klienteve

TEKNOLOGJIA Sa më e avancuar dhe bashkohore

PROFESIONALIZIMI

Aftësitë e dhe profesionale, përgjegjësitë personale

RRITJA E PRODUKTIVITETI DHE EFIKASITETIT TË PUNES

6

Page 8: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Në bazë të asaj që kemi lexuar në literaturën moderne dhe duke gërshetuar me përvojën e mëparshme dhe të tanishme ne kemi parashtruar këto hipoteza mbi faktorët që ndikojnë në produktivitetin e punës në ndërmarrje:

Motivimi,

Vetiniciativa, (gatishmëria për bashkëpunim )

Kreativiteti (inovacioni),

Marketingu( Ne jemi të për të gjithë )

Arsimimi i vazhdueshëm (nëpërmjet trajnimeve, seminareve, konferencave etj),

Teknologjia e avancuar dhe bashkohore,

Profesionalizmi ( aftësitë profesionale dhe përgjegjsitë personale).

6. METODOLOGJIA E KËRKIMIT

Si metodë e mbledhjes së të të dhënave është përdorur pyetësori anketues, i cili është realizuar duke intervistuar drejtëpërdrejt menaxherët dhe koordinatorët e degëve dhe nëndegëve. Përmes pyetësorit anketues kemi mbledhur të dhëna me antë të cilave kemi dashur t’i zbulojmë

7

Page 9: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

rastet e vartëse (incidente apo ngjarje) që kanë ndikuar në produktivitin e punës në ndërmarrje, si dhe rrethanat të cilat kanë bërë të mundur të ndodhin ato raste.

Pyetësori me të cilin e kemi dal në teren për anketim.

FORMULARI I INTERVISTËS PËR IDENTIFILIMIN E PROBLEMIT KËRKIMOR Zotëri/zonjë e nderuar

Unë quhem (Lulzim Jaha). Jam student në programin Master, Fakulteti Ekonomik në Prishtinë. Në këtë semestër jam duke ndjekur lëndën Metodologjia e Hulumtimeve Shkencore-Kërkimore me profesorin Nexhmi Rexha. Secili student në këtë lëndë duhet të angazhohet në një projket kërkimor për të zbatuar praktikisht dijen e fituar gjatë seminarëve.

Unë kam zgjedhur temën “IDENTIFIKIMI I FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË PRODUKTIVITETIN E PUNËs NË NDËERMARRJE”. Hulumtimi im mbështetët në të dhënat nga intervistat personale dhe ju lus shumë që tmë ndihmoni me përgjegjje në disa pyetje të lehta për ju. Intervistat zgjatë përafërsisht 10 minuta dhe të dhënat do të ju pyes të identifikoni vetëm e juaj. Pra, intervista është anonime, dhe të dhënat do të perdorën pa përmendur emrin e juaj ose dikujt tjetër. Ju lutem kujtoni kur keni parë për herë të fundit njëri nga varësit (puntorët) tuaj të ketë bërë diçka çfarë ka ndihmuar grupin tuaj që të kryej punët sipas afatit.

Ju lutem me tregoni kur ka ndodhur ndonjë veprim i ndonjë nga punonjësit tuaj që ka bërë të mundur që puna e tij/saj të jetë ndihmesë për grupin tuaj që të kryej punë sipas afatit?

A ka ndikuar veprimi (puna) i tij (i saj) në rritjen e produktivitetit (efekteve të punës grupit tuaj) për një përqind në ditë?- ose në një periudhë të ngjajshme?

Cilat ishin rrethanat e përgjethëshme që kanë bërë të mundur të ndodh një gjë e këtillë?

Më trego ju lutëm saktësisht çfarë ka bërë ky përson që ishte ndihmës për grupin tuaj në atë kohë?

Më thuaj pse kjo ishte ndihëmes në kryerjen e punës së grupit tuaj?

Kur ka ndodhur ky veprim?

Në cilën detyrë ishte i caktuar përsoni në fjalë?

Për sa kohë ka qënë përsoni në atë detyrë?

Sa vjeçarë është përsoni ne fjalë?

Përgaditja shkollore e përsonit në fjalë?

Ju faleminderit për kohën që më ndatë për mua, kjo është një ndihmesë shumë e çmuar për projektin tim.

7. MOSTRA

Mostra është një metodë e cila është përdorur për të bërë analizën e të dhënave Mostra është shumë e domosdoshme gjatë punimit të këtij kërkimi, sepse marrja në pyetje e më shumë ndërmarrjeve do të kushton shumë.

8

Page 10: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Mostra e saktë e jep një konkluzion të qartë, për këtë arsye edhe ne jemi koncentruar në ndërmarrje të ndryshme dhe me udhëheqës të ndryshëm, ne jemi orientuar ndërmarrje shërbyese (banka she institucione financiare) ku janë vizituar mbi 50 ndërrmarrje ku i kemi marrë 33 intervista prej menaxherëve të ndërrmarrjeve të ndryshme në regjionin e Prishtinës.

Për këtë lloj të studimit mostra e rastit mund të na jep një bindje krejt tjetër mMostra është shumë e domosdoshme gjatë punimit të këtij kërkimi, sepse marrja në pyetje e më shumë ndërmarrjeve do të kushton shumë.

Mostra e saktë e jep një konkluzion të qartë, për këtë arsye edhe ne jemi koncentruar në ndërmarrje të ndryshme dhe me udhëheqës të ndryshëm.Për këtë lloj të studimit mostra e rastit mund të na jep një bindje krejt tjetër me realitetin.Nëse mbledhja e të dhënave kalon një kohë të gjatë atëherë mund të shpjer deri te monotonia e punimit të kërkimit, por është shumë me rëndësi mbledhe esa më shuëm informative të cila na qojn deri tek Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në produktivitetin e punës në ndërmarrje.

7.1Intervistimi

Intervistimi është metodë e cila realizohet drejtpërdrejt më korrespondentët, dhe ne e kemi përdorur këtë metodë sepse kjo metodë na jep të dhëna shumë reale dhe ato ne na kanë ndihmuar shumë në përzgjedhjen e mostrës dhe të dhënave të cilat i kemi analizuar.

7.2 Përzgjedhja e mostrës

I gjithë projekti kërkimor është i bazuar në mostrat e që janë marrë nga intervistimi që është bërë më disa prej bankave dhe institucioneve financiare nëpër filialet e tyre nëpër regjionin Prishtinës. Vlen te cekët, se ne përgjedhjen e ndërmarrjeve në regjionin e Prishtines , pjestarët e grupit punues kemi qenë të ndihmuar, nga shokët dhe kolegët të cilët punojn në disa prej këtyre bankave dhe kështu ne e kemi pasur më lëhtë qasjen në to dhe ne kështu kemi mbledhur mjaft ë dhëna me antë pytsoreve dhe intervistave shumë të shkurtara dhe keto të dhëna ne i kemi analizuar, faktorëve që ndikojnë në produktivitetin e punës në ndërmarrje, ku janë vizituar mbi 50 ndërmarrje ku i kemi marrë 33 intervista prej menaxherëve të ndërmarrjeve të ndryshme në regjionin e Prishtinës.

7.3Mbledhja e të dhënave

Mbledhja e të dhënave në terenë është bërë përmesë pytësorit, bazuar në teknikën e incidentit kritik. Rastet janë regjistruar, atëherë kur janë hasur veprime apo faktorë të formës së incidenteve kritike, që kane ndikuar në produktivitetin e punës në ndërmarrje. Në të njëjtën kohë është tentuar të shmangen faktorët e formës së përhershme. Rastet e identifikuara janë regjistruar në pyetësor, për t’u regjistruar më pas në mënyrë elektronike në tabela, ku dhe janë organizuar dhe përgaditur për fazat e tjera të punimit kërkimor.

7.3 Analiza e rezultateve dhe paraqitja tabelare

9

Page 11: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

7.3.1 Rezultatet statistikore

Në bazë të intervistave të bëra kemi marrë përgjigje të ndryshme të cilat janë koduar, dhe paraqitur në tabela dhe grafike.

Tabela .1

A ka ndodhur që ndonjëherë nga punonjësit tuaj të ketë bërë ndinjë veprim apo diçka tjeter që ka ndikuar në rritjen e produktivitetit në ndërmarrjen tuaj a keni ndëgjuar për një gjë të tillë po ose jo ?

Numri i rasteve

%

Po 21 68%

Jo 12 32%

TOTALI 33 100%

A ka ndikuar veprimi (puna) i tij (i saj) në rritjen e produktivitetit (efekteve të punës së grupit tuaj) për një përqind në ditë?- ose në një periudhë të ngjajshme?

Numri i rasteve

%

Po 19

Jo 14

Totali 33 100.00

7.3.3 Rrethanat e përgjithshme

Tabela

Cilat ishin rrethanat e përgjithshme që kanë bërë të mundur të ndodh një gjë e këtillë?

10

Page 12: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Raste %

Vetiniciativa 12 37.50

Atmosfera e mire e grupit 8 25.00

Eksperienca dhe përvoja e mëhershme 12 37.50

TOTAL 32 100.00

0 50 100 150

Trajnimet dheseminaret

Marketingu

Eksperienca e huaj

TOTAL

Cilat ishin rrethanat e përgjithshme qëkanë bërë të mundur të ndodh një gjë ekëtillë? Raste

Cilat ishin rrethanat e përgjithshme qëkanë bërë të mundur të ndodh një gjë ekëtillë? %

Tabela .2

Kur ka ndodhur ky veprim?

Raste %

Para 1 muaj 5 15.15

11

Page 13: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Para 3 muaj 10 30.3

Para 6 muaj 6 18.18

Para 1 viti 5 15.15

Para 2 viteve e më tepër 7 21.21

TOTAL 33 100.00

Kur ka ndodhur ky aksion? Raste

Para 0-3 muaj

Para 3-6 muaj

Para 6-12muaj

Para 1 viti

Para 2 viteve e më tepër

TOTAL

Tabela

Për sa kohë ka qenë ky person në atë detyrë?

Raste %

0 deri 1 vit 4 11.11

12

Page 14: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

1 deri 3 vite 9 25.00

3 deri 5 vite 10 27.78

5 e më shumë vite 13 36.11

TOTAL 36 100.00

0 20 40 60 80 100 120

0 deri 1 vit

1 deri 3 vite

3 deri 5 vite

5 e mëshumë vite

TOTAL

Për sakohë ka qenë ky person nëatë detyrë? %

Për sakohë ka qenë ky person nëatë detyrë? Raste

Tabela

Grup moshat & Rastet

Raste %

Deri 22 vjet 8 22.22

22 - 32 vite 10 27.78

13

Page 15: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

32 - 40 vite 9 25.00

40-50 vite 5 13.89

50 e më shumë vite 4 11.11

TOTAL 33 100.00

0 20 40 60 80 100 120

Deri 22 vjet

22 - 32 vite

32 - 40 vite

40-50 vite

50 e më shumë vite

TOTAL

GRUP MOSHAT RASTET %

GRUP MOSHAT RASTET Raste

Përgatitja shkollore e përsonit në fjalë?

Raste %

Shkolla fillore 2 5.56

Shkolla e mesme 26 72.22

Universiteti 8 22.22

14

Page 16: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

TOTAL 33 100.00

Në cilën detyrë ishte i caktuar përsoni në fjalë?

Raste %

Niveli i ulët i menaxhmentit 0 0.00

Niveli i mesëm i menaxhmentit 20 62.50

Niveli i lartë i menaxhmentit 12 37.50

TOTAL 33 100.00

0 50 100 150

Niveli i ulët imenaxhmentit

Niveli imesëm i

menaxhmentit

Niveli i lartë imenaxhmentit

TOTAL

7.3.2 Rezultatet kualitative

Pytjet kryesore që siguronin përgjegje kualitative, përmes të cilave identifikoheshin rrethanat që ndikuan në fakorë, veprimet e sakta ( faktori-icindenti) dhe rezultatin e këtyre faktorëve ndikuan në rritje të produktivitetit apo efikasitetit.\

7.3.4 Faktorët e identifikuar

15

Page 17: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Tabela

Më trego ju lutem saktësishtë çfarë ka bërë ky përson që ishte ndihëmse për grupin tuaj në atë kohë.

Raste %

Aftësia profesionale 14 36.11

Inovacionet 8 25.00

Kreativiteti 7 22.22

Konsumatori Mbret (Respektimi i konsumatorit) 6 16.67

TOTAL 36 100.00

Incidenti - Faktor Raste

Aftësia profesionale

Inovacionet

Kreativiteti

KonsumatoriMbret

TOTAL

7.3.5 Rezultati ndikimi në Produktivitet dhe Efikasitet

Tabela

Më trego ju lutem pse ishte kjo ndihmese në kryrjen e punës në grupin tuaj?

Raste %

Ndihmoi kolegun në zgjidhjen e problemi teknik 14 40.70

16

Page 18: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Atmosferë dhe komunik i mirë brenda grupit 10 26.03

Punëtori kishte të gjitha kushtet e nevojshme te punës 7 16.67

Rritja e mirëbesimit tek klientët 5 16.67

TOTAL 36 100.00

0

20

40

60

80

100

120

Ndih

moi n

ë

rritj

e të

pro

duktiv

itetit

Realiz

oj

qellim

in

TO

TA

L

Puna e tijndikon ne Raste

Puna e tijndikon ne %

8. Hipotezat dhe konkluzionet

Faktorë kryesor që ndikojnë në produktivitet të punës në ndërmarrje janë:

Aftësitë profesionale- Janë identifikuar në formë të faktorëve të përhershëm në rritje të produktivitetit të punës në ndërmarrje , e jo si insident kritik. Rol kryesor në këtë faktorë ka pas aftësimi profesional i punëtorëve përmes trajnimeve, shkollave, kurseve , seminaret apo konferencave nëpër vende te ndryshem të rajonit apo Evropës.

Kreativiteti dhe inovacionet- Jnë paraqitur si faktor kryesor tipik i formës se incidenteve kritike. Shumica e rasteve kanë pas të bëjnë me gjetje të reja në

17

Page 19: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

procesin e punës, modifikimin e mjetit, idetë e reja për të përfunduar një punë etj.

Vetiniciativa- është një faktorë shumë i rëndësishëm për qdo bankë, sepse kështë kur një individ merrë vetiniciativë për ti ndihmuar grupit ai në këtë mënyrë rritë motivine tyre për punë dhe kështu ata japin gjitëqka që është mundur që ajo punq tq kryhet me afatet e parpara.

Gadishmëria- për bahskpunim në mes antarëv të grupit është një faktorë kyq dhe për më qenë në shërbim të klientit në qdo kohë kanë ndikuar në mbajtjen e mirëbesimit te klientët, rrjedhimisht në lojalitetin e klientëve ndaj ndërmarrjes.

Motivimi- Faktorë shumë i rëndësishmë në rritjene produktivitetit sepse ai është faktorë i cili nxit dhe i paraprin veprimeve apo aksioneve të puntorëve që ndikojnë në rritje të produktivitetit. P sh nësë një punëtorë merrë një pagë 600 euro, atëherë ai puntorë do të mundohet ta kryej punën m shuam përkushtim pëarsye ai/ajo nuk do të ndjehejn të rrezikura nga konkurrenca e cila gjindet jashte duke kërkuar punë.

Përvojë e përfituar nga vendet e tjera të punës- Janë ndër faktorët më kryesorë që ndikon në produktivitetin e punës, me anë të zgjerimit e njohurive dhe shkathësive personale dhe profesionale me ide të reja në shumë sfera dhe vende të ndryshme të punës

Marketingu- është një faktorë shumë i rëndësishëm i punës së qdo ndërmarje sepse me zhvillimin e tij ne jemi ne hap ose para konkurencës dhe kështu ne jemi në gjendje të ofrojm produkte dhe shërbime të cilat konkurrenca jonë ende nuk i ka oferte për konsumatorin.

Tabela

Hipotezat dhe konkluzionet 100%

Aftësitë profesionale 20%

Kreativiteti dhe inovacionet 15%

Vetinciativa dhe gadishmëria 7%

Motivimi 25%

18

Page 20: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Përvojë e përfituar nga vendet e tjera të punës 28%

Marketingu 10%

9. Analiza S.Ë.O.T

S.Ë.O.T Analiza lidhje me faktorët që ndikojnë në produktivitetin e punës në ndërmarrje.

19

Page 21: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

PЁRPARSITЁ (STRENTHS)

Rritja e autputit në raport me inputin.

Rritja e motivit për punë

Atmosferë e mirë grupore

Formimi i kulturës organizative ne ndërmarrje.

Rrritja e besushmëris së klienteve ndaj ndërmarrjes.

DOBESITE (ËEAKNESSES)

Faktorëve të produktivitetit të punës nuk i kushtohet vëmendje të duhur nga menaxhmenti.

Ska buxhet të mjaftueshëm për trajnime te punëtorëve.

Mungon inciativa nga ndërmarrësit.

Ska buxhet te nevojshmë për marketing

MUNDESITЁ (OPPORTUNITIES)

Kontrolli i fakëtorëve ndikues.

Të motivohen punëtorët

Mund t’i stimulojmë apo t’i eliminojme.

Të organizohen trajnime mbrenda në ndërmarrje

Të ketë kohevizitet grupor.

Atmosferë e mirë brenda grupit

RREZIQET (THREADS)

Mos shfrytëzimi i resurseve në mënyrë efikase në ndërmarrje.

Konkurenca

Jo profesionalizëm në ndërmarrje.

Të mos mbietoj në treg(falimentoj) ndërrmarrja

10. REKOMANDIMET

20

Page 22: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Duke u bazuar në rezultatet e këtij punimi kërkimor, rekomandoj që menaxhmenti i institucioneve financiare apo te ndërmarrësit individual privat se duhet të marrin në konsiderat rekomandimet vijuese:

Të investohet në avansimin e stafit punues si:

përmes trajnimeve,

Seminareve, kurseve,

konferencave kombtare dhe ndërkombtare etj

Të mutivohet stafi punues

pushimeve,

përmes dërgimeve jashtë vendit

bursave,

ngritje pagave,

ngritje ne pozitë

mirënjohjeve dhe lavadatave etj.

Të promovohen dhe vlersohen shprehit e punës si: motivimi, vetinciativa, gadishmëria, lojaliteti në grup, atmosfera e mirë, bashkëpunimi me koleget, si dhe hapja ndaj ndërrmarrjes dhe ndarja e njohurive apo aftësive me punëtorët e tjerët ndërrmarrjes sepse ne jemi pjese e tyre.

Komunikimi në mes niveleve menaxheriale dhe punëtorëvnë kontekst të aftësisë së menaxhimit të ideve, informacioneve, opinioneve, qëndrimeve, ndjenjave dhe besimit të mbartur nga një person tek një tjetër;

Kreativiteti dhe idete si aftësi e aplikimit të mendimit imanigjativ e cila mund të qoj në mënyra të reja të qasjes ndaj gjërave që dërgojnë në zgjedhje inovative të problemeve apo në incim të ndryshimeve, gjegjësisht aftësia për të marrë vendime në situtata të panjohura.

11. Përfundimi

Faktorët që ndikojnë në rritjen e produktivitet të punës në banka apo institucione tjera financiare duhet të merren parasysh nga menxhmenti apo nga vete pronarët sepse përndryshe do të ketë problem me konkurrencën.

21

Page 23: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

Duhet të merret parasysh faktroi njeri, si resurs human shumë i i rënsdësishmë, teknologjia e punës të jetë sa më e avancuar dhe në hap me kohën si dhe ketë kushte dhe mjete në vendin e punës si dhe një motivim shumë i lartë për punonjësit në mëyrë që ai/ajo të rrisë produktivitetin e punës dhe të ofroj shërbime/produkte shumë cilësore dhe kështu të ndioj në rritje dhe zhvillimin e produktivitetit të ndërmarrjes në përgjithësi.

Ky raport i formuluar nga hulumtimi, me konkluzionet dhe rekomandimet dhëna nga ky projekt kërkimor, mund te shërbej si udhërrëfyes për shumë banka, instuticione financiare dhe ndërmarrje të ndryshme në Kosove, te cilat janë të interesuara të informohen rreth rritjes së produktivitetit të punës në ndërmarrjete tyre .

Për fund do të këshilloja të gjithë ndërmarrësit që të investojnë më shumë tek personat që plotësojnë kriteret e lartë përmendura, si dhe investim tek të tjerët për të arritur kriteret në fjalë me qëllim të eliminimit të dyshimeve në arritjen e sukseseve.

Nga ky punim hulumtues si perfundim shume te shkurter dhe efikas qe i’u dedikohet meaxherve te burimeve njerzore eshte ky:

9.LITERATURA E KONSULTUAR

1. Umberto Eco: Si të bëhet një punim diplome, përkthyer nga italishtja Dr. Kristina Jorogiq, Botimi përpjekja, Tiranë,1997.

2. Fjalori Ekonomik

3. Bardhyl Musai: Si të shkruajmë ESE, CDE, 2004, Tiranë, 2004.

4. Prof. Dr. Nexhmi Rexha: Metodologjia e punës kërkimore shkencore për Biznes, përmbledhje ligheratash të autorizuara, Fakulteti Ekonomik i Prishtinës, Programi Master-Departamenti i Ekonomiksit, Prishtinë,2008

5. BSC- Kosovë e financuar nga ministria e Holandes, trajnime rreth Biznesit.

9. Campbell R. McConnell, Stanley L. Brue and David A. Macpherson, Contemporary Labor Economics, (Neë York, 1999)

10. Isa Tahiri, Organizimi I punes (Prishitnë, 1998)

11. Kuka, Ibrahim., Justina Shiroka Pula dhe Besnik Krasniqi. (2006). Menaxhmenti dhe Vendosja. Prishtinë

22

Page 24: Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha

23