8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MARTË, 07.08.202 VITI I - NR.54 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Nishani mbledh sot KLD-në, zgjidhet nënkryetari!..... f.2 Shqipëri-Mal i Zi, bashkëpunim për hekurudhat!......f.3 Faturuesja e UKT-së: Denoncova kolegun për vjedhje, më larguan nga puna!.............................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Fakulteti i Inxhinierisë, në kampusin universitar “Vitrina”!.........................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar? Dëshmia publike e mësueses Miranda Pëllumbi......f.5 K ur njohim fuqinë e mendimeve tona dhe të fjalëve, është koha të bëjmë diçka për t’i transfor- muar, në mënyrë që të krijojmë përfitime në jetën tonë. Si mund ta bëjmë pozitiv të folurën tonë dhe të transformojmë mendimet tona në skema më pozitive? Përgjigja është e thjeshtë, duke bërë pohime. Për të bërë pohime tentojmë të zgjedhim në mënyrë të vetëdijshme fraza dhe terma që na ndihmojnë të krijojmë diçka pozitive në jetën tonë. Sa herë që mendojmë ose flasim, bëjmë pohime. Pohimi është pika e nisjes, është hapi i parë që hap rrugën e ndryshimit. Duke bërë pohime, i themi ndërgjegjes që po përgjegjëso- hemi, që mund të bëjmë diçka për të ndryshuar. Shpesh kur flasim për eksperiencat që jetojmë ose që duam të realizojmë ne përdorim “nuk” dhe në këtë mënyrë largohemi nga objektivi që duam të arrijmë. Kjo sepse ndërgjegja nuk e njeh ‘‘nuk-un’’. Po japim një shembull: Nëse themi “nuk dua të jem më e sëmurë”, nuk i jap trupit një imazh të qartë të shëndetit që dua të gëzoj. Ndër- gjegjia do perceptojë vetëm fjalën “e sëmurë”. Ndërkohë mund të nis të them: “Po filloj proce- sin tim të shërimit, ndihem më mirë me trupin tim, kam madje një pamje më të shëndetshme”. Fokusojmë ndërgjegjen mbi shërimin, mbi shëndetin dhe jo mbi sëmundjen. Fokusojmë vëmendjen mbi drejtimin në të cilin jemi nisur, se sa të fokusohemi aty ku nuk duam të shko- jmë. Nën-ndërgjegjia është shumë e drejtë, nuk ka strategji dhe objektiva për të ndjekur, ajo bën atë që ndjen, pra merr gjithçka shumë seriozisht, pa sens humori... >> VIJON NË FAQEN 2 Pohimet, instrumentet më të fuqishëm! Qendra e Mendimit Pozitiv Shqiptarët të zhgënjyer, të zemëruar dhe të indinjuar! Kuvendi i Republikës së Shqipërisë...>>fq.2 Shtyhet heqja e Imunitetit!

Gazeta 77 News Botimi Nr 154

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 07.08.202 VITI I - NR.54BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Nishani mbledh sot KLD-në, zgjidhet nënkryetari!.....f.2 Shqipëri-Mal i Zi, bashkëpunim për hekurudhat!......f.3 Faturuesja e UKT-së: Denoncova kolegun për vjedhje,

më larguan nga puna!.............................................f.4 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Fakulteti i Inxhinierisë,

në kampusin universitar “Vitrina”!.........................f.7 Zëri i së vërtetës/ Çfarë ndodhi në 17 janar?

Dëshmia publike e mësueses Miranda Pëllumbi......f.5

Kur njohim fuqinë e m e n d i m eve

tona dhe të fjalëve, është koha të bëjmë diçka për t’i transfor-muar, në mënyrë që të krijojmë përfitime në

jetën tonë. Si mund ta bëjmë pozitiv të folurën tonë dhe të transformojmë mendimet tona në skema më pozitive?

Përgjigja është e thjeshtë, duke bërë pohime. Për të bërë pohime tentojmë të zgjedhim në mënyrë të vetëdijshme fraza dhe terma që na ndihmojnë të krijojmë diçka pozitive në jetën tonë. Sa herë që mendojmë ose flasim, bëjmë pohime. Pohimi është pika e nisjes, është hapi i parë që hap rrugën e ndryshimit. Duke bërë pohime, i themi ndërgjegjes që po përgjegjëso-hemi, që mund të bëjmë diçka për të ndryshuar. Shpesh kur flasim për eksperiencat që jetojmë ose që duam të realizojmë ne përdorim “nuk” dhe në këtë mënyrë largohemi nga objektivi që duam të arrijmë. Kjo sepse ndërgjegja nuk e njeh ‘‘nuk-un’’. Po japim një shembull: Nëse themi “nuk dua të jem më e sëmurë”, nuk i jap trupit një imazh të qartë të shëndetit që dua të gëzoj. Ndër-gjegjia do perceptojë vetëm fjalën “e sëmurë”. Ndërkohë mund të nis të them: “Po filloj proce-sin tim të shërimit, ndihem më mirë me trupin tim, kam madje një pamje më të shëndetshme”.

Fokusojmë ndërgjegjen mbi shërimin, mbi shëndetin dhe jo mbi sëmundjen. Fokusojmë vëmendjen mbi drejtimin në të cilin jemi nisur, se sa të fokusohemi aty ku nuk duam të shko-jmë. Nën-ndërgjegjia është shumë e drejtë, nuk ka strategji dhe objektiva për të ndjekur, ajo bën atë që ndjen, pra merr gjithçka shumë seriozisht, pa sens humori... >> VIJON NË FAQEN 2

Pohimet, instrumentet më të fuqishëm!

Qendra eMendimit Pozitiv

Shqiptarët të zhgënjyer, të zemëruar dhe të indinjuar!

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë...>>fq.2

Shtyhet heqja e Imunitetit!

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

2 E MARTË, 07 GUSHT 201277 NEWS POLITIKËBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIV

Presidenti Bujar Nishani mbledh për herë të parë Këshillin e Lartë

të Drejtësisë. Në këtë mbledhje të parë nën drejtimin e presidentit të ri do të zgjidhet nënkryetari, vend ky i mbetur vakant që pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut. Gjithashtu në mbledhjen e sotme do të zgjidhet edhe kryeproku-rori i ri i Tiranës, pasi ky vend mbeti vakant pasi Artan Zeneli u emërua nga

Kuvendi anëtar i Gjykatës së Lartë. Ish-presidenti Bamir Topi, tentoi të zgjedhë si nënkryetarin e KLD-së Ilir Mustafaj, në një mbledhje të fundit të drejtuar prej tij, por kjo kandidaturë u refuzua nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi. Ai argumentoi se nënkryetari i KLD-së duhet të zgjidhej mes tri kandidaturave të zgjedhura nga Kuvendi. Për këtë arsye deri në këto momente, posti i nënkrye-

tarit të KLD-së ka mbetur bosh. Që prej muajit prill KLD nuk është mble-dhur më, duke bërë që të skadojë dhe afati 3 mujor brenda të cilit mund të votohej kandidatura e propozuar nga presidenti në detyrë. Në këto kushte nënkryetari i KLD-së do të zgjidhet nën drejtimin e presidentit Bujar Nishani.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Ka përfunduar pa asnjë rezultat seanca parlamentare për heqjen e

imunitetit. Opozita ashtu siç edhe kishte deklaruar më herët, ka refuzuar të votojë draftin e përbashkët për heqjen e imu-nitetit, me argumentin se Kushtetuta nuk mund të ndryshohet dy herë. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Par-tia Socialiste ka vendosur të kushtëzojë votimin, me ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë, të propozuara prej saj. Ndërsa mazhoranca nuk pranon që të ndërhyhet në Kushtetutë për çështje

të tjera, veç asaj të kufizimit të imuni-tetit. Deputeti socialist Fatmir Xhafa, duke sqaruar se opozita nuk është kun-dër heqjes së imunitetit ka kërkuar në seancë plenare, që votimi për heqjen e imunitetit të shtyhet për në shtator. “Ta shikojmë këtë seancë si pjesë e vullnetit të përbashkët. T’i hapim rrugë procesit për amendamentet kushtetuese të pro-pozuara nga ana jonë në një projekt të vetëm brenda muajit shtator. Një votim sot e një votim në shtator do të ishte si një votim sot për statusin e PD-së, e një votim në shtator për statusin e PS-së. Ësh-të e papranueshme që të votojmë dy herë për ndryshimin e Kushtetutës, një herë në gusht dhe një herë në shtator. Askush nuk ka të drejtë të spekulojë mbi këtë qëndrim të qartë”, është shprehur Xhafa. Menjëherë pas deputetit socialist ka rea-guar kryeministri Sali Berisha, i cili i ka bërë apel opozitës që të votojë heqjen e imunitetit dhe të mos bllokojë integri-min e vendit. Ai ka refuzuar propozimet e opozitës për ndryshimet kushtetuese në sistemin e drejtësisë, duke argumen-tuar se kërkon që të vendosë diktatin e

pakicës, duke zgjedhur krerët e të gjitha institucioneve me 3/5. “Nuk duhet ta shndërrojmë këtë seancë në një seancë mashtrimi, ju bllokoni sot për të bllo-kuar statusin për të tretën herë. Përcak-toni si kusht që ne të pranojmë që ju të kapni shtetin ose të bllokoni institucio-net kushtetuese. Të kërkosh që kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, prokurori i përgjithshëm, kreu i KLD-së dhe presidenti të votohen me 3/5, ky është model absurd. Ju doni sundimin e pakicës, se kryetari juaj iu çon nga disfata në disfatë. Ne vimë këtu pas një debati 10-vjeçar, vimë këtu pasi kemi pranuar ato që ju keni sugjeruar dhe propozuar”, ka theksuar kreu i qeverisë. Seanca e ve-çantë për heqjen e imunitetit ka qenë një maratonë e gjatë diskutimesh, por pa përfundimin e pritur. Drafti i përbashkët për heqjen e imunitetit, i miratuar në Këshillin e Legjislacionit nuk ka marrë votat e opozitës. Heqja e imunitetit do të jetë tashmë pjesë e axhendës parlamen-tare në sesionin e ri, që nis në shtator.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Shqiptarët të zhgënjyer, të zemëruar dhe të indinjuar!

Shtyhet heqja e Imunitetit!

Nishani mbledh sot KLD-në, zgjidhet nënkryetari!

<< VIJON NGA FAQJA Mund ta kraha-sojmë nën-ndërgjegjien tonë me një shitës frutash, ai na jep vetëm atë që ne i kërko-jmë. Nuk do shkojmë kurrë tek një shitës frutash duke i thënë: “Nuk dua mollë”, por do kërkojmë me qartësi çfarë duam në të vërtetë: “Dua një kile pjeshkë”.

Karakteristikat bazë për të krijuar po-hime funksionale janë:

Krijo fraza të qarta, preçize, pozitive dhe

në të tashmen rreth asaj që duam të ekspe-rimentojmë në jetën tonë.

Pohimet janë të nevojshme, qoftë të përfituara e të mbajtura nën përgjegjësinë e personit, pra pohimet janë personale. Shikojmë vetëm ndryshimin tonë, jo atë të të tjerëve.

Një nga mënyrat për të përdorur pohi-met është t’ia përsërisni vetes tuaj, me mendje ose me zë të lartë, gjatë gjithë ditës,

çdo herë që iu vjen në mendje, sidomos para se të flini dhe menjëherë pasi zgjoheni.

Pohimet janë një instrument i mreku-llueshëm për të krijuar jetën që duam. Imagjinoni, sa herë që thoni një pohim ai realizohet në moment, si një magji…Cilat magji do të donit të realizonit në jetën tuaj, mendoni rreth tyre!

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

E MARTË, 07 GUSHT 2012 77 NEWSAKTUALITETE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Delta sh.a kërkon të punësojë shitës/e. Të interesuarit të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Shqiptarët të zhgënjyer, të zemëruar dhe të indinjuar!

Shtyhet heqja e Imunitetit!

Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi në

hekurudhë, ku përfshihet ndërtimi i një stacioni të përbashkët në Tuz të Malit të Zi. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Transporteve bën të ditur se marrëveshja e nënshkruar në Podgoricë mes ministrave respektivë të transporteve, Sokol Olldashit

dhe Andrija Lompar, detajon procedurat që do të ndiqen në transportin hekuru-dhor mes dy vendeve. Olldashi e konsideroi këtë marrëveshje mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, duke pasur parasysh se e vetmja lidhje ndërkombëtare e hekurudhës shqip-tare është ajo përmes Malit të Zi. Përmes vendit fqinj, në itinerarin Elbasan-Durrës-

Bajzë-Tuz, Hekurudha Shqiptare kryen një volum shkëmbimesh prej rreth 300 mijë ton, sasi kjo që e bën aksin hekurudhor Vorë-Bajzë më të rëndësishmin nga pikëpamja ekonomike. Në takimin e tyre Olldashi dhe Lompar diskutuan edhe idenë e ngritjes së një grupi të përbashkët me përfaqësues nga institucione të ndryshme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, për adresimin e problemeve të Liqenit të Shkodrës dhe thellimit të mund-shëm të shtratit të lumit Buna dhe të liqenit në itinerarin ujor Shkodër-Virpazar. Të dyja palët ranë dakord të përshpejtojnë ritmet e punimeve në akset rrugore Hot-Tamarë-Ver-mosh në territorin shqiptar dhe Plavë-kufi në territorin malazez, duke i dhënë kësaj rruge një karakter ndërshtetëror, pasi pritet që në përfundim ajo të jetë aksi më i shkur-tër për të lidhur zonat e Plavës dhe Gucisë, përmes territorit shqiptar, me Podgoricën.

Nga Irena PepePër më tepër: www.77news.al

Ky vit ka qenë një vit në të cilin Shko-dra ka pësuar ndryshime të shumta

përsa i përket infrastrukturës së rrugëve. Punimet e rradhës po bëhen në rrugën e cila përdoret për lëvizjen e makinave dhe këmbësorëve gjatë ditës dhe si shëtitore gjatë mbasdites dhe mbrëmjes. Punimet në këtë rrugë po ecin me ritme të larta duke synuar ta kthejnë këtë rrugë si pe-donalen e sapondërtuar e qytetit. Faza e parë e këtij projekti, sipas inxhinierëve përgjegjës për këtë punë do të përfundojë pas një jave. Në këtë fazë do të operohet

me punime nëntokësore, të cilat përfshi-jnë instalimin e kolektorit dhe mbylljen e kanaleve të ujërave të zeza e të bardha në rrjetin kryesor të rrugës. Në mënyrë paralele po punohet edhe në trotuare, në një mënyrë tepër të kujdesshme që të mos dëmtohen pjesët dekorative të sha-tërvanit. Faza e dytë do të shtrihet më tej me punimet e tubacioneve sipërfaqësorë të ujërave të bardha dhe me restaurimin e trotuareve. Këto punime kanë si afat fun-din e muajit nëntor, prandaj ritmet me të cilat po ecet tani janë të kënaqshme.

Kjo rrugë do të kthehet në një pedonale muzeale për qytetin e Shkodrës. Tashmë është bllokuar qarkullimi i automjeteve në këtë aks rrugor. Kjo rrugë do të restau-rohet deri në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku vetëm kryqëzimi e ndan këtë rrugë nga shëtitorja e pedonales së Shkodrës. Për ndërtimin e kësaj rruge po investo-het një fond prej 70 milionë lekë të rinj, i cili u sigurua nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.

Nga Vasilika ZekaPër më tepër: www.77news.al

“13 dhjetori”, së shpejti pedonale muzeale!

Shqipëri-Mal i Zi, bashkëpunim për hekurudhat!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

4 E MARTË, 07 GUSHT 201277 NEWS SOCIALEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Delta sh.a kërkon të punësojë asistente zyre. Të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Shpresa Kosova 42 vjeç, ish-faturuese pranë UKT-së Tiranë, prej mëse dy vje-

tësh gjendet e papunë. Sipas saj, largimi nga puna ka qenë i padrejtë, për të vetmen arsye se ka zbatuar ligjin dhe ka cenuar interesat e disa punonjësve të tjerë në këtë institu-cion, të cilët abuzonin me matësat e ujit. Në një intervistë për “77 News”, nëna e 2 fëmijëve tregon të gjitha konfliktet me ish-kolegun e punës, si dhe pretendimet e saj në gjykatë.Ku keni punuar dhe kur iu larguan nga puna?

Unë kam filluar punë me datë 01.06.2007 dhe punoja si faturuese, pranë UKT-së Ti-ranë. Ndërkohë, ushtroja punën time tek

Shkolla e Baletit, deri tek tregu elektrik. Asnjëherë, për 4 vjet me radhë nuk kam pa-tur asnjë problem, sepse jam kryefamiljare. Burrin ma vranë në vitin 1997 dhe unë isha e detyruar të kujdesesha për dy fëmijët. Puna ime ishte të shihja matësat dhe të ra-portoja në lidhje me sasinë e konsumuar të ujit. Madje e kam pasur shumë të vështirë sa mësova zonën, sepse shumica e konsu-matorëve nuk kishin sahat dhe u vendos-nin fatura afrofe (kishte dhe raste kur nuk më hapnin derën sepse mendonin se mos isha Dëshmitare e Jehovait). Madje, kemi patur edhe shumë konflikte me qytetarët. Aty abuzohet nga hidraulikët që i kthejnë sahatët nga e para, domethënë i zerojnë.

Mua më larguan në datën 05.05.2011, në mënyrë të padrejtë dhe pa më dhënë asnjë paralajmërim, pa asnjë shkak ligjor. Kush ka qenë arsyeja e largimit nga puna?

Unë mendoj se më kanë larguar, sepse një gruaje debitore unë i preva ujin. Mua më hoqën nga puna ndërsa asaj iu lidh uji brenda 24 orësh. Përgjegjësi i ujësjellësit për zonën time, në vend që të më përkrahte, bëri të kundërtën. Ujin e preva me listën e tyre dhe me urdhrin e tyre.Sa kohë keni që zhvilloni seanca gjyqë-sore?

Unë aktualisht kam rreth 2 vjet që jam në gjyq. Gjykata e Shkallës së Parë më rrëzoi padinë, me argumentin se duhet të qën-drojë në fuqi pretendimi i UKT-së, Tiranë. Ndërkohë Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për rishi-kim. Nga akuzuese po kthehem e akuzuar dhe nuk e kuptoj këtë gjë. Unë nuk mund të rrija në një punë ku hidrauliku i zonës kërkonte të binim në ujdi për vjedhje, por unë nuk pranova sepse atje kisha shkuar për një punë, për të mbajtur fëmijët e mi.Çfarë keni kërkuar nga gjykata?

Kam kërkuar pagesat që nga dita e largi-mit si dhe dëmshpërblimin që më takon. Vazhdoj vitin e tretë në Fakultetin e Shken-cave Sociale, (kjo e drejtë mu dha sepse im atë ka qenë i përndjekur), por jam aktua-lisht pa punë.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Faturuesja e UKT-së: Denoncova kolegun për vjedhje, më larguan nga puna!

Shpresa Kosova

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

5E MARTË, 07 GUSHT 2012 77 NEWSZËRI I SË VËRTETËS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

QENDRA EUROPIANE E STUDIMIT kërkon të punësojë sekretare. Të interesuarat të dërgojnë Cv e tyre në adresën e e-mailit: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

Çfarë ndodhi në 17 janar?

Mësuesja e kursit të pastiçerisë Mi-randa Pëllumbi, me dëshminë e saj

ndriçon më tepër të vërtetën e 17 janarit në kampusin universitar “Vitrina”. Ajo tregon se policët janë dyndur nëpër mje-diset e kampusit dhe kanë dhunuar çdo zyrë që i dilte përpara. Znj. Pëllumbi shp-rehet se zhurma e madhe e shkaktuar atë ditë nga efektivët e policisë, nuk lejonte askënd të punonte i qetë. Ajo konstaton se policia ka shoqëruar të gjithë meshkujt që gjente në kampus dhe ka fyer punonjëset,

pavarësisht nga pozicioni i tyre i punës.Ku ndodheshit ju më 17 janar?

Më 17 janar unë ndodhesha në labo-ratorin e kursit të pastiçerisë, së bashku me kursantët dhe po vijonim praktikën si zakonisht. Si u informuat mbi ngjarjen?

Rreth orës 11:00-11:15 po dëgjoja zhur-ma dhe pashë një lëvizje jo të zakontë të njerëzve. Fillimisht nuk u shqetësova. Më pas rreth orës 11:40 vjen në klasë një kolegia ime dhe më thotë që diçka po ndodhte në kampus, pasi ka shumë policë që po debatojnë me drejtuesit e universitetit. Në ato momente isha drejt përfundimit të orës së praktikës. E shqetë-suar i lë nxënësit të lirë. Fillova ta pyesja kolegen time më shumë dhe ajo më tha që diçka e rëndë duhet të ketë ndodhur, pasi policët kanë marrë shumë persona. Kishin marrë edhe kolegun tonë Anton Zefi, që është mësues i kursit të kuzhinës. Dolëm nga laboratori dhe u drejtuam për në kampus. Pashë policë të shpërndarë gjithandej. Ishin futur tek bar-restoranti, tek rektorati dhe në zyrat përballë. Pashë gjithashtu edhe nxënësit që kishin dalë nga mësimi dhe po bëheshin gati për t’u larguar për në shtëpitë e tyre. Si reaguan kursantët përballë situatës së krijuar?

Në orën 12:00 vjen grupi i dytë i kur-santëve. Dallova qartë që ata ishin të shqe-tësuar. Nuk i mbajta shumë sepse ata më kërkuan të largoheshin, pasi nuk ishin të qetë për vijuar mësimin. Në hyrje të kam-pusit ata ishin pyetur nga policët se çfarë ishin dhe çfarë donin në kampus.Si silleshin efektivët e policisë në mjedi-set e kampusit?

Përpara bar-restorantit ishin mbledhur një grumbull policësh që po debatonin me zë të lartë me drejtuesit e kampusit. Policët vetëm bërtisnin, ndërsa drejtue-sit e kampusit thjesht kërkonin që gjërat të bëheshin paqësisht. Kam dëgjuar znj. Angje Rozhani që i thoshte policëve që nuk ishte nevoja të bënin rrëmujë dhe të bërtisnin. Ishte krijuar shumë tension dhe asnjë nga ne nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte. Si e përjetuat ju këtë ngjarje?

E kam përjetuar shumë keq këtë ngjarje, po në të njëjtën mënyrë e kanë përjetuar edhe kursantët e studentët. U shqetësova shumë për atë që po ndodhte. Në asnjë institucion, privat apo shtetëror, policët nuk duhet të futen në atë mënyrë dhe pa marrë asnjë leje. E kam përjetuar shumë keq. Nuk mund ta përjetoja ndryshe.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Dëshmia publike e mësueses së kursit të pastiçerisë, Miranda Pëllumbi

Miranda Pëllumbi

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

E MARTË, 07 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Përbërësit :Fileto pëllumbi e prerë për së

g j a t i d u ke i h e q u r ko l l o n ë n e kurr iz i t , sp inaq, 1 kokërr vezë , p iper, k r ipë , pana , d jathë par -mixhan i g r i rë , va j u l l i r i , verë e bardhë.

Përgatit ja: Bëjmë një përzierje të spinaqit me verë, kripë, piper, p a n a m e d j a t h ë p a r m i x h a n t ë grirë dhe krijojmë një masë bru-

mi. Fileton e pëllumbit e ndajmë në 2 pjesë, e mbushim në mes me brumin e kri juar dhe e shtrojmë në n jë tavë të lyer me pak va j. I spërkasim me pak verë, kripë, p iper dhe i vendos im në furrë për rreth 30 minuta, duke patur kujdes që mos të thahen. Më pas e heqim nga furra dhe e presim në feta. E servirim të vakët .

Për më tepër: www.newnews.al

Fileto pëllumbi e mbushur

Electronic Line Apple kërkon të punësojë prezantuese/shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Muajt e vitit e kanë burimin nga koha e romakëve të vjetër. Muaji janar

(muaji i parë tek i vitit pas vitit 152 p.e.s.) mban emrin e zotit të shtëpisë Janus (Ja-nuarius) i cili kishte dy fytyra. Njëra fytyrë

simbolizon hyrjen, tjetra daljen. Me këtë mbrohej edhe marrja-dhënia e detyrës së konsujve të cilët merrnin detyrën e tyre në Janar. Muaji shkurt rrjedh nga gjuha e vjetër romake “Mensis Februarius”, gjatë të cilit

kremtohej festa e shpagimit dhe e pastër-tisë. Deri në vitin 152 p.e.s. muaji mars ishte muaji i parë i vitit. Marsi romak Martius (dedikuar perëndisë së luftës tek romakët e vjetër) ishte muaji në të cilin fillonin betejat. Për muajin prill (April) supozohet se rrjedh nga aperire=hape. Muaji maj nderon At-Pe-rëndinë romake Jupiter Maius. Ndërsa qer-shori (Juni) i është kushtuar bashkëshortes së tij Juno. Në muajin korrik (Juli) romakët nderonin Julius Cesarin, ndërsa në gusht (August) pasardhësin e tij Augustus. Për shkak se deri në vitin 152 p.e.s. viti fillonte në muajin mars, muaji Shtator ishte muaji i shtatë i vitit, Tetori i teti e kështu me rradhë. Pra, që nga viti 152 p.e.s. katër muajt e vitit shtator-dhjetor quhen ende ashtu edhe pse nuk janë muaji i shtatë, i tetë ...e me radhë.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Si e kanë marrë emrin muajt e vitit!

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

7E MARTË, 07 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Eka Ceramic kërkon të punësojë arkëtare. Të interesuarat të dërgojnë Cv e tyre të shoqëruar me foto në adresën e e-mailit: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jeta juaj sentimentale në këtë fillim muaji do jetë e mbushur me pasion.

Demi: Beqarët do jenë shumë të paduruar dhe do hedhin disa hapa të gabuara. Kujdes, sepse jeni ju që do të vuani më shumë!

Binjakët: Dielli dhe Mërkuri do e përmirë-sojnë mjaft buxhetin tuaj. Çdo gjë do jetë në ekuilibër dhe ju do jeni të qetë.

Gaforrja: Saturni do ndikojë tek financat tuaja dhe do iu sjellë disa tronditje.

Luani: Ata që kanë kohë që kanë krijuar një lidhje do fillojnë disa debate të vogla me njëri-tjetrin, por që do zgjidhen shumë shpejt.

Virgjëresha: Tregohuni shumë të matur në planin financiar nëse doni që një ditë të mos ngeleni duar bosh.

Peshorja: Hëna do ndikojë së tepërmi në jetën tuaj në çift. Nëse mendoni se rutina iu ka mërzitur mjaft atëherë ka ardhur koha të bëni ndryshime.

Akrepi: Financat do jenë të ekuilibruara. Edhe pse Plutoni do iu pëshpërisë ide të rre-zikshme ju nuk do e dëgjoni.

Shigjetari: Nëse tregoheni të zgjuar dhe të matur me financat çdo gjë do shkojë për mrekulli. Kujdes me shpenzimet!

Bricjapi: Venusi do jetë shumë i favorshëm për dashurinë në përgjithësi, por Urani do influencojë negativisht.

Ujori: Financat nuk do jenë aspak të mira. Përgatituni për një ditë jo shumë të favorshme dhe kurseni pak më shumë.

Peshqit: Ata që janë në çift do kenë një ditë harmonike dhe plot ngjyra. Do mundoheni ta çoni partnerin në qiellin e shtatë dhe do ndiheni edhe vetë mjaft mirë.

Projekti '' Vitrina në kampus'' pasqyron punën e Fakultetit të Inxhinierisë. Në

një intervistë për ''77 News'' dekani Prof. Ass. Dr. Marenglen Bukli pasqyron përbërjen dhe funksionimin e brendshëm të këtij fakulteti. Kur është ngritur dhe si funksionon Fakul-teti i Inxhinierisë?

Ky fakultet i ka fillesat që në vitin 2008, ku me një vendim të Këshillit të Ministrave, ven-dimi numër 6 i datës 6 maj 2009, u kurorëzua hapja e këtij fakulteti. Qëllimi dhe misioni i tij ishte që të kultivonte një brez specialis-tësh që të përballonte kërkesat e tregut. Ins-titucioni ynë ka bërë të mundur një studim paraprak në lidhje me kërkesat e tregut për specialistë, inxhinierë elektronikë e infor-matikë dhe teknologjisë së informacionit, u vu re që tregu kishte kërkesa për këto lloj specialitetesh. Këta specialistë duhet të jenë me nivel të lartë profesional dhe shkencor, në mënyrë që ata pas një studimi Bachelor, të mund të vazhdojnë nivelin Master Profesio-nal apo Shkencor, që janë baza për studimet e doktoraturës.

Sa programe studimi ofrohen në këtë fakul-tet?

Në themel programet tona të studimit ishin në drejtimin elektronik dhe informatik, më pas u bë e mundur të hapen programe të reja studimi. Departamenti i informatikës ka programin për inxhinierë informatikë dhe inxhinierë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, departamenti i elektro-nikës përmban edhe inxhinieri elektrike, ndërsa departamenti i mekatronikës përm-ban edhe inxhinieri telekomunikacioni. Janë gjashtë programe të ndryshme studimi që përgatisin specialistë të mirfilltë me një nivel të lartë njohurish. Këto programe kanë respektimin e kartës së Bolonjës, plani mësi-mor është në module, të ndara në kredite, të cilat nevojiten të transferojnë studentin nga një nivel studimi në një tjetër, apo nga një universitet në tjetrin brenda dhe jashtë vendit.Çfarë ofron SH.L.P ‘’Vitrina’’ për zhvillimin e praktikës mësimore?

Pas marrjes së bazës teorike është e domos-doshme të aplikohet ajo që mësohet. Praktika është e ndarë në praktikë laboratorike dhe praktikë në ndërrmarje dhe njësi prodhuese. Në kampusin tonë gjenden laboratorët e in-xhinierisë elektronike, elektrike dhe infor-matike.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Fakulteti i Inxhinierisë, në kampusin universitar “Vitrina”!

Marenglen Bukli

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 154

8 E MARTË, 07 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

SHIHE JETËN ME OPTIMIZËM!

Deri më 13 Gusht

1 Vit Konvikt + Mensë

= 1500 €

SHKOLLA E LARTE PRIVATE

2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €2000 € = 860 €

FAKULTETI I INXHINIERISË Inxhinieri ElektronikeInxhinieri InformatikeInxhinieri ElektrikeMekatronikë

Inxhinieri Telekomunikacioni Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK)

PROFILBeji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Ai është plot 73 vjeç dhe në Përmet, në qytetin e luleve, ndryshe quhet “Njeriu

simbol i basketbollit”. Ky është Et’hem Kaso dhe ia ka kushtuar jetën sportit magjik top-kosh. Qysh në moshë shumë të re, kur ishte ende nxënës gjimnazi u rreshtua në ekipin e të rinjve të basketbollit përmetar. Kur ishte vetëm 18 vjeç ai mori përsipër të drejtojë, ose stërvisë, një ekip basketbolli vajzash. Ai kujton se mblodhi në fushën e vetme të bas-ketbollit në Përmet, një fushë e rrethuar me gardh druri dhe pa shkallë, të gjitha vajzat e gjimnazit, rreth 150. Zgjodhi prej tyre vetem 10, për të ndërtuar ekipin e parë të femrave në basketboll në qytetin e luleve. Për fat, për-metarët nuk janë popull konservator dhe ai nuk e pati shumë të vështirë të mbajë ekipin në stërvitje të vazhdueshme dhe në aktivi-tet të plotë basketbolli, çdo sezon, çdo vit, pavarësisht mungesës së fondeve dhe kujde-sit, që në atë kohë bëhej vetëm për ekipet e mëdha të katëgorisë së parë. Më 1 gusht 1961, ai e futi ekipin e vajzave përmetare në kategorinë e dytë dhe e çoi në kampionatin kombëtar të basketbollit, që zhvillohej në Vlorë. Në vitin 1963 vajzat përmetare zënë vendin e 3-të në Kupën Rinia; në vitin 1963-64, kampion mes 16 ekipeve të basketbo-llisteve të reja. Nga viti 1961, deri në vitin 2012, janë plot 34 pjesëmarrje në kampio-natet kombëtare të të rriturave të kategorisë së I-rë, femra; pjesëmarrje gjithashtu në 28 Kupa të Republikës; 4 Kupa të Federatës së Basketbollit-femra; 7 herë finaliste të Kupës së Republikës. Nga gjithë brezat e basketbollisteve të talentuara përmetare, 12 prej tyre kanë qenë pjesëtare të ekipit tonë kombëtar të basketbollit për femra; 22 prej qindra basketbollisteve, luanin në 22 ekipet e kategorisë së parë dhe të dytë në Kampio-natin Kombëtar të Basketbollit për Femra.

Ndërsa, me profesor Kason, u stërvitën në vitin 1972-1973, vajzat e ekipit kombëtar të të rejave. Nga Federata Kombëtare e Basketbollit për Femra, po atë vit, prof. Kaso është vlerësuar dhe certifikuar si tra-jner i kategorisë së I-rë. Ndërsa kulmin e arrin në vitin 2000, kur po kjo Federatë e vlerëson me titullin e lartë: “Medalje e artë, për kontributin në sportin e basket-bollit”. Në vitin 2008, prof. Kaso merr di-plomën “Trajner ndërkombëtar i FIBAS” (Federata Ndërkombëtare e Basketbollit). Largohet vetëm disa vjet nga sporti, por rikthehet në palestrën e basketbollit në vitin 201. Ai thotë se shoqata “The roses”

ose “trëndafilat” e mori këtë emër nga ish-diplomati amerikan John Withers, i cili kur erdhi në Përmet dhe pa ekipin e vaj-zave në stadiumin modest, duke vlerësuar talentin e tyre dhe kontributin e jashtë-zakonshëm të prof. Kasos, i entuziazmuar tha: “The roses basket’s…”. Sa i takon të ardhmes së basketbollit në qytetin e trën-dafilave, prof. Kaso thotë se janë 12 vajza të reja basketbolliste, që vijnë disa herë në javë në fushën e stërvitjes, si dhe 6 vajza të vogla që qëndrojnë të gatshme të nisin stërvitjen. Punë të mbarë, prof. Kaso!

Nga Agim Pipa Për më tepër: www.77news.al

Profesor Kaso dhe trëndafilat e basketbollit përmetar!

Et’hem Kaso