8
N ëse ju po puno- ni të keni një trup të shëndetshëm, fillojeni atë me një mendje të shëndet- shme. Shumë njerëz dëmtojnë veten e tyre duke hedhur poshtë rëndësinë e mendimeve dhe shëndetit emocional. Cilësia e mendimeve dhe emocioneve tona janë faktorët kryesorë në cilë- sinë e jetës tonë. Mendja juaj është si një themel i padukshëm ku ju do ndërtoni jetën tuaj mbi të. Intergriteti i këtij themelimi përcakton sukseset që ju do të arrini në jetën tuaj. Bota juaj e jashtme është një manifestim i bo- tës tuaj të brendshme. Me fjalë të tjera, ju jeni aty ku jeni për shkak të mendimeve të qëndrueshme që rrotullohen brenda mendjes tuaj. Mendimet janë farat dhe rrënjët e veprimeve tuaja. Në qoftë se në mendjen tuaj keni mendime negative, nuk mund të mendoni pozitivisht në të njëjtën kohë. Dhe në qoftë se këto mendime negative kanë qenë mjaft të forta dhe të zgjatura në mendjen tuaj atëherë kjo mund të ndikojë dhe në shëndetin tuaj, duke i shkaktuar vetes tuaj stres dhe tension. Një tjetër pikë e rëndësishme është se mendi- met pozitive kanë gjithmonë tendencen për të krijuar rezultate pozitive. Nëse mendoni negati- visht, është e vështirë ose edhe e pamundur për të bërë gjëra pozitive. Emocionet negative mund të shkaktojnë rezistencë në arritjen e qëllimeve tuaja. Pakënaqësia, zemërimi, urrejtja dhe emo- cionet e tjera negative ndaj të tjerëve, situata negative të përjetuara në të kaluarën etj, mund të ngadalësojnë seriozisht ose të bllokojnë pro- gresin e arritjeve tuaja në jetë. Gjithashtu dhe gjendja juaj shëndetësore mund të pengojë pro- gresin tuaj, ndaj që të kemi një mendje të shën- detshme, në fillim duhet >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E ENJTE, 18.10.2012 VITI I - NR.226 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Si harrohen endacakët e vegjël: Në jetimore nuk ka vend për ta!............................fq.4 Gjyshërit denoncojnë: Nipi ynë debitor i CEZ që nga mosha 7-vjeçare!.......fq.5 Universiteti "Vitrina" organizon takim me pianistin Rudin Lengo!....................................fq.7 Goditet korrupsioni në Mat, arrestohen kryekomunarë dhe punonjës të shëndetësisë!...............................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.2 Forca e trajnimit! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Potenciali i Një Lideri Kombëtar, si dhe perspektiva e pakufishme për zhvillimin e Kombit tonë!

Gazeta 77 News botimi nr 226

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 226

Nëse ju po puno-ni të keni një

trup të shëndetshëm, fillojeni atë me një mendje të shëndet-shme. Shumë njerëz dëmtojnë veten e tyre

duke hedhur poshtë rëndësinë e mendimeve dhe shëndetit emocional. Cilësia e mendimeve dhe emocioneve tona janë faktorët kryesorë në cilë-sinë e jetës tonë. Mendja juaj është si një themel i padukshëm ku ju do ndërtoni jetën tuaj mbi të. Intergriteti i këtij themelimi përcakton sukseset që ju do të arrini në jetën tuaj.

Bota juaj e jashtme është një manifestim i bo-tës tuaj të brendshme. Me fjalë të tjera, ju jeni aty ku jeni për shkak të mendimeve të qëndrueshme që rrotullohen brenda mendjes tuaj. Mendimet janë farat dhe rrënjët e veprimeve tuaja.

Në qoftë se në mendjen tuaj keni mendime negative, nuk mund të mendoni pozitivisht në të njëjtën kohë. Dhe në qoftë se këto mendime negative kanë qenë mjaft të forta dhe të zgjatura në mendjen tuaj atëherë kjo mund të ndikojë dhe në shëndetin tuaj, duke i shkaktuar vetes tuaj stres dhe tension.

Një tjetër pikë e rëndësishme është se mendi-met pozitive kanë gjithmonë tendencen për të krijuar rezultate pozitive. Nëse mendoni negati-visht, është e vështirë ose edhe e pamundur për të bërë gjëra pozitive. Emocionet negative mund të shkaktojnë rezistencë në arritjen e qëllimeve tuaja.

Pakënaqësia, zemërimi, urrejtja dhe emo-cionet e tjera negative ndaj të tjerëve, situata negative të përjetuara në të kaluarën etj, mund të ngadalësojnë seriozisht ose të bllokojnë pro-gresin e arritjeve tuaja në jetë. Gjithashtu dhe gjendja juaj shëndetësore mund të pengojë pro-gresin tuaj, ndaj që të kemi një mendje të shën-detshme, në fillim duhet >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 18.10.2012 VITI I - NR.226 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Si harrohen endacakët e vegjël: Në jetimore nuk ka vend për ta!............................fq.4 Gjyshërit denoncojnë:

Nipi ynë debitor i CEZ që nga mosha 7-vjeçare!.......fq.5 Universiteti "Vitrina" organizon takim

me pianistin Rudin Lengo!....................................fq.7 Goditet korrupsioni në Mat, arrestohen kryekomunarë

dhe punonjës të shëndetësisë!...............................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.2

Forca e trajnimit!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Potenciali i Një Lideri Kombëtar, si dhe perspektiva e pakufishme për zhvillimin e Kombit tonë!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 226

2 77 NEWS

Bashkimi i Shqiptarëve është i pandal-shëm, deklaroi Kryeministri Berisha,

duke qenë po ashtu i frymëzuar nga respekti, simpatia dhe nderimi me të cilën e mikpri-tën Shqiptarët e Deçanit dhe të Gjakovës ditë më parë. Vlen të përmendet se të njëjtën pritje ia bëjnë, pa dallim, shqiptarët e Teto-vës, të Ulqinit, të Vlorës, të Shkodrës, Dibrës, etj. Pas 100 viteve sfidë për të dalë në breg pas vitesh me dhjetra, në dallgë e stuhi, sot Kombi Shqiptar, në mënyrë të natyrshme, ka nevojë të ndërtojë dhe të evidentojë kapaci-tetet dhe potencialet e një Lidershipi i cili i shkapërcen kufinjtë e një Lideri të një partie politike, sado e madhe të jetë ajo.

Duke ndjekur aktivitetin intensiv të Lide-rit Berisha, në dobi të të gjithë Shqiptarëve, nuk ka sesi të mos e pranosh kapacitetin e një Lideri mbarëshqiptar që krijon sendërtimin

e vet në Sali Berishën si Njeri, si Shqiptar dhe si Lider-Prijës. Duke sakrifikuar dhe duke u përballur me çfarëdolloj sfide, ky Lider mbarëkombëtar, që pëlqehet e simpatizohet masivisht në të gjitha trojet shqiptare në Ball-kan si dhe në të gjitha hapësirat shqiptare në të gjitha vendet e botës, ka arritur ndërkohë, në mënyrë të natyrshme të shquhet si Lideri Potencial i të gjithë Shqiptarëve. Me shumë zgjuarsi e në të njëtën kohë me shumë durim dhe këmbëngulje ia ka arritur që në krye të 100-vjetorit të Pavarësisë, të frymëzojë zemrat dhe mendjet e shqiptarëve me idenë politike se: Bashkimi i Shqiptarëve vjen përmes bashkimit me familjen europiane. A është ky një Vizion i një Lideri Prijës? Apo është kjo një eficiencë dhe efikasitet i një Politikani super të rafinuar dhe pragmatik? Sido që të jetë, prapëseprapë shqiptarët kanë një besim të patundur se te Sali Berisha kanë gjetur Liderin-Prijës, Liderin mbarëshqiptar, pra Liderin e të gjithë Kombit Shqiptar.

Rezistenca e fortë kundrejt krizës eko-nomike financiare mbarëbotërore, si dhe arritjet e mëdha në infrastrukturë, nuk janë asgjë, në krahasim me potencialin e Liderit-Prijës. Shqiptarët tashmë duke dhënë besi-min dhe simpatinë e tyre, presin nga Berisha t’u prijë drejt një Shqipërie të Re, Shqipërisë

së Zhvilluar e të Begatë, Shqipërisë në të cilën ka punë dhe perspektivë për të gjithë Shqip-tarët, Shqipërisë që kujdeset dhe mbështet Shqiptarët energjikë, të shkathët e sipërma-rrës, ashtu sikur maksimalisht përkujdeset për ata që gjenden në vështirësi, apo në këto momente janë të varfër. Shqiptarët presin nga ky Lider-Prijës, t’u prijë drejt hapësirave të pamasa të zhvillimit siç është Demokracia, NATO, Integrimi me Europën, Partneriteti i ngushtë me SHBA-në. Porse gjithashtu, pre-sin në të njëjtin nivel angazhimi t’u prijë në atë që sot duket niveli mikro, si p.sh: mund të thuhet për solidaritetin me njerëzit me më shumë nevojë, krijimin e një klase politike të re, me parimet dhe vlerat e ndershmërisë dhe sakrificës, shërbimit dhe përkushtimit ndaj çdo familjeje shqiptare si dhe çdo shqiptari kudo ku merr frymë.

Shqiptarët natyrshëm kanë arritur në bin-djen se duke e fuqizuar këtë kapacitet dhe duke e evidentuar në vlerat e mësipërme, do të arrijnë të zgjerojnë perspektivat e zhvilli-mit të Kombit tonë në të gjitha rrafshet, duke i shndërruar ato në hapësira të pakufishme për zhvillim.

Edmond Vlashaj, Lëvizja Shqipëria e Re.

<< VIJON NGA FAQJA 1 të ndërtojmë një trup të shëndetshëm.

Pra, nëse ju jeni duke u përpjekur për të përmirësuar planin tuaj të të ushqyerit dhe ju ndërkohë keni mendime negative, ka pak gjasa që do shihni ndonjë përparim. Gjithashtu, stresi i lidhur me ndjenjat nega-tive shkakton nivele të larta të hormoneve katabolike në trupin tuaj duke e dëmtuar trupin tuaj, humbjen në masë të muskuj-ve, dobëson sistemin tuaj imunitar, madje krijon dhe humbje të yndyrës në trup. Pa dyshim që kjo nuk është një gjendje pozi-tive për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Dr.Chrestiane Northrup ka shpikur ter-min “emocion toksikë”. Do të thotë: “Një mendim i mbajtur gjatë dhe i përsëritur shpesh mjafton të kthehet në një besim”. Më vonë ky besim bëhet një substancë biologjike, në të cilën stresi emocional shkakton që veshkat tona të prodhojnë kortikosteroide, hormone që ndikojnë në dobësimin e sistemit tonë imunitar.

Sibitri Ghosh, shkrimtar i seksionit “shëndeti emocional” thotë: Ajo që dikur ka qenë thjesht një spekullim, tani është fakt i kryer: Një trup i shëndetshëm nuk mund të divorcohet nga një mendje e shën-detshme ose nga një shpirt i shëndetshëm. Shëndeti emocional, mund të thuhet me siguri që është një pjesë integrale e mirëqe-nies tonë të përgjithshme. Megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë të shpërfillin shëndetin e tyre emocional dhe dëmtojnë shëndetin e tyre fizik. Stresi shkaktohet nga çështje te pazgjidhura emocionale. Stresi mbetet një nga kontribuesit kryesor të sëmundjes.

Emocionet pozitive janë si përshpejtues të makinës tuaj, ndërsa emocionet nega-tive janë si frenat. Sa më shpejt që të zvo-gëloni dhe eleminoni emocionet negative, aq më shpejt do arrini në destinacionin tuaj. Thënë ndryshe sa më shpejt të largoni stresin aq më shpejt do keni një trup të shëndetshëm.

Hapat e VeprimitTë përmirësoni “Mirësjelljen” tuajËshtë e rëndësishme që ju ndërsa punoni

për të rritur pozitivitetin në jetën tuaj, në të njetën kohë të punoni që të zvogëloni dhe mendimet negative. Një nga mënyrat më të thjeshta, por më e fuqishme është që ju të mendoni për gjërat që ju i jeni mirënjo-hës jetës tuaj. Duhet të ndiheni mirënjohës edhe për gjërat më të thjeshta, si të paturit një krevat për të fjetur ose ujë të pastër për të bërë dush, duhet të jëni mirënjohës për gjithçka që iu siguron një shëndet të mirë mendor dhe fizik. Bëjeni këtë para se te dilni nga shtëpia juaj, është një mënyrë e mirë për të filluar ditën tuaj.

Nëse e keni të vështirë në fillim për të men-duar për disa gjëra që i jeni mirënjohës jetës, atëherë mendoni vetëm për një gjë. Merrni frymë thellë, përqëndrohuni mbi mendimin tuaj dhe shijoni emocionet pozitive.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 18 TETOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Potenciali i Një Lideri Kombëtar, si dhe perspektiva e pakufishme për zhvillimin e Kombit tonë!

Edmond Vlashaj

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 226

77 NEWS

“Shqiptarët janë të gatshëm që, me bindje, të paguajnë çmimin e sakrifi-

cave, që reformat kanë kërkuar, për një të ardhme evropiane”. Me këto fjalë e ka përshkruar presidenti Bujar Nishani dëshirën e shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.

I pranishëm në veprimtarinë “Shqipëria, 100 vjet Pavarësi. Marrëdhëniet mes

Shqipërisë dhe Austrisë”, kreu i shtetit ka vlerësuar se Komisioni Evropian, nëpërmjet raport-progresit të fundit, ka njohur arritjet e vendit tonë në ndërti-min dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor, në zhvillimin e demokra-cisë bazuar në ekonominë e tregut të lirë dhe reformimin rrënjësor social-politik. Ai ka argumentuar se shpirti europian i shqiptarëve është burimi i mbështetjes mbarëqytetare për integrimin.

“Baza e të gjitha arritjeve gjatë dy deka-dave të fundit është shpirti historikisht evropian i kombit shqiptar, i cili synon që përkatësinë e tij shpirtërore, kulturore dhe gjenetike evropiane, ta instituciona-lizojë nëpërmjet anëtarësimit në Bashki-min Evropian.

Këtu e ka burimin mbështetja mbarëqytetare ndaj integrimit të vendit tonë në familjen evropiane”, është shpre-hur Nishani.

Presidenti ka vlerësuar mbështetjen e Austrisë ndaj vendit tonë jo vetëm në rrugën e integrimit europian.

“Në këtë proces të suksesshëm, Shqipëria ka pasur mbështetjen e pakur-syer të Austrisë, mikut të saj historik dhe tradicional. Austria kurrë nuk mungoi të na gjendet pranë, as në momentet më të vështira. Mbështetja politike, diploma-tike dhe institucionale, ndihma ekono-mike dhe investimet në sektorë të rën-dësishëm si: tregu financiar, industria e naftës, energjetike, fusha e sigurimeve, turizëm, infrastrukturë, arsim, etj., janë faktorë të rëndësishëm që kontribuan në arritjet evropiane dhe ngritjen e standar-deve të Shqipërisë. Për këtë, ne u jemi mirënjohës kombit dhe shtetit austriak”, ka theksuar presidenti Nishani.

Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 18 TETOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 670 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

V66 ofron vend pune instruktor palestre dhe aerobie. Kontaktoni në 0664069309 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Potenciali i Një Lideri Kombëtar, si dhe perspektiva e pakufishme për zhvillimin e Kombit tonë!

Ruli: Qeveria, subvensione për sektorin e bujqësisë!

Ministria e Bujqësisë ka zbardhur planin e qeverisë për zhvillimin

e blegtorisë, me prioritet mbarshtrimin e dhive dhe deleve. Ministri Genc Ruli, i pranishëm në qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë, ka bërë të ditur se do marrin subvencione bonus fermerët që mbarështrojnë racat më të mira. Sipas kësaj strategjie do të ketë bonuse më të larta se ato aktua-let për tufat e dhive dhe deleve me më

pak se 100 krerë. Ai ka sqaruar se baza shkencore, financiare dhe teknike është tashmë gati. Ministri ka ftuar fermerët që të bëhen pjesë e kësaj skeme që do të fillojë të aplikohet vitin e ardhshëm. "Qeveria është në prag të përgatitjes së një programi të madh strategjik i cili do të fillojë që vitin që vjen. Ky program orien-tohet drejt sektorit të blegtorisë, pasi është një nga sektorët kryesorë që jep rreth 52 përqind të prodhimit bujqësor. Në fjalë

më të thjeshta, skema jonë do të synojë që të kemi subvencione me bonuse, subven-cione suplementare ndaj atyre që kemi aplikuar deri më sot për tufat e dhenve dhe dhive me mbi 100 krerë. Ne do të synojmë që subvencionojmë dhe tufa më të vogla, por subvencion më të madh për kokë në rast se janë të racave më të mira", ka sqaruar ministri Ruli.

Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Nishani: Shqiptarët të gatshëm për çdo sakrificë për të ardhmen europiane!

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 226

77 NEWS

Historia e një 12-vjeçari, se si përfundoi nga rruga në Shtëpinë e Fëmijës në

Tiranë, është nga ato të rrallat, e denjë për skenar filmi. Teksa ishte zgjuar një mëngjes në stolin e përnatshëm, iu afrua një prift, pasi bisedoi me të, e mori për dore dhe e çoi në shtëpinë e tij. Për një kohë, derisa të përfun-donin procedurat për ta strehuar në Shtë-pinë e Fëmijës, prifti bashkë me të shoqen u kujdesën për këtë fëmijë, e lanë, e veshën, e ushqyen. Kishte vite që jetonte pa njeri, rrugëve, derisa dikush u kujdes për fatin e tij. Por sa të tjerë janë jashtë, në prehrin e rrugës? Askush nuk i ka numëruar lypsat e vegjël, ata që flenë në baraka, mbi kartona, poshtë urave. Me ose pa prindër. Janë jashtë çdo liste institucionale. Dikush duhet t’i sjellë ata për dore në Shtëpinë e Fëmijës, streha e posaçme për fëmijët e braktisur. Po kush? Nga prindërit shfrytëzues apo tutorët, kjo nuk mund të pritet. Punonjësit socialë të terrenit në çdo minibashki, ata që duhet t’i mbledhin, “nuk gjejnë” fëmijë të tillë. Që të

shpallen të braktisur, u duhet hequr e drejta e kujdestarisë prindërve abuzues e të paaftë, që do të thotë procedura gjyqësore të cilat duhet t’i ndërmarrë një institucion me iniciativën e tij. Nëse do të ndodhte, “Zyber Hallulli” nuk do të përballonte dot fluksin e fëmijëve të braktisur. Aktualisht, kapaciteti i saj është për 48 fëmijë, ndërsa janë të strehuar 28. Duhen shumë strehëza si kjo për këta të tjerët, këta të rrugës, që i ka braktisur bashkë me familjen, edhe vetë shteti.Të ngujuar. Fundjavat në jetimore, ditëlin-djet në jetimore

Asnjë qytetar i Tiranës nuk mund të marrë fundjavave fëmijët jetimë për drekë. Bamirë-si të këtij lloji u lejohen vetëm personave publikë, zakonisht të lidhur me pushtetin. Kapërcimi i pragut të institucionit, shihet me shqetësim nga drejtuesja Albana Dule. Ajo na pohon se “kërkesa nga qytetarët e Tiranës për t’i marrë fëmijët në fundjavë ka, por ne nuk i japim sepse nuk kemi garanci. Të vetmet raste kur kërkuesi nuk është i afërmi i fëmi-jës dhe ne e kemi lejuar ta marrë në shtëpi, janë ato të personaliteteve të politikës”. Ajo shton se u është dhënë mundësia qytetarëve që dëshirojnë, të dhurojnë për këta fëmijë, po ashtu bizneseve që duan të sponsorizojnë festat e tyre brenda dhe jashtë institucionit, shëtitjet e fëmijëve etj. Fëmijët e Shtëpisë “Zy-ber Hallulli” kanë në dispozicion një numër telefoni për të kërkuar të afërmit e tyre kur ata nuk vijnë. Disa kanë fatin të shikojnë më shpesh nënën ose ndonjë gjysh, por të tjerët duhet të presin festat si Viti i Ri, Bajrami apo

Krishtlindjet. Kur dikush vjen t’i marrë për drekë a darkë në fundjavë, ata janë shumë të lumtur. Vetëm se kjo ndodh po aq rrallë sa edhe festat. Zakonisht edhe ditëlindjet këta fëmijë i festojnë në institucion. Dramat e fëmijëve, që s’arrijnë të përshtaten me jetën në institucion

Janë fëmijë, harrojnë shpejt, por dramat nuk shlyhen nga jeta e tyre, sapo vënë këmbë në Shtëpinë e Fëmijës. Drejtoresha Harruni thotë se këtu ka gjallëri, fëmijët kanë akti-vitete që ua heqin mendjen nga kujtimet e këqija, por ajo që kanë kaluar, reflektohet më pas, në mënyrën se si e organizojnë jetën kur mbushin moshën dhe e lënë këtë strehë. “Sidomos kur vijnë për herë të parë, e kanë shumë të vështirë përshtatjen. Qajnë, kërko-jnë të kthehen ku kanë qenë, kërkojnë ma-manë. Jo rrallë kemi marrë psiko-pediatër për t’i ndihmuar,”- tregon Duni. Ata që përshtaten më lehtë janë fëmijët e ardhur nga Shtëpitë e Foshnjave, të mësuar me jetën në institu-cion. Ndërsa më të kënaqurit, ata që vijnë nga rruga, sepse këtu gjejnë ushqim pa mundim dhe një shtrat të butë. Drejtoresha na tregon se më tepër nevojë kanë fëmijët e keqtrajtuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht me të cilët edukatoret japin maksimumin, që t’u kompensojnë dashurinë që nuk u dha jeta.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 18 TETOR 2012

` A.S CALL ofron vend pune Operator/e. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Në jetimore nuk ka vend për ta!Si harrohen endacakët e vegjël:

Albana Dule

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 226

77 NEWS

E padëgjuar! 12-vjeçari M.N. është debi-tor ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje

në shumën e 200 mijë lekëve te reja. Fëmija rezulton në sistemin e të dhënave të kom-panisë në fjalë, borxhli që prej 5 vitesh, që nga mosha 7-vjeçare. Me gjithë moshën e papërshtatshme për të kryer veprime juri-dike si lidhje kontrate, CEZ pret nga fëmija që të shlyejë detyrimet e tij, përndryshe ai është në listën e planifikuar për ndërprerje të energjisë elektrike. Sakaq, babai i fëmijës, që ka një tjetër kontratë me emrin e tij, nuk është debitor.

Historinë e rrëfejnë për “77 News” gjy-shërit e djalit, Abaz dhe Ruzhdie Ndreu. “Nipi ynë që jeton në Itali me prindërit e tij prej 10 vitesh, është debitor tek CEZ. Kur shkuam që të hapnim një kontratë të re për katin bodrum të shtëpisë së djalit, mësuam se nipi ynë dhe Abazi, burri im, nuk kanë shlyer detyrimet,- tregon Ruzhdie Ndreu. “Jemi befasuar me faturat e konsumit që kemi gje-

tur në shtëpinë e pabanuar të djalit.” Çifti i moshuar posedon tri libreza energjie për shtëpinë katër katëshe të djalit të tyre Bardhy-lit, nga të cilat, libreza me numër kontrate 242 077 e djalit 12 vjeç figuron debitore që nga viti 2007, në një shumë prej 200 mijë lekëve të reja dhe libreza me emrin e Abazit në numër kontrate 242076 figuron debitore në vlerën e 185 mijë lekëve të reja. Familja Ndreu është borxhlie në shumën e 385 mijë lekëve, shumë e cila vjen në rritje me kalimin e kohës, pasi deri më tani, kamatvonesa e ka dyfishuar atë.

Shtëpia katërkatëshe e emigrantit është e pajisur edhe me matësa uji, ndonëse brenda nuk janë vendosur pajisjet hidrosanitare. Të moshuarit tregojnë se godina ku vijnë faturat e konsumit të energjisë është në fazën karabi-na. Pa dyer, pa dritare, pa pllaka të shtruara… Këtë argument të moshuarit e paraqitën tek zyrat e kompanisë CEZ ku ne i shoqëruam. Por përgjigja që morën, ishte: “Keni të dre-jtë, por ju keni humbur afatet e ankimimit tek zyrat tona, pasi rezultoni debitorë prej 5 vitesh, ndërsa afati i ankimit është brenda një viti.” Të moshuarit kanë shpjeguar se nuk jetojnë aty dhe kanë menduar se banesës së pambaruar do t’i vinin faturat me vlerën fikse të taksës mujore prej 340 lekësh, por jo vlera konsumi. Ata kanë paraqitur librezën e dritave në apartamentin që e banojnë prej 30 vitesh në një pallat pesë katësh në Kodër-Kamëz, kanë këmbëngulur të verifikohet se asnjë ditë nuk e kanë banuar vilën e djalit, por çdo argument nuk u vjen në ndihmë.

Ndërsa matësit e vendosur nga punonjësit e KESH pesë vjet më parë, kanë qenë thje-shtë formalë, të palidhur, për rrjedhojë nuk kanë lexuar vlera konsumi. Pyetjes sonë se a lejohet faturimi afrofe, kur objekti është i pajisur me matës, punonjësja e ankesave tek zyrat e CEZ në rrugën “Ferit Xhajko” i përgjigjet: “Jo, afrofeja nuk është e lejueshme, por klientët kanë pasur mundësi të ankohen. Derisa nuk janë paraqitur, konsiderohet se kanë qenë dakord me vlerën që u është fatu-ruar”. Vlera që tregojnë faturat vërtitet diku tek mesatarja e 2 mijë lekëve të rinj në muaj për vitin 2007 dhe shkon në vitet pasues në 3 mijë lekë në muaj. Punonjësja shton se me djegien e afateve, klientët mund ta kërkojnë të drejtën vetëm në rrugë gjyqësore, por jo më brenda CEZ.

Ndërkohë, djali 12-vjeçar debitor i CEZ, ka vite pa ardhur në Tiranë dhe nuk di se në shtëpinë e tij të re, të pambaruar në Tiranë, i vijnë poshtë derës faturat që kanë arritur 2 milionë të vjetra. Gjyshërit ende nuk ia kanë dhënë “sihariqin”. Por kur ta mësojë, nga vendi fqinj ku jeton dhe shkollohet, ai do të ketë rast t’u tregojë moshatarëve ndodhi të padëgjuara, një borxh që rritet në emrin e tij, në vendin që quhet Shqipëri, ku mund të lidhësh kontrata edhe pse në moshën 7-vjeçare.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E ENJTE, 18 TETOR 2012

DJ.O ofron vend pune Sales Representative. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Nipi ynë debitor i CEZ që nga mosha 7-vjeçare!Gjyshërit denoncojnë pranë “77 News”:

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 226

6 77 NEWS

Rreth 100 krokodilë janë arratisur nga një rezervat ku mbaheshin të bllokuar dhe

po terrorizojnë një qytet të tërë në Vietnam.Bëhet fjalë për një skenar të denjë për

filmat horrorë hollivudianë. “Arratisja” e amfibëve gjigantë ndodhi në qytezën Dinh Binh në jug të Vietnamit. Sipas autoriteteve, krokodilët mundën të arratiseshin nga rezer-vati me 540 syrësh, pas reshjeve të shumta të shiut që bënë që niveli i ujërave të rritej aq shumë sa të tejkalonte murin rrethues.

Nga kjo kanë përfituar 100 krokodilë, që kanë gjetur strehë në moçalin aty afër, por edhe në qytet. Amfibët e parë u panë në shkollën fillore të qytezës dhe menjëherë u dha alarmi. Rrugët e qytetit u boshatisën

dhe nisën të patrulloheshin nga grupet e emergjencave civile që këshilluan banorët të shmangin qëndrimin në katet përdhese të godinave.

Pas një operacioni të gjërë, këto grupe mundën të kapin 60 krokodilë, që të gjithë nëpër rrugët e qytezës, ndërsa 40 të tjera janë ende të lirë. Nga frika e ndonjë tragjedie, autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjitha shkollave.

Krokodilët e arratisur janë ndër më të rrezikshmit e këtij lloji, disa metra të gjatë dhe me peshë që shkon nga 60 deri në 70 kilogram.

Përgatiti: Xhulia Zefiwww.newnews.al

Ekziston një liqen në botë, ku vetëm disa minuta not në të, do të shkaktonin një

vdekje të sigurt. Jo vetëm kaq, por edhe qëndrimi në bregun e liqenit Karashai, në Rusi, brenda një ore mund të shkaktojë pasoja të parikuperueshme për shëndetin.

I ndodhur në krahinën e Cheljabins-kut, pranë kufirit me Kazakistanin, liqeni pozicionohet fare pranë një reaktori bër-thamor, mbetjet e të cilit prej dekadash janë derdhur në liqen. Si rrjedhojë, ndotja radioaktive ka arritur një kufi deri 300 herë mbi nivelin e tolerueshëm nga trupi i nje-riut, në 600 roentgen. Për 45 vite, aktivi-teti që ndodhte në këtë zonë, gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik konsiderohej si një sekret shtetëror. Katastrofa ekologjike në Karashai u zbulua vetëm pasi ish-Presidenti Boris Yeltsin, i lejoi në vitin 1992 shkencë-tarëve të huaj që të kishin akses në zonat e ndryshme industriale të Rusisë. Rezati-met në Karashai janë disa dhjetëra herë

më të larta se ato të Chernobilit, impiantit ukrainas, ku është regjistruar katastrofa më e madhe bërthamore e historisë në kohë paqeje.

Ndonëse banorët e zonës e njohin mirë rrezikun e frekuentimit të liqenit, në krahinën e Çeljabinskut është regjistruar një rritje prej 21% i rasteve me kancer, 25% i problemeve në lindje dhe një nivel 41% se mesatarja kombëtare i rasteve me leuçemi.

Në disa fshatra ngjitur, gjendja ishte aq kritike, sa dy në tre persona vuanin nga pro-blemet e shkaktuara nga rrezatimi i lartë.

Elona Gjelaj

www.banka-ideve.com

E ENJTE, 18 TETOR 2012KURIOZITETE

Vietnam, krokodilët “pushtojnë” qytetin!

Liqeni ku disa minuta not shkaktojnë vdekje!

Kompania FINAL ofron vend pune Collection Manager. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 226

77 NEWS

Unioni i Krijuesëve dhe Artistëve në bashkëpunim me Fondacionin

Banka e Ideve organizuan një takim të hapur me pianistin e shquar Z.Rudin Lengo. Tema e këtij takimi ishte “Suk-seset e artistëve shqiptarë nëpër botë”. Moderimi u bë nga Kozeta Zavalani, për-faqësuese e “Banka e Ideve”.

Një biografi të pianistit për t’u njohur nga pjesëmarrësit e solli Zv. Rektori i Sh.L.U.P “Vitrina” Dr. Teki Kurti, ku gji-thashtu solli dhe një përshkrim të shkur-tër të universitetit.

Në fjalën e tij Z. Lengo falenderoi Sh.L.U.P “Vitrina” për pritjen e ngro-htë që gjithnjë rezervon për artistët dhe vlerat e mëdha që ata bartin. “Unë jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij uni-versiteti dhe kësaj iniciative dhe këna-

qësia është e imja. Është vërtetë për t'u admiruar vlera e Shqiptarëve nëpër botë, të cilët janë ambasadorët më të mirë për të paraqitur denjësisht vlerat e një kom-bi”. Sipas tij, artistët janë të shumtë dhe të zhanreve të ndryshme, ku spikasin me talentin dhe punën e tyre nëpër skena, teatro etj.

Me kënaqësinë më të madhe do jem pjesëmarrës dhe do kontribuoj në këtë vend. Shpresoj që kontributi im i vogël t'i bashkangjitet të gjithë artistëve, për të sjellë një imazh tjetër të vendit, për të cilin krenohemi të gjithë. Rudin Lengo është pianist, i dëgjuar për recitalet dhe konkurimet në Kanada dhe Amerikë.

Ai është fitues i konkursit të “2012 Glenn Gould School Concerto”, gji-thashtu ka fituar çmime në konkurime të ndryshme përfshirë këtu çmimin e 2-të në “ 40-th William C. Byrd Internatio-nal Piano Competition”; “Mary Winston Smail Memorial Award” për pianistin më të mirë të vitit 2011 në konkursin “WAMSO Minnesota”; çmimin e 3-të në konkursin “Knigge Music” në vitin 2011; në vitin 2010 çmimin e 1-rë në konkursin e “TD Elora”, ka fituar “Rose Bowl” në “London Kiwanis Festival’s”, Scholarship të Fondacionit “UWO London Music” si dhe Çmimin e Madh të “Rotary Music Festival” në Burlington.

Për më tepër: www.77news.al

E ENJTE, 18 TETOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 460 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 22 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Gjeni mënyrën që të merreni dhe të ndiqni projekte të mëdha dhe më pas mund të rrini të qetë pa bërë asgjë.

Demi: Keni tendencën që të nxirrni thonjtë për t’u mbrojtur. Duhet të kërkoni një mënyrë tjetër.

Binjakët: Ndoshta keni shumë gjëra në mendje dhe në fakt nuk jeni duke ndjekur si duhet asnjë prej planeve që keni bërë më parë.

Gaforrja: Sot do të dini të zbuloni sekre-tet e zemrës së tij/saj dhe do ta lidhni atë më shumë me veten.

Luani: Në këtë moment ju nuk arrini të shihni me qartësi situatën tuaj, duhet të prisni edhe ndonjë ditë për një sqarim të rëndësishëm.

Virgjëresha: Zakonisht ju nuk jeni shu-më të guximshëm në dashuri por sot do të bëni një përjashtim të rregullave tuaja.Peshorja: Ndoshta ka ardhur momenti që t’ua tregoni edhe të tjerëve vendimet tuaja.

Akrepi: Prezenca e Hënës në shenjën tuaj është shumë çliruese, sidomos nëse jeni ndjerë të lodhur.

Shigjetari: Edhe pse në pamjen e jashtme nuk shfaqni interesim në dashuri, ju e dini që brenda jush gjërat janë shumë ndryshe.

Bricjapi: Sot do të arrini të kontrolloni si duhet nervozizmin dhe acarimin që iu shkakton dikush.

Ujori: Ndoshta iu duket sikur asgjë nuk po shkon ashtu si do të dëshironit, por në fakt nuk është kështu.

Peshqit: Të eksploroni një situatë apo një çështje në thellësi do iu vijë natyrshëm.

Qendra e Studimit Schritte ofron vend pune Mësues/e të Gjuhës Angleze. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Universiteti "Vitrina" organizon takim me pianistin Rudin Lengo!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 226

8 77 NEWS E ENJTE, 18 TETOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

AKTUALITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Dy kryetarë komunash dhe një grup zyrtarësh në zonën e Matit do të

përballen me drejtësinë për korrupsion. Policia e Matit ka arrestuar dy kryetarë komunash nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka shpallur në kërkim një të tretë. Ndaj Hamit Xhakrosa, me detyrë kryetar i komunës Rukaj dhe Lutfi Ceka, me detyrë kryetar i komunës Xibër, ka nisur procedimi penal. Ndërkohë është shpallur në kërkim Mustafa Celami, me detyrë kryetar i komunës Gurrë, i cili po ashtu akuzohet për shpërdorim detyre. Gjithashtu Prokuroria e Matit ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve Behar Metra, me detyrë nëndrejtor i spitalit të qytetit Burrel, Etion Isufmani, me detyre shef finance në spitalin Burrel, Gani Ruka, me detyrë shef finance në komunën Rukaj, Hajredin Bardhi me

detyrë shef finance në komunën Baz, të gjithë personat e mësipërm tashmë janë arrestuar. Zyrtarët akuzohen për veprat penale të "falsiflkimit të dokumentave" dhe shpërdorimit të detyrës". Dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike. Gjithçka lidhet me disa prokurime me vlerat të vogla të zhvilluara pranë autoriteteve kontrak-tuese që u përkasin komunave Derjan, Rukaj, Xibër, Gurrë, Suç, Baz, Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat, Drejtorisë së Spi-talit Burrel, Qëndrat Shëndetësore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, etj.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar se shtetes-ja Yllka Selita ështe regjistruar më datën 1 janar 2006, si person fizik në regjistrin tregtar me numer NIPT K67617924D, me objekt tregtim artikujsh të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, punime të ndryshme

ndërtimi, shërbime të ndryshme, trans-porti turistik, këmbime valute.

Në të njëtën kohë, ka rezultuar se sub-jekti i njohur me emrin tregtar "Yllka Se-lita", në periudha të ndryshme kohore, që përkojnë nga viti 2006 e deri me tani, ka marrë pjesë në mënyrë fiktive në prokuri-met me vlera të vogla të zhvilluara pranë Autoriteteve Kontraktuese që i përkasin Komunave Derjan, Rukaj, Xiber, Gurrë, Suç, Baz, Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat, Drejtorisë së Spitalit Burrel, Qendrat Shëndetësore Rukaj, Derjan, Macukull, Ulëz, etj.

Prokuroria e Matit, që po heton çë-shtjen, beson se procedurat kryheshin në mënyrë fiktive vetëm me qëllimin që të bëhej i mundur kalimi i fondeve të përcaktuara për shërbime apo blerje të mallrave të ndryshëm. Të gjitha fon-det pasi kalonin në llogarinë bankare të shtetases Yllka Selita transferoheshin në një llogari tjetër dhe konkretisht tek llo-garia bankare e shtetasit Dritan Farrici. Nga hetimi është provuar fakti se shtetasi Dritan Farrici gjithë shumat e parave që kalonin në llogarinë e tij i tërhiqte kesh nga banka dhe më pas ua jepte shefave të financave ose kryetarëve të autoriteteve kontraktuese duke mbajtur në çdo rast 10% të çdo shume që tërhiqte, sipas Pro-kurorisë së Përgjithshme.

Gjykata e Matit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për dy kryekomu-narët që akuzohen për shpërdorim të fondeve publike.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Goditet korrupsioni në Mat, arrestohen kryekomunarë dhe punonjës të shëndetësisë!

Komisariati i Burrelit