Upload
others
View
10
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
Page 1 of 46
RAPORTI PËRFUNDIMTAR
PËR
VLERËSIMIN E JASHTËM
PËR AKREDITIMIN
E PROGRAMIT TË STUDIMIT
“MASTER I SHKENCAVE NE INXHINIERI
TELEKOMUNIKACIONI”
OFRUAR NGA SH.L.U.P
“UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”
Eksperti i vlerësimit të jashtëm:
Prof. Asoc. Olimpjon SHURDI
Tiranë, Korrik 2015
Page 2 of 46
SHKURTIME
APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë
MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës
SHLUP UMT Shkolla e Larte Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana”
MSH Master Shkencor
SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats) (Pikat e Forta, Pikat e Dobëta,
Oportunitet dhe Kërcënimet)
GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm
RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm
GVJ Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm
PAE Personel Akademik Efektiv
PAK Personel Akademik me Kontratë
KVC Këshilli I Vlerësimit të Cilësisë
QVB Qëndra e Vlerësimit te Brëndshëm
Page 3 of 46
HYRJE Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) u kontraktua nga Agjencia Publike e Akreditimit të
Arsimit të Lartë në Qeshor 2015 për të bërë vlerësimin e jashtëm programor në Shkollën e
Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” për Programet e studimit
Mastër Shkencor në Inxhinieri Telekomunicaioni. Qëllimi i procesit të vlerësimit të jashtëm
është të japë një mendim të pavarur për shkallën në të cilën institucioni në fjalë është i
përgatitur dhe i angazhuar të përmbushë me efektivitet dhe përgjegjshmëri kërkesat dhe
standartet akademike të diplomave që do të lëshojë. Për të arritur në këtë gjykim, GVJ u
mbështet në shqyrtimin e Raporteve të Vlerësimit të Brendshëm, në dokumentacionin bazë
mbi të cilin ngrihet veprimtaria e Universitetit (statuti, rregullorja, etj.), dosjen e programit
të studimit,tre regjistrat bazë të përcaktuar nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës (MASH), dokumentacionin e zyrës së burimeve njerëzore, etj. Po ashtu, GVJ pati
mundësinë të bisedojë me Z. Rektorin, Dekanin, drejtuesit dhe anëtarët e trupave
kolegjiale, stafin akademik, studentët, punonjësit e sekretarisë mësimore, etj. Vizitat u
bënë në mjediset e Universitetit, përfshirë biblotekën, sallat e kompjuterëve dhe
laboratorët.
Vlerësimi i programeve të studimit u fokusua në analizën e programeve të studimit, në
shqyrtimin e sillabuseve: vendosjen e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen
të fitohen, rrugët nëpërmjet të cilave fitohen (metodat e mësimdhënies), literaturën bazë
dhe atë plotësuese, mënyrat e vlerësimit të dijeve, përcaktimin e krediteve, kompetencën e
stafit pedagogjik, etj.
Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” (për më tej ShLUP
UMT) është licencuar me Vendim Nr.357, datë 12.05.2010 të Këshillit të Ministrave. Sipas
këtij vendimi, ShLUP UMT organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë me
programet Bachelor në Inxhinieri civile dhe Bachelor në Inxhinieri kompjuterike dhe
Fakulteti i Ekonomisë me programet Bachelor në Menaxhim Biznesi dhe Bachelor në
Informatikë Ekonomike.
Me Urdhër nr.519, datë 18.10.2011 të Ministrit të Arsimit, ShLUP UMT i është dhënë leja
për ushtrimin e veprimtarisë akademike për 4 programe studimi të ciklit të parë, në
përputhje me VKM nr.357, datë 12.05.2010.
Me urdhrin nr. 360, datë 02.09.2013 “Për një ndryshim në urdhrin 339, datë 19.08.2013
“Për riorganizimin e disa programeve të studimit bachelor të Shkollës së Lartë Universitare
Private “Universiteti Metropolitan Tirana” ” ShLUP UMT i është lejuar riorganizimi i
programeve të ciklit të parë që ofron.
Me urdhrat nr. 497, datë 18.10.2012 dhe nr.197, datë 28.5.2013 ShLUP UMT lejohet të
çelë programet e ciklit të dytë të studimit, Master i Shkencave në si më poshtë
1. Inxhinieri Mekatronike 2. Inxhinieri Ndërtimi (me dy profile) 3. Inxhinieri Elektronike 4. Inxhinieri Elektrike 5. Inxhinieri Informatike 6. Inxhinieri Telekomunikacioni 7. Ekonomik-MBA 8. Menaxhim në Inxhinieri
Page 4 of 46
Aktualisht ShLUP UMT ofron programet e studimit si më poshtë:
Fakulteti i Inxhinierisë
1) Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi 2) Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike 3) Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike 4) Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi me profilet:
a) Inxhinieri strukturash dhe b) Inxhinieri infrastrukturë transporti
5) Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike 6) Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike 7) Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike 8) Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
Fakulteti i Ekonomisë
1) Bachelor në Administrim Biznesi 2) Bachelor në Informatikë Ekonomike 3) Master i Shkencave në Ekonomik-MBA 4) Master i Shkencave në Menaxhim ne Inxhinieri
SHLUP UMT funksionon në përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e
Lartë në Republikën ë Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me të gjithë kuadrin rregullues të
nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Gjithashtu pjesë e kuadrit rregullues të
funksionimit të SHLUP UMT janë dhe dokumentet normative të brendshëm (statut,
rregullore, udhëzime) të miratuara nga strukturat përkatëse vendimmarrëse ( Bordi i Lartë
Drejtues, Senati Akademik). SHLUP UMT përfaqëson një institucion të arsimit të lartë
privat, objekt i shoqërisë tregtare me përgjegjësi të kufizuar Future university of Tirana
SHPK regjistruar ne Gjykatën e Shkallës së Parë me Vendim nr. 35117, datë 03.03.2006,
sipas ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008
Misioni i ofrimit të arsimit të lartë, si një shërbim publik i ShLUP UMT është krijimi,
zhvillimi, përcjellja dhe mbrojtja e dijeve nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe
shërbimeve, formimi i specialistëve të lartë në fushat e shkencave inxhinierike dhe
ekonomike në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e
standardeve të demokracisë në vend si dhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në
nivel kombëtar dhe rajonal; ofrimin e mundësive të barabarta për të përfituar nga arsimi i
lartë dhe të mësuarit gjatë të gjithë jetës si dhe integrimin e mësimdhënies me kërkimin
shkencor.
Programet e studimeve në SHLUP UMT zhvillohen në gjuhën shqipe. Programet e
studimeve ofrohen me kohë të plotë.
Programet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” zgjasin dy vite akademike me shkëputje nga
puna dhe realizohen me 120 ECTS. Programet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive
teorike dhe praktike të studentëve në fushën shkencave inxhinierike dhe ato ekonomike (të
administrimit), me studime dhe trajnime të avancuara dhe kërkim shkencor në këto fusha.
Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë në “Master i
Shkencave” në fushën përkatëse, nga ShLUP UMT.
SHLUP "Universiteti Metropolitan i Tiranës" me shkresë Nr. 341 Prot, datë 14.07.2015 ka
sjellë në APAAL komente/ saktësime lidhur me Draft RVJ, nga të cilat u morën parasysh:
Pika 1 reflektohet në raportin përfundimtar
Page 5 of 46
Pika 2 reflektohet në raportin përfundimtar
Pika 3 reflektohet në raportin përfundimtar
Pika 4 reflektohet në raportin përfundimtar
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ
1. Prof. Asoc. Olimpjon Shurdi
I. PARIMET E PUNËS SË GVJ
Burimi parësor i informacionit për grupin e punës ishin Raportet e Vetëvlerësimit, të
hartuar në Prill 2015 nga vetë institucioni. Raportet sigurojnë një pamje të detajuar të
sistemeve dhe mekanizmave që ka ngritur ShLUP UMT për të përmbushur objektivat e veta
si dhe për të arritur efektivitetin e procedurave të tij për menaxhimin e cilësisë dhe
standardeve. Universiteti, po ashtu, vuri në dispozicion të vlerësuesve një numër
dokumentesh shtesë si dhe u administruan Rezultatet e Pyetësorëve të studentëve. Për
realizimin e këtij vlerësimi, GVJ u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga
Ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i
ndryshuar,Udhëzimi Nr. 15, datë 4.4.2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet
publike të arsimit të lartë, Udhëzimi Nr. 30, datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e
procedurave dhe dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik për hapjen e një
institucioni privat të arsimit të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin
e dytë të studimeve si dhe programeve të studimeve “Master i Nivelit të Dytë”. Të gjitha këto
materiale u vunë në dispozicion nga APAAL.
Në takimin e parë të tij, pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, ekipi
diskutoi gjerësisht mbi Raportet e Vetëvlerësimit dhe, i ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi
një program takimesh që do të realizoheshin gjatë vizitave në ShLUP UMT.
GVJ e vizitoi Universitetin në mënyrë të organizuar në muajin Qershor 2015. GVJ zhvilloi
diskutime me Z. Rektorin,Dekanin,Pergjegjesin e Departamentit përkates, stafin akademik
të Departamentit si dhe me pedagogë të veçantë. GVJ u ndal në detaje të funksionimit të
Sekretarisë Mësimore si dhe në detaje të administrimit të jetës së universitetit. GVJ vizitoi
me përparësi lehtësitë për studentët si sallat e internetit dhe të kompjuterave, biblotekën,
mjediset e studimeve, etj. U zhvilluan bashkëbisedime me një grup studentësh dhe u
administrua një pyetësor (sipas modelit të APAAL). Informacioni dhe të dhënat që përmban
ky raport bazohen në konstatimin fizik te burimeve të sipërpërmendura dokumentare, në
takimet e zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme që iu vunë në dispozicion GVJ-së
sipas kërkesave.
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacion
Bazuar në RVB dhe në materialet e ofruara GVJ, programi i studimit Master i Shkencave
në Inxhinieri Telekomunikacioni është i karakterizuar nga një ofertë formuese me
spektër të gjerë dhe ofron kompetenca që shpërndahen nga projektimi i qarqeve dhe
Page 6 of 46
sistemeve deri tek aspektet aplikativë të tyre. Programi i studimit ofron një formim solid në
sektor të ndryshëm me interes të Telekomunikacionit, duke integruar dhe zgjerimin e
njohurive në fushën e përpunimit të informacionit dhe kontrollit dixhital, fushën e
elektromagnetizmit etj.. Kurset lejojnë një formim specifik në fushat e specializuara të
Telekomunikacionit (Rrjetat Mobile me Brez të Gjërë, Sistemet e Shpërndara, Komponentë
dhe Qarqe Optikë ) ose fusha ndërdisiplinore dhe menaxheriale (menaxhimi i projekteve
inxhinierike, infromatika grafike). Gjithashtu kurset e programit me zgjedhje lejojnë
zgjerimin e njohurive të studentëve në fusha të tjera të teknologjisë së informacionit në
veçanti të informatikës ( Inxhinieria e software-it, siguria e sistemeve informatike etj.).
I diplomuari në Mastër i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni është në gjëndje të
veprojë në fushat kërkimore, projektimit dhe zhvillimit me hapat e teknologjisë, ku
nevojitet jo vetëm përdorimi i komponentëve dhe metodave të avancuara por edhe zhvillimi
i metodave dhe komponentëve të rinj për të realizuar aplikacione inovative dhe me raportet
cilësi-kosto optimale.
Fushat aplikative variojnë në disa sektorë të telekomunikacioni, teknologjisë së
informacionit, përpunimin e informacionit, sensorët si dhe në fushat ku telekomunikacioni
nuk është aq evidentë por mbulon një rol përcaktues përsa i përket prestacioneve dhe
funksionalitetit, si në sektorin e transportit, aereospacial, robotika, kontrolli i ambientit
etj..
Mundësi Karriere Profesionale
Teknologjia e Informacionit dhe në veçanti Telekomunikacioni janë kapilarët kryesor të
tregut të punës në vendin tonë dhe mund të ofrojnë shërbime në shumë sektorë aplikativ.
Përsa i përket aspektit projektues, inxhinieri i diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni janë në gjëndje të drejtojnë një analizë të nevojave aplikative dhe të bëjë
konvertimin e tyre në specifika projekti edhe në rastet e sistemeve komplekse.
Kompletimi i kësaj kurrikule lejon studentin të zhvillojë rolet professionale të mëposhtëm :
Analist Sistemesh - duke evidentuar fusha aplikative të reja përsa i përket sistemeve të telekomunikacionit si dhe duke përcaktuar specifikat për këto të fundit për të arritur objektivat e kërkuara.
Projektues – nisur nga analiza, realizon projektin e sistemeve të telekomunikacionit duke zhvilluar edhe projektin e komponentëve të rinj me karakteristikat e kërkuara që tregu nuk i disponon. Kjo përfshin edhe sisteme komplekse me karakteristika dhe prestacione inovative të cilat mund të kërkojnë dhe integrimin e disa aspekteve specifik të teknologjisë
Drejtues Laboratoresh dhe Impiantesh të Telekomunikacionit – me kapacitetin për të impostuar dhe drejtuar aktivitet kërkimor dhe zhvillues edhe me karakter industrial.
Kërkues – i cili operon në institut shkencor / firmë private, si në aspektin e zhvillim – kërkimit të sistemeve të telekomunikacionit ashtu edhe në aspektin e aplikacioneve të avancuara për sisteme të ndryshme.
Profesionist i Lirë – i cili zhvillon aktivitet konsulence profesionale mbi tematikat e inxhinierisë së telekomunikacionit kundrejt firmave private, institucioneve të ndryshme private dhe publike etj..
Duke parë zhvillimet e shpejta të teknologjisë sidomos në fushën e telekomunikacionit,
teknologjisë së informacionit dhe elektronikës, ShLUP UMT është përpjekur që të ndjekë
Page 7 of 46
këto hapa edhe me përmisimin dhe përditësimin e programit mësimor në fjalë me
argumenta aktual. Nga kjo anë institucioni has vështirësi për shkak të akteve ligjore dhe
nënligjore në fuqi të cilat ngadalësojnë këtë proces. Nga ana tjetër për ti paraprirë kësaj
pengese, programet e hartuara janë hartuar duke konsultuar eksperiencat më të
sukseshme në vend dhe jasht vendit për të qënë sa më pranë kërkesave të tregut të punës
dhe nevojave të shoqërisë në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së
informacionit.
1.1 Misioni Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI), në kuadrin
e misionit të ShLUP UMT synon që në fushën e Inxhinierisë Telekomunikacionit të bëhet
qendër e nivelit te lartë mësimor e shkencor në Shqipëri për edukimin e studentëve duke u
mbështetur në programe bashkëkohore studimi, zhvillimi e kërkimi shkencor, si edhe në
praktikimin e dijeve të marra nga studentët në mjediset e bizneseve private, institucioneve
publike dhe private të vendit dhe të huaja që operojnë në fushën e telekomunikacionit.
1.2 Objektivat Angazhimi i ShLUP UMT, i Fakultetit të Inxhinierisë dhe i DIETI-it në veçanti me qëllim
kontributin cilësor në fushën e Inxhinierisë Telekomunikacionit pasqyrohet në objektivat
mëposhtme të veprimtarisë së tij:
Ofrimi i programit bashkëkohor të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacionit dhe angazhimi i studentëve në eksperienca inovative të edukimit dhe duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ofron bota e biznesit në fushën e Inxhinierisë Telekomunikacionit.
Ndërtimi i një stafi akademik të përkushtuar në mësimdhënie, kërkim shkencore, dhe bashkëpunues me studentët në drejtim të përvetësimit të dijeve të nevojshme për të pergatitur një inxhinier telekomunikacioni të aftë per te perballuar sfidat e sotme të industrisë dhe teknologjisë moderne;
Ofrimi i lëndëve me zgjedhje me specifika të veçanta për zgjerimin e horizontit te inxhinierit të ardhshëm të telekomunikacionit;
Ndërtimi i marrëdhënieve të ngushta të bashkëpunimit me kompani shqiptare dhe të huaja, për realizimin e praktikave profesionale të studentëve, kryerjen e projekteve të ndryshme të kërkimit dhe zhvillimit dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme këtyre kompanive;
Ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me Departamente homologe dhe institucione të tjera mësimore, kërkimore dhe shkencore, brenda dhe jashtë vendit, për organizimin e e aspekteve specifike të programit të studimt, të kërkimit shkencor, organizimin konferencave dhe aktiviteteve të ndryshme shkencore në fushën e inxhinierisë telekomunikacionit.
1.3 Vizioni dhe Strategjia
Në kuadrin e strategjisë së ShLUP UMT, DIETI synon që t’i përgjigjet nevojave të ardhshme
të vendit, ku arsimimi në fushën e Inxhinierisë Telekomunikacionit të përmbushë kërkesat
e Standardeve Evropiane dhe Udhëzimet për Sigurimin e Cilësisë në Hapësirën Evropiane e
Arsimit të Lartë.
Me vendimin nr. 24/1, datë 14 Dhjetor 2011, Senati Akademik i SHLUP UMT ka miratuar
“Strategjinë e zhvillimit të SHLUP UMT për periudhën 2012 – 2020” (shih Aneksi 1:
Strategjia e zhvillimit të ShLUP UMT).
Në përputhje me këtë strategji janë hartuar dhe specifikat në fushën e Inxhinierisë
Telekomunikacionit , si përgjegjësi direkte e DIETI – it:
Page 8 of 46
Zhvillimi dhe përzgjedhja cilësore e stafit akademikë DIETI;
Forcimi, konsolidimi dhe përmirësimi i Mësimdhënies dhe Mësimnxënies;
Përqendrimi i kërkimit shkencor në fushën e inxhinierisë Telekomunikacionit duke siguruar mbështetje me infrastrukturë dhe buxhet financiar të nevojshëm të gjitha projektet e rëndësishme të kërkimeve shkencore që do të planifikohen për t’u realizuar
Ndërtimi i partneriteteve me kompanitë më të njohura në vend që operojnë në industrinë elektronike; krijimi i partneriteteve me botën universitare brënda dhe jashtë vendit në Inxhinierinë Elektronike, për pjesëmarrjen e projekte të përbashkëta për kërkime të ndryshme shkencore, për rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik, për organizimin e konferencave shkencore të perbashkëta, etj.
Angazhimi ndaj Grupeve të Interesit, Komunitetit dhe Publikut duke zhvilluar aktivitetet për këshillimin e karrierës, duke organizuar diskutime, debate, forume dhe konferenca shkencore për çështje që lidhen me zhvillimin e inxhinierisë elektronike.
Jeta Studentore: për krijimin e mundësive për zhvillimin e një jete të pasur studentore në shërbim të formimit profesional, por edhe të rritjes personale, të forcimit dhe konsolidimit të vlerave më të mira njerëzore te studentët tanë, si respekti reciprok, fryma e ekipit, e bashkëpunimit dhe e ndihmës ndaj njëri-tjetrit, etj.
Infrastruktura dhe Teknologjia: përmirësime dhe plotësime të infrastrukturës dhe teknologjive të nevojshme, si pasurimii bibliotekës on-line, shtimi i titujve të rinj të teksteve, revistave e buletineve periodike në fushën e Inxhinierisë Telekomunikacionit.
1.4 Të dhëna të përgjithshme mbi Fakultetin e Inxhinierisë në vite për studentët e
regjistruar dhe stafin akademik të angazhuar
ShLUP UMT ka filluar veprimtarinë në vitin akademik 2011-2012, duke pasur këta tregues
për Fakultetin e Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar në vitin e parë: 24
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 13
ShLUP UMT ne vijim, në vitin akademik 2012-2013, arriti këta treguesnë Fakultetin e
Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 18
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 19
ShLUP UMT me tej, në vitin akademik 2013-2014, arriti këta treguesnë Fakultetin e
Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 16
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 38
ShLUP UMT aktualisht, në vitin akademik 2014-2015 arriti këta tregues në Fakultetin e
Inxhinierisë:
Studentë të regjistruar: 284
Gjithsej, Pedagogë të angazhuar për nevoja të mësimdhënies: 69
Vlerësimi sipas Standardeve
Page 9 of 46
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.
SHLUP UMT është ndërtuar dhe funksionon në përputhje me kërkesat e “Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe sfidave të garantimit të cilësisë në çdo hallkë e aktivitet të tij. Programi I studimeve MSH është konceptuar dhe hartuar në bazë të misionit të këtij universiteti.
Programet e studimit janë hartuar pas një studimi të nevojave të tregut dhe të perspektivave ekonomike të vendit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet e kërkesat e tregut të punës. Teknologjia e informacionit dhe Telekomunikacioni përbën sot një nga degët kryesore të inxhinierisë që kontribuon permes shërbimeve profesionale në zhvillimin më të mirë e të qëndrueshëm të shoqërisë. Në këtë aspekt programet e propozuara të studimeve kontribuojnë fuqishëm në përgatitjen e inxhinierëve të kualifkuar të cilët do të mbështesin zhvillimet e shpejta në këtë fushë në dekadat e fundit dhe prioritetet kombëtare në këtë drejtim. Programet e propozuara të studimeve, megjithëse nuk kanë të bëjnë direkt me fushën e ruajtjes së vlerave kombëtare, mbështetin zhvillimet prioritare të kohës në Shqipëri e më gjerë. Përmbajtja e kurrikulave rrit ndërgjegjësimin e studentëve ndaj vlerave kulturore të kombit (plotësuar edhe me praktika mësimore në kompani të ndryshme që veprojnë në Shqipëri).
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;
Programi i studimit është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të SHLUP UMT dhe përshatet në mënyrë të vazhdueshme me të.
Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në
fuqi. Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni ofrohet më kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe. Ai zgjat dy vite akademike me shkëputje nga puna dhe plotësohet me së paku 120 ECTS. Me përfundimin e studimeve të ciklit të dytë Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni (ku përfshihet edhe mbrojtja e gjuhës angleze në një nga programet e njohura ndërkombëtarisht), ShLUP UMT do të lëshojë diplomë “Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni”, të shoqëruar me suplementin përkates të diplomës.
Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të
rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të
mësimdhënies dhe të të nxënit.
SHLUP UMT ka hartuar një Plan Strategjik 8 vjeçar (2012-2020) në të
cilin janë përcaktuar një numër qëllimesh strategjike të detajuara të cilat synojnë,ndërmjet të tjerash, rritjen e pranimeve të studentëve cilësorë, rekrutimin e stafit të talentuar, synimin e ekselencës në mësimdhënie, zhvillimin e vazhdueshëm të infrastrukturës, etj. Në detajim të Planit Strategjik të SHLUP UMT , përpilohen, në nivel Departamenti, objektivat vjetorë dhe plani i veprimit të cilët mbulojnë aspektet e mësimdhënies e të kërkimit shkencor. Gjithashtu, çdo pedagog përcakton objektivat individualë vjetorë. Për menaxhimin e hapave të ndërmjetme që çojnë në hartimin e këtyre dokumenteve strategjike,
përgatiten raporte fund-semestrale.
Konkluzionet e vlerësimit:
Programet e studimit MSH në Inxhinieri Telekomunikacioni janë në përputhje me aktet ligjore e nënligjore, misionin, objektivat dhe strategjinë e zhvillimit të SHLUP UMT si dhe kërkesat e tregut të punës për të përgatitur specialistë të aftë në fushën inxhinierisë së kompjuterave. SHLUP UMT vepron me plane afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra të
Page 10 of 46
integruara në makromenaxhimin e institucionit edhe në menaxhimin e programeve të studimit që ofrohen prej tij.
2. Struktura akademike e Fakultetit të Inxhinierisë
Struktura akademike përgjegjëse për programin Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni është Fakulteti i Inxhinierisë.
Figura 1: SKEMA ORGANIZATIVE E FAKULTETIT TȄ INXHINIERISȄ NȄ SHLUP UMT
Organizimi akademik
ShLUP UMT përbëhet nga dy fakultete, të cilat operojnë si njësi kryesore: Fakulteti i
Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë. Mbështetur në kërkesat e ligjit për arsimin e lartë
Nr. 9741, datë 21.05.2007, i ndryshuar, Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3 njësi bazë,
si më poshtë:
Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga:
1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit; 2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit; 3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë;
Page 11 of 46
Fakulteti si njësi kryesore
Dekani është autoriteti drejtues kryesor i Fakultetit. Pas aprovimit nga Bordi, dekani
emërohet nga Rektori. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë është Dr.Maksim ÇIPI.
Këshilli i Fakultetit është organ i përbërë nga 6 persona, të cilët përfaqësojnë personelin akademik në të gjitha nivelet. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë rizgjedhje. Mbledhja e Këshillit thirret nga Dekani, i cili është edhe drejtuesi i tij. Këshillat e fakulteteve emërohen nga Rektori. Çdo fakultet ka këshillin e vet të udhëhequr nga Dekani.
Në përbërje të këshillit të fakultetit janë 7 anëtarë.
Tabela 1: Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë
Nr. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë
Funksioni
1. Dr. Maksim Çipi Kryetar – Dekan
2. Prof. Dr. Jakup Agalli Anëtar – Përgjegjës Departamenti
3. Dr. Nikolla Nika Anëtar – Përgjegjës Departamenti
4. Dr. Ardita Mele Anëtar – Drejtor i QKFI
5. Msc. Klodiana Karasani Anëtar – Pedagog i Brendshëm
6. Msc. Klodian Xheka Anëtar – Pedagog i Brendshëm
7. Ardit Hysa student
Departamenti
Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të
ngjashme dhe grupon disiplinat mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë
personeli akademik përkatës. Departamenti drejtohet nga përgjegjësi i saj, i/e cili/a ka
minimalisht gradën “Doktor i shkencave”.
Qendra Kërkimore
Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo
qendër organizon dhe drejton veprimtarinë kërkimore të institucionit. Qendra drejtohet nga
drejtuesi i saj, i/e cili/a ka gradën “Doktor i shkencave”. Drejtor i Qëndrës Kërkimore të
Fakultetit të Inxhinierisë është Dr. Ardita Mele.
Përgjegjësi i Njësisë bazë
Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit.Përgjegjësi i Departamentit të
Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit, i cili është përgjegjës për
programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni është Prof. Dr.
Jakup Agalli.
Personeli akademik
Politika e ShLUP UMT është të tërheqë staf të kualifikuar jo vetëm me tituj e grada
shkencore, por edhe me eksperiencë të spikatur në drejtim në sektorin publik ose sektorin
privat. Kjo kërkesë specifike për stafin akademik është garanci e realizimit të qëllimeve dhe
misionit të ShLUP UMT për të diplomuar studentë jo vetëm me formim teorik, por edhe me
shprehi dhe aftësi praktike, të gatshëm për të filluar punë në fushën e diplomuar.
Gjatë vitit akademik 2011-2012 pranë Fakultetit të Inxhinierisë janë angazhuar 13
pedagogë për 24 studentë. Raporti pedagog–student rezulton në vlerat 1:2. Në vitin
akademik 2012-2013 janë angazhuar 19 pedagogë (efektivë dhe të ftuar) për 33 studentë.
Raporti pedagog–student është 1:1.7. Në vitin akademik 2013-2014 janë angazhuar 38
Page 12 of 46
pedagogë (efektivë dhe të ftuar) për 72 studentë. Raporti pedagog–student është rreth 1:
1,9.
Ndërsa në vitin akademik 2014-2015 janë angazhuar69 pedagogë (25 efektivë dhe 42 me
kontratë) për 304 studentë efektiv. Raporti pedagog–student është 1:4,4.
ShLUP UMT ka si politikë tërheqjen e stafit të kualifikuar, me tituj e grada shkencore dhe
me eksperiencë profesionale në karrierë. Kërkesat ndaj stafit akademik me kohë të plotë
janë të përputhura me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Rekrutimi i personelit
akademik bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik të SHLUP
UMT”, të miratuar nga Senati Akademik.
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm të ShLUP UMT, si rregull, pranohen me
konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit propozohen nga Departamenti përkatës dhe
miratohen nga Dekani. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Por edhe referencat
dhe rekomandimet nga pedagogë bashkëpunues janë të mirëpritura dhe konsiderohen nga
strukturat drejtuese të ShLUP UMT.
Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Shpallja e vendeve të lira
përmban të gjitha informatat përkatëse për çdo pozicion, duke përfshirë, por jo kufizuar
domosdoshmërisht në detajet, një përcaktim të kritereve të kualifikimit për pozicionin e
shpallur, si dhe afatin për dorëzimin e kërkesës. Çdo kërkesë regjistrohet pranë Juristit të
ShLUP UMT.
Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad-hoctë vlerësimit dhe
përzgjedhjes të përbërë nga titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një
përfaqësues ekspert i jashtëm i fushës. Të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret për
pozicionin e shpallur, intervistohen. Komisioni i Vlerësimit zbaton kritere të njëjta me
rastin e vlerësimit të kandidatëve. Intervistimi i kandidatëve bazohet në materialet që
gjenden në dosjen e kandidatit.
Komisioni i vlerësimit bazuar mbi vlerësimin për çdo kriter të veçantë, evidenton fituesit
dhe i përcjell tek administratori për vijimin e procedurave të mëtejshme. Konkursi
zhvillohet në afatet e përcaktuara, të shpallura publikisht në faqen zyrtare të ShLUP UMT -
së.
Punonjësit mësimorë të huaj pranohen në procesin mësimor me propozim të Rektorit dhe
vendim të Senatit të ShLUP UMT.
Tabela 2: Numri i personelit akademik për Fakultetitn e Inxhinierisë
Departamenti/qendra
Fakulteti i Inxhinierisë
Numri i PAE Numri i PAK Në Total
Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada Gj Tituj/Grada
Dep. i Inxhinierisë se Ndërtimit 9 4 28 14 37 18
Dep. i Inxhinierisë Elektrike dhe TI 9 5 20 8 29 13
Qendra Kërkimore FI 7 4 - - 7 4
Në total 25 13 48 22 73 35
Numri i personelit administrativ
ShLUP Universiteti Metropolitan Tirana Fakulteti i Inxhinierisë
Numri i PA
Në total 18 (në nivel Universiteti)
Page 13 of 46
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi,
për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.
ShLUP UMT është e përbërë nga dy fakultete, të cilat operojnë si
njësi kryesore: Fakulteti i Inxhinierisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.
Mbështetur në kërkesat e ligjit për arsimin e lartë Nr. 9741, datë
21.05.2007, i ndryshuar, Fakulteti i Inxhinierisë përbëhet nga 3
njësi bazë, si më poshtë:
1. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit;
2. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit;
3. Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë;
Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së
Informacionit përbëhet nga një personel akademik që plotëson më
së miri kushtet e kërkuara të kualifikimit. Anëtarët efektivë të
këtij Departamenti janë 4 me gradën Profesor,1 me graden
Profesor I Asociuar dhe 4 me graden Master.
Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për
realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.
Në SHLUP UMT ka një përcaktim të qartë të structures organizative dhe përshkrimit të secilit vend pune. Në RVB në mënyrë të detajuar jepen detyrat dhe përgjegjësitë e secilit post, duke filluar që nga Rektori e deri te punonjësi më i thjeshtë. Procesi i rekrutimit të personelit akademik është i mire përcaktuar dhe transparent. Në mënyrë të detajuar jepen kriteret dhe procedura e përzgjedhjes e cila përfshin përgjegjësin e departamentit, anëtarë të stafit të fakultetit si dhe një ekspert të jashtëm. Në trajtë diagrame jepet gjithë procedura e përzgjedhjes. Po ashtu, në mënyrë të detajuar jepet lista e dokumentave që duhet të paraqesin kandidatët si dhe modele të dokumentave që duhen paraqitur.
Konkluzionet e vlerësimit:
SHLUP UMT përbëhet nga dy fakultete dhe një institut kërkimor-shkencor. Struktura organizative e tij e ndihmon të realizojë misionin dhe të identifikojë nevojat e veta duke vepruar në mënyrë jo të centralizuar për përmbushjen e tyre. Në SHLUP UMT ka një përcaktim të qartë të strukturës organizative dhe përshkrimit të detyrave e përgjegjësive të secilit vend pune, në shërbim të programit të studimit.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Në përputhje me politikën e ShLUP UMT , DIETI rekruton staf të kualifikuar, me tituj e
grada shkencore, dhe me eksperiencë profesionale në karrierë. Kërkesat ndaj stafit
akademik, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, janë në përputhje me strategjinë e
zhvillimit të institucionit. Rekrutimi i personelit akademik bëhet në bazë të rregullores “Për
rekrutimin e personelit akademik të ShLUP UMT” të miratuar nga Senati Akademik.
Personeli akademik që kërkohet, mund të jetë me titull akademik (profesor, profesor i
asociuar, docent), gradë shkencore (doktor) ose profesionistë me eksperiencë.
Kriteri i integritetit të kandidatit është i rëndësishëm dhe mund të jetë vendimtar në
pranimin ose refuzimin e një kandidature. Kandidatët me precedencë penale, me
reputacion publik të dëmtuar, me moral të diskutueshëm, të dështuar në pozicionet e tyre
të mëparshme të punës janë arsye për skualifikim nga shqyrtimi për rekrutim.
Page 14 of 46
Nuk bëhen dallime midis kandidatëve me kualifikim shkencor dhe akademik brenda vendit
dhe jashtë vendit. Diskriminimet që lidhen, gjithashtu, me racën, besimin fetar, seksin,
origjinën krahinore apo shoqërore janë të papranueshme në politikën e rekrutimit.
Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm të DIETI, si rregull, pranohen
me konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit për të dyja kategoritë propozohen dekanit
nga departamenti. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim.
Konkursi shpallet dhe publikohet në faqen zyrtare të ShLUP UMT. Për zhvillimin e
konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të
përbërë nga titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një përfaqësues
ekspert i jashtëm i fushës.
Stafi akademik, me kohë të plotë ose të pjesshme, punësohet duke zbatuar rigorozisht
kuadrin ligjor në fuqi. Me çdo person të aktivizuar në mësimdhënie, ShLUP UMT ka
kontratë punësimi, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e çdo pale, shpërblimi, pushimi
dhe afati i kontratës. Këto kontrata administrohen nga Kancelari/Juristi.
Në mënyrë të detajuar, personeli akademik efektiv dhe ai me kontratë paraqiten në tabelat
në vijim.
Tabela 3: Personeli akademik dhe ai me kontratë i Fakultetit të Inxhinierisë
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit (DIN)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon me kohë të plotë
1 Ilir Vullkaj Pedagog Prof. As. 1 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT
2 Violeta Icka Pedagog Prof. As. 2 Ismail Demneri Prof. Dr. UPT
3 Maksim Çipi Pedagog Dr. 3 Sotiraq Pantazi Prof.As UPT
4 Nikolla Nika Pergj. Depart. Dr 4 Adrian Naço Dr. UPT
5 Klodiana Karasani
Pedagog Msc/Ark. 5 Altin Bidaj Dr. UPT
6 Erind Maçi Pedagog Msc 6 Agim Selenica Dr. Instituti i Ndërtimit
7 Andon Qirushi Pedagog Msc 7 Irakli Premti Dr. UPT
8 Arnola Ceka Pedagog Msc 8 Erdit Leka Dr. UPT
9 Lule Hallaçi Pedagog Msc 9 Farruk Kaba Dr. Bashkia Tiranë
10 Veronika Hajdari
Msc. (dr. proces)
UPT
11 Alketa Ndoj Msc. (dr. proces)
UPT
12 Alda Qira Msc. UPT
13 Oltion Korini Msc. UPT
14 Esmerald Filaj Msc. UPT
15 Mirel Miço Msc. UPT
16 Parashqevi Tashi
Msc. (dr. proces)
UPT
17 Artur Roshi Msc. UPT
18 Vangjush Mbrice
Msc. UPT
19 Nada Ibrahimi Msc. UPT
20 Esmeralda Zela Msc. E vetëpunësuar
21 Vanina Kanini Msc (dr. proces)
UPT
22 Marsida Ibro Msc. (dr. proces)
UAMD
23 Shkëlqim Daja Dr UPT
24 Shkëlqim Gjevori
Dr UPT
25 Alma Afezolli Dr UPT
26 Shpresa Gashi Msc. UPT
27 Eduard Isufi Prof. As UPT
28 Alma Golgota Dr UAMD
Page 15 of 46
Fakulteti i Inxhinierisë Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit (DIETI)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon me kohë të
plotë
1 Gëzim Karapici Pedagog Prof. Dr. 1 Nako Hobdari Prof.Dr UPT
2 Jakup Agalli Pergj. Depart. Prof. Dr. 2 Aida Spahiu Prof.Asoc. UPT
3 Marenglen Gjoni Pedagog Prof. Dr. 3 Marialis Çelo Prof.Asoc. UPT
4 Lutfi Saqe
Pedagog Prof. As. 4
Aleksander Biberaj Doktor
UPT
5 Vladimir Jorgji Pedagog Prof. Dr. 5 Igli Tafaj Doktor UPT
6 Klodjan Xheka Pedagog Msc 6 Bora Bimbari Doktor UT
7 Paul Neumann Pedagog Msc 7 Marjela Qemali Doktor UPT
8 Anisa Krasniqi
Pedagog Msc 8
Rajmonda Dervishi Doktor
UPT
9 Sonila Luku
Pedagog Msc 9
Marsida Ibro Msc. (dr. proces) UAMD
10
Ilir Shinko Msc. (dr. proces)
UPT
11 Ina Papadhopuli Msc. UPT
12 Marin Aranitasi Msc UPT
13 Renalda Kushe Msc. UPT
14 Xheni Melo Msc. UPT
15
Vanina Kanini Msc. (dr. proces) UPT
16 Lulëzim Hanelli Prof. Dr. UPT
17
Parashqevi Tashi Msc. (dr. proces)
UPT
18 Nada Ibrahimi Msc. UPT
19 Silvi Rusi Msc.
Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik
20 Margarita Gjonaj Msc. UPT
21 Arnisa Myrtellari Msc. UPT
Fakulteti i Inxhinierisë Qendra Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë (QKFI)
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Departament
Titulli/Grada
1 Luan Karçanaj Pedagog Prof. Dr
2 Jorgji Korra Pedagog Prof. As
3 Ardita Mele Drejtore QKFI Dr.
4 Silvana Sukaj Pedagog Dr.
5 Arjol Lule Pedagog Msc. (dr. proces)
6 Diana Bardhi Pedagog Msc.(dr. proces)
7 Ferid Sukaj Pedagog Msc
Tabela 4: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre
Fakulteti i Inxhinierisë
Titulli
Dep i Inxhinierisë së Ndërtimit Dep. i Inxh. Elektrikedhe TI QKFI
Total PAE
Total PAK PAE PAK
Raporti PAE PAK Raporti
PAE/PAK PAE PAE/PAK
Profesorë 0 2 - 4 2 2/1 1 5 4
Profesorë të Asociuar
2 2 2/1 1 2 1/2 1 4 4
Doktorë 2 10 1/4 0 5 - 2 4 17
Master (Drnt. në proces)
0 5 - 0 4 - 2 2 11
Master 5 9 1/1.5 4 6 1/1.6 1 10 20
Totali 9 28
9 21
7 25 56
Page 16 of 46
Tabela 5: Të dhëna sipas moshës për stafin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i PAE dhe PA me moshë: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 4
Profesorë të Asociuar 1
Doktorë
Pedagogë (MA/Drnt. proc) 3 1
Personeli Administrativ 11 5 1 1
Personeli sipas titujve /gradave
Numri i PAK me moshë: Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit
25 - 35 36 - 45 46 - 55 56 - 65 66 - 68
Profesorë 1 1
Profesorë të Asociuar 2
Doktorë 2 2 1
Pedagogë (MA/Drnt. proc) 8 2
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ
angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me
strategjinë për zhvillim të institucionit.
Personeli akademik dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre. Në RVB në mënyrë të detajuar jepen detyrat dhe përgjegjësitë e secilit post, duke filluar që nga Rektori e deri te punonjësi më i thjeshtë. Personeli akademik dhe administrativ i institucionit është i angazhuar në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Performanca e mësimdhënies kontrollohet në mënyrë periodike në
të gjitha aspektet duke dhënë edhe rekomandimet përkatëse.
Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të
zhvillimit të institucionit.
Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Personelit akademik është i angazhuar në hartimin e
kurrikulave, si dhe merr pjesë në vendimet institucionale. Vlen te
theksohet se proçesi për hartimin e kurrikulave për programin e
studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni në ShLUP
UMT e ka fillesën nga një grup ad-hoc i ngritur për marrjen e
linçencës për veprimtari mësimore shkencore të SHLUP UMT.
Aktualisht çdo anëtar i departamentit ka të drejtën për të propozuar
ndryshime në kurrikulën e programit të studimit duke bërë
argumentimin përkatës. Në fund të vitit akademik rishikohen
syllabuset për elementë të veçantë të tyre (literatura, temave të reja,
metodave të reja të didaktike etj.). Propozimet e miratuara brenda
departamentit i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje të mëtejshme
Këshillit të Fakultetit dhe bëhen efektive vetëm pas miratimit nga
Senati Akademik.
Procesi i rekrutimit të personelit akademik është i
mirëpërcaktuar dhe transparent. Në trajtë diagrame
jepet gjithë procedura e përzgjedhjes, lista e
Page 17 of 46
dokumentave që duhet të paraqesin kandidatët, si
dhe modele të dokumentave që duhen paraqitur. Në
kontratën e punës përcaktohen edhe orët mësimore
që duhen realizuar:
1) Për personelin akademik: a) Kategoria “profesor”
- Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore
- Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë mësimore
b) Kategoria “të tjerë” - Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore
- Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore
2) Për autoritetet drejtuese: a) Rektor 100 orë mësimore c) Dekan 200 orë mësimore
Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe
vlerësimin e personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.
ShLUP UMTe ka të publikuar organigramën dhe kriteret e punësimit
për çdo pozicion pune vakant.
Në faqen elektronike institucioni ka të publikuar personelin akademik
me kohë të plotë dhe personelin akademik me kohë të pjesshme, të
ftuar apo me kontratë. Rekrutimi i punonjësve të rinj realizohet në
përputhje të plotë me procedurat ligjore dhe nënligjore në fuqi.
SHLUP UMTe ka të publikuar organigramën dhe kriteret e punësimit
për çdo pozicion pune vakant. Po kështu, në faqen elektronike
institucioni ka të publikuar personelin akademik me kohë të plotë dhe
personelin akademik me kohë të pjesshme, të ftuar apo me kontratë.
Rekrutimi i punonjësve të rinj bëhet mbi bazën e kritereve dhe
procedurave ligjore që përcakton edhe rregullorja e brendshme.
Personeli akademik përzgjidhet në bazë konkursi duke plotësuar
kriteret dhe kërkesat sipas vendit të punës. Kriteret e pranimit në
konkurs propozohen nga departamenti përkatës i interesuar.
Kandidati dorëzon dokumentet e mëposhtme:
- Fotokopje te dokumentit te identifikimit.
- Diploma dhe lista e notave te noterizuara
- Raport mjekesor për aftësinë për punë
- Kopje të noterizuara te titujve ose/dhe gradave të fituara
- Kopje të certifikatave pjesemarrjeje ne seminare dhe
konferenca
- Çertifikate familjare
- Dëshmi Penaliteti
- Referencë nga punëdhënësi i mëparshëm
Personeli akademik i aktivizuar këtë vit në këtë institucion në procesin e mësimdhënies për realizimin e programit të studimit të ciklit të dytë Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni ështe një staf akademik me përvojë akademike dhe karrierë profesionale, i
angazhuar edhe në veprimtari kërkimore-shkencore, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit.
SHLUP UMT mban një bazë të dhënash për personelin akademik të rekrutuar (efektiv apo me kohë të pjesshme).
Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon
nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.
Page 18 of 46
Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës
ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Përgjegjësi i Departamentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit, i cili është përgjegjës për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni është Prof. Dr. Jakup Agalli, me nje pervoje 40 vjecare ne mesimdhënie.
Titullari i lëndës/modulit në programin e studimeve “Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”.
Personeli akademik i angazhuar në programin e studimit MSH, ka një përgatitje të spikatur në fushat respektive të disiplinave që mbulon. I gjithë stafi drejtues në ShLUP UMT Rektori, Dekani, përgjegjësit e departamentit dhe drejtuesit e qendrave kërkimore, janë personel i angazhuar me kohë të plotë.
Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.
Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i
Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për
tezën. Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.
Në fillim të vitit akademik studentët e vitit të dytë të Msc. Inxhinieri Telekomunikacioni ftohen që të paraqesin fushën e interesit të tyre përsa i përket punimit të diplomës. Në fillim të semestrit të dytë, DIETI shpall temat e diplomimit. Çdo studenti i caktohet një pedagog i cili e udhëheq në punën e tij kërkimore për realizimin e tezës.
Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”.
Për kohën që është hapur programi i studimit nuk ka patur të diplomuar në programin e studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni.
Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është
parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve
dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.
Stafi akademik i cili ka të paktën gradën “Doktor” mbulon të gjithë
disiplinat e përfshira në programin e studimit Msc. Inxhinieri
Telekomunikacioni.
Stafi i parashikuar për udhëheqjen e diplomave caktohet në bazë të
specializimit apo fushës kërkimore të cilat ai mbulon apo punon.
Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe
administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Page 19 of 46
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.
Fakulteti i Inxhinierisë ka të angazhuar personel ndihmës mësimor-
shkencor për realizimin e orëve praktike dhe laboratorike. Gjithashtu
Fakulteti i Inxhinierisë ndjek një politikë të punësimit part-time të
studentëve me rezultate të larta.
Stafi i IT-së dhe personeli ndihmës i angazhuar për mirëmbajtjen e
laboratorëve dhe pajisjeve ndihmëse në auditore, është i kualifikuar
dhe në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve përgjatë gjithë
kohëzgjatjes së zhvillimit të mësimit.
Burimet njerëzore të SHLUP UMT përdoren me efektivitet të
lartë për mbulimin e gjithë aspekteve ndihmëse të
procesit mësimor.
Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet
ligjore e nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.
Ngarkesa mësimore e personelit akademik realizohet në bazë të kontratave të secilit, të cilat përpilohen në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore të kodit të punës. Në kontratën e punës të secilit pedagog përcaktohen edhe orët mësimore që duhen realizuar sipas pozicionit e bazuar kjo ne Vendimin e brendshem Nr.335Prot. date 12.09.2013 te Bordit te Larte Drejtues. Për personelin akademik:
a) Kategoria “profesor” - Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore
- Me titullin akademik “Profesor i Asociuar” 270 orë
mësimore b) Kategoria “të tjerë”
- Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore
- Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore Për autoritetet drejtuese:
b) Rektor 100 orë mësimore c) Dekan 200 orë mësimore
ç) Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore
Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.
Të dhëna të hollësishme për anëtarët e personelit akademik mbahen në arkivin e Rektoratit, ndërsa dokumentat sipas ligjit për arkivën janë në ruajtje të përherëshme. Një kopje ruhet në arkivën e institucionit, ndërsa një kopje tjetër ruhet në një kasafortë sigurie në një Bankë të Qytetit të Tiranës. Në mënyrë të detajuar, për çdo semestër, hartohet lista e plotë e personelit akademik shoqëruar me lëndët që do të zhvillojë për programin e studimit si dhe orarin e detajuar. Procedurat për rekrutimin e personelit akademik janë të përcaktuara qartë dhe publikohen online. Çdo ofertë punësimi detajon, ndërmjet të tjerash, edhe disiplinën, kërkesat për nivelin e kualifikimit si dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.
Konkluzionet e vlerësimit:
Personeli akademik, i angazhuar për drejtimin dhe zhvillimin e programit të studimit, plotëson kriteret e përcaktuara, me grada dhe tituj, si dhe me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie. SHLUP UMT ka të dhëna të detajuara përsa i takon personelit akademik të angazhuar, formën e punësimit dhe ngarkesën e realizuar.Procedurat për rekrutimin e personelit akademik janë të përcaktuara qartë dhe synojnë përfshirjen në mësimdhënie të një personeli akademik cilësor. Evidentohet problem i kualifikimit të stafit të ri në grada.
Page 20 of 46
4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të
tjera ndaj komunitetit
Bazuar në RVB dhe nga konstatimi në vend, ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”
ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një sipërfaqe totale 3100
m2. Konkretisht këto ambiente të ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” ndodhen në:
1. Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti
(objekti 1) me sipërfaqe te përgjithshme 2300 m2.
2. Një objekt i rikonstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2) me
sipërfaqe te përgjithshme 800 m2.
Objekti 1 në të cilin ndodhen ambientet e ShLUP UMT, është pjesë e një zone strategjike
për sa i përket jetës studentore të qytetit të Tiranës. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha
kushteve teknike të projektimit e zbatimit të standardeve evropiane, të aplikuara në vendin
tonë dhe siguron qëndrueshmërinë statike për sigurinë maksimale të jetës.
Objekti ka 8 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2300 m2.
Në katin 0 ndodhen ambiente të informacionit, zyra e këshillimit te karrierës,
Metrostop Bar/Librari dhe ambiente pushimi.
Në katin e parë ndodhen një sallë leksionesh, Laboratori i Informatikës, Sallë
interneti e studimi, zyra e arshivës.
Në katin e dytë ndodhen ambientet e Sekretarisë mësimore (dy ambiente) auditor i
madh dhe 2 salla leksioni.
Në katin e tretë ndodhen Laboratori i Shkencave të Natyrës, si dhe një auditor i
madh dhe 2 salla leksioni.
Në katin e katërt janë kryesisht ambientet për stafin drejtues ShLUP UMT (Rektori,
Kancelari-Jurist, dy Dekanët), Qendra e Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë,
Financa si dhe stafin akademik, dy Departamentet e Fakultetit të Inxhinierisë.
Në katin e pestë ndodhen dy laboratore përkatësisht: laboratori i Elektroteknikës
dhe laboratori i Elektronikës dhe Telekomunikacionit.
Në katin e gjashtë ndodhet bibloteka e ShLUP UMT me një sipërfaqe prej 206 m2.
Gjithashtu godina është e pajisur me dy ashensor për të qenë e aksesueshme dhe për
personat me aftësi të kufizuar.
Objekti 2 në të cilin ndodhen ambientet e ShLUP UMT, është pjesë e zonës qendrore të
qytetit të Tiranës. Objekti është rikonstruktuar për të plotësuar standardet më të larta për
zhvillimin e leksioneve dhe funksionimin sa me eficient të godinës.
Objekti ka 3 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 800 m2.
Në katin -1 ndodhen: Laboratori i Akademisë CISCO, një ambient për serverat, si
dhe janë parashikuar tre ambiente të tjera laboratoresh (Laboratori i automatikës
dhe inteligjencës artificiale)
Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve,
zyra e kryetarit të Bordit të Lartë Drejtues, dy Qendrat Kërkimore të fakulteteve si
dhe dy salla leksionesh për zhvillimin e mësimit.
Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh.
Sallat e leksioneve janë të pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe
ftohje me kondicionim me inverter, kompjuter), ndriçim natyral e artificial, për të kryer një
leksion të standardeve të larta dhe komoditet maksimal.
Comment [C1]:
Page 21 of 46
Tabela 6: Mjediset e SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”
Mjediset për SHLUP “Universiteti Metropolitan Tirana”
Sasia Sipërfaqja (m2) Norma për
person ne m2
Salla për bibliotekën e shkollës 1 206
Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35
Zyra për personelin akademik 9 250
Zyra e marketingut 1 15
Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25
Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42
Zyrë për Financën 1 15
Zyrë për Njësinë e SBC 1 15
Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15
Zyrë informacioni për studentët 2 40
Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25
Zyrë e arkivës 1 30
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-librari) 2 100
Nyje hidrosanitare 21 125
Tabela 7: Mjediset e Fakultetit të Inxhinierisë
Mjediset për Fakultetin e Inxhinierisë Sasia Sipërfaqja (m2) Norma për
person ne m2
Salla për leksione 19 570
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese 2 100
Salla për laboratore 9 220
Salla interneti 1 50
Salla për bibliotekë 1 206
Mjedis për fotokopjime, librari etj 3 35
Zyrë informacioni për studentët 2 20
Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75
Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100
Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60
Nyje hidrosanitare 21 125
Totali 3100 3100/284 =10.9
Mjediset për Stafin e Fakultetit të Inxhinierisë: Sasia Sipërfaqja (m2) Norma për
person ne m2
Zyra për Dekanin 1 15
Zyra për sekretarinë mësimore 2 30
Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 3 70
Zyra për personelin akademik 1 20
Salla për mbledhje 2 60
Mjedis për stafin e shërbimit 1 20
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20
Menaxhimi i mirë i hapësirës në dispozicion bën që, si personeli akademik, ashtu edhe studentët, të kenë kushtet e kërkuara për zhvillimin e procesit mësimor. Megjithatë edhe nga diskutimet në vend, konstatohet se është e nevojshme ngritja e një kampusi universitar të dedikuar. Nga bashkebisedimet e bera me drejtuesit ky kampus është projektuar të ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës në një zonë pranë parkut të madh të Tiranës të veçuar
Page 22 of 46
nga zhurmat e qytetit, dhe mjaft i përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit mësimor dhe shkencor, por gjithashtu dhe mjaft i lehtë për të komunikuar me çdo pjesë të qytetit. Objekti është në ndërtim e sipër dhe ne fund të 2016 pritet të përfundojë plotësisht.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të
studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që
ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për
realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.
Vendndodhja e përhershme e ShLUP UMT është godina nr. 1. E
cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir Kolea” dhe “Budi”, Qyteti
Studenti Tiranë(shih aneksin 3). Në këtë godinë gjendet
Rektorati i ShLUP UMT, Dekanatët e Fakultetit të Inxhinierisë
dhe Ekonomisë si dhe të gjithë departamentet e këtyre
fakulteteve. Gjithashtu në këtë godinë është akomoduar edhe
administrata e ShLUP UMT.
Programi i studimit Msc. në Inxhinieri Telekomunikacioni
ofrohet edhe në objektin nr. 2 të përshkruar më lart. Fakulteti i
Inxhinierisë është angazhuar për organizimin efikas të procesit
mësimor në të dyja godinat duke evituar lëvizjet brenda ditës të
studentëve nga njëra godinë në tjetrën si dhe duke kontrolluar
mbarvajtjen e mësimdhënies në të dyja godinat.
Në planet mësimore të programit të studimit Master Shkencor në
Inxhinieri Telekomunikacioni që ofrohet në SHLUP UMT është
planifikuar që studenti kryen 120 orë praktikë profesionale
pranë institucioneve dhe shoqërive private ose edhe shtetërore,
të miratuara nga SHLUP UMT. Kjo praktikë vlerësohet me notë
dhe me kredite.
Praktika zhvillohet në një nga kompanitë private në fushën e teknologjisë së informacionit që SHLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu nëpërmjet formularit të miratimit të praktikës, studenti ka të drejtë të propozojë për zhvillimin e praktikës në kompaninë tjetër (jo të listuar nga SHLUP UMT). Departamenti pasi shqyrton propozimin e studentit lidhur me kompaninë miraton ose jo zhvillimin e praktikës pranë kësaj kompanie nga ana e studentit. Organizimi dhe zhvillimi i praktikës profesionale kryhet në bazë të rregullores për praktikën profesionale.
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme
dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në
Për realizimin e programit të studimit Msc. në Inxhinieri
Telekomunikacioni, pranë ShLUP UMT funksionon Biblioteka e
shkollës. Duke synuar që për çdo syllabus që përmbajnë
programet e studimeve përkatëse, të ketë edhe literaturën
përkatëse, përkatësisht libra të cilat janë pjesë e literaturës
detyruese. Për plotësimin e nevojave didaktike për çdo lëndë,
pedagogët u shpërndajnë studentëve leksione të shkruara,
prezantime si dhe referenca shkencore.
Bibloteka duhet të plotësohet me shumëllojshmëri librash për të
gjitha lëndët të cilët të jenë të përditesuar. Për të realizuar këtë
projekt është nënshkruar një marrëveshje me kompaninë MC
GrawHill, e cila do të siguroj bibliotekën me E-Books të
aksesueshme nga stafi dhe studentët e ShLUP UMT nëpërmjet
logimit individual nga çdo ambient, sipas kërkesave te
departamentëve për çdo program studimi.
Biblioteka punon me orar të zgjatur, nga ora 8.00 deri në orën
Page 23 of 46
përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.
19.00. Ky orar është i shpallur në mjediset e saj. Për çdo student ka kartelë regjistrimi dhe sigurimi të literaturës, si dhe sistem të kompjuterizuar të shërbimit. Gjithashtu bibloteka është e pajisur edhe me mjete informatike me akses në internet.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe
mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.
Konstatimi i GVJ është se mjediset aktuale janë me hapësira funksionale për zhvillimin e të gjitha veprimtarive universitare. SHLUP UMT ka aktualisht në përdorim 9 laboratorë mësimorë të cilët shërbejnë edhe si salla seminaresh per disiplina specifike. Gjithashtu, për zhvillimin e procesit mësimor disponon 19 salla mësimore (për zhvillim leksionesh e seminaresh), të cilat shfrytëzohen intensivisht gjatë gjithë ditës. Klasat mësimore janë të pajisura me mjete audio vizive si PC e projektorë. Pajisjet dhe programet e instaluara janë të teknologjisë bashkëkohore. Laboratorët e informatikës janë pajisur me softwaret përkatës në mënyrë që t’i shërbejnë sa më mirë programit mësimor. Të gjithë laboratorët janë të pajisur me mjetet didaktike të nevojshme për zhvillimin ashkëkohor të procesit mësimor. Në varësi të projekteve, nevojave të reja si dhe të laboratorëve që
zhvillohen pranë DIETI dhe në kuadër të kërkimit shkencor apo
mësimdhënies, bëhet pasurimi i këtyre laboratorëve me pajisjet e
reja të nevojshme.
Gjithashtu Fakulteti i Inxhinierisë është duke ndërtuar dhe Laboratorin e Automatikës dhe Inteligjencës Artificiale për tu krijuar kushte dhe ambiente sa më te favorshme studentëvë për formimin e tyre profesional.
Konkluzionet e vlerësimit:
Infrastruktura, që është në dispozicion të zhvillimit të procesit mësimor në SHLUP UMT , plotëson standardet dhe kriteret e cilësisë. Godinat, janë përshtatur dhe pajisur për një konfort maksimal në shërbim të procesit mësimor. Sallat e leksioneve dhe seminareve janë pajisur me PC dhe videoprojektor. Laboratorët janë të pajisur me paisje dhe programe të nevojshme të përcaktuar në programin mësimor. Biblioteka funksionon me orar të zgjatur, në funksion të procesit mësimor, duke ofruar kushte të mira dhe një fond botimesh, për të mbështetur studentët dhe personelin akademik në punën e tyre studimore dhe kërkimore-shkencore kjo bibloteke duhet te pasurohet sa me shpejte me libra fizik ose bibloteke online.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Burimet e financimit të SHLUP UMT janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të
ardhurat nga tarifa e shkollimit që paguan çdo student në bazë të tarifave të vendosura
nga Bordi dhe nga tarifat e tjera për shërbime të ofruara nga SHLUP UMT.
Në vijim jepet tabela, e cila pasqyron të ardhurat dhe financimet për katër vitet e fundit:
Tabela 8: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë)
Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014
Pushteti qëndror - - - -
Pushteti vendor - - - -
Fonde jopublike: 4.168.748 17.494.215 11.240.435 2632842
Grantet për kërkim dhe kontratat
Konsulencat, shërbimet -
16.303 139.228 -
Tarifat për dhe gjatë shkollimit 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012
SHUMA 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854
Page 24 of 46
Tabela 9: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit
Buxheti (i ndarë në përqindje, për paga/shpenzime operative/ amortizimi)
Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
Paga
Sh
pen
zim
e
am
ort
izim
i
90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98
SHLUP UMT kryen kontroll financiar dhe audit çdo vit.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të
brendshëm) të situatës financiare.
Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë
cikël studimesh.
SHLUP UMT kryen një audit të brendshëm të përvitshëm për situatën financiare, e cila bëhet mbi bilancin e çdo viti kalendarik. Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet dhe të ardhurat (duke iu referuar bilancit). Raporti i auditit përmban një pasqyrë të hollësishme, referuar bilancit për të ardhurat dhe shpenzimet.
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.
SHLUP UMT harton një raport që përmban pasqyrat financiare
vjetore për çdo vit kalendarik i cili përfshin edhe opinionin e
auditit të pavarur. Në të përfshihet një numër i madh
elementësh, që nga informacioni i përgjithshëm mbi SHLUP UMT
e deri në pasqyrimin e fitimit (apo eventualisht të humbjes) për
vitin e analizuar. Buxheti për vitin akademik fillohet nga Rektori
duke vënë në lëvizje fakultetet dhe departamentet. Drafti
përmbledhës paraqitet në senat dhe pastaj i dorëzohet
Administratorit për ta plotësuar me shpenzimet e tjera
administrative dhe të drejtimit. Administratori e paraqet
buxhetin në Bord.
Bordi i Lartë drejtues ka emëruar Administrator një nga anëtarët
e vet në mënyrë që të ndjekë realizimin e planit financiar dhe të
jetë përgjegjës ndaj themeluesve të shkollës për të ardhurat dhe
shpenzimet e realizuara.
Konkluzionet e vlerësimit:
Konstatohet organizim dhe mbajtje e rregullt e të dhënave financiare të SHLUP UMT . Dokumentacioni lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet pasqyrohet në Pasqyrat Financiare Vjetore, të cilat përmbajnë edhe opinionin e auditit të pavarur. Për këto katër vite akademike themeluesit kanë garantuar financiarisht zhvillimin e qetë të institucionit edhe pse të ardhurat nga tarifat e studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet. Institucioni ka procedura të një shoqërie tregtare në lidhje me aprovimin, diskutimin, financimin,
Page 25 of 46
kontrollin dhe njoftimin e rezultateve financiare për të siguruar një stabilitet dhe vijueshmëri financiare të domosdoshme për ofrimin e programeve të tij të studimit.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Për sigurimin e brendshëm te cilësisë ne mënyrë me specifike janë ngritur strukturat
përkatëse në ShLUP UMT të cilat veprojnë konform kërkesave të Ligjit Nr. 9741, "Për
Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të datës 21.05.2007, i ndryshuar, konkretisht
janë Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë (për më tej KVC) dhe Qendra e Vlerësimit të
Brendshëm (për më tej QVB). Këto njësi janë ngritur që në fillimet e veprimtarisë të SHLUP
UMT përkatësisht (vendimi për ngritjen e KVC dhe QVB).
Në këtë kuadër, për secilin program/syllabus lënde, është hartuar një format standard me
të gjithë elementët e nevojshëm të një syllabusi. Gjithashtu, për sigurimin e cilësisë janë
bërë drejtpërdrejt takime/biseda të drejtuesve të institucionit me studentët, apo përdorimi
periodikisht i pyetësorëve me studentët në kuadër të tërheqjes së opinionit të tyre mbi
programin e studimit, për çdo lëndë të programit dhe pedagog. Pas procesit të përpunimit
të këtyre gjetjeve, informacioni përkatës i kalon titullarëve të institucionit si dhe organeve
kolegjiale përkatëse çdo fund viti akademik Ky informacion ndër të tjera shërben për
vlerësimin dhe procesin e vazhdimësisë të performancës së institucionit, të njësive apo të
secilit pedagog.
Nga veprimtaritë dhe rezultatet e sipërcituara për sigurimin e brendshëm te cilësisë,
tashmë është krijuar përvoja e ShLUP UMT, si dhe janë marrë një sërë masash me
karakter organizativ dhe metodik. Kështu, përveç forcimit të rolit të departamentit në
proceset akademike, janë propozuar forma të reja për kontrollin e dijeve të fituara nga
studentët duke i dhënë përparësi punës individuale të studentëve, kontrollin e njohurive të
fituara nga studentët.
Një nga format më të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë në ShLUP UMT është
pyetësori me studentët, i cili organizohet dy herë ne vit, në përfundim të çdo semestri, për
të gjitha programet e studimit, për të dy ciklet, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Skedat e
pyetësorëve janë përpunuar nga punonjësi i IT, ndërsa rezultatet e fituara janë vënë në
dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto rezultate i vihen
në dispozicion në mënyre të personalizuar secilit pedagog. Njëherazi, ato kanë qenë një
burim i rëndësishëm për të nxjerr konkluzione mbi cilësinë e procesit të mësimdhënies, të
punës së secilit, në disa raste janë shoqëruar edhe me marrjen e masave konkrete ndaj
pedagogëve të ndryshëm. Ndër problemet më kryesore kanë qenë lidhur me literaturën e
rekomanduar, shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë në shpjegim dhe kontroll, etj.
Për përmirësimin e proçesit mësimor shkencor janë planifikuar masa si rikonceptimi i
mënyrës së zhvillimit të detyrave të kursit; funksionimi i këshillimit të studentëve përmes
zyrës së këshillimit të karrierës dhe përforcimi i rolit të tutoriatit (mentorit), krijimi i
adresave zyrtare te email-it (te ShLUP UMT) për çdo student; përforcimi i përdorimit në
funksion të komunikimit i rrjeteve sociale si psh faqja zyrtare e shkollës ne Facebook;
ristrukturimi i faqes zyrtare; përfshirja e studenteve ne projekte te ndryshme, asistenca për
aplikime dhe shkolla verore: marrëveshje bashkëpunimi me organizata publike dhe private
për panairin e punës.
Tabela 10: Anëtarët e QVB
Page 26 of 46
Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014
3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013
4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014
5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013
5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe
vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion
në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.
Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin
programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;
b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);
b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në
provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në
testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;
e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet,
projektet, provimet, etj.); f. Vëzhgime gjatë kryerjes së
ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit
të kërkimit - tezës; h. Etj.
Bazuar ne kostatimin dhe materialet e ofruara, nëpërmjet
KVC dhe QVB SHLUP UMT përdor etodologji vlerësimi për secilin nga proceset akademike që kontrollohen gjatë vitit dhe rezultatet e tyre i raporton pranë rektoratit dhe dekanateve të fakulteteve. Njëherazi rekomandon detyra, zbatimi i të cilave ndiqet nga ana e strukturave dhe vetë QVB. Informacioni i përftuar, e që menaxhohet nga QVB, bëhet pjesë edhe e raporteve të vetëvlerësimit (pjesë e të cilëve është edhe RVB i programit të studimit MSH në TI duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë. Për çdo Departament hartohet raporti vjetor i monitorimit në të cilin jepet në mënyrë të detajuar edhe plani i veprimit të njësisë. Gjithashtu për çdo lëndë të zhvilluar bëhet vlerësimi i mësimdhënësit duke llogaritur në këtë mënyrë indeksin e performancës. SHLUP UMT kryen në mënyrë të rregullt vlerësimin e veprimtarisë akademike dhe administrative përmes metodash të ndryshme si vlerësimeve kolegu-për-kolegun, raporteve semestrale për saktësinë, transparencën, audibilitetin e vlerësimeve të studentëve nga pedagogët, raportet fund-vjetore për ecurinë e vitit akademik. Rezultatet e tyre vihen në dispozicion të drejtuesve të institucionit, atyre të fakulteteve si dhe gjejnë reflektimin e tyre në vlerësimin e performancës së çdo pedagogu në përfundim të vitit akademik. Kujdes i kushtohet intervistave me studentët, si dhe atyre me pedagogët gjatë shqyrtimit të performancës së tyre. Rezultatet e vlerësimit u transmetohen pedagogëve në trajtën e një përpunimi statistikor. Në mënyrë sistematike nga ana e sektorit të statistikave përpunohen të
dhënat mbi rezultatet e studentëve në studimet e tyre në
SHLUP UMT , kalueshmëria për lëndë dhe pedagog, etj.
Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj.
për vlerësimin e brendshëm.
Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në format broshure të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe
pedagogëve të cilat duhet të publikohen edhe në internet.
Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të
studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Page 27 of 46
Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të
studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë
përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
SHLUP UMT harton “Raportin Vjetor mbi Ecurinë
Akademike” në të cilin pasqyrohen elementë të tillë si realizimi
i objektivave vjetore, plotësimi I standarteve shtetërore,
financimi dhe menaxhimi i burimeve, vlerësimet e studentëve
ndaj pedagogëve, etj.
ShLUP UMT ka zhvilluar një riorganizim sipas Urdhrit nr. 360
datë 02.09.2013 për përmirësimin e programeve të studimit.
Megjithatë, për shkak të kufizimeve të ligjit aktual për arsimin
e lartë ndryshimet në programin e studimit për tu përshtatur
me ndryshimet social-ekonomike dhe zhvillimet teknologjike
janë të kufizuara.
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të
studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e
herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë
publikuar.
Institucioni është në proces akreditimi në nivel institucional
përkrah me akreditimin e programit të studimit MSc. në
Inxhinieri Telekomunikacioni. Njësitë përgjegjëse për sigurimin
e cilësisë të programit MSc. në Inxhinieri Telekomunikacioni
përdorin instrumentët të shumëllojshme për mbledhjen,
përpunimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi cilësinë.
Fakulteti i inxhinierisë për sigurimin e cilësisë, monitoron
situatën dhe merr masa për përmirësim në përputhje me
konkluzionet që dalin nga anketimet,intervistat dhe takimet.
Për ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve mbi cilësinë
dhe sigurimin e saj në programin e studimit MSc. në Inxhinieri
Telekomunikacioni, Fakulteti i Inxhinierisë ka organizuar
seminare të hapura ku janë trajtuar problemet lidhur me këto
tematika. Në dispozicion të studentëve UMT-ja ka hartuar dhe
zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të
cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar në
Planin Strategjik të Institucionit.
Konkluzionet e vlerësimit:
Sipas raportit të vetë vlerësimit, nё ShLUP UMT sistemi i brendshёm i sigurimit tё cilёsisё është ngritur dhe ka funksionuar me të gjitha strukturat në përputhje me kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë . Kёshtu nё nivel njësie bazë siç është departamenti analizohen programet mё simore , literatura, sisteme të vlerёsimit para çdo fillimi tё vitit tё ri akademi k dhe nё vazhdim tё tij. Nga ana e GVJ u konstatua se në fakultet janë institucionalizuar elementë të sistemit të sigurimit të cilësisë, është ngritur dhe funksionon një sistem i plotë i dokumentuar që të garantojë sigurimin e cilësisë në të gjitha aktivitetet e tij, në përputhje me standartet përkatëse. GVJ dëshiron të vërë në dukje se nga bisedat me drejtuesit e departamenteve dhe me stafin akademik në tërësi , u evidentua dëshira institucionale për nevojën e përpunimit të vazhduar të proceseve të garantimit të cilësisë. Prania e një kulture institucionale të vlerësimit kritik të vetvetes nëpërmjet organizimit të vlerësimeve të brendshme dhe planifikimit të përmirësimeve të nevojshme, që GVJ e gjeti të shprehur në prova dokumentare, janë garanci për qasjen objektive të institucionit ndaj menaxhimit të cilësisë tani dhe në të ardhmen.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE 7. Programi i studimit, organizimi i tij
Studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni u ofrohet më
kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe studentëve që zotërojnë diplomën “Bachelor në
Inxhinieri Kompjuterike, Telekomunikacioni, Elektronike ose Informatike”. Ato zgjasin dy
vite akademike me shkëputje nga puna dhe plotësohen me 120 ECTS. Me përfundimin e
Page 28 of 46
studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni (ku
përfshihet edhe dhënia e gjuhës angleze në një nga programet e njohura
ndërkombëtarisht), ShLUP UMT do të lëshojë diplomë “Master i Shkencavenë Inxhinieri
Telekomunikacioni”, të shoqëruar me suplementin e diplomës.
Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
karakterizohet nga një ofertë formuese me spektër të gjerë dhe ofron kompetenca që
shpërndahen nga projektimi i qarqeve dhe sistemeve deri tek aspektet aplikativë të tyre.
Programi i studimit ofron një formim solid në sektor të ndryshëm me interes të
Telekomunikacionit, duke integruar dhe zgjerimin e njohurive në fushën e elaborimit të
informacionit dhe kontrollit dixhital, fushën e elektromagnetizmit etj...
Kurset lejojnë një formim specifik në fushat e specializuara të Telekomunikacionit (Rrjetat
Mobile me Brez të Gjërë, Sistemet e Shpërndara, Komponentë dhe Qarqe Optikë ) ose fusha
ndërdisiplinore dhe menaxheriale (menaxhimi i projekteve inxhinierike, infromatika
grafike).Gjithashtu kurset e programit me zgjedhje lejojnë zgjerimin e njohurive të
studentëve në fusha të tjera të teknologjisë së informacionit në veçanti të informatikës (
Inxhinieria e software-it, siguria e sistemeve informatike etj.).
I diplomuari në Mastër i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni është në gjëndje të
operojë në fushat kërkimore, projektimit dhe zhvillimit me hapat e teknologjisë, ku
nevojitet jo vetëm përdorimi i komponentëve dhe metodave të avancuara por edhe zhvillimi
i metodove dhe komponentëve të rinj për të realizuar aplikacione inovative dhe me raportet
kualitet/çmim optimale.
Kompletimi i kësaj kurrikule lejon studentin të zhvillojë rolet profesionale të mëposhtëm :
Analist Sistemesh - duke evidentuar fusha aplikative të reja përsa i përket sistemeve të telekomunikacionit si dhe duke përcaktuar specifikat për këto të fundit për të arritur objektivat e kërkuara.
Projektues – nisur nga analiza, realizon projektin e sistemeve të telekomunikacionit duke zhvilluar edhe projektin e komponentëve të rinj me karakteristikat e kërkuara që tregu nuk i disponon. Kjo përfshin edhe sisteme komplekse me karakteristika dhe prestacione inovative të cilat mund të kërkojnë dhe integrimin e disa aspekteve specifik të teknologjisë
Drejtues Laboratoresh dhe Impiantesh të Telekomunikacionit – me kapacitetin për të impostuar dhe drejtuar aktivitet kërkimor dhe zhvillues edhe me karakter industrial.
Kërkues – i cili operon në institut shkencor / firmë private, si në aspektin e zhvillim – kërkimit të sistemeve të telekomunikacionit ashtu edhe në aspektin e aplikacioneve të avancuara për sisteme të ndryshme.
Profesionist i Lirë – i cili zhvillon aktivitet konsulence profesionale mbi tematikat e inxhinierisë së telekomunikacionit kundrejt firmave private, institucioneve të ndryshme private dhe publike etj..
Duke parë zhvillimet e shpejta të teknologjisë sidomos në fushën e telekomunikacionit,
teknologjisë së informacionit dhe elektronikës, ShLUP UMT është përpjekur që të ndjekë
këto hapa edhe me përmisimin dhe përditësimin e programit mësimor në fjalë me
argumenta aktual. Nga kjo anë institucioni has vështirësi për shkak të akteve ligjore dhe
nënligjore në fuqi të cilat ngadalësojnë këtë proces. Nga ana tjetër për ti paraprirë kësaj
pengese, programet e hartuara janë hartuar duke konsultuar eksperiencat më të
sukseshme në vend dhe jasht vendit për të qënë sa më pranë kërkesave të tregut të punës
Page 29 of 46
dhe nevojave të shoqërisë në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së
informacionit.
Viti mësimor organizohet në dy semestra, 28 javë dhe 8 javë për sezon provimesh.
a. Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 28 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 14 javë mësimore në auditor
1 ECTS ka 25 orë mësimore punë të studentit
1 orë mësimore ka 60'
b. Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni përfundon me
diplomë ”Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni”
Tabela 11 :Plani mësimore me ndarjen e ECTS sipas formave të mësimdhënies.
Page 30 of 46
Në programin e studimit “MSc në Inxhinieri Telekomunikacioni” kreditet (ECTS) për
format e studimitjanë si më poshtë :
Leksionet: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Laboratoret: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Detyrakursit: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
PraktikaProfesionale: 20 orë në auditor dhe 5 orë punë e pavarur e studentit
Provimi përfundimtar: 4 orë në auditor dhe 21 orë punë e pavarur e studentit
Tabela 12: Plani mësimori ndarë sipas Veprimtarive Formuese (A-F)
Plani Mësimor i Programit të Studimit MSc. në Inxhinieri Telekomunikacioni
Nr. Tipi i Veprimtarise Lënda/Moduli ECTS ECTS
Total
1 A - Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë) të
programit Metoda Numerike dhe Matlab 9 9
1
B - Disiplina të formimit karakterizues të
programit
Elektromagnetizmi 6
51
2 Elektronika Analoge dhe Dixhitale 9
3 Sistemet Elektronike te Programueshme
9
4 Informatika Grafike 9
5 Rrjetat Mobile me Brez të Gjërë 9
6 Sistemet e Shpërndara 9
1 C - Disiplina të ngjashme dhe/ose integruese të
programit
Kontrolli Dixhital 6
18 2 Komponentë dhe Qarqe Optike 6
3 Menaxhimi I Projekteve Inxhinierike 6
1 D - Disiplina me zgjedhje 6 ECTS
Inxhinieria e Software-it 6 6 2 Siguria e Sistemeve Informatike 6
1 E - Veprimtari formuese Praktikë 6 6
1 F–Teza e Diplomës Teza e Diplomës 30 30
Nga analiza e syllabuseve nga ana e RVJ, rezulton se ato janë hartuar me objektiva të qarta duke përfshirë në to emrin e pedagogut, të dhëna mbi pedagogun, kohën dhe vendin e zhvillimit, qëllimin, objektivat, temat që do të zhvillohen, literaturën e nevojshme bazë dhe atë plotësuese, faqen web të lëndës, detyrimet e lëndës me përshkrimin e tyre, mënyrën e vlerësimit dhe kërkesat specifike të lëndës. Eventualisht në syllabus mund të ketë edhe elementë të tjerë si: formën e mësimdhënies, kërkesat për verifikimin e plagjiaturës, etj.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të
akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me
Programi i studimit të ciklit të dytë që përfundon me diplomë “Master
i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni” ofrohet i organizuar në module dhe i vlerësuar në kredite, sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti akademik nga një student që ndjek këtë program studimi me kohë të plotë është 60 kreditë. Për të dy vitet e studimit, studenti duhet të grumbullojë së paku 120 kreditë.
Page 31 of 46
kohë të plotë është 60 kredite;
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas
përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Programi i studimit MSH në Inxhinieri Telekomunikacioni, synon pajisjen e të diplomuarve me njohuri të thelluara praktike, duke synuar një orientim më fleksibël drejt nevojave specifike të tregut. Programi i studimit ofron një formim solid në sektor të ndryshëm me
interes të Telekomunikacionit, duke integruar dhe zgjerimin e
njohurive në fushën e elaborimit të informacionit dhe kontrollit
dixhital, fushën e elektromagnetizmit etj.. Kurset lejojnë një formim
specifik në fushat e specializuara të Telekomunikacionit Rrjetat
Mobile me Brez të Gjërë, Sistemet e Shpërndara, Komponentë dhe
Qarqe Optikë ose fusha ndër disiplinore dhe menaxheriale
(menaxhimi i projekteve inxhinierike, infromatika grafike).Gjithashtu
kurset e programit me zgjedhje lejojnë zgjerimin e njohurive të
studentëve në fusha të tjera të teknologjisë së informacionit në
veçanti të informatikës Inxhinieria e software-it, siguria e sistemeve
informatike etj.
Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.
Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë
ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni nëpërmjet moduleve të lëndëve synon zgjerimin
dhe thellimin e njohurive teorike , praktike dhe profesionale të
studentëve si dhe njohjen e tyre me proçesin e kërkimit shkencor.
Modulet/lëndët e këtij programi ndërtohen mbi njohuri të fituara në
ciklin e parë të studimeve dhe gjatë këtij cikli studimi studentët
krijojnë baza të forta për vazhduar studimet në ciklin e tretë.
Metodat e vlerësimit të studentëve janë të përcaktuara në syllabuset e
lëndëve përkatëse. Studentët vlerësohen nëpërmjet kontrollit të
vazhdueshëm të njohurive duke mundësuar një vlerësim sa më
objektiv për arritjet dhe nivelin e tyre të dijeve konform programit të
studimit MSc. në Inxhinieri Telekomunikacioni.
Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.
Page 32 of 46
Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni janë hartuar duke u mbështetur në përvojat disa
vjeçare dhe praktikat më të mira të universiteteve më të mira të
vendeve europiane si “Università Politecnica di Milano”, “Università
Politecnica delle Marche”, “Politecnico di Torino” etj..
Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara. Kjo kontribuon në mundësinë e transferimit të krediteve e niveleve të studimit për në dhe nga universitete të tjera në Europë e më gjerë.
Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për
zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.
Aftësimi profesional i studentëve arrihet perms kurrikulës që kombinon teorinë me aplikimin, me punësimin në procesin e mësimdhënies, të stafit me përvoja profesionale. Programet hartohen në përputhje me strategjinë e SHLUP UMT. Puna kërkimore-shkencore e personelit akademik dhe lidhja e saj me përditësimin e programeve të studimit janë komponentë të pranishëm në shkallë të gjerë në SHLUP UMT , i cili e mbështet kërkimin shkencor dhe synon ta kthejë në një komponent kryesor, posaçërisht në kushtet e fillimit të ciklit të tretë (doktoratës).
Në dokumentacionin e bollshëm, të vënë në dispozicion nëpërmjet RVB, tregohet se SHLUP UMT inkurajon aktivitetet
kërkimore-shkencore.
Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e
tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit
të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.
Programet e studimit janë hartuar pas një studimi të nevojave të tregut dhe të perspektivave ekonomike të vendit dhe ndjekin në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet dhe kërkesat e tregut të punës. Teknologjia e informacionit në përgjithësi konsiderohet
sot një nga degët kryesore që kontribuon perms shërbimeve profesionale në zhvillimin më të mirë e të qëndrueshëm të shoqërisë. Stafi akademik i programit në SHLUP UMT është i angazhuar në përditësimin e vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive për t’ju përshtatur kërkesave në rritje të tregut të punës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për
numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.
Nevojat e tregut të punës merren në konsiderate nëpërmjet anketimeve dhe një studimi tregu. Formimi i ofruar në këtë fushë përputhet me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik , në kushtet e zgjerimit të përdorimit të teknologjisë së informacionit nga të gjithë sektorët. SHLUP UMT në bashkëpunim me zyrën e marketingut
identifikon dhe vlerëson nevojat te tregut të punës me qëllim
orientimin e duhur të studentëve me anë te programeve në këtë frymë
të formuluara. ShLUP UMT shfrytëzon bashkpunimet e saj me
sektorin publik e privat për marrjen dhe perpunimin e informacionit
prej tyre, për të patur një parashikim sa më të përafërt të nevojave
për Msc në Inxhinierinë Telekomunikacioni. Parashikimi i përafërt
për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë
program përcaktohet në përputhje me kapacitetin pritës të ShLUP
UMT për programin në fjalë.
Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe
Page 33 of 46
interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimit MSH jo vetëm që nuk bie ndesh me interesat kombëtare, por kontribuon direkt në përgatitjen e specialistëve të cilët me dijet e tyre, do të punojnë për zhvillimin e modernizimin e vendit. Programi i studimit, megjithëse nuk ka të bëjë direkt me fushën e ruajtjes së vlerave kombëtare, mbështet zhvillimet prioritare të kohës në Shqipëri e më gjerë. Përmbajtja lëndore e kurrikulave rrit ndërgjegjësimin e studentëve ndaj vlerave kulturore të kombit (plotësuar edhe me praktika në kompani të ndryshme në Shqipëri).
Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë
në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;
Kohëzgjatja e studimeve në programin “Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni” është 2 vjet e oragnizuar në 4 semestra, forma e studimit është studime me kohë të plotë dhe studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë 120 ETC. Në planin mësimor të këtij programi studimi parashikohet që studenti në përfundim të studimeve duhet të realizojë një tezë diplome e cila vlerësohet me 30 kredite.
Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.
Kriteri 1 Informacioni i ofruar për
programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.
Informacione për programin e studimit Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni janë publikuar elektronikisht në faqen e internetit
të ShLUP UMT (www.umt.edu.al) sikurse edhe në guidën e studentit.
Informacioni përfshin emrin e lëndëve, numrin e krediteve, semestrin
kur zhvillohet etj..
Në fillim të semestrit studentët njihen me syllabuset e lëndëve dhe
informohen në lidhje me detajet e mëtodës së vlerësimit.
Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.
Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.
Plani mësimor dhe detajimet në lidhje me mënyrën e realizimit të tij japin informacionin e nevojshëm për mënyrën e diplomimit. Studentët për t’u diplomuar duhet të realizojnë së paku 120 ETC. Në planin mësimor të këtij programi studimi parashikohet që studenti në përfundim të studimeve duhet të realizojë një tezë kërkimi e cila vlerësohet me 30 kredite.
Konkluzionet e vlerësimit:
Ky program është hartuar në përputhje me misionin dhe strategjinë e SHLUP UMT për
zhvillim duke ju përshtatur kërkesave të tregut të punës për specialistë të kualifikuar në këto
fusha. Mësimdhënia zhvillohet në gjuhën shqipe duke përgatitur në këtë mënyrë specialistë
të aftë për tregun kombëtar të punësimit. Realizimi i programit mbështetet nga një staf
akademik i motivuar dhe me nivel të lartë shkencor. Studentët disponojnë gjithë
informacionin për programin e studimit dhe japin kontributin e tyre në përmirësimin e tij.
8. Mësimdhënia
Procesi i mësimdhënies për programin e studimit MSc. në Inxhinieri Telekomunikacioni
është i organizuar në dy vite akademike ose katër semestra, me kohë të pakufizuar për
diplomim, në varësi të kushteve dhe mundësive të studentit. Ai organizohet me shkëputje
nga puna.
Organizimi i mësimdhënies bazohet duke përmbushur kërkesat e legjislacionit në fuqi,
bazohet njëkohësisht edhe në eksperiencat më të mira, si të vendit ashtu edhe ato
ndërkombëtare. Bazuar në rolin që çdo disiplinë mësimore ose veprimtari formuese luan
në formimin e studentit, lëndët e programit të studimit MSc. në Inxhinieri
Telekomunikacioni organizohen në 6 kategori disiplinash:
Page 34 of 46
Kategoria A: Disiplina të formimit të përgjithshëm bazë
Kategoria B: Disiplina të formimit karakterizues të programit
Kategoria C: Disiplina të ngjajshme dhe/ose integruese
Kategoria D: Disiplina të zgjedhura
Kategoria E: Veprimtaria formuese për njohje të gjuhëve të huaja, aftësime
kompjuterike, praktika
Kategoria F: Përgatitja e tezës së diplomës.
Çdo lëndë zhvillohet në bazë të syllabusit dhe planit mësimor të miratur. Përpara fillimit të
semestrit DIETI zhvillon mbledhje me pedadogët për të diskutuar në lidhje me përditësimin
e syllabuse të lëndëve. Ky përditësim përfshin tematikat që do të zhvillohen gjatë semestrit,
literaturën e rekomanduar, mënyrën e organizimit të mësimdhënies dhe format e kontrollit
dhe kriteret e vlerësimit. Veprimtaritë akademike për zhvillimin e lëndëve përfshijnë
kombinimin e formave të ndryshme të mësimdhënies të tilla si: leksioneve,
seminareve/ushtrimeve, laboratorët, detyra/projekte kursi, provimet e ndërmjetme,
provimin përfundimtar dhe praktika profesionale. Sasia e tyre për secilën lëndë
përcaktohet në syllabusin e lëndës përkatëse.
Me fillimin e semestrit studentët njihen me syllabuset e lëndëve/moduleve. Në këtë
mënyrë, studentët njihen me temat të cilat do të zhvillohen gjatë semestrit, mënyrën e
oraganizimit të orëve mësimore (leksione/seminare/detyra kursi/laboratorë etj...), si dhe
me format e kontrollit dhe mënyrën e vlerësimit të tyre. Gjithashtu syllabuset i informojnë
studentët mbi literaturën bazë të lëndës dhe atë ndihmëse/plotësuese.
Për realizimin e veprimtarive mësimore gjatë semestrit, janë vënë në dispozicion ambjente
të përshtatshme për llojin e formën e mësimdhënies të pajisura me mjetet e duhura
didaktike audio/vizive. Lëndët e tipologjisë karakterizuese të programit parashikojnë edhe
punë në laborator ku studenti ka një kompjuter apo mjetet e nevojëshme eksperimentuese
në dispozicion. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të aplikojnë njohuritë teorike duke
i aftësuar ata në aspektin pratik. Për të gjitha lëndët/modulet e programit të studimit janë
vënë në dispozicion ambjente të pajisura me mjetet bazë didaktike dhe audio/vizive.
Vlerësimi i studentëve bëhet në përputhje me rregulloren dhe mbështetet në parimin e
kontrollit të vazhdueshëm. Kontrolli i dijeve, i propozuar nga pedagogu dhe i sanksionuar
në syllabusin dhe planin mësimor, zbatohet duke u kontrolluar nga Departamenti i
Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit dhe dekanati i Fakultetit të
Inxhinierisë. Vlerësimi i studentit përbëhet nga disa komponentë: pjesëmarrja në auditor,
detyra e kursit, provimet e ndërmjetme dhe provimi përfundimtar. Pesha specifike e secilit
prej tyre në vlerësimin përfundimar është pjesë e syllabusit të lëndës.
Elementë e vlerësimit për secilin student dokumentohen nga titullari i çdo lënde dhe i
bashkëngjiten fletës së provimit. Provimet arshivohen dhe ruhen pranë departamentit për
një periudhë 6-mujore. Çdo rezultat nuk formalizohet pa i dhënë kohë studentëve për
ankimim.
Me mbarimin e programit teorik, studenti zhvillon praktikën profesionale. Praktika
zhvillohet në një nga organizatat/kompanitë publike/private që SHLUP UMT ka
marrëveshje bashkëpunimi. Gjithashtu, studenti ka të drejtë të propozoje për zhvillimin e
praktikës në kompani tjetër (jo të listuar nga SHLUP UMT). Gjatë zhvillimit të pratikës
secilit student i caktohet një pedagog efektiv i departamentit i cili ndjek ecurinë e zhvillimit
të praktikës.
Page 35 of 46
Diplomimi realizohet me punimin e diplomës, i cili është i detyrueshëm për çdo student.
Çdo studenti i caktohet një pedagog efektiv i Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe
Teknologjisë së Informacionit i cili e udhëheq studentin në veprimtaritë e tij për realizimin e
punimit të diplomës. Në përfundim studenti paraqet punimin e tij përpara komisonit
përkatës i cili jep edhe vlerësimin.
Cilësia e mësimëdhënies është objektiv madhor i ShLUP UMT. Elementi kryesor për arrijen
e këtij objektivi, në këndvështrim e ShLUP UMT është rekrutimi i një stafi akademik sa më
të kualifikuar nga pikëpamja akademike, pedagogjike (eksperiencë në mësimdhënie) edhe
nga ajo profesionale (praktike). Për realizimin e programit të studimit MSc. në Inxhinieri
Telekomunikacioni janë angazhuar pedagogë të cilët kanë grada shkencore Prof. Dr / Prof.
As / Dr.si dhe Msc. Pjesa dërrmuese e stafit akademik të angazhuar në procesin e
mësimdhënies ka eksperiencë 30-40 vite në mësimdhënie.
Ngarkesa mësimore e pedagogëve bazohet në rregulloren për ngarkesën mësimore. Përveç
ngarkesës mësimore sipas rregullores, Dekanatet dhe Rektorati motivojnë dhe përpiqen të
angazhojnë pedagogët në kërkime shkencore dhe në veprimtari në mbështetje të
institucionit. Në funksion të rritjes së cilësisë së mësimdhënies, Departamenti i Inxhinierisë
Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit harton raporte semestrale mbi kontrollin e
cilësisë të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mundësitë e përmirësimit të programit të lëndës
apo veprimtarive akademike bazuar në eksperiencën e mëparshme. Së fundmi, pjesë e
proçesit të sigurimit të cilësisë në mësimdhënie është edhe organizimi periodik i anketeve
me studentët e programit të studimit.
Tabela 13: Ngarkesa gjithsej në auditor për format e mësimdhënies
Programi i Studimit Master në Inxhinieri Elektronike
Format e mësimdhënies Orët totale në auditor
Leksione 370
Seminare/Ushtrime 270
Laboratorë 165
Detyrë Kursi 45
Praktikë profesionale 120
Në total 960
Tabela 14: Politikat për format e kontrollit të njohurive
Forma e kontrollit Pjesa (në %) ndaj totalit
Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive 10%
Plotësimi i detyrimeve laboratorike, detyrave /ese 5-20%
Projekt/kursi 5-20%
Testime te ndërmjetme 10-15%
Provimi përfundimtar 60-80%
Në total 100%
Page 36 of 46
9. Studentët
Kriteret për pranimin e studentëve dhe procedura e pranimit
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave”
shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte:
Diplomë “Bachelor” të paktën në një nga fushat e kërkuara sipas programit master
Diploma të shoqërohet me suplementin ose listën e notave.
Për të huajt, dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe dhe diplomë të ekuivalentuar sipas
kritereve të përcaktuara nga MASH. Ky ekuivalentim kërkohet edhe për ata studentë
shqiptarë që kanë përfunduar studimet jashtë shtetit.
Pranojnë pagimin e tarifës së programit të studimit.
Plotësojnë kushtet e tjera të përcaktuara në rregulloren e brendshme të SHLUP UMT.
Studentët që paraqiten me dokumentacionin e mësipërm, nënshkruajnë një formular
aplikimi, paguajnë në bankë tarifën e regjistrimit dhe më pas, nënshkruajnë kontratën.
Ndjekja e kësaj procedure kryhet nga sekretaria mësimore dhe Juristi/Kancelari
Në SHLUP UMT, sipas viteve akademike, për programin e studimit Master Shkencor në
Inxhinieri Telekomunikacioni, numri i studentëve të regjistruar është si në tabelë.
Tabela 15: Numri i studentëve të regjistruar
Nr Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri Elektonike
2013-2014 2014-2015
1 Numri i studentëve të regjistruar sipas vitit akademik
1 3
2 Numri i studentëve aktiv sipas vitit akademik 0 3
Tabela 16 : Kalueshmëria e studentëve
Nr Viti Akademik 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014
1 Përqindja e kalueshmërisë në Fakultetin e Inxhinierisë (në %)
83.30% 50% 46.10%
Tabela 17 : Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
4 vitet e fundit, duke u
nisur nga viti që po bëhet RVB
Studentë të
regjistruar në vitin e Parë
Nota Mesatare Studentë të diplomuar
Nota mes
2013-2014 1 6.27 - -
2014-2015 3 7.02 - -
Tabela 18 :Numri total i studentëve dhe kalueshmëria e tyre në vite
Nr
Programet istudimit Master Shkencor në Inxhinieri Elektronike
Numri total i studentëve
Kalueshmëria
Nota mesatare
për numrin total të
studentëve (%)
VITI AKADEMIK 2013-2014 1 0 -
VITI AKADEMIK 2014-2015 3
Në proces (pas përfundimit të provimeve të
Sem II)
-
Page 37 of 46
Tabela 19: Nota mesatare e studentëve të regjistruar në rang Fakulteti
Nr Nota mesatare e studentëve të regjistruar 2011 - 2012 2012 - 2013 2013-2014
1 Fakulteti I Inxhinierisë 6.46 6.32 6.38
Tabela 20: Procedurat dhe kriteret e pranimit të studentëve
Nr Programet e studimit që ofron SHLUP UMT
Procedurat e pranimit të studentëve
Pro
gra
mii
cik
lit
të d
ytë
Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte
- Formular aplikimi; - Dy fotografi;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Diplomë origjinale të përfundimit të shkollës së mesme / maturës shtetërore;
- Diplomë Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike,
Elektronike, Informatike ose Telekomunikacioni; - Çertifikata përkatëse e notave;
- Vetëm për studime të kryera jashtë shtetit: Ekuivalentim i
Diplomës dhe Çertifikatës përkatëse të notave, sipas kritereve të përcaktuara nga MAS;
- Vetëm për të huajt: Dëshmi e njohjes së gjuhës shqipe;
- Dokument i pagimit të tarifës së programit të studimit; - Kërkesa të tjera specifike të përcaktuara në Rregulloren e
brendshme të ShLUP “UMT
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të
studentëve në programin e studimit, si dhe
SHLUP UMT zbaton kërkësat ligjore dhe kritere të pranimit të institucionit si dhe kushtet e institucionit për diplomim. Pranohen vetëm ata studentë që zotërojnë një diplomë
universitare Bachelor dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS.
Pranimi bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741 date
21.5.2007,“Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi.
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit
të dytë Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni,
shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë kushtet dhe
kriteret e tabelës nr. 22 Në përfundim të MSc. në Inxhinieri
Telekomunikacioni studentet janë të detyruar të japin provimin
e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombetare
përpara diplomimit.
Page 38 of 46
harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.
Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion
për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
Informacioni për mundësitë për punësim pas diplomimit, në përfundim të këtyre programeve të studimeve, u jepet studentëve në forma të ndryshme. ShLUP UMT u ofron studentëve shërbimin e këshillimit të karrierës. Nëpërmjet Zyrës së Këshillimit të Karrierës ShLUP
UMT ndjek një politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet veprimtarive të orientimit dhe të tutorisë. Zyra e këshillimit të karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikëqyr takimet e përcaktuara e të planifikuara të pedagogut mentor(tutori) me grupet e studentëve. Studentëve u bëhet e njohur informacioni mbi akreditimin e programit që në kontaktin e parë me institucionin. ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese me shoqëri tregtare private, me të cilat realizon edhe kryerjen e praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me punëdhënësin çka mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi. Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe personeli administrativ janë angazhuar për informimin e studentëve mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi si dhe për zbatimin e kësajpolitike.
Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,
disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të
ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me
sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni ka nisur në vitin akademik 2013-2014,
aktualisht nuk ka patur të diplomuar në këtë program studimi.
Institucioni ka ngritur një sekretari online, ku hidhet çdo
veprim që lidhet me studentët, regjistrim, tërheqje, mungesa,
provime të kryera, notat etj., mbështetur në të dhëna hard-
copy. Nëpërmjet kësaj sekretarie sigurohen edhe statistikat mbi
ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve.
Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të
ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.
Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas
përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.
Programi i studimit Master Shkencor në Inxhinieri
Telekomunikacioni ka nisur në vitin akademik 2013-2014 dhe
nuk ka patur ende të diplomuar në këtë program studimi.
Eshte krijuar Zyra e Këshillimit të Karrierës dhe rrjeti ALUMNI i
cili ka si rol rritjen e një marrëdhënie të vazhdueshme mes
studentëve aktual, profesorëve dhe të gjithë të diplomuarve në
SH.L.U.P: “Universiteti Metropolitan Tirana” . Me anë të këtij
rrjeti institucioni është në kontakt dhe i inforuar për studentët
e diplomuar, mbi punësimin e tyre apo vazhdimin e studimeve
të mëtejshme.
Page 39 of 46
Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar,
në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.
Studentët e programit të studimit Master Shkencor në Inxhinieri Telekomunikacioni nepermejt sekretarise mesimore, pedagogëve të lëndëve dhe DIETI informohennë lidhje me programet e studimeve tëzgjedhur prej tyje, afatin e përfundimit të programit,mënyren e organizimit të programit të lëndëve përkatëse si dhe statusin e akreditimit te programeve. Gjithashtu këto të dhëna janë të publikuara si në Guidën Studentore ashtu edhenë faqen web të ShLUP UMT. Studentët informohen per rezultatet e fituara në lëndët e programit përgjatë dhe në perfundim të programit mësimor. Ky informacion gjendet edhe në sekretarinë online. Pas çdo provimi publikohen rezultatet paraprake për çdo student. Studentëve u lihet një afat për ankimimet e mundshme lidhur me rezultatet e provimit. Pedagogu i çdo lende diskuton me studentet për rezultatet e ketyre vleresimeve. Nota përfundimtare vendoset mbas këtij proçesi.
Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për
këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
ShLUP UMT u ofron studentët shërbimi i këshillimit të
karrierës. Nëpërmjet Zyrës së këshillimit të karrierës ShLUP
UMT ndjek politikë mbështetëse për studentët, nëpërmjet
veprimtarive të orientimit dhe të tutorisë. Zyra e këshillimit të
karrierës aktualisht menaxhon dhe mbikëqyr takimet e
përcaktuara e të planifikuara të pedagogun pergjegjes edhe me
grupet e studentëve.
Nëpërmjet “Zyrës të këshillimit të karrierës”, tudentët informohen mbi mundësitë për kryerjen e praktikave profesionale pranë shoqërive tregtare private, me të cilat ShLUP UMT ka marrëveshje bashkëpunuese për kryerjen e praktikës profesionale. Marrëdhëniet që vendosin studentët me këto shoqëri gjatë viteve të studimit janë të tilla që krijojnë marrëdhënie njohje reciproke me punëdhënësin çka mund të çojë pas diplomimit edhe në mundësi punësimi.
Konkluzionet e vlerësimit:
SHLUP UMT i kushton një vëmendje të veçantë studentit, duke e ndjekur, këshilluar e orientuar që në procesin e regjistrimit e deri në atë të punësimit. Një rol të veçantë luan Zyra Karierës, e cila me aktivitetet e saj mbulon më së miri kërkesat e studentëve dhe shërben si një urë e mirë dhe e qëndrueshme lidhjeje ndërmjet studentëve që përfundojnë studimet në SHLUP UMT dhe punëdhënësve.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Sipas RVB dhe diskutimeve në vend,ShLUP UMT është institucion i arsimit të lartë i
orientuar nga mësimdhënia dhe kërkimi shkencor. Kërkimi shkencor është pjesë e vlerave
të stafit akademik, kontributit në shkencë dhe në shoqëri, rritjes së reputacionit të
institucionit dhe pjesëmarrjes së tij në projekte kombëtare e rajonale. ShLUP UMT nxit dhe
inkurajon të gjithë anëtarët e stafit akademik për të qenë aktiv në veprimtarinë kërkimore.
Sipas mundësive dhe buxhetit, ShLUP UMT e ka në politikën e vet të financojë kërkimet
shkencore të stafit akademik.
ShLUP UMT u ofron të gjitha lehtësitë dhe mundësitë anëtarëve të stafit akademik për
pjesëmarrje në konferenca shkencore, botim artikujsh dhe monografi. ShLUP UMT mbetet
motivuese edhe për botime të teksteve mësimore sipas një procedure të diskutimit
paraprak në strukturat e shkollës.
ShLUP UMT, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve shkencore, u ka dhënë mundësinë dhe
shansin anëtarëve të stafit akademik të shprehin pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet
e vendit.
Page 40 of 46
Sipas statutit ShLUP UMT synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet
akademike më të larta bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë
aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë privat në një
mjedis stimulues dhe mirëpritës. Me misionin e tij, ShLUP UMT ka për qëllim nxitjen dhe
zhvillimin e kërkimit shkencor.
Për këtë, institucioni promovon stafin për kërkime eventuale shkencore me anë të
financimit të shpenzimeve për pjesëmarrjen në konferenca, për botime në formën e
artikujve shkencorë, për projekte kërkimorë etj.
Në ShLUP UMT, për realizimin e misionit veprojnë dy Qendra Kërkimore Shkencore, të cilat
janë bazë për kërkimin shkencor në secilin Fakultet.
Institucioni nëpërmjet qendrave kërkimore, në bashkëpunim me departamentet, kërkon të
nxisë debatin dhe të thellojë kërkimin shkencor, nëpërmjet organizimit të seminareve dhe
konferencave ndërkombëtare shkencore.
Tabela 21: Veprimtaria kërkimore e stafit akademik e ndarë në rubrika për Fakultetin e
Inxhinierisë
VITI 2011-2015
Nr. Rubrikat Gjithsej
Nga të cilët: Sipas gjinisë:
Sa me tituj
Sa me gradë shkencore
Pa tituj e grada
Meshkuj Femra
1 Referime në konferencë kombëtare - - - - - -
2 Referime në konferencë ndërkombëtare 23 2 18 3 20 3
3 Pjesëmarrje në konferencë kombëtare - - - - - -
4 Pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare 10 - 8 2 8 2
5 Referime në Simpoziume 3 - 2 1 2 1
6 Referime në Workshope 4 - - 3 3 1
7 Ligjërime - - - - - -
8 Artikuj në revista shkencore 25 2 19 4 20 5
9 Monografi 3 1 2 - 3 -
10 Libra dhe leksione të parashkruara 24 5 2 - 6 1
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në
kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.
Tabelat e mësipërme dëshmojnë një numër të konsiderueshme botimesh, të cilat në një masë të madhe realizohen në revista apo aktivitete të tjera shkencore jashtë vendit. Stafi akademik i Departamentit të Inxhinerise Elektrike dhe Telekomunikacionit është i motivuar për kërkimin shkencor, gjë që rezultoi edhe nga diskutimet me stafin akademik.
Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.
Page 41 of 46
Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.
Mësimdhënia behet në gjuhen shqipe, edhe një pjestar
i stafit i cili është i huaj ishte shqip folës.
Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të
mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.
ShLUP UMT organizon konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu organizon dhe mbështet pjesëmarrjen në konferenca të ndryshme shkencore të stafit akademik dhe atij mësimor-shkencor. Gjithashtu mbulon totalisht apo pjesërisht shpenzimet të cilat lindin nga nevojat e kualifikimeve apo marrjen e gradave shkencore “Doktor”jashtë vendit të personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor.
Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të
dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.
DIETI disponon një bazë të dhënash për publikimet e anëtarëve duke identifikuar vitin, autorin, llojin e publikimit etj.
Konkluzionet e vlerësimit:
Edhe pse në kushte shumë të vështira, personeli akademik i SHLUP UMT mban një axhendë aktive kërkimore-shkencore. Në planin strategjik 2012-2020 të SHLUP UMT është përcaktuar si qëllim i parë strategjik “zgjerimi dhe mbështetja e axhendës kërkimore të universitetit” duke fiksuar disa objektiva strategjikë:
Inkurajimin e botimeve nga personeli akademik; Mbështetjen e pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare; Përmirësimin e botimeve me karakter akademik në SHLUP UMT .
Për realizimin e objektivave kërkimorë nga ana e universitetit parashikohet edhe buxheti përkatës, i cili duhet rritur gradualisht në të ardhmen. Botimet e realizuara nga Departamenti i IETI për periudhën 2011- 2015 tregojnë për një orientim të dukshëm në drejtim të kërkimit.
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Siç tregohet edhe në RVB, ShLUP UMT në strategjinë e vet të zhvillimit, ka vendosur si
prioritet konsolidimin në tregun vendas, të vendosjes së marrëdhënieve me stafin akademik
efektiv dhe të jashtëm, me konsolidimin e planit mësimor, të kryerjes së praktikave
profesionale, të studimeve të ciklit të dytë, të ngritjes dhe funksionimit të strukturave të
domosdoshme për mbarëvajtjen e veprimtarisë mësimore dhe asaj shkencore, ShLUP UMT
është e gatshme për të kërkuar bashkëpunime dhe pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe
rajonale. ShLUP UMT ka vendosur marrëdhënie me shumë institucione private dhe
publike, vendase dhe të huaja, shoqëri tregtare private, organizata jofitimprurëse si
prioritet i lidhjes së teorisë me praktikën. Lista e këtyre marrëveshjeve është në Tabelën e
Page 42 of 46
mëposhtme. Marrëdhëniet me jashtë janë mbajtur dhe zhvilluar nga Administratori dhe
Rektori i ShLUP UMT. Ne ShLUP UMT janë organizuar ligjërime të ndryshme me lektorë të
huaj, siç tregohen në tabelën e mëposhtme.
ShLUP UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që
kanë lidhje me programet e studimit qe ShLUP UMT ofron.
Institucioni ka marrëveshje me Mac Graë Hill, një ndër shtëpitë botuese me libraritë më të
pasura dhe më me emër në botë, me seli në Londër, për sigurimin e teksteve bashkëkohore
elektronike për çdo lëndë për secilin prej studentëve, duke i dhënë akses të plotë
pedagogëve në libra dhe të revistave shkencore të përfshira në katalogun e saj.
Institucioni pritet të konkretizojë marrëveshje bashkëpunimi me Frederick University të
Qipros, universitet me të cilin janë mbajtur vazhdimisht marrëdhënie faktike
bashkëpunimi që me projektin e krijimit të ShLUP UMT, me Universitetin e Arkitekturës në
Venecia, Dhomën Londineze të Tregtisë etj.
Ndërkohë ShLUP UMT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin
Ndërkombëtar të Prizrenit në Kosovë, me UT, UPT, UBT, Institutin e Ndërtimit, Laboratorin
ELBA shpk, Gjeoconsult shpk etj, dhe së fundmi me Akademinë Mesdhetare të Turizmit
dhe Kulturës së Maltës. Aktiviteti kërkimor përpos bashkëpunimeve mes institucioneve
akademike mund të plotësohet me pjesëmarrjen në projekte të përbashkëta me institucione
apo ente profesionale me të cilat janë nënshkruar akordet si Laboratori Elba në Tiranë dhe
Shoqëritë Teknologjike si Microsoft, Synapse, Cisco Netëorking, Accademy, PRG
Architecture, Atelier 4.
Institucioni kërkon të nxisë debatin dhe të thellojë kërkimin shkencor, me anë të Qendrave
të tij Kërkimore, nëpërmjet organizimit të konferencave ndërkombëtare dhe organizmit të
diskutimeve brenda departamenteve mbi çështje të caktuara.
Qendra kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë në tetor Dhjetor 2013 organizoi me sukses
Simpoziumin “Simpoziumi në gjeoteknikë në testet INSITU-Kursi i parë i trajnimit i CPT në
Shqipëri”, duke futur për herë të parë në Ballkan pajisjen laboratorike të Gërmimit Konik
(që sot është laborator i veçantë i ShLUP UMT). Në sajë të bashkëpunimit mes T.T. Soil &
Earthquake Consulting shpk dhe Insitu Site Investigation Limited, ShLUP UMT është
themelues i shoqërisë së përbashkët mes partnerëve më sipër “In Situ Balcans shpk” duke
siguruar veprimtari kërkimore-shkencore në studime gjeologo-inxhinierike dhe
hidrogjeologjike dhe studime të sizmologjisë inxhinierike. Gjithashtu, në këtë kuadër
ShLUP UMT ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me InSitu Balcans për zhvillimin e
laboratorëve të CPT (pajisje e sjellë për herë të parë në Ballkan) dhe të praktikave
mësimore.
Në 20 dhjetor 2014, në Hotel Tirana, organizuar nga qendra kërkimore e Fakultetit të
Ekonomisë, është zhvilluar Konferenca e parë Ndërkombëtare: “Sfidat e zhvillimit të
Qëndrueshëm” në bashkëpunim me Microsoft, Akademinë Mesdhetare të Turizmit dhe
Kulturës Malteze, Ferar, Rotary Tirana, etj.
Pjesëmarrja e profesorëve nga Universiteti i Romës si Sergio Barile dhe Francesca Iandolo,
e personaliteteve nga Urdhri i Inxhinierëve të Romës me Zv. Presidentin Manuel Casalboni,
nga qendrat kërkimore ndërkombëtare siç ishte rasti i “Democrazie Digitali” me seli në
Romë përfaqësuar nga Drejtori kërkimor Eugenio Iorio, përveç nxitjes së debatit mbi një
argument tepër të rëndësishëm ka vendosur edhe bazat për bashkepunime të mëtejshme
institucionale.
Në bashkepunim me kolegë të Universitetit La Sapienza të Romës, është vendosur
bashkëpunimi mes pedagogëve për përgatitjen e artikujve shkencorë për tu botuar në
revistat kërkimore – shkencore ndërkombëtare.
Me Akademinë Mesdhetare të Turizmit dhe Kulturës së Maltës, në mars është planifikuar
zhvillimi i konferencës së dytë ndërkombëtare në “Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Në
vitin në vazhdim synohet që bashkëpunimi të përfshijë dhe Universitetin e Maltës duke
Page 43 of 46
pasur si objektiv, shkëmbimin e studentëve, dhënien e bursave dhe eksplorimin e
mundësive për hapjen e një masteri të përbashkët.
Qendra kërkimore “Democrazie Digitali” është një pikë referimi për shumë universitete dhe
laboratorë kërkimor në Itali. Objektivi fillestar, nga ky bashkëpunim, është krijimi i një
inkubatori biznesi, në bashkëpunim me qendrën dhe laboratorin kërkimor LASERINN të
Universitetit të Barit.
Tabela 22: Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Aktivitete shkencore individuale dhe/ose në rang Institucioni, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në katër vitet e fundit
1 Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte kombëtare apo ndërkombëtare -
2 Numri i leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj 12
3 Numri i pjesëmarrësve në trajnime në fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit 2
4 Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL 0
5 Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor 5
6 Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
3
7 Numri i çmimeve ndërkombëtare në fushën e kërkimit shkencor 0
Tabela 23: Komunikimi dhe bashkëpunimi me organizata profesionale, komunitetin e
biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë
Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese
Institucione bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit
Institucione të arsimit të lartë publike/te huaja Lloji i bashkëpunimit
Universiteti Politeknik i Tiranës Universiteti i Tiranës Universiteti Bujqësor i Tiranës
UNP (universiteti Ndërkombëtar i Prizrenit) Instituti i Ndërtimit Laboratori Elba SHPK
Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe studentesh, shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim botimesh periodike Zhvillimin e orëve te laboratorit, shkëmbim materialesh laboratorike etj.
Mc. Graw – Hill Frederick University of Cyprus Elettronica Veneta
Sigurimin e bibliotekës Ë për studentet tanë. Ne proces- Kualifikim i stafit akademik, shkëmbim pedagogesh dhe studentesh, shkëmbim programesh, organizim konferencash, shkëmbim botimesh periodike Zhvillimin e laboratorëve ne fushën e teknologjisë se informacionit, trajnimin e pedagogeve etj.
Organizatat Profesionale/OJF Lloji i bashkëpunimit
Eestec Youth Bonus Unique
Projekte me studentet ne fushën e inxhinierisë dhe
teknologjisë Zhvillim marketingu me te rinjtë Projekte te programit Erasmus+
Komuniteti i biznesit, tregu i punës Lloji i bashkëpunimit
Marrëveshja me qendrën e kurseve "Abraham Linkoln" Marrëveshja me "United Transport" Marrëveshja me kinema "Millenium"
Praktikë profesionale, Projekte të përbashkëta,
Promovim Shërbime për studentet me kushte lehtësuese financiare dhe administrative
Vodafone AMC NBG BKT
Page 44 of 46
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve
Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo
të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.
SHLUP UMT zhvillon një bashkëpunim të gjerë me një numër të madh institucionesh shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e biznesit, etj. Kjo kontribuon jo vetëm në realizimin e suksesshëm të praktikave të ndryshme, por edhe për kontakte me tregun e punës me qëllim punësimin e studentëve të diplomuar.
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes
personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme
të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Në SHLUP UMT ekziston një frymë e theksuar bashkëpunimi e pasqyruar kjo në angazhimin e gjithë personelit akademik dhe administrativ për mbikqyrjen e programit të studimit, në mënyrë të veçantë në drejtim të përmirësimit të cilësisë të mësimdhënies. Marrëdhëniet e frytshme të bashkëpunimit garantohen nga një përcaktim i saktë i detyrave respektive dhe analiza të vazhdueshme të problematikave lidhur me procesin e mësimdhënies si dhe aspekteve të tjera të jetës universitare.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Siç e dëshmon edhe trabela e mësipërme, SHLUP UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me botën e biznesit, në shërbim të kryerjes dhe mbikqyrjes së praktikave. SHLUP UMT ka të përcaktuar objektivat e politikës së tij të bashkëpunimit, të cilat janë të lidhura me strategjinë afatgjate të zhvillimit të institucionit. Në këtë proces janë marrë parasysh nevojat e ekonomisë vendase dhe të tregut të punës për hapjen e programeve të reja ose hartimin e projekteve kërkimore shkencore. SHLUP UMT ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucione homologe të arsimit të lartë që kanë lidhje me këtë program studimi dhe herë pas herë aktivizon lektorë për tema apo trajtesa të veçanta.
Konkluzionet e vlerësimit:
Bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare janë ndër pika më të forta të SHLUP UMT. Për t’u theksuar janë forumet apo sallonet e punësimit të cilët synojnë të venë në kontakt studentët me tregun e punës. Megjithëse programi i studimit nuk ka student të diplomuar kontaktet me kompanitë e interesuar janë vendosur dhe këto do të lehtësojnë studentet e diplomuar në të ardhmen.
Page 45 of 46
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
“Analiza përmbledhëse e RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Bashkëpunimet kombetare dhe ndërkombëtare
2) Metoda efikase te menaxhimit dhe pervoje e gjate e stafit drejtues ne
mesimdhenie ne fushën përkatese.
3) Insistimi i SHLUP UMT në standarde të larta.
4) Vlerësimi i rregullt i performancës së stafit akademik nga studentët.
5) Marrëdhënie të institucionalizuara me universitetet e huaja.
6) Cilesia e lartë e kurrikulave të ofruara për programet e studimit bazuar në
modelin europian.
7) Përdorimi i teknologjisë moderne (projektorë, PC, etj.) në proçesin e
mësimdhënies.
8) Informatizimi i sistemit në funksion të informimit dhe thjeshtimit të
procedurave për studenteve.
9) Ofrimi i Ofrimi i bursave te pjesshme dhe te plota për te tërhequr studentet e
suksesshem si dhe për të promovuar në vite studentët më të mirë.
10) Mbeshtetje per studentet e doktoratures te brendshem dhe te jashtem, ne
lehtesira finaciare per pjesmarrje ne aktivitete shkencore
b. Pika të dobëta:
1) Numri relativisht i kufizuar i studentëve ne programin e studimit.
2) Kërkimi shkencor në rang institucional.
3) Shërbime të kufizuara në bibloteke për shkak të kufizimit të botimeve ne funksion te programit te studimit.
4) Mungesa e një kampusi të detikuar universitar.
5) Mungesë e një numri të mjaftueshëm të stafit mësimdhënës ndihmës( laborantë e lidhur me pikën 1 ).
c. Mundësitë:
1) Rritja graduale e numrit te programeve te ofruara nga universiteti
2) Përmirësimi i infrastrukturës ekzistuese
3) Zbatimi i marrëveshjes me McGraw-Hill për pasurimin e bibliotekës personale
të studentit dhe të ShLUP UMT-së.
4) Implementimi i lëvizjes se lire te stafit dhe studenteve permes perfshirjes ne
TEMPUS, CEEPUS, Erasmus Mundus, etj.
5) Arritja marrëveshjesh bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet
6) Rritja e vetëdijes se stafit dhe studenteve per rendesine e sigurise se cilesise
Page 46 of 46
7) Përmirësimi i imazhit të ShLUP UMT me orientim drejt kërkimit
8) Implementimi i programeve studimore për diploma të përbashkëta në
bashkëpunim me universitetet e huaja
9) Harmonizimi dhe përshtatja e vazhdueshme e kurrikulave sipas kerkeses se
tregut
d. Pengesat:
1) Mungesa e kerkesave per studime ne programin e studimit
2) Perceptimi, deri diku i bazuar, se universitete private nuk janë të besueshëm.
3) Treg jo i drejtë i arsimit të lartë në Shqipëri për shkak të mungesës së
transparences
4) Ngadalësim ekonomik që bën që edhe investimet në arsim të jenë më të vogla si
nga shteti ashtu edhe nga vetë familjet.
5) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor të arsimit të lartë.
6) Mundesi te pakta per kualifikimin e stafit akademik brenda vendit.
7) Numri i madh i universiteteve private në Shqipëri.
Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm: Prof.Asoc Olimpjon SHURDI