8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet 1 Viti VII i botimit, nr. 50, janar 2015 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Në kuadër të projektit “Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet – Promovimi i qeverive të nxënësve”, projekt i cili financohet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë me datë 15 dhjetor 2014 u organizua trajnimi i senatorëve të qeverive të nxënësve të shkollave të Kukësit dhe Hasit. Ky trajnim do tu shërbejë nxënësve dhe mësuesve ndihmës në përmirësimin e funksionimit të senatit në shkollë. Gjithashtu shkëmbimi i eksperiencave mes senateve të shkollave mbi çështje dhe problematika që i shqetësojnë ato ishte ndër komponentët e këtij trajnimi. Gjithë sa më sipër do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi sa më demokratik në shkollë, në mënyrë që nxënësit të edukohen me frymën e të ardhmes evropiane. Në emër të stafit të projektit gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, për mendimet dhe debatin që ndezën gjatë zhvillimit të aktivitetit. Trajnim i senateve të shkollave të Kukësit dhe Hasit Wiki Academy Kukës është një garë e hapur për artikujt dhe fotografitë më të mira që duhet të publikohen në Wikipedia. Pjesëmarrësit do të garojnë mes vete për sjelljen e artikujve me profesional sipas kritereve të enciklopedisë më të madhe në botë. Kategoria e dytë në të cilën mund të garojnë pjesëmarrësit është kategoria e fotografisë, ku secili do ta ketë mundësinë që të publikojë fotografi në Wikipedia dhe të garojë me pjesëmarrësit e tjerë për fotografitë më cilësore. Wiki Academy Kukës ka për qëllim që të përgatisë pjesëmarrësit që të shkruajnë në mënyrë profesionale duke u dhënë atyre mjetet dhe mësimet e nevojshme. Qëllimi kryesor i Akademisë është që t'i aktivizojë të rinjtë në procesin e të mësuarit duke i përfshirë ata direkt në procesin e krijimit të artikujve për Wikipedia. Duke e zgjedhur temën, duke grumbulluar informacione dhe statistika nxënësit dhe studentët do të aftësohen në disa fusha të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Ky projekt gjithashtu do tu ndihmojë pjesëmarrësve që të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth qytetit dhe vendit ku jetojnë. Promovimi i Shqipërisë do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme që do të dalë si rezultat i këtij projekti. Akademia do të sjellë në një vend aktivistë dhe ekspertë të përmbajtjes që do të angazhohen në ndihmë të pjesëmarrësve në mënyrë që të krijojnë artikuj kualitative dhe të publikojnë fotografi të kualitetit të lartë rreth Kukësit dhe Shqipërisë në përgjithësi. Gjatë Akademisë pjesëmarrësit do të takojnë mentorë dhe ekspert të hulumtimit nga Kosova dhe Shqipëria si dhe do të mësojnë aftësi të vlefshme kërkimore dhe të të shkruarit akademik. Wiki Academy Kukës

Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet

1

Viti VII i botimit, nr. 50, janar 2015

Jemi edhe ne...

Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID

Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”

Në kuadër të projektit “Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet – Promovimi i qeverive të nxënësve”, projekt i cili financohet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë me datë 15 dhjetor 2014 u organizua trajnimi i senatorëve të qeverive të nxënësve të shkollave të Kukësit dhe Hasit. Ky trajnim do tu shërbejë nxënësve dhe mësuesve ndihmës në përmirësimin e funksionimit të senatit në shkollë. Gjithashtu shkëmbimi i eksperiencave mes senateve të shkollave mbi çështje dhe problematika që i shqetësojnë ato ishte ndër komponentët e këtij trajnimi. Gjithë sa më sipër do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi sa më demokratik në shkollë, në mënyrë që nxënësit të edukohen me frymën e të ardhmes evropiane. Në emër të stafit të projektit gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, për mendimet dhe debatin që ndezën gjatë zhvillimit të aktivitetit.

Trajnim i senateve të shkollave të Kukësit dhe Hasit

Wiki Academy Kukës është një garë e hapur për artikujt dhe fotografitë më të mira që duhet të publikohen në Wikipedia. Pjesëmarrësit do të garojnë mes vete për sjelljen e artikujve me profesional sipas kritereve të enciklopedisë më të madhe në botë. Kategoria e dytë në të cilën mund të garojnë pjesëmarrësit është kategoria e fotografisë, ku secili do ta ketë mundësinë që të publikojë fotografi në Wikipedia dhe të garojë me pjesëmarrësit e tjerë për fotografitë më cilësore. Wiki Academy Kukës ka për qëllim që të përgatisë pjesëmarrësit që të shkruajnë në mënyrë profesionale duke u dhënë atyre mjetet dhe mësimet e nevojshme. Qëllimi kryesor i Akademisë është që t'i aktivizojë të rinjtë në procesin e të mësuarit duke i përfshirë ata direkt në procesin e krijimit të artikujve për Wikipedia. Duke e zgjedhur temën, duke grumbulluar informacione dhe statistika nxënësit dhe studentët do të aftësohen në disa fusha të rëndësishme për të ardhmen e tyre. Ky projekt gjithashtu do tu ndihmojë pjesëmarrësve që të zgjerojnë njohuritë e tyre rreth qytetit dhe vendit ku jetojnë. Promovimi i Shqipërisë do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme që do të dalë si rezultat i këtij projekti.Akademia do të sjellë në një vend aktivistë dhe ekspertë të përmbajtjes që do të angazhohen në ndihmë të pjesëmarrësve në mënyrë që të krijojnë artikuj kualitative dhe të publikojnë fotografi të kualitetit të lartë rreth Kukësit dhe Shqipërisë në përgjithësi. Gjatë Akademisë pjesëmarrësit do të takojnë mentorë dhe ekspert të hulumtimit nga Kosova dhe Shqipëria si dhe do të mësojnë aftësi të vlefshme kërkimore dhe të të shkruarit akademik.

Wiki Academy Kukës

Page 2: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

2

Janar 2015______________________________________________Jemi edhe ne...

DREJT NJË SHOQËRIE VULLNETAREVullnetarizmi përkufizohet si një shprehje praktike e njerëzve, ku me anë t¸ s¸ cilës ata nuk presin si përgjigje përfitimet financiare apo materiale. Vullnetarizmi ̧ sht¸ i lidhur ngushtë me altruizmin. Altruizmi ̧ sht¸ n¸ vetvete nj¸ synim dhe nj¸ d¸shir¸ e brendshme p¸r t´i ndihmuar t¸ tjer¸t, pa k¸rkuar shp¸rblim. Shoq¸ria shqiptare ¸sht¸ e njohur p¸r akte t¸ vullnetarizmit. Shqip¸ria ishte nj¸ vend q¸ shp¸toi shum¸ hebrenj¸ nga ushtria naziste. Pas viteve ´90 shoqëria shqiptare, shquhet për akte vullnetarizmi të përmasave të ulëta. Një rast vullnetarizmi i niveleve botërore pas këtyre viteve ishte strehimi i shqiptareve t¸ Kosovës nga banoret e rrethit t¸ Kukësit. Disa tendenca për të nxitur vullnetarizmin ishte shoqëria civile, veçanërisht në aktivizimin e të rinjëve. Por niveli i përfshirjes së të rinjëve në akte vullnetare mbetet akoma në nivele të ulëta. Në aspektin e përgjithshëm, vullnetarizmi është veprimtari praktike e punës së njerëzve, të cilët punojnë për të tjerët, pa qenë të motivuar nga përfitimet monetare apo materiale. Vullnetarizmi kryesisht lidhet me një veprimtari altruiste, që ka për qëllim promovimin e cilësisë më të lartë jetësore për njerëzit. Njerëzit poashtu marrin pjesë në punë dhe aktivitete vullnetare për të përfituar shkathtësi të reja pa patur nevojën e investimeve financiare të punëdhënësit. Vullnetarizmi mund të ketë forma të ndryshme dhe ushtrohet nga grupe të ndryshme njerëzish. Shumë vullnetarë janë të trajnuar në veçanti mbi fushën ku veprojnë, si psh. në mjekësi, arsim apo shpëtim emergjent. Të tjerët marrin pjesë në punë dhe aktivitete vullnetare në bazë të nevojës dhe kërkesës, si psh. duke reaguar ndaj një katastrofe natyrore. Fjala angleze vullnetarë, fillimisht kuptohej si një ushtar oportunist në një ushtri mesjetare, duke u formuar ngadalë gjatë shekujve në qytetarë të mirë që ne i dimë dhe i duam. Gjuhësia si dhe koncepti ligjore mund te jenë konfuze, sektori i vullnetarëve është duke u rritur në menaxhimin e profesionistëve, dhe shumë vullnetarë duke punuar përtej detit paguhen duke u bazuar ne nivelin lokal, ndërsa tjerë janë te lutur te paguajnë për disa privilegje. Ka me të vërtetë shumë optimizëm në lidhje me fushat e reja të të qenurit vullnetarë që sjell potencialin e zgjerimeve të këtyre sukseseve lokale në fshatin global. (vijon) MSc. Alfred Nela, Psikolog

KRIJIME LETRARE

Vij i bukur si ngaherë

Borë e bardhë zbriti nga malibredhi degët na i falilepuj, ketra dhe arushalanë pyje, male fushalanë vitrina e dyqaneqë me ne të vinë pranëndaj i vumë, si gjithmonëtë stolisim bredhin tonëEdhe yjet lanë qiellin që me dritë të veshin bredhinqë në mes të kësaj salletok me ne të hedhin valle

Mes gëzimit e haresëne fëmijët bëjmë festëcucurijmë si zogj në çerdhe“Vit i Ri, mirë se na erdhe!”

Florida Çuni, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has

Jemi edhe ne

Ne jemi e ardhmjaJemi gjithësiaThemeli i gjithçkajeështë “dituria”

E gjithë e ardhmja është në dorën tonëne mund të arrijmë shumë lartbotës duhet ti tregojmë

Kurrë nuk është vonëpër të bërë diçka trego se ke vleramund të arrish gjithçka

Bota rrotullohetka arsye psegjithçka realizohetnëse punojmë ne!

Alban Allaraj, Florin Islamaj, Altin Kola,shkolla e mesme e bashkuar 9-shtatori Topojan

Mall (ese)Gjithmonë e kam pyetur veten mbi mua, ty dhe këto kilometra rrugësh të mallkuara që na ndajnë, se ku mbetem ne?! Më është përgjigjur si për dreq një lot, që më shoqëron thuajse çdo natë deri sa më vë në gjumë. Po në të vërtetë ajo që më mundon është se ti gjen atë momentin kur unë mundohem të fshi gjithçka, të nis nje jetë të re, ti përkushtohem vetes, të kaloj minuta të tej zgjatura vetëm e vetëm për të më buzëqeshur shpirti nga gjithë ky makth, ti shfaqesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Më shkatërron thuajse çdo ditë, por nuk pyet përse, nuk kërkon të falur. Deri në këto momente minutat i kam kaluar të përmalluara, ëndrrat makthe. Në oqeanin e jetës time pikat e lotit nuk kanë më kuptim...Fjalët më vërsulen si uragan në mendje. ahh në mendjen e shkretë që nuk dëgjohet nga zemra që nuk do të të dënojë për atë çka bërë ti. Sikur të mos të të njihja ose më saktë sikur mos të të humbisja...çdo pikë loti tani është pikë referimi i një force të brendshme që më kujton çka bërë ti. Çdo hap është një peng, por çdo peng është një arsye më shumë për të vlerësuar gjithçka në këtë botë. Ah sa dua të të fal...do të lëndohem çdo ditë pa frymën tënde, por do të të mendoj si një engjëll që do më ndriçojë rrugën gjithmonë.

Anila Beqiraj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”,

Nevoja

Një i pasur arrogant tha:“Unë nuk kam nevojë sepse kam para”Thoshte se ishte i lumturpor jetonte i përhumburaskush se respektontemburrej se me para i mbulonteNjë ditë u zgjua keqdiçka nuk shkoi mirëu sëmur, u dergj në shtrat pinte ileç në çdo vaktDoktorët më të mirë punësonteqë të paktën dikush ta ndihmontetë gjitha i shpenzoitë shpëtoj, kam nevojëai deklaroiElsa Cengu, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukes

Page 3: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

3

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Harta

Kam një hartë ku shëtisAnembanë Shqipërisë

ja kjo ngjyra çokollatëna tregon një mal të lartë O sa copa, s at ë voglarrumbullake janë kodra

Lumi deti dhe liqeningjyra të kaltra porsi qiellihip në mal e zbrit në fushëzemrën me gëzim e mbushhapi krahët të fus në gjiSa të dua Shqipëri...

Elsaida Nenada, shkolla e mesme “Ahmet Voka”, Gostil

KRIJIME LETRARE

Luftë...

Një zë, një zhurmë, një ulërimë,një e bërtitur, një e thërritur,

një zë i ngjirur po kërkon ndihmë.I mbylla veshët të mos

dëgjoja k'të poezi, është mizoriNjë lot rrodhi në faqen e një fëmijë

e u shndërrua në det.Mijëra njerëz u mbytën në tëe s'u gjendën kurrë për jetë.

Shumë burra u rrëmbyen e shumë ëndrra u thyen.

Vraponin si të marrë për të shpëtuar në këtë jetë,

por sado që fshiheshin ata gjendeshin lehtë.

Tani qyteti ynë ishte bërë shtëpi e dikujt tjetër

Kishte mbetur si kujtim thjesht një histori e vjetër.

Aty ishim thjesht një hijeu bënë fantazmë e çdo shtëpie.

Ne ishim gjallë por me shpirt kishim vdekurishim skllevër te dikujt tjetër. As nuk hanim, as nuk pinim

ushqimi ishte mallkim me gjakun tonë ne çdo mur

e kane shkruar vdekje për Shqipërinë.Nuk dinim te shkruanim as të lexonim

abetaren nuk e mësonim Fenë tonë nuk na mësonim "katolik" donin t'na bënin

nuk kishim fletore, lapsa për të shkruar Fjalën liri se kishim mësuar

Një fjalë zbriti nga qielli dhe u ngulit në mendjen tonë

E gjithë njerëzia me të madhe bërtiti: "Shqipëria do fitojë"

Farie Koloshi Nga Shkolla Havzi Nela, Klasa XI-E

Për 28 Nëntorin

Për 28 NëntorinNjë dite e shënuar Feste e madhe është ne Vlorë Te gjithë me flamur ne duar.

Shqiptaret ane e mban Do te sulen drejte Shqipërisë. Te festojnë për shtetin Shqiptar 100 vjetorin e pavarësisë.

E tere Bota, te na ketë zili Për ketë te bukur Shqipëri. Që është me e forte se kurrë Te bashkuar për një flamur.

Nga Kosova e Mali zi Janë përgatitur për lavdi Ndjekin hapat e heronjve Kombëtar Qe ne Vlore u bashkuan për flamurin Shqiptar

Elvana Cenaj shkolla "Ahmet Voka", Gostil

Gjak shqiptari

Më kot mundohesh të më sfidoshtë më përflakësh si diçka pa vlerëe di shumë do të fitoshnjë urrejtje pa skej e pa frerëGjithë ditën do të rropatesh që një fjalë të vetme të them jam rob i joti, je zot i imipor kurrë nder s'do të keshkam gjak shqiptari ne venat e miatundim t'gjalli ai nuk njehas frikë, as lutjes s'njeh ma i pariqë gjakun lum e derdhi për ne...

Suzana Braha, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

Ngrihu

Kur hëna te beje hije, e nata te fusë friken, Besimin mos e humb, se mëngjesi do sjelle dritën,E nëse dielli s'të shndrit sytë, a uji s'të heq etjen ,Ti kurrë mos u lëkund, pa ndal sfidoje jetën.

Kur te tjerët thonë nuk mundesh, e ti ndihesh i vetmuar,Lufto si një luan, me mirë i vdekur se i dorëzuar,E nëse kockat tu kanë grire, a betejën e ke humbur,Ngrihu, përplasu, shkërmoqu, asgjë s'është e pamundur.

Kur bota te përmbyset, e përgjigje te mos ketë,Ti zvarritu o i mjere, një hap me shume ndryshon shume jete,E nëse jeta s'të mjafton edhe ndihesh i tërbuar,Duro njeri, duro, se lumturia do kërkuar.

Kur majën te kesh kapur e te shohësh qe s'mjafton,Merr guximin, mos u ndal se kjo jete është maratone,Koha është e egër, por i forti kurrë nuk ndalet,I forte ai qe ngrihet, kush për ëndrra shemb dhe malet. Eriad Peka, kl XII, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krumë

Liria

Çdo gjë që lind, e lirë do të jetojëçdo vend në botë, robërinë nuk mund ta durojëKrenarie e gjithkujt është veçse liriakur ngrihet flamuri i vet dhe flet gjuhët e tijaKur mbi çatitë e shtëpisë flamuri valonqë je atdhetar komshiut i tregon Në qiellin e kaltër duke fluturuar Shqipja dykrenore, jo e robëruar Liria nuk falet, ajo është e jotjapor edhe fitohet, kjo është përvojë boteE kushdo mundohet që të ta grabisëdheu i tokës së lirë, atë do të gremisëLria është fjala, liria është punaLiria është dashuria, liria është gunaLiria është ajo fjalë që më të bukur kund s'gjetae thënë në gjuhën e nënës liria është jeta

Abredi Ngjeçi, shkolla e mesme “Skënderbeu”, Krumë

Page 4: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

Hej!Flisni ! Ka njeri këtu? ....Me dëgjoni? Me lejoni të marr fryme ..kam kaq pak oksigjen ..Është një harkim njerëzor ku ti dëgjohesh shumë pak, dhe te merret fryma nga këto flutura te rrezikshme .... e dëgjoj se prapthi ..Dini te flisni njerëz te çmendur, ndodhem ne tryezën një dridhjeje të çmendur, kur çmendurisht përkulem drejt një fjale te ndyre ..! Me një fjale te vetme i ftohti mbështolli dashurinë në vetvete, "human" dhuroni dashuri me shpirt dhe jo me fjalë ..autokton, me sill vetveten dhe jo fjalën ..A me urrejnë dhe mua, thua?! Jo, jo s'më urrejnë, apo po? Me jep një përgjigje, te lutem! Me urrejnë apo i urrej dhe asgjë s'është reciproke?! Jo, s'më urrejnë. Frymëmarrje, çast, moment, kujtime, harrese. Ndërtuar ne mënyrën me te këndshme te një rruge te pafundme, te një burimi te pashtershëm, qeniet e gjalla janë te destinuara qe te kalojnë ne një prove gjigande te quajtur JETE. Lindje, vdekje, takime, ndarje, lot, gëzim, krenari, përpjekje, dështim, vullnet, dëshire, pasion, dhimbje, vuajtje! Është thjesht një pasion i urryer ku ti gjendesh e fyer! Një fjalë e këputur nga frazat dhe fragmentet e një libri te harruar ...Nuk e le që ta fyej! Njerëz te çmendur .. është e vështirë te shikosh fjalët ..!

Një sekondë !Ne sekondën e fundit te një përqafimi momental, ndaloi hapësira dhe rrahja e një ataku zemre ..! Ku çdo hapësirë qe zëne nga hidhërimi i një cepi manteli ku vërdallisej ne çdo fytyrë rreth e rrotull . Ishte si një psherëtimë shpërfilljeje qe organizoi mpiksjen e një lumturie ku çdo hap i ber qe shkatërruar nga një pjese dualizmi mes meje dhe një hije traumike ..! I druhesha edhe mbijetesës se një njeriu te vockël qe më bëri të ndihesha e lumtur. Trupit tim i ishte nevojitur domosdoshmërish një detaj i momentit për te kredhur boten tjetër ku dërgohej një fanelle e zhytur ne lumturi dhe dashuri . Ndoshta ai moment ishte fillimi i një krijimi te një krijimtarie, te një kredhjeje ngjyrash dhe mendimesh . Veprimi i parë më mundoi me jetën sepse me lundroi në jetëgjatësinë e një ndalese ..! Ishte ndalesa e radhës qe me beri te psherëti ne fundin e një zhgënjimi dhe hidhërimi ne vazhdimin e një vdekje ..! Zoti i shtoftë te këtilla vegime qe me shndërronin ne një njeri te pamposhtur drejt te jo zakonshmes absurdite . Dua ta mbuloj ketë boshllëk por nuk di se si ! Me dukej si fillimi i një torture . Qindra copa ndjenjash, vegimesh, dualizmash , Do te isha një koncept i harruar nga padrejtësia e një ligji te vendosur për te larguar te harruarën e një bukurie te fort dhe ngazëlluese ..! Do te jemi manteli i zbukuruar me një koncept te ri për boten tjetër ku ne do te shkojmë ...do te vërdallisem ne çdo cep te këtij qyteti te vjetruar duke munduar te zbukuroj çdo tavolinë të humbur .. Një fytyrë e lumtur do me bënte te ndihesha ne forcën e pakujdesisë te një vajze te përhumbur ..Një vajze e përhumbur që kërkonte thjeshte një palë këpuce qe te kalonte llumin e një vrasjeje te dyshimtë ku përshiheshin shumë dëshmitarë qe kërkonin dashuri te rreme ...! Ne ketë pjese te vogël universi do gjendesh vetëm ne një pjese te përhumbur ku do te jesh ne iluzionin e përgjumur qe përfshiu te gjithë qytezën ..Ne formën e një dualizmi do jem deri ku do jem ne qytezën e fshehur ne gjirin e një pjese te lumtur ku vetvetja ime do me pushtojë komplet ndjenjat e mia ...do jem një njeri pa jetë qe do jem e lumtur ne pakujdesin e një qyteze te vogël ...! Por me duhet thjesht një sekondë ..!

Maska Një nate e bukur, ledhatuese, ....papritur u dashurova me te ...ishte një nate e erret, ku mund te shikoja vetëm një vajze te bukur e cila me thoshte: " Eja " ...shkova pas saj. Në një rrugë te pakuptimtë ku dëgjoheshin zëra te pafundme ...gjithsesi isha e dashuruar me atë natë dhe atë mister te pafundmë ...isha e lodhur nga kjo rrugë e gjatë .. papritur ndalova dhe ajo vajzë u zhduk ne pafundësinë e errësirës ... mbeta vetëm, papritur nga zemra ime vazhdoi te dilte gjak i zi, trupi u mbulua me të...Ishte një qetësi e pafundme në një nate të zhurmshme ...Nuk gjeja dot forcë që të zgjohesha nga ky makth ... Ishte ajo bukuria e pabese e cila me katandisi ashtu ..Gjaku mu mpiks dhe sa rëndë që vazhdoja të shpresoja .... Mundohesha te largohesha por isha e lidhur me zinxhirët e "territ" ......i humba shpresat ku papritur një kalores me maskë më liroi dhe u largua me një pikë gjaku neë shpatull. Afshi i lehte i asaj nate më dërgoi diku larg .... dhe e gjeta veten në valët dhe dallgët e gjakut tim ... mundohesha që të arrija në breg por deti ishte i pafundme ...shikoje mjegullën duke "gërvishtur" pak nga pak në çdo sekondë. Sa keq që energjitë e mia i shpenzova duke bërtitur në qetësinë e pabesisë ...Të gjitha këto i bëra sepse u gënjeva nga kjo bukuri e rrallë ...asgjë s'po dëgjoja, sikur kisha rënë në dashuri, doja një ndihmë për në shtëpi.....ajo natë me rrëzoi dhe papritur u përplasa dhe u shemba, e gjeta veten ne një tokë te përhumbur dhe te ujitur me gjakun tim ... Atje diku larg po shikoja një varrezë të vogël ku shkruhej emri im ...në të gjithë trupin tim ishte e vizatuar një maskë, e cila nuk më lejonte që të besoja se po merrja frymë thelle ku të zgjohesha sa më parë në këtë ëndërr dhe nga ky makth, ato nuk më lejonin .....Por pse mua, unë jam vetëm një humane ....Shpesh jam e frikësuar nga kjo hëne sepse ajo shndërrohet ne shumë forma ...por unë kam një shpirt, dhe atë shpirt ma dha Zoti. Me atë shpirt mund ta hedh tutje ketë hëne, ketë tokë, ketë makth, ketë dashuri, dhe te mbledh forcat për një rrugë te fundme kur mbaron me dika te besueshme ....të ulëri drejt kësaj nate fort, shume fort që të më dëgjojnë të gjithë që unë nuk kam frikë nga Frika ime dhe nga dashuria, apo nga pamja e një pabesie, te ulëri me zërin e një lirimi ku te gjithë të zgjohen dhe të shikojnë bukurinë e vërtetë të një shpirti të vetëm ....asgjë nuk është e pamundur, askush nuk mund të të mund nëse ndjenja e një guximi kalon atë që të pengon, drejt një përfundimi të një rruge të pafundme .... Me gjysmë zëri mund të them se: "Te munda " ..... Por papritur kuptova se isha zhytur drejt një humnere sepse në fytyrën time ishte e puthitur mirë një maske e zezë dhe gjithçka me dukej e mundur dhe mund ta mposhtja ...ishte shpresa dhe ëndrra që më mbajtën ....por unë u munda nga ajo maske e mistershme që nuk e zbulova kurrë se kush mund të ma ketë vendosur ........E hoqa, e hodha tutje dhe shikova dritën dhe ndriçimin e forte të bukurisë së vërtetë të diellit, ajo me zgjoi nga makthi dhe më hoqi maskën që ma kishte vënë pabesia dhe gënjeshtra ime ....Dhe tani, ajo maske është larguar dhe është djegur nga rrezet e shpëtimit tim dhe shpresës qe nuk vdes kurrë.

4

KRIJIME LETRARE (ese nga nxënësja Klea Tota, kl IX, shkolla 9-vjeçare

“Bajram Curri”, Kukes

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Page 5: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

5

KRIJIME LETRARE (ese)

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Idealiste apo ''me ideal''Komuniteti ne te cilin ne jetojmë nuk mund te jete asnjëherë, ndoshta as gjysme i përsosur. Përsosmëria është dika komplekse, do te thotë vazhdueshmëri dhe përshtatje ndaj kohës. Është një trofe pas te cilit njeriu do te vrapoje ne pafundësi, do te arrijë gjera te pa imagjinueshme, por kurrë nuk do te gjeje fundin e rrugës te cilën ka nisur. Ne rrafshin historik kaluam luftëra, monarki e diktature, por psikologjikisht, demokracia e tepruar na ka quar drejt një anarkie te te menduarit. Jemi te tille që mendimin e konsiderojmë si prone e gjithësisë e jo vlere e atyre qe thellohen. Liria e te shprehurit është bere arma ne duart e te paditurve dhe spontaniteti e karakterizon veprimtarinë tone. Është i pa kundërshtueshëm fakti qe komuniteti ynë është idealist i tmerrshëm. Jemi idealiste ne ngjarje ordinere, ne zakone here te pavend e ne mënyrën se si i shohim te tjerët. Idealizmi ynë shkon deri ne nacionalizëm te tepruar e futet ne çdo skute te shoqërisë sonë aq sa te gjithë pretendojnë te jene martire e luftëtare te te drejtave, barazisë e mbrojtës se traditave dhe trashëgimisë. Pas gjithë kësaj vërtetësie qe duhet theksuar se është vetëm teorike vjen dhunshëm përgjigjja qe na përplas realiteti. Ku e shfaqim ne idealizmin tone?? Duke u nisur nga vetja dhe pa dashur te ofendoj ndonjë nga ata qe te pakte kane mbetur do te thosha se ne jemi idealiste por pa ideal. Jemi atdhetare qe mendojmë për komb vetëm ne raste festash. Kërkojmë barazi por nuk shfaqemi kurrë te barabarte. Kërkojmë respekt por i klasifikojmë njerëzit, i ndajmë ne baze te atyre cilësive te cilat nuk janë te fituara por te lindura. Jemi një shoqëri qe do te dënonte parimisht cilindo qe shkel këto ideale pa e menduar se sa thelle mund te jene te zhytur vet. Këtu kemi një handikap te madh. Ne jemi idealiste por jo ndaj pasqyrës, jemi idealiste ndaj te tjerëve e jo ndaj rrethit tone te ngushte. Fakti qe njeriu është një qenie me ego te larte nuk do te thotë se për te arritur qëllime duhen përdorur edhe ato mënyra qe cenojnë integritetin e secilit si njeri. Përfundimisht do te thosha se ne jemi një popull shume idealist por fatkeqësisht disa ideale na ane ngatërruar dhe ne po ndjekim rrugën e gabuar.

Eriad Peka, kl XII, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krumë

Receta e vititMarrim 12 muaj dhe i pastrojmë mire mirë nga trishtimi, krenaria, urrejtja, zilia, frika dhe stresi. Ndajmë secilën prej tyre në 28 ose 30, 31 ditë sipas rastit, në mënyrë që sasia të na mjaftojë për një vit të tërë. Secilën prej ditëve e përgatisim veçmas duke i ndarë në tri pjesë: një pjesë punë, një qetësi, dhe një gjallëri me humor. Pasi i kemi ndarë shtojmë mbi secilën: një lugë tolerancë, një fije gjykim të shëndoshë dhe një pikë shpresë. Mbi masën e përgatitur hidhet shurup dashurie dhe mirësie. Fillojmë dhe punojmë brumin duke shtuar një dorë kurajë dhe më pas e pjekim me buzëqeshje.

Zylfie Braha, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj

MallGjithmonë e kam pyetur veten mbi mua, ty dhe këto kilometra rrugësh të mallkuara që na ndajnë, se ku mbetem ne?! Më është përgjigjur si për dreq një lot, që më shoqëron thuajse çdo natë deri sa më vë në gjumë. Po në të vërtetë ajo që më mundon është se ti gjen atë momentin kur unë mundohem të fshi gjithçka, të nis nje jetë të re, ti përkushtohem vetes, të kaloj minuta të tej zgjatura vetëm e vetëm për të më buzëqeshur shpirti nga gjithë ky makth, ti shfaqesh sikur nuk ka ndodhur asgjë. Më shkatërron thuajse çdo ditë, por nuk pyet përse, nuk kërkon të falur. Deri në këto momente minutat i kam kaluar të përmalluara, ëndrrat makthe. Në oqeanin e jetës time pikat e lotit nuk kanë më kuptim...Fjalët më vërsulen si uragan në mendje. ahh në mendjen e shkretë që nuk dëgjohet nga zemra që nuk do të të dënojë për atë çka bërë ti. Sikur të mos të të njihja ose më saktë sikur mos të të humbisja...çdo pikë loti tani është pikë referimi i një force të brendshme që më kujton çka bërë ti. Çdo hap është një peng, por çdo peng është një arsye më shumë për të vlerësuar gjithçka në këtë botë. Ah sa dua të të fal...do të lëndohem çdo ditë pa frymën tënde, por do të të mendoj si një engjëll që do më ndriçojë rrugën gjithmonë. Anila Beqiraj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

Tokë e lirëO toka jonë sublime! O tokë trimash e trimëreshash! O tokë e madhështore! O toka jonë e ëmbël ku ishe deri tani? Mos vallë ishe në fundin e rruzullit apo në pafundësinë e qiellit? Mos ndoshta ishe duke kuvenduar me yjet natën apo duke qëndruar me ditën. Mos ndoshta...mos ndoshta...Ah, po! E di, thjesht kisha harruar. Ti ishe atje Atje. Diku larg. Diku ku zemërshkëmbinjtë që gërryhen nga erozioni i tejskajshëm. Ti ishe me tajfunin e zi luftarak që ai të mos ishte më. Ti ishe atje për të dalë nga shpella e zezë në të cilin të kishin zënë frymën rrezet e diellit. Ti ishe atje sepse tashmë nuk je. Ti ishe në atë luftë të mallkuar që okupatorët e paskrupuj kishin përgatitur për ty. Eh, moj Shqipëri, moj Shqipëria jonë e dashur, sa e sa mallkime, sa e sa vuajtje paske pasur. Ti ishe dje në luftë për të qenë sot në paqe. Ti ishe dje në errësirë për të qenë sot në dritë.

Aurela Plaushi, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

NevojaNevoja, kjo fjalë e shkurtër 3-rrokeshe që në tërësi mban mbi supe një pafundësi hallesh të mijëra individësh në këtë botë të errët, të egër e me klithma njerëzish në nevojë. Kjo armike e heshtur që nuk la derë shtëpie, institucioni ose më saktë çdo derë që mban frymë brenda, pa trokitur e pa futur hundët e saj në punët e familjarëve. Të gjithë i futi në mendime, në punë nga më të lodhshmet e deri tek më të ndyrat, si e si për të plotësuar nevojat e tyre. A thua pse kaq mizore është? pse nuk i lë njerëzit të qetë e të jetojnë në paqe? Këtyre pyetjeve s'besoj tua gjejë dikush përgjigjen sepse të gjithë janë prekur nga ajo, e jo vetëm njerëzit kane nevoja por të gjithë frymorët e këtij planeti të madh me emrin tokë. Që nga njëqelizorët për nevojën e tyre për ushqim e deri tek qeniet me të evoluara si njeriu që kane shumë e shumë kërkesa. Që të gjitha kanë nevojat e tyre shëndetësore, materiale, ekonomike apo mendore. Por jo të gjithë kanë nevoja të mëdha dhe ju lutem të gjithëve që kanë mundësi të ndihmojnë sa më shumë pasi kjo paska qenë formula e jetës dhe “nevoja” e përbashkët e çdo njeriu.

Elsa Cengu, kl IX, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukes

Page 6: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

6

KRIJIME FIGURATIVE nga nënësi Sorel Cenaj,

shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Page 7: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

7

KRIJIME FIGURATIVE

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Sabina Cenaj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has

Ervina Koka, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has

Mirela Qaushi, shkolla “Adem Pista”, Zahrisht, HasMedin Murataj, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil

Page 8: Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015

KRIJIME FIGURATIVE

8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;

Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: [email protected]

Janar 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...

Mialba Ngjeçi, shkolla “Skenderbeu”, Krume

Florida Çuni, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj,Has

Edmond Bardhoshi, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj,Has

Anisa Ramallari, s kolla Ahmet Voka” Gos ilh “ , t