14
PJ I(GJEOGRAFIA)

Shqiperia PJ1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 2: Shqiperia PJ1

Të dhëna Kryeqyteti Tirana

Qyteti më i madh Tirana

Gjuha zyrtare Gjuha shqipe

Pavarësia 28 nëntor 1912

Festa kombëtare 28 nëntori

Forma e qeverisë

Republikë parlamentare

Kryetari i shtetit Bujar Nishani

Kryeministri Edi Rama

Sipërfaqja– totale-28 748 km² – % ujë-4.7 %

Vëndi i 139-të

Kufiri-720 km

ZEE-3 768 km²

Popullsia (2011)– totale-2,821,977 banorë– dendësia-111.3 banorë/km²

Vëndi i 126-të

IZHNJ (2012)-0.739

Monedha-Leku

Zona kohore– zakonisht-UTC+1– në verë-UTC+2 Prefiksi telefonik-00355

Prefiksi radiofonik-ZAA-ZAZ

Kodi i internetit.al

Kodi ISO 3166-1-008 / ALB / AL

Page 4: Shqiperia PJ1

Shqipëria Shqipëria (gegërisht: Shqipnia, historikisht: Arbri ose Arbëria,

ndërkombëtarisht: Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanikdhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km largItalisë përgjatë ngushtesës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe mbi 2.8 milion banorë, prej të cilëve mbi 900,000 banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën.Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kanditete për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.

Page 5: Shqiperia PJ1

Vendndodhja gjeografike Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Ish Republika

Jugosllave e Maqedonisë në lindje dhe Greqia në jug. Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jugperëndim në Detin Jon.Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km, nga të cilat 657 km vijë kufitare tokësore, 316 km vijë bregdetare, 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve.Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrorë. Kryeqyteti i saj është Tirana.Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat janë:657 km (kufi tokësor), 316 km (kufi detar), 48 km (kufi lumor) dhe 73 km (kufi liqenor).Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqinë një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga Deti Adriatik e në jug-perëndim nga Deti Jon.Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugëve më të shkurtra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.

Page 7: Shqiperia PJ1

Relievi Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u

formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë e Albanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë).Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçës, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjatë lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme lidhjesh.

Page 9: Shqiperia PJ1

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike)

Lagunat kryesore janë

Alpet shqiptare

Krahina malore qendrore

Krahina malore jugore

Ultësira bregdetare

Laguna e Lunrës (Vilunit)

Laguna e Patokut

Laguna e Bishtrakës

Laguna e Karavastasë

Laguna e Nartës

Laguna e PashalimanitPlazhet kryesore janë:Plazhi i VelipojësPlazhi i ShëngjinitPlazhi i TalësPlazhi i DurrësitPlazhi i DivjakësPlazhi i SemanitPlazhi i VlorësPlazhi i DhërmiutPlazhi i HimarësPlazhi i Sarandës

Kepat kryesore janë•Kepi i Rodonit•Kepi i Bishtit të Pallës•Kepi i Gjuhezës

Ishujt kryesorë janë

•Ishulli i Sazanit•Ishulli i Kunës•Ishulli i Zvërnecit

Page 10: Shqiperia PJ1

Klima Shqipëria bën pjesë në brezin subtropikal dhe

përfshihet në zonën e klimës mesdhetare, me dimër të shkurtër e të butë dhe me verë të nxehtë e shumë të thatë. Klima e Shqipërisë ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperaturë, reshje, ndriçimin diellor, lagështirën e ajrit, etj.Ndriçimi diellor lëviz nga 2,731 orë në vit në Xarë të Sarandës, 2,722 orë në vit në Vlorë, 2,560 orë në vit në Tiranë, 2,246 orë në Peshkopi dhe 2,046 orë në vit në Kukës.Bien mesatarisht 1430 mm reshje në vit dhe vijnë duke u pakësuar nga perëndimi në lindje.

Page 11: Shqiperia PJ1

Njësitë territoriale Ndarja administrative njësive territoriale në Shqipëri është bërë në disa

nivele duke filluar nga niveli më i madh qarku, pastaj rrethi, bashkia, komuna dhe fshati.

Bashkia e Tiranës gëzon status të veçantë nga bashkitë e tjera dhe ndahet në 11 njësi bashkiake të vogla.

Shqipëria është e ndarë në 12 qarqe:

1.Qarku i Beratit2.Qarku i Dibrës3.Qarku i Durrësit4.Qarku i Elbasanit

5. Qarku i Fierit6. Qarku i

Gjirokastrës7. Qarku i Korçës8. Qarku i Kukësit

9. Qarku i Lezhës10. Qarku i

Shkodrës11. Qarku i Tiranës12. Qarku i Vlorës

Page 12: Shqiperia PJ1

Shqipëria është e ndarë më tej në 36 rrethe

1.Rrethi i Beratit2.Rrethi i Bulqizës3.Rrethi i Delvinës4.Rrethi i Devollit5.Rrethi i Dibrës6.Rrethi i Durrësit7.Rrethi i Elbasanit8.Rrethi i Fierit9.Rrethi i Gjirokastrës10.Rrethi i Gramshit11.Rrethi i Hasit12.Rrethi i Kavajës

13.Rrethi i Kolonjës14.Rrethi i Korçës15.Rrethi i Krujës16.Rrethi i Kuçovës17.Rrethi i Kukësit18.Rrethi i Kurbinit19.Rrethi i Lezhës20.Rrethi i Librazhdit21.Rrethi i Lushnjës22.Rrethi i Malësisë së

Madhe23.Rrethi i Mallakastrës24.Rrethi i Matit

25.Rrethi i Mirditës26.Rrethi i Peqinit27.Rrethi i Përmetit28.Rrethi i Pogradecit29.Rrethi i Pukës30.Rrethi i Sarandës31.Rrethi i Shkodrës32.Rrethi i Skraparit33.Rrethi i Tepelenës34.Rrethi i Tiranës35.Rrethi i Tropojës36.Rrethi i Vlorës

Page 14: Shqiperia PJ1

VAZHDON…