16
Koha për reformë kushtetuese Topi: Sistemi është prishur në themel Nëse do të ndërtosh shtet, duhet të ndërtosh edhe drejtësinë fq. 3 E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.26 E premte, 26 Shtator 2014 Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranë e-mail: [email protected] Kryeredaktor: Agim Zeka Mob: +355 69 21 15 769 Marketing: +355 69 40 55 244 Qeveria Rama i filloi ditët e para me disa paketa borxhesh ndërkombëtare si mishelë në serbatorin e buxhetit dhe prioriteti i saj ishte ulja e shpenzimeve kapitale publike, duke u sjellë si një qeveri e djathtë. Askush të mos tentojë të justifikojë nëpërmjet fesë veprimet e veta kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tija fondamentale, në radhë të parë mbi jetën dhe larinë fetare të gjithëve”. Tirana dhe Partizani për herë të parë në historinë e tyre do të luajnë një ndeshje pa tifozë, çka do të bëjë që “Qemal Stafa” të heshtë Për Bamir Topin kjo situatë nuk zgjidhet duke larguar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, por ai duhet të dalë para drejtësisë. Turistëve, t’u krijohen mundësitë të shikojnë dhe të shijojnë nga afër traditat folklorike, mikpritjen, bujarinë e popullit tonë, Rrëfenja burimore me talebanë Borxhi publik, informaliteti dhe ekonomia e vendit Gjeopolitika diplomatike e Papa Françeskut fq. 8 fq. 11 fq. 10 fq. 2 fq. 13 fq. 9 Nga Abdurahim ASHIKU Nga Diana BEU Nga Arben KARAPICI Ekonomia Gjeopolitikë Rajoni Editorial A duhet heshtur për asimilimin gjuhësor të fëmijëve në mërgim? Ngërçi politik në Kosovë rrezikon MSA-në Bash-zuska çelengie e Kandaharit Bëhu “biznesmen” i një dite “Kreu i SHISH para drejtësisë, u përgjuan dhe ambasadorë “ Luhet derbi i heshtur Emigracion Futboll Turizëm Pamflet Përgjimet fq. 4 fq. 6 Nga Alfred CAKO Nga Renis PRIFTI DREJTËSIA? Zgjidhja është balanca, ajo vendoset me ekuilibrin e pushteteve. Ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te Kushtetuta dhe puna për ndryshime kushtetuese të vihet në rend të ditës ... FRD është në linjën e saj politike, në aktivitetin për t’u rritur dhe forcuar... Nga Gazmend OKETA Sekretar i Përgjithshëm FRD K ëshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, pas dhënies së Statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, i kërkoi Komisionit Evropian të ndjekë dhe të monitorojë ecjen dhe përpari- min e refomave në vend, duke vënë theksin te zbatimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i prioriteteve kyçe, mes të cilave kanë rëndësi sidomos reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Rezultatet e deritanishme janë të vakëta dhe vazhdimi nuk premton shumë, sa kohë ato realizojnë një arrnim të sektorëve ku ndërhyhet dhe jo një reformë të thellë, e cila do të mundësojë ndryshimin e strukturës dhe përmbajtjes funksionuese të tyre. Reformat me theks të veçantë në financat publike, reforma e administratës publike, reforma territoriale dhe ajo e reformimit dhe e çlirimit të organeve kushtetuese e ligjore nga ndikimi partiak i deritanishëm, janë padyshim reforma që mundësojnë një funksionim efiçient të demokracisë dhe mirëfunksionim e shtetit të së dejtës. Por nisja e tyre ka mbetur në ngërçin e mosbashkëpunimit të opozitës parlamentare dhe, sukseset e deklaruara nga qeverisja, jo rrallë janë të diskutueshme. fq. 2

Fryma Re Nr26

  • Upload
    frdal

  • View
    258

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fryma Re Nr26

Koha për reformë kushtetuese

Topi: Sistemi është prishur në themelNëse do të ndërtosh shtet, duhet të ndërtosh edhe drejtësinë

fq. 3

E PËRJAVSHME, INFORMATIVE, POLITIKE, EKONOMIKE, SOCIALE, KULTURORE VITI l Nr.26 E premte, 26 Shtator 2014

Adresa: Bulevardi “George W. Bush”, Nr.15/1, Tiranëe-mail: [email protected]: Agim ZekaMob: +355 69 21 15 769Marketing: +355 69 40 55 244

Qeveria Rama i filloi ditët e para me disa paketa borxhesh ndërkombëtare si mishelë në serbatorin e buxhetit dhe prioriteti i saj ishte ulja e shpenzimeve kapitale publike, duke u sjellë si një qeveri e djathtë.

Askush të mos tentojë të justifikojë nëpërmjet fesë veprimet e veta kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tija fondamentale, në radhë të parë mbi jetën dhe larinë fetare të gjithëve”.

Tirana dhe Partizani për herë të parë në historinë e tyre do të luajnë një ndeshje pa tifozë, çka do të bëjë që “Qemal Stafa” të heshtë

Për Bamir Topin kjo situatë nuk zgjidhet duke larguar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, por ai duhet të dalë para drejtësisë.

Turistëve, t’u krijohen mundësitë të shikojnë dhe të shijojnë nga afër traditat folklorike, mikpritjen, bujarinë e popullit tonë,

Rrëfenja burimore me talebanë

Borxhi publik, informaliteti dhe ekonomia e vendit

Gjeopolitika diplomatike e Papa Françeskut

fq. 8fq. 11

fq. 10

fq. 2

fq. 13 fq. 9

Nga Abdurahim ASHIKU

Nga Diana BEU

Nga Arben KARAPICI

Ekon

omia

Gjeo

polit

ikë

Rajo

ni

Edito

rial

A duhet heshtur për asimilimin gjuhësor të fëmijëve në mërgim?

Ngërçi politik në Kosovë rrezikon MSA-në

Bash-zuska çelengie e Kandaharit

Bëhu “biznesmen” i një dite“Kreu i SHISH para

drejtësisë, u përgjuan dhe ambasadorë “

Luhet derbi i heshtur

Emigracion

Futboll

Turizëm

Pamflet

Përgjimet

fq. 4 fq. 6Nga Alfred CAKO Nga Renis PRIFTI

Drejtësia? Zgjidhja është balanca, ajo vendoset me ekuilibrin e pushteteve.

Ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te Kushtetuta dhe puna për ndryshime kushtetuese të vihet në rend të ditës ...

FRD është në linjën e saj politike, në aktivitetin për t’u rritur dhe forcuar...

Nga Gazmend OKETA Sekretar i Përgjithshëm FRD

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, pas dhënies së Statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, i kërkoi

Komisionit Evropian të ndjekë dhe të monitorojë ecjen dhe përpari-min e refomave në vend, duke vënë theksin te zbatimi i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës i prioriteteve kyçe, mes të cilave kanë rëndësi sidomos reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Rezultatet e deritanishme janë të vakëta dhe vazhdimi nuk premton shumë, sa kohë ato realizojnë një arrnim të sektorëve ku ndërhyhet dhe jo një reformë të thellë, e cila do të mundësojë ndryshimin e strukturës dhe përmbajtjes funksionuese të tyre.

Reformat me theks të veçantë në financat publike, reforma e administratës publike, reforma territoriale dhe ajo e reformimit dhe e çlirimit të organeve kushtetuese e ligjore nga ndikimi partiak i deritanishëm, janë padyshim reforma që mundësojnë një funksionim efiçient të demokracisë dhe mirëfunksionim e shtetit të së dejtës.

Por nisja e tyre ka mbetur në ngërçin e mosbashkëpunimit të opozitës parlamentare dhe, sukseset e deklaruara nga qeverisja, jo rrallë janë të diskutueshme.

fq. 2

Page 2: Fryma Re Nr26

FAQE 2 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Editorial

Përgjimet...

Realizmimi i reformave, transformimi i vendit dhe dhënia fund e tranzicionit të tejzgjatur që vështirësoi jetën e qytetarëve shqiptarë, janë të domosdoshme.

ToPI NE A1 REPoRT

NgaNga Gazmend OKETA Sekretar i Përgjithshëm FRD

KOHA PËR REFORMË KUSHTETUESEKa ardhur koha që vëmendja të kthehet te Kushtetuta dhe puna për ndryshime kushtetuese të vihet në rend të ditës. Pa ndërhyrje në Kushtetutë, asnjë reformë nuk do të jetë e suksesshme, të paktën jo për një kohë të gjatë. Pa një reformë kushtetuese konflikti President-Kryeministër do kthehet në një konflikt të vazhdueshëm në historinë e shtetit shqiptar

Këto rezultate të vakëta nxitën am-

basadorin gjerman Hoffman, të deklarojë vetëm dy ditë më parë se: “Lufta antikor-rupsion nuk ka sukses, nëse vetëm bisedohet për të”, deklaratë që u mbështet edhe nga Ambasadori amerikan Ar-vizu, i cili duke rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për vazhdimin e tyre, kërkoi më shumë përkushtim, rezultate konkrete dhe progres në këtë fushë. Në të njëjtën linjë me ambasadorët dhe me nota kritike, ishte edhe raporti i Prezencës së OSBE-së, që vlerësoi vitin e parë të qe-verisjes. Realizmimi i refor-mave, transformimi i vendit dhe dhënia fund e tranzicionit të tejzgjatur që vështirësoi jetën e qytetarëve shqiptarë, janë të domosdoshme. Më 23 qershor 2013, shqiptarët votuan masivisht për rotacion politik, por besoj edhe për reforma në funksion të një filozofie të ndërtimit të shtetit dhe jo forcimit të pushtetit

individual apo partiak. Në këto kushte, për të

mundësuar reforma të suk-seshme, nevoja për ndry-shime ligjore dhe mbështetje kushtetuese të këtyre ndry-shimeve është e nevojshme. Kjo mbështetje siguron qën-drueshmërinë e reformave dhe jep njëherësh garanci se rezultatet do të jenë të vazh-dueshme dhe të pacënueshme nga mazhorancat qeverisëse. Deri tani kjo nuk ka ndod-hur dhe rëndom, ligjet e një legjislature, janë kundërsh-tuar e ndryshuar nga legjis-latura tjetër, duke e vendosur vazhdimisht Parlamentin në shërbim të ekzekutivit.

Rrjedhojë e kësaj poli-tike janë reformat e pasuk-sesshme, kapja e shtetit nga krimi dhe korrupsioni, kon-flikti i interesit dhe politizimi i institucioneve. Mungesa e një strukture shtetërore bu-rokratike në Shqipëri dhe e një administrate, që i shërben shtetit dhe jo pushtetit, është gjithashtu rezultat i maki-azhieve politike të qeverive

shqiptare ndër vite. Ajo është shprehje e qartë se në Shq-ipëri, ndonëse reformat janë prezuantuar si platforma politike, reformimet kanë munguar. 24 vite pas rënies së diktaturës komuniste ne nuk ia kemi dalë të krijojmë një strukturë të qëndrueshme ad-ministrative, profesionale dhe të specializuar që mundëson

efiçiencë në punët e shtetit. Te ne institucionet kushtetuese dhe organet shtetërore janë nën ndikimin politik, sistemi i drejtësisë vazhdon të jetë më i korruptuari në rajon dhe shkalla e ndërgjegjësimit qytetar po ashtu, më e ulta në rajon. Në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë kultura e pan-dëshkueshmërisë, ndonëse në rrjetën me plot të çara të

ligjit kanë rënë disa “peshq të vegjël” të korruptuar.

Për të mos lejuar më këtë situate, ka ardhur koha që vëmendja të kthehet te Kushtetuta dhe puna për ndryshime kushtetuese të vihet në rend të ditës. Pa ndërhyrje në Kushtetutë, asnjë reformë nuk do të jetë e suksesshme, të paktën jo

për një kohë të gjatë. Pa një reformë kushtetuese kon-flikti President-Kryeministër do kthehet në një konflikt të vazhdueshëm në histo-rinë e shtetit shqiptar; pa një reformë kushtetuese do të ndërrohen një apo dy emra në Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo diku tjetër, por sistemi do vazhdojë të gjenerojë përherë konflikte të thella in-

teresi e drejtësi të korrupruar; pa një reformë kushtetuese Parlamenti do të vazhdojë të keqpërdorë instrumentin e komisionit hetimor për qël-lime të vogla politike, KQZ do të jetë në shërbim të partisë që ka shumicën e përfaqësimit në të, për shkak të një formule antikushtetuese ligji zgjed-hor do nxjerrë mijëra vota të pavlefshme, mazhorancat do ia faturojnë Prokurorisë dhe gjykatave mungesën e rezultateve të luftës kundër korrupsionit, pushtetet do jenë përherë në përpjekje për të ndërhyrë në kompetencat e njëri-tjetrit, ligjet do i shër-bejnë qeverisë së rradhës dhe të drejtat themelore të lirisë, jetës dhe pronës do të jenë të cënueshme. Për të mundësuar që kjo situatë të mos vazh-dojë, ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme.

Çdo ndërtim serioz, e fillon punën me themele

të qëndrueshme dhe Kushtetuta është pikërisht themeli i godinës së shtetit shqiptar.

Fryma e Re Demokra-tike, në programin e saj ka si shtyllë kryesore domosdosh-mërinë e ndryshimeve kush-tetuese, duke e mbështetur nevojën e këtyre ndryshimeve në urgjencën e menjëher-shme të kthimit të ekuilibrit kushtetues, të prishur me ndryshimet e 2008-ës dhe me nevojën e përgjigjjeve kush-tetuese për proceset e reja të antarësimit të Shqipërisë në NATO, proceseve të pritshme të antarësimit të Shqipërisë në BE dhe si reflektim i proce-seve të sotme dhe të ardhme.

Duke folur për nevojën e kësaj reforme, mbetem i bindur se vetëm duke i mbështetur reformat e tjera mbi një reformë të tillë, do të mundemi të prodhojmë një historik suksesesh dhe rezultatesh konkrete dhe do të avancojmë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Real-izimi i kësaj reforme nuk pranon kalkulime të vogla politike dhe as vonesa, por kërkon kurajo, përgjegjësi politike dhe qytetare.

Realizimi i kësaj re-forme kërkon gjithashtu një angazhim serioz të të gjithë aktorëve dhe faktorëve poli-tikë dhe socialë, përfshirje të specialistëve dhe natyrisht përgjegjësi qytetare.

Në fund merita për të mund t’i takojë pak më shumë lidershipit që do ta udhëheqë një proces të tillë reformimi, por përfitimi do të jetë gjith-përfshirës, ndoshta do t’i kalojë edhe kufijtë zyrtarë të Shqipërisë.

Në fund ai do t’i takojë shqiptarëve dhe të nesërmes sonë të përbashkët.

• vijon nga faqja 1•

“Kreu i SHISH para drejtësisë, u përgjuan dhe ambasadorë “

Pas zërave të fundit se Shëbi-mi Informativ Shtetëror ka

përgjuar kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, si dhe deputetë të Kuvendit, ish-presidenti Bamir Topi shkon edhe më tej.

I ftuar në A1 Report, Bamir Topi, ndërsa tha me plot gojën se është përgjuar dhe ai vetë në kohën kur ishte President i Republikës, theksoi se SHISH ka përgjuar edhe trupin diplomatik në Shqipëri.

Për Bamir Topin kjo situatë nuk zgjidhet duke larguar kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, por ai duhet të dalë para drejtësisë. “Unë jam përgjuar edhe kur kam qenë

President i Republikës. Kjo është çështje e disa njerëzve që vinë nga rregjimi komunist, të sëmurë psiqikisht. Këtë e bëjnë për bash-këpunëtorët e tyre. Edhe unë kam dëgjuar në lidhje me këtë çështjen e përgjimeve dhe të aparaturës që është përdorur. Kjo është një aventurë, do t’iu kushtojë shumë rëndë këtyre njerëzve që kanë bërë të tilla gjëra. Këtu përgjohesh në detyrë, e detyrë si President i Republikës, përgjohesh nga njësitë e paligjshme, nuk besoj se ka krim më të rëndë. Disa prej tyre që aludohet se janë përfshirë në këtë skemë sot janë në politikë. Ata që janë të papërlyer, sot duhet të dis-

kutojnë për këtë çështje, sepse jemi një vend i NATO-s. Kanë dalë fjalë se janë përgjuar dhe ambasadorët. Ai që ka shkelur ligjin duhet të dalë para drejtësisë. Kjo është një tradhëti kombëtare, të merresh me spiunime dhe kur nuk dihet as për kë. Këtu kanë ndodhur dhe histori të tjerë, që kanë lidhje me çështje ekonomie dhe për sigurinë kombëtare”, deklaroi Topi.

I pyetur për zhvillimet e fundit politike si dhe incidentin në Ku-vend, Topi tha se prokuroria po bën detyrën. “Prokuroria po bën detyrën, ka një metamorfozë në sensin pozi-tiv. Prokuroria guxon të godasë aty ku dikur e kishte të pamunudur dhe

klima politike po e lejon që proku-roria të bëjë punën e saj. Më parë ka qënë një kryeministër dhe një qeveri që ka frenuar dhe penguar punës së prokurorisë. Më 21 janar, prokuroria u pengua në mënyrë të dhunshme në realizimin e detyrës së saj. Tani jemi në momente normaliteti të punës së prokurorisë. Unë inkurajoj institucionin e prokurorisë”, deklaroi ish-presidenti.

Topi tha se ngjarja që ndodhi në Parlament (përplasja fizike mes deputetëve), është si rezultat i sistemit të ndërtuar. “Nëse sot flasim për një ngarje në Parlament, të cilën e dënoj, është bërë si një ritual në Parlament.

Në vend që Parlamenti të vijë duke u rritur në kualitet, ai po vjen duke u ulur. Çdo gjë që ka ardhur, ka ardhur si pasojë e një ndërtimi procesi zgjed-hor jo të mirë. Nga ai Parlament që është sot mund të presësh shumë ng-jarje të tilla. Nuk është faji i atyre që janë atje, por atyre që e kanë ndërtuar sistemin, ndërsa kanë futur njerëz jo intelektualë”, deklaroi Bamir Topi.

Sa i përket reformës në drejtësi, ish-presidenti apeloi që ajo të mos bëhet duke përfshirë interesat politike. Ndërkohë ai theksoi se opozita duhet të jetë pjesë e Kuvendit për të disku-tuar për reformat që vendi ka nevojë.

Page 3: Fryma Re Nr26

FAQE 3 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Intervista...

topi: sistemi është prishur në themel

Drejtësia? Zgjidhja është balanca, ajo vendoset me ekuilibrin e pushteteve. Nëse do të ndërtosh shtet, duhet të ndërtosh edhe drejtësinë

FRD është në linjën e saj politike, në aktivitetin e saj për t'u rritur dhe forcuar

Ilva Tare: Me kë është Bamir Topi?

Bamir Topi: Së pari, jam besnik i filozofisë sime politike, më pas me të gjithë bashkëpunë-torët e mi.

Ilva Tare: Ku është FRD?

Bamir Topi: FRD është në linjën e saj politike, në aktivitetin e saj politik për t'u rritur dhe forcuar. Media nuk e ndjek FRD-në. Kam parë që media shkon në sintoni me politikën. FRD nuk përfaqësohet nga një njeri. Media nuk i fton dre-jtuesit e FRD-së, shumë pak i fton.

Ilva Tare: Ka shumë forma për komunikim me publikun. A keni

komunikuar ju me ta?

Bamir Topi: Sigurisht, ta-kimi i fundit publik ishte në teatrin Skampa, në Elbasan, ku kishte shumë qytetarë të nderuar. FRD po bën organizimin sipas ndarjes së re territoriale.

Ilva Tare: Komenti për vidion për dhunën mes deputetëve, për atë çka ka ndohur në tempullin e

demokracisë.

Bamir Topi: Është bukur kur e themi tempulli i demokra-cisë, por para se të shkohet në atë institucion, kanë ndodhur shumë gjëra. Ky parlament erdhi si pjesë e ndryshimit të Kushtetutës më 2008. Është ndryshuar ligji dhe paradoksalisht në parlament ka njerëz që nuk meritojnë të jenë ty, kjo për profilin e tyre politik. Vetë politikanët të mos mendojnë për interesat e tyre.

Ilva Tare: Për situatë aktuale, pse nuk kërkoni aleatë? Pse nuk

bëni diçka për ta ndryshuar. Tani, çfarë duhet bërë?

Bamir Topi: Dhuna verbale është me shumicë në Parlament. Por dhuna fizike është ajo më e dukshme, por më pak e rënda. Ndërkohë në parlament, si insti-tucion i mendimit luksi duhet të jetë te mendimi dhe vizioni politik.

Ilva Tare: Çfarë mund të bëni në pozitat tuaja?

Bamir Topi: Në pozitat tona kemi vetëm pushtetin e fjalës dhe ne u drejtohemi njerëzve. Sot është pushteti i fjalës dhe u drejtohem edhe kryetarëve të partive që të bëjnë kthesë se vetë ky sistem do t’i ndëshkojë. Unë me Kryemi-nistrin nuk kam raport politik, se jemi përcaktuar si të djathtë. Por mund të kem me të edhe raporte njerëzore dhe është normale. Par-lamenti sot ka probabilitetin më të madh të ketë këto fenomene.

Ilva Tare: Qëndrimin e kryemin-istrit si e vlerësoni?

Nuk merrem dhe nuk bëj reçencë dhe oponencë palës tjetër. Unë kam një qëndrim timin dhe kur them që këta zotërinj kanë prishur sistemin, akuza është e drejpërdrejtë për Edi Ramën dhe Sali Berishën. Ky parlament është bërë tragjik, ku bëjnë batuta me interesin e popullit.

Ilva Tare: Si e vlerësoni punën e Prokurorisë sot dhe me dosjet që

ka gjetur?

Bamir Topi: Prokuroria po punon.

Problemi i drejtësisë nuk është vetëm Prokuroria, problemi vazhdon me gjykatat. Ju keni parasysh që edhe kur Kryeproku-rore ka qenë znj. Rama, ka çuar mjaft çështje në gjykata. Në kra-hasim me Gjykatën, Prokuroria është më mirë. Ju keni çështjen e 21 janarit, që për mendimin

tim është dhe çështje politike. Kryetari i Komisionit Parlamen-tar të ngritur për çështjen e 21 janarit, iu nënshtrua kriminelit të 21 janarit, ish-Kryeministrit.

Ky komision vuri në më-dyshje profolin politik të dre-jtuesve të instituciomevë më të larta dhe unë jam atakuar drejt-përdrejtë. Problemi është edhe te mazhoranca që premtoi se do e hapë këtë çështje dhe ky komision, në një rast unikal, e mbylli çështjen pa raport.

Ilva Tare: Të flasim për sistemin e drejtësisë, që është në krizë, sa herë ndryshon mazhoranca. A ka

zgjidhje?

Bamir Topi: Zgjidhja është balanca. Drejtësia vendoset me ekuilibrin e pushtetit. Nëse do të ndërtosh shtet, duhet të ndërtosh edhe drejtësi. Çdo institucion në Shqipëri origjinon nga parlamenti dhe duhet të raportojë aty, por nëse parlamenti ka votë të deformuar, nuk krijon drejtësi. Një reformë në drejtësi nuk është segmentare. Par-

titë politike nëse duan të vendosin drejtësinë në shina, duhet të bash-këpunojnë dhe të lënë ekspertët të punojnë.

Ilva Tare: Këta ekspertë kanë parë luksin e drejtuesve. Nuk ka

një zgjidhje?

Bamir Topi: Ka, por sistemi është prishur në themel. Të gjithë këto institucione japin llogari në parlament dhe atë e ke të ndërtuar me intersea çasti dhe pa themel. Keni parë si sillen? I kam parë edhe kur vijnë në KLD, bëhen më fanatikë se deputeti.

Ilva Tare: Mazhoranca ka kërkuar shkarkimin e dy

anëtarëve të KLD-së. cili është mendimi juaj?

Bamir Topi: Nëse ka shkelje të naturës ligjore, përgjigjjen e jep në parlament. Ata kanë shfrytë-zuar një klauzolë dhe ndaj bënë kërkesën për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së. Nuk duhet të paragjykojmë edhe komisionin

parlamentar, pasi ai në fund të punës paraqet raportin dhe pro-pozimin parlamentit. Çdo opozitë ka atribut të propozojë komisione dhe unë po të isha në krye të mazhorancës do i jepja opozitës gjithçka, që ajo do të kishte të dre-jtë mbi bazë kushtetutën. Është gabim krijimi i komisionit heti-mor për 5 minuta. Vetë KLD-ja vjen me flukse politike nga selitë e partive. Çështja e drejtësisë nuk është çështje e një grupimi poli-tik. Ka ekspertizë prej vitesh në Shqipëri, ka katër presidentë që jetojnë me 20 vite eksperiencë dhe mund të kontribuojnë për të rregulluar gjërat. Kjo reformë është vullnet vetëm i mazho-

rancës. Nuk ka kaput konsulencë për reformën.

Ilva Tare: PD ka bojkotuar parlamentin. Si mendoni?

Bamir Topi: Jam kundër bojkotit dhe kjo gjendje do i dëm-tojë ata.

Ilva Tare: Ju keni thënë se nuk do ketë bashkëpunim me PD-në. Tani në krye është Lulëzim Ba-sha. Do të keni bashkëpunim?

Bamir Topi: Është pyetje e bukur. Se në një hark kohor prej 30 minutash, ju u habitët për një përcaktim timin. Problemi është parimor. Ka një model që nuk re-spektohet, por nuk ka shanse që ai të ngrejë një të Djathtë, kur ai vetë ka qenë shkaktari i shkatërrimit të së Djathtës.

Ilva Tare: Ç’marrëdhënie keni me Kreshnik Spahiun?

Bamir Topi: Marrëdhënie korrekte dhe tani në distancë.

Ilva Tare: Për skandalin në Bankën e Shqipërisë, në Elbasan

thatë që të mos politizohet.

Bamir Topi: Po, se nga per-sonazhe të ndryshme u shfrytëzua për ta përdorur politikisht edhe nga njerëzit në parlament. Duhet të jenë të kujdesshëm të mos shfrytëzojnë situatën në Bankën e Shqipërisë për kapital politik. Të lihet drejtësia të bëjë punën e vet.

Page 4: Fryma Re Nr26

FAQE 4 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Ekonomi...

Edhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borxhit ndaj PBB-së është një ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare dhe ndikon në normën e interesit dhe perceptimin e tregut për borxhin e një vendi.

Qeveria Rama i filloi ditët e para me disa paketa borxhesh ndërkombëtare si mishelë në serbatorin e buxhetit dhe prioriteti i saj ishte ulja e shpenzimeve kapitale publike, duke u sjellë si një qeveri e djathtë.

Borxhi publik, informaliteti dhe ekonomia e vendit

Nga Alfred CAKO

Stoku i borxhit të një vendi është totali i

borxhit publik të emetuar bren-da dhe jashtë vendit që ende nuk është shlyer. Sa më e mad-he të jetë pesha e këtij borxhi ndaj Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), aq më e madhe është edhe pesha e interesit të paguar në vit ndaj PBB.

Instrumenti i borxhit publik, zakonisht përdoret ose si një amortizator në ras-tin e valëve goditëse që vijnë nga krizat, ose kur shoqëria në momente të caktuara kup-ton se potenciali zhvillues është në një nivel më të lartë sesa mundësitë dhe, atëherë tenton marrjen e borxhit në përmbushjen e dinamikave zhvilluese. Nëse do t’i refero-hemi Shqipërisë, vitet e fundit është përdorur aspekti i dytë, por që ndoshta nuk është kalkuluar drejt, duke mos i qëndruar atij koncepti që në masën e gjerë të publikut nji-het si “shtrirje e jorganit sa ke këmbët”. Shqipëria, si gjithë rajoni i Ballkanit, është nën ndikimin e një perspektive të zymtë ekonomike.

Shqipëria ka stokun e borxhit më të lartë në rajon pas Greqisë (115.2%). Ndërkohë pas Shqipërisë (59.9%) ren-diten: Turqia (45.5%), Mali i Zi (38.25%), Serbia (35.6%), Kroacia (35.41%), Bosnja dhe Hercegovina (35.37%) dhe Maqedonia (23.48%).

Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të borxhit publik gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Greqia. Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit

ndaj GDP-së ka qënë thua-jse konstant, por duke patur parasysh rritjen vjetore të PBB-së gjatë këtij dhjetëvje-cari, atëhere mund të thuhet se edhe borxhi është rritur thuajse me të njëjtën normë.

Edhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borx-hit ndaj PBB-së është një ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare dhe ndikon në normën e interesit dhe per-ceptimin e tregut për borxhin e një vendi.

Në aspektin e kredive të këqija në bankat e nivelit të dytë nga individët dhe bi-znesi, ka një trend rritjeje të tyre për shkak të një stopimi të kreditimit të përgjithshëm në treg. Përderisa shifra që raportohet e nivelit të “kre-dive të këqija” është ndaj kredive në total, atëherë nëse nuk do të ketë rritje të kre-dive “të mira” me ritmin që duhet, atëherë vetvetiu shifra e kredive të këqija do të dalë gjithnjë e më e lartë. Pozitive në këto kushte, pavarësisht nga problemet me stafin dre-jtues në Bankën e Shqipërisë dhe vuajtjet në menaxhimin e saj më të lartë, është fakti se bankat e nivelit të dytë janë të

mirëkapitalizuara dhe e shi-kuar në krahasim me vendet e rajonit ky përbën një tregues pozitiv, pra në rajon jemi të mirëkapitalizuar.

Po të shikohen dallimet mes dy qeverive të fundit, asaj Berisha dhe kësaj të vitit të fundit, Qeverisë Rama, shohim se kanë që të dyja nonsense: qeveria e djathtë nuk i la bizneset të fuqizo-heshin në momentet e krizës ekonomike financiare rajo-nale e botërore, pavarësisht se mburrej me taksën e sheshtë, duke u sjellë si një qeveri e

majtë. Duke ruajtur shkallën e informalitetit të lartë, ajo ritaksoi bizneset formale dhe rriti të ardhurat në buxhet nga viti në vit, duke ndjekur poli-tika agresive të pazakonshme me investime jo cilësore për shkak të korrupsionit dhe, nga ana tjetër, duke mos i mjaftuar kjo, riti edhe % e borxhit publik si asnjëherë tjetër, duke lënë edhe një borxh të fshehtë ndaj bizne-seve në këmbët e qeverisë së majtë. Qeveria Rama i filloi ditët e para me disa paketa borxhesh ndërkombëtare si mishelë në serbatorin e bux-hetit dhe prioriteti i saj ishte ulja e shpenzimeve kapitale publike, duke u sjellë si një qeveri e djathtë. Por për real-izimin e buxheti të vitit 2014 dhe rishikimin e tij të fundit dhe për ecurinë e ekonomisë do të flasim një herë tjetër.

Sipas raporteve të ndryshme nga shërbime të specializuara dhe agjensi prestigjioze ndërkombëtare, pavarsisht nga kakofonia e të dhënave të brendshme për ekonominë dhe financat shq-iptare, në vitin 2010 produkti bruto i brendshëm formal ka qënë në masën e rreth 10,3 miliardë euro, ose rreth 14,5 miliardë $, në një kohë që të hyrat totale mund të llogariten në rreth 25 miliardë $, çka nënkupton se ekonomia infor-male ka qenë në shifrën e rreth 10 miliardë $, të ardhura këto që gjeneroheshin nga sfera gri dhe kriminale e ekonomisë, ose kryesisht nga përfitimet prej rritjes dhe kultivimit të drogës, të cilat nga qeveria e sotme kanë pësuar një goditje, gjë që mund të sjellë edhe një destabilizim me tendencë dobësimi të lekut, për shkak të uljes së ofertës së valutës në tregun e këmbimit valutor të brendshëm.

Në rastin e Shqipërisë psh, po të shohim stokun e borxhit publik për 2009-10 ka qenë rreth 680 miliardë lekë, ose 59.5% e PBB-së. Rreth 61% e këtij borxhi përfaqëso-het nga borxhi i brendshëm, ndërsa pjesa tjetër nga borxhi i jashtëm. Tani në vitin 2014, pas katër vjetësh, Shqipëria ka ecur si gaforja në raportet mes rritjesë së borxhit dhe përmasave të ekonomisë dhe mendohet se borxhi publik në % mund të jetë akoma

edhe më i lartë, rreth 74% e GDP, për shkak se borxhi publik është ritur me ritme më të shpejta sesa ekonomia e vendit.

Shpenzimet opera-tive kanë ecur më shpejt se shpenzimet kapitale, në ato degë që janë konceptuar si prioritare. Është shumë pozi-tive që qeveria po përmbush disa kërkesa që lidhen me biznesin

Nëse hedh im sy të pas në 5 vitet e fundit të demokratëve (2008-2013) është fakt i njohur që pro-gresi i ekonomisë sonë është mbështetur te borxhet dhe tolerimin e paligjshmërive. Sot ka një përpjekje për të rritur pjesën formale të ekonomisë përmes taksave. Sa i takon paligjshmërive, përpjekjet që janë bërë për të nxjerrë jashtë Lazaratin do kenë ndikim, sepse janë burime të humbura. Burime kryesore të rritjes mbeten ato që ishin në ekonominë formale. Situata është në një lloj përmirësimi, por qeveria e sotme nuk ka arritur akoma të fitojë besimin biznesit. Ka një

tendencë për t’u rritur pjesa informale e ekonomisë për shkak të vështirësisë së hyrjes në biznes dhe për shkak të mungesës së mjaftueshme të burimeve kapitale dhe për shkak të mungesës së inceti-vave e mekanizmave nxitës të qeverisë. Barra e taksave është hedhur më shumë në shpatullat e punonjësve sesa në të biznesit në tërësi.

Janë rritur kostot e bi-znesit. Nuk mund të themi që ekonomia shqiptare po lulëzon, po vuan efektet e krizës botërore. Nuk jemi konkurrues në tregun rajonal dhe në tregun shqiptar ka humbur besimi se rimëkëm-bja e ekonomisë shqiptare do të ndodhë në vitin 2015.

Shqipëria ka shfaqur ti-paret e ekonomive koloniale. Ekonomia këtë vit u bë më pak konkurruese se më parë. Ekonomia po performon në dy drejtime; ka zbutje të pjesës represive të adminis-tratës fiskale, por nuk duket që biznesi ende të besojë te kjo administratë fiskale.

Gjithësesi, është për t’u theksuar se investimet duhen

në një zonë ekonomike që sjell të ardhura në buxhet dhe këto nxiten pas një kooperimi qeveri-biznes. Një forcë e djathtë nuk duhej të shqetëso-hej të mblidhte më shumë para, por t’ia linte ato biznesit dhe investimet e kësaj sfere të rrisnin me produktivitet më të lartë investimet, sesa këtë do ta bënte investimi publik. PD shqetësohej se po mblidheshin pak të ardhura gjatë qeverisjes së saj tetë vjecare, duke qënë kësisoj, shumë paradoksale si tezë. Gjithësesi, e rëndësishme për çdo krah ideologjik në qeverisje, është që ekonomia të ecë më shumë, të rritet pu-nësimi dhe të ketë investime të zgjuara si publike, ashtu edhe private, duke u ruajtur stabiliteti i çmimeve në raport me të ardhurat e individëve. Pra, duhet të bëhen investime me sens ekonomik. Shenjat e mira janë të shumta, siç është rasti i evidentimit të tyre së fundi, nga FMN dhe Banka Botërore.

Detyra e qeverisë është jo fjala, por puna. Qeveria ka rritur taksat dhe përsëri kërkon të mbledhë më shumë taksa. Fakti se kërkesa agre-gate e konsumatorëve vazh-don të jetë e vogël, kjo do të sjellë mosrritjen e çmimeve. Rënia dhe kërkesa agre-gate përkthehet në mosrritje çmimesh.

Kreu i PLD-së, Spartak Ngjela,

ka deklaruar se qeveria nuk ka nisur ende punën për të bërë reformën në drejtësi. Sipas Ngjelës, qeveria nuk ka personalitetet e duhura që të mund ta bëjnë atë.

Ndërsa duke komen-tuar videon e dhunës ndaj deputetit të PD-së, Gent Strazi-miri, Ngjela tha se, “Nuk ma merrte mendja që masat të ishin kaq drastike për dy deputetët e majtë. Në të gjithë vendet e botës ka grushte si jashtë dhe brenda seancës. Këtu nuk goditen për ide, por për fyerje. Kjo tregoi se këta nuk e bëjnë dot reformën në drejtësi, sepse nuk kanë kapacitete”.

Duke u ndalur te mosbërja e reformës në drejtësi, avokati i njohur shtoi se, “Kjo mazhorancë duhet të ishte në luftë me sistemin gjyqësor. Edhe Saliu e ka pranuar se sistemi është i korruptuar e po ashtu edhe Rama. Pra nuk është parë akoma reforma nga qeveria. Nëse ky është një qëllim i përbashkët, është i gjithë klasës politike. Drejtësia kërkon per-sonalitete. Qeveria aktuale nuk ka asnjë jurist në gjirin e vet. Sistemi ngrihet mbi parime. Ky sistem legal është sovjetik i vjetruar, nuk

e ka asnjë vend në botë. Këtu nuk ka gjykata”.

Sipas tij drejtësia shq-iptare duhet t’i kthehet mo-ralitetit. Ngjela komentoi edhe kërkesën për shkarki-min e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Çefa. Sipas tij, vendosja e një njeriu kaq të ri në moshë si nënkryetar

është një tallje. “Reforma ime është doctrine, nuk është

hiq njërin vendos tjetrin. Nuk mund të ketë nënkryetar të KLD me atë moshë, ai është kalama është tallje me drejtësinë. Sistem do të thotë të dridhet e gjithë struktura, të paaftët dhe të korruptuarit të ikin vetë se nuk i lejon sistemi”, sqaroi ai më tej.

Takimin me Zef Bushatin, Ngjela e komentoi se ka ndodhur për qëllimin e vetëm atë të rikrijimit të një sistemi demokratik në vend. “Është në lidhje me vazhdën e takimeve të mia. Sot shoqëria është përpara politikës në të gjitha vizionet. Duhet t’i përgjigjesh frymës së popullit. Politika aktuale është larg aspektit kombëtar, po bëjmë takime për një lëvizje të re, gjetëm përputhje mendimesh. Për të parë mundësinë e rikrijimit të sistemit demokratik në vend”.

NgjELA: Politika aktuale larg frymës kombëtare, përpjekje për një lëvizje të re

Page 5: Fryma Re Nr26

FAQE 5 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Alarm...

Nga Alma PUKA

Në një shtet që funksionon, predatorët seksualë janë të regjistruar dhe të monitoruar, ekziston një grup i tërë njerëzish që merren me kontrollin e tyre, të aktivitetit dhe lëvizjes, por mbi të gjitha, në rastet e humbjes së një fëmije, këta njerëz duhet të dinë se kush janë të dyshuarit dhe njerëzit me precedentë të ngjashëm.

Shoqëri e çoroditur dhe seksualizimi i fëmijëveProblematika e shoqërisë shqiptare shfaqet në sistemin e drejtësisë, në indiferencën dhe vlerat morale të kalbura. Pedofilia në Shqipëri nuk është gjë e re. Aktiviteti seksual me të miturit është i përhapur, sikurse edhe prostitucioni. Të ngrenë dorën sa veta dine që një mikesha e tyre, një djalë “i fortë” dhe me lekë, shoqja apo shoku i klasës, kryejnë marrdhënie seksuale me adoleshentë nën 18 vjeç, apo me fëmijë 14-vjeçarë

Nga Helidon HABILAJ

Herët a vonë, në shoqërinë shqiptare

do të shfaqej problemi i abuz-imit me fëmijët. E keqja ndodhi, mbas zhdukjes së shumë fëmi-jëve, që nga 1993 e deri tani, mbas kapjes dhe dënimit të disa shtetasve të huaj për abuzim seksual me të mitur. Por u shfaq edhe një monster shqiptare. Ky abuzues me histori të gjatë që i shpëtoi disa here drejtësisë si në Shqipëri dhe në shtetin fqinj, më në fund "u çlirua" dhe tregoi "mëkatet" e tij. Po çfarë tjetër mund të tregojë Përrenjasi?

E para, Përrenjasi tregon se sa e paaftë është policia e shtetit dhe sa problematike është shoqëria shqiptare. Pse është e paaftë policia shqiptare? Për të mos iu kthyer proble-meve të trajtuara më pare në lidhje me inteligjencën, për-gatitjen fizike dhe korrupsionin, do të shtoja dhe injorancën që i bëjnë bashkëfajtorë me krim-inelin. Kjo polici, si pjesë e një shteti të kalbur, nuk është e aftë të hetojë matanë informacionit të "hafijeve" të lagjeve. Mung-esa e aftësisë profesionale në administratë, është ajo që vrau Julianin dhe ajo që desh bëri viktima të tjera. Në një shtet që funksionon, predatorët seksualë janë të regjistruar dhe të moni-toruar, ekziston një grup i tërë njerëzish që merren me kon-trollin e tyre, të aktivitetit dhe lëvizjes, por mbi të gjitha, në rastet e humbjes së një fëmije, këta njerëz duhet të dinë se kush janë të dyshuarit dhe njerëzit me precedentë të ngjashëm. Një force policie duhet ta dijë që një predator seksual i të mi-turve është në zonën e patrullës. Kjo polici e tregon veten e saj vetëm kur e ka zogun në dorë me aktivitet të furishëm, me iniciativa "task force", për të zbuluar atë që është e dukshme për të gjithë. Ajo që policia duhet të bëjë është të pyesë dhe të investigojë edhe rastet e tjera që kanë ndodhur në këto 20 vitet e fundit. Me intuitën e investigatorit dhe me trajnimin që kam pasur, jam i sigurtë se ky njeri ka përdhunuar dhe vrarë fëmijë edhe më parë. Më kujtohet gjetja e një skeleti në afërsi të rrugës nacionale Librazhd-QafëThanë. Kam lexuar disa raste për fëmijë të humbur nëpër Shqipëri. Këto janë pyetje që i duhen bërë Përrenjasit. Gjithashtu edhe "bashkëjetueses" së tij si dhe familjarëve.

Problematika e shoqërisë shqiptare shfaqet në sistemin

e drejtësisë, në indiferencën dhe vlerat morale të kalbura. Pedofilia në Shqipëri nuk është gjë e re. Aktiviteti seksual me të miturit është i përhapur, sikurse edhe prostitucioni. Të ngrenë dorën sa veta dine që një mikesha e tyre, një djalë "i fortë" dhe me lekë, shoqja apo shoku i klasës, kryejnë marrd-hënie seksuale me adoleshentë nën 18 vjeç, apo me fëmijë 14-vjeçarë. Sa vajza pa mbaruar shkollën e mesme kanë kryer marrdhënie seksuale me një mbi 18 vjeç? Kjo është shoqëria shqiptare. Nuk është problem kur një 25-vjeçar fle me një 15-vjeçare, as kur një fëmijë 16 vjeç martohet me detyrim me një 30-vjeçar, ose kur një 18-vjeçare vritet nga një pen-sionist që deklaron se shumë vajza shkojnë me pensionista? Sa vjeç ishte Aishja kur filloi marrëdhëniet me monstrën e mëparshme?

Drejtësia shqiptare në tërësinë e saj të korruptuar dhe të paaftë, nuk mund të trajtojë elemente si Përrenjasi. Legjis-lacioni është i mangët, por edhe raportimi e dëshmitë janë të pakta. Në rastin e Përrenjasit, familjarët e tij që e përzunë nuk e raportuan përdhunimin e nipit të tij, por edhe kur u kap, u dënua me gjobë?! Sa raste të tjera ka në këtë shoqëri që i ka humbur vlerat morale? Sa familje preferojnë të heshtine dhe kur e kuptojnë që me fëmi-jën e tyre është abuzuar? Sa fëmijë nuk tregojnë kur abuzo-hen? Pse? Sepse kjo shoqëri iu ngjit një stigmë, i anatemon e këto duhet t’i mbartin me vete gjithë jetën... Në një kaos të vlerave morale të vërteta, nuk është aspak e çuditshme që monstra si Përrenjasi të jeto-jnë me shumicë midis nesh si njerëz normalë.

E dyta, siç e trajtova më lart, në Shqipëri seksualiteti i fëmijëve, apo seksi me të mi-turit nuk është një dukuri e re.

Ajo që është e re është mosha në të cilën fëmijët fillojnë dhe bëhen active seksualisht. Sa here kemi pare nëpër rrugë, reklama, telenovela, parada mode apo më saktë modën e fëmijëve, se sa të seksualizuar janë fëmijët. Por në të njëjtën kohë, bashkë me pjekurinë seksuale vjen edhe pjekuria psikologjike e fëmijëve që sjell një përplasje dhe konflikt midis brezave. Vrasja e vjehrrës në Peshkopi nga nuset që ishin "marrë" të mitura, është njëra shenjë e këtij konflikti, kurse tjetra është vrasja e Julianit nga mostra Përrenjasi. Përse vrasin pedofilët? Shkencërisht nuk ka përgjigje. Sadoqë do të duan t`ju shesin teori pseudoprofe-sionistët, të vetmet arsye janë kundërshtimi i pushtetit te të "rriturit" dhe frika e kapjes apo zbulimit. Edhe pse vrasja ka shumë komponentë seksualë, në rastin e fëmijëve, vrasësit e tyre e bëjnë për të mbuluar krimin e përdhunimit apo abuz-imit.Tërheqja seksuale ndaj të miturve rritet me frustimet e tjera në shoqëri, me rritjen e impotencës personale dhe me pamundësinë për të shijuar frutet e një jete normale dhe me të ardhura, që në kthim do t’u jepte avantazhet në garën për të drejta seksuale. Papjekuria seksuale dhe impotenca sociale, bashkë me provokimin e një fëmijërie seksuale dhe presioni i stigmas sociale, do të vazhdo-jnë të prodhojnë predatorë dhe monstra si Përrenjasi...

Problemi më i madh në këtë shoqëri është mungesa e kujdesit të prindit ndaj fëmijës. Me pjekurinë e parakohshme të fëmijës, me pamundësinë e prindit për t’iu përgjigjur financiarisht në një shoqëri që është e orientuar tej mase drejt materializmit, atëherë fëmijët fitojnë një liri të parakohshme dhe enden rrugëve pa kujdes e mbrojtje, duke krijuar kështu një grup social në rrezik dhe

të ekspozuar jo vetëm ndaj fatalitetit të abuzimit seksual, pra vrasjes, por edhe ndaj përd-hunimit, prostitucionit, drogës dhe kriminalitetit.

Prindër, mbroni fëmijët tuaj! Qytetarë kujdesuni për njëri-tjetrin, sepse kjo ka për të ndodhur përsëri!

Verë e mallkuar

Të gjithë u ankuam se vera e 2014-tës ishte

e freskët dhe nuk i la shqiptarët të shulloheshin në diellin e fshehur pas reve e shirave. Megjithatë në mungesë të të nxehtit veror, shqiptarët këto muaj i percëlloi vala e ngjarjeve të rënda që tronditën opinionin public, njëra pas tjetrës përgjatë gjithë stinës, kur në pavetëdije, ashtu në naivitet, mendon se edhe krimi e ka pushim apo se jeta meriton të jetojë më shumë se në çdo stinë tjetër të vitit.

Fund Qershori! Gjëmën e parë e lëshoi vrasja mafioze e bankierit të njohur, Artan Santo në qendër të Tiranës. Edhe sot, ndërsa i rikthehem ngjarjes për saktësinë e të dhënave dhe fak-teve të publikuara nga media, tronditem nga makabriteti i saj dhe frika që ndjellin pamjet e ekzekutimit. Gjenden lehtësisht në faqet e internetit dhe gati-gati nuk mund ta besosh se po shikon vrasjen reale të një njeriu aq të njohur dhe të pushtetshem të biznesit dhe medias, në zemër të kryeqytetit. Asnjë e dhënë konkrete për hetimin, asnjë i dyshuar konkret. Ngjarja vazh-don të përcëllojë çdo shqiptar edhe sot.

Fund Korriku! Vidhet Banka e Shqipërisë, me plot 7.13 miliardë lekë. Vjedhja më e madhe e këtyre viteve të pseudo-demokracisë pati protagonistë si fillim një punonjës të bankës i cili, i fiksuar pas lojrave të fatit, apo i etur për libra, tha se

kishte plaçkitur pasurinë më të shtrenjtë e të sigurtë të shqip-tarëve, thesarin e shtetit. Ngjarja tronditi thellë çdo njeri në këtë vend, përveç politikanëve apo rrethit të ngushtë të Guverna-torit VIP. Politika u bë papritur shumë konfuze dhe u përfshi në një lojë të tipit, “ta falim a ta lëshojmë”. Megjithatë, në këtë rast që më kujtoi pak reagimin popullor kundër projektit për demontimin e armëve kimike në Shqipëri, pati një shfrim masiv nëpër media sociale kundër Guvernatorit dhe perandorisë së tij familjare e mafioze. Të gjithë kërkonin dorëheqjen e tij të menjëherërshme, të cilën abuzuesi i dyshur nuk e dha asnjëherë. Sa shumë u fol për atë dorëheqje të munguar, e cila u duk se vetëm i shtoi ca djersë më shumë Guvernatorit. Po kjo ngjarje nga na mbiu? Kush, si, qysh tek, pse? Sa pyetje, sa pikëpyetje!

Mes Gushti! Skandal sek-sual në Sarandë. Sekretari për punësimin i deputetit të PS, Koço Kokëdhima, Agron Cane, i kërkon favore të ulta seksuale një nëne në nevojë për punë. Ai guxon deri aty sa t’a yshë t’i japë të bijën, vetëm 15 vjeçare, që ai të shftynte epshet e tij prej maniaku me një lule të njomë. A ka ngjarje më përcëlluese se kjo? A mund të pranohet një ngjarje e tillë, për arsye të tilla, me përfaqësues të tillë, 24 vjet pas rënjes së komunizmit? Nuk e di a ka shqiptar që nuk do të kishte dëshirë t’ia çirrte fytyrën këtij njeriu e të ngjashmëve me të nëpër zyrat e shtetit, apo të përfaqësuesve politikë të kësaj mejhaneje të quajtur shtet. Megjithatë, ngjarja në këtë rast është shumë larg atyre të sipër-pemendura. Nuk ka aq shumë para të përfshira në të, aq shumë njerëz të pushtetshëm. Fat-mirësisht viktima e kapur mat

në rrjetat e kameras së fshehtë ishte një i vobektë nga Saranda. Askush me peshë politike a ekonomike. Eliminohet kollaj, madje edhe duke shftyrëzuar rastin për ta përdorur si ngjarje kur reagimi i qeverisë ishte një model i padëgjuar e hasur më parë. Sidoqoftë, për nga lloji i krimit, ky mbetet nga më të pështirët.

Lista mund të vazhdojë shumë më gjatë, por për të mos e nxirë më tepër këtë realitet të frikshëm kronike e turpi me ng-jarje me tritol, aksidente të përg-jakshme në çdo rrugë të këtij vendi, vrasje makabre grashë e fëmijësh që fshihen pas një morali të shtirë, ajo që të vjen të mendosh menjëherë është, çfarë po ndodh me sigurinë në këtë vend? Sa vlerë ka jeta e njeriut në këtë shoqëri? Sa frikë kanë pushtetarët nga duart e ndyra me korrupsion? Sa punë kemi akoma me mentalitetin mjeran që po na zhyt çdo ditë e më thellë në statistika të frikshme të krimit? Sa pushta do të gjejmë akoma pas tavolinave të shtetit, apo të politikës duke abuzuar me paratë e taksapaguesve shq-iptarë? Kur do të fillojë “t’i lajë hesapet shteti” dhe jo qytetarët me moral të dyshimtë? Edhe sa kohë do të durojmë ne qytetarët e ndershëm në këtë kasaphanë shtet?

Nuk e di kush duhet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve të vështira dhe realisht nëse do të mund t’u përgjigjet kush ndonjehërë, por ajo që besoj, ajo që dëshirojnë e shpresojnë shqiptarët në këtë vend, është të kenë kënaqësinë të vënë në gjumë të qetë fëmijët dhe të zgjohen me shpresën se do të kenë një të ardhme normale e të sigurtë të nesërmen, ndërsa mbyllin portën pas tyre. Kaq shumë është kjo!

Page 6: Fryma Re Nr26

FAQE 6 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

PAPA FRANçESKU: Falenderoj Zotin që më mundësoi takimin me popullin e guximshëm shqiptar

Aktualitet...

Koment

Audienca e së mërkurës e Papa Françeskut në Vatikan, i është kushtuar udhëtimit Apos-tolik në Shqipëri. Në fjalën e tij Ati i Shenjtë u shpreh se shqiptarët janë një popull i guximshëm, punëtor, që në paqe, kërkon bashkimin

Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë e në kujtimin e së kaluarës, ia besova popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës

Të dashur vëllezër e mo-tra,

Sot dua t’ju flas për Udhëtimin Aposto-

lik, që bëra në Shqipëri, të dielën e kaluar. E bëj këtë, së pari, si akt falenderimi për Zotin, i cili ma mundësoi këtë vizitë për të treguar, edhe fiziki-sht e në mënyrë të prekshme, afërsinë time e të gjithë Kishës me këtë popull. Dëshiroj pastaj, të përtërij mirënjohjen time vëllazërore për ipeshkvijtë shqiptarë, meshtarët, rregull-tarët e rregulltaret, që punojnë me kaq impenjim. Mendimi im plot mirënjohje shkon edhe tek autoritetet, që më pritën me kaq shumë dashamirësi, si edhe te të gjithë ata, që punuan për realizimin e vizitës. Kjo vizitë lindi nga dëshira për të shkuar në një vend, që, pasi u shtyp për një kohë të gjatë nga një rregjim ateist e çnjerëzor, po përjeton përvojën e bashkë-jetesës paqësore ndërmjet be-simeve fetare. M’u duk shumë e rëndësishme ta inkurajoj në këtë udhëtim, që ta vazhdojë me këmbëngulje e të thellohet në të gjitha aspektet, për të mirën e përbashkët. Për këtë, në qendër të udhëtimit, qe një takim ndërfetar, në të cilin pata mundësinë të shoh me kënaqësi të thellë se bashkëjetesa paqë-sore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve e bashkësive, që u përkasin feve të ndryshme, jo vetëm mund të dëshirohet, por është konkretisht e mundur dhe e zbatueshme në praktikë. Ata e

praktikojnë! Është fjala për një dialog të vërtetë e të frytshëm, larg relativizmit, duke pasur parasysh identitetin e secilit. Në fakt, ajo që i bashkon shprehjet e ndryshme të fesë, është udha e jetës, vullneti për t’i bërë mirë të afërmit, pa e mohuar e pa e nënvlerësuar identitetin e secilit.

Takimi me meshtarët, me njerëzit e shuguruar, me seminaristët dhe me lëvizjet laikale qe rasti për të kujtuar me mirënjohje, me çaste përmal-limi të madh, martirët e shumtë të fesë. Falë pranisë së disa të moshuarve, që i kanë jetuar në trupin e tyre persekutimet e tmerrshme, rijehoi feja e sa e sa dëshmitarëve heroikë të së kaluarës, të cilët e ndoqën Krishtin deri në pasojat më eks-treme. E pikërisht nga bashkimi intim me Jezusin, nga marrëd-hëniet e dashurisë me Të, për këta martirë, si për çdo martir, lindi forca për të përballuar ngjarjet e dhimbshme, që i çuan drejt martirizimit. Edhe sot, ashtu si dje, forca e Kishës nuk qëndron aq në aftësitë organi-zuese ose në struktura, të cilat, gjithsesi, janë të nevojshme, por Kisha nuk e gjen forcën e vet aty. Forca jonë është dashu-ria e Krishtit. Një forcë, që na mban në çastet e vështira e që frymëzon veprimin e sotëm apostolik për të dhuruar mirësi e falje, duke dëshmuar kështu mëshirën e Zotit.

Duke përshkuar udhët kryesore të Tiranës, që nga

aeroporti në sheshin qendror, munda të shoh portretet e dyzet meshtarëve të vrarë gjatë diktaturës komuniste, për të cilët është nisur çështja e lum-nimit. Këta u shtohen qindra rregulltarëve të krishterë e myslimanë, vrarë, torturuar e internuar vetëm sepse besonin

në Zotin. Kanë qenë vite të errta, gjatë të cilave u bë rrafsh me tokën liria fetare dhe ishte e ndaluar të besoje në Zotin, mijëra kisha e xhami u shkatër-ruan, u shndërruan në maga-zina e kinema, që përhapnin ideologjinë marksiste, librat fetarë u dogjën dhe prindërve

lazëror. Vërtetë, sot Shqipëria është shembull, jo vetëm për rilindjen e Kishës, por edhe për bashkëjetesën paqësore ndërm-jet feve. Prandaj, martirët nuk janë të mundur, por fitimtarë: në dëshminë e tyre heroike shndërit sërish gjithpushteti i Zotit, që gjithnjë e ngushëllon

popullin e vet, duke hapur udhë të reja e horizonte shprese. Këtë mesazh shprese, bazuar në fenë, në Krishtin e në ku-jtimin e së kaluarës, ia besova krejt popullsisë shqiptare, të cilën e pashë entuziaste dhe të gëzuar në vendet e takimeve e në kremtime, ashtu si edhe në rrugët e Tiranës. I inkurajova të gjithë të marrin energji gjithnjë të reja nga Hyji i ringjallur, për të qenë tharmi ungjillor në shoqëri e për t’u impenjuar, siç po ndodh tashmë, në veprimtari bamirëse e edukative.

Falenderoj edhe një herë Zotin, sepse me këtë udhëtim, më dha mundësinë të takohem me një popull të guximshëm e të fortë, që nuk u përkul para dhimbjes. Vëllezërve e motrave të Shqipërisë u përsëris ftesën për të pasur guximin e së mirës, për të ndërtuar të tashmen e të ardhmen në vendin e tyre e në Evropë. Ia besoj frytet e vizitës sime Zojës së Këshillit të Mirë, që nderohet në Shenjtëroren me të njëjtin emër në Shkodër, që Ajo të vazhdojë ta udhëheqë këtë popull-martir në udhën e tij. Përvoja e vështirë e së kaluarës thelloftë gjithnjë e më shumë hapjen ndaj vëllezërve, sidomos ndaj më të brishtëve dhe e bëftë gjithnjë e më shumë protagonist i atij dinamizmi të bamirësisë, kaq të nevojshëm në kontekstin e sotëm shoqëro-ro-kulturor. Do të doja që të gjithë ne të përshëndesim këtë popull të guximshëm, punëtor, që në paqe kërkon bashkimin.

nuk iu lejua t’u vinin fëmijëve emrat fetarë të paraardhësve. Kujtimi i këtyre ngjarjeve dramatike është thelbësor për të ardhmen e një populli. Ku-jtimi i martirëve që rezistuan me fe është garanci për fatet e Shqipërisë, sepse gjaku i tyre nuk është derdhur kot, por është farë, që do të sjellë fryte paqeje dhe bashkëpunimi vël-

gjeopolitika diplomatike e Papa Françeskut

Si Obama dhe NATO, edhe Papa Françesku kish nevojë për një platformë në tokë myslimane, nga ku të lëshonte sulmet e veta verbalo-mediatike ndaj Kalifatit, për t’u siguruar që mesazhi të ishte i qartë dhe jo i keqinterpretueshëm. Mjeti që iu vu në dispozicion nga një vend me shumicë myslimane për të transportuar fjalën e tij të zhveshur nga dyshimet e një kryqëzate nga Roma, duket zbarkoi ato fjalë në brigjet mediatike dixhitale arabe të zhveshura nga marka e një toke

të krishterë. Ky është kuptimi strategjik i transfertës së bërë të dielën prej tij matanë Adria-tikut.

Shtatëdhjetë e pak kilo-metrat e Kanalit të Otrantos i dhanë fjalës së Papës një vlerë të shtuar gjeopolitike, kur ai u shpreh: “Të vrasësh në emër të Zotit është sakrilegj. Të diskriminosh në emër të tij është johumane”. Në takimin e dyfishtë paradite dhe pasdite me autoritetet civile dhe fetare, Ati i Shenjtë dinte se kish përpara përfaqësuesit e Islamit më të moderuar të botës, gjithashtu qe i ndërgjegjshëm në vetvete se fjala e Tij do arrinte edhe veshët më ekstremistë të Is-lamit. “Askush mos të mendojë të përdorë si mburojë emrin e Zotit... Askush të mos tentojë të justifikojë nëpërmjet fesë veprimet e veta kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tija fondamentale, në radhë të parë

mbi jetën dhe larinë fetare të gjithëve”.

Shembulli i Shqipërisë tregon se sa të papritura dhe të paparashikueshme kanë qenë zhvillimet historike, duke shkaktuar rrëshqitje të men-jëhershme në ëndrra të këqija që kanë zgjatur me vite duke mb-yllur dyert dhe izoluar vendin: “Në një të shkuar të afërt, edhe vendi juaj ka vuajtur izolimin dhe prohibicionizmin”. Këto fjalë plotësisht dhe qartësisht të aplikueshme mbi realitetin e Shtetit Islamik, duke kaluar paradoksalisht, duke hequr paralelizma midis regjimit më ateist totalitar të Enver Hox-hës dhe atij më ekstremisht fetar të ISIS. Pra zëvendësohet ideologjia me sharianë, Enver-Hoxha me Al-Baghdadin, muri i pushkatimeve në Shkodër me shkretëtirën ku priten kokat nga ISIS. “Zoti ka qëndruar pranë jush, të dashur vëllezër dhe

motra, për t’ju mbështetur. Ai ju ka drejtuar dhe ngushëlluar dhe më pas duke ju ngritur mbi krahë shqiponje, siç njëherë e një kohë bëri me popullin antik të Izraelit”, tha Papa gjatë cer-emonisë. Në “tokën e shqipon-jave”, Papa Bergoglio paraqiti një pjesë të re të “liturgjisë së çlirimit”, të përdorur dhe më parë prej tij, duke bërë një përdorim jo vetëm profetik, por edhe politik të shkrimeve të shenjta.

Vizita e Papës në Shq-ipëri dërgoi një mesazh drejt Bagdatit, por edhe drejt Bruk-selit, në reshpet edhe të motos ungjillore, sipas të cilës të fundit do të jenë të parët.

Duke përzgjedhur në res-pekt të pontifikatit të tij, të viz-itojë të parën Hirushen e Ilirisë dhe duke refuzuar kryeqytetet e mëdha evropiane, Ati i Shenjtë i dha takim Evropës në periferinë e saj, të varfër, por të bukur, ku

ndihet atmosfera e një rikon-struksioni moral dhe jo vetëm material.

Parë nga Tirana, Evropa është akoma një mit dhe një ndjenjë, një martesë me dashuri dhe jo thjesht për interes për një vend që në qershor arriti më në fund të merrte nga Bashkimi Evropian statusin e vendit kan-didat, përkthyer politikisht në “fejesë zyrtare”. Celebrimi në martesë nuk duket shumë i afërt, por kur të ndodhë, do të jetë martesa e parë “mikse” midis Brukselit dhe një vendi “mysliman”. Një lidhje që në të vërtetë ka ndodhur tashmë nga pikëpamja pasionale me valën e madhe të emigracionit post-komunist si dhe me mbi njëzet vjet bashkëjetesë. Risqet janë të përllogaritura me një vend me popullsi të vogël dhe me një islam shumë të moderuar. Një eksperiment ky me Shqipërinë me vlerë shumë të lartë simbo-

like dhe që njëkohësisht nuk rrezikon të alterojë formulën dhe ekuilibrat e kontinentit. Situatë totalisht ndryshe nga risqet që paraqet eventualiteti i integrimit të një vendi si Turqia me tetëdhjetë million banorë që do të ndikonin në vendimmarrje dhe në ekuilibra.

Pas eksperimentit të suk-sesshëm në Tiranë, në fund të nëntorit Papa pritet të vizitojë Stambollin në një tokë ku në Bosfor perëndon dielli i Ev-ropës dhe lind hëna e sulltanëve të rinj.

Renis Prifti

Askush të mos tentojë të justifikojë nëpërmjet fesë veprimet e veta kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtave të tija fondamentale, në radhë të parë mbi jetën dhe larinë fetare të gjithëve”.

Page 7: Fryma Re Nr26

FAQE 7 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Akademia e Shkencave në shërbim të kishës shoviniste greke

Kulturë

Më 24 gusht 2014, në fshatin Kolkondas

të Libofshës në Fier, Anastas Janullatosi, organizoi kremtimin e 300-vjetorit të lindjes së “Shën” Kozmait, armikut të betuar të etnisë shqiptare dhe të gjuhës shqipe.

Për këtë djall të veshur me petkun e shenjtorit, kanë shkruar dhe folur me fakte të pakundër-shtueshme shumë shkencëtarë të historiografisë shqiptare, si profesorët Kristo Frashëri, Pël-lumb Xhufi, Sherif Delvina, Ra-sim Bebo, studiuesi i mirënjohur Kastriot Dervishi dhe intelektualë të tjerë. Por, çuditërisht, vetëm Akademia e Shkencave e Repub-likës së Shqipërisë ka heshtur për faktet historike rreth kësaj figure. Në vend që institucioni më i lartë shtetëror I shkencës të sqaronte bindshëm jo vetëm besimtarët ortodoksë, por edhe mbarë opin-ionin publik shqiptar dhe të hidhte dritë me objektivitet shkencor mbi veprimtarinë armiqësore të të dër-guarit të sulltanit dhe të Patrikanës së Stambollit me emrin Kozma në trojet shqiptare, me të vetmin qëllim që të hapte sa më shumë shkolla greke dhe të mallkonte me tërë urrejtjen e vet gjuhën shqipe, ajo, përkundrazi, ka heshtur në mënyrë të pabesueshme, duke u bërë pjesë e politikës së Tiranës zyrtare, e cila qëprej vitit 1991, vazhdon të tërhiqet zvarrë para shovinizmit grekokaragjoz dhe kishës shoviniste greke.

Në të vërtetë, Akademia e Shkencave duhej të luante një rol të rëndësishëm për emancipimin e politikës së Tiranës zyrtare dhe të jepte kontributin e saj shkencor për nxjerrjen në vazhdimësi në dritën e diellit të krimeve që kisha shoviniste greke ka kryer kundër vendit tonë, duke na vrarë korifenj të ortodoksisë shqiptare, që patën mbrojtur me gjakun e tyre gjuhën shqipe para stuhisë së sulltanëve të perandorisë otomane dhe veglës së tyre të bindur, Athinës zyrtare, e cila, duke i kërkuar padishahut të madh ndalimin e gjuhës shqipe në trojet tona etnike, vetë kishte rënë në bark para tij. Për këto arsye, Akademia e Shkencave duhej t’ia kishte kthjelluar trurin me kohë klasës politike të Tiranës dhe t’i kërkonte me këmbëngulje që ajo të mos lejonte në asnjë mënyrë pushtimin e kishës sonë fanoliane prej një prifti grek.

Akademia e Shkencave ka heshtur para historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili në librin e vet me titull, “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar botërisht këtu e më shumë se dhjetë vite të shkuara: “Futja në dorë e kishës shqiptare, është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”. Mjaftonte kjo deklaratë skan-daloze që Akademia e Shkencave të çohej peshë më këmbë dhe t’i kërkonte Tiranës zyrtare ta dëbonte Janullatosin një sahat e më parë nga territori shqiptar.

Profesor Kristo Frashëri, me rastin e qëndrimit skandaloz të

veglave të bindura të Janullatosit në ngjarjet e Përmetit të gushtit të vitit të kaluar, ka dalë para opinionit publik me deklaratën e mëposhtme:

“Dihet se kisha si institucion fetar, madje jo vetëm Kisha Orto-dokse, por të gjitha institucionet fetare monoteiste, kanë pretenduar, sidomos gjatë mesjetës, të për-vetësojnë funksionet e shtetit. Pra, kanë pretenduar që ta mbërthejnë në kthetrat e tyre pushtetin politik, financiar, juridik, ushtarak dhe, mbi të gjitha, pushtetin shpirtëror mbi popullsinë e vendit të tyre. Përkun-drazi, shteti ka qenë dhe vazhdon të jetë shtet modern, kur është shkëputur nga kisha dhe e ka zhveshur atë nga pushteti i dikur-shëm politik, ekonomik, juridik, ushtarak dhe e ka lënë të lirë të

ushtrojë vetëm pushtetin e saj fetar. Madje, në viset ku ka pluralizëm fetar, pushteti i kishës kufizohet nga shteti deri në atë masë, sa ta ushtrojë veprimtarinë e vet vetëm brenda mureve të faltoreve. Kjo, për arsye se shteti është përgjegjësi kryesor i përparimit, i mirëqenies, i sigurisë, i pronës, i lëvizjes dhe i unitetit kombëtar të shtetasve që banojnë brenda kufijve të tij” (Citohet sipas: “Kisha e Përmetit, Kristo Frashëri: Djallëzia Janulla-tos, nga 25 metra, do 600”. Marrë nga faqja internetike “BalkanËeb”, 26 gusht 2013).

Faktet tregojnë se në rapor-tet që ka ndërtuar me Janullatosin, klasa politike e Tiranës e ka zbritur shtetin shqiptar në nivelet e kohës së mesjetës, kur ligjin e bënte kisha dhe shteti rrinte sus para saj. Këtë të vërtetë tragjike e zbulojnë ngjarjet në Përmet, në gushtin e vitit të kaluar, ku shërbëtorët e Janullatosit kërkonin të mbanin të pushtuar Shtëpinë e Kulturës “Naim Frashëri”, e zbulon mo-szbatimi i ligjit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2002, për kthimin e asaj shtëpie kulture në identitetin e saj. Moszbatimi i atij vendimi dëshmonte më së miri se Janullatosi e ka kapur për fyti shtetin shqiptar, tamam sikur të ishim në mesjetë. Por Akademia e Shkencave ka heshtur në mënyrën më të çuditshme për këtë nëpërkëmbje dhe për këtë poshtërim që i bëhej dinjitetit tonë kombëtar prej Janullatosit, i cili për 11 vjet rresht shkelte rëndë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kështjellës së Drejtësisë Shqiptare.

Akademia e Shkencave ka

heshtur për zërin e fuqishëm që per-sonalitetet e larpërmendura shken-core kanë ngritur kundër Janul-latosit, i cili, si misionar i Athinës shoviniste, udhëhoqi aksionin monstruoz për blerjen e eshtrave të shqiptarëve për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë. Dhe sot, territorin e Shqipërisë së Jugut, e kanë ndotur varrezat, manastiret dhe memorialet në nderim të atyre ushtarëve agresorë që përbëjnë një poshtërim të rëndë për ndërgjegjjen kombëtare shqiptare.

Me rastin e ngjarjeve të Për-metit, qëndrimi heshtës i politikës zyrtare të Tiranës ndaj Janullatosit, tregoi në praktikë se ajo ka rënë në kthetrat e kishës shoviniste greke dhe emisari i Athinës, Janullatos, sillet në vendin tonë si një guverna-tor fuqiplotë. Këtë e vërteton fakti që Janullatosi e nderon Kozmain me salltanete të mëdha, paçka se ai ka qenë një armik i egër i etnisë shqiptare dhe i gjuhës shqipe.

Atë Petraq Simsia, Atë Kristaq Subashi, Atë Nikolla Lushi, Dhiakon Joan Qako, Ilia Zaka, Miltiadh Veveçka, Ilda Sylari, Xhovan Kajana, Naun Dyshniku, tërhiqen zvarrë me një servilizëm të pështirë para Janullatosit, sul-mojnë pabesisht profesor Pëllumb Xhufin për demaskimin që i bën djall Kozmait me fakte konkrete nga burime shkencore për misionin armiqësor që po kryente në Shq-ipëri për greqizimin e saj dhe, duke shfaqur mangësitë dukshme në formimin e tyre intelektual, dalin me një deklaratë të pahijshme: “Për të kuptuar misionin e Shën Koz-mait, duhet të përfytyrojmë botën e atëhershme, kur ishte shumë e

vështirë të shtypej dhe botohej një libër dhe thuajse e pamundur për shkak të mungesës së alfabetit shqip…” (Citohet sipas: “Replikë me Pëllumb Xhufin”. Marrë nga faqja internetike e gazetës “Dita”, 15 gusht 2014).

Për dijeninë e këtyre ser-vilëve shembullorë të Janullatosit, gjuha shqipe është më e vjetra në Evropë dhe, sipas natyralistit të famshëm romak, Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), “ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Por gjuhës shqipe dhe alfabetit të saj ia patën zënë frymën fermanët e sulltanëve otomanë që ata i firmos-nin me kërkesën këmbëngulëse të Patrikanës kriminale dhe të kishës shoviniste greke, në këmbim të poshtërimit të vetvetes para agait të Stambollit.

Që t’u kthjellohet truri shër-bëtorëve servilë të Janullatosit se kush ishte Kozmai i vërtetë në qëndrimin armiqësor që mbante ndaj gjuhës shqipe, ata le të lexo-jnë librin e botuar në Greqi, i cili titullohet, “Vendet e dhimbshme të Greqisë. Dëshmitarët e Vorio-Epirit dhe të vllehëve”. Për këtë libër, analisti Kastriot Dervishi, thotë: “Botimi luksoz prej 400 faqesh, është profilizuar në tri çështje dhe është përgatitur nga mbi 35 vetë dhe Greqia ka angazhuar këtu historianë, politikanë, gazetarë, shkrimtarë etj., të drejtuar nga Kostandin Vakapulos për çështjet historike, Nikos Maxhupulos për çështjet politike dhe Aristidhis Kesopulos për problemet e së ar-dhmes”. (Citohet sipas: Kastriot Dervishi.“Të mos harrojmë atë që na kanë bërë dhe atë që po na bëjnë grekët”. Marrë nga faqja e internetit, “Forumi Horizont”, 26 tetor 2005).

Në këtë libër, servilët janul-latistë që janë zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar dhe kanë tradhtuar një herë e mirë veprën e Fan Nolit, do të gjejnë fakte konkrete se cili ishte misioni i vërtetë i Kozmait në territoret shqiptare. Këta servilë dhe argatë të bindur të Janullatosit le ta pro-vojnë, të paktën një herë të vetme

në jetën e tyre të kenë burrërinë për të deklaruar se si e komentojnë ata deklaratën e lartpërmendur të his-torianit shovinist, Nikolas Stavros, për pushtimin e kishës sonë fano-liane prej shovinizmit grek.

Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë për faktin që Enver Hoxha dje kishte si dado Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të cilët më 8 nëntor 1941 i vunë minat nacio-nalizmit shqiptar për interesat e shovinizmit serbomadh, kurse sot Tirana zyrtare, më shumë se njëzet vjet, ka si dado Janullatosin, i cili, për interesat e shovinizmit greko-karagjoz dhe të kishës shoviniste greke, ka ngritur kishë ortodokse edhe në fshatin Greshicë të Mal-lakastrës, ku nuk gjendet asnjë këmbë ortodoksi për be dhe ku majë çatisë së saj dergjen vetëm sorrat. Pse ka heshtur Akademia e Shkencave për ngritjen e kësaj kishe? Akademia e Shkencave ka heshtur për mjerimin intelektual ku e kanë katandisur veten orto-doksët shqiptarë që i kanë lejuar vetes të drejtohen për më shumë se dy dekada nga një prift grek, pa qenë në gjendje të nxjerrin nga radhët e veta një kryepeshkop me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shkencave heshti kur Partia Socialiste përgatiti pro-jektkushtetutën e vitit 1998 dhe e hodhi në referendum, duke hequr prej saj nenin e projektkushtetutës së vitit 1994, në të cilin kërkohej që krerë e institucioneve fetare të ishin me gjak dhe me prejardhje shqiptare. Akademia e Shken-cave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë se Janullatosi, me bekimin e politikës së Tiranës zyrtare, të trashëguar prej kriminelit Ramiz Alia, vazhdon të mbjellë përçarje mes ortodoksve shqiptarë dhe të sulmojë Atë Nikolla Markun, i cili në Kishën Shënmëria të Elbasanit, vazhdon të mbrojë trashëgiminë fanoliane të ortodoksisë shqiptare.

Janullatosi, pas nderimit që i bëri djall Kozmait në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së tij, po përgatitet që në Korçë, sipas fjalëve që po qarkullojnë në këtë qytet, të ngrejë një mauzole në nderim të Fotit. Se ç’armik i betuar i kombit

shqiptar ishte peshkop Foti në Korçë, e dinin shumë mirë për-faqësuesit e shquar të shqiptarisë, si Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Spiro Ballkameni. Prandaj në shtator të vitit 1906, çeta e Çerçiz Topullit ia ktheu patkonjtë nga dielli peshkop Fotit, duke i dhënë një mësim të mirë kishës shoviniste greke. Prandaj studiuesi atdhetar Kastriot Dervishi, i cili në hulumti-met e veta udhëhiqet nga objektiv-iteti shkencor, deklaron me shumë të drejtë: “Puna e klerikëve grekë ka qenë kaq e poshtër, saqë njihen edhe disa përfundime logjike të tyre. Kështu, për shembull, në shtator 1906, çeta e Çerçiz Topullit vrau peshkop Fotin që shërbente në Korçë. Edhe ky peshkop mbahet si “martir” nga grekët, ngaqë të gjithë ata që punojnë kundër shqiptarëve kështu cilësohen” (po aty).

Është kjo arsyeja që Noli ynë i madh porosiste prerë që dhespotlerët grekë duhet t’i pas-trojmë me mashë. Por Akademia e Shkencave s’ia ka vënë veshin ndonjëherë porosisë së Fan Nolit dhe s’i ka shtruar kurrë pyetjen vetes se pse Janullatosi s’ka orga-nizuar asnjëherë ndonjë meshë në përkujtim të përvjetorit të lindjes së Papa Kristo Negovanit, të Naum Veqilharxhit, të Petro Nini Luara-sit, të Anastas Kulluriotit, të Koto Hoxhit, të Atë Stath Melanit, të Fan Nolit, të Visarion Xhuvanit, të Kristofor Kisit. Këto person-alitete të shquara të ortodoksisë shqiptare zënë një vend nderi në historinë e kombit shqiptar. Por Janullatosi nuk organizon për ta ceremoni përkujtimore se ai ndodhet në Tiranë si misionar i shovinizmit grekokaragjoz dhe i kishës shoviniste greke.

Si është e mundur që Aka-demia e Shkencave heshti për polemikën që profesor Kristo Frashëri, akademik veteran, zh-villoi me Janullatosin dhe kërkoi largimin e tij nga Shqipëria? Aka-demia nuk mund të mos heshtte për atë polemikë, ashtu siç nuk mund të mos heshtte edhe në rastin e fundit, kur Janullatosi organizoi ceremoninë për nderimin e figurës së Kozmait, sepse ajo e ka vënë veten në shërbim të kishës shovin-iste greke.

Akademia e Shkencave ka heshtur dhe vazhdon të heshtë për faktin që Enver Hoxha dje kishte si dado Miladin Popoviçin dhe Dushan Mugoshën, të cilët më 8 nëntor 1941 i vunë minat nacionalizmit shqiptar për interesat e shovinizmit serbomadh,

kurse sot Tirana zyrtare, më shumë se njëzet vjet, ka si dado Janullatosin, i cili, për interesat e shovinizmit grekokaragjoz dhe të kishës shoviniste greke, ka ngritur kishë

ortodokse edhe në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku nuk gjendet asnjë këmbë ortodoksi për be dhe ku majë çatisë së saj dergjen vetëm sorrat. Pse ka heshtur

Akademia e Shkencave për ngritjen e kësaj kishe?Nga Prof.dr. Eshref

YMERI

Për këtë djall të veshur me petkun e shenjtorit, kanë shkruar dhe folur me fakte të pakundërshtueshme shumë shkencëtarë të historiografisë shqiptare, si profesorët Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Sherif Delvina, Rasim Bebo, studiuesi i mirënjohur Kastriot Dervishi dhe intelektualë të tjerë. Por, çuditërisht, vetëm Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë ka heshtur për faktet historike rreth kësaj figure.

Page 8: Fryma Re Nr26

FAQE 8 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e ReFryma e Re

Emigracion... Vëzhgim Kur hesht ministrja, kryeministri, kryetari i shumicës, kryetari i pakicës, pse duhet të flas unë?

a duhet heshtur për asimilimin gjuhësor të fëmijëve në mërgim?

Arsim...

nga Abdurahim ASHIKU

E dinë sepse, në qoftë se nuk ua kanë vënë herët në mëngjes mbi tavolinën e punës gazetat që prej mëse një dekade, shkruajnë për punën dhe për hallet e mësimit të gjuhës shqipe në mërgim, u janë servirur libra monografikë që flasin me hollësi për secilin mësues e secilën shkollë. Librat “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqiptare e Athinës” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”, i kanë pasur një ditë mbi tavolinën e punës. Dhe, në qoftë se nuk “kanë patur kohë” për t’i shfletuar, kanë aq kalemxhinj në dispozicion për të mësuar për këta “Rilindës të rinj”, që u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe falas, me përkushtimin e rilindësve të mëdhenj të kombit.

Mbase duhet të hesht , ta thy-

ej majën e lapsit, ta mbyll kompjuterin, t’i shuaj zarfet e mbushura plot me përvojën e jashtëzakonshme të mësue-seve në përkushtimin e tyre. Mbase duhet të hesht edhe unë, siç heshti ministrja jonë e “Rilindjes”, kur lëçiti urimin për fillimin e vitit të ri shkol-lor 2014-2015 dhe rradhiti si në një kuadrat parakalimi sol-emn shifra nxënësish, klasash e shkollash. Lëçiti shumë. Fjala e saj nuk ndryshonte nga e paraardhësve, ishte “kopje” e nxjerrë nga arkivi. Asnjë fjalë për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në mërgim. Asnjë!!

Dhe, kur hesht minis-trja, kryeministri, kryetari i shumicës, kryetari i pakicës, pse duhet të flas unë? Pse? Ata e dinë se në Greqi ka një numër goxha të madh shkollash shqipe (kështu i kam quajtur dhe kështu do t’i quaj). E dinë sepse, në qoftë se nuk ua kanë vënë herët në mëngjes mbi tavolinën e pu-nës gazetat që prej mëse një dekade, shkruajnë për punën dhe për hallet e mësimit të gjuhës shqipe në mërgim, u janë servirur libra mono-grafikë që flasin me hollësi për secilin mësues e secilën shkollë. Librat “Rilindësit e kohës sonë”, “Shkolla shqip-tare e Athinës” dhe “Shkolla shqipe e Selanikut”, i kanë

pasur një ditë mbi tavolinën e punës. Dhe, në qoftë se nuk “kanë patur kohë” për t’i shfletuar, kanë aq kalemx-hinj në dispozicion për të mësuar për këta “Rilindës të rinj”, që u mësojnë fëmi-jëve gjuhën shqipe falas, me përkushtimin e rilindësve të mëdhenj të kombi t .

Pas paraqitjes në seminarin e 10-të kombëtar nga ana e mësuesit të parë të shkol-limit shqip të fëmijëve në Greqi, zotit Dashmir Zaçe, të librit monografik për 21 mësues të shkollës shqipe të Selanikut, nga dyshja e presidiumit u hodh fjala se mësuesit në mërgim nuk duhen quajtur “Rilindës të kohës sonë”, pagëzim ky i Dritëro Agollit. Ky ishte meraku i drejtuesit të seancës dhe jo problemet e gjuhës sh-qipe në mërgim, jo problemi i madh i lënies jo thjesht jashtë listës, por tërësisht jashtë vëmendjes të mësuesve dhe mësimit të gjuhës shqipe në Greqi nga shteti shqiptar

dhe shoqëria shqiptare... Mësuesit e Selanikut kërkuan bojkotim të seminarit të Be-ratit, për faktin se mësueseve që morën pjesë në seminarin e Ulqinit të vitit 2013, nuk iu pagua bileta e udhëtimit, pagim që iu ishte bërë në të gjitha rastet, madje në pjesëmarrjen e parë në Dur-rës-2007 iu ishte paguar edhe dieta udhëtuese. Fjala është për jo më shumë se 1500 euro, një borxh i papërfillshëm përballë borxhit tashmë vazh-dimisht në rritje që shteti shqiptar në këto 13 vjet, që nga 7 marsi 2001 i Selanikut, u ka mësuesve shqiptarë në Greqi për të drejtën e tyre për t’u paguar për punën që

bëjnë. Përballë detyrimit me kushtetutë që ata të njihen si mësues të gjuhës shqipe. Përballë detyrimit kushtetues që ata të jenë të barabartë mes të barabartëve për ta përçuar gjuhën dhe kulturën shqiptare kudo ku punojnë e jetojnë. Përballë të drejtës ndërkombëtare që e përjeto-jnë mësuesit kosovarë, duke dhënë mësim me të njëjtat të drejta morale e monetare me mësuesit në Suedi, Zvicër, Austri, Finlandë, Gjermani...

Mbase duhet të hesht, por nuk më lë Ministria e Arsimit dhe e Teknolog-jisë së Kosovës, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës (Ah sikur të kishim edhe ne një ministri të tillë, një ministri për një të tretën e popullit shqiptar në mërgim). Disa ditë më parë më erdhi një lajm se në adresë të të gjithë mësuesve kosovarë në diasporë, Ministria e Arsimit dhe e Teknologjisë i kishte dorëzuar Ministrisë së Di-asporës këtë mesazh publik: “Të nderuar mësues të mësim-it plotësues në diasporë,

Shpresoj të jeni shën-dosh e mirë. Me këtë e-mail ju njoftojmë se Ministria e

Diasporës e Republikës së Kosovës, më 09.09.2014, ka bërë pranimin e librave shkol-lorë nga MASHT-i. Edhe për vitin shkollor 2014-15, ne do të bëjmë pajisjen e shkollave me literaturë për nxënësit e mësimit plotësues në të gjitha vendet ku organizohet dhe mbahet mësimi plotësues, në mënyrë sa më gjithëpërf-shirëse dhe të shpejtë.

Literatura përbëhet prej: Paraabetare, Abetare, Komplete të librave shkollorë të niveleve I, II dhe III. Lek-tura shkollore, Revistën për fëmijë “Ura”, Harta të vogla.

Pasi që vitin e kaluar janë dërguar sasi të mëdha të literaturës dhe një pjesë e madhe e mësuesve veç janë pajisur me të, këtë vit pajisja me literature do të bëhet në bazë të kërkesave dhe nevo-jave individuale të secilit mësues, të cilat duhet t’i par-ashtroni te ne në Ministrinë e Diasporës, ndërsa sa i përket dërgimit të literaturës do t’ju informojmë me kohë se si do të bëhet.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt, Anell Bajra

Para disa ditësh i dërgova Ambasadës shqip-tare në Athinë dhe Konsullatës shqiptare në Selanik një pyetje nëse kanë ardhur tekstet për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Greqi. Nuk më ka ardhur asnjë përgjigje. Mbase formula e paraqitur në seminarin e Beratit nga e deleguara e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për rrugën që do të ndiqet këtë vit për pajisjen e fëmijëve me tekste shkol-lorë nuk ka funksionuar. Formula ishte: Mësuesit të bëjnë kërkesën për tekste, të cilën t’ia dërgojnë ambasadës, e cila t’ia përcjellë Ministrisë së Jashtme, kjo të na e përcjellë ne. Më pas ne, pasi të sigurojmë tekstet, i dërgo-jmë në Ministrinë e Jashtme dhe kjo i dërgon në Ambasadë. Ju shkoni e i merrni atje... Një mësues në Austri, pasi dëgjoi këto më tha: Vitin e kaluar më erdhi në shkollë një kamion me libra. I shkarkuam dhe i shpërndamë në klasa për çdo mësues e për çdo nxënës... Nuk e di, mbase e kam gabim që përjetoj dilemën hamletiane, “Të hesht, apo të mos hes-ht”. Heshtja, kur është fjala për gjuhën shqipe në Greqi, për mbijetesën, për rrezikun para syve tanë të asimilimit gjuhësor e identitetit të shqiptarëve, është ulje koke, nënshtrim... UNë NUK do Të HeSHT...

të hesht, apo të mos hesht shkollat e

harruara shqipe në Greqi

Gjatë këtyre viteve janë shkruar e thënë shumë akuza ndaj Greqisë dhe grekëve nga vetë emigrantët.Përveç të tjerash shteti grek hapi shkollat për fëmijët e emigrantëve duke u krijuar kushte të barabarta me nxënësit e vendit, për arsimimin e tyre në gjuhën helene dhe në gjuhët e tjera që mësohen në shkollat greke.

Nga Kristo ZHARKALLIU

Rreth njëzet vjet po bëhet fjalë për

shkollën shqipe në Greqi, ku fëmijët e emigrantëve të shum-të shqiptarë mësojnçë gjuhën amtare. Megjithatë është bërë shumë pak në këtë drejtim dhe kjo më shumë për fajin e Tiranës,ku pushtetarët janë treguar krejt indiferentë dhe i

kujtojnë emigrantët vetëm kur dërgojnë ose investojnë paratë e tyre në Atdhe. Nuk besoj të ekzistojë shtet tjetër në botë që të tregohet kaq indiferent dhe mosmirënjohës ndaj qytetarëve të tij që detyrohen të jetojnë dhe të punojnë në një vend tjetër, shpeshherë në kushte shumë të rënda, pa asnjë siguri dhe

të diskriminuar, pa pasur as mbrojtjen ose mbështetjen më të vogël nga vendi amë, siç ka ndodhur me emigrantët eko-nomikë shqiptarë që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së vendit. Me gjithë kushtet e vështira, megjithëse shumica e tyre dërmuese vitet e para ishin

Page 9: Fryma Re Nr26

FAQE 9 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e ReFAQE 9 Fryma e Re

Çibanë të huaj në tokën e Kuçovës Vëzhgim...

Arsim...

Dhimbje e trishtim për këtë qytet

Jorgji KARAJ FRD- Kuçovë

ndotjen më të madhe në vend për atë kohë.

Por, çfarë ndodhi kohët e fundit? Në njërin prej komp-lekseve të uzinës së përpuni-mit, qe kishte shpëtuar pa u rrafshuar, fabrika e Katra-masë, po ngrihej në mënyrë abuzive, pa marrë leje në bashki e pa asnjë letër, një mini fabrikë për përpunimin e naftës në një formë primitive, duke ndotur ambjentin për-reth, njëlloj sikur si më parë dhe, produktet e tij u shiteshin distributorëve përreth, por me një cilësi të ulët, duke bërë që ndotja të dyfishohet edhe

nga makinat që digjnin naftë të pa pastër.

I bëjmë disa pyetje rye-tarit të Bashkisë së Kuçovës:

- Përse nuk merren masa për këtë çiban të huaj në Kuçovë? (kur dihet se ka 4 vjet që punon pa licensë, pa leje ndërtimore dhe pa leje mjedisore).

- Përse Këshilli Bash-kiak ka vendosur t’i japë leje, a i plotëson kriteret që janë vënë për të hapur një fabrikë të tillë?

- A është marrë pëlqimi i komunitetit për këtë fabrikë, që vetëm fabrikë s’mund të

quhet? - A mund të na thoni

sa është ndotja e kësaj fa-brike (dmth sa është çlirimi i gazrave vdekjeprurëse që nxjerr kjo fabrikë)?

- A mund të thoni përse e keni shkelur betimin që keni bërë para qytetarëve se do të punoni për të ndryshuar jetën e tyre?

Qeverisja e njëjtë 24 vjeçare e majtë e Kuçovës që shfrytëzuan fukarallën e qytetit duke i futur kancerit në gjak njerëzve të rritur e të rinj, të mos harrojë se një gjë e tillë nuk do të vazhdojë më kështu...Gjatë të gjithë kohës

Kuçova ka qenë një vend industrial, ku indu-stria e naftës zinte një vend të rëndësishëm, ku dhe ishte punësuar një pjesë e madhe e popullsisë së qytetit.

Mbas kalimit në demo-kraci, shumë fabrika, si dhe përpunimi i naftës, që ishin armotizuar dhe ishin ndotë-sit kryesorë në këtë qytet, u shkatruan. Kjo ndikoi në klimën e këtij qyteti, që arriti në parametra të kënaqshme për të jetuar.

Në vendin ku shtrihej përpunimi i naftës, u ngritën shtëpi dhe ky ishte fillimi i një epoke të re për këtë qytet me

-A ia vlen të rrezikohet jeta e njerëzve për përfitime abuzive të ndonjerit që ka krahë të ngrohtë në sferat më të larta të qëverisë?

Kjo fabrikë qendron si një bombë atomike në këtë qytet dhe shumë shpejt do të shohim rezultatet e këtij abuzimi, duke marrë jetë njerëzish nga ndotja e madhe

e mjedisit. Populli i Kuçovës du-

het të ngrihet kundër këtyre çibanëve kancerogjenë për këtë popull, që prodhojnë vetëm dhimbje e vdekje në këtë qytet.

Këta njerëz të papërg-jegjshëm që duan vetëm të fitojnë pa marië parasysh çfar bëhet prapa, që mendojnë për momentin dhe nuk shikojnë të ardhmen dhe që lënë pas njerëz të vuajtur e të gjym-tua, që vetëm me ilaçe nuk ia dalin.

I bëjmë thirrje Kryemi-nistrit të vendit, Edvin Rama, të marrë masa për këta çibanë të huaj në qytetin tonë, të cilët shfrytëzojnë fukarallëkun e qytetit, duke i futur kancerin në gjak njerëzve të rritur e të rinj. Të mos harrojë se bash-kia e Kuçovës, e qeverisur për 24 vjet nga PS-ja, nuk do të vazhdojë më kështu.

të paligjshëm, ata mundën të mbijetojnë dhe shumë herë të bëjnë dhe prokopi, derisa shteti mikpritës pranoi t’i përqafojë dhe të përpiqet t’i përshtatë në gjirin e tij. Gjatë këtyre viteve janë shkruar e thënë shumë akuza ndaj Greqisë dhe grekëve nga vetë emigrantët.Përveç të tjerash shteti grek hapi shkollat për fëmijët e emigrantëve duke u krijuar kushte të barabarta me nxënësit e vendit, për arsimimin e tyre në gjuhën helene dhe në gjuhët e tjera që mësohen në shkollat greke. Nuk ka dyshim se kjo favorizon së tepërmi fëmijët e emigrantëve për t’u inkuadruar në jetën e vendit ku jetojnë dhe punojnë prindërit e tyre, por nga ana tjetër krijohen kushte të padiskutueshme për asimilimin e tyre jo vetëm në shoqërinë greke, por edhe në popullsi-në helene, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga trungu kombëtar arbëror. Në këto rrethana brezi i dytë i emigrantëve, fëmijët e lindur gjatë këtyre njëzet e ca viteve, do të kenë mundësi të marrin dhe shtetësinë helene, duke humbur çdo lidhje shpirtërore shoqërore me ish vendin e të parëve të tyre.

Është e keqe kjo? Varet ngakëndvështrimi nga e shiko-jmë. Le të marrim shembullin e Greqisë. Vite më parçë, edhe Greqia ka qenë një vend nga ku emigronin me mijëra njerëz për nçë vendet e tjera, kryesisht në Gjermani, Belgjikë, Australi e Amerikë, madjeedhe në Afrikë. Kudo ka komunitete helene të organizuara që mbajnë lidhje të rregullta me vendin amë dhe shteti grek, më gjithëfu-karallëkun që kishte, merrte masa që në këto komunitete

të largëta të mos mungonte kurrë shkolla greke. Akoma dhe sot me krizën e madhe ekonomike që ka mbërthyer Athinën, fondet për arsimimin e emigrantëvekudo qofshin, nuk janë ndërprerë, madje di-het se arsimtarët dërgohen nga Greqia, e cila u paguan të gjitha shpenzimet… Kësisoj fëmijët e emigrantëve jo vetëm mësojnë gjuhën amtare, por konsidero-hen qytetarë të vendit të tyre dhe gjejmë akoma njerëz që kanë disa breza në Amerikë ose

në Australi që e konsiderojnë veten grekë, flasine shkruajnë gjuhën e mëmës dhe krenohen me prejardhjen e tyre helene…

Ç’është bërë ose bëhet me emigrantët shqiptarë në Greqi ose në vendet e tjera? Nuk mund të mos theksojmë se që në fillim disa shqiptarë të porsaardhur në Greqi u përpoqën të hapnin shkolla ose kurse private, në mungesë të përkrahjes shtetërore të Tira-nës, për të mësuar fëmijët e tyre gjuhën shqipe. Këta u cilësuan rilindasit e rinj, çka u bë titulli i një libri të gazetarit të njohur Abdurahim Ashiku. Nuk ka dyshim se një nga këta rilindës, ndoshta më aktivi, që u përpoq të hapeshin shkolla shqipe në Greqi ka qenë vetë gazetari Ashiku. Megjithëse nuk kishte vetë fëmijë të moshës shkol-lore, qëkurse shkeli në Greqi ai iu kushtua arsimimit të fëmi-jëve të emigrantëve në gjuhën amtare, kur akoma ndiqej nga organet shtetërore greke, qçë e konsideronin të paligjshme

hapjen e shkollave shqipe në Greqi.Abdurahimi nuk pushoi asnjëherë së luftuari për të drejtat dhe arsimimin e shq-iptarëve në Greqi dhe e gjeje kudo që bëhej një përpjekje e vogël në këtë drejtim. Madje arriti të shkonte dhe në gjyqin helen, kur Ministria e arsimit e këtij vendit ndaloi mësimd-hënien e gjuhës shqipe në një shkollë të madhe në Athinë. Ai nuk rreshti të shkruante artikuj të njëpasnjëshme në gazetat shqiptare të Athinës, duke u an-

kuar e kërkuar nga pushtetarët e Tiranës të bënin diçka në këtë drejtim. Në fillim Tirana justi-fikohej se gjoja nuk e lejonte Greqia, por më vonë kur Athina nuk ndërhyri më, përkundrazi i inkurajoi për hapjen e shkol-lave shqipe, Tirana e bëri një vesh të shurdhër dhe një sy të qorr, duke mos dashur të ndihmonte qytetarët e saj të arsimoheshin në gjuhën e tyre. Dhe ç’kërkohej nga Tirana? Disa abetare ose libra të tjera të shkollës fillestare se arsimtarë kishte me shumicë në Greqi të cilët ishin të gatshëm të jepnin mësim pa pagesë. Ndërkohë Abdurahimi vraponte në Ko-rinth, në Lamia, në Selanik, në Patra e kudo ku bëhej për-pjekja më e vogël për hapjen e një shkolle shqipe. Me gjithë vështirësitë ekonomike,ai botoi librin e parë për këto përpjekje, duke i dhënë titullin “Rilindasit e kohës sonë”, duke shpresuar se do të zgjoheshin nga gjumi ata që drejtonin fatet e kombit dhe shtetit shqiptar në Ti-

ranë. Pastaj botoi librin e dytë, “Shkolla shqiptare e Athinës” dhe kohët e fundit, “Shkolla shqipe e Selanikut”. Me gjithë këto, nga Tirana nuk u dëgjua asnjë zë. Madje as ambasada shqiptare në Athinë nuk e nderoi asnjëherë, kur nuk la “poet” dhe pseudoshkrimtar pa nderuar dhe pa organizuar. Por gazetari i ynë nuk u kufizua më kaq. Ai udhëtoi disa herë në seminare për gjuhën dhe shkol-lën shqipe nçë”diasporë”, të cilët organizoheshin herëpash-ere në Kosovë dhe në Shqipëri të cilat, siç u konstatua, ishin sa për sy e faqe.

Në Tiranë e kanë të lehtë të shajnë, të akuzojnë dhe të përbuzin vlera të vërteta kom-bëtare, por e kanë shumë të vështirë, të vlerësojnë figura që akoma vazhdojnë veprimtarinë e tyre mëmëdhetare në kushte krejt të disfavorëshme.Para disa ditëve lexova një shkrim të Hazir Mehmetit (i panjohur për mua), nçë tçë cilin bëhej fjalë për një seminar që ishte orga-nizuar “me sukses” në Berat për gjuhën dhe arsimin shqip. Atje përmendej edhe emri i Abdurahim Ashikut si pjesë-marrës në seminar, ku sipas Hazirit, kishte paraqitur dhe një material për shkollën shqipe në Greqi. Vetëm kaq. Haziri e kishte më të lehtë të lavdëronte dhe falënderonte ministritë e arsimit të dy shteteve shqiptarë sesa të analizonte materialin

e Abdurahim Ashikut. Duke njohur përpjekjet e gazetarit tonçë për shkollën shqipe, u mundova të gjeja materialin e paraqitur në Berat. Prisja të shikoja ndonjë artikull, ose ma-terial të shkruar dhe u befasova kur më ranë dorë një DVD, mbi të cilin shkruhej me shkronja të mëdha vetëm një emër: VERA. Bën fjalë për shkollat shqipe në dy ishuj grekë, në Tinos dhe në Siros... Protagoniste? Një ar-simtare heroinë shqiptare, Vera Shkurti. Fytyra e saj e pastër, fjala e saj e bukur të bën ta admirosh dhe ta duash gruan e re shqiptare, e cila i ka ngarkuar vetes një barrë madhështore që fëmijët e emigrantëve shqiptarë të mos humbasin gjuhën dhe rrënjët e tyre. A. Ashiku dhe A. Melonashi, njçëri skenarist dhe tjetri operator, na e paraqsin me mjeshtëri jo vetëm fjalën e Verës, por edhe rrethanat e punës, bukurinë e ishujve grekë, ashtu siçna tregojnë se si punojnë në diell dhe në shi punëtorët shqiptarë që i kanë ndërruar pamjen ishullit të Tinos dhe të Siros me punën e djersën e tyre. Por ata nuk e fshehin brengën e tyre se si Atdheu i tyre i ka braktisur. Në këto rrethana të vështira u gjend Vera Shkurti që t’ua lehtësojë brengën, duke u më-suar fëmijëve të tyre gjuhën amtare. Dhe jo vetëm Vera. Atje u “takuam” me veprim-taret e reja P.Brahimaj,M.Vogli, ashtu siç u takuam me mjaft grekë që përkrahën përpjekjet e Verës. Njëri nga këta, i cili fliste me zjarr për shkollën shqipe, ishte dhe nënkryebashkiaku Alvanitopullos,i cili u qëndroi përkrah arsimtarçëve shqiptarë jo vetëm në Tino, por edhe në Siro…

Materiali i A. Ashikut dhe Arian Melonashit që kaq

thjesht e përmend Hazir Meh-meti, është një dokumentar i vlefshçëm që çdo kanal tele-viziv kombëtar do ta paraq-iste me kënaqësi dhe krenari. Nuk e dinëse gazetari i ynë e paraqiti diku, por a nuk duhej të interesoheshin vetë drejtuesit e seminarit në Berat, akoma mçë shumçë dhe Ministria e arsimit? Apo Televizioni shqiptar di vetëm të paraqesë ndonjë kriminel shqiptar të emigracionit, duke harruar çdo akt pozitiv, qçë janë të pan-umërta në emigracion…Unë dua të theksoj edhe njëherë, në pamundësi të përshkruaj përmbajtjen e plotë të doku-mentarit, se këtu kemi diçka të mirë, origjinale për rrethanat shqiptare dhe kurrçësesi nuk duhet të harrohet. Dikush më në fund duhet të interesohet për veprimtarinë e gjatë dhe të vazhdueshme të gazetarit patriot në drejtim të punçës sçë palodhur pçër nxitjen e arsimimit shqiptar të fëmijëve të emigrantëve, me qëllim që e gjithë kjo punë e madhe të mos kalojë në harresë.

Hapin e parçë duhet ta bëjë Ambasada shqiptare në Athinë, nëse kjo ambasadë funksionon akoma. Veprimtarë si Ashiku nuk janë tçë shumtë në emigracion dhe këtë duhet ta kemi parasysh të gjithë ne që përpiqemi të mbajmë gjallë shqiptarizmin në emigracion, kudo që ndodhemi.

Në Tiranë e kanë të lehtë të shajnë, të akuzojnë dhe të përbuzin vlera të vërteta kombëtare, por e kanë shumë të vështirë, të vlerësojnë figura

Page 10: Fryma Re Nr26

FAQE 10 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e RePamflet ...

Arben KARAPICI

BASH-ZUSKA çELENgIE E KANDAHARIT

Rrëfenja burimore talebane

Ndonëse me gjysëm Medrese, edhe gjysma e pambaruar, bash-zuska Hyjrie na mbahej me të madhe si eksperte e muzikës tradicionale talebane, prandaj edhe na e kishin emëruar drejtore e programeve muzikore në Radio dhe në Televizion. Kjo Yildiz zuska Çelengie na merrte një pagë katër herë më të lartë se pagat unike, por, ndryshe nga taborri i zuskave të Naxhibullahut, miss zuska na merrte pesë shpërblime çdo vit. Për “shërbime të posaçme”, siç thuhej gojaveshi në RTV.

E vetmja rivale e Vi-ranes hanëm në

RTV, na kishte pasë qenë Hyj-rie Çelengia, e cila na kishte pasë rrëmbyer edhe Bajrakun taleban të bash-zuskës. Rasti na ishte paraqitur kur në Ra-diotelevizion na qenkesh or-ganizuar një sfilatë zuskash për çmimin e madh, “Yildiz Zuska”, që në gjuhët e kaurrit përkthehej Miss Zuska. Ndo-nëse me gjysëm Medrese, edhe gjysma e pambaruar, bash-zuska Hyjrie na mbahej me të madhe si eksperte e muzikës tradicionale talebane, prandaj edhe na e kishin emëruar dre-jtore e programeve muzikore në Radio dhe në Televizion. Kjo Yildiz zuska Çelengie na merrte një pagë katër herë më të lartë se pagat unike, por, ndryshe nga taborri i zuskave të Naxhibullahut, miss zuska na merrte pesë shpërblime çdo vit. Për “shërbime të posaçme”, siç thuhej gojaveshi në RTV.

Asokohe bash-zuska Hyjrie përgatiste programin me këngët më të dëgjuara të javës. Këtu

kishte pasë qenë edhe zanafilla e rivalitetit ndërzuskor me Bilma Virane hanëmin. Dhe ja, çfarë po na tregonte rrëfenja.

Qysh se ishte shtënë në dorë të një diplomati nga një vend i kaurrit, ahengçia Çe-lengia parapëlqente, që në programin muzikor, për çdo javë, të nxirrte në vend të parë këngën “Shkula një shkurre dafi”. Se si u shkul shkurrja, u muar vesh më pas. Ishte shku-lur gjatë një darke, në një darkë në mesnatë dhe aty nga fundi i saj, nën dritë qiriu, kur e ftuara dhe diplomati po zhvillonin një dialog me kod qefliu.

Unë kam një erashkë... Kurse unë “çamkak” ishte përgjigjur tjetri me një artiku-lim të paqartë. Do të thuash çakmak. Kujdes, se bën zjarr, e paralajmëroi Çelengia. Të bëj flakë e kam, ishte dhe përgjigj-ja… Unë e kam rozetë… Kurse unë shandan… Unë kam një bisht palloi… Ky i imi, sqep fajkoi… Kjo e imja, gojë dra-goi…

Të dy kishin hyrë në lojë, kush e kush do ta fitojë dhe me gjetje metaforë për bisedën me kod. Duket, se nuk po e luajnë kot këtë lojën me metaforë, po mendonte përgjuesi i rregjur punësh me kod. Aty ku ishte mbi tavan, ngjeshi veshin në dërrasë, “çip”-et ende s’na kanë ardhë. Dhe dialogu me kod, si më poshtë po na vijon.

Ky është… “bostani” im, desh të thoshte “bastuni”, diplomati me gjuhë të çalë dhe e pa artikuluar qartë. Dhe

kjo është shkurrja ime, i qe përgjigjur fare thjeshtë dhe aty për aty Çelengia. Kurse mua po më duket, këtë rradhë gjuha e diplomatit u artikulua qartë: Si “shkurre dafine, më vjen dhe më duket”.

Është shkurre Safari, i rëndë është edhe kapari. Me shkurren gjete të bësh korrup-sion?!

Po bëhej nervoz kaurr diplomati.

Pastaj një heshtje pak e gjatë. Pastaj zjarri kish rënë në erashkë dhe sqepi fajkua ngulur në pallua. Pastaj agjenti në turnin e përgjimit, hiç të vështirë të deshifronte vazhdi-min… Dhe rrëfenja e citoi në thonjëza, siç kishte vazhduar raportimi: “Bastuni i diploma-tit e shkundi mirë shkurren e Safarit dhe çfarë të shkundur! Pastaj, prej saj u pa të dalë lepuri antikorrupsion i diplo-matit”, i raportoi agjenti shtabit.

Pastaj të nesërmen që me mëngjes, ai proverbi me “lepur-ferrë”, na kishte marrë, na mori dhenë. Me radio e mori, pastaj me gazetë. Se ju e dini dhe është e vërtetë. Nuk përgjohej vetëm diplomati, njësoj përgjohej edhe shtabi…

Rrëfenja po na thoshte, se kjo kishte ngjarë dhe kaq kishte mjaftuar, që në në shpirtin e hanëm Viran të shpërthenin vrundullimithi ndjenjat e xhelozisë zuskore për Yildiz zuskën Çelengie. Virane hanëmit i pëlqente veçse kënga për Jataganin e Al-Qafirit, sepse veç atë donte, bile nuk mjaftonte. Kjo këngë i përgjigjej një realiteti shumë specifik që përjetonte vendi në dynjanë e ndarë më dysh, ndërsa Al-Qafiri luftonte me të njëjtin tërbim kundër të dyja gjysmave. Kur u nda dynja më treshë, botë e tretë hyri pjesë, Al-Qafiri më serbes në një luftë më të rreptë. Kënga, pra kishte të bënte me izolimin dhe kundër procesit të integrimit, që s’bëhej fjalë të ndodhte inte-grimi, që Bilma Viran e urrente aq shumë dhe përballë të cilit Al-Qafiri e kishte mprehur mirë atë çfarë i pëlqente edhe Vi-ranes sonë. Biçim kënga kishte pasë filluar të dilte, rrallimisht, rrallë dhe më rrallë në mik-rofon dhe në ekran, derisa na

qenkesh harruar fare. Arsyeja ishte kuptuar dhe këtë sherr të xhelozisë ndërzuskore, kishte ndërhyrë ta shuante “mirëkup-timisht, me konsensusin e të dy palëve”, një sejmen, i cili meri-ton rrëfenjë më vete për titullin Bash të dhënë më pas. Ai na kishte porositur të hiqeshin prej

arkivit hem kënga e Jataganit të Al-Qafirit hem ajo tjetra, që na thoshte, se Çelengisë i qe shkulë shkurrja e dafinës së vet. Në vend të këtyre këngësh, sejmeni na kishte urdhëruar të rivihej në qarkullim ajo kënga tjetër, ajo që kishte një titull hyjnor: “Rrezet e xhenetit buzë Kandaharit”.

Që ty të pëlqen vetëm kënga e Dafit dhe jo ajo tjetra me Jatagan, unë e di pse i kishte thënë sejmeni. Po këngën xhenet ku e ke?! Nxirre shpejt, se të fluturova nga puna!

Për punë xheneti, pra, fil-loi tatëpjeta e Çelengies, derisa nuk u pa më dyersh të ARTV. Kushedi pse, për ç’ arsye, kush e di, kënga me rrezet e xhe-netit mbi tokën talebane ishte zhdukur sergjenësh të arkivit dhe kurban u bë Yildiz zuska Çelengie. Megjithatë, paskesh lindur me këmishë zuskash. Falë profesionit të stërlashtë përfundoi në një post drejtues në beledijen e Kandaharit. Dhe

çfarë posti se! Ishte ajo kohë kur pritej

të organizohej një festival i madh folklorik në Talebanistan dhe kapo i beledijes kërkoi çengije të stërlashta, që të kër-renin këngë festivali. Çelengia nuk e pat vështirë të sajonte këngën, “Kandahari në shpat

mali, shkundesh ti nga festi-vali”, nejse.

Rrëfenja mezi pret të rikthehet te kryetari i beledijes. Edhe pun’shumta Çelengije mezi po pret. Me kryetarin e lidhnin punë të shumta dhe të mëdha. Shumë punë dukej, se do të kishte edhe me tenderato-rin Naxhibullah. Që pat filluar të dukej dyerve të ARTV, kjo nuk linte mëdyshje, se Yildiz-zuska kërkonte hise tenderash me sfilata, të cilat organizo-heshin përmidis shkretinës me akrepa. Hise do të merrte, do të jepte hise. Do t’ia jepte Shezahut, por jo në dorë. Quhej hise-pise, kur jepej në dorë. Të jepej me dëftesë dore çfarëdo, hisja quhej e pastruar. E pas-truar ishte edhe kur jepej nga këmba, si dhuratat e miqve të partisë. Bile, kjo qe rruga më e shkurtër, se hisja me këmbë shkonte vetë në bankë dhe nuk ishte e nevojshme të lodheshe, deri në qendër të kasabasë… Pastaj rrëfenja gjykoi, se duhej

bërë pak pushim. Jo, nuk dua të pushoj!

Harrove të thuash, se Çe-lengija nuk e ka braktisur profesionin. Yildizi zuskë ka hapur lokal trajnimi zuskash dhe nxjerr hise me thasë, për vete e të tjerët, nga trafiqet e mishit eksport-import. Bankat

ishin dëng me asoj depozitash, dëngje ishin edhe me likuide nga qeset e mallit të presuar për eksport. Veçse puna me kreditë nuk po u shkonte mirë dhe bankat kishin rënë në taksirat-bela. Dengje likuiditetesh ishin bërë edhe zyrat elektorale, që nuk e deklaronin burimin e financimeve. Aq dëng ishin, sa rrëfenja po thoshte, se ca zyra shtabesh zgjedhore ranë pre grabitësish me maska.

Në njërën prej tyre, “Gastarllik” quhej vendi, gra-bitja kishte zgjatur vetëm pesë minuta. Pesë minuta më vonë, zyra elektorale në zonën e Gastarllikut na ishte bërë arenë cirku me xhonglerë prestigja-torë, krahëthes dhe xhepat plot. Vetëm duart i kishin bosh. Pas një ore, prej kësaj loje, ngjarja u bë haberi më i nxehtë për punë paresh elektorale dhe dy orë më pas gjithçka u harrua fare. Nejse.

Ajo çfarë po thoshte rrëfenja ishte e vërtetë, por

ngjarja u vendos të mos quhej lajm dhe e hoqën nga edicioni. Atë ditë, ARTV na dha për haber një tjetër gjë, se bankat ishin në atmosferë pune të qetë dhe normale. Ani pse në bankën “Dovleti” u grabitën depozitat e miletit, normalisht punonte edhe hazineja e hyqy-metit. Pastaj ARTV e qetësoi publikun, se në atmosferën e një pune të qetë dhe tejet normale është edhe qeveria bashkaksionare, na tha RTV dhe ne fjetëm rehat. E dini kujt i thonë rehat? I thonë kur rehati nuk vazhdon gjatë…

Radio Kaos 107 po thoshte, se rehati zgjati pak, por ky nuk është lajm. Qetë-sia vazhdon dhe përbën lajm njoftoi Radio “Kaosi” pas pak në fm 107. Lajmet si ky mund t’i mësoni prapë, veçse në frekuencën me 107. Se ku janë paratë, ky nuk është lajm. Ne e mbajmë sekret bankar, nuk e nxjerrim në pazar! U trondit besimi... As ky nuk është lajm, vjedhja s’është dështim, të them tjetër s’kam. Tani dëgjoni, ky është lajm! Është lajm për merak, për ta thënë në kryer-radhë:

Një maniak, 60 vjeçar, doli tha nuk jam seksual. Provë kam një avokat! Jam zyrtar për punësimin dhe punoj për integrimin… Pastaj doli një i dytë, gra dhe vajza hapni sytë! Veshur uniformë, ju shër-ben mburojë! Nga dhuna, nga djalli, nga dreqi, shejtani! Ka vetëm një ves. Në shkëmbim veç seks! Ka dhe plot të tjerë, do i merrni vesh. Veç mos u largoni, mbani vesh dëgjoni. Në njëqind e shtatë, kaos dit e natë!

Pastaj, në Kaos 107, del e çmendura Ekstralarxh: Anvar djali mprihe shpatën, obobo për situatën! Pastaj zëri u ngrit ca më lart: Mprihe shpatën, situatën, olele edhe për bankën! Pse u vodh arka stok, është arësye shumë e fortë. Që ta them, nuk e them dot, që ta gjeni është e kotë! Më pas, zëri ekstralarxh i kaloi 8 oktavë: Zhvishe shpatën jatagan, jasa-man o për vatan!

Dhamë lajmet, kundër s’ka. Miratohet ha, ha, ha! Vazhdoni të qëndroni në 107, kaosi rilindi, urojmë jetë të gjatë! Mirë u takofshim në “Kaos” prap dhe veçse në frekuencën, që mbaron me shtatë.

Dëgjoni tani pak muzikë me bandë… Më falni, ishte lapsus, desha të them bankë! Ishit me mua dhe kaq. Deri nesër, më nuk dal! Mund të dal edhe pa rradhë dhe ta dini, nuk bëj shaka, jemi në kaos 107. Përshëndetje pa kufi, unë quhem Ekstralarxh.

Page 11: Fryma Re Nr26

FAQE 11 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Turizëm

Ekonomi

Energjitikë

Bëhu “BiZNesmeN” i Një DiteJetojmë të gjithë nën një qiell, por kemi horizonte të ndryshme. Dhe vlen të përmendet se, që

t’i bashkëngjitemi familjes evropiane, duhet të përparojmë edhe idetë tona

Turistëve, t’u krijohen mundësitë të shikojnë dhe të shijojnë nga afër bukuritë natyrore, veprat kulturore, gastronominë, të njihen me traditat folklorike, me mikpritjen, bujarinë e popullit tonë,

Kina, partneri i tretë tregtar, rriten ndjeshëm shkëmbimet tregtare

Sh k ë m b i m i t reg ta r me

Kinën vitet e fundit ka arritur peshë të konsi-duerueshme, duke zënë 7,1 % për importet dhe deri në 5% për eksportet, edhe pse partneri krye-sor tregtar i Shqipërisë mbetet tregu i Eurozo-nës, me 68,7% të të gjithë tregtisë. Sipas të dhënave ndër vite nga INSTAT, në tregtinë e jashtme, këmbimet me Kinën tregojnë se tregu kinez, që po zgjerohet dukshëm në planin global, nuk e ka anashkaluar Shqipërinë. Vitin e kaluar volumi total i këmbimeve tregtare me Kinën arriti në 46.5 miliardë lekë, ose mbi dy here më shumë se viti 2006, duke treguar tendencën drejt rritjes së tyre, ku eksportet drejt tregut kinez arritën vlerën 11.5 miliardë lekë, një rritje mbi 10 herë, krahasuar me vitin 2006, ku kryesojnë në rreth 98% mineralet dhe fasonet.

Edhe këtë vit janë rritur ndjeshëm importet, që ar-ritën në 6 mujorin e pare në vlerën 20.922 milionë lekë, nga 18.315 milionë lekë që ishin një vit më pare në të njëjtën periudhë.

Importet kineze drejt tregut shqiptar janë në shumë grupmallrash, por kryeson zëri “makineri e pajisje”, me 34% të totalit, “material ndërtimi e metale”, me 22% dhe “tekstile e këpucë”, me 19%.

Zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve po ndiqet me kujdes nga sektori financiar, që synon të ofrojë shërbime dhe produkte në funksion të këtyre marrëdhënieve.

Diana BEU

Kushdo nga ne që jetojmë në emi-

grim, sa herë vjen koha e verës, gjënë e parë që kemi në mendje është të bëjmë pushimet në Atdheun tonë, në qytetin tonë të lindjes. Por, përveç kësaj, kemi dhe kënaqësi të shikojmë e të vizitojmë edhe qytete e tjera, vepra kulturore, për të parë zhvillimin, ose ndryshimin që është bërë në vendin tonë në vitet e demokracisë.

Para 2 viteve, (them para dy viteve, sepse pris-ja me padurim të piqeshin kushtet dhe, kur flasim për kushtet, të gjithë kemi para-sysh, jo vetëm rrugët që nuk ishin të gjitha të asfaltuara dhe në disa mungonin edhe tabelat, por dhe disa kushte të tjera që i dini më mirë ju që jetoni atje), vendosa të bëja realitet ëndërrën time jo vetëm si shqiptare, por dhe si punonjëse e zyrës turis-tike me përvojë të madhe në turizmin ndërkombëtar, por njëkohësisht si sales man-ager i programeve të organi-zuara për vëndet evropiane që kishte ardhur disi koha që të bëja realitet premtimin jo vetëm në vetevete, por dhe premtimin në disa zyra të mëdha turistike të Athinës, pasi përherë, kudo që punoja, flisja me pasion e kënaqësi që të vizitonin në mënyrë të organizuar, Atdheun tim, të njhnin nga afër historinë e kombit tonë, bujarinë, mik-pritjen dhe të ndryshonin atë ( flas për raste të veçanta) që ishte krijuar këtu për disa nga patriotët tanë.

E nisa udhëtimin jo vetëm me kenaqësi, por dhe me shpenzimet e mia, të shkoja në çdo vend, qe të për-gatisja programet në mënyrë sa më të organizuar dhe më tërheqëse për të gjithë turistët që do të niseshin nga Greqia.

Thosha, tani erdhi koha që të 3 ministritë, e Turizmit, e Brendshme dhe e Trans-porteve, mund të bashkëpu-nojnë që të sigurohet jo vetëm jeta e turistëve, por të bëhet udhëtimi sa më i këndshëm, jo

vetëm me oraret, por dhe për sigurimin e të drejtave të tu-ristëve në momentin e ndonjë incideti rrugor, të vonesave për shkaqe të ndryshme. T’u krijohen mundësitë të shiko-jnë dhe të shijojnë nga afër bukuritë natyrore, veprat kul-turore, gastronominë, të nji-hen me traditat folklorike, me mikpritjen, bujarinë e popullit tonë, etj. Sigurisht, duke stud-juar edhe çfarë tjetër mund të vizitojnë grupet turistike të vendit tonë fqinj, në vendin e të cilëve lindi demokracia dhe qytetërimi, por që është dhe një vend kristian ortodoks. Pra, në këtë program shtova dhe disa prej manastireve dhe kishat ortodokse në çdo vend të Shqipërisë dhe, midis të tjerave, vendosa në program që turistët të vizitonin edhe manastirin e Shën Kozmait (etolosit).

Më 24 gusht të këtij viti, si zakonisht, gjënë e parë lexova në internet të gjitha shkrimet e gazetave dhe lajmet për vendin tonë dhe çuditërisht më tërhoqën vëmendjen disa shkrime mbi historinë e Shën Kozmait, por dhe shkrime ku theksohej se natën e 23 gushtit, manas-tiri i Shën Kozmait ishte e përfshirë në trazira nga disa njerëz, që e quanin tradhëtar...

Sigurisht në një vend demokratik, si vendi ynë që po i bashkohet familjes ev-ropiane, përveç që të gjithë kanë të drejtë të besojnë në çdo fe, kanë dhe të drejtën për të shprehur, ose shkruar mendimet e tyre. Do të de-sha të shprehja edhe unë mendimin tim, por është një periudhë, të cilën nuk e kemi jetuar, sepse nuk kishim lindur atëhere, kështu do të sugjeroja që t’ua lemë his-torianëve dhe vetë historisë që të kenë fjalën e parë dhe le t’i referohemi realitetit, që manastiri i Shën Kozmait ekziston dhe më 24 gusht kremtohet kujtimi tij. Aty ku po mendohesha të asfaltohej rruga nga Libofsha për në Kolkodas dhe të vendoseshin tabelat, u shtuan dhe trazirat...

Duke marrë shkas nga këto trazira të vogla do të jepja dhe një mendim që i përshta-

tet jo vetëm kohës në të cilën jetojmë, progresit, por dhe realitetit. Duke marrë shkas dhe nga kriza ekonomike që ka prekur vendet evropiane, sigurisht nuk është e largët të prekë dhe vendin tonë, ku në shumicën e rasteve familjet mbahen nga ne në emigracion për arsye që jo vetëm pensio-net janë të vogla, por në disa raste çmimet ushqimore janë njësoj si të Evropës, në një kohë që rrogat as nuk kraha-sohen. “Shfrytëzojeni” këtë ditë duke e kthyer në një ditë panairi dhe paqeje.

Bëhu “biznesmen” i një

dite. Pikërisht në këtë panair dhe jo vetëm në këtë, t’i jepet mundësia çdonjerit, jo vetëm besimtarëve të feve të ndry-shme, por dhe njeriut ateist, ta shikojnë si një PANAIR, ku të bëhet një organizim me kënde të vendosura nga pushteti vendor, afër manas-tirit që të mund të paraqesin frutet e punës së tyre, qoftë bujqësore, blegtorale, arti-zanale. Këtu vlen të theksoj se këtë ide e jap për të gjithe ata që nuk kanë mundësinë të kenë dyqanet e tyre, por kanë mundësinë që me duart e tyre të krijojnë prodhime

artizanale, të cilat i paraqesin si punime, me qëllim jo vetëm t’i shesin, por të mendo-jnë se paraqitja dhe shitja e punimeve të tyre te turistët dhe jo vetëm, mund t’u hapë një horizont të ri, mund t’u sigurojë edhe një të ardhme modeste për vete, familjeve, brezave…

Jetojmë të gjithë nën një qiell, por kemi horizonte të ndryshme. Dhe vlen të përmen-det se, që t’i bashkëngjitemi familjes evropiane, duhet të përparojmë edhe idetë tona dhe kur themi idetë, pyes: Pse drejtuesit e pushtetit vendor të mos sigurojnë një mënyrë përparimi, duke iu krijuar kushtet e mundësitë njerëzve që nuk kanë mundësinë të hapin dyqanet e tyre, për të vendosur herë pas here një

kënd (periptero, si i thonë në Greqi) të përkohshëm për t’iu ardhur në ndihmë familjeve apo individëve, që të mund të fitonin mundin e djersës së tyre derisa mund të mëkëmben. Kuptohet që duhen respektuar rregullat ligjore, kushte dhe verifikime për familjet që do të dëshirojnë të përfshihen në një program të tillë progresi, që duhet studiuar me vëmendje dhe që ndoshta mund të duket pak i çuditshëm, por në thellësi është diçka e realizushme dhe është jo vetëm mundësi për të sjellë të ardhura, por edhe me-todë për të rritur konkurencën në kuptimin e mirë të fjalës.

Bëhu pra edhe ti biznez-men i një dite dhe nuk mund ta dishë çfarë suprize të bën e ardhmja… Të kaluarën lëria historianëve dhe historisë.

Shqipëria merr në 2015-ën Presidencën e Komunitetit të

Energjisë

Në mjediset e Akademisë Diplomatike të Kievit, në Ukrainë, zhvilloi punimet sesioni i 12-të i Këshil-

lit Ministerial të vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë. Takimi u bashkëdrejtua nga zv. Presidenti i Komisionit Ev-ropian, Gunther Oettinger, Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, Ministri i Energjisë së Ukrainës, Yuri Prodan në cilësinë e vendit që mban Presidencën e Komunitetit të Energjisë dhe Ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, si vendi që merr Presidencën për vitin 2015.

Ministri Gjiknuri paraqiti para të pranishmëve prioritetet e Presidencës shqiptare dhe objektivat kryesore. Gjiknuri tha se prioriteti kryesor do të jetë reforma e Komunitetit të Energjisë dhe vënia në zbatim e rekomandimeve të propozuara me synim krijimin e një bashkimi energjitik. “Sot, më shumë se kurrë, palët kontraktuese duhet të kuptojnë rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit të plotë të kuadrit ligjor të Komunitetit të Energjisë me qëllim reformimin e sektorit të energjisë dhe krijimin e një zone të përbashkët rregullatore me Bashkimin Evropian”, u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se e mbështet plotësisht rolin aktiv të Komu-nitetit të Energjisë në promovimin e tregut të integruar energji-tik dhe përpjekjet për zbatimin e paketës së tretë të energjisë.

“Zbatimi i paketës së tretë, ndonëse nuk do të jetë diçka e lehtë, është parakusht për një kuadër rregullator dhe koher-ent, si bazë për një treg të integruar evropian të energjisë që siguron konkurencë efektive dhe fuqizon rolin e konsumatorit”, u shpreh ministry shqiptar. Gjiknuri insistoi se politikat që ga-rantojnë furnizim të sigurtë, konkurues dhe të qëndrueshëm të energjisë, do të jenë në krye të axhendës. Në këtë linjë, ministry përmendi adoptimin e rregullave të reja për të adresuar sfidat e ardhshme, konkretisht rregulloren mbi sigurinë e furnizimit me gaz, atë për infrastrukturën energjetike, transparencën në tregjet e energjisë dhe direktivën e efiçiencës së energjisë.

Në raportin përfundimtar për zbatimin e reformave në vendet anëtare, që u miratua nga të gjithë anëtarët e Komu-nitetit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, u vlerësua zgjidhja e konfliktit për çështjen e investimeve me CEZ-in, si një gur themeli për kryerjen e reformave aq të rëndësishme për sektorin e energjisë në Shqipëri. Me kërkesë të Ministrit Gjiknuri u shtua si prioritet për Komunitetin e Energjisë për vitin e ardhshëm koridori i gazit, duke përfshirë projektin e gazsjellësit TAP, si lider të këtij korridori.

Page 12: Fryma Re Nr26

FAQE 12 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Libri....

vijon nga numri i kaluar-

- vijon -

Së shpejti vjen në shqip nga Shtëpia Botuese 100% non fiction, “HELGA’s SECRETS” Titulli i veprës në origjinal: The Road to Wigan Pier George orwell

Rruga drejt Vigan PierNë fillim, të nisësh

të ecësh i kërrusur është veçse shaka, por shaka që shuhet sa hap e mbyll sytë. E keqja ime është se unë jam tmerrësisht i gjatë, por kur çatia është katër këmbë e lartë kjo është një punë e vështirë për gjithkënd, me përjashtim të xhuxhëve a fëmijëve. Jo vetëm që të duhet të palosesh fare, por ndërkaq je i detyruar ta mbash kokën lart në mënyrë që të shohësh trarët dhe shtyl-lat mbështetëse anësore e t’i shmangësh kur i rastis ato. Kësisoj, të zë gjithnjë ngërçi në qafë, por kjo s’ka të krahasuar me dhembjet e forta që ndien te gjunjët dhe kofshët. S’e teproj po të them se mbas një gjysmë miljeje kjo shndërrohet në hekë të padurueshme. Fillon të pyesësh veten nëse do të shkosh deri në fund, madje kjo punë nuk merr fund me kaq, pasi vret mendjen se si dreqin do të arrish të kthehesh. Të ecurit sa vjen e të ngadalësohet gjithnjë e më shumë. Futesh në një ngushticë dyqind jardë të gjatë, lartësia e së cilës është tmerrësisht e ulët kështu që të duhet të punosh galiç. Atëherë, befas tavani ngrihet në një lartësi të mis-tershme – skena e rrëzimës së vjetër të ndonjë shkëmbi – dhe për njëzet jardë pa ndërprerje ti ke mundësi të rrish me trupin drejt. Lehtësimi që përjeton është mbytës. Por, mbas kësaj, vjen një tjetër grykë e ulët njëq-ind jardë e gjatë e paskëtaj një vargan trarësh poshtë të cilëve duhet të kalosh zvarrë. Zbret sa me këmbë e sa me duar; edhe kjo është lule në krahasim me pozicionin galiç që t’u desh të rrije para kësaj. Por, kur shkon në fund të trarëve mbështetës dhe orvatesh të ngrihesh sërish në këmbë, sheh se puna t’i ka mpirë gjunjët dhe nuk pranon që nuk pranon të të lërë të ngrihesh. Gjithë turp, ti thërret «ndal!» dhe thua se ke qejf të çlodhesh për një a dy minuta. Ai që të heq udhën, i cili është minator, është mirëkuptues. E di që nuk i ke muskujt si të tijtë. «Na kanë mbetur vetëm katërqind jardë të tjerë», – të thotë ai për të të dhënë zemër; ty të duket sikur ai thotë edhe katërqind milje të tjera. Por, në fund, ti bën si bën dhe shkon osh e zvarrë te shtresa me qy-myr. Ke përshkuar një milje dhe koha që t’u desh ta bëje këtë qe gati një orë; minatori këtë do ta bënte për jo më shumë se njëzet minuta. Pasi mbërrin atje, të duhet të shtrihesh sa gjatazi e gjerazi që të marrësh fuqi për disa minuta derisa të jesh në gjendje të kuptosh punën që është duke u kryer.

Kthimi është ku e ku më keq se nisja sepse, jo vetëm që je i sfilitur fare, por edhe ngaqë rruga e kthimit për te kulla e ashensorit vjen paksa përpjetë. Vendet e ulëta i kalon me çapin e breshkës, e tani nuk të vjen aspak turp të thuash «ndalo!» kur nuk të mbajnë më gjunjët. Të rëndet edhe vetë llamba që mban e mbas gjasë kur qëllon të pengohesh atë e përflak tutje; e nëse është llambë me naftë atëherë ajo shuhet përnjëherë. Kalimi poshtë trarëve me kryet ulur sa vjen e bëhet një rrekje më e vështirë, e ngandonjëherë rastis që të harrosh të ulësh kokën. Mundohesh të ecësh me kokën ulur njëlloj siç bëjnë edhe minatorët, por atëherë të kërcet peshku i kurrizit. Kjo u ndodh shpesh edhe vetë minatorëve. Pikërisht për këtë arsye në minierat tejet të nx-ehta, ku nevoja e lyp të ecësh gjysmë i zhveshur, shumica dërrmuese e minatorëve kanë ato që ata i quajnë «kopsa poshtë në kurriz», domethënë, kore në secilën prej rruazave të peshkut të kurrizit. Kur rastis që rruga të jetë tatëpjetë kodrës atëherë minatorët nganjëherë ngrënë nallanet, të cilat përposh janë të zgavërta, dhe i varin tek teli i vagonëve dhe zënë të rrëshqasin. Në ato miniera ku «udhëtimi» është në gjen-dje tmerrësisht të keqe tërë minatorët pa përjashtim marrin me vete shkopinj dy këmbë e gjysmë të gjatë të zgafulluar poshtë te doreza. Në vende të zakonshme ti dorën e vë te maja e bastunit ndërsa poshtë saj dorën e rrëshqet te zgavra. Këta shkopinj janë një ndihmë e vërtetë, kurse kokoret mbro-jtëse prej druri – një shpikje kjo deri diku aty shpejti – dhuratë nga Zoti. Ato përngjajnë krejt me kokore frënge a italiane prej çeliku, por bëhen me palcë pemësh dhe janë jashtë mase të lehta, e kaq të forta sa edhe sikur të të heqin ndonjë të goditur të fortë mbi to, ti prapëseprapë nuk e ndien fare. Kur, më në fund, kthehesh në sipërfaqe, pasi ndoshta ke qëndruar tri orë nëntokë e ke përshkuar vetëm dy milje, je më i kapitur sikur të kishe ecur njëzet e pesë milje sipër në tokë. Për një javë rresht kofshët i ke kaq të ngrira sa zbritja e shkallëve përbën një mundim të vërtetë; je i detyruar të manovrosh në një mënyrë të pazakontë anash, pa i përkulur gjunjët. Shokëve të tu të punës u bie në sy ecja jote e ngadaltë e për pasojë të shpotitin. (Sa t’pëlqeka të punosh poshtë në galeri, hë?) Madje edhe një minator me përvojë që është shkëputur prej kohësh nga balli i punës – si rrjedhojë e ndonjë

sëmundjeje, për shembull – kur kthehet rishtas në galeri, ditët e para heq të zitë e ullirit derisa të mësohet.

Mund të duket sikur unë po e teproj ca, paçka se kurrkush nuk është futur në ndonjë minierë të vjetër (e shumica e minierave në Angli janë të tilla) dhe të ketë vajtur deri te shtresa me qymyr guri, mund të thotë dikush. Por, dua të theksoj këtë: në vende të tilla puna bëhet duke ecur këmbado-ras nga njëri vend në tjetrin gjë që, në vetvete, për çdo person të zakonshëm, është një punë e përditshme e lodhshme; dhe nuk bën pjesë fare në punën e minatorit, është veçse angari, bash si ata që shkojnë ditë për ditë në metro. E minatori e bën një udhëtim të atillë poshtë e përpjetë e, pastaj, i duhet të punojë qençe për shtatë orë e gjysmë. Për vete s’më ka rënë asnjëherë rasti të udhëtoj më shumë se një milje gjer te shtresa e qymyrit, por, në më të shumtën e rasteve, ajo është tri milje, gjë që as unë e as shumica e minatorëve nuk do të arrinin askurrë atje. Këtë punë kushdo është i prirë të mos e kryejë dot. Kur mendon për një galeri miniere atëherë përfytyron: thellësi, nxehtësi, terrinë dhe pamje njerëzish të nxirosur që ndukin qymyrguri; jo medoemos të shkon mendja për gjithë ato milje që të duhet t’i përshkosh duke u zvar-ritur tutje-tëhu. Pastaj, është edhe puna e kohës. Ndërresa prej shtatë orësh e gjysmë që

bëjnë minatorët mund të mos duket edhe aq e gjatë, por kësaj shtoji së paku një orë e, shpesh, dy a ndonjëherë gjer në tri orë «udhëtim» ditë mbas dite. Afërmendsh që «udhëtimi» nuk llogaritet në punë andaj minatori nuk paguhet për të, por gjithsesi nuk ka asnjë ndryshim nga puna që bëhet në minierë. Nuk është e vështirë të thuhet se minatorit nuk i bëhet vonë për të. Sigurisht, ata e kanë më të lehtë se ne. Kanë qysh fëmijë që e bëjnë një punë të këtillë, muskujt u janë forcuar nga puna dhe lart e poshtë nën tokë mund të lëvizin me një shkathtësi befasuese, në mos të frikshme fare. Minatori ul kokën dhe ecën me të shpejtë, me hap të madh e të zhdërvjel-lët, nëpër vende që mua vetëm sa do të më merreshin këmbët. Në punë ata i shikon duke ecur këmbadoras, duke shmangur trarët mbështetës të galerive si të ishin ngjala. Por, gabon rëndë në pandehsh se u pëlqen puna që bëjnë. Përkundrazi, kam folur me sa e sa minatorë të cilët, pa përjashtim, e pranojnë se «udhëtimi» është punë e rëndë; kurdoherë që i dëgjon të fjalosen për ndonjë galeri mes tyre, «udhëtimi» zë gjithnjë vend të parë. Sipas të thënave punëtorët e ndërresës që e lënë punën kthehen më shpejt se ata të ndërresës që e mar-rin atë; megjithatë, minatorët, nga i pari e deri tek i fundit, thonë se kthimi mbas një dite të vështirë pune është veçanër-isht i mundimshëm. Kjo është

pjesë e punës që bëjnë e ata ia kanë marrë dorën, por doemos që kjo është kapitëse. Mbase është njëlloj si të ngjitësh një kukumal para dhe pas pune.

Vetëm pasi të kesh zbritur në një a dy galeri minierash arrin të kuptosh çështjet që ndodhin nëntokë. (Meqë ra fjala, më duhet të them se unë s’marr erë fare nga ana teknike e shfrytëzimit të minierave: thjesht po përshkruaj atë çka kam parë). Qymyri ndodhet në damarë të hollë midis shtresave vigane shkëmbore kështu që, në thelb, ecuria e nxjerrjes së tij ngjason me heqjen e gozhdës që gjendet në mes dy gozhdësh. Dikur motit minatorët e kishin zakon që, me kazma e qysqi, të shkonin drejt e te qymyri – punë tmerrësisht e ngadaltë sepse, qymyri kur është i paprekur, është i fortë gur. Ndërsa sot punën paraprake e kryen maki-neria qymyrgërryese elektrike e cila, në parim është një sharrë shirit e fuqishme dhe e fortë, e cila punon horizontalisht në vend se vertikalisht, ndërsa dhëmbëzat i ka disa inç të gjatë e gjysmë inçi a një inç të trasha. Kur vihet në punë ajo mund të lëvizë para ose mbrapa, kurse njerëzit që e drejtojnë atë mund ta lëvizin majtas ose djathtas. Me raste ajo bën një nga zhurmat më shurdhuese që më ka rënë rasti të kem dëgjuar ndonjëherë dhe lëshon re pluhur qymyrguri të cilat e pamundë-sojnë krejt shikimin më shumë se dy a tri këmbë matanë tyre dhe e ke pothuajse të pamundur të marrësh frymë. Makineria ecën në drejtim të shtresës qy-myrgurore duke depërtuar në taban të saj dhe gërmon deri në pesë apo pesë këmbë e gjysmë thellë nën të; paskëtaj, qymyrin nuk është edhe aq e vështirë ta nxjerrësh nga thellësia e gërmuar. Megjithatë, aty ku vërtet është «e vështirë nxjerrja e tij», atëherë kjo arrihet përmes lëndëve shpërthyese. Dikush me pistoletë elektrike, si ato pis-toletat më të vogla që përdoren për ndreqjen e rrugëve, çel vrima herë pas here te qymyri, fut barut minash, e tapos me deltinë, shkon mbas qoshes me shkathtësi të madhe (mendohet që ai të shkojë në një largësi deri në njëzet e pesë jardësh) dhe mbushjen e shpërthen me anë të rrymës elektrike. Kjo nuk bëhet për ta nxjerrë qymyrin por, përkundrazi, për ta shkolitur atë. Ndonjëherë ndodh që, kur ka shumë lëndë shpërthyese, atëherë ajo jo vetëm nxjerr qy-myrin por shemb edhe tavanin e galerisë.

Pasi është kryer shpërth-imi, atëherë «lopataxhinjtë» rrëzojnë qymyrin, e copëtojnë

dhe, me lopata, e hedhin te rripi i transmisionit. Fillimisht, ai është në copa aq të mëdha, sa ato mund të peshojnë pa frikë deri në njëzet tonë secila. Rripi i transmetimit i shpie ato nëpër depo të mëdha e, prej andej i çojnë në një kanal të madh dhe nëpërmjet një kablloje prej çe-liku që duket sikur s’ka të sosur, përfundojnë drejt e në ashensor. Më pas i ngrenë sipër mbi tokë, i shoshitin dhe, nëse është e nevojshme, edhe i pastrojnë me ujë. Brenda mundësive «pisl-lëkun» – domethënë, rreshpet – e përdorin për ndërtimin e rrugëve nëntokë. Materialin e papërdorshëm e çojnë sipër në tokë dhe e derdhin duke përf-tuar kështu pirgje mbeturinash; kjo krijon «pirgjet sterile» nga minerali, të cilat, si male të hirta të lerosura, përftojnë pamjen karakteristike të zonave qy-myrgurore. Kur qymyri nxirret nga thellësia, gjë e cila kryhet nëpërmjet makinerisë, shtresa e qymyrgurit është ngrënë me pesë këmbë thellësi. Trarët mbështetës vendosen për të mbajtur çatinë e sapondër-tuar dhe, gjatë ndërresës tjetër, rripi i transmisionit zbërthehet pjesë-pjesë, lëvizet pesë këmbë përpara dhe mbërthehet përsëri. Për aq sa e lejojnë mundësitë, tri veprimet – e prerjes, shpërthi-mit dhe e nxjerrjes së qymyrgu-rit – zhvillohen në tri ndërresa: pasdite prerja, natën, shpërthimi (ka një ligj, edhe pse nuk zba-tohet gjithnjë, që e ndalon këtë kur ka njerëz rrotull), ndërsa «mbartja» e materialit në ndër-resën e mëngjesit, e cila fillon nga ora gjashtë deri në orën një e gjysmë pasdreke.

Edhe kur vëzhgon ecuri-në e nxjerrjes së qymyrgurit, ka shumë mundësi që këtë e bën për një kohë të shkurtër, e vetëm pasi nis të bësh disa përllogaritje atëherë e kupton se sa punë të madhe arrijnë të bëjnë «vagonët». Zakonisht, çdo minatori i duhet të pastrojë një hapësirë prej katër a pesë jardësh të gjerë. Presa e ka gërmuar qymyrin e gurit deri në pesë këmbë thellësi, kështu që nëse damari me qymyrgur është tri a katër këmbë i lartë, atëherë i bie që çdo minatori i duhet të presë, thyejë dhe ngarkojë te rripi sasinë që shkon nga shtatë deri dymbëdhjetë jardë kub me qymyr. Domethënë, duke qenë se një jard kub është baras me dy-mijë e shtatëqind funte angleze, atëherë i bie që secili minator të ngarkojë qymyr me shpejtësinë e dy tonëve në orë. Kam aq përvojë sa të di se ç’është puna me kazmë e lopatë, sa ta kuptoj se ç’nënkupton kjo.

Page 13: Fryma Re Nr26

FAQE 13 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Kosova Nëse Kosova dëshiron të shkojë drejtë rrugës së saj të integrimit, e faza e parë që e pret në këtë rrugë është nënshkrimi i MSA-së, atëherë të gjithë politikanët në Kosovë duhet të shohin drejtë Brukselit dhe posaçërisht nga shtetet që nuk janë edhe aq dashamirëse ndaj Kosovës”.

Ngërçi politik në Kosovë rrezikon msa-në

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se faktori politik në Kosovë

duhet t’i zgjidhë sa më shpejtë problemet për form-imin e institucioneve të reja, në të kundërtën rreziko-het rruga e integrimit në Bashkim Europian (BE). Gjatë një debati të organizuar nga Demokracia për Zhvillim (D4D) ku u diskutua për situatën aktuale politike, Cliff tha se pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, janë ven-dorët ata që duhet t’i zgjidhin vetë problemet, pa ndihmën e faktorit diplomatik në Kosovë. Por, ai nuk la pa përmendur disa këshilla që ai i quajti “formale”, të cilat kanë të bëjnë me paralajmërimet për rrezikun që shteti i Kosovës mund ta pësojë nga ky ngërç politik, në rrugën e tij të integrimit. Ai përmendi vizitën e drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Oëen Jenkins në Kosovë, i cili pas takimeve që pati me përfaqësuesit politikë dhe in-stitucional të vendit, u tha atyre që të zgjidhin sa më shpejtë problemin.

Duke përmendur deklarimet e këtij zyrtari britanik, ambasadori anglez tha se mosmarrëveshja politike do të bëjë që shtete anëtare të BE-së të vlerësojnë se Kosova nuk është shtet serioz, dhe si i tillë nuk e meriton të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. “Gjatë takimeve që drejtori britanik për Ballkanin pati me përfaqësues politikë në Kosovë, të gjithë ndanin të njëjtin mendim se pas kalimit nga pavarësia e mbikëqyrur, duhet që problemet politike të zgjidhen nga vetë vendorët”, ka thënë Cliff.

“Por, nëse kërkoni një këshillë formale, ne mund ta japim atë. Pra, nëse Kosova dëshiron të shkojë drejtë rrugës së saj të integrimit, e faza e parë që e pret në këtë rrugë është nënshkrimi i MSA-së, atëherë të gjithë politikanët në Kosovë duhet të shohin drejtë Brukselit dhe posaçërisht nga shtetet që nuk janë edhe aq dashamirëse ndaj Kosovës”.

“Ata me këtë do të kenë mundësi të thonë se Kosova nuk është një shtet i vërtetë, nuk mund t’i zgjidhë problemet

e veta politike dhe për këtë arsye ne duhet ta ndalojmë nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asoociimit”. Ambasadori britanik tha se problemi gjetjes së një marrëveshjeje politike, do të ndikojë edhe në ndarjen e rrugëve të Kosovë dhe Serbisë për integrim, gjë që, sipas tij, do të lente vendin tonë shumë prapa në krahasim me palën tjetër.

“Ata gjithashtu mund të thonë se ne nuk mund ta ndalo-jmë rrugën e integrimit të Serbisë në BE, pasi që ajo nuk mund të ndëshkohet për problemet e politikanëve të Kosovës. Me këtë, do të ketë edhe një ndarje të rrugëve të Serbisë në njërën anë dhe të Kosovës në anën tjetër. Është rrezik që në një rast të tillë, Kosovës do t’i caktohet një rrugë më e ngadaltë për integrim dhe Serbisë një rrugë më e shpejtë, gjë që mendoj se kjo nuk do të ishte mirë për Kosovën” ka thënë Cliff.

Në këtë debat ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik dhe të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

PDK heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

Partia Demokratike e Kosovës, fituese e zgjedhjeve të qershorit, i ofron postin e Kryekuvendarit

LDK-së dhe shprehet e gatshme për bashkëqeverisje me të gjithë, por nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit. Kandidati i saj për kryetar të Kuvendit, i cili nuk mori votat e mjaftueshme, Arsim Bajrami, thotë se ky është kompromisi i vetëm që mund të bëjë PDK-ja, pasi nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga të drejtat kushtetuese. Isa Mustafa do të mund të jetë kryeparlamentar, me kusht që Hashim Thaçi të jetë shef i qeverisë. Kaq mund të bëjë Partia Demokratike e Kosovës për të tejkaluar ngërçin politik. Kandidati i fundit i PDK-së për kryeparlamentar, Arsim Bajrami, në emisionin Rubikon ka thënë se janë të gatshëm të votojnë Mustafën për kryeparlamentar, me kusht që blloku të mos presë më shumë.

"Ne duhet të kemi marrëveshje, duhet të respektojmë Kushtetutën. Mustafa mund të bëhet Kryeparlamentar vetëm me propozimin e Partisë Demokratike, Në këtë mënyrë do të jetë i ligjshëm, do të jetë kushtetues. Çdo formë tjetër, atë do ta shtinte në një reciklim të shkeljes së Kushtetutës që jam i sigurtë se ai nuk do ta pranojë", tha Bajrami.

Caktimin e seancës konstitutive për më 2 tetor, Ba-jrami, i cili do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryepar-lamentar, e ka arsyetuar me faktin se po u jepet hapësirë partive të reflektojnë dhe të heqin bllokadën ndaj PDK-së. Ai ka ftuar partitë politike që të ulen dhe të bisedojnë, duke potencuar se nuk mund të krijohet asnjë qeveri pa PDK-në në Kosovë.

Bajrami ka thënë se zgjedhjet janë rruga e fundit, ndërsa ka akuzuar ish-deputetët e liderë politikë se për interesa vetjake, kanë krijuar frymë urrejtje dhe bllokadë institucionale.

Kryesuesja e seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, ka konfirmuar se seanca

e radhës do të mbahet të enjten e javës së ardhshme, përkatë-sisht më 2 tetor. Brovina ka thënë se, është duke u përgatitur seanca dhe me kohë do t’iu dërgohen ftesat deputetëve.

“Përgatitjet për thirrjen e seancës kanë filluar dhe, gjatë javës së ardhshme, do mbahet seanca. Besoj, se të enjten e javës së ardhshme do të kemi seancën e radhës”, ka thënë Brovina. Ajo ka thënë se beson se në seancën e radhës do të konstituohet Kuvendi i Kosovës për t’i hapur rrugë pastaj formimit të Qeverisë.

“Në seancë shkojmë më të përgatitur dhe besoj se do të konstituohet Kuvendi”, ka shtuar ajo. Seanca e fundit dështoi, pasi PDK nuk arriti të zgjedhë Arsim Bajramin kryeparlamentar. Pas kësaj, Brovina kishte ndërprerë se-ancën, ndërsa vazhdimisht është kërcënuar nga LDK, AAK, NISMA dhe VV se do ta thërrasin vetë seancën nëse këtë nuk e bën kryesuesja.

Në rast zgjedhjesh të jashtëzakonshme, të mundshme pas krizës së thellë institucionale pas zgjedhjeve parlamen-tare të qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i bojkotojë ato. Në dallim nga udhëheqësit e AAK-së, që paralajmëruan bojkot të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, partneri tjetër i Bllokut, LDK-ja nuk e mendon këtë opsion.

Zyrtarë të partisë së Isa Mustafës kanë thënë se nuk do t’i bojkotonin zgjedhjet e jashtëzakonshme, nëse do të shkonin në mbajtjen e tyre.

Këshilltar i liderit të LDK-së Isa Mustafa, Arban Abrashi, ka konfirmuar për RTK-në se brenda partive të Bllokut, është diskutuar edhe opsioni i bojkotimit të zgjed-hjeve eventuale të jashtëzakonshme. Sipas Abrashit, ky nuk është qëndrimi i LDK-së.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ra-mush Haradinaj, pas një takimi të mbajtur dje me partnerët e koalicionit, ka dalë edhe një herë kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas tij, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje për shkak të tekave të një partie të vetme.

“PDK mund të organizojë zgjedhje vetëm për vete nëse do, sepse shumica parlamentare, e përbërë prej 64 deputetëve ekziston”, ka thënë Haradinaj. Ai është shprehur edhe një herë shumë i shqetësuar për humbjen e kohës që po ndodh sipas tij për shkak të tekave të PDK-së, ndërsa ka thënë se kanë biseduar për planin e veprimit gjatë seancës së ardhshme të 2 tetorit.

Sipas Haradinajt, nuk ka më kuptim që PDK-ja të vijë në seancën parlamentare me kandidaturë, qoftë Arsim Bajramin apo këdo tjetër. Ndërsa, Ismet Beqiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ekziston asnjë instancë qw mund t’i thërrasë zgjedhjet e jashtëzakonshme nëse nuk e kanë shumicën parlamentare. Ai ka thënë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sepse zgjidhja është në parla-ment.

Sipas tij, ideja për të shkuar në zgjedhje, është një lloj shantazhi që po e bën PDK-ja, me qëllim që ta frikësojë dhe ta zmbrapsë bllokun. Beqiri ka folur edhe për ofertën që publikisht PDK ia ka bërë partisë së tij, duke thënë se PDK nuk është në pozitë të bëjë oferta të asnjë lloji. Kjo sipas tij është edhe një tendencë për të blerë kohë, por që nuk do të pijë ujë as kësaj radhe.

Flora Brovina: Seanca plenare, të enjten e ardhshme

LDK nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet

Haradinaj: PDK të organizojë zgjedhje

për vete

Page 14: Fryma Re Nr26

FAQE 14 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e ReMirëqenie... Edhe personat e dobët mund të kenë sasi të tepërt kolesteroli

Kolesteroli dhe komplikacionet e tijSHENjAT E NjË KOLESTEROLI TË TEPËRT

Mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun për të pasur një kolesterol të keq. Për arsye të një të ushqyeri jo të balancuar, personat e dobët mun-det gjithashtu të vuajnë nga një sasi e tepërt kolesteroli. Në këtë rast kemi të bëjmë më shpesh me një fenomen familjar, pra të trashëguar.

Por, si mund të mësojmë nëse kemi kolesterol të lartë

Cilat janë shenjat e një angine të gjok-sit (pektorale)?

Atak cerebral apo krizë kardiake? Shenjat e parala-jmërimit janë të ndryshme! Në tërësi shenjat e një sëmundjeje kardiovaskulare që lidhen me një kolesterol të tepërt janë: Dhimbje në pulpat, dhimbje në gjoks me ndjesi shtypjeje, të vjella, marrje mendsh, tempe-raturë, dhimbje koke, gulçime, palpime, ndjesi të ftohti në këmbët, humbje force në fytyrë, në krahët, të këmbëve, sidomos të një krahu, vështirësi në të folurit, shqetësim në shikim, etj.

Përveç moshës dhe diabetit, ekzistojnë faktorë të tjerë rreziku që duhen mbikqyrur me kujdes për sasinë e kolesterolit si: origjina e familjes me sëmundje koronare në moshë të re, pirja e duhanit, tensioni i lartë, mbipesha (obezitetit), perimetri i barkut të madh, etj. Duhet të kemi parasysh se ajo që e karakterizon kolesterolin e tepërt, është pikërisht mungesa e shënjave. Prandaj këshillohet një kontroll i rregullt i kolesterolit!

Kolesteroli e sëmundjet kardiovaskulare:

8 ide që merren krejtësisht të rreme

Një aksident kardiovaskular, infarkt i mio-kardit apo aksident vaskular cerebral, asnjëherë nuk ndodh rastësisht. Ai është një proces që zhvil-lohet në mënyrë të fshehtë për shumë vite.

Kolesteroli luan një rol parësor, por duhen konsideruar dhe faktorë të tjerë rreziku. E rëndë-sishmë është që të dini me saktësi gjatë gjithë jetës tuaj për rrezikun të cilit që ju i ekspozoheni me qëllim që të prandaloni një dramë.

1Kriza kardiake kërcënon kryesisht burrat e më rrallë gratë?

E rreme! Gratë nuk kursehen: në moshën 55 vjeç frekuenca e grave për aksidente kardiovaskulare kap atë të burrave dhe më vonë madje e kalon atë, duke u theksuar më tepër rreziku kardiovaskular. Të dish përqindjen e kolestero-lit, lejon që të mbrohesh në mënyrë efikase.

2Gjithshka shkon mirë, pra unë nuk kam asnjë arsye të konsultoj mjekun për të testuar përq-indjen e kolesterolit?E rreme! Kolesteroli i tepërt është cilësuar nga

shkencëtarët “vrasësi i heshtur. Në fakt, kolesteroli i vesh në mënyrë progresive paretet e brendshme të arterieve, deri në ditën që njëra prej tyre bllokohet. Nganjëherë aksidenti ndodh papritur dhe mund të jetë fatal. Një matje e sasisë së kolesterolit “të mirë dhe të keq”, na lejon të mësojmë nëse jeni apo jo i kërcënuar nga një aksident kardiovaskular.

3Unë ndihem ende i ri, sëmundja kardiovasku-lare nuk më prek?

E rreme! Edhe nëse ndihesh i ri, mplakja e artereve është mjaft e vërtetë dhe rreziku i sëmundjes kar-diovaskulare rrritet me moshën. Mundësia që të ndodhë një aksident kardiak apo një aksidenti vaskular cerebral, fillon të rritet dukshëm duke filluar nga mosha 45 vjeç te burrat

Kur duhet matur kolesteroli?

Analiza e kolesterolit bëhet duke marë gjakun pa ngrënë (esëll) pas 12 orëve pa marrë ushqim dhe pirë ujë.

Mund të masim përqindjen e kolesterolit të përgjithshëm, përqindjen kolesterolit të mirë HDL, kolesterolit të keq LDL dhe të triglicerideve.

Rekomandohet të matni kolesterolin tuaj për herë të parë para moshës 30 vjeçare. E mira është pastaj çdo 5 vjet, deri në moshën 50 vjeç dhe çdo 3 vjet pas kësaj moshe, sepse arteriet forcohen në mënyrë natyrore me mplakjen e tyre. Në rast se jeni me diabet, përqindja e kolesterolit duhet matur mini-mumi çdo vit.

dhe 55 vjeç te gratë. Përveç moshës, faktorë të tjerë rrisin para kohe rrezikun kardiovaskular: kolesterolemia e lartë, tensioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

E rëndësishme është që të kontrolloni rregullisht gjëndjen tuaj shëndetësore me qëllim që të përcaktoni herët rrezikun dhe të merren masa parandaluese. Rastet e përsëritura të sëmundjes kardiovaskulare tek antarët e familjes duhet gjithashtu t’ju nxisin të bëni një depistim para moshës 40 vjeç.

4Ka disa vite që kam bërë një analizë kolesteroli. Gjithshka në rregull, unë nuk rrezikoj asgjë?

E rreme! Kolesteroli në në gjak ndryshon me ko-hën dhe në funksion të higjenës së jetës. Në më pak se pesë vjet, ju mund të gjendeni në zonën e rrezikshme. Krahas kësaj obeziteti, qëndrimi sedentar, stresi dhe mosha janë faktorë që ndikojnë gjithashtu në rritjen e rrezikut kardiovaskular, edhe nëse përqindja e kolesterolit është e moderuar.

5Duhet të bëj një analizë të yndyrnave çdo 5 vjet? E rreme! Nëse analizat e

para janë normale: Bëni analiza para moshës 45 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë, nëse keni shumë faktorë rreziku, bëni një analizë çdo tre vjet, nëse jeni diabetik, duhet të bëni analiza çdo vit.

6Duke qenë se merrem me sport, rreziku im kardiovaskular është

më i vogël? E rreme! Aktiviteti fizik

është i shkëlqyer për shëndetin, por duhet të shoqërohet me masa të tjera, si ndërprejen e pi-rjes së duhanit, rënien në peshë, normalizimin e tensionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit. Në fakt mbipesha shpesh është e lidhur me një sasi të tepërt kolesteroli. Krahas kësaj ajo favorizon tensionin e lartë dhe diabetin, dy faktorë rreziku kardiovaskular.

7 Prej shumë kohësh kam një peshë normale. Pra nuk kam rrezik për një

kolesterol të tepërt?E rreme! Sigurisht, ju

nuk keni peshë të tepërt, por mund të keni ndofta faktorë të tjerë rreziku kardiovaskularë, si stresi, të ushqyerit jo të bal-ancuar, bëni jetë sedentare... Bëni kujdes të mos konsu-moni ushqime me shumë kripë, sheqer, yndyrna të ngopura. Me qëllim që të parandaloni sëmundjet, përshtatuni një të ushqyeri të shëndetshëm dhe të balancuar, pa harruar të bëni një analizë për yndyrnat para moshës 45 vjeç për burrat dhe 55 vjeç për gratë. Informohuni gjithashtu dhe për parardhësit tuaj familjarë.

8Mjekimet sot kundër kolesterolit të tepërt janë aq efikase sa

është e panevojshme të mbaj rregjim?

E rreme! Përparimet e bëra lidhur me mjekimet me ilaçe, kanë qenë shumë të rëndësishme . Gjithsesi masa e parë që duhet marrë në rast kolesteroli të tepërt është ajo e dietës ushqimore (një rregjim ushqimor kundër kolesterolit, të cilat mund të parandalojnë rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Dhe pas tre muajsh, nëse është e nevojshme një recetë me ilaçe, ajo do të jetë gjithmonë plotësuese me një higjenë të mirë dietike.

Page 15: Fryma Re Nr26

FAQE 15 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e Re

Sport ... Futboll

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Gugash

Magani ka folur për derbin e sotëm ndaj Partizanit, duke u shprehur se fitorja ka vlerë të dyfishtë për ekipin e tij. “Përballjet midis këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithnjë shumë të luftuara, kjo për shkak të rivalitetit si kundërshtarë të përjetshëm në aspektin sportiv. Por, Tirana është e përgatitur për të marrë maksimumin nga

kjo sfidë. Çdo ndeshje ka specifikat e veta dhe nuk kanë ngjashmëri me njëra-tjetrën. Ndryshojnë edhe në mënyrën e interpretimit, por edhe te rezultati. Do të hyjmë në lojë me qëllimin e vetëm për të marrë maksimumin e pikëve, por në të njëjtën kohë do të vlerësojmë kundërshtarin. Kjo pasi Par-tizani në javët e fundit ka treguar se është një skuadër e fortë dhe ka arritur të marrë rezultate të larta. Jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se do të jetë një 90-minutësh interesant, i vështirë, por në fund do të fitojë Tirana”, ka thënë Magani i cli flet edhe për mungesën e tifozëve. “Ky fakt është në disavantazhin tonë më shumë se sa në dëm të Partizanit, sepse është Tirana skuadra organizatore e takimit. Nisur nga kjo është e qartë se tifozët tanë do të ishin më të shumtë në numër. Megjithatë, e pranoj se zhvillimi i derbit me dyer të mbyllura është diçka që dëmton një ndeshje të tillë, duke përfshirë të dyja kampet që do të përballen nesër (sot). Ky është vendim i Komisionit të Disiplinës dhe ne normalisht që do ta respektojmë, edhe pse siç thashë, këtij derbi do t’i mungojë adrenalina e duhur, gjë të cilën e dhurojnë tifozëritë në shkallët e stadiumit. Fitorja në këtë ndeshje konvertohet në tri pikë, që janë të njëjta ndaj çdo kundërshtari, nëse arrin ta mposhtësh. Por një triumf ndaj Partizanit vlen diçka më shumë se kaq, pasi është rivali ynë direkt në luftën për titull. Nisur nga kjo, mendoj se nëse ar-rijmë të fitojmë në derbi, Tirana ka marrë 6 pikë dhe jo tri”, ka mbyllur trajneri i Tiranës.

Luhet derbi i heshturTirana dhe Partizani për herë të parë në historinë e tyre do të luajnë një ndeshje pa tifozë, çka do të bëjë që “Qemal Stafa” të heshtë

MAgANI: Mungesa e tifozëve na dëmton, por duam tre pikët

FAZLLIU: FITORjA NA HAP RRUgËN E TITULLIT

Nga ana e tifozëve bardheblu, gjithçka do të jetë gati për derbin. Ata do të grumbullohen në stadiumin “Selman

Stërmasi” për të ndjekur dhe përjetuar së bashku emocionet e ndeshjes Tirana-Partizani. Mendohet se numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në këtë impiant do të jetë i lartë, ndërsa nuk do të mungojë koreografia nga ana e tyre, duke e bërë atmosferën të ngjajë sikur në fushë po luan skuadra e tyre e zemrës. Në fakt, në tapetin jeshil do të mungojnë lojtarët, të paktën fizikisht, pasi aty do të vendoset monitori gjigant, nëpërmjet të cilit do të transmetohet derbi. Grumbullimi do të nisë rreth orës 19:00, për t’u përgatitur për takimin, i cili nis në 20:00. Tifozët do të qën-drojnë në tribunë, duke realizuar festën e përgatitur dhe mënyrën e organizmit, ku nuk do të mungojnë flakadanët dhe tymueset, ndërthurur me brohoritjet dhe këngët për Tiranën. Një atmosferë e tillë do ta bëjë stadiumin “Selman Stërmasi” të përjetojë çaste emocionuese, duke dhënë idenë se ky takim në fakt nuk luhet vetëm në “Qemal Stafa”, atje ku shkallët e stadiumit do të jetë të boshatisura. Në këtë ambient nuk do të mungojnë as përgatitjet “barbekyu” dhe pije. Gjithçka është gati dhe në fakt për këtë organizim, puna ka filluar që ditën e djeshme, ku organizatorët kanë startuar nga përgatitja e dekorit menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore nga ana e skuadrës bardheblu. Përkrahësit e 24 herë kampionëve të vendit janë gati, ndërsa derbi, për herë të parë mund të themi se luhet në dy stadiume, në dy fusha, edhe pse aktortët e një ndeshjeje futbolli janë të ndarë, skuadrat në “Qemal Stafa” dhe tifozët në “Selman Stërmasi”.

Tifozët bardheblu do ta ndjekin sfidën në “Selman Stërmasi”

“Ultras guerrils” në Laprakë, dje takuan futbollistët

Grupimi ultras i tifozëve të Partizanit, “Guerils”, i ka bërë një surprizë skuadrës së kuqe gjatë qëndrimit

në hotel. Tifozët e kuq janë gurumbulluar rreth orës 17:30 për-para Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe më pas janë nisur në mënyrë të organizuar drejt hotelit të klubit të kodrat e Liqenit Artificial. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët si dhe stafi drejtues i skuadrës së Partizanit. Ultrasit e kuq kanë kërkuar nga futbollistët maksimumin në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme sidomos për ta dhe fitoren me çdo kusht. Edhe pse nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit ultrasit e kuq do të organizohen për ta ndjekur takimin sëbashku. Nga ana e tyre lojtarët kanë premtuar se do të synojnë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje, ku trepikëshi është i vlefshëm për të vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive dhe qëndrimit në krye të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë gjatë takimit, tifozët e kuq kanë dhuruar disa bluza që kanë mbajtur një mesazh i cili nuk është bërë i ditur nga organizatorët. Bluzat kanë qenë për të gjithë lojtarët që do të jenë të grumbulluar për ndeshjen ndaj Tiranës të cilët do t’i mbajnë të veshura poshtë fanellës me të cilën do të luajnë. Me këtë mënyrë tifozët e kuq kanë dashur t’i motivojnë lojtarët e tyre duke i treguar që edhe pse nuk do të jenë fizikisht në shkallët e stadiumit do të jenë afër skuadrës për ta mbështetur atë në këtë takim shumë domethë-nëse. Ndërkohë tifozët e kuq do ta ndjekin këtë ndeshje ne fushën e “Laprakës”.

T I F O Z E T

Ishte menduar si një zgjidhje që mund ta shndërronte këtë derbi në

një ndeshje më të gjallë, më fin dhe më pak “të ftohtë” se çdo të jetë. Klubi i Tiranës de-pozitoi dje një kërkesë zyrtare në FSHF për të lejuar hyrjen e tifozeve femra dhe fëmijëve

nën moshën 15 vjeç në stadiumin “Qemal Stafa”. Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e institucionit më të lartë të futbollit në vend, që nuk ka bërë përjashtime për një rast të tillë. FSHF-ja nuk ka dashur të dalë jashtë rregullave, duke mos dhënë “OK”-in

për një pjesë të tifozërisë që përfshin anën më pozitive dhe më të çiltër. Në këto kushte, dyert e stadiumit kombëtar nuk do të hapen për asnjë kategori dhe moshë njerëzish, duke i dhënë të drejt emërtimit të takimit Tirana-Partizani, “derbi i heshtur”.

Sulmuesi i skuadrës së Partizanit, Astrit Fazl-

liu ka dalë para mediave dhe ka komentuar takimin ndaj Tiranës, si mjaft të rëndësishëm. Ai është shprehur se skuadra e tij do të bëj maksimumin që ta fitojë takimin edhe për tifozët. “Natyrisht që nuk e kisha pritur që ndeshja të luhej pa tifozë. Të them të drejtën, kur luaja te Shkëndija e kam ndjekur vazhdimisht derbin

e kryeqytetit dhe jo vetëm unë por të gjithë lojtarët që ishim atje e dimë se çfarë atmosferë dhe rivaliteti kanë pasur. Kam shpresuar që do të luhej me një ambient me tifozë, por ky është futbolli dhe nuk ke se çfarë të bësh. Për Partizanin mbetet objektivi i vetëm që të fitojmë dhe nuk duhet ta vuajmë faktin që në stadium nuk ka tifozë. Tashmë nuk kemi se çfarë të bëjmë, por duhet të japim atë që duhet në fushë. Natyrisht që fitorja ndikon edhe te motivi i skuadrës edhe për ndeshjet e tjera. Do të ishim komodë në se do të arrinim këtë fitore sepse do merrnim të katërtën radhazi dhe si objektiv për ndeshjet e tjera është një gjë e madhe. -ë momentin kur kam ardhur te Partizani askush nuk e shihet në këtë garë. Mendoj se gjithçka që duhet të tregohet duhet të jetë fusha dhe ne duhet të tregojmë se synojmë vendin e parë në fushë dhe jo me llafe. Per-sonalisht jam afruar në skuadër më vonë se pjesa tjetër dhe e kam pasur pak të vështirë të përshtatesha. Trajneri i ka ditur kualitet e mia dhe më ka besuar një rol të rëndësishëm”, ka deklaruar Fazlliu.

FshF mbyll dyert për femrat dhe fëmijët

Page 16: Fryma Re Nr26

FAQE 16 E premte, 26 Shtator 2014Fryma e ReSport/ Futboll...

Volejboll, kampionati botëror për femra

Lajme të mira nga infer-mieria për Barcelonën. Thom-as Vermaelen është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave të fut-bollit që prej Botërorit Brazil 2014 dhe mbrojtësi belg mund të bëjë debutimin e tij zyrtar me katalanasit në ndeshjen e kësaj të Shtune të vlefshme për javën e 6-shtë të La Ligas ndaj Grana-das. Vermaelen i cili u ble nga Barcelona gjatë kësaj vere për 19 milionë Euro nga Arsenali, luajti si titullar duke qëndruar në fushë deri në minutën e 63-të në ndeshjen miqësore që Barce-lona B fitoi 6-0 ndaj kombëtares së 19-vjeçarëve të Indonezisë, madje në atë sfidë ai realizoi

me kokë golin e parë që i hapi rrugën e fitores skuadrës së tij. Menjëherë pas takimit që u zhvil-lua mesjavën që sapo lamë pas stafi mjekësor i Barcelonës dha ok-in se 28-vjeçari e ka marrë plotësisht veten nga dëmtimi dhe trajneri Luis Enrique mund ta aktivizojë në çdo moment. Gjithsesi vështirë se trajneri katalanasve do ta hedhë në fushë këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Granadas, Vermaelen-in por i sigurt është fakti se Luis Enrique do ti rezervojë disa minuta mbro-jtësit belg pasi 28-vjeçari ishte një nga ata lojtarë për të cilin tekniku 44-vjeçar këmbënguli shumë për ta patur në skuadër.

Vermalen, gati të debutojë me Barcelonën

Lajm i bujshëm në shtëpinë Anjeli, dhe që lidhet me

dy shoqëri të mëdha të kontrollu-ara prej saj, Juventusin por mbi të gjitha Ferrarin. Sipas një deklarate të dhënë nga Luciano Moggi, ish-drejtues i bardhezinjve, Andrea Agnelli mund të marrë përsipër drejtimin e skuadrës kokëkuqe në muajt e ardhshëm. Sipas Moggit, Sergio Marchionne, i cili mori dre-jtimin e shoqërisë nga Maranello pas largimit të Luca Di Montezemo-

los po mendon t’i ofrojë drejtimin e Ferrarit, pikërisht presidentit aktual të Juventusit. Një zgjedhje që mund të ndihmojë skuadrën kokëkuqe për t’u rikthyer te fitoret. Ndërkohë qe vetë Anjeli do të zëvendësohej në krye të shoqërisë bardhezi nga ana e Pavel Nedved. Sigurisht që në pamje të parë duket një ndryshim i pabesueshëm, por që thënë nga Moggi, që ka qenë me vite të tëra pranë familjes Anjeli nuk duket dhe aq e pamundur.

NGa juVeNtusi, aNjeli muND të marrë eDhe

FerrariN

Tifozët e Mançester United: ronaldo kthehu në shtëpi

Dashuria mes Ronaldos e Realit të Madridit duket se është rindezur sërish, pas tetë golave në vetëm

shtatë ditë të portugezit, por tifozët e Mançester United të nxitur nga zërat e merkatos nuk heqin dorë nga ëndrra për të parë sërish CR7 me fanellën e Djajve të Kuq. Për ndeshjen e kësaj fundjave me Villarreal, tifozët e klubit anglez po përgatisin një surprizë të veçantë për Ronaldon. Ata kanë paguar 3800 Euro për të marrë një avion me qëra, i cili do të fluturojë mbi El Madrigal gjatë ndeshjes së Realit, duke shpalosur parrullën me mbishkrimin “Kthehu në shtëpi Ronaldo”. Iniciativa i përket tifogrupit “United Reel” që ka bashkëpunuar për këtë sipërmarrje bashkë me shoqata të tjera tifozësh të Mançesterit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Liban dhe Egjipt. Sipas drejtuesve të këtij tifogrupi gjithçka bëhet për të bindur portugezin që të rikthehet në shtëpinë e tij të vërtetë në “Old Trafford”. “United Reel” janë të njëjtët tifozë që një vit më parë morën një avion me qëra për të shpalosur një parrullë pakënaqësie për trajnerin David Moyes gjatë ndeshjes me Aston Vilën. Veprim që në atë kohë duket se bëri punën e tij, pasi një muaj më pas, skocezi u shkarkua nga detyra.

Barazimi ndaj Paler-mos nuk e alarmon

aspak trajnerin e Napolit, Rafael Benitez, skuadra e të cilit ka grumbulluar vetëm 4 pikë në po kaq ndeshje. “Unë në rrezik? Jo, nuk e mendoj kështu. Me presidentin De Laurentis nuk kam folur sepse nuk duhet ta marrë përherë në telefon për ta pyetur nëse

jam në rrezik ose jo”. Trajneri Spanjoll nuk preferon ta quajë krizë momentin negative që po kalojnë të kaltërit. “Duhet të rigjejmë qetësinë e nevojshme. Ne jemi një skuadër e aftë për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe këtë e treguam edhe gjatë sezonit të kaluar. Ndaj Palermos shënuam tre herë dhe patëm shumë raste të tjera por arbitri na mohoi edhe një penallti”. Ndërkohë, për të rikonfirmuar bes-imin e shoqërisë ndaj Benitez, ka folur edhe Drejtori Sportiv, Bigon, sipas të cilit, presidenti nuk ka ndërmend ta largojë trajnerin spanjoll, pasi një veprim i tillë mund të rëndojë edhe më shumë në gjendjen psikologjike të skuadrës. Në fund ai shtoi se Benitez është një trajner profesionist pasi ka treguar përherë se mund të dalë me sukses nga të tilla situata delikate.

Benitez nuk e

nga Napolimendon largimin

t’i ofrojnë një pagë të afërt me atë të Juves, 3.5 mln dollarë në sezon. Kontaktet mes palëve pritet të nisin që në Janar pavarësisht se 35-vjeçari ka një kontratë deri në 2017 me bardhezinjtë.

andrea Pirlo drejt shBa-së

Gjermania e pati një shëtitje ndeshjen e tretë të Botërorit në volejboll për

femra, kur fitoi pa shumë mundim 3-0 me Tunizinë, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në raundin tjetër. Kombëtarja teutone, pas triumfit me Argjentinën dhe humb-jen me Republikën Domenikane, lëshoi vetëm 26 pikë në total ndaj afrikaneve, që janë tashmë pothuajse të eliminuara nga turneu. Jennifer Pettke ishte më e mira në radhët e gjermaneve,

teksa shënoi 11 pikë, 10 prej të cilave me zhytje. Gjermanet dominuan plotësisht në setin e parë, të cilin si rrallë herë e mbyllën me 18 pikë epërsi, me shifrat e pabesueshme 25-7. Në setin e dytë, tunizianet e ngritën disi nivelin e tyre dhe arritën të shënonin të paktën 12 pikë, ndërsa 25-7 ishte dhe rezultati i regjistruar në favor të Gjermanisë në setin e tretë. Me këtë fitore të pastër 3-0, Gjermania merr pikët e plota dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve në grupin A. Dy përballjet e fundit për gjermanet do të jenë me dy ekipet më të forta të grupit, Italinë dhe Kroacinë.

Kombëtarja gjermane drejt kualifikimit

E ardhmja e Andrea Pirlos mund të jetë në Major Leage Soçer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mesfushori që është i dëmtuar te Juventusi mund të jetë pasuesi ideal i Landon Donovan te Los Angeles Galaxy të cilët janë gati