24
Njohuri, anë të forta Njohuritë tek adoleshentët 1 Lënda: Analiza dhe përpunimi i të dhënave Shkalla e përdorimit të dijeve dhe njohurive në anët e juaja të forta Profesor i lëndës: Dr. Mytaher Haskuka Studentja: Ariana Isufi Prishtinë, 2013

Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

  • Upload
    arbenng

  • View
    75

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuri, anë të forta Njohuritë tek adoleshentët 1

Lënda: Analiza dhe përpunimi i të dhënave

Shkalla e përdorimit të dijeve dhe njohurive në anët e juaja të forta

Profesor i lëndës: Dr. Mytaher Haskuka

Studentja: Ariana Isufi

Prishtinë, 2013

Universiteti i Prishtinës

26.08.2013

Page 2: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 2

Përmbajtja

Abstrakti………………………………………………………………………………………3

Hyrja………………………………………………………………………………………….4-6

Metodologjia………………………………………………………………………………….7-8

Rezultatet……………………………………………………………………………………..8-10

Diskutimi……………………………………………………………………………………..10-11

Referencat……………………………………………………………………………………12-13

Aneksi I………………………………………………………………………………………14-15

Aneksi II ……………………………………………………………………………………..16-17

Page 3: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 3

Abstrakti

Qështjet që përmbanë kjo shkallë janë të rëndësishme për tu njohur me përdorimin e njohurive

tek adoleshentët. Qëllimi dhe arsyeja se përse jemi fokusuar në këtë qështje është ta kuptojmë se

a i përdorin adoleshentët njohuritë e tyre, veqanërisht në aktivitetet e zhvilluara në shkollë, si dhe

shpeshtësinë e herave që personi është i suksesshëm në zgjidhjen e punëve të ndryshme, me

rastin e përdorimit të njohurive të tij. Kjo shkallë është aplikuar tek nxënësit e shkollave të

mesme duke përfshirë vetëm një klasë me gjithsej 40 (dyzet) nxënës në komunën e Drenasit. Nga

ta 18 apo (45%) ishin meshkuj dhe 22 apo (55%) ishin femra. Artikulli përmbanë rezultatet për

konsistencën e brendshme e cila na del me një vlerë prej .521 që do të thotë një vlerë positive por

jo e lartë. Duke pasur parasysh që rezultatet e marrura na informuan në detaje se shkalla e

përdorimit të njohurive tek këta adoleshentë ishte mjaft e lartë, rekomandimi për këtë hulumtim

do të ishte, që nxënësit të kenë përkrahje më të lartë veqanërisht nga mësimëdhënësit.

Page 4: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 4

Hyrja

Njohuritë janë gjëja më thelbësore në jetën e njeriut për të arritur sukseset e tij.

Shpesh hasim të dëgjojmë bisedat mes nxënësve të cilët thonë: kam njohuri rreth lëndës, prandaj

edhe kam arritur sukses.

Kjo shkallë matë e përdorimin të njohurive tek njerëzit. Autorë të kësaj shkalle janë:

Reena Govindji dhe Alex Linley (2007). Në hulumtimin e tyre gjithsej kishte 214 student të

kolegjeve (129 femra dhe 85 meshkuj) duke përfshirë psikologjinë (42.1%), të shkencës (20.4%),

humanizmit (6.3%) dhe nga shkencat politike (4.1%). Mosha e tyre mesatare ishte 22.78 vjeq,

SD=7.90, kryesisht ishin nga një sfond i bardhë etnik (64%), përfaqësitë e ardhshme ishin 20%

Indian, 4% kinez. Nga këta pjesëmarrës 79.6% ishin të pamartuar dhe 10.95 të martuar. Artikulli

apo deklaratat maten nga shkalla 1-7.

Në vitet e fundit hulumtimet e reja nga fusha e psikologjisë positive kanë siguruar

mbështetje shkencore për përfitimet e njerëzve si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre. Kur

flasim për përfitimet e njerëzve fjala është për një jetë më të lumtur, persona që kanë vetëbesim

të lartë, janë më energjik dhe vital, janë më të angazhuar në punë, përjetojnë më pak stres etj.

Këtë na e dëshmon edhe Seligman, Steen, Park dhe Peterson (2005), të cilët kanë gjetur se

njerëzit të cilët kanë përdorur anët e tyre të forta raportuan nivele më të larta të lumturisë dhe

nivele të ulëta të depresionit.

Gjetje të ngjashme kanë raportuar edhe Proctor, Maltby dhe Linley (2009) në një studim

me 135 studentë të universiteteve . Ky studim ka ekzaminuar dy aspekte të përgjithshme:

1. Të njohuive dhe

2. Përdorimit të tyre.

Page 5: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 5

Studimi i (Wood, Linley, Maltby dhe Hurling, 2012), dëshmoi se njerëzit të cilët i përdorin

anët e forta të tyre dhe njohuritë e tyre kanë më pak stres. Ata këtë e aplikuan tek një mostër e

përbërë prej 207 studentëve përgjatë gjashtë muajsh.

Kurse (Minhas,2010), për një periudhë disa javëshe në një studim të realizuar me një grup

studentësh ka gjetur se njerëzit të cilët përdorin njohuritë e tyre raportuan nivele më të larta të

vetërespektit.

(Linley, Nielson,Wood & Diener,2010), me studimin e tyre na treguan se përdorimi i

njohurive përpos që na ndihmon në realizimin e qëllimeve na bënë mirë edhe sa i përket anës

psikologjike dhe si rezultat i kësaj ne ndihemi më të lumtur dhe më të përmbushur.

Studime të ngjashme gjejmë edhe tek (Stefanyszyn, 2007), i cili thekson se njerëz të

ndryshëm nga 34 organizata dhe nga 29 vende të këshilleve të ndryshme, të cilët i përdornin

njohuriritë e tyre, performanca tek ta ishte më e lartë 36.4%, ndërsa kur ata vepronin ndryshe nga

njohuritë e tyre u theksua një rënje deri në 26.8%. Po ashtu rezultatet e marrura tregojnë se sa më

shumë që ata i përdorin njohuritë e tyre aq më shumë qëndrojnë në kompani.

Njeriu bëhet më parashikues i biznesit me rastin e përdorimit të njohurive të tij argumenton

(Harter, Schmidit dhe Hayes, 2002). Përkrahje për rritjen e suksesit professional me rastin e

përdorimit të njohurive të tyre kemi edhe nga (Peterson dhe Seligman,2004). Ndërsa pohimin se

përdorimi i njohurive ka aplikim në profesion dhe në jetë e mbështetë edhe (Buckhingham dhe

Clifton,2001).

Hulumtimi është bazuar në të kuptuarit e adoleshentëve për përdorimin e

njohurive të tyre në aktivitetet e zhvilluara në shkollë dhe gjithashtu si

ndihen ata me rastin e përdorimit të këtyre njohurive.

Page 6: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 6

Hulumtimi është zhvilluar mbi hipotezën: Përdorimi i njohurive tek adoleshentët, ndikon në anët

e tyre të forta. Anët e forta në bazë të literaturës që kam poseduar nënkuptojnë disa anë pozitve

tek individi si: sinqeriteti, thjeshtësia, morali të cilat rrisin nivelin e kënaqshmërisë së jetës.

Me qëllim të nxjerrjes së përgjigjeve sa më të qarta dhe sakta kam shtuar disa pyetje

hulumtuese, të cilat kanë gjetur mbështetjet e përmendura më lartë.

1. Unë arrijë të punoj mirë në mënyrë të pavarur?

2 .Unë jam i/e aftë të propozoj diskutoj dhe të interpretojë gjëra që lidhen me veprimtaritë e

zhvilluara në shkollë?

3. Unë jam i/e aftë të përzgjedhë alternativën më të mirë në një situatë të dhënë?

4. Pjesëmarrja ime e vazhdueshme në aktivitetet e zhvilluara në shkollë ka bërë që suksesi im të

rritet?

5. Unë shprehem i/e gatshëm/e t’ju ndihmoj shokëve nëse kanë paqartësi në lëndët mësimore?

6. Unë jam i/e aftë të shprehë njohuritë e mija edhe në gjërat e kërkuara me shkrim?

7. Jam i/e gatshëm/e të jap përgjigje në pyetjet e parashtruara nga profesorët?

8. Unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës?

Këto 8 pyetje masin njohuritë e nxënësve në shkollë. Kurse 4 pyetjet e mëposhtme masin rritjen

e kënaqësisë së jetës tek nxënësit si rezultat i përdorimit të njohurive të tyre:

1. Ndihem mirë kur iu ndihmoj shokëve/shoqeve në mësime?

2. Sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit?

3.Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit disi më rritet vetërespekti?

4. Arritja me sukses e disa gjërave më mbushë plot gjallëri, dhe më inkurajon edhe më tej?

Page 7: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 7

Metodologjia

Pjesëmarrësit:

Testi është zbatuar tek gjithsej 40 (dyzet) nxënës të klasës së një njëmbëdhjetë të shkollës së

mesme “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” në Komunën e Drenasit. Ky test është realizuar në kuadër

të lëndës: Analiza dhe përpunimi i të dhënave. Sa i përket respondentëve 18 nga ta ishin meshkuj

apo 45%, kurse 22 ishin femra apo 55%. Që të gjithë pjesëmarrësit ishin nga një sfond i bardhë

etnik. Mosha mesatare e tyre ishte 15-19 vjeq, nga gjithsej 40 respondentë asnjëri nuk ishte i

martuar. Nga ta 29 ishin banorë të fshatërave të kësaj komune kurse 11 jetonin në Qytet.

Instrumentet:

Kërkimi është realizuar nëpërmjet pyetësorit. Kam përzgjedhur dizajnin ndërsektorial dhe tipin e

mostrës joprobabile, pra mosrën e qëllimtë. Analizat e të dhënave janë nxjerrur nëpërmjet

programit SPSS. Para se mostra e zgjedhur të plotësonte pyetësorin unë së pari kam zgjedhur 13

nxënës që ta bëja një pilot test në mënyrë që të sigurohesha se pyetjet ishin të qarta dhe të

kuptueshme. Sa i përket të dhënave demografike, nxënësit janë pyetur për moshën, gjininë,

gjendjen shëndetësore, vendbanimin dhe statusin.

Procedura:

Pyetësori është zbatuar në fund të muajit maj, të vitit 2013, dhe është zhvilluar në minutat e para

të orës mësimore. Për ta realizuar qëllimin e hulumtimit tim më është dashur të kontaktoj së pari

drejtorin e shkollës, pastaj profesorin para fillimit të orës mësimore në mënyrë që t’i kërkoja leje

për disa minuta dhe gjithashtu mora edhe miratimin nga nxënësit. Koha e parashikuar për

plotësimin e pyetësorit ka qenë 10 minuta megjithatë disa nxënësve iu është dashur kohë shtesë

dhe poashtu sqarime individuale lidhur me pyetjet e pyetësorit.

_______________________

1Pyetësorin e gjeni në aneks

Page 8: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 8

Procesi etik:

Para se nxënësit të fillonin me plotësimin e pyetësorit ata ishin të informuar se pjesëmarrja ishte

vullnetare dhe jo e obligueshme, gjithashtu ishin të njoftuar për anonimitet, konfidencialitet dhe

tërheqje kurdo që ata do të dëshironin, megjithatë që të gjithë nxënësit u shprehen të gatshëm të

merrnin pjesë, madje ishin kurreshtar të plotësonin një pyetësorë të tillë pasi që për shumicën e

nxënësve ishte hera e parë.

Rezultatet

Fillimisht që të gjithë pjesëmarrësit iu ishin pëgjigjur të gjitha pyetjeve. Ata përfshiheshin nga

mosha 15-19 vjeq. Meshkuj ishin gjithsej 18 apo 45.0%, kurse femra 22 apo 55.0%. Sa përket

nivelit të edukimit që të gjithë vijonin shkollën e mesme. Asnjëri nga ta nuk ishte i martuar,

ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore 15 nga ta apo 35.5% kishin gjendje të shkëlqyeshme, 18

apo 45.0% kishin gjendje shumë të mirë, 6 apo 15% të mirë dhe 1 apo 2.5% të kënaqshme. Nga

ta 29 apo72.5% banonin në fshat kurse, 11 apo 27.5% në qytet. Sa i përket vendlindjes 24 nga ta

i përkisnin qytetit apo 60.0% kurse 16 fshatit apo 40%.

Përmes këtij hulumtimi është synuar të vlerësohen edhe një sërë qështjesh rezultatet e të

cilave janë me sa vijon:

Sa i përket pyetjes: Unë arrijë të punoj mirë në testet e mbajtura në shkollë në

mënyrë të pavarur, 2% e respondentëve nuk janë pajtuar fuqimisht, 4.9% nuk janë pajtuar, 6.2%

nuk janë pajtuar deri diku, 20% janë pajtuar dhe fuqimisht janë pajtuar 41.5%. Pyetjes se ata janë të aftë të propozojnë dhe diskutojnë qështje në shkollë 16.1% janë pajtuar deri diku, 34% janë pajtuar kurse 43.9% janë pajtuar fuqimisht.

Page 9: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 9

Pyetjes se ata janë të aftë në përzgjedhjen e alternativës më të mirë për një situatë të dhënë, 48% janë përgjigjur se pajtohen, kurse 52% janë pajtuar fuqimisht. Pyetjes se pjesëmarrja në aktivitetet e zhvilluara në shkollë iu ka ndihmuar në rritjen e suksesit, 9.8% të pjesëmarrësve kanë qenë neutral, 38% janë pajtuar kurse 53% janë pajtuar fuqimisht. Se a shprehen ata të gatshëm t’ju ndihmojnë shokëve në ndonjë paqartësi, 78% e respondentëve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 38.5% e tyre janë pajtuar, kurse 9% kanë qenë neutral. Për pyetjen se a janë të aftë ata të shprehin njohuritë e tyre edhe në gjërat e kërkuara me shkrim 59% të tyre janë pajtuar fuqimisht, 24% e tyre janë pajtuar, 13% kanë qenë neutral kurse 4% nuk janë pajtuar fuqimisht. Se ata janë të gatshëm të përgjigjen saktë gjatë procesit mësimorë janë pajtuar 30% e

respondentëve, 10% kanë qenë neutral, 10% janë pajtuar deri diku, 50% e tyre janë pajtuar

fuqimisht.

Pyetjes unë konsideroj se jam i/e aftë në lëndën e matematikës, 56% e respondentëve janë

përgjigjur se pajtohen fuqimisht, 18% kanë qenë neutral, 9.5% e tyre nuk janë pajtuar, kurse

14.9% janë pajtuar deri diku.

Kurse pjesa tjetër e pyetjeve merr këto përgjigje:

Page 10: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Ndihem mirë kur ju ndihmoj shokëve në mësime, 94% janë pajtuar fuqimisht, kurse vetëm

6% e tyre kanë zgjedhur alternativën pajtohem.

Njohuritë tek adoleshentët 10

Pyetjes sukseset e mija në shkollë më ndihmojnë të jem larg stresit, 88.9% e respondentëve janë

pajtuar fuqimisht, kurse 11.1% kanë zgjedhur alternativën se pajtohen.

Kur jam në gjendje t’i përgjigjem saktë pyetjeve të profesorit, disi më rritet vetërespekti,

nga gjithsej 40 respondentë 78% e tyre janë pajtuar fuqimisht, 9.2% kanë qenë neutral, dhe 12%

janë pajtuar.

Pyetjes, arritja e sukseseve më mbushë plot gjallëri dhe më inkurajon, 97.5% e

pjesëmarrësve janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht, kurse 2.5% e pjesëmarrësve kanë zgjedhur

alternativën se pajtohen.

Konsistenca e brenshme ka rezultuar me vlerën prej .521 që nënkuptojmë se është një

vlerë positive por jo e lartë. SD ka dalur 4.796, kurse varianca 22.99.

Diskutimi

Përfundimet: Rezultatet e fituara nga ky hulumtim kryesisht e mbështesin hulumtimin tonë,

mund të themi se përdorimi i njohuirve sjellë përfitime të mira, jo vetëm në aspektin e disa

situatave të caktuara si p.sh. dhënja e një përgjigje të saktë për pyetjen e një profesori, por edhe

më gjerë, gjë që bënë të rriten ndjenjat positive dhe lumturia të rritet në nivele më të larta.

Rezultate të ngjashme kemi edhe nga (Linley, Nielson, Wood dhe Diener, 2010). Pra mund të

themi se kjo hipotezë është valide pasi gjenë mbështetje nga të dhënat e mbledhura. Mirëpo kur

Page 11: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

flasim për validitetin e këtyre përfundimeve, duhet pasur parasysh disa kufizime, të cilat mund të

kenë ndikuar në këto rezultate.

Njohuritë tek adoleshentët 11

Kufizimet: Numri i mostrës ishte shumë i vogël. Kufizim në këtë hulumtim ishte se nxënësit

vetëm para 30 minutash para se te mbanin një test në një lëndë mësimore filluan ta plotësonin

pyetësorin tim gjë që stresi mund të ketë ndikuar në mos përqëndrimin e duhur, dhe në

raportimin jo të saktë të përgjigjeve.

Rekomandime: Do të sugjeroja që numri i pjesëmarrësve apo mostra të jetë më e madhe në

mënyrë që të sigurohet validiteti i jashtëm.

Përfshirje të personave me mosha të ndryshme, profesione të ndryshme nga grupe etnike të

ndryshme dhe po ashtu mbipëfaqësim të të dy gjinive në mënyrë të përafërt.

Page 12: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 12

Referencat

Buckingham, M. & Clifton, D. (2001). Character strengths and virtues. New York: Free Press.

Govindji, R., & Linley,P.A. (2007). Strengths use, self-concordance and well-being: Implications

for strengths coaching and coaching psychologists. International Coaching Psychology Review,

5 (1), 8-17.

Linle, P.A., Nielson , K.M., Gillett, R., & Biswas-Diener, R., (2001). Using signature strengths

in pursuit of goals: Effects on goal progress, need satisfaction, and well-being and, implications

for coaching psychologists. International Coaching Psychology Review, 5 (1), 8-17.

Minhas, G.( 2010). Developing realised and unrealised strengths: Implications for engagement,

self-esteem, life satisfaction and well-being. Assessment and Development Matters, in press.

Marter, J.K., Schmidit, F.L., & Hayees, T.L.(2002). Business-unit-level relationship between

employee engagement, and business outcomes: A meta-analysis. Journal of applied

Psychology,87, 268-279.

Peterson, C. & Seligman, M.E.P.(2004). Character strengths and virtues. New York: Oxford

University Press

Proctor, C., Maltby, J., Linley, P.A. (2009). Strengths of character and well-being health-related

quality of life: Journal of Happiness Studies, 10, 583-630.

Page 13: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Seligman, M.E.P , Steen,Ta., Park, N.& Peterson, C.(2005). Positive psychology progress:

Empiricial validation of interventions. American Psychplogist, 60, 410-421.

Njohuritë tek adoleshentët 13

Stefanyszyn, K. (2007). Norvish Union changes focus from competencies to strengths, Strategic

HR Review, 7, 10-11.

Wood, A.M., Linley, P.A.,Maltby,. J.,& Hurling , R.(2010). Use a positive psychological

strengths leads to less stress and greater self-esteem, vitality and positive affect over time: A

three wave longitudinal study and validation of the Strengths Use Scale.

Page 14: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 14

Aneksi 1 - Pyetësori origjinal i përkthyer në shqip

Page 15: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 15

Pyetjet e mëposhtme kërkojnë nga ju që të përgjigjeni për anët e juaja të forta .

1= Fuqimisht pajtohem

2= Nuk pajtohem

3= Deri diku nuk pajtohem

4= As pajtohem as nuk pajtohem

5= Deri diku pajtohem

6= Pajtohem

7= Fuqimisht pajtohem

1. Unë i dij mirë anët e mija të forta._____

2. Njerëzit e tjerë i shohin anët e forta që unë kam._____

3. Unë i njohë gjërat që jam i/e mirë ti bëjë._____

4.Unë duhet të mendoj rreth asaj se cka janë anët e mija të forta._____

5.Unë gjithmonë përpiqem që të përdorë anët e mija të forta._____

7. Unë arrijë atë që dua duke i përdorur anët e mija të forta._____

8. Përdorimi i anëve të forta të mija vjen natyrshëm tek unë._____

9. Eshtë e lehtë të gjej anët e mija të forta në gjërat që unë dua t’i bëjë._____

10. Unë jam në gjendje të përdori anët e mija të forta në shumë mënyra të ndryshme._____

Page 16: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Tregoni sa përqind mendoni se keni njohuri, dhe sa përqind i shfrytëzoni ato?

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Njohuri=______

Përdorni=_______

Njohuritë tek adoleshentët 16

Aneksi 2- Pyetësori origjinal në gjuhën angleze

Page 17: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)

Njohuritë tek adoleshentët 17

Strengths Use a current Knowledge Scale

The following questions ask you about your strengths, that is, the things that you are able to do well or do best.

1= Strongly disagree 2= Disagree 3= Slightly disagree 4= Neither agree nor disagree 5= Slightly agree 6= Agree 7= Strongly agree

1. Other people see the strengths that I have .____

2. I know the things I am good at doing.____

3. I have the things I am good at doing.____

4. I have to think hard about what my strengths are.____

5. I known when I am at my best.____

6. I always try to use my strengths.____

7. I achieve what I want by using my strengths.____

8. Using my strengths comes naturally to me.____

9. I find it easy to use my strengths in the things I do.____

10. I am able to use my strengths in lots of different ways.____

Circle how much of your time do you spend using your strengths?

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Knowledge =_____

Use=_____

Page 18: Analiza dhe përpunimi i të dhënave (1) (1)