31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Dega e Letërsisë shqipe ATDHEU DHE DASHURIA NË VEPRAT E JERONIM DE RADËS Punim diplome Mentori Kandidati Prof.Ass.dr. Besim Muhadri Delfina Hajdari Gjakovë, 2017

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Dega e Letërsisë shqipe

ATDHEU DHE DASHURIA NË VEPRAT E JERONIM DE RADËS

Punim diplome

Mentori Kandidati

Prof.Ass.dr. Besim Muhadri Delfina Hajdari

Gjakovë, 2017

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

2

Përmbajtja

HYRJE .................................................................................................................................................... 3

1.Motivimi i temës .............................................................................................................................. 3

2.Metodologjia dhe metodat e punës................................................................................................... 3

3.Bazat teorike të punimit ................................................................................................................... 4

4.Synimi i temës .................................................................................................................................. 4

Kreu I: Jeta dhe veprimtaria e De Radës ................................................................................................. 5

1.1Jeta.................................................................................................................................................. 5

1.2 Veprimtaria.................................................................................................................................... 6

Kreu II: Atdheu dhe dashuria në veprat e De Radës ............................................................................... 7

2.1 Rapsodi të një poeme arbëreshe .................................................................................................... 7

2.2 Rrëfime të Arbërit ......................................................................................................................... 9

2.3 Numidët/Sofonizba...................................................................................................................... 10

2.4 Parimet e estetikës ....................................................................................................................... 10

2.5 Fiamuri i Arbërit.......................................................................................................................... 11

Kreu III: Atdheu dhe dashuria të “Këngët e Milosaos“......................................................................... 12

3.1 Veçoritë e kompozicionit ............................................................................................................ 12

3.2 Motivi i dashurisë........................................................................................................................ 13

3.2.1 Erotizmi ................................................................................................................................ 13

3.2.2 Veçoritë diskursive............................................................................................................... 14

3.2.3 Konflikti shoqëror ................................................................................................................ 14

3.3.Motivi i atdheut ........................................................................................................................... 15

3.4. Personazhet................................................................................................................................. 16

3.4.1 Lumbardha e Anakreontit..................................................................................................... 16

Kreu IV: Atdheu dhe dashuria të “Serafina Topia“ .............................................................................. 17

4.1 Veçoritë e kompozicionit ............................................................................................................ 17

4.2 Elementet lirike të poemës .......................................................................................................... 17

4.3 Ideali patriotik ............................................................................................................................. 18

4.5 Konflikti ...................................................................................................................................... 19

4.6 Tiparet e personazheve................................................................................................................ 20

Kapitulli V: Atdheu dhe dashuria të “Skënderbeu i pafan“ .................................................................. 22

5.1 Struktura poetike ......................................................................................................................... 22

5.2 Rrëfimi lirik................................................................................................................................. 23

5.3 Rrëfimi epik................................................................................................................................. 25

Kreu VI: Mendime kritike ..................................................................................................................... 29

Përfundime ............................................................................................................................................ 30

Bibliografia (Literatura) ........................................................................................................................ 31

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

3

HYRJE

1.Motivimi i temës

Nga studimet e shumta të bërë veprës së poetit të mirënjohur Jeronim De Radës, kemi

parë që vepra e tij është e pasur dhe e larmishme. Jeronim de Rada solli një frymë të re në

letërsinë shqipe. Duke qenë romantiku i parë shqiptar, një pjesë e mirë e veprave të tij kanë

për tematikë dashurinë. Shfaqja kryesore e romantizmit të tij, pra, është dashuria por në

kuptimin më të gjerë: dashuria njerëzore për njëri-tjetrin, dashuria për atdheun, për

bashkatdhetarin, për gjuhën etj. Vepra deradiane ka edhe tematikë të gjerë, ku përveç

dashurisë, vepra e tij përshkohet edhe nga fryma patriotike atdhetare, ku pothuaj në gjithë

veprën e tij ndihet dashuria e madhe ndaj atdheut, me anë të së cilës ngjalli atdhedashurinë të

të gjithë shqiptarët. Vepra e tij ishte dhe është një motivim për të gjithë shqiptarët që ta duan

atdheun dhe t‘i gjendën pranë çdo herë kur ka nevojë për bijtë e tij. Me anë të veprës së tij De

Rada kishte për qëllim t‘i bashkonte shqiptarët, ku këtë edhe e arriti. Pikërisht tematika

atdhetare si dhe ajo e dashurisë kanë qenë motivim i hartimit të këtij punimi shkencor, sepse

vepra e tij ende arrin ta ketë atë funksion, ta ngjallë atë ndjenjë të atdhedashurisë.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Vepra deradiane është e pranishme në letërsinë tonë që nga vitet e ‘30 të shekullit

XIX. Jeronim De Rada kishte filluar të shkruaj që në moshë të re, për shtatëdhjetë vjet më

radhë deri sa vdiq në vitin 1903. Si figurë qendrore e letërsisë romantike shqipe, De Rada e

pasuroi veprën e tij letrare duke sjellë elemente të reja në letërsinë shqipe. Për analizë të

veprave të tij na kanë ardhur në ndihmë; metoda analizuese, diskriptive dhe hulumtuese, për

të nxjerrë në pah pasurinë e tematikave që De Rada i trajtoi në veprat e tij.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

4

3.Bazat teorike të punimit

Për figurën e De Radës si autor dhe për veprat e tij janë bërë studime të shumta dhe do

bëhen sigurisht dhe në të ardhmen. Për të realizuar këtë punim kemi shfrytëzuar burime të

ndryshme të literaturës, duke u mbështetur në parime e metoda të njohura shkencore e

akademike.

4.Synimi i temës

Krijimtaria letrare e Jeronim De Radës është e pasur dhe me vlera të veçanta letrare e

gjuhësore. E rëndësishme është studimi i temave që trajton, motivet folklorike të mbështetura

në poezinë popullore e atë tradicionale, idealet patriotike, motive atdhetare e dashurore etj.

Letërsia e tij pothuaj zhvillohet në dy drejtime: në letërsi me motive atdhetare dhe në letërsi

me motive të dashurisë.

Me këtë temë synojmë që t‘i bëjmë analizë veprës deradiane, dhe të fokusohemi në temat që

De Rada i ka rrahur më së shumti në veprat e tij, siç janë: atdheu dhe dashuria. Në veçanti të

“Këngët e Milosaos”, “Serafina Topia” dhe “Skënderbeu i pafan”, në këto tri vepra do të

gjurmojmë më së shumti këtë temë.

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

5

Kreu I

Jeta dhe veprimtaria e De Radës

J. De Rada (1814-1903)

1.1Jeta

Jeronim De Rada lindi më 29 nëntor 1814 në Maki të Kozencës, që ishte koloni e

vogël e shqiptarëve të Kalabrisë, që kishin emigruar nga Shqipëria.Mësimet e para De Rada i

filloi më 1822, në kolegjin e Shën Adrianit ku i punonte edhe i ati i tij, që ishte mësues i

gjuhës greke dhe latine. Këtu De Rada u njoh me letërsinë antike dhe moderne, si dhe me

idetë iluministe. Në atë kohë, poeti, shkroi poemën e parë “Odisea“ që ishte me tercina në

gjuhën italiane, por me subjekt shqiptar.

Më 1834 shkoi të studiojë për drejtësi në Napoli. Formimi letrar i De Radës do të ketë

dy burime të mëdha, si te të gjithë romanikët e mëdhenj: këngën dhe legjendën popullore

kombëtare në një anë edhe letërsinë e shkruar botërore, në anën tjetër. Në sferën e letërsisë po

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

6

lulëzonte një periudhë e artë; në Gjermani dhe në Angli krijonin Gëteja dhe Bajroni, në Itali

dhe në Francë prinin në ballë të lëvizjes letrare Leopardi, Hygoi, Lamartini. Në bibliotekën e

De Radës gjendeshin emrat e këtyre shkrimtarëve, krahas klasikëve të antikitetit.1

Pjesën tjetër të jetës De Rada përpos që u mor me shkrime ai inaguroi edhe mësimin e

shqipes në një kolegj arbëresh të Italisë, ku aty punoi deri sa vdiq, më 1903, mu në moshën

nëntëdhjetë vjeçare. Duke na lënë pas një një veprimtari të gjerë dhe të begatë.

Vdekja e tij u prit me pikëllim të thellë nga arbëreshët dhe patriotët shqiptarë si një

humbje e madhe. Një admirues e ngriti shumë lart veprën e këtij luftëtari të madh të pendës,

me këto fjalë:

Atë që bëri Skënderbeu me shpatë,

ti e bëre me pendë, o i madhi De Radë.2

1.2 Veprimtaria

Mjaft e gjerë është edhe krijimtaria poetike e Jeronim De Radës, ai nisi të botojë që

herët. De Rada botoi me dhjetëra vepra të ndryshme, në shqip e në italisht, me karaktere të

ndryshme. Për nevoja të ndryshme kombëtare, De Rada u bë historian dhe gazetar, folklorist,

gjuhëtar, dramaturg, eseist. Por mbi të gjitha Jeronim De Rada ishte dhe mbetet poet i

mirënjohur i letërsisë shqipe.

Disa nga veprat e tij më të rëndësishme janë: Këngët e Milosaos (1836), Serafina

Topia (1839), Skënderbeu i pafan (172, 1873, 1877), Parimet e estetikës (1861), Rapsodi të

një poeme arbëreshe, të mbledhura në kolonit e rrethit të Napolit (1866), Rrëfime të arbërit,

Numidët (1845) ose Sofonizba (1891), Autobiografi (1898-1899) etj.

1 Sabri, Hamiti, Letërsia romantike shqiptare, Botimet shkollore Albas, Tetovë, 2006, f.152 “Historia e letërsisë shqipe I-II”, Enti I botimeve shkollore I republikes socialiste të serbisë , “ Rilindja”,Prishtine, 1971, fq.304-310

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

7

Kreu II

Atdheu dhe dashuria në veprat e De Radës

2.1 “Rapsodi të një poeme arbëreshe”

“ Ajo që i bënë ato ( Rapsoditë e botuara nga De Rada më 1866- A.B) mbi të

gjitha të rëndësishme për ne është pikëzimi i mënyrës së vjetër të jetës shqiptare(…) Së fundi,

për të gjithë ne (poema- A.B) është monumenti më i vjetër i gjuhës sonë dhe një model i madh

i një stili të thjeshtë, të kulluar,e të fuqishëm”.3

De Rada, “ Parime të estetikës”(1861)

Vepra Rapsodi të një poeme arbëreshe, është mbledhur në kolonit e rrethit të Napolit

nga vetë De Rada, të cilën e ka botuar në vitin 1866. Këngët e shumta popullore që janë

botuar në këtë vëllim dallohen për cilësinë e tyre letrare artistike, që e pasuruan edhe më tej

letërsinë tonë shqipe. Rëndësia e rapsodive qëndron, pos tjerash, në dy cilësi themelore:

E para: në to sikur thekson vetë De Rada, është pikëzuar mënyra e vjetër e jetës

shqiptare, pra ato janë reflektim i një bote, ku shprehet shpirti, botëkuptimi dhe ekzistenca e

popullit shqiptar në rrjedhat kohore.

E dyta: gjithë kjo që thuhet në to materializohet me një gjuhë poetike të ngritur, me

një stil sikur thotë vetë De Rada të thjeshtë, të kulluar, të fuqishëm.4

Tematika e Rapsodive është e shumëllojshme, madje dhe shumë e vjetër, pasi që këto

këngë i përkasin poezisë popullore shqipe, që janë bartur gojë më gojë, brez pas brezi. Deri sa

De Rada i mblodhi dhe i botoi. Këngët që i botoi De Rada janë një thesar i letërsisë shqipe,

ato lidhen me dashurinë, me gëzimet e jetës e hidhërimet, me të kaluarën e popullit tonë etj.

Një pjesë e madhe e këngëve trajtojnë ngjarje të ndryshme historike nga e kaluara e

lavdishme e popullit shqiptar, pra të Motit të Madh. Këngë që i kushtohen personaliteteve të

mëdha historike shqiptare, që mbrojtën atdheun pa kushte, si fjala vjen për Skënderbeun që

3 Anton, Çeta e Anton, Berisha, “ De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.7

4 Anton, Çeta e Anton, Berisha, “De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.11

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

8

është figura më e njohur e popullit tonë, këngë të tjera i kushtohen edhe heronjve tjerë si:

Milo Shini, Dedë Skura, Ballabani, Nikë Peta etj. Këngët e tilla dëshmojnë qëndresën e

popullit shqiptar, lashtësinë e tij dhe zgjojnë ndjenjën kombëtare te lexuesi.

Përveç këngëve atdhetare që paraqesin shpirtin patriotik të shqiptarëve, nuk munguan

as këngët për dashurinë, që janë lirika të mirëfillta në letërsinë shqipe, ato trajtojnë tema të

ndryshme nga jeta familjare, nga dashuria e të rinjve, nga takimi i tyre në situata të

ndryshme, siç kemi takimin e vashës me trimin te kroi, kur ai i kërkon ujë asaj dhe e vështron

me një shikim të thellë dashuror, që vashës ia pushton zemrën:

Vashës sa shumë iu dridh

Zemra nga ai të folur,

Syt ia nguli, që i ndriçonin-

Vetëtimë që ndalon shiun5

Gjatë analizimit të këngëve janë gjetur një larmi figurash që veprën e bëjnë krijim të

papërsëritshëm në letërsinë tonë:

Metafora gjendet në shumicën e këngëve si:

Trimi zuri e ma puthi,

e ma puthi mu në buzët

po ashtu edhe në dy faqet.

Vasha, fort e pezmatuar

Shpejt në uj vërviti faqen

Dhe të puthurën e lau

Po m’atë e skuqi ujët.6

Krahasimi:

këputi një degë molle,

Me gjithë mollat e ëmb’laSi e kishte gojën vasha,

E vuri Brenda në shportë.7

Personifikim:

Ja, atje, përroit lart,

5Anton, Çeta e Anton, Berisha , “De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.966 Anton, Çeta e Anton, Berisha, “De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.767 Anton, Çeta e Anton, Berisha, “ De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.97

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

9

Po vinte trimi kaluar,

gjeti lulen që po lante.8

Vlerat e rapsodive të De Radës janë të shumta, me këto këngë ai e pasuroi edhekulturën kombëtare. Ai i mblodhi këto këngë si monumente që pasqyrojnë jetën e kaluar dhehistorinë e lavdishme të popullit tonë.

2.2 “Rrëfime të Arbërit”

Poema „Rrëfime të Arbërit“ përbëhet prej katër këngësh: Mariana Arianiti, Dilina

Arianiti, Dina Zënëbisha, dhe kënga e katër, Vida Arianiti. Të gjitha këngët ndërlidhen e

përshkohen nga ideja kryesore e bashkimit të shqiptarëve, që ishin shpërndarë në luftë për

çlirimin e atdheut dhe autori me këtë vepër sikur bënë thirrje që të gjithë shqiptarët të kthehen

në trojet e origjinës së tyre. Rreziku më i madh për shqiptarët sipas autorit paraqet

bashkëjetesa me sundimtarët si dhe martesa me ta sepse kjo çon deri të shkombëtarizimi.

Rrëfime të Arbërit shquhet për karakterin e saj patriotik, politik, kombëtar, shoqëror,

filozofik, etik dhe estetik. Çlirimi i atdheut nga pushtuesit e huaj arrihet vetëm përmes luftës

së armatosur. Poema afirmon kombin tonë. Në të shprehet urrejtja e pakufishme e

bashkatdhetarëve kundër pushtuesit turk.9

De Rada në parathënie thoshte shkoqur mendimin dhe qëllimin e tij:

„Mbaroi koha për njerëz të huaj që të dërgojnë, si përpara, këshilla të këqija në

Shqipëri, për ta sfilitur dhe prishur, me anë përleshjesh të përgjakshme, pa synime të vërteta

kombëtare. Mbaroi koha për të huaj sepse sot e tutje do të jemi ne, arbëreshet e shqiptarët, që

duke e dashuruar me gjithë zemër Arbërinë, do t i themi të vërtetën, do të mbrojmë virtytet, do

ta çojmë Shqipërinë drejt madhështisë së saj“10

8Anton, Çeta e Anton, Berisha, “ De Rada, Vepra 5”, Rilindja, Prishtinë, 1983, f.959 Jup, Kastrati, “ Jeronim De Rada, Vepra letrare 1”, Kombinati poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë,1987, f.3610 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, Vepra letrare 1”, Kombinati poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë, 1987,f.33

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

10

2.3 “Numidët”/“Sofonizba”

Jeronim De Rada, e shkroi tragjedinë Numidët në vitin 1841. Për arsye që këtë tragjedi

në fillim nuk ia pelqeu askush, poeti e merr e ripunon dhe e boton më 1891, me titull të ri

“Sofonizba”. Sofonizba është një tragjedi, që ka një tregim epik, me peizazhe lirike. Është e

ngjashme me veprat tjera të Jeronim De Radës. Edhe këtu gërshetohen dy tema kryesore:

atdheu dhe dashuria.

Në kohën e Hanibalit, Kartagjena ishte nën vasalitetin romak. Në këtë vepër na del

flijimi i dashurisë për atdheun është pothuaj e njëjtë me poemën Serafina Topia. Ku

protagonistja e veprës, Sofonizba përkundër dashurisë që ka për Masinsin, martohet me

Sifaçin, i cili kishte mundur bijtë e Galës, Masivën dhe Masinisën dhe për ta mbrojtur

Kartagjenën e kërkon për grua Sofonizbën, bijën e kryetarit të senatit kartagjenas, Asdrubalit

dhe mbesë e Hanibalit, populli si shpërblim për shpëtimin e vendit ia jep për grua. Ku këtu del

haptas, dashuria e popullit për vendin e tyre, ku japin çdo gjë, për të mbrojtur atdheun.

Sofonizba martohet pa dashuri me Sifaçin, por ajo në fund bën vetëvrasje, ku vetëvrasja saj

është simbolike se edhe rënia edhe përshtatja janë humbje para të huajit.

De Rada në këtë vepër është munduar ta fut shpirtin shqiptar. Ku heroinës Sofonizbës

katargjenase autori i jep disa nga tiparet më të mira të vajzës shqiptare: dëlirësinë, forcën e

karakterit etj. Të kjo figurë De Rada mëshiron idealin e gruas shqiptare. Është e ngjashme me

Serafinën, e cila martohet pa dashuri për ta shpëtuar atdheun. Ku atdhedashuria triumfon ndaj

dashurisë intime.

2.4 “Parimet e estetikës”

Në vitin 1861, De Rada botoi veprën estetike „Parimet e estetikës“. Në fillim kjo

vepër nuk u vlerësua aq shumë, deri kur disa teorikë dhe kritikë shqiptarë e morën dhe e

shqyrtuan këtë vepër dhe nga aty kjo vepër zgjoi interesim të madh, duke konstatuar se kjo

vepër ka një rëndësi të madhe për historinë e mendimit shqiptar. Parimet e estetikës, nuk ka

një sistem të fortë të mendimit, pra kjo vepër është më tepër fragmentare.

De Rada në këtë vepër na paraqitet si mendimtar i thellë dhe origjinal. Ky libër na

tregon që autori është i preokupuar në krijimin e një arti shqiptar që të vihet në shërbim të

qëllimeve patriotike, pra kemi të bëjmë me një hartues që mendjen e ka gjithnjë që me pendën

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

11

e tij t’i ndihmojë atdheut. Ai tregon dashurinë që kanë shqiptarët për atdheun dhe njëri-

tjetrin:

“Ne shqiptarët, s’kemi udhëheqësi të pavarur. Mirëpo, ç’ prej kur jemi në Itali,

jetojmë si miq, të mirëpritur me dashuri“11

De Rada tregon një kujdes të madh për traditat e popullit tonë dhe i çmon shumë

këngët popullore, që arbëreshet i kishin ruajtur me një fanatizëm. Ku autori për to shprehet:

“S’ka komb në botë që t’i ketë zbukuruar trimëritë e veta me këngë popullore, të

veshura me vargje të thjeshta, në të cilat mishërohet shpirti shqiptar e dashuria ndaj atdheut,

si ne shqiptarët”12

Një rëndësi të madhe De Rada i kushtonte edhe përhapjes së arsimit kombëtar. Ai në

këtë vepër tregon edhe për themelimin e kolegjit të Shën Benedeto Ulanos dhe të Shën

Adrianit, ai thoshte se këto duhet përdorur si një mjet për të përhapur tek arbëreshët kulturën

kombëtare dhe t’i zgjoi tek ata ndjenjat e atdhedashurisë.

Parimet e estetikës edhe pse është vepër e shkruar në italisht, i përket kulturës sonë

kombëtare. Vepra ka vlerë të madhe për të sqaruar edhe anë tjera të rëndësishme të

krijimtarisë artistike dhe të pikëpamjeve estetike të tij.

2.5 “Fiamuri i Arbërit”

„Fiamuri i Arbërit“ është revista e parë në gjuhën shqipe e drejtuar nga Jeronim De

Rada. Ishte një revistë letrare-politike që nisi ta botoi për herë të parë në vitin 1883. Edhe kjo

revistë si çdo vepër tjetër e De Radës, përshkohet nga fryma atdhetare. Dashuria që kishte për

atdheun e shtyn që t’i del në ndihmë në çfarëdo lloj forme, për këtë arsye nisi të botoi revistën

ku nëpërmjet saj ai përforcoi e zgjeroi lidhjet me atdhetarët shqiptarë të ndodhur në vende të

ndryshme, luftoi synimet e huaja ndaj Shqipërisë. Revista bënte një punë të madhe në fushën

politike dhe në atë letrare. Botimi i saj ishte i përmuajshëm për 3 vjet më radhë, më pas ndaloi

së botuari për shkak të mungesës financiare.

11 Jeronim, De Rada, Vepra 7, Rilindja, Prishtinë, 1988, f.17912 Jeronim, De Rada, Vepra 7, Rilindja, Prishtinë, 1988, f.180

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

12

Kreu III

Atdheu dhe dashuria të “Këngët e Milosaos“

Veprën “Këngët e Milosaos“ De Rada e botoi për herë të parë në vitin 1836, me të

cilën u hap një periudhë e re e letërsisë shqipe. Kjo vepër i dha De Radës famën si një poet i

ri i shquar dhe i talentuar. Për shkrimin e kësaj vepre De Rada u mbështet shumë në poezinë

popullore, ku gjatë gjithë veprës ndihet fryma e krijimtarisë gojore.

Në këtë poemë gërshetohen dy tema kryesore; tema e dashurisë dhe ajo e atdheut, të

dyja këto shkojnë paralel njëra më tjetrën, duke mos u sakrifikuar as dashuria për hir të

atdheut por as të lihet anash atdheu për dashuri.

Këtyre dy temave kryesisht i përgjigjen dy konflikte kryesore, që janë të pranishme në

vepër, ku kemi konflikt me karakter shoqëror, që janë paragjykimet klasore të cilat bëhen

pengesë e martesës mes dy të rinjve të dashuruar. Dhe konflikti me karakter psikologjik, ku

hero i veprës, Milosaoja, duhet të bëjë zgjedhjen midis dashurisë për të bijën e Kallogresë,

Rinën, dhe dashurisë ndaj atdheut.

3.1 Veçoritë e kompozicionit

“Këngët e Milosaos“ është një poemë epiko-lirike, meqenëse elementi tregimtar

ndërthuret me elementin lirk.

Veprimi tregimtar i poemës zhvillohet brenda një periudhe prej nëntëmbëdhjetë

vjetësh. Ngjarjet fillojnë më 7 qershor 1405 dhe mbarojnë më 7 maj 1423 në Shkodër (në të

vërtetë në Maki, vendlindjen e poetit). 13

“Milosaoja“ është një vepër e ndërtuar mbi një plan të vetëm subjekti. Ajo përbëhet

nga tridhjetë këngë të cilat nuk lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën. Poeti fut

midis tyre heshtjen si një mjet të fuqishëm artistik. Nënteksti i përdorur nga De Rada ishte në

13 Jup Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, Tiranë, 1987, f.12

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

13

atë kohë një novatorizëm i madh. Ai nuk e pasqyron veprimin, por efektin e ndjenjës,

përjetimet e heronjve në kulmet e jetës. Ndonëse në dukje fragmentare, poemës nuk i mungon

uniteti i ndjenjës dhe i mendimit. Prej këndej buron konciziteti si një nga tiparet më kryesore

të artit të De Radës.14

Në secilën prej tridhjetë këngëve rrëfehet një ngjarje e re, e cila zakonisht nuk ka

lidhje me këngën paraardhëse edhe pse personazhet janë të njëjtë.

3.2 Motivi i dashurisë

Motivi i dashurisë zë një vend të veçantë në këtë poemë. Poeti e sheh dashurinë si një

virtyt, ai e ka trajtuar shumë mirë këtë motiv, duke parë që dashuria sjellë lumturi shpirtërore,

për njerëzit, ai ka kaluar çdo pengesë që dashuria e personazheve të triumfojë.

Shkrimi i Milosaos, i ka të gjitha karakteristikat e shkrimit lirik të subjektit të

dashuruar:

Erotika me shenjat shqiptare;

Dashuria si ndjenjë e triumfit dhe e humbjes, më në fund si forcë

themelore e shfaqjes së individualitetit;

Imagjinata si fushë më e përshtatshme, e pakufizuar, e ëndrrës së

dashurisë,

Shperthimi individual si kacafytje me konvencionet kolektive;

Gjuha e habitshme dhe zbuluese e diskursit romantik, e cila mbaron siç

ndodh gjithnjë, me dhimbje.15

Milosao për herë të parë e takon të bijën e Kallogresë, Rinën, në krua dhe po aty linddashuria, mes dy të rinjëve:

E përveshur e e lartë,

me gershet të pleksur

nënjë lidhëse të bardhë,

ish te kroi një vashë.16

3.2.1 Erotizmi

14 Sabri Hamiti, “Letërsia romantike shqiptare”, Botime shkollore albas, Prishtinë, 2007, f.1615 Sabri, Hamiti, „Letërsi romantike shqiptare”, Botime shkollore albas, Prishtinë, 2007, f.1716 Jup, Kastrati, “De Rada, vepra 1”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.77

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

14

Në poemën e Milosaos, poeti ka përdorur edhe figura letrare erotike, por që nuk janëtë shfaqura drejtpërdrejt, ato më shumë mbulojnë sesa zbulojnë:

Dy mollë, të ardhura

Qëndro, se t’i ruajta.

Me një dorë ngritur

Mbante mbi veshin e bardhë

Veshtë e saj të shpleksur,

kallën tjetërën të gjiri

e më hoqi mollëzët,

më ia vu në dorët

në çeret e ndezur17

Situata të tilla erotike kemi edhe për gjatë këngëve të tjera të poemës. Por pothuajshumica e këtyre situatave janë ëndërrime të Milosaos, që paraqesin fantazinë mashkullore:

E i furshullon fustani,

Gjiri i fryhej, rrotullohej

E mi shprishej shtekthi

E mi flisnin syzit18

3.2.2 Veçoritë diskursive

Mbështetur në poezinë popullore, De Rada e shkroi këtë poemë në vargje, duke krijuar

vargun e lirë, por që është edhe mjaft ritmik. Lidhjet në mes këngëve janë associative. Secila

këngë rrëfen një ngjarje të re, kurse dialogjet mes personazheve janë më tepër imagjinare,

sepse edhe vetë teksti nuk rrëfehet në rrafshin real.

Vjershat e Rinës, të vendosura ndërmjet këngëve të poemës, paraqesin këto situata të

renditura si: gëzimi i dashurisë, dhembja për largimin e Miloasos, thirrja e sërishme e

dashurisë. Në këtë aspekt shohim se dashuria mes Rinës dhe Milosaos nuk zhduket asnjëherë.

3.2.3 Konflikti shoqëror

17 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, Vepra letrare 1”, Rilindja, Prishtinë, f.7118 Jup, Kastrati, “De Rada, vepra 1”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.137-139

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

15

Milosao dhe Rina i përkisnin shtresave të ndryshme shoqërore, ku pikërisht kjo bëhet

shkas që dashuria e tyre nuk mund të krijohet pa pasur një pengesë në brendësi. Pasi që Rina

ishte e varfër nëna e Milosaos nuk e dëshironte atë pranë të birit.

Poeti për t‘i zhdukur paragjykimet klasore dhe që të gjithë të ishin të barabartë, që të

mos ketë paragjykime që bëheshin pengesë për dashurinë mes të rinjve, paraqet një termet që

bie në Shkodër, dhe të gjithë humbin pasurinë e tyre. Dhe kështu zhduket një ndër pengesat

kryesore. Tani që Milosao kishte humbur pasurinë takon Rinën dhe i premton martesë. Por

lumturia e dy të dashuruarve nuk zgjatë shumë.

3.3.Motivi i atdheut

Në këtë poemë shfaqet haptazi motivi patriotik i atdhedashurisë, ai është i pranishëm

për gjatë tërë veprës. Ky motiv shihet në dashurinë e Milosaos që ka për atdheun, për

bashkatdhetarët, për traditat e popullit shqiptar etj.

Poeti këtu, na paraqet Milosaon si një hero patriotik i cili zgjedh të shkojë në luftë për

ta çliruar atdheun. Kjo shprehet në vargjet kushtruese:

Erdhi dita e Arbrit!

Doemos do vdesim

Në shtrat, në mos rënçim

Në prag të shtëpive tona!19

Milosao çdo herë shpreh dëshirën e vet për të luftuar për atdheun dëshirë kjo që

mbështetët edhe nga e ëma po ashtu edhe nga populli. Në këngën XIII nëna e Milosaos dhe

vashat i këndojnë duke i uruar udhë të mbarë dhe të kthehet në krye të një ushtrie çlirimtare:

Sjellësh ti një ushtri fatmirë,

të na i hapë këto brigje,

liris që borëm20

Dashuria e Milosaos për atdheun shpesh duket sikur ngadhënjen mbi dashurinë për

Rinën. Në disa këngë, Rina nga dashuria e madhe që ka për Milosaon i lutet që të mos shkojë

19 Jup, Kastrari, “De Rada, vepra 1”, Rilidnja, Prishtinë, 1980, f.8920 Jup, Kastrati, “De Rada, vepra 1”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.125

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

16

në luftë, por Milosao nuk e dëgjon, ai thotë që për atdhe do të derdh gjakun lumë. Milosao

nuk hiqte dorë asnjëherë nga atdheu.

Pas vdekjes së të birit dhe më pas të Rinës, Milosao ia dëshiron edhe vetit vdekjen,

dhe assesi nuk largohet nga froni i luftës. Vdekja e Rinës vetëm sa e forcon ndjenjën atdhetare

në shpirtin e Milosaos. Në Këngën e fundit, Milosaon e shohim të plagosur në breg të lumit

dhe kërkon nga ushtarët t’i hapin shtatoren dhe të shohë për herë të fundit Shkodrën dhe

motrën:

Hapeni shtatoren,

o ushtarë, që të shoh

Shkodrën edhe tim motër

Te dritarja kundruall.21

3.4. Personazhet

Milosao – është heroi romantik, që vjen nga shtresa e aristokracisë. Ka karakter

burrëror dhe është i dashur. Karakterizohet nga ndjenja e patriotizmit, ai është i dashuruar me

vajzën fshatare Rinën, dhe në fund triumfon mbi paragjykimet e shoqërisë.

Rina – është një vajzë e thjeshtë fshatare, shumë e ndrojtur për shkak të pozitës së saj

klasore. Edhe pse i përkiste shtresës së varfër dhe mundësitë ishin të pakta që të martohej me

Milosaon, ajo përfundimisht arriti të jetë së bashku më atë që e dashuroi.

Zonja e Madhe – Nëna e Milosaos, dallohet si patriote por edhe si paragjykuese e

diferencave të shtresave të shoqërisë. Ajo kundërshton martesën e Milosaos më Rinën për

shkak se kjo e fundit nuk vjen nga e njëjta shtresë më ta.

Leticia – ishte motra e Milosaos, ajo nuk merr pjesë shumë në vepër, karakterizohet

nga dashuria e madhe që ka për vëllanë e saj.

3.4.1 Lumbardha e AnakreontitLumbardha e Anakreontit, pëllumbi i tij; Anakreoni ( poet grek I shek.VI p.e.r ).

Pëllumbi i Anakreonit simbolizon këtu frymëzimin poetik, i cili është i lashtë dhe nuk u

zhduk të populli ynë, me gjithë shekujt e vështirë

21 Jup, Kastrati, “De Rada, vepra 1”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.199

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

17

Kreu IV

Atdheu dhe dashuria të “Serafina Topia“

Poemën “Serafina Topia“, De Rada e botoi për herë të parë në vitin 1839. Tema është

romantike, ku gërshetohet dashuria e zgjedhjes ndërmjet dashurisë dhe atdheut. Këtu del të

triumfojë dashuria për atdheun, ku sakrifikohet dashuria e personazheve kryesorë për hir të

atdheut.

Këngët e Serafina Topisë, De Rada i mori disa herë nëpër duar, futi pjesë të tyre të

“Skënderbeu i pafat“ (1872-1884) dhe i ribotoi në një përpunim përfundimtar nën titullin: Një

pasqyrë e jetës njerëzore.22 Edhe kjo vepër mbështetët në këngët popullore shqiptare dhe për

sfond ka historinë shqiptare.

4.1 Veçoritë e kompozicionit

“Serafina Topia“ është poema e dytë në shqip e De Radës, poeti këtu deshi të japë

ditarin lirik të një princeshe imagjinare shqiptare.

Kjo vepër përbëhet prej 10 këngësh e hartuar në trajtë autobiografike, që gjoja janë

shkruar nga Sarafina Topia, bija e Andrea Topisë, dukë i Artës. Aty këndohet historia e

dashurisë së Serafinës për Bosdar Stresin, dashuri e kundërshtuar nga prindërit e Serafinës, që

për interesa kombëtare e martojnë të bijën me Nikollë Dukagjinin.

4.2 Elementet lirike të poemës

“Serafina Topia“ është një poemë liriko-epike, ku elementet lirike të ndjenjave

personale intime ndërthuren me ndjenjat kombëtare.

Elemente lirike kemi si: lindjen e dashurisë mes dy të rinjëve, Serafinës dhe Bozdarit,

takimi i tyre na del që në këngën e parë që gjoja e kishte shkruar Serafina:

Por ja, mbi kalin e bardhë,

22 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë, 1987,f.27

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

18

si petrit i veshur n’ar,

m’erdh Bozdari i Shtresajve,

fis armik me zotin tatë,

(atë trim ma lavdëronin

Gjithnjë sherbesatarët),

Dhe me gjeti vetëmë.23

Në këto vargje është përdorur figura e krahasimit, ku Serafina e përshkruan Bozdarin,

duke e krahasuar me Petritin. Që në takimin e parë të Serafinës me Bozdarin, lind dashuria

mes tyre.

Tabllot e jetës, në vepër, janë të gjalla sa të japin përshtypjen se gjithçka po ndodh

para syve të tu. Skena e takimit të Sarafinës me Bozdarin janë një mrekulli e vërtetë:

Kur arriten tek hardhia,

që prej hijes saj një trim

iu shfaq vashes me poni.

Vasha e njohu dhe u çel,

syt e kthjellët iu qetuan,

buzëgaz i tha Bozdarit:

Serafina-Teksa vren, o trim gjahtar,

detin që ska farëgjëje,

e ke zogun mbi hardhi!24

4.3 Ideali patriotik

Ideali patriotik, shfaqet te kjo poemë në idenë e bashkimit të shqiptarëve në këtë bëhet

dhe shkrirja e idesë së qendresës me idenë e bashkimit. Në këtë poemë bëhej thirrje edhe për

bashkimin e krahinave të toskëve dhe gegëve të cilët ishin të përçarë dhe bëhej pengesë për

lëvizjen kombëtare. Për këtë arsye, princesha imagjinare Serafina e sakrifikon dashurinë e saj

që ka ndaj Bozdarit, nipit të Skënderbeut dhe pranon të martohet me Nikollë Dukagjinin duke

23 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtyshkronja e re, Tiranë, 1987,f.22824 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë, 1987,f.247

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

19

e respektuar fjalën e prindërve. Pasi kjo martesë do të ndihmonte në bashkimin e atdheut

kundër armikut.

Patrirarku-…Kjo martesë do të jetë

Për të mirë t’arbëreshve...-25

Poeti me një mjeshtëri të madhe ka paraqitur edhe përleshjen e arbëreshe me turqit, që

i dalin në mbrojtje atdheut në çfardo situate. Poeti e përshkruan luftën mes tyre duke përdorur

edhe figurën e hipërbolës, sa të jep përshtypje që gjithçka po fundoset nga ajo përleshje

luftarake:

Atje ndeshën t’arbëreshët,

prej anijave të zbritur.

Dhe përleshje e rreptë nisi;

Nga gjëmimi e krizma pushkësh

U duk qielli se po çahej

Edhe topi prej kështjellës

Bënte shembje në ndërtesa,

përmbi thirrma e të qara.26

Në këtë përleshje me armikun, poeti e paraqet heroin e veprës se tij, Bozdarin, si njëtrim i shkathët e luftëtar i cili e vret armikun pa iu trembur syri:

Por nga t’arbëreshët q’u derdhën

Pas krahve Ndinit, Bozdari ia pa turkut dhe ia dendi:

Prej gurmazi i ndan kurmin dhe e rrëzon kaçup për tokë27

4.5 Konflikti

Në librin e tretë na paraqitet edhe figura më e ndritur shqiptare që ka luftuar gjithnjë

për të mbrojtur atdheun, Skënderbeu.

Autori paraqet një ndjenjë dashurie që ngjallet sërish në dasmën e Skënderbeut, ku

takohen Nikolla me Bozdarin që janë protagonistët e konfliktit në vepër, kurse Serafina sapo e

sheh Bozdarin, i ngjallën emocionet dhe dashuria që ka pasur ndaj tij, të cilën pas martesës

25 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, 1987, f.27326 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, 1987, f.292-29327 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë, 1987,f.294

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

20

me Nikollën, dashurinë për Bozdarin e kishe varrosur në zemër, vetëm e vetëm për ta shpëtuar

atdheun.

Mes Bozdarit dhe Nikollë Dukagjinit lind konflikti, dhe Serafina përkundër faktit që

ende e dashuronte Bozdarin me të njëjtin pasion, ajo përsëri i del në mbrojtje burrit dhe babait

të djalit të saj, Nikollës, ku këtu vrehet morali i bashkëshortes dhe i nënës që e mban anën e

bashkëshortit:

Serafina shpejtë të shoqin

E rrëmben për krahu dhe i thotë:

Serafina- mbi ne fajin do ta hedhin!

Ne në jug na përçmojnë

Posi malësorë t’egër

.................................

Shkojmë, Nik, në shtëpinë tonë.

Që mos të helmojmë më

Prijësin e kalorsëv

Në pallat ku jemi miq.28

Pos Serafinës, në konflikt intervenon edhe Skënderbeu, me autoritetin e tij i ndan

Bozdarin dhe Nikollën dhe e shuan konfliktin:

Si simbol për fatin tonë

Le të jenë këto fjalë

Që patë thënë një martir:

“T huajt na shqyejnë, e zorrët

Qentë e vendit na i hanë!“…29

4.6 Tiparet e personazheve

Serafina- është një vajzë romantike, po ashtu edhe atdhetare, për hir të atdheut

sakrifikon dashurinë e parë, ajo ka edhe shpirt krijues ku shkruan këngën për Radvanin, ku

flet për një dashuri sa pikëlluese po aq edhe tragjike.

28 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja e re, Tiranë, 1987,f.37229 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, vepra letrare 1”, Kombinati Poligrafik, shtypshkronja re, Tiranë, 1987, f.372

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

21

Bozdari- është personazh romantik, ai lufton kundër armikut, vret një ushtar turk dhe

shpëton një vajzë të panjohur, ai është kontrovers ku dashurinë ndaj atdheut e përzien me

dashurinë ndaj të dashurës dhe largohet nga atdheu. Duke dashur që ta harrojë Serafinën

mundohet t’i shpreh dashuri Olimpisë.

Radvani- është e kundërta e Bozdarit, ky ka dashuri konstante ndaj atdheut edhe pse e

humb dashurinë e Parailës dhe i shkatërrohet lumturia, përseri nuk largohet nga atdheu.

Skënderbeu- është prijësi i ushtrisë shqiptare, ai thotë që duhet të luftojnë të gjithë

shqiptarët duke u mbështetur në forcat e veta.

Idenë e bashkimit kombëtar e theksojnë në mënyrë të veçantë, të gjithë personazhet e

poemës „Serafina Topia“, poemë e cila është më shumë si një himn për bashkimin dhe

vëllazërimin e shqiptarëve sesa një poemë dashurie.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

22

Kapitulli V

Atdheu dhe dashuria të “Skënderbeu i pafan“

Vepra madhore e Jeronim De Radës, për të cilën punoi afro gjysmë shekulli, është

„Skanderbeku i pafanë“. Poema është krijuar nga poeti, brenda një periudhe prej 42 vjetësh,

që nga viti 1837 e deri më 1879, ndër vende të ndryshme, në Maqë, Napoli, etj30

De Rada është romantiku i parë që e futi Skënderbeun në poezinë shqipe. Skënderbeu i

pafan është kryevepra e letërsisë arbëreshe e cila ngjalli ndjenjën e atdhedashurisë dhe shtoi

entuziazmin e shqiptarëve për t’i dalë gjithmonë në mbrojtje atdheut të tyre.

5.1 Struktura poetike

Vepra Skënderbeu i pafan ka pesë libra, tridhjetë e dy këngë e histori dhe ka rreth

dhjetëmijë vargje. As vlera e librave , as e këngëve, madje dhe e episodeve nuk është e

njënjëshme. Vepra është e shkruar për një kohë të gjatë, në moshë e vende të ndryshme nga

autori, ndërsa vendet e ngjarjeve janë të botës shqiptare e të Azisë. De Rada vazhdimisht

shënon vite për ngjarjet e veprës së shek. XV dhe vende e vite të shek. XIX që lidhen me

situatat e kohës së autorit. Kështu kemi një komunikim vitesh e vendesh të shekujve të kaluar,

të cilat lidhen nëpërmjet synimit të autorit për të ringjallur kombin.31

De Rada më këtë vepër ka dashur të rindërtojë një kohë heroike shqiptare, duke i

paraqitur të gjitha ndodhitë që e kanë burimin në kohën e Skënderbeut, në shekullin e XV

shqiptar. Është fjala për lavdinë e këtij shekulli, që mund ta quajmë edhe “shekulli i

Skënderbeut“. Por ky shekull ishte edhe i „pafan“ , fatkeq, sepse me të gjitha përpjekjet që

bënë shqiptarët për ta mbrojtur atdheun, në fund turqit e pushtuan Shqipërinë. Dhe këtu

Skënderbeu nuk është protagonist i veprës, ai për herë të parë në këtë vepër del në këngën e V

të librit të dytë.

30 Jup, Kastrati, “Jeronim De Rada, jeta dhe vepra 4”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.16431 Sabri, Hamiti, “Letërsia romantike shqiptare”, Rilindja, Prishtinë, 2006, f.24

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

23

5.2 Rrëfimi lirik

Në këtë vepër kemi shfaqje lirike si: lindja e dashurisë mes të rinjëve, dashuria e

zjarrtë e parealizuar, lidhja martesore e bujarëve për të bërë lidhjen e krahinave etj.

Në fillim kemi 6 këngë lirike, që Bosdari i Streseve ia këndon Serafinës, duke

paraqitur mallin që ka për të, duke shfaqur gjithë dashurinë me nota lirike, dhe duke e

përshkruar me mjaft pasion bukurinë e vashës, Serafinës, si:

Gërsheta të zeza,

mollëza plot hijeshi syve,

me ta linde

për të fituar e për të shëruar.

O gji me ëndje të pangara.

E duar e shtat,

Kudo që dukeni, qesh dheu!32

Dashuria e tyre nuk u realizua, për shkak që vasha flijoji dashurinë për atdheun, duke

u martuar me Nikollë Dukagjinin, për të bërë lidhjen e krahinave shqiptare dhe të mos jenë të

përçarë në luftë kundër turkut.

Përkundër që vepra Skënderbeu i pafan ishte me tepër një vepër epike, autori nuk ka

hezituar të fut histori dashurish, pra këtë vepër e përshkon edhe fryma romantike e dashurisë,

mes personazhesh të ndryshëm, ku rrethanat nuk ua lejonin që të ishin bashkë. Poeti paraqet

dhe një tjetër dashuri të madhe, që shkoi deri në arratisje, vetëm e vetëm që të triumfoi

dashuria. Ishte dashuria mes Miloshinit që i këndonte Agata:

Drizë, ndër sytë e të huajve

Tash rri fshehur pyejev,

Dhe nuk ikën prej andej

Për të më pare mua ndër stuhi33

Ditën që saracenët e pushtuan Shkodrën, Miloshini së bashku me Agatën ikin dhe

gjatë udhëtimit të tyre e takojnë priftin Fila dhe kërkojnë që ai t‘i martojë. Pasi vunë kurorë

ikin për në Azi.

32 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.10-1133 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.119

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

24

Një tjetër episod dashurie, De Rada kësaj herë e ka paraqitur midis vajzës shqiptare

Violeta Oderizi dhe turkut i cili ishte ushtar i armikut tonë, Algazil:

Viola: Unë ju pata

ndjekur ju (si një hije me fat

që të mos i ndahet burrit të saj),

jo për gjë tjetër ,

por duke qenë shqiptare,

me pate ti nën këmbë.

Pse kam humbur vendin.

Algazli: Qëtesohu o zemër!

Unë të dua ty më shumë se sytë e mi

Edhe tash ti më mbushe gjirin

Si me një verë të mire

Në këtë cast aq të lumtur

Nga ora e shënuar për njerëzit e mi.34

Edhe pse kohë lufte, rrethana të jashtëzakonshme, dashuria mes personazheve lindte

pothuajse kudo edhe në ato situate më të tmerrshme, ku nuk kishin shpresë për asgjë, lindte

një copë dashuri që ua ndryshonte jetën dhe u jepte lumturi.

Një ndjenjë e zjarrtë dashurie paraqitet në këngën e IV të librit të dytë. Ku Goneta kur

u fut në burg me të atin, princ i mirditorëve, takon djaloshin Astir që ra në dashuri me të:

Gontea e dashuruar:

Kur vajza hipi në atë sallë të gjerë

E të madhe plotë me dritë, ra

Në prehje afër frymës së atij trimi.

Në mesin e grave që ishin

Edhe aty, ajo nuk deshi

Më asgjë nga jashtë35

34 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.51

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

25

Astiri i dashuruar:

Ai pastaj, me kalimin e muajve,

duke u shkrirë në pranin e asaj hyjnie

u mallëngjye shumë e çdo natë qante me lot kur flinte.36

Autori nuk ka hezituar të paraqet edhe nderin dhe besnikërinë e femrave shqiptare si

një virtyt moral i shqiptarëve, të cilat me krenari shkëputen nga kjo botë, vetëm të mos

humbasin nderin e tyre.

Imotoj, që ta ruante nderin vet dhe ta mbante besën që ia kishte dhënë burrit të saj, që

s’do ta tradhtonte asnjëherë dhe do të jetë vetëm e tija, e vret pashain,i cili ishte i magjepsur

nga hiret e saj dhe dëshironte ta ç’nderonte:

Dorën ia vuri mbi flokë

Ta tërhiqte për ta puthur.

Imotoe: Lëshomë!

Erdhi dhe u zbeh si të binte në faj.

Ustazadi: Qenë vasha dhe me të buta

Seç je ti. Qetësohu!

Imotoe: Lëshomë,

Se jam e krishterë dhe arbëreshe!

Ustazadi: Më vrave!

Dhe ra përmbysë pa mundur

Ta shtrëngonte thikën

Dhe ta nxirrte prej barkut37

5.3 Rrëfimi epik

Në këtë vepër, pa dyshim që nuk mungojnë rrëfimet epike. Poeti i ka paraqitur dhe i

ka përshkruar në mënyrën më të mirë, luftimet, përleshjet, qëndresën e shqiptarëve kundër

armikut, mbrojtjen e atdheut në çdo situatë nga bijtë shqiptarë etj.

35 Jup, Kastrati, “De Rada, Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.13436 Jup, Kastrati, “De Rada, Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.13537 Jup Kastrati, “De Rada, Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq.231-232

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

26

Duke lexuar vargjet e veprës, fitojmë përshtypjen se jemi duke i përjetuar ato beteja,

pasi poeti ynë di të krijojë tablo të gjalla të përleshjeve luftarake. Pas ardhjes së ushtrisë turke

nga Azia në Shqipëri me prijësin e tyre Gjibraltarin, për ta pushtuar Shqipërinë, ata këtu

ndeshën me bijtë shqiptarë që luftojnë për ta mbrojtur atdheun:

Duke u zbardhur dita

U duken fusha e kodra të mbushura

Me të huaj turq që pritnin për luftim.

Dhe ja u shpalosën, u lëshuan në ajër

Flamujt; e, nga poshtë

Gjëmuan zhurma e daulle

E u duken venedikasit me kreni.

Shqiptarët u vunë të

Dy anëve

Afër bujarëve38

Përkundër përpjekjeve që bënë shqiptarët në luftim me turqit ata humben.

…ndërsa turqit,

me të përpjekura duarsh

prej gëzimi, përshëndesin

natën e qetë mbi vendin e pushtuar.39

Shfaqjet epiko-lirike janë të shumta dhe të ndryshme, një situatë të tillë kemi kur Gjon

Kastrioti kërkon nga biri i vetëm Bozdari, që para vdekjes ta puthë në vend të tre djemve të

mërguar në Turqi, të cilët sulltani ia kishte marrë peng djemtë mbretit të shqiptarëve:

Bozdar biri im, eja e me puth.

Merre letrën dhe çojau ungjëve tuaj.

Më puth edhe një herë

Për Stanishin; edhe një herë tjetër,

mos ik, më puth për Reposin.

Dhe një here? O një mijë here

38 Jup Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, fq.71-7239 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.84

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

27

T’i puthja, s’ do të ngopesha!

Më puth për Skënderin!40

Më pas kemi Skënderbeun kur ballafaqohet me vdekjen e të dy vëllezërve, kurse

Reposi në prag të vdekjes e luste Skënderbeun të mbetet gjallë për të shpëtuar atdheun:

Tashti emri i shqiptarit

Mbështetet te ti,

E zonja meme, plakë,

që nuk di e nuk e ka ndier

se ç’ kobë të rëndë

na kanë bërë të pabesët!...41

Në këto vargje paraqitet qartë atdhedashuria, ku edhe në prag të vdekjes, bijtë

mendojnë për shpëtimin e atdheut të tyre.

Por pothuajse ngjarja më dramatike është kur dy tartarë, të nxitur nga i biri i Sulltanit e

shtyn Skënderbeun në një grindje të veçantë. Kënga dyluftimi i Skënderbeut me dy tartarë

shquhet për forcën epike, për gjuhën e gjallë shprehëse. Ku Skënderbeu krahas me forcën,

krahas me popullaritetin e madh, shquhet edhe për zemërgjerësi. Kur kundërshtari i mundur i

shtrirë për toke nga Skënderbeu, i kërkon mëshirë dhe heroi ynë e falë:

Murati: Mos e vra! Armëpushim!

E trimi u kthye i dëgjueshëm,

me gëzimin e zbutur,

që i dukej në mollëzat e faqeve,

dhe nga toka e uli shpatën e përgjakshme42

Në librin e V dhe të fundit të botuar të poemës Skënderbeu i pafan, kemi mjaft

digresione pa vend. Poema përfundon, pra në një mënyrë të papritur dhe të lë përshtypjen e

një vepre organikisht jo të plotë.

40 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.63-6441 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.157-842 Jup, Kastrati, “De Rada Vepra 6”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f.295

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

28

Pas shumë luftimesh, përpjekjesh të shqiptarëve në mbrojtjen e atdheut, në ruajtjen e

fesë, flijimin e dashurisë për hir të atdheut etj. Turqit në fund e pushtuan Shqipërinë. Kjo ishte

arsye se pse autori e titulloi veprën Skënderbeu i pafan.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

29

Kreu VI

Mendime kritike

Veprën e De Radës e ka përcjell dhe vazhdon ta përcjellë kritika letrare shqipe. Disa

nga mendimet kritike të autorëve të njohur për Jeronim De Radën janë:

Mikel Markiano

„Cilësia më e lartë dhe më e dukshme e talentit të tij është origjinaliteti në kuptimin eplotë të fjalës“

Dora D’istria

„Poezitë e tij janë agimi i ditëve të lumtura të Shqipërisë“

Eqrem çabej

„De Rada është… i pari këngëtar i shpirtit të gruas në literaturën shqiptare”

Viktor Hygo

„Kush dëshiron të shohë plotësimin e poezisë romantike modern, të lexojë” Këngët eMilosaut” të zotëri Jeronim De Radës“

Lamarti

„Poezia ka ardhur nga brigjet e tuaja dhe atje duhet të kthehet përsëri“43

43 Kodra Klara, Filipi Rita, Çapaliku Stefan, “Letërsi shqipe”, Libri shkollor, Prishtinë, 2000, f.78-79

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

30

Përfundime

Jeronim De Rada është shembull i krijuesit romantik shqiptar, si një nga figurat

qëndrore të letërsisë shqipe, e nisi veprimtarinë e vet që në agimin e lëvizjes së Rilindjës.

De Rada që poeti i parë që zgjoi idenë e bashkimit kombëtar me anë të veprave të tij.

Edhe pse vepra e tij lindi dhe u zhvillua në klimën e romantizmit, ku veprat kishin frymë

romantike, De Rada dha një kontribut të madh edhe në krijimin e një letërsie artistike

kombëtare, qe një nga themeluesit e saj, duke e hapur kështu një rrugë të re që do të ndiqet

edhe nga poetë të tjerë.

Siç e pamë në veprën deradiane, mbizotëron tema e dashurisë, si ndjenja më subile e

poetit, jo vetëm ndaj gjinisë së kundërt, por edhe ndaj popullit tonë, gjuhës, kombit etj. Përveç

saj, temë tjetër që i përshkoi veprat e De Radës fund e krye ishte atdheu, ku poeti ynë u

mundua me mish e me shpirt që me pendën e tij t‘i dal në ndihmë atdheut tonë.

Në tërë jetën e tij të gjatë, plot veprimtari, por edhe plot fatkeqësi, vetëm për një

çështje punoi e luftoi ai: për Shqipërinë, për gjuhën shqipe, për kulturën kombëtare.

Krijimtaria e tij letrare artistike dhe veprimtaria e tij e gjerë shkencore, gjuhësore,

folkloristike, publicistike është bërë një nga thesaret e traditës së kulturës sonë socialiste,

sepse lavdia e tij është, njëkohësisht, edhe lavdia e gjenisë shqiptare. Prandaj, për të gjitha

këto merita të tij, ne e çmojmë, e vlerësojmë, e nderojmë dhe e botojmë.44

44 Jup Kastrati “Jeronim De Rada, Vepra 4”, Rilindja, Prishtinë, 1980, f. 14

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Rrëfimi lirik..... 23 5.3 Rrëfimi epik..... 25 Kreu VI: Mendime kritike..... 29 Përfundime ..... 30 ... De Rada i mblodhi dhe i botoi

31

Bibliografia (Literatura)

1.Çeta, Anton, Berisha, Anton, “Jeronim De Rada, Vepra 5” Rilindja, Prishtinë, 1983

2.Hamiti, Sabri “Letërsia romantike shqiptare” Albas, Prishtinë, 2006

3. “Historia e letërsisë shqipe I-II”, Enti I botimeve shkollore i Republikes Socialiste të

Serbisë, Rilindja, Prishtinë, 1971

4.Kastrati, Jup “Jeronim De Rada, Vepra letrare 1” Kombinati poligrafik, Tiranë, 1987

5. Kastrati, Jup „“Jeronim De Rada, Vepra 4“ Rilindja, Prishtinë, 1980

6.Kastrati, Jup “Jeronim De Rada, Vepra 6” Rilindja, Prishtinë, 1988

7.Kastrati, Jup “Jeronim De Rada, Vepra 7” Rilindja, Prishtinë, 1988

8. Kodra, Klara, Filipi, Rita, Çapaliku, Stefan, “Letërsi shqipe”, Libri shkollor, Prishtinë,

2000

9. Kastrati, Jup “De Rada, Vepra 1”, Rilindja, Prishtinë, 1980