24
CMYK www.radionacional.al faqe 4-5 faqe 9 BRENDËSI faqe 7 faqe 6 faqe 20 faqe 16 faqe 17 faqe 2 Berisha: Ekspozita një ringjallje e identitetit tonë n aciona l Gazetë javore, letrare, kulturore, politike BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI IV BOTIMIT NR. 167 30 SHTATOR- 7 TETOR 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO Gazeta e përditshme online: www.gazeta-nacional.com Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë E-mail: [email protected] Kombi, bardhësi e rrëmbyer në majat e kreshtës Për librin “Fitorja e padukshme”, e Mujë Buçpapaj, botoi SHB Interlingua, Shkup, 2012 Për vlerat universale dhe portretin e erës faqe 10 Borxhet e historisë dhe të letërsia ndaj Aqif Pashë Elbasanit Nga FLAMUR BUÇPAPAJ V itet e fundit, si domos tre mua- jt e fundit fenomeni i gjakmarrjes eshte bere shume agresiv, sepse pas heqjes sw denimit me vdekje ketij fenomeni iu rrit forca goditese dhe tani eshte bere uragan, si nje tradite e trasheguar nga kanuni i Leke Dukagjinit qe gjaku lahet m e gjak. Ky fenomen dy dekadat e fundit eshte bere nje gje e za- konshme ... Gjakmarrja në vitet 2000 më “mizore” se në Kanune Faqe 18-19 ETNIA IME faqe 22 Nga BAHRI MYFTARI P ër të qenë i sin qertë me vetën dhe lexuesin unë e kam pasur në mend- je prej vitesh qysh në kohën e diktaturës dëshirën dhe idenë për të bërë një libër për Aqif Pashën këtë figurë të madhe pa- triotike, që pak vend ka marrë në historinë shqiptare. Madje nga fëmijëria mbaj mend se mbesat e Aqifit kalonin në rrugë duke lënë një kurshtje tek ... Faqe 3 Poezi n i n i n i n i nga a a a a FE FE FE FE FERIK FE K FE K FE K FE K FERRA Nga a a a a Prof. Dr VASIL TOCINOVSKI E DITORIA L Kryeministri Berisha Viziton ekspozitën mozaike të artistit Cubi Mbahen takimet e Don Mikelit në Kosovë Re Re Re Re Repo po po po port rt rt rt rtaz az az az azh n h n h n h n h nga a a a a ENGJEL K L K L K L K L KOLIQI Shefki Karadaku botohet në gjuhën gjermane Nga a a a a H H H H HALIL R L R L R L R L RAMA, S , S , S , S , SAKIP C P C P C P C P CAMI Intervistoi: LULZIM LOGU Faqe 12 SHKRETËTIRA Nga J a J a J a J a J.M.G. Le C . Le C . Le C . Le C . Le Clézio io io io io “KARMA” Tregim n im n im n im n im nga a a a a FL FL FL FL FLUTUR MU R MU R MU R MU R MUSTAFA Ndarja me historinë e diktaturës Opin pin pin pin pinio io io io ion n n n n n n n n nga a a a a AFR FR FR FR FRIM K M K M K M K M KRASNIQI XHEKI Tregim n im n im n im n im nga a a a a ME ME ME ME MERI LA I LA I LA I LA I LALAJ faqe 15 E dr E dr E dr E dr E drej ej ej ej ejta e a a e a a e a a e a a e autorit d it d it d it d it dhe r he r he r he r he roli i a i i a i i a i i a i i agjenciv nciv nciv nciv ncive të adm ë adm ë adm ë adm ë adminis is is is istrimit k it k it k it k it kolek lek lek lek lektiv iv iv iv iv St St St St Stud ud ud ud udim n im n im n im n im nga a a a a EVIEN D N D N D N D N DOKO faqe 11 TAKIM N M N M N M N M NË RI Ë RI Ë RI Ë RI Ë RINAS Tregim n im n im n im n im nga TAHIR B R B R B R B R BEZHANI Dr. Gëzim Alpion dhe fuqia e fjalës St St St St Stud ud ud ud udim n im n im n im n im nga a a a a XHEMAIL P L P L P L P L PEC EC EC EC E CI Sidrita Sadikaj: Dua të marr pjesë në emisionin “E diela shqiptare”, në TV “KLAN” Faqe 21 Intervis is is is istoi XA XA XA XA XAJ S J S J S J S J SINANI AUTO AUTO “JATA” ADRESA: Kthesa e Kamzës (tek treshi pranë shinave të trenit) eshi pranë shinave të trenit) Safeti: +355 693258926 Safeti: +355 693258926 +355 682090719 +355 682090719 Murati: +355 682090718 Murati: +355 682090718 +355 683911124 +355 683911124 PJESË KËMBIMI ORIGJINALE GJERMANE DHE TË PËRDORURA Miss Kosova rrëfehet në gazetën “Nacional”

gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

  • Upload
    vohuong

  • View
    284

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

CMYK

www.

radio

nacio

nal.a

l

faqe 4-5 faqe 9

BRENDËSI

faqe7

faqe6

faqe20

faqe16

faqe17

faqe2

Berisha: Ekspozita njëringjallje e identitetit tonë

nacionalGazetë javore, letrare, kulturore, politike

BOTIM I “NACIONAL GRUP” VITI IV BOTIMIT NR. 167 30 SHTATOR- 7 TETOR 2012 ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO

Gazeta e përditshme online:www.gazeta-nacional.com

Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, TiranëE-mail: [email protected]

Kombi, bardhësi errëmbyer në majat e kreshtës

Për librin “Fitorja e padukshme”, e MujëBuçpapaj, botoi SHB Interlingua, Shkup, 2012

Për vlerat universaledhe portretin e erës

faqe10

Borxhet e historisë dhe të letërsiandaj Aqif Pashë Elbasanit

Nga FLAMUR BUÇPAPAJ

Vitet e fundit, sidomos tre mua-

jt e fundit fenomenii gjakmarrjes eshtebere shume agresiv,sepse pas heqjes swdenimit me vdekjeketij fenomeni iu rritforca goditese dhetani eshte bere uragan, si nje tradite etrasheguar nga kanuni i Leke Dukagjinitqe gjaku lahet m e gjak. Ky fenomen dydekadat e fundit eshte bere nje gje e za-konshme ...

Gjakmarrja në vitet 2000më “mizore” se në Kanune

Faqe 18-19

ETNIA IME

faqe 22

Nga BAHRI MYFTARI

Për të qenë i sinqertë me vetën

dhe lexuesin unë ekam pasur në mend-je prej vitesh qysh nëkohën e diktaturësdëshirën dhe idenëpër të bërë një libërpër Aqif Pashën këtë figurë të madhe pa-triotike, që pak vend ka marrë në historinëshqiptare. Madje nga fëmijëria mbaj mendse mbesat e Aqifit kalonin në rrugë dukelënë një kurshtje tek ... Faqe 3

PPPPPoooooeeeeezzzzzi ni ni ni ni nggggga a a a a FEFEFEFEFERRRRRIIIIIK FEK FEK FEK FEK FERRRRRRRRRRAAAAA NNNNNggggga a a a a Prof. Dr VASIL TOCINOVSKI

E DITORIAL Kryeministri Berisha Viziton ekspozitën mozaike të artistit Cubi

Mbahen takimet e DonMikelit në Kosovë

ReReReReRepopopopoportrtrtrtrtazazazazazh nh nh nh nh nggggga a a a a EEEEENNNNNGGGGGJJJJJEEEEEL KL KL KL KL KOOOOOLLLLLIIIIIQQQQQIIIII

Shefki Karadaku botohetnë gjuhën gjermane

NNNNNggggga a a a a H H H H HAAAAALLLLLIIIIIL RL RL RL RL RAAAAAMMMMMAAAAA, S, S, S, S, SAAAAAKKKKKIIIIIP CP CP CP CP CAAAAAMMMMMIIIII

Intervistoi:LULZIM LOGU

Faqe 12

SHKRETËTIRA

NNNNNggggga Ja Ja Ja Ja J.....MMMMM.....GGGGG. Le C. Le C. Le C. Le C. Le Clllllééééézzzzzioioioioio

“KARMA”

TTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim nggggga a a a a FLFLFLFLFLUUUUUTTTTTUUUUUR MUR MUR MUR MUR MUSSSSSTTTTTAAAAAFFFFFAAAAA

Ndarja mehistorinë e diktaturës

OOOOOpinpinpinpinpinioioioioion nn nn nn nn nggggga a a a a AAAAAFRFRFRFRFRIIIIIM KM KM KM KM KRRRRRAAAAASSSSSNNNNNIIIIIQQQQQIIIII

XHEKI

TTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim nggggga a a a a M EM EM EM EM ERRRRRI LAI LAI LAI LAI LALLLLLAAAAAJJJJJ

faqe15

E drE drE drE drE drejejejejejttttta e aa e aa e aa e aa e auuuuutttttooooorrrrrit dit dit dit dit dhe rhe rhe rhe rhe rooooollllli i ai i ai i ai i ai i agggggjjjjjeeeeencivncivncivncivnciveeeeetttttë admë admë admë admë admiiiiinnnnnisisisisistttttrrrrriiiiimmmmmit kit kit kit kit kooooolekleklekleklektttttiviviviviv

StStStStStudududududim nim nim nim nim nggggga a a a a EEEEEVVVVVIIIIIEEEEEN DN DN DN DN DOOOOOKKKKKOOOOO

faqe11

TTTTTAAAAAKKKKKIIIIIM NM NM NM NM NË RIË RIË RIË RIË RINNNNNAAAAASSSSSTTTTTrrrrreeeeegggggim nim nim nim nim ngggggaaaaa

TTTTTAAAAAHHHHHIIIIIR BR BR BR BR BEEEEEZZZZZHHHHHAAAAANNNNNIIIII

Dr. Gëzim Alpiondhe fuqia e fjalës

StStStStStudududududim nim nim nim nim nggggga a a a a XXXXXHHHHHEEEEEMMMMMAAAAAIIIIIL PL PL PL PL PECECECECECIIIII

Sidrita Sadikaj: Dua të marr pjesë nëemisionin “E diela shqiptare”, në TV “KLAN”

Faqe 21IIIIInnnnnttttteeeeerrrrr vvvvvisi si si si stttttoooooiiiii XAXAXAXAXAJ SJ SJ SJ SJ SIIIIINNNNNAAAAANNNNNIIIII

AUTO AUTO “JATA”

ADRESA: Kthesa e Kamzës (tek treshi pranë shinave të trenit)eshi pranë shinave të trenit)

Safeti: +355 693258926Safeti: +355 693258926+355 682090719+355 682090719

Murati: +355 682090718Murati: +355 682090718+355 683911124+355 683911124

PJESË KËMBIMI ORIGJINALE GJERMANE DHE TË PËRDORURA

Miss Kosova rrëfehet në gazetën “Nacional”

Page 2: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

2/ E Diel,30 shtator 2012nacional REPORTAZH

"Në Stubëll të Vitisë, në edicionin XXI-II-të të manifstimit tradicional në përkujtim

të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, umblodhën mijëra shqiptarë të të gjitha

trojeve tona etnike dhe, në kishën e ShënJozefit, ipeshkëvi i Kosovës Imzot DodëGjergji bashkë me kryehoxhën e Vitisë

Imam Feim Abazi, bekuan flamurin tonëkombëtar, që i parapriu aktit të shenjtë të

nënshkrimit të Paktit të Bashkimit Ko-mbëtar, në Jubileun Shekullor - 100 Vjetorit

të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë akt tëshenjtë ishin pjesëmarrës edhe përfaqësuestë familjeve tona të shenjta - Jashari, Ra-madani dhe Rugova. Manifestimi pastaj

vazhdoi me Orën madhe letrare, ku sivjetlexuan mbi 40 poetë të të gjitha hapsiravearbërore dhe nga diaspora dhe u ndanë

gjashtë çmime - tre me emrin e emblemës sëprishjes së kufirit përmes tokave shqiptare,Agim Ramadani (luftëtar, poet e piktor) dhetre të tjerë me emrin e Shën Jeronimit Ilir.Edhe programi artistik sivjet ishte special,

në frymën e Jubileut tonë shekullor."

Shkruan: Engjëll KOLIQIStubëll, shtator 2012

Këshilli Organizativ i manifestimit "Takimete Dom Mikelit" që nga pranvera u mblodh gatipër çdo javë, në mënyrë që sivjet, në 100 Vje-torin e Pavarësisë së Shqipërisë, të organizohetnjë manifestim pak më special nga 22 edicionetparaprake. Rregullisht janë angazhuar intelek-tualët e Stubllës (profesorë, shkrimtarë,gazetarë, ekonomisë, juristë), anëtarët ekëshilleve të fshatit dhe të kishës, të rinjtë... Janësjellë dhe janë shqyrtuar ide dhe propozime përnjë kremtim special e dinjitoz, në 100 Vjetorine Pavarësisë së Shqipërisë. Në njërën ngambledhjet, Këshilli Organizativ vendosi që temabosht e akademisë shkencore, në edicionin esivjemë të Takimeve të Dom Mikelit të jetëSHQIPTARËT 100 VJET PAS PAVARËSISË,si dhe të ftohen përfaqësuesit e të gjitha trojeveshqiptare (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia,Kosova Lindore apo siç po e quajnë Lugina ePreshevës, nga Mali i Zi, si dhe përfaqësuesit eçamëve dhe të arbëreshëve. Datë e mbajtjes sëmanifestimit u caktua, si zakonisht e shtuna etretë e shtatorit, data 22.

Disa ditë përpara Stublla është stolisur me100 flamuj kombëtar, kurse një ditë para festësata janë shumëfishuar. Stubllavaqa - kodra nbiStubëll, në majë ishte mbuluar me flamurin ko-mbëtar të madh 100 X 50 metra, i dërguar spe-cial nga Familja Legjendare e Prekazit Jashari.

Kremtja filloi në ora 10, në Kishën e ShënJozefit në Stubëll, gjithashtu e stolisur membishkrime dhe me flamuj kombëtar, kësaj herejo me meshë si zakonisht, por me akademinëshkencore dhe me bekim të flamurit kombëtare me nënshkrim të Paktit të Bashkimit Ko-mbëtar, siç kishte vendosur edhe ipeshkëvi iKosovës Imzot Dodë Gjergji. Të zotët e shtëpisë- famullitari i Stubllës Don Albert Jakaj dheKryetari i Komunës së Vitisë Mr NexhmedinArifi, i kanë shpallur të hapura takimet dhe ikanë përshëndetur të pranishmit, duke u dëshiru-ar mirëseardhje. Kyetari i komunës së Vitisë,Nexhmedin Arifi, tha se takimet e Dom Mikelit

Mbahen në VITI "Takimet e Dom Mikelit" në 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ruajtësit e identitetit kombëtar

nuk janë krenari vetëm për Stubllën dhe An-amoravën, por janë krenari e gjithë kombit sh-qiptar, pasi ato përshkruajnë përpjekjet e popu-llit shqiptar për të ruajtuar dhe kultivuar gjuhëne tyre në Ballkan. '"Shkolla shqipe e hapur ngaDom Mikel Tarabulluzi dhe shkolla shqipe nëPozheran, hapën rrugën drejt pavarësisë së Sh-qipërisë në vitin 1912 ", tha Arifi. Të pranish-mit i ka përshëndetur, në emër të presidentesJahjaga, shefi i kabinetit Ilir Salihu, i cili ka folurpër vlerat e Stubllës dhe të shkollës së parë, poredhe për fatin e shqiptarëve, që mbas 100 vjetndarjeje do të mund të jenë të bashkuar nëkuadër të Bashkimit Europian.

Sarë Gjergji, i cili ka moderuar këtë fazëtë festës, ka ftuar në skenë ambasadorin e Sh-qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili kafolur më gjatë se të gjithë, duke thënë se ndjennjë kënaqësi të veçantë, sa herë që vjen këtu.Jemi dëshmitarë të një zgjimi që nisi nga këtu -ka thënë Lauka - nga ky vend, kur shkolla sh-qipe nisi rrugëtimin e vet, për të mos u ndalurkurrë... shqiptarët arritën, me dinjitet, të sfidojnënjë shekull gjenocid... Islam Lauka, theksoi seStublla është një nga shtyllat e rëndësishme tëruajtjes së identitetit kombëtar, pasi ndër shek-uj ishte qendër e qëndresës.

Pastaj në foltore janë ftuar ish ushtarakët eBrigadës 138 Agim Ramadani - Anton Çuni,komandant dhe Feriz Trezhnjeva nënkolonel iardhur në ndihmë nga Shqipëria. Anton Çunika thënë se përkrahja e Shqipërisë në LuftënÇlirimtare të Kosovës, nuk ka munguar kurrë.Mandej në foltore është ftuar Mehmet Bardhi,njëri nga kryesorët prej liderëve shqiptarë nëMal Të Zi. Ai ka theksuar se pozita e popullitshqiptar në këtë vend, nuk është e kënaqshmedhe se shqiptarët atje anashkalohen nga push-teti i këtij shteti sllav. Z. Bardhi gjithë këtë e kailustruar me shembuj konkretë dhe ka kërkuar

një Shqipëri të fortë, që do të kujdeset për tëgjithë shqiptarët, kudo që janë ata.

Në këtë festë të madhe, organizatorët kanëmenduar shumë mirë, që t'i kenë të pranishëmtë gjithë, pa dallime politike, fetare aideologjike. Në këtë akt të madh të nënshkrimittë Deklaratës për Bashkimin Kombëtar na kanënderuar familjet: Jashari, Ramadani dhe Rugo-va, përfaqësues të institucioneve shtetërore, poredhe ata të partive opozitare. Një prej tyre edheka folur në këtë ditë të madhe. Është Ai lideri iVetëvendosjes Albin Kurti, i cili nuk ka folurshumë, por gjithçka e ka pasur me vend, pangjyra politike, ashtu si i ka hije nje feste tëmadhe.

Pastaj kanë dalë në skenë përfaqësues tëfesë: Ipeshkëvi i Ipeshkëvisë së Kosovës ImzotDodë Gjergji dhe udhëheqësi i Bashkësisë Is-lame të Vitisë, kryeimami Feim Abazi. Krye-hoxha i Vitisë, në shenjë respekti për ipeshkëvin,nuk deshti të flasë, sepse siç tha - ipeshkëvi dhefolësit tjerë paraprakë i kishin thënë të gjitha.Ai vetëm asistoi në bekimin e flamurit kombëtar,që e bëri Ipeshkëvi Gjergji, i cili flamurin enderoi edhe duke e puthur. Pas duartrokitjevefrenetike, pasoi nënshkrimi i Deklaratës së më-poshtme, të thjeshtë por që del nga çdo shpirtshqiptari, të përpiluar nga Këshilli Organizativ:

D E K L A R A T Ë

Me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë sëShqipërisë, ne, më poshtë të nënshkruar, pjesë-marrës të manifestimit "Takimet e Dom Mikelit2012", deklarojmë publikisht se mbështesimidenë për bashkimin e trojeve etnike shqiptaredhe në kuadër të Evropës së Bashkuar.

Zotohemi se do veprojmë me shumëpërkushtim në realizimin e kësaj ideje.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe gjithë trojet e

tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët!

Nënshkruan Naser RugovaNënshkrimi i Deklaratës, respektivisht i Pa-

ktit të Bashkimit Kombëtar, ishte kulminacionii festës së sivjeme. Derisa të ftuarit nënshkrua-nin, të pranishmit duartrokitnin pandalur - fre-netikisht. Sidomos emocionues ishin çastet kurpo nënshkruanin përfaqësuesit e deleguar ngafamiljet: Jashari, Ramadani dhe Rugova. Veçtë ftuarve specialë, Deklaratën e kanë nënshk-ruar edhe liderët fetarë, intelektualë, të zotët eshtëpisë - Kryetari Nexhmedin Arifi dhe Fam-ullitari Don Albert Jakaj, shkrimtarët tanë tëmirënjohur Isak Ahmeti e Sarë Gjergji, poredhe autori i këtij reportazhi - ambasadori ipaqes Engjëll Koliqi. Gëzimi vërehej në çdofytyrë të të pranishmëve e dukej se qeshte edhekisha e Stubllës dhe Stubllavaqa, për të cilëndoli propozimi që të quhet Kodra e FamuritShqiptar.

Pas këtij akti solemn, organizatorët e dhanëÇmimin e Pavarësisë, për Presidentin Historiktë Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, pas vdekjes,të cilin e pranoi familjari i tij Naser Rugova.Edhe me këtë rast shpërthyen duartrokitje tëgjata dhe frenetike.

Duhet theksuar se përveç shqiptarëve ngatë gjitha trojet tona etnike, në këtë festë të mad-he ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Di-asporës: nga Greqia, Italia, Gjermania, Austria,Zvicra, SHBA-të dhe nga Kanadaja. Me pam-undësinë e ardhjes së kryetarit, Këshilli Orga-nizativ ka përcjellur urimet dhe ka falënderuarpublikisht Forumin Imazh dhe Media dhe krye-tarin Sci Dr Astrit Memia, për angazhimin evazhdueshëm në dobi të kombit e sidomos përkontributin e jashtëzakonshëm të këtij Forumidhe të kryetarit Memia, në edicionin e kaluar tëTakimeve të Dom Mikelit.

Page 3: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional3/ E Diel,30 shtator 2012 INTERVISTË

Shkrimtari Bahri Myftari flet për librin e tij të fundit

Aqif Pashë Elbasani, një figurëqë i ka borxh historia dhe letërsia

Në këtë 100-vjetor të Shpalljes së Pavar-sisë po shihet një tendencë e letërsisë për tënxjerrë në pah shumë figura të shquara pa-triotike që diktatura komuniste i kishte lënë

në hije. Para ca kohësh u zhvillua dhekonkusrsi për dramën ëm të mirë për këtë

ditë të shënuar. Një nga librat artistikë më tëspikatur që pritet të dalë në treg këto ditë

është dhe ajo për një nga figurat më të dis-kutuar të aktit të Shpalljes së Pavarsisë, atëtë Aqif Pashë Elbasanit, i cili ka për autorë

Bahri Myftarin dhe Serxhio Mazreku.

Intervistoi: ALBERT ZHOLI

A.Zholi: Në disa medja vizive kam parëdhe ju kam ndjekur se po përgatisni një libërartistik me tregime dhe novela (me rastin e100-vjetoirt të Shpalljes së Pavarsisë) për pa-triotin e madh Aqif Pashë Elbasani. Si ju lindikjo ide?\

B. Myftari: Për të qenë i sinqertë me vetëndhe lexuesin unë e kam pasur në mendje prejvitesh qysh në kohën e diktaturës dëshirën dheidenë për të bërë një libër për Aqif Pashën këtëfigurë të madhe patriotike, që pak vend kamarrë në historinë shqiptare. Madje nga fëm-ijëria mbaj mend se mbesat e Aqifit kaloninnë rrugë duke lënë një kurshtje tek njerëzitashtu sikundër dhe tek unë. Nuk është puna sene tërhiqeshim nga bukuria e tyre , se sa ngaepiteti që mbanin “Mbesat e Pashës”. Dhe fig-ura e Pashës nga sa lexoja, nga sa shikoja nëgjurmët e rrugëve të Elbasanit rritej madhësh-tor brenda meje për çdo ditë, pasi çdo ditëhulmutoja, lexoja, kërkoja për këtë figurë tëmadhe. Dhe ja sot erdhi rasti që unë të bëj njëlibër artistik së bashku me nipin e tij SerxhioMazreku. Ishte një ngasje e madhe e imja pasitanimë nuk ishin as Aqif Pasha vetë, dhe asshumë të afërm të tjerë të tij që qysh në fëm-ijërinë time kishin moshë të madhe. Pra përkëtë 100-vjetor mendova se ky do të ishte kon-tributi im më i madh për qytetin e Elbasanit,për këtë figurë të madhe patriotike si atdhetari padikskutueshëm. Ky vëllim me tregime, njëlibër tërësisht letrar, e kemi dërguar në shtëpinëbotuese “Onufri”, ku kështu bëhemi dy autorëtdhe botuesi tre elbasanas. Një pjesë e libritështë përkthyen edhe në anglisht, pra është herae parë ndoshta që Pashai i Elbasanit përkthe-het dhe në gjuhë të huaj. Në libër ka dhe shumëfotografi të Pashait vetë, të njerëzve të afërmtë tij, si dhe foto të patriotëve të tjerë me tëcilët ka bashkpunuar Pashai. Besoj se kemidhënë një mikorokontribut për figurën e paezauruar të Aqif Pashës.

A.Zholi: Kush ishin pjesët më të vështiratë këtij libri?

B. Myftari: Është kontradita që esqarojmë që në hyrjen dy gjuhëshe, se ky libërnuk është një histori e mirëfilltë (pra që histo-rianët janë larguar nga ky libër) , por është njëletërsi që ka ruajtur raportin shpirtëror, in-telektual, të kohës që jetoi dhe veproi Pashaidhe i autorëve. Pra kjo është mardhënia qëështë respektuar në libër. Mardhëniet e tjeraqë janë pjesë e historisë i kemi lënë ti nderojëdhe ti respektojë historia, por natyrisht që ng-jarjet e personazhit kryesor do të ruajnë ko-

hezionin. Nuk është gjetje origjinale, por njëvijimësi e autorëve të shquar shqiptar që kanëbërë trajtesa të tilla në letërsi (duke ju përm-bajtur figurave historike) si Ismail Kadare,Sabri Godo të cilat njihen si fenomen edhe ngaletërsia e huaj që anën shpirtërore e kemi ru-ajtur duke i qëndruar besnik asaj. Pra ana his-torike, datat, vitet, muajt e tjera nuk na kanëinteresuar për ta ballafaquar si në histori. Ajonuk është në fokusin tonë.

A.Zholi: Ju folët paksa për historinë. Cilat janëdisa nga pikat kryesore historike të Aqif Pashës?

B. Myftari: Veprimtraia e tij patriotikeështë shumë e ngjeshur dhe ka fakte të cilattregojnë qartë se ai e ka filluar këtë veprimtaripërpara vitit 1912. P.sh një rast që më ka befa-suar dhe lidhet me njohjen e tij me Isa Boleti-nin. Ata janë njohur në vitin 1910, në Bari tëItalisë. Dhe ajo që më inspiroi më shumë përlibrin dhe që lidhet me aspektin historik lidhet

me një citat të Ismail Qemalit e shprehur nëmënyrën më të bukur dhe në mënyrën më tëçuditshme për Aqifin duke i thënë: “Unë nuke di se çdo të thotë dhe çdo të shkruaj historiapër mua (Ismail Qemalin), por për një gjë jami sigurt se historia për ju Aqif Pashë Elbasanido të shkruaj me gërma të arta”. Pra jemi nëvitin 1912 kur është shpallur pavarsia dhe kjokonsideratë e Ismail Qemalit nuk mund të jetëbërë për një ose 3 muaj njohjeje, por i ka rrën-jët më thellë. Pra, këtu del detyrë e histori-anëve që të thellohen më shumë në studime nëbazë të thënies së Ismail Qemalit. Por ai kapërpos më lart edhe disa momente të tjera mëtë çuditshme dhe të admirueshme. Njohja e tijme patriotë të Kosovës, me Isa Boletinin,Bjaram Currin, Hsan Prishtinën, tregon aftësitëe tij për t’u lidhur me njerëz patriotë të mençurqë kanë lënë gjurmë në histori. Po të lexoshnjë libër të Tafil Boletinit nipit të Isa Boletin-it, tregohet qartë se çfarë konsideratash ruanIsa për të duke e quajtur “burrë të mençuar,patriot ta madh, me karakter të fortë”. Momentikulmor në jetën e pashait është në Kongresine Lushnjës ku ai dhe pse në moshë, shkaurja e

tij atje u prit me shumë interes dhe me shumëentusiazëm. Kjo tregon për autoritetin që kish-te ai në rrethet patriotike dhe më tej në popull.Mbas vitit 1920 bashkë më Sulejman DelvinënKryeministër në atë kohë është jo vetëm di-rigjent i luftës së Vlorës më 1920 por përkrahësme të gjitha mundësite financiare dheshpirtërore për këtë luftë. Këtu u lidh me Os-man Haxhiun, Ahmet Lepenicën, Qazim Kë-culin dhe Ali Asllanin etj, në përkrahje direktetë luftës. Kjo luftë në një moment kaq delikate vendos atë në rëndësi të barabarta me shpall-jen e Pavarsisë. Kongresi i Lushnjës shënoinjë hap tjetër sepse hoqi sovranitetin e kufi-zuar, ja rriti prestigjin Shtetit shqiptar dhe luf-ta e Vlorës ndodhi për të materializuar ven-dimet e Kongresit të Lushjnjës. Historia evjetër e Shqipërisë, diktatura komuniste i kashmangur, spostuar shumë nga këto figuraduke mos u dhënë vendin që u takon. Moment

tjetër i rëndësishëm historik i Pashait ështësensibilizimi i madh që ka bërë në Elbasan përdy akte të mëdha: Dërgoi bandën muzikore“Afërdita” në luftën e 1920, që ti shërbenteluftëtarëve për hedhjen në luftë dhe e dyta bëripropogandë dhe sensibilizoi në gjithë qytetine më tej që bizhuteritë e grave të faleshin përluftën. Momente shumë domethënëse këto.Kontruibuti i Elbasanit dhe i Aqif Pashës përluftën e Vlorës është më i madh se i qytetve tëtjera, por janë lënë në harresë. I padisku-tueshëm është fakti që flamuri i shpalljes sëPavarsisë në Elbasan është ngritur tre ditë mëparë se në Vlorë, pra më 25 nëntor 1912. Ishtevetë Ismail Qemali që e nxiti këtë veprim qëtë përgatitej situata, ambienti, atmosfera përnë datën 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ishte njëletërkëmbim i Ismail Qemalit me Aqif Pashënpasi trupat serbe ishin afër Librazhdit dhe kjoshpallje i vinte ata para një alternative të re.Akt tjetër madhor ti tij ishte se kur fuqitë emëdha i këkruan Ismail Qemalit dorëheqjenedhe Aqif Pasha për interesat Kombëtare ish-te pro këtij akti të cilin vetë Ismail Qemali ebëri menjëherë se ishte në interes të vendit që

Shqipëria të ishte nën mbikqyerjen e Fuqivetë Mëdha, vetëm kështu mund të vazhdontepërkrahja ndaj Shqipërisë. Kontribut tjetër iPashës ishte se ai u bë Minsitër i Brendshëmnë qeverinë e Princ Vidit. Këto kontribute nukjanë të shtrira në kohë duke pas rrjedhën re-ale të viteve, por janë më shumë dëshmi his-torike që tregojnë anën e tij shpiërtore, si njënjeri i mirë. Politika është shembulli i vetestënde. Aqif Pasha ka qenë një politikan qënuk ka kursyer për lirinë e Shqipërisë, aspronë, as shtëpi, as flori, as qetësi, as kohë,asgjë. E donte popullin e vetë e donte Sh-qipërinë. Ka qenë një njeri që ka mbajturgjallë edhe lëvizjen kosovare.

A.Zholi: Eshtë e vështirë që një figurë his-torike ta trajtosh në lëmin e një letërsie tëmirëfilltë?

B. Myftari: Ka qenë shumë e vështirë. Enisa me pathos, me shumë dëshirë, por ka qenë

shumë e vështirë pasi propaganda qoftë përmirë qoftë për keq e ka stamposur këtë figurëdhe është shumë e vështirë që ta luash, këtëstampë. Unë do të falënderoja familjenMazreku (mbesë dhe nip) për intimitetin përtë parë tek ata pjesën më të bukur të figurëssë Pashait. Tek kjo familje pashë zemërgjerës-inë që karakterizonte edhe Pashain, bonsesus-in kombëtar. E motra e Gurakuqit është gjy-shja e familjes Mazreku në Elbasan.

A.Zholi: A u ka borxh letërsia këtyre fig-urave historike?

Unë do të thosha se u ka shumë borxh dhepër të keqen e vetë. Firmëtarët e Pavarsisë,pjesa aktive e njerëzve që shkëputën nga Per-andoria Osmane Shqipërinë janë të gjithë ob-jekte frymëzimi të një të vërtete të madhe. Këtavepruan për liri, dhe morën armën në dorë dukesakrifikauar dhe jetën duke pasur parasysh atokohë shumë të ëvshtira, që sot nuk shikohenme shumë seriozitet rrethanat. Letërsia , artinuk duhet të jetë indiferente ndaj figurave tëtilla. Edhe sot kur themi Zhan Dark nënkup-tojmë Francën. Si Zhan Darka janë dhe shumëfigura historike të Pavarsisë për Shqipërinë.

Në foto: Bahri Myftari

Page 4: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

4/ E Diel,30 shtator 2012nacional POEZI

FlamuriPorsi fleta e Ejllit t’ZotitPo rrehë flamuri i Shqypnisë.FishtaÇajnë plagëtshekujt e Prometeut,kohët,mëndafshin e gjakut.

Në rrethinat e vdekjeskulari i zgjedhësmbi çdo lëkurë të mbetur,në troje.

Rrjedhin ditë e natësytë e lirisë,ferrin e dimritqë s’ka të mbaruar.

Hapin krahët e qiellitfletët e Shqiponjës,majën e shtizavenga majat në majë.Bretkun e dritës kuq e zi,fshehin hekur e plumba,brezat shlodhin fletët e engjëjvepetkut të temperuar në gjak.

Tiranë, 28 nëntor 2010

KombiKombi, mjalti që rrjedh në gjuhën e nënës,kombi, trëndafili i gjakut midis shpatës e plumbit,kombi, mishi i gurit në shpirtin e qiellit,kombi, besa e lidhur në rrjedhat e ditës.

Kombi, gjahu i pëlqyer nga thikat e kohës,kombi, kafshatë e ngjyer në njelmin e lotit,kombi, durim i shtyer tej cakut të ferrit,kombi, brilant i këputur në lotët e mërgimit.

Kombi, bardhësi e rrëmbyer në majat e kreshtës,kombi, bukuri e grabitur në qiellin e vajzave,kombi, kërthndezje e rimtë n’durimin e Prometheut.

Kombi, tjetër gur peshe mbi shpinën e Anteut,kombi, gjithë kohrat kërkoi ku gjindej liria,kombi, i rrallti metal që s‘e bren përjetësia.

Tiranë, 12.09. 2004

LiriLiri, trëndafila gjaku nëpër deje,liri, shtrat ku prehen kockat e hapsirës,liri, fli e gjetur n’kosën e një preje,liri, vetëm emër n’rërën e shkretëtirës.

Liri, gjah i shqyer n’lic të dashurisë,liri, kokërr ligji brilant i lëmuar,liri, ëndërr jete n’qelinë e selvisë,liri, n’shpella t’vdekjes hyrje e ndaluar.

Liri, shtyje dritën deri në humnerë,liri, merrma shpirtin burgosma në erë,liri, shtoji rrezet nëpër sytë e bjerrë.

Liri, prekim qiellin gjasme gjëra mrekujsh,liri, shtrydhin jetën në ëndërra dishepujsh,liri, që s’të kapim nëpër britma shekujsh.

Tiranë, 31 gusht 2007

ETNIA IME

Natë ilireMbi Tarabosh shuen muzgu flakë e hire,në terr përzihen të butat rreze hane,e mbi liqe veç nji lundricë ardianeheshtjen ia përkëdhel natës ilire.

Qyteti fle i ndem në myshqe e fire,lëkundet mbi shpinë të ujnave, ia kande,malet të ulen shesh mbi zaje ranepresin si në andërr agimin e endire.

Rozafa përmbi ujna feks kësaj nate,lëpin me vravashka valët e prarueme,valët që çohen shpejt si maja shpate1.

Mandej ngadalë me duert e saj të irnueme,të bardhët gjinj letshëm i qet prej tisit,që t’ia thëthijnë me et pinjojt e fisit.1954

Gentiana2

Majës së Veleçikutshtrinë hënën mbi borë rrezja e floririt,shtëllunga nate nëpër këmbët e malit,mbetur mbi rrafsh gjuhë të vogla flakenë buzët e djajveqë përqeshin vorrin e grabitjes,duke lodhur klithmatnë shkretëtirën e hapësirës ilire.

Nata ngjiret pellgjeve të butame dhimbjen e ujite sytë e kthyer prapapër të ndjekur vijën e gjakut,që vazhdon të rrjedhë plagëvetë palidhura me myshkun e lules,tash mbetur atje larg

në malet e fushat ilirepër kohrat që do të bijnëbrezat t’ardhmes ,në rrjedhën e gushës së përjetësisë,trëndafilin e gjakutplagëve të pafundme t’Ilirisë.

Tiranë, 25 shkurt 2007

LahutaFlakët përcjellin në fyt t’vravashkës natënmbi balkua të avujve tingujt ngrijnë me dritë,lëkurë e hark prej gojës s’pellazgut zëri.

Lëndinave t‘Jutbinës bredh Muji me Agët,t’banë e përjetshme prej qafës diellit ardhur,n’genin ilir mbin rrënja e gurit jetën.

Ajkuna gërryen me tehun e rrezeve të hënës,në kupë t’lahutës varrin e Omerit,të gjallë me e qitë për me e çetue me zana.

Prej gurrave t’argjentit vjen Tanusha,yje e ylberë veshë kurmi i dashurisë,e hije lisat shtrijnë deri n’Krajli.

Nuk ndalet gjoku i Gjergj Elez Alisë,me thundrat zhytë në gjakun e Balozit,mejdanët nëpër kohëra i stolisë.

Mbushur kupa e lahutës me qumësht t’Rozafës,vocrrakët thithin knellin e ardhmërisë,pas vijnë stuhitë themele e mure ngjitë.

Njat Kapitolit mbrrin Pirro i Epirit,legjionet fikin dritën e lavdisë,i idhët triumfi nëpër shekuj ngjitë.

Në diell e hënë po ngrin frotë e Azisë,shpirti merr arratinë udhëve të qiellit,kur ndesh në Skënderbeun e lavdinë.

Mbledhur kupë e lahutës për teli e harku,gjaku kullon mbi velin që hedh nata,coptuar trojet, mjergull po i bjen drita.

Tiranë, janar 2002

Dialog në Lugjet e VerdhaNëm ashtin hanë, afromi rrezet syshqë kobin ta gërmoj me duert e mia,zambaku shpirt tash njom kopshtin e natëspër mue s’ka ag se diellin ma kanë çjerrë,e vajin e nanës qyqet e kanë ngjirrë.

Ashtin ,o hanë afromi orë e zana,t’i çojmë pahirë rrgallet në curra e maja,i dalë Omeri t’çetoj n’krajli e lugje,lotët t’i fshehin nëpër degë e hala,le të treten bulat përmbi vllaj t’blerimit,hyjzit mbi petka t’ia mbërthejnë këtij trimi.

O ashti i hanës, oh, zgjeroje vorrinse s’dahem djalit për pa mu shkim drita,rrahen Omeri e nana rijnë nën pisha.Mos gjetshi paqë, o ju Lugjet e Verdha. kur troku i Mujit e i Agve të bjerë mbi maledo të çohen ahat me i përshkue e pyjetnën kambë patkoj me u vu hanën e yjet.

Nga FERIK FERRA

Page 5: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional5/ E Diel,30 shtator 2012 POEZI

Çohu Ajkunë se s’luan hana prej vendit,zambakun tonë e shtriftë dielli ndër rreze,sa nana kanë qa djemt lulishten kosae vdekjes nata me mantelin hedhun,ka për të mbulu mbi gropa t’atdhmënisë.

Sa nana do të qajnë djemt, o rreze e bukur,sa trëndafilë çajnë dhëmbët e lukunisëe amanetin tonë të përjetshëm le t’ia varimgjerdan mbi gushë e qafë rrezes s’lirisë.

Tiranë, 14 prill 2003

Nata pa agimVdesin mejdanet në trëndafila t’plagëve,argjendi ngrinë në gurrë rrjedhën e gushës,në burg të myllit ndryhet pushi i diellit,agimin nata vret me ardhje t’fundit.

Qiellin e syve të vashave t’Jutbinës,nuk do ta lidhin n’varg inxhitë e lotvee mbi mëndafshin e kurbave të bardhaduart e t’ardhmes do të vjelin bukurinë.

Balozit n’sy ia thamë rrezet e dritës,pishat e malit në vravashka ndezunterrin e shpirtit netëve do t’ia djegine mbi këto kulla që po i le, o motër,nip stërnipat n’lahutat e malësisë,do t’ia thonë kangës së Gjergj Elez Alisë.

Tiranë, 28 nëntor 2006

Yjet e JutbinësUn’ Tanushën vetë e kam pa…

Në ç’qiell me vajza e rrëmbeve yllinn’kto sy t’qëndisun me varguer brilantësh,dallgët e arit t’flokve deri n’bel,mëndafshi i borës përmbi shpat t’lëkurës,pellgu me perla nën push kajrafili,ballin si hana kur veton mbi malecilës krahinë në botë ia pake dritën?

Kjo vajzë që rrezja e dritës e ka zilie lulet ia çojnë ernat me puhizai bajnë hije lisat e zogjt se ndalindridhjen e gushës pash me melodishtratin e ngjeshun futun në selvi,Tanusha asht qe nuse i zbardh Jutbinës.

Bir’ duert e mija do ta kthejn n’perrikto formë që ngrihen në liri t’penguemee ai tërmet i leht natën mbi kullë,djepat me nipa do t’mi mbushë ndër mote,sonte me kangë e valle le t’i shkyj tupanat,në jetë të jetve gjith kët’ bukuri,lahutat do ta këndojn në kulla e tbana,e do ta shtyjn deri larg në përjetsi.

Tiranë, dhjetor 2006

Brilanti i dhimbjesKush e solli Dorutinën

Mbi kryqin e duarvelotët këpusin brilantin e dhimbjesmjegullës së syve,ku feks petku i gjumit të përjetshëmqë fsheh gjëmën e helmit.

Tërmetin e besës,dënesat e nënëse shkundin në thundrat e kalit,

ngarkuar me mykun e vdekjese kurmin e bijës.

Kristalet e shpirtitthërrmohen duarve të ëndrrës,ku çastet e kaltërtalulen e dritës së syvee grabisin në kopshtin e amanetit,për ta sjellë në pragun e lotve.

Lotët që s’u thanë kurrëhapësirave të kohës.

Tiranë, 29 tetor 2006

Legjenda e VeriutMe ruba mjegullashlidhën shtegun e ballitkreshtat e maleveqë shtyjnë kufijtë e qiellitnë pambarim të territ.

Përkundin curra e drunjme duer t’thellimit,

akullin e dritësveshë me petk të natës.

Kulla e tbana mbrenda vathës së gjakutn’shpirtin e diellit ku vravashkat djeginnatën epike me gishta t’lahutarit.

Legjendat enden luginave t’Jutbinës,lugjeve t’verdha,n’pikllimin e Ajkunës kah vajton Omerin,e hanës që bredh mbi bula t’verdha loti.

Trokama e Agëvenuse bjen Tanushën prej krajlisë,çetinë me yje n’krahë t’lisit Halile nuk ka fund jo nata e krahaqafës.

Revanin msyjnë n’kalin e kohës shekujt,dhe qiellin bosh e mbushim me fushqetaduert tona, duert e njeriut.Veriu mbetën’legjendat e veriut…Tiranë, 17 qershor 2006

Dhimbja e lirisëPër gjashtëqind vjetorin e lindjes.

Krahët kullojnë liri (e maja e shpatës)mbas kryqit, vringëllimet coptojnë diellin,rrëke mejdanesh, engjëjt ngushtojnë qiellin,kopsitur yjet mërtisur hieja e natës.

Copëra rrezesh nëpër buzë t’krajatës,përcjellin brezat dhimbjen e lirisë,vdekjen përkundin djepat e Arbnisë,kurmet e heshtave mbijnë fushës e Krastës.3

Krahë hapur presin në ankth Kancelaritë,në dhambët e kohës përzihen gjaku e dheu,malet përballë i kthyen mbrapsht stuhitë.

Trokun e shekujve ndëgjon Skënderbeu,rrugën biblike ku dhembin liritë,që përjetsia e kthen në forcë Anteu.

Tiranë, 15.09.2005

Shpatat*)Shpatatqiellin në majë,kokën e gjedhit përkrenarja,shekujt kan humbur të zotine e kan futur heshtjennë kutinë e qelqit.

Bredhin vrullin tehëtrreth qafës së huaj,kush futi duartnë çerdhen e lirisë.

Lëmuarnën vështrimin e syve shkëlqiminuk e len kohëntë flerë asnjë çast.

Kristale drite pa fundnuk ka vend për terrin e vdekjes,brenda gjashtë faqeve me xhamahistoria e lavdia bashkëshplodhin përjesinë.

Vienë, 30 dhetor 2009*) Armët e Skënderbeut nisin hyerjen në muzeun e armëve

në Vienë.

Shkami i Vajës *)Nëntëdhjetë yjehedhin qiellin e bukurisënga shkëmbijt e hapsirësnë lirinë e vdekjes.

Droja **) ujëzon trëndafilpurpurin e gjakut drejt detit,të vajzave,të nuseve,të nënave,robina munguarnë duart e erosit të huaj.

Prekin gurët e shkëmbinjvegjamën e maleve të Skënderbeut,ernat sjellin motee qielli kullonnë Shkamin e Vajës,lotët e dhimbjesqë asnjëherë në shekujnuk i shterri koha.

Tiranë, 18 mars 2010*)Shkami i Vajës (Shkami i Vajit) në rrugën Krujë –Burrel,

ku u flijuan vajza e gra për të mos rënë në duart e armikut pasrënies së Krujës në duart e turqve.

**) Droja: lum i vogël nën Shkëmbij të vajit

(Vijon në faqen 8)

Page 6: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

6/ E Diel,30 shtator 2012nacional PROZË

Në dorë mbante cigaren. Dridhej, rrënqethej nga emocionet duke më rrefyer jeten e tij. E takova rastësishtnë qytet, me kapi për dore dhe mu

lut ta dëgjoja. Këtë veprim bënte pothuajse metë gjithë, por rrallëkush i kushtonte vemendje.Të gjithë nxitonin, kurse ai per ta ishte si nje hijenë një sfond bardh e zi, me cigaren në doren qëi dridhej.

Po, mu lut ta degjoja. Edhe unë kisha kohëpa folur me dikë, se di pse mu duk i afert. Undalem në lokalin me pamjen nga moli. Ngafytyra e tij mu duk si një 60 vjeçar, por nuk epyeta per moshen. Ishte esmer, me syte ngjyrëarre kokosi me vetulla të vyshkura e buzqeshjegjysmake. Shpirtërisht nuk e shpjegoj dot.

Dhe filloi …“ Isha i ri, e rinia ka marrezi …” E nderpre-

va duke i thënë se shpirti nuk plaket. Nuk ipelqeu nderhyrja ime keshtu që vendosa ta qepjagojen. Mori frymë thellë dhe vazhdoi:

“ Të gjithë e njihnin. Ishte sharmante, mate-rialiste, mendjemadhe, por jo mendjelehtë. Tëgjithë rëndnin pas saj edhe pse e njihnin shumëmirë. Quhej Sofi e në gracken e saj, si shumë tëtjerë rashë dhe unë. Atëherë punoja aty ku ajoçdo fundjavë argetohej. Se di pse e tërhoqaaunë kur në krahet e saj gjithmone e shoqeroninelitaret. Teksa rrija në banak duke numëruarbakshishet (medoemos që kishin rendesi se rro-ga që merrnim nuk na dilte as per të fshirë djer-set) ma beri me shenje ti afrohem. Dicka ngabrenda më shtynte drejt saj edhe pse e njihjashumë mirë rangun e saj. Mendoja se e njihja.”

E lagu fytin e thare me çajin qe kishte po-rositur, me shikoi ne sy sikur të më kerkontefalje per bezdisjen por perkundrazi e ndjeja perdetyra ta degjoja dhe njeherit kenaqesi.

“Më terhoqi pranë vetes dhe me puthi. Vonëe kuptova se kishte vënë bast, shumë vonë,shekuj me vonë. Menjehere brenda meje fillojtë rritej një perbindeshi qe ju e quani dashuri.Tanimë si per inat vinte çdo natë në lokal. Emua çdo natë më vlonte gjaku gjithnjë e mëshumë. Mundohesha ta shmangia tavolinen esaj, por tek pronari kishte kërkuar që vetem unët’i sherbeja.

Një natë më dha një letër bashkë me pages-en. Nuk e hapa menjehere.”

Shikimi shpeshhere i humbiste në horizonte zeri i tij ndyshonte. Kollitej dhe mallkontenikotinen. Cerek ore qendruam ne qetesi. KishaFrike te nderhyja.

Dikur , vazhdoi.“…në letren që me la në dorë më kishte sh-

kruar një adrese dhe oren në të cilen donte tëmë takonte, pak me poshte kishte shenuar dhenumrin e telefonit. Të të them të drejten ngur-rova t’i telefonoja, kisha frike se mos me vininne loje, por perbindeshi ne qenien time ishteme i forte se unë. Më priste prane portit, mefustan te bardhe, të tejdukshem. U eksitova,sepse dukej djallezore, ashtu me kembet elakuriqta, sikur me ftonte në parajsen e saj; fer-rin tim. Erdhe ë, -më tha me një ton ironie, edheti siç do tjeter, per të marre pjalmin nga luljaime. Nuk shkova me atë qellim e as nuk e mo-hoj qe e kam enderruar trupin e saj, por doja tanjihja Sofine e vertete, jo atë siperfaqsoren. Nuknxora asnjë fjalë. Thjesht u ula në mol. Në qafëndjeva frymarrjen e saj dhe teksa ktheva kokennë anen e djathte ndesha buzen e saj plot shijeqë shuante etjen time. Gjakrat u turbulluan, fil-luan të vlonin, por sado epsh që ndjeva ndalo-

va. Ajo nuk ma dinte as emrin. Nuk dua ta dimë tha; të njoh shumë mirë. Atë natë gota u pime fund, hena mbuloi fytyren, e lulen e kep-utem për të paren herë.”

Një lot rreshkiti rrudhave. I thashë të mos emundonte veten, por në vend që të më kunder-shtonte dhe te hidherohej me peshperiti nje shh-hhtt të lehtë.

“Sofia u lidh me djaloshin pa emer, pa teardhme, pa të kaluar elitare, pa para… ishte te-kanjoze, por më kenaqesi i plotesoja çdo gje.Cdo qindarkë e harxhuar per te, momentet elumturise që m’i dhuroi ajo, nuk i kisha pro-vuar asnjehere me parë, më asnjë tjeter. Ehuuutë ka zene qymyri nipce më tha gjyshi, kujdesmos të ta punoje. Unë isha 24 vjeçar, ajo 18,por një djallushe.

Gati çdo nate e gdhinim sëbashku. Deheshimne sytë e njeri-tjetrit, flinim bashkë. Nganjehereas nuk flinim, nuk na mjaftonin 24 orë perdashuri.

U zgjova një mengjes dhe e pashe vetenvetëm. Me kishte marre çdo gjë, ëndrren, shpir-tin, shpresen. Zemren ia dhashe vete atë natë nëmol. Paratë ishin aty dhe çdo gjë tjeter, por a eblija dot me para perbindshin, dua të them ablihet dashuria me para ?

Sofia ime, me floket gjithe dredha që iadhuroja kur me rreshqisnin e ngaterroheshinnëpër gishta; nuk ishte më. Gjithçka ishte njëaktrim, teater luajti me mua. Kishte vene bastme shokun e saj, gjasmë shok nese unë do bijanë kurthin e saj siç rashë. Ai e mori Sofinë time,e largoi nga ky qytet, në një tjeter kontinentpertej tropikut, e unë as nuk e pashë e as degjo-va më për të.”

- Zeri i dridhej. Unë u nisa të qaja bashkeme të, u preka jashtë mase. I gjithë lokali meshikonte çuditshem, po rrija me të çmendurin...

I thashe, di ndonjë të re për të ?“Të genjeva. Çdo ditë kerkoja të dija për

Sofinë dhe me shpresen se një ditë do kthehejjetova deri sot. Ajo kishte lindur një vajzë men-jehere pas largimit të saj dhe çdo llogaritje eimja me bënte mua baba të asaj vajze. Sado umundova të kontaktoja me të nuk ia arrita. Parady viteve Sofia vdiq dhe unë u shendrrova nërrugaçin që jam sot”

Prit – i thashë. U shtanga ! para dy viteve ?Nëna ime vdiq para dy viteve e babanë nuk ekam njohur kurre. Gjithmonë kam jetuar menjerkun e babain kurrë nena ime s’e ka zene me

“KARMA”

gojë. Më ka thënë vetem se ishte njeri shumë imirë me të cilin fati ishte treguar i padrejtë. Utremba tmerresisht shumë. Shumë mendime memundonin por jo, nuk doja ta pranoja një gjë tëtillë. Pas vdekjse se nenes në gjerat e saj gjetafotografine e një djaloshi të pashem, të bukur,me sy si arre kokosi. U kujtova që e kisha mëvete. Nga pas ishte shkruar “I panjohuri im”.Çdo gjë ishte më e qartë tani. Sofia kurrë nuk edinte emrin e plakut që qendronte para meje,kurse nena ime ne fotografine e babait kishteshkruar “ I panjohuri” ?! S’kisha guxim t’iazgjasja fotografinë, por e bera.

“Këtë fotografi e ka bere naten e 72-të qëishim bashkë, se numeronim çdo gjë dhe ishenonim kudo. Me tha se do ta ruante gjithejeten. Të pakten, një premtin e paska mbajtur.”

Shpertheva në lot… unë dhe i panjohuri qëlirisht mund ta therisja baba, qendronim per-ballë. Por nëna ime nuk quhej Sofi, por Lorena.

“E drejtë” më tha, Sofi ishte emri i saj i parëe Lorena i dyti. Nëna e saj e pelqente shumëSofia Loren dhe i dha emrin sipas saj.”

Ajo kafe nuk pihej më. Nena ime kishte bere tëvuante kete njeri të mire dhe më ka mbajtur larg tij,nëna ime të jete treguar kaq e padrejte, kaq e ulet?

Tani, une isha ajo qe kishte nevoje per njedoze qetesuesish. Dolem nga lokali dhe tëgjitheve që na shikonin me zë të lartë plot kre-nari iu thoja “ky është babai im”

“Besian”- tha.“Çfarë?” – “Besian quhem” . e perqafova

fort. Me erdhi shumë keq që nena ime nuk ekishte shqiptuar kurrë këtë emer. Ky eshte fati.Kjo është Karma.

E mban mend akoma Sofinë ?“Nuk e harrova kurre. Une nuk u martova

asnjehere, shkoja sa tek njera tek tjetra dhe nukkerkoja kurre emra. Me mire apo… ?

Sofine e dua akoma, dhe do ta dua gjith-monë. Dahshuria ime ndaj saj u kurorezua mety edhe pse ajo nuk ndjeu kurre per mua, edhepse me beri të besoja të kunderten.”

- Eh Sofi moj nënë, Besiani të uron që shpirtiyt të shijoje parajsen, perkunder asaj që e bereti të jetonte dhe nuk të urren.

-Tani po e shoh se sa të ndryshme, sa të largë-ta ishim me të vertetë. Unë kam tiparet e Besi-anit, virtytet e tij. Nënë jam e lumtur që i kamngjarë Babait !

Ulqin, 09.09.2012

Tregim nga Flutur Mustafa

Nga J.M.G. Le Clézio

(fragment nga libri)

Lala është duke pritur për diçka. Në tëvërtetë nuk e di se çfarë, por ajo e pret. Ditëtjanë të gjata në Qytet, ditët me shi, ditët meerë, ditët e verës. Lala ndonjëherë mendonse është vetëm duke pritur për ditët e ardhs-hme, por kur ato vijnë, e kupton se nuk ish-in ato. Është në pritje dhe kjo është e gjitha.Njerëzit kanë shumë durim, ndoshta atapresin diçka gjithë jetën e tyre, dhe kjo diç-ka nuk vjen.

Burrat shpesh ulen mbi një gur, në diell,me kokën e mbuluar me një pjesë të palltosose me një peshqir. Shikojnë një pikë për-para tyre. Çfarë vështrojnë? Horizontin epluhurosur, rrugët ku kalojnë kamionët, sibrumbuj të mëdhenj të të gjitha ngjyrave,siluetat e kodrave shkëmbore, retë e bardhaqë lëvizin në qiell. Ja, këto shohin. Nuk duanasgjë tjetër. Gratë gjithashtu presin paraburimit, pa folur, të mbuluara me vello tëzeza, këmbët e tyre të zbathura, të nguluramirë mbi tokë. Edhe fëmijët dinë se si tëpresin. Ulen në pragun e shtëpisë së bakallitdhe presin, pa luajtur, pa bërtitur. Herë pashere, njëri prej tyre çohet dhe këmben mon-edhat e tij kundrejt një shisheje “Fanta”, aponjë grushti me mente. Të tjerët e shikojnëpa thënë asgjë.

Ka ditë që nuk dimë se ku shkojmë, nukdimë çfarë do të ndodhë. Gjithkush vësh-tron nga rruga dhe anash rrugës, fëmijët merrobat e tyre të grisura janë në pritje të auto-busit blu, apo të kalimit të kamionëve tëmëdhenj që sjellin naftë, gaz, dru, çimento.Lala e njeh mirë zhurmën e kamionëve.Ndonjëherë, ajo ulet me fëmijët e tjerë, mbigrumbullin me gurë në hyrje të Qytetit. Kurndonjë kamion është duke u afruar, të gjithëfëmijët vështrojnë nga kreu i rrugës, larg,aty ku ajri mbi asfalt dridhet dhe kodratduken sikur lëvizin. Zhurma e motorit dëg-johet shumë kohë më parë se sa të shfaqetvetë kamioni. Është si një ankesë e mpre-htë, pothuajse një fishkëllimë, dhe hera-herës bie ndonjë bori që jehon edhe brendamureve të shtëpive. Pastaj dallohet një repluhuri, një re e verdhë që përzihet me tym-in blu që del nga motori. Kamioni i kuq ecënme shpejtësi në rrugën e asfaltuar. Mbi kab-inën e shoferit ka një oxhak, nga i cili delnjë avull blu dhe dielli shkëlqen me forcëmbi xhamin dhe pjesët e kromuara. Gomatgëlltisin me shpejtësi rrugën e asfaltuar, dukebërë zigzag për shkak të erës dhe çdo herëqë rrotat e rimorkios dalin anash rrugës, njëre e madhe pluhuri ngrihet në qiell. Pastajai kalon përpara fëmijëve, duke i rënë borisëme zë të lartë, toka dridhet nën katërmbëdh-jetë gomat e tij të zeza. Era e pluhurit dhearoma djegëse e benzinës bien mbi ta si njëfrymëmarrje e nxehtë.

Edhe shumë kohë më pas, fëmijët endevazhdojnë të flasin për kamionin e kuq dhetregojnë histori me kamionë, kamionë tëkuq, kamionë cisternë të bardhë, kamionëvinça të verdhë.

Kështu ndodh kur pret. Shikimi ështëgjithmonë në drejtim të rrugëve, të urave dhetë detit, për të parë ata të cilët nuk do të qën-drojnë, ata që largohen. Ka ditë që janë mëtë gjata se të tjerat, sepse barqet janë bosh.Lala i njeh mirë këto ditë, kur nuk ka mëpara në shtëpi, dhe Aama nuk ka gjetur punënë qytet. Edhe Selim Susi, burri i Aamas nukdi më se ku mund të shikojë për të fituardisa të holla, ndaj të gjithë ngrysen, janë tëtrishtuar, pothuajse të këqij. Lala qëndronjashtë gjatë gjithë ditës, ajo ikën sa më largqë të jetë e mundur, në pllajën me gurë, aty

Page 7: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional7/ E Diel,30 shtator 2012 PROZË

Shkretëtiraku jetojnë barinjtë dhe del në kërkim të Hartan-it.

Është gjithmonë kështu, kur ajo ka nevojëpër të, ai i shfaqet në një kthinë, i ulur mbi njëgur, kokën të mbështjellë me një pëlhurë tëbardhë. Ruan delet dhe dhitë. Fytyra e tij ështëe zezë, duart e tij janë të holla dhe të fuqishmesi duart e një burri të vjetër. Hartani ndan bukëne tij të zezë dhe hurmat me Lalën, madje dheme barinjtë që afrohen. Por e bën këtë pa kre-nari, si diçka më se të zakonshme. Lala e vësh-tron herë pas here. Asaj i pëlqen shumë fytyra etij, profili i tij si shqiponjë dhe drita që ndriçonthellë në sytë e tij të errët. Hartani, gjithashtu,pret diçka, por është ndoshta i vetmi që e di atëqë është duke pritur. Nuk e tregon, pasi nuk e digjuhën e njerëzve. Por në sytë e tij mund të lex-ohet se çfarë dëshiron, atë që kërkon. Është sikurnjë pjesë e tij të kishte mbetur në vendlindjen evet, përtej kodrave shkëmbore dhe maleve medëborë, në pafundësinë e shkretëtirës dhe senjë ditë do ta gjejë sërish atë pjesë së vetvetes,duke i bashkuar më në fund në një të vetëm.

Lala qëndron me bariun gjatë gjithë ditës,vetëm se nuk i afrohet shumë. Ulet mbi një gur,jo shumë larg nga ai, dhe shikon përpara, shehajrin që vallëzon dhe vrapon mbi luginën e thatë,dritën e bardhë që bën shkëndija, dhe lëvizjet engadalshme të deleve dhe të dhive përmesgurëve të bardhë.

Kur ditët janë të pikëlluara, ditë ankthi,vetëm Hartani mund të jetë këtu dhe nuk kanevojë për fjalë. Vetëm një vështrim mjaftondhe di të japë bukën dhe hurmat e tij pa priturasgjë në këmbim. Edhe ai parapëlqen që Lalaështë disa hapa larg tij, ashtu si bëjnë dhitë dhedelet, që nuk i përkasin plotësisht askujt.

Tërë ditën, Lala dëgjon klithmat e barinjvenëpër kodra, fishkëllimat që shpojnë heshtjen ebardhë. Kur kthehet në qytetin me dërrasa dheletër katrama, ndihet e lirë, edhe nëse Aama eqorton sepse nuk ka sjellë asgjë për të ngrënë.

Është në një nga ato ditë që Aama çoi Lalënte tregtarja e qilimave, në anën tjetër të lumit,në një lagje të varfër të Qytetit, në një shtëpi tëmadhe e të bardhë, me dritare të ngushta, merrjeta teli. Kur ajo hyri në dhomën që shërbentesi punishte, Lala dëgjoi zhurmën e tezgjahëve.Ka nja njëzet, ndoshta më shumë, të rreshtuarnjëri pas tjetrit në hijen e errët të sallës së mad-he, ku tri neone të shkreta puliten. Para tezg-jahëve, vajzat janë të kërrusura, apo të ulura nëstola. Vajzat punojnë me shpejtësi, fusin sova-jkën mes penjve, marrin gërshërë të vogla çe-liku, presin fijet, grumbullojnë leshin. Më emadhja për tyre duhet të jetë katërmbëdhjetëvjeç, më e vogla ndoshta tetë vjeç. Vajzat nukflasin, ato nuk e kanë vënë re Lalën dhe Aamënqë kanë hyrë në punishte të shoqëruara ngashitësja e qilimave. Tregtarja, Zora, është njëgrua e shëndoshë, e veshur në të zeza, që mbannë duart e saj trashaluqe një thupër të butë metë cilën godet këmbët dhe shpatullat e vajzaveqë nuk punojnë me shpejtësinë e duhur, ose qëflasin me fqinjën e tyre.

- A ka punuar ndonjëherë? - pyet ajo, pa ihedhur as edhe një shikim Lalës.

Aama i thotë se më ka treguar se si të thur.Zora pohon. Ajo duket shumë e zbehtë, ndosh-ta për shkak të veshjes së saj së zezë, ose sepsenuk del kurrë nga dyqani. Ecën ngadalë deri tenjë tezgjah bosh, ku ka një qilim të madh mengjyrë të kuqe, të errët e me pika të bardha.

- Duhet të përfundojë këtë, - thotë ajo.Lala ulet dhe fillon punën. Për disa orë punoi

në dhomën e madhe e të errët, duke bërë gjestemekanike me duart e saj. Në fillim ndalon, sepsegishtat e saj janë të lodhur, por ndien mbi vetesytë e gruas së trashë e të zbehtë dhe menjëherërifillon punën. Lala e di se gruaja e zbehtë nukdo t’i gjuajë me thupër, sepse ajo është më emadhe se vajzat e tjera, aty në punë. Kur sytë etyre ndeshen, i krijohet si një tronditje në thellësitë trupit dhe një shkëndijë zemërimi ndriçon nësytë e Lalës. Por gruaja e trashë, e veshur me tëzeza, e merr hakun mbi ato më të voglat, ato qëjanë të dobëta e shëndetliga si qentë e rrugëve,vajzat e lypësve, vajzat e braktisura që jetojnëgjithë vitin në shtëpinë e Zorës dhe që nuk kanëpara. Sapo ngadalësojnë ritmin e punës, ose nëseato këmbejnë disa fjalë duke pëshpëritur, grua-ja e trashë dhe e zbehtë vërsulet mbi to me njëshkathtësi të habitshme dhe i qëllon me thupërnë kurriz. Por vajzat nuk qajnë kurrë. Dëgjohetvetëm fishkëllima e thuprës dhe goditja e fortë

në shpinë. Dhëmbët e Lalës kërcasin nga sh-trëngimi, ajo ul kokën drejt dyshemesë që tëmos shohë, apo të dëgjojë, sepse përndryshe dot’i bërtiste dhe do ta godiste Zorën. Por nuk thotëasgjë për shkak të parave që duhet të sjellë nështëpi për Aamën. Për t’u hakmarrë, bën disanyje mbrapsht në qilimin e kuq.

Ditën që vijoi, Lala nuk mundi të përmban-te dot veten. Ndërsa gruaja e trashë dhe e zbe-htë filloi të godasë Minën me shufër, një vajzëdhjetëvjeçare, e dobët dhe shëndetligë, pasikishte thyer sovajkën, Lala ngrihet më këmbëdhe i thotë me gjakftohtësi:

- Mos e rrih më!Zora vështron Lalën për një moment pa e

kuptuar mirë. Fytyra e saj e zbehtë dhe trashalu-qe mori një pamje prej budallai sa Lala i përsëri-ti:

- Mos e rrih më!Papritmas fytyra e Zorës u deformuar për

shkak të zemërimit. Deshi t’i binte me thupërnë fytyrë Lalës, por e preku vetëm në shpat-

ullën e majtë, sepse Lala i ishte shmangurgoditjes.

- Do ta shohësh se si do të të zhdëp në dru!- i bërtiti Zora, dhe fytyra e saj tani kishte mar-rë pak ngjyrë.

- E poshtër! Grua e zemërkeqe!Lala ia merr thuprën Zorës nga duart dhe e

thyen atë mbi gjurin e vet. Tashmë, është frikaqë shtrembëron fytyrën e gruas së trashë. Ajobën një hap prapa dhe belbëzon:

- Shko tutje! Ik! Tani! Zhduku!Por Lala tashmë kalon nëpër sallë, del jash-

të nën rrezet e diellit, vrapon pa u ndalur, derinë shtëpinë e Aamës. Liria është e bukur. Mundtë shohë prapë retë që rrëshqasin mbrapsht, gr-erëzat që gumëzhijnë përreth pirgjeve të voglatë mbeturinave, hardhucat, kameleonët, bimëtqë dridhen nga era. Lala ulet në pragun e sh-tëpisë nën hijen e murit, duke dëgjuar me pa-durim të gjitha zhurmat e vogla. Kur Aama ukthye në mbrëmje në shtëpi, ajo i tha vetëm:

- Nuk do të shkoj, kurrë më, për të punuar teZora.

Aama e vështroi për një moment, por nuktha asgjë.

Që nga ajo ditë gjërat ndryshuan me tëvërtetë për Lalën, këtu në Qytet. Sikur të ishtebërë më e madhe, ashtu papritur, dhe njerëzitkishin filluar ta shihnin, gjithashtu. Edhe djemtëe Aamës nuk janë si më parë me të, të sertë dhepërçmues. Lala ndien pak keqardhje, ngan-jëherë, për kohën kur ishte me të vërtetë e vogël,kur ajo kishte ardhur vetëm në Qytet dhe askushnuk e dinte emrin e saj, kur ajo mund të fshihejprapa një shkurreje, brenda në një kovë, apo nënjë kuti kartoni. Lalës i pëlqente kjo gjë, të ish-te si një hije, të shkonte e të vinte pa u vënë redhe askush të mos i fliste.

Vetëm Namani i vjetër dhe Hartani nuk kanëndryshuar. Naman peshkatari tregon gjithmonëpërralla të bukura, tek riparon rrjetat e tij nëplazh, ose kur vjen për të ngrënë simite misrinë shtëpinë e Aamës. Nuk kap më pothuajseasnjë peshk, por njerëzit e duan dhe vazhdojnëta ftojnë në shtëpitë e tyre. Sytë e tij të shndrit-shëm janë transparentë si uji dhe fytyra e tijështë e qëndisur nga rrudha të thella, çikatricetë plagëve të vjetra.

Aama e dëgjon tek përmend Spanjën,Marsejën, Parisin, si dhe të gjithë qytetet që kaparë, që ka shkelur, që di dhe emrat e rrugëve etë njerëzve. Aama e pyet, nëse vëllai i tij mundta ndihmojë atë atje, për të gjetur punë. Nama-ni pohon:

- E pse jo?Kjo është përgjigjja e tij për çdo gjë, madje

premton për t’i shkruar të vëllait. Por është evështirë për t’u nisur, duhen para, dokumente.Aama mbetet e zhytur në mendime, me sytë efiksuar diku, ëndërron për qytete të bardha, kuka kaq shumë rrugë, shtëpi e makina. Ndoshtakjo është ajo që pret.

Lala nuk e vret shumë mendjen. Nuk i kush-ton shumë rëndësi. Sheh sytë e Namanit dheështë sikur ajo t’i kishte njohur këto dete, vende,këto shtëpi për të cilat ai flet.

Edhe Hartani nuk e vret shumë mendjen.Është ende si një fëmijë, edhe pse është po aq imadh dhe aq i fortë sa një i rritur. Trupi i tijështë i hollë dhe i gjatë, fytyra e tij është e lëmuardhe e qetë, si një copë abanozi. Ndoshta mundtë jetë për shkak se ai nuk e di gjuhën e njerëzvetë tjerë.

Hartani qëndron gjithmonë i ulur mbi njëshkëmb, me sytë e fiksuar diku në horizont, iveshur me fustanin e tij të bardhë dhe pëlhurëne hedhur mbi fytyrë. Rreth tij, ka gjithmonëbarinj të zinj si ai, të egër, të rreckosur, që kërce-jnë nga shkëmbi në shkëmb dhe fishkëllejnë.Lalës i pëlqen të vijë këtu, në këtë vend plotdritë të bardhë, ku koha nuk kalon, këtu ku nukmund të qëndrosh i vogël.

Page 8: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

8/ E Diel,30 shtator 2012nacional POEZI

Përtej urësMbeçë more shokë mbeçë…

Ishuj të vegjël gjakushekuj grimcash në akullin e gishtave,shtat i dërrmuarnë copëra brinjëshe avuj trëndafili.

Ashkla zjarringa shkëmbi i kuq i qiellitmbi limonin e kokave të ngrira.

Sipër harqeve të Urës së Qabesëorlat kryqëzojnë rrathët e kaltër,duke i ndjerë sqepëtfutur në gostinë e fundit.

Çojani nënësrruzujt e mi të hapësirës,se njelmi i lotveia ka shuar dritën e syve.

Zemrën nisjani të dashurëse shihni se do të rrahë përsëriashtu siç rrihte,kur s’kishte gjumë natae hëna perëndonte midis dallgëve të trazuara të dashuris sonë.

Duart çojani djalit,se përsëri gishtat e mi do të shkrijnëpër të ndjerë prekjen e gishtave të tij,midis kaçurrelave e buzëqeshjes së vogël,që s’ka dorë veç hyjnoresta qëndisë.

Armët nisjani Atdheut,se i duhen për lirinë e munguar-një ditë ajo do të zbresësiç po ulet sotmbi këto shkretëtira pafund të Arabisë,këtu ku po shuhem unë,larg, shumë largpërtej Urës së Qabesë.

Tiranë, 10 nëntor 2006

Çamiko*)Zambakun e qefinitçelur në hapësirat e dritëspret të lëkundëme përdredhjen e vdekjeskrahu i rrapit të Janinës.

Ngrirë bisqe e degë gjethetdiellin kan fshehur,petkun e hijes mbledhur grushtn’zgurdullimin e pupilave të dritësqë pret festën e vdekjes.

Para syve të komitit lakume nyjen e frymës së funditku era pret në puhinë e mortitdëshirën e fundit.

Ai ngre sytë drejt qiellitpër të hedhur mbi blunë e kupëspalat e fustanellës e hapat e Çamikosë,për të mos shkelur mbi yjetqë s’dihet se ku jan futur.

Lart,shpirtrat e Pirros e t’Aleksandritnë shtrethet e qiellit soditin:“Piriken” para gjakut të luftësvdekjes o ngadhnjimit,

që shekujt e përcollënderi në dëshirën e fundit të komitit.

Fale , o zot bukurinë e trimit,vajza atit i lutetkomandantit të mortit,vdekja nuk i rrodhi mbi qerpikë,po me trup e shpirt,ai u nis drejt qiellitme dëshirën e fundit të ngadhënjimitfale!

Tiranë 22 tetor 2009*) Çamiko: Vallja çame e Osman Takës.

Mujo UlqinakuValët përplasin anijet e huaja në breg,urdhna jeshil e tyta të gjata në ag,djersë në faqe e kondak.

Motorrët bubullojnë në qiell e bombat mbi tokë,kuadratet renditen shpejt mbi platform,gishtat mblidhen kruspull në çark.

Rreshtat ngjeshin platformën me duar e me kokë,valët zmbrapsen të lyera me gjak,Mujo detin përzien me kondak.

Urdhrat klithin fort mbi uniform,coptojnë bombat e tytat mbi platform:atdheu hesht, atdheu truppakë.

Mujoja kohnat ndan mbi kondak,kohnat që digjen e shkrijnë nën duvak,kohnat që lindin e rrjedhin në çark.

Tiranë, prill 1976

Ora e lirisëLëndina gjakukullojnë rrjedhat ujë, lot e trëndafil,fyti në lakun e katërmbëdhjetë qindvjetave,sytë veshur me vdekjen e lirisë,këputur drita hapsirave ilire,qefinët varur në gozhdën e drejtësisë,në veshin e shpirtit të nënavekëngën e qyqes,hija e petkut të mortitmbi pajën e nuseve e t’çikave.

Mbrumur me përjetësi eshtrat e Dardanisë,katërmbëdhjetë qindvjeta,e pakthyeshme rrugaderi në ditën e orën e lirisë.

Tiranë, 16 shkurt 2008

UlqiniKurrize kodrashkate të bardha ulen deri në det,ullij e pisha mbi valëgërshetë valësh rreth gurëve të kështjellit,që shtyjnë kohën pas shpinës së mureve.

Qielli i ulur mbi fron të maleve,malet ilire mbuluar me vello të pafund nusesh,ku fshihet Jutbinae krushqit e ngrirë në Lugjet e Verdha.

Trokut të bjeshkëve Mujirroket të shkrijë argjendin e nusesnë ngrohtësinë e tbanës.

Në horizont dielli i ftohur ikën,një barkë peshon qiellinme ujin e detit.

Ulqin, 5 shkurt 2006

Ura me tre harqeDhomën e Shën Mërisëlënë hapat e shejtit,duke shkelur qiellinmbi shpinën e pellgut,ku rrjedhin amën e përjetësisëgjijt e Enkelanës.

Lëmojnë gjumin gurëturës me tre harqe,vaun e ngushtuarnë qindra gushë bilbilashvonuar në rrjedhë.

Larë në kulloshtrën e hënësfërkuar shtatin me copa yjesh,Drini ngjesh nën urëbrezin e diellit.

Petkun e qindvjetaveargjentin në belshtërnguar deri në gjakderi në këputje.

Dallgë trishtimeshagimit perëndimitrrjedhat Ilire.

Shën Naum, 10 gusht 2010

Malli ArbreshPas buzëve zhuri i krypësthyer me tehun e dhëmbve,këputur trojet e atdheutn’rruzujt bezhë të pasqyrës së lotve.

Larg, shumë largmjegullat e Arbërisëtisi i purpurit të kaltër mbipër mos t’i parë më kurrë ndoshta.

Nata pa yjet e vendlindjes,fshehur pas gishtave të diellit,shtrirë fusha e monopatebujaria e dherave të hueja.

Nëna gjuhën në shekujt e djepitshpirtin kohrave të reja,ndezur flaka e Prometheut Arbresh,tkurrjeve të historisë.

Amanetin e gjyshit birinipat me fytyrë kah trojet e atdheut,aty ku ven rrezet diellimbi tastierën e qiellit,harkun e notave të dritësderi në zemrat tona.

Tiranë 10 maj 2012

(Vijon nga Faqja 5)

Page 9: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional9/ E Diel,30 shtator 2012 STUDIM

“Imazhet apokaliptike të cilat e plotësojnëdhe kuptimësojnë botën poetike të M. Buçpa-pajt zbulohen qysh në vjershën hyrëse (pro-gramatike) me titullin e së cilës është pagë-

zuar edhe vepra në fjalë. Në imazhet pothua-jse idilike me vetminë dhe heshtjen si një je-honë e largët për vërejtje paraqiten disa nd-

jenja të paqarta. Kish mbetur vetmia / Nëfletë të misrit të pjekur / Të duarve të fëmijëve

/ Të lagjes së përbaltur. Këtu janë dielli imjegullt, era që përvidhet nëpër gëmusha ngakëneta, kurse vajzat janë dorëzuar në bar që i

kanë rrethuar hijet e drunjve.”

Nga Prof. Dr Vasil TOCINOVSKI(Shkup/Rijekë)

Vepra poetike Fitorja e padukshme e poetitbashkëkohor shqiptarë, esseist dhe kritikut letrarMujë Buçpapaj, është ilustrim i vlefshëm përatë që autori dhe vepra e tij paraqesin një tërësitë pandarë. Ky poet ka qenë njëri nga theme-luesit e pluralizmit politik dhe i shtypit të lirënë Shqipëri (1990). Ato tema prej shkrimeve tëshumta dhe komenteve, e analiza politike, tëpërkujtojmë se ai ka qenë redaktor i gazetës“Rilindja Demokratike”, janë derdhur edhe nëfjalimin aktiv poetik. E përfshirë prej njerës nëtjetrën kulturë, rrethi gjuhësor dhe tradicion, mepërkthimin e shkëlqyer nga gjuha shqipe nëmaqedonishte të Jehona Spahiut dhe MustafaSpahiut, na jepet mundësia të njihemi me njëdukuri krijuese interesante dhe tepër të rëndë-sishme në letërsinë bashkëkohore shqipe dhekulturën më të gjërë. Fjala është për poetikë tëangazhuar e cila merret me bashkëkohësinë. Menjerëzit dhe botën, me jetën, me ngjarjet dhendodhitë të cilat mjerisht e përmbushin, e kup-timësojnë të sotmën e paqëndrueshme ose ko-hën e keqe. Dhe njeriu në te si mbjellës i sëkeqes dhe urrejtjes, pabesimit, armiqësisë, in-trigues dhe varrmihës. Prej këtu, si shenja rele-vante artistike shfaqen të vdekurit, erërat, bar-barët, disfatat, vdekja. Nëse nëna e kadomethënien dhe mendimin për atdheun, përfisin dhe farefisin, tendenca dokumentaristike,qartë i përcakton subjektet, kohën dhe hapësirën(shqiptar, Tirana, Kosova, Deti Adriatik, breg-

Për librin “Fitorja e padukshme”, e Mujë Buçpapaj, botoi SHB Interlingua, Shkup, 2012

VLERAT UNIVERSALE TËFITORES SË PADUKSHME DHE

PËR PORTRETIN E ERËSnjerëzit nga vatrat e lindjes, i ndanë nga varrezatashtu që ata të mallkuarit të çrrënjosur si gjethfluturojnë nëpër hijen e detit (Gamonet e detit).Sikur një dhembë e pashëruar bartet vetëdija seguri peshon vetëm në vendin e vet. Së kënde-jmi dhe vjersha Fantazia e ndotur përfundon mevetëmirënjohjen: O Zot / Si duket nuk kam lënëAtdheun / Prapa derës së avionit / Por një fushë/ Njerëzish / Të zhveshur nga vështrimi.Mallëngjimi dhe dhembja mund t’i tregohen mëtë afërmit (Letër nënës) për dimrin e zi në tëcilin mordja e gjenë njeriun vetmitar! Këtushfaqen Barbarët të cilët e rrezikojnë jetën,mirëpo shpresa nuk e lëshon njeriun dhe në njëqeli të tmerrit, kërkon që nëna të ndez zjarr mbikëtë botë të shkretë, të lutet për te në gjuhënshqipe sepse është gjallë dhe nuk don të jetëhumbës. Vjershat ndërrohen sikur fotografitë nëpëlhurën filmike. Së bashku me to ndërrohenpeizazhet, disponimet, personazhet dhe karak-teret deri te mirënjohja shkatërrimtare sepseJam zhgjënjyer keq nga kjo paqe e pagojë / Dhes’më bën më të ringjallem / Përmbi botë që janëvargjet përmbyllëse të vjershës Zhgënjim total.Kurse njeriu fatlum mund të jetë vetëm njeriu ilirë. Së këndejmi në vjershën Së pari ishte zjarrishtrihet pamja apokaliptike, në të vërtetë zbu-lohet autoportreti në të cilin Si një qen / Melëkurë të hollë fshati / Jeta ime / E varur në lis.Munden, vallë që të pajtohen të vdekurit të cilëtqajnë pas shiut dersia Trenat e jugut të zbrazëtdhe të çmendur i kryqëzojnë hapësirat. Nëkundërshtim me vlerat ekzistencionale të Zotitnga njëra anë dhe të Vdekurit nga ana tjetërvajtohet vetëm vetmia. Kujtimet e besimtarëvejanë humbur sikur njeriu memec fshatar në këtëTranzicion tragjik të paramenduar dhe të trillu-ar. Këtë vjershë e konsiderojmë si më të rëndë-sishmen në veprën me vargje Fitorja e paduk-shme. E pikërisht në te: Njeriu / Në tranzicion /Si tjegull çatie / E qytetit të papastër / Besimi ishtetit / Dyshues / I veprës së njeriut ëndër-rimtar / Ajo ngrehinë shpresëpërgjakur / Eideve. Që prej këtu fitorja e padukshme ështëfitore e përjetshme (kushtimisht, V.T.) në ko-hën pa ide dhe ideale.

Rrënjëshkuluri asnjëherë nuk mund ta gjejëpaqen dhe rehatin personale. Sikur hajmali(nuskë) në/me vete nëpër tërë botën, në të gjithaanët e bart atdheun dhe popullin e vet. Në vjer-shën Ish gabim besimi njeriu është i frikësuarprej zotërimit të rruzullit tokësor. Nën frymëne rrugicës së thatë, ajo ka një domethënie bar-tëse, ka që pjesërisht ta rehatoi botën e iluzion-it të shkëputur derisa në gjak i është lindur dhelidhur besimi. Kështu hap pas hapi është afruardrejt daljes. Domethënë: Duhet të vdesim që tëbehemi / Të qartë / Nën hi të universit / Dhepastaj... rregullat e pikësimit tri pika bindshëmvërtetojnë se jeta dhe bota sikur nuk kanë farefund, ose këtë askush dhe asnjëherë nuk e kaditur. Prandaj në fjalimin poetik shfaqen iro-nia, alegoria, groteska, humori i zi, të cilat lën-dojnë dhe dhëmbin. Në vjershën Populli kry-engritës poeti ngrihet si tribun, ngrihet mbi tëgjitha mosmarrëveshjet dhe disfatat, ai është sëbashku me popullin e tij. Ndjenja dhe veprim-taria individuale dhe kolektive janë rruga e vet-me me luftë personale dhe viktima që të arrihetderi te dëshira e kërkuar dhe liria e etshme. Deri

te sendërtimi i ideve dhe idealeve shekullore tëpopullit. Kish çuar dorë mbi tradhëtarët / Embetur nga thirrja / Kish vdekur / Hija e tëikurve me kurriz nga / Atdheu si strofull e pa-shpjeguar / Shteti. Populli mban mend dhe fal,sikur drejtësia që mund të ngadalëson, por asn-jëherë dhe asgjë nuk harron. Prandaj edhe varg-jet përfundimtare nga vjersha nuk tregojnë, porporosisin se s’është me rëndësi kush ka ndërru-ar jetë, por kush ka luftuar deri në fund Me këm-bë të fshehura në rrugë / Shteti / Populli kry-engritës. Fundi i domosdoshëm është vetëm njëfillim i ri. Njeriu kthehet në burimet personaledhe në vatra, me qumështin e mëkuar të nënësdhe me fjalën e nënës. Prej këtu dhe nuk ështëparadoksal ai kthimi i përjetshëm në vjershat efundit, përbyllëse të librit Vendlindja ime (Fundii Tplanit), Dy degë molle, Po parakalon drita,Vështrim i zymtë i pemëve, Të tjerat vijnë prejZotit, Gjërat e heshtura, Përroi nga shiu deritek Arat në fëmijëri.

Dhe kritiku ka të drejtë, në këtë rast asesinuk e përjashton anën e vet subjektive që tapërzgjedh ose ta ndaj vjershëm më të mrekul-lueshme. Ja, këte dëshirojmë që ta bëjmë mevjershën Motive pagojë. Ajo është sajuar prejtërësisë poetike me nga katër vargje. Seciliimazh/fragment është tërësi e veçantë në vete,kurse së bashku sajojnë një krijim të mrekul-lueshëm dhe homogjen. Në të parën lexojmë: Lisinuk përqafohet me lisin / Siç përqafohet njeriume njeriun / Por shprish mjekrën në mjegullën ehirtë / Të malit. Madhësia e lisit, njeriut, mjekra,mjegulla dhe mali janë të tmerrshëm. Ata janë tëpamposhtshëm. Mirëpo, ata dorëzohen në strofëne dytë kur Lisi nuk i buzëqesh lisit / Siç i buzëqeshnjeriu njeriut / Por hap gjethe në fillim / Të çdoPranvere. Në jetë nuk ka asgjë të rastit. Poendemë tepër është shqetësimi i madh nga ajo qëndodh nga e shkruara ose që më parë e dëshiru-ara dhe e planifikuara. Kështu pra: Lisi nuk qanpër lisin / Siç qan njeriu për njeriu / Por rrëzongjethet / Në fund të çdo Vjeshte. E papërsëritsh-mja dhe madhështorja, e bukura dhe e mrekul-lueshmja janë të përmbajtura në thjeshtësinë. Eajo është hyjneshë supreme – mençuria. Vetëmme ate derisa Endemi në terr me humbjen e pa-rimit/rregullores së kryengritjes mundemi tëkëlthasim: O njeri që shkon të ngresh në këmbë/ Lirinë / Lart në qytet është rrufeja. Dhe tëparapërfundojmë. E thërrasim në ndihmesë MujëBuçpapajn me Fitoren e padukshme të tij dheme porositë e vjershës Skema e rrugës. Në rrugëne kryengritjes ka funksionuar, edhe pse prozaikefjala ka domethënie thelbësore, një fytyrë epishës në mjegullën e erës së vjeshtës. Në kohëtë vdekjes (vjeshta, mjegulla) hapëron njeriuduke e ndjekur hapin me dëshirë ta tejkalon dik-taturën. I vetëdijshëm se sidoqoftë e emruar dhee deklaruar çdo politikë dhe qeveri, diplomacidhe politikanizëm nuk janë asgjë tjetër, porvetëm diktaturë. Kundër së keqes që njeriu dhepoeti Mujë Buçpapaj e ka ngritur zërin e tij dheka ecur drejt kah disa hapësira dhe ardhmëri tëreja.

* Autroui është ligjerues në Katedrën e gju-hës maqedonishte në Universitetin e qytetitbregdetar Rijekë/Fijume, Kroaci.

Nga origjinali maqedonisht,Përktheu Mustafa SPAHIU (Shkup)

deti italian, Nju-Jorku, Menheteni, Gjergj Fish-ta, Parisi, Fushat e Jeliseut, pirgu i Eifelit, Lu-vri, Ballkani, Evropa). Fjala poetike në formën“unë”, vetëm e konfirmon shenjën/domethëniendokumentaristike në shënimet me bartësin liriktë theksuar në komunikim të drejtpërdrejtë oseme përvetësimin e emrave (letër nënës, imagji-nata ime, vendlindja ime, fusha ime ose vjers-hat I dua ata sy, Endemi në terr, Arat në fëm-ijëri). Ky është realiteti i ekzistencës prej të cilësnuk ka ikje. Në te jeta është përleshje, e cilaështë shndërruar në luftë dhe ajo duhet të mbi-zotërohet deri në frymëmarrjen e fundit. Ngakëtu aspak s’është i rastësishëm titulli i veprëssepse e madhe është fitorja e padukshme.

Imazhet apokaliptike të cilat e plotësojnë dhekuptimësojnë botën poetike të M. Buçpapajtzbulohen qysh në vjershën hyrëse (programa-tike) me titullin e së cilës është pagëzuar edhevepra në fjalë. Në imazhet pothuajse idilike mevetminë dhe heshtjen si një jehonë e largët përvërejtje paraqiten disa ndjenja të paqarta. Kishmbetur vetmia / Në fletë të misrit të pjekur / Tëduarve të fëmijëve / Të lagjes së përbaltur. Këtujanë dielli i mjegullt, era që përvidhet nëpërgëmusha nga këneta, kurse vajzat janë dorëzuarnë bar që i kanë rrethuar hijet e drunjve. Përmeslutjesh dashuri / Vinte / Fitorja e padukshme /Në vreshtë të ujit / Të folur. Dëshmitar dhe pjesë-marrës është edhe poeti (isha edhe unë) zëri i tëcilit paralajmëron se Kaq pak jeta kishte / Nje-riu / Për të bërë mirë. E panjohura imponohetsi frikë dhe tmerr, rritet në pritje të përjetshme.E era i derdh ngjyrat dhe stinët, i ndërron njerëzitdhe jetën. Lindet imazhi madhështor i lirisë mePortretin e erës. Shpallet himnizues: Malit ma-tanë / Ishim shpendët që dilnin / Prej kënete /Ato ëndrra të vështrimit të keq // Katundit tëmajtë / Nuk kish më rrugë / Që të qonin / Nëstinë të plepit / Fërfëllitës / Të shtëpisë time.Rruga në/deri te liria është rruga më e gjatë dhemë e rëndë për ngadhënjim. Liria ringrehet ngarrënojat, nga fundi i baltës, kurse në atë rastpakushtëzuar dhe patjetër duhet të fitohet frika.Vetëm ashtu ëndrra e shkëputur nga liria e zh-veshur e frymës së pasluftës festohet në SheshinDemokracia. E hidhur është shija e çdo fitore-je. Këtu pushon ëndrra jonë e grisur / Prej lir-isë së zhveshur të gjërave / Të pasluftës // Përtë hyrë / Në botë / Ato duar vajzash të ngritura/ Në ajër torturues / Nga perëndimi i gjërave /Të fyera. Dimensionet universale të zbërthi-meve poetike pasqyrohen në vjershën Statujae erës në tokën e shenjtë në Nju-Jork, e këtujanë lutjet ndaj Zotit, deti dhe oqeani, dallgët,beteja dhe fati i mirë, kali dhe lufta. Dhe shihku janë shpërnguljet shumëngjyrëshe si ushtriae botës paqësore ose poende më saktësisht kjoështë çudi që ka ngelur nga Përralla socialiste.Masa e vdekjes dhe heronjve të ramë si njëbaraspeshë e lirisë nga globalizimi i frikshëmna shpien tek tragjedia e Kosovës 1999.

Asnjë jetë njeriu nuk është e bukur. Subjek-ti mund të thotë se vetëm ka pasur çaste të buku-ra në një jetë të vetme. Kështu në vjershën Jetanjë ëndërr poeti lajmëron se As korbi s’ka qenëmë i zi / Se ata nën robërinë sllave / Të kujtesës.Ka ngelur vetëm ajo Përshpëritje si shelgu nëthellësinë e erët, një përshpëritje, e cila ngritetnëpër qiellin e verbër. Koha kobzezë i çrrënjos

Page 10: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

10/ E Diel,30 shtator 2012nacional PERSONAZH

Në shkrimet dhe ligjëratat e tij Alpion trajton me origjinalitettema të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e kombit shqiptar

GËZIM ALPIONdhe fuqia e fjalës

Duke e përcjellur krijimtarinë letrare dheveprimtarinë akademike të Dr Gëzim Aliponnë një periudhë e cila e kalon harkun kohorprej dhjetë vitesh, ky libër mëton në për-pjekjen sa modeste po aq edhe të përhershmeqë të bëjë sadopak një sintezë të prirjeveletrare të gërshetuar me botën akademike tëshkrimtarit për të cilin me të drejtë ështëthënë se rri mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Nga Xhemail Peci

Gëzim Alpion filloi të botojë për herëtë parë në moshën 19 vjeçare në shtypin shqiptar, botime që u pasuan

me shkrime të tjera gjatë periudhës 1989-1999. Alpion filloi të botojë në gjuhën an-gleze fillimisht në Kajro dhe më vonë në An-gli në vitin 1993. Që nga 2001 ai botoinmonografi dhe artikuj shkencor vetëm nëgjuhën angleze. Megjithatë, Alpion vazhdontë jetë gjithmonë i pranishëm për lexuesinshqiptar me shkrime për persiatjet mbiletërsinë, aktualitetin politik në Shqipëri epastaj edhe për zhvillimet demokratike, (fja-la vjen shkrimi në Alternativa SocialDemokratike:”E vërteta dhe romancieri”,dhe “Krenat” e Shqiptarëve ). Në këto sh-krime shikohet qartë dhuntia e tij letrare sidhe mendimi origjinal intelektual, të cilatme kalimin e kohës do të marrin formën enjë mendimi edhe më të thellë sa dhegjithëpërfshirës, duke rrahur tema dhe traj-tuar probleme në raport me të përditshmendhe me të kaluarën, me letërsinë, me his-torinë por edhe me politikën. Një pjesë emirë e kësaj tematike të gjërë do të artikulo-hen nga Dr Alpion edhe në gjuhën anglezenë dy dekdata e fundit.

Gëzim Alipon do merret me afirmin evlerave shpirtërore, me raportet e politikësme mediat, me tragjedinë e individit shqiptardhe injorimin, përkatësisht poshtërimin që íbëhet atij si refugjat, emigrantit dhe azilkërkuesit shqiptar. Kështu, për shembull, aido të shfaqë në shtypin britanik pikëpamjet etij për çështjen shqiptare fillimisht në vitin1997 në shkrimin “Shekulli i mjerë i Sh-qipërisë” i botuar në gazetën Palatinate, sidhe në vitin 1999 në artikullin “Përse Angliaduhet të jetë krenare për rolin e sajudhëheqës në konfliktin e Kosovës” e që ubotua në Huddersfield Daily Examiner, ar-tikull i cili u botua në shtypin shqiptar metitullin “Politika e Blerit: dora e hekurt përzgjidhjen e çështjes kosovare”.

Gëzim Alpion është i pranishëm edhe përlexuesin shqiptar të diasporës si në Britaninëe Madhe ashtu edhe në Amerikë, Kanada,Itali, etj. Në shkrimet e tij ai shpesh shkruanpër vendlindjen e tij Dibrën që, siç ështëshprehur ai, ka lënë gjurmë të thella në fëm-ijërinë dhe formimin e tij. Kështu, për shem-bull, influenca e Dibrës reflektohet gjërë nëciklin e shkrimeve “Ditari nga Birminghami”të botuara në Albanian Mail në Londër përdisa javë me rradhë në mars të vitit 2003. Nëshkrimet dhe ligjëratat e tij Alpion trajton meorigjinalitet tema të rëndësishme që kanë tëbëjnë me historinë e kombit shqiptar. Kësh-tu, për shembull, në artikullin “Shqiptari:identiteti i fragmentuar”, që u botua nëLondër në 2003, Alpion argumenton se ‘frag-mentarizmi’ është tipar dallues i kombit tonëdhe se ky ‘fragmentarizëm’ është në themeltë kohezionit tonë si popull i lashtë. Nëligjëratën që Alpion mbajti në UniversityCollege London në janarin e vitit 2002 “Bar-oni Franc Nopça dhe ambiciet e tij për froninshqiptar’, pos tjerash e mbron figurën atd-

hetare, politike dhe shtetërore të Ismail Qe-malit. Origjinaliteti i mendimit, argumentim-it, guximit dhe integritetit intelektual të Gë-zim Alpion shihet edhe në morinë e interv-istave të tij nëpër mediat e shkruara dhe au-dio-televizive britanike, amerikane, franceze,slovake, serbe, malteze dhe shqiptare. Nëkëto intervista Alpion mbron vlerat dhe kul-turën e mirëfilltë shqiptare, ngre zërin nëmbrojtjte të një demokracie përparimtare,dhe Adem Jasharin e quan me të drejtë Vil-helm Telin e shqiptarëve. Mbi të gjitha,origjinaliteti i mendimit të Gëzim Alpionshikohet në reçencat e shumta që akademikenga vende të ndryshme të botës kanë shkruar

në revista shkencore për librat e tij në gjuhënangleze, veçanërisht për monografinë NënëTereza: Shenjtore apo e Famshme? (2007),si dhe Takimet e Qytetërimeve: Nga Aleksan-dri i Madh tek Nënë Tereza (2008).

Libri Gëzim Alpion dhe Fuqia e Fjalës,është një vështrim që përpiqet të ngërthejënë vete një qasje kritiko-letrare kryesisht përveprat e tij akademike, por gjithsesi edhepër poetikën e vështrimit të tij letrar që ai kashfaqur për Ismail Kadarenë, Visar Zhitin(“Visar Zhiti dhe fundi í vetmisë së Ka-daresë”), Thanas Jorgjin etj. Për romanin ekëtij të fundit, ai është shprehur se Ëndrrattreten në mëngjes, Alpion është shprehur se

është një anti-kështjellë kadareane.Duke í kundruar esetë e Dr. Alpion për

kompleksin e të huajve në raportet historikedhe kulturore mes Lindjes dhe Perëndimit,duhet theksuar se në këto ese ai e dëshmonveten si një vrojtues të hollë të anëve tëshumta jetësore. Kështu, për shembull,qytetërimin e jashtëzakonshëm egjiptian, Al-pion e shpalosë nga rrafshi í kundrimit his-torik, politik, filozofik, kulturor por edheshpirtëror.

Vëmendje e veçantë u kushtohet eseve siai për Mehmet Aliun të cilit Dr. Alpion í ësh-të qasur edhe nga ana historike por edhe ngaajo psikologjike duke bërë ‘dialog’ me tëpërmes një interviste të iamgjinuar (mënyrëkjo ndryshe e zbërthimit të një figure mad-hore historike, të cilës fjala vjen AleksandërXhuvani në vitin 1921 do t’í qasej në formëne një biografie të shkurtër, kurse Peter O.Bronshted do të përpiqej të zbërthentepërmes intervistave reale: Ali Pashë Tepe-lenën); eseut për kafenetë e Egjiptit – këto‘sallone’ e ‘oda’ ku mblidhet elita e kombitpër të rrahur mendime; eseut ‘Nusja eHapisë’ ku miti í flijimit koincidon me mitinshqiptar e me mitin e ‘më të bukurës’ që ngaParidi e deri tek kohët moderne; eseut përSfinksin, ku Sfinksi ballafaqohet me Napole-onin.

Mund të thuhet pra se tek Dr Gëzim Alpi-on shkrihen tri kultura: kultura e qytetërimittë lashtë iliro-shqiptar, kultura e qytetërimitperëndimor dhe kultura e qytetërimit të Lindjes,gjë që më së miri shihet tek esteë e tij.

Një qasje e veçantë u bëhet dramave tëDr Alpion Tollonat (2001) dhe Sikur të vde-kurit do të mund të dëgjonin (2008) që janëvënë në skenë në Angli në tre qytete – Hud-dersfield, Wolverhampton dhe Birmingham –në 2002, 2006 dhe 2008. Në këto drama Al-pion shpreh shqetësimin e tij për fatin e pafattë individit shqiptar, për tragjiken e cilapërsëritet si në një reth të mallkuar vicioz.Në këto drama Dr. Alpion vë përballë dybotë, dy prirje, dy kahje, dy mentalitete, re-alitet ky ku Leka Trimi është ai Prometheu ílidhur me vargojtë e paragrafeve të ligjeve tëemigracionit.

Libri ndahet në kapituj të ndryshëm kupërfshihet shkurtimisht biografia e tij, esetë nëgjuhën shqipe, esetë në gjuhën angleze, inter-vistat, dramat, publikimet akademike,shqetësimet për situatën politike në Tiranë etj.

Përfundimisht, libri Dr. Gëzim Alpion dheFuqia e Fjalës, përveç se mëton të jetë njëpërpjekje sado modeste për ta përmbledhurkrijimtarinë letrare dhe për ta shpalosur prir-jen e tij akademike, gjithashtu synon që nis-ma e vlerësimit të shkrimtarëve dhe intelek-tualëve shqiptarë që kanë krijuar dhe kri-jojnë jashtë Shqipërisë, por që mendojnë përte dhe që bashkudhëtojnë me Shqipërinë –edhe kur shkruajnë në gjuhë të huaj, tëripërtërihet.

Page 11: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional11/ E Diel,30 shtator 2012 PROZË

TAKIMnë Rinas

Tregim nga Tahir Bezhani

Mesi i janarit bënte ftohtë .Vërehej njëplusk bore e hollë sa për të përkujtuar stinën në të cilën gjendeshim .Qi-

ellit të kaltër grumbuj reshë lodronin para erësqë fërfëllinte gjithandej. Dielli nxirrte herë- herësyrin idhnueshëm ,ndërsa rrezet e tij pickoninme gjilpëra acari dimëror.Fatbardha ia kishtehedhur sytë qiellit të vërejtur mbuluar me rebore,të cilat ua trazonin shikimin drejtuaraeroplanëve në sfondin qiellor para se te atero-nin. Ajo gjithnjë e kishte drejtuar shikimin qi-ellit për të parë aeroplanin me të cilin i vinte ibiri saj, Sokoli. Sa e kishte marrë malli tëgjorën,pa e parë shtatë vite! Malli iu kishtembështjellë kraharorit si zharavë e nxehtë që edigjte në heshtje. Kah nuk iu treten mendimet!....

Mendoi për nënat të cilave djemtë iu ishinvrarë në luftë për lirinë e Kosovës dheato,kurrë,kurrë nuk do i shohin më!.... Dhimbjee krenari në zemër bashkë rrinë... Ajo lëviztepa kontroll,nuk shikonte se ku vente këmbënduke shikuar qiellin për të parë aeroplanin metë cilin i vinte loçka e zemrës. Çdo zhurmë idukej zhurmë aeroplani...-A është ofruar kohae ardhjes akoma-pyeti Agronin?- dhe gjithnjëishte në lëvizje me shikim kah qielli.

-Nëse nisja është e rregullt,po afrohet mo-menti i aterrimit,iu përgjigj Agroni.Oh ,sa mëka marrë malli për loçkën time! T’ia shoh atëfytyrë të buzëqeshur e të shtalpët,ato flokëkaçurrela!... Më iku nga prehri pa lamtumirëatëbotë!. Deshën katilët të ma dërgonin ushtarnë Bosnje,në fronte lufte,në tokë të huaj.. Ah,Zot!...ofshani me gjithë shpirt! Na i përzunëgjithë djemtë,na i lanë duart të thata,sytë tëmbushur lot,zemrën plot mall , të zbrazët.-Ja,povjen aeroplani!-foli Agroni. Po vjen edhedjali,loçka jonë e zemrës,shpirti i mamit e babit!Po ateron ngadalë në pistën e Rinasit. Lëshohejsi një pëllumb para folesë se vet.Fatbardha hap-te sytë qiellit,sillej duke kërkuar me sy aeropla-nin. Më në fund e pa atje larg,në drejtim tëDajtit,fluturonte si një shqiponjë, lirisëqiellore.Tani më në pistën e aeroportit tëRinasit,u dëgjua prekja e gomave dhe piskamae motorëve të aeroplanit para ndaljes në pikëne duhur. Të gjithë u drejtuan kah dera e daljessë pasagjerëve. Secili donte të ishte më afër tëvetit. Agroni e Fatbardha gjetën një shkëmb telartë dhe nga më të parët hipën majë tij, për tëparë të gjithë pasagjerët që dilnin nga dera ekontrollit të aeroportit. Hapnin sytë që i biri ityre mos te kalojë pa e parë. Bebëzat e syrit tëtyre ishin shndërruar në një detektor për tazgjedhur birin e tyre në mesin e qindra njerëzve.Sa më afër momenti i takimit me të birin,te Fat-bardha e Agroni krijoheshin emocione te forta.Kishin filluar të dridheshin,të mbaheshin përnjëri tjetrin,të lotonin nga gëzimi,nga malli që idigjte plot shtat vite pa e parë .Duke shikuarrreth e rrotull,pa pritur dëgjoi një zë, si një erëqë miklon fytyrën kur bën vapë.-Ja,shikoi kukanë hipur!- Në majë shkëmbi- i thotë Sokolinuses së vet,Pakës.-Më jepni dorën dhe zbritningadalë,shikoni afër e jo larg,ja ku jemi-foliSokoli ,ndërsa Fatbardha e Agroni zbritën ngashkëmbi duke u hedhur në përqafim të gjatë medjalin dhe nusen e djalit.....

Lotët nuk ndaleshin,dëneset ishin të thella

dhe të përziera me zjarr malli .Heshtje e gjatënë Rinas! Asnjë pyetje nuk mund t’ia bënin njëritjetrit! Vetëm shikoheshin e atoshikime,digjeshin flakë në gaca përmallimi tëkohës që përcëllonte çdo gjë.-Ani,si je nënë meshëndet,si i ke kaluar këto vite,je lodhë eplakë,je dërmuar nga malli,po?!..-ia nisi bisedësSokoli dhe prapë fjala i ngeli në fyt e

përgjysmuar.Fatbardha nuk kishtepërgjigje,flisnin lotët e saj....-Po ti babi,iu drej-tua Agronit,si ke qenë? T’u paskan zbardhurflokët,paskan filluar rrudhat!-shtoi dhe fytyra ilëvizte çdo sekondë, merrte herë një pamje,herënjë pamje tjetër...

- Po,mirë, Sokol, kaluam disi,si në okupimmë!... Nuk e kemi akoma lehtë,presim të bëhet

mirë dhe të ktheheni në vendlindjen e tuaj edheju rinia që humbët të gjithë. Të vazhdoni jetënnë trojet e tuaja! Këtij okupatori do t‘i vijë fun-di së shpejti!- përfundoi bisedën Agroni gjersashikonte të birin pa ia hequr sytë nga malli....

Duke ndier emocione të forta e të përzierame nostalgji kohe, Sokoli u mblodh për ta pye-tur babin se si kishte kaluar kohën në burg përmë se dy vite,por para syve i doli pamja egjyshit,i cili kishte vdekur tri vite pasi Sokolikishte ikur në azil.

-Gjyshi iku nga kjo jetë shume herët! Ti umërzite shumë,të ranë punë të rënda,mirë që jegjallë,o baba! Qofshin të kaluara! Mos upërsëritshin më!... dhe lotët nuk kishin tëndalur....

* * *

Agroni duke vërejtur se koha kalonte,ditaishte e shkurtër dhe të ftohtit e mbrëmjes vintepa diktueshëm,ndërhyri duke u thënë se nëbanesë do bisedojmë gjerë gjatë për çdo gjë dhepër gjithë kohen qe nuk jemi parë, sado pak doçmallemi.

-Ikim për Durrës,atje ku kemi zënë banesëndhe presin familjaret e tjerë. Të gjithë u pajtuan!....

* * *Ishte mesi i janarit,pikërisht,15 janar

1999,në një lagje të Durrësit banuam një javë.Shpesh mungonte rryma dhe nuk i shihnin fy-tyrat e njeri tjetrit aq të përmalluara. Shiko-heshim përmes flakës së qirinjve të cilëttreteshin shpejt dhe kundërmonin si të ishim nëkishë për ndonjë festë. Në mungesë rryme përtë parë e dëgjuar lajme në TV sizakonisht,kishim rrethuar të gjithë një transis-tor për te dëgjuar lajmet për Kosovën.Lajmet epara filluan me ngjarjen e Reçakut ku policiaserbe kishte vrarë e masakruar shumë njerëz tepafajshëm. Masakrën e kishte parë me sytë evet edhe ambasadori Volebec. Në dhomë raheshtje zie Kjo zbraztësi zëvendësohej me ko-mentime për barbarinë e armikut. Biseda tëpafund......

* * *Ditët ikën shumë shpejtë. Azilanti duhej të

kthehej në Gjermani,ndërsa Fatbardha e Agro-ni ,në Kosovën e okupuar,plot zjarr lufte eshumë paqartësi jete!...Viti 1999 ishte vit shumei përgjakur për lirinë e veshur trupit të heronjvetë këtij populli të shumëvuajtur. Malli mbetibrengë e familjeve,ndërsa djemtë tanë, akomarrugëve të botës edhe pas shumë vite lirie......

Page 12: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

12/ E Diel,30 shtator 2012nacional

CMYK

REKLAMË

2012PARTYNIGHT

2012PARTYNIGHT

ADRESA: BULEVARDI BLU KAMEZ • PERBALLE SHKOLLES SE MESME KAMEZ • CEL: 0685552577

pub

ALTO

N

ÇDO DITË ORA: 22:00MUZIKË LIVE & DEEJAY PARTY

Ju ftojmë të festojmë sëbashku në ambientet tonaProgrami: music live & të ftuar special & party Deejay nga më mirët

Page 13: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional13/ E Diel,30 shtator 2012

CMYK

INFO

PROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITPROJEKT - MUZEU I FILMITMuzeu i Filmit do të jetë një gershetim mes artit si funk-

sion komunikimi, por dhe ekspozitave, katalogjeve, fletë pal-osjeve, kritikave profesionale. Do të jetë një auditor arti përtë gjithë. Do të jetë një ndermjetesim komunikimi i një po-tenciali kulturor të trasheguar në vite. Mesazhet e kulturesqë do të perçojë Muzeu i Filmit do te jene atraktive per tegjithe, dhe jo vetem per profesionistet.

IDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREIDEJA THEMELOREMuzeu i Filmit bazohet në arkivat dhe në trashgiminë e pasur të ish Kinostudios "Shqipëria e Re". Sot

Albafilm-i ndodhet në të njejten ndertese historike e dinjitoze të Korpusit Qendror, një akitekture qëështë një muze në vete. "Filmi në Vite", "Rrugetim në historine e Artit të Shtate", "Arti dhe Diktatura". Nder-thurja në doza shkencore ndërmjet arshives dhe kulturës së kohës!

Muzeu i Filmit, i pari i këtij IIoji në Shqiperi, do të ketë një përmbajtje sa artistike aq edhe shkencore.Në qender të projektit do të jete krijimi i një Muzeumi-Identitet -Krenari-Dialog Brezash-Teori-Prak-tike-Zhvillim projektesh kulturore shkencore.

Për reklama në Gazetën & Radio TV online “Nacional”Për reklama në Gazetën & Radio TV online “Nacional”kontaktoni në nr. e telefonit

067 22 58 506068 58 97 [email protected]

FrekuencatFrekuencat93.6 mhz për Shqipërinë e mesme dhe Jugun

95.0 mhz për pjesën veriorewww.radionacional.al

Page 14: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

14/ E Diel,30 shtator 2012nacional POEZI

DASHURIARROFTË!

Nga Sinan Kërpaçi

KUR AJO SHFAQETI urreva të gjitha gjuhët, vetëm të nënës jo,kur më foli Ajo e nuk kuptova ç‘më tha.

Foli nga një kontinent larg, brenda vetes,foli shumë.Ajo lodhej të kuptoja unë.

Nuk ishte zë celulari: qe baticë deti, valë.“ Mos m`u lodh!”, i thoja në shqipkur s‘i kuptoja ato fjalë.

Më kumboi në vesh magazina – e madhja sa Ajo,fjalët m‘i ngriu pas mesnate në minus njëzet gradë.Po ai zë nga qielli: o njeri me fat, mësoje gjuhën e saj!

Mësoje gjuhën me hieroglife, o fatlumë,thotë: “ Më prit në minus njëzet gradë”,këmbëngul një kontinent larg kaq shumë

. . . akullin polar të minusit për ta shkrirëme gjuhën e saj kur jep e merr frymë,kur shfaqet , e tëra e zbuluar, si Kinë.

Biblioteka Kombëtare, 15, 6, 2012

DASHURIA RROFTE !Sa femra desha, sa më deshën e sa nuk,sa seriozisht e sa në mënyrën më kot!

Ca u dashuruan me mua kur u pëlqeva,(dikush, kur pati, derdhi dhe lotë)ca u dashuruan me vargjet kur i kisha me dy kuptime,(mbase menduan: Poeti isha unë)ca u dashuruan me paratë kur më vinin lumë,(në sytë e tyre në seks isha Tomorr)ca më duan dhe me xhepat bosh si tani që mendojse mund t‘i mbush me vjersha, (të tilla s‘bëhen shumë)vetëm njëra, ajo që e rrëzova nga garrdhi në Zululanddhe e putha si me zor më do si e desha.

E rrëzova atëherë kur e kisha emrin Dashuri,tundja zilen e saj kodër më kodër.

S‘e lashë të binte në tokë, e mbajta në ajër,si “ student Tirane” e putha fort, fort,derisa ajo i dorëzoi, i hodhi armët te ai që e sulmoidhe tha : Dashuria Rroftë!

Jepi varkës, lëvizi lopatat të shëtisim bashkënë hapësirën e dashurisë, në atë pa fund:tund një zile kodër më kodër,një zile që s‘më lë të humb.Ti e dëgjon, thua e thua: Dashuria Rroftë!

Të puth në ajër, të mbaj në det, s‘të lë të prekësh tokë.

Gjiri i Lalsit, 17, 6, 2012

NUMERA QE BIENHerën e parë pasi doli në mëngjes nga dhoma imee hoqi njëshin nga dera me numërin 731,herën e dytë hoqi treshin po në mëngjes,herën e tretë hoqi shtatën pa hyrë ende brendadhe më tha mua kur m‘u lëshua në krahë:kjo është shtëpia ime.

Sa më dha mundësinë të merrja frymë iu përgjigja:nesër unë jam në fluturimin tjetër,perandoria ime këtu në mbrëmje bie,ti s‘të pranon më kush,nuk hapet nga brenda dera që i rrëzove numërat,të duhet një çelës, s‘e ke më një vend.

Nuk foli më, më lëshoi dhe gati sa s‘u shemb.

Edhe për këtë e kisha parafabrikat një përgjigje:hip në boeingun tim të kujtimeveku e meriton 100 përqind një sedilje,me mua nëpër qiell rend...

Kështu i thashë atëherë kur u bëra i lig dhe ika.

Biblioteka Kombëtare, 12, 6, 2012

DO TA THERRAS FORTUnë e flas emrin tënde brenda nuk e kam një zjarr:duhet të ikësh nga ky kontinent i largët,të ngjitesh në Gjinaz,të mbledhësh ca dru të thata,t‘i biesh me sëpatë në mallisit qarr.

Drutë t‘i ngarkosh në samarin e mushkës

e nëna ime në oborr të pjekë bukën,të ushqejë gojën e furrës.

Kur të ndash thërrimet e bukës me zogjtëemrin tënd do ta thërras fort.

Biblioteka Kombëtare, 6. 6. 2012i përshkëndit

Nga Mevlud Buci

MUNGESA

Për mungesë të çelësit dera mbeti hapur,Për mungesë të derës asgjë s’u bë zapPër mungesë të shtërngesës muri u tronditPër mungesë të murit shtëpia s’dha dritëPër mungesë të dritës u shemb tavaniPër mungesë të tavanit u përbalt tabaniPër mungesë të tabanit u shembavlliaPër mungesë të avllisë vajti gjithë shtëpia…

BALLI I LARTËSIVE

Balli i lartësive,Mblodhi gjithë flladet e ngrira.E mbeti sipër honeve,Mbi rrëpira.E ai që u dha zjarr bardhësive,Gjoks zbuluar mbeti,Stuhive…

MALET E MIA

Malet e mia,në ëndrra u shoh,Kreshtazbuluar në agime,Në muzgje të thella ku regëtinë,

Flladet ndezin dashurinëNjë zemër që bën oh!Male krenare, të serta, bujare,Kurizë, kurrizë si dallgë të ngrira,Aty ku pareshtur dërmohej,Robëria nga krenaria…

BORA

Mbi lisa,brigje, zaje,Bie dëborë pareshtur,Duke u shkrirë në gazavaje,Me frymën e saj të mekur.Si tel i çiftelisë dridhet një zë,Sikur kënga të mbytet,Bora savanin e bardhë vë,Mbi fshatrat dhe pyjet.Si duf i qiejve përmbi tokë,Duke sjellë një përhumbje dinake,Bie pareshtur flokë-flokë,Nëpër trille imagjinate…

KUR IKE TI

Deti u ngritngashtrati i vet,dhe u përplasnëbreg

veten mori mbrapsht lumi,po burimin s‘e gjet.Gurra e kristaltëE syve të tu,S‘dihet ku shkoi,Logun tim të zemrës,Shkretëtira e mbuloi…

QIEJ

Qiej të kaltëruar,Qiej me re pafund,U dashka të jeshë zgalem,A titan hyjnor,Që mos mbytesh,Në oqeanin qiellor

FJALËT E NËNËS

Askush nuk këshillon si nëna,Kujdes ,bir me dashurinë,Libratqë gjermë sot janë shkruar,Nuk e kanë peshën e saj, urtësinë..Fjalët e saj janë si zambakëQë çelin në çdo stinë,

Vetëm kur pakujdesia na hedh nëlak,Fjalët e saj më mire i dimë..

LEGJENDË…

Bjeshka ime kësulëbardhë,Legjendë e moteve të shkuara,Tek ty bubullonin me radhë,Rrufetë e përvëluarta.Në lojë të lëkurës së maleve,Hapeshin plagë,tragjedi,Legjendë ishte të ishe plak,Legjendë të ishe i ri..Tani vetmia të ka mbuluar,Vetmi e braktisjes,Dhe bar i egër si mjekër e vonuar,Për tragjeditë antike…

GURI

Zemra plagoset nëpër gryka malesh,Gurët bien rrëpirave nga moti i lig,Kaq shumë gurë si rruaza në qafa vajzash,Të trishtë si më i trishtuari vit.Zemra zbret poshtë në zaje,Në funde luginash ku gurët flenë.Të nanuris ura nga gjuhët e valëve,Qërrokullisjen e tyrerrëfejnë…

Page 15: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional15/ E Diel,30 shtator 2012 STUDIM

“Agjencitë e administrimit kolektiv(AAK) janë persona juridikë të krijuara në

formën e organizatave jo fitim prurëse(OJF). Këto agjenci janë të krijuara nga

bashkimi vullnetar i mbajtësve të të drejtavetë veprave artistike muzikore, letrare, shken-core të cilat i kanë kaluar për administrim

Agjencive, AAK që ti administrojnë këto ve-pra si edhe përcaktojnë metodologjitë e llog-aritjes së vlerës për përdorues të kategorive

të ndryshme, duke komunikuar me këta tëfundit dhe duke i vënë në dijeni mbi dety-

rimet ligjore ndaj mbajtësve të të drejtave.”

Nga Evien Dako

E drejta e Autorit është termi ligjor që i njehkrijuesit të veprës të drejtën ekskluzive mbi të,por gjithashtu i njeh edhe mbajtësit të veprës tëdrejtën që të shpërblehet për veprën, të vendosëse si vepra e tij do të komunikohet në publik,kush mund ta përdorë atë, dhe kush mund tëpërfitojë nga ajo, pasi njerëzit që krijojnë, prod-hojnë ose investojnë në vepra krijuese janë tëvetmit që vendosin nëse, si, kur si kjo vepërmund të vihet në dispozion të publikut, me tëgjitha format e përdorimit të tij.

E drejta e autorit vjen nga Parimi se çdo llojprone mund të përdoret ashtu siç dëshiron pr-onari dhe askush tjetër nuk është i legjitimuarta përdorë pa autorizimin e tij.

Autorët apo mbajtësit e të drejtave kanë tëdrejtë që të administrojnë veprat e tyre vetë aponë mënyrë kolektive. Një nga praktikat botëroremë efikase ka qënë mbledhja e detyrimevenëpërmjet sistemit të menaxhimit kolektiv, përtë vetmen arsye se nuk mund të imagjinohetamullia që do të vinte si pasojë e kontaktimit tëcdo subjekti tregtar nga secili titullar i vepravetë ndryshme artistike, letrare më vete, dhe hum-bjen e kohës që do i shkaktonte kjo çdo lloj bi-znesi për të dëgjuar dhe për të lidhur mar-rëveshje me secilin Autor apo titullar.Agjencitëe administrimit kolektiv (AAK) janë personajuridikë të krijuara në formën e organizatave jofitim prurëse (OJF). Këto agjenci janë të kri-juara nga bashkimi vullnetar i mbajtësve të tëdrejtave të veprave artistike muzikore, letrare,shkencore të cilat i kanë kaluar për administrimAgjencive, AAK që ti administrojnë këto veprasi edhe përcaktojnë metodologjitë e llogaritjessë vlerës për përdorues të kategorive të ndry-shme, duke komunikuar me këta të fundit dheduke i vënë në dijeni mbi detyrimet ligjore ndajmbajtësve të të drejtave.Në kushtet përmbrojtjen e pronësisë Artistike dhe për rreg-ullimin e marrëdhënieve ndërmjet Autorit,mbajtësit të të drejtave dhe përdoruesit të ve-prave Artistike është miratuar Ligi 9380, datë28.04.2005 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drej-ta të tjera të lidhura me të” (LDA). Ky ligj ba-zohet në kuadër të zbatimit të nenit 73 të Mar-

Një nga praktikat botërore më efikase, mbledhja edetyrimeve nëpërmjet sistemit të menaxhimit kolektiv

E DREJTA E AUTORITDHE ROLI I AGJENCIVE TËADMINISTRIMIT KOLEKTIV

rëveshjes së Asocim Stabilizimit, si dhe kon-ventave apo marrëveshjeve të tjera të Rati-fikuara nga Republika e Shqipërisë, në të cilatparashikohen detyrimet e shteteve anëtarë nërespektimin e të Drejtave të PronësisëIntelektuale.Në pjesën IV të këtij Ligji parash-ikohet Administrimi i të drejtave pasurore tëautorit dhe të drejtave të lidhura me të në mënyrëkolektive, përkatësisht nenet 102-116 ku parash-ikohen të drejtat dhe detyrimet e AAK-ve, siedhe mënyrën e krijimit dhe funksionimit. Njënga AAK e parashikuara në këtë seksion ështëedhe AMP, e cila ka për qëllim mbrojtjen e in-teresave të prodhuesve të veprave muzikore.Agjencia e Mbrojtjes së të drejtave të Produ-centëve AMP, ka në përbërje të anëtarësisë sësaj të gjithë prodhuesit e veprave artistike muz-ikore, të cilët janë persona/subjekte të cilët in-vestojnë në krijimin e këtyre veprave dhe bëjnëtë mundur vënien në dispozicion të publikut nëformat e mbajtësve të zërit dhe figurës (cd, dvddhe të tjera të ngjashme me to).

Agjencia e Administrimit Kolektiv të tëDrejtave të Prodhuesve (AMP), është licenc-uar me Urdhrin e Ministrit të Turzimit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve nr. 18, dt. 23 janar 2012,të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 5, datë16.02.2012, si përfaqësuesja e vetme e tëdrejtave të prodhuesve muzikorë në Republikëne Shqipërisë, për më shumë informacionwww.amp.org.al. AMP vepron në fushën e tëdrejtave të lidhura me të drejtën e Autorit dhesi e tillë ka si detyrë të vetën të bazuar në (LDA)nenet 112-116, si edhe në statutin e saj,mbrojtjen e interesave të prodhuesve të muz-ikës nëpërmjet formës së administrimit kolek-

tiv duke i përfaqësuar ata në përdorues të ndry-shëm të veprave artistike muzikore, në mënyrëqë puna e tyre dhe investimet e tyre të mosshfrytëzohen pa lejën e mbajtësve të të drejtave.

Një nga funksionet e tjera të krijimit të kësajAMP-është edhe lehtësimi i komunikimitndërmjet (Përdorues-Titullar të drejtash), in-formimi dhe monitorimi i subjekteve nëpërm-jet kontaktit me Agjentët e AMP, për rregullimine kësaj marrëdhënie ashtu si parashikohet në(LDA) por edhe në statutin e AMP. P.sh do tëishte shumë herë më e vështirë të kontaktohejme të gjithë prodhuesit e muzikës në mënyrëindividuale nga përdoruesit e veprave artistikemuzikore.Qëllimi kryesor i mbledhjes së tëardhurave nga AAK është shpërndarja e këtyretë ardhurave në anëtarët e saj sipas metod-ologjisë së miratuar nga Asambleja e kësajAgjencie dhe të pranuar nga Zyra Shqiptare përtë Drejtat e Autorit (ZSHDA). ZSHDA ështëinstitucion publik në varësi të MTKRS, dhe kapër detyrë monitorimin e AAK-ve dhe të sub-jekteve përdorues të pronësisë Aristike, Letrare,Shkencore. Ajo në çdo rast ka të drejtë si ven-dosjen e masave administrative ndaj për-doruesve të muzikës të cilët nuk janë pajisurme lejën e AAK-ve për përdorimin e vepravemuzikore, por edhe të propozojë pezullimin eLicencave për cdo Agjenci e cila nuk ka për-mushur detyrimet Ligjore dhe Statutore. (Përmë shumë Informacionëëë.zshda.gov.al)Mënyra e organizimit financiartë AMP është ajo e një Organizate Jo Fitimpru-rëse (OJF), e cila vetëfinancohet nga të ardhu-rat e grumbulluara nga përdoruesit, dhe ndahetsipas sistemit ku 75% u shpërndahet titullarëve

të të drejtave dhe 25% për shpenzime opera-tive që i takojnë AAK.AMP ka filluar aktivite-tin e saj në terren në 1 Mars 2012, dhe ka infor-muar dhe kontaktuar mbi 6000 subjekte në qyte-tet kryesore të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi,Shkodra, Vlora,Fieri,Korça, Pogradeci etj. Ngatë ardhurat e grumbulluara në 6 muaj të funk-sionimit të saj ka realizuar 2 herë shpërndarjene të ardhurave te titullarët e të drejtave për tëcilët nga mbledhur shpërblimet nga përdorues-it e veprave muzikore, duke realizuar në këtëmënyrë qëllimin e krijimit të saj.AMP me qëllimzbatimin sa më të mirë të detyrimeve të saj siedhe implementimin e praktikave më të miraLigjore Botërore, ka grupuar staf me bazë Ju-ridike dhe eksperiencë në fushën e PronësisëArtistike. Kjo AAK ka pregatitur dhe shumëshpejt do të fillojë fushatën e saj sensibilizuesenëpërmjet mediave të ndryshme por edheBroshurave për sensibilizimin e të gjithë sub-jekteve për shpërblimin e Titullarëve të tëdrejtave bazuar në LDA.

Nga gjithë veprimtaria e AMP hasen edheshumë vështirësi, të cilat kanë lidhje mendërgjegjësimin e subjekteve për të zbatuarLigjin, por edhe me indiferencën që ata tregojnëpër veprat që përdorin duke cënuar hapur tëdrejtën e personave krijues dhe artin në tërrësi,por edhe në respektimin e Krijimtarisë intelek-tuale e cila quhet me termin Ligjor PRONËSIINTELEKTUALE (PI). Ky parashikim (PI)vjen me qëllimin për të identifikuar me saktësise veprat artistike, letrare, shkencore janë Pronë,dhe si e tillë i takon vetëm e atij që e ka krijuardhe duhet të respektohet shprehja e vullnetit tëtij.Vështirësi tjetër është edhe identifikimi i sub-jekteve ku një pjesë e tyre pamvarësisht se ush-trojnë aktivitet tregtar veprojnë pa licencë dhesi të tillë mendojnë se mund të shfrytëzojnëgjithcka që e kanë të nevojshme për aktivitetine tyre pa i marrë lejë askujt.Në çdo rast AMPka filluar të përgatisë dokumentacionin enevojshëm për fillimin e proçedurave Gjyqë-sore (Penale, Civile), për të gjithë ata subjektetë cilët nuk përmbushin parashikimet e LDA-së, por edhe për ata të cilët me mënyra të ndry-shme mundohen të mos respektojnë të drejtatqë vijnë nga (PI). Ku vlen të përmëndim disalloj subjektesh të cilët deklarojnë shumë thjeshtse kanë kontrata me mbajtësit e të drejtave dhenuk kanë bërë asnjëherë publike asnjë mar-rëveshje të tillë.

Për të gjithë rastet e vështirësive që hasinAAK-të një falenderim i takon Gjykatave tëTiranës, Durrësit, Vlorës, etj; Drejtorinë ePërgjithshme të Tatimeve dhe në vecantë njës-inë Task Force të cilat kanë dhënë një ndihmëshumë të madhe në zbatimin e legjislacionit nëfuqi dhe bashkëpunimit të treguar. Ndërkohë njërol të vecantë kryen dhe ZSHDA e cila në zba-tim të detyrimeve ligjore pavarësisht se ështëinstitucion i ri ka filluar të identifikojë të gjithaproblemet si të AAK-ve ndaj përdoruesve poredhe të Përdoruesve ndaj AAK-ve, për të ven-dosur baraspeshën në raportin Titullar i tëDrejtave-Përdorues.

Page 16: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

16/ E Diel,30 shtator 2012nacional PROZË

XhekiNga Meri Lalaj

Atë mëngjes mesjanari me qiell të ngrysurdhe me erën e akullt, që frynte nga deti, Xhe-ki, zonja shtatlartë, me fytyrë të hijshme, meata flokët e dendur me fije paksa të thinjura,që i pat krehur e ngritur përpjetë si kurorërrotull kokës ishte ulur në një kolltuk pranëdritares me qelqet e puthitura mirë, supevekishte hedhur një shall të madh të leshtë. Pasivuri syzet, ajo, me duart që i dridheshin, atoduar të bukura të bardha me gishtërinj tëgjatë, me zemrën që i përpëlitej në gjoks dhesytë e mbushur plot me lot, po lexonte copat eprera nga disa numra të gazetës “Daily Ex-press”. Në krye të faqes 11, të datës 15 janar1990, me gërma fare të vogla ishte botuarlajmërimi, që kishte bërë ajo vetë për të gjeturbabain e saj. Një baba, të cilin thuajse nuk embante mend fare, ai e kishte lënë dy vjeçedhe ishte zhdukur, e njihte të atin vetëm ngarrëfimet e nënës të saj, Merit. Një baba, të cil-in ajo e kish kërkuar gjatë gjithë jetës, ekërkonte edhe tani kur sapo kish mbushurpesëdhjetë e tetë vjeç. Aty ishte shkruar emridhe mbiemri i tij, vendlindja: Shqipëri, viti ilindjes: 1908, vitet e shkollimit në Kamborn:1929-1933, anëtar i Institutit të Minierave nga1932-1938. Dhe më tej emri i saj: Xheki Bel-kiz, numri i telefonit për ata persona, që dininndonjë të dhënë për të atin. Askush nuk i kishtelefonuar. Poshtë njoftimit të saj me gërmashumë të mëdha ndodhej shkrimi i njëgazetares, e cila informonte nga Vjena: “STU-DENTËT VAREN NË RRUGË”, me nëntitull“Gjakderdhje, ja se si Shqipëria i shtyp re-belët”. Sytë e Xhekit mbetën për pak çastengulur tek fjala “varen”, nuk mund ta përfyty-ronte se si mund të varen njerëzit, aq më paksi mund të varen studentët këta djem e vajzatë rinj në lulen e moshës. Ngjarja kish tëbënte me Shqipërinë. Atje po ndodhte hatajasiç njoftonin lajmet në radio e televizion, ko-munistët po terrorizonin studentët. Pas rrëz-imit të Murit të Berlinit, pas vrasjeve në Ti-mishoarë të Rumanisë, ndryshimeve të mëdhatë sistemeve në Europën Lindore, ja tani mësë fundi edhe në Shqipëri, ndonëse me shumëvonesë krahasuar me vendet e tjera ku kishsunduar komunizmi. Po kjo gazetë në datën11 janar kish botuar artikullin “Shqipëria nëkrizë, revolta rritet” ku shkruhej se në Sh-qipëri mund të ndodhte një plojë edhe më emadhe sesa ajo e Rumanisë, që kish ndodhurnjë vit e ca më parë. Në datën 12 janar ishtebotuar shkrimi “Shqiptarët e kryqëzuar” sho-qëruar me një foto të fytyrës të qeshur,dhelpërake dhe të ngrirë të Ramiz Alisë. Atyshkruhej se ishin qëlluar me armë tre të rinjteksa po përpiqeshin të kalonin kufirin ngaana e Jugosllavisë dhe pastaj forcat e Sig-urimit i patën rrëmbyer trupat e tyre ashtu tëvdekur, i kishin mbërthyer mbi copa dër-rasash, i kishin hedhur mbi një qerre kuajshdhe i kishin shëtitur nëpër rrugë për të tmerru-

ar popullin, atë popull të terrorizuar e tëmasakruar që prej dyzetë e katër vitesh prejkomunistëve. Në datën 15 janar një shkrimtjetër, i po kësaj gazete shkruante, “Ushtriashqiptare godet frikën dhe protestat shtypen”.Mendja e Xhekit shkoi larg, atje në Sh-qipërinë e vogël mbushur me male. Ajo gjatëjetës të saj kish parë vetëm disa kartolina tëatij vendi me det, lumenj dhe male. Tani popërpiqej të përfytyronte rrugët e tij të përg-jakura, ulërima të viktimave, ushtarë të frik-shëm dhe të frikësuar, të cilët i detyrojnë që tëvrasin bashkëmoshatarët e tyre të pafajshëm... Po babai i saj ku ndodhej? Vallë a jetonte?Duhej të ishte i martuar dhe të kishte fëmijë.Pra, atje diku ajo kish një motër, një vëlla apomë tepër. Po vallë çfarë po ndodhte me ta? Popërse nuk bëheshin të gjallë? Xheki dontevetëm sa t’i njihte, kishte mall për ta, një malli përjetshëm, i cili i pat kapluar krejt qelizat eshpirtit të saj. Ajo e kish krijuar familjen e vetprej shumë vitesh; me burrin, një vajzë dhenjë djalë, madje ishte bërë edhe gjyshe. Veçndihej keq sa herë që përmendej fjala baba.Ajo e dinte edhe në shqip këtë fjalë, ia kishmësuar e ëma, i shqiptonte bë-të si pë dhe fja-la i dilte diçka si: “pbapba”. Ajo e dinte edhepërse emrin e dytë e kishte Belkiz, këtë emërmbante njëra nga motrat e të atit, pra, halla esaj dhe ashtu siç ia kish shpjeguar e oma.

Kurrë gjatë tërë jetës të saj nuk e kishteparë në ëndërr të atin, sepse nuk i pat mbeturnë mendje asnjë shembëllim i fytyrës së tij.Një kujtim i largët i dilte shpesh para syve, nënjë kohë më të vonë, kur ishte katërmbëdhjetëvjeçe, një ditë ndërsa po shëtiste me nënën nëparkun e qytetit papritmas nga një rrugicëanësore mbuluar nga të dy anët me shkurre tëgjelbra doli një burrë shtatmadh i veshur meuniformë ushtarake, e cila ndryshonte nga uni-format, që kishte parë Xheki. Ai me ta parëvajzën i thirri: “Belkiz!” dhe e përsëriti këtëfjalë edhe një herë tjetër: “Belkiz!” duke zgja-tur dorën e djathtë veshur me dorashkë në tëcilën mbante një kuti si të argjendtë. Xhekihodhi dy hapa drejt tij, por e ëma e ndali dukei thënë: “Xheki, eja këtu!” dhe ajo e bindur ukthye duke e kapur nënën përdore disi e frikë-suar dhe me vështrimin nga pas tek ai ushtara-ku i panjohur, që ngeli aty i hutuar pa ditur seçfarë të bënte. Xheki iu drejtua së ëmës me zëtë lartë: “Si është e mundur që ai njeri e diemrin tim, emrin që e kam të shkruar në certi-fikatë, por që askush nuk ma di dhe nuk mapërmend?” Nëna e tronditur iu përgjigj se metë mbërritur në shtëpi do t’ia tregonte tëgjitha. Atë ditë ajo i rrëfeu se nuk ishte bijë eTomasit, i cili e kish rritur si bijën e vet, por enjë shqiptari me emrin Riza, për të cilin ajo,nëna e saj nuk dinte se ku ndodhej tani, nëShqipëri apo në ndonjë vend tjetër, ishtendarë prej tij dymbëdhjetë vite më parë. “Aiështë babai yt, ndoshta ndonjë ditë do ta tako-sh....” përfundoi e ëma. Që nga kjo ditë Xhek-it iu ngjall një dëshirë e papërmbajtur, një

mall i parrëfyer për të njohur babain e saj tëvërtetë, çdo natë para se të flinte sajonte bise-da me të, i tregonte atij, babait të përfytyruar,gjithçka që i ndodhte në jetën e përditshme.Disa muaj pas takimit me atë ushtarakun epanjohur, ndodhi një mrekulli, një njeri,familja e të cilit jetonte fare pranë shtëpisë sëtyre, atë njeriun shumë vetë e kishin qarë dhei kishin bërë përshpirtje në kishë, por befas aiu kthye, kështu Xhekit iu ngjallën shpresat seedhe i ati i saj mund të vinte ashtu siç erdhigjallë e shëndoshë nga lufta babai i Sarës,shoqes të saj, që e dinin të vdekur, të vrarë nëllogore, lajmin e pat sjellë një shoku i tij, i cilie kishte parë tek e tërhiqnin zvarrë të plagosurnga fusha e betejës, megjithëse Lufta e DytëBotërore kish gati dy vjet që pat përfunduar,ai erdhi pasi ishte mjekuar e shëruar nëpërspitalet e Europës.

Po cili pat qenë ai burrë i veshur ushtarakqë u shfaq atë ditë në park? Sigurisht nuk ish-te i ati sepse këtë e vërtetonte e ëma, aq mëshumë se babai i saj nuk kish të bënte fare meuniformat ushtarake. Vallë mos ishte dikush idërguar prej të atit për ta gjetur? Po çfarëkishte ai në kutinë që mbante në dorë? Tërëjetën ajo vriste mendjen për shfaqjen e papri-tur të atij oficerit dhe nuk e zgjidhte dot si tëishte një diçka që kish të bënte me tjetërkënddhe jo me atë vetë. Asgjë nuk i pat mbetur qët’i kujtonte të atin veç disa pullave shqiptareme fytyrën e mbretit të tyre, pulla të mbeturanga letrat, që ai i pat dërguar nënës të saj.(Xheki kurrë nuk do ta mirrte vesh se babai ipat dërguar me anën e atij ushtarakut, që ishteshqiptar, por me pasaportë angleze, një byzy-lyk me gurë të çmuar si për t’i thënë se ai nuke harronte dhe nuk do ta harronte kurrë.)

Tërë jetën Xhekit i pat pikuar në shpirt ei dhembte zemra sa herë që shihte nëpër cere-monitë martesore baballarët tek shoqëroninpër në altarin e kishës për t’u kurorëzuar bijate tyre, apo tek vallëzonin me ato në hapje tëdasmës. Erdhi dita. Në dasmën e saj e sho-qëroi Tomasi, ky baba aq i përkujdesur, me tëajo vallëzoi e veshur nuse me të bardha e përpak çaste i ngriti sytë lart drejt qiellit sikur tëdonte ta kërkonte dhe ta gjente atje atin e sajtë vërtetë. Më vonë tok me bashkëshortinnëpër udhëtimet e saj në Paris apo Nju Jork saherë që i binte rasti të haste shqiptarë Xhekipyeste për babain e saj, Rizain. Njerëzit sapodëgjonin emrin e tij ngrinin supet e mënjano-nin sytë për të mos hasur vështrimin pyetës tësyve të saj. Askush nuk e njihte, por heraherës ajo e ndiente sikur njerëzit diçka i fshih-nin, sikur ngurronin të formonin fjalë teksapërgjigjeshin ashtu kuturu si të hutuar.

Pas katër ditësh duke i lexuar edhe njëherënga e para artikujt e këtyre ditëve dhe dukemenduar se komunizmi do të gremisej edhenë Shqipëri siç pat ndodhur me vendet e tjeratë Europës Lindore, Xheki vendosi që t’i shk-ruajë një letër dikujt, një shoqate shqiptarepër ta ndihmuar që të gjente të atin. Data ishte

19 janar kur e shkroi letrën me lot në sy dhezemërdridhur. Menjëherë u vesh dhe u nis përtek zyra e madhe e postës duke ecur me hapatë vendosur e postoi po atë ditë. Të gjithashpresat i pat varur tek ajo letër duke i dër-guar lutje Zotit, por ajo nuk mund ta dinte dheasqë mund ta merrte me mend se letra e sajmbërriti tek një zyrë para tryezës të së cilësrrinte ulur serioz e i vrenjtur një zotëri pa flokënë kokë, shtatshkurtër e rondokop, veshur menjë kostum të zi, këmishë të bardhë e kravatë tëkuqe, tek jaka e xhaketës ai pat mbërthyer njëdistinktiv me gërmat e kuqe flakë: “PPSH”kurse para duarve mbante një libër me kujtimepër diktatorin e Shqipërisë shkruar nga shoku itij i ngushtë shqiptar, që drejtonte vendin. Ai elexoi disi me plogështi letrën e Zonjës Xhekidhe atypëraty i ktheu një përgjigje zyrtare tërëndomtë. Më 24 janar përgjigjja mbërriti nëduart e Xhekit, ajo letër qe pak a shumë e qartë,por e vakët përsa u përkiste shpresave të saj:

24 janar 1990E dashur Zonjë,Ju faleminderit për letrën tuaj të 19 jan-

arit. Ia kalova informacionin e letrës tuajqeverisë shqiptare në Tiranë duke i kërkuar tëpërpiqen për të gjetur Z. Alizoti, megjithësenuk ka të dhëna që ai të jetë kthyer në Sh-qipëri. Në të vërtetë, përderisa gjyshi juaj ish-te deputet në regjimin e paraluftës, kuptohetmirë se familja ishte politikisht armiqësoreme regjimin socialist të pasluftës.

Megjithatë, unë do t’ju shkruaj sa më parëqë të marr vesh diçka, ju duhet ta kuptoni sedo të më duhet kohë.

A keni bërë njoftim në shtypin britanik përt’u lidhur me babain tuaj?

Sinqerisht juajiW. B. Blandf

* * *Në fytyrën e Xhekit kishte rënë një hije e

zbehtë, e verdhë, hije vdekjeje. Ajo rrinte sh-trirë me kokën mbështetur mbi nënkresënborë të bardhë me dantella anash. Buzët parase të hynte në operacion i pat lyer me një tëkuq çiklamin të errët, lloj i kuqi që nuk fshi-hej për njëzet e katër orë. Ajo pat vendosur qëtë mos dukej e shëmtuar kur të dilte nga sallae operacionit. Sytë i mbante mbyllur dhe nuk ihapte dot sepse ende ndodhej nën ndikimin eanestezisë. Pëshpëriste me buzët e thara:“Kam dhimbje... kam shumë dhimbje...” Er-dhi një infermiere e moshuar dhe i bëri njëqetësues, pak më vonë i vendosën serumin tekvigoni i ngulur në venën e krahut.

Për çudi ishte një ditë shumë e ngrohtëpranvere, dielli, që hynte nga dritaret e mëdhae ngrohte fort dhomën me dy shtretër. Xheki ekaloi natën keq midis gjendjes së vetëdijshmee të pavetëdijshme. E bija e kaloi natën atybashkë me të ëmën.

*Pjesë e shkëputur nga romani “Dashu-ria erdhi nga larg.”

Page 17: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional17/ E Diel,30 shtator 2012 LIBRI I RI

Krijimtaria e Shefki Karadakut është botuar edhe ne gjuhë të tjera europiane

Shefki KaradakuBOTOHET NË GJUHËN GJERMANE

Kohët e fundit u ribotua vëllimi me novela“Arkadia e largët” i shkrimtarit ShefkiKaradakut. Këto novela sirtari te viteve 1975-1978 nuk e njohën dritën e botimit kur u kri-juan, para viteve 90, por vetëm tani. Janë botu-ar në vitin 1994 dhe janë ribotuar në vitin 2012për vetë trajtesën e tyre dhe stilin e tyre tëveçantë letrar. Teksa lexon këtë vëllim shumëtërheqës vetëtimthi të kujtohet krijimtaria letraree këtij poeti dhe prozatori që shkruan prej pesëdekadash, si romanet “ Njëmijë vjet dashuri”,“Argonautët”, “Vila e magjepsur”, “Salamand-rat”, “Filantropi”, “Panegjerikus”, “Gjergj ElezAlia”, “Sagë mbretërore” si dhe disa novela evëllime me poezi.

Krijimtaria e Shefki Karadakut është botuaredhe ne gjuhë të tjera europiane. Revista letraregjermane “Literatura Nr 11 ndërmjet 20 autorëvenga Gjermania dhe vendet e tjera të Europës dheBallkanit boton edhe fragmente nga krjimtariae shkrimtarit shqiptar Shefki Karadaku. Revistaështë botuar nga shoqëria letrare Marburg e Uni-versitetit të Marburgut. Kopjet e saj ruhen nëbibliotekën gjermane sipas ISSN.

Autorët shqiptarë të botuar tashmë në vendetë ndryshme të botës dhe të Europës janë shtu-ar, por e veçanta qëndron në faktin që autorë tëtalentuar vlerësohen dhe botohen jashtë ven-dit dhe qëndrojnë jashtë vëmëndjes së shtetitdhe të kritikës letrare në Shqipëri.

Shefki Karadaku shkruan dhe vetëm shkru-an gjëra të bukura dhe me vlerë për brezat qëjanë sot dhe për ata që do të vijnë. Të shkruash12 vëllime me poezi dhe 10 romane e 8 librame novela, që të gjithë me subjekt të zgjedhur etë arrirë nuk janë pak. Ato janë një kontribut i

çmuar për të sotmen dhe për të nesërmen që tëmos ketë “Puthje të ngrirë”, që fjala e lirë tërrjedhë si “Ujvarë”, që “Gjergj Elez Alia” t’utransmetohet brezave si njeri trim dhe i besës,si njeri i zgjuar dhe i ditur, që respekton njerëz-it e tij, por edhe vizitorët e huaj të rajonit e tëbotës, që “Shkumbini” të mos shkatërrojë tokat,por të përmirësojë ekologjinë tonë, që “Elbasanii bukur” të çlirohet nga ndotja dhe të shëndrro-het në turizmin tradicional shekullor.

Në këtë shkrim do të ndalemi shkurtimisht

tek novelat e sirtarit , tek vëllimi me novela“Arkadia e largët”. Janë dhjetë novela të sh-kurtëra që lexohen me një frymë, si për mënyrëne të shkruarit me kulturë dhe konçize, por edhepër mesazhin që transmetojnë.

Në novelën e parë me titull “ Karibda” delnë pah forca e njeriut të dashuruar, e njeriut qëdashurinë njerëzore e ka dhe vë mbi gjithçka.Ndonëse ky njeri ndodhet super i izoluar në njëshpellë ai di të mbijetojë dhe mbijeton në saj tëdashurisë. Dashuria në këtë novelë si nocion dhesi veprim, ndonëse në pak faqe, del me një forcëtë madhërishme. Autori në gojën dhe në psikikëne njeriut të vetmuar në kanionin e thepisur vë atëpasuri të vetme që ka, forcën e dashurisë dhe tëshpresës. Por ndërkohë autori ndjen dhimbje kurshpesh dëgjojmë të thonë:”E theri, “E vrau”, “Errahu” , “E zhduku”, “E torturoi” , “E futi në burg”,“E la pa ngrëne”, dhe sa pak dëgjojmë :”Të dua”,“Të kam në zemër”, “Je shpirt njeriu”.

Mungesa e dashurisë në këtë vend të vet-muar e bën personazhin më fatkeq se kurrë. Jasi e përshkruan ai momentin e përpjekjeve përtu larguar nga kjo shpellë e nëmur :” Tërhiqempër të mos mbetur në kurthin e këtij kanioni tënëmur. Tërhiqem dhe ulërij si mamuthët,megjithëse kam bindjen se dua të dal prapë nëgrykë, ku kam shpresë të gjej prapë ata që dua.Provoj shanse e fundit të jetës. Kam një ushër-rëfyese të fshehtë që e fsheh nga dhëmbët e bish-ës, DASHURINË. Ajo e di se ku më çon sepseështë gjëjë më e bukur që kam arritur. Ajo duketsikur fle, por në fakt rri zgjuar, më udhëheq meshkopin e dirigjentit, më largon nga ulërimat e

lashta dhe shpreson me këmbëngulje të më kthe-jë përsëri në Shën Pjetër për t’u thënë njerëzvese mesazhi i saj nuk mbaron as me Rafaelin, asme Çsjkovskin, as me Brakun.

Një subjekt mjaft interesant ka novela “Mi-nosi”. Minosi është një gjykatës , njeri makinë,siç e quan autori. Ka zhvilluar mijëra gjyqe , kadënuar mijëra njerëz të fajshëm dhe të pafa-jshëm , numëron dhe shënon në fletoren e tijgjyqet e pafund. Kur e zinte dhimbja e poshtëre kolitit , ai patjetër dënonte ndonjë qyqar, qëmerej më tepër me libra ose lexime të ndaluarame dhjetë ose njëzetë vjet burg.

Më në fund këtë gjyqtar që vetëm njeri nukishte e zuri paraliza kardiake. Ju nënshtrua op-eracionit, por nuk mbijetoi dot. Se nuk kish sitë mbijetonte sepse ky njeri nuk kishte zemër,por një kanaçe konserve në vend të saj.

Subjekte të tilla të këtyre dhjetë novelaveqë përbëjnë vëllimin që duken disi të kërkuarajanë padyshim risi për autorin dhe letërsinë nëtërësi për të shkruar jashtë kornizave dhe kërke-save të rrymave letrare në shërbim të regjimeve.

Shkrimtarë të tillë si Karadaku që kanë sjel-lur risi në letërsinë tonë meritojnë vëmëndje ngakritika letrare dhe në mungesë të Lidhjes së Sh-krimtarëve, nga Ministria e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve.

Jo vetëm Karadaku, por edhe shumë të tjerëqë sot po botohen në Europë dhe po bëhen le-ktorë e profesorë në universitetet e Europësmeritojnë vëmëndje sepse janë truri i kombit.

HALIL RAMASAKIP CAMI

Për romanin e parë të Ferit Fixhës “Jetë në lojë”

DEKODIFIKIMI I LOJES“Duke e ruajtur mirë këtë frymë, këto ide, apo pamje

të trishta të një realiteti ngushtues, autori ia ka arritur qëpërmes një stili të zhdërvjellët të frazës, të japë pamje be-snike të atij realiteti mbytës, po njëkohësisht këto pamje

t`i ngrejë edhe në nivele të kënaqshme të rrëfimit artistik,duke zbuluar përmes bërthamës së epoisodeve dramatëvogla që vijnë e mbështillen duke na krijuar ortekun e

pikëllimit për jetët e burgosura ose të shkuara në plumb,vetëm se guxuan të iknin prej realitetit izolues.”

Nga Qazim D.Shehu

Romani i parë i Ferit Fixhës”Jetë në lojë”e merr temënnga koha e diktaturës dhe motivi kryesor është motivi i pa-kënaqësisë ndaj sistemit që ndërthuret me motivin e kërkimittë një jete më të mirë. Ky motiv, sa real, aq bëhet sot surreal

dhe i pabesueshëm ,për atë që s‘e njeh kohën e diktaturës,kufijtë e thurur me tela e gjemba, atë kohë ku një gjysmë fjaleregjistrohej edhe nga veshët e shurdhët tënatës.Kështu qëdetyrimisht për dy personazhet që tentojnë të kapin ëndrrën epër të dalë nga mizerja e varfëria, gjithçka mbase do të qearritur nëse nuk do të ishte dikush tjetër që u kishte premtuarpër ndihmë dhe do t‘i fuste nëçarkun e Sigurimit të shtetit.Ataarrestohen dhe këtu mbaron romani.Dihet pastaj se ç‘dondodhë me ta, dihen qinda e mijëra raste të tilla, pushkatimet,internimet, demaskimet publike dhe burgimet. Në këtë kuadërshoqëria diktatoriale e rrethuar nga shteti i vet dhe nga psiko-za e armikut të jashtëm e të brendshëm bëhet një shoqëri qëjeton lumturinë brenda një varfërie të idhtë që e shikon, pokurrë nuk e pranon.Sepse propaganda e armiqve të imagjinu-ar vazhdonte pafundësisht. Autori i vendos personazhet nëmjedise të fshatit, në lidhje të drejtpërdrejtë me jetën atje dhekëtu gjen rast të japë ato copëza të atij realiteti gri, ku njerëzitëndërronin vetëm për kafshatën e bukës e rropateshin gjithëditën brigjeve të arave dhe brigjeve të jetës për diçka më tëmirë.Arseni si personazh del nga shtresat më të varfëra të asajkohe, ai është jetim, e megjithatëç‘dashuri e përkujdesje kaai nga njerëzit e vet.Shkollohet dhe del në jetë, e sapo ai kup-ton diçka nga realiteti i duhet t‘i hapë zemrën dikujt dhe kyështë Qenam Deda, një personazh tjetër, që mbart edhe ky nëvetvete mendime pothuajse të njenjta.I ka degdisur jeta nëqytetin e vogël Breglumas, duhet të punojnë shumë.Edhe jetae tyre intime nuk u ka ecur, Arsenit i vdes vajza e zemrës,Anita, ndërsa Qenami ka problemet e veta.

Romani nuk është i tipit të përshkrimeve të gjata as të

zhbirimeve psikologjike, ai mbështetet më shumë në rrëfimine aksionit dhe zhvillimit përmes aksionit të ngjarjes.Në këtëkuptim diktatura është sfondi kohor,ajo pasqyrohet në detajete varfërisë,të jetës së fshatit, ajo nuk përshkruhet po ndjehetsi e tillë.Ajo ndjehet edhe në hipokrizinë dhe frikën nga çfarëmund të ndodhë, dhe duket se autori e ka studiuar mirë atëkohe edhe pse e njeh mirë sit ë jetuar, pikërisht atë kohë,mënyrën e jetesës bisedat e përditshme, survejimet, thashethemet, shpifjet dhe trillimet, anashkalimet, kyçjen e gojës,ndryshe të piu e zeza.Edhe pse personazhet nuk janë intelek-tualë, madje ata thyejnë një bankë, e ky element sikur i zhv-lerëson sepse ata përderisa thyejnë bankën, domosdo janëhajdutë dhe shteti ka të drejtë t‘i kapë e t‘i dënojë,gjithësesiata paraqesin një dëshirë të shumë njerëzve një reagim instik-tiv ndaj mizerjes së jetës dhe këtu ky roman ka vlerë.

Ky roman lexohet edhe për frymën lirike të çasteve tëdashurisë, për dashurinë njerëzore që , marrëdhëniet e ngush-ta në farefisni, dashurinë vëlla motër e motër vëlla,të cilatautori i ka përshkruar aq bukur e me tone të buta lirike dhe tëdhimbjes.Mesazhet që sjell janë aktuale edhe për sot, ndonësei adresohet dhe e merr spunton nga një kohë e caktuar.Mesazhii kërkimit të një jete më të mirë, i dashurisë dhe i besës si dhekonotacionet që përcjell ,janë reale dhe mbresëlënëse…I ni-sur si nje roman që kërkon të thurë intrigën narrative dukendërthurur çastin real me trillin, gjatë gjithë shtjellimit të tijautori synon që gjatë gjithë romanit ta mbajë peng këshërinëe lexuesit, e kjo është padyshim një meritë ndonëse është ro-mani i tij i parë dhe në ndonjë vend zbulohet e merret memend se çfarë mund të ndodhë me personazhet kryesorë.

Page 18: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

18/ E Diel,30 shtator 2012nacional STUDIM

Gjakmarrja në vitet 2000më “mizore” se në Kanune

Nga Flamur Buçpapaj

Vitet e fundit, sidomos tre muajt efundit fenomeni i gjakmarrjeseshte bere shume agresiv, sepsepas heqjes sw denimit me vdekjeketij fenomeni iu rrit forca godi-

tese dhe tani eshte bere uragan, si nje tradite etrasheguar nga kanuni i Leke Dukagjinit qegjaku lahet m e gjak. Ky fenomen dy dekadat efundit eshte bere nje gje e zakonshme , por tanime i eger dhe me primitive , tani vrasin dhe gratedhe femijet, te cilet dikur nuk i ngacmonin tanii presin pas deres dhe i qellojne.

Ky fenomen ka disa aresye qe riaktivizohetvrullshem pas renjes se komunizmit. Une men-doj se se keto veprime u ndermoren dhe pershkak t e korupsionit ne gjykata, te cilat japindenime te ulta per vrasjet e ndodhura nga per-sona te rrezikshem dhe jashte cdo normaliteinjerzore. Kjo gje ben qe pjestaret e familjes seviktimes se radhes te bierw nw vetegjyqesi.

Shkak i dyte eshte dhe puna e dobet e pol-icise dhe organeve qeveresise te komunes apote bashkise perkatese te rretheve te caktuara.

Shkaku i tretw i ketij fenomeni eshte dheshoqeria patriarkale shqiptare qe ikurajon per-sonin e vecante qe te marrw hakun per te afer-min e vrare, por nuk duhet te harrojmw se neqofte se qeveria e rikthen denimin me vdekjeose denim tjeter te perafert.

Ky fenomen zvogelohet ose minimizohet,sepse nese personi qe ka kryer krim ndeshko-het aty merr fund dhe hakmarrja , gjithashtupuna e dobet e mediave shqiptare qe duhet tagodasin kete fenomen qe nw rrenjw nepwrmjetreportazheve dhe emisioneve te shpeshta pub-licitare ku te shpjegohwet e keqija qe sjell kyfenomen, ku te denohen dhe ate njerwz qe perpara nxisin fenomenin e gjakmarrjes.

Gjakmarrja në vitet 2000 më“mizore” se në Kanune

Në emër të drejtësisë kanunore në njëzet vitejanë kryer krime të cilësuara për gjakmarrje portë pabazuara në zgjidhjen e të drejtës kanunore(Kanuni i Lekë Dukagjinit; Kanuni i Skënder-beut; Kanuni i Labërisë). Kështu vrasja e një

gruaje për shpagimin e krimit të kryer nga i biri,marrja e gjakut tek fëmijë të parritur, ekzekuti-mi i një kleriku apo vendimi për gjakmarrje papleqësi janë forma që përkojnë me thyerje tërënda edhe të së drejtës sonë të pashkruar qëpërkon me rregullime të shekujve të mëparshëm.Për shkak të lëvizjeve qytetare, ndërgjegjësim-it social, forcimit të rendit dhe sigurisë në vendnë vitet 2004 – 2007 ky lloj krimi pati një rëniesipas statistikave zyrtare. Një analizë e OpenData Albania konfirmon se në 2009 numri i kri-meve dhe çështjeve penale të gjykuara për gjak-marrje ka pësuar rritje ndërsa ngjarje të 2010-ës dhe fillimit të 2011 shënojnë ashpërsim tëformës së ekzekutimit për gjakmarrje.

Ligji Penal në RSh. Kodi Penal në RSh ka 3nene që parashikojnë krime/vepra penale që lid-hen me fenomenin e Gjakmarrjes. Përkatësishtjanë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjak-marrje; Neni 83/a Kanosje serioze për hakmar-rje ose për gjakmarrje; Neni 83/b Nxitje përgjakmarrje.

Numri i vrasjeve për gjakmarrje po rritet.Në total në harkun kohorë 2004 – 2009 janë

dhënë nga Gjykatat 117 vendime të formës sëprerë për çështje që lidhen me gjakmarrjen dhejanë dënuar 94 autorë.Në gjashte vite çështjegjyqësore për vrasje për gjakmarrje janë 106,ndërsa të dënuar për vrasje për gjakmarrje janë

83 autorë. Viti me më shumë vendime penalepër gjakmarrje është viti 2004 me 28 çështje.Viti me më shumë autorë të dënuar për gjak-marrje është vitit 2006 me 22 autorë. Çështjetgjyqësore për gjakmarrje kanë shënuar rënie nëharkun kohorë 2004-2008 dhe më pas rritje nëvitin 2009-2012.

Vrasje për Gjakmarrje. Sipas Open DataAlbania, çështje të proceduara dhe të për-funduara me vendim forme të prerë ngagjykatat për veprën penale vrasje për gjak-marrje neni 78/2 janë si më poshtë:

2004 27 çështje 6 autorë 2005 21 çështje 17 autorë 2006 18 çështje 19 autorë 2007 13 çështje 14 autorë 2008 12 çështje 15 autorë 2009 15 çështje 12 autorë Totali 106 çështje 83 persona

Në total janë njëqind e gjashtë çështje dhetë dënuar si vrasës për gjakmarrje janë tetëdh-jete e tre persona. Viti 2009 ka numër më tëlartë çështjesh se dy vitet pararendës 2008 me13 çështje dhe 2007 me 12 çështje.

Kërcënimi për Gjakmarrje, imponimi për tungujuar.

Sipas rregullimeve në Kodin Penal sh-qiptar, domethënie ka marrë edhe procedi-mi i personave që kërcënojnë për gjakmar-rje, persona përgjegjës për ngujimin e famil-jeve shqiptare. Numri i çështjeve të proced-uara dhe përfunduara sipas nenit 83/a“Kanosje serioze për hakmarrje ose gjak-marrje” në gjashtë vite është dhjetë çështje:

2004 1 çështje 0 autorë 2005 4 çështje 4 autorë 2006 2 çështje 3 autorë 2007 1 çështje 1 autorë 2008 0 çështje 0 autorë 2009 2 çështje 2 autorë Totali 10 çështje 10 persona

Nxitës për gjakmarrje. Një tjetër vepër pan-ele e konsideruar e lidhur me gjakmarrjen ësh-të edhe veprimi kriminal që parashikohet nënenin 83/b të Kodit tone Penal “Nxitje për gjak-marrje”. Pothuaj çdo vrasje apo kërcënim i bërëpër gjakmarrje në kontekstin social ka nxitësdhe bashkëpunëtorë që stimulojnë shpagimin enjë krimi nëpërmjet ekzekutimit të autorit apotë afërmve të tij. Ky fakt i dukshëm në kontek-stin shoqëror dhe i shfaqur në pasqyrimin me-diatik nuk gjen mishërim në qëndrimin e organitprocedues gjatë hetimit të vrasjeve për gjakmar-rje. Në harkun kohorë të viteve të fundit ky nenështë aplikuar vetëm në një rast. Ndërsa rrethi ipersonave që nxisin për shpagim të një kriminëpërmjet vrasjes është tejet i madh.

Raste të rënda 2010 dhe 2011.Tetor 2010, Vrasja e Klerikut

E drejta e pashkruar kanunore konsideronkrim të rëndë dhe dhunim të gjithë komunitetitvrasjen e një kleriku (person i dedikuar fese).Në datën tetë shtator 2010 në Shkodër një njëzete një vjeçar Mark Njemza vrau me armë zjarripistoletë njëzetenëntë vjecarin Dritan Prroni injohur nga mbarë komuniteti shkodran si Pas-tor pranë kishës “Fjala e Krishtit”. Njemza au-tor i krimit deklaron se kishte vrarë për gjak-marrje pasi në 2005 xhaxhai i viktimës i kishtevrarë të vëllanë. Krimi i rëndë u konsiderua ipapërshtatshëm edhe nga komuniteti konserva-tor që njeh dhe pranon mentalitetin e shpagimitnëpërmjet gjakmarrjes për dy arsye: së pari vik-tima ishte një klerik (pastor) kategori që sipastë drejtës zakonore nuk “bie në gjak”, dhe sëdyti lidhja e viktimës me krimin e shpaguar ish-te e largët, gjakmarrje për një veprim të kryernga xhaxhai.

Janar 2011. Vrasja nga një i mitur, prokuro-ria “neglizhon” nxitësit e krimit.

Ndërrimi i viteve në qytetin verior të Shko-drës pati shënuar një vrasje tronditëse për gjak-marrje. Ekzekutori i krimit është një pesëmbëdh-jetëvjeçarë me inicialet I. Sh i cili vetëm dy orëpërpara mbërritjes së 2011 ka qëlluar me armëautomatik një tridhjetëvjeçarë me emrin AlbertDhampiraj. Pesëmbëdhjetëvjeçari ka kryerkrimin për të “marre gjakun” e babait të tij tëvrarë vite më parë nga viktima. Per rehabiliti-min e tij, si nje i mitur i gjendur perprara njepresioni te rende emocional e social per humjene te atit nuk eshte programuar ndonje mase gjyq-

Page 19: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional19/ E Diel,30 shtator 2012 STUDIM

sore nga drejtësia ne rrethin verior. Prokuroriae rrethit Shkoder ka formuluar akuzën e pranu-ar nga i mituri pa zgjeruar rrethin e hetimit tekpersona nxitës të mundshëm, apo bashkëpunë-tore në kryerjen e krimit apo në sigurimin earmës nga i mituri. Në bazë të nenit 83/apërgjegjësi penale në raste të tilla kanë edhefamiljarët apo rrethi shoqërorë që ka nxitur au-torin, për më shumë në moshë të mitur të vrasëpër gjakmarrje.

Kisha Katolike shkishëronata që vrasin për gjakmarrje

Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrësshpalli me 18 shtator 2012 dekretin që shk-ishëron të gjithë katolikët shqiptarë, të cilët krye-jnë vrasje për gjakmarrje.

Ky reagim ekstrem i Kishës Katolike ështëndërmarrë për të frenuar këtë fenomen të sho-qërisë shqiptare që ndodh kryesisht në zonënveriore të vendit.Arqipeshkvi Metropolitan,Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, tha se kyakti i Kishës Katolike vjen pas vrasjeve të shum-ta që vazhdojnë të ndodhin në territorin tonë,ku shumë prej të cilave janë për gjakmarrje.

“Disa vrasin nganjëherë pa asnjë ngurrimose hakmerren në mënyrë të përgjakshme e bar-bare. Ata shpesh arsyetojnë veprimet e tyre,duke u mbështetur në një traditë shekullore,duke thënë se zbatojnë Kanunin. Ata i japin mëshumë rëndësi traditës së njerëzve se sa ligjit tëHyjit. Të gjithë ata që vrasin, me sjelljen e tyre,janë duke i vënë shqelmin Ungjillit të Jetës dheKryqit të Zotit tonë Jezu Krishtit. Sjellja e tyrepra është një fyerje ndaj Krishtit”, ka thënëAngelo Massafra.

Ai shpalli dekretin, sipas së cilit kushdo qëbën një vrasje ose bashkëpunon mevrasësin, në bazë të nenit 1331 tëKodit të së Drejtës Kanonike dondëshkohet me shkishërim.

Sipas arqipeshkvit të Shkodrëskjo nismë ekstreme e Kishës Kato-like u mor me qëllim që të arrihetpendimi i vrasësve dhe zbutja e zem-rave të të gjithë njerëzve në mënyrëqë ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Ipeshkvi i Sapës, Luçian Agos-tini ka shpjeguar arsyet që i kanë çuardrejtuesit e tre dioqezave në marrjne një vendimi të tillë.

GJAKMARRJA KRIMI QËSHËNON RRITJE NË NUMËR

Gjakmarrja në vitet 2012 pobëhet më “mizore” se në Kanune.Në emër të drejtësisë kanunore nënjëzet vite janë kryer krime të cilë-suara për gjakmarrje por të paba-zuara në zgjidhjen e të drejtës ka-nunore (Kanuni i Lekë Dukagjinit;Kanuni i Skënderbeut; Kanuni i La-bërisë). Kështu vrasja e një gruajepër shpagimin e krimit të kryer nga ibiri, marrja e gjakut tek fëmijë tëparritur, ekzekutimi i një kleriku apovendimi për gjakmarrje pa pleqësijanë forma që përkojnë me thyerjetë rënda edhe të së drejtës sonë tëpashkruar që përkon me rregullimetë shekujve të mëparshëm.

Kodi Penal në RSh ka 3 nene që parash-ikojnë krime/vepra penale që lidhen me fenom-enin e Gjakmarrjes. Përkatësisht janë Neni 78/2 Vrasje me paramendim për gjakmarrje; Neni83/a Kanosje serioze për hakmarrje ose përgjakmarrje; Neni 83/b Nxitje përgjakmarrje.Pavarësisht se Kodi Penal në RShparshikon denime të renda për gjakmarrjet,fenomeni nuk po ndalet, për shkak se drejtësiashpesh herë jep denime të buta, të cilat nuk ipërgjigjen krimit të kryer.

Për shëmbull më 12 shtator 2012 në fshatinVuksanaj të Dukagjinit ndodhi vrasja e shteta-sit Marash Tonaj.Burime të policisë bënë me

dije se vrasja e Marash Tonaj ishte kryer përmotive gjakmarrje nga një femër. Sipas poli-cisë autorja e krimit është identifikuar të jetë33-vjeçarja, Lena Guri (Pjollaj), banuese nëfshatin Vuksanaj të komunës Shalë. Nga hetimete kryera mësohet që vrasja të ketë ndodhur përmotive gjakmarrje, pasi në vitin 2003 vëllai iviktimës Nik Tonaj, kishte vrarë me armë zjar-ri, për motive të dobëta, shtetasit Nik dhe LulePjollaj, prindërit e autores së dyshuar të vrasjessë Marash Tonaj. Ndërsa policia ka sekuestruarnë cilësinë e provës materiale edhe armën ekrimit.

Ky fenomen eshte bere nje kancer i pa-

sherueshem , nje nder rastet eshte edhe familjae Eduart Qeleposhit nga qyteti Bajram Curri,te cilit me daten 10.09.2012 po udhetonte drejtfamiljes i zihet prit ne fshatin Babin dhe qello-het me bresheri kallashnikovi ne drejtim te au-tomjetit qe udhetonte, dhe mrekullisht shpetonnga nje manovrim i shpejte vetem me disa plagete lehta. Nga burime konfidenciale nga vendi ingjarjes dyshohet nje nder pistat me te mund-shme eshte ajo e gjakmarrjes, duke u bazuar nenje konflikt te hershem te Fisit Qeleposhi menje Fis tjeter po nga rrethi i Tropojes. Sic duketperhapja i ketij kanceri qe po merr permasa tetmerrshme duke mos kursyer as gra e femije ,do

vazhdoje gjate nese drejtesia shqipe-tare vazhdon te qendroje e fjetur dheku mungesa e drejtesis , denimishume i vogel per vrajset qe behenne emer te gjakmarrjes , dosjet qeflene ne sirtar te mbuluara me plu-hur qe presin doren e policis te sh-tetit i cili duket thuajse inekzistencperballe ktij fenomeni.Duke qene qenjerezit kane humbur besimin qe dogjejne drejtesi dhe mbrotje nga shte-ti , i jane kthyer Kanunit te Lek Duk-agjinit duke bere vetgjygjesi.Kykancer duket qe do vazhdoje te marrejete te pafajshme nese shteti shqipe-tar nuk reagon me dore te hekurt ndajcdokujt qe vret ne emer te Kanunit.

Po kështu sherri për një vije ujipër vaditje në Malesinë e Dukagjiniti ka kushtuar jeten tre personave, mestë cilëve edhe një vajze vetëm 17vjeç.Me 15 qershor 2012, MarieQukaj mbeti e vrare ne vend me armezjarri, ndersa ishte duke vaditur par-celat me miser prane baneses se saj,se bashku me gjyshin 70 vjeç. KoleQukaj, humbi jeten me pas ne spital.Policia shpalli ne kerkim tre autorete dyshuar te kesaj ngjarje.Viktima eradhes e fenomenit te gjakmarrjes kaqene shtetasi, Gjin Guri 20 vjeç ngafshati Bardhaj, Shkodër i riu është

qëlluar me armë zjarri për vdekje ndërsa poli-cia beri te ditur se krimi kishte patur motiv gjak-marrjen si dhe vuri ne pranga nje person te dy-shuar si autor te krimit.

Një tjetër ngjarja e rëndë u regjistrua kohëtefundit, kur dy vëllezërit, Gjin dhe XhevahirGuri u qëlluan në oborrin e shtëpisë nga ko-mshiu i tyre. Gjakmarrja nuk po njef gjini.Meperpara ishin femrat ato qe leviznin e benin edhepunet e burrave edhe burrat rrinin ngujuar bren-da por sot kjo nuk gje nuk ndodhe pasi hasmi ipret pas deres edhe godet pa meshire qofte fem-ije i moshear apo edhe grate dhe vajzat. Rastimë tragjik ishte ai i Maries nga Shkodra.

Page 20: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

20/ E Diel,30 shtator 2012nacional OPINION

Historia ende e pashkruar e shoqërisë shqiptare, librat eporositur personal dhe biografikë, pradokse dhe tabu

Ndarja me historinë e diktaturës“Për paradoks, sot kemi historianë që

llogarisin ende në CV dhe kontribut shkencorvepra ideologjike kundër NATO, TPE, KSBE,SHBA, etj, siç ka disa dhjetëra studime për

mendimin estetik të Enver Hoxhës ose PPSH,rolin pozitiv të kooperativave bujqësore dhe

deri tek vlerat e realizmit socialist dhe luftës sëklasave në Shqipëri. Dhe në këtë mënyrë, elita

e vjetër fiktive, e krijuar, promovuar, botuardhe sponsorizuar nga PPSH, shteti komunistdhe mekanizmat e tij propagandistik, janë im-ponuar si individë, studiues apo përcjellësh te-zash historike, me të njëjtin revansh edhe në

periudhën demokratike, duke krijuar një qarktë mbyllur debati elitar, pa hapësirë alterna-tive dhe natyrisht, pa sukses përpara indi-

vidëve apo institucioneve ndërkombëtare tëinteresuara për këto aspekte studimore.”

Nga Afrim Krasniqi

Gjatë periudhës komuniste (1944-1990) his-toria e shtetit, politikës, kulturës, krahinave apoindividëve me rol në faza të ndryshme të saj, ushkrua me të njëjtin standard: në përputhje meorientimin paraprak të dhënë nga struktura par-tiake e shtetit. Asnjë historian, krijues apo stu-diues nuk kishte të drejtë dhe as rrezikoi tëmendonte apo të shkruante ndryshe. Thënia se“fituesi shkruan historinë” u provua edhenjëherë, si një zgjidhje provizore dhe jetëgjatëaq sa mbijetoi sistemi komunist.

Ndryshimi i sistemit politik (1990), përveçtë tjerash, hapi hapësira, shanse dhe mundësipafund për lëvrimin e një modeli të ri të shkrimittë historisë, të bazuar në dokumente, arkiva,pikëpamje të ndryshme dhe analiza retrospek-tive. Publiku ishte i etur për të mësuar histori tëndaluara dhe autorë të panumërt e përmbushëkëtë pritje përmes disa qindra botimeve, krye-sisht në median e shkruar, mbi ngjarje e per-sonazhe të panjohur, të denigruar apo të harru-ar zyrtarisht më parë. Të dhënat e para për bur-gosjet, persekutimet, vrasjet, krimet shtetëroree politike, për gjyqet speciale apo dramat per-sonale të emrave të njohur, për censurën sh-tetërore apo internimet, për mbledhjet deni-gruese ndaj krijuesve apo udhëzimeve zyrtarepër diferencime politike, për hakmarrje perso-nale të diktatorit apo larjen e hesapeve brendavetë kupolës së regjimit, - dominuan memoriete botuara të mesit të viteve 90, si një fenomen ipritshëm, një nxjerrje dufi, emocioni, një çliri-mi moral e personal, por edhe një tendence dhegare për të kërkuar lajmin e bujshëm në një his-tori 50 vjeçare të mbushur me vese, censurë dhemashtrim. Interesant është fakti se edhe botimetpostkomuniste që erdhën kryesisht nga ish tëpërndjekur politikë, studiues të disidencës apoautorë të prirur për zbardhjen e arkivave sekrete,bënë të njëjtin gabim, duke u shkruar, koncep-tuar dhe prezantuar si histori personale, perifer-ike, sporadike, të tejmbushura me vlerësimeemocionale të pabazuara në dokumente si dheme mendime personale mbi ngjarje e person-azhe, që në fakt devijojnë nevojën reale të sho-

qërisë për një rizgjim të memories historike dhendarje nga praktikat e gabuara të së kaluarës.

Në fundin e viteve 90 dhe në dekadën e fun-dit kalendarik vendin e memorieve personale ezunë një lloj tjetër historie dhe historish, e ba-zuar kryesisht në dokumente arkivore, në rish-ikim të teksteve të botuara përpara vitit 1990,si dhe e përqendruar kryesisht në ngjarje tëbujshme dhe individë me rol protagonist në sit-uata të tilla. Për pasojë, sot numërohen disamijëra tituj të rinj me tematikë historike, - njëshifër relativisht e lartë për një vend të vogëldhe një tregues formal i shumëllojshmërisë sëbotimeve dhe fakteve. Ka ngjarje të veçanta, sip.sh, ngjarjet e vitit 1912, ato të vitit 1924 apo1943-44 etj, për të cilat janë botuar dhjetëralibra, studime e artikuj akademikë nga autorëshqiptarë e të huaj, të gjithë të referuar nëburime të njëjta arkivore, por me këndvështri-me të ndryshme në leximin shkencor e historiktë këtyre burimeve.

Në këtë mënyrë, dy dekada pas rënies sëkomunizmit libraritë janë mbushur me tituj tërinj, kopertina të reja, shumëllojshmëri infor-macioni, sasi emrash e titujsh. Kjo përbën vit-rinën e librit, pamjen sasiore të tij, dhe jo detyr-imisht, treguesin cilësor të tij. Një analizë pro-fesionale e këtij procesi e ka të lehtë të konsta-tojë se bëhet fjalë për një lloj të ri historie ebotimi, e largët në kritere, cilësi e metoda qëaplikon historiografia shkencore. Vetëm njëpakicë titujsh, kryesisht me autorë të huaj apohistorianë me karrierë aktive akademike e uni-versitare, kanë arritur të japin vepra me vlerëdokumentare e shkencore, të referueshme dheme cilësi profesionale. Meritat individuale tëkërkimit kanë krijuar mundësinë të dalin në dritëtë vërteta të mëdha të fshehura apo izoluara përshumë kohë, si dhe të qartësohen qëndrime,ngjarje e ndodhi me peshë në historinë mod-erne të shtetit shqiptar.

Krahas këtij zhvillimi pozitiv publikuushqehet çdo ditë me një lloj tjetër historieshteti; - të shfaqur në dy kategori: një moribotimesh me karakter familjar e krahinor, pavlerë shkencore dhe historike, pa tregues cilë-sor dhe as burime alternative; si dhe një moritjetër botimesh që imitojnë teza, të dhëna, qën-drime dhe trashëgimi personale, familjare, kra-hinore apo politike të periudhës së kaluar.

Lidhur me kategorinë e parë duket qartë senjë numër i madh familjesh që kanë një biznesdhe janë të interesuara dhe në gjendje të paguajënjë shkrues librash për rolin e kësaj familjejenë historinë e Shqipërisë, e sigurojnë botimin elibrit brenda 1-2 vitesh. Tituj të tillë dominojnëraftet e librarive shqiptare, sepse janë tëpafundme familjet dhe pinjollët e tyre që kanëfinancuar libra të tillë me porosi apo gazeta tëtilla lokale po me porosi. Duke i shfletuar atolexuesi hyn në një botë sureale, ku familjari,prindërit, të parët dhe fëmijët e tij paraqiten siatdhetarë të mëdhenj, luftëtarë, njerëz të dijes,të mençur, me kontribut të madh në histori mad-je shumë herë më të madh sesa vetë themelues-it e shtetit, dhe tipare të tjera fyese për shkencën,spekulative për kohën, denigruese për historinëdhe mashtruese për publikun. Fenomeni (të ci-lin me të drejtë Jakup Krasniqi e quan “patriotëpër 5 mijë euro”) ndeshet rëndom në media, nëpublik, në qytetet e mëdha dhe deri në perifer-inë e largët. Ata që paguajnë janë të gatshëm tëgjejnë ndonjë emër publik që u bën parathënien,ndonjë sallë ku organizojnë pritje – koktej meshumë të ftuar, ndonjë media që tua përcjellë

lajmin, ndonjë gazetë ku të paguajnë nën dorëreklamën e librit, duke ndërtuar kështu njësistem piramidal antivlerë, i cili njëherësh i merrkohë, energji, hapësirë dhe para shanseve përbotime realiste dhe cilësore. Reagime nuk kasepse përveç interesit të ulët, ai që reagon duhettë llogarisë se përballë nuk ka një libër të ma-nipuluar, por median, autorët dhe studiuesite paguar, - gjë që përveç denigrimit mund tësjellë edhe telashe të tjera.

Përmes kësaj metode ata krijojnë vlera in-ekzistente, i japin vetes një status publik fiktiv,- pra blejnë tituj fisnikërie të pamerituar. Kësh-tu mbahet në këmbë edhe një mekanizëm tësëmurë të miteve provinciale, mite të paprek-shme familjare e krahinore, ku brezat e rinj im-ponohen të lexojnë vetëm meritat e paprovuaradhe privohen të lexojnë retushimin historik megabimet e përgjegjësitë e tyre. Kjo formë bajatee rishkrimit të historisë ka krijuar paradokse tëtilla, sa libri për historinë e një fshati del më meshumë faqe, me cilësi më të mirë dhe me mëshumë kopje sesa vetë teksti zyrtar i Historisësë Shqipërisë, apo se ndonjë person anonim,kryesisht bejtexhi, çoban apo kryengritës fshati

merr më shumë vlerësime e merita sesa Qemali,Gurakuqi, Fishta, Konica apo Kadare.

Lidhur me kategorinë e dytë produkti i bot-imeve ka shpjegim personal dhe kulturor. Tradi-cionalisht elitat bëjnë ndryshimin në mendimine një shoqërie, por kur elitat ose ata që luajnërolin e tyre heqin dorë nga ky mision qytetar,atëherë është e vështirë të gjendet një dallimmidis sjelljes së elitave dhe të turmave. Mijërabotimet historike, biografitë, etj e botuara nëperiudhën komuniste përbënin versionin zyrtartë historisë, i cili në të shumtën e herëve ishte embetet shumë larg versionit profesional dhe tëvërtetës historike. Në shumicën e vendeve ishkomuniste ka ndodhur që autorët e botimeve tëtilla të rishikonin punimet, qëndrimet, tezat, tëdhënat dhe të kryenin një katarsis profesional,duke ofruar një punim të ri të bazuar në kritereprofesionale e shkencore.

Në mënyrë paradoksale në Shqipëri kandodhur e vijon të ndodhë e kundërta. Ende as-një autor i asaj periudhe dhe atij modeliideologjik, akademik apo profesor, ekspert apo

nëpunës politik, - nuk ka pranuar publikisht sevlera e librit të tij studimor në diktaturë ka qenëminimale për shkak të orientimit politik, cen-surës, njëanshmërisë dhe faktorëve të tjerë tënjohur. Përkundrazi. Të njëjtit autorë, edhe nërrethanat e reja, janë përpjekur të ruajnë të pa-prekur trashëgiminë personale, të ribotojnë li-brat e tyre me tituj të rinj, duke tentuar të gjejnëfakte shtesë në favor të tezave që kanë mbajturnë botimet e tyre në diktaturë. Kjo ka ndodhursidomos me botime që lidhen me periudhën emonarkisë shqiptare, periudhën e Luftës së DytëBotërore, si dhe problematika që lidhen meçështjen kombëtare. Për pasojë, propagandaideologjike historike ka mbetur e paprekur nëtezat kryesore, janë ndryshuar vetëm koperti-nat dhe cilësia e botimit. Për paradoks, sotkemi historianë që llogarisin ende në CV dhekontribut shkencor vepra ideologjike kundërNATO, TPE, KSBE, SHBA, etj, siç ka disadhjetëra studime për mendimin estetik tëEnver Hoxhës ose PPSH, rolin pozitiv të ko-operativave bujqësore dhe deri tek vlerat erealizmit socialist dhe luftës së klasave nëShqipëri. Dhe në këtë mënyrë, elita e vjetër

fiktive, e krijuar, promovuar, botuar dhesponsorizuar nga PPSH, shteti komunist dhemekanizmat e tij propagandistik, janë im-ponuar si individë, studiues apo përcjellështezash historike, me të njëjtin revansh edhenë periudhën demokratike, duke krijuar njëqark të mbyllur debati elitar, pa hapësirë al-ternative dhe natyrisht, pa sukses përparaindividëve apo institucioneve ndërkombëtaretë interesuara për këto aspekte studimore.

Një problem tjetër i lidhur me këto kategoriprezanton mungesa e kritereve të klasifikimittë meritave, përgjegjësive, sukseseve dhe dësh-timeve të individëve me rol historik, si dhe ecjanë modelin bardh e zi, të krijuar më 1944 dhetë konfirmuar edhe më 1990. Ata që flasin përZogun janë ose pro ose kundër, ata për Nolin,Fishtën, Konicën etj, gjithashtu janë ose shumëpro ose shumë kundër. I njëjti standard vlerësi-mi zbatohet edhe kur flitet për Hoxhën,Frashërin, Camajn, Spahiun, Belishovën, Ka-darenë, Trebeshinën, Shehun dhe deri tek per-sonazhet politikë të post-komunizmit. Me për-

Page 21: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional21/ E Diel,30 shtator 2012 PERSONAZH

Ish maturnatja e gjimnazit Vitrina në Tiranë,qysh në moshen 5 vjeçare ka filluar si modera-tore e emisionit të femijëve në RADIO Theran-da dhe në TV Prizreni.(Ne kete kohe femijet eKosoves ishin shume te traumatizuar nga luftadhe Sidrita me kete emision i gezonte dhe jujepte mundesi sadopak te largonin krismat epushkeve, lotet e nenave per deshmoret, keshtuajo u bë shume e dashur per femijet dhe prin-derit dhe gjysherit e tyre ).Në moshen 13 vjeçareSidrita shkon në Tiranë të vazhdoje sdudimetnë Gjimnazin e Pergjithshem Vitrina. Në Uni-versiettin Vitrina zhvillohen shume aktivitetekulturore, ku merr pjesë edhe Sidrita. Në Spek-taklin e bukurisë Sidrita merr çmimin e dytë“Prodhime Shqiptare” , (një koecidence kur neKosove u larguan të gjitha prodhimet e Serbisë.Ky çmim i Sidrites ishte nje reklame e bukur nëKosovë. Me tutje ajo merr pjese të Tradita eveshjeve popullore “EDLIRA” ku ishin të pran-ishme te NETET e KLIPEVE në TVSH. Edhenë një aktivitet sfilate me veshje kombetare tështeteve të ndryshme si Suedia, Maqedonia,Bullgaria etj, Sidrita cilesohet si vajza më ebukur me veshje kombetare te Tiranes. Pas kety-re veprimtarive atë e ftojnë në Prizren të Sho-qata e Manikeneve FREEDOM ku menazheretshpejtim Zejneli dhe Hezert Bajraktari e caktu-an që Sidrita të perfaqësonte Kosoven në Kinënë “Miss Yaht International 2011”, ku ajo hyrinder 15-të vajzat më të mira nga 67 shtete pjesë-marrëse dhe në fund duke u renditur e 5-ta. Nëkëtë garë ajo e ndjente veten shume krenare qëshpaloste flamurin e Kosoves në një shtet qëende nuk njeh Kosoven e pavarur. Organiza-toret kinezë edhe pse Sidrita ishte 17 vjecare,mbeten te mahnitur nga sjelljet dhe sfilata qëajo bente. Pas ketij aktiviteti Sidrita merr pjesenë “Miss Bikini of the Maqedonia 2012” nëOher. Edhe aty merr cmimin e dyte, ose per-cjellësja e parë, pasi çmimn e parë e mori njëvajzë nga Serbia. Edhe ketu si ne cdo gare Sid-rita ka shume deshire të valvisë flamurin e Ko-soves (kjo thote eshte gjeja me e bukur dhe ge-zimi që kam që perfaqësoj Kosoven.

Kohët e fundit Sidrita mori pjesë edhe tek“Dita e rinisë” e organizuar nga KFORI Turk,si dhe tek “KONCERTI I LIRISE 2012” nëqytetin e Prizrenit një prgram gjigand I ndjekurnga mijëra njerëz.

jashtim të ndonjë autori të huaj shumica e autorëve shqiptarërefuzojnë të analizojnë uljet e ngritjet e figurave historike, mo-mentet e lavdisë apo ato të diskutueshme të karrierës apo veprëssë tyre. P.sh, për disa Hoxha e bëri luftën, Zogu ishte diktator,Noli ishte demokrat, Fishta ishte agjent italian, Merlika ishtekryeministër fashist, etj, kurse për disa të tjerë Hoxha ishte dikta-tor, Zogu ishte demokrat, Noli ishte bolshevik, Fishta ishte atd-hetar dhe Merlika akademik i nivelit të lartë. Vështirë të prano-het një zgjidhje e mesme, një ballafaqim faktesh që mbi bazë tëkritereve shkencore të provojë meritat e gjithsecilit, në kohën ehapësirat kur kanë vepruar dhe në dritën e zbulimeve arkivore.

Aspekti i fundit i historive lokale lidhet me qëndrimin e in-stitucioneve politike, qendrore dhe lokale. Në perëndim është epaimagjinueshme nga publiku, por edhe nga qarqet akademikee universitare, që politika të diktojë interpretimin e ngjarjeve

historike, personazheve apo mënyrave për rishkrimin e historisë.Në Shqipëri kjo është e mbetet sëmundje periodike e politikës.Dhe për më tepër, vetë grupet akademike nuk e refuzojnë,përkundrazi, rreshtohen pro/kundër qeverive të radhës, në varësinga interpretimi ideologjik. E lidhur me këtë është edhe roli ibashkëfajtorit i institucioneve ndaj botimeve historike lokale,familjare dhe formave të tjera spekulative. Politika dhe institu-cionet nuk i refuzojnë, por bëhen pjesë e tyre, duke i promo-vuar, duke marrë pjesë në prezantimin e tyre, duke financuarbotime të tilla dhe deri duke pranuar të jenë kujdestar botimi.Kjo ndodh në nivel qendror dhe në nivel lokal, nga maja e pira-midës dhe deri tek kryetarët e bashkive dhe komunave.

Të gjitha këto aspekte janë të pritshme në një shoqëri nëtranzicion, por të papranueshme për një shoqëri të kultivuardhe evropiane siç pretendon të jetë kjo e jona. Historia si tabu

(teza që nuk mund të diskutohen), historia e shtetit si historifamiljare (evokimi familjar i patriotizmit), historia shtetërore sihistori lokale (sa më shumë të paguhet aq më shumë shtohenvëllimet e kontributeve “historike”), janë pjesë e të tërës, his-torisë ende të pashkruar shqiptare, gjendjes ende parademokra-tike të shoqërisë shqiptare. Koha kur fëmijët tanë nuk do tëgrinden për datat dhe ngjarjet historike, kur të kujtojmë të kalu-arën tonë me sukseset dhe dështimet e saj, kur të pranojmë se tëparët tanë bërë gjëra pozitive dhe negative, kur të ndërgjegjë-sohemi se historitë e mëdha zakonisht ndodhin tek kombet emëdha jo të vogla, kur të kemi kurajë të shohim vetën në pas-qyrë ashtu siç na pa Konica, Fishta apo Kadare, ajo do të jetëdita e parë e historisë së re shqiptare, një histori që na bashkonnë vlera, aspirata, virtyte e sfida, një histori për të cilën të gjithëdo të ishim krenarë.

Miss Kosova flet për karrieren e saj në fushën e sfilimit dhetë bukurisë femërore si dhe deshirat për t’iu kushtuar spektaklit televiziv

Sidrita Sadikaj: Dua të marr pjesë nëemisionin “E diela shqiptare”, në TV “KLAN”

Në pak raste emri i një vajze shpreh atë që shohim më të vertetë, aq më tepër kur flasim për bukurinë fizike, por në rastin e SidritaSadikajt, ka një harmoni natyrore. Siç e ka emrin është edhe vetë si drita, elegante, u bukur dhe gjithë sharm. Kjo është Miss Kosova, 18-

vjeçarja Sidrita Sadikaj nga Suhareka, banuese në Prizren, e cila pret të fillojë Universitetin e Durrësit për menaxhimin e turizmit kulturor.

Oferatat jane të shumta si në Shqiperi, nëKosovë dhe në diasporë, por Sidrita parapelqenqë të mos dëmtojë studimet e larta me an-gazhimet profesionale në fushën e spektaklit,promocionit dhe të modës.

Ajo pasi mbaroi me sukses provimet e ma-tures në Tiranë, ka fituar te drejten e sdudi-meve të larta per Menxhim Turizen Kulturornë Universitetin “Aleksander Moisiu” nëDurres. Sidrita pohon se “kam besim se në këtëuniversitet, me ato që kam arritur deri tani nëfushën e promocionit do ti sherbej dhe si Rek-lame, univeritetit por edhe vetë qytetit per tur-izmin e bukur bregdetar dhe shume te frekuen-tuar sidomos nga bashkeatdhetaret e mi koso-varë, por edhe te tjerë të huaj.”

Sidrita tregon se “në çdo shtator ne qytetintim Suhareke zhvillohet Festari (me prodhimete ndryshme vendore dhe sidomos prodhimet errushit qe eksportohen si në Shqiperi dhe në tëgjithë Europen). Në kete veprimtari mora ftes-en nga organizatorja zonja Shpresa Berisha qete marr pjesë. Me shume kenaqesi pranova fte-sen dhe si zakonisht tashme Rruga e kombit per

1 ore e 30 minuta nga Tirana une gjindem neKosove.

Veprimtaria u zhvillua me surpriza të ndry-shme dhe te shumta te FESTARIT. Kur erdhiradha ime, apo kur prezantuesi lexoi emrin timdhe meritat qe une kam në modelim si përfaqë-suese e Kosovës, të gjithe banoret me pritenme duartrokitje, sidomos rinia brohoriste “Bra-vo Sidrita na nderon kudo”! Me shume emo-cione para publikut ju premtova se do t’ju nderojdhe besoj se do mundohem te marr edhe cmim-in e pare ne gara te ndryshme jashtë vendit.

Diten tjeter Kryetari i komunes Z.BlerimKuqi sëbashku me stafin e tij me bëri ftesen qeedhe une te jem ne pritjen e nje grupi nga Sa-randa. Kenaqesia e pafundme per mua kur kry-etari me vendos KUROREN PRINCESHA eFESTARI 2012. Aktiviteti vazhdonte me vallepopullore dhe me brohritje. Nuk kishte kenaqesime te madhe kur se bashku me princeshat evogla, me grupin e aktrimit, me valltaret e Su-harekes në mes shume kamerave dhe fo-tografeve profesionalë dhe të gjithë banoreveqendroja mbi nje kamion===== me Kuroren“Princesha e Festarit.” Kujtim i bukur dhe degaqe une jam fitur për menaxhim turizem Kultur-or me duket sikur do jete per mua nje arritje mee madhe në turizmin e Shqiperise dhe të Kos-oves. Besoj se do te keme edhe aty oferat per teprezantuar bukurine e femres Kosovare dhebukurine e bregdetit shqiptar.

E pyetur se cila janë planet e afërta të sajSidrita tha se “fillimisht deshira ime është tëmarr pjesë dhe të kem një rol në emisionin ediela shqiptare në TV KLAN, pastaj të sdudiojdhe të perfaqësojë Kosoven në evenimente tëndryshme të bukurisë kudo në bote.

E pyetur se kujt ia dedikon suksesin e sajSidrita tha se “Falenderoj familjen qe me perkra-hi pa harruar drejtorin e Radio Therandes z.Refki Reshitaj, drejtirin e TV Prizrenit ku uneu rrita Z.Mefail Bytyçi, menazheret e miZ.Shpejtim Zejneli, z.Heser Bajraktari dhemoshatrin tim i cili me ka bere te gjitha foto siPRINCESHA E FESTARIT 2012 sdudentinHAMMI HAMZAJ, fotgrafet e mij shkelzenREXHA dhe “FOTO ADRIATIKU” PRIZREN.

Kjo është Sidrita sadikaj, vajza e bukur ngaKosova që po bën një karrierë ndërkombëtarenë fushën e modës dhe sfilimit.

Page 22: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

22/ E Diel,30 shtator 2012nacional

Restaurim iobjektevetë rralla përekspozim

Në listë tryeza e punuar ngaNdre Mjeda, Flamuri i Çetëssë Sali Butkës dhe koka eApolonit. Zyra e shërbimit tur-istik në kuadër të 100 vjetorit tëPavarësisë ka marrë për sipërrestaurimin e tre objekteve tërëndësishme muzeale, bëhetfjalë për tryezën që ka punuarNdre Mjeda, Flamurin e Çetëssë Sali Butkës dhe koka eApolonit që njihet me emrinDea e Butrintit këtë e bën medije drejtori i kësaj zyre BernardTerkuci. Restaurimi i këtyre ob-jekteve të rëndësishme do tëkryhet nga shkolla e restaurimitpranë Institutit të Monument-eve të kulturës dhe kostoja përtë tre objektet sipas Terkucitështë 14 milionë lekë të vjetra.Objektet do të ekspozohen tërestauruara më 28 nëntor.Koka e Deas është pjesë e fon-dit të muzeut historic ko-mbëtarë ku edhe ekspozohettavolina Mjedës ndodhet nëmjediset e Muzeut historikë tëShkodrës. Ndërsa flamuri iÇetës së Sali Butkës ndodhetnë Muzeun e Pavarësisë nëVlorë. Kjo çetë është e paranjësi e luftës dhe propagandëskombëtare krijuar me vendimtë komitetit të manastirit nëjanar të vitit 1906, midis tëcilave për nga vlera e veçantëpërmendet Çeta e Kolonjës ecila u konsolidua në vitin1911 nga atdhetari Sali Butka.Flamuri paraqet çarje të shum-ta dhe grisje të pëlhurës dheka nevojë për trajtim fizik dheproces kimik.

RTSH, do të mbajëFestivalin e Parëtë KëngësPopullore Qytetare

TIRANE-Televizioni PublikShqiptar (TVSH) do të mbajëFestivalin e Parë të KëngësPopullore Qytetare. Kompozi-tori Edmond Zhulali, drejtorartistik i tij, ka publikuar permediat edhe detaje te ketijfestivali.Sipas tij, “Janë njëgrup emrash të njohur tëmuzikës shqiptare që e orga-nizojnë atë, e në të marrinpjesë një tjetër grup emrashtë njohur. Arsyeja? Për tënderuar 100-vjetorin e Pavar-ësisë, por edhe për të eduku-ar shijet muzikore të sh-qiptarëve, për të treguar secila është muzika e vërtetëpopullore qytetare shqiptare,përkundër tallavasë dhe rry-mave që ngatërrohen me të,por që s’janë ajo. Në këtëfestival do të interpretojnë 10këngëtarë të zgjedhur. Të dh-jetët, do të këndojnë nga njëkëngë të njohur të zonës tëcilën përfaqësojnë, por edhenga një këngë të re të tyren.Kjo e fundit realizohet enkaspër festivalin, pra nuk duhet tëketë dalë më parë! Duket seaktiviteti i Tiranës do t’i bëjënjë lloj konkurrence FestivalitFolklorik të Gjirokastrës.F.N

INFO

Kryeministri Berisha Vizitonekspozitën mozaike të artistit Cubi

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,krybashkiaku i Ti-

ranës, Lulzim Basha dhe min-istri i kulturës Aldo Bumçikanë vizituar në ambientet e Muzeut Kombëtarë ek-spozitën me mozaik të artistitMyftar Cubi. Berisha pas

Eliza Dushku prezantondokumentarin në "Tirana Art Day's"

ROBERT DE NIRO:Dua të vizitoj Shqipërinë!

SHBA- Robert de Niro, aktori i mirënjo-hur i Hollivudit, ka pre tuar të vijë nëShqipëri! Koha e vizitës nuk sqarohet,por lajmi mësohet nga faqja zyrtare ePresidencës shqiptare, njoftim që e rik-then edhe njëherë simbolin e kine-matografisë botërore në qendër të vë-mendjes së hapësirave shqipfolëse. DeNiro i ka premtuar jo më pas se vetëPresidentit të Shqipërisë Bujar Nis-hani, në një takim që ata kanë pasurnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në sajtin zyrtar të Presidencës sh-qiptare, lajmërohet për një takim qëPresidenti Nishani dhe zonja e tij, janëtakuar të martën me aktorin e njohur.

vëzhgimit të 40 krijimeve tëviteve të fundit të artistit dedi-kuar atmosferës së festimevetë 100 vjetorit të Pavarësisëku dominonin figurat historikesi portretet e Skenderbeut,Ismail Qemalit, Isa Boletinitdhe Ahmet Zogu tha se këtopunime janë një ringjallje e

Mario Balotelli: Dokthehem me Rafaella Fico

Pas shumë muaj polemikash dhe grindjesh, vjen surprizanga Balotelli: “Kam vendosur ta riprovoj me Rafaella-n!” ”Më vjen keq për të gjithë ato që kanë ndodhur në muajte fundit dhe mbi të gjitha për ato që janë shkruar. I kërkoj tëgjithëve që të respektojnë jetën tonë private”, lexohet nëkomunikatën e sulmuesit italian të ManchesterCity.SuperMario i kishte kërkuar Rafaella-s, e cila pret njëfëmijë, testin e ADN-së për të përcaktuar atësinë e fëmijës,por futbollisti thekson se rezultati i tij nuk ka të bëjë mekëtë hap prapa.”Testi nuk ka lidhje aspak me vendimin tim.Testin e ADN-së do ia kërkoja kujtdo”, shprehet Balotell

Lisa Marie Presley kamariere Ndonëse është vajza e mbretit të rock-ut, Elvis Presley-t dhejeton në një rezidencë që përllogaritet diku tek 13 milioneuro, Lisa Marie Presley gjen kohë për të punuar edhe në njëkamionçinë shërbimi të ushqimit të shpejtë. Banorët e Rother-fieldit, një qytezë në lindje të Suseksit në Angli u habitën kurpanë 44-vjeçaren t’u merrte dhe t’u shërbente porositë e tyre.Në fakt Lisa ndodhej në biznesin e familjar të dy miqve të sajanglezë për t’i ndihmuar ata dhe jo për të nxjerrë ndonjë të ardhur.

Një rrugë në Tiranëemërohet "Janos Hunyadi"

U organizua te prmeten ne Tirane ceremonia për përurimine rrugës që do të mbajë emrin e heroit kombëtar të Hun-garisë "Janos Hunyadi". Kështu, një nga rrugët e kryeqy-tetit do të mbajë këtë emër, veprim i cili do te pasohet mevendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtar, në një ngasheshet kryesore të Budapestit. Në ceremoninë e organi-zuar me këtë rast, ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisësë Tiranës Lulzim Basha, zv/Kryetari i Bashkisë së Budap-estit Miklós Csomós, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportevez. Aldo Bumçi, ambasadori i Hungarisë në vendin tonë, his-torianë e qytetarë të Tiranës

Biblioteka Kombëtareekspozon vepra nga koleksioni

për 100-vjetorinTIRANË - Biblioteka Kombëtare po ekspozon nga kolek-sioni i saj vepra të rëndësishme që lidhen me periudhënpara dhe pas Pavarësisë. Së fundi po ekspozohet në ambi-entet e BKSH-së, vepra " Zgjimi i shqiptarëve" e vitit 1911që mbanë autorësinë e Orazio Iranianit. Sipas shefes sëSektorit të Albanologjisë, Afërdita Sharxhi kjo vepër ka njërëndësi të veçantë, pasi përmbledh letra dhe fotografi tëkohës para pavarësisë. Studime rreth veprës janë kryer porajo nuk është përkthyer në shqip. Vepra është e shkruar nëgjuhën italiane dhe i përket kolonisë së arbëreshëve. Nëjavët në vazhdim në bibliotekën kombëtare pritet të ekspo-zohet edhe fjalori i Kavaliotit.

Shfaqet filmi "ËndrraBjelloruse" tek Marubi

TIRANË- "Ëndrra Bjelloruse" ka qënë filmi i rradhës ishfaqur në Akademinë e Multimedias "Marubi" në kuadërtë festivalit ndërkombëtar të të drejtave të Njeriut. Filmi"Ëndrra Bjelloruse" me regji të Elektrinab Kibalcic nukështë lejuar të shfaqet në Bjellorusi, ky është filmi i parë ipavarur në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit 2010,aty trajtohet historia e një të riu nga Minsku, i cili ka jetuarvitet e fundit në një vend të sunduar nga një diktator. Nësfondin e zgjedhjeve të falsifikuara dhe një krizë të rëndëekonomike "Ëndrra Bjelloruese", tregon se si gjithnjë e mëshumë njerëz kanë filluar të tregojnë ndryshime.

Rinis "Portokallia"Sezoni i 18-të i Portokallisë ka filluar prej të premtës nëTiranë, ndërsa këtë të diel, ora 20.45 në ekranin e "TopChannel". E premtja dhe e shtuna si zakonisht u ishte rezer-vuar atyre që duan ta përjetojnë live këtë spektakël humori,pranë ish-ekspozitës "Shqipëria e Re". Regjisori Altin Bashaka premtuar se do të jetë një sezon i mbushur me surpriza.

aplikimit të mozaikëve shek-ullor që ka Shqipëria. Gjith-ashtu shefi i qeverisë vlerësoikrijimet e Cubit si fisnike. Nëekspozitën e tij krahastemave historike një vend tëveçantë zënë edhe pasqyrimi ikostumeve popullore të gjithëtrevave shqiptare.

TIRANE- Dokumentari i shumëpërfolur iaktores Eliza Dushku do të prezantohet në Ti-ranë në kuadër të "Tirana Art Day's", një orga-nizim i Bashkisë së Kryeqytetit, në datat 4, 5dhe 6 tetor. Organizatorët premtojnë 3 ditë tëmbushura me aktivitete kulturore dhe artistike,gjatë të cilave priten të vijnë edhe mjaft ngapersonalitetet e njohura shqiptare në botë. Në

një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe pre-miera e filmit, ku Eliza Dushku dhe BlerimDestani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinëdhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, qëdo të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar.Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Ti-ranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistinRick Fox.

Page 23: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

nacional23/ E Diel,30 shtator 2012 INFO

Edicioni igjashtë i tetoritgjerman nëhqipëri 25 vjetart i krijimitEdicioni i gjashtë itetorit gjerman këtë vitka si moto kryesore “25vjet art i krijimit”. Nëkëtë vjeshtë artistike nukdo të mungojnë edhetemat për arkitekturëndhe planifikimin urban,muzikë, ekspozita , turnekoncertale jazz si dhenjë ekspozitë me fabulate vëllezërve grim nëkuadër të 200 vjetorit tëpublikimit të këtyre për-rallave do të çelet nëqendrën tregtare “TEG”si dhe shfaqje të përral-lave operistike. Sipasambasadores gjermanenjë vëmendje të veçantëdo ti kushtohet 25 vjetorii rilidhjes së mar-rëdhënieve diplomatikemes Gjermanisë dhe Sh-qipërisë. Në kuadër tëprezantimit të programittë vjeshtës gjermane uçel edhe një ekspozitëmjaft interesante rrethqendrave gjermane tëtrashëgimisë botërore tëUNESCO-s. Tetori gjer-man do të shtrijë aktiv-itetet për këtë vit edhe nëqytetet kryesore ne vend.

Shembja e Godinave200 vjeçare,Drejtoria eMonumenteve:E qëllimshmeNjë ditë pas shembjesthuajse të plotë të dyndertesave në ansamblinarkitektonik të Pazarit tëKorçës, ka ardhur edhereagimi i Drejtorisë sëMonumenteve të Kulturës.Drejtoresha e këtij insti-tucioni ka pohuar seshembja e ndërtesaveshekullore, nuk ka ardhursi rezultat i amortizimit ,por ndërhyrjet në struk-turën e tyre mbajtëse kanëqenë të qëllimshme. Njëgrup specialistësh të kësajdrejtorie ka verifikuargjendjen e ndërtesave tëshembura,duke arritur nëpërfundimin ,se rrëzimimureve anësore të tyre kaqënë i qellimshëm.

Festivali Ndërkombëtari filmit, përzgjidhet “Agon”

Filmi “Agon” është përzgjedhur në Festivalin Ndërko-mbëtar të Çicagos, në Garën Zyrtare në Seksionin eRegjisorëve të Rinj. Regjisori Budina në një konferencëpër shtyp tha se “jam përpjekur të shfaq anën pozitive tëpersonazheve edhe pse jetojnë në një realitet të egër nëvend të huaj”. Festivali zhvillohet në datat 11-25 tetor 2012, ku do shfaqet edhe premiera absolute e filmit. Ndërkohëqë protagonistët janë aktor të rinj të zgjedhur përmes au-dicioneve të cilët thonë se janë ndjerë mjaft mirë në roletrespektive. Në qendër është historia e dy të rinjve qëpërpiqen të gjejnë vetveten në një vend të huaj.

“Toka e shqipeve” shfaqjae parë në Teatrine fëmijëve

“Toka e shqipeve” është shfaqja e parë që ka ngritur si-parin në Teatrin kombëtar të fëmijëve. Kjo pjesë është sh-kruar nga Erjon Kame dhe u ngjit në skenë nga regjisorjaAlma Hoti dhe ku interpretuan 10 artistë profesionistë dheartistë të rinj. Drejtoresha Artistike Klaudia Hila na bënme dije se tematika shqiptare dhe simbolika kombëtare dotë jenë pjesë e shfaqjeve në Teatrin Kombëtarë për fëmijëpërgjatë gjithë vitit. Në qendër të veprës janë sy shqiponjaAlban dhe Dardani që simbolizojnë Shqipërinë dhe Kos-ovën. Drejtorja Artistike Klaudia Hila na bën me dije sebashkëpunimi mes artistëve të rinj dhe atyre profesionist ika dhënë frymëmarrje të re repertorit të teatrit te femijeve.

“Takimet e Dom Mikelit”japin çmimet letrare

Në edicionin sivjem të Takimeve të Dom Mikelit, në Kos-vë, organizatorët kishin vendosur edhe një orë letrare kuu paraqiten 40 poetë nga të gjitha trojet tona etnike dhenga diaspora. Juria profesionale e përbërë nga Agim Desku,Nehas Sopaj dhe Bilall Maliqi, poetëve më të mirë ua kadhënë gjashtë çmime, tre me emrin e Agim Ramadanit dhetre të tjerë me emrin e Shën Jeronimit Ilir. Çmimi i parë“Agim Ramadani i ka takuar poetit shqiptaro-amerikanMëhill Velaj, i dyti Sabit Rrustemit, kurse i treti – FatosRushitit. Ndërkaq të parin çmim “Shën Jeronimi Ilir e kamarrë Hyqmet Hasko, të dytin Sarë Gjergji dhe të tretinDibran Fylli. Nuk duhet harruar ndihmat financiare për këtëedicion të Takimeve të Dom Mikelit që na kanë ardhë ngaMinistria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, e Republikës sëKosovës, si dhe nga Komuna e Vitisë, thonë në KëshillinOrganizativ dhe në Shoqatën Kulturoe Shencore “DomMikel Tarabulluzi. E.Koliqi

Kengetarja amerikane MeryMcBride koncert ne parkun Rinia

Parku “Rinia” në Tirane është kthyer në një atmosferë vërtetfestive nën interpretimin e kengetares se famshme ameri-kane MeryMc Bride dhe bandës se saj, e cila ka perfor-muar për kënaqësinë e qytetarëve të Tiranës falë bash-kepunimit me Ambasaden amerikane në Shqiperi dhepërkujdesjes së vecantë të ambasadorit, Aleksandër Arvi-zu. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Arvizu thase ky koncert është më kryesori gjatë kësaj jave nëkryeqytet. Kantautorja amerikane MC Bride është në njëtour botëror dhe ishte radha e kryeqytetit, pas Shkodrespër të falur tingujt e muzikës amerikane. Duartrokitje teshumta kanë shoqëruar kengetaren amerikane në kete kon-cert te vecante te realizuar ne vendin tone. Gjithashtu pjesee koncertit kanë qene edhe kengetare shqiptare.

Ka nisur tashmë rrugën edicioni i dytë iprogramit më të ndjekur i muzikes nga të rinjtë

Vera Grabocka mbledhskuadren per “X Factor 2”

Me mijera njerez nga gjithe Shqiperia,Diaspora, Kosova, Maqedonia dheMali i Zi kane aplikuar dhe jane bere

pjese e ketij edicioni te dyte, qe tashme po per-gatitet per fazen “Bootcamp”. Ka nisur tashmerrugen edicioni i dyte i programit me te ndjekurte muzikes nga te rinjte dhe jo vetem “X FactorAlbania”. Pas suksesit qe shenoi edicioni i pareqe u kurorezua edhe me nje kontrate me produ-centet e famshem ne gjithe boten, “BermanBrothers”, te fitueses Sheila Haxhiraj, kuriozi-teti dhe kersheria e te gjitheve qe aspirojnemuziken dhe famen eshte rritur ndjeshem. Ketegje, producentja artistike dhe regjisorja, VeraGrabocka, e ndjeu ende pa perfunduar sezoni ipare, kur interesi i te rinjve dhe atyre qe endenuk e kishin bere dot endrren realitet ishte mese i qarte. Mjaft te tille vinin cdo dite ne ambi-entet e televizionit “Klan” per t’u interesuar persezonin e dyte. E ashtu sic ishin pritshmerite,

ashtu edhe ka ndodhur ne fakt. Gjate ketyrediteve qe jane mbajtur audicionet ne Pallatin eSportit “Asllan Rusi”, interesi i njerezve ka qenei pamase. Me mijera njerez nga gjithe Shqipe-ria, Diaspora, Kosova, Maqedonia dhe Mali iZi kane aplikuar dhe jane bere pjese e ketij edi-cioni te dyte, qe tashme po pergatitet per fa-zen “Bootcamp”. Te dhenat jane mjaft te miradhe talentet qe do te shohim kete vit do te jenebefasues. Pervec kesaj, stafi i kryesuar ngaGrabocka dhe Alketa Vejsiu jane impenjuar qete sjellin nje sezon edhe me interesant edheme te suksesshem. Vete emrat qe i jane bash-kuar ketij stafi, kete vit jane tregues se mobi-lizimi eshte maksimal dhe cdo faze e programitdo te jete mbreselenese. Sigurisht cdo gje dote kulmoje ne netet “live” ne teatrin “Klan”,ku do te mesohet se cili nga emrat e person-azheve te perfolur do te zere vend ne panelin ejurise se ketij edicioni.

Kryekomisrai Krenar Ahmeti pritette preznetojë Miss Glob 2012

Turi i edicionit të nëntë të Miss Glob 2012do të nisë nga 30 tetori nga veriu i Shqipërise,në vendet historike në Lezhë, Shkodër, Kukëspër të shkuar në Prishtinë, në Shkup dhe natafinale do të ndezë pallatin e sporteve në Vlorëmë 10 nëntor. Producenti dhe regjisori, PetritBozo, thotë se ka menduar për të gjitha detajetdhe gjithcka jo vetem per spektakel, por edhepër tu treguar ambasadoreve të bukurisë, perlatturistike te vendit.Ndërsa ai që do të drejtojëkëtë eveniment është emër i njohur, por jo nëfushën e artit. Ndryshe nga herët e tjera i ve-

shur me uniformën e policisë ne aksionet e tij,Krenar Ahmeti do të veshë kostumin e shoëmen-it duke qenë prezantuesi i Miss Globe.

Edhe pse një gjetje intetresante për të pre-zantuar këtë eveniment, Ahmeti nuk do të jetëvetëm, do të ketë partneren e tij, por që vetëBozo nuk do të zbulojë më tepër detaje. Nëtërë historikun e Miss Globe në Shqipëri, 375bukuroshe nga bota e kanë një kujtim nga ven-di, ndërsa në këtë eveniment Bozo thotë se dotë ketë një zgjerim të hartës së bukuroshevepjesëmarrëse.

Page 24: gazeta nacional 167 - radionacional.alradionacional.al/wp-content/uploads/2012/10/Gazeta-nacional-167.pdf · qipërisë në Prishtinë Z. Islam Lauka, i cili ka folur më gjatë se

24/ E Diel,30 shtator 2012nacional

CMYK