44
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria – Vlada - Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja Ministry of Environment and Spatial Planning Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës Instituti për Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor V S M VLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR për PLANIN HAPËSINOR PARKUT KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA” Prill 2015

V S M - ammk-rks.netshq).pdf · planifikues, dhe zgjedhja e një grupi relevant të objektivave të VSM-së. Gjatë një punëtorie të mbajtur me Gjatë një punëtorie të mbajtur

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada - Government

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorMinistarstvo Sredine i Prostornog Planiranja

Ministry of Environment and Spatial Planning

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

Instituti për Planifikim Hapësinor

në bashkëpunim me

Programin për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor

V S MVLERËSIMI STRATEGJIK MJEDISOR

për

PLANIN HAPËSINORPARKUT KOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”

Prill 2015

Instituti për Planifikim Hapësinor

2

Tabela e përmbajtjes1. Hyrja dhe historiku .....................................................................................................................................3

1.1 Qëllimi dhe fushëveprimi i VSM-së ................................................................................................... 3

1.2 Procesi i VSM-së për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna............................. 3

1.3 Struktura e Raportit Mjedisor............................................................................................................ 5

2. Korniza ligjore dhe strategjike dhe informacionet në dispozicion .............................................................6

2.1 Korniza ligjore.................................................................................................................................... 7

2.2 Veprimet strategjike .......................................................................................................................... 7

3. Studimi bazë i mjedisit................................................................................................................................9

3.2 Biodiverziteti.................................................................................................................................... 11

3.3 Popullsia dhe shëndeti i njeriut ....................................................................................................... 13

3.4 Shfrytëzimi i tokës ........................................................................................................................... 15

3.5 Uji..................................................................................................................................................... 16

3.6 Ajri dhe klima................................................................................................................................... 18

3.7 Peizazhi dhe trashëgimia kulturore ................................................................................................. 18

3.8 Asetet materiale .............................................................................................................................. 19

4. Çështjet kyçe mjedisore dhe objektivat e VSM-së ...................................................................................20

5. Përmbledhje e hartimit të Planit Hapësinor.............................................................................................23

6. Analiza e përputhshmërisë së objektivave të Planit Hapësinor ...............................................................23

Synimi 1 – Administrimi, menaxhimi efikas i parkut dhe bashkëpunimi në shërbim të parkut.................. 26

Synimi 2 – Mbrojtje, ruajtje dhe shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore në parkdhe për rreth tij ........................................................................................................................................... 27

Synimi 3 – Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut................................................................... 27

Synimi 4 – Zhvillimi socio-demografik në vendbanimet brenda dhe për rreth parkut ............................... 28

Synimi 5 – Sigurimi i qasjes dhe i shërbimeve publike në park ................................................................... 28

7. Vlerësimi i ndikimeve mjedisore të Kornizës së Zhvillimit Hapësinor ......................................................29

7.1 Njësitë e Zonës I: Vlerësimi i propozimit dhe shqyrtimi i alternativave të mundshme ........................ 29

7.2 Njësitë e Zonës II dhe Zonës III: Vlerësimi i propozimit dhe shqyrtimi i alternativave të mundshme.. 34

8. Vlerësimi i ndikimit të strategjisë dhe veprimeve për zbatim në mjedis .................................................37

9. Plani i monitorimit ....................................................................................................................................40

10. Përmbledhja jo-teknike ............................................................................................................................42

Instituti për Planifikim Hapësinor

3

1. Hyrja dhe historiku

1.1 Qëllimi dhe fushëveprimi i VSM-së

Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është një "proces sistematik për vlerësimin e pasojave mjedisore të njëpolitike të propozuara, iniciativave të një plani apo programi me qëllim të sigurimit se ato janë përfshirëplotësisht dhe trajtohen në mënyrë të përshtatshme në fazën më të hershme të përshtatshme tëvendimmarrjes, në të njëjtin nivel me konsideratat ekonomike dhe sociale "(Sadler and Verheem, 1996).Qëllimi përfundimtar i VSM-së është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe i kontribuonpromovimit të qëndrueshmërisë. VSM-ja synon përmirësimin e planit ose programit, duke sugjeruarobjektivat apo strategjitë e reja, si dhe duke rishikuar strategjitë e propozuara dhe sugjeruar ato që mundtë jenë më të mira në drejtim të rritjes së mundësive mjedisore dhe minimizimit të ndikimeve dherreziqeve. Si pasojë, VSM-ja duhet të fillojë herët në procesin e përgatitjes së planit dhe duhet tëintegrohet plotësisht në të. Në Kosovë VSM-ja është e rregulluar me Ligjin nr. 03/230, i cili përcaktonkushtet, formën dhe procedurat për zbatimin e VSM-së. Në thelb, ligji për VSM-në kërkon që procedura eVSM-së të përbëhet nga:

- Përgatitja e një raporti të VSM-së në lidhje me ndikimet e konsiderueshme të draftit të planit oseprogramit (PP);

- Konsultimi i organeve relevante, dhe publikut të gjerë, për draftin e PP-së dhe raportin shoqëruestë VSM-së;

- Marrja në konsideratë e raportit për VSM-në dhe rezultateve të konsultimit në vendimmarrje;

- Komunikimi i rezultateve të VSM-së dhe përfshirja e rezultatit të saj në PP.

Sipas Ligjit Nr. 03/230, VSM-ja është e detyrueshme për PP-të vijuese:

- PP-të që janë të përgatitura për planifikim hapësinor, planifikim të qytetit, shfrytëzim të tokës,bujqësi, pylltari, peshkatari, gjueti, energji, industri, miniera, komunikacion, menaxhim tëmbeturinave, menaxhim të ujërave, telekomunikacion, turizëm, dhe të përbejnë kornizën përprojektet e ardhshme të zhvillimit të cilat i nënshtrohen VNM-së sipas Ligjit për VNM;

- PP-të të cilat, duke marrë në konsideratë lokacionin në të cilin realizohen, mund të ndikojnë nëzonat e mbrojtura të natyrës, mbi habitatet natyrore dhe në florën dhe faunën e egër.

- Llojet e tjera të PP-ve, vetëm nëse ato janë përcaktuara përmes "ekzaminimit" që kanë gjasa tëkenë ndikime të konsiderueshme në mjedis

- Modifikimet e vogla të PP-së dhe PP-ja për zonë të vogël në nivel lokal, vetëm nëse ato janëpërcaktuar përmes "ekzaminimit" që kanë gjasa të kenë ndikime të konsiderueshme në mjedis.

Kështu, planet hapësinore për zonat e mbrojtura kërkojnë VSM, siç është specifikuar në kushtin e dytë mëlartë.

1.2 Procesi i VSM-së për Planin Hapësinor të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

Figura 1.1 paraqet fazat kryesore të VSM-së dhe ndërveprimin e tyre me procesin e planifikimit hapësinor.Aktivitetet VSM-së filluan në mars të vitit 2014 pasi që ishin hartuar dokumenti i Profilit dhe Vizionit, dhesynimet dhe objektivat e Planit Hapësinor. Së pari ishin analizuar konteksti ligjor dhe strategjik, përmessistemimit të informacionit në lidhje me dokumentet relevante të legjislacionit, si dhe politikat dheveprimet e tjera strategjike me implikime për Planin Hapësinor, ose më në përgjithësi, për territorin eParkut Kombëtar. Gjithashtu, gjatë kësaj faze janë mbledhur dhe rishikuar (shih Seksionin 2.2) të gjithainformacionet e rëndësishme që janë në dispozicion (raporte, studime sektoriale, të dhënat e GIS etj). Mëpas, janë analizuar dokumentet e Profilit dhe Vizionit dhe janë formuluar komente dhe rekomandime

Instituti për Planifikim Hapësinor

4

paraprake. Këto janë ndarë me ekipin planifikues gjatë takimit të parë në mars të vitit 2014. Në këtë takimështë diskutuar dhe është dakorduar metodologjia e punës për VSM-në.

Pas vizitave të zhvilluara në terren është përpiluar një studim bazë i mjedisit. Qëllimi i studimit bazë ishte tëndihmojë në identifikimin e problemeve dhe mundësitë kryesore që duhet të sillen në vëmendjen e ekipitplanifikues, dhe zgjedhja e një grupi relevant të objektivave të VSM-së. Gjatë një punëtorie të mbajtur metë gjithë akterët më 27 mars 2014, ishte prezantuar dhe diskutuar një listë paraprake e objektivave të VSM-së. Punëtoria ofroi mundësinë e diskutimit të çështjeve kryesore mjedisore në rrezik për zonën e studimit,si dhe të theksimit të një drejtimi për objektivat e VSM-së. Mendimet dhe sugjerimet paraprake janëmbledhur dhe përdorur për të rishikuar objektivat e VSM-së, dhe për të përditësuar hartimin e studimitbazë të mjedisit. Pas punëtorisë, është hartuar dhe ndarë me ekipin planifikues një dokument që komentonkapitullin e Profilit dhe Vizionit të Planit Hapësinor. Ky dokument përmban edhe një vlerësim paraprak tëpajtueshmërisë ndërmjet objektivave të Planit Hapësinor dhe draft listës së objektivave të VSM-së, të cilatdo të përdoren për të informuar fazat e ardhshme të planifikimit.

Në maj të vitit 2014 është mbajtur një punëtori mbi skenarët e zhvillimit hapësinor për Planin Hapësinor,duke u fokusuar në mënyrë të veçantë mbi një draft për zonimin e Parkut. Në punëtori morën pjesëpërfaqësues nga pesë komunat brenda Parkut, si dhe një sërë akterësh të nivelit shtetëror. Gjatë kësajpunëtorie u prezantuan dhe u diskutuan problemet dhe mundësitë e rishikuara mjedisore, si dhe objektivate VSM-së. Për hartimin e një liste përfundimtare, e cila është paraqitur në Kapitullin 4 të këtij raporti, upërdorën komente dhe sugjerime. U hartuan dhe u diskutuan gjithashtu edhe skenarët e mundshëm përzonim për Parkun Kombëtar. VSM-ja ofroi kontributin në këtë diskutim duke rekomanduar disa rregulla tëpërgjithshme që duhet të ndiqen gjatë zonimit me qëllim të përmirësimit të performancës mjedisore tëplanit, dhe kontribuimit në mbrojtjen e biodiverzitetit dhe zonave natyrore. Pas punëtorisë, një grup irekomandimeve për rishikimin dhe përmirësimin e draftit për zonimin e Parkut Kombëtar, së bashku melistën përfundimtare të objektivave të VSM-së, i’u dhanë ekipit planifikues.

Lista përfundimtare e objektivave të VSM-së është përdorur me qëllim të përditësimit të vlerësimit tëpajtueshmërisë së objektivave të Planit Hapësinor dhe kryerjes së një vlerësimi paraprak të ndikimevemjedisore të draftit për zonim. Së fundmi, u krye analiza e ndikimeve mjedisore të strategjisë dheveprimeve për zbatim, të cilat janë hartuar nga ekipi planifikues hapësinor në shtator të vitit 2014.

Figura 1.1. Fazat kryesore të procesit të VSM-së dhe ndërveprimi me procesin e planifikimit

Instituti për Planifikim Hapësinor

5

1.3 Struktura e Raportit Mjedisor

Ky raport është strukturuar si në vijim: Kapitulli 2 ofron informacione mbi kornizën ligjore dhe strategjike.Kapitulli 3 përshkruan të dhënat që janë në dispozicion dhe paraqet studimin bazë të mjedisit dhe evulimine tij të mundshëm pa zbatimin e Planit Hapësinor. Kapitulli 4 përshkruan problemet dhe mundësitë kyçemjedisore, dhe radhitë objektivat e VSM-së që janë përcaktuar për Planin Hapësinor. Kapitulli 5 ofron njëpërmbledhje të përmbajtjes së draftit të Planit Hapësinor. Kapitulli 6 përmban rezultatin e vlerësimit tëpajtueshmërisë të qëllimeve të Planit Hapësinor. Kapitulli 7 dhe Kapitulli 8 përmbajnë një vlerësimparaprak të ndikimeve mjedisore të draftit të kornizës së zhvillimit hapësinor, dhe përkatësisht draftet estrategjive dhe veprimeve për zbatim. Kapitulli 9 ofron një propozim për planin monitorues. Në fund,Kapitulli 10 përmban përmbledhjen jo-teknike të raportit të VSM-së.

Tabela 1.1 ofron një përmbledhje të kërkesave të Ligjit të Kosovës për VSM-në dhe shënjon seksionetrelevante të Raportit Mjedisor të cilat plotësojnë këto kërkesa.

Informacionet që duhet të jepen në raportet e VSM-së (Shtojca 2, Ligji Nr.03/L-230 Të mbuluara në këtë raport?

1. përmbledhje të përmbajtjes, qëllimeve kryesore të planit ose programit dheraportet me planet dhe programet tjera relevante

Kapitulli 5 dhe Kapitulli 2

2. aspektet relevante të gjendjes aktuale mjedisore dhe evoluimi i mundshëmpa zbatimin e planit

Kapitulli 3

3. karakteristikat mjedisore të zonave që mund të ndikohen seriozisht Kapitulli 3

4. problemet ekzistuese mjedisore që janë relevante për planin dheprogramin, përfshirë në veçanti, ato të cilat lidhen me zonat e rëndësisë sëveçantë mjedisore

Kapitulli 3 dhe Kapitulli 4

5. objektivat e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara në nivel kombëtarë,ndërkombëtar ose të komunitetit evropian të cilat janë relevante për planindhe mënyra se si ato objektiva dhe konsideratat tjera mjedisore mund tëmerren parasysh gjatë përpilimit të tyre.

Kapitulli 2, Kapitulli 6 dheKapitulli 7

6. ndikimet e mundshme në mjedis, në fushat si biodiverziteti, popullsia,shëndeti njerëzor, fauna, flora, toka, uji, ajri, faktorët klimatik, asetetmateriale, trashëgimia kulturore duke përfshirë trashëgiminë arkitekturaledhe arkeologjike, peizazhin dhe ndërveprimin në mes të faktorëve të cekurmë lart

Kapitulli 6, Kapitulli 7 dheKapitulli 8

7. masat e parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe neutralizuar sa mëshumë që është e mundur ndikimet në mjedis si rrjedhojë e zbatimit tëplanit

Kapitulli 7 dhe Kapitulli 8

8. përmbledhjen e arsyeve për zgjedhjen e alternativave të parashtruara, dhepërshkrimi se si është bërë vlerësimi, përfshirë vështirësitë - si mungesatteknike dhe të njohurive – të hasura gjatë mbledhjes së informacioneve tëkërkuara

Kapitulli 6, Kapitulli 7 dheKapitulli 8

9. përshkrimin e masave të parapara në lidhje me monitorimin Kapitulli 9

10. përmbledhjen jo-teknike të informacioneve të paraqitura kategoritë e sipërpërmendura

Kapitulli 10

Tabela 1.1. Përmbajtja e kërkuar e raportit mjedisor në bazë të Ligjit Nr. 03/L-230 dhe kapitulli (kapitujt) në të cilinështë mbuluar në këtë raport

VSM-ja është kryer në përputhje me fazat dhe detyrat e propozuara në dokumentin "Udhëzimet përVlerësimin Strategjik Mjedisor", dhe janë ilustruar në diagramin e paraqitur në figurën 1.2. Rezultatet edetyrave të ndryshme janë pasqyruar në këtë raport si në vijim:

- Identifikimi i kornizës strategjike: Kapitulli 2

Instituti për Planifikim Hapësinor

6

- Hartimi i një studimi bazë: Kapitulli 3

- Studimi i çështjeve mjedisore dhe propozimi i objektivave të VSM-së: Kapitulli 4

- Konsultimi mbi fushëveprimin e VSM-së: proceset e konsultimit, të ndërmarra për të definuarfushëveprimin e VSM-së, janë të paraqitura në Seksionin 1.2

- Testimi i objektivave të planit kundrejt objektivave të VSM-së: Kapitulli 6

- Identifikimi dhe krahasimi i alternativave, vlerësimi i efekteve të draft-planit dhe propozimi imasave lehtësuese: Kapitulli 7 dhe 8

- Konsultimi mbi raportin e VSM-së dhe vlerësimi i ndryshimeve: Seksioni 1.2

- Zhvillimi i planit monitorues: Kapitulli 9

Figura 1.2 Fazat dhe detyrat e VSM-së të propozuara në Udhëzimet për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (UN-Habitat,planifikuar për të ardhmen).

Identifyingthe strategicframework

Stage B: Supportingthe design of the

plan and assessingimpacts

Scopingenvironmental

issues andproposing SEA

objectives

Producing abaseline study

Consulting on thescope of SEA

Stage A: Settingthe context and

scoping

Testing the planobjectives againstthe SEA objectives

Identifying andcomparingalternatives

Assessing theeffects of the draft

plan

Proposing mitigationmeasures

Stage C: Preparingthe SEA report Preparing the SEA

report

Stage D:Consultation anddecision-making

Consult on the SEAreport

Assess changes

Decision-makingand providinginformation

Stage E:Monitoring theimplementation

of the plan

Developing andapplying a

monitoring plan

Instituti për Planifikim Hapësinor

7

2. Korniza ligjore dhe strategjike dhe informacionet në dispozicion

2.1 Korniza ligjore

Tabela 2.1 ofron një përmbledhje të legjislacionit të Kosovës që përcakton objektivat dhe politikat embrojtjes së mjedisit që janë potencialisht të rëndësishme për Planin Hapësinor dhe VSM-në.

Ligji Qëllimi dhe fushëveprimi

Ligji Nr. 03/L–233MBI MBROJTJEN E NATYRËS

Me këtë ligj përcaktohet sistemi i mbrojtjes dhe ruajtjes së përgjithshmetë natyrës (tërë laramanisë biologjike dhe peizazhore) dhe vlerave të saj.

Ligji Nr. 04/L-086 PËR PARKUNKOMBËTAR “BJESHKËT E NEMUNA”

Me këtë ligj përcaktohet Parkun Kombëtar, duke definuar kufijtë e tij,administrimin dhe regjimet e mbrojtjes

Ligji Nr. 03/L-025Për mbrojtjen e mjedisit

Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale meparimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit tëqëndrueshëm. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit tëshëndetshëm për popullsinë e Kosovës me sjelljen graduale tëstandardeve për mjedis të Bashkimit Evropian.

Ligji Nr.2004/24PËR UJËRAT E KOSOVËS

Me këtë ligj rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin,planifikimin, mbrojtjen dhe përgjegjësitë institucionale në lidhje meujërat dhe burimet ujore.

Ligji Nr. 02/L-26 PËR TOKËNBUJQËSORE

Përcakton shfrytëzimin, mbrojtjen, rregullimin dhe qiradhënien e tokësbujqësore, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së potencialit bujqësor nëmënyrë të përhershme, duke u bazuar në parimet e zhvillimit tëqëndrueshëm.

LIGJI NR. 04/L-120 PËR MBROJTJEN EBIMËVE

Ky ligj rregullon të gjitha aktivitet që kanë të bëjnë me: 1. mbrojtjen e bimëve, tëprodukteve bimore dhe objekteve të tjera të përfshira në prodhimtarinë bimore;2. përcaktimin e masave për parandalimin e hyrjes dhe përhapjes së organizmavetë dëmshëm në bimë, produkte bimore dhe objekte të tjera dhe për zhdukjen etyre; 3. lehtësimin e mbledhjes dhe këmbimit të informatave dhe të dhënave mevende të tjera; 4. financimin dhe kompensimin për punët e kryera në lëmin embrojtjes së bimëve; 5. përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të subjekteve tëpërfshira në mbrojtjen e bimëve dhe zbatimin e këtij ligji në Kosovë.

LIGJI NR. 02/L-79PËR VEPRIMTARITËHIDROMETEOROLOGJIKE

Ky ligj konsideron të gjitha llojet e matjeve e të vrojtimeve të elementevedhe dukurive meteorologjike, hidrologjike, biometeorologjike,hidrobiologjike, përpunimi dhe shpallja e rezultateve të mbledhura tëkëtyre matjeve dhe vrojtimeve, shpallja e informatave të rregullta dhe tëkohë pas kohshme për motin, gjendja e ujërave sipërfaqësore dhenëntokësore, përcjellja dhe hulumtimi i ndryshimeve dhe dukurive nëatmosferën e hidrosferës me rëndësi për ekonominë e Kosovës dhestudimi e vlerësimi i ndikimeve të tyre në mjedis.

LIGJI NR. 02 / L-102PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA

Qëllimi i këtij ligji është shmangia, parandalimi ose zvogëlimi në bazaprioritare të ndikimeve të dëmshme, duke përfshirë edhe bezdisjen sirezultat i ekspozimit ndaj zhurmës. Ky ligj do të ofrojë bazë për krijimin emasave për zvogëlimin e zhurmës së emituar nga burimet e mëdha,veçanërisht ato rrugore, hekurudhore, ajrore, pajisjet e jashtme dheindustriale, makineria mobile dhe burimet tjera të ndotjes dhe bezdisjessë mjedisit nga zhurma.

LIGJI NR. 03/L-043PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLINE INTEGRUAR TË NDOTJES

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe kontrolli i integruar i ndotjes i cilivjen si pasojë e veprimtarive industriale, në veçanti duke parandaluar dhereduktuar mbeturinat, emisionet në ajër, ujë dhe tokë.

LIGJI NR. 03/L-160PËR MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA

Ky ligj ka për qëllim të rregulloj dhe garantoj të drejtën e qytetarëve përtë jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin enjeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit

LIGJI NR. 03/L-214PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NËMJEDIS

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi ose zvogëlimi i ndikimeve negative tëprojekteve të propozuara publike dhe private dhe në këtë mënyrë tikontribuojë ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit, mbrojtjes së

Instituti për Planifikim Hapësinor

8

shëndetit të njeriut si dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.

LIGJI NR.04 / L-060 PËR MBETURINA Ky ligj ka për qëllim: 1. evitimin dhe reduktimin sa më të madh tëmundshëm të gjenerimit të mbeturinave; 2. ripërdorimi i komponentëvetë përdorshëm nga mbeturinat; 3. zhvillimi i qëndrueshëm përmesmbrojtjes dhe ruajtjes së resurseve njerëzore; 4. parandalimi i ndikimevenegative të mbeturinave në mjedis dhe shëndetin e njeriut; 5. deponimipërfundimtar i mbeturinave në mënyrë të pranueshme mjedisore

LIGJI NR. 02/L-116 PËR KIMIKATE Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i administrimit të qëndrueshëm tëkimikateve, duke i përfshirë masatpër mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut prej ndikimit tëdëmshëm nga kimikatet.

Tabela 2.1 Ligjet relevante mjedisore, qëllimi dhe fushëveprimi i tyre

2.2 Veprimet strategjike

Tabela 2.2 ofron një përmbledhje të veprimeve strategjike (politikave, planeve ose programeve) që janëpotencialisht të rëndësishme për të ndikuar në Planin Hapësinor. Konsistenca e Planit Hapësinor me këtoveprime (e ashtuquajtura "Analiza e jashtme e pajtueshmërisë") është përshkruar në tabelën 2.3.

Veprimi strategjik Qëllimi dhe fushëveprimi

Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+

Promovon interesat e përbashkëta të banorëve të Kosovës, për një zhvillim mëtë shpejtë ekonomik me qëllim të përmirësimit të kualitetit të jetës, pornjëkohësisht edhe të mbrojë resurset, trashëgiminë natyrore dhe kulturore.Përpilimi i Planit Hapësinor të Kosovës ndihmon shtrirjen hapësinore tëzhvillimeve, të nivelit kombëtar, komunal e urban.

Strategjia dhe Plani i Veprimit përBiodiverzitetin 2011 – 2020

Është dokument bazë për mbrojtjen e natyrës, i cili i përcakton synimetafatgjata të ruajtjes së biodiverzitetit dhe laramanisë peizazhore, vlerave tëmbrojtura të natyrës, si dhe mënyrën e zbatimit në harmoni mezhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor.

Strategjia e Kosovës për mjedisin E zhvilluar nga MMPH, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit. Ajoparaqet bazën për hartimin e Planit të Kosovës për Veprim në Mjedis.

Plani i Kosovës për Veprim nëMjedis

Specifikon në detaje të gjitha aktivitetet e nevojshme për realizimin eStrategjisë së Mjedisit. Plani i Veprimit përmban programin operativ përarritjen e objektivave të Strategjisë

Strategjia Rajonale e Turizmit nëRajonin Perëndimor të Kosovës

Strategjia synon krijimin e kushteve për përdorimin e qëndrueshëm tëburimeve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore, e cila do të mundësojëpromovimin e Kosovës perëndimore si një destinacion turistik, dhepërmirësimin e imazhit të vendit në përgjithësi, si një vend i sigurt dhetërheqës. Gjetjet e kësaj strategjie sugjerojnë se në zonën e PK mund tëpromovohet zhvillimi i mëtejshëm i turizmit dimëror dhe veror, përmes ofrimittë atraksioneve turistike, si sporte të ndryshme dhe aktivitete rekreative,shërbime shëndetësore dhe kurative, si dhe përmes promovimit të ekoturizmitdhe agroturizmit.

Dokumenti për Politika dheStrategjinë e zhvillimit të sektorittë pylltarisë 2010 – 2020

Ky dokument përshkruan strategjitë për krijimin e sistemeve efektive përmenaxhimin shumëqëllimorë të resurseve pyjore, si dhe zhvillimin e njëindustrie pyjore e cila është në harmoni me resurset ekzistuese pyjore

STUDIMI I FIZIBILITETIT PËRKRIJIMIN E ZONËS SË MBROJTURNDËRKUFITARE - UNEP

Ky dokument përcakton bazën për krijimin e një zone të mbrojtur ndërkufitare,përfshirë edhe pjesë të territorit të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Edhe pse kjo nukështë një politikë apo strategji formale, është e dobishme marrja nëkonsideratë e këtij dokumenti për të siguruar që PH është potencialishtkonsistent me krijimin e një zone të mbrojtur ndërkufitare në të ardhmen.

Tabela 2.2 Veprimet relevante strategjike, qëllimi dhe fushëveprimi i tyre

Instituti për Planifikim Hapësinor

9

Veprimi strategjik Komente mbi ndërveprimet dhe konfliktet e mundshme

Plani Hapësinor i Kosovës 2010-2020+ Zona ku ndodhet Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna" është përcaktuar si"Kopshti i Kosovës" në Planin Hapësinor të Kosovës, për shkak të kontekstitdominues natyror dhe vlerave. Ky përkufizim është themeli prej të cilit kafilluar krijimi i kornizës së zhvillimit hapësinor për Parkun. Plani hapësinor iParkut Natyror synon prezantimin e rregulloreve për ruajtjen dheshfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore të parkut, me qëllim tëzbatimit të vizionit të dhënë me Planin Hapësinor të Kosovës.

Strategjia dhe Plani i Veprimit përBiodiverzitetin 2011 – 2020

Krijimi i një sistemi të zonimit, dhe sidomos identifikimi i njësive të Zonës I(të cilat përfaqësojnë rezervat e natyrës që mund të përdoren vetëm përqëllime shkencore dhe arsimore), është që të sigurojë një nivel të lartë tëmbrojtjes së zonave që janë më të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit.Zona të tilla janë identifikuar përmes përdorimit të njohurive më të mira nëdispozicion, të cilat janë mbledhur në takime dhe punëtori me ekologët dhebiologët.

Strategjia e Kosovës për mjedisin dhePlani i Kosovës për Veprim në Mjedis

Plani Hapësinor përmban sinergji me shumë objektiva dhe veprime tëpropozuara në këto dokumente, sidomos në aspektin e: - mbrojtjes sëzonave më të ndjeshme dhe të vlefshme për ruajtjen e biodiverzitetit;promovimin e vetëdijesimit dhe edukimit në fushën e mjedisit; - nxitjen epërmirësimit të njohurive në dispozicion në lidhje me karakteristikatmjedisore të Parkut (p.sh., përmes promovimit të inventarizimit të llojevedhe ekosistemit.)

Strategjia Rajonale e Turizmit në RajoninPerëndimor të Kosovës

Korniza e zhvillimit hapësinor dhe Strategjia si dhe veprimi për zbatimpërmbajnë disa dispozita që synojnë promovimin e turizmit (bazuar nënatyrë) në Park. Identifikimi dhe caktimi i kufijve të njësive të Zonës III meqëllim të plotësimit të nevojave për zhvillim të objekteve turistike në tëardhmen. Disa nga këto objekte (p.sh., pistat e skijimit apo shtigjeve tëalpinizmit) gjithashtu mund të zhvillohen në njësitë e Zonës II, sipas nevojës

Dokumenti për Politika dhe Strategjinëe zhvillimit të sektorit të pylltarisë 2010– 2020

Prerja e paligjshme e pyjeve, dhe menaxhimi i pyjeve dhe mbrojtja nëpërgjithësi, paraqesin çështje me interes për territorin e Parkut. Korniza ezhvillimit hapësinor e Planit Hapesinor përmban dispozita për të adresuarkëto proble-me, veçanërisht në lidhje me: 1) rregullimin e pyjeve në njësitë eZonës II (përmes lejimit të prerjeve vetëm për plotësimin e nevojave tëpopullsisë rezidente ose reduktimin e rrezikut nga zjarri, por ndalon prerjenpër aktivitete industriale); 2) Ripyllëzimi në zona që shërbejnë si mbrojtësedhe rregullatore të dëmtimit të mjedisit, pa ndikim në pyjet ekzistuese;

STUDIMI I FIZIBILITETIT PËR KRIJIMIN EZONËS SË MBROJTUR NDËRKUFITARE -UNEP

Gjatë procesit të Planifikimit, përfaqësues të zonave ndërkufitare u ftuan nëdisa prej punëtorive dhe diskutimeve, për të promovuar bashkëpunimin nëtë ardhmen në drejtim të krijimit të një zone të mbrojtur ndërkufitare.Përmirësimi i disa prej rrugëve dhe shtigjeve që çojnë në zonat kufitare tëparapara me Planin mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.Strategjia dhe veprimet për zbatimin në mënyrë specifike parashikonbashkëpunimin me institucionet dhe autoritetet ndërkombëtare, e cila mundtë hapë rrugën për krijimin e një zone të mbrojtur ndërkufitare në tëardhmen

Tabela 2.3. Lidhjet ndërmjet Planit Hapësinor dhe veprimeve tjera relevante strategjike

Instituti për Planifikim Hapësinor

10

3. Studimi bazë i mjedisit

Ligji për VSM-në kërkon që Raporti i VSM-së të përfshijë një përshkrim të aspekteve relevante të gjendjesaktuale të mjedisit dhe evulimin e saj të mundshëm pa zbatimin e planit ose programit, si dhe njëpërshkrim të çfarëdo problemi ekzistues mjedisor. Ky kapitull përmbush këtë kërkesë përmes sigurimit tënjë përmbledhjeje koncize të aspekteve mjedisore të radhitura në Ligjin për VSM-në. Ky studim bazik imjedisit është i bazuar në analizën e burimeve të informacionit që janë në dispozicion (Seksioni 3.1), si dhenë kapitullin e Profilit të Planit Hapësinor, i cili duhet të referohet për më shumë informacione përshkruesetë karakteristikave mjedisore të Parkut Kombëtar.

3.1 Burimet e informacionitTabela 2.4 ofron një përmbledhje të raporteve dhe burimeve të tjera të informacionit në dispozicion, tëcilat janë të rëndësishme për VSM-në dhe që paraqesin bazën për hartimin e studimit bazë të mjedisit, tëpërshkruar në kapitullin e ardhshëm.

Burimi Autori/agjenciaGjendja e Natyrës 2008-2009 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në KosovëBjeshkët e Nemuna. Perla natyrore e Kosovës. Analizërreth ecurisë së shpalljes Park Kombëtar

Zeqir Veselaj (2010)

Gjendja e Ujërave në Kosovë, 2010 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorAgjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Vlerësimi i Biodiverzitetit në Kosovë, 2003 USAID/KosovëStudimi i fizibilitetit për grykën e Rugovës UN-Habitat (2014)Gryka e Rugovës. Drafti për diskutimin e PLANITSTRATEGJIK PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT

Qendra për studime turistike (2007)

Shtegu i gjelbër i grykës së Rugovës në Kosovë SeeNetUdhëzues i aktiviteteve në natyrë Komuna e PejësInventarizimi Nacional I Pyjeve në Kosovë 2012 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Raporti për gjendjen e mbeturinave në Kosovë, 2008 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorAgjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Gjendja e Mjedisit në Kosovë, 20011-2012 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorAgjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Raporti për gjendjen e Ajrit, 2012 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorAgjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Kadastri i Ndotësve të Ujërave në Kosovë Qendra Rajonale e Mjedisit – Zyra në KosovëAgjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Raporti mbi Hotspotet mjedisore në Kosovë, 2011 Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë

Analiza mjedisore e shtetit të Kosovës. Vlerësimi i kostos sëdegradimit mjedisor, rishikimi institucional dhe rishikimi ishpenzimeve publike për mjedisin

Banka Botërore

Zbatimi i procesit CAHR (Cenueshmëria, Analiza eRrezikut dhe Hartëzimi) në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (2012)

Raporti teknik: identifikimi paraprak i zonave tëNatura 2000 në Kosovë

Nuk ka.

Emetimi i gazeve serrë në Kosovë 2008 - 2009 UNDP KosovëPlani për bujqësi dhe zhvillim rural 2009-2013 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Dokumenti për Politika dhe Strategjinë e zhvillimit tësektorit të pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020Raporti vjetor i progresit 2012

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Tabela 2.4 Burimet kryesore të informacioneve lidhur me çështje me rëndësi për VSM-në

Instituti për Planifikim Hapësinor

11

Të dhënat nga GIS janë vënë në dispozicion nga dy burime të ndryshme:

- EULUP 2011- Projekti i BE-së "Mbështetje e mëtutjeshme shfrytëzimit të tokës". Zyra Ndërlidhëse eKomisionit Evropian (www.eulup-ks.org). Këto të dhëna përfshijnë hartat e mbulueshmerisë sëtokës, përshtatshmërisë së tokës bujqësore, ndjeshmërisë së ujërave nëntokësore dhe rrezikut ngandotja, ndjeshmërisë dhe rrezikut të erozionit të tokës, zonave të rrezikuara nga përmbytjet, vlerate llogaritura të biodiverzitetit.

- Baza e të dhënave GIS e përpiluar nga IPH. Kjo bazë e të dhënave përfshin shtresa themelore, tëtilla si zonat pyjore, vendbanimet, kufijtë e parkut, rrugë, lumenj, liqene, kullota, gurëthyes.

3.2 Biodiverziteti

Fakte kyçe

- Prania e karakteristikave të klimës kontinentale, mesdhetare dhe alpine krijon kushte komplekseekologjike, të cilat e bëjnë këtë zonë një nga më të rëndësishmet në rajonin e Ballkanit sa i përketbiodiverzitetit;

- Llojet kryesore të ekosistemit përfshijnë pyjet e dushkut, ahut, pyjet halore dhe kullotat alpine

- Diversiteti floristik është shumë i lartë (një nga më të lartit në Ballkan, veçanërisht në aspektin eendemizmit floristik).Flora vaskulare përbëhet nga 1,611 takson (lloje dhe nënlloje), dhe ka 255lloje dhe nënlloje endemike. 19 takson bimore janë përfshirë në Listën e Kuqe të IUCN të Llojeve tëKërcënuara

- Fauna është gjithashtu shumë e pasur, heterogjene, dhe me një prani të madhe të llojeveendemike. Hulumtimet e fundit kanë regjistruar 8 lloje peshqish, 13 lloje amfibësh, 10 llojereptilësh, 148 lloje të shpendëve (që besohet të jetë mbi 200), dhe 37 lloje gjitarësh. Janë mbi 129lloje të fluturave.

- Fauna përfshinë llojet më përfaqësuese dhe emblematike të faunës së Kosovës, si rrëqebulli (Lynxlynx), ariu i murrmë (Ursus arctos), kaprolli (Capreolus capreolus), dhia e egër (Rupicaprarupicapra), shqiponja e gurëve (Aquila chrysaetos), skifteri kthetra-verdhë (Falco naummani), pula eegër (Tetrao urogallus), picërraku i zi (salamandra ATRA), lundërza (Lutra lutra), ujku (Canis lupus),macja e egër (Felix sylvestris).

- Për shkak të pasurisë me shpend dhe rrugëve tranzite të migracionit që kalojnë nëpër zonë, zonamalore është klasifikuar edhe si një Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA).

Rëndësia e Parkut për Kosovën në aspektin e llojeve endemike është paraqitur në Figurën 3.1, ndërsaFigura 3.2 paraqet rezultatet e një ushtrimi të modelimit për të hartëzuar vlerën e llogaritur tëbiodiverzitetit brenda Parkut.

Figura 3.1. Harta e lokaliteteve të llojeve të rëndësishme endemike (Burimi: AMMK - Raporti mbi Gjendjen e natyrës2006-07 Cituar në: Strategjinë dhe planin e veprimit për biodiverzitetin 2011-2020

Instituti për Planifikim Hapësinor

12

Figura 3.2. Harta e vlerës së llogaritur të biodiverzitetit. Legjenda: Sa më e errët ngjyra, vlera më e lartë. (Burimi:Elaborimi vetanak në bazë të bazës së të dhënave të EULUP-it).

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Aktivitetet e prerjes (legale dhe ilegale) masive të drunjve brenda kufijve të parkut është dukeshkaktuar degradim të gjerë të pyjeve, veçanërisht në zonat e ulëta malore. Kjo përbën njëkërcënim për ruajtjen e llojeve më të ndjeshme të bimëve dhe të kafshëve (p.sh. Ariut të murrmëdhe rrëqebullit), për shkak të rritjes së reduktimit dhe degradimit të habitatit të tyre;

- Degradimi dhe fragmentimi i habitatit të lumit po ndodh përgjatë lumit Erenik dhe lumit Lumbardhii Lloqanit, për shkak të aktiviteteve të tilla si: zhvillimi i hidro-energjisë, zgjerimi i rrugëve, ndërtimi ihoteleve, nxjerrja e zhavorrit dhe kultivimit të peshkut;

- Ekosistemet e brishta malore gjithashtu mund të kërcënohen nga shpërndarja dhe ndërtimi iparregullt i objekteve, të tilla si: hotele dhe restorante në zonat turistike;

- Kërcënimet tjera për ruajtjen e biodiverzitetit përfshijnë gjuetinë e paligjshme dhe mbledhjen eparregulluar të bimëve për përdorim mjekësor (p.sh. sanëza e verdhë);

- Pa Plan Hapësinor, konsiderohet që problemet aktuale mjedisore dhe tendencat do të vazhdojnëmë tej, ose do të përkeqësohen, duke shkaktuar humbje të mëtejshme të habitateve dhedegradimin e pyjeve në zonat që aktualisht janë të ruajtura mirë.

- Mundësitë përfshijnë mundësinë e rritjes së lidhjes së habitatit, veçanërisht për kafshët për të cilatkërkohen habitate të mëdha, edhe përmes promovimit të krijimit të një zone të mbrojturndërkufitare, e cila do të përmirësojë efikasitetin e përpjekjeve për ruajtjen e kafshëve të egra.

Instituti për Planifikim Hapësinor

13

3.3 Popullsia dhe shëndeti i njeriut

Fakte kyçe

- Brenda zonës së Parkut ekzistojnë 20 vendbanime dhe 27 të tjera janë të vendosura jashtë saj, pornë afërsi të kufijve të saj (shih Figurën 3.3). Vendbanimet i përkasin pesë komunave të ndryshme.

- Sipas regjistrimit të fundit, më pak se 500 njerëz jetojnë përgjithmonë brenda Parkut, që paraqetnjë rënie të lehtë në krahasim me rreth 5,000 banorë që kishte në regjistrimin e vitit 1981.

- Shumica e vendbanimeve janë fshatra të vogla me më pak se 100 banorë.

- Aktivitetet kryesore ekonomike janë bujqësia (përfshirë kultivimin e bimëve mjekësore dhearomatike), blegtoria, bletaria dhe turizmi.

- Ekziston një luhatje e konsiderueshme e popullsisë gjatë vitit, me më shumë njerëz që jetojnë nëvendbanimet e Parkut gjatë muajve të verës, ndërsa shumë vendbanime boshatisen gjatë stinës sëdimrit.

- Ekzistojnë shumë iniciativa (p.sh., në komunën e Pejës) që synojnë promovimin e jetesës sëshëndetshme përmes aktiviteteve në natyrë, të tilla si: alpinizmi dhe çiklizmi, duke përfituar ngaafërsia e zonës së mbrojtur me disa qendra të mëdha urbane.

- Bezdisjet për shëndetin e njeriut, të tilla si: zhurma apo ndotja e ajrit janë të kufizuara në zonën eParkut, por sidoqoftë siguria në rrugë kërcënohet gjithnjë e më shumë nga paqëndrueshmëria dherrëshqitja e dheut nga shpatet e shkaktuar nga punimet ndërtimore në disa pjesë të grykës (Figura3.4).

- Rreziqe tjera gjeomorfologjike përfshijnë vërshimet e menjëhershme (të çastit), edhe nëse këtokryesisht ndodhin jashtë kufijve të Parkut (shih Figurën 3.5).

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Tendencat demografike tregojnë se numri i popullsisë do të bie në vitet e ardhshme, për shkak tëmigrimit drejt zonave urbane, kryesisht nëkërkim të kushteve më të mira ekonomike përjetesë.

- Plani Hapësinor mund të ofrojë mundësi për tëndryshuar kahjen e kësaj tendence, përmesofrimit të kushteve më të mira për jetesë(përfshirë qasjen rrugore dhe infrastrukturën)dhe promovimit të aktiviteteve tëqëndrueshme ekonomike (p.sh., turizmin ebazuar në natyrë);

- Pa planifikim të kujdesshëm duket seproblemet aktuale që lidhen mepaqëndrueshmërinë e shpatit dhe të sigurisërrugore do të vazhdojnë edhe më tej.

- Plani Hapësinor, duke qenë një ushtrim ikoordinuar që përfshin të pesë komunat, mundtë ofrojë mundësi për koordinim më të mirëdhe përmirësim të përpjekjeve ekzistuese qëkanë për qëllim promovimin e ecjes dheçiklizmit.

Figura 3.3. Harta e vendbanimeve brenda parkut

Instituti për Planifikim Hapësinor

14

Figura 3.4 Paqëndrueshmëria e shpatit e shkaktuar nga punimet në rrugë

Figura 3.5 Harta e nivelit të rrezikut nga vërshimet e menjëhershme (të çastit)-(Burimi: Zbatimi i procesit CARH nëKosovë, OBSH)

Instituti për Planifikim Hapësinor

15

3.4 Shfrytëzimi i tokës

Faktet kyçe

- Pylli është mbizotërues në Park. Pyjet gjetherënëse mbulojnë 30% të zonës, pyjet halore mbulojnë23% dhe llojet e përziera pyjore 7% të zonës. 6% e zonës mbulohet nga toka pyjore/shkurretransitore dhe rreth 10% nga kullotat. Pjesa tjetër mbulohet nga shkëmbinjtë e zhveshur, trupatujor dhe vendbanimet njerëzore.

- Ruajtja e tokës është e dobishme për ruajtjen e sistemeve tradicionale të jetesës të bazuar nëbujqësi dhe blegtori;

- Rreziku i erozionit të tokës është i përhapur brenda Parkut (shih Figurën 3.5). Mbi 70% e zonës sëParkut klasifikohet si "me rrezik shumë të lartë nga erozioni".

- Nuk ka të dhëna në dispozicion lidhur me kontaminimin e tokës, por ky problem mund të bëhetrelevant në zonat me objekte turistike me sisteme joadekuate të trajtimit të mbeturinave/ujëravetë zeza.

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Erozioni i tokës është kryesisht pasojë e degradimit të pyjeve të shkaktuara nga prerjet ilegale, poredhe i ndërtimit të parregullt dhe aktiviteteve të tjera, të tilla si: zhvillimi i infrastrukturës dhegurëthyesve, të cilat ndodhin në disa pjesë të luginës.

- Ndërtimi i parregullt është duke shkaktuar gjithnjë e më shumë humbjen dhe degradimin e tokës.Ky fenomen është mjaft i përhapur në park, dhe ka pasur shumë ndërtime të restoranteve,objekteve hotelierike, shtëpive të banimit, fshatrave turistike gjatë viteve të fundit, shumica e tëcilave pa leje ndërtimi, si pasojë e mungesës së planit hapësinor.

- Pa Plan Hapësinor ka të ngjarë që këto tendenca do të vazhdojnë, ose edhe të përkeqësohen. Planiofron mundësinë e racionalizimit dhe promovimit të një zhvillimi më kompakt, duke kursyer tokënmë të vlefshme dhe të ndjeshme.

Figura 3.5. Harta e rrezikut nga erozioni i tokës. Legjenda:Sa më e errët ngjyra, vlera më e lartë. (Burimi: Elaborimivetanak në bazë të bazës së të dhënave të EULUP-it).

Instituti për Planifikim Hapësinor

16

3.5 Uji

Faktet kyçe

- Zona e parkut i takon pellgut të lumit Drini i Bardhë më i madhi nga katër pellgjet e lumenjve tëKosovës, me një sipërfaqe prej 4649 km2 dhe një rrjedhë vjetore të ujit prej 2200 milion m3(Burimi: Analiza e mjedisit në Kosovë). Një pjesë e vogël e sipërfaqes së parkut kombëtar, në pjesënverilindore, i përket ujëmbledhësit të lumit Ibër.

- Uji është një burim kryesor që ofrohet nga Parku. Përveç burimit të Drinit të Bardhë, pjesa më emadhe e Bjeshkëve të Nemuna drenazhohet nga degët e tij në anën e djathtë: Shushica,Lumëbardhi i Pejës, Lumëbardhi i Deçanit, dhe Ereniku. Në të majtë të Drinit të Bardhë, ujërat ngapjesa lindore e vargmaleve derdhen në Lumin e Istogut. Të gjitha këto flukse përfundojnë në Drinine Bardhë dhe nëpërmjet saj në detin Adriatik.

- Rajoni i parkut është një pjesë me shumë të reshura dhe nga treguesit më të lartë të rrjedhës së ujitdhe me normën më të lartë të burimeve të ujit në Kosovë (20-45 l / s / km2) (Burimi: Veselaj, 2010).Kosova është një rajon me resurse të kufizuara ujore, dhe ky faktor përbën një kërcënim përzhvillimin e saj të ardhshëm social dhe ekonomik. Prandaj, përdorimi dhe ruajtja e burimeve ujoreështë një çështje kritike dhe sfidë e madhe mjedisore.

- Përveç rrjetit të dendur të lumit, ka një numër të liqeneve, të cilat janë një burim i vlefshëmpeizazhor.

- Cilësia e ujit brenda Parkut është në përgjithësi shumë e mirë, siç tregohet nga të dhënat ekzistuesetë monitorimit (Burimi: Gjendja e ujit, 2010). Të gjitha stacionet e monitorimit në kuadër të Parkut(p.sh. në Kuqishtë, Deçan, Jasiq) tregojnë cilësi të mirë të ujit në kuadër të parametrave fiziko-kimike, ndërsa stacionet më poshtë përgjatë rrjedhës (jashtë kufijve të Parkut) pas shkarkimit tëujërave të zeza urbane dhe industriale tregojnë një rënie të madhe në cilësinë e ujit.

- Brenda parkut, nuk ka rrjet të furnizimit me ujë. Megjithatë, ka shumë burime të ujit që lehtë mundtë përdoren nga banorët si të pijshëm, familjet dhe bizneset përmes një sistemi të furnizimit megravitet.

- Sistemet e kanalizimit po ashtu mungojnënë park. Disa ndërtesa mbledhin ujërat etyre të zeza ne gropa septike, kurse të tjerët(duke përfshirë disa biznese) në mënyrëdirekte i derdhin ato në sistemet elumenjëve pa asnjë trajtim.

- Rreziku nga ndotja e ujërave nëntokësore nëpërgjithësi është i ulët në brendi të Parkut(Figura 3.6), edhe pse problemet emësipërme të ndërlidhura me mungesën etrajtimit të ujërave të zeza mund tëpërbëjnë një kërcënim, veçanërisht në qoftëse numri i objekteve dhe turistëve do tërritet.

Figura 3.6. Harta e rrezikut nga ndotja e ujëravenëntokësore. Sa më e errët ngjyra, vlera më e lartë.(Burimi: Elaborimi vetanak në bazë të bazës së tëdhënave të EULUP-it).

Instituti për Planifikim Hapësinor

17

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Ujëmbledhësit e parkut luajnë një rol kyç për sigurimin e ujit për një pjesë të madhe të Kosovës.Ruajtja e aftësive të tyre për të mbajtur ujin (p.sh., nëpërmjet menaxhimit të duhur të pyjeve) ofronnjë mundësi të rëndësishme për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.

- Në qoftë se normat e tanishme të shpyllëzimit vazhdojnë, apo përkeqësohen, kjo aftësi mund tëndikohet në afat të gjatë, për shkak të rritjes së koeficientit të dëmtimit të shkaktuar nga reduktimii mbulesës së vegjetacionit.

- Plani Hapësinor ofron mundësinë për të hartuar dhe zbatuar rregulla të rrepta në lidhje mendërtimin e ndërtesave dhe lidhjen e tyre me sisteme të përshtatshme të trajtimit të ujërave tëzeza. Pa plan, ka gjasa që trendet aktuale të zhvillimit të ndërtimeve të parregullta dhe mungesëssë infrastrukturës sanitare do të vazhdojnë, duke çuar në një rënie të cilësisë së ujit.

3.6 Ajri dhe klima

Faktet kyçe

- Edhe pse nuk ka stacione të monitorimit, cilësia e ajrit brenda parkut mendohet të jetë shumë emirë, për shkak të mungesës së veprimtarive ndotëse dhe ventilimit të mirë.

- Disa nga komunat në zonën e Parkut kanë qenë aktive në promovimin e lëvizjes së qëndrueshme,sidomos përdorimin e sistemeve të transportit publik, shtigjeve dhe rrugëve të çiklizmit, me efektepozitive në drejtim të përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe emetimit të reduktuar të gazraveserrë.

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Plani hapësinor luan një rol të rëndësishëm në promovimin e fushatave të ndërgjegjësimit, si dhenë koordinimin e përpjekjeve ekzistuese që kanë për qëllim promovimin e çiklizmit, ecjes dhepërdorimit të transportit publik përgjatë gjithë zonës së parkut.

- Morfologjia e parkut, dhe veçanarisht ekzistenca e identifikimit të qartë të rrugëve hyrëse dhe pikate atraksionit (p.sh gryka e Rugovës), mund të lehtësojnë përmirësimet e ardhshme të transportitpublik për turistë brenda parkut.

- Parku, dhe zonat përreth, mund të bëhen një shembull i praktikave më të mira për një transport tëqëndrueshëm në Kosovë.

3.7 Peizazhi dhe trashëgimia kulturore

Faktet kyçe

- Parku ka disa karakteristika të dallueshme e të ndryshme të peizazhit, duke ju falënderuargjeomorfologjisë së tij komplekse dhe modeleve të përdorimit të tokës. Bukuria skenike e pyjevemasive, luginave nga akulli, depozitat morenike, tiparet karstike, shpellat, majat, liqenetakullnajore, kullosat alpine janë mahnitëse (Figura 3.7). Tipari më madhështor i parkut, gryka eRugovës, është një atraksion i tipit botëror dhe një prej grykave më të thella Evropiane.

- Parku, dhe veçanërisht zona e Rugovës (që përfaqëson një provincë të vogël etno-gjeografike), kapo ashtu një traditë kulturore shumë të pasur, me veshje, zakone dhe dialekte unike. Trashëgimiakulturore përfshinë po ashtu zanatin (argjendari) dhe arkitekturë (shtëpi tradicionale, kulla, mullinjme ujë).

Instituti për Planifikim Hapësinor

18

- Ekzistojnë 10 vende të trashëgimisë kulturore brenda kufijve të parkut dhe 57 zonat përreth. Këtopërfshijnë dy vende të trashëgimisë kulturore të njohura nga UNESKO (Patriarkana e Pejës dheManastiri i Deçanit).

- Parku ofron një gamë të gjerë të aktiviteteve rekreative në natyrë duke përfshirë ngjitjen nëshkëmbinj, alpinizëm, ski, eksplorim të shpellave, gjueti, peshkim.

- Sipas zyrës së informimit për turistë në Pejë, parku vizitohet nga 20,000 vizitorë për çdo vit.

Figura 3.7. Shembuj të peizazheve madhështore alpine afër Bukovcit

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Siç është përshkruar në seksionet e mëparshme, disa nga peizazhet e lumenjëve kanë nevojë përndërhyrje restaurimi, për shkak të aktiviteteve intensive të njeriut. Pa këto intervenime, dherregulla strikte ndaj aktiviteteve kritike si p.sh nxjerrja e zhavorrit dhe ndërtimtaria, këto peizazheedhe më tej do të degradohen duke zvogëluar atraktivitetin e parkut për turistë.

- Parku ka potencial të madh që të zhvilloj më tutje ofertën e tij në kuadër të turizmit të bazuar nënatyrë, duke përfituar nga bukuria e tij, llojllojshmëria dhe të qenit unik për shkak të peizazheve.

- Humbja e popullsisë aktuale po pengon ruajtjen e shfrytëzimit tradicional të tokës (p.sh. kullotatsezonale), dhe praktikat kulturore të ndërlidhura duke përfshirë arkitekturën. Kjo humbje është sipasojë e mungesës së mundësive ekonomike dhe infrastrukturës së përshtatshme që ndikojnë nëatë zonë. Pa implementimin e politikave specifike, ka gjasa që trendi i shpopullimit do të vazhdojëose do të përkeqësohet.

Instituti për Planifikim Hapësinor

19

3.8 Asetet materiale

Faktet kyçe

- Lënda drusore është një shërbim i rëndësishëm i ekosistemit ofruar nga Parku. Shumica e shtëpivebrenda Parkut dhe në zonat përreth, kryesisht përdorin lëndë drusore për ngrohje.

- Produktet jo-drusore të pyllit (frutat malore, mjalta, kërpudhat, bimët mjekësore) po ashtu vjelënnë Park, dhe përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm të sistemeve të jetesës së banorëve.

Shtytësit e ndryshimit, problemeve dhe mundësive

- Prerja e pyllit në park bëhet në mënyrë jo të rregullt dhe të pa qëndrueshme, dhe kjo çon nëdegradim dhe shpyllëzim (Figura 3.8). Ky trend do të vazhdoj përveç nëse zbatohen praktikat emenaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve.

- Disa nga produktet jo-drusore aktualisht vjelën në mënyrë të paqëndrueshme (p.sh, sanëza everdhë, që mblidhet për përdorim mjekësor).

Figura 3.8. Degradimi pyjor është i përhapur gjithandej në park

Instituti për Planifikim Hapësinor

20

4. Çështjet kyçe mjedisore dhe objektivat e VSM-së

Në mënyrë qe VSM-ja të jetë efektive në mbështetjen e procesit të planifikimit, fokusi i tij duhet ngushtuar,duke identifikuar çështjet specifike mjedisore (në aspektin e problemeve dhe mundësive) të cilat janë tërëndësishme për atë kontekst dhe ushtrimin e planifikimit. Problemet paraqesin çështjet kritike të cilat nedëshirojmë ti adresojmë dhe përmirësojmë përmes planit. Mundësitë janë elemente të kontekstit mjedisorqë mund të përdoren në plani për t’i arritur objektivat e tij, ose për ti përmirësuar kushtet e banorëve. Njëgjë e tillë mundëson identifikimin e objektivave specifike të VSM-së për ti adresuar çështjet e tilla dhe për tipërdorur këto objektiva si referencë gjatë hartimit të planit po ashtu gjatë zbatimit të tij.

Duke marrë parasysh informacionin e mbledhur dhe të analizuar në kapitujt e mëparshëm, si dhedokumentin e Profilit të PZHK-së, si dhe rezultatet e dy punëtorive të mbajtura nga palët e interesit (shihseksionin 1.2), është hartuar një listë e mundësive dhe sfidave kyçe mjedisore është paraqitur (Tabela 4.1).Elementet e identifikuara në këtë listë (dhe më në përgjithësi përmbajtja e studimit bazë) janë përdorur sibazë për zhvillimin e objektivave të VSM-së të cilat përshkruhen në vijim. Objektivat e VSM-së janëidentifikuar duke marrë parasysh edhe objektivat e zhvillimit mjedisor dhe të qëndrueshëm të përcaktuaranë ligjet përkatëse dhe veprimet strategjike (shih Kapitullin 2). Objektivat e VSM-së përfaqësojnëreferencën kryesore ndaj të cilës vlerësohen efektet në mjedis të Planit Hapësinor, siç përshkruhet nëkapitujt 6 dhe 7.

Mundësitë kyçe

Parku paraqet një «hotspot» të biodiverzitetit, relevante në shkallë rajonale për shkak të numrit tëlartë specieve të rralla, të kërcënuara dhe endemike;

Brenda parkut, sistemet e jetës dhe praktikat tradicionale të shfrytëzimit të tokës dhe traditat elidhura dhe trashëgimia kulturore janë të mbrojtura mirë;

Ekosistemet e parkut ofrojnë shërbime të rëndësishme të ekosistemit, si ujërat e ëmbla, peshku,produktet pyjore jo-drusore (mjaltë, fruta mali, kërpudha, barëra tradicionale shëruese).

Parku po ashtu, për shkak të afërsisë me zonat relativisht të mëdha urbane, ofron mundësi tëpromovoj jetesë të shëndetshme (çiklizëm, alpinizëm, etj).

Parku ofron një gamë të gjerë të mundësive për zhvillimin e turizmit në natyrë, duke përfshirë edhedisa aktivitete të mundshme në natyrë.

Problemet kyçe

Paqëndrueshmëria e shpatit dhe erozioni i tokës ndikojnë tek disa nga pjesët kryesore të luginave,kryesisht për shkak të punimeve të fundit në përmirësimin e infrastrukturës;

Ndikimet kumulative të aktiviteteve njerëzore (punë rrugore, zhvillime hidro-energjike, ndërtimtari,nxjerrja e zhavorrit, etj) ndikojnë në natyralitetin dhe mbrojtjen e korridoreve të lumenjve;

Prerjet dhe transportimi i parregullt i drunjëve ndikojnë ne zonat e ulëta pyjore. Ndërtimet e parregullta ndikojnë në korridoret e lumenjve po ashtu në shpate në zonat më

atraktive turistike.

Tabela 4.1. Problemet dhe mundësitë kyçe mjedisore

Instituti për Planifikim Hapësinor

21

Duke u bazuar në listën e problemeve dhe mundësive, dhe duke pasur parasysh objektivat e vendosura ngapolitikat përkatëse mjedisore apo planeve dhe programeve tjera (shih Kapitullin 2), është përpiluar njëdraft-listë e objektivave të VSM-së, dhe është rishikuar pas ndërveprimit me palët e interesit, ekipin eplanifikimit , dhe ekspertët teknik. Objektivat VSM-së janë grupuar në fushat tematike të renditura në ligjinpër VSM, përkatësisht biodiverziteti, popullsia dhe shëndeti i njeriut, toka, uji, ajri dhe klima, peizazhi dhetrashëgimia kulturore, si dhe asetet materiale. Ato janë paraqitur në Tabelën 4.2, së bashku me disashënime për të përshkruar arsyet për zgjedhjen e tyre.

Tema Objektivi Shënime

Biodiverziteti O1: Mbrojtja dhe përmirësimi ispecieve dhe habitatit

Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet specieveendemike që janë të rralla në nivel kombëtar dhe rajonal,me të cilat parku është i pasur, por të cilat janë tëkërcënuara

O2: Rritja/mbajtja e lidhjes natyroreme habitatin

Fushat kryesore të habitateve duhet të identifikohen dhelidhen përmes korridoreve dhe urave kaluese.

Popullsia dheshëndeti injeriut

O3: Përmirësimi i shëndetit (përmesushtrimeve dhe rekreacionit nënatyrë)

Afërsia e parkut me zonat e mëdha urbane duhet tëshihet si një mundësi për promovimin e jetësshëndetësore duke u inkurajuar nga aktivitetet rekreativenë natyrë.

O4: Ulja e ekspozimit ndaj rrezikutnatyror.

Shembja e dheut dhe gurëve ndikojnë në shtresat e ulëtatë luginave ku është duke u punuar për përmirësimin errugëve, ndërtesave dhe hidrocentraleve. Kjo përbën njëkërcënim për banorët e parkut dhe vizitorët.

Toka O5: Parandalimi i erozionit të tokës Erozioni i tokës ndikon në shpate ku ndodh shpyllëzimiintenziv, si dhe zonat e ndërtimeve të fundit dhepunimeve në rrugë.

O6: Ruajtja e kapacitetit prodhues tëtokës

Kjo është thelbësore për garantimin e qëndrueshmërisësë sistemeve tradicionale të jetës bazuar në kullota.Kapaciteti prodhues i tokës mund të ndikohet ngaerozioni, ndërtimet e parregullta në tokën pjellore poashtu kontaminimi i tokës (p.sh. Ndërtimet e objekteveturistike me sisteme jo adekuate për trajtimin e ujërave tëzeza).

Uji O7: Përmirësimi/mbajtja e cilësisë sëujit

Shqetësimet për cilësinë e ujit ndërlidhen me objekte metrajtim joadekuat të ujërave të zeza, si dhe aktivitetetndotëse që ndodhin në afërsi të sistemeve të lumenjve(nxjerrja e gurëve, punët ndërtimore pa intervenimerestauruese, etj)

O8: Përmirësimi/ruajtja e aftësisëpër deponimin e ujit

Ky është një shërbim i rëndësishëm i ekosistemit që Parkuofron në tërë Kosovën perëndimore dhe duhet tëpërmirësohet ose të paktën të mirëmbahet, dukeparandaluar ndryshimet e përdorimit të tokës që ndikonnë aftësinë e ujëndarësit për të mbajtur dhe deponuarujin.

O9: Minimizimi i përdorimit tëpanevojshëm të ujit

Duke pasur parasysh rolin (shih pikën më lart) e tij, Parkumund të jetë një kampion për të promovuar praktikat eruajtjes së ujit në të gjitha fushat, dhe veçanërisht nëzonat që lidhen me turizmin.

Ajri dhe klima O10: Reduktimi i emetimit të gazraveserrë

Plani Hapësinor mund të luajë një rol kyç në promovimine fushatave të ndërgjegjësimit, si dhe në koordinimin epërpjekjeve ekzistuese që synojnë promovimin e çiklizmit,ecjes dhe përdorimin e transportit publik në tërë zonën eParkut.

Instituti për Planifikim Hapësinor

22

Peizazhi dhetrashëgimiakulturore

O11: Ruajtja dhe përmirësimi ikaraktereve të dallueshme tëpeizazhit

Peizazhet me "karaktere" të ndryshme (p.sh. sipas botëssë egër dhe vendit, etj) duhet të identifikohen dhembrohen (në mënyrë ideale duke përfshirë banorët dhepalët e interesit).

O12: Restaurimi i peizazheve tëprekura nga aktivitetet njerëzore.

Disa pjesë të Parkut kërkojnë ndërhyrje restauruese tëpeizazhit në mënyrë që të ruhet identiteti i tij, si dhe t’ipërshtatet pritjeve të vizitorëve. Në veçanti, pjesët eluginave të prekura nga punimet në rrugë dhe ato tëndërlidhura me ujin, si dhe disa shpate ku shpyllëzimi iegër dhe erozioni janë evidente.

O13: Mbrojtja e trashëgimisëkulturore, historike dhe arkitekturaleduke përfshirë traditat lokale dhetrashëgiminë etnografike.

Zonimi dhe rregullimet tjera të menaxhimit të paraqituranga Plani duhet të konsiderojnë me kujdes shpërndarjen etipareve të trashëgimisë, duke përfshirë ndërtesatpërkatëse (p.sh. kishat, shtëpitë tradicionale tëfermerëve, kasollet e Barinjve), modelet e shfrytëzimit tëtokës (kullota), por edhe trashëgiminë e paprekshme(muzikë, ushqim, tradita kulturore).

Asetetmateriale

O14: Ruajtja/rritja e furnizimit melëndë drusore për përdorim lokal

Lënda drusore aktualisht po shfrytëzohet në mënyrë tëparregullt dhe të paqëndrueshme. Menaxhimi i duhur ipyjeve duhet të zbatohet për të garantuar mbrojtjen ezonave më të ndjeshme, por edhe sigurimin e lëndësdrusore, sidomos për banorët e Parkut.

O15: Ruajtja/rritja e furnizimit tëprodukteve pyjore jo-drusore

Frutat e malit, mjalta, kërpudha, bimët mjekësoreparaqesin PPJD (produkte pyjore jo-drusore) që iuofrohen (kryesisht) banorëve të parkut. Zonat më tërëndësishme që ofrojnë shërbime të tilla duhet tëidentifikohen dhe menaxhohen në përputhje merrethanat.

Tabela 4.2. Objektivat e VSM-së të grupuara në temat të identifikuara nga Ligji i VSM-së

Instituti për Planifikim Hapësinor

23

5. Përmbledhje e hartimit të Planit Hapësinor

Dokumenti i vizionit të Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna e identifikon si vend ku:

“biodiverziteti i pasur i të gjitha habitateve dhe specieve do të mbrohet; shfrytëzimi i tokës në park dovendoset me qëllim të vazhdimit të zhvillimit socio-ekonomik, me theks të veçantë zhvillimin eqëndrueshëm të turizmit e që do të rrit mirëqenien e komunitetit brenda dhe jashtë tij. Parku do të tërheqnjë numër të madh të vizitorëve të cilët do të mirëpriten, inspirohen, kënaqen me mundësitë që i ofronparku për rekreacion, pushim dhe trajtim që do t’i ngjason parkut shembullor; Banorët në dhe përrethparkut do të mbrojnë dhe promovojnë trashëgiminë kulturore dhe traditat”.

Me qëllim të arritjes së këtij vizioni janë propozuar pesë synimet kryesore në vijim:

1. Administrimi, menaxhimi efikas i parkut dhe bashkëpunimi në shërbim të parkut;

2. Mbrojtja, ruajtja dhe shfrytëzimi racional i vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore në park dhepër rreth tij;

3. Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut;

4. Zhvillimi socio-demografik në vendbanimet brenda dhe për rreth parkut;

5. Sigurimi i qasjes dhe i shërbimeve publike në park.

Secili synim përbëhet nga një numër i objektivave më specifike.

Përputhshmëria midis këtyre synimeve dhe objektivave të VSM-së është vlerësuar në kapitullin vijues.

Korniza e zhvillimit hapësinor e Planit Hapësinor paraqet parashikimet e dëshiruara hapësinore për ParkunKombëtar "Bjeshkët e Nemuna ". Ajo përmban konceptin e zhvillimit të ardhshëm hapësinor dhe strukturënhapësinore për zhvillimin dhe organizimin në të ardhmen. Është propozuar qasja e zonimit që të ndihmojarritjen e këtij vizioni. Hartimi i zonimit është paraqitur në Figurën 5.1, dhe efektet e tij mjedisore janë tëpërshkruara në Kapitullin 7.

Në fund, plani përmban strategji dhe veprime për zbatim. Këto janë paketë e masave, aktiviteteve oseprojekteve konkrete zbatimi i të cilave ka për qëllim t’i arrij synimet dhe objektivat e identifikuara më parë.Për secilin objektiv, janë identifikuar projekte apo veprime konkrete që kërkohen për arritjen e tij. Vlerësimimjedisor i strategjisë dhe veprimeve është paraqitur në Kapitullin 8 të këtij raporti.

Instituti për Planifikim Hapësinor

24

Figura 5.1 Zonimi. Zona 1: Ngjyrë e gjelbër, Zona II: e verdhë, Zona III: e kuqe, e portokalltë dhe e verdhë.

Instituti për Planifikim Hapësinor

25

6. Analiza e përputhshmërisë së objektivave të Planit Hapësinor

Në këtë kapitull, synimet e planit Hapësinor të përshkruara në Kapitullin 5 janë testuar karshi objektivave tëVSM-së për të identifikuar ndërveprimet dhe konfliktet potenciale. Qëllimet e përgjithshme të analizës janësi në vijim:

- Testimi nëse të gjitha objektivat e VSM-së po trajtohen sipas planit, d.m.th. nëse për secilin objektivtë VSM-së ka së paku një objektiv potencialisht në përputhje me objektivin e planit;

- Theksimi i mospërputhjeve dhe konflikteve potenciale, dhe rekomandimi i mënyrave për të zbatuarplanin në mënyrë që të shmangen konfliktet e tilla;

- Theksimi i ndërveprimeve potenciale, dhe sugjerimi i mënyrave për t’i avancuar dhe shfrytëzuar atonë plan.

Synimet kanë një karakter të përgjithshëm, ashtu që ndikimet e tyre do të varen pothuaj tërësisht nga ajose si ato në të vërtetë zbatohen gjatë fazave pasuese të planifikimit. Rrjedhimisht, në këtë fazë, komentetkryesisht synojnë theksimin e ndërveprimeve potenciale dhe konflikteve ndërmjet pikësynimeve dheobjektivave të VSM-së, dhe në rekomandimin e mënyrave për të përkufizuar (dhe më vonë zbatuar)synimet për përmirësimin e ndikimeve të tyre të përgjithshme në mjedis.

Testi është kryer përmes një matrice (“matrica e përputhshmërisë”), e cila vendosë synimet e planit në njëbosht dhe objektivat e VSM-së në boshtin tjetër. Rubrikat janë plotësuar duke u përgjigjur në pyetjen: “Ajanë këto synime – siç përshkruhen në dokumentin e planifikimit – potencialisht në përputhje/potencialishtnë konflikt me këtë objektiv të VSM-së?”. Komentet dhe rekomandimet se si duhet përmirësuarpërputhshmërinë ndërmjet planit dhe objektivave të VSM-së janë paraqitur pas matricës.

Objektivat e VSM-së

Synimet e Planit Hapësinor

Synimi 1Administrimi,

menaxhimiefikas i parkut

dhebashkëpuniminë shërbim të

parkut

Synimi 2Mbrojtja, ruajtjadhe shfrytëzimi

racional i vleravetë trashëgimisë

natyrore ekulturore në park

Synimi 3Zhvillimi i turizmit

dhe ngritjaekonomike e

parkut

Synimi 4Zhvillimi socio-demografik nëvendbanimet

brenda dhe përrreth parkut

Synimi 5Sigurimi i qasjesdhe i shërbimevepublike në park

O1: Ruajtja dhepërmirësimi i specievedhe habitatit

+ ++ +/- -

O2: Rritja/mbajtja elidhjes natyrore tëhabitatit

+ -

O3: Përmirësimi ishëndetit

++ +

O4: Zvogëlimi iekspozimit ndajrreziqeve natyrore

+ ++ -

O5: Parandalimi ierozionit të tokës

+ ++ - -

O6: Mirëmbajtja ekapacitetit prodhues tëtokës

+ ++ ++/-

O7:Përmirësimi/mirëmbajtja e cilësisë sëujit

+ + ++

O8:Përmirësimi/mirëmbajtja e mundësisë për tëdeponuar ujin

+ +

O9: Minimizimi ishfrytëzimit të

-

Instituti për Planifikim Hapësinor

26

panevojshëm të ujitO10: Zvogëlimi ilirimit të gazrave serrëO11: Ruajtja dhepërmirësimi ikaraktereve tëdallueshme tëpeizazhit

+ ++ +/- -

O12: Restaurimi ipeizazheve të prekuranga aktivitetetnjerëzoreO13: Mbrojtja etrashëgimisë kulturore,historike dhearkitekturale, si dhetraditave

+ ++ +

O14: Ruajtja/rritja efurnizimit me lëndëdrusore për përdorimlokal

+ -

O15: Ruajtja/rritja efurnizimit tëprodukteve pyjore jo-drusore

+ ++

Legjenda

++ : Ndikim potencial pozitiv (domethënës)

+ : Ndikim potencial pozitiv (i vogël, kryesisht indirekt)

0 : Pa ndikim

- : Ndikim potencial negativ (i vogël, kryesisht indirekt)

-- : Ndikim potencial negativ (domethënës)

+/- : Bashkëveprim i pasigurt/Ndikime pozitive dhe negative

Synimi 1 – Administrimi, menaxhimi efikas i parkut dhe bashkëpunimi në shërbim të parkut

- Edhe pse ky synim nuk ka ndikime direkte në mjedis, mund të ketë ndikime indirekte pozitive,sidomos duke ju falënderuar krijimit të bazës së të dhënave hapësinore (Objektivi 2) e cila do tëmundësojë identifikimin dhe shënjimin e zonave më të vlefshme, si dhe zonave më të ekspozuarandaj degradimit mjedisor. Një gjë e tillë do të kontribuojë në menaxhim më të mirë, tejkalim tëproblemit të fragmentimit të të dhënave. Sapo të jenë në dispozicion të dhënat, rekomandohet qëkjo bazë të dhënash në mënyrë specifike të përfshijë shtresat e hartës, si:

o zonat e pasura me biodiverzitet: shpërndarjen e habitatit të specieve më të rëndësishme tëbimëve dhe kafshëve (të rrezikuarave, endemike, etj.);

o zonat e ndjeshme ndaj erozionit;

o zonat që kanë nevojë për intervenime restauruese të peizazhit;

o shpërndarja e zonave të trashëgimisë historike dhe arkeologjike;

o objektet për turistë, përfshirë hotelet, kasollet, restorantet

o inventarizimin pyjor.

- Një efekt tjetër pozitiv, edhe pse indirekt, ndërlidhet me përmirësimin e pritur në qeverisjen ezonës së mbrojtur, i cili do të ketë më shumë bashkërendim dhe pjesëmarrje (Objektivi 3). Kjo është

Instituti për Planifikim Hapësinor

27

kërkesa kryesore për të promovuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e Parkut, e cila do tëmund të përfshinte caqet e dakorduara, sidomos lidhur me zhvillimin e ardhshëm të infrastrukturëssë turizmit (p.sh., përcaktimi i “kapacitetit të përgjithshëm turistik” të Parkut dhe identifikimi inumrit maksimal të dëshiruar të objekteve në dispozicion).

Synimi 2 – Mbrojtje, ruajtje dhe shfrytëzim racional i vlerave të trashëgimisë natyrore e kulturore në parkdhe për rreth tij

Në përgjithësi, ky synim në mënyrë eksplicite trajton mbrojtjen mjedisore kështu që është nëpërputhje të lartë me shumicën e objektivave të VSM-së. Megjithatë, është i formuluar në mënyrëtë përgjithshme dhe ndikimet e tij aktuale do të varen nga veprimet specifike që propozohen. Disanga objektivat nën këtë synim do të mund të përmirësoheshin, duke e detajuar probleminmjedisor ose komponentin që e adresojnë. Për shembull, “Mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe tëshkaktuara nga faktori njeri” (Objektivi 9) do të mund të përfshinte një referencë të procesevespecifike, si prerja e jashtëligjshme dhe paqëndrueshmëria e shpatit e shkaktuar nga përmirësimi irrugës dhe projektet zhvillimore për hidro-energji.

Objektivat 1 dhe 2 të këtij synimi (përkatësisht rreth përmirësimit të ndërgjegjësimit, informimit,inventarizimit të veçorive natyrore dhe kulturore) mund të kenë ndikime pozitive, edhe pseindirekte, virtualisht në të gjitha objektivat e VSM-së, dhe rekomandohet bashkërendimi i tyre mesynimin 1, dhe përcjellja e tyre nëpërmjet veprimeve specifike që synojnë çështjet më kritikemjedisore (p.sh. mbrojtjen e peizazheve të lumenjve brenda pjesëve kryesore të luginës).

Objektivat 4 deri 17 lidhen me mbrojtjen e pasurive të ndryshme mjedisore dhe kulturore, dhezvogëlimin e fatkeqësive natyrore dhe degradimit të shkaktuar nga njeriu.

Në mesin e aktiviteteve të nevojshme për arritjen e objektivit 8 nga ky synim, është edhe ai përrikuperimin në sipërfaqet tokësore të dëmtuara nga ndërtimi i infrastrukturës. Ky aktivitetpërputhet, edhepse jo në mënyrë të drejtpërdrejt, me objektivin e VSM për restaurimin epeizazheve të prekura nga aktivitetet njerëzore dhe është aktivitet kritik duke pasur parasyshgjendjen e tanishme, sidomos në pjesët e luginës të dëmtuara nga aktivitetet e ndërtimit tërrugëve/zgjerimit dhe zhvillimit të hidroenergjisë. Këto zona paraqesin pikën hyrëse të Parkut dhesi të tilla duhet t’ua ofrojnë “natyrën” dhe “ndjenjën e vendit” vizitorëve. Prandaj, rekomandohetrestaurimi i peizazheve të prekura të lumenjve të cilit edhe i duhet dhënë përparësi gjatë zbatimittë ardhshëm të Planit Hapësinor.

Aktivitetet që kanë të bëjnë me monitorimin e burimeve ujore, pellgjeve lumore, liqeneve,monitorimin në lokacionet ku shfrytëzohet uji për pije (objektivi 8, synimi 2) dhe aktiviteti që duhetta parasheh plani i menaxhimit të parkut për aplikimin e regjimit të shfrytëzimit të trupave ujore(objektivi 10, synimi 2) janë në harmoni me objektivin e VSM për parandalimin e shfrytëzimit tëpanevojshëm të ujit. Sa i përket shfrytëzimit të ujit, zona e parkut luan rol kryesor lidhur merregullimin dhe sigurimin e ujit për tërë Kosovën perëndimore, kështu që zvogëlimi i shfrytëzimit tëujit mund të theksohet në qëllimet e Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Synimi 3 – Zhvillimi i turizmit dhe ngritja ekonomike e parkut

Objektivat 1 dhe 2 trajtojnë ruajtjen e praktikave tradicionale, si bujqësia dhe bletaria, dhembledhja i barishteve mjekuese, si dhe frutave të malit. Kjo është shumë e rëndësishme përmbrojtjen e sistemeve të jetesës në fshatra të cilat në masë të madhe bazohen në shfrytëzimin e“shërbimeve të ekosistemit” të ofruara nga Parku. Këto objektiva tërësisht përputhen meobjektivat e VSM-së 6, 11 dhe 15, dhe gjithashtu do të mund të kontribuonin indirekt në ruajtjen etrashëgimisë kulturore dhe traditave (VSM, Objektivi 13)

Objektivi 3, në parim, do të mund të kontribuonte në përmirësimin e lidhjes me habitatin natyror,përmes planifikimit të përshtatshëm edhe të zonave që rrethojnë parkun (p.sh., përmes përcaktimit

Instituti për Planifikim Hapësinor

28

të tampon zonave me aktivitete të kufizuara njerëzore). Edhe objektivi 6 (“bashkëpunimindërkufitar”) parimisht, do të mund t’i kontribuonte kësaj. Megjithatë, rekomandohet që kjo tëpërmendet në mënyrë eksplicite në qëllim, ashtu që përpjekjet për bashkëpunim dhebashkërendim të mos synojnë vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe zvogëlimin e fragmentimit tëhabitatit, si dhe përmirësimin e korridoreve të botës së egër, për të avancuar ruajtjen ebiodiverzitetit (VSM, Objektivi 1).

Objektivat lidhur me zhvillimin e turizmit (Objektivat 1, 4, 5, 6) duhet të zbatohen me kujdes dheharmonizohen në zonimin e Parkut, për të shmangur ndikimet potenciale, sidomos lidhur mendryshimin e habitatit natyror (VSM, Objektivi 1), erozionin e tokës dhe produktivitetin e tokës(VSM, Objektivat 5 dhe 6), ndërhyrjen në peizazhet tradicionale dhe natyrore (VSM, Objektivi 11)dhe shfrytëzimin e ujit (VSM, Objektivi 9).

Synimi 4 – Zhvillimi socio-demografik në vendbanimet brenda dhe për rreth parkut

Nuk janë paraparë bashkëveprime domethënëse ndërmjet këtij synimi dhe objektivave të VSM-së,përveç përmirësimit të shëndetit në fshatra (VSM, Objektivi 3) që pritet nga objektet epërmirësuara të kujdesit shëndetësor.

Synimi 5 – Sigurimi i qasjes dhe i shërbimeve publike në park

Ky synim lidhet me përmirësimin e transportit, ujit, infrastrukturës së telekomunikimit dheenergjisë elektrike, si dhe menaxhimin e mbeturinave. Rezultatet më pozitive që lidhen me arritjene objektivave të VSM-së priten të jenë për cilësinë më të mirë të ujit dhe zvogëlimin pasues tësëmundjeve nga uji.

E tërë infrastruktura lineare mund të shpijë në fragmentimin e habitatit, ashtu që ato duhet tëdizajnohen dhe të vendosen me kujdes për të shmangur habitatet më të ndjeshme;

Infrastrukturat e transportit paraqesin një brengë të madhe për shkak të ndikimeve të tyre direktedhe indirekte. Ndikimet direkte përfshijnë erozionin e tokës, shkaktimin e rrëshqitjeve të tokës dherënien e shkëmbinjve, çrregullimin e peizazheve të lumenjve dhe humbjen e habitateve. Të gjithakëto efekte tashmë po ndodhin deri në një masë përgjatë pjesëve kryesore të luginës, ku rrugët pozgjerohen dhe përmirësohen. Projektet e ardhshme duhet të minimizojnë këto ndikime dhe tëofrojnë aktivitete restaurimi. Ndikimi më i konsiderueshëm indirekt me gjasë do të ndërlidhet meqasjen e përmirësuar me sektorët aktualisht të patrazuar dhe më “të egër” të Parkut, dukeshkaktuar çrregullim në botën e egër dhe ndryshim të ekosistemeve të ndjeshme. Një efekt tjetër imundshëm negativ i qasjes së përmirësuar është rritja e aktiviteteve të prerjes së paligjshme tëdrunjëve.

Instituti për Planifikim Hapësinor

29

7. Vlerësimi i ndikimeve mjedisore të Kornizës së Zhvillimit Hapësinor

Zonimi është element kryesor në Planin Hapësinor sepse përmban strategjinë hapësinore e cila do tëpërdoret për të arritur objektivat e planit. Gjatë punëtorisë së mbajtur në maj të vitit 2014, janë shqyrtuardhe diskutuar skenarë të ndryshëm alternativ për zonim. Këta skenarë kanë pasqyruar këndvështrimekrejtësisht të ndryshme, të përfaqësuara përmes një “skenari të orientuar në zhvillim”, i cili synon ta rrisëZonën III, përmes një “skenari të orientuar në natyrë”, që synon ta rrisë Zonën I, dhe përmes një “skenari tëbalancuar”, që synon të sigurojë mbrojtjen e natyrës brenda zonave më relevante, duke mundësuarshfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive natyrore dhe zhvillimin e turizmit në zonat më pak të ndjeshme.Këta tre skenarë kanë përfaqësuar pakon e parë të gjerë të alternativave që janë shqyrtuar dhe krahasuargjatë planifikimit hapësinor. Ushtrimi ishte i dobishëm për të kuptuar qëndrimet për dhe kundër, tëskenarëve të ndryshëm, dhe ndihmuar rafinimin e propozimit përfundimtar, i cili ishte i ngjashëm me atë tëskicuar në “skenarin e balancuar”.

Në këtë kapitull do të vlerësohet dhe komentohet draft zonimi. Ky kapitull do të përqendrohet në ofrimin esugjerimeve dhe komenteve rreth përmirësimit të tij.

Seksioni 7.1 përqendrohet në Zonën I, që është më e rëndësishmja nga perspektiva e mbrojtjes mjedisore.Megjithatë, mbrojtja e mjedisit, e në veçanti e biodiverzitetit, kërkon edhe një projektim të veçantë tënjësive të Zonës II dhe Zonës III, të cilat trajtohen në Seksionin 7.2.

7.1 Njësitë e Zonës I: Vlerësimi i propozimit dhe shqyrtimi i alternativave të mundshme

Në Zonën I, zbatohet mbrojtja e përpiktë e mjedisit dhe ekosistemeve, duke minimizuar praninë dheçrregullimin nga aktivitetet njerëzore. Draft zonimi i përcakton 15 njësi për Zonën I, kryesisht që ndodhennë sektorin qendror të Parkut, duke lënë jashtë sektorin më veriperëndimor, i cili është më interesanti përzhvillimin e tanishëm dhe të ardhshëm të turizmit (Figura 7.1). Më së miri, vlerësimi i performancësmjedisore të njësive të propozuara të Zonës I duhet bërë duke njohur shpërndarjen e speciet e bimëve dhekafshëve më të rëndësishme (p.sh., të rralla, endemike, të ndjeshme, etj.), si dhe llojet e ekosistemit, dheveçoritë tjera relevante natyrore (p.sh., vendet me interes gjeomorfologjik si: ujëvara, vendet me vlerëshkencore, etj.). Megjithatë, kjo informatë është e kufizuar, ose është në dispozicion vetëm në aspektin e“njohurisë së ekspertit”, kështu që është vështirë të kontrollohet nëse të gjitha habitatet e rëndësishmedhe veçoritë natyrore janë përfshirë në Zonën I. Duke pasur parasysh që ekspertët kryesorë janë përfshirënë procesin e zonimit, mund të supozojmë që e tërë njohuria në dispozicion rreth shpërndarjes së specieve,zonave të rrezikuara të habitatit, vendeve me ndjeshmëri ekologjike dhe të vlefshme është vënë nëshfrytëzim për të caktuar kufijtë e njësive të Zonës I.

Pas kësaj që u tha, analiza do të përqendrohet në disa karakteristika të përgjithshme hapësinore dhetopologjike të Zonës I që mund të përdoren për të vlerësuar qëndrueshmërinë e tyre të përgjithshme dheformuluar disa rekomandime. Për këtë qëllim do të përdoren tri kritere kryesore të vlerësimit:

1. Madhësia: Kjo është masa e shkallës së një njësie të caktuar. Të gjitha gjërat tjera duke qenë tëbarabarta, njësitë më të mëdha kanë tendencë të mbështesin më shumë specie dhe dendësi më tëmadhe sesa njësitë e vogla.

2. Natyraliteti: Shkalla në të cilën një zonë është afër me gjendjen e saj origjinale (të paprishur) dhe elirë nga çrregullimet e shkaktuara nga aktivitetet njerëzore. Sa më natyrore dhe më pak eçrregulluar, më mirë.

3. Diversiteti: Një masë e numrit të llojeve të ndryshme të habitateve dhe ekosistemit që ekziston nënjë zonë të caktuar. Peizazhet me diversitet më të lartë në përgjithësi ofrojnë “kamare” për njënumër më të madh të specieve se sa peizazhet homogjene.

Instituti për Planifikim Hapësinor

30

4. Lidhshmëria. Është një masë e rregullimi të pjesëve në hapësirën e peizazhit. Në përgjithësi,konfigurimet më të lidhura njëra me tjetrën dhe ato kompakte hapësinore parapëlqehen ndajpeizazheve më të fragmentuara për shkak të mundësisë më të madhe për lëvizjen e specieve dherrjedhat e lëndëve ushqyese.

Figura 7.1 Shpërndarja hapësinore e njësive të Zonës 1 në draft zonim (me numra të përdorur në këtë seksion)

Sa i përket madhësisë, madhësia mesatare e njësive të Zonës I është rreth 761 ha, që është gjë e mirë nëkuptimin e sigurimit që këto njësi të janë mjaft të mëdha për të garantuar lëvizje dhe mbijetesë të specieve.Megjithatë, disa pjesë të vogla janë të pranishme, me siguri për të ruajtur vendet që kanë zgjerim tëkufizuar, por që janë të njohura për strehimin e specieve të rralla ose endemike, ose gjithsesi tërëndësishme, dhe/ose llojeve të habitateve. Në veçanti, Njësia 1 dhe Njësia 2 (shih Figurën 7.1) mbulojnëvetëm rreth 250 hektarë.

Sugjerim: Njësia 1 përfaqëson një “ishull” brenda Zonës II dhe duhet ndërmarrë masa për të avancuar roline saj për ruajtjen e natyrës, qoftë përmes zgjerimit të saj, ose, nëse kjo nuk është e mundur për shkak tëkonfliktit në shfrytëzimet e tokës në zonat fqinje, përmes identifikimit të një tampon zone përreth saj (tëthemi së paku 200 metra) ku aktivitetet njerëzore mbahen në minimum. Zonat fqinje mbulohen me pyjegjetherënëse, ashtu që këto masa do të mund të ndërlidheshin me menaxhimin e pyjeve (p.sh., përmescaktimit të zonave ku “ndalohet prerja” për të mos çrregulluar pyjet dhe ofruar një “ekzaminim” më të mirëpër njësinë e Zonës I).

Sugjerim: Njësia 2 është relativisht afër me pjesët tjera dhe të mëdha të Zonës I. Megjithatë, lidhja fizikeme ato pjesë (ose zgjerimi i Njësisë 2) vështirësohet nga prania e rrjetit të rrugëve (shih Figurën 7.2). Kështuqë, rekomandohet monitorimi i aktiviteteve njerëzore përgjatë atyre rrugëve, për të kufizuar çfarëdozhvillimi të mëtejmë dhe për të dekurajuar shfrytëzimin e tyre nga turistët sa më shumë që të jetë emundur. Veç kësaj, do të mund të ndërmerreshin disa masa lehtësuese duke u kujdesur që të mirëmbahetbimësia përgjatë skajeve të rrugës, dhe nëse ka nevojë të restaurohet, për të kufizuar shkaqet e çrregullimitnga shfrytëzimi i rrugës në Njësinë 2.

Instituti për Planifikim Hapësinor

31

Figura 7.2 Rrjeti i rrugëve dhe shtigjeve që rrethojnë Njësinë 2 (shih figurën 7.1 për numërim të njësive)

Sa i përket natyralitetit, njësitë e Zonës I mbulojnë pothuaj të gjitha llojet më natyrore të mbulueshmërisësë tokës në Park, përfshirë llojet e ndryshme të pyjeve (gjetherënëse, halore dhe të përziera), zonattransitore nga pyjet në shkurre, si dhe kullosat natyrore, shkëmbinj të zhveshur dhe liqene. Kështu që, i tërëdiversiteti i mbulueshmërisë së tokës është i zënë nga Zona I, dhe kjo siguron që, së paku si përafrim i parë,që edhe ekosistemi dhe diversiteti i specieve të jetë i përfaqësuar mirë në Zonën I. Megjithatë, një llojhabitati i rëndësishëm mungon nga Zona I, përkatësisht habitati i lumit. Kjo është për shkak të faktit që tëgjitha korridoret e lumit përdoren edhe për qëllime të infrastrukturës (si dhe aktivitetet tjera, siçpërshkruhen në kapitullin fillestar), kështu që aktivitetet ekzistuese njerëzore nuk përputhen me qëllimet eruajtjes së Zonës I. Ky është fakt që vështirë mund të ndryshohet.

Sugjerim: Lumenjtë (dhe më përgjithësisht veçoritë ujore) janë element relevant i Parkut, ekologjikisht dhenë aspektin e “imazhit” dhe tërheqjes turistike. Për të kompensuar faktin që asnjëri nga korridoret e lumitnuk i është caktuar Zonës I, rekomandohet për Planin Hapësinor që të paraqesë rregullore të qarta (dhe tërrepta) për aktivitetet ekzistuese dhe të ardhshme përgjatë korridoreve të lumenjve (sidomos lidhur melejimin e ndërtimit të hoteleve, restoranteve dhe nxjerrjes së zhavorrit), si dhe për të promovuarrestaurimin e peizazhit të lumenjve në zona më të degraduara (p.sh., ku punët rrugore dhe ujore kanëprekur shumë natyralitetin dhe bukurinë piktoreske të korridoreve të lumit).

Sa i përket lidhshmërisë, njësitë e Zonës I janë kryesisht të grupuara në sektorin qendror të Parkut, egjithashtu edhe njësitë që ndodhen në sektorin më verilindor janë afër njëra tjetrës. Forma e njësive ështëpërgjithësisht kompakte, që është mirë sa i përket minimizimit të çrregullimeve nga zonat fqinje lidhur metë ashtuquajturin “efekt skajor”. Shikuar shpërndarjen hapësinore të njësive të Zonës I në disa pjesë tëParkut, megjithatë, duket se mund të arrihet lidhshmëri më e lartë, me relativisht pak mund, sidomoslidhur me caktimin e zonave të reja për Zonën 1. Në veçanti, Njësia 3 dhe Njësia 4 janë afër, por jo fizikishttë lidhura, edhe pse nuk ka rrugë, vendbanime apo infrastrukturë tjetër njerëzore për t’i ndarë ato (shihfigurën 7.3). E njëjta vlen edhe për Njësinë 9 dhe Njësinë 10.

Sugjerim: Një rekomandim i qartë do të ishte zgjerimi i njësive 3 dhe 4 për ta bërë shndërruar në një pjesëmë të madhe. Megjithatë, gjatë punëtorisë për zhvillim të skenarit, ka dalë që zona ndërmjet dy pjesëve (qëi është caktuar Zonës II) është një korridor me rëndësi për kullotje të bagëtive, dhe si i tillë ka shfrytëzim tëtokës që nuk është në përputhje me Zonën I. Nëse ky shfrytëzim tradicional i tokës në këtë brez nuk mundtë ndryshohet, sugjerohet që të sigurohet që çrregullimi i tij në njësitë fqinje të Zonës I të mbahen nëminimum, përmes:

Monitorimit të aktiviteteve të kullotjes për të kontrolluar që ato të ndodhin vetëm në vendinaktualisht të përcaktuar për Zonën II dhe që të mos ketë teprim në kullotje;

(nëse nevojitet) restaurimi i mbulueshmërisë pyjore të skajeve të korridorit, për të zvogëluarçrregullimet në njësitë e Zonës I.

Instituti për Planifikim Hapësinor

32

Sugjerim: Duhet të shqyrtohet mundësia për të bashkuar Njësinë 9 dhe 10, nëse nuk ka rrugë apovendbanime ndërmjet tyre (shih figurën 7.4). Korridori i lumit mund të përdoret si lidhje ndërmjet dynjësive, me përparësinë jo vetë të përmirësimit të lidhshmërisë, por edhe për të pasur një habitat lumi tëpërfaqësuar në Zonën 1 (shih pikën paraprake rreth diversitetit të habitatit në draft zonim). Mund të ketëarsye për të cilat të dy njësitë nuk mund të lidhen (siç u tha më parë, pjesa më e madhe e njohurive tëpërdorura për të formuar zonimin është ofruar si “mendim i ekspertit” dhe nuk gjendet në harta aporaporte). Në këtë rast, rekomandohet që të sigurohet që brezi në Zonën II që ndan Njësinë 9 nga Njësia 10menaxhohet në atë mënyrë që të zvogëlon çrregullimet potenciale.

Figura 7.3 Njësitë 3 dhe 4 (me ngjyrë portokalli) vendosur mbi hartën embulueshmërisë së tokës (shih figurën 7.1 për numërim të njësive)

Një vërejtje tjetër për lidhshmërinë lidhur me Njësinë 5 dhe Njësinë 6(shih figurën 7.4). Këto dy njësi janë nga më të mëdhatë në të gjithanjësitë e Zonës I, kështu që potencialisht përfaqësojnë “zonatthelbësore” për ruajtjen e biodiversitetit, d.m.th., vendet mjaft tëmëdha për të plotësuar të gjitha kërkesat e habitatit për speciet erëndësishme. Edhe pse kjo nuk mund të kontrollohet për shkak tëmungesës së hartave të habitatit, supozohet që zgjedhja e themelimittë vendeve të tilla të mëdha varet nga roli që ato luajnë për llojet epërzgjedhura të habitatit dhe/ose speciet, dhe mundësisht atyrespecieve me kërkesë më të madhe të habitatit (p.sh., ariu i murrmë,ujku, rrëqebulli). Këto dy pjesë ndahen nga një korridor lumi dhe njërrugë, dhe kjo është arsyeja pse ato nuk mund të bashkohen në njëpjesë.

Sugjerim: Duke pasur parasysh rolin e tyre potencial për ruajtjen e biodiverzitetit, rekomandohet që tëvlerësohen ndikimet e fragmentimit (nëse ka) të shkaktuara nga rruga ekzistuese, në aspektin e pengimit tëlëvizjes së kafshëve. Kjo kërkon identifikimin paraprak të specieve të synuara dhe analizën e mënyrës sëtyre të lëvizjes, si dhe kërkesat e habitatit. Nëse ndikimet e fragmentimit dalin të jenë konsiderueshme,mund të merren masa për të përmirësuar lidhshmërinë ndërmjet Njësisë 5 dhe 6, p.sh., duke rivendosurhabitatet në marzhën e tyre dhe në mes (p.sh., habitatit të lumit), duke zvogëluar aktivitetet e rejanjerëzore dhe zhvillimet përgjatë korridorit të lumit, dhe restauruar peizazhet e degraduara (p.sh., përshkak të nxjerrjes së zhavorrit dhe aktiviteteve të vogla gurthyese).

Figura 7.4 Rruga dhe korridori i lumit ndërmjet njësive 5 dhe 6 (shih figurën 7.1 për numërim të njësisë)

Instituti për Planifikim Hapësinor

33

Një vërejtje shtesë lidhet me erozionin e tokës. Analiza e hartës së rrezikut nga erozioni i tokës (gjendet nëbazë e të dhënave EULUP-it) tregon që njësitë e propozuara të Zonës I përfshijnë disa nga “hotspotet” përerozion të tokës (shih figurën 7.5). Në veçanti, pjesa dërmuese e zonës së mbuluar nga njësitë 5, 6 dhe 7konsiderohet me rrezikshmëri të lartë nga erozioni. Erozioni i tokës mund të shkaktojë degradimin ehabitatit, duke penguar kështu rolin që luajnë këto njësi lidhur me ruajtjen e habitatit. Në anën tjetër, faktiqë ato janë të caktuara për Zonën I duhet të garantojë që aktivitetet e prerjeve të paligjshme do të ndalen,duke lënë mundësi që mbulueshmëria e pyjeve të rritet prapë, dhe të zvogëlohet rreziku nga erozioni itokës në të ardhmen.

Sugjerim: Erozioni i tokës, aktivitetet për menaxhimin e pyjeve dhe rikthimi i shtresave të bimësisë në këtonjësi duhet monitoruar me kujdes për të siguruar që vendosja e Zonës 1 në këto vende shpie në zvogëliminaktual të erozionit të tokës. Gjithashtu duhet përmendur, që megjithatë, harta e rrezikut nga erozioni itokës është pa validim në terren, ashtu që për të vlerësuar rrezikun aktual nga erozioni i tokës duhet tëndërmerret studim preliminare në terren.

Figura 7.5 Kufijtë e njësive 5, 6 dhe 7 të vendosur mbihartën e rrezikut nga erozioni i tokës (sa më i lehtëhijezimi, rreziku më i lartë). (shih figurën 7.1 përnumërim të njësisë)

Vërejtja përfundimtare i përket ndjeshmërisë sëujërave nëntokësore. Analiza e hartës sëndjeshmërisë së ujërave nëntokësore (gjendet nëbazën e të dhënave të EULUP-it) tregon qënjësitë e propozuara të Zonës I (sidomos njësitë2, 4, 5, 6 dhe 8) përfshijnë disa nga vendet më tëndjeshme brenda Parkut (shih figurën 7.6).Mundësia e vend-grumbullimeve të ujit për tëruajtur ujë të cilësisë së lartë është shërbimikryesor i ekosistemit që ofron Parku, ndoshta mëi rëndësishmi. Prandaj, është pozitive që vendetqë janë më të ndjeshme të menaxhohen si ZonëI, duke u kujdesur që nuk do të ketë ndonjëaktivitet njerëzor (apo të kufizuar shumë) dhe qëmbulueshmëria natyrore e bimësisë do të lejohettë rritet përsëri.

Figura 7.6 Kufijtë e njësive 2, 4, 5, 6, dhe8 të vendosur mbi hartën eNdjeshmërisë së Ujërave Nëntokësore(sa më i errët hijezimi, rrezikshmëria mëe lartë). (shih figurën 7.1 për numërim tënjësisë)

Instituti për Planifikim Hapësinor

34

7.2 Njësitë e Zonës II dhe Zonës III: Vlerësimi i propozimit dhe shqyrtimi i alternativave tëmundshme

Mbrojtja dhe përmirësimi i biodiverzitetit dhe mjedisit kërkon edhe një projektim të kujdesshëm të njësivetë Zonës II dhe Zonës III. Njësitë e Zonës III mund të paraqesin rrezik për ruajtjen e natyrës në Zonën I,sidomos aty ku ekzistojnë ose parashihen aktivitete më intensive njerëzore. Këto aktivitete mund tëpërfshijnë edhe ndryshimet në shfrytëzim të tokës (p.sh., ndërtesat e reja, rrugët dhe infrastruktura), poredhe rritjet në numrin e vizitorëve apo ndryshimet në planet e vizitave dhe aktivitetet, me dëmtime tëshoqëruara, si zhurma dhe ndotja e ajrit. Njësitë e Zonës I duhet të “ekzaminohen” nga njësitë e Zonës III,për shembull duke përdorur Zonën II për të penguar çrregullimet. Kështu që, sa më shumë që është emundur, njësitë e Zonës I, dhe sidomos ato më të voglat dhe më të ndjeshmet, duhet të ndajnë kufijtë menjësitë e Zonës II. Në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna burimet e qarta të çrregullimit që duhetshqyrtuar gjatë zonimit përfshijnë vendbanimet, rrugët, aktivitetet prodhuese, gurthyesit, objektet turistikedhe infrastrukturën hidroenergjetike.

Draft zonimi cakton 61 njësi në Zonën III, shumica e të cilave janë shumë të vogla. Madhësia mesatareështë rreth 70 hektarë, por disa njësi mbulojnë vetëm disa hektarë, kryesisht rreth vendbanimeveekzistuese. Në të kundërtën, Zona II përbëhet nga një zonë e madhe, që përfaqëson “matricën” e zonimit,d.m.th. bazën mbi të cilën janë projektuar njësitë e Zonës I dhe Zonës III (shih figurën 7.7).

Figura 7.7 Shpërndarja hapësinore e njësive të Zonës II (majtas) dhe Zonës III (djathtas)

Identifikimi i kufijve të Zonës II në masë të madhe përputhet me parimin e shfrytëzimit të Zonës II sitampon zonë ndërmjet Zonës I dhe Zonës III. Megjithatë, në disa raste, kjo tampon zonë është e kufizuar nënjë brez të ngushtë prej disa dhjetëra metrash, siç shihet në Figurën 7.8.

Instituti për Planifikim Hapësinor

35

Figura 7.8. Afërsitë potencialisht kritike ndërmjet njësive tëZonës I dhe Zonës III. Rrathët e kuq tregojnë vendet kulargësia ndërmjet Zonës I dhe Zonës III është më pak se100m, ndërsa rrathët e ‘kaltër-cyan’ ku largësia është pakmbi 100m.

Sugjerim: Siç shihet në Figurën 7.8, në disa rastelargësia ndërmjet njësive të Zonës I dhe Zonës IIIduket e pamjaftueshme për ta ndarë Zonën I ngaçrregullimet e mundshme. Megjithatë, largësia linearenuk është faktori i vetëm që duhet pasur parasysh,pasi që edhe faktorët tjerë (p.sh., topografia,mbulueshmëria e tokës) qartazi kanë rolin e tyre,bashkë me madhësinë dhe llojin e aktiviteteve qëndodhin në secilën njësi të Zonës III. Si vlerësim ipërafërt, i përgjithshëm, mund të rekomandohetzgjerimi i gjerësisë së Zonës II për të krijuar një “brez”prej së paku 200 metrash, për ta ndarë Zonën I ngaZona III. Kjo qasje duhet përdorur sidomos në rastetkur rrugët me trafik të konsiderueshëm ndodhen nëZonën III, ose sa herë parashihen aktivitete të turizmitintensiv. Megjithatë, ky është vetëm një rekomandimi përgjithshëm që mund të formulohet në këtë fazë,d.m.th., kur nuk ka në dispozicion informata për llojine zhvillimit të pritur në secilën njësi të Zonës III. Gjatëfazave të ardhshme të planifikimit, kur do të rishikohet zonimi dhe kur Plani Hapësinor të fillojë formulimine veprimeve të zbatimit, rekomandohet që të shqyrtohen variablat kryesore mjedisore (shih figurën 7.9)dhe llojet e aktivitetit të pritur/planifikuar njerëzor, për të përshtatur madhësinë e brezit të tokës që ndanZonën I nga Zona III.

Grafikët e figurës 7.9 ofrojnë një udhëzim të përgjithshëm rreth largësisë së përhapjes së çrregullimeve tëshkaktuara nga rrugët në mjedis natyror. Figura në fjalë krahason kushtet në anën e djathtë (pjerrtësi dhedrejtim të kundërt të erës), dhe kushtet në drejtimin në anën e majtë (lartësi dhe drejtim të kundërt tëerës). Figura në vazhdim krahason shtrirjen e faktorëve të përzgjedhur të çrregullimit (zhurma, ndikimetvizuele, etj.) në pyje dhe mjedise të hapura të kullosave. Prapë, ky udhëzim i përgjithshëm mund të jetë idobishëm gjatë fazave të ardhshme të planifikimit, dhe përdorimi i tyre domethënës kërkon njohuri mbillojin dhe intensitetin e aktiviteteve të planifikuara për njësitë e ndryshme të Zonës III.

Figura 7.9 Shtrirja eçrregullimeve nga rrugët nëkushte të ndryshmemorfologjike dhe të erës (lartë,sipas Formanit, 1997), dhe nëkushte të ndryshme tëmbulueshmërisë së tokës(poshtë, sipas Reijnen et al.,1995).

Instituti për Planifikim Hapësinor

36

Sa i përket numrit dhe madhësisë së njësive të Zonës III, fakti që ato përgjithësisht janë të vogla dhe qëkryesisht përfshijnë vendet tashmë të zhvilluara, është në parim pozitiv, pasi që zvogëlon ndikimetmjedisore të zhvillimit të ri. Megjithatë, është për tu brengosur për numrin e tyre, sepse mund të bëhetsfiduese nëse rregulloret zbatohen në të gjitha ato dhe për shkak se ato mund të krijojnë ndikimekumulative (d.m.th. ndikimet e shkaktuara nga degradimi relativisht i ulët që ndodhë në shumë vende,duke prodhuar kështu një ndikim përgjithësisht të konsiderueshëm). Rekomandohet që drejtimet dherregulloret e qarta për zhvillimet e ardhshme të jepen për secilën njësi të Zonës III (ose për grupe të tyre),për të identifikuar fushat ku shumica e transformimeve do të ndodhin, dhe fushat ku priten relativisht pakndryshime.

Si rekomandim përfundimtar, vendet brenda Zonës III do të mund të klasifikoheshin më tutje sipas disaveçorive kryesore mjedisore, për të vënë kufizime shtesë për zhvillimet e ardhshme. Në Zonën III lejohenndërtimet për qëllime banimi dhe zhvillim ekonomik, me theks të veçantë në zhvillimin e turizmit.Megjithatë, duhet prezantuar disa kufizime për vendet ku lejohet lloji i tillë i zhvillimeve, duke shqyrtuarveçoritë e rëndësishme mjedisore, si: afërsia me lumenj dhe përroska, morfologjia e terrenit (dhe sidomospjerrësia dhe lartësia mbidetare), rrezatimi diellor dhe potenciali shoqërues për shfrytëzimin e energjisëdiellore. Për këtë të fundit, është zhvilluar një bazë e të dhënave për rrezatimin diellor për Evropën ngaQendra e Përbashkët e Hulumtimeve të Komisionit Evropian1. Edhe pse rezolucioni i saj është shumë i vogëlpër të përkrahur planifikimin hapësinor në Park, metodologjia do të mund të shfrytëzohej duke përdorur tëdhëna me rezolucion më të madh për Kosovën, sapo ato të jenë në dispozicion. Harta e krijuar nga kjomund të përdoret si faktor për të udhëhequr procesin e vendimmarrjes brenda vendeve të zonës III, dhe nëveçanti për të kufizuar zhvillimet e reja në fushat me rrezatim të përshtatshëm diellor.

1 http://re.jrc.ec.europa.eu/pvgis/solres/solrespvgis.htm

Instituti për Planifikim Hapësinor

37

8. Vlerësimi i ndikimit të strategjisë dhe veprimeve për zbatim nëmjedis

Strategjia dhe veprimet për zbatim janë vlerësuar duke analizuar ndikimin e tyre në objektivat e VSM-së.Rezultatet e vlerësimit janë paraqitur në tabelën e mëposhtme, së bashku me sugjerimet dherekomandimet për rritjen e ndikimit pozitiv dhe zbutjen e atyre negative.

Tema Objektivi Konsideratat për ndikimet e Strategjisë dhe veprimet për zbatim

Biodiverziteti O1: Mbrojtja dhepërmirësimi i specievedhe habitatit

Inventarizimi dhe publikimet e biodiversitetit, të parapara me veprimetnën 4.2 (Mjedisi, trashëgimia natyrore dhe kulturore), mund të shpien nëpërmirësimin e ruajtjes së habitateve dhe llojeve përkatëse, për shembullfokusimi i aktiviteteve të restaurimit të pyllit në habitatin që ka më sëshumti nevojë.Shumë veprime nën 4.2 në përgjithësi ofrojnë mbrojtjen e biodiverzitetit(llojet e bimëve, shpendët, pyllin, etj) nga ndotja, prerjet, shqetësimet,etj. Këto veprime kanë padyshim një ndikim pozitiv në Objektivin 1, edhepse rekomandohet që përmbajtja e tyre të specifikohet më mirë, dhesidomos lloji i aktiviteteve që do të ndërmerren për të promovuarmbrojtjen e natyrës.

O2: Rritja/mbajtja elidhjes natyrore mehabitatin

Ruajtja dhe përmirësimi i lidhjes së habitatit nuk është adresuarshprehimisht nga veprimet e propozuara. Zonimi do të luajë një rol kyç nëpërcaktimin e lidhjes së habitatit natyral në të ardhmen. Konsideratat përkëtë, së bashku me sugjerimet se si të përmirësohet lidhja, janë paraqiturnë kapitullin paraprak. Kërcënimet e mundshme ndaj lidhjespërfaqësohen nga infrastrukturat e reja lineare siç janë rrugët, shtyllatelektrike, teleferikët (shih veprimet nën 4.5.1 dhe 4.5.2). Rekomandohetqë gjatë projektimit të infrastrukturave të reja lineare të merren parasyshrezultatet e inventarizimit të biodiversitetit dhe hartat (të parapara nënveprimet 4.2.2-4.2.6). Kjo vlen sidomos për ato infrastruktura (p.sh. atoqë kanë të bëjnë me skijimin), që lejohen të ndërtohen brenda Zonës II.Kullotat dhe lëndinat në kuadër të Zonës së II mund të luajnë rol tërëndësishëm si "urë kaluese" për lëvizjen e kafshëve, dhe ndihmojnëlidhjen e zonave natyrore. Topografia dhe inventarizimi i habitateveduhet të mundësojnë identifikimin e lokacioneve të Zonës II që janë tërëndësishme për lidhjen e habitateve, dhe ato duhet të mbrohen nga tëzhvillimet infrastrukturore në të ardhmen.

Popullsiadheshëndeti injeriut

O3: Përmirësimi ishëndetit

Veprimet nën 4.3 (Zhvillimi social dhe i popullsisë) përfshijnë ndërtimin eqendrave shëndetësore dhe shërbimet për përmirësimin e shëndetit,veçanërisht në vendbanime të izoluara dhe të vogla.

O4: Ulja e ekspozimitndaj rrezikut natyror

Veprimet nën 4.2 (Mjedisi, trashëgimia natyrore dhe kulturore) përfshijnëmbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu.Veçanërisht, veprimet nën 4.2.9 parashohin përgatitjen e hartave përrreziqet më të rëndësishme natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu.Ato janë shumë të dobishme për përmbushjen e këtij objektivi të VSM-së, dhe në mënyrë ideale duhet të plotësohen (ose në Planin Hapësinorose në Planin e Menaxhimit) me indikacionet se çfarë llojndërhyrjesh/veprimesh /vendimesh do të merren në zonat më tërrezikshme.

Toka O5: Parandalimi ierozionit të tokës

Veprimet nën 4.2.8 (Mbrojtja e elementeve të mjedisit nga ndotja dhedegradimi) përfshijnë masat për parandalimin/zvogëlimin e erozionit tëtokës, siç janë krijimi i tarracave, krijimi i brezave të gjelbër dheripyllëzimi i tokës së zhveshur. Përpilimi i një harte të rrezikut të erozionittë tokës që identifikon prioritetin për masat kundër erozionit do të ishte i

Instituti për Planifikim Hapësinor

38

dobishëm për këto veprime. Harta aktualisht është në përpunim e sipërdhe përfundimit të saj duhet t'i jepet prioritet i lartë.

O6: Ruajtja ekapacitetit prodhues tëtokës

Kjo çështje nuk adresohet drejtpërdrejt nga veprimet e propozuara.Megjithatë, duke promovuar praktikat e qëndrueshme dhe organikebujqësore (shih veprimet nën 4.4.1) dhe luftimit të erozionit të tokës(shih më lart) Plani do të kontribuojë në ruajtjen e kapacitetit prodhues tëtokës. Rekomandohet të shqyrtohen me kujdes kjo çështje gjatë hartimittë Planit të Menaxhimit, për shembull, identifikimi i zonave më tëpërshtatshme për bujqësi dhe blegtori, dhe inkurajimi i praktikave (poashtu në sektorin e pyjeve) që mundësojnë rigjenerimin e tokës dhereduktimin e mbi-shfrytëzimit të saj.

Uji O7:Përmirësimi/mbajtja ecilësisë së ujit

Veprimet nën 4.2.8 (Monitorimi i vazhdueshëm i burimeve ujore)përfshijnë hartimin e bazave të të dhënave GIS dhe inventarizimin rrethdisponueshmërisë së ujit dhe cilësisë së tij. Është e rëndësishme tëkuptohen problemet ekzistuese, dhe të propozohen reagime tëpërshtatshme për të rritur cilësinë e ujit. Rekomandohet të shtohendetaje në lidhje me këto aktivitete të monitorimit në të ardhmen,veçanërisht në lidhje me identifikimin e autoriteteve përgjegjëse përmonitorim dhe një projekt-protokoll që përmban informacion të tillë sishpeshtësia e aktiviteteve të monitorimit dhe parametrat që duhet tëmonitorohen.

O8:Përmirësimi/ruajtjae aftësisë përdeponimin e ujit

Restaurimi i pyjeve dhe ndërhyrjet e ripyllëzimit (të parapara nën 4.2.7dhe 4.2.8) mund të jenë të dobishme për mirëmbajtjen e kapacitetit tëzonës për deponimin e ujit. Megjithatë, të dhënat mbi zonat më kritikepër deponimin e ujit aktualisht mungojnë, të paktën në bazat e tëdhënave zyrtare. Rekomandohet që të përfshihet edhe në inventarizimine ri dhe në aktivitetet e mbledhjes së të dhënave të parapara në Plan.

O9: Minimizimi ipërdorimit tëpanevojshëm të ujit

Kjo çështje adresohet nga veprimet nën 4.2.8 dhe 4.2.10 të planit.Rekomandohet që kësaj çështje t'i kushtohet vëmendje gjatë hartimit tërregullores për ndërtime të reja. Veprimet nën 4.5.3 sigurojnëpërmirësimin e infrastrukturës ujore. Edhe pse nuk ka në dispozicionprova për humbjen e ujit në sistemin aktual të furnizimit me ujë,përmirësimi i infrastrukturës ujore mund të bëjë shpërndarjen e ujit mëtë efektshme dhe të reduktojë humbjen e tij, duke kontribuar nëminimizimin e përdorimit të ujit.

Ajri dheklima

O10: Reduktimi iemetimit të gazraveserrë

Kjo çështje nuk adresohet drejtpërdrejt nga veprimet e Planit.Rekomandohet të merret parasysh gjatë hartimit të rregulloreve tëndërtimit në lidhje me efikasitetin e energjisë. Përmirësimi i sistemitrrugor i paraparë me veprimet nën 4.5.1 mund të shpie në rritje tëtrafikut të motorizuar, e me këtë në emetimet e GS. Kjo mund tëkompensohet me promovimin e sistemeve të transportit publik brendaparkut, i destinuar për të lidhur atraksionet më të njohura turistike.

Peizazhi dhetrashëgimiakulturore

O11: Ruajtja dhepërmirësimi ikaraktereve tëdallueshme peizazhit

Veprimet nën 4.1.3 (Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar) mund(në mënyrë indirekte) të kontribuojnë në ruajtjen e karaktereve tëpeizazhit për shkak se ato promovojnë fushata ndërgjegjësimi përinformim rreth rolit dhe rëndësisë së vlerave të trashëguara brendaParkut.

O12: Restaurimi ipeizazheve të prekuranga aktivitetetnjerëzore

Restaurimi i peizazheve të lumenjve përgjatë disa prej korridorevekryesore rrugore (shih Kapitullin 3) aktualisht nuk adresohet në mënyrë tëdrejtpërdrejt nga veprimet e propozuara, por në mënyrë indirekte po.Zbatimi më strikt i rregulloreve për ndërtimet dhe aktivitetet njerëzore nëtë ardhmen duhet të mundësojë të paktën shmangien e dëmeve tëmëtejshme të peizazheve.Një çështje potencialisht kritike përfaqësohet nga nevoja për energji ezhvillimeve të banimit në të ardhmen (p.sh. fshatrat turistike). Zhvillimi iprojekteve të reja të hidro-centraleve duhet të dekurajohet, pasi që atokrijojnë ndikime kumulative në sistemet e lumenjve, në drejtim të prishjes

Instituti për Planifikim Hapësinor

39

së karaktereve të peizazheve dhe bukurisë së tyre, si dhe ndikojnë nëfunksionin e habitateve të tyre. Zhvillimet e reja duhet të kërkojnë burimealternative të energjisë, veçanërisht të tilla si ato diellore, për tipërmbushur, të paktën pjesërisht, nevojat për energji. Rezultati i studimittë burimeve të energjisë së ripërtëritshme (e paraparë me veprimet nën4.5.2) mund të sigurojë bazë të njohurive për të nxjerrë rregullore përndërtimet në të ardhmen.

O13: Mbrojtja etrashëgimisë kulturore,historike dhearkitektonike, dukepërfshirë traditatlokale dhetrashëgiminëetnografike

Veprimet nën 4.1.3 (Bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar ) mund(në mënyrë indirekte) të kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisëkulturore, historike dhe arkitekturore sepse ato promovojnë fushatandërgjegjësimi për informim rreth rolit dhe rëndësisë së vlerave tëtrashëguara brenda Parkut. Një kontribut më i drejtpërdrejtë pozitivsigurohet nga veprimet nën 4.2.11 - 4.2.16, të cilat parashohin zhvillimine planeve të veçanta të menaxhimit dhe të ruajtjes, ndërtimin einfrastrukturave për të përmirësuar qasjen e këmbësorëve, dherestaurimin e objekteve me vlera kulturore.

Asetetmateriale

O14: Ruajtja/rritja efurnizimit me lëndëdrusore për përdorimlokal

Objektivi 4.2.7 (Mbrojtja e të gjitha llojeve të vegjetacionit pyjor ngadegradimi i tyre dhe prerjet e paligjshme) parasheh prerjet e kontrolluaratë pyjeve dhe identifikimin e fushave prioritare (brenda Zonës II) tëpërshtatshme për ndërhyrje të pyllëzimit. Të gjitha këto janë veprime tëdrejtuara në përmirësimin e menaxhimit aktual të pyjeve, në mënyrë qëtë ruajë furnizimin me lëndë drusore për nevojat e banorëve vendas.Gjithashtu ripyllëzimi, ndërtimi i ujembledhesve per mbrojtjen epyllit dhe integrimi i një kadastri modern të pyjeve brenda bazës sëtë dhënave hapesinore te parkut (nën pikat 2 dhe 3 të objektivit 4.2.7)do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të pyjeve.

O15: Ruajtja/rritja efurnizimit tëprodukteve pyjore jo-drusore

Veprimet nën 4.4.2 (Shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore,bimëve mjekuese dhe aromatike si dhe pemëve frutore të egra) do tëkenë ndikime pozitive në drejtim të promovimit të përdorimit tëqëndrueshëm të produkteve pyjore jo-drusore nga popullsia lokale, sepseato parashikojnë hartimin e rregulloreve për vjeljen e frutave të vogla, ecila mund të jetë shumë e rëndësishme për të siguruar që vjelja të bëhetnë mënyrat dhe në zonat më të përshtatshme.Veprimet nën 4.2 (Mjedisi, trashëgimia natyrore dhe kulturore) përfshijnëidentifikimin e bimëve mjekësore, kërpudhave dhe llojeve të frutave tëmalit, dhe shënjimin e habitatit të tyre. Ky është një kontribut shumë irëndësishëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e tyre në të ardhmen.Gjithashtu disa nga veprimet nën 4.4 (Zhvillimi i turizmit dhe ngritjaekonomike e parkut) promovojnë shfrytëzimin e qëndrueshëm tëprodukteve pyjore jo-drusore.

Instituti për Planifikim Hapësinor

40

9. Plani i monitorimit

Është propozuar një plan monitorues për monitorimin e ndikimeve aktuale të Planit Hapësinor kundrejtobjektivave të VSM-së, si dhe për të sugjeruar qasjet relevante dhe kornizat kohore.

Objektivi Qasja e monitorimit Shpeshtësia e

propozuar

Autoriteti përgjegjës

O1: Mbrojtja dhe përmirësimi ispecieve dhe habitatit

- Shënjimi i habibtatit të zonave më tëndjeshme/të rëndësishme të specieve tëkafshëve të egra dhe të vegjetacionit

çdo 2 vite Ministria e Mjedisitdhe PlanifikimitHapësinor (MMPH)

O2: Rritja/mbajtja e lidhjes mehabitatin natyror

- Matja e fragmentimit të vendeve më tërëndësishme të habitatit, duke përdorurindikatorë të tillë si: madhësia mesatare enjësive të habitateve, distanca mesatare nëmes të njësive të ruajtura mirë të habitatit

- Gjatësia e infrastrukturave të reja lineare(rrugët, pistat e skijimit, linjave elektrike, etj)që ndërpresin zonat me mbulesë natyrore tëtokës

çdo 1-2vite

MMPH

O3: Përmirësimi i shëndetit(përmes ushtrimeve dherekreacionit nënatyrë)

- Pyetësori i dhënë banorëve në komunatkryesore për të marrë informacione mbishfrytëzimin e Parkut dhe aktivitetet endërlidhura në natyrë

çdo 2 vite MMPH

O4: Ulja e ekspozimit ndajrrezikut natyror

- Hartat e zonave me rrezik të rrëshqitjes sëdheut, të përditësuara periodikisht për tëanalizuar tendencat në zonat e rrezikuara

- Gjatësia e segmenteve rrugore të ekspozuarandaj problemeve të paqëndrueshmërisë sëshpatit

çdo 2 vite MMPH

O5: Parandalimi i erozionit tëtokës

- Madhësia e zonave ku zbatohen masatkundër erozionit

- Madhësia e zonave ku është kompletuarripyllëzimi apo procesi i restaurimit të pyllit

çdo 2 vite MMPH

O6: Ruajtja e kapacitetitprodhues të tokës

- Inventarizimi i aktiviteteve të kullotjes çdo disavite

MMPH

O7: Përmirësimi/mbajtja ecilësisë së ujit

- Parametrat e cilësisë së ujit aktualisht tëmonitoruara nga AMMK-ja

çdo vit MMPH

O8: Përmirësimi/ruajtja eaftësisë për deponimin e ujit

- Statistikat e rrjedhës ujore- Shënjimi i grumbulluesve më të rëndësishëm

të ujit për deponimin e tij- Ndryshimet në shfrytëzimin e tokës brenda

grumbulluesve më të rëndësishëm të ujit

çdo vit MMPH

O9: Minimizimi i përdorimit tëpanevojshëm të ujit

- Konsumi i ujit për kokë banori në sektorin eturizmit

- Konsumi i ujit për kokë banori në fshatratlokale

çdo vit MMPH

O10: Reduktimi i emetimit tëgazrave serrë

- Monitorimi i qasjes së veturave në Park- Kapaciteti dhe shpeshtësia e shërbimeve të

transportit publik të ofruara për të arritur nëPark dhe brenda Parkut.

çdo vit MMPH

O11: Ruajtja dhe përmirësimi ikaraktereve të dallueshme tëpeizazhit

Gjatësia e korridoreve të lumenjve në gjendje tëmirë për ruajtje (ku aktivitetet njerëzore nukndërhyjnë në cilësinë e peizazhit në masë të

çdo vit MMPH

Instituti për Planifikim Hapësinor

41

madhe)O12: Restaurimi i peizazheve tëprekura nga aktivitetetnjerëzore

- Numri/madhësia e ndërhyrjeve restauruesenë peizazh

çdo vit MMPH

O13: Ruajtja e trashëgimisëkulturore, historike dhearkitekturore, duke përfshirëtraditat vendore dhetrashëgiminë etnografike

- Numri i vendeve të trashëgimisë ku janëzhvilluar aktivitetet restauruese

- Numri i vendeve të trashëgimisë ku ështëpërmirësuar qasshmëria

çdo vit MMPH

O14: Ruajtja/rritja e furnizimitme lëndë drusore për përdorimlokal

- Madhësia e ndërhyrjeve restauruese në pyll- Përqindja e pyjeve të menaxhuara sipas

standardit të certifikuar- Shkalla e prerjeve të paligjshme të drunjëve

çdo vit MMPH

O15: Ruajtja/rritja e furnizimittë produkte pyjore jo-drusore

- Shënjimi i zonave më të rëndësishme përofrimin e produkteve pyjore jo-drusore

- Pyetësorët e dhënë banorëve për të bërëhulumtime në lidhje me mbledhjen eprodukteve pyjore jo-drusore

çdo 2 vjet MMPH

Instituti për Planifikim Hapësinor

42

10. Përmbledhja jo-teknike

Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) i Planit Hapësinor të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” synonrritjen e mundësive mjedisore dhe minimizimin e ndikimeve dhe rreziqeve që lidhen me zbatimin e planit.Qëllimi përfundimtar i VSM-së është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe kontribuimi nëpromovimin e qëndrueshmërisë. Në Kosovë VSM-ja është e rregulluar me Ligjin nr. 03/230, i cili përcaktonkushtet, formën dhe procedurat për aplikimin e VSM-së.

Fazat kyçe të VSM-së, dhe rezultatet e tyre, janë si në vijim:

Identifikimi i legjislacionit të Kosovës që përcakton objektivat dhe politikat e mbrojtjes së mjedisitqë janë potencialisht relevante për Planin Hapësinor;

Identifikimi i veprimeve strategjike (politikave, planeve ose programeve) në nivele të ndryshme tëvendimeve që janë potencialisht të rëndësishme për të ndikuar në Planin Hapësinor;

Sistemimi i informacioneve në dispozicion dhe bazave të të dhënave;

Analiza e studimit bazë të mjedisit, dhe evulimi i mundshëm i saj pa planin

Identifikimi i mundësive kyçe mjedisore:

- Parku paraqet një "hotspot" të biodiverzietit, relevant në nivel rajonal;

- Brenda parkut janë të ruajtura mirë praktikat tradicionale të shfrytëzimit të tokës dhesistemet e jetesës, traditat e ndërlidhura dhe trashëgimia kulturore;

- Ekosistemet e Parkut ofrojnë shërbime të rëndësishme të ekosistemit, të tilla si: ujë iëmbël, peshk, produkte pyjore jo-drusore (mjaltë, fruta mali, kërpudha, barëratradicionale)

- Parku ofron mundësi për promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës (çiklizmi,alpinizmi, etj)

- Parku ofron një varg shumë të gjerë të mundësive për zhvillimin e turizmit të bazuar nënatyrë.

Identifikimi i problemeve kyçe mjedisore:

- Paqëndrueshmëria e shpatit dhe erozioni i tokës prekin disa nga pjesët më kryesore tëluginës, kryesisht për shkak të punimeve të fundit për përmirësimin e infrastrukturës;

- Ndikimet kumulative të aktiviteteve njerëzore (punime në rrugë, zhvillimi i hidro-energjisë,ndërtimin i ndërtesave, nxjerrja e zhavorrit, etj) që ndikojnë në natyrën dhe ruajtjen ekorridoreve të lumenjve;

- Prerja e pa kontrolluar e drunjëve që ndikon në zonat e pyjeve të ulëta

- Ndërtimi i parregullt i ndërtesave që ndikon në korridoret e lumenjve, si dhe shpatet nëzonat më tërheqëse turistike.

Propozimi i objektivave të VSM-së:

- O1: Mbrojtja dhe përmirësimi i specieve dhe habitatit

- O2: Rritja/mbajtja e lidhjes natyrore me habitatin

- O3: Përmirësimi i shëndetit (përmes ushtrimeve dhe rekreacionit në

- natyrë)

- O4: Ulja e ekspozimit ndaj rrezikut natyror

- O5: Parandalimi i erozionit të tokës

Instituti për Planifikim Hapësinor

43

- O6: Ruajtja e kapacitetit prodhues të tokës

- O7: Përmirësimi/mbajtja e cilësisë së ujit

- O8: Përmirësimi/ruajtja e aftësisë për deponimin e ujit

- O9: Minimizimi i përdorimit të panevojshëm të ujit

- O10: Reduktimi i emetimit të gazrave serrë

- O11: Ruajtja dhe përmirësimi i karaktereve të dallueshme të peizazhit

- O12: Restaurimi i peizazheve të prekura nga aktivitetet njerëzore

- O13: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore, historike, arkitekturore dhe etnografike

- O14: Ruajtja/rritja e furnizimit me lëndë drusore për përdorim lokal

- O15: Ruajtja/rritja e furnizimit të produkteve pyjore jo-drusore

Vlerësimi i pajtueshmërisë së qëllimeve të Planit Hapësinor. Kjo analizë synon kryerjen e vlerësimitmjedisor të qëllimeve dhe objektivave të Planit, në mënyrë që të provoj pajtueshmërinë e tyre meobjektivat e VSM-së. Rezultatet kryesore të kësaj analize përfshijnë rekomandime për tëidentifikuar dhe shënjuar zonat e prirura ndaj erozionit dhe zonat ku janë të nevojshme ndërhyrjetrestauruese në peizazh; dhe rekomandimet për planifikimin dhe projektimin e infrastrukturavelineare.

Vlerësimi i ndikimeve mjedisore të kornizës së zhvillimit hapësinor. Vlerësimi i ndikimeve mjedisoretë KZhH fokusohet në analizën e zonimit të propozuar dhe ka ofruar sugjerime se si ta përmirësojëatë, duke përfshirë konsiderimin e alternativave të mundshme dhe formulimin e masavelehtësuese. Rekomandimet u fokusuan veçanërisht në madhësinë, nivelin e vazhdimësisëhapësinore midis njësive të Zonës I dhe në ruajtjen e lidhshmërisë së tyre. Sa i përket Zonave II dheIII, rekomandimet u fokusuan në projektimin e zonave të përshtatshme për të ekzaminuarçrregullimet e shkaktuara nga veprimtaritë njerëzore. Gjithashtu është rekomanduar edheprezantimi i "zonimit" të mëtejshëm brenda njësive të Zonës III.

Vlerësimi i ndikimeve mjedisore të Strategjisë dhe veprimeve për zbatim. Strategjia dhe veprimetpër zbatim janë vlerësuar duke analizuar ndikimet e tyre në objektivat e VSM-së, dhe dukepropozuar sugjerime dhe rekomandime për të përmirësuar ndikimet pozitive dhe zbutur atonegative. Ndikimet pozitive janë të lidhura me objektivat e VSM-së, katër prej të cilëve (ruajtja ekapacitetit prodhues të tokës; minimizimi i përdorimit të panevojshëm të ujit; reduktimi i emetimittë gazrave serrë; restaurimi i peizazheve të prekura nga aktivitetet njerëzore) nuk janë adresuardrejtpërdrejt nga plani, por në mënyrë indirekte. Janë ofruar disa rekomandime për të siguruar qëPlani do të prodhojë ndikime pozitive mbi këta faktorë.

Propozimi i planit të monitorimit, duke identifikuar qasjet dhe indikatorët e monitorimit për tëzbuluar ndikimet aktuale të Planit Hapësinor kundrejt objektivave të VSM-së.

Instituti për Planifikim Hapësinor

44

Hartues të dokumentit

Nën mbikëqyrjen e Instituti për Planifikim Hapësinor në cilësinë e bartësit të procesit, dokumenti ështëhartuar me mbështetje nga UN-Habitat - Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor(MuSPP), nga konsulenti i angazhuar z. Davide GENELETTI, VSM ekspert.

Mohim

Ky draft i raportit për VSM-në është përgatitur nga konsulenti i pavarur Davide Geneletti me kërkesën e UN-Habita, duke ndjekur termat dhekushtet e kontratës relevante individuale. Pikëpamjet e shprehura në këtë raport nuk janë domosdoshmërisht pikëpamjet e UN-Habitat. Konsulentinuk merr përgjegjësi për vendimet dhe masat e marra në bazë të sugjerimeve dhe përmbajtjes së këtij raporti.