11
KALAJA E KRUJES “Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar Shqiperine

Kalaja e Krujes

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kalaja e Krujes

KALAJA E

KRUJES

“Kush ka vizituar Krujen, ka vizituar

Shqiperine”

Page 2: Kalaja e Krujes

Pak histori mbi qytetin e Krujes

Eshtë një prej qyteteve më historiketë Shqipërisë. Emri i Krujës rrjedhnga fjala shqipe “ krua”.

Emri dhe rëndësia e Krujës lidhet me veprën dhe aktivitetin 25 vjeçar tëheroit tonë kombëtar, GjergjKastrioti, i cili e shndërroi Krujën dhekështjellën e saj në një pikë tëpapërkulur rezistence ndajOsmaneve, duke e bërë atë të njohurdhe të famshme në të gjithe Evropen.

Në periudhën bizantine ajopërmendet si një qendër peshkopale. Rreth vitit 1190, aty u krijua i parishtet feudal shqiptar. Më vonë ajokaloi nën sundimin e familjes feudaleshqiptare të Topiajve.

Në 1430 ajo u kthye në qendër të kryengritjes shqiptare të udhëhequr nga Gjon Kastrioti.

Periudha më e lavdishme fillon në 28 Nëntor të vitit 1443, kur kalaja e Krujës u morr në

kontrollin e Gjergj Kastriotit, i cili organizoi rezistencën e gjatë anti-otomane.

Që nga kjo periudhë, Kruja nën udhëheqjen e Skënderbeut, theu tre rrethime të saj nga

otomanët. Vetëm 10 vjet mbas vdekjes së tij, në 1478 otomanët pushtuan kalanë dhe

shkatërruan qytetin. Qyteti ndodhet në një lartësi prej 560 metrash mbi nivelin e detit, mbi një

shpat mali, prej të cilit vizitorët kanë mundësinë të shikojnë një pamje mjaft të bukur drejt

perëndimit në detin Adriatik.

Page 3: Kalaja e Krujes

Pazari karakteristik i Krujës shtrihet në të dy anët e rrugës

së shtruar me kalldrëm që të çon drejt kalasë së Krujës. Nga

vendasit njihet ndryshe me emrin Pazari i Derexhikut. Ky

pazar ka funksionuar që prej kohës së Skënderbeut në shek e

XV, kur dyqanet e tij arrinin deri pranë hyrjes së kalasë.

Dyqanet i kanë muret, tavanet dhe qepenat prej druri. Këtu

turistët kanë rast për të blerë artikuj të ndryshëm të artizanatit

si punime në

argjend, bakër, alabastër, qëndistari, bizhuteri, qylyma etj.

Pazari i ka rezistuar sundimit 500 – vjeçar turk dhe është

restauruar në kuadër të 500 vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Page 4: Kalaja e Krujes

Kalaja e Krujes

Mbi nje shkemb te thepisur ne vendin ku kryqezoheshin sinjalet

midis Petreles,Prezes,Rodonit e Lezhes, prej nga shikimi i vrojtuesit

tretej deri thelle ne det, atje u ndertua kalaja e Krujes. "Zoteruese" e

qytetit,fushes, brigjeve te detit,ajo ze edhe nje pozicion te vecante

ne historine e kombit shqiptar. Kryeqender qysh ne shtetin e Arberit.

Emri i saj dhe i Skenderbeut u bene te njohur ne te gjithe Evropen e

asaj kohe. Kalaja e Krujës është një nga kalatë me të njohura

në Shqipëri.

Kjo kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe

prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Pranë

saj është zbulluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore.

Përmendet me emrin e sotëm në shek e IX bashkë me qytetin

e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e

shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë kryefortesa e

qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman.

Page 5: Kalaja e Krujes

"Qofshi pasqyre e shembull per te gjithe princat, per te gjithepopujt dhe emrin tuaj le ta kurorezoje nje fame e ameshueshme" - keshtu e pergezonte Krujen dhe Skenderbeun Republika e Raguzes me 1452 kur u ndertua kalaja e Krujes

Page 6: Kalaja e Krujes

Zanafilla e Kalase

Zanafillen kalaja e ka ne shekujt V-VI.Ndoshta kjo eshte e lidhur me braktisjen e

qytetit Ilir Albanopolis. Kalaja i hodhi themelet mbi muret e nje vendbanimi Ilir te

shekullit te trete para eres se re. Me emrin Kruje kalaja permendet ne nje

dokument kishtar te vitit 879, kohe kur qyteti kishte rolin e nje qendre peshkopale.

Ndertimet e metejshme bene qe nga fundi i shekullit te dymbedhjete kalaja te

marre formen e plote dhe ka sherbyer si qender e guvernatorit bizantin. Gjate

mesjetes sistemi i fortifikimit te kalase eshte persosur e rindertuar disa here,

vecanerisht pas tri rrethimeve osmane (1450,1466,1467). Termeti i fuqishem i vitit

1617 si dhe shkaterrimet masive nga osmanet pas shtypjes se kryengritjes te vitit

1832 i sollen demtime te medha kalase. Disa rregullime qe ju bene gjate shekullit

te XIX nuk munden ti kthenin shkelqimin e dikurshem. Kalaja e Krujes ka nje

pamje eliptike, e cila zbret fuqishem nga lindja drejt perendimit. Muri rrethues

ndjek kreshtat e shkembit me perimeter 804 m. Keto mure te trasha 1.5 m, jane te

perforcuar me 9 kulla te rrumbullakta dhe katerkendeshe, te cilat jane ngritur ne

pjesen me te rendesishme: prane hyrjes kryesore dhe prane burimeve te ujit.

Kullat pergjithesisht kane qene te larta e me diameter rreth 15 m. Hyrja kryesore e

kalase eshte vendosur nga veri-lindja, ndersa nje hyrje e dyte ne forme tuneli

eshte vendosur ne jug-perendim. Ne pjesen me te larte te kodres se fortifikuar, ne

shekullin XII-XIV u ndertua selia e feudalit. Prane rrenojave te kesaj selie jane ato

te nje kishe dhe lartesohet kulla e sahatit. Gërmimet arkeologjike të

vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r.

Page 7: Kalaja e Krujes
Page 8: Kalaja e Krujes

Muzeu Gjergj KastriotiKy muze eshte inaguruar me 2 Nentor1982, ndertuar ne keshtjellen e Krujes, ne te majte te hyrjes se saj. Arkitektete Muzeut jane Pranvera Hoxha dhePirro Vaso. Muzeu eshte ndertuar ne Kruje per faktin se Kruja ishte qendere epopese shqiptare te shek. XV kunder osmaneve dhe emri i saj beheti njohur ne te gjithe Evropen. Ndertesaka karakterin e nje memoriali. Hapesirat e brendshme jane zgjidhurne menyre qe mjediset te nderthurenduke krijuar nje hapesire te vetme tepanderprere, ashtu sic eshtepermbajtja e historise se paraqitur. Histora, arkitektura dhe arti perbejnenje te vetme. Jane perdorur elementearkitektonike historike, si trare terende e harqe guri. Veprat e artit, gdhendjet me gur, ne dru, hekuri irrahur si dhe hartat, grafiket, pikturatne xham etj. kane vlerat e nje materialindihmes historik. Muzeu hapet me njegrup skulpturor qe paraqet GjergjKastriotin ne mes te popullit. Figurat e lufterave nuk jane te emertuara, veshjet e tyre dhe mbulesat e kokave, tregojne pjesmarrjen e te gjithekrahinave ne lufte per te mbrojturvendin. Figura e gruas tregon

Page 9: Kalaja e Krujes

Skulptura e cila paraqet Skenderbeunme nje grup luftetaresh nga krahina tendryhsme.

Page 10: Kalaja e Krujes

Pamje te tjera

nga muzeu

Page 11: Kalaja e Krujes

Keisi Mecaj

Punoi: