8
Gazeta KALLARATI faqe 1 Maj - Qershor 2015 ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 81 Maj-Qershor 2015, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj Ec ngado, Kallaratin mos e harro! KALLARATI PËRKUJTON E NDERON DËSHMORËT SHEKULLI XX ME DY LUFTRA E NJË EPIDEMI ...Jemi mbledhur sot këtu para lapidarit madhështor kushtuar dëshmorëve të fshatit tonë, e nisi fjalën e tij shoku Bejo, në të cilin janë gdhendur emrat e atyre bijve të Kallaratit, që ranë në luftën e vitit 1914 për mbrojtjen e fshatit nga sulmet e andartëve grekë, në luftën e Vlorës të 1920-s për shporrjen e imperialistëve italianë nga Vlora dhe rrethinat e saj dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1945 për çlirimin e Shqipërisë nga nazi-fashistët, që përbëjnë edhe numrin më të madh të dëshmorëve të Kallaratit dhe që ne kallaratasit ndihemi krenarë që kemi më shumë dëshmorë në krahasim me numrin më të vogël të popullsisë, se sa fshatrat fqinjë përreth me popullsi më të madhe... Faqe 2 Një shekull më parë, miliona të rinj lanë vatrën e sigurt familjare dhe shkuan në luftë. U nisën tërë zell, të prirë nga euforia e patriotizmit. Por s`kaloi shumë dhe entuziazmi u kthye në indinjatë. Askujt nuk ia merrte mendja se ato ushtri të panumërta do të rropateshin për vite të tëra baltrave të Belgjikës dhe të Francës. Lufta e Parë botërore ishte padyshim e madhe për sa i përket numrit të viktimave. Burrat e shtetit në Evropë nuk qenë të zotë t`i frenonin tensionet ndërkombëtare që të mos përshkallëzoheshin në një konflikt global. Përkundrazi, ata miopë mediokër dhe interesaxhinj, nxitën dhe krijuan konflikte të panevojshme që çuan në ndezjen e luftës... Marrë nga gazeta DITA Faqe 3 SI I KEMI NJOHUR KARABOLLAJT E KALLARATIT Aty nga vitet 1935-36 të shekullit të kaluar, siç më kujtohet mua, një natë dimri erdhën tek ne në Vuno dy kushërinjtë Sako e Bilbil Karabollaj nga Kallarati. Erdhën si miq për të na parë, po kishin dhe ndonjë hall të tyre. Me Karabollaj kishim një miqësi shumëvjeçare, shekullore që ka pasur jo vetëm Vunoi im, po i gjithë Bregu me Kallaratin e fshatrat e tjerë të asaj krahine prapa malit, që vetëm vargmali Çikë-Bogonicë-Gjonthanas na ndajnë gjeografikisht. Ata erdhën kaluar me mushka, veshur me rroba shajaku, kundra (këpucë) me gozhdë dhe feste të bardha në kokë. Hallin që kishin, kishte lidhje me bagëtitë që donin t`i sillnin në vjeshtë për ca kohë aty dhe pak më vonë t`i zbrisnin në kullotat dimërore. Me interesimin e gjyshit tim, Petro Çali, e zgjidhën hallin ashtu siç deshën... Faqe 4 Nga Harilla Çali Kurrë nuk është vonë Ka ndodhur edhe kështu Nga Enver Golloshaj Nuk ndahem nga shoqëria ...Po nuk treguam interes të gjithë ne kallaratasit për Shoqatën tonë, duke shlyer edhe detyrimet financiare të anëtarësisë, me se do i kryejë veprimtaritë Shoqata dhe si do shtypet gazeta pa pasur fonde financiare? Ta shkrijmë Shoqatën dhe ta mbyllim gazetën?! E nderon kjo gjë Kallaratin dhe kallaratasit kudo që janë? Pa tjetër që JO... Faqe 3 ...“Në këtë fshat dikur jetonte Hito Meçaj dhe Hetua, burrë e grua dhe kishin një vajzë e dy djem: Bushin dhe Fadilin. Këta në atë kohë kishin miqësi me një familje në një fshat fqinjë 2-3 orë larg, që venin e vinin, sipas nevojës për të shkëmbyer prodhimet. Fshati fqinj ishte kristian ose, siç thuhej atëherë, kaur. Miqtë e tyre atje ishin Pilua dhe Maria, që nuk kishin lindur deri atëherë fëmijë, megjithëse kishin vite që ishin martuar. Hitua dhe Hetua ishin njerëz punëtorë, kishin një mushkë, një lopë, dy qè, nja 20-30 dhen. Kishte raste që me dhen vente edhe vajza se ishte e rritur, 15-16 vjeçe. Djemtë i kishin të vegjël. Zakonisht dhentë i bënin bashkë me një djalë të gjitonit, nja 20 vjeç.... Faqe 5 ...Po e nis me djalin e këtij fshati, të mirënjohurin Dalan Memushaj, ish-luftëtar i orëve të para për çlirimin e atdheut, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, kuadër i lartë i Ushtrisë Popullore, tani pensionist i moshuar. Dalani me një bagazh të madh kulture, ka punuar pa u kursyer për historikun e fshatit, ka shkruar librin “Ditët kur Luftova”, të cilin ma ka dërguar edhe mua si dhuratë, për të cilin e falënderoj shumë... Faqe 4 Nga Namaz TOZAJ Nga Seit JONUZAJ

Gazeta kallarati, nr 81

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 1 Maj - Qershor 2015

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 12-të i botimit, nr. 81 Maj-Qershor 2015, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit JonuzajEc ngado, Kallaratin mos e harro!

KALLARATI PËRKUJTON E NDERON DËSHMORËT

SHEKULLI XX ME DY LUFTRA E NJË EPIDEMI

...Jemi mbledhur sot këtu para lapidarit madhështor kushtuar dëshmorëve të fshatit tonë, e nisi fjalën e tij shoku Bejo, në të cilin janë gdhendur emrat e atyre bijve të Kallaratit, që ranë në luftën e vitit 1914 për mbrojtjen e fshatit nga sulmet e andartëve grekë, në luftën e Vlorës të 1920-s për shporrjen e imperialistëve italianë nga Vlora dhe rrethinat e saj dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1945 për çlirimin e Shqipërisë nga nazi-fashistët, që përbëjnë edhe numrin më të madh të dëshmorëve të Kallaratit dhe që ne kallaratasit ndihemi krenarë që kemi më shumë dëshmorë në krahasim me numrin më të vogël të popullsisë, se sa fshatrat fqinjë përreth me popullsi më të madhe...

Faqe 2

Një shekull më parë, miliona të rinj lanë vatrën e sigurt familjare dhe shkuan në luftë. U nisën tërë zell, të prirë nga euforia e patriotizmit. Por s`kaloi shumë dhe entuziazmi u kthye në indinjatë. Askujt nuk ia merrte mendja se ato ushtri të panumërta do të rropateshin për vite të tëra baltrave të Belgjikës dhe të Francës. Lufta e Parë botërore ishte padyshim e madhe për sa i përket numrit të viktimave. Burrat e shtetit në Evropë nuk qenë të zotë t`i frenonin tensionet ndërkombëtare që të mos përshkallëzoheshin në një konflikt global. Përkundrazi, ata miopë mediokër dhe interesaxhinj, nxitën dhe krijuan konflikte të panevojshme që çuan në ndezjen e luftës...

Marrë nga gazeta DITA

Faqe 3

SI I KEMI NJOHUR KARAbOLLAJT E KALLARATIT

Aty nga vitet 1935-36 të shekullit të kaluar, siç më kujtohet mua, një natë dimri erdhën tek ne në Vuno dy kushërinjtë Sako e Bilbil Karabollaj nga Kallarati. Erdhën si miq për të na parë, po kishin dhe ndonjë hall të tyre. Me Karabollaj kishim një miqësi shumëvjeçare, shekullore që ka pasur jo vetëm Vunoi im, po i gjithë Bregu me Kallaratin e fshatrat e tjerë të asaj krahine prapa malit, që vetëm vargmali Çikë-Bogonicë-Gjonthanas na ndajnë gjeografikisht. Ata erdhën kaluar me mushka, veshur me rroba shajaku, kundra (këpucë) me gozhdë dhe feste të bardha në kokë. Hallin që kishin, kishte lidhje me bagëtitë që donin t`i sillnin në vjeshtë për ca kohë aty dhe pak më vonë t`i zbrisnin në kullotat dimërore. Me interesimin e gjyshit tim, Petro Çali, e zgjidhën hallin ashtu siç deshën...

Faqe 4

Nga Harilla Çali

Kurrë nuk është vonë

Ka ndodhur edhe kështu

Nga Enver Golloshaj

Nuk ndahem nga shoqëria...Po nuk treguam interes të gjithë ne kallaratasit për Shoqatën tonë, duke shlyer edhe detyrimet financiare të anëtarësisë, me se do i kryejë veprimtaritë Shoqata dhe si do shtypet gazeta pa pasur fonde financiare? Ta shkrijmë Shoqatën dhe ta mbyllim gazetën?! E nderon kjo gjë Kallaratin dhe kallaratasit kudo që janë? Pa tjetër që JO...

Faqe 3

...“Në këtë fshat dikur jetonte Hito Meçaj dhe Hetua, burrë e grua dhe kishin një vajzë e dy djem: Bushin dhe Fadilin. Këta në atë kohë kishin miqësi me një familje në një fshat fqinjë 2-3 orë larg, që venin e vinin, sipas nevojës për të shkëmbyer prodhimet. Fshati fqinj ishte kristian ose, siç thuhej atëherë, kaur. Miqtë e tyre atje ishin Pilua dhe Maria, që nuk kishin lindur deri atëherë fëmijë, megjithëse kishin vite që ishin martuar. Hitua dhe Hetua ishin njerëz punëtorë, kishin një mushkë, një lopë, dy qè, nja 20-30 dhen. Kishte raste që me dhen vente edhe vajza se ishte e rritur, 15-16 vjeçe. Djemtë i kishin të vegjël. Zakonisht dhentë i bënin bashkë me një djalë të gjitonit, nja 20 vjeç....

Faqe 5

...Po e nis me djalin e këtij fshati, të mirënjohurin Dalan Memushaj, ish-luftëtar i orëve të para për çlirimin e atdheut, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, kuadër i lartë i Ushtrisë Popullore, tani pensionist i moshuar. Dalani me një bagazh të madh kulture, ka punuar pa u kursyer për historikun e

fshatit, ka shkruar librin “Ditët kur Luftova”, të cilin ma ka dërguar edhe mua si dhuratë, për të cilin e falënderoj shumë...

Faqe 4

Nga Namaz TOZAJ

Nga Seit JONUZAJ

Page 2: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 2 Maj - Qershor 2015

Si në gjithë vendin edhe në Kallarat u përkujtua me homazhe e nderime 5 Maji,

dita e dëshmorëve të atdheut. Në informacionin që i ka dërguar Redaksisë së gazetës shoku Bejo Xhaferaj, thuhet se të gjithë banorët e fshatit pa dallim, në orën 10 e 30 të datës 5 maj, u grumbulluan në sheshin para lapidarit të dëshmorëve. Ceremonia përkujtimore nisi me

vendosjen e kurorave në emër të organizatës së veteranëve, të organizatës së familjeve të dëshmorëve, të kryesisë së fshatit dhe të nxënësve të shkollës. Pastaj, fjalën e rastit kushtuar dëshmorëve kallaratas të rënë në luftë për mbrojtjen e trojeve dhe çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, e mbajti para popullit të pranishëm Bejo Xhaferaj.

Jemi mbledhur sot këtu para lapidarit madhështor kushtuar dëshmorëve të fshatit tonë, e nisi fjalën e tij shoku Bejo, në të cilin janë gdhendur emrat e atyre bijve të Kallaratit që ranë në luftën e vitit 1914 për mbrojtjen e fshatit nga sulmet e andartëve grekë, në luftën e Vlorës të 1920-s për shporrjen e imperialistëve italianë nga Vlora dhe rrethinat e saj dhe në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1945 për çlirimin e Shqipërisë nga nazi-fashistët që përbëjnë edhe numrin më të madh të dëshmorëve të Kallaratit dhe që ne kallaratasit ndihemi krenarë që kemi më shumë dëshmorë në krahasim me numrin më të vogël të popullsisë, se sa fshatrat fqinjë përreth me popullsi më të madhe.

Në vazhdim, folësi tha: kallaratasit në breza i janë përgjigjur me armë çdo armiku që ka shkelur fshatin e vendin tonë. Më 1914 ata u ngritën të gjithë në këmbë, burra e gra kundër bandave shoviniste greke që dogjën fshatin tonë të bukur. Për mbrojtjen e tij ranë trimërisht në fushën e betejës Hyso Balili, Murat Demiri, Ramadan Hoxha, Çelo Boshi e Dervish Maçi, ndërsa Muço Karabollaj, Yzeir Ribaj e Sali Maçi u kapën nga andartët dhe u burgosën në ishullin e Korfuzit, ku u torturuan derisa vdiqën. Për këtë luftë rapsodi

popullor thuri vargjet:

Çka Harca e madhe që qa,Tymi si mjegull u nda,Mavrova kundrejt e pa,Kallarat u bë hata,Luftojnë burra e gra.

Edhe në Luftën e Vlorës më

1920, kallaratasit me çetën e tyre treguan trimëri të rrallë, ndërsa

Xhevair Golloshaj dhe edhe jetën.Në Luftën Na-

cionalçlirimtare djemtë e vajzat

kallaratase, të rreshtuara me

armë në dorë në formacionet par-

tizane, luftuan trimërisht nga jugu

në veri të vendit, deri edhe përtej

kufijve veriorë të Shqipërisë, duke e ndjekur këmba-këmbës pushtuesin e huaj. Dhe në këtë luftë çlirimtare ranë trimërisht në fushën e bete-jave 20 djem kallaratas, duke u bërë pjesë e 28 mijë dëshmorëve të LANÇ nga i gjithë vendi. Rapsodi popullor i ka përjetësuar me vargjet:

Çdo t`u them për KallaranëNë atë luftën me gjermanë Vanë djemtë e fshatit, vanëDo ua them emrat me radhëDhe vendet ku janë vrarë...

Dëshmori i parë i fshatit tonë është djaloshi Mumin Selami, i cili më 18 tetot 1942 ra heroik-isht në lagjen Topana të Vlorës. Pas Muminit ranë në fushën e nderit njëri pas tjetrit edhe 19 kallaratas të tjerë. Po edh pas ndryshimit të sistemit politiko-shoqëror të viteve 90-të vazhdoi të shtohej numri i dëshmorëve të Kallatartit, siç ishte rasti i ofic-erit Elham Sulo Elezajt me origjinë kallaratase, i cili më 1998 dha

KALLARATI PËRKUJTON E NDERON DËSHMORËT

jetën në krye të detyrës në përpjekje me banda keqbërëse.

Na takon neve brezave të sotëm, e përfundoi fjalën Bejua, që t`i kujtojmë e t`i ruajmë me fanatizëm vlerat e luftërave të të parëve tanë për liri e pavarësi, vlerat, trimërinë, guximin dhe gjakun e derdhur të kallaratasve në Luftën Nacionalçlirimtare, të mësojmë prej këtyre vlerave e trimëritë e treguara dhe t`ua përcjellim ato rinisë dhe nxënësve të shkollave për t`i edukuar ata me ato virtyte të larta atdhetare që kanë treguar kallaratasit në rrjedhën e kohërave.

Më poshtë vijon shkrimin Bejua, ceremonia përkujtimore kushtuar dëshmorëve të fshatit vazhdoi me një program të bukur artistik nga grupi i nxënësve kallaratas të shkollës së mesme të Horë-Vranishtit. Programi i këtij grupi të drejtuar nga nxënësja Anxhela Kamber Hysaj, përmbante këngë e recitime kushtuar Heroit të Popullit Mumin Selami dhe dëshmor të tjerë etj. Bukur jehonin zërat e nxënësve e nxënëseve Ajselda Hysaj, Armando Strataj, Leonard Konaj, Denis Shakaj, Margarita Strataj, Sandri Shakaj, Regano Memushaj, Maçelino Mataj e Elton Kondaj.

Nga shkrimi i shokut Bejo informohemi se pas ceremonive përkujtimore dhe programit artistik të shkollarëve, u kalua në një drekë të organizuar me rastin e 5 Majit, ditës përkujtimore të dëshmorëve, në klubin e Zeqo Hoxhajt. Dreka e përgatitur mirë e me shije nga bashkëshortja e Zeqos, Mazeta dhe djali i tyre, në të cilën merrnin pjesë familjarët e dëshmorëve dhe të ftuar nga organizatat politiko-shoqërore, nxënës shkolle e fshatarë të tjerë, kaloi në një atmosferë të ngrohtë e unitet familjar e fshatar, me mirësira në kujtim të dëshmorëve etj, si dhe me kujtime nga jeta dhe aktiviteti i dëshmorëve. Gjatë kësaj dreke u fol nga pjesëmarrësit edhe për probleme të ndryshme që ka fshati sot etj.

Page 3: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 3 Maj - Qershor 2015

Vijon në faqen 7

Një shekull më parë, miliona të rinj lanë vatrën e sigurt familjare dhe shkuan në luftë. U nisën tërë zell, të prirë nga euforia

e patriotizmit. Por s`kaloi shumë dhe entuziazmi u kthye në indinjatë. Askujt nuk ia merrte mendja se ato ushtri të panumërta do të rropateshin për vite të tëra baltrave të Belgjikës dhe të Francës. Lufta e Parë botërore ishte padyshim e madhe për sa i përket numrit të viktimave. Burrat e shtetit në Evropë nuk qenë të zotë t`i frenonin tensionet ndërkombëtare që të mos përshkallëzoheshin në një konflikt global. Përkundrazi, ata miopë mediokër dhe interesaxhinj, nxitën dhe krijuan konflikte të panevojshme që çuan në ndezjen e luftës.

Konferenca e Ambasadorëve-gijotinë për shqiptarët

Konferenca e Londrës institucionalizoi krimin ballkanik kundër Shqipërisë dhe shkëputi nga trualli mëmë krahina të tëra, qytete e fshatra, pjesë të deteve e liqeneve që kishin qenë tradicionalisht shqiptare qysh prej shumë shekujsh. Kjo padrejtësi historike nxori jashtë hartës së Shqipërisë Prishtinën, Gjakovën,

Prizrenin dhe krejt Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Ulqinin, një pjesë të zonave të Vermoshit, Plavën e Gucinë, Shkupin, Tetovën, Janinën, Prevezën, Çamërinë, një pjesë të liqenit të Pogradecit, një pjesë të liqenit të Shkodrës e kështu me radhë. Pas pushtimeve të trojeve shqiptare nga fqinjët tanë, kjo konferencë e mbledhur gjoja në emër të paqes zyrtarizoi pabesinë e luftërave antishqiptare. Në vend që ajo të bëhej avokate e një populli të pambrojtur, copëtoi territoret e tij, duke i ndarë ato në 4 shtete. Ka 100 vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pabesie. Më 1999 Kosova fitoi pavarësinë, duke krijuar shtetin e vet të ri. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është çështje kohe. Ndërkaq, dhjetëra krahina të tjera kanë mbetur jashtë kufijve tanë në veri dhe jug, ku politikat shtetërore të fqinjëve kanë tentuar vazhdimisht asimilimin e shqiptarëve.

Lufta e Parë botërore 1914-1918

Lufta e Parë Botërore, e cila u zhvillua gjatë viteve 1914-1918, është cilësuar si lufta më shkatërrimtare që njohu historia njerëzore edhe pse shumë dëshmi e fakte të saj u zbehën nga shpërthimi i Luftës së Dytë. Lufta e Parë apo Lufta

SHEKULLI XX me dy luftra e një epidemi

e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën. Kjo luftë i kushtoi njerëzimit humbjen e 20 milionë njerëzve. Lufta e Parë përfshiu të gjithë kontinentet e banuara të rruzullit tokësor: Evropën, Azinë, Afrikën, Amerikën e Jugut, Amerikën e Veriut dhe Australinë. Por ajo ishte kryesisht e përqendruar në Gjermani dhe Francë.

Lufta e Parë Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit, trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga nacionalisti serbo-boshnjak Gavril Princip më 28 qershor 1914.

Në këtë konflikt mbarëbotëror të armatosur u përballën dy fuqi të mëdha: Perandoritë qendrore (Perandoria gjermanike dhe Perandoria Austro-Hungareze) dhe nga ana tjetër Pakti i Trefishtë (me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Rusinë). Lufta e Madhe filloi më 28 korrik 1914 dhe përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Paktit të Trefishtë. Vendi ynë, Shqipëria u shndërrua në shesh lufte të palëve ndërluftuese. Ajo shkaktoi shpërbërjen e 4 perandorive: e Perandorisë Austro-Hungareze, Prusisë, Perandorisë Osmane dhe Rusisë. Gjermania humbi kolonitë dhe shtetet

Në një nga këto ditët e fundit kalimthi në rrugë u pamë dhe u përshëndetëm me bashkëfshatarin tim Brahim Strataj. Ai

më ndali, duke më thënë sa mirë që të takova. U takuam dhe pasi pyetëm njëri-tjetrin për shëndetin, fëmijët e të tjerë, siç e kemi zakon ne shqiptarët, më tha: sa duhet të paguaj unë për Shoqatën dhe gazetën, se nuk dua të ndahem nga shoqëria, nga bashkëfshatarët e mi. Mua m`u bë jashtëzakonisht qejfi që ky bashkëfshatar e ndiente veten pjesëtar të bashkësisë kallaratase dhe si i tillë ndiente edhe nevojën për shlyerjen e detyrimit shoqëror ndaj shoqatës dhe bashkësisë sonë të Kallaratit.

Rrofsh, i thashë, duke i treguar edhe se sa duhej të paguante. Më dha paratë dhe më tha që gazetën, sa herë që del, të ma lësh te Farmacia bujqësore e Qebir Demirajt. Dhe unë i mora e ia dorëzova financierit të Shoqatës, Sefer Jonuzajt, siç bëj edhe me të tjerët kur m`i japin mua lekët e kuotës e të gazetës.

Pse më bëri përshtypje ndalesa që më bëri Brahimi dhe shprehja e tij “nuk dua të ndahem nga shoqëria”? Ndonjëri mund të thotë, çfarë ka këtu të veçantë për ta shkruar në gazetë. Pikërisht te shprehja “nuk dua të ndahem nga shoqëria”qëndron e veçanta. Koncepti i mosndarjes nga shoqëria është një koncept fisnikërie që shpreh ndjenjën e kolektivitetit ndaj bashkësisë, na mban të lidhur me fshatin dhe me bashkëfshatarët. Shoqata jonë “Kallarati” dhe gazeta e saj mbahen me kontributin financiar të bashkëfshatarëve tanë dhe sa më i madh të jetë ky kontribut, qoftë si kuotë anëtarësie apo pajtim në gazetë, qoftë si sponsorizim nga individë të ndryshëm me gjendje të mirë ekonomiko-financiare.

Nuk ndahem nga shoqëriaKëto kontribute e kanë mbajtur gjallë Shoqatën, kanë bërë të mundur pagesën e shtypshkronjës për botimin e gazetës, kanë bërë të mundur mbulimin e shpenzimeve për veprimtari e vepra të ndryshme që realizon Shoqata. Dhe këta s`kanë qenë të paktë, të cilët Kryesia e Shoqatës në çdo rast i ka falënderuar për kontributin, duke ua nxjerrë emrat secilit në faqet e gazetës. Po sa më të mëdha të jenë këto kontribute, aq më shumë i shtohet mundësia Shoqatës për të ndërmarrë punë të ndryshme në të mirë të fshatit. Përndryshe ajo i ka duart të lidhura. Për mungesë parash, ngandonjëherë edhe gazeta rrezikohet të mos dalë, derisa me sforco të madhe janë siguruar për të parat e botimit.

Mirëpo nëpër qytete e fshatra të vendit, që ka shumë kallaratas, ashtu si edhe jashtë vendit, në emigrim, jo të gjithë e kanë konceptin e mosndarjes nga shoqëria. Ka aty-këtu bashkëfshatarë tanë që nuk e vlerësojnë sa duhet Shoqatën, që ka si qëllim themelor kompaktësimin e kallaratasve, nxjerrjen në pah të vlerave të fshatit tonë me histori, të ndihmojë fshatin me aq sa mundet për probleme të ndryshme që ka etj. Dhe të gjitha këto pasqyrohen në faqet e gazetës sonë. Mirëpo, vërejmë se jo të gjithë interesohen për marrjen e leximin e saj. Ka kallaratas që nuk pajtohen, apo nuk e blejnë gazetën tonë që është gazetë e të gjithë kallaratasve kudo që ndodhen, sepse aty secili gjen vetveten apo të afërmit, gjen fshatin që është mikroatdheu i çdonjërit nga ne. Ka ndonjë që nuk paguan as kuotë anëtarësie, megjithëse kryesia e Shoqatës, kuotë e gazetë i ka bashkuar në një, d.m.th. brenda kuotës përfshihet edhe pagesa për gazetën. Kemi botuar

disa herë edhe “Kujtesën” për t’i kujtuar ata që “harrojnë”.

Po nuk treguam interes të gjithë ne kallaratasit për Shoqatën tonë, duke shlyer edhe detyrimet financiare të anëtarësisë, me se do i kryej veprimtaritë Shoqata dhe si do shtypet gazeta pa pasur fonde financiare? Ta shkrijmë Shoqatën dhe ta mbyllim gazetën?! E nderon kjo gjë Kallaratin dhe kallaratasit kudo që janë? Pa tjetër që JO. Pse, megjithëse janë larg, që nga Italia ku ndodhen si emigrantë, Mitat Jonuzaj, Agim e Dilaver Mataj paguajnë rregullisht kuotën e anëtarësisë dhe gazetën, të cilën e marrin nëpërmjet postës apo kur vinë këtu? E bëjnë këtë pikërisht se nuk duan të ndahen nga shoqëria, nga bashkësia kallaratase. Ndërsa në Vlorë, Fier, Durrës (me përjashtim të Abaz Dautajt që shlyen detyrimin ndaj Shoqatës), në Tiranë e ndonjë qytet apo qendër banimi tjetër, ka individë të veçantë që nuk interesohen as për Shoqatën e as për detyrimet shoqërore që kanë ndaj Kallaratit e ndaj bashkësisë kallaratase. Mirëpo, të gjithë ne kallaratasit, pa përjashtim, kudo që të ndodhemi kemi detyrime ndaj Shoqatës, e cila përfaqëson fshatin dhe bashkësinë tonë kallaratase, prandaj nuk duhet ta quajmë apo ta konsiderojmë veten të përjashtuar nga shoqëria dhe nga detyrimet ndaj saj. Pra, nuk duhet të ndahemi nga shoqëria, siç u shpreh i nderuari Brahim Strataj. Pikërisht për këtë më tërhoqi vëmendjen shprehja e tij, prandaj i shkrova këto rreshta, megjithëse për këto probleme kemi shkruar edhe herë të tjera.

Seit JONUZAJ

Page 4: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 4 Maj - Qershor 2015

Nga Harilla Çali

Vijon

Kurrë nuk është vonë

Ju, shumë të dashur bashkëfshatarët e mi, duke qenë se kam ngelur brenda

për arsyet shëndetësore, kam dëshirë t`u sugjeroj një mendim timin, jo se jam filozof, por mendoj se nuk do t`i kapim më tej mendjet e ndritura të bijve të Kallaratit, që për mendimin tim, nuk i kemi shfrytëzuar sa e si duhet deri më sot. Më poshtë do mundohem, me aq sa di e kuptoj unë, të shpreh mendimin tim për këta bij të fshatit tonë.

Po e nis me djalin e këtij fshati, të mirënjohurin Dalan Memushaj, ish-luftëtar i orëve të para për çlirimin e atdheut, partizan i Brigadës së Parë Sulmuese, kuadër i lartë i Ushtrisë Popullore, tani pensionist i moshuar. Dalani me një bagazh të madh kulture, ka punuar pa u kursyer për historikun e fshatit, ka shkruar librin “Ditët kur Luftova”, të cilin ma ka dërguar edhe mua si dhuratë, për të cilin e falënderoj shumë. Por unë mendoj se brezat e rinj e sidomos mendjehollët dhe ata që kanë penë të mirë, si kolonel Besnik Gjonbrataj që është në Tiranë, duhet të gërmojë për të nxjerrë thesaret e Dalanit që do t`u vlejnë brezave.

Po kështu, bashkëmoshatari, miku dhe shoku im Prof. Dr. Rami Memushaj në Tiranë, përveç atyre që na ka thënë e dhënë, ka akoma edhe më shumë për të na dhënë me krijimtarinë e tij të pasur shkencore. Ai është një gjuhëtar e krijues i talentuar, jo vetëm në fushën e tij të gjuhësisë, por edhe në fushën e historisë. Ai ka shkruar e botuar një varg të madh librash për fushat e lartpërmendura, saqë do të zinin shumë vend në këtë shkrim gazete, pot`i rreshtonim këtu titujt e tyre. Po ashtu, Ramiu është autor i shumë shkrimeve në gazeta e revista të ndryshme.

Seit Maze Jonuzaj në Vlorë, një njeri i kompletuar me arsim të lartë deri edhe pedagog në Akademinë e Marinës e në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, që i ka kryer studimet e larta për detari jashtë shtetit dhe zotëron disa gjuhë të huaja. Kështu që edhe ky ka shumë rezerva për t`u lënë brezave. Një libër mbi jetën dhe punën e tij do të vlente shumë. Janë shumë me vlerë shkrimet e Seitit në gazetën “Kushtrim brezash”, në gazetën “Kallarati” etj. Ato japin shembuj dhe fakte të pakundërshtueshme që brezit të ri i duhet t`i mbajë fort në kujtesë se më vonë nuk do t`i ketë. Seiti është dhe autor librash, siç është edhe libri me vlerë kushtuar burrit të shquar Sihat Tozajt, me të cilin krenohemi, jo vetëm ne Tozajt, po i gjithë Kallarati e më gjerë.

Nga djemtë e parë që dolën mësues është Enver Golloshaj. Një jetë të tërë punoi për të mësuar dhe edukuar breza të tërë nxënësish, që shumë prej tyre u bënë kuadro të vlefshme për shoqërinë dhe sot Enveri ndihet krenar që është mbi 85 vjeç, ish-nxënësit e tij e përshëndesin me cilësimin drejtor ose profesor, kur e takojnë. Enveri ka shkruar edhe libra me bashkautor Razip Golloshajn dhe së fundi me bashkautor Dalan Memushajn, librin për dëshmorët e fshatit, në të cilin pasqyrohen saktë e bukur djemtë kallaratas të rënë në Luftën Nacionalçlirimtare. Ky libër përbën një vlerë të madhe për brezat. Megjithatë, unë mendoj se Enver Golloshaj, ashtu sikurse mësuesit e tjerë kallaratas, si Çize e Violeta Xhaferaj, Hamit Muharremaj, Lefter Hysaj. Hasan Memetaj që arrit të bëhej pedagog matematike deri në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, kanë shumë për t`u treguar brezave mbi punën e tyre të palodhur fisnike mësimdhënëse dhe edukuese që kanë bërë me aq përkushtim dhe sot gëzojnë respekt të madh nga brezat që kanë edukuar.

Shpreh këtë mendim që kam për ta, sepse ushqej respekt për të gjithë ata njerëz që sot janë të moshuar, gjyshër e gjyshe, por puna e tyre ka lënë gjurmë e mbresa të pashlyeshme.

Edhe një penë e mirë e Enver Stratajt që bëri atë libër me vlera të mëdha për historinë e fshatit tonë, sikur ka pushuar pas këtij libri. A thua se s`ka më material për të shkruar? Unë mendoj se Enveri ka edhe shumë gjëra të tjera që mund t`i shkruaj. Ka kujtimet e babë Dules, që kur isha fëmijë në Povël nuk kishin të sosur historitë që më tregonte. Pse të mos shkruash, i dashuri Enver, për jetën dhe bëmat e Stratajve, të cilat kanë lidhje, jo vetëm me familjen, po dhe me fshatin e Kallaratit.

Ndoshta kërkova shumë nga ju, të dashur vëllezër, por mendoj se brezi i ri ka nevojë të mësojë më shumë nga ju që dini e keni çfarë t`i lini si intelektualë që jini. Me respekt. Namaz TOZAJ

Aty nga vitet 1935-36 të shekullit të kaluar, siç më kujtohet mua, një natë dimri erdhën tek ne

në Vuno dy kushërinjtë Sako e Bilbil Karabollaj nga Kallarati. Erdhën si miq për të na parë, po kishin dhe ndonjë hall të tyre. Me Karabollaj kishim një miqësi shumëvjeçare, shekullore që ka pasur jo vetëm Vunoi im, po i gjithë Bregu me Kallaratin e fshatrat e tjerë të asaj krahine prapa malit, që vetëm vargmali Çikë-Bogonicë-Gjonthanas na ndajnë gjeografikisht. Ata erdhën kaluar me mushka, veshur me rroba shajaku, kundra (këpucë) me gozhdë dhe feste të bardha në kokë. Hallin që kishin, kishte lidhje me bagëtitë që donin t`i sillnin në vjeshtë për ca kohë aty dhe pak më vonë t`i zbrisnin në kullotat dimërore. Me interesimin e gjyshit tim, Petro Çali, e zgjidhën hallin ashtu siç deshën.

Familja jonë në atë kohë përbëhej prej 12-14 vetë. Burrat ishin blegtorë me shumë bagëti, dhi, dhën e lopë. Më kujtohet që me miqtë e ardhur nga Kallarati u ulëm të gjithë rreth oxhakut, ku kishte aq zjarr sa të pjekje një dash të madh. Ashtu e bënim gjithnjë zjarrin, për më tepër kësaj darke e bënim për të nderuar edhe miqtë. Sipas zakonit, në qoshe u vendos Sakua si më i madhi dhe më poshtë Bilbili, pastaj gjithë familja jonë në formë harku përreth vatrës së zjarrit. Zakoni e donte të therej dhe të piqej edhe një mish, cjap apo dash nuk më kujtohet.

U shtrua darka. Rregulli e donte që kryemikut, Sakos, t`i vihej bishti dhe patjetër edhe pjesë të tjera të mishit, si shpatull, brinjë e të tjera. Ndërsa Bilbilit i vunë pjesën me veshkë dhe nga të gjitha ato të tjerat që i vunë edhe Sakos. Pra, pjatat u mbushën plot e përplot. Dhe patjetër që u shtrua edhe rakia me bollëk, ndërsa për verë nuk më kujtohet, kishim apo nuk kishim atë natë. U ndez edhe kënga sa gjëmonte shtëpia. Unë, nga ana ime i ngula sytë Sakos e po e shikoja se më dukej si Skënderbeu, prandaj nuk m`u durua dhe ia thash këtë njërit xhaxha që kisha pranë dhe që ishte 4-5 vjeç më i madh se unë. Ky ma mblodhi, mos u bëj kaq budalla, ma preu.

Karabollajt në atë kohë kishin 500 e ca dhen edhe ca më pak dhi. Në kohën që binin në vend të butë me kullotë, mbeteshe pa gojë nga këmborët dhe zilet e varura në qafën e tyre, nga më të voglat (çokanet e zilet e lehta) e deri më të mëdhatë (buqet e zilet e rënda). Plot cjep e desh që të lashtët tregonin se cjeptë i mbathnin me patkonj. Aq shumë bagëti kishin sa brinja me bar ku kullosnin, nga e gjelbër bëhej e tëra e bardhë.

Po Sakua me të vëllanë, Raitin dhe nipin, Ali Muço Karabollaj ikën shpejt nga Kallarati. Shkuan me banim në Mavrovë, kufi me Hysoverdhin dhe u

stabilizuan mirë atje për vete dhe për bagëtinë. Me sa jam interesuar, arritën të bëjnë plot fëmijë, djem e vajza dhe shumë e më shumë bagëti e pasuri. Djemtë e tyre nuk i njoh, por edhe nipër e stërnipër do të kenë marrë të katër anët e Shqipërisë. Ndërsa Bilbili me të vëllanë, Damon qëndruan deri vonë në Kallarat. Edhe këta nuk mbetën prapa, e mbajtën lart e me krenari aty emrin e fisit Karabollaj. Bilbili vdiq para kohe, por djemtë e tij, krahas shokëve bashkëmoshatarë të tyre, u bënë njëri më i mirë se tjetri. Mehmeti, Tarja, Ziniu e Haxhiu të merrnin gjak në vetull, siç thuhet këtej nga anët tona. Familjarisht u lidhën ngushtë me Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare që në fillim, duke marrë pjesë me armë në dorë në luftë për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj italianë e gjermanë dhe luftuan siç dinë të luftojnë trimat. Mehmeti e Tarja u rreshtuan që në çetat e para partizane të krahinës dhe e vazhduan luftën kundër nazistëve në radhët e brigadave sulmuese, duke i ndjekur pushtuesit edhe përtej kufijve veriorë të Shqipërisë. Vëllezërit e tyre më të vegjël, Ziniu e Haxhiu, u aktivizuan me organizatën e rininë antifashiste të fshatit. Po edhe nëna e tyre, Tefua, ishte aktiviste e flaktë e organizatës së grave antifashiste.

Pas çlirimit djemtë e Bilbilit u bënë oficerë e nëpunës, punonjës në të gjithë sektorët e punës së madhe që bëhej për ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit të prapambetur që trashëguam nga e kaluara. Ata u bënë me ekonomi, kulturë e mirëqënie, për të cilat lufton njeriu, shumë më mirë se ç`ishin në Kallaratin e paraluftës. Vetëm Damos nuk i eci fati se djali i vetëm, Mevlani, i vdiq i ri dhe Damua i moshuar mbeti pa krahë derisa vdiq i palumtur.

Të parët tanë thoshin që mali me mal nuk takohen, ndërsa njeriu po, për më tepër që Shqipëria jonë është e

SI I KEMI NJOHUR KARAbOLLAJT E KALLARATIT

Page 5: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 5 Maj - Qershor 2015

Në një fshat të Lumit të Vlorës, fshat me fusha e male, me pyje e brinja, pra një fshat deri diku i pasur, disa familje të

kamura morën një mësues privatisht dhe hapën një si shkollë me 10-15 nxënës, fëmijë të tyre. Mësuesin (një djalë 20-25 vjeçar) e strehuan tek një grua e ve, e moshuar mbi 70 vjeçe. Ajo kishte dy dhoma dhe qiranë e paguanin prindërit e nxënësve që vinin në këtë shkollë. Plaka ishte e vetme, prandaj mësuesin e donte dhe i shërbente si ta kishte djalë të saj. Por dhe djali mësues ishte shumë i sjellshëm, e i edukuar. Ishte jetim pa nënë. Aty, në atë fshat, vdiq nusja e vëllait të plakës nga një sëmundje e papritur. Kjo la një vajzë e dy djem. Djalin e vogël e mori kjo plakë, halla, për ta rritur. Dhe halla, pra plaka ku strehohej mësuesi, qante nusen e vëllait duke ligatur nëpër shtëpi, por shpesh përmendte fjalët “zemëro, zemra ime”. Mësuesit që e dëgjonte kur logaste, i kishte bërë përshtypje, se shprehja “Zëmëro, zemra ime” zakonisht këtej nga anët tona përdoret për fëmijën e barkut. Dhe një ditë e pyet, pse e përdorte këtë fjalë për një bijë bote, se vëllanë ajo e kishte mirë e shëndoshë dhe mund të kishte edhe ndonjë fat tjetër. Plaka u përlot pak dhe i tha mësuesit: - Me atë pyetje më

Ka ndodhur edhe kështu

ke hapur një punë dhe një plagë të madhe, po le ta lëmë me kaq. - Mirë, e lëmë, - i tha mësuesi, - por unë nuk e pranoj të të kem hapur unë plagë të madhe, se jam sjellë shumë mirë këtu dhe plaga e madhe, po qe se varet nga unë, që ta ndreq, duhet të ma thuash. Plaka i thotë: - Jo, nuk ma ke hapur ti, por ma kujtove ti atë plagë dhe unë mund të ta them se mbase lehtësohem, duke e ndarë hidhërimin me ty, se të kam si djalin tim. Dhe ato që i tha plaka mësuesit, m`i tha mua ky mësues, por me vështirësi se ishte shumë i moshuar. Ja çfarë i kish treguar plaka:

“Në këtë fshat dikur jetonte Hito Meçaj dhe Hetua, burrë e grua dhe kishin një vajzë e dy djem: Bushin dhe Fadilin. Këta në atë kohë kishin miqësi me një familje në një fshat fqinjë 2-3 orë larg, që venin e vinin, sipas nevojës për të shkëmbyer prodhimet. Fshati fqinj ishte kristian ose, siç thuhej atëherë, kaur. Miqtë e tyre atje ishin: Pilua dhe Maria, që nuk kishin lindur deri atëherë fëmijë, megjithëse kishin vite që ishin martuar. Hitua dhe Hetua ishin njerëz punëtorë, kishin një mushkë, një lopë, dy qè, nja 20-30 dhen. Kishte raste që me dhen vente edhe vajza se ishte e rritur, 15-16 vjeçe. Djemtë i kishin të vegjël. Zakonisht dhentë i bënin bashkë me një djalë të gjitonit, nja 20 vjeç. Në ato gryka e pyje djali dhe vajza në atë moshë gabuan. Vajza u bë shtatzënë. Një veprim i tillë në atë kohë të kushtonte jetën. Prandaj ranë në një mendim që të arratiseshin dhe të shkonin te dajua i djalit në fshatrat e Delvinës. Atje të bëheshin saqim, siç shprehej plaka (d.m.th. të vendoseshin për gjithnjë atje-shënim i redaksisë), ose dajua t`i ndihmonte për të shkuar edhe më larg, në Korfuz. Mirëpo ato ditë erdhën nga hyqymeti (organet qeveritare-shën. i red.) disa ushtarakë dhe djalin me disa shokë të moshës së tij, papandehur, i morën ushtarë. Kështu, vajza mbeti e rrezikuar, saqë nuk i mbetej rrugë tjetër, veçse të zhdukte veten. Por e diktoi e ëma dhe e pyeti. Vajza i tha të vërtetën.. Nëna u vu në sëkëlldi të madhe. Hitua nga një sëmundje e pashërueshme kishte prerë njërën këmbë. Djemtë ishin të vegjël, vajzën nuk e dërgonin dot më me dhentë. Prandaj, vendosën t’ia jepnin ato Pilos për 5 vjet dhe t`i kishin në mes. E lajmëruan Pilon, i cili erdhi me gjithë gruan, Marien. Hetua i tregoi Maries hallin që kishte me vajzën. Maria i tha ma jep mua vajzën dhe mos ki hiç merak. Pra, ata morën dhentë dhe vajzën, gjoja për t`i ndihmuar ca ditë. Kur u kthyen në fshat, Maria e mbylli vajzën në njërën dhomë dhe Pilos i tha që të mbyllte gojën. Pilua, nga turpi që kishte, nuk e hapi më atë derë për të parë vajzën dhe e kuptoi si ishte puna. Maria bëri një skuf (jastëk të vogël) dhe e

vendosi në barkun e saj se gjoja kishte rënë me barrë. Vajti dhe nja dy herë në kishë për të rënë në sy që ishte shtatzënë. Me kalimin e muajve e zmadhonte me lesh skufin. Gjashtë muaj e 13 ditë vajza e mbyllur brenda dhe ditën e 14-të lindi vajzë. Maria ra në rroba si lehonë se gjoja e lindi ajo vajzën. E pagëzuan vajzën edhe në kishë me emrin Melpo.

Vitet kalonin dhe fëmija po rritej. Vajtjet dhe ardhjet midis familjes së Pilos dhe familjes së Hitos vazhdonin. Të shumtat e herës venin e vinin edhe fëmijët. Vajza e Hitos, e kthyer në familjen e saj pas lindjes së vajzës, u martua aty në fshat me një burrë disi më të madh se vetja, por nuk lindën fëmijë, natyrisht për faj të burrit se ajo kishte lindur një herë, pavarësisht se nuk e dinte askush. Vajza që pati lindur, Melpua, vazhdonte të rritej te Pilua e Maria si vajzë e tyre. Po erdhi një kohë që Hitua kishte vdekur, ndërsa Pilua e Maria ishin plakur. Fëmijët, siç thamë, venin e vinin te njëri-tjetri në vazhdim të miqësisë që kishin prindërit e tyre, pa e ditur të vërtetën se Melpon e kishin gjakun e tyre. Kështu që midis djalit të Hitos, Fadilit dhe vajzës që mendonin se ishte e Pilos lindi dashuria. Dhe një ditë, Fadili e rrëmbeu Melpon dhe shkuan te halla, motra e Pilos. Hetua, Maria dhe Pilua që e dinin, nuk u ndien shumë, por u mërzitën. Bënë pak zhurmë dhe heshtën se po të dilte ndonjë fjalë, do të zbulohej gjithë ajo histori që kishin sajuar nga e keqja.

Kaluan shumë vite dhe deshën, s`deshën , u pajtuan dhe Fadili me Melpon shkuan në shtëpi. Këta lindën një vajzë e dy djem. Edhe Maria me Pilon kishin vdekur. Po ashtu edhe Hetua kish vdekur. Një ditë prej ditësh, papritur, na vdiq edhe Melpua, vazhdonte plaka tregimin. Fadili mbeti i ve, por kishte vajzën diçka të rritur që u shërbente. Prandaj, thotë mësuesi, plaka ku banoja unë, qante nusen e vëllait, Fadilit, duke logatur nëpër shtëpi me fjalët “Zëmëro, zëmra ime”, sepse faktikisht ishte vajza e saj, që ashtu si rrodhën ngjarjet, kjo vajzë u martua me dajon e saj, pra me vëllanë e nënës, pa e ditur se ç`ishin me njëri-tjetrin.

Këto më tregoi mësuesi i moshuar.

Shënoj se ngjarja është e vërtetë, por emrat e njerëzve në shkrim janë të sajuar, sepse ka pasardhës ajo familje dhe mund të hapeshin probleme. Për këtë arsye nuk përmenden as emrat e fshatrave të tyre.

(Një ngjarje e vërtetë) Nga Enver Golloshaj

vogël. Në vitin 1950 mua më mobilizojnë ushtar të prapambetur, pasi isha i vetëm, pa vëlla e motër. Më dërgojnë në repartet e Mbrojtjes të asaj kohe. Dhe rashë pikërisht në batalionin, ku ishte me detyrë komandant kompanie Mehmet Karabollaj. Atje u takuam e u çmallëm me njëri-tjetrin. Sa herë që takoheshim, e shtronim vençe muhabetin.

Më vonë, djali im i vogël, Odisea, oficer në ushtri, njihet me djalin e Zini Kakarabollajt, Kastriotin, gjithashtu oficer. Miqësohen bashkë, krijojnë hyrje-dalje me njëri tjetrin që i ruajnë edhe sot e kësaj dite. Kastrioti është martuar me Marselën dhe kanë lindur, rritur e edukuar dy djem të mirë. Marsela është një grua nikoqire dhe ekonomiste e zonja. Shkojnë edhe nga Himara biznesmenët tek ajo se u mban llogaritë në mënyrë të shkëlqyer. Me punë e kanë kaluar dhe e kalojnë mirë në Vlorë, por për Kallaratin kanë shumë dobësi, megjithëse as Kastrioti e as djemtë e tij nuk kanë lindur atje. Mos ua zënç në gojë Kallaratin, se atje u mbetet mendja.

Unë nuk jam rapsod i dëgjuar, por për t`i kënaqur ata, po u thur dy vargje të çastit:

Nuk më bën dot zap, Kam vendosur të shkoj lart, Se s`bën do vete në fshat, Në rrëzë, në Kallarat. Për mua vendi atje kullon mjaltë.

Vijon

Page 6: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 6 Maj - Qershor 2015

Këndi i krijimtarisë letrareJu përshëndet KallaratiNga Xhelo DAUTAJ

Trëndafili venitet,Burimi shteron,Kodra vithiset,Emri i Gafurit ndriçon.

Toka lëviz,Jeta ndryshon,Një shkëmb u gremis,Vepra e Gafurit qëndron.

Themeluar në mbledhje të veçantëShoqatë e gazetëDhe filmi për fshatin KallaratKanë firmën Gafur Shamet.

U shqua në mendim,U dallua në punë,Çau me guximSi shqiponjë në furtunë.

Shoqata organizatore,Gazeta lajmëtare.Shoqata punë me dobi shoqërore, Gazeta bën komente krenare.

Jeta mori zhvillim,Shpërthyen këngë e valle,Populli i priti me gëzimJehona u përhap në male.

Shoqatë e gazetë,Atdhe-kulturëKanë hyrë në histori përjetë,Kallarati mban flamur.

“Pemë” me frutaNgrenë lart lavdinë. Me aktivitete të shumtaNderojnë historinë.

Gazeta shpërndahet si flutur,Me kujdes nga Redaksia,Në çdo familje futurTrëndelinë nga Labëria.

Shoqata e gazeta jonë e shquar, Të vlerësuar nga jeta shoqërore, Drejtohen nga intelektualë të talentuar,U përgjigjen kërkesave bashkëkohore.

Juve bij e bija të mërguar,Shoqata e gazeta “Kallarati”Ju urojnë gëzuar!Me mall e dashuri ju pret fshati.

Kujtoni këshillën filozofike:“Ec nga do”Dhe fjalën magjike:“Kallaratin mos e harro”!

Gafuri iku me nderi,La pas vepra madhore

Veteranët flokëbardhë“Lisa” shekullorëQëndrojnë si malet krenarëSi tribunë popullorë.

Brez legjendarFisnik, madhështorNë beteja fitimtarRrethuar me respekt shoqëror.

Sollën kulturë, dritë e dituriNdryshuan jetën shoqërorePër atdheun u tretën qiriQëndruan heroikisht në llogore.

Për merita të veçanta Qeveria i vlerësoi I nderoi me dekorataTrimat pas i ndjek lëvdata.

Mbi një degë dafinëNjë yll i artëSimbol që tregon lavdinëVeteranin figurë e lartë.

Ata që rrëmbyen armët për vatanShteti me ceremoniNë gjoks u vari nga një nishanMe flamurin kuq e zi.

Lufta çlirimtare heroikeNga më të mëdhatë në historiPërkrah shteteve demokratikePopullit e atdheut i dha liri.

Brezat njëri tjetrin zëvendësojnëFigurat e shquara në piedestal shkëlqejnëPasardhësve rrugën e nderit u tregojnëPopullit e atdheut besnik t`i qëndrojnë.

Në këtë shtatëdhjetë vjetorNë këtë ditë çlirimiNë këtë njëzetë e nëntë NëntorVeteranët fluturojnë nga gëzimi.

Se nuk u vajti dëm sakrifikimiPas çlirimit ata i priste ndërtimiZhvillimi e përparimiQë nxorën vendin nga mjerimi.

Shënim i Redaksisë: Vjersha ka mbërritur në redaksi në fund të nëntorit 2014 në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit, kur gazeta ishte plotësuar për botim, prandaj po e botojmë në këtë numër.

Brez legjendarNga Xhelo DAUTAJ

Për brezat trashëgimTë organizojnë sesione shkencore.

Rrënjët i kemi të thella,Themelet të fortë,Trojet i kemi kështjellaMe lastarë në botë.

Misioni i tyre fisnik,Në harmoni gjithë fshatiTraditave t`u qëndrojmë besnik,Vëllezër e motra, përshëndetje nga Kallarati.

PërkujtimoreNga Selam JONUZAJ

Lino Golloshaj një yllTrëndafili në rrëpirëGonxhe çelur karafilIke dhe na mbylle synë.

Syri lotin do pikojëPërmbi dhe` që të mbuloiPërmbi dhe` në lëndinëE mbushur me trëndelinë.

Era e mallit kur të vijëNga bari i njomë do mbijëQë t`u thotë nja dy fjalëSi e kam Lino xhanë.

Malli dogji si thëngjillGjysh e gjyshe, prindër vijnëLotët përmbi ty lëshojnëQë nga gjumi të të zgjojnë.

Mami të të puth në ballëBabi të të thotë dy fjalëSe shumë malli i ka marrëLino, Lino more djalë.

Gjumi yt shumë i rëndëPse, o Lino, s`je në këmbë,Pse, o Lino, s`pate fat?Mbylle sytë në moshë të artë.

Sot ti mbushe dhjetë vjetGoja jote nuk fletVeshët e tu nuk dëgjojnëFjalën e mamit s`e kuptojnë.

Por fjala jote tingëllonDhe në mendje ajo qëndronZëri dhe shprehjet e tuaTë freskëta do jenë gjithmonë.

Motra ty të adhuronDhimbjen prindërve ua lehtësonShpresë të vetme ata kanëMotrën tënde, Lino xhan.

Për ty ata i merr malliNdaj të vijnë aty te varriTë të puthin ty te balliSa t`u dalë pak malli.

Page 7: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 7 Maj - Qershor 2015

Qytetit të minatorëve - Selenicës - Kujtime të xha Bani Mitit –

Nga Çuman bRESHANAJ

Kur të shoh kështu të stolisur,Më shkon mendja tek rinia ime. Atëherë rininë e treta udhëve me karvanë kuajshPër bukën e gojës u enda kodrave e luginave.

Eh, ç`më sjellin ndërmend ato vite Dhe s`di nga t`ia filloj më parë, Se vitet rrodhën, shkoi rinia ime.O fshat i dikurshëm, o të mitë moshatarë.

Shtëpitë kasolle, lart në kodra stane,Karvanët shtegtimin fillonin pa gdhirë,Disa nxirrnin serën nga të thellët puse,Selenica ime qytet në luginë.

Vijon në faqe 8

Vijon nga faqja 3

Tensioni i lartë i gjakut, shkaqet dhe trajtimiTensioni i lartë i gjakut ose hipertensioni arterial është një sëmundje shumë e përhapur dhe jo pa rrezik jete. Prandaj çdo njeri duhet ta vlerësojë dhe të kujdeset për të parandaluar komplikimet. Më poshtë po vijojmë me shpjegimet që jep specialisti Bledar Isufi në gazetën DITA të 8 janarit 2015 lidhur me shkaqet e hipertensionit arterial, rrezikshmërinë e tij, matjen e trajtimin e tij. Tensioni i lartë i gjakut apo hipertensioni arterial është përcaktuar me rritje të vazhdueshme të tensionit sistolik dhe diastolik në vlera më të larta ose të barabarta me 140/90 mmHg. Me hipertension arterial kuptojmë presionin e lartë të rrjedhjes së gjakut në artere. Gjaku pompohet nga zemra në mënyrë ritmike në artere dhe shkaktohet një presion për të arritur dërgimin e gjakut në të gjitha degëzimet e artereve dhe në të gjitha organet e trupit. Ky presion që matet quhet presion sistolik. Pastaj zemra shtendoset (qetësohet) dhe pranon, d.m.th. merr mbrapsht një sasi gjaku që i kthehet nga arteret, ndërsa në artere mbahet një presion më i ulët i gjakut që quhet presion diastolik.

Pse shfaqet tensioni i lartë i gjakut?Tensioni i lartë nuk ka vlera të njëjta gjatë gjithë ditës. Ai mund të rritet në rrethana të ndryshme, siç janë sforcimet fizike, emocionet, pirja e tepruar e lëngjeve (mbi 5-6 litra), pas marrjes së disa barnave (p.sh. adrenalina, efedrina). Po mund të ndodhë që tensioni të rritet edhe vetvetiu.Hipertensioni mund të jetë thelbësor (parësor) ose dytësor. Tensioni i lartë thelbësor është një sëmundje me përhapje afërsisht 10% të popullsisë dhe rritet me rritjen e moshës (p.sh. 25% e popullsisë me moshë mbi 40 vjeç dhe 40% të atyre me moshë mbi 65 vjeç). Ky lloj tensioni shfaqet më shpesh. 5-10% e pacientëve janë të diagnostikuar me tension të lartë dytësor të shkaktuar nga sëmundje të tjera, siç janë sëmundja e veshkave, disa sëmundje endokrine, sëmundje vaskulare kongjenitale, sëmundje të gjakut.

Sa i rrezikshëm mund të jetë tensioni i lartë i gjakut? Vlerat e larta të tensionit arterial kanë dy efekte negative në shëndetin e njeriut: plakja e enëve të gjakut (shpejton arterosklerozën) dhe mbingarkesa e zemrës (rreziku i shfaqjes së pamjaftueshmërisë së zemrës është 6 herë më i lartë te pacientët me tension të lartë që nuk marrin mjekim). Komplikacionet më të shpeshta të tensionit arterial janë: pamjaftueshmëria e zemrës, angina pektorale dhe infarkti i miokardit, hemorragjitë vaskulare të trurit, pamjaftueshmëria e veshkave, hemorragji në nivelin e syrit, sëmundjet e aortës.

Si mund ta kuptojmë që jemi me tension të lartë të gjakut? Në shumicën e rasteve sëmundja e tensionit arterial mund të jetë e heshtur, pa e tërhequr vëmendjen e të sëmurit. Nganjëherë shenjat mund të jenë të tilla si: frymëmarrja e vështirësuar në një punë fizike, e cila më parë është kryer pa problem, dhimbje koke më shpesh në pjesën e prapakokës, marramendje, çrregullime të përqendrimit e të shikimit, zhurmë në vesh, rrjedhje gjaku nga hundët. Për fat të keq, jo rrallë ndodh që hipertensioni zbulohet me vonesë, pas shfaqjes së komplikimeve në zemër e në tru.

Si e me çfarë e bëjmë matjen e tensionit arterial?Vlerat e tensionit arterial maten me aparate të posaçëm të kontrolluar herë pas here. Këta aparate mund të jenë me pompë e manometër me ndarje në vlera të kolonës së zhivës të shprehur në mmHg. (aparate që janë më të saktë), mund të jenë elektronikë e lloje të tjerë. (Dy aparatet që përmendëm janë të thjeshtë në përdorim dhe mund t`i ketë e t`i përdorë vetë i sëmuri në kushte shtëpiake-shënim i S. J.).

Me se trajtohet tensioni i lartë i gjakut? Tensioni i gjakut quhet normal kur i sipërmi (sistoliku) është brenda kufirit 140 mmHg dhe i poshtmi (diastoliku) deri në kufirin 9 mmHg. Qëllimi kryesor i trajtimit është ulja e tensionit nën vlerat 140/90 mmHg, ndërsa po qe se i sëmuri vuan edhe nga diabeti, tensioni duhet të ulet deri në vlerat nën 130/80 mmHg. Trajtimi bëhet me anë të terapisë dhe me anë të këshillimeve.

Trajtimi me anë të terapisëTrajtimi duhet filluar me një lloj terapie që në mënyrë të mundshme të arrijë zbritjen e tensionit arterial dhe pacienti të ketë ilaçin e duhur, pa përdorur shumë barna të tjera. Por po nuk pati rezultat, atëherë mund të përdorë një terapi të kombinuar me 2-3 apo më shumë lloje barnash të tjera. Përparësia e terapisë së kombinuar është se mund të përdoren doza më të ulëta për ta mbajtur tensionin

Këndi i shëndetit

evropiane të Çekosllovakisë, Estonisë, Finlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Jugosllavisë fituan pavarësinë.

Lufta e Parë Botërore shënoi mbarimin e rendit botëror të vendosur pa luftërave napoleoniane dhe ishte një shkaktare e rëndësishme për Shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

Pasojat e Luftës së Parë botërore

Pasojat që solli Lufta e Parë Botërore ishin të shumta. Pasojat më të mëdha ishin shkatërrimet, dhe dëmet që iu bënë njerëzve, vrasjet, vdekjet, shkatërrimi i shtëpive, pronave etj. Në këtë luftë u vranë 16 milionë njerëz dhe u plagosën 22 milionë të tjerë, nga këta të vrarë, 9.7 milionë ishin ushtarakë dhe 6.8 milionë civilë Ja disa nga vendet me humbjet më të mëdha: Rusia 1.851.000 të vrarë apo të zhdukur, Gjermania 1.796. 000 të vrarë, Franca 1.397.800 të vrarë, Austro-Hungaria 900.000 të vrarë dhe të zhdukur, Italia 651.000 të vrarë, Rumania 177.000, Mbretëria e Serbisë 165.000 të vrarë dhe Mali i Zi 13.325 të vrarë. Vendi ynë, Shqipëria u shndërrua në shesh lufte të palëve ndërluftuese dhe për pasojë pati një rrënim e dëme jo të vogla njerëzore e materiale.

Në fushën politike ajo luftë solli ndryshimin e kufijve dhe lindjen e shteteve të rinj.

Lufta e Dytë botërore 1939-1945

Lufta e Dytë Botërore u zhvillua gjatë viteve 1939-1945. Pati humbje të mëdha njerëzore civile e ushtarake, që kapën shifrën e përgjithshme 50 milionë e më shumë. 22-25 milionë ishin ushtarakë dhe 40-50 milionë ishin civilë. Bashkimi Sovjetik pati 27 milionë të vrarë, nga të cilët 7 milionë ishin civilë. Polonia 5.6 milionë, Franca humbi 610.000 njerëz, prej tyre 360.000 ishin civilë, Gjermania 7.100.000 (3.8 milionë ishin civilë), Kina rreth 13 milionë (10 milionë ishin civilë), Belgjika 88.000, Kanadaja 41.000, SHBA 400.000, Italia 410.000 (80.000 ishin civilë), Japonia 2.080.000 (380.000 ishin civilë). Kurse Shqipëria vetëm dëshmorë të rënë në LANÇ ka mbi 28.000 dhe shumë viktima e të vrarë të tjerë civilë nga pushtuesit.

Gripi spanjoll i vitit 1918

Njerëzimit nuk i mjaftoi mjerimi që i shkaktoi Lufta I Botërore, por iu desh të përballej edhe me një katastrofë natyrore, gripin spanjoll. Ky grip ra në vitin 1918 dhe ishte një nga epidemitë që mbahet mend si më e madhja dhe më e rënda e njerëzimit. Pandemia zgjati nga qershori 1918 deri në dhjetor 1920. U quajt grip spanjoll, sepse Spanja ishte më transparente dhe jepte informacione të vërteta, ndërsa qeveritë e tjera e mbulonin gjendjen. Madje Spanja nuk i bëri censurë lajmit edhe kur u sëmur mbreti Alfons XIII. Kjo dha përshtypjen e rreme se Spanja ishte më e prekur, por në fakt të gjitha vendet ishin të prekura. Në këtë katastrofë natyrore të papërballueshme vdiqën mbi 70-100 milionë njerëz.

(Marrë nga gazeta DITA me ndonjë shkurtim e ndonjë shtesë të vogël).

Shekulli XX me dy luftra e një epidemi

Page 8: Gazeta kallarati, nr 81

Gazeta KALLARATI faqe 8 Maj - Qershor 2015

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Çize Xhaferaj

Lefter Hysaj; Rami Memushaj; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban

përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit

NEKROLOGJINë Vlorë, më 18 maj 2015, u nda nga jeta Merjo Razo Allushaj (Rjepaj). E ndjera kish lindur në Kallarat 85 vjet më parë, në familjen e varfër të Razo e Bedenë Rjepaj, të cilët vdiqën para kohe, duke i lënë fëmijët jetimë. Të rritur me të keq, Merjua me vëllezërit dhe motrat e tjera, u bënë njerëz me vlera dhe atdhedashës që

u lidhën ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj italianë e gjermanë, ku. vëllai i madh, Fejzo Rjepaj, ishte antifashist i vendosur dhe veprimtar i zjarrtë i rinisë antifashiste dhe i Frontit nacionalçlirimtar. Pas çlirimit, Merjua u martua me luftëtarin e orëve të para të LANÇ bolenasin Feti Allushaj, me të cilin lindën, rritën dhe edukuan 5 djem të vlefshëm për familjen dhe shoqërinë, të cilët ecin në gjurmët e prindërve të tyre të nderuar. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit nga fëmijët, të afërmit, shokët e miqtë e familjes. La pas emrin dhe kujtimin e mirë.

Seit Jonuzaj

arterial nën kontroll.

Trajtimi pa terapi, por me këshilla * Ndërprerja e duhanit dhe e kafes; * Zvogëlimi i sasisë së kripës në ushqim. Këshillohet që të sëmurët me tension të lartë të përdorin një sasi prej më pak se 6 g. kripë në ditë;* Zvogëlimi i peshës trupore. Shëndoshja shoqërohet me ngritje të tensionit arterial;* Ndërprerja e alkoolit, sepse alkooli i tepruar e ul edhe efektin e barnave kundër tensionit dhe shkakton rritjen e peshës trupore. Mund të pihet alkool në sasinë nën 30 g. në ditë;* Shtimi i ushtrimeve fizike me sforcim mesatar, si p.sh. vrapimi i lehtë në natyrë, ecja me biçikletë, dhe noti kanë efekt për uljen e tensionit në krahasim me ushtrimet e rënda profesionale që jo vetëm nuk e ulin tensionin, po përkundrazi, e rrisin atë. (Në lidhje me ushtrimet fizike të lehta dhe të rregullta disa studime klinike tregojnë një ulje të tensionit arterial me 5-15 mmHg.).Faktorët që shkaktojnë tension të lartë të gjakut:- Trashëgimia - në qoftë se njëri nga prindërit qa pasur tension të lartë arterial, atëherë edhe fëmijët ka mundësi ta trashëgojnë këtë sëmundje.- Mosha – Tensioni i lartë arterial është më i shpeshtë të moshat mbi 40 vjeç.- Gjinia – tensioni i lartë është më i shpeshtë të meshkujt se sa te femrat.- Faktorë të tjerë: duhani, konsumimi i kripës në sasi të lartë, ushqimi i tepruar, mungesa e aktivitetit fizik, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe streset e ndryshme.

(Marrë nga gazeta DITA)

Në Tiranë, më 26 maj 2015, u nda nga jeta Hamide Miftar Tozaj. Kish lindur më 1929 në një familje të varfër atdhedashëse të Miftar e Selime Dautaj. Familjarisht Hamidea u lidh ngushtë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë për çlirimin e vendit. Vëllai i madh i saj, Xhelo Dautaj, u rreshtua me armë në dorë në

formacionet partizane, ndërsa Hamidea në organizatën e rinisë antifashiste dha kontributin e saj për çlirimin e vendit. Pas çlirimit u martua me luftëtarin partizan të orëve të para të formacioneve partizane, Sinan Tozaj, ish-kuadër i rëndësishëm i industrisë minerare, i dekoruar me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste” nga Kuvendi Popullor i kohës. Ata lindën, rritën dhe edukuan një djalë e tre vajza me vlera për familjen e shoqërinë. U përcoll për në banesën e fundit me nderime nga fëmijët, të afërmit dha miqtë e shokët e familjes, duke lënë pas emrin dhe kujtimin e paharruar të saj. Seit Jonuzaj

Një herë Nastradin efendiu u takua rastësisht me padishahun.

- Kërko nga unë çfarë të duash, nxori nga goja padishahu.

Pasi u mendua për mirësinë e jashtëzakonshme të pushtetarit, Nastradini i tha:

- Me që doni të më bëni një dhuratë, atëherë më dhuroni një thes me florinj, që ato ditë të jetës që më kanë mbetur, të kem mundësi t`i jetoj pa halle me gruan e fëmijët.

Por padishahu tashmë erdhi në vete, prandaj, pasi i dha urdhër arkëtarit që t`i jepte Nastradinit thesin e vulosur me florinj, i shkeli pak syrin pa u vënë re.

“Si urdhëron, zotëri”, tha arkëtari dhe doli e pruri thesin. Pasi mori thesin e rëndë, Nastradin efendiu, tërë gëzim e çoi atë në shtëpi.

- Ngazëllehu, grua, - i tha ai. – Tani e hodhëm hallin, u bëmë të pasur. Në daç vishu e ndërroi fustanet dhjetë herë në ditë, në daç bli për vete dhjetë lloje kënash, pudra e ngjyra të ndezura të kuqe, shko dhjetë herë në ditë e bëj banjë, - për çdo gjë t`i jap unë paratë. Dhe tani eja këtu dhe më ndihmo të numërojmë këta florinj bashkë, se vetëm nuk ia dal dot llogaritjes!

Nastradini preu me thikë vulën e thesit, e ktheu atë me grykë poshtë, por në vend të floririt u zbrazën gurë të vegjël.

Nastradini i tronditur i hodhi sytë qiellit, pastaj tokës dhe pasi vari kokën, ra në mendime të thella.

- Çdo të thotë kjo? – e pyeti gruaja e shqetësuar. – kush t`i dha këta gurë dhe pse i prure në shtëpi?

- Kjo do të thotë se padishahu plotësoi kërkesën time, më dhuroi thesin me florinj. Dhe

Thesare mençurie dhe fjalë të urta * Kurrë mos e ndërpre armikun kur është duke bërë gabime. Napoleon Bonaparti* Kushdo që rrit qoftë edhe dy kallinj misri ose dy fije bari, i shërben vendit më shumë se të gjithë politikanët së bashku. Xhonathan Suift* Ashtu si një qiri nuk mund të digjet pa zjarr, edhe njeriu nuk mund të jetojë pa një jetë shpirtërore. Buda* Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh. Napoleon Bonaparti* Gjithkush ka ditën e tij dhe disa ditë zgjasin më shumë se të tjerat. Uinston Çërçill* Nëse ke vetëm çekiç, çdo gjë të duket gozhdë Abraham Maslou* Kush mbjell armiqësi, është i papërshtatshëm për të drejtuar. Luçi Annaeus Seneka* Jo numri i njerëzve, as masa e trupit, por është trimëria e shpirtit që vendos fatin e luftës. Belisarius• Njihi njerëzit nga veprat. Kështu nuk do mashtrohesh kurrë nga fjalët e tyre. Martin Luther King• Shija e durimit është e hidhur, por përfundimi është i lumtur. Dritero Agolli • Atë lule zgjodhe, asaj mbaji erë.• Zanati në mos rrjedhtë, do pikojë.• Kur s`e ke zanat, mos hyr plak në fshat.

unë e prura këtu. Unë nuk isha budalla që të bija thesin me gurë, - u përgjigj me zemërim Nastradini.

- Edhe padishahu nuk është budalla, që të të jepte ty një thes florinj, - i tha gruaja me qortim. – Ti mos ia kërko florinjtë padishahut, por zotit!

- E di ti që thua mirë, grua!Pas larjes së syve, u drejtua nga Meka Nastradini,

u ul në gjunjë dhe ngriti duart përpjetë dhe nisi të lutej:

- O perëndi, o i gjithëfuqishëm, dërgomë nga arka jote një thes me flori!

Erdhi mbrëmja, kaloi koha e lutjes së fundit të mbrëmjes, erdhi mesnata dhe Nastradini vazhdonte të lutej, por floriri nga arka e fshehtë e të gjithëfuqishmit nuk po vinte.

“Mos unë po lutem me zë të ulët dhe zoti nuk e ka dëgjuar lutjen time? Mos duhet lutur me zë më të lartë?”, mendonte Nastradini dhe nisi të lutej, duke bërtitur me sa fuqi që kishte.

Komshiu që po flinte për shtatë palë qejfe u zgjua nga të bërtiturat e Nastradinit dhe duke murmuritur: “Ç`është kështu”, u ngjit në çatinë e shtëpisë së tij. Që andej ai pa Nastradinin që me zë të lartë i kërkonte zotit florinj. Komshiu qëndroi pak dhe vështronte Nastradinin, por nuk e duronte dot dhe pasi shkëputi një gjysmë tulle nga muri, ia vërviti Nastradinit.

Me të dëgjuar kërcitjen se diçka ra aty afër, Nastradini me gëzim thirri:

- Grua! Sill shpejt fenerin se zoti na e dërgoi floririn nga arka e tij e fshehtë!

Gruaja solli fenerin, Nastradini pa copën e tullës dhe pasi u mendua, tha: “ Shyqyr që nuk më goditi në kokë zoti me këtë tullë!” dhe iu drejtua gruas: - Tani është e qartë se zoti me padishahun janë bashkë!

Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin fëmijëve dhe të afërmve ngushëllime për humbjen e njerëzve të dashur të tyre.

Këndi i humoritDhurata e Padishahut dhe e Zotit