19
VEPRIMTARI PRAKTIKE TEMA: SHQIPERIA NE RRUGEN INTEGRIMIT EUROPIAN. LENDA: HISTORI

Shqiperia drejt BE-se

  • Upload
    arlinda

  • View
    6.805

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shqiperia drejt BE-se

VEPRIMTARI PRAKTIKETEMA: SHQIPERIA NE RRUGEN INTEGRIMIT EUROPIAN.

LENDA: HISTORI

Page 2: Shqiperia drejt BE-se

Marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me Bashkimin Evropian (BE) janë vendosur në vitin 1991. Ngjarja më e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së u shënua një vit më vonë, në 11 maj 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Po në këtë periudhë, Shqipëria përfshihet në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të përgjithshëm preferencash tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale.

Page 3: Shqiperia drejt BE-se

Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Kjo përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të asistencës së BE-së ndaj Shqipërisë në një sërë fushash që përkonin me reformat në të cilat ishte angazhuar vendi ynë. Në kuadrin e këtij programi, në periudhën 1992-2000, Shqipërisë i është dhënë një ndihmë e konsiderueshme

Page 4: Shqiperia drejt BE-se

Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale që pasoi në fillim të vitit 1997 nga renia e skemave piramidale, bënë që të dështojë çdo iniciativë në këtë drejtim.

Page 5: Shqiperia drejt BE-se

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në këtë kohë, përcaktonte një sërë kushtesh politike dhe ekonomike që vendet e Ballkanit duhej të plotësonin për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet e tyre me BE-në. Këto kritere kishin të bënin me respektimin e parimeve demokratike, liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e minoriteteve, zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Page 6: Shqiperia drejt BE-se

Në maj të vitit 1999, Bashkimi Evropian miratoi një iniciativë të re për 5 vende te Ballkanit: Shqipëria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, të quajtur Procesi i Stabilizim-Asocimit (PSA). Që në fillimin e kësaj iniciative të re, Shqipëria do të bëhej pjesë e saj. Ky proces ka për qëllim vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta ndërmjet BE-së dhe vendeve të lartpërmendura, nëpërmjet Marrëveshjeve të Stabilizim-Asocimit (MSA).Në nëntor të vitit 1999, Komisioni Evropian paraqiti një raport mbi studimin e fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit duke arritur në perfundimin se, megjithatë, Shqipëria nuk i kishte plotësuar kushtet për një marrëveshje të tillë.

Page 7: Shqiperia drejt BE-se
Page 8: Shqiperia drejt BE-se

Në muajin nëntor të vitit 2000, u zhvillua në Zagreb takimi i vendeve të përfshira në procesin e stabilizim-asocimit. Në këtë takim BE-ja vendosi të intensifikojë bashkëpunimin me Shqipërinë nëpërmjet krijimit të Grupit të Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE. Qëllimi i këtij grupi ishte të vlerësonte kapacitetin e Shqipërisë për të marrë përsipër detyrimet për një Marrëveshje Stabilizim-Asocimi me BE-në. Grupi i Nivelit të Lartë Drejtues Shqipëri-BE zhvilloi tre takime në Tiranë në përfundim të të cilave Komisioni Evropian hartoi një raport vlerësimi, ku evidentohej procesi i bërë dhe fushat ku ende nevojiten përmirësime. Si përfundim, Komisioni vlerësoi se ndonëse mbetet ende për të bërë ne drejtim të plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga një marrëveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes së negociatave është rruga më e mirë për të ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave ekonomike në vend. Për këtë qëllim, Komisioni arriti në përfundimin se është çasti për të proceduar me një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipërinë.

Page 9: Shqiperia drejt BE-se

• Samiti i Selanikut i mbajtur me qershor 2003 i ashtuquajtur edhe Zagreb II konfirmon perspektivën për aderim në BE të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe i hap rrugën shfrytëzimit të instrumentave të përdorur me vendet e reja anëtare.Kriteret e Anetaresimit në Bashkimin EvropianPër t’u bërë anetare e BE-së, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret e vendosura për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian të miratuara nga Këshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993.Këto kritere janë të karakterit politik dhe ekonomik dhe parashikojnë:• Garantimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve;• Vendosjen e një ekonomie tregu që mund t’i bëjë ballë presionit konkurrues dhe forcave të tregut të përbashkët europian.• shteti kandidat duhet të jetë i aftë t’u përgjigjet detyrimeve që rrjedhin nga “acquis communautaire “ ose legjislacioni i Bashkimit Evropian.

Page 10: Shqiperia drejt BE-se

HISTORIKU I MARDHENIEVE SHQIPERI- BE Qershor 1991 - Vendosja e

marrëdhënieve diplomatike Shqipëri - Komuniteti Ekonomik Europian. 

11 Maj 1992 - Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian.

5 Nëntor 1992 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian. Shqipëria përfiton nga programi i ndihmës së BE-së, PHARE. Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të asistencës së BE në fushat prioritare të Shqipërisë

Page 11: Shqiperia drejt BE-se

26 Shkurt 1996 - BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore.

29 Prill 1997 - BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për t'u plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si bazë për një politikë koherente dhe transparent në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale.

3 - 4 Qershor 1999 - Këshilli Europian i Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit - PSA) duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamit si dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në qershor të 1993.

Page 12: Shqiperia drejt BE-se

10 Qershor 1999 – Miratimi i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore në Këln. Në dokumentin themelues, më shumë se 40 vende partnere dhe organizata u angazhuan për të forcuar në vendet e Europës Juglindore "përpjekjet për të nxitur paqen, demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, në mënyrë që të arrihet stabilitet në të gjithë rajonin". 

1999 - Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial.

19 - 20 Qershor 2000 - Këshilli Europian i Feiras shpall se vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit konsiderohen "kandidate potenciale" për anëtarësim në BE

Page 13: Shqiperia drejt BE-se

24 Nëntor 2000 –  Këshilli Europian i Zagrebit lancon zyrtarisht procesin e Stabilizim Asociimit për 5 vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midis progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të ligjit, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në njërën anë dhe perspektivës së anëtarësimit të mundshëm në BE në anën tjetër. 

2001 - Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit.

2001 - Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Shqipërinë.

Qershor 2001 – Këshilli Europian i Göteborgut fton Komisionin Europian që të paraqes draft direktivat negociuse të MSA-së me Shqipërinë.

Page 14: Shqiperia drejt BE-se

Tetor 2002 – Miratimi i direktivave për hapjen e bisedimeve për MSA me Shqipërinë. 

31 Janar 2003 – Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi shpall zyrtarisht hapjen e bisedimeve për MSA mes Shqipërisë dhe BE-së. 

21 Qershor 2003 - Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe procesin e Stabilizim Asociimit si kuadrin politik të rrugës së tyre drejt anëtarësimit në BE.

Page 15: Shqiperia drejt BE-se

Maj 2004 – Këshilli Europian  lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit kombëtare të vendeve të përfshira në procesin e Stabilizim Asociimit me legjislacionin e BE-së.

Qershor 2004 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë. 

14 Prill 2005 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëri dhe BE-së.

Page 16: Shqiperia drejt BE-se

Janar 2006 - Vendimi i Këshillit Europian për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë.

1 Maj 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

12 Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së  Stabilizim Asociimit mes  Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër.

1 Dhjetor 2006 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.

Janar 2007 - Hyrja në fuqi e Instrumentit të ri të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA).

1 Janar 2008 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

18 Shkurt 2008 - Vendimi i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë. 

Page 17: Shqiperia drejt BE-se

3 Qershor 2008 - Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42 standarde lidhur me masat që adresuar nga autoritetet shqiptare në mënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë.

1 Prill 2009 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE.

27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza afatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen.

8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afat shkurtër për qytetarët shqiptarë.

9 Nëntor 2010 - KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE, ku nuk propozohet as dhënia e statusit të vendit kandidat e as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12 prioritete kyçe që duhen të adresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi i saj drejt BE-së.

Page 18: Shqiperia drejt BE-se

10 Qershor 2011 - Qeveria shqiptare miraton Planin e Veprimit që adreson 12 prioritetet kyçe të Opinionit të KE, lidhur me: funksionimin e duhur të Parlamentit, forcimin e shtetit ligjor, realizimin e reformave në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, forcimin e të drejtave të pronësisë, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e trajtimit të të burgosurve.

12 Tetor 2011 - KE publikon Raportin e Progresit të 2011 për Shqipërinë i cili nuk propozoi as dhënien e statusit të vendit kandidat e as hapjen e negociatave për anëtarësim

Page 19: Shqiperia drejt BE-se

10 Tetor 2012 - KE publikon Raportin e Progresit të 2012 për Shqipërinë i cili propozon dhënien e statusit të vendit kandidat të kushtëzuar.

12 dhjetor 2012 - Këshilli Europian përshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i kandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së të raportojë që progresi i nevojshëm është arritur në fushën e reformave të administratës gjyqësore dhe publike, si dhe në rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeve parlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit”,theksuan ministrat.