15
KORRIK 2018 – FiskaListi – Volumi 1. Numri 8 Botim periodik fiskal dhe ekonomik mujor Përgatitur nga C. 00355682579711 E. [email protected] W. altax.al Parajsat tatimore, Pastrimi parave Përvoja dhe komente FiskaListi Për tu regjistruar te Fiskalisti vizitoni http://altax.al/al/regjistrohu Ky publikim dhe publikimet e tjera janë të disponueshme nëse vizitoni PUBLIKIME TE ALTAX është krijuar për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar rregulla, sqarime, tema diskutimi, libraria dhe edukimi online, si dhe vendime të bazuara në zbatim të legjislacionit tatimor, si dhe çështje të tjera fiskale të interesit të përgjithshëm. informon lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin. Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te , me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to. Materialet që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit Publikimi del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i Qendrës ALTAX. Përmbajtja e përmblidhet një herë në vit, dhe mund të shpërndahet (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave. Është vizioni i Qendrës ALTAX për të publikuar te gjithë problematikat e rëndësishme të nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal.

PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

KORRIK 2018 – FiskaListi – Volumi 1. Numri 8 Botim periodik fiskal dhe ekonomik mujor Përgatitur nga C. 00355682579711 E. [email protected] W. altax.al

Parajsat tatimore, Pastrimi parave Përvoja dhe komente

FiskaListi Për tu regjistruar te Fiskalisti vizitoni http://altax.al/al/regjistrohu Ky publikim dhe publikimet e tjera janë të disponueshme nëse vizitoni

PUBLIKIME TE ALTAX

është krijuar për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar rregulla, sqarime, tema diskutimi, libraria dhe edukimi online, si dhe vendime të bazuara në zbatim të legjislacionit tatimor, si dhe çështje të tjera fiskale të interesit të përgjithshëm.

informon lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë. Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin. Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te , me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to. Materialet që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit Publikimi del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i Qendrës ALTAX. Përmbajtja e përmblidhet një herë në vit, dhe mund të shpërndahet (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave. Është vizioni i Qendrës ALTAX për të publikuar te gjithë problematikat e rëndësishme të nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal. Ky është numri i pestë i publikuar, përgatitur nga Qendra ALTAX©.

Page 2: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

KËTË MUAJ FISKALISTI JU PREZANTON KËTA TITUJ DHE TEMA PËR LEXIM:

LAJME NGA SHQIPËRIA

Legjislacioni tatimor shqiptar për Lehtësira Tatimore dhe Zonat e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik

LIBRARIA E ALTAX CENTER

Legjislacioni tatimor shqiptar 1991 - 2002

Pushteti Tatimor, Vol.2. Artikuj e Analiza fiskale dhe ekonomike

Tax Notes for Construction Industry in Albania

Përmbledhje Legjislacioni për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore

PËRMBLEDHJE NGA SISTEMI GJYQËSOR PËR ÇËSHTJE FISKALE

VENDIME GJ.L. VOLUMI 8-2015 - 2016 - TAKSA DHE TARIFA VENDORE

DISKUTIMI. MODELI I PARAJSËS TATIMORE PËR SHQIPËRINË

LAJME NGA KOSOVA

ATK arkëton 220 milionë euro brenda 6 muajsh

Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në funksion të rritjes së përmbushjes vullnetare

EDUKIMI ONLINE me ALTAX

ETAPAT E PASTRIMIT TË PARASË

BLOGET MË TË LEXUAR NË KORRIK 2018

Tax avoidance via Eurobond

Revolucionarizimi apo evolucioni fiskal

Reforma e tatimit mbi fitimin mund ta përmirësojë Shqipërinë

Firmat fantazëm dhe Parajsat fiskale

2

Page 3: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

3

Our proactive decision support posts can help you locate a tax helper, make tax benefits choices and much more! Get answers to your tax and financial planning questions, based on your personal and business input. For more decision support resources, visit your secure area member website on ALTAX.

Find a Tax helper!

Browse our Tax Helper to find participating tax professionals by location, specialty and more. Plus, we're making it easier to find out how much assistance really costs, with pricing information for professionals in certain areas listed right on the site!

You can also:

- See how your needs measure up with the advice from our professionals

- Search hundreds of articles and documents on the ALTAX Blog

- Make better decisions about your tax planning with information from the tax professionals and educators

Page 4: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

4

Legjislacioni tatimor shqiptar për Lehtësira Tatimore

dhe Zonat e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik

2019 – 2021

Nëse norma e tatimit për tatimin mbi të ardhurat mund të krahasohet me vendet fqinje me Shqipërinë, mund të vërehet se kjo normë është ndër më konkurrueset dhe nxitëse për investitorët. Norma e tatimit mbi të ardhurat dhe mbi fitimin zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë tatimpaguesit pa dallim vendndodhje, sektorit ekonomik ose llojit të aktivitetit. Aktivitetet dhe sektorët që përjashtohen nga tatimet jepen për projekte të përzgjedhura, rast pas rasti dhe për çdo biznes, që specifikisht referohen te:

neni 18 të ligjit të tatimit mbi të ardhurat;

nenet 53, 54 dhe 56 të ligjit të TVSH-së, duke përfshirë skemën e veçantë të përjashtimit nga TVSH-së për vlerën e investimeve mbi 360,000 €;

nenet 10-12 të ligjit për mallrat me akcizë; dhe

neni 9 i ligjit për taksat kombëtare.

Projektet e investimeve mund të përfshijnë investime që janë të orientuara në shërbimet publike, projekte të infrastrukturës, si dhe në turizëm dhe hidrokarbure. Investitorët e huaj mund të transferojnë lirisht apo mund të blejnë dhe të transferojnë valutë të huaj jashtë vendit, pasi të jenë likujduar të gjitha tatimet. Si tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi dividentin, duke përfshirë edhe tatimet e mbajtura në burim, të cilat duhet të paguhen në mënyrat e përcaktuara në rregullat përkatëse. Pronarët e kompanive të mund të transferojnë jashtë vendit: - Të ardhurat e gjeneruara përmes një investimi; - kompensimet për shpronësime të investimeve për nevoja të investimeve prej shtetit - Likuidim të kapitalit të investuar me përfundimin e investimit; - të ardhurat e mbetura nga shitja e një investimi; - shumat e marra, si rezultat i procedurave të ekzekutimit përmbarimor dhe zbatimit të masave shtërnguese për debitorët ndaj shoqërisë dhe investitorëve. Kjo e drejtë mund të ushtrohet nga persona të huaj, që kanë marrë një leje qëndrimi të përhershme dhe janë të regjistruar si tregtarë të vetëm ose marrin pjesë në një ortakëri apo shoqëri të përbashkët, pasi të kenë paguar të gjithë detyrimet tatimore të pagueshme.

ALTAX ju fton te shprehni opinione, te cilat ne si organizate mundemi ti prezantojmë pranë Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë. Opinionet dhe komente mund te dërgohen ne adresën [email protected]

Çdo përjashtim ose stimulim tatimor jepet vetëm me ligj. Stimujt e taksave jepen në forma të ndryshme të zbatuara sipas ligjeve që i përcaktojnë ato, të tilla si:

norma të ulëta tatimore (5% dhe 15%) pa parakushte,

Skemë e veçantë për fermerët,

sektorë ekonomikë të përjashtuar nga TVSH (media, kërkimi hidrokarbureve),

kontributet e paguara nga punëdhënësi për të siguruar shëndetin dhe jetën e punonjësit

kreditimi i TVSH-së së investimit (investime të të gjitha llojeve),

humbje tatimore të mbartura për 3 vite,

norma të përshpejtuara amortizimi

Page 5: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

5

Firmat fantazëm dhe parajsat fiskale

Kompanitë e huaja (rezidente në parajsat fiskale) lidhen me kompanitë shqiptare. Kompanitë shqiptare operojnë si ndërmjetësuese dhe marrin përqindje për transaksionet e kryera nëpërmjet individëve në shtetet europiane dhe kompanisë mëmë (transaksioni përgjithësisht nuk kryhet në Shqipëri, po këtu vijnë vetëm komisionet). Kompania Mëmë, siguron bazën e parë, listën me kontakte dhe tregun. Një avantazh kryesor për ardhjen e parave nga jashtë ne formën e investimeve te huaja mbulohen edhe duke gjetur faktorë vendas, si: kosto e lirë e fuqisë punëtore dhe pozicioni gjeografik dhe kosto te ulëta te te berit transaksione financiare pa qene te monitorueshem ne çdo hap.

Rreziku qëndron te fakti se në rast se një kompani e huaj është një skemë piramidale dhe hyn si investitore ne Shqipëri ai rast ndikon negativisht për investitorët e tjre qe kane interes per te investuar ne vendin tone. Rasti më i rrezikshëm është ai i ngritjes së firmave fantazmë pa partneritetin e platformave ndërkombëtare të licencuar në BE. Ky është rast tipik i operimit, sepse kapitalet e klientëve janë të pasiguruara nga fonde garancie, ashtu siç kërkohet nga rregullatorët, dhe pothuaj në çdo rast, klientët e tyre mund të kthehen në subjekt mashtrimi. Mënyra më e mirë për t’u kontrolluar do të ishte licencimi i këtyre kompanive, rekomandojnë aktorët e tregut. Duke qenë të licencuara, do të ishin gjatë gjithë kohës në monitorin dhe licencim. Në vetvete, tregtimi i titujve në tregjet financiare nuk është një aktivitet i jashtëligjshëm. Duke qenë se është i një natyre pak më të veçantë dhe të ndjeshme është e nevojshme mbikëqyrja e tyre. Situata bëhet më e rrezikshme kur edhe kompania jashtë është e palicencuar. Edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) thekson se pavarësisht se disa kompani promovojnë produkte CFD Forex për klientë jashtë vendit, fakti që ato janë krijuar dhe veprojnë në territorin e RSH, veprimtaria e tyre pa licencë dhe e pakontrolluar nga autoritetet ndikon negativisht në imazhin e Shqipërisë. AMF pohon se këto kompani apo të tjera të palicencuara mund të lidhen me kompani që krijohen në territorin e R.SH. duke marketuar produkte dhe shërbime financiare për klientë jashtë ose brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të rezultojnë në skema fantazëm, ku pasi marrin fondet e investitorëve, zhduken.

Page 6: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

LIBRARIA E ALTAX CENTER Shkarkoni dhe bëni tuajat botime që vlejnë në jetën

profesionale dhe për njohuritë Tuaja mbi taksat,

ekonominë dhe trajtimin fiskal

nga korporatat

6

Page 7: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

PËRMBLEDHJE NGA SISTEMI GJYQËSOR

PËR ÇËSHTJE FISKALE

Këndvështrimi i trajtimit ligjor të çështjeve fiskale, sipas vendimeve nga Gjykata e Lartë na jep një qasje të drejtë mbi referencat joligjore nga administrata dhe orienton konsulentët dhe bizneset dhe individët të referohen drejt në kërkesën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre në zbatim të ligjit

PUBLIKIME TË VENDIMEVE PËR TATIMET NGA SISTEMI GJYQËSOR

VENDIME GJ.L. VOLUMI 8 – 2015 - 2016 – TAKSA DHE TARIFA VENDORE

VENDIME GJ.L. VOLUMI 8- 2015 - 2016 – TAKSA DHE TARIFA VENDORE

Vendimet e sistemit gjyqësor shqiptar për çështjet fiskale është përmbledhja më e fundit për ballafaqimin juridik të zbatimit të ligjit nga administrata tatimore dhe doganore e përgatitur me kujdes nga ALTAX Center.

Kjo përmbledhje është një prezantim i gjithë çështjeve që bizneset dhe individët kanë ankimuar në sistemin gjyqesor në lidhje me pretendime për zbatim të gabuar të legjislacionit nga administrata tatimore dhe doganore.

Përmbledhja përfshin çështje të viteve 2015-2017 dhe është e ndarë në 8 volume duke filluar me zbatimin e procedurave të ligjit bazë të administratës TATIMORE, DOGANORE, TVSH, TAKSA E TARIFA VENDORE. Brenda secilit volum prezantohen çështje të kontrollit tatimor, të mosdeklarimit të punonjësve, të tatimit mbi të ardhurat, të dokumentimit të transaksioneve, si dhe tematika të informalitetit.

Duke lexuar se si është marrë vendimi nga Gjykata e Lartë arrihet të kuptohet se ku ka gabuar administrata në zbatim dhe ku duhet që bizneset dhe individët të referohen në kërkesën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre në zbatim të ligjit.

Volumi 8 ka trajtuar si përmbledhje çështjet tatimore, që shqetësojnë biznesin e vogël dhe qe trajtohen nga administrata fiskale e pushtetit vendor.

.

7

Page 8: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

DISKUTIMI - MODELI I PARAJSËS

TATIMORE PËR SHQIPËRINË E përbashkëta e gjithë zonave te lira te zhvillimit ekonomik është se ato janë kthyer në magnetë të parasë dhe pasurive. Në ditët e sotme ajo që ndodh në një parajsë fiskale është zbatimi i një sistemi tatimor me taksa të ulta, apo pa disa taksa dhe në këmbim të këtij sistemi pritshmëria është e madhe për një zhvillim ekonomik me qeverisje të mirë dhe nivel të ulët korrupsioni. Kjo klimë bën të mundur tërheqjen e vëmendjes së individëve dhe shoqërive shumëkombëshe për të përfituar nga këto kushte konkuruese me vendet e tjera për tipe të ndryshme tatimi dhe për kategori të ndryshme individësh dhe kompanish.

Ka arsye të ndryshme se pse mund të kërkosh edhe për zona gjeografike dhe ekonomike në Shqipëri ti shtohen numrit të këtyre zonave në hartën rajonale dhe globale. Një arsye është vetë niveli aktual i informalitetit dhe pesha prej mëse një dekade që mbajnë në prodhimin e brendshëm dhe të ardhurat buxhetore. Arsyeja tjetër është pamundësia për administrim më të mirë fiskal, për arsye historike, kulturore, polarizimi politik dhe niveli aktual zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Nisur nga ky nivel, zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike (e ngjashme me parajsën fiskale) si përshkruhet në legjislacionin shqiptar do të rriste interesin e kompanive dhe individëve të huaja dhe vendase, duke nxitur transferimin e aftësive për përdorimin e teknologjisë në popullsinë lokale. TË konkurosh me vendet e industrializuara në disa sektorë është e kushtueshme dhe mund të rezultojë pa efektivitet për ekonominë. Një arsye e tretë është e mbështetur mbi faktin e mungesës së zonave me karakteristika të tilla në Evropën juglindore dhe Ballkan.

Zbatimi i parimeve të zonës së lirë ekonomike do ta kthente në efektiv prodhimin vendas dhe konkurues në rajon dhe me mundësi të mira marketingu edhe në tregun global. Zonat e lira ekonomike duhet të lidhen ngushtësisht me aktivitete dhe industri specifike (minierat, turizmi malor, shëndetësor) dhe jo me gjithë ekonominë zonale. Përjashtimet apo lehtësirat duhet të lidhen ngushtësisht me iniciativa të tjera të mëparshme apo që priten të merren, si pjesë e një mbështetje të gjerë për zhvillimin ekonomik. Shembujt e ditëve të sotme mund të kërkohen në të gjithë kontinentet dhe zonat e lira ekonomike apo parajsat tatimore.

Kjo temë është një debat i nxehtë në politikën botërore sot. Kujtoni debatin që ka filluar midis dy kandidatëve për presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Nga ana tjetër, nëse mund të kthesh një zonë gjeografike në qendër të shërbimeve financiare, ajo që pritet të ndodhë për ekonominë dhe popullsinë do të jetë rritja e fondeve dhe përfitimeve që vijnë nga përdorimi i tyre. Ajo që i njollos këto zona është pretendimi i shumë vendeve të zhvilluara se transaksionet që ndodhin aty reduktojnë të ardhurat tatimore të buxheteve të tyre, në vend që të ishte ndryshe. Nga ana tjetër, pretendimi për cilësi të ulët të zbatimit të ligjit në këto zona mbështetet në faktet se në mjaft raste, ato përdoren si streha të parave të krimit të organizuar dhe individëve dhe grupeve qeveritare të korruptuara.

Efekti nga evazioni dhe shmangia tatimore që u vjen vendeve nga të cilat transferohen paratë dhe pasuritë llogaritet të jetë rreth 11 triliard lekë në vit. Por, e keqja e një vendi kthehet në të mirë për vendin tjetër. Ky parim, pavarësisht se nuk përkon me kodin e sjelljes dhe tradicionalizmin, zbatohet në pothuaj gjithë vendet evropiane dhe botërore me maturi dhe duke mos cënuar parimet universale të marëdhënieve midis vendeve

Page 9: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

ATK arkëton 220 milionë euro brenda 6 muajsh

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të mbledhë 27 milionë euro më shumë sesa në vitin e shkuar, për periudhën 6 mujore janar-qershor 2018. Realizimi i të hyrave, tregon që për vitin 2018 nga tatimet janë arkëtuar 220 milionë euro. Për të njëjtën kohë, një vit më parë, janë mbledhur 193 milionë euro. ATK ka arritur një progres mjaft të mirë çdo vit e më shumë dhe kjo është falë të gjithëve bashkëpunëtorëve në punën e ATK-së.

Rezultati i mirë ka rritur progresin e ATK-së, të arriturat kanë qenë të mundura falë bashkëpunimit të donatorëve, të OJQ-ve, asociacioneve të ndryshme, bizneseve, shoqatat dhe partnerët e interesit.

Administriata Tatimore e Kosovës nga viti në vit po përmirësohet me performancën e ATK-së dhe shërbimin që ofrojnë. Ministria e Financave po ndihmon sektorin privat dhe është e angazhuar të rrisë me shumë prodhimin vendor. Qellimi i erbashket eshte qe Kosova të eksportojë më shumë se sa të pranoj importe.

Ministria e Financave ka marrë masa dhe hapa për lehtësimin e sektorit privat dhe shërbimin sa më të mirë e sidomos të ndërmarrjeve prodhuese. Zyrtaret e Kosoves janë të interesuar të rrisim më shumë prodhimin dhe te rrisin si rrjedhoje edhe eksportin e prodhimeve në vendet e ndryshme më shumë, dhe të pranohen mallra të huaja më pak

10

Kosova – Lajme tatimore

9

Page 10: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në funksion të rritjes së përmbushjes vullnetare Divizioni i Shërbimit të Tatimpaguesve në Prishtinë vetëm gjatë periudhës Janar – Qershor 2018 ka realizuar 43,664 aktivitete, përfshi këtu kërkesa për numër fiskal, regjistrim në TVSh, kërkesa për regjistrim në TAP dhe TAK, kërkesa për vërtetime tatimore, kërkesa për pajisje fiskale, kërkesa për marrëveshje për pagesë, këshilla ligjore, etj. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbajt edhe seminare për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, në gjashtë komuna të rajonit të Prishtinës, me ç’rast janë mbajtur 12 seminare me nxënës të shkollave fillore dhe 12 seminare me nxënës të shkollave të mesme.

Shërbime profesionale, efikase dhe transparente për tatimpaguesit, janë ndër prioritete kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve funksionon në të gjitha drejtoritë rajonale të ATK-së, e cila brenda strukturës se vetë përbëhet nga tri njësi organizative, atë të shërbimeve të drejtpërdrejta për tatimpaguesit, këshilltarëve tatimorë, si dhe zyrtarët e kontributeve pensionale.

Qëllimi dhe fushëveprimi i Divizionit të Shërbimit të Tatimpaguesve është krijimi dhe menaxhimi i politikave, si dhe strategjive për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative, në kohë dhe me saktësi për tatimpaguesit.

FiskaListi

Page 11: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

Lajmet e fundit dhe përditësimet e ligjit, rregullave dhe çështjeve administrative. Përditësimet dhe aktivitetet në komunitetin tuaj dhe në të gjithë vendin dhe rajonin. Merrni të gjitha lajmet e përditësuara të dërguara në kutinë tuaj të postës. Regjistrohuni në buletinin tonë mujor dhe do të jeni zilia e të gjithë konkurentëve tuaj.

Fiskalisti është krijuar për të qenë mesazheri publik mbi rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar Vendimet, Urdhërat, Marrëveshjet Tatimore, legjislacionin dhe vendimet e apelimit tatimor dhe të Gjykatës, si dhe çështje të tjera tatimore të interesit të përgjithshëm. Ai del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i ALTAX Center. Përmbajtja e Fiskalistit përmblidhet një herë në 4 muaj, e cila mund të shpërndahen (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.

Është vizioni i ALTAX Center për të publikuar te Fiskalisti gjithë problematikat e rëndësishme të

nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal.

Page 12: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

11

12

EDUKIMI ONLINE me ALTAX

ETAPAT E PASTRIMIT TË PARASË

Procesi i pastrimit të parave përfshin tri etapa të ndryshme,

- etapa e hyrjes në qarkullim,

- etapa e strukturimit dhe

- etapa e riintegrimit e parasë.

Etapa e parë, ajo e vendosjes, është më e vështira duke patur parasysh, që sasi të konsiderueshme paraje cash, janë shumë të vështira të kalohen pa u vënë re nga organet ligj zbatuese ose nga institucionet financiare shtetërore, të cila kanë për detyrim kontrollin financiar në përgjithësi. Kjo etapë kërkon në pothuajse çdo rast zgjidhje të sofistikuara në lëvizjen e parasë. Teknikat e përdorura në etapën e hyrjes janë të shumta dhe janë produkti kryesor i organizatoreve dhe profesionistëve në pastrimin e parasë. Bankat dhe sistemi financiar janë monitoruesit kryesore për deklarimin e shumave, të cilat tejkalojnë shumën e vendosur për deklarim. Përgjithësisht kjo strukturë parandaluese e vetë institucioneve bankare ose financiare, përbën një hap të rëndësishëm në filtrimin e të gjithë informacionit të transaksioneve që kryhen gjatë ditës. Legjislacione të ndryshme kanë vendosur minimumin në 10,000 US. Dollarë ose ekuivalentin në monedhën vendase. Në Shqipëri ky prag është 1.000.000 lekë. Qëllimi kryesorë i kësaj etape është shmangia e autoriteteve përgjegjëse nga identifikimi/ zbulimi i burimit të ardhurave. Etapa e dytë është strukturimi dhe vijon si stafetë pas etapës së parë, sepse procesi shihet si një i tërë, i shtrirë në kohë. Kjo etapë përfshin kryesisht përfshirjen e juridiksioneve të ndryshme në të njëjtën kohe. Ky është edhe një nga aspektet që e bëjnë zbulueshmërinë e veprës shumë të vështirë, si dhe zgjasin në pafundësi afatet e hetimit. Përfshirja e disa juridiksioneve territoriale të ndryshme, indirekt te jep te kuptosh përfshirjen e disa shteteve me legjislacione penale të ndryshme e me afate procedurale të ndryshme. Karakteri global i veprës dhe lehtësia me të cilën veprimet financiare kryhen ditët e sotme, e bëjnë procesin e strukturimit mjaft të vështirë për t’u zbuluar. Ky proces ka për qëllim krijimin e një serie transaksionesh financiare, të cilat në kompleksitetin, frekuencën dhe volumin e tyre, paraqiten si veprimtari legjitime me qëllimin e vetëm te humbjes se gjurmëve nga burimi fillestar i hyrjes se parasë sipas sqarimit ne etapën e pare. Etapa e tretë përfshin procesin e rifutjes së të ardhurave të “pastruara” në rrjedhën kryesore të sektorit ligjor dhe formal ekonomik e financiar. Kjo etapë parashikon veprimtari financiare të ndryshme, si: kredi bankare, letra krediti ose çdo instrument tjetër financiar, i cili bën të mundur ripërdorimin e parasë për qëllime të tjera kriminale ose jo kriminale. Edhe pse Shqipëria ka një legjislacion dhe strukture te ngritur për qëllime te parandalimit te pastrimit te parasë mund të pohohet qe pastrimi i parave kërkon luftë të një karakteri ndërkombëtar, si në aspektin praktik, por edhe më tepër edhe në aspektin e përafrimit të legjislacioneve ndërmjet shteteve, juridiksionet penale të të cilave janë përfshirë në këtë proces.

Page 13: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

13

Bloget më të lexuar në KORRIK 2018 tek altax.al

Tax avoidance via Eurobond

(4415 LEXIME)

One of the most important things about Eurobonds is that they are, unlike many other types of bonds, not taxed at source. In other words, when investors in a bond receive interest payments (which is a form of income) they aren’t taxed on that income. Eurobonds are major vehicles for tax avoidance and evasion.

And this new UK report is brazening in its explanation for why this particular loophole is granted:

The original policy rationale is to encourage the growth of the UK Eurobond market, as London is one of the centres of the worldwide Eurobond market.

In other words, the original policy rationale is to build up the City of London as a tax haven: a place that attracts money by assisting others to avoid tax. That is a quite extraordinary admission.

And this is a huge market: UK £393billion (US$641 billion at current exchange rates.) That is for 11 months: over 12 months that would be worth around US$700 billion. That is a whole lot of tax dodging. The exemption applies to quoted Eurobonds which can in practice, as Prog Tax reports, mean bonds issued in on stock exchanges in the Channel Islands or Caymans, for instance.

So, for example, a company based in London might ask investors for US$ 1 billion and promise to pay that back in five years, plus interest.

Read the full article by clicking http://altax.al/al/blog-al

Page 14: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

14

Revolucionarizimi apo evolucioni fiskal?

(3255 LEXIME)

Veçanërisht, për vitin e ri fiskal, evoluimi tatimor shqiptar duhet te përqendrohet ne futjen e rregullave transparente dhe eficiente te vlerësimit dhe mbledhjes se tatimit mbi te ardhurat personale, TVSH-se dhe tatimit mbi fitimin, duke u nisur nga fakti se këto tatime gjenerojnë çekuilibrime te shumta ekonomike si: rritje te aktiviteteve ekonomike qe nuk regjistrohen dhe transaksioneve barter*, rritje evazionit fiskal, rrjedhje të kapitalit, përdorim masiv te valutave te huaja, reduktim të depozitave bankare.

Gjithsesi, mungesa e një tradite te marrëdhënieve institucionale midis qeverise dhe bizneseve dhe burimet e kufizuara administrative te autoriteteve tatimore si dhe trajtimi financiar i këtyre burimeve si një forcë, që duhet mirëkuptuar dhe mirë trajtuar ne vështirësitë qe ndesh duhet të përbëjnë shqetësimin kryesor ne zbatimin e një politike revolucionarizuese ne tatime të qeverisjes aktuale shqiptare

Lexojeni të plotë duke klikuar http://altax.al/al/blog-al

Reforma e tatimit mbi fitimin mund ta përmirësojë Shqipërinë

(2241 READS)

Kur bizneset rezidente, investojnë për të prodhuar mallrat dhe dhënë shërbimet e tyre në Shqipëri, ato kanë ndihmuar në rritjen e standardeve të jetesës të vendit nëpërmjet vendeve të punës që krijojnë dhe të ardhurave nga taksat që ato kontribuojnë.

Me kalimin e kohës, ndryshimet e qasjeve të politikës e kanë bërë më të lehtë për bizneset të gëzojnë përfitimet e statusit të korporatës pa qenë subjekt i tatimit mbi të ardhurat korporative. Reforma duhet të pasqyrojë parimet udhëzuese, që firmat të cilat angazhohen në aktivitete të ngjashme dhe që ato të gëzojnë përfitime të ngjashme ligjore duhet të tatohen me norma të ngjashme.

Lexojeni të plotë duke klikuar http://altax.al/al/blog-al

Page 15: PUBLIKIME TE ALTAX Parajsat tatimore, Pastrimi parave

LATEST PUBLICATIONS FROM ALTAX

Kërko ALBANIAN BUDGET PERFORMANCE 1996 - 2016

Him Kolli, 48, #21

Tiranë, Shqipëri

FiskaListi

Him Kolli, 48, #21 Tiranë, Shqipëri 00355682579711 04 2267 527 [email protected]

Ne ju ndihmojmë të paguani taksat!

Ne ju ndihmojmë të mos paguani bakshish për taksat!

Na gjeni lehtë te www.altax.al

PUBLIKIMET E FUNDIT NGA ALTAX

Kërko LEGJISLACIONI TATIMOR NE SHQIPERI 1991-2002