Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
TIR ANA INTERNATIONAL AIRPORTPORTA PЁR NЁ SHQIPЁRI
2
the Airport
Falë procesit gjithpërfshirës të moderni-zimit dhe ndërtimit të një terminali të ri e mbresëlënës për pasagjerët, aeroporti - i cili mban emrin e misionares së njohur shqiptare, Nënë Tereza - është tashmë një qendër moderne e transportit ajror, me mjedise të këndshme për pasagjerët dhe me standarde të larta të sigurisë, një fakt ky që konfirmohet nga organi-zata ndërkombëtare dhe nga kompani ajrore me përvojë.
Që prej 23 prillit të 2005-ës, aeroporti është menaxhuar privatisht. Brenda kornizës së një Marrëveshjeje Koncesioni të tipit BOOT (Ndërto, Zotëro, Opero, Transfero), një kompani e re me të drejtat e plota të pronarit mori përsipër drejtimin e aeroportit si dhe kryerjen e veprimeve për përmirësimin infrastrukturor dhe të shërbimeve në të. Në fund të periudhës së koncesionit, në vitin 2025, aeroporti do t’i rikthehet shtetit shqiptar.
Mirësevini në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza
I vendosur rreth 17 kilometra larg kryeqytetit shqiptar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë
Tereza është qendra më e rëndësishme e transportit ajror në vend. Aeroporti lidh këtë vend të
Evropës juglindore me qendrat kryesore evropiane të biznesit, dhe ndër kontributet e veta më të
rëndësishme, rendit mbështetjen për zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit mesdhetar prej 450
kilometrash të gjatë të Shqipërisë. Gjatë vitit 2007, aeroporti vendosi rekorde të reja në numrin e
pasagjerëve, lëvizjet e trafikut ajror dhe transportin e mallrave, ndërsa 14 kompani ajrore siguruan
lidhje të qendrueshme të Tiranës me 29 vendmbërritje.
3
Synimi që kompania Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës SHPK (TIA) - më
parë e njohur si Tirana Airport Partners - i ka vënë vetes, është që të drejtojë
aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit në përputhje me standardet më të
larta të sigurisë dhe të cilësisë së shërbimit, duke ofruar njëkohësisht, linja të
reja fluturimesh e duke përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve.
Në mars të vitit 2007, me hapjen e terminalit të ri të pasagjerëve, u kurorëzua faza më e rëndësishme për modernizimin e aeroportit. Ky përurim u parapri nga përfundimi i rrugës që lidh aeroportin me kryeqytetin. Në harmoni me zhvillimin e vrullshëm të trafikut të pasagjerëve, TIA ka nisur fazën e zgjerimit të terminalit të pasagjerëve.
rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza
4
Gjatë kësaj periudhe zhvillimesh, menaxhimi i aeroportit mbështetet në
njohurinë dhe përvojën e tre aksionerëve të TIA-s:
• HOCHTIEF AirPort GmbH (HTA), një nga liderët e nivelit botëror në menaxhim dhe investime në fushën e aeroporteve, me aksione në pesë aeroporte ndërkombëtarë, është investitori strategjik që ofron ekspertizën e nevojshme të operimit dhe menaxhimit
• Deutsche Investitions- und Entwick-lungsgesellschaft (DEG), anëtar i Grupit Bankar KfW i specializuar në financimin e koorporatave dhe inves-timet infrastrukturore në Evropë, kon-tribuon me përvojën financiare
• Albanian-American Enterprise Fund (AAEF), një kompani investuese e themeluar nga Kongresi Amerikan për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, i ofron TIA-s ekspertizën financiare. Në vitin 2004, përmes një konkursi të vështirë, kjo kompani fitoi tenderin ndërkombëtar, ku shteti shqiptar i hapi rrugën marrëveshjes 20-vjeçare të koncesionit për operimin e Tirana International Airport
5
HOCHTIEF AirPort GmbH (HTA)
DEG Deutsche Investitions-und Entwicklungs-gesellschaft (DEG)
Albanian-American Enterprise Fund (AAEF)
47% 31.7% 21.3%
Tirana International Airport SHPK
Misioni i Tirana International Airport Shpk është t’i ofrojë Shqipërisë një infrastrukturë prestigjioze
aviacioni ndërkombëtar me shërbim të sigurtë e të klasit të parë, për pasagjerët dhe kompanitë
ajrore. Për ata që do të vizitojnë këtë vend, përshtypja e parë dhe e fundit do të jetë aeroporti i
kryeqytetit të tij i menaxhuar më së miri.
Misioni i TIA-s
6
Misioni i TIA-s
7
Shqipëria
Pak fjalë rreth Shqipërisë
Shqipëria është një ndër destinacionet më tërheqëse në rajon. Deri më tani,
e vizituar nga pak njerëz, Shqipëria premton një ndërthurje frymëzuese
qytetërimesh dhe kulturash, që e bëjnë këtë vend evropian krejt unik.
8
Shqipëria ka një vijë të bukur bregdetare që zgjatet në brigjet e detit Adriatik duke nisur prej Malit të Zi deri në gjirin e Vlorës, ku Adriatiku takon detin Jon. Prej këtu e më tej, në drejtim të jugut, shtrihet bregdeti shkëmbor i krijuar prej zbritjes së thiktë në det të maleve të larta që mbushin atë zonë.
Malet dhe lumenjtë e shumtë të Shqipërisë ofrojnë mundësi të ndryshme për turizëm sportiv, përfshirë shumë lloje sportesh, përkrah mundësisë për shijimin e një natyre të mrekullueshme.
Historia dhe kultura e vendit është magjepsëse. Disa qytete shqiptare ruajnë një paraqitje që ka ndryshuar pak me kalimin e shumë brezave dhe ruajnë në gjirin e vet zbulime arkeologjike që shkojnë prapa në histori për më shumë se 2000 vjet. Vendzbulime të shumta arkeologjike e bëjnë Shqipërinë tejet të përshtatshme për turizëm të interesave të veçanta.
Shqipëria
9
Historia e aeroportit
10
Historia e aeroportit
Aeroporti i Tiranës u ndërtua në vitet 1955 – 1957 dhe fillimisht nisi funksionimin nën emrin Aeroporti
i Rinasit. Deri në rënien e regjimit komunist, në fillim të viteve 90-të, trafiku në këtë aeroport ishte
tejet i kufizuar. Me hapjen e vendit ndaj botës, që u shoqërua me largimin e një numri të madh të
qytetarëve shqiptarë për të punuar e jetuar jashtë vendit, frekuentimi i aeroportit u rrit ndjeshëm.
I përballur me nevojën e vazhdueshme për të përmirësuar aeroportin, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë lëshoi një ftesë për investitorët ndërkombëtarë që ishin të interesuar të ndërmerrnin ndërtimin e një terminali të ri dhe mjediseve të tjera, si dhe të merrnin përgjegjësi për funksionimin e aeroportit. Për këtë qëllim u organizua një tender, i cili u fitua nga konsorciumi Tirana Airport Partners (tashmë shndërruar në kompaninë e menaxhimit Tirana International Airport SHPK). Kjo kompani mori në dorë menaxhimin e aeroportit më 23 prill 2005.
Që nga kjo datë aeroporti ka qenë objekt i ndryshimeve rrënjësore. Çdo mjedis është modernizuar dhe u ngrit një terminal i ri pasagjerësh. Tashmë, në aeroport përmbushen standardet më të larta ndërkombëtare në terma të shërbimit, infrastrukturës dhe kujdesit për mjedisin e zhvillimet sociale në zonën përreth.
11
zgjerimi dhe modernizimi
12
13Që prej fillimit të Marrëveshjes së Koncesionit, TIA ka qenë tejet e suksesshme në përmbushjen
e detyrimeve të veta në përputhje me marrëveshjen. Gjatë 2007-ës, TIA përuroi brenda afateve
kohore terminalin e ri të pasagjerëve dhe vepra të tjera infrastrukturore. U shënuan, gjithashtu,
arritje të tjera që dëshmojnë suksesin në rritje të kompanisë. Para përfundimit të vitit, aeroporti priti
pasagjerin e vet të njëmiliontë, sërish përpara parashikimit.
Shifra rekord u regjistruan, gjithashtu, në sasinë e mallrave të përpunuara dhe në lëvizjet ajrore. Aktualisht 14 kompani fluturimesh përdorin Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe lidhin kryeqytetin shqiptar me 29 vendmbërritje në vende të ndryshme.
Për më tepër, janë kryer punime për-mirësuese dhe riparime që përfshijnë shndërrimin e mjediseve të terminalit të vjetër në zyra për administratën e TIA-s si dhe përmirësime në pistë.
Gjithë zhvillimet që ndodhin në TIA bëhen me kujdes të veçantë për të siguruar që mjedisi dhe zhvillimi social i zonës përreth aeroportit të jenë në qendër të vëmendjes gjatë marrjes së çdo vendim në TIA.
Rritja e regjistruar në numrin e pasagjerëve dhe në fushat e tjera të aktivitetit çoi drejt vendimit për të ndërmarrë investime të mëtejshme, me objektiv zgjerimin e terminalit të ri të pasagjerëve. Faza e dytë e modernizimit për zgjerimin e terminalit, e parashikuar në projektin e përkryer të arkitektit malajzian Hin Tan, tashmë ka nisur. Një investim në shifrat 20 – 30 milionë euro do të përfundojë në vitin 2009. Puna do të nisë në muajt e parë të 2008-ës dhe do të rrisë dukshëm kapacitetin vjetor të aeroportit për pritjen e pasagjerëve.
Standardet e cilësisë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka hartuar një Politikë të Cilësisë që synon
përmbushjen e standardeve më të larta ndërkombëtare në infrastrukturë, siguri
dhe komoditet, e që përqendrohet në kënaqësinë e pasagjerëve, kompanive të
fluturimit si dhe të përdoruesve të tjerë.
TIA kryen rregullisht studime për të vlerësuar se sa të kënaqur mbeten klientët prej shërbimeve të ofruara, si dhe për të parë respektimin e standardeve të cilësisë në terma të lehtësirave, sigurisë dhe rehatisë në aeroport. Në opinionin e klientëve tanë, TIA ofron një cilësi shumë të mirë shërbimesh. Në veçanti janë të vlerësuara nga klientët lehtësitë në orientim, cilësia e shërbimeve në mjedise, kontrollet e sigurisë dhe shërbimet para fluturimit.
14
TIA siguron që mjediset, pajisjet dhe stafi të jenë në dispozicion gjatë gjithë kohës për të menaxhuar aeroportin dhe për të treguar aftësitë e tij në ofrimin në mënyrë të pandërprerë të shërbimeve që përmbushin nevojat e klientëve.
Në TIA klientët do të gjejnë lehtësirat e duhura për njerëzit me nevoja të veçanta, ndërkohë që brenda terminalit ndodhet një qendër shëndetësore, që kujdeset për çdo urgjencë gjatë 24 orëve.
Marketingu
TIA ka përshtatur një politikë që synon nxitjen e kompanive për të hapur
linja të reja të fluturimit nga dhe drejt Tiranës. Ritmet e shpejta të rritjes
tregojnë se deri më tani TIA ka qenë e suksesshme në këto përpjekje.
Ndër cilësitë që e bëjnë TIA-n një vendmbërritje tërheqëse për kompanitë
ajrore janë:
• Fleksibiliteti • TIA në bashkëpunim me Drejtorinë
e Përgjithshme të Aviacionit Civil ofron fleksibilitet të lartë në dhënien e orareve
• Orari i operimeve TIA funksionon 24 orë gjatë 7 ditëve
të javës
• Shërbim i shkëlqyer Ekipet tona janë të organizuar në
mënyrë perfekte për të maksimizuar efektivitetin dhe fleksibilitetin. Ne ofrojmë kohë të shkurtër përgatitjeje për fluturimet në kthim, shpërndarje të shpejtë bagazhesh, personel të trajnuar mirë, etj, të cilat janë disa nga kërkesat e shoqërive ajrore, dhe që TIA i ofron.
15
16Transporti i mallrave
Transporti ajror i mallrave në Shqipëri është në konkurrim me forma të tjera të
transportit dhe pjesa e tij e tregut është relativisht e ulët. Megjithatë, ka pasur
një rritje domethënëse në këtë sektor gjatë viteve të fundit. Në vitin 2007, pas
hapjes së terminalit të ri të transportit të mallrave, TIA regjistroi një rritje në
masën 65% krahasuar me vitin 2006, që gjithashtu kishte shënuar epërsi me
vitin paraprirës. Në të ardhmen e afërt pritet rritje e mëtejshme në paraqitjen
e këtij shërbimi, falë infrastrukturës tërësisht të përmirësuar dhe zhvillimeve
përreth aeroportit.
Disa tregues teknikë të terminalit të transportit të mallrave:• sipërfaqja e terminalit është 1,021m²• shërbim i përkushtuar doganor• nivel i lartë sigurie• sistem kontrolli me kartë hyrjeje• mbrojtje e automatizuar nga zjarri• sistem IT manovrimi
Pozicioni gjeografik i TIA-s:• 32 km nga porti i Durrësit• 17 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.• udhëkryq dhe pikëlidhje mes jugut dhe
veriut të Shqipërisë• lehtësisht i arritshëm për industrinë
shqiptare të përqendruar në Tiranë apo rrethinat e saj.
17
18
Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje
19Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron një llojshmëri të gjerë shërbimesh
duke nisur nga dyqanet e luksit deri tek kafenetë, ndërsa restoranti ofron një
mjedis të këndshëm për të pushuar dhe shijuar udhëtimin.
Në TIA klientët gjejnë mundësi të shumta për të blerë dhurata për të dashurit
e tyre. Një llojshmëri e gjerë dyqanesh të tillë si La Charme, Gjikondi, Adrion,
Nino Vitali dhe të tjerë ofrojnë artikuj zbukurues, muzikë, veshje të modës apo
pajisje elektronike, libra, dhe shtypin e përditshëm shqiptar e të huaj. Dyqanet
në zonën pa taksa janë gjithashtu një mundësi e mirë për blerje cilësore dhe
të leverdisshme para udhëtimit.
Kafenet dhe baret e aeroportit, Café Albania, Segafredo dhe Coli’s Bar i ngjasojnë oazeve me atmosferën e tyre plot gjallëri, ku mund të mblidhen shijuesit e kafes. Këtu pasagjerët tanë mund të çlodhen dhe të shijojnë ushqime të shijshme, lëngje të freskëta të frutave apo ëmbëlsira të ndryshme, në një mjedis tejet qetësues.
Në restorantin e aeroportit mund të provohen ushqimet e shijshme të kuzhinës shqiptare dhe asaj mesdhetare. Restoranti Piazza është i mirënjohur për mikpritjen e tij si dhe për shumëllojshmërinë e gatimit. Gjithçka është prodhim i freskët i një stafi të specializuar.
Dyqane, kafene, restorant dhe çlodhje
20
Të dhëna teknike Gjatësia e pistës 2,750 metra Gjerësia e pistës 45 metra Orientimi i pistës 176°/356° (18/36) Kategoria ICAO e aeroportit Kategoria e I-rë Mbulimi ICAO i mbrojtjes nga zjarri Kategoria e VII-të Koordinatat gjeografike 41.414742 N, 19.720561 E
Statistikat për 2007 Pasagjerë 1,107,325 Lëvizjet ajrore 18,264 Transporti i mallrave 3,483 tonë Personeli i kompanisë së aeroportit rreth 250 Personeli i të gjitha kompanive në aeroport rreth 700 Numri total i punonjësve rreth 950
fakte dhe shifra
21
22Si mund të shkohet në aeroport?
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ndodhet rreth 17 kilometra larg kryeqytetit
shqiptar. Eshtë shumë e lehtë të shkosh atje nëpërmjet autostradës me katër
korsi Tiranë – Durrës.
Rinas Express, një shërbim transporti 24-orësh, ofron udhëtime të rregullta me autobus, drejt aeroportit dhe në drejtimin e kundërt, çdo një orë. Çmimi i biletës për një udhëtim është 200 lekë.
Një tjetër mënyrë e lehtë për të udhëtuar drejt aeroportit është me taksi. Shërbimi i taksive mundësohet nga çdo qytet shqiptar e në qytetet kryesore ky shërbim mund të sigurohet përmes telefonit. Udhëtimi nga Tirana në aeroport zgjat rreth 20 – 30 minuta, megjithëse koha e udhëtimit mund të ndryshojë në varësi të trafikut.
23
Adria Airwayswww.adria-airways.comTel: 00355 4 272 666
Albanian Airlineswww.albanianairlines.com.alTel: 00355 4 235 162
Alitaliawww.alitalia.comTel: 00355 4 230 023
AlpiEagleswww.alpieagles.comTel: 0039 499 793 624
Austrian Airlineswww.aua.comTel: 00355 4 235 029
Belleairwww.belleair.itTel: 00355 4 240 194
British Airwayswww.britishairways.com Tel: 00355 56 460 000
Club Airwww.clubair.itTel: 00355 4 239 982
Hemus Airwww.hemusair.bgTel: 00355 4 230 410
JAT Airwayswww.jat.comTel: 00355 4 251 033
Lufthansawww.lufthansa.comTel: 00355 4 258 010
Malev Hungarian Airlineswww.malev.huTel: 00355 4 234 163
Olympic Airlineswww.olympicairlines.comTel: 00355 4 228 960
Turkish Airlineswww.turkishairlines.comTel: 00355 4 234 902
Kompanitë e fluturimit në TIA
Statusi: Mars 2008Me kalimin e kohës informacioni në këtë botim mund të ndryshojë.
Tirana International Airport Nënë Tereza
Tirana International Airport SHPK
Godina e Administratës
Rinas, Tiranë
Shqipëri
Tel: 00355 4 381 600
Faks: 00355 4 379 065
www.tirana-airport.com