8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 26.09.202 VITI I - NR.204 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Biznesmeni: Shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj ka shkelur ligjin!...............................f.4 Alternativa Civile dhe Lëvizja Shqipëria e Re, protestë masive kundër drejtësisë së korruptuar!...f. 2 Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Milot!........................................f.3 Është 88 vjeç, nuk heq dorë nga puna!...................f.6 Nis stina artistike në TOB me dy vepra hungareze!....f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Ekskluzive në fq.5-8 M ohimi është një mekanizëm mbrojtës për përshta- tjen e situatave stre- suese, por të qëndrua- rit në mohim mund të ndikojë në jetën e përditshme. Nëse po jetoni në mohim, kjo tregon që ju nuk jeni realistë për diçka që po ndodh në jetën tuaj, diçka që mund të dallohet nga të tjerët rreth situatës tuaj. Në disa raste mohimi mund të jetë edhe po- zitiv. Të qëndruarit në mohim për një kohë të shkurtër, mund të sjellë një mekanizëm mbrojtës mbi shëndetin, domethënë të jep kohë për traj- timin e një situate të dhimbshme dhe stresuese. Gjithashtu mund të jetë një motiv për të ndry- shuar mënyrën e jetesës. Megjithatë, mohimi ka edhe anën e tij të errët. Të qëndruarit në mohim për një kohë të gjatë mund të parandalojë zgji- dhjen e situatave që kërkojnë veprim, siç janë krizat shëndetësore ose problemet ekonomike. Zbuloni kur mohimi mund të jetë ndihmues si dhe kur mund të jetë një pengesë Kur jeton në mohim, ti: • Refuzon të pranosh një situatë ose një pro- blem stresues • Shmang përballimin e situates • Zvogëlon pasojat e situatës Në kuptimin e tij të rreptë, mohimi është një proces jo i vetëdijshëm. Nuk e zgjedh ti të jetosh në mohim. Disa kërkime pohojnë që mohimi ka një komponent vetëdije, i ndarë në disa nivele që e zgjedhim vetë në cilin nivel do bëjmë pjesë. Disa arsye të zakonshme mbi mohimin: Në çdo moment mund të bëhesh mohues, psh kur je i ndjeshëm ose >> VIJON NË FAQEN 2 Mohojnë dhunën babai i adoleshentit dhe Drejtori i Policisë së Tiranës! Mohimi të ndihmon apo të lëndon? Ngjarja te “Vitrina”:

Gazeta 77 News Botimi Nr 204

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 news e perditshme informative organ i Levizjesh Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 26.09.202 VITI I - NR.204BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Biznesmeni: Shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj ka shkelur ligjin!...............................f.4 Alternativa Civile dhe Lëvizja Shqipëria e Re,

protestë masive kundër drejtësisë së korruptuar!...f. 2 Lëvizja Shqipëria e Re,

takim me të rinjtë në Milot!........................................f.3 Është 88 vjeç, nuk heq dorë nga puna!...................f.6 Nis stina artistike në TOB me dy vepra hungareze!....f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Ekskluzive në fq.5-8

Mohimi është një m e k a n i z ë m

mbrojtës për përshta-tjen e situatave stre-suese, por të qëndrua-rit në mohim mund të ndikojë në jetën e

përditshme.Nëse po jetoni në mohim, kjo tregon që ju

nuk jeni realistë për diçka që po ndodh në jetën tuaj, diçka që mund të dallohet nga të tjerët rreth situatës tuaj.

Në disa raste mohimi mund të jetë edhe po-zitiv. Të qëndruarit në mohim për një kohë të shkurtër, mund të sjellë një mekanizëm mbrojtës mbi shëndetin, domethënë të jep kohë për traj-timin e një situate të dhimbshme dhe stresuese. Gjithashtu mund të jetë një motiv për të ndry-shuar mënyrën e jetesës. Megjithatë, mohimi ka edhe anën e tij të errët. Të qëndruarit në mohim për një kohë të gjatë mund të parandalojë zgji-dhjen e situatave që kërkojnë veprim, siç janë krizat shëndetësore ose problemet ekonomike.

Zbuloni kur mohimi mund të jetë ndihmues si dhe kur mund të jetë një pengesë

Kur jeton në mohim, ti:• Refuzon të pranosh një situatë ose një pro-

blem stresues• Shmang përballimin e situates• Zvogëlon pasojat e situatësNë kuptimin e tij të rreptë, mohimi është një

proces jo i vetëdijshëm. Nuk e zgjedh ti të jetosh në mohim. Disa kërkime pohojnë që mohimi ka një komponent vetëdije, i ndarë në disa nivele që e zgjedhim vetë në cilin nivel do bëjmë pjesë.

Disa arsye të zakonshme mbi mohimin:Në çdo moment mund të bëhesh mohues, psh

kur je i ndjeshëm ose >> VIJON NË FAQEN 2

Mohojnë dhunën babai i adoleshentit dhe Drejtori i Policisë së Tiranës!

Mohimi të ndihmon apo të lëndon?

Ngjarja te “Vitrina”:

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

2 77 NEWS

Prej disa muajsh, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, po bën përpjekje për

t’i nxitur shqiptarët të bëhen më të ndjeshëm ndaj problemeve të tyre. Ai po na nxit të mos heshtim, të flasim, t’u kërkojmë llogari poli-tikanëve tanë, të cilët sipas tij, gjatë gjithë kohës merren vetëm me fushatë elektorale dhe jo me problemet e njerëzve.

Ne kemi shumë arsye për të reaguar, për të protestuar e për t’u revoltuar. Ne kemi arsye për të protestuar për kushtet në spitale dhe rryshfetin që duhet të paguajmë për të marrë shërbimin mjekësor. Ne kemi arsye të protestojmë për nivelin e varfërisë, shfry-tëzimin e punëtorëve në punë të zezë dhe shfrytëzimin e fëmijëve në punë të rënda. Ne duhet të protestojmë për shpërdorimin e pasurive kombëtare, shkatërrimin e mjedisit, shkatërrimin e lumenjëve, pyjeve e parqeve. Ne kemi shumë më tepër se kaq arsye për të protestuar dhe ngritur zërin çdo ditë. Por më shumë se kaq, ne kemi nevojë dhe duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë për mungesën e drejtësisë. Sepse po aq sa kemi

nevojë për ajër dhe dritë, po aq sa kemi ne-vojë për ujë dhe ushqim, ne kemi nevojë për drejtësi, një drejtësi të barabartë për të gjithë. Ne duhet të protestojmë kundër padrejtë-sisë që na ka pushtuar, sepse është pikërisht mungesa e drejtësisë shkaku i gjithë proble-meve me të cilat ne përballemi.

Në vendin më të varfër të Evropës është ndërtuar shteti më i korruptuar i Evropës dhe në popullin më të varfër të Evropës është ndërtuar shoqëria me dallimet sociale më të mëdha në Evropë, ku 5% e popullsisë zotëron 95% të parasë dhe pasurisë.

Të gjitha këto kanë ardhur sepse në këtë vend nuk ka funksionuar drejtësia, ose më saktë ajo ka funksionuar me dy standarde. Një drejtësi për popullin e thjeshtë e të var-fër, dhe një drejtësi tjetër për 5 %-shin që ka në dorë pushtetin politik dhe pasurinë.

Sot ne e dimë të gjithë se si drejtësia është bërë mall dhe shitet jo lirë nga gjykatësit. Ne e dimë sesi në vendin më të korruptuar të Evropës, nuk ka asnjë zyrtar të lartë, ministër a deputet në burg, i dënuar për korrupsion.

Ne e dime se sa gënjeshtër e madhe është ajo që lexojmë në deklaratat e pasurive të ministrave, deputetëve, gjykatësve, proku-rorëve, e zyrtarëve të lartë, të cilët pohojnë se të afërmit e tyre jashtë vendit u dhurojnë qindra mijëra apo edhe miliona euro në vit. Por sërish askush prej tyre nuk është penali-zuar. Sot ne e dimë se si trafikantët e drogës dhe shfrytëzuesit e prostitutave hyjnë e dalin nga burgu si të ishin në kampe pushimesh.

Ne e dimë se si një gjykatës liroi nga burgu një vrasës serial, i cili pak ditë më parë vrau një komisar policie, ndërsa inspektimi më i fundi i Ministrisë së Drejtësisë zbuloi shkelje në dosjet e një të riu, që vrau një grua vetëm për t’i grabitur varësen nga qafa.

Pak ditë më parë një gjykatës në Elbasan u godit në zyrë nga një avokat. KLD-ja kishte një mal me ankesa ndaj tij pasi nuk i zbar-dhte vendimet dhe zvarriste pafund proceset gjyqësore. I mbante peng në zyrë, deri edhe me vite, në pritje të marrjes së taksave të korrupsionit. Edhe ky nuk ndëshkohej.

Drejtësia është themeli mbi të cilin ngri-het shteti. Për fat të keq ky themel i shtetit tonë nuk është prej shkëmbi e prej guri, por prej balte të zezë.

Ndaj “Alternativa Civile”, Lëvizja Shqipëria e Re dhe organizata të tjera të shoqërisë civile ftojnë qytetarët të bashkohen sot në tubimin që do të organizohet në Tiranë. Nuk është një tubim politik, por një reagim qytetar, i pari reagim qytetar, ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Ne ju ftojmë sot të bashkoheni me ne në orën 18.00 tek sheshi para Akademisë së Arteve në Tiranë.

Nga Mentor Kikia, ‘‘Alternativa Civile’’

<< VIJON NGA FAQJA ndihesh i kërcë-nuar si në këto situata:

• Sëmundjet kronike ose terminale• Depresioni ose kushtet e shëndetit

mendor• Fiksimi• Probleme ekonomike• Probleme në punë• Konflikte në jetën personale• Ngjarje tramatizueseSituata në të cilat mohimi mund të jetë

i vlefshëmRefuzimi me përballimin e situatës

mund të jetë i dëmshëm. Megjithëse, mohi-mi në disa raste mund të jetë ndihmues. Të qenit mohues i jep mundësi mendjes suaj të thithë në mënyrë të pandërgjegjshme tronditjen dhe stresin në një ritëm që nuk shkakton probleme psikologjike, pasi truri është i pavetëdijshëm.

Si për shembull, pas një ngjarjeje trau-matike, do t’iu duhet të kaloni disa ditë ose javë për të kuptuar atë që ndodhi dhe për të mbërthyer sfidat në vazhdim. Ky lloj mohimi i vjen në ndihmë situatave stre-suese. Kur mendja juaj zhytet dhe i afrohet

më shumë racionales atëherë ajo fillon e kërkon ndihmë.

Situata në të cilat mohimi mund të jetë i dëmshëm.

Po sikur të vazhdonit ta mohonit proble-min që keni tërësisht? Çfarë do të ndodhte sikur të mos kërkonit ndihmë? Nesë mohi-mi vazhdon dhe iu parandalon vendimet dhe veprimet në mënyrën e duhur, atëherë ai është i dëmshëm.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

Mentor Kikia

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Alternativa Civile dhe Lëvizja Shqipëria e Re, protestë masive kundër drejtësisë së korruptuar!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

77 NEWS

Lëvizja Shqipëria e Re zhvilloi tryezën e radhës me temë “Arsimi, punësimi,

shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në qytetin e Milotit. Të rinjtë u ndalën në disa nga problematikat kryesore që kanë qytetarët dhe dhanë ide konkrete sesi këta sektorë mund të zhvillohen për të sjellë më shumë mirëqenie për qytetarët. Sipas Zhuljeta Bisha, mësuese matematike në Milot, prindërit duhen të jenë më shu-më të interesuar për fëmijët gjatë kohës që ata janë në shkollë. “Interesimi i prindërve do i vinte shumë në ndihmë mësuesve, por

edhe vetë nxënësve”, theksoi ajo. Gjithashtu ajo theksoi se një tjetër problematikë është përkrahja sociale që familjet marrin. Sipas juristes Eugena Bisha, Miloti nuk ofron vende pune. Të rinjtë e sapodiplomuar nuk shohin prespektivë në Milot. Ajo propozoi rihapjen e fabrikës së Verës, që ka qenë dikur në Milot, pasi kështu do të punësoheshin shumë qytetarë të Milotit. Eugena shtoi se shëndetësia i ka shërbimet e mira. Një tjetër i ri, Eugen Kuqi u shpreh se duhet të ndër-tohet një treg me kushte të përshtatshme higjenike. “Nga mungesa e tregut, tregtarët

që vijnë nga rrethinat përreth bllokojnë rrugët”, theksoi ai. Të rinjtë u ndalën edhe tek pozita e favorshme gjeografike dhe resurset e mira që ka ky qytet. Suela Veseli u ndal tek shndërrimi i zonave të vjetra industriale, në zona të mirëfillta ekologjike. “Ka shumë ndërtesa që nuk funksionojnë dhe zënë hapësirat. Unë mendoj se këto ndërtesa të vjetra duhen kthyer në zona ekologjike”, u shpreh Veseli. Gjithashtu ajo shtoi se duhen ndërtuar sa më shumë fusha sporti, si dhe hapësira të gjelbërta dhe argëtimi për të rinjtë, në mënyrë që ata të largohen nga veset. “Duke qenë të angazhuar me aktivitete të ndryshme, mundësia për të rënë pre e veseve që i dëm-tojnë është më e ulët”, theksoi Suela. “Në shkolla duhet të ketë laboratorë për lëndë të ndryshme, që nuk mund të zhvillohen pa laboratorë”, u shpreh një tjetër e re e qytetit të Milotit, Guenda Preçi. Një tjetër problematikë që ngriti Preçi, ishte munge-sa e një biblioteke dhe gjithashtu mungesa e internetit në shkollë. “Në qytetin tonë ekziston vetëm një bibliotekë e vogël, ajo e shkollës së mesme, në të cilën kanë të drejtë të regjistrohen vetëm nxënësit e shkollës së mesme”, tha ajo. Koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Lisana Subashi në përfun-dim të kësaj tryeze u shpreh se kjo forcë e re politike do të vijojë me të tjera takime në këtë qytet, por edhe në rrethet e tjera të vendit për të diskutuar platformën e saj.

Nga: Dezdemona PorjaPër më tepër: www.77news.al

E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 430 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 1 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

POLITIKË

AVANCE sh.p.k ofron vend pune Kimiste Industriale. Dërgoni CV në: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Milot!“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

4 77 NEWS E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012

EEHR project ofron vend pune Shofer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

100% ShqipForum

Denonconi çdo shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut që ka bërë Shefi i Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj ndaj çdo Shqiptari dhe Shqiptareje.

Së bashku jemi më të fortë dhe më të Bashkuar!

Adresa: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, pas Kryesisë së Kuvendit Popullor. www.shqiperiaere.al, Tel: +355 4 22 74 999

Ne e mbështesim Ministrinë e Brendshme në Luften kundër krimit, por nuk pranojmë që në Policinë e shtetit të ketë njerëz të korruptuar dhe me instikte shtazarie.Ne e mbështesim Kryeministrin Berisha në të gjitha reformat e tij, por nuk pranojmë kurrsesi përdhosjen që servilët dhe monstrat e korrupsionit

po ia bëjnë çdo ditë e më shumë besimit që populli ka te Ai.

THIRRJE!

Denonconi mashtrimet, kërcënimet dhe dhunimet që Dritan Lamaj u ka bërë njerëzve të thjeshtë dhe sipërmarrësve në ato komisariate, ku jo denjësisht i ka shërbyer shtetit dhe popullit shqiptar.

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Biznesmeni: Shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj ka shkelur ligjin!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Arben Frroku, biznesmeni i kompanive private “Xhoi Loto”,“Inkas Kafe” si dhe

aksioneri i klubit sportiv “Tërbuni”, de-noncon në “Qendrën për Drejtësi dhe Solida-ritet”, pretendimet në lidhje me shantazhin që i ka bërë në datën 14.03.2012 shefi i komi-sariatit nr. 6 Dritan Lamaj. Në një kontakt telefonik, shefi i komisariatit nr. 6 Dritan Lamaj refuzoi të përgjigjej në lidhje me ngjarjen duke pretenduar se numri në të cilin e telefonuam ishte numri i tij privat. Grupi i gazetarëve investigative, në lidhje me këtë çështje, ka marrë edhe shumë dëshmi e prova të tjera që do publikohen në ditën në vijim. Ja sesi u shpreh biznesmeni në lidhje me kërcënimet që i janë bërë biznesit të tij. Nga jeni dhe kur iu ndaluan punonjësit e policisë të komisariatit nr. 6?

Unë jam banor i Tiranës dhe prej shumë vitesh kam biznesin tim në Kombinat. Di-tën e verës të këtij viti, në datën 14.03.2012, unë po vija bashkë me familjen rreth orës

12 tek dera e biznesit tim në Kombinat, por pashë se ishte bllokuar hyrja nga një makinë policie. Në këtë moment u them policëve “pse është bllokuar rruga?”. Punonjësit e policisë më thonë menjëherë: “dokumentat e makinës, kontroll”. Pasi dorëzova doku-mentat e rregullta të makinës, tre punonjë-sit e policisë më thanë se duhet që të më shoqëronin në polici. Iu kërkova leje që të sistemoja fëmijët dhe ndoqa me makinën time, furgonin e policisë dhe iu drejtuam komisariatit nr. 6. Në birucën e komisariatit qëndrova 5-6 orë. A iu shpeguan shkaqet e ndalimit?

Askush nuk më jepte përgjigje për shka-qet e ndalimit. Ndërkaq, brenda në makinë unë kisha një leje të çiftes dhe ata kishin shkuar në shtëpi dhe e kishin bllokuar atë. Në momentin që erdhi shefi i komisaritatit nr. 6. Dritan Lamaj më tha: “Ti ke dhënë 50 mijë euro për të më hequr mua nga puna, por mos ki merak se do të të vihem…”. Unë

iu përgjigja se s’i kam dhënë para askujt për këtë gjë, madje i thashë që ne kemi patur edhe shoqëri. Më pas, si ishte sjellja e punonjësve të poli-cisë ndaj jush?

Pas këtij debati, 3 muaj me radhë, furgo-ni dhe postoblloku i policisë njëkohësisht dhe patrulla ishin vendosur para hyrjes së biznesit tim dhe nga ana tjetër qytetarët ankoheshin për grabitjet që vazhdonin në të gjithë unazën. Njëkohësisht kushërinjtë e mi i kanë shoqëruar nga 10 orë në komi-sariatin nr. 6. Gjithashtu, të gjithë shoqërinë tonë, që ka biznes dhe me të cilët kemi miqë-si, e ka shoqëruar në komisariat. Si ndiheni ju si biznesmen nga kjo sjellje e shefit të komisariatit nr. 6?

Unë paguaj në shtet taksa mujore 250 mijë dollarë dhe s’e kuptoj se përse kam pengesa të tilla nga një punonjës i shtetit, i cili shkel ligjin. Madje më kanë bërë një kallëzim në prokurori sikur unë u kam ikur patrullave të policisë ditën që më ndaluan. Në lidhje me këtë çështje prokuroria ende s’ka kthyer përgjigje. Por edhe unë kam bërë kallëzim në prokurori ndaj tij sepse me kanë mbajtur çiften që e kisha me leje pa të drejtë si dhe më kanë ndaluar padrejtësisht.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,Lëvizja Shqipëria e Re

Komisariati nr. 6

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

77 NEWS

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet pas investigimit që ka bërë një grup gaze-

tarësh profesionistë (që disponon prova) ka arritur të faktojë të vërtetën në lidhje me laj-min e pavërtetë, publikuar në disa media, për ushtrim dhune ndaj një nxënësi të shkollës së mesme private “Vitrina” në datë 21.09.2012. Babai i minorenit, Avni Bushi, u shpreh publikisht se djali s’ka thënë të vërtetën në polici dhe ka dhënë një dëshmi të rreme në komisariatin nr. 6 (pa prezencën e avokatit apo mësuesit) me qëllim që të mbronte veten e tij. Gjithashtu babai i të miturit mohoi në mënyrë kategorike faktin që të jetë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe për këtë gjë është i gatshëm të deponojë në çdo moment pranë strukturave ligjzbatuese. Ndërkohë konstatohet nga kamerat e sigurisë së shko-llës se bluza e të miturit nuk ka qënë e grisur në momentet që ai del nga mjediset e kam-

pusit menjëherë pas incidentit. Kur mësuat se djali juaj ishte përjashtuar nga shkolla?

Mua më kontaktoi me telefon një sekretare e shkollës “Vitrina” që djali juaj, për një sjellje të pahijshme, është gjobitur me 50 euro gjobë dhe ai duhet të lërë mësimin deri në momen-tin që do të paguhet gjoba. Unë insistova që djali të rrijë në mësim pasi ndodhesha në punë në Mirditë dhe nuk mund të shkoja shumë shpejt për të paguar gjobën. Incidenti ka ndodhur brenda në shkollë në orën 8:30 minuta, 7 minuta para se të fillonte mësimi. Djali im iu ka thënë dy shokëve të vet “Lar-gohuni djem, sepse po kalojnë nja dy vajza të bukura!” dhe njëra nga vajzat në vend që ta merrte për kompliment e ka marrë për ofendim dhe ka denoncuar pranë truprojës së shkollës. Ju mendoni se kjo shprehje është një kom-pliment apo fyerje?

Këtë mund ta marrësh si të duash ti. Po të ishte për vajzën time fyerje është, por nuk është një fyerje që duhet të shkonte deri në këto parametra. Më pas unë njoftova djalin dhe i thashë njofto policinë që ti të hysh në mësim me çdo kusht. Kurse administratori më tha që ti do të vish të paguash gjobën se s’bën. Më pas udhëtova nga Mirdita në Tiranë, më ka telefonuar shefi i krimeve të komisaritatit nr. 6 dhe kam shkuar direkt në komisariat. Ai më tha që djali është dhunuar, i është grisur bluza, është mbajtur proces-ver-bal, por gjithsesi tha ne kemi kontaktuar me

tre truprojat dhe kemi rënë dakort që djali të vazhdojë mësimin rregullisht dhe pa gjobë. Më pas nga komisariati nr. 6 kam udhëtuar drejt “Vitrinës”.Sipas shefit të krimeve të komisariatit nr. 6 dhuna ishte fizike apo psikologjike?

Sipas oficerit të policisë ishte ushtruar dhunë fizike edhe ai fliste sipas dëshmive të djalit tim, ndërsa kur unë kam dalë nga ambjentet e komisariatit e kam pyetur djalin dhe tha që në konflikt e sipër më është grisur bluza nga truproja. Djali më tha që ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike. Thjesht nën presion i kanë grisur bluzën dhe kaq. Jo djali nuk është dhunuar fizikisht, absolutisht jo.A e pyetët djalin pse dëshmoi për dhunë fizike në polici?

Djalin unë e pyeta dhe ai më tha se «unë dëshmova për dhunë fizike në polici» për të mbrojtur veten. Për të mbrojtur veten, që s’ka patur faj në lidhje me vajzën, pasi shpre-hjen që i tha e konsideron kompliment. Unë nuk kam kontaktuar më me policinë. Djalit i është grisur bluza, e kjo nuk është dhunë fizike. Normalisht nëse policia më thërret do ta them të vërtetën, për sa kohë s’ka pasur një dhunë të tillë. Absolutisht, djali nuk ka pasur asnjë gërvishtje.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012

Mp3shqip ofron vend pune përkthyes/e Gjermanisht. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Babai i Xh. Bushit: Djali nuk është dhunuar fizikisht në shkollë, dha dëshmi të rremë!

Avni Bushi

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134

Facebook/Qendra Drejtësi dhe Solidaritet

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

6 77 NEWS E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012KURIOZITETE

Është 88 vjeç, nuk heq dorë nga puna!

Kopshtet vertikale!

ANORIA sh.p.k ofron vend pune Arkitekt – aredues. Kontaktoni në nr.:0682038602 /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Italianët janë të njohur për sensin e tyre të modës dhe kjo duket edhe në qen-

drat e tyre tregtare, madje dhe në rrugët

e stiluara që të çojnë në to. Një qendër tregtare në Milano ka arritur të kombi-nojë modën dhe bukurinë natyrore, duke

krijuar kopshtin më të madh vertikal në botë në muret e saj.

Kopshti i madh në mur, me një total prej 44.000 bimësh që mbulojnë një sipër-faqe prej 1263 metra katrorë, u përurua në vitin 2010 në kompleksin tregtar Fior-daliso, ndërsa tani është çertifikuar nga Rekordet Guinness si kopshti më i madh vertikal në botë.

Rekordin e mëparshëm e mbante një kopsht i Madridit që mbulon 844 metra katrore.

Kopshti ka edhe një aspekt të energjisë së gjelbër, pasi ndihmon, për të rregu-lluar temperaturën në qendrën tregtare në Rozzano, duke ulur rrezet pingul të diellit. Bimët gjithashtu thithin dioksi-din e karbonit dhe zvogëlojnë zhurmën e mjedisit në minimum.

Nga Amazona KadriuPër më tepër: www.newnews.al

Shpërndarësi më i vjetër i gazetave në Skoci, Bill Aitken, vazhdon ta bëjë

punën e tij edhe pse është 88 vjeç. Ai zgjohet çdo mëngjes rreth orës gjashtë, në mënyrë që fqinjët e tij të mos mbesin të painformuar. Aitken është pensionuar si automekanik, por para gjashtë vitesh ka filluar të shpërndajë gazeta, në mënyrë që t’i zbukurojë ditët e tij të pleqërisë. Puna ia mundëson që çdo ditë të komu-

nikojë me fqinjët në fshatin Newburgh në Aberdeenshire.“Po, kam filluar para gjashtë vitesh dhe kjo punë më plotëson. Jam në gjendje që të dorëzoj 30 gazeta, që për fshatin tim mjaftojnë. Kënaqem me punën dhe nuk e kam në plan që ta ndërpres”, citon The Sun fjalët e 88-vje-çarit.

Elona Gjelaj www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

77 NEWS

Stina artistike në Teatrin e Operas, nis me dy nga veprat më përfaqësuese të

muzikës hungareze. Një diptik muzikor ka bashkuar operën «Lazlo Huniadi» të kompozitorit Ferenc Erkel dhe baletin «Mandarin i mrekullueshëm» të Bela Bartok. Një shfaqje që nuk ka qenë e lehtë si për orkestrën ashtu edhe për balerinët e teatrit të operas. «Është një vepër muzikore shumë e vështirë, por edhe shumë e bukur. Ndërthurja e muzikës me ngjarjet është shumë e veçantë dhe kërkon shumë punë pasi kërkon aktrim. Kam gjetur një mbes-htetje të jashtëzakonshme tek Enada dhe Gerdi», tha David Miklos Kerenyi, koreo-graf. «Si vepër është shumë e vështirë. Nuk është vetëm e vështirë nga muzika, që duhet vërtetë ta kuptosh e ta këndosh me veten tënde, që të arrish tek lëvizjet. Dhe lëvizjet nuk janë të thjeshta, është kom-plet një stil tjetër nga ajo që ne punojmë këtu në teatër dhe që kemi bërë shfaqje

të ndryshme, është një stil kontemporan modern dhe ajo do elegancën e vet, lëvizjet vijnë në mënyrë harmonike. Kjo është vës-htirësi e imja dhe e të gjithë balerinëve, por është punuar shumë», shprehet balerina Enada Hoxha. Shfaqja është konceptuar me përzgjedhjet më të bukura të operës dhe muzikës koreografike të Bartok. Orkesta do të udhëhiqet nga mjeshtri Imre Kolar. Vepra e Erkel-it konsiderohet si opera e parë e rëndësishme hungareze. Ndërthur-ja e elementeve hungareze, italiane dhe gjermane duket në interpretimin e valles verbunkos, në uverturën dhe në skenën e dramës. Opera e realizuar për herë të parë në vitin 1844 është bazuar në vitin 1456 dhe flet për mbretin e ri hungarez,të birin e Janush Huniadit, një figurë që lidhet edhe me historinë mesjetare të shqiptarëve.

Nga Anjeza Kastrati

Për më tepër: www. 77news.al

E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012 KULTURË

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Mos lejoni që të largohen prej jush mundësitë që shfaqen përpara syve tuaj gjatë ditës së sotme.

Demi: Sot do të jeni shumë nervozë gjatë gjithë ditës, kujdes me kolegët.

Binjakët: Do të jeni të mbushur me dëshirë për të vepruar dhe askush nuk do të mund t’iu ndalojë.

Gaforrja: Evitoni shpërqëndrimet e rre-zikshme që rrezikojnë tu tërheqin vëmend-jen nga projektet e rëndësishme.

Luani: Një miqësi e re shumë e bukur do t’iu bëjë të rizbuloni vlera që mendonit se ishin harruar.

Virgjëresha: Mos u mundoni që të ndryshoni një situatë pasi tani për shkak të Jupiterit në pozicion jo harmonik në shen-jën e Binjakëve, nuk mund të bëni asgjë.

Peshorja: Intuita juaj e mirë sot do iu vë në lëvizje jetën tuaj sociale dhe intelek-tuale.

Akrepi: Do të donit të ishit pak më shu-më në qendër të vëmendjes por do ta keni të vështirë të arrini atë që kërkoni.

Shigjetari: Idetë e menduara mirë dhe brilante nuk do ju mungojnë dhe me siguri do të gjeni mënyrën që t'i shfaqni ato ashtu si duhet.

Bricjapi: Ndoshta kishit menduar të bë-nit diçka më dëfryese sot, por do ju duhet të kënaqeni edhe me pak.

Ujori: Miqtë tuaj do ju bëjnë ftesa të ndryshme për mbrëmjen dhe iu duhet vetëm që të zgjidhni.

Peshqit: Edhe pse instikti juaj iu çon në drejtimin e duhur nuk do të thotë që gjërat do të zgjidhen me lehtësi dhe me shpejtësi.

Z GROUP ofron vend pune sekretare. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

Nis stina artistike në TOB me dy vepra hungareze!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr 204

77 NEWS

‘‘77 News’’ ka hetuar për të hedhur dritë mbi ngjarjen e publikuar ditë më parë

në disa nga organet e shtypit të shkruar, ku thuhej se një 16 vjeçar me iniciale Xh. B. akuzonte rojet e shkollës «Vitrina» për dhunë fizike. Kemi intervistuar të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje si dhe institucio-net policore në vend, të cilat janë cituar në faqet e shtypit të shkruar. Në një lidhje telefonike me shefin e komisariatit nr. 6 të kryeqytetit mësohet se ngjarja e bërë publike nuk rezulton të jetë e vërtetë. Dri-tan Lamaj tha për agjensinë e lajmeve «77 News» se ka ndodhur një incident, i cili nuk ka patur kurrsesi dhunë. Ka ndodhur një incident i cili është zgjidhur midis palëve. Djali nuk është dhunuar. Unë personalisht

nuk jam marrë me këtë ngjarje pasi siç e thashë edhe më lart, është zgjdhur midis palëve», tha ai.

Lamaj, i pyetur lidhur me vendimin e përfolur në artikullin e një të përditshmeje se institucioni që ai drejton ka lëshur për 16 vjeçarin një akt ekspertimi mjeko-ligjor, është shprehur se komisariati që ai drejton nuk e ka lëshuar një vendim të tillë. Pasi morëm këtë informacion zyrtar «77 News» iu drejtua Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Burimet nga ky institucion kanë qënë edhe lajmotivi i artikujve të publikuara ditë më parë. Në një lidhje telefonike me Drejto-rin e Policisë, Bernard Çaushaj mësojmë se nuk ekziston asnjë procedim penal për rojet e shkollës. Ai ka pohuar se nuk ka

patur dhunë dhe ngjarja është zgjidhur midis palëve. «Informacioni që më ka ardhur nga komisariati nr. 6 i kryeqytetit, lidhur me këtë ngjarje, është se ka patur një incident midis palëve por nuk më është raportuar për dhune fizike. Siç e thatë dhe ju, të raportuar nga ky komisariat, ngjarja është zgjidhur midis dy palëve», deklaroi Çaushaj. Dëshmitare e kësaj ngjarjeje ka qënë edhe vajza 16-vjeçare me inicialet Xh.C., e cila në një intervistë për «77 News» mohon se mbi djalin është ushtruar dhunë. Ajo thotë se është ngacmuar disa herë prej tij dhe kjo ka çuar sipas saj që rojet e shko-llës të raportojnë ngjarjen në drejtori, ku janë thirrur dy të rinjtë. Vajza ka raportuar dhe më pas ka hyrë në klasë për të vijuar normalisht mësimin. Në deklaratën që ajo ka dhënë për policinë, kur është ballafa-quar me djalin, nuk ka parë shenja dhune mbi trupin e tij. «Kur vajtëm në drejtori, unë raportova se Xh. B. më kish ngacmuar dhe hedhur fjalë disa herë. Më pas unë u riktheva në mësim. Ndërsa, kur kam vajtur në polici, jam ballafaquar për herë të dytë me djalin por nuk kam parë asnjë shenjë dhune mbi trupin e tij», thotë 16-vjeçarja. Edhe babai i Xh.B., Avni Bushi në një inter-vistë për «77 News» ka mohuar faktin e ushtrimit të dhunës nga rojet e shkollës mbi djalin e tij. Ai ka pohuar se artikujt e gazetave nuk kanë shkruar në mënyrë korrekte mbi këtë ngjarje.

Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet,Lëvizja Shqipëria e Re

E MËRKURË, 26 SHTATOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 600 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 1 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Policia e Tiranës:

Bernard Çaushaj

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 130

Në Kampusin "Vitrina" nuk ka patur dhunë mbi 16-vjeçarin!