8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E DIELË, 09.09.202 VITI I - NR.87 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Kuvendi, botim simbolik për aktet e themelimit të shtetit shqiptar!.............f.3 Hyn në fuqi akti i qeverisë, nis dhënia me qira e tokave të pashfrytëzuara!.......f.3 Intervistë/Halili: Miniera e Bulqizës duhet të menaxhohet në dobi të qytetarëve!.........f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Gjoni: Vlerësoj seminaret shkencore që kanë sjellë figura të shquara!f.7 Qendra e Mendimit Pozitiv Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm! Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. ...>>fq.2 K ujtesa juaj për fyty- rat, emrat, faktet, informacionet, datat, ngjarjet, rrethanat dhe gjëra të tjera përsa i përket jetës tuaj të për- ditshme është matësi i aftësisë tuaj për të mbizotëruar në ritmin e shpejtë të një shoqërie të varur nga informacioni. Me një kujtesë të mirë, ju nuk keni arsye të keni frikë se mos harroni ose ngatërroni vendin e gjërave të rëndësishme dhe mund të mposhtni barrierat mendore që iu pengojnë të arrini sukses në karrierën tuaj, dashuri dhe jetën personale. Mendja juaj është e përbërë nga lidhje të kom- plikuara neurale në trurin tuaj, të cilat besohet se janë të afta të mbajnë miliona bit të dhënash. Aftësia e mendjes tuaj për të rimbajtur ekspe- riencat e së shkuarës, në një mënyrë shumë të organizuar, iu jep potencialin për të mësuar dhe krijuar ide të ndryshme. Eksperiencat tuaja janë hapat drejt përmbu- shjeve të mëdha dhe në të njëjtën kohë udhëzuesit dhe mbrojtësit tuaj nga rreziku. Nëse kujtesa juaj iu shërben mirë, ju shpëtoni nga agonia e përsëritjes së gabimeve të së shkuarës. Duke kujtuar mësimet kyçe dhe rrethanat, ju sh- mangni gabimet dhe dështimet e bëra nga njerëzit e tjerë. Nëse keni një sëmundje ose handikap, një kujtesë e varfër shpesh i atribuohet mungesës së vëmendjes ose përqëndrimit, aftësive të pam- jaftueshme për të mësuar dhe zakone të tjera të trashëguara, sidoqoftë, ajo mund të zhvillohet duke përdorur metodat e duhura. Shumë njerëz besojnë që kujtesa e tyre përkeqësohet ndërkohë që ato plaken... >> VIJON NË FAQEN 2 Mënyra të fuqishme për një kujtesë të mirë! Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Bulqizë!

Gazeta 77News botimi nr 187

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditeshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77News botimi nr 187

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E DIELË, 09.09.202 VITI I - NR.87BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Kuvendi, botim simbolik për aktet e themelimit të shtetit shqiptar!.............f.3 Hyn në fuqi akti i qeverisë,

nis dhënia me qira e tokave të pashfrytëzuara!.......f.3 Intervistë/Halili: Miniera e Bulqizës

duhet të menaxhohet në dobi të qytetarëve!.........f.5 Projekti ‘‘Vitrina në Familje’’/ Gjoni: Vlerësoj

seminaret shkencore që kanë sjellë figura të shquara!f.7

Qendra eMendimit Pozitiv

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto Shëndetshëm!Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

...>>fq.2

Kujtesa juaj për fyty-rat, emrat, faktet,

informacionet, datat, ngjarjet, rrethanat dhe gjëra të tjera përsa i përket jetës tuaj të për-ditshme është matësi i

aftësisë tuaj për të mbizotëruar në ritmin e shpejtë të një shoqërie të varur nga informacioni.

Me një kujtesë të mirë, ju nuk keni arsye të keni frikë se mos harroni ose ngatërroni vendin e gjërave të rëndësishme dhe mund të mposhtni barrierat mendore që iu pengojnë të arrini sukses në karrierën tuaj, dashuri dhe jetën personale.

Mendja juaj është e përbërë nga lidhje të kom-plikuara neurale në trurin tuaj, të cilat besohet se janë të afta të mbajnë miliona bit të dhënash.

Aftësia e mendjes tuaj për të rimbajtur ekspe-riencat e së shkuarës, në një mënyrë shumë të organizuar, iu jep potencialin për të mësuar dhe krijuar ide të ndryshme.

Eksperiencat tuaja janë hapat drejt përmbu-shjeve të mëdha dhe në të njëjtën kohë udhëzuesit dhe mbrojtësit tuaj nga rreziku.

Nëse kujtesa juaj iu shërben mirë, ju shpëtoni nga agonia e përsëritjes së gabimeve të së shkuarës. Duke kujtuar mësimet kyçe dhe rrethanat, ju sh-mangni gabimet dhe dështimet e bëra nga njerëzit e tjerë.

Nëse keni një sëmundje ose handikap, një kujtesë e varfër shpesh i atribuohet mungesës së vëmendjes ose përqëndrimit, aftësive të pam-jaftueshme për të mësuar dhe zakone të tjera të trashëguara, sidoqoftë, ajo mund të zhvillohet duke përdorur metodat e duhura. Shumë njerëz besojnë që kujtesa e tyre përkeqësohet ndërkohë që ato plaken... >> VIJON NË FAQEN 2

Mënyra të fuqishme për një kujtesë të mirë!

Lëvizja Shqipëria e Re, takim me të rinjtë në Bulqizë!

Page 2: Gazeta 77News botimi nr 187

2 E DIELË, 09 SHTATOR 201277 NEWS AKTUALITETBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

MENDIMI POZITIVLëvizja Shqipëria e Re takim me të rinjtë në Bulqizë!

<< VIJON NGA FAQJA Kjo është e vërtetë vetëm për ato që nuk e përdorin si duhet kujtesën e tyre. Kujtesa është si një muskul, sa më shumë përdoret, aq më mirë bëhet. Sa më shumë neglizhohet, aq më keq bëhet. Kjo është arsyeja pse njerëzit më të moshuar kanë më shumë probleme më kujtesen se të rinjtë.

Sidoqoftë, njerëzit me moshë të rritur mund ta mposhtin këtë dilemë dhe mund ta përmirësojnë edhe më tej kujtesën e tyre duke vazhduar edukimin e tyre, duke e mba-jtur veten të hapur ndaj eksperiencave të reja dhe duke e mbajtur imagjinatën në punë. Një gjë e rëndësishme për t’u kuptuar është që njerëz të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme mësimi. Mënyra në të cilën njerëzit mësojnë është shpesh një faktor që përcakton subjektet që ato zgjedhin për të studiuar.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Shoqata kulturore-artistike ''Ahmet Zogu'', Mat ishte pjesëmarrëse nga

data 08 gusht 2012 e deri me datë 11 gusht 2012 në ''FESTIVALIN FOLKLO-RIK TURISTIK'' zhvilluar në Selanik të Greqisë. Ftesa u bë nga drejtori i Q.K.F Librazhd, z.Haxhi Balliu. Shoqata mori pjesë në këtë festival duke interpretuar këngë, valle, melodi tradicionale, rap-sodi popullore të treves së Matit. Një falenderim shkon për universitetin "Vi-trina", veçanërisht z. Edmond Vlashaj, që sponsorizoi shoqatën ''Ahmet Zogu'' për të marrë pjesë në këtë festival, ku u shpalosen vlerat folklorike matjane. Në

këtë festival morën pjesë kryeredaktori i gazetës "Mati", z. Hamdi Hysuka dhe udhëheqësi artistik i shoqatës, z. Sabri Aliaj dhe artistë të kësaj shoqate si Fabiol Ruka, Marjo Metra, Fran Ceka, Ali Reçi, Gjin Cara, Preng Ceka, Ikli Punavija, Agustin Ceka, Leze Rrika, Fatmira Aliu, Mide Aliu, etj. Shoqata kulturore-artis-tike ''Ahmet Zogu'', Mat falenderon të gjithë artistët e saj duke ju uruar jetë të gjatë e suksese gjithmonë në çdo eveni-ment kulturor.Për më tepër: www.banka-ideve.com

Shoqata ''Ahmet Zogu'', pjesë e festivalit Folklorik Turistik!

Lëvizja Shqipëria e Re organizoi në qyte-tin e Bulqizës, tryezën me temë: “Arsimi,

punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspek-tiva 2012-2021”. Të rinjtë e shumtë të këtij qyteti që iu bashkuan këtij bashkëbisedimi sugjeruan propozime dhe ide konkrete për të ndryshuar situatën në këto problematika. E përbashkëta e të gjithë debatuesve ishte se në të tre sektorët ka mjaft shqetësime, por në mënyrë të veçantë Bulqiza spikat për papunë-sinë e të rinjëve dhe mungesën e politikave për zbutjen e tij. Gjithashtu si një qytet me pasuri minerare, kanë munguar politikat kombëtare dhe lokale për mirëmenaxhimin e këtij sek-tori të rëndësishëm. Sipas të rinjëve, mirëqë-nia e qytetit ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me këtë pasuri. Shkëlqim Dema, një nga të rinjtë e qytetit, student për drejtësi, sugjeroi meritokraci dhe transparencë në marrjen e firmave menaxhuese si dhe personave të cilët punësohen në minierat e qytetit. Sipas tij, ka ardhur koha që kjo pasuri kombëtare të mos shfrytëzohet pa kurrfarë rregulli dhe për inte-resa personale. “Mendoj se miniera e kromit

duhet të jetë në duar të njerëzve të aftë që të sjellë mirëqënie për qytetin tonë por edhe për gjithë vendin, pasi kjo do të mundësonte të ardhura të konsiderueshme. Pra, duhet trans-parencë dhe mbi të gjitha kontrolle të rrepta që të mos lejohet shkelja e ligjit”, tha ai. Të rinjtë u ndalën edhe tek pushteti vendor ku sipas tyre duhet të krijohen mekanizma për të krijuar transparencë midis këtij organi dhe qytetarëve në lidhje më taksat që ata japin apo edhe mënyrën sesi menaxhohet buxheti që ajo ka në përdorim.

Të pranishmit u ndalën edhe tek turizmi dhe bujqësia. Sipas tyre nëse këta sektorë do të zhvillohen atëherë edhe hapësirat e punësimit në Bulqizë do të ishin më të mëdha. Blerim Alliu, student për inxhinieri, tha se zhvillimi i këtyre sektorëve kërkon investime në infras-trukturë. “Bulqiza ka mundësi të mira për të zhvilluar turizmin malor. Krijimi i një mjedisi për ski do të sillte më tepër vizitorë dhe më shumë të ardhura. Gjithashtu edhe bujqësia mund të ketë më tepër zhvillim edhe pse kemi një klimë të ftohtë. Megjithatë që të ndodhë kjo duhet të ndërtohen rrugët si dhe të suven-cionohen fermerët”, u shpreh ai.

Të rinjtë propozuan gjithashtu edhe leh-tësira për bizneset në marrjen e kredive, në mënyrë që këto të fundit të zhvillohen dhe të kenë mundësi për të punësuar qytetarët. Përsa i përket sistemit arsimor, idetë e të rinjëve u fokusuan tek kualifikimi i stafit pedagogjik si dhe infrastruktura e godinave ku zhvillohet mësimi. “Arsimimi është në themel të gjithç-kaje. Në këtë qytet duhet bërë shumë pasi stafi pedagogjik lë për të dëshiruar. Mendoj se duhet të ketë më tepër mësues të kuali-

fikuar. Gjithashtu propozoj që të përmirë-sohen shkollat pasi mungojnë kushtet për të zhvilluar mësimin normalisht”, u shpreh Gledis Kaja.

Shërbimet sociale në Bulqizë, sipas të pra-nishmëve, janë të pakta sidomos ndaj perso-nave me aftësi të kufizuar. Ndërsa në spital mungojnë medikamentet dhe stafi nuk është i mjaftueshëm për dhënien e ndihmës së specia-lizuar. Hasan Peti sugjeroi më tepër vëmendje kundrejt këtyre sektorëve. Në mbyllje të këtij takimi, koordinatorja e Lëvizjes Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku i njohu të rinjtë edhe me platformën e kësaj force të re politike, e cila gjithashtu do të diskutohet gjatë muajve në vazhdim në të gjithë vendin, nëpërmjet trye-zave të tjera të rrumbullakta.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021”

Page 3: Gazeta 77News botimi nr 187

E DIELË, 09 SHTATOR 2012 77 NEWS

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet te Universiteti "Vitrina".

Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 280 euro deri më datë 10.09.2012

Fakultetet: Ekonomik, Juridik, Shkenca Politike, Shkenca sociale dhe Edukimi, Arkitekturë, Inxhinieri dhe Mjekësi.

E njëjta Tarifë Regjistrimi fillestare është për nivelin e studimit Bachelor dhe Master.

Kjo ofertë vlen vetëm për 52 personat e parë të regjistruar deri më datë 10.09.2012

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

POLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Globe ofron vend pune ekonomiste. Të interesuarit mund të paraqesin CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Të gjitha tokat që nuk shfrytëzohen do të jepen me qira nga komunat dhe

bashkitë. Tashmë ka hyrë në fuqi udhëzi-mi i qeverisë që parashikon se: tokat e ish kooperativave bujqësore të pandara, tokat që nuk janë marrë në përdorim, tokat e pa-frytshme si dhe sipërfaqet e tokave, pyjeve, kullotave apo livadheve, të jepen me qira. Komunat apo bashkitë që kanë në varësi territoriale toka bujqësore do të duhet të nisin procesin e verifikimit të tokave që janë të pashfrytëzueshme. Qëllim është që t’i japin ato me qira sipas udhëzimit të qeverisë, që tashmë është botuar në Fleto-ren Zyrtare, duke marrë fuqi ligjore. Ligji

parashikon që zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komunë ose bashki të nisin verifikimet. Referuar udhëzimit, këto toka do të mund të jepen me qira nga drejtuesit e pushtetit vendor, përmes ankandeve publike ku mund të bëhen oferta nga të interesuarit. Pas përfundi-mit të ankandeve dhe shpalljes së fituesve konform procedurave të përcaktuara, kontrata e qirasë do të nënshkruhet nga kreu i njësisë vendore dhe fituesi, duke përcaktuar në mënyrë të detajuar kohëz-gjatjen e qirasë dhe detyrimet e secilës palë. Lidhur me çmimin e qiradhënies, udhëzimi parashikon që çmimi dysheme

i dhënies së tokës bujqësore me qira, nuk mund të jetë më i ulët se 6 mijë lekë për hektarë në 1 vit kalendarik. Tokat bujqë-sore, të pandara jepen me qira për afate kohore 10-vjeçare, për rastet kur toka është e destinuar për kultivim të bimëve të arave apo bimëve dekorative. Për të përfituar një tokë me qira për 35 vite, sipas udhëzimit, duhet që toka të destinohet për vreshta, sera apo fidanishte. Ndërsa për të përfituar tokë bujqësore për një afat 99-vjeçar, toka e marrë me qira duhet të destinohet për ullishte apo për dru të tjerë frutorë.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Aktet ligjore që hodhen themelet e shtetit shqiptar do të botohen në

një libër të vetëm. Në 100-vjetorin e Pa-varësisë, Kuvendi i Shqipërisë realizon një botim special të akteve themeluese të shtetit shqiptar nga viti 1912-1922, me një numër të kufizuar prej 200 kopjesh unike. Botimi do t'iu shpërndahet per-sonaliteteve më të shquara të kombit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Krye-tarja e Kuvendit përzgjodhi urdhrin e Nënë Terezës për t’i dorëzuar kopjen e parë, gjatë seancës homazh me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta të Gonxhe Bojaxhiut, që mbarë globi e njeh si Nënë Tereza e Kalkutës, tashmë prej vitesh në rrugën e shenjtërimit. Logoja zyrtare e 100- vjetorit të Pavarësisë, e vendosur mbi kutinë e botimit, është gdhendur në metal të larë në ar të verdhë 18 ka-

rat. Ajo është e skalitur me lazer dhe e lustruar në 5 ngjyra të ngrohta. Më të veçantë e bën fakti se ajo është e gjitha e punuar me dorë. Botimin e çel akti i themelimit të shtetit, ai i deklaratës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në këtë datë Ismail Qe-mali dhe patriotë të tjerë nga mbarë tre-vat shqiptare ngritën në Vlorë flamurin shqiptar, për t’u dhënë fund 500 viteve pushtim nga Perandoria Osmane. Më tej, në këtë libërth shfletohen kapitujt që u bënë baza e ngritjes së themeleve të shtetit shqiptar, në të gjitha fushat ku do të punonte qeveria e Ismail Qemalit. Gjenden aty kapituj të tërë si për finan-cat, arsimin, qeverisjen vendore apo të drejtat e qytetarëve.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Hyn në fuqi akti i qeverisë, nis dhënia me qira e tokave të pashfrytëzuara!

Kuvendi, botim simbolik për aktet e themelimit të shtetit shqiptar!

Page 4: Gazeta 77News botimi nr 187

E DIELË, 09 SHTATOR 201277 NEWS

WICONA COMPANI ofron pune Punëtor Prodhimi/Montimi. CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

SOCIALEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri me date 10 Shtator.

Shkolla e Mesme plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Spoken English

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

- E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, - Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

Reth 15 persona të verbër kanë mbërr-itur në shtetin belg ku kanë kërkuar

strehim humanitar, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Pas informacioneve që “77 News” siguroi në rrugë kofidenciale, në lidhje me emigrimin e të verbërve, këtë

gjë e konfirmoi dhe juristi (i verbër) Ermir Kapedani. Ky i fundit, e kundërshton këtë fenomen dhe u shpreh se ky precedent i rre-zikshëm ka gjasa që në të ardhmen të marrë përmasa më të mëdha. Njëkohësisht, Kape-dani u shpreh se papunësia e të verbërve në Shqipëri është 99 për qind si dhe standardi i tyre i jetesës është minimal. Nga informacione kofidenciale kemi më-suar për një fluks personash të verbër, të cilët kanë mbërritur në shtetin belg për të kërkuar strehim humanitar. Sa e vërtetë është kjo gjë?

Është e vërtetë, rreth 15 persona të mos-have deri në 45 vjeç, bashkë me fëmijët e

tyre kanë kërkuar strehim humanitar në Bel-gjikë. Këta persona, mesa unë kam dijeni, kanë qenë të detyruar të largohen sepse të gjithë banojnë në qytet dhe ndryshimet e legjislacionit për të verbërit bën që të ulet standardi i jetesës së tyre me 20 mijë lekë të vjetër, nga heqja e rimbursimit të ener-gjisë elektrike dhe komunikacionit. Pra, këto familje janë tepër të varfëra dhe duhet theksuar që të gjithë ata janë të papunë, kjo gjë i ka detyruar që të emigrojnë në Belgjikë e të kërkojnë strehim për një jetë më të mirë.

Nga Kondi Ilia

Për më tepër: www.77news.al

Juristi, Kapedani: 15 të verbër emigrojnë në Belgjikë, kërkojnë strehim humanitar!

Ermir Kapedani

Policia e kryeqytetit ka marrë një plan masash për forcimin e rendit dhe sigu-

risë publike pranë qendrave studentore dhe shkollave të të gjitha niveleve, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Masat konkrete të for-cave të rendit, ishin në qendër të një takimi të zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, me Prefektin e Qarkut Tiranë, Kletis Kruja. Prefekti porositi drejtuesit e policisë mbi bashkëpunimin me stafin pedagogjik, me qëllim parandalimin e ngjarjeve apo fenome-neve negative pranë qendrave studentore. Ma-sat konsistojnë në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e

detyrave nga Patrulla e Përgjithshme e Poli-cisë, strukturat e Parandalimit dhe Hetimit të Krimeve, në interes të garantimit të rendit e qetësisë publike dhe zhvillimit normal të proçesit mësimor në shkollat e të gjitha nive-leve në Qarkun e Tiranës. Në ditën e parë të shkollës dhe në vazhdim, Policia e Tiranës do të angazhojë pranë objekteve shkollore, punonjës policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në shkolla dhe pranë tyre, duke bashkëpunuar për këtë qëllim me drejtuesit e shkollave, stafet pedagogjike, komunitetet e prindërve, nxënësit si dhe me punonjësit e sigurisë të vetë institucioneve arsimore. Gjithashtu, forcat e policisë do të

ndihmojnë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe të këmbësorëve në afërsi të shkollave, si dhe do të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj kundravajtësve. Vëmendja në këtë drejtim do të përqendrohet ndaj drejtuesve të mjeteve që ecin me shpejtësi apo parkojnë në vende të ndaluara në afërsi të shkollave. Ata do të iden-tifikojnë dhe kontrollojnë elementët me pre-cedentë penal, që cenojnë rendin e qetësinë publike apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale, si dhe do të intensifikojnë masat ndaj personave që kanë tendencë shpër-ndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla apo në mjediset për rreth tyre.

Për më tepër: www.77news.al

Viti i ri shkollor, policia plan masash për Tiranën!

Page 5: Gazeta 77News botimi nr 187

E DIELË, 09 SHTATOR 2012 77 NEWS

Framework ofron vend pune Business Development Manager framework. CV në e-mail: [email protected]ër më tepër: www.njoftime.com

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale , ide dhe perspektiva 2012-2021 në Bulqizë”

Laim Halili, qytetar i Bulqizës, në një intervistë për “77 News” thotë se me-

naxhimi serioz i pasurive minerare të këtij qyteti do të ndikonte në përmirësimin e situatës ekonomike si dhe në hapjen e hapësirave të reja të punësimit. Sipas tij, pushteti vendor duhet të përfaqësojë më tepër zërin e qytetarëve. Lidhur me tryezat e organizuara nga Lëvizja Shqipëria e Re në të gjithë vendin, ai i cilëson këto të fundit të rëndësishme për të përfaqësuar zërin e rinisë në vend.-Si paraqitet situata e punësimit në qyte-tin e Bulqizës?

Hapësirat e punësimit në Bulqizë janë

të pakta. Të rinjtë përgjithësisht largohen nga ky vend pasi nuk premton shumë. Ësh-të për të ardhur keq të mendosh që këtij qyteti i ka dhuruar zoti pasuri të jashtë-zakonshme minerare.-Çfarë sugjeroni ju për të përmirësuar situatën?

Sektori minerar duhet të menaxhohet seriozisht dhe të respektohet ligji. Duhet të punohet në dobi të qytetarëve dhe jo të interesave të ngushta të njerëzve të caktuar të cilët shtojnë pasurinë çdo ditë. Zhvillimi i këtij sektori ndikon në rritjen ekonomike të qytetit. Do të shtoheshin të ardhurat tona dhe do të zgjeroheshin hapësira të

reja punësimi. Gjithashtu, mendoj se edhe pushteti vendor duhet të aktivizohet më shumë për të tërhequr investitorë.-Si funksionon sistemi arsimor në Bul-qizë?

Sistemi arsimor funksionon mirë. Arsim-tarët punojnë me nxënësit dhe përkush-tohen ndaj tyre. Sigurisht vend për për-mirësime ka, por gjithsesi shkollat janë në gjendje të mirë.-Si funksionojnë shërbimet sociale ?

Ndihma ndaj familjeve në nevojë është e pakët. Përkrahja mungon edhe për perso-nat me aftësi të kufizuar. Përsa i përket shër-bimit në spital është shumë i mirë dhe blu-zat e bardha janë shumë të përkushtuara. -Lëvizja Shqipëria e Re, do të organizojë në qytetin e Bulqizës, një tryezë e cila do të mbledhë rreth vetes të rinj të shumtë për të dhënë ide konkrete sesi mund të përmirësohet situata e punësimit, arsimit dhe shërbimeve sociale në këtë qytet. Kjo forcë e re politike më pas do të kri-jojë edhe platformën e ideve të cilat do të sugjerohen për institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse. Si i shihni të tilla organizime?

Këto organizime i shoh shumë pozitive. Ka ardhur koha të dëgjohen më tepër të rinjtë. Sa më shumë njerëz të arsimuar dhe energjik, aq më shumë progres do të ketë Shqipëria.

Nga Eriselda Martini Për më tepër: www.77news.al

Halili: Miniera e Bulqizës duhet të menaxhohet në dobi të qytetarëve!

Laim Halili

Page 6: Gazeta 77News botimi nr 187

E DIELË, 09 SHTATOR 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Parku që kthehet në liqen!

Pak truk për tu dukur më bukur!

TIRANA REAL ESTATE ofron pune part time Agjent Imobiliar të Jashtëm. CV në e-mail: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Gruner See, i cili nënkupton Liqeni i Gjelbër, gjendet në Styria të Austrisë pranë qytetit të Tragoss, vendosur rrëzë maleve Hochschuab. Gjatë sezonit veror, liqeni është 1-2 m i thellë dhe zona përreth për-doret si një park.

Ai është një vend i veçantë, i preferuar nga alpinistët gjatë sezonit dimëror, por ndërsa koha fillon të ngrohet dhe tempe-raturat rriten, akulli dhe bora në majat e

maleve fillojnë të shkrihen dhe të rrjedhin.Uji i krijuar derdhet në liqen duke kri-

juar edhe mbushjen e tij dhe përfshirjen e pjesës së gjelbëruar të parkut nën sipër-faqen e tij.

Gjatë verës, liqeni arrin thellësinë mak-simale prej 12 m dhe pretendohet se parku duket më bukur kur është i fundosur.

Përgatiti: Xhulia ZefiPër më tepër: www.newnews.al

A është e mundur të ngjash më e re me tualet? Absolutisht që po, nëse dini

disa truke të vogla që do iu ndihmojnë të

keni një fytyrë të freskët. Para së gjithash është e ndaluar të teprohet me make up. Po të aplikohet shumë fondotinë në fakt,

ndryshe nga mendimi që kanë gratë, nuk ndihmon absolutisht në mbulimin e shenjave apo rrudhave, përkundrazi, i vë ato më shumë në dukje. Përsa i për-ket fondotinës, duhet ta zgjidhni fluide dhe të butë. Sigurisht që ngjyra duhet të zgjidhet sipas lëkurës dhe jo më e errët. Për sytë duhet përdorur pak korrektor poshtë tyre që të shtrihet lëkura dhe të ndritet shikimi. Mos harroni se vetullat duhet të jenë sa më natyrale, mund të mbushni me laps vetëm ndonjë boshllëk të vogël. Evitoni sa më shumë ngjyrat me ndriçim dhe përdorni rimel. Për buzët zgjidhni tone vitale ose kakao por duhet të shmangni ngjyrat me shkëlqim dhe shkëlqyesat. Harrojeni konturin e thek-suar, do të dukeni artificiale dhe jashtë mode.

Përgatiti: Amazona KadriuPër më tepër: www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77News botimi nr 187

7E DIELË, 09 SHTATOR 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË FAMILJE’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Dashi: Nëse lidhja juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos sot që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin.

Demi: Plutoni do sjellë mosmarrëveshje në jetën e çifteve. Tregohuni të përmbajtur dhe bëni kujdes me ato që do të thoni.

Binjakët: Sot ju që jeni në çift do jeni më pak ëndërrimtarë dhe më pak romantikë.

Gaforrja: Lidhja juaj ka rrezik të kalojë një fazë paksa delikate sot.

Luani: Gjatë kësaj dite do keni mundësi të shijoni lumturinë në çift. Nuk do keni as debate dhe as konflikte me njëri-tjetrin.

Virgjëresha: Falë mbështetjes së Venusit do jeni sharmantë dhe joshës gjatë kësaj dite. Situata në çift do shkojë për mrekulli.

Peshorja: Pozicioni i Venusit do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj.

Akrepi: Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjatë kësaj dite. Do shpreheni më lirisht dhe nuk do druheni të diskutoni edhe për tema delikate.

Shigjetari: Ata që janë çift duhet të organizojnë ndonjë darkë romantike në mënyrë që të rizgjojnë pasionin.

Bricjapi: Ditë e mirë kjo e sotmja për çiftet. Venusi do e bëjë ditën më harmonike dhe ju do ndiheni më të qetë.

Ujori: Në jetën në çift do mbani përgje-gjësitë që iu takojnë dhe marrëdhënia do stabilizohet.

Peshqit: Qielli i dashurisë do jetë i mbu- shur me re gjatë kësaj dite. Bëni shumë kujdes me çdo gjë që do thoni në mënyrë që të mos e bezdisni atë që keni në krah.

Lokal i ri ofron vend pune banakiere. Të interesuarit mund të kontaktojnë në Cel: 0692112192/Për më tepër: www.njoftime.com

Esma Gjoni studion në degën Drejtësi në universitetin "Vitrina". Esma na

priti në shtëpinë e saj duke na ofruar disa orë të këndshme bashkëbisedimi. ''Infor-macionet për universitetin "Vitrina" i mora nga miqtë e mi, më pas u informova dhe në faqen zyrtare të internetit'', u sh-preh Esma. Studentja e Drejtësisë na tregoi se para se të niste studimet kishte vizituar kampusin "Vitrina". '' Unë e vizitova kam-pusin, më pëlqeu mjedisi dhe më pas pata një takim me disa pedagogë që më folën për degën'', tregon Esma. Përsa i përket studimit te "Vitrina", Esma thotë që ka qenë puna e stafit pedagogjik që i ka dhënë asaj shtysë për të ecur para. ''Jam shumë e lumtur për zgjedhjen që kam bërë, vlerësoj

shumë aktivitetet dhe seminaret e hapura që janë zhvilluar'', shprehet Esma. Aktivi-teti që i ka lënë më shumë mbresa Esmës është ''People to People''. Një ndër figurat që i ka ngjallur interes, ka qenë diplomati Daut Gumeni. Përsa i përket kohës së saj të lirë, Esma thotë që i pëlqen të lexojë libra dhe të lundrojë në internet. Në këtë intervistë, zonja Gjoni na tregon që ka bërë shumë sakrifica për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. ''Është e vështirë të edukosh brezin e ri dhe duhet shumë vullnet për t'i qëndruar pranë si mike dhe si prind, dua vetëm që të shkollohen dhe të bëhen dikush në jetë'', thotë nëna e Esma Gjonit.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Esma Gjoni: Vlerësoj seminaret shkencore që kanë sjellë pranë nesh figura të shquara!

Page 8: Gazeta 77News botimi nr 187

8 E DIELË, 09 SHTATOR 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 400 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 10 Shtator.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Shtëpia botuese «Albas», cilësi, korrektësi dhe dije!

Shtëpinë botuese ‘‘Albas’’ me një eksperiencë rreth dymbëdhjetë

vjeçare, tashmë e gjejmë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, përkatësisht në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë. Priorite-tet e saj kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten kryesisht botimet shkollore. Ajo bashkëpunon me grupe pune ku bëjnë pjesë autorë të njohur të këtyre trevave, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur ndërkombë-tare shqiptare. ‘‘Albas’’ është një shoqëri botimesh, me një staf profesional, stu-diues, pedagogë, punonjës shkencorë e didaktikë, mësues të kualifikuar, me eksperienca të gjata në realizimin e teksteve. Një staf i cili karakterizohet nga vullneti, dëshira dhe përkushtimi për të botuar tekste sa më bashkëko-hore, duke u bazuar në psikologjinë dhe botën e nxënësve të moshave të ndryshme. Kjo shoqëri botimesh sjell në treg një numër të madh dhe të shu-mëllojshëm botimesh, si: botime për parashkollorë, postera mësimorë, abe-tare, tekste shkollore, libra për mësues, botime ndihmëse për nxënësit, plane mësimore, atlase, botime artistike dhe studimore, libra psikologjikë e shumë të tjerë. Projekti më i madh dhe krye-sor i saj ka qenë përgatitja e paketës “Abetare mbarëkombëtare”, e cila është hartuar nga një ekip pune specialistësh didaktë e gjuhëtarë nga këto treva. Një paketë kjo, që cilësohet tashmë nga më të realizuarat dhe më të arrirat për mësimin e gjuhës amtare shqipe. Kjo shtëpi botuese bën të mundur botimin e pothuajse të gjitha teksteve shkollore dhe motoja e saj është “Me ne, më pranë

dijes”. Për ju nxënës, mësues dhe prin-dër, shtëpia botuese “Albas” ndodhet gjithmonë pranë jush, duke iu ofruar

korrektësi, cilësi dhe bashkëpunim.Nga Arberora Leti

Për më tepër: www.77news.al