8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 74 Mars-Prill 2014, Çmimi 50 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Në brendësi faqe 2 faqe 4 faqe 7 faqe 3 Nga Petrit Qejvanaj faqe 5 Nga Hasan Meçaj Nga Aleksandër Çala Nga Dr. Prof. Bardhosh Gaçe M e nismën e kryetares së organizatës së grave socialiste të fshatit, znj. Bejaze Qejvanaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, më 8 mars 2014 u organizua një takim me gratë e Kallaratit. Në të morën pjesë të gjitha gratë e fshatit , pa dallim partiak. Fjalën e rastit e mbajti znj. Violeta Xhaferaj, e cila foli mbi krijimin e kësaj organizate të grave kallaratase qysh në zjarrin e luftës çlirimtare në gusht të vitit 1943, si organizatë e grave antifashiste. Ajo vuri në dukje punën dhe veprimtarinë e kësaj organizate gjatë luftës, ndihmën e tyre me ushqime, veshmbathje e strehim për luftëtarët e lirisë, me përkujdesje për të plagosurit e të sëmurët partizanë në kushtet shtëpiake të tyre dhe pjesëmarrjen e grave në luftë. Në vazhdim, folësja vuri në dukje kontributin e grave kallaratase pas çlirimit në rindërtimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar të fshatit nga lufta, si dhe duke marrë pjesë në aksione kombëtare për rindërtimin e vendit. Znj. Violeta vazhdoi me kontributin e grave në të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë gjatë sistemit të mëparshëm shoqëror socialist, si në ekonomi, arsim, shëndetësi etj, ku nga gjiri i tyre kanë dalë kuadro të shkëlqyera në këto Firma "Rjepaj Elektromekanika" me Administrator Z. Aranit Rjepaj dhe Drejtor Z. Hektor Rjepaj mori pjesë me sukses në Panairin Kombëtar të Ndërmit, hapur në Tiranë në datat 28-30 Mars 2014. Arani së bashku me të vëllanë, Hektorin, janë të dytët kallaratas që marrin pjesë në një panair të përmasave kombëtare në Tiranë, pas asaj të Z. Agim Mataj në vin 2004 me “Punime Guri”. Firma “Rjepaj Elektromekanika”, aktualisht është me qendër në Vlorë, pranë ish Uzines Mekanike të Sodës kauske, por që së shpej pritet që akviten e saj ta transferojë në Tiranë. Kjo firmë sot me prodhimet e saj cilësore si: Saldatura g Mig, Mag dhe inpulsiv; Punime ne inox; Aksesorë për mobilieri; Kaseta kolektori; Kaseta elektrike kontaktori; Ku postare; Raſte uniformash dhe familjare; Kuadro elektriku; Matje industriale; Kontejnerë mbetjesh U festua në Kallarat 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave FIRMA “RJEPAJ ELEKTROMEKANIKA” PJESËMARRËSE NË PANAIRIN KOMBËTAR TË NDËRTIMIT “YLLI” I GJYSHIT SI E ZBULOVA “ZËRIN E AMERIKËS” DJEGIA E KALLARATIT PREJ ANDARTËVE GREKË MË 14-15 KORRIK 1914 KALLARATI PRINDËR E FËMIJË SË BASHKU MENDOJNË E PUNOJNË SI NJË TRUP I VETËM PËR RRITJEN E MIRËQËNIES Nga Xhelo Dautaj Nga Bejo Xhaferaj BIRI I SHQUAR I LABËRISË HYSEN BALIL XHAFERRAJ fusha, si dhe në sistemin e sotëm të ekonomisë së tregut për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre. U përmendën edhe shumë gra të ndara nga jeta dhe organizata që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë e organizatës dhe në punë, të cilat kanë lënë prapa fëmijët që ecin në rrugën e tyre. U fol edhe për detyrat që i dalin organizatës së grave në kuadrin e përgatitjeve për shënimin e 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj sulmeve të bandave shoviniste greke më 1914 kundër fshatit tonë, si dhe në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe të ngjarjeve të tjera që ka ky vit jubilar. Me këtë rast, gratë bashkërisht hëngrën një drekë me një meny të pasur e të shumëllojshme që kishin organizuar vetë në klubin e Zeqo Hoxhajt, ku u shërbente bashkëshortja e tij, Mazeta. Dreka kaloi në një atmosferë gazmore me mirësira e shëndete, me këngë, valle, kërcime e shakara. Aty gratë e fshatit kaluan disa orë të këndshme e zbavitëse larg çdo stresi apo shqetësimi të ndryshëm që mund të kishte çdonjëra prej tyre. Dreka u mbyll me urimin: “Ta kemi njëra-tjetrën dhe gaz, hare e lumturi paçim në familjet tona. Qofshim gjithmonë edhe më të bashkuara dhe mirë u takofshim në festa të tjera si kjo e sotmja. Bejo XHAFERAJ

Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati, numri 74, Mars-Pril 2014

Citation preview

Page 1: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 11-të i botimit, nr. 74 Mars-Prill 2014, Çmimi 50 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Në brendësifaqe 2

faqe 4

faqe 7

faqe 3

Nga Petrit Qejvanaj

faqe 5

Nga Hasan Meçaj MBLEDHJE E ZGJERUAR E kRyEsisë së sHoqAtës

Nga Aleksandër Çala

Nga Dr. Prof. Bardhosh Gaçe

Me nismën e kryetares së organizatës së grave socialiste të fshatit, znj. Bejaze Qejvanaj,

me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, më 8 mars 2014 u organizua një takim me gratë e Kallaratit. Në të morën pjesë të gjitha gratë e fshatit , pa dallim partiak. Fjalën e rastit e mbajti znj. Violeta Xhaferaj, e cila foli mbi krijimin e kësaj organizate të grave kallaratase qysh në zjarrin e luftës çlirimtare në gusht të vitit 1943, si organizatë e grave antifashiste. Ajo vuri në dukje punën dhe veprimtarinë e kësaj organizate gjatë luftës, ndihmën e tyre me ushqime, veshmbathje e strehim për luftëtarët e lirisë, me përkujdesje për të plagosurit e të sëmurët partizanë në kushtet shtëpiake të tyre dhe pjesëmarrjen e grave në luftë. Në vazhdim, folësja vuri në dukje kontributin e grave kallaratase pas çlirimit në rindërtimin e shtëpive të djegura nga pushtuesit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë së rrënuar të fshatit nga lufta, si dhe duke marrë pjesë në aksione kombëtare për rindërtimin e vendit. Znj. Violeta vazhdoi me kontributin e grave në të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë gjatë sistemit të mëparshëm shoqëror socialist, si në ekonomi, arsim, shëndetësi etj, ku nga gjiri i tyre kanë dalë kuadro të shkëlqyera në këto

Firma "Rjepaj Elektromekanika" me Administrator Z. Aranit Rjepaj dhe Drejtor Z. Hektor Rjepaj mori pjesë me sukses në Panairin Kombëtar të Ndërtimit, hapur në Tiranë në datat 28-30 Mars 2014. Araniti së bashku me të vëllanë, Hektorin, janë të dytët kallaratas që marrin pjesë në një panair të përmasave kombëtare në Tiranë, pas asaj të Z. Agim Mataj në vitin 2004 me “Punime Guri”.

Firma “Rjepaj Elektromekanika”, aktualisht është me qendër në Vlorë, pranë ish Uzines Mekanike të Sodës kaustike, por që së shpejti pritet që aktivitetin e saj ta transferojë në Tiranë.

Kjo firmë sot me prodhimet e saj cilësore si: Saldatura tig Mig, Mag dhe inpulsiv; Punime ne inox; Aksesorë për mobilieri; Kaseta kolektori; Kaseta elektrike kontaktori; Kuti postare; Rafte uniformash dhe familjare; Kuadro elektriku; Matje industriale; Kontejnerë mbetjesh

U festua në Kallarat 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave

FIRMA “RJEPAJ ELEKTROMEKANIKA” PJESËMARRËSE NË PANAIRIN KOMBËTAR TË NDËRTIMIT

“Ylli” i GJYShit

Si E zbulova “zërin E amEriKëS”

DJEGia E Kallaratit prEJ anDartëvE GrEKëmë 14-15 KorriK 1914

Kallarati

prinDër E FëmiJë Së baShKu mEnDoJnë E punoJnë Si nJë trup i vEtëm për rritJEn E mirëQëniES

Nga Xhelo Dautaj

Nga Bejo Xhaferaj

biri i ShQuar i labëriSë hYSEn balil XhaFErraJ

fusha, si dhe në sistemin e sotëm të ekonomisë së tregut për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre. U përmendën edhe shumë gra të ndara nga jeta dhe organizata që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në veprimtarinë e organizatës dhe në punë, të cilat kanë lënë prapa fëmijët që ecin në rrugën e tyre. U fol edhe për detyrat që i dalin organizatës së grave në kuadrin e përgatitjeve për shënimin

e 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj sulmeve të bandave shoviniste greke më 1914 kundër fshatit tonë, si dhe në kuadrin e 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe të ngjarjeve të tjera që ka ky vit jubilar. Me këtë rast, gratë bashkërisht hëngrën një drekë me një

meny të pasur e të shumëllojshme që kishin organizuar vetë në klubin e Zeqo Hoxhajt, ku u shërbente bashkëshortja e tij, Mazeta. Dreka kaloi në një atmosferë gazmore me mirësira e shëndete, me këngë, valle, kërcime e shakara. Aty gratë e fshatit kaluan disa orë të këndshme e zbavitëse larg çdo stresi apo shqetësimi të ndryshëm që mund të kishte çdonjëra prej tyre. Dreka u mbyll me urimin: “Ta kemi njëra-tjetrën dhe gaz, hare e lumturi paçim në familjet tona. Qofshim gjithmonë edhe më të bashkuara dhe mirë u takofshim në festa të tjera si kjo e sotmja. Bejo XHAFERAJ

Page 2: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Gazeta KALLARATI faqe 2 Janar-Shkur t 2014

Nga: Aleksandër Çalaurbane etj, po çan me sukses tregun brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë ditëve të Panairit të Ndërtimit në Tiranë, firma "Rjepaj Elektromekanika", pati vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj, punimet e së cilës tërhoqën vëmendjen e tyre për një bashkëpunim në të ardhmen.

Në këto vizita nuk munguan edhe vizitorët kallaratas me banim në Tiranë, të cilët u uruan të dy vëllezërve, Aranitit dhe Hektorit suksese në punën e tyre private dhe njëkohësisht duke i falënderuar për sponsorizimin e një sërë aktivitetesh të Shoqatës “Kallarati” në Vlorë, kryesisht për botimin e gazetës Kallarati.

Duke biseduar me Aranitin, mësojmë se pjesëmarrja e tij në këtë panair ka ardhur si rezultat i një pune të vazhdueshme, me shumë mund e djersë të bërë prej tij në vite që me krijimin dhe modernizimin e firmës me teknologji bashkëkohore, e aftë të çajë e të konkurrojë në tregjet brenda e jashtë vendit. Reklamimi i bërë prodhimeve të firmës në fushën e elektromekanikës gjatë ditëve të Panairit, me siguri - thotë Araniti - do të rrisë bashkëpunimin me biznesmenë të tjerë, do të bëjë që të shtoje aktivitetin dhe mbi të gjitha të ruajë standardet e prodhimit me qëllim që emri i firmës "Rjepaj Elektromekanika" të jetë sa më i njohur dhe mbi të gjitha i besueshëm - përfundon fjalën e tij Araniti.

Por Araniti, së bashku me të vëllanë, Hektorin kanë edhe plane të tjera për vendlindjen e tyre, në ndihmë të Shoqatës “Kallarati”, veçanërisht me rastin e 100 vjetorit të qëndresës së kallaratasve ndaj andartëve grekë, që do të kremtohet më 16 gusht, të cilët shprehin dëshirën dhe vullnetin për të kontribuar financiarisht në mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie të rëndësishme.

Në emër edhe të Redaksisë së gazetës, firmës "Rjepaj Elektromekanika", me administrator Z. Aranit Rjepaj dhe drejtor Z. Hektor Rjepaj, i urojmë suksese në biznesin e saj.

Besnik Gjonbrataj

Këtë verë fëmijët i kemi çuar tek gjyshërit për disa ditë plazh. Të dy gjyshërit i kanë nga Vlora e si vlonjatë që janë, pushimet i bëjnë vetëm atje, se nuk ka më të bukur dhe më të mirë se Vlora, thonë ata.

Në hijen e çadrës gjysh Tarja lexon një libër me kujtime. Herë pas here e ndërpret leximin dhe më këshillon që të kem kujdes fëmijët se janë të vegjël dhe mund të vriten në gurët apo rrëzohen nga shkëmbinjtë përreth.

Alba dhe Arbri dalin nga uji dhe kërkojnë peshqirin për t`u fshirë. Pa u tharë mirë uji i detit, Arbri fillon të gjej gurë petë dhe ti hedhë mbi valë.

- Po jo ashtu, more bir- i thotë gjyshi- eja ulu këtu tek unë, dhe i bën vend në shezlonin e tij.

- Ore çamarrok, po ulu dhe rri këtu me gjyshin se të dogji dielli.Nipi e dëgjon e ulet pran tij. Gjyshi mbyll librin dhe nis të bisedojë me nipin, Arbrin, duke e këshilluar

që të mos hipi tek shkëmbinjtë, se mund të rrëshqasë e të vritet. Arbri, që siç duket e kishte mendjen për të shkuar e lozur tek dy shkëmbinjtë që rrihen lehtë nga dallgët e detit, pasi qëndron disa çaste me gjyshin, vjen e ulet në prehrin tim dhe me zë të ulet më thotë:

- O ba, po ky gjyshi nuk po më le të loz fare- më ankohet djali.- Si nuk të lë të lozësh, po gjyshi po të mban në plazh të bësh not e të bësh qejf e nuk po të lë të

lozësh.- I them për ta qetësuar. - Po, po, qejf i madh, ai për çdo gjë më flet, mos këtu e mos atje.- Shumë mirë bën – I them, ai ka merak se mos të ndodh gjë, se rrëzohesh dhe vritesh.- Se mos vritem, po, por unë nuk vriten dhe po u vrava e çfarë pastaj –thotë djali gjithë inat.- Arbër, po u vrave apo u gërvishte tani që je i vogël -e sqaroj unë, kur të rritesh ato shenjat e

plagëve do të duken e do të thonë njerëzit se ky është djalë i prapë dhe çun i keq, mundohem t`i mbush mendjen.

Bisedën tonë me zë të ulët e dëgjon dhe gjyshi, i cili, për t`i bërë më bindëse porositë dhe këshillat e mia, ndërhyn:

- Kam gjithë javën që i flas, po nuk i mbushet mendja, shkon që shkon tek shkëmbinjtë- thotë gjyshi.-Si kështu, more Arbër, po ti më dhe fjalën që do ta dëgjosh gjyshin- i them djalit.- Për të gjitha më dëgjon, se Arbri është djali shumë i mirë, por kam merakun se mos rrëzohet tek

ata të shkretë gurë, prandaj i flas.-O gjysh, po përse më flet mua tani, dhe ti kur ke qenë i vogël kështu si unë çamarrok ke qenë. Ja si

e ke ballin dhe këmbët me shenja.- nis e kërkon llogari djali. Ku ke rënë dhe çfarë të ka vrarë në kokë e këtu te këmba?.

- Eh more nipçe, këto plagë e shenja nuk janë bërë në plazh e duke lozur tek shkëmbinjtë, por në kohë e në të tjera vende.

- O gjysh po përse nuk m’i tregon, apo ke turp tani që je plak, këmbëngul djali.

- Mos e fut në siklet djalin, po thuaja,- ndërhyn gjyshe Dylberja.

Më në fund, gjysh Tarja “dorëzohet” dhe nis e tregon:- Ishte gushti i vitit 1944 kur Brigada e tetë partizane po luftonte për të çliruar qytetin e Konispolit. Sulmi filloi në të gdhirë të 15 gushtit. Një shoku im, Razo Zeneli që luftonte në krahun tim të djathtë, më thotë që ishte plagosur rëndë. Duhet të qëlloja dhe më shumë që të mbroja dhe shokun e plagosur. Unë isha mitralier dhe pozicioni im dallohej shpejt. Nuk kaloi shumë kohë dhe më dalluan se nga qëlloja dhe filluan të më godasin dhe me mortajë. Një predhë më vërshëllen mbi kokë dhe më shpërthen fare pranë. Balli dhe tëmthi i majtë, këtu ku ti shikon këtë “lulen”, më ishin përcëlluar e goditur. Rashë nga pozicioni që kisha zënë dhe fytyra m`u mbulua me gjak. Ishte hera e parë që plagosesha dhe nga gjaku e humba fare, por shpejt e mblodha veten, grisa këmishën dhe lidha fortë plagën që të mos më rrëshqiste gjaku në fytyrë e sy. Mbasi kaloi pak kohë dhe plaga u ftoh, filloi të më përcëllojë fytyra dhe koka e më dukej sikur kisha vënë një saç të nxehtë mbi vete. Shokët më morën dhe më shpunë urgjentisht në spitalin partizan që ishte në Lëshnicë. Atje një doktor me emrin Grigor Konomi më dha mjekimet e duhura dhe më bëri disa operacione, duke më hequr 4 cifla predhe.

Ato plagë, - dhe tregon këmbët, - i kam kujtim nga luftimet në Mal të Zi. Pranë meje plagoset rëndë një partizane trime nga Hormova. E mora në krah për ta vendosur në një vend tjetër më të sigurt prapa disa gurëve. Pa bërë as disa metra, dëgjova një zë që më thërriti:

-Ruaju Tare se të palosën dhe ty.Nuk arrita të lëviz, kur plumbat e mitralozit më grinë nga këmbët. Plagët ishin më të dhimbshme,

madje kishte rrezik që të m’i prisnin dhe këmbët, pasi më ishin dëmtuar kockat e tyre. Më çuan në spital ku më mjekuan e bënë dhe operacion. Me këto të shkreta këmbë kam vuajtur shumë se gati m’u paralizuan.

Ja kjo është historia e shkurtër e këtyre “luleve”, plagëve të mia, plagë të cilat janë gjithmonë të hapura në shpirtin dhe zemrën time, more trimi dhe shoku i gjyshit, - përfundon i lehtësuar tregimin gjyshi.

Arbri çohet dhe përqafon gjyshin dhe i prek shenjën e plagës në ballë. - Me kujdes, Arbër, se mos ia rrëzon “yllin” nga balli gjyshit. –i them unë.- Eh, ai yll nuk bie kollaj, se ka 50 vjet që rri aty dhe nuk lëviz, po ejani të hyjmë në det se na dogji kjo

vapë.- mbyll bisedën Gjyshi. Gusht, 1997

“Ylli” i Gjyshit(In memorian për kallaratasin Tare Karabollaj)

“RJEPAJ ELEKTROMEKANIKA” PJESËMARRËSE NË PANAIRIN

KOMBËTAR TË NDËRTIMIT

Page 3: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Gazeta KALLARATI faqe 3 Janar-Shkur t 2014

Vijon në faqen 5

Nga: Petrit Qejvanaj

Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë. Isha i vogël, sapo kisha filluar klasës e katërt fillore. Ishim plot vëllezër e motra, të gjithë më të vegjël se unë, me përjashtim të motrës së madhe, që ishte më e madhja e të gjithëve. Shtëpinë e kishim të vogël, dy dhoma dhe një kuzhinë, por më të madhe se e mëparshmja, falë kryeministrit të asaj kohe, pas një kërkese të babait. Megjithatë, korridori prapë ishte i vogël, sa linim këpucët, që shpesh na ngatërroheshin. Kaq e vërtetë ishte kjo, sa një ditë një mik i ardhur nga fshati, që fjeti tek ne atë natë (nga fshati na vinin shpesh miq, njerëz të afërt, që, pasi mbaronin ndonjë hall të tyre në qytet, bujtnin në shtëpinë tonë pa menduar se ku do të flinim ne, të zotët e shtëpisë), kur u çua e iku pa gdhirë, siç bëjnë fshatarët, pa dashje apo se i kishin pëlqyer, kishte mbathur këpucët e babait dhe ne e kuptuam, kur babai do nisej për në punë. Kjo ngjarje shkaktoi sa inat te babai, aq dhe të qeshura te ne të tjerët dhe u mbajt mend gjatë e tregohej si histori, sa herë vinin njerëz nga fshati. Kështu, përjashto raste të tilla, për ditë jeta ecte me ritmin e zakonshëm, ku ditët shtynin njëra-tjetrën dhe ngjanin aq shumë, si binjaket, sepse ne bënim pothuaj çdo ditë të njëjtat gjëra, si të gjithë njerëzit. Ne fëmijët zgjoheshim në mëngjes, laheshim, hanim mëngjesin dhe vraponim për në shkollë. Pastaj ktheheshim nga shkolla, hanim drekë, flinim ose loznim me njëri-tjetrin dhe pasdite bënim mësimet sipas orarit. Pas mësimeve dilnim në oborrin para pallatit dhe loznim me fëmijët e tjerë të lagjes. Djemtë parapëlqenin futbollin, ku shpesh grindeshim për gola të parregullt dhe jo rrallë thyenim gishtat e mëdhenj të këmbëve, pasi loznim zbathur dhe me topa lecke, sepse topat e llastikut ishin të shtrenjtë dhe shpoheshin shpejt, kështu që prindërit nuk na blinin më. Por nënat na bënin topa prej lecke nga rrobat e vjetra dhe kështu e zgjidhnim problemin. Zakonisht, para se të errej, dëgjonim zërin e mëmës (kështu i flisnim ne nënës), që na thërriste dhe e linim lojën e ktheheshim në shtëpi.

Në të dy dhomat rrinim ne fëmijët që mësonim, kurse babai me mëmën, tani që ne ishim rritur, rrinin zakonisht në kuzhinë, në të cilën kishte dy divane druri të lyer me ngjyrë jeshile të thellë. Atje dhe flinim. Pasi gatuante dhe lante enët më pas, mëmën zakonisht e gjeje me shtiza apo gjilpërë në dorë, duke bërë triko ose çorape leshi për dimër, ose duke qepur ndonjë rrobë të shqepur a të vjetruar. Kurse babai lexonte gazetën katërfaqëshe “Zëri i popullit” me nge deri në rreshtat e fundit, ku ishte programi i radios për atë ditë. Ishim të varfër, por të kënaqur, edhe pse nuk e kishim luksin të zgjidhnim as veshjen, as ushqimin. Kjo që thashë është pak e ngatërruar, po kështu e ndjenim veten ne në socializëm, krahasuar me kapitalizmin shtypës, në të cilin vetëm një grusht të pasurish bënin jetë. Kështu na kishin thënë dhe kështu duhej të ishte. Dhe ne e besonim. Aq më tepër kur e krahasonim me gjendjen e Shqipërisë së paraluftës, një vend i mjerë dhe i prapambetur, më i prapambeturi në Evropë.

Për veten time isha i lumtur kur arrija para derës së shtëpisë, pas mbarimit të mësimit dhe ndieja erën e fasuleve të ziera dhe atëherë u thosha gjithë qejf atyre që gjeja brenda, mirëdita! Kurse ditët që kishim për drekë makarona me vaj balene, (kështu quhej një lloj vaji që vinte nga jashtë) një vaj i trashë që na digjte gurmazin dhe na i sillte makaronat në grykë, hidhja çantën i dëshpëruar mbi krevat dhe nuk thosha mirëdita. Kurse mishi dhe gjalpi ishin mysafirë të rrallë, se ishin të shtrenjtë dhe me racion. Mëma qeshte dhe thoshte nga kuzhina me zë të qetë, për të më ngacmuar: sot nuk na përshëndeti djali, se nuk i pëlqejnë makaronat. Unë qeshja nga marazi në dhomën “time”. Quhej imja se aty rrija kryesisht unë, tani që isha rritur. Më parë flinte babai. Më kishin bërë privilegj si djali i madh i shtëpisë. Ama, kur vinin miq, kuptohet, shpronësohesha dhe ua lija dhomën time mysafirëve dhe shkoja të flija te dhoma e motrave dhe vëllezërve më të vegjël, në krevatin dopio, dikur i prindërve, ku shtriheshim për së gjeri, që të na nxënte. Por nuk ishte vetëm çështja e të ngrënit dhe të fjeturit. Edhe rrobat ishin problem. Të reja për në shkollë nuk blinim vit për vit, sepse ishim shumë fëmijë. Duheshin katër- pesë palë libra çdo vit, fletore, lapsa, shishe boje, që shpesh na thyheshin, kur loznim ose ziheshim me shokët , se ishin prej qelqi, si dhe pena e maja pene. Kjo, jo vetëm se rrogat ishin të vogla, por edhe se mëma nuk punonte, pasi vuante nga zemra. Kështu që rroga e babait nuk na dilte, prandaj mëma ishte bërë një kursimtare e madhe dhe nuk i vinte asgjë dëm. Kjo është kaq e vërtetë, sa gra të pallatit, me të ardhura më të mëdha nga ne,

vinin e kërkonin herë një filxhan vaj, herë një lugë kripë e herë diçka tjetër. Mëmës i dilte dhe i tepronte, se kishte moto thënien shtriji këmbët sa ke jorganin, që e përsëriste shpesh, kur ne kërkonim diçka që na mungonte dhe s’mund ta kishim.

Rrobat e vjetra, që zbardheshin nga dielli dhe larjet e shpeshta me finjë, mëma i kthente nga ana tjetër dhe me gjilpërë dore i qepte për bukuri dhe ato dukeshin si të reja. Sidomos jakat e këmishave, që stripseshin nga larjet e shpeshta, mëma i kthente nga ana tjetër dhe ne gëzoheshim pa masë. Por një gëzim të veçante kam ndier kur me dhuruan një palë rroba të ardhura nga Amerika, në klasën e pestë. Atë natë nuk më zinte gjumi. Megjithëse të përdorura, ishin aq të bukura, saqë kisha qejf të flija me to. Bile kam bërë edhe një fotografi me ato rroba, që e kam dhe sot e kësaj dite. Ishin rrobat e djalit të një funksionari të ambasadës sonë atje, që kishte ardhur me pushime verore te vëllai i tij, komshi me ne. Meqë e zonja e shtëpisë shkonte mirë me mëmën dhe mua më donte shumë, ia dha mëmës sime për mua. Ndërsa librat dhe fletoret i mbanim në ca çanta fanellate ose doku me një rrip, që e hidhnim krahëqafë, që të mos lodheshim dhe t’i kishim duart të lira. Por ne i quanim normale këto, pasi, para çlirimit jeta kishte qenë më e keqe, fëmijët nuk shkonin në shkollë, por punonin si shegertë te të pasurit dhe merrnin pak lekë, sa të mbanin frymën gjallë. Ne këtë e dinim jo vetëm nga këshillat e prindërve, por sidomos nga mësimet në shkollë, nga copat e leximit si “Luli i vocërr” i Migjenit apo “Shegerti i vogël” i Qemal Stafës, që mua më kishin pëlqyer shumë. Kur na i shpjegonte mësuesja ne na vinte shumë keq për ta dhe vetja na dukej me fat. Gjer këtu jeta në familje më dukej normale dhe nuk dyshoja asnjëhere për asgjë. Gjerat ishin në vendin e tyre, nuk kishte surpriza dhe jeta vazhdonte rrjedhën e saj qetësisht. Secili kishte vendin e tij dhe ne e respektonim dhe e donim njeri-tjetrin. Prindërit kishin vendin e tyre dhe bënin punët, që u takonin. Mëma, si zakonisht, me gjilpërë apo shtiza në duar dhe babai duke lexuar çdo ditë “Zërin e popullit”, që e sillte postieri, se babai ishte abonuar, gjë kjo e detyruar për anëtarët e partisë. Ajo s’e kundërshtonte kurrë babanë dhe babai nuk i bërtiste kurrë mëmës, siç ndodhte te fqinji matanë murit. Mëma s’i fliste kurrë në emër babait. Kështu ishte zakoni. Ajo, kur donte t’i drejtohej, i thoshte “more”, sipas zakonit të vjetër, duke zgjatur e-në , na duhet kjo apo ajo gjë. Si gjithnjë ata ishin në kuzhinë, kurse ne fëmijët në dy dhomat e tjera për të bërë mësimet apo për të fjetur. Babai nuk ishte i klubeve, edhe për shkak se ishim shumë vetë me një rrogë, prandaj, pas pune, gjithnjë e gjeje në shtëpi. Kurse mëma domosdo, pasi ishte shtëpiake.

Kohët e fundit kisha vënë re se babai e mbyllte derën e kuzhinës pasdite vonë, sapo binte mbrëmja. Por nuk e dija pse e bënte këtë. Të bënte ndonjë gjë me mëmën!? Nuk e besoja. Ai ishte shumë serioz dhe nuk mund të bënte nga këto gjëra! Këtë mendim e hodha poshtë shpejt si të turpshëm dhe qortova veten për këtë. Një ditë babai e kishte lënë derën e kuzhinës ca hapur dhe unë u afrova dhe vura veshin: befas një zë i panjohur po jepte lajme politike shqip. Shtyva ngadalë derën. Babai rrinte në këmbë i përkulur me veshin pranë altoparlantit të radios ( ishte një radio e vogël “Strella” e prodhimit sovjetik) dhe po dëgjonte me vëmendje, ndërsa mua më bëri shenjë të heshtja, duke vënë vertikalisht gishtin tregues te buzët e veta. Fike atë radio, iu kthye papritur mëma, që nuk i kishte folur kurrë kështu babait. Babai bëri sikur nuk e dëgjoi dhe, për çudinë time, në vend t’i tërhiqte vërejtjen mëmës,vetëm buzëqeshi. Atëherë unë iu afrova edhe më babait dhe po dëgjoja. Ai që po fliste në radio po shante komunizmin dhe fliste edhe për Shqipërinë. Unë u stepa dhe ndiqja me sy babanë. E dallova që nuk ishte ai që jepte lajmet te radio Tirana, jo vetëm se shante

komunizmin, por edhe se fliste në dialektin gegë. Qëndrova ca aty, pastaj shkova në dhomën time për t’u hedhur edhe një sy mësimeve, që kisha për të nesërmen. Dhe e mbylla derën që të mos dëgjoja vëllanë dhe motrën e vogël, që po thoshin mësimin përmendësh me zë të lartë, në garë me njeri-tjetrin. Pas pak nga kuzhina befas erdhi një zhurmë jo e zakonshme. Mbajta frymën. Babai me mëmën po grindeshin si rrallë herë. Kuptohet që as mund të shkonim t’i pajtonim. Ata e dinin vet ç’bënin. Babai nga natyra ishte i heshtur e fjalëpakë dhe ne kishim droje prej tij, ndonëse nuk na kishte dhënë asnjë pëllëmbë. Ai vinte dy herë në shkollë gjatë gjithë vitit, kur çelej shkolla dhe kur mbyllej viti shkollor dhe donte që të merrnim pa tjetër fletë lavdërimi. Ky ishte kushti i vetëm i tij. I hollë e i gjatë, me vetullat e zeza kaleshe dhe flokët e zinj e të dredhur, por të shtruar nga kapelja ushtarake (ai punonte në polici) kishte hije të rëndë. Por edhe mëma nuk e kundërshtonte babanë. Kështu që sherri që kishte ndodhur duhej të ishte shkaktuar nga dëgjimi i asaj radios së huaj, që fliste shqip dhe shante komunizmin dhe që mëma i kishte thënë babait në sy tim ta mbyllte. Dhe vërtet, kur hapa derën e dhomës sime e kuptova që shkaku ishte ajo radioja e huaj. Kjo ndodhi më shtoi kureshtjen për ta dëgjuar edhe herë tjetër atë radio, pikërisht atëherë kur babai mbyllte derën e kuzhinës.

Të nesërmen e kisha lënë qëllimisht derën e dhomës ku mësoja hapur dhe, në momentin që babai po e mbyllte derën e kuzhinës, u futa brenda si për të pirë ujë dhe po rrija me droje se mos më ndiqte. Ai shkoi te radioja dhe po kërkonte stacionin. Radioja ishte vendosur mbi lavapjatë, në një biçim rafti të sajuar në hapësirën mbi lavaman, që shkonte deri në tavan dhe që më parë e përdornim si depo drush për dimër, sepse ne atëherë ngroheshim me soba me dru. Ndërsa tani, dimrit, drutë i mbanim në ballkon.

U afrova dhe unë pranë radios. Për çudi babai nuk më ndoqi. Kurse mëma herëpasherë i nginte sytë nga shtizat dhe ia hidhte qortueshëm babait, por ai bënte sikur nuk e vinte re. Pas disa çasteve muzikë të fortë marciale, filluan lajmet. Zëri i folësit më dukej arrogant dhe imponues dhe mua nuk e di pse më tërhiqte, ndoshta prej dialektit gegë përzier me theksin amerikan, që mua më dukej argëtues. “Ky asht zani i Amerikës drejtpërdrejt nga Uashingtoni. Ndigjues t’ dashtun, mir mrama!” Si gjithmonë ai fliste kundër komunizmit. Aty dëgjoja fjalë dhe shprehje që nuk i kisha dëgjuar më parë dhe nuk ua dija kuptimin si “bota e lirë”,”të drejtat e njeriut”,”luftë e ftohtë “etj., por mua më pëlqente kur folësi thoshte shpesh Kina komuniste dhe asnjëherë Republika Popullore e Kinës, siç e quanim ne. Babai më shihte në sy dhe buzëqeshte. Po ashtu folësi thoshte “qeveria komuniste e Tiranës” si dhe “liria e fjalës”, që ishte ndaluar në Shqipëri. Kjo e fundit nuk më pëlqente fare, sepse ne flisnim në Shqipëri dhe fjalët nuk mund të ndaloheshin. Ne flisnim nga mëngjesi në darkë, derisa na zinte gjumi. Sepse, si do merreshin vesh njerëzit po të mos flisnin?! Këtu, sipas meje, Amerika gënjente dhe shpifte hapur kundër nesh.

Një ditë sulmoi direkt Enver Hoxhën duke thënë se regjimi komunist i Tiranës i kryesuar nga zoti Hoxha ka burgosur mijëra kundërshtarë politikë! E kisha vënë re se folësi zakonisht nuk thoshte Enver Hoxha, por Hoxha dhe i shtonte fjalën “zoti” përpara në vend të fjalës “shoku”, siç e përdornim ne dhe kjo, edhe për shkak të semantikës së fjalës,

Si e zbulova “Zërin e Amerikës”Tregim

Page 4: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Gazeta KALLARATI faqe 4 Janar-Shkur t 2014

Në tetor 1912 zbarkoi në Himarë ushtria greke, që populli i Kallaratit e quajti zbarkimi i Spiro Milos, oficer i Mbretërisë Greke, me origjinë nga Progonati dhe banor i Himarës. Në këtë kohë në Himarë ndodhej me bagëti Muço Barjam Karabolli dhe punëtorët Yzeir Medin Ribi e Sali Maçi nga Kallarati, të cilët u zunë nga ushtarët grekë dhe masi u torturuan, u masakruan barbarisht. Në këtë kohë Meçan Selami së bashku me Halim Xhelo Tërbaçin që ishin duke ndjekur mësimet në Korfuz, u arratisën dhe masi duallë në Shqipëri, u bashkuan me çetën e Spiro Bellkamenit, që vepronte qysh prej vitit 1909 në qarkun e Korçës dhe me rastin e ngrehjes së Flamurit në Vlorë në shpalljen e indipendencës mori pjesë në të, gjithashtu mori pjesë dhe Lame Sinani, i cili kishte qenë nëpunës i gjendjes civile për shumë kohë në Himarë dhe që qe larguar që andej me rastin e zbarkimit të ushtrisë greke, i cili mbas shpalljes së Pavarësisë dhe me formimin e qeverisë provizore të Ismail Qemalit, u emërua polic, kurse Meçan Selami u dërgua si mësues në shkollën fillore që u hap në Vranisht. Po në të njëjtën kohë u vesh polic edhe Remzi Janji, detyrë kjo që Lamja e mbajti deri në mars 1914, kohë në të cilën erdhi në fuqi Princ Vidi, kurse Remziu e mbajti edhe gjatë okupacionit italian. Qeveria e Ismail Qemalit shpërndau edhe armë fshatrave të krahinës së Kurveleshit e Kallaratit i dërgoi 60 martina dhe 60 arka municion me anën e Selam Barjamit, Beqir Duros dhe Ramo Iljas Karabollit, që i prunë në Kallarat me kuaj dhe ua shpërndanë burrave kallaratas, të cilët masi u armatosnë zunë kufinë në malin e Kallaratit, qysh prej Kalibaqi deri në Majat e Zogjve, të Kranesë dhe të Skëndolleshit, kurse vendkomandën e kishin në Val të Poshtëm, ku ngrenë dhe barikada, (istikame), mure me gurë, shenjat e të cilëve ekzistojnë edhe sot.

Më 24 dhjetor andartët grekë, të përkrahur edhe nga mercenarët vendas, sulmuan kufinë Kallarat - Kuç, qysh prej Kalibaqi deri në Qafë të Shkallës, sado që mbrohej kjo nga populli i Kuçit dhe i Kallaratit me armët që u kishte dërguar qeveria e Ismail Qemalit dhe me ato që kishin prurë me vete kuçiotë dhe kallaratas që kishin dezertuar nga ushtria prej Janine e Pesë Puseve, porse grekët mundën të përparonin deri afër Qafës së Shkallës, vend i Kuçit. Në këtë kohë erdhi në ndihmë një fuqi e përbërë prej 300 burrave nga krahina e Mesaplikut nënë komandën e Zaçe Xhelos nga Cmokthina. Këta u përqëndruan në fshatin Kallarat dhe mandej u shpërndanë gjatë frontit Kalibaq-Qafëshkallë dhe, masi kundërsulmuan sëbashku me Kallaratasit e kuçiotët, andartët që kishin mundur të përparonin në një distancë të vogël, i thyen këta dhe i vunë në ikje të shpartalluar në drejtim të Pilurit. Kështu këto forca arritën deri në shtëpitë e para të Pilurit duke vrarë e plagosur shumë andartë grekë dhe nga ana jonë u plagosnë pakë veta dhe u vranë 3-4 kuçiotë. Në këtë kohë erdhë me kuaj nga Vlora të dërguar nga Ismail Qemali, Nuredin bej Vlora dhe Duro Shaska nga Koculi, me një urdhër që lajmëronte që forcat tona të tërhiqeshin në pozicionet e tyrej dhe të mos dëmtojnë Pilurin, mbasi është fshat shqiptar. Simbas këtij urdhëri forcat u tërhoqën në pozicionet e tyrej dhe mesaplikasit u shpërndanë. Të gjitha këto forca gjatë kufirit të Kallaratit furnizoheshin nga fshati Kallarat me ushqime dhe municione,me anën e grave që ua shpijshin deri në vijat e para të zjarrit të ngarkuara me tërkuza në kurriz, masi kafshët nuk mund t’i kalonin këto vende. Të gjitha gratë e Kallaratit në moshë të re dhe me shëndet të mirë pa përjashtim kanë marrë pjesë në këto veprime luftarake. Po përmend disa prej tyrej që i mbaj mend: Zene Golloshe, Zonjë Lule, Medhuri Nure, Tërnafile Fetane, Qeriba Lule, Shefo Veize, Duze Barjame, Qerime Dervishe e shumë të tjera. Mbas kësaj beteje u vendos në Kudhës një garnizon me ushtarë të rregullt grekë, kështu paraqiteshin, herë ushtarë e herë andartë të veshur civilë, se ashtu ua duaj puna dhe në Kuç një togë. Njëkohësisht në Kuç u ngrit edhe krahinaria me në krye Kadri Gjolekën më 17 Janar 1914 para se të largoheshin forcat greke nga krahinat e Jugut sipas urdhërit të marrë më përpara nga Fuqitë e Mëdha Evropiane. Një grup ushtarësh grekë prej 19 vetash shkuan në drejtim të fshatit Bolenë për grabitje. Afër katundit në një pyll gjetën djaloshin bolenas Qazim Shero tue ruajtur dhitë dhe i armatosur. Grekët e thirrë ta çarmatosnin, por djaloshi nuk u bind, atëherë e qëlluan dhe e vranë. Ndërkohë trimi Mehmet Sulçe nga Bolena, me dy shokë të tjerë, masi mësuan ngjarjen, u zunë pritë grekëve dhe vranë 13 prej tyrej, kurse 6 që mbetën

duallë nga prita dhe iknë të shpartalluar drejt kufisë së Kallaratit. Aty u pritnë prej kallaratasve Nebo Qejvani, Llano Delo dhe Damo Haxhiut dhe i vranë, kurse njeri prej tyrej shpëtoi; duke qënë i plagosur, nuk u diktua se ish i gjallë, i cili iku për gjithë natë dhe shkoi në Kudhës, ku lajmëroi garnizonin për ngjarjen

Komanda e garnizonit të Kudhësit menjëherë urdhëroi të gjitha forcat dhe i nisi drejt Bolenës të armatosur mirë dhe me një top (Xhebelë) malor dhe në mëngjesin e 20 janarit allaturke, që bie më 2 mars 1914, bombardoi Bolenën. Megjithë rezistencën heroike bolenase, mundën të hyjnë mbas disa orëve në fshat dhe masi e grabitën, e dogjën.

Në prill të vitit 1914 andartët grekë sulmuan në befasi kufirin e Kallaratit dhe ranë në Majën e Gjon-Thanasit, ku masi vranë Murat Avdulin dhe Çelo Boshin, plagosnë dhe Demir Avdulin e djalin e tij shtatëvjeçar, Canen. Grabitën 300 kokë dhen të këtyre dhe gjithë plaçkat e stanit. Në këtë luftë andartët grekë përdorën pushkë maliherë greku dhe bomba dore.

Në vitin 1913 Spiro Milua dërgoi në Kuç vëllanë e tij Jani Milon, vet i njëzet për një marrëveshje bashkimi me Greqinë. Mbledhja u bë në Kuç, në vendin e quajtur Sheshi i Rrethit. Në këtë mbledhje nga Kallarati kishin vajtur si delegatë të fshatit: Lame Petani, Alem Toto, Shamo Meçe, Hodo Kalemi, Selam Barjami dhe Rexhep Bego. Jani Milo kërkoi bashkimin e kësaj krahine me Elladhën e madhe dhe ngrehjen e flamurit grek. Paria e Kuçit e kundërshtoi këtë rreptësisht. Ndërmjet të tjerëve foli edhe Hodo Kalemi i cili i tha Jani Milos dhe Kadri Gjolekës që ishte i lëkundur, se nevej jemi shqiptarë dhe dielli për ne nashtimë ka ka lindur nga Vlora dhe nevej do të vdesim për Shqipërinë e për Flamurin tonë që valon në Vlorë, kështu t’i bëni të fala arqigoit (Spiro Milos), se dhe ai vetë është shqiptar, bashka që ka tradhtuar dhe punon për të huajin. Me kaq mbledhja mori fund dhe delegatët u larguan të dëshpëruar, duke marrë me vete edhe flamurin e tyre që kishin prurë.

Në prill të vitit 1914 erdhë në Kallarat xhandërmaria shqiptare e përbërë prej një kompanie prej 60 xhandarësh me komandant kapiten Lutfi Përmetin. Kjo ishte e armatosur me armë italiane të gjata. Në Kallarat për herë të parë prunë edhe telefonë. Si zyrë bënë shtëpinë e Murat Çanes. Xhandërmaria strehohej në çadra. Si depo armësh e pajisje të tjera ushtarake kishin bërë shtëpinë e Shamo Meçes. Në atë kohë ish Xhandar dhe Sadush Bilbili dhe polic Remzi Janji nga Kallarati, kyj i fundit qëndronte pranë kapiten Lutfiut.

Në Kuç si komandant i xhandërmarisë ishte kapiten Hamit Duro nga Kuçi. Në qershor kjo xhandërmari u largua nga Kallarati dhe Kuçi. Mi 1 korrik 1914, d.m.th. më 14 korrik 1914 u dërgua nga Spiro Milua një numër i madh andartësh grekë të përkrahur edhe nga mercenar vendës, siç ishte Nase Labi nga Vunoi dhe me komandantin e tyre kapiten Kromidha Çollaqin gjiritlli, sëbashku kyj, të ndarë këta në formacion luftimi në drejtim të Kallaratit, një pjesë rrëzës malit, ndërsa dy njësi të tjera njëra nga Gjon-Thanasi dhe tjetra nga qafa e Valit e Bogonicës dhe mali i Zi, kurse vetë Kapiten Çollaqi me nipin e tij dhe me Nase Labin erdhë nga Qafa e Valit të Poshtëm dhe rrugës së malit që bie më Qafë të Pirrës, ku kishte nën vëzhgim forcat e tij që vepronin nga ana e rrëzës së malit.

Forcat kallaratase që përbëheshin nga 60 burra si pas organizimit bërë nga komanda e mbrojtjes që përbëhej prej 6 vetësh, në komandën e mbrojtjes bënte pjesë edhe Nase Beni që me vëllanë e tij Pilon qenë arratisur qysh prej vitit 1910 nga Bregdeti dhe hedhur nga ana jonë. Kallaratasit u ndanë si më poshtë: një grup në Majë të Gjashtës, një në Djegë Ípi, një në Kurriz të Hubavit, një në Hundë të Gurëve, një më Qafë të Pirrës, një në Xhami të fshatit, ndërsa qendra e komandës mbrojtëse ishte vendosur në Harcë të fshatit; të gjitha këto vende dominuese dhe të mbrojtura mirë.

Lufta filloi qysh prej mesnatës të 14 korrikut dhe vazhdoi deri në orën 17°° të datës 15 korrik. Andartët gjetën një rezistencë shumë të fortë aq sa u gozhduan në vend. Atëherë Kapiten Kromidha Çollaqi që ishte tue vërejtë drejtimin e luftës prej vendit Guri i Fejzos, sëbashku me Thanas Labin dhe nipin e tij, tue parë se forcat e tij po bënin në vendnumëro, u nis me inat tatëposhtë rrugës së Pirrës. Ndërkohë Thanas Beni, tue vërejt me dylbi prej Harcës i pa dhe njohu Thanas Labin dhe menjëherë shënoi duke e plagosur në buzë dhe i theu dhe qafën e pushkës, të cilin e tërhoqi Fane Bala nga Vunoi, që u ndodh aty afër.

Në këtë kohë andartët grekë, si panë komandantin e tyre që iu drejtua Qafës së Pirrës, muarrë zemër dhe sulmuan tre objektet më të fortifikuara: Hundën e Gurëve, Qafën e Kondit dhe atë të Pirrës, duke përdorur të gjitha forcat, me pushkë, mitrolozë dhe bomba dore, tue parë dhe epërsinë numerike, mundën të shkulnin kallaratasit nga këto pozicione tue lënë në vend mjaft të vrarë e të plagosur nga andartët dhe u grumbulluan në Qafë të Pirrës, por aty Harca dhe Xhamia nuk i lejonte që të përparonin drejt fshatit dhe mas dy orësh luftimi të pandërprera te rrepet, i nipi i Çollaqit sulmoi i pari drejt Xhamisë dhe pa kaluar as 100 metra, u vra, kurse kapedani e kaloi këtë dhe arriti deri te vëndi i quajtur Guri i Shtruar, tre-katërqind metra larg Xhamisë. Aty u vra dhe vetë kyj (Kapedani). Aty u vranë dhe u plagosnë shumë andartë të tjerë dhe mandej hyjtën në fshat dhe masi e grabitën, e dogjën. Forcat kallaratase u tërhoqën në Harcë të Dhomës, kufi me Vranishtin, duke mos ndaluar as për një çast zjarrin.

Djegia e Kallaratit prej andartëve u krye brenda një kohe shumë të shkurtër, sa që edhe një sasi shtëpish mbetën pa u djegur, sidomos ato që ishin përkarshi pozicionit të fundit që kishin zënë kallaratasit. Andartët grekë u tërhoqën me shpejti drejt Pilurit e Himarës nga frika se mos i zinte nata dhe kundërsulmoheshin nga forcat vendase. Nga ana e Kallaratasve në këtë luftë mbetën të vrarë: Hyso Balili, në vendin e quajtur Përroi i Bodeit, pjesëtar i grupit të Hundës së Gurrëve, Dervish Maçi, i grupit të Qafës Kondit dhe Ramadan Hoxha, anëtar i komandës së mbrojtjes. U plagosën Rexhep Begua, Xhebro Boçi, i grupit të Xhamisë, Isan Sejdiu i grupit të Qafës së Pirrës. Populli i Kallaratit u strehua për një kohë të shkurtër te miqtë në Mesaplik dhe në Vranisht. Kallaratasit u kthyen që të gjithë qysh ato ditë në fshat për të mbledhë prodhimet bujqësore, duke i transportuar në vendet ku ishin strehuar dhe në vjeshtë po të këtij viti u kthyen që të gjithë, me përjashtim të një pakice dhe bënë nga një kasolle ose haur në krye të arave të tyre, duke braktisur përfundimisht fshatin e djegur.

Për këtë luftë tragjike janë thurur shumë këngë, që i kam përmbledhur në shënimet e mia, por këtu po përmend disa vargje:

Allonari në të ryrëDitë e martë dhe pa dirë Fshati vogëlë në brinjëPaskej një talim të mirëDhjetë bashkë një të shtirë.Ajo ditë harrim s’kaU tund Bogonica e s’raTymi si mjegull u çaMavrova kundreq e pa.

Kurse Trimi Nase Beni i këndoi kështu kësaj ngjarjeje:

Kallarat njëqint shtëpiNë mes të kazasë rroftëMu në qafë e për karshiU bëre kala e fortëE bëre fshatin grami ( rrethuar me prita)Se kishe ca djem të zotëPo s’qëllojshin dot në synga inati u vijnë lotë.

Në luftën kur u dogj Kallarati nga andartët grekë kanë marrë pjesë këta burra:

Selam Barjami, Rexhep Bego, Lame Sinani, Alem Toto, Veliko Murati, Habip Gjoni, Dino Matjani, Lulo Gjoni, Shamo Meçe, Metlli Shahini, Faslli Demçe, Sali Asllani, Belul Gjoni, Islam Emini, Shaban Dauti, Hyso Balili, Dervish Maçi, Ramadan Hoxha, Isan Sejdini, Xhelo Sinani, Fegë Tozo, Binjar Lulo, Neim Alushi, Lato Lulo, Osmën Karafili, Damo Haxhiu, Musa Seiti, Birbil Haxhiu, Sadush Birbili, Ramo Karabolli, Tasim Janji, Zigur Ademi, Ferat Halo, Hodo Kalemi, Islam Malo, Neim Mane, Miftar Golloshi, Boro Ribi, Birçe Guxha, Shaqo Nuro, Kajtaz Bejko, Nazër Nuro, Novruz Veliko, Xhevit Tahiri, Lelo Jazo, Llano Delo, Muharrem Toto, Matush Habili, Zimo Haxhi, Xhezo Duro, Zenel Maçi, Meçan Strati, Rait Karabolli, Demir Avduli, Etem Boshi, Rapush Hyseni, Tasim Mete, Nazo Murati, Memush Balili, Meto Laçe, Nebo Qejvani, dhe nga Vunoi, Nase Beni, Pilo Beni.

Ky material u përgatit duke ruajtur ortografinë e autorit nga Andi dhe Hiqmet Meçaj

Djegia e Kallaratit prej andartëve grekë

më 14-15 korrik 1914Nga historiku i lënë në dorëshkrim i Hasan Meçaj Kallaratit

Page 5: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Gazeta KALLARATI faqe 5 Janar-Shkur t 2014

FALENDERIM

I dashur lexues!Siç jeni në dijeni, që prej muajit Maj 2012,

Kallarati ka uebsajtin e vet në internet www.kallarati.com, i cili administrohet nga kompania private “Mërkuri Net”, menaxhohet nga Zoti Besnik Gjonbrataj dhe financohet nga Zoti Shkëlqim Leskaj (Laçaj).

Bëjmë me dije se për çeljen e këtij uebsaiti (domain & hosting), zoti Shkëlqim Leskaj ka paguar fillimisht shumën 350 euro, si dhe çdo vit për mirëmbajtjen e tij nga kompania private bën pagesën vjetore prej 50 euro, pagesë të cilën e ka bërë edhe për vitin 2014.

Në emër të Kryesisë së Shoqatës “KallaratI” dhe redaksisë gazetës, falënderojmë zotin Shkëlqim për kontributin financiar të dhënë në funksionimin e uebsajtit www.kallarati.com, por edhe në një sërë aktivitetesh të Shoqatës tonë.

KRYESIA E SHOQATËS A/K “KALLARATI”

Fshati ynë, Kallarati, i dëgjuar në histori, ndodhet në krahinën e Labërisë, Kurveleshi i Poshtëm. Siç

dihet, ky fshat kufizohet me Kuçin, Bolenën e Vranishtin. Pozicioni i tij gjeografik është i tillë që i krijon atij një natyrë shumë të bukur. Kallarati shtrihet në luginë i rrethuar nga male të lartë, nga Bogonica, Çipini, Papadhia, Çika, si dhe nga pyje të shumtë. Rrallë gjen fshat tjetër në krahinë të qarkuar me kurora malesh dhe të mbuluar me bimësi e gjelbërim gjithëvjetor, siç është Kallarati. Të gjitha këto i japin një pamje piktoreske mahnitëse. Natyra e ka privilegjuar Kallaratin, kurse mendja dhe dora e njeriut e kanë zbukuruar edhe më shumë.

Në këtë mrekulli të rrallë të mjedisit gjeografik e natyror, spikasin, mbi të gjitha, njerëzit, banorët e këtij fshati, si njerëz krenarë e ballëlart, të njohur për cilësitë e tyre të shkëlqyera prej malësori si bujarë, mirëpritës, të besës, të zgjuar, trima dhe punëtorë. Klima shumë e përshtatshme dhe ujërat e bollshme kanë favorizuar zhvillimin e blegtorisë e të bujqësisë, që përbëjnë bazën e ekonomisë së fshatit.

Kallarati para disa shekujve ishte i vendosur në vendin e quajtur Kunjovë, midis Bolenës e Kuçit. Flitet se ka qenë një fshat i madh dhe i zhvilluar, “Njëmijë e dyqind shtëpi/Kasaba e magazi/Dyqane tridhjetë e dy/ etj. thonë vargjet e një kënge që kanë arritur gojë pas goje deri në ditët tona. Por rreth viteve 1400-1500, kallafati shpërngulet nga Kunjova dhe vendoset në rrëzë të malit të Bogonicës, aty ku edhe sot ndodhen gërmadhat e fshatit të bukur që dogjën bandat e andartëve grekë më 1914, ndërsa banorët pas rrënimit të fshatit, zbritën e ndërtuan shtëpi poshtë në luginë, të shpërndarë në të dy anët e Shushicës derisa të vinte koha të grumbulloheshin, siç janë tani. Shkak i largimit nga Kunjova u bë, sipas gojëdhënave, sëmundja e kolerës, por edhe shkaqe të tjera shoqërore mund të ketë pasur. Kallarati, me fuqinë e tij ekonomike e njerëzore, gjatë gjithë historisë së tij që nga thellësia e shekujve, ka luajtur një rol aktiv të rëndësishëm, si pjesëtar i familjes së shquar luftarake të Kurveleshit. Në të gjitha betejat dhe luftërat e përgjakshme të zhvilluara kundër turqve, grekëve dhe kundër italianëve më 1920 e më vonë, ka luftuar me trimëri e heroizëm të pashoq, të cilat populli i ka skalitur në këngët, si:

Kallarat, fshat i pakë,/Trima burrat, trime gratë,/Që të shqyejnë me sëpatë/ etj. Ose

Ç`u ngrenë o shokë, ç`u ngrenë/Kallarat Kuç e Bolenë,/Në lumë ç`e zunë dyfekë./Djemt` e Kallaratit trima/luftojnë si vetëtima/ etj. Dhe

Allonari më të hyrë/Një fshat i vogël në brinjë/Ç`paskej një talim të mirë/Dyzet burra një të shtirë.../Panë kapiten

Kam shkruar edhe herë të tjera në gazetën tonë për punën e mirë që bëhet në fshatin tonë nga banorët

e tij si në ndërtime të reja shtëpish, stallash etj. Po kështu, në zhvillimin e blegtorisë, frutikulturës, vreshtarisë, ullirit, bletarisë etj. Kam shkruar edhe për punën e mirë e me pasion që bëhet për perimet nga Katerina Mataj, bashkëshorte e Astrit Matajt, për mbjelljen, rritjen dhe shitjen e tyre në fshat apo në fshatrat përreth. Ndërsa bashkëshorti i saj merret me mbarështimin e blegtorisë, i cili ka arritur të ketë sot mbi 70 krerë dhen e dhi. Por meqë nga kryesia e Shoqatës dhe redaksia e gazetës më është sugjeruar të shkruaj edhe më shumë për punët në fshat dhe për individë të veçantë që dallohen në bujqësi, blegtori e veprimtari të ndryshme, sidomos tani në kuadrin e 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit më 1914 dhe të 70-vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, po bëj edhe këtë shkrim.

Kësaj radhe po shkruaj për punëtoren e dalluar Etleva Hysaj, bashkëshorte e Kamber Jazo Hysajt. Ajo në shkurt të këtij viti festoi 50-vjetorin e lindjes së saj në fshatin Vranisht. Është nëna e 5vajzave. Si shumë shoqe të tjera, Etleva dallohet për punë të mirë që bën me kulturën e misrit. Ajo e mbjell misrin me gropa, duke e shoqëruar me

gjiritllinë/Batare e ç`e goditnë/Mu si derr në gropë e shtrinë/...

Këto, si dhe shumë këngë të tjera trimërie janë monumente lavdie që pasqyrojnë qëndresën e sakrificat e mëdha dhe lumenjtë e gjakut të derdhur nga bijtë e Kallaratit për lirinë e atdheut.

Duke ecur në udhën e këtyre traditave të shkëlqyera atdhetare, Kallarati i ngriti edhe më lart ato në LANÇ. Kontributi i tij kundër pushtuesve fashistë e nazistë ishte i madh. Ai bëri shumë sakrifica, duke u bërë një bazë e fuqishme mbështetëse e luftës, pa kursyer asgjë dhe duke nxjerrë nga gjiri i tij mbi 70 bij e bija që u rreshtuan me armë në dorë në çeta e brigada partizane, të cilët luftuan trimërisht për çlirimin e vendit, ndërsa pjesa tjetër e burrave, mbi 40 vetë, ishin të rreshtuar në çetën territoriale “Mumin Selami” të fshatit. Nga bijtë e Kallaratit ranë dëshmorë në luftë me armikun 20 djem, midis tyre edhe Heroi i Popullit, Mumin Selami. Ndërsa 9 të tjerë morën plagë të rënda. Pra, fitorja e madhe e çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazifashistë më 29 Nëntor 1944, 70-vjetorin e të cilit e kremtojmë sivjet, u arrit edhe me kontributin e gjakun e kallaratasve.

Nga gjiri i popullit të Kallaratit në periudha të ndryshme kanë dalë shumë figura të njohura që me veprën e tyre në fusha të ndryshme janë shquar si luftëtarë, si mendimtarë, si poetë, si publicistë, ushtarakë, shkencëtarë etj. Ndër ta, mund të përmendim emra të tillë si Alem Toto, Selam Barjami, Lame Sinani, Hodo Kalemi, Shamo Meçe, Meçan Selami, Telo Duro, Lato Lulo, Mumin Selami, Adil e Rruzhdi Petanaj, Duze Barjamaj, Pashako Petanaj, Sinan, Sihat e Neshat Tozaj, Maze Dushani, Kasëm Demiraj, Kapo Habilaj, Sadik Gjonbrataj, Rami Memushaj, Gafur Shametaj, Sulltanë Gjonbrataj, Elizabeta Karabollaj etj. Brezat e rinj kanë shumë për të mësuar, duke u mburrur me krenari për guximin, zgjuarsinë, trimëritë e heroizmat e të parëve të tyre. Për të shkruar poemën “Fshati im Kallarat”, jam frymëzuar pikërisht nga kjo gurrë e madhe atdhetarizmi, mençurie, bujarie dhe të gjitha cilësitë e mrekullueshme të kallaratasve, si njerëz të dashur, fisnikë, të mençur, punëtorë e përparimtarë.

Xhelo DAUTAJ

kALLARAti

fasule, e prashit mirë, e plehëron dhe e ujit me kujdes të madh. Por Etleva nuk lë pas dore edhe punën me perime, si pataten, qepën etj. si dhe punët e shtëpisë dhe edukimin e fëmijëve të saj dhe shërbimin ndaj vjehrrës 90-vjeçare e të sëmurë me regjim shtrati e punët e tjera. Etleva, përkrah bashkëshortit të saj, Kamberit, punon dhe ka rezultate të mira edhe në sektorin e blegtorisë, me delen që sot kanë 100 krerë, me rritjen dhe trajtimin e shelegëve për shitje e remont, të cilët i mbajnë në regjim stallor, duke i ushqyer me misër e jonxhë. Ajo, së bashku me Kamberin, në muajt e verës del në mal, në Vale e Bogonicë, për ruajtjen e mjeljen e bagëtisë. Gjatë kohës në mal, Etleva mbledh edhe bimë mjekësore për të shtuar të ardhurat financiare.

Të dy këta, burrë e grua, si familje, kanë filluar e po zhvillojnë ullirin, jonxhën,fasulen, frutikulturën etj. Por Etleva është edhe një veprimtare e mirë shoqërore në fshat. Është e dashur dhe e respektuar me shoqet, mikpritëse e bujare.

Në këtë shkrim nuk mund të lë pa përmendur edhe punën e mirë që bëjnë fëmijët e shkollës në ndihmë të prindërve në sektorin e blegtorisë. Mund të përmendim Elton Ladi Kondajn, fëmijë shkolle. Ai, më 10 mars, kur gjyshi i tij

doli me bagëti në Val të Vranishtit, e shoqëroi atë me mushkë përdore deri në vend, qëndroi atje 2-3 orë sa sistemuan stanin me gjyshin dhe pastaj, me 5-6 kg plaçka, u kthye vetëm në shtëpi.

Po kështu, Enea Xhaferi ka shumë dashuri për blegtorinë. Ai për shelegun, kecin, delen apo dhinë kujdeset si një nënë e mirë për fëmijët. Enea në kohën dhe ditët e pushimeve vete me dhen në Povël, Koç, Fshat të djegur, Nikolagj, Qafë e Gjolagje etj. Kështu mund të përmend edhe fëmijët e Astrit Matajt, , Kame Hysajt, Xhezo e Luan Shakajt, Sokrat Stratajt, Muhedin Qejvanajt etj.

I solla këta shembuj për të treguar se edhe fëmijët e shkollës në fshatin tonë mendojnë e jetojnë me problemet e familjeve dhe ecin në gjurmët e tyre, duke shfaqur që tani dashuri për punën, për zhvillimin e pronës dhe rritjen e mirëqenies së familjes e të fshatit.

Bejo XHAFERAJ

PRINDËR E FËMIJË SË BASHKU MENDOJNË E PUNOJNË SI NJË TRUP I VETËM PËR RRITJEN E MIRËQËNIES

Page 6: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Gazeta KALLARATI faqe 6

më tingëllonte e çuditshme, bile komike, dhe më shfaqej para sysh, e mbivendosur, figura e klerikut myslyman. Unë atëherë këtë nuk e besoja dhe mendoja se ata, që ishin futur në burg, kishin bërë gabime dhe faje të rënda dhe se në shkollë kishim mësuar se ata ishin spiunë të amerikanëve, që donin ta shisnin Shqipërinë te kapitalistët. Unë nuk besoja të ishin mijëra. Shumë më vonë, kur isha student, pyeta një punonjës të ministrisë së brendshme, që shkruante edhe romane policore, të cilin e kisha dhe kushëri sa është numri i të burgosurve politikë, por ai ma preu shkurt, ndonëse me edukatë: E ç’të duhet!. E kuptova që numri i tyre duhet të ishte i madh.

Atë ditë mëma ndërhyri ashpër duke i thënë babait: Mbylle atë radio po të them, se unë dhe ti e kullotëm çairin, por do marrësh në qafë fëmijët! Por çuditërisht babai i përgjigjej duke qeshur lehtë: nuk dëgjon njeri, se radioja është ulët. Dëgjon komshiu pas murit, ngulte këmbë mëma, por babai qeshte thuajse pa zë. Po më habiste kjo cilësi e re e babait. Pastaj ajo i kujtonte dajon e pushkatuar nga partizanët, sepse kishte sharë yllin komunist në mes të fshatit, megjithëse ishte anëtar i këshillit antifashist...Madje kishin pushkatuar dhe djalin e tij. Pastaj vazhdonte: po djali që është i vogël dhe dëgjon ç’thonë imperialistët?!

Ndonëse nuk ishte komuniste, mëma dukej më fanatike se babai. Ti kot e ke teserën e partisë, i thoshte shpesh atij. Në fillim nuk arrija ta shpjegoja këtë qëndrim të saj, por më vonë e kuptova nga ato që më tregonte shpesh mbi jetën e tyre para çlirimit: kishin qenë të varfër. Dhe varfëria është një mësues i besueshëm për të varfrit. E ke nga gjaku i tët vëllai, i sulej babait, duke i kujtuar vëllanë tetëmbëdhjetëvjeçar të rënë në luftën antifashiste. Dhe vërtet për t’u habitur kjo sjellje e babait. Dëgjonte “Zërin e Amerikës” dhe, madje, në praninë time! Isha vetëm 11 vjeç dhe dëgjoja Zërin e Amerikës, që ishte një radio armike e ndaluar me ligj. Për këtë futeshe 10 vjet burg për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Mëma kësaj here nuk kishte ndër mend të pushonte. Po sikur djalit t’i shpëtojë goja dhe t’i thotë ndonjë shoku të tij, ku të mbytemi pastaj? Dhe mëma çohej me vrull nga divani dhe vinte te radioja dhe e mbyllte. Por babai e hapte sërish dhe nuk harronte të më thoshte shpesh, kur rrija e dëgjoja lajmet e zërit të Amerikës: ata gënjejnë, janë imperialistë..Atje shumica janë të varfër, të papunë, fëmijët e punëtorëve nuk venë në shkollë. Atje një pakicë jeton mirë, të tjerët shtypen”. Këto i kisha dëgjuar edhe në shkollë dhe i dija. Po pse i dëgjonte ai, kur ishte kështu?!

Kanë kaluar kaq vjet dhe tani që babai nuk jeton më dhe vet jam bërë burrë, pyes veten: si më lejonte babai të dëgjoja një radio të frikshme? Dhe e gjej përgjigjen: ai besonte tek unë. Nuk i thoshte kot mëmës është djalë i zgjuar ky, nuk bën gabime dhe më shkelte syrin mua. Atëherë nuk arrija ta vlerësoja një gjë të tillë. Tani lartësohet akoma më shumë para meje shpirti i tij fisnik. Se nuk ishte shaka të bëje një gjë të tillë në ato vite të hekurta. Kurse babai mua më besoi. Dhe s’ka monedhë më të vlefshme se besimi! Ai më trajtonte si të madh. Faleminderit baba! Kjo është shumë. Sidomos në kohë të vështira.

Por dëshira e babait për të dëgjuar zërin e Amerikës u kthye në mani pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik më 1961. Tani Shqipëria shahej më shumë dhe ndryshe. Më dukej se tani radioja shprehte dhe keqardhje për popullin shqiptar, se ai kishte mbetur vetëm, se do t’i mungojë ndihma e BS dhe kampit socialist, se Enver Hoxha e izoloi nga bota dhe s’e ka të gjatë, se Tito është një komunist i mirë, se...Por unë tani isha “miqësuar” me Zërin e Amerikës, pasi e kisha pirë antidotin ideologjik dhe lajmet e saj i quaja thjesht shpifje. I kisha marrë seriozisht fjalët e babait dhe ato të shkollës se ata gënjejnë dhe nuk ia duan të mirën Shqipërisë. Megjithëse nganjëherë mëndja më shkonte te ato rrobat e bukura amerikane që më dhuruan...Por këto nuk ma lëkundnin dashurinë për Partinë dhe urrejtjen për kapitalizmin. Pastaj emri i Enver Hoxhës ishte identifikuar me Shqipërinë dhe çdo cenim i tij ishte me një efekt të kufizuar,vetëm tek të përmbysurit. Por ata ishin të pafuqishëm dhe të frikësuar, pas goditjeve shkatërruese që kishin marrë nga diktatura e proletariatit, që ndryshe quhej pushteti popullor. Shumë qenë pushkatuar, të tjerë ishin nëpër burgje , kurse ata që ishin jashtë kishin ulur kokën. Jeta e tyre ishte një natë e gjatë. E ankthshme. Ata thjesht ishin katandisur në ca fantazma të kohës së shkuar...Bile ne mitingje politike ata duartrokisnin më shumë se ne, që e donim pushtetin popullor.

Në atë kohë ishte krijuar një atmosferë mbytëse për kundërshtarët politikë. Kudo mbaheshin mitingje solidariteti

me Partinë dhe Enver Hoxhën, i bëhej thirrje ndërgjegjes patriotike të secilit, evokoheshin momentet e lavdishme historike, ngrihej lart patriotizmi tradicional dhe sidomos ai socialist, flitej për E.Hoxhën si për një hero, bëhej thirrje për vigjilencë të lartë revolucionare. Partia e Punës dhe Enveri njësoheshin me atdheun. Fakti që Enver Hoxha ishte prishur me një superfuqi e kishte shndërruar atë në mit dhe e kishte përkëdhelur krenarinë kombëtare. U krijua një situatë psikologjike a thua ishim qendra e botës, pasi ne mbronim parimet e marksizëm-leninizmit, kur të tjerët i kishin tradhtuar. Ishte vërtet një situatë dehëse revolucionare. Mund të them se deliri na kishte pushtuar si popull. U krijuan këngë heroike për Partinë dhe Enver Hoxhën, kantata, balada, piktura e skulptura, poema e deri romane, ku glorifikohej Partia e Punës dhe Enveri. Dhe mendoja se të gjitha i kuptoja siç duhej. Ata ishin armiqtë tanë dhe na shanin, kurse ne ishim armiqtë e tyre dhe i shanim. Ndërsa babai, megjithatë, dëgjonte rregullisht Zërin e Amerikës, një radio armike. Kjo më habiste dhe më vinte në mëdyshje dhe një ditë nuk e mbajta veten dhe e pyeta: baba, kur këta gënjejnë, pse i dëgjon? Dhe ai, duke më fërkuar kokën , gjë që e bënte rrallë, më përgjigjej: kot, të dëgjoj sa të djallëzuar janë. Partia ka thënë se duhet të dimë ç’mendon armiku... Unë bindesha më në fund.

Jo vetëm në lëndën e edukatës, por edhe në copat e leximit ne ndesheshim me të këqijat e kapitalizmit, prandaj ky sistem duhej të përmbysej me armë. Copat e leximit përshkruanin jetën e fëmijëve të varfër si Kozeta apo Gavroshi, që lypnin ose mblidhnin fishekë në barrikada. Dhe bota na dukej se ishte e tëra në luftë, ndërsa vetëm ne, që bënim pjesë në kampin socialist, ishim në paqe. Të tjerët, ata që ishin në botën kapitaliste nuk kishin punë dhe fëmijët, ndonëse të vegjël sa ne, punonin punë të rënda, sepse nuk kishin të hanin dhe për të gjitha këto fajin e kishte Amerika...

Nga propaganda e fuqishme, si dhe nga librat e shkollës ne ishim të bindur se çdo e keqe vinte prej Amerikës, që te ne e quanin dhe xhandar ndërkombëtar. Por ne ishim me fat që nuk jetonim në Amerikë dhe nuk ishim pushtuar prej saj!

Një shok i klasës sonë kishte një xhaxha të arratisur në Amerikë dhe nganjëherë vishte i drojtur ndonjë rrobë të re, që thoshte se vinte nga Amerika dhe unë me shokët e tjerë e shihnim me dyshim dhe i rrinim larg si të ishte leproz.. Bile, ai ishte shumë i heshtur dhe ne e quanim spiun të amerikanëve. Megjithëse nxënës i urtë dhe në matematikë më i miri i klasës, atë asnjëherë nuk e vunë në tabelën e nderit si nxënës të dalluar, sepse ai nuk kishte biografi të mirë...Ndonjëherë më vinte keq për të, se shpesh rrinte mënjanë, por kur kujtoja që kishte një xhaxha në Amerikë, një shtet që donte të rrëzonte qeverinë tonë dhe Enver Hoxhën, më dukej i keq si një amerikan. Por nuk arrija të kuptoja c’punë kishin amerikanët me Shqipërinë dhe pse ata e urrenin Enver Hoxhën. Ç’punë u prishte ai amerikanëve? Ata ishin shumë larg nesh. Këtë unë me shokët e mi e kishim mësuar në lëndën e gjeografisë. Ehuuu, sa larg ishte Amerika! Pse nuk shihnin hallet e tyre? Ç’kishin me Shqipërinë? Veçanërisht fakti që ata, që nuk e donin qeverinë, arratiseshin në Amerikë, më bënte të mos i besoja fare ato që dëgjoja te zëri i Amerikës dhe me vete thosha se ata janë gënjeshtarët më të mëdhenj në botë.

Ne e donim Enver Hoxhën se te ne të gjithë ishin njëlloj dhe nuk kishte të pasur që të shtypnin të varfrit dhe të gjithë fëmijët shkonin në shkollë. Kështu që më ishte mbushur mendja top që Amerika ishte luftënxitëse dhe të pasurit shtypnin të varfrit. Kjo ishte e padrejtë për mua dhe shpesh mendoja se si, po të isha në Amerikë, të pasurit do shfrytëzonin babanë tim ose do ta flaknin nga puna dhe unë do lija shkollën dhe do punoja diku për të siguruar bukën e gojës, siç thoshte faqja e katërt e “Zërit të popullit” në rubrikën “pohojnë më gojën e tyre”, ku jepeshin shifra për papunësinë në vendet kapitaliste, sipas burimeve zyrtare të tyre. Sa mirë që nuk kisha lindur në Amerikë! Amerika le të fliste sa të donte në radio, le të shante sa të donte qeverinë tonë dhe Enverin. Ata ishin shumë të mirë. Amerikanët shpifnin nga inati. Kështu i vija kapak çdo gjëje që dëgjoja nga “Zëri i Amerikës.”

Më kujtohet mirë se si një ditë dimri sinjali i radios vinte dhe ikte dhe babai, nervoz kur vala dobësohej, e ngrinte në maksimum volumin dhe, kur sinjali forcohej befasisht, radioja gjëmonte dhe zëri dëgjohej përjashta. Babai e ulte me njëherë, por zëri zbehej sërish, ai sërish ngrinte volumin dhe sërish zëri forcohej dhe radioja buçiste, ndërsa babai i sikletosur e ulte me nxitim volumin dhe mëma nga divani nuk pushonte duke e paralajmëruar të bëhej gati për burg.

Të nesërmen në mëngjes komshia, me të cilën na ndante një mur me tek tullë, i tha mëmës si rastësisht: Mbrëmë keni bërë shumë zhurmë, bënit sherr me zë të lartë. Dëgjohej veçanërisht zëri i një burri, që fliste sikur mbante fjalim. Dhe mëma u mundua ta bindte komshien duke i thënë se kishte ardhur për vizitë një kushëri i burrit, që e kishte zakon të fliste me zë të lartë sikur grindej, sidomos kur kthente edhe ndonjë gotë... Atë ditë mëma i bëri një gjyq të rreptë babait dhe, për herë të parë, babai u zbeh dhe nuk foli asnjë fjalë.

Pas kësaj babai nuk e dëgjonte më Zërin e Amerikës, por lexonte si zakonisht “Zërin e popullit”, të cilit tani i kushtonte më tepër kohë si dhe iu kthye disa librave me dokumente që flisnin për historitë e brigadave partizane në Luftën e Dytë Botërore.

Mua më vinte edhe mirë, edhe keq kur shikoja babanë në këtë gjendje. Mirë, se nuk dëgjonte më një radio të rrezikshme dhe keq, se babi ishte mërzitur. Bile mua më dukej se ai tani kishte edhe frikë. Ai burrë serioz dhe fjalëpakë, që mua më dukej edhe trim, pasi nuk ia bënte qejfin kot asnjërit dhe në mbledhjet e lagjes kritikonte dhe sekretarin e partisë dhe kryetarin e këshillit, tani më dukej si njeri tjetër dhe gjithmonë mendoja se mos komshia e kishte spiunuar në polici dhe ndonjë ditë mund ta arrestonin. Dhe shpesh dilja nga dhoma e shkoja në kuzhinë ku rrinte ai me mëmën dhe rrallë bisedonin me njeri-tjetrin. Por edhe mëma dukej se e shihte me një lloj meraku babanë, duke shkëputur herë-herë sytë nga shtizat dhe duke ia hedhur atij, kur babai lexonte. Po ti, më thoshte mëma, që e kuptonte shqetësimin tim, pse nuk vete të mësosh, po rri këtu? Shko bëj mësimet! Dhe unë largohesha pa fjalë dhe, pasi mbyllja derën e dhomës, hapja librat, por mendjen e kisha te babai, që qe bërë më i heshtur akoma dhe më mbusheshin sytë me lot se mos i ndodhte gjë. Kurse komshies, jo vetëm nuk doja t’ia shihja sytë, por as t’i dëgjoja zërin. Spiunia e dreqit! Dhe dyshimet nuk ishin të kota. Kohët e fundit vinte para hyrjes sonë dhe ulej në stolin e lulishtes me shpinë nga ballkoni ynë (ne e kishim shtëpinë në kat të parë), sepse ashtu ishte vendosur stoli, një burrë shtat mesatar, me kapele dhe syze të errëta, që nuk hiqte edhe kur nuk kishte diell, njëlloj si ata të verbrit, që i mbajnë gjithmonë.

Atë e vuri re për herë të parë mëma, kur po nderte rrobat në ballkon një pasdite dhjetori. Ai qëndronte gjatë aty, deri sa binte mbrëmja, pikërisht në orën kur jepte lajmet Zëri i Amerikës, përherë më një gazetë në dorë, që bënte sikur e lexonte dhe çohej ngadalë, kur ato mbaronin dhe bënte sikur rregullonte cepat e palltos së madhe për të kthyer kokën pas për të parë nga ballkoni ynë. Pastaj largohej qetë-qetë me duar e zhytura në xhepat e palltos dhe, duke ikur, kthente ndonjëherë kokën nga shtëpia jonë dhe, për të mos u kuptuar, hidhte sytë më lart në katet e tjerë, si të kërkonte diçka.

Kështu, tre muaj rresht, në të njëjtën orë shfaqej njeriu me syze të errëta dhe kapele të tipit sovjetik. M’u bë dhe mua fiksim dhe në orën e caktuar e shihja nga xhamat e derës së ballkonit, pasi mblidhja pak perden. Dhe më mblidhej një lëmsh në grykë. Sidomos ankthin ma shtonte fakti që ai rrinte gjithnjë me shpinë nga ballkoni ynë dhe nuk ia pashë asnjëherë fytyrën. Me siguri kishte ndonjë aparat për të dëgjuar bisedat tona ose i vinin këto në ndonjë cep të gërmuar muri të komshiut. Kështu veprohej atëherë. Rrija ca çaste i menduar në kuzhinë duke hedhur sytë me kujdes nga babai, pastaj largohesha për në dhomën time për të bërë detyrat e mbetura. Mëma, si gjithnjë, e shihte kur vinte dhe kur ikte njeriun me syze të zeza, pa i thënë gjë babait. Nuk donte ta shqetësonte. Ndërsa babai shkonte në punë si zakonisht dhe unë mendoja se sa më shumë ditë të kalonin kështu, aq më larg shtyhej e liga dhe babai s’do pësonte gjë. Dhe vërtet, ajo që kishim frikë nuk ngjau, por diçka më e lehtë: pas gjashtë muajsh babanë e hoqën nga policia dhe e nxorën në lirim të parakohshëm, siç i thanë, për shkak se do rekrutonin njerëz më të rinj në moshë për të rritur efektivitetin e shërbimit...Kaq ishte mrekulli për ne. Tani, pas kaq vitesh, kur Zëri i Amerikës dëgjohet lirshëm, në mungesë të babait, ia bëj sërish pyetjen vetes: pse babai, një ish-komunist, dëgjonte “Zërin e Amerikës”? Sigurisht këtë s’e bëj për të kërkuar disidencë, kjo as më shkon ndër mend. Thjesht për ta ditur. Por nuk di të përgjigjem dhe shpesh, kur shoh foton e tij në kornizë, i bëj me mend pyetjen që i bëja dikur dhe mundohem të kuptoj ç’thonë sytë e tij. Por është e pamundur të deshifrosh shikimin e tij, si shikimin e çdo të vdekuri në një foto, një shikim bosh, pluhur asgjëje, pa domethënie, që mund t’i japësh kuptimin që ti do.

Si e zbulova “Zërin e Amerikës”Tregim

Page 7: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

NJË VËSHTRIM PËRBUZËS

Gazeta KALLARATI faqe 7

Nga Dr. Prof. Rami Memushaj

Të mbledhim e të botojmë folklorin e fshatit tonë

Vijon nga numri i mëparshëm

Kanë shkruar poetët, kanë kënduar rapsodët, kanë dëshmuar dhe hulumtuar historianët dhe

së fundi ka folur populli që ka përcjellë brez pas brezi heroizmin legjendar dhe sakrificat e panumërta të Kurveleshit dhe disa fshatrave të krahinës së famshme të Labërisë për luftën e pashembullt që u zhvillua gjatë viteve të përgjakur 1913-1914, kundër pushtuesve të përbindshëm grekë në jug të Shqipërisë.

Përmes faktesh e provash, tashmë të konfirmuara plotësisht prej studiuesve, janë bërë të njohura ngjarje rënqethëse që provojnë krime dhe masakra monstruoze të pushtuesve grekë mbi popullsinë e pafajshme të Labërisë.

Labëria u gjakos në mënyrën më çnjerëzore që mund të rrokë imagjinata njerëzore. Si lukuni ujqërish, të uritur u turrën në jug të Shqipërisë shovinistët fqinj grekë. Kështu ndodhi me gjithë Shqipërinë. Tokat shqiptare u shndërruan në një skenë tragjike ku luheshin planet djallëzore të fqinjëve tanë ballkanike dhe të gjashtë fuqive të mëdha evropiane.

Por veçanërisht në jug, burrat trima të Labërisë i dolën zot krahinës së tyre heroike në një luftë të egër, të pabarabartë, për jetë a vdekje. Qindra e qindra luftëtarë rrëmbyen armët e qëndresës dhe u mbuluan me lavdi. Ata luftuan dhëmbë për dhëmbë me armiqtë e pamëshirshëm. Shumë prej tyre ranë si luanë në beteja të mëdha,

Njëri prej luftëtarëve që u bë tmerri i armikut ishte komandanti i famshëm HYSO BALIL XHAFERAJ. Ai shkëlqeu si një yll i pashuar. Me flakën e shpirtit atdhetar, me flakën e pushkës së tij ndriçoi qiellin e Labërisë dhe ndezi zjarrin e zemrave të lebërve, që shihnin tek ai kapedanin e sprovuar, burrin trim që i thoshte vdekjes - plaç! Hysua ishte një komandant shumë i zotë. Binte menjëherë në sy aftësia befasuese e tij për të zgjidhur drejt dhe shpejt situata luftarake të komplikuara dhe shpesh tepër tepër të vështira. Komandant Hyso ndërtonte variante dhe skema luftimi të sigurta e të suksesshme si në përleshjet mësymëse dhe në ato mbrojtëse. Këtë aftësi e kishte dëshmuar në sa e sa beteja, ku fundit nuk i dihej nga që rreziqet ishin vërtetë të tmerrshme dhe fati luhej në fije të perit.

Nga kjo pikëpamje, shokëve të tij luftëtarë, u dukej sikur komandanti tyre vinte nga ndonjë akademi ushtarake evropiane me emër të madh. Realisht komandanti kishte një përvojë të rëndësishme luftarake. Ai kishte qenë pjesëmarrës, me cilësinë e komandantit qysh në betejat e zhvilluara në Janinë ku kishte drejtuar dhe luftuar si një dragua.

Zgjon interes të veçantë për komandant Hyson Beteja e 14 korrikut 1914, kur në krye të kallaratasve organizoi pritat e vdekjes kundër andartëve grekë. Shkrepat dhe gërxhet e Labërisë u shndërruan në tmerr për armikun. Ai i orientoi luftëtarët të vendoseshin në pozicione mbizotëruese. Goditjet e rrepta, provokimi i pritave të befta, taktikat e zhdërvjellëta të sulmeve të furishme e bënë heroin tonë një komandant të dashur, të nderuar dhe të shumërespektuar.

Në këtë betejë u vendos ballëpërballë jeta me vdekjen. Fitorja mbi vdekjen e ngriti Hyso Xhaferrajn në lartësinë e një kulti. Pabesia dhe egërsia greke ishte e paimagjinueshme. Thyerja e kockave të burrave, çnderimet e paimagjinueshme, torturat dhe masakrat e turpshme ndaj grave me barqe të çarë, gjunjë të shpuar e gishta të prerë kishin mbjellë të luftëtarët dhe komandanti i tyre një urrejtje të fuqishme që shfrynte si llavë vullkanike. Ata suleshin në betejë si heronjtë e legjendave. Trimëria dhe forca e tyre ishin bërë mitike.

Një tjetër përplasje luftarake e ashpër ishte ajo me-kapitenin grek Leonidha Çollaqis nga Kreta,

që komandonte një batalion të blinduar më së miri. Beteja dukej fatalisht e pabarabartë. Komandant Hysua kishte në dispozicion një grusht luftëtarësh përballë një batalioni të tërë. Veç kësaj kapiteni grek ishte një oficer i zotë dhe një njeri katil, I mbështjellë me një aureolë mitike që lidhej me paprekshmërinë e tij nga plumbat. Kapiteni grek ishte bërë një tmerr i llahtarshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tijtë. Ai ishte një kuçedër e etur për gjak. Në gjoks mbante një hajmali të florinjtë, që gjoja e mbronte nga plumbi dhe shpata. Dhe për çudi, të dhënat dëshmojnë se nga mjaft luftime kishte dalë i paprekur. Por erdhi edhe fundi i atij përbindëshi. Dyfekët e lebërve e çmitizuan.

Trimat e Hyso Xhaferrajt e goditën mu në lule të ballit dhe greku gjakësor pagoi krimet monstruoze që kishte bërë ndaj njerëzve të pafajshëm.

Atdhetari i flaktë Hyso Balil Xhaferri ngjitej e zbriste si vetëtimë në malet e Labërisë. Ai ishte bërë idhull shpëtimi për njerëzit. Tek ai luftëtarët gjenin burimin e frymëzimit të pandalshëm. Veç të tjerash komandanti gëzonte një aftësi të mahnitshme komunikimi. Sa ishte i egër ndaj armikut, aq ishte i dashur dhe i dhimbsur për luftëtarët. Sytë e atij burri të rëndë mbusheshin me lot dhimbjeje kur vriteshin ose plagoseshin shokët e tij. Kishte një aftësi fantastike për ta kthyer dhimbjen në forcë e në besim.

Kështu thonë se tek i vendoste kallaratasit në pozicione luftimi të studiuara mirë ushtarakisht ia merrte këngës labe: "Nuk u vramë për kusëri/ As për një kec a për një dhi/ Por u vramë me Greqi/ Për vatan, për Shqipëri/.

Në këtë mënyrë kurajonte, mbushte me forcë e krenari luftëtarët e tij. Fjala e Hyso Xhaferrajt kishte peshë. Ajo rëndonte me shumë se plumbi. Kur duhej ishte e ngrohtë, e urtë dhe e ëmbël. Tjetër herë ajo jehonte si bubullimë zeusiane. Fjala e tij e mençur dhe sinqeriteti mrekullues ishin garancitë e shkëlqyera të respektit dhe mirëbesimit reciprok mes tij dhe luftëtarëve.

Por dihet se edhe luanët vriten. Komandant Hyso Xhaferraj e shkroi lavdinë e vetë të paharruar në betejën e madhe të Majës së Gjinufit të Gjashtës. Atje u tund dheu, lëvizën shkëmbinjtë, u dridh mali. Komandanti printe i pari. Nuk e trembte vdekja. Gjaku i nxehtë e shtynte vetëm përpara. Qëllonte në shenjë dhe sokëllinte si një luan i plagosur kur ftonte shokët të mbroheshin dhe të sulmonin njëherësh.

Ndërsa kishte kositur shumë armiq, një plumb i mallkuar i përshkoi trupin. U mbyt në gjak, por gjithsesi vazhdonte të luftonte e të komandonte. Ndërkaq një plumb tjetër i armikut e qëlloi në lule të ballit, tamam atje ku vritet luani. Dhe lisi i Kallaratit dhe i Labërisë u rrëzua përdhe. Ishte e pabesueshme, por gjëma kishte ndodhur. Heroi ra në kulmin e përleshjes. Zemra e tij pushoi së rrahuri. Armiqtë u tërhoqën në panik. Shokët e varrosën komandantin e tyre mes lotësh e drithërimash. Gjithë Labëria e qau me lot dëshpërimi birin e saj të lavdishëm. Hakmarrja nuk vonoi. Vetëm pas dy ditësh, tek burimi i Kocevrebës luftëtarët e çetës së Hyso Bilal Xhaferrajt dërrmuan për vdekje ushtarët grekë. Ata e paguan shumë shtrenjtë jetën e komandantit lab, Hyso Bilal Xhaferraj, i cili sot e sa të jetë bota do të qëndrojë si simbol i atdhedashurisë, trimërisë dhe krenarisë për krahinën heroike të Labërisë, me rrënjë të thella nën shkëmbinjtë e lagur në shekuj me gjakun e bijve të saj.

Prof. Dr. BARDHOSH GAÇE

Biri i shquar i Labërisë Hyso Balil Xhaferraj

Elpiniqi Andrea Dautaj (Treska) kish lindur më 1927 në një familje të shquar atdhetare. Ajo e familja e saj u lidhën ngushtë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare qysh në fillim. Shtëpia e tyre u bë bazë e rëndësishme e luftës dhe strehë e sigurt e luftëtarëve të lirisë. Më 1942, Elpiniqi pranohet në radhët e Rinisë Antifashiste, u hodh në aksione dhe u shqua për veprimtarinë e saj revolucionare. Zbulohet nga spiunët dhe u ndoq për ta kapur. Çau rrethimin dhe u hodh në ilegalitet. Më 1943 rreshtohet në çetën partizane të shoqeve të Korçës dhe pastaj në Brigadën e 20 Sulmuese, në radhët e të cilave mori pjesë në çdo aksion e luftim të tyre, ku u dallua për guxim e trimëri. Ajo cilësohej nga partizanët “Shqiponjë dhe infermiere shembullore”.

Pas çlirimit ajo u ngarkua me disa detyra të rëndësishme në Korçë. Më 1947 familjarisht transferohet në Tiranë, ku për një farë kohe punoi gazetare në “Zërin e Popullit”. Më 1970 emërohet kryetare e Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të qytetit të Burrelit. Duke jetuar çdo ditë me problemet dhe kërkesat e popullit, e lidhur shumë ngushtë me masat, ajo punonte pa u kursyer, me përkushtim e këmbëngulje për zgjidhjen e halleve dhe plotësimin e nevojave të njerëzve në kohë e me drejtësi, në luftë kundër pengesave, hatëreve e privilegjeve të pamerituara, kushdo që të ishte. Ajo mishëronte vlerat e virtytet më të mira, kudo punoi me ndërgjegje e vendosmëri, me guxim e zgjuarsi. Ishte grua me figurë të pastër moraloshoqërore dhe fisnike.. Për këto cilësi meritoi dekorimin me urdhrin ‘Për shërbime të shquara shtetërore e shoqërore”. “Në transformimet e mëdha ekonomikoshoqërore që ndodhën në rrethin e Matit gjatë atyre viteve-shkruante shtypi i kohës-Nika Treska ka dhënë kontributin e saj si një grua revolucionare’. Për merita ka qenë e zgjedhur në udhëheqje të organizatave të masave e të pushtetit, është zgjedhur delegate në disa kongrese partie, grash e të Frontit Demokratik.

Elpiniqi apo Nika, siç i flisnin shkurt, u martua me Xhelo Dautajn, duke krijuar një familje dinjitoze, me kulturë, respekt e harmoni shembullore. Ata lindën, rritën, edukuan e u dhanë arsim të lartë të tri vajzave: Arjanës, Afërditës e Teutës. Ato dolën në jetë, u emëruan në detyra dhe krijuan familje.

Elpiniqi Dautaj ishte shumë e lidhur me fshatin e bashkëshortit të saj, Kallaratin. Shumë hera ajo me Xhelon kanë kaluar së bashku edhe pushimet. Ajo atje ka marrë pjesë në dasma, festa e ngjarje historike. Njerëzit i donte e i respektonte, gra e burra i vlerësonte si njerëz të mrekullueshëm e fisnikë, të dashur e bujarë. Edhe vetë pamja e fshatit me male, pyje e gjelbërim të përhershëm i pëlqente për bukurinë e rrallë që ka. Pra, ishte e gëzuar. “Nika –ka thënë z. Seit Jonuzaj- ishte edhe një adhuruese e dashamirëse e Kallaratit dhe e kallaratasve”.

Krijimin e Shoqatës “atdhetare-kulturore” të Kallaratit, e Redaksisë së gazetës së kësaj Shoqate, Nika e përshëndeti si një akt e ngjarje të rëndësishme, që ndërmori një grup intelektualësh të . Për këtë të përkushtuar.Për këtë vepër me vlerë historike, ajo bëri shkrimin me titull: “E dua dhe e adhuroj Kallaratin”. Shoqatën dhe gazetën “Kallarati” ajo i shikonte si mbartëse e zëdhënëse të denja të traditave të mrekullueshme të trashëguara nga të parët.

Prindërit, këtë dashuri e respekt për gjakun, vendlindjen, Kallaratin e kallaratasit na i kanë rrënjosur e kalitur edhe neve fëmijëve.

Mjeke Ariana Xhelo Mehmeti (vajza), Fier

Elpiniqi Dautajadmironjëse e Kallaratit(Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta)

Page 8: Gazeta "Kallarati" nr.74 Mars-Prill 2014

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj; Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi;

Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj. Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com; e-mail: [email protected] Shtypur në Triptik, Vlorë

Gazeta KALLARATI faqe 8

Çikërrima

Përroi i Gjorme dhe Përroi i Brate në

Kallarat Dikush mund të pyes se ç`duan

në Kallarat këto të dy toponime (emra vendesh)?!

Në kohën e reformave të Tanzimatit nga perandoria Otomane, në Shqipëri plasën shumë kryengritje e, që në historinë tonë njihen kryengritjet e Tanzimatit.

Reformat e Tanzimatit në Shqipëri u kryen afërsisht pas viteve 1830. Kryengritjet morën përmasa të mëdha në vendin tonë rreth viteve 1840-1845. Në këtë periudhë, në fshatin tonë Kallarat, u mblodhën paritë e fshatrave të Lumit të Vlorës e të Kurveleshit, kryesisht paritë e Kurveleshit të Poshtëm. Në këtë takim u vendos edhe organizimi i luftës kundër forcave të ushtrisë turke, si dhe dita kur do të niste mësymja.

Për realizimin e mësymjes u bë edhe plan-vendosja e forcave të çdo fshati. Në zonën e Kallaratit, një pjesë e forcave të fshatit Gjorm u vendosën në bregun e përroit, që më pas do të quhej Përroi Gjorme. Ndërsa në përroin e Pajamehut, që derdhet edhe ky në Shushicë në territorin e Kallaratit, sikurse edhe përroi i lartpërmendur, u vendosën një pjesë e forcave të fshatit Brataj.

Forcat kryengritëse të Lumit të Vlorës sulmojnë Timarin turk të vendosura në Mesaplik dhe trupat pësuan shumë humbje. Pas kësaj, turqit prunë forca të shumta nga Vlora e Myzeqeja. Për rrjedhojë, kryengritësit shqiptarë të Lumit të Vlorës tërhiqen dhe vendosen më lart. Në përroin ku u vendosën forcat e Gjormit, vriten 7 djem të rinj, luftëtarë të atij fshati. Pas kësaj ngjarjeje ky përrua mori emrin Përroi i Gjorme që mban edhe sot.

Në përroin e Pajamehut vriten shumë luftëtarë nga radhët e forcave të fshatit Brataj, prandaj edhe ky përrua u quajt më pas Përroi i Brate.

Kurveleshasit dhe Lumi i Vlorës këtë kryengritje e kanë përjetësuar me këngën labe :

“Kallarat, Kuç e Bolenë / Në lumë e zunë dyfeknë /...”Kënga fillon me Kallaratin, për faktin se në këtë fshat u

mblodhën paritë e fshatrave, këtu u bë organizimi dhe u vendos se ku do të vendoseshin forcat kryengritëse dhe afati i fillimit të sulmit. Kuçiotët, pas viteve 1950-1960, këtë këngë e ndryshuan pak, duke e nisur me Kuçin përpara Kallaratit. Ky ndryshim bëhet nga ata që nuk e dinë historinë e këtyre ngjarjeve ose për motive egoiste. Kuçiotët që e dinë mirë historinë e këtyre luftërave nuk i bëjnë ndryshime këngës, por e këndojnë për së mbari, d.m.th. “Kallarat, Kuç e Bolenë”...

Fisniku

Gjatë dy dekadave të fundit ndër shqiptarët përdoret shpesh fjala fisnik. E përdorin këtë fjalë për t`i dhënë vlera dikujt. E përdorin kaq shpesh, sa shumica e shqiptarëve dalin fisnikë. Megjithatë, fjala fisnik ka edhe kuptime të tjera. Fjalori i Gjuhës Shqipe jep tre kuptime për fjalën fisnik: 1. Që ka veti të larta morale; bujar...2. Që ka të bëjë me aristokracinë feudale a me fisnikërinë...3. Që bën pjesë në shtresën më të lartë e të privilegjuar...,titulli që u jepet njerëzve të kësaj shtrese. Perëndimorët fjalën fisnik e përdorin për njerëzit e shkolluar, të kulturuar, të pasur dhe që kanë një pozicion apo pozitë të një shkalle të lartë. Lindorët për fisnikun thonë: fisnik nuk është ai që ka para e pasuri, që dora i dridhet, zemërzi. Fisnik është ai që ka para e pasuri, që për kombin ai i shkrin dhe jetën e bën fli. Model në këtë lloj fisnikërie te shqiptarët kanë qenë Frashëllinjtë, Ismail Qemali, Bajram Curri, Hasan Prishtina e shumë të tjerë.

Thirrjeve e njoftimeve që kemi bërë deri tani në gazetë për dhurime në kuadrin e 100-vjetorit

të qëndresës së fshatit tonë ndaj bandave helene dhe për pajtime në gazetën tonë e për derdhje të kuotës së anëtarësisë së Shoqatës vazhdojnë t`u përgjigjen shumë bashkëfshatarë këtu në Vlorë. Kështu, Vitori Hyso Memushaj dhuroi këto kohët e fundit 5000 lekë të reja, gjë për të cilën kryesia e Shoqatës e falënderon. Ndërsa deri tani, Gëzim Mataj, Maksim Qejvanaj, Idajet Llanaj (në Fier), Enver Golloshaj, Nako Jovanaj, Çuman Breshanaj, Spiro Xhaferaj, Adem Mataj, Nasip Tozaj etj. kanë dorëzuar kuotën vjetore, ku përfshihet edhe pajtimi në gazetë. Për pajtim gazete kanë dhënë lekët Lavdosh Gjonaj, Demçe Breshanaj, Kalo Memushaj etj. Po edhe nga Tirana e Kallarati kanë mbërritur listat me kuotizacionet e anëtarësisë dhe të pajtimit në gazetë. Por vihet re një farë uljeje e numrit të anëtarëve të Shoqatës që përfshihen në këto lista. Është në interes të Shoqatës dhe në nderin e çdo kallaratasi që të mos ketë ulje, po ngritje deri në 100% të anëtarëve që shlyejnë detyrimin statutor ndaj Shoqatës. Ne vazhdojmë të mirëpresim të tjera dhurime, derdhje kuotash e pajtime në gazetë. Thirrjet e njoftimet e botuara në numrat e mëparshëm të gazetës mbeten në fuqi.

KRYESIA E SHOQATËS K/A ‘KALLARATI’

NEKROLOGJI Më 26 dhjetor 2013 u nda nga jeta në Itali dhe u varros në Durrës ku banonte, Pullumbe Ali Demiraj (Mataj). E ndjera kish lindur më 1927 në familjen Mataj të Bolenës, të lidhur ngushtë me LANÇ. Vëllai i saj, Tefo Ali Mataj dha jetën në luftë për çlirimin e vendit. Pullumbja u martua në Kallarat me Kasëm Demiraj, nga një familje me kontribut të hershëm atdhetar,

ndërsa në LANÇ, bazë lufte. Bashkëshorti i Pullumbes, Kasëmi me vallezërit rreshtohen në formacionet partizane, ku njëri prej tyre, Avdul Demiraj vritet në përpjekje me nazistët. Pullumbja, si në Bolenë edhe në Kallarat, ishte një veprimtare e vendosur e organizatës së grave antifashiste dhe e Lëvizjes, duke dhënë një kontribut të vyer gjatë luftës dhe pas luftës, për rindërtimin e vendit. Pas çlirimit, krahas punës në sektorin e tregtisë, Pullumbja vazhdoi të ishte një veprimtare e përkushtuar politikoshoqërore. Ajo bashkë me Kasëmin lindën, rritën e arsimuan dy djem e dy vajza: Letën, Ladin, Yllin dhe Vojsavën. U përcoll për në banesën e fundit me nderimet e rastit, duke lënë pas fëmijët dhe emrin e mirë të saj.

Më 7 prill 2014, nga një aksident tragjik në mal të Bogonicës, u nda nga jeta Luan Pelivan Shakaj. Ndërsa më 18 prill u nda nga jeta edhe motra e tij e sëmurë, Tatjana Pelivan Shakaj. Vëlla e motër kishin lindur në një familje të varfër me shumë fëmijë, por të ndershme e punëtore. Luani kishte lindur më 1960, kurse Tatjana më 1967. Të dy, vëlla e motër, pas shkollës

8-vjeçare janë marrë me bujqësi e blegtori. Drejtimi kryesor për Luanin ishte blegtoria, ku së bashku me bashkëshorte Vjollcën kishin arritur të kishin mbi 300 dhi. Dalloheshin për sjellje e harmoni të mirë në familje e shoqëri. U përcollën për në banesën e fundit me pikëllim të thellë nga familjarët, të afërmit, bashkëfshatarët, miq e shokë nga fshatrat fqinjë, duke lënë pas emrin dhe kujtimin e mirë, Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin familjeve ngushëllime të thella për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.

ÇIKËRRIMA E ANEKdOtAPërgatitur nga Subi JonuzaJ

Anekdota

Çifutët, dihet se janë kursimtarët më të mëdhenj. Një çifut do të martonte djalin dhe pyet të shoqen se sa njerëz do të ftonte në dasmë. E shoqja i thotë: fto nja 10-12 vetë. Pse të harxhojmë kot, ne do ta marrim nusen e djalit, si me 10 dhe me 100 vetë njëlloj është. Dhe burri bëri ftesat për 11 vetë. Çifutët e kanë zakon që kur ftohen në dasmë, çojnë ½ litër raki për të ndihmuar të zotin e dasmës, ndërsa para nuk hedhin.

- I ftuari i parë i thotë gruas mbushëm ½ litër raki se do vete në dasmë.

- E shoqja i thotë: or burrë, mbushe me ujë shishen, se ku do merret vesh se kush e pruri.

- I shoqi i përgjigjet: sa mirë të vajti mendja dhe ashtu bëri.

U mblodhën të ftuarit në dasmë, dorëzuan shishet e rakisë dhe u shtrua buka e dasmës me të gjitha gjërat dhe gotat e rakisë plot nga rakia që kishin sjellë vetë të ftuarit. U çel dasma sipas rregullit të përgjithshëm me urimet e rastit. Kur filluan të pinin raki, njëri thotë me vete, obobo, ku paska qëlluar shishja ime e para, që është me ujë! (Se i zoti i dasmës nuk i kish përzier bashkë rakitë, sipas rregullit). Pastaj vjen shishja e dytë dhe mbushen gotat. Edhe kjo shishe ishte me ujë dhe i pari u çel, duke thënë me vete, se s`qenkam vetëm unë që kam sjellë ujë, po paskam dhe një shok.

I zoti i shtëpisë u thotë miqve merrjani këngës se unë nuk di të këndoj. Por këngës nuk ia mori asnjëri se kishin frikë se mos zbulohej sekreti e turpëroheshin, se të 11 të ftuarit ujë kishin sjellë në shishet e tyre. Në fund edhe i zoti i shtëpisë ua mbushi gotat me ujë nga vetja e tij dhe dasma kaloi për mrekulli, pa asnjë qejfmbetje.

• Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, një oficer gjerman në Shqipëri të Mesme takon një katundar me brekushe që ecte hipur në kalë. Nga prapa vinte e shoqja në këmbë , ngarkuar me ca rraqe.

- I thotë gjermani fshatarit, pse ti edhe hipur në kalë dhe ecën para gruas, kurse gruaja edhe e ngarkuar, vjen pas teje 10-20 m. Larg?

- Fshatari i përgjigjet: unë rri hipur në kalë që po të dalë ndonjë ushtri gjermane përpara, ta shoh dhe t`ia mbath, se ju të vrisni.

- Gjermani: po sikur të vijë nga pas ushtria gjermane?

- Fshatari: Le ta hajë gruaja plumbin, jo unë.Pas lufte, ky gjerman vjen si turist në Shqipëri

(ishte nga Gjermania Lindore) dhe takon në rrugë përsëri fshatarin hipur në kalë, ndërsa gruaja ecte në këmbë përpara kalit.

- Gjermani e pyet fshatarin: Ju jeni kulturuar tani që e ke vënë gruan të eci përpara?

- Fshatari i përgjigjet: Jo, mor babë, ku e gjetëm kulturën ne, por ju kur ikët, keni vendosur mina udhëve dhe po qe se shkelim mbi ndonjë minë, le ta hajë gruaja e jo unë.

• Një grua me një djalë 8-10 vjeç preu 2 bileta për të udhëtuar me tren. Djalit , sipas rregullit, i pre gjysmë bilete. Pasi u ulën në stolat e vagonit të trenit, vjen fatorino për të kontrolluar biletat. Ai i thotë djalit çohu e qëndro në këmbë se ke gjysmë bilete.

E ëma e djalit i thotë fatorinos: Djali ka prerë gjysmë bilete, por nuk ka gjysmë të ndenjurash.

Vazhdojneë pajtimet dhe dhurimet

Numri i llogarisë për dërgim dhurimesh financiare: SOCIETE GENERALE ALBANIA:

Nr. LLOGARIE PËR LEKË, 1175099; Nr. LLOG. PËR EURO: 1175101; IBAN 1175101.