22
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË Letërsi shqipe PUNIM DIPLOME STERJO SPASSE NGA JETA NË JETË, PSE?! Mentori: Kandidati: Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Ardian Pnishi Gjakovë, 2019

Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

Letërsi shqipe

PUNIM DIPLOME

STERJO SPASSE – NGA JETA NË JETË, PSE?!

Mentori: Kandidati:

Prof. Ass. Dr. Labinot Berisha Ardian Pnishi

Gjakovë, 2019

Page 2: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

2

PËRMBAJTJA

Abstrakt..................................................................................................................... 3

Hyrje.......................................................................................................................... 4

Qëllimi....................................................................................................................... 4

Metodologjia.............................................................................................................. 4

1. Jeta dhe vepra e Sterjo Spasses.............................................................................. 6

2.Struktura e veprës “Pse”......................................................................................... 8

3.Analiza e romanit “Pse” ......................................................................................... 10

3.1.Personazhet e romanit “Pse”................................................................................ 14

4.Vlerat letrare dhe artistike të romanit “Pse”........................................................... 17

5.Vlerësime për romanin dhe autorin........................................................................ 18

Përfundim.................................................................................................................. 20

Literatura................................................................................................................... 22

Page 3: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

3

ABSTRAKT

Vitet 20-30 të shekullit XX shpërfaqën një mori krijuesish, shkrimet e të cilëve

kishin për synim ta ballafaqonin shoqërinë shqiptare me realitetin dhe idetë përparimtare.

Natyrisht se kjo periudhë shënon edhe hapat e parë drejt krijimit të një letërsie moderne, të

mirëfilltë artistike, me tematikë sociale, filozofike e politike. Bartës i kësaj periudhe ishte

padyshim Sterjo Spasse.

Në romanin “Pse?!”, preken çështje me zanafillë në ekzistencë e filozofi, ku autori

i jep lexuesit shqiptar një realitet të ri, ku idealizmat veniten para një brutaliteti të kohës.

Deri atëherë ekzistonte ende një prirje romantike dhe e shkrimeve me sfond idilik e patos

patriotik, por hapja e horizonteve të reja, edukimit e arsimimit i jep shoqërisë shqiptare,

autorë si Spasse, që krijojnë një model të ri të artikulimit të ideve të reja dhe krijimeve

artistike me prekje në tema filozofike, sociale e psikologjike. Ky diskurs i ri, krijon një

dimension tjetër të komunikimit vepër-lexues.

Letërsia moderne shqiptare, me veprën monumentale të Spasses shënon hapin e

parë serioz të krijimit të traditës së të shkruarit me temë nga filozofia dhe çështjet

ekzistenciale.

Fjalët kyçe: Sterjo Spasse, çështjet ekzistenciale, filozofia, letërsia moderne.

Page 4: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

4

HYRJE

Spasse është një romancier i talentuar i letërsisë shqipe, krijues i shquar e shumë i

zoti i prozës shqipe i cili ishte shumë premtues që në rini, ku shfaqi talentin e tij krijues

përmes vëllimeve të ndryshme me tregime e shumë shpejtë edhe me romanin e tij të parë,

“Pse-në”, ku me botimin e këtij romani dolën në pah cilësitë e tij si romancier. Spasse njihet

nga lexuesit si njohës në thelb i jetës fshatare ku kjo tematikë mbizotëron në veprat e tij.

Njohja me “Pse-në” është interesante sepse tregon se çfarë forma ka marrë letërsia jonë e

atëhershme për të shprehur kundërshtinë dhe kryengritjen ndaj realitetit feudalo-borgjez.

Në këtë punim do njihemi me biografinë, jetën dhe veprën e autorit pastaj me pjesën

kryesore, do të njihemi me “Pse-në” e Spasses, duke u munduar t`i kuptojmë sa më qartë

synimet e autorit dhe të jemi në gjendje t`iu përgjigjemi disa “pse-ve” që e mundojnë

personazhin kryesorë e që nuk mund t`i gjejë. Po ashtu do njihemi me gjuhën dhe stilin e

veçantë që përdor autori.

Në këtë vepër autori shpreh pakënaqësinë për realitetin e kohës, shqetësohet për

fatin e njeriut të thjeshtë dhe të vlerave shpirtërore në kushtet e rendit të padrejtë shoqëror

dhe poashtu del në pah rendja e shkrimtarit në rrugë anarkike e utopike për të gjetur të

vërtetën.

Qëllimi i këtij punimi është që të vejmë në sipërfaqe rëndësinë e autorit si

romancier dhe si prozator i shquar i letërsisë shqipe dhe risitë që solli ai në kohën kur

letërsia shqipe mbeti gati pa ndonjë prozator pas vdekjes së romancierëve të asaj kohe.

Duke qenë autori i parë që botoi një roman filozofik dhe autorë i zoti me një stil të veçantë

të shkrimit e të krijimit, bën që autori të ketë lënë gjurmë në letërsinë shqipe e që ia vlen të

studiohet.

Metodologjia që i jam referuar gjatë realizimit të punimit është e disa llojeve

studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën

e tij), metoda analitike, metoda përshkruese dhe po ashtu edhe analiza e personazheve.

Page 5: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

5

JETA DHE VEPRA E STERJO SPASSES

U lind më 16 shtator 1914 në fshatin Gollomboç i cili ishte njëri nga fshatrat

maqedonisht folës buzë liqenit të Prespës. Mësimet fillore i nisi në greqisht në vendlindje

dhe pastaj i vijoi në shqip në Goricë të Madhe e në Korçë. E kreu Normalen e Elbasanit,

ku mësoi nën përkujdesjen e Aleksandër Xhuvanit e të Simon Shuteriqit. Studimet e larta

të pedagogjisë i vijoi me korrespodencë në Firencë.

Biografia letrare e Spasses fillon që në bankat e shkollës. Që kur ishte nxënës në

shkollën normale të Elbasanit, ai bën provat e para në lëminë e letërsisë.

“Shkrimet e para i botoi në revistën Normalisti. Bashkëpunoi me gazetën Shqipëria

e Re në Rumani, me gazetën Ora të Tiranës, pastaj me revista si Zëri i Korçës, ABC,

Rilindja, Bota e Re, ku botonte shkrime letrare e kritike”. 1

Në fillim të viteve të tridhjeta të këtij shekulli, pas vdekjes së romancierëve tanë të

parë, Foqoion Postolit dhe Mihal Gramenos, u krijua një përshtypje sikur me vdekjen e

tyre proza shqipe mbeti pa autorë të gjallë. Në të vërtetë kjo qe çështje kohe për shkak se

shpejt erdhi një brez i ri shkrimtarësh, ndër ta Spasse, një prozator i denjë i cili ishte krijues

i zoti i fabulave dhe i cili asokohe morri stafetën e prozës sonë dhe eci më tej në këtë fushë

akoma djerrë të letërsisë shqipe.

Duke qenë mësues në fshatin Deviçan të Gjirokastrës ai shkroi romanin “Pse?!”,

më 1935. Më pas botoi tregimet “Kurorë rinie” më 1938, dhe romanin “Afërdita”, më 1944.

Mbas luftës së dytë ka botuar libra në prozë, tregime e romane, po që nuk lidhen as

tematikisht e as me stil me veprat e periudhës se parë të krijimtarisë së tij letrare, periudhën

e monizmit.

Periudha e modernitetit letrar të Sterjo Spasses është ajo e para, kur shkroi dy

romanet e njohura “Pse” dhe “Afërdita”. Me këto vepra ai arriti kulmet e veta artistike, të

cilat nuk i përsëriti asnjëherë me vepra të mëvonshme edhe pse shkroi gjatë gjithë jetës.

Që nga çlirimi i vendit, Spasse punon me vullnet për ndërtimin e Shqipërisë së re.

Ai ka dhënë një kontribut të çmuar për ngritjen e kulturës dhe të arsimit të ri shqiptar. Në

vitet e pasluftës u shkruan veprat e tij më të mira siç ishin: “Ata nuk ishin vetëm”, e botuar

1 Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, “Faik Konica”, Prishtinë 2002, f. 713.

Page 6: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

6

më 1952, dy vjet më vonë, më 1954 nxjerr romanin “Afërdita përsëri në fshat” , në 1958 u

jep lexuesve përmbledhjen me tregime “Të fala nga fshati”, pastaj vitet tjera shkruan

romanin “Buzë liqenit” dhe romanin tjetër pamflet “Zonja, zonjëza hijerëndë marrëzi”.

Ai u morr me studimet e historisë së letërsisë, teksteve shkollore, antologjitë e

përmbledhjet e ndryshme, reportazhet dhe përshkrimet .

Spasse është nga shkrimtarët e parë të nderuar me çmimin e Republikës. Veprat e

tij janë nderuar disa herë me çmime të ndryshme në konkurse ndërkombëtare. Për herë të

parë në konditat e pushtetit popullor romanet e Sterjo Spasses kanë kapërcyer kufijtë e

atdheut dhe janë përkthyer në disa gjuhë.

Spasse ndërroi jetë në Tiranë në moshën 75 vjeçare në vitin 1989 por mund të themi

se ai e fitoi përjetësinë në letërsinë shqipe. Ai, pa dyshim, është sot një nga figurat më të

njohura të letërsisë dhe të kulturës sonë socialiste.

Page 7: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

7

2. STRUKTURA E VEPRËS “PSE”

Vepra është e zhanrit roman, e shkruar në prozë. Që nga titulli jo i zakonshëm,

“Pse”, me një pikëpyetje dhe një pikëçuditëse mbrapa bëhet edhe më i pazakonshëm duke

na bërë të kemi një pasqyrë se është një roman i kërkimeve jo të zakonshme e filozofike,

të abstraktes apo edhe retorikës.

Përveç lidhjes logjike ka edhe lidhje kronologjike ku autori ngjarjen e ndanë në

bazë të datave që në dukje ngjason me një ditar ku kap kohën prej një viti, ku ngjarjet

marrin karakter të ndryshëm zhvillimi.

Tematika është sociale me shtresim filozofik. Sfondi i ngjarjeve është vendosur në

qytet dhe në fshat, pra në dy mediume, ku autori mundohet t`i krahasojë ndërmjet vete këto

mediume.

Personazhet janë: Gjon Zaveri, Gjençi, Prindërit e Gjonit, Afërdita, Zonja P, Zonja G, Pola,

Profesori, Z. Nasi, ku bartës i të gjithë misionit që e nxjerr në pah qëllimin kryesorë të

autorit është Gjon Zaveri.

Ngjarjet nuk kanë fund të lumtur, nuk gjendet një zgjidhje klasike e problematikave

që trajtohen në vepër. Personazhi kryesorë i merr me vete formulat e tij filozofike drejt

vdekjes dhe lë pas një letër që e shkruan para se të vdesë e cila letër shpjegon shumë gjëra.

Në atë letër ai kundërshton filozofët nga të cilët u ndikua dhe i akuzon e i dënon që e

infektojnë botën e njeriut me gjëra të stërngarkuara e të pa nevojshme. Pra këtë letër mund

ta shikojmë si një testament që e lë Gjoni para se të vdesë.

Pasiqë personazhi është misionar i ideve të autorit mund të themi se është roman i

ideve. Gjithashtu mund ta kemi parasysh vlerësimin e Vangjel Koçës, që veprën e quajti

roman i mohimit. Roman i mohimit ngase autori përmes personazhit kryesorë i shmanget

abstraktes dhe i beson vetëm konkretes, poashtu shfaq idetë filozofike të cilat e mohojnë

ekzistimin e njeriut apo qëllimin e jetës. Mund të themi se nga filozofia e tepërt personazhi

kryesorë nuk arrin të shijojë gjërat abstrakte, të bukura siç janë: dashuria për gruan, për

jetën etj., por merret me gjëra paranojake të cilat të çojnë në humnerë, siç edhe u dëshmua

në fund.

Page 8: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

8

Sa i takon gjuhës së veprës, ajo është shkruar në dialektin toskë ku vërehen ndikimet

e të folmes së rrethit ku jetonte por edhe të folmes që e përvetësoi gjatë studimeve në Korçë.

Ka një stil tërheqës, gjuhë të kuptueshme që e mban lexuesin në tension gjatë tërë leximit.

Page 9: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

9

3. ANALIZA E VEPRËS “PSE”

Vepra i takon llojit të romanit filozofik ku përveç botëkuptimeve filozofike dhe

jetike trajtohen edhe gjendje të ndryshme shoqërore që e përfaqësojnë Shqipërinë e viteve

30-ta. Autori i mishëron idetë e tij përmes personazhit kryesor, Gjonit dhe ngjarjen e

vendos në një sfond të natyrshëm të Shqipërisë së kohës kur jetonte. Në vijim po i

përshkruaj elementet kryesore të temës për të cilën bëhet fjalë.

Sikurse e theksova më lartë, e tërë ngjarja zhvillohet brenda një viti, duke filluar

nga 1 tetori i njërit vit nga vitet e 30-ta. Autori nuk e jep vitin e saktë të ngjarjes, që e bën

më interesant dhe më përfaqësues një roman që titullohet me një pyetje. Që këtu vërehet

filozofia dhe mjeshtëria e autorit rreth idesë që do ta shfaqë në tërë materien.

Në roman, pse-të janë të shumta janë shprehja më e drejtpërdrejtë e këtij konfuzioni

e gjithashtu dëshmojnë shkallë-shkallë për itinerarin e rrugës që ndjek heroi. 2

Fillon me një rrëfim që e bën vetë personazhi kryesor, Gjon Zaveri, një djalë i ri,

rreth 20 vjeçar, që autori e përshkruan si një djalë të gjatë e të pashëm dhe shumë të zgjuar,

duke u shkolluar në qytet por me një dashuri për fshatin. Ai mundohej të thellohej për

çështjet ekzistenciale të njeriut të thjeshtë. Rrëfimi i tij ka karakter kompleks në çështje që

kanë të bëjnë me krijimin e njeriut dhe të tërë gjithësisë. Ai kishte një mik në fshat i cili

ishte pesë vjet më i madh se ai, e i cili e mundonte Gjonin duke u munduar ta shtyjë të ketë

dëshira e qëllime të njëjta sikurse i kishte ai vetë. Ai donte ta shihte shokun e tij që të

martohet e të krijojë familje por një gjë të tillë Gjoni nuk e dëshironte sepse ai i takonte një

bote tjetër e jo asaj të zakoneve patriarkale të fshatit të tij. Kjo formë e mendësisë që ai po

e merrte do të bie shumë shpejt në një konflikt të ashpër me prindërit e tij të cilët para pak

vitesh në një ceremoni fetare që mbahej në fshat e kishin fejuar Gjonin pa vetëdijen dhe

dëshirën e tij me një vajzë fshati të vyeshme dhe punëtore e shumë të bukur, e cila quhej

Afërdita. Prindërit e Gjonit atë ditë bashkë me prindërit e Afërditës ranë në dakord që t`i

fejonin ata të dy dhe babai i Gjonit i dha fjalën që jepej në këto raste e që ajo fjalë qëndronte

si një shtyllë nderi dhe se po të shkelej, nderi i familjes bie. Gjoni një person i cili nuk

mund të pranonte një gjë të tillë sepse i ndikuar nga filozofiët që i lexonte e i studionte të

2 Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fenomeni i Avanguardës në Letërsinë Shqiptare, “Arbëria”, Tiranë,

f. 160.

Page 10: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

10

cilët e zbërthenin femrën, e paraqisnin herë-herë si dinake e të pa shpirt e herë-herë edhe i

zbulonin pjesët intime dhe e përshkruanin se si duket lakuriq dhe Gjoni i ndikuar nga kjo

nuk kishte dëshira për femrat për shkak se thoshte se diçka që është e zbuluar ose do të

zbulohet nuk do më tërheqë më. Megjithatë pavarësisht nga qëndrimi që kishte, ai do të

binte një ditë pre e atij mentaliteti utilitarë. Atij i shtohet bindja se dashuria nuk është e

domosdoshme nga vdekja e shokut të tij Gjençit i cili u vetëvra prej dashurisë që nuk e

kishte, prej vdekjes së Zonjës P. që ndërroi jetë prej dashurisë ndaj dikujt që sapo kishte

njohur. Pas një kohe të gjatë rezistimi, Gjoni pranon të martohet, por pas disa muajsh i jep

fund jetës së tij ngase një jetë që e kishte urryer gjatë gjithë jetës së tij tani po e mbante

larg dëshirave të tij të vërteta Testamentin e Gjonit autori e përmbyll me një përcaktim

filozofik:

Bota e hiçit, prej hiçit, për hiçin, rrotullohet rreth qëllimit të hiçit!3

Sikurse pamë ngjarjet e kanë një karakter të ndërtuar mbi konfliktet e shtresave

shoqërore. Të asaj shtrese që i ishte rryer në prapambeturi dhe asaj me ide më të përndritura

por njëkohësisht edhe të mbushura me koncepte “të rrezikshme” dhe të pa kuptueshme për

kohën. Duket se autori përmes Gjonit paraqet një pjesë të periudhës së tij jetësore, ku ai

ishte tejet konfuz dhe i demoralizuar nga ajo që e jetonte. Një Shqipëri në një regjim

monarkist ku kishin filluar të krijoheshin shtresa feudalo-borgjeze të imunizuara nga mbreti

(për interesat e tij), që ishin kredibile në shtypjen e masës. Natyrisht, se prapambeturia i

siguronte mbijetesë secilit regjim despotik.

Filozofitë që ndikuan te Gjoni, drejtpërdrejt kanë ndikuar dukshëm te autori, sikurse

Niçe, Shopenhauer por edhe autorë të kësaj natyre si Tolstoi dhe Dostojevski. Kjo paralele

nuk tërhiqet rastësisht sepse në thelb kemi të njëjtat situata që krijohen edhe te kjo vepër.

Një person që dikur ishte i rrethuar mes mbretërisë së librave dhe shërbehej me ide të tilla,

papritur rikthehet në një realitet të kundërt, ku mbretëron, injoranca, prapambeturia dhe

patriarkaliteti. Ky njeri e ka të vështirë të jetësojë ide të tilla me këtë lloj errësire. Gati-gati

i ngjan një njeriu që jeton në një ishull të vetmuar ku nuk ka komunikim ose të paktën nuk

ka vullnet nga pala tjetër të arrihet një produktivitet i krijuar mbi ide përparimtare që kanë

për synim krijimin e një bote të re. Pa u rrënuar një botë e vjetër nuk mund të krijohet një

e re. Mirëpo kjo kërkon sakrifica dhe sforcim të madh. Përballjen e Gjonit me “oponentët”

3 Sterjo Spasse, Pse?!, “Rilindja”, Prishtinë, 1986, f. 183.

Page 11: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

11

e tij mund ta kuptojmë si përballjen jetike të autorit në shoqërinë e borgjezinë që e kishin

mërzitur. Kur nuk ke mundësi të jetosh apo të krijosh një rend të ri shoqëror ku të ketë

shtresa me ide të përafërta, atëherë pësohet një tërheqje brenda një bote të brendshme ose

brenda faqe librash ku shpeshherë zgjidhja mungon. Kjo prodhon situata depresive ose

fatale. Këtë fund na jep edhe autori.

Personazhin e veprës kjo situatë e dërgon drejt një njihilizmi apo mohimi të vlerave

të ndryshme që kanë tendencë të qartë të mosjetësimit.

Romani fill e fund është shkruar për të nxitur dhe për të dëshmuar një tezë jetësore

dhe filozofike, që është në rrjedhën e prozës moderne të fillimviteve të shekullit njëzetë. Në

këtë synim të tij, Spasse ka krijuar një vepër të përsosur. Asgjë nuk thuhet e asgjë nuk ngjet

në gjithë veprën, që do të pengonte zhvillimet e tezave të Zaverit, për relativizimin dhe

mohimin e jetës, gjë të cilën e dëshmon duke ia marrë jetën vetvetes.4

Pra duke u trajtuar tema që përkojnë me filozofinë jetësore, nuk i shmangen as

koncepteve psikologjike e as tematikës së dashurisë. Kjo e fundit që trajtohet edhe në ditët

e sotme, në kontekstin e kohës së veprës i takonte një tabuje. Dilemat dhe përkufizimet e

personazhit mbi këtë temë e vendosin lexuesin para një dileme që ka të bëjë me thelbin e

ekzistencës së dashurisë. Një dashuri e ndaluar (e papranuar) apo një dashuri e

zbërthyeshme filozofikisht nga Zaveri? Kjo e fundit e përcaktuar nga një përfaqësim i

femrës shqiptare në botëkuptimin e personazhit, duhet të ketë qenë shumë aventureske

përballë një natyre të izoluar që përfaqësonte një femër e rëndomtë fshati.

Assesi nuk gjejmë asnjë element të egoizmit a të oportunizmit të personazhit sa i

takon çështjes së dashurisë por vetëm shpërfaqjen e ideologjisë së tij, plotësisht të

ndryshme nga bashkëkohanikët e tij.

Nuk mund të quhet as sharlatan e as mendjemadh edhe përkundër ngritjes së tij

intelektuale në kundërshti me rrethin por ekziston një tërheqje e thellë që e zhvendos

Zaverin nga një ambient i egër e i prapambetur. Ai përfaqëson një shtresë të cilës i privohen

dëshirat për të bërë hapin e parë të kalimit nga një botë e cila po perëndonte drejt një bote

të re, të zhvillimit kulturor e arsimor. Drejt një bote ku mendësia e veprimit dhe jetës ishte

diçka e re përballë një mendësie të ngulitur që moti në shoqërinë e asaj kohe, që

4 Hamiti Sabri, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne, “Faik Konica”, Prishtinë, 2002, f. 716.

Page 12: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

12

përfaqësohen me shtresat e vjetra përkatësisht me prindërit e Gjonit por edhe me

personazhe tjera që janë tipike për mendësinë arkaike.

Vepra ka karakter moralizues ku Gjoni përveç që përfaqësonte idetë e reja, ai

përfaqëson edhe një personalitet i cili arrinte të frenonte dëshirat trupore për ta lartësuar

idenë universale dhe të traditës, moralin.

Fshatarët e varrosnë me nderime të mëdha intelektualin e tyre të vetëm, por në

vetmi për mbi një kodër, që sundon fshatin dhe ku fryn era e paqme nga të katër anët, dhe

nënë hijen e njëj trëndafili t`egër është vendosur varri i thjeshtë i të riut. Sipër nuk ka as

emër, as datë e as shenjë, vetëm janë shkruar fjalët e tij të fundit:

‘Bota e Hiçit, prej Hiçit, për Hiçin,

Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit!’

Një i ri që ndoqi gjurmën e filozofëvet”5

Një fat tragjik që mund ta pësojë një intelektual i vetmuar në të dyja botët. Kështu

duke u shqetësuar shumë për qëllimin e jetës ia morri jetën vetit duke lënë pas gjithë

studimet që kishte bërë, gjithë formulat filozofike që i kishte shpikur, duke mos i arritur

qëllimet e tij për të gjetur arsyen e ekzistencës së njeriut. Edhe më shumë tragjike bëhet

vdekja e Gjonit ngase ai është një djalë në të njëzetat e tij por i cili nuk pa shpëtim tjetër

nga kjo hipokrizi e jetës.

Spasse e emërtoi këtë roman me pyetjen “Pse” si pyetja më thelbësore në jetën e

njeriut. Një pyetje, përgjigjet e së cilës mund të jenë të pakufijshme por ndodh jo rrallëherë

të mos ekzistojë asnjë. Autori synon të arsyetojë titullin e veprës por edhe thelbin e saj, me

një pyetje të papërgjigje, që lë hapësirë të madhe ku mund ta gjejnë veten lexuesit por edhe

një mori botëkuptimesh për dhe kundër, që shfaqen gjatë tërë jetës së njeriut. Zaveri është

bartës i kësaj pyetjeje. Ai nuk e merr në varr, por e lë pezull mbi ndërgjegjen e shoqërisë.

Ai nuk e ndien veten misionar (që në fakt, është misionar) e as hero pozitiv të një misioni

të madh, por pjesë të një shtrese në pakicë kundrejt shumicës që kënaqeshin në mjerimin e

tyre. Kur gjërat nuk lëvizin nga pozicionet e tyre, bëhet i vështirë secili veprim a mund,

drejt zgjidhjes dhe Zaveri ishte një viktimë e kësaj bindjeje edhe kur e gjithë kjo shkon në

rrugë pa kthim. Atëherë njeriun e kaplon njihilizmi, mohimi i gjithçkaje dhe përfundon

5 Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, “Dukagjini”, Tiranë-Pejë, 1997, f.342.

Page 13: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

13

duke e vrarë veten, si bindje që nuk ekziston zgjidhja. Pra për efekte artistike ai e zgjedh

pikërisht titullin “Pse?!”.

Page 14: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

14

3.1. PERSONAZHET E VEPRËS

Gjoni, personazhi misionar e heroi i ngjarjes paraqitet si një djalë 20 vjeçar i cili

vinte nga fshati por që kishte një mendësi krejt tjetër nga ajo e fshatarëve. Ai ishte një djalë

i cili ndiqte shkencën dhe kishte krijuar që në moshë të re idetë e tij përparimtare por ide

të cilat po shkeleshin nga prindërit e tij nga zakoni që duhej ndjekur e që jeta patriarkale

po ndikonte edhe në vetë jetën e një mashkulli i cili tashmë nuk kishte ç`bënte veçse të

pranonte vendimin e prindërve për shkak që të dërgohet nderi në vend. Nëse e shikojmë

këtë dukuri në ditët e sotme do të ishte një rast eklatant i abuzimit me të drejtën e një njeriu

duke e shtyrë të dalë kundër dëshirave të tij.

Gjoni na jep të kuptojmë se ai ka një dashuri të thellë për fshatin, për bukuritë që

ka fshati, për festat të cilat në fshat zhvillohen në bashkësi ku mblidhen të gjithë fshati e

festojnë bashkë por e gjithë kjo dëshirë shuhej kur prindërit e tij e detyrojnë të dalë kundër

dëshirës së tij e kundër ëndrrave të tij. Në shoqërinë shqiptare, siç është e theksuar nga

studiuesit, individët kanë qenë të dobët e pa shpirt qëndrese, kur kanë përfaqësuar thjesht

vetveten. 6

Po ashtu Gjoni thotë se nuk duhet të hiqemi të qytetëruar kur në çdo qytet së paku

janë njëqind familje të pa strehuara. Përmes personazhit të Gjonit autori gati se godet çdo

temë sociale e çdo gjë që nuk shkon me shoqërinë e asaj kohe dhe në fund zgjedh vdekjen

si zgjidhje e si të vetmin shpëtim për një djalosh i cili nuk shihte jetë më për shkak të

injorancës së të tjerëve.

Si personazh që e plotëson botën e Gjonit por jo vetëm, ajo paraqet edhe pozitën e

vajzës shqiptare të asaj kohe, është pra Afërdita, e fejuara e Gjonit. Afërdita është një

personazh poashtu i shkelur nga patriarkaliteti dhe mendësia e cekët e asaj kohe duke e

konsideruar femrën si diçka materiale që do të prodhojë e do të kryej punët e shtëpisë,

asnjëherë duke e shikuar si faktor njeri i cili ka të drejtë ta jetojë jetën sipas dëshirave

personale, por vetëm sipas dëshirave të të tjerëve, jo se ajo nuk dëshiron të fejohet me

Gjonin sepse ai ishte djaloshi më i pashëm e më i zgjuar i fshatit, por prapë se prapë nuk

ishte zgjidhja e saj.

6 A. Fuga, Shtigje drejt guvës së gjarprit, “Ora”.

Page 15: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

15

Siç e ceka edhe më lartë edhe vetë Gjoni mundohet që femrën fshatare ta nxisë që

të merr vendimet personale vetë e të mos e lejë fatin e saj në duar të huaja. Me personazhin

e Afërditës njihemi vetëm nga përshkrimi i Gjonit për të sepse ajo shfaqet në vepër vetëm

në disa momente kur Gjoni e kishte parë nga larg.

Pra Afërdita paraqet njëfarëlloj kurbanizimi për të qëndruar një traditë e fortë, një

traditë tejet e prapambetur dhe e dëmshme për shoqërinë. Ajo mund të kishte ëndrra që të

ndërtonte jetën e saj me një njeri që me të vërtetë e donte e jo t`i shkatërroheshin ëndrrat

nga dikush që nuk ndjente fare për të. Autori na tregon përmes saj se deri ku arrinte të

shpërfaqej mentaliteti patriarkal i asaj kohe.

Zonja P, po ashtu paraqet të njëjtën pozitë si të Afërditës vetëm se ajo nuk e donte

burrin që ia kishin zgjedhur që ta ketë për jetë. Një mendësi tepër e prapambetur e cila nuk

e lë popullatën të përparojë por çdo gjë shkon mbrapsht duke bërë që populli të stagnojë e

të mos ketë lumturi e mirëqenie, por dhunë, pakënaqësi dhe përulje. Aty ku shkelet lumturia

e një populli, aty fillon një epokë barbare për atë popull, sidomos kur nuk ke çfarë të bësh

që t`i ikësh hidhërimit për shkak të një vendimi të marrë nga persona të tjerë për fatin tënd.

Personazh tjetër që autori e vendos në jetën e heroit është Pola, e cila paraqet një

vajzë të qytetit e cila duket që nuk i ndalohet e drejta në aspektin e gjetjes së lumturisë së

saj, siç ndodh në fshat. E rritur larg zakoneve arkaike të fshatit dukej si një vajzë me kulturë

perëndimore. Pola dashurohet në Gjonin dhe kjo del të jetë fatkeqësia për të sepse Gjonit

nuk i lejohej të martohej me të edhe po të donte, kështuqë shpresat e saj u shuan kur morri

lajmin se Gjoni ishte fejuar dhe pas një kohe babai i saj e fejon me një djalë të cilin Pola

në të vërtetë nuk e donte, pra nga një paraqitje aq e kulturuar dhe e qytetëruar e familjes së

Polës gjatë tërë kohës sa kishte qëndruar Gjoni tek ata, del se edhe ata janë të infektuar

edhe pse ishin qytetarë, nuk kishin arritur ta zhdukin plotësisht atë dukuri. Megjithatë këtu

ndryshon pak situata sepse familja e vajzës detyrohet t`i japë dhëndrrit para dhe babait të

Polës i leverdisi sepse duhej të jepte më pak para se sa mendonte se do jepte.

Këtë dukuri që e ceka më lartë Gjoni e dënon duke i thirrur mendjes së femrës së

asaj kohe që të mos rrijë duarkryq por ta merr fatin e jetës së saj në dorë e jo ta lërë në

dorën e dikujt tjetër, se a e donë prindërit apo jo, se a e do Afërditën babai i saj e të kërkojë

para më tepër për të apo jo, se a e përcakton paraja vlerën e femrës, se a do e japë vajzën

babai i Polës vetëm për shkak se do paguajë më pak.

Page 16: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

16

Po ashtu një rol të rëndësishëm në plotësimin e qëllimit drejt goditjes së

patriarkalitetit e luajtën në vepër edhe Prindërit e Gjonit, të cilët janë personazhet që i bëjnë

më së shumti presion Gjonit dhe me qëllim të ruajtjes së nderit ia thyejnë ëndrrat djalit të

tyre i cili kishte dëshirë të madhe të vazhdonte studimet e të merrej me filozofët e tij të

preferuar. Pra prindërit e Gjonit ia ndaluan të gjithë ato ëndrra që ai kishte duke e martuar

atë për të dërguar në vend një fjalë të para ca vitesh dhe duke e sjellë djalin e tyre drejt

akteve që binin ndesh me dëshirën e tij e që në fund doli se ato ishin fatale për djaloshin.

Këtu autori e godet prapambeturinë e kohës duke u munduar të përcjell ide përparimtare,

duke treguar një model që nuk duhet ndjekur.

Page 17: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

17

4. Vlerat letrare dhe artistike TË ROMANIT “PSE”

Vepra në fjalë ka elemente të dukshme artistike, duke qenë se ka edhe një tematikë

shoqërore për dallim nga veprat e autorëve të periudhës së romantizmit. Autori duket se ka

pasur njohuri të duhura edhe nga teoria e letërsisë por edhe nga letërsia moderne botërore.

Konceptet e mohimit të përgjithshëm të jetës me të cilat u morën letrarët botërorë i gjejmë

edhe në këtë vepër por të vendosur në një ambient shqiptar ku këto koncepte hasin në

kudërshti me traditën e krijuar deri atëherë.

Nuk mund të themi se vepra ka anashkaluar traditën dhe të kaluarën por fokusimi

është në të tashmen, në përballjen e njeriut me jetën dhe shoqërinë dhe me idetë e tij që

nuk gjejnë ambient por qëndrojnë pezull mbi amullinë e përgjithshme shoqërore.

Po të bëjmë një paralele në mes letërsisë romantike dhe moderne të cilën e

përfaqëson Spasse, mund të arrijmë në një përfundim se vlerat letrare qëndrojnë për faktin

se ka një tendencë të paraqitjes së tablosë së jetës pa e idealizuar duke pasur qëllime të

qarta të shpërfaqjes së një realiteti ashtu siç është por duke e stolisur edhe me vlera stilistike

e letrare si elemente universale të letërsisë moderne. Në vepër nuk kemi të bëjmë me një

subjekt që bart problemet shoqërore e nacionale për t`i zgjidhur për të mirën e përgjithshme

por për një subjekt që provon të bart problematika që vetëm në sytë e heroit kryesorë

vërehen si të tilla.

Niveli i Spasses është më i përparuar se i autorëve tjerë pararendës në goditjen e

elementit absurd në shoqëri dhe në jetë. I gjendur në një Shqipëri ku monarkia idealizonte

secilin fenomen që në fakt paraqiste mjerim, intelektuali i mirëfilltë nuk mund të veprojë

dhe të mendojë në të njëjtën linjë. Rrjedhimisht shfaqen edhe shpërthime të natyrshme si

në këtë vepër. Sado e nxirë të jetë situata e veprës, ajo përçon një mesazh të fortë që lidhet

drejtpërdrejt me ndërgjegjen e mykur të shoqërisë shqiptare të asaj kohe por edhe me fatin

e njeriut.

Lexuesi i zellshëm arrin ta kuptojë mesazhin e veprës, ndonëse i prekur nga rrjedha

e ngjarjes. Teksti është thjeshtë me një nëntekst tejet kompleks në synimet e autorit për ta

paraqitur sa më të kompletuar një intelektual të vetmuar në mbretërinë e injorancës.

Page 18: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

18

5. VLERËSIME PËR VEPRËN DHE AUTORIN

Sterjoja i përjetonte mjaft vuajtjet e bashkëfshatarëve të tij dhe në përgjithësi të

popullit të thjeshtë, varfërinë e tyre që në të shumtën e rasteve vinte nga politikat e

mbrapshta që zhvilloheshin nga ata që kishin në dorë fatet e tyre. Pikërisht nga kjo i lindi

pyetja pse, e që iu bë si një lajtomotiv në romanin e tij “Pse”.

Flori Slatina

Thellimi në veprimtarinë e tij letrare të kësaj periudhe, na ndihmon të kuptojmë

drejtë zhvillimin e mëtejshëm pozitiv të Spasses si shkrimtar.

Humanizmi, demokratizmi, pakënaqësia ndaj realitetit feudo-borgjez e sollën S. Spassen

në pozitat e socializmit.

Krijimtaria e begatë e Spasses në vitet e pushtetit popullor romanet, tregimet, publiçistika

e tij e pasluftës, dëshmon qartë se sa shumë ka ecur autori i “Pse-së”, në rrugën e pjekurisë

artistike dhe të formimit të tij ideologjik.

Nasho Jorgaqi

Penda artistike e Sterjo Spasses përshkruan me ngjyra të mallëngjyeshme jetën e

një djaloshi pesimist. Problemi i dashurisë është pika kryesore rreth së cilës vërtiten

personazhet e romanit. Zakonet tona dhe veçanërisht ato të fejesës dhe të martesës janë

pikturuar me saktësi të ndërgjegjshme. Nuk duhet të mbetet njeri pa e kënduar këtë libër

helmi dhe melankolie.

"Gazeta e Korçës"

"Pse"-ja është një roman që del nga rrethi historik dhe një roman i ideve në Shqipëri.

Filozofinë e Gjon Zaverrit e përmbledh më mirë fjala e vjetër "Më mirë ndenjur se sa

shtruar, më mirë vdekur se sa gjallë"... Gjon Zaverri është një pjellë e thjeshtë e Niçes,

Shopenhauerit, Tolstoit. Në filozofinë e tij është një tip patologjik i zhveshur nga karakteri

i socialitetit. Të mos mundi njeriu të dashurojë, kjo është një sëmundje patologjike. Kështu

Page 19: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

19

"Pse-ja?!" është romani i mohimit që përmblidhet në divizen "Bota e Hiçit, Prej Hiçit, për

Hiçin, Rrotullohet rreth qëllimit të Hiçit". Mohimi është filozofi e njeriut të dështuar,

sikundër është një tip i dështuar edhe Gjon Zaveri. Njeriu nuk mund të rrojë pa një ideal të

lartë. Pikërisht kur vjen të mungoje me "Pse-ra?", sa një ditë i mbyllur në atë dhomëzën e

tij në "kullen e fildishte" u ul dhe filloi të shkruajë..."

Vangjo Nirvana"

Sterjo Spasse është një shkrimtar i shquar intelektual, i thjeshtë, punëtor dhe

zemërgjërë. Autor i i shumë librave libri i tij më i spikatur romani 'Pse' është romani i parë

shqiptar filozofik. Sterjo Spasse është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës dhe do

mbetet i tillë.

Paskal Balliu

Page 20: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

20

PËRFUNDIM

Objekti i kësaj pune ishte nxjerrja në pah dhe argumentimi i vlerave të romanit

“Pse” të Sterjo Spasses, poashtu edhe të kuptojmë se çfarë vlera prezenton si vepër në

letërsinë shqipe.

Vitet 20-30 të shekullit XX shpërfaqën një mori krijuesish, shkrimet e të cilëve

kishin për synim ta ballafaqonin shoqërinë shqiptare me realitetin dhe idetë përparimtare.

Natyrisht se kjo periudhë shënon edhe hapat e parë drejt krijimit të një letërsie moderne,

të mirëfilltë artistike, me tematikë sociale, filozofike e politike. Bartës i kësaj periudhe

ishte padyshim Sterjo Spasse.

Shkrimtari jetoi në një kohë ku nuk ishin kushtet e përshtatshme për të krijuar për shkak

të censurës, por megjithatë arriti të na lejë krijime me vlera artistike, letrare e filozofike.

Kontributi i tij për letërsinë shqipe është i padiskutueshëm, duke botuar romanin e

parë filozofik dhe duke trajtuar tema sociale të cilat godisnin prapambeturitë e asaj kohe

dhe që paraqisnin një model konkret të një rruge dhe një mënyre veprimi e cila nuk duhet

ndjekur. Kështu shkrimtari mundohet të përcjellë një mesazh vetëdijësues duke e trajtuar

një tematikë që përkonte me kohën të cilën e ka shkruar dhe ai arrin të shpërndajë ide

përparimtare poashtu.

fshatarësisë, ai ia kushtoi veprat e tij më të mira jetës, halleve dhe përpjekjeve të

popullit të thjeshtë.

Merita kryesore e shkrimtarit Sterjo Spasse në romanin “Pse?!” qëndron në radhë të parë

në faktin që ai trajton në veprën e tij një temë me karakter shoqëror dhe i vendos ngjarjet

në kohën e tij, pa u shtyrë në të kaluarën.

Gjëja më e shëndoshë e kësaj vepre është kritika që ai drejton kundër shoqërisë,

kundër fenomeneve negative në jetën shqiptare të atëhershme.

Duke u njohur me shkrimet e paraluftës të Spasses, dallojmë dy tiparet themelore

që e përshkojnë krijimtarinë letrare të shkrimtarit tonë: humanizmin dhe demokratizmin. I

dalë nga gjiri i shumëvuajtur i

Krijimtaria e tij ka mbetur sot e kësaj dite gjurmë në letërsinë shqipe e cila

prezenton vlera unike dhe që e tërheqin lexuesin për shkak të rëndësisë së veprës,

mjeshtërisë së përdorur në ndërtimin e veprës, e cila bëri një kthesë në letërsinë shqipe, gjë

Page 21: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

21

e cila e bën shkrimtarin të jetë i përjetshëm në letërsinë shqipe dhe të ketë një vend të

veçantë tek emrat e mëdhenj të kësaj letërsie.

Page 22: Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani”...studimore, siç është metoda historike (ku njihemi me biografinë e autorit, jetën dhe veprën e tij), metoda analitike, metoda përshkruese

22

LITERATURA

1. Sabri Hamiti, Letërsia moderne, “Faik Konica”, Prishtinë.

2. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqipe, “Dukagjini”, Tiranë-Pejë.

3. Sterjo Spasse, Pse?!, “Rilindja”, Prishtinë.

4. Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Fenomeni i Avanguardës në Letërsinë

Shqiptare, “Arbëria”, Tiranë.

5. A. Fuga, Shtigje drejt guvës së gjarprit, “Ora”