25

REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë
Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

REPUBLIKA E SHQIPERISE

KESHILLI I BASHKISE LEZHE __________________________________________________________________________________________________________________________________________

Bashkia, Lagja “Skënderbeu”, Rruga Frang Bardhi, Lezhë – ALBANIA tel/fax: 00 355 215 22268

RREGULLORJA E KESHILLIT TE BASHKISE LEZHE

PJESA E PARË ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I KESHILLIT

KREU I

DISPOZITA PARAPRAKE

Neni 1 Mbledhja e parë konsituimit te keshillit

1. Mbledhja e parë e keshillit te bashkise, thirret brenda 20 diteve nga shpallja e rezultatit te keshillit dhe ne perputhje me ligjin Nr 8652 date 31.07.2000, i ndryshuar

2. Mbledhja e parë e keshillit te bashkise, deri në zgjedhjen e Kryetarit te Keshillit, hapet dhe drejtohet nga keshilltari më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga keshilltari që është pas tij më i vjetër në moshë.

3. Tre keshilltare, ndër keshilltaret me moshën më të re, caktohen nga drejtuesi i seancës të kryejnë përkohësisht detyrën e Sekretarisë së keshillit deri në zgjedhjen e Sekretarise se perhershme te keshillit. Përbërja e Sekretarisë pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike te keshillit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.

4. Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Keshillit nuk zhvillohet asnjë debat.

Neni 2 Verifikimi i mandateve

1. Me hapjen e mbledhjes së parë të keshillit, drejtuesi i seancës i njofton Keshillit emrat e personave të zgjedhur dhe kërkon verifikimin e mandateve të tyre.

Neni 3

Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve 1. Keshilli, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh një Komision të Përkohshëm për Verifikimin e

Mandateve të anëtarëve të Keshillit. Komisioni përbëhet nga 3 keshilltare dhe pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike të Keshillit siç del nga rezultati i zgjedhjeve.

2. Propozimet për përbërjen dhe Kryesinë e Komisionit bëhen nga përfaqësuesit e grupimeve politike dhe miratohen nga Keshilli me votim të hapur, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

3. Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe i paraqet Keshillit në mbledhje raportin për vlefshmërinë e mandateve të Keshillit.

Neni 4

Betimi i keshilltareve 1. Menjëherë pas verifikimit të mandateve keshilltaret ftohen të bëjnë betimin. 2. Teksti i betimit është: “Betohem ne emer te zgjedhesve qe perfaqesoj, te mbroj

Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ligjet e saj. Betohem se ne te gjithe veprimtarine time do te udhehiqem nga interesat e shtetasve te Bashkise Lezhe, dhe do te punoj me ndershmeri e perkushtim per zhvillimin dhe rritjen e mireqenjes se tyre.”

3. Teksti i betimit lexohet nga drejtuesi i mbledhjes dhe keshilltaret ftohen, një e nga një, të ngrihen në këmbë dhe të deklarojnë “Betohem”.

4. Keshilltaret që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë.

5. Drejtuesi i mbledhjes, në këshillim me Komisionin e Përkohshem për Verifikimin e Mandateve, deklaron mbarimin e mandatit të Keshilltarit kur ai nuk pranon të betohet ose i shmanget betimit

KREU II

KRYETARI I KESHILLIT, KRYESIA E KESHILLIT

Neni 5 Organet drejtuese

1. Menjëherë pas kryerjes së betimit nga keshilltaret, procedohet me zgjedhjen e Kryetarit, Zv/Kryetareve dhe të antareve te Keshillit te Qarkut.

Neni 6

Zgjedhja e Kryetarit të Keshillit 1. Kandidati për Kryetar të Keshillit propozohet si rregull nga grupe politike keshilltaresh, por

asnje keshilltare nuk perjashtohet nga e drejta propozimit. 2. Kryetari i Keshillit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën absolute te

votave te keshillit, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Keshillit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota.

3. Votimi organizohet publikisht dhe drejtohet nga një komision votimi, i përbërë prej 3 keshilltaresh, që pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjen politike te Keshillit.

4. Drejtuesi i mbledhjes fton menjëherë Kryetarin e Keshillit të zërë vendin e tij.

Neni 7 Kryetari i Keshillit

1. Kryetari i Keshillit përfaqëson Keshillin, siguron respektimin e të drejtave te Keshillit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë se keshillit, në përputhje me Ligjet, Rregulloren e Keshillit dhe Kushtetutën si dhe për sigurimin e kushteve të nevojshme te Keshillit dhe strukturave të tij.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

2. Në përputhje me Rregulloren e Keshillit, Kryetari u jep fjalën keshilltareve dhe anëtarëve të adminstrates si dhe Kryetarit te Bashkise, drejton dhe moderon debatet, siguron rendin në mbledhje, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre.

3. Nenshkruan aktet e keshillit 4. Perfaqeson Keshillin ne marredhenje me te tjere 5. Therrret mbledhjet e Keshillit ne perputhje me ligjin dhe kete rregullore 6. Kryen cdo detyre tjeter te autorizuar nga Keshilli

Neni 8

Zëvendëskryetaret e Keshillit 1. Zëvendëskryetaret zgjidhen me te njejten procedure qe zgjidhet kryetari keshillit. Numri i

Zëvendëskryetareve miratohet nga keshilli. 2. Zv/Kryetaret e Keshillit bashkëpunojn me Kryetarin e Keshillit për realizimin e detyrave të

Kryetarit. 3. Në rast se Kryetari mungon ose është në pamundësi të kryejë detyrat e tij, ai autorizon

njerin nga zëvendëkryetaret për kryerjen e detyres. Në mungesë të autorizimit, ai zëvendësohet nga Zv/kryetari vetem ne raste te mocioneve ndaj kryetarit. Ne rastet e pamundesise se autorizimit, njeri nga Zv/kryetaret drejton mbledhjen vetem kur data e mbledhjes eshte e paracaktuar

Neni 9

Kryesia e Keshillit 1. Kryesia e Keshillit ndjek dhe vendos për anën administrative, si dhe funksionimin e

brendshëm të Keshillit dhe të organeve të tij. 2. Kryesia e Keshillit përbëhet nga Kryetari i Keshillit, Zëvendëskryetaret.

Neni 10

Thirrja dhe kompetencat e Kryesise së Keshillit 1. Kryesia e Keshillit përbëhet nga Kryetari i Keshillit, Zv/Kryetaret 2. Kryetari i Keshillit thërret mbledhjen e Kryesise se Keshillit, sipas rendit të ditës të

përcaktuar prej tij. 3. Në Kryesine e keshillit merr pjesë pa drejte vote Kryetari bashkise ose i autorizuari prej tij i

ngarkuar të mbajë lidhjet me Keshillin si dhe Kryetaret e grupeve politike ne keshill. 4. Kryesia e keshillit vendos për buxhetin e Keshillit, sipas propozimit të bërë nga Komisioni

qe mbulon buxhetin. 5. Vendos për ankimet në rastet e konstituimit të grupeve te keshilltareve dhe për ankesat e

grupeve te keshilltareve për përbërjen e komisioneve të përhershme të Keshillit. 6. Kryesia e Keshillit, me propozimin e Kryetarit te keshillit ose 1/3 te keshilltareve, miraton

Rregulloren e Brendshme për Organizimin dhe Funksionimin si dhe Shërbimeve të Keshillit.

7. Kryesia e keshillit nxjerr p/vendime te ndryshme per funksionimin normal te keshillit qe ja paraqet per miratim keshillit dhe udhëzime për sa i përket trajtimit ekonomik dhe kushteve të shërbimit për keshilltaret.

8. Kryesia e Keshillit shqyrton dhe vendos për masat disiplinore të propozuara nga drejtuesi i mbledhjes per keshilltaret.

9. Kryesia e Keshillit diskuton dhe vendos për programin e punës, kalendarin e punimeve të Keshillit dhe të komisioneve të tij, si dhe për çështje të zhvillimit të punimeve të Keshillit

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

në mbledhje. Si rregull, programi i punës dhe kalendari i punimeve miratohen me mirëkuptim nga Kryesia e Keshillit dhe kur kjo nuk realizohet, Kryetari ia paraqet ato Keshillit ne mbledhje.

10. Kryetarët e komisioneve të përhershme të Keshillitt mund të ftohen për të marrë pjesë në Kryesine e Keshillit.

11. Në mbledhjet e Kryesise se Keshillit mbahen procesverbale të përmbledhura nga Sekretari Keshillit, të cilat bëhen publike dhe u shpërndahen përfaqësuesve të medias ose personave të tjerë.

KREU III GRUPET POLITIKE

Neni 11

Formimi i grupeve politike 1. Keshilltaret mund të formojnë grupe sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. 2. Për krijimin e një grupi kërkohet një minimum prej 4 (kater) keshilltaresh. Çdo Keshilltare

mund të jetë anëtar vetëm i një grupi politik. Një keshilltare që largohet nga grupi , mund t’i bashkohet një grupi tjetër vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit.

3. Kur numri i keshilltareve të një grupi politik bie nën numrin e parashikuar nga pika 2 e këtij neni, grupi pushon së ekzistuari.

4. Brenda 10 dhjete ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Keshillitt, çdo keshilltare deklaron me shkrim se në cilin grup politik bën pjesë.

5. Vetëm keshilltaret që nuk bëjnë deklarimin e mësipërm ose që nuk i përkasin asnjë grupi politik mund të formojnë grup të përzier.

6. Çdo keshilltare ka të drejtë të largohet nga grupi politik. Për këtë ai duhet t’i paraqesë një deklaratë me shkrim kryesisë së grupit dhe të njoftojë me shkrim Kryesine e Keshillit.

Neni 12 Kryesia e grupit politik

1. Çdo grup politik, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve politike ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Keshillit.

2. Kryetari i Keshillit zhvillon takim me kryetarët e grupeve politike me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve politike në sallën e Keshillit. Vendet e keshilltareve të secilit grup politik përcaktohen nga kryetari i secilit grup.

KREU IV

KOMISIONET E PËRHERSHME TË KESHILLIT

Neni 13 Komisionet e përhershme te Keshillit

1. Prane keshillit te Bashkise Lezhe te ngrihen 8 (tete) komisione te perhershme me emrtime si me poshte:

• Komisioni Mandateve & Rregollores • Komisioni Ceshtjeve Ligjore • Komisioni Ekonomise & Finances • Komisioni Problemeve Sociale & Strehimit

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

• Komisioni Urbanistikes & Programeve te zhvillimit • Komisioni Arsimit, Kultures, Rinise & Sporteve • Komisioni Rendit • Komisioni Shendetesise & Mjedisit

Neni 14

Kompetencat e komisioneve të përhershme 1. Komisionet e përhershme të Keshillitt shqyrtojnë sipas përkatësisë, projekt-vendimet dhe

çështjet e tjera që paraqiten në Keshill, kryejnë studime për efektivitetin e vendimeve në fuqi, ndjekin zbatimin e vendimeve dhe ligjeve si dhe kontrollojnë veprimtarinë e administrates se bashkise dhe të organeve të tjera ne vartesi, duke i propozuar Këshillit dhe Kryetarit te Bashkise marrjen e masave përkatëse, si dhe propozojnë për miratim në Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata

Neni 15

Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë të gjithë keshilltaret dhe përbërja e tyre, për aq

sa është e mundur, pasqyron grupet politike, sipas përpjesëtimit që zënë në Keshill. 2. Kryetari i Keshillit dhe Zv/Kryetari nuk mund të jenë anëtarë të komisioneve të

përhershme. 3. Keshilltari mund të jetë anëtar deri ne 2 (dy) komisione të përhershëm te keshillit.

Neni 16

Përbërja e komisioneve të përhershme te Keshillit 1. Anëtarët e komisioneve të përhershme së bashku me kryesitë e tyre, zgjidhen me votim të

hapur nga Keshilli me propozimin e Kryesise se Keshillit, duke u mbështetur në marreveshjet paraprake te spektreve politike dhe Grupe te Keshilltareve per cdo spekter politik.

2. Keshilli mund të ndryshojë përbërjen e komisioneve të përhershme duke ruajtur përpjesëtimin që zënë grupet politike ne Keshill. Për ndryshimin e numrit dhe të përbërjes së komisioneve synohet arritja e mirëkuptimit mes grupeve te keshilltareve.

Neni 17

Kryesia e komisionit të përhershëm 1. Kryesia e komisionit të përhershëm përbëhet nga kryetari dhe zëvendëskryetari.

Përcaktimi i përbërjes së kryesive të komisioneve të përhershme bëhet duke mbajtur parasysh përfaqësimin në to të grupeve te keshilltareve, sipas përpjesëtimit që zënë në Keshill.

Neni 18

Detyrat e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komisionit 1. Kryetari i komisionit të përhershëm përfaqëson komisionin, organizon dhe drejton

mbledhjet e komisionit, mban lidhje me organet e tjera, si dhe siguron respektimin e procedurave, sipas kësaj Rregulloreje.

2. Zëvendëskryetari zëvendëson kryetarin në rastet e mungesës së tij ose kur ai nuk ka mundësi të kryejë detyrat.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

Neni 19

Komisionet e posaçme 1. Keshilli mund të vendosë krijimin e një komisioni të posaçëm për shqyrtimin dhe

përgatitjen e nismave vendimarrese, si dhe për çështje të një rëndësie të veçantë. 2. Propozimi për krijimin e komisionit të posaçëm mund të bëhet nga Kryetari i Keshillit, nga

një komision i përhershëm, nga nje grup politik ose nga të paktën 3 (tre) keshilltare. 3. Keshilli, brenda muajit percakton me vendim te vecante detyrat, numrin, përbërjen dhe

afatin kohor të veprimtarisë së komisionit të posaçëm. 4. Rregullat procedurale, të përcaktuara në nenet e kësaj Rregulloreje per komisionet e

zakonshme, zbatohen edhe për komisionet e posaçme, me përjashtim të rastit kur në vendimin e krijimit të tyre përcaktohet ndryshe.

KREU V

ORGANIZIMI I PUNIMEVE TË KESHILLIT DHE TË KOMISIONEVE TË TIJ

Neni 20

Programi i punës së Keshillit 1. Keshilli i zhvillon punimet në seancë mbledhje dhe në komisione, sipas një programi të

caktuar. 2. Programi i punës së Keshillit përcaktohet nga Kryesia e Keshillit me mirëkuptim dhe i

njoftohet Keshillit. Për programin e punës çdo Keshilltare, mund te diskutoje në mbledhje dhe mund te beje propozime konkrete, për jo më shumë se 2 minuta, për të cilat Keshilli vendos me votim të hapur. Programi i punës përmban listën e çështjeve që do të shqyrtojë Keshilli.

3. Në rast se në Kryesine e Keshillit nuk arrihet mirëkuptimi për programin e punës së Keshillit, ai hartohet nga Kryetari për një periudhë 3-mujore dhe i paraqitet për miratim Keshillit në mbledhje. Në programin e paraqitur Kryetari merr në konsideratë propozimet e bëra nga Kryetari Bashkise dhe kryetarët e grupeve te Keshilltareve. Për shqyrtimin e propozimeve për ndryshime në program, të propozuara me shkrim nga një grup prej 3 (tre) Keshilltaresh ose nga Kryetari Bashkise, votohet pa debat në mbledhje, pasi është dëgjuar për jo më shumë se 2 minuta një folës pro dhe një folës kundër.

4. Në programin e punës së Keshillit futen automatikisht shkresat e Prefektit te Qarkut për rishqyrtim vendimesh, projekt vendime financiare ose ndryshimi i Buxhetit të Bashkise, propozimet për emërim dhe shkarkim perfaqesuesish të organeve që zgjidhen nga Keshilli, mocionet e kërkuara, projektvendimet e mbartuara nga programi paraardhës, si dhe çështjet që lidhen me gjendje te jashtëzakonshme.

Neni 21

Njoftimi i rendit të ditës dhe i mbledhjes pasardhëse 1. Në fillim të çdo mbledhje drejtuesi i saj bën të njohur rendin e ditës, në përputhje me

kalendarin e punimeve. 2. Drejtuesi i mbledhjes para se të mbyllë mbledhjen, njofton rendin e dites të mbledhjes së

ardhshme qe miratohet nga keshilli. Neni 22

Ndryshimi i rendit të ditës

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

1. Keshilli ose komisionet nuk mund të diskutojnë dhe të vendosin për çështje që nuk janë në rendin e ditës.

2. Për të diskutuar ose vendosur në mbledhje për çështje që nuk janë në rendin e ditës, Keshilli merr vendim me jo më pak se 50+1 % te perberjes se keshillit. Propozimet për vendosje të çështjeve të tjera në rend të ditës duhet të paraqiten me shkrim nga të paktën 3 (tre) keshilltare, nga një kryetar grupi keshilltaresh ose nga Kryetari Bashkise vetëm para fillimit të mbledhjes, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi.

3. Keshilli mund të vendosë në çdo kohë që komisionet e përhershme të kenë në rendin e tyre të ditës një ose më shumë çështje, në përputhje me programin e punës dhe me kalendarin e punimeve të Keshillit.

KREU VI

ZHVILLIMI I MBLEDHJEVE TË KOMISIONEVE TË PËRHERSHME

Neni 23

Mbledhjet e komisioneve 1. Mbledhjet e komisionit të përhershëm thirren nga kryetari i tij. Ato mund të thirren edhe

me kërkesën e jo më pak se një të katërtës së anëtarëve të komisionit ose me kërkesën e Kryetarit të Keshillit, duke përcaktuar në kërkesë dhe çështjet që do të diskutohen në mbledhje.

2. Komisionet e përhershme nuk mund të mblidhen gjatë kohës kur Keshilli eshte i mbledhur, përveçse me miratimin e Kryetarit të Keshillit.

Neni 24

Organizimi i punës 1. Kryetari i komisionit, në këshillim me zëvendëskryetarin, i propozon për miratim

komisionit programin e punës dhe kalendarin e punimeve të tij. Kryetari i komisionit përgatit rendin e ditës, organizon punën për zhvillimin e mbledhjeve të komisionit dhe kryeson mbledhjet e tij; përfaqëson komisionin në marrëdhënie me organet e tjera të Keshillit dhe aparatit te Bashkise; nënshkruan dhe paraqet në mbledhje, raportin e shqyrtimit të çështjes në komision; vë në dukje pjesëmarrjen në komision; hedh në votë dhe shpall rezultatin e votimit.

2. Me kerkesen e shumices se anëtarëve të komisionit, kryetari thërret për raportim ose informim para komisionit drejtuesit e bashkise dhe institucioneve publike ne vartesi te Bashkise.

3. Kryetari i komisionit informon komisionin për çdo veprimtari që kryen në emër të tij.

Neni 25 Kuorumi dhe vendimmarrja në komision

1. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur në to merr pjesë më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të komisionit.

2. Komisioni merr vendim me votim të hapur për programin e punës dhe kalendarin e punimeve të tij, për miratimin e raportit që do t’i paraqitet seancës, për projekt-deklarata që i paraqiten Keshillit për miratim, si dhe për çështje të tjera që lidhen me funksionimin e komisionit.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

3. Vendimet merren me shumicën e votave në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të komisionit.

4. Mendimi i anëtarëve që kanë mbetur në pakicë, në çdo rast shënohet në procesverbalin e përmbledhur të mbledhjes së komisionit dhe i bashkëngjitet mendimit të shumicës së komisionit.

Neni 26

Publiciteti i mbledhjeve 1. Mbledhjet e komisionit, si rregull, bëhen të hapura. Mbledhja quhet e hapur kur media,

grupet e interesit ose vizitorët janë të lejuar ta ndjekin atë. 2. Komisioni, me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të tij, mund të vendosë që

mbledhjet e komisionit të bëhen të mbyllura.

Neni 27 Seancat dëgjimore publike

1. Komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike me drejtues te Bashkise, përfaqësues të institucioneve shtetërore e publike ne vartesi te Bashkise, ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të grupeve të interesit, si dhe grupime të tjera të interesuara.

2. Komisioni është i detyruar të realizojë seancën dëgjimore, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, në rast se një e treta e të gjithë anëtarëve të komisionit e kërkon atë në mënyrë të motivuar me shkrim.

3. Në përgatitjen e seancës dëgjimore publike, kryetari, në bashkëpunim me zëvendëskryetarin e komisionit, i paraqet të ftuarve çështjet për të cilat kërkohet informacion.

Neni 28

Mbledhjet e përbashkëta të komisioneve 1. Komisionet, kur përcaktohet në programin e punës së Keshillit ose kur e shohin të

nevojshme, mund të bëjnë mbledhje të përbashkëta. Mbledhjen e përbashkët e kryeson njëri nga kryetarët e komisionit që zgjidhet me marrëveshje ndërmjet tyre dhe, kur kjo nuk arrihet, mbledhjen e kryeson kryetari i atij komisioni që ka më tepër lidhje me çështjen në shqyrtim, i caktuar nga Kryetari i Keshillit.

2. Në mbledhjet e përbashkëta të komisioneve zbatohen rregullat e parashikuara në nenet e kësaj Rregulloreje per komisionet dhe vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.

3. Mbledhjet e përbashkëta të komisioneve dalin me një raport të vetëm. Kur qëndrimet e komisioneve janë të ndryshme, ato paraqiten veçmas në raportin përfundimtar të mbledhjes.

Neni 29

Shqyrtimi i çështjeve 1. Komisioni përgjegjës fillimisht kryen diskutimin në parim të projektvendimit ose të

çështjes. Kryetari i komisionit, pas dëgjimit të specialisteve te Bashkise, fton anëtarët e komisionit për pyetje drejtuar nismëtarëve të projektvendimit dhe pas kësaj, deklaron të hapur diskutimin në parim për projektvendimin. Diskutimi në parim bëhet në prani të

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

përfaqësuesit të Bashkise. Në përfundim të diskutimit në parim, komisioni vendos për miratimin në parim ose mosmiratimin e projektvendimit.

2. Çdo antare komisioni ka të drejtë të dëgjohet në mbledhjen e komisionit për mendimin e tij në lidhje me projektvendimin që shqyrton komisioni.

3. Në rast se komisioni përgjegjës miraton në parim projekt-vendimin, ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij.

4. Kur komisioni përgjegjës vendos mosmiratimin në parim të projekt-vendimit, çështja vendoset për diskutim në mbledhje. Kur Keshilli në mbledhje vendos miratimin në parim të projekt-vendimit, komisioni përgjegjës fillon shqyrtimin nen për nen të tij në mbledhjen më të parë.

Neni 30

Veprimtaria e keshilltareve 1. Keshilltaret janë në veprimtari si te tille kur ata marrin pjesë në mbledhjen e keshillit dhe

në mbledhjet e komisioneve; kur marrin pjesë në veprimtari te organizuar te keshillit apo te Bashkise brenda ose jashtë vendit.

2. Anëtarët e komisionit duhet të marrin pjesë rregullisht në mbledhjet e komisionit. Kur një anëtar i tij mungon pa shkaqe të arsyeshme për më shumë se tri mbledhje rresht, komisioni mund të vendosë që kryetari i komisionit t’i kërkojë në mbledhje grupit politik përkatës zëvendësimin e anëtarit të komisionit.

3. Anëtarët e Keshillit, gjatë veprimtarisë së tyre, zbatojnë Kodin e Sjelljes.

Neni 31 Aktivizimi i specialistëve të jashtëm

1. Komisionet ose këshilli, në përputhje me vendimin e Keshillit te Bashkise, për realizimin e detyrave të tyre mund të aktivizojnë specialistë të fushave të ndryshme.

KREU VII

ZHVILLIMI I MBELEDHJEVE

Neni 32 Publiciteti i Mbledhjeve te Keshillit

1. Mbledhjet e Keshillit bëhen të hapura, me përjashtim të rastit kur Keshillii vendos ndryshe.

2. Kërkesën për të zhvilluar mbledhje të mbyllur mund ta bëjë Kryetari i Keshillit, Kryetari Bashkise ose të paktën një e katerta e të gjithë Keshilltareve, duke e motivuar atë. Pas dëgjimit të kërkesës dhe diskutimeve rreth saj, vendoset me votim të hapur me shumicën e të gjithë anëtarëve të Keshillit. Kur vendoset zhvillimi i mbledhjes së mbyllur, drejtuesi i mbledhjes u kërkon personave të ftuar, medias dhe personave nga publiku të largohen nga salla.

3. Nuk mund të zhvillohen mbledhje të mbyllura gjatë shqyrtimit të Buxhetit ose project-endimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

Neni 33

Fillimi i mbledhjes 1. Kryetari i Keshillit ose Zëvendëskryetari i autorizuar prej tij, hap dhe mbyll mbledhjen e

keshillit.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

2. Mbledhja fillon me miratimin e rendit te dites. Kur nuk ka vërejtje ai quhet i miratuar dhe, nëse kërkohet, ai votohet me ngritjen e dorës. Për verejtje te rendit te dites fjala u jepet vetëm keshilltareve që kërkojnë të propozojnë ndryshime te argumentuar për jo më shumë se 1 minuta kohe.

3. Në fillim të mbledhjes drejtuesi i saj njofton projekt-vendimet e depozituara në Keshill, mesazhet, peticionet, kerkesat dhe ankesat drejtuar Keshillit. Nuk njoftohen peticionet anonime dhe ato që kanë përmbajtje të kundërligjshme.

Neni 34

Çështje që s’janë në rendin e ditës 1. Para fillimit të rendit të ditës çdo keshilltare mund të diskutojë për çështje të ndryshme që

ai i konsideron se duhen bërë publike në mbledhje. Në këtë rast keshilltari nuk mund të flasë më shumë se 2 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit keshillatreve, jo më shumë se 3 minuta. Drejtuesi i mbledhjes kujdeset të harmonizojë diskutimet e çdo keshillatri, sipas përkatësisë në grupin politik. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 30 minuta. Në rast se me diskutime kalohet ky afat, Kryetari i Keshillit ndërpret diskutimet e keshillatreve dhe atyre që kanë ngelur pa diskutuar u jepet fjala në fillimin e mbledhjes pasardhese.

Neni 35

Diskutimet në mbledhje 1. Çdo keshilltare që dëshiron të diskutojë për një çështje të përfshirë ose të papërfshirë në

rendin e ditës duhet të regjistrohet para fillimit të mbledhjes tek Sekretari Keshillit. Lista e diskutuesve të regjistruar i bëhet e njohur Keshilltareve në fillim të mbledhjes.

2. Cdo Keshilltare kur diskuton ngrihet ne kembe dhe vazhdon diskutimin. Nuk lejohet diskutimi i ulur ne tavolinen e mbledhjes. Diskutimet fillojnë pasi drejtuesi i mbledhjes njofton hapjen e tyre. Asnjë keshilltare nuk mund të diskutojë pa i‘u dhënë fjala nga drejtuesi i mbledhjes.

3. Fjala kërkohet me ngritjen e dorës, në përputhje me pikën 1 të këtij neni. 4. Lejohet ndërrimi i radhës së diskutimeve ndërmjet keshilltareve në marrëveshje mes tyre. 5. Keshilltari i cili, kur i jepet fjala nga drejtuesi i mbledhjes, nuk është në sallë, konsiderohet

se ka hequr dorë nga diskutimi. 6. Drejtuesi i mbledhjes u jep fjalën diskutuesve, sipas regjistrimit paraprak, duke

harmonizuar pjesëmarrjen për çdo grup keshilltaresh. Kur lista e diskutuesve ka përfunduar ose nuk e kërkon më fjalën ndonjë Keshilltare tjetër, Kryetari u jep fjalën kryetarëve ose përfaqësuesve të grupeve te keshillatreve, duke filluar nga grupi më i vogël në numër.

Neni 36

E drejta e fjalës për Kryetarin e Bashkise 1. Kryetari Bashkise ka të drejtë, dhe kur i kërkohet e ka për detyrë, të marre pjesë në

mbledhje ose në mbledhjet e komisioneve. Kryetarit te Bashkise u jepet fjala se here e kërkon.

Neni 37

Koha e diskutimeve

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

1. Çdo diskutues, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, ka të drejtë të flasë jo më shumë se 3 minuta. Diskutuesi nuk mund të flasë më shumë se një herë për thelbin e së njëjtës çështje dhe nuk mund të marrë nga koha e një diskutuesi tjetër.

2. Koha e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni dyfishohet kur çmohet e nevojshme për çështje konkrete, koha e diskutimeve mund të përcaktohet paraprakisht në Kryesine e Keshillit në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve, sipas përfaqësimit të tyre në Keshill, por në çdo rast jo më pak se 8 minuta për një grup keshilltaresh.

Neni 38

Çështje të procedurës 1. Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës kërkesat që

kanë të bëjnë me zbatimin e Rregullores, kërkesat që përmbajnë propozime për ndryshime ose plotësime të rendit të ditës të miratuar, kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e mbledhjes ose të diskutimeve, si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me mënyrën e marrjes së vendimeve ose kryerjes së votimit.

2. Ndërhyrjet për çështjet e procedurës bëhen shkurtimisht dhe pa prekur thelbin e çështjes kryesore.

3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 2 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 1 minute secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Keshilli me ngritjen e dorës.

Neni 39 Replika

1. Keshilltari ka të drejtën e replikës, kur ndaj tij janë shprehur fjalë të padenja apo të pahijshme, ose janë bërë diskutime që kanë shtrembëruar thelbin e fjalës së tij. Replika bëhet menjëherë pas diskutimit dhe nuk mund të zgjasë më shumë se 1 minute. Për të njëjtin diskutim keshilltari nuk mund të bëjë më shumë se një replikë. Keshilltaret nuk lejohen të bëjnë replikë ndaj replikës.

Neni 40

Sqarimi i votës kundër 1. Keshillatri ka të drejtën e sqarimit të arsyeve të votimit kundër deri në 1 minute. Kur

kërkohet të bëhet sqarim për votimin kundër, atij i jepet fjala menjëherë pas votimit.

Neni 41 Ndërprerja e mbledhjes

1. Drejtuesi i mbledhjes, kur çmohet prej tij ose me kërkesën e një grupi politik apo të një komisioni të përhershëm, mund ta ndërpresë mbledhjen për jo më shumë se 30 minuta dhe vetëm një herë për të njëjtën çështje.

Neni 42

Mbajtja e qetësisë nga publiku 1. Personat e ftuar dhe publiku që ndjekin punimet e Keshillit në mbledhje, nuk duhet të

shprehin shenja miratimi ose mosmiratimi dhe janë të detyruar të respektojnë rregullat e përcaktuara nga Kryesia e Keshillit për mbajtjen e qetësisë. Në rast shkeljeje të tyre, drejtuesi i mbledhjes urdhëron largimin e tyre nga salla.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

Neni 43

Regjistrimi dhe publikimi i diskutimeve 1. Në mbledhjet e Keshillit mbahen proceverbale të përmbledhura, si dhe bëhet regjistrimi i

plotë i tyre kur ka teknike regjistrimi. Në procesverbalin e përmbledhur shënohet data e zhvillimit të mbledhjes dhe rendi i ditës së saj, pjesëmarrja e keshilltareve, përmbledhja e diskutimeve dhe e qëndrimeve të mbajtura nga keshillatret, si dhe rezultatet e votimit.

2. Çdo kush ka të drejtë të njihet me përmbajtjen e procesverbaleve të Keshillit. Proces verbali i mbledhjeve nenshkruhet nga mbajtesi proces verbalit dhe nga te pakten nje perfaqesues per cdo grup keshilltaresh si dhe Kryetari keshillit, brenda dy diteve nga zhvillimi mbledhjes dhe depozitohet tek sekretari Keshillit te Bashkise per zbardhje vendimesh.

KREU VIII

VERIFIKIMI I NUMRIT TË KESHILLTAREVE DHE VOTIMI

Neni 44

Kuorumi dhe vendimmarrja në mbledhje 1. Vendimet, deklaratat dhe rezolutat konsiderohen të miratuara nga Keshilli kur për to kanë

votuar pro shumica e keshilltareve, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Keshillit, me përjashtim të rasteve kur në ligj parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre.

2. Drejtuesi i mbledhjes në leximin e rendit të ditës, i njofton Keshillit edhe shumicën që kërkon miratimi i projektvendimit.

Neni 45

Verifikimi i kuorumit 1. Përpara çdo votimi, drejtuesi i mbledhjes verifikon numrin e keshilltareve të pranishëm në

sallë. 2. Drejtuesi i mbledhjes, në çdo kohë, si dhe kur kjo kërkohet nga të paktën 3 (tre)

keshillatre, verifikon nëse në sallë është i pranishëm numri i kërkuar i keshilltareve. Kërkesa për verifikimin e numrit të keshillatreve të pranishëm shprehet me ngritjen në këmbë të kërkuesve.

3. Për verifikimin e numrit të keshillatreve, drejtuesi i mbledhjes bën thirrjen në mënyrë nominale ose elektronike kur kjo eshte e mundur te realizohet.

4. Kur mungon numri i kërkuar i keshillatreve për marrjen e vendimit, drejtuesi i mbledhjes shtyn mbledhjen për 15 minuta dhe në rast se edhe pas kësaj kohe nuk arrihet numri i kërkuar e anulon atë. Në rast anulimi, drejtuesi i mbledhjes përcakton ditën e nesërme, me kusht që ajo të mos jetë ditë pushimi, si ditë në të cilën Keshilli do të mblidhet me të njëjtin rend dite, duke deklaruar njëkohësisht edhe orën e votimit për atë rend dite.

Neni 46 Votimi

1. Votimi është vetjak. 2. E drejta e votës nuk delegohet. 3. Votimi bëhet i hapur ose i fshehtë.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

4. Me fillimin e votimit nuk lejohet të bëhen më diskutime dhe as i jepet fjala ndokujt deri në shpalljen e rezultatit të votimit. Votimi nuk ndërpritet për asnjë arsye.

Neni 47

Votimi i hapur 1. Votimi i hapur bëhet me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike. 2. Votimi bëhet përherë i hapur në rastet e miratimit të rendit te dites dhe rishqyrtimit të

vendimeve te kthyera nga Prefekti Qarkut si dhe votimit të Buxhetit të Bashkise ose të projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

Neni 48

Votimi nominal 1. Votimi nominal mund të kërkohet nga të paktën 3 (tre) keshilltarë dhe vendoset me votim

nga Keshilli. Kërkesa për votim nominal duhet të formulohet në kohën që drejtuesi i mbledhjes mbyll diskutimet, deklaron se do të kalohet në votim dhe përpara se të ketë ftuar keshilltaret të votojnë me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike.

2. Në votimin nominal drejtuesi i mbledhjes ose sekretari i keshillit thërret keshillatret sipas rendit alfabetik dhe ata përgjigjen me zë të lartë pro, kundër ose abstenim.

3. Në rastin e mocionit të besimit ose të mocionit të mosbesimit votimi në Keshill bëhet kurdoherë nominal.

4. Në rastin e votimit nominal, lista e keshilltareve votues me shënimin e votës pro, kundër ose abstenim të secilit keshilltare, fiksohet ne procesverbal së bashku me materialet e mbledhjes.

Neni 49

Votimi i fshehtë 1. Votimi i fshehtë bëhet për çështje që kanë të bëjnë me personat. 2. Votimi i fshehtë, përveç rasteve kur nuk lejohet të kryhet sipas Kushtetutës, ligjit ose kësaj

Rregulloreje, mund të kërkohet nga të paktën 3 (tre) keshilltare dhe vendoset me votim nga Keshilli. Kërkesa për votim të fshehtë duhet të formulohet në kohën që drejtuesi i seancës mbyll diskutimet, deklaron se do të kalohet në votim dhe përpara se të ketë ftuar keshilltaret të votojnë me ngritjen e dorës ose nëpërmjet mjeteve elektronike.

3. Votimi i fshehtë bëhet duke hedhur në kutinë e votimit fletën e votimit ose në mënyrë elektronike.

4. Fleta e votimit të fshehtë duhet të përmbajë të paktën objektin e votimit dhe alternativat e votimit pro, kundër dhe abstenim. Në fletën e votimit keshilltari shënon me një shenjë të dallueshme dhe të qartë për zgjedhjen e bërë në alternativën për të cilën është dakord.

5. Në rast se fleta e votimit përmban më shumë se një kandidat, përbri emrave të tyre vendoset një kuadrat, në të cilën keshilltari duhet të vendosë shenjën për zgjedhjen e bërë.

Neni 50

Shpallja e rezultatit të votimit 1. Çdo votim i kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin ose Rregulloren e Keshillit është i

pavlefshëm. 2. Rezultati i votimit në mbledhje shpallet nga drejtuesi i mbledhjes, duke përdorur

togfjalëshin “Miratohet nga keshilli” ose “Nuk miratohet nga Keshilli”.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

KREU IX RREGULLI DHE SJELLJA NË KESHILL

Neni 51

Rregulli dhe sjellja në Keshill 1. Anëtarët e Keshillit nuk duhet të ndërpresin fjalën e drejtuesit të mbledhjes ose të

diskutuesve të tjerë, të përdorin gjuhë ofenduese në mbledhjen e Keshillit dhe te komisionit, të ndërmarrin sulme personale apo veprime ndaj ndonjë keshilltari, të përhapin informacione që cenojnë jetën private të cilitdo, të sillen në mënyrë të padenjë ose të shkaktojnë rrëmujë në sallen e mbledhjes.

Neni 52

Masat disiplinore 1. Masat disiplinore që zbatohen ndaj Keshilltareve janë: a) tërheqje vëmendjeje; b) vërejtje; c) përjashtim nga mbledhja e keshillit; d) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe mbledhja e keshillit per nje muaj.

Neni 53

Masa disiplinore e tërheqjes së vëmendjes dhe vërejtjes 1. Kur keshilltari thotë fjalë të pahijshme, pengon me sjelljen e tij zhvillimin e mbledhjes ose

cenon rregullin e saj, i tërhiqet vëmendja nga drejtuesi i mbledhjes. 2. Në rast se keshilltari, ndaj të cilit është zbatuar masa disiplinore e parashikuar në pikën 1 të

këtij neni, kërkon të japë shpjegime për veprimet e tij ose gjuhën e përdorur, fjala i jepet në përfundim të mbledhjes të asaj dite për jo më shumë se 1 minute.

3. Kur keshilltari e përsërit shkeljen në të njëjtën mbledhje, pasi i është tërhequr një herë më parë vëmendja, ose keshilltari që cenon seriozisht rendin në mbledhje i jepet vërejtje nga drejtuesi i mbledhjes.

4. Në rast se shprehjet ose fyerjet e bëra nga keshilltari ne mbledhje tërhiqen prej tij në po të njëjtën mbledhje dhe keshilltari kërkon publikisht ndjesë për sjelljen e tij, masa disiplinore e dhënë në zbatim të pikës 3 të këtij neni anulohet nga drejtuesi i mbledhjes.

Neni 54

Masat disiplinore më të rënda 1. Kur Keshilltari përdor fjalë fyese te cilat cenojn personalitetin e drejtuesit te mbledhjes,

keshilltareve, personave te tjere te pranishem ne sallen e mbledhjes apo vazhdon të kryejë shkeljen, pasi më parë në të njëjtën mbledhje janë zbatuar masat disiplinore, sipas nenit 52 të kësaj Rregulloreje, me urdhër të drejtuesit të mbledhjes, përjashtohet nga mbledhja për atë ditë. Në rast se Keshilltari s’pranon të dalë nga salla, drejtuesi i mbledhjes e ndërpret atë dhe mbledh menjehere kryesine e Keshillit e cila merr vendim dhe vendimi behet i njohur Kryetarit te bashkise qe te zbatohet menjehere nga Policia.

2. Kur Keshilltari bën thirrje për përdorim dhune, provokon rrëmujë në seancë që pengon zhvillimin e saj të rregullt, fyen ose kërcënon Keshilltaret e tjerë, kryetarin e Bashkise, puninjesit e bashkise apo drejtuesit e institucioneve ne vartesi te Bashkise ndalohet të marrë pjesë në punimet e Keshillit per nje muaj.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

3. Ndalimi i pjesëmarrjes vendoset nga Kryesia e Keshillit me propozimin e drejtuesit të mbledhjes ose propozimit me shkrim të jo më pak se 3 (tre)Keshilltareve

4. Në rast se Keshilltari përpiqet të hyjë në sallën e mbledhjes përpara mbarimit të kësaj mase ndërshkimore, afati i masës dyfishohet.

5. Për ngjarje tepër të rënda që ndodhin jashtë sallës ku zhvillohen punimet e Keshillit, por brenda mjediseve të tij, Kryetari i Keshillit merr masën disiplinore të parashikuar në pikën 2 të këtij neni.

Neni 55 Pezullimi dhe mbyllja mbledhjes

1. Në rast se në sallë bëhet rrëmujë dhe nuk merren parasysh kërkesat e drejtuesit të mbledhjes për mbajtjen e rregullit, drejtuesi i mbledhjes lë vendin e tij dhe mbledhja quhet e ndërprerë.

2. Në rast se përsëri rrëmuja vazhdon, drejtuesi i mbledhjes e pezullon mbledhjen për një periudhë kohe të caktuar ose e mbyll atë. Në rast të mbylljes së mbledhjes, Keshilli mblidhet me të njëjtin rend dite të nesërmen, nëse nuk është ditë pushimi.

PJESA E DYTË PROCEDURA VENDIMARRESE

KREU I

NISMA VENDIMARRESE

Neni 56 Propozimi i vendimeve

1. E drejta për të propozuar vendime i takon Kryetarit te Bashkise, çdo grupi politik dhe cdo keshilltari.

2. Projekt-vendimet duhet të jenë të hartuara në formën e një akti normativ dhe të jenë të shoqëruara me një relacion, i cili duhet të përmbajë objektivat që synohen të arrihen me miratimin e tij, argumentet se këta objektiva nuk mund të arrihen me vendimet ekzistuese, përputhshmërinë e projektvendimit me ligjin per funksionimin e qeverisjes vendore, harmonizimin me vendimet e tjera dhe legjislacionin në fuqi, si dhe efektet e tij sociale dhe ekonomike. Për projektvendimet me karakter financiar, relacioni duhet të përmbajë edhe efektet e pritshme financiare që rrjedhin nga zbatimi i tij.

3. Asnjë projektvendim, që rrit shpenzimet e Buxhetit të Bashkise ose pakëson të ardhurat e tij, nuk mund të miratohet pa marrë mendimin e Kryetarit te Bashkise, i cili duhet të shprehet brenda 10 ditëve nga data e marrjes së project-vendimit. Në qoftë se Kryetari Bashkise nuk shprehet brenda këtij afati, project-vendimi kalon për shqyrtim sipas procedurës së zakonshme.

4. Kryetari i Keshillit, në mënyrë të arsyetuar, mund të kthejë te nismëtari projekt-vendimin e depozituara, në rast se nuk përmbushin kërkesat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni.

Neni 57

Shpërndarja e projekt-vendimeve 1. Projekt-vendimet, pasi regjistrohen sipas rendit të paraqitjes së tyre në një regjistër të

veçantë, i kalohen Kryetarit të Keshillit.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

2. Kryetari i Keshillit urdhëron menjëherë shpërndarjen e tyre Keshilltareve ne perputhje me rendin e dites te miratuar me pare. Kopje të projekt-vendimeve u vihen në dispozicion, me kërkesën e tyre, medias ose personave të tjerë.

3. Projekt-vendimet nuk mund të futen në kalendarin e punimeve të Keshillit pa kaluar të paktën dy javë nga data e paraqitjes së tyre, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore përcaktohet ndryshe.

Neni 58

Raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera 1. Në përputhje me programin e punës se Keshillit, Kryetari i Keshillit i dërgon për shqyrtim

projektvendimet në komisionin përgjegjës dhe në komisionet që sipas kësaj Rregulloreje duhet të paraqesin mendimin e tyre.

2. Komisionet shqyrtojnë projekt-vendimin në mënyrën e parashikuar në nenet 23-31 kësaj Rregulloreje.

3. Pas shqyrtimit të projekt-vendimit, komisioni përgjegjës harton një raport për mbledhjen e Keshillit, duke bërë propozimin për miratimin e tij siç është paraqitur, miratimin me ndryshime ose rrëzimin e projekt-vendimit.

4. Raporti i komisionit përgjegjës dhe mendimet e komisioneve të tjera shumëfishohen dhe u shpëndahen Keshillatreve ne mbledhjen e Keshillit.

Neni 59

Propozimi i amendamenteve 1. Çdo Keshilltare ose Kryetari Bashkise ka të drejtë të propozojë amendamente me shkrim

të arsyetuara, të cilat paraqiten gjatë shqyrtimit të projekt-vendimit në komisionin përgjegjës. Përfundimet e komisionit në lidhje me to i paraqiten mbledhjes se Keshillit në raportin që harton komisioni përgjegjës.

Neni 60

Tërheqja e nismës 1. Nismëtari i projekt-vendimit mund ta tërheqë projektin e tij deri në çastin kur ai nuk është

votuar në parim në mbledhjen e Keshillit.

Neni 61 Shqyrtimi në mbledhjen e Keshillit

1. Shqyrtimi i projekt-vendimit në mbledhjen e keshillit përfshin diskutimin në parim për dhe shqyrtimin nen për nen të tij.

2. Para fillimit të diskutimit në parim keshilltaret ftohen nga drejtuesi i mbledhjes t’i drejtojnë pyetje nismëtarëve ose Kryetarit te Bashkise apo personit te autorizuar prej tij që kanë lidhje me projekt-vendimin.

3. Diskutimi në parim për projekt-vendimin zhvillohet si në rastin kur komisioni përgjegjës eshte shprehur për miratimin e tij në parim, ashtu edhe në rastin kur janë shprehur për mosmiratimin e tij. Në rastin kur komisioni përgjegjës eshte shprehur për mosmiratimin në parim dhe Keshilli ne mbledhje vendos miratimin e tij, projekt-vendimi kthehet në komisionin përgjegjës për vazhdimin e shqyrtimit të tij nen për nen.

4. Projekt-vendimi që nuk miratohet në parim në mbledhje nuk mund të paraqitet përsëri pa kaluar 3 (tre) muaj nga data e mosmiratimit.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

Neni 62 Diskutimi në parim

1. Diskutimi në parim për projekt-vendimin fillon me paraqitjen nga nismëtari të arsyeve që kanë çuar në propozimin e tij, si dhe me paraqitjen e raportit të komisionit përgjegjës Leximi i raportit bëhet nga kryetari i komisionit dhe mund t’i jepet fjala, me kërkesë të tij, edhe relatorit të projekt-vendimit për jo më shumë se 5 minuta.

2. Për diskutimin në parim drejtuesi i mbledhjes u jep fjalën keshilltareve që kanë kërkuar të diskutojnë, duke harmonizuar pjesëmarrjen për çdo grup keshilltaresh. Përpara mbylljes së diskutimit kanë të drejtë të flasin relatori i projekt-vendimit por jo më shumë se 3 minuta dhe kryetarët e grupeve te keshillatreve, duke filluar nga grupi me numrin më të vogël të keshillatreve.

3. Gjatë zhvillimit të diskutimit në parim nuk mund të paraqiten amendamente.

Neni 63 Shqyrtimi nen për nen

1. Projekt-vendimi shqyrtohet nen për nen pas miratimit të tij në parim. 2. Gjatë shqyrtimit nen për nen çdo keshilltare ka të drejtë të diskutojë për jo më shumë se 3

minuta. Kjo kohë dyfishohet në rastet e diskutimit të projekt-vendimeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar për miratimin e tyre.

3. Gjatë shqyrtimit nen për nen mund të paraqiten amendamente të bëra me shkrim. 4. Çdo amendament duhet t’i referohet përmbajtjes së një neni të vetëm. Si rregull,

amendamentet duhet të paraqiten dhe të diskutohen fillimisht në komisionin përgjegjës. 5. Autori i amendamentit ka të drejtë ta paraqesë atë në mbledhje për jo më shumë se 2

minuta. 6. Çdo keshilltare apo Kryetari Bashkise ka të drejtë të paraqesë në mbledhje amendamente

për projekt-vendimin ose ndryshimet e propozuara nga komisioni përgjegjës, me kusht që ato të jenë regjistruar paraprakisht në sekretari të paktën 24 orë para fillimit të mbledhjes dhe t’u jenë shpërndarë keshilltareve të tjerë.

Neni 64

Radha e votimit të amendamenteve

1. Amendamentet hidhen në votim përpara tekstit të projekt-vendimit. 2. Përpara votimit të çdo amendamenti, drejtuesi i mbledhjes u rikujton keshilltareve

mendimin e komisionit përgjegjës për to. 3. Votimi i amendamenteve fillon me ata që kanë për qëllim ta heqin nenin; të heqin pjesë të

tij; ta zëvendësojnë atë tërësisht dhe në fund për të shtuar ose ndryshuar fjalë të tij. Në rast se janë paraqitur dy ose më shumë amendamente për të njëjtin nen apo pjesë të tij, amendamenti që është më larg tekstit të projekt-vendimit votohet i pari.

4. Kur komisioni përgjegjës ka paraqitur disa amendamente për një nen të projekt-vendimit, drejtuesi i mbledhjes i hedh ato në votim së bashku, me përjashtim të rastit kur të paktën 3 keshilltare ose kryetari i një grupi keshilltaresh kërkojnë votimin e tyre të veçantë.

5. Keshilli vendos me votim të veçantë për çdo amendament, me përjashtim të rastit kur miratimi i njërit përjashton të tjerët.

Neni 65

Votimi në tërësi

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

1. Në përfundim të shqyrtimit dhe votimit nen për nen, kalohet në votimin në tërësi të projekt-vendimit.

2. Në rastin kur teksti i projekt-vendimit, gjatë shqyrtimit në mbledhje, ka pësuar ndryshime të rëndësishme, drejtuesi i mbledhjes kryesisht ose me kërkesën e kryetarit të një grupi keshillatresh apo të 3 keshillatreve është i detyruar të shtyjë votimin në tërësi në mbledhjen pasardhëse, duke i paraqitur Keshillit tekstin e plotë të përpunuar.

KREU II

SHQYRTIMI I PROJEKTVENDIMIT TË BUXHETIT TË BASHKISE PAKETES FISKALE DHE I PROJEKTVENDIMEVE FINANCIARE

Neni 66

Paraqitja e projektbuxhetit te Bashkise, Paketes fiskale dhe projekt-vendimeve financiare 1. Kryetari i Keshillit njofton menjëherë Keshjillin për paraqitjen e projekt-vendimit të

Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe të projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

2. Nëse projekt-vendimi i Buxhetit të Bashkise dhe Paketes fiskale nuk paraqitet në afatin e përcaktuar ligjor, Kryetari i Keshillit njofton Keshillin.

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe i projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të, futen menjëherë në programin e punës së Keshillit, i cili me këtë rast miraton një kalendar shqyrtimi të tyre të veçantë.

Neni 67

Kalendari i veçantë i shqyrtimit 1. Komisioni i Ekonomisë dhe Finances është komisioni përgjegjës për shqyrtimin e projekt-

vendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

2. Për shqyrtimin e projekt-vendimit të Buxhetit të Bashkise dhe Paketes fiskale, Kryetari dhe Zëvendëskryetari komisionit, i paraqesin Kryetarit të Keshillit projekt-kalendarin e shqyrtimit të projekt-vendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të në komisionet e përhershme të Keshillit dhe në mbledhjen e keshillit, Kryetari i Keshillit, brenda 2 ditëve, thërret Kryesine e Keshillit për kalendarin e punimeve në komisionet e përhershme. Në rast se kalendari miratohet me mirëkuptim, ai i njoftohet mbledhjes se Keshillit, në të kundërt Kryetari e paraqet atë për votim në mbledhjen me te afert te Keshillit.

Neni 68

Shqyrtimi në komisione 1. Në përputhje me kalendarin e punimeve, sipas nenit 67 pika 2 të kësaj Rregulloreje,

komisionet e përhershme, sipas fushave që mbulojnë, organizojnë punën për shqyrtimin e projektvendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe të projektvendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë Kryetari Bashkise dhe punonjesit e aparatit të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse.

2. Komisionet e Keshillit mund të organizojnë seanca dëgjimore publike me qëllim marrjen e vërejtjeve dhe mendimeve nga institucione, persona ose grupe të interesuara për

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

projektvendimin e Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe projektvendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

3. Në përfundim të shqyrtimit komisionet hartojnë një raport vlerësimi për projektvendimin e Buxhetit të Bashkise dhe projektvendimet financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Raporti i dërgohet menjëherë Komisionit te Ekonomisë dhe Financave.

Neni 69

Shqyrtimi në parim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave 1. Menjëherë pas miratimit të kalendarit, sipas nenit 67 pika 2 të kësaj Rregulloreje,

Komisioni Ekonomisë dhe Financave fillon procedurën e shqyrtimit në parim të projekt-vendimit të Buxhetit Bashkise, Paketes fiskale dhe të projekt-ligjeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

2. Debati në parim në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave fillon me paraqitjen e projekt-vendimit të Buxhetit të Bashkise dhe të projektvendimeve financiare

3. Komisioni merr në shqyrtim raportet e paraqitura nga komisionet e tjera të përhershme të Keshillit.

4. Në mbledhjen e Komisionit marrin pjesë kryetarët e komisioneve të përhershme që kanë paraqitur raporte, anëtarë të tjerë të komisioneve përkatëse, si dhe punonjes te aparatit

5. Pas përfundimit të diskutimeve dhe votimit në parim, Komisioni i Ekonomisë dhe Financave i paraqet mbledhjes raportin e vlerësimit në parim të projekt-vendimeve të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale dhe të projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të. Raporti përmban një vlerësim të plotë të strukturës së projekt-vendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale si treguesit makroekonomikë, treguesit kryesorë, të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, financimet dhe realizimin e tyre si dhe vlerësime për projekt-buxhetet e institucioneve ne varesi te Bashkise.

Neni 70

Shqyrtimi në parim dhe nen per nen në mbledhjen e Keshillit 1. Keshilli, në mbledhje, pas paraqitjes së raportit të vlerësimit të Komisionit Ekonomisë dhe

Financave, diskuton dhe vendos për miratimin në parim të projekt-vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Paketen fiskale, buxhetin dhe më vonë të projekt-vendimin e Buxhetit të Bashkise dhe fillon shqyrtimin nen për nen .

2. Gjatë shqyrtimit nen për nen kanë të drejtë të marre fjalën relatori kryesor dhe kryetaret e komisoneve për jo më shumë se 4 minuta. Autorët e amendamenteve të rrëzuara në Komision kanë të drejtë të paraqesin propozimet e tyre për jo më shumë se 2 minuta.

3. Votimi nen për nen dhe në tërësi kryhet sipas kesaj rregullore të përcaktuara dhe per vendimet e tjera.

Neni 71

Ndryshimet në Buxhetin e Bashkise, Paketen fiskale dhe në vendimet financiare 1. Rregullat e përcaktuara në këtë Kre zbatohen edhe në rastin e ndryshimeve gjatë vitit të

vendimit të Buxhetit të Bashkise, Paketes fiskale ose të vendimeve financiare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të.

KREU III

PROCEDURA TË VEÇANTA

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

Neni 72 Për rishqyrtimin e vendimeve te kthyera nga Prefekti Qarkut

1. Kur Prefekti Qarkut ne perputhje me ligjin, rikthen vendimin për rishqyrtim në Keshill, Kryetari i Keshillit e kalon menjëherë atë për shqyrtim në komisionin përgjegjës që e ka shqyrtuar fillimisht.

2. Komisioni përgjegjës e shqyrton vendimin vetëm për çështjet e paraqitura nga Prefekti i Qarkut dhe brenda mbledhjes pare paraqet raportin e tij. Ky raport përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të vendimit.

KREU IV

DISPOZITA TË TJERA PËR KONTROLLIN NGA KESHILLII

Neni 73

Kontrolli nga komisionet e përhershme të Keshillit 1. Komisionet e përhershme të Keshillit mund t’i paraqesin Keshillit raporte ose propozime

për çështje që janë nën kompetencën e tyre ose kur një gjë e tillë u është kërkuar nga Keshilli.

2. Komisionet kanë të drejtë të thërrasin në çdo kohë aparatin, për të dhënë shpjegime dhe sqarime për probleme të fushave ku ata janë individualisht përgjegjës, si dhe për zbatimin e ligjeve, të vendimeve, rezolutave ose deklaratave të miratuara nga Keshilli.

3. Komisionet e përhershme, brenda fushave përkatëse të përgjegjësisë, mund të kryejnë kontrolle ose të kërkojnë dokumentacione që i konsiderojnë të nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje të caktuar. Në këtë rast Kryetari i Keshillit njoftohet me shkrim nga kryetari i komisionit. Në përfundim të kontrollit, komisionet hartojnë një raport, i cili i përcillet Kryetarit të Keshillit dhe bëhet i njohur publikisht, duke përfshirë edhe mendimin e pakicës.

Neni 74

Raportimi në Keshill 1. Kryesia e Keshillit, në fillim të çdo viti, me propozimin e Kryetarit të Keshillit, vendos për

kalendarin e paraqitjes në Keshill të raporteve të organeve perfaqesuese. Kalendari i paraqitjes së raporteve u shpërndahet Keshilltareve në mbledhjen më të parë.

2. Kryetari i Keshillit u kërkon dërgimin me shkrim të raportit institucioneve dhe ndermarrjeve perkatese si dhe Kryetarit te Bashkise e drejtorive ne aparatin e Bashkise të paktën dy javë para datës së caktuar për t’u mbajtur në mbledhje dhe, pas paraqitjes së tyre, ia dërgon menjëherë komisionit të përhershëm përkatës për shqyrtim. Komisioni organizon seancë dëgjimore për shqyrtimin e raportit dhe, në përfundim të diskutimeve, harton një projektdeklerate apo rezolutë të vlerësimit të punës së institucionit dhe ia paraqet atë mbledhjes.

3. Në mbledhje, raporti mbahet nga titullari i institucionit për jo më shumë se 10 minuta, lexohet projekt-deklerata apo rezoluta e komisionit përkatës për vlerësimin e punës së institucionit dhe vijohet me pyetjet dhe përgjigjet e tyre dhe hapjen nga drejtuesi i mbledhjes te debatit, në rast se zhvillimi i debatit kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi politik ose të paktën 3 keshillatre. Koha e debatit përcaktohet nga kryesia e Keshillit, në përputhje me kete Rregullore. Në përfundim të

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

debatit votohet projekt-rezoluta e paraqitur nga komisioni, sipas përcaktimeve të bëra në kete Rregullore.

Neni 75 Peticionet

1. Peticionet, të cilat i drejtohen Keshillit, shqyrtohen nga komisionet e përhershme përkatëse.

2. Pranohen për shqyrtim peticionet, të cilat janë bërë me shkrim, kanë emrin e dërguesit dhe nënshkrimet përkatëse, janë të kuptueshme dhe tregojnë qartë objektin e tyre.

3. Peticionet dërgohen nga Kryetari i Keshillit në komisionin e përhershëm që ka lidhje me objektin e paraqitur në peticion. Kryetari komisionit mund t’ia kthejë peticionin dërguesve për rihartim ose t’u kërkojë atyre sqarime shtesë.

4. Jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së peticionit, kryetari i komisionit e paraqet peticionin në komision, duke propozuar njëkohësisht edhe mënyrën e zgjidhjes ligjore ose mospranimin e peticionit. Në rast se komisioni e gjykon të arsyeshme për zgjidhjen e çështjes, mund të autorizojë kryetarin e komisionit për të paraqitur një deklaratë në seancën. Hapat e ndërmarrë dhe zgjidhja e çështjes së ngritur në peticion i njoftohen dërguesve të peticionit.

PJESA E TRETE TRANSPARENCA E VEPRIMTARISË SË KESHILLIT

Neni 76

Veprimtaria e hapur e Keshillit 1. Veprimtaria e Keshillit është e hapur, me përjashtim të rastit të parashikuar ndryshe nga

kjo Rregulloreje. 2. Veprimtaria e hapur e Keshillit realizohet nëpërmjet:

a) pjesëmarrjes së publikut në procesin vendimarres; b) pasqyrimit të veprimtarisë së Keshillit dhe organeve të tij në median e shkruar dhe vizive; c) botimeve të dokumentacionit; ç) faqes së internetit të Keshillit; d) rrjetit të brendshëm audiovizual.

Neni 77

Dokumentacioni keshillit 1. Dokumentacioni keshillit përfshin:

a) vendimet, rezolutat, deklaratat dhe projektet e keshillit; b) dokumentet që lidhen me ushtrimin e funksioneve të Kryetarit të Keshillit; c) dokumentet që lidhen me përgatitjen dhe zhvillimin e mbledhjeve të Keshillit; d) dokumentet që lidhen me përgatitjen dhe zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të

Keshillit; e) dokumentet që lidhen me veprimtarinë e organeve të Keshillit;

Neni 78

Zgjedhja në organet perfaqesuese ose të krijuara me ligj

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

1. Kandidaturat për në organet qe me ligj, zgjidhen nga Keshilli, me përjashtim të rasteve kur nuk është parashikuar ndryshe, duhet të paraqiten me shkrim nga jo më pak se 3 keshilltare dhe të përmbajnë një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidimin.

2. Kandidaturat duhet të propozohen 30 deri në 15 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të organit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit të anëtarit të organit perfaqesues.

3. Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Keshillit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda dy javëve nga marrja e kërkesës.

4. Keshilli kryen votimin për kandidatët jo më vonë se 15 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit.

5. Kur asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura fillon me kandidatura të tjera nga e para, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, me përjashtim të rasteve kur është parashikuar ndryshe.

Neni 79

Shkarkimi i anëtarëve të organeve qe jane ne kompetence te keshillit 1. Kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të organeve qe jane ne kompetence te keshillit

paraqiten, nga kerkuesit si Kryetari Bashkise, nje grup keshilltaresh dhe jo me pak se 3 Keshilltare, Kryetarit të Keshillit me shkrim dhe në mënyrë të motivuar e konkrete për shkaqet e parashikuara në ligj.

2. Kryetari i Keshilli ia përcjell kërkesën, së bashku me dokumentacionin shoqërues, komisionit të përhershëm përkatës, i cili duhet të paraqesë një raport për mbledhjen e radhes te Keshillit.

3. Kryesia e Keshillit përcakton datën e votimit në Keshill të kërkesës për shkarkim dhe, në rast se kërkohet nga një kryetar grupi politik, edhe kohën e debatit.

PJESA E KATERT INTERPRETIMI E NDRYSHIMI I RREGULLORES

Neni 80

Interpretimi i Rregullores

1. Kur ngrihen pretendime gjatë zhvillimit të mbledhjes lidhur me interpretimin dhe zbatimin e kësaj Rregulloreje, është kompetencë e drejtuesit të mbledhjes për të vendosur për pretendimin e ngritur, vendim i cili nuk është objekt diskutimi.

2. Kur ngrihen pretendime për interpetimin dhe zbatimin e kësaj Rregulloreje gjatë zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, kryetari i komisionit vendos për pretendimin e ngritur, vendim i cili nuk është objekt diskutimi.

3. Kryetari i Keshillit, një kryetar grupi keshilltaresh, një komision i përhershëm ose 3 keshilltaresh mund të kërkojnë që çështja e interpretimit për një rast të veçantë t’i paraqitet Keshillit në mbledhje për të marrë vendim.

Neni 81

Ndryshimi i Rregullores

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë

1. Çdo keshilltare ka të drejtë të paraqesë propozime për ndryshime në Rregulloren e Keshillit. Për shqyrtimin e këtyre propozimeve ndiqet procedura e parashikuar në këtë Rregullore për paraqitjen dhe shqyrtimin e projektvendimeve. Ndryshimet në këtë Rregullore miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Keshillit.

Neni 81 Hyrja ne fuqi

1. Kjo rregullore Hyne ne fuqi me date _____.09.2015

KRYETARI

Gjok Ndoka

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISE · Keshill projekt-vendime, projektudhezime dhe projekt-deklarata Neni 15 Anëtarësia në komisionet e përhershme 1. Në komisionet e përhershme marrin pjesë