12
NGJALLJA Nr. 2 (193) Viti XVIII i botimit SHKURT 2009 Çmimi 20 lekë Kryepiskopit Anastas i dorëzohet titulli “Doktor Nderi” nga Universiteti i Korçës Më 15 janar 2009, bota akade- mike e qytetit të Korçës nderoi figurën e Kryepiskopit Anastas. Titulli “Honoris Causa” e rreshton Universitetin e Korçës përkrah Universiteteve më prestigjioze botërore që kanë vlerësuar perso- nalitetin akademik dhe shken- cor të Prof. Dr. Anastasit. Ky vlerësim është historik për Universitetin, pasi përbën titullin e parë “Honoris Causa” që ky institucion shkencor jep që prej themelimit. (vijon në faqen 7) Patriarku i ri i Rusisë Kirilli u takua me Kryepiskopin Anastas Më 2 shkurt 2009, në rezi- dencën e Patriarkanës u zhvi- llua takimi i Patriarkut të Shenj- të të Moskës dhe të gjithë Rusisë Kirillit me Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe gji- thë Shqipërisë Anastasin. “Ju përshëndes nga zemra Ju dhe delegacionin e Kishës së Shenj- të Shqiptare që ju shoqëron. Për ne është një gëzim i madh pjesë- marrja Juaj në fronëzim”, - tha Patri- arku i Shenjtë Kirilli. Ai theksoi se me Fortlumturinë e Tij Anastasin njihet prej 41 vjetësh. “Gjatë këtyre viteve të gjata, së bashku shumë herë kemi dalë në mbrojtje të Ortho- dhoksisë dhe kemi dëshmuar për- para botës vlerat tona orthodhokse”, - theksoi Fortlumturia e Tij, duke përmendur dhe pjesëmarrjen e përbashkët në zhvillimin e dialogut ndërmjet Kishave Lokale Orthodho- kse, në takime të ndryshme mbarë- botërore, dhe gjithashtu në veprim- tarinë e Lidhjes Mbarëbotërore të Rinisë Orthodhokse “Sindesmos”. “Kur u zhvillua Asambleja Mba- rëbotërore e Rinisë Orthodhokse unë pata rastin të vizitoja Kishën Orthodhokse të Shqipërisë”, - nënvizoi Patriarku Kirill. Gjatë bisedës Kreu i Kishës Or- thodhokse Ruse falënderoi Fort- lumturinë e Tij, Kryepiskopin e Ti- ranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasin për pjesëmarrjen e tij në takimin e tetorit të Kryetarëve të Kishave Or- thodhokse në Stamboll: “Së bashku me Ju në shumicën e gjërave kemi qenë bashkautorë të Mesazhit të Primatëve, i cili u nënshkrua pas di- skutimeve të bëra. Për mua ishte një shembull i bekuar i bashkëpu- nimit të shkëlqyer dhe në planin per- sonal, dhe në atë të punës”. Fortlumturia e Tij shprehu besi- min se edhe në të ardhmen Kishat tjen e kryqit të Primatit të Kishës së Shqipërisë. Fortlumturia e Tij Anastasi ndër të tjera tha: “Unë jam i gëzuar sërish që po vizitoj tokën ruse e cila ka li- ndur kaq shumë shenjtorë, mes të cilëve dhe misionarë të shenjtë”. Gjithashtu ai ndau me Patriarkun Kirill përshtypjet nga vizita në manastirin e Srjetenskit në Moskë, i cili u zhvillua përpara takimit me Kreun e Kishës Orthodhokse Ruse. Gjatë bisedës Fortlumturia e Tij shfaqi vizionin e tij për vazhdimin e konsultimeve mbarorthodhokse pas takimit të tetorit të krerëve të Kishave Orthodhokse në Fanar. “Dhe tani që bota e tërë ndodhet në krizë, dashuria na jep mundësi të gjejmë zgjidhje”, - theksoi Kryepi- skopi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Në takim morën pjesë edhe klerikë rusë, si dhe anëtarët e dele- gacionit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë. Orthodhokse, ajo Ruse dhe ajo Shqip- tare, do të punojnë, “duke mbështe- tur përpjekjet e shumicës për forci- min dhe ruajtjen e unitetit mbaror- thodhoks, që dëshmia orthodhokse të forcohet gjithnjë e më tepër, që përpjekjet baritore dhe misionare të Kishave Orthodhokse të arrijnë një bashkëpunim më të madh”. “Unë e di sa e dashur është për ju tema e dëshmisë orthodhokse: Ju keni qenë profesor i apostullimit, keni punuar në Afrikë, - tha Patriar- ku Kirill. - Misioni është në qendër të vëmendjes sonë. Me të vërtetë Kisha sot i drejtohet botës, e cila në më të shumtën e rasteve i ka humbur rrënjët fetare. Kjo është thirrja e Kishave tona”. Gjithashtu Ai i uroi Kreut të Ki- shës Shqiptare Orthodhokse shë- ndet dhe fuqi shpirtërore në mbaj- Zyra e Shtypit e Patriarkanës së Moskës www.mospat.ru

Gazeta e Shkurtit 2009

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta e Shkurtit 2009

Citation preview

Page 1: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 1

NGJALLJANr. 2 (193) Viti XVIII i botimit SHKURT 2009 Çmimi 20 lekë

Kryepiskopit Anastas i dorëzohet titulli“Doktor Nderi” nga Universiteti i Korçës

Më 15 janar 2009, bota akade-mike e qytetit të Korçës nderoifigurën e Kryepiskopit Anastas.

Titulli “Honoris Causa” e rreshtonUniversitetin e Korçës përkrahUniversiteteve më prestigjiozebotërore që kanë vlerësuar perso-nalitetin akademik dhe shken-cor të Prof. Dr. Anastasit.

Ky vlerësim është historik përUniversitetin, pasi përbën titulline parë “Honoris Causa” që kyinstitucion shkencor jep që prejthemelimit.

(vijon në faqen 7)

Patriarku i ri i Rusisë Kirilli u takua me Kryepiskopin Anastas

Më 2 shkurt 2009, në rezi-dencën e Patriarkanës u zhvi-llua takimi i Patriarkut të Shenj-të të Moskës dhe të gjithë RusisëKirillit me Fortlumturinë e Tij,Kryepiskopin e Tiranës dhe gji-thë Shqipërisë Anastasin.

“Ju përshëndes nga zemra Judhe delegacionin e Kishës së Shenj-të Shqiptare që ju shoqëron. Përne është një gëzim i madh pjesë-marrja Juaj në fronëzim”, - tha Patri-arku i Shenjtë Kirilli. Ai theksoi seme Fortlumturinë e Tij Anastasinnjihet prej 41 vjetësh. “Gjatë këtyreviteve të gjata, së bashku shumëherë kemi dalë në mbrojtje të Ortho-dhoksisë dhe kemi dëshmuar për-para botës vlerat tona orthodhokse”,- theksoi Fortlumturia e Tij, dukepërmendur dhe pjesëmarrjen epërbashkët në zhvillimin e dialogutndërmjet Kishave Lokale Orthodho-kse, në takime të ndryshme mbarë-botërore, dhe gjithashtu në veprim-tarinë e Lidhjes Mbarëbotërore tëRinisë Orthodhokse “Sindesmos”.

“Kur u zhvillua Asambleja Mba-rëbotërore e Rinisë Orthodhokseunë pata rastin të vizitoja KishënOrthodhokse të Shqipërisë”, -nënvizoi Patriarku Kirill.

Gjatë bisedës Kreu i Kishës Or-thodhokse Ruse falënderoi Fort-lumturinë e Tij, Kryepiskopin e Ti-ranës dhe gjithë Shqipërisë Anastasinpër pjesëmarrjen e tij në takimin etetorit të Kryetarëve të Kishave Or-thodhokse në Stamboll: “Së bashkume Ju në shumicën e gjërave kemiqenë bashkautorë të Mesazhit tëPrimatëve, i cili u nënshkrua pas di-skutimeve të bëra. Për mua ishtenjë shembull i bekuar i bashkëpu-nimit të shkëlqyer dhe në planin per-sonal, dhe në atë të punës”.

Fortlumturia e Tij shprehu besi-min se edhe në të ardhmen Kishat

tjen e kryqit të Primatit të Kishëssë Shqipërisë.

Fortlumturia e Tij Anastasi ndërtë tjera tha: “Unë jam i gëzuar sërishqë po vizitoj tokën ruse e cila ka li-ndur kaq shumë shenjtorë, mes tëcilëve dhe misionarë të shenjtë”.Gjithashtu ai ndau me PatriarkunKirill përshtypjet nga vizita nëmanastirin e Srjetenskit në Moskë,i cili u zhvillua përpara takimit meKreun e Kishës Orthodhokse Ruse.

Gjatë bisedës Fortlumturia e Tijshfaqi vizionin e tij për vazhdimin ekonsultimeve mbarorthodhokse pastakimit të tetorit të krerëve tëKishave Orthodhokse në Fanar.“Dhe tani që bota e tërë ndodhet nëkrizë, dashuria na jep mundësi tëgjejmë zgjidhje”, - theksoi Kryepi-skopi i Kishës Orthodhokse tëShqipërisë.

Në takim morën pjesë edheklerikë rusë, si dhe anëtarët e dele-gacionit të Kishës Orthodhokse tëShqipërisë.

Orthodhokse, ajo Ruse dhe ajo Shqip-tare, do të punojnë, “duke mbështe-tur përpjekjet e shumicës për forci-min dhe ruajtjen e unitetit mbaror-thodhoks, që dëshmia orthodhoksetë forcohet gjithnjë e më tepër, qëpërpjekjet baritore dhe misionare tëKishave Orthodhokse të arrijnë njëbashkëpunim më të madh”.

“Unë e di sa e dashur është përju tema e dëshmisë orthodhokse: Ju

keni qenë profesor i apostullimit,keni punuar në Afrikë, - tha Patriar-ku Kirill. - Misioni është në qendërtë vëmendjes sonë. Me të vërtetëKisha sot i drejtohet botës, e cilanë më të shumtën e rasteve i kahumbur rrënjët fetare. Kjo ështëthirrja e Kishave tona”.

Gjithashtu Ai i uroi Kreut të Ki-shës Shqiptare Orthodhokse shë-ndet dhe fuqi shpirtërore në mbaj-

Zyra e Shtypite Patriarkanës së Moskës

www.mospat.ru

Page 2: Gazeta e Shkurtit 2009

2 NGJALLJA SHKURT 2009

Në datën 16 janar, në Tiranë, umbajt Forumi për DialogunNdërfetar në Evropën Juglindore,nën kujdesin e Kryeministrit, z. SaliBerisha dhe në kuadër të Aleancëssë Qytetërimeve të Organizatës sëKombeve të Bashkuara.

Shqipëria, si një shembull shumëshekullor i harmonisë, bashkëje-tesës dhe mirëkuptimit ndërfetar,që simbolizohet më së miri ngafryma e respektit të thellë meskatër komuniteteve kryesore fetaretë vendit, atij mysliman, ortho-dhoks, bektashian dhe katolik, emori këtë iniciativë me qëlliminstitucionalizimin e një mekanizmitakimesh periodike mes vendeve tëEvropës Juglindore, ku përmesdialogut konstruktiv të bëhet imundur shkëmbimi i eksperiencavepozitive në drejtim të bashkëpu-nimit ndërfetar, ndëretnik dhendërkulturor në rajon.

Të pranishëm në këtë forumishin përfaqësues të qeverive tëBullgarisë, Kroacisë, Greqisë,Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi,Rumanisë dhe Sllovenisë, si dhepërfaqësues të Bashkimit Evropian,Këshillit të Evropës, OSBE-ODIHR, UNESKO, të TrupitDiplomatik etj.

Në emër të Kryeministrit, për-

ndeti takimin Kryepiskopi Anastas.Forumi miratoi në fund De-

klaratën e Tiranës. Në këtë doku-ment parashikohet rritja e bashkë-punimit ndërfetar, ndëretnik dhendërkulturor në rajon, në katërfusha kryesore si ajo e arsimit, tërinisë, emigracionit dhe medias. NëDeklaratë parashikohet mbajtja etakimeve të tilla një herë në dy vjet.

Forum për Dialogun Ndërfetar në Evropën Juglindore

Foto

e

përbashkët

e

pjesëmarrësve

veprimtari.

“Evropa i ka rrënjët e saj në dok-

trinën e krishterë dhe në mendimin

filozofik helen”. Ky është mesazhi

që u theksua nga Patriarku Ekume-

nik Vartholomeu, me rastin e festi-

mit të së kremtes së tre Hierarkë-

ve, Shën Vasilit të Madh, Shën Grigor

Theologut dhe Shën Joan Gojartit,

lipsanet e të cilëve u kthyen në Ko-

standinopojë nga Papa Gjon Pali II,

në vitin 2004, pikërisht për të cele-

bruar dhe theksuar rëndësinë e

Filozofia antike dhe mendimi i krishterë,rrënjët e Evropës

rrënjëve të krishtera të Evropës, që

bazohet në mendimin antik grek

dhe në doktrinën e krishterë.

“Krishterimi duhet të vlerësojë

rëndësinë e kontributit të literaturës

dhe filozofisë helenistike në aktivi-

tetin dhe jetën e Kishës. Nga filli-

met e saj, pra nga koha e apostujve

- të cilët janë konsideruar me të

padrejtë si njerëz të pashkolluar -

krishterimi ka pranuar influencën

pozitive të letërsisë dhe të filozofisë

greke, duke i përdorur këto si mjete

për përhapjen e besimit tonë të kri-

shterë. Ungjillor Joani ishte tepër i

familjarizuar me filozofinë pitago-

riane dhe me mendimin filozofik,

me të cilin erdhi në kontakt me anë

të filozofit Filon. Dhe theologjia e

Fjalës, me të cilën ai çel Ungjillin e

tij, presupozon një njohje të filozo-

fisë platonike dhe të mendimit të

Filonit. Apostulli Petro dhe Andrea

kishin një njohuri të zgjeruar të me-

ndimit filozofik grek, siç na shfaqet

në dy letrat e shkruara nga apostulli

Petro.

Tekstet e para të Krishterimit,

që tregojnë mësimet dhe veprat e

Zotit tonë, i ngjasojnë atyre të Kse-

nofontit, nga pikëpamja morfolo-

gjike. Madje edhe termi “theologji”

gjendet për herë të parë në Repu-

blikën e Platonit, kurse Seneka

predikoi që Perëndia është atë dhe

shok i njeriut, që i shpreh mirë-

njohjen Perëndisë, me anë të jetës

së virtytshme. Aristoteli pohonte

supremacinë e theologjisë mbi çdo

lloj tjetër shkence, kurse Pitagora

bashkonte shkencën me fenë.

Paralelisht me shkollat filozo-

fike, kanë ekzistuar edhe shkolla në

të cilat janë shkolluar të gjithë

mendimtarët e Kishës. Më të fam-

shmet janë ato të Athinës, ku u

edukuan Shën Vasili i Madh, Shën

Grigor Theologu dhe Shën Dhionis

Aeorpagjiti, shkolla e Antiokisë

dhe ajo e Aleksandrisë, ku mësuan

shëndeti, Zv. Kryeministri, z. GencPollo, ndërsa takimi u drejtua ngaministri i jashtëm, z. Lulzim Basha.

Një vend të rëndësishëm zuridhe fjala e katër përfaqësuesvekryesorë të feve në Shqipëri, me-sazhi i të cilëve zgjoi interes të ve-çantë tek të pranishmit, mes të cilë-ve, në emër të Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë përshë-

Joan Filoponi, Klementi i Aleksa-

ndrisë dhe Origjeni i madh.

Origjeni krijoi shkollën e Qesa-

risë. Dhe ishte shkolla e Aleksa-

ndrisë, ajo që edukoi theologët e

mëdhenj të Gazës, kurse shkolla e

Romës, me Justinin dhe Hipolitin

pati ndikim tepër të madh në

mendimin e krishterë”.

“Kisha”- e përfundon Patriarku

Ekumenik fjalën e tij, - “që i ka

edukuar njerëzit e Perëndisë në të

vërtetën e zbuluar me anë të aktivi-

tetit të saj mësimdhënës përgjatë

shekujve, i detyrohet mjaft këtyre

shkollave të mendimit njerëzor, që

kontribuan në zhvillimin intelektual

dhe shpirtëror të njeriut, duke e

larguar atë nga prezervacionizmi i

padobishëm. Dhe nuk është diçka

rastësore, që pjesa më e madhe e

anëtarëve të shkollave filozofike, u

absorbuan nga Krishterimi. Prandaj

edhe Evropa nuk mund ta injorojë

këtë fakt”.

Page 3: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 3

Rev. Dr. Konrad Raiser ish-Sekretar i Përgjithshëm, i Këshi-llit Botëror të Kishave, i zgjedhur në këtë post në gusht 1992,gjatë punimeve të Komitetit Drejtues të KBK në Johanesburg,dha një intervistë, ku ndër të tjera tha:

“Çfarë është për familjen e madhe Ekumenike anëtarësimi nëtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?

- Para së gjithash, ky anëtarësim është për ne një rast gëzimidhe falënderimi, sepse, ashtu siç tha Kryepiskopi Anastas në për-shëndetjen pas vendimit, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipë-risë do të kishte qenë anëtare e Këshillit Botëror të Kishave po tëmos ish penguar nga situatat politike. Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë qe e angazhuar në punimet e lëvizjes “Besim dhe Rend”para themelimit të Këshillit Botëror të Kishave. Fakti se një Kishëe cila kishte rrënjë dhe lidhje kaq të hershme me Lëvizjen Ekumenikemund të anëtarësohet me të drejta të plota, është për ne një shenjë,një burim gëzimi dhe falënderimi.

Ky anëtarësim do të thotë se tashmë Kisha juaj mund të marrëpjesë plotësisht dhe mund të hyjë në mbështetjen e ndërsjellë dhendarjen e burimeve që karakterizon punën e Këshillit Botëror të Ki-shave. Mendoj se nuk do të ndryshojnë ndjeshëm marrëdhëniet qëkemi me ju në mënyra të ndryshme, sepse edhe përpara këtij vendimimarrëdhëniet e Këshillit Botëror të Kishave me Kishën OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë kanë qenë njësoj sikur qe anëtare e rregullt.”

Komiteti Drejtues i Këshillit Botëror të Kishave, në seancënplenare të ditës së parë (20 janar 1994), votoi unanimisht për prani-min e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në KBK.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, theksoi në përshë-ndetjen e tij Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi,ka qenë e angazhuar në Lëvizjen Ekumenike që përpara Luftës IIBotërore dhe po të mos e kishte ndërprerë këtë lidhje persekutimiateist komunist, me siguri ajo do të kishte qenë ndër themeluesit eKëshillit Botëror të Kishave më 1948.”

Pasi foli për gjendjen e sotme të Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, Kryepiskopi Anastas theksoi, gjithashtu, faktin se,pavarësisht se është një ndër kishat më të varfra të Këshillit Botërortë Kishave, KOASH është me të vërtetë Kisha e Ngjalljes, që për-bën një faktor të përhershëm bashkëpunimi harmonik, pajtimi dhepaqeje, me pjesëmarrje të gjallë në shqetësimet sociale, për ndër-timin në Shqipëri të një shoqërie të drejtësisë, të lirisë dhe dashurisë.Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë po bën të gjitha për-pjekjet e mundshme të bashkekzistencës paqësore të komunitetevefetare në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe merr pjesë gjallërisht nëdialogun ndërfetar botëror.

- Komiteti Drejtues i KBK i zhvilloi punimet nga 20-28 janar1994 në Qendrën Konferenciale “Eskom” midis qyteteve Joha-nesburg dhe Pretoria.

15 vjet më parë

Mbledhja e parë vjetore e Pre-sidencës së Konferencës Evro-piane të Kishave (KEK-CEC), uzhvillua në Shqipëri, me mikpritjene Kishës sonë. Presidenca shërbensi trupi ekzekutiv i Komitetit Qe-ndror të KEK.

Veprimtaria filloi ditën e diel, 8shkurt, me pjesëmarrjen në Litur-gjinë Hyjnore, e u krye nga Nën-presidenti i KEK, Kryepiskopi iTiranës dhe i gjithë ShqipërisëAnastasi, së bashku me Mitropo-litin Genadios të Sasimës (Patriar-kana Ekumenike) dhe Athanasine Akaisë (përfaqësues i Kishës sëGreqisë pranë BE, në Bruksel).Hirësia e Tij Genadios mbajti edhepredikimin e ditës.

Në fund të Liturgjisë përshë-ndeti besimtarët Presidenti i KEK,Rev. Jean-Arnold de Clermont,nga Franca, i cili shprehu gëzimine gjithë anëtarëve të Presidencëspër këtë vizitë dhe njohje me njëKishë që është “manifestimi ifuqisë së ngjalljes”.

Presidenti Clermont falënderoiveçanërisht Kryepiskopin Anastaspër “kohën, energjinë dhe urtë-sinë” që i ka kushtuar lëvizjes eku-menike, veçanërisht pas zgjedhjes

Mbledhja e Presidiumit të KonferencësEvropiane të Kishave u mirëprit nga

Kisha jonëVendime dhe diskutime përpara Asamblesë së 13-të,

që do të zhvillohet në korrik në Lion, Francë.

së tij në vitin 2003 si Zëvendës-president i KEK.

Pas Liturgjisë anëtarët e Presi-dencës së KEK vizituan katedra-len në ndërtim të Tiranës, qendrënshpirtërore-arsimore Thavor etj.

Paditen e së dielës në mjedisete Akdemisë Theologjike “Ngjalljae Krishtit”, në Manastirin e ShënVlashit filluan seancat e mbledhjes,dhe u mbyllën të martën padite, 10shkurt. Në të u diskutua dhe u mo-rën vendime në lidhje me asamble-në e ardhshme të KEK, që do tëzhvillohet në Lion të Francës, nga15-21 korrik, e cila do të celebrojëedhe 50-vjetorin e krijimit të Kon-ferencës Evropiane të Kishave, sidhe për çështje të tjera që kanë tëbëjnë me kishat anëtare.

Një diskutim i veçantë u bë përproblemet ekonomike, që vijnë sirrjedhojë e krizës globale dhe uvendos që ato të kihen parasyshnë hartimin e buxhetit të ardhshëm.

Në fund, pjesëmarrësit falë-nderuan Kryepiskopin Anastaspër pritjen e ngrohtë dhe kushtetqë krijoi.

Korresp. i “Ngjallja”

U votua unanimisht për pranimin e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në

Këshillin Botëror të Kishave

Kishë që kishte lidhje të hershme me lëvizjen Ekumenike

Presidenti i KEK, Rev. Jean-Arnold de Clermont, duke përshëndeturnë fund të Liturgjisë Hyjnore, të dielën, 8 shkurt.

Page 4: Gazeta e Shkurtit 2009

4 NGJALLJA SHKURT 2009

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, (04) 2235 095Fax: (04) 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

Të shkosh sa më shpesh tëmundesh në Kishën e Perëndisë,të marrësh pjesë në shërbesa qëtë lavdërosh dhe të kërkosh më-shirën e Tij për dobësinë tëndeshpirtërore.

Askush nuk do vuajë aq shumëdhe aq sinqerisht bashkë me ty përdobësinë tënde, sesa Kisha. Të gji-thë ato që po provon ti, i provuanmadje edhe bijtë e saj më të zgje-dhur, vuajtën shpirtërisht ashtu siti, mëkatuan dhe ranë pikërishtashtu si dhe ti. Kisha nuk ta fshehrealitetin e errët, d.m.th. atë që epi-demia vdekjeprurëse e mëkatit ipreku dhe i shkatërroi të gjithë.Dhe të gjithë bijtë e saj që të shëro-hen, derdhën shumë lot, u lutënshumë, u përpoqën ashpër, iu nën-shtruan provave të mëdha.

Duke pasur në mendje të gjithakëto, do të jetë më e lehtë për tyqë të përpiqesh e të durosh.

Që të mos ftohet dashuria jonëndaj Perëndisë dhe Kishës së Tijtë shenjtë, le të sjellim shpesh nëkujtesën tonë bamirësitë e mëdha,të cilat na i dhuron çdo ditëPerëndia nëpërmjet Kishës së Tij.

Por, cilat janë këto bamirësi?- Të gjithë ne besimtarët jemi

vëllezër dhe gjymtyrë të të njëjtittrup, të lidhur aq fort me kokën e

Kishës, Zotin, sa dhe me gjymtyrëte tjera të saj, tokësore dhe qiellore.

- Pastrimi nga mëkatet, shenjtë-ria, ndriçimi dhe rilindja jonë që kry-het me hirin e Krishtit, paqja e zem-rës dhe qetësia e shpirtit.

- Ndihma hyjnore në të gjithapunët e jetës dhe në përpjekjen to-në shpirtërore.

- Mbrojtja jonë nga çdo e keqenën strehën e Perëndisë Triadik, tëHyjlindëses, të engjëjve dhe shenj-torëve.

- Shpresa ngushëlluese e jetëssë përjetshme dhe pjesëmarrja jonënë mrekullinë e shpëtimit nëpërmjetmistereve të shenjta që kryehenbrenda Kishës.

“Cila Perëndi është aq i madhsa Perëndia ynë? Ti je Perëndi ivetëm që bën çudira” (Psalm.76.14-15).

Të gjithë jemi pjesëtarë tëKishës dhe jetojmë brenda botës

së mrekullueshme të Perëndisë, nëmbretërinë e hirit, të shenjtërimitdhe të së vërtetës, në vendin e për-jetësisë dhe të mosprishjes, nëbanesën e Perëndisë, të engjëjvedhe të shenjtorëve, “të cilët janëshkruar në qiejt” (Hebr. 12.23).

Me admirim dhe frikë shohimnë Dhiatën e Vjetër, mrekullinë emahnitshme të krijimit vetëm meurdhrin e Perëndisë, ndërsa nëDhiatën e Re mrekullia më e mah-nitshme e mishërimit të Tij: Perë-ndia bëhet njeri, por nuk pushon sëqeni Perëndi. Shihni mrekullinë emrekullive! Perëndia pësoi, vdiqdhe u ngjall që të shpëtojë njeriun,që t’i dhurojë shpresën e ngjalljes.Shihni mrekullinë e mëshirës dhetë pëlqimit të Perëndisë!

Në tokë, Kisha e Krishtit ështëqendra e jetës së vërtetë shpirtë-rore dhe qiellore, vendi i shenjtëri-

mit, drejtësisë, urtësisë, paqes, fu-qisë hyjnore dhe lirisë së vërtetë.

Kisha është burimi “i ujit të gja-llë”. Prej saj buron uji i pashter-shëm i jetës, i hirit të Perëndisë, icili na gjallëron, na freskon dhe nalehtëson nga zjarri i mëkatit, napastron nga pasionet.

Historia e Kishës është prediku-esi që shpall me zë të lartë të vërte-tat e Perëndisë, Zbulesën hyjnore.Kisha e Krishtit është një fener qëndriçon të gjithë njerëzit, gjithëbotën.

Brenda Kishës u shfaq dashuriae pafundme e Perëndisë për njerë-zit me dërgimin e priftërinjve e tëetërve shpirtërorë që baritojnë dheudhëzojnë në emër të Zotit bijtë etyre shpirtërorë, popullin besimtar.

Vëllezërit e mi, duajeni, duajeniKishën!

Përktheu: Rozeta Baba

Shkëputur nga libri

“Qielli në tokë”

Ajo transmeton për ju 24 orë program.Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale dhe kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore dhe klasike, nga vendi dhe bota.Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Qielli në tokë

Kisha e re e Kuqanit, Elbasan

Page 5: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 5

Doli në qarkullim numri i parë irevistës periodike

“Kërkim”Teologji, Shkencë, Kulturë,

Aktualitet.

Në kërkim të vazhdueshëm...

Karakteristikë kryesore e shoqërisë sonëështë kërkimi këmbëngulës dhe i vazhdueshëmnë shkencat natyrore, që ka sjellë progres dhezhvillim të pandalshëm teknologjik. Por kjo ndodhdhe në gjithë shkencat e tjera, për një dije samë të thellë e objektive dhe për përmirësimin eshoqërisë.

Në mënyrë paralele, edhe në jetën e krishte-rë, kërkimi shpirtëror i vazhdueshëm është njëkusht parësor thelbësor për një kuptim sa më tëplotë, për familjarizimin dhe njohjen me tëvërtetën e zbuluar. Në të njëjtën kohë, detyrimii Kishës, për të transmetuar mesazhin e përjet-shëm në këtë vend dhe në të tashmen - pra nëvendin konkret ku ndodhet dhe në kohën kon-krete të aktivitetit të saj - e bën imperative nevo-jën për të studiuar vazhdimisht kushtet e reja tëkrijuara si në rrafshin lokal ashtu edhe në atëglobal. Fjala theologjike e përgjegjshme dhedinamike mbështetet te kërkimi. Një Kishë e

gjallë ka nevojë për një studim dhe thellimsistematik si në fjalën e përjetshme të Perëndisësë pafund, ashtu dhe në problemet e reja qëpërjetohen në botën kalimtare.

Ky botim periodik, i quajtur “Kërkim”,parashikohet të qarkullojë çdo katër muaj (janar,në festat e dymbëdhjetëditëshit; maj, nëperiudhën paskale; shtator, në fillim të vitit të rikishtar dhe shkollor) e ka si qëllim të mirëpresë:studime, artikuj, informacione, dokumente,tekste me një interes të gjerë fetar, shoqëror,shkencor. Do të kërkojë të çelë vazhdimishthorizonte për lexuesin dhe ta ndihmojë në njëinformim sa më të gjerë në çështje qëshqetësojnë shoqërinë dhe në përgjithësi botëne sotme, që ndodhet në një kërkim tëvazhdueshëm.

† AnastasiKryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë

Shqipërisë

Parathënia e Revistës

Secila nga të Dielat e Kreshmëssë Madhe ka temën e saj të veça-ntë. E Diela e Parë është Festae Triumfit të Orthodhoksisë.Ajo është një festë historike, qëpërkujton kthimin e ikonave nëpërkisha në vitin 843, mbas fitoreskundër herezisë ikonoklaste. Temashpirtërore e kësaj të Diele është,para së gjithash, fitorja e Besës sëVërtetë: “Kjo është fitorja që e mu-ndi botën: besa jonë” (1 Joani 5:4).Së dyti, ikonat e shenjtorëve dësh-mojnë që njeriu “i krijuar sipasshëmbëllesës dhe ngjashmërisë sëPerëndisë” (Gjeneza 1:26), bëhet ishenjtë dhe i ngjashëm me Perë-ndinë, nëpërmjet pastrimit të vet-vetes, si imazhi i gjallë i Perëndisë.

E Diela e Dytë e Kreshmëspërkujton Shën Grigor Palla-main (v. 1359). Ai dha një dëshmitë gjallë se si njerëzit mund tëbëhen hyjnorë nëpërmjet hirit tëPerëndisë, në Shpirtin e Shenjtë;dhe kjo në këtë jetë, nëpërmjetlutjeve dhe agjërimeve qeniet nje-rëzore mund të bëhen pjesëmarrëstë dritës së pakrijuar të lavdisëhyjnore të Perëndisë.

Të Dielat e Kreshmës

E Diela e Tretë është e Nde-rimit të Kryqit. Kryqi qëndron nëmes të Kishës, pothuaj në mesin ekreshmës, jo vetëm thjesht për t’ikujtuar njerëzit për shpëtimin ebërë nga Krishti dhe për të mbajturparasysh qëllimin e përpjekjeve tëtyre, por gjithashtu edhe për ta nde-ruar, si atë realitet, me anë të të cilitnjeriu mund të rrojë dhe të shpë-tohet. “Ai që nuk e merr kryqin etij dhe nuk vjen pas meje nuk ështëi denjë për mua” (Matheu 10:38).

Sepse në Kryqin e Krishtit të Kryqë-zuar qëndrojnë “fuqia e Perëndisëdhe dituria e Perëndisë” për ata qëjanë shpëtuar (I Korinthianët 1:24).

E Diela e Katërt i kushtohetShën Joanit të Shkallës (Kli-makut), autorit të librit Shkalla eNgjitjes Hyjnore. Igumeni i Manas-tirit të Shën Katerinës në malin eSinait (shekulli i 6-të), qëndron sinjë dëshmitar për përpjekjet e fortaqë nevojiten për të hyrë në Mbre-

tërinë e Perëndisë (Matheu 11:12).Lufta shpirtërore e jetës së kri-shterë është reale, “jo kundërgjakut e mishit, por kundër... sundu-esve të botës së errësirës së kësajjete, kundër frymëve të liga në ve-ndet qiellore...” (Efesianët 6:12).Shën Joani i inkurajon besnikët nëpërpjekjet e tyre, sepse sipas Zotit,vetëm “kush do të durojë deri nëfund ky do të shpëtojë” (Matheu24:13).

E Diela e Pestë përkujtonShën Marinë e Egjiptit, lavirene penduar. Maria na tregon, parasë gjithash, se sado të shumta tëjenë mëkatet, ato nuk mund tambajnë larg Perëndisë një njeri tëpenduar sinqerisht. Vetë Krishtierdhi për të “thirrur mëkatarët nëpendim” dhe për t’i shpëtuar ataprej mëkateve të tyre (Lluka 5:32).Për më tepër, Shën Maria na tregonse kurrë nuk është vonë në jetë -apo në kreshmë - për t’u penduar.Krishti do t’i presë me gëzim tëgjithë ata që do vijnë tek Ai në orëne njëmbëdhjetë të jetës së tyre. Porardhja e tyre duhet të jetë në njëpendim serioz dhe të sinqertë.

Page 6: Gazeta e Shkurtit 2009

6 NGJALLJA SHKURT 2009

Në qytetin me tradita me rrënjëtë thella të krishtera, i cili ka luajturedhe një rol historik në mbështe-tjen që i ka dhënë Fortlumturisë sëTij Anastasit në ringritjen e KishësOrthodhokse në Shqipëri do tëmbahej një ceremoni e veçantë nde-rimi. Korça e nderon për herë tëdytë veprën e shumanshme që aika bërë në Shqipëri, pas dhëniessë titullit “Qytetar Nderi”. Në amfi-teatrin e madh të Universitetit, qëmban emrin e episkopit të madhorthodhoks, Theofan Nolit, do tënderohej një tjetër episkop ortho-dhoks, i vlerësuar ndërkombëta-risht, hierapostulli dhe Kryebariu iKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë.

Të pranishëm në këtë ceremoniishin krerët më të lartë të pushtetitlokal, trupi i pedagogëve të Univer-sitetit, përfaqësues të komunitetevetë ndryshme fetare, studiues të ndry-shëm, artistë dhe personalitete tëspikatur, studentë etj. Aktiviteti dotë përshëndetej nga orkestrina e har-qeve e Liceut Artistik të Korçës.

Ceremoninë e hapi Rektori iUniversitetit, z. Gjergji Mero. Ai injohu të pranishmit me biografinëe figurës që po nderohej, si dhe measpektet më të rëndësishme të ve-prës shkencore të KryepiskopitAnastas. Ai e vlerësoi si një persona-litet të jashtëzakonshëm në fushënteologjike dhe shkencore, si huma-nist dhe një mik i Shqipërisë dhe iKorçës.

Ish-Rektori z. Gjergji Pendavinjie cilësoi dhënien e titullit “HonorisCausa” si pjesë e mirënjohjes së po-pullit shqiptar ndaj Fortlumturisë sëTij. Ai bëri një përmbledhje të pu-nës kërkimore e shkencore, si dhe undal në problematikat e ndryshmeqë trajton Kryepiskopi në veprën etij.

Prefektja e qarkut, znj. ElfridaZefi, do të shprehte fjalë falënde-rimi për apostullin e ditëve tona, siçdo ta cilësonte Kryepiskopin.“Mrekullia që beson Kryepiskopivihet re në veprën dhe jetën e tij nëShqipëri. Sipas vlerësimit tëteologëve bashkëkohorë, Anastasika mbetur forca më e madhe qëdrejton misionarizmin në orthodho-

ksi, sepse ai drejtoi vëmendjen nëKishën Orthodhokse duke kërkuarringjalljen e ndërgjegjes dhe dë-shirës misionare. Vitet 90-të e çoj-në në sfidën e Shqipërisë, e cilamblodhi së bashku të gjitha pjesëte jetës së tij për të realizuar njëtjetër mrekulli, atë të ringjalljes sëKishës.”,- tha ndër të tjera ajo.

Përfaqësuesi i Këshillit studen-tor, z. Dejan Selmani, student i filo-zofisë, shprehu mirënjohje dhenderim në emër të studentëve tëUniversitetit të Korçës për ndih-mën dhe kontributin që ka dhënënë zhvillimin e arsimit dhe tëshkencës.

Dr. Ilia Skendi, President i Ale-ancës Franceze, në fjalën e tijtheksoi: “Duke nderuar Prof. Dr.Anastasin, stafi i Universitetit nde-roi disa vlera të veçanta dhe të për-hershme. Nderohet dashuria që ke-ni në zemër dhe ndriçimi i mendjesqë na keni transmetuar në mo-mente të gëzuara dhe të vështiragjithmonë me buzëqeshje dhe fjalëtë ëmbla edhe kur keni ndjerëdhimbjen e sakrificës suaj”.

Ilia Milo, Kryetar i Qarkut tëKorçës, tha: “Falënderoj Kryepisko-pin Anastas që pranoi të vijë nëShqipëri për të dhënë kontributinmaksimal në të mirë të shqiptarëvedhe të besimit orthodhoks. Ne du-het t’i kërkojmë falje Zotit për atëçka bëmë në vitet e tmerrshme dhetë egra të diktaturës komuniste”.

Kryetar i Bashkisë, z. Niko Pe-leshi vuri në dukje vlera të Qytetarittë Nderit të Korçës: “Në emër tëtë gjithë qytetarëve të Korçësdëshiroj të sjell në vëmendjen e tëgjithëve një vepër e cila është eprekshme, e dukshme nga të gjithë,që nga qytetarët e thjeshtë deri teintelektualët. Është ringjallja eKishës Orthodhokse si një kompo-nent i rëndësishëm i besimit në sho-qërinë tonë. Në punën tonë të për-ditshme nuk mund të jemi të suk-sesshëm dhe rezultativë pa besi-min. Dhe ky besim i vrarë dhe irrëzuar në periudhën e errët tëpara viteve 90’ filloi të ringrihet meshumë punë dhe shumë vështirësime një mbështetje të padiskutue-shme të këtij njeriu që po vlerësohetsot.”

Në fund të përshëndetjeve, Re-ktori lexoi motivacionin e dhëniessë titullit Doktor “Honoris Causa”për Kryepiskopin Anastas: “Për ko-ntributin e tij të shquar akademiknë fushën e teologjisë, si dhe për ve-primet shoqërore me vlera të më-dha në forcimin e dialogut e të tolera-ncës fetare midis qytetërimeve. Re-ktori, Gergji Pendavinji. Kryetar i Kë-shillit të Shkencës, z. Genc Pollo”.

Më pas iu dha fjala Prof Dr.Anastasit për të bërë përshëndetjene rastit: “Pohoj se më erdhi i pa-pritur lajmi që Universiteti i Korçësvendosi të më japë titullin “DoktorNderi”. Ju falënderoj të gjithëve nga

(vijon nga faqja 1)

Kryepiskopit Anastas i dorëzohet titulli “Doktor Nderi”nga Universiteti i Korçës

thellësia e shpirtit. Lentja zmadhue-se e fisnikërisë dhe e dashamirësisësë parafolësve i dha më shumë për-masa kontributit tim. Ndaj sërish jufalënderoj të gjithëve nxehtësisht.Dashuria dhe vlerësimi juaj ofrojnëme të vërtetë mbështetjen e nevoj-shme në përpjekjen që na ka ngar-kuar Perëndia”.

Më tej, Fortlumturia e Tij mbajtiedhe temën me titull “Vlerat mba-rënjerëzore të feve”, duke theksuarse: “është e nevojshme të bëhet megjykim të thellë përafrimi e bashk-ekzistenca paqësore, pa u sakrifikuarpersonaliteti i veçantë i grupimevedhe i popujve. Të kërkohet një shtegi ndërmjetëm dhe të qartësohet“përsëri dhe përsëri” karakteri, që-llimi dhe shpresa e këtij dialogu”.

Në fund të fjalës së tij, Kryepi-skopi Anastas tha: “Unë gjithmonëthem se jam një shqiptar i vogëlnga Korça. Tani do ta plotësoj, dukethënë se jam edhe një student i ri iUniversitetit të Korçës”.

Mbas ceremonisë, Universitetii Korçës shtroi një drekë zyrtarepër nder të Doktorit të parë HonorisCausa të tij. Gjatë saj, duke folurme pedagogët e pranishëm, Krye-piskopi u ndal në çështje të interesittë përbashkët mbi problematikatshkencore e arsimore dhe dha she-mbuj të eksperiencës së tij të gjatënë fushën pedagogjike e universitare.

Aleks Çuri

Kërkesa për dhënien e titullit Doktor “Honoris Causa” u bë në shkurt 2007 nga një grup prej mëshumë se 190 intelektualësh nga qyteti i Korçës. Senati i Universitetit “Fan Noli” e pranoi këtëkërkesë dhe i propozoi Këshillit të Kualifikimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhëniene këtij titulli, që u miratua nga Këshilli i Kualifikimit Shkencor më 27 korrik 2007, me Kryetar (në atëkohë) Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Genc Pollo.

Page 7: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 7

A. Kuadri dhe vështirësitë

1. Nga fundi i shekullit të 19-të u bënë për-pjekje për një njohje sa më të mirë të ndërsjellëdhe për përafrimin e njerëzve të feve të ndry-shme, me anë të kongreseve dhe organizmavendërkombëtarë ndërfetarë. Por përpjekjet përkrijimin e strukturave më të qëndrueshme nukpatën sukses. Përafrimi u krye më tepër në njëterren negocimi, kur u përcaktuan çështje dheqëllime konkrete, duke iu referuar çështjevebashkëkohore me të cilat përballet i tërë qyte-tërimi. P.sh. “Konferenca Botërore për Fetë dhePaqen (World Conference on Religion andPeace), që më vonë u quajt “Konferenca Botë-rore e Feve për Paqen (World Conference ofReligions for Peace), gjeti një jehonë më tëmadhe në shumë vende dhe vazhdon të ketëende aktivitetin dhe ndikimet e saj. Pas 11 shta-torit 2001 u shënua një shpeshtim i konferencavendërfetare, me shpresën se kjo do të ndihmontenë luftën kundër terrorizmit dhe në forcimin epaqes. Kërkimi për vlera mbarënjerëzore të pra-nuara bashkërisht, po merr ritme të shpejta nëforma nga më të ndryshmet.

Në epokën tonë, gjithnjë e më shumë po bë-hemi të ndërgjegjshëm për sfidën dhe për-gjegjësinë historike të komuniteteve fetare ndajnjerëzimit si një njësi e vetme. Intelektualë qëbëjnë pjesë në fe të ndryshme, edhe pse mundtë shtyhen nga predispozita të ndryshme, bëjnëpërpjekje për të rëndë dakord në disa teza thel-bësore të caktuara. Pranohet se shumë nga pari-met e disa feve, u formuan në epoka të mëpar-shme brenda kushteve të ndryshme. Dhe sot,si rrjedhojë, në tharmimet e reja që kryhen nërrafshin ndërkombëtar, ofrohen mundësi të rejatë rishpjegimit të bërthamës bazë të çdo feje.

Për dialogun e sotëm ndërfetar mbeten mevlerë dhe me rëndësi paqja globale, procedurae globalizimit, kufizimi i dhunës dhe përballimi indotjes së mjedisit. Megjithatë, duhet tëshmangen thjeshtëzimet. Para disa kohësh, njëi njohuri im, profesor universiteti, më telefonoiqë të më nxiste të merrnim një nismë për paqen.Propozimi i tij ishte të mblidheshin liderë dheintelektualë të feve të mëdha dhe të vendosimtë fshijmë nga tekstet tona të shenjta çdo gjë qëi kundërvihet paqes dhe nxit luftën. U përpoqat’i shpjegoj se një gjë e tillë është e paarritshme,sepse shkrimet e shenjta të feve të ndryshme

VLERAT MBARËNJERËZORE TË FEVE

kanë për pasuesit e tyre një autoritet të padisku-tueshëm dhe nuk mund t’i nënshtrohen rishikimitsiç bëhet me kushtetutat e shteteve. E as mundtë ekzistojë ndonjë lloj organizmi, një lloj OKB-je fetare, që mund të ndërmarrë dhe të kryejëdiçka të tillë. Mënyra e vetme e fuqizimit tëpërpjekjes pajtuese në lëmin ndërkombëtarështë kultivimi i një klime të butë midis përfa-qësuesve të feve, fuqizimi i bërthamës paqësoretë ndjesisë fetare.

2. Fetë e ndryshme, aty ku mbizotëruan,kanë ndikuar më së shumti në mbarë jetën enjeriut. Dhe është e logjikshme të lidhen, nëmënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, me tëgjitha aspektet e vlerave të ndryshme logjike,

estetike, etike dhe ato metafizike. Kjo, sepsefetë nuk vihen në lëvizje thjesht si njësi të pava-rura. Ato janë në ndikimin dhe varësinë e ndër-sjellë të shumë faktorëve të tjerë: etnikë, politikë,kulturorë, ekonomikë. Ndikojnë dhe ndikohen.

Çdo fe e zhvilluar ka: a) një orientim transhen-dental, që drejtohet drejt një të vërtete absolute,drejt një qëllimi sublim dhe b) një sistem tezashdogmatike e aksiomatike të shpjegimit të botës.Këto përcaktojnë dhe vlerat metafizike e logjike,të cilat i mbështet feja.

Siç dihet, konvertimi i pikëpamjeve në zonate së vërtetës absolute dhe të orientimit transhen-

dental që ato përcaktojnë është shumë i vështirë.Fetë që ndikojnë në përgjithësi mbi gjysmën epopullsisë së dheut (Krishterimi dhe Islami), siedhe Judaizmi që i ka paraprirë ato, janë fe qëpasuesit e të cilave besojnë në zbulesën hyjnore.Vlerat themeltare që i përshkojnë mbi të vërte-tën, të mirën, të shenjtën konsiderohen si të dhë-na “që lartazi”. Ato i pasojnë analizat filozofikedhe rregullimet ligjvënëse.

Rryma tjetër fetare, që buron nga kërkimiindian dhe kinez i Transhendentes, në pamje tëparë nuk është e ndërvarur tërësisht nga zbulesae dhënë që lartazi. Megjithatë, lulëzuan shkolladhe teori të ndryshme për të vërtetën absolute.

Nga ana tjetër, çdo fe ka traditat e vetaceremoniale dhe shumë elementë simbolikë tënjë përvoje kolektive. Brenda tyre janë zhvilluarletrat, artet (arkitektura, muzika, piktura, skulptu-ra, artizanati etj.) e shumë vlera të tjera estetike.Arritjet më mbresëlënëse të artit mbajnë vulëne frymëzimit fetar. Si rrjedhojë, fetë lidhen dheme shumë vlera estetike. Krijimtaria kulturoree çdo feje konsiderohet si pasurim i trashëgimisëkulturore të njerëzimit.

Në kërkimin modern për arritjen e një pikekonvergimi të feve në çështjen e vlerave mbarë-njerëzore, theksi i vihet kryesisht “vlerave mo-rale”. Por, nuk duhet të lihet mënjanë fakti se vle-rat logjike, estetike, etike e metafizike gërsheto-hen dhe ndikohen në mënyrë të ndërsjellë, si si-stemet e ndryshme të organizmit të njeriut: siste-mi nervor, muskulor dhe i qarkullimit të gjakut.

3. Në kërkimin dhe në qartësimin e vleravembarënjerëzore kontribuon sigurisht studimiobjektiv shkencor dhe dialogu ndërfetar. Porkërkohet shumë durim, sepse rruga është e vë-shtirë dhe me të tatëpjeta. Entuziazmi i parë, nëvitet e fundit ia la vendin ngurrimeve seriozedhe dëshpërimeve. Shumë kanë frikë probabi-litetin e sinkretizmit dhe tjetërsimit gradual tëbesimit, si dhe ndarjet e brendshme. Pra, ështëe nevojshme të bëhet me gjykim të thellë përafri-mi dhe bashkekzistenca paqësore, pa u sakrifi-kuar personaliteti i veçantë i grupimeve dhe ipopujve. Të kërkohet një shteg i ndërmjetëmdhe të qartësohet “përsëri dhe përsëri” karak-teri, qëllimi dhe shpresa e këtij dialogu.

(Të plotë do ta lexoni në numrin

e ardhshëm të revistës “Kërkim”)

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, † Anastasi

Pjesa e parë e temës së mbajtur në Universitetin e Korçës, me rastin e marrjes së titullit “Doktor Nderi”

Page 8: Gazeta e Shkurtit 2009

8 NGJALLJA SHKURT 2009

Duke kushtuar vëmendjen e du-hur në punishten e dy vëllezërveKonstandin dhe Athanas Zografimund të kuptojmë shumë lehtë sepunishtja e tyre gjendet shumë afërnë karakteristika dhe teknotropime punishtet ekzistuese në të njëj-tën periudhë në Greqinë Veriore.Karakteristika kryesore që dallohetnë punishten e të dy vëllezërve, podhe në punishte të tjera në GreqinëVeriore, është pikërisht dëshira përnjë pikturë të një kualiteti të lartëme shumë elemente zbukurimi. Nëaspekt më të gjerë, ky art ështëcilësuar dhe përkufizuar si Arti iShkollës së Janinës dhe është shu-më i pasur me elemente të artit tëperiudhës së Paleologëve në Ma-qedoni, por gjithashtu është shumëi pasur edhe me elemente të Shko-llës së Kretës. Ndërmjet gjithë iko-nografëve, që dallohen fuqishëm nëShqipëri gjatë shek. të 18-të, janëpikërisht Konstandin dhe AthanasZografi.

Burim i frymëzimit të dy vëlle-zërve është pikërisht arti i shek. të16-të në Greqinë Veriore si dhe nëMaqedoninë Perëndimore. Tenden-ca e vëllezërve Zografi ishte që atatë përdornin sa më shumë tiparenjerëzore, megjithëse ata ndiqnin nëmënyrë strikte rregullat e periu-dhës bizantine. Në artin e tyre sho-him një kombinim të përkryer tëtipareve realiste njerëzore me ele-mente të marra nga jeta e përdit-shme. Duke pasur një tematikëmjaft të gjerë, ata paraqiten meskena shumë të veçanta si p.sh:temë e marrë nga historia e Ki-shës si Sinodi i Parë Ekumenik,Djegia e Babilonisë, skena e Apo-kalipsit apo skena nga jeta e JohanKlimaksit. Gjithashtu ata punuanfigurat e disa shenjtorëve shqiptarësi figurën e Shën Nikodhim Vith-kuqarit, Shën Joan Kukuzelit, ShënJoan Vladimirit etj.

Kujdesin më të madh në pikturëtë dy vëllezërit Athanas dhe Kon-standin Zografi e tregojnë në plas-ticitet dhe në dizenjo. Zbukurimet eshumta në veshje bëjnë që draprinjtë

ENIS DH. GJANÇIArkeologe dhe historiane arti

e paraqitur në veshjet e tyre të da-llohen më fuqishëm. Ndërsa për sai përket arkitekturës, që bie në synë thellësinë e veprave të tyre, tre-gon se ata respektojnë rregullat eperiudhës së Bizantit. Por në disaraste shohim peizazhe të marra ngapiktura perëndimore, sidomos nëpërpjekjen e tyre për të shprehurperspektivën. Përdorimi i ngjyravetë errëta në portrete është pikërishtinfluencimi nga stili i parë gjerësishtnë Malin e Shenjtë, pikërisht tek stilii quajtur “Stili i Murgjve” në Maline Shenjtë. (The monk’s style ofAthos).

...Të gjitha punët që trashëgoj-më sot nga punishtja Zografi ruhennë gjendje shumë të mirë, duke u

regjione të ndryshme. Disa regjioneishin nën pushtimin turk, kurse disatë tjera nën pushtimin e Venetikut.Pikërisht kjo ndarje e tillë e bënteshumë të vështirë aktivitetin e shu-më ikonografëve. Shumica e tyreqenë vendosur në Greqinë Verioredhe më saktësisht në pjesën eMaqedonisë së Greqisë. Duke pa-sur parasysh këto kushte reale tëBallkanit në këtë periudhë mund tëthemi se në artin ikonografik dallo-hen qartë dy tipare kryesore qëshënojnë etapë:

Tipari i parë është pikërisht te-ndenca e shumë ikonografëve përt’iu kthyer karakteristikave të shko-llës së Paleologëve, si dhe karakte-ristikave të shkollës së Maqedo-

...Tematika e tyre ishte e lar-mishme. Ata i dhanë shumë rëndësiskenave me temë nga jeta e për-ditshme. Duket mjaft qartë në pro-gramin ikonografik të të dy vëlle-zërve, se ata përdornin shenja opti-ke më shumë se simbole, siç ndo-dhte në periudhën bizantine. Nukduhet të harrojmë se origjina e tyreishte nga fshati dhe se në fillimet ehershme të aktivitetit të tyre atanuk kishin performancën e duhur,krahasuar me punimet e tyre nëvitet e pjekurisë të tyre artistike.

Skenat e realizuara nga vëlle-zërit Zografi kanë një karakter na-rrativ dhe personazhet luajnë bre-nda funksionit të tyre. Shumica epersonazheve paraqitet me ko-

PUNISHTJA E KONSTANDIN DHE ATHANAS ZOGRAFITKARAKTERISTIKAT E SHEK. TË 18-TË

paraqitur me dëmtime të lehta dhekjo për të vetmen arsye se ata ndiq-nin me shumë kujdes teknikat epërgatitjes së ikonave si dhe për-zgjidhnin në mënyrën perfektengjyrat dhe pigmentet e nevojshme.Nga 1700-1830 kemi fazën e fundittë Artit Post-Bizantin. Duke diturse pushtuesit turq ishin shpërndarëkudo në Ballkan, ka qenë shumë evështirë për ikonografët të ushtro-nin aktivitetin e tyre. Një fakt tjetërshumë i rëndësishëm në histori gja-të kësaj periudhe është pikërishtpushtimi i Kretës më 1669. Gjatëkësaj periudhe gjithë ikonografët ularguan nga Peloponezi dhe filluantë ushtrojnë aktivitetin e tyre nëpjesën veriore të Greqisë. Por gji-thashtu një pushtim tjetër pikërishtnga Venetiku solli shumë ndryshimegjatë kësaj periudhe. Tashmë po-pullsia e Ballkanit ishte e ndarë në

nisë. Kjo gjë është parë në Selanik,Kostur dhe Voskopojë. Përfaqësu-esit kryesorë të këtij tipari janëDhionis Ek Fumos (1728-1733) sidhe nxënësi i tij Kirilo Fotinu.

Karakteristikat kryesore janëpasqyrimi në veprat e tyre të tipa-reve njerëzore në fytyrat e shenjto-rëve, si dhe përdorimi i hijes nëngjyrën e gjelbër. Ngjyra e përdo-rur më shumë është okër, e cilaëmbëlsohet me penelata të holla nëngjyrë të kuqe.

Një tendencë tjetër, që vihet renë ikonografinë e kësaj periudhe,është përdorimi i disa karakteri-stikave të shkollës së Kretës. Këtokarakteristika shfaqen pikërisht nëdisa tipare antiklasike dhe shfaqenmjaft dukshëm në Greqinë veriore,ku, siç shkrova më sipër, ushtroninaktivitetin e tyre shumë ikonografënga Kreta.

stumet e epokës që përdoreshin singa aristokracia, por dhe nga nje-rëzit e thjeshtë. Gjithashtu ata pa-raqesin në mënyrë dinjitoze dheshumëllojshmërinë e stolive tëepokës...

Veçori tjetër e vëllezërve Zo-grafi është dhe repertori i tyre igjerë në pikturimin e shenjtorëve.Mund të themi se në Malin eShenjtë, në Manastirin e Filotheut,ata kanë pikturuar rreth 197 shenj-torë, ndërkohë që në skitin e ShënAnës në Manastirin e Lavrës sëMadhe ata paraqiten me 311 shenj-torë, duke thyer rekordin në Mana-stirin e Kseropotamit me pikturi-min e 500 shenjtorëve. Gjithë kyrepertor është një pasuri e vërtetë,që të dy vëllezërit Zografi u lanëfëmijëve, d.m.th pasardhësve tëartit të tyre.

Ikonë dhe afresk të vëllezërve Zografi

Page 9: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 9

Për më tepër informacion rreth

KISHËS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE

TË SHQIPËRISË

vizitoni faqen tonë të internetit

www.orthodoxalbania.orgose na kontaktoni në

[email protected]

Do të ishte mirë që njeriu të kishte ngelurnë atë lavdi të cilën e zotëronte pranë Perëndisënë Parajsë. Atëherë kishte vërtet një lavdiautentike dhe jo kallpe, një madhështi reale.Sepse do të madhështohej dhe do të lartësohejnga fuqia e Perëndisë, do të shkëlqente ngaurtësia hyjnore dhe do të ngazëllohej me jetëne përjetshme dhe me të mirat e saj.

Por njeriu, dëshirën që kishte për lavdinë hyj-nore e ndryshoi, meqë shpresonte se do të shi-jonte një lavdi më të madhe. Në këtë mënyrëarriti në një gjendje që nuk i përshtatej “masës”së tij, prandaj humbi edhe atë që kishte mundësitë ruante. Nga ajo kohë përulësia - le të mosmendojë njeri se mund të fitojë ndonjë lloj lavdienga ana e tij, por le të kërkojë më mirë vetëmlavdinë e Perëndisë - është një përjetim shpë-timtar dhe një rrugë për t’u kthyer në gjendjenfillestare të tij. Sepse, me bazë përulësinë, dotë korrigjojë rëniet e tij, do të shërojë sëmundjene vet, do të rendë pas porosisë së shenjtë që idha Perëndia.

Por djalli, që e mashtroi njeriun me shpresëne lavdisë së gënjeshtër, nuk resht së sfiduariatë me të njëjtat ngacmime dhe gjen mijëramënyra dhe ligësi për t’ia arritur qëllimit të tij.Kështu, i tregon njeriut se paratë e shumta janënjë gjë shumë e madhe. E nxit të drejtohet dhetë mendojë vetëm për paratë me të gjithë për-kujdesjen e tij dhe tërë përpjekjen që ka në dispo-zicion. Por e dimë mirë se paraja sjell një lavditë kotë dhe të papërfillshme dhe një rrezik tëtmerrshëm shpirtëror tek njeriu.

Me të vërtetë, përkujdesja që njeriu të fitojëshumë para, e çon atë drejt pangopësisë. E fitimii tyre nuk sjell një lavdi të vërtetë, por e verbondhe çon drejt mendjemadhësisë dhe i krijonshpirtit një sëmundje të ngjashme me inflamacio-nin. Ashtu si tumori është i rrezikshëm për tru-pin, një shenjë jo e mirë shëndetit, por është njëmasë tumorale malinje dhe e rrezikshme, fillimii dhembjeve dhe shkak i vdekjes, e njëjta gjë ështëedhe kryelartësia për shpirtin.

Sigurisht, mendjemadhësia dhe të lartësuarite vetes nuk lindin vetëm nga paraja dhe ngapasuria. As nuk ndodh që njerëzit të mburrenvetëm për shkak se ia kalojnë mirë dhe kanërroba luksoze. Por bëhen mendjemëdhenj edhekur u shtrojnë tryeza të shtrenjta, ushqime të

Mbi përulësinëNga Shën Vasili i Madh

shijshme ose kur mbajnë rroba shumë tështrenjta, kur ndërtojnë shtëpi të mëdha luksozedhe i pajisin ato me shije ose kur i shoqërojnëshumë lajkatarë dhe shërbëtorë.

Por mbi të gjitha mburren dhe bëhen me-ndjemëdhenj kur ngjiten në pozita të nderuara.Nëse populli i zgjedh për ndonjë ofiq, nëse u jepndonjë parësi ose i voton për një pozitë të lartë,atëherë mendojnë se kanë kapërcyer natyrënnjerëzore dhe se janë ngjitur në retë. Prandajedhe njerëzit e tjerë i konsiderojnë më inferiorë,sepse ndodhen nën pushtetin e tyre dhe kreno-hen përpara atyre që ua dhanë këtë ofiq. Pra,tregohen mendjemëdhenj ndaj atyre që iu dhanëvlerë me anë të votës së tyre. E kështu, kjo tre-gon se këta janë në një gjendje çmendurie, sepsembështeten në lavdinë që është gjëja më epaqëndrueshme dhe se vetë ëndrra, ngaqë duantë vishen me lavdinë që është me e gënjeshtërtdhe e rreme se edhe nga ajo që përjetojmë nëëndrrat tona gjata natës.

... Herë të tjera, njerëzit mburren me fuqinëe duarve, shpejtësinë e këmbëve të tyre, buku-

rinë trupore, cilësi që një sëmundje i shkatërrondhe koha i nënvlerëson. Njeriu krenohet me këtose nuk e ka parasysh dhe as nuk e kupton fjalëne vërtetë të Shkrimit që thotë: “njeriu është sibari dhe lavdia njerëzore mban aq sa edhe petalii lules. Bima thahet dhe menjëherë i bie përtokëedhe lulja” (Isaia 40:6-7).

... Nga sa thamë asnjë njeri me tru dhe izgjuar nuk duhet të ketë një ide të madhe dhenuk duhet të mburret për urtësinë dhe diturinëe tij dhe as për ato që folëm pak më parë, prapër pasurinë, ofiqet etj. Por është e dobishmepër atë të jetë në një mendje me këshillën qëShpirti i Shenjtë jep, nëpërmjet profeteshës sëlumur Ana dhe profetit Jeremia, i cili thotë: “Letë mos mburret i dituri për diturinë e tij, as i fortipër fuqinë e tij, as i pasuri për pasurinë e tij” (1Mbret. 2:3. Jerem. 9:23). “Po për këtë le tëmburret njeriu” - na thotë përsëri Shpirti i Shenjtë- “le të mburret se është i aftë të njohë Zotin”(Jeremia item).

Kjo është lavdia e vërtetë e njeriut, ky ështëlartësimi dhe madhështimi i vërtetë: të njohë atëqë është me të vërtetë e madhe, të njohë Perë-ndinë, të bëhet një me Atë dhe të kërkojnë lavdinga lavdia e Tij.

... Por si do të lëmë një herë e mirë mendje-madhësinë shkatërruese që lind nga ideja e ma-dhe që kemi për veten, për të arritur në përulësi-në shpëtimtare? Le të ushtrohemi në përulësime çdo mënyrë dhe le të mos neglizhojmë asgjë,duke pasur parasysh se një gjë e tillë nuk do tëdëmtojë kurrë shpirtin tonë. Se shpirti i ngjan atyreqë mendon dhe me ato tregohet dhe shfaqet. Merrformën e atyre që kryen dhe me ato përshtatet.

Tek ty, o vëllai im, paraqitja dhe veshja, tëecurit dhe të qëndruarit tënd, mënyra e tëushqyerit dhe përgatitja e krevatit tënd, shtëpiajote dhe mobiliet e saj, të gjitha le të jenë tëndikuara dhe prirura drejt përulësisë. Madjeedhe fjala jote dhe kënga që ke për të psalur,bisedimi tënd me të afërmin, të orientohen përnga përulësia dhe jo nga krenaria.

Të lutem, bëje për mua, të mos përdorëshmënyra filozofike dhe sofiste në të folurën tënde,as mos psal për të treguar veten tënde se sa izoti je, as mos fol me krenari dhe mburrje, pornë të gjitha lëvizjet të ulësh tonet e krenarisë.

(vijon në faqen 10)

- Si rregull, gjatë saj nuk hahet mish, peshk,bulmet, vezë.

- Peshk hahet vetëm më 25 Mars, ekremtja e Ungjillëzimit dhe në të Dielën eDafinave.

- Lejohet ngrënia e “frutave të detit”.- Kur është e mundur kreshma mbahet

pa ngrënë vaj ditët e javës (ose të paktën të

Për Kreshmën e Pashkëve duhet të dimë se:

premteve dhe të mërkurave), ndërsa tështunave dhe të dielave përdoret gjithmonëvaji (me përjashtim të së Shtunës së Madhe).

- Verë pihet vetëm të shtunave dhe tëdielave.

- Kushdo që ka probleme shëndetësoreapo të tjera, që nuk e lejojnë ta mbajë kre-shmën, duhet të bisedojë me atin shpirtëror.

Page 10: Gazeta e Shkurtit 2009

10 NGJALLJA SHKURT 2009

Të jesh i mirë me miqtë e tu, ibutë dhe i dashur me shërbëtorët, ipatëkeq me vëllezërit e tu inatçorëdhe të vrazhdë, njeridashës me ataqë vuajnë dhe janë në nevojë.

Të lutem, të ngushëllosh ata qëvuajnë, të vizitosh ata që ndodhennë hidhërime. Mos përbuz kurrënjeri. Të jesh i ëmbël kur flet mevëllezërit, i këndshëm në përgjigjete tua, pozitiv, i afruar me të tjerët.

Të mos i thurësh lavdërimevetes sate, as të nxitësh të tjerët tëtë lavdërojnë.

Të mos pranosh prej njeriu fjalëtë pahijshme dhe të pavenda dhetë mbulosh, sa më shumë qëmundesh, përparësitë e tua.

Të arrish të qortosh veten tëndepër mëkatet e tua dhe të mospresësh qortimet e të tjerëve. Nëkëtë mënyrë do të imitosh tëdrejtët, të cilët ishin të parët në

akuzimin e vetes së tyre për fajetqë kishin bërë. T’i ngjasosh Jovitqë nuk pati turp të rrëfente përparatë gjithëve mëkatet që kishte bërë.

Të mos jesh i ashpër në qortimete tua dhe të mos qortosh të tjerëtme ngutje dhe me pasione, sepsenjë gjë e tillë është paturpësi. Astë dënosh vëllain tënd për gabimete tij të vogla sikur të jesh ti më isakti në drejtësi.

Të jesh i dhembshur dhe të pra-nosh ata që bien në faje, t’i ndihmoshtë formohen nga ana shpirtërore,“duke pasur kujdes gjithmonë”, siçna thotë apostull Pavli, “se mos bieshedhe ti vetë në tundim” (Gal. 6:1).

Të përkujdesesh që të moslavdërohesh prej njerëzve. Lëri tëtjerët të ëndërrojnë dhe të shkojnë

pas lavdisë. Nëse sigurisht dëshi-ron të imitosh Krishtin, që thotë:“Humb rrogën e tij nga Perëndia,ai që bën të mirën me qëllim që tashikojnë të tjerët dhe ta admirojnënjerëzit, sepse ky nder që merr,është shpërblimi i vetëm që do ma-rrë për çfarë ka bërë” (Matth 6:2).

Mos e dëmto veten tënde, dukedashur të dukesh ndër njerëzit.Perëndia është Spektatori i madh.Prandaj ki vetëm një ambicie: të tënderojë Perëndia, i Cili na fal njërrogë të shkëlqyer.

U denjësove të nderohesh medetyrën e qeverisjes dhe të afrohenshumë njerëz dhe të lavdërojnë? Titë ndihesh i barabartë me ata qëke nën vete, të mos sillesh si push-tetar, siç bëjnë ata të botës dhe “të

mos ushtrosh pushtet tiranik mbiata që të janë dhënë që ti kullo-sësh” (1Pet. 5:3). Se Zoti tha se“ai që dëshiron të jetë i pari, duhettë jetë shërbëtori i të gjithëve”(Mark. 10:44).

Pra në këtë mënyrë dashuropërulësinë njësoj sikur të jesh i da-shuruar marrëzisht pas saj. “Duajepërulësinë dhe ajo ka për të tëlavdëruar” (Fjalët e Urta 4:6). Kë-shtu do të shkosh me siguri drejtlavdisë së vërtetë, engjëllore,hyjnore. Për më tepër Krishti dotë të njohë si nxënësin e Tij në faqetë engjëjve dhe ka për të të lavdë-ruar nëse ti imiton përulësinë e Tij,pasi vetë thotë: “Mësoni nga unëse jam i butë dhe i përulur në zemërdhe do të gjeni prehje në shpirtrattuaj” (Matth. 10:44).

Atij i takon lavdia dhe fuqia nëjetë të jetëve. Amin.

Përktheu Todi Bendo

Mbi përulësinëNga Shën Vasili i Madh

(vijon nga faqja 9)

Biografinë tij e shkroidhjaku i tij, më vonë patri-arku i Konstandinopojësshën Ignati (23 tetor). Tara-si ishte xhaxhai i Fotit tëMadh (6 shkurt). Lindi rrethvitit 730 nga patricët shpre-sëtarë Gjergji, gjykatës dheEfkratia. Ai u arsimua dhemori një kulturë mjaft të gje-rë, ndaj u dallua si Kryese-kretar i mbretërve Konsta-ndin VI (790-797) dhe Irini(780-802). Pa dëshirën e tij,edhe pse nuk ishte klerik, uzgjodh dhe u hirotonis patri-ark më 25.12.784. Duke qenëmik i ikonave, u përpoq dheu mblodh Sinodi VII Ekume-nik në Nikea (787), që dënoiikonoklazmën. Tarasi ishtekryetari i Sinodit. Asketik, ipërulur, didaktik, i dhemb-shur, themeloi një spital tëfamshëm dhe një azil për tëvarfrit. Herë pas here ai vetëu shërbente të vobektëve.Ngriti në Bosfor një manastirprivat, “punishte” virtyti.Shfarosi “simoninë” (hiroto-nisjet përkundrejt parave) -“Pidalioni” (= Timoni) për-mban një letër të tij që kalidhje me çështjen. U kujdes

Mbaruan më 202 në Kartagjenë, në bregdetin veriortë Afrikës. Historia e tyre u shkrua pjesërisht nga Perpe-tua, katekisti i tyre Satiri dhe apologjeti e bashkëkohësiTertiliani. U kapën si katikumenë. Vivia Perpetua (latinisht= e gjallë vazhdimisht), 22 vjeçe, vinte nga një fis aristo-kratësh në një qytet afrikan. Kishte një foshnjë nga burrii saj, nga i cili duket se ishte ndarë, sepse ishte idhujtar.Saturnini (= Kronosi) ose Satornili dhe Sekundi (= i dyti)ishin të rinj në moshë ashtu si edhe skllevërit e Perpetos,Refkati dhe Felicitata (= shumë e lumtur), me sa duketishte e shoqja e Refkatit, e cila ishte shtatzënë. Grupit iushtua edhe Satiri që t’i mbështeste. Katikumenët upagëzuan brenda në burg. Tri herë shkoi atje i ati i Perpe-tos që ta bindte të kthehej në paganizëm. Lutej për hirin efoshnjës së saj, të pleqërisë së tij ose e kërcënonte. Madjenjë herë i inatosur u sul që t’i nxirrte sytë… Shenjtorja di-kur kishte patur një vizion: një shkallë me thika dhe ganxhaqë shqyenin ata që ngjiteshin me plogështi, ndërsa poshtëpriste rastin e volitshëm dragoi. Ajo u ngjit e ftuar nga kate-kisti dhe u gjend në kopshtin e mrekullueshëm (Parajsë),ku e mikpriti një plak gjigant i respektueshëm (Perëndia)!Ajo pa se e mundi dhe fitoi mbi egjiptianin (djallin). Kate-kisti, ashtu si Perpetua, pa një vizion sikur të dy bashkë ufutën në kopsht dhe aty takuan martirët e mëparshëm.Në burg Sekundi vdiq dhe Felicitata lindi, ndërsa gardianiu bë i krishterë falë sjelljes së të dënuarve. Martirët u nde-shën me gëzim me bishat. Perpetua nuk kishte lejuar qëta vishnin me rrobat priftërore pagane, siç ishte zakoni.Një ari dhe një leopard u sulën kundër burrave, një mështje-rrë e egër kundër grave. Përpetua, në ekstazë, nuk i ndjeugoditjet e brirëve. Spektatorët në amfiteatër kishin kërkuarfalje për gratë, por pastaj ndërruan mendje. Kështu tëpestëve iu prenë kokat pasi u puthën me njëri - tjetrin.

Perpetua dhe ata që ishin me të,martirë (1 shkurt)

Tarasi i Konstandinopojës (25 shkurt)

për pajtimin me KishënPerëndimore. Iu kundërvumbretërve për hir të një tëdënuari padrejtësisht, derisae shpallën të pafajshëm, pormë tepër iu kundërvu përhir të moralit: kur Konstandi-ni dëboi gruan e vet (796), qëtë martohej me oborrtarenTheodhota, mbajti qëndrimtë rreptë ndaj tij, sa e futënnë arrest shtëpie. Reaguandhe besimtarët, me në kryestuditët, shën Platonin (4 prill)dhe shën Theodhorin (11 nën-tor), të cilët dhe u ndëshkuanpër këtë. E qortuan edhe Tara-sin, sepse nuk kishte dënuarcelebruesin e kurorëzimit, priftJosifin, por kur ai më vonëe zhveshi, e lavdëruan. Passhfronëzimit të Konstandi-

nit (797) u çlirua dhe baritoinë paqe deri në fund të jetës.Kur po jepte shpirt largoime turp demonët që e aku-zonin me gënjeshtra. Gjatëvarrimit të tij mbarëpopullor(25.2.806) perandori Niqi-fori I (802-811) mbuloi memantelin e vet mbretëror lip-sanin e tij, që u varros në ma-nastirin e tij. Vaji i kandilittë varrit shëronte të demoni-zuar dhe të sëmurë si p.sh.gra me hemorragji që, dukeu hequr si eunuke u futënfshehurazi në manastirin etij, ku nuk lejoheshin femrat.Më 1018 lipsanin e shenjtëe vodhën venedikasit. Ruhetnjë Omeli e tij për Hyrjen eVirgjëreshës në Tempull.

Atë Justini

Page 11: Gazeta e Shkurtit 2009

SHKURT 2009 NGJALLJA 11

Kalendari i

Liturgjive Hyjnore,

MARS 20091 E DIEL † TË LIDHURITE DJATHIT. Oshdg. Evdhokia,Andonina.2 E Hënë E Bardhë. Dësh. Isihisenator e Eftalia. (Fillon Kreshma.)

3 E Martë E Bardhë. Dësh.Eftropi, Kleoniku. Hierod.Theodhoriti.4 E Mërkurë † Osh. Gjera-simi në Jordan. Dësh. Pavli dheJuliana.6 E Premte † Të 42 dësh. eAmorit (Aeti, Melisini etj.).(I e Akathistit)

7 E Shtunë † Mrek. e grurit eShën Theodhorit. Hierod.Efremi, Evgjeni etj.

8 E DIEL † I KRESHMËS(E Orthodhoksisë). Theofi-lakti i Nikomedisë.9 E Hënë † Të 40 dësh. e Se-bastisë (Viviani etj.). Qesarimjek. (Hahet vaj e verë.)

11 E Mërkurë † Sofroni i Je-rusalemit. Mbret/sha Theodho-ra e Artës.13 E Premte † Transf. i lips.të Niqiforit të Kon/pojës. Ep.Mario. (II e Akathistit)

14 E Shtunë † Osh. Benedikti.Omol. Efskimi i Lampsakës.

15 E DIEL † II KRESHMËS(Grigor Pallamai). Ap. Ari-stovuli nga të 70-t.18 E Mërkurë † Qirili i Jeru-salemit. Dësh. Eduardi, princ iAnglisë.20 E Premte † Osh. vrarë nëManastirin e Sh. Savës. (III e

Akathistit)

21 E Shtunë † Omol. Jakovi.Dësh. Filimoni e Domnini. Osh.Serapioni.

22 E DIEL † III KRESHMËS(Falja e Kryqit). Hierod. Vasili.25 E MËRKURË † Ungji-llëzimi i Hyjlindëses (Vangje-lizmoi). (Hahet vaj, verë, peshk.)

27 E Premte † Dëshg. Ma-trona në Selanik. Dësh. Filiti eLidia. (IV e Akathistit)

28 E Shtunë † Ap. Herodioninga 70-t. Osh. Ilarioni i ri, Isikinë Jerusalem.

29 E DIEL † IV KRESHMËS(J. i Shkallës). Hierod. Markui Arethusës.

Që prej vitit 2001 në Qendrën e Gjuhës Greke,në Tiranë zhvillohet provimi për certifikimin e gjuhësgreke. Kjo certifikatë jepet nga Qendra e GjuhësGreke dhe është e njohur zyrtarisht nga Ministria eArsimit të Greqisë dhe njihet në të gjithë botën.

Provimet jepen për katër nivele të ndryshme A,B, C, D, të cilat përdoren në drejtime te ndryshme.P.sh. me certifikatën e nivelit të tretë mundet tëregjistrohesh në universitet në Greqi, duke mos pasurnevojë për të kryer një vit studime për gjuhën greke.

Regjistrimet për provimin janë në periudhën 2shkurt deri më 23 mars 2009.

Kurse provimet janë në muajin maj.Pranë Qendrës së Gjuhës Greke në Tiranë do të

zhvillohen kurse parapërgatitore sipas niveleve ngapedagogë me eksperiencë shumëvjeçare në mësim-dhënie, si edhe me kualifikime të shumta në fushëne gjuhës greke.

Për t’iu ardhur në ndihmë edhe personave të tjerë

NJOFTIMqë duan të mësojnë gjuhën greke apo të përmirësojnënjohuritë e tyre në këtë fushë, pranë Qendrës sëGjuhës Greke në Tiranë do të zhvillohen edhe kurseme metoda bashkëkohore të ardhura nga Greqia dhenga pedagogë me eksperiencë shumëvjeçare nëmësimdhënie si edhe me kualifikime të shumta nëfushën e gjuhës greke. Këto kurse do të finalizohenme dëshmi zyrtare dhe të njohur. Natyrisht qëpersonat të cilët do të ndjekin këto kurse do të jenë tëaftë për të dhënë edhe provimin e certifikimit të gjuhësnë bazë të niveleve që ata vetë kanë interes.

Për informacione më të detajuara interesohuni pranëInstitutit të Formimit Profesional “Frymë Dashurie”

Rr. e Durrësit, Pallatet Komfort(Përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”)

Tel: 04 22 55 207; Cel 069 20 95 010; email:[email protected]

dhe [email protected]

Ky është titulli i një prej projek-teve të zyrës Diakonia Agapes, tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë, i cili merr jetë çdo fundviti. Qëllimi i tij është të ofrojë njëdhuratë simbolike me ëmbëlsiradhe lodra për fëmijë në nevojë, dukeiu shprehur atyre dashurinë dhe për-kujdesjen për të cilat ndiejnë mu-ngesë sidomos me rastin e festëssë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Si çdo vit, edhe në 2008-ën ubashkëpunua me institucione tëndryshme, si Bashkia e Tiranës, dyshkolla për fëmijë me aftësi të kufi-zuara (në Tiranë dhe Durrës), Zyrëne Fëmijëve të Kishës sonë si dheme shoqata dhe organizata të ndry-shme joqeveritare të cilat mirëpre-sin dhe strehojnë fëmijë në nevojë.Në këtë mënyrë u identifikuan për-

fituesit e këtij projekti. Ndër ta ki-shte fëmijë romë, fëmijë nga fa-milje të varfra, me prindër të divor-cuar, fëmijë me aftësi të kufizuara,apo fëmijë nga familje të ngujuarapër shkak të gjakmarrjes.

Rreth 900 dhurata u përgatitëndhe u shpërndanë gjatë muajitdhjetor 2008. Zyra Diakonia Aga-pes punoi me kujdes për përzgje-dhjen e dhuratave në përshtatje memoshën e fëmijëve dhe aftësitë etyre. Për paketimin dhe shpërndar-jen kjo zyrë pati ndihmën e vlef-shme të disa të rinjve vullnetarënga Qendra Studentore e Kishës.

Shpërndarjet e dhuratave ubënë në kuadër të festave të orga-nizuara nga institucionet e ndry-shme në të cilat fëmijët shprehëntalentet e tyre ndërsa këndonin, va-

llëzonin e recitonin poezi për të ftu-arit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Për vitin 2008 dhuratat u mu-ndësuan nga kontributi i KishësOrthodhokse të Amerikës, Shoqa-tës “Besa” Miqtë e Shqipërisë, si dhenga kontribute individuale.

Edhe pse me vlerë të kufizuarmonetare, kjo dhuratë është njëmesazh i rëndësishëm për miqtëtanë të vegjël më në nevojë. Ai utregon atyre se ngrohtësia dhedashuria shprehet edhe me njëgjest të vogël por shumë kuptim-plotë. Edhe ju mund të bëheni pjesëe projektit “Dikush mendon për ju”,duke kontribuar që nga ky momentpër të rritur numrin e fëmijëve tëcilët bëhen përfitues në këtë pro-jekt.

Zyra D.A.

Dikush mendon për ju

Page 12: Gazeta e Shkurtit 2009

12 NGJALLJA SHKURT 2009

Fronëzohet Patriarku i Ri i RusisëMë 27 janar, me një shumicë të konside-

rueshme votash, Mitropoliti 62-vjeçar i Smo-lenskut, Kirilli, u zgjodh Patriarku i 16-të iMoskës dhe i gjithë Rusisë.

Shërbesa e Fronëzimit u krye më 1 shkurt,në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar, në Moskë,e rindërtuar madhështore pas shkatërrimit nëkohën e Stalinit.

Në ceremoni morën pjesë mijëra besimtarë,klerikët e lartë rusë, kryepiskopë e përfaqësuesnga Kishat e tjera Orthodhokse, përfaqësuesnga Kishat e tjera të Krishtera, politikanë mëtë lartë të Rusisë dhe të rajonit etj. Kisha jonëu përfaqësua nga një delegacion i kryesuar ngaKryepiskopi Anastas.

Patriarku Kirill, me origjinë nga ShënPetërburgu, lindi në një familje klerikësh tëpërndjekur nga regjimi, gjyshi i tij prift, kaloishumë kohë në burgjet staliniane. Ai ështëdalluar për kontributin e tij jo vetëm brendaKishës Orthodhokse Ruse, por edhe në planinndërkombëtar, si përfaqësues për shumëdekada në organizmat ndër të krishtera dheveprimtaritë ndërfetare. Kjo u pasqyrua edhenë përshëndetjet e shumta nga e gjithë bota ekrishterë, si nga Papa Benedikti XVI, KëshilliBotëror i Kishave, Konferenca Evropiane eKishave etj.

Në fotot: Lart Patriarku Kirill gjatë Shërbe-sës së Fronëzimit dhe poshtë me përfaqësuesite Kishave Orthodhokse dhe klerikë të lartë.

Konferenca Evropiane e Kishave (KEK), përmbledh rreth 120kisha Orthodhokse, Protestante, Anglikane dhe Katolikë tëVjetër nga të gjitha vendet e Evropës, së bashku me 40 shoqatatë asociuara. KEK u themelua në vitin 1959 dhe ka zyra nëGjenevë, Bruksel dhe Strasburg. (http://www.cec-kek.org)

Presidiumi i Konferencës Evropiane të Kishave (KEK) aprovoitë martën, 10 shkurt 2009, deklaratën e mëposhtme:

Presidiumi i Konferencës Evropiane të Kishave (KEK), i mbledhurnga 8-10 shkurt, në Manastirin e Shën Vlashit, Durrës, i mikpriturnga Zëvendëspresidenti i KEK, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi iTiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, shpreh mirënjohjen përmundësinë që iu dha për të njohur arritjet e Kishës në këta 18 vjet.Presidiumi falënderon me gëzim Perëndinë për ringjalljen e KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që me rrëzimin e komunizmit,në vitin 1991.

Presidiumi konstaton se në Shqipëri po zhvillohet një shoqëri demokra-

Apel i Presidiumit të Konferencës Evropiane të Kishavepër kthimin e vendeve të shenjta në Shqipëri

tike dhe se liria e besimit tashmë është e mundur për të gjithë njerëzit.Ai falënderon për mundësinë që iu dha për të mësuar për lirinë eadhurimit, zhvillimin e edukimit, shërbimet shëndetësore dhe ringritjene kishave dhe manastireve.

Presidiumi shprehu kënaqësinë për Marrëveshjen zyrtare të Qeverisëme komunitetet fetare dhe njohjen e rolit publik të feve në shoqëri, nëpërputhje me Kushtetutën e Shqipërisë të vitit 1998.

Megjithatë, Presidiumi shpreh shqetësimin e tij që edhe pastetëmbëdhjetë vjetësh demokraci ende nuk iu janë kthyer kishave dhekomuniteteve të tjera fetare shumë nga pronat e konfiskuara gjatëkomunizmit. Kjo duhet të nxisë Qeverinë Shqiptare t’i kushtojë njëvëmendje serioze kthimit të kësaj pasurie tek pronarët e ligjshëm.

Presidiumi i kërkon Qeverisë të marrë pa vonesë në konsideratë,rikthimin e të gjitha vendeve të shenjta - manastire, kisha, xhami,teqe - së bashku me tokat që u përkasin, në bazë të fakteve qëekzistojnë në protokollet zyrtare të bëra në kohën e konfiskimit.