19
Kontakt: Tel/fax: + 355 4 2245078; Mob. + 355(0)692469393; (0)682039297; E-mail: [email protected]; Website: www.zgjedhje.al; ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 RAPORT I NDËRMJETËM II 6 - 26 Prill 2011 Tiranë më 1 Maj 2011 Mbështetur financiarisht nga: Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci pranë Ambasadës së SHBA-së, Tiranë, USAID si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë material nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit apo donatorëve të mësipërm.

ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

  • Upload
    trannga

  • View
    224

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Kontakt: Tel/fax: + 355 4 2245078; Mob. + 355(0)692469393; (0)682039297; E-mail: [email protected];

Website: www.zgjedhje.al;

ZGJEDHJET VENDORE

8 MAJ 2011

RAPORT I NDËRMJETËM II

6 - 26 Prill 2011

Tiranë më 1 Maj 2011

Mbështetur financiarisht nga:

Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci pranë Ambasadës së SHBA-së, Tiranë, USAID si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros).

Mendimet dhe opinionet e shprehura në këtë material nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit apo donatorëve të mësipërm.

Page 2: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

PËRMBAJTJA faqe

I. Hyrje 3

II. Përmbledhje 4

III. Konstatime 6

A. Kuadri ligjor 6

B. Administrimi i zgjedhjeve 7

B1. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve 7

B2. Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor 8

B3. Komisionet e Qendrave të Votimit 9

B4. Përgatitja e infrastrukturës dhe materialeve zgjedhore 9

C. Listat dhe identifikimi i zgjedhësve 11

D. Rregjistrimi i kandidatëve 12

E. Ankimimet 12

F. Fushata zgjedhore 12

F1. Incidentet 13

F2. Pjesëmarrja e administratës lokale dhe qëndrore 13

F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14

F4. Partitë, kandidadët dhe premtimet elektorale 14

F5. Përdorimi i aseteve publike 15

F6. - Funksionimi i institucioneve të tjera shtetërore 15

G. Media 13

G1. Pasqyrimi i incidenteve nga media dhe gjuha e përdorur 16

G2. Pasqyrimi i aktiviteteve elektorale 16

G3. BMM dhe vendimet e KQZ ndaj medias 17

H. Pjesemarrja e grave 18

I. Vëzhguesit vendorë 89

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 2

Page 3: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

I. HYRJE Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011, si një bashkëpunim organizatash jo-qeveritare dhe jo-politike, i drejtuar nga tri organizata kryesore: Shoqata për Kulturë Demokratike/ KRIIK Albania dhe Shoqata për Gratë dhe Fëmijët, në bashkëpunim me 15 organizata lokale si: Qendra për të Drejtat e Njeriut në Demokraci / Qendra Rinore Vlorë / Shoqata për Kulturë Demokratike – Elbasan / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Durrës / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Korçë / Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare – Elbasan / Rinia në Sipërmarrje të Lirë – Kukës / Mbrojtja e të Drejtave të Gruas Rurale dhe Urbane – Berat / Shoqata “Unë Gruaja” – Pogradec / Qendra Kulturore Mediatike Antigonea – Gjirokastër / Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile – Malësi e Madhe / Qendra Rinore “Epoka e Re” – Fier / Qendra Rinore “Trokitje” – Shkodër / Këshilli Rinor Sarandë / Rrjeti Demokratik i Gruas Shqipëri si dhe me bashkëpunimin e Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, si partneri ekspert në trainimin e vëzhguesve, do të vëzhgojë të gjitha fazat e përgatitjes, zhvillimit dhe përfundimit të këtij procesi zgjedhor duke prekur të 384 njësitë vendore në ditën e votimit dhe duke ofruar raportim on-line minute pas minute, me synim jo vetëm të pasqyrimit të ecurisë së procesit, por edhe për të dhënë të gjithë kontributin e mundshëm për përmirësimin e mëtejshëm të tij. Misionin e tij Koalicioni do ta realizojë nëpërmjet 1160 vëzhguesve të akredituar. Koalicioni po monitoron fazën përgatitore të procesit zgjedhor, fushatën elektorale, do të monitorojë procesin e votimit nëpërmjet grupeve të lëvizshme si dhe do të jetë prezent në gjithë qendrat e numërimit të votave, duke monitoruar procesin e numërimit, shpalljen e rezultateve si dhe procesin e ankimimit të tyre në KQZ apo në Kolegjin Zgjedhor. Vëzhguesit e Koalicionit do monitorojnë 100% të qendrave të votimit në bashkitë e vendit, një pjesë të konsiderueshme të qendrave të votimit të të gjitha komunave, si dhe do të mbulojnë 100 % vendet e numërimit të votave. Përgjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit, gjithë opinioni publik do të informohet në kohë reale për ecurinë e procesit të votimit nëpërmjet raportimit on-line në faqen e internetit www.zgjedhje.al dhe Qendrës Mediatike që do të ngrihet tek salla Consortium pranë Hotel Tirana International. Raporti i Dytë përmbledh periudhën zgjedhore prej datës 6 deri më 26 Prill 2011.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 3

Page 4: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

II. PËRMBLEDHJE - Kuadri ligjor ekzistues për zhvillimin e Zgjedhjeve Vendore të 8 Majit, zbatimi me korrektësi dhe në frymën tërësore të hartimit të tij, sigurojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë e demokratik. Mungesa e reformës elektorale që do të adresonte të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODHIR si dhe nga raporti i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, evidentoi sërish domosdoshmërinë e kryerjes së saj, në veçanti në lidhje me një sërë boshllëqesh dhe paqartësish që kanë të bëjnë me administrimin e procesit për zgjedhjet vendore, siç janë: - pragun elektoral për mandatet në këshillat vendorë; - ndryshimi i afateve të parashikuara që kanë të bëjnë me printimin e fletëve të votimit; - caktimi i anëtarit të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave. - Në tërësinë e funksionimit të tij, në KQZ mungon fryma dhe vullneti për një bashkëpunim real për një funksionim normal të organit më të lartë të administrimit të procesit zgjedhor, duke u sjellë shpesh si një komision me anësi të theksuar politike. - Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, përgjithësisht, kanë funksionuar normalisht, në mënyrë të qetë dhe pa dallime të theksuara politike, duke i marrë vendimet, kryesisht, me konsensus. Në këto zgjedhje, në ndryshim nga Zgjedhjet Parlamentare të 2009, evidentohet një numër prej më shumë se 70 ndryshimesh të anëtarëve të KZAZ-ve, kryesisht për shkak të kërkesave të paraqitura nga partitë politike përkatëse. - Asnjë nga partitë politike nuk e ka respektuar në mënyrë të plotë afatin e 23 Marsit për depozitimin e emrave të kandidatëve për Komisionet e Qendrave të Votimit. Në disa KZAZ, pavarësisht se propozimet për anëtarë të KQV-ve janë paraqitur me vonesë, ende në një pjesë të mirë të tyre këto Komisione nuk janë ngritur. Mosngritja e KQV-ve, jo vetëm shkel hapur afatet ligjore të parashikuara, por mund të sjellë pasoja aspak pozitive në administrimin e procesit në komisionet e niveleve të treta, pasi ngelet fare pak kohë për trajnimin e rreth 40 mijë komisionerëve në vetëm fare pak ditë. - Janë vërejtur një sërë vonesash e mangësish në lidhje me disa elementë të rëndësishëm të infrastrukturës zgjedhore. Si: - Qendrat e Votimit nuk janë ndarë sipas dispozitave ligjore të parashikuara, pasi janë evidentuar rreth 900 QV me mbi 1000 zgjedhës; - Disa qendra votimi nuk kanë kushtet e nevojshme dhe ato të përcaktuara në udhëzimin 3, datë 05.03.2009 të KQZ. - Kodi parashikon datën 8 Prill si afatin e fundit të dorëzimit të listave nga njësitë vendore pranë KZAZ-ve, por jo të gjitha njësitë vendore i dorëzuan në kohë këto lista. Pati raste kur njësitë vendore kanë kërkuar të bëjnë ridepozitim të listës përfundimtare të zgjedhësve me shtesa të bëra pas datës 8 Prill 2011, siç është rasti i Bashkisë Himarë. - Në disa Qendra Votimi listat janë shpallur në vende të pasigurta, çka ka sjellë dëmtimin e tyre, apo janë shpallur në vende të mbyllura si në ambiente shkollash duke mos u dhënë mundësi aksesi qytetarëve për të verifikuar emrat e tyre - Fushata është mbizotëruar kryesisht nga liderët e dy partive më të mëdha politike dhe fare pak ose aspak nga partnerët e tjerë të koalicioneve.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 4

Page 5: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Në fillimet e saj fushata shënoi një sërë incidentesh dhune të nxitura nga shkaqe dhe emocione politike të militantëve. Koalicioni kërkoi publikisht dënimin e akteve të dhunës nga drejtuesit e partive politike dhe ushtrimin e autoritetit të tyre për të kontrolluar militantët. Koalicioni tërhoqi vëmendjen se politizimi, me ose pa shkak i tyre, në në një terren ku evidentohen edhe një sërë anomalish të tjera që pengojnë zhvillimin normal të procesit, po krijojnë një klimë frike e pasigurie duke rritur akoma më shumë mos-besimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor, forcave politike apo edhe drejt zhvillimeve apo të ardhmes së demokracisë në Shqipëri. - Konstatohet se ka një angazhim të konsiderueshëm të administratës lokale apo qëndrore në aktivitetet elektorale të partive, sidomos në ato ku merr pjesë Kryeministri apo Kryetari i opozitës. - Janë vërejtur fare pak përballje mediatike kandidatësh. Kryesisht fushata po zhvillohet nga kandidatët në garë nëpërmjet takimeve direkte dhe “derë me derë”. Në këtë fushatë vihet re një numër i madh premtimesh që iu bëhet zgjedhësve, shpesh edhe jashtë çdo lloj kompetence apo juridiksioni të qeverisjes vendore. Asnjë nga kandidatët në garë nuk ofron premtime serioze dhe të qëndrueshme përsa kohë asnjë nuk ka ofruar projekte dhe alternativa të qarta të shoqëruara edhe me planifikimin e menaxhimin financiar në gjetjen e burimeve të financimit. - Pasqyrimi i aktiviteteve elektorale nga mediat ka qenë i ndryshëm, duke evidentuar, në disa raste, njëanshmëri të theksuar në favor të një kandidati apo subjekti elektoral. Vendimi 460 i KQZ për pranimin e kasetave influencon në linjën editoriale të medias duke kompromentuar gjithashtu rolin dhe misionin e saj për transparencës dhe informim me vërtetësi të qytetarëve. - BMM, për monitorimin e fushatës në mediat elektronike lokale emëroi më datën 07.04.2011 nëntë monitorues vendorë, përkatësisht në Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë, por vetëm në një KZAZ kishte dijeni për atashimin e tyre. Monitoruesit vendorë nuk janë trajnuar dhe as nuk kanë infrastrukturë në dispozicion për monitorimin e fushatës në mediat lokale. - Pjesëmarrja e gruas në të gjitha fazat e këtij procesi zgjedhor është mjaft e ulët. Në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, nga 528 anëtarë të KZAZ-ve, 26 % ose 139 prej tyre janë femra. Përkatësisht: - Në propozimet e bëra nga Partia Demokratike 33.33 % janë gra. - Në propozimet e bëra nga Partia Socialiste 36.96 % janë gra. - Në propozimet e bëra nga PBDNJ 15.15 % janë gra - dhe në propozimet e bëra nga LSI 18.18 % janë gra. - Nga monitorimi i procesit në KZAZ, vëzhguesit raportojnë vetëm për një rast të evidentimit të vëzhguesve të forcave politike që monitorojnë punën në këto komisione si në ZAZ 43. Ndërkohë, përveç Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, procesi zgjedhor do të monitorohet edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, si dhe 16 organizata të tjera të shoqërisë civile.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 5

Page 6: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

III. KONSTATIME A. KUADRI LIGJOR DHE SISTEMI ZGJEDHOR Mungesa e reformës elektorale që do të adresonte të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODHIR si dhe nga raporti i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, evidentoi sërish domosdoshmërinë e kryerjes së saj, në veçanti në lidhje me një sërë boshllëqesh dhe paqartësish që kanë të bëjnë me administrimin e procesit për zgjedhjet vendore. Megjithatë, sikundër është pranuar nga aktorët dhe vëzhguesit, kuadri ligjor ekzistues, zbatimi me korrektësi dhe në frymën tërësore të hartimit të tij, sigurojnë zhvillimin e një procesi zgjedhor të drejtë e demokratik. Në Zgjedhjet Vendore të 8 Majit votuesi do të votojë jo vetëm për kryetarët e njësive vendore, por edhe për këshillat bashkiakë. Këshillat bashkiakë përbëhen nga 13 anëtarë në disa komuna të vogla deri në 45 anëtarë tek disa bashki të mëdha, përjashto Bashkinë e Tiranës e cila përbëhet nga 55 anëtarë. Neni 162 i Kodit Zgjedhor përcakton një prag 3 % për partitë që kandidojnë më vete dhe 5% për koalicionet, si pragun minimal për të përfituar nga ndarja e mandateve në një zonë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, neni 166 pika 3 autorizon KQZ-në të ndajë mandatet për në Këshillat Vendorë në bazë të sistemit proporcional, sipas të njëjtave procedura të parashikuara në nenet 162 dhe 163, të specifikuara për zgjedhjet parlamentare, duke e lënë në mënyrë të paqartë këtë dispozitë. Votuesit janë të paqartë dhe të painformuar për kandidatët e Këshillave Vendorë të subjekteve elektoralë për të cilët ata do të votojnë. Zgjedhësit votojnë subjektin elektoral pa pasur informacion se cilët janë kandidatët në këto lista dhe sa është numri i anëtarëve që do të zgjidhen në këshillat vendorë. Kodi nuk përcakton asnjë dispozitë që të detyrojë subjektet apo për mënyrën se si duhet të njihet zgjedhësi me kandidatët e ardhshëm të “parlamenteve vendorë”. Vonesat në regjistrim parashtrojnë nevojën e ndryshimit të afateve të prodhimit të fletëve të votimit të parashikuar në Kod.

Kodi Zgjedhor parashikon vetëm një dispozitë në lidhje me fletët e votimit, atë të parashikuar në nenin 99 pika 1, e cila përcakton se fletët e votimit duhet t’i dërgohen KZAZ-ve jo më vonë se 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Ankimimet e mundshme mund të çojnë finalizimin e përmbajtjes së fletëve të votimit pas një periudhe 18 ditore1 nga dita e miratimit të tyre nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Ndërkohë që, në qoftëse ndiqen afatet, nga depozitimi i listës së kandidadëve deri në marrjen e vendimit nga KQZ, ky vendim merret 30 ditë2 përpara datës së zgjedhjeve, çka do të thotë se për shtypjen e fletëve të votimit ngelen vetëm 9 ditë në dispozicion, një kohë totalisht e pamjaftueshme për shtypjen e tyre. Gjithashtu, kjo kohë është relativisht e pamjaftueshme për t’i njohur zgjedhësit me përmbajtjen finale të fletëve të votimit.

1 Kodi Zgjedhor parashikon ankimimin e vendimeve të KQZ-së brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit. Kolegji Zgjedhor merr vendim brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesë padisë (neni 157 pika 1) dhe është i detyruar të zbardhë vendimin jo më vonë se 3 ditë nga data e dhënies së tij (neni 158 pika 1). 2 Kodi Zgjedhor parashikon depozitimin e listës së kandidadëve jo më vonë se 40 ditë përpara datës së zgjedhjeve. KQZ / KZAZ nëse vëren parregullsi duhet t’ua kthejë subjekteve zgjedhore jo më vonë se 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve (neni 73, pika 1). Dokumentacioni i korrigjuar depozitohet pranë KQZ/KZAZ-së jo më vonë se 32 ditë përpara datës së zgjedhjeve (neni 73 pika 2). KQZ merr vendim brenda 48 orësh, ose jo më vonë se 30 ditë përpara zgjedhjeve.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 6

Page 7: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Caktimi i anëtarit të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave u ndesh me një boshllëk ligjor, pasi Kodi Zgjedhor parashikon propozimin e anëtarit të tretë dhe të katërt përkatësisht nga partia e dytë më e madhe e mazhorancës dhe nga partia e dytë më e madhe e opozitës, me kushtin që ato të kenë fituar minimalisht dy deputetë në zgjedhjet pararendëse parlamentare. Ky kusht nuk plotësohet nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, partia e dytë e opozitës, e cila zotëron vetëm një mandat në Kuvendin e Shqipërisë. KQZ ndërhyri duke e interpretuar dispozitën dhe vendosi që anëtari i katërt t’i jepet Partisë Socialiste3. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ndryshoi procedurën e administrimit të procesverbalit për mbylljen dhe hapjen e kutive të votimit gjatë zgjedhjeve vendore të 8 Majit. Me këtë akt bëhet e mundur që në rastet e ankimimeve nga subjekte të ndryshme, për procesin e votimit apo numërimit të votave, për një njësi të veçantë të mos hapen të dyja kutitë, si ajo për këshillin, ashtu edhe ajo për kandidatin. Për të evituar këtë, KQZ mori vendim që në këto zgjedhje të punohet me dy kopje procesverbalesh, njëri do të futet në kutinë e votimit për kryetar njësie dhe tjetri në kutinë për anëtarë të Këshillit. Ligji parashikon hartimin e një proceverbali për hapjen e procesit të votimit, ku shënohen vulat e kutisë, i cili futet në kutinë e votimit të subjekteve4. Numërimi i fletëve fillon me kutitë e kandidatit, ndërkohë që proceverbali është në kutinë e votimit për subjektet. Ligji për financimin e partive politike5 i miratuar në shkurt të këtij viti, krijon premisa për një transparencë jo të arrirë në lidhje me një aspekt thelbësor të fushatës elektorale siç është financimi dhe deklarimi i burimeve të financimit të partive politike, veçanërisht përgjatë fushatave zgjedhore. Ky ligj i jep kompetencë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të hartojë dhe miratojë rregullat e raportimit financiar të partive si dhe të monitorojë, mbikqyrë dhe auditojë financimin e partive politike. B. ADMINISTRIMI I ZGJEDHJEVE Vendet vakante të anëtarëve të propozuar nga opozita në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u plotësuan me rikthimin e tyre më datën 8 prill 2011. Edhe Komisionet e Administrimit të Zonave Zgjedhore, pas plotësimit me anëtarët respektivë të opozitës, po funksionojnë në mënyrë të plotë. Në tërësi KQZ dhe KZAZ-të kanë qenë të hapura dhe bashkëpunuese ndaj vëzhguesve të Koalicionit apo edhe ndaj vëzhguesve të tjerë apo medias. B1. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në datën 8 Prill 2011, ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, uroi subjektet politike garuese për një fushatë të mbarë dhe një garë të ndershme e dinjitoze, duke iu kujtuar atyre zbatimin me korrektësi të ligjit. Në vendimmarrjen e tij, kryesisht për akte administrative apo teknike, KQZ ka funksionuar normalisht, duke i marrë këto vendime me shumicën e të gjithë anëtarëve.

3 Grupet e Numërimit të Votave përbëhen nga 4 anëtarë, përkatësisht 1 nga PD, 1 nga LSI e 2 nga PS. 4 Neni 101, pika 1/e dhe neni 116 pika 5 e Kodit Zgjedhor. 5 Ligji Nr.10374, datë 10.2.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000 "Për partitë politike", të ndryshuar”

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 7

Page 8: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Megjithatë, në tërësinë e funksionimit të tij, në KQZ mungon fryma dhe vullneti i bashkëpunimit real për një funksionim normal të organit më të lartë të administrimit të procesit zgjedhor. Pavarësisht problematikës së mëparshme, që pezulloi jo pak funksionimin normal dhe marrjen e një sërë akteve në kohë për procesin, sërish edhe pse me anëtarësi të plotë, KQZ sillet si një komision me anësi të theksuar politike duke nxjerrë shpesh funksionimin autoritarist të mazhorancës në këtë komision, ndërkohë që anëtarët e saj, pavarësisht se janë propozuar nga forca të ndryshme politike, duhet të sillen dhe të veprojnë si të pavarur dhe në zbatim vetëm të ligjit. Edhe përgjatë kësaj periudhe të monitorimit KQZ nuk ka marrë në shqyrtim miratimin e rregullores së brendshme të tij. Po ashtu deri në përiudhën që mbulon ky raport ende nuk ishin miratuar manualet e qendrave të votimit dhe atyre të numërimit Koalicioni i ka kërkuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të ushtrojë në mënyrë konsensuale dhe të plotë autoritetin e tij ndaj komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta në përmbushje të detyrimeve ligjore që parashikohen në Kodin Zgjedhor. KQZ duhet të mbajë qëndrim ndaj kryetarëve të njësive vendore të cilët kanë lejuar qendra votimi me më shumë se 1000 zgjedhës, në kundërshtim me nenin 62 pika 2 të Kodit Zgjedhor, apo kundrejt atyre të cilët, në mënyrë të panevojshme, i kanë caktuar këto qendra në ambiente private. Koalicioni ka publikuar më datën 23 Prill një deklaratë ku shpreh rezervat e tij në lidhje bazën ligjore dhe nismën për të miratuar një vendim i cili i detyron mediat të ndajnë kohën e pasqyrimit të aktiviteteve elektorale të kandidadit nga subjekti, si dhe i detyron ato që të pranojnë kasetat e përgatitura nga kandidadët/subjektet elektorale. B2. Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, përgjithësisht, kanë funksionuar normalisht, në mënyrë të qetë dhe pa dallime të theksuara politike, duke i marrë vendimet, kryesisht, me konsensus. Një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë një ekspeerincë të gjatë në administrimin e procesit e kanë një përgatitje të dallueshme profesionale. Megjithatë ka raste ku anëtarët e KZAZ-ve nuk ushtrojnë mjaftueshëm dhe profesionalisht detyrat e tyre si në ngritjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit, orientimin e zgjedhësve që nuk kanë gjetur emrat në listë, etj. Në këto zgjedhje, në ndryshim nga Zgjedhjet Parlamentare të 2009, evidentohet një numër i konsiderueshëm prej më shumë se 70 ndryshime të anëtarëve të KZAZ-ve, kryesisht për shkak të kërkesave të paraqitura nga partitë politike përkatëse, duke bërë që anëtarët e rinj të kenë mangësi në trajnimet që ata duhet të ndjekin. Në disa raste këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e shkeljes së ligjit, i cili ndalon ushtrimin e detyrës si anëtar i KZAZ-së kur je edhe kandidat në listat elektorale, siç ishte rasti i Kryetarit të KZAZ nr. 37 në Lezhë6, rasti i Kryetarit të KZAZ nr. 32 në Pogradec7 apo rasti i nënkryetarit të KZAZ nr. 63 në Vlorë8.

6 KQZ me Vendimin Nr. 20, datë 7.02.2011 me propozim të Partisë Demokratike dhe me me propozim të KZAZ Nr. 37 ka emëruar një kandidad të PD si kryetar të KZAZ nr. 37. Më datën 02.04.2011, KZAZ Nr.37

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 8

Page 9: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Anëtarët e KZAZ-ve kanë ndjekur dhe vlerësuar trajnimin e bërë, por mbetet problem trajnimi i anëtarëve të rinj të ndryshuar. Në disa KZAZ anëtarët e tyre janë të përfshirë aktivisht në fushatën elektorale të partive përkatëse e, në disa raste, devotshmëria politike zëvendëson qëndrimin korrekt, profesional e ligjor të tyre. B3. Komisionet e Qendrave të Votimit Kodi Zgjedhor, në nenin 36 pika 2 përcakton se, në çdo rast, afati i fundit për ngritjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit është data 18 Prill 2011. Asnjë nga partitë politike nuk e ka respektuar në mënyrë të plotë afatin e 23 Marsit për depozitimin e emrave të kandidatëve për Komisionet e Qendrave të Votimit. Në disa KZAZ, pavarësisht se propozimet për anëtërë të KQV-ve janë paraqitur me vonesë, ende në një pjesë të mirë të tyre këto Komisione nuk janë ngritur. Në një pjesë të tyre kjo vonesë vjen prej pasaktësisë në dokumentacionin shoqërues të kandidaturave, jo konform kërkesave të parashikuara në Kodin Zgjedhor. Në disa ZAZ nuk jepen arsye për mosngritjen e tyre, ndërkohë që në mënyrë flagrante evidentohet që në disa KZAZ si Bulqizë, Bushat, etj, PS dhe PBDNJ ende nuk i kanë paraqitur propozimet e tyre për ngritjen e KQV-ve. Mosngritja e Komisioneve të Qendrave të Votimit, jo vetëm shkel hapur afatet ligjore të parashikuara, por mund të sjellë pasoja aspak pozitive në administrimin e procesit në komisionet e niveleve të treta, pasi ngelet fare pak kohë për trajnimin e rreth 40000 komisionerëve në vetëm fare pak ditë. Disa KZAZ, psh KZAZ 61 etj i kanë ngritur KQV-të, por edhe ato ende nuk e kanë filluar trajnimin e këtyre komisionerëve. B.4. Përgatitja e infrastrukturës dhe materialeve zgjedhore Janë vërejtur një sërë vonesash e mangësish në lidhje me disa elementë të rëndësishëm të infrastrukturës zgjedhore. Qendrat e Votimit nuk janë ndarë sipas dispozitave ligjore të parashikuara. Në afatin ligjor të parashikuar në udhëzimin e KQZ9, janë evidentuar rreth 900 QV me mbi 1000 zgjedhës, madje ka edhe QV me më shumë se 2000 zgjedhës si në Vlorë, ndërkohë që Kodi Zgjedhor detyron ndarjen e qendrave të votimit që kanë më shumë se 1000 votues.

me vendimin Nr.224/1 ka regjistruar listën shumëemërore të PD për Komunën Balldre, ku i dyti figuronte kryetari i KZAZ nr. 37. 7 KQZ me Vendimin Nr. 233, datë 31.03.2011 me propozimin të Partisë Socialiste dhe me propozim të KZAZ nr. 32 ka emëruar një kandidade si kryetar të KZAZ nr.32. Më datën 31.03.2011, KZAZ nr. 32 me vendimin Nr. 104 ka regjistruar listën shumëemërore të PS për Bashkinë Pogradec, ku e gjashta figuronte Kryetarja e KZAZ Nr.32. 8 Nënkryetari i KZAZ nr. 63 figuron njëkohësisht në listën shumë emërore të kandidatëve për Këshillin e Komunës Qendër. 9 Udhëzimi Nr. 3, Datë 05.03.2009 “Për mënyrën e ngritjes dhe caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit dhe përgatitjen e hartës së njësisë së qeverisjes vendore për zgjedhjet”

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 9

Page 10: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Kryetarët e Njësive Vendore, në zbatim të Kodit Zgjedhor, brenda 45 ditëve nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, në bazë të listës paraprake të zgjedhësve dhe më pas në detyrim të udhëzimit të mësipërm të KQZ-së, jo më vonë se data 8 Prill duke iu referuar tashmë listës përfundimtare të zgjedhësve, duhet të dërgonin në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse të dhëna për numrin e çdo QV-je, vendndodhjen e tyre, së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve në listën përfundimtare, konform kërkesave të Kodit për numrin e votuesve që duhet të ketë një Qendër Votimi. Në ngritjen e qendrave të votimit, Kodi parashikon si zgjidhje të fundit ngritjen e tyre në ambiente private. Ngritja e këtyre qendrave kanë qenë vendime që janë kaluar me mjaft debate në KQZ, duke u kundërshtuar fort nga anëtarët e KQZ-së të propozuar nga opozita, sidomos për qendrat e ngritura në ambiente private të personave që njihen si militantë të zjarrtë të partive politike, siç është rasti i qendrave të votimit në Kamëz. Disa qendra votimi nuk kanë kushtet e nevojshme dhe ato të përcaktuara në udhëzimin 3 datë 05.03.2009 të KQZ, siç është rasti një qendre votimi në Kamëz me sipërfaqe 9 m² nga 30 m² që duhet të ketë si minimum, rast i cili është ende në diskutim; apo QV 3015 dhe 3008, që për arsye të kushteve të papërshtatshme është kërkuar të bëhet ndryshimi i vendndodhjes së tyre përkatësisht në një ambient privat dhe në një ambient tjetër publik. Lëvizja në ditët e fundit përpara zgjedhjeve sjell çoroditje të votuesve dhe kohë shumë të pakët në dispozicion për njohjen me qendrën dhe listën e zgjedhësve. Përmbajtja dhe përgatitja e fletëve të votimit ka qenë një ndër temat e cila i ka pozicionuar qartë politikisht anëtarët e KQZ-së. Mungesa e largpamësisë dhe e kompetencës së përfaqësuesve të Koalicionit Opozitar në procedurën për mbushjen e të dhënave për fletët e votimit, si dhe mungesa e konsensusit dhe bashkëpunimit në KQZ, shkaktoi mjaft debate dhe humbje kohe prej gati 10 ditësh për miratimin e fletëve të votimit për Bashkinë e Tiranës. Vendimi, i marrë me katër vota nga anëtarët e propozuar nga shumica, u apelua nga Partia Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, i cili i rrëzoi vendimet e KQZ për renditjen e subjekteve në fletën e votimit si dhe për shkrimin në krah të kandidadit të PS të shkronjave nistore dhe të shkurtimeve të partive përbërëse të Koalicionit Opozitar. Deri më datën 23 prill KQZ ka vazhduar të miratojë përmbajtjen finale të fletëve të votimit për kryetar / këshill të disa njësive vendore10 si në Komunën Labinot Fushë – Elbasan, Bashkinë Sukth, Komunën Finiq – Sarandë, Bashkinë Cërrik, etj. Nga kontaktet e marra, këto vonesa i atribuohen ankesave të ardhura në lidhje me përmbajtjen e tyre apo plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të kandidadëve. Miratimi i vonuar i fletëve të votimit dhe koha e nevoshme për printimin e tyre, ul ndjeshëm mundësinë e zgjedhësve për tu informuar në kohë, sidomos në lidhje me numrin rendor në fletën e votimit të subjekteve elektorale që ata preferojnë të votojnë. Sikundër në zgjedhjet parlamentare 2009 KQZ do të përdorë teknologjinë mbështetëse në funksion të procesit të numërimit apo edhe të tabelimit të rezultateve në kohë reale nga KQZ, madje duke e përmirësuar atë, por KQZ nuk ka bërë publikisht një testim të kësaj teknologjie.

10 Vendimi nr . 464, datë 23.04.2011 “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidat për Kryetar Bashkie/ Komune, si dhe për kandidatët për këshillat e bashkive/komunave për disa njësi të qeverisjes vendore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2011”

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 10

Page 11: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

C. LISTAT DHE IDENTIFIKIMI I ZGJEDHËSVE Lista përfundimtare e zgjedhësve për Zgjedhjet Vendore të 8 Majit, ka 3,165,379 votues. Zgjedhësit mund të kontrollojnë on-line për gjetjen e emrit të tyre në faqen e internetit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Në njoftimin zyrtar të bërë nga Ministria e Brendshme më datën 9 Prill 2011 lista përfundimtare e zgjedhësve kishte rreth pra 23000 zgjedhës më pak se lista paraprake. Përveç heqjes së emrave të dubluar apo të emrave të personave që kanë lënë shtetësinë, Ministria e Brendshme ka hequr edhe të gjithë personat mbi 100 vjeçarë, për të cilët nuk u dhanë shpjegime në lidhje me procedurën e ndjekur apo për shmangien e rasteve të heqjes së të drejtës së votës për 100 vjeçarët që mund të jenë ende gjallë. Kodi parashikon datën 8 prill si afatin e fundit të dorëzimit të listave nga njësitë vendore pranë KZAZ-ve, por jo të gjitha njësitë vendore i dorëzuan në kohë këto lista. Pati raste kur njësitë vendore kanë kërkuar të bëjnë ridepozitim të listës përfundimtare të zgjedhësve me shtesa të bëra pas datës 8 Prill 2011, siç është rasti i Kryetarit të Bashkisë Himarë, i cili konform ligjit më datën 8 Prill depoziton në KZAZ nr. 62 listën përfundimtare të zgjedhësve në Himarë. Më datën 12.04.2011, në kapërcim të afatit ligjor, Kryetari i Bashkisë Himarë ka kërkuar të ri-depozitojë listën me disa ndryshime, duke shtuar rreth 66 zgjedhës më shumë, me arsyetimin se ka qenë një direktivë e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. KZAZ nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë. Kundër këtij mosmarrje vendimi PBDNJ ka bërë kërkesë ankimore në KQZ, ku ky i fundit me një vendim të tij datë 19.04.2011 vendosi mospranimin për shqyrtim të kësaj kërkese ankimore. Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor duhet të shpallin listat përfundimtare të zgjedhësve, pranë çdo qendre votimi, jo më vonë se data 13 Prill 2011, por në disa qendra votimi të monitoruara në rrethet Tiranë, Durrës, Fier, etj, nuk ishin shpallur në këtë datë. Në disa Qendra Votimi listat janë shpallur në vende të pasigurta çka ka sjellë dëmtimin e tyre, si në ZAZ 46 në Tiranë apo janë shpallur në vende të mbyllura, si në ambiente shkollash, si në ZAZ 61 Vlorë, duke mos u dhënë mundësi aksesi qytetarëve për të verifikuar emrat e tyre Nuk kanë munguar edhe rastet e incidenteve në afishimin e listave pranë qendrave të votimit si në QV 4476 dhe 4482, të cilat ndodhen në ambientet e stacionit të trenit – në Vlorë, ku Drejtori i këtij stacioni i kishte hequr listat e votuesve duke i zëvendësuar me posterat e kandidatit të PD-së. Ka disa raste kur zgjedhësit nuk e gjejnë emrin e tyre në listë, si në Gramsh 14 raste, Tropojë 1 rast, 4 në Lushnjë, 2 në ZAZ 46 në Tiranë, etj. Në Tepelenë janë konstatuar ankesa pasi kanë dalë në lista emra të personave që nuk i njohin në pallatin e tyre.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 11

Page 12: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

D. REGJISTRIMI I KANDIDATËVE Në listat e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore figurojnë krysisht kandidatë të mbështetur nga dy Koalicionet e mëdha. Në të gjitha njësitë vendore kandidojnë 44 kandidatë të pavarur. Dispozita ligjore e sigurimit të 1% të zgjedhësve si mbështetës, siç parashikohet në nenin 70 pika 3 të Kodit Zgjedhor, është bërë pengesë për kandidatë nga minoritet etno-kulturore, të cilët janë detyruara të tërhiqen nga kandidimi për anëtar të këshillave vendore apo të kandidojnë nën sigla të partive Mbetet problematike mungesa e dispozitave për të mundësuar informimin e qytetarëve mbi kandidatët për anëtarë të këshillave të njësive vendore të partive përkatëse brenda koalicioneve. E. ANKIMIMET Kodi Zgjedhor parashikon ankimimin e vendimeve të Komisioneve të Niveleve të Dyta apo të mosmarrjes së vendimeve në KQZ. Vendimet apo mosmarrja e një vendimi prej KQZ-së apelohet pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Të drejtën për të ushtruar ankimim e kanë subjektet zgjedhore, personat apo partitë nëse nuk janë regjistruar si subjekte elektorale dhe organizatat të cilave u është refuzuar e drejta për të caktuar vëzhgues. Vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë të formës së prerë dhe të pa-ankimueshme. Gjatë periudhës së vëzhgimit KQZ ka trajtuar një sërë ankesash nga subjektet dhe kandidadët që kanë kundërshtuar vendimin apo mos-marrjen e vendimit prej KZAZ-ve, kryesisht në lidhje me mos regjistrimin si subjekte elektorale. Po ashtu, pjesa më e madhe e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor ka patur të bëjë me çështje të regjistrimit të kandidadëve. Kolegji ka rrëzuar në 16 Prill vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për formën e fletëve të votimit. Vendimi u mor pas ankesës së Partisë Socialiste për ligjshmërinë e votimit të kryer më parë nga KQZ, i cili si akt normativ kërkonte miratimin nga 5 anëtarë. Në datën 18 prill Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përsëri vendimin e KQZ për siglat e koalicioneve. Kolegji ka anuluar vendimin që për këshillin bashkiak të Tiranës në fletën e votimit të vendoset sigla e koalicionit te djathtë, Aleanca për Qytetarin para asaj të PS, Aleanca për të Ardhmen. Sipas Kolegjit Zgjedhor, tashmë poshtë siglës AA dhe në krah të kandidatit për kryetar bashkie, Edi Rama, duhen të vendosen të gjitha shkronjat nistore të partive që marrin pjesë në këtë koalicion. F. FUSHATA ZGJEDHORE Koalicioni ka ndjekur me mjaft vëmendje fushatën zgjedhore dhe ka dalë edhe me deklarata për shtyp në lidhje me ecurinë e saj. Fushata është mbizotëruar kryesisht nga liderët e dy partive më të mëdha politike dhe fare pak ose aspak nga partnerët e tjerë të koalicioneve.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 12

Page 13: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Në fillimet e saj fushata shënoi një sërë incidentesh dhune të nxitura nga shkaqe dhe emocione politike të militantëve. Koalicioni kërkoi publikisht dënimin e akteve të dhunës nga drejtuesit e partive politike dhe ushtrimin e autoritetit të tyre për të kontrolluar militantët. Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht Kryeministër i Shqipërisë, Z. Berisha dënoi publikisht incidentet dhe dhunën e ndodhur si dhe i bëri thirrje të gjithë kandidatëve dhe militantëve të partisë së tij të distancohen dhe të shmangin rastet e dhunës. Koalicioni i kërkoi publikisht Kryetarit të Partisë Socialiste, Z. Rama, njëkohësisht kandidat për Kreun e Bashkisë së Tiranës, që të moderojë termat dhe retorikën politike si dhe të dënojë publikisht të gjithë rastet e dhunës dhe autorët e konflikteve të ndodhura. Më datën 8 Prill, në hapjen e fushatës elektorale Kryeministri nxorri urdhrin11 për mospërdorimin e burimeve njerëzore apo financiare të administratës. F1. Incidentet Incidentet e ndodhur krijuan gjatë dy javëve të para të zhvillimit të fushatës një klimë të lartë tensioni dhe frike në lidhje me pritshmërinë dhe ecurinë e mëtejshme të fushatës. Koalicioni tërhoqi vëmendjen se politizimi, me ose pa shkak i tyre, në në një terren ku evidentohen edhe një sërë anomalish të tjera që pengojnë zhvillimin normal të procesit, po krijojnë një klimë frike e pasigurie duke rritur akoma më shumë mosbesimin e qytetarëve ndaj procesit zgjedhor, forcave politike apo edhe drejt zhvillimeve apo të ardhmes së demokracisë në Shqipëri. Materialet propagandistike janë bërë shpesh shkak i grindjeve apo incidenteve midis simpatizantëve dhe militantëve të forcave politike. Mospërcaktimi me ligj i vendeve të afishimit të materialeve propagandistike nga Kryetarët e Njësive Vendore, përbën shkelje të të nenit 79 pika 1 e Kodit Zgjedhor si dhe udhëzimit Nr. 14 datë 24.04.200912 të KQZ. KQZ nuk ka marrë masa administrative të parashikuara në Kodin Zgjedhor në lidhje me mosmarrjen e këtyre vendimeve. Incidentet e shënuara fillojnë që nga grisja e djegia e posterave (në Tiranë), thyerja e xhamave të shtabeve elektorale (Tiranë, Sukth), plagosja me thikë e një 17 vjeçari (Tiranë), konfikteve të dhunshme në Kamëz, Sukth, Bathore, Kashar etj e deri tek shpërthimi i një sasie eksplozivi pranë banesës së kandidatit të Partisë Socialiste për njësinë numër 7 në Tiranë, Erion Koka, më datë 18 prill. F2. Pjesëmarrja e administratës lokale dhe qëndrore Konstatohet se ka një angazhim të konsiderueshëm të administratës lokale apo qëndrore në aktivitetet elektorale të partive, sidomos në ato ku merr pjesë Kryeministri apo Kryetari i opozitës. Megjithëse ka një urdhër nga Kryeministri për të ndaluar përdorimin e administratës apo të aseteve publike, ka raste të ushtrimit të presionit apo kërcënimeve ndaj punonjësve të 11 “Urdhër për marrjen e masave për zbatimin e ndalimit të vënies në përdorim të subjekteve zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe të materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike të çdo niveli, për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor, të datës 8 maj”, marrë më datë 8 Prill 2011.12 Udhëzimi Nr. 14, datё 24.04.2009 i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve “Për kriteret për përzgjedhjen e vendeve për afishimin e materialeve propagandistike në fushatën zgjedhore”

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 13

Page 14: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

administratës qëndrore dhe lokale13, jo vetëm për të votuar ndaj subjektit të forcës politike të titullarit, por edhe për t’i angazhuar në fushatë për të siguruar votat e rrethit familjar apo si pjesëmarrës në mitingjet partiake. Madje, vërehen raste kur administrata lokale në disa bashki të vogla dhe komuna detyrohet të angazhohet e gjitha në funksion të fushatës të Kryetarit aktual, i cili është sërish kandidat, në disa raste duke pezulluar edhe funksionimin e bashkisë apo komunës14. Janë vërejtur edhe raste të ushtrimit të presionit në sektorin privat për të votuar në favor të një partie apo kandidati. Koalicioni ka rast të besueshëm ofrimin ndaj nxënësve, votues për herë të parë, të notave të larta në provimin e maturës shtetërore në këmbim të votës së tyre. Koalicioni konsideron shkelje pajisjen e shtabeve elektorale të PD me listat me të dhëna personale të punonjësve të administratës, votues në zonat pranë këtyre shtabeve. F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve Janë vërejtur, në mjaft raste, pjesëmarrja e stafeve të mësuesve dhe nxënësve në takimet elektorale të partive. Përdorimi i fëmijëve dhe i nxitjes së tyre për të marrë pjesë në mitingje vazhdon të mbetet evident në mjaft raste, sidomos tek klasat e larta të shkollave 9-vjeçare apo të gjimnazeve15 të cilët janë ende pa mbushur 18 vjeç. Raste të përdorimit të fëmijëve me pankarta, flamuj apo si dekor janë vërejtur në mitingjet dhe takimet e PD, PS, LSI në Tiranë dhe në rrethe. Takimet në universitet private të kandidatëve janë shoqëruar me detyrimin e stafeve pedagogjike për të marrë pjesë. F4. Partitë, kandidadët dhe premtimet elektorale Janë vërejtur fare pak përballje mediatike kandidatësh. Kryesisht fushata po zhvillohet nga kandidatët në garë nëpërmjet takimeve direkte dhe “derë me derë”. Kandidatët, në disa raste, kanë përdorur tone fyese e agresive kundër njëri-tjetrit, duke kulmuar, në raste sporadike, edhe në forma të tjera konflikti. Mesazhet telefonike të personalizuara dërguar nga kandidati i mazhorancës për Tiranën, në rastet e ditëlindjes së qytetarëve, përbëjnë shkelje të privatësisë së tyre. Kompanitë telefonike kanë shkelur ligjin në dhënien e numrave celularë, emrave dhe datëlindjeve të abonentëve të tyre. Në këtë fushatë vihet re një numër i madh premtimesh që iu bëhet zgjedhësve, shpesh edhe jashtë çdo lloj kompetence apo juridiksioni të qeverisjes vendore. Asnjë nga kandidatët në garë nuk ofron premtime serioze dhe të qëndrueshme përsa kohë asnjë nuk ka ofruar projekte dhe alternativa të qarta të shoqëruara edhe me planifikimin e menaxhimin financiar në gjetjen e burimeve të financimit.

13 Si në Tiranë, Pukë, Lushnjë, Ersekë, Ballsh, etj. 14 Si në bashkinë Vlorë, Ersekë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë, Kukës, Ballsh, Lushnjë, etj ku përdoret administrata e bashkive/komunave, stafi mjekësor, ujësjellësi, elektriku, etj. 15 Si në Vlorë, Tepelenë, Tiranë, Ballsh, Shkodër, Rrëshen, Pukë, Kukës, Kavajë, Kamëz, etj

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 14

Page 15: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Vëzhguesve të koalicionit u janë paraqitur ankesa apo raste të ofrimit të favoreve apo përfitimeve të ndryshme në këmbim të votës, si në Tiranë, Shkodër, etj. F5. Përdorimi i aseteve publike Në disa njësi vendore është vërejtur përdorimi i automjeteve të institucioneve lokale për llogari të fushatave elektorale si në Pukë, Ersekë, Vlorë, Gjirokastër etj. Krerët e institucioneve qëndrore dhe ato lokale që janë njëkohësisht edhe garues në këto zgjedhje përdorin zyrën e shtypit në institucionet e tyre përsa i përket publikimit dhe shpërndarjes së informacioneve mbi takimet elektorale të tyre, siç është rasti i përdorimit dhe publikimit të njoftimeve prej zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Kryesisë së Kuvendit, Bashkisë Durrës, Vlorë, etj. Kandidati për Kryetar Bashkie i Tiranës, aktualisht Kryetari i Bashkisë, në prezantimet e tij përballë elektoratit përdor stafet e bashkisë në organizimin dhe paraqitjen e alternativave dhe projekteve. F6. - Funksionimi i institucioneve të tjera shtetërore Koalicioni vëren se fushata elektorale ka afektuar në mjaft raste funksionimin profesional, korrekt dhe ligjor të një pjese të mirë të institucioneve. Madje, konstaton me shqetësim sjelljen tërësisht politike dhe emocionale të tyre duke sjellë përplasje fizike midis punonjësve të institucioneve qëndrore me ato lokale, siç është rasti i konfliktit për ngritjes e tendës elektorale16 të PS pranë bulevardit kryesor në Tiranë, çka në mënyrë artificiale prodhoi konflikt dhe tension për më shume se 7 orë duke u transmetuar “live” edhe në mediat televizive. Përplasja midis militantëve të forcave poltike PD e PS në Bathore më datë 10 Prill shënoi një konflikt midis Zv/Ministrit të Brendshëm z. Avenir Peka dhe Kreut të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë z. Shemsi Premçi, ku ky i fundit e akuzoi Zv/Ministrin për urdhër të paligjshëm për shtypjen e përkrahësve të kandidadit socialist në Bathore, nga ana tjetër Zv/Ministri e akuzoi Kreun e FNSH për shpifje. Çështja është duke u hetuar nga prokuroria.

16 Më datën 11 prill Forumi Rinor i Partisë Socialiste, sipas një leje të marrë nga Bashkia Tiranë, kërkon të ngrejë një tendë elektorale pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kjo gjë u përpoq të ndalej nga Inspektoriati Ndërtimor i Tiranës pasi, sipas tyre ishte një vendim i jashtëligjshëm. Inspektoriati kërkoi ta ndalonte ndërtimin e çadrës duke përdorur forcën fizike dhe jo rrugën institucionale. Konflikti përfshiu edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektoriatit të Ndërtimit, Policinë Bashkiake dhe disa deputetë të PS. Në pamjet direkte që u transmetuan për orë të tëra, viheshin re civile pa asnjë shenjë dalluese që konfliktoheshin dhe shtynin njëri-tjetrin edhe fizikisht, ndërkohë që policia e rendit ndiqte në distancë zhvillimin e ngjarjeve. Pas rreth 7 orësh tenda u ngrit dhe vazhdon të kryejë funksionin e saj elektoral.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 15

Page 16: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

G. MEDIA G1. Pasqyrimi i incidenteve nga media dhe gjuha e përdorur Koalicioni ka ngritur disa herë shqetësimin në lidhje me rolin e mediave dhe etikën gazetareske. Media duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrën si i transmeton incidentet e ndodhura dhe, në veçanti, me titujt redaksionalë që u vendosen këtyre artikujve, të cilat mund të përbëjnë skup në tituj, por amplifikojnë në mënyrë të panevojshme klimën konfliktuale. Po ashtu media duhet të jetë e kujdesshme në investigimin dhe pasqyrimin me vertetësi të fakteve pa rënë pre e politizimit të menjëhershëm që iu bëhet incidenteve që ndodhin nga forcat politike të të gjithë krahëve. G2. Pasqyrimi i aktiviteteve elektorale Pasqyrimi i aktiviteteve elektorale nga mediat ka qenë i ndryshëm , duke evidentuar në disa raste njëanshmëri të theksuar në favor të një kandidati apo subjekti elektoral. Sipas Raportit të Bordit të Monitorimit, televizionet më të balancuar në edicionet informative, me diferencë të vogël në kohën kompesimit, janë Ora News me 12 minuta në favor të PS, Top News me 18 minuta në favor të PD, Top Channel 21 minuta në favor të PD. Po sipas Raportit të Bordit të Monitorimit ka media, të cilat, në edicionet informative, duhet të kompesojnë një kohë të konsiderueshme në favor të një subjekti elektoral si: UFO Education - 736 minuta në favor të PS, ABC News - 287 minuta në favor të PS, Televizioni A1 - 214 minuta në favor të PD. Ndërkohë, përsa i përket pasqyrimit në edicionet informative të takimeve elektorale, Koalicioni ka kërkuar me forcë që t’i jepet fund praktikës së pranimit të kasetave të gatshme përgatitur nga subjektet elektorale, duke e konsideruar këtë praktikë si një përpjekje të politikës për të kontrolluar informacionin dhe imazhet që ato kërkojnë t’u përcjellin qytetarëve nëpërmjet tyre. Televizionet Ora News, Top Channel dhe Vizion Plus ishin të parat televizione që morën vendim për të mos pranuar më këto kaseta. Koalicioni në Deklaratën e publikuar më Datë 14.01.2011, i ka kërkuar medias dhe BMM që pikërisht këto kaseta të mos konsiderohen lajme por reklama elektorale, duke cituar, gjatë transmetimit të tyre, burimin dhe autorësine e përgatitjes së këtyre materialeve. Madje, Koalicioni ka propozuar që edhe intervistat me funksionarë publikë17, qëndrorë apo lokalë, gjatë periudhës së fushatës elektorale, në qoftë se orientohen mbi zgjedhjet lokale dhe janë, direkt apo indirekt, në interes apo në dëm të fushatës elektorale të një kandidati apo subjekti elektoral, duhen konsideruar në kohën elektorale të subjektit politik të cilit ata i përkasin.

17 Kryetari i PS, Kryetari i PD, Kryetari i LSI kanë dhënë intervista të gjata në emisione specifike në një sërë televizionesh si News 24, AS, Top Channel, etj, të përqëndruara në pjeseën më të madhe të tyre në zgjedhjet lokale, alternativat qeverisëse dhe kundërshtarët politikë.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 16

Page 17: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Vendimi i KQZ nr 460, datë 23.04.2011 “Për pasqyrimin e fushtës zgjedhore në radiotelevizionin publike dhe ato private për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2011”, i cili udhëzon përdorimin e kasetave, në rast të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta të televizionit, si dhe detyron dhënien e një kohe të caktuar kandidatëve, pa i detyruar këta të fundit që të njoftojnë për takimet elektorale të tyre dhe njëkohësisht të lejojnë operatorët televizë18, është një vendim haptazi në favor të këtyre kandidatdëve. Ndaj Koalicioni e ka quajtur këtë vendim të influencuar politikisht dhe pa bazë ligjore pasi Kodi shprehet qartë për pasqyrimin e aktiviteteve elektorale. Ky vendim influencon në linjën editoriale të medias duke kompromentuar gjithashtu rolin dhe misionin e saj për transparencës dhe informim me vërtetësi të qytetarëve. Reklamat elektorale të subjekteve elektorale në një pjesë të mirë të mediave nuk transmetohen, sikundër parashikohet në nenin 84 pika 7 të Kodit Zgjedhor19. Radiotelevizioni Publik (RTSH) nuk ka zbatuar me rigozitet kërkesat e ligjit dhe, posaçërisht, ato të neneve 81 dhe 83 të Kodit Zgjedhor, për pasqyrimin e fushatës në përputhje të plotë me parimet e paanshmërisë, plotësisë, vërtetësisë dhe pluralizmit të informacionit në shërbim vetëm të interesave të qytetarëve dhe vendit. Sipas BMM, vetëm në edicionet informative, TVSH duhet të kompesojë 70 minuta në favor të PS. G3. Bordi i Monitorimit të Mediave dhe vendimet e KQZ ndaj medias Bordi Monitorimit të Mediave u plotësua me tre anëtarët e tjerë, të propozuar nga anëtarët e KQZ të propozuar nga opozita, më datën 13 prill. Sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas një marrëveshje të bërë midis KQZ dhe KKRT më datë 16.02.2011, BMM-së i vihen në dispozicion mjetet e nevojshme për monitorimin e fushatës zgjedhore në media. BMM për monitorimin e fushatës në mediat elektronike lokale emëroi, më datë 07.04.2011 nëntë monitorues vendorë, përkatësisht në Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Shkodër dhe Vlorë. Kodi Zgjedhor udhëzon monitoruesit vendorë të raportojnë pranë KZAZ-së ku ka qendrën operatori televiziv që monitorohet, por nga informacionet e marra nga vëzhguesit e Koalicionit vetëm KZAZ-ja e Elbasanit kishte dijeni për atashimin e monitoruesit vendor. Monitoruesit vendorë nuk janë trajnuar dhe as nuk kanë infrastrukturë në dispozicion për monitorimin e fushatës në mediat lokale, por sikundër parashikohet në marrëveshjen KQZ-KKRT, për regjistrimin e programeve të transmetuara nga operatorët vendorë do të bëhen regjistrime me sondazhe. Koalicioni ka ndjekur në vazhdimësi funksionimin dhe raportet e monitorimit të BMM, ku bien në sy influencat partiake mbi funksionimin e tij.

18 Kamerat nuk janë lejuar në mitingjet dhe takimet elektorale të zhvilluara nga PD në Vlorë, nga PD në Fier, nga PS në Fier, në takimet e kandidatit të PD për Bashkinë Tiranë, etj. 19 Neni 84 pika 7 parashikon se “Reklamat politike të subjekteve zgjedhore transmetohen ndërmjet intervaleve kohore nga ora 15.00 deri 18.00 dhe nga ora 21.00 deri 24.00 të programit ditor”

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 17

Page 18: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Koalicioni publikoi një deklaratë më datë 14 Prill 2011 ku i kërkoi operatorëve mediatikë dhe BMM të zbatonin me rigorozitet ligjin dhe etikën gazetareske në pasqyrimin e fushatës elektorale. Në një kërkesë të datës 21.04.2011, Bordi i Monitorimit të Mediave, në kapërcim të kompetencave të tij, të cilat, sipas nenit 85 pika 1 të Kodit Zgjedhor, shtrihen vetëm në “monitorimin e zbatimit të dispozitave të këtij Kodi për fushatën zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private”, i propozoi KQZ marrjen e një vendimi për pranimin e kasetave të gatshme nga shtabet elektorale të partive20, vendim i cili u mor i paplotë, përsa kohë ai nuk detyron qartë partitë dhe, në veçanti, kandidatët në garë që të njoftojnë paraprakisht dhe të lejojnë operatorët televizivë në takimet e tyre elektorale. Për më tepër ky vendim është pa bazë ligjore, pasi Kodi Zgjedhor shprehet qartë në lidhje mënyrën e pasqyrimit të fushatës elektorale në mediat televizive, e, posaçërisht, në edicionet informative të tyre. Me këtë vendim KQZ iu jep të drejtën partive të ndajnë kohën kandidat/subjekt, ndërkohë që kodi parashikon vetëm kohë për subjektet elektorale. KQZ në vendimin e tij për spotin televiziv të Ministrisë së Brendshme nuk e konsideron si reklamë në favor të PD-së, në kundërshtim me nenin 84 pika 8, për më tepër që në kohën që shfaqej reklama z. Basha, Kandidat për Kryetar të Bashkisë Tiranë, ishte zyrtarisht ende Ministër i Brendshëm përsa kohë dorëheqja e tij nuk ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës. H. PJESËMARRJA E GRAVE Pjesëmarrja e gruas në të gjitha fazat e këtij procesi zgjedhor është mjaft e ulët. Në përbërje të Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor, nga 528 anëtarë të KZAZ-ve, 26 % ose 139 prej tyre janë femra. Përkatësisht: Partia Demokratike ka 55 gra ose 33.33 % nga 165 anëtarë në total që ka propozuar për këto komisione; Partia Socialiste ka 61 gra ose 36.96 % nga 165 anëtarë të propozuar në total; PBDNJ ka 10 gra ose 15.15 % nga 66 anëtarë të propozuar në total dhe LSI ka 12 gra ose 18.18 % nga 66 anëtarë në total të propozuar për këto komisione. Koalicioni vëren një angazhim mjaft të vakët të grave të përfshira në politikë. Madje edhe gratë kandidate për kryetare të njësive vendore apo për këshillat bashkiakë janë fare pak të dukshme mediatikisht. I. VËZHGUESIT VENDORË Nga monitorimi i procesit në KZAZ, vëzhguesit raportojnë vetëm për një rast të evidentimit të vëzhguesve të forcave politike që monitorojnë punën në këto komisione si në ZAZ 43. Ndërkohë, përveç Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, këto komisione po monitorohen edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

20 Vendim nr 460 datë 23.04.2011 “Për pasqyrimin e fushtës zgjedhore në radiotelevizionin publike dhe ato private perzgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2011”, pika 2: “Me qëllim të plotësimit të detyrimit për pasqyrim të barabartë të fushtës zgjedhore midis subjekteve zgjedhore, në rast të pamundësisë së mbulimit me resurset e veta, televizioni i ilustron aktivitetet e fushatës me filmimet e aktiviteteve të vëna në dispozicion nga kandidatët/subjektet përkatëse”.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 18

Page 19: ZGJEDHJET VENDORE 8 MAJ 2011 si dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë OSFA (Soros). ... F3. Pjesëmarrja e shkollave dhe e fëmijëve 14 F4. Partitë,

Zgjedhjet Vendore 8 Maj 2011 Raport paraprak II

Procesi Zgjedhor i 8 Majit do të vëzhgohet edhe nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish vendorë (ende nuk është marrë informacioni i plotë nga KQZ në lidhje me numrin e plotë të vëzhguesve) Nga informacioni i marrë pranë KQZ-së, përveç Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë janë edhe 15 organizata të tjera të shoqërisë civile që do të vëzhgojnë zgjedhjet vendore: KSHH, RSL, ALPSA, QZHMGM, QZHDI, SHKD “Fan Noli”, ALQU, Lumo Skëndo Ela, QKM, SHNDNJ, MBE, BYL-A, NFPF, QAGJZH, Lex Ferenda, Ndihmoni jeten dhe GSHNDNJ.

Kontakt

Për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë 2011 Gerta Meta (SHKD) cel. 0692469393 Premto GOGO (KRIIK) cel. 0682039297

Tel/fax: + 355 4 2245078;

E-mail: [email protected]; Website: www.zgjedhje.al;

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë 2011 – 1 Maj 2011 19