Upload
others
View
6
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Raport Përmbledhës Masat Disiplinore në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017
Faqe 1 nga 21
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria-Vlada-Government
Ministria e Administratës Publike Ministarstvo Javne Administracije – Ministry of Public Administration
Raport Përmbledhës për Masat Disiplinore në Shërbimin Civil të
Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017
Maj, 2018
Faqe 2 nga 21
TABELA E PËRMBAJTJESË
Lista e Shkurtesave .................................................................................................................................... 3
Hyrje ............................................................................................................................................................ 4
Metodologjia: .......................................................................................................................................... 5
Përmbledhje ekzekutive e masave disiplinore në shërbimin civil gjatë vitit 2017 ........................... 6
Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës .................................................................................................. 9
Korniza Ligjore që rregullon masat disiplinore në shërbimin civil të kosovës ........................ 10
Parimet themelore të funksionimit të shërbimit civil të Kosovës ................................................. 10
Kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësve civilë .......................................................................... 11
Rregullimi i masave disiplinore ndaj nëpunësve civil ................................................................ 13
Kushtet e zbatimit të masave disiplinore ................................................................................... 14
Korniza institucionale e zbatimit të masave disiplinore: Komisionet Disiplinore ..................... 15
Masat disiplinore kundër zyrtarëve në pozitë të nivelit të lartë drejtues .................................... 16
LISTA e masave disiplinore ndaj shërbyesve civil për vitin 2017 ................................................. 18
Niveli Lokal........................................................................................................................................... 18
Niveli Qendror ..................................................................................................................................... 19
Faqe 3 nga 21
LISTA E SHKURTESAVE
MAP: Ministria e Administratës Publike
DASHC: Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil
DMRAP: Departamenti për Reformën e Administratës Publike
IKAP: Instituti i Kosovës për Administratë Publike
IRK: Institucionet e Republikës së Kosovës
ZKM: Zyra e Kryeministrit
SHCK: Shërbimi Civil i Kosovës
KPMSHC: Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil
MF: Ministria e Financave
RAP: Reforma e Administratës Publike
SIMBNJ: Sistemi Informativ i Menaxhimit të Burimeve njerëzore
SMAP: Strategjia për Modernizimin Administratës Publike
PVSMAP: Plani i Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin Administratës Publike
KRS: Kontrata e Reformës Sektoriale
Faqe 4 nga 21
HYRJE Republika e Kosovës përballet me sfida të mëdha dhe Shërbimi Civil i vendit është i thirrur sipas
përgjegjësisë kushtetuese dhe ligjore që t'u përgjigjur këtyre sfidave dhe të ndihmoj procesin e
vendimmarrjes dhe zbatimit. Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMAP) 2015-
2020, Plani i Veprimit për Zbatimin e SMAP 2018-2020 si dhe treguesit e Kontratës për Reformën
Sektoriale (KRS) përbëjnë kornizën kryesore strategjike të procesit të reformimit te administratës
publike. Strategjia SMAP 2015-2020 thekson se “Zhvillimi i administratës publike dhe kapaciteti
administrativ i saj janë mjetet kryesore nga të cilat varet aftësia e shtetit për tu marrë me reformat
dhe kriteret e kërkuara nga procesi i integrimit evropian të vendit.” Shërbimi civil i Republikës
së Kosovës përfaqëson shtyllën kryesore të këtyre përpjekjeve.
Kjo është hera e parë që r Departamentit për Administrimin e Shërbimit Civil (DASHC) paraqet
si raport të veçantë regjistrimin për masat disiplinore që janë marr ndaj nëpunësve civil gjatë vitit
2017. Zakonisht këto të dhëna janë publikuar si pjesë e raportit të përgjithshëm vjetor për
shërbimin civil të Kosovës.
Në bazë të nenit 24 të Rregullores Nr.04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të
Republikës së Kosovës çdo institucion i administratës publike duhet ti komunikojë
Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) për çdo masë disiplinore të marrë
ndaj nëpunësit civil brenda dhjetë (10) ditëve nga marrja e masës për shkak të shkeljes të kësaj
Rregulloreje. Sipas të njëjtit nen DASHC i regjistron të gjitha masat disiplinore në Regjistrin
Qendror të Nëpunësve Civil.
Ky raport përmbledh të gjitha masat disiplinore ndaj nëpunësve civil në nivelin lokal si dhe në
nivelin qendror gjatë vitit 2017 sipas të dhënave që janë paraqitur në DASHC nga institucionet
përkatëse publike.
Fillimisht, qëllimi qendror i këtij raporti është ti shërbej ngritjes së transparencës dhe
llogaridhënies së administratës publike të Republikës së Kosovës karshi qytetarëve të vendit. Së
dyti, ky raport synon të ndihmoj në zhvillimin e një debati të mirëfilltë të politikave për avancimin
e përpjekjeve të përbashkëta për të parandaluar dhe luftuar keqpërdorimin në administratën
publike të Republikës së Kosovës. Dhe për fund, ky raport përmbledhës ka shërbyer edhe si një
ushtrim për DASHC në kontekst të zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të obligimeve që i
përkasin nga përkrahja e drejtpërdrejt buxhetore e BE-së për administratën publike, përkatësisht
nga Kontrata për Reformën Sektoriale midis Kosovës dhe Komisioni Evropian: treguesit 3.1.1
“Publikimi i një raporti vjetor mbi masat disiplinore të marra në vitin 2018 kundër nëpunësve
civilë për shkeljen e dispozitave të etikës dhe anti-korrupsionit (treguesi i Strategjisë së
Modernizimit të RAP)”
Faqe 5 nga 21
Raporti paraqet gjithsej 34 masa disiplinore që janë marr ndaj nëpunësve civil civilë në vitin 2017,
prej të cilave 16 masa kanë të bëjnë me shkelje të dispozitave të anti-korrupsionit, dhe 14 shkelje
të etikës apo kodit të mirësjelljes. Pjesa dërmuese e masave të shqiptuara kanë rezultuar me
shkarkim të zyrtarëve të dyshuar. Këto të dhëna tregojnë se korniza ligjore dhe institucionale e
ndërtuar për të ndjekur dhe dënuar shkeljet dhe keqpërdorimin në shërbimin civil është duke
funksionuar.
Ky raport përmbledhës është hapi i parë në drejtim të një përgjegjësia të shtuar dhe një roli më
pro-aktiv të Departamentit për Administrimin Shërbimit Civil (DASHC) për tu siguruar se
parimet si dhe rregullat e sjelljes profesionale në shërbimin civil zbatohen.
Metodologjia: Përgatitja e këtij raporti ka konsistuar në katër faza kryesore: në fazën e parë DASHC ka
diskutuar dhe ka përcaktuar metodën për grumbullimin e të dhënave për përgatitjen e raportit;
faza e dytë ka konsistuar në përgatitjen e pyetjeve dhe integrimin e tyre në SIMBNJ; faza e tretë
ka konsistuar në kontakte të drejtpërdrejta me institucione për ti shpjeguar kërkesat dhe për ti
ftuar ata që të përgjigjen në pyetësor e integruar në SIMBNJ dhe faza e katërt ka konsistuar në
nxjerrjen dhe klasifikimin e të dhënave të ofruar. Në përmbledhje ky raport reflekton të dhënat
të cilat janë vendosur në kuadër të SIMBNJ-së ka njësit përkatëse të personelit në institucionet e
Republikës së Kosovës.
Masat disiplinore në shërbimin civil janë të rregulluara në kreun e tetë të Ligjit Nr. 03/L-149 Për
Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, shkeljet e detyrave të punës ndahen
në: shkelje të lehta dhe shkelje të rënda – serioze, të cilat do të rregullohen me akt nënligjor. Për
shkelje të lehta shqiptohen masat disiplinore si në vijim: vërejtje gojore; vërejtje me shkrim që
vendoset në dosjen personale të shërbyesit civil.
Për shkelje të rënda –serioze shqiptohen masat disiplinore si në vijim: pezullimi nga puna dhe
ndalimi i 1/3 të rrogës për një periudhë deri në dy (2) muaj nga komisioni disiplinor pas kërkesës
nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë; largimi nga zyra dhe transferimi në një lokacion tjetër me detyra
të ngjashme dhe ndalimi i gradimit deri në pesë (5) vjet nga komisioni disiplinor; ndërprerja e
marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil nga komisioni disiplinor si dhe pensionimi i
parakohshëm për nëpunësit civilë të cilëve u kanë mbetur edhe dy (2) vjet deri në datën e
pensionimit.
Faqe 6 nga 21
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE E MASAVE DISIPLINORE NË SHËRBIMIN CIVIL GJATË VITIT 2017 Ky kapitull prezanton në mënyrë të përmbledhur të gjitha masat disiplinore të ndërmarra
ndaj nëpunësve civil gjatë vitit 2017 në nivelin qendror si dhe në nivelin lokal. Sipas të
dhënave që i disponon Departamenti për Administrimin e Shërbimit Civil, gjatë vitit 2017
janë marr gjithsej 34 masa disiplinore: 20 masa disiplinore në nivelin qendror dhe 14 masa
disiplinore në nivelin lokal.
Sa i përket nivelit qendror prej 20 masave disiplinore sa janë shqiptuar ndaj nëpunësve
civil në vitin 2017 prej tyre tre (3) masa disiplinore kanë trajtuar shkelje të lehta, ndërsa
17 masa disiplinore janë shqiptuar për shkelje të rënda, prej të cilave katër (4) raste kanë
të bëjnë me korrupsion. Prej katër rasteve ku kemi të bëjmë me korrupsion në njërin rast
tashmë është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës ndërsa për
tre rastet e janë ka aktvendim nga Gjykata Themelore. Zyrtarët e përfshirë në këto katër
raste janë pezulluar nga puna me vendim të Sekretarëve të Përgjithshëm në institucionet
përkatëse. Gjatë vitit 2017 si rezultat i shkeljeve dhe masave disiplinore të ndërmarra janë
shkarkuar gjithsej 11 zyrtar ndërsa 9 janë pezulluar. Prej 20 rasteve të masave disiplinore,
14 zyrtar i takojnë gjinisë mashkullore ndërsa 5 gjinisë femërore.
Në nivelin lokal të gjitha 14 masat disiplinore që janë shqiptuar në vitin 2017 kanë të bëjnë
me shkelje të rënda dhe prej tyre dy raste (2) përfshijnë korrupsion, përkatësisht vepër
penalë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Prej këtyre dy rasteve, në njërin rast pas
vendimit të Gjykatës Themelore zyrtari përkatës është shkarkuar nga puna, ndërsa në
rastin tjetër kemi pezullim nga detyra. Shumica e masave disiplinore të shqiptuara në
nivelin lokal gjatë vitit 2017 janë marr nga Komisioni Disiplinor i Komunës. Gjatë vitit
2017, 4 zyrtar janë shkarkuar ndërsa 10 janë pezulluar si rezultat i shkeljeve të tyre dhe
masave disiplinore të shqiptuara. Sa i përket gjinisë, prej 14 zyrtarëve, 11 janë të gjinisë
mashkullore dhe 3 te gjinisë femërore.
Faqe 7 nga 21
Tabela 1: Masat disiplinore gjatë vitit 2017 në nivel lokal dhe qendror
Niveli Masa disiplinore Shkarkim Pezullim
Niveli Qendror 20 11 9
Niveli Lokal 14 4 10
Tabela 2: Kategoritë e shkelje sipas nivelit
Niveli Masa Shkelje e lehtë Etike
Shkelje e rëndë Etike
Korrupsion
Niveli Qendror
20 3 13 4
Niveli Lokal 11 - 12 2
Ilustrimi 1. Përqindja e masave disiplinore: Niveli Lokal në raport me Nivelin Qendror
Niveli Lokal41%
Niveli Qendror59%
NUMRI I MASAVE DISIPLINORE
Faqe 8 nga 21
Ilustrim 2: Përqindja totale e masave disiplinore niveli lokal dhe ai qendror së bashku
Ilustrimi 3: Kategoritë e shkeljeve nga nëpunësit civil gjatë vitit 2017
44%
56%
PËRQINDJA E MASAVE DISIPLINORE
Shkarkim
Pezullim
47%
41%
12%
Natyra e Shkeljeve
Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare Shkelje e Kodit të Mirësjelljes Të tjera
Faqe 9 nga 21
SHËRBIMI CIVIL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës është i themeluar me nenin 101 të Kushtetutës së
Republikës së Kosovës ku përcaktohet se: “Përbërja e shërbimit civil do të pasqyrojë
shumëllojshmërinë e popullit të Kosovës, duke marrë në konsideratë parimet e barazisë gjinore,
të njohura ndërkombëtarisht”
Sipas Ligjit numër 03/L-149 për Shërbimin Civil Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 11
pranimi në Shërbimin Civil të Kosovës bëhet në pajtim me parimet e meritës, aftësisë
profesionale, paanshmërisë, mundësive të barabarta, mosdiskriminimit dhe përfaqësimit të
barabartë, në bazë të konkursit publik dhe pas verifikimit të zotësisë së veprimit të kandidatëve.
Në kuadër të shërbimit civil në institucionet e nivelit qendror minimum 10% e posteve duhet të
rezervohen për personat të cilët u përkasin komuniteteve të cilët nuk janë shumicë në Kosovë dhe
që përmbushin kriteret specifike të punësimit. Në nivelin komunal për anëtarët e kualifikuar të
komuniteteve që nuk janë shumicë në komunë, do të jetë i rezervuar numri i vendeve të punës
në pajtim me përfaqësimin procentual të komuniteteve të komunës së dhënë.
Në Shërbimin Civil të Kosovës ekzistojnë dy kategori të punësuarve: pozitat e nëpunësve civilë
të karrierës - të cilët ushtrojnë funksionet në baza të përhershme për arritjen e objektivave të
përgjithshme institucionale; dhe pozitat e nëpunësve civilë të jo karrierës - të cilët ushtrojnë
funksionet me kohëzgjatje të kufizuar deri në dy (2) vjet, për zbatimin e projekteve të caktuara,
zëvendësimi i përkohshëm i nëpunësve të përhershëm civilë dhe në raste të mbingarkesave në
punë.
Procedurat e pranimit për pozitat e nëpunësve civilë të karrierës dhe të jo karrierës zbatohen në
bazë të parimeve të njëjta. Pozitat e karrierës dhe të jo karrierës miratohen nga qeveria, për
institucionet e ekzekutivit, pas propozimit të institucionit përkatës dhe aprovimit të ministrisë
përgjegjëse për administratë publike dhe ministrisë përgjegjëse për financat.
Emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë (6) muaj do të bëhen në
bazë të kontratave të quajtura “Marrëveshje për shërbime të veçanta” të cilat i nënshtrohen Ligjit
për Detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.
Sipas nenit 6 të Ligjit për Shërbimin Civil Qeveria e Republikës së Kosovës përcakton drejtimet
kryesore të politikave shtetërore ne shërbimin civil, mbikëqyrë zbatimin e këtyre politikave dhe
i raporton Kuvendit të paktën një herë në vit për gjendjen në shërbimin civil.
Më tutje, Ligji për Shërbimin Civil përcakton se Ministria përgjegjëse për administratën publike
është kompetente për: hartimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave të shërbimit civil;
propozimin e akteve ligjore dhe nxjerrjen e akteve nënligjore në fushën e shërbimit civil si dhe
Faqe 10 nga 21
përcaktimin e normave dhe standardeve për organizimin funksional të institucioneve që janë
pjesë e shërbimit civil;
Çdo institucion që punëson nëpunës civil që i obliguar të ketë njësi për menaxhimin dhe
zhvillimin e personelit dhe të burimeve njerëzore. Personeli i punësuar në Shërbimin Civil ndahet
në katër (4) kategori funksionale: nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues; nëpunës civilë të nivelit
drejtues; nëpunës civilë të nivelit profesional; nëpunës civilë të nivelit tekniko – administrativ
KORNIZA LIGJORE QË RREGULLON MASAT DISIPLINORE NË SHËRBIMIN CIVIL TË KOSOVËS Krahas Kodit Penal të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale, Ligji për deklarimin, prejardhjen
dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin
e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit në
ushtrimin e funksionit publik, Ligji për procedurën administrative si dhe akteve të tjera
legjislative, kur flasim për masat disiplinore në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës kemi
parasysh, kryesisht Ligji nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës si dhe
Rregullore nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Seksionet në vijim do të shtjellojnë çështjet kryesore konceptuale si dhe kornizën institucionale
dhe juridike të masave disiplinore në shërbimin civil të Kosovës.
Parimet themelore të funksionimit të shërbimit civil të Kosovës Neni 5 i Ligjit nr. 03/l-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës cakton parimet themelore
të shërbimit civil të Kosovës të cilat përbën kornizën konceptuale të sjelljes dhe funksionimit të
shërbimi civil i Kosovës. Janë gjithsej nëntë parime gjithëpërfshirëse:
Ligjshmëria. Nëpunësit civilë ushtrojnë të gjitha detyrat në bazë të Kushtetutës,
instrumenteve të aplikueshme ndërkombëtare si dhe legjislacionit në fuqi.
Jo-diskriminimi. Nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në
bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes
kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale,
orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Detyrimi për t’iu përgjigjur kërkesave. Nëpunësit civilë duhet t’u përgjigjen dhe të
reagojnë shpejt ndaj kërkesave, iniciativave ose ankesave të dorëzuara nga individët,
organizatat private ose organe të tjera të administratës publike;
Faqe 11 nga 21
Efektshmëria dhe efikasiteti. Nëpunësit civilë duhet të sigurojnë zbatimin e thjeshtë dhe
ekonomik të rregullave dhe procedurave administrative për përmbushjen e objektivave
të administratës dhe në interesin publik dhe në të mirë të administratës publike dhe të
qytetarëve;
Përgjegjësia. Nëpunësit civilë janë të detyruar që të raportojnë, shpjegojnë dhe të
përgjigjen për pasojat e vendimeve, veprimeve dhe mosveprimeve të tyre administrative.
Paanësia dhe pavarësia profesionale. Nëpunësve civilë nuk u lejohet njëanshmëria, që
do të thotë të ketë një predispozitë në favor të një rezultati të caktuar gjatë vlerësimit të
një situate, duke shkaktuar si rrjedhojë një dëm të pajustifikueshëm për interesin e
përgjithshëm ose për të drejtën e palëve të tjera të interesuara;
Transparenca. Nëpunësit civilë ruajnë konfidencialitetin e informacionit, që kanë në
zotërim, por pa cenuar zbatimin e detyrimeve që dalin nga legjislacioni që ka të bëjë me
qasjen në dokumente publike. Proceset në shërbimin civil janë të hapura për publikun.
Shmangia e konfliktit të interesit. Nëpunësit civilë duhet të mos lejojnë që interesat e
tyre private të bien ndesh me pozitën e tyre publike, të shmangin kryerjen e detyrave
private ose publike, që bien ndesh me pozitën e tyre dhe që mund të krijojnë konflikt
interesi. Nëpunësit civilë veprojnë në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe ligjit në fuqi për
shmangien e konfliktit të interesit.
Parimi i mundësive të barabarta për komunitete dhe gjini. Komunitetet dhe pjesëtarët e
tyre kanë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në shërbimin civil në institucionet e
administratës qendrore dhe komunale. Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në
shërbimin civil në organet e administratës publike kanë pjesëtarët e dy gjinive.
Kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësve civilë Në kuadër të kreut të shtatë të Ligjit për Shërbimin Civil Republikës së Kosovës, duke filluar nga
neni 51 përcaktohen parimet dhe kushtet e sjelljes profesionale të nëpunësve civilë. Kjo pjesë e
ligjit përbën bazën kryesore juridike për masa dhe veprime disiplinore ndaj shërbyesve civil
brenda kornizës institucionale të shërbimit civil të Kosovës. Në kuadër të kreut shtatë
përcaktohen obligimet kryesore ndaj nëpunësve civilë
Ushtrimi i detyrës dhe detyrimi për zbatimin e ligjit. Në mes tjerash neni 51 përcakton
se nëpunësit civilë i ushtrojnë detyrat e tyre në bazë të kushteve të përcaktuara me ligj
dhe në përshkrimin e detyrave të punës në mënyrë të saktë, të ndërgjegjshme, të rregullt,
në kohë dhe pa interes vetjak, në përputhje me interesin publik dhe në përputhje me
sistemin juridik të Republikës së Kosovës. Pika 4 e Nenit 51 sqaron se nëpunësit civilë, të
cilët tregojnë pakujdesi në respektimin dhe zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore të
shërbimit civil, do t’u nënshtrohen masave disiplinore.
Faqe 12 nga 21
Detyrimi për mos shpërdorimin e autoritetit. Sipas nenit 52 në ushtrimin e funksioneve
të tyre, nëpunësit civilë duhet të përkushtohen në zbatimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e
interesit publik dhe jo në realizimin e fitimeve personale apo për individë apo organizata
të tjera. Më tutje neni 52 sqaron se nëpunësit civilë, të cilët bëjnë shkeljen e këtij rregulli,
do t’u nënshtrohen masave disiplinore administrative dhe ndjekjes penale nëse veprimet
e tyre përbëjnë vepër penale ose nëse kanë nxitur palë të treta të kryejnë vepër penale.
Detyrimi për refuzimin e shpërblimeve të paligjshme. Sipas nenit 53 nëpunësve civilë
iu ndalohet që të kërkojnë ose të pranojnë nga palë të treta, për veten e tyre, bashkëshortin,
familjen ose organizatat e tyre, çfarëdo favorizimi, trajtimi të veçantë, dhuratë ose
shpërblim tjetër monetar ose jo monetar. Nëpunësit civilë mund të pranojnë vetëm
dhurata simbolike, pa vlerë komerciale, në pajtim me ligjin në fuqi kundër korrupsionit.
Detyrimi për mosdhënien e shpërblimeve të paligjshme për nëpunës të tjerë civilë.
Neni 54 përcakton që nëpunësit civilë nuk do t’u ofrojnë dhurata ose përfitime të tjera
nëpunësve civilë të rangut të njëjtë, rangut më të lartë ose më të ulët apo të afërmve,
bashkëshortëve të tyre, me qëllim të përfitimit personal.
Detyrimi për informim dhe arsyetim të veprimeve administrative. Sipas nenit 55
nëpunësit civilë duhet t’i sigurojnë publikut, palëve të interesuara dhe institucioneve
publike, të gjitha informatat dhe udhëzimet e nevojshme për përmbushjen me kohë, të
rregullt, efikase dhe efektive, të procedurave administrative.
Detyrimi për fshehtësi dhe respektim të jetës private. Sipas nenit 56 nëpunësit civilë janë
të detyruar që t’i mbajnë sekret fshehtësitë e shërbimit dhe të mos i zbulojnë para publikut
informatat sekrete ose informatat e dedikuara për përdorim të brendshëm, të cilat u janë
bërë të ditura gjatë ushtrimit të detyrës.
Detyrimi për lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave administrative. Sipas nenit
57 nëpunësit civilë janë të detyruar të sigurojnë përfundimin e shpejtë, në mënyrë efektive,
efikase dhe ekonomike të procedurave të administratës publike për qytetarët. Nëpunësit
civilë janë të detyruar t’i ndihmojnë qytetarët në plotësimin e formaliteteve dhe, brenda
kufijve të lejuar me ligje dhe rregullore, t’iu shmangen procedurave të pavolitshme dhe
të vështira për t’u menaxhuar. Sipas pikës (4) të nenit 57 nëpunësit civilë, të cilët i
anashkalojnë detyrimet nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni me qëllim të përfitimit të
paligjshëm ose përfitimit financiar, do t’u nënshtrohen masave disiplinore në përputhje
me kushtet e përcaktuara me këtë ligj.
Detyrimi për mbajtjen e standardit të lartë të punës profesionale. Sipas nenit 58
nëpunësit civilë janë të detyruar të mbajnë standarde të larta të punës profesionale përmes
përmirësimit të aftësive të tyre profesionale dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e trajnimit, në
funksion të zhvillimit të karrierës dhe rritjes së efikasitetit të administratës shtetërore.
Faqe 13 nga 21
Vijimi në punë. Sipas nenit 59 nëpunësit civilë janë të detyruar të jenë të pranishëm në
vendin e punës në bazë të kushteve të emërimit të tyre dhe gjatë orarit të përcaktuar për
funksionimin e institucionit punëdhënës. Nëpunësit civilë janë të detyruar të respektojnë
orarin e punës dhe ta shfrytëzojnë atë për kryerjen e detyrave të caktuara. Mos informimi
ose mungesa e pa lajmëruar nga vendi i punës konsiderohet braktisje e vendit të punës
dhe dënohet në përputhje me ligjin.
Shfrytëzimi i pronës publike. Sipas nenit 60 nëpunësit civilë duhet ta menaxhojnë me
kujdes pronën publike, e cila u është caktuar për ushtrimin e funksioneve të tyre, dhe nuk
bën ta shfrytëzojnë atë për arsye ose përfitime personale.
Zbatimi i urdhrave dhe masave të detyrueshme administrative. Sipas nenit 61 nëpunësit
civilë zbatojnë legjislacionin dhe urdhrat e shërbimit dhe, pa pritur një urdhër të veçantë,
i ushtrojnë funksionet e vendit të tyre përkatës të punës. Moszbatimi i masave të
detyrueshme administrative iu nënshtrohet masave disiplinore. Moszbatimi i masave të
detyrueshme administrative me qëllim të përfitimit personal ose për përfitim të palëve të
treta konsiderohet shkelje e rëndë.
Refuzimi i kryerjes së veprave të jashtëligjshme ose të veprave penale. Sipas nenit 62
nëpunësit civilë nuk do t’i zbatojnë urdhrat që: kërkojnë kryerjen ose moskryerjen e një
vepre në kundërshtim me ligjin; janë jashtë kompetencave të urdhëruesit; kërkojnë
kryerjen e veprave, të cilat pranuesi i urdhrit nuk është i autorizuar t’i kryejë. Nëpunësit
civilë janë të detyruar të refuzojnë zbatimin e urdhrave për kryerjen e veprave të
jashtëligjshme dhe të veprave penale dhe janë të detyruar t’i denoncojnë këto vepra para
udhëheqësit të organit përgjegjës për menaxhimin e personelit në institucionin
punëdhënës dhe në rast të rrezikut të kryerjes së veprave të jashtëligjshme, para autoritetit
kompetent gjyqësor.
Rregullimi i masave disiplinore ndaj nëpunësve civil Menaxhimi i kontesteve dhe masat disiplinore në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës
përcaktohen dhe rregullohen në kreun e tetë të Ligjit për Shërbimin Civil. Në vijim të këtij
seksioni do të prezantojnë në mënyrë të përmbledhur informacionin e marr drejtpërdrejt nga Ligji
për Shërbimin Civil.
Sipas nenit 63 të kreut tetë nëpunësit civilë do t’u nënshtrohen masave disiplinore për shkelje të
detyrës, që ka ndodhur si rezultat i fajit të tyre, sikur që është përcaktuar me Ligjin për Shërbimin
Civil. Më tutje përgjegjësia personale për kryerjen e një vepre penale ose kundërvajtje gjatë
ushtrimit të detyrave administrative nuk e përjashton përgjegjësinë disiplinore të nëpunësit civil,
me kusht që vepra gjithashtu të përbëjë shkelje të detyrës, siç është përcaktuar me këtë ligj. Në
rast të inicimit të procedurës penale kundër nëpunësit civil për kryerjen e veprës penale gjatë
Faqe 14 nga 21
ushtrimit të mandatit të tij/saj administrativ, që mund të rezultojë në krijimin e kushteve për
ngritjen e padisë kundër nëpunësit civil, të gjitha procedurat disiplinore lidhur me rastin nuk
mund të iniciohen deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente. Nëse
nëpunësi civil shpallet fajtor dhe dënohet për kryerje të veprës penale, autoritetet kompetente
administrative detyrohen që nga ato elemente të vendimit të gjykatës kompetente, që përbëjnë
shkelje të parimeve dhe të rregullave administrative, duhet të urdhërojnë shkarkimin e nëpunësit
civil. Nëse nëpunësi civil i akuzuar për kryerje të veprës penale shpallet i pafajshëm: ai/ajo do të
kthehet në vendin e punës dhe në dosje nuk do të përfshihet asnjë përmendje e procedurës penale
dhe/ose pezullimit parandalues; asnjë masë disiplinore nuk do të merret kundër nëpunësit civil
pas shpalljes i/e pafajshëm ose përjashtimit nga një procedurë penale.
Sipas nenit 64 nëpunësit civilë janë përgjegjës për çfarëdo shkelje të parimeve të përcaktuara sipas
Ligjit për Shërbimin Civil. Nëpunësit civilë, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen e personelit,
janë përgjegjës për menaxhim dhe mbikëqyrje të mirë. Neglizhenca ose dështimi në ushtrimin e
funksionit të mbikëqyrjes konsiderohet shkelje e detyrës dhe iu nënshtrohet masave disiplinore.
Nëpunësit civilë të cilët tregojnë pakujdesi të rëndë në respektimin dhe zbatimin e ligjeve dhe të
akteve nënligjore të shërbimit civil, do t’u nënshtrohen masave disiplinore.
Sipas nenit 65 nëpunësit civilë janë përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara qytetarëve ose
institucionit gjatë ushtrimit të detyrës si rezultat i paaftësisë profesionale, neglizhencës së rëndë
ose veprimeve të qëllimshme, të paligjshme. Pas përcaktimit të përgjegjësisë, do të bëhet
sanksionimi i nëpunësit civil, i cili i ka shkaktuar dëm institucionit ose qytetarëve.
KUSHTET E ZBATIMIT TË MASAVE DISIPLINORE Sipas nenit 66 masat disiplinore zbatohen në mënyrë graduale dhe në proporcion me pasojat dhe
dëmet e shkaktuar nga sjellja e nëpunësit civil. Rastet e shkeljeve jashtëzakonisht të rënda
përcaktohen me akt nënligjor. Shkeljet e detyrave të punës ndahen në: shkelje të lehta dhe shkelje
të rënda – serioze, të cilat do të rregullohen me akt nënligjor.
Llojet e masave disiplinore Sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës nenit 66 për shkelje të lehta shqiptohen masat
disiplinore si në vijim: vërejtje gojore; vërejtje me shkrim që vendoset në dosjen personale të
shërbyesit civil. Për shkelje të rënda –serioze shqiptohen masat disiplinore si në vijim: pezullimi
nga puna dhe ndalimi i 1/3 të rrogës për një periudhë deri në dy (2) muaj nga komisioni disiplinor
pas kërkesës nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë; largimi nga zyra dhe transferimi në një lokacion
tjetër me detyra të ngjashme dhe ndalimi i gradimit deri në pesë (5) vjet nga komisioni disiplinor;
ndërprerja e marrëdhënies së punës në Shërbimin Civil nga komisioni disiplinor.
Faqe 15 nga 21
Më tutje sipas nenit 67 vetëm këto masa disiplinore mund të zbatohen për shkeljen e detyrave të
përcaktuara me Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës: për shkelje të lehta aplikohen masat
disiplinore në vijim: paralajmërimi nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë; vërejtja me shkrim nga
mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë. vërejtje me shkrim dhe mbishkrimi në dosjen personale të nëpunësit
civil nga organi përgjegjës për menaxhimin e personelit në institucion; për shkelje të rëndë
aplikohen masat disiplinore në vijim: pezullimi parandalues me pagesë deri në tre (3) muaj në
pritje të një hetimi i cili duhet të propozohet nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe miratohet nga
organi përgjegjës për menaxhimin e personelit në institucion; pezullimi i detyrave dhe ndalimi i
1/3 të rrogës për një periudhë deri në dy (2) muaj nga komisioni disiplinor pas kërkesës nga
mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë; largimi nga zyra dhe transferimi në një lokacion tjetër me detyra të
ngjashme dhe ndalimi i gradimit deri në pesë (5) vjet nga komisioni disiplinor; ndërprerja e
marrëdhënies së punës në shërbimin civil nga komisioni disiplinor, pa dëmtuar apo reduktuar të
drejtën në pension; pensionimi i parakohshëm për nëpunësit civilë të cilëve u kanë mbetur edhe
dy (2) vjet deri në datën e pensionimit. Sipas nenit 68 asnjë masë disiplinore nuk mund të
aplikohet për kryerjen e një vepre, e cila dënohet sipas ligjit penal para marrjes së një vendimi në
shkallën e parë.
Pezullimi i nëpunësve civil Sipas nenit 69 nëpunësit civilë pezullohen, me pagesë 50% të rrogës se tij/saj, menjëherë nga
detyra nga organi përgjegjës për menaxhimin e personelit të institucionit punëdhënës nëse:
kundër tij/saj është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të
funksioneve të tij/saj; 1.2. nëpunësi civil mbahet në arrest në pritje të gjykimit; kur prania e
nëpunësit civil në zyrë mund të pengojë hetimet. Në rast të pezullimit parandalues, nëpunësi
civil do të marrë 50% të rrogës së tij/saj gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit, deri në marrjen e
vendimit përfundimtar nga gjykata. Nëse nëpunësi përkatës civil më pas rikthehet në shërbim,
qoftë për shkak se akuza kundër tij/saj nuk ka mundur të dëshmohet, për shkak të dyshimit ose
arsyeve të tjera teknike, ai/ajo duhet të konsiderohet se është pezulluar nga ushtrimi i detyrës.
Periudha e mungesës do të trajtohet si periudhë e qëndrimit në detyrë për të gjitha qëllimet dhe
nëpunësi civil duhet të marrë rrogën e plotë dhe mëditjet të cilat ai/ajo do t’i kishte marrë nëse
nuk do të ishte pezulluar nga shërbimi.
Korniza institucionale e zbatimit të masave disiplinore: Komisionet Disiplinore Sipas nenit 70 të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës çdo institucion i administratës publike, i
cili punëson nëpunës civilë, themelon një komision disiplinor për marrjen e masave disiplinore
në rast të shkeljes së rëndë të Ligjit të Shërbimit Civil apo të akteve nënligjore. Kryesuesi dhe
anëtarët e komisionit disiplinor emërohen nga Sekretari i Përgjithshëm apo nga pozitat
Faqe 16 nga 21
ekuivalente të institucioneve përkatëse dhe anëtarët e komisionit disiplinor nuk mund të
shërbejnë si anëtarë të komisionit të ankesave të institucionit përkatës. Kryesuesi dhe anëtarët e
komisionit disiplinor janë nga radhët e nëpunësve civilë me përgatitje superiore shkollore,
emërohen në periudhë dy (2) vjeçare, me mundësi vazhdimi, dhe duhet të pasqyrojnë diversitetin
e shoqërisë kosovare, duke përfshirë sidomos diversitetin gjinor. Procedurat për funksionimin e
komisioneve dhe përbërja e tyre do të rregullohen me akt nënligjor. Sipas nenit 71 komisioni
disiplinor ka këto kompetenca: të dëgjojë provat lidhur me shkeljen e supozuar; të vendosë, në
bazë të provave, nëse është kryer shkelja; dhe përcakton dënimin që duhet shqiptuar.
Masat disiplinore kundër zyrtarëve në pozitë të nivelit të lartë drejtues Sipas nenit 72 masat disiplinore kundër zyrtarëve në pozitë të nivelit të lartë drejtues,
administrohen nga një komision i posaçëm disiplinor, rast pas rasti, i emëruar nga Qeveria. Çdo
zyrtar në pozitë të nivelit të lartë drejtues, iu nënshtrohet masave disiplinore ose largimit nga
komisioni, për shkak të paaftësisë profesionale ose keqadministrimit ose pas dënimit për vepër
penale dhe dënimit me gjashtë (6) muaj burgim ose më shumë. Përkufizimi i keqadministrimit
përfshin, por nuk kufizohet, shkeljen e parimeve të përcaktuara në nenin 5 të këtij ligji, si dhe të
gjitha shkeljet e tjera të përcaktuara me këtë ligj. Çdo zyrtar i nivelit të lartë drejtues mund të
pezullohet ose të shkarkohet vetëm në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil dhe me aktet
nënligjore, që nxirren në zbatim të ligjit.
Sipas nenit 73 komisionet disiplinore për pozita të nivelit të lartë drejtues në pushtetin ekzekutiv
themelohen me vendim të Qeverisë dhe përbëhen nga pesë (5) anëtarë dhe në përbërjen e tyre ka
së paku një (1) anëtar nga zëvendëskryeministrat, ministrin përgjegjës për administratë publike,
një (1) ministër nga radhët e komuniteteve dhe dy (2) anëtarë të tjerë nga radhët e sekretarëve të
përgjithshëm apo pozicioneve të barasvlershme. Sipas nenit 74 komisioni disiplinor për pozitat e
nivelit të lartë drejtues ushtron funksionet në vijim: dëgjon dëshmitë në lidhje me shkeljen e
pohuar; në bazë të dëshmive, përcakton nëse shkelja është bërë dhe vendos për masën disiplinore
përkatëse.
Kodi i Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Kosovës
Kodi i Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës është i pacaktuar me Rregulloren
Nr.04/2015. Rregullorja ka për qëllim të përcaktoj rregullat e mirësjelljes së nëpunësve në
shërbimin civil të Republikës së Kosovës për arritjen e standardeve dhe të vë në dijeni publikun
për sjelljen që duhet të ketë nëpunësi i shërbimit civil në Republikën e Kosovë.
Faqe 17 nga 21
Përveq nëpunësve civil dispozitave të rregullores i nënshtrohen edhe nëpunësit e punësuar në
kabinetet e funksionarëve publik; Personeli i punësuar nga institucionet e administratës në nivel
qendror dhe komunal, përgjegjës për kryerjen e funksioneve mbështetëse dhe të mirëmbajtjes;
Personat e punësuar nga organizatat private që kryejnë shërbime në institucionet e administratës
në nivel qendror dhe komunal; Punonjësit, ekspertët të cilët janë të kontraktuar nga institucionet,
për kryerjen e një shërbimi të caktuar (marrëveshjet për shërbimet e veçanta); si dhe praktikantët
Sipas nenit 5 të nëpunësit civil udhëhiqen nga parimi i pavarësisë profesionale, integritetit
personal, përgjegjshmërisë dhe ndershmërisë. Nëpunësit civil duhet t’i kryejnë punët dhe detyrat
në mënyrë të drejtë dhe efikase. Nëpunësit civil duhet t’i shfrytëzojnë mjetet financiare publike
në mënyrë të drejtë dhe të mos i keqpërdorin ato. Nëpunësit civil nuk duhet, në asnjë mënyrë, të
keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare për interesin e tyre personal apo interesin e dikujt tjetër.
Nëpunësit civil gjatë ushtrimit të detyrës së tyre zyrtare duhet të krijojnë dhe të ruajnë besimin e
organit ku punojnë dhe atyre të cilëve iu shërbejnë. Nëpunësit civil ushtrojnë detyrat e tyre në
mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe të pavarur, pa u ndikuar nga të tjerët. Nëpunësit civil
duhet t’i përmbushin detyrat e tyre në mënyrë transparente dhe të atillë që mundëson marrjen e
informatave të palëve të interesuara, mundësinë e dialogimit me qytetarët dhe organizatat e
interesit si dhe mbikëqyrjen legjitime
Sipas nenit 7 të rregullorës nëpunësi civil mund të jetë anëtar i ndonjë partie politike, i ndonjë
organizate a shoqate tjetër politike ose i ndonjë bashkësie fetare, mirëpo i ndalohet zhvillimi i
veprimtarive partiake dhe fetare, organizatave dhe shoqatave politike (partive politike) në
institucionet e shërbimit civil. Nëpunësi civil duhet të përmbahet nga angazhimi i tij aktiv në
aktivitetet politike gjatë orarit të punës në shërbimin civil dhe nuk duhet të marr pjesë në
aktivitete politike, që mund të rrezikojë ose që duket se mund të rrezikojë paanësinë e tij në punën
e tij si nëpunës civil
Rregullorja po ashtu përcakton rregulla për sjelljën e nëpunësit civil ndaj qytetarit, ndaj stafit
politik, ndaj udhëheqësve, ndaj stafit, parandalimi i konfliktit të interesit, etj. Nëpunësit civil,
gjatë ushtrimit të detyrës, reciprokisht duhet të sillen me mirësjellje, pa marrë parasysh
nacionalitetin, bindjen fetare, politike, gjininë, gjendjen shëndetësore dhe familjare.
Sjellja e nëpunësit civil ndaj mjeteve të informimit. Nëpunësit civil nuk duhet të bëjnë publike
informatat në lidhje me punën e tyre pa autorizim përkatës. Nëpunësëve civil nuk u lejohet të
zbulojnë informatat sekrete në lidhje me punën. Gjatë dhënies së deklaratave publike, nëpunësit
civil në asnjë mënyrë nuk u lejohet të japin informata të pasakta dhe mendime personale në lidhje
me çështjet në shërbimin civil.
Faqe 18 nga 21
Sa i përket angazhimit të nëpunësit civil jashtë institucionit, rregullorja e definon si çdo lloj
angazhimi të rregullt ose të kohë pas kohshëm jashtë institucionit me pagesë ose pa pagesë
Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë bashkë me Ministrinë përkatëse për
Administratë Publike janë përgjegjëse për promovimin e Rregullores.
LISTA E MASAVE DISIPLINORE NDAJ SHËRBYESVE CIVIL PËR VITIN 2017 Ky kapitull i raportit paraqet në mënyrë tabelare listën e të gjitha masave disiplinore që jaë marr
ndaj nëpunësve civil në vitin 2017 sipas informacioneve që janë dërguar Departamentit për
Administrimin e Shërbimit Civil (DASHC). Listat janë të ndara në dy kategori kryesore: masat
disiplinore ndaj nëpunësve civil në nivelin komunal si dhe masat disiplinore ndaj nëpunësve civil
në nivelin qendror.
Niveli Lokal Gjatë vitit 2017, 14 zyrtarëve të nivelit lokal iu janë shqiptuar masa disiplinore të cilat
Tabela 1: Lista e evidentuar e masave disiplinore ndaj nëpunësve civil në nivelin lokal/komunal
për vitin 2017
Nr
Pozita Gjinia Përshkrim i shkeljes Faza / Masa disiplinore
Autoriteti
Komuna e Gjakovës
1 Avokat Publik Komunal
M Shkelja e Kodit të Mirësjelljes dhe shkelje e parimeve dhe rregullave administrative të LSHCK
Ndërprerje e marrëdhënies së punës / Shkarkim
Komisioni Disiplinor i Komunës Gjakove
2 Zyrtar i Gjendjes Civile
F Shkelja e detyrave te punës , qe kanë pasoja për palën dhe organin shtetëror
Komisioni i Brendshëm Disiplinor /Pezullim
Komisioni Disiplinor i Komunës Gjakove
3 Drejtor i Shkollës
M Keqpërdorim i detyrave zyrtare
Pezullim Komisioni Disiplinor i Komunës Gjakove
4 Zyrtar i lartë Administrativ
M Keqpërdorim i detyrave zyrtare
Pezullim Komisioni Disiplinor i Komunës Gjakove
5 Zyrtar për Gjendjen Civile
M Shkelje e Kodit të Mirësjelljes dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare
Largim nga zyra dhe transferim ne një lokacion tjetër (Pezullim)
Komisioni Disiplinor i Komunës Gjakove
Faqe 19 nga 21
Komuna e Fushë Kosovës
6 Udhëheqëse e Skemës se Shërbimeve Sociale
F Shkelje e detyrave te punës lidhur me kompletimin e dokumentacionit zyrtar te aplikuesve për ndihme sociale
Pezullim nga Institucioni
Komisioni Disiplinor i Komunës
7 Nëpunës i Asistencës Sociale
M Keqpërdorim i detyrës zyrtare
Pezullim nga Institucioni
Komisioni Disiplinor i Komunës
8 Drejtor i Qendrës për Pune Sociale
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Pezullim nga institucioni
Komisioni Disiplinor i Komunës
9 Nëpunës i Asistencës Sociale
M Shkelje e detyrave të punës, lëshime në dokumentacionin zyrtar të aplikuesve për pune sociale
Pezullim nga institucioni
Komisioni Disiplinor i Komunës
Komuna e Kamenicës
10 Përgjegjës i Inspektoratit
M Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar
Ndërprerja e marrëdhënies se punës / Shkarkim
Komisioni Disiplinor i Komunës
11 Inspektor i Komunikacionit të Shërbimeve Publike
M Vepër penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare (rast i korrupsionit)
Pezullim nga Institucioni
Gjykata Themelore në Gjilan
Komuna e Prishtinës
12 Mungon informacioni
F Shkelje e rëndë disiplinore- nuk është paraqit kohe të gjatë në vendin e punës
Komisioni i Brendshëm Disiplinor/Shkarkim
Komisioni Disiplinor i Komunës
Komuna e Shtimes
13 Zyrtar për Kthim
M Shkelje e rëndë disiplinore dhe shkelja e Kodit të Mirësjelljes
Pezullim nga institucioni
Komisioni Disiplinor i Komunës
Gjykata Themelore në Pejë
14 Referent M Vepër penale, keqpërdorimi i pozitës zyrtare (rast i korrupsionit)
Aktgjykim nga Gjykata Themelore në Gjakovë / Shkarkim
Gjykata Themelore Gjakovë
Niveli Qendror Tabela 2: Lista e evidentuar e masave disiplinore ndaj shërbyesve civil në nivelin qendror për
vitin 2017
Nr
Institucioni Pozita Gjinia
Shkelja Faza/Statusi Masa Vendimi nga
1 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Udhëheqëse e Departamentit për Kontrollin e
F Keqpërdorim i Detyrës
Aktakuzë nga Gjykata
Pezullim
Sekretari i MTI
Faqe 20 nga 21
Tregut me Mallra Strategjike në Ministrinë e Tregut
zyrtare / Mashtrim
Speciale e Kosovës
2 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Zyrtare financiare -zotuese
F Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare
Aktvendim nga Gjykata Themelore në Gjilan/Departamenti për Krime të Rënda (Arrest shtëpiak)
Pezullim
Sekretari i MBPZHR
3 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Zyrtar për vlerësim dhe miratim të projekteve
M Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare
Aktvendim nga Gjykata Themelore në Gjilan/Departamenti për Krime të Rënda (Arrest shtëpiak)
Pezullim
Sekretari i MBPZHR
4 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Shef i Divizionit për Projekte të Zhvillimit Rural
M Keqpërdorim i Detyrës Zyrtare
Aktvendim nga Gjykata Themelore në Gjilan/Departamenti për Krime të Rënda (Arrest shtëpiak)
Pezullim
Sekretari i MBPZHR
5 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Përkthyes M Shkelje e Kodit të Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
6 Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK)
U.D Drejtor në Qendrën Korrektuese në Dubravë
F Shkelje e Kodit te Mirësjelljes (Shkelje e detyrave të punës)
Pezullim nga institucioni
Pezullim
U.D Drejtori i Përgjithshëm
7 Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK)
U.D Drejtor i Drejtorit për Administratë dhe Shërbime të Përgjithshme në Drejtorinë Qendrore të SHKK
M Keqpërdorim i detyrës zyrtare
Gjykata Themelore në Prizren / Paraburgim
Pezullim
U.D Drejtori i Përgjithshëm
8 Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Zyrtarë i Muzeut -Trepça
Keqpërdorim I Detyrës Zyrtare/ Mashtrim
Gjykata Themelore në Mitrovicë
Pezullim
Sekretari i MZHE
9 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Zyrtare e Lartë Ligjore për Harmonizimin e Legjislacionit në
F Pas pushimit Pa- Pagesë zyrtarja nuk kthehet në
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Sekretari i MPMS
Faqe 21 nga 21
Departamentin Ligjor
vendin e punës
10 Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike
Drejtor I Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës
M Shkelje e Kodit të Mirësjelljes
Pezullim nga institucioni
Pezullim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
11 Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror (ASHNA)
Kontrollor i Trafikut Ajror
M Dorëheqje Ndërprerja e marrëdhënies së punës me vendim te njëanshëm
Shkarkim
Drejtori i ASHNA-së
12 Agjencia e Shërbimit ta Navigacionit Ajror (ASHNA)
Kontrollor i Trafikut Ajror
M Dorëheqje Ndërprerja e marrëdhënies së punës me vendim te njëanshëm
Shkarkim
Drejtori i ASHNA-së
13 Agjencia e Shërbimit ta Navigacionit Ajror
Teknik i Teknologjisë Informative -TI
M Shkelje e Kodit të Mirësjelljes
Gjykatë Suspendim
Drejtori i ASHNA-së
14 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
15 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
16 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
17 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
18 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
M Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
19 Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë
Inspektor Teknik në Regjionin e Mitrovicës
F Shkelje e Kodit te Mirësjelljes
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor
20 Gjykata e Apelit e Kosovës
Administrator i Gjykatës së Apelit
Keqpërdorim i detyrës zyrtare
Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës
Shkarkim
Komisioni i Brendshëm Disiplinor